Ish-ministrja socialistja Ermelinda Meksi ka reaguar për skandalin me Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e SHISH, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të shihet vetëm në nivel individual.
Në një postim në Facebook, Meksi shkruan se rasti duhet të shërbejë si një test për sistemin që e ka përzgjedhur, verifikuar dhe certifikuar Hysenin, duke i dhënë akses në informacionet më të ndjeshme të shtetit shqiptar.
“Çështja Vlora Hyseni nuk duhet të shihet vetëm si çështje e përgjegjësisë së një individi, por si test i sistemit që e përzgjodhi, verifikoi, certifikoi duke i dhënë akses në sekretet më të ndjeshme të shtetit shqiptar”, shkruan Meksi në rrjete sociale. Panorama