VOAL

VOAL

Ky është mjeku anestezist që tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së 16-vjeçares në spitalin privat

Është Tefik Zhurda, mjeku anestezist i cili asistoi në operacionin e 16-vjeçares, Blerta Pepa e cila humbi jetën ne mesnaten e te henes duke u gdhire e marte.

Burimet e Policise thane per “Panorama”, se mjeku ndodhet ne gjendje te rende ne spital, pasi ka tentuar vetëvrasjen me overdozë medikamentesh.

Mësohet se e reja vuante nga Astma Bronchale dhe kurohej për këtë gjë. Mirëpo, 3 vitet e fundit nuk ishte kuruar. Në lidhje me këtë, burime për GSH.al kanë bërë të ditur se i është komunikuar mjekut, i cili i ka bërë anestezi gjenerale. Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16-vjeçares Blerta Pepa.

Policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Nga hetimet paraprake, sic mesoi “Panorama”, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.

Tre ish zyrtarë akuzohen për abuzime në zonën turistike Theth

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Shkodrës dërgoi sot për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, në rrethin e Shkodres, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Ata dyshohet se, në kundërshtim me ligjin, kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike malore të Thethit, zonë kjo e përfshirë në ish komunën malore të Shalës.

Sipas organit të akuzës, në vitin 2008, ish kryetari i kësaj komune, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi, kanë fallsifikuar dokumente zyrtare. Në bazë të këtyre dokumenteve dhe pa asnjë të drejtë ligjore, kanë bërë pronarë një numër përsonash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe përsona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, pak javë më parë, gjykata vendosi sekuestro preventive për këtë pronë me sipërfaqe rreth 41.500 metër katrorëtokë.

Ndërsa dy ditë më parë, Prokuroria e Shkodrës dërgoi në gjykatë një tjetër rast abuzimi me tokat, kësaj rradhe në fshatin Baks-Rrjoll të ish komunës bregdetare të Velipojës, po në Shkodër.

Ish drejtuesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme të Shkodrës, Neritan Kalamishi, së bashku me ish juristin e këtij institucioni, Marvin Ramovi, akuzohen nga prokuroria për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, ndërsa shtetasi Vatë Lari, i cili është larguar drejt Francës,akuzohet për “fallsifikim të dokumentave” të pronësisë dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Një hetim disa mujor, i kryer nga Prokuroria e Shkodrës, ka zbuluar se ish-kryeregjistruesi Kalamishi dhe ish juristi Ramovi kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme pronën me sipërfaqe 23 mijë metra katrorë në Velipojë, e cila ishte përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vatë Lari.

Edhe ne këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur nën sekuestro sipërfaqen objekt hetimi prej 23.000 metra katrorë, e cila gjëndet në fshatin Baks-Rrjoll tëVelipojës.

Gjatë viteve të fundit janë rregjistruar një numër i madh procesesh penale në lidhje me abuzimet me pronat, sidomos në zonat turistike siç janë Velipoja, Shëngjini, Razma apo Thethi, por në pjesën më të madhe proceset gjyqësore janë mbydhur dhe të akuzuarit janë lënë të lirë.

Vdekja pas operacionit në spitalin privat, zbardhet dëshmia e babait të 16-vjeçares në Polici

Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.

“Panorama” ka mësuar se prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë.

Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhene garanci prinderve te saj qe operacioni ishte dicka e thjeshte.

Por sic raporton gazetarja e Panorama, Etleva Delia, bazuar ne deshmine e babait te vajzes ne Polici, mjeket pas operacionit kane thene se vajza kishte pasur komplikacione gjate nderhyrjes dhe temperature. Ata kane pritur qe vajzes t’i dale narkoza, por e reja nuk ia ka dale dot, dhe prinderit kane marre lajmin e rende nga bluzat e bardha pas mesnate.

Mesohet se operacioni ne kete spital kushtonte 3500 euro, dhe prinderit e vajzes kane paguar 1500 euro paraprakisht, ndersa pjesen tjeter, do ta dorezonin pas nderhyrjes.

Detajet e reja/ Kush është vajza që vdiq në spitalin privat, pse u operua

Dalin të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një spital provat ne Tirane, ku Blerta Pepa, gjimnaziste në shkollën “Andon Zako Çajupi” humbi jetën gjatë një operacioni per ligamentin ne kembe.

Blerta kishte pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës para dy ditesh ne gjimnazin ku ajo studionte, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe sipas gazetares sone Etleva Delia, gjithçka ka shkuar shumë mirë, por 16-vjeçarja ka pasur komplikacione të brendshme pasi kishte marre sasi te madhe narkoze.

Pas ngjarjes, mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Hetimet e para: Pse vdiq 16-vjeçarja pas operacionit, mjeku tentoi vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne nje spital privat ne Tirane, ku një 16-vjeçare ka nderruar jetë gjatë operacionit dhe me pas mjeku anestezist ka tentuar të vetëvritet.

 

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në një spital privat në kryeqytet. Mesohet se mjeku anestezist 53-vjeçar me pas tentoi vetëvrasjen.

Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 16-vjeçares.

Por “Panorama” meson se nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes eshte bere sasia e tepert e narkozes qe i eshte dhene vajzes se re, Blerta Pepa. Sipas gazetares Etleva Delia, operacioni ka shkuar mire, por ka pasur komplikacione pas operacionit nga sasia e madhe e narkozes qe i eshte dhene.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE:

Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 16 vjeçe.

Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.

Vajzën që vdiq në spitalin privat e njihnim të gjithë, i vëllai: Më iku drita e syve, pse o Zot? (fotot)

Vajza qe nderroi jete sot ne nje spital privat ne Tirane eshte nje emer i njohur, pasi ka qene pjesemarrese tek Gjeniu i Vogel. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, daja i saj, Liro Likaj ka dhene edhe detajet per ngjarjen. Ai thote se mbesa e tij vdiq pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

 

Reagime ka pasur edhe nga vellezerit e saj ne rrjetet sociale, te cilet kane shprehur dhimbjen e madhe per humbjen e motres se tyre, ose sic e quajne “driten e syve’.

roland pepaaa blerta roland pepaaa

Statusi i plote ne Facebook i dajes, Liro Likaj:

Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogel si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot.
Duam drejtesi.

Numri i protestuesve në shesh, matematika tregon se nuk ishin më shumë se 200 mijë – Nga ILIR SINANAJ

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në protestë pati 600 mijë persona, deklaratë që i bëri jehonë edhe kryedemokrati Lulzim Basha! Matematika e përgënjeshtron.

Nëse protestuesit janë shtrirë në 500 m gjatësi dhe në 50 m gjerësi (këtu po tregohemi shumë bujar krahasuar me përmasat e vërteta të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u zhvillua protesta sipas demokratëve), atëherë sipërfaqja është 25 mijë metra katror.

Tani, 1 metër katror nxë maksimumi, duke u ngjeshur, 4 protestues, teorikisht! Po teorikisht, në rastin më të mirë, në 25 mijë metra katror nuk mund të ketë pasur më shumë se 100 mijë protestues! Me dëshirën e mirë po themi se pati 200 mijë. Por kurrsesi 600 mijë!

Zbardhet takimi i Metës me Yee: Mazhoranca të tregojë vullnet për zgjedhje gjithpërfshirëse

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe vuri theksin mbi rëndësinë e thellimit të këtij partneriteti strategjik në interes të avancimit me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me procesin e integrimit evropian të vendit.

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithëpërfshirje.

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj.” – theksoi Meta.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se gjithëpërfshirja dhe dialogu konstruktiv janë vendimtare për përshpejtimin e integrimit evropian, për sundimin e ligjit, për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për legjitimitetin e institucioneve të vendit.

Deputetja e PD shpërndan në rrjet shkrimin për vilën e Majlinda Bregut në kalanë e Prezës

 

Si për ta treguar këtë, deputetja e PD-së, Arbjola Halimi ka postuar në profilin e saj në rrjetin social Facebook shkrimin e publikuar një ditë më parë për vilën e demokrates Majlinda Bregu në Kalanë e Prezës, e që sipas specialistëve “ndot” ambientin përreth.

Në një shkrim te publikuar, Shqiptarja.com, teksa kujton deklaratat e mbrojtësve më të mirë të Trashëgimisë kulturore, Gjergj Frashëri, Artan Lame dhe Artan Shkreli, shkruan se në 2013 kur plasi ky debati per vilën e Bregut në muret e Kalasë së Prezës, u premtuar se nuk do kishte asnjë dëmtim.

Aso kohe, ish ministri i Kultures, Aldo Bumçi, tha se ishte një tokë, pronë e familjes së vjehrrit të Bregut, që prej vitit 1900″.

Ish-drejtori i Institutit të Monumenteve, Artan Shkreli: Ndërtim totalisht në shkelje të ligjit, dyfish i rëndë, sepse edhe me leje, edhe me konflikt interesi”.

Sipas tij, kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, dyfish e rëndë pasi është ndërtim i paligjshëm, por me leje”.

Sipas Shkrelit, në distanca 4-5 metra nga objekte monumentale, aq më tepër kala nuk ndërtohet, ose duhet të jenë të paktën 30 metër larg, ndërkohë në atë zonë nuk ka ndërtime ekzistuese.

Veseli: Kosova në qeverisjen e ardhshme do të jetë Zvicra e Ballkanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme, do të fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje dhe do të hapen shumë vende të reja të punës.

“Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit”, ka thënë Veseli, në Asamblenë e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës.

“Gratë kanë treguar se janë të suksesshme dhe mund t’ia arrijnë qëllimit, dhe ajo çfarë do të bëjmë ne, si institucione me fillimin e ri, do të jetë përkrahja e kësaj kategorie”, ka deklaruar Veseli.

Ai ndër të tjera ka premtuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Plani im ekonomik ka tri shtylla: investimin në bizneset e Kosovës, fuqizimin e grave dhe të rinjve për pjesëmarrje të plotë në ekonominë tonë, dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në Kosovë operojnë rreth 60,000 biznese. Nëse secila shton nga një vend pune, kjo do të nënkuptonte 60,000 vende të reja pune pa ndonjë investim të huaj”, ka thënë Veseli.

Fevziu: Tani koha nuk punon për opozitën

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu, në një shkrim të tijin në formë komenti botuar në “Opinion.al”, shkruan se debati për numrin e pjesmarrësve në protestën e PD-së është shtërp.

Sipas tij,  rëndësi ka se çfarë do të arrijë PD-ja dhe opozita me të.

“Bllokimi i zgjedhjeve dhe suksesi i opozitës varej nga dy gjëra: e para nga mbështetja ndërkombëtare dhe e dyta, nga nxitja e një proteste masive popullore. Pra konsensusi popullor. Kur flitet për protestë popullore, nuk flitet për mbështetës që dalin në një miting sepse cdo parti e madhe i ka numrat e saj dhe mund ta organizojë gjithnjë një miting të tillë, por flitet për pakënaqësi popullore, që organizohet dhe proteston vetë, që çon në paralizimin e shtetit dhe në rrëzimin e tij. Shembuj të tillë kemi shumë në botë.

Për fatin e keq, PD nuk duket se po arrin asnjërën nga këto”, shkruan Fevziu.

“Mbështetja ndërkombëtare, ashtu siç edhe pritej, nuk është në favor të aksionit për të bllokuar zgjedhjet dhe as për të penguar zhvillimin e tyre. Një sërë deklaratash kanë shkuar në favor të qeverisë për zgjedhjet e 18 Qershorit. Për fat të keq, edhe falë këtyre deklaratave, ato rrezikojnë të jenë zgjedhjet më absurde që nga koha e komunizmit dhe Shqipëria, rrezikon të bëhet i vetmi vend që nga gadishulli i Kamcatkës e deri në Ishullin Britanik që Parlamenti është monokolor. Ky nuk është vetëm turp, por edhe rrezik real për demokracinë”, shkruan Fevziu.

“Mbështetja masive popullore mbetej rruga e dytë dhe e vetme e opozitës për t’u imponuar. Në fakt, pas 3 muaj protestë, mbështetja ka mbetur brenda atyre që votojnë opozitën (dhe që nuk janë pak në Shqipëri), por duket se nuk ka shkuar më tej.

Sot, PD ka organizuar një protestë nga e cila qytetarët janë larguar pa kuptuar se si do të vijojnë. Kjo nuk duhej të ndodhte. Tani koha nuk punon në favor të opozitës. Qeveria e ka axhendën e saj të qartë: zgjedhjet e 18 Qershorit dhe rikonfirmimi i një supër mazhorance që kërkon të shkojë më tej. Pra mbështetësit e mazhorancës e dinë se cfarë do bëjnë dhe ku do shkojnë. Ata të PD, sot nuk kuptuan konkretisht atë që do të vijojë. Aq më pak qytetarët e tjerë që duan t’ju bashkohen atyre. Paqartësia në politikë, është më vrastare se sa mediokriteti.

PD nuk i dha sot përgjigje pyetjes thelbësore, c’do bëj më tej!? Ajo duhet të qartësojë sa më parë qëndrimin dhe axhendën e saj, ciladoqoftë ajo, sepse nëse hyn në stinën e pushimeve pa një ide të qartë, rikthimi aty ku u la në Shtator do të jetë shumë më i vështirë. Ndaj lidershipi i saj duhet t’i përgjgjet pyetjes që e bëjnë sot, besoj të gjithë: c’do ndodhë më tej?”, vijon ai më tej.

Skandali seksual, Shukri Xhelili në prag të lirimit, si ndryshoi akuza

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar akuzën për Shukri Xhelilin, ish-kryebashkiakun e Dibrës të përfshirë në një skandal seksual dhe ka zbutur masën e dënimit ndaj tij, shkruan “Panorama”.

Në përfundim të gjykimit në Apel, nje Kolegj Penal i kryesuar nga Nure Dreni ka vlerësuar se i pandehuri Xhelili nuk duhet të akuzohet për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruara detyrën”, mbetur në tentativë.

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

Duke iu referuar kohës së arrestimit të Xhelilit në maj 2016 dhe qëndrimit të tij në paraburgim është e afërt dita kur ai do të shijojë lirinë. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, Apeli lë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej pese vjetësh.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shukri Xhelili për kryerjen e veprës penale të ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë dhe dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënohet përfundimisht i pandehuri Shukri Xhelili me 1 vit e 8 muaj burgim”, thuhej në dispozitivin e Apelit të Krimeve të Rënda. Burime zyrtare të gjykatës konfirmuan se ish-kryebashkiaku Xhelili i ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë.

SKANDALI

Ish-kreu i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, u arrestua në 16 maj të vitit 2016, pas publikimit ne media të nje videopërgjimi. Në këto pamje ai shfaqej duke i kërkuar favores seksuale një vazjë në këmbim të punësimit të saj në një prej drejtorive vartëse të bashkisë Dibër.

Videot ishin realizuar përmes telefonit celular të 20 vjeçares në tre ambiente të ndryshme, në zyrën e kryebashkiakut, në automjetin e tij, si edhe në dhomën e një hoteli në Tiranë. Me tej, prokuroria administroi dëshminë e 20 vjeccares, e cila tregoi me detaje se si i ishin kërkuar favore seksuale për të fituar vendin e punës.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i prokurorisë tha se i pandehuri Shukri Xhelili ka kërkuar një përfitim të parregullt, të natyres seksuale në këmbim të punësimit të shtetases Anisa A.

Sipas prokurorisë, i pandehuri ka zhvilluar biseda me të dëmtuarën dhe duke krijuar kushte që ta realizonte punë- simin me pretmin që në vazhdim, kundrejt të njëjtit përfitim, si në momentin e punë- simit do t’i siguronte një vend punë me pagë më të mirë.

Fjala e plotë e liderit të opozitës Lulzim Basha: Kjo është shpallja e shpresës dhe besimit te vetja juaj, familja juaj, te Shqipëria jonë

Ju shoh e ju dëgjoj edhe ju atje në fund para heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sic ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me rradhë që nga fillimi i lëvizjes sonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik.

U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe na qëndrojnë në krahë në betejën tonë të pakthyeshme për betejën për demokraci të vërtetë.

Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg ku miliona shqiptarë të shqypur, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, e të shpunësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që iu shkatërroi ekonominë, ju vrau vendet epunës, për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, ngjalli kurajën në zemrat e cdo shqiptari….Për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë.
Nuk e ka parë Ballkani, Evropa, bota, ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, marshimi kundër të keqes, kjo është shpallja e shpresës dhe besimit te vetja juaj, familjarët juaj dhe së bashku te Shqipëria jonë.

Këtu keni ardhur, ripërtërtja e besimit të cdo shqiptari te vetja, familja, dhe njëri-tjetri, nuk ka njeri në tokë të na marrë këtë besim, shpresa dhe vendimi për Repubikën e re.

Falë bashkimit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar, ne shqiptarët e bashkuar nuk e njohim e nuk do të njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës.

Tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më të madhe, të zgjedhjeve të ardhshme që shqptarët të mos kenë Kuvend nga vota e tyre, por të diktuar nga krimi. Jemi bashkuar për ti thënë ndal këtij projekti, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë, zgjedhje me krimin dhe drogën nuk ka e nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira me qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, lufton drogën dhe u kthen shqiptarëve besimin dhe garancinë te vota e tyre e lirë.

Sot jemi 15 herë më shumë se dje e nesër do të jemi edhe më shumë. PD që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit bëhet cdo ditë më e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju e për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Askush nuk dobësohet nga lufta për kauzën e drejtë, i bën lëvizjet e pamposhtshme dhe bashkimin tonë të pathyeshëm.

Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Evropën dhe Amerikën, në asnjë vend të Evropës nuk luftohet më fort për Evropën se në këtë shesh të lirisë, qendresës.

I vetmi vendim që e con vendin në Evropë, që kthen fatet në duart tuaja, për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë republikës së vjetër, ne jemi këtu që përmes republikës së re t’u kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve, t’u japim 650 mijë pensionistëve të drejtën që në krye të 4 viteve të para pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj.

Të gjithë këto janë të mundura dhe të rezlizueshme nëse kuçedra e republikës së vjetër largohet nga burimi i pasurive dhe parave të shqiptarëve, nëse e presim lidhjen mes krimit dhe politikës, asgjë nuk ndryshon, keq e më keq do bëhet nëse ia lejojmë krimit dhe drogës të vendosë në vend të shqiptarëve përmes zgjedhjeve farsë të diktuara nga krimi dhe droga, asgjë nuk do të jetë si më parë nëse ne së bashku marrim fatin tonë në duart tona.

Republika e re nuk është e politikanëve, në repubikën e re me kushtetutë dhe ligj anëtarët e parlamentit do të zgjidhen vetëm si produkt i vullnetit tuaj, do jenë avokatët tuaj para qeverisë.

Që kjo të ndodhë duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, ku cdo shqiptar të shprehë vullnetin e vet i pakërcënuar, shitur, blerë, nga krimi, droga, apo pushtetarët.
Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në vend, koha e monizmit shkoi njehërë e përgjithmonë, ne as do lejojmë as pranojmë kurrë rikthimin e monizmit dhe zgjedhjet pa opozitën t’i harrojë republika e vjetër dhe çdokush që qëndron pas saj.

A ka forcë më të madhe në këtë Shqipëri se ky bashkim? A ka forcë më të madhe se kjo qëndresë? Vëllezër e motra të majtë që nuk jeni sot këtu, dhe ju vëllezër e motra të policisë së shtetit që ju përshëndes përzemërsisht, asnjë frikë s’duhet të ketë askush. Forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë dhuna, forca jonë që ditën e parë s’ka qenë forca, forca jonë, celësi i artë i derës së historisë që hapim sot është bashkimi ynë, është qëndresa juaj.

Ju ftova të vini me gëzim e paqe në zemrat tuaja dhe më duket se kështu keni ardhur. Mbi supet tuaja, të miat dhe cdo shqiptari të ndershëm peshon pesha e përgjegjësisë dhe historisë që marrim përsipër sot në këtë shesh, në zemrat tona dhe miliona shqiptarëve drita e shpresës e ka mposhtur errësirën e frikës apo jo? Ju jeni gati të hedhim hapin drejt të ardhmes që na pret?

Ju jeni gati të marrim së bashku vendimin e madh? Jam gati ta mbaj premtimin para jush së bashku për t’ju cuar deri në fitoren totale, dita e bardhë e Shqipërisë po afron, unë e dija se kjo ditë do vinte ishte thjesht dhe vetëm cështje kohe, cështje kohe sa shqiptaret të rizbulonin kreshnikun dhe kreshniken brenda vetes së tyre, fisnkiërinë e mencme, qytetarinë evropiane, dhe ja ku ka ardhur kjo ditë e bekuar. Le ta shpallim sot njëzëri republikën e re. E vjetra po mundet, por që beteja jonë do përmbyllet me fitoren totale ajo është akoma në dorën tuaj dhe unë kam një pyetje për ju.

Nuk do ju kërkoj asnjë sakrificë tjetër ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me vete në fund të këtij referendumi popullor dhe ta shpërndani lajmin e mirë në cdo fshat dhe qytet, po pyetja ime është kjo, a jeni gati të qendrojmë të bashkuar e të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh deri sa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme që po vijnë? A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë?

Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe zoti do ju bekojë dhe do na bekojë.

Ne jemi gati për të tretën të vërtetën, Marshimin final. Atyre kundërshtarëve të paktë urojmë të hapë Zoti sytë dhe veshët. Ti thërrasin mendjes dhe ti hapin rrugë mes dialogut, e të zotohemi se kjo që themeluam këtu, pasuria jonë e përbashkët, vendimi juaj i madh, shpresa e cdo shqiptari, republika e re nuk do të ndalet, nuk thyhet, por do të marshojë me fitore totale.

Basha: Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në vend, koha e monizmit shkoi njehërë e përgjithmonë

Pasi ka përshendetur gjithë protestuesit që iu bashkuan kauzës së madhe të opozitës, Basha ka theksuar se kjo nuk është thjesht një protestë.

“Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot. Kurrë më parë, nuk ka bekuar drita e perëndisë, një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot, ky është referendumi i shqiptarëve për republikën e re”- tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ju shoh e ju dëgjoj edhe ju atje në fund para heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sic ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me rradhë që nga fillimi i lëvizjes sonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik.

U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe na qëndrojnë në krahë në betejën tonë të pakthyeshme për betejën për demokraci të vërtetë.

Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg ku miliona shqiptarë të shqypur, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, e të shpunësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që iu shkatërroi ekonominë, ju vrau vendet epunës, për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, ngjalli kurajën në zemrat e cdo shqiptari….Për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë.
Nuk e ka parë ballkani, Evropa, bota, ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, marshimi kundër të keqes, kjo është shpallja e shpresës dhe besimit te vetja juaj, familjarët juaj dhe së bashku te Shqipëria jonë.

Këtu keni ardhur, ripërtërtja e besimit të cdo shqiptari te vetja, familja, dhe njëri-tjetri, nuk ka njeri në tokë të na marrë këtë besim, shpresa dhe vendimi për Repubikën e re.

Falë bashkimit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar, ne shqiptarët e bashkuar nuk e njohim e nuk do të njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës.

Tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më të madhe, të zgjedhjeve të ardhshme që shqptarët të mos kenë Kuvend nga vota e tyre, por të diktuar nga krimi. Jemi bashkuar për ti thënë ndal këtij projekti, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë, zgjedhje me krimin dhe drogën nuk ka e nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira me qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, lufton drogën dhe u kthen shqiptarëve besimin dhe garancinë te vota e tyre e lirë.

Sot jemi 15 herë më shumë se dje e nesër do të jemi edhe më shumë. PD që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit bëhet cdo ditë më e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju e për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Askush nuk dobësohet nga lufta për kauzën e drejtë, i bën lëvizjet e pamposhtshme dhe bashkimin tonë të pathyeshëm.

Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Evropën dhe Amerikën, në asnjë vend të Evropës nuk luftohet më fort për Evropën se në këtë shesh të lirisë, qendresës.

I vetmi vendim që e con vendin në Evropë, që kthen fatet në duart tuaja, për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë republikës së vjetër, ne jemi këtu që përmes republikës së re t’u kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve, t’u japim 650 mijë pensionistëve të drejtën që në krye të 4 viteve të para pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj.

Të gjithë këto janë të mundura dhe të rezlizueshme nëse kuçedra e republikës së vjetër largohet nga burimi i pasurive dhe parave të shqiptarëve, nëse e presim lidhjen mes krimit dhe politikës, asgjë nuk ndryshon, keq e më keq do bëhet nëse ia lejojmë krimit dhe drogës të vendosë në vend të shqiptarëve përmes zgjedhjeve farsë të diktuara nga krimi dhe droga, asgjë nuk do të jetë si më parë nëse ne së bashku marrim fatin tonë në duart tona.

Republika e re nuk është e politikanëve, në repubikën e re me kushtetutë dhe ligj anëtarët e parlamentit do të zgjidhen vetëm si produkt i vullnetit tuaj, do jenë avokatët tuaj para qeverisë.

Që kjo të ndodhë duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, ku cdo shqiptar të shprehë vullnetin e vet i pakërcënuar, shitur, blerë, nga krimi, droga, apo pushtetarët.
Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në vend, koha e monizmit shkoi njehërë e përgjithmonë, ne as do lejojmë as pranojmë kurrë rikthimin e monizmit dhe zgjedhjet pa opozitën t’i harrojë republika e vjetër dhe çdokush që qëndron pas saj.

vijon…

Basha: Jemi 600 mijë në këtë shesh, ky është referendum për Republikën e Re

Në fund të fjalimeve të protestuesve, nga podiumi i improvizuar gjithë të pranishmëve dhe mbarë shqiptarëve u është drejtuar kryedemokrati Lulzim Basha.

Pasi ka përshendetur gjithë protestuesit që iu bashkuan kauzës së madhe të opozitës, Basha ka theksuar se kjo nuk është thjesht një protestë.

“Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot. Kurrë më parë, nuk ka bekuar drita e perëndisë, një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot, ky është referendumi i shqiptarëve për republikën e re”- tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ju shoh e ju dëgjoj edhe ju atje në fund para heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sic ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me rradhë që nga fillimi i lëvizjes sonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik.
U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe na qëndrojnë në krahë në betejën tonë të pakthyeshme për betejën për demokraci të vërtetë.
Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg ku miliona shqiptarë të shqypur, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, e të shpunësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që iu shkatërroi ekonominë, ju vrau vendet epunës, për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, ngjalli kurajën në zemrat e cdo shqiptari….Për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë.
Nuk e ka parë ballkani, Evropa, bota, ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, marshimi kundër të keqes, kjo është shpallja e shpresës dhe besimit te vetja juaj, familjarët juaj dhe së bashku te Shqipëria jonë. Këtu keni ardhur, ripërtërtja e besimit të cdo shqiptari te vetja, familja, dhe njëri-tjetri, nuk ka njeri në tokë të na marrë këtë besim, shpresa dhe vendimi për Repubikën e re. Falë bashkimit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar, ne shqiptarët e bashkuar nuk e njohim e nuk do të njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës”.

vijon…

Zbulohet me kë marshon Lulzim Basha drejt sheshit – ja tri grupimet e mëdha

TIRANE- Kur na ndajnë edhe dy orë nga protesta e opozitës, gazetarja Klodjana Lala ndodhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe raporton për BalkanWeb detajet më të fundit.

Sipas saj protestuesit do të grumbullohen në tre pika kryesore, Të gjithë protestuesit që vijnë nga Veriu do të grumbullohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, nën drejtimin e deputetit Edi Paloka.

Nga ana tjetër grupimi i dytë do të mblidhet tek Liceu Artistik nën kryesimin e deputetëve Arben Imamit dhe Edmond Spaho. Këtu do të grumbullohen protestues nga Elbasani, Korça etj dhe do drejtohen drejt çadrës.

Grupi i tretë do të mblidhet tek Shkolla Teknologjike dhe ish-stadiumi “Dinamo”, ndërsa në krye të protestuesve do të jetë deputeti Arben Ristani

Në secilin grupim do të ketë ish drejtues të policisë së shtetit që do të qenrojën për të dhënë urdhra dhe për të siguruar mbarëvajtjen.

Lala bën me dije për BalkanWeb se kryedemokrati Lulzim Basha ashtu si asnjëherë tjetër do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela dhe dy vajzat e tij, për të dhënë mesazhin që protesta do të jetë e qetë dhe paqësore.

Pritet fillimi i protestës: Drejtori i Policisë shkon në zyrë të kryeprokurorit Llalla

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave dhe në mbyllje të tij, nuk ka pasur ndonjë deklaratë.

Takimi mes tyre mësohet se nuk ka zgjatur shumë, pasi Çako u pa të dilte nga zyra e Llallës rreth orës 09:50.

Policia ka njoftuar për masat për mbarëvajtjen e protestës që mbahet sot në orën 12:00 dhe nga ana e saj edhe PD ka marrë masat për shmangien e ndonjë përplasjeje.

Zbardhet pasuria e ministrave të Ramës, pronat dhe llogaritë bankare që shtuan gjatë vitit 2016

Zbulohen financat dhe pasuritë e paluajtshme të ministrave të qeverisë “Rama”, të dorëzuara pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vitin 2016.

“Panorama” ka siguruar deklarimin vjetor të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, ku bie në sy se për disa prej tyre, viti 2016 ka qenë i suksesshëm financiarisht.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është ndër më të pasurit e qeverisë. Koka, së bashku me bashkëshorten e tij, në vitin 2016 kanë bërë një sërë blerjesh, po ashtu shitje apartamentesh, shlyerje detyrimesh, si dhe kontrata me vlerë 900 mijë euroshe.

Edhe ministra të tjerë, si ai i Energjetikës, Damian Gjiknuri, kanë shtuar investimet në vitin 2016, me porositjen e një apartamenti të ri me hapësirë 199.5 m², me një vlerë totale 271 mijë euro.

Ajo që bie në sy nga verifikimi i deklarimeve vjetore është fakti se ministrat kanë deklaruar vetëm pagat, dietat dhe honoraret, ndërkohë që llogaritë bankare dhe lëvizjen e parave i kryejnë bashkëshortet e tyre.

Ministri i ri, Eduard Shalsi, ka deklaruar pagën e tij dhe një qira nga apartamentet, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar veçmas depozita bankare dhe një sërë pagash që përfitohen nga mësimdhënia.

Edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar shtim të llogarive bankare, por paga e tij si ministër është shumë herë më e ulët sesa fiton bashkëshortja e tij si ekspertë dhe konsulente projektesh.

Ajo që bie në sy është fakti se ministrat, edhe pse kanë shuma të konsiderueshme parash në depozita, ata kanë marrë kredi dhe overdrafte për blerje apartamentesh.

Edhe ministri i ri i Transporteve, Sokol Dervishaj, ka marrë një sërë kredish dhe overdraftesh, po ashtu dhe bashkëshortja e tij, ndërkohë që gjendja financiare në banka është e majme.

Pas qeverisë Mustafa, bie qeveria Rama – Nga Azgan Haklaj

Kur bien qeveritë, ngrihen kombet

 

Ky postulat i historisë i deklaruar nga gjeniu Napoleon Bonaparti eshtë lejtmotivi i i opozitës shqiptare, e cila prej 85 ditësh po proteston pikërisht për të mbrojtur kryevlerën kombëtare dhe Evropiane në të njëjtën kohë;
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nëpërmjet votës së lirë dhe rikthimin e qeverisjes dhe të shtetit te së drejtës në duart e popullit sovran.
Beteja epike e spartanëve blu dhe e ansamblit opozitar, mbeshtetur nga mazhoranca morale është në themel të artyre vyrtyteve të rralla që i trashguam nga historia jonë e vjetër dhe e re.
Opozita dhe lideri i saj z Basha pas tre muaj qëndrese në sheshin e Nanë Terezes me bekimin e saj hyjnorë zbresin neser në sheshin e kryetrimit Gjergj Kastrioti për tu betuar përpara Tij dhe flamurit kombëtarë se Atdheut tonë do të ja kthejnë lirinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur nga bandat kriminale, nga çetat e çiçikovëve të binomit Rama -Meta.
Tashmë pas tre muajsh qëndresë në çadrën e lirisë në tempullin e mazhorancës morale që do të jetë gurëthemeli i Republikës së Re, për këdo, për miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë është e qartë se në këtë vend të vogël por fisnik që të huajt e thërrasin Albani po ndodh diçka e jashtëzakonshme.
Shqiptarët janë ngritur për të marrë vetë në dorë fatet e veta jo vetëm ne hapsirën londineze ,28000 km katrorë ,çertifikuar në konferencën e ambasadorëve në Londër në vitin 1913, por në mbarë hapsiren shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Luginën e Preshevës.
Opozita Shqiptare, Lideri Basha dhe qindra-mijra vetë që protestojnë janë thellsisht evropianë, në qëllime, sjellje e veprime.
Nëse do të perifrazoja fjalët e Atit të Shenjtë Papa Françeskut i cili i quajti me të drejtë martirët e Krishtërimit në trojet tona qytetarët më të mirë të Evropës, deklaroj me bindje të thellë dhë krenari se opozita që nesër zbret në sheshin e Kalorësit të lirisë është opozita më e mirë dhe më dinjitoze e Evropës per tre arsye madhore;
Opozita është ngritur në këmbë për mbrojtjen e votës së lirë që është institucioni me i rendësishëm nga ku burojnë të gjitha pushtetet e shtetit të së drejtës.
Vota e lirë eshtë gurëthemeli i Bashkimit Evropian SHBA-së e Botës Ero-Atlantike.
Opozita shqiptare në këto katër vjet si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit është përballur me një bandë qeverisëse të kmerëve të kuq që instaluan komplotin politik, ekonomik nga pushteti i i tyre kleptokratik, plutokratik.
Pasi asgjesoj sipermarrjen e lirë nepermjet monopoleve dhe oligopoleve republika e vjetër kërkon të asgjesojë politikisht shtyllën e demokracisë, opozitën historike që shembi diktaturën më të egër ne Evropë dhe krijimin e nje opozite fasadë shtojcë të pushtetit të pazareve Rama-Meta.
Qeveria oligarkike, narkorepublika e vjetër e arkitektëve Rama-Meta ka çimentosur në ngrehinën e bunkerit shtet, në qeverinë me maskë, me ferexhe një tufë kriminelësh e trafikantësh.
Ky Keops kriminal eshtë më i madhi në historinë tonë kombëtare dhe atë tē Evropës që nga lufta e Dytë Botētore.
Zoti Basha dhe opozita në një betejë të pabarabartē si ajo e Davidit me Goliatin apo si e spartanëve tē Leonidhës perballë ushtrive tē panumerta të persëve te Kserksit e ka shpartalluar këtē bunker nga i cili ka mbetë vetëm skeleti i zi dhe i ndryshkur i qeverisë bandë e cila me një akt të pashembullt ka denuar veten me vetëvrasje me 18 qershorë.
Edi Rama dhe ata që mendojnë ta gradojnë guvernator të Shqipërisë kunder vullnetit të popullit të sajë bëjnë mirë të germojnë në memorien historike dhe te kujtojnë fatin e Hamza Kastriotit në betejën e Albulenës te 2 shtatorit 1457.
Tradhtari nuk e mbajti as një orë kurorën e vasalit të sulltanit mbi Krujën, kryeqytetin e Arbrit sepse garda Arbnore e Gjergj Kastriotit e bëri copë copë ushtrinë armike dhe mbretit të vetëshpallur i vunë prangat dhe ashtu të lidhur e derguan në kalanë e Krujes para popullit që brohoriste për fitoren madhështore të Albulenës.
Presidenti Benxhamin Franklin ne meson se:
Kush nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë.
Sot mbarë kombi shqiptarë eshtë ngritur për të drejtat e tij universale.
Edhe Zoti po flet shqip.
Simbolet e betejave madheshtore Ramush Haradinaj e Ali Ahmeti qendrojnë madhështorë në Prishtinë e Shkup si piramida të kombit shqiptarë.
Tuzi shqiptarë qeveriset nga të zotët e shtepisë dhe u mevehtësua si komunë urbane.
Parlamentin e Maqedonisë e kryeson Telat Xhaferi pavarsisht përpjekjeve të deshperuara ne agoni të Ivanovit 
Shqipëria me 13 maj do të flasë me gjuhen e Gjergj Kastriotit.
Pas renies së qeverisë Mustafa radhen e ka për të rënë qeveria Rama.
Rama Ik.
Te pret Albulena.
Republika e Re po lind me nje qeveri siç thoshte Abraham Linkolni;
” Nga popolli, e popullit, për popullin”
Kryeminister Lulzim Basha.

Gratë e politikës dhe shoqërisë civile letër Vlahutinit: Je një mike e mençur dhe e hijshme e Shqipërisë

Pas letrës së shkrimtarit Ismail Kadare, një tjetër letër është firmosur nga disa vajza dhe gra shqiptare pjesë e politikës dhe shoqërisë civile të cilat janë solidarizuar me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila ditë më parë u bë pre e sulmit verbal të Kastriot Myftaraj.

Në emër të grave, ato e falënderojnë diplomaten e lartë për kontributin që ajo ka dhënë këto vite duke i thënë se është një mike e mençur dhe e hijshme e Shqipërisë.

LETRA

Shkrimi i fundit i serialit të dhunës verbale dhe shkrimeve misogjene të botuara në shtypin shqiptar i vuri kapakun gjuhës bastarde që përdoret kundër grave, sidomos atyre në karrierë politike e vendimmarrëse.Artikulli i paprecedent, me fjalë fyese e denigruese kundër Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin ka prekur të gjitha gratë shqiptare për shumë arsye: Romana është mike në vendin tonë, është zyrtare e lartë e një institucioni ndërkombëtar dhe përfaqëson ato gra që ja dalin të ngrihen në nivele të tilla drejtuese.

Për cilin burrë është shkruar ndonjëherë në shtypin shqiptar “që është ku****”, kur flitet për karrierën e tij politike? Asnjëherë! Ç’argument është ky për të sulmuar një grua apo edhe një burrë në karrierë?

Nuk ja kemi borxh askujt të lexojmë në gazeta shkrime të tilla, të cilat janë faqe turpi e të zeza të shtypit shqiptar.

Po, Romana Vlahutin është një grua e mençur dhe hijshme! Dhe ecën si ti dojë qejfi!

Mirëpo kjo shqetësoka Kastriot Myftaraj e ndonjë tjetër dhe e bën që të përdorë këto dy veti të adhurueshme si armë mediatike kundër zonjë Vlahutin. Sepse kështu ndër shekuj janë masakruar gratë, për bukurinë dhe mençurinë e tyre.

Kthjellohu z. Myftaraj, ndoshta se ke bërë ndonjëherë, por thirri mendjes sepse është fisnike të kërkosh ndjesë publike.

E drejta për tu shprehur në shtyp lirshëm e pa ndroje është e drejtë e gjithsecilit nga ne e fituar me ardhjen e demokracisë, por nga ana tjetër dëmi dhe turpi që na krijon ne shqiptareve e shqiptarëve ky lloj artikulli është shumë më i madh e i pamerituar. Është përgjegjësi publike e mediave shqiptare të mos botojnë dhe riprodhojnë artikuj që nxisin gjuhën e urrejtjes dhe denigrimit të personit.

Zonja Vlahutin, në emër të shumë grave shqiptare ju falënderojmë për punën tuaj dhe dëshirën e mirë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Evropës, drejt të vetmes rrugë që duam duke zbatuar reformat e nisura.

Lista e vajzave dhe grave:

Mirela Arqimandriti
Majlinda Bregu
Valdet Sala
Vjollca Meçaj
Vasilika Hysi
Milva Ekonomi
Olta Xhaçka
Delina Fico
Juliana Hoxha
Klotilda Ferhati
Eglantina Gjermeni
Milena Harito
Ani Ruci
Ines Leskaj
Olda Çeta
Iris Luarasi
Fabiola Egro
Jolanda Trebicka
Ela Pjero
Albana Fico
Djana Papleka Djaloshi
Manjola Hodo Duro
Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Refleksione
Ballkan Youth Link Albania
Shoqata për integrimin e Zonave Informale
Social Contract Institute
Rrjeti për Demokraci i Grave
Linja e Këshillimit për vajza e gra
Qendra për Zhvillim Komunitar

Manjani: Prokuroria të nisë hetimet për policët që arrestuan Myftarajn

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar në emisionin “Opinion” se reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Kastriot Myftarajt pas shkrimit për Vlahutin është i pa ligjshëm, jo proporcional dhe antikushtetues.

 “Nuk ka polici në një vend demokratik që të të fusin në burg për një shkrim, nuk ka, ta harroni”, ka thënë Manjani.

Manjani e ka konsideruar atë një shkrim jashtë etikës i cili nuk mund të bëhet ndaj një përfaqësuesi diplomatik, por sipas tij nuk mund të futesh në burg për një shkrim ku shpreh mendimin.

Për këtë sipas Manjanit Prokuroria duhet të niste procedim penal për policët të cilët arrestuan Myftarajnë. “Nuk futesh në burg, aq më tepër nga policia, ku policia nuk të komunikon akuzë. Prokurori e ka liruar zotërinë sepse e ka gjetur arrestimin e tij të paligjshëm, por e ka lënë detyrën në gjysmë, duhet të niste procedimin penal për ata oficerë policie të cilët arrestuan atë”, është shprehur Manjani.

Nishani: Nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, Kushtetuta nuk do i njohë institucionet

Trazirat e përfolura që u shmangën me mos zhvillimin e zgjedhjeve bashkiake në 7 maj dhe anulimin e protestës së opozitës në po të njëjtën ditë, mund të ndodhë të ‘vihen’ në jetë më 18 qershor, apo edhe pas kësaj date.

I ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, presidenti Bujar Nishani thotë se “Kavaja çtensionoi një situatë politike që do të prodhonte konflikt”, duke ju referuar vendimit të kryeministrit Rama për të tërhequr nga gara elektorale kandidatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet bashkiake në Kavajë, të dekretuara për tu mbajtur më 7 Maj. Por kjo nuk përjashton mundësitë që opozita të protestojë edhe në datën e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nëse deri atëherë nuk do të ketë vendosur të marrë pjesë në to.

Ndaj sipas tij nuk mund të flitet për tërheqje, por për një goditje ndaj të ardhmes së proceseve të ardhshme zgjedhore në Shqipëri. Nishani vë në pikëpyetje se si do të jetë situata në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, kur mund të ketë sërish një situatë të ndezur politike, ndoshta me opozitën që do të vijojë protestat. A do të ketë sërish tërheqje të kryeministrit Rama për të shmangur trazira?!

Por më problematike në sytë e kreut të shtetit, është mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje. Dhe jo për faktin se nuk është e ligjshme, pasi e kundërta është e vërtetë, por opozitën sipas Presidentin, nuk e bëjnë partitë politike, por vetë qytetarët. E sqarimi që ai jep është ky: “Opozitën e bën një grup njerëzish me politika ndryshe. Opozita është tek individët dhe jo tek partia”. Kështu, Nishani thotë se shumë shqiptarë do të ndihen të papërfaqësuar në Kuvend, pasi 15 partitë e regjistruara për të garuar në zgjedhje, nuk ndajnë idealet e tyre.

Edhe më e rëndë është situata post zgjedhore pa opozitën. Nishani thotë se Kushtetuta nuk do t’i japë legjitimitet institucioneve të reja pa opozitën.

Kapen 9 mina me telekomandë në Lezhë

Policia vendore e Lezhës gjeti të enjten 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë bashkë me materiale të tjera, që shërbenin për përgatitjen e tyre. Gjatë operacionit të koduar “Etalon” u arrestuan Franko Çinari, 21 vjeç, dhe Stavri Kotorri, 18 vjeç. Policia thotë se është në kërkim të një 30 vjeçari me inicialet E.T. Minat me telekomandë u gjetën nga policia në çantën sportive me të cilën po lëvizte njëri prej të arrestuarve.

Zyrtarët e policisë thonë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal dhe se po punohet për zbulimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tyre si dhe qëllimin ku do të përdoreshin minat.

Dy të arrestuarit dhe personi i tretë i shpallur në kërkim janë banorë të Tiranës.

Njëri nga të arrestuarit është 18 vjeçari Stavri Kotorri nga Tirana, djali i një biznesmeni ndërtimesh, ekzekutuar me armë zjarri katër vite më parë në oborrin e pallatit të tij, në Tiranë, ngjarje kjo ende e pa zbardhur plotësisht.

Minat e telekomanduara janë përdorur vitet e fundit në disa ngjarje të rënda kriminale, duke përfshirë kërcënime dhe vrasje të biznesmenëve dhe gjyqtarëve, por edhe në akte të cilësuara nga policia si terroriste.

‘Duam një PD pa Berishën dhe Lulin’, mesazhi për Bregun shkon në adresë të gabuar

Zhvillimet politike dhe mendimet e ndryshme edhe brenda PD-së, reflektohen edhe mes simpatizantëve të djathtë.

 

Një demokrate, duke kujtuar se i shkruante deputetes se PD-së, Majlinda Bregu, e cila se fundi eshte deklaruar hapur kunder Bashes per ceshtjen e zgjedhjeve, i uron asaj suksese dhe shpeh deshiren për një PD pa Bashën dhe Berishën.

Në fakt ka gabuar goxha keq, pasi mesazhin ia ka postuar Adriana Jakut, kandidates se PS për Lezhën.

jaku

‘Z.Majlnda urimet me te mira duam nje PD pa Berishen dhe Lulin” – shkruan ajo.

Mesazhin Jaku e ka postuar, duke i ktheyer edhe pergjigjen, qe e lexoni me siper.

PËRFAQSUES I RI I VATIKANIT NË SHQIPËRI Nga Frank Shkreli

Myftaraj reagon pas lirimit: Vlahutini të largohet. Sorosi po krijon Jugosllavinë e Re

S’kam thënë të vritet Vlahutin, por kam analizuar skenarin e vrasjes së saj…

Kastriot Myftaraj ka bërë një shënim në FB pas daljes nga burgu.

Ai thotë se nuk iu ka bërë thirrje shqiptarëve për vrasjen e Vlahutin, por ka analizuar skenarin e vrasjes së saj, që është edhe më e rëndë, pasi e ka bërë si fakt të kryer këtë akt.

Ja çfarë shkruan ai:

“Sqarim për arrestimin tim

Në mbrëmjen e 9 majit 2017 unë u arrestova me urdhër të oficerit të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Hetimit të Akteve Terroriste me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, sipas nenit 223 të Kodit Penal, me shkakun e shkrimit tim: “Aventura e çuditshme e një kurve kroate në Tiranë.”

Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore pretendohet se unë kam bërë “një shkrim me fyerje dhe ofendime dhe thirrje për veprime të dhunshme ndaj shefes së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin.”

Sa i përket pretendimit për fyerje dhe ofendime, sqaroj se i jam referuar një artikulli të botuar në Kroaci, vendin e saj me titull “Romana Vlahutin- prva dama u sjeni”. Artikulli im nis pikërisht me një referim ndaj këtij artikulli të botuar në Kroaci. Unë kërkova në Fjalorin zyrtar të Gjuhës Shqipe, ndonjë fjalë që shpreh përmbledhtas kuptimin e atyre që thuhen për Vlahutinin në këtë artikull kroat dhe nuk gjeta tjerër fjalë më të përshtatshme veç fjalës “kurvë”.

Sa i përket pretendimit për thirrje nga ana ime për veprime të dhunshme ndaj Vlahutinit, unë sqaroj se fragmenti nga shkrimi im që sillet si provë për këtë gjë, është nxjerrë nga konteksti qëllimisht, për të tjetërsuar kuptimin. Nëse lexohet ky paragraf në kontekstin e vet do të shikohet se atë e kam thënë në kontekstin e analizës për lajmin për kërcënimin ndaj jetës së Vlahutinit. Duke bërë këtë analizë unë përpiqem të kuptoj se cili është rrethi i të dyshuarve për kërcënimin duke pasur parasysh atë që është thënë se kërcënimi i ka ardhur për shkak të veprimtarisë së saj. Dhe unë arrij në përfundimin se duke pasur parasysh që ajo kërkon të marrë rolin e guvernatores së pashpallur të Shqipërisë, i dyshuar për kërcënim mund të jetë çdo shqiptar i përgjegjshëm dhe që ka respekt për Kushtetutën e vendit të vet, ku nenin 3 përcaktohet sovraniteti si një nga bazat e shtetit. Ne të gjithë kemi pranuar që të japim sovranitet për të përfituar integrimin në BE, por jo të japim sovranitet në favor të njerëzve si Vlahutin, në rolin e guvernatores sorosiane të Shqipërisë.

Unë nuk u kam thënë shqiptarëve që të vrasin Vlahutinin, por thjesht kam analizuar skenarin e vrasjes së mundshme të saj. Unë në analizën time kam ngritur pyetjen nëse vrasja e Vlahutinit do të ishte akt terrorist. Vrasja e një diplomati të huaj të akredituar në një vend, është normalisht akt terrorist. Por kur një diplomat kryen qartazi veprimtari antikushtetuese, që cënon sovranitetin e vendit ku është akredituar? Në këtë rast do të ishte fjala për akt terrorist apo antiterrorist.

Megjithatë unë kam bindjen se kërcënimi ndaj Vlahutinit është një lajm i rremë sorosian, i dalë nga fabrika e lajmeve të rreme, megjithëse, sipas skenarit, dikush mund të jetë përdorur anonimisht për të bërë “kërcënimin”.

Duke shqyrtuar këtë historinë e kërcënimit të Romanës, del një pyetje: Pse nga të njëzet e më shumë ambasadorët e BE, OSBE që kanë qenë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve, disa madje në kohë shumë të vështira, na qenka kërcënuar me jetë vetëm Romana Vlahutin?

Iu bëj thirrje miqve dhe mbështetësve të mi të posaçëm në Shqipëri dhe më gjerë, që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bëjnë veprime të cilat unë nuk i miratoj në ndëshkim të atyre që janë përgjegjës për këtë farsë ndaj meje.

I kërkoj Romana Vlahutin që në emër të Kushtetutës së Shqipërisë, në emër të konventave diplomatike ndërkombëtare, të largohet nga vendi im sa më parë.

Në ditët në vazhdim do të jap të dhëna të reja për përzierjen e sorosianëve në planin për krijimin e Jugosllavisë së Re, ku duhet të përfshihet dhe Shqipëria”.

Kërkohet përjashtimi i Isa Mustafës nga LDK-ja

Nëndega e LDK-së në Rashincë të komunës së Shtimes përmes një kumtese ka njoftuar se nuk e njeh më Isa Mustafën kryetar të kësaj partie.

Në këtë kumtesë është kërkuar urgjentisht përjashtimi i Isa Mustafës nga subjekti të cilin e udhëheq.

“Pas analizimit të gjendjes se krijuar me prishjen e koalicionit dhe rënien e qeverise Mustafa, Nëndega e LDK-Rashincë Shtime del me këtë njoftim. Nga sot nuk e njohim Isa Mustafën për kryetar të LDK dhe kërkojmë që urgjentisht të perjashtohet nga subjekti jonë politik. Për fajet dhe demët e shkaktuara popullit të Kosovës kërkojmë nga Prokuroria të fillojë hetimet ndaj tij. Me respekt Kryetari i Nëndegës Gazmend Haxhiu”, thuhet në njoftim.

Kriza politike: 9 kongresmenë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ja biseda me Nishanin

9 kongresmenë amerikanë kanë zbarkuar sot në Tiranë ne nje moment qe kriza politike nuk ka marre zgjidhje dhe opozita nuk ka pranuar te futet ne zgjedhje teksa motoret e fushates per 18 qersorin jane ndezur.

Fillimisht kongresmenet jane takuar me Presidentin Nishani. “Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend”, thuhet ne njoftimin e Presidences.

Me pas 9 kongresmenet dhe ambasadori Lu u priten nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Akuza e Kokëdhimës: Kanabisin e bënë zyrtarët e lartë

Themeluesi i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu është shprehur se situata e mbjelljes së kanabisit është një realitet që dihet nga të gjithë.

 “Nuk kam qenë unë që kam bërë Shqipërinë si vend të kanabisit. Kanabisin e bënë zyrtarët e lartë të shtetit, e bënë drejtorët e policisë, që kanë bashkëpunuar me krimin. Nëse dikur kishim një Lazarat, tashmë e gjithë Shqipëria është mbjellë. Është e rëndë që punonjës të Policisë së Shtetit të bashkëpunojnë me kanabistët dhe gjithashtu edhe me fshatarët. Nuk ka qenë ndonjëherë situata kaq e rëndë e mbjelljes së kanabisit në vend”, tha Koço Kokëdhima.

Kokëdhima u shpreh se ka kontribuar gjithmonë për bashkimin e të majtës në Shqipëri.

“Unë kam qenë gjithmonë i majtë. Mendoj se e majta në vend përbën shumicën. Populli shqiptar është i majtë në bindje. Kjo e majtë që është shumicë dërrmuese për fat të keq është tradhtuar. Pushteti vetëm ka manipuluar popullin shqiptar. Aktualisht, jam i zhgënjyer nga klasa politike sepse ajo është duke tradhtuar interesat e bazës. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë që e majta të mund të bashkohet fuqishëm dhe kështu do të ishte e fortë. Por mendoj se e majta shqiptare përfaqësuese ka tradhtuar idealet e popullit”, tha Kokëdhima.

Ai theksoi se vendi drejtohet nga një kastë politike.

“Ne drejtohemi nga një kastë politike. Kjo kastë ka pushtuar popullin shqiptar. Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm ku deputeti i Lezhës shkon në Korçë dhe ai i Korçës shkon në Lezhë. Gjithashtu jemi ndër të vetmit vend ku kryetari i partisë vendos për gjithçka dhe ai i vendos se kush do të jetë deputet dhe kush nuk do të jetë. Kjo është e rëndë. Unë kam qenë një njeri që kam qenë në opozitë me kryeministrat shqiptarë me radhë. Unë jam një biznesmen i suksesshëm, që jam goditur nga ana e shumë pushteteve. Unë jam një njeri antikastë. Ne jemi i vetmi vend në botë ku vidhen votat”, tha Koço Kokëdhima.

Arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj, bëri thirrje për vrasje të Vlahutin

Arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme pas një shkrimi të publikuar me dt 7 maj në facebook, ku kërcënon dhe fyen ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ndalimi i tij është bërë nga njësia antiterror, pasi në shkrimin e tij Myftaraj bënte thirrje që çdo shqiptar që do atdheun e tij mund të vrasë Romana Vlahutin dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist.

Në shkrimin e tij Myftaraj e akuzon ambasadoren e BE në Tiranë se punon kundër interesave të Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re.

Vec nxitjeve për dhunë Kastriot Myftaraj përdor fyerje dhe ofendime ndaj ambasadores Valhutin.

Voal la botuar edhe shkrimin e Kastriot Myftarajt.

‘Ku punon tezja jote, megafon i mjerë?’, kështu ish-zv/kryeministri i përgjigjet padisë së Nishanit

Ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku, i është përgjigjur Bujar Nishanit me një shkrim të botuar 11 vite më parë, pas padisë së këtij të fundit për një shkrim të disa muajve më parë:

“Po ju dërgoj bashkëngjitur një shkrim të para 11 vjetëve, “Nuk futet minarja në thes”, botuar tek Gazeta Shqiptare, më datë 08.05.2006.  Mendoj se është shumë aktual, ditën e gjykimit tim për padi të po këtij zotërie, Bujar Nishani.

 

Unë nuk e kam pasur paditur Nishanin, para 11 vjetësh, por i jam përgjigjur publikisht.  Ai, edhe atëherë nuk pati kurajën të përgjigjet publikisht, si dhe sot …”

Nuk futet minarja në thes

Nga Bashkim Kopliku *

Po përsëris një titull të përdorur vite më parë në një shkrim ku përgjigjesha për disa shpifje banale të kohës, që përsëriten sot prapë nga deputeti Bujar Nishani. Më datën 7.5.2006, në GSH, z. Nishani, replikon ndaj shkrimit tim me titull “Komisioni Sollaku—konflikt interesash”, të datës 6.5.2006. Por deputeti veçse i bishtnon kryesores, dhe pastaj edhe shpif. Faktet janë aq të mëdha, saqë nuk futen dot në thes!

Deputeti i bishton kryesores

Tema e shkrimit të replikuar është që z. Bujar Nishani ka tezen prokurore, prandaj ai ka konflikt interesash. Ai nuk i përgjigjet kësaj, gjë që në paburrërinë e tij përkthehet: “po, tezja ime është prokurore vartëse e z.Sollaku”.

Shkrimi ynë merret pikërisht me tezen, e pothuaj nuk merret me vëllanë e tij: vëllanë e përmendim shkarazi vetëm në paragrafin e pestë të shkrimit, meqë siç shkruajmë, “dëgjojmë fjalët më të mira” për të. (Tezja po, ajo përmendet 7 herë në shkrim, e që në paragrafin e parë). Mbase z. Nishani po tallet me lexuesit, duke bërë sofizma me emërtimin zytar të postit të të vëllait në Prokurori?! Emërtimi zyrtar i postit të tij është, “oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë” e një rrethi—post që në shqipen e përditshme gjithkush shkurt e quan prokuror: “Ali hoxha, hoxhë Alia”.

Nuk duam të hedhim në shtyp emra njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje direkt me çështjen, prandaj nuk po i përmendim me emër tezen dhe vëllanë e z Nishani, por po i desh qejfi, mund të paraqitet në redaksinë e Gazetës Shqiptare, dhe të marrë të emrat e personave në fjalë, nëse blofet e tij të paturpshme shkojnë kaq larg.

Ky deputet, sado sofizma të bëjë, nuk e nxjerr dot veten nga konflikti i interesave, nuk e shpëtojnë dot as “dallimi në mes oficerit dhe prokurorit”, as premtimet se ai “do të shohë ligjin ”ndaj “çdo individi me pushtet që dhunon ligjet e vendit, për çdo vëlla, …., teze…”, prandaj amani mo, lëreni në komision. Jo, edhe për ushtarin e bindur Nishani, ligji është njësoj, dhe e detyron të lërë komisionin, me gjithë vajtimin e tij për “devotshmërinë”: ai ka konflikte interesi, dhe pikë.

Shpifjet

Nuk duhet që politikanët të merren me biografitë e analistëve të shtypit, pra as me timen, që tani jam thjeshtë një analist! Kjo marrje me biografitë, është një formë shantazhi ndaj lirisë së shtypit, aq shumë të propaganduar nga kryeministri aktual: “me të thënë e me të bërë na ndan një mal i tërë”! Detyrohem t’i përgjigjem, në respekt të votuesve të mi të dikurshëm, aq më tepër që z. Nishani është thjesht një megafon i mjerë i kryeministrit aktual.

Kanë vite që mblidhen tufë të gjithë ata që ndërsejnë z. Nishani, e jo vetëm që nuk kanë gjetur dot, por as kanë sajuar dot më asnjë shpifje që tua besojë njeri, asnjë veprim apo mosveprim të vetëm të tillë nga unë: asnjë “aferë korruptive”, asnjë “vjedhje, kontrabandë apo mbështetje të grupeve a individëve kriminal” [mungesa e shkronjës /ë/ në fund të numrit shumës të fjalës “kriminal” është e vetë z. Nishani]—i bajatën njerëzit me to! Ky vazhdim i shpifjeve thjeshtë e bën të pabesueshme çdo akuzë të tyre publike edhe kundër të tjerëve, edhe kur mund të jetë e drejtë.

Një person quhet i padënuar, për një faj të kryer 14 vjet më parë, për të cilin është dënuar atëherë me 2 muaj burg dhe që e ka kryer atë të plotë. Nuk ka se si të jetë në një komision hetimor një njeri që pranon të ndërsehet sa mos të respektojë normat elementare juridike, si z. Nishani, saqë përmend publikisht një njeri që zyrtarisht tashmë është “i padënuar”, djali im. Sidoqoftë, kjo është Shqipëria e të ndërsyerve si z. Nishani, e më duhet të jap përgjigje. Po, djali im është dënuar kur ka qenë adoleshent me dy muaj burg, e kur unë kam qenë zëvendëskryeministër i vendit! Por, karriera ime nuk është ndërprerë nga ky fakt. Në vijim, po jap disa hollësi që nuk është hera e parë që publikohen:

Ngjarja që ai përflet i përket tetorit të vitit 1992. Me të mësuar ngjarjen kam njoftuar menjëherë ish presidentin, kryeministrin aktual, dhe kam vajtur e i kam paraqitur dorëheqjen. Ka këmbëngulur e më ka bindur të vazhdoj të qëndroj në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të rendit publik, duke më vënë në sedër për të mos u shmangur nga detyra e vështirë e ministrit të rendit publik, duke e konsideruar ngjarjen “punë kalamajsh” e “grackë e ngritur nga opozita”. Unë vetë kisha urdhëruar të kryheshin veprimet në zbatim të ligjit, kundër fëmijës sime.

Fakti është se edhe pas kësaj ngjarje, kam vazhduar të mbaj postin e zëvendëskryeministrit edhe dy vjet e tre muaj të tjera!

Po argumentoj më tej, megjithëse edhe sa thashë, normalisht do të ishin të mjaftueshme:

1-Pas asaj ngjarje, jam dekoruar në mars të vitit 1993 me Urdhërin e Lirisë të Klasit të Parë, me firmën dhe këmbënguljen e presidentit sot kryeministër. (Kjo ishte dekorata më e lartë që ka dhënë ish-presidenti për politikanë).

2-Pas asaj, në mars të 1993 jam riemëruar zëvendëskryeministër i vetëm i qeverisë.

3-Pas asaj, në fillim të vitit 1995, me “kalimin tim nga zëvendëskryeministër në një detyrë tjetër të rëndësishme” jam përcjellë publikisht nga ish-presidenti me lëvdata të tipit “Zoti Kopliku ka qenë padyshim një nga promotorët e reformës, ka dhënë një kontribut të çmueshëm në….”.

4-Pas asaj, jam emëruar në krye të reformës ekonomike, duke lënë postin e Kryetarit të komisionit të ekonomisë dhe financave të Kuvendit të Shqipërisë, vetëm në mesin e vitit 1997.

5-Pas asaj, për pesë vjet me radhë jam zgjedhur anëtar i Kryesisë së PD.

6-Pas asaj, në vitin 1996 jam zgjedhur deputet në zonën elektorale që përfshin Vuçidolin, fshatin e lindjes së ish-presidentit, me këmbënguljen e tij!

Po të isha i korruptuar e po të bëhesha ortak me të në djegien e Shqipërisë e në instalimin e diktaturës në PD, ai, kryeministri aktual, do të më mbante në krahë, e z. Nishani do të ishte sot duke m’u lëpirë në mënyrën e tij të pështirë.

Theksoj, se kam përmendur vetëm fakte të njohura publikisht, dhe kam heshtur për çdo lloj fakti konfidencial që kam mësuar gjatë detyrave të mia shtetërore, qoftë për z. Nishani, qoftë për rrethin e tij të afërt e qoftë për të gjithë tufën rreth kryeministrit. Konfidencialitetin do ta ruaj në vazhdimësi, sido që t’i vijë puna, edhe po të më leverdisë ndryshe, sepse është detyrim ligjor imi!

* Gazeta Shqiptare, 8.05.2006, ky tekst ka ndryshime të vogla redaksionale me atë të botuarin. 

Gsh.al

Dekriminalizimi zbulon: Emri i parë i Skënder Gjinushit ishte emër sllav, ja si quhej

Formularët e deklarimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë zbuluar disa gjëra të panjohura nga e shkuara e kandidatëve të regjistruar për garën parlamentare të qershorit.

Politikanë që ne i njohim me tjetër emër, me të cilin janë bërë edhe njerëz publikë, kanë në dokumentet e lindjes të tjerë emra.

Ky është edhe rasti i Skënder Gjinushit, kreu i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë.

Ai në gjendjen civile ka qenë i regjistruar me emrin Sasha.

sasha

Në formular, në pjesën e sqarimeve për ndryshimin e të dhënave të gjeneraliteteve, apo kanë përdorur tjetër gjeneralite Gjinushi shënon si emër Sasha, e krah emrit, sqarimin “emri i regjistrimit, i papërdorur”.

ODIHR hapi misionin në Shqipëri: “Do të bëjmë transparencën e zgjedhjeve”

Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR) hapi sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit në Shqipëri.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it dhanë sot një konferencë shtypi në mesditë. Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, ambasadori Peter Tejler, deklaroi se do të raportojë pas ditës së zgjedhjeve për ecurinë e procesit.

“E dimë që ky proces do të kundërshtohet nga disa parti, por detyra jonë është transparenca. Ne do t’i referohemi tërësisht procesit dhe jo garës mes partive politike. Vendimi për të garuar është vendim politik, por ne këtu jemi për të monitoruar zgjedhjet. Ne nuk mund të flasim nëse qëndrimi i opozitës është i drejtë ose jo. Misioni ynë është për të vëzhguar dhe jo për të bërë vlerësime” – tha zoti Tejler.

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it pritet të ketë rreth 300 vëzhgues afatshkurtër në të gjithë Shqipërinë ditën e zgjedhjeve.

Ky mision do të bashkëpunojë me një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veprojnë në mënyrë të ndarë dhe të pavarur sipas mandateve të tyre, theksohet në njoftimet e tyre.

Ilir Konushevci dhe Hazir Mala përkujtohen në Tiranë

Me rastin e 18 vjetorin të rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala sot do të organizohet akademi përkujtimore si dhe do të bëhen homazhe pranë varrit të Ilir Konushevcit.

Akademia do të mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Akademia në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, ndërsa homazhet bëhen te varri i heroit Ilir Konushevci në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ilir Konushevci dhe Hazir Mala janë vrarë më 9 maj të vitit 1998 në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm konfirmon: Kishte sinjale për shënjestrimin e Bashës nga ISIS

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pranoi në “Top-Story” se ndaj kreut të opozitës ka patur një indicje për kërcënim.

Duke folur në emision, ai tha se kishin informacione për kërcënime të mundshme të politikanëve shqiptarë dhe në të përfshiu edhe kreun e PD-së.

“Është një situatë shumë i vështirë në rajon. Ka patur deklarata kërcënuese edhe nga eksponentë të ISIS për rajonin dhe nuk duhen neglizhuar. Gjithë ai përforcim për Pashkët, para dhe pas tyre lidhet me këto informacione. Duhen parë të gjitha, kërcënimet dhe përpjekjet për destabilitet në rajon”, u shpreh ai.

Ministri u pyet nëse ato përfshinin edhe kreun e opozitës dhe ai u përgjigj: “Kishim sinjalizim konkret për kërcënim edhe për zotin Basha. Ne morëm masat menjëherë dhe përforcuam sigurinë e tij”, u shpreh Xhafaj.

Xhafaj tregon arsyet e shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë: Kishte plan për të krijuar përplasje

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur sot në një intervistë për “Top Story” në TCH ka treguar arsyet se përse u shtynë zgjedhjet e Kavajës.

Ai tha se ka pasur disa struktura brenda dhe jashtë PD-së që do të shfrytëzonin protestën paqësore të opozitës për të krijuar trazira dhe përplasje mes militantëve

“Kemi pasur të dhëna për disa struktura brenda dhe jashtë partisë demokratike që do të krijonin trazira në Kavajë. Ata ishin pjesë e strukturave partiake, por edhe elementë jashtë saj. Kemi pasur të dhëna nga burime tona dhe nga jashtë nesh dhe se do kishte përplasje gjatë votimeve”, tha Xhafaj.

PJESE NGA INTERVISTA

Sot është 8 Maji dhe duhet të kishim folur për zgjedhjet e Kavajës. Që nuk u mbajtën pas tërheqjes së kandidatit Socialist. Pas konferencës së KM Rama u shtuna zërat për një skenar destabiliteti. A do vihe në dyshim zgjedhjet e 18 Qershorit? Dilemat janë shtuar dhe nga pikëpamja e sigurisë e destabilitetit.

Vendimi lidhur me zgjedhjet në Kavajë nuk ka qenë i lidhur me Policinë e Shtetit. Përkundrazi, ajo ka qenë në krye të detyrës dhe në asnjë rast nuk ka shprehur pamundësinë e saj për të siguruar zhvilimin normal të zgjedhjeve. Në zbatim të ligjit ajo kish marrë të gjitha masat për të kryer ato detyra në mbështetje të procesit zgjedhor (pasi ligjërisht administrimi i zgjedhjeve është proces politik dhe Policia deh MPB kanë rol mbështetsë, jo në organizim).

Roli i PSH eshte garantimi i sigurisë për të drejtën kushtetuese. Shteti (Policia që e kap për detyrë) i garantonte zgjedhjet. Vendimi për të anulluar zgjedhjet në Kavajë nuk ka ardhur nga Policia. Sa i përket funksionit, detyrave të PSH sipas ligjit, kam qenë ibindur që ajo i kishte kapacitetet për të garantuar zgjedhjet, jo vetëm në Kavajë por në gjithë territorin. Vendimi është politik, marrë nga Kryeministri, në varësi të situatës së momentit.

Fundjava e kaluar intensive e dialogut, KM e pa të arsyeshme ndërmarrjen e një instrument ilegal si anullimi i zgjedhjeve. Për t’i dhënë PD-së një mundësi reflektimi vullnetmirë të këtij procesi negocimi. Gjë që u keqpërdor nga PD.

KM përdori dhe këtë argument lidhur me arsyetimin me nevojën për të mos i zhvilluar zgjedhjet në Kavajë. Kemi pasur një ligjërim të dhunshëm të PD, që synonin të transformoheshin në organizime konkrete me grupe jashtë strukturave oartiake të PD por nën udhëheqjen, nxitjen e e tyre, që do krijonin rrëmujë, intimidim në ushtrimin e votës, si alibi për dështimin e negociatave.

Komisariati 3 flet për bomba molotov në dyqane.

Jam në dijeni të burimeve nga Policia për identifikimin dhe procedimin e elementeve të tillë.

Nuk do ishte nga ana e protestuesve. Por më shumë do përdorej protesta paqësore e militantëve të PD pë të krijuar tensione dhe përplasje, të cilat ishin në dijeninë time dhe të Policisë tërësisht e aftë për t’i përballuar. Por situata të tilla mund të dalin dhe jashtë kontrolli, dhe mund të krijonin një alibi për dështimin e kompromisit për Zgjedhjet e 18 qershorit, për pamundshmërinë që kisht e negociata.

Nuk jemi në të njëjtën pikë sot. E enjtja, e premtja, e shtuna, kanë qenë ditë negociatash edhe me Presidentin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje. Zgjedhjet në Kavajë nuk kanë as rolin as peshën e zgjedhjeve të përgjithshme. Për ne nuk kishte nevojë për test. Para një Finaleje nuk luhet kalceto.

KM nuk e dogji, por përdori mundësinë t’i jepte kundërshtarit politik heqjen e një alibie për mungesën e kompromisit.

Zoti Basha gjithë këto ditë flet gjëra që jam shumë i bindur nuk i beson as vetë. Ne (dhe agjenci të pavarura nga qeveria) nuk kemi pasur asnjë të dhënë për konflikt të brendshëm mes qytetarëve. Madje dhe mes militantëve të PS dhe PD ka pasur marrëdhënie korrekte. Qytetarët nuk kanë dashur trazira në qytetin e tyre, të nxitura nga PD. PD ka 1. Shkelur lirinë e votës mes presionit; 2 po shkelte Kodin Zgjedhor pasi një ditë para zgjedhjeve nuk lejohet asnjë tubim nga subjekte politike (s’ka rëndësi i regjistruar apo jo); 3. Ishte tubim i paligjshëm pasi Policia nuk kishte dhënë leje.

PD synonte të sillte militantë në një territor të vogël si Kavaja, duke i penguar qytetarët në të drejtën e tyre të ligjshme për të ushtruar të drejtën e botës.

Ndërsa flet nga Çadra, PD cënon të drejtën e votës. Ajo mund të mos dojë të marrë pjesë në zgjedhje, por shkel Kushtetutënm dhe ligjin kur shkel të drejtën e votës.

Jo, ne nuk mund të akuzohemi se po bëjmë shkelje. Në Kavajë kishte Polici për t’i garantuar zgjedhjet.

Ndalime kemi bërë për atë që prezupozohej se mund të ndodhë. Por jo arrestime, sepse nuk ndodhi diçka.

Ka pasur një shkresë të SHISH për trazira dhe a i ka shkuar ai MPB apo institucioneve të tjera?

Me SHISH kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë për organizimin e Pashkëve, periudhë e njëjtë me kërcënimet ndaj z.Basha por raste pa lidhje me njëra-tjetrën. Ishte gjykuar nga shërbimet e inteligjencës shqiptare dhe ndërkombëtarë se kishte persona që mund të organizonin aktivitete terroriste në territorin shqiptar. Këto janë procese që survejohen, janë më shumë se një moment i caktuar.

Kryemadhi apel demokratëve: Nëse nuk e doni Ramën, votoni LSI-në

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, duke folur për situatën politike është shprehur se shkaktarët e krizës politike janë 2 partitë e vjetra.

Më tej ajo është shprehur se Rama është kryeministër legjitim, por nëse PD nuk e do të votojë LSI-në.

 

“Nëse demokratët nuk duan Ramën kryeministër, të votojnë LSI. PD ka frikë nga ndryshimet dhe humbja. Propozimi i Metës për qeveri besimi me konsultim partnerësh.

Reforma në drejtësi të mos përdoret si ‘kamxhik’ nga palët. LSI sot synon të jetë forcë e parë”-tha Kryemadhi.

Kopliku: “Hap dosjen tënde, ke familje komuniste”, Nishani e dërgon në gjyq ish zëvendëskryeministrin

Një shkrim i shkruar nga ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku, në të cilin fliste me nota negative për Presidenti Bujar Nishani, duket se është kthyer një telash për të.

Shkrimi është botuar në disa media. Mësohet se ka qenë vetë Presidenti Bujar Nishani që e ka paditur në gjykatë ish-zv.kryeministrin Bashkim Kopliku. Nishani ka vendosur që të padisë autorin e shkrimit dhe jo mediat në të cilat është botuar.

“Pasnesër, më 10.05.2017, ora 10:30, në Gjykatën e Rrethit Durrës, me gjykatëse znj. Besjana Garxenaj, zhvillohet procesi gjyqësor me paditës presidentin Bujar Nishani, dhe të paditur opinionistin Bashkim Kopliku (ish-zëvendës kryeministër në periudhën 1992-1994), pra unë.

Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”.

Shkrimi është botuar nga gazeta Bulevard Durrës, që më 21.02.2017.

Sa po ngjet, është një cenim i lirisë së shtypit në Shqipëri, por edhe një goditje indirekt për secilin nga ju, si botues të Shkrimit.

Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë president a politikan, që nga viti 1991 e deri sot”, shprehet Kopliku.

SHKRIMI I PLOTE QE ÇOI NE GJYQ BASHKIM KOPLIKUN

Zonja Edith Haxhi, ish-zëvëndësministrja e jashtme e Sali Berishes, ajo që u pat bërë e njohur si qeveritarja shqiptare që kishte bërë “studime” ku shante e denigronte rëndë miqtë e shqiptarëve, amerikanët, sapo tha në televizionin ABC, datë 20.02.2017, rreth orës 18:45, pasaktësinë tjetër të radhës: Presidenti aktual Nishani, pavarësisht se ai personalisht mund dhe të ketë qenë enverist i thekur, por ai qenkësh bir i një familje tejet antikomuniste, të persekutuar e të shpronësuar skajshëm nga regjimi komunist…

Është detyrë patriotike, qytetare, demokratike e morale, që po qe se ajo zonja vertetë gënjeu, mos ta lënë pa përgjigje shqiptarët, sidomos durrsakët që e kanë njohur këtë presidentin aktual që kur lindi dhe që kur ishte adoleshent, si dhe familjen e tij që në vitet e para pas luftës së dytë botërore?! Nuk duhet të bëhen shqiptarët e ndershëm, bashkëfajtorë me falsifikimet e historisë, duke heshtur, kur hidhet në publik gënjeshtra kaq të paskrupullta?!

Nuk ka rëndësi të madhe se përse pati guximin, apo mbase injorancën e mendjelehtësinë, zonja që foli; ka shumë rëndësi që të demaskohen po publikisht ato që tha ajo, duke thënë të vërtetat. Vetë Nishani, ky që sot mban postin e presidentit, do të duhej të hapte publikisht dosjen e familjes së tij, para se të kërkojë hapjen e dosjeve të të tjerëve.

Nuk duhet të lejohet që ai, presidenti aktual, të dalë me familje të persekutuar nga komunizmi, ndërkohë që faktet janë të kundërta, e të njohura gjerësisht: tregohen, që prej dhjetra vitesh (unë personalisht i kam dëgjuar nga ju lexues, që nga viti 1970) bëmat në mbështetje të shtypjes komuniste të popullit, të kryera nga etërit e kësaj familjeje superkomuniste. Apo i keni shpifur kësaj “familjeje të gjorë”! Shkruani si është e vërteta.

Debati i plotë në PD – Bregu: Jam e bindur se më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mblodhi kryesinë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike 30 minuta pasi Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se koha për të pritur demokratët kishte skaduar dhe ai do të niste fushatën zgjedhore, shkruan “Panorama”.

 

Vendimi i kreut të qeverisë nuk e shfaqi të shqetësuar Bashën përpara deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë, kur deklaroi se zgjedhje pa opozitën më 18 qershor nuk ka për të pasur. Për këtë, Basha kujtoi rastin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës, për të cilat, sipas tij, Rama ishte zotuar se do të hynte edhe i vetëm dhe më pas u tërhoq, shkruan “Panorama”.

Në fokus të mbledhjes së Bashës me kryesinë dhe Grupin Parlamentar ishte organizimi për protestën e ditës së shtunë më datën 13 maj. Por ndonëse ishte menduar si një mbledhje që do të diskutonte vetëm mënyrën e organizimit të protestës së 13 majit, gjatë saj nuk kanë munguar debatet.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, i ka kërkuar Bashës që PD të mos bojkotojë procesin zgjedhor dhe të mos i cilësojë mospjesëmarrjet në zgjedhje si fitore duke iu referuar rastit të zgjedhjeve në Kavajë, shkruan “Panorama”. 

DEBATI 

Lulzim Basha: Kjo mbledhje njëkohësisht e Grupit Parlamentar dhe kryesisë së partisë është në funksion të organizimit të protestës së 13 majit që Partia Demokratike do të organizojë. Kjo duhet të jetë një protestë masive, e cila në vazhdim të asaj që realizuam më 18 shkurt, të tregojë vendosmërinë e kësaj beteje që kemi nisur. Puna për organizimin e një proteste shumë të madhe kishte nisur prej kohësh, e kam fjalën për atë që do të realizonim në Kavajë. Pavarësisht anulimit të saj, besoj se ajo që ndodhi me atë protestë duhet të jetë një rrugë e vlefshme për ne për atë që duhet të bëjmë në vijim. Kam pasur një takim me kryetarët e degëve dhe kam dhënë udhëzimet përkatëse për çdo strukturë. Kjo duhet të jetë protesta më e madhe që është organizuar në vend. Për këtë fakt, dua që të nisë menjëherë puna në terren nga secili prej jush për të mundësuar një tubim madhështor, i cili, dua të theksoj, duhet të jetë tërësisht paqësor.

Majlinda Bregu: Në fakt, unë nuk e shoh me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje. Kam bindjen se kauza kryesore e Partisë Demokratike është dhe duhet të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, por druhem se përmes kësaj kauze po i japim një alibi Edi Ramës që të bëhet mret dhe të mretërojë në qetësi në parlamentin tjetër. Kjo është një çështje shumë delikate që po na vë në vështirësi edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët duhet ta themi se nuk e kanë lënë PD-në vetëm as në vitin 1997. E kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar se personalisht besoj se zgjidhja politike duhet të vijë përmes një dialogu tuajin me Edi Ramën.

Lulzim Basha: E keni gabim. Jeni e bazuar në një premisë të gabuar, premisën e mospjesëmarrjes në zgjedhje. E kam thënë dhe e kemi thënë se nuk ka bojkot të zgjedhjeve, nuk ka mospjesëmarrje në zgjedhje nga ana e opozitës. Ne kemi vendosur për luftë totale, paqë- sore, për të mos lejuar marrjen peng të zgjedhjeve nga krimi dhe nga droga. Kaq e thjeshtë është. Por unë nuk mund të negocioj asgjë me një njeri që në një kohë që partnerët tanë ndërkombëtarë pranojnë përmasat e çështjes së drogës dhe përfshirjen e individëve me rekorde kriminale në poste të larta shtetërore, thotë se ato nuk ekzistojnë.

Majlinda Bregu: Unë kam qenë pjesë e atyre negociatave dhe kam qenë në dijeni të ofertës që do t’i bëhej Partisë Demokratike. Vendimi për ta refuzuar atë ofertë ka qenë i juaji, sepse Grupi Parlamentar nuk është mbledhur për t’u konsultuar ky vendim. Në gjykimin tim, refuzimi i paketës së zv.presidentit të PPEve, McAllister, është një gafë politike që do të mbahet mend shumë gjatë. Mua personalisht janë një sërë çështjesh që më bëjnë të ndihem keq. Ju thatë se fitorja e Kavajës të na shërbejë për të ardhmen, qofsha gabim, por nuk besoj se zgjedhjet, të cilat nuk zhvillohen, duhet të konsiderohen fitore.

Lulzim Basha: Edhe një herë po e përsëris se nuk kemi marrë asnjë vendim për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare. Por zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe droga nuk do të lejojmë jo më 18 qershor, por në as në një datë tjetër. Jemin Gjana: Nëse ka një vendim për bojkot të zgjedhjeve parlamentare, ky vendim duhet të kalojë përmes kryesisë së partisë. Sepse këto janë vendime aq madhore sa mund t’i marrë vetëm kryesia dhe jo një individ i vetëm.

Majlinda Bregu: Unë nuk flas vetëm për 18 qershorin, sepse nëse flasim për atë datë, jam e bindur që më 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Por pas kësaj situate që po përballemi, besoj se është detyrë e çdo demokrati të kontribuojë për rindërtimin e Partisë Demokratike. Vazhdimi i luftës politike jashtë institucioneve nuk e bën Partinë Demokratike më të madhe.

Ilir Meta nis turin falënderues, ja ndalesa e parë

Ashtu siç kishte premtuar tashmë që është një anëtar i thjeshtë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-kryetari Meta, i zgjedhur President i republikës, ka nisur turin falenderues ndaj të gjithë personave që e mbështetën ndër vite si kryetar të kësaj force politike.

Ndalimi i parë ishte në qytetin e Beratit. Meta ka falënderuar përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe simpatizantët për mirënjohjen dhe respektin që kanë treguar ndaj tij personalisht dhe ndaj LSI-së, duke e rritur si forcë politike ndër vite.

Ish-kreu i LSI-së Meta më 24 korrik betohet si president i Shqipërisë, pas mbarimit të mandatit 5-vjecar të Bujar Nishanit.

Ylli Manjani: Vendi po shkon në përplasje, Rama të dorëhiqet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka paralajmëruar tensione per shkak te konfliktualitetit politik qe eshte ne kulm.

I ftuar në studion e Ora News, Manjani tha se vendi po shkon drejt përplasjes për shkak të polarizimit politik. Sipas tij, për herë të parë që nga viti 1991, po hyhet me leva në zgjedhje duke sajuar opozita.

“Vendi tashmë në kuptimin e polarizimit politik po shkon drejt përplasjes dhe kjo është një gjë e pa dëshiruar dhe është një gjë që ata që po e kurdisin po bëjnë gabim shumë të rëndë. Besoj kriza ka dy anë. Për fat po pranohet që jemi në krizë politike pasi sot ishim në fazën e mohimit. Edhe farsa e regjistrimit të partive dhe listave të kandidatëve në mënyrë të paligjshme. Merreni dhe lexojeni si të doni ligjin.

Në orën 12 të natës më 28 prill ka përfunduar afati ligjor. Afate politike ka sa të duash. Nuk na kishte ndodhur deri më sot që pas 91-t të hyjmë në zgjedhje me levat e partisë, të sajojmë parti të krijojmë opozitën. Kjo nuk është normale. Përplasja është e padëshiruar. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhi më shumë për të kuptuar se vendi po shkon në përplasje.

Kur i fiton zgjedhjet pse duhet të jesh arrogant? Këtë nuk e kam kuptuar asnjëherë. Sa më shpejt të ulesh në tryezë me opozitën aq më shpejt do të shkohet në zgjedhje. Sa më gjatë, opozita do të radikalizohet. U pa çadra me përçmim, jo kriminelë, jo vettingu. Janë shqiptarë edhe ata nuk janë serbë dhe kjo është e patolerueshme.

Zgjedhje pa opozitën nuk ka. Unë nuk mund të them kush ka të drejtë, por jam i bindur dhe mbetem i bindur se arroganca është arsyeja e kësaj krize. Jam i bindur se sistemi politik në Shqipëri është në krizë të thellë prej vitesh. Pa diskutim dashuriçkat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në kurriz të Kushtetutës së vendit kanë këtë pasojë. E gjithë kjo situatë kërkon zgjidhje.

Bota demokratike kërkon zgjedhje dhe pjesëmarrje të të gjitha partive. Pavarësisht nga ndonjë ambasadori/reje, e cila sillet vërdallë këtu për agjenda të tyre. Është detyrë e shtetit shqiptar të realizojë këto zgjedhje.

Kryeministri duhet të paguaj koston e arrogancës që ka sjellë krizën politike në këtë vend, qoftë edhe me dorëheqje. Zgjedhjet i ka të fituara, çfarë problemi ka? Përballë përplasjes së shqiptarëve, do ketë zgjidhje edhe më të buta. Edhe më të përgjegjshme”, tha ai.


Send this to a friend