VOAL

VOAL

Shqipëria heq vizat për Rusinë

Në prag të hapjes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga Rusia, për periudhën 31 maj-15 nëntor.

Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor

Rama e kthen në forcë dhimbjen për Juventusin, ja çfarë i shkruan Bashës (foto)

Pas humbjes së skuadrës italiane Juventus, mbrëmjen e djeshme, që është dhe skuadra e zemrës së kryeministri Edi Rama, ky i fundit me anë të një statusi në “Facebook”, i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të votojë dhe ai ngjyrën e Partisë Socialiste, pasi dhe skuadra e Real Madridit që fitoi mbrëmë, kishte veshur fanellën pikërisht me këtë ngjyrë.

“😂😂😂… S’kam ça boj Lul, është viti i ngjyrës mavi ky, prandaj voto edhe ti nr.✌️” shkruan Rama.

Ndoka dhe Luan Rama ironizojnë kryeministrin: Urime Edo, fitore më 25 Qershor si Juve në finale (fotot)

Kryeministri Edi Rama është një tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane Juventus. Pasi kjo e fundit u mund mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-1 nga skuadra e Real Madridit, shumë politikane nuk ka nguruar dhe e kanë ironizuar kryeministrin i cili ende pa filluar ndeshja bënte parashikime dhe jepte rezultate.

 

Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka e ka ironizuar kryeministrin ku shkruan se i uron Ramës që më 25 Qershor te fitojë si skuadra e Juves. Ndërsa nga ana tjetër po aq therës dhe ironizues ka qenë dhe statusi i Luan Ramës i cili shkruan se: “Si mund të fitojë Juventusi me një tifoz si Edi Rama që e ka mëndjen tek timoni!!!”

Statusi i plotë i Ndokës:

Urime Edo, edhe më 25 Qershor, si Juvja sonte!✌️

Zbulohet “bossi” i kanabisit në Jug të Shqipërisë, epiqendrën në Tepelenë

Zbulohen detaje te reja per biznesmenin shqiptar i cili furnizonte rregullisht me droge dy familje ne Sicili te Italise.

 

“Panorama” meson se nga hetimet deri tani, është zbuluar edhe fakti se biznesmeni (Andrea) Renato Caushi dyshohet si një nga personat kryesorë që kontrollonte kultivimin e kanabisit në Jug të Shqipërisë dhe vecanërisht në zonën e Tepelenës.

Gjatë aksionit antidrogë të kryer me urdhër të prokurorisë, mësohet se policia ka arrestuar edhe shtetasit Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin.

Ata akuzohen për një rast të ndodhur në vitin 2016 kur një ngarkesa rreth 600 kilogramë kanabis u kap në zonën e Lagunës së Vilunit para se të nisej për trafikim drejt Italisë.

BURG PA AFAT

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat Andrea (Renato) Çaushi i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë.

Ky i fundit është arrestuar dy nete më parë në Tiranë me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda pas një hetimi mëse 2-vjecar ndaj tij.

Hetimi dhe aksioni i arrestimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë mes prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta të prokurorisë italiane.

Ditën e sotme, biznesmeni ka dalë në gjykatë ku është bërë vetëm njoftimi i masës së sigurisë arrest me burg pa afat, që ishte vendosur në mungesë të biznesmenit para se ai të arrestohej.

Bëhet me dije se hetimi i prokurorisë së krimeve të rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritetet e prokurorisë italiane që kanë sjellë prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Caushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë në Itali.

Bushati: Ju të LSI-së do të përfundoni burgjeve

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte sot në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS në Shkodër, ku ka hedhur ‘thumbin’ e radhës ndaj LSI-së.

 

Bushati duke iu referuar një prej sloganeve të LSI-së “për më shumë punësim” ka paralajmëruar burg për këdo zyrtar të kësaj partie që premton punë në shtet në shkelje të ligjit.

“Ka partiza dhe individë që dalin publikisht dhe premtojnë për punësim madje duke mos respektuar dhe ndryshimet e fundit në Kod Penal. Një mik më tha që e kishte kontaktuar një parti që po premton vende pune në burgun e Malësisë së Madhe. Ajo që i thashë është se përgjigjja që duhet t’i jepte atyre që premtojnë punësime të tilla është se: Në pune do të futen në bazë të meritës, në burg kujdes se do të futesh vet. Unë e di që kur flasim për reformat e shtet-ndërtimit demokratik në Shkodër ka njerëz që thonë hajde me mua tek zyra e Hipotekës dhe shiko se çfarë ndodh. Ku flamuri i partisë është më i rëndësishëm se interesi i Shqipërisë”, – deklaroi Bushati.

Berisha: ‘Gjendje dramatike në Elbasan, anëtarët e PDIU sherr me armë me ata të LSI’

Ish-Kryeministri Sali Berisha referuar qytetarit dixhital ka denoncuar në Facebook një sherr me armë që ka ndodhur mes anëtarëve të PDIU dhe LSI në qytetin e Elbasanit.

Sipas Berishes ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, të plagosurit janë rëndë në spital, nderkohe policia nuk e ka raportuar, pasi sipas tij, pas ngjarjes fshihen te aferm te kryebashkiakut.

 

Postimi i Berishës

Gjendje dramatike ne Elbasan!

Lexoni klithmen e nje qytetari dixhital:
Elbasani nen terror bandash, policia me banditet fsheh krimet e tyre! sb

“prsh dhe respekte i nderuar, si qytetar i elbasanit nuk di ku te bej nje denoncim sepse pervecse nuk gjen zgjidhje ke frik edhe ta besh denoncimin sepse mund ta pesosh shum keq. ndaj poju raportoj juve duke shpresuar qe te ngrihet disi zeri sepse me te vertet qe ne elbasan jeta e cdo qytetari te thjesht esht ne nje rrezik te vertet nga casti ne cast. para 3 ditesh ne lagjen 5 maj ka pasur nje perleshje midis disa anetareve te lsi dhe pdiiu, por nukjan thjesht simpatizant te partive sepse simpatizantet e pdiu jan nje band kriminale e njohur tashme per qytetin e lbasanit dhe gjith shqiperin qe kan pushtetin paas kraheve dhe mund te bejn cte duan, kan goditur ne arme anetaret e lsi dhe jan ne gjendje te rende ne spital, por ceshtja sesht se kan goditur lsi, ceshtja qendron sepse te fortet jan dhendri i kryetarit te bashkis dhe shoku itij i ngusht suel cela me banden e vet, ata mund te godasin ke te duan dhe kur te duan dhe asgje nuk behet publike as nga policia dhe as nga media, ata levizin me makina te blinduara ne qytet dhe me municione luftarake si me qen ne siri. esht krijuar nje situat e tmerrshme ku jeta e cdokujt esht e pasigurt. nuk dua tja di se kush do fitoj, dua te di nese a do ndihemi ndonjeher te sigurt si qytetar te ketij vendi qe jemi?
flm, ju shkruajta nga ky fcb sepse i rrem sepse sinqerisht nuk do ta merja kurr guximin te thoja se kush jam, me kete situat qe eshte ketu, respekt maksimal per ju doktor, zeri jon nuk degjohet, shpresoj te degjohet zeri juaj.”

Vasili: Luli, unë di shumë të vërteta për ty, ja ku të pres…

Pas akuzave të forta që kryedemokrati Basha adresoi nga mitingu i Krujës ndaj ish-kreut të LSI-së Ilir Meta dhe deklaratës se ai duhet t’ja lërë Vasilit humbjen e LSI ka ardhur reagimi i fortë i këtij të fundit.

 

Me një postim në rrjetin social Facebook, Vasili iu pergjigj “dhëmbë për dhëmbë” Bashës, duke i kujtuar se ai di shumë të vërteta per shpk-te e tij dhe shumë të vërteta të tjera, duke i adresuar edhe një ftesë direkte: të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Reagimi i Vasilit 

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Ish kreu demokrat në Vlorë i bashkohet LSI-së

Ish kreu i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj, prej dy ditësh është anëtarësuar tek LSI.

Me telefon për TCH, Meminaj është shprehur se ka qenë një vendim i vështirë për mua, pasi kam sakrifikuar vite për PD e Vlorës.

Por lënia pas dore dhe duke mos pasur asnjë përkrahje, duke më larguar nga PD që para një viti ,jam detyruar të shkoj tek LSI, ku kam marrë dhe mbështetjen e Ilir Metës.

Meminaj tha gjithashtu se nga zona ku ai jeton, pra nga zona e fshatit Trevllazër, edhe shume miq te mi janë larguar nga PD dhe janë anëtarësuar tek LSI.

Arkivi personal i Enver Hoxhës: marrëveshja që do ‘zbulojë’ 118 bobinat filmike

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje me Arkivin Qëndror të Filmit për Digjitalizimin të gjitha materialeve në format filmi që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, një pjesë e tyre nuk janë parë kurrë.

Bëhet fjalë për 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish Arkivi i PPSH-së dhe procesi i digjitalizimit pritet të zgjasë për gjashtë muaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido tha se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme.

“Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Për këtë arsye falenderoj në mënyrë të veçantë drejtoreshën e Arkivit Qëndror të Filmit Elvira Diamanti, e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëherëshme kërkesës tonë për të digjitalizuar” – tha Bido.

Drejtoresha e Arkivit Qendor të Filmit Elvira Diamanti u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore që kanë në arkivat e tyre material filmik që ta digjitalizojnë pranë institucionit të vetëm që ka mundësi, që është AQSHF.

“Filmi kërkon kushtet e tij specifike për tu ruajtur. Falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido i cili u përgjigj në mënyrë të menjëherëshme shqetësimit tonë për tu ruajtur ky material” – tha Diamanti.

LSI-Ramës: Nuk mund të marrim përgjegjësi për drogën e Tahirit e koncensionet e Beqjas

TIRANE- Këshilltari politik i Grupit parlamentar të LSI-së, Dritan Kaba ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Kaba i ‘përvishet’ të parin e qeverisë, ndërsa akuzon ish-ministrin Tahirin si person të lidhur me drogën dhe për koncensionet ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mes të tjerash Kaba nuk lë pa sulmuar dhe ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikoall për reformën në arsimin e lartë.

MESAZHI I KABËS
E. Rama: LSI s’merr pergjegjesi per ato qe nuk shkojne!?
Po per cfare te marre pergjegjesi per drogen e Tahirit, koncensionet e Beqes apo per taksat e qytetareve qe Nikolla, me corben e gatuar te emertuat “reforma ne arsim” ja jep universiteteve private?!

Këta nuk janë njerëz të Henri Çilit, Basha ju përgjegj Ballës

Balla provokon Bashën: Keni shumë kandidatë të Henri Çilit

Drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla ka provokuar kreun e PD-së Lulzim Basha kur e pyeti përse në lista ishin vendosur shumë pedagog të UET, kur vet ai ka sulmuar pronarin e këtij universiteti, Henri Çilin.

Basha refuzoi t’i konsideronte këta kandidat si njerëz të Henri Çilit, veçanërisht kryesuesin e listës në Shkodër, Romeo Gurakuqin. Kryeopozitari theksoi se Çili e kishte hequr Gurakuqin nga drejtimi i Doktoraturave vetëm se nuk pranoi të bënte shkrime kundër PD.

“Nuk ka pedagog të Herni Çilit. Romeo Gurakuqi nuk është njeri i Henri Çilit. E hoqi si dekan të doktoraturave kur nuk pranoi të bënte shkrime kundër PD. Këta nuk janë njerëz të Henri Çilit”, u shpreh Basha.

Sa i përket përjashtimit të disa figurave qendrore të PD-së nga listat për zgjedhjet e 25 qershorit, Basha tha: “Janë dy vendime të ndara. Njëri është për personat që kanë shërbyer dhe i kam falenderuar por askush nuk është i përjetshëm. Tjetëri për të rinjtë që duhet të promovohen. Synimi nuk ka qenë tabularasa, pra të spastrojmë nga PD një gjenerat. Por një ndërthurje e personave me kontribut, të angazhuar dhe me vlera. Një ekip që do të garantojë fitoren më 25 qershor. PD ia ka arritur të bëjë ndryshimin që i premtova qytetarëve.”

“Timoni i qeverisë”, Kryemadhi: Rama s’ka leje qarkullimi. Tahiri makinën ia dha trafikantëve

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur parullës së kryeministrit Rama, i cili kohët e fundit u thotë qytetarëve që të votojnë PS-në që të bëjë 71 vota për të qeverisur e vetme, duke thënë se të tjerët ia lëviznin timonin e drejtimit të Shqipërisë, duke iu referuar LSI-së.

Por Kryemadhi tha sot në “Opinion” të “News24”, se Rama nuk ka as leje qarkullimi. Ajo sulmoi edhe ish-ministrin e Brendshëm.

“Kjo historia e makinave është bërë pak qesharake. Rama një herë s’ka as leje qarkullimi. Ndërsa Tahiri, se e dëgjova që edhe ai ka folur. Kishte makinë, por ajo ishte e regjistruar në emër të trafikantëve të drogës”, tha Kryemadhi, duke iu referuar akuzave për Habilajt.

Kryemadhi flet për sondazhin: Manipulim ndaj opinionit publik

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për sondazhin e PR Marketing në studion “Opinion” të “News24”.

Ajo tha se sondazhi në fjalë, që e nxjerr LSI-në forcë të tretë është një manipulim ndaj opinionit publik.

“LSI do të dalë forcë e parë dhe do të formojë qeverinë. Qytetarët nuk ia kanë besuar asnjëherë qeverinë LSI-së dhe tani është koha. Sondazhet bëhen për të manipuluar opinionin publik”, tha Kryemadhi.

Prof.Romeo Gurakuqi: Premtoj një Shqipni,toke e bekueme per te gjithe, vendi i shanseve te barabarta, vendi i andrres se Rilindasve te Vertete Tradicionalistë

Voal po ju sjell fjalën e Prof.Romeo Gurakuqit mbajtur sot, me date 1 qershor 2017, ne Sheshin “Nene Tereza” , Shkoder, në takimin që filloi në orën 19:00 si komunikimi i pare me bashkeqytetaret

Te nderuar Qytetarë të Shkodrës

I lindur dhe i rritur ne kete Kryeqender te Shqipnise, ne kete kryeqender te formes ma te nalte te demokracise, e vetedijshme dhe e orientume ne çdo kohe veshtiresijet dhe lulezimit, ashtu si e gjithe familja ime, qe prej kohesh qe nuk mbahen mend.

I rritun ketu, i formum ketu, i frymezum ketu prej andrrash qe gjenin pejsazh vetem ne Shkoder, i punesuem per vite me rradhe si mesues e ma vone si lektor ne universitetin e Shkodres, “Luigj Gurakuqi”, frekuentues i rregullt i te gjithe hapsines qytetare dhe rrethinave te ketij qyteti,

I bekum prej Zotit me shpirtna intelektualesh, artistesh, sportistesh, politikanesh e njerezish te thjeshte qe kane mbajten ndeze pishtarin e qytetarise  edhe ne kohnat e sundimeve.

Tuj pase parasyshe çka thashe ma siper, nuk kisha se si me ju pergjigj veçse pozitivisht fteses per te kene perfaqesuesi e zani i juaj ne parlamentin e ri shqiptar.

Kam bindjen se Shkodrant e miratojne zgjedhjen teme per me kene i rreshtuem ne krahun e forces politike qe po udheheq shnderrimin e Shqipnise te marrun peng prej korrupsionit, prej krimit, prej ilegalitetit,  prej diferencimit krahinarist te pajustifikuem ne administrim, drejt Republikes se Re, te qytetareve te lire, te ligjit, te ndarjes se pushteteve, te cilat nga shtatori e ne vijim  do te burojne nga nje  nominim i perfaqesuesve, permes votes se drejteperdrejte te qytetareve.

Ky shnderrim qe Zoti Basha eshte zotuar ta udheheqe pa u lekund prej kohesh, e ka burimin ne thirrjen tuaj, ne frymen qe lindi dhe u kultivua prej jush, ne krahun qe perqafuat e nuk e braktiset asnjehere, ne krahun qe i besuat te ardhmen edhe atehere kur shpresa ju trondit thelle, ne Republiken e Re te nje Shqipnie ne te cilen qytetaret trajtohen ne menyre te padiferencume.

Te dashtun miq!

Nuk mund te mos ndihem tejet i nderuem, te jem ne kete shesh ku asht rilind bashkimi i vetedijshem nderqytetare i Eterve tane te medhenj te Shkodres, qe perhere buron perparim.

Une vi ne kete auditor te gjane te qytetit tem te zemres, si çdo bashkeqytetar, si njeni prej jush, si nje studiues mes qindra te tilleve sepse kjo toke i linde vetvetiu, prej zemres, prej tharmit te ngjizun nder shekuj e prej thesarit qe natyra i ka dhane Labiatise tone hijerande.

Si nje njeri qe beson ne Zot, si nje njeri qe asht ne procesin e realizimit te aspiratave te veta profesionale, une nuk vi ketu sepse e kam gjetur vedin ne fund te rreshtit te zanatit tem, por, gjendem ketu sepse jam i frymezum nga thirrjet e shpirtit shkodran per shnderrimin e njemendte dhe perfundimtar te pushteteve publike ne nje demokraci ligjore dhe te qendrueshme.

Une mendoj qe sebashku me ekipin tone perfaqesues mund te vendosim nje shtylle qe do te qendroje drejte dhe ndershmerisht ne Shtet.

Zonja e Zotni!

Une e kam emnin tem, modestisht te krijuem prej vitesh studimi, diskursesh, dialogjesh e komunikimesh publicistike, akademike e ma gjate.

Une nuk kam nder mend me e perlye emnin tem duke ju premtue realitete te pamujtuna. Mue me dhimbset emni jem i krijuem me mund. Jam njeri i mesuem me fole me za te ulet mes miqsh, duke besu me te vertete ne ate çka po tham.

Nje premtim per sot e neser:

Do te jem ne anen e te gjithe atyne qe mendojne dhe punojne me besimin se Shqipnia do te bahet nji vend ma i mire, ma i drejte, toke e bekueme per te gjithe, vendi i shanseve te barabarta, vendi i andrres, se Rilindasve te Vertete Tradicionalist, Eterve te Medhenj qe mbajten gjalle frymen e jetes shtetnore.

Do te jem ne anen e atyre qe punojne per nje Shqipni serioze, qe nuk mund te jete produkt i vegimeve dhe karikaturave perçmuese, qe anashkalojne vuajtjet e mijera njerezve.

Do te jem ne anen e atyre qe do e reformojne Sistemin Politik, dhe qe do jene garantet e se nesermes ne menyre qe krizat e Korrupsionit, Krimit, Droges, Ilegalitetit masiv, Crregullimit institucional, Perplasjeve te kontrollueme nga establishmenti, te mos perseriten ma.

Une jam per nji operacion thelbesor te sistemit, per te cilin kerkohet nji nderhymje e mendueme, qi mund ta bajne thjesht edhe bukur, veç ata qe dijne edhe dojne, perkunder atyne qe edhe nuk dijne edhe nuk dojne. 

Kjo kerkon nje konsensus nacional politik, te bazuem jo ne kompromise te paprincipta/pamoralshme por ne kompromise votimi te njejte te projektit te rindertimit te Shtetit, te Republikes, korigjimit te mençur te procesit zgjedhor, administrativ, shnderrimit ne bashkekohesi te partive politike, perfundimin logjik te Reformes ne Drejtesi.

A mund te bahet Shqipnia nji vend serioz me pozite dhe opozite qe konkurojne ne alternativat e perforcimit te Shtetit ne Liri?

Une kam besimin se po. Andrra jeme asht nji Shqipni me nje sistem politik funksional e te pergjegjshem .

Parlamenti duhet te bahet nje Keshill Kombetar i Eterve, qe na edukuan dhe na lane trashegim kete vend, qe ne duhet ta perforcojme e ta bajme Token e Kthimit per Mijera Emigrante qe jetojne me mendje ketu.

Ne fund, por thelbesore, Shkodra ne Shqipni, perfaqeson vendin qe i jep tonin progresist, perfaqeson token e kontrollueme nga dija dhe ligji,

Shkodra asht hapsine e paqte e pararojes nacionale.

Une besoj!

Kjo do te ndodhe, mbasi arti i ndertimit te qytetit e qytetarise, do te triumfoje nji dite mbi Maskat, Fasadat e Propagandat.

Une jam me ju!

Habit ish-ministri i LSI-së, ja si e shpjegon rezultatin e sondazhit të zgjedhjeve

Ylli Manjani, ish-ministër i LSI ka reaguar për sondazhin e PR Marketing publikuar në “Tonight” të Ilva Tares në “Ora News”.

“Asgjë jo logjike nuk pashë tek sondazhi i IPR marketing në Ora News! Ky është përceptimi i shqiptarëve për realitetin. E theksoj PËRCEPTIMI…”, shkruan ai ne Facebook.

Por dje LSI reagoi përmes deputetes Silva Caka per sondazhin duke e quajtur konsensual.

“Sondazh konsensual. Është një film i parë dhe i riparë nga shqiptarët. Sondazh po aq qesharak sa në 2013-n.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë dhe këtë nuk e ndryshojnë dot sondazhet konsensuale plot humor”, shkruan ajo në “Facebook”.

Sipas sondazhit, LSI-ja merr vetëm 5 deputetë në Tiranë, dhe në rang kombëtar del forcë e tretë.

Zbulohet skandali, kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

Ndërtimi pa leje i shtëpive apo godinave të tjera të shërbimeve është një nga shkeljet ligjore më të ndeshura në Shqipëri pas viteve 1990. Lufta kundër informalitetit në fushën e ndërtimit ka qenë një nga objektivat e qeverive në vijimësi, përfshi edhe aktualen, shkruan “Panorama”.

Gjatë 4- vjeçarit të fundit, personat që janë konstatuar duke ndërtuar pa leje janë kallëzuar në organet kompetente, janë proceduar penalisht dhe në përfundim janë dënuar nga drejtësia.

Nga ana tjetër, këtij fenomeni nuk i kanë shpëtuar edhe persona që, për shkak të detyrës së tyre funksionale kanë njohuri të thella mbi ligjin dhe dijeni për elementët e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”.

I tillë është rasti i gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës. Disa vite më parë, familja e gjyqtares Shedula ka ndërtuar një kat pa leje. Ky kat i përket një vile luksoze trekatëshe të familjes Shedula, që përdoret për banim, si edhe për një aktivitet privat të familjes.

Aktualisht, godina është ligjëruar dhe rezulton e regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, por në momentin e ndërtimit një kat i saj është bërë pa leje.

NDERTIMI PA LEJE

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave. Bazuar në ligjin për të drejtën e informimit gazeta “Panorama” ka siguruar kopje të formularëve të plotësuar dhe të firmosur nga gjyqtarja e Kavajës, Shedula, ku ajo tregon se ka ndjekur procedurën ligjore të legalizimit për një kat të banesës që ka në bashkëpronësi.

fax

Kështu, në deklaratën e pasurisë së vitit 2005, në formularin përkatës për deklarimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme gjyqtarja Shedula deklaron se zotëron 1/3-at e një banese, me kat përdhes magazinë dhe katin e parë të banuar, të përfunduar dhe katin e dytë të papërfunduar.

Në të njëjtën faqe gjyqtarja deklaron se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 1995. Situata ka ndryshuar gjatë dy viteve në vijim. Në deklaratën e dorë- zuar në vitin 2007, gjyqtarja Shedula i ka bërë me dije ILDKPKI-së se ka aplikuar për legalizimin e banesës.

vila

“Për katin e tretë të banesës së re të paregjistruar në ZRPP (Aplikim për legalizim banese)”, shënohet në kuadratin e përshkrimit të hollësishëm për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Fakti që për ndërtesën është plotësuar një aplikim për legalizim nënkupton faktin se ky kat është ndërtuar pa leje të organeve kompetente, në shkelje të ligjit.

LEGALIZIMI

Referuar të dhënave zyrtare të siguruara nga gazeta “Panorama”, të administruara nga ana e ILDKPKI-së, bazuar në deklarimet e vetë gjyqtares, kjo pasuri është regjistruar në Hipotekën e Kavajës në mars të vitit 2016.

“Pasuria ndodhur në llojin ndërtesë me sipërfaqe 139.3 metra katrorë, e përbërë godinë e kombinuar tre kate. Kati përdhe social ekonomik 139.3 metra katrorë, kati i parë 174.9 metra katrorë, kati i dytë 174.9 metra katrorë. Fituar me leje legalizimi datë 31.03.2016, regjistruar në ZVRPP, Kavajë (e deklaruar dhe më parë, por e regjistruara në vitin 2016)”, citohej në deklaratën e pasurisë së vitit 2017.

Fevziu: Tre skenarët që Rama ose Basha të bëhen kryeministër pas zgjedhjeve të 25 qershorit

Ne nje analize me titull “Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm?”, ne “Opinion.al”, gazetari Blendi Fevziu shkruan se ekzistojne 3 skenare dhe kombinimet të natyrshme që mund të vihen në lëvizje per te bere kryeminister Bashen ose Ramen pas zgjedhjeve te 25 qershorit.

“Mundësia e parë është që një parti t’i fitojë e vetme zgjedhjet. Pra të dalë nga votimi me 71 vende në parlament dhe të ketë sipas kushtetutës të drejtën që të formojë qeverinë. Ky është skenari ideal, po më pak i mundshëm. Në këtë skenar mund të llogaritet vetëm PS ose PD, pra dy partitë e mëdha. Por duket e vështirë. Më 2009 në kulmin e saj, PD mori vetëm 70 vende në parlament, ndërsa në 2013, po në kulmin e saj, PS mori vetëm 66. Asnjë nga dy forcat nuk duket në situatë më të favorshme se sa atëherë ndaj skenari i një force me 71 vota mbetet mundësi teorike, por praktikisht e vështirë.

Skenari i dytë është që PS dhe PD t’i bashkojnë votat. Ashtu sic është komentuar së fundmi, marrëveshja Rama – Basha shihet edhe si një angazhim bashkëqeverisës pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Në këtë rast, formula është e qartë. Partia e parë merr Kryeministrin ndërsa qeveria ndahet thuajse barabartë mes dy forcave kryesore. Ky koalicion i gjerë, që ka funksionuar në Kosovë apo Serbi në rajon, duket pak i vështirë sepse e lë vendin pa opozitë. Në Gjermani, ku kjo formulë është ende në fuqi, institucionet indipendente janë shumë më të forta dhe zbatimi i ligjit po ashtu.

Skenari i tretë është kombinimi i votave të njërës prej partive të mëdha me ato të LSI dhe PDIU. Nëse asnjëra nga partitë e mëdha nuk merr 71 vende dhe LSI apo PDIU marrin aq mandate sa i duhen njërës për të krijuar qeverinë, atëherë qeverisja mbetet në dorë të tyre. Pra në këtë skenar, pyetja është, kujt do jenë të gatshëm Meta dhe Idizi t’i japin votat e tyre për ta bërë Kryeministër? Ramës, me të cilin qeverisën këto 4 vite, por që duket se janë ndarë në mënyrë nervoze, apo Bashës, me të cilin kanë pasur një marrëdhënie distante. Meta duke qenë President mund t’ja japë votat e tij Bashës për të ndëshkuar Ramën. Sepse Ramën e mendon më të fuqishëm dhe më të pakontrolluar se sa Bashën”, shkruan Fevziu.

‘Skenari për vrasjen’ e Tom Doshit, gjyqi VIP te Krimet e Rënda, dëshmojnë Berisha, Rama e Meta

Gjykata e Lartë ka pranuar kerkesen e prokurorise se Përgjithshme per pyetjen si deshmitare ne gjyqin me te pandehur Durim Bami, per skenarin per vrasjen e deputetit Tom Doshi, te Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, raporton “Panorama”.

lista

Gazetari i “Panorama”, Armand Bajrami raporton se ata janë pjesë e listës me 53 dëshmitarë në total të kërkuar nga organi i akuzës në procesin gjyqësor në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ne seancen e sotme u vendos te thirren si deshmitare mes te tjeresh, Meta, Rama, Berisha, por do te pyeten pas zgjedhjeve.

seanca

Të 53 dëshmitarët e prokurorisë u kërkua të pyeten si të tillë edhe nga mbrojtësi i deputetit Doshi. Njëkohësisht, avokati kërkoi si dëshmitar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, por gjykata nuk e ka pranuar.

Nga lista e prokurorisë u pranua edhe edhe pyetja si deshmitar e Nard Kokes. Sa per kerkesen e prokurorise per ballafaqim mes Doshit e Tahirit, Doshit dhe Ardian Cipes, Doshit dhe Artan Didit gjykata rezervoi te drejten te shprehet pasi keta persona te jene pyetur si deshmitare.

LISTA

Në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Prokuroria spikasnin krerët e politikës aktuale shqiptare, ndërkohë që në të gjenden dhe deputetë, si Spartak Braho, Petrit Vasili e Monika Kryemadhi, ish-drejtues të Policisë dhe biznesmenë të ndryshëm.

“Me këto deklarime do të vërtetojmë para gjykatës se nuk ka ekzistuar ndonjë plan për eliminimin fizik të të pandehurit Tom Doshi. Ndërkohë do vërtetohet bashkëpunimi mes tre të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, në krijimin e provave të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj kryetarit të Kuvendit, deklaruesit Ilir Meta, si edhe personave të tjerë”, tha prokurori Xholi, seancen kur akuza beri kerkesen per deshmitaret.

MBROJTJA

Avokati Vladimir Meçi tha në ate seancë se akuza e ngritur ndaj deputetit Tom Doshi nuk qëndron dhe se ai është i pafajshëm.

“Tom Doshi ka pasur bindje se situata ndaj tij ishte reale dhe për këtë ai ka marrë masa për të mbrojtur veten”, tha mbrojtësi. Përveç pyetjes si dëshmitar të kryeprokurorit Llalla, avokati kërkoi edhe ballafaqimin në sallën e gjyqit mes Doshit dhe ish-ministrit Tahiri, si dhe ballafaqim mes Doshit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi, dhe ishkreut të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Sipas avokatit, ka pasur qëndrime të kundërta nga ana e ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë. Në emër të të pandehurit Mark Frroku, avokati Tonin Prendi konfirmoi para Kolegjit Penal qëndrimin mohues në lidhje me akuzën.

“Mark Frroku ka mohuar që t’i ketë thënë Tom Doshit dijeninë për ekzistencën e një plani eliminimi fizik ndaj tij. Ndërsa avokati Ilir Murati, mbrojtës i të pandehurit Durim Bami, i tha Kolegjit Penal se në seancat në vijim i mbrojturi prej tij do të paraqitet vetë për të shprehur qëndrimin ndaj akuzës së ngritur.

Barbara Doda, kandidatja 20 vjeçare për deputete e PD: I them kryetarit xhaxhi

Barbara Doda, kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike, ka treguar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi fevziu se si e afruan me partinë demokratike. Doda është vetëm 20 vjeç dhe studion për arkitekturë. Ajo tha se afrimin me PD e ka patur gjatë protestës në çadër ku edhe ka mbajtur shumë fjalime dhe se për këto zgjedhje po punon në Tiranë, në ekipin që drejtohet nga Dr.Halim Kosova. Doda po ashtu rrëfehu edhe një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë ditën  e djeshme me strukturat e njësisë së saj për prezantimin e deputetëve të PD.

“Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur. U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mi. Nuk ju flas dot në emër, kështu që po ju them teta ose xhaxhi”, është shprehur kandidatja Doda.

Kur të bjerë borë e zezë, do i marrë Rama 71 mandate

TIRANE– Kur vjen puna tek koalicionet, analistët dhe gazetarët e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 kanë ndarë mendime të kundërta.

Sipas Fahri Balliut vetëm qylaxhinjtë mendojnë se Rama e Basha do bëjnë aleancë pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër Arjan çani ishte i mendimit se duhet të presim të vijë data 25 qershor, pasi vetëm pas kësaj date do të mund të konkretizohet kjo gjë.

Ndërsa Ilir Kulla bën një parashikim tjetër dhe thotë se surpriza e këtyre zgjedhjeve do të jetë LSI-ja. “Të mos bëhemi naivë, Skema është kjo, do jetë trinomi PS, PD, LSI dhe kjo e fundit do vendosë se kush do jetë kryeministri”, -tha ai.

Sipas Arjan Çanit, nëse Rama arrin të fitojë i vetëm 71 mandate nuk ka pse kërkon aleancë. Në këtë moment ndërhyn Fahri Balliu, sipas të cilin një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. “Vetëm kur të bjerë borë e zezë, do i fitojë Rama 71 mandate”,- tha ai.

Pas Patozit, edhe Bregu kundër shkarkimit të Bashës: të jemi të bashkuar për interesin tonë kryesor

Nisma e Arben Imamit dhe Jozefina Topallit për shkarkimin e Lulzim Bashes, nuk ka gjetur mbështetje. Pas Astrit Patozit, edhe Majlinda Bregu thotë per Vizion Plus se tashme është koha për te bere fushate e për te mundur Edi Ramen.

 

Ja intervista e plotë me zonjën Majlinda Bregu:

-Zonja Bregu, ju u takuat dje me Zonjën Topalli, por a e mbështesni ju idenë e saj për shkarkimin e Zotit Basha, para 25 qershorit?

-Unë nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë, të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike. Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.

-Analiza për Kryetarin pas zgjedhjeve?

-Eshtë shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.

Bujar Nishani kërkon dënim si diktatura për Visar Zhitin

Presidenti Bujar Nishani kur nuk i kanë mbetur as dy muaj nga përfundimi i mandatit, ka paditur poetin e mirënjohur, diplomatin dhe ish-të burgosurin politik Visar Zhitin në gjykatë për shkaktim dëmi ndaj figurës së tij.

Presidenti Bujar Nishani që ka dekretuar si ambasadorë të Republikës të Shqipërisë njerëz me lidhje me diktaturën komuniste ka ndërmarrë një veprim abuziv duke mos e dekretuar zotin Zhiti si Ambasador në Vatikan.

Sipas gazetetës “Panorama”, padia e Nishanit mban numrin e aktit 9994. Ai kërkon nga Gjykata e Tiranës dënimin e të paditurit, në rastin konkret Viasr Zhiti, për akuzën e shkaktimit të dëmit.

Helmimi në mitingun e PD: Prokuroria kërkon ndihmë në Gjermani për analizat, ja pse

Prokurorët po diskutojnë të kërkojnë ndihmën e autoriteteve gjermane për të marrë një përgjigje në kohë rekord mbi incidentin e ndodhur gjatë mitingut të Partisë Demokratike, ku u dëmtuan 146 tubues.

Një burim i tha Top Channel se asistenca e të huajve do të kërkohet pasi nga komunikimet me ekspertët e mjekësisë ligjore është thënë se në Shqipëri ky proces zgjat sepse nuk disponohen aparatura të fjalës së fundit.

Kjo ekspertizë do të konfirmojë se çfarë elementesh ndodheshin në gjakun e 22 shtetasve, të cilët u regjistruan për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që pjesa tjetër u paraqiten me shqetësime të lehta.

Por nga ana tjetër, Prokuroria po pret edhe ekspertizën e ushtrisë që këqyri jo vetëm vendngjarjen në një perimetër të caktuar në bulevard, por edhe veshjet e protestuesve që shfaqen dhimbje sysh dhe në trup.

Jo zyrtarisht, thuhet se ekspertiza e Forcave të Armatosura tregon se në bulevard nuk është gjetur asnjë element i rrezikshëm.

Por ndërkohë zyrtarisht Prokuroria nuk e regjistroi çështjen hetimore sipas referimit të policisë për dyshimet e ndotjes së ajrit, por për veprën 325 që është pengim i subjekteve elektorale për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Ndërsa policia thotë se lëndimi i tubuesve është shkaktuar nga ndriçimi i projektorëve, i pyetur nga prokurorët pronari i kompanisë ka dorëzuar një sërë dokumentesh, sipas të cilave të njëjtët projektorë janë përdorur edhe në mitingje të mëparshme. /TCH/

Kontingjenti ushtarak i Shqipërisë niset drejt Afganistanit

Në ceremoni merrte pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, zyrtarë të ushtrisë shqiptare dhe familjarë të pjesëtarëve të kontingjentit ushtarak

TIRANË – Është zhvilluar sot në Tiranë ceremonia për nisjen e një kontingjenti ushtarak prej 30 forcash nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit, në kuadër të misionit të NATO-s “Mbështetje me Vendosmëri”, që do të realizojë misionin nën komandën turke.

Në këtë ceremoni merrte pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Cem Baş, zyrtarë të ushtrisë shqiptare dhe familjarë të pjesëtarëve të kontingjentit që niset drejt Afganistanit për mision.

“Jemi sot këtu së bashku për të nisur shokët, miqtë dhe vëllezërit tanë në Afganistan. Aty ku do të përballen me misionin dhe detyrën e tyre të vështirë të ruajtjes së forcave aleate, në frontin më sfidues dhe më të rëndësishëm në NATO”, tha ministrja Kodheli gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni. Ajo shtoi se këto trupa ushtarake do të vijojnë të dislokohen në kuadër të misionit të NATO-s në përmbushje të angazhimeve të aleancës, për menaxhimin e krizave në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Kodheli theksoi ndër të tjera se “Ne nuk mjaftohemi vetëm me solidaritetin me viktimat dhe të goditurit nga terrorizmi, por kontribuojmë aktivisht në luftën kundër tij. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është domosdoshmëri dhe me sakrifica duhet luftuar që në burimet e tij. Duke vlerësuar mbështetjen e pakursyer që vendet aleate kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për forcat tona të dislokuara në operacione, shpreh mirënjohjen e thellë, veçanërisht për forcat e armatosura turke dhe ato italiane”.

Në një fjalë të mbajtur në këtë ceremoni, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Cem Baş, ka vënë në dukje rëndësinë e Turqisë në aleancën e NATO-s. Ai ka theksuar se Turqia është një forcë e rëndësishme në NATO, me ushtrinë moderne, ku përfshihen forcat të kualifikuara tokësore, detare dhe ajrore.

Baş ka vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO duke thënë se është një kontribut i rëndësishëm për aleancën. Ndërsa duke u ndalur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, që i ka konsideruar të shkëlqyera, ai ka shtuar: “Kemi lidhje shumë të mira ushtarake me Shqipërinë. Lidhjet tona janë të forta dhe miqësore, rrënjët e të cilave kanë një të kaluar disa qindra vjeçare”.

Në vijim të fjalës së tij Baş nuk ka nguruar as të kujtojë me respekt të gjithë ata figura të shquara shqiptare që kanë kontribuar në Perandorinë Osmane, që nga pozitat ushtarake deri në ato shtetërore. Baş ka thënë gjithashtu se, Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në modernizimin e forcave të armatosura, dhe në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi, etj.

Grupi i parë i ushtarëve shqiptarë me detyrë në Afganistan u nis më 16 dhjetor 2014. Brenda një periudhe 2.5 vjeçare ky është misioni i gjashtë që shkon në këtë kuadër. aa

Mark Marku:Turp, Jozefina Topalli dhe Imami njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës

Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ka shpërthyer ndaj Arben Imamit dhe ndaj Jozefina Topallit për kritikat ndaj Bashës.

Marku tha se Imami dhe të tjerët kanë qenë aty në PD kur është shkelur statuti me mijëra herë. Por në atë kohë nuk flisnin se u pëlqente.

“Imami ka qenë aty kur janë shkelur rregullat me qindra herë. T’u vijë turp atij dhe të tjerëve. Janë njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës që kënaqeshin kur pushkatoheshin të tjerët dhe përdornin të pushkatuarit për të pushkatuar. Kjo është historia e PD-së. Jemi rritur me këtë. Ato janë vetë viktima të sistemit”, tha Marku.

Imami “shpërthen” me fyerje: Basha hoqi Topallin, vuri shtëpiake që kanë pjellë nga 3-4 fëmijë

Pasi u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, Arben Imami, duke folur në “Opinion” tha se është shkelur statuti i partisë dhe se ato janë të pavlefshme.

Imami ironizoi Bashën duke thënë se futi në lista gra që kanë lindur nga 3 – 4 kalamaj, të cilat sipas tij kanë dhënë kontribut vetëm për rritjen e pjellorisë në vend.

“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, tha Imami.

Fevziu: Edhe ato që kanë lindur shumë fëmijë kanë dhënë kontribut në këtë vend…

Imami: Po patjetër kanë dhënë kontribut për rritjen e pjellorisë në vend

Fahri Balliu: Nëse humbet, Basha duhet të largohet

Fahri Balliu u ndal tek figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike që janë lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në Top Story ai tha se këto figura me rolin dhe pozicionet që kanë mbajtur në qeverisjen e demokratëve kanë patur përgjegjësi në humbjen e 2013.

“Fakti që njerëzit që nuk janë në lista, nuk janë se nuk kanë vlerë dhe kontribute brenda Partisë Demokratike, por në fund të fundit kishin një përgjegjësi në rënien e 2013, ku lanë vetëm kryetarin që të jepte dorëheqjen dhe vetë nuk bënë asnjë autokritikë”, tha ai.

Sipas Balliu, me emrat e përzgjedhur, Basha tregoi se është një njohës i mirë i politikës, ndërsa rezultati i 25 qershorit duhet të përcaktojë fatin e tij.

“Basha tregoi me një stil të veçantë që e njeh politikën dhe këtë e bëri me listën. Ai do të gjykohet për këtë listën, nëse fiton qëndron dhe nëse humbet duhet të largohet”, tha ai.

Renditja e LSI në fletën e votimit, shpërthejnë të qeshurat në KQZ, ja ku janë PS dhe PD

Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve shpërthyen në të qeshura kur nga shorti i administratës për renditjen e partive në listën e votimit për zgjedhjet e 25 Qershorit, LSI doli partia që renditet e para.

 

Kjo per shkak se si zoti Meta, ashtu edhe kreu i ri i LSI Petrit Vasili, pas zgjedhjes se Metes President, kane artikuluar gjate muajve te fundit qe LSI synon dhe sipas tyre do te dale force e pare ne keto zgjedhje parlamentare.

Partia Socialiste u rendit e dyta, ndërsa Partia Demokratike e gjashta

Grida Duma: Ja pse Topalli u la jashtë listës së PD!

Kandidatja e PD për Tiranën, Grida Duma, në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, ka treguar se pse u mor vendimi për lënin jashtë listës së PD, të Jozefina Topallit.

“Ka qenë një vendim i vështirë për lënien jashtë të Jozefina Topallit dhe nuk ka asnjë dyshim për kontributet e saj. Ka ardhur në ’96 kur disa prej ish themeluesve si Imami, ishin larguar. Pati mundësinë të kontribuonte në 22 vite. Ka shërbyer edhe në mbështetjen e zonjave. Pa mbështetjen e saj nuk do të kishte as unë në PD. Kontributi i saj është i madh, i gjatë, i përhershëm në politikën shqiptare. Por partitë nuk duhet t’i shërbejnë vetëm politikës por edhe shoqërisë. Rezultati ka të bëjë edhe me shoqërinë shqiptare”, tha Duma.

Duma ka folur më tej edhe për akuzat që Topalli bëri kundër Bashës, në daljen në konferencë për shtyp, së bashku me Arben Imamin.

“Është vendim personal. PD ka individualitet dhe është karakteristike e kësaj partie. Duhet të bëjmë një analizë tjetër për PD. Është një parti e re ,në krahasim me PS dhe është nën kritika. Por për mua rrënjët i ka 100 e ca vjeçare, për sa i përket shtresave sociale”, tha Duma.

Gjekmarkaj – Bashës: Nuk e ke luksin të heqësh Topallin

“Këto lista janë basti i Lulzim Bashës. Nëse Basha e humbet këtë bast, Basha duhet të mbajë përgjegjësinë. Koha është e shkurtër dhe janë shqiptarët që do të gjykojnë këtë listë”.

Kështu nisi fjalën e tij në Top Story analisti Agron Gjekmarkaj duke analizuar listën kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në këtë listë, Gjekmarkaj thotë se ka disa risi dhe prurje interesante, ndërkohë që mendon se me lënia jashtë e disa figurave nuk legjitimohet.

“Aty ka disa risi, disa prurje interesante nga bota akademike. Ka shumë emra të panjohur për ne, por të njohur për komunitetin nga vijnë. Basha e ka tërhequr shumë litarin sa i takon Topallit dhe Patozit, dy figura që është i palegjitimuar largimi i tyre. Basha nuk kishte luksin të largonte Topallin. Basha e ka të vështirë të shpjegojë elektoratit largimin e Topallit dhe Patozit”, tha ai.

Ndryshon lista e PD në Shkodër, ja renditja e re

Pas tërheqjes nga lista e PD-së e deputetit Helidon Bushati, që ishte në pozicion fitues dhe e Ramiz Çobajt, kryetar dege të PD-së ndryshon edhe lista e PD-së për këtë qark.

Vendin e Helidon Bushatit zë Bardh Spahia.  Më poshtë është lista si bëhet dhe si ishte, shkruan “Panorama”. 

Bushati nuk dha arsye konkrete per terheqjen ndersa Çobaj tha se ishte fyerje listimi i tij ne fund dhe se tani do te drejtoje shtabin e PD-se ne Qarkun Shkoder, raporton Senad Nikshiqi per “Panoramen”. 

QARKU SHKODER (Si bëhet)

  1. Romeo Gurakuqi
  2. Izmira Ulqinaku
  3. Lorenc Luka
  4. Bardh Spahia
  5. Nard Ndoka
  6. Gjok Uldedaj
  7. Anton Koka
  8. Prel Gjoni

QARKU SHKODER (Si ishte)

  1. Romeo Gurakuqi
  2. Izmira Ulqinaku
  3. Lorenc Luka
  4. Helidon Bushati
  5. Nard Ndoka
  6. Bardh Spahia
  7. Anton Koka
  8. Ramiz Coba

Eduard Selami distancohet nga Topalli dhe Imami: Mbështes listën e Bashës, t’i kushtohemi fushatës!

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Selami kërkon mbështetjen për fushatë, dhe jo analiza për PD-në nga vetë deputetët që tashmë s’do jenë me në lista.

“Koha për fushate jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, shkruan Selami.

Ky reagim vjen menjëherë pas konferencës për shtyp të ish deputetëve Jozefina Topalli dhe Arbën imami, pir dhe mbledhjes që janë duke bërë së bashku të tjerë deputetë të përjashtuar nga listat siç është Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Keltis Kruja.

Topalli: Basha si Rama, kjo nuk është më Partia Demokratike

Deputetja Jozefina Topalli e cila u la jashtë listave nga Kreu i PD-së deklaron se pas 26 majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990.

DEKLARATA E TOPALLIT
Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re.

E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes.

Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale.

Po e nis nga fundi i ngjarjeve.

E di qe shume demokrate jane merzitur me mua, kur i kerkova Lulzim Bashes te mos bojkotoje zgjedhjet, kur nuk erdha më ne cader ashtu sic do te kisha dashur. Por une e dija qe Lulzim Basha po e perdorte shpirtin e demokrateve, revolten e tyre kunder Edi Rames, per te mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramen. Dhe ashtu u be! Kauza per zgjedhjet e lira e te ndershme u verifikua si nje kauze e rreme e Lulzim Bashes.

“I rreme” eshte fjala qe e pershkruan me mire Kryetarin e Republikes se Re. Dhe ky eshte arsyeja pse gjithmone i kam perseritur privatisht dhe publikisht se kam diferenca te medha me te.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur per ringritjen e Partise Demokratike, qe u shnderrua ne nje grusht njerezish servile te Kryetarit apo kliente te familjes se tij. Nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideeroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se do te bashkonte dhe ribashkonte PD per te forcuar shtyllen kurrizore te PD, qe perfundoi ne nje karrige me rrota, te cilen e shtyn here me Ramen, here me Meten, por asnjehere me demokratet.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se PD do te jete gardiane e pakompromistë e interesit publik. Me perjashtim te dy viteve te fundit, Lulzim Basha, ky i Republikes se Re, ka qendruar 11 vjet ne majat e pushtetit, 4 prej te cilave ne krye te Bashkise se Tiranes, ku nuk la asnje gjurme ne favor te interesit publik. Perkundrazi! Modelin klientelist familjar e bere model te drejtimit dhe vendimarrjes ne Partine Demokratike.

I rreme edhe per premtimin me te madh te jetes 2 vjecare ne opozite, ate te Republikes se Re pa oligarke, te cilet Lulzim Basha diten i mallkon, ndersa naten darkon familjarisht ne vilat e tyre luksoze.

Me e renda eshte se per Lulzim Bashen nuk eshte problem as fakti se PD rrezikon me te keqen! Atij i mjafton qe te jete ne krye dhe te mbaje logon e vulen e PD.

Do te isha edhe une si Kryetari i Republikes se Re, e rreme, po te thosha se nuk do te doja te isha ne Parlament. Por, fatmiresisht, nuk jam e rreme.
Po! Une doja te isha ne Parlament, por doja te isha nga “Lista PD”, jo nga “Lista Basha”. Per te thene te verteten, duke mos me kandiduar, me ka hequr nje barre te rende, ate te dilemes per ta pranuar apo jo nje mandat qe vetem logon do ta kishte te PD, por do te ishte nje mandat ne sherbim te axhendes personale per pushtet te familjes Basha!
Kete te dyten natyrisht nuk e beja ne asnje rrethane.

Por tani nuk kam me asnje dileme. Çfare e kam dyshuar prej kohesh, eshte vertetuar plotesisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonje ndryshim nga Rilindja.
Qofsha e gabuar!

Ajo qe me ngroh eshte se keto dite kam marre mesazhe te pafundme. Kam lexuar fjale zemre, qe nuk e di a i meritoj. Por e di shume mire se keto 20 vjet kam qene e privilegjuar, qe kisha besimin e demokrateve te vertete dhe cdo qytetari qe ka identifikuar tek figura ime politike dhe njerezore perpjekjen e vet te perditshme per te ndertuar jeten me ndershmeri.

Dua te falenderoj zotin Berisha e ne menyre te vecante shkodranet e mi. Ata me nderuan 20 vjet me rradhe dhe me voten e tyre me dhane 6 mandate rradhazi me besim e dashni te madhe.
U kerkoj te falun per cfare nuk kam mundur apo nuk kam ditur te bej.

Une do te vazhdoj te jem ne politike.
Nga jashte parlamentit do te ngrihem kunder cdo padrejtesije dhe cdo akti korruptiv, qe ushqen shqiptaret me bindjen se ky vend nuk behet. Une besoj se Shqiperia mund te behet me politikane te pakorruptuar, me autoritet dhe integritet te larte moral.

Çdo gje varet nga shqiptaret.
Tani eshte koha.

Princi Leka II është në një vizitë 2 ditore në Kosovë

Princi Leka II është në një vizitë 2 ditore në Kosovë.

Gjate qëndrimit në Prishtinë është takuar me kandidatin për kryeminister z Ramush Haradinaj dhe ka thënë se në Kosovë gjithmonë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë përherë afërt Kosovës.

“Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, ka thënë Princ Leka ll në takimin me kandidatin për kryeministër nga AAK, PDK dhe Nisma,z Ramush Haradinaj.

Princi Leka II ka thënë poashtu se i vjen mirë që z Ramush Haradinaj ka kaluar problemet që ka pasur në Francë lidhur me ndalimin e tij në bazë të një fletëarresti të Serbisë dhe se poashtu i vjen mirë që ai i është kthyer popullit të Kosovës.

Në fjalën e tij z Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohet me Princin Leka ll, kur shqiptarët takohen mes vete.

Z Haradinaj falenderoj Princ Leka ll për viziten e tij në Kosovë, dhe perkrahjen e vazhduar të Oborrit Mbreteror Shqiptar për Kosoven/ Beniamin Bakalli

 

 

 

Topallin nuk e kam preferuar kurrë, arroganca e saj shenjë papjekurie e injorance politike – Nga Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu duke analizuar listën e kandidatëve që kreu i PD, Lulzim Basha zgjodhi për garën e 25 qershorit, e quan atë “spastrimi më drastik pas atij të vitit 1992 brenda partisë”.
Në një analizë publikuar në Opinion.al, Fevziu merr me radhë surprizat në listë dhe ndalet në tre pika:

Lulzim Basha ka publikuar dje, në limitet e fundit ligjorë, listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Hermetizmi që shoqëroi listën mund të shpjegohet vetëm me përmbajtjen e saj dhe faktin që në këto 27 vjet, ky është spastrimi më drastik pas atij të vitit 1992 brenda partisë. Nuk ka asnjë dyshim që lista ishte surprizë, si edhe procedura e hartimit të saj. Nëse i hedh asaj një sy, mund të vësh re disa gjëra.

E para, lista i jep fund një epoke të partisë demokratike, thuajse 25 vjeçare. Në listën e hartuar nga Basha nuk janë as themeluesit e PD, Imami, Selami, apo Ruli (ky i fundit u tërhoq vetë); as brezi i dytë që konsolidoi opozitën e PD në vitet 1997 – 2005 si Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo Astrit Patozi; dhe as disa nga të ardhurit më të spikatur të vitit 2005 dhe të qeverisjes së PD si Majlinda Bregu apo Myqerem Tafaj. Një kritër i vetëm nuk i klasifikon dot të gjithë, sepse biografia, sjellja politike apo angazhimet e tyre janë shumë të ndryshme dhe dallojnë nga njëri tjetrit. Ajo që i bashkon është të mos qenit pjesë e PD që Basha ndërtoi në këto vite dhe as pjesë e të besuarve të tij. Basha e deklaroi vetë pas publikimit të listave, se ai është mbështetur tek ata që besojnë republiën e re, duke lënë të kuptohet se kriter ka qenë qëndrimi në 90 ditët e protestës dhe jo karriera politike, historia në parti apo opozita parlamentare. Këtë qëndrim ai e kishte paralajmëruar edhe gjatë një fjalimi në cadër, kur deklaroi se protesta në bulevard kishte qenë më e suksesshme se sa opozita parlamentare 3 vjecare. Basha ka nisur ndërtimin e një partie të re, që sot. Me listat, ai ka bërë edhe ndarjen zyrtare me partinë e drejtuar, në të mirë e në të keq nga Sali Berisha.

Nuk ka asnjë dyshim që lista e tij do hap debat të madh. Ndër emrat e djegur, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, por edhe Majlinda Bregu e Arben Imami do diskutohen gjatë. Personalisht nuk e kam preferuar kurrë Jozefina Topallin. Arroganca që manifestonte në pushtet ishte shpesh shenjë e një papjekurie dhe injorance politike. Por historia e këtyre katër viteve në opozitë ka dëshmuar se ajo ishte ndër shumë të paktat që e ka kryer si duhet detyrën e saj në Parlament, me kurajo dhe me guxim. E padyshim me koshiencë politike. Debatet e fundit për hyrjen në zgjedhje, ishin gjithnjë në funksion të idesë për një PD më të fortë. Po kështu edhe Patozi që ka pasur fjalime mjaft të rëndësishme opozitare. Natyrisht edhe Imami, personi i parë që ju deklaroi shqiptarëve që po krijohej një Parti Opozitare natën e 11 Dhjetorit 1990, por pse jo edhe Bregu që me gjithë diskutimet për qëndrimet e fundit, ka krijuar një figurë të rëndësishme politike dhe me ndikim publik.

Por kjo ka qenë zgjedhja e Bashës, dhe padyshim që është edhe përgjegjësia e tij.
E dyta, është cështja e emrave të rinj që janë përfshirë në listë dhe që pritet të zëvendësojnë në betejën parlamentare figurat e PD që kishin një eksperiencë 20 vjecare atje. Kjo listë po aq sa për largimet, do debatohet edhe për prurjet e reja. Eshtë herët te diskutohen emrat e rinj, që ende nuk janë vënë në prove. Ajo që bie në sy është rikthimi i Tritan Shehut dhe i Prec Zogajt, që figurojnë, së bashku me Dash Shehin ndër figurat themeluese të PD. Por debati do të jenë emrat e rinj. A do jenë ato një histori suksesi apo një dështim, pritet për t’u vërtetuar. Ky është basti i Bashës dhe koha do ta tregojë.

E treta, është mënyra se si listat u hartuan. Basha duhej të kishte mbledhur kryesinë dhe ta bënte atë publike. Edhe pse për shumë vetë ky është thjeshtë një formalitet, është një zbatim i rregullave në parti dhe i statutit të saj. Bjerrja e rregullave dhe shkelja e parimeve, janë hapi i parë që rrënon demokracinë brenda një partie.

Pavarësisht këtyre, Basha ka hedhur ekipin e tij në betejë dhe nuk ka shumë kohë për të vërtetuar nëse zgjedhja e ti ka qenë e qëlluar apo jo. Ai do të matet në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe atë ditë, ne do themi, nëse kjo që mbylli dje në mesnatë qe një gabim, apo një zgjedhje e duhur!
Blendi Fevziu

Këshilltari i Presidentit Nishani në listën e sigurt në Korçë

Emri i katërt në qarkun e Korçës, është Klevis Balliu, djali i botuesit të gazetës ‘55’, Fahri Balliu dhe njëherësh këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Ai renditet në këtë qark pas Valentina Dukës, Ervin Salianjit dhe Hekuran Hoxhollit dhe pritet të mbulojë zonën e Pogradecit.

CV e Klevis Balliu


Zoti Klevis Balliu lindi në qytetin e Tiranës, më 23 gusht 1989.

Mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin në Brooklands College Royal Holloway në Londër. Studimet e larta i kreu po aty. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin Richmon International University of London. Në universitet ka qenë një nga gjashtë senatorët dhe organizonte, për të gjitha klasat, takime të ndryshme me shkrimtarë e profesorë të ftuar nga universiteti.

Pas përfundimit me sukses të studimeve, rikthehet në Shqipëri për të nisur karrierën e tij profesionale.

Hapat e para të tij nisën si gazetar në “Shtëpinë Botuese 55” ku shkroi dhe botoi opinione të ndryshme rreth situatave aktuale të vendit. Pasi fitoi përvojë, emërohet aty Drejtor Ekzekutiv. Më pas mori rolin e analistit politik në media të ndryshme të vendit, por dhe në ato ndërkombëtare.

Që në moshë fare të re, tregoi interes për botën intelektuale. Kur ishte 14 vjeç, botoi librin “Dita e Verës”. Është autor i disa shkrimeve në gazeta të ndryshme.

Në shkurt të vitit 2015, Klevis Balliu, emërohet Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Presidentit të Republikës.

Zoti Balliu flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane.

Shqipëria kthen nga ka ardhur mishin e pulës të importuar nga Brazili

Autoritetet e ushqimit në Shqipëri thonë se po e kthejnë një transport me mish të ngrirë të shpezëve në Brazil, pasi testet kanë treguar nivel të lartë të bakteries salmonella.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dje ka kumtuar se 28.6 tonelata të mishit të ngrirë të shpezëve, i importuar nga një kompani lokale shqiptare, është bllokuar në portin perëndimor Durrës, më herët këtë muaj, raporton agjencia AP.

Në kumtesë, mëtutje theksohet se ky mish “do të shkoj për në Brazil” pasi të kompletohet dokumentacioni përkatës nga doganat dhe kompania lokale.

Brazili është burimi kryesor i mishit të shpezëve dhe të derrit për kompanitë shqiptare.

Në muajin mars, eksporti i mishit nga Brazili ishte ndalur, pasi hetuesit patën thënë se inspektorëve brazilianë të shëndetësisë u ishte dhënë ryshfet për të mos e ndalur mishin me afat të skaduar.

Prej këtij skandali, autoritetet e Shqipërisë kanë filluar në mënyrë energjike ta testojnë mishin që vjen nga ky vend.

Basha arrin marrëveshjen me aleatët. PR me dy emra në listat e PD. Ja kush mbeti jashtë

Të tjera detaje bëhen publike në lidhje me një marrëveshje zyrtare mes Partisë Demokratike dhe dy aleateve të saj kryesore, republikanët e Fatmir Mediut dhe agrarët e Agron Dukës.

Vetë Mediu u takua disa herë gjatë ditës me Lulzim Bashën dhe në takimin e fundit, që ishte më i shkurtër se të tjeët, u shfaq më i çliruar. Ai tha për mediat se marrëveshja po ecën në rrugën e mbarë.

Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike thonë për Top Channel se marrëveshja me republikanët është arritur dhe sipas saj, republikanët do të fusin dy emra nga tre që kërkuan në listat e PD. Njëri është Fatmir Mediu, ndërsa mbetet për t’u mësuar emri tjetër.

Megjithatë, vetë Partia Republikane do të kandidojë formalisht me listën e saj për deputetë për të mos humbur komisionerët.

Ndërkohë, edhe me PAA mund të jetë arritur një marrëveshje, megjithëse kjo është ende e pakonfirmuar.

Aleati tjetër i LZHK-së, Dashamir Shehi do kandidojë në listat e PD-së në Tiranë, ndërsa Nard Ndoka në Shkodër

Por duket se Basha ka lënë jashtë listave aleatë si Kreshnik Spahiu i AK, Alimadhi i Ballit apo Gjana i Legalitetit.

Sa u takon listave, PD ende nuk i ka përfunduar edhe për shkak të bisedimeve me aleatët, që mund të ndikojnë në listën përfundimtare në Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe ndoshta edhe në Fier.Sipas marrëveshjes Rama-Basha, Partia Demokratike ka kohë deri në mesnatë për të dorëzuar në KQZ listën e saj me kandidatët për deputetë.

Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli

U nda sot nga jeta deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli.

Deputeti i Lezhës ka ndërruar jetë për shkak te problemeve shëndetësore në një spital në Itali.

Kadeli vuante nga pankreasi akut.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike.

Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike.

Ai premtoi se nuk do të largohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkua Grupit Parlamentar të LSI.

Ja pse Partia Republikane del e vetme në zgjedhje

Partia Republikane do të dalë vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit.

Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj partie, duke zyrtarizuar faktin se PR nuk e ka pranuar ofertën e Bashës.

“Vendimi u mor pas mosarritjes së marrëveshjes politike me Partinë Demokratike për të shkuar së bashku në zgjedhje.

Partia Republikane vendos të shkojë e vetme në zgjedhje të masë elektoratin e saj, pasi ka dalë e pakënaqur nga negociatat politike me Partinë Demokratike”, tha Mediu për Report Tv.

Mësohet se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri për kryetarin Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar pasi në Tiranë pritet që PD-ja të vijë me kandidatë të fortë.


Send this to a friend