Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë dhe ka arrestuar Odhise Andrean, i cili u dënua dje nga Gjykata e Lartë me 1.6 vite.

Odhise Andrea, bashkëshorti i gjykatëses Majlinda Andrea, është shpallur fajtor për veprën penale të korrupsionit, i përfshirë në një aferë prej 50 mijë Euro. Ai ishte në detyrim paraqitje gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, ndërsa vendimi i djeshëm i gjykatës ka bërë që ai të arrestohet.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarja Mjalinda Andrea ka marrë ryshfet 50 mijë euro për një çështje pronësie në qytetin e Sarandës. Paratë janë paguar nga Eleni Lino dhe Ilia Çabiri tek sekseri Petraq Dashi. Këto para më pas i janë dhënë nga ai bashkëshortit të gjyqtares, Odise Andrea. Gjykata vendosi që shuma prej 50 mije eurosh të kalojë në favor të shtetit.