VOAL

VOAL

‘Policët në Lirim’: Artan Cuku nuk u vra për gjakmarrje, e vrau shteti!

June 15, 2017
blank

Komentet

blank

Flutura Açka: Duke i “riedukuar gazetarët” kryeministri është kthyer në harbutin e mediave

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka “dënuar” me tre muaj riedukim gazetarin Klevi Muka, pasi nuk i pëlqeu pyetja që i drejtoi gjatë konferencës për mediat.

Deputetja Açka thekson se Edi Rama dikur ishte njeriu që është rrahur për fjalën e lirë, ndërkohë që sot sipas saj është kthyer në harbutin e mediave.

Shkrimtarja thekson se fjala riedukim është marrë nga diktatura, ndërkohë që shton se duhet hapur një shkollë për të “riedukuar Kryeministrat e Demokraturës”.

“E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.

Në solidariteit me gazetarët!

Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.

Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.

Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”, thekson Açka.

 

blank

Skandali – Tërbohet prapë Rama: ‘Ndëshkohet’ edhe një tjetër gazetar me 3 muaj edukim, pas Ambrozia Metës edhe Klevi Muka

Kryeministri Edi Rama ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, Klevi Muka, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ju, në 29 prill ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik për Këshillin e Ministrave, i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjësve të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Gazetari: Zbatimi i Kodit Etik për çfarë është bërë? Kodi Etik a do zbatohet apo jo, nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, ju e keni thënë që do ketë sanksione, e keni thënë kur keni prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e Kodit Etik të gazetarit në një konferencë shtypi, që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime, dhe po të them që siç e pe me Ambrozian, komunikimi ishte perfekt… për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet rieduktim, tre muaj, përgjigjen e radhës do ta marrësh pas tre muajsh, në konferencën e tetorit je i mirëpritur dhe shpresoj dhe i riedukuar për të marrë përgjigje.

blank

Berisha poston foton: Ftesë miqësore për protestën kombëtare më 7/7/7

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi fundjavën duke postuar një foto nga tubimet para kryeministrisë.

Berisha shkruan se kjo është një ftesë miqësore për të marrë pjesë në protestën kombëtare.

Kujtojmë se më 7 korrik në ora 7 pasdite, opozita dhe Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë kanë ftuar qytetarët në një protestë masive.

“Miq, përshëndetje të përzemërt dhe ftesë miqësore me këtë foto për t’u mbledhur të gjithë në protestën kombëtare më 7/7/7 para kryeministrisë! Fundjavë të mbarë!” shkruan Berisha.

syri.net

blank

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SFAB), një ekip i cili do të mbështesë dhe këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim u theksua rëndësia e ndërveprueshmërisë mes aleatëve të NATO-s në një terren të ri për sigurinë botërore.

Në fjalën e tij, ministri Peleshi vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA kanë dhënë për Forcat e Armatosura. “Ky grup-batalion është objektivi ynë kryesor në NATO dhe jemi duke punuar intensivisht për të bërë të mundur realizimin e të gjitha detyrimeve në këtë kuadër dhe padyshim asistenca e ekipit amerikan është e një rëndësie të veçantë. Jam i bindur që puna juaj do të japë frytet e saj dhe do të kurorëzohet me certifikimin e suksesshëm që kjo strukturë do t’i nënshtrohet gjatë muajit shtator të këtij viti“, – u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

 

Duke theksuar vendimet tejet të rëndësishme që u morën në Samitin e NATO-s në Madrid si dhe miratimin e Konceptit të ri Strategjik të Aleancës, ministri Peleshi garantoi forcimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah aleatëve të saj ushtarakë. “Shqipëra, jo vetëm që do të vijojë të jetë pjesë e trupave në krahun lindor të Aleancës me prezencën tonë në Letoni, por do të shtojë kontributin edhe në Bullgari, në kuadër të grup-batalioneve të reja, që do të krijohen në disa prej vendeve anëtare të Aleancës. Ne do të vijojmë të përmbushim me seriozitet dhe profesionlizëm detyrimet në Aleancë dhe detyra juaj, të nderuar ushtarakë, është të shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi që ju jepet për të rritur dhe më tej standardet operacionale në mënyrë që të jeni të ndërveprueshëm me homologët tuaj“, – theksoi ministri Peleshi.

 

Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim e vlerësoi aktivizimin e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të ndihmës së ushtrisë së SHBA si një hap të rëndësishëm për të çuar në lartësi të reja marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. “Është e rëndësishme që ju të përmbushni të gjitha objektivat tuaja që u diskutuan edhe në Samitin e NATO-s. Bota ka ndryshuar, ka sfida të reja, të cilat duhet të përmbushen. Çdo aleat duhet të jetë i gatshëm, i përgatitur dhe për këtë arsye jemi të kënaqur për forcën e sotme në mënyrë që të jemi të gatshëm, që NATO të jetë e gatshme. Nën drejtimin e ministrit Peleshi dhe gjeneral brigade Kingjit forcat shqiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, po për sigurinë rajonale dhe globale. Ndërveprueshmëria e alatëve të NATO-s është vendimtare”, – vlerësoi ambasadorja Kim.

 

Në ceremoni morë pjesë edhe zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu dhe komandanti i Forcës Tokësore Arben Kingji.

Aktivizimi i ekipit të Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA në Shqipëri vjen pas aktivizimit në vendin tonë edhe të Shtabit të Përparuar të Forcave Speciale amerikane në Evropë.

blank

Vendimi u mbajt sekret- Qeveria nuk ndalet, jep me koncesion tek privati deri në 40 vjet edhe kompleksin e Pallatit të Brigadave

Qeveria, pasi e miratoi që në janar projektin e restuarimit të Pallatit të Brigadave, për muaj me radhë mbajti sekret draftin e hartuar prej saj.

Të plotë vendimin për Planin e Menaxhimit të Integruar të Ansamblit Historik të Pallatit Presidencial e botoi vetëm dje në Fletoren Zyrtare. Qeveria vendosi të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).

blank

Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët e njohin këtë monument, sipas qeverisë. Përmes vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se ky menaxhim do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli.

blank

 

Por, vendimi i qeverisë i referohet ligjit 27/2018 “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” ku në pikën 5 të saj thuhet: Kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Një gjë e tillë nënkupton që fondacioni, i cili e ka marrë me koncesion restaurimin e Pallatit Presidencial dhe që mbahet sekret, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, çka do të thotë për 40 vite.

blank

Projekti i Pallatit të Brigadave është njësoj me atë të Parkut të Butrintit, i cili u dha për 10 vite me koncesion dhe janë të njëjtat procedura të ndjekura edhe në rastin e vendimit të fundit të qeverisë. Parku Kombëtar i Butrintit, një nga asetet historike dhe kulturore më të mëdha kombëtare do të mbushet në të ardhmen e afërt me lokale, restorante e hotele. Edhe në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për restaurimin e Pallatit Presidencial në kapitullin “Turizmi dhe Infrastruktura”, bëhet e qartë se lejohen kafenetë dhe baret. “AHPB-ja zhvillon hapësirën natyrore që ka, Parkun e AHPB-së dhe në varësi të interesit të partnerëve të ndryshëm, mund të ofrojë shërbime për vizitorët aty (kafene apo brasserie me impakt minimal në mjedis)”, thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion, shkaktoi polemika të forta mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe të arkeologëve, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga procesi i konsultimeve. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Pasi e miratoi qeveria në Kuvend, Presidenti Ilir Meta e kthye për rishqyrtim ligjin për projektin e Butrintit, i kundërshtuar fort nga opozita.

 

PLATFORMA
LIGJI Nr. 27/2018 PËR TRASHËGIMINË KULTURORE DHE MUZETË Neni 186

blank

 

KONTRATA E RIJETËZIMIT

blank

 

1. Kontrata e rijetëzimit nuk mund të ndryshojë regjimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerës kulturore të paluajtshme që është objekt i saj, siç është përcaktuar në përputhje me këtë ligj.

blank

 

2. Kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të kontratës së rijetëzimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Në rast se subjekti kërkues do të ndërtojë infrastrukturën përkatëse, ndërtesa dhe instalime ndihmëse në zonat e lira të zbulimeve arkeologjike brenda zonës së mbështetur, kontrata duhet të përcaktojë kushtet teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture.

4. Përpara nënshkrimit të kontratës, subjekti fitues duhet të garantojë zbatimin e saj, nëpërmjet depozitimit, në favor të autoritetit të procedurës, të garancisë bankare të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, në vlerën prej 5 për qind të projektit.

5. Kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

6. Funksionet e ruajtjes, të mbrojtjes, kontrollit teknik, inspektimit dhe mbikëqyrjes së pasurive të dhëna në rijetëzim ushtrohen në përputhje me këtë ligj.

AFATI
20 vit është koha e dhënies së koncesionit të restaurimit të Pallatit të Brigadave. Por, vendimi i qeverisë i referohet ligjit 27/2018 “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” ku në pikën 5 të saj thuhet: Kontrata e rijetëzimit lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. /Gazeta Panorama/

blank

Harta e re gjyqësore “paralizon” sistemin gjyqësor në Shqipëri, Dhoma e Avokatisë merr vendimin final: Bojkot pa afat seancave

Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative.

Në vendimin e sotëm, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat e proceseve gjyqësore të masave të sigurimit personal në të gjitha shkallët e listave të avokatëve të caktuar për mbrojtjen e detyrueshme dhe ato të ndihmës juridike dytësore të miratuara për vitin 2022.

 

Kujtojmë se bojkoti ka nisur prej ditësh dhe do të vazhdojë pa afat, për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që parashikon shkrirjen e disa gjykatave në rrethe. bw

blank

Protesta e thirrur nga Berisha bashkon PD-në, 39 deputetë do dalin në shesh më 7 korrik

Protesta e shtatë korrikut do të bëjë bashkë në shesh deputetët e Partisë Demokratike, për herë të parë që pas 9 shtatorit, ditë kur me një vendim të shpallur nga ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar.

39 deputetë të Partisë Demokratike kanë konfirmuar për Neës24 pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut, duke u shprehur se do të jenë në shesh krah qytetarëve dhe përballë regjimit të Edi Ramës. Jane 22 deputete demokratë, të cilët edhe pse nuk kanë qenë pjesë e proceseve të ndërmarra nga Sali Berisha, mbështesin protesten e thirrur nga ish-kryeministri.

Dy deputetet e PD, Dhurata Cupi dhe Dashnor Sula, shprehen për Neës 24 se do të jenë në shesh në protesten e 7 korrikut, kundër qeverisë Rama. Sipas tyre, situate e rëndë ekonomike, i vendos ata në krah të qytetarëve.

Dashnor Sula: Të jeni të sigurtë se çfarëdo lloj proteste të ketë që është kundër politikave ekonomike apo kundër qeverisë do të jem në krah të qytetarëve. Nuk më intereson fare se kush është organizatori i protestës.

Dhurata Çupi: Do të jem në protestë sepse jam deputete e opozitës. Kam që nga viti 2013 që marr pjesë në çdo protestë, edhe të shoqërisë civile. Ka pafund arsye për të protestuar kundër arrogancës, kundër pushtetit dhe autokracisë së kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Cupi dhe Sula deklarojnë se janë të shumta arsyet që duhet të ngrenë shqiptarët në protestë, pasi ata theksojne se qeveria Rama, cdo ditë e më shumë po rëndon barrën ekonomike mbi qytetaret dhe nuk merr asnjë masë për t’i ndihmuar ata.

Çupi: Jam deputete e opozitës e qarkut më të varfër të vendit, jam deputete e Dibrës dhe për një Dibër të varfër e të papunë, ku rinia po ikën jashtë vendit, për minatorët e Bulqizës që janë në varfëri ekstreme, unë duhet të jem në krah të atyre qytetarëve në protestë.

Sula: Do jem pjesëmarrës me njerëz që kam komunikim. Do ti ftoj të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasanit sepse është një qark me problematikë jashtëzakonisht të madhe. Për mua 7 korriku është një protestë legjtime ekonomike. Kjo është protesta e parë në 30 vite me kërkesa vetëm ekonomike. Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

A është protesta e 7 korrikut, një protestë nga e cila mund të lindë bashkimi i shumicës së grupit parlamentar të PD-së?

Çupi: i përkes listës së atyre deputetëve që në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për bashkim. Ne nuk duhet të bashkohemi vetëm për protesta, por duhet të bashkohemi për një PD të madhe, për një PD që në zgjedhjet e ardhshme tu japim shumicën e bashkive demokratëve.

Sula: Nëse, duke filluar nga Berisha dhe gjithë të tjerët, nuk i thërrasin logjikës se çfarë i shërben shqiptarëve, jo vetëm demokratëve, kjo do të thotë pastaj që ta çosh ujin te mulliri i Ramës dhe ai të rrijë e të mbretërojë, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë të jetë e nënshtruar.

Por 2 deputetë, konkretisht Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferraj kanë deklaruar se s’do të jenë pjesë e kësaj proteste. Ndërsa pyetjes së Neës24 nese do të jenë në protestë, deputeti Agron Gjekmarkaj, iu pergjigj, se do te jetë surprisë. 4 deputete të tjerë, Enkelejd Alibeaj, Alfred Rushaj, Kastriot Piroli dhe Gazment Bardhi, nuk u përgjigjën nëse do të jenë në shesh apo jo. Nga ana tjetër janë edhe 3 deputetë, Andia Ulliri, Kreshnik Collaku, Eralda Bano të cilët shprehen se nuk e kanë vendosur se çfarë do të bëjnë, sikunder janë. Sa i perket deputetit Arbi Agalliu, në këtë datë ai do të jetë në Berlin, me një ftesë nga KAS. bw

blank

Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjendet skulptura e Artemisës në bronz

Një zbulim i ri arkeologjik është bërë në Durrës, në sajë të gërmimeve arkeologjike shqiptaro-franceze në Durrës që po realizohen në Forumin Bizantin dhe pranë kishës katolike të Shën Luçias.

 

Në përfundim të punimeve është zbuluar nga gërmimet te Forumi Bizantin një skulpturë e Artemisës rreth 12 cm e gjatë dhe skulptura është në bronz.

Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se nga gërmimet në Forumin Bizantin janë arritur nivele të periudhës perandorake romake.

“U arrit të gërmohet një banesë e shek. 2 e.s., e cila ishte shkatërruar tërësisht nga një zjarr i fuqishëm. Si pasojë e zjarrit banorët janë larguar me shpejtësi, duke mundur të marrin vetëm objektet më të rëndësishme. Për rrjedhojë, shtresa e djegies së banesës përmban shumë objekte të jetës së përditshme. Këtë vit u arrit të gjenden objekte të ndryshme, mes të cilave bie në sy një figurinë bronzi e një personazhi femëror në lëvizje”, shkruan Akademia Albanologjike në rrjetin social “Facebook”.

Akademia Albanologjike vijon më tej se “duke qenë se objekti ka nevojë të pastrohet e konservohet nga specialistët për momentin nuk mund të identifikohet me saktësi. Mund të themi se kemi të bëjmë me figurën e një perëndeshe (Artemis? Lar/Lares?), pjesë e faltores së banesës së shek. 2 e.s. Po në këtë nivel në vitin 2019 u zbulua një skulpturëz mermeri e një fëmije”.

Objekti u gjet në një banesë të datuar si e shekullit të dytë pas Lindjes së Krishtit, që sikurse një tjetër e një shekulli më vonë po në zonën e Forumit Bizantin i bëjnë arkeologët të dyshojnë se Durrësi u dogj gjatë periudhës Romake.

Akademia e Studimeve Albanologjike vijon më tej se qëllimi i kësaj fushate gërmimesh mbi topografinë e Epidamne-Dyrrahionit, mbetet zbulimi i fazave më të hershme të përdorimit të territorit në këto dy pika të rëndësishme të qytetit si Forumi Bizantin dhe Kisha Katolike e Shën Luçias.

Forumi Bizantin ka qenë qendra romake bizantine e qytetit të vjetër, i cili quhej Dyrrah. Ai zinte pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike e fetare të periudhës bizantine dhe i përket shekujve të V-të dhe të VI-të pas Krishtit. Në qendër të Forumit Bizantin ka një podium dhe pus, mbi një shtroje pllakash mermeri që mbulojnë dyshemenë. I zbukuruar me kolona e me pllaka të mëdha prej mermeri, paraqitja arkitekturore e tij dëshmon funksionin e një sheshi që kryente kryesisht funksionin e një tregu. Forumi është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh e zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të mëdha mermeri. Për shkak të vlerave kulturore që përmban Forumi Bizantin, ka hyrë thuajse në të gjitha guidat turistike të vendit tonë. gsh

blank

“Ushtari” i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit!

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në dosjen që gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” rezulton se në vendngjarje, ditën e krimit të bujshëm, ka qenë mes të tjerësh, edhe Gentian Sharra, i cili është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

 

Më tej, gazetarja Lala sqaron me detaje si ka ndodhur përplasja mes grupeve, që ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra mjeku Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

blank

“Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë për të sqaruar të gjitha pretendimet. Në këto momente, teksa po diskutonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me tre makina shtetasit Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, MArsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni “plumbi i artë” pas pendesës së Nuredin Dumanit.

 

Ata janë përplasur fillimisht me fjalë fyese e më pas fizikisht, deri në përdorimin e armëve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktuar dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon, dhe në këto momente është afruar ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka.

Pjerin Xhuvani, sipas dosjes, ka hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe në këto momente në mbështetje të tij kanë ardhur Klement Xhaferi, Elton Bodinaku, që kanë filluar të përplasen dhe konfliktohen fizikisht me Arbën Paplekan. Në këtë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ku Arbër Papleka ka përdoru armën që mbante me leje, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërkohë që në drejtim të tij kanë qëlluar dy persona, që nuk janë identifikuar ende”, raporton gazetarja Lala.

blank

“Dhanë fakte të ndryshme, por u ballafaquan me pamjet”! Si u “fundosën” dy ish-zvdrejtorët e Policisë Elbasan

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në dosjen që gazetarja Lala ka siguruar për “BalkanWeb” rezulton se dy ish.zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, kanë kryer disa shkelje të rënda, ku përveçse nuk kanë ndërhyrë në momentin e vrasjes, kanë dhënë dhe dëshmi të rreme.

Siç raporton gazetarja Lala, referuar dosjes së Prokurorisë, dy ish.zv-drejtorët kanë dhënë fakte të ndryshme, por janë ballafaquar me pamjet filmike nga vendngjarja.

“Nuk evituan konfrontimin fizik, por as përdorimin e armëve. Ata nuk kanë ndërhyrë dhe kjo është një shkelje e rëndë. Në një situatë të tillë, thekson prokuroria, ata mund të reagonin dhe të përdornin armët e zjarrit, jo vetëm për të mbrojtur jetën, por edhe për strukturën e tyre.

Një tjetër moment i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me faktin që ata kanë lejuar përdorimin e armëve të zjarrit nga personat që ndodheshin aty dhe nuk kanë ndërhyrë. Këto janë shkelje të rënda dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale. Gjithashtu, ata kanë dhënë fakte të ndryshme, pasi janë ballafaquar me pamjet filmike.

Ata jo vetëm nuk kanë ndërhyrë, por, pasi ka përfunduar ngjarja, policia është mjaftuar vetëm me shoqërimin e katër personave, që e kishin të pamundur të largoheshin nga vendngjarja, për shkak se nuk e njihnin territorin. E paqartë mbetet se përse Prokuroria e Elbasanit veproi pikërisht tani, kur ka kaluar mbi një vit nga ngjarja”, tha gazetarja Lala.

blank

Protesta e 7 korrikut bashkon grupin e PD! Deputetët që konfirmojnë pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Berisha (LISTA)

Ish-Kryeministri Sali Berisha konfirmoi dje edhe vendin e protestës së datës 7 korrik, e cila do të jetë para Kryeministrisë, në orën 19:00. Në një postim në “Facebook”, Berisha ftoi të gjithë që të bashkohen në atë që ai e quajti “Fronti për të Shpëtuar Shqipërinë”.
Ndërkohë, për të dalë kundër qeverisë “Rama”, duket se kanë lënë mënjanë përplasjet e brendshme shumica e deputetëve.

Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me deputetët e grupit të PD-së, duke pasur në fokus ligjvënësit që nuk i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Jo të gjithë iu përgjigjën pyetjes nëse do të merrnin pjesë në protestë, megjithatë shumica prej tyre iu përgjigj madje duke dhënë edhe qëndrimet e tyre.

blank

Nga përgjigjet rezultoi se janë mbi 31 deputetë, të cilët do jenë pasditen e 7 korrikut në shesh kundër qeverisë.

blank

Grida Duma: Është detyrë qytetare, pastaj detyrë si politikanë që të marrin pjesë në protestë, sidomos kur kjo është e munguar. PD-ja duhet të bëjë gjithçka për të ngritur forcën e opozitës dhe pa diskutim, njëra anë është forca e fjalës dhe argumentit dhe protestat janë mjeti kryesor që i jep forcë njerëzve që janë tulatur nga varfëria dhe nga problemet që aktualisht ndodhemi në një sistem autokratik.

 

Dhurata Çupi: Kam marrë pjesë në çdo protestë që është thirrur qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga PD-ja. Mos harrojmë që nga viti 2013, PD-ja ka organizuar protestat nga më të mëdha. Nuk kam arsye, përkundrazi janë pafund arsyet që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër pushtetit të Edi Ramës.

blank

Ervin Salianji: Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë, duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjiJorida Tabaku: Unë kam marrë pjesë në çdo protestë qytetare, isha dhe para një jave me 3 fëmijët. Do të dal në çdo protestë.

blank

Dashnor Sula: Patjetër që do të marr pjesë, madje do të ftoja të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre. Për t’u bërë barrierë ndaj abuzimeve të qeverisë, e cila edhe në këtë kohë krize kërkon t’u pijë gjakun shqiptarëve.

 

Saimir Korreshi: Do të marr pjesë në protestë.

 

Xhelal Mziu: Me shumë kënaqësi dhe angazhim, për ta rrëzuar këtë sistem diktatorial dhe të korruptuar.

 

Orjola Pampuri: Unë marr pjesë në çdo protestë që thirret nga qytetarët.

Lefter Gështenja: Do jem bashkë dhe në krahë me qytetarët!

Zef Hila: Patjetër që do të jem.

Greta Bardheli: Patjetër që do të marr pjesë.

Zheni Gjergji: Unë kam qenë dhe do jem në çdo protestë kundër kësaj qeverie.

Ndërsa, Flutura Açka thotë se e mbështet protestën, por për shkak të angazhimeve të saj nuk do ta ketë të mundur të marrë pjesë. “Nuk e di nuk e kam vendosur, kam përshtypjen që nuk do jem këtu. Njerëzit janë të lirë, kush dëshiron të shkojë në protestë. Duhet të dalin patjetër”.

Ndërkohë, i vetmi që ishte krejtësisht i qartë për mospjesëmarrjen e tij ishte deputeti i Durrësit, Ferdinant Xhaferaj. “Jo, më 7 korrik nuk do të jem, pasi marr pjesë vetëm në ato protesta që i shoh si zgjidhje për problemet që po hasim të gjithë”, tha Xhaferaj.

DEPUTETET E OPOZITES PER PROTESTEN E 7 KORRIKUT

AGRON GJEKMARKAJ-Nuk përgjigjet

AGRON SHEHAJ Po

ALFRED RUSHAJ- Nuk pergjigjet

ANDIA ULLIRI- Nuk e ka vendosur

ARBI AGALLIU- Nuk është përgjigjur

BELIND KËLLIÇI- Po

ILDA DHORI – PO

BLEDJON NALLBATI- Po

BUJAR LESKAJ- Po

DASHNOR SULA- Po

DHURATA TYLI (ÇUPI)- Po

EDI PALOKA- Po

ELDA HOTI- Po

ERALDA BANO (TASE)- Po

ERVIN SALIANJI- Po

FATION VEIZAJ- Po

FERDINANT XHAFERAJ- Jo

FLAMUR HOXHA- Po

FLUTURA AÇKA- Mbase jo

GRETA BARDELI- Po

GRIDA DUMA- Po

HELIDON BUSHATI- Po

INA ZHUPA- Po

ISUF ÇELAJ- Po

JORIDA TABAKU- Po

KASËM MAHMUTAJ- Po

LEFTER GËSHTENJA- Po

LINDITA METALIAJ- Po

LUÇIANO BOÇI- Po

MERITA BAKIU- Nuk përgjigjet

OERD BYLYKBASHI- Po

ORJOLA PAMPURI- Jo

RAMADAN LIKAJ- Nuk përgjigjet

SAIMIR KORRESHI- Po

SELADIN JAKUPLLARI- Po

SORINA KOTI- Po

TOMOR ALIZOTI- Po

TRITAN SHEHU- Po

XHELAL MZIU- Po

ZEF HILA- Po

ZHENI GJERGJI- Po

/Panorama

blank

VIDEO/ I pranishëm në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, kush është zvdrejtori i policisë emri i të cilit doli edhe në përgjigjet e “Babales”

Ditën e sotme janë ekzekutuar masat e sigurisë për tetë zyrtarë policie, pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në “arrest shtëpie”, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Nushi është një emër i dëgjuar edhe më parë, pasi dilte në përgjimet e dosjes “Babale”. Në atë kohë Ervin Salianji publikoi një bisedë të re, në lidhje me këtë ngjarje ku shprehej se Fredi Alizoti ka marrë para nga kreu i policisë së Fierit, Albert Nushi.

Bëhej fjalë për një bisedë audio e publikuar në Facebook, për të cilën Salianji thotë se është pjesë e përgjimeve të prokurorisë shqiptare.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç deklaronte Salianji. Në përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji, dëgjohet Alizoti që i kërkon para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

Kujtojmë se Fredi Alizoti është njeriu që dyshohet se në audiopërgjimin e njohur si Babalja, imitoi zërin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agronit. bw


Send this to a friend