VOAL

VOAL

Kryemadhi: Sistemi është i tillë, ndryshohen kryeministrat, por jo oligarkët, LSI mund të ketë lidhje por hajde t’i largojmë

Në emisionin e sotëm “Të PaEkspozuarit” në Neës24, po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në emisionin e titulluar “Atentati i dytë ndaj LSI-së”, po diskutojnë në studio nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe dy analistët e përhershëm Andi Bushati dhe Fatos Lubonja.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse marrëveshja e dy liderëve Rama-Basha është një përpjekje për asgjësimin e LSI-së, Kryemadhi thotë se Ajo që më shqetëson mua është sa thelb kombëtar ka marrëveshja mes PS-PD. Kjo është e rëndësishme, e sa do i shërbejë stabilitetit të vendit. Kjo është çështje transparencë. Demokracia do ju dukej e fortë nëse s’do futej në zgjedhje PD?

Monika Kryemadhi: Atentat do quhej për zgjedhjet, nëse PD nuk do hynte. Mos hyrja në aleancë, neve si LSI na favorizon. Se politika është bërë tri-polare. Jo, nuk duhet ta shohim kështu. Meta e kërkonte prej kohësh këtë marrëveshje. Paketa McAllister është një copy paste e propozimit të Ilir Metës. E shoh si gjë pozitive. Si shtensionim të situatës. Bashkimi i dy partive të vjetra, jo partive më të mëdha, se kush është më i madhi do e shohim më 25 qershor. Nuk e shoh problematike marrëveshjen. Shoh më shumë problematik ligjin që është bërë për reklamat në televizione. A nuk e shihni që Tirana është më e qetë se iku çadra, socialistët a nuk janë më të qetë?

Bushati: Marrëveshja për mua ishte turp i madh. Po të dëgjojmë fjalët e lidërëve dhe parimet që mbronin para se të takoheshin, kupton që ka qenë diçka që nuk ka themel, as në interes të njerëzve apo zgjedhjeve të lira. Ç’garanci kemi ne sot që mori disa nëpunës të nivelit të dytë dhe i bëri ministra teknikë? Ku kemi garanci që kriminelët nuk do i kemi në fushatë? Marrëveshja është një karagjozllëk politik që s’bind askënd. Nëse këtë e marrëveshje e shoh për t’i shërbyer një kaste të ngushtë, Ramës e Bashës, dhe jo shqiptarëve, nga një parti që duhej të ishte e prekur nga kjo, prisja ta denonconte.

Kryemadhi: LSI gjithmonë ka mbajtur parimin e stabilitetit. Kjo gjë që ndodhi duhet të kishte ndodhur kohë më përpara. Të gjitha problematikat duhet të merreshin më seriozisht nga palët që në fillim.

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit deklaroi se sistemi zgjedhor i detyron partitë që të jenë klientelise.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’, Kryemadhi pohoi se në këto kohë kanë ndryshuar veç kryeministrat dhe jo oligarkët. Nga ana tjetër ajo kritikoi qeverinë ‘Rama’, duke i quajtur pseudoreforma hapat e ndërmarrë deri tani.

“Sistemi është i kalbur, kemi të bëjmë me pseudoreforma. Vet reforma të bënë të jesh parti klienteliste. Janë 7 parti që bëjnë klientelizëm. Ne kemi bërë një sistem zgjedhor të tillë. Zgjedhjet na kanë krijuar që të kemi dy parti të mëdha, që të bëjnë veç kontrolle. LSI bën patericën ndaç për njërën, ndaç për tjetrën. Shohim oligarkët dhe veç ndryshon kryeministri. Dhe ne mund të kemi lidhje me oligarkët, po eja t’i largojmë”, tha ajo.

Çfarë më shqetëson nga marrëveshja mes PS-PD

Në emisionin e sotëm “Të PaEkspozuarit” në News24, po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Analisti Andi Bushati ka dhënë një shpjegim të tij se pse LSI po sillet në mënyrë absurde përballë marrëveshjes mes dy liderëve dhe nuk po e denoncon një gjë të tillë.

Sipas Bushatit, LSI-ja nuk kërkon të jetë simpatike përpara popullit shqiptar, por kërkon që të tregojë muskujt përballë dy partive të mëdha.

“Çdo ditë po bindemi se një marrëveshje jo e ndershme, ka synuar të godasë edhe LSI-në. Ku kishte dhuratë më të madhe se janë mbledhur dy të mëdhenjtë për të vrarë demokracinë, po vrasin dhe LSI-në. Ndërsa LSI-ja bën sikur s’ka ndodhur asgjë. Pse LSI nuk sillet normal po në mënyrë absurde? Se dhe LSI nuk pretendon të jetë simpatike për publikun, por të tregojë muskujt. Gjithë fushata e LSI-së në 2013-n ka qenë si do që të ndodhë ne do jemi në pushtet. LSI nuk do të nxjerrë në sy të publikut që të mëdhenjtë janë bërë bashkë për të na goditur ne,” tha Bushati.

Unë e kam akuzuar më shumë se të tjerët Ilir Metën

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohoi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në “News24” se ajo është personi që ka akuzuar më shumë se kushdo tjetër Ilir Metën.

Kryemadhi, theksoi se ka kritikuar bashkëshortin e saj për disa çështje, siç ishte ligji i Arsimit të Lartë.

“Sa herë e kam akuzuar unë Ilir metën. Ose e kam sulmuar unë, o s’ka. Unë e kam kritikuar shumë Ilir Metën për ligjin e Arsimit të Lartë. Pa pikë turpi ministra dhe rektori thanë se do i rregullojnë ligjin dhe se bënë”, tha Kryemadhi.

A u tregua Meta i dobët që shkoi President? Si përgjigjet Monika Kryemadhi

Në emisionin e sotëm “Të PaEkspozuarit” në News24, po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse Meta u tregua që shkoi President, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se nuk ishte diçka që e kishte habitur, dhe me të cilën nuk ishte dakort.

“Unë për veten time e kam marrë vesh kur firmosa për deputete. Edhe nuk isha dakort me thënë të drejtën, u çudita. Meta është themeluesi i LSI-së dhe është promotori i të gjitha strukturave të LSI-së. Por, ka ardhur koha ndoshta që Meta t’i hapë rrugën të rinjve,” tha Kryemadhi.

Në debat u përfshi edhe gazetari Fatos Lubonja, i cili tha se Monikës i leverdis ta thotë këtë sepse sipas tij më mirë sulmon Metën se sa ta identifikojë atë si të dobët, shkruan BalkanWeb.

“Mendimi i parë që më vjen është që Monika ka marrë këtë rol, se këta teatër bëjnë, se i leverdis më mirë, të sulmojë edhe Metën se sa duke u identifikuar si të dobët,” tha Lubonja.

PD: Ja 66 emrat e propozuar për kandidatë në Shkodër

Në listë janë 66 emra që synojnë të jenë ata përfaqësuesit e shkodranëve në këto zgjedhje.

Është zbardhur lista me emrat që baza e Partisë Demokratike në Shkodër ka propozuar për të qenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të gjithë deputetët aktualë të PD-së janë pjesë e kësaj liste. Jozefina Topalli, Helidon Bushati dhe Irma Kopliku ndodhen në listën e gjerë, e cila do të ngushtohet në 10 kandidatë, pa përfshirë këtu 1 mandat të Malësisë së Madhe, shkruan Politiko.

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, kreu i PD-Shkodër, Ramiz Çobaj, ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, ish-deputeti Gjok Uldedaj dhe mundësi Elis Guri janë disa nga propozimet e tjera të demokratëve, çka tregon për një garë të fortë në këtë qark.

Ndërkohë, është mësuar se kreu i PDK-së, Nard Ndoka do të jetë kandidat i PD në Shkodër, duke ngushtuar hapësirat për emrat e sipërpërmendur, të cilët për shkak të karrierës së tyre pretendojnë një vend të sigurtë në listë.

Kush është drejtori i ri i Burgjeve që arrestoi babain e Saimir Tahirit

Drejtori i ri i Burgjeve, Arjan Hoxha, emeruar pas paktit Rama-Basha, ka arrestuar babain e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh disa vite me pare.

Ai u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Siç deklaronte vetë Hoxha lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe Sajmir Tahiri.

Përveç ministrave, marrëveshja PS-PD parashikon edhe zëvendësimin e 5 drejtorive të rëndësishme.

Ata janë: Drejtori i OSHEE, Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit,  Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Sipas paktit Basha-Rama, kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

Lajmi i publikuar në prill 2014

Ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, deklaroi gjatë seancës së dytë dëgjimore në Kuvend, se e gjithë struktura në varësi të tij, që finalizoi operacion “Rispedal”, ku u arrestua babai i ministrit Tahiri, është shkarkuar nga detyra.

Hoxha theksoi se e tërë skuadra prej 8 oficerësh është nxjerrë në lirim dhe disa janë transferuar, ndërkohë që shefi i seksionit Ervin Dalipaj është përjashtuar nga policia.

“Të shkarkuar jam unë shefi i sektorit, kryekomisar Arjan Hoxha. Shefi i seksionit, komisar Ervin Dalipaj. Janë transferuar Agron Breçani, Arlinda Kuliçi, Melson Sula, si dhe dy ndihmësspecialistë me gradën ‘inspektor’”, tha Hoxha.

Arjan-Hoxha

Ish-shefi i sektorit tha se kishte kërkuar që babai i ministrit të mos cenohej në qeli dhe për këtë gjë kishte marrë falënderimet e tij. “Kam komunikuar me të, e kam garantuar për një gjë: të garantoj që asnjë gërvishtje, shtesë apo rëndesë nuk do kesh për shkak të përfaqësimit politik që ka djali juaj në subjektet politike. Për këtë mund ta thërrisni dhe ta pyesni, ma ka quajtur si mirënjohje edhe pasi ka dalë nga dhomat”, tha Hoxha.

Socialisti Taulant Balla theksoi se Arjan Hoxha natën para aksionit është filmuar në zyrën e ish-ministrit Flamur Noka në shoqëri të Agron Kuliçajt, por kjo është hedhur poshtë nga i akuzuari. Ai theksoi se është i gatshëm të ballafaqohet me ministrin Tahiri për akuzat. Pas seancave dëgjimore, komisioni njoftoi se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ftohet në seancë dëgjimore, ditën e premte në mesditë.

Akuzat e PS

Deputetët e maxhorancës kanë publikuar një akt-ekspertizë, në të cilën akuzohet ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, se ka falsifikuar diplomën e Akademisë së Policisë.

Nënkryetari i Komisionit, Taulant Balla, theksoi se në akt-ekspertimin e realizuar nga Dritan Zoto rezulton se Arjan Hoxha ka falsifikuar firmën e ish-drejtorit të Akademisë, Luan Veliqoti.

“Ne e kemi depozituar provën tonë për falsifikim të diplomës nga ana juaj, zoti Hoxha. Dhe, në bazë të ligjit, ne si komision do t’ia referojmë Prokurorisë dhe ju duhet të merrni një avokat që të mbrohesh”, tha Balla. Ndërkohë që Hoxha paraqiti një vërtetim të firmosur nga drejtori aktual i Akademisë së Rendit, Hysni Burgaj, që sipas tij vërtetohej se diploma ishte në rregull.

Madje, Arjan Hoxha sfidoi deputetët duke thënë se: “Ju jam mirënjohës nëse e bëni”, duke e çuar në Prokurori. Ndërsa kryetari i Komisionit, Arben Ristani, tha: “Ekspertiza e PS nuk përbënte provë, sepse nuk është realizuar në një proces të rregullt ligjor”.

Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu nuk do të jenë në listën e PD për zgjedhjet e 25 qershorit

Lista e deputetëve të PD do të dalë nesër, kur edhe skadanon afati i fundit.

Me këtë listë PD do të garojë më 25 qershor për legjislativin e ri.

Të rejat e kësaj liste, sipas burimeve të brëndëshme dhe shumë serioze në PD janë:

1.Kandidati për kryeministër, Lulzim Basha që do të garojë në Elbasan e kryeson listën e deputetëve të PD.

2.Në listë nuk do të jenë te përfshira Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

Për Majlinda Bregun, PD ka mbajtur një qendrim shumë kritik sepse ajo nuk e mbështeti qendrimin dhe strategjinë e kryetarit të PD gjatë periudhës të çadrës, si dhe iu afrua shumë kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Jozefina Topalli, një kundërshtare e njohur e Bashës,  ka qenë një nga deputetet e PD që nuk ka qenë për bojkotimin e Kuvendit.

3.Në listë nuk do të jenë të përfshirë xhaketat e vjetra, si Bode, Ruli etj.

4.Sali Berisha do të kandidojë në Shkodër, një bastion i njohur i PD.

5.Në listë do të jenë shumë emra të rinj.

Gjithçka do të qartësohet më konkretisht nesër kur kjo listë të bëhet publike.

KOSOVA ËSHTË RAMUSHI, RAMUSHI ËSHTË KOSOVA – Nga Azgan Haklaj

Kosovë – Atje ku politika i nënshtrohet Sovranit

Këto ditë në Kosovë u proklamuan koalicionet zyrtarisht. Djemtë e luftës të prirë nga Ramush Haradinaj u banë bashkë si 19 vjet më parë në llogoret e luftës.

E, përveç kësaj, risia është nominimi për kryeministër të Kosovës të z. Haradinaj, simbolit të Kombit Shqiptarë pēr të cilin mbarë hapësira shqiptare, diaspora dhe kudo ku jetojnë shqiptarēt, u derdhën rrugëve e shesheve me moton: Ramushi është Kosova, Kosova është Ramushi.

Koalicioni që fitoi Luftën e konturoj Paqen do të ketë në krye të ekzekutivit Ramush Haradinajn, një hero të gjallë dhe jo vetëm.

Një burrë legjendë ku inkorporohen natyrshëm virtytet parësore të kombit shqiptar dhe koherenca e lojës moderne politike demokratike.

Ai ka dëshmuar me fakte se nuk e njeh stepjen, as humbjen.

Ai për të disatën herë përballoi konspiracionet e intrigat ndërkombtare të gatuara në kuzhinat akademike antishqiptare. Me kurajo të pashoqe u bë avokat i vetëvehtes, por dhe i luftës së UÇK-së, në betejat e të cilës dhanē jetën mijëra djem e vajza, burra dhe gra. Sakrifica ishte vetëmohuese por u realizua ëndrra 600 vjeçare e lirisē së Kosovës. Gjaku i derdhur lumë hyri si det i kuq në Flamurin Kombëtar për të mbetur përgjithmonë materie e ndërgjegjes së Kombit Shqiptar.

Prandaj jo vetëm Koalicioni, por vet Kosova po i shpreh mirënjohjen Strategut të Luftës dhe Arkitektit të Paqes, z. Haradinaj duke e nominuar si Kryeministër.

Ai në fakt ishte kryeministri i shtetit mē të ri në botē, që la postin vullnetarisht dhe vazhdoj një betejë të stërgjatē pēr tē çertifikuar ndërkombëtarisht kauzën e betejës për Liri të Kosovēs dhe gjakun e atyre që u flijuan për Lirinē.

Ngadhnjimi i Haradinajt në sagën e gjatë me drejtësinë e pagëzojë atë Pashaportë Evropiane të Kosovës.

 Këto raste e precedentë nuk janē hasur tek ndonjē personalitet politik nē Glob.

Përballë Haradinajt dhe koalicionit të tij janë një treshe e konsumuar, që në thelb përfaqësojnë titizmin dhe konformizmin fatkeq në politikën kosovare. Kjo formulë ështē jashtë kontekstit, por mban mbi vehte pikëpyetje përmbajtësore.

Ky koalicion, edhe si opozitë, nuk ka autoritetin për t’i shërbyer Kosovës.

 Gjithësesi Sovrani do të flasē me verdiktin e tij më 11 Qershor në favorr tē burrave të lirisë. Kjo nuk ka diskutim dhe është aksioma jo vetëm e pranuar, por edhe e stimuliar nga aleati strategjik i shqiptarëve – SHBA.

Risia Haradinaj nuk ka peshë e entuziazëm vetëm në Kosovë. Ky Strateg i Luftës dhe Arkitekt i Paqes nuk ka projekt vetëm për Kosovën, por nacional-projekt të integruar zhvillimi, ku sidomos zonat verilindore të Atdheut do të jenë përfituese afatgjata.

Sot, natyrshëm, i lumturuar si shqiptar, bashkoj apelin tim me çdo motër e vëlla shqiptar për të bashkuar vullnetet dhe votēn për koalicionin AAK-PDK-Nisma si një votë e pastër për vlerat e luftës, perspektivës dhe ardhmërisë së Kosovës.

Rama: Në timon do të jem unë, Bashën nuk e dua në prehër

Arritja e marrëveshjes Rama-Basha dhe futja në kabinetin qeveritar të një zv/kryeministreje dhe 6 ministrave teknikë nga PD, ka thurrur skenarë e kundërargumenta, si në media ashtu edhe në korridoret e politikës lidhur me mundësinë e një bashkëqeverisjeje të mundshme PS-PD pas 25 qershorit.

Këtë shqetësim duket se ka ndarë me kryeministrin, Edi Rama edhe një prej ndjekësve të tij në “Facebook”, i cili i sugjeron të heqë dorë nga vettingu sa kohë sipas tij ai do bashkëqeverisë me Bashës pas zgjedhjeve.

Në replikë me të, Rama duket i qartë teksa shprehet se PS synon të ketë e vetme qeverinë pas 25 qershorit.

Replikat në “Facebook”
KOMENTUESI: Nëse do bashkeqeverisesh prap me bashen pas zgjedhjeve ske pse mëresh me vetting
EDI RAMA: Voto PS🌹Ledio qe te kemi timonin e qeverise pa te tjere ne preher, leri bashkeqeverisjet mbrapa se qeveria vendoset ne 25 qershor👍
KOMENTUESI: po ai ciceroni jot taulant balla qe ka humb kunder cunit sales edhe ti ske pa gjo akoma po vjen vetingu
EDI RAMA: Mirese te vije Xhim Xhimi dhe mos e perdor fjalen ciceron pa i’a ditur kuptimin

Tërmeti i fortë – qytetet që u goditën, Emergjencat Civile japin detajet

Se paku 8 qytetet u shkunden sot nga një tërmet i fuqishëm. Epiqendra ka qene midis Burrelit dhe Klosit, me magnitude 4.4 te shkalles rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë edhe në lartësi të ulët. Nderkohe, nga Instituti i Gjeoshkencës bëhet me dije se gjate gjithe dites se sotme ka pasur lekundje te shpeshta termetesh ne Shqiperi ne disa qytete.

BelgradeDeri me tani jane regjistruar me shume se 7 termete te magnitutave te uleta jo me shume se 2.9.

Emergjenca Civile jep detajet 

Sot, në ora 12:30:59, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.

Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.

Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë  kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.

TERMETET E DITES SE SOTME
Data: 24/05/2017
Ora: 10:30:59
M=4.4
Place: 13 KM ne Veri-Perendim te Bulqizes. 39 Km Veri-Lindje te Tiranes
41.6° N, 20.16° E
Thellësia: 2 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 10:16:22
M=2.9
Place: 10 km VP Bulqizes
41.58° N, 20.2° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/07/2015
Ora: 08:50:40
M=2.3
Place: Vinjoll, Burrel
41.58° N, 20.17° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 08:04:50
M=2.5
Place: 6 km VL Bulqize
41.52° N, 20.27° E
Thellësia: 19 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:39:10
M=2.3
Place: 9 km JL Vinjoll, Burrel
41.54° N, 20.22° E
Thellësia: 7 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:08:00
M=2.2
Place: Vinjoll, Burrel
41.6° N, 20.18° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 02:17:24
M=2
Place: 10km P Ballsh.
40.62° N, 19.87° E
Thellësia: 2.5 KM

Padia nga Tahiri – Gjykata shpall fajtor Palokën, ja sa dënohet

Gjykata e Lartë ka dënuar deputetin demokrat Edi Paloka për shpifje, në procesin që nisi ndaj tij ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në vendimin e dhënë sot, Gjykata e Lartë e ka dënuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Paloka me një gjobë prej 50 mijë lekësh.

Kjo padi e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj Edi Palokës është bërë që në 2015, me akuzën për shpifje, pasi ky i fundit e ka akuzuar si i lidhur me krimin dhe bandat kriminale.

Procesi gjyqësor ishte i gjatë dhe i shtyrë 7 herë, deri në vendimin e sotëm.

Basha ta nisë Republikën e re nga lista e PD, zhgënjim me ministrat teknikë dhe anëtarët e Vettingut – Nga MARK MARKU

Përmbyllja e aksionit opozitar për garantimin e kushteve elementare për zgjedhje të lira me paktin e arritur mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, e ka kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes së opinionit publik Partinë Demokratike si forcë alternative për qeverisjen e vendit.

Pritshmëritë dhe interesi për zhvillimet në PD janë shtuar dukshëm sidomos pasi kryetari i saj, Lulzim Basha, hodhi në çadër idenë e Republikës së Re, që nuk është as më shumë e as më pak se ndarje nga modeli i vjetër dhe i dështuar politik i këtyre 27 vjetëve, model që e ka çuar vendin në dështime të njëpasnjëshme dhe kriza ciklike. Edhe pse ideja e Republikës së Re ka qenë e papërkufizuar qartë dhe ka shkaktuar reagime që luhaten në ekstremet e mosbesimit dhe shpresës, ajo në vetvete është kuptuar si metaforë e ndryshimit dhe, si e tillë, pritet të përbëjë ofertën kryesore të opozitës më të madhe të vendit PD-së në këto zgjedhje. Pra, pavarësisht kushteve, rrethanave dhe vështirësive, Lulzim Basha është i detyruar që programin e tij elektoral ta shndërrojë në një ofertë për Republikën e Re dhe listën e re të kandidatëve për deputetë logjikisht në ekipin që do të garantojë realizimin e idesë së Republikës së re.

I takon, pra, që provën e parë të seriozitetit të propozimit të tij të Republikës së Re, Basha ta japë me listën e kandidatëve për deputetë që do të paraqesë në KQZ dhe para opinionit publik deri në fund të kësaj jave. Edhe pse për autorin e këtij shkrimi kjo listë nuk përbën as edhe interesin më të vogël personal, për shkak të çinteresimit total dhe të deklaruar edhe publikisht për t’u përfshirë në jetën politike aktive në ndonjërën nga formacionet aktuale të sistemit politik shqiptar (përfshi edhe PD-në), mendoj se ajo është një moment me shumë interes për jetën politike të PD-së, për fushatën elektorale dhe për perspektivën e sistemit politik shqiptar. Përmes saj do të marrim shumë përgjigje për seriozitetin e propozimit të Bashës për Republikën e RE.

Publikimi i listës do t’i japë një përgjigje dilemës që ka shoqëruar propozimin e ri të Bashës nëse një parti e vjetër dhe e rëndë- sishme e sistemit politik shqiptar me shumë përgjegjësi në degradimin e sistemit mund të bëjë riformatimin e sistemit. Për më tepër, një parti që edhe pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, në gjithë periudhën që pasoi nga humbja e zgjedhjeve deri në prag të zgjedhjeve të reja, nuk ka pasur kurajën për të bërë një analizë të thellë të vetvetes dhe t’i nënshtrohet një procesi serioz reformimi. E vetmja risi në këtë parti ka qenë ngritja e profilit politik të Bashës përmes disa kauzave të shtruara dhe të realizuara me sukses si dekriminalizimi apo kauza e fundit e zgjedhjeve të lira. Në pjesën tjetër partia mbetet po ajo: me një grup parlamentar atavik dhe krejtësisht jofunksional, me pjesën më të madhe të figurave politike të stërkonsumuara dhe që shkaktojnë irritim te qytetarët, shkurt një strukturë e atrofizuar që ilustron në mënyrë perfekte modelin që do të rrëzojë Basha. Nëse Basha e ka vërtet seriozisht idenë e Republikës së Re, do të duhet që së pari ta fillojë nga partia e tij: të na japë së pari një parti të re. Dhe për ta bërë këtë do të duhet që pjesën dërmuese të atyre parazitëve politikë të sistemit të vjetër të mos na e paraqesë në listat e reja.

Me listën e re Bashës do t’i duhet t’i japë përgjigje edhe një dileme, që e ka shoqëruar gjithë këto vite të tij në krye të PD-së: raportin e tij me Berishën ose, më saktë, dublimin e pushtetit të tij si kryetar i PD-së nga pushteti i liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha. Duke përjashtuar këtu propagandën zhurmuese të kundërshtarëve politikë të PD-së, që ka tentuar ta paraqesë atë si një lider me pushtet të kufizuar dhe të dubluar nga Berisha, mendoj se ky ka qenë një problem.

Problemi nuk ka të bëjë fare madje as me vetë Berishën. Berisha është në të drejtën e tij për të ushtruar ndikimin e vet politik, përderisa ka vendosur të mos tërhiqet nga politika, por problemi ka të bëjë me thelbin e përfaqësimit politik të kësaj partie. Pra, nëse Basha shfaqet si lider i ri, duhet t’i krijohen të gjitha kushtet nga partia e tij për t’u paraqitur me projektin e vet në zgjedhjet e ardhshme dhe të gjykohet në bazë të këtij projekti, duke i kërkuar të marrë edhe përgjegjësitë për suksesin apo mossuksesin në këto zgjedhje. Është e pandershme që nga njëra anë figurat e rëndësishme të kësaj partie, me në krye Berishën, t’i shërbejnë si gogolë që i largojnë elektoratin e, nga ana tjetër, t’i kërkohet sukses në zgjedhje e përgjegjësi për mossukses pas tyre. Që ai të mbajë përgjegjësi pas zgjedhjeve, duhet që së pari t’i krijohet mundësia të dalë me projektin e vet politik të qartë, që edhe elektorati të jetë i qartë se po zgjedh këtë projekt politik e jo ndonjë tjetër, se po zgjedh mes Ramës dhe Bashës, dhe jo mes Bashës, Berishës dhe Ramës.

Aktet e fundit të PD-së që kanë pasuar daljen nga çadra kanë qenë zhgënjyese në këtë drejtim. Tri janë provat: lista e ministrave të rinj, lista e koordinatorëve politikë që ai ka shpërndarë nëpër rrethe dhe lista e përfaqësuesve të PD-së në komisionet e vetingut. Le t’i marrim me radhë. Edhe pse nuk kanë pse të paragjykohen për shkak të anonimitetit të tyre, në qarqet mediatike dhe politike qarkullojnë zëra se pjesa më e madhe e tyre janë aty jo për shkat të meritës, por për lidhjet me klane të lidershpit të vjetër të PD. Mund të jenë edhe mite urbane, por ama efekti i tyre është shkatërrues për besueshmërinë e projektit të ardhshëm që do të na propozojë Basha.

Nga ana tjetër, lista e komisioneve të vetingut të propozuar nga PD është një shenjë tjetër jo e mirë në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e tyre, (me pak përjashtime) është mishërimi i karakteristikave më shqetësuese të modelit të vjetër: të korruptuar, të paaftë, pa integritet, pa personalitet. Edhe vetëm si anëtarë partie të heqin vota, jo më si figura përfaqësuese.

E njëjta gjë mund të thuhet për grupin e koordinatorëve të shpërndarë në rrethe, pjesa dërmuese e tyre (me shumë pak përjashtime) gjithashtu janë mishërim i atij modeli që e urrejnë qytetarët dhe që i bën ata mosbesues ndaj PD-së. Procesi i përzgjedhjes së listave duhet t’i japë fund edhe një aspekti të shëmtuar korruptiv, që shoqëron përzgjedhjen e kandidatëve nga i cili nuk ka shpëtuar pa u prekur edhe PD. Shumë kandidatë për deputetë apo kandidatë për kryebashkiakë paguajnë në nivele të larta vendimmarrëse të partive shuma marramendëse për ta blerë kandidimin e tyre. Kjo përveçse shkatërron konkurrencën politike dhe sistemin e karrierës brenda partive, hedh bazat e korrupsionit të pushtetit të ardhshëm.

Një deputet apo kryetar bashkie që paguan, ta zëmë 100 mijë euro për të blerë kandidimin, e bën këtë për të vjedhur pesëfishin apo dhjetëfishin e shumës së harxhuar përmes postit që blen. Dhe lufta ndaj korrupsionit është një sfidë tjetër e Republikës së Re dhe duhet luftuar që këtu. Dhe në fund, por jo e fundit për nga rëndësia, me listën e tij zoti Basha duhet të zgjidhë edhe problemin e përfaqësimit të kategorive dhe grupeve të shoqërisë shqiptare.

Produkt i vullnetit të liderit, PD ka arritur të qëndrojë një parti e fortë e spektrit politik shqiptar, por nga ana tjetër ajo prej vitit 1992 nuk ka arritur asnjëherë të jetë partia me numrin më të madh të votave të elektoratit shqiptar. Kjo shpjegohet me faktin se PD ka ardhur duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë bazën e përfaqësimit, nga njëra anë, duke i ka përfaqësuar pak ose keq shtresa sociale që janë bazë e elektoratit të saj si të persekutuarit apo ish-pronarët dhe, nga ana tjetër, duke mos i përfaqësuar fare grupe të nuancuara të shoqërisë shqiptare, që shtrihen jashtë anëtarësisë së saj. Me aksionin e saj të fundit politik, u hodh një hap drejt një shtrirjeje të PD-së edhe përtej vetes në grupe, grupime apo individë që praktikisht nuk janë në PD.

Një listë e menduar mirë duhet ta forcojë këtë lidhje, qoftë përmes përfshirjes së atyre që duan të jenë aktivë në politikë përmes këtij formacioni, qoftë përmes përfaqësimit të tyre me figura që vijnë nga bota akademike, e mediave, e artit, nga profesionistë të fushave të ndryshme. Vetëm kështu Basha do të bënte të mundur që projekti i Republikës së Re të ishte vërtet kontrata e re me shoqërinë shqiptare.

Blushi: T’u mor fryma, do të sjell një pompë (nga debati Rama – Blushi)

Pas marrëveshjes politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, debati në Parlament është zhvilluar dje vetëm me një kundërshtar, kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.

Si rrallë më parë, deputetët e opozitës nuk kanë thënë asnjë fjalë të keqe për qeverinë, e njëjta gjë edhe nga krahu i qeverisjes.

Madje, me nisjen e procesit të votimit, Edi Rama ka ironizuar me Salin Berishën, duke thënë se vota e tij pro qeverisë së tij ishte ëmbëlsira në fund të seancës:

 

Edi Rama: Të gjithë e tregonin qartësisht se e vetmja gjë që i shqetësonte te marrëveshja ishte që nuk gjenin veten në tepsi. Ben Blushi ka një lidhje shumë të fortë me tepsinë. Dhe për fat të keq vazhdon dhe këtu persiston si zëdhënës i të gjithë atyre që ndihen të privuar në pjesën e tyre të tepsisë. Është thënë dhe është rithënë jo një ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që sot janë votuar këtu nuk kanë ardhur në qeveri për të përfaqësuar PD-në, por për të garantuar PD-në dhe opozitën si ministrat teknikë në mbrojte të zgjedhjeve. Të thuash që vetingu po votohet për ta penguar reformën, është e sforcuar dhe shumë e mjerë nga pikëpamja e mendjes. Mjerim që vjen nga dembelizmi mendor i njeriut që mendon se i di të gjitha. Që kujton se ia kanë fajin të tjerët që nuk është në krye të të gjithëve. Dhe nuk le gjë pa thënë kundër të gjithëve, ndërkohë që fajin për gjendjen ku ndodhet e ka thjesht vet.

Ben Blushi: Bashkëqeverisje të mbarë, ka vetëm një mundësi t’ju përshëndes sonte. Me vargjet fatale të Fan Nolit që tha: “Ngrihuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundarë dhe punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë”. Kështu do ta pësoni të gjithë më 25 qershor.

Ilir Meta: Me qetësi…

Edi Rama: Fan Noli do rrotullohej në varr bashkë me katundarët dhe punëtorët, se nuk di ku gjendet një katundar dhe punëtor që ti besojë Ben Blushit.

Ben Blushi: T’u mor fryma. Do të sjell një pompë…

Edi Rama: Blush, ndër të tjera the dhe një nga ato aguridhet e tua të zakonshme që dënohen zgjedhësit dhe nuk dënohen komisionerët dhe numëruesit. Është tipike për ty, që je dembel që nuk ke vullnet as ti mësosh. Je dhe shumë hipokrit me njerëzit që flet, se po t’i mësosh pastaj janë krejt ndryshe nga se ti do të doje të ishin që të mund t’i shash të gjithë, t’i vësh të gjithë njësoj sikur janë fajtorët për gjendjen tënde dhe gjendjen tënde ta ndash me gjendjen e katundarëve e punë- torëve të Fan Nolit. PS-në do ta votojnë më shumë se në vitin 2013. Dhe unë nuk e di a do jesh ti këtu, por nuk do të na mungosh në katundin politik dhe mediatik. Je s’je përgatitur se këtu më ke mua me këtë bluzën këtu kur të hapet parlamenti i ri, se pastaj nuk e di se kush do votojë dhe kush nuk do votojë në këtë sallë. Ti përgatitu të mos zhgënjehesh më shumë se nga marrëveshja.

REZOLUTA E UNIONIT MBARËKOMBETAR TË INTEGRIMIT TË BURGOSURVE DHE TË PERNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPERISË

DREJTUAR ZOTIT LULZIM BASHA KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE
TIRANE.

Unioni  Mbarkombetar i Integrimit  te  Burgosurve  e te  Perndjekurve Politike te Shqiperise  ju njeh me Rezoluten e Konventes se ish te Denuareve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise qe u mbajte me date 22 Maj 2017 ne prani të përfaqesuesve të ish te Burgosurve dhe te PerndjekurVE Politike të gjithë Shqipërisë
Ish te Burgosurit dhe te Perndjekurit  Politike Shqiptare jane nje komunitet i fuqishem  i shoqerise shqiptare ata përfaqesojne familjet fisnike dhe patriote që u sakrifikuan dhe i qëndruan regjimit diktatorial komuniste duke mbrojtur vlerat e lirise e demokracise. Megjithse kaluan një kalvar vuajtjesh dhe denime nga më çnjerzore, ditën të mbijetojnë e të mos përkulen përpara terrorizmit të çmendurisë diktatoriale Hoxhiste . Sot mbas 27 vitesh pluralizëm ne familjet fisnike  e të  mbijetuarës nga diktatura përveç lirisë dhe fjalës së lirë jemi ende larg integrimit total shpirtëror në këtë pluralizem fasadë.  Kemi 27  vite politikberja i rri  larg promovimit te kapaciteteve dhe personaliteteve të kësaj shtrese  në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ora e këtyre partive ju ka ngel në vitet 90 ku ne sa kishim dale nga burgjet e kampet e internimit dhe nuk mund të  përfaqesoheshim në organet drejtuese të shtetit Është e pafalshme që në struktura e shtetit shqiptar nuk mund të gjesh asnje personalitet nga kjo shtresë por promovohen çdo ditë vetëm indivitë që kan lidhje me të kaluemen komuniste. …Por  mbas 27  vitesh raportet tona kan njohur ndryshime kolosale në  drejtim të arsimit e profesionalizimit në  fusha të  ndryshme.. Sot ne kemi një elektorat që varon nga 300.000 deri në 400.000 votues ku të  shkolluar numrohen mbi 25.000 nga  shtresa e të Përndjekurve Politikë.. Duke ndjekur me vemendje situaten politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit,  Unioni i të Burgosurve dhe të  Përndjekurve Politikë që  përfaqëson shumicën e shoqatave të ish të Përndjekurve Politikë  aprovoi këtë Rezolutë që ja bën me dije Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lidershipit të saj zotit Lulzim Basha si dhe Partive të tjera të djathta.Politike si më poshtë:

⦁    Për 90 ditë rresht mijera të Përndjekur Politikë qëndruan me vetmohim non stop 24 orë  në shërbim të kauzës së votës së lire, dhe Republikës së re. Ata i besuan dhe besojnë se është domosdoshmëri jetike për shoqërinë shqiptare se ka ardhur koha nëpërmjet Republikës  së  re dhe votës së lirë , shoqëria shqiptare të zhduki nga politikbërja sistemin katovicjan 27 vjeçar në vendin tonë të financuar nga Sorosi..

⦁    .Unioni u ven në  dispozicion Partisë  Demokratike kapacitetet dhe personalitetet e veta nga kjo shtrese e ish te perndjekurve dhe pronareve.,që  të futen në  Parlamentin e ardhshëm për 12 qarqet e vendit.  Si votues e qëndrestar  të Partisë Demokratike dhe bestar  ndaj kauzës së republikës së re dhe Lidershipit Basha që  do të kanditoi personalitete tona do të  marri dhe votat  e 400.000 votueseve e ish të përndjekurve politike.

⦁    Bazuar në elektoratin e djathtë të Perndjekurve Politikë Shqiptar  dhe  në rezolutën e 22 majit 2017  bëjmë publike kanditaturat tona dërguar Kryetarit Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në bazë të qarqeve:

⦁    Qarku Berat
Zoti Bert Poçi  Bisnesmen me dy fakultete Agronomi, dhe Administrim bisnez.
⦁    Qarku Dibër
Besim Ndregjoni  me fakultet  Juridik, Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, President i Unioni të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të  Shqipërisë.
⦁    Qarku Durrës
Hysen Myshketa Ingjinjer Mekanik
⦁    Qarku Elbasan
Xhaf Dushku Financier
⦁    Qarku  Fier
Artan Cani   Mjek  Kirug
⦁    Qarku i Gjirokastrës
Elvis Pollo Ushtarak
⦁    Qarku i Korçës
Jani Gërnjoti  Financier
⦁    Qarku  Kukës
Azgan Haklaj Juriste dhe kulturollog.
⦁    Qarku Lezhe
Edmond Zef Coku Bankier diplomuar shkelqyeshem ne Amerike.
⦁    Qarku Shkodër
Enida Cami  financiere dhe Juriste.
11.Qarku Tirane
Ledia Fratari  Politiologe.
⦁    Qarku Vlore
Alketa Agolli Matematikante.
Morali duhet te sundoi ne keto zgjedhje, duke triumfuar mbi amoralitetin politike 27 vjecare si produkt i klasës politike  që vinte nga regjimi komuniste dhe nuk mundi te zhvishej nga kjo ideologji por mbet peng i saje.
Unioni ka besim se  Zoti Lulzim Basha si inicuesi i republikes se re dhe votes së lire do të aprovoi kanditaturat e perndjekurve politike duke rrëzuar njëherë e përgjithmone murin klasor ideologjik komuniste ndaj antikomunistëve per të perfshire ne politik berjen moralin e republikes se re qe jane te perndjekurit politik shqiptar.

PRESIDENTI
Besim NDREGJONI

Komisioni Evropian – Shqipërisë: Kujdes korrupsionin dhe informalitetin

Sot përfaqësues të Shteteve Anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane u takuan me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për dialogun vjetor të politikave ekonomike.

Në lidhje me Shqipërinë thuhet se vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik që pritet të vazhdojë në periudhën 2017-2019.

Konsolidimi fiskal e ka reduktuar deficitin e buxhetit në një nivel të ulët të zgjatur në vitin 2016, ndërsa planet rregulluese fiskale për tre vitet e ardhshme pritet të jenë të moderuara, por të mjaftueshme për të vazhduar reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së, në përputhje me rregullat fiskale të miratuara kohët e fundit. Raporti i huave të këqija ka mbetur i lartë, me gjithë zbatimin e pjesshëm të strategjisë për zgjidhje dhe futjen e zbritjeve të detyruara nga taksat.

Shqipëria i ka zbatuar pjesërisht udhëzimet e përcaktuara politike të vendosura në konkluzionet e Dialogut Ekonomik dhe Financiar të majit 2016.

Me gjithë progresin, pengesat strukturore për zhvillimin dhe konkurrencën përfshijnë pronësinë ende të paqartë mbi tokën, qasjen e ulët në financë, një nivel të lartë informaliteti dhe korrupsioni, një barrë rregullatore të tepruar dhe paparashikueshmërinë në sistemin gjyqësor, çka dekurajon investimet e huaja dhe të brendshme. Janë arritur përmirësime përmes futjes së sistemit të lejeve elektronike të ndërtimit, masave që trajtojnë ekonominë informale, si dhe hapave për nxitjen e qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë elektrike.

Rekomandimet e Udhërrëfyesit Politik për Shqipërinë

Të vazhdojë rregullimet fiskale duke pasur parasysh plotësimin e objektivave të treguara afatmesme për reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së. Të fusë masa të mëtejshme për konsolidimin fiskal, nëse reduktimi i borxhit rrezikon të mos e plotësojë objektivin.
Të këmbëngulë me përpjekjet e kohëve të fundit për mobilizimin e të ardhurave, në veçanti (i) duke forcuar më tej administratën e taksave; (ii) duke zgjeruar bazën e taksave bazuar në një rishikim të shpenzimeve të taksave; dhe (iii) duke futur një taksë pronësie të bazuar te vlerësimi.
Të zbatojë masat e mbetura të strategjisë së zgjidhjes së huave të këqija. Të zbatojë masat e parashikuara në Memorandumin e Bashkëpunimit për rritjen e përdorimit me efektivitet të monedhës kombëtare, përfshirë kërkesat e diferencuara rezervë për lekun dhe depozitat në monedhë të huaj. Të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar jobankar, duke rritur kapacitetin e autoritetit mbikëqyrës financiar. Të kthehet te normalizimi i politikës monetare nëse përqindjet e inflacionit konvergjojnë tek objektivi në mënyrë të qëndrueshme.
Të sigurojë ndarjen e plotë të aktiviteteve të transmetimit dhe shpërndarjes së sektorëve të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe të fusë shkëmbimin e energjisë. Të miratojë dispozitat e nevojshme ligjore për promovimin dhe monitorimin e masave për përmirësimin e eficiencës së energjisë në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
Të vazhdojë proceset e sqarimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe regjistrimin e pronës, si dhe të krijojë një kadastër funksionale gjithëpërfshirëse dhe një e-kadastër deri në vitin 2019.
Të rrisë kapacitetet e shërbimeve të punësimit dhe sigurimin nga ana e tyre të masave aktive për tregun e punës për të papunët dhe joaktivët. Në fund të vitit 2017, të hartojë plane konkrete për të trajtuar punën e padeklaruar. Të intensifikojë trajnimin e mësuesve për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mbështesë reformën kurrikulare.

Deklarata e fortë e Llallës: Puçistët e Erdoganit fshihen në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca ne takim pak dite me pare me Adriatik Llallen

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka bërë një deklaratë të fortë sot, lidhur me puçin e dështuar në Turqi korrikun e vitit të kaluar.

Ai tha në një deklaratë për mediat se persona pjesëmarrës në puçin e organizuar në Turqi fshihen në Shqipëri.

“Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete”, u shpreh Llalla.

Pak dite me pare alarmin e ka dhene Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca, i cili ne nje takim me homologun e tij shqiptar Adriatik Llalla, i ka kerkuar ketij te fundit hetime per keta persona.

“Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë,  Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri”, thuhet ne njoftimin zyrtar te shperndare per mediat.

Nga ana e tij, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, trafikut të lëndëve narkotike.

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.

Gjatë takimi, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, z. Akarca, i konsideroi shumë të rëndësishme raportet me autoritetet shqiptare dhe garantoi se kjo frymë bashkëpunimi do të vijojë të forcohet edhe në të ardhmen.

Zoti Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Europë.

Rama: 21 Janarin nuk e shes kurrë. Vetingu sapo ka filluar

Kryeministri Rama ka folur për 21 Janarin ditën e sotme në Manzë. Ai u është përgjigjur akuzave se ai e shiti 21 Janarin duke u bërë bashkë me PD-në.

“Pse s’është bërë akoma drejtësi për 21 Janarin? Se s’ka dash Edi Rama? Drejtësinë e bëjnë gjykatësit. Me këta gjyqtarë nuk bëhet asgjë. Si e shita unë 21 Janarin kur sot ka filluar vetingu. Vetingu do heqë ata gjykatës që s’ta japin po s’ua bleve. Ka edhe gjykatës me integritet në Shqipëri. Ne duhet të bëjmë sistemin e drejtësinë”, tha Rama.

Rama mbron marrëveshjen me Bashën: Sabotimi i vetingut, muhabet rakie

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme gjatë një takimi elektoral në Manzë duke mbrojtur marrëveshjen me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai tha se me marrëveshjen, Shqipëria sot është me e mire se ajo e djeshmja. Rama thumboi edhe Ben Blushin, duke thënë se ai nuk ka lidhje as me katundarët dhe as me punëtorët, duke ironizouar kështu ish-socialistin për vargjet e Nolit që citoi në Kuvend dje.

“Këto sabotimet që do t’i bëjmë ne vetingut janë muhabete rakie. Shqipëria sot është më e mirë se sa dje me këtë marrëveshje. Vetingu do ta pastrojë një herë e mirë drejtësinë”, tha Rama.

Ai ka dhumbuar edhe Ben Blushin për deklaratat e djeshme në Kuvend. Rama tha se Blushi nuk ka fytyrë as për katundarë dhe as për punëtorë.

Rama tha se Blushi hyn te ata që e shohin Shqipërinë si kek, si byrek, si kadaif si tepsi dhe që duan pjesën e tyre.

“Ata të kadaifit janë mëtë rrezikshëm”, tha Rama me humor.

“Habit” Ngjela: Rama futi drogën në treg. Ja pse!

Avokati Spartak Ngjela tha në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se kryeministri Rama e futi drogën në treg, për të shpëtuar shtetin nga degradimi.

Ngjela tha më tej se shteti përdori fshatarët dhe e shpërndau drogën në disa duar.

“Ça ndodhi dy vitet e fundit? Kush ishte sekreti i dy viteve të fundit? Dy vitet e fundit qeveris ishte në embargo. Qeveria ishte në dekadencë, mund të shpëtonte, ose jo. Atëherë futi në treg kanabisin. E futi në treg dhe e la të lirë. Është ndryshe ta fusësh në treg dhe ndryshe ta lësh në ajër. Po e fute në treg, shteti merr para. Kur e futi në treg, e shpërndau në shumë duar dhe ne ndjemë.

Pa fshatarët kjo gjë nuk bëhej. Duke e futur në treg, qeveria nuk kishte nevojë për para, sepse i merrte në forma të tjera të korrupsionit. E futi në treg për shtetin, pasi kjo shumësi e madhe që merr nga kanabisi, del në treg, në blerje dhe të gjithë janë të kuotuar dhe paguajnë taksa”, tha Ngjela, duke shtuar se këto gjëra ndodhin pasi këtu nuk funksionojnë gjykatat.

‘Rama’ merr kundërmasë: Emëron pesë zv/ministra të “fortë” në ministritë e PD-së

Lëvizjet vijnë katër ditë pas paktit Rama-Basha që solli lëvizje në kabinetin qeveritar dhe emërimin e 6 ministrave teknikë dhe një zv/kryeministër, të propozuar nga radhët e opozitës.

Kësisoj, zv/ministër i Shëndetësisë është emëruar Mira Kapisyzi, një mjeke e shquar e shëndetësisë shqiptare. Te Ministria e Financave, largohet Ervin Mete dhe emërohet zv/ministre Irena Beqiraj e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në administratë si zv/ministre e Financave në të kaluarën si dhe ish-drejtore e Doganave, Elona Gjebrea ikën nga Ministria e Brendshme dhe në vend të saj emërohet Rovena Vode, ish-drejtore e Kabinetit në këtë dikaster.

Nga Ministria e Drejtësisë largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, ish-komisionere pranë Avokatit të Popullit.

Ndërsa Gerti Janaqi, ish-Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, pason Redi Shtinon si zv/ministër i Arsimit.

Pesë emrat e rinj në postet zv/ministrore janë figura të njohura, të cilët kanë mbajtur edhe funksione të tjera të rëndësishme në administratën publike ku kanë spikatur për aftësitë e tyre drejtuese dhe profesionale. Kështu, Rama ka menduar edhe për ministritë që ja ka kaluar Partisë Demokratike, duke i blinduar ato me zëvendësministra të një niveli të lartë profesional.

Ndryshimet e zv/ministrave 

Zv/ministër i Shëndetësisë – Emërohet Mira Kapisyzi

Zv/Ministër i Financave – Largohet Ervin Mete, emërohet Irena Beqiraj

Zv/Ministre e Brendshme – Largohet Elona Gjebrea, emërohet Rovena Vode

Zv/Ministër i Drejtësisë – Largohet Eridian Salianji, emërohet Etilda Gjonaj

Zv/Ministër i Arsimit – Largohet Redi Shtino, emërohet Gerti Janaqi

Profil/Kush janë 5 zv-ministrat e fortë të PS në ministritë e PD

Kryeministri Edi Rama duket se ka menduar edhe për ministritë që ja ka kaluar Partisë Demokratike, duke i blinduar ato me zëvendësministra që kanë lenë shenjë në dikasteret që kanë drejtuar për profesionalizmin.

Kështu në Ministrinë e Shëndetësisë, emërohet Mira Rakacolli (Kapisyzi), një nga mjeket më të shquara të shëndetësisë shqiptare e vlerësuar për karrierën e saj.

Nga posti i zv/Ministrit të Financave largohet Ervin Mete dhe emërohet Irena Beqiraj, e cila e ka mbajtur edhe më parë këtë post.

Irena Beqiraj ka qenë një ndër të besuarat e kryeministrit Rama dhe për shumë kohë ka qenë edhe në krye të Drejtorisë së Doganave.

Edhe tek Ministria e Brendshme ka një tjetër lëvizje po aq të menduar.

Në vend të Elona Gjebreas, zëvendësministre është emëruar Rovena Vode, e cila është personi që ka drejtuar de facto Ministrin e Brendshme pasi prej kohësh mbante postin e Drejtorit të Kabinetit.

Ndërkaq tek Drejtësia largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, e cila më herë ka qenë edhe komisionere pranë Avokatit të Popullit.

Ndryshimet kanë prekur edhe ministrinë e Arsimit ku largohet zv/ministri Redi Shtino. Në vend të tij, emërohet Gerti Janaqi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit.

 Ikin nga detyra

Niko Peleshi- Zv/Kryeministër

Arben Ahmetaj – Ministër i Financave

Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm

Olta Xhaçka – Ministre e Punës

Petrit Vasili – Ministër i Drejtësisë

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Dokument – Hodhi në gjyq Ramën se e shkarkoi, sot bëhet zv.kryeministre

Ledina Mandija do të jetë zv/kryeministrja e vendit të paktën deri në muajin shtator kur është edhe afati i krijimit të qeverisë së re. Ajo do të jetë drejtuesja e “Task Force” për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 25 qershorit dhe do të ulet në krah të Edi Ramës në mbledhjet e qeverisë.

 

Qeveria teknike do të votohet në seancën e sotme parlamentare.

43-vjeçarja është një “njohje e vjetër” e kreut të ekzekutivit për shkak se ai e ka shkarkuar atë, menjëherë pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013.

Ledina Mandija ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit nga viti 2007 deri më 7 tetor 2013, kur kryeministri Edi Rama ka firmosur largimin nga detyra. Ledina Mandija ka doktoraturë në Juridik në Universitetin e Tiranës dhe të Gracit, Austri.

GSH.al zbardh sot padinë ndaj Ramës që Ledina Mandija ka dorëzuar në Gjykatën Administrative, ku ajo kërkon rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblimin me paga për kohën që ka qenë pa punë.

Padia e Mandijës ka kaluar në një kalvar të gjatë dhe ka përfunduar edhe në Gjykatën e Lartë.

Kjo sepse: Avokatura e Shtetit (e qeverisë Rama) ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pra që Administrativja të mos e shqyrtonte padinë e të shkarkuarës. Në shkallën e parë ka fituar Mandija dhe padia e shtetit është rrëzuar. Në shkallën e dytë, Administrativja e Apelit e ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë duke pranuar ankesën e Avokaturës së Shtetit kundër Mandijës. Kështu, çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë ku Ledina Mandija e ka fituar përballjen proceduriale me Edi Ramën. Në këtë pikë, çështja është kthyer sërish në Administrative.

Lista e plotë: Ja të besuarit e Bashës në komisionet e Vettingut

Pak orë para votimit në Parlament të ministrave teknikë, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu në orën 12:00, ku mes të tjerash u diskutua edhe për fushatën elektorale.

 

Burimet brenda mbledhjes thanë se PD ka propozuar Oerd Bylykbashin, Eduard Halimin,
Aldo Bumçin dhe Fatmir Mediun për komisionet e vetingut.

LISTA E PLOTE E ANETAREVE TE KOMISIONEVE:

lista e plote

Keta emra pritet te votohen dhe zyrtarizohen sot. Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet pasditen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme rreth orës 18:00, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari ende në detyrë Ilir Meta.

Një ditë më parë, kreu i demokratëve Lulzim Basha u takua për 45 minuta me kryeministrin Edi Rama me të cilin u dakortësua për emrat e ministrave dhe zv.kryeministrit teknik.

Kryeministri i dërgoi emrat për dekretim tek Presidenti Bujar Nishani dhe sot në orën 18:00 pasdite mblidhet Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme.

EMRAT

Zv/kryeministër Ledina Mandia
Minister i Brendshem Dritan Demiraj
Minister i Financave Helga Vukaj
Minister Drejtësie Gazmend Bardhi
Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino
Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri
Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha.

Burimet i thanë “Panorama” se anëtari me shumë vite eksperiencë në KQZ, Klement Zguri do të votohet si kryetar i këtij institucioni.

Në të njëjtën kohë mësohet se Erinda Ballanca, avokatja e njohur që ka mbrojtur disa cështje të Partisë Demokratike, do të propozohet si Avokate e Popullit.

Pakti Rama-Basha si variant i ri i lojës së vjetër – Nga FATOS LUBONJA

Në shkrimin “A duhet të hyjë PD në zgjedhje”  jam shprehur se kjo varet shumë nga protagonistët kryesorë. Nëse ata e kanë seriozisht gjithë çka na kanë premtuar në çadër, ndoshta më e mira do të ishte të mos hynin, sepse hyrja do të legjitimonte “fasadën” prapa së cilës funksionojnë institucionet e vjedhjes dhe të krimit, duke i bërë, mes tjerash, gjithnjë e më të pamundura edhe zgjedhjet e lira. Por dilemën e hyrjes apo moshyrjes në zgjedhje e kam lidhur edhe me dilemën: a mund të shndërrohet PD-ja nga një parti deri dje e sistemit/fasadës, në një lëvizje antisistem që çjerr fasadën? Marrëveshja Rama–Basha dhe mënyra se si u arrit ajo, u dhanë fund këtyre dilemave. PD-ja dhe lidershipi i saj treguan me këtë marrëveshje se ose, në rastin më të mirë, nuk u dilnin hesapet se mund të shndërroheshin në një lëvizje antisistem, ose se nuk i kishin seriozisht premtimet për luftë oligarkisë, medieve të kapura, kanabizimit etj. Basha mund të thotë se zgjedhja që bëri ishte e imponuar nga ndërkombëtarët, se nuk u mbështet sa duhej nga populli që s’e kuptoi, nga vetë ne gazetarët që nuk iu përgjigjëm thirrjes për të shkuar në çadrën e tij. Pa dyshim presioni ka qenë i madh, edhe mosbesimi i të zhgënjyerve e ka rritur këtë presion, por historia tregon se politikanët që kanë sjellë ndryshime të mëdha kanë qenë pikërisht ata që nuk i janë përshtatur një realiteti ekzistues, por ata që e kanë ndryshuar atë sipas vizionit të tyre. Do të ishte pikërisht këmbëngulja për të mos iu bindur realitetit të imponuar edhe nga amerikanët, europianët edhe mosbesuesit, që do të mund të krijonin bindjen dhe besimin se kemi të bëjmë me njerëz që mund t’ia dalin të ndryshojnë këtë realitet mjeran ku ndodhemi. Por me sa duket njerëz të këtij stofi pritet të lindin në Shqipëri.

Shkurt shqiptarët që presin një ndryshim të sistemit oligarkik, bandokratik, shkërdhatokratik, kleptokratik, narkotrafikantokratik – për të përmendur vetëm disa nga epitetet që i janë vënë – duhet të flenë të qetë në dëshpërimin e tyre se kjo nuk ka për të ndodhur. Ne u kthyem në “normalitetin” tonë ku politika është një biznes privat dhe jo një “gjë publike”, siç është kuptimi i fjalës “republikë”, që e ka përmendur kaq shumë Basha kohët e fundit. Partitë që merren me këtë biznes, pas një momenti sherresh, u ulën për të rindarë edhe një herë aksionet e tyre. Duke e menduar PD-në si të paaftë për të ndryshuar realitetin, them se kjo është më mirë sesa sikur t’ia linte të gjithë tryezën Edi Ramës dhe Ilir Metës, por kundërthëniet mbeten.

Tani të gjithë u kanë hyrë kalkulimeve se kush ka dalë i fituar dhe kush i humbur në këtë pazar të ri. Sigurisht përgjigjen përfundimtare kësaj do t’ia japë shitblerja e mallit më 25 qershor, por disa parashikime edhe mund të bëhen. Nëse do t’i referohem një metafore ku e kam përshkruar ndërtesën e pushtetit në Shqipëri si një godinë ku në bodrum kemi krimin e organizuar, në katin e parë oligarkët, në katin e dytë mediet e tyre dhe në katin e tretë zyrat e partive të ndryshme, them se gjithçka që do të ndryshojë ka të bëjë me disa lëvizje zyrash në katin e tretë. Duket se me shumë gjasa do të kemi një zvogëlim të zyrave të LSI-së, e cila duhet të kënaqet me zyrën e presidentit që ka kapur kryetari i saj. Për sa u përket zyrave të PS-së dhe të PD-së për momentin është krijuar një konfuzion, sepse në zyrat e PS-së kanë hyrë momentalisht disa ministra të PD-së që, medemek, do të bëjnë të mundur që populli të votojë i pafrikësuar, i pamanipuluar dhe e pablerë. Por problemi është se PD-ja gjatë këtyre katër vjetëve ka humbur shumë lidhje me katin e dytë, katin e parë dhe bodrumin që janë lojtarët e vërtetë të përcaktimit të votës. Ajo që iu dha PD-së dhe Lulzim Bashës për mua ishte thjesht një mënyrë për të mos dalë krejtësisht i turpëruar nga çadra, si dhe për të mbyllur gojën pas rezultatit, sepse qeveria e “besimit” që po krijohet nuk ka asnjë instrument për të ndryshuar diçka në katet e poshtme të ndërtesës së pushtetit, që kontrollohen nga Edi Rama.

Me shumë gjasa në këto kushte, ku loja elektorale nuk zhvillohet midis një lëvizjeje që premton shpresë dhe kastës së vjetër, por si një lojë brenda kastës, ka më tepër gjasa që 71%-shin ta kapë i vetëm Edi Rama dhe jo PD-ja. Nëse nuk arrihet kjo, mund të jemi përsëri në kushtet kur LSI-ja të mbetet përcaktuese e maxhorancës. Se çfarë do të vendosë Ilir Meta, këtë do ta shohim. Them se më mirë se kushdo këtë e dinë ata të kateve poshtë dhe intuita ma thotë se, edhe sikur të mos jetë përcaktues, Meta do të shkojë me Ramën.

Së fundi, kanë dalë disa zëra se, për të mos ndodhur kjo, për shkak se këta urrehen shumë me njëri-tjetrin (çka na bën për të qeshur), si dhe që të evitohen kriza si ato të çadrave, që i kanë mërzitur shumë partnerët tanë strategjikë, mund të ketë koalicion të madh PS–PD në emër të mbylljes së disa reformave që do ta çuakan Shqipërinë në Europë. Personalisht nuk e besoj se mund të ndodhë një gjë të tillë, por nuk është çudi po të mendosh, jo reformat dhe as partnerët strategjikë, por se deri dje të dyja kanë përfaqësuar të njëjtët oligarkë. Dreqi e di çfarë paskan biseduar kokë më kokë, për pesë orë, Romeo Rama dhe Xhulieta Basha, – sipas një batute të Ramës kjo – por prapë nuk e besoj. Në fakt koalicionet e mëdha janë bërë në emër të qeverisshmërisë kur nuk sigurohet maxhoranca e duhur nga partitë e mëdha. Te ne kjo mund të ndodhë vetëm nëse LSI-ja nuk pranon të bëjë koalicion paselektoral me asnjërën. Ndërsa po të kemi një koalicion PS-PD pa u pyetur fare LSI-ja, kjo do të thotë se me ndihmën e çadrës u arrit pikërisht ajo që kontestohej më fort nga çadra: zhdukja e opozitës, d.m.th. se Edi Rama arriti në të njëjtën qafë, por nga një rrugë tjetër. Sigurisht jo në Europë.

ATDHEU THËRRET DALZOTËS KALORËSIT E LIRISË – Nga AZGAN HAKLAJ

Ka pak kohë që legjenda e gjallë e shqiptarëve, kalorësi i lirisë, Ramush Haradinaj, u kthye në Kosovë triumfalisht nga Franca e De Golit. Ai qendroj disa muaj atje në Atdheun e lirisë së kombeve, peng si Prometeu për llogari të Serbisë shoviniste, ekspansioniste e filoruse, si dorëzanë i Atdheut të Tij, i luftës së drejtë dhe heroike të UÇK-së dhe i kauzës së shenjtë e të shtrenjtë kombëtare .

Kapedani Haradinaj, së bashku me komandantet e tjerë të luftës dhe fitores, kanë zbritur në një fushëbetejë po aq të rëndësishme e jetike për fatet e Kosovës e të Kombit, siç ishte beteja për çlirimin nga Serbia.

Beteja elektorale në Kosovë tashmë ka përballë kualicionin e Lirisë
AAK-PDK-Nisma dhe taborret e fundit në Kosovë e Ballkan të idhtarëve të Jugosllavisë titiste të prirë nga binomi Mustafa-Pacolli.

E thanë më qartë Europianistet e nacionalistët modern Haradinaj -Veseli-Limaj përballë vasalëve titistë serbianë Mustafa-Pacolli.

Aleanca Haradinaj-Veseli-Limaj është krejt e natyrshme. Ata janë protagonistet e mëdhenj të betejës e fitores për një Kosovë të lirë.

Ky koalicion i lirisë zbret në betejën elektorale me dy armë të kalibrit të randë, të cilat kundërshtarët e tyre nuk i kanë. Janë komandantë, strategë e fitimtarë të luftës çlirimtare të Kosovës, realizues të ëndrrës 600 vjeçare për liri. Ata i zhveshen parzmoret e randa të luftëtarëve në momentin historik të Kosovës dhe veshën kostumet e politikanëve për të ndërtuar në Kosovë një shtet demokratik në themel të të cilit janë gjaku i derdhur për liri, vlerat Kombëtare e Evropiane.

Ramush Haradinej është një piramidë madhështore e Atdheut tonë, siç ishte Oso Kuka në Vraninë, Preng Cali në Vermosh, Isa Boletini në Mitrovicë, apo gjeneral Telini, i cili vuni me drejtësi e ndershmëri kufijtë jugorë të Atdheut tonë në vitin 1913 dhe u vra nga fashistët grekë, sepse i doli zot në tē drejtën e tij një kombi tē vogël e fisnik Shqipërisë tonë tē shtrenjtë.

Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër e shkoj në Hagë si dorëzanë, si dalzotës i luftës sē shenjtë të UÇK-së dhe kauzës së Kombit tonë.

Nuk lejoj Demarkacionin dhe nuk pranoj shitjen e trojeve shqiptare për përfitime utilitare politike e privilegje personale.

Nuk lejoj Zajednicën e Prilluzhen që do t’i shërbenin Serbisē si gozhda e Nastradinit.

Koalicioni AAK-PDK-Nisma i bëri një shërbim të madh Kombit Shqiptar. Ai i parapriu marrëveshjes Basha-Rama duke i garantuar aleatët tanë të medhenj se shqiptarët kanë më të shtenjtē se pushtetin Atdheun dhe se dinë të jenë faktor stabiliteti në Ballkan.

Azgan HAKLAJ

 

ATDHETARI E HUMANISTI I SHQUAR DR. MUHAMET MALO NDEROHET ME ÇMIMIN E MADH “KONICA” – Nga RAMIZ LUSHAJ

 
 
            1.
            Këto ditë, në “Dajti Tower Belvedere Hotel” në Parkun Kombëtar të Dajtit në Tiranë, Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) e nderoi atdhetarin e humanistin e shquar, dr. Muhamet Malo, me Çmimin e madh “Konica”, në 60 vjetorin e lindjes së tij, në prani të të pranishmëve edhe nga bota diplomatike, akademike, e biznesit, kulti fetar i bektashinjëve, shoqëria civile, letrat shqipe.
 
Ky Çmim është i madh, me vlera të veçanta, përfaqësues e nderues, sepse Faik Konica (1875-1942) i derës së hershme të bejlerëve të Konicës, i shkolluar në vendlindje e në shkollën e jezuitëve në Shkodër dhe Liceun Perandorak Francez në Stamboll, me studime të larta për gjuhësi romane e filozofi në Dizhon e Paris të Francës e me gradën “Master” në letërsi me medalje ari në Universitetin e Harvardit në SHBA (1912); poligiot (fliste anglisht, frengjisht, greqisht, turqisht, arabisht, etj.), ishte Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Washington (1914) dhe ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Washington, 1926-1939); Sekretar i Përgjithshëm (1912) e Kryetar (1921) i Federatës PanShqiptare “Vatra” në Amerikë; një ndër përfaqësuesit e Shqiptarëve të Amerikës në Koferencën e Ambasadorëve në Londër (1913); kryetar i Kongresit Shqiptar në Triste (1913); ndërmori disa udhëtime diplomatike e politike për çështjen kombëtare shqiptare në Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Austri, Belgjikë, Francë, Zvicër, Itali e gjetkë; botoi revistën “Albania” në shqip e frengjisht e pjesërisht në turqisht (Bruksel-1897, Londër 1903-‘09) dhe i gazetës “Dielli” e “Trumbeta e Krujës” në Amerikë; pianist i shkëlqyer, shkrimtar gjenial (autor i disa librave brilant), krijuesi i prozës moderne shqipe, publicist, përkthyes, etj.
 
Ky Çmimi i madh “Konica” iu është dhënë ndër vite personaliteteve të larta shqiptare e botërore si presidentit amerikan Bill Klinton, kryeministrit britanik Tony Blair, presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova e të tjerë, ndër të cilët hyn dhe Njeriu i Mirë, shqiptari i shquar, bamirësi i madh, i mirënjohuri e i paharruari, dr. Muhamet Malo.
 
 
2.
Motivacioni i dekoratës, i Çmimit (ndër)kombëtar “Konica”, i stilizuar në studio grafike e i kornizuar në galeri arti, duket paksa i gjatë nga teksti i shkruar, por është tërësisht i saktë nga realiteti përshkrues e përgjithësues, pasi na e paraqet të plotë e meritor Presidentin e Nderit të Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, atdhetarin e humanistin e shquar, dr. Muhamet Malo.
 
Aty thuhet tekstualisht, mirësisht e lartësisht: “Për kontribute, arritje e imazhin e tij të lartë në promovimin e forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane-britanike në fushën e arsimit, kulturës, historisë, masmediave e letërsisë; për rolin e tij si President Nderi dhe Senator i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike; për arritjet vetjake gjatë jetës së tij; për veprimtaritë e tij të shumta atdhetare dhe humanitare si Njeri i Mirë, biznesmen i suksesshëm, shqiptar i shquar, misionar i kohës, duke kontribuar në sporte, art e kulturë, turizëm, botime, për institucionet e kultit, tek njerëzit në nevoja jetike e shoqërore, me ngritjen e Telesport e Teleferikun e Dajtit, etj., duke dhënë gjithçka mundi, arriti e diti në jetën e vet, duke e lënë emrin e modelin e tij të mirë”.
 
Çmimi i madh “Konica” shoqërohej edhe me një portret medaljor të Konicës së madh, i realizuar në Argjendari “Pirro” në Tiranë, i përshtatur me vendmbajtje në një kuti ceremoniali për këso rastesh nderuese.
 
Çmimin e madh “Konica” (pas vdekjes) për personalitetin shqiptar lartnor shumëdimensional dr. Muhamet Malo, e ndau ambasador Islam Lauka, doktor i shkencave politike, President i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), autor  i disa monografive në shqip e gjuhë të huaja (anglisht, rusisht, arabisht, persisht, serbisht) me interes e vlerësime ndërkombëtare.
 
Z. Enklajd Malo duke e marrë këtë dekoratë, Çmimin e madh “Konica”, shprehu falenderime për këtë nderim e mirënjohje ndaj babait të tij të nderuar Muhamet Malo dhe premtoi se do të ecin në rrugët e tij të traditës së mirë të biznesit, bamirësisë e atdhetarisë.
 
3.
Dr. Islam Lauka, president i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), ish-ambasador i parë i Shqipërisë në Kosovë, ish-drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në fjalën e tij përcjellëse foli për jetën e veprimtaritë e atdhetarit e humanistit të shquar dr. Muhamet Malo, duke e cilësuar si një personalitetet i veçantë i kohës shqiptare, ambasador i paqes, një burrë i lartë e i rrallë në bamirësitë e tij të shumta e të mëdha, të vazhdueshme, misionar me zemër të madhe, kontributor i madh në sporte e kulturë, në institucionet e kultit, në turizëm, letërsi e arte, shëndetësi, etj.
 
Ambasador Islam Lauka, ndër të tjera, theksoi se dr. Muhamet Malo ka qënë prej vitit 2002 President Nderi i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) dhe kemi marrë vendim se do të jetë edhe në vitet e ardhshme, edhe pas vdekjes së tij, pasi miku ynë i çmuar i bën nder Qëndres e kohës tonë me emrin, veprimtaritë e trashëgiminë e tij. Dr. Lauka pohoi se Muhamet Malo  ishte dhe mbeti një institucion i bamirësisë njerëzore, qytetare e atdhetare; një kult, simbol, ikonë e Njeriut të Mirë, humanistit të madh, biznesmenit të shquar, të cilit i ndrittë jeta edhe pasjeta, fjala edhe vepra, është Nderi i Kombit tonë.
 
 
            4.
Dr. Muhamet Malo, vitin e kaluar (2016), u nderua nga Presidenti Amerikan Barack Obama me “Çmimin e Presidentit për Arritjet e Jetës” me motivacionin: “Për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në ndërtimin e një kombi më të fortë nëpermjet shërbimit vullnetar…”. Ky, një vlerësim i madh për një njeri të rrallë si filantropisti Muhamet Malo e në një vend të vogël në planetin tokësor  si Shqipëria.
 
Kohë ma herët, Muhamet Malo, u nderua me titullin “Doktor Honoris Causa” nga OKB në vitin 2004, me Çmim për Paqe, Prosperitet dhe Sporte. Njëherash, Misioni i OKB në Shqipëri e ka vlerësuar me çertifikimin nderues “Lidershipi më i mirë në biznes”. Misioni Diplomatik për Shqipërinë i ka akorduar titullin “Ambasador i Paqes”.  Iu ka dhënë nga Presidenti i Shqipërisë Medalja “Për Merita të Veçanta Civile” dhe e meriton ta ketë edhe titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Ai është vlerësuar me Çmimin “Pjetër Bogdani” nga Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës, me Çmimin “Konstandini i Madh” nga Akademia Mshqiptare, etj. Ai ka marrë edhe disa medalje si Medalja “Përfaqësues dinjitoz i biznesit shqiptar për kontributin e shquar në ndihmë të njerëzve në nevojë”; Medalja “Mirënjohje për ndjeshmëri të thellë ndaj personave të verbër”; Medalja “Mirënjohje nga Lidhja e Pensionistëve të Shqipërisë”, etj.
 
            Atdhetari Muhamet Malo është i origjinës nga një familje atdhetare nga Skorovoti  i Kolonjës, kurse nana e tij vjen nga Aliçkajt, të origjinës atdhetare nga Frashëri në Përmet. Ai e ka ngritur në Tiranë me mjaft sakrifica “perandorinë” e tij të biznesit të suksesshëm, si: Teleferiku ‘Dajti Ekspres” me kullën “Dajti Tower Belvedere Hotel” dhe restorantin “Ballkoni i Dajtit”; kompanitë “Euro-Lloto”, Televizionin e vetëm sportiv “TeleSport”, etj.
 
            Humanisti i shquar Muhamet Malo ka financuar veprimtari të karakterit kombëtar e kulturor. I veçojmë vetëm disa prej tyre, si: Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut; emisionet televizive “Ethet e së premtes mbrëma…”në të gjitha edicionet;  filmin e Hollivudit për periudhën e Tranzicionit Shqiptar; telenovelën e parë shqiptare “Njerëz dhe fate”; ekipin kombëtar të peshëngritjes në kampionatin botëror të Polonisë; spektaklet “Miss Shqipëria”; albumet për Tiranën e Bylisin; shtatoren e Sali Butkës; dokumentarin “Shqipëria në vite”, spektaklin “Yjet e Sportit”; filmin dokumentar për dr. Jani Bashon; ansamblet “Dardania” dhe “Jehona shqiptare”;   botimet me vlera si “Pavarësia”, “Kosova e lirë”, “Gjuha shqipe-gjuhë kozmike”, “Prapaskenat e Konferencës së Londrës”, “Shqiptarët dhe grekët”, “Kush e vrau Amerikën”, “Ikja e madhe”, “Ditarët”, “Përmeti dhe Pavarësia”, “Rrëmbimi i Europës”, “Arkeologjia shqiptare”, “Dodona”, “Portrete njerëzorë”, etj;  për vënien në skenë të dramës “Ali Pashë Tepelena”; albumet e grupit “West Side Family”, të artistit Gëzim Kruja, të këngtares Ema Qazimi, etj.;
 
            Muhamet Malo filloi sportist i klubit “Studenti” e tek “Partizani” dhe arriti të jetë Kampion Kombëtar në Mundje Klasike (1982-1990),  të marrin titujt: “Mjeshtër Sporti” dhe “Mjeshtër i Merituar i Sportit”; arriti të jetë President i Federatës Shqiptare të Mundjes (1992-1996); President i Shoqatës Kombëtare të Mundjes (prej vitit 2005); President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes (prej vitit 2008), etj. Ai ka dhënë kontribute të mëdha për sportin shqiptar ndër vite, duke shpërblyer në mundje Elis Gurin, në shtangë Arkand Qerimin dhe Ilir Sulin, etj. “Medaljen e Meritës” për 25 sportistët më të mirë e shoqëroi me afërsisht nga 1.000 Euro për secilin prej tyre. E sponsorizoi ardhjen nga SHBA në  Atdhe të trupit të Aleksandër Kongos, i arratisur nga Shqipëria më  1987 dhe i vrarë në atje nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Ai ka sponsorizuar veprimtari sportive si të peshëngritësve të rinj në Kampionatin Europian në Francë, për një kampionat kombëtar të bilardos, për zhvillimin e futbollit të femrave, për Federatën Kombëtare të Notit, për volejbollin femra të “Studentit”, etj. etj.
 
            Humanisti Muhamet  Malo, edhe  pa qënë monarkist apo legalist,  i ka përballuar të gjitha shpenzimet e rikthimit të Familjes Mbretërore në Shqipëri, të dërgimit me çartër të Nanës Mbretëreshë Geraldina e Shqiptarëve për mjekim në Francë, etj. Ai ka ndihmuar edhe Arian Bakirin, Kastriot Fejzon, Viktor Babameton, Sotiraq Kulen për operim në Itali, Rexhep Çelikun për një ndërhyrje në mëlçi, e shumë të tjerë.
 
            Dr. Muhamet Malo ka financuar me dhjetra e dhjetra shkrimtarë, këngtarë, aktorë, poetë, kineastë, gazetarë, regjisor, botues, sportistë,  studentë në projektet e tyre për librat, filmat, koncertet, etj.
 
Njeriu i Mirë Muhamet Malo ka ndihmuar institucionet e kultit, veçanërisht për ngritjen e Odeonit të Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit.
 
Në letrën përcjellëse të Shtëpisë së Bardhë për humanistin Muhamet Malo, me fjalë e firmë të Presidentit Obama, jepen mirënjohje dhe mesazhe aktuale: “Përgëzime për marrjen e çmimit të Presidentit për shërbime vullnetare. Gjithashtu ju falenderojmë për ndihmesën e dhënë në adresë të komunitetit tuaj për nevojat më të ngutshme…Në adresën time përuruese, deklaroj se ne kemi nevojë për një periudhë të re të përgjegjësisë, …se ne kemi detyrën për veten tonë, kombin tonë dhe për botën”.
 

PD ngre grupet e punës nëpër qarqe, ja kush i kryeson

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatet për deputete.

Afro 1700 individë janë propozuar nga me shume se 23 mije qytetare ne aplikacionin on line, ne faqen zyrtare te PD dhe afro 1500 propozime kane ardhur nga baza demokrate gjate një procesi qe zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës se opozitës me 18 shkurt. Kryetari i Partise Demokratike ka ngritur një grup pune i cili prej dje ka nisur punën ne terren ne kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për tw siguruar te dhëna sa me objektive rreth kandidateve potenciale te PD. Ky proces synon ne evidentimin e kandidateve me përfaqësues ne baze te integritetit, aftësive dhe reputacionit te tyre ne komunitet.

Burimet nga PD bëjnë te ditur se anëtarët e grupit te punës jane përcaktuar jashtë konfliktit te interesit, dhe se ne rast kandidimi, asnjeri prej tyre nuk do te garoje ne qarkun ku jane angazhuar keto dite ne kete proces.

Behet e ditur se perberja dhe ndarja e grupit te punes është si vijon:

Shkoder-Edi Paloka

Lezhe-Arben Ristani

Kukes-Dhurata Cupi

Diber-Ervin Salianji

Durres-Florjon Mima

Elbasan-Albana Vokshi

Fier-Flamur Noka

Berat-Tritan Shehu

Korce-Edmond Spaho

Vlore-Grida Duma

Gjirokaster-Gent Strazimiri

Tirane-Aldo Bumci

Kryemadhi: Berisha shtetar, iu shkon marrëveshjeve deri në fund (video)

Monika Kryemadhi ka folur në “Xing” për politikanin për të cilin ajo ka më shumë respekt. Ai është Sali Berisha.

Sipas Kryemadhit, Berisha është shtetar që e mban fjalën dhe u shkon marrëveshjeve deri në fund. Në këtë mënyrë ajo hedh edhe një kunjë ndaj Ramës pas paktit me Bashën.

“Për mua Berisha është ai i pari për të cilin kam respekt. Ai është burrë shteti, i lexuar dhe e mban fjalën duke u shkuar deri në fund marrëveshjeve”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi flet për hakmarrjen e saj ndaj Ramës

Monika Kryemadhi ka folur në “Xing” të Ermal Mamaqit ku ka thënë se kryeministrit Edi Rama ajo i ka bërë një “block” në “Whatsapp”.

Situata është acaruar mes PS-së dhe LSI-së qëkurse Rama bëri pakt me kreun e PD-së Lulzim Basha duke mos i dhënë mundësi as LSI-së që të futet me koalicione në zgjedhje.

“Ramës i kam bërë block në Whatapp”, tha Kryemadhi, e cila prej ditësh lëshon mesazhe thumbuese në adresë të PS-së.

PD shpall nesër emrat e ministrave teknikë, ja kush pritet të jenë

TIRANE- Ndërsa Kuvendi pritet të mblidhet të hënën në orën 18:00 në një seancë të jashtëzakonshme ku do të nisë zbatimi i marrëveshjes Rama-Basha me miratimin e ligjit të vettingut, ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe atyre në qeveri, zbulohet edhe dita kur kryedemokrati Basha zyrtarizon emrat e 6 ministrave dhe zv.kryeministrit.

Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për Balkanweb se kryedemokrati Basha pritet t’i zyrtarizojë nesër emrat, duke i dhënë fund dilemave.

Pas kësaj kryedemokrati do t’ja dërgojë listën kryeministrit Edi Rama dhe nësse ai do të bjerë dakord me këto propozime, atëherë lista me emrin e zv/kryeministrit, ministrave teknikë dhe krerëve të drejtorive do t’i dërgohet për dekretim Presidentit të Republikës.

Burime për ‘GSH’ bëjnë me dije se në krye të Ministrisë së Arsimit përflitet emri i Ardian Marashit, ish-drejtor i QSA-së. Por për pasardhësin e Lindita Nikollës përflitet edhe emri i akademikut Artan Fuga. Në Ministrinë e Shëndetësisë, përflitet emri i ish-zv.drejtorit të ISKSH-së dhe student i rrjetit “Lead Albania”, Qamil Dika, i cili do të zëvendësojë Ogerta Manastirliun.

Si ministër i Brendshëm në vend të Fatmir Xhafajt, pritet të propozohet Fatmir Hamuli ose Ivzi Biçaku. Në Ministrinë e Drejtësisë qarkullon emri i Besnik Kastratit në vend të kryetarit të LSI, Petrit Vasili. Mbetet për t’u caktuar kandidati për ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe ai për postin e zv.kryeministrit.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ikin 6 ministra aktualë, vijnë 6 ministra teknikë si dhe 5 drejtorë.

Rama mbledh urgjent Asamblenë e PS: LSI nuk është me ne

Kryeministri Rama ka mbledhur  sot Asamblenë e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen dy ditë pas arritjes së marrëveshjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Mësohet se në këtë mbledhje diskutohet pikërisht marrëveshja. Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare nga Kryeministria.

Ne nje foto te publikuar nga BW, Rama shfaqet i veshur sportiv. Ai ka dhene edhe porosite e para per kandidatet per deputete.

Rama ka thene se ata nuk duhet te lene asnjeri pa takuar. Gjithashtu, kryeministri ka folur per koalicionin me LSI-ne, duke thene se u ishte lutur, por ata e kishin shtyre. “LSI-se iu lutem per koalicion, por ata jo sot jo neser dhe keshtu, nuk pranuan. Kishim qe ne tetor qe u luteshim”, tha Rama.

Tom Doshi kryeson listën e PSD-së për Shkodrën

Prokuroria ka përgënjeshtruar lajmin se ka kërkuar ndalimin e kandidimit të deputetit Tom Doshi.

Referuar fakteve të publikuara në media kohë më parë, Doshi ka qenë i dënuar nga gjykata në 25 Maj 1990, me një vit heqje lirie me akuzën për “sjellje të padenjë në shoqëri”. Dhe sipas mediave pritet që KQZ të pranojë kërkesën e Prokurorisë.

Por të kontaktuar nga “BalkanWeb” burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmuan se “ky lajm nuk është i vërtetë. Për rastin e vitit 1990, kur ai është dënuar për ‘sjellje të padenjë në shoqëri’, vepra hyn në kushtet e ndalimit, por duke qenë se z.Tom Doshi është rehabilituar për dënimin, nuk ka asnjë ndalesë, as për detyrën aktuale, as për kandidimin”, – pohojnë burimet. Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, Tom Doshi kryeson listën e Shkodrës për partinë Social Demokrate.

Shqipëria në kreun vendeve me vdekjet më të larta në Evropë nga ndotja e ajrit

Të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se vendet e Europës Lindore dhe ato të Ballkanit vuajnë shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit dhe vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit në të gjithë Evropën.

Sipas statistikave të reja të OBSH, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Shqipëria dhe Ukraina kanë normat më të larta të vdekshmërisë evropiane që i atribuohen ndotjes në shtëpi dhe ajër.

Shumë nga këto vende të njëjta, duke përfshirë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Poloninë dhe Hungarinë kanë nivelet më të larta mesatare vjetore të ndotjes së ajrit të qytetit.

Sipas të dhënave, Shqipëria është e treta në Europë për nga vdekshmëria nga ndotja e ajrit, pas Bosnjës dhe Bullgaisë. Shqipwria regjistroi me 166.1 vdekje për 100 mijë banoë.

Në të dyja spektret, Bosnja dhe Hercegovina është renditur si performuesi më i keq evropian, raporton “Monitor”.

Në vitin 2014 Bosnja kishte vetëm më shumë se 55 mikrogramë për metër kub të grimcave të ndotësve, më të vogla se gjerësia e një qime njerëzore, të aftë për të hyrë në mushkëri dhe për të shkaktuar probleme shëndetësore.

Kina, e cila është e njohur për problemet me smogun mbytës dhe nivelet kronike të larta të ndotjes së ajrit urban, kishte nivele mesatare në 59.5 mikrogramë për metër kub.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Bosnje nënkuptonte se në vitin 2012 vendi pësoi rreth 231 vdekje për 100,000 njerëz. Ky numër përfaqëson shkallën më të lartë të vdekjeve në botë në mesin e vendeve të listuara në raportin e OBSH.

Vetëm Koreja e Veriut kishte një rezultat më të keq. Deri në 238 njerëz për 100,000 mendohet se kanë vdekur atje nga sëmundjet e lidhura me ndotjen e ajrit, tha OBSH.

Performuesit më të mirë të Evropës për mesataret e ndotjes së ajrit dhe vdekjet që lidhen me ndotjen e ajrit përfshijnë të gjithë Skandinavinë, Finlandën, Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën.

Suedia në vitin 2012 regjistroi më pak se një vdekje për 100,000 vetë për shkak të ndotjes së ajrit dhe kishte mesataren më të ulët të Evropës prej 5,9 mikrogramë ndotës për metër kub.

Franca renditet e lartë në mesin e vendeve evropiane me normën mesatare më të ulët të ndotjes së ajrit, por, në rreth 13 mikrogramë ndotës për metër kub, vendi vjen pas Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, Franca u përfshi në 10 vendet më të mira evropiane me shkallën më të ulët të vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit.

PD – Listën e kandidatëve për deputetë e kryesojnë të vjetrit (tabela)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbi tryezë një listë të gjatë propozimesh të bazës së partisë për kandidatët për deputetë. Procesi u ndërpre për shkak të ngritjes së “çadrës së lirisë”. Emrat kishin mbërritur nga baza në qendër. Por, listës së parë do t’i bashkëgjitet një listë e dytë, që duhet të jetë gati brenda një jave, kohë kur PD-ja duhet të regjistrohet në KQZ dhe të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Burime për ‘GSH’ konfirmojnë se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD. Pjesa më e madhe e emrave hynë për herë të parë në Kuvend, nëse arrijnë të përzgjidhen nga kryesia e qendrës dhe Komisioni i Verifikimit dhe Kontrollit të Figurave në PD, që drejtohet nga doktor Halim Kosova në kuadër të dekriminalizimit. Por, në listë figurojnë edhe emrat e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduart Selami dhe Jozefina Topalli, të cilët janë propozuar nga baza e partisë. Procedura që u ndoq dhe do të ndiqet sipas udhëzimit të kryetarit të partisë është e tillë që kryesitë e degëve vendosin në bazë të propozimeve që vijnë nga grup-seksionet të gjithë kandidatët për të bërë fillimisht seleksionimin e parë në kryesinë e degës. Më pas kryesia e degës propozimet e saj ia përcjell kryesisë së madhe të partisë, e cila vendos përfundimisht për kandidatë që do garojnë për drejtimin e bashkive të vendit. Më herët kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë. “Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse”, – thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe. Në pikën e tretë të këtij udhëzimi, drejtuesit demokratë kanë përcaktuar edhe disa nga kriteret bazë që duhet të plotësojnë emrat që do të propozohen për deputetë në Partinë Demokratike. “Propozimet duhet të përfshijnë individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës, me integritet të lartë moral dhe shoqëror, me kontribute dhe arritje profesionale të njohura dhe që gëzojnë respekt në komunitetin vendës dhe më gjerë”, thuhet në udhëzimin e PD-së.

Meta: LSI do të përbëjë çudinë e këtyre zgjedhjeve

Ilir Meta ka bere gjithashtu nje deklarate te forte ne studion e Arian Canit, kur ky i fundit po e pyeste per koalicionet paszgjedhore.

Nen ze, Meta ka thene “71 me PD-në”, duke iu referuar PS-së dhe deklarates se Rames, por qe nuk eshte degjuar mirë dhe per kete, Cani i kerkoi ta perseriste.

“Thuaje dhe nje here, the 71 me PD-në?”, tha Cani dhe Meta e konfirmoi me te qeshur.

Rama tha sot nga Korca se LSI dhe PD duan te dalin force e pare, por PS do ta nise me 71 deputete pas zgjedhjeve.

Çudit Ilir Meta: Lista e LSI-së për Tiranën është “Republika e Re”

Ilir Meta tha se deri ne zgjedhjen dhe betimin si presidenti i vendit, do te kontribuoje per LSI-ne, si anetar i saj, dhe do te shkoje ne takimet elektorale ne Tirane per te bere thirrje per vota per kandidatet e prezantuar ne listat e saj per deputete. Ai ka permendur edhe nje shprehje qe ka çuditur, “republika e re”, per listen e Tiranes.

“Tani jam anëtar i LSI, do shkoj të them votoni Klajdën, Kejdin, Ardit Çelën, listën e Tiranës, se kjo është tamam Republika e Re, merreni shikojeni listën e Tiranës, dhe ju bëj thirrje të gjithë partitë që kanë njerëz të rinj t’i cojnë në Parlament që të mos zihen më që jo ka qenë i dënuar etj. Të zgjidhen këto probleme”

“LSI do të përbëjë çudinë e këtyre zgjedhjeve,” tha Meta.

Nishani vlerëson me “Nderi i Kombit” Orkestrën Simfonike të RTSH dhe dirigjentët Ferdinand Deda e Eno Koço

TIRANE– Data 16 maj i vitit 1962 është dhe do të mbetet një nga data më të shënuara në historinë e Radio Televizionit Shqiptar, pasi ajo lidhet me krijimin e formacionit orkestral më të madh të kohës, Orkestrën Simfonike të Radios dhe Kinematografisë siç quhej në atë kohë, dhe Orkestrës Simfonike të RTSH siç njihet sot.

Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart.

Në këtë përvjetor të 55 të krijimit të Orkestrës Simfonike, Presidenti Bujar Nishani e vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Në aktivitetin e organizuar mbrëmjen e të enjtes në ambientet e RTSH-së, drejtuesi i këtij institucioni Thoma Gëllçi u shpreh se krijimi i saj shënoi një epokë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Gëllçi kujtoi instrumentistët e parë të cilët i dhanë jetë kësaj orkestre.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit”, Ferdinand Dedën (pas vdekjes), “Për kontributin shquar shumëvjeçar artistik si dirigjenti i mirënjohur i Orkestrës Simfonike, brenda dhe jashtë vendit. Kompozitor virtuoz dhe i vlerësuar nga mbarë publiku shqiptar në shumë zhanre muzikore dhe si interpretues i paharruar dhe fitues i shumë festivaleve të këngës së lehtë shqiptare”.

Presidenti Nishani ka vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit” dirigjentin Eno Koço për “Kontributin e tij të paçmueshëm shumëvjeçar artistik si dirigjent i disa orkestrave brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe në vlerësim të merituar shtetëror për punën e palodhur studimore dhe hulumtuese në fushën e muzikologjisë dhe historisë së artit muzikor duke ngritur lart në vite, vlerat e muzikës shqiptare në sfondin e muzikës botërore”.

Meta përshëndet dhe qesëndis marrëveshjen, pastaj ndalet tek LSI

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta në një dalje publike para gazetarëve, një ditë pas publikimit të marrëveshjes  mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha tha se shqiptarët ishin të rrezikuar, ndërsa sot janë të qetë.

Meta tha se LSI do të jetë një forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme për vendin për qytetarët dhe për sigurinë që ata meritojnë.

Së pari seanca do të mblidhet kur të jenë të gatshëm të gjithë palët. Së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshëm pa opozitën, tani të gjithë do të jenë të qetë dhe padyshim do ketë dhe surpriza“, tha Meta.

Ai theksoi se “duhet t’u siguroj se LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka kërkuar këtë dialog.

LSI ka qenë e gatshme të japë të gjitha ministritë sepse LSI  e ka fuqinë tek rinia. Fati i madh që bulevardi është i lirë. ka shumë alternativa, ka garë, ka demokraci, do të ketë surpriza. Zgjedhjet do ti garantojnë të gjithë forcat politike që do të marrin pjesë”.

Meta vuri në dukje se LSI do të donte që marrëveshja të ishte  bërë muaj më parë dhe vendi të mos e kalonte këtë krizë, “por fat të mirë, tha Meta, vendi është i qetë dhe qytetarët do të kenë mundësi që në 25 qershor të zgjedhin më të mirët”.

Në fund Meta dha edhe një mesazh. Ai është i bindur se LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, jam i bindur për këtë gjë. LSI ka qenë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha forcat e saj dhe është e qetë që ka thënë kontributin e saj që zgjedhjet të mos binin në humnerë. Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të njëanshme nuk janë surprizë”, përfundoi Meta.

Nazarko: “10 arsyet pse marrëveshja Rama-Basha është historike”

Analisti Mentor Nazarko rendit 10 arsye që sipas tij e bëjnë marrëveshjen Rama-Basha historike.

Sipas tij, për herë të parë marrëveshja u arrit pa ndërmjetësimin e LSI-së. Nazarko shkruan se për herë të parë, dy liderët e zgjidhën vetë krizën, pa ndërhyrjen e askujt në momentin final të negociatave.

SHKRIMI

Pamjet e dy liderëve Rama dhe Basha që të buzëqeshur apo me buzëqeshje të përmbajtura dalin para kamerave në mesnatë do të mbahet mend gjatë. Deklarimi konsensual se marrëveshja u arrit dhe se pritet detajizimi i tyre sot ishte fundi i një krize që gjithashtu duhet të  quhet historike për nga veçantësia e saj : kauzat e luftuara, mjetet e përdorura, njëkohshmëria me kriza të tjera në Ballkan, etj.

Po pse marrëveshja duhet të quhet historike ?

1) Marrëveshja u arrit mes dy liderëve të rinj në një mënyrë  ose në një tjetër. Nëse i mbahemi përkufizimeve se Nano dhe Berisha ishin liderë historikë, atëherë dhe Rama dhe BAsha janë liderët e rinj, pavarësisht se  Rama është më i vjetër në moshë dhe në pushtetin që ka drejtuar. Marrëveshja u arrit mes tyre drejtpërdrejt, pa ndërmjetësimin fizik të një pale tjetër, madje dhe pa praninë e një partie të tretë si ka ndodhur jo rrallë kohët e fundit kur LSI është imponuar të jetë pjesë tryezash të tilla.

2) Ky shtrëngim dore në përfundim të një negociate, megjithëse sportiv, megjithëse jo përballë njeri tjetrit, nuk ishte parë që nga 2002 kur Nano dhe Berisha negocionin për të  zgjedhur presidentin konsensual  Moisiu.

Marrëveshja quhet historike dhe për arsye të tjera.

3) Ka emrin e një europiani, por imponuar nga një amerikan.

4) Ndërhyrjet e parashikuara në  sistemin  kushtetues janë të mëdha dhe dy llojëshe. Në kabinet dhe në legjislacion.

5) Po instalohet duam s’duam një precedent grek : në prag të zgjedhjeve, një pjesë ministrash teknikë konsensualë bëhen pjesë e një kabineti politik.

6) Po bëhen ndërhyrje në Kodin zgjedhor, në ligje të tjera, po votohet vettingu.

Po thirret parlamenti të votojë këto ndërhyrje që duan kohë të përgatiten, pasi ishte shpërndarë formalisht.

8) Po shtyhen zgjedhjet, me gjasë përtej afatit kushtetues, me artifice legale të papërdorura ndonjëherë.

9) Ndryshimet e propozuara nga opozita janë dëshmi se kur ajo ka qenë në qeveri i ka përdorur dobësitë e sistemit (identifikimi biometrik, numërimi), për të rritur, manipuluar fitoren e saj.  Ndryshimet e propozuara megjithatë janë të pjesshme : ato ruajnë politizimin në kontrollin  e zgjedhjeve,  komisionerët politikë, mungesën e kontrollit tek paratë e pista (jo vetëm të drogës, por dhe të tenderave), ruajnë proporcionalin rajonal, bllokimin e hyrjes së partive të reja, etj, etj. Ndaj ato kurrë nuk mund të quhen përparimtare, apo revolucionare.

10) Si marrëveshje historike, ka dhe një meritë historike. Skenari maqedonas, i dëshiruar shumë nga opozita, nga lideri historik Berisha i cili dhe dje, i ndjerë i përjashtuar nga fotografia e marrëveshjes, bëri thirrje për revolucion, u shmang. Shqipëria vend anëtar i NATO-s,  e zgjidhi krizën me njëlloj qetsie.

Sezoni politik do ndjejë qetësinë që  rrezatuan pamjet e mesnatës. A do jetë qeveria politike me transplant teknik, paradhoma e një qeverisje me bazë të gjerë, kjo pritet të shihet.

“Konica.al”

Vdekja e Sokol Barajt, nisin hetimet për ambulancën

Prokuroria e Tiranës nis verifikimet për rrethanat e vdekjes së ish-zëvendësministrit të Rendit, Sokol Baraj, pas dyshimeve se në ambulancën që e transportoi drejt Urgjencës mungonte defibrilatori, një aparaturë kjo e domosdoshme, për t’u ardhur në ndihme pacientëve që goditën nga ataku kardiak.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime zyrtare të organit të akuzës, të cilat nuk dhanë detaje të tjera rreth veprimeve hetimore që po kryhen për këtë rast.

Burimet theksuan se verifikimet po kryhen me iniciativë, pas publikimit në rrjetet sociale dhe media, të regjistrit të Urgjencës, ku përshkruhej se pacientit Sokol Baraj, i cili ishte goditur nga një infarkt, i ishte bërë masazh kardiak me duar, CPR, pasi në ambulancë mungonte aparatura e monitor-defibrilator.

“BalkanWeb” mëson se një oficere e policisë gjyqësore, e cila po merret me çështjen, ka marrë dëshmitë e para të personelit mjekësor, duke grumbulluar në këtë formë të dhënat e para për rastin.

Nga verifikimet rezulton se në ambulancën me targë TR 9915 K, me të cilën Baraj u transportua nga shtëpia e tij drejt Urgjencës, nuk ka patur defibrilator, madje mjekët kanë theksuar se kjo aparaturë nuk është disponuar asnjëherë prej tyre. Ndaj në mungesë të aparatit, të ndjerit Baraj i është bërë masazh kardiak me dorë.

Ndërkohë pritet të merret dhe dëshmia e familjarëve të të ndjerit, mes të cilëve dhe vëllai i tij, deputeti socialist Besnik Baraj.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare tre muaj më parë, pas një ataku kardiak në zemër.

Berisha: Maska ra, Rama është kundër vettingut. Fjalën duhet ta marrë Revolucioni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës pas propozimit të bërë dy ditë më parë nga zyrtari i DASH.

POSTIMI I PLOTE

Maska ra!
Edi Rama kunder Vettingut!
Fjalen duhet ta marre Revolucioni!
Te dashur miq, ne nje ndermjetesim dhe negociata intensive 24 oreshe, Zevendes Asistenti i Sekretarit te Shtetit arriti te paraqese para paleve nje pakete te njejte, me ndryshime te pranueshme, me ate qe njihet si paketa apo propozimi McAllister, te cilen e mbeshtet edhe qeveria amerikane.
Opozita e bashkuar e pranoi plotesisht paketen dhe informoi per kete vendim ambasaden e SHBA. Paketa McAllister parashikon votimin e vettingut ne parlament. Kete pakete kompromisi, e cila ishte pranuar nga Edi Rama, gje qe e konfirmoi ne nje deklarate te tij te dt. 26 prill delegacioni i BE ne Tirane, dje Edi Rama e hodhi poshte dhe e refuzoi ate.
Meqenese negociatat jane ne vazhdim, nuk po ndalem ne arsyet absolutisht te paqendrueshme te refuzimit te Rames por vetem po theksoj se me kete refuzim, Edi Rama deshmon se ai perben nje rrezik kombetar absolut per Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo se pari sepse, me kete refuzim, ai deshmon se eshte i vendosur, qofte dhe me çmimin e nje konflikti te ashper, te vazhdoje fushaten si fantazma e Enver Hoxhes, per te varrosur pluralizmin dhe vendosur monizmin ne Shqiperi.
Se dyti, me kete akt Edi Rames i bie maska dhe del cullak si njeri qe nuk e voton vettingun nga frika dhe tmerri i Sarajeve te Surrelit, pallatit 5 katesh, lidhjeve te tij te tmerrshme me drogen, vjedhjet e tij qindra miloneshe ne ÇEZ dhe koncesione te tjera.
Refuzimi i paketes McAllister nga Rama eshte pra refuzimi i vettingut dhe deshmi e vullnetit te tij per te bere vettingun vete dhe zevendesuar Opoziten e sovranit me opoziten e tij te kartelit, pra me ato parti qe i regjistroi me firma te mbledhura nga PS.
Me kete akt, cdo shqiptar apo dhe i huaj, qe per nje arsye apo per nje tjeter besoi gabimisht genjeshtren bajate te Edi Rames se opozita ka frike nga vettingu ndaj dhe nuk e voton ate, e ka te qarte se ka besuar nje mashtrim banal dhe se ai qe nuk e voton vettingun nga frika dhe tmerri i tij eshte vetem Edvin Kristaq Rama.
Shkaku i ketij qendrimi destabilizues antikombetar te Edi Rames eshte nje dhe vetem nje: vendosmeria e tij per te vjedhur me çdo çmim zgjedhjet per shkak te humbjes absolutisht te sigurte qe e pret!
Ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptar, ne veçanti te gjithe atyre qe besuan mashtrimin e Rames, se opozita nga frika nuk e voton vettingun, te bashkohen me revolucionin demokratik per t’a hedhur Edi Ramen, kete fantazme te Enver Hoxhes qe do me çdo çmim te varrose pluralizmin ne Shqiperi, ne koshin e plehrave te eterve te tij mizore! sb

Ja çfarë përmban paketa McAllister + me 20 pika që iu propozua Bashës

Zbardhet paketa “McAllister+”, në tryezën e negociatave që synon zgjidhjen e krizës politike që prej futjes së Partisë Demokratike në çadër më 18 shkurt.

Më poshtë përmbledhja e pikave kryesore në propozimin e integruar (“McAllister Plus”) paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017

1.Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;

2.Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;

3.Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;

4.Avokati I Popullit i zgjedhur nga opozita;

5.Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;

6.Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)

7.Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.

8.Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.

9.Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.

10.Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.

11.Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor.

12.Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.

13.Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.

14.Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)

15.Droga:

Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.

Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.

16.Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.

KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje  ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)

Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.

17.Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.

18.Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

19.Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.

20.Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingu

Vdekja e 15-vjeçares pas operacionit, reagon spitali privat: Ja çfarë ndodhi

Spitali privat “Continental” ka reaguar për herë të parë për rastin e vdekjes së pacientes 15-vjeçare Blerta Pepa, pas një operacioni.

Spitali sqaron se vdekja e pacientes ka ndodhur si pasojë e një komplikacioni të rrallë dhe jo prej mbidozës së anestezisë, apo gabimi njerëzor.

Spitali shkruan se është i gatshëm për çdo hetim mbi ngjarjen dhe ka sqaruar edhe komplikacionn që quhet hipertermia malinje.

DEKLARATA

Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Spitalin Continental, ku një paciente humbi jetën gjatë një interventi kirurgjikal si dhe nga nevoja për të informuar opinionin publik, duke i shprehu së pari ngushellimet tona më të thella dhe njerëzore familjes Pepa për humbjen e njeriut të saj të dashur, ju informojmë se:

Dje me datë 15.05.2017 rreth orës 24:00 pas një beteje të gjatë me një nga komplikacionet më të rënda, shumë të rralla dhe me vdekshmëri të lartë, humbi jetën në Spitalin Continental pacientja, Blerta Pepa. Ju bëjmë me dije se; bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi – reanimacionit të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është HIPERTEMIA MALIGNA.

Çfarë është HIPERTEMIA MALIGNA?

Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit.

Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Gjithashtu sigurojmë se niveli professional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh.

Spitali Continental garanton familjen e të ndjerës dhe gjithë opinionin publik se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha organet që bëjnë ekspertizën në këtë fushë si dhe ato ligj-zbatuese për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje me qëllim heqjen e çdo mundësie për të abuzuar më të vërtetën, siç kemi vërejtur gjatë orëve të fundit nga shumë media, apo individë të caktuar. Jemi thellësisht të keqardhur për dizinformimin e përhapur i cili në jo pak raste duket që është i qëllimshëm. Është e pafalshme të luhet me ndjenjat e njerëzve apo më keq akoma të krijohen kopertuar në kurriz të së vërtetës.

Edhe një hërë ngushellime familjes!

I dënuar me burgim të përjetshëm, Holanda vendos ekstradimin e Arben Frrokut

Gjykata e Holandës ka vendosur ekstradimin për në Shqipëri të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare.

Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013.

Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë.

Vdekja në spital – Tritan Shehu zbulon çfarë ndodhi gjatë operacionit: E pandershme të denigrosh mjekun

Vdekja e nje vajze 16-vjeçare sot pas nje operacioni ne gju, ne nje spital privat ne Tirane, ka shkaktuar debate dhe reagime te ndryshme. Te shumta jane kritikat qe vijne per sistemin shendetesor, e vecanerisht per mjekun anestezist i cili nga hetimet paraprake dyshohet se i ka dhene nje doze me te madhe se ç’duhej vajzes se re e cila humbi jeten. Por Tritan Shehu, me profesion mjek, ish-minister i Shendetesise dhe tani Kreu i Departamentit te Shendetesise ne PD, ne nje reagim ne rrjetet sociale shkruan se eshte e pandeshme sipas tij te denigrosh mjekun prej nje tragjedie pa fajtor.

Statusi i plote:

 

E PA NDERSHME TE DENIGROSH MJEKUN PREJ NJE TRAGJEDIE PA FAJTOR!

Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.

E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin “balte” mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.

SE PARI DUA T’I SHPREH DHIMBJEN E THELLE E NGUSHELLIMET E MIA FAMILJAREVE TE VAJZES SE RE, QE HUMBI JETEN SOT.

Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr “balten” e qetesuar sado pak dhimbjen:

Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.

Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.

Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.

Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.

Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.

POR NDERKAQ PA DENIGRUAR PERSONALITETIN E MJEKUT PERKATES, I CILI SI PASOJE E TRAUMES PSIKOLOGJIKE DHE E DHIMBJES KA TENTUAR VETE VRASJE, AI ESHTE MIDIS JETES E VDEKJES.

PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.

I UROJ SHERIM TE SHPEJTE KOLEGUT TONE!


Send this to a friend