Në se historinë e kthejmë disa muaj pas, më 18 Shtator, 2025 kur kryeministri Rama mbajti fjalën e parë në Kuvendin e Shqipërisë do të veçonim shkurtimisht se thelbi i premtimit në programin e tij ndaj qytetarëve ishte se:-“Unë nuk jam këtu sot për të kryer një formalitet votë besimi të qeverisë së re me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë dhe dua t’i them pikërisht shumicës, se jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mjaftojnë për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetjen tonë janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt radhazi. Është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim, me vullnet, me përkushtim dhe me energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri.”
Por ku janë sot fjalët e zgjedhura si “borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim, me vullnet, me përkushtim dhe me energji të reja”, këto premtime kur protesta qytetare në ditën e 13 pritet të mbahet?
Si mund të perceptohen këto sot kur protesta e qindra mijë qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe në diasporë i drejtohen atij me kërkesën “Rama Jep dorëheqjen!”
Mundohemi të gjejmë njerëzoren edhe në një ditë kur ky kryeministër vazhdon të manipulojë duke përsëritur refrenin “mandati mbaron në vitin 2029 dhe deri atëherë ne do vazhdojmë punën”.
Por qytetarët tashmë kanë arsyetuar dhe nuk do t’i lëshojnë më asnjë centimetër as propagandës dhe as korrupsionit.
A ja vlen t’i kujtojmë Ramës fjalët e Diellës:”- Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos ndalojmë inteligjencën; po të ndalojmë çnjerëzinë.”
AI (Rama) dhe Inteligjenca Artificiale (Diella) prodhuan mashtrimin duke përmendur Kushtetutën. “Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.”, këtë tha Diella më 18 Shtator, 2025 dhe këtë po vazhdojë të kërkojnë Shqiptarët në sheshe edhe më 12 Qershor, 2026 në ditën e 13 të protestës qytetare.
T’i kujtosh shqiptarëve pushtetin deri në 2029 me këtë nivel skandalesh dhe korrupsioni, kufijtë e durimit humbasin, por qytetaria do të triumfojë duke i mposhtur si provokimet ashtu edhe dhunën.
Dorë-hiqu duke zbatuar atë që premtove dhe nuk mbajte; përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim…
‘Koha jote ka mbaru!’
12 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)