VOAL

VOAL

BASHA – INVESTIM SERIOZ POLITIK KOMBETAR – Nga Dr.Albina Deda – deputete e PD

Nuk mendoj se as kundërshtarët më të çartur të Lulzim Bashës mund të mohojnë faktin se ky është një personalitet shumë serioz politik, i kultivuar dhe me principe moderne konservatore dhe nacionale. Po ashtu, asnjë demokrat apo opozitar tjetër, nuk ka arsye të dyshojë se Basha nuk e përfaqëson një shkollë e doktrinë politike, e cila do ta çmontojë doktrinën e mbrapshtë sunduese për një çerek shekulli në këtë vend.
 
Atëherë përse nuk u materializuan parimet Basha për t’u përkthyer e konvertuar në votë më 25 qershor? Përveç ngutisë pregatitore elektorale të diktuar nga ngjarje e kontekste që nuk vareshin nga Basha dhe Opozita, përveç vjedhjes, shantazhit e intimidimit electoral, ishe krimi i organizuar që i shndërruar gati në institucion e pushtet legjitim në Shqipëri që egërsisht me supermanovra, diktoi humbjen tonë.
 
Shtrohet pyetja: Përse ky angazhim kriminal?! Përgjigjja dihej. Lulzim Basha në katër vite opozitë jo vetëm denoncoi nominalisht krimin, por e skanoi atë me gjithë lakuriqësinë e vet. Shikoni miq sesi çdo ditë edhe në institucionet e drejtësisë po konfirmohen me prova lidhjet e shkurtëra të Shullazërisë kriminale me piramidën e pushtetit. Paralelisht me krimin e drogën dhe reaksionin e tyre elektoral u angazhua si asnjëherë më para cash edhe oligarkia korruptive e tenderave e konçensioneve si dhe gjithë anturazhi nepotik i piramidës politike të mazhorancës. Sado që Basha dhe Opozita luftuan jo vetëm por dhe haptazi mazhoranca nuk e privoj dot elementin e njohur kriminal edhe të konkuronte. Shkodra, Dibra, Elbasani etj nuk lënë dyshime për ekuivoke.
 
A mund të bënte Basha dhe Opozita diçka më tepër. Përgjigja ime është kategorike: “Jo”. Basha udhëhoqi një revolucion të urtë e të vendosur principesh, vlerash e kauzash demokratike dhe jo revolucione të dhunshme kriminale si ai i Zanit e i Arben Imamit!
 
Në këto kushte ky pushtet që pritet të instalohet është më i pështiri dhe më i vështiri për të qëndruar dhe qeverisur, ndonëse ka vota e numra të supërmjaftueshme.
Arsyetimi im duket paradoksal, por ju siguroj se nuk ka asgjë më real: Mazhoranca e dalë nga 25 qershori kurrë nuk do mund të mbarojë këtë mandat kriminal. Përveçse do ketë përballë opozitën, ajo do përballet me vetë popullin dhe të drejtën e tij të Zotit për mbijetesë.
E vetë shqiptarët kanë tashmë të formëzuar një lider shumë serioz, Lulzim Bashën, i cili përditë po dëshmon se është lider i kauzave të mëdha. Ai ka indentifikuar veten me prova se shkon përtej partishmërisë duke synuar t’i bëjë nderin e domosdoshëm Shqipërisë.
Me pak fjalë, Basha, është jo një investim strikt partiak, por risi e investim i rëndësishëm nacional. Dhe të tilla investime nuk vijnë shpesh në teknologjinë e një vendi të vogël me demokraci të brishtë siç ne jemi. Në këto kushte nga të gjithë pritet reflektim kombëtar dhe jo sulme meskine, pritet të suportohen vlerat dhe jo me ose padashje të rradhitemi në ushtrinë kriminale politiko-ekonomike, e cila është jo vetëm e identifikuar, por dhe e rrethuar për t’u shkatërruar. Ata interesaxhinj e kalem-analistaxhinj që sulmojnë Bashën e servilosen të sulltanati kriminalo-despotik le të marrin këshillën time modeste si demokrate e politikane: Mbajeni mirë mend shprehjen e vjetër të popullit tonë të mençur që buron prej eksperiencës së shekujve: “Zullumi këputet tek pjesa më e trashë”. Tashmë kjo këputje ka filluar.

Lufta në PD tregon nevojën për njerëz të djathtë – Nga FITIM ZEKTHI

Në Partinë Demokratike ka shpërthyer, ose dalë në sipërfaqe, një luftë e ashpër, irracionale dhe shumë e ngarkuar, aq sa është e pamundur të thuash diçka për atë që po ndodh në PD dhe të mos shihesh si domosdoshmërisht në shërbim të një pale. Subjektivizmi, në fakt, është tipar dominues i epokës së sotme. Mendimtarë të ndryshëm thonë se subjektivizmi kthehet në një sëmundje aq të keqe sa njeriu që kundron një trëndafil mund të mendojë se trëndafili nuk ekziston, por është pasojë e nervit optik që e bën të duket.

Po ashtu njerëzit prej shumë kohësh kanë nisur të shpjegojnë veten nëpërmjet së paku dy pikëpamjeve të mëdha bazë: marksizmit dhe frojdizmit. Marksizmi thotë se njerëzit ekzistojnë si anëtarë të një klase ekonomike, ndërsa frojdizmi thotë se njerëzit ekzistojnë si “tufë kompleksesh”. Sipas frojdistëve, në qoftë se dikush mendon se ta zëmë mbretëresha Geraldinë ishte një mbretëreshë e mrekullueshme, atëherë ai vuan nga kompleksi i nënës, ndërsa për marksistët në qoftë se dikush mendon se ekonomia ka nevojë për ulje taksash apo dic tjetër, ai e bën këtë sepse i përket borgjezisë apo një klase tjetër ekonomike. C. S. Lewis, një filozof i njohur, ka përdorur i pari fjalën bulverizëm për këtë shpjeguar këtë mënyrë të shëmtuar të shkatërrimit të njohjes.

Personazhi i tij Bulver kur i thotë të shoqes se dy brinjë të një trekëndëshi janë më të mëdha se brinja e tretë, ajo i përgjigjet se “ti mendon kështu ngaqë je burrë”. Pavarësisht kësaj debati në PD është një çështje e rëndë- sishme publike dhe kësisoj çdo bulverizëm do të ishte i vogël para nevojës për të folur për këtë debat.

Po ta shohësh nga jashtë dhe po të mos e dish që PD është një parti e vendosur në të djathtë të spektrit, do të mendoje se grupi i kritikëve të Bashës i përket një segmenti thellësisht të majtë, komunist ose të majtë liberal. Sapo u përvijua rezultati i zgjedhjeve mëngjesin e së hënës, kur ishin pa numëruar më shumë se 70% e votave, Besnik Mustafaji kërkoi dorëheqjen e Bashës duke e quajtur fajtor. Të nesërmen, të martën nisën me radhë kërkesat për dorëheqje. Duhet thënë se kërkesa për dorëheqje kur rezultati ka dalë është legjitime dhe e drejtë e kujtdo. Ajo që tregon përmasën e thellë të majtë të sjelljes politike të kundërshtarëve të Bashës nuk është kërkesa në vetvete, por mënyra se si u artikulua, zelli, gjuha dhe sidomos arsyet.

Aty pati sulme personale, duke thënë që “partinë e drejton kunati, e drejton gruaja, Basha duhet përzënë siç Krishti përzuri zullumqarët nga Tempulli, ai nuk ka mundësi as të turpërohet, ai shkatërroi partinë, shiti zgjedhjet etj”. Socialistët e të gjitha llojeve, që nga liberalët deri te komunistët, janë të motivuar nga nevoja të fuqishme të egove të tyre, nevojë për pushtet, nevojë për vë- mendje, për famë, për vlerësim etj. John Ray, ndoshta një nga studiuesit më të mëdhenj të psikologjisë së të majtës, thotë se kjo nevojë dramatike i ka shtyrë ata tek ideja e “barazisë”, tek ideja e një shteti të madh, tek ideja e rishpërndarjes së pasurisë, e taksave të larta, e të drejtave të homoseksualëve, e kundërshtimit të fesë, e mbrojtjes së abortit etj., etj.

Pra, këto janë gjetje për të justifikuar nevojat e tyre. Te kundërshtarët e Bashës, te gjuha e përdorur, te mënyra se si vrapuan të kërkojnë dorëheqjen pa dalë rezultati, vihet re ky tipar i së majtës, tipar i cili në regjime të tjera politike prodhon prerje kokash, gjyqe dhe kampe internimi. Luftërat e brendshme brenda së majtës janë ekstreme. E djathta ka një qasje tjetër, për të djathtën nuk është gjithçka pushtet, nuk është gjithçka politikë. Irving Babbit thotë se karakteristika më fisnike e njeriut është “vullneti për vetëpërmbajtje” dhe nga kjo karakteristikë nis e ndërtohet gjithë teoria politike mbi të djathtën.

Ai si Edmund Burke më herët, e pranon se ekzistenca shoqërore kërkon kontroll mbi dëshirat dhe mbi impulset e se liria e vërtetë gjendet pikërisht te ky vetëkontroll. Për fat të keq, një mendim tjetër u përhap fuqimisht në Europë dhe botë që në atë kohë, ai me në qendër idetë e Rusoit, duke ushqyer kënaqjen e dëshirave dhe nevojave. Nga kjo ide lindi e majta, lindi egoja si shtysë e vetme e përvijimit të velrimit politik. Sipas Irving Babbit, kemi dy kategori që përcaktojnë një sjellje apo qëndrim të majtë dhe të djathtë: imagjinatën idilike dhe atë morale. Imagjinata morale që udhëheq qasjen e djathtë, ka të bëjë me përpjekjen njerëzore për të të bërë ligje dhe për t’u sjellë sa më afër asaj që kërkon Zoti. Imagjinata idilike flet për një si vend realizimi të dëshirave dhe nevojave, si vend i kënaqjes së egos.

Një i djathtë kësisoj sillet më me përunjësi, është pro përkufizimit tradicional të familjes, rreket ta bëjë sa më të pamundur alkoolin, kumarin, është kundër prostitucionit, tradhtisë bashkëshortore, përdorimit të të gjitha llojeve të drogërave mbështet nënat e reja dhe familjet me shumë fëmijë, është pro arsimimit cilësor përballë arsimimit masiv. Te të gjithë ish-ministrat, te të gjithë njerëzit e kryesisë apo departamenteve që ishin kundër Bashës nuk u vu re asnjë shenjë e këtyre tipareve të së djathtës, nuk u pa asnjë virtyt që duhet të karakterizojë një të djathtë.

Aty u pa vetëm ngarkesë deri në urrejtje, u pa inat dhe zemërim për shkak të mosqenies në listat e deputetëve. Më mjerim për një sjellje të djathtë sesa kaq nuk ka, sikurse nuk ka celebrim më të madh të së majtës. Dukej se mezi e kishin pritur këtë rezultat humbës në zgjedhje. Këtu nuk është asfare çështja e dorëheqjes së kryetarit Lulzim Basha. Kjo është gjëja më e fundit që ka rëndësi. Rëndësi ka fakti që Partia Demokratike nuk duket gjëkundi të jetë një parti njerëzish të djathtë, njerëzish që i shqetëson gjendja e rëndë e vendit, skamja dhe mizerja jo vetëm materiale që i ka pllakosur njerëzit. Nuk u pa për asnjë moment nga kundërshtarët e Bashës si një tmerr kombëtar sistematizimi, racionalizimi, burokratizimi i frikshëm i blerjes së votës.

Të gjithë bënë analizën e tyre, të menjëhershme, pa i pasur të gjitha të dhënat, duke nxjerrë si shkak të humbjes drejtimin që Basha i bëri PD-së këta muajt e fundit. Basha mund të jetë përgjegjës, ndoshta edhe i vetmi, ai mund të ketë gabime të gjithëfarësojshme, por kundërshtimi tipik socialist apo lufta tipike socialiste nuk mund të jenë mjete në një parti të djathtë. Në këtë kuptim, mënyra se si u përgjigj Basha ishte të paktën shumë më e drejtë. Ai pezulloi kompetencat e veta, nuk iu turr askujt me sharje, me kunetarët apo me pastrim tempulli, nuk i tha ndokujt s’ke fuqi të kesh turp, foli për gabime të tijat dhe e gjitha kjo tingëllon një sjellje shumë më e djathtë. Kjo nuk është një mbrojtje ndaj Bashës, asesi.

Kjo është një mbrojtje ndaj asaj çfarë duhet të jetë e djathta, ndaj asaj se çfarë duhet të regëtijë në gjakun apo dejet e një të djathti. Basha është shumë më pak sesa PD dhe sesa e djathta, ai është një kryetar kalimtar. Kalimtarë kanë qenë Thatcher apo Reagan, Kohl apo De Gol, Berisha apo Selami dhe kështu do të jetë edhe Basha. Grupi i kundërshtarëve të Bashës duhet ta përkufizonte veten dhe veprimin e tyre nga imagjinata morale. Kështu ata do t’i shërbenin PD-së dhe kështu ata do ta largonin Bashën ose drejtonin PD me Bashën. Nga një pikëpamje e djathtë, vesi apo mëkati shoqëron njeriun, por edhe me vese mund të luftojë për vendin e tij.

Nga një pikëpamje e majtë, vesi nuk është fare i tillë ose njeriu nuk është përgjegjës për të: rëndësi ka ndjekja e dëshirave apo nevojave. Njerëzit nuk ndahen nga vesi ose veset, por nga qëndrimi ndaj tyre. Thirrjet që të jemi të gjithë bashkë, që të mos përçahemi, që gjithkush është i nevojshëm etj., janë slogane, ato nuk të çojnë askund. Edhe në anën e mbështetësve të Bashës ka njerëz që kanë të njëjtën qasje, shtyhen vetëm nga ndjekja e dëshirave dhe janë njësoj si kundërshtarët pavarësisht anës përballë ku gjenden. Thirrja duhet të jetë që të gjithë të kthehen te vlerat e së djathtës, te përunjë- sia, “vullneti për frenim”, vetëpërmbajtja. Pastrimi nga të majtët dhe e majta është i domosdoshëm. Nuk mbeti njeri i mërzitur me moskandidimin pa shfryrë kundër Bashës.

Le të kritikojnë, a fund, por jo mbi këto kritere, por nga dashuria për të djathtën. Që ta bësh këtë duhet të kesh bindje të tilla dhe të jetosh si i tillë. Ish-kryeministra Thatcher thoshte se bindja jote është mendimi yt, mendimi yt veprimi yt, veprimi yt është fati yt. Vendi ka më shumë nevojë për një parti të djathtë prej qendrës deri te konservatorët socialë. Një parti e madhe, të majtësh, liberalësh të majtë, njerëzish që nuk kanë ndonjë afeksion për ish-të përndjekurit, njerëzish që në memorien e tyre nuk kanë asgjë që iu dhemb nga genocidi komunist apo nga prania e kaq shumë sigurimsave dhe njerëzve të regjimit të vjetër në politikë, nuk i duhet vendit edhe sikur të vijë që nesër në pushtet. Në vitin 1913, ish-presidenti Tedy Roosvelt kërkoi të emërohej nga Partia Republikane si kandidat për president, megjithëse kishte qenë për dy mandate president. Veç kësaj në detyrë është ishte William Taft.

Elihu Root dhe Henry Cabot Lodge, dy nga njerëzit më të fuqishëm në Partinë Republikane dhe dy nga miqtë më të mëdhenj të Roosveltit, u bashkuan me presidentin Taft. Ata i thanë presidentit Roosvelt që ndonëse “kopsën e tij të xhaketës e donin më shumë se Taftin”, ishin me të. Roosvelt ishte zhvendosur me bindjet e tij majtas në atë kohë dhe kështu do të dëmtonte Partinë Republikane. Në konventë u bë një luftë e vërtetë dhe nominimin e fitoi Taft, i cili u mund në zgjedhje nga presidenti Willson, pasi edhe Roosvelt kandidoi si i pavarur nga inati.

Studiuesit thonë se kjo ngjarje vërtet e çoi në opozitë Partinë Republikane, por e shpëtoi atë përfundimisht nga animi drejt së majtës. Le të shpresojmë që PD do të jetë një parti e mirë e djathtë, jo për të ardhur në pushtet, por sepse i duhet vendit.

Eksperti i Kushtetueses: Meta bie si President më 24 Korrik nëse…

Presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta, pritet të bëjë betimin më datë 24 korrik, në një seancë të jashtëzakonshme.

Ekziston skenari që deputetët socialistë ta bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme, duke rrezikuar betimin e presidentit të sapozgjedhur.

Por çfarë ndodh nëse Ilir Meta nuk arrij të bëjë betimin në 24 korrik?

Juristi Sokol Hazizaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, sqaron se Ilir Meta nuk e merr dot detyrën e presidentit nëse bojkotohet seanca.

Hazizaj thotë se Parlamenti e ka për detyrë të kryejë funksionin e tij kushtetues për realizimin e betimit të presidentit.

Nëse Kuvendi nuk mblidhet për të kryer apo për të konsumuar aktin formal në përputhje me Kushtetutën për betimin, pengohet qëllimi i mandatit të presidentit të zgjedhur.

Dispozitat kushtetuese vërtet ndërpresin mandatin e presidentit ekzistues, duke e lënë vakum nëpërmjet aktit formal të betimit, pra duke mos lejuar presidentin të ushtrojë aktin formal betimin, por sot jemi para një natyre tjetër”, u shpreh Hazizaj.

Ai thekson se figura e presidentit qëndron mbi palët, dhe Kuvendi e ka edhe për detyrim moral dhe institucional të mblidhet për kryerjen e betimit të presidentit të sapozgjedhur.

Në këto kushte, nuk mendoj se i ngelet shumë kohë dhe hapësirë Kuvendit për të mos konsumuar detyrën që ai ka, praninë dhe ekzistencën e betimit.

Së dyti, akti i betimit të presidentit që është i barazvlefshëm me fillimin e mandatit prej tij, nuk është akt vetëm i presidentit të republikës si pozicion institucional dhe konstitucional, por është akt i përfaqësimit të një simbolike më të madhe që përfaqëson Kuvendi i përbërë nga subjekte të ndryshme politike.

Figura e presidentit e kalon autoritetin e Kuvendit, sepse vjen si rezultat i unitetit për shkak të parashikimit në Kushtetutë.

Në këto kushte, nuk mendoj se Kuvendi do të çedojë në ushtrimin e tagrit të tij për të njohur institucionet. Mos ushtrimi i tagrit nëpërmjet pranisë në betim, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i konfliktit jo me presidentit por më keq sesa presidenti, me përfaqësimin unitar të kombit shqiptar”, tha Hazizaj.

Nëse në disa seanca rresht nuk arrin që presidenti i sapozgjedhur të bëjë betimin, kreu i Kuvendit ushtron kompetencat e presidentit të Republikës derisa të zgjidhet kreu i ri i shtetit.

Juristi Hazizaj sqaron se vetë Ilir Meta në cilësinë e kreut të Kuvendit deri në muajin shtator luan rolin e presidentit.

Në muajin shtator merr mandatin Parlamenti i ri. Kryetar Kuvendi do të jetë Gramoz Ruçi.

Sokol Hazizaj shprehet se më pas i takon Ruçit të marrë kompetencat e kreut të shtetit derisa të nisin procedurat nga e para për zgjedhjen e presidentit të ri.

Për shkak të ndërprerjes së mandatit të presidentit aktual në datë 24 dhe në rast të moskonfirmimit formal të betimit të presidentit të ri, Meta e ushtron detyrën e presidentit si kryetar i Kuvendit. Kushtetuta ka parashikuar rastet e ndërprerjes së mandatit dhe rastet e përfundimit të mandatit të presidentëve të mandatar për shkak të betimit dhe të përzgjedhur nga Kuvendi më parë.

Gramoz Ruçi ngarkohet si kryetar Kuvendi me mandatin e ri të Parlamentit, që fillon në shtator. Në rastin konkret kur presidenti i republikës vjen si kryetar Kuvendi, detyrën e ushtron deri në fund të këtij mandati në shtator me kryetarin apo nënkryetarin e Kuvendit. Presidentit të ri pas datës së betimit i takon dekretimi i datës së mbledhjes së Kuvendit. Nëse ai nuk ushtron detyrën është gjë tjetër”, u shpreh Hazizaj.

ME BASHËN PËR NJË OPOZITË, REPUBLIKË DHE SHQIPËRI EVROPIANE. KORI I BRUTËVE NUK MUND TA NDALË ËNDRRËN BLU – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Përtej faktit se kush i fitoj zgjedhjet e kush do të bajë opozitën, asnjë politikan dhe analist me mend në kokë nuk mund të anashkalojë rolin vendimtarë të kryetarit të PD z Lulzim Basha në dekriminalizimin e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, pushtetit lokal, institucioneve të shtetit të së drejtës, si dhe në parandalimin e katastrofës së 25 qershorit ,një plan ogurzi i hartuar nga binomi Rama-Meta për interesa të tyre utilitare dhe oligarkët e mafjes politiko-ekonomike të lidhur si oktapod me krimin e institucionalizuar në pushtet.

 

Pas një beteje të gjatë e të vendosur me pushtetin e sponsorizuar nga bandat, në parlament dhe në sheshet e Shqipërisë, lideri i opozitës Basha ia doli me sukses të plotë të organizojë protestën më të gjatë, më të vendosur, më qytetare në tërë historinë e pluralizmit politik, që ka njohur Shqipëria duke trokitur fort në ndërgjegjen e qytetarëve shqiptarë. Basha zgjoi kurajon e tyre e sëbashku me ta u kthye në një digë të pakalueshme për ambiciet e uzurpatorëve të parlamentit e të qeverisë, të cilët e përvetësuan e kthyen në filozofi të tyre postulatin kriminal të Leninit: I gjithë pushteti sovjetëve.

 

Nëse me betejën e vendosur të dekriminalizimit Basha u shndërrua në gardian i lirisë dhe i dëboi nga Parlamenti emblemat e krimit, me marrveshjen me kryeministrin Rama bëri një kryevepër që është në stilin e politikanëve të klasit të lartë, të vendosur e të guximshëm. Me këtë marrveshje shpëtoi vendin nga një përplasje civile me pasoja të rënda, afatgjata. Ai arriti të shpëtojë parlamentarizmin si gurë themeli të demokracisë, rendin kushtetues dhe imazhin e Shqipërisë tek aleatët tanë perëndimorë dhe tek faktori ndërkombëtarë.

Basha arriti të shmangë skenarin Gruevski, që përgjaku tempullin e demokracisë, parlamentin e Shkupit.

Zhbërja e koalicionit PS-LSI dhe nxjerrja në pension politik e bimbashëve dhe qehajajve të PD-së, aksionerë kryesorë në humbjen e PD-së në vitin 2013 dhe më 2017 janë dy kontribute të tjera të çmuara të z. Basha me efekte afatgjata, jo vetëm për PD-në, por për krejt politikën shqiptare.

 

Paradoksi i madh qëndron në faktin se nëse LSI ka drejtuar zjarrin e katjushkës politike kundër Ramës dhe Rilindjes, të cilën e cilëson organizatë oligarkike e kriminale, senatorët e baroneshat e PD-së të vetëdemaskuar si kumarxhinj të pushtetit, karrieristë të sëmurë e provincialë në mentalitetin e qëllimet e tyre nuk e shohin Ramën dhe Rilindjen si të keqen e këtij vendi, por kryetarin e Partisë Demokratike, z Basha.

Ata kërkuan dorëheqjen e z Basha dhe kërcënuan me protesta ndërkohë që demokratët nuk dëshirojnë t’ua shohin fytyrën e të gjithë sëbashku nuk e mbushin dot një autobuz me përkrahës të tyre.

Urrejtja e gardës së vjetër ndaj Bashës vjen jo vetëm nga humbja e privilegjeve dhe ofiqeve të tyre, por ca më shumë nga kompleksi i inferioritetit dhe frika e zbulimit të kaluerës së tyre të errët nga skaneri politik.

Basha i përket jo vetëm shkollës perëndimore si intelektual dhe profesionist, por dhe si politikan e ka mbajtur këtë staturë në nivelet më të larta. Ai braktisi karrjerën e tij të shkëlqyer profesionale për t’u investuar në Partinë Demokratike në periudhën e saj më të veshtirë duke u shndërruar në imazhin e Ri blu dhe duke u bērë shpejt politikani dhe ministri më brilant i brezit dhe moshës së tij. Fitoi si deputet në një bastion të majtë, shkëlqeu si ministër i brendshëm , i jashtëm, i transporteve, u riktheu kryeqytetin demokratëve. Ndërtoj Rrugën e Kombit, ështē ideatori dhe realizuesi me sukses i Projektit të Lëvizjes së shqiptarëve pa viza. Me kembëngulje e maturi diplomatike arriti të bindë e të shtojë numrin e shteteve që e njohën Pavarësinë e Kosovës. I dha jetë njē infrastrukture moderne në të gjithē Shqipërinë. Bashën e akuzojnë si uzurpatorë ata që i ka mbajtur afër dhe ju ka besuar sinqerisht. Thirrja e Qezarit 2.000 vjet më parë kur komplotistët e qëllonin me thika: “Edhe ti, o Brut”! na kujton se egoja e shfrenuar për pushtet e pabesia janë binomi i monstrave makiaveliste të politikës.

 

Në një moment sinqeriteti Kryeministri Rama ka zbuluar për Bashën dhe kundërshtarët e tij dy të vërteta. Ai e falenderoi publikisht Bashën dhe theksoi se në çastin e marrveshjes lideri i opozitës pati parësorë interesin e Shqipërisë. Kryeministri u shpreh në sajtin e tij se shumë demokratë kanë votuar për ne. Nuk e di sa rekrutë, sa mercenarë, sa kolabracionistë i kanë dërguar Ramës të vetëshpallurit shpëtimtarë të PD-së, por jam i bindur se motoja e tyre “pas meje u baftë name” i ka shtyrë deri aty sa të bajnë thirrje me kuje shpurës së tyre me të cilët kanë ngritur klanet e interesit të votojnë PS-në. Lufta brenda llojit është po aq e vjetër sa vetë historia e shtetit dhe e politikës.

Në pamundësi në një përballje të drejtëpërdrejtë me Bashën apo më saktë të ballafaqimit me faktet kokëforta së çfarë i kanë ofruar dhe çfarë zhvatur PD-së, ky klan sot lufton me cinizëm kryetarin e saj.

Klani i zotërinjëve e zonjave, që u ka humb rruga në oborr të shtëpisë tonë të përbashkēt, janë para një të vërtete të madhe dëshpëruese: Zgjedhjet kanë filluar e do të jenë një referendum i mbarë demokratëve shqiptarë për të rikonfirmuar z. Basha si lider të tyre për të zgjedhur të ardhmen në vend të shkuares, liderin e shkollës, mendësisë perëndimore në vend të atyrë tregtarëve boduinë, të cilët PD-ja i ka mbajtur në kurriz tash 27 vjet si deveja në shkretëtirë.

Basha çliroi PD-në nga vargonjtë e sanxhakbeut, Ridvanit të Rakickës, luçiferit Patozi, matriakatit çalaman të Topallit, topçiut Imami, sharlatanëve Ruli e Bregu e të tjerë që bajnë korin e violinave deshpëruese që vajtojnē humbjen e ofiqeve të tyre të dhuruara pa asnjë kontribut në terren për Partinë Demokratike.

 

Me Bashën janë qëndrestarët dhe idealistët e vërtetë të Dhjetorit 90-të, rinia qē aspiron ëndrrën Evropiane, demokracinē dhe një prespektivē tē sigurtë në Atdheun e vet. Me Bashën janë artistët intelektualët. Ish të burgosurit politikë, të persekutuarit e regjimit komunist nuk kanë asnjë mëdyshje. Ata mbështesin Bashën sepse shohin tek ai profilin e një politikani karizmatikē i cili ka një program konkret e të detajuar politik dhe ekonomik për t’i dhanë më në fund Shqipērisë një Republikë të Re atë tē qytetarëve dhe popullit sovran.

Projekti i Bashës për Shqipërinë Evropiane i shprehur qartë në një referendum mirëkuptimi e besimi me qytetarët shqiptarë në të katër anët e vendit është një projekt që e ndan përgjithmonë Shqipërinë nga e shkuara diktatoriale dhe tranzicioni i gjatë dhe i vështirë politik.

Ringritja e falangave dhe fantazmave të së kaluarës është një mision i pamundur si për rilindjen e Ramës ,ashtu edhe për neoramistët e PD-së ,të rreshtuar në taborrin kundër Bashës. Ëndrrat e atyre që shpresonin e besonin se PD dhe Opozita do të asgjesohen me dt. 25 qershor, do të kurbanizohen Ditën e Bajramit, u tretën si kripa në ujë. E keqja ështē mundur përgjithmonë. Lezha e Besëlidhjes sē Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, e pas saj gjithë Shqipëria do të tregojnë se PD, binjakja e lirisē së Shqiptarëve në shekullin e njëzetë do tē jetë udhëheqësja dhe frymëzuesja e Opozitës për Republikēn e Re dhe Shqipërinē Evropiane. Ku është shpirti i Zotit aty ështē liria thoshnin latinēt e lashtë. Basha beson si askush tek Zoti, liria, republika e popullit sovran.

Ëndrra blu vazhdon me Bashën, prandaj të gjithë demokratët e Shqipërisë do të votojnë në mënyrë plebishitare për projektin e Tij.

Prova se Rama nuk mori një mandat “Kuqezi” më 25 Qershor

Mandati “Kuqezi” e pagëzoi kryeministri Edi Rama përpjekjen e fushatës që çoi në fitoren e zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 nga subjekti politik që ai drejton, falë Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Ndërkaq, për një mandat “Kuqezi”, pjesëmarrja e zgjedhëse shqiptarë në votime ka qenë mjaft e ulët, madje më pak se gjysma. Për të qenë më të saktë, sipas komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ishte vetëm 46,79%. Kjo një rënie e theksuar krahasuar më zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, kur pjesëmarrja ishte 53,47%.

Për më tepër, Partia Socialiste e cila doli forca me më shumë vota në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, duke fituar 74 mandate sipas formulës së Kodit Elektoral, është votuar vetëm nga 22,53% e të gjithë zgjedhësve shqiptarë (Për 77.38% të zgjedhësve, Edi Rama nuk ishte një alternativë për t’u votuar). Kjo sipas të dhënave të KQZ-së.

Duke qenë se vetëm me 22,62% të votave të të gjithë zgjedhësve shqiptarë dhe me një pjesëmarrje në votime shumë të ulët (53.21%), Partia Socialiste fitoi 74 mandate paralmetare (nga 140), a nuk ka ardhur koha që të ndryshohet Kodi Zgjedhor për të pasur rezultat sa më demokratik në kuadrin e vullnetit të qytetarëve? Sepse me këtë rezultat, Rama “nuk ka marë” një mandat “Kuqezi” dhe mbi të gjitha nuk mund të jetë gjithëpërfshirës i shumicës së vullnetit absolut të shqiptarëve./Gsh.al/

Në Shqipëri çudia e radhës: Bashkia e Pukës nxjerr në ankand boronicat, manaferrat dhe kërpudhat

Banorët e zonave malore të veriut të Shqipërisë, kryesisht pranë Alpeve, mburren me frutat e egra të pyllit që janë një prodhim bio, si boronicat, manaferrat dhe kërpudhat, të cilat i mbledhin dhe i shesin më pas.

Por mesa duket, prej sot ata nuk do të kenë më mundësi të nxjerrin jetesën me këto fruta që u jep toka e tyre, pasi bashkia e Fushë-Arrësit ka vendosur t’i nxjerrë këto toka në ankand për kompantë private.

Open Data Albania ka publikuar së fundmi çuditë e prokurimeve të fundit që ka bërë bashkia në fjalë, pikërisht gjatë muajit qershor të fushatës zgjedhore.

Këto ankande synojnë shfrytëziimin e pyjeve dhe territoreve publike nga firmat private, ku ka disa ankande për shfrytëzimin e lëndës drusore dhe ç’është më e habitshmja edhe për manaferrat që janë një prodhim tërësisht i natyrës, boronicat e kërpudhat.

Në listën e ankandeve të publikuara, disa prej tyre janë “anuluar”, por nuk dihet se cila ka qenë arsyeja.

Rama – Kryemadhit: Meta u çmend në një fazë, megjithatë…

Kryeministri Rama i ëshë përgjigjur sulmeve të Monika Kryemadhit, e cila sot në cilësinë e kryetares së LSI-së vlerësoi si negativ koalicionin me Ramën.

Ajo sulmoi kryeministrin ashpër dhe tha se do të bëjë qëndresë dhe opozitë të pashembullt.

Mirëpo Rama, duke folur në “Top Story” tha se ai nuk ndryshon mendim edhe pse Ilir Meta është “çmendur në një fazë të caktuar”.

“Unë jam ai që isha, pavarësisht se deri sot s’jemi në koalicion. Unë jam ai që thosha që koalicioni ka pasur një kontribut për vendin.

Kjo nuk më pengon mua edhe pse Ilir Meta u çmend në një fazë të caktuar. Në thonjza çmendur se është President.

Unë prapë e vlerësoj shumë punën që kemi së bashku. Sa i përket ministrave të LSI-së, i kam falënderuar që të gjithë, por nuk do të më mungojë asnjë përveç Ylli Manjanit”, tha Rama.

Kryemadhi gati për opozitë: Nuk ndalemi nga Rama dhe lakejtë e tij

Kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar statusin e parë numri një i kësaj partie. Duke komentuar një raport të DASH-it, Kryemadhi paralajmëron Ramën se përballë do të ketë një opozitë të fortë.

Ajo shkruan në një status në “Facebook”, se përballë LSI-së, as 174 mandate nuk i mjaftojnë Ramës dhe klikës së tij për ta shuar këtë opozitë.

STATUSI

Askush më qartë se raporti i departamentit amerikan të shtetit nuk e ka përshkruar klimën e biznesit në Shqipëri: “Investitorë të sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar, vazhdim i praktikave të biznesit informal”. Këto janë vetëm dy nga shumë përcaktime të tjera të rrënimit që po i bëhet bizneseve në Shqipëri.

Veç atyre që janë klientë dhe sponsorizues të kryeministrit, çdo biznes tjetër ndjen mbi shpinë barrën e rëndë të korrupsionit dhe rryshfetit që duhet të paguajnë për të mbijetuar në një treg pa rregulla dhe klientelist.

Jo vetëm kaq, por koncensionet, dhëniet e licensave, si dhe një numer kontratash të firmosura nga qeveria, janë problematike për ekonominë dhe shkak për largimin e investitorëve të huaj. Këto dhe përcaktime te tjera negative për ekonominë, edhe pse tentohen të fshihen nga mediat e blera me paratë e krimit qeveritar, flasin më shumë se çdo heshtje e blerë mediatike.

Më kot mundohet Edi Rama dhe lakejtë e tij të fshehin të vërtetën e hidhur, atë të mjerimit ekonomik të vendit, të vjedhjes pa limit në çdo sektor publik, të shkatërrimit të investimeve të huaja në emër të bizneseve të lidhura personalisht me të.

Por nuk mjafton raporti për vitin e kaluar, sepse kjo klimë, ky terror për biznesin e investimeve pritet të sundoje ekonominë edhe pas tjetërsimit të votës së 25 qershorit.

Ata që investuan paratë e drogës dhe krimit, klientët e Edi Ramës që paguan për blerjen e votës do kërkojnë shumë shpejt shpërblimin për atë që kanë bërë. Dhe kjo do jetë një tjetër goditje për ekonominë tonë të brishtë. Unë ju siguroj që LSI nuk do të lejojë që kjo të ndodhë, sado pushtet dhe arrogancë të ketë kryeministri i Shqipërisë.

Jo 74, por as 174 vota nuk do mjaftojnë që ai dhe klika e tij në pushtet të shkatërrojnë më tej ekonominë shqiptare. Ne do të jemi në çdo mbledhje komisioni, në çdo debat parlamentar pjesë aktive dhe luftarake për të denoncuar dhe luftuar çdo përpjekje për të shitur pasuritë e Shqipërisë tek oligarkët e Edi Ramës.

Beteja sapo ka nisur dhe ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, që me votë apo me heshtje, refuzoi të mbështesë një qeveri që është gati të japë me koncension çdo pasuri të mundshme. Por tashmë koha e shitjes së Shqipërisë ka perfunduar!

Të gjithë sëbashku nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë. LSI është opozita e fortë dhe energjike që ka mundesitë ta bëjë këtë bashkë me të gjithë ata që e kuptojnë qartë se ky vend nuk meriton të drejtohet nga oligarkët e Edi Ramës.

Arrestohet djali i Vehbi Allmuçës – Akuzohet për fshehjen e 1 milion USD

Policia ka bërë të ditur sot arrestimin e Artan Allmuçës, djalit të ish bosit të VEFA-s, Vehbi Allmuça.

“Më datë 06.07.2017, Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: Artan Allmuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal.

Në dhjetor 2014 Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim Vehbi Alimuçajn dhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale).

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë.

Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Kryetarja e LSI Kryemadhi: Ne jemi ata që do të çojmë për “skrap” qeverinë e krimit!

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë si kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, fill pas votës unanime që mori në Konventën Zgjedhore të LSI-së.

Kryemadhi është shprehur se shqiptarët që votuan LSI-në kanë votuar për opozitën e vërtetë, e cila nuk do të bëjë asnjë lloj pazari me një qeveri, që sipas saj grabiti zgjedhjet përmes parave të drogës dhe çetave të inkriminuara të policisë.

“Kemi një punë të madhe përpara që oponencën e heshtur të shqioptarëve ta kthejmë në një opozitë aktive që del hapur në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.Ne do të jemi një forcë udhëheqëse opozitare, ne do të jemi ata që do ta çojnë për skrap qeverinë e krimit të organizuar dhe shitblerjes së votave.”- tha Kryemadhi.

Më tutje, Kryemadhi deklaroi se Rama mund të blejë demokratët, madje edhe ndonjë ndërkombëtar, por kurrë LSI-në.

“Më 25 qershor 225 mijë heronj votuan LSI-në, janë heronj sepse përballuan shantazhin e administratës publike deri duke kërcënuar edhe fëmijët e tyre maturantë. Përballuan terrorin e policisë dhe bandave të krimit të organizuar, heronjtë që votuan LSI-në  i dhanë asaj forcën dhe besimin, duke na thënë se misioni ynë është një dhe i vetëm, opozitë e fortë, opozitë e vërtetë, opozitë deri në pikën e fundit!

Edi Rama me paratë e drogës mund të blejë opozitën e deritanishme, mund të blejë dhe ndonjë ndërkombëtar, por heshtjne e LSI-së kurrë nuk ka për ta blerë

Mbi 20 mandate u tjetërsuan, për të krijuar një pseudo maxhorancë i cili angazhimin e parë që pati ishte të miratonte ligjin për mbetjet, që do ta kthente Shqipërinë në vendin ku do të mblidheshin plehrat. Ne ishim kundër këtij ligji. Ne ishim kundër hyrjes në zgjedhje pa opozitën. Me këto kundërshti parimore ne fituam nderimin e shqiptarëve dhe urrejtjen e kreut të rilindjes. Por urrejtja e tij u shtua akoma më shumë, sepse ne i thamë shqiptarëve të vërtetën për vjedhjet e votave në Shqipëri. 

 

Ne jo vetëm denoncuam por edhe penguam zbatimin e skenarit të tij të zi për grabitjen e votavem, një plan që do ta kryente me bandat e tij përmes kërcënimeve. Ata e dinë mirë sot që LSI është e vetmja forcë opozitare. Ata nuk do ta kenë kurrë shansin që të bëjnë pazare me ne dhe në kurriz të së vërtetës. Duke filluar që sot, do të punojmë shpi më shpi, për ta kthyer në skrap qeverinë e tij që nuk e siollën votat e qytetarëve, por votat e blera me paratë e krimit.”-tha Kryemadhi.

Drejtimi i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim:

Kryetare e LSI- Monika Kryemadhi

Zvkryetar i LSI- Luan Rama

Nënkryetare e LSI- Erisa Xhixho

Kryetar i Grupit Parlamentar- Petrit Vasili

Zgjedhje e drejtuesve të rinj në LSI u bë me votim të hapur përmes kartonëve:

Bomba e Topallit: Ka 2 muaj që familja ime është nën vëzhgim…

Ish-drejtuesja e kuvendit të Shqipërisë ka rrëfyer për herë të parë se prej dy muajsh, shtëpia e saj është vënë nën mbikqyrje dhe se çdo lëvizje e familjes së saj monitorohet.

E ftuar në Abcnews, gjatë intervistës Jozefina Topalli nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me deklaratën e saj të fortë, se dikush ka vënë një njeri për të parë lëvizjet e saj dhe të familjarëve.

Topalli është shprehur se një sjellje e tillë mjerane nuk i është bërë familjes së saj as në diktaturën hoxhiste. “Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet nga njerëz që kush hyn dhe kush del të pijë kafe. Kjo është sjellja më mjerane. 

Gjëja e vetme që më kujton, është Edi Ramën që sulmon Islamin. Unë ndoshta kam lindur e deklasume. Kjo s’ka ndodh as në komunizëm”, tha Topalli.

Topalli rrëfen sherrin me Bashën: Më dha të drejtë, por pastaj…

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka rrëfyer sot në një intervistë për “ABC News” sherrin me Bashën.

Ajo tha se gjithçka nisi në shkurt të vitit 2014 kur Basha bëri një urdhër që në zgjedhjet lokale të mos kandidonin kryetarë seksionesh që kishin humbur në zgjedhjet e 2013, deputetë apo edhe kryetarë seksionesh.

“Ky urdhër ishte i paprecedentë dhe unë i kam shkuar në zyrë dhe jam përplasur me të. Ai më dha të drejtë por urdhri qëndroi në fuqi dhe atë e shkeli vetë Basha, që është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë. Sipas standardeve të Berishës atij nuk do t’i shkonte ndërmend që të rikandidonte”, tha Topalli.

Monitor: 4 shkencëtarë janë nga Shqipëria, njëri vetëm 22 vjeç

Ata janë kryesisht meshkuj, të lindur në gjysmën e parë të viteve gjashtëdhjetë. Ata fitojnë rreth 30 – 49 mijë dollarë në vit.

Dhe, me profesion, janë shkencëtarë. Realizimi i identikitit të atyre që janë inovatorë të dijeve njerëzore është bërë i mundur në sajë të të dhënave të Anketës Ndërkombëtare të Autorëve Shkencorë (ISSA), një studimi të kryer për OECD-së nga Brunella Boselli dhe Fernando Galindo-Rueda.

Dy studiuesit kanë dërguar me email një sërë pyetjesh për më shumë se 60 mijë shkencëtarë në mbarë botën. Rreth një në dhjetë u përgjigj, jo gjithmonë plotësisht. Por, bazuar në të dhënat e mbledhura OECD, ‘Il Sole’ ka ndërtuar identikitin e tyre sipas kombësisë.

Me origjinë nga Shqipëria rezultojnë 4 shkencëtarë. Maqedonia, me një popullsi më të vogël sesa ne ka 6 shkencëtarë. Mali i Zi ka vetëm një shkencëtar të identifikuar nga studimi, po ashtu dhe Kosova. Rekordin e mban Serbia me 32. Nga Bosnja ka 11 shkencëtarë.

Nga 4 shkencëtarët shqiptarë, 2 kanë lindur në vitin 1996, njëri në vitin 1992 dhe një tjetër është tepër i ri, me ditëlindje në vitin 1995 (22 vjeç).

Një prej shkencëtarëve shqiptarë fiton mbi 105 mijë dollarë në vit, një tjetër 15-30 mijë dollarë në vit dhe dy të tjerët nën 15 mijë dollarë në vit.

Në botë, numri më i madh i shkencëtarëve është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, një vend që është lider në inovacion, me 612 të tillë. Në Europë kryeson Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës, me 429 shkencëtarë. Në Azi kryeson Japonia, me 260. /Monitor/

Ja pse duhet të qëndrojë Lulzim Basha – Nga Everest HAXHI

Rreth 26 vite histori post-komuniste e Shqipërisë dhe gjëndja e mjerueshme e shoqërisë dhe institucioneve shqiptare është ende cështje diskutimesh nga partnerët tanë strategjikë, fqinjët tanë mbështetës dhe organizatat integruese Euro-Atlantike. Forcat politike aktuale, dhe sidomos ato me histori pluraliste, deri diku, kane dështuar të jenë promotorë të ndryshimit dhe të implementimit të reformave të domosdoshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza 26 vjecare e tranzicionit pa fund. Mungesa e vizionit politik amalgamuar me korrupsionin e tejsakajshëm, drejtësinë e pa drejtë dhe c’balancimin e pushteteve po e zhysin më thellë vendin në baltën e krimit, drogës , dhe mjerimit.

Në këto kushte, fakte të pa mohuemshme të realitetit shqiptar, reformimi I partive politike për të adresuar situatën alarmante duhej të bëhet prioritet. Situata e pa precedent e vendit kërkon zgjidhje të pa precedent, kërkon zgjidhje jo tradicionale dhe koalicione politike jo konvencionale.

Marrëveshja Rama-Basha ishte hapi I parë jo tradicional në këtë drejtim dhe u tregua qartë që të dy Liderit Politikë luftën politike nuk e kanë tashmë me njëri tjetrin por e kanë me mungesën e institucioneve integruese, mungesën e një administrate të qëndrueshme apolitike, mungesën e seriozitetit me partnerët tanë strategjikë dhe korrupsionin galopant që është bërë mburojë e krimit të organizuar dhe drogës.

Të gjitha më sipër ishin kërkesat e Çadrës së lirisë apo Republikës së Re të promovuar nga Lideri I Partisë Demokratike Lulëzim Basha. Mbështetësit e PD dhe të gjithë atyre në cadër që cdo ditë përballeshin me realitetin e hidhur shqiptar dhe me kurajë e me të drejtë protestonin për ndryshim, a kishin bërë ndonjëherë pyetjen se ikja e Ramës a do të ishte vallë alternative fituese?

Kush do të fitonte? Çfarë do të fitonin? A mos vallë problemet dhe hallet e cadruesve apo dhe të githë shoqërisë shqiptare do të zhdukeshin si me magji me ikjen e Ramës? Cili do të ishte “End game” i forcës politike që ata mbështesnin? Kënaqësia e fitores imagjinuar si një vend pune në administratë deri sa kohë forca politike të jetë në pushtet nuk është reale. Është një makth 4 vjecar që kur I vjen fundi është më I tëmërrshëm se gëzimi I fitores!

Fituesit e vërtetë do të ishin një grusht politikanësh që për hir të konjukturave politike do emëroheshin dhe fillonin vjeljen e fruteve të pushtetit pa u shqetësuar për idelet e cadrës apo të Republikës së Re.

Basha dhe Rama e kanë kuptuar këtë! U desh ndërhyrja perendimore për tua bërë akoma më të qartë! Opozita e re do të jetë klasa politike me sistemin! Deri në konsolidimin e sistemit, konsolidimin e shtetit dhe administratës shtetërore apolitike, për hir të Shqipërisë dhe Shqiptarëve duhet konsensusi mbarë politik, duhen koalicione jo tradicionale për të bërë shtet dhe shkëputur njëherë dhe përgjithmonë nga perversiteti periodik katër apo tetë vjecar.

Edi Rama në përfundim të zgjedhjeve falenderoi Lulëzim Bashën që vendosi Shqipërinë mbi interest e ngushta politike. Ky është modeli I Liderit perendimor, dhe ky duhet të jetë modeli I Liderit të njw force politike progresiste.

Lufta që po I bëhet sot Lulëzim Bashës brenda partisë është luftë interesash të ngushta personale.Është lufta midis së vjetrës politike, që për 26 vite me rradhë dështoi për ta nxjerrë Shqipërinë nga skamja dhe mjerimi, dhe së resë progressive që ka kuptuar së fundmi se Shqipëria dhe intersat kombëtare janë mbi PD-në dhe mbi cdo forcë politike. Së fundmi Liderat e forcave më të mëdha politike kuptuan që interesi imediat i forcave politike që përfaqësojnë nuk është tepsia por shteti I kosoliduar, administrata , reformimi I gjyqësorit dhe balanca e drejtë e pushteteve. Për këtë ata janë të gatshëm të dalin nga kornizat partiake dhe të ofrojnë zgjidhje reale.

Të gjithë kundërshtarët e Bashës flasin që Basha shkatërroi PD-në, shkatërroi partinë që ata dreri tani e mbanin gjoja me thonj. Shumë flasin me një gjuhë vulgare që nuk tregon tjetër vecse mungesë alternative nga ana e tyre. Deri tani askush nuk ka folur se cfarë do të bëjë për Shqipërinë dhe Shqiptarët por me fraza shabllone dhe të thata pretendojnë se do udhëheqin partinë pëer implementuar idealet e Dhjetorit. Cilat janë idealet e Dhjetorit? Shqipëria apo Partia?

Çfarë bënë këta Dhjetoristë sa herë PD ka dalë në opozitë dhe mijra mbështetës janë hedhur rrugëve të papërfaqësuar dhe me pasigurinë e jetës së tyre dhe familjeve të tyre? Çfarë bënë këta baballarë dhe nëna të PD-së kur imponuan, ju lutën dhe mbështetën Z. Basha të merrte drejtimin e PD-së dhe mbështetësit e alternativës Olldashi u shpallën armiq brenda partisë dhe u zhveshën nga të gjitha funksionet organizative?

Zoti Basha duhet të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike. Humbja e thellë e kësaj partive nuk është vetëm përgjegjësi e tij. Përgjegjësia është te 26 vjet tranzicion pa fund, dhe strukturë partiake e centralizuar dhe me funksionarë pa vision dhe pa ide. Funksionarë që kënaqeshin vetëm me lidershipin autoritar të liderit dhe nuk guxonin dhe as merrnin mundimin të ofronin ide të reja drejtimi në parti.

Përgjegjësia është te ish ministrant e pasur të PD-së që pensionin e tyre dhe të fëmijëve të tyre e kanë siguruar duke luajtur me militantët e thjeshtë. Përgjegjësia është te gjithë drejtorët e drejtorive që vodhën 8 vjet me rradhë gjatë qeverisjes së PD dhe që tani janë rreshtuar të gjithë në Listën Anti-Basha. Përgjësia është te ata që e duan partinë vetëm për të përmbushur një ambicje të munguar politike pa dalë në planin e shtetit dhe të ardhmërisë së Shqipërisë.

Lulëzim Basha me vendosjen e Shqipërisë mbi interest partiake tregoi që po tenton te formatohet jo vetëm si politikan por edhe si burrë shteti. Ky eshte modeli qe I mungon Shqipërisë!

Gara për kreun, në mbrëmje mblidhet kryesia e PD

Partia Demokratike do të mbledhë sot në mbrëmje Kryesinë për të zyrtarizuar kandidaturat për kreun e ri të saj. Por një prej figurave të njohur Astrit Patozi, i cili të shtunën shpalli kandidaturën e tij, të kushtëzuar me realizimin e disa kushteve, u shpreh sot se kryetari Basha ka zgjedhur sipas tij të bëjë jo garë për një farsë zgjedhore. Edhe kandidati tjetër Eduard Selami tha sot se ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Por në një deklaratë të tyren, dy nënkryetarët e Partisë të cilëve u është deleguar organizimi i zgjedhjeve, theksuan se gjithshka është bërë në respekt të statutit

Zoti Lulzim Basha, i cili ka zgjedhur të “ngrijë” funksionet e tij organizative në parti në funksion të zgjedhjeve për kryetarin e ri, u pa sot të dilte nga zyra e tij për t’u takuar në mjediset e një bari pranë selisë me anëtarë e mbështetës demokratë. Po aty ishte dhe kandidati në garë Eduard Selami, i cili do të kishte më pas një bisedë direkte me zotin Basha. Ky i fundit ka evituar daljet në publik, që nga dita kur lexoi deklaratën për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, dhe bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të dorëhiqej, pavarësisht kërkesave në rritje nga ana e kundërshtarëve të tij. Ai dhe sot shmangu komentet duke u shprehur se vetëm sa ishte përshëndetur me demokratët dhe se nuk kishte nisur ende fushatën e tij.

Dje në mbrëmje skadoi afati i rregjistrimit të kandidatëve. Të shtunën në mbrëmje, ish nënkryetari dhe ish kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi deklaroi gatishmërinë për të marrë pjesë në garë, por duke e kushtëzuar këtë me realizimin e një sërë kërkesave, që nga dorëheqja e zotit Basha te garancitë që lidheshin me respektimin e statutit, ato mbi listat e votuesve dhe kontrollin mbi garën. Sot përmes një statusi në Facebook ai u shpreh se asnjë kërkesë nuk ishte marrë parasysh. “Në këto kushte, kur nuk garantohen as elementët bazikë për zhvillimin e një konkurrimi normal, Lulzim Basha mbetet sot përgjegjësi i vetëm, jo vetëm për rezultatin katastrofik të PD-ës në zgjedhje, por dhe për bllokimin e një gare, që do t’ i jepte asaj shansin e vetëm për t’u ringritur”, shkruan ai duke akuzuar zotin Basha se “ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar”.

Shqetësime për kushte të pabarabarta gare ka shprehur dhe kandidati tjetër Eduard Selami: “Unë ndaj shqetësimin e grupimeve të tjera, por nuk ndaj mënyrën e zgjidhjes. Mendoj që zgjidhjet duhet të jenë institucionale. Sa për shqetësimet për statutin. Unë them se Komisioni organizativ do të japë mendimin e tij. Unë e dhashë mendimin tim, duke thënë se gara duhet të jetë më e pastër, duke plotësuar ato që quaj kushte. Por kjo nuk duhet të bllokojë procesin se do e fuste PD në një spirale të pakëndëshme e do të dobësonte opozitën në Shqipëri dhe kjo nuk është në interes as të PD-ës dhe as të Shqipërisë”

Zoti Selami theksoi se në takimin me zotin Basha kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve: “I sugjerova se data 22 nuk është datë e cila mua nuk më jep kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë. Dhe unë propozoj si kompromis që të jetë java e parë e shtatorit, sepse na duhet që në grupin parlamentar të kemi lidershipin e ri. Zoti Basha më tha që kjo kompetencë është jashtë duarve të tij, por të Komisionit. Por unë mendoj se një shtyrje e tillë do të ishte një mundësi më shumë për ne”.

Por nuk vonoi shumë dhe në një deklaratë ku njoftojnë mbledhjen në mbrëmje të kryesisë së partisë, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, nënvizojnë se i gjithë procesi është organizuar në respekt të statutit dhe rregullave të partisë.

Megjithatë mbledhja e mbrëmjes pritet të shoqërohet me jo pak debate, duke qenë se anëtarë të saj janë mjaft nga emrat që kanë kritikuar ashpër këto ditë zotin Basha jo vetëm për humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare por dhe për mënyrën e organizimit të garës brenda partisë.

PD – Selamit dhe Patozit: Pse nuk i shtyjmë zgjedhjet për kryetar

Partia Demokratike ka sqaruar përmes dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho se përse nuk do të shtyhen zgjedhjet për kryetarin e PD-së, të parashikuara për në 22 korrik.
Duke iu referuar statutit, ata shprehen se zgjedhjet mbahen një herë në katër vite dhe për këtë arsye shtyrja e tyre bie ndesh me statutin.
DEKLARATA E PLOTE

Ne perfundim te procesit te paraqitjes se kandidaturave per Kryetar te PDSH, kane paraqitur dokumentacionin ne sektorin e Organizimit disa kandidate. Sot do te mblidhet Kryesia e PDSH per te miratuar kandidaturat qe do te garojne per Kryetar te PDSH.
Ne lidhje me disa pretendime te ngritura gjate ketij procesi sqarojme:

1. Çdo kandidat paraqet kerkesen e tij ne sektorin e Organizimit te PDSH. Statuti i PDSH, dhe aktet e tjera te dala ne zbatim te tij si dhe organizmat e PDSH garantojne gare te ndershme, te drejte dhe te barabarte per kedo qe desheron te kandidoje.

2. Procesi i shpallur i gares per Kryetarin e PDSH eshte normal dhe bazuar ne statutin e saj. Kryetari i Partise, bazuar ne nenin 43, pika 2 ka autorizuar delegimin e te gjithe vendi-marrjes organizative te dy Nenkryetaret dhe Sekretari i Pergjithshem.

3. Neni 30, pika 2, flet per paraqitjen e kandidateve per pushtet qendror dhe vendor: “Kryesite e Degeve vendosin per kandidaturat e Keshilltareve vendore. Per bashkite e kategorise se pare, lista e keshilltareve te pergatitur nga kryesite e Degeve miratohen nga Kryesia e PDSH.”
Kompetencat e Kryesise se PDSH percaktohen ne nenin 40, pikat 1 deri 9. Ne asnje prej tyre nuk parashikohet e drejta e Kryesise per te hapur garen per Kryetar Partie.

4. Koha e zgjedhjes se Kryetarit te PDSH dhe organeve te tjera te saj percaktohet ne nenin 58 te Statutit: “Te gjitha organet e Partise duhet tu nenshtrohen zgjedhjeve te pakten cdo kater vjet. Sikurse dihet zgjedhjet e fundit jane zhvilluar me 22.07.2013. Zgjedhjet e ardhshme do te mbahen me 22.07.2017.

5. Databaza e partise krijohet dhe administrohet ne perputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 percakton detyrimin e mbajtjes se Regjistrit elektronik dhe pika 2 e ketij neni thote: “Rregullat e hollesishme per formatin e regjistrit, administrimin, dhe aksesimin e tij percaktohen me vendim te Kryetarit te Partise.

Ne vendimin e dy nenkryetareve te partise per hapjen e gares per Kryetarin e PDSH percaktohet se ne votim do te marrin pjese vetem ata te cilet jane antare te PDSH deri ne daten 28.06.2017.

Qe nga data 28.06.2017 ne PDSH nuk ka patur dhe nuk do te kete antaresime te reja deri sa te perfundoje procesi i zgjedhjes se kryetarit te saj.

Listat e antaresise administrohen sipas statutit dhe rregullave te permendura me siper.

Çdo dege e PDSH ku do votohet per Kryetarin e PDSH do marre ne avance ne perputhje me vendimin e Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale kopje te listes se antaresise te Deges se saj te cilen ajo e disponon edhe ne Dege. Listat e votimit sipas percaktimeve ne statut do administrohen nga komisioni i votimit i cili kryesohet nga Kryetari ose Sekretari i Deges dhe antare te tjere qe i zgjedh Kryesia e Deges. Cdo kandidat do te kete vezhgues ne cdo komision votimi.

Çdo Dege e PDSH administron databazen e antaresise se saj. Cdo ndryshim ne Databazen ne qender behet vetem me kerkesen zyrtare te Deges shoqeruar me dokumentacionin e plote te antarit qe shtohet apo largohet.

6. Komisioni i Organizimit dhe kontrollit te Operacioneve Elektorale, perberja e tij dhe kryesimi krijohen ne baze te nenit 46 te statutit dhe eshte kompetence e Kryesise se PDSH.

Sipas pikes 2 te ketij neni ai ka autoritetin per pergatitjen dhe organizimin e operacioneve te votimit ne nivel kombetar dhe territorial dhe siguron rregullsine e tyre. Ai nderhyn ne zgjidhjen e ceshtjeve elektorale ne Deget e Partise ne perputhje me aktet e nxjerra per kete qellim. Ai pergjigjet perpara Kryesise se Partise.

Ne keto rrethana ne si drejtues te PDSH nuk mund te plotesojme kerkesa qe nuk parashikohen apo jane ne kundershtim me statutin, dhe as te ndryshojme statutin e PDSH.

Ne garantojme qe brenda kompetencave tona do sigurojme per cdo kandidat nje proces te rregullt, te ndershem dhe te barabarte sipas statutit te PDSH.

Rama – deputetëve: Nuk jemi vetëm, do të qeverisim me popullin

Kryeministri Edi Rama në takimin e parë me deputetët e rinj u ka dhënë mesazhe të qarta atyre për punën që i pret në këtë mandat të ri që u besuan shqiptarëve.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ekipi i ri qeverisës do të jetë gati në muajin shtator, ndërkohë që deri atëherë do të bëhet në punë e madhe në bazë, mes njerëzve për të gjitha shqetësimet dhe ankesat e tyre.

“Marrëveshja me PD-në do të mbetet një busull orientuese”- tha Rama, duke kujtuar se ndërkohë që dy konkurrëntet e tyre kanë punë për të zgjidhur me zgjedhjet për drejtimin e partisë ata vijojnë me punën e madhe që i pret.

“Mos kujtojë asnjë se e them kot, sot jemi më të fortë jo se kemi shumicën, por se kemi mbështetjen më të madhe, por kjo është me kushte të rënda që po nuk u plotësuan do kemi në zgjedhjet e ardhshme që pati PD, që nuk kuptoi kurrë se nuk ishte faji i njerëzve që ndëshkuan rëndë 4 vjet më parë. Nuk duhet të ishe profet për të parë që në seancën e parë e për ta kuptuar se cfarë e priste PD”- tha Rama.

Ai ka theksuar edhe njëherë se edhe pse kanë shumicën nuk do të qeverisin të vetëm. “ Nuk do të qeverisim të vetëm, por në një  koalicion të madh me njerëzit. Kërkuam mandat kuqezi e do të qeverisin kuqezi jo si përca e sundo në cdo zonë, e shpërndarës favoresh me shkopin e partisë”- tha ai.

Rama mbledh deputetët e rinj – kërcënon Metën

Kreu i qeverisë, Edi Rama  i ka dëguar një mesazh të fortë ish aleatit të tij në qeverisje, Ilir Metës.

 

Nga takimi me deputetët e rinj mbledhur sot në kryeministri nuk ka ngurruar ta falenderojë Metën si aleatin e djeshëm në qeverisje, por i ka kujtuar se mori votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.

“Falënderoj Ilir Metën, jo se i coi punët në dreq, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për cdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të refkektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”- tha Rama.

Sipas tij, “LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë nga qeverisja nuk duhet ta damkosë pa hyrë në zyrë figurën e presidentit të zgjedhur”.

Deputeti i PD Myslim Murrizi: 5 kandidatët në garë të verifikohen për lidhjet me ish Sigurimin

Myslim Murrizi dhe Lulzim Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i kërkon dy nënkryetarëve të partisë, Edmond Spahos dhe Edi Palokës që të kërkojnë nga Komisioni i Verifikimit të Figurës kontroll për të pestë kandidatët në garë për kreun e partisë.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Murrizi shkruan se e njëjta procedurë duhet të ndiqet për të gjitha kandidaturat që nga kryesia qëndrore deri në zgjedhjet në degë me qëllim shkëputjen e PD-së nga ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Statusi i Murrizit

Tani qe zyrtarisht u rregjistruan kandidatet per kryetar te PDSH, mendoj qe neser fillon fushata.

I bej thirrhje z Paloka dhe z Spaho qe ti drejtohen zyrtarisht komisionit te verifikimit te figurave per te gjithe kanditatet per kryetar te PDSH.

Pas 27 vitesh pluralizem mendoj qe ardhur koha qe PD si parti e pare opozitare te shkeputet perfundimisht nga ish bashkepuntore te sigurimit te shtetit.

Pas kesaj , fituesi me date 22 korrik si kryetar i PDSH duhet qe keshillin kombetare, kryesine qendrore, kryetaret e degeve te PD dhe kryesite e rretheve te verifikohen qe te gjithe pa perjashtim per lidhjet me ish sigurimin e shtetit.

PD dhe DEMOKRATET nuk mund te drejtohen nga individe qe jane me çengela ne hunde, apo i kane shitur shpirtin dreqit.

Boll me me njerez me dy tre emra.

Pas 22 korrikut duhet te filloje nje periudhe e re per forcen tone politike.

27 vite penetrim te :gaforreve, çorapeve, shkrimtareve, revizoreve, financiereve, shisheve te qumteshtit, bozhureve , e lloj lloj letyrash qe kur ju permend emrat e ” pagezuar” nga sigurimi te vjen per te vjelle, jane shume per nje popull te vuajtur si SHQIPTARET.

Spiunet le te krijojne partine e tyre, se boll jane ushqyer e majmur nga vota e DEMOKRATEVE.

Zonja Topalli, ndalni frymën e sulmit, urrejtjes dhe gjeni frymën e bashkimit! – Nga Zef Gjoni

Zgjedhjet mbaruan. Rezultati në Shqipëri e veçanërisht në Shkodër  nuk ishte i pritshmi për demokratët. Por theksoj, një ndër faktorët të cilët sollën këtë rezultat në Shkodër për PD ishte mosangazhim total i të gjithë “besnikëve” të znj.Topalli në procesin zgjedhor.

Edhe jo vetëm në mos angazhimin e tyre, por në fushatën e egër dhe të hapur nga ana e tyre për bojkot. Po të jetë e nevojshme mund të përmend edhe emra, por nuk i vlen kapërcimit të situatës në PD tashmë.

Po i drejtohem si më lart ish nënkryetares të PD. Sikur ju të vepronit si Jozefina Topalli që unë kam njohur dikur, duhet të vinit në Shkodër, të angazhoheshit në fushatë për Partine Demokratike. Pozicioni juaj nuk u këmbye as më shumë e as më pak, por vetëm me emrin e ish kryetarit të bashkisë Lorenc Lukës, i cili u zotua të bënte fushatë në zonën tuaj elektorale.

Angazhimi im si anëtar në kohë të vjetra e të reja ka qenë, është dhe do të jetë vetëm në Partinë Demokratike.

Jam i vjetër në kontributin tim në kohë të rënda e ndryshimesh në këtë parti sa di edhe shumë për të. E di mire ku i dhëmb e ku i djeg partisë time. Jam në këtë parti që me Pjetër Arbnorin e Ali Spahinë.

Jam këtu që në periudhën e ngritjes dhe forcimit të Partisë Demokratike, por edhe në periudhën e “pabesive” brenda saj. Jam këtu që në periudhën e ngritjes së Pjetër Arbnorit dhe në periudhën që e prenë në besë dhe për atë që ju bë Pjetër Arbnorit siç e di ti mirë znj.Topalli e di edhe unë. Por kjo është një temë për të cilën do flas kur duhet.

Rezerva në lidhje me listën e paraqitur nga Lulzim Basha kam pasur edhe unë dhe ia kam shprehur drejtpërdrejtë,  por kurrsesi nuk do ishte kjo arsyeja e cila nuk do më pengonte të isha në fushatë me gjithë fuqinë time dhe të rrethit tim brenda e jashtë Shkodrës për Partinë Demokratike.

Me gjithë presionin e pushtetit, blerjen e votës e të gjithë faktorët e tjerë kundër qytetarët e Shkodrës dhe populli i gjithë qarkut Shkodër i tregoi Shqipërisë se vazhdon të jetë i palëkundur i djathtë, besnik i të parëve tanë, pra me Partinë Demokratike.

Sot ju bëj thirrje si demokrat i orëve të para e të vështira, ndalni frymën e sulmit, urrejtjes dhe gjeni frymën e bashkimit!

Meta: “Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e zgjedhjeve”

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 25 Qershorit. Duke folur në një takim në Durrës, Meta shprehu falënderimet e tij për votuesit.

Mirëpo, Presidenti i zgjedhur tha se e vërteta e zgjedhjeve do të zbardhet shumë shpejt. “Falënderojmë votuesit e LSI-së. Mirënjohje të gjithëve ata në Durrës dhe Shqipëri që votuan LSI-në.

Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 Qershorit. Votuesit heroikë të LSI-së shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Jam krenar që kam punuar me ju”, tha ai.

Shpërthen kryebashkiaku i Lezhës: Topalli hante thonjtë duke pritur humbjen

Kryebashkiaku i Lezhës dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fran Frrokaj ka dalë në krah të kreut të PD-së, duke sulmuar ashpër Patozin dhe Topallin.

Ai shkruan në një reagim në “Facebook” se të dy demokratët prisnin me padurim humbjen  e PD-së. Reagimin ai e ka bërë në profilin e tij në FB.

REAGIMI

E percmoj gjuhen e zj,Topalli  dhe te z,Patozi. Komunikim i ulet dhe pa pike kulture!. Duhej te kishin qene ne fushate aktive per PD, vetem ashtu do besohej se ju dhimset vertete PD. Harruan ata (e ca te tjere) se ishin humbesit e medhej ne 2013 ne qarqet e tyre dhe deri ne 2017 u struken pas karriges se deputetit dhe pas dorheqjes se Z,Berisha, pa mbajtur asnje pergjegjesi?!!!

Cfare shkoi me keq ne Shkoder tani sesa kure ishte ne krye te listes se Shkodres ‘Zonja e hekurt”?! Them se do vlente vertete nje analize, por pa armiq te ‘brendshem, dhe gjuhe ordinere.

Ne fushate ketyre askush nuk ua pa minimumin kontributit, per te mos thene se mbase hanin thojt ne prapaskene duke pritur (!) me deshire e padurim kete situate qe  eshte EDHE per shkak te prepotences se tyre ne nje te shkuar jo fort te larget. Miq te dashur, mos harroni se kundershtari (jo armiku) eshte z,Rama. Per demokratet aktiv ne fushate e kisha kete status.

19578122_1569713643080429_1153443949_n

Basha shkon te Berisha, pas deklaratës së Topallit

Lulzim Basha i eshte drejtuar sot ne dreke zyres se ish-kryeministrit Sali Berisha.

Levizja e tij ka ardhur pas deklarates per mediat qe beri deputetja Jozefina Topalli e cila i beri thirrje kreut te PD, i cili ka vetengrire funksionet e tij organizative ne parti dhe ua ka deleguar ato dy nenkryetareve dhe sekretarit te pergjithshem, te heqe dore nga pengmarrja e PD, dhe e akuzoi se po ben manipulime per zgjedhjet brenda PD-se.

 

Deri më tani, eshte Eduard Selami dhe anetari i PD Asrtrit Sinanaj te cilet kane shpallur kandidaturën per kreun e PD.

Topalli: Basha është katastrofa e PD, po manipulon zgjedhjet, i bëj thirrje: ndërprit pengmarrjen e partisë

Jozefina Topalli, ne nje konference per shtyp i ka bere thirrje kreut te PD Lulzim Basha te nderprese pengmarrjen e partise dhe e ka akuzuar ate se po perpiqet te manipuloje zgjedhjet brenda partise.

Fjala e Topallit:

 

Lulzim Basha ka urdheruar nisjen e nje procedure antistatutore per t’i imponuar Partise Demokratike nje gare te rreme per drejtimin e ri. Duke e bere procesin zgjedhor ne Parti antistatutor, te nxituar, jo serioz dhe te papergjegjshem, zoti Basha po kerkon jo thjesht te mbaje peng partine dhe te grabise nje mandat te ri drejtues, por se pari po kerkon qe t’i shmanget dhenies llogari dhe marrjes persiper te pergjegjesise per humbjen katastrofale ne zgjedhjet parlamentare. Zoti Basha shpreson se permes gares se tij te rreme mund te shnderrohet nga humbes ne “fitimtar”.

Disa qindra mije vota qe Basha ia hoqi Partise Demokratike nuk i asgjeson dot me nje proces te manipuluar zgjedhor brenda partise. Demokratet nuk ia falin kurre edhe sikur te manipuloje 100 perqind te rezultatit te gares.

Zoti Basha eshte katastrofa e PD-se. Fale strategjise se gabuar dhe taktikave elektorale te ngritura mbi glorifikimin e personalitetit te tij te rreme ai rrezoi ne gjunje Partine Demokratike dhe i dha ndihmen me te madhe zotit Rama, bashkudhetarit dhe mikut te oreve te vona te kesaj vere, per fitoren e tij derrmuese. Rama i kerkoj marreveshje qe te behej timonier, Basha e desh aq shume sa e beri “kondotier”.

Ringritja e PD-se dhe revanshi i saj politik fillon vetem me largimin e zotit Basha. Demokratet e dine shume mire kete, prandaj zoti Basha kerkon me cdo kusht te manipuloje procesin duke shkelur brutalisht statutin e Partise.

Basha nuk pranon barazi ne gare, nuk pranon rregulla te drejta dhe te paanshme, nuk pranon proces te hapur dhe transparent, nuk pranon konkurrence te vertete as idesh dhe as personalitetesh, nuk pranon ballafaqim dhe as debat. Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e verteta. Por tek te gjitha keto eshte shpetimi i PD-se.

Prandaj ne kerkojme gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat. Ne kerkojme respektim dhe vendimarrje te forumeve drejtuese, sipas statutit. Te gjitha keto jane kushte te panegociueshme te procesit.

Pa to ne PD nuk ka dhe nuk mund te kete gare. Sa me shpejt ta realizije Basha kete, aq me shpejt do vije ringritja. i bej thirrje zotit Basha te nderpese menjehere paligjshmerine dhe pengmarrjen e partise, perpara se te perballet me zemerimin dhe revolten e demokrateve. Te kuptoje sa me shpejt se demokratet do dine ta mbrojne partine e tyre. Une u bej thirrje te gjithe demokrateve te behemi bashke, te mbrojme partine nga pengmarrja, te refuzojme grabitesit.

Ky eshte obligim i te gjitheve funksionare e militante, anetare forumesh e drejtues, perfaqesues degesh dhe koordinatore. Eshte koha te ngrihemi, te mbrojme statutin dhe te drejten tone per te zgjedhur drejtuesit. Eshte koha te mbrojme demokracine dhe vlerat demokratike qe na lidhin tash tre dekada.

Del foto e parë, Topalli kafe me anëtarët e kryesisë së PD që duan largimin e Bashës (foto)

Deputetja demokrate e lënë nga Basha jashtë listave të PD, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli kritikja e ashpër e Bashës brenda PD-së, eshte takuar me disa anetare te kryesise se demokrateve pak para konferences per shtyp.

Ne foton e siguruar nga Panorama ajo duket teksa bisedon me Edira Bushatin, Julian Deden, Nardi Ollin, Valbona Mezinin, Edit Harxhin, Edvin Kullurin.

Ndërkohë pas humbjes së thellë të PD-së, Topalli shpërtheu me nje status kunder Bashes, duke bërë thirrje për protesta deri në largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

Ajo e akuzon Bashën se refuzoi që të marrë përgjegjësitë që i takojnë, siç ndodh në çdo vend të botës perëndimore dhe e çoi PD-në në greminë.

Lubonja: Ja pse u vendos Monika në krye të LSI dhe pse nuk mund të vendoset Linda në krye të PS

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar”, ka komentuar dorëheqjen e kreut të LSI-së Petrit Vasili, dhe marrjen e drejtimit të kësaj partie nga Monika Kryemadhi.

 

Lubonja është shprehur se Monika Kryemadhi ka të gjitha energjitë për ta kaluar LSI, nga një parti klienteliste në një opozitë të fortë.

“Jo çdo gruaje mund t’ia lësh partinë.  Duhen energji, sepse Edi Rama nuk mund t’ia lë partinë Lindës. Meta është i vetmi që ka bërë parti pa trashëgimi historike.

Ish-komunistë këta të PS-së dhe ish të persekutuar nga ana tjetër.

Ai ka bërë një parti klienterale. Të bëjë një parti të tillë do talent do energji. Ideja për të bërë bashkë njerëz kërkon energji kërkon talent.

Nëse do ta gjykojmë nga pikëpamja e energjisë e ka më të lartë Monika për të organizuar njerëz sesa Vasili.

Sfida që kanë tani partite është që nëse ata mund të kthehen  nga parti klientelare për të bërë diçka më shumë . Kjo do që të bëjë opozitë të fortë dhe i duhet luftë për ekzistencë”,  tha Lubonja.

Jep dorëheqjen koordinatori i Bashës: Po ua lë vendin më të zotëve

Pas humbjes së thelle të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit dhe humbjes edhe te gares per deputet në Gjirokastër ka dhene doreheqjen koordinatori i Politikave te Territorit ne Partine Demokratike.

Besnik Aliaj e ka njoftuar vetë lajmin e dorëheqjes permes nje postimi ne faqen e tij ne FB, ku shkruan se largohet nga cdo funksion i tij ne PD dhe ia le radhen me te zoteve qe te japin kontributin e tyre.

Postimi i Besnik Aliajt 

Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave te territorit ne PD dhe pas zgjedhjeve te fundit ku u perpoqa te jap kontributin tim modest, largohem nga cdo “funksion” imi ne PD dhe ja le rradhen te tjereve me te zote qe te kontribuojne.

Do vijoj nderkohe te jem pjese e PD si antar i thjeshte. Gjithe te mirat per ju.

Respekt per zgjedhjen tuaj si per ata qe me kane mbeshtetur dhe simpatizuar, edhe per ata qe me ka e keqkuptuar ose sulmuar. Ne cdo rast kjo bote ka vend per te gjithe!

Vasili dorëhiqet nga kreu i LSI: Pse po largohem dhe propozoj Kryemadhin për kryetare

Petrit Vasili ka folur sot për herë të parë lidhur me vendimin për dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne nje deklarate per mediat, Vasili tha se propozonte zonjen Monika Kryemadhi per kryetare, dhe Luan Ramen dhe Erisa Xhixhon, dy nenkryetar te LSI, teksa vete tha se ka marre besimin nga Kryesia qe te drejtoje grupin parlamentar te LSI.

“Kryesia e LSI analizoi këtë pozicion të ri dhe vendosi të përvijojë me intensitet puna e nisur që është raportuar gjerësisht me faktorin ndërkombëtar dhe do vazhdojë për të dokumentuar me dhjetra fakte, foto video, dëshmi strategjinë e pashembullt të deformimit të votës, nëpërmjet aktivizimit të bandave të bëra njësh me Policinë e Shtetit, që falë edhe deklaratave të kryeministrit zhbëri edhe rolin e Policisë, gjithashtu vendosi edhe mënyrën e ristrkutirimit të LSI në opozitë, pasi fronti është i gjerë është moment historik për LSI se elektorati i ka ngarkuar një përgjegjësi të madhe për ti dhënë më në fund Shqipqrisë një opozitë.

 

Se Shqipëria për 4 vite s’ka pasur opozitë dhe kjo ka ndikuar edhe në thellimin e një qeverisje që rrëshqiti në humnerën e manipulimit të zgjedhjeve
në këtë pikëpamje LSI ristrukturon… ky rol i ri kërkon energji të reja, intensitet shumë më të lartë se më parë, ndaj në këtë funksion personalisht kam vendosur të paraqis dorëheqjen si kryetari i LSI dhe ja kam propozuar kryesisë dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI që është një grup me detyra dhe përgjegjësi të mëdha dhe të reja, njëherazi fronti tjetër i madh i shtrirë në tërë territorin ku mijëra shqiptarë presin përgjigje të mëdha, për t’i dhënë përgjigje një 20% pakice, në funksion të dinamizimi të ri të partise ti propozj zonjën Monika Kryemadhi si kandidate, bazuar jo thjesht si zv/kryetare por në rradhë të parë për kualitetin politik të njohur nga publiku shqiptar, që është lidhur me qytetarin e asnjë interes tjeter dhe kualitetin organizativ dhe dinamizimin e këtij domensioni që ajo e reflekton si askusht tjetër në politiken shqiptare
ka qenë një politikane aktive që s’është bërë pjesë në asnjë rast e asnjë ekzekutivi dhe ruan urën lidhëse mes qytetarit dhe pushteit” u shpreh Vasili.

DOREHEQJA

Lajmi behet i ditur nga burimet per “Panorama”, te cilat thane se Vasili e ka lajmeruar vendimin ne mbledhjen e grupit te partise qe ai drejtonte prej pak kohesh, pasi Ilir Meta u zgjodh President i vendit.

“Doreheqja ime per ceshtje organizimi, qe LSI te jete me aktive ne opozite”, mesohet te jete shprehur Vasili.

Kjo levizje vjen pas rezultatit te LSI ne zgjedhjet e 25 qershorit. Burimet thane per “Panorama” se doreheqja behet per t’i hapur rrugen ristrukturimit te LSI.

Nga zyra e shtypit e LSI lajmerohet se Vasili do te dale ne nje komunikim me gazetaret ne oren 14:00.

PD hap garën për kryetarin e ri

Partia Demokratike vendosi të shpallë zyrtarisht garën për kreun e ri të partisë, e cila pritet të zhvillohet me 22 korrik. Vendimi erdhi pasi kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi ngrirjen nga të gjitha funksionet organizative si kryetar i partisë dhe delegimin e tyre dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm, për të organizuar garën sipas parimit një anëtar një votë. Deklarata e zotit Basha u bë gjatë daljes së parë publike për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, që shënoi një humbje të thellë të opozitës.

I pari emër që vendosi menjëherë të përfshihej në garë ishte Eduard Selami, ish drejtuesi i Partisë Demokratik dhe deputet i saj. Në një dalje publike sot në mbrëmje, zoti Selami zyrtarizoi kandidaturën e tij. “Eshtë për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jemi ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas. Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin më hapin e kohës dhe duhet t’i paraprarijnë. Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-ës”, u shpreh zoti Selami.

Ai tha se Partia Demokratike, ka nevojë për rinovim. “Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-ës, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore”. Sipas zotit Selami “ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë”.

Ndryshe nga shumë figura të PD-ës, zoti Selami tha se “do të ishte e padrejtë të thuash se kjo humbje është vetëm e zotit Basha. Por ka qenë mungesa e shpresës dhe besimit që na solli deri këtu”. Megjithatë ai nuk u pajtua me vendimin e zotit Basha për “ngrirjen e funksioneve të tij organizative si kryetar”. “Në vend të zotit Basha do të kisha dhënë dorëheqjen për një garë të barabartë. Kjo është zgjidhja e tij, nuk dua të paragjykoj. Unë do të jem bashkëpunues që të dalim më të fortë”, theksoi ai.

Pak minuta pas konferencës së shtypit, zoti Selami u ndesh me një incident, ku sipas mediave, shoferi i njërës prej deputetëve të PD-ës e ka kërcënuar duke i thënë se ai nuk duhet të shkelet me në PD. Për incidentin, i cili ndodh në mjediset e selisë së PD-ës, me të parin kandidat për garën për kryetar të partisë, nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga dretuesit demokratë.

Situata në forcën kryesore të opozitës vijon të jetë e tensionuar. Një numër anëtarësh të forumeve drejtuese të Partisë i kërkuan dje publikisht zotit Basha, dorëheqjen e menjëhershme nga funksionet. Ndërsa vendimi i tij për të mos u larguar nga posti, u pasua me reagime të forta të emrave të njohur brenda PD si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Genc Ruli. Mbrëmë ndërkohë grupimi i anëtarëve që këmbëngulin në largimin e zotit Basha, ka dalë me një tetër deklaratë në të cilën saktëson se “vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit”. Po ashtu ata e shikojnë si shkelje të statutit jo vetëm vendimin e zotit Basha për ngrirje të kompetencave të tij por dhe “akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nënkryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesisë së PD (Neni 40 pika 2) si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit). I gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm”. Sipas tyre “zgjedhjet e organizuara me urgjencë rrezikojnë përçarjen e PD dhe jo afirmimin e saj si forum i mendimit të lirë dhe bashkëpunuese”.

Lidhur me përplasjen e hapur brenda partisë, më herët gjatë ditës, u shpreh dhe ish udhëheqësi i saj historik Sali Berisha. Përmes një statusi në Facebook ai shkruan se “drejtues por dhe anëtarë të thjeshtë të PD-s kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit, i cili padyshim është pergjegjësi më kryesor por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje”, thekson zoti Berisha ndërsa kujton më pas vendimin e zotit Basha për ngrirjen e funksioneve. Ai thekson nevojën e një analize të thellë dhe një procesi të drejtë gare, ndërsa nënvizon se “rruga e ringritjes kalon përmes bashkimit dhe jo përçarjes apo përjashtimit”.

Pas Lul Berishës, lë qelinë një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”

Pas Lulzim Berishës, një tjetër drejtues i bandës së Durrësit lë qelinë. Gjykata e Lartë pranoi sot kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait. Kjo per shkak te problemeve shendetesore te tij. Ndaj dhe Gjykata vendosi që ai të ketë trajtim mjekësor në shtëpi.

 

Taullai është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për disa vepra penale.

Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

PËR INDRIT TAULLAIN

Për këtë të pandehur Gjykata e Lartë shprehet se argumenti i prishjes së dënimit me burgim të përjetshëm ndaj tij është i njëjtë me atë në ngarkim të të pandehurit Lulëzim Berisha.

“Shkaqet e rekursit për ligjin e aplikueshëm janë të përbashkëta me të gjykuarin Lulëzim Berisha, për të cilat ky Kolegj është shprehur tashmë”, thuhej në vendim. Më poshtë, Kolegji konstaton se “fajë- sia e këtij gjykuari ka rezultuar e provuar në gjykim edhe me prova të tjera, të cilat kanë konfirmuar vërtetësinë e thënieve të të gjykuarit Coli, prova të cilat janë evidentuar me hollësi në vendimet e gjykatave të Faktit”.

Rama nis ndarjen e posteve, ja pse zgjodhi Ruçin për kryetar Kuvendi

Partia Socialiste do të zgjedhë Gramoz Ruçin në krye të Parlamentit të ri. Burime pranë selisë rozë thanë dje se numri dy në Partinë Socialiste është personi i duhur për të përballuar në Kuvend betejën e ashpër politike që pritet pas daljes në opozitë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan “Panorama”.

Me përvojën e gjatë si deputet, që nga viti 1992, por dhe në krye të Grupit Parlamentar socialist për disa legjislatura, Ruçi është autoriteti i duhur për të ruajtur balancat e duhura në Kuvendin e ardhshëm, kur vetë socialistët do të kenë 74 mandate deputetësh.

Njohja e mirë me procedurat parlamentare, por dhe rregulloren e Kuvendit, do t’ia bëjë më të lehtë detyrën kreut të Grupit Parlamentar socialist për të përmbushur këtë detyrë.

ruci

Zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit do të bëhet me votim të fshehtë me kuti, ndërsa për të duhet shumicë e thjeshtë prej 71 deputetësh.

Në shtator 2013, Ilir Meta u zgjodh në krye të Kuvendit në seancën e parë pas zgjedhjeve të 2013, duke marrë 91 vota pro, pasi ishte votuar edhe nga 8 deputetë të opozitës.

PËRPLASJA

Por duket se arsyeja kryesore që ka çuar kryetarin e PS-së Edi Rama për të propozuar Ruçin në krye të Kuvendit është situata konfliktuale me LSI-në, e cila do të ketë 19 deputetë në Kuvend, por edhe paqartësia e qëndrimit të Partisë Demokratike, pas ftesës që kreu i qeverisë bëri për të vijuar bashkëpunimin në frymën e marrëveshjes së 18 majit.

Por, prezenca e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit është një premisë e mirë për të vendosur marrëdhënie normale bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidencës, kur Ilir Meta më 24 korrik do të marrë mandatin 5-vjeçar për të qenë në krye të shtetit.

Gjatë debatit elektoral, Ruçi kërcënoi Presidentin e zgjedhur Meta se mund të shkarkohet nga Partia Socialiste nëse do të shkelë Kushtetutën e vendit. Meta ishte shprehur se nuk do të dekretonte asnjë ministër dhe asnjë Kryeministër që dilte nga zgjedhje jo të lira.

Autoriteti i Ruçit në Kuvend ka çuar në zgjidhjen e disa ngërçeve të krijuara. Ishte paralajmërimi i kreut të Grupit socialist pas djegies së raundit të tretë pa kandidatë për zgjedhjen e presidentit, duke i kërkuar Metës ose zgjedhjen e kreut të shtetit ose zgjedhjet e parakohshme.

Pas kësaj deklarate, në seancën e radhës, Kuvendi zgjodhi presidentin e ri të vendit. Nga ana institucionale, Ruçi ka arritur të ndërtojë marrëdhënie korrekte si me opozitën në Kuvend, aleatin në qeveri, presidentin Nishani, por dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura në vend.

U nda nga jeta piktori i shquar Agim Faja

Ka ndërruar jetë më moshën 78-vjeçare piktori i njohur shqiptar Agim Faja.

Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita si kolektive ashtu dhe personale. Gjithashtu Faja është nderuar me një sërë çmimesh ku spikat titulli “Piktor i Merituar” i akorduar në vitin 1987 dhe gjithashtu titullin “Pishtar i Demokracisë” i dhënë në vitin 1996.

Artisti lindi në Shijak në vitin 1939 dhe nga ky qytet ka marrë dhe nderimin “Qytetar Nderi i Shijakut”. Varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së sotme në orën 17:00 në Shijak.

Eduard Selami shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Ish- deputeti i PD-së, Eduard Selami me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter” ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Selami shkruan: Demokrate te nderuar, me ndjenje përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer se bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!
Selami është një ndër kritikët e kryetarit të PD­-së Basha. Ai nuk u përfshi në listat e PD­-së për deputetë.
Screenshot_1
Kujtojmë që zgjedhjet për kryetar te partisë demokratike mbahen në korrik. Shpallja e kandidaturës nga Selami vjen pas deklaratës të së martës për mediat të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke njoftuar se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së dhe duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, por nuk deklaroi dorëheqjen nga posti.
Basha bëri me dije hapjen e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, duke sqaruar se për shkak të ngrirjes së të gjitha funksioneve të tij në parti, detyrën e kryetarit ja u ka deleguar dy nënkryetarëve të partisë, raporton BalkanWeb.
“Ngrij të gjitha funksionet e mia në PD dhe ia delegoj dy nënkryetarëve. Me këtë i hap rrugë nisjes së garës për kryetar brenda Partisë Demokratike. Gjeja më e lehtë për mua do ishte të largohesha. Por e di se ça ka ndodhur. Jam i vendosur të mbajë përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët, por duke luftuar për ta dhe me ta”, – tha Basha.

Fevziu: Rama do t’i propozojë Bashës koalicion PS-PD

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se Edi Rama me shumë gjasa do të ftojë në një koalicion të gjerë Lulzim Bashën.

Përmes një analize, gazetari shprehet se Rama ka një sërë synimesh të qarta që  shkojnë për shtat mbajtjes dhe rritjes së pushtetit të tij politik, e për rrjedhojë, një kërkesë për koalicion të gjerë është i mundshëm.

Më poshtë shkrimi i Fevziut, i cili shpjegon arsyet që ka Rama për të bërë një koalicion PS-PD dhe përse Lulzim Basha nuk duhet të pranojë diçka të tillë.

ANALIZA:

A do ta ftojë Edi Rama Lulzim Bashën dhe PD në një koalicion të gjerë? Në koalicionin aq të përfolur para zgjedhjeve dhe që synon stabilizimin e disa reformave madhore për integrimin e vendit? Në një koalicion të ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të zhvilluara, që kanë gjetur stabilitetin edhe tek formula qeverisëse e vendit. Me gjasë, Po. Dhe padyshim me disa synime të qarta:

E para për të konsoliduar qeverisjen e tij me një numër votash mbështetëse në Parlament që i japin komoditetin e arritjes së çdo objektivi, qofshin ato me 2/3.

E dyta, për të reduktuar ndjeshëm rolin e LSI, e cila në një koalicion të PD me PS, do reduktohet shumë në shifrat e oponencës në parlament, pra në fuqinë opozitare.

E treta, dhe më kryesorja, me objektivin për të reduktuar akoma më shumë PD dhe për ta bërë atë, një parti që nuk do të ketë më asnjë aftësi konkuruese për të qenë forcë e parë. Në një formulë të ngjashme me atë që Hashin Thaçi zbatoi me LDK – në në Kosovë, duke e çuar atë në zgjedhje forcë të tretë.

Por edhe nëse ftesa e Ramës bëhet publike, pra nëse ajo niset në adresë të PD, një koalicion me bazë të gjerë, është jo funksional në Shqipëri, madje i dëmshëm. Ka disa arsye edhe për këtë.

E para, koalicioni nuk është i vërtetë, por artificial. PS i ka e vetme votat për të qeverisur vendin. Veç votave të saj, ajo mund të numrojë votat e PDIU dhe të PSD që edhe në fushatë janë deklaruar në krah të fituesit të zgjedhjeve. Me këto vota ajo siguron një mazhorancë të qëndrueshme. Pjesëmarrjen në koalicion PD, nuk e justifikon dot me stabilitetin e vendit, sepse PS i ka vetë votat për të drejtuar në mënyrë stabël.

E dyta, një koalicion i gjerë e lë vendin praktikisht me një opozitë shumë të dobët. Ajo do reduktohet tek mandatet e LSI, që po ashtu, ka njeriun më të rëndësishëm të saj në postin e Presidentit. Pra është një opozitë me handikap. Në këtë moment, edhe cilësia e grupit parlamentar të PD është shumë e dyshimtë. Nëse vendi ka nevojë për diçka urgjente, madje më urgjentja për momentin, është ndërtimi i një opozite të fortë, të vërtetë dhe të besueshme. Ringritja e opozitës, është misioni më i rëndësishëm i PD dhe LSI. Vetëm një opozitë e vërtetë dhe serioze, mund të shmangë abuzivizmin që mund të vijë nga grumbullimi i një pushteti të madh në duart e Ramës. Nuk duhet harruar se kjo është hera e parë që nga 2001 që një forcë politike i fiton e vetme, pa aleatët, mbi 70 mandate. Përballja me këtë mazhorancë është detyrë e PD.

E treta, Basha është i detyruar të lexojë votën në favor të tij. Vota që ai mori nuk ishte për një koalicion me PS. Përkundrazi, bojkoti që votuesit e djathtë i bënë ishte pikërisht për arsye të flirtimit me PS dhe idesë së një marrëveshje pas zgjedhjeve.

E fundit, nuk duhet harruar se e majta dhe e djathta në Shqipëri, ndryshe nga Gjermania apo Kosova, janë ndarë dhe konsoliduar kryesisht për arsye historike. Dallimi mes tyre ka nisur në Gusht 1943, kur u prish marrëveshja e Mukjes dhe vota pro apo kundër, është në shumë raste derivat i asaj ndarjeje. Edhe pse PD ka veç pjesës konservative edhe një pjesë liberale, ajo konservative duket qartë që dominon. Një koalicion me PS, do çonte drejt çarjes së PD e mbase edhe ndarjes së saj.

Dhe e fundit, bashkëngjitja në një koalicion jo shifrash, por lëmoshe nga sfidanti i saj, do ta bënte PD sot e përjetë një forcë që nuk konkuron më për të marrë drejtimin e vendit dhe as për të zbatuar programin e saj. Kjo është e rëndë për një forcë që në 26 vjet e ka drejtuar vendin për afro 13 vite. (Opinion.al)

Ja mesazhi i Ramës për deputetët e PS: Ia dolëm! Sot ju pres në Sheshin Skënderbej

Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pak orë larg përfundimit të procesit të numërimit të të gjithë votave, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh deputetëve të rinj PS dhe socialistëve.

Pavarësisht se kryeministri ka heshtur këto dy ditë, në mesazhin e tij duket qartë gëzimi që ka përfshirë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.

Ja çfarë shkruhet në mesazhin e Ramës:

I’a dolem! I’a dolem aty ku askush pervec nesh nuk e besonte se do i’a dilnim! Shqiptaret na kane bere nderin me te madh qe mund t’i behet nje njerezve qe kerkojne voten e popullit per te misheruar aspiratat, endrrat dhe shpresat e tyre!

Kjo fitore eshte pergjegjesia me e rende qe mund te merrnin mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqiperia qe kerkon shtet, pune, mireqenie kunder partive qe kerkojne tepsine e pushtetit ne kurriz te popullit e ne dem te shteti!

Nje bravo e madhe te gjitheve ju dhe gjithe njerezve qe u angazhuan ne vijen e pare te betejes per Shqiperine qe duam 

Sot ne oren 18.30 ne sheshin Skenderbej, per perqafimin e ketij momenti historik, me te gjithe ata qe duan dhe mund te na bashkohen nga Tirana e nga cdo qark

LSI pranon rezultatin e zgjedhjeve: Vendi tani ka një opozitë të vërtetë

Zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të strategjisë së terrorit, të vërshimit të parave të pista të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë terror, pra e një klime e tillë, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë që i jepnin kësaj strategjie dhe krijimit të rrugës së gjerë ku do të ecë Shqipëria”- tha Vasili.

Sipas tij, “pas 4 vitesh, mijëra shqiptarë do të ketë më së fundi zërin e tyre në parlamentin e Shqipërisë, që do të denoncojë qartë dhe në mënyrë të hekurt strategjinë e terrorit të zgjedhjeve, që e kemi të dokumentar me fakte, fotografi etj, që do të bëhen të ditura brenda e jashtë vendit”.

Së dyti, zëri i opozitës së re do të zhbëjë moralisht dhe para të gjithë shqiptarëve strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura, një vend që do të çlirohet nga një gropë plehrash, si vend që kërkon të çlirohet nga vjedhja e koncesioneve, dhuna e taksidarëve dhe e shtetit që i pi gjakun.

Opozita ishte si e ajo e Sali Rexhepit me vetëm një deputet, e tani vendi do të ketë një opozitë të vërtetë, jo të kapur, jo të blerë dhe që ka vetëm një mision, të jetë zëri i qytetarëve.

Këto janë zgjedhjet më të shëmtuara, këto ne i kemi dokumentuara, nuk do lodhemi t’ja dokumentojmë nga afër cdo shqiptari, se duam që shqiptarët të dinë cfarë ka ndodhur dhe cfarë është kjo strategji e koordinuar nga kapja e policisë.

Shqipëria pret të finalizojë projektin TAP deri në vitin 2018

Punimet për projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) janë në vazhdim e sipër me ndërtimin e dy stacioneve për kompresorë, deklaroi zëvendës ministri i Shqipërisë për Energji dhe Industri, Ilir Bejtja.

Në një prononcim për AA-në, Bejtja tha se instalimi i tubacionit tashmë ka filluar në tre lokalitete në Shqipëri, përfundimi i të cilave pritet të bëhet deri në vitin 2018-të.

“Mendoj se deri në vitin 2018 instalimi do të përfundojë, por tani po punohet në stacionet e pompave me kompresorë. Ndërkohë, ne po presim të marrim licencë për punimet nën det, të cilat do të nisim menjëherë”, tha zyrtari shqiptar.

Projekti TAP synon të lidhë tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Greqi-Turqi dhe të kalojë përmes veriut të Greqisë në Shqipëri, dhe përmes Detit Adriatik të kalojë në territorin e Italisë jugore, ku do të lidhet me rrjetin italian për gaz natyror i cili menaxhohet nga kompania Snam.

I tërë projekti është i gjatë 878 kilometra me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit, me të cilin do të transportohet gazi i Azerbajxhanit në disa tregje të Evropës.

Bejtja pohoi se projekti TAP do të ndihmojë ekonominë e Shqipërisë, në atë mënyrë që përmes nevojave për realizimin e tij do të hyjnë mbi një miliardë euro investime.

“Të gjitha këto para do të hyjnë në ekonomi, ndërkohë që investimet do t’i bëjnë kompanitë shqiptare”, nënvizoi ai.

Sipas tij, përmes projektit aktualisht janë të punësuar rreth 2000 persona të cilët janë të angazhuar në sektorin e transportit, ambientit, ndërtimit, dhe nga totali i të punësuarve, 90 për qind janë shqiptarë.

Bejtja tha se në një periudhë afatgjate, numri mund të shkojë në 3000, por edhe më shumë.

“Në fazën e fundit të ndërtimit, parashikohet që numri i të punësuarve të shkojë mes 5.000 dhe 7000 persona”, shtoi më tej Bejtja, sipas të cilit, pasi të përfundojë projekti numri i të punësuarve të përhershëm do të jetë rreth 700.

Në pyetjen nëse Shqipëria do të importojë gaz nga TAP-i, ai u përgjigj se Shqipëria nuk do të importojë gaz nga 10 miliardë metrat kub, që fillimisht do të dërgohen tek konsumatorët evropianë.

“Na janë garantuar 0.3 miliardë metra kub, vetëm për termocentralin e Vlorës”, tha ai.

Investimet e kompanive turke

Ministri shqiptar përshëndeti investimet që kompanitë turke kanë bërë në sektorin e energjisë, minierave dhe rafinimit por edhe në shumë sektorë tjerë në vend.

Energjia elektrike e prodhuar nga impiantet e ndërtuara nga kompanitë turke mund të eksportohet në Turqi, konfirmoi Bejtja, duke shtuar se nuk ka kufizime për këto kompani.

“Nuk kërkojmë nga ato të paguajnë për eksportin, madje as në tatimet ndërkufitare nuk aplikojmë TVSH ose dogana. Kemi interkoneksione të mjaftueshme që e bëjnë të lehtë eksportin në Greqi, nëpërmjet Kosovës dhe Bullgari nëpërmjet Malit të Zi. Pra, ekziston mundësia për të eksportuar qoftë në Turqi apo në ndonjë tjetër vend në fqinjësi. Mund të bëjnë biznes të mirë në Shqipëri”, nënvizoi Bejtja për të shtuar se Shqipëria është vend me kosto të ulët të energjisë elektrike nga shkaku se ka rrjedhë të mjaftueshme të ujit përgjatë tërë vitit.

Ministri shqiptar tha se Turqia dhe Shqipëria nuk janë vende fqinje për të shtuar se bashkëpunimi në sektorin e energjisë elektrike është shumë më i lehtë për vendet që kufizohen me njëri-tjetrin. Megjithatë, ai beson se çdo bashkëpunim me vendet jo-kufitare në këtë fushë, do të ishte i dobishëm për të gjithë palët e interesuara. aa

LAJM I FUNDIT – PS bie në 73 deputetë, rriten PD dhe PDIU. Ja lëvizjet e fundit

Numërohen 2601 nga 5362 kuti ne rang kombëtar. Nga numërimi i deritanishem rezulton se Partia Socialiste ka rene me 73 mandate. PD kap mandatin e 42, kurse PDIU merr mandatin e 4.

 

vend4

PS 73

PD 42

LSI 20

PDIU 4

PSD 1

Gjekmarkaj: Ja kush ia dha Bashës disfatën në këto zgjedhje

Analisti Agron Gjekmarkaj shprehet se disfatën kreut të PD-së, Lulzim Basha ia ka dhënë lista që ai i paraqiti elektoratit.

 

I ftuar në Top Channel për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit, ai tha se lista e Bashës nuk ishte aspak përfaqësuese.

“Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj.

Numërohen 2046 nga 5362 kuti, PS 75 mandate, PD 42. PDIU rimerr mandatin e Tiranës

Numërohen 2046 nga 5362 kuti ne rang kombëtar. Nga numërimi i deritanishem rezulton se Partia Socialiste kryeson me shumicë votash.

 

vendi

PS 76

PD 41

LSI 20

PDIU 2

PSD 1

Shtyhet per neser ne mengjes numerimi per Qarkun e Elbasanit.

Anetaret e KZAZ-ve ne kete zone kane vendosur qe numerimi te nise mengjesin e 26 Qershorit.

Nis numerimi ne Memaliaj te Tepelenes dhe ne Pustec te Korçës

Numerimi ka nisur ne Memaliaj te Tepelenes dhe ne Pustec te Korçes. Sipas burimeve, ka patur shume vota te pavlefshme ne Pustec. Po keshtu, numerimi ka nisur edhe ne Kukes.

Numërimi i votave në Durrës nis nesër në mëngjes

Në qytetin e Durrësit numërimi i votave në 4 KZAZ, do të nisë në orën 5 të mëngjesit.

Mësohet se komisionarët e forcave politike në vend kanë shfaqur shenja lodhje dhe kanë kërkuar shtyrje e  fillimit të numërimet.

Gjithashtu mësohet se dy forcat PS dhe PD kanë bërë një  mes tyre që numërimi të nisë në mëngjes.

Dorëzimi i kutive

Pas orës 19:00 në disa qendra votimi në vend nuk u zbatua vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Shkodër, në Fier, në Gjirokastër dhe në Dibër disa qendra dorëzuan kutitë. Teksa KQZ i bëri apel komisionereve te mos largoheshin dhe te qendronin ne detyre deri ne oren 20:00.

votimete

Trembëdhjetë ora nga hapja e qendrave të votimit, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka raprtuar zyrtarisht të dhënat e fundit lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje në rang vendi dhe sipas qarqeve.

Numerimi i tre kutive te para ka nisur ne Pustec te Korces rreth ores 22:30.

Rezultati sipas KQZ deri ne oren 21:20

rez kqz 21

Rezultati sipas KQZ deri ne oren 20:00

zgjedhjet pjesemarrje

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri ne orën 19:20

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri ne orën 16:15

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri ne orën 17:30

Deri ne orën 16:00, sipas KQZ, pjesemarrja ne votime ne rang vendi ka shkuar në 35.78%.

Sipas qarqeve deri ne 16:30

Berat
43.51%
Dibër
34.21%
Durrës
32.44%
Elbasan
34.25%
Fier
33.36%
Gjirokastër
38.49%
Korcë
36.58%
Kukës
31.4%
Lezhë
33.86%
Shkodër
29.55%
Tiranë
36.41%
Vlorë
31.91%

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkuar në 27.7%.

Sipas qarqeve 

Deri në orën 13:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkruar në 25%. Në deklaratën e radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht të dhënat më të fundit. 

Pjesemarrja deri ne oren 13:00 

kqz1

***

Në konferencen e pare per mediat, tre ore nga nisja zyrtare e procesit te votimit ne te gjithe vendin, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht per pjesemarrjen e qytetareve ne votim, deri ne oren 10:00.

KQZ klement zguri

Sipas shifrave te KQZ-se, pjesemarrjen me te ulet deri ne kete ore e ka shenuar Korca dhe Vlora, kurse me te larten Berati, Dibra dhe Lezha.

kqz


Send this to a friend