VOAL

VOAL

Berisha jep lajmin e bujshëm: Kryearkitekti i triumfit të Trump do drejtojë fushatën tonë për fitoren në zgjedhjet e 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi prezantoi ish drejtuesin e fushatës së Trump i cili do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike.

Berisha: Mirëdita, sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Ëillis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan.

Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste.

Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Trump të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Zoti Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan në krah të këtij të fundit.

Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që kryearkitekti, një nga dy kryeartitektët e fushatës së fitores së datës 11 maj të jetë zoti Chris LaCivita. sn

Zgjedhjet e 11 majit- “Truri” i strategjisë së fitores së Donald Trumpit do të drejtojë fushatën elektorale të PD

Ndërsa na ndajnë dy muaj nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka zgjeshur personin që do të organizojë fushatën.

Gazetari Osman Stafa raporton se do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale te Presidentit Amerikan Donald Trump, ai do të drejtojë fushatën e PD.

Christopher LaCivita është konsulenti politik, i cili do të punojë me Sali Berishën, sa i takon zgjedhjeve të 11 majit.

Ai është sot në Tiranë, dhe do të prezantohet nga Sali Berisha në konferencën e orës 11.00. bw

“Sy më sy dhe xhep me xhep”- Pankartat e veçanta në tubimin e opozitës, Sali Berisha ‘shfaqet krah’ Donald Trump!

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

 

Protestues të shumët nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.

Siç shihet edhe në foto, demokratët janë fotografuar me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankarat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.

Një prej protestuesve shihet me një pankartë tek duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump.

protesta e opozites pankarta (2)

Ndërkohë një tjetër është fotografuar me një pankartë tek shkruan “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke ironizuar kështu rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij.

protesta e opozites pankarta (1)

19 deputetë gjermanë ‘zbarkojnë’ në selinë e PD- Berisha: Folëm për narko-shtetin, kapjen e drejtësisë nga Rama-Soros dhe persekutimin politik…

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka pritur në ambientet e selisë këtë të enjte një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë.

Duke i shprehur mbi të gjitha mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që taksapaguesit gjermanë i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të qindra e qindra projekteve zhvillimore ndër vite, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka informuar delegacionin e deputeteve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot.

Gjatë këtij takimi është biseduar dhe mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur.

 

 

Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës.

Interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike u përgjigj duke shpalosur një historik të mënyrës okulte sesi reforma në drejtësi u projektua nga fondacioni Soros dhe sesi kjo reformë e kapur tanimë, rezultoi në arrestimin dhe goditjen e njëpasnjëshme të liderave dhe të zgjedhurve të opozitës shqiptare. Ndërkohë në paralel, reforma mbron familjarët e pushtetarëve socialistë duke i lënë të lirë sipas shembullit të Olsi Ramës pavarësisht hetimit ndërkombëtar nisur në Hanovër të Gjermanisë.

Reforma e drejtësisë e ka ç’bërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar.

Në këtë takim kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha theksoi gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira evropiane. Berisha falënderoi Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Njoftimin për këtë takim e ka ndarë edhe kreu i PD Berisha.

sn

Deputetët gjermanë në selinë e PD! Takohen me Berishën. Kreu demokrat: I informova për krizën e demokracisë në Shqipëri

Kryetari i PD Sali Berisha ka pritur sot në ambientet e selisë blu një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë, të drejtuar nga deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore.

Berisha, duke shprehur mirënjohjen që Gjermania ka dhënë për demokratizimin e vendit tonë, ka vënë ata në dijeni për krizën e demokracisë në Shqipëri.

“Gjatë këtij takimi është biseduar dhe mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur”, tha Berisha.

Postimi i kreut të PD Sali Berisha: 

Kënaqësi të prisja në selinë e Partisë Demokratike një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore dhe Lindore.

Pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë.

Duke u shprehur mbi të gjitha mirënjohjen më të thellë për ndihmën e jashtëzakonshme që taksapaguesit gjermanë i kanë ofruar Shqipërisë nëpërmjet financimit të qindra e qindra projekteve zhvillimore ndër vite, informova delegacionin e deputeteve mbi krizën e thellë demokratike që kalon Shqipëria sot.

Gjatë shkëmbimit u ndalëm mbi ndërtimin e të vetmit narko-shtet në Europë, korruptimin e policisë dhe rënien e sistemit gjyqësor, presionin kriminal të patronazhistëve dhe narko-eurove ndaj votueseve shqiptarë, persekutimin e opozitës, mega-vjedhjet dhe paprekshmërinë e kudondodhur.

Një krizë unike kjo në kontinent që prek kufijtë e të pabesueshmes por që faktohet më së miri nga eksodi masiv tragjik i shqiptarëve gjatë 10 viteve të fundit, në veçanti drejt Gjermanisë, me një shifër që i tejkalon 1 milion bashkëkombës të larguar, ose më shumë se 30% e popullatës.

Interesit të deputetëve gjermanë mbi sistemin e drejtësisë shqiptare, j’u përgjigja duke shpalosur një historik të mënyrës okulte sesi reforma në drejtësi u projektua nga fondacioni Soros dhe sesi kjo reformë e kapur tanimë, rezultoi në arrestimin dhe goditjen e njëpasnjëshme të liderave dhe të zgjedhurve të opozitës shqiptare. Ndërkohë në paralel, reforma mbron familjarët e pushtetarëve socialistë duke i lënë të lirë sipas shembullit të Olsi Ramës pavarësisht hetimit ndërkombëtar nisur në Hanovër të Gjermanisë.

Reforma e drejtësisë e ka çbërë totalisht sistemin e drejtësisë në veçanti për qytetarët shqiptarë duke mbledhur një stok prej 150.000 dosjesh që kërkojnë 20 vite për t’u trajtuar.

Miqve nga gjermania u theksova gatishmërinë e Partisë Demokratike për të adresuar reformën në drejtësi ashtu si modelin qeverisës sipas praktikave më të mira europiane. Në këtë drejtim, rigjej rastin të falënderoj Fondacionin e CDU-së gjermane, Konrad Adenauer për të gjithë mbështetjen e vyer të ofruar në hartimin e programit qeverisës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. bw

Sali Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre!

 

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Kryetari i PD gjatë një takimi me Federatën e Bashkuar ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme. ”Nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë”, tha lideri i opozitës.

Berisha: Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet dhe takimin në këtë tryezë të rëndësishme në prag të një proteste të fuqishme të thirrur së bashku nga opozita.

Ftoj me këtë rast çdo qytetar shqiptar që të tregojë veten nesër në protestë kundër këtij regjimi.

Të lërë çdo gjë dhe të bashkohet me opozitën dhe opozitarizmin.

Çdo komb i civilizuar, në qoftë se do gjendej përpara dëshmive tronditëse që u gjetën shqiptarët tashmë jo nga goja e opozitës, por nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, dëshmi të cilat nuk hodhën dot poshtë asnjë prej tyre, dsnjë prej tyre nuk u kundërshtua dot, do derdhej në rrugë dhe maksimumi për tre ditë do kishte larë duart me çdo regjim.

Kjo është e vërteta.

Në qoftë se zëvendësi i kryeministrit fakton me dokumente se ai ka falimentuar linjën ajrore me avionin e tij taksi me 20 milionë euro udhëtime, aq sa kemi thënë edhe ne, por ai i tregoi me bilance kontabël, të qarta, të kompanisë.

Se kur ulet me një shishe verë 33 mijë euro dhe pi 200 pensione brenda dy orësh.

Se kur ble një vazo 5 milionë euro në oborr për të qetësuar sytë e tij.

Kur ndërton vilën 57 metra themel të gjatë, duke pasur të deklaruar gjithsej 3800 euro e 400 mijë lekë.

Kur kompanitë që ndërtojnë pallatin e gruas marrin dhjetëra tendera më pas.

Kur baxhanaku merr dhjetëra, në mos qindra milionë euro, tendera dhe ia shet shtetit kompjuterët me dhjetëfishin e asaj që i blen në treg.

Kur i vëllai merr 38 mijë metër katrorë tokë edhe nga pronarët me firmën e vëllait të vet, asnjë komb i qytetëruar, as çerekun…

Për një çantë, Koreja e Jugut, një nga vendet më të zhvilluara të planetit dhe vend demokratik, dhe është sot absolutisht një nga vendet më të zhvilluara, u trondit në elektroshok se Zonja e Parë doli me çantë Dior disa mijëra euro.

Kurse ky deklaron si pa gjë të keq se biletën 28 mijë euro ma blenë të tjerat. Që detoksin i paguajnë të tjerët 10 mijë euro.

Prokurori që i merr kriminelit 2 kostume është lule me këtë që i merr biznesmenin 10 çartera për t’i dhënë lejen e ndërtimit.

Prandaj dhe nesër është dita e qytetarëve. Nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë.

Sepse ky po i poshtëron çdo ditë.

Ky kudo thotë, sa më shumë vjedh, aq më shumë më votojnë.

Sepse ky i shndërron paratë e vjedhura në votë dhe votën në vjedhje.

Ndaj dhe nesër është një ditë për të gjithë shqiptarët për të treguar veten tonë.

Edhe njëherë u falënderoj shumë dhe ftojmë së bashku të gjithë qytetarët të na bashkohen, socialistë, pa parti, çfarëdo që të jenë, anëtarët e partive tona.

Ju e patë, socialistë guximtarë që nuk e ndjejnë më veten se partia është e tyre, po flasin siç mund të flisnim ne, çka do të thotë se ata janë më afër me ne se me Edi Ramën. Se ata nuk kanë qëndruar aty për t’u vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur.

Ftojmë të rinjtë të bashkohen me ne.

Një poet i ri, me të drejtë e ka cilësuar Edi Ramën si ëndërrngrënësi i ëndrrave të tyre.

Ti që je ulur në fron, ushqehesh me ëndrrat tona. Ëndrrën shqiptare ua përlau ky. Ikin këta, as shtëpi nuk blejnë, as punë nuk gjejnë, as gjë prej gjëje.

E tundën Beogrdin të rinjtë e Serbisë dhe ky i censuron. E tundën, e jashtëzakonshme.

Ndaj dhe tiranët përmbysën.

Kështu që ftoj të gjithë shqiptarët nesër në Tiranë.

Berisha: Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Në mbledhjen me aleatët e Federatës së Bashkuar lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të forcave opozitare për të përballuar regjimin aktual. Ai foli për një koalicion të gjerë që synon të sfidojë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, duke e akuzuar atë për krijimin e një “narkoshteti” dhe udhëheqjen e një organizate kriminale.

Berisha nënvizoi se mbledhja me aleatët e Federatës së Bashkuar ishte një hap kyç në konsolidimin e opozitës. Sipas tij, ky bashkim është i domosdoshëm për të luftuar regjimin e kakistokracisë që ka mbërthyer vendin. Berisha ftoi të gjitha partitë opozitare të lënë mënjanë dallimet e brendshme dhe të bashkohen për të sjellë një ndryshim të vërtetë. Ai e përshkroi situatën si një mundësi të vetme për të sjellë drejtësi dhe për të rikthyer demokracinë në vend.

FJALA E BERISHËS:

Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë.
Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës.
Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot.
Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi.
Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij.
Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara.
Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare.
Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara.
Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës. sn

Udhëtimi në Berlin- Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar udhëtimin e tij të fundit drejt Berlinit, duke theksuar se ai përbënte një hap të rëndësishëm në procesin e fitores për Partinë Demokratike. Në konferencën për shtyp, Berisha shpjegoi se ky udhëtim ishte një kthim në një moment historik të ngjashëm me ato që ai ka përjetuar gjatë karrierës së tij politike. Ai e krahasoi këtë udhëtim me atë të para 32 vjetësh, kur, si kryetar i PD-së, takoi Helmut Kohl dhe mori pjesë në një samit të OSBE-së.

Berisha nënvizoi se, siç ndodhi atëherë pas rënies së regjimit komunist, kësaj radhe PD-ja është duke dalë nga një periudhë e vështirë e izolimit nën qeverisjen e narkodiktaturës. Ai shprehu besimin e tij të thellë se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet dhe se e ardhmja e saj është e ndritshme. Lideri demokrat gjithashtu theksoi mbështetjen që ka marrë nga partia më e fuqishme e Europës, CDU, dhe presidentin e saj, Friedrich Merz, i cili e ka shprehur publikisht mbështetjen për fitoren e PD-së.

FJALA E BERISHËS:

Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Natyrisht unë e kuptoj që ju keni kuriozitet të shpreh opinionin tim për këtë udhëtim, pra, ishte udhëtim drejt fitores.

Një koincidencë shumë interesante, kam qenë kryetar i PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman, në atë kohë ishte Boni, dhe nuk ishte kongresi i CDU-së, ishte një samit i OSBE-së, por Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë që unë do të takoja si politikan disamujor.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist.

Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës.

Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet.

Këtë herë, PD fiton zgjedhjet.

Kjo është esenca.

Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD.

Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta. sn

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas Eurostat. E njëjta pagëk sot i ka kaluar 400 euro, kur konvertohet në monedhën e përbashkët, për shkak të zhvlerësimit të euros në vend, ndonëse për pagamarrësit ajo ka mbetur e pandryshuar.

Edhe pas rivlerësimit, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon. Më e lartë pagesa minimale është në Mal të Zi (670 euro) dhe në Serbi (618 euro). Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e Eurostat janë deri në 6 mujorin e dytë 2021, por statistikat kombëtare referojnë se paga minimale bruto është 33.3 mijë denarë, ose 540 euro. Në Bosnjë, paga minimale është 510 euro/muaj.

Eurostat publikon dhe treguesin tjetër, atë të pagës minimale në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS), pra pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve. Kjo bëhet duke përdorur të dhënat më të fundit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) të disponueshme, viti referues 2023, për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Ky rregullim redukton diferencat midis vendeve, shpjegon Eurostat.

Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në BE, fuqia blerëse është e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë (shih grafikun e Eurostat, më poshtë). Madje paga minimale sipas fuqisë blerëse është dhe më e ulët se e Maqedonisë së Veriut, ndonëse kjo e fundit është me të dhënat e vitit 2021, kur paga ishte 360 euro.

Pagat në Europë

Sipas Eurostat, në janar 2025, paga minimale në vendet e BE-së varionte nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 638 € në muaj në Luksemburg.

Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Vendet e BE-së që nuk kishin një pagë minimale kombëtare ishin Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Paga minimale mujore ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, nga 551 € në Bullgari deri në 2 638 € në Luksemburg.

Ndër 10 vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, 7 kishin një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova nuk e kishin të tillë.

Bazuar në nivelin e pagës minimale mujore bruto kombëtare në fuqi më 1 janar 2025, e shprehur në euro (€), vendet e BE-së mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme, si më poshtë:

-Mbi 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 1 802 € në Francë deri në 2 638 € në Luksemburg.

– Nga 1 000 € deri në 1 500 € në muaj: Në këtë grup bëjnë pjesë Spanja, Sllovenia, Polonia, Lituania, Portugalia dhe Qipro. Paga minimale kombëtare varionte nga 1 000 € në Qipro deri në 1 323 € në Spanjë (niveli në fuqi më 1 korrik 2024).

– Nën 1 000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 551 € në Bullgari deri në 970 € në Kroaci.

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.

Norma mesatare vjetore e rritjes midis janarit 2015 dhe janarit 2025 ishte më e larta në Rumani (+14.1%), e ndjekur nga Lituania (+13.2%), Bullgaria (+11.6%) dhe Polonia (+10.3%). Normat më të ulëta të rritjes mesatare vjetore ndër vendet e BE-së u regjistruan në Francë (+2.1%) dhe Maltë (+2.9%).

Shënim: Për vendet që nuk e kanë euron si monedhë kombëtare (Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania), si dhe për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate (përveç Malit të Zi), si dhe për Shtetet e Bashkuara, paga minimale është konvertuar në euro (€) duke përdorur kursin e këmbimit në fuqi në fund të dhjetorit 2024./MONITOR

Vendimi- Çfarë përmban ligji për amnistinë e viteve të punës para ‘94-ës, përfitojnë 30 mijë pensionistë! Kushtet dhe procedura

Ligji për njohjen automatike të të gjitha viteve të punës në periudhën e komunizmit ka marrë udhë tashmë me miratimin në Parlamentin e Shqipërisë, duke lehtësuar jetën e 30 mijë qytetarëve që dalin rishtazi në pension apo janë në procese administrative.

 

Në mungesë të dokumentacionit të plotë, i cili ka humbur është djegur ose është grisur me vitet, qeveria ka vendosur të marrë të mirëqena vitet e punës për të gjithë qytetarët që dalin rishtazi në pension, duke nisur nga ky vit. Përmes një postimi, ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja dha më tepër detaje mbi periudhat kontribuitive që njihen në secilën prej institucioneve të sipërpërmendura dhe numrin e gjerë të qytetarëve që përfitojnë nga kjo “amnisti”.

“Për shkak të mungesës së dokumentacionit të vjetër, janë përballur me vështirësi të mëdha në njohjen e viteve të punës për efekt pensioni”, – u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Sipas tij, ky ligj eliminon burokracitë dhe shpenzimet që mijëra qytetarë janë detyruar të përballojnë për të provuar vjetërsinë në punë, njeh automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore.

“Për shumë vite, një problematikë e trashëguar ka rënduar mbi qytetarët, që për shkak të keq menaxhimit të dokumenteve shtetërore nuk kanë mundur të dëshmojnë vitet e punës dhe kanë marrë pensione më të ulëta nga sa u takonte. Mijëra prej tyre janë detyruar të ndjekin rrugë të gjata ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë pasur mundësi të kërkojnë atë që u takon”, – tha ministri.

Me këtë ligj, vijoi ministri, kapitulli i kalvareve burokratike me mbi 3000 procese gjyqësore në vit, e i padrejtësisë mbyllet përfundimisht.

“Ky është një tjetër hap në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të garantuar një sistem pensionesh më të drejtë dhe më të qëndrueshëm, duke i dhënë dinjitetin që meritojnë qytetarëve tanë në moshë pensioni”, – tha Gonxhja.

PROCEDURA PER NJOHJEN

Me ndryshimet në fjalë qytetarët që kanë punuar në institucionet shtetërore, ndërmarrjet shtetërore, ato bujqësorë dhe kooperativat, mund të bëjnë deklaratë për njohjen e viteve të punës me kusht që gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi ka qenë me vendbanim në qytetin apo fshatin ku ka ushtruar veprimtarinë subjekti punëdhënës dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Miratimi i ligjit mundëson njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social. Kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshojnë sipas gjinisë dhe për vitin 2024, mosha për përfitimin e pensionit të pleqërisë për burrat është 65 vjeç, për gratë është 61 vjeç e 8 muaj, ndërsa periudha minimale e sigurimit është e njëjtë për të dyja kategoritë, 15 vite. Grumbullimi i dokumentacionit të vjetërsisë në punë para vitit 1994, për këto ente ka problematika të konsiderueshme, si mungesë e plotë të dhënash, të dhëna të pjesshme, të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni për subjekte të caktuara etj..

Për shkak të problematikave të tilla dhe kompetencave të kufizuara të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë, nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur administrativisht, me pasojë refuzimin e kërkesave për caktim pensioni. Kjo ka detyruar shumë qytetarë t’u drejtohen gjykatave me kërkesë-padi për njohjen e këtyre periudhave, proces i cili zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme.

/Gazeta Panorama

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i cili mori pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU, postoi sot një foto nga një takim me një zyrtar tjetër të lartë të kësaj partie.

Berisha postoi foton me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Carsten Linneman.

“Një përshëndetje të përzemërt miq, me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, Dr. Carsten Linnemann,” shkruan Berisha.

CDU pritet të fitojë zgjedhjet e parakohshme të 23 shkurtit në Gjermani.

Drejtuesi i tyre, Friedrich Merz do marrë postin e kancelarit.

Berisha u takua një ditë më parë gjatë kongresit me Merz. sn

EKSKLUZIVE e syri.net: Dëshmia e punonjëses që tregon si fotografoi fëmijët e Arben Ahmetaj, për llogari të shantazheve

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, numri dy i Edi Ramës për disa vite, Arben Ahmetaj në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’, ka treguar se, si një punonjëse në banesën e tij, e cila ndihmonte me mbarëvajtjen ditore të shtëpisë, kishte fotografuar fëmijët e tij.

Ahmetaj deklaroi se, zonja kishte pësuar shantazhe të ndryshme, që i kërkonin që të raportonin për atë çfarë ndodhte në banesën e tij.

E ketë e ka pranuar edhe vetë punonjësja, e cila para se të largohej nga Shqipëria, ka dhënë një dëshmi të saj, të noterizuar ku pranon se, ishte kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim që të fotografonte dhe të jepte informacione për Arben Ahmetajn, fëmijët dhe familjen e tij.

Image

Image

Konservatorët Britanikë: Keqardhje që socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri

Pasi takuan në zyrë dhe biseduan kokë më kokë me të, deputetët konservatorë britanikë nga Shkodra komentuan “Non Gratën” e Sali Berishës nga shteti i tyre, duke e quajtur një vendim jo të drejtë për sa kohë nuk ka një akuzë konkrete dhe prova të bëra publike. Andrew Rosindell, ministër për Marrëdhëniet me Jashtë, ritheksoi se PD është parti motër me Partinë Konservatore Britanike.

Andrew Rosindell: Njoh zotin Berisha prej më shumë se 30 vitesh dhe e kam vizituar në vitin 1996, kur ishte president i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike e Shqipërisë është një parti motër me Partinë Konservatore Britanike – janë miqtë dhe aleatët tanë. Do të doja t’i shihja ata të riktheheshin në pushtet në Shqipëri. Sa i përket kufizimeve për Dr. Berishën për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, ende nuk kam parë ndonjë provë që të justifikojë këtë vendim. Besoj se secili duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Nëse ka ndonjë akuzë, ajo duhet të bëhet e qartë për publikun dhe të mbështetet në prova konkrete. Përndryshe, është e vështirë ta shoh këtë si një vendim i drejtë”.

Ndërsa panë nga afër “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”, një prej burgjeve famëkeqe të komunizmit në Shkodër, konservatorët britanikë kanë një qëndrim të tyrin edhe për politikën dhe zgjedhjet e 11 Majit.

“Ndodhem këtu për të vizituar një muze që përfaqëson disa nga krimet më të tmerrshme që kam dëgjuar ndonjëherë gjatë kohës sime në politikë. Ky është një vend që dikur u përdor për tortura, vrasje dhe trajtim çnjerëzor ndaj atyre që thjesht dëshironin të ishin të lirë – që dëshironin të praktikonin fenë e tyre dhe të jetonin në një shoqëri të hapur, por u mohua kjo e drejtë. Të dëshmoj një vend ku janë kryer krime kaq mizore nën regjimin komunist ka qenë një përvojë tepër prekëse. Është thelbësore që ta kuptojmë këtë histori, të mos e harrojmë dhe të mos lejojmë që dikush ta mohojë atë. E gjithë bota duhet ta dijë se në Shqipëri u kryen krime të tmerrshme gjatë sundimit komunist. Kjo është arsyeja pse ne, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në demokracitë e tjera anembanë botës, jemi të vendosur të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për të imponuar sundimin totalitar. Historia na tregon se ku çon ky sundim – në shtypje, tortura dhe vrasje brutale, siç kemi parë edhe në Shqipëri. Së pari, dua të them qartë se e kundërshtoj komunizmin dhe nuk jam dakord me një qasje socialiste ndaj qeverisjes. Më duket shqetësuese që ndërsa shumica e vendeve e kanë lënë pas këtë ideologji, socializmi vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Besoj se kjo është e dëmshme për popullin shqiptar, i cili meriton një të ardhme më të lirë dhe më demokratike. Kur vizitova Shqipërinë 29 vjet më parë, mendova se vendi ishte në rrugën e duhur drejt një demokracie të plotë perëndimore. Fatkeqësisht, sot nuk më duket se ky tranzicion ka ndodhur dhe mendoj se është i nevojshëm një ndryshim politik për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen”.

Rosindell e cilësoi këtë vizitë, si pasqyra më e mirë se si ata mund të njiheshin me të shkuarën komuniste të vendit tonë dhe torturat ç’njerëzore që kaluan shqiptarët, që janë dëshmia më e mirë për të mos u përsëritur e shkuara. Delegacioni britanik u takua më pas me kryesinë e PD Shkodër, ku diskutuan mbi zhvillimet politike. sn

Studentët serbë mbërrijnë në Novi Sad pas marshimit dyditor

Studentët nga Beogradi mbërrijnë në Novi Sad, 31 janar 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditor nga Beogradi, për të protestuar kundër shembjes vdekjeprurëse të një strehe në stacionin e trenit, e cila, sipas tyre, ndodhi si pasojë e korrupsionit.

Studentët protestues mbanin në duar kurora me emrat e 15 njerëzve që vdiqën nga shembja e strehës në stacionin e Novi Sadit më 1 nëntor.

Ata pritet të marshojnë së bashku me studentët e Novi Sadit nëpër rrugët qendrore të qytetit deri në stacionin e trenit, ku do të bëjnë homazhe për viktimat.

Më 1 shkurt, studentët nga Beogradi do të bashkohen me kolegët e tyre nga Novi Sadi për t’i bllokuar tri ura mbi lumin e Danubit.

Çiklistët nga Beogradi mbërrijnë në Novi Sad, më 31 janar 2025.

Çiklistët nga Beogradi mbërrijnë në Novi Sad, më 31 janar 2025.

Në këtë mënyrë, ata do ta shënojnë tremujorin e vdekjes së 15 njerëzve nga shembja e strehës prej betoni.

Një grup tjetër studentësh, që ishin nisur nga Beogradi me biçikleta, mbërritën më herët në Novi Sad dhe u pritën nga çiklistët e Novi Sadit para stacionit të trenit.

Studentët nisën marshin e tyre afër 80-kilometërsh të enjten, rreth orës 10:30 nga Fakulteti i Arteve Dramatike të Beogradit.

Rruga e marshimit u sigurua nga rojet e studentëve dhe policia.

Kolona shoqërohej nga një ambulancë dhe një cisternë uji.

Ata u ndalën për pushim të enjten në Batajnicë, Bova dhe Stara Pazova, ku u pritën nga qytetarët dhe shkuan në Ingjije rreth orës 22:00 dhe kaluan natën në tenda në një fushë sporti.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se pjesëtarë të kësaj ministrie do të ofrojë siguri për marshin e studentëve, duke i përcjell edhe me autoambulanca dhe kamionë me ujë të pijshëm.

Tragjedia në Novi Sad nxiti një valë të protestave masive në mbarë Serbinë, duke nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra njerëz.

Studentët duke marshuar nga Beogradi drejt Novi Sadit. Stara Pazova, 30 janar 2025.

Studentët duke marshuar nga Beogradi drejt Novi Sadit. Stara Pazova, 30 janar 2025.

Në dy muajt e fundit, protestat janë udhëhequr nga studentët, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete shtetërore. Kërkesa kryesore e tyre është që të ketë përgjegjësi penale dhe politike të autoriteteve për aksidentin në Novi Sad.

Qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar.

Studentët protestues kanë thënë se Vuçiqi nuk është përgjegjës për përmbushjen e kërkesave të tyre, duke shtuar se kërkesat nuk janë plotësuar dhe ata do të vazhdojnë protestat.

Drejt Italisë dhe grupi i tretë i emigrantëve të dërguar në Gjadër

Anija ushtarake italiane e cila transportoi në Shqipëri grupin e tretë të emigrantëve

 

VOA

Përpjekja e kryeministres italiane Giorgia Meloni, për të frenuar emigracionin e paligjshëm drejt vendit të saj, përmes marrëveshjes së arritur me qeverinë shqiptare, mori një tjetër goditje mbrëmjen e së premtes pasi Gjykata e Apelit në Romë, kundërshtoi mbajtjen në kampin e Gjadrit, të grupit të tretë të migrantëve të dërguar në Shqipëri tre ditë më parë. Brenda 24 orësh ata do të transferohen në Itali.

Ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, në tetor dhe nëntor, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt. Sipas gjykatësve, që një vend të konsiderohet “i sigurt” duhet që “kushtet thelbësore për një përcaktim të tillë, të mund të plotësohen për të gjitha kategoritë e personave”. Prejardhja nga një “vend i sigurt” është parakusht për zbatimin e procedurës së përshpejtuar në kufi, që i lejon autoritetet italiane ta dërgojnë një migrant në kamin e ngritur në Shqipëri.

Të martën, 49 migrantë të gjetur në ujërat ndërkombëtare u transportuan fillimisht në Shëngjin e më pas në kampin e Gjadrit. Të paktën 6 prej tyre u dërguan menjëherë në Itali, pasi nga verifikimet rezultoi se një pjesë ishin minorenë, ndërsa të tjerët me probleme shëndetësore. Të 43 migrantët e mbetur, përmes videokonferencave, iu nënshtruan të premten, procesit me gjykatësit e Apelit, të cilët duhet të vlerësonin ligjshmërinë e ndalimit dhe mbajtjes së tyre në Shqipëri.

Vendimi ishte i njejtë për të gjithë. Ndonëse Egjipti dhe Bangladeshi janë përfshirë nga qeveria italiane në listën e “vendeve të sigurta”, për gjykatësit e Apelit të Romës, akti i qeverisë rezulton të mos ketë mbajtur në konsideratë faktin që ka interpretime të ndryshme mbi respektimin e të drejtave të njeriut ndaj disa kategorive, përfshirë komunitetin Lgbtqi+, apo viktimave me bazë gjinore dhe pakicat etnike e fetare. Sipas Gjykatës, duke qenë se për çështjen, ka intepretime kundërthënëse mes të drejtës europiane dhe asaj italiane, rasti i është lënë gjykimit përfundimtar nga Gjykata europiane e Drejtësisë.

Edhe në dy episodet e mëparshme, seksioni për migracionin në Gjykatën e Shkallës së parë në Romë urdhëroi transferimin në Itali të grupeve të migrantëve të dërguar në Shqipëri, duke e bllokuar marrëveshjen Meloni-Rama të nëntorit të vitit 2023. Vendimet e gjykatave u shoqëruan me polemika të forta. Qeveria italiane ndërhyri duke bërë një ndryshim të listës së “vendeve të sigurta” shoqëruar dhe me një ndryshim ligjor, i cili e kalonte vendimmarrjen për rastet në Gjykatën e Apelit. Por edhe kjo lëvizje, duket se nuk ka sjellë rezultatin e pritur.

Harxhi: Brenda disa javësh mund të ketë një ftesë nga SHBA për kreun e PD

Edit Harxhi, e ftuar në studion e News24, ka komentuar mbi mundësinë e heqjes së statusit “non-grata” nga SHBA për liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha pas rikthimit të Donald Trump në presidencë.

Harxhi deklaroi se dy ditë pas fitores së zgjedhjeve, Trump ka paraqitur disa nga prioritetet kryesore të administratës së tij, duke përfshirë luftën kundër përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ajo theksoi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka qenë më parë kritik ndaj sanksioneve të vendosura ndaj figurave politike nga administrata Biden dhe mund të ndërhyjë edhe në rastin e Berishës.

“Sali Berisha nuk është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit, por me një urdhër administrativ nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Ka pasur raste kur ky status është ndryshuar, siç ndodhi me kryeministrin e Indisë, i cili theu ‘non-gratën’ dhe u pajis me vizë për të vizituar presidentin Obama,” – u shpreh Harxhi.

 

Ajo gjithashtu la të kuptohet se mund të ketë zhvillime të reja mbi këtë çështje, duke përmendur “fakte të reja” që kanë dalë në dritë dhe duke sugjeruar se një ftesë për Berishën nga SHBA mund të jetë e mundshme në javët e ardhshme.

“Dy ditë pas fitores së zgjedhjeve, Trumpka paraqitur disa nga shtyllat kryesore që do të ndjekë në politikën e tij. Ai ka folur për luftën kundër shtetit të nëndheshëm në SHBA,duke veçuar përdorimin e shtetit për të sulmuar kundërshtarët politikë.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka hartuar kur ka qenë senator një letër drejt presidentit Biden për çështjen e sanksioneve ndaj politikanëve që ishin kundërshtarë me të majtën kryesisht. Ai përmend Amerikën Latine,por thoshte jo vetëm atë. Vetëm dy javë para largimit të administratës Biden është deklaruar non-grata ministri kryesor i kabinetit të Viktor Orban në Hungari.
Rubio njihet me çështjen e sanksioneve dhe jam e sigurt që do të reagojë në lidhje me përdorimin e sanksioneve.
Zoti Berisha nuk është i sanksionuar i Thesarit, por me një urdhër administrativ nga sekretari i shtetit Blinken. Si Berisha dhe shumë që kanë një non-grata të tillë,pasi vërtetohet nga Thesari se nuk kanë bërë korrupsion në SHBA dhe nuk kanë pasur asete të fshehura u është vendosur ky urdhër non-grata.Cfare do të thuhet nëse brenda disa javësh do të shohim një ftesë për Berishën nga SHBA? Kanë dale fakte të reja këto ditë të ish-zv-kryeministrit. Kam plot informacione për një ftesë të zotit Berisha. Pajisja me vizë në ambasadë bëhet ashtu si është bërë për kryeministrin e Indisë, që me ftesë të presidentit Obama asokohe theu non-gratën dhe vizitoi presidentin Obama”, u shpreh ajo. bw

Alba Kepi: Këta janë horra, mashtrojnë çdo ditë, t’u japim fund me 8 Shkurt

Opozita ka zhvilluar protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gazetarja Alba Kepi tha se Tirana është bërë kryeqendra e hajdutëve. Është bërë kryeqendra e horrave që kanë marrë peng këtë qytet.

Alba Kepi: Unë dua ta nis sot me një datë të rëndësishme, pasi me 31 janar 1925 asambleja kushtuese e parlamentit shqiptar shpalli Tiranën kryeqytet të Shqipërisë. Në çdo vend të botës kjo datë do të festohej. Por Tirana sot është bërë kryeqendra e hajdutëve, është bërë landfilli i magaskandaleve, landfilli i 5D, landfilli i 5B. Është bërë kryeqendra e te gjithë horrave që kanë marrë peng këtë qytet e kanë dhunuar dhe struken aty brenda duke i vënë kyçin qytetarëve dhe duke ju vjedhur çdo ditë.

Bashkë duhet të bashkohemi që të rrezojmë këtë sistem, bashkinë dhe kryeministrinë dhe të mblidhemi për ti dhëne fund këtij regjimi antidemokratik.

Një fjalë e kam për ju që keni moshën e prindërve tanë. Ju nuk keni nevojë për lëmoshë. Duhet të shikoni këtë si lëmoshë për votën. Ju keni nevojë për dinjitet për respekt, mos e pranoni. Këta janë horra, mashtrojnë çdo ditë. Ti japim fund këtij mashtrimi e kësaj vjedhjeje e këtij megaskandali. sn

Kreu i PD niset drejt Gjermanisë, merr pjesë në Kongresin Elektoral të CDU

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Berisha ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme pas ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit, më 9 shkurt, kreu i PD do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali, takim që pritet të mbahet në Romë. bw

‘PD, parti e shpresës’- Ndryshon ‘muzika’ edhe për britanikët, deputetët konservatorë takojnë Berishën

Një erë e re po fryn çdo ditë e më shumë rreth Partisë Demokratike të Shqipërisë, nën drejtimin e Sali Berishës.

Deputetët konservatorë britanikë kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu, duke e parë Partinë Demokratike si partia e shpresës së shqiptarëve, pas 12 vitesh vjedhje dhe korrupsion nga narko-qeveria e Edi Ramës me ndihmën e Xhorxh Soros dhe organizatave të financuara prej tij.

Deputetët britanikë u ftuan në Shqipëri nga Qendra Konservatore Shqiptare, konkretisht nga Enri Ceno, Nikola Kedhi, Alfred Pellumbit dhe Besa Manaj.

Ky është takimi i parë i këtij niveli për Berishën që prej dizenjimit korruptiv ‘non grata’ nga ShBA dhe Britania, duke treguar hapur se lobimet korruptive të Edi Ramës nëpërmjet Soros, nuk po ‘pijnë më ujë’ për partnerët ndërkombëtarë.

“Së bashku me miqtë dhe bashkëpuntorët e Institutit Konservator dhe Sekretariatit, Besën, Alfredin dhe Nikolën pritëm Andrew Rosindell deputet i Romford për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Ministër i Jashtëm në hije, Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme. Martin Vickers Deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i grupit parlamentar miqësor të MB-së dhe Ballkanit. Philippa Broom ish-drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtare e Bordit të grave konservatore dhe Pierre Plumeau Këshilltar i Andreë Rosindell”- thuhet në njoftimin e qendrës.

‘SPAK dhe BKH u përgatitën për arrestimin e Taulant Ballës për trafik droge, pastrim parash e blerje votash, por nuk i lejoi Rama’

SPAK dhe BKH hetuan dhe u nisën të arrestojnë Taulant Ballën për trafik droge, pastrim parash dhe blerje votash, por Rama i ktheu në letër higjenik duke mos u dhënë leje ta arrestojnë, kështu shprehet në një postim në rrjetin social, Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe drejtues i dep. Mjedisit.

Është e disata herë që Taulant Balla akuzohet për krime zgjedhore dhe lidhje me bandat nga më të rrezikshmet në Shipëri, por vijon të mbetet i lirë përderisa Edi Ramës i duhet ende për punë të errta dhe zgjedhjet e 11-majit, për të cilat edhe e ka ngarkuar me detyrën e angazhimit të bandave për patronazhimin e votës së diasporës, dhe SPAK nuk guxon ta arrestojë Ballën dhe i mbyll dosjet nëpër sirtarë sepse ashtu urdhëron Edi Rama.

Lexo edhe:

Denoncimi i fortë i Malltezit:

 

6 muaj që BKH dhe SPAK u përgatitën për të arrestuar tualetin që del në përgjime SKY ECC qoftë për trafik droge, qoftë për pastrim parash e qoftë për blerje votash. Në fund nuk dha leje sulltani i surrelit dhe spak u kthye në letër higjenike. Ta gëzoni! sn

Image

© SYRI.net

Berisha fton qytetarët në protestë: Më 8 shkurt ora 17.00, të gjithë në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë më 8 Shkurt.

Berisha shprehet se në datë 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë duhet të jenë në kryeqytet për të protestuar.

Kreu i demokratëve kujton akuzën e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj në drejtim të kryeministrit Rama, se ky i fundit ka pirë një verë që kushton mbi 33 mijë euro.

 

 

“Përgjigja jonë më 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë në Tiranë!”, shkruan Berisha.

bw

Qafoku: Ramiz Alia ishte diktatori i fundit dhe demokrati i parë. Berisha, i vetmi që ka kryer dy vizita në Shtëpinë e Bardhë

Gazetari Roland Qafoku dhe njëherazi autori i librit “11 presidentët”, i ftuar në studion e “Open” është ndalur te figurat e dy prej ish-krerëve të Shtetit, Ramiz Alia dhe Sali Berisha.

Sipas Qafokut, Ramiz Alia mbetet një lider i dy epokave, i njohur si diktatori i fundit dhe demokrati i parë.

Ai theksoi se, pavarësisht mangësive të tij, Alia kishte një meritë të rëndësishme: shmangien e një lufte civile në Shqipëri gjatë tranzicionit nga komunizmi në demokraci.

Ndërsa për Sali Berishën, Qafoku e vlerësoi rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist dhe e cilësoi si një figurë historike për faktin se ka qenë i vetmi lider shqiptar që ka kryer dy vizita zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Ramiz Alia, diktatori i fundit dhe demokrati i parë. Një lider i dy epokave. Ka plot difekte, por ka edhe një meritë, që shmangu një luftë civile me natyrën e vet. Sali Berisha ka një meritë të jashtëzakonshme në kapërcimin e momentit të rrëzimit të regjimit komunist. Ai hyri në histori si shtetari që ka kryer dy vizita në Shtëpinë e Bardhë nga Shqipëria”, u shpreh ai mes të tjerash. bw

Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj më ’98, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg

Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 25 vite burg Byniamin Hajron. Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Eni Çulli, i cili kishte insistuar për këtë masë ndëshkuese.

Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami është akuzuar për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin pasi viktimat u dogjën të gjallë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Hajro, i cili është dënuar për vrasjen e Arjan Avdullajt, njihet si kreu i Bandës famëkeqe të Vakëfit.

Fillimisht, Hajro ndodhej në masën e arrestit shtëpiak, pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Megjithatë, Gjykata vendosi rivendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg,” duke e rikthyer atë në izolim.bw

Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë

Anija e marinës italiane, Cassiopea, me emigrantë në bord, arrin në portin e Shëngjinit. 28 janar 2025.

 

Një anije e marinës italiane ka arritur më 28 janar në Shqipëri me 49 emigrantë në bord, të cilët u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare.

Në Shqipëri, atyre do t’iu procedohen aplikimet për azil dhe më pas ata do të dërgohen në qendrën në Gjadër.

Kjo është përpjekja e tretë për strehimin e emigrantëve në Shqipëri, pasi paraprakisht gjykatat italiane kishin ndaluar një gjë të tillë.

Ministria e Brendshme italiane nuk ka specifikuar nacionalitetin e emigrantëve që u dërguan në portin e Shëngjinit, por mediat në Itali kanë raportuar se bëhet fjalë për persona nga Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Përpjekja për procesimin në Shqipëri vjen pas dy përpjekjesh të dështuara tetorin dhe nëntorin e kaluar, kur gjykatësit italianë refuzuan të miratonin urdhra për ndalimin e dy grupeve të vogla emigrantësh në qendrat e ngritura në Shqipëri sipas një marrëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë. Gjykatat vendosën se vendet e origjinës së emigrantëve nuk ishin të sigurta për ta, nëse aplikimet për azil do t’iu refuzoheshin dhe emigrantët do të ktheheshin në shtetet e tyre.

Rastet janë dërguar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila më herët ka vendosur se azilkërkuesit nuk mund t’iu nënshtrohen procedurave të përshpejtuara që mund të çojnë në riatdhesim nëse shtetet e tyre të origjinës nuk vlerësohet se janë plotësisht të sigurta.

Seanca dëgjimore për këtë rast në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë është caktuar për 25 shkurt.

Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, është zotuar se do të rihapë dy qendrat për emigrantë në Shqipëri, pasi ato mbeten bosh pas vendimeve të gjykatave italiane.

Qëndrimi i Melonit është mbështetur pjesërisht nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Italisë në dhjetor, në të cilin gjykatësit italianë thanë se nuk mund të zëvendësojnë politikat e Qeverisë sa i përket vendimit se cilat shtete janë të sigurta për riatdhesimin e emigrantëve të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Ky vendim lejon që gjykatat e niveleve më të ulëta të bëjnë përcaktime të tilla, në bazë të shqyrtimeve të rasteve individuale, pa vendosur për politikën e përgjithshme.

Emigrantët priten të regjistrohen në qendrën e pritjes në portin e Shëngjinit dhe më pas të dërgohen në qendrën e strehimit në Gjadër .

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, e arritur në nëntor të vitit 2023, lejon që deri në 3.000 emigrantë të kapur nga rojet bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare çdo muaj të strehohen në Shqipëri, ku do t’iu nënshtrohen procesit të verifikimit për marrjen e mundshme të azilit në Itali.

Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit.

Sipas marrëveshjes, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shërbejë për strehim të tyre derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma.

Emigrantët që fitojnë azil do të mirëpriten në Itali, ndërkaq atyre që iu refuzohet kërkesa për azil, sipas marrëveshjes, do të riatdhesohen drejtpërdrejt nga Shqipëria.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë kritikuar marrëveshjen, duke thënë se krijon një precedent të rrezikshëm.

Deri më tani gjatë këtij viti, 3.704 emigrantë kanë arritur në Itali, apo dyfish më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin 1.305 imigrantë.

Vitin e kaluar, 66.317 imigrantë arritën në Itali, apo 58 për qind më pak se viti paraprak. Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, Siria, Tunizia dhe Egjipti, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane.

Berisha: Do jem në kongresin elektoral të CDU në Gjermani. Kam agjendë për takimet me diasporën

Kryetari i PD, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në kongresin elektoral të CDU në Gjermani.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se takimet me diasoporën janë në agjendën e tij politike, po për shkak se koha nuk premton për takime me bashkëatdhetarët shqiptarë atje, është planifikuar për një radhë tjetër.

Në Gjermani jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU.

Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë.

Janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore dhe unë do të shkoj të marr pjesë.

Mendova të organizoj një takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton, kështu që unë do të shkoj njëherë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani…

…Kam një agjendë, do filloj në disa takime.

Do shkoj në disa takime dhe do i njoftoj takimet. sn

U caktua mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, kush është Mitropoliti Joani

Mitropoliti i Korçës, Joani, është zgjedhur nga Kryepeshkopi i ndjerë Anastas Janullatos si pasuesi i tij. Këtë detaj e ka zbuluar media greke Protothema, e cila raporton se Joani është përzgjedhur për shkak të faktit që është shqipfolës.

Sipas burimit, vullneti i Kryepeshkopit të ndjerë do të merret parasysh kur të nisë procesi për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përkohësisht, Sinodi i Shenjtë e ka caktuar Mitropolitin Joan si mbikëqyrës të Fronit të Kryepeshkopit.

Kush është Mitropoliti Joani?

Mitropolit Joani, me emrin e lindjes Fatmir Pelushi, është një figurë e njohur në Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai ka kryer studimet në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë në Boston, SHBA, ku u diplomua me gradën “Master of Divinity”. Studimet në SHBA u mundësuan falë një burse të ofruar nga shqiptarët në Amerikë, në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Pas përfundimit të studimeve, Joani u rikthye në Shqipëri, ku Kryepeshkopi Anastas e caktoi si pedagog dhe dekan në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shërbeu gjithashtu në disa zona të tjera brenda Kishës.

Në 18 korrik 1998, Joani u zgjodh si Mitropoliti i Korçës dhe u fronëzua më 20 korrik të po atij viti.

Roli i tij i ri

Me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Mitropoliti Joani pritet të luajë një rol kyç në udhëheqjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, deri në zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri. Emërimi i tij si mbikëqyrës i Fronit dëshmon për besimin dhe përgatitjen e tij në shërbim të Kishës. sn

Berisha: Shpallja e shtetit islamik nga Rama, thikë pas shpine ndaj besimit mysliman dhe një akt madhor antikombëtar

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar kundër një vendimi të kryeministrit Edi Rama për shpalljen të shtetit islamik në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur këtë akt një thikë pas shpine për besimin mysliman dhe një veprim të madh antikombëtar.

Berisha shprehet se historia e klerikëve patriotë bektashinj dëshmon përkushtimin e tyre ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së vendit, dhe jo krijimin e principatave fetare. Ai ka akuzuar Ramën se po tenton të thellojë përçarjen fetare në vend dhe të shndërrojë Shqipërinë në epiqendër të trafiqeve ndërkombëtare kriminale.

Berisha gjithashtu ka paralajmëruar se ky veprim është antikushtetues dhe cënon harmoninë fetare, një nga vlerat kryesore të kombit shqiptar. Partia Demokratike, ka theksuar Berisha, do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të tolerancës fetare dhe do të respektojë me rigorozitet parimin e ndarjes së shtetit nga feja. Po ashtu, ai ka garantuar bektashinjtë dhe të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri se kjo forcë politike nuk do të njohë akte të tilla që bien ndesh me interesat kombëtare.

Postimi i plotë:

Shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar!
Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë.
Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare. sn

Në Tiranë shpallet Shteti Bektashi

Kryeministri Edi Rama ka shpallur krijimin e Shtetit Bektashi, ndërsa mbante fjalën në ceremoninë e 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Shefi i ekzekutivit theksoi se Kryegjyshatës do t’i jepet një status i veçantë, i njëjtë me atë të Vatikanit, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri

 

“Nuk shkrihet dhe shuhet kurrë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, është i fortë dhe i madh dhe pjesë e një bashkësie 1.5 miliard, pra mjafton të shohësh kush dhe si ndërtohen xhamitë. E gjithë kjo botë myslimane s’ka nevojë të mendojë se nesër mund të jetë inekzistente. Nuk shuhet kurrë Komuniteti Katolik dhe as ai Ortodoks, ndërkohë që ky komunitet është në rrugën e shuarjes miqtë e mi nuk është parashikim, por një gjë që dhe po ndodh para syve tanë dhe prandaj historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë Selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusit të ngjashëm si shteti i Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim integritetin e sovranitetit territorial të Shqipërisë. Jo Shqipëria është shtet unitar dhe jo federal. Komunitete e tjera fetare nuk kanë pse shqetësohen është trajtimi i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur mos ta kishin, ne e kemi dhe jemi gati ta lëmë të vdesë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se sot e gjithë ditën qasja e bektashizmit ndaj hyjnores dhe humanes mbetet një çelës komunikimi me krijuesin përmes një porte që është e gjerë dhe e hapur për të gjithë bektashinjtë ose jo, besimtarë ose jo.

“Zemra vlen mbi dogmën, shpirti mbi ritualet, dhe unitetit mbi ndarjet. Bektashizmi nuk erdhi në Shqipëri me ushtarë, nuk erdhi të futet mes shqiptarëve me forcën e shpatës, por me zemër dhe dashuri me një mesazh rrëqethës për nga thjeshtësia, Zoti nuk është në xhami, në teqe, apo kishë, por në zemër”, u shpreh Rama.

Duke vlerësuar kontributin e bektashinjve në formimin e shteti shqiptar, Rama tha se teqet u bën shkolla dhe një arsye se pse alfabeti ynë është latin, kjo i detyrohet në mënyrë të posaçme teqeve, ku krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së mësimit të Gjuhës Shqipe.

“Pastaj kur nisi të agoi dita e Rilindjes sonë Kombëtare, teqetë u bënë shkollat shqipe. Nëse ne sot flasim shqip dhe alfabeti ynë është latin, kjo i detyrohet ndër të tjera, në mënyrë shumë të posaçme teqeve ku baballarët krijuan një rrjet të tërë të përcjelljes së alfabetit të mësimit dhe shkrimit e këndimit të Gjuhës Shqipe ku u farkëtua një pjesë e mirë e shpirtit tonë kombëtare, ku u bë bartësi i idesë dhe forcës për shpalljen e Pavarësisë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

In memoriam Kryepeshkopi Anastas- Rimëkëmbësi i kishës ortodokse u prit në Rinas nga Át Zef Pllumi

Ish-drejtuesi i Kishës Ortodokse të Shkodrës, Atë Aleksandër Petani, rrëfeu pak kohë më parë përpjekjet e klerikëve shqiptarë në vitet ’90 për të zgjedhur një drejtues për Kishen ortodokse në Shqipëri.

Ai kujton momentin e ardhjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos në vend dhe sfidat që shoqëruan periudhën e parë të udhëheqjes së tij, përfshirë vizitat në qytete të ndryshme dhe pranimin e bashkëpunimit me besime të tjera fetare.

Atë Aleksandri gjithashtu thekson arritjet akademike dhe kulturore të Kryepeshkopit Anastas.bw

Ndërron jetë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

VOA Ilirian Agolli

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërroi jetë sot në një spital të Athinës, në moshën 95 vjeçare.

Në ditët mes ndërrimit të viteve ai u shtrua në një nga spitalet e Tiranës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Ungjillëzimit në Athinë.

Nga mesi i vitit 1992 Anastas Janullatos u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë së sapodalë nga diktatura komuniste, e cila ndaloi besimet fetare, si dhe vrau e burgosi shumë klerikë e besimtarë.

I lindur në Pire të Greqisë, Kryepeshkopi Anastas mbajti 8 vjetët e fundit të jetës edhe shtetësinë shqiptare.

Ai mbërriti në Tiranë bashkë me polemikat mbi kombësinë greke të drejtuesit kryesor të Kishës Ortodokse shqiptare, si dhe për lidhjet e ngushta të tij me Greqinë, ndonëse formalisht i mikpritur nga ish Presidenti Sali Berisha dhe autoritetet shtetërore.

Pakënaqësitë mbi kombësinë e Kryepeshkopit Anastas dilnin në pah sa herë që tensionoheshin marrëdhëniet diplomatike shqiptaro – greke, edhe pse nuk ekzistonte ndonjë lidhje midis këtyre temave.

Sulmet politike nga grupe pranë pushtetit arritën kulmin në vjeshtën e vitit 1994, kur ish Presidenti Sali Berisha përfshiu një nen në projekt-Kushtetutën e rrëzuar me referendum, i cili synonte largimin e Kryepeshkopit Anastas.

Në atë nen thuhej se “kryetarët e komuniteteve të mëdha fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm në të në 20 vjetët e fundit”, ndërsa vendi sapo kishte dalë nga izolimi komunist jo vetëm me kisha të shkatërruara, por edhe me mungesa të mëdha në udhëheqësinë e arsimuar klerikale, e cila ishte burgosur, vrarë dhe përndjekur gjatë disa dekadave të diktaturës.

Refuzimi i kësaj projekt-Kushtetute nga qytetarët me votim në Referendum fashiti për një kohë presionet e qarqeve politike ndaj Kryepeshkopit Anastas, ndërsa Kushtetuta e re e miratuar më 1998 shpalli liritë fetare dhe pavarësinë e bashkësive fetare.

Por kundërshtimet ndaj tij mbeten aktive edhe sot në grupe të vogla besimtarësh dhe politikanësh.

Megjithatë nga viti 2010 ai mban medaljen e Presidencës së Republikës “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”, si dhe shtetësinë shqiptare që nga viti 2017.

Për më shumë se tre dekada Kryepeshkopi Anastas drejtoi ringritjen e kishës dhe besimit ortodoks në Shqipëri, si dhe ndërtimin e rreth 500 objekteve të kultit anembanë vendit.

Mes tyre janë edhe restaurimet e dhjetëra kishave të vjetëra shqiptare nga tradita e hershme shumëshekullore.

Ai ngriti pesë qendra mjekësore, një akademi teologjie, një universitet, dy institute, një lice, 5 shkolla filore e të mesme.

Kryepeshkopi Anastas ishte diplomuar për Teologji në Universitetin e Athinës në mesin e shekullit të kaluar, dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në këtë fushë në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.

Ai iu kushtua studimeve dhe shërbimeve fetare nga rinia e deri në fund të jetës së vet.

Zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe titujve nderimi nga shumë shtete, Kisha dhe universitete, Kryepeshkopi Anastas ishte profesor dhe doktor nderi në qendra shkencore e fetare në Greqi, Shqipëri, SHBA, Itali, Rumani, Austri, Rusi, Gjeorgji, Egjipt.

Kryepeshkopi Anastas është autor i një serie librash fetarë e sociologjikë, përkthimesh dhe artikujsh në periodikë të ndryshëm, si dhe një nga kontribuesit e harmonisë ndërfetare në Shqipëri.

Burimi: Ardhja e Trumpit, shpresë se mund të ketë ndryshim për Shqipërinë!

Analisti Genc Burimi shprehet se ardhja e Donlad Trumpit në presidencën amerikane, është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, përmes një lidhje me skype, Burimi tha se me Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, shpresohet të ketë një ndryshim për Shqipërinë, teksa iu referuar administratës së shkuar të Biden dhe ndikimit të Soros në vendin tonë.

Burimi u ndal edhe mbi zhvillimet gjeo-politike mes Evropës dhe Amerikës, për të cilën tha se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është një sfidë për Bashkimin Evropian.

Një konkurrencë që sipas tij, do të sfidohet nga çifti franko-gjerman.

Për Shqipërinë Trump ishte zgjidhja më e mirë në këtë moment. Me Trump shpresohet se mund të ketë një ndryshim për Shqipërinë.

Në Evropë, analiza është ndryshe. Trump është një sfidë për Evropën, që do të thotë konkurrencë. Takimi Sholz-Macron, vjen kur Evropa është inekzistente. Evropa u ndodh në një vakum të madh, përballë sulmeve të Trump ndaj Evropës.

Evropa e ka një çift, është ai franko-gjerman, e ka një lider. Jemi sot në momentin e fjalës, s’jemi ende në vepra reale. Nëse këta amerikanët duan luftë komerciale, atëherë luftë komërciale do të ketë, këtë tregoi takimi Sholz-Macron.

Nëse Trump bën lojën e Putinit dhe merr Panamanë e Greonlandën se është në interes të SHBA, atëherë këtë do të bëjë edhe Putini. Moment konfuzioni, të kalojë ky moment e të shohim çfarë do të ndodhë.

Defiçiti tregtar i Italisë me Amerikën është 50 mld dollarë, Trump duke i rënë Evropës, u bie partnerëve të saj.

NATO- ja që kërcënon, ai vë  në rrezik vetë sigurinë e SHBA, nëse largohet. Nëse Koreja e Veriut ose Irani hedh një raketë interkonktinentale përtej oqeanit drejt SHBA, çfarë ndodh? Sot amerikanët kanë nevojë për radarët që janë në Evropë.

Po vuri taksat ndaj Evropës u shton taksat vetë amemrikanëve. Ose i thotë Putin, Kinës e Koresë se shiko çfarë ju bëj të ‘afërmve’ të mi, e ju nuk u llogaris. Evropa është më e fuqishme se Amerika. Prodhimet amerika, ku do i shesë?! Evropa po vështron, çfarë bën Amerika… sn

Franc Nuri: 150 mijë dosje të bllokuara në gjykata, simbol i dështimit katastrofik të reformës në drejtësi

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franc Nuri, ka ngritur alarmin mbi kolapsin e sistemit gjyqësor në vend. Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi se stoku i dosjeve në pritje të gjykimit ka arritur në një rekord prej 150 mijë çështjesh, duke e krahasuar situatën me malet e plehrave në Sharrë.

Sipas tij, këto dosje përfaqësojnë fate dhe halle konkrete të qytetarëve, të cilët prej vitesh presin drejtësi për pronën, dëmshpërblimet dhe padrejtësitë e shumta. Reforma në Drejtësi, e nisur në vitin 2016, është cilësuar si një eksperiment i dështuar dhe i devijuar nga qëllimet e saj fillestare. Harta gjyqësore dhe ndryshimet e fundit ligjore, sipas Nurit, i kanë pamundësuar qytetarëve aksesin në drejtësi. Partia Demokratike ka bërë të qartë se, pas ardhjes në pushtet, do të ndërmarrë masa urgjente për rikthimin e drejtësisë në binarët kushtetues dhe ligjorë. Përmes reformave konkrete, ajo synon të garantojë një drejtësi të shpejtë, efikase dhe pranë qytetarëve.

Fjala e plotë:

Stoku i dosjeve në Gjykatat e vendit është bërë më i lartë se mali i plehrave në Sharrë. Deri më tani çështjet në pritje të gjykimit kanë arritur në 150 mijë dosje gjyqësore në rang vendi. Këto dosje nuk janë thjesht statistika, por janë raste dhe halle kontrete, janë po aq qytetarë dhe familje shqiptare që presin prej vitesh Drejtësi!

Presin Drejtësi për pronën, drejtësi për dëmshpërblimet, drejtësi ndaj fatkeqësive që mund t’u kenë ndodhur gjatë jetës atyre apo të afërmve, presin drejtësi edhe ndaj padrejtësive që mund t’u jenë bëra gjatë ketyre 12 vitesh keqqeverisje të Edi Ramës!

Drejtësia e vonuar është drejtësie e mohuar!

Shifrat flasin vete dhe sistemi i Drejtësisë është në kolaps total.

Qytetaret shqiptare e kane shume te qarte tashmë se Reforma në Drejtësi ka dale nga binarët Kushtetues dhe ligjorë dhe ka devijuar nga qëllimet për të cilat u nis në Korrik të vitit 2016.

Pasi vunë dorë dhe eksperimentuan me sistemin e drejtësisë, duke importuar pseudoReformën me bekimin e Soros, sot po tentojnë të arnojnë mbi të njëjtin sistem që ka dalë duarsh. Harta gjyqesore i dha goditjen perfundimtare aksesit ne drejtesi per qytetaret duke jua bere te pamundur marrjen e drejtesise.

Tashmë, me arnime të tjera ligjore, në një drejtesi që ka rënë përtokë dhe është kapur politikisht, po tentojnë të shtojnë këshilltarë ligjore apo sajesa të tjera, duke propozuar përjashtime nga detyrimi për ndjekjen e shkollës së Magjistraturës.

Partia Demokratike me ardhjen në detyrë më 11 Maj, do të marrë masa emergjente për rikthimin e sistemit të Drejtësisë në binarët Kushtetues dhe ligjorë!

Me ndryshime konkrete ligjore, Partia Demokratike angazhohet të bejë gjithcka që drejtësia t’i rikthehet qytetarëve, të jetë afër qytetarëve dhe aksesi i tyre në Drejtësitë të jetë i shpejtë dhe efikas.

Faleminderit !

Kryetari i PD, Sali Berisha mesazh urimi për Presidentin Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si President i SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar presidentin Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si Presidenti i 47 i SHBA-së.

Me anë të një letre, Berisha shkruan se ‘rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së SHBA-së kundër opozitave konservatore në mbarë botën’.

Letra e plotë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për Presidentin Donald Trump:

I nderuar Zoti President,

Së pari, më lejoni të uroj inaugurimin tuaj si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm përmes votës së lirë në historinë e njerëzimit. Në këtë rast, do të doja gjithashtu të theksoj se rikthimi juaj i madh ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan dhe tërë botën.

Rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i Shteteve të Bashkuara, por jo vetëm, nga përmbytja politike, kulturore dhe sociale e sjellë nga politikat zyrtare të administratës amerikane nën agjendën ekstremiste të majtë, marksiste-leniniste dhe përtej marksiste, sorosiane. Me flamurin e tyre të censurës, kulturës woke, dhe sulmeve ndaj familjes dhe identitetit gjinor të njeriut, kjo agjendë paraqiti një kërcënim të madh për civilizimin perëndimor dhe mbarë njerëzimin.

Është besimi im i thellë se rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së SHBA-së kundër opozitave konservatore në mbarë botën. Shënon fundin e transformimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të super-spekulatorit, korruptorit dhe censorit të planetit, Soros, de facto në ambasada në hije të Shteteve të Bashkuara.

Ky rikthim shënon fundin e mbështetjes së SHBA-së për qeveritë të majta për të përdorur sistemin e drejtësisë si në SHBA, për të përndjekur, arrestuar dhe burgosur kundërshtarët politikë konservatorë.

Partia Demokratike e Shqipërisë, një partner dhe aleat i Partisë Republikane dhe SHBA-së, që në themelimin e saj është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane për lidhje më të forta miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Shqiptarët që përballen me një narko-diktaturë të vërtetë inkurajohen shumë nga angazhimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur kartelët e drogës si grupe terroriste.

Duke përfunduar, kam nderin të dërgoj edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta për ju, Zoti President, dhe t’ju uroj sukses të madh në udhëheqjen tuaj të vendosur, vizionare dhe transformuese të Shteteve të Bashkuara në interesin më të mirë të vendit tuaj, liderit të botës së lirë, dhe miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

Me sinqeritet,

Sali Berisha

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Presidenti Trump falë 1 500 të akuzuar për përfshirje në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit

VOA Marrë nga Reuters

Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.

Ai më pas nënshkruajti urdhra ekzekutivë mbi çështje të ndryshme, përfshirë emigracionin, kufirin SHBA-Meksikë, qeverinë federale dhe çështje të tjera.

Më herët pas një fjalimi para mbështetësve të tij në sallën e sportit “Capital One Arena” në Uashington, Presidenti Trump anuloi 78 urdhra ekzekutivë të adminstratës së mëparshme.

Në mesin e 9 urdhrave ekzekutivë të Presidenti Trump është tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar gjerësisht nga republikanët. Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë i kanë kritikuar politikat e administratës së Presidentit Biden për ndryshimet klimatike si veprime që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë amerikane.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër për pezullimin e përkoshëm të punësimeve të reja në qeverinë federale në përjashtim të ushtrisë dhe një dekret tjetër për të pezulluar përkohësisht miratimin e rregullave të reja federale nga agjencitë qeveritare. Republikanët dhe Presidenti Trump kanë kritikuar rregullat e tepërta të qeverisë federale, duke thënë se ato po ngulfasin bizneset dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

FOTOLAJM- Ky është shënimi i liderit të opozitës në procesverbalin e SPAK

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se kishte firmosur dy procesverbale sot në SPAK.

Njërin prej tyre ai e publikoi për gazetarët dhe qytetarët e pranishëm para zyrave të SPAK.

SYRI e sjell këtë dokument për ju.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, shkroi Berisha në dokument.

Image

“E majta humbi në 76 vende”, Berisha: Është radha jonë! Diktaturat morën goditje fatale me inagurimin e Trump

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

Ndër të tjera ai u shpreh para demokratëve të mbledhur për ta mbështetur, se diktaturat kanë marrë goditje sot me inagurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ai u shpreh se ka ardhur koha e të djathtëve në botë, pasi shtoi se në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor

“Pra, gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën.
Ai kishte dorëzuar fotografi, video, të cilat faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant dhe se ai bashkë me një bandë trafikantësh, erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri.
Natyrisht pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhej nga plehrat e inceneratorit të Tiranës. Ishin mbi plehrat këtu dhe shumë shpejt do i shihni edhe mbi çati.
Kriminelë të tjerë qarkullonin në seli. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë se ashtu siç iu thashë, këta anëtarë të bandës kriminale, që angazhohen në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, do kenë atë fat që meritojnë.
Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump.
Miqtë e mi, është radha jonë.
Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese.
I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute.
I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij”, tha ai. bw

“Aty ku do të shkojë ai, do t’ia djegin letrat me benzinë”- Berisha lexon mesazhet: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

Në fjalën e tij para mbështetësve dhe mediave, Berisha ka lexuar disa nga mesazhet lidhur me dosjen “Toyota Yaris”, ku përmendet edhe Taulant Balla.

“Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë.
Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave.

 

Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.
Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala.
Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën.
Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.
Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.
Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?
Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?
Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.
Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.
Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.
Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.
Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.
Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.
Radovan Çela: Do flas prapë.
Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri”, tha Berisha. bw

U paraqit në SPAK, Berisha: Të gjithë veglat e diktaturës përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

“Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.

Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.

Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë.

 

Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakakësh.

Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë.

Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni.

Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.”, tha ai para mediave dhe mbështetësve. bw

Berisha fton të përndjekurit: Hartoni programin tuaj dhe ne do e zbatojmë! Të bëjmë të pamundurën që të fitojmë më 11 maj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë pranë degëve të PD-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar rëndësinë e njohjes të plotë të pasojave të regjimit të kaluar dhe ka shprehur besimin se do të përgatitet një program i ri për të adresuar këtë çështje.

Ai ka nënvizuar se pa një dëmshpërblim të drejtë për të përndjekurit politikë dhe pronarët, nuk mund të ketë paqe sociale dhe drejtësi në shoqëri. Kryetari i PD-së ka kritikuar aktualin regjimi, duke e krahasuar me diktaturat e kaluara dhe duke e quajtur një “diktaturë të bandës.”

Berisha ka denoncuar korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit, duke përmendur raste të njohura të persekutimit politik dhe abuzimeve. Ai ka shprehur shqetësimin për migrimin masiv të shqiptarëve dhe ka paralajmëruar se vendi është në një proces të rrezikshëm, që mund të sjellë shuarjen e kombit.

FJALA E BERISHËS:

Problemi juaj, pa diskutim janë një seri masash që janë ndërmarrë, por dimensionet e plota, vetëm tani mund të jenë njohur plotësisht me dokumentacione, me histori dhe me çdo gjë.
Ndaj dhe ju do përgatisni një program të ri, unë kam besim të plotë se ju do keni vlerësimet më objektive në parashtrimet tuaja dhe PD do ta ketë atë pjesë të programit qeverisës.
Edhe njëherë, nuk mund të ketë paqe sociale, nuk mund të ketë shoqëri të drejtë, pa dëmshpërblyer të përndjekurit politikë dhe pronarët.
E dyta, ju jeni një shtresë që vuajtët dhe rezistuat në një diktaturë, por vendi de facto ka rënë në një diktaturë tjetër sot, jo si ajo që përjetuat ju dhe përjetoi Shqipëria.
Por sot ka një diktaturë, ku njëlloj si në të parën, të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu.
Sot, ka një diktaturë në të cilën huazohen metoda të diktaturës tjetër, që kaluam.
Sot, një deputet, djalë i ri, vetëm pse guxoi të përballet me dy klanet më të rrezikshme mafioze të vendit, klanin Rama dhe klanin Xhafaj, ai festoi ditëlindjen pardje në burgun e Fierit, Ervin Salianji.
Pse denoncoi në parlament trafiqet që bënte Gerond Xhafa.
Dhe po të mos e denonconte, ai nuk do përfaqësonte qytetarët shqiptarë. I bëri detyrën dhe sot është në burg.
Kryetari i një partie tjetër është në burg Ilir Meta. Pasi e zvarritën në mes të rrugës dhe e goditën si person nën hetim, pa akuzë.
Kështu vepronte vetëm diktatura staliniste. Edhe ajo ndiqte disa rregulla, kurse ky nuk ndjek asnjë rregull.
Po u rikujtoj këtu se një studiues i madh, historian që ka studiuar diktaturat, formën më të keqe midis të gjithë diktaturave quan këtë që kemi ne sot, diktaturën e bandës. Më e keqe se nazistja, më e keqe se komunistja, më e keqe se teokratikja. Se kjo nuk ka asnjë rregull. Këtu rregullin e bën banda.
Shkon ti për të marrë leje sipas ligjit, kot e ke, drejtoresha e përgjithshme e lejeve është përfaqësuese e bandës më të rrezikshme, e merituar prej tyre me Edi Ramën.
U thashë, nuk ishte kështu. Këto forma nuk ekzistonin në diktaturën tjetër. Ajo kishte karakter ideologjik. Por për të marrë një leje për të ndërtuar shtëpinë tënde, e merrje ose në lokalitet, ose në komitet ekzekutiv, kurse sot po nuk e firmosi Edi Rama, leje nuk ka. Dhe po nuk kaloi tek kjo zonja e bandave, leje nuk ka.
Dhe ai del e thotë se babai im, xhelat, qëndroi në anën e drejtë të historisë. Pra bën apoleogjinë e plotë të asaj diktaturë që gjoja e luftoi, për të justifikuar këtë diktaturë.
Kjo diktaturë, nëse keni lexuar rezolutat e fundit të partive të qendrës së djathtë, ata i kanë bërë përcaktimin më të vërtetë, një sipërmarrje e përbashkët krim dhe pushtet, ky është realiteti.
Kjo diktaturë ka shndërruar zgjedhjet në fasadë, ndaj dhe kërkohet nga çdo qytetar liridashës, nga të gjithë ata që kanë sakrifikuar për liri, të angazhohen me të gjithë fuqinë e tyre kundër saj.
Por një gjë, në rrafshin e identitetit kombëtar dhe të kombit në tërësi, këtë që i ka bërë regjimi i Edi Ramës kombit shqiptar në 10 vite, nuk ia ka bërë asnjë diktaturë, asnjë pushtim në asnjë kohë. Që nga koha e Dushanit gjer sot.
Vetëm në hapësirën e BE, në zonën e Shengenit, statistika e fundit e Eurostat thotë se janë larguar nga viti 2014 gjer sot 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Nuk ka dramë më të madhe se sa të bëhemi dëshmitarë të shuarjes para syve tanë të kombit tonë.
A e merrni me mend, me Edi Ramën në pushtet, këta 1 milionë që kanë ikur, do marrin brenda 7-8 viteve edhe 1 milion të tjerë për t’i nxjerrë nga kthetrat e saj.
Pra, ky është një proces absolutisht për ekzistencën ose mosekzistencën e kombit, kjo betejë.
Pra, ne jemi në fushatë elektorale, kërkohet që të bëjmë të pamundurën në mënyrë që me 11 maj të ndajmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe që e ka ngërthyer. Ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e këtij regjimi që bazohet në drogë, në vjedhjen e shqiptarëve dhe krimin.
Shqipëria është përgjysmuar. U garantoj se ato rezultate të censusit janë gënjeshtra. Në Shqipëri sot mund të ketë më pak shqiptarë se në Kosovë. Kjo është e vërteta. Vendi po tretet para syve tanë. sn


Send this to a friend