VOAL

VOAL

Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve

Teksa tha se Rama ka pranuar orë luksi si dhuratë prej 500 mijë euro, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se socialistët janë të çmendur pas luksit, duke mos kursyer as fondet e invalidëve, të cilët sipas tij, vidhen.

Gjatë bashkëbisedimit me personat me aftësi të veçanta, duke prezantuar edhe programin e PD për ta, Berisha tha se Rama së bashku me kabinetin e tij ministror, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin, për të dhënë leje ndërtimi dhe licenca.

Sipas Berishës, 11 maji do të jetë një ditë vendimtare dhe përcaktuese për fatin e një vendi që po boshatiset përditë e më shumë, ndërsa shtoi se personat me aftësi të veçanta do të jenë përparësia e parë në paketën e dhembshurisë.

Këta janë lëshuar si lukuni ku e ku t’i marrin qytetarëve dhe për vete vetëm vjedhin. Për vete janë çmendur pas luksit.

Shihni, qenia zyrtar kërkon të respektosh një kod të caktuar dhe ky kod është përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Qenia zyrtar nuk pranon të jesh i çmendur pas luksit. Jo, absolutisht, ua them unë ju.

Kudo, shihni ju ministre, ministra, ka një kod. Po ato bëjnë garë me rrobat më të kushtueshme, sikur janë princesha dhe i kanë private ato para. Me aksesorët më të kushtueshëm sepse del se kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro dhuratë.

Atëherë thotë se këta hanë dardha.

Po si hanë dardha këta kur ti pranon orën me diamante 500 mijë euro. Edhe ato thonë, edhe ne po marrim çantat 30 mijë euro apo 40 mijë euro.

Unë po ndalem këtu se luksi për zyrtarët është i papranueshëm.

Sepse po e lëshoi veten pas luksit, e lëshon veten pas dore. Vjedh, vjedh, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin dhe për të dhënë leje ndërtimi, për të dhënë licenca.

Kështu që në këtë mes, 11 maji është një ditë përcaktuese, është një ditë vendimtare.

Ndaj dhe u ftoj të bëni çfarë keni në dorë me të njohurit dhe të afërmit tuaj, brenda dhe jashtë vendit, që të votojmë për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe.

E them me bindjen më të madhe se kjo është një e keqe e madhe. Kjo e zbraz Shqipërinë. Kjo po i braktis qytetarët.

Që në momentin që ti kryeministër i lejon vetes që nga 8 miliardë euro të lësh 16 milionë për 760 mijë vetë. Po ja pra pse në Mal të Zi pensioni ka shkuar 450 euro nga 138 euro në vitin 2013. Ja pse është rritur trefish edhe në Maqedoni, edhe në Serbi. Ja pse është qartësisht më i lartë edhe në Kosovë.

Sepse nuk ka kryeministër që bën këtë që bën ky. E mendon se paratë i duhen kthyer qytetarëve në rroga, pensione, shërbime.

Dhe unë u siguroj që do plotësojmë çdo kërkesë legjitime.

Ligji do e amendojmë së bashku me ju.

Ai që ka vënë edhe atë ‘edhe invalidët’, ai ka dëshmuar se është një hajdut se përdor ligjet për të vjedhur edhe fondet tuaja, në vend që ato të ishin vetëm për invalidët. Se ky është përcaktimi kudo.

Po këta gjejnë edhe këtë mënyrë, Edi Rama gjen edhe këtë mënyrë.

U falënderoj dhe u ftoj që programin, çfarëdo kërkesa, probleme që u shqetësojnë dhe ju kërkoni t’i adresoni, t’i paraqisni te departamenti, që e falënderoj për punën që ka bërë dhe bën, dhe u siguroj se ato 100 ditët e para do marrin përgjigje.

Ju do jeni përparësia më e parë në paketën e dhembshurisë. sn

‘Rama po gënjen’- Sejamini: Anëtarësimi nuk ka shans të ndodhë në vitin 2030

Programi elektoral i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 11 Majit, sipas analistit Neritan Sejamini është thjesht një premtim në ajër.

Sejamini tha se Kryeministri Rama po insiston në çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE për ta bërë sa më të besueshme te qytetarët, por ndërkohë sipas tij është një keqinformim sepse anëtarësimi nuk do ndodhë.

“Ka dy mënyra se si mund ta gjykojmë, nga njëra anë a është apo nuk është e besueshme në vetvete premtimi, tjetër anë se sa ndikon të qytetarët.

Për mua nuk është i besueshëm, Shqipëria nuk do t’i mbarojë negociatat për dy vjet, jo, nuk ka asnjë shans, nuk do të bëhet anëtare as në 2030 edhe 2035 mund të jenë në diskutim. Pra nga pikëpamja e gjykimit të asaj që ai premton është çfarë të duash, premtim në ajër, keqinformim, gënjeshtër, mund ta quajmë çfarë të duash. Por nga pikëpamje e ndikimit që tek njerëzit është shumë e thjeshtë, shumë e kuptueshme dhe lidhet me aspiratën që kanë njerëzit.

Çfarë bën zoti Rama me këtë gjë, mbas 12 vitesh qeverisje, kudo në botë fushatë zgjedhore do të ishte referendum për qeverisjen. Ai me këtë gjë që bën e çon përpara që njerëzit të flasin bëhemi apo s’bëhemi në 2023, që të mos flasin për qeverisjen, për korrupsion. Dhe në këtë mënyrë kjo është gjetje, nga pikëpamja metodike është gjetje. Se sa e vërtetë është? Është komplet e pavërtetë, është komplet propaganda, është komplet absurde. Atij nuk i ka thënë askush që do të mbyllim negociatat, gënjen kur thotë ma kanë premtuar liderat europianë. Negociatat nuk janë diçka që hajde ulemi dhe mbarojmë.

Keqinformimi më i madh është kjo që do futesh në BE do të bëjmë ca letra dhe do t’i firmosim. Është një proces ku ti ndryshon komplet strukturën politike, shoqërore, ekonomike ta përshatësh me BE-në dhe ky është shumë proces i gjatë, tregu shqiptar duhet fuqizuar, politika shqiptare, demokracia”, tha Sejamini në Opinion në Tv Klan.

‘Bandat kriminale u fuqizuan nga qeveria!’ Berisha pret delegacionin e OSBE-së: Rama po përdor administratën e fondet publike për zgjedhje

Lideri i demokratëve Sali Berisha priti në një takim një delegacion të OSBE-së, të cilëve u ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni endemik e kapilar dhe bandat kriminale, të fuqizuara nga një bashkëpunim simbiotik me Edi Ramën dhe qeverinë, kanë dëmtuar shpresën e shqiptarëve. Ai theksoi se gjendja e krijuar këto vite po i detyron qytetarët të largohen nga vendi, duke krijuar një krizë sociale, më e madhja e periudhës pas komunizmit.

Në takimin me Znj. Farah Karimi, Special Coordinator of the International STOs EOM, ambasadoren Andreas Nothele- Ambassador, OSCE PA dhe Sherif Abdili- Programme Officer OSCE PA, kreu i PD-së, Sali  Berisha denconcoi ‘se si sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht nga qeveria, duke përfshirë rastet e arrestimit dhe ndjekjes penale të tre drejtuesve kryesorë të saj, si dhe situatat kur deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike janë ndjekur penalisht pa prova dhe fakte ligjore”

Përfaqësuesit e OSBE-së shprehën interes për të kuptuar nëse këto akuzat ishin të dokumentuara publikisht. U sqarua se të gjitha informacionet janë të aksesueshme, përfshirë transkriptimet e Sky/EncroChat nga autoritetet ligjzbatuese belge dhe franceze.

“Ata gjithashtu kërkuan të dinin nëse qeveria po përdor burimet administrative për fushatë. Berisha paraqiti shembuj se si administrata dhe fondet publike po perdoren për interesa elektorale, në kundërshtim me këto rekomandimet e ODhIR duke numëruar së paku 80 raste të dokumentuara, raste që rriten çdo ditë’ informon zyra e shtypit e PD-së. 

Përfaqësuesja e OSBE-së kërkoi të kuptonte perceptimin dhe pritshmëritë e opozitës përsa i përket votimit të lirë nga ana e qytetarëve. Berisha e informoi atë mbi kushtet e vështira me të cilat përballet opozita si dhe me ofertën nga ana e saj dhe koalicionit ASHM të një alternative reale, duke prezantuar një program politik ekonomik që adreson problemet e shqiptarëve.

Në takim morën pjesë kryetari i PR, Deputetët  Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD. Biseda ishte e hapur. sn

‘Deklaratat e Ramës, deklarata frike’- Kedhi: Muri diplomatik që mbështeste qeverinë ka rënë

Drejtor ekzekutiv i ‘Albanian Conservative Institute’, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatorë Sonila Meçon, theksoi se muri diplomatik që pengonte informimin e institucioneve amerikane dhe evropiane për situatën politike në Shqipëri ka rënë.

Ai tha se kryeministri Edi Rama është në një situatë të vështirë pasi sipas tij, nuk ka sot një lider të opozitës të cilin e kishte nën kontroll.

Kedhi shtoi se me kancelaritë amerikane dhe evropiane janë të shqetësuara sot për nivelin e korrupsionit në vend.

“Këto kapërcimet e kryeministrit janë të zakonshme njëherë është mik i Sorosit, pastaj bëhet mik i Orbanit, pastaj mik i Melonit. Bie dakord që deklarata e kryeministrit janë deklarata frike. Edhe për ta qartësuar për njerëzit që na ndjekin. Kryeministri para pak vitesh ka qenë i mbrojtur nga një ‘mur i padukshëm’ diplomatik, që pengonte të gjitha informacionet se çfarë po ndodhnin këtu, që të kalonin në institucionet evropiane, kancelaritë evropiane apo në Uashington. Dhe këto ata e bënin të sigurt. Kishte liderin e opozitës në xhepin e vete, ku më shumë se sa lideri i opozitës dukej drejtori në qeverinë Rama, z.Basha. Me përjashtim të pak mediave si Syri Tv dhe pak mediave të tjera, të gjitha çfarë ishin i kishte ai vetë. Tani jemi në një situatë komplet tjetër, ky ‘muri i padukshëm’ diplomatik ka rënë, ka një ndërgjegjësim të të gjithave kancelarive evropiane, të Brukselit, të Strasburgut, të Uashingtonit, të Londrës për situatën lokale dhe kjo ka bërë që edhe të shqetësohen se çfarë ka ndodhur këtu. Që përgjatë një dekade ndoshta disa kanë mbyllur një sy, disa të dyja sytë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, por tashmë nuk e kanë më këtë alibinë sepse vetë lideri i opozitës Berisha ka shkuar i ka informuar, dhe funksionarët të tjerë të opozitës kanë shkuar i kanë informuar dhe dosjet janë në kancelaritë evropiane, amerikane dhe britanike.” tha Kedhi. sn

Pas cilësimit si grup i strukturuar kriminal dhe helmues, Veliaj reagon i dëshpëruar nga burgu

Pas zbardhjes së vendimit të Apelit të GJKKO-së pre 114 faqesh dhënë më 13 mars, ku Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule cilësohen si grup i strukturuar kriminal, Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku duket qartë dëshpërimi që e ka kapluar dhe lëshimi që i kanë bërë të gjithë shokët e partisë me në krye Edi Ramën.

Sot bëhen dy muaj që nga arrestimi i Veliajt, arrestim i cili u pasua nga një lojë spektakolare e Ramës në dy ditët e para, kur bëri sikur nuk ishte darkord dhe më pas, pasi i mori frenat e bashkisë, dha urdhër që askush nga rilindja mos guxojë të dalë ta mbrojë.

Më tej urdhëroi edhe Ulsi Manjën për ta përgjuar në burg dhe që iu bë fakt i kryer Veliajt se kush ishte dirigjuesi dhe porositësi i arrestimit të tij.

Në reagimin e sotëm Veliaj duket qartë i dëshpëruar dhe mundohet të mbaje me kurajo ato pak njerëz që mund t’i kenë mbetur si mbështetës të heshtur.

Kujtojmë se sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së gjakdershja financiare nga skema e ngritur nga Veliaj-Xoxa-Abule vijon edhe pas burgosjes së tij. Në vendim thuhet gjithashtu se Veliaj është përpjekur të prishë provat, intimidojë dëshmitarët dhe ka dirigjuar sulme ndaj prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani përmes njerëzve të tij në media, Carlo Bollino dhe Mero Baze.

Në postimin e tij, Veliaj shpreh mirënjohjen edhe për ata që kanë ndihmuar dhe i kanë qëndruar pranë familjes së tij.

Postimi i Erion Veliajt:

Të dashur miq,
Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar.

Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë. sn

Seanca në Parlamentin Europian- Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar vendosmërinë e Evropës, që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira. Në daljen për mediat nga selia blu, Berisha teksa iu referuar seancën në Parlamnetin Evropian, tha se ajo u zhvillua për Shqipërinë pas përdorimit të Dushkut për dhunimin e zgjedhjeve në vitin 2002, duke konkluduar me një rezolutë historike për Shqipërinë.

Sipas liderit demokrat, këmbngulja e BE, që vendi ynë të mbajë zgjedhje të lira, është ogur i bardhë në veçanti për opozitën shqiptare, e cila me prezencën e saj në seancën e së mërkurës, paraqiti me vërtetësi të madhe të vërtetat lakuriq të realitetit të narkoshtetit të Edi Ramës.

‘U shpreh shqetësimi më i madh dhe u denoncuan pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar në krah të Edi Ramës, u denoncua manipulimi i madh me listat, por edhe angazhimi i baronëve të drogës dhe krimit për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha.

Unë u informova ju lidhur me seancat që u zhvilluan në grupet parlamentare të qendrës së djathtë dhe të djathtës konservatore në Këshillin e Europës. Takimin që zhvillova me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, zotin Rusopulos, takimin me delegacionet e disa vendeve anëtare.

Por dje, në Parlamentin Europian, në institucionin më të fuqishëm vendimmarrës të Europës, në institucionin më të fuqishëm ligjbërës të Europës, në komisionin më të rëndësishëm të këtij institucioni, atë për punët e jashtme dhe sigurinë, u zhvillua një seancë, e cila është e llojit të vet shumë e rrallë.

Një seancë e tillë u zhvillua për Shqipërinë pas përdorimit të Dushkut për dhunimin e zgjedhjeve në vitin 2002 dhe konkludoi me një rezolutë historike për Shqipërinë.

Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.

U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar.

Por ky është ogur i bardhë në veçanti për opozitën shqiptare, e cila ishte e pranishme, paraqiti me vërtetësi të madhe të vërtetat lakuriq të realitetit të narkoshtetit të Edi Ramës.

Dje në seancën kushtuar Shqipërisë, në periudhën parazgjedhore, përjashtim në llojin e vet, ndoshta e pazhvilluar ndonjëherë për zgjedhjet në ndonjë vend, por me vullnetin më të mirë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Pati debate të gjera, pati debate aktive, në të cilat u denoncuan dhe u shpreh shqetësimi i madh para së gjithash për zgjedhjet.

U shpreh shqetësimi më i madh për industrinë e blerjes së votës të Edi Ramës.

U shpreh shqetësimi më i madh dhe u denoncuan pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar në krah të Edi Ramës.

U denoncua manipulimi i madh me listat, por edhe angazhimi i baronëve të drogës dhe krimit për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. sn

‘11 Maji’- Kreu i OSBE: Presioni ndaj administratës dhe shit-blerja e votës, çështje shqetësuese!

OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore.

Në këtë takim ishte i pranishëm kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran. Gjatë fjalës së tij Tarran u shpreh se integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike.

Ai thekson se sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Tarran tha se prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes finale dhe luftës kundër krimit zgjedhor.

Më tej ai shtoi se në raportet përfundimtare të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të vitit 2023 janë vënë në dukje se krimi zgjedhor, në veçanti shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve të administratës dhe frikësimi i votuesve vazhdojnë të jenë çështje shqetësuese.

“Të dyja raportet rekomandojnë që organet ligjzbatuese të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, përfshirë shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente”, tha Tarran. sn

Zgjidhja si Adhamudhi e Shehajt për RTSH: Reagon sindikata: Shkeli vijën e kuqe me median

Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj se RTSH duhet të mbyllet pasi nuk e sheh askush dhe shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

Në reagim thuhet se Agron Shehaj ka shkelur vijën e kuqe me median.

Sindikata e RTSH-së kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi.

Kërkon tërheqjen e kandidatit Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Kërkon nga Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Reagimi i plotë i Sindikatës së RTSH-së:

Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN

SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.

Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.

Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.

Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.

Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.

Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .

Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve!

Berisha: Kriminelët do shkojnë para drejtësisë! Investimi i tyre në kulla shkatërrimtar për ekonominë, të zhduket narko-euroja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me akuza të forta ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se kriminelët që investojnë në Shqipëri do të përballen me ligjin. Ai ka theksuar se, sipas tij, në krye të Policisë së Shtetit qëndron një individ që është i lidhur me grupe kriminale, duke përdorur termin “drejtor Matrixi” për të identifikuar drejtorin aktual të policisë.

 

Berisha ka deklaruar gjithashtu se krimi ka përfshirë të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe qëndrimi ndaj krimit është i dobët dhe i ndikuar nga politika. Ai ka pohuar se investimet e kriminelëve, si ndërtimi i kullave, janë shkatërruese për ekonominë shqiptare, pasi ato financohen me para nga aktivitetet kriminale, sidomos ato të trafikut të drogës. Për më tepër, Berisha ka theksuar se ky investim ka përfshirë shfrytëzimin e narko-euros, dhe si pasojë po zhvlerësohet valuta e euros në Shqipëri, duke e bërë atë më të dobët se në çdo vend tjetër të Europës. Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se beteja e PD-së do të jetë zero tolerancë ndaj krimit, kudo ku kriminelët mund të ndodhen, duke përfshirë destinacione si Dubai, Aruba dhe Afrika e Jugut.

Kreu i PD Sali Berisha: Në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, i emëruar i tyre. Ky drejtor Matrixido e quaja. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë në duar të krimit. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Pushteti i bandave buron nga pushteti i Ramës, Ballës, Hoxhës që erdhi tani. Garantoj se kriminelët se kudo që të jenë do të çohen përpara ligjit. Kjo betejë do të nisë me ministrat, mburojë e kriminelëve. Kjo, sepse këta ministra iu vënë në dispozicion krimit, drejtorë të policisë dhe gjyqtarë. Beteja jonë do jetë zero tolerancë ndaj krimit, kudo të jetë, në Dubai a në Aruba, Afrikë të Jugut do gjenden. Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për ekonominë shqiptare. Këto kulla ndërtohen me narko-euro dhe këtu zhvlerësohet euro si në asnjë vend tjetër të Europës.bw

Berisha: Kemi qeveri ministrash që merren me porosi vrasjesh dhe kryeministër padrino

Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute

“Përshëndes forcat e policisë që qëndruan kundër krimit të organizuar, ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme.

Ju siguroj se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. Në këtë narkoshtet siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë,
Një nga pikat e programit tonë është pastrimi i shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri ku jeta e veprimtaria e individit janë të sigurta.
Në të cilën investitorë të huaj të vijnë të sigurt, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.
Ku për fatin më të keq rendi e siguria janë tërësisht në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, me benefite nga trafiku i drogës, ku vetëm kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave më të fuqishme kriminale shqiptare ku u krijon mundësinë e artë të investimit të mld eurove në kullat që mbijnë e do nisin të përhapen tani në qytete të tjera, në kulla që janë monumentet më të shëmtuara të drogës e krimit”, tha ai. bw

Masat kundër krimeve elektorale në zgjedhjet e 11 majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR ka vizituar sot Prokurorinë e Posaçme, takim ky që zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Misioni i OSBE/ODIHR do të kryejë monitorimin e procesit zgjedhor, ku do të jenë të angazhuar 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 26 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në 12 qarqet në Shqipëri.

“Në ditën e zgjedhjeve do të ketë një komponent më të gjerë të vëzhguesve, vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Parlamenti Evropian. Qëllimi i këtij misioni do të jetë vlerësimi i kryerjes së këtij procesi, nëse do të jenë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë ndaj OSBE-së dhe detyrime të tjera të Shqipërisë, si edhe përputhja me legjislacionin vendas”, ka njoftuar pak ditë më parë kreu i misionit, Lamberto Zannier.

Sipas Zannier, vëzhgimi i OSBE/ODIHR do të shtrihet në të gjitha aspektet, nga kuadri ligjor, fushata elektorale, mbulimi mediatik dhe puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet.

Ai theksoi se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në proceset e mëparshme zgjedhore, si dhe monitorimit të fushatës në rrjetet sociale, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë. bw

Shpëtim Idrizi: Shqipëria ka nevojë që t’i kthehet prodhimit, bujqësisë dhe industrisë ushqimore ndryshe vendi falimenton

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u ndal në Durrës në një takim të përzemërt me anëtarë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në prezantimin e kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, Andia Ulliri.

Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së u shpreh se betejat për Çamërinë së bashku me djemtë e Durrësit nuk do të ndalen asnjëherë, sepse këtu sheh që të gjithë ata, që deri dje ishin fëmijë, sot janë rritur, janë bërë familjarë, dhe vazhdojnë të kenë të njëjtin vokacion, të njëjtën dëshirë, të njëjtën mbështetje për Partinë për Drejtësi, integrim dhe Unitet, për zgjidhjen e çështjes çame dhe kauzat e forta. Nuk ka mesazh më të mirë se sa kur të gjithë bashkë si në ditën e parë, ne vazhdojmë betejat tona.

Ndër të tjera kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u ndal edhe në disa pjesë të programit politik që shqiptarët duhet të zgjedhin. Shqipëria që prodhon – tha ai- është e ardhjma e vendit, sepse vetëm kështu ne do të mund të rrisim ekonominë tonë, ndaj shteti duhet të përqëndrohet mirë në këtë degë të ekonomisë, sepse sot ne mbahemi nga remitancat dhe importet.

“Ne importojmë motra dhe vëllezër dhe ata na sjellin 1 miliardë euro në vit.
Ne importojmë 1.4 miliardë sot çdo vit vetëm fruta, perime, zarzavate, kos, gjalpë, djathë, makarona e çfarë të doni ju. Pra ushqime. Po si mund të mbahet një vend që ka 800 mijë të punësuar dhe 800 mijë pensionistë? Nga këta 800 mijë të punësuar 192 mijë janë në shtet dhe nëse do të fusim dhe e-albanian, sot me numrin e popullsisë që kemi, administrata shqiptare duhet të ketë vetëm 50 mijë vetë. Kaq! Të tjerët rrinë kot apo patronazhistë. Sepse duhet të kuptojmë që kapitali financiar jo këtu, por kudo, n.q.se nuk ka kapitalin njerëzor, vendi është i falimentuar.

E si mundet që ti të bësh turizëm kur nuk ke industrinë ushqimore, kur nuk ke bujqësinë? Ne kemi nevojë urgjente që t’i kthehemi prodhimit, bujqësisë, industrisë ushqimore. Ne mund të bëjmë edhe ndonjë industri tjetër. Ne s’mund të prodhojmë makina, por pjesë makinash po si dhe ne mund të bëjmë “tax holiday” për ta, apo zonat e lira”.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të shqipërisë, Andia Ulliri e cila garon në këto zgjedhje për mandatin e dytë në qarkun e Durrësit, tha se unë vij nga një familje ku ne kemi besuar gjithmonë në familje, komb dhe zot, ndaj betejat tona për kauzat kombëtare, çështjen çame dhe shpopullimin e vendit do vazhdojmë t’i bëjmë në parlament, sepse në 11 maj qarku i Durrësit do të zgjedhë aleancën “Shqipëria Madhështore”.

“Ne duhet të luftojmë vërtet jo vetëm për çështjen çame, për për të ruajtuar identitetin kombëtar, për të ruajtur familjet tona sepse këta po bëjnë çmos që familja, prindi 1, prindi 2, ne si komb të largohemi, të ikim dhe t’I lemë pronat tona. Ne jemi besimplotë që bashkë koalicioni “Shqipëria Madhështore” do të arrijë që të ketë një rezultat shumë të mirë në Durrës. Ne pretendojmë që mund të marrim 8 deputetë”, tha ai. bw

Berisha: Në Strasburg Edi Ramës i kishin përplasur derën në fytyrë, ai vetëm shqiptar nuk është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Lezhës, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një rezyme të aktivitetit të tij në Strasburg, lidhur me denoncimin e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri, ku sipas tij, kryeministrit i është përplasur dera në fytyrë.

‘Në Strasburg Edi Ramës i kishin përplasur derën në fytyrë, ai vetëm shqiptar nuk është’, u shpreh Berisha.

Berisha: Qytetare dhe qytetarë të Lezhës, banorë fisnik të këtij qyteti dhe rrethi, të këtij qarku.

Zonja kryetare e PD, të dashur kandidatë të fitores, Agron Gjekamarkaj dhe ju kandidatë të tjerë të fitores në këtë qark.

Përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetareve dhe qytetarëve të këtij qarku, për mbështetjen e jashtëzakonshme, për besimin tuaj të palëkundur tek vlerat më të arrira të njeriut, tek dinjiteti njerëzor, tek familja, Zoti dhe atdheu.

Këto janë dhe vlerat e Partisë që ju nga themelimi i saj e deri më sot, keni mbështetur më shumë se çdo forcë tjetër politike.

Zoti ju bekoftë. Mirënjohje të madhe.

Të dashur miq!

Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.

Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.

Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po.

Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj.

Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë.

Edi Rama vetëm shqiptar nuk është.

Të dashur miq!

sn

Rotacioni ndihmon integrimin? Rama tërbohet në konferencën me kryediplomaten e BE, nis të flasë në emër të saj

Kryeministri Edi Rama e humbi qetësinë gjatë konferencës për shtyp me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas.

Shkak u bë një pyetje që iu drejtua Kallas se çfarë ndikimi do ketë rotacioni politik tek procesi i integrimit.

Kjo pyetje vjen për shkak se Edi Rama ka propaganduar vazhdimisht se rotacioni i pushtetit do e pengojë integrimin.

Kallas dha një përgjigje diplomatike, duke thënë se integrimin kërkon bashkëpunimin dhe kontributin e të gjitha forcave politike.

“Në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve. Për këtë duhet mbështetje. Në Shqipëri, të gjithë qytetarët e kanë dhënë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve”, tha ajo.

Por pikërisht këtu ndërhyri Rama, që u tërbua pse kjo pyetje iu bë kryediplomates evropiane. Ai tha se një pyetje e tillë i është drejtuar edhe ambasadorit të BE në Tiranë.

“BE nuk vendos kush fiton dhe kush humbet zgjedhjet në Shqipëri dhe as nuk lidh politikën e vet me kë zgjidhet në Shqipëri. Por ajo që them unë është që nuk ka një forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Këtë nuk e përcakton dot BE. Edhe nëse e mendojnë nuk kanë për ta thënë ndonjëherë”, tha Rama në një konferencë për mediat me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas.

Si zakonisht, edhe gjatë kësaj konference, ai e befasoi të pranishmit dhe zyrtaren e lartë të BE, duke folur për ‘kënetën’.

Duket se ky tërbim i Edi Ramës vjen për shkak të sondazheve që tregojnë një rënie katastrofike të PS-së. bw

Kaja Kallas komenton Reformën në Drejtësi: BE kërkon shtet të së drejtës! Paratë e taksapaguesve të shkojnë aty ku duhet

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, gjatë një konference për media me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi për Shqipërinë. Ajo theksoi se BE-ja kërkon një sundim të ligjit të fortë dhe një sistem gjyqësor të pavarur, ku qytetarët të shohin që lufta kundër korrupsionit po merret seriozisht dhe po jep rezultate.

Kallas u shpreh se paratë e taksapaguesve duhet të shkojnë në vendet dhe projektet e duhura, duke u siguruar që investimet e bëra për të forcimin e sistemit të drejtësisë të përdoren siç duhet. Ajo theksoi se reforma në drejtësi është thelbësore për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe për të garantuar një shtet të së drejtës.

 

Kaja Kallas: BE kërkon sundim të ligjit. Gjykatat të kenë pavarësi dhe qytetarët duhet të shikojnë që të gjithë po e marrin seriozisht luftën kundër korrupsionit. Paratë e taksapaguesve të shkojnë aty ku duhet. bw

Kaja Kallas ndalesë në Tiranë, në kuadër të turit të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ndalon sot në Tiranë si pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Pas një vizite në Malin e Zi, ku u takua me udhëheqës të shtetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Kallas do të zhvillojë takime me autoritetet shqiptare, duke përfshirë takime me ministra të rëndësishëm të qeverisë.

Kallas do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për media.

Pas vizitës në Shqipëri, Kaja Kallas do të udhëtojë për në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit dhe përfaqësues të forcës evropiane në Bosnje, EUFOR. sn

Administratori i Konfindustrisë: Nuk është vërtetë që Trump po prish strukturën e ekonomisë botërore!

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, komentoi sot në emisionin “Open” në News 24 vendosjen e tarifave të reja të SHBA-ve ndaj mallrave të importuara.

 

Buxhuku tha se nuk është e vërtetë që Donald Trump po prish strukturën e ekonomisë botërore.

Ai tha se Organizata Botërore e Tregtisë ka një kusht themelor, të cilin Trump nuk e ka shkelur sipas tij,

“Ai është që tarifat që shtetet anëtare të Organizatës Botërorë Tregtare nuk duhet të kalojnë kufirin 50%. Po të shikoni tarifat që ka vendosur Trump, më e madhja është 47% . Kina nga ana e saj aplikon 67% tarifë reale ndaj mallrave amerikane”, u shpreh administratori i Konfindustrisë.

Gjergj Buxhuku: E para nuk është vërtetë fare që Trump po prish strukturën ekonomisë botërore. Organizata Botërore e Tregtisë ka një kusht themelor, kushti themelor është që tarifat që shtetet anëtare të Organizatës Botërorë Tregtare nuk duhet të kalojnë kufirin 50%.

Po të shikoni tarifat që ka vendosur Trump, më e madhja është 47% . Kina nga ana e saj aplikon 67% tarifë reale ndaj mallrave amerikane. Kanë filluar jo me Trump, por me qeveri të tjera të SHBA që kanë vendosur politika për të mbrojtur prodhimet e tyre nga dumping që këto vende i bëjnë mallrave amerikane.

Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit, protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet

Banorët e Tropojës dhe Hasit vijuan për të dytën herë këtë të hëne protestën për rrugën e amortizuar rreth 20 km Kam-Qaf Prush duke bllokuar edhe hyrjen për në pikën e kalimit kufitar të Qaf Prushit në Has.

Përfaqësues nga 20 fshatrat të bashkive Has dhe Tropojë kërkuan me ngulm rikostruksionin që lidh fshatrat me aksin nacional, Krumë-Qaf Prush-Gjakovë, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.

Banoret thane se nuk do te dalin në votime më 11 Maj, nëse nuk asfaltohet aksi 20 km që është e pakalueshme e që u shërben 2 mijë banorëve.

Në përkrahje të protestës së banorëve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti. Rruga e ndërtuar që në vitin 1938 për shfrytëzimin e burimeve minerale, nuk është mirëmbajtur dhe është e pakalueshme për shkak të gropave në të gjithë gjatësinë e saj. bw

Ushtruan dhunë ndaj opozitarit Adriatik Alimadhi- AMP nis verifikimet për punonjësit e Policisë

Policia e Tiranës është kujtuar të reagojë pas dhunimit të kreut të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi në ambientet e lokalit ku po qëndronte, duke mohuar se është ushtruar dhunë ndaj tij, dhe duke ia faturuar me idenë se ka ‘kundërshtuar punonjësit e policisë’.

Edhe nga pamjet e publikuara nga Syri, duket qartë sjellja e Policisë dhe shfaqja e saj e dhunshme përkundër kreut të Ballit Kombëtar, duke e justifikuar dhunën ndaj tij, se në ambientet e lokalit ku qëndronte, ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Por pas bërjes publike të skandalit dhe publikimit të pamjeve filmike të dhunës policore, kjo e fundit e ka proceduar në gjendje të lirë Adriatik Alimadhin, kreun e një partie opozitare në vendin tonë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Sipas Policisë së Tiranës, Alimadhi, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Por ky pretendim i Policisë bie poshtë, pasi pamjet filmike tregojnë të kundërtën e asaj që thuhet në deklaratë.

Për rastin në fjalë dhe dhunën e ushtruar nga Policia ndaj Alimadhit, edhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

“Skandal policor! Dhunë e rrëmbim live”, Noka ndan videon nga shoqërimi i kreut të BK, Adriatik Alimadhi: “Horrat” s’kishin as mandat

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demoratike Flamur Noka, ka ndarë në rrjetet sociale pamje ku shihet kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili merret nga policia e shtetit.

Noka shkruan se ngjarja ka ndodhur në kafenenë e vëllait të zotit Alimadhi, ndërsa pretendon se ai u ka kërkuar arsyen e hyrjes në një ambient privat pa mandat.

“Skandal policor
Dhunë dhe rrëmbim live
Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.
Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve.
Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt”, shkruan Noka.bw

“E ftoj të dalim në debat para qytetarëve” – Berisha sfidon Ramën: Lëri monologjet, ke frikë nga vetja jote dhe beson gënjeshtrat

Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në një debat televiziv për të shpalosur programet e tyre.

Gjatë takimit me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit, Berisha theksoi se ftesën për debat e kërkon për të mirën e shqiptarëve.

Sali Berisha tha se Rama nuk pranon të dalë në debat sepse ka frikë nga vetja e tij.

“Tani unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve.
Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë.
Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij.
Po, absolutisht.
Kuptova se ai nga mëngjesi gjer në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falë asaj reforme që bëmë dhe thotë ja pasaporta evropiane.
Lëri ato monologjet cdo mëngjes me zhapa e hardhuca.

Urdhëro zotëri të dalim, si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë pa qytetarë, urdhëro zotëri të paraqesim programin tonë për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë.

Nuk vjen, nuk vjen dot sepse miq unë kam kuptuar që ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falas falë asaj reformë që bënë dhe thotë ja pasaporta evropiane, por harron se ADN e integrimit është ADN e PD”, tha Berisha. bw

Edith Harxhi: Vizita e Berishës në SHBA do të jetë para zgjedhjeve të 11 majit

Kandidatja e PD në Tiranë, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha do të vizitojë SHBA-në shumë shpejt, madje ajo shtoi se kjo do të ndodhë para zgjedhjeve.
E pyetur në “Log.” se Berisha e ka mohuar një vizitë të shpejtë përtej oqeanit, Harxhi tha se kjo vizitë “sot për nesër” nuk do të jetë, por para zgjedhjeve të 11 majit kjo do të realizohet.

Edit Harxhi: Vizita e doktorit do të jetë e shpejtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e kam thënë edhe më parë. Unë them që do të them që është e shpejtë. Ai thotë jo, për sot dhe për nesër, por do të jetë e shpejtë. Unë shpresoj para zgjedhjeve. Informacionet e mia janë të tilla që do shkojë para zgjedhjeve.

Ka ndryshuar administrata amerikane, përqasja ndaj vendeve ka ndryshuar. Trump cdo ditë del dhe thotë që drejtësia në botë ka gjykuar kundërshtarët politike. Kjo ka ndodhur jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. FBI ka filluar një hetim për ndëshkimin e opozitave në Evropë”.bw

Ambasada e SHBA në Tiranë: 39 amerikanë i bashkohen vullnetarisht Korpusit të Paqes në Shqipëri, bashkëpunim me komunitetet lokale në vend

Rreth 39 shtetas amerikanë janë betuar sot për tu angazhuar për 2 vjet si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila në mesazhin e postuar në rrjetet sociale shkruan se betimi u bë para të Ngarkuarës me Punë të ShBA, Nancy VanHorn.
“Këta individë plot përkushtim do të sjellin më të mirat e vlerave amerikane në Shqipëri. Duke u mbështetur në 30 vite ndikimi, ata do të bashkëpunojnë me komunitetet lokale për të forcuar lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. bw

‘Rama nuk vlerëson votën qytetare’, Mediu: Raporti OSBE-ODIHR e quan administratën makinë elektorale të përdorur prej qeverisë

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, u shpreh në  për KafeSheqto në Syri TV se fitorja e Edi Ramës në zgjedhje do të ishte një humbje absolute për shqiptarët. Sipas tij, kjo do të përfaqësonte një rikthim në një kohë të errët të shoqërisë shqiptare, ku pushteti i disa individëve është autoritar dhe shkatërron interesat e popullit. Mediu theksoi se problemi më i madh në Shqipëri është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo vetëm se kush votohet.

Ai e akuzoi Edi Ramën për manipulim të zgjedhjeve dhe e mbështeti këtë me raportet e OSBE-ODHIR. Mediu vlerësoi se lëvizjet e fundit të opozitës drejt Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve janë të rëndësishme për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve. Sipas tij, PD dhe opozita kanë përgatitur një raport të detajuar mbi shkeljet e ligjit nga qeveria dhe lidhjet e PS-së me grupet kriminale. Ai theksoi nevojën për një marrëdhënie të shëndoshë me qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve nga Rama. Mediu përfundoi duke theksuar se Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet, duke përdorur administratën për interesa elektorale.

Mediu:

Une mendoj qe fitorja e Ramës në zgjedhje do të thotë humbje absolute e shqiptarëve, është një rikthim në një kohë të errët të shoqërisë shqiptare, në jehonën e një regjimi tërësisht autoritarist që ka të bëjë vetëm me pushtetin e disa individëve dhe qëllimin e tyre për përfitime dhe shkatërrim të interesave të shqiptarëve, kjo është evidente.

Sa gjasa ka që të ndodhë?
Une mendoj që në Shqipëri, problemi më i madh nuk është se a votohet apo nuk votohet Edi Rama, problemi më i madh në Shqipëri ka qenë dhe ngelet garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Edi Rama nuk ka fituar ndonjëherë, Edi Rama ka manipuluar dhe këto janë prova të cilat janë dhënë nëpërmjet raporteve të OSBE-ODHIR.

Prandaj mendoj që lëvizjet e fundit të opozitës drejt Bashkimit Evropian dhe drejt SHBA-ve janë mjaft të rëndësishme për ta ngritur këtë alarm për çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përpara procesit zgjedhor.

Opozita ka detyrën për të marrë të gjitha masat për të frenuar inkriminimin e zgjedhjeve, për të frenuar manipulimin e zgjedhjeve.
Çdo gjë që bën Edi Rama sot si kryeministër është vetëm në efekte zgjedhore, në kundërshtim me ligjin.

PD dhe opozita kanë përgatitur një raport jashtëzakonisht të detajuar për veprimet e qeverisë në kundërshtim me kodin zgjedhor, për veprime kriminale të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor.

Të gjitha grupet kriminale në qarqet kryesore janë të lidhura me strukturat e PS-së, të dirigjuara prej tyre për të intimiduar votuesit, për të blerë vota dhe padyshim për të grabitur zgjedhjet, dhe në këtë pikëpamje mendoj që është shumë e rëndësishme në nivelin qendror të opozitës, por edhe në nivelin lokal, që të organizohet një marrëdhënie e shëndoshë me qytetarët, edhe me ligjin, por edhe me faktorin ndërkombëtar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.

Edi Rama nuk njeh dhe nuk vlerëson votën e qytetarëve, për të ajo që vlen është manipulimi dhe kontrolli i pushtetit.

Edi Rama nuk ka fituar ndonjëherë zgjedhjet, Edi Rama ka manipuluar.
Raporti i OSBE-ODHIR flet për blerje dhe intimidim votash, flet për përdorimin e administratës si makineri elektorale etj.

“Rama tha se biem në humnerë po u rritën pensionet”, Berisha: Njerëzit nuk gënjehen me zhabat e bretkosat e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me rritjen e pensioneve dhe keqmenaxhimin e financave publike.

Sipas Berishës, Rama ka ndryshuar qëndrim për pensionet, duke kaluar nga pretendimi se rritja e tyre do të çonte vendin në krizë financiare, në premtime për përmirësimin e tyre.

“Para tre muajsh thoshte se do të binim në humnerë po t’i rritnim pensionet. Njerëzit nuk mashtrohen më me zhabat e bretkosat që thotë ai çdo mëngjes. Ata duan të jetojnë me dinjitet dhe të kenë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tyre,” deklaroi Berisha.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se nuk paguan sigurimet shoqërore të administratës publike, duke e cilësuar këtë si një shkelje të ligjit dhe një kërcënim për të ardhmen e pensionistëve.

Berisha e ka vënë shpesh në qendër të diskursit të tij politik rritjen e pensioneve, duke premtuar se një qeveri e drejtuar nga PD do të sigurojë pensione minimale prej 200 eurosh për të gjithë pensionistët. bw

Gazetari i Kosovës Fatmir Podrimaj: Çfarë më tha drejtori i RTSH Skënder Buçpapaj

Gazetari Fatmir Podrimaj tregon për Ligjërim se si gazetarët nga Kosova filluan që të jepnin nga Radio Tirana vetë lajmet për Kosovën.

 

“Radio Kosova:LIGJËRIM | Fatmir Podrimaj dhe peripecitë në Radio Tirana, si e detyroi kolegen të shtirej si e sëmurë për t`i lexuar lajmet

Pas mbylljes së Radio Prishtinës dhe programit shqip në Radio Zagreb, Fatmir Podrimaj vazhdoi rrugëtimin e tij mediatik në Radio Tirana, e cila i dha hapësirë transmetimit të lajmeve nga Kosova.
Por në Tiranë, Podrimaj dhe kolegët nga Kosova nuk lejoheshin të flisnin para mikrofonit teksa kishte mosbesim ndaj tyre? Kjo situatë e detyroi Podrimajn ta kurdiste një plan kreativ dhe të guximshëm, me të cilin arriti ta “thyejë” bllokadën duke i thënë koleges nga Radio Tirana të shtirej si e sëmurë, në mënyrë që të merrte mikrofonin dhe t`i lexonte lajmet.
Në vitin 1993, ai e la Radio Tiranën, por përvoja e tij në këtë institucion mbeti një kapitull unik i rrugëtimit të tij profesional. Ndiqni këtë fragment nga intervista në LIGJËRIM me autore Fatmire Rrahmanin.“

Paratë e krimit në fushatën elektorale- Zannier: Do të jetë mision më i madh, do te këtë delegacion nga Asambleja e OSBE, Parlamenti Europian

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR nisin këtëtë mërkurë zyrtarisht misionin e vëzhgimit për procesin zgjedhor të 11 majit.

Kreu i këtij misionit, Lamberto Zannier, tha në një dalje për mediat, se do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve Parlamentare.

“Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Do të përbëhet nga një ekip ekspertësh, prej 12 vetë,  do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të jetë një mision më i madh, do te këtë një delegacion nga Asambleja parlamentare e OSBE, Parlamenti Europian. Objektiv i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve është të vlerësojë mënyrë e zhvillimit të zgjedhjeve.

Për arritjen e këtij objektivi do monitorojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe zhvillimet para dhe pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu edhe zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të partive, institucioneve, medias.

Ne i kushtojmë shumë rëndësi transparencës, do të kemi 2 javë para zgjedhjeve një raport të ndërmjetëm, një ditë pas zgjedhjeve do të kemi gjetjet paraprake të misionit, dhe në fund një vlerësim i gjithë procesit të zgjedhjeve që do të përmbajë rekomandimet përkatëse dhe do të publikohet pas zgjedhjeve”, u shpreh Lamberto Zannier. sn

GJKKO urdhëron SPAK: Regjistroni kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

“Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.

Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.

Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dade ksihte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i maarrë në përgjegjësi penale.

SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.

Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.

Rasti i Xhaçkës dhe Gaçit ishte një nga rastet flagrante.

Kjo ishte edhe një nga arsyet se pse Beleri u burgos dhe iu grabit mandati. sn

 

Berisha: Gjushi nga biruca ka ndërtuar vilë 900 metra në truallin publik të konvaleshencës

Kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi në Durrës me familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ka denoncuar një tjetër rast të korrupsionit dhe abuzimit me pronat publike, duke akuzuar ish kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërtimin e një vile 900 metra katrorë në truallin e konvaleshencës së Ushtrisë.

Sipas Berishës, ky veprim është bërë në territorin e administruar nga një drejtues që ka lidhje me grupe të dyshimta kriminale dhe është i njohur për lidhjet e tij me krimin. Po ashtu, Berisha ka theksuar se ky rast është një shembull i qartë i shkeljeve të ligjit dhe abuzimeve, duke e lidhur ngjarjen me lidhjet politike të personave të përfshirë, duke përmendur gjithashtu një lidhje familjare me Taulant Ballën.

Për më tepër, ai ka bërë thirrje që të ndërmerren hapa konkretë për të përmirësuar situatën, duke garantuar se urbanizimi i zonave të reja do të jetë një prioritet i qeverisë së re, por gjithmonë duke respektuar ligjin dhe duke eliminuar praktikat e dëmshme të legalizimit të paautorizuar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës.

900 metër!

E sheh se mafia është e fshehtë.

Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes.

Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet.

Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit. Ka vetëm një meritë, që është daja i Taulant Ballës.

Po këto me 11 maj marrin fund…

Banorët e Kënetës e dinë se ne ndërmorrëm projekte të mëdha për urbanizimin.

Unë i garantoj këta se urbanizimi i zonave të reja urbane do jetë përparësi absolute e qeverisë.

Sikundër të informoni çdo qytetar të këtyre zonave se për PD nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit.

Do ketë legalizim të menjëhershëm me leje legalizimi dhe pastaj urbanizim sipas rastit.

Sepse asnjë njeri nuk pengon ndërtimin e rrugës kur sheh se ajo i shërben komunitetit.

Por në këtë rast, shteti dëmshpërblen me çmimin e tregut dhe jo siç bëjnë këta që hajt se ndërtove pa leje, po ta prish dhe nuk të jap asgjë. Kjo merr fund si praktikë.

Ulqini mes planeve dhe dyshimeve të mëdha për Plazhin e Madh

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq (djathtas), dhe ministri shtetëror për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Al Zejudi, më 29 mars 2025.

 

Llella Shqepanoviq

Dy marrëveshjet që kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit janë të papranueshme për një pjesë të sektorit joqeveritar dhe për komunitetin lokal. Këto marrëveshje hapin rrugën për dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin.

Plazhi, i gjatë 13 kilometra, afër qytetit më jugor të Malit të Zi, Ulqinit, përfshin rreth 20 milionë metra katrorë.

Disa ditë para nënshkrimit, Spajiq tha se Mali i Zi nuk duhet të humbasë 30 miliardë euro, që, sipas tij, biznesmeni arab, Mohamed Alabbar, është i gatshëm t’i investojë në projektin e Plazhit të Madh.

Sipas këtij skenari, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë së Alabbarit, Emmar, e cila do të ndërtonte një kompleks megaturistik. Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi.

Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS) ka deklaruar se marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe pezullon disa ligje të Malit të Zi, anashkalon procedurat e tenderimit dhe “hap rrugën për pastrim parash”.

Marrëveshjet duhet të ratifikohen nga Kuvendi i Malit të Zi.

Partitë e shumicës qeverisëse nuk kanë komentuar për këtë çështje. Vetëm një anëtare e ish-Frontit Demokratik prorus, partia e Millan Knezheviqit, e cila ka dy ministra në Qeveri, ka shprehur disa rezerva.

Nga përmendja e projektit deri te nënshkrimi – një muaj e gjysmë

Një muaj e gjysmë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 13 shkurt në Dubai, kryeministri Spajiq nënshkroi më 28 mars në Abu Dabi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit, të cilat parashikojnë investime të mëdha në jug të Malit të Zi.

Për nder të kryeministrit Spajiq, flamuri i Malit të Zi u shfaq në Burxh Kalifa. 30 mars 2025.

Për nder të kryeministrit Spajiq, flamuri i Malit të Zi u shfaq në Burxh Kalifa. 30 mars 2025.

Kohën midis dy nënshkrimeve, kryeministri e ka shfrytëzuar për të prezantuar këtë megaprojekt para deputetëve në Kuvendin malazias dhe para autoriteteve të Ulqinit.

Siç tha ai, projekti do të përfshinte ndërtimin e objekteve turistike, një aeroporti të madh, spitalit më modern në Ballkan, një marine, dy universiteteve…

Gjatë diskutimit me deputetët, më 26 mars, kryeministri tha se në investimin e paralajmëruar nga Alabbar “nuk ka asgjë të fshehtë”.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për korrupsion apo pastrim parash, duke thënë se Qeveria tashmë ka përcaktuar marrëveshjen me Emiratet.

Deputeti nga Ulqini, Mehmed Zenka, i tha Spajiqit që “të mendojë mirë çfarë po ofron atje”.

“Ju mendoni se ne hamë bar, e ju të na tregoni çfarë është më mirë për Ulqinin. Do të merrni përgjigjen e Ulqinit”.

Spajiq u përgjigj se ka marrë qindra mesazhe përkrahjeje nga ulqinakët.

“Ju, nga komunitetet lokale, shikoni mirë çfarë po bëni dhe çfarë po deklaroni. Kjo nuk është politikë e vogël, këto janë çështje të mëdha”, tha ai.

Ai i quajti të pavërteta pohimet se nuk do të zbatohet Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave:

“Gjëja më e rëndësishme është se për herë të parë në histori, Emiratet garantojnë drejtpërdrejt dhe qëndrojnë pas një projekti. Me investitorë të tillë nuk ka truke, nuk do të ketë korrupsion apo probleme të kësaj natyre”.

Pjesës së opozitës, që pretendon se krahas hoteleve në Plazhin e Madh, Alabbar do të ndërtonte edhe banesa dhe apartamente për shitje, kryeministri i tha që “të mos i trembin investitorët”.

“Nëse Emiratet vendosin të mos investonjë në Mal të Zi, do t’i fajësoj njerëzit nga opozita, sepse me deklaratat e tmerrshme dhe aferat e rreme i keni larguar ata njerëz”, tha Spajiq.

“Rrezik i lartë”

MANS ka deklaruar se teksti i marrëveshjes së nënshkruar pezullon një sërë ligjesh të Malit të Zi dhe hap rrugën për pastrim parash, si dhe lejon anashkalimin e tenderëve.

“Ekziston një rrezik jashtëzakonisht i lartë që marrëveshja me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të keqpërdoret për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në atë shtet nuk janë të disponueshme për publikun”, thuhet nga MANS.

Ata, gjithashtu, vlerësojnë se Spajiq po manipulon me informacionet për garancitë:

“Marrëveshja parashikon që Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe garanton për investitorët që vetë i propozon, por në të njëjtin nen thuhet se ai shtet nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se ata nuk përmbushin obligimet ose përfshihen në aktivitete të diskutueshme ose të paligjshme”.

Në rast të shkeljes së obligimeve kontraktuale nga investitorët, Mali i Zi nuk do të ketë bazë ligjore për të nisur asnjë procedurë kundër Emirateve, përfundon MANS.

Gazetari Bërkiq bën thirrje për kujdes

Misha Bërkiq, gazetar nga Beogradi, thotë se investimi i paralajmëruar prej 30 miliardësh në Ulqin është i tepruar.

“Këto janë shumë para, madje edhe për Plazhin e Madh të Ulqinit, me të gjithë rrethinën e tij. Nuk e di nëse duhet të uroj apo të shpreh keqardhje”, tha Bërkiq për Radion Evropa e Lirë.

Duke u bazuar në përvojën në Serbi me Alabarin, i cili mori pjesë në megaprojektin ndërtimor “Beogradi mbi ujë”, ai vlerëson se ky do të jetë një projekt jotransparent.

“Larg qoftë, do të thosha, kur e shikoj nga Beogradi. Ajo që po thotë kryeministri Spajiq, llogaritni se do të jetë shumë jotransparente. Mendoj se është terren ideal për korrupsion dhe marrëveshje në katër sy.”

Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e një investimi të tillë, sipas Bërkiqit, nevojiten mekanizma të mëdhenj dhe shumë specifikë.

“Ato sjellin një mundësi të paparë për korrupsion dhe nuk jam i sigurt se shoqëria malazeze dhe institucionet e pavarura janë të afta të bëjnë monitorim në projekte kaq të mëdha dhe të kushtueshme”.

Sipas tij, informacionet e disponueshme për projektin “Beogradi mbi ujë” tregojnë se vetëm pala serbe i ka përmbushur detyrimet nga “e ashtuquajtura kontratë”.

“Kontrata nuk është parë kurrë dhe nuk do të shihet kurrë. Është e diskutueshme nëse ekziston fare apo është një marrëveshje në katër sy. Asnjëherë nuk është thënë publikisht, nuk është bërë publike apo zbuluar nëse investitori arab i ka përmbushur detyrimet e tij. Sipas asaj që është e disponueshme për publikun, ai nuk i ka përmbushur ato [obligime]”, thotë Bërkiq.

Ai mendon se nga projekte të tilla përfitojnë para së gjithash partitë në pushtet.

Për planet e Alabbarit për Ulqinin informoi Spajiq

Në Ulqin, për Alabbarin u dëgjua para rreth njëzet ditësh, kur ai dha ofertën më të mirë në tenderin për marrjen me qira katërvjeçare të nëntë prej 19 plazheve në Plazhin e Madh të Ulqinit.

Kjo shkaktoi revoltë tek qiramarrësit e deritanishëm. Pas kësaj, Spajiq vizitoi Ulqinin dhe u tha banorëve se Alabbar është tërhequr nga marrja me qira e plazheve, por se është i interesuar për investime në Plazhin e Madh.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se komuniteti lokal nuk është kundër investimeve, por është kundër dhënies me qira për 99 vjet.

Qëndrimin e Nimanbegut, më pas, e konfirmoi edhe Kuvendi i Ulqinit.

“Brengos transparenca ekstreme dhe ngutja e të gjithë procesit, gjë që nënkupton nevojën për kujdes maksimal dhe frikën e autoriteteve lokale dhe të komunitetit”, thuhet në deklaratën pas mbledhjes.

A do ta mbështesë Parlamenti projektin?

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të banorëve, Qeveria miratoi, në një mbledhje telefonike, më 24 mars, propozimin e Marrëveshjes që Spajiq e nënshkroi katër ditë më vonë në Abu Dabi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshjen duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi. E, si do të pozicionohen deputetët ndaj saj, mbetet e paqartë.

Deri tani, atë publikisht e mbështet vetëm lëvizja e Spajiqit, “Evropa tani”.

Njëri nga liderët e ish-Frontit Demokratik të shpërbërë së voni, Millan Knezheviq, deklaroi se askush nga partia e tij nuk ka qenë i informuar për qëllimin e Spajiqit për të nënshkruar marrëveshjen.

“Na duket problematike edhe që qiraja do të ishte për 99 vjet. Sipas Ligjit për pasurinë shtetërore, mendoj se kjo nuk ekziston si mundësi”, tha Knezheviq.

Ai deklaroi se Spajiq duhet të bisedojë me liderët e shumicës parlamentare. Ministrja nga partia e tij tha se nuk ka votuar për marrëveshjen në mbledhjen e Qeverisë.

Dritan Abazoviq, udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA, në opozitë, pretendon se marrëveshja “përmban elemente të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“E gjithë kjo është përgatitur me ndihmën e njerëzve nga Serbia, dhe në të janë të përfshirë Spajiq, Andrija Mandiq dhe Alleksa Beçiq”, deklaroi Abazoviq.

Ai, në lidhje me marrëveshjen e Qeverisë me Emiratet, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të reagojë, dhe ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Spajiqit.

Partitë e shumicës parlamentare – partia e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, përfaqësuesit e partive minoritare, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin për ekonomi, Nik Gjeloshaj – nuk janë prononcuar.

Ato kanë në Kuvend 52 nga gjithsej 81 deputetë.

Qeveria e kryeministrit Spajiq, e treta që nga rrëzimi i asaj të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, që kishte qeverisur për tri dekada, u zgjodh në tetor të vitit 2023.

“Dokrra me zhapinj e hardhuca”- Berisha ironizon Ramën: Ai e ka çdo ditë 1 Prill!

Berisha: Ai del çdo mëngjes e bën monolog me veten! Asnjë s’është qytetar, i shpik vetë

 

Sali Berisha ka ironizuar rubrikën Sy m’Sy të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kreu i qeverisë del çdo mëngjes dhe bën monolog me vete.

Kreu i PD-së u shpreh se pyetjet nuk bëhen nga qytetarë, por kryeministri Rama i shpik vetë.

Berisha deklaroi se Rama çdo ditë e ka 1 Prill, ndërsa theksoi se “e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca dhe deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030″.

“Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vete në një monolog, se thotë që po flas me qytetarët, asnjë nuk është qytetar, i shpik vetë. Sot e ka ditën e tij, por problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill.

Sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 Prillin se është dita e Edi Ramës. Tani që e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca, me kafshë të të ndryshme që jeton me to, deklaroi dhe dje se po i bien shumë pikët nga kjo “Sy më sy” e këto mashtrimet, deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030. Po pse nuk e bëri për 12 vite. Do të bëjmë gjithçka për një Shqipëri madhështore”, tha Berisha. sn

“Albin Kurti ndau 100 milionë euro për pensionistët, do e bëjmë dhe ne”, Berisha: PD do të bëjë një ndarje të drejtë të buxhetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me bizneset fasoneri në Durrës, deklaroi se qeveria e ardhshme e PD-së do të rrisë pensionet dhe pagat, duke ndjekur modelin e Kosovës.

Duke përmendur shembullin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Berisha tha se Kosova, me gjysmën e numrit të pensionistëve të Shqipërisë dhe me një buxhet më të vogël, ka ndarë 100 milionë euro për pensionistët.

“Ne do ta bëjmë këtë. Do të ndajmë buxhetin në mënyrë të drejtë, do të rrisim pensionet dhe pagat, dhe siguroj që do të ketë ende fonde për ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për keqmenaxhimin e financave dhe korrupsion, duke thënë se fondet publike po shpërdorohen në vend që të shkojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Albin Kurti në Kosovë që ka gjysmën e pensionistëve në Shqipëri, dhe gjysmën e buxhetit tonë ndau 100 milionë euro për pensionistët. Ai mori 100 mln nga buxheti dhe i kaloi te fondi i pensionistëve. Ne do e bëjmë këtë. Do bëjmë një ndarje të drejtë të buxhetit duke rritur pensionet dhe rrogat dhe u siguroj se mbeten akoma për të ndërtuar rrugë dhe infrastrukturë dhe mbeten më shumë se në periudhën kur ndërtuam 11 mijë km rrugë në Shqipëri, por këta tani i vjedhin”, tha Berisha. bw

Kullat 25 katëshe në Pogradec- Çela: Po ndërtohen në zonat e mbrojtura, është një sulm mafioz ku pastrohen paratë e…

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, ka ngritur alarmin mbi një valë të re ndërtimesh në qytet, duke e cilësuar atë si një “sulm mafioz” për pastrim parash.

Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, me gazetarin Flavio Qarri, Çela tha se lejet janë dhënë në zona të mbrojtura nga UNESCO, si qendra e qytetit, Lini dhe Drilon-Tushemisht, me qëllimin për të ndërtuar pallate deri në 25 kate, vetëm 10 metra larg liqenit.

Çela thekson se ky fenomen po shkatërron Pogradecin dhe po e shkëput qytetin nga lidhja e tij natyrore me liqenin, duke dëmtuar rëndë identitetin dhe ekosistemin e tij unik. Ai apelon qytetarët të mos heshtin përballë kësaj situate dhe të mbrojnë të ardhmen e Pogradecit.

GENTI ÇELA: Problematikat kryesore janë në qytet, por ajo çfarë ndodh në qytetet e tjera është po aq alarmante, po aq abuzive me gjithçka, posaçërisht në Pogradec.

Pogradeci ndodhet në një sulm mafioz tashmë, ku janë dhënë leje ndërtimi në oaze të pafundme të qytetit të Pogradecit, në pjesët e mbrojtura nga UNESCO, siç është qendra e qytetit, siç është Lini dhe pjesa Drilon-Tushemisht. Janë dhënë këto leje me pritjen dhe deri në mbarimin e zgjedhjeve për të filluar aty një sulm të madh betoni në ndërtesa deri në 25 kate dhe fare pranë liqenit, saktësisht 10 metra larg liqenit.

Është një sulm mafioz, saktësisht për pastrim parash sepse me çmimet dhe shifrat që flitet se do të ndërtohen dhe shiten këto apartamente aty, nuk bëhet fjalë që familjet pogradecare do të mund të ketë akses për të blerë ndonjë apartament. Është thjesht pastrim parash të personazheve kryesorë të ndërtimit në Tiranë, në qendër të Tiranës, dhe që fatkeqësisht i janë drejtuar Pogradecit për ta gjymtuar plotësisht dhe përfundimisht.

Ka zaptuar pjesën më të bukur të qytetit për të ngritur 5 godina, njera prej të cilave 25 kate dhe të tjerat nga 20 kate. Bllokojnë tërësisht marrëdhënien e qytetit të Pogradecit me liqenin. Gjymtojnë korridoret ajrore, në një kohë kur Pogradeci është një nga qytetet me boshatisjen më të madhe në raport me përqindjen e popullatës të largimit, të të rinjve kryesisht. Njerëzit largohen dhe këta ndërtojnë. Është një absurd më vete ky që të çon edhe si argument tek pastrimi i para. Që në fakt këta pastrojnë para, ndërtojnë dhe betoni mbetet aty përjetësisht.

Nëse bën një ecje në qytetin e Pogradecit në çdo kohë, edhe sot, dhe ngre kokë, sigurisht që sheh shumë pak drita të ndezura në këto godina. Atëherë, kujt i nevojiten këto godina. Kujt i nevojitet ky sulmi që do të mbetet aty për 500 vitet e ardhshme. Është koha që sigurisht ne qytetarët e Pogradecit, të mos pajtohemi me diçka të tillë, sepse dëshira e mirë për të qenë kundër së keqes nuk mjafton, duhet zëri i secilit për të mbrojtur qytetin tonë dhe të ardhmen tonë.

KUR SHËN NAUMI ISHTE I POGRADECIT- Nga Bardhyl R Berberi

Para pak ditësh në Shën Naum takova një fotoreporter francez. Ai kapte me një aparat profesional të gjitha këndet e Manastirit të Shën Naumit.
Një vajzë nga Tirana, studente në Paris për gazetari që shoqëronte fotoreporterin më thotë se ai ka një album me foto të vjetra që nga Lufta e Parë Botërore që i ka fiksuar gjyshi i tij dhe ndjek dhe fotografon vendet që dikur ka filmuar gjyshi i tij nëpër Shqipëri.
– Do të të bëj një suprizë, tha Zhaklin Rënua, një burrë rreth 75 e ca vjeç, i veshur sportiv…Ja shikoje këtë foto si ka qënë Manastiri i Shën Naumit, në atë kohë kur ishte juaji, para se mbreti Zog ta shiste apo ta falte tek serbët…
Vetëm 2 km larg doganës së Tushemishtit ndodhet një nga manastiret më të mëdha të gjithë rajonit të Europës e të Ballkanit. Sapo i afrohesh një parku të madh buzë liqenit me lumin Drin, i cili kalon mes përmes parkut 20 ha me një gjelbërim të harlisur, me drurë të dendur dhe përroska uji, me drurë të ndryshëm dekorativë, me qiparise të shumta dhe zogj të rrallë si palloj që vijnë rrotull manastirit dhe të duket sikur gjithçka këtu ka dalë nga përrallat e Andersenit.
Afrohesh më pranë Manastirit dhe në hyrje ka një portë shekullore ku sipër portës është një mozaik ku paraqitet një bujk duke punuar tokën dhe në njërën anë është një ka dhe në anën tjetër një ari në pendën e qeve që bujku punon tokën. Ndërsa brenda shtrihet një oborr i madh dhe brenda tij shtrihet kompleksi i madh i kishës së Shën Naumit me piktura të shumta murale shenjtorësh ku vendin qëndror e ze ajo e Shën Naumit. Në një dhomë tjetër ndodhet varri i Shën Naumit, ku njerëz të shumtë bëjnë peligrinazhe pranë varrit të shenjtorit. Udhëton përgjatë lumit me varkë dhe shikon burimet e Drinit që shpërthejnë tabanin e lumit përgjatë gjithë gjatësisë…
Legjenda e Shën Naumit
Legjendat, të mbetura të tilla në kujtesën e njerëzve, megjithë ndonjë fantazi, ruajnë të trashëguara vlera historike dhe kulturore të popujve. E tillë është edhe legjenda e Shën Naumit. Shenjtori Shën Naum i ka hipur një kali dhe është nisur nga Ohri për në Voskopojë. Në krye të Qafës së Plloçës kali hingëllin dhe nuk pranon të eci më përpara. I ndodhur para këtij fakti, që nuk i bindej kali, Shën Naumi vendos të kthehet dhe atje ku kali vendosi këmbën mbi një pllakë guri ngeli i stampuar patkoi i këmbës së kalit të Shën Naumit, (njerëzit edhe ditët e sotme tek vendi ku duket shenja e patkoit hedhin lekë).
Shën Naumi i kthyer mbrapsh zbriti Qafën e Plloçës dhe kaloi nëpër fshatin Zagorçan dhe i uroi “grurë mbjellshi dhe magjia ju qoftë gjithmon plot”. Kur po hynte në fshatin Tushemisht një bari delesh e dhish i lëshoi qentë e tufës, ndërkohë një tufë me lopë që ishin aty pranë me brirët e tyre e shpëtuan Shën Naumin nga qentë. Shën Naumi bekoi lopët dhe mallkoi delet e dhitë që në këtë fshat mos pastë kurrë.
Gjatë gjithë rrugës shenjtori ndihmoi fukarenjtë dhe shëroi të sëmurët. Pasi eci më pak se 2 km nga Tushemishti qëndroi në një pllajë buzë liqenit. Aty pranë ishte pronari i tokës. Shën Naumi iu lut pronarit të tokës t’i jepte pak vend se donte të jetonte atje, në atë vend të cilin ai do ta bekonte. Pronari i tokës i tha Shën Naumit se do t’ia falte të gjithë tokën e tij nëse ai do t’i shëronte vajzën e vetme, të cilën e kishte të sëmurë me të meta mendore edhe tullace.
Shenjtori pasi mundi të realizonte dëshirën e pronarit duke ia shëruar vajzë duke e larë buzë Drinit dhe duke e bekuar ujin atje (ku sot aktualisht ndodhet një ndërtesë e vogël dhe njerëzit mbushin ujë të bekuar dhe shërojnë të sëmurët me ujin e bekuar nga Shën Naumi) arriti të marri tokën e pronarit që i shëroi vajzën. Por Shën Naumit nuk i mjaftonte vetëm ajo tokë, kështu që takoi një pronar tjetër që e kishte token ngjitur me atë që mori Shën Naumi. Pronari po e punonte token i mërzitur sepse ia kishte ngrënë njërin nga qetë ariu. Shën Naumi i thotë atij se do ta detyronte ariun të mbrehej në pendën e qeve dhe ta punonte token në vend të kaut që ai kishte ngrënë. Kjo është e pamundur, tha pronari por shenjtori e realizoi e dhe këtë mrekulli atëherë edhe pronari i dytë ia dha tokën e premtuar Shën Naumit, ku sot ndodhet Manastiri, i cili mban emrin e tij, ndërsa mbi portën kryesore ndodhet mozaiku që ka ariu sëbashku me kaun duke punuar tokën dhe aty pranë edhe Shën Naumi.
Fakte historike mbi Shën Naumin
Shën Naumi ka qënë pjesë e kufirit shqiptar, kur vendimi i Konferencës së Londrës më 1913 shprehej zyrtarisht se kufijtë e Shqipërisë tek liqeni i Ohrit do të jenë nga bregu perindimor i liqenit, nga fshati Lin dhe diagonalia e kufirit e futi manastirin e Shën Naumit brenda kufijve shqiptarë. Qeveria Serbo-Kroato-Sllovene protestoi në gjykatën e Hagës më 31.12.1924, por edhe ky gjyq ia la Shqipërisë manastirin e Shën Naumit. Por çuditërisht më 16 korrik 1925, në kohën e mbretit Zog, Shën Naumi u bë pjesë e kufirit maqedonas me motive të papërcaktuara shkëmbimi apo dhurate mes dy qeverive të asaj kohe.
Festa e Shën Naumit
Prej 3 korrikut të vitit 1875 në Shën Naum festohet një nga panairet më të mëdha të Ballkanit. Përgatitjet për këtë festë fillojnë që në muajin qershor. Tregtarë nga Maqedonia, Bullgaria, Sllovenia, etj ngrejnë tendat për të ekspozuar mallrat e tyre më të mira të prodhuara nga firmat më të mira të ketyre vendeve. Vend të veçantë në këte festë zenë grupet e ndryshme artistike, të cilët argëtojnë vizitorët e shumtë që vijnë nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Pas vitit 1992 në festën e 3 korrikut në shen Naum marrin pjesë edhe shqiptarët. Sipas zakonit të gjithë njerezit qëndrojnë zgjuar në ambientet e manastirit duke u argëtuar me muzikë edhe duke bërë pazar në panair apo duke u argëtuar ne lokalet e shumta. Me 3 korrik aty mblidhen rreth 20 mijë veta nga gjithe rajoni. Ditën e nesërme vazhdon rituali fetar në kishë ku njerëz të ndryshëm bëjnë kurbanë për shenjtorin. Përveç dates 3 korrik kur është festa, manastiri i Shën Naumit ka çdo ditë mijra vizitorë nga e gjithë bota që vijnë ndezin qirinj dhe shplodhen në këtë vend shumë të rrallë jo vetëm për Manastirin e shenjtorit por edhe për bukuritë magjike të parkut të madh me Drinin që buron pak më sipër që siç thotë poeti ynë i madh Lasgush Poradeci “Drini plak dhe i përrallshëm që buron prej Shën Naumi…”.
Në vend të epilogut
Megjithse kjo perlë e natyrës me manastirin e Shën Naumit ka qënë pjesë e tokës shqiptare, ju, mu drejtua Rënua, – si shpërblim për mbretin Zog I keni ngritur një monument në qendër të Tiranës. Miku im kjo mund të ndodhi vetëm tek ju sepse të coptosh atdheun dhe t’ia u falësh të tjerëve apo t’ua u shesish për interesa personale dhe të kesh monument është shumë paradoksale. Miku francez me dhuroi foton e Shën Naumit atëherë kur ishte shqiptare dhe shërbesën fetare e dy ushtarëve francezë të vrarë dhe një prifti pogradecar që ndodhet në foton përkatëse…Kjo foto vlen me shumë se qindra artikuj të gazetarëve sllavë dhe bullgarë që kohët e fundit bëjnë një propogandë të shfrenuar se Shën Naumi nuk ka qënë asnjëherë i shqiptarëve./Gazeta Pogradeci

Inskenoi vdekjen- Biznesmeni Davide Pecorelli do ekstradohet në Shqipëri

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.

Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.

Por të premten, ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.

Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”. 

“Një vendim i vështirë për të pranuar, më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.

Ai ka njoftuar se do të nisë procesin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Gruaja e tij është shqiptare, ata u martuan në dhjetor 2023. Ashtu si djali i tij. Sapo të marrë nënshtetësinë, ai do të heqë dorë nga shtetësia italiane sepse ndihet i “tradhtuar” nga vendi i tij, sipas mediave italiane.

Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. sn

Berisha: Do të jemi të angazhuar ndaj një politike, që do të kthejë në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kudo ku ndodhen dhe punojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.

Berisha: Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndërrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni.

Dua të ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.

Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë.

Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë.

Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.

Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD.

Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri.

Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë.

Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore.

Kreu i KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për familjen, i cili tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira.

“Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është.

Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.

Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,

Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt.

Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.

Kryetari i KMSH pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Fjala e plotë:

Fjalimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman për Fitër Bajram

Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra,

Sot, agimi i Fitër Bajramit na gjen me zemrat e mbushura me dritën e besimit dhe me shpresën se sakrifica jonë është pranuar nga Krijuesi ynë. Ramazani që lamë pas nuk ishte vetëm një muaj adhurimi, por një shkollë e përkushtimit, e durimit dhe e reflektimit mbi qenien tonë.

Ne kemi qëndruar larg epsheve për të fituar vetëpërmbajtje. Kemi qëndruar pranë Zotit për të gjetur qetësinë. Kemi hapur duart për të dhënë, që zemrat tona të mos ngurtësohen nga indiferenca. Dhe sot, me këtë festë të bekuar, vjen edhe pyetja e madhe: Çfarë do të bëjmë tani? A do të mbetet Ramazani një kujtim, apo një udhërrëfyes për vitin që kemi përpara?

Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran:

“Dhe që të plotësoni numrin (e agjërimit) dhe që ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar, dhe që të falënderoni.” (El-Bekare: 185)

Sot, ky falënderim duhet të jetë më shumë se fjalë. Ai duhet të reflektohet në mënyrën si ndërtojmë jetën tonë, si ndërveprojmë me shoqërinë, si mbrojmë të vërtetën dhe si qëndrojmë përballë sfidave të kohës.

Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku e vërteta shpesh humbet në zhurmën e propagandës dhe ku njeriu matet me atë që ka, e jo me atë që është. Përballë kësaj, Islami nuk na mëson të tërhiqemi, por të qëndrojmë me dinjitet. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.” (Ahmedi)

Kjo do të thotë se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz me karakter, për besimtarë që jo vetëm luten, por edhe ndërtojnë, që jo vetëm kërkojnë, por edhe japin, që nuk ndrydhen nga frika, por qëndrojnë në këmbë me të vërtetën.

Në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb. Ne jemi një familje. Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

Sadakaja, Zekati bamirësi të tjera, që e kemi dhënë para Bajramit, është më shumë se një ndihmë për të varfërit. Ato janë një dëshmi e vërtetë e barazisë, një rikujtim se pasuria nuk është pronësi absolute, por një amanet nga Zoti.

Në një botë ku pasuria është grumbulluar në duart e pak njerëzve, ndërsa shumë të tjerë vuajnë për bukën e gojës, Islami na mëson se fuqia e vërtetë nuk qëndron në atë që mbledhim, por në atë që shpërndajmë.

Nëse duam një shoqëri më të drejtë, duhet të fillojmë me drejtësinë në vetvete. Nëse duam një shoqëri më të mëshirshme, duhet të ushtrojmë mëshirën mbi njëri-tjetrin.

Profeti ynë i dashur ka thënë:

“Nuk është besimtar i vërtetë ai që fle i ngopur ndërkohë që fqinji i tij është i uritur.” (Ahmedi)

Vëllezër dhe motra,

Kjo ditë Bajrami është një urë midis asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe asaj që do të bëjmë pas tij. A do të vazhdojmë të jemi të drejtë? A do të vazhdojmë të jemi të mëshirshëm? A do të vazhdojmë të qëndrojmë në rrugën e Zotit edhe kur ajo rrugë nuk është e lehtë?

Sot, teksa përqafojmë njëri-tjetrin dhe urojmë për festën, le të mos harrojmë se çdo përqafim është një betim për vëllazërinë, çdo lutje është një premtim për përkushtim dhe çdo buzëqeshje është një reflektim i dritës së besimit.

Edhe një herë, lusim Zotin e Madhëruar që ta ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, të na japë forcë për të përballuar sfidat e kësaj jete dhe të na bëjë pishtarë të së mirës në një botë që ka kaq shumë nevojë për dritë.

Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Konferenca ‘Fuqia e grave në politikë’, Doris Pack: Drejtësia në Shqipëri është keqpërdorur duke goditur opozitën

Presidentja e Nderit të ‘EPP Women’, Doris Pack, shprehu besimin se Shqipëria kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave që po kalon. Ajo theksoi se me një kryeministër që është më shumë i fokusuar te vetja sesa te qytetarët, anëtarësimi në BE bëhet i pamundur.

Gjatë fjalës së saj në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, e organizuar nga Lëvizja për Gratë dhe Demokratët, Pack shprehu shqetësimin se Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familjet e reja për shkak të migrimit, si pasojë e politikave të qeverisë Rama.

Ajo kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë në vend, duke e përshkruar si një strukturë që, ndonëse duket e jashtme, përdoret për të përndjekur dhe burgosur liderët e opozitës. Pack solli si shembuj arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha dhe të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke theksuar se këto veprime janë të papranueshme.

“Është e paimagjinueshme që një kryeministër artist si Rama të shkatërrojë zemrën e Tiranës dhe të vendit, Teatrin Kombëtar,” theksoi Pack.

Ajo premtoi mbështetje për fuqizimin e grave në politikë dhe u bëri thirrje atyre të angazhohen më shumë në çështjet e shoqërisë. bw

Fronëzimi i Kryepeshkopit të ri, Presidenti Begaj: Qofshi një udhëheqës që ndërton ura dhe që përhapni dashuri e paqe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Para klerikëve shqiptarë e ndërkombëtarë dhe besimtarëve ortodoksë, Presidenti i Republikës uroi Fortlumurinë e tij Joan për ngjitjen në fronin më të lartë të Kishës, duke e quajtur këtë ditë si historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

“Qofshi një udhëheqës që ndërton ura, që nxit bashkëjetesën, që forcon besimin, që përhapni dashuri, paqe, shpresë dhe drejtësi mes njerëzve! Zoti qoftë me ju në çdo hap të këtij udhëtimi fisnik!” – uroi Presidenti i Republikës.

Fronëzimin e Kryepeshkopit Joan Presidenti Begaj e cilësoi si një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit që nis me shpresë, me besim dhe përgjegjësi, teksa njëkohësisht shprehu mirënjohje ndaj Kryepeshkopit të mëparshëm, Anastas, për shërbimin me urtësi dhe përkushtim.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë solemne, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e etërve të Kishës për ruajtjen e Autoqefalisë dhe kontributin patriotik e atdhetar të tyre përgjatë procesit të shtetformimit dhe në vitet e errëta të regjimit diktatorial.

Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, rëndësinë që ka kisha, jo vetëm si institucion fetar, por edhe si një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore e kombëtare.

Presidenti Begaj ftoi të gjithë qytetarët në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të përulur, më të bashkuar, më të vëllazëruar ndërsa garantoi mbështetjen e shtetit në gjithçka që shërben për të mirën e qytetarëve, që forcon harmoninë dhe bashkëjetesën mes besimeve, që forcon mirëkuptimin dhe vlerat që na bashkojnë.bw


Send this to a friend