VOAL

VOAL

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

 

Jetmira Delia-Kaci

Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri.

Ligji që është votuar më 19 dhjetor të 2024-tës, ka hyrë tashmë në fuqi dhe parashikon që Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha në Kuvend gjatë miratimit të ligjit se rezervistët që do të thirren për të dhënë kontributin e tyre, do të jenë krah Forcave të Armatosura në misione ushtarake, humanitare, apo civile, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

“Ky shërbim do të ofrojë një fleksibilitet operacional, duke mundësuar mobilizim të shpejtë gjatë krizave ose emergjencave”, tha Vengu.

Qëllimi i Ligjit për Forcën Rezerviste

Sipas ligjit, mosha maksimale për t’u bërë pjesë e Forcës Rezerviste është 50 vjeç për ushtarët/detarët, 55 vjeç për nënoficerët dhe 60 vjeç për oficerët.

Kohëzgjatja e shërbimit si rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit, por edhe më gjatë, në rast se kërkohen stërvitje më specifike, pjesëmarrje në operacione apo misione ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE, në operacione apo misione humanitare apo në operacione në mbështetje të mbrojtjes civile.

“Për të përballuar gamën e sfidave dhe vështirësive që, kohëve të fundit, janë gjithnjë e në rritje, forcat e shërbimit ushtarak në rezervë duhet të konsiderohen si një pjesë e vlefshme dhe e çmuar e Forcave tona të Armatosura. Do të luajnë një rol të rëndësishëm, praktik e konkret në përballimin e sfidave të çdo natyre e lloji”, thuhet në relacionin që e shoqëron ligjin.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji vjen si domosdoshmëri përballë situatës së re të sigurisë në mbarë botën.

“Qëllimi i ligjit është ta rrisim forcën ushtarake, komponentin ushtarak, në adresim të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut”, thotë Kollçaku.

Ai sqaron se, në thelb, është një shërbim vullnetar, ku mund të përfshihet çdo shtetas shqiptar që i plotëson kriteret.

Një pjesëtar i ushtrisë shqiptare - Foto nga arkivi.

Një pjesëtar i ushtrisë shqiptare – Foto nga arkivi.

Por, edhe pse i tillë, ka disa detyrime e madje përcakton edhe masa administrative e penale, nëse individi që ka firmosur kontratën, nuk i përgjigjet thirrjes për t’u paraqitur kur ushtria ka nevojë për kontributin e tij.

“Ushtarakët, të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë dalë në rezervë sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura, si dhe shtetasit civilë, të cilët i plotësojnë kriteret e pranimit të shërbimit ushtarak në rezervë, rekrutohen nëpërmjet procedurës së konkurrimit dhe nënshkruajnë kontratën përkatëse për shërbimin ushtarak në rezervë, me kohëzgjatje jo më pak se dy vjet, me të drejtë rinovimi”, shpjegon Kollçaku.

Lëvdata dhe rezerva

Eksperti i sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri, Redon Qiriazi, thotë se ligji është një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe se vjen në përputhje me objektivat strategjike të vendit për të rritur ndërveprimin dhe kapacitetet ushtarake të mbrojtjes.

Megjithatë, ai i ka disa rezerva.

“Mund të jetë edhe një lëvizje politike. Forca Rezerviste do të mundësonte të shfaqte në shifra një forcë ushtarake më të madhe sesa jemi, për të plotësuar kriteret e NATO-s”, sipas tij.

Ai e sheh me shqetësim edhe kufirin maksimal të moshës së përcaktuar për kategori të ndryshme të rezervistëve.

“Kemi të bëjmë me persona të moshës 55-60 vjeç. Kjo të bën të mendosh se kemi të bëjmë me individë disi të plakur. Aftësia për të qenë operacional, është pak e vështirë për shkak të moshës”, thotë Qiriazi.

Por, ndryshe mendon deputeti socialist, Kollçaku.

“Kriteret janë specifike për çdo funksion”, thotë ai.

“Për shembull, nëse duhet një specialist për kontrollin e trafikut ajror në kuadër të ndonjë stërvitjeje të NATO-s, do të thirret një specialist nga shërbimi civil ajror, apo në një rast tjetër një mjek, një specialist IT etj. Në këto raste nuk përbën asnjë pengesë mosha, sepse flasim për njerëz me përvojë të vyer”, sipas tij.

Gjithsesi, eksperti Qiriazi thotë se njëfarë shqetësimi përbën edhe fakti se rezervistët do të kenë të drejtë të përfshihen në misione ndërkombëtare.

“Kur njësitë stërviten bashkë, kur bëhet fjalë për misione si në Irak apo Afganistan, futja e tyre brenda njësive them se do të cenonte integritetin e njësisë. Nëse nuk trajnohesh në mënyrë të përhershme, ndikon në paraqitjen e njësisë”, thotë ai dhe shfaq shpresën që këto çështje, të rregullohen me akte të veçanta ligjore.

Çka mendojnë qytetarët?

“Shumë mirë që u miratua, i duhet vendit tonë, duhej të ishte miratuar më herët”, thotë për Radion Evropa e Lirë 78-vjeçari Riza Proko, i cili ka kryer dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak në kohën e diktaturës komuniste.

“Duam dhe shpresojmë për paqe, jo luftë, por masat nuk janë kurrë të tepërta. Po nuk e mbrojtëm vetë vendin, kush do të na mbrojë?”, thotë një 69-vjeçar.

Për ish-ushtarakun Petrit Maliqi, para ligjit duhej të ishte bërë më shumë për t’i vënë në funksion bazat dhe infrastrukturën ushtarake.

“Kam qenë vetë ushtarak, kam mbaruar shkollën. Por sot, për fat të keq, disa struktura shumë të mira që i kemi pasur, janë shkatërruar”, thotë ai.

“Italia, Serbia, Greqia, në krahasim me ne, kanë ushtri më të fortë. Ne kemi shumë gjeneralë, por nuk kemi ushtarë. Rezervistët mund të shërbejnë për fatkeqësi natyrore, por për situata lufte…. Ku do të bëjnë stërvitje këta?”, pyet Maliqi.

A duhet kthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak?

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, në Shqipëri është folur herë pas here për nevojën e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr në vitin 2010, pas anëtarësimit në NATO një vit më herët.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kollçaku, thotë se kush e ka kryer këtë shërbim, e ka më të lehtë të pranohet si rezervist, ndërsa të tjerët duhet t’u nënshtrohen testimeve dhe trajnimeve.

Ai shton se kjo çështje është diskutuar brenda qarqeve vendimmarrëse, por se ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.

“Kur është e gjithë popullata e stërvitur, është më mirë kur ka kërcënime e rreziqe të shkallës së gjerë… Ideja e [shërbimit të detyrueshëm] qarkullon, nuk ka vendimmarrje, do të jetë në vlerësim të kërcënimeve, sfidave, nevojave…”, thotë Kollçaku, duke shtuar se si ish-ushtarak, ai është pro.

Rikthimi i ushtrisë, mirë do të ishte, por ku të shërbejnë? Nuk kemi reparte këmbësorie, artilerie etj”.

Qiriazi, i cili ka shërbyer për tetë vjet në Forcat e Armatosura, thotë se është pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Mendoj se shumë të rinj do të përgjigjeshin pozitivisht. Jo të kthehet ushtria siç ka qenë me dy vjet, por me disa muaj”, thotë ai.

Edhe qytetarët që folën për Radion Evropa e Lirë, janë për rikthim të këtij shërbimi, edhe pse e shohin pak të vështirë.

“Sigurisht që është mirë të ketë një disiplinë, përgatitje. Por, shërbimi ushtarak i detyrueshëm është vështirë të aplikohet, se rinia është duke ikur”, thotë 78-vjeçari Riza Proko.

“Rikthimi i ushtrisë, mirë do të ishte, por ku të shërbejnë? Nuk kemi reparte këmbësorie, artilerie etj. T’i rimëkëmbim njëherë këto, e pastaj…”, thotë Petrit Maliqi.

Forca aktive e Ushtrisë së Shqipërisë përbëhet prej 8.500 pjesëtarësh, ndërsa me rezervistët pritet të rritet për rreth 2.100.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë prej vitesh bën thirrje që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Qeveria ka miratuar edhe financa shtesë për punonjësit e sektorit të mbrojtjes. Shtesa në pagë shkon deri në 700 euro.

Shqipëria, gjithashtu, pritet të rijetësojë industrinë e vjetër ushtarake.

Sipas autoriteteve, ideja ka lindur si nevojë pas ndryshimeve gjeopolitike.

Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare thuhet se synohet modernizimi i Forcave të Armatosura për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.

Në korrik të vitit të kaluar, Këshilli Evropian ka miratuar një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur Ushtrinë e Shqipërisë.

Shembja e digës së hidrocentralit, Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditimin

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditim për ngjarjen e djeshme ku u shemb një pjesë e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec të Lukovës.

 

KLSH do të verifikojë shkaqet që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme, që solli dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit, por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.

Pas shembjes së digës uji vërshoi në Bunec duke përmbytur dhjetëra banesa dhe biznese, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Panorama

Teliti: ‘SPAK po fluturon rreth Harabelit, vetëm zogun s’po sheh’- Telenovela Veliaj e ka fundin e afërt

Zyrtari i PD, Dorian Teliti, njëkohëshisht nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, e sheh të afërt, ditën e arrestimit të kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, kjo për shkak të vjedhjeve të shumta që ka bërë nën drejtimin e një prej institucioneve më të mëdha të pushtetit vendor.

Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e mesidtës, Teliti tha se Veliaj do të japë llogari për paratë e vjedhura nga taksapaguesit e Tiranës, ndërsa shtoi se SPAK së paku duhet të kishte pezulluar ose larguar nga detyra.

Sipas Telitit, Veliaj e ka shkelur ligjin për të disatën herë, pavarësisht se SPAK, nuk e ‘sheh’ një gjë të tillë.

Është telenoveli me seri, që fundi dihet. Veliaj një ditë do përballet me drejtësinë. Pak po e sigurtë. Mullari i madh i klinetelizimit, paratë e zhdukura do japin llogari, deri në rikthimin e  atyre parave në buxhetin e  Bashkisë së Tiranës. Ai u bë një nga drejtuesit e punëve të kqëia të punëve të Tiranës, marrëveshje me ndërtuesit për pronën publike, qindra milionë euro të incineratorëve që s’ekzistojnë.

Kemi një deklaratë të SPAK të dhjetorit, kemi arritur në konkulzion se kemi prova konkrete për 4 akuza, do mjaftonte kaq që SPAK të merrte masë arresti në burg ose shtëpi, do ishte rast i pezullimit të mos bënte më korrupsion.

SPAK po fluturon rreth Harabelit, dhe vetëm zogun s’po sheh. Së paku duhet të pezullohet. Kemi shkelje e abuzime me detyrën hap pas hapi. Veliaj në krye të Tiranës, e shkel ligjin për të disatën herë,e ka pranuar edhe vetë, edhe pse SPAK nuk i dëgjon këto gjëra. Arrestimi dhe dënimi i tij është i afërt, të paktën ta kishin pezulluar ose larguar nga detyra.

Në Kavajë u zhvillua ceremonia e dekorimit të ambasadorit William Walker

Në bashkinë Kavajë u zhvillua ceremonia e dekorimit me titullin e mirënjohjes personalitete që kanë kontribuar për kauzën shqiptare si: Ambasadori amerikan, William G. Walker.

Ceremonia u organizua nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë.

Fisnik Qosja: Të nderuar miq, sot kam nderin që të bëjmë këtë aktivitet të veçantë për miq të veçantë të Kavajës.

Kavaja është një derë e madhe dhe sot nderojmë këtë traditë të shtrenjtë të të parëve tanë, duke pritur në 26 -vjetorin e ngjarjes së Raçakut tre zëra të fuqishëm të çështjes shqiptare. Ilir Ikonomi gazetari dhe intelektuali i virtytshëm, I palodhur dhe frymëzues për të ndriçuar historinë e kombit.

Beqir Sina, përfaqësues i një familje të persekutuar antikomuniste. Simbol i një trashëgimie të dhimbshme dhe një burim force të palodhshme për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar.

Sot mblidhemi me krenari të ligjshme për të nderuar me krenari një mik të madh të kombit shqiptar. Ambasadorin William G. Walker, një personalitete që do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën tonë historike si simbol i të vertetës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare. Ambsadaori Wallker. Pranoni fillimisht përshëndetjet më të ngrohta nga qyteti i Kavajës. Qytetin që simbolizon në vendin tonë, vlerat e larta të guximit ne besimin në zot dhe lirin. Kavaja është krenarë që ka nderin që t’ju mirëprese e t’ju nderojë.

Nëpërmes këtij gjesti ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë, mirënjohja jonë për ju dhe për atë që përfaqësojnë nuk do të shuhet kurrë. Sot përulemi përpara rolit tuaj të jashtëzakonshëm në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë gjatë kohëve më të vështira të historisë sonë të afërt si udhëheqës i misionit fakt mbledhës ne Kosovë. Ju u bëtë një deshmitar përballe dhunës dhe gjenocidit. Zeri juaj pas masakrës së Reçakut trondit ndërgjegje  e komunitetit ndërkombëtar dhe hodhi dritë mbi dhunë ndaj popullit të Kosovës. Ende degjohet jehona thënies tuaj që ky është “krim kundër njerzimit”. SN

Malkaj: Këta nuk janë rilindas, këta janë plehra që na e kanë copëtuar Shqipërinë

Edhe ditën e sotme, përfaqësues, deputetë të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se qeverinë duheta ta bësh zap e ta kontrollosh jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump, se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai.

‘Zonja e zotërinj kudo e sido që jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria, nga duart e këtyre rilindasve’- u shpreh Malkaj.

Mehdi Malkaj:

“Gjyshja ime thoshte se nuk më dhemb koka në një vend. Jemi në këtë fazë që nuk na dhemb koka vetëm në një vend, por na dhemb e gjitha.

Të nderuar zonja e zotërinj, edhe ju policë ta gëzoni Shqipërinë që ka mbetur, ta gëzoni për momentin se do shitet dhe ajo copa-copa se ka dalë një, (nuk shaj as dot) por ka dalë një plehrë, që mer gjithçka që i del përpara.

E zotërinj polic edhe ju jeni për ta mbrojtur Shqipërinë, që e martë e mira.

Shqipëri, më jep nder më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Ku jemi me Naimin? Këta nuk janë rilindas, janë plehra, si nuk kam një grusht të fuqishëm tha Migjeni me ja ngjesh këtyre.

Zonja e zotërinj kudo e sido që  jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria.

Ata që dinë pak histori e dinë që populli trim i Tepelenës dhe Vlorës kanë derdhur gjak për pak vend dhe ky e shet : He mo ti mere se kot e kemi aty’.

Qeverinë duhet ta bësh zap e ta kontrollosh, jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump, se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai”.

sn

Genc Burimi: Rama e ka nxjerrë Shqipërinë në ankand, dhe drejtësia as nuk e thërret

Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi ka ngritur shqetësimin, se Edi Rama ka ngritur në ankand Shqipërinë, duke dhënë e duke bërë dhurata, pa pyetur askënd.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi u shpreh se, kur drejtësia nuk e thirri Ramën për çështjen McGonigal, atë nuk e prek më.

‘Në momentin që Edi Rama nuk u thirr për dosjen McGonigal, pasi në fund të fundit, drejtësia kishte dhe një lloj justifikimi sepse McGonigal u dënua në Amerikë, edhe për atë që kishte bërë në Shqipëri.

Kur nuk u thirr as për këtë çështje, kuptohet se Rama ka ‘karta bianka’ që ta vendosë komplet vendin tonë në shitje, në ankand, ta bëjë dhuratë, sepse nuk e thërret njeri, sepse është bërë i paprekshëm. E ngatërron veten me sulltanin, Emirin e Dubait, duke u ulur në gjunjë ashtu, sikur ishin në një konkurs devesh, për të marrë çmimin e fituesit.

Vetëm sulltanët nuk kanë pasqyrë ku të shikohen, si puna e Putin që bën atë lloj mizanskene, kështu është bërë dhe Rama.

Gjithçka e bën në emrin e tij.

Kjo nisi që në kohën e tërmetit kur shpërndante shtëpitë, sikur ua pagoi ky shtëpitë. Kemi një problem patologjik që nuk e bën dot më ndarjen mes personit të tij dhe funksionit të përkohshëm që ka, të përkohshëm.

Sa më shpejt vendi ynë të bëjë një reformë institucionale ku të inkuadrohet me një mandat të vetëm kryeministri, aq më të shpëtuar do të jenë shqiptarët’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

A do ta pranoni ftesën e Ramës në Podcast? Përgjigjet Berisha: Jam i gatshëm…

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se është i gatshëm të përballet me kryeministrin Edi Rama në debat televiziv, ku të jenë përballë njëri-tjetrit dhe në mes të kenë qytetarin.

I pyetur nga një qytetar në rrjetet sociale nëse do të pranonte ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë në Podcast-in e tij, Berisha tha: “Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast.

Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës

Pyetje: Nëse Rama ju fton në Podcastin e tij, a do të shkonit?

Berisha: Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast. Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës. Dua ta kem ballë për ballë, të vendosim qytetarin në mes dhe problematikat e tij. Por ai nuk e pranon. Ai nuk del, por po erdhi unë e ftoj atë. Pastaj le ti bëjë dyfish ato podcastet, edhe në makinë flet me vetë, edhe ato le ti shtojë, recito edhe lubinë ditë për ditë, por le të dalim njëherë ta shohim drejtpërdrejt njëri tjetrin dhe të na shohin qytetarët, cfarë qëndron në ato që them unë dhe cfarë qëndron në ato që thotë ai. gsh

Energjia, linjë nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë

Firmosja e marrëveshjes për energjinë mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara

 

Armand Mero

Shqipëria, Itaila dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan në Abu Dhabi një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon realizimin në territorin shqiptar të projekteve të prodhimit të energjisë së rinovueshme, kryesisht nga dielli dhe era, si dhe ndërtimin e një linje nënujore të transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo linjë parashikohet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ndërsa ndërtimi i saj, pritet të përfundojë brenda 3 vitesh.

Në praninë e presidentit të Emirateve, Mohamed bin Zayed si dhe kryeministrave Edi Rama e Giorgia Meloni, marrëveshja tre palëshe u firmos nga ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministri italian i Mjedisit Gilberto Pichetto dhe Sultan bin Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së avancuar i Emirateve

Marrëveshja, e nënshkruar gjatë Takimit të nivelit të lartë e titulluar “Java e Qëndrueshmërisë”, përcakton fushat kryesore të bashkëpunimit, duke përfshirë zhvillimin e projekteve madhore të prodhimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, me kapacitet në disa gigawat, me fokus impiantet fotovoltaike, ato nga era si dhe zgjidhjet hibride me mundësi të grumbullimit të energjisë përmes baterive. Pjesë e rëndësishme e këtyre projekteve është dhe lidhja nënujore e rrjetit shqiptar të shpërndarjes së energjisë me Italinë, përmes detit Adriatik, e cila do të shfrytëzohet për kalimin e një pjesë të energjisë që parashikohet të prodhohet në Shqipëri.

Në fjalën e tij, gjatë konferencës në Abu Dhabi, zoti Rama e cilësoi linjën me Italinë “një instrument shumë të rëndësishëm, jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali, po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të përtërishme“.

Nga ana e saj kryeministrja italiane Meloni u shpreh se “besojmë fort te ky projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sekorin tonë privat, operatorët e rrjetit energjetik dhe jam personalisht krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi, të cilat mund të ndërtohen edhe midis partnerëve në dukje të largët, duke folur gjeografikisht, partnerë, të cilët sidoqoftë e shohin fushën e shahut në tërësi dhe jo thjesht një pjesë të sajën që ju takon, apo me të cilën janë më afër të lidhur”.

Për gazetarët italianë, kryeministri Rama bëri të ditur se ndërtimi i lidhjes nënujore pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ndërsa ndërtimi i saj parashikohet brenda tre vitesh.

Nuk është ende i qartë angazhimi konkret i secilit vend në këtë marrëveshje, por Shqipëria duket se i ka paraprirë, kur dy muaj më parë Korporata energjitike shqiptare, (KESH) firmosi marrëveshje, për krijimin e një kompania të përbashkët me Mosdar-in, shoqërinë e Emirateve të Bashkuara, e specializuar në prodhimin e energjisë së rinovueshme

Kryeministri Rama tha sot se bashkëpunimi mes dy kompanive synon të arrijë deri në 3 gigavat prodhim të energjisë së përtëritshme, për të pasur një rrjet të integruar e të mirë organizuar në tregun europian.

“Nuk ka prova që të lidhin Olsi Ramën me Xibrakën”- Gazment Bardhi i drejtohet SPAK-ut me kërkesë për informacion pas pushimit të hetimeve

Gazment Bardhi i është drejtuar ditën e djeshme me një kërkesë zyrtare SPAK lidhur me hetimet për çështjen “Xibraka”.

Bardhi shprehet se “përfundimi i hetimeve për një procedim penal siç deklarohet në njoftimin për media të prokurorit dhe arritja e konkluzionit përfundimtar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitet kriminal, nënkupton që nga ana e prokurorit të çështjes është nisur një procedim penal ndaj këtij shtetasi dhe për mungesë provash ai nuk rezulton i përfshirë në aktivitet të paligjshëm, dhe është vendosur “pushimi i hetimeve””.

Për këtë Bardhi i ka kërkuar SPAK-ut “një kopje të vendimit të prokurorit për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ols Rama, dhe një kopje të vendimin gjyqësor respektiv, ku është pranuar kërkesa për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit ndaj Ols Ramës, sipas konkluzionit që nuk ka prova që e lidhin atë me aktivitet kriminal”.

Me tej, Bardhi i ka kërkuar SPAK “që të përcjellë informacion se cilat janë veprimet hetimore të kryera nga SPAK në kuadër të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, duke përfshirë provat e mbledhura, personat e pyetur, dokumentacionin e administruar etj., si dhe vënien në dispozicion të një kopje të vendimit për pezullimin e hetimeve të procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024, të marrë më 23 dhjetor 2024, me qëllim që në përputhje me pikën 3 të nenit 326 të Kodit të Procedurës Penale të ushtrojë mundësinë e ankimimit të këtij vendimi për pezullim në Gjykatën e Posaçme”.

Mbi këtë pjesë të vendimmarrjes së prokuorisë Bardhi ka kërkuar edhe informacion “nëse gjatë hetimeve të kryera për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, a ka bashkëpunuar ose patur ndonjë komunikim zyrtar Prokuroria e Posaçme me Prokurorinë e Hanoverit dhe nëse është pyetur Ministri i Brendshëm Taulant Balla si person që në datën 4 prill 2024, ka informuar zyrtarisht seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se është në dijeni se kush është personi i paidentifikuar i moshës 45 vjeç”.

Detajet e kërkesës së Bardhit për SPAK

Gazment Bardhi ka risjellë në vëmendjen e SPAK pretendimin e kryeministrit Edi Rama për krijim të “rrethanave të rreme”, duke shtruar pyetjet nëse: (1) Ka arritur të identifikojë Prokuroria e Posaçme personin e paidentifikuar, të moshës 45 vjeç, përdorues i automjetit me targë AA653DM? Nëse po, kush ishte ky person? Nëse jo, cila është rrethana/prova/e dhena që ka krijuar bindjen e prokurorit se ky person nuk është Ols Rama? A ka qenë raporti i vëzhgimit policor i datës 13.01.2015, ora 15:50, i shoqëruar me fotografi të personit të paidentifikuar? A mund të na vini në dispozicion këtë raport së bashku me pamjet filmike që e shoqërojnë? (2) Ka rezultuar se shtetasi Ols Rama ishte përdorues i automjetit me targë AA653DM apo AA393FJ, që rezultojnë gjithashtu se janë përdorur në të njëjtën periudhë nga anëtarët e një organizate kriminale të dënuar për trafik droge (shtetasit Genti Xhixho, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj)? Nëse po, sa është numri i hyrje-daljeve të tij me këtë automjet? A ka rezultuar se shtetasi Ols Rama kishte njohje, lidhje apo marrëdhënie shoqërore me personat e përfshirë në dosjen e laboratorit të drogës në Xibrakë? Nëse po, me cilët persona kishte lidhje, njohje apo marrëdhënie shtetasi Ols Rama?

Në përfundim të kërkesës për informacion Gazment Bardhi thekson se përfundimi i hetimeve nënkupton që informacioni i mbledhur dhe provat për arritjen e konkluzioneve nuk mbrohen më nga sekreti hetimor dhe për këtë shkak, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të përcjellë informacionin si më sipër lidhur me provat e mbledhura, veprimet hetimore të kryera, me qëllim arritjen e këtij konkluzioni. “Sipas ligjit, vendimi i pushimit apo pezullimit të një procedimi, i vihet në dispozicion personave të interesuar, të cilët gëzojnë të drejtën të kërkojnë kontroll gjyqësor mbi punën e prokurorit.” – shkruan Bardhi.

“Transparenca e plotë mbi një çështje që paraqet interes publik, që përfshinë persona që sipas perceptimit të opinionit janë të paprekshëm për shkak të fuqisë politike të tyre apo të afërmëve të tyre, vlerësojmë se kontribuon në besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. Mungesa e informacionit, shmangia e transparencës dhe mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, rrit edhe më shumë perceptimin se drejtësia vijon të ruaj të paprekur individë që gëzojnë pushtet të fortë politik.” – përfundon letrën e tij drejtuar SPAK kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.bw

SPAK pezullon “Xibrakën”- “Nuk është vendim përfundimtar”, ish-prokurori zbulon çfarë do të thotë

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në studion e emisionit “Open”, ka komentuar pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK.

Beçi shpjegoi se ky vendim i pezullimit është një hap ndërmjetës dhe jo përfundimtar, duke theksuar se prokuroria ka identifikuar një fakt penal, por ka pasur mungesë të identifikimit të saktë të faktit penal.

Ai shtoi se për këtë arsye, është marrë vendimi për pezullimin e çështjes dhe kalimin e materialeve te policia, për të mbledhur më shumë prova që mund të çojnë në identifikimin e plotë të veprës penale.

 

Sipas Beçit, ky është një parim i zakonshëm në procedurat hetimore nga prokuroria.

“Ky është një vendim pezullimi dhe nënkupton një vendim të ndërmjetem, jo përfundimtar që nënkupton se prokuroria ka një fakt penal, ka mungesën e identifikimit të saktë të faktit penal dhe ndaj vendos pezullimin e rastit dhe kalimin e materialit te policia për mbledhjen e materialit për të arritur te prova identifikuese e veprës penale. Ky është parimi i përgjithshëm”, u shpreh ai.

‘Xibraka’ reagon Bardhi: Prokurori gënjen, gjykata nuk ka pushuar çështjen për Ols Ramën

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me çëshjen ‘Xibraka’, duke e cilësuar prokurorin Alfred Shehu si mashtrues dhe gënjeshtar.

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se, vendimin për pushimin e çështjes e merr gjykata e jo prokurori.

Reagimi i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bërë të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!

Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe ska çfarë veprimesh hetimore të bëj më shumë, pra ka ‘pushuar hetimin’ për të sa kohë ka dalë me ‘konkluzion’.

E vërteta është që as ka hetuar gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Pyetje është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzionin lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të dilet në konkluzion?!

Certifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

Pse nuk e dërgojë çështjen në gjykata për certifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?

Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?

Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetarëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është certifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!  sn

Presidenti Begaj uron homologun kroat për fitoren e mandatit të dytë: Përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot homologun e Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.

 

Në mesazhin e tij, Begaj shkruan se “Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”.

“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, fitoi një mandat tjetër të dielën. Panorama

“SY m’SY”- Rama i përgjigjet komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam drogaxhi më ka thyer hundën dhe kafkën me leva

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si në episodet e mëparshme u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

Rama iu përgjigj një prej komentuesve, i cili shprehej se hunda e kreut të qeverisë ishte e shtrembërt nga konsumi i lëndëve narkotike, duke thënë se këto të fundit janë pretendime nga “katran partia”, të cilat janë përsëritur mijëra herë duke u kthyer në lavazh truri për qytetarët.

Rama theksoi se e vërteta mbi kockën e hundës së tij qëndron në një episod dhune të shumë viteve më parë, ku ai është goditur me leva dhe doreza hekuri, ashtu siç ai vetë tregon.

“Ma kanë thyer hundën, bashkë me kafkën këtu mbrapa dhe më kanë çarë buzën me leva dhe doreza hekuri. Dhe ja po të tregoj se ti me siguri je i ri dhe mbase nuk e ke idenë e piramidave të Sudes dhe Rrapushit që grabitën kursimet e shqiptarëve me bekimin e katranit të madh të asaj partisë që u ka mësuar të thuash e të shkruash se unë jam drogaxhi. Ishte viti ’97 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion për dorëheqjen e qeverisë së asokohe që të shmangej ajo që erdhi më pas kur më dolën në pritë poshtë shtëpisë, në mes të errësirës dhe baltës së Tiranës së asokohe. Më lanë në rrugë mbuluar në gjak dhe doli të nesërmen një kloun i katran partisë si puna e këtij Gazment Ziut të sotëm dhe tha se do ketë qenë sherr për punë të ndonjë femre”, tha ai.

bw

Berisha fton Ramën në debat televiziv: Hajde dalim në shesh të burrave, t’i themi gjërat njëri-tjetrit

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve në Lezhë ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv.

Berisha ftoi Ramën që të dalin në shesh të burrave dhe t’ja thonë gjërat në sy njëri-tjetrit.

“Të dashur miq!

ADN-ja jonë është një ADN e veçantë. Ajo ka vlerat, ajo ADN është dashuria për vendin, për familjen, respekti për dinjitetin njerëzor, respekti për lirinë e tjerit, toleranca.

 

Ne jemi demokratë sepse jemi tolerantë. Kurrë mos e harroni këtë.

Nëqoftëse ne, nga dita e themelimit deri sot, erdhëm dhe shkojmë të sigurtë drejt fitores, sepse ne nuk ramë kurrë në kurthet e të tjerëve, por qëndruam tolerant ndaj mendimit ndryshe, ndaj qëndrimit ndryshe.

Dhe njëherë ua them unë këtu, kurrë mos qëndroni në një parti që nuk ju lejon të thoni mendimet tuaja, nuk është më parti e njerëzve të lirë ajo.

Por ne jemi dhe do të jemi të tillë.

Të dashur miq!

Pak muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Ju garantoj se sot, fitorja është tërësisht në duart tuaja, në mundin dhe djersën tuaj. Por kjo fitore kërkon para së gjithash, se siç u bashkuat me njëri-tjetrin, të bashkohemi tani në një front të gjerë me shqiptarët.

Të bashkohemi me të gjithë shqiptarët që besojnë se zbrazja e Shqipërisë në këto 10 vite, është drama më e madhe në historinë e kombit shqiptar.

Largimi i shqiptarëve vetëm në BE nga 2014-2023 e 1 milion e 99 mijë shqiptarëve, është padiskutim goditja më e rëndë kombëtare që kanë marrë shqiptarët se në çdo pushtim e luftë dhe kjo erdhi nga diktatura e drogës e Edi Ramës.

Miqtë e mi!

Sot Shqipëria dallon shumë nga 1992, por Shqipëria në zbrazjen e saj është me keq se në çdo kohë të ekzistencës së saj. Sot gjithashtu varfëria nuk është një varfëri me dyqane bosh si në ’92, por varfëria është një varfëri me mollën e ndaluar të dyqaneve plote dhe është lemeritëse, dyqanet janë plot, por njerëzit nuk blejnë dot.

Nëqoftëse buka në vitin 2013 kushtonte 60 lek, sot kushton 1250 lek.

Se qumështi kushton dyfishin.

Se vezët kushtojnë mbi dyfishin.

Se të gjitha ushqimet kushtojnë në këtë vend nga 10 në 250 përqind më shtrenjtë se në Itali, Greqi se mesatarja e tyre në BE, në një kohë kur shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në Europë e ndër më të ulëtat në botë.

Si ndodhi kjo. Kjo ndodhi sepse këta qeveritarë që vjedhin, nuk ua ndjen kurrë për qytetarët, nuk duan të ja dinë kurrë se ekzistojnë.

Dua të ju jap një shembull.

Këtë vit buxheti ishte 8 miliardë e 200 milionë euro. Para të tëra të grumbulluara nga taksat që ju paguani në çdo gotë ujë që pini, në çdo litër qumësht që bleni.

Këto para në çdo vend të lirë u rishpërndahen qytetarëve, me rroga pensione, shkolla, spitale, rrugë, vepra të tjera. A mund të imagjinoni ju, se 780 mijë pensionistëve Edi Rama ju la për vitin 2025, 1 të 512 e këtij buxheti. U la 16 milionë euro. U la fondin mujor që gjermani le për qentë e shtëpisë. Njerëz që kanë shkrirë jetën, që kanë sjellë Shqipërinë gjer këtu, dhe tani i trajton në këtë mënyrë.

Dhe unë i them këtu para jush. Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka.

Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka.

Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri.

Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri.

Po pse kryeministri i Kosovës, arrin të marrë 100 mln euro nga buxheti dhe ti vendosë në fondin e pensioneve, për të rritur 20% çdo pension. Dhe ti lë 16 mln euro. Çfarë janë këta, si mund të veprosh në këtë mënyrë.

Nuk del dot? Të vijë. Sigurisht që vjedh. Merr fund kjo.

Prandaj ju do të uleni me çdo pensionist dhe duhet ti tregoni kontratën tonë me çdo njërin prej tyre”, u shpreh Berisha. bw

Bardhi reagon për deklaratën e Ramës: 7 pyetjet pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama tha se vëllai i tij doli i pastër nga SPAK, pas akuzave të opozitës se “kishte lidhje me laboratorin e Xibrakës”.

“Vëllai i Olsit doli sot dhe rilexoi fiks të njëjtin fjalim që mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin Saimir Tahiri si të përfshirë për bashkëpunim me trafikantë droge. Foli gjatë, nuk tha asgjë dhe fytyra i tregonte të kundërtën e asaj që thoshte.

Foli për prova që paska gjetur SPAK që Olsi nuk ka qenë i përfshirë në Laboratorin e “Xibrakës”, por nuk përmendi çfarë konkretisht paska gjetur dhe hetuar SPAK. E vërteta është krejt e kundërt dhe sot mbeten shumë pyetje pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!”, shkruan Bardhi. Më tej, Bardhi shtron 7 pyetje “pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!”.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Vëllai i Olsit doli sot dhe rilexoi fiks të njëjtin fjalim që mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin Saimir Tahiri si të përfshirë për bashkëpunim me trafikantë droge. Foli gjatë, nuk tha asgjë dhe fytyra i tregonte të kundërtën e asaj që thoshte.

Foli për prova që paska gjetur SPAK që Olsi nuk ka qenë i përfshirë në Laboratorin e “Xibrakës”, por nuk përmendi çfarë konkretisht paska gjetur dhe hetuar SPAK.

E vërteta është krejt e kundërt dhe sot mbeten shumë pyetje pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën!

Vetëm një Prokurori ku, si rregull, anëtarët paracaktohen për t’i shërbyer pushtetit dhe jo për të zbatuar ligjin, mund të publikonte një njoftim aq qesharak dhe skandaloz me qëllim “shpërlarjen” e Ols Ramës nga dosja e Xibrakës, edhe pse vetë njofton se:

Hetimi nuk ka përfunduar!

Dosja nuk është mbyllur!

Dosja është ripezulluar!

Kjo ka ndodhur sepse prokurori i çështjes (i njëjti që gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit në 2021, se në makinën e ndaluar nuk ndodheshin materiale elektorale) “nuk ka identifikuar dot asnjë nga autorët e tjerë të veprave penale” që kanë mbetur të paidentifikuar prej 10 vitesh tashmë.

Por a identifikoi prokurori i Olsit se mes këtyre të paidentifikuarve gjendet apo jo Ols Rama? Si? Çfarë provash mblodhi për këtë? Cila është foto që shoqëron raportin e grupit të vëzhgimit lidhur me personin e “pa identifikuar të moshës 45 vjeç”? Pse nuk bëhet publike foto e raportit të grupit të vëzhgimit që qytetarët të ndihmojnë me informacione “për ta identifikuar”?

Deklarata e prokurorit nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve, që është edhe thelbi i kërkesës për SPAK-un. Megjithatë, Prokurori është kujdesur të thotë politikisht që Ols Rama nuk rezulton i përfshirë në veprimtari të paligjshme, sepse s’ka hetuar dhe për pasojë nuk ka prova. Hetimi bëhet ekzaktësisht për të grumbulluar provat, bazuar në indiciet që prokuroria i ka patur të plota dhe të pakontestueshme.

Kur prokurori nuk ka arritur të zbulojë identitetin e personave të paidentifikuar, si ka arritur në konkluzionin se vëllai i kryeministrit nuk ka qenë i përfshirë në aktivitet kriminal?! Si ka përfunduar hetimet, siç thotë në fjalinë e parë, ndërkohë që në fakt ka vendosur pezullimin e hetimeve, pra s’ka përfunduar asnjë hetim?!

Një përfundim të tillë prokurori mund të arrinte vetëm, nëse do të zbulonte se personi i paidentifikuar, për të cilin flet dosja e vetë prokurorisë, nuk është Olsi, por është Filan Fisteku.  Arsyetimi “ne nuk e dimë kush është, por vëmë dorën në zjarr që s’është Olsi”,  nuk është thjesht dëshmi e paaftësisë profesionale.

Një rast i tillë, ndoshta unik në historinë e hetimit penal, dëshmon se presioni publik i Kryeministrit ndaj prokurorit të çështjes ka funksionuar dhe SPAK nuk ka fuqi për të hetuar Kryeministrin dhe familjen e tij.

Personalisht për këtë kam qenë i qartë që ditën e parë, edhe pse, në përmbushje të funksioneve të mia si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i kam dhënë mundësi SPAK-ut të provojë para shqiptarëve se është një organ i pavarur dhe i pandikueshëm nga qeveria. Unë i kuptoj, janë të pafuqishëm, ndjehen të intimiduar nga Edi Rama, por nuk kanë asnjë arsye të bëhen qesharak!

Për të treguar cilësinë e hetimit që (s)ka bërë dot prokurori, po paraqes disa fakte dhe pyetje të thjeshta:

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

Pyetje 1 për Edi Ramën dhe SPAK: Çfarë e lidh Ols Ramën me krerët e narko-organizatës dhe me makinën e trafikut?

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

Pyetje 2 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Ols Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës?

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Ols Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Pyetje 3 për Edi Ramën dhe SPAK: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe sesi kanë arritur të identifikojnë moshën fikse të personit (45 vjeç), pa ditur identitetin e tij?

Fakt 4. Ditën e arratisjes së Genci Xhixhos, Ols Rama ka kaluar kufirin me makinë, por pa e regjistruar automjetin. Kjo provohet nga të dhënat zyrtare të sistemit TIMS.

Pyetje 4 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse nuk është regjistruar automjeti i Ols Ramës?

Fakt 5. Kjo dosje e ka fillesën nga hetimet e prokurorisë së Hanoverit, ndërkohë SPAK deklaron se ka bashkëpunuar vetëm me autoritetet e Kosovës.

Pyetje 5 për Edi Ramën dhe SPAK: Pse nuk bashkëpunuat edhe me prokurorinë/policinë e Hanoverit, Gjermani, si autoriteti që disponon të dhënat fillestare dhe përgjimet e grupit?

Fakt 6. Ols Rama ka pranuar publikisht se e ka përdorur narkomakinën dhe njeh njërin nga narkotrafikantët.

Pyetje 6 për Edi Ramën dhe SPAK: Kë nga narkotrafikantët njeh Ols Rama dhe në pse genjeu që e ka përdorur vetëm një herë automjetin, kur të dhënat e TIMS provojnë e ka përdorur të paktën 7 herë?

Fakt 7. Në seancën e datës 4 Prill 2024, Ministri i Brendshëm i kohës, Taulant Balla, ka informuar seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, se është në dijeni se kush është një nga personat e paidentifikuar, me moshë 45 vjeç.

Pyetje 7 për Edi Ramën dhr SPAK: A e kanë pyetur Ministrin e Brendshëm për atë që ka deklaruar zyrtarisht në Kuvend që di dhe nëse ai zyrtarisht e ka kallëzuar krimin për të cilin ka dijeni në SPAK?

Përgjigja për pyetjen e fundit është publike, as është thirrur dhe as ka kallëzuar. Tani pyetja bëhet edhe më e thjeshtë: Si është e mundur që nuk është thirrur për t’u pyetur Taulant Balla, i cili, në 4 Prill 2024,  si Ministër i Brendshëm, deklaroi në seancë plenare se e dinte kush ishte personi i paidentifikuar?

Kaq mjafton për të kuptuar se prokurori, siç e ka zakon, nuk ka pasur për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por nxitimin për të amnistuar krimin. Por nga kjo të paktën u provua në mënyrë të pakontestueshme ajo që të gjithë dinim: vëllezërit Edi dhe Ols Rama janë të paprekshëm! Faleminderit që na e konfirmuat, edhe pse me koston tuaj për t’u bërë qesharak! Këtë të fundit mund të na e kursenit.

Në fund, po ju shfaq një video bashkëlidhur, se ndoshta ju duhet për arkivë: Ministri i Brendshëm i kohës, që ka në varësi Policinë, informon Kuvendin e Shqipërisë që e di kush është “personi i paidentifikuar”. Si ka mundësi që ai e di dhe SPAK nuk e di. Pse nuk ka guxim ta pyes SPAK? Çfarë po përpiqet të fshehet?

Balliu: Sekuestrimi i fonisë së takimeve të Berishës dhe opozitës, PD padi ndaj shefit të komisariatit 1 dhe ministrit të Brendshëm

Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu deklaron se sekuestrimi i fonisë të takimeve të kreut të PD Sali Berisha dhe të opozitës është shkelje e ligjit dhe se Partia Demokratike do të bëjë padi ndaj shefit të komisariatit numër 1 në kryeqytet dhe ministrit të Brendshëm.

“Kushtetuta dhe ligji nuk lënë vend për interpretime sa i takon të drejtës së protestës dhe tubimit. Protesta është e drejtë universale që parashikohet dhe mbrohet me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare. Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin”, shprehet ndër të tjera Balliu.

Fjala e plotë e koordinatorit të PD për Tiranën Klevis Balliu:

Kushtetuta dhe ligji nuk lënë vend për interpretime sa i takon të drejtës së protestës dhe tubimit. Protesta është e drejtë universale që parashikohet dhe mbrohet me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare. Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin. Për terroristët e kuq ligji, Kushtetuta dhe konventat nuk kanë rëndësi. Ata nuk janë policë të ligjit, por të urdhrit.

Pasi përndoqën opozitën dhe dështuan me turp, tani kanë vendosur të bllokojnë bazën materiale të Partisë Demokratike. Dje policët dhe shefi i Komisariatit 1, Robert Losha, kanë marrë urdhër nga ai që urdhërohet nga bandat, narkoministri Hoxha, që të sekuestrojnë bazën materiale të Partisë Demokratike, e cila përdoret në protestat apo takime të kryetarit të opozitës.

Narkopolicët që i tremb hija e narkobanditëve, kanë filluar operacione publicitare për të ndaluar foninë, mikrofonat, pultin e regjisë të takimeve të Sali Berishës dhe opozitës. Deri këtu e ka poshtëruar veten policia e të birit të Kristaqit dhe nipit të Enverit. Partia Demokratike e dënon me forcë dhe e neverit këtë polici ‘që fut duart’ në rraqet e opozitës pasi i ka ngritur duart përballë krimit.

Balliu2
Balliu2

Për shefin e komisariatit nr. 1 Rober Losha dhe për ministrin e Brendshëm, do të ketë padi penale për shkelje të ligjit dhe mohim të së drejtës për tubim dhe protestë.

Përdhunuesit serial të Kushtetutës, po nga Kushtetuta dhe ligji që shkelen do të dënohen. Në Librin e Zi të shkelësve të ligjit, emrat e tyre do të shënohen me të kuqe, në mënyrë që nesër të marrin përgjigjen, jo të hakmarrjes, por të rivendosjes së ligjit.

NarkoProdës i bëjmë thirrje të mos e provokojë opozitën dhe të mos e bëjë qesharake armën e Policisë. Ky akt antiligjor që dhunon të drejtën e protestës dhe ligjin për tubimet, tregon qartë porosinë që ka marrë narkopolica në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Çdo gjë kundër opozitës dhe Sali Berishës!

Edhe ne do t’u përgjigjemi me çdo gjë, me çdo mjet, me çdo mënyrë. bw

 

Diaspora në zgjedhjet parlamentare, Bylykbashi: Mundësitë e manipulimit janë të pafundme, të garantohet siguria e votave

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Log.”, ka theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe transparencës për votën e diasporës në zgjedhjet e këtij viti.

“E drejta e diasporës për të votuar do të mbetet e pandërprerë. Ajo që uroj është të frenohet çdo tentativë për ta ndaluar apo manipuluar,” deklaroi Bylykbashi, duke theksuar se procesi duhet të jetë i lirë nga çdo lloj ndërhyrjeje.

Sipas tij, mundësitë për manipulim mbeten të shumta, prandaj roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe partive politike është vendimtar. “KQZ dhe partitë politike duhet të vendosin rregulla të qarta që garantojnë se kjo votë vjen dhe numërohet e sigurt,” tha ai.

 

Bylykbashi nënvizoi domosdoshmërinë e krijimit të një kuadri ligjor dhe procedurial të fortë, i cili do të sigurojë që vota e diasporës të jetë një shtyllë e fortë e procesit demokratik. Deputeti bëri thirrje për bashkëpunim institucional për të shmangur çdo lloj deformimi të vullnetit të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.bw

Berisha: Fitorja e PD në 11 maj do të vijë nga vota e opozitarëve që kanë ikur jashtë! Zbardhen porositë për kryetarët e degëve

Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideron të rëndësishme për opozitën votën e shqiptarëve të diasporës në 11 maj. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD në selinë blu, Berisha tha se “asgjë nuk do të ndikojë më shumë në fitoren e opozitës se vota e mijëra opozitarëve që kanë ikur jashtë”.

Lideri i opozitës la disa porosi për krerët e degëvve duke kërkuar prej tyre verifikimin dhe identifikimin me urgjencë të emigrantëve votues, duke përpiluar një grafik pune.

“Emigracioni kudo që ndodhet në të tërësinë e tij ka lidhjet e pamohueshme me njerëzit në Shqipëri. Dhe sikur, familje të tëra të jenë shkëputur, përsëri në atë mjedis dikush dëshmon se kanë jetuar. Por dëshmitari më i mirë,më i sigurtë janë listat e votimit. Që në udhëzimin e parë, ju keni marrë udhëzim që të krijoni grupet e punës për verifikimet e tyre në çdo qendër votimi. Verifikimi dhe identifikimi i emigrantëve në listat e votimit është procesi më themelor i të gjithë angazhimit tonë për votën e shqiptarëve jashtë vendit. Unë e di se, ju keni filluar punën, por ritmet e kësaj punë duhet me urgjencë të shpejtohen. Një grafik i ri do hartohet nga drejtuesi e qarqeve dhe do u shpërndahet kryetarëve të degëve, dhe ju grafikun tuaj për kryetarët e grupseksioneve dhe me radhë.

Duhet një grafik emergjence, sepse vota, votimi i emigracionit para gjysmës së elektoratit përfundon më datën 12 mars. Është vendosur një datë, afat për regjistrimin e tyre dhe ata që regjistrohen, apo ky proces përfundon më 12 mars. Pas kësaj date mbyllet proces për 1.5 milionë votues.

Ata 1.5 milionë votues janë më së pari në listat e votimit. I keni në listat e votimit. I keni pastaj, në çdo familje dhe kudo. Por, listat e votimit janë dokumentet bazë të orientimit tuaj. Rezultatet e deritanishme nuk janë ato që duhet të ishin. Unë e di që është bërë punë, dhe po bëhet. Por kjo kërkon që çdo drejtues qarku dhe çdo degë të ngarkojë, të angazhojë forca shtesë për kompletimin sa më parë të këtij procesi. Çdo degë duhet të ketë drejtuesin operativ të procesit, që e kontrollon atë çdo ditë. Ju si kryetarë keni këtë detyrë më kryesore.

Mos harroni se, asgjë nuk do ndikojë më fuqishëm në fitore se sa vota e qindra mijëra opozitarëve, që të persekutuar në një formë apo në një tjetër nga ky regjim, kanë marrë rrugët e dheut. Edi Rama dhe regjimi është i diskredituar tashmë. Edi Rama është kryeministri i vetëm i Europës, përveç Lukashenkos që i organizohen protesta kudo që shkon nëpër Europë dhe në botë. Taulant Ballën e neverisin, po e përçmojnë. Prenoton salla super të kushtueshme dhe i mbush me mijëra flamuj. Sallat mbeten bosh dhe detyrohet të shkojë të gjejë një qoshe me ata pak vetë që i shkojnë.

Ky është një regjim tërësisht i diskredituar që po dekompozohet. Përljeshjet e tyre të brendshme janë shkatërrimtare dhe janë përfundimtare, siç ndodh rëndomë midis klaneve mafioze dhe organizatave kriminale. Gjithmonë paqja midis tyre është e përkohshme. Pasi e sikterisi sikur të ishte leprozë Edi Rama Erion Veliaj, tani e merr në ndonjë takim, por janë si shërbimet e fundit. Por ne, nuk e bazojmë fitoren tonë në luftën e tyre të brendshme”, u shpreh Berisha. bw

Berisha: Mbi 70% e shqiptarëve që votojnë nga jashtë janë antiqeveri, kundër narkodiktaturës

Lideri demokrat Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e elektoratit jashtë Shqipërisë, duke e krahasuar me atë të brendshëm dhe duke e vlerësuar atë si një forcë të fuqishme antiqeveritare. Ai theksoi se një pjesë e madhe e shqiptarëve jashtë vendit janë kundër qeverisë aktuale dhe sistemit të saj, për shkak të korrupsionit dhe abuzimeve që kanë ndodhur në Shqipëri. Berisha theksoi se pjesa më e madhe e këtij elektorati është e shqetësuar për problemet si narkodiktatura dhe narkoshteti.

Ai gjithashtu kritikon qeverinë e Edi Ramës për faktin se protestat e organizuara nga shqiptarët jashtë Shqipërisë janë më të mëdha dhe më të fuqishme se ato që mbahen brenda vendit, duke e cilësuar këtë si një shenjë të dështimit të tij. Lideri i PD-së theksoi se mundësia për të ushtruar të drejtën e votës është një mundësi e rëndësishme për shqiptarët jashtë vendit, dhe se ky është një hap i nevojshëm për të realizuar të drejtat e tyre kushtetuese.

FJALA E BERISHËS:

Pra në një anë është pesha e barabartë që ka elektorati jashtë Shqipërisë, me elektoratin në Shqipëri. Nga ana tjetër janë datat që shkurtojnë shumë afatin e regjistrimit të këtij elektorati në zgjedhje. Së fundmi janë edhe përpjekjet tona të cilat gjer tani janë modeste, nuk janë në atë nivel që kërkohet.
Por për ti vënë pikat mbi ‘i’ elektorati jashtë vendit është të paktën në masën 70 përqind për të mos thënë më shumë, është antiqeveri, antimafia, është kundër narkodiktaturës, kundër narkoshtetit. Pa asnjë lloj mëdyshje.
Ju e keni parë se si e braktisën të deleguarin e tij. Shkon në sallë dhe vë 1 mijë flamuj, dhe detyrohen të lënë flamujt në sallë, dhe të shkojnë të zënë një sallë tjetër me disa dhjetëra vetë se nuk i shkojnë. Në meritën më të madhe, në nderin e tyre, kemi të bëjmë me figura të ndryshkura dhe të diskredituara në shkallë ekstreme para shqiptarëve.
Mos harroni se qindra mijëra prej tyre e kanë të qartë se kanë marrë rrugët e dheut për shkak të tyre, për shkak të vjedhjeve të tyre.
Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, i një vendi të lidhur me BE-në që shqiptarët i bëjnë protesta tek takimi dhe mblidhen më shumë jashtë se brenda. Nuk ndodh. Protestat u organizohen vetëm diktatorëve dhe këtij i janë bërë të zakonshme.
Pse po i them këto unë. Po i them këto se potenciali ynë është i jashtëzakonshëm në diasporë dhe emigracion. I them këto se, votimi me sistemin e përcaktuar është realisht mundësia e vetme e tyre për të ushtruar të drejtën kushtetuese. Se për të ardhur në Shqipëri mund të vijnë disa qindra, disa mijëra, por ata janë mbi 1 milionë e gjysëm. sn

Berisha: Angazhimi në fushatë, siç e kemi flamurin, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në emigracion dhe diasporë

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë ku ka theksuar rëndësinë e angazhimit të plotë në fushatën elektorale. Ai ka shpallur një strategji të re për të lidhur më afër emigracionin dhe diasporën me Shqipërinë, duke i konsideruar si pjesë të pandashme të kombit. Sipas tij, shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, duke krijuar një ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve.

Berisha ka përmendur gjithashtu se, sipas statistikave të BE-së, 1 milion e 99 mijë shqiptarë kanë lëvizur në hapësirën Shengen vetëm në 10 vitet e fundit. Kjo ka shtuar rëndësinë e angazhimit të mëtejshëm për të mbështetur emigrantët dhe diasporën, për të cilët ka ndihmuar në krijimin e mundësive për t’u identifikuar dhe regjistruar për votim. Ai gjithashtu ka paralajmëruar për afatin e regjistrimit të emigrantëve, që do të përfundojë më 12 mars, duke bërë apel për të përparësuar këtë proces.

FJALA E BERISHËS:

Mirëdita!
Ndonëse kemi uruar njëri-tjetrin, por edhe njëherë një vit të mbarë, shëndet dhe fitore!
Qëllimi i kësaj mbledhje është angazhimi ynë total në fushatë elektorale, duke bërë një skemë të re në mendjen tonë, siç e kemi flamurin, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në emigracion dhe diasporë.
Sepse na ndjekin ne gjithë jetën, bicefalitë.
Nëse kombet tjera i kanë patur mitologjike, ne i kemi reale. Ndaj dhe i kemi reale sepse sot, ka shumë, shumë mundësi që më shumë votues shqiptarë janë jashtë se brenda vendit.
E këtu nuk është fjala për diasporë të 100 viteve më parë, se edhe ata janë dhe e meritojnë, e jemi krenar me ta. Por këtu është fjala që vetëm në 10 vitet e fundit sipas statistikave të BE-së në hapësirën Shengen janë larguar nga Shqipëria për në hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Statistika e fundit është 1 milionë e 99 mijë shqiptarë në hapësirën Shengen. Pa llogaritur pastaj që absolutisht nga Afrika e Jugut, gjer tek Kepi i Veriut madje edhe ne Groenlandë gjenden shqiptarë.
Ka kudo dhe në çdo vend.
Janë bërë përpjekje serioze. Këtu është ngritur një qendër digjitale, në degë ka filluar identifikimi i emigrantëve, janë bërë një seri takimesh në Greqi, Itali, SHBA, Britani e madhe. Por po të kemi parasysh planetin si konstituencë, këto janë pika uji në oqean, këto që kemi bërë ne deri tani.
Së dyti, të themi të vërtetën, zgjedhjet për gjysmën e shqiptarëve përfundojnë në datën 12 mars. Sepse ajo është data e fundit e regjistrimit të tyre, pastaj ata kanë alternativë të vetme të vijnë në Shqipëri dhe nuk mund të votojnë më, me mekanizmin ligjor të miratuar për votën e tyre.
Edhe kjo përbën një detyrim për ta përparësuar këtë proces.

Berisha: Do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar çështjen e koalicioneve parazgjedhore, por prioritet ka vota e diasporës

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar fuqishëm çështjen e mohimit të koalicioneve parazgjedhore, duke e cilësuar atë si një tentativë të Edi Ramës për të dëmtuar opozitën. Ai ka theksuar se ky është një shkelje e rëndë, sidomos për partitë opozitare më të vogla, dhe se PD ka insistuar vazhdimisht që të rishqyrtohet ky vendim.

Megjithatë, Berisha ka theksuar se për PD prioritet kryesor është sigurimi i votës për diasporën, e cila ka pasur një mbështetje të fortë nga eksponentët e diasporës që e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka deklaruar se kjo ka rezultuar në sanksionimin e ligjit për votën e diasporës dhe se PD është e angazhuar të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transparencën në këtë proces zgjedhor.

FJALA E BERISHËS:

Çështja e mohimit të koalicioneve parazgjedhore është denoncuar fuqishëm në rezolutat ndërkombëtare si një problem me të cilin Edi Rama ka dashur të dëmtojë me çdo kusht opozitën.
Sigurisht ne do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar dhe insistojmë se ajo është një shkelje e rëndë për partitë opozitare.
Ndoshta partitë e mëdha më pak, por partitë e tjera i dëmton qartësisht….
Do rishqyrtohet, por nuk mund të them se do vendoset si kusht sepse ne i kemi dhënë përparësi absolute votën së diasporës, të cilën nuk e ka dashur Edi Rama, por merita e eksponentëve të diasporës që e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe e qëndrimeve tona.
Ajo votë të paktën është sanksionuar në ligj.
Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për t’i shërbyer mundësimit të transparencës së saj.

sn

Kalaja: Rama-Veliaj shumë shpejt do helmojnë njëri-tjetrin te 313

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës. 

Në fjalën e saj, avokatja Adrijana Kalaja u shpreh se një burracak që merr përsipër të drejtojë Tiranën që nuk ka turp të dalë këtu në shesh të burrave e të ballafaqohet me qytetarët dhe ne do ja rrisin çdo muaj ankthin, e problemet deri ditën që do e shohim në bankën e të akuzuarve.

‘Ky burracaku i Surrelit megjithëse është në ankth të madh për shkak të pozicionit që ka, e ka futur në ankth edhe Veliaj dhe ka probleme me pagjumësine e me drogërat që pi, por këto nuk janë problemet tona’- u shpreh Kalaja.

Fjala e saj:

“Përshëndeje miq të mirë, që sot ritakohemi për të 41-tën javë me një fitore të jashtëzakonshme nga qëndresa, nga reagimi jonë dhe denoncimi ynë.

Ajo që lexoj Belindi është ajo që ne përjetojmë, ai spordhiaku i Surrelit që ka frikë, nga dritarja e tmerroi Sali Berisha, jo më tani që është i lirë.

Dil o spordhiak e na trego se kush është ligji që ne shkelim kur protestojmë.

Ka filluar e bën pus për të nxjerrë ujin se ka frikë se e helmon Erion Veliaj, do helmojnë njëri-tjetrin kur të shkojnë te 313 kur të ja fusin helmin te supa njëri-tjetrit, por kemi kohë deri atherë.

Do e nis me këto policë, shkoni të Veliaj se i ka qejf ai veteranët e luftës. Ky burracaku i Surrelit megjithëse është në ankth të madh për shkak të pozicionit që ka, e ka futur në ankth edhe Veliaj dhe ka probleme me pagjumësine e me drogërat që pi, por këto nuk janë problemet tona.

Ne do ja rrisin çdo muaj ankthin, e problemet deri ditën që do e shohim në bankën e të akuzuarve.

Një burracak që merr përsipër të drejtojë Tiranën që nuk ka turp të dalë këtu në shesh të burrave, ma trego pak nenin e Kodit Penal që ne kemi shkelur, çfarë bëjnë?

Vendosin dhe gjobë makinës së fëmijës që për 40 ditë nuk ka marrë një të tillë, sot ja vunë se kujtojnë se do na intimidojnë.

Me vjen keq të ju them ju zotërinj, ju jeni shok të Edi Ramës, jeni shokë të Veliajt dhe atyre që e kanë kthyer Shqipërinë në një narkoshtet”.

sn

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë: Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos u përkeqësua menjëherë! Ndodhet në intubim

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar në lidhje me gjendjen aktuale shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në një postim një rrjetet sociale bëhet  me dije se kryepeshkopi gjendet në kujdes intensiv, pas përkeqësimit të menjëhershëm.

NJOFTIMI:
Athinë, 10.01.2025
Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.
Nga administrata e spitalit

 

 

 

Capture
bw

Opozita kërkon largimin dhe arrestimin e Veliajt, rikthehen sot protestat para bashkisë së Tiranës

Opozita do rikthehet sot të protestojë para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Opozita rikthehet në protestë para bashkisë në një kohë ku SPAK ka nisur hetimet ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion  Veliaj të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës.

Postimi i Këlliçit:

Protesta jonë nuk do ndalet deri sa kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, të shkojë para ligjit për hajdutërinë e tij të pashembullt! Ndaj nesër, e premte, datë 10 janar, ora 11:00, shihemi sërish para bashkisë Tiranë sn

Berisha: Sot ekziston fronti më i gjerë i pakënaqësisë ndaj qeverisë që nga viti 1991. Ne duhet ta bashkojmë këtë front

Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke bërë analizën e keqqeverisjes 12-vjeçare të Edi Ramës si kryeministër, theksoi se sot ekziston fronti më i gjerë i pakënaqësisë ndaj qeverisë që nga viti 1991.

‘Sot ekziston fronti më i gjerë i pakënaqësisë ndaj qeverisë që nga viti 1991. Ne duhet ta bashkojmë këtë front’, u shpreh Berisha gjatë takimit me qytetarët në Berat.

Berisha: Shqipëria e sotme, krahasuar me vitin 1991, është vite drite larg, por e vërteta është, për fatkeqësinë tonë, ka edhe disa ngjashmëri të pamohueshme.

Në vitin 1991, një pension ose një rrogë, e cila asokohe me paratë e zhvlerësuara ishte gjithsej 5 deri në 8 dollarë, unë si president merrja 16 dollarë në muaj.

Por çmimet ishin të atilla sa blije diçka, blije ndoshta edhe më pak se sa blen një pensionist sot me 160 euro pension.

Pra, e ka një ngjashmëri këtu.

Kjo qeverisje në 12 vite, hapi një gropë të madhe, një gropë të tmerrshme varfërie, nga e cila shqiptarët, ikën, ikën, ikën, e zbrazën vendin e tyre.

Ishte historike arritja kur ne dolëm në krye të vendeve të rajonit, përfshirë Rumaninë dhe Bullgarinë për rroga dhe pensione, për herë të parë ndoshta në shekuj.

Çfarë ndodhi këto 12 vite?

Të tjerët na kanë tejkaluar ne 4 herë. Pensionisti i Malit të Zi merr një pension 450 euro. Rumuni merr sot rreth 750-800 euro rrogë.

Pra, ky, po ta përfytyrojmë në një mënyrë, ky lëshoi shqiptarët në një gropë varfërie në mënyrën më të pashpirt.

Merrni këtë vit, 8.2 miliardë euro buxheti, taksa tuaja e tëra. Nga 8.2 miliardë euro, u lihen atyre që numërojnë kafshatat, që janë pensionistët, gjithsej 16 milionë euro.

Fermerëve që japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit, u lihen gjithsej 44 milionë euro, nga të cilat gjysma i merren nga aparati shtetëror.

Përjashtohen arsimi, në rënie kastastrofale, shkollimi i fëmijëve tanë. Ju e dini që ta mbash arsimin mirë është një përpjekje jetike për kombin dhe ne arritëm, jo në pozicionin që donim, por arritëm ngjitje vertikale në testin e PISA-s. Çfarë ndodhi me këta? Sapo u plotësua 8-vjeçari i tyre në pushtet, Shqipëria regjistroi rënien më të madhe në botë në cilësinë e arsimit, 69 pikë. Kjo është e vërteta.

Çfarë ndodh me spitalet? Dje unë kisha në zyrë një gazetar, që i jam shumë mirënjohës për punën e jashtëzakonshme. Unë jam mjek, e kam dashur dhe e dua me pasion të jashtëzakonshëm profesionin, por disa zhvillime në profesionin tim sot janë tmerruese, janë të paimagjinueshme. Kur sheh ti që nëna, motra, vajza, me sëmundje të rënda, nuk u funksionojnë për tre vite me radhë aparaturat e mjekimit të sëmundjeve të rënda. Dhe i lënë t’i marrin sëmundjet. Nga ana tjetër, vetë vendos kullën e fildishtë tek zyra e vet 5 milionë euro dhe del i përshëndet shqiptarët nga vazoja e blerë 5 milionë duke ushqyer peshqit.

Ilaçet për të sëmurët me sëmundjet më të rënda, mungojnë.

Dje bisedova, ai ka bërë studime të hollësishme. Nuk ishte vetëm aty ajo situatë, është në disa shërbime një situatë e tillë sepse kanë nxitur vjedhjen dhe korrupsionin në çdo qelizë të këtij shteti.

Kjo është e vërteta.

Pra, fitoren e keni në duart tuaja, është në duart tona.

Por kjo kërkon si ligj të parë takime intensive me çdo qytetar të Beratit dhe çdo qytetar shqiptar.

Në fakt, sot ekziston një front, më i gjëri që ka ekzistuar nga viti 1991 i pakënaqësisë ndaj qeverisë.

Na përket ne që këtë front ta bashkojmë dhe të shënojmë në datën 11 maj, fitoren më të thellë që kemi shënuar ndonjëherë. sn

Bardhi fiton gjyqin ndaj Ballukut, avokati i demokratit thirrje zv/kryeministres: Trego ku kanë shkuar 180 mln euro të shqiptarëve!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka fituar gjyqin kundër ministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Bardhit, Marash Logu, theksoi se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.

“U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.Bardhi denoncoi abuzimin e shitblerjes së energjisë. Një abuzim për shitblerjen e energjisë që ka kushtuar 180 mln euro. SPAK ashtu si edhe gjykata e posaçme konfirmuan se zoti Gazment Bardhi nuk ka kryer kallëzim të rremë, por ka përmbushur detyrën si deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PD.

 

SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzimit, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në emër të zotit Bardhi kam një apel për zv.kryeministren Balluku. Hajde në SPAK dhe përballu me akuzat që të janë bërë, me vjedhjen 180 mln euro të parave të qytetarëve shqiptarë, trego ku kanë shkuar këto para. bw

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takohet me Shefin e Shtabit të FA: SHBA, krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë së përbashkët

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

 

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA.

Me anë të një njoftimi, ambasada amerikane në vendin tonë thotë se SHBA janë krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë së përbashkët.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji për të diskutuar mbi përparësitë tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët.”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Panorama

Programi Ekonomik i Partisë Demokratike, Koherent, Konservator, i Suksesshëm – Nga Nikola Kedhi

Shqipëria ndodhet në një pikë kritike dhe është në dorën e Shqiptarëve nëse duan të ndryshojnë diçka. Ndërsa miliona shqiptarë largohen në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit, fuqia punëtore po zvogëlohet dhe varfëria po rritet. Sidoqoftë, ekziston një alternativë e qartë, koherente dhe e provuar kurdoherë që funksionon. Duke kombinuar masa ekonomike emergjente me politika konservatore pro-rritje, Shqipëria mund të ndryshojë drejtimin e saj të rënies, të rrisë produktivitetin dhe të ofrojë shpresë për një të ardhme të begatë. Shqiptarët kanë shansin që të votojnë për një alternativë konkrete. Madje më shumë se kaq, të bëhen pjesë e një vizioni optimist e realist për të ardhmen e tyre. Vetëm duke u bërë pjesë, mund të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet dhe të kërkojnë llogari pas katër vitesh.

Mes tepsisë, tallavasë, timonit nga njëra anë dhe propozimeve konkrete nga ana tjetër, unë jam i bindur që Shqiptarët nuk do e përdhosin dinjitetin e tyre duke lënë të tallen me ta, ata që e marrin votën e Shqiptarëve për të mirëqenë.

Plani që ka paraqitur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për rimëkëmbjen e Shqipërisë nuk është vetëm për të trajtuar problemet e sotme—është për të vendosur bazat për një ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike. Themelet e këtyre politikave qëndrojnë te ai që quhet konservatorizmi i dhembshur, ku lehtësimi ekonomik për ata që janë në varfëri të plotë sot kombinohet me nisma afatgjata për të nxitur rritjen, forcimin e tregut të lirë,prodhimtarinë, krijimin e vendeve të punës, fuqizimin e familjeve.

Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1,200 euro, minimumi jetik 200 euro, rritja e konsiderueshme e pensioneve, heqja e taksave për karburantit, lehtësimi për çmimin e energjisë elektrike janë pjesë e masave emergjente që do të merren në muajt e parë. Natyrisht që nuk janë të vetmet. Kam parë mjaft keqkuptime e paqartësi në javët e fundit në lidhje me këtë. Pa diskutim PD do zbulojë së shpejti programin e plotë, por disa aspekte mendoj janë me vlerë të sqarohen.

Kritikë të këtyre masave argumentojnë se ato mund të jenë të paqëndrueshme pa një strategji ekonomike gjithëpërfshirëse. Ky është një shqetësim i vlefshëm. Në afatgjatë, rritjet e pagave duke printuar para pa një rritje përkatëse të produktivitetit mund të çojnë në inflacion, konkurrencë të ulur dhe përfundimisht në kolapsin e vetë masave. Por PD asnjëherë nuk ka thënë se këto janë masat e vetme. Në themel të vizionit të Partisë Demokratike qëndron rritja e prodhimtarisë në vend, me një synim të palëkundur në ndryshimin e modelit ekonomik nga konsumator e importues në prodhues e madje dhe eksportues. Rritja e prodhimtarisë dhe e konkurrencës bën që të krijohen vende pune, të shkohet drejt rritjes së pagave, kushtevemë të mira në punë, uljes së çmimeve, inovacioneve teknologjike, industrializimit etj. Është ky element i produktivitetit i cili bën që këto masa emergjente të krijojnë ndryshim të qëndrueshëm dhe domethënës.

Unë jam një mbështetës i vendosur i ekonomisë së tregut të lirë dhe kapitalizmit, kundër ndërhyrjeve në treg. Ndaj kam parë me kënaqësi se propozimet e paketës së emergjencës nuk rrisin borxhin dhe as nuk kthehen në barrë për taksapaguesit. Paratë për masat e emergjencës janë tashmë në buxhetin e shtetit, por të shpërdoruara në programe jo produktive apo dhe korruptive. Ndërsa fokusi do të jetë dhe te rritja e prodhimtarisë, paratë e kursyera nga të gjithë projektet e alokuara me kosto korruptive do të financojnë masat e emergjencës. Inflacioni është një fenomen monetar, i krijuar nga printimi i parasë nga Banka Qendrore pa rritur prodhimtarinë. Ky program këtë të fundit e ka në qendër.

Për të rritur prodhimtarinë në vend, çliruar tregun nga klientët qeveritarë dhe rritur ekonominë, Partia Demokratike përherë ka propozuar, dhe kur ka qenë në qeveri i ka zbatuar elementët e mëposhtëm:

1- Heqja e barrës së rëndë rregullatore, gjobave, presionit qeveritar dhe kostovetë tepërta administrative, si dhe favorizimet për aktorë specifikë në tregje, duke liberalizuar tregjet. Kjo do t’i japë oksigjen sipërmarrjeve të të gjithë niveleve, të cilat do kenë më shumë hapësira për të rritur rrogat, për të përmirësuar kushtet e punës, për të marrë më tepër punonjës në punë. Sa më shumë sipërmarrje të ketë, dhe sa më shumë ide inovative të ketë në treg, aq më shumë kompanitëdo të konkurrojnë me njëra tjetrën për punonjës. Kjo do të bëjë që njerëzit të kenë më shumë mundësi të negociojnë për pagën e tyre dhe kushte më të mira në punë. Në vitet 1980, politikat ekonomike të Presidentit Reagan fokusoheshin në shkurtimin e burokracisë dhe liberalizimin e ekonomisë, çka çoi në një bum ekonomik. Duke zvogëluar barrën rregullatore mbi bizneset, Shqipëria mund të krijojë një mjedis që nxit sipërmarrjen, meritokracinë dhe lejon bizneset e punonjësit të lulëzojnë.

2- Ulja e Taksave – taksa e sheshtë 10% për çdo qytetar e sipërmarrje dhe ulja e TVSH: Ulja e taksave krijon stimul ekonomik të menjëhershëm duke rritur të ardhurat qëbizneset dhe individët kanë në fund të muajit në xhep. Sa më shumë para të kenë qytetarët në xhep në fund të muajit, aq më shumë do të konsumojnë ata, dhe aq më shumë mundësi do kenë dhe për kursim. Sa më shumë para të kenë sipërmarrjet në fund të muajit, aq më shumë mundësi do kenë për të rritur rrogat, për të zgjeruar kompanitë e tyre. Sa më të mëdha të jenë kompanitë, aq më shumë para do shkojnë në buxhetin e shtetit për punë publike. Ndërkohë këto ulje taksat do pasohen me uljen e TVSh për të gjithë dhe veçanërisht për pensionistët, me anë të kartës së konsumatorit. Do të pasohen me uljen e taksave për karburantet. Të gjithë këto ndihmojnë që ekonomia të ecë përpara. PD e ka bërë këtë reformë në vitin 2007 me rezultate të mira. Reforma tatimore e Trump në 2017 uli normat e taksave korporative, e cila inkurajoi kompanitë të ri-investojnë në bizneset e tyre, të punësojnë më shumë punonjës dhe të rrisin pagat.

3- Reduktimi i Shpenzimeve Qeveritare dhe Ulja Drastike e Shpërdorimeve duke ulur burokracinë e rritur digjitalizimin e shërbimeve dhe sigurinë kibernetike:Qasja konservatore e PD mbron idenë se paratë që individi heq nga xhepi për t’ia dhënë shtetit duhen përdorur me kujdesin më të madh dhe në mënyrë efikase. Si konservatorë ne e shikojmë individin si ruajtës të vendit, ekonomisë dhe pronës së përbashkët, për t’ua lënë brezave të tjerë më mirë se ç’e gjetëm. Ndaj, konservatorët në filozofinë e tyre ulin shpenzimet e tepërta, dhe ulin borxhin, që është një taksë më shumë për të gjithë ne. Kjo qasje ul ndjeshëm dhe mundësinë për vjedhje e korrupsion.PD e ka bërë në qeverisjen 2005-2013, dhe pas 2025 do të ulë drastikisht shpenzimet qeveritare të panevojshme dhe duke drejtuar burimet drejt zonave që gjenerojnë rritje afatgjatë dhe përmirësojnë jetën e njeriut, si infrastruktura, shëndetësia dinjitoze, arsimi shkencor e patriotik, rimëkëmbja e bujqësisë dhe siguria kombëtare. Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Bush panë potencialin e prerjes së shpenzimeve të panevojshme, të cilat u përdorën për të financuar nisma pro-rritje dhe për të krijuar një klimë ekonomike ku familjet mund të lulëzonin, edhe nëpërmjet granteve dhe politikave të targetuara për grupe të caktuara si pensionistët, të rinjtë, gratë sipërmarrëse etj.

Këto tre elementë që kanë qenë në çdo qeverisje të PD, do të pasohen nga decentralizimi, zhvillimi i tregjeve financiare në mënyrë të qëndrueshme, reformë pensionesh, turizëm vjetor afatgjatë, pavarësi energjetike etj. Qasja e PD për një kombinim të masave emergjente me politikat prodhuese pro-rritje e pro-familje e që çlirojnë potencialin e çdo individi është në përputhje me parimet e një rryme të konservatorizmit, i parë në politikanë si George W. Bush, BenjaminNetanyahu, Donald Trump, ViktorOrban etj., të cilët janë të mendimit se ndërsa tregjet e lira duhet të udhëheqin shumicën e vendimeve, duhet të ketë edhe rrjeta sigurie për shtresat më në nevojë. Liberalët klasikë mund të mos jenë dakord me këtë kombinim, duke ja lënë në dorë çdo gjë tregut, por konservatorët europianë – e deri diku dhe ata anglo-saksonë, janë më të predispozuar për të ndihmuar me politika të targetuara në forcimin e familjes apo sektorëve specifikë, sidomos atyre që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sidoqoftë, sot nuk kemi treg të lirë në vend. Ekonomia oligarkike e instaluar në vend ka lenë pensionistët dhe çdo qytetar shqiptar me të ardhura tejet të ulëta në krahasim me kostot e jetesës. Teksa tregu i lirë do çlirohet nga rikthimi i konkurrencës së lirë dhe do mundësojë rritjen ekonomike, masat e emergjencës të financuara nga paratë e kursyera nga korrupsioni aktual qeveritar (për shembull kostot e frikshme të rrugëve) do të ndihmojnë shtresat më vulnerabël që të rimëkëmben dhe të hyjnë në tregun e lirë kokëlartë.

Çelësi mbetet gjithmonë krijimi i një mjedisi ekonomik ku pagat do të rriten organikisht gjithmonë e më shumë, ndërsa bizneset zgjerohen dhe bëhen më konkurruese në rajon e pse jo dhe në Europë.E ardhmja e Shqipërisë mund të jetë një e ardhme e shpresës, begatisë dhe rritjes. Kemi një mundësi unike që vendi të krijojë një ekonomi të mundësive ku fuqizohet punonjësi i ndershëm dhe përdoren në mënyrë efektive burimet e vendit.

Shqiptarëve mund të mos u pëlqejë asnjë alternativë në tregun politik sot. Mund të jenë të lodhur nga politika. Por Shqiptarët duke ndjekur shembullin e votuesve amerikanë mund të votojnë për xhepin e tyre. Nuk kanë asgjë për të humbur. Përkundrazi! Duke prerë shpenzimet qeveritare të panevojshme, duke ulur taksat, duke inkurajuar industritë e sektorët prodhues dhe duke rritur produktivitetin, ne mund të sigurojmë që paga më të larta dhe standardet e jetesës janë të qëndrueshme në afatgjatë, e qytetari të fund të muajit të ketë më shumë para në xhep.Shqipëria mund të udhëheqë me shembull në rajon, duke treguar që konservatorizmi i dhembshur nuk është vetëm një imperativ moral, por një strategji efektive për krijimin e një ekonomie të fortë dhe dinamike. Është bërë në vende të tjera me sukses të plotë. Nuk ka përse të mos e bëjnë dhe shqiptarët.

Me udhëheqje të guximshme dhe një vizion të qartë, Shqipëria mund të rikthejë popullsinë e saj të dëbuar, të rindërtojë ekonominë dhe të ngrihet nga hiri i krizës aktuale. Është koha për të vepruar, për t’u bashkuar rreth një vizioni optimist, shpresëdhënës e realist për Shekullin Shqiptar, për të zbatuar këto reforma dhe për të bërë Shqipërinë një vend të mundësive për të gjithë. sn

Besim Ndregjoni: At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar nga diktatura komuniste pa varr ne token shqiptare!

At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar nga diktatura komuniste pa varr ne token shqiptare!

At Anton Harapi Anton misionar i madh e fesë dhe i idealeve kombëtare e shpirtërore, mund të themi si teolog, filozof, sociolog dhe prozator, autor i një “Lahute Malcie” në prozë, “Andrra e Pretashit”, që teksa shpalon virtytet shqiptare, i bashkëngjit dhe ato gjuhësore, që do të përthellohen te “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”.
Ky shqiptar i madh sebashku me 6000 burra dhe gra shqiptare nuk ka nje varr ne token e kombit qe i sherbeu me devotshmeri! Shteti shqiptar hesht prej 35 vitesh per keta burra e gra shqiptare qe dhane jeten per liri! Heshtja turperon keto barbare qe heshtin para krimit! Lavdi ne shekuj ketyre burrave qe na lane nje Shqpni te lire!
Besim Ndregjoni

 

 

 

 

‘Martirizim i liderit të opozitës’, Burimi: SPAK do që të ndalojë Berishën të fitojë zgjedhjet

Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka analizuar zhvillimet më të fundit politike lidhur me paraqitjen e Sali Berishës në SPAK. Sipas tij, kjo situatë tregon një përpjekje për martirizimin e liderit të opozitës, e cila meriton reagime të forta. Burimi ka sugjeruar se një protestë përpara GJKKO-së do të ishte më se e drejtë, pasi ajo ka marrë një masë që nuk i është kërkuar as nga SPAK dhe as nga vetë Berisha.

Ai e konsideron këtë si një moment kritik për opozitën dhe demokracinë në vend. Duke e krahasuar situatën me një ngjarje në SHBA, Burimi ka sjellë në vëmendje takimin e fundit mes Giorgia Melonit dhe Donald Trump-it.  Ai ka treguar se Trump ka realizuar një film kritik ndaj drejtësisë amerikane, duke mbrojtur avokatin e tij të “martirizuar”. Në këtë kontekst, Burimi thekson se kritikat e Berishës ndaj drejtësisë shqiptare janë mëse të justifikuara.

Gjithashtu, ai shprehu dëshirën për një reagim më të ashpër ndaj SPAK-ut dhe elementëve të tij, që po pengojnë Partinë Demokratike. Për Burimin, duhet të ketë një presion publik të qartë që SPAK-ut t’i refuzohet një mandat i dytë.

‘A nuk duhej të bëhej një protestë edhe para GJKKO-së, e cila sot është fajtore për marrjen e një mase që nuk i është kërkuar nga askush, as nga SPAK-u dhe as nga Berisha? Pra, a nuk meriton sot edhe GJKKO-ja të ketë një protestë si shenjë pakënaqësie para dyerve të saj?

Ky është një martirizim i liderit të opozitës.
Pra, është minimumi i minimumit kjo që bën Berisha sot, duke kritikuar SPAK-un.

Të jap një shembull: besoj e kemi parë dje takimin e Melonit me Trump, dhe çfarë i sugjeroi Trump Melonit? I sugjeroi të shihnin bashkë filmin që Trump ka bërë kundër drejtësisë amerikane, filmin që quhet “The Eastman Dilemma”.
Eastman është emri i avokatit të Trump-it, i cili është martirizuar, është masakruar nga drejtësia amerikane. Kështu që, kur presidenti i fuqisë së parë në botë, që është garant i drejtësisë amerikane, bën një film kundër drejtësisë amerikane dhe ia shfaq atë kolegëve perëndimorë, nuk mendoj se Berisha është në një rrugë të gabuar me këtë që po bën, duke kritikuar ashpër drejtësinë.

Ajo që do të doja të shihja është që të ketë pankarta kundër atij SPAK-u, kundër atyre elementëve në SPAK, si Dumanit etj., për të cilët nuk duhet të ketë më mandat të dytë. Sepse gjithçka që bëjnë sot është të pengojnë Partinë Demokratike dhe Berishën të fitojnë zgjedhjet, në mënyrë që, duke i marrë zgjedhjet Rama me mbi 92 deputetë në parlament, këtij SPAK-u t’i rishikohet mandati i rinovuar.

As mos ta mendojnë! Kjo duhet t’u bëhet e qartë dhe me pankarta.’- u shpreh Burimi.

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë)

Më 6 Janar besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe në mbarë botën kremtojnë Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo siç njihet dhe Dita e Ujit të Bekuar.

Fillimisht ishte vetëm një festë e shfaqjes së Perëndisë në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan. Nuk ka dyshim, që kjo festë, si edhe Pashka dhe Rushajet, u kuptua si përmbushja e një feste të mëparshme judaike, në këtë rast, Festa e Dritave.

Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë. Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit (Jezusit), si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Bir hyjnor i Perëndisë, Njëri nga Trinia e Shenjtë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit. Ai kryhet dy herë, në vigjiljen e Epifanisë, mbas Meshës së Shën Vasilit dhe mbas Meshës së vetë ditës.

Shërbesa fillon me këndimin e himneve të veçanta dhe me temjanisjen e ujit, që është vendosur në mes të kishës.

Në 6 Janar në shumë vende është zakon që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen apo në ndonjë pellg uji. Kur nuk është mundësia, bekimi bëhet në kishë.

Kur këndohet përlëshorja e festës, kremtuesi zhyt kryqin në ujë tri herë dhe pastaj vazhdon, duke spërkatur me ujin në katër drejtimet e horizontit.

Pastaj, ai bekon popullin dhe shtëpitë e tyre me ujin e shenjtëruar, i cili qëndron për shpëtimin e gjithë njerëzve dhe gjithë krijimit, të cilin Krishti e ka prekur nëpërmjet “epifanisë” së tij në mish, për jetën e Botës.

Shenjtërimi dhe spërkatja me ujin e Epifanisë nuk është një ritual pagan. Por, është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun, si dhe për jetën dhe botën e tij. Kjo është dëshmia liturgjike, që na tregon se vokacioni dhe destinimi i krijimit është, që të jetë i “mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë” (Efesianët 3:19). sn

Shqipëria në errësirë, ‘black out’ energjetik në gjashtë qytete të vendit. Pa drita nga Durrësi në Sarandë

Qytetet e Fierit, Durrësit, Sarandës, Vlorës, Beratit dhe Lushnjës kanë mbetur pa energji elektrike pasditen e sotme në mënyrë të papritur.

 

Raportohet se energjia elektrike është ndërprerë rreth orës 17:30 në këto qytete.

Sakaq, mësohet se shkak i ndërprerjes është bërë një defekt në linjat e transmetimit 220 KV.

 

Nëpërmjet linjave alternative u është dhënë tension nënstacioneve të rajoneve të prekura, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Ndërkohë kanë marrë energji linjat e spitaleve në këto rajone. bw

Berisha të hënën në SPAK, PD mobilizohet për protestë para Prokurorisë së Posaçme! Zbardhet mesazhi drejtuar strukturave

Apeli i GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Kështu kreu i PD do të duhet që të jetë në SPAK dy herë në muaj, ekzaktësisht të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

 

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet në datën 6. Ndërkohë Partia Demokratike është mobilizuar që po në këtë datë në orën 09:30 të protestojë para ambienteve të SPAK.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Te dashur miq. Ditën e Hënë ne ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara  SKAP- it si vegël  në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët  politik ..Do jemi aty në   mbështetje të së drejtës, të ligjit  dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha… Ne ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.

Kujtojme qe Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi atij masën “detyrim paraqitje”, ndersa theksoi se edhe këtë vendim do ta çojnë në Strasburg.

“Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim. E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani”, tha Berisha. Panorama

Paralajmërimi i Këlliçit: Erion Veliaj mund të arratiset në Zvicër këto ditë!

Drejtuesi Politik i PD për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Këlliçi, është shprehur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mund të arratiset në Zvicër.

Komentet Këlliçi i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se SPAK duhet të kishte vendosur masë sigurie për kryebashkiakun, pasi ka rrezik që ai të prishë provat, ose të arratiset.

Ai gjithashtu hoqi edhe një paralele të Veliajt me masat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se Prokuroria e Posaçme nuk po ndjek të njëjtin standard.

“Ti çon kryetarin e opozitës, për një vepër të dyshuar para 20 vitesh detyrim paraqitje, e mban edhe 330 ditë në arrest shtëpie se mos prish provat, ndërkohë lë një delinkuent si kryetari i Bashkisë Tiranë, e lë në zyrë për të shkuar e për të prishur provat.

Do të të jap një lajm ekskluziv? Çfarë do të thotë SPAK nëse ditët në vijim do të arratiset në Shqipëria kreu i Bashkisë Tiranë, jo në Amerikë, por në Zvicër. Ja po j’ua them juve. Le të themi se unë po e shtroj këtë pyetje si hipotetike, do e shohim në 2 javët e ardhshme sesi do të rrjedhin ngjarjet”, tha Këlliçi.

Shpopullohet fshati Drenie në Patos, banorët: Rruga është e amortizuar

Fshati Drenie në Patos, është një nga zonat më të thella të kësaj bashkie. Dhe duket se për shkak të largësisë nga qendra e bashkisë, ky fshat është lënë pa investime në infrastrukturë dhe shërbim shëndetësor.

SYRI TV

Mungesa e infrastrukturës është një nga shkaqet kryesore të shpopullimit të këtij fshati.

Rruga është e amortizuar krejtësisht, ndërsa gjatë dimrit është e pamundur të përshkohet nga automjetet për shkak të baltës.

Në fshat nuk ofrohet as shërbim shëndetësor për banorët.

Për shkak të këtyre situatave, sot fshati Drenie ka vetëm 45 shtëpi, nga rreth 250 të tilla që ka pasur disa vite më parë.

75% e të rinjve në Shqipëri janë beqarë

Pjesa më e madhe e të rinjve në Shqipëri nuk janë në një marrëdhënie romantike. Kjo është një nga gjetjet e studimit të fondacionit gjerman Friedrich Ebert, sipas të cilit 75% e të pyeturve nga mosha 14-29 vjeç në vitin 2024 kanë pohuar se nuk janë në një lidhje. Sakaq, një numër shumë i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë, ndërsa 6% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë.

Në krahasim me studimin e vitit 2019, vihet re se ka një rënie të të rinjve që nuk janë në një marrëdhënie dhe një rritje të atyre që bashkëjetojnë. Kjo përforcon idenë se në 4 vitet e fundit ka një tendencë në rritje të të rinjve për të qenë në marrëdhënie, por jo në mënyrë institucionale.

Një fakt interesant është se divorci nuk është i përhapur tek të rinjtë shqiptarë.

Studimi tregon gjithashtu se faktori më i rëndësishëm që të rinjtë marrin në konsideratë për të zgjedhur partnerin e tyre është niveli i edukimit. Faktori i dytë që ndikon në zgjedhjen e partnerit është aprovimi i familjes, pasuar nga statusi financiar apo gjendja ekonomike.

Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës, dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha.

Nga festimet e Vitit të RI, në
“Hotel Dajti”, para viteve ‘90

Një kthim pas në kohë na sjell ndërmend mënyrën tradicionale të festimit në çdo shtëpi shqiptare.

Ritualet e vogla, festat nëpër lokale dhe hotelet më të famshme të kohës. Menyja, muzika dhe çmimet. Ku festonin banorët e ish-Bllokut.

PUNË, DEZHURN E FUTBOLL

2

Shiritat shumëngjyrëshe prej letre, lodrat prej kauçuku, aroma e drurit të djegur që dilte nga tubi i sobave, përzier me atë të gjelit të detit të sapopjekur, janë kujtimet që na çojnë pas në kohë, në festimet e Vitit të Ri gjatë viteve të diktaturës.

Atmosferë fundvitesh në Tiranën e para viteve ‘90
Atmosferë fundvitesh në Tiranën e para viteve ‘90

Sot, mund të duket një festë rutinë. Mund të festosh kur të duash e çfarë të duash, por asokohe, kjo ishte e vetmja festë që nuk lidhej me partinë dhe arsyet pse ishte e shumëpritur, ishin të shumta.

Ndalimi i fesë në Shqipëri i kufizoi festat e fundvitit thjesht dhe vetëm te nata e ndërrimit të viteve, apo Viti i Ri.

Krishtlindja nuk festohej më, kështu që gjithë vëmendja ishte përqendruar në datën 31 dhjetor. Barra më e rëndë u binte amvisave, të cilave, përveçse u duhej të punonin edhe në datën 31, duhet t’i hynin gatimit për në darkë.

Dhe për to dukej se nuk kishte festë, vetëm një turravrap nëpër kuzhinë. Në ditët e fundit të vitit, një pritje e madhe organizohej në Pallatin e Brigadave nga Enver Hoxha me pionierët e dalluar, ndërsa Dita e Krishtlindjes, nuk festohej më pas ’67-ës, kur feja u ndalua. Familjet e besimeve katolike dhe ortodokse e festonin në fshehtësi, pa zhurmë e bujë, vetëm në rrethe të ngushta midis tyre.

Ndërkohë, ishte punuar një të diel më parë, që kjo të zëvendësonte datën 2 janar, që ishte pushim dhe më 3, të gjithë i riktheheshin punës. Jepeshin shpërblime të vogla financiare për të dalluarit, ndërsa natën e Vitit të Ri, si dhe datat 1 e 2 janar në ndërmarrje, dikastere bëhej dezhurn çdo dy orë nga punonjës, që alternoheshin sipas një grafiku të bërë nga drejtoria. Nuk bënin dezhurn gratë e vajzat.

E veçanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në fushën e Pallatit të Pionierëve të tejmbushur nga njerëzit. U kthye në një traditë tërheqëse, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të tre klubeve të kryeqytetit.

Madje, takimi ndiqej edhe nga jashtë rrethimit përtej Lanës, pasi nuk kishte hapësirë për të qenë brenda territorit të vogël. Gjatë ditës së 31 dhjetorit, qyteti gumëzhinte dhe dyqanet kishin aktivitet deri në çastin e fundit dhe njerëzit që vraponin për të marrë gjërat që i mungonin.

E gjithë kjo deri në orët e para të mbrëmjes, pastaj të gjithë në shtëpi dhe qyteti pushtohej nga një heshtje totale, dhe vetëm ndriçimi ishte ai që i jepte jetë, pasi gjithçka dukej si në gjumë. Për t’u gjallëruar sërish pas orës 12 të natës, kur mbushej me të rinj që mblidheshin në qendër të tij.

TVSH DHE “KONCERTI I MADH” PËR TË GJITHË

Televizorët e markave “Butrinti”, “Iliria” apo “Dajti” kanë qenë të vetmet mjete komunikuese që i ka shoqëruar shqiptarët natën e Vitit të Ri, si dhe ato në vazhdim. Të ulur në tavolina, dhe në pritje të orës 12 të natës, të gjithë ndiqnin “Koncertin e madh të Vitit të Ri” një program me këngë, valle e humor nga e gjithë Shqipëria që kishte përgatitur Televizioni Shqiptar, i cili fillonte pas Revistës Televizive të orës 20:00 dhe emisionit “Koha sot e nesër” nga i paharruari Petrit Leka e vazhdonte deri në orën 2 pas mesnate, për të vijuar me natën finale të Festivalit të Këngës në RTVSH – ritransmetim (ata që kishin kanoçet e famshme ndiqnin programet e kanaleve të huaja).

Nuk kishte fjalim përshëndetës nga udhëheqësi i shtetit në mesnatë. Të nesërmen, hapej kanali italian “Rai 1” vetëm për të ndjekur në orën 12 paradite Koncertin e Vjenës dhe në mbrëmje, sërish me TVSH-në në programin thuajse identik, si ai i një nate më parë, gjithçka brenda kornizës së lejuar. Jo në pak raste rrezikonte edhe ikja e dritave nga ngarkesa e madhe elektrike. Nata e fundvitit festohej në reparte ushtarake, konvikte etj. Natyrisht me televizor, radio, apo ndonjë magnetofon. Edhe në spitale, shtëpitë e fëmijëve jetimë, natyrisht me thjeshtësinë dhe modestinë e kohës që kishin këto institucione.

MENYJA E NJËJTË PËR TË GJITHË

Nata e Vitit të Ri ka qenë thuajse e njëjtë për të gjithë. Një pulë, ose gjel deti të marrë një muaj më parë e të ushqyer me ullinj në banjën e pallatit, apo oborrin e shtëpisë, majonezë dhe bakllava ose kadaif. Raki, nëse gjeje të Skraparit apo Përmeti, ishte kënaqësi, dhe verë të markës “Riesling”, “Tokai”, apo “Shesh i zi” ose “i bardhë”, “Merlot”, “Kallmet” të cilësisë së dytë që kushtonte 42 lekë, pasi kjo ishte më e lehtë për t’u gjetur. Cilësia e parë, si ajo “Pino Nero”, kishte tjetër destinacion.

Birra ishte me shishe e Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë. Shumë të ngarkuar me punë ishin furrat. Çoje tavën dhe merrje një letër me numrin, që korrespondonte me një llamarinë metalike që furrtari e ngulte mbi pulë. Njerëzit merrnin bukë rezervë, pasi dyqani mbyllej për dy ditë. Përgatitja për natën e Vitit të Ri ishte tejet lodhëse për gratë, që gatuanin pa pushim gjatë gjithë ditës në kushtet e hapësirat e ngushta dhe aspak komode të apartamenteve të ngritura gjatë socializmit. Të privilegjuara ishin familjet që kishin siguruar limonë apo portokalle nga bregdeti, si diçka të rrallë për kohën. Në shumë raste kishte grupe të rinj, miq e shokë, që mblidheshin atë natë në shtëpinë e dikujt, për të dalë në shesh pas orës 12-të pas mesnate.

NJË FESTË NDRYSHE NË TIRANË

Tirana u ka dhënë gjithmonë tjetër ritëm pragfestave, sidomos momenteve para ndryshimit të viteve. Nata mes dy vitesh, për ata që e kujtojnë, sidomos mesvitet ’60-’70, ka qenë e veçantë. Pak çaste para se dy akrepat e sahatit të madh të bashkoheshin, qindra të rinj e të reja i gjeje në sheshin para Pallatit të Madh të Kulturës (ndërtuar në vitin 1964), duke festuar, imituar dhe kënduar këngë të njohura, kryesisht të huaja. Gjithçka spontane jo e organizuar, por e sajuar nga disa pasionantë, që banonin kryesisht në qendër të Tiranës, pasi zonat e tjera ishin pak larg dhe vështirë të vije kur mjetet e transportit në ato orë nuk kishte. Dikush vinte me pajton i veshur me kostum të zi, borsalina apo cilindra në kokë, duke imituar aktorët Zhan Mare apo Alen Delon, duke hipur te kolonat e duke uruar në frëngjisht Vitin e Ri, dikush tjetër këndonte këngë të famshme të kohës, ato të Xhoni Hollideit etj.

MODA E LOKALEVE

Në shtëpi apo në lokal, kjo ka qenë dilema e shqiptarëve për natën e ndërrimit të moteve. Preferenca për ta kaluar natën e Vitit të Ri në një vend publik me shoqëri, orkestër, muzikë e vallëzim, ka filluar para viteve ’50, për të vijuar në ato ’60, e më tej, sidomos në vitet ’80. Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë, ka qenë ndryshe. Kryesisht festohej në Kursalin e famshëm në qendër, sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga” (Drini sot), të cilat, natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre, por edhe me shumë të huaj, marinarë, studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim.

Po kështu, festohej edhe në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në selinë ngjitur me Teatrin Popullor, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Rrugën e Kavajës, ku argëtoheshin oficerët madhorë me familjet e tyre, pastaj në atë që është sot. Por edhe tek “Internacional”, apo “Donika”. Shumë i veçantë ka qenë “Vollga” apo “Adriatiku” në Durrës, ku vërshonin jo vetëm durrsakët, por edhe të huajt, kapitenë e marinarët e anijeve që i kishte zënë Viti i Ri në portin e Durrësit. Në Shkodër janë shfrytëzuar lokalet e njohura si “Kafja e Madhe”, “Turizmi i vjetër”, “Kafe Moska” apo “Adriatik”. Po kështu, edhe në qytete të tjera janë përdorur lokalet që kishin orkestër, që mund të gatuhej e me salla të mëdha.

15-KATËSHI DHE RIKTHIMI NË LOKAL ME MUZIKË E VALLËZIM TË KUFIZUAR

Ndonëse pati një frenim ky lloj argëtimi publik, sidomos në mesvitet ’70-’80, si pasojë e situatave të tensionuara politiko-ekonomike dhe jetës sociale të kufizuar, rikthimi te nata dëfryese e fundvitit në restorant erdhi natyrshëm nga dëshira për diçka më ndryshe nga ai i qëndrimit, gatimit në shtëpi ditën dhe natën e 31 dhjetorit. Ky ishte motivi që i shtyu shqiptarët të fillojnë të organizohen sërish në lokale në natën e fundit të vitit. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete te tjera……

Por që të kaloje këtë natë në një lokal, konsiderohej një privilegj i madh, pasi jo të gjithë i kishin mundësitë.. Për të siguruar një tavolinë për natën e Vitit të Ri, duhej të bëjë një prenotim familjar që në ditët e para të muajit dhjetor pranë administratës së hotelit. Frekuentohej kryesisht 15-katëshi, i sapondërtuar dhe i përuruar në vitin 1979. Të gjithë vraponin fillimisht aty. Nëse nuk arrije të prenotoje, duhej nxituar te lokalet e tjera si “Vollga” (Drini), “Arbana”, “Arbëria”, apo “Rinia”, ku nata e Vitit të Ri shoqërohej me muzikë të lehtë, vallëzim dhe argëtim brenda limiteve të kohës. Orkestra (kryesisht ishte ajo e tavernës së 15- katëshit, apo të tjera të përbëra me instrumente të njohura të kryeqytetit), e dinte mirë repertorin dhe nuk kalonte asnjë cak, gjithmonë në sintoni me çfarë lejohej në programin e kontrolluar më parë, por asnjëherë muzikë e këngë kushtuar Partisë. Tre kërcime, një pauzë, sërish tre kërcime… e kështu vijohej.

ÇMIMET

Mbrëmja festive fillonte në orën 21:00. Çmimi varionte nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë çifti te 15-katëshi, për të zbritur në 450 lekë te të tjerat me një meny me të zakonshmet, antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pafundësi, nuk kishte këngëtarë, por mund të këndonin këngëtarë që ishin në lokal me familjet e tyre. Në orën 00:00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarrët. Më pas, organizoheshin edhe lojëra-lotari me prezantues aktorë të njohur si Vilson Gjoncaj, me të cilat fituesit merrnin një dhuratë nga organizatorët. Qëndrimi në restorant vazhdonte thuajse deri në orët e para të mëngjesit, pasi nuk kishte kufi apo limit kohe. Edhe në Shkodër te “Hotel Rozafa”, apo në plazh si tek “Adriatiku”, ashtu edhe te “Kruja”, “Butrinti”, ndodhte e njëjta gjë.

PRENOTIMI I PUSHIMEVE NË POSTË ORËN 12:00

Viti i Ri fillonte me vrapin në mesnatë për në Postën Qendrore, jo për të bërë një urim, por për të nisur telegramin urgjent për në hotelet e preferuara të plazhit, siç ishin “Kruja”, “Butrinti”, apo ato në Sarandë, Pogradec. Ky veprim ndër vite ishte kthyer në ankth për tiranasit dhe sapo akrepat kalonin 12 e një minutë, një pjesëtar i familjes, përfshirë edhe ata që ishin në lokal, duhet të sakrifikonte dhe me shpejtësi nisej për në postë, ku ndërkohë ishte drejtuar një fluks i madh njerëzish. Të gjithë për të bërë telegramin e famshëm dhe marrjen e mandatit që i siguronte një prenotim prej dhjetë ditësh në një nga dhoma e këtyre turizmeve.

VIZITAT DHE FATI QË SILLTE VIZITORI I PARË

Kush i ka jetuar ato kohë, pa dyshim që i kujton vizitat sfilitëse familjare që fillonin në mesditën e datës 1, për të vazhduar për disa ditë. Shumë rëndësi kishte njeriu u parë që futej në shtëpi. Ishte ai që do të “përcaktonte” fatin e atij viti. Shkohej te të afërm, komshi, miq… më këmbë ose me autobusët e rrallë të linjës së tejmbushur, pasi taksitë që kanë funksionuar deri në vitet ’70, nuk ishin më. Ka qenë një traditë që praktikoje në vite në gjithë Shqipërinë dhe që u shuan me ndërrimin e sistemeve.

“HOTEL DAJTI”, BALLO E MUZIKË PERËNDIMORE

Për shumë dekada “Hotel Dajti” ka shërbyer si i vetmi hotel qeveritar e diplomatik në Shqipëri. Por, edhe për të sistemuar personalitet e shquar botërorë të ardhur në Tiranë, skuadra të njohura perëndimore si RF Gjermane, Ajax, artistë të njohur etj., etj. Menjëherë pas lufte, ai është shfrytëzuar si rezidencë pune, banimi, madje aty janë martuar edhe Enver Hoxha e disa qeveritarë të lartë të kohës. Ai, bashkë me Pallatin e Brigadave janë përdorur për të festuar gjithçka, por veçanërisht mbrëmjen e madhe të fundvitit.

Duke qenë në qendër, “Dajti” ishte tejet i preferuar, pasi struktura e brendshme e tij me sallat gjigante luksoze, me hapësirë e lartësi e funksion të shkëlqyer (taverna poshtë, shumë e preferuar, nuk shërbente vetëm për natën e Vitit të Ri për shkak të përmasave të vogla), krijonte një mundësi të madhe dëfrimi për specialistët e huaj, fillimisht ata jugosllavë, ato të vendeve lindore të pranishëm në Shqipëri për ndërtimin veprave të 5-vjeçarëve, diplomatë, por edhe për shqiptarë.

Deri para prishjes me Lindjen, rreth viteve 61′ aty shkonin njerëz me para që e njihnin jetën nga prindërit e tyre, të cilët ishin shkolluar në perëndim, familje mjekësh, intelektualësh, sportistë të njohur, fëmijët e udhëheqësve të lartë, artistë etj. Mblidheshin në sallën e madhe e në hollin-sallon modern, që garantonte mbi 250 persona gjatë natës së Vitit të Ri. Aty gatuhej shumë mirë dhe ushqimi ishte cilësor.

ZONJA KARMON, GRUAJA MODERNE E BALLOVE

Ka qenë shumë elegante, e njohur jo vetëm si gruaja e Paskal Karmon, sekretarit të Parë të Ambasadës Franceze, por për veshjen moderne prej lëkure që përdorte. Po kështu, edhe vajzat e ambasadorit polak, që mbrëmjen e Vitit të Ri, shfaqeshin me minifunde klasike, duke qenë në qendër të vëmendjes. Protagoniste ishin gjithashtu edhe gratë, vajzat e zyrtarëve të ambasadave perëndimore, që u jepnin jetë ballove argëtuese që vazhdonte pas mesnate. Ky frekuentim i “Dajtit” vazhdoi për inerci pas viteve ’60, edhe për disa vite të tjera, thuajse deri në fillim të viteve ’70. Hyrja, frekuentimi në përgjithësi dhe në veçanti i natës së Vitit të Ri, ishte vetëm për të huaj dhe një elitë të kufizuar personash e familje të zgjedhuara. Ndryshimi ishte i dukshëm, jo muzikë moderne, por shqiptare dhe të huaj, kryesisht me këngët të kohës. Tashmë ka filluar survejimi i të huajve dhe shqiptarëve që preferonin “Hotel Dajtin”.

VITI I RI NË BLLOK

Viti i Ri në Bllok ka qenë i veçantë, kjo e lidhur edhe me kohën. Fillimisht, në periudhën pas lufte, e në vijim të viteve ’50 e ’60, festa e Vitit të Ri organizohej familjarisht nga të gjithë anëtarët e byrosë që mblidheshin në Odën e Pallatin e Brigadave, kështu quhej mjedisi në të cilin kalonin natën e ndryshimit.

Me kalimin e viteve, familjet filluan të preferojnë Shtëpinë Qendrore, ndërsa fëmijët të veçuar e festonin te “Vila 2” (sot pranë RTVSH-së), por edhe në shtëpinë e Enver Hoxhës, kur ai nuk ishte aty.

Pas viteve ’70, saktësisht pas 1973, kur filluan goditjet e grupeve në art, ushtri, ekonomi, u prishën miqësitë, lidhjet dhe preferencat, secila familje mblidhej në shtëpi, brenda Bllokut të kufizuar e ruajtur me ushtarë, pa shumë zhurmë kalonte Vitin e Ri.

Edhe për faktin se fëmijët e tyre të rritur ishin martuar e kishin fëmijë të vegjël, çka e kushtëzonte daljen, apo lëvizjen në mjedise publike.

Të nesërmen vijonin vizitat tradicionale. Një ndryshim në mentalitet u pa në fund të ’70, kur fëmijët e pak zyrtarëve të lartë filluan të shkojnë te “Hotel Dajti”, të ndaluar për shqiptarët, apo të dalin edhe jashtë shtetit për festat e fundvitit, diçka që nuk ishte bërë asnjëherë më parë.

Nga Uvil Zajmi 

Presidenti takim online me efektivët e FA, Begaj: Mirënjohje dhe urime për ushtarakët shqiptarë në misione ndërkombëtare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH) që shërbejnë në misione dhe operacione jashtë vendit. Gjatë këtij komunikimi të veçantë, ai përcolli urimet për Vitin e Ri 2025 dhe vlerësoi kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe profesionalizmin që efektivët shqiptarë tregojnë në misionet ndërkombëtare. “Ju jeni ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe falë shërbimit tuaj, flamuri kombëtar valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s,” deklaroi Presidenti.

Efektivët shqiptarë janë aktualisht të angazhuar në disa rajone të botës, nga Kosova dhe Bosnja, deri në Sudanin e Jugut dhe Irak, duke dëshmuar angazhimin e vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë globale.

Presidenti theksoi rëndësinë e përmirësimit të kushteve për Forcat e Armatosura, duke nënvizuar se buxheti i mbrojtjes është rritur për vitin 2024. Ai shprehu bindjen se mbështetja për ushtarakët dhe familjet e tyre është një detyrim kombëtar.

Duke u ndalur tek agresioni rus ndaj Ukrainës, Presidenti Begaj vuri në dukje se ky konflikt ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Ai theksoi nevojën për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kontributeve të Shqipërisë në NATO.

Në përfundim të takimit, Presidenti Begaj uroi të gjithë ushtarakët dhe familjet e tyre për Vitin e Ri 2025. “Gëzuar dhe shëndet e të mira për secilin nga ju, për familjet tuaja, për kombin shqiptar!” tha ai, duke shprehur falënderimet e tij për shërbimin e tyre të palodhur.

Kjo nismë vjen si një dëshmi e vlerësimit të lartë të kontributit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe të përkushtimit të institucioneve për përmirësimin e vazhdueshëm të mbështetjes për efektivët që shërbejnë larg vendit. bw

‘Shqipëria narko-diktaturë’/ Berisha pret deputeten e Forca Italia: Integrimi dhe projekti TAP, me rëndësi për të dy vendet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur ditën e sotme në selinë blu, Znj. Erica Mazzetti, Deputete e Forza Italia dhe Drejtuese e Departamentit të Punëve Publike, shoqëruar nga kordinatori i PD në Itali, Z. Bardhok Doda.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se mes diskutimeve me deputeten e Forca Italia, ishte edhe rëndësia e projektit TAP në garantimin e sovranitetit energjetik të Italisë dhe të rolit që qeveria e djathtë e viteve 2005-2013 në Shqipëri, ka patur në mbylljen me sukses të kësaj nisme strategjike për të dy vendet.

Një tjetër pikë e diskutimeve ka qënë edhe rëndësia që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe rolin tejet mbështetës që Italia dhe Forza Italia kanë luajtur ndër vite, në veçanti nën drejtimin e Kryeministrit Berluskoni.

Gjithashtu Berisha u shpreh se i ka rikonfirmuar Znj. Mazzetti se Partia Demokratike do të jetësojë një program qeverisës tejet ambicioz, si kurrë më parë, ku kryefjala do të jetë ekonomia, rritja e atraktivitetit për bizneset e huaja e ato italiane, mbështetja e tregtisë me jashtë dhe të një dialogu real me çdo biznes që krijon vënde pune e rrit mirëqënien.

Postimi i plotë:

Takim me deputeten italiane Zj. Erica Mazzetti

Sot pata kënaqësi të mirëprisja në takim Znj. Erica Mazzetti, Deputete e Forza Italia dhe Drejtuese e Departamentit të Punëve Publike, shoqëruar nga kordinatori i PD në Itali, Z. Bardhok Doda.

Me Znj. Mazzetti shkëmbyem mendime mbi rëndësinë e bashkëpunimit te gjithëanshëm mes dy vëndeve tona mike. Në drejtim të kësaj të fundit, me Znj. Mazzetti kujtuam rëndësinë e projektit TAP në garantimin e sovranitetit energjetik të Italisë dhe të rolit që qeveria e djathtë e viteve 2005-2013 ka patur në mbylljen me sukses të kësaj nisme strategjike për të dy vendet.

Kriza energjetike që po kalon mbarë kontinenti në vijim të konfliktit në Ukraine tregon qartazi që zgjedhja jonë për të mbështetur gazin e konsorciumit Shah Deniz, në vend të atij rus, ishte vendimi më i duhur.

Gjatë takimit shkëmbyem gjithashtu mendimin mbi rëndësinë që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe rolin tejet mbështetës që Italia dhe Forza Italia kanë luajtur ndër vite, në veçanti nën drejtimin e Kryeministrit Berluskoni. Në këtë plan, lufta kundra krimit të organizuar shqiptar, rrezik real për Shqipërinë por edhe Italinë dhe rajonin mbeten prioritete të përbashkëta.

I rikonfirmova Znj. Mazzetti se Partia Demokratike do të jetësojë një program qeverisës tejet ambicioz, si kurrë më parë, ku kryefjala do të jetë ekonomia, rritja e atraktivitetit për bizneset e huaja e ato italiane, mbështetja e tregtisë me jashtë dhe të një dialogu real me çdo biznes që krijon vënde pune e rrit mirëqënien.

Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike aleate mbetet një përparësi madhore për PD-në.

PD mbetet gjithmonë tejet vlerësuese ndaj lidhjes unike dhe historike që bashkon dy forcat tona politike dhe dy kombet tona, duke kujtuar se interesat kombëtare të bashkëpunimit Itali-Shqipëri shkojnë përtej axhendave politike të çastit dhe se do të bëjë gjithçka për ta nxjerrë vendin nga rrëshqitja në të vetmen narko-diktaturë në kontinentin Europian. sb


Send this to a friend