Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e nisi takimin në Vlorë duke falënderuar demokratët për rezistencën e tyre.
“Së pari dua të përulem me nderim të madh dhe mirënjohjen me të thellë në këtë sallë, përpara demokratëve të këtij qyteti dhe banorëve të këtij qarku.
Të përulem me mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD-së në një hark kohor të shkurtër, ju, djem dhe vajza, burra dhe gra me ideale fisnike, rithemeluat, ringritët në këmbë PD-në, shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri, shpëtuat demokracinë në këtë vend, por edhe të ardhmen e këtij vendi.
Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha.
Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik.
Por në këtë përpjekje të qeverisë, demokratët u përballën edhe me presione të pandershme, me ndërhyrje brutale, të mafies së Xhorxh Soros, që është mafia politike ndërkombëtare më e rrezikshme mbi tokë. Kjo mafie besonte se mund t’i caktonte PD-së fatin e saj, mund ta shndërronte këtë forcë politike në një satelit apo freskore të Edi Ramës.
Pavarësisht nga këto presione të shumëllojta, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura, ju edhe më 25 prill votuat masivisht për PD-në. 620 mijë shqiptarë që votuan për këtë PD, duke e mbajtur atë në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike në Evropën ish-komuniste. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë, i dhuruan vendit atë mekanizëm pa të cilën pluralizmi politik vdes,” tha Berisha.
‘Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, Rama na lidhi pas qerres së Vuçiçit’
Në takimin e Vlorës, lideri historik demokrat, Sali Berisha e vuri theksin te nevoja për të mbrojtur interesin kombëtar.
“Gjëja e parë që të vjen në mendje këtu në Vlorë është interesi kombëtar, mbrojtja e të cilit është jetike, përcaktuese, vendimtare për zhvillimin, për të ardhmen, për dinjitetin, për prosperitetin tonë kombëtar.
Sot nuk kemi fuqi të huaja në territorin tonë dhe as të Kosovës. Por sot në Shqipëri, ne kemi një regjim që shkelmon me politikat që ndjek, interesat më jetike kombëtare të shqiptarëve.
Sot ka një përputhje, deri diku edhe bashkëpunim, mes albanofobisë dhe qarqeve albanofonike në rajon dhe botë, dhe qeverisë në Tiranë. Kjo është e pamohueshme. Mund t’ju jap me dhjetëra shembuj. Po ndalem në faktin se ne si komb kemi interesat tona kombëtare dhe këto interesa janë përcaktuese, qoftë për fatin, qoftë për zhvillimin tonë.
Të gjitha kombet kanë kundërshtarët dhe dashakeqësit e tyre, por kombet zhvillohen kur kanë një qeveri që është gardiane e interesave të kombit dhe qytetarëve të tij. Dhe kur qytetarët i dëshmojnë dashurinë e tyre atdheut.
Çfarë ndodh sot? Në çdo rrafsh po ta analizosh, po marrim vetëm Ballkanin e Hapur. Dy projekte janë, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është një projekt me të cilin fuqitë e mëdha duan të na mbajnë të lidhur me procesin e integrimit evropian.
Nga lindi Ballkani i Hapur? Lindi nga Beogradi. Sepse Beogradi nuk është i gatshëm që të ndjekë procesin e integrimit evropian. Sepse ka një president që është doktrinal i gjenocidit në Bosnje. I cili deklaronte se për çdo serb duhen vrarë 100 myslimanë. Atij i duhet të njohë gjenocidin, para se të bëjë hapat e vërtetë drejt Brukselit. Ky zotëria shkon dhe na lidh pas qerres së tij dhe krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës.
A nuk është ky një dhunim i interesit tonë, në rrafshin politik? Meqenëse ne si komb të ndjehemi dy herë më të fuqishëm, ky na pjesëton.
Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri. Për arsye se nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë në dekada, të paktën 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarët,” tha Berisha.
‘Një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit’/ Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë euro për rrasa guri
Nga qyteti i Vlorës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal te abuzimet e qeverisë. Ai theksoi sidomos abuzimet me projektin e Rilindjes Urbane.
“Borxhi ka shkuar në 107 përqind. Ku shkuan këto para? U shndërruan në rrogë, në pensione, në shërbime shëndetësore moderne, në shkolla moderne apo në rrugë? Të gjitha, shumica dërrmuese u shpërdorua dhe u vodh. Kjo qeveri nuk ka asnjë kontroll nga qytetarët, asnjë interes nga qytetarët.
A nuk është ky një shkelmim i interesit tonë kombëtar?
Kjo është më shumë se kurrë që ne t’i dalim zot interesit tonë kombëtar, se ne nuk duhet të pranojmë kurrë një politikë të tillë.
Pse unë u bëj thirrje që të shohim në këtë nivel? Sepse nëse nuk shohim në këtë nivel, do shkojmë poshtë e më poshtë. Sepse vetëm kështu mund të ngrihemi si misionarë, të përballemi me këtë qeveri, të ecim përpara me misionin tonë dhe të çlirojmë vendin që në shumë aspekte sillet si një pushtues i huaj.
Një qeveri që arreston 38 mijë qytetarë për faturat e ujit dhe dritat, se nuk ndodh në botë që të arrestohet kush për fatura, ky e bën këtë që të ngulisë frikën te qytetarët. Diktaturat e bëjnë këtë sepse e dinë se qytetarët sundohen vetëm me frikë.
Ai përdor urinë, kurse vetë shëtit me avion në dispozicion. Çdo udhëtim nga 150 deri në 300 mijë euro. Edhe sot, në kulmin e kësaj krize, kur qytetarët e marrin vajin tre herë më shtrenjtë se disa muaj më parë, kur qytetarët e blejnë naftën dy-tre herë më shumë se në SHBA, ku të ardhurat për frymë janë 30 herë më të larta, sot vazhdojnë dhe 7 milionë euro nga fondi rezervë i japin për ahengje për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.
Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo?
Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim. Ka kushtuar 1.2 miliard euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit,” tha Berisha.
Berisha: Ky është stacioni i parë nga i cili nisemi për të shpëtuar Shqipërinë
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në Vlorë se kjo qeveri është e mbytur nga skandalet. Ai përmendi sërish mega-aferën e inceneratorëve, duke thënë se Sharra është kthyer në minierë ari për qeverinë.
Por ai përmendi edhe skandalin e ministres Olta Xhaçka, e cila u shpall investitore strategjike.
“Kushtetuta e thotë hapur që deputeti nuk mund të pasurohet me prona publike. Pse e shkel këtë Rama? Absolutisht sepse është aksioner vetë. Sepse kryeministër që firmos duke shkelur Kushtetutën, nuk ka. Po e bën sepse edhe vëtë pasurohet.
Prandaj ne demokratët duhet të sqarojmë se pse ne po varfërohemi? Pse ne si vend i pasurive të mëdha po kthehemi në ato vende të mallkuara për burimet pasurore. Atyre ia shfrytëzonin kolonizatorët, ne na e shfrytëzojnë ministrat.
Si ka mundësi që të rriten çmimet më shumë se kudo tjetër?
Rriten sepse janë të lidhur me qeverinë. Qeveria, në vend që të indeksojë, sepse kjo është alfa e tregut, ky çfarë bën, zgjedh një bord, thotë joqeveritare gjoja, thotë se ky bordi po cakton ky çmimet. Bordin e blejnë me lecka oligarkët dhe flet sipas tyre, dhe vetë heq përgjegjësitë.
Nuk ka qëndrim më antiqytetar se ky,” tha Berisha.
Sipas tij, demokratët kanë arritur stacionin e parë, atë të ringritjes së opozitës së vërtetë.
“Ky është vetëm stacioni i parë nga i cili nisemi për të shpëtuar Shqipërinë. Për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi. Nga ky proces që po e bën Shqipërinë, nga një vend i bekuar, në një vend shprese dhe besimi, në një vend ky ikin të rinjtë.
Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve, të vazhdojmë si një ëlvizje e papërballueshme për regjimin. Forca e idealeve dhe forca e njerëzve të lirë është e pandalshme.
Ju, demokratët e Vlorës dhe mbarë shqipërisë do bëheni gardianë të interesave kombëtare dhe do ta shndërroni Shqipërinë në vendin e shpresës,” tha Berisha.
Muçollari: Demokratët morën fatet e tyre në dorë dhe do vendosin vetë për kryetarin e PD-së!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe i Komisionit të Rithemelimit, Grigels Muçollari, ishte i pranishëm në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Vlorës në kuadër të zgejdhjeve për kreun e PD-së në 22 maj.
Muçollari ka theksuar se demokratët vendosën të marin vetë fatet e tyre në dorë dhe të vendosin se kush do ti drejtojë ata pas 22 majit.
Sipas Muçollarit, një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.
Muçollari: Ndodhemi sot dy ditë para shprehjes së vullnetit tonë nëpërmjet votës për të zgjedhur kryetarin e PD-së pas një rrugëtimi disa mujor, të lodhshëm por edhe të bukur, pasi ishte një rrugëtim që unë do ta quaja rrugëtimin e njerëzve të lirë. Rrugëtimin e njerëzve që vendosën të marin fatin e tyre në dorë dhe jo për ta lënë peng të pazareve që ushtronin drejtuesit e më parshëm të PD-së.
Këto muaj na kanë treguar se forca e secilit prej nesh për të besuar te njëri tjetri dhe liria jonë për të vendosur, e drejta jonë për të vendosur se kush do të na drejtojë dhe të mos e shesim këtë të drejtë qoftë te ndonjë multimiliardieri apo ndonjë amabsadore që ka vendosur të na heqi të drejtën për të vendosur në vendin tonë.
Ne kemi vendosur të jemi të vërtetë dhe është po aq e vërtetë se një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.
Berisha: Mandatin e parë krijoi narko-shtetin, në të dytin pseudo-opozitën
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha nga Vlora se Edi Rama përdori mandatin e parë për të krijuar narko-shtetin, kurse mandatin e dytë e përdori për të krijuar pseudo-opozitën.
“Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha. Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik,” tha Berisha.
“Pavarësisht nga këto presione, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura. Ju edhe më 25 prill, votuat masivisht për PD-në, 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie, duke e mbajtur në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë”, tha Berisha.
“Në Vlorë më shumë se kudo shqiptarët ndjejnë frymëzim. Frymëzimin e atdhetarisë e dashurisë për këtë vend. Më 28 nëntor 2012 ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë, vendi në të katër anët ishte i shkelur nga pushtues të huaj. Por të gjitha këto nuk e trembën Ismail bej Vlorë, nuk e dekurajuan që të shpallte pavarësinë, pas kësaj shqiptarët me beteja e përpjekje që u kushtuan jo më pak se 1/6 e popullatës, e bënë të pavarur Shqipërinë, i larguan pushtuesit. Në Vlorë gjëja e parë që të vjen në mendje është interesi kombëtar. Mbrojtja e të cilit është jetikë, vendimtare, përcaktuese për të ardhmen dinjitetin prosperitetin kombëtar,” tha Berisha.
Berisha: Lëvizja jonë e papërballueshme nga regjimi! Rikthejmë shpresën në Shqipëri
Nga Vlora ku takoi qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, lideri historik, Sali Berisha u shpreh se demokratët do të shndërrohen në një lëvizje të fuqishme dhe të papërballueshme nga qeveria.
Berisha tha se kjo lëvizje që shpëtoi opozitën dhe Partinë Demokratike, ka për mision të shpëtojë Shqipërinë dhe kombin nga një proces denatyrimi, siç e quajti ai.
Ky mision i lëvizjes së demokratëve, shtoi Berisha, do ta shndërrojë Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës dhe të ardhmes së qytetarëve.
“Nëse ne, gjer sot ngritëm opozitën si opozitë të vërtetë, shpëtuam PD-në, ky është vetëm stacioni i parë nga i cili ne nisim një mision të madh të ri, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi, nga ky proces që po e bën Shqipërinë nga një vend të bekuar, në një vend që thonë shqiptarët nuk bëhet, nga një vend shprese dhe besimi, në një vend zhgënjimi dhe dëshpërimi nga i cili ikin të rinjtë. Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve në mbarë Shqipërinë. Të vazhdojmë si një lëvizje e fuqishme e papërballueshme nga regjimi dhe askush tjetër, asgjë s’mund të ndalë ne në misionin tonë. Forca morale, forca e idealeve të njerëzve të lirë është e jashtëzakonshme. Dhe unë kam bindjen se ju demokratët dhe demokratet e Vlorës, dhe të mbarë Shqipërisë, në një lëvizje të fuqishme do të bëheni gardianë të interesave kombëtare, do të shndërroni Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës, të besimit, të të ardhmes së fëmijëve tanë“, u shpreh Berisha.
Berisha: Votoni të lirë më 22 maj! E rëndësishme për PD-në, misionin e saj dhe të ardhmen e Shqipërisë
Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me demokratët e Vlorës u bëri thirrje demokratëve të votojnë me vullnet të lirë më 22 maj, datë kur mbahen zgjedhjet për kryetar të PD.
Berisha tha se pjesëmarrja në këtë proces është jsahtëzakonisht e rëndësishme për Partinë Demokratike, misionin e saj dhe të ardhmen e vendit.
“Më 22 maj ju ftoj të merrni pjesë në procesin e votimit dhe të votoni të lirë sipas vullnetit, ndërgjegjes suaj.
Pjesëmarrja në këtë proces është jashtëzakonisht e rëndësishme për PD, misionin e saj dhe të ardhmen e vendit.“-tha Berisha.
syri.net
Komentet