VOAL

VOAL

Zgjedhjet e pjesshme, Deromemaj: Marrim pjesë me kandidaturat më të mira dhe fitojmë

January 20, 2022

Komentet

Bardhi denoncon krimin elektoral të PS në Fier: Banda e Ballukut në Fier po përpiqet të nënshtrojë qytetarët me paratë e korrupsionit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale, duke akuzuar Belinda Ballukun dhe Bledian Dalipajn për përfshirje në aktivitete të paligjshme elektorale në qarkun e Fierit. Në postimin e tij, Bardhi ka deklaruar se banda elektorale e Belinda Ballukut në Fier po përpiqet të nënshtrojë qytetarët me paratë e korrupsionit, por kjo do të jetë e dështuar.

Bardhi ka akuzuar gjithashtu Bledian Dalipajn, duke e quajtur atë një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në Fier, duke shtuar se ai mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale. Ai theksoi se për Partinë Demokratike, Dalipaj është “Mr. 944”, duke i bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme të mos e lërë strategjinë e goditjes së krimeve elektorale vetëm në letër.

Bardhi e përfundoi postimin duke deklaruar se Fieri është 24 orë një skemë krimi elektoral, duke kërkuar një veprim të shpejtë dhe të vendosur nga autoritetet ligjore për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore.

Postimi i plotë:

Banda elektorale e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit gënjen veten kur mendon se me paratë e korrupsionit do të nënshtrojë qytetarët e Fierit. Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale, ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e garantoj se për Partinë Demokratike ai është Mr. 944, dhe rrugën e ka të shtruar për atje ku e ka çdo bandit.
Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së krimeve elektorale të mos e lerë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore. Fieri është 24 orë një skemë krimi elektoral!sn

Image

Berisha: Asnjë votë për Tom Doshin dhe njerëzit e Lul Bashës! Çdo votë për ta është votë për Edi Ramën

Gjatë takimit në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të mos e çojnë asnjë votë për Tom Doshin apo njerëzit e Lulzim Bashës.

Sipas liderit të opozitës, çdo votë e dhënë për ta, është votë që shkon direkt për Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ne kemi një projekt transformues, ndaj dhe ftoj qytetarët e Shkodrës në këtë betejë të votojnë PD-në dhe koalicionin për Shqipërinë Madhështore.

Asnjë votë Tom Doshit.

Tomë, ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave, në qoftë se ka një njeri në Shqipëri që ka punë me Zotin, je ti dhe Vilma Nushi.

Ju jeni të dy në origjinën e të gjitha dhimbjeve, e të gjithë sëmundjeve që nuk mjekohen nga ilaçet e skaduara që shiten në treg.

Ju jeni mamuthët e tregut.

Dhe aq më keq, të them mos shtro iftar me paratë e vjedhura. Askërkund!

3500 tendera fiton në vit ai. E kuptoni ju vetë. Bashkë me Vilma Nushin i fshinë ilaçet, nuk ka më në Shqipëri vetëm ilaçet e tyre, ilaçet e tyre janë si ato.

Ndaj dhe hiq dorë nga kjo fushatë. Njeriu që shkon e blen partinë e tjetrit.

Kjo është e vërtetë.

Tani dy fjalë për ata ish-pro amerikanët e mi. Ramiz, Fatmir, etj, hiqni tani, e morët vesh se ku shkoi Donaldi, po po shkon edhe Kimi, mos vazhdoni gënjeshtrën e Lulzim Bashës se nuk ka gjë më turp që t’u gënjejë Lul Basha nga mëngjesi gjer në darkë.

Se po të uleni dhe të mendoni gënjeshtrat, ju nuk jeni të zotë t’i numëroni.

Kthehuni, mos vazhdoni betejën për Edi Ramën.

Çdo votë për ta, është votë për Edi Ramën.

Çdo votë për këto partitë kundër opozitës është votë për Edi Ramën.

Ndaj dhe shkodrane e shkodranë, njerëz të mençur, bura dhe gra asnjë votë për ta, votoni Aleancën për Shqipërinë Madhështore, votoni për PD-në.

PD ka një rikthim madhështor.

PD u dëshmua forca e idealeve tuaja, forca e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Rrofshi, rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria.

Berisha: Zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për të shembur diktaturën e dytë. Kjo është fushatë çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur nga Shkodra prezantimin e kandidatëve të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha u shpreh se, ka zgjedhur Shkodrën për të nisur betejë, që të shembë diktaturën e dytë.

‘Kjo është një betejë çlirimtare’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Demokrate e demokratë, të dashur kandidate e kandidatë për deputete e deputetë të ardhshëm, përfaqësues të qytetarëve dhe banorëve të këtij rrethi, një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme për këtë mikpritje të zjarrtë.

Në Shkodër, në Rozafën e lirisë, njeriu ndjehet më i lirë se kudo tjetër në Shqipëri, se kudo tjetër në botë.

Të dshur miq, askush nuk mund të thotë, nuk mund të shkruajë më shumë për Shkodrën se sa ka thënë historia për këtë qytet.

Ajo histori që shkodranët e kanë shkruar vetë me guxim, me mendje të ndritur, me zemër, me dashuri, me djersë dhe gjak për qytetin e tyre të bekuar në ditët më të vështira të tij,

Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.

Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.

Të dashur miq, ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit.

Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje.

Ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare.

Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën.

Por mbi të gjitha, kjo fushatë është çlirimtare për Shkodrën, sepse po të shohësh sot këtë qytet të bekuar, ndjen dhimbje, keqardhje të thellë.

Edi Rama, që i premtoi Edenin Shkodrën, u solli Brajat, Bajrët dhe Brajoviçët.

Edi Rama i solli qytetit vrasje, shpërthime,atentate, masakra, djem të rinj që vriten, qytetarë ët pafajshëm që vdesin nga plumba qorrë.

Shkodra e bukur, Shkodra e kulturës, Shkodra e artit, Shkodra e përjetshëm u shndërrua këto kohë si një qytet sicilian i viteve ’50 sepse Edi Rama u ka dhënë fuqi absolute bandave të narkoshtetit si të vetmen mënyrë që të sundojë Shkodrën e lirë.

Zgjedhjet- Lamberto Zannier në krye të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

Ambasadori Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë.

Me datën 1 prill, Zannier dhe stafi i tij do të ketë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kush është ambasadori Lamberto Zannier?

Ambasadori Lamberto Zannier mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së më 1 korrik 2011. Në korrik 2014, ai nisi mandatin e tij të dytë trevjeçar.

Zannier iu bashkua Ministrisë së Jashtme italiane si diplomat karriere në vitin 1978.

Nga qershori 2008 deri në qershor 2011 ai pati postin si Përfaqësues Special i OKB-së për Kosovën dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ai ishte Koordinator për CFSP dhe ESDP (tani CSDP) në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane, duke u marrë ndër të tjera me çështjet e politikës së jashtme të BE-së dhe me pjesëmarrjen e Italisë në operacionet e BE-së, civile dhe ushtarake.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006, ai ishte Drejtor i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së, i fokusuar në çështjet politiko-ushtarake, si dhe menaxhimin e krizave dhe përgjegjës për menaxhimin e operacioneve në terren të OSBE-së.

Më parë, ai ka shërbyer në Romë, Abu Dhabi dhe Vjenë, kryesisht i specializuar në çështjet shumëpalëshe dhe të sigurisë. Ai është autor i disa publikimeve mbi çështjet e sigurisë, parandalimit të konflikteve dhe menaxhimit të krizave.

Zannier është diplomuar për juridik, gjithashtu ai ka një diplomë nderi në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” nga Universiteti i Triestes, Itali.  sn

U përurua rishtaz, ventilimi në tunelin e Murrizit nuk funksionon. Shoferët: Po mbytemi nga gazrat e makinave

Ndonëse qarkullimi në tunelin e Murrizit, që ishte vepra e fundit e papërfunduar në Rrugën e Arbrit u hap më 14 mars, sistemi i pastrimit të ajrit në brendësi të tunelit ende nuk është vënë në funksion.

Qarkullimi në Tunelin e Murrizit u hap për të gjitha llojet e automjeteve dhe tashmë të gjithë qytetarët që lëvizin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër dhe në drejtim të Maqedonisë së Veriut apo anasjellas, përdorin tunelin për të shmangur bypassin e Murrizit.

 

E teksa kalojnë me qindra automjete në ditë, në tunelin e gjatë prej 3.8 kilometrash mungon vetilimi, ndonëse aty emetohen gazra të dëmshëm. Të indinjuar, drejtuesit e mjeteve kërkojnë vënien në funksion të ventilatorëve, pasi shëndeti i tyre po vihet në rrezik.

Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura nisën në vitin 2011, ndërsa kostoja totale e koncesionit përllogaritet në 40.3 miliardë lekë. bw

VIDEO/ Rikthehet dimri në Elbasan! Reshje bore dhe ulje temperaturash, si paraqitet situata

Gjatë fillimit të kësaj jave si rezultat i mbizotërimit të motit të keq edhe në Qarkun e Elbasanit kanë rënë reshje të dendura shiu, breshëri dhe dëborë, veçanërisht në zonat e thella malore të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit.

Fenomenet atmosferike të rënduara kanë krijuar vështirësi të përkohshme për lëvizjen me automjete në disa fshatra ndërsa situata për pak kohë ka kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve dhe shërbimeve emergjente.

Në Fushë Studën të Librazhdit , mëngjesin e kësaj të marte, trashësia e dëborës ka arritur 3-5 cm, sipas Albert Kalecit, Kryetar i Njësisë Administrative Steblevë. Ndërsa ë Parkun Kombëtar Shebenik trashësia e dëborës ka qenë më e madhe duke arritur nga 15 deri në 25 cm. Situata ka qenë më e rënduar  në fshatrat e tjerë të qarkut Elbasan që ndodhen mbi 900 metra lartësi mbi nivelin e detit ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 cm e shoqëruar edhe me ngrica.

Megjithatë për momentin reshjet kanë pushuar dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm duke krijuar një ndjesi të fortë të dimrit krahasuar me ditët e ngrohta të verës.

Në lidhje me pasojat e motit të keq burime zyrtare nga emergjencat civile raportojnë se nuk ka pasur probleme serioze në qarkun e Elbasanit si rezultat i kushteve atmosferike të dy ditëve të fundit. Përveç disa defekteve të shkaktuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike të cilat u riparuan gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur probleme  të tjera.

Megjithatë autoritetet vendore  po monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshme për ndërhyrje të shpejtë në rast nevoje.

Në përgjithësi edhe pse reshjet intensive dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar disa vështirësi gjendja është mbajtur nën kontroll falë ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës dhe bashkëpunimit të institucioneve lokale.

Kompanitë e mirëmbajtjes  së rrugëve janë angazhuar në pastrimin e akseve të rëndësishme dhe ruajtjen e sigurisë së përdoruesve të këtyre rrugëve veçanërisht në segmentet e rrezikshme sikurse janë ” Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” e “Kthesat e Pishkashit” si edhe  në zonat malore që janë më të prekura nga reshjet e borës.

Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga biseda

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë një telefonatë nga ana e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Shefi i Athinës zyrtare shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.

Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.

Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan u bë ditën e djeshme nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, që për besimtarët ortodoksë përkon me të dielën e dytë të Kreshmës. sn

Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Shqipëria Madhështore’ do kenë numrin 1 në fletën e votimit

KQZ ka hedhur shortin për renditjen e forcave politike dhe koalicioneve në fletën e votimit.

Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Shqipëria Madhështore’ do ketë numrin 1 në fletën e votimit.

Renditja e partive në fletën e votimit:

 

1. Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2. Levizja Bashke

3. Levizja Atdheu

4. Partia Koalicioni Euroatlantik

5. Partia Socialiste

6.Nisma Shqipëria Bëhet

7. Aleanca Kombëtare shqiptare

8. Aleanca Demokracia e Re

9. Djathtas për Zhvillim

10. Partia Mundësia

11. Partia Social Demokrate

Berisha publikon përgjimet skandaloze të Ballës: Ja si bën pazare Suel Çela me dosjet e Skapit

Kryedmeokrati Sali Berisha nga SPAK ka sfiduar prokurorët e Posaçëm për bandat kriminale në Elbasan dhe lidhjet kriminale të socialistit Taulant Balla me këto banda.

Në një deklaratë për mediat jashët dyerve të SPAK, Berisha bashkëlidhur ka publikuar edhe bisedën e përgjimeve të dala mes Ballës dhe Suel Çelës, i dyshuar për nëj sërë veprash penale, se si Suel Çela bën pazare me ligjvënësin e PS me dosjet e SPAK.

Tani vazhdojmë përsëri me personazhin më të inkriminuar pas Edi Ramës në Shqipëri dhe ky është Taulant Bego Yaris.

Taulanti është një personazh unik.

A e dini ju të nderuar gazetarë që ai është edhe hajdut xhepash në kuptimin që nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit, hidh ca mbushje në kartën time të telefonit.

Pra, ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.

Në janar të vitit 2021, Sueli, kapoja i bandës së Elbasanit është në diskutim me pinin D787BO, e gjeni vetë ju ku është, por edhe unë do përpiqem, në lidhje me një çështje kundër tij, të nisur nga OFL.

Dosja ndodhet në SPAK.

Pini D787BO thotë se ‘do ta kthej dosjen nga Spaku në OFL’.

E shihni pra se si bëhen pazaret dhe pastaj më thonë pse thua ti organizatë kriminale. Po çfarë është kjo apo jo? A nuk është pazar që më hiqni dosjen dhe çojani edhe njëherë policisë.

Pini D787BO thotë se do ta kthejmë dosjen nga SPAK në OFL dhe shpresoj te kushtet.

E kuptoni pra se si shpëtohen kriminelët duke bërë dosjet top futbolli nga Spaku tek OFL dhe duke i nxjerrë jashtë afateve ligjore të gjykimit.

Tani në fund thuhet se ‘Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë’.

Domethënë do ta bëj se nuk ka ku të shkojë.

Pra, kjo ishte sot për Taon dhe për redaktorin.

Image

‘Jam në gjyq me Ramën!’- Sevim Arbana: E quajta ‘super psikopat’ pas skenës që pashë

Aktivistja Sevim Arbana në emisionin ‘Profil’ në Euronews, bëri një rrëfim të ndjerë për jetën e saj. E rritur pa baba por me nënën dhe motrat, aty ndjeu për herë të parë feminizmin të cilin nuk e njihte si nocion por e ktheu në mision.

E patrembur në luftën e saj për të drejtat e njeriut është gati të shkoj në gjyq me këdo…madje dhe me Kryeministrin e vendit.

Aktualisht sot jam në një gjyq qesharak me Ramën të cilin nuk e ka fituar as ai , as unë. Gjykata nga 10 milionë lekë që kërkoi Rama më ka detyruar mua vetëm 200 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë ka pranuar vetëm pjesërisht padinë e Ramës kundër meje, pasi shprehet se Arbana është zë publik dhe ka të drejtë të flasë në kontekstin e shoqërisë civile.

Në anën tjetër e ka kaluar më një ofendim që kam bërë unë kur kam thënë se 20 vjeç ishte psikopat, tani është superpsikopat. Unë kam parë kur na ftoi Rama për strategjinë e fëmijëve, që kur një nga deputetet seç i thotë dhe ky e pickon. E unë kam thënë që ai është autokrat nuk i pëlqen mendimi i të tjerëve. Kjo ka ndodhur në janar, në 1 gusht të 2019 mua më vjen dosja, padia nga Rama”, tha Sevim Arbana. sn

Mbyllja e TikTok, reagon familja e Martin Canit: Tragjedia jonë po përdoret për qëllime politike nga qeveria! Djali nuk e përdorte platformën

Familja e 14-vjeçarit të vrarë disa muaj më parë, Martin Cani ka reaguar me indinjatë ndaj përdorimit të ngjarjes së rëndë për qëllime politike.

Familjarët e të ndjerit shprehen se kanë ndjekur me indinjatë mënyrën se si rasti po përdoret, sipas tyre, nga qeveria për mbylljen e rrjetit social TikTok, ndërsa shtojnë se Martini nuk kishte një llogari në këtë platformë dhe se vrasja e tij nuk lidhet me të.

Sipas familjes, Martini humbi jetën për shkak të mungesës së sigurisë në shkolla, neglizhencës së institucioneve arsimore dhe shëndetësore, si dhe vonesave në trajtimin e tij mjekësor. Ata theksojnë se vendimi për ta transportuar në një spital më të largët dhe mungesa e pajisjeve të specializuara ishin faktorë që ndikuan në këtë tragjedi.

“Martini ishte një fëmijë me ëndrra, një futbollist i talentuar. Të mos e vrasim për herë të dytë me hipokrizi dhe manipulime politike”, përfundon deklarata e familjes.

Deklarata e plotë:

Familja Cani dënon përdorimin e vrasjes së Martin Cani për qëllime politike!
Ne, familja e Martin Canit, e kemi ndjekur me dhimbje dhe indinjatë të thellë mënyrën se si tragjedia jonë po përdoret për qëllime politike dhe për të justifikuar vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.
Duam ta themi qartë dhe publikisht: Martini nuk kishte një llogari në TikTok dhe Martini nuk u vra nga TikTok! Martini u vra nga një thikë e drejtuar nga një bashkëmoshatar i tij.
Martini u vra nga një sistem arsimor ku mungojnë masat për sigurinë në shkolla, ku institucionet arsimore dhe ato të rendit nuk marrin masa për të parandaluar dhunën. Ai u vra për shkak se prindërit nuk u njoftuan nga shkolla për incidentin e të premtes, duke mos pasur mundësinë e parandalimit te tragjedisë.
Martini u vra nga një sistem shëndetësor ku urgjenca e dërgon në spitalin më të largët, për shkak të një protokolli absurd, megjithëse QSUT ishte vetëm 3 minuta larg. Martini u vra sepse në Spitalin e Traumës mungon kardiokirurgu si dhe pajisja e specializuar Extracorporeal Circulation Machine për riparimin e zemrës.
Ndërkohë, ajo që po vret Martinin për së dyti është mungesa e drejtësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve! Drejtësia për Martinin ende nuk është vënë në vend, dhe familja jonë nuk do të ndalet së kërkuari që kjo vrasje të mos kalojë në heshtje.
Ne nuk pranojmë që emri i Martinit të përdoret për të justifikuar vendime politike që nuk kanë të bëjnë me vrasjen e tij. Në vend që të merren masa për rritjen e sigurisë në shkolla, për të forcuar edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, për të parandaluar raste të tjera tragjike, qeveria po kërkon të zhvendosë vëmendjen dhe të shmangë përgjegjësinë e saj reale.
Ne kërkojmë DREJTËSI PËR MARTININ!
Ne kërkojmë që institucionet të ndalojnë përdorimin e vrasjes së Martinit si një justifikim për vendime që nuk adresojnë shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie!
Martini ishte një djalë i mirë, një futbollist me ëndrra, një fëmijë që meritonte të jetonte. Të mos e vrasim për herë të dytë me hipokrizi dhe manipulime politike.
Familja Cani

bw

Hirësi Joani zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Hirësi Joani zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Hirësi Joan Pelushi ka qenë mitropoliti i Korçës.

Sinodi i Shenjtë i Kishës e  zgjodhi hirësinë Joani pas Liturgjisë Hyjnore të Dielës së Dytë të Kreshmës.

Në meshë po marrin pjesë besimtarët, drejtuesit e mitropoliteve ortodokse të Shqipërisë dhe të ftuar të tjerë. Të gjithë anëtarët e Sinodit janë të pranishëm në meshë. Ceremonia e marrjes së detyrës bëhet më 29 mars.

Hirësi Joani u prit me një ceremoni të veçantë dhe hyri në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ndërsa kambanat e saj dhe ato të të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri, ranë njëkohësisht në nder të këtij momenti historik. Ai do të pasojë në këtë detyrë të lartë Kryepeshkopin Anastas, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti.

 

Në testamentin e tij, Anastas shprehu dëshirën që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të ketë një klerik shqiptar në krye. bw


Send this to a friend