VOAL

VOAL

Banorët e Laprakës kallëzojnë në SPAK firmën Salillari, akuzohet për përfitim në tendera të paligjshëm

January 25, 2022
blank

Komentet

blank

Nga Alibeaj te Xhaferaj: Ja 19 deputetët që nuk votuan kundër marrëveshjes për Butrintin

Kuvendi miratoi mbrëmë projekt-ligjin për marrëveshjen mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, lidhur ndërmjet ministrisë së kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Pas një seance të gjatë me debate të ndezura nga të gjithë palët, ligji i qeverisë u miratua me 75 vota pro dhe mori 18 vota kundër.

Por ajo që ra në sy ishte numri shumë i ulët i votave kundër këtij projekti, të kritikuar nga PD si korruptim.

Bie në sy se deputetët e asaj pjese të akuzuar nga kryetari demokrat, Sali Berisha si të marrë peng nga Edi Rama, ishin në sallë por nuk votuan kundër.

SYRI sjell listën e tyre, e cila nis me emra si Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu e përfundon me Ferdinand Xhaferrajn.

19 deputetët e peng-opozitës që ishin prezent dhe nuk votuan kundër ‘Butrintit’!

1- Agalliu, Arbi

2- Alibeaj, Enkelejd

3- Bakiu, Merita

4- Bardhi, Gazmend

5- Dhori, Ilda

6- Gështenja, Lefter

7- Gjergji, Zheni

8- Hoxha, Flamur

9- Koreshi, Sajmir

10- Metaliaj, Lindita

11- Mziu, Xhelal

12- Nallbati, Bledjon

13- Pampuri, Orjola

14- Piroli, Kastriot

15- Sula, Dashnor

16- Tabaku, Jorida

17- Tyli Çupi, Dhurata

18- Ulliri, Andia

19- Xhaferaj, Ferdinand

blank

Majko “del nga rreshti” dhe kritikon qeverinë për “Butrintin”: Çfarë ka ndodhur që…?

Deputeti i PS, Pandeli Majko, ka kërkuar një përgjigje të detajuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lidhur me projektin e Butrintit.

Majko shprehet se në  planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët është bërë mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2002, ndërsa sipas tij qeveria si bazë legale të marrëveshjes ka marrë vendimin e KM të miratuar në 2022.

“Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, ndërkaq ju si bazë legale të marrëveshjes keni marrë vendimin e KM të miratuar në 2022, dmth 2 muaj më parë.

E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave…

Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VK që ka kaluar para dy muajsh.

Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit6, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VK numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë…

Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VK së 2002, duke krijuar edhe një VK tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë.

Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko. bw

blank

Duma: Ringritja nis me Berishën! Duhet njohur vullneti i demokratëve

Deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar zgjedhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së.

Në një prononcim para mediave, Duma theksoi se ajo tha se e vlerëson kontributin e kreut të ri të PD dhe tha se duhet respektuar vullneti i demokratëve.

Sipas Dumës, ringritja do të fillojë edhe me Berishën, megjithatë sipas saj, duhet zgjidhur ende problemet e brendshme brenda partisë.

Duma: Nuk kërkoj asnjë post nga PD. Kam thënë që nëse PD do të konsiderohet nga Berisha si krijesë, mendoj që duhet lënë e lirë për t’u zmadhuar. Që mund të bënte zgjedhje më të mira se sa kaq, po mendoj se po. Ai mund të bënte zgjedhje të mira, unë jam një nga X faktorët që e them si këshillë. Pesha që i drejtohet ai demokratëve është më e madhe se të tjerëve. Që duhet njohur vullneti i demokratëve, duhet njohur.

Këtu kemi qenë përpara se të jepte dorëheqjen Basha. Kam thënë që ringritja do të fillojë edhe me Berishën. Janë pjesë të dyja palët. Patjetër që Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë, e sigurisht që ne këtë duhet ta zgjidhim. syri.net

blank

Butrinti- Protestuesit i kërkojnë mbështetje: Mos lejoni të kalojë ligji. Berisha: Mbrojtja e tij, imperativ për çdo shqiptar

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në parlament dhe është takuar me protestuesit jashtë seancës, të cilët po protestojnë kundër ligjit për Butrintin. Berisha iu ka premtuar mbështetje teksa theksoi se Edi Rama nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave.

“Mbrojtja e Butrintit imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave, ajo është pronë e shqiptarëve”, tha Berisha.

“Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt”, tha Berisha.

 

Ambientalisti Sazan Guri i kërkoi mbështetje Berishës për të mos e lejuar ligjin të kalojë.
“Duke pasur ikonat e arkeologjisë me vete, si zoti Apollon Bace duam që të kapet sot mikrofoni të mos kalojë ligji”, tha Guri.

Berisha nga ana e tij, premtoi se do të përdorë zërin e tij kundër këtij projekti.

“Unë e ndjek me vëmendje dhe do përdor zërin tim kundër këtij projekti korruptiv në Shqipëri dhe Europë. Shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar”, tha Berisha. bw

blank

Humbi zgjedhjet përballë Sali Berishës, vjen reagimi i parë nga Ibsen Elezi

Pasi humbi zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ardhur reagimi i parë dhe nga Ibsen Elezi.

Teksa falenderon të gjithë ata që e inkurajuan në këtë garë, Elezi ka dhe një mesazh për ata që e presin ndryshimin nga kafja. Elezi shprehet se përballja me të keqen do të duhet të jetë thelbi i politikës.

Postimi i Elezit:

Falenderim !

Së pari për ata që më inkurajuan dhe votuan, shumicën pa i takuar dhe as njohur.

Së dyti për atë pjesë të medias, gazetarët dhe opinionistët që më inkurajuan.

Së treti për stafin tim modest prej 4-personash, që përballoi këto 10 ditë fushate të ngarkuar, dhe gjithë vëzhguesit që ndoqën procesin e votimit.

Kujtesë!

Për ata që mendojnë se do vijnë ditë më të mira duke ndenjur në kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetëm do e kalojnë ashtu në pritje jetën e tyre, por rrezikojnë edhe brezin që vjen.

Ata që presin të arrijnë diçka thjesht se i servilosen dikujt, dhe, apo ata që presin se kur do vijë dita e marrëveshjes për ndarjen e karrigeve, duhet të kuptojnë se nuk do i shërbejnë dot as vetes dhe jo më të ardhmes së ketij vendi.

Në themel të ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë.

syri.net

blank

Protestë para Kuvendit: Butrintin po ia bëjnë sot dhuratë ministrit grek

Një protestë po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër dhënies me ligj nën administrim të Parkut Kombëtar të Butrintit, një fondacioni privat për menaxhimin e tij.

Protestuesit janë intelektualë të shquar të fushave të ndryshme, të arkeologjisë, historisë, mjedisit.

Edhe avokati Zaçe Islami ishte një ndër ta. Ai deklaroi para mediave se çfarë fshihet pas miratimit të kësaj marrëveshjeje për Butrintin pikërisht në ditën kur në Shqipëri po zhvillon një vizitë, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

“Sot ka ardhur Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe nuk është rastësi që do të mblidhet parlamenti për ta miratuar ligjin, për ta kthyer Butrintin në pronë të dikujt që nuk është as historian, as shqiptar, as ka interesa në Shqipëri. Pra, është dhuratë që ky parlament i shitur, ia bën Ministrit të Jashtëm grek, nuk është rastësi.

Kush është shqiptar dhe do vendin e tij, duhet të jetë këtu dhe ta bllokojmë këtë ligj me çdo mjet deri në kryengritje të armatosur. Ne Butrintin nuk e lëshojmë, Butrinti është shqiptar, jo grek. Ai amerikani (kreu i fondacionit ) nuk është vetëm, e ka dërguar tjetërkush, janë plane të vjetra. Por Butrinti është dhe mbetet shqiptar.” syri.net

blank

Vizita e Dendias- PDIU: Të diskutohet Ligji i Luftës dhe Çështja Çame

Ditën e sotme, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Tiranën, duke zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë, duke nisur me kryepeshkopin Anastas Janullatos, dhe më pas edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe homologen e tij Olta Xhaçka.

Sakaq, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU në një deklaratë për mediat i bëjnë apel qeverisë që me ministrin Dendias të diskutohet ndër të tjera për heqjen e Ligjit të Luftës, dhe trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame.

Deklarata e plotë:

Qeveria të diskutojë me Dendias heqjen e Ligjit të Luftës dhe trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame.

Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë është një rast i mirë dhe i përsëritur, që qeveria shqiptare të diskutojë dhe të fusë në rrugën e zgjidhjes, çështje që prej kohësh kanë mbetur pa zgjidhje.

Shoqata Patriotike “Çamëria” i bën thirrje qeverisë shqiptare, që pa komplekse, me reciprocitet dhe me argument të kërkojë:

1. Heqjen e “Ligjit të Luftës” që Greqia mban në fuqi me Shqipërinë që nga viti 1940, pra që nga Lufta e Dytë Botërore dhe akteve nënligjore që do t’i hapnin rrugë, problematikave pronësore për shtetasit shqiptarë të Çamërisë dhe më gjerë.

Nisur edhe nga situata gjeopolitike e krijuar në rajon, agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Shqipëria dhe Greqia janë anëtarë të NATO-s, kjo çështje nuk duhet të zvarritet më.
U bënë 7 vjet që në çdo takim apo bisedime, pala greke premton që do ta heqë “Ligjin e Luftës”. Tani është koha që ky apendiks që nga Lufta e Dytë Botërore të hiqet.

2. Trajtimin dhe futjen në rrugën e zgjidhjes të Çështjes Çame, që buron si detyrim nga ligji 7839, datë 30.06.1994 “Për shpalljen e datës 27 qershor si Dita e Genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë, datë 08.04.2004, “ Për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe heqjen e “Ligjit të luftës”.

Trajtimi i Çështjes Çame nga pikëpamja historike, juridike, pronësore dhe e të drejtave të njeriut është detyrim për qeverinë shqiptare, që buron nga vendime detyruese të Parlamentit të Shqipërisë, referuar Ligjit dhe Rezolutës.

Nisur dhe nga situata në rajon dhe në frymen e dialogut, çështje si ajo e shelfit kontinental dhe zonave ekskluzive ekonomike; Njohja e Kosovës nga Greqia; Marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi; Trajtimi i tyre me reciprocitet do të ishin një kontribut i çmuar dhe direkt për marrëdhënie të mira e fqinjësore me Greqinë.

Ne mirëpresim dhe jemi të vëmendshëm ndaj dialogut për këto çështjeve të rëndësishme që do të kapërcenin ngërçin e çështjeve historike duke hapur një kapitull të ri midis dy vendeve. syri.net

blank

‘Duan të kalojnë pabesisht ligjin’- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit thërret protestë urgjente

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka thirrur një protestë para Parlamentit pasi mazhoranca ka përcaktuar në rend dite të kalojë ligjin për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Thirrjen e ka bërë njëri prej nismëtarëve Aulon Kalaja, i cili thotë se ‘nesër, e henë, ora 09:30, mblidhemi para Parlamentit, sepse duan të kalojnë pabesisht ligjin për Butrintin. Nëse mundeni takohemi atje me kolegë të tjerë si Apollon Baçe, Neritan Ceka, Edmond Budina, Andi Tepelena, Aulon Kalaja, etj.’. syri.net

blank

VIDEO- ‘U krye’ – Fjalët e para të Sali Berishës si kryetar i PD: Kjo, mrekulli e vërtetë shqiptare!

Sali Berisha ka folur për herë të parë si kryetar i Partisë Demokratike, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. 

Mrekulli shqiptare e quajti Berisha votën e lirë të demokratëve që u demonstrua sot nga 43 mijë e 680 anëtarë të PD në të gjithë vendin.

“U krye! U krye, jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin të 21”, ishin fjalët e para të Berishës.

Kreu i PD shprehu mirënjohje për demokratët që në këto muaj rikthyen vlerat e lirisë, duke bërë historinë në vend, ndërsa solli në vëmendje mesazhet e James Baker në Tiranë 31 vitë më parë.

Duke deklaruar se Shqipëria është nënshtruar nga një regjim, Sali Berisha nuk ka kohë për të humbur dhe jo pa qëllim u shpreh se demokratët janë në mision për të ndryshuar larguar qeverinë ‘Rama’ dhe transformuar vendin.

Nuk kam ndonjë fjalim të gjatë sot, por kam një përulje të madhe, dhe një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e lirisë së shqiptarëve si mrekullia e vërtetë e shekullit të 21-të. 31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Baker, do t’u thoshte shqiptarëve se ju do jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Dëshmitar i pengesave të jashtëzakonshme, por anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të idealeve më të larta, më fisnike, njerëz të lirë, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm.

Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre. Kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata anëtarë që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e Partisë Demokratike. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju, ne do t’ia dalim, ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza, që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohin PD t’i njohë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton”, u shpreh Berisha.   syri.net

blank

Zgjedhjet për kreun e PD, 31950 votues deri në orën 15:00

Partia Demokratike ka bërë të ditur shifrat e votuesve deri në orën 15:00.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për 31950 votues.

Njoftimi nga PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton që pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkëngjitur.

Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’.

blank

blank

Kreu i ri i PD, deri në orën 13:00 votuan 24165 anëtarë

Partia Demokratike ka bërë publike shifrat e reja të votimeve në të gjithë Shqipërinë.

Deri në orën 13:00 kanë votuar 24165 anëtarë.

Për kreun e ri të PD-së konkurrojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Njoftimi i PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 13.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkëngjitur.

Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’.

blank

blank

Presidenti- Raundi i dytë drejt dështimit, Rama me emrin në ‘mëngë’

Raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit pritet të ketë fatin e të parit, pasi deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të paraqitur.

Afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave për kreun e shtetit është ora 16:00 e kësaj të diele dhe të drejtën e propozimit, PS ia la opozitës.

Deputeti i PD-së, Enkelej Alibeaj u tërhoq nga propozimi i emrave, pasi PS-ja ia bëri të qartë se nuk do të firmoste kandidatë të opozitës dhe se e djathta duhet t’i gjente vetë 20 deputetët firmëtarë.

Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit, atëherë mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit. Kështu ka thënë nga Fieri, kryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh kreu i grupit negociator me opozitën për procesin e zgjedhjes së Presidenti Taulant Balla.

“Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, u shpreh Balla.

Të hënën pasdite pritet të mbahet seanca plenare ku do të cilësohet si i ezauruar raundi  dytë dhe sipas procedurave të parashikuara Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë mbajtjen e raundit të tretë, i cili është i fundit që kërkon 84 vota për zgjedhjen e presidentit. syri.net


Send this to a friend