Lideri opozitar Sali Berisha sqaroi një keqkuptim mbi një artikull të sponsorizuar, duke thënë se fillimisht i ishte servirur si i tillë, por më pas autori e mohoi dhe ai i beson plotësisht gazetarit. Ai theksoi se hapësirat mediatike me pagesë janë të zakonshme në gazetat e mëdha dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e redaksive.
Duke kaluar te tema e Paul Manafort-it, Berisha e cilësoi atë si një strateg elektoral brilant, arkitektin e fushatës së Trump në vitin 2016, dhe e quajti viktimë të persekutimit politik. Ai mohoi që Manafort dhe bashkëpunëtorët e tij të kenë ardhur në Shqipëri si lobistë, duke theksuar se nuk kanë asnjë kontratë të tillë. Sipas tij, qëllimi i tyre ishte të ndihmonin në fitoren e Partisë Demokratike dhe të kontribuonin në projektin politik të Donald Trump për Shqipërinë.
FJALA E BERISHËS:
Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës.
Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar.
Autori tha se nuk është i sponsorizuar.
Dhe unë i besoj gazetarit.
Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës.
Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë.
Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij…
…Paul Manafort është një kolos, një gjeni i fushatave elektorale, i fushatës së vitit 2016 të presidentit Donald Trump. Ai ishte arkitekti, kryestrategu i fushatës elektorale të vitit 2016 të presidentit Donald Trump, i cili u persekutua në mënyrën më hakmarrëse vetëm për këto arsye, nga McGonigal mes të tjerëve.
Dhe, ai ka qenë në Shqipëri legalisht, thashë dhe njëherë, është një person i jashtëzakonshëm në doktrinën elektorale dhe njohurit elektorale, ka ardhur me kryestrategun, bashkëkryestrategun e fushatës së vitit 2025 të presidentit Donald Trump.
Çfarë do të thotë kjo? Pse i persekutuar qenka Paul Manafort?
Nuk janë lobistë, unë këtu para jush e kam thënë, absolutisht nuk janë lobistë. Nuk janë. Absolutisht nuk janë…
Sepse kompanitë lobiste, edhe këta nuk e dinë a bëjnë veprimtari lobiste apo jo, por ajo ka kontratë tjetër dhe rregull tjetër. D.m.th ata kanë ligjin e regjistrimit, jo vetëm problemet financiare, por çdo problem tjetër, si lobistë.
Nuk janë të kontraktuar dhe nuk janë për lobistë.
Kanë ardhur për fitoren e PD-së.
E tha ai vetë pse kanë ardhur. Për të vazhduar punën e Donald Trump. “To Make Albania Great Again”. Ishte ajo. E tha atë. Nuk ia thashë unë atë.
“Mitingun e funeralit politik të Ramës do e organizojmë aty ku mbajti mitingun e funeralit politik të Veliajt”, kështu deklaroi gjatë një konference shtypi kryetari i Partisë Demokratike.
Berisha: Rrogat e ulëta, do vendoset rroga 500 euro.
500 euro do të thotë rritje me 20 e ca për qind e rrogës. Do rritet ajo 3 muajt e parë. Po
Këto janë ta quajmë paketa e sulmit kundër skamjes.
Me këto, skamja zhduket. E ka zhdukur çdo vend. Skamjen e zhduk çdo vend i lirë i grupit të vendeve si Shqipëria me të ardhura të mesme të larta, nuk ka skamje. Nuk mund të ketë se e shpërndan. Përdor modelin e shpërndarjes. E ka në dorë.
Është absolutisht kështu. Varfëri ka. Varfëria është tjetër, varfëria ekstreme është tjetër.
Kurse këtu është thelluar çdo vit e më shumë skamja. Dhe kulmi i kulmit është se administrata 200 mijë punonjës nuk paguajnë sigurime shoqërore dhe i lënë pensionistët në atë gjendje.
Ky është një krim shumë i madh se Edi Rama nuk e ka mendjen aty.
Ekziston vetëm familja e tij, avokatia për familjen e tij, avokatia për Erion Veliajn, për fustanet e Ajolës, për vjedhjet e Belindës, kjo është e vërteta.
Pensionistët duan pensione dhe ky po i gënjen me bonusin tani. Bonusi është një krim elektoral që po kryen dhe për të cilin në mënyrë absolute do ndëshkohet si me votë më 11 maj, si me ligj më mbrapa.
Do ndëshkohet për çdo krim elektoral.
Dhe ju garantoj se nëse dje shqiptarët panë mitingun e funeralit politik të Erion Veliajt, është e afërt dita kur do të shohin mitingun e funeralit politik të Edi Ramës. Dhe po në atë shesh.
Ai miting do organizohet po në atë shesh ku organizoi mitingun e funeralit të Erion Veliajt.
Se ky filloi tani me mitingje funeralesh, atëherë do i kthehet në kokë.
Ashtu ishte ai. Më pëlqeu mua si miting. Ishte i pëlqyeshëm.
Pra, në këtë mënyrë bile shpresoj që të jetë para 11 majit.
Nuk e dimë gjërat, ka zhvillime të shpejta shumë. sn
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me afërta e zbuluara sot nga emisionin “Veting” në News24, lidhur me zëvendës ministren Belinda Balluku dhe vartësit e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka kërkuar hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi u shpreh se rastet janë abuzim i rëndë me detyrën dhe meritojnë ndëshkim nga forca e ligjit.
REAGIMI:
Ami Kozeli, zëvendësi i Belinda Ballukut, është një tjetër anëtar i bandës elektorale që ka zbarkuar prej muajsh tashmë në qarkun e Fierit, në tentativë që me paratë që përfiton familja e tij në kundërshtim të hapur me ligjin, do blejë dinjitetin e qytetarëve të Divjakës!
Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, apo së fundmi Ami Kozeli, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier.
Emisioni investigativ “Vetting” në Neës 24 ka zbuluar sonte skemën korruptive që ka ngritur ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, një skemë identike me aferën “5D” të Bashkisë së Tiranës, ku zëvendësministra, drejtori i kabinetit dhe drejtor në ministri i japin tendera kompanive të zotëruara nga familjarët e tyre të afërt (babai, vllai, apo djali).
Ky është një abuzim i rëndë me detyrën, një akt i pastër korruptiv, një shkelje brutale e ligjit, që jo vetëm duhet të hetohet nga SPAK pa asnjë vonesë, por duhet të ndëshkohet me forcën më të ashpër të ligjit! Shqiptarët kërkojnë drejtësi, kërkojnë luftë reale ndaj korrupsionit, kërkojnë ti jepet fund pandëshkueshmërisë!bw
Rënia e shtetit në duart e klanit Balluku Në 3 tetor 2021 shpërtheu skandali ndërkombëtar i Pandora Papers, ku miliona dokumente sekrete të zbuluara nga Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarisë Investigative ekspozuan sekretet financiare për 35 drejtues dhe ish-drejtues politikë botërorë. Më shumë se 330 politikanë dhe zyrtarë publikë, si dhe një grup global të arratisurish, mashtruesish dhe vrasësish përfunduan në faqet e mediave ndërkombëtare.
Ky skandal evidentoi se shumë nga njerëzit e fuqishëm që mund të ndihmojnë për t’i dhënë fund sistemit offshore, janë pikërisht ata që përfitojnë më shumë nga ky sistem duke fshehur asetet nëpërmjet kompanive private, ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë shumë pak për të ngadalësuar rrjedhjen globale të parave që pasurojnë kriminelët dhe varfërojnë kombet.
Shqipëria kishte disa biznesmenë të përfshirë në skandalin e Pandora Papers, por deri më sot nuk është zbuluar asnjë politikan shqiptar në këto lista. Megjithatë kërkimet e thelluara të “Vetting” provojnë se zv.ministra rezultojnë me pasuri të fshehura jashtë vendit.
Për herë të parë “Vetting” zbulon aferat në nivelet më të larta të qeverisjes, që kanë përfshirë zv.kryeministren Belinda Balluku, stafin e saj më të ngushtë ku familjarë të zv.ministrit të Infrastrukturës dhe drejtorë nën varësinë e Ballukut janë të implikuar në tendera publika dhe kompani me skema offshore. Madje familjarë të drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres rezultojnë ortakë me kompani që marrin fonde publike nga buxheti i shtetit, që ngrenë dyshime të forta për afera korruptive pasi kemi konflikt interesi.
Për zv.kryeministren Balluku ka disa padi nga opozita e vendit për Portin e Durrësit, për sektorin e energjisë, dy hetime nga SPAK për koncesionin e bazës ushtarake në Sarandë dhe tunelin e Llogarasë, ku shkeljet për këtë të fundit janë denoncuar nga emisioni “Vetting” në prill 2024.
Teksa ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj u vendos nën hetim nga Prokuroria e Posaçme pasi iu ekspozuan njohjet me biznesmenët e inceneratorëve për shkak të një aksidenti me makinën që po udhëtonte në Maqedoninë e Veriut, për zv.kryeministren Balluku ka një mjegull, e cila të krijon përshtypjen e qetësisë përpara stuhisë.
Rindërtimi dhe përjashtimi nga TVSH-ja për Kozelin Zv.ministri i Infrastrukturës Kozeli nuk ka probleme vetëm me rastin e vëllait, por probleme që lidhen edhe me Rindërtimin. Në 13 shkurt 2020, Këshilli i Ministrave me anë të vendimit nr.143 do të miratonte listën e subjekteve, të cilat përjashtoheshin nga TVSH-ja në kuadër të programit të Rindërtimit. Pra, kompanitë që kishin projekte publike që lidheshin me Rindërtimin nuk do të paguanin TVSH-në, si edhe kompanitë që do të ndërtonin projekte të lidhura me Rindërtimin, që financoheshin nga donatorë të huaj drejtpërdrejt.
Më 30 shtator 2020, Këshilli i Ministrave do të shtonte edhe një kategori tjetër përfituesish, që ishin kompanitë nënkonktraktore të përfshira në programin e Rindërtimit dhe furnizuesit e mallrave për këtë proces. Në listën e kompanive të publikuara nga tatimet, të cilat kanë përfituar nga TVSH-ja gjendet edhe kompania “EUR0-GUAINA” ish Manti shpk, në pronësi të Agim Kozelit, babai i zv.ministrit të Infrastrukturës Ami Kozeli. Sipas avokatit Arben Llangozi, këtu kemi të bëjmë me të njëjtin problem sepse kemi të bëjmë me veprime korruptive pasi dyshohet se zv.ministri ka favorizuar babanë e vet, për ti dhënë prokurime apo për ti dhënë tendera, për të përfituar nga buxheti i shtetit.
Kjo kompani është themeluar në vitin 2003 nga shtetasi italian Lorenzo Recchetti, Agim Kozeli dhe Artur Kozeli. Në 2006 ortak kalon Ami Kozeli, i cili ia rishet këto aksione babait të vet në vitin 2014.
Nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se kjo kompani është përjashtuar 4 herë nga pagesa e TVSH-së si nënkontraktor ose furnizues i kompanive që kanë realizuar projekte nga Rindërtimi.”
Në këtë rast Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë autorizime për kompaninë “EURO-GUAINA” për përjashtim nga TVSH-ja, në 17 shtator 2021, në 13 korrik, 16 shtator dhe në 4 tetor të vitit 2022.
Sipas avokatit Arben Llangozi, këtu kemi të bëjmë me të njëjtin problem sepse kemi të bëjmë me veprime korruptive pasi dyshohet se zv.ministri ka favorizuar babanë e vet, për ti dhënë prokurime apo për ti dhënë tendera, për të përfituar nga buxheti i shtetit.
“Prokuroria e Posaçme duhet menjëherë të fillojë një hetim, të dokumentojë veprimet sepse përvecse kemi përfitim të ardhurash nga buxheti i shtetit kemi edhe rimbursim TVSH-je dhe kjo e ka dëmtuar dy herë buxhetin e shtetit dhe këtu vetëm një favorizues të përbashkët, favorizimin nga djali i vet që i bën familjarëve të vet, siç është në rastin konkret babait apo vëllait të tij”, tha avokati Llangozi në lidhje me këtë rast.
Drejtorët e Ballukut nën dyshime për konflikte interesi Në fillim të vitit 2021, konsorciumi i kompanive të huaja dhe shqiptare, ku ndër to ishte dhe kompania “ABKONS” e Besnik Leskaj do të fitonte tenderin 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit për hartimin e Projektit të detajuar teknik të Portit të ri tregtar të Integruar të Durresit në Porto Romano. Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse u skualifikuan duke u shpallur automatikisht fitues bashkimi i kompanive “ABKONS shpk”, “HASKONINGDHV NEDERLAND B.V”, “ADEC ENGINEERING CONSULTANCY L.L.C”, “TAULANT” shpk, “GEO-ENG shpk”. Sipas Open Data Albania ky tender paraqet dyshime për korrupsion dhe favorizim nga Autoriteti Portual Durrës.
Dy drejtoresha në Ministrinë e Infrastrukturës, Erjola Muka dhe Irena Malolli, të cilat janë anëtare të shoqërisë publike Hekurudha Shqiptare SH.a, bashkëshortët e tyre, përkatësisht Redjon Biba dhe Sokol Malolli janë drejtues te kompanitë “ABKONS” dhe “IKONS” të biznesmenit Leskaj që ka aksione te koncesioni i hekurudhës.
Është e paqartë nëse kemi konflikt interesi në këtë rast, por numri i lartë i personave të lidhur me biznesmenin ngrenë hije dyshimi.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport, ku zbulohet se kompania koncesionare ka shkelur kushtet e kontratës. Realizimi i kontratës ka ngelur mbrapa me afatet dhe kjo ka sjellë probleme, ku evidentohet se Ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Balluku nuk ka ngritur grupin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, duke ngritur hije dyshime për favorizime.
Aferat e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku Në gusht 2021, Ministrja Belinda Balluku do të afronte si këshilltar ligjor në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës avokatin e ri Ermal Nufi. Aktualisht, me vendim të Këshillit të Ministrave, Nufi është emëruar kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryeson Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.
Prej gushtit të vitit 2022, Nufi mban pozicionin e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku.
Por pse e ka mbështetur Balluku avokatin e ri për të ngjitur me shpejtësi hapat drejt kupolës së pushtetit?
Në fakt, Ermal Nufi dhe Ami Kozeli janë bazat që mbajnë në këmbë pushtetin e Ballukut dhe në të njëjtën kohë janë nën dyshimin e fortë për konflikte interesi me detyrën.
Konkretisht zv.ministri Ami Kozeli dhe vëllai i Drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Edmir Nufi së bashku rezultojnë anëtarë të Bordit Këshillimor te Koorporata e Investimeve Shqiptare, e cila përforcon dyshimet për nepotizëm dhe konflikte interesi brenda zyrës së Ballukut.
Nga informacionet e siguruara nga “Vetting”, ashtu si zv.ministri Kozeli, edhe vëllai i Ermal Nufit, Edmir Nufi rezulton ortak me biznesmenë që marrin fonde publike, konkretisht me Hamz Islamaj te kompania e transportit të kontenierëve “MARITIME LOGISTICS”, e cila ngre dyshime të pastra për konflikte interesi për shkak të tenderave të përfituara nga institucionet në varësi të Belinda Ballukut dhe Ermal Nufit.
Në 20 janar 2021, te Terminali i Kontenierëve në Durrës, Edmir Nufi, Hamz Islamaj dhe Olsi Korça do të themelonin kompaninë “MARITIME LOGISTICS”, e cila kishte si objekt veprimtarie ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe veprimtari të tjera, por që shumë shpejt do të fillonte likujdimin.
Jetëgjatësia e kësaj kompanie ishte shumë e shkurtër pasi në 31 gusht 2022, të tre ortakët miratuan raportin e likujdimit të kompanisë, duke sjellë dhe cregjistrimin nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Hapja dhe mbyllja e kompanisë brenda një kohe të shkurtër ngre dyshime për qellimet e aktivitetit të kësaj kompanie dhe ortakëve të saj.
Nga kërkimet e ”Vetting” rezulton se Hamz Islamaj është pronari i kompanisë ”BE-IS” shpk, e cila ka marrë tendera nga Rindërtimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe koncesione nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga të dhënat e siguruara nga Open Data Albania, kjo kompani në 5 vitet e fundit ka përfituar 44 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit, duke përjashtuar tenderat që ka marrë në bashkëpunim me kompanitë e tjera.
Whatsapp Image 2025 02 20 At 20.18.15
Vëllai i Ermal Nufit, Edmir Nufi aksioner me Hamz Islammaj i kompanisë “Be-is” sh.p.k me Olsi Korça
Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko personi me lidhje me pushtetin krijon një kompani në momentin e tenderit, shkon, aplikon fiton tenderin dhe kompanitë që likujdohen janë kompani njëpërdorimshe.
“Nuk është kompania që po e fiton tenderin, po e fiton ti që ke miqësi me ministrin, më kupton? Pra, ti që je i afërm me ministrin do fitosh tenderin. Kompania merr tenderin, ekzekuton tenderin, merr gjithë paratë, transfertat nga thesari i shtetit, pra kryen të gjitha likujdimet dhe në moment që mbaroi tenderi, mbaroi edhe funksioni i kompanisë”, tha eksperti Soko.
Por a kemi konflikt interesi në këtë rast? Në 29 qershor 2022, Këshilli i Ministrave do të emëronte si kryetar të Bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Ermal Nufin dhe 3 ditë më pas, në 1 korrik 2022, Hamz Islamaj do të fitonte tenderin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me vlerë 879 milionë lekë ose 879 mijë euro, duke qenë ortak njëkohësisht në një kompani tjetër me Edmir Nufin, vëllain e kreut të ri të Bordit të ARRSH-së.
Konkretisht bashkimi i kompanive “BE-IS” dhe “ERGI” shpk do të shpalleshin fitues nga ish Drejtori Evis Berberi për Lotin 8 “Mirembajtje me performance e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjake + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strume – Qafe Marinez”, edhe pse kishte kompani të tjera me oferta më ekonomike.
Sipas avokatit Arben Llangozi, kompania e cila është në ortakëri me vëllain e kryetarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, mund të kenë transaksione te të dyja kompanitë.
“Duhet një hetim i mirëfilltë sepse përvec veprës penale të korrupsionit që është e dukshme, kemi edhe vepër penale të pastrimit të produkteve të veprës penale sepse në qoftë se të ardhurat monetare të përfituara nga kjo kompani, kanë lëvizur dhe përfitues kryesor është vëllai i drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, atëherë kemi të bëjmë edhe me veprën e pastrimit të veprës së produktit penale”, u shpreh për “Vetting” avokati Llangozi.
Sipas nenit 11 të ligjit për Autoritetin Rrugor Shqiptar, Bordi i ARRSH-së përcakton politikat e biznesit të Autoritetit, vendimet që rregullojnë veprimtarinë, si dhe miraton programet e brendshme vjetore dhe të buxhetit korrespondues të Autoritetit.
Ndërkohë sipas nenit 12 vijues të po këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm është menaxheri i përgjithshëm i Autoritetit dhe vepron sipas autoritetit të deleguar nga Bordi, duke i raportuar drejtpërdrejt atij. Madje një nga kushtet për tu bërë anëtar i Bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar sipas nenit 9, pika “d” të ligjit për Autoritetin Rrugor Shqiptar është që anëtari të mos jetë në konflikt interesi me detyrën.
“Këto janë vepra të rënda, duhet të ndiqen nga Prokuroria e Posacme sepse kemi të bëjmë me vjedhje të buxhetit të shtetit”, tha avokati Llangozi.
Por ky nuk është i vetmi tender, që lidhet me kohën e Ermal Nufit si person me rëndësi që mund të ketë ndikuar për tenderat pasi në 13 shtator 2022, përsëri “BE-IS” shpk së bashku me “ERGI” shpk do të fitonin tenderin me vlerë 372 milionë lekë ose 3.7 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për kontratën “Nderhyrje ne zona sportive dhe lodra per femije “Dua te luaj” (rajoni 1 dhe 2)”.
Sipas ligjit për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, zv.kryeministri është kryetari i Këshillit Drejtues, në këtë rast Belinda Balluku dhe sipas nenit 11, pika 1/c Këshilli miraton marrëveshjet e zbatimit dhe/ose të financimit të projekteve.
Në këtë rast Ermal Nufi është Drejtor i kabinetit të zv.kryeministres prej gushtit 2022 dhe ka dyshime të forta, që mund të ketë ndikuar për këtë tender që është fituar nga ish ortaku i vëllait të vet.
Megjithatë “BE-IS” shpk nuk ka lidhje vetëm me vëllain e Drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku, por rezulton e lidhur edhe me Drejtorin në Ministrinë e Infrastrukturës për Programet e Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë, Mehmet Hasalami nëpërmjet djalit të vet Devis Hasalami.
Balluku i jep hidrocentralin drejtorit të saj Në 18 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës do të lidhte marrëveshjen e Partneritetit Publik Privat me shoqërinë koncesionare “Kalisi Hydropoëer”, e cila është në pronësi të “BE-IS” shpk me aksioner Hamz Islamaj dhe “HASALAMI” ish “EL-PROM” shpk, asokohe në pronësi të Elton Mataj për ndërtimin e Hec-eve Veleshica 1 dhe Veleshica 2 në zonën e Kukësit me 35 vite afat shfrytëzimi.
Në 14 maj 2021, Elton Mataj do të shiste kompaninë e vet Devis Hasalamit me vlerë 2 milionë lekë ose 2 mijë euro, e cila kishte në zotërim 1% të HEC-it “Kalisi Hydropoëer”. Disa javë më pas, në fund të majit 2021, Hamz Islamaj do t’ia shiste 49% të aksioneve të kompanisë “Kalisi Hydropoëer”me vlerë 49 mijë lekë ose rreth 500 euro Devis Hasalami te kompania “HASALAMI” ish “EL PROM” shpk. Kujtojmë se kjo kontratë e Partneritetit Publik Privat ka marrë për shfrytëzim për 35 vite zonën për prodhimin e energjisë elektrike, fakt i cili ngre dyshime për evazion fiskal.
Kontrate Shitje
Lidhja e Devis Hasalami dhe Hamz Islamaj nga “BE-IS” te “Kalisi Hidropower”
Në momentin që këto kontrata publike ndryshojnë identitetin e aksionerit apo dhe volumin e aksionerit brenda vet kompanisë, vihet në dijeni Autoriteti Kontraktor që në këtë rast është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nën drejtimin e Ballukut. Por ka një problem se kompania që zotëron një pjesë të aksioneve te “Kalisi Hydropoëer” ka ndryshuar pronarin dhe rrjedhimisht ka një tjetër pronar, pavarësisht se kompania ngelet “HASALAMI“, “EL PROM” sh.p.k.
Nga dokumentet zyrtare rezulton se Ministrja Balluku ka qenë në dijeni për ndryshimin e pronësisë dhe ajo që e bën më interesant këtë fakt është se dokumenti i vitit 2022 që pasqyron një shtesë në kontratën 2022 është firmosur nga një zv.ministër i Infrastrukturës, ku në dokument rezulton i fshirë identiteti për shkak të dokumentit të keqskanuar.
Skandali me mbetjet dhe pronat e ushtrisë Skandali me eksportin ndërkombëtar, ku dyshohet se janë eksportuar mbetje të rrezikshme ka sjellë nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Durrësit në gusht të vitit të kaluar. Numri i lartë i zyrtarëve të përfshirë në këtë aferë ngre pikëpyetje se si do të hetohet kjo çështje nga Prokuroria e Durrësit, për të cilën ka kompetenca të posaçme SPAK dhe burime njerëzore dhe teknologjike, që mundësojnë zbërthimin e njërit prej skandaleve më të mëdha që ka mbërthyer qeverinë shqiptare.
Në këtë rast jo vetëm Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgjegjësi, por edhe Ministria e Infrastrukturës pasi ka në varësi Autoritetin Portual të Durrësit dhe sipas ligjit për transportin e mbetjeve të rrezikshme është ministria përgjegjëse, gjë e cila është anashkaluar në hapësirën publike.
Sipas ish Komandantit të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari Ministria e Infrastrukturës tenton të mbrojë ato institucione të cilat kanë pasur përgjegjësinë për të kryer këtë kontroll për të mos zbuluar për të mos lejuar trafikimin.
“Problemi kryesor në gjykimin tim është Autoriteti Portual i Durrësit për shkak se kemi të bëjmë me një strukturë plotësisht shtetërore, pra mbetjet kanë hyrë në një strukturë shtetërore, ku kontrolli ose niveli i sigurisë është plotësisht në nivelin e Autoritetit Portua”, tha për Vetting ish-Komandanti i FA-së, Artur Meçollari.
Por ky nuk është i vetmi skandal që ka përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës pasi zv.kryeministrja Balluku është e përfshirë te skandali i pronave të ushtrisë në Sarandë në portin e Limionit.
Sipas ish Komandantit Meçollari, ministrja Balluku është direkte e përfshirë në dhënien e bazës së Marinës me kompaninë Marina Limion.
”Ajo ka miratuar vendimin e Komisionit të Koncesionit dhe ajo ka miratuar dhe në të njëjtën kohë ka mbajtur korrenspondencën me Ministrinë e Mbrojtjes dhe është në dijeni të refuzimit që i është bërë nga Ministria e Mbrojtjes nga ana e forcës detare për shkak se u cënua siguria detare”, u shpreh ish Komandanti Mecollari.
Disa muaj më pas, zyra e Ministrisë së Infrastrukturës është bastisur nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të Prokurorisë së Posacme. Zhvatja e pasurisë publike, ortakëritë e familjarëve të zv.ministrave dhe drejtorave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kapja e fondeve publike nën hijen e dyshimit për korrupsion dhe favorizim janë një pasqyrë se si zyrtarët e lartë kanalizojnë paratë publike në parajsat offshore duke përdorur lidhjet familjare nëpërmjet biznesmenëve, që janë fuqizuar nën hijen e qeverisë aktuale.
Sot që flasim, Prokuroria e Posaçme ka rreth 1 mijë çështje nën hetim për zyrtarët e lartë, duke pasqyruar dhe nivelin e lartë të korrupsionit në administratën publike, e cila ka filluar të stepet në firmosjen e letrave me porosi nga shefi.
Deri më sot i vetmi rast publik, që është nën hetim për fshehje pasurie në offshoret e Londrës është Ceno Klosi, zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili nuk ka deklaruar pasuritë në Londër, hotelin, kompanitë “RCR BARS Limited” dhe “First Bar Limited” në ILDKPKI. Pavarësisht se rasti është denoncuar me prova dhe fakte nga emisioni “Vetting”, Klosi u katapultua në detyrë edhe aktualisht vazhdon të jetë në konflikt interesi me detyrën pasi rezulton aksioner aktiv te “First Bar Limited” në Londër në kundërshtim me ligjin. bw
Në gusht 2021, Ministrja Belinda Balluku do të afronte si këshilltar ligjor në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës avokatin e ri Ermal Nufi. Aktualisht, me vendim të Këshillit të Ministrave, Nufi është emëruar kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryeson Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.
Prej gushtit të vitit 2022, Nufi mban pozicionin e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku.
Por pse e ka mbështetur Balluku avokatin e ri për të ngjitur me shpejtësi hapat drejt kupolës së pushtetit?
Në fakt, Ermal Nufi dhe Ami Kozeli janë bazat që mbajnë në këmbë pushtetin e Ballukut dhe në të njëjtën kohë janë nën dyshimin e fortë për konflikte interesi me detyrën.
Konkretisht zv.ministri Ami Kozeli dhe vëllai i Drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Edmir Nufi së bashku rezultojnë anëtarë të Bordit Këshillimor te Koorporata e Investimeve Shqiptare, e cila përforcon dyshimet për nepotizëm dhe konflikte interesi brenda zyrës së Ballukut.
Nga informacionet e siguruara nga “Vetting”, ashtu si zv.ministri Kozeli, edhe vëllai i Ermal Nufit, Edmir Nufi rezulton ortak me biznesmenë që marrin fonde publike, konkretisht me Hamz Islamaj te kompania e transportit të kontenierëve “MARITIME LOGISTICS”, e cila ngre dyshime të pastra për konflikte interesi për shkak të tenderave të përfituara nga institucionet në varësi të Belinda Ballukut dhe Ermal Nufit.
Në 20 janar 2021, te Terminali i Kontenierëve në Durrës, Edmir Nufi, Hamz Islamaj dhe Olsi Korça do të themelonin kompaninë “MARITIME LOGISTICS”, e cila kishte si objekt veprimtarie ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe veprimtari të tjera, por që shumë shpejt do të fillonte likujdimin.
Jetëgjatësia e kësaj kompanie ishte shumë e shkurtër pasi në 31 gusht 2022, të tre ortakët miratuan raportin e likujdimit të kompanisë, duke sjellë dhe çregjistrimin nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Hapja dhe mbyllja e kompanisë brenda një kohe të shkurtër ngre dyshime për qëllimet e aktivitetit të kësaj kompanie dhe ortakëve të saj.
Nga kërkimet e ”Vetting” rezulton se Hamz Islamaj është pronari i kompanisë ”BE-IS” shpk, e cila ka marrë tendera nga Rindërtimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe koncesione nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga të dhënat e siguruara nga Open Data Albania, kjo kompani në 5 vitet e fundit ka përfituar 44 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit, duke përjashtuar tenderat që ka marrë në bashkëpunim me kompanitë e tjera.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko personi me lidhje me pushtetin krijon një kompani në momentin e tenderit, shkon, aplikon fiton tenderin dhe kompanitë që likujdohen janë kompani njëpërdorimshe.
“Nuk është kompania që po e fiton tenderin, po e fiton ti që ke miqësi me ministrin, më kupton? Pra, ti që je i afërm me ministrin do fitosh tenderin. Kompania merr tenderin, ekzekuton tenderin, merr gjithë paratë, transfertat nga thesari i shtetit, pra kryen të gjitha likujdimet dhe në moment që mbaroi tenderi, mbaroi edhe funksioni i kompanisë”, tha eksperti Soko.
Por a kemi konflikt interesi në këtë rast?
Në 29 qershor 2022, Këshilli i Ministrave do të emëronte si kryetar të Bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Ermal Nufin dhe 3 ditë më pas, në 1 korrik 2022, Hamz Islamaj do të fitonte tenderin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me vlerë 879 milionë lekë ose 879 mijë euro, duke qenë ortak njëkohësisht në një kompani tjetër me Edmir Nufin, vëllain e kreut të ri të Bordit të ARRSH-së.
Konkretisht bashkimi i kompanive “BE-IS” dhe “ERGI” shpk do të shpalleshin fitues nga ish Drejtori Evis Berberi për Lotin 8 “Mirembajtje me performance e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjake + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strume – Qafe Marinez”, edhe pse kishte kompani të tjera me oferta më ekonomike.
Sipas avokatit Arben Llangozi, kompania e cila është në ortakëri me vëllain e kryetarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, mund të kenë transaksione te të dyja kompanitë.
“Duhet një hetim i mirëfilltë sepse përvec veprës penale të korrupsionit që është e dukshme, kemi edhe vepër penale të pastrimit të produkteve të veprës penale sepse në qoftë se të ardhurat monetare të përfituara nga kjo kompani, kanë lëvizur dhe përfitues kryesor është vëllai i drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, atëherë kemi të bëjmë edhe me veprën e pastrimit të veprës së produktit penale”, u shpreh për “Vetting” avokati Llangozi.
Sipas nenit 11 të ligjit për Autoritetin Rrugor Shqiptar, Bordi i ARRSH-së përcakton politikat e biznesit të Autoritetit, vendimet që rregullojnë veprimtarinë, si dhe miraton programet e brendshme vjetore dhe të buxhetit korrespondues të Autoritetit.
Ndërkohë sipas nenit 12 vijues të po këtij ligji, Drejtori i Përgjithshëm është menaxheri i përgjithshëm i Autoritetit dhe vepron sipas autoritetit të deleguar nga Bordi, duke i raportuar drejtpërdrejt atij. Madje një nga kushtet për tu bërë anëtar i Bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar sipas nenit 9, pika “d” të ligjit për Autoritetin Rrugor Shqiptar është që anëtari të mos jetë në konflikt interesi me detyrën.
“Këto janë vepra të rënda, duhet të ndiqen nga Prokuroria e Posaçme sepse kemi të bëjmë me vjedhje të buxhetit të shtetit”, tha avokati Llangozi.
Por ky nuk është i vetmi tender, që lidhet me kohën e Ermal Nufit si person me rëndësi që mund të ketë ndikuar për tenderat pasi në 13 shtator 2022, përsëri “BE-IS” sh.p.k së bashku me “ERGI” sh.p.k do të fitonin tenderin me vlerë 372 milionë lekë ose 3.7 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për kontratën “Nderhyrje ne zona sportive dhe lodra per femije “Dua te luaj” (rajoni 1 dhe 2)”.
Sipas ligjit për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, zv.kryeministri është kryetari i Këshillit Drejtues, në këtë rast Belinda Balluku dhe sipas nenit 11, pika 1/c Këshilli miraton marrëveshjet e zbatimit dhe/ose të financimit të projekteve.
Në këtë rast Ermal Nufi është Drejtor i kabinetit të zv.kryeministres prej gushtit 2022 dhe ka dyshime të forta, që mund të ketë ndikuar për këtë tender që është fituar nga ish ortaku i vëllait të vet.
Megjithatë “BE-IS” shpk nuk ka lidhje vetëm me vëllain e Drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku, por rezulton e lidhur edhe me Drejtorin në Ministrinë e Infrastrukturës për Programet e Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë, Mehmet Hasalami nëpërmjet djalit të vet Devis Hasalami.bw
LaCivita do vazhdojë në Shqipëri punën e Donald Trumpit
Sali Berisha, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “kukull të George Soros” dhe liderin më të diskredituar në Europë.
“Edi Rama është i shkallmuar. Nuk e shndërruam ne në kukull të George Soros, ai e bëri vetë këtë zgjedhje,” tha Berisha, duke theksuar se PD ka qenë gjithnjë kundër doktrinës së Sorosit, përfshirë globalizimin, drogën dhe censurën.
Sipas tij, Rama ka ndërmarrë përpjekje për ta sulmuar personalisht, përfshirë pagesën e 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”, ku sipas Berishës, u botua një artikull kundër tij. “Kjo i është kthyer në bumerang, pasi dje njëri nga dy strategët e rikthimit më madhështor të Donald Trump deklaroi për ‘New York Times’ se në Shqipëri ka ardhur për të vazhduar punën e Trump, për ta bërë Shqipërinë të madhe përsëri, dhe se Edi Rama është një kukull e George Soros,” tha ai, duke iu referuar intervistës së fundit të Chris LaCivita në NYT. bw
Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër për sulmet ndaj gazetarëve dhe kritikëve të qeverisë. Ajo ka theksuar se patronazhistët e partisë, qoftë në formë fizike apo si trolle online, po përdoren për të ndëshkuar çdo zë të pavarur që denoncon korrupsionin dhe jetën e luksit të pushtetarëve.
Sipas Garos, gazetarët janë bërë viktima të kërcënimeve dhe sulmeve të një grupi që operon nën maska dhe identitete të rreme. Rasti i gazetarit të Klan News, Glidona Daci, dhe kërcënimet ndaj tij nga një profil me emrin Nesti Angoni, u shpallën si një akt i papranueshëm. Partia Demokratike ka shprehur denoncim të fortë ndaj këtyre sulmeve dhe ka kërkuar përgjegjësinë e autorëve, të cilët janë të lidhur ngushtë me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Ky veprim është parë si pjesë e një strategjie për të frikësuar dhe shtypur lirinë e shtypit dhe kritikën ndaj pushtetit.
Deklarata e plotë:
Patronazhistë e partisë, fizikisht ose si trolle online, janë lëshuar kundër çdo zëri të pavarur që denoncon korrupsionin dhe jetën e luksit të qeveritarëve, arritur me vjedhje të taksave të shqiptarëve.
Viktimë e sulmeve me maska interneti është bërë gazetarja Glidona Daci e Klan News, e cila ka marrë kërcënime në rrjetet sociale, me gjuhë denigruese, nga një profil me emrin Nesti Angoni. ‘Nesti i partisë’ që sulmon si të vetët, edhe kundërshtarët, në varësi të direktivave që merr, sulmon gazetaren e kronikës në punë të vet, vetëm pse raporton fakte që nuk u pëlqejnë të korruptuarve të oborrit të bashkisë dhe qeverisë.
Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin ndaj Glidona Dacit dhe çdo gazetari, në krye të detyrës apo në faqet e tyre private online, dhe sheh pas tyre fytyrën linçuese dhe të murrëtyer të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashibozukëve të tyre me maska dhe emra fals.
Në vazhdën e intimidimeve kundër gazetarëve, një patronazhist i partisë, që kalon sa nga një prehër në tjetrin, edhe ai vegël qorre e Veliajt dhe Ramës, ka kërcënuar në një studio televizive gazetarin e njohur Enton Abilekaj.
Është e qartë se guximi i Angonatëve të Rilindjes dhe sharlatanëve të saj, linçues me pagesë, ka prapavijë politikë. Regjia është në selinë e qeverisë dhe në zyrat e bashkisë ku strehohet sektori i censurës dhe programi i dhunimit të fjalës së lirë. sn
Kryetari i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes së cilës kërkon që PD të regjistrohet si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit.
Kjo kërkesë është një proces formal që të gjitha subjektet politike duhet të ndjekin për t’u regjistruar në garën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në vend.
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka njoftuar se së shpejti do të ndërmarrë edhe procesin e primareve, përmes së cilave do të dalin kandidatët e ardhshëm në zgjedhje nga kjo forcë. bw
Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit nuk ka harruar të ndalet tek mijëra jetët e dhëna për liri.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë!
Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje!
Gëzuar!”, shkruan Begaj.bw
Të hënën Kuvendi pritet të votojë projektvendimin “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, një proces i cili vijon të zvarritet prej 3 vitesh, pasi ka munguar konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës. Për këtë arsye, përmes Kryetarit Zenel Drangu, Shoqata Antikomuniste në Shkodër i bën thirrje palëve të dakordësohen në dobi të shoqërisë shqiptare, ndërsa propozojnë emrin e Besim Ndregjonit.
Gara për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka nisur me 15 kandidatë që plotësuan kriteret ligjore, por në seancë plenare mund të votohen vetëm ata kandidatë që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve, ndaj Shoqata e Antikomunistëve në Shkodër i bën thirrje Partisë Demokratike të mbështesë ish të përndjekurin politik, Besim Ndregjoni.
Votimi për Avokatin e ri të Popullit do të bëhet për herë të dytë, pasi procesi dështoi në votimin e parë, kur mazhoranca rrëzoi me votë në seancë emrat e mbështetur nga opozita. bw
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar figurën e diplomatit dhe publicistit të njohur Shaban Murati, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 79-vjeçare.
Në një mesazh ngushëllimi, Topi e cilësoi Muratin si një nga njohësit më të thellë të politikave rajonale dhe ndërkombëtare, duke e përshkruar si një vizionar largpamës dhe kurajoz.
“Shaban Murati ishte një nga njohësit më të mirë të politikave në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Një vizionar me mendim të qartë këshillues politik dhe diplomatik, gjithnjë në përputhje me interesat më të larta të shtetit dhe kombit,” u shpreh Topi.
Ai vuri në dukje rolin e Muratit në nxitjen e diplomacisë shqiptare për të mbajtur një qëndrim aktiv në raport me sfidat e integrimit evropian dhe atlantik.
“Murati nxiti gjithmonë mbajtjen e një qëndrimi aktiv të diplomacisë shqiptare, në përputhje me sfidat e integrimit evropian dhe atlantik, duke u përballur me guxim për realizimin e këtyre sfidave,” theksoi ish-presidenti.
Topi vlerësoi gjithashtu veprën dhe analizat e thella që Shaban Murati ka lënë pas, duke i cilësuar si një manual të vlefshëm për institucionet shtetërore në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.
“Vepra dhe analizat largpamëse të Shaban Muratit janë me vlerë për të sotmen dhe të ardhmen, si dhe një nxitje për diplomacinë shqiptare që të ndërmarrë nisma në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare,” përfundoi Topi. bw
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në këtë konferencë triditore.
Në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka udhëtuar po ditën e djeshme edhe presidentja, Vjosa Osmani.
Siç u bë e ditur nga Presidenca, gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përveç takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen gjatë konferencës.
Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.
Të premten, programi kryesor i konferencës do të fillojë me një fokus në sfidat e sigurisë globale, duke përfshirë qeverisjen globale, rezistencën demokratike, sigurinë klimatike dhe shumë tema të tjera. sn
Gjykata e Posaçme e ka quajtur të paprecedentë sjelljen e Policisë së Shtetit, në rastin e protestës së organizuar nga banda e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, para godinës së saj, teksa brenda zhvillohej seanca për vlerësimin e masave të sigurisë.
Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatave të Posaçme, kur mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj u mblodhën në mbështetje të tij.
Sipas shkresës së dërguar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, situata e krijuar gjatë protestës ka vënë në rrezik sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit të administratës, duke përfshirë pengimin e lëvizjes së tyre dhe sulme ndaj automjeteve shoqëruese. GJKKO e ka cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të ligjit dhe një tentativë për të ndikuar në punën e sistemit të drejtësisë.
NJOFTIMI ZYRTAR
Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave,
Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj që prej datës 12.02.2024, datë në të cilën u zhvillua seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj…, për t’ju vënë në dijeni nëse nga ana e Gjykatës është kërkuar prezencë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për marrjen e masave sa i takon sigurisë dhe rendit publik, gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore e sipërcituar, duke ju kërkuar ndjesë që për shkak të ngarkesës nuk kemi arritur t’ju përgjigjemi në kohë, ju bëjmë me dije si më poshtë:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me shkresën Nr. 589 Prot., datë 13.02.2025, me lëndë “Mbi konstatimin e mos reagimit të Policisë së Shtetit, për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë si dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve të Gjykatave të Posaçme dhe personelit administrativ”, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe për dijeni Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Nëpërmjet kësaj shkrese, institucionet e sipërcituara janë vënë në dijeni se:
Që përpara fillimit të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha, me qëllim verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit, në kuadër të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024, regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme u grumbulluan turma protestuesish, të cilit bllokuan tërësisht hyrjen në oborrin e përbashkët të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK.
Punonjësit e Gardës së Republikës kanë informuar Gjykatën se, në vazhdimësi është kërkuar prej tyre ndihmë nga Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin jashtë të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK, duke vendosur kordonin e sigurisë me punonjës policie me uniformë, sikurse është vepruar në raste të tjera të ngjashme në protestat e datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025.
Gjithashtu, informacioni i cili i është përcjellë institucionalisht Policisë së Shtetit nga Garda e Republikës ku i është bërë e ditur rreth grumbullimit të një numri të konsiderueshëm protestuesish përballë Gjykatave të Posaçme është mbuluar gjithashtu pothuajse nga të gjitha mediat, edhe në lidhje direkte.
Godina e Gjykatës së Posaçme ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, nenit 12, pika 2, gërma “d” e tij, si dhe VKM-së Nr. 507, datë 27.07.2022 “Për një shtesë në vendimin nr. 597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, pika 1 e tij, ku parashikohet shprehimisht se: “Në shkronjën “b”, të pikës 2, të vendimit nr. 597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, pas nëndarjes “ii” shtohen nëndarjet “iii” dhe “iv”, me këtë përmbajtje: “iii. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”; iv. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Në nenin 7, pika 1, gërma “l” e ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, parashikohet shprehimisht se “1. Garda e Republikës së Shqipërisë ka përgjegjësi dhe kryen këto detyra kryesore: …l) bashkëpunon e bashkëvepron me Policinë e Shtetit dhe shërbimet inteligjente për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe të objekteve në ruajtje, sipas rregullave të përcaktuara në marrëveshje të përbashkët ndërmjet drejtuesve të strukturave”.
Pra, siç parashikohet në dispozitat ligjore dhe VKM-në, të cituara më sipër, Garda e Republikës ruan dhe mbron vetëm perimetrin e brendshëm të Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe bashkëpunon e bashkëvepron me Policinë e Shtetit për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe të objekteve në ruajtje.
Përveç sa më sipër, institucioneve të sipërcituara, ju është bërë me dije një tjetër fakt i rëndësishëm mbi situatën e datës 12.02.2025, që ka qenë vështirësia e lëvizjes së gjyqtarëve qoftë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, e cila u rëndua gjatë mbrëmjes, ku protestuesit jo vetëm kanë penguar gjyqtarët të dalin nga ambientet rrethuese të gjykatës, por edhe kur kanë tentuar të dalin, automjetet shoqëruese të tyre janë qëlluar nga ana e protestuesve, duke sharë dhe ofenduar gjyqtarët dhe prokurorët.
Kjo situatë ka sjellë që edhe pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe shpalljes së vendimit, protestuesit kanë izoluar nëpërmjet rrethimit të gjithë gjyqtarët dhe stafin administrativ, të cilëve dukshëm iu cenuar siguria për jetën dhe shëndetin e tyre.
Pavarësisht fakteve të mësipërme, si dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin “Për policinë e shtetit”, nga ana e Policisë së Shtetit, e cila ka si mision parësor ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkundrejt institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë shqiptare, siç janë Gjykatat e Posaçme dhe SPAK, të cilave ju ofrohet mbrojtje e posaçme, jo vetëm nga ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, por dhe nga ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Në përmbushje të parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe në përputhje me parimet kushtetuese të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, organet e drejtësisë duhet të mbrohen në mënyrë absolute nga çdo lloj sulmi apo ndikimi i jashtëm.
Respektimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë është thelbësor për funksionimin e duhur të demokracisë dhe për garantimin e një procesi të drejtë ligjor për të gjithë qytetarët. Çdo tentativë për të ndikuar apo cenuar punën e organeve të drejtësisë bie ndesh me frymën dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me detyrimet ndërkombëtare që vendi ynë ka marrë përsipër, në kuadër të sundimit të ligjit.
Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ.
Nëpërmjet shkresës më sipër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë.
Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikurse gjatë protestave të datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025.
Aktualisht, gjykata është në pritje të kthimit të përgjigjes nga ana e autoriteteve kompetente, me qëllim ndjekjen e rrugëve të tjera institucionale sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore. sn
Gazetari Almer Toska, i ftuar në Programin e drekës në News 24 foli për arrestimin e Erion Veliajt.
Toska u shpreh se Nesti Angoni është njeriu i Belinda Ballukut. Sipas Tokës, Balluku kërkon “kokën” e Veliajt.
Almer Toska: Erion Veliaj është goditur sepse është njeriu i Sorosit. Nesti Angoni është njeri i Belinda Ballukut. Balluku kërkon kokën e Veliajt.
Një nga pesë biznesmenët që është thirrur në SPAK, ka folur. Më shumë detaje ka thënë Ina Goxhaj, kushërira e Bushkës. ‘Këputja’ e Veliajt është dashur nga Balluku.bw
Erion Veliaj është dërguar paraditen e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.
Mbrëmë, Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë, etj.
Kujtojmë se në dosjen e SPAK thuhej se Veliaj dhe bashkëshortja e tij janë përpjekur të pengojnë hetimet, duke intimiduar edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas pamjeve të transmetuara në media nga ambientet e GJKKO, ku mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj bllokuan për disa minuta mjetin që transportonte atë drejt institucionit të paraburgimit në Durrës.
Bardhi ka lëshuar akuza drejt drejtorit të Policisë së Shtetit duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm dhe ndjekjen penale nisur nga ngjarja e sotme.
Reagimi
Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.
Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambientet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë! bw
Bashkimi Evropian ka përkrahur punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri, pas kritikave që ka marrë kjo e fundit shkaku i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka thënë se roli i SPAK-ut në Shqipëri ka rëndësi kyçe dhe se reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit janë elemente kyçe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Veliaj u arrestua të hënën shkaku i akuzave për korrupsion, që përfshijnë të paktën 1.1 milion euro fonde publike. Ai akuzohet se u kishte dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.
Derisa Veliaj doli para gjykatës të mërkurën, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste në pushtet, Edi Rama, tha para deputetëve se “nuk ka prova” ndaj Veliajt dhe e cilësoi dosjen e prokurorisë si “një roman prej 400 faqesh, me shumë personazhe, por pa fakte”.
Ai theksoi se qëndrimi i Qeverisë dhe partisë që drejton për të mbështetur drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit nuk ndryshon, por tha se “mungon një palë konstruktive që të jetë garantuese e pavarësisë së drejtësisë”.
Edhe pse zëdhënësi i Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja nuk mund t’i komentojnë proceset gjyqësore që janë në proces e sipër, ai tha se BE-ja po i ndjek së afërmi zhvillimet e fundit.
“Roli specifik i SPAK-ut ,si dhe pavarësia e tij në hetimin dhe procedimin e rasteve të korupsionit në nivel të lartë, të lirë nga çdo përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të panevojshëm, është me rëndësi kyçe për sundimin e ligjit në Shqipëri”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Në muajt e fundit, Shqipëria kishte shënuar një progres domethënës në procesin e negociatave të anëtarësimit me BE-në duke hapur kapitujt e parë negociues.
Reforma në drejtësi dhe progresi në sundimin e ligjit ishin vlerësuar nga BE-ja dhe vendet anëtare si elemente që kishin ndihmuar në këtë progres të Shqipërisë.
Administrata e Bashkisë Tiranë është derdhur sërish e tëra para SPAK këtë pasdite, duke i bërë presion institucionit të akuzës, për të mbrojtur kryebashkiakun hajdut të arrestuar, Erion Veliajn.
Kujtojmë se edhe gjatë paradites së sotme, policët bashkiakë, punonjësit e administratës, drejtuesit e njësive bashkiake, u mblodhëm para SPAK duke i bërë presion dhe dalë në mbrojtje të hajdutit.
Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, mësohet se drejtuesit e bashkisë Tiranë kanë organizuar protestën para SPAK në mbështetje të hajdutit, duke braktisur punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.
Kujtojmë se seanca për vlerësimin e masës së ‘arrest me burg’ për kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj, vijon akoma në GJKKO.
Rama rëndon dozën e sulmeve ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme
Armand Mero, Ilirian Agolli
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shtoi sot dozën e sulmeve ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, zoti Rama deklaroi se partia e tij nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standarteve, mbrojtja e të cilave tha ai do të jetë në qendër të mandatit të ardhshëm, në rast të fitores së zgjedhjeve. Sipas tij ka shenja të qartë të një republike prokurorësh të cilat tha ai, duhen frenuar.
Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme rezultojnë sipas të gjitha sondazheve, të jenë institucionet që gëzojnë besimin më të madh të publikut. Edhe përmirësimi i pozicionit të Shqipërisë në vlerësimin e Transparency International, i përmendur dje dhe sot si sukses nga ana e kryeministrit Edi Rama, i detyrohet sipas raportit, po veprimtarisë së SPAK-ut.
Por arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka ndryshuar qartazi qëndrimin publik të shumicës. “As dje, as sot dhe as nesër, deri kur unë do të jem në krye të kësaj force politike të paktën, kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë”, deklaroi zoti Rama, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist.
Megjithatë në rastin e zotit Veliaj, zoti Rama nuk hezitoi të dilte në vlerësime lidhur me gjetjet e hetimeve të Prokurorisë. “Në atë roman 400 faqesh nuk ka prova. Ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithfarë lloj personazhesh shkak-pasojë, por nuk ka prova”, u shpreh ai.
Ndërsa më vonë në një postim në rrjetin social “X”, ai e konsideroi arbitrare burgosjen pa gjyq të kryebashkiakut, duke shkruar se gjykimi mund të vazhdonte në gjendje të lirë.
Kryeministri përmendi sërish sot, raste të personave të cilët siç tha ai janë frikësuar gjatë procesit të dhënies së dëshmive apo marrjes në pyetje: “Kur futesh atje, je në një republikë tjetër atje, domethënë kur futesh atje, ai që ke përballë vetëm se është prokuror ai është mbi ty dhe ti nuk je më qytetar i barabartë i republikës, po je një mish atje që mund të shqyesh sipas oreksit, të njërit e të tjetrit”.
Sipas tij kjo situatë tregon se pavarësia është e plotë, por se nga ana tjetër, janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Ai deklaroi se ndërsa kërkohet luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, nuk mund të pranohet abuzimi me njerëzit, me të vërtetën dhe standartet “dhe kur kam folur për republikë prokurorësh këtë kam pasur parasysh dhe këto janë shenja tanimë të qarta që duhen frenuar tani në bashkëpunim dhe me pozicion konstruktiv, patjetër pozicion konstruktiv”.
Kryeministri akuzoi Prokurorinë e Posaçme se sipas tij po vepron politikisht e balancuar në hetimet që ka ndërmarrë, duke përdorur tone të ashpra e madje paralajmëruese: “Është shumë e rëndë kjo! Shumë e rëndë! Shumë e rëndë! Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë. Kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”.
Zoti Rama deklaroi në fund të mbledhjes së grupit parlamentar se mandati i katërt, në rast të fitores në zgjedhje, do të jetë mandati i standarteve demokratike të drejtësisë.
Ai i mbrojti qëndrimet e tij dhe në dy postime të mëpasshme në rrjetin social “X”.
Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme ka nisur që prej mëngjesit, seanca për masat e sigurisë ndaj zotit Veliaj, bashkëshortes së tij dhe sipërmarrësve të përfshirë në këtë rast. Ajo pati një ndërprerje disa orësh pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjet voluminoze.
Reagime nga BE-ja, KLGJ-ja dhe KLP-ja
Bashkimi Europian reagoi sot mbi zhvillimet e fundit, që lidhen me hetimet ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Një zëdhënës i Komisionit Europian tha se “roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, në ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.
Në reagimin e BE-së theksohet se reforma në drejtësi dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë”, thuhet në këtë reagim të sotëm.
Dy institucionet e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, reaguan sot me deklarata publike mbi komentet e kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
Këshilli i Lartë Gjyqësor theksoi se “deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
KLGJ-ja iu bëri thirrje gjithë aktorëve që të shmangin trysninë, që cënojnë gjyqtarët për shkak të funksionit të tyre, duke vërejtur se “çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”.
KLGJ-ja kujtoi që ndërsa Shqipëria është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, ndaj mënyra e vetme për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.
“Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet në deklaratën e KLGJ-së.
Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ritheksoi në deklaratën e vet mbështetjen ndaj prokurorisë për të ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.
“Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës:, thuhet në deklaratën e KLP-së.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u bëri thirrje gjithë aktorëve, që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, në mënyrë që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme gjatë dhënies së drejtësisë.
“Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, deklaroi KLP-ja.
Gjatë ditës së sotme në GJKKO po zhvillohej seanca për Erion Veliajn. Ndërkohë që në rrethinat e godinës u vu re një prani e shtuar e njerëzve të cilët ishin punonjës të administratës së Veliajt dhe që kishin ardhur në mbështetje të tij.
Duke para këtë situatë, burime shumë të besueshme konfirmojnë për gazetarin e Syri tv Fatjon Gjinaj, se Garda e Republikës dhe strukturat drejtuese të shërbimeve të saj pranë SPAK, kanë njoftuar sallën qendrore të Gardës për prezencë të shumtë qytetarësh dhe për nevojën e shërbimeve policore.
Por përkundër kësaj situate, nuk është dërguar asnjë punonjës policie aq më tepër të krijoheshin kordone për të lejuar qarkullimin e mjeteve por edhe për të zbatuar detyrat përkatëse rreth perimetrit parësor të sigurisë. Në raste të mëparshme, specifikisht sa i takon proceseve të drejtuesve të opozitës, policia ka blinduar perimetrin përreth SPAK dhe GJKKO, duke vendosur edhe distancën me objektin dhe hapur qarkullimin e mjeteve të qytetarëve. Burime të rezervuara pranë gardës i thanë syri tv, se kjo përbën një episod të paprecedent dhe të rrezikshëm për sigurinë e institucioneve të sigurisë së veçante, marrë këtu rastin e një qytetari, që përfitoi nga grumbullim masiv i administratës shtetërore, për të hyrë në perimetrin e sigurisë së veçantë.
Administrata bashkiake ka braktisur orarin zyrtar të punës, për të dalë në mbështetje të kryetarit të tyre, Erion Veliaj, teksa ky i fundit ndodhej në seancë gjyqësore për t’u njohur me masën e rivlerësimit.
Nga një vëzhgim i Syri TV, në Njësinë Bashkiake nr.9 nuk ka mbetur asnjë punonjës aty, pasi të gjithë referuar edhe një urdhri të lëshuar nga Bashkia e Tiranës, duhej të ishin në protestë para GJKKO, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nga pamjet e ofruara nga vëzhgimi i Syri TV, shihen qartë dyert e mbyllura dhe një ‘heshtje’ e plotë në zyrat e Njësisë 9, duke bërë që qytetarët e Tiranës të mbeten pa shërbimet publike, të cilat bashkia e ka detyrim ligjor t’i ofrojë.
Më herët u raportua edhe për ’mobilizim’ të Policisë Bashkiake, për të braktisur uniformën e tyre dhe për të dalë në protestën e thirrur në GJKKO në mbrojtje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë protestës ra në sy prezenca e drejtorëve dhe ish drejtorëve të Policisë Bashkiake, të shoqëruar nga familjarë dhe militantë të tjerë socialistë.
Protestuesit dhe administrata bashkiake e Bashkisë së Tiranës pritet të rimblidhen sërish në orën 17.00, sipas urdhrit të lëshuar nga kjo bashki.
Kryetari i PD, Sali Berisha vijoi akuzat në adresë të Edi Ramës se merr sponsorizime nga biznesmenë të ndryshëm të cilët më pas në këmbim përfitojnë tendera dhe koncesione. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama i ka dhënë leje bashkëshortit të Alketa Vejsiut për të ndërtuar në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Sipas Berishës, bashkëshorti i Vejsiut i ka sponsorizuar Ramës detoksin.
“Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi. Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.
Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris. Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro. Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard”, tha Berisha.
Sali Berisha: Kërcënoi, stërkërcënoi gjithë ato, por në fund i tha telefon dhe fonde nuk keni më po qe se guxoni dhe nuk ktheheni. Sigurisht as polici shteti nuk kishin çuar. Kur shkon opozita, aty çojnë 1 mijë policë. Kurse këtyre u kishin çuar për ta pushtuar ndërtesën kur të duan. I detyruan ta shtyjnë vendimin. Pra, do mbetet narkos, çfarë është ky? Kjo është seria e fundit e filmit Narkos. E fundit që shfaqet këto ditë se filmi vazhdon. Ne, të dashur qytetarë, do vazhdojmë betejën tonë.
Ne u kemi thënë të vërtetat ju, në mënyrën më të përsëritur për këta banditë, hajdutë të shpërfytyruar që në mënyrën më amorale implikojnë gra, implikojnë të afërm, implikojnë njerëz, kanë krijuar atë arborin e vjedhjeve të papërmbajtura. Në shembullin e Edi Ramës, i cili vëllait i jep 38 mijë metër katrorë me firmë te Rrapi i Treshit, ua merr pronarëve. I cili baxhanakut i jep me dhjetëra tendera te AKSHI, se tani do fusë edhe AKSHI-n tek Skrapi. Ulsi dhe AKSHI do futen te Skrapi. I cili po përvetëson me arabin e tij 4 miliardë euro tek Porti i Durrësit. I cili ka zhdukur me Erion Veliajn 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe mbi 70 milionë euro të dherave dhe inertave.
Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra. A e dini që ajo Adelajda Roko është aty akoma? Drejtorja e urbanistikës kombëtare. Vëllezërit i ka në burg të dy, nuk ka rëndësi, se kodi është me Ramën. Shkatërroi çdo gjë ajo në sistemin e urbanistikës. Paguhen në vendin e caktuar dhe Edi Rama shpërblehet. Mund ët ndodhë kjo? Ndrikulla, dy vëllezërit Roko eksponentë kryesorë të mafies së Elbasanit, kjo vazhdon zëvendësja e Edi Ramës për urbanistikën e Shqipërisë. Sepse i ka aferat me Edi Ramën.
Sepse Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi. Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.
Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris. Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro. Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard. bw
Pas shpërthimeve skizofrenike të pakontrolluara, ku duket se Rama nuk mund të komunikojë dot më ‘Sy m’Sy’ as me njerëzit që ndodhen prapa tastierës, ka tentuar të zvogëlojë skandalin e përplasjes së tavolinës si i çmendur dhe shpërthimit me sharje nga publiku që po e ndiqte.
Por ajo që as mund ta fshehë, as mund ta zvogëlojë dot më Rama është se, mëngjesi i 11 shkurtit 2025 e gjeti atë nën efektin e lëndëve psikotrope a drogërave dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
I gjendur përballë frikës që i ka hyrë deri në palcë pas ardhjes në Shqipëri të mikut më të besuar të Donald Trump, i cili deklaroi publikisht krah Sali Berishës se Rama është kukull e Sorosit dhe nuk mund të jetë kurrë mik i Amerikës, i gjendur me njeriun e tij më të afërt, me të cilin ka kryer kushedi sa pisllëqe pas hekurave, siç është Erion Veliaj, Edi Rama ka humbur tashmë kontrollin dhe është në gjendje aq të rënduar psikologjike sa çdo lloj lënde që të marrë për t’u qetësuar, vetëm se ia thekson edhe më shumë problemin dhe frikën që ka.
Më poshtë video ku Rama tenton të lajmë m… me sh… se gjoja unë kështu shpërthej se e kam nga pasioni:
“Me vjen mirë që ka ngelur në Instagram ky moment se është momenti që ndan kush ëshë këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu njësoj si ata trajnerët që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushta kur skuadra nuk bën gol.
Në anën tjetër m’u kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës, kështu ma nxorrën edhe sëpatën e thanë shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë por shqiptarët ua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorrët këtë se këtu s’është punë telefoni, po është punë pasioni për Shqipërinë, edhe për drejtësinë, edhe për demokracinë, edhe për Europën këtu në Shqipëri”, thotë Rama.sn
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu ngriti sot pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të djeshëm të kretarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe lënies në arrest shtëpie të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Të dy dyshohen për korrupsion në 9 raste e pastrim parash, ndërsa zonja Xoxa dhe për mosdeklarim të pasurisë. Zoti Rama foli për frikësim të dëshmitarëve nga ana e hetuesve, ndërsa e cilësoi të “çuditshëm” hetimin ndaj kryebashkiakut.
Në bashkëbisedimin e tj me komentuesit në rrjetet sociale, zoti Rama deklaroi se zgjedhja për të mos komentuar veprimet e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të vijojë më, tani që sipas tij, pas 5 vitesh, këto institucione janë konsoliduar. “Asnjë pendesë, asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë besoj, në dritën e zhvillimit më të fundit, heshtja jonë është keqkuptuar dhe nga disa konsumatorë të reformës. Pra, këta konsumatorë, disa konsumatorë duhet tua kursejnë shtetit dhe shoqërisë çorbën e derrit në menunë e drejtësisë”, deklaroi zoti Rama.
Kryeministri u shpreh se “ndarja me komunitetin nga sistemi i drejtësisë dhe njëkohësisht me publikun hapur, në mënyrë transparente e opinioneve kritike është gjëja më e dobishme që tani mund të bëjmë ne në këtë fazë të re për të mos lejuar që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo të gjykatësit, duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve kushtetues”.
Për rastin e zotit Veliaj, kryeministri tha se ishte shqetësuar seriozisht nga “frikësimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe të kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës”, deklaroi ai duke shtuar se nuk donte të hynte më në detaje e të mos nxitohej. “Do mundohemi të krijojmë një opinion të konsoliduar për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqi kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë, pa gjyq. Pa gjyq!”. Sipas tij “prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë një rresht aty në fund ku pasi e shqyen dikë dhe pasi e merr pa gjyq nga detyra dhe e çon e mbyll brenda dhe jo nga një detyrë dosido por nga drejtimi i kryeqytetit, shkruan aty “Prezumohet i pafajshëm”. Jo. Këto gjëra janë pak si tepër, por megjithatë do t’i shikojmë me maturi dhe me qetësi”.
Ashtu si dhe vetë zoti Veliaj, kur pas daljes nga Prokuroria e Posaçme në fund të dhjetorit, i mëshoi faktit se ishte denoncuar nga një persona anonim, edhe zoti Rama foli “për një proces hetimor të çuditshëm. Për ta thënë minimalisht siç e shoh, shumë të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh. Novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh afërisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë, prokurori dhe gjykatësi paraprak bashkë kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim”.
Ndërsa mbetet e paqartë se cili do të jetë pozicioni i qeverisë, në lidhje më të ardhmen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Rama, ishte vetë sot paradite në mjediset e saj. Në dalje ai u pa i shoqëruar nga një prej nënkryetarëve të Bashkisë, ndërsa nuk ka detaje mbi vizitën e tij.
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar zyrtarisht, duke konfirmuar se ka nisur hetimet edhe ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Bushka, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.
“Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim, Klotilda Bushka, ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, thuhet në deklaratën e SPAK.
Ndërkohë, SPAK ka falënderuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë. Arrestimi i Veliajt dhe zgjerimi i hetimeve pritet të sjellin zhvillime të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale të vendit.
REAGIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim ERION VELIAJ, me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G.S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F.B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S.K, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH.F, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.
Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, AJOLA XOXA., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi ERION VELIAJ, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja AJOLA XOXA., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.
Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit ERION VELIAJ.
Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.
Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.
Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”).
Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”, “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.
Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja AJOLA XOXA.
Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja AJOLA XOXA., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.
Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.
Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G.S., F.B. S.K, SH.F dhe M.P përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.
Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:
Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK. 3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.
Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës AJOLA XOXA. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.
Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja AJOLA XOXA., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.
Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë. sn
Biznesmeni Elman Abule është arrestuar me urdhër të SPAK.
Ai më datë 9 janar 2025, u mor në pyetje katër orë nga ana e SPAK.
Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pas dëshmisë, ai refuzoi të komentonte para mediave. Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.
Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës. bw
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Ndërsa, pesë biznesmenët e vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” akuzohen për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim E. V., me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G. S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M. P., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S. K., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH. F., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.
Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi E. V., përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja A. X., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.
Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim E. V.) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit E.V.
Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.
Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.
Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”).
Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”, “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim A. X., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.
Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja A. X.
Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.
Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.
Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G. S., F. B., S. K., SH. F. dhe M. P. përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.
Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:
Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK. 3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.
Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.
Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.
Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. bw
GJKKO përveç se ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka dhënë masa edhe për bashkëpunëtorë të tij.
GJKKO mësohet se ka dhënë “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Kujtojmë se GJKKO vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
Veliaj u hetua për një kohë të gjatë nga SPAK, në lidhje me pasurinë e tij. bw
Për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe mund të mbetet pa të dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, pasi, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një vend parlamentar mund t’i takojë Nenad Rashiqit, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Rashiq, në dy vjetët e fundit, ishte ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili e emëroi pasi Lista Serbe doli nga institucionet e Kosovës.
Me 93 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetje absolute nga Beogradi zyrtar – siguroi rreth 30.485 vota, ose 3.88 për qind të totalit, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë mori rreth 3.428 vota, ose 0.44 për qind.
Sipas rezultateve aktuale, Lista Serbe e humbi mbështetjen e gati 15 mijë personave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Rashiq, në anën tjetër, e rriti mbështetjen për rreth 2.000 vota.
Situata, megjithatë, mund të ndryshojë pas numërimit të votave me kusht, sepse në atë grup janë kryesisht votat e personave të zhvendosur, të cilët shkuan për të votuar në Kosovë nën organizimin e Komisariatit për Refugjatë të Republikës së Serbisë dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Subjektet tjera politike nga komuniteti serb, që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.
Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit mori rreth 1.700 vota, Lëvizja Popullore Serbe e Branimir Stojanoviqit mori rreth 1.405 vota, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore mori rreth 597 vota dhe Partia e Serbëve të Kosovës mori 348 vota.
Lista Serbe e falënderon posaçërisht “një person”
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, shpalli “fitore absolute dhe bindëse” të partisë së tij më 9 shkurt, duke theksuar se ajo ka fituar 10 nga 10 vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb.
Lista Serbe, sipas tij, mori mbi 40 mijë vota.
Ai e falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mbështetjen, si dhe të zhvendosurit që erdhën nga Serbia për të votuar, por, në fund, meritën për “fitoren madhështore” ia atribuoi në veçanti një njeriu.
“Kjo është gjithashtu fitore për të gjithë ata serbë, vëllezër e motra tona që nuk janë sot në Kosovë dhe Metohi, e që kontribuuan në këtë fitore madhështore – veçanërisht njëri prej tyre”, tha Ellek.
Kjo deklaratë në publik u kuptua si aludim në Millan Radoiçiqin, i cili besohet se është i lirë në Serbi që nga sulmi i vitit 2023 në Banjskë.
Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në këtë fshat të Zveçanit, ku u vra një polic kosovar, dhe më pas dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.
Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist dhe beson se pas tij qëndron shteti i Serbisë – gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohon.
Rashiq: Beogradi ishte gjithmonë “agresiv” ndaj serbëve në Kosovë
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, tha më 9 shkurt se, sipas të dhënave të tij, ky opsion politik ka marrë mbi 3.500 vota dhe se pas numërimit të të gjitha votave, pret të sigurojë një deri në dy mandate parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
“Në secilin rast, ne e kaluam atë pragun prej 10% të përcaktuar me ligjin e ri dhe mendoj se KQZ-ja nuk ka sesi të mos e vërejë këtë. Do të presim deri nesër, atëherë do të jetë e qartë se partia jonë do të ketë jo vetëm një, por ndoshta më shumë vende në Kuvend”, tha Rashiq në një konferencë për gazetarët.
Ai tha se “nga anë të ndryshme, vijnë dezinformata të ndryshme” dhe se nuk është e mundur që Lista Serbe t’i ketë fituar mbi 40 mijë vota.
Pak orë pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Lista Serbe, duke mos i llogaritur votat e personave të zhvendosur – pra votat me kusht – ka fituar rreth 33.000 vota.
“Është plotësisht e qartë se Lista Serbe i fiton të dhjetë mandatet, se do të jetë mbrojtje ndaj sulmeve të mëtejshme të [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Në fjalimin e tij pas mbylljes së vendvotimeve, Rashiq tha se Beogradi “ka qenë gjithmonë agresiv ndaj serbëve të Kosovës dhe nuk i ka lejuar ata t’i zhvillojnë kapacitetet e tyre politike”.
“Duke i përdorur [serbët në Kosovë], ai u përpoq të ndrydhte çdo mendim autentik, çdo iniciativë që mund të ishte në dobi të të gjithëve”, tha Rashiq.
Mesazhet e përfaqësuesve të tjerë politikë të serbëve në Kosovë
Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, tha se do t’i komentojë rezultatet e zgjedhjeve kur të ketë më shumë informacion.
Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe tha se “nuk do të dorëzohen, edhe pse rezultatet janë dëshpëruese”.
“Populli që ka zgjedhur, do të ketë pushtetin që ka zgjedhur”, tha ai, duke shtuar se sistemi i qeverisjes së Listës Serbe “mësa duket i përshtatet popullit”.
“Ne e kuptojmë që nuk doni të besoni në realitet, por asnjë votë nuk do t’u japë imunitet atyre që ju vodhën”, tha Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.
Partia e Serbëve të Kosovës tha se serbët në Kosovë i pranuan si të drejta veprimet e Listës Serbe dhe ia dhanë besimin asaj.
Kjo parti e uroi atë për “fitoren e qartë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
“U urojmë serbëve që Lista Serbe t’i sundojë edhe për 100 vjet”, tha kjo parti.
Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë, por Misioni Monitorues i BE-së ka vënë në dukje “monopolin dhe presionet” nga zyrtarët e saj.
Në dy vjetët e fundit, kjo parti ka ndjekur një “politikë bojkotimi”, në përputhje me vendimin e saj për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës në veri.
Nuk është ende e qartë nëse, në periudhën e ardhshme, ajo do të marrë pjesë aktive në institucionet e Kosovës, apo do të vazhdojë me bojkotim.
GJKKO mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Masa është kërkuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë në fuqi.
Ndërsa, burime pranë SPAK bëjnë të ditur se është firmosur edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Por mësohet se kjo e fundit ndodhet jashtë Shqipërisë. Ajola Xoxa ka udhëtuar drejt Romës në datën 8 shkurt.
Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga prokurori Olsi Dado.
Më datë 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO-së kontrolle janë kryer edhe në studion “Harabel” në ish-Bllok ku u sekuestruan edhe dokumente, që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Dado.
SPAK nisi hetime të thelluara për pasurinë e Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij.
Erion Veliaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. bw
GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn.
Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.
Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në zyrën e tij kur është shoqëruar nga oficerët e BKH-së.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më pas do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, tek Rruga “Mine Peza”.
Mësohet gjithashtu se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt. bw
Sot është fillimi i një fushate që do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës, tha kreu demokrat ne përfudnim të prezantimit të djetuesit të fushtës.
Berisha: Ju falenderojmë për praninë dhe ndjekjen e kësaj deklarate për shtyp.
Sot është fillimi i një fushate që do të rikthejë Shqipërinë në rrugën e shpresës, në rrugën e të ardhmes, në rrugën e ligjit dhe të zhvillimit.
Kryearkitekti i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita, foli pas prezantimit si drejtues i fushatës elektorale të PD.
“Faleminderit zoti Berisha dhe opozita e bashkuar.
Ne jemi këtu sot sepse duam të ndihmojmë të zgjedhim kryeministër një mik të ngushtë të SHBA dhe që do të bashkëpunojë me sukses me presidentin Trump dhe SHBA-në.
Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se një marionetë e Xhorxh Sorosit.
Nuk mund të jesh një marionetë e Sorosit dhe të jesh mik i SHBA, thjesht nuk është e mundur.
Familja e Sorosit ka humbur ndikimin në Uashington dhe në mbarë botën.
Dhe vetëm Berisha si një mik i vërtetë prej kohësh i SHBA.
E dini shumë amerikanë në media, në anën e majtë, thanë se Donald Trump nuk mund të fitojë.
Por ai fitoi, pavarësisht nga sulmet nga administrata Biden.
Amerikanë donin më shumë nga qeveria e tyre. Njësoj si amerikanët, edhe shqiptarët duan dhe kanë nevojë për më shumë nga qeveria e tyre.
Këto ngjashmëri na kanë sjellë këtu sepse ne e dimë se Berisha mund të fitojë,” tha ai. sn
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi ka prezantuar Drejtuesin e fushatës së PD, tha se Shqipëria ishte vendi ku e majta radikale beri eksperimente tragjike.
“Lideri i opozitës u sanksionua pa asnjë provë, fakt apo dokument, por vetëm për t’i dorëzuar opozitën Edi Ramës”, tha Berisha.
Berisha: Me të drejtë, ju dhe ata që na ndjekin mund të shtrojnë pyetjen, si ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit elektoral më të madh në histori, në mes të kërkesave më të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD dhe aleatëve të saj.
Natyrisht përgjigjen e vet e di vetë zoti Chris LaCivita.
Por e vërteta është se PD dhe opozita shqiptare, si dhe Shqipëria, ishin vendi i dytë pas SHBA, në të cilën e majta radikale sorosiane, ideologu i saj, armiku i demokracisë, Xhorxh Soros dhe kukulla e tij, Antoni Blinken, gënjeshtar në letrën puçiste të laptopit të famshëm, duke mashtruar kombin e tij dhe botën për interesa politike, këta bënë në Shqipëri eksperimente tragjike.
Bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore, de facto pluralizmit politik dhe instalimin e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe korrupsionin.
Shqipëria, edhe njëherë theksoj, është sot kopshti i lulëzuar i Xhorxh Sorosit ku korrupsioni dhe droga dominojnë vendin.
Ku lideri i opozitës u sanksionua pa asnjë provë, fakt apo dokument, por vetëm për t’i dorëzuar opozitën Edi Ramës.
Vendi, në të cilën drejtësia u shndërrua në armë të fuqishme të narkoshtetit, i cili në traditën e babait të tij biologjik, Kristaq Ramës, që vari në litar për vargjet e tij poetin disident Havzi Nela, arrestoi për motive politike dhe ndoqi penalisht tre liderë të partive kryesore opozitare.
Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë këtyre shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën.
Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë.
PD dhe opozita qëndrojnë haptas, publikisht në krah të Partisë Republikane në fushatën e fundit, e bindur se kjo fushatë në SHBA ishte e një rëndësie jetike jo vetëm për SHBA, por edhe për botën.
Të nesërmen e fitores së presidentit Donald Trump, një publicist i njohur amerikan në radion e tij, Frank Gardner shkruante se në SHBA ndodhi mrekullia. Iu përgjigja se kjo fitore ishte një mrekulli për mbarë njerëzit e lirë kudo në botë. sn
Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë.
Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, ai ka ndërtuar një karrierë të shquar mbi tre dekada në politikën e Partisë Republikane. Aftësia e tij për të analizuar gjendjen e vendit, për të interpretuar të dhënat e sondazheve dhe për të parashikuar ndryshime politike – e kombinuar me njohuritë e tij në planet e Trump për vitet e ardhshme – e bëjnë atë një burim të vlefshëm për të kuptuar dhe lundruar në territore të reja politike.
I përfaqësuar ekskluzivisht nga byroja e folësve të Autoriteteve Udhëheqëse, përvoja e gjerë e LaCivita i ofron audiencës njohuri të vlefshme mbi strategjitë e fushatës, taktikat e brendshme dhe peizazhin më të gjerë politik. Kuptimi i tij i thellë i evolucionit të Partisë Republikane ofron një kontekst historik për analizimin e fushatave të fundit dhe vendosjen e pritshmërive për zhvillimet e ardhshme politike.
Veçanërisht, LaCivita luajti një rol kryesor në riorganizimin e Komitetit Kombëtar Republikan si Shef i Shtabit, duke drejtuar një Konventë të suksesshme RNC të 2024-ës. Si folës, LaCivita informon audiencën për ndërlikimet e fushatës politike, rolin e medias në zgjedhje dhe konsideratat strategjike dhe taktike që formësojnë rezultatet elektorale, duke ofruar një perspektivë largpamëse për drejtimin politik të vendit. Aktualisht, LaCivita ofron këshilla strategjike dhe menaxhon marrëdhëniet me administratën Trump.
Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit Rand Paul më 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson më 2022. Para se të hynte në politikë, LaCivita shërbeu në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku u ngrit në gradën e Rreshterit, pa luftime gjatë Luftës së Parë të Gjirit.
Kryedemokrati Sali Berisha e prezantoi zyrtarisht si drejtorin e fushatës elektorale të PD, në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita. sn