VOAL

VOAL

Kushtetuesja legjitimon përgjimet e ‘Sky Ecc’: Mund të përdoren si prova!

Gjykata Kushtetuese i konsideron të ligjshme, provat e marra nga transkriptet e bisedave në aplikacionin e koduar “Sky Ecc”.

‘Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës’, thuhet në vendim.

Me vendimarrjen e kësaj të hëne, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e binzesmenit strategjik Pëllumb Gjoka, për pavlefshmëri të akteve.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Sot, më 30.12.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka dhe me objekt: “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krim in e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit. Shfuqizimi I shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Berisha i përgjigjet Ramës: Vizitën e Trumpit në Tiranë e organizon ai që futi Shqipërinë në NATO

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pas deklaratës së Edi Ramës se në vitin 2027 Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në Tiranë. Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se mes liderve të pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

Por Berisha shprehet se do të jetë vetë ish-kryeministri ai që do të organizojë Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut pas 2 vitesh.

“Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, ishte përgjigjja e Berishës.

Çfarë tha Rama? 

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga konferenca e fundvitit me gazetarët se presidenti i ri i SHBA, Donald Trump do të vizitojë Shqipërinë në vitin 2027. Rama tha se vizita e Trump do të bëhet në kuadër të Samitit të NATO-s që do të zhvillojë punimet në Shqipëri.

“Akoma më e pamendueshme disa vite më parë është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s, në vitin 2027 ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA. Kemi nisur punën bashkë me NATO-n. Një ekip vlerësimi për infrastrukturën ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësim për Tiranën që do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishim ndërtuar gjithçka që është ndërtuar këtë dekadë. Sot trajtohemi si të barabartë jo thjeshtë formalisht port me një respekt që nuk e kemi pasur kurrë më parë”.

(BalkanWeb)

Jimmy Carter vizitoi Shqipërinë në vitin 1993 me ftesë të Sali Berishës

Jimmy Carter, presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga presidentët amerikanë, i angazhuar për sigurinë e shqiptarëve dhe Kosovës gjatë kohës së detyrës, por edhe pas saj.

Carter, është gjithashtu një nga presidentët e pakët amerikanë që ka vizituar Shqipërinë, edhe pse kjo pas dorëzimit të presidencës.

Shumë pak është e njohur për opinionin shqiptar, por Jimmy Carter ka vizituar Shqipërinë në shtator të vitit 1993, me ftesë të presidentit të kohës, Sali Berisha.

Lajmi u publikua gjerësisht në mediat ndërkombëtare për rëndësinë që kjo vizitë kishte për Kosovën dhe sigurinë e Ballkanit.

Gjatë vizitës, Carter dhe presidenti Sali Berisha zhvilluan edhe një konferencë për shtyp, ku kërkesa e bërë nga Berisha ishte mundësimi i prezencës së OKB-së dhe forcave të NATO-s në Kosovë.

“Ishte shumë e rëndësishme për komunitetin botëror të demonstronte forcë dhe të përdorte çdo mjet të mundshëm për të kufizuar dhunën në Bosnje”, citohet të ketë thënë Carter në fund të vizitës në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin shqiptar Sali Berisha në hotel ‘Tirana’.

Berisha tha gjatë konferencës së shtypit  se i kishte dërguar letra Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Boutros Boutros-Ghali, Komunitetit Evropian dhe të tjerëve, duke propozuar që Kosova të vihej nën mbrojtjen e OKB-së ose NATO-s, në mënyrë që të ndalonte përhapjen e konfliktit boshnjak në Kosovë.

Carter deklaroi se fondacioni ‘Carter’, një organizatë me bazë në SHBA që monitoronte përmbushjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën, do të vëzhgonte situatën në Kosovë.

Carter u tha gazetarve amerikan se fondacioni i tij, së bashku me ish-presidentin  e Kosovës, Ibrahim Rugova, kishin analizuar problemin e Kosovës në janar, pra tetë muaj më parë se të shkonte për vizitë në Shqipëri. sn

S’ka nevojë për statistika- Prençi: Korrupsioni dhe krimi janë zhvilluar me hapa galopantë

Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv. Ai ka komentuar gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe arsyet e faktorët që ndikojnë në rritjen e tij, pa harruar edhe rritjen galopante të korrupsionit në të gjithë nivelet e qeverisjes.

Shmesi Prençi: Encrochat nuk ka filluar ende të japë efektet. Deri tani i ka dhënë SKY. Të gjithë çështjet që janë zbardhur deri në këto momente burojnë nga aplikacioni SKY dhe Encro dhe Matrix do të lulëzojnë në 2025 fuqishëm.

Mediat e pavarura dhe të pakapura janë ata që hedhin dritë më së shumti edhe përkundrejt heshtjes së institucioneve shtetërore. Viti 2024 për hir të së vërtetës duhet pranuar që institucionet shtetërore ligjzbatuese më së shumti i kanë ndihmuar aplikacionet Sky dhe Encro…. Në të kundërt institucionet shqiptare duhet të kishin dalë në pension, sepse ne nuk kemi parë një çështje që të fillojë kryesisht prokuroria, apo ta zbardhë policia pa patur këto burime që ne sapo përmendëm. Pra e thënë ndryshe, aplikacioni SKY encro…, dekriptimet e përdoruesve të tyre janë një thesar i madh për institucionet ligjzbatuese dhe kjo duhet pranuar. Po të futemi në rrugën e kriminalitetit, pastaj është për të ardhur keq që ne Shqipëri kanë lulëzuar krimi i organizuar në të gjithë format dhe krimi ndaj jetës së personave në formën e atentateve, ku mund të përmendim atentatet në Vlorë, në Shkodër e në disa qytete të tjera. Pra, çka do të thotë që forma e organizmit të krimit, qoftë e krimit të organizuar në pikëpamje të trafiqeve të lëndëve narkotike, qoftë edhe larja e hesapeve mes grupeve kriminale…. sn

Balliu: ‘Nesti Angoni, qartazi është Rama- Drejtësia e gjunjëzuar ndaj Veliajt! Me 4 akuza dhe lëviz i lirë…

Shefi organizimit në PD, Klevis Balliu u ndal te zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet nga kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se akuzat qëndrojnë mbi Veliajn dhe janë të faktuara ndaj tij.

I ftuar në një interviste në Ora Neës, Balliu shtoi se prokuroria i kërkon masat e arrestit në bazë të fuqisë që ka dikush për të ndërhyrë në hetimi dhe theksi se dihet edhe fuqia e Veliajt në sistemin e drejtësinë.

Balliu: Akuzat qëndrojnë mbi Veliajn dhe janë të faktuara ndaj tij. Por drejtësia është gjunjëzuar ndaj Veliaj, teksa ky njeri lejohet të lëvizë i lirë pa masë arresti duke dalë edhe jashtë vendit, ndryshe nga ajo që u veprua me Berishën apo me Metën. Kjo fakton se kjo drejtësia e re është kthyer në një pastrim kimik që do t’i heqë njollat apo do të shpëtojë Veliajn.

Prokuroria i kërkon masat e arrestit në bazë të fuqisë që ka dikush për të ndërhyrë në hetimi. Dihet edhe fuqia e tij në sistemin e drejtësinë, se ka punonjës të drejtësisë që janë edhe punonjës në shoqatat e gruas së tij. Kapitulli i SPAK-ut është edhe kapitullin i Veliajt. Rama është pronari i SPAK-ut në këtë rast. Kemi bërë shumë denoncime lidhur me Veliajn dhe i kemi bërë me emër dhe mbiemër. Na del nga hiçi Nesti Angoni dhe qartazi është Rama.

Gazetari: SPAK ka kërkuar dy herë masë sigurie për Veliajn, nuk e di cila telefonatë e zmbrapsi

Gazetari Basir Çollaku thotë se Prokuroria e Posaçme ka bërë dy herë kërkesë në Gjykatë për miratimin e një mase sigurie për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Por, sipas tij, në të dy rastet kërkesa nuk është miratuar.

“Prokuroria e Posaçme kishte dërguar kërkesë në Gjykatë për masë sigurie për zotin Veliaj para gati një muaji. Ishte hera e dytë që ata dërgonin kërkesë. Herën e parë nuk e di cila telefonatë e zmbrapsi. Dhe herën e dytë ende nuk ishte marrë vendim, u tërhoqën”, tha Çollaku i ftuar në “Off the Record” në A2 CNN.

“Pra këto kërkesa janë aty, janë të protokolluara. Se ç’ndodh atje nëpër korridore, politike, diplomatike, kjo mbetet për t’iu thënë rrugës. Por që ka një regjistrim të një procedimi penal në ngarkim të atij zotërie, në atë strukturë, ka. Dhe ajo nuk zhbëhet”.

Kryebashkiaku u mor në pyetje të enjten nga prokurorët e SPAK, ku qëndroi atje për më shumë se 5 orë. Më parë ishte marrë në pyetje për gati 8 orë në muajin prill.

Në një reagim për A2 CNN të premten, Prokuroria e Posaçme tha se ka të dhëna për akuza për 4 katër vepra penale, edhe pse nuk e përmendte me emër kryebashkiakun Veliaj.

Dyshimet e SPAK janë për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Më herët SPAK ushtroi kontrolle në shtëpinë e Veliajt, ndërkohë që ky i fundit nuk ndodhej në Shqipëri dhe sekuestroi celularin e gruas së tij, Ajola Xoxës. sn

“Do vijnë lajme nga Trumpi”, Gjekmarkaj: PD është e interesuar për një koalicion sa më të gjerë

Në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Kuvendit, tha se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme.

Përsa i takon zgjedhjeve të 11 majit dhe nëse opozita duhet të dalë e bashkuar në këto zgjedhje, Gjekmarkaj tha se partitë e vogla duan të rriten duke kafshuar të mëdhenjtë.

“Nuk është i ndershëm sulmi kur thuhet që PD është njësh me PS-në, apo për të thënë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë.
Partitë e vogla po përpiqen të kafshojnë ku të munden te elektorati i opozitës.

 

Shpresa për ndryshim është PD, po tentohet të ulet pesha elektorale e saj nga të vegjëlit”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se PD është e interesuar për një koalicion sa më të gjerë. “Mendoj se kemi raporte korrekte me secilin nga aleatët tanë, por për terma konkrete të bashkëpunimit, do të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha që do të marrë vendimet, ka treguar se merr vendimet e duhura, dhe besoj se të tilla do të jenë edhe këto”, tha Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së tha se kjo forcë politike ka mbështetur hapur Presidentin e zgjedhur amerikan. Në këtë kontekst, Gjekmarkaj tha se shpresonte se do të vinin lajme për shqyrtimin e ‘non grata-s’ të dhënë nga administrata Blinken. Sipas Gjekmarkaj, ky vendim nuk ka bindur, dhe Sali Berisha duhet të marrë atë që i takon.

“Marco Rubio është shprehur kohë më parë kundër mënyrës se si janë dizenjuar disa lider konservatorë ‘non grata’. Shpresojmë që si Sekretar i Shtetit të rishihen këto vendime”, tha Gjekmarkaj. bw

SPAK reagon pas dëshmisë së Veliajt: Ja për çfarë po hetohet kryebashkiaku i Tiranës

Një ditë pas marrjes në pyetje për rreth 5 orë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK ka dhënë informacion zyrtar lidhur me hetimin që ka nisur ndaj Kryetarit të Bashkisë, si dhe për veprat penale.

SPAK në njoftimin zyrtar në lidhje me kallëzimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga ana e shtetasit A. N, bën të ditur se, mbi bazën e informacionit të referimit të veprës penale datë 08.02.2024, i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka regjistruar Procedimin Penal nr. 27/2024 ndaj tij.

Sipas SPAK, ky procedim fillimisht trajton veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, sipas nenit 260 të Kodit Penal.

Prokuroria vijon duke njoftuar se informacioni për referimin e veprës penale ka buruar nga një kallëzim i bërë nga një shtetas i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, kanë referuar informacionin përkatës, mbi bazën e të cilit është regjistruar procedimi penal.

Në deklaratën e SPAK thuhet më tej se deri në këtë fazë të hetimit paraprak, provat e grumbulluara kanë çuar në përfundimin se ekzistojnë të dhëna konkrete që lidhen jo vetëm me korrupsionin pasiv, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

(BalkanWeb)

‘Veliaj në SPAK’- Klodiana Lala zbulon për çfarë u pyet për 5 orë kryebashkiaku i Tiranës

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku tregoi për hetimet e SPAK-u ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes dhe rrethin tij të ngushtë.

Lala tha se nga verifikimi që ju bë Erion Veliaj, në daljet jashtë shtetit dhe pagesat me karta, po i ndihmojnë shumë prokurorët për hetimin pasuror të kryebashkiakut të Tiranës.

Ajo shtoi se disa transferta që Veliaj ka bërë në llogaritë e kompanive të Ajola Xoxës, janë të pajustifikuara sipas prokurorëve.

“SPAK ka regjistruar procedim penal nr 27 të vitit 2024 për veprën penale të korrupsionit pasiv mbi bazën e një kallëzimi, nuk e di kallëzuesin edhe pse kam dyshim të fortë. Ka dyshime që Veliaj dhe rrethi familjar kanë përfituar rryshfet nga individë dhe kompani që kanë lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Ka patur hetim nga Prokuroria e Tiranës për biznesmenin Elman Abule, këtu është zanafilla. SPAK nga korrupsioni ka kaluar në sitë gjithë pasuritë e Veliajt dhe familjarëve. Ligji parashikon që çdo person që është duke u hetuar për korrupsion, automatikisht ndaj zyrtarit të lartë nis hetimi pasuror.  Çfarë ndodh? U kërkohen të dhëna gjithë institucioneve.

Shikohen lëvizjet, hyrje daljet, kartat që ka përdorur, etj. Në këtë kuadër prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme që Veliaj është përfshirë në këtë aferë dhe është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Është pyetur për udhëtimet që ka bërë jashtë vendit, për disa biznesmenë që kanë qenë në të njëjtin avion. Është pyetur për disa leje ndërtimi për persona që rezultojnë me marrëdhënie pune me bashkëshorten. Është pyetur për karta që janë përdorur. Vjehrra e zotit Veliaj, ka një studio ligjore, e cila ëhtë kontrolluar me vendim gjykate dhe janë marrë dhjetëra fatura, që kanë dhënë konsulencë juridike.

Janë duke parë tenderat dhe aktivitetin e OJF, Harabelit, që e drejton Ajola Xoxa. Në bizneset e Ajola Xoxës është gjetur shumë e konsiderueshm parash. Si ka mundësi që një person deklarues, që duhet të informojë ILDKPI… Thelbi është që prokurorët kanë dyshime të arsyeshme.

Nga ana tjetër nuk mund të relativizojë faktin, që ky njeri që dyshohet se ka firmosur leje ndërtimi për kompani, që bëjnë transferte për OJF e bashkëshortes dhe pretendohet se kanë marrë konsulencë juridike. E njëjta gjë me kompaninë e të vëllait.

Denoncuesi nuk është i rëndësishëm. Mund të ketë edhe letër anonime, SPAK mund ta nisë hetimin edhe kryesisht. Veliaj po tenton të na fusë në kurth, duke u marrë me denoncuesin. Për mua rëndësi ka vetëm një, a qëndrojnë faktet që pretendojnë prokurorët. A ka përfituar Erion Veliaj para?

Ka dhjetëra transferta në llogaritë e kompanive të Ajola Xoxës, që sipas prokurorëve janë të pajustifikuara. Dyshohet po kështu se janë bërë fatura fiktive.

Ndërsa për 5D, është mbyllur hetimi për zyrtarët e Bashkisë dhe po vijon një hetim tjetër, pra historia për aferën 5D nuk ka përfituar.” tha ajo. sn

Kalaja: Arrestimi i Veliajt varet nga urdhri i Edi Ramës

Në një intervistë për edicionin e pasdites në SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, avokatja Adriana Kalaja komentoi thirrjen në SPAK të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Ajo ngriti akuza të forta ndaj institucionit të SPAK-ut, duke e cilësuar veprimtarinë e tij si të dirigjuar dhe të ndikuar politikisht. Sipas saj, SPAK-u krijon qëllimisht konfuzion për të mbuluar shkeljet ligjore dhe për të mbrojtur zyrtarët e lartë në pushtet, përfshirë Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Kalaja theksoi se hetimet janë të manipuluara dhe arrestimi i Veliajt do të ndodhë vetëm kur kjo t’i leverdisë politikisht kryeministrit Rama

ADRIANA KALAJA:

Ka një kakofoni që unë mendoj se e krijon vetë SPAK-u, për të mbuluar gjërat që SPAK-u dëshiron të fshehë. Kjo bëhet për të dhënë përshtypjen se SPAK-u po kryen detyrën, por në fakt po e ushtron atë duke shkelur ligjin dhe duke mbrojtur zyrtarët që janë në pushtet. Këtu e kam fjalën për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Për t’u kthyer te rasti i Erion Veliajt, ndryshe nga ajo që pretendon Rama – i cili, në aspektin ligjor dhe penal, ka një farë të drejte kur thotë se nuk mban përgjegjësi për ministrat për shkak të përgjegjësisë së tyre personale – unë mendoj se Rama mban përgjegjësi politike dhe morale. Për sa kohë që ai i ka zgjedhur këta ministra dhe është titullari i qeverisë, përgjegjësia politike dhe morale i takon atij.

Po krijohet një kakofoni sepse, po të marrim vendimin që ka marrë Prokuroria e Posaçme lidhur me dosjen e hetimit pasuror të Veliajt, në qershor të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme ka marrë një vendim për të krijuar një dosje të veçantë. Por nga doli kjo dosje? A u ngritën një mëngjes Altin Dumani dhe Olsi Dado dhe vendosën të krijonin një dosje të tillë? Apo të gjitha veprimet dhe aferat e paligjshme të përfshira në këto dosje, që janë rezultat i 55 kallëzimeve dhe denoncimeve, të cilat unë dhe Aleanca për Teatrin i kemi dorëzuar, krijuan dyshimin e arsyeshëm, madje edhe bindjen përtej këtij dyshimi, se kemi përpara vepra penale, përfshirë korrupsionin, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave?

Përse them unë që ky është një hetim me regji? Sepse arrestimi i Erion Veliajt do të bëhet ditën kur Edi Rama të japë urdhrin, ditën që i leverdis më shumë Ramës ose kur ai të ndodhet në një situatë të vështirë.

Pse duhet të merret në pyetje fillimisht Ajola Xoxa dhe më pas personi kryesor? Hetimet zakonisht fillojnë nga personi kryesor i dyshuar, ai që mban postin publik. Ajola Xoxa nuk ka ndonjë post publik dhe nuk është zyrtare, prandaj të gjitha veprimet e saj lidhen me një marrëdhënie të veçantë me kryetarin e Bashkisë Tiranë.

Dua të theksoj dy momente kryesore që sot më kanë lënë shije të hidhur:

1. Konfirmohet ajo që kam thënë prej kohësh – drejtësia me regji nuk është drejtësi. Drejtësia e dirigjuar tregon se SPAK-u jo vetëm që nuk funksionon, por prokurorët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

2. SPAK thërret Belind Këlliçin në të njëjtën ditë me Erion Veliajn, i cili ka të paktën 90 kallëzime dhe për të cilin janë vërtetuar afera korruptive dhe kriminale. Kjo bëhet për të sfumuar lajmin dhe për t’i treguar publikut një gjoja paanshmëri.

Nëse SPAK është i paanshëm, duhet të mbajë të njëjtin standard dhe jo atë që kërkon Altin Dumani, Olsi Dado apo cilido tjetër.

Së fundmi, është e neveritshme që ata kryejnë hetime bazuar te një person i dënuar për gjenocid, terrorizëm dhe krime të tjera gjatë diktaturës. Ky person ka mbi 50 dosje në Prokurorinë e Tiranës dhe për të nuk është ndërmarrë asnjë veprim gjyqësor, pasi përdoret si mjet për të goditur Belind Këlliçin.

‘Rrëzova një skemë korruptive 1MLD EURO’- Këlliçi: Jam në dispozicion të drejtësisë, nuk do arrini të na mbyllni gojën dhe të na stepni

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Ai është njëri nga denoncuesit me të mëdhenj të aferave korruptive të kreut aktual të bashkisë Tiranë i cili u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në SPAK.

Drejtuesi politik i PD është shprehur se ka dhënë sqarimet e tij mbi shpifjet e hedhura kundrejt tij, pasi nxori zbuluar aferat korruptive të Bashkosë Tiranës me vlerë 1mld euro.

Këlliçi tha se asgjë nuk do mund ta stepë apo ti mbyllë gojën atij dhe PD për të denoncuar këto afera korruptive.

Belind Këlliçi:

Sqaroj opinionin publik që kam lindur në vitin 1987.

Kam dhënë të gjitha sqarimet shteruese në raport me shpifjet, mllefin vrerin e hedhur ndaj meje, për shkak se rrëzova një skemë korruptive me vlerën 1 miliard euro në inceneratorin e Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë shqipëria dhe Ballkani, banda e 5D, kreu i së cilës para pak momentesh ka dalë nga kolegët e tij dhe trokitësit në institucionin e Prokurorisë Posaçme.

Jam i hapur dhe në dispozicion të drejtësis për cdo pyetje sqarim të mëtejshëm detajim që mund të ketë në raport më mua, familjen time apo këdo që është person i lidhur me mua, që nga dita që unë kam lindur e deri sot.

Këtu besoj jam sqarues për pjesën time. Në raport me ndodhitë e ditës së sotme keni parë që për të dytën herë brenda këtij viti se pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i bandës 5D është paraqitur në SPAK. Nuk e di kush kanë qenë zhvillimet por nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar dhe dënuar me vendim gjykate për mashtrim që në vitin 86, do arrijë të më mbyllë mua gojën apo të stepë PD denoncimin për aferat korruptive, e ka gabim.

Lërini mënjëanë këta që kanë frimosur, më dilni përballë me fytyrë kushdo që mendon se do të më intimidojë në misionin për të goditur korrupsionin në Bashkinë  e Tiranës. Kushdo që ka dika në raport me mua dhe raport me pretendimet e mia të nxjerrë fytyrën përballë ashtu si e kam nxjerrë unë duke firmosur në cdo faqe që kam dorëzuar.

Gazetari tregon sondazhin e PS: Ramës i ka ikur 30% e elektoratit të PS

Gazetari Basir Çollaku shprehet se një sondazh i brendshëm në PS ka zbuluar se 30% e elektoratit socialist është kthyer në votë gri, kur jemi 5 muaj larg zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, kjo është arsyeja pse kryeministri ka shtuar presionin drejt shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Por për analistin Martin Leka, situata është më disfavorizuese në kampin blu. Ai tha se në radhët e opozitës janë krijuar 7 parti të reja të cilat rrjedhin nga PD.

Martin Leka: Ka një handikap të madh, bie pëlqimi për qeverinë, por bie edhe për opozitën. Këtë vit si rutinë e viteve të fundit kemi Edi Ramën në pushtet, Sali Berishën në opozitë. Kemi një pushtet të korruptuar që vjedh, një opozitë që vetëm denoncon dhe bën protesta. Kemi PD-në e Berishës, kemi PS-në e Ramës. Kemi PS-në monolite, kemi PD-në të përçarë në disa parti. Në PD sot janë 7 parti të reja të vogla që janë të gjitha pjellë e PD. Dashamir Shehi është jashtë PD, Enkelejd Alibeaj, Agron Shehaj, Lulzim Basha që kanë dalë nga PD. Por kemi edhe disa part as me PD as me PS, Qori, Lapaj, Shabani. 7 parti, sikur nga 10 mijë vota të marrin janë 70 mijë vota që janë të mjaftueshme për të dëmtuar PD-në. Nëse në PS dikush është i pakënaqur nuk shkon të votojë, se sa t’i japë vota PD-së, edhe të djathtët nuk besoj se japin vota majtas. I vlerësoj sondazhet… SHBA është një përjashtim që ka lidhje as me partitë por me fenomenin e Donald Trump dhe këtu bie fakti që në Shqipëri…

Basir Çollaku: Kanë dështuar në parashikimet e tyre. Sondazhi më i mirë është ajo që ndodh në Shqipëri, jo përpunimi i opinionit. Shko te dyqani i lagjes, kreditë, ekonomia, eksodi. Rama ka një agresion drejt diasporës. Pse? 30% e votave të PS, Edi Rama e di që i është bërë votë gri, i ka ikur nga subjekti. E ka nga sondazhet e brendshme të PS.

Ilda Dhori: Gjithmonë ka patur parti të reja. A na prishin punë? Qoftë edhe një votë e vetme.

Martin Leka: Pse i injoroni atëherë?

Ilda Dhori: Nuk injorojmë askënd. Dera është e hapur për çdo opozitar që kërkon të jetë kundër Edi Ramës. Votat që do na rrjedhin nga partitë e vogla është pjesë e skemës së Edi Ramës. Koalicionet parazgjedhore nuk i lejon Edi Rama se i ka të humbura zgjedhjet, është një dëm shumë i madh, ndaj dhe duam vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe prandaj duam qeveri teknike për besueshmërinë e procesit. Në 2017 nuk ishte qeveri teknike sepse Edi Rama ishte kryeministër.

Anila Basha: Nëse Agron Shehaj, Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha marrin vota majtas, do ishte një kalkulim dhe strategji e zgjuar e opozitës. Por vota majtas marrin Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj apo Endri Shabani. Por të parët janë deputetë të PD që vetëm në 2024 kanë ikur nga PD. PD duhet të bëjë analizë për veten e vet pse po më ikin njerëzit kur duhet t’i afrojë sa më shumë. Cila është ajo forcë madhore që shtyn deputetët më në zë…Lulzim Basha është ish-lideri, Alibeaj drejtoi PD-në, Agron Shehaj hyn te njerëzit më të votuar dhe më me zë në Parlament. Pse ikin këta? Ça i mungon PD-së?

Ilda Dhori: Edhe e majta nuk është fushë me lule…

Anila Basha: Më thuaj cili është programi juaj tre muaj para zgjedhjeve. Sa do jetë rroga minimale, biznesi i vogël, taksat, politika e jashtme… S’keni një program.

(BalkanWeb)

Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh. Veliaj iu drejtua ambienteve të Prokurorisë së Posaçme rreth orës 09.00 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Ai nuk komentoi për gazetarët, teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me çështjen për të cilën u pyet, por shkurtimisht tha se do të japë më shumë informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

Prokurorët e Posaçëm po kryejnë hetime ndaj Veliajt për korrupsion pasiv, bën të ditur gazetarja Klodiana Lala. Hetime ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij po zhvillohen edhe sa i takon pasurisë.

Më herët në SPAK ka dëshmuar edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Disa ditë më parë, agjentët e BKH sekuestruan telefonin e Xoxës.

Mosbindja civile, lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar

Janë liruar të 7 protestuesit e arrestuar për bllokimin e rrugëve.

Qytetarët ishin ndaluar nga policia gjatë mosbindjes civile të 23 dhjetorit të organizuar nga Partia Demokratike, ku u bllokua qarkullimi i makinave në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit.

Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e tyre.

Për Romarjo Billën gjykata e konsideroi të paligjshëm ndalimin.

Në seancën e sotme, Gjykata e Tiranës caktoi masën e ‘detyrim paraqitje’ për personat e ndaluar, të cilët sipas policisë dhe prokurorisë ishin arrestuar për pengim të qarkullimit dhe kundërshtim te punonjësve të policisë. SN

“Agron Shehaj më ftoi te partia e tij”- Kreu i “Mundësia” i përgjigjet ish-ministrit të PS

 Shehaj: Arben Malaj u nxitua. Në asnjë rast nuk i është ofruar ofiq në radhët tona

 

Ish-ministri socialist, Arben Malaj deklaroi një ditë më parë në një status të gjatë në rrjetet sociale se ishte ftuar nga Agron Shehaj për të aderuar në partinë e tij, “Mundësia”. Malaj shpjegonte, sipas tij, 8 arsyet pse nuk e kishte pranuar ofertën.

Por sot, kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj përmes një reagimi ka përgënjeshtruar Malajn, duke theksuar se nuk është ofruar asnjë post në radhët e forcës politike që ai kryeson. Ftesa që mund të ketë marrë Malaj, sqaron ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, mund të ketë qenë një mesazh apo telefonatë, një strategji kjo në funksion të një fushate të hapur publike që Mundësia po bën, sipas tij, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.

“Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor po mesa duket z.Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak”, thekson Shehaj.

Reagimi
Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona. Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik. Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket z Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak. Ky model i hapur politik na dallon prej të tjerëve dhe falenderojmë mijëra shqiptarët që janë bashkuar për opozitë të vërtetë si dhe stafin e Partisë Mundësia që po bën një punë të jashtëzakonshme për të kontakuar këdo që identifikohet me vlerat e djathta dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti politik afatgjatë.

(BalkanWeb)

Arben Malaj tregon prapaskenat: Si më ofroi partia e Agron Shehajt të bëhesha nënkryetar dege! 8 arsyet pse refuzova!

I kujtova që kam qenë për 16 vite deputet i PS dhe….

 

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, njëherësh një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste, në një opinion për Gazetën Panorama ka rrëfyer ofertën që i kanë bërë nga Partia “Mundësia” e Agron Shehajt për të qenë pjesë e saj.

 

Malaj që prej 16 vitesh ka qenë pjesë e Parlamentit si deputet dhe që ka mbajtur poste kyçe në në qeverisjen socialiste si ministër i Financave dhe Ekonomisë, i është ofruar të jetë “nënkryetar” i një dege të partisë së Shehajt.

“Para disa ditësh më ra telefoni, ishte një numër i panjohur. Vazhdoj të ndiej një detyrim mirënjohës ndaj njerëzve dhe iu përgjigja pa vonesë. Zonja në anën tjetër pyeti nëse po fliste me mua.

Iu identifikova menjëherë. Zonja po telefononte nga partia e zotit Shehaj dhe më kërkoi që në riorganizonim e njësisë nr. 5 në Tiranë të isha nënkryetar. Më duhet ta sqaroj zonjën se kisha shërbyer për 16 vjet si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës në vitet 1997-2013 dhe se në vitet 1997-2005 kisha shërbyer si ministër Finance dhe ministër ekonomie. Gjatë këtyre viteve pata mundësinë që me integritet të thellë, me dashuri të madhe dhe me profesionalizëm të spikatur, të arrij ta nxjerr vendin nga kurthi i firmave piramidale.

Shpesh, pas vitit 2013 kur nuk jam më aktiv në PS dhe politikë janë disa parti të spektrit të majtë apo edhe të djathtë me ftojnë t’u bashkohem atyre. Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme” shkruan Malaj.

Me tej, Arben Malaj shkruan se: “Nuk i preferoj kërcimet nga njëra parti në tjetrën për poste deputetësh apo ministrore. Churchill deklaronte se: “për parime unë ndërroj parti, për parti nuk ndryshoj parime”. Janë të pakta rastësi ky i Churchill-it kur kalimi nga një parti në tjetrin bëhet për të krijuar mazhoranca të reja parlamentare. Politikani që bën këtë kalim “ylberi”, e bën, sepse me këtë kapërcim, ai bëhet lider i partisë së tij dhe vendit të tij”.

Analiza e plote e ARBEN MALAJt 

Fillimisht dua të sqaroj se pluralizmin e shëndetshëm e konsideroj si një nga parakushtet thelbësore për zhvillimet dhe standardet demokratike.

Në këtë drejtim, vlerësoj angazhimin e zotit Shehaj për ristrukturimin e së djathtës shqiptare, e cila ndodhet në krizën e identitetit dhe përfaqësimin më të dobët politik që nga viti 1991. Para disa ditësh më ra telefoni, ishte një numër i panjohur. Vazhdoj të ndiej një detyrim mirënjohës ndaj njerëzve dhe iu përgjigja pa vonesë. Zonja në anën tjetër pyeti nëse po fliste me mua.

Iu identifikova menjëherë. Zonja po telefononte nga partia e zotit Shehaj dhe më kërkoi që në riorganizonim e njësisë nr. 5 në Tiranë të isha nënkryetar. Më duhet ta sqaroj zonjën se kisha shërbyer për 16 vjet si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës në vitet 1997-2013 dhe se në vitet 1997-2005 kisha shërbyer si ministër Finance dhe ministër ekonomie. Gjatë këtyre viteve pata mundësinë që me integritet të thellë, me dashuri të madhe dhe me profesionalizëm të spikatur, të arrij ta nxjerr vendin nga kurthi i firmave piramidale.

Shpesh, pas vitit 2013 kur nuk jam më aktiv në PS dhe politikë janë disa parti të spektrit të majtë apo edhe të djathtë me ftojnë t’u bashkohem atyre. Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme. Cilat janë tetë arsyet kryesore përse nuk e pranova ftesën e partisë së zotit Shehaj:

1. Integriteti është gur themeli i besimit. Pa të, çdo ndërtesë politike është e destinuar të shembet. Asnjëherë për asnjë karrige nuk do t’i zhgënjej të gjithë ata që më kanë besuar, më kanë mbështetur dhe kanë sakrifikuar për PS-në.

2. Nuk i preferoj kërcimet nga njëra parti në tjetrën për poste deputetësh apo ministrore. Churchill deklaronte se: “për parime unë ndërroj parti, për parti nuk ndryshoj parime”. Janë të pakta rastësi ky i Churchill-it kur kalimi nga një parti në tjetrin bëhet për të krijuar mazhoranca të reja parlamentare. Politikani që bën këtë kalim “ylberi”, e bën, sepse me këtë kapërcim, ai bëhet lider i partisë së tij dhe vendit të tij.

3. Respekt për veten. Eleanor Roosevelt, një ikonë e politikës amerikane, këshillon se: “Askush nuk mund të ndihet i pandershëm pa pëlqimin e tij”. Ndaj e pata të vështirë të pranoja mosrespektimin dhe të pranoja një ftesë spontane, e cila as nuk njihte dhe për rrjedhojë nuk i respektonte kontributet e mia në jetën publike, shkencore dhe politike të vendit tim nga viti 1991 e deri më sot.

4. Angazhimi im që nga fillimi i pluralizmit në të majtën progresive në vitin 1991 nuk ishte një vendimmarrje spontane dhe aq më pak karrieriste. Kur hyra në Partinë Socialiste në vitin 1991, ambienti politik ishte shumë i tensionuar. Pata fatin që pata mundësinë të kontribuoja në uljen e tensioneve politike dhe një përfaqësim dinjitoz të socialistëve në Vlorë, në atë periudhë shumë të tensionuar deri armiqësore midis shqiptareve. Në atë periudhë të vështirë, kryetar i PS-së në Vlorë ishte Gëzim Tushe, një personalitet dhe intelektual me vizion të qartë për përgjegjësitë e PPSH dhe për sfidat e vështira të Partisë Socialiste. Gëzimi ishte/është një personalitet që gëzonte respekt nga i gjithë spektri politik në Vlorë.

Unë u bashkova me të majtë, sepse edhe sot besoj se nuk mund të zgjidhen probleme të vështira si thellimi i varfërisë dhe pabarazisë në nivele ekstreme deri në atë pikë sa 8 miliarderët më të mëdhenj kanë pasuri sa 3.5 miliardë banorë, ose gjysma e popullsisë së botës, nga duart e padukshme/të fshehura të Smithit. Përballë ekonomisë së tregut që absolutizon efektet e duarve të padukshme, preferoj dhe mbështes modelin e ekonomisë sociale të tregut, ku kohezioni social dhe solidariteti qetësojnë plagët sociale të dështimeve të tregut të lirë.

5. Z. Shehaj së fundmi ka nisur një fushatë si gjithë të tjerat me agresivitet në rritje dhe jo me një platformë qeverisëse bindëse për reformat në politikë dhe ekonomi. Ai duhet të bëjë një ndryshim thelbësor, duke konkurruar me program alternativ bindës dhe me një gjuhë të moderuar të komunikimit publik.

6. Z. Shehaj mund të përfitojë nga konkurrenca e platformave, nga demokracia brenda partisë së tij. Vrasja e demokracisë së brendshme të partive në Shqipëri ndodhi pas ndryshimeve kushtetuese 2008.  Sot partitë politike në vendin tonë janë shoqëri me përgjegjësi të përbashkët (SHPK) me një pronar/aksioner të vetëm, që është kryetari i partisë.

7. Jo më pak e rëndësishme është deformimi i profilit publik të z. Shehaj, i cili në vend të bëjë dallimin pozitiv në politikën shqiptare, ai po përplaset në podiumin e Kuvendit të Shqipërisë dhe emisionet në mediat vizive me një agresivitet shqetësues.

8. Si ekonomist, e vlerësoj të shëndetshme për demokracinë rritjen e platformave konkurruese. Sidomos në ambientin tonë politik të monopolizuar dhe të korruptuar./ Gazeta Panorama

Studentët serbë mblidhen në Beograd në një tjetër protestë për shembjen vdekjeprurëse të tendës së stacionit të trenit

Studentët grevistë të universitetit të Serbisë u mblodhën të mërkurën jashtë zyrës së kryeprokurorit për të kërkuar drejtësi në lidhje me shembjen e tendës së një stacioni treni që vrau 15 njerëz muajin e kaluar në provincën veriore të vendit.

Më shumë se 1,000 studentë lanë në mënyrë simbolike letra në pragun e zyrës së prokurorit publik, duke i thënë kryeprokurores Zagorka Dolovac se “studentët presin që ju të luftoni për ligjin dhe drejtësinë, pa abuzim politik apo korrupsion”.

Zyra e Dolovac më vonë u përgjigj me një deklaratë duke ftuar një delegacion studentor në një takim.

Universitetet e Serbisë janë bllokuar për javë të tëra si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon llogari për tragjedinë e 1 nëntorit në rajonin e kryeqytetit të Vojvodinës, Novi Sad, kur një tendë masive betoni në stacionin hekurudhor u përplas mbi njerëzit poshtë.

Shumë në Serbi fajësojnë për kolapsin korrupsionin e përhapur dhe punën e ngadaltë në rinovimin e ndërtesës, një nga disa megaprojektet e infrastrukturës që përfshin kompanitë shtetërore kineze që tani janë nën pikëpyetje.

Prokurorët kanë arrestuar 13 persona për tragjedinë e Novi Sadit, duke përfshirë një ministër të qeverisë, lirimi i të cilit më vonë ushqeu skepticizmin publik rreth sinqeritetit të hetimit.

Studentët grevistë në Serbi kanë marrë mbështetje të gjerë nga profesorët e tyre, fermerët, aktorët dhe të tjerë. Dhjetëra mijëra iu bashkuan një proteste të udhëhequr nga studentët në Beograd të dielën, e cila pasqyroi gjithashtu pakënaqësi më të gjerë me qeverisjen e presidentit populist Aleksandar Vuçiç.

Studentët protestues të mërkurën mbanin pankarta me shenja të kuqe të duarve – një simbol proteste që u tregon autoriteteve se kanë “gjak në duart e tyre”.

Në një përpjekje të dukshme për të zbutur grevat e studentëve, Vuçiç ka reklamuar atë që ai e përshkruan si kredi “të favorshme” për të rinjtë për të blerë apartamente.

Udhëheqësi serb është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike, pavarësisht se ka ndjekur zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian për kombin e Ballkanit Perëndimor, duke ruajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën./ Euronews – Syri.Net

“Shqipëria ka nevojë për reformim të institucioneve”, Burimi: Mazhoranca tashmë ndodhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve

Analisti dhe gazetari Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24, ka theksuar se qeveria shqiptare nuk mund të vijojë të drejtojë vendin pas tre mandateve. Sipas tij, mazhoranca e tanishme ka vepruar pa pasur një vështrim ndërkombëtar, por tani është nën mbikëqyrjen e këtyre të fundit.

Burimi ka sugjeruar një reformë të thellë institucionale, duke propozuar kalimin në një mandat unik për kryeministrin për të thyer”kultin e individit” në politikën shqiptare. “Nëse shqiptarët hyjnë në këto zgjedhje me idenë për të mos jetuar më si më parë, duhet të mendohet një ndryshim i thellë,” tha ai.

Sa i përket SPAK, Burimi deklaroi e mbështet institucionin, por ka kundërshtuar zgjatjen e mandatit të kryeprokurorit Altin Dumanit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë demokracinë. “SPAK nuk duhet të lidhet me individë të caktuar,” theksoi ai. bw

Favorizoi Gjon Radovanin për të përfituar tendera- Zbardhet akuza e SPAK ndaj Plarent Ndrecës, çfarë thuhet në e-mailet mes tyre

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, aktualisht deputet i Partisë Socialiste Plarent Ndreca i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Sipas SPAK, Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK rezulton të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institucionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme.

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

Sipas SPAK të dhënat i janë përcjellë paraprakisht shtetasit Gjon Radovani, i cili është ortak i APE shpk që u shpall fitues si bashkim operatorësh me Derbi-E shpk, në procedurën e prokurimit.

Në dosje thuhet se mes Ndrecës dhe Radovanit por edhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë janë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar lidhur me gjendjen e objekteve policore.

“Nga ky komunikim provohet se i pandehuri Plarent Ndreca ka patur dijeni paraprakisht lidhur me angazhimin dhe pjesëmarrjen e shtetasit Gjon Radovanit në hartimin e projekteve tip për objekte të policisë së shtetit për të cilat do të zhvillohej më pas dhe procedura e prokurimit”, thekson SPAK.

Për të pandehurin Plarent Ndreca me detyrë në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor në procedurën e prokurimit, objekt hetimi evidentohet qartësisht sjellja e tij e kundërligjshme duke dokumentuar një sërë shkelje ligjore gjatë fazave të ndryshme të procedurës së prokurimin publik objekt hetimi.

SPAK thekson se ai në bashkëpunim me punonjësit e tjerë, si specialistët e prokurimeve, anëtarët e KVO, anëtar KSHA, drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte BOE Derbi-E dhe APE shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Për çudi pavarësisht se ish-zv.ministri Gjon Radovani rezulton se ka fituar tendera nga institucioni që drejtonte një prej miqve të tij, as ai dhe as Sandër Lleshaj nuk janë vënë nën akuzë nga SPAK. bw

Mesazhi i Arjan Dodajt: Të edukojmë të rinjtë. Politika të mos nxisë dhunë e vulgaritet!

Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjen, mbahet mesha te Katedralja e “Shën Palit”.

Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”. Mesha u drejtua nga kreu i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj. Në Tiranë mesha e Krishtlindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 dhe vazhdoi deri pas mesnate.

“Sot ripërsëritet fjala plot shpresë e Zotit: Ka lindur për ne një shpëtimtar. Jo abstrakt, por i imi dhe yti. Ka lindur Krishti që shpëton, sepse ka ardhur për të shpëtuar popullin e tij dhe populli i Zotit je ti, jemi ne”, u tha besimtarëve të pranishëm në meshë, imzot Arjan Dodaj, arqipeshkëv i Dioqezës Tiranë-Durrës.

“Kemi nevojë t’i edukojmë brezat e ri tek shpresa sepse janë të shpërqendruar nga gjërat e kota, nuk dinë të shohin gjërat e bukura. Kush nuk ka shpresë nuk ka familje, nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë me fenë e Zotin””, vijoi Dodaj.

Një mesazh ai e kishte edhe për politikanët. “Politikanët të mund të mësojnë politikë më të shëndetshme, jo dhunë e vulgaritet, fëmijët ju vëzhgojnë dhe jo rrallëherë ju imitojnë”.

Në ligjëratën e tij, imzot Dodaj e vuri theksin tek shpresa. “Shpresa është lajtmotivi i këtij viti jubilar”, tha arqipeshkëvi Dodaj, i cili në këtë natë të lindjes së Krishtit i ftoi besimtarët të bashkohen me të gjithë ata që shpresojnë e besojnë në emrin e tij.

Ishin të shumtë besimtarët katolikë të pranishëm në meshë, edhe pse në orë të vonë dhe temperatura të ulëta.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë por edhe atyre ortodoksë, të cilët meshën e festës e mbajnë në mëngjesin e 25 dhjetorit.

Sipas besimit të krishterë, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes fton në unitet dhe në të qenit pranë ngrohtësisë së familjes dhe atyre në nevojë. Ashtu si drita e qiririt, Krishti Fëmijë vjen për të ndriçuar jetët e besimtarëve, duke bërë të dukshme rrugën e shpëtimit.

Mesha në mesnatë janë mbajtur edhe në kisha e tjera katolike, të shpërndara në 6 dioqezat e vendit.

(BalkanWeb)

Basir Çollaku: Edi Rama është ftuar nga SPAK të dëshmojë, janë disa çështje të hapura

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se, Edi Rama është ftuar në SPAK për të dëshmuar.

Gjatë bisedës në studio, Çollaku u shpreh se është shtyrë nga dita në ditë vajtja e tij dhe pritet të dëshmojë shumë shpejt.

‘Kur të thashë para pak ditëve që Edi Rama është ftuar nga Prokuroria e Posaçme të dëshmojë, brenda dhjetorit, mund të shtyhet me orë ose me ditë dhe arsyeja mund të jetë që ai të shkojë atje si ish-kryeministër dhe jo si kryeministër.

Para 11 majit, me fillimin e vitit të ardhshëm.

Nuk po e lëshon kollaj, po e lëshon me zor. Pse është kollaj?

Ka 7 vite që ka nisur hetimi i inceneratorit, nuk mbaron.

Kishte 5 vite që në Itali mori formë të prerë. Nuk është kollaj, ata kanë fituar kohë 4-5 vite.

Nuk fitojnë më kohë, koha ka mbaruar, kanë mbaruar dhe minutat shtesë dhe ministri i Brendshëm që nuk ishte denoncuar në SPAK, por tek prokuroria e Tiranës, ka 1 vit i denoncuar dhe prokuroria e posaçme ia ka deleguar për kompetencë prokurorisë së Tiranës dhe nuk e kam parë ta thërrasë, as si ish-kryeinspektor as si ministër.

Ca rëndësie ka detyra që ka. Kallëzimi është, provat janë, sipas letrave shoqëruese, kishte prova të mjaftueshme për ta hetuar.

Ai zotëri duhet të përballet me drejtësinë, apo tani që u bë ministër kanë frikë ta thërrasin ata’, tha Basir Çollaku në SYRI TV. sn

Abilekaj: Brenda marsit të realizohet qeveria teknike, opozita të intesifikojë aksionin për rrëzimin e kësaj qeverie

Gazetari Enton Abilekaj, e konsideron të vonuar krijimin e një qeverie teknike në mars.

I ftuar në edicioni e pasdites në Syri Tv, përmes një lidhjeje skype, Abilekaj tha se qeveria teknike, duhet të mbyllet brenda marsit, në mënyrë që të merren masa për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pasi ekziston mundësia në ndikimin e procesit zgjedhor.

Sipas Abilekajt, opozita duhet të intesifikojë aksionin e saj deri në rrëzimin e kësaj qeveria, në të kundërt rezultati do të jetë i fituar në tavolinë, sërish nga mazhoranca, duke pasur parasysh se ka në anën e saj policinë politike.

Kjo çështje të mbyllet brenda masrit që të merren masa për zgjedhje të lira e të ndershme. Është e vështirë, pasi ka një organizim të gatshëm të grupeve shtetërore e jo shtetërore për të për të shkelur ligjin e për të ndikuar procesin zgjedhor. 3 muaj është afat i shkurtër. Mosbindja civile është shumë e vonë dhe s’ka krisur ende në themel këtë qeverisje, duhet të intesifikohet e të bëjë bllokim deri në rrëzimin e qeverisë. Ndryshe do të kemi një rezultat të paravendosur zgjedhor.

Një pjesë e policisë është e mbushur me efektivë që i bindet urdhrave partiakë e jo ligjit, provokonin protestuesit, përplaseshin me ta. Kemi një deputet në spital, dhjetëra të proceduar për të dhënë idenë se kjo është revoltë që s’po arrin qëllimin. Duke pasur parasysh këtë ngarkesë militantësh në polici, qeveria teknike të arrihet brenda shkurtit, që të depolitizohet administrata. Nëse nuk ndodh do ta kemi shumë të vështirë. Nëse do të ketë këtë masë politike në polici, zgjedhjet do të jenë të vështira.

Opozita është duke gabuar në raport me sjelljen që ka me publikun. Kemi përballë jjë regjim, një autokrat të nivelit shumë të lartë që ka inkriminuar shtetin, biznesin, ekonominë dhe s’është gati të largohet. S’është gati të hetohet e të bëhet një proces. Qeverinë teknike s’do e lëshojë kurrë, vetëm nëse do të jetë i detyruar. Një qeverisje totalitare që ka pushtuar gjithçka dhe nuk lejon asnjë liri politike dhe individuale. Faktet janë që ajo që pritet nga çdo mosbindje civile, duhet të injektojë më shumë entuziazëm. sn

5 kilometra ecje dhe 3 orë në këmbë- Berisha shfaqet super energjik në krye të mosbindjes civile

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përshkuar më shumë se pesë kilometra për të qenë prezent në vendet ku po zhvillohej mosbindja civile e opozitës, mbrëmjen e djeshme (23 dhjetor 2024).

Marshimi i tij ka nisur fillimisht tek Rruga e Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, deri te Bashkia e Tiranës, një gjatësi rreth 700 metra një distancë që kërkon rreth 9 minuta për t’u përshkuar.

Më pas Berisha është drejtuar për te Zogu i Zi, apo sheshi Karl Topia, duke përshkuar mes përmes sheshin ‘Skënderbej’, dhe për të vijuar përgjatë Rrugës së Durrësit. Kjo është një distancë rreth 2 kilometra, e cila kërkon një kohë jo më pak se 30 minuta për t’u përshkuar.

Më tej, Berisha do të vijonte rrugëtimin e tij në unazë për t’u drejtuar për nga sheshi “Uillson”, një distancë rreth 2.6 kilometra dhe 38 minuta për t’u përshkuar.

Pra, me një llogari që kemi mundur të bëjmë, Berisha, 80-vjeç, me një super energji, ka përshkuar 5.3 kilometra në këmbë për një periudhë kohore prej 1 orë e 15 minuta.

Një distancë goxha e madhe dhe për ata persona që janë në të 20-at e tyre. Këtu në këtë llogaritje nuk kemi futur periudhën kohore të qëndrimit në këmbë, e cila përllogaritet të jete rreth2 orë e 42 minuta.

Një performancë për t’u pasur zili e zotit Berisha, jo vetëm për moshën, por edhe për faktin se ka ndenjur 1 vit në arrest shtëpie duke u privuar nga aktiviteti fizik. sn

Berisha: Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë në mosbindjen civile të opozitës, që nis në orën 5 të pasdites.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se, kjo mosbindje civile është për të gjithë shqiptarët.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive.

Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore.

Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro.

Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës, më të pambështetur, për të cilët në buxhetin e shtetit, ndonëse japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm, ndonëse përbëjnë rreth 40 përqind të popullatës, janë parashikuar gjithsej 44 milionë euro.

Është revolta e mbarë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri.

Që duan të ndërtojnë jetën, mirëqenien dhe të ardhmen në këtë vend ku plaçkiten nga një grup hajdutësh që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e vendit.

Kjo protestë, kjo revoltë zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash.

Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve. sn

SPAK pranon propozimin e GJKKO, rikualifikohet akuza! Beqja, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen si krijues të grupit kriminal

SPAK ka ndryshuar akuzën për tre të akuzuarit e dosjes “Sterilizimi”.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ish-ministri Ilir Beqaj, ish zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, do të akuzohen tashmë si grup i strukturuar kriminal.

“Ne pranojmë të ngrëmë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”, u shprehën prokurorit e posaçëm.

Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari sepse iu dha kohe te pandehurve te paraqesin konkluzionet për akuzat e reja. bw

Eurodeputeti Fredi Beleri kërkesë SPAK: Kam kallëzuar Olta Xhaçkën, a keni nisur hetim ndaj saj

Eurodeputeti Fredi Beleri i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme SPAK me një kërkesë për informacion në lidhje me padinë e bërë nga ai ndaj kryebashkiakut të kohës në Himarë Jorgo Goro, deputetes së PS, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj, Artan Gaçi dhe disa personave të tjerë, për grabitjen e pronave në Himarë.

Beleri shkruan në kërkesën e tij, se nga burime të hapura ka mësuar se SPAK ka dërguar në gjyq Jorgo Goron dhe persona e tjerë, por nuk ka asnjë informacion për dy të pandehurit e tjerë, deputeten e PS-së Olta Xhaçka dhe Artan Gaçin.sn

Kërkesa e Fredi Belerit:

‘Më 1991, ishim vendi më i varfër në botë’, Berisha: Ja dy pengjet e mia në politikë

Në bisedën me Alice Taylor në Podkastin e saj “Inside Albania”, në Euro News, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe per pengjet e tij ne politikë.

Më tregoni! Vlerësimi dhe kritika për veten janë të rëndësishme.

Berisha: Një nga problemet e mia më kryesore me diktaturën, edhe pse nuk isha i përndjekur, ishte se ata e shpallën veten të pagabueshëm. E përçmoja këtë gjë. Nuk ka njerëz të pagabueshëm. Çdo ditë vlerësoja ku kisha gabuar në aktivitetin tim të përditshëm dhe si duhet ta korrigjoja. Kur lexova Ronald Reagan që shkruante se “Qeveria është problemi”, kjo më frymëzoi. Më ndihmoi shumë. Kur qeveris, bën gabime, por gabimi më i madh ishte ligji i pronës. Ne nuk jua kthyem pronarëve tokat e tyre. Pse? Unë isha i bindur se ajo ishte mënyra e vetme. Zonat rurale ishin shndërruar në rezervuare të mëdha njerëzish. Kudo që shkoja, më thoshin se nëse zgjidhja atë rrugë, askush nuk do të më votonte. Çfarë do të bëja nëse njerëzit do jetonin në qiell të hapur dhe me asgjë në duar? Zbatuam parimin e Jefferson, se toka i përkiste atyre që e punonin dhe jetonin.

Së dyti ishin skemat piramidale, që filluan në vitin ’91, kur ne nuk ishim në pushtet. Institucionet ndërkombëtare na thanë të mos shqetësoheshim, se ishin fenomen i ekonomive në rritje. Ishim vendi më i varfër në botë, por me ekonominë që po rritej më shpejt. Kjo ndodhi asokohe. Imagjinojeni. Guvernatori erdhi tek unë në janarin e vitit 1996 me një memo ku më kërkonte ose t’i mbyllja, ose t’i shndërroja në banka. Nuk pranova kurrsesi t’i shndërroja në banka. Nisëm të hartonim ligjin për të kontrolluar skemat piramidale. Pasi u miratua ligji, ne krijuam një komision dhe i mbyllëm një nga një. Por kjo i zemëroi njerëzit. Socialistët ju thanë se qeveria ju kishte marrë të gjitha lekët qytetarëve. Qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë. E kundërta është e vërtetë. Ju bëra thirrje qytetarëve që paratë t’i fusnin në banka. Asokohe, bankat tona kishin norma të larta interesi për kursimet, për t’i mbrojtur njerëzit nga inflacioni. Kjo ishte politika e kohës. Sidoqoftë, nisi rebelimi. Socialistët i armatosën njerëzit e tyre. Unë propozova një zgjidhje politike. Për sa kohë qytetarët mendonin se kjo parti ju kishte vjedhur paratë, ne nuk mund të qeverisnim. Duhet të kalonim në opozitë, të provonim që nuk i kishim prekur lekët e tyre, përndryshe do shpërbëhej partia. Shkuam në zgjedhje. Gjatë fushatës, Fatos Nano ju premtoi qytetarëve se do t’ju paguante çdo qindarkë që kishin humbur në skemat piramidale. Unë deklarova se nuk mund t’i paguaja sepse një borxh që nuk huazohet, nuk mund të njihet. Njerëzit votuan për Nanon dhe nuk morën asnjë qindarkë. Nëse do kisha dhënë premtim, kisha mundësi t’jua ktheja, por kurrë nuk kam pranuar të përziej paranë e pastër me atë të pisët.

Berisha: Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamjet nga takimi i zhvilluar ditën e sotme me përfaqësuesit të Leadership Institute, Ron Nehring dhe Peter Smallwood.

Berisha shkruan se Partia Demokratike ka nisur një epokë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke zgjedhur që fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 të udhëhiqet nga ekspertiza e miqve amerikanë republikanë dhe konservatorëve britanikë

Postimi i plotë:

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit 2025

Partia Demokratike ka nisur një epokë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke zgjedhur që fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 të udhëhiqet nga ekspertiza e miqve amerikanë republikanë dhe konservatorëve britanikë. Ky angazhim u konkretizua sot gjatë një takimi të rëndësishëm mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe përfaqësuesve të Leadership Institute, Ron Nehring dhe Peter Smallëood.

Gjatë takimit, kryetari Berisha ndau një analizë të plotë të situatës politike në Shqipëri, duke theksuar ndërhyrjet e paligjshme të shtetit në procesin zgjedhor, keqpërdorimin e të dhënave personale dhe presionin ndaj votuesve nga pushteti qendror. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve amerikanë dhe britanikë si jetike për të ndërtuar një fushatë të fuqishme dhe të drejtë, duke rikthyer shpresën te shqiptarët për një të ardhme më të mirë.

Mbështetja e miqve tanë republikanë dhe konservatorëve britanikë është kyçe për të ndërtuar një fushatë moderne dhe të bazuar në vlera demokratike, deklaroi Berisha. Ai nënvizoi se të rinjtë dhe gratë do të jenë në ballë të kësaj përpjekjeje, duke ofruar një alternativë të re përballë një qeverie që, sipas tij, ka dështuar në tre mandate duke varfëruar shqiptarët dhe keqqeverisur.

Ky bashkëpunim është vazhim i mbështetjeve të rezolutave të miratuara nga IDU dhe EPP, të cilat nxisin përkrahjen për Partinë Demokratike si një partner i besueshëm dhe bsimin që ata kanë se PD ëshë forcë qeverisëse dhe partnere.

Zgjedhja për të udhëhequr fushatën me ekspertizën e republikanëve amerikanë dhe konservatorëve britanikë tregon përkushtimin e Partisë Demokratike për të ndërtuar një strategji elektorale të fokusuar te qytetarët dhe mirëqenia e tyre. sn

PD fillon përgatitjet për fushatën elektorale me amerikanët: Presim të shohim Berishën kryeministër

Partia Demokratike fillon përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të vitit që vjen me ekspertë amerikanë dhe britanikë.

Këta ekspertë të Institutit për Lidershipin, një think-tank i rëndësishëm konservator me qendër në SHBA, po marrin pjesë në trajnimin e të rinjve të Forumit Rinor Demokrat.

Ron Nehring, drejtues i Institutit të Lidershipit dhe një nga ekspertët më të mirë të republikanëve amerikanë për fushatat zgjedhore, e vuri theksin tek nevoja për të takuar njerëzit, ashtu siç ka kërkuar vazhdimisht lideri i PD, Sali Berisha.

“Duhet të keni një mentalitet shumice dhe jo një mentalitet pakice. Zgjedhjet kanë të bëjnë me besimin dhe të ardhmen. Pra, e ardhmja dhe besimi. Ne e krijojmë besimin duke investuar tek marrëdhëniet,” tha ai.

Kurse Peter Smallwood, ekspert i Partisë Konservatore britanike, tha se të rinjtë duhet të luftojnë për idetë.

Ekspertët amerikanë dhe britanikë nënvizuan se presin të shohin Sali Berishën si kryeministër pas zgjedhjeve.

“Nëse ju takoni njerëzit në Shqipëri, ata të sigurt do votojnë për ju. Njerëzit kanë shumë gjasa që të votojnë për ju vetëm se i keni takuar. Shumica e njerëzve nuk mendojnë gjithë kohën për politikën. Kështu që në momentin që arrini t’i kapni, të bëni përshtypje tek ata, të jepni një ide, një vlerë, ky është një moment shumë i rëndësishëm. E dyta, duhet të luftoni për idetë tuaja në vendet ku punoni. Uroj që ta realizoni këtë dhe ju uroj gjithë të mirat. Me kënaqësi do kthehesha dhe të shoh zotin Berisha si kryeministër,” tha Smallwood. sn

“Nëse ju dilni në skenë kundërshtari shkatërrohet”- Berisha thirrje të rinjve: Ta vazhdojmë këtë betejë me bindje të plotë në fitoren që na pret më 11 Maj!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në trajnimin dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, tha se rinia ka rol thelbësor në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. 

Berisha theksoi se misioni i PD-së është fitorja e zgjedhjeve, duke theksuar se të rinjtë duhet të dalin në skenë për të shkatërruar kundërshtarin politik.

“Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore. Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet”, u shpreh kreu i PD-së.

Sali Berisha: Sot, ne nuk kemi një diktaturë komuniste përpara, kemi një narkodiktaturë përpara.

Çfarë do të thotë se nuk kemi një zgjedhje përpara, por kemi një mision përpara. Kemi një mision për të përmbushur. Dhe ky mision është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit. Kjo fitore, e them me bindjen time më të thellë se rol vendimtar keni ju.

Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore. Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet.

Po të dilni ju në skenë dhe ta dominoni imazhin, ata nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, le të lustrohen të bëjnë ç’të duan, nuk kanë krahasim me ju. Energjia juaj është e pashtershme. Sapo u takova me zotërinjtë e nderuar, çfarë po flisnim, ua kanë thënë edhe ju. Të regjistrojmë çdo ditë në sa dyer trokitëm, të regjistrojmë çdo ditë sa duar shtrënguam, çfarë mesazhi dhamë.

Pra, e shihni ju se fitorja është në duart tona? Kështu që ju ftoj të frymëzuar edhe nga këto leksione dhe mësime që morët, ta vazhdojmë këtë betejë me bindje të plotë në fitoren që na pret. gsh

Berisha: Vetingu u bë për të kaluar nga demokracia në diktaturë, për të seleksionuar një grup mercenarësh të cilët nuk hetojnë krimin elektoral

Gjatë konferencës për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se kostoja e vetingut për qytetarët është shumë më e lartë se sa do të duhej, duke përmendur rrogën e Altin Dumanit si një shembull të abuzimit me burimet publike.

Berisha ka akuzuar këta individë për krijimin e një piramide të korrupsionit dhe ka argumentuar se këto shpenzime janë shumë më të mëdha sesa ato të periudhës 2008-2009. Ai ka kritikuar gjithashtu përdorimin e vetingut si mjet për të përzgjedhur individë të korruptuar dhe ka përmendur krimin elektoral si një nga problemet më të mëdha që ndikon në drejtësinë shqiptare.

Sipas tij, procesi i vetingut ka pasur një qëllim të gabuar, duke çuar në seleksionimin e njerëzve të papërshtatshëm për drejtësi. Berisha premtoi se, kur të vijë në pushtet, do të mundësojë një reformë të drejtësisë që do të përmbushë nevojat e qytetarëve shqiptarë.

FJALA E BERISHËS:

Kostoja për qytetarët do të jetë të paktën minimumi, 4 herë më e vogël se kjo që është sot. Mos harroni Altin Dumani merr 100 mln lekë në vit, ç’ka nuk ndodh në të gjithë Europën, mos harroni.
Kur mendon që aventurierë të korruptuar kanë përcaktuar standarde të tilla për këtë popull, këtë vend, ju garantoj se këto janë akte të turpshme të cilat marrin fund dhe do të ketë një kursim shumë të madh të parave. Pra një njeri rroga 100 milionë. A mund të imagjinoni ju.
Për të mos thënë që i gjithë ekipi i tyre. E dëgjuat raportin e tij dje. Raporti thoshte, në 5 vite janë hetuar 1035 qytetarë. Në vitin 2008-2009 u hetuan nga Task Forca e luftës kundër korrupsionit 1430 qytetarë. Pra, në 5 vite i takon të kenë hetuar 206 qytetarë ne vit, kurse në 2008 ishin hetuar 700 qytetarë në vit. Dhe këta 700 qytetarë në vit ishin hetuar me të paktën 1/7 e shpenzimeve të sotme, mos edhe më pak.
Ai është piramida më e shëmtuar e abuzivitetit dhe korrupsionit që është ngritur në ndonjë vend. Kështu që jo vetëm nuk do të kushtojë, por do të lehtësojë shqiptarët nga një barrë e madhe. Nuk është pak të paguash një njeri 100 milionë. Një njeri që fle mbi dosje krimi. Njeri që fle mbi dosje krimi, një kriminel që nuk amniston krimin elektoral, që është krim kushtetues.
Përkundrazi do të përmbushim një mision dhe qytetarët do të kenë të gjithë të drejtën të gëzojë procesin ligjor të duhur.
Çështja e reformës në drejtësi e patë. Çfarë tregon ky dokumenti i gjyqtarëve Europiane. Tregon se në Shqipëri u përdor vetingu jo për të kaluar nga diktatura në demokraci, por nga demokracia në diktaturë, për të seleksionuar një grup mercenarësh të cilët refuzojnë hetimin e krimit elektoral. Siç është Dumani.
I faktuar me dosjet e mëparshme të denoncuara botërisht nga Bild dhe mediat botërore. Të gjitha dosjet e metamorfozës mbi 50 për qind janë elektorale. U kam premtuar se do të ua sjell.
Krimi më i shëmtuar i Skapit të partisë është krimi elektoral, sepse me atë krim vrasin votën e qindra mijërave shqiptarëve dhe tregon veten se është një mercenar dhe fanatik i partisë së krimit dhe asgjë më shumë. sn

“Ndaluan himnin për Adem Jasharin”, Berisha: Pse nuk shkova në mbledhjen e kuvendeve Shqipëri-Kosovë në Prishtinë

Kryetari i PD, Sali Berisha nuk mori pjesë në mbledhjen e dy kuvendeve në Prishtinë, mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Berisha tha Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratonte në fillim rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama si pengesë.

Lideri i opozitës akuzoi gjithashtu se me urdhër të kryeministrit Edi Rama është ndaluar kënga “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës në stadiumin kombëtar.

“Nuk do shkoja në asnjë rrethanë pa votuar rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Pa kërkesë ndjese, vërtet qeveria përfaqëson, por janë qytetarët e Kosovës gjithashtu, por duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për sanksionet që vuri Shqipëria. Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për bashkërendimin me Vuçicin që veriu i Kosovës të merrej në dorëzim nga NATO. Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për përpjekjet për të përmbysur qeverinë e vet, gjer te ndalimi i këngës, himnit të Adem Jasharit, akti më simbolik, më domethënës.

E lexova tre herë atë këngë, nuk ka asnjë presje që të nxisë armiqësira, racizëm, por ama i këndon një heroi, të cilin bota nuk e ka. Nuk ka një komb tjetër që një luftëtar të luftojë tre ditë e net me të madh dhe të vogël në shtëpi, të mos ikë, ndërkohë që i kisha të gjitha mundësitë që të tërhiqej. Kemi pasur një rast, Oso Kukën me nipin, kurse Adem Jashari kreu këtë akt më madhështorin në hierarkinë e heroizmave dhe Edi Rama i ndalon këngën pasi u lejua, pasi Shkurte Fejza këndoi në stadiumin e Tiranës. Pra janë këto akte. Të shkoja unë në Prishtinë me Pashiqin? Si mund ta bëja unë këtë? Kurrë. Unë nuk shkoja kurrë me Pashiqin në Kosovë”, u shpreh Berisha.bw

Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ajrore të Rusisë (PAMJET)

Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht. bw

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

 

 

 

‘Kemi arritur në një pikë ku mban më’- Malkaj: Ne do të rrimë këtu, në shi, në breshër, në borë, derisa gjërat të vihen në vendin e vet

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, ka qenë një ndër të parët që ka hapur sot protestën para Bashkisë së Tiranës, protestë kundër korrupsionit galopant në këtë bashki. 

Ai e shprehu revoltën e tij ndaj korrupsionit që po përfshin këtë institucion.

Malkaj theksoi se qytetarët nuk mund të rrinë më pasivë përballë këtij abuzimi. Ai bëri thirrje për angazhim dhe qëndresë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

‘Tungjatjeta të gjithëve, zonja dhe zotërinj, zotërinj policë. Për ju kam një pyetje: a nuk e keni kuptuar ende kë po mbroni?
A nuk e keni kuptuar akoma dhe rrini këtu në shi, në borë, në breshër?
A nuk e keni kuptuar që është një bastard, një kriminel, një hajdut, një qelbësirë, një… një… një që i ka të gjitha? Dhe ju prapë rrini këtu? Dhe keni frikë nga ne?

Keni frikë nga ne, që vijmë këtu buzagaz, vijmë të qeshur, vijmë për të drejtat tona, të cilat janë edhe të drejtat tuaja.

Çfarë bëni, more zotërinj? Jeni rralluar, por jeni akoma këtu për të na e bërë kurrizin copë.

Është turp për ju!

Zonja dhe zotërinj, kemi arritur në një pikë ku gjërat nuk mbajnë më. Ne nuk lëvizim, sepse kemi një kauzë.

Ne do të rrimë këtu, në shi, në breshër, në borë, derisa gjërat të vihen në vendin e vet.’- u shpreh Malkaj. sn

Abilekaj: SPAK-u punon i gjithi për Edi Ramën, me ‘Dosjen 5D’ Veliaj nuk i shpëton arrestimit

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, dha mendimin e tij për temën që po trajtohet në lidhje me kapjen e drejtësisë së re.

Abilekaj theksoi: “Këta të sistemit të drejtësisë bëjnë atë që u kërkohet, të marrin pjesë në një lojë politike që drejtohet nga Edi Rama. Nëse Rama sot do të bëjë një lojë politike me Veliajn, ata janë gati dhe përdoren nga Rama.

Nëse do të donin të vinin drejtësi në rastin e Veliajt, janë katër apo pesë çështje të hapura në Prokurori dhe për njërën nga ato do të ishte sot nën akuzë. Nuk kanë dashur këtë, por duan që në mënyrë të kontrolluar të hetojnë Erion Veliajn, të godasin imazhin e tij, dhe në mënyrë po aq të kontrolluar me një urdhër politik ta arrestojnë apo mos ta arrestojnë.

Nuk duhet të shohim dokumentet a duhet të arrestohet Veliaj, a ka bërë shkelje apo jo, sepse dokumentet flasin qartësisht. Nuk besoj se ka njeri aq naiv sa që me dokumentet që kanë dalë, të mos mendojë se ai duhet të arrestohet.

Ne kemi kolegë gazetarë që në SPAK u thonë që çfarë kemi kapur nga “Dosja 5D”, Veliaj nuk shpëton dot, por nuk ndodh asgjë. Ajo është një arkivë shantazhi që përdoret nga Edi Rama. Merret dosja e Elbasanit dhe kujt do ja fusim aty, ja fusim Artan Hoxhës dhe Elton Qynos. Dosja del në mënyrë selektive kundër armiqve të partisë, kundër atyre që Edi Rama ka vendosur të godasë sot. SPAK-u është një institucion që punon i gjithi për Edi Ramën”.

‘Edi Rama është në rreth të kuq’- Berisha: Po punojmë për qeveri teknike

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike përpara zgjedhjeve të majit, pasi sipas tij, Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme.

I ftuar në Debat me Alba Alishanin, Berisha shton se opozita pasi kaloi krizën, tashmë ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe këtë e tregojnë dhe rezolutat e miratuara kundër qeverisë Rama.

Berisha: Opozita është e interesuar që të ketë zgjedhje sa më parë. Është një datë e zgjedhur nga qeveria. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për qeveri teknike. Si parim ne nuk bojkotojmë zgjedhjet. Ne edhe sot nuk i pranojmë zgjedhjet. Ato janë një farsë. Të gjitha partitë e botës i quajnë fasadë. Rezolutat nuk shprehin mendimin tonë, por të vërtetën mbi zgjedhjet. Do të bëjmë gjithçka kundër diktaturës. Nuk janë shpalosur të gjitha format e mosbindjes. Ne jemi në betejë me diktaturën. Kjo diktaturë nuk rrëzohet me votë. Por diktaturat nuk bëjnë zgjedhje të lira. Edi Rama arriti të mashtrojë shumë edhe në botë. Opozita pati probleme, por sapo u ngrit dhe u bashkua, doli nga izolimi me ndërkombëtarët. Tre rezoluta nuk kanë ekzistuar kurrë kundër një qeverie në Tiranë. Ne po punojmë me të gjitha format për qeveri teknike.  sn

Përplasjet në Kuvend, Shehaj: Për herë të parë ndodh që një përfaqësues i opozitës dhunohet nga opozita

Deputeti Agron Shehaj, kreu i partisë ‘Mundësia’ në “Opinion” në News24 tha se Belinda Balluku ka 6 muaj që shmang llogaridhënien në Kuvend.

“Balluku gënjen, gjen justifikime për atë mungesën 6 mujore të llogaridhënies në Kuvend, për të shpjeguar konçensionin 1.3 mld euro”, tha Shehaj, referuar replikave që ka pasur me zv.Kryeministren Belinda Balluku.

Duke komentuar përplasjen me deputetë të opozitës në sallën e Kuvendit, Shehaj tha se si përfaqësues i opozitës i kërkoja Ballukut të shpjegonte vjedhjen e 1.3 mld eurove, ndërsa u largova dhunshëm nga foltorja e Parlamentit jo nga Garda, as nga mazhoranca, por nga opozita.

 

Shehaj tha se opozita dhunoi një përfaqësues të opozitës mesa duket pasi oligarku që ka marrë atë konçensionin 1.3 mld euro ka lidhje edhe me opozitën.

 

“Ushtrohet dhunë brenda Kuvendit të Shqipërisë, edhe Garda nuk guxon të dhunojë deputetët. Unë e kam thënë edhe më parë se nuk ka koalicion me PD në zgjedhje. Raporti me PD është ndarë prej kohësh. Nuk ndihem mirë që të shkosh në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dhunohesh brenda Kuvendit nga një përfaqësues i opozitës tregon se duan të mbajnë me çdo kusht sistemin, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin”, tha Shehaj.

Ai tha se është hera e parë në këto 33 vjet që një opozitar që denoncon një skandal të Qeverisë, dhunohet nga një përfaqësues i opozitës, nuk dunohet as nga mazhoranca as nga Garda.

Shehaj tha se Flamur Noka shkoi në foltoren e Kuvendit me qëllim për t’i mbyllur gojën. “Flamur Noka erdhi me qëllimin e qartë për të më mbyllur gojën mua që po denoncoja skandalin”, tha Shehaj. bw

1.3 mld euro për koncensionin Thumanë-Kashar, Shehaj: Kosto reale e rrugës 50 mln euro, ja pse u linçova në Kuvend

Agron Shehaj, deputet i opozitës dhe kryetar i partisë ‘Mundësia’ duke folur në “Opinion” në News24 tha se konçensioni për rrugën Thumanë-Kashar nëse do të bëhej me një tender ndërkombëtar do të kishte një kosto 2 apo 3 mln euro për km.

Shehaj akuzoi zv.Kryeministren Belinda Balluku për abuzimet me këtë koncension, duke shtuar se rruga po të bëhej në mënyrë të ndershme, mund t’i kushtonte shtetit shqiptar jo më shumë se 50 mln euro.

Por sipas tij, ky konçension kaloi në një aferë të pastër, duke e çuar nga 400 mln euro në 1.3 mld euro, ndërsa kontrata u zgjat nga 13 vjet në 35 vjet.

“Pse ndodhi kjo? Sepse fituesi, firma Gener2, është e lidhur me Qeverinë”, tha Shehaj.

Në vijim, si kryetar i partisë Mundësia, Shehaj tha se një opozitë e vërtetë dhe e pastër është besueshmëri për qytetarët.

“Sot u linçova jo sikur isha në Kuvendin e Shqipërisë, por sikur isha në mbledhje partie. Unë sot do të flisja për vjedhjen e 1.3 mld euro”, tha Shehaj. bw

Noka: Mosbindje civile, shqiptarët ditën e hënë në ora 17:00 iu bien kambanave të ndryshimit duke ua dhënë pushtetin qytetarëve

Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi mazhorancën për keqmenaxhim dhe rrënim të shtresës së mesme. Ai theksoi se qeveria aktuale ka shkatërruar profesionet e lira dhe ka krijuar kushte të papërballueshme për qytetarët, ndërsa vetë është zhytur në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Noka përmendi dështimet në bujqësi, siguri ushqimore dhe mbështetjen për biznesin e vogël, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe vjedhje të fondeve publike. Ai vlerësoi opozitën për mbështetjen ndaj shtresës së mesme dhe angazhimin për drejtësi sociale.

Në vazhdim të fjalës së tij, Noka bëri thirrje për mosbindje civile, duke paralajmëruar një pjesëmarje masive në protestë ditën e hënë në Tiranë. Ai u zotua se Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i cilësuar patronazhistët dhe mbështetësit e qeverisë si përgjegjës për deformimin e demokracisë. Noka theksoi se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se opozita do të jetë në ballë të përpjekjeve për të shpëtuar vendin nga keqqeverisja.

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në Parlament: 

Po ju kthehem sot ju që keqpërdorni, ju që merrni peng individë të opozitës dhe që i keqpërdorni më shumë se kushdo tjetër.
Po ju them ju, sot ju intereson të mos diskutohet për këtë projektligj, sepse ju profesionet e lira, shtesën e mesme e shkatërruat, bëtë gjithçka për ta rrënuar. Ju keqpërdorni ortakët e Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt, për të ndaluar fjalën e opozitës në këtë kuvend.
Pse, sepse ju dogji shumë fitorja e opozitës në Gjykatën Kushtetuese për atë tatim që i kishit vënë ju dhe kjo banda këtu mbrapa, për profesionet e lira.
Ata fituan sot sepse i mbështeti opozita. Sepse ju doni ti zhduknit, të iknin, të merrnin arratinë dhe të largoheshin nga Shqipëria sepse po formësonin shtresën e mesme që ju e keni aq shumë tmerr dhe që sulltani juaj nuk e zë gjumi, kur mendon se në Shqipëri po gjallon dhe po merr frymë.
Sepse është pikërisht kjo shtresë e mesme që i përkasin dhe profesionet e lira, ajo që është motorri i intelektualizmës dhe motori i ekonomisë në një shoqëri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo dhe kjo është që ju tmerron ju.
Dhe çfarë po bëni? I keni masakruar me gjoba, i keni masakruar me kërcënime, u jeni turrur çdo profesioni për ti nënshtruar ose larguar nga Shqipëria.
Ju keni provuar se keni aftësi vetëm për të prodhuar kriza, kriza për njerëzit e lirë dhe thjeshtë dhe vetëm vjedhje e babëzi për veten tuaj. në çdo sektor e kudo, është dora juaj, janë tentakulat tuaja. Shikoni sot ju që bëni hartime dhe na tregoni përralla.
Konsumi për frymë i popullisisë në vitin 2005 ishte sa 26% e mesatares Europiane. Për 8 vite qeveria e Sali Berishës e çoi në 37% sa mesatarja Europiane, ky është zhvillim ekonomie. Por çfarë betë ju për 11 vite dhe e keni vitin e 12. E keni çuar nga 37% në 41%. 4 për qind për 3 mandate. Ndërsa konsumi për frymë i juaji është 50-fishuar, jo 5-fishuar sepse kështu e keni ju konceptin ndaj qytetarëve, sepse derrat e majmë nuk pyesin, sepse kur mbushet kjo sallë dhe ajo stallë në qeveri me derra të majmur, nuk pyet kush për halle dhe hallexhinj.
Shikoni se çfarë u keni bërë shqiptarëve.
Tek Bujqësia i futët duart tek fondet e BE-së për të vjedhur sepse ju vetëm vjedhje dini të bëni dhe i latë sot fermerët pa 110 milionë euro subvencione që duhej të merrnin nga BE-ja.
Nuk po flas për rendin dhe sigurinë.
Sepse listën tuaj Encrochat dhe SKY e kanë treguar qartë, se e bën krimi i organizuar, listën ku kryeministri juaj është i pari dhe gjithë të tjerët.
Sepse ju punoni për Oltën. Olta e Gjallicës, investitore strategjike kështu jeni ju, kjo lloj sëre është mazhoranca këtu.
Nuk po flas për sigurinë ushqimore, as për siguri të tjera sepse këtu shqiptarët nën pushtetin tuaj hanë ushqimet më të kalbura që vijnë nga çdo cep i botës, pa standarde pa kontroll. Por ju jo. Ju hani cilësi dhe standarde të larta. Ju hani haviar, ju hani te Nysreti, modelin e tij keni, për qytetarët as nuk doni të ja dini.
Dhe prandaj sot shqiptarët kanë kthyer sytë nga PD dhe opozita, sepse ju keni vërtetuar se nuk jeni në gjendje të prodhoni as edhe një moment për Shqipërinë e shqiptarët.
E vetmja zgjidhje që do të vijë në këtë vend do të vijë jo prej jush, por nga vullneti i qytetarëve dhe këtë zgjidhje do ta ofrojë PD dhe opozita se ne kemi detyrë dhe nuk do të ndalemi për ti dhënë zgjidhje Shqipërisë dhe këtij populli.
Ne e kemi detyrë të ua imponojmë ndryshimin ju në çdo formë dhe mënyrë, sepse guaska juaj do të thyhet, sepse është guaska e hajdutëve.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja rrugë për ti dhënë shpresë dhe ndryshimit për ti dhënë rrugë.
Ju si përherë jeni turrur përsëri pas votës për ta vjedhur dhe plaçkitur dhe jo pas punës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve. Por po ju them përsëri. Kush do të guxojë të prekë votën, ta mendojë mirë. Patronazhistët tuaj do të trajtohen si kriminelë, emër për emër dhe do të listohen e do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe kudo.
Po ju them se ka vetëm një rrugë.
Mosbindja civile është rruga e vetme që do ti japë shpëtim Shqipërisë dhe do ta pastrojë Shqipërinë nga kjo farë e keqe që quhet Rilindje e cila nisi brenda PS-së, e zhduku PS-në, ia mori frymën dhe tani po tenton ti marrë frymën, ta asfiksojë shoqërinë shqiptare se ekonominë po e po.
Ka vetëm një rrugë, mosbindje civile.
Ditë e hënë të gjithë shqiptarët do të kenë aktin tjetër të mosbindjes civile. Ditën e hënë në ora 17:00, Tirana nuk do të jetë në duart e pushtetarëve, as në duart e këtyre barbarëve, por ditën e hënë Tirana në ora 17:00 do të jenë në duart e qytetarëve.
As të mercenarëve që keni përdorur ju, ta harroni sepse e keni zakon, kur s’ia dilni vetë përdorni mercenarë kundër opozitës.
Ndaj po ju them, mercenarët ti gëzojë Rama, ti gëzojë Lali vjedhësi, ti gëzojë edhe Engjëll Agaçi juaj që i ka ortakë, por rrugëtimin e opozitës kurrë nuk e frenoni, kurrë nuk e ndaloni.
Kjo Parti Demokratike, këtu, ata që nuk janë këtu, që janë tek qytetarët e thjeshtë, ky popull opozitar do të ju japë një leksion të mirë; ligji dhe vetëm ligji, e drejta dhe vetëm e drejta do të prevalojë si kryekauza jonë për të shpëtuar këtë vend dhe për ti dhënë ndryshimin që duhet.
Shqiptarët presin ndryshimin, shqiptarët ditën e hënë në ora 17:00 do ti bien kambanave të ndryshimit duke i’u dhënë pushtetin qytetarëve dhe dua i’a hequr këtyre hajdutëve tradhtarëve.
sn


Send this to a friend