VOAL

VOAL

FOTOT- Edhe Preçi mercenar!

January 21, 2022
blank

Komentet

blank

Nga Bardh Spahia te Floriana Garo! Ja “të besuarit” e Berishës që mbetën jashtë kryesisë së PD

Komisioni i Rithemelimit zgjodhi këtë të shtunë anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan 20 emra, 16 burra dhe 4 gra. Por të shumtë ishin ata që mbetën jashtë kryesisë, mes tyre është edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia apo zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo.

Jashtë kryesisë kanë mbetur edhe tre ish-ministra që kanë qenë pjesë e qeverisë së Sali Berishës, Arben Imami, Genc Pollo dhe Tritan Shehu.

Kush mbeti jashtë Kryesisë së PD:

1 ALBINA DEDA
2 ARBEN IMAMI
3 BARDH SPAHIA
4 BEDRI BLLOSHMI
5 BLEDI KASMI
6 BLENDI HIMCI
7 ÇLIRIM GJATA
8 EDMOMD SPAHO
9 ELDA HOTI
10 ENDIRA BUSHATI
11 ERALD KAPRI
12 FLORIANA GARO

13 GENC DEROMEMAJ
14 GENC POLLO
15 INDRIT HOXHA
16 ISUF ÇELA
17 IVI KASO
18 KASEM MAHMUTAJ
19 KLEVIS BALLIU
20 LEDIANA FRATARI
21 LEDINA MANDIJA
22 LILJANA ELMAZI
23 LORENC LUKA
24 MIRELA TABAKU
25 SORINA KOTI
26 TRITAN SHEHU

Gratë që u zgjodhën në kryesinë e PD:

  1. Fatbardha Kadiu
  2. Ina Zhupa
  3. Jozefina Topalli
  4. Edith Harxhi
  5. Mimoza Hajdarmataj
  6. Eleni Qirici

Burrat që u zgjodhën në kryesinë e PD:

  1. Belind Këlliçi
  2. Flamur Noka
  3. Oerd Bylykbashi
  4. Ervin Minarolli
  5. Luciano Boci
  6. Agron Shehaj
  7. Luan Baci
  8. Grigerls Muçollari
  9. Gent Strazimiri
  10. Enno Bozdo
  11. Keltis Kruja
  12. Arben Ristani
  13. Aldo Bumci
  14. Florion Mima
blank

Video- Policia nxjerr pamjet, momenti kur dalin nga kampi i ferrit sirian 13 shqiptarët

Policia e Shtetit publikon bilancin e një jave, ku janë zhvilluar disa operacione, si dhe janë arrestuar 144 persona problematikë.

Gjatë kësaj jave është finalizuar me sukses edhe operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Extraction 4”, ku u riatdhesuan në Shqipëri, nga kampet e përqëndrimit në Siri, 13 shtetas.

Njoftimi i plotë:

Angazhim, përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin.

 

√ Një super sfidë e fituar me dinjitet dhe profesionalizëm nga Policia e Shtetit, në interes të imazhit të vendit, në kuadër të finales së UEFA Conference League.

√ Është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Extraction 4”, si rezultat i të cilit u riatdhesuan në Shqipëri, nga kampet e përqëndrimit në Siri, 13 shtetas. Operacioni vijon, me qëllim identifikimin, lokalizimin, nxjerrjen dhe riatdhesimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në këto kampe, në Siri.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 633 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 461 janë proceduar penalisht dhe 28 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 48 persona në kërkim, 44 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Extraction 4”, “Light”, “Behram”, “Three”, “Camouflage 8”, “Seria A”, “Stroke”, “Outside”, “Camel”, “Alert”, “Çifliku”, “Road Guard” (2 raste), “Rent a car”, “Game Over”, “Domgjoni”, “Bakery”, “Avalon”, “Tregtan” dhe “Perimetri”.

•Prej këtyre: 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve; 1 operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të dënuar me 14 vjet burgim, për vrasje; 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm dhe disa operacione të tjera, për kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe lojërave të fatit.

•Gjatë kësaj jave është evidentuar dhe shkatërruar 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave dhe 1 ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, si rezultat i të cilëve u sekuestruan 16 pajisje që gjeneronin kriptomonedha, 57 kg bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe 100 bimë të tjera të kultivuara.

•Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar gjithashtu, dhjetëra doza me kanabis dhe kokainë, kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, mijëra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, sasi të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 13 automjete, 1 motomjet dhe 17 celularë.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë gjahu, 6 thika, 4 doreza metalike, municion luftarak etj.

•Janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 58 raste të dhunës në familje. Gjithashtu, është parandaluar 1 ngjarje kriminale, në fushën e krimeve kundër jetës dhe personit.

•Janë evidentuar dhe goditur 31 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 32 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi në akset rrugore më me risk duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 689 leje drejtimi, nga të cilat: 523 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 116 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 50 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 31 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 14.832 masa administrative, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.

•Janë realizuar me sukses mbi 200 eskortime të tifozëve, delegacioneve dhe skuadrave, pjesëmarrës në finalen e UEFA Conference League.

Policia Kufitare/Angazhim dhe përkushtim për përballimin me sukses të fluksit të jashtëzakonshëm të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që përdorën pikat e kalimit kufitar gjatë kësaj jave. Njëkohësisht kanë vijuar kontrollet intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar penalisht 12 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 5 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe vijojnë operacionet ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

blank

Edi Paloka: Këshilli Kombëtar i PD mblidhet më 3 qershor me këtë rend dite

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e premte, 3 qershor 2022. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit do të mbahen zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Vlen të theksojmë se sot u zgjodhën 20 emrat e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Njoftimi i Palokës
Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

Edi Paloka
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.

syri.net

blank

EMRAT – Ja kryesia e re e Partisë Demokratike

Ka përfunduar numërimi i votave për anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së. Belind Këlliçi është kandidati më i votuar nga burrat, ndërsa Fatbardha Kadiu kandidatja më e votuar grua.

Nga kandidatët që ishin në fletën e votimit, u zgjodhën 20 anëtarë, 6 prej tyre gra.

Gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

 

blank

 

Fatbardha Kadiu 148

Ina Zhupa 126

Jozefina Topalli 118

Edit Harxhi 85

Mimoza Hajdarmataj 78

Eleina Qirici 75

Burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:

Belind Këllici 192

Flamur Noka 166

Oerd Bylykbashi 148

Ervin Minarolli 137

Luciano Boci 128

Agron Shehaj 123

Luan Baci 121

Griseld Mucollaro 116

Gent Strazimiri 100

Eno Bozdo 96

Keltis Kruja 91

Arben Ristani 90

Aldo Bumci 89

Florion Mima 88

bw

blank

Restaurimi i kishës ku është mbajtur Kuvendi i Arbërit

Pëllumb Sulo

Në fshatin Mërqi të Lezhës ka nisur puna për restaurimin e Kishës ku në vitin 1703 u mbajt Kuvendi i Arbërit. Restaurimi synon ta shdërrojë atë në një kompleks muzeal të vizitueshëm përgjatë gjithë vitit.

Kisha ku në vitin 1703 u mbajt Kuvendi i Arbërit ndodhet në fshatin Mërqi, vetëm 4 kilometra nga Memoriali i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeu, në qytetin e Lezhës.

Prej disa javësh, një grup arkitektësh, të udhëhequr nga studiuesi dom Nikë Ukgjini dhe mbështetur nga donatorë privatë, po punojnë për restaurimin e Kishës së Kuvendit të Arbërit, duke synuar ta shndërrojnë në një qendër të vizitueshme të kujtesës kombëtare.

“Kuvendi i Arbërit, nga studiuesit llogaritet se është më i rëndësishmi pas Besëlidhjes së Lezhës 1444. Si ngjarje e tillë ja vlen të ndërmerret diçka që të bahet një qendër pelegrinazhi për tërë shqiptarët, sepse të gjithë e kanë në zemër atë periudhë, ose atë mbledhje të ipeshkvijve, që u mblodhën nga të gjitha trevat dhe, në krye të të gjithë kësaj iniciative kuptohet se ishte Papa Klementi i XI, që asht me origjinë shqiptare”.

Kuvendi i Arbërit, i mbajtur nën drejtimin e Papa Klementit me origjinë shqiptare, vlerësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Ndaj, thotë dom Nikë Ukgjini, Kisha e Kuvendit të Arbërit duhej të tërhiqte vëmendjen dhe interesimin e institucioneve të shtetit shqiptar, për t’a vënë nën mbrojtje si monument të rëndësishëm të kulturës dhe historisë.

“Është dashur patjetër që të ketë ndërhyrje edhe më parë, por nuk kanë qenë kushtet. Kemi krijuar një grup njerëzish, studiuesish, arkitektësh, inxhinjerësh që të punojmë me shumë kujdes në këtë projekt, i cili i ka tre faza. Shpresojmë që të bahet një vend shumë i rëndësishëm, shumë i pranushëm dhe të përkujtohet kjo ngjarje, e cila asht e paharrueshme për krejt kombin shqiptar”.

Mes grupit të arkitektëve që po punojnë për restaurimin e Kishës së Kuvendit të Arbërit është edhe arkitekti i njohur Zef Çuni, i cili thotë se kisha përmban vlera arkitekturore, të cilat dëshmohen edhe nga fotot e vjetra të fillimshekullit të kaluar. Restaurimi i saj, thotë ai, synon t’i evidentojë këto vlera.

“Po i kthejmë vlerat e veta. Në rradhë të parë po rikonstruktohet totalisht duke e kthy në murin e gurit që e ka pasë dhe me të gjithë elementet dekorativë. Njëkohësisht po punohet edhe mbrapa me hapësirën që i ka mungu. Përpara, në projekt është parashikuar ndërtimi i parahyrjes për në kishë”.

Restaurimi i Kishës ku u mbajt Kuvendi i Arbërit, sipas arkitektit Çuni, synon t’a shndërrojë atë në një monument të rëndësishëm kulturor dhe historik, të vizitueshëm gjatë gjithë periudhës së vitit.

Kuvendi i Arbërit ishte një përpjekje për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe fetar të popullsisë shqiptare përballë përpjekjeve për asimilim të perandorisë osmane. Vendimet e Kuvendit u botuan në gjuhën shqipe në vitin 1707 dhe janë dëshmi e gjendjes së popullsisë së asaj kohe si dhe e gjuhës shqipe. Ndaj, dom Nikë Ukgjini apelon për mbështetje financiare për të shndërruar, Kishën ku u mbajt Kuvendi i Arbërit, në një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët.

blank

Këshilli Kombëtar votoi Kryesinë e PD- Ka nisur numërimi elektronik LIVE i çdo vote

Në selinë e Partisë Demokratike ka përfunduar votimi per Kryesinë e re të të kësaj partie dhe në orën 13.30 nisi numërimi elektronik ku çdo votë do të transmetohet live. Numërimi elektronik i çdo flete votimi është një risi që ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, tha se “ky është një akt që ne po e kryejmë në PD, por që nesër kur të jemi në pushtet garantojmë që do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë.”

Gazetari Ermal Rizaj shpjegoi se do të zgjidhen 20 anëtarët e rinj të kryesisë ndërmjet 47 kandidatëve. Procesi po ndiqet edhe nga vëzhgues. Ndër 20 të zgjedhurit në Kryesi, 6 do të jenë gra. Pjesë e Kryesisë do të jenë z. Sali Berisha si kryetar i PD-së,  z. Edi Paloka si kryetar i Këshillit Kombëtar si dhe dy nënkryetarët e partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm, që nuk janë zgjedhur ende.”

Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

VIDEO/ Numërohen publikisht, 227 fletë votimi për Kryesinë e re të PD

Ka filluar në selinë e PD, numërimi elektronik i votave para mediave, për zgjedhjen e Kryesisë së re të PD-së, 20 anëtarëve të saj të rinj.

Kreu i komisionit shpjegoi: “Janë gjithsej, 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ku kanë votuar 227 anëtarë. Një fletë votimi është dëmtuar gjatë procesit dhe është futur në zarf të mbyllur. Fleta e votimit mund të dalë edhe pjesërisht e pavlefshme, sikurse mund të dalë edhe e pavlefshme e gjitha në rast se do të ketë tejkalim të numrit të caktuar për votuesit në listë. Mund të jetë e pjesshme nëse kanë gabuar tek numri i zonjave ose tek numri i zotërinjve.

 

Mbrëmë Këshilli Kombëtar i PD, regjistroi anëtarët

Mbrëmë u regjistruan anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, që sot kanë votuar dhe zgjedhur kryesinë.

Në takimin e mbrëmjes së djeshme u përzgjodhën dhe 46 emrat si kandidatë për kryesinë e PD-së, të cilët u propozuan nga kreu i partisë, Sali Berish

Tashmë votimi ka përfunduar dhe janë duke u votuar votat të cilat për transparencë numërohen përmes kamerave.

Nga lista e mëposhtëme do të dali kryesia e PD

blank

blank

47 emra në garë- Ja lista e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë së PD

47 emra janë kandidatë për anëtarë të Kryesisë së PD, listë e cila u miratua mbrëmë nga Komisioni i Rithemelimit. 

Lista do t’i propozohet për votim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e të shtunës, në orën 11:00.

Në rend të ditës së punimeve të KK është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Kandidatët për anëtarë Kryesie të PD

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se votat për Kryesinë e re do të numërohen përpara kamerave.

Kandidatët, tha Berisha, janë figura me kontribute në PD dhe rithemelimin e kësaj force politike, por ka edhe të rinj.

blank

‘Riorganizimi i PD, jo i lehtë’- Hoxha: Disa individë presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Bled Markun, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar zhvillimet e fundit në parti pasi ditën e nesërme zgjidhet anëtarësia.

Indrit Hoxha ka theksuar se nesër zgjidhet kryesia e re e PD-së e cila pas një jave vijon me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Për sa i përket bashkimit, Hoxha tha se disa individë brenda PD-së presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund njëherë e mirë.

Hoxha: Kemi gati pesë muaj që jemi në proces riorganizimi brenda PD. Fillimisht u zgjodhën kryetarët e degëve, kryesive të degëve, u zgjodh Këshilli i ri Kombëtar dhe nesër zgjidhet kryesia e re e PD-së e cila pas një jave vijon me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Kjo nuk ka qënë një periudhë e lehtë për PD-në, kemi qënë në luftë me eksponentë të brendshëm të forcës sonë, në luftë politike me qeverinë por edhe me ambasadoren e amerikës, ku qëndrimet e saj kanë qënë të njëanshme.

Nesër me zgjedhjen e kryesisë së re të PD-së mbaron mandati i Komisionit të Rithemelimit.

Më vjen shumë keq që grupi parlamentar nuk vjen i unifikuar dhe në këtë garë që është kryesia e PD-së. Loja që po bëjnë disa deputetë shkon në dëm të PD-së. Unë nuk e prisja qëndrimin e Alibeaj pas zgjedhjeve të 6 marsit për të mbajtur këtë pozicion që po mban. Mendoja që Alibeaj do bënte një hap drejt bashkimit dhe unifikimit të grupit, por përkundrazi po ndodh e kundërta.

Nuk do habitesha nëse disa deputetë të dalë nga lista e PD-së votat e tyre të shkonin në shërbim të Edi Ramës, këto gjëra kanë ndodhur edhe më përpara. Situtata tregon se mund të ndodhin edhe tani.

Disa individë brenda PD-së presin pazar por koha e pazareve ka marrë fund njëherë e mirë.

Garancinë që do jenë apo s’do jenë në listë, e japin vetëm primaret brenda PDs-ë. Përcaktimet që bënte më parë kryetari i partisë nuk do të ndodhi më.

blank

Berisha: Po amnistohet mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe pronave!

Berisha denoncon Sado-Gjykatën: Rama tani i përvetëson pronat përmes ‘ushtarëve’ të tij!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë shtypi sot për të denoncuar, “me ashpërsinë më të madhe, siç u shpreh, “ vendimin e fundit të Edi Ramës, me të cilën ai dëshmon çdo ditë e më shumë, se Gjykatën e Lartë apo Sado-Gjykatën (tani e tutje do ta quani Sado-Gjykatë apo GjykataSadushi) e ka kapur përmes Sadushit të tij.”

“Përsa koordinohet në planin e masave, në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve, Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë sui generis për qytetarët shqiptarët dhe kjo është një histori e rëndë turpi, – theksoi Berisha.

“Edi Rama, përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave dhe ushtarëve të tij në administratë.

Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës së tij të qeverisë së tij që pa dyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do të shpërndajë sipas urdhrave të Ramës, që tashmë me vendimin e tij vendos publikisht dhe haptas vendos kontrollin mbi sistemin gjyqësor,” nënvizoi kreu i PD-së në vazhdim.

‘Klane mafioze të tokave dhe territoreve’, Berisha: Qeveria po koordinohet me gjykatën dhe po krijon favore

Berisha theksoi se Rama tashmë ka treguar haptas se ka kapur sistemin gjyqësor.

Më tej Berisha u shpreh se qeveria në emër të Reformës në Drejtësi po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar.

“Me vendimin e tij tregon haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. Në mungesë të transparence dhe dëmit kolosal që mund ti shkaktohet shtetit për rrjedhojë taksapaguesve shqiptarë, Këshilli i Ministrave vendos të heqë dorë nga rekurset për Gjykatën e Lartë për çështjen me natyre civile. Mafia e tmerrshme e tokave nuk shkon më në Gjykatë të Lartë. Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve…Vlera ë kësaj tërheqje është miliard euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarë shqiptarë. Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për persona dhe individë të caktuar. Pas këtij vendimi qëndrojnë klanet mafioze të tokave, të territoreve, të kontrabandës…Vlerësimi për rreth 3800 dosje do të bëhet nga ushtarët e partisë, e sigurtë dora e zezë e Delinës, dhe që të gjithë militantë të PS të klubit juridik Qemal Stafa do të përzgjedhë se kush do falet dhe kush nuk do të falet. Nuk ka nevojë për gjykatës. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshme, mazhoranca nuk plotëson vende,. Përse ? Sepse i do të gjithë të klonuar, allasadush, alladvoran….”, tha ai.

Berisha: Me tërheqjen e rekurseve, amnistohet mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe pronave!

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur alarmin se me tërheqjen e rekurseve nga institucionet shtetërore, “mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë”, theksoi ai gjatë konferencës për shtyp.

“Mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve, – tha Berisha, – por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit, për rrjedhojë taksapaguasve shqiptarëvë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në vartësi të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative apo civile.

Imagjinoni, pra, mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet! Nuk shkon më në Gjykatën e Lartë. Mjafton të çoje “qesen” në Apel se sipër ia ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim, sipas Ramës, është bërë “me qëllim lehtësimin e stokut të çështjeve të Gjykatës së Lartë dhe përllogaritet se numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore, të jetë 3800.. Por vlera e kësaj tërheqjeje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.

Në emër të Reformës në Drejtësi, Qeveria po koordinohet më Sado-Gjykatën e Lartë për të krijuar favore për individë apo persona juridikë të caktuar. Ju garantoj se prapa këtij vendimi, qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave , të territoreve, të kontrabandës dhe me radhë.”

Berisha: Rama, Don Agaçi dhe Fico do të vendosin kush falet e kush jo, janë bërë gjykatësit supremë

Nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryshme të klientëve të saj.

Sipas Berishës këto dosje do të kontrollohen nga Delina Fico me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ të përzgjedhin se kush do falet dhe kush s’do falet.

Ai tha se stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë.

Berisha: E sigurt dora e zezë e Delinës, me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ do përzgjedhë përsosmërisht kundrejt barrëve të rënda, ryshfeteve etj., se kush do falet dhe kush s’do falet. S’ka nevojë për gjykatës. Tani dalin Delinistët. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshëm të dosjeve që janë krijuar. Mazhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë nga askush tjetër. Pse e bën këtë, sepse do gjykatës të klonuar alla Sadush, si i thanë alla Dvoran, Dvorani është akoma lojtar rezervë.

Stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë, por zgjidhja është gjetur o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim miliona, miliona, miliona euro në çështjet civile duke ua faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë. Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë. Përkundrazi shkallë supreme e drejtësisë tani është Edi Rama dhe don Agaçio. Janë bërë tani gjykatësit supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues.

Vrasjet, Berisha: Droga është bërë normë në Polici, Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pranoi sot se këta muaj pa protesta nga demokratët, kanë qënë kohë e humbur për PD-në, por se kjo parti e ka pasur të domosdoshme që ta shfrytëzonte këtë periudhë për riorganizimin e saj. Ai theksoi gjatë konferencës së sotme për shtyp se një arsye e fortë për protestë kanë qenë dy vrasjet e fundit të kryera nga policë të drogës.

Për mosfillimin e protestave, Berisha tha: “Është procesi që po kalon Partia Demokratike, një proces i domosdoshëm, jetik për rithemelimin e saj dhe asgjë tjetër. Keni shumë të drejtë, është një kohë e humbur për protesta. Mund t’ju them ju se mjafton dy vrasjet e fundit nga policë të droguar, njeri u ekzekutua brenda në komisariat, tjetri me probleme të shëndetit mendor, që s’kishte pasur agresivitet asnjëherë, të dy të droguar.

Droga është bërë normë në polici dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde, më kriminale, më e paimagjinueshme dhe faktikisht të dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Ndaj dhe ne …Nuk do të mbetet pa u dëgjuar edhe fjala jote për protesta. Po, po.”

 

Berisha: Gazment Bardhi të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp ka komentuar edhe deklaratat e Gazment Bardhit për kandidatin demokarat të të përndjekurve. Berisha tha se ai duhet të japë shpjegime për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai i bëri thirrje Bardhit, “të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan”.

Sali Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë, është i pashpresë.

Të zbardhë një herë të mos i thurë lavde SPAK se do i japim atë shans apo këtë shans, po të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, e them sepse ai nuk ishte, askush s’është për t’u vrarë në konceptin tim, jo ne jemi vend pa dënim me vdekje. Bardhi … përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Para se të rrijë të merret me këto të shkojë të japë sqarime.

SYRI.NET

blank

Turizmi: rriten 42% hyrjet e të huajve, më pak nga Kosova, 6-fish më shumë nga Greqia

Në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia ishte në kulmin e vet dhe lëvizjet vijonin të ishin të kufizuara, hyrjet e të huajve në vend janë rritur me 42%.

Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%.

Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan.

Turizmi po i afrohet ndërkohë niveleve të parakrizës, teksa mbërritjet e të huajve ishin vetëm 3% më të ulëta sesa katërmujori i parë i vitit 2019, që dei tani ka qenë viti më i mirë historik për turizmin.

Në krahasim me periudhën e parapandemisë, në vend kanë hyrë më shumë shtetas italianë, anglezë gjermanë dhe nga Kosova.

Pesha e Kosovës ka rënë në katërt muajt e parë të këtij viti, si rrjedhojë e hyrjeve më të pakta nga shteti fqinjë dhe rritjes së ndjeshme të turistëve nga Europa. Për periudhën janar-prill 2022, shtetasit nga Kosova zinin 31% të totalit, nga 50% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6%. Në Prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 66,8%.

Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021

Pothuajse dyfishohen dhe daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022, janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me Prill 2021, ky numër është rritur me 75,5%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022, është 1.502.984 duke u rritur 52,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

blank

Vasili: Dendias e ka mirë me Ramën! Presin largimin e Metës për të na marrë detin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ çështjen e detit me Greqinë dhe deklaratën e Dendias.

Vasili u shpreh se Dendias ka deklaruar se e ka çdo gjë në rregull me Ramën ndërsa presin largimin e Metës për të marrë detin.

“Ministri grek thotë që e kemi çdo gjë në rregull me Ramën, dhe po presim të largohet ky President. Përballja shumë e fortë, bëhet fjalë për interesa kombëtare, kush i mbron këto interesa është problem për Ramën.

Ka thënë, ai ra dakord që të shkojmë në Hagë. Të ndryshosh nga një platformë në një tjetër, bëhet fjalë për kufijtë detarë, se duhet t’i drejtohesh Presidentit.

Këto marrëveshje nuk i njeh njeri. Ai vetë, ne nuk dimë cila është marrëveshja. Thotë ministri i Greqisë që mezi presim të iki ky President, që të na japë atë që duam.”-tha Vasili.

blank

Bylykbashi: Do të garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se do të garojë për tu zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike.

Ai theksoi se të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e Partisë Demokratike.

Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD dhe më tej.

Dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për të emëruar. Jam unë ai që e ndaj tha, ju ratifikoni me votë të hapur.

Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për një nga funksionet në Kryesinë e PD.”-tha Bylykbashi.

syri.net


Send this to a friend