VOAL

VOAL

Presidenti Meta: Disa diplomatë kanë mbështetur mazhorancën në kapjen e drejtësisë

Presidenti Ilir Meta është pyetur nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me akuzat që Kreu i Shtetit i ka bërë përfaqësuesve diplomatike, duke i quajtur në deklarata publike se disa prej tyre janë të korruptuar, por edhe për kërcënimet e integritetit të tij fizik.

Si përgjigje, Presidenti Meta thotë se ai ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës. Presidenti i Republikës shprehet se kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij.

Pyetje: Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigje: Në vijimësi dhe në mënyrë të veçantë gjatë periudhës zgjedhore, Presidenti i Republikës ka patur dhe ka një komunikim të shkëlqyer me misionet diplomatike dhe institucionet ndërkombëtare. Ky komunikim është i evidentuar edhe në provat që kemi dorëzuar dhe kanë qenë me shkrim, nëpërmjet dokumenteve të shumtë zyrtare dorëzuar atyre, si dhe takimeve po zyrtare.

Komunikimi është ndërtuar gjithmonë bazuar në respektim të plotë të Kushtetutës, të ligjeve në fuqi, të sovranitetit dhe reciprocitetit.

Presidenti i Republikës ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës, shkeljet e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, shkeljet e ligjit, marrjen nën mbrojtje të personave nën hetim, dhe cenuesit e integritetit të institucioneve të pavarura (rasti “Dvorani”, por jo vetëm).

Presidenti ka refuzuar prerë çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë të trupës diplomatike, që kanë vepruar në shkelje të hapur të statusit të tyre diplomatik dhe Konventës së Vjenës, duke guxuar t`i diktojnë Presidentit të Republikës se si ai duhet të nxjerrë aktet e tij kushtetuese, edhe duke shkelur Kushtetutën dhe degraduar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, për të pranuar në heshtje rrëmbimin flagrant të kompetencave të Kreut të Shtetit, me pasojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo vetëm.

Presidenti i Republikës është përballur edhe më parë me ndërhyrjet ilegjitime të disa diplomatëve të caktuar, edhe në procesin e ndërtimit të institucioneve të drejtësisë, bllokimin e pajustifikueshëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, emërimin antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, apo për veprimet manipuluese dhe jo transparente të ish kreut të KED-së lidhur me emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përballë qëndrimit parimor dhe kushtetues të Presidentit të Republikës, këta diplomatë janë tërhequr dhe kjo ka qenë provë e padiskutueshme e principialitetit të Presidentit të Republikës në çdo situatë.

Presidenti i Republikës ka një marrëdhënie zyrtare plotësisht të dokumentuar dhe tejet konstruktive me partnerët kryesorë të vendit tonë, e në veçanti për Reformën në Drejtësi, sidomos me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Britaninë e Madhe.

Këta partnerë gjithmonë janë informuar në kohë, zyrtarisht dhe shkresërisht nga Presidenti i Republikës për përpjekjet e ethshme të qeverisë dhe mazhorancës për kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, në dhunim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës ka bërë gjithçka për të parandaluar konfliktet publike të cilat ndodhën midis Presidentit dhe Kuvendit, apo KED-së dhe qeverisë, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilat mund të ishin shmangur plotësisht nëse Presidenti nuk do të ishte vënë para fakteve të kryera, që i kishte paralajmëruar disa herë e në mënyrë të përsëritur se nuk do t`i toleronte.

Presidenti i Republikës i ka tërhequr vëmendjen çdo diplomati që nuk e nderoi respektimin e marrëveshjes 5 qershorit 2020, por me deklarata publike i dhanë alibi mazhorancës për të bërë ndryshime të njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit (ky ishte dhe burimi kryesor i tensionit dhe mosbesimit të palëve në prag të zgjedhjeve).

Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij.

Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.

Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese.

Janë të njohura opinionet e Komisionit të Venecias për këto çështje, ku të gjitha aktet e Presidentit janë vlerësuar të drejta, legjitime, të arsyeshme, dhe janë evidentuar qartë edhe shkaktarët e këtyre konflikteve.

Ky pozicion i Presidentit të Republikës nuk do ndryshojë absolutisht, as edhe një milimetër, edhe në të ardhmen, pasi zbatimi i Kushtetutës, interesit kombëtar dhe interesit të shqiptarëve, janë të shenjta dhe të paprekshme nga asnjë aktor vendas apo i huaj.

Përpos këtyre fakteve, lutemi studioni me vëmendje kreun e III-të, faqe 11 deri në faqen 83, të qëndrimit të Presidentit, dorëzuar që në datën 1 korrik 2021.

Në përfundim, nëse kjo pyetje e relatorit është ngritur bazuar mbi pretendimet e Kuvendit, sa më sipër keni përgjigjen shteruese.

Por nëse si Gjykatë Kushtetuese, keni ndonjë pretendim zyrtar nga ndonjë vend partner, apo përfaqësi e huaj në vendin tonë lidhur me sjellje jo korrekte të Presidentit të Republikës, lutemi të na e bëni me dije dhe do ju vëmë në dispozicion materiale plotësuese për të sqaruar Gjykatën Kushtetuese.

Presidenca: Kuvendi ka manipuluar provat, është gjetur disa herë në paligjshmëri

Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj deklaroi sot në konferencën për media se Kuvendi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese prova shtesë pa ia kërkuar asnjë, duke manipuluar provat.

Në emër të presidentit Meta, Dervishaj tha se ky është veprimi më i rëndë i bërë nga Kuvendi, i cili sipas tyre është gjetur disa herë në paligjshmëri. Presidenca tha se do të bëjë kallëzim penal për këtë çështje.

“Për ta bërë më të qartë në urdhrin që Kuvendi depozitoi në datë 4 dhe që u kujtua papritur, përmbajtja reflekton ndryshimin, është hequr fjala miratim, është ndryshuar fjala raportit…për miratimin e raportit”, fjala miratim nuk ekziston, fjala raporti është zëvendësuar, më pas kemi shtimin e fjalës ose. Të gjitha këto veprime të Kuvendit nuk çojnë drejt dyshimit se kemi të bëjmë me manipulim të provës. Pika 20 e urdhrit…Ne kemi dy çështje…Për ta përmbyllur në po të hyjmë në faqen e Kuvendit dhe të klikojmë që të dalin seancat, konkretisht tek ajo e seancës 7 maj, te urdhri i kryetarit dhe Kuvendit , dhe po të shohim data 6.05.2021 është edhe urdhri sepse është edhe data kur është zhvilluar seanca, nuk mund të kishte urdhër në datën 5 dhe kjo e gjitha nuk përputhet.

Këtë konferencë e mbyll me habinë e institucioni të Presidentit, tentohet deri aty sa të manipulohet edhe një por që nuk ja kërkoi njeri; por ishte e bërë publike nga vetë Kuvendi që 8 muaj më parë. Jemi tronditur…Kuvendi arrin të deformojë përmbajtjen e akteve të prodhuara nga vetë ai. I kërkojmë gjykatës ta marrë seriozisht vërtetësinë e kësaj prove. Ngelet në përgjegjësinë e Kuvendit që të kryejë verifikimet e veta. Siç është bërë me dije presidenti ka autorizuar dhe puna ka filluar tashmë nga strukturat juridike të institucionit për hartimin e një referimi kallëzimi penal në organin e Prokurorisë. Nuk mund të themi se autori është ky apo ai person, por mund të themi se autori është Kuvendi. Si është thënë më herët nga presidenti, është mbledhur prova për kallëzim.”, tha ai. bw

Këshilltari ligjor i Presidentit Meta: Ja shkeljet që ka bërë Kuvendi

 

Bledar Dervishaj, këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat ku sqaroi procedurën e ndjekur sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ato që ata i cilësojnë shkelje.

Dervishaj përmendi tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor.

“Ne kemi parashtruar ndër të tjera se shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetuese të kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje. Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rend ii ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime. Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë. Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë. Me urdhrin që Kuvendi ka depozituar në maj të vitit 2021. Por siç shikohet s’kemi më datën 5/05, por data është 6/05 2021. Pse bëhet kjo? A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljeve që kishte cituar presidenti që urdhri për caktimin e seancës plenare bëhet jo më shumë se 48 orë. Të gjitha dyshimet për të dorëzuar këtë provë shtesë aty të çojnë. Ne vijuam verifikimin me përmbajtjen tjetërore. Ky është urdhri i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit në maj të 2021. Ne kemi nënvizuar dallimet, nëse do të shihni pikën 20 të këtij urdhri ndryshon në përmbajtje. Përmbajtja e rendit të ditës midis dy urdhrave të asaj të publikuar dhe të asaj që i është depozituar gjykatës janë të ndryshme. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit dorëzohen qoftë në dokumentacion dhe me rendin e ditës, ku secili nga gazetarët apo juristët shikojmë aktet. Ky është rendi i ditës i depozituar në Kuvend më datën 4. Përmbajtja është e thjeshtë. Në mbështetje të urdhrit numër 19, datë 6.5 2021. Vetë kuvendi rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që i depozitoi Gjykatës Kushtetuese, e i thotë datën 5. Por në fakt është data 6, që lidhet me afatin 48 orë.”, tha Dervishaj.

Shkeljet sipas Presidences

 

VOA- Rasti Meta: Kushtetuesja të shqyrtojë me vëmendje edhe ligjshmërinë e procedurës së ndjekur nga parlamenti.

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese, e treta në radhë për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ishin parashikuar përgjigjet e Kreut të Shtetit ndaj 72 pyetjeve që i ishin drejtuar nga trupa e gjyqtarëve. Zoti Meta kishte njoftuar se ai do t’i lexonte vetë publikisht, nga zyrat e presidencës, përgjigjet e këtyre pyetjeve. Por kjo nuk ndodhi. Madje as përfaqësuesit e tij ne seancë, nuk e bënë, duke zgjedhur që t’i dorëzonin ato me shkrim. Publikimi i përgjigjeve pritej me interes për të mësuar se si kreu i Shtetit do të shpjegonte domethënien e thirrjeve të tij të shpeshta gjatë fushatës zgjedhore, kundër qeverisë dhe për një “referendum kundër rregjimit”. Qëndrime mbi të cilat shumica ngriti dhe akuzat se ai ishte bërë palë me opozitën.

Por gjatë ndërhyrjes së tyre në seancën e sotme, këshilltarët e zotit Meta, i kushtuan vëmendje një kopje të re të urdhërit për thirrjen e seancës parlamentare të datës 7 maj e cila miratoi raportin e Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën deputetëve për të hapur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit. Ndërsa urdhëri për thirrjen e seancës, sipas variantit në faqen zyrtare, është i datës 6 maj, shkresa e re, ishte kopje e këtij urdhëri, por me datën 5 maj, datë e cila do të rrëzonte pretendimin se seanca ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren që parashikon një afat 48 orësh. Përfaqësuesit e zotit Meta folën për një manipulim, duke kërkuar nga Gjykata të verifikojë vërtetësinë e shkresës: “Qoftë në këtë formë siç e çon parlamenti, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën tjetër, që është realja, siçështë publikuar, qëndrimet e presidentit qëndrojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës, nuk kanë qenë të përfshira dy akte por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e parlamentit vetëm e vetëm, e diktuar përmes vullnetit politik, për të arritur në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas kushtetutës dhe ligjeve për komisionet hetimore”, deklaroi zoti Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i zotit Meta.

Një tjetër element që e bën të dyshimtë shkresën e re të parlamentit është dhe fakti që në datë 5 maj Komisioni i Ligjeve nuk e kishte miratuar ende raportin mbi kërkesësn e deputetëve, gjë të cilën e bëri një ditë më pas, në 6 Maj.

Zoti Meta njoftoi sot se do të bëj kallëzim në prokurori ndaj parlamentit për falsifikim të provave.

Shkeljet proceduriale, që nga mosdhënia kohë zotit Meta për t’u paraqitur në Komisionin e Ligjeve, deri të shpejtësia për thirrjen e seancës, ku po ashtu u fut në shkelje të rregullores dhe një pikë shtesë në rendin e ditës, kanë përbërë thelbin e mbrojtjes së presidentit. Edhe sot në paraqitjen e përfundimeve, ata i kërkuan Gjykatës të shpallë deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit për ngritjen e Komisionit Hetimor, si dhe të shfuqizojë e të shpallë antikushtetues vendimin që çoi në shkarkimin e presidentit. Ata kërkuan gjithashtu që Gjykata të konstatojë se parlamenti nuk ka të drejtë të ngrejë komisione hetimore në 4 muajt e fundit të funksionimit të tij.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e shumicës në parlament, përsëritën qëndrimin se sipas tyre presidenti Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, si me sulmet ndaj diplomatëve perëndimorë ashtu dhe me retorikën, që sië u shprehën, ka frymëzuar dhunë dhe dasi shoqërore.

Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim, të cilin ajo ka detyrim ta arsyetojë brenda 30 ditëve. Por duket se Gjykata këtë herë, përvecse të analizojë nëse presidenti ka kryer ose jo shkelje të rënda, do të duhet të shqyrtojë me vëmendje dhe se sa konform rregullave dhe ligjeve ka qenë procedura e ndjekur nga parlamenti.

Këshilltari i Metës tregon dokumentet në Kushtetuese: Falsifikim provash nga Kuvendi

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta ka folur sot për publikun, teksa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit. Ai solli disa dokumente dhe foli për ndërhyrje apo manipulim nga Kuvendi. Bëhet fjalë për një shkresë të dorëzuar si provë për të rrëzuar pretendimet e Presidentit, por që ndryshon nga dokumenti real i publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Në seancën e orës 10:00 i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese, kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove, të depozituar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë, të depozituar në datën 4 shkurt 2022 nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili i përcjell Gjykatës Kushtetuese disa prova të reja shtesë, ku përfshihet dhe urdhri 19, datë 5.5.2021 i kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 7.5.2021, pra ditën që Kuvendi do të miratonte sipas tij, ngritjen e Komisionit Hetimor për miratimin e raportit të Komisionit të Ligjeve.

Gjatë shqyrtimit të këtyre provave të reja që na u vunë në dispozicion nga Gjykata po të njëjtën ditë, na rezultoi në konsultim me vetë përmbajtjen e praktikës së dërguar nga vetë Kuvendi dhe me praktikën e publikuar online po nga Kuvendi na rezulton, një ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar. Ia parashtruam Gjykatës në mënyrë të detajuar. I është parashtruar gjykatës dhe në përgjigjet sepse lidhje dhe me një nga pyetjet që kishte bërë relatori i çështjes, pyetja numër 3 lidhur me këtë ndërhyrje.
Konkretisht urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë Gjykatës Kushtetuese mban datën 5.5.2021 për mbledhjen e Kuvendit datë 7.5.2021. Ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë dhe që u pranua dhe nga përfaqësuesit e Kuvendit në gjykim, ky urdhër mban datën 6.5.2021. Kjo është ndërhyrja e parë. Edhe ky urdhër në faqen e Kuvendit është me të njëjtin format dhe nënshkrim të kryetarit të Kuvendit. Pse bëhet kjo ndërhyrje, ose të paktën u parashtrua nga përfaqësuesit e Kuvendit. Që provat e reja sillen për të rrëzuar pretendimin e Presidentit lidhur me shkeljet që ne kishim konstatuar në caktimin e seancës plenare dhe rendit të ditës”, tha Dervishaj.

Ai theksoi se kjo nuk është e vetmja ndërhyrje. “Ndërhyrje ka dhe tek pika 20 e këtij urdhri, ku përfshihet projektvendimi për raportin dhe propozimin e komisionit të ligjeve për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Kështu thuhet në këtë urdhër të depozituar në formë shkresore, por që ndryshon nga po pika 20 e rendit të ditës, të sjellë po në formë shkresore nga Kuvendi në cilësinë e provës në Gjykatë Kushtetuese. Rendi i ditës përcakton që urdhri është 19, datë 6.5.2021 dhe jo 5.5.2021, siç thotë dhe siç ka depozituar Kuvendi. Ndërhyrja e parë. Rendi i ditës thotë pika 20 përmban këtë përmbajtje që duhej të shqyrtohej. Projektvendim për miratimin e raportit dhe propozimit të Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një komisioni hetimor me kërkesë të një numri të caktuar deputetësh për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Po të shikojmë me vëmendje nga përmbajtja e rendit të ditës e urdhrit të publikuar në faqe dhe urdhrit të depozituar në formë shkresore na rezulton se tek ky urdhri që ka depozituar Kuvendi më 4 shkurt është hequr fjala ‘miratim’, nuk ekziston më. Fjala raportit është zëvendësuar me fjalën raportin. Pas fjalës ngritje është shtuar fjala ose mosngritjen dhe togëfjalëshi ‘bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh’ është hequr. Ndërkohë që edhe rendi i ditës i depozituar bashkë me urdhrin e kryetarit të Kuvendit ka përplasje me vetë urdhrin e kryetarit të Kuvendit.
Pikërisht për këto shkaqe, këto ndërhyrje në prova është vlerësuar dhe është kërkuar nga ana jonë si përfaqësues të Presidentit që gjykata të çmojë vërtetësinë e kësaj prove pasi duket qartë që ka ndërhyrje në të me qëllimin e vetëm dhe që u pranua që kjo provë sillet nga ana e Kuvendit për të rrëzuar pretendimet e Presidentit… me qëllim që të rrëzohen pretendimet e Presidentit të Republikës. Ndërkohë që qoftë në këtë formë siç e ka depozituar Kuvendi, qoftë në këtë formën tjetër, siç është realja që është publikuar qëndrimet e Presidentit rezultojnë të bazuara, seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës nuk kanë qenë të përfshirë dy aktet, por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e Kuvendit të Shqipërisë vetëm e vetëm të diktuar përmes vullnetit politik që të arrihej në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit për komisionet hetimore. Ky është prononcimi në funksion të transparencës dhe asaj që ndodhi në Gjykatë”, deklaroi Dervishaj.

LIVE – Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj denoncon marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak. https://t.co/ZpYaBrpE82

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) February 7, 2022

KLSH: Të anulohet koncesioni i ‘Laboratorëve’! Shkelje të shumta në kontratën 80 mln USD

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon anulimin e Koncesionit të Laboratorëve Shëndetësorë, në përfundim të një auditimi të kryer së fundmi pranë Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ortakët pjesëmarrës në kompaninë koncesionare “Laboratory Networks” nuk plotësonin disa kritere të rëndësishme në momentin që u shpallën fitues të kontratës me vlerë 80 milionë dollarë.

Në raport theksohet se disa nga gjetjet problematike janë identifikuar nga Konsulenti Ndërkombëtar, IFC. Ky i fundit i ka sugjeruar Ministrisë së Shëndetësisë që të eliminonte nga gara bashkimin e operatorëve të përbërë nga “Labopharma”, “AB Laboratory Solution” dhe “Exalab” që në shkurt 2017.

Sipas Konsulentit Ndërkombëtar, disa kompani përfituese të kontratë koncesionare të laboratorëve, të cilat ishin të regjistruara në zona “offshore”, gjendeshin nën hetim nga autoritetet spanjolle. Gjithashtu, një prej kompanive fituese të koncesionit, francezja “Exalab”, nuk krijonte garanci për realizimin e testimeve të nevojshme, sipas kushteve të kontratës.

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se koncesioni zotërohet në 75 përqind të saj nga biznesmeni Janis Karathanos. Kontrolli absolut mbi kontratën koncesionare është në kundërshtim me përcaktimet ligjore mbi procedurat e Partneritetit Publik-Privat, shprehen audituesit shtetërorë në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se Ministria e Shëndetësisë duhej të kishte eliminuar që në fazën e parë bashkimin e kompanive të mbledhura në shoqërinë “Laboratory Networks”. Por, meqenëse kontrata tashmë është nënshkruar, KLSH i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që të bashkëpunojë me Avokaturën e Shtetit dhe të informojë Ministrinë e Financave për problematikat, si edhe të nisë procedurën e zgjidhjes e saj.

Në shkurt 2017, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar në atë kohë nga Ilir Beqja, mbylli procedurën e koncesionit/partneritetit publik privat “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjë”.

Grupi i punës për koncesionin evidentoi si fitues bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga “Labopharma” e Janis Karathanos, pavarësisht kundërshtimeve të Konsulentit Ndërkombëtar. Pjesë e fituesve ishte edhe “AB Laboratory Solution”, e regjistruar në zonën “offshore” të Amsterdamit në Holandë, dhe që ishte nën kontrollin e djalit të tij, Konstandinos Karathanos.

Ministria e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht fituesin e koncesionit të laboratorëve në prill 2017, pak ditë pasi Ogerta Manastirliu ishte emëruar në krye të institucionit. Siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit, të dy ministrat kanë refuzuar të marrin në konsideratë shkeljet e identifikuara nga Konsulenti Ndërkombëtar, i cili ishte thirrur nga qeveria shqiptare për të asistuar në të gjithë procesin e draftimit dhe shqyrtimit të ofertave për koncesionin 80 milionë dollarë të laboratorëve. syri.net

Ankimimi për ‘Shtëpia e Lirisë’, KAS rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) , në mbledhjen e kësaj të hëne ka shqyrtuar kërkesën e Gazment Bardhit për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.

Pak ditë më parë kanë qenë njerëzit e Bardhit në KQZ që kanë kundërshtuar regjistrimin e koalicionit të opozitës për zgjedhjet e 6 marsit.

Por kjo kërkesë e tyre është gjetur si e paligjshme dhe është hedhur poshtë nga KAS gjatë ditës së sotme. syri.net

Gjykata Kushtetuese – nis seanca e tretë për Presidentin Ilir Meta

TIRANË

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kjo është seanca e tretë që zhvillon kushtetuesja për këtë çështje.

Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është shprehur se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”, ndërsa këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij, u sollën me urgjencë.

“Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. S’u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtetësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por Kuvendi s’mund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 siç e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar. Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është  e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti”, tha këshilltari i Metës.

Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje.

“Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin Shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime.

Në vitin 2019, Kryetari njofton formalisht presidentit ku ai ka të drejtën për t’u dëgjuar para komisionit të ligjit. Në vitin 2021, ky standard është shkulur dhe Kuvendi e ka pranuar vetë këtë fakt.

I njëjti komision, i njëjti kryetar, e njëjta relatore, por standarde të ndryshme. Presidenti ka luajtur rolin super partisë, pasi vendi u fut në situatë të jashtëzakonshme si pasojë e Covidit. Presidenti për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike, hartoi një platformë bashkëpunimi që ua ofroj palëve për të kapërcyer krizat politike.

Përveç presidentit, asnjë palë tjetër nuk mori përsipër që ta ndiqte si platformë. Ai ka ndjekur ligjet kushtetuese, ku presidenti ka si qëllim ruajtjen e balancave dhe të qetësisë politike”, shtoi Dervishaj.

Çfarë ndodhi në seancën e kaluar:

Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit Meta u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor. Ndërsa një tjetër moment ku u ndal mbrojtja e Presidentit ishte fakti se Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin.

 

Përfaqësuesit e kreut të shtetit cituan përcaktimin e Kushtetutës se Kuvendi nuk mund të kryejë asnjë hetim parlamentar në 4 muajt e fundit të mbarimit të mandatit. Ndërkohë, pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre.

Ishte pikërisht volumi i pyetjeve që bëri që juristët e Presidencës të kërkonin 48 orë kohë për të kthyer përgjigje. Nëse Ilir Meta do të shkarkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese me pretendimet e maxhorancës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai bëhet Presidenti i parë që mbyll mandatin para kohe. bw

Non grata në SHBA- Vangjush Dako nis fushatën për kandidaten e PS në Durrës, shfaqet me banorët e njësisë 6

Edhe pse fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit nuk ka nisur zyrtarisht, kandidatët e të gjitha forcave politike, kanë dalë në terren dhe po nisin takimet me elektoratin. Në Durrës, Partia Socialiste i besoi kandidimin, kryetares në detyrë, Emirjana Sakos.

Në një prononcim nga selia rozë, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknkuri tha se emri i Sakos është i duhuri për të çuar përpara projektet në qytetin bregdetar. Megjithatë, përtej mbështetjes nga lidershipi i PS, Sako duket se ka edhe mbështetjen e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Në një foto të siguruar nga “BalkanWeb”, Dako shihet në mesin e disa personave. Sipas burimeve, takimi është zhvilluar të shtunën në njësinë administrative numër 6. Kujtojmë se Dako, i cili është i shpallur non grata në SHBA zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.

Këtë moskandidim, kryeministri Edi Rama e justifikoi duke thënë se ishte zgjedhje personale e ish-kryebashkiakut. bw

Komisioni i Rithemelimit: Qytetarët do votojnë kandidatët e lirisë, jo të zarfit të Lulit

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhit.

Me një deklaratë publike në emër të Komisionit, Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, është shprehur se qytetarët në 6 mars do të votojnë kandidatët e lirisë, jo të zarfit të Lulit.

Reagimi Komisionit të Rithemelimit:

Përballë braktisjes nga demokratet dhe disfatës së sigurtë që e pret në 6 Mars, shoqata Brava-Bardhi për llogari të Edi Ramës, vazhdon sulmet ndaj demokrateve dhe partive të tjera opozitare. 

Askush nuk përfaqëson opozitën më shumë se kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ të cilët në kontrast të thellë me kandidatët e zarfeve të Lulzim Pazarit, janë zgjedhur për herë të parë nga vetëm demokratët me parimin një anëtar një votë!

Kjo është dhe arsyeja që jo vetëm demokratët, por i gjithë populli opozitar në vend të kandidateve të zarfit do të zgjedhe kandidatet e votës së lirë. Në vend të pazareve do të zgjedhë përballjen me Edi Ramën dhe në vend të humbjes do zgjedhë fitoren.

Boll me Edi Ramën dhe humbësin serial Lulzim Brava! Vota për Lulzim Bravën është votë për pazar – për humbjen e radhës!

Vota për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë është votë për bashkimin e demokratëve dhe gjithë popullit opozitar!

Është vote për rikthimin e Shpresës dhe FITORES!

“Xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë, mezi i kemi bërë”, fëmijët thirrje Ramës. Prindërit paralajmërojnë grevë urie

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit po zhvillojnë sot në protestë para Kryeministrisë për prishjen e banesave të tyre.

Por thirrjeve të prindërve të tyre iu janë bashkuar dhe fëmijët që me altoparlant i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të mos prishë shtëpitë e tyre.

“Xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë, mezi i kemi bërë. Ne nuk kemi më shtëpi të tjera. Gjithçka mund të ndodhë”, tha një fëmijë dhe të tjerë iu bashkuan thirrjes me zë ndaj kryeministrit. Në anën tjetër prindërit e tyre kërkonin drejtësi.

Banorët nuk pranojnë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, pasi e cilësojnë atë të padrejtë. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.

 

“Një ndër gjërat më të vështira qenka kur mundohesh të krijosh dialog me një mashtrues, siç është kryebashkiaku. I kërkoj që kohën që na e dedikon neve duke na mashtruar, ta dedikojë për zgjidhje. Banorët janë treguar shumë të qytetëruar. Po bëhet një propagandë e hapur. Ai mashtron kokërr për kokërr. Unë shoh për ditë komshinjtë e mi, që u janë shembur shtëpitë dhe flenë nën rrënoja. Akt-marrëveshja fillon me një akt dhurimi. Unë nuk ja dhuroj shtëpinë bashkisë dhe askush që është këtu. Mes një qeverie negative dhe një bashkie shumë më negative, mendoj se kjo bashkia po mashtron dhe kryeministri vetë. I kërkoj Ramës ta marrë vetë atë akt-marrëveshje, ta lexojë për 7 minuta, dhe do të kuptojë se ai vetë për shtëpinë e tij në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë. Ne po mbrojmë të drejtën. Erion Veliaj nuk është zotëri fare, sepse thotë se po përdorim gra e fëmijë. I them se nuk jemi marrë me mamin tat, babin tat apo fëmijën tat”, tha njëri prej protestuesve.

Protestuesit kanë paralajmëruar dhe grevë urie nëse nuk marrin zgjidhje.
“Po shohim si opsion futjen në grevë urie para kryeministrisë sepse shumë shpejt do fillojë shembja e banesave që janë shënuar me kryq. Është e patolerueshme, duam zgjidhje. Atëherë kur të marrim zgjidhje ju mund të vijoni punën. Po shohim si opsion futjen në grevë urie deri në vetëflijim. Në të gjithë Shqipërinë ka projekte, ka çështje prone, ka konflikt për pronën. I ftoj të gjithë të na bashkohen neve. Çdo person që ka konflikt për pronën, të kërkojmë një nismë ligjore që të marrë fund njëherë e mirë çështja e pronës”, deklaruan banorët.

 

“Në qoftë se nuk zbatoni Kushtetutën unë do zbatoj kanunin. Unë jam i vdekur pa banesën time. Më mirë hajde më vrit me gjithë pjesëtarë të familjes e farefisit tim se më prish banesën. Ne nuk kemi ardhur të marrim kolltukun tuaj, na jepni drejtësi. Rruga të vazhdojë, projektet të vazhdojnë, nëse nuk bën transparencë unë do jem aty me gjithë fisin tim. O kryeministër a ke gjak, o Erion Veliaj a ke gjak?
Ju ngrini pallate dhe thoni i kemi legjitime, kurse popullin e trajtoni si diçka për vlerë. Populli është pronari legjitim i një kombi. Ai do ju dënojë një ditë dhe hakmarrja do jetë shumë e afërt dhe mjerë ju!”, tha një tjetër banor.

(BalkanWeb)

VIDEO- Protesta te kryeministria, fëmijët ‘thyejnë’ policinë

Së bashku me prindërit e tyre, në protestë përpara kryeministrisë ishin edhe fëmijët, të cilët kërkonin të mos shembeshin shtëpitë e tyre.

Kamera e SYRI TV ka fiksuar një moment të veçantë.

Vogëlushët kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë.

Ata kanë mundur të ‘thyejnë’ edhe rrethimin e policisë, duke bërë që këta të fundit të solidarizohem me ta.

Vajza me aftësi të kufizuara: Unë kërkova rrugë të ecja, ata erdhën e më prishën shtëpinë

Enjola Duraku, një vajzë me aftësi të kufizuara, ishte në protestën e sotme para kryeministrisë të banorëve që do tu shemben banesat nga bashkia e Tiranës.

Ajo kishte një mesazh për autoritetet qeveritare.

‘Kam kërkuar të drejtën time për rrugën mijëra e mijëra herë dhe një zgjidhje nuk më është dhënë. Nuk më jep zgjidhje për rrugën dhe tani më prish shtëpinë.

Ku do të më çojnë mua vëllezërit e mi?

Nëse Edi Rama e ka ndarë mendjen të vijë dhe të më mbysë le ta bëjë. Shteti nuk më ka dhënë as shkollë, asnjë gjë dhe tani shtëpinë do të ma prishë! Turp të keni’, tha ajo. syri.net

6-vjeçari drejton protestën te kryeministria: Mos na i prishni shtëpia, nuk kemi të tjera

David Marku, 6 vjeç, ishte protagonisti i protestës së sotme para kryeministrisë të mbajtur nga banorë të 4 lagjeve të Tiranës në mbrojtje të banesave të tyre që pritet të prishën nga autoritetit.

Fillimisht ai foli për mediat duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama.

‘O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpitë, të lutem o xhaxhi Edi. Xhaxhi di mos na i prish shtëpia të lutem shumë ne mezi i kemi bërë, s’kemi më shtëpi të tjera’, tha ai.

Më pas Davidi i ftoi të gjithë fëmijët e tjerë në protestë të mblidhen dhe të ngrinin edhe ata zërin e tyre.

‘Ne s’kemi më shtëpi të tjera.  Mblidhuni këtu grup, hajdeni shpejt! Të gjithë duhet të flasim diçka. Të thërrasim xhaxhin Edin’, – i porosiste 6 vjeçari fëmijët e tjerë në protestë, duke i prekur të gjithë. syri.net

VIDEO- Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Durrës: E kanë përdorur qytetin për interesa mafioze

Ardian Muka është kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Berisha bëri prezantimin e  tij në Sukth. Zoti Muka u zotua për një bashki që bashkon dhe është e hapur për çdo qytetar dhe biznes, për një bashki që punon për Durrësin dhe jo për kryeminstrin në Tiranë.

Muka: Sot po fillojmë një rrugëtim, një mision, një garë elektorale. Sot pushteti na sheh ne nga lart poshtë. Ata që dikur e morën pushtetin, e bënë pronë të së keqes në Durrës. Daullet, bravat janë e shkuara e cila flet për një të ardhme imagjinare. Nëse të gjithëve na premtojnë të ardhme, atëherë kush do ta jetojë të tashmen. Fëmijët tanë po emigrojnë sepse nuk po shohin një ditë të bardhë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shmangemi realitetit, do kujdesemi që askush mos ndihet nesër i përjashtuar nga vendimmarrja.

Ne që kemi vite që mbetëm viktima të një pushteti jo politik, ne që mbetëm viktima të një pushteti jo politik, sot duhet të ngrihemi të gjitha bashkë për të rimarrë qytetin tonë, të marrim në dorë fatet tona, të largojmë nga bashkia ata që sundojnë me fjalë të pafajshme, me fjalë të mosangazhimit, me fjalë të shoqërisë, por që në fakt ne na sundojnë. E kanë përdorur qytetin për interesat e tyre mafioze. E kanë kthyer qytetin në shërbim të pushtetit në Tiranë. Ky qytet është një monument dashurie dhe ky qytet do jetojë. Unë sot thërras poshtë pushteti dhe roftë qyteti. Bashkohuni ta bëjmë bashkë qytetin.

Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës dhe akuzon kandidatin e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të diel kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, koalicion i përbërë nga dy partitë LSI e PDK, për Bashkinë e Durrësit, Ardi Muka, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Në fjalën e tij, Berisha iu bëri thirrje qytetarëve durrsakë të votojnë për Mukën, teksa u shpreh se vota për kandidatin e Ramës është votë e humbur dhe për varfërinë.

“Ne vijmë këtu me një kandidat, që ka çarë me djersën e ballit, është bërë një biznesmen i nderuar pa iu nënshtruar presioneve të mafies dhe qeverisë”, tha Berisha, ndërsa sulmoi kandidatin e Lulzim Bashës për Durrësin, teksa u shpreh se “Ju siguroj se dyert për primare ishin të hapura plotësisht dhe për Luan Hotin, por ai nuk donte votën, kishte frikë nga vota juaj. Ne jashtë votës suaj nuk e emëronim atë kurrë. Ndaj në vend që të vinte të testohej në primare, zgjodhi të jetë jo kandidati juaj, por kandidat i Lul Bravës”.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Ambiciet e qeverisë për Durrësin tejkaluan çdo parashikim të të gjitha kohërave. Durrësi ka parë në shekuj hordhi të huaja të panumërta, por asnjëra prej tyre nuk ka synuar e vendosur t’ia heq portin qytetit. Porti dhe qyteti janë si trupi me zemrën të lidhur njëri me tjetrin. Kurse kjo qeveri, në mënyrën më të papërgjegjshme, pas një sage në një nga aferat më të mëdha korruptive në Evropë, duke kërcënuar e prerë kafshatën e plot 12 mijë familjeve, që ushqeheshin me rroga në aktivitetin e portit, për ta shndërruar 800 mijë metra katror në një zonë ndërtimesh, u tha për Emar, por tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për larjen e miliarda parave droge. Shikoni pra çfarë janë në gjendje t’i bëjnë qytetit. Imagjinoni t’ia presin si me sëpatë 3 mijë vite histori. Babëzia, lukunia, nuk ka kufij te këta njerëz. Po në qoftë se vërtet do të ndërtosh një port të ri në Porto Romano, jepja këto 800 mijë metra katror qytetarëve të Durrësit, t’i nxjerrin ato kursime që kanë, të ndërtojnë secili e t’iu shumohen në ndërtim. Po pse t’i marrë Lul Brava dhe Edi Rama?

Një zviceran ka rrogën 10 herë më të lartë se një shqiptar dhe naftën e blen me të njëjtin çmim. Thonë se kjo vjen për shkak të bursës, por unë ju them se vjen për shkak të vjedhjes së kësaj qeverie. Këtu, vjedhja shtrihet mbi ju si një vello e zezë, që nxin cdo ditë e më shumë të ardhmen tonë. Kjo është vjedhje e organizuar nga qeveria. Ju e dini c’është borxhi dhe sa siklete të krijon, gjersa ta shlyesh. Në Shqipëri borxhi ka arritur në 103% të PBB. Këtu vritet çdo ditë shpresa. Të parën që morën nga qytetarët është liria. Ndonjëherë kjo marrje është e tmerrshme, sepse nuk është aq e ndjeshme. Ju keni vite që nuk votoni të lirë. I patë zgjedhjet e fundit se si u zhvilluan me patronazhistë, si në kohën e diktaturës. I patë zgjedhjet se si në kundërshtim me cdo ligj, vetëm në muajin prill, qeveria shpërndau 91 milionë euro. E patë se si bandat në Elbasan bënë ligjin. Ju e dini që më 2009 në PS nuk ka më vota, nuk voton kush. Zgjohet ministri dhe e merr vesh nga media se është emëruar ministër apo ministre. Mjerisht në këtë dramë të Shqipërisë u bë bashkëautore dhe opozita. Lulzim Basha apo Brava u zotua se do u mbrojë votën, por në vend të kësaj dhe që të protestonim, u vërsul për karrigen e tij dhe në një proces të manipuluar, pa ndërmarrë asnjë qëndrim, asnjë veprim, për dhunimin masiv të votës.

Ai shpalli veten të rizgjedhur. Ky degradoi në shkallën më ekstreme problemin e votës, në momentin kur ju tha juve për faqen e tij më të zezë dhe duke turpëruar cdo shqiptar, por ne demokratët më shumë, se këtu në këtë sallë në 1958 karrige janë 5004 vota. A ka turp më të madh? Jo. Ndaj ne e filluam me lirinë, me votën. Ne vijmë këtu me një kandidat, që ka çarë me djersën e ballit, është bërë një biznesmen i nderuar pa iu nënshtruar presioneve të mafies dhe qeverisë. I besoj plotësisht atij, sepse i besuat ju, e zgjodhët ju. Asnjë kandidat në primaret e 30 janarit nuk erdhi absolutisht nga komisioni apo Sali Berisha, por erdhën nga ju. Ju siguroj se dyert për primare ishin të hapura plotësisht dhe për Luan Hotin, por ai nuk donte votën, kishte frikë nga vota juaj. Ne jashtë votës suaj nuk e emëronim atë kurrë. Ndaj në vend që të vinte të testohej në primare, zgjodhi të jetë jo kandidati juaj, por kandidat i Lul Bravës. Ndaj dhe u ftoj ju këtu, ftoj të gjithë banorët e kësaj treve, të rrethit të Durrësit, që më 6 mars cdo votë të shkojë për kandidatin e lirisë, Ardi Mukën. Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë gjiri i Durrësit ndonjëherë, Gjush Dakos, është vota më e humbur, është votë drejtë të shkuarës, është votë për varfërinë.

(BalkanWeb)

Klevis Balliu: Krahasuar me Ramën, Tahiri është një ‘cigare hashashi’

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit shprehet se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është kontratë më drejtësinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu thotë se dënimi i Tahirit, edhe pse i pamjaftueshëm e me gjasë do të lirohet, u bë për të shpëtuar Edi Ramën.

Sipas tij, narkotrafikun e drejtonte vetë Edi Rama.

Deklarata
Dënimi i Tahirit më shumë se sa një dënim, duket një kontratë me Drejtësinë për të shpëtuar Edi Ramën. Si mund të harrohet që një nga faktet për trafikun e narkotikëve ishte dhe fikja e radarëve, për të cilët askush nuk mban përgjegjësi. Në fakt këtu është harruar dhe përgjimi për shpenzimet e fushatës së Tahirit. 

Këtu është harruar dhe mbrojtja e Edi Ramës për Tahirin dhe mbi të gjitha është harruar dhe fasadë-lufta ndaj narkotrafikut që drejtonte Rama për të mbuluar narkotrafikun që kryente vetë. 

Këtu nuk mund të hetohet realisht, sepse një hetim i vërtetë jo vetëm arreston Tahirin por arreston Edi Ramën të parin. Tani njësoj si lufta fasadë ndaj narkotrafikut po tentohet e njëjta gjë me Drejtësinë fasadë të sotme që dënon për narkotrafik një Ish Ministër me 3.4 vite burg, nga të cilat Tahiri me gjasë nuk do t’i kryejë të plota.

Ndërkohë që djemtë e rinj kanë bërë 5 vite burg për një cigare hashash, pikërisht për shkak të ligjit të Ramës dhe të Tahirit të miratuar në vitin 2014.

E vërteta është se këtu u shpëtua Rama duke dhënë pseudo dënim për Tahirin.

“Më mirë të jesh i tradhtuar, se tradhtar”, Meta: Tradhtarin kushdo e përdor, por askush nuk e do

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka publikuar një tjetër video në ‘Facebook’, ku shprehet se asnjëherë nuk do t’i tradhtojë përkrahësit e tij shqiptarë.

Meta thekson se tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do.

Statusi:

Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët.

Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do!’, shkruam Presidenti Meta. bw

Shqipëria bashkëhartuese me SHBA-të për çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

VOA/Armand Mero

Në Tiranë kryeministri Edi Rama bëri sot të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Që prej fillimit të këtij viti Shqipëria është anëtare jo e përhershme në këtë Këshill. Për zotin Rama, përgjedhja e Shqipërisë është një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe konfirmim i një pozite tjetër të vendit në arenën ndërkombëtare

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi, në Këshillin e Sigurimit në Kombeve e Bashkuara lidhur me çështjen e Ukrainës”, njoftoi sot kryeministri Edi Rama në një konferencë të posaçme shtypi me në krah ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Shqipëria bëhet kështu një partnere e veçantë e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, për çështjen ndoshta më të nxehtë botërore të momentit, gjë e cila sipas zotit Rama është një vlerësim për qëndrimet dhe rolin që asaj i takon të luajë. Me pozicionin e saj si anëtar jo i përhershëm marrëdhëniet më Shtetet e Bashkuara, siç theksoi ai kanë marrë një dimension të ri, i cili pasurohet dhe me këtë fakt të ri. “Krijimi i këtij çifti SHBA dhe Shqipëri në Këshillin e Sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnerë të ngushtë në këtë proces do të ndërmarrin”.

Nga ana e saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dha më shumë detaje rreth asaj që përfaqëson ky partneritet i ri me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit. “Eshtë një bashkëautorësi me SHBA-të në veprimet e Këshillit të Sigurimit që përkthehet konkretisht në një sërë hapash dhe veprimesh. Vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë në mënyrë të pandërprerë përmes kësaj mundësie në lidhje me këtë çështje, do të ndajnë informacion në mënyrë prioritare dhe do të jenë në origjinë të çdo nisme që lidhet me këtë temë, me thirrjen e takimeve, me përgatitjen e projekteve të para për deklarime për shtyp. Siç është rregulli, bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në takimet e Këshillit të SIgurimit”, shpjegoi zonja Xhaçka.

Në politikën e saj të Jashtme, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, por dhe Nato, ku Shqipëria është anëtare, janë partnerët kryesorë me të cilët vendi ka linjëzuar qëndrimet e veta. Në rastin e Ukrainës, të qenit bashkëhartuese në krah të Uashingtonit e bën akoma dhe më të prerë pozicionin e Tiranës. “Qëndrimet tona janë publike, janë të qarta, janë të drejta besoj unë. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë”, nënvizoi ai.

Për kryeministrin shqiptar, i cili pas 10 ditësh pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken në Uashington, “bisedimet janë rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme të imagjinueshme për të dialoguar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta, edhe pse ato janë në dukje tejet të vështira për tu gjetur”.

 

“Mbrojtja e demokracisë, pluralizmit dhe Kushtetutës”, Meta: Krenar për koherencën time absolute

“Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.” është ky një tjetër mesazh i Presidentit të Republikës, llir Meta bërë sot në rrjete sociale

Postimi i plote:

Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.

Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë!bw

Dënimi i Tahirit – jehonë në shtypin e huaj, mediat në SHBA: A ka besueshmëri qeveria aktuale?!

Dënimi i ish-Ministrit të Brendshëm  Saimir Tahiri ka bërë jehonë edhe ne mediat ndërkombëtare. Reagimet e mediave greke dhe amerikane vënë në dukje faktin se qeveria aktuale është po ajo ku Tahiri ka pasur mundësinë të kryejë aktet kriminale lidhur me krimin e organizuar.

Nga SYRI TV

Arrestimi i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Fqinjët tanë në Greqi raportojnë se “ish-ministri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Rama është burgosur për shpërdorim të detyrës.

Europost dhe Ekathemerini, media të mirënjohura greke thonë se Tahiri, ish-ministri i qeverisë së Edi Ramës është dënuar edhe për dhuratat e shumta që ka marrë nga trafikantët e drogës dhe përfshirjen në rrjetet kriminale. Kjo gjë sipas tyre vë në dyshim besueshmërinë e qeverisë aktuale.

Mediat e mirënjohura amerikane, Washington Post, Associated Press si edhe Politiko, në shkrimet e tyre për këtë çështje vënë në pikëpyetje një qeveri që tashmë ka ish-Ministrin e Punëve të Brendshme të shtetit në burg për korrupsion dhe përfshirje në krimin e organizuar, në një kohë që një vend si Shqipëria duhet të jetë duke punuar mbi luftën kundër këtij fenomeni.

Saimir Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, Engert Pëllumbi, tha se Tahiri kishte përfituar “shërbime dhe përfitime të padrejta dhe në të njëjtën kohë, me shpërdorimin e postit, ai ka abuzuar me interesat ligjore”.

Klodiana Lala: Tahiri mund të flasë, do fundosë shumë veta!

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lala tha se Tahiri edhe mund të flasë, duke fundosur kështu sipas saj emra të tjerë politikanësh të rëndësishëm. Sipas gazetares, Tahiri nuk duhet të jetë i vetëm në qeli, pasi të tjerë emra mund të jenë të përfshirë.

“Dosja Tahiri nuk është çështje e SPAK, por dosje e vjetër. Tahiri ka një hetim për shpërdorim detyre. Tahiri nuk duhet të ketë i vetëm në qeli, pasi ku është drejtori i policisë? Ku janë ministrat e tjerë të linjës? A ka pasur dijeni kryeministri i vendit për kanabizimin? Nëse Tahiri ka lejuar përhapjen e kanabizimit, ne kemi qenë dëshmitarë që ka pasur masivizim të kësaj situate, por a ishte përgjegjës Tahiri? Drejtësia është e vonuar në këtë drejtim. A kemi ministra të tjerë që kanë shpërdoruar? Patjetër! Beqja, apo dhe ish-ministri Koka. Unë mendoj se Saimir Tahiri duhet të flasë dhe të tregojë për përgjegjësit, që të shkojnë pas hekurave. E tha dhe zoti Haxhiaj se disa politikanë duhet të vishen trashë në dimër. Ndaj edhe Tahiri mund të flasë. Zoti Haxhiaj e la të nënkuptohej se Tahiri edhe mund të flasë. Nëse Tahiri flet, unë mendoj se lajmi i djeshëm i arrestimit të tij ka lënë pa gjumë shumë politikanë dhe shumë personazhe të tjerë. Saimir Tahiri nuk flet për një çantë të zezë hipotetike, por fundos shumë veta. Mbetet për t’u parë nëse ai do të tregojë apo jo për kohën kur ai ishte ministër kampion.”, tha Lala.

Ndër të tjera Lala tha se rekursi në Gjykatën e Lartë do të kërkojë kohë që të shqyrtojë çështjen.

“Unë mendoj se Gjykata e Lartë do dojë kohë të shqyrtojë rekursin dhe mund të ndodhë të përfundojnë dënimin edhe para se kjo Gjykatë ta nxjerrë vendimin. Besoj se pas 7 apo 8 muajsh mund të jemi bashkë për të folur. Theksi im është ky a është i vetëm Tahir, padiskutim që jo! Nëse nuk është i vetmi person përgjegjës, do të duhet që Tahiri duhet të shkonte deri te vepra penale e trafikut të drogës, nëse është provuar lidhja me Habilajt.”, përfundoi Lala.

“Skandali 400 milionë € i inceneratorëve”, Meta: Tregues se po qeveris një grup i strukturuar kriminal

Presidenti Ilir Meta ka komentuar aferën e inceneratorëve, ndërsa theksoi se ky është tregues se po qeveris një grup i strukturuar kriminal

Meta tha se “Hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku duhet dhe ku është, sepse burimi i problemit është në selinë e Këshillit të Ministrave.”.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Ju e konsideruat takimin me ish-kryeministrin Berisha, si një takim që nuk kishte të bënte me marrëveshjen që u bë mes tij dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim?
Presidenti Meta:
 As nuk ka pasur lidhje me atë marrëveshje dhe as nuk mund të kishte.

Pyetje: Por ishte një takim çmallje!
Presidenti Meta:
Po, ishte një takim në të gjitha kuptimet letrare-poetike. Por kjo gjë as nuk ka pasur, as nuk ka, dhe as do të ketë lidhje me çështjet politike të opozitës, apo të një pjese të opozitës.

Pyetje: I jepni zë, me entuziazëm asaj që përfaqëson Sali Berisha për ju, e keni quajtur së fundmi dhe Presidentin e përjetshëm?
Presidenti Meta:
 Jo të Përjetshëm, të Përgjithshëm Po!

Pyetje: Po Sali Berisha ka ndonjë epitet për ju?
Presidenti Meta:
 Është kënaqësia ime, të jap disa vlerësime për të, këto unë i kam dhënë dhe më parë. Unë kam një dobësi për të, dhe e kam thënë dhe më herët këtë gjë, ja kam thënë dhe Edi Ramës që, kur isha në koalicion me të.

Pyetje: Doktori ka një rikthim në politikë dhe është ndjeshëm aktiv. Ndërkohë që, pritet dhe një rikthim i juaj, besoj ju do jeni një dyshe e fortë opozitare?
Presidenti Meta:
 Nuk dëshiroj të hyj në këto raporte, si raportet njerëzore, raportet e vlerësimit për shkak të asaj që, zoti Berisha ka arritur në jetën e tij.
Mos të harrojmë është një njeri, që vjen nga fshatrat më të largëta të veriut të Shqipërisë, dhe me punën e vet arriti në majat e shkencës dhe të mjekësisë, por edhe në rolin e tij të jashtëzakonshëm në proceset demokratike të vendit. Qëndrimet tona nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtën linjë.

Pyetje: Historia juaj është armiq-miq me njeri-tjetrin!
Presidenti Meta
: Kjo gjë ka të bëjë më zgjedhjen që, bën gjithsecili. Raporti im është me vendin, me interesin kombëtar, me demokracinë, me pluralizmin politik dhe Kushtetutën. Unë në këto raporte kam qenë gjithmonë koherent, dhe jam i lumtur për këtë koherencë. Marrëveshjet që, kanë qenë të detyruara në kohë dhe me aktorë të caktuar, nuk varen thjeshtë nga dëshira ime, ato varen dhe nga realiteti politik dhe nga roli që, i cakton gjithsecilit votuesi dhe qytetari shqiptar.

Pyetje: Zoti Berisha në vitin 2009, kur e pyetën pas vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për hyrjen në qeverinë e zotit Berishës, i kujtuam akuzat që kishte bërë ndaj jush atëherë tha: “fjalë kazani” duke iu referuar Faik Konicës. Por, në të gjitha këto vite në shikojmë në mënyrë të vazhdueshme tek të gjithë protagonistët e politikës, disa të vërteta dhe gjysmë të vërteta thuhen jo në kohën që ato, duhen thënë! Në opinionin publik krijohet ideja, dhe mosbesimi ndaj tyre është më i fortë në ditët e sotme,  që politikanët i përdorin këto, sipas strategjisë së tyre politike dhe jo në shërbim të publikut?
Presidenti Meta
: Ky është një vlerësim i juaji. Unë personalisht ndihem shumë i qetë, sepse vë re që, besimi i njerëzve tek unë, nuk mungon.
Jo vetëm thjesht si President, këtë gjë e kam të provuar me manifestimin e 2 Marsit, por edhe si Ilir Meta dhe ndihem shumë komod me këtë raport.
Besoj se, pavarësisht nga zgjedhje apo raporte të caktuara, që nuk është se janë në dorën time, për t’i zgjedhur apo për t’i imponuar. Por ato, varen dhe nga rrethanat, nga votat dhe nga zgjidhjet që duhen dhënë.  Koherenca ime si Ilir Meta, ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, integrimin europian, mbrojtjen e Kushtetutës dhe që, Kushtetuta nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum, dhe këtë gjë e kam thënë që në vitin 2008 në mënyrë të vazhdueshme. Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptar në tërësi.
Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë!

Pyetje: Zoti President ju flisni për koherencë, por edhe zoti Berisha dhe Edi Rama, flasim për koherencë, por edhe Lulzim Basha po bën vite tashmë në politikë. Ndërkohë, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Pra ju, mbroni të gjitha këto mekanizma dhe ne, nuk ja dalim në këtë drejtim të ndërtojmë  një shtet pa korrupsion!
Presidenti Meta
: Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç edhe është kapur, atëherë kush do ta luftojë korrupsionin dhe si do të luftohet ai? Presidenti dhe Presidenca, ka qenë institucioni më transparent gjatë gjithë kësaj periudhe. Në kohën që, Kuvendi i Shqipërisë drejtohej nga Ilir Meta, ka qenë edhe ai institucioni më transparent. Mund t’ju them që në kohën që, Ilir Meta ka qenë kryeministër, asnjë vendim Qeverie nuk merrej pa konsensusin e të gjithë Qeverisë. Mjafton që të shikoni dhe studioni se, vetëm afera e inceneratorëve 400 milion euro, e paguar nga taksapaguesit shqiptarë dhe do kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.

Dhe këto fakto janë denoncuar nga Ilir Meta dhe aktorë të tjerë, prej më shumë se 1 viti. Hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku duhet dhe ku është, sepse burimi i problemit është në selinë e Këshillit të Ministrave. Kemi ministra që, janë larguar nga detyra për shkak të kundërshtimit, që i kanë bërë kësaj afere dhe paligjshmërisë së saj. Kemi disa ministra të Drejtësisë dhe drejtorë që, e kanë kundërshtuar ketë, pra kemi gjërat më të rënda që kanë ndodhur atje, dhe për një kohë të  gjatë është ekspozuar kudo. Pavarësisht  se, ne këtu, kemi drejtësi me regji për të prodhuar lajme, sepse bëhen koka turku, për të shpëtuar kokën e vërtet të orkestrimit të gjithë këtij korrupsioni dhe të kësaj kleptokracie.

Gazetarja: Ju keni një përballje me Parlamentin në Gjykatën Kushtetuese dhe ne presim që të hënën të vijojë seanca e nisur.

Presidenti META: Ka tri vite me hetime, me procese farsë, që mbështeten me nenin që nuk ekziston më në Kushtetutën e Shqipërisë: “Agjitacion Propaganda”. Kjo është çështje e tyre. Nuk më shqetëson aspak mua si Ilir Meta.
Por sa i takon përgjegjësisë që kam si President i Republikës, kjo është e rëndësishme pasi kuptohet se gjithçka bëhet në funksion të kapjes totale të shtetit, dhe të institucioneve që kjo mazhorancë nuk i ka kontrolluar dot deri më tani.

Gazetarja: Megjithatë, zoti Meta, a i druheni ndonjë vendimi për shkarkim? Ju jeni shprehur dhe është e natyrshme që ky vendim, për vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, do të shërbejë si një precedent, sepse është hera e parë që kemi një situatë të tillë. A besoni se do të matet shumë Gjykata Kushtetuese për të dhënë një vendimmarrje të tillë për shkak të saj apo i druheni se do të ketë një vendim të tillë të shpejtë dhe ai do të jetë shkarkimi juaj?

Presidenti META: As kam pasur dhe as kam ndonjë shqetësim se ç’do të bëjë Gjykata Kushtetuese me këtë çështje!

Sepse nuk mendoj se ka ndonjë qytetar të Republikës së Shqipërisë, që nuk e ka të qartë se ky është një proces, ose që të gjitha proceset që janë nisur nga Parlamenti, janë të bazuara në Nenin “Agjitacion-Propagandë”, që është një nen, që nuk ekziston më në Kushtetutën tonë.

Presidenti gjykohet për aktet e tij. Kushtetuta është shumë e qartë se kur shkarkohet Presidenti. Shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës! Pra, as për shkelje të lehtë dhe as për shkelje të tjera! Për shkelje të rënda! A e dini ju se cila është shkelja e rëndë e Kushtetutës? Është kur Presidenti cenon integritetin e vendit, të nxjerrë ndonjë sekret shtetëror që është në funksion të interesave të armiqve të Shqipërisë! Të cenojë interesin kombëtar fjala vjen, për kufijtë e shtetit të Kosovës apo të interesave të tjerë të shqiptarëve!

Për mua është shumë e qartë se thelbi i gjithë këtij procesi, është pikërisht kjo: Se Ilir Meta duhet ndëshkuar, sepse ka shkatërruar planet e armiqve të Shqipërisë për të cenuar integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, që ne e kemi detyrë kombëtare për ta mbrojtur, dhe intereset e tjera kombëtare të shqiptarëve, dhe nuk më shqetëson si qëllim i tyre. Përkundrazi, unë dhe ekipi im bëjmë detyrën tonë në mënyrë që të mbrojmë deri në fund Institucionin e Presidentit të Republikës.

Mziu, Bashës dhe Çollakut: Çfarë flisni? Në Mat kanë ikur të gjithë te ‘Foltorja’

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së Lulzim Bashës është shoqëruar me debate. 

Deputeti Basha është përpjekur të paraqesë një realtet tjetër, komplet të rremë të situatës në PD.

Por jo të gjithë besnikët kanë qenë në një mendje me të.

Xhelal Mziu, drejtues politik në Qarkun e Dibrës dhe njëkohësisht anëtar i Kryesisë së Bashës, ka replikuar ashpër.

Ai i është drejtuar deputetëve Lulzim Basha dhe Kreshnik Çollaku se dega e PD në Mat është shkrirë.

Mziu thotë se struktura dhe anëtarësia e PD-së në Mat i janë bashkuar ‘Foltores’ së liderit historik Sali Berisha.

Xhelal Mziu: Po çfarë janë këto që thua, mor burrë? Na kanë mbrojtur me gjak e me jetë. Ku ishte nevoja?! Ku pati gjak e rrezik për jetë? Ndërkohë ti thua se i ke degët e konsoliduara, ndërkohë që Mati yt ka 1300 anëtarë më pak. Të kanë ikur të gjithë te Foltorja, si i ke në rregull? Prandaj thashë se duhet një analizë qoftë e zgjedhjeve, por qoftë edhe për situatën pas 7 shtatorit.

Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 3 vjet e 4 muaj ish ministrin e Brendshëm Tahiri

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e ka denohet 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë fjales se tij kreu i trupes gjykuese deklaroi se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn. Po ashtu gjykata tha se eshte verifikuar se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin.

Ai u denua me 5 vite burg, per per shkak te gjykimit te shkurtuar, eshte denuar me 3 vite e 4 muaj burg. Pritet që Tahiri të firmosë urdhrin e gjykatës, dhe më pas ai do të dalë nga ky organ i drejtësisë me pranga në duar. bw

Kryemadhi zbulon skemën e vjedhjes, dhe pse Rama i paguan ende inceneratorët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar skemën se si po vidhen paratë e shqiptarëve me anë të inceneratorëve dhe krijimit të firmave fantazmë për të mos paguar TVSH-në.

‘Ja se si Rama ka krijuar mekanizmin për të fryrë kostot e inceneratorëve në mënyrë fiktive. Përmes këtyre kompanive të angazhuara edhe ne vjedhjen e TVSH-se.

Ndiqni se si lëvizin paratë, për të kuptuar arsyen e vërtetë përse Rama nuk i ndalon pagesat e inceneratorëve.

Ndërkohë që bizneset e shqiptarëve mbyllen dhe mbyten në gjoba nga tatimet për kupona tatimorë, kompanitë e lidhura me inceneratorët vjedhin paratë e shqiptarëve, mbushin xhepat e pushtetarëve dhe bëjnë evazion fiskal, të pashqetësuar nga mburoja politike e grupit të strukturuar kriminal.

Ne do vijojmë të zbardhim të vërtetën për publikun. Karriera politike e kujtdo në qeveri apo bashki, nuk mund të shërbejë si presion ndaj drejtësisë që ajo të ndihet e intimiduar për tj shkuar deri ne fund zbardhjes.

Uroj që ky informacion i radhës, bashkë edhe me faktet e tjera që kemi publikuar më parë, t’i shërbejnë SPAK për të rivendosur sa më shpejt të drejtën e qytetarëve në vend.

SPAK dhe drejtësia duhet të gjejë forcën ti shërbejë interesit të qytetarëve, jo kriminalitetit të pushtetarëve!’, shkruan Monika Kryemadhi në Facebook. syri.net

Zgjedhjet e 6 marsit- KQZ regjistron koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistron koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon ‘Shtëpia e Lirisë’ në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Celibashi tha se partia udhëheqëse është LSI dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lëvizja Socialiste për Integrim i dërgoi më 1 shkurt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit të ri ‘Shtëpia e Lirisë’, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Sipas dokumentit, koalicioni përbëhej nga PD-Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Ish-kryeministri Sali Berisha kur prezantoi më 31 janar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, njoftoi edhe koalicionin me disa parti, pasi sipas tij Rama ka konfiskuar logon e PD-së.

‘Shqipëria është në krah të Ukrainës’- Meta pret ambasadorin Shkurov

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, me të cilin ka diskutuar mbi agresionin rus.

Me një reagim në Facebook, Meta thekson se ka ndarë shqetësimin me ambasadorin ukrainas për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

LSI ashpërson tonet: ‘Partia e Bravës’ ushqehet nga inceneratorët dhe miliardat e Portit të Durrësit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ashpërsuar tonet në adresë të Lulzim Bashës dhe partisë së tij. 

Ish-deputetja Silva Caka iu përgjigj akuzave të deputetes Jorida Tabaku lidhur me koncesionet.

Caka shprehet se partia e Lulzim Bashës është në pazar me Edi Ramën dhe ndajnë milionat e koncesioneve.

Gjithashtu, Caka thotë se Basha është i përfshirë edhe te inceneratorët e Porti i Durrësit.

“Partia e Braves jeton dhe ushqehet me plehrat e inceneratoreve dhe miliardat e portit te Durresit dhe kete e di gjithe populli shqiptar. Partia e Braves shiti demokratet dhe saktificat e mijera shqiptareve, per te mbushur xhepin e Lul Braves dhe kunatit. Partia e Braves gjallon vetem me pazare dhe dallavere”, thotë Caka.

Deklarata e Silva Cakës
Jorida Tabaku paska folur per rritjen borxhit publik ne Shqiperi, si pasoje e koncensioneve, PPP-ve dhe faturave te ardhura nga Gjykata e Arbitrazhit.
Koncensionet dhe PPP-te, prone e Edi Rames, kerkon t’i beje bashke me Ilir Meten dhe LSI-ne. 

Rama dhe Brava e dine shume mire sic e dine gjithe shqiptaret, se LSI depozitoi ne Parlament nje projektligj, qe ne vitin 2015, per te ndalur koncesionet.

Partia e Braves nuk e mbeshteti KURRE projektligjin sepse ne ate kohe bente protesta kunder Ilir Metes per llogari te Edi Rames, se po mbronte Tom Doshin.

Brava u largua dhe ia fali parlamentin ne vitin 2019 Edi Rames, genjeu LSI dhe shqiptarët, dhe i dha shancin atij te beje mbi 2 miliarde euro koncesione, meqenese e ndante copen me Braven, dora vete. 

Partia e Braves jeton dhe ushqehet me plehrat e inceneratoreve dhe miliardat e portit te Durresit dhe kete e di gjithe populli shqiptar. 

Partia e Braves shiti demokratet dhe saktificat e mijera shqiptareve, per te mbushur xhepin e Lul Braves dhe kunatit. 

Partia e Braves gjallon vetem me pazare dhe dallavere. 

Tik tak, 6 marsi po vjen! 

Kaq per sot, neser ka prape!

syri.net

“Agrokosova Holding” rikthehet nën administrim direkt të AKP-së

RFE/RL

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të enjten, me 3 shkurt, 2022, ka marrë vendim për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen nën administrim të drejtpërdrejtë ndërmarrjen e re, “Agrokosova Holding” apo ish-ndërmarrjen shoqërore “NBI Suhareka”.

Ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka/Agrokosova Holding” është privatizuar në vitin 2007 më metodën e spin-off special, me një vlerë mbi katër milion euro.

Procedura e spin-off-it special nënkupton që blerësi nuk ka të drejtë të ndryshojë veprimtarinë e ndërmarrjes, duhet të punësojë një numër të caktuar të punëtorëve dhe të realizojë investime të reja.

Në procesin e privatizimit, sipas Marrëveshjes së Zotimeve, blerësi ishte zotuar se gjatë periudhës dyvjeçare do investonte 8.6 milionë euro.

Blerësi dhe ndërmarrja e re “Agrokosova Holding”, ka bërë shkelje të kontratës, thuhet në një komunikatë për media të AKP-së, sepse zotimin për punësim e kanë përmbushur vetëm 24.67 për qind, përgjatë periudhës së zotimeve 2007-2017.

Punësimet e verifikuara nga auditorët e jashtëm, thuhet në komunikatë, kanë qenë 759 punëtorë për dhjetë vite, nga numri prej 3,075 punëtorëve të zotuar për punësime sipas kontratës.

Shkelje të kontratës ka pasur edhe tek zotimet për investime. Investimet janë përmbushur vetëm 85.79 për qind.

Si rezultat i mos përmbushjes së Marrëveshjes së Zotimeve, kjo ndërmarrje nga dita enjte, 3 shkurt, është kthyer nën administrim të AKP-së.

Kompania “Agrokosova Holding”është marrë më prodhimin e verërave.

AKP-ja, i ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve aktual, të të gjitha profileve, të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding” të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës.

Po ashtu, ka ftuar edhe bujqit të cilët kanë marrëdhënie kontraktuale me “Agrokosoven” të vazhdojnë punën. AKP, thuhet në komunikatë, do vazhdojë aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktual të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Procesi i privatizimit në Kosovë ka nisur në vitin 2003 dhe vazhdimisht është kritikuar për mungesë transparence, korrupsion, e në disa raste është cilësuar edhe si proces i “shkatërrimit” të ndërmarrjeve shoqërore.

Ky proces ka filluar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM).

Në vitin 2008 është pasuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Meta paralajmëron afatin e fundit

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrjen e tij të fundit në lidhje me vakancat në Gjykatën Kushtetuese, pasi nesër përfundon edhe afati për aplikim.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit ka treguar procedurën që ka ndjekur për vakancat në këtë gjykatë, konkretisht për vakancën që krijohet më datë 8 prill të këtij viti, pasi gjyqtarit Përparim Kalo i mbaron mandati. Meta ka ftuar të interesuarit që të aplikojnë, duke garantuar procedura transparente.

REAGIMI I METËS
Në datën 13 Janar 2022, pas njoftimit nga Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, kam dekretuar shpalljen e procedurave të thirrjes për aplikim për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e një “vakance të plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet në këtë Gjykatë më datë 08.04.2022.
Kjo vakancë krijohet për shkak se në datën 8 prill 2022, gjyqtarit aktual z.Përparim Kalo i përfundon mandati kushtetues për të cilin ai u emërua në dhjetor 2020.
Thirrja për aplikime është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në Fletoren Zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në të gjitha mjetet e informimit publik.
📌 Afati për paraqitjen e aplikimeve përfundon ditën e nesërme më 4 shkurt 2022.
Me qëllim nxitjen sa më shumë të konkurrencës dhe paraqitjen e sa më shumë kandidaturave cilësore për këtë vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;
Përsëris dhe një herë thirrjen dhe ftoj çdo person të interesuar jurist të kualifikuar, të ndershëm, të pavarur dhe me integritet, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur dhe publik, dhe të paraqesë apikimin e tij pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.
Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi dhe do të ndjekë me përpikmëri të gjithë procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në ligj.
Për kujtesën dhe lehtësinë tuaj më poshtë gjeni linkun ku gjendet e publikuar thirrja për aplikime:
📌 https://president.al/njoftim-shpallje-per-hapjen-e…/
Gjithashtu, me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, si President i Republikës, gjej rastin t`i bëj edhe një herë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me impenjim të plotë, të pandërprerë, dhe me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e gjyqtarëve (19), për të bërë të mundur kështu që, kjo Gjykatë jo vetëm të përmbushë misionin e saj sublim, por dhe zhbllokimin e procesit të emërimeve të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i takojnë për emërim Gjykatës së Lartë.
Pavarësia dhe paanshmëria e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës duhet të garantohet jo vetëm në dukje, por dhe në themel të saj, dhe çdo emërim i ri apo rritje në detyrë, duhet të ruajë të pacenuar parimin themelore të një gjykate të paanshme, të pavarur dhe të caktuar me ligj, dhe sipas ligjit.
Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë, që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi e paanësi të gjyqtarëve, si dhe veprime të paanshme të sistemit gjyqësor në shërbimin të interesit publik.

Biden konfirmon vrasjen e liderit të grupit militant IS

Presidenti Joe Biden, zëvendëspresidentja Harris dhe anëtarë të ekipit të sigurisë kombëtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nëpërmjet një deklarate ka konfirmuar vrasjen e njërit prej liderëve kryesorë të grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Në deklaratën e presidentit amerikan, konfirmohet se trupat amerikane kanë vrarë në Siri liderin e IS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

“Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të armatosura, ne kemi hequr nga fushëbeteja Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – liderin e ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer shëndosh e mirë nga operacioni”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga zyra e presidentit Biden.

Bideni ka bërë të ditur se operacioni është kryer nën drejtimin e tij dhe se është zhvilluar në veriperëndim të Sirisë.

Sipas presidentit amerikan, Biden, trupat amerikane kryen një operacion kundër terrorizmit me qëllim që bota të jetë një vend më i sigurt.

AP raporton se operacioni pasoi një seri sulmesh në rajon, duke përfshirë një sulm që zgjati gati dhjetë ditë me qëllim të marrjes nën kontroll të një burgu nga grupi militant IS, i cili po përpiqet të ringjallet.

Forcat speciale amerikane zbarkuan me helikopterë dhe sulmuan një shtëpi në një cep të kontrolluar nga rebelët në Siri, duke u përleshur për dy orë me persona të armatosur, thanë dëshmitarët, raporton AP.

Vendi ku u vra lideri i IS-it, është kryesisht i banuar nga njerëz që janë larguar kohë më parë nga luftimet që ndodhën në Siri.

Pas vrasjes së Abu Bakr al-Baghdadi më 27 tetor, 2019, grupi militant IS kishte shpallur për lider të ri, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshin.

Më 19 dhjetor, 2018, asokohe presidenti amerikan, Donald Trump, kishte shpallur fitoren mbi grupin militant Shteti Islamik. Por grupe të IS-it kishin vazhduar të kontrollonin disa territore brenda Sirisë.

Më 23 mars, 2019, zyrtarisht IS-i humbi kontrollin mbi territorin e fundit që kishte nën kontroll në Baghouz.

Një numër i madh i pjesëtarëve të IS-it u arrestuan dhe ende vazhdojnë të mbahen nëpër burgje të ndryshme në Siri.

Meta: Brenda 48 orëve dorëzojmë 72 përgjigjet, do i lexoj për të gjithë shqiptarët

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pasi është njohur me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Me një postim në Facebook, Meta shkruan se brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojë 72 përgjigjet, por do ti lexojë publikisht për të gjithë shqiptarët.

Në një reagim në ‘Facebook’ pas seancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Meta falënderon këshilltarë e tij ‘për punën e shkëlqyer’ siç thotë ai ‘që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues’.

‘Falënderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.

Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit.

Mirë u takofshim sonte në ora 21:00 në ‘Frontline’, – shkruan presidenti Ilir Meta. syri.net

Dervishaj pas seancës në Kushtetuese: Nuk ka pasur dhe nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit

TIRANË

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, foli pas seancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese.

Bledar Dervishaj deklaroi se Kushtetuta jonë që në preambul përmendet parimi për një proces të rregullt ligjor, dhe kur një proces i rregullt ligjor nuk u realizua ne s’kemi me ç’të merremi me asgjë tjetër se do provonte pavlefshmëri të produktit të tij.

“Nuk ka pasur, nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit. Ju i dëgjuat të gjitha ‘live’. Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky proces të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër.
Komisionet e vjetra nuk ishin në periudhë fundore, ky i fundit u ngrit pas zgjedhjeve që nuk lejohet”, deklaroi Dervishaj. bw

Berisha: Afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë

Nga foltorja e Kuvendit, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha denoncoi lidhjet e shumta të qeverisë me krimin.

Ai u ndal veçanërisht te Porti i Durrësit, duke thënë se ai kontrollohet nga krimi.

Jo vetëm kaq, por Berisha tha se do pastrohen shuma përrallore në aferën e Portin e Durrësit.

“Kompania EMAAR u zhduk, por kanë dalë tani në dritë disa kompani offshore në lidhje me kreun e Meduzës dhe pengun e tij për pastrimin e 2 miliardë eurove.

U them këtu dhe do ju njoftoj në seancat e tjera, se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë.

Kjo që po them unë është vetëm një kapitull, kapitulli tjetër është më i zi.

Prokurori italian deklaronte dje se mafia shqiptare, lexoni: mafia e klanit Rama, është më e rrezikshme se Ndragheta. Ju jeni dëshmitarë se si filloi bashkëpunimi.

Krimi më i egër dhe më barbar është ai i kriminelëve në qeverinë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tyre kudo që janë,” tha Berisha.

Meta kërkesë Kuvendit: Kërkoj bashkëpunimin për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentar bashkëpunim për të krijuar dekoratën e lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

Me anë të një letre dërguar Kuvendit, Presidenti Meta shprehet se viti 2022 shënon 100-Vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe 20-Vjetorin e rikthimit në Atdhe të Familjes Mbretërore Shqiptare dhe kërkesa e tij vjen në kuadër të këtyre dy momenteve të rëndësishme për vendin tonë.

Ai thekson më tej në letrën e tij se dekorata e lartë “Mbretëresha Geraldinë” do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane.

LETRA E PLOTË
Viti 2022 shënon 100-Vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe 20-Vjetorin e rikthimit në Atdhe të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Në kuadër të këtyre dy momenteve të rëndësishme për vendin tonë, kam kënaqësinë të kërkoj bashkëpunimin tuaj, për të bërë të mundur krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

Kjo dekoratë do të jetë vlerësim dhe mirënjohje për Mbretëreshën Geraldinë, e cila e deshi Shqipërinë dhe iu përkushtua, gjatë gjithë jetës së saj, me dashuri e pasion.

Dekorata e lartë “Mbretëresha Geraldinë” do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane.

Jam i bindur që kjo dekoratë e lartë do të rrisë, njëkohësisht, ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë, mbi rolin thelbësor e të pazëvendësueshëm të grave e vajzave shqiptare, për sakrificat, përkushtimin dhe dedikimin e tyre ndaj familjes dhe shtresave më në nevojë dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit tonë.

Propozoj që Dekorata “Mbretëresha Geraldinë” t’u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, kryesisht grave dhe vajzave, kontributi dhe shërbimet e shquara të të cilave, lartësojnë rolin e kombit dhe të gruas shqiptare brenda dhe jashtë vendit, nën moton e Mbretëreshës Geraldinë “Detyrë dhe Dashuri”.

“Babëzia, hajnia kanë kufi vetëm qiellin”- Berisha mbërrin në parlament: Qeveria sillet me banorët si pushtuese, dokumenti që iu ofrohet është fund e krye mashtrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat paraditen e sotme, teksa ka mbërritur në parlament për të marrë pjesë në seancën plenare.

Duke iu referuar protestës së banorëve, ai akuzoi qeverinë se sillet me banorët si pushtuese dhe se dokumenti që iu ofrohet në këmbim të shtëpive është një mashtrim.

“Drama e cila zhvillohet sot në Tiranë me banorët, ndaj të cilëve qeveria sillet si pushtuese, është dramë që ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Unë kam studiuar me vëmendje dokumentin që u ofrohet banorëve. Është absolutisht fund e krye mashtrimi. Ai nuk përbën marrëveshje, pro thjesht një akt vetëdeklarimi para noterit. Ndërkohë që një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të dy palëve dhe noterizimin e këtij dokumenti. Kërkon firmën e titullarit, lal Plehut, ose personit të autorizuar. Pra, e kam këtu në cantë atë akt-marrëveshje”, tha Berisha.

Ai tha më tej se mbështet protestën e tyre dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen me ta.

“Një territor iu jepet disa kompanive për t’u zhvilluar. Në të gjithë Tiranën kompanitë kanë zhvilluar territorin në marrëveshje individuale dhe ju nuk keni parë protesta të kësaj natyre. Përse ndodh këtu? Sepse është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që do u jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe bashkia dhe zhvilluesve nuk iu mbetet fitimi i nevojshëm. Babëzia, hajnia kanë kufi vetëm qiellin. I mashtron duke iu kërkuar një vetëdeklarim të noterizuar. Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë çnjerëzor, dhunim flagrant i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, mashtrim i tyre dhe një megavjedhje e madhe me kulla 30-katëshe që ndërtohen në trojet e tyre. Në Shqipëri dhe gjithë botën ekziston ligji i posedimit të pronës. Ligj që pas një afati të caktuar ai që posedon pronën është pronari dhe pronari dëmshpërblehet. Bashkia dhe qeveria prapa saj në mënyrë që t’i shpallin këta të paligjshëm, të marrin katet që duan për vete, sillen në këtë mënyrë ndaj banorëve. Mbështes plotësisht protestën e tyre. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen me ta sepse kjo që po u ndodh atyre mund të ndodhë dhe me ta”, deklaroi Berisha.

(BalkanWeb)

Iu preken banesat nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës, banorët protestë para Kuvendit

Banorët e Paskuqanit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe ‘5 majit’ kanë dalë sot në protestë para parlamentit. Janë banorët që preken nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës së bashkisë. Ata kanë kërkuar ndërmjetësim nga parlamenti për transparencë për projektet si dhe kontratë të ligjshme me bashkinë për banesat e reja.

“Para parlamentit protestojnë 4 grupime qytetarësh nga Tiranë. Të parët janë banorët e ‘5 majit’, po kështu i janë bashkuar dhe banorët që preken nga zgjatimi i bulevardit në Laprakë, banorët eKodrës së Priftit dhe banorët e Paskuqanit. Kërkesat e tyre janë të njëjta, e para kërkojnë transparencë për projektin, për shtëpitë që po prishen dhe ku do të marrin shtëpi, pasi sipas tyre në asnjë nga territoret ku po hapet terreni për ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti nuk ka transparencë dhe as bisedime me banorët dhe banorët kërkojnë marrëveshje me bashkinë përmes kontratave të rregullta”, raportoi gazetari Erjon Skëndaj.

Ndërsa banorët thanë se kanë marrë kontratë të njëanshme nga bashkia, teksa bonusi i qirasë është qesharak sipas tyre.

“Jam banor i rrugës ‘5 maji’. Shtëpia ime është prishur ndër të parat. Parlamentit i kërkojmë që të bisedojë me bashkinë, të bëjë një ndërmjetësim dhe të na lidhë një kontratë të ligjshme, jo kontratë të njëanshme, që thotë na dhuro shtëpinë dhe unë të premtoj. Në kërkojmë që deputetët të ndërmjetësojnë për një kontratë të ligjshme. Bonusi i qirasë është qesharak. E kam marrë me qira 250 mijë lekë. Presim të reagojnë”, tha një banor.

“Jam banor i 5 majit. Kjo është shkresa që më ka dërguar Erion Veliaj mua si shpellar. Nuk jam jurist, por kulturën e kam më shumë se Erion Veliaj se 30 vite i kam në Europë. Kam 6 muaj që i kam dërguar shkresa Erion Veliajt. Kam që në 1992 aty. Kam që në 2009 që iu kërkoj këto shkresa”, tha një tjetër. bw

SHBA dërgon afro 3 mijë trupa në Evropën Lindore

VOA

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë afro 3,000 trupa në Poloni dhe Rumani gjatë ditëve të ardhshme, përballë atij që Uashingtoni e cilëson si kërcënimi rus për të pushtuar Ukrainën, thanë të mërkurën zyrtarë amerikanë.

Pentagoni tha se ky veprim është një sinjal i gatishmërisë së Sheteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

Me dislokimin e këtyre trupave si edhe vendosjen e 8,500 trupave në gatishmëri të lartë muajin e kaluar për t’u dërguar në Evropë nëse është e nevojshme, Shetet e Bashkuara synojnë të qetësojnë aleatët e NATO-s përballë grumbullimit të mbi 100, 000 trupave ruse pranë Ukrainës.

Rusia, nga ana e saj, sinjalizoi se nuk ishte e prirur për kompromis kur ironizoi Britaninë, duke e quajtur kryeministrin Boris Johnson “thellësisht konfuz” dhe duke folur për “marrëzinë dhe injorancën” e politikanëve britanikë.

Moska mohon të ketë plane për të pushtuar fqinjin e saj, por thotë se mund të marrë masa të papërcaktuara ushtarake nëse kërkesat e saj nuk përmbushen, mes së cilave një premtim nga NATO-ja të mos ta anëtarësojë kurrë Ukrainën.

Pentagoni tha se 1700 trupa do të vendosen në Poloni dhe 300 të tjera në Gjermani. Rreth 1,000 trupa që ndodhen në Gjermani do të dërgohen në Rumani.

Pentagoni tha se nuk përjashtonte dërgimin e trupave të tjera, përveç atyre të njoftuara të mërkurën.

Është e rëndësishme që t’i dërgojmë një sinjal të fortë zotit Putin dhe botës se NATO-ja është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe për aleatët tanë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak tha se dislokimi i trupave ishte një sinjal i fortë solidariteti. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po ashtu e përshëndeti vendimin, duke thënë se përgjigja e aleancës ndaj Rusisë ishte mbrojtëse dhe proporcionale.

Vendet perëndimore i cilësojnë kërkesat kryesore të Rusisë si të papranueshme, ndërsa Moska nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të heqë dorë prej tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të diskutonte për krizën me Presidentin amerikan Joe Biden brenda disa orësh dhe nuk përjashtoi mundësinë e një udhëtimi në Rusi për t’u takuar me presidentin rus Putin.

Përparësi është shmangia e rritjes së tensioneve“, tha zoti Macron.

Kremlini tha se presidenti Putin i tha kryeministrit britanik Johnson se NATO-ja nuk po u përgjigjej në mënyrë të përshtatshme shqetësimeve të saj të sigurisë.

Zyra e zotit Johnson tha se ai i kishte thënë zotit Putin se ndërhyrja në Ukrainë do të ishte një “përllogaritje e gabuar tragjike” dhe se ata kishin rënë dakord të angazhoheshin në një “frymë dialogu”.

Të martën zoti Johnson akuzoi Rusinë se i po mbante “pistoletën në kokë Ukrainës”, çka nxiti një përgjigje me sarkazëm nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përpara bisedës telefonike të zotit Johnson me zotin Putin. Zoti Johnson e ndryshoi orarin e bisedës telefonike për t’iu përgjigjur pyetjeve në parlament në lidhje me akuzat se personeli i tij kishte shkelur rregullat e lidhura me COVID-19.

Rusia dhe Presidenti Putin janë të hapur për të komunikuar me të gjithë”, tha zoti Peskov. “Edhe me dikë që është krejtësisht i hutuar, ai (zoti Putin) është i përgatitur të japë shpjegime shteruese“.

Ministria e Jashtme e Rusisë ironizoi sekretaren e Jashtme britanike, Liz Truss, duke thënë se Londra po dërgonte si furnizime për “aleatët e saj baltik përtej Detit të Zi, dy pellgje ujore, që ndodhen në anën e kundërt të Evropës.

Zonja Truss, njohuritë tuaja mbi historinë nuk janë asgjë në krahasim me njohuritë tuaja mbi gjeografinë“, shkruante zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një postim në blog. “Nëse dikush ka nevojë të shpëtohet, kjo është bota, që duhet të shpëtojë nga marrëzia dhe injoranca e politikanëve britanikë“.

Një ditë më parë, Presidenti Putin tha se Rusia po detyrohej të mbrohej nga agresioni i SHBA-së. Në komentet e tij të para publike këtë vit në lidhje me krizën në Ukrainë, ai tha se Uashingtoni po përpiqet ta nxisë Moskën që të futet në luftë, duke këmbëngulur në mundësinë që Ukraina të mund të anëtarësohet në NATO.

Tashmë është e qartë se shqetësimet themelore ruse janë injoruar“, tha zoti Putin të martën. Duke folur mbi një skenar sipas të cilit Ukraina i bashkohet NATO-s dhe më pas sulmon forcat ruse, ai pyeti:

A duhet të shkojmë në luftë me bllokun e NATO-s? A e ka menduar dikush këtë? Me sa duket jo“.

Uashingtoni ka thënë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë për ta mbrojtur atë nga një sulm rus, por do të vendosë sanksione financiare mbi Moskën dhe do të dërgojë armë për të ndihmuar ukrainasit të mbrohen.

Rusia, që vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i Evropës me energji pavarësisht se është nën sanksionet e SHBA-ve dhe BE-së, që nga aneksimi i Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, e minimizoi rëndësinë e sanksioneve shtesë duke e quajtur një kërcënim bosh.


Send this to a friend