VOAL

VOAL

‘Shqipëria, kartel droge’- Alizoti: Berisha së shpejti në Gjermani … opozita në pushtet

Deputeti demokrat, njëkohësisht drejtues politik në qarkun e Elbasanit, thotë se Shqipëria është kthyer në një vend kartel të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, Alizoti ngriti alarmin, mbi përfshirjen e vendit tonë në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike më të shtrenjtë, kokainës, ku gjenerohen miliarda euro të ardhura nga fitimet.

Teksa iu referua vizitës që ka pasur në Gjermani së bashku me drejtuesin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, Alizoti tha se opozita dhe PD ka kërkuar mbështetjen dhe sensibilizimin e ndërkombëtarëve për të parandaluar kartelet e drogës në Shqipëri, të cilat i konsidetron të dëmshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vetë BE.

Alizoti paralajmëroi gjithashtu edhe mbi vizitat që do të ndërmarrë kryedemokrati Sali Berisha në Gjermani dhe vende të tjera të BE, për të hedhur informuar ndërkombëtaret, mbi atë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Policia në Shqipëri ësjtë në kontrollin e krimit. Policia kriminale gjermane dhe belge,  është e shqetësuar që Shqipëria po shkon në një vend kartel dhe është një vend kartel. Paralelizmi i Shqipërisë me Meksikën, dhe trafiku i kokainës. Të njëtat tregues ka marrë Shqipëria, është në kufi me BE dhe këtu shitet lënda më shtrenjtë e drogës, kokaina. Kjo i ka shqetësuar gjëermanët, ne si opozitë kërkojmë suport ndërkombëtar për të parandaluar këto kartele. Ne këtë kemi kërkuar nga ndërkombëtarët, që jo vetëm të shpëtojmë Shqipërinë por edhe evropën. Shqëipëria është bërë e rrezikshme. Rama ka investuar miliona e milarda për  të lobuar ndaj ‘realitetit’ shqiptar dhe zvogëlimin e opozitës.

Opozita është në formën më të mirë në aspektin ndërkombëtar. Së shpejti Berisha mund të ketë vizia në Gjermani, me CDU-në për të treguar realitetin në Shqipëri. Beteja në terren, ndjej se ka ndryshuar qëndrimi. Gjermanët janë mbështetje e mirë, nëse motivohet fuqishëm opozita, së shpejti e shoh në pushtet.

Nëse në Shqipëri nis, ruhet dhe stabilizohet mirë rruga e trafikut ndërkombëtar të kokainës, që janë miliarda euro do jetë e pamundur të shkëputet, sepse rrezikon ekonomitë botërore. Shqipëria është afër, s’e ka kapur ende. S’ka ndodhur që kartelet të caktojnë drejtorin e policisë. Bandat sot janë kartele, me grupe të mëdha financiare, nëse shqiptarët nuk çohen sot, do jetë e pamundur nësë kjo rrugë e madhe kokaine do arrijë të jetë në Shqipëri, nesër do jetë e pamundur. Të mbrojmë Shqipërinë, sepse rreziku është më i madh se komunizmi. Gjithë qytetet janë në duart e karteleve, Durrrësi, së shpejti do jetë në Tiranë.

Nëse SPAK lufton kartelët e drogës në Shqipëri, ky është  rreziku i shkombëtarizimit të Shqipërisë. E gjithë Shqipëria është emigruar, kjo është e rrezikshme. Duhet të frenojmë këtë kartel droge, Rama e ka degraduar vendin, njëri i përfshirë në botën e drogës. Te përgjimet është e gjithë Shqipëria, ka rënë gjithçka. Rama po I lufton përgjimet, pasi kërkon që ato të mos publikohen. sn

Shqetësim në Shqipëri lidhur me shtimin e portaleve me origjinë ruse

Jetmira Delia-Kaci

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, tha se në vend janë shtuar portalet në gjuhën shqipe, që kanë origjinë ruse.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e posaçëm për koordinimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve institucionale për të luftuar “dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

“Kohët e fundit vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe, vazhdojnë të kenë shikueshmëri dhe lejueshmëri të kufizuar dhe numër të vogël klikimesh”, tha ministri Hoxha.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit kundër dezinformimit, Erion Braçe, tha se shumë e vështirë që të identifikohet se kush qëndron pas këtyre portaleve.

“Jemi në dijeni të qartë të portaleve në gjuhën shqipe, por që kanë origjinë Rusinë dhe vende të tjera keqdashëse. Nuk ka instrument që të merret me portale që kanë origjinë ruse dhe që janë në gjuhën shqipe. Problem i madh mbetet dhe dezinformimi i brendshëm, nuk janë formale dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ata që thonë”, tha ai.

Rreth dy muaj më herët, kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri, deklaroi në një nga seancat e këtij komisioni se institucioni që drejton ka mbyllur 155 domene ruse. Ai theksoi se mbyllja e tyre lidhej kryesisht me qëndrime pro luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi se si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka prioritet aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride të Rusisë.

Ai theksoi se forcimi i kapaciteteve për zbulimin dhe parandalimin e kërcënimeve hibride përmes investimeve në teknologji, edukimit të publikut dhe forcimit të institucioneve demokratike, mbeten jetike për përballimin e kësaj sfide.

Ministri i Brendshëm tha se autorët kryesorë të fushatave hibride dhe formave kryesore të tyre në sulmet kibernetike si dhe të çdo aktiviteti tjetër janë aktorë shtetërorë dhe organizma të sponsorizuar prej tyre, dhe më pak organizata biznesi joqeveritare.

“Rusia ka shtuar prezencën dhe ndikimin në rajon, duke kundërshtuar dhe vonuar procesin e integrimit evropian të këtyre vende përmes influencës politike, por edhe ekonomike. Pranohet se propaganda politike e Moskës nuk vjen direkt nga Moska, por vjen e ripaketuar në të njëjtën mënyrë si të vinte nga andej dhe shpërndahet përmes satelitëve të saj në rajon. Nëntëdhjetë për qind e kësaj propagande ruse bëhen në gjuhën serbe”, tha Hoxha.

Ai tha se gjatë viteve 2023-2024 Shqipëria është përballuar dhe me sulme kibernetike të infrastrukturave të saj kritike të informacionit. Ministri ngriti shqetësimin se aktualisht në Kodin Penal të Shqipërisë nuk është i përkufizuar termi “dezinformim”.

Edhe kryetari i Komisionit kundër dezinformimit, Erion Braçe, theksoi se ka boshllëk ligjor për të adresuar problemin e dezinformimit dhe se nëse nuk adresohen mund të ketë ndikim në zgjedhje që pritet të mbahen pranverën e vitit që vjen.

“Jemi zbuluar, është shqetësim i madh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë në boshllëk të plotë ligjor për të vepruar për ndërhyrjet e huaja që përdorin dezinformimin për të goditur institucionet apo për të krijuar ndarje të qartë në shoqëri. S’ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste. Nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve do ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, theksoi Braçe.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ditëve të fundit ka thënë se aleanca po rrit përpjekjet për t’iu kundërvënë akteve “sabotuese” të Rusisë, por edhe Kinës, pasi ka thënë se këto dy shtete viteve të fundit kanë tentuar që të destabilizojnë shtetet e aleancës përmes akteve të sabotimit, sulmeve kibernetike dhe dezinformatave. REL

Protestuesit e opozitës mbajnë një minutë heshtje në nderim të Arben Tafajt

Protestuesit e opozitës, të mbledhur përpara Bashkisë së Tiranës, mbajtën një minutë heshtje në nderim të Arben Tafajt, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Kërkesa për nderimin e tij u bë nga Tedi Blushi.

“Në nderim të një qytetari model si Arben Tafaj, kryetar i shoqatës Tirana, kolegu dhe miku ynë, një nga mbrojtësit më të vendosur të vlerave historike dhe kulturore të këtij qyteti,” tha ai. sn

Buxheti 2025- Buxhuku: Është bërë i shkëputur nga politikat ekonomike, i dobët nga ana profesionale. PS e mendon të lehtë fitoren në zgjedhje

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, në një intervistë me Skype në News 24 foli për projekt-buxhetin 2025.

Buxhuku deklaroi se buxheti është bërë i shkëputur nga politikat ekonomike, duke shtuar se është i dobët nga ana profesionale. Sipas Buxhukut, PS mendon se e ka të lehtë fitoren, prandaj dhe debatin për projekt-buxhetin e ka marrë lehtë.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë: Është buxhet afër 8.2 miliardë euro. Projektbuxheti është bërë i shkëputur nga politikat ekonomike. Shqipëria ka pensionet në nivele tepër të ulëta. Nëse ka rritje ekonomike, kjo duhet të reflektohet në mirëqënie më të mirë të qytetarëve.

 

Paratë që jepen për pensionet për politikën konsiderohen “para të humbura”. Shqipëria ka nevojë për debat për analizën ekonomike në vend. Ky është buxhet i dobët nga ana profesionale, ngaqë PS pret fitore të lehtë në zgjedhje.bw

Shuhet politikani dhe drejtuesi i shoqatës ‘Tirana’, Arben Tafaj- Këlliçi: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për humbjen nga jeta të politikanit dhe aktivistit të njohur Arben Tafaj, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë ai ishte një përfaqësues i palodhur i qytetarëve dhe një derë e hapur për këdo që kishte një shqetësim. Pa Arbenin, Tirana është sot më e varfër, me një referencë që do të na mungojë të gjithëve’– shkruan Këlliçi.

Postimi:

Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin për ndarjen para kohe nga jeta të mikut, qytetarit, familjarit, bashkëpunëtorit, politikanit dhe aktivistit të palodhur për Tiranën tonë, z. Arben Tafaj.

Arben Tafaj bëri kaq shumë për qytetin, kontribuoi për vlerat më të mira që ne të gjithë aspirojmë e luftojmë për to. Si kryetar i “Shoqatës Tirana”, punoi pa u lodhur për të ruajtur trashëgiminë, shpirtin e qytetit e autenticitetin tiranas. Po gjithnjë duke përkrahur bashkëjetesën dhe frymën e miqësisë me secilin komunitet.Si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë ai ishte një përfaqësues i palodhur i qytetarëve dhe një derë e hapur për këdo që kishte një shqetësim.

Pa Arbenin, Tirana është sot më e varfër, me një referencë që do të na mungojë të gjithëve.

Por ai ka lënë pas shumë punë të mira e rezultate dinjitoze, kujtime dhe vlera, siç është dhe dera e madhe Tafaj, nga ai vjen.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë e të afërmit.

Qofsh i Parajsës mik i mirë [🙏🏻]

Berisha kërkon një minutë heshtje në nder të Sami Repishtit, e gjithë salla në këmbë, nderon figurën e profesorit

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesorit Sami Repishti, akt ky i propozuar nga kreu i PD Sali Berisha.

“Një kolos i mendimit intelektual shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë”, u shpreh Berisha.

Prof. Sami Repishti lindi në Shkodër, Shqipëri, në vitin 1925; në Shkodër kreu studimet fillore e të mesme. Studimet universitare për histori moderne i filloi në Universitetin e Firenzes, Itali. Student 14 vjeçar u aktivizue në demonstratat e 7 prillit 1939 dhe ma vonë në lëvizjen e rezistencës kundër pushtuesve fashistë italianë dhe nazistë gjermanë. I zhgënjyem nga propaganda dhe ushtrimi i terrorit masiv komunist, ai mbeti demokrat parimor dhe intelektual jokonformist. Gjatë L2B humbi babën, viktimë e terrorit fashist, dhe kushërinin, viktimë e terrorit nazist.

 

Që nga viti 1945, me ardhjen e pushtetit diktatorial stalinist, ai u gjend në nji situatë që impononte, politikisht e moralisht, marrjen e nji qendrimi patriotik në lëvizjen klandestine antikomuniste. Me arrestimin e tij me 22.X.1946, studenti Repishti u torturue egërsisht për 14 muej; me 27.XI 1947 u dënue me 15 vjet burgim të randë, Më 1949, nana, motra dhe vëllai, të mitun, u internuen në Berat, dhe Veliqot, Tepelenë, viktima të komunizmit.

I liruem nga burgu, 1.VII.1956, punëtor krahu i përbuzun dhe i përndjekun, vendosi të arratisej në Jugosllavi, më 22.VIII.1959, tue lanë familjen në gjendje shumë të vështirë.

Si emigrant politik u mbajt 11 muej në izolim “incommunicado”, u dërgue në kampin Gerovo, Kroaci, u përjashtue në Itali më 1.IX.1961. Emigroi në Amerikë, 9.IV.1962. Në Botën e Lirë, refugjati Sami Repishti iu nënshtrue nji arsimimi rigoroz, dhe fitoi diplomën B.A.(1964), dhe M.A.(1969) pranë Queens College., dhe Ph.D. (Universiteti “la Sorbonne”, Paris (bursist i Qeverisë franceze) dhe Graduate Center of the City Universtiy of New York, (French, shkurt 1973). Për 26 vjet me radhë ka dhanë mësim në gjimnazet amerikane, kryetar i departmentit për gjuhët e hueja (1974-1990) dhe pedagog i jashtëm pranë Adelphi University, N.Y. (1972-1978).

Dr. Sami Repishti ashtë autor, kryesisht i dy vëllimeve: “Pika Loti-Tregime burgu” (1997), dhe “Nën hijen e Rozafës-Narrativë e jetueme” (2004) bashkautor dhe publicist me shkrime për problemin e “Shqipërisë Lindore”, Kosova e lirë u ba leitmotivi i jetës tij.

I aktivizuem në lamin politik, ai bashkëthemeloi e drejtoi disa organizata shqiptaro-amerikane: nga këta Rinia Shqiptare-Kosovare në Botën e Lirë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar-Amerikan (N.A.A.C) për shumë vite kanë qenë dy grupimet politike ma efektivë në emigracion. Në vitin 1965, ai ka dëshmue para Kongresit Amerikan për probleme kombëtare shqiptare, me lidhje të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Prof. Repishti ashtë dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare, amerikane, dhe kosovare.

Akti rebel që pothuejse e vrau, e çliroi njikohësisht. Si i ri, ai u ndërgjegjsue për rolin e tij, nga dashunia për atdhe dhe etja për liri, nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetëvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, ai njohu ma mirë “Njeriun”, krijesën fisnike. Udhëtimi e solli në botën e nëntokës komuniste ku takoi viktimën dhe e deshti me pasion, nji dashuni për Krijesën që mundi edhe kercënimin e vdekjes,….

Sot, ai largohet nga kjo botë i shqetësuem që akoma nuk ka nji punë të organizueme me shkye perden e konspiracionit komunist. Akoma sot, Shqipëria nuk e ka pranue fajin publikisht: ajo jeton me nji ndërgjegje të randueme. Kjo gjendje fluide frikëson mendjet e ndrituna që kanë përqafue demokracinë. Në qoftë se akoma refuzojmë me përballue demonët e së kaluemes, breznitë e ardhme do të pësojnë rrjedhimet e paevitueshme.

Dr. Repishti ka folë, ka shkrue, ka denoncue pa kompromis këtë tragjedi që shtrembnon çdo gja dhe çdo mendim dhe shtron pyetjen a do të jemi në gjendje me rikrijue nji bashkësi vëllazënish e motrash të lirë, të ndërgjegjshëm për rolin e tyne në shoqëni e kryesisht të çliruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor të “shtetit tonë”?

Pasiviteti sot mundëson ushtrimin e dhunës kundër të pafajshmit e lejon kryqëzimin e pafajnisë! Zemrat e djeguna si ajo e Sami Repishtit nuk gjejnë ngushëllim derisa të gjindet nji përgjigje.

Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë pa fuqi me lindë. Ai do të lutet për nji rilindje premtuese – me ndihmën e Zotit!

Sot, ai largohet me dashuni për të gjithë, veçanërisht për herojt, dëshmorët e viktimët e regjimeve totalitare në Shqipëri dhe pa urrrejtje për të gabuemët dhe të mashtruemët.

Ai largohet tue çfaq mirënjohjen e tij të pakufishme për prindët e vet, Hava dhe Hafiz Ibrahim Repishti, dy viktima të diktaturave, për motrat Fejzije, Merjeme e Hadije, për vëllazënit Fahri e Vehbi e familjarët tjerë në Shqipëri që vuejtën aq shumë.

Sot, ai shpreh mirënjohjen ma të thellë për bashkëshorten e tij Diana Çipi, dashuninë e mirëkuptimin e saj të plotë; për djalin Daren e fëmijët Bryan, Julia e Nicole; për vajzën Ava Repishti-Safir, e fëmijët Åudrey T. e Ålexander H. Safir, që mundësuen rihymjen e tij në jetë “normale”, të gjithë burim gëzimi e kryenaltësie për mbi 60 vjet banimi në Shtetet e Bashkueme!

Dhashtë Zoti paqë në botë dhe mirëkuptim në mes të njerëzimit!

VLERESIME
– 4.IX.1986 –“…For as long as people like Dr. Repishti who has spent eleven years in Communist jails escape and seek refuge in the United States, the country of his freedom, our Nation and Democracy will flourish…” George W. Bush, N/President of the United States of America

-16.V.1995 –“I përkushtuar që në moshë të re çeshtjes së drejtësisë shoqërore, armik i betuar i diktaturës komuniste, intelektual dhe studjues erudit që të gjithë veprimtarinë e tij të pandërprerë e vuri në sherbim të çeshtjes kombëtare, të zhvillimit të kulturës shqiptare, mbrojti interesat kombëtare, sidomos punoi me përkushtim për të njohur të drejtat legjitime të popullit tonë në Kosovë, duke arritur që çeshtjen kosovare ta ndërkombëtarizojë në qarqet më të larta shtetrore të Evropës, të Amerikës dhe në Organizatat Ndërkombëtare”.
Dr.Sali Berisha,President, Repubika e Shqipërisë.

-15.VI.1996- “I dashur Sami, Jam i bindur se e kemi të përbashkët gëzimin për hapjen e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë, për të cilën Ju jeni angazhuar dhe keni punuar me terë qenien bashkë me miq amerikanë dhe veprimtarë të çeshtjes së Kosovës dhe të kauzës shqiptare në SH.B.A. Hapja e kësaj Zyre në Prishtinë padyshim ashtë kurorëzimi dhe sukses i juaji, prandej me lejoni t’ju shpreh përgëzimet më të përzemërta. Besoj se ju me dijen, përvojen dhe kurajon e pashembullt do të punoni edhe në të ardhmen për sensibilizimin e opinionit shtetror e publik amerikan për pavarësinë e Kosovës dhe çeshtjen shqiptare në përgjithësi. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal, Ju falënderojmë edhe një herë për punën e madhe që bëni në Amerikë dhe ju urojmë shëndet”
Dr.Ibrahim Rugova, Kryetar,Republika. e Kosovës.

-6.VIII.1997- “Dear Sami: Thank you for your Letter of June 12 (1997) regarding the situation of ethnic Albanians in the Balkans… My Administration is equally concerned about human rights abuses, particularly with regard to Kosovo. Again, thank you for your active interest in this important issue”.
Sincerely, Bill Clinton” President of the United States of America

– 5.IX.2001-(The liberation of Kosova)…could not have prevailed had not you and the others spent years patiently educating the American public, and more important our political leaders, of the serious problem posed by Serb repression of the Albanians there. You maybe justly proud of what you have accomplished. No, you did not do it single-handedly, but I doubt that without your long efforts American political leaders could have acted as they did. With warm personal regards,
Sincerely,
Bill Ryerson” first US Ambassador to Albania (1991-1994)

– 25.XII.2003-“…Për mendimin tim, prof. dr. Sami Repishti qendron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta”.
Peter R.Prifti, autor dhe historian.

– Korrik 2015- “Ju jeni njeriu që idealeve për shqiptarizëm u mbete besnik, dhe kështu i bëre borxh kombit tonë. Nji jetë e terë në shërbim të kombit; kjo është madhështia tek ju, misioni fisnik dhe jo i dalun mode…Ju jeni intelektuali me forma të mirëfillëta, luftar i thekur për demokraci në kuptimin e plotë të fjalës, kundër komunizmit pa kursim, e qendrim herkulian…”
Dr.Bujar Bukoshi, KM i Kosovës

– 17.VII.2015- “… Bejmë urimet tona duke kujtuar kontributin në luftën kundër totalitarizmit enverist, përpjekjet fisnike për Kosovën, punën e rrallë e të lavdrueshme në të mirën e kulturës shqiptare, ku veçojmë librat tuaj me karakter autobiografik”.
Ismail Kadare e Elena Kadare, dy monumentë të kulturës shqiptare.

– 15.IX.2016- “Me mirënjohje për vuajtjet dhe sakrificat e parrëfyeshme, përpjekjet mbinjerëzore dhe qendresën stoike ndaj diktaturës komuniste. Në nderim të veprimtarisë së palodhun atdhetare për çeshtjen kombëtare, si dhe në respekt të rolit dhe kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë si veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut, farkëtues i lidhjeve të gjithanëshme shqiptaro-amerikane, duke u shndërruar në një simbol të rrallë e të vyer të shqiptarizmit”.
Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë.

– 17 .VI.2012 – “Dear Sami: One of the most important things I have done as President is read Americans like you…I would like to thank you for writing. I promise I will be there along with you continue to build a better, more prosperous, more diverse and inclusive America with a future full of hope. Thanks for writing; all the best…”
Barak Obama, President of the United States of America.

– 14..XII.2020….”Ish I burgosuri Sami Repishti është ndoshta personaliteti më i shquar dhe më i urti që shqiptarët kanë sot në SHBA. Sami Repishti është i dënuar politik, i arratisur nga Shqipëria në kohën kur komunistët e gëzonin pushtetin” Gazeta PANORAMA, Tiranë.

– 6.I.2021- Kjo dashuri famiijare dhe njerëzore që buroi pashterrësisht prej jush…jane çelsi i artë i jetës suej plot talandi, stuhi, e sukseseshme dëshmuar në veprat e jueja që mbeten vlerë kombëtare e mësimdhenëse për brezat e rij.”
Fotaq Åndrea, autor, ish Ambasador i R.Sh. pranë UNESCO. sn

110 milionë euro Becchettit- Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin për ekzekutimin e pagesës…

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin për egzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar për biznesmenin Becchetti.

Në një shkresë drejtuar Kryetares së Kuvendit Gazment Bardhi shkruan se “Megjithëse, Kryeministri Edi Rama dhe ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj e kanë mohuar në vazhdimësi se Shqipëria do të paguante dëmshpërblimin prej 110 milionë euro sipërmarrësit Becchetti dhe ortakëve të tij, proceset e iniciuara nga qeveria shqiptare pranë ICSID dhe tribunaleve të tjera ndërkombëtare nuk arritën të prodhonin asnjë ndryshim, sa i përket detyrimit të qartë të shtetit shqiptar për shlyerjen e plotë të faturës financiare të mbylljes dhe shkatërrimit të televizionit Agonset”.

“Në javën e dytë të nëntorit, mediat shqiptare raportuan gjërësisht se një përmbarues belg kishte arritur të ekzekutonte vlerën e plotë të dëmit në favor të biznesmenit italian nëpërmjet fondeve të Albcontrol, që mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol prej dhjetorit 2020”. “Sipas raportimeve mediatike, në 12 nëntor 2024, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol për kryerjen e ekzekutimit të plotë tëvendimit të ICSID”.

Kërkesa

Znj. Kryetare e Kuvendit,

Në prill 2021, opinioni publik shqiptar është njohur me vendimin “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të marrë nga Qendra për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve pranë Bankës Botërore (ICSID), e cila kishte vendosur t’iu akordonte palëve paditëse një dëmshpërblim në vlerën 110 milionë euro nga Republika e Shqipërisë, përfshirë interesat dhe shpenzimet gjyqësore.

Ky shpërblim iu akordua palëve paditëse Becchetti dhe të tjerë, pasi nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion, ICSID ka konstatuar se si rezultat i veprimeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ku përfshihen Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, Erion Veliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe Ëngjëll Agaci, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të një rangu më të ulët si Enkelejd Joti, me detyrë drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (asokohe), ish-drejtor i përgjithshëm i Top Channel, shtetasi Skerdi Drenova, me detyrë administrator i Operator të Sistemit të Transmetimit (asokohe), ish-zëvëndësdrejtor i përgjithshëm i Top Channel dhe shtetasi Gentian Sala, kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive (asokohe), ish-drejtor i Top Channel dhe Digitalb, sipërmarrjet e biznesmenit italian Becchetti janë shkatërruar plotësisht.

Konkretisht ICSID, pasi shqyrtoi mesazhin e dërguar në datën 5 shtator 2014, nga Erion Veliaj, ish-Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, bisedën e zhvilluar në fillim të vitit 2014 me Ëngjëll Agacin, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, statusin në Facebook të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë dhe deklaratat e tij në medianë qershor 2015, arriti në përfundimin se vendimi i sekuestrimit të Agonset ishte finalizimi i një fushate politike kundër sipërmarrësit Becchetti dhe ortakëve të tij. Për ICSID ishte e qartë se në këtë rast nuk kemi pasur të bëjmë me një proces të rregullt ligjor, por vetëm me një proces të motivuar politikisht, që kishte për qëllim mbylljen e televizionit dhe shkatërrimin e sipërmarrjeve të biznesmenit italian Francesco Becchetti në Shqipëri (shih paragrafin 724 të vendimit).

Megjithëse, Kryeministri Edi Rama dhe ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj e kanë mohuar në vazhdimësi se Shqipëria do të paguante dëmshpërblimin prej 110 milionë euro sipërmarrësit Becchetti dhe ortakëve të tij, proceset e iniciuara nga qeveria shqiptare pranë ICSID dhe tribunaleve të tjera ndërkombëtare nuk arritën të prodhonin asnjë ndryshim, sa i përket detyrimit të qartë të shtetit shqiptar për shlyerjen e plotë të faturës financiare të mbylljes dhe shkatërrimit të televizionit Agonset. Në javën e dytë të nëntorit, mediat shqiptare raportuan gjërësisht se një përmbarues belg kishte arritur të ekzekutonte vlerën e plotë të dëmit në favor të biznesmenit italian nëpërmjet fondeve të Albcontrol, që mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol prej dhjetorit 2020. Sipas raportimeve mediatike, në 12 nëntor 2024, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol për kryerjen e ekzekutimit të plotë tëvendimit të ICSID.

Megjithatë, deri në datën e paraqitjes së kësaj kërkese, nga ana e qeverisë shqiptare dhe kompanisë Albcontrol nuk ka pasur asnjë reagim a qëndrim zyrtar sa i përket vërtetësisë së raportimeve mediatike dhe në funksion të transparencës së plotë me taksapaguesit shqiptarë, të cilët për shkak të veprimeve arbitrare e të paligjshme të kryera nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, si Kryeministri, Kryebashkiaku i Tiranës dhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë duhet të shlyejnë faturën më të lartë në historinë e arbitrazheve ndërkombëtare me palë shtetin shqiptar. Qeveria dhe kompania Albcontrol kanë për detyrë të informojnë Kuvendin e Shqipërisë, dhe nëpërmjet tij qytetarët shqiptarë lidhur me vërtetësinë e këtij procesi, përgjegjësit dhe pasojat e këtij dëmi kaq të lartë financiar.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve të detajuara lidhur me ekzekutimin e vendimit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të Qendrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID). sn

 

Dumani: Kemi zbuluar lidhje të zyrtarëve me krimin e organizuar. Ose janë korruptuar ose janë anëtarë bandash

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se SPAK ka bashkëpunime me shumicën e vendeve të BE-së, ndërsa theksoi se Prokuroria Speciale ka rritur hetimet proaktive. Në këtë kuadër, Dumani tha se shtylla e suksesit të SPAK është bashkëpunimi ndërkombëtar. Dumani tha se nga hetimet për krimin e organizuar kemi evidentuar lidhjet e krimit me zyrtarë të niveleve të ndryshme, që janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar.

“SPAK duhet të fokusohet në çështjet më të ndjeshme dhe që janë më vështirë për t’u hetuar”, u shpreh Dumani.

Ai tha se në fund të këtij viti SPAK do të përfaqësojë rolin e Komisionerit Publik në rastet kur mund të ketë ankesa në KPA ndaj vendimeve të KPK për gjyqtarët dhe prokurorët, përsa i takon procesit të Vetting.

 

“Kemi nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera në luftën ndaj korrupsionit”, tha Dumani, duke theksuar se korrupsioni nuk mund të luftohet i vetëm nga SPAK.

Duke marrë fjalën në takimin e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës,  tha se SPAK ka sekuestruar e konfiskuar 150 mln euro asete.

“SPAK është në vijën e parë të luftës ndaj korrupsionit, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitetet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAK deri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro”, tha Dumani.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK tha se është ushtruar ndjekja penale ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe drejtuesve të pushtetit vendor, apo ish-drejtuesve të Bashkive.

Ai tha se numri i total i të paraburgosurve me kërkesë të SPAK është më pak se 9%.

“Kemi një laborator modern të përgjimeve, një laborator modern të ekspertizës kriminalistike, gjithashtu kemi investuar në mjete dhe teknologji bashkëkohore që na shërben në kryerjen e hetimeve të suksesshme”, tha Dumani.

Në vijim, kreu i SPAK tha se nga vitit 2020 deri në 2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore, nga të cilat 25 janë aktive. “Janë të angazhuara në hetimin e veprave të rënda nga trafiku i narkotikëve, te pastrimi i parave, kryer në bashkëpunim në formën e grupeve apo organizatave kriminale”, tha Dumani.

(BalkanWeb)

Protestë para Kryeministrisë kundër kampeve të emigrantëve, tubimi pritet të zhvendoset para ambasadës Italiane dhe delegacionit të BE

Para Kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup të rinjsh po protestojë kundër marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, lidhur me qendrat pritëse të emigrantëve që kapen në det nga autoritetet e shtetit fqinj.

proteste

Të rinjtë shprehesh kundër këtyre kampeve duke thirrur në kor “marrëveshja ilegale, rezistenca globale”.

Pritet, që pas tubimit para Kryeministrisë, të shkojnë dhe të protestojnë tek Ambasada Italiane në Tiranë si dhe te delegacioni i BE.

protesteee

Kujtojmë se aktualisht në dy kampet që hapën dyert në tetor, nuk ka asnjë emigrant. Kjo për shkak se në dy raste që janë sjellë emigrantët, me vendim të një gjykate në Romë, ata janë kthyer sërish në Itali.

kampet ne gjader shengjin

Panorama

Kundër dhunimit të të drejtave të njeriut, qindra aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe Shqipëri protestë në Shëngjin për emigrantët

Aktivistë të shoqërisë civile në Itali dhe në Shqipëri janë bërë bashkë në një protestë kundër dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane dhe planit për t’i dërguar në kampin e Gjadrit.

Protesta e tyre ka nisur në Shëngjin aty ku është qëndra e pritjes së emigrantëve për të vijuar më pas në Gjadër aty ku është vendosur kampi i emigrantëve. Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, kur anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua më pas nga gjykata e Romës, qendrat tani janë bosh. bw

“U cënua siguria kombëtare e e Kosovës”- Sulmi në Zubin Potok, Begaj bisedë me Osmanin: Dënoj ashpër sulmin terrorist!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenci që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 700 mijë banorë të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen një shtëpie.

“Në kanalin e Ibër-lepencit, në kanalin që përcjell ujin prej liqenit të Ujmanit dhe natyrisht është shumë jetik për qytetarët kjo rrjedhje e ujit. Është bërë dëmin bukur i rëndë në këtë kanal.

Pasojat janë të mëdha munden me qenë. Ekipet janë në terren, Ibër-Lepenci, polica, zjarrfikësit e të gjitha për të vlerësuar dëmin dhe sanimin  e dëmit.

Disa qytetarët kanë pësuar edhe nga rrjedha e ujit. Uji ka vërshuar shtëpinë e janë qytetari aty dhe ka bërë dëme materiale koxha shumë. Mirëpo dëme në njerëz nuk ka. Bëhet fjalë për qytetarë serbë, u informova edh prej tyre nëse kanë dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë Zeqiri. bw

U godit 4 herë me thikë në sherrin ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

11 ditë pas ngjarjes së rëndë te shkolla “Fan Noli” ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, ka dalë nga spitali shoku i viktimës, Luis Meçja, i cili u plagos në përballje me autorin.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Vrasja- Nga Manastirliu, te Proda e Felaj, emrat që fshihen pas gjakut të 14-vjeçarit

Dhjetë ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, nga autori i dyshuar, M. Përlleshaj, dhimbjes së pakufijshme të familjes dhe trishtimit të madh që përfshiu opinionin publik, i është shtuar edhe dyshimi i fortë mbi mos-reagimin, madje edhe akuza më të rënda për fshehje të krimit, nga ana e institucioneve arsimore dhe ato ligjzbatuese.

Të paktën tre protesta qytetare para Ministrisë së Arsimit nuk e kanë luajtur aspak këtë institucion të marrë masa ose më së paku të tregojë nëse ka zhvilluar një hetim administrativ dhe cilat janë konkluzionet e mundshme mbi stafin pedagogjik dhe drejtuesit e shkollës.

Nën parimin “gjithçka harrohet shpejt”, Ministrja Ogerta Manastirliu dhe bashkëpunëtorët e saj po paraqesin në media plane e projekte për rritjen e sigurisë në shkolla, pa thënë më parë se çfarë dështoi në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit.

Por, kur ka kaluar më shumë se një javë nga ngjarja tragjike, akuzat më të rënda publike po ngrihen mbi institucionet ligjzbatuese, Policinë në radhë të parë, e më tej Prokurorinë.

Për ngjarjen, tashmë është arrestua M. Përlleshaj, si autor i dyshuar. Por, të dhëna publike, të deklaruara nga aktorë të dorës së parë në ngjarje, flasin edhe për më së paku një autor tjetër, po 14-vjeçar.

Në sherrin mes të miturve, krahas vrasjes së M. Canit, ka mbetur i plagosur edhe një miku i tij, L. M., i cili prej ditësh qëndron në regjim spitalor. Babai i të plagosurit, por edhe vetë i dëmtuari i mitur, kanë deklaruar që në ditët e para se në sherr ka qenë edhe një goditës i dytë, K. Bekaj, gjithashtu 14-vjeçar.

Ky deklarim është një akuzë shumë e rëndë për Policinë, për atë të Tiranës, por edhe për Drejtorinë e Përgjithshme.

Pas gjithë këtyre ditëve, Policia nuk rezulton të ketë kryer veprime hetimore ndaj këtij personazhi që dyshohet si “goditës i dytë” me thikë.

Madje, në një reagim pas deklaratave publike të babait të djaloshit të plagosur, Policia reagoi në mënyrë cinike dhe kërcënuese.

“Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë”, u tha në një deklaratë të lëshuar në datën 24 nëntor, pa përmendur se “burime të caktuara dizinformimi” në fakt janë vetë i plagosuri dhe babai i tij.

Partia Demokratike në opozitë akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, se po fsheh autorin e dytë të dyshuar, pasi prindërit e tij punojnë në SPAK dhe BKH.

Nuk është hera e parë për Policinë që gjendet nën akuza publike për fshehje krimesh, prishje vendngjarjesh e të tjerë.

Si rregull, veprimet e Policisë, edhe ato të dyshimtat, verifikohen dhe kontrollohen nga Prokuroria.

Në rastin konkret, prokuroria e Tiranës dhe prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kanë mbajtur heshtje publike, nën argumentin e “zhvillimit të hetimeve” dhe “kryerjes së ekspertizave”.

Vrasja tragjike e M. Canit nuk ka elementë të sekretit hetimor. Ngjarja ka ndodhur në sy të shumë njerëzve, pjesa më e madhe e tyre të mitur të shkollës “Fan Noli”.

Policia, ashtu edhe Prokuroria, i kanë që ditën e parë emrat e personave të përfshirë, kanë dinamikën e ngjarjes, siç e ka edhe publiku, nëpërmjet dëshmive të shumë dëshmitarëve okularë.

Prokuroria ka në dorë të tregojë nëse Policia e ka fshehur ngjarjen, nëse ka shmangur persona nga përgjegjësia penale dhe, nëse ka ndodhur diçka e tillë, për cilat arsye ka vepruar në këtë mënyrë.

Por, nga ana e prokurorisë po mbahet një “heshtje peshku”, duke shtuar më shumë dyshimet se ka element të rëndësishëm të krimit që po mbahen të fshehur dhe po mbulohen.

Një postulat akademik thotë që “drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por edhe të duket që po jepet”. Në rastin e 14-vjeçarit, M. Cani, deri më tani, “drejtësia nuk duket se po jepet”.

Ndoshta është shpejt, por gjaku i 14-vjeçarit u tha, shoqëria në përgjithësi, por sidomos prindërit nuk po arrijnë të kalojnë traumën. Ndaj, akuzat publike për “fshehje autorësie” kanë nevojë për një përgjigje. Sot, jo nesër!/Boldnews.al

“Ftoj opozitarët e rinj të na bashkohen”, Berisha thirrje Ramës pas lirimit: Krijo qeverinë teknike!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalimin e tij të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, duke u drejtuar mbështetësve të tij në oborrin e selisë blu.

Ai theksoi se fitorja e tij dhe e opozitës ishte rezultat i bashkimit dhe qëndresës së demokratëve, duke i falënderuar ata për mbështetje. Megjithatë, Berisha kishte edhe një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama.

Ai i bëri thirrje Ramës që të krijonte një qeveri teknike, duke e paralajmëruar se “narkopushteti” po merrte fund dhe se mosbindja civile ishte gati të vazhdonte. “Mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd,” tha Berisha, duke shtuar se “vetë Zoti ka thënë, që të kthehem unë pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpinë tonë!”

 

Në fund të fjalës, Berisha ftoi edhe opozitarët e rinj dhe qytetarët e ndershëm, përfshirë ata që punojnë në administratë, të bashkohen me PD-në për të vazhduar luftën për një Shqipëri më të drejtë. “Boll keni vuajtur,” tha ai, duke siguruar se opozita do të vazhdojë të luftojë për kauzën e saj. bw

“U krye dhe kjo punë”, Berisha flet nga selia e PD: Kam thyer rekord këtë vit, 330 fjalime. Tani veprimi do jetë kryefjala ime

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së i pritur nga qindra mbështetës, teksa ka dhënë edhe një mesazh. Berisha tha se këtë vit ka thyer rekordin e tij për numrin e fjalimeve, 330 të tilla, por se tani veprimi do jetë kryefjala e tij.

Ai theksoi se pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese.

“Të dashur miq, u krye dhe kjo punë. Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye.

 

Ne qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese. Por sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot ka fituar e vërteta, ka fituar ligji dhe Kushtetuta, ka fituar Kushtetuta. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimeve, 330 të tilla. Tani veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Veprimi do jetë kryefjala jonë e përbashkët”, deklaroi Berisha. bw

VIDEO/ Berisha pritet me brohorima në seli, mbështetësit takojnë liderin e PD pas rreth 1 viti

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, i pritur nga qindra mbështetës. Pas 11 muajsh, Berisha ka dalë nga shtëpia, ku ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe i është drejtuar selisë së PD, ku ka lajmëruar konferencë me gazetarët.

Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ishin thirrjet e mbështetësve të cilët kanë pritur me duartrokitje dhe ovacione kreun e PD. Pas rreth 1 viti, Sali Berisha mbërrin për herë të parë në selinë blu.

 

Sali Berisha fitoi lirinë sot me vendim të gjyqtares së GJKKO, Flojera Davidhi. Ish-kryeministri ishte në hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Megjithatë, dosja për gjykimin e çështjes ndodhet në seancë paraprake në GJKKO.

 

Gjatë periudhës së arrestit shtëpiak, Berisha shfrytëzoi daljet virtuale, online nga shtëpia si në komunikimet me mediat ashtu edhe me strukturat drejtuese të PD. Ndërsa mbrëmjeve, për 330 ditë me radhë, Berisha ka mbajtur fjalime nga ballkoni pasi poshtë shtëpisë së tij mblidheshin simpatizantët. bw

GJKKO i hoqi masën e arrestit, Berisha gati të shkojë në selinë e PD? Ja çfarë po ndodh pranë banesës së tij

Pak minuta pasi GJKKO vendosi t’i heqë masën e arrestit, kreu i PD-së Sali Berisha pritet të shkojë në zyrën e tij në seli. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se makina e Berishes ka mbërritur poshte pallatit ku banon, me sa duket për të marrë kreun e PD.

Ndërkohë që nuk ka lëvizje të tjera pranë banesës.

Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, reagon Gjekmarkaj: Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri, era e ndryshimit po vjen!

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas heqjes së masës së “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën ditën e sotme.

Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD. bw

Berisha i lirë- “Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë”, avokati i Berishës: Vendimi i ekzekutueshëm që sot. SPAK-u i ka hipur një kali së prapthi

“Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë”. Kështu deklaroi Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së Sali Berisha pak minuta pasi GJKKO dha vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit.

Gjokutaj tha se “vendimi absolutisht është i ekzekutueshëm, sot është i lirë”.

“Është një masë që nuk ka as kushte as kritere përcaktimi i saj. Nga sot z. Berisha është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij. Kërkesa ishte për z.Berisha. Nuk ka asnjë masë sigurimi. Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për z.Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për përcaktimin e asnjë mase sigurimi. Mos harroni që jemi në kërkimin paraprak”, tha Gjokutaj.

Ai deklaroi më tej se Prokuroria kërkoi që të mbetej në arrest shtëpie. “Kjo ishte kërkesa jonë e depozituar një ditë para seancës paraprake. Këto kërkesa shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja brenda këtij afati caktoi seancë. Kjo kërkesë është bërë këtu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ligji nuk zbatohet me analogji. Ne sigurisht që nuk i besojmë gjykatave që…ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën dhe me shumë gjyqtarë të tjerë. Duhet të kuptoni që qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor. Procesi është kryekëput politik. Ekzistokan arsye dhe jo ligjore, nuk mund t’i hyj ndërgjegjes së brendshme”, tha avokati i Berishës.

Nuk mungoi një mesazh për Prokurorinë e Posaçme. “SPAK-u le të bëjë çfarë të dojë, SPAK-u duhet të ulë kokën dhe të shikojë se çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë. I ka hipur një kali së prapthi, do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë. Vendimi absolutisht është i ekzekutueshëm që nga sot. Sot është i lirë. Mos u mërzisni pse u lirua”, tha Gjokutaj. bw

Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha, Gjykata e Posaçme i heq masën e arrestit shtëpiak

Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën.

Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ishte gjyqtarja Irena Gjoka që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD. bw

5 vite pas tërmetit- Mijëra familje ende pa shtëpi, ‘Rindërtimi’ gënjeshtra e radhës nga Rama

5 vite pas tërmetit tragjik mijëra familje vijojnë të jenë pa çati mbi krye. Kryeministri zotohej se familjet e pastreha do të gëzonin banesat brenda 2020, por procesi nuk ka mbaruar. Buxheti ka dhënë mbi 1 miliardë euro për rindërtimin që pritet të mbyllet në 2026.

Pak orë pasi mijëra familje shqiptare u gjendën në udhëkryeq për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama u zotua se të gjithë të pastrehët do të futeshin në banesat e reja brenda një viti.

“Brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë nga tërmeti. Duhet të jenë të gjithë në kushte më të mira se ç’ishin para tërmetit.”, premtoi Rama asokohe.

Fakt

Pesë vite pas tërmetit tragjik mijëra familje vijojnë të pastreha. Procesi i rindërtimit nuk është mbyllur me afate të zvarritura vit pas viti. Vonesat në rindërtim sipas drejtuesit të Institutit të Bashkive janë diktuar nga disa faktorë.

“Procedurat e komplikuara administrative dhe burokracia kanë zgjatur kohën për aprovimin e projekteve dhe dhënien e fondeve. Koordinimi i pamjaftueshëm midis bashkive dhe qendrore shpesh ka çuar në vonesa. Përparësitë shpesh janë vendosur sipas kritereve që nuk janë të qarta, çka ka krijuar ndjenja të pabarazisë në komunitete. Kapacitetet e kufizuara teknike dhe financiare qe vijnë nga buxhet i pamjaftueshëm dhe larg pritshmërive.”, argumenton Haxhimali.

Afati i ri i dhënë zyrtarisht është fundi i vitit 2026. Por ekspertët thonë se procesi do të marrë më shumë kohë.

“Ky 5 vjetor le të jetë një kembanë zhurmuese për rishikimin e prioriteteve dhe forcimin e menaxhimit institucional. Gjithashtu të shërbejë si moment reflektimi dhe rishikimi për të përshpejtuar përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve të prekur.”, shprehet Haxhimali nga Instituti i Bashkive.

Barra e rindërtimit në buxhet

Të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se buxheti i shtetit ka mbajtur barrën kryesore të rindërtimit. Shpenzimet që nga krijimi i fondit të rindërtimit, deri në nëntor të këtij viti rezultojnë 126,4 miliardë lekë- mbi 1 miliardë euro.

Image

Me aktin e fundit normativ, qeveria i shtoi buxhetit të këtij viti 2 miliardë lekë për financimin e punimeve të kryera për rindërtimin. Ndërsa në buxhetin e vitit të ardhshëm, fondi shtohet me 2 miliardë lekë të tjera.

Referuar të dhënave, barra financiare e taksapaguesve shqiptarë për rindërtimin ka qënë më e lartë në katër vitet e para. Por fondet edhe pse më të pakta do të vijojnë në buxhet të paktën deri në fund të 2026. Buxheti parashikon 2 miliardë lekë si fond për rindërtimin pas dy vitesh.

Paratë e donatorëve

Në konferencën e donatorëve për rindërtimin në Bruksel, Shqipërisë iu vunë në dispozicion 1,15 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish të buta.

“Komuniteti ndërkombëtar ka angazhuar 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, që është një shifër fenomenale, që do të plotësojë nevojat dhe unë jam shumë e emocionuar nga solidariteti i treguar nga komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë.”, shprehej asokohe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në krah të Kryeministrit Edi Rama në shkurt të 2020-s.

Nga fondi 1.15 miliardë euro, 750 milionë ishin kredi të buta. Huatë më interesa të ulta qeveria i shpërfilli duke ia lënë barrën e rindërtimit buxhetit të shtetit.

Të dhënat e ministrisë së Financave tregojnë se nga viti 2020, e deri në prill të këtij viti, qeveria ka marrë 38 linja kredie nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare. Por asnjë prej tyre nuk lidhet me rindërtimin.

“Qeveria nuk e realizoi këtë, sepse s’kishte mundësi t‘i alokonte fonde oligarkëve dhe klientëve të saj, duke përfshirë dhe elemente të krimit të organizuar. Por përdori paratë e buxhetit që gjithsesi janë të pamjaftueshme.”, argumenton Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Nën petkun e emergjencës, shumica e kontratave për rindërtimin u lidhën përmes procedurës së kufizuar dhe negociimit të drejtëpërdrejtë.

‘Nëse nuk respekton rregullat e shkruara, asnjë donator nuk të jep, sepse ata japin llogari përpara taksapaguesve. Kanë manuale dhe rregulla të shkruara dhe shkelja e tyre ngarkon me përgjegjësi cilindo që certifikon para që nuk shkojnë për destinacionin dhe mbi bazën e rregullave të përcaktuara për të cilat janë dhënë.’, thekson më tej Preçi.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura premtimin e kryeministrit Edi Rama se ‘brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë nga tërmeti’ e kategorizojmë të pambajtur. sn

Tentativa për asgjësimin e opozitës në Shqipëri, Forumi Rinor i Partisë Popullore Evropiane ngre alarmin: Po minohet integrimi!

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetin socuial Facebook, ngriti shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, duke iu referuar një letre publike nga Forumi Rinor i Partisë Popullore Evropiane (YEPP).

Në reagimin e tij, Xhaferri thekson tentativat për të asgjësuar opozitën dhe për të shtypur garën e ndershme elektorale, duke paralajmëruar rrezikun për integrimin e vendit në BE. Ai vë në pah mbështetjen e YEPP për Partinë Demokratike dhe forumet rinore, si dhe kritikën ndaj qeverisë për shtypjen e zërave opozitarë.  Sipas Xhaferrit, këto zhvillime minojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për të rikthyer demokracinë dhe shpresën për të rinjtë.

POSTIMI I XHAFERRIT:

Në Shqipëri zërat e opozitës po shtypen dhe po tentohet të agjësohet gara e ndershme   elektorale  që është tipar dallues i një shoqërie demokratike.
Alarmi është ngritur nga Forumi Rinor i Partisë Popullore Evropiane YEPP që përmes një letre publike shpreh shqetësimin e thellë se në Shqipëri po minohet struktura demokratike e vendit në dobi të autokracisë.
Në një kohë që lideri i opozitës Sali Berisha mbahet padrejtësisht me masë sigurie dhe drejtësia po godet ata që përbëjnë rrezik elektoral për Edi Ramën YEPP thekson në reagim se e drejta për një konkurrncë të ndershme politike nuk është vetëm një shenjë dalluese e demokracisë, por një domosdoshmëri për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.
Nga ana tjetër Forumi Rinor i Partisë Popullore Evropiane  ngre zërin për plagën më të rëndë të Shqipërisë, eksodin dramatik të rinisë ku sipas YEPP të  rinjtë shqiptarë po largohen për shkak të mundësive të kufizuara ekonomike dhe pakësimit të besimit në sistemin politik dhe se ky eksod kërcënon potencialin e ardhshëm të Shqipërisë.
YEPP  në letrën publike konfirmon se qëndron fort përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe forumit të saj rinor FRPD, në luftën e tyre për të rivendosur qeverisjen demokratike dhe për të adresuar këto çështje kritike.
Leta e plotë e Forumit Rinor të Partsë Popullore Evropiane
Rinia e Partisë Popullore Evropiane (YEPP) ripohon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj parimeve të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të cilat janë të gjitha themelore për aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me shqetësim të thellë, ne trajtojmë sfidat urgjente që minojnë strukturën demokratike të Shqipërisë.
Së pari, jemi të alarmuar nga mungesa e institucioneve të fuqishme demokratike në Shqipëri. Siç theksohet në rezolutat e Asamblesë Politike të PPE të Maltës, respektimi i parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit është thelbësor për anëtarësimin në BE. Qeverisja e Shqipërisë duhet të sigurojë llogaridhënie, transparencë dhe gjithëpërfshirje në të gjitha nivelet për të mbështetur këto vlera.
Së dyti, ne e pranojmë problemin e rëndë të emigrimit të të rinjve. Shumë të rinj shqiptarë po largohen për shkak të mundësive të kufizuara ekonomike dhe pakësimit të besimit në sistemin politik. Ky eksod kërcënon potencialin e ardhshëm të Shqipërisë dhe nënvizon nevojën urgjente për reforma për të krijuar një mjedis të begatë dhe shpresëdhënës për brezin e ardhshëm.
Për më tepër, ne dënojmë shtypjen e zërave të opozitës nga qeveria. E drejta për një konkurrencë të ndershme politike nuk është vetëm një shenjë dalluese e demokracisë, por një domosdoshmëri për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Partia Popullore Evropiane ka bërë thirrje vazhdimisht për respekt ndaj të gjitha subjekteve politike dhe respektim të normave demokratike.
YEPP qëndron fort përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe forumit të saj rinor, në luftën e saj për të rivendosur qeverisjen demokratike dhe për të adresuar këto çështje kritike. Ne përgëzojmë përkushtimin e tij të palëkundur ndaj procesit të integrimit europian, i cili përputhet me vlerat e mishëruara në rezolutat e kaluara të PPE për Shqipërinë.
E ardhmja e Shqipërisë si një demokraci e fortë dhe e gjallë brenda familjes evropiane varet nga veprimet e menjëhershme dhe të bashkërenduara për të trajtuar këto sfida. YEPP u kërkon autoriteteve shqiptare të respektojnë angazhimet e tyre ndaj kornizës së anëtarësimit në BE dhe të sigurojnë ruajtjen dhe forcimin e institucioneve dhe parimeve demokratike.
Së bashku, ne parashikojmë një Shqipëri që mishëron plotësisht vlerat evropiane – një komb ku demokracia lulëzon, mundësitë janë të shumta dhe të gjithë qytetarët mund të realizojnë aspiratat e tyre brenda atdheut të tyre.

Banda e Suel Çelës trafikoi mbi 1 ton kokainë nga Ekuadori- SPAK: Si i përdori zyrtarët dhe gazetarët për të goditur rivalët

SPAK ka reaguar zyrtarisht për operacionin ku është goditur banda e Suel Çelës në Elbasan.

Sipas njoftimit të SPAK, Suel Cela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën.

Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Njoftimi i SPAK:

Goditet Organizata Kriminale nga Elbasani në Trafikun Ndërkombëtar të Kokainës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine. Ky hetim i bazuar në  komunikimet e koduara  SKY/EÇ dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona:

Arrest me burg për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar.

Arrest në shtëpi për 1 avokat.

Detyrim paraqitjeje për 2 gazetarë.

Struktura e Organizatës

Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale.

Organizata kriminale që drejtohej nga S.Ç. me qëllim kontrollin e territorit  kishte si synim kryesor eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga S. Ç.

I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, A.Ç., në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit B.M, mars 2020;

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit E.K, në vitin 2020.

Tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.

Tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

Ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.

Shtetasi M.L. (alias S.Ç.) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si;  M.Ç., A.V., B.SH, K.M., Xh.R.etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Roli i personave të tjerë

Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (D.GJ.) dhe të sistemit gjyqësor (P.F.) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit S.Ç. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjtën kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës

Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.

Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp,  Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:

a. Në blerjen e lëndës narkotike

b. Në gjendje cash-i në Shqipëri

c. Në biznese në dukje të rregullt

d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit

Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Shënim për gazetarët:

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

M.L alias S.Ç –  36 vjeç, banues në Elbasan

M.Ç – 35 vjeç, banues në Elbasan

XH.R – 33 vjeç, banues në Tiranë

K.M alias K.Ç alias K.Ç – 37, banues në Elbasan

S.H – 30 vjeç, banues në Elbasan

B.H – 34 vjeç, banues në Elbasan

L.Z – 33 vjeç, banues në Elbasan

M.R – 37 vjeç, banues në Tiranë

A.Xh, alias E.C, A.C –  39 vjeç, banues në Tiranë

P. K. – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe

F.V –  48 vjeç, banues në Elbasan

M.M – 27 vjeç, banues në Elbasan

R.H – 35 vjeç, banues në Elbasan

S.S – 34 vjeç, banues në Tiranë

A.H – 50 vjeç, banues në Tiranë

E.Q – 39 vjeç, banues në Tiranë

P.F – 65 vjeç, banues në Elbasan

D.Gj – 48 vjeç, banues në Tiranë

M.Sh, alias B.Sh – 51 vjeç, banues në Tiranë

H.L alias H.X alias H.S – 40 vjeç, banues në Tiranë

B.B –  39 vjeç, banues në Elbasan

Veprat penale të dyshuara:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të A.Ç, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.

“Grup i strukturuar kriminal”.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

“Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.

“Shpërdorim detyre”.

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .

SN

EMRAT- Babai hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ky është personi i dytë në vrasjen e Martinit

Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt.

Pasi u bë e ditur se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës.

Burime ekskluzive për JOQ kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.

Image

Emri që është fshirë nga Policia e Shtetit është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk është ndaluar nga policia, pasi policia pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçaj.

JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Image

Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje, por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.

Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçajt, i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin, prindërit me influencë në BKH, po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë. SN

Gazetarja: Autori i dytë i vrasjes së Martinit, djali i një hetuesi të BKH

Gazetarja Anila Jole, aktualisht kryeredaktore e News24, ka bërë një denoncim të fortë, duke akuzuar policinë se po përfshihet në një krim edhe më të rëndë, se ai që ndodhi.

Jole shkruan në Facebook se autori i dytë i vrasjes së Martinit dhe plagosjes së shokut të tij, Luis Meçajt është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Reagimi i gazetares Anila Jole:

Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani ishte një kob për të gjithë, por me kobshme po bëhet ajo nga përpjekjet e paturpshme për ta mbuluar. Prokuroria, policia dhe fatkeqësisht edhe disa media po bëjnë ç’është e mundur të mbrojnë një version të cunguar të vrasjes, atë që publiku mësoi që ditën e ngjarjes.

Por tashmë për çdo mendje të kthjellët e të drejtë ka disa fakte që vërtetojnë se në vrasjen e Martinit kanë qenë pjesëmarrës të paktën 2 persona.

– Këtë e dëshmon shoku i Martinit që po kurohet në spital. Ai thotë se është qëlluar nga 2 persona me 2 thika të ndryshme dhe provë për policinë janë plagët që ka në trup. Një ekspertizë e thjeshtë mund të vërtetojë dëshminë e tij, por një rezultat i saj ende nuk ka dalë.

– Po ashtu thika e gjetur pranë ATSH nuk është e njëjta me atë që reklamonte vrasësi 14 vjeçar në Tik Tok.

– Vrasësit janë larguar nga vendngjarja me një makinë (të cilën nuk mund ta drejtojë një 14 vjeçar). Pra autori i vrasjes, gjithësesi nuk është vetëm ai që është arrestuar.

Këto janë disa elementë që dalin nga aq sa është bërë publike dhe nuk do shumë mend për të kuptuar se diçka e madhe po fshihet.

Shumë gazetarë e dinë dhe e kanë thënë se personi që po mbahet i fshehur është djali i një hetuesi të BKH, por shumë gazetarë të tjerë edhe pse e dine, bëjnë emisione për të devijuar të vërtetën. Hetuesi i BKH që paguhet për të bërë drejtësi, po bën ç’është e mundur të shpëtojë të birin nga ndëshkimi i merituar. Kaq i madh është presioni i tij, saqë edhe vetë 14 vjeçari i arrestuar nuk e tregon emrin e shokut të tij, ndërsa policia për çudinë e madhe nuk gjen asnjë provë që të vërtetojë këto dëshmi. Asnjë kamera nuk e paska filmuar autorin e dytë, edhe pse i plagosuri thotë që ai qëllonte se bashku me atë që tashmë është arrestuar. Por përse disa ditë më parë policia nxitoi të bëjë njoftim ku siguronte opinionin se në vrasje nuk ka marrë pjesë një person i dytë veç të arrestuarit?

Unë besoj se sado përpjekje të bëhen, e vërteta do dalë, sepse shpresoj që kanë mbetur në këtë vend 2 njerëz të ndershëm që iu dhemb dhimbja e prindërve të Martinit dhe e ndiejnë detyrim t’i thonë publikut të tronditur se krimi do ndëshkohet. Unë besoj se nëse askush nuk do bëjë drejtësi për Martinin, do të jetë Zoti gjykatësi më i drejtë.

Nuk mund të flesh i qetë me gjakun e një fëmijë në duar! sn

Snajperisti që do vriste Albin Kurtin, kreu atentatin ndaj Ardian Çapjes

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 21 masa sigurie në kuadër të një operacioni për goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës, një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në qytetin e Elbasanit. Për 18 prej tyre është caktuar masa ‘arrest me burg’, për një avokate masa ‘arrest në shtëpi’, si dhe ‘detyrim paraqitje’ për dy gazetarë.

Operacioni është ende në vijim, teksa ditën e sotme SPAK ka njoftuar se do të dalë me një komunikatë zyrtare për të dhënë një informacion më të zgjeruar rreth këtij operacioni.

Mësohet se mbi anëtarët e kësaj organizate kriminale rëndojnë nga akuzat e trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës, deri te vrasjet.

Burime bëjnë me dije se nga bisedat në aplikacionin e enkriptuar ‘Sky ECC’, SPAK ka zbardhur dhe atentatin ndaj Ardian Çapjes, i regjistruar më 8 qershor të vitit 2020.

Në atë kohën Çapja u qëllua me armë zjarri snajper nga një distancë e largët, kur ai ndodhej në oborrin e vilës së tij në Elbasan, të monitoruar në çdo cep nga kamerat, teksa qitësi dyshohet se ishte pozicionuar në kodrën e Krastës.

Çapja arriti që t’i shpëtojë atentatit, teksa mori një plumb në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Në momentin që u rrëzua dhe ra në tokë, ai mori edhe një frakturë në kokë.

Në atë kohë Ardian Çapja u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua në Tiranë te ‘Trauma’, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe arriti t’i shpëtonte plagës së marrë.

Nga operacioni i fundit i SPAK, mësohet se autori i dyshuar i këtij atentati ka qenë snajperisti Prek Kodra, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti, ndërsa porositës ka qenë grupi i Suel Çelës.

Prek Kodra është shpallur në kërkim nga SPAK edhe në dy operacione të mëparshme të SPAK, teksa dyshohet se është një vrasës me pagesë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri dhe në Kosovë.

Image

Me origjinë nga fshati Shtoj i Ri i Shkodrës, Prek Kodra konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar edhe për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vitin 2021.

Kjo u zbulua nga e mail-et e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të cilat u nxorën në publik nga grupi i hakerave iranianë, pas hakerimit të institucioneve shtetërore.

Sipas dokumentit të Njësisë Kundër Terrorizmit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Ai përshkruhej si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

Sipas planit, fillimisht do të vritej një komandant i UÇK-së Ismet Haxha dhe më pas deputeti Xhavit Haliti. Një muaj pas vrasjes së deputetit të PDK-së, do të vritej edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.

Gjithsesi, përmes një deklarate për mediat kosovare në atë kohë, Prek Kodra i mohoi të gjitha akuzat për atentate ndaj politikanëve në Kosovë.

‘Ça të shpjegoj, vetëm po shpika diçka sikur kanë shpikur persona të paidentifikuar për mua. Albin Kurtin e njoh vetëm prej televizionit. Më keni akuzuar dhe po më merrni më qafë mua dhe familjen time. Për herë të parë, paradite rreth orës 11 kam qenë në Shkodër në kafe dhe dikush më ka telefonuar nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet dhe më ka nisur linkun. E kam parë linkun dhe pashë një gjë që se kisha imagjinuar kurrë në jetën time.’ – tha Prek Kodra.

Ai ka treguar gjithashtu se e kanë ndaluar në Kosovë kur ka shkuar për të blerë një makinë dhe nuk i kanë treguar arsyet pse po e mbanin prej orësh.

‘Më kanë ndaluar në Kosovë para një viti në doganë, më 24 nëntor nëse nuk gaboj. Isha duke shkuar në Kosovë për të blerë një kamionçinë. Kur më kanë ndaluar kam qenë me makinën e vajzës time për të blerë një kamionçinë për firmën time. Kur kam shkuar në doganë më kanë ndaluar dhe më kanë mbajtur nga ora 2 e pasdites deri në orën 11 në darkë pa më thënë pse më kanë ndaluar. Në doganë më kanë arrestuar. Kisha 15 mijë euro me vete. Më kanë çuar në Prishtinë dhe më kanë marrë në pyetje nga Departamenti i Krimeve të rënda. Nuk e dija pse po më ndodhte ajo gjë. Kur më thanë që dyshohesh për falsifikim parash por unë isha i sigurt sepse i kisha marrë te firma ime.’ – deklaroi Prek Kodra.

Mediat kanë raportuar dhe se Prekë Kodra është arrestuar dhe në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës dhe se ishte simpatizant i njërës prej dy partive të mëdha në Shqipëri. Po ashtu, dyshohej edhe për lidhje të forta me mafien e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë kapur me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.

Gjithashtu, ai është shpallur në kërkim edhe në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. sn

Gjykata e Strasburgut pranon padinë e kryetarit të PD, Sali Berisha, e trajton si çështje me përparësi

Gjykata e Strasburgut ka pranuar padinë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha kundër vendimit të SPAK për masën e sigurisë, ‘arrest shtëpie’.

Pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasburgut ka vendosur ta kalojë çështjen me përparësi, për vetë rëndësinë që paraqet kjo çështje për demokracinë dhe Shqipërinë.

OBJEKTI I ÇËSHTJES

Çështja ka të bëjë me kërkesën e kërkuesit për rishikim gjyqësor të arrestit të tij shtëpiak me dyshimin për kryerjen e një vepre penale dhe ndërhyrjen si pasojë në punën e një deputeti të Kuvendit.

Aplikanti është një politikan i shquar në vend, ish-president dhe kryeministër, deputet aktual i Parlamentit dhe lider i partisë kryesore opozitare.

Më 20 tetor 2023, Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“gjykata e shkallës së parë”), pas kërkesës së Prokurorisë Speciale (“prokurori”), vendosi ndaj kërkuesit si masë sigurie kërkesën të raportonte rregullisht në polici dhe të ndalonte daljen nga vendi. Masat e sigurisë janë vendosur në lidhje me dyshimin e kryerjes së veprës penale të marrjes së ryshfetit. Më 12 dhjetor 2023, meqenëse kërkuesi nuk ishte paraqitur në polici, prokurori kërkoi autorizimin e Parlamentit për një masë sigurie më të ashpër.

Më 21 dhjetor 2023 Parlamenti dha autorizimin. Më 30 dhjetor 2023, gjykata e shkallës së parë urdhëroi kërkuesin arrest shtëpiak, me arsyetimin se kërkuesi nuk kishte respektuar masën e mëparshme të sigurisë të vendosur ndaj tij, së bashku me ekzistencën e një dyshimi të arsyeshëm, rreziqet e arratisjes dhe ngatërresës. dëshmi.

Ai vendim u la në fuqi nga Gjykata Speciale e Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (“Gjykata e Apelit”) dhe Gjykata e Lartë. Më 9 prill 2024, Gjykata e Lartë rrëzoi ankimin e kërkuesit për çështjet ligjore. Kërkuesi u ankua më tej, dhe këto procedura janë në pritje në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkuesi paraqiti disa kërkesa për rishikim ose revokimin e arrestit të tij shtëpiak, të cilat të gjitha u hodhën poshtë. Më 11 shtator 2024, kërkuesi u akuzua për korrupsion pasiv (marrje ryshfeti) të kryer nga një zyrtar i lartë shtetëror në bashkëpunim me të tjerët. Më 13 shtator 2024, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e fundit të kërkuesit për rishikimin e masave të sigurisë.

Që nga 30 dhjetor 2023, aplikanti ka qenë në arrest shtëpiak.

Duke u mbështetur në nenin 5 § 4 të Konventës, kërkuesi ngre çështjet e mëposhtme në lidhje me procedurën e rishikimit të arrestit të tij shtëpiak:

– Gjykatat nuk dhanë baza të mjaftueshme për të justifikuar privimin e tij të vazhdueshëm nga liria;

– Gjykata e shkallës së parë nuk ishte e paanshme sepse në vitin 1996 gjyqtari (i vetëm) i asaj gjykate ishte shkarkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të cilin kërkuesi si President i vendit e kishte drejtuar në atë kohë;

– Nuk ka pasur asistencë juridike efektive, pasi avokatëve nuk u është lënë kohë dhe lehtësira të mjaftueshme dhe kërkuesi nuk ka mundur të takohet me ta;

– Vendimet nuk janë marrë brenda një afati të arsyeshëm.

Sipas nenit 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës, ai ankohet gjithashtu se arresti i tij shtëpiak ka qenë arbitrar dhe i miratuar me qëllim që ta pengojë të ushtrojë detyrat e tij si deputet i zgjedhur ligjërisht.

PYETJE PËR PALËT

1. A i shteroi ankuesi mjetet juridike të disponueshme në legjislacionin e brendshëm në lidhje me ankesat e tij sipas nenit 5 § 4 të Konventës (shih G.B. dhe të tjerët kundër Turqisë, nr. 4633/15, §§ 163-69, 17 tetor 2019) ? Në veçanti, a është një ankesë individuale në Gjykatën Kushtetuese një mjet juridik efektiv për t’u shteruar në këtë aspekt (shih Žúbor kundër Sllovakisë, nr. 7711/06, §§ 71-86, 6 dhjetor 2011, dhe, mutatis mutandis, Hysa v. Shqipëri, nr. 52048/16, § 54, 21 shkurt 2023)? A trajtohen ankesa të tilla me shpejtësinë e kërkuar si çështje ligjore dhe/ose praktike? Palëve u kërkohet të paraqesin kopje të vendimeve përkatëse të brendshme të nxjerra nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka, duke treguar kohëzgjatjen e këtyre procedurave.

2. Pa paragjykuar pyetjen 1, a ishte procedura me të cilën është shqyrtuar ligjshmëria e arrestit shtëpiak të kërkuesit në përputhje me nenin 5 § 4 të Konventës (shih Idalov kundër Rusisë [GC], nr. 5826/03, § 161, 22 maj 2012, Cernák kundër Sllovakisë, nr. 78, 17 dhjetor 2013, G.B dhe të tjerët kundër Turqisë, §§ 174, 17 tetor 2019; )? Në veçanti:

(a) A ishte gjykata e shkallës së parë që trajtoi çështjen e aplikantit një gjykatë e paanshme?

(b) A dhanë gjykatat vendase arsye adekuate për të justifikuar arrestin e tij fillestar dhe atë të vazhdueshëm në shtëpi?

(c) A gëzonte kërkuesi ndihmë juridike efektive?

(d) A ishte kohëzgjatja e procedurave me të cilat kërkuesi kërkoi të kundërshtonte ligjshmërinë e arrestit të tij shtëpiak me kërkesën e “shpejtësisë” të nenit 5 § 4 të Konventës (shih Mooren kundër Gjermanisë [GC], nr. 11364 /03, §§ 106-07, 9 korrik 2009)?

3. a ka pasur shkelje të të drejtave të kërkuesit sipas nenit 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës për shkak të kufizimeve në aktivitetet e tij parlamentare që rezultojnë nga arresti shtëpiak (shih Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2) [GC ], nr. 14305/17, §§ 388-89, 22 dhjetor 2020)?

sn

“Drejtësi deri në fund për Martinin”- Protestuesit: Plotësoni kërkesat tona deri të mërkurën ose prindër e nxënës bojkotojnë mësimin në gjithë vendin

Është mbyllur protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe babai i viktimës, tezja dhe gjyshi i viktimës. Ndërsa babai nuk fliste dot, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, në protestë ka folur gjyshi. Ai tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për Martinin.

Gazetari Renaldo Salianji raporton për Balkanweb se protestuesit thanë ndër të tjera se nëse nuk plotësohen 8 kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi në mbarë shkollat e vendit. Qytetarët protestues kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës socialë në shkolla, më shumë oficerë policie, më tepër siguri etj. Në këtë protestë ishte edhe aktori i njohur Florjan Binaj,  që tha se tubimi sot bëhet që fëmijët në vend të kenë një të ardhme të paqtë.

Renaldo Salianji: Në protestë ka qenë i pranishëm ishte dhe gjyshi i Martinit, si dhe babai e tezja e adoleshentit. Gjyshi tha se do kërkojnë drejtësi deri në fund për 14-vjeçarin. Protesta për sot është mbyllur. Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e adoleshentit, duke thënë se nëse nuk plotësohen tetë kërkesat e tyre, prindërit dhe nxënësit do të bojkotojnë mësimin të mërkurën.

  • foto galeri

 

 

Një protestues nga Elbasani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë procesin mësimor, nëse nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre nga Ministria e Arsimit. Protestuesi kanë kërkuar të shtohen punonjësit socialë në shkolla, të shtohen oficerët e sigurisë etj. Aktori Florjan Binaj tha se protesta është për të ardhmen e fëmijëve. Edhe në këtë protestë është hedhur bojë e kuqe përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit thanë se ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e pafajshëm të Martinit. B

Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite e 8 muaj burg Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e tetë muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Gazetarja Klodjana Lala raporton për Balkanweb se Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kërkoi për Dakon pikërisht 2 vite e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, në lidhje me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Aktualisht ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk është paraqitur vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij Petrit Ismaili.

Avokati Ismaili kërkoi pafajësinë e klientit të tij, ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullimin e dënimit me burg.bw

Operacioni i Europol- GJKKO cakton masat e sigurisë për 21 persona, gjyqtarë, oficer policie, avokat dhe gazetarë

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg –  18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme. sn

Berisha: Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno. Ai nuk ka lidhje me Artan Hoxhën që është anëtar i bandës së Bajrëve

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për masat e dhëna nga SPAK për 2 gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Berisha: Së fundmi, nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin.

Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno.

Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD.

Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë.

Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku.

sn

Dumani rrëzon vettingun, pranon me gojën e tij korrupsionin në institucionin që drejton: Na kanë hyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar në sistem…

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës së organizuar nga Shoqëria Civile, për luftën kundër korrupsionit.

I vënë në akuzë nga publiku dhe opozita, ku rezulton se prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë janë të korruptuar dhe lidhur me bandat kriminale, Altin Dumani ka filluar të lëshojë deklarata endemike se në sistem ka ende njerëz të korruptuar që kanë kaluar vettingun, dhe në vend që t’i hetojë, Dumani ia kërkon këtë gjë Shoqërisë Civile.

“Shoqëria Civile është e ftuar të bashkëpunojë me SPAK-un për tematika të caktuara”, tha Dumani.

Më tej, kreu i Prokurorisë së Posaçme foli për procesin e vetingut ku sqaroi se SPAK-u sot që flasim ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarë të Apelit, prokurorë të Përgjithshëm, të Shkallës së Parë, oficerë të Policisë Gjyqësore. Por nuk thotë dot pse rasti i arrestimit të prokurorit të Vlorë, Zarka, nuk u shoqërua me mërrjen në pyetje edhe të Taulant Ballës për Toyota Yaris?

Kujtojmë se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë fakte për Irena Gjoka-Maneku-Shpata, për shembull, të ardhura edhe nga Greqia dhe ajo vijon ende punën e pashqetësuar. Vetë Dumani nuk ka sqaruar ende vilën dhuratë që ka marrë nga kisha.

Me deklaratat e fundit, kreu i SPAK ka rrëzuar vetë gjithë reformën në drejtësi, pasi vetting-u ka qenë elementi bazë mbi të cilin u ngrit kjo reformë, sa kohë që aty është gjykuar politikisht dhe kanë hyrë në sistem njerëz të korruptuar, do të thotë se reforma është nul.

 “Ne nuk kemi qenë të verbër apo të shurdhër nga pretendimet e programeve të vetingut. Ne kemi regjistruar procedim penal në bazë të funksionit tonë duke marrë shkak dhe shërbyer si inidicie vetëm nga organet e vetingut.

Ne jemi të kujdesshëm dhe përpiqemi që persona të caktuar në institucion të bëjnë një filtrim të organeve të vetingut nëse në pamje të parë kemi indicie të korrupsionit ne kemi regjistruar procedim penal për gjykatë. Sa u takon mjeteve të provës dua të bëj një dallim për veprën penale, nuk lejohet përgjimi sepse nuk parashikon kriteret e neneve, ne i kemi përdorur llojet e përgjimeve apo mjete të tjera të kërkimit të provës.

Sa i takon në tërësinë e tyre, sot që flasim SPAK-u ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarë të Apelit, prokurorë të Përgjithshëm, të Shkallës së Parë, oficerë të Policisë Gjyqësore.

Shqetësimi më i madh nuk janë ata që janë shkarkuar, por ata që e kanë kaluar këtë proces dhe janë ende pjesë e sistemit dhe është rrezik sepse po kryejnë korrupsion”, tha Dumani.

sn

Dosja 5D/ “Hetim i zgjeruar”, Këlliçi flet pas daljes nga SPAK: Duhet të ndiqet penalisht si grup i strukturuar kriminal!

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Në fjalën e tij pas daljes nga SPAK, Këlliçi u shpreh se është thirrur në lidhje me denoncimet e tij për aferën “5D”.

Ai u shpreh se nuk mbyllet hetimi i SPAK vetëm me personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurie, duke sqaruar se shtë një hetim i zgjeruar.

“U paraqita në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes, dosjes 5 D, ku pata një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raportin e dosjes famoze 5 D.
Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor që më është kërkuar mos ti bëj publike nuk do t’i bëj por po ndalem në deklaratat e mia

Vijoj i qendoj kërkesës për zbatimin e rekomandimit të Apelit GJKKO të hetimit të Jola Bejko që ka deklaruar në komunikime privarte se hoteli është në pronësi të Lali Erit.

Të zbulohet roli i administratorit ndaj të cilit nuk ka asnjë masë. Dëshmia e tij mund të jetë kyç për zbardhjen e aferës.

Të zbulohet roli i titullarëve të autoritetet kontraktor, Veliaj dhe ish zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku.

Ti shkohet deri në fund zbardhja e rolit të Herjon Rrapaj,

Kërkova nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të evidentohet dëmi në buxhet dhe të sekuestrohen asetet e këtyre shtetasve e t’i kthehen qytetarëve.

Nuk mnbyllet ky hetim me personat ndaj të cilëve është marrë një masë, është një hetim i zgjeruar. Të hetohet si grup i strukturuar kriminal”, tha ai. bw

Babai i të miturit të plagosur: “Janë 2 vrasës! Autori i dytë po tenton të largohet nga vendi”

Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij i ngushtë, Martin Cani, ka rrëfyer se janë dy të mitur bashkëpunëtor në krim.

 

Ai ka rrëfyer se autori i dytë Kledjon B., shoku i ngushtë i 14-vjeçarit të arresuar M. Përlleshaj, po tenton të largohet nga vendi së bashku me prindërit e tij dhe kërkoi nga policia që të arrestohet.

“Është goditur nga dy persona, janë dy vrarës, jo 1 autor vrasës. Personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin me thikën mbas shpine është Kledjon B. Kërkoj arrestimin e tij sa më shpejt sepse kam marrë vesh që personi i dytë do që të largohet, ka marrë prindërit dhe do të largohet, ose është larguar”, u shpreh në një intervistë për TCH.

Babai i 14-vjeçarit, i cili ndodhet në intubim në spital pasi është goditur 5 herë me thikë, u shpreh se autori i dytë duhet të vetëdorëzohet së bashku me armën që, sipas tij, kreu krimin. Ndërsa rrëfeu mes lotësh edhe momentin kur mori vesh vdekjen e Martinit.

Fiqiri Meçe: Luisi është në një fazë rikuperimi, ndodhet në intubim. Është goditur nga dy persona, janë dy vrarës, jo 1 autor vrasës.

Personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin me thikën mbas shpine është Kledjon B. Kërkoj arrestimin e tij sa më shpejt sepse kam marrë vesh që personi i dytë do që të largohet, ka marrë prindërit dhe do të largohet, ose është larguar. Personi Klejdi B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit ta dorëzojë dhe të shkojë të dorëzohet në polici. Nëse shteti nuk merr masa, do të marrim ne në mënyrë private. Siç e kanë zgjidhur ata me fëmijët tanë, që kanë hyrë në mes për të ndarë sherrin dhe ato kanë shkuar e kanë goditur.

Luisi ka dëshmuar dhe e njeh djalin, ka goditje edhe në sy. Emri i djalit të dytë nuk ka qarkulluar në media dhe ka pasur thikën më të vogël se ajo që është publikuar në internet, e ka goditur djalin time nga mbrapa. Plaga në shpinë është më e hollë dhe më e thellë.

Martinin kam 8 vite që e marr me makinë e çoja me djalin tim në stërvitje. I njoh personalisht se i kam komshinj, i gjithë sherri që është bërë në shkollën kur Martini studionte ka ardhur për shkak të vëllait. Personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar nga vëllai dhe Martini është ndjerë keq dhe ka reaguar. Ky ëshë gjithë sherri, s’ka ndodhur as për TikTok, e as për vajzë, e as për SnapChat.  Në momentin që kanë ardhur djemtë i kanë pyetur “Ku ka lule këtu?” Një shprehje që ne përdorim për një person kur e dërgojmë në varreza.

Po kthesha nga puna në Elbasan dhe më thanë në telefon “Martini vdiq”, ishte shumë shokuese, jo vetëm për mua, por për këdo. Isha aq i lidhur me fëmijët, kam bërë një britmë aq të madhe dhe mendja më shkoi tek miku im i dashur, që sot pret ngushëllime tek shtëpia dhe djali i vogël që është në parajsë, u ndjeva keq. Ndjej keqardhje për atë djalë, por s’di si të ngushëlloj të atin. Kur isha për vizitë për t’i qëndruar afër më tha “Nuk kam lot më, nuk qaj dot më”. Panorama

Protesta e 26 nëntorit- Salianji letër nga qelia për mbështetësit: Manifestim dhe revoltë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili aktualisht vuan një dënim me burg si i burgosur politik i kësaj narkoqeverie , ka publikuar një tjetër letër nga qelia.

Salianji reflekton mbi gjendjen e tij, kushtet e burgut dhe realitetin e Shqipërisë së sotme. Ai i krahason kushtet e tij me atmosferën e rënduar politike dhe shoqërore në vend, duke kritikuar qeverinë për keqqeverisje dhe dështime institucionale.

Salianji përmend vrasjen tragjike të një 14-vjeçari, duke e cilësuar si simbol të dështimit të strukturave shtetërore për të mbrojtur qytetarët. Duke vënë theksin tek mungesa e reagimit masiv të shoqërisë, ai i bën thirrje qytetarëve të rezistojnë, të shprehen dhe të manifestojnë për ndryshim. Letra prek temën e apatisë dhe indiferencës, duke e konsideruar si rrezikun më të madh për demokracinë. Sipas tij, heshtja dhe mospjesëmarrja janë terreni ideal për forcimin e tiranisë. Për Salianjin, zgjidhja qëndron tek revolta dhe mobilizimi qytetar.

LETRA E SALIANJIT:

Letër nga qelia 6 #Manifesto

Nga Ervin Salianji

Për ta ndryshuar situatën, duhet të qendrojmë, të rezistojmë, të ngremë krye.

Shkurtimi i ditës, i ftohti dhe lagështira nuk e kursejnë këtë anë ku është vendosur burgu i Fierit dhe as qelinë nr 6. Këto kushte atmosferike nuk e bëjnë aspak më të mirë një dënim politik. Por, edhe më të rëndë e sjell atmosfera jashtë. Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shipërinë tonë. Punët po shkojnë përherë e më keq.

Teksa parakalon rëndshëm propaganda qeveritare sikur në polici dhe në Ministrinë e Brendshme po bëhet nami me konkurse e ndryshime, pasiguria për jetën ka shkuar në skaj.

Vrasja e 14-vjeçarit në derën e shkollës, pas një sherri të përsëritur, tregon dështimin skandaloz të gjithë qeverisë bashkë me atë dyzinë strukturash që ka në varësi, që janë aty, e kanë për detyrë të parandalojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin.

Nuk mundem as ta imagjinoj se si ndihen prindërit e Martinit. Ama në ekran pashë se i ati dhe e ëma u shfaqen me një kurajo të jashtëzakonshme. Dhe me një mesazh frymëzues. As histeri, as thirrje për hakmarrje. Dhe patën edhe empati, kur thanë se edhe prindërit e autorit s’duhet të jenë të lumtur, pasi asnjë baba nuk do që i biri të bëhet kriminel. Kërkuan drejtësi.

Ky ishte një prej manifestimeve më prekëse dhe më ndikuese besoj në opinion në kohët e fundit. Po ashtu dhe protesta që prindër dhe qytetarë bënë të enjten, marshimi i tyre nga vendi i ngjarjes tek Ministria e Arsimit, ku një ogertë u shfaq në një dritare për të kujtuar këdo se sa arrogante dhe e panndjeshme është rilindja.

Mësohet se fjala “Manifestim”, ka dalë më e popullarizuara, më e kërkuara në botë, sipas fjalorit britanik “Cambridge Dictionary”.

Në fusha të ndryshme, ka kuptim të ndryshëm. Ne si shoqëri në gjendjen ku jemi, kemi nevojë për sensin, manifestim, për të shprehur, për të kërkuar, për t’i dhënë zë asaj që aspirojmë, asaj që duam, asaj që meritojmë.

Europa ku duam të shkojmë, duket kaq larg me aktet që bën sot qeveria e kryeministri.

Vetëm një grimë, një hije, një tentativë reduktimi i lirisë të ketë, në një vend normal të kontinentit dhe në perendim, do të shohësh që kjo do të shoqërohej me manifestime masive.

Edhe pse sot pranohet nga shumë studiues se rreziku më i madh që i kanoset demokracisë është tirania e të ndenjurit mënjanë e qytetarëve, pra apatia.

Tek ne kjo është edhe më e theksuar për fat të keq. Dhe është po ashtu, terreni më i mirë për sunduesin që ka qejf ta shfaqë veten si artist.

Unë shpresoj se manifestimi, revolta, do ta gjejë humusin dhe tek ne dhe do të popullarizohet. Nëse duam një vend normal, duhet ta kërkojmë atë.

Nëse duam zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të maniftojmë për to.

Nëse duam në fund të fundit drejtësi, duhet të gjakojmë për drejtësi.

Asgjë nuk vjen vetë. Aq më keq po tja lësh në dorë qeverisë dhe kryeministrit. Ai ka treguar se zgjedh banditin dhe trafikantin ndërkombëtar të drogës, përpara çdokujt tjetër. Dhe për të mbrojtur një të tillë, sajoi farsën më të paprecedentë gjyqësore, dhe urdhëroi dënimin tim me 1 vit burg.

Kjo erdhi, pasi unë bëra një manifestim. U shpreha, me zë të lartë kundër drogës, kundër kanabizimit, kundër krimit, kundër lidhjes së krimit me Ministrin e Brendshëm, me qeverinë, po në 11 vitë luftova e do vazhdoj të luftoj duke denoncuar modelin e kriminelit që kontrollon institucionet duke u kthyer në model për shoqërinë! Atë që shoqëria duhet ta izolojë Edi Rama e promovon, e ate që duhet ta prokovojë shoqëria si model qeveria e mënjanon dhe e syrgjynos.

Duke parë pasojat, dikush mund të mendojë se manifestimi qenka me kosto. Por, padyshim se më e lartë është kostoja e heshtjes, e qendrimit mënjanë.

Të gjitha paudhësitë e të keqiat, të gjitha të ligat e qeverisjes që kemi, e planeve djallëzore për ndarjen e pasurive dhe të buxhetit të shtetit me klientelë, përvetësimi dhe grykësia e madhe ministrore, këtë dëshiron. Që të mos ketë manifestim e revoltë!

Po shqiptarët nuk duan këtë. Kjo është e sigurtë. Po për ta ndaluar, e për ta ndryshuar situatën, duhet ta kërkojnë, të qendrojnë, të rezistojnë, të ngrenë krye. Të manifestojmë. #26Nëntor

Boshatisen qendrat e emigrantëve në Shqipëri! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri, kthehen në Itali

Të gjithë punonjësit socialë të ‘Medihospes’, organit drejtues të Qendrave Italiane në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve, do të largohen nga Shëngjini dhe Gjadri për t’u kthyer në Itali.

kampi shengjin

Sipas, TGCom, operatorët e qendrave të emigrantëve dhe efektivët e policisë do të kthehen në vendin e tyre brenda fundjavës.

Media italiane raporton se nga Ministria e Brendshme rezulton se qendrat mbeten funksionale dhe të mbikqyrura: aktualisht, nënvizojnë burime nga Ministria e Brendshme, stafi është reduktuar dhe ndryshon sipas nevojave të momentit.

Në Gjadër mbeten vetëm 7 punonjës të Medihospes që merren me administrimin dhe pastrimin, si edhe staf shqiptar, përfshirë personelin shëndetësor.

Sipas La Repubblica, operatorët e tjerë do të kthehen të dielën (24 Nëntor) në Itali.

Deri më tani, si transferimi i parë i emigrantëve, ashtu edhe i dyti përfunduan me kthimin e azilkërkuesve në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Romës, e cila ia referoi çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. gsh

“Autori kishte thënë ‘prisni çfarë do ndodhë sot’”- Vrasja e 14-vjeçarit, zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit te “Fan Noli”: Autori nxori thikën në klasë, e dinin të gjithë (Audio)

Krimi që tronditi të madh e të vogël, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani mund të ishte parandaluar. Kjo pasi konflikti kishte nisur prej disa ditësh dhe për këtë ishin në dijeni dhe stafi i shkollës. Prindërit e shkollës “Fan Noli” akuzojnë mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës për mosmarrjen e masave pasi ishin në dijeni të konfliktit.

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan Noli” pas ngjarjes së rëndë. Në audio dëgjohet një prind që i kërkon llogari mësueses dhe thotë se stafi i shkollës kishte dijeni se i mituri ishte i armatosur.

Sipas prindërve, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesja, drejtoresha, psikologia e shkollës “Fan Noli” dhe oficerja kanë qenë në dijeni të thikës që 14-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit mbante në shkollë, ditën e ngjarjes.

“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficeren. Gjithë çfarë kanë qebë. Edhe psikologu ishte në dijeni”, thotë prindi”.

14-vjeçari u kishte treguar thikën nxënësve të klasës dhe u kishte thënë se për kë e kishte marrë.

 

“Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, dëgjohet në audio.

Në bisedë prindi kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë dhe akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.

Martin Cani mbeti i vrarë më 18 nëntor në kryeqytet, pas një sherri me thika. Policia arrestoi si autor të vrasjes 14-vjeçarin M.P., ndaj të cilit është ngritur akuza e vrasjes në rrethana cilësuese. I plagosur mbeti dhe shoku i viktimës. Sherri mes të miturve kishte nisur prej ditës së premte çka ka bërë të ngrihen shumë pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin.bw

Konstitucionalisti Dervishaj: Apriori, me vendimin e djeshëm, GJK e ka rrëzuar arrestin shtëpiak ndaj Berishës si jo kushtetues

Vendimi vetëkundërshtues i Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berisha, ka qënë temë e diskumit që moderatoja e Syri, Armela Ferko, ka zhvilluar me konstitucionalistin Bledar Dervishaj.

Devishaj theksoi në fjalën e tij se përbërja e GJK është vullnet i tre institucioneve kryesore të vendit, Parlamentit, Presidentit dhe Gjykata e Lartë. Në shumë vendimmarrje të saj Gjykata Kushtetuese ka surprizuar për mirë komunitetin e juristëve, por po ashtu në shumë raste ka surprizuar për keq, siç është rasti i fundit për vendimin ndaj Berishës.

“Nuk është një zhillim pozitiv për drejtësinë dhe as për të ardhmen se si këto çështje të kësaj natyre mund t’i ndeshim sërish përpara asaj trupe gjyqsore. Na ka surprizuar GJK për keq edhe në rastin e marrëveshjes së dy kryeministrave, italian dhe atij shqiptar për çështjen e emigrantëve. Po të shikojmë shumë qartë se si gjykata të niveleve të zakonshme në Itali po vendosin masa preventive për kthimin e emigrantëve aty ky kanë qenë, ndërkohë që kjo marrëveshje do duhet të ishte parë më mirë nga kjo gjykatë dhe të mos anashkalohej siç u bë.

Vijmë te ky vendimi i fundit. Unë e kuptoj tendecën e Gjykatës Kushtetuese sa i takon mosmarrjes përsipër të kostove për të dhënë drejtësi, arrij ta nuhas dhe duket qartë. Bën një piruetë Gjykata Kushtetuese kur vjen puna te interpretimi i normave dhe sidomos te interpretimi përfundimtar duke i ndarë të drejtat dhe liritë e njeriut në disa fraksione. Të drejtat dhe liritë themelore të njëriut, thotë Kushtetuta në nenin 15 të saj janë të pandashme, të patjetërsueshme dhe qëndrojnë në themel të rendit tonë juridik. Tek liria e deputetit, gjykata i ndan. Lirinë e lëvizjes e lëvizjes e trajton në krahasim me të drejtën që ka deputeti, mbrojtjen që i ofron kushtetuta, ndërsa lirinë personale e trajton më vete. JO. Qoftë liria personale, qoftë dhe liria e lëvizjes hyjnë tek ajo normë e të drejtës, në një kapitull që përfshin lirinë dhe të drejtat vjetjake. Ç’ka do të thoqë që, n.q.s Kuvendi nuk ka dashur ta saktësojë ashtu siç GJK mendoi dhe e shprehu, nuk është Gjykata Kushtetuse ajo që duhet të shkuajë një normë të re, një kushtetutë, sepse interpretim nuk ka bërë. Ka shkruar një normë të re. Sepse interpretim nuk ka bërë. Interpretim nuk ka bërë. Në qoftë se Kuvendi ka thënë deputetit nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme apo ndaj tij nuk mund të ushtrohet kontroll banese dhe personal, ky paragraf nuk mund të shikohet i veçuar kështu si Gjykata Kushtetuese e ka parë vetëm me nenin 38, por duhet parë në tërësi dhe kontekstin e saj duke iu referuar edhe parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.”,- tha Dervishaj.

Më tej konstitucionalisti theksoi se Kuvendi i ka ndarë masat kufizuese për deputetin dhe nëse Kuvendi do të donte mund ta kishte përcaktuar ndryshe.

“Apriori do të thotë që në çështjen që ka në shqyrtim ende të pazgjidhur në gjykimin kushtetues, pra të arrestit në shtëpi,  automatikisht Gjykata Kushtetuese e ka shprehur mendimin e saj që ai vendim duhet shfuqizuar. Në qoftë se e ka në lëndë shqyrtimi nuk duhet të vononte, bile në qoftë se e ka të adminitruar do duhet t’i bashkonte bashkë dhe të mabronte punë.

Rezoluta e PPE, Bardhi: Rikonfirmon ndërkombëtarisht të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në Shqipëri

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas miratimit të rezolutës së asamblesë politike të Partive Popullore Europiane për gjendjen e rëndë të demokracisë në Shqipëri.

Sipas Bardhit, rezoluta e miratuar sot nga Partitë Popullore Europiane (EPP), familja më e madhe politike në Parlamentin Europian, rikonfirmon edhe njëherë ndërkombëtarisht që të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në Shqipëri, për gjendjen dramatike ku ndodhet vendi, janë legjitime dhe të drejta.

Në Rezolutën e miratuar EPP shpreh shqetësimet e saj lidhur me:

Gjendjen e integritetit institucional që reflektohet në korrupsion endemik dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së;

Çdo persekutim politik të pretenduar ndaj liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, që po përballen me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile;

Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave;

Dështimin për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Përkeqësimin e ndjeshëm të peizazhit politik me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, i shënuar nga standarde të dobëta zgjedhore dhe kujton paligjshmërinë e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatave elektorale;

Veprimet që kanë pakësuar më tej të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend, duke reflektuar shkelje më të gjera ndaj deputetëve të opozitës.

Prandaj, Partia Popullore Evropiane (EPP):

U bën thirrje autoriteteve kombëtare të respektojnë angazhimet e Shqipërisë për të drejtat kushtetuese dhe standardet demokratike ndërkombëtare, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë dhe pa persekutim dhe frikësim të opozitës, veçanërisht me afrimin e zgjedhjeve;

Shpreh mbështetjen e palëkundur për përpjekjet e Partisë Demokratike drejt anëtarësimit në BE dhe përkushtimin e saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke njohur rolin e tyre në mbështetjen e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe nënvizon të drejtën legjitime të opozitës për protesta paqësore;

I kërkon Kuvendit të Shqipërisë të intensifikojë përpjekjet e tij në mbështetjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore për të nxitur një Kod Zgjedhor më gjithëpërfshirës dhe gjithëpërfshirës duke theksuar nevojën për të adresuar të gjitha rekomandimet prioritare të përcaktuara nga OSBE/ODIHR dhe duke theksuar se udhërrëfyesi i qeverisë duhet të përfshijë reformat zgjedhore të bazuara mbi udhëzimet e OSBE/ODIHR;

I kërkon autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike;

Thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet. sn


Send this to a friend