VOAL

VOAL

Ilir Meta: Ja 2 dështimet më të mëdha të Edi Ramës

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisja e të cilit ka degraduar, sidomos në dy vitet e fundit.

Meta tregoi edhe dy dështimet më të mëdha të Edi Ramës: “Mendoj se dështimet më të mëdha janë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe të çështjes së drogës, që është një gjë e tmerrshme për Shqipërinë…”,- tha ai.

Z. Meta, duket se dashuria ose afrimi me z. Rama ka mbaruar…

Nuk është çështje dashurie, por është çështje përgjegjësie dhe përgjegjshmërie… Z. Rama ia dhamë shansin, ia dhamë mundësinë, por degradimi i qeverisjes së tij është i tmerrshëm, sidomos në dy vjetët e fundit. Përpjekjet e tij për të uzurpuar të gjitha pushtetet në vend janë të papranueshme dhe jashtë çdo lloj koncepti demokratik, kështu që kjo është një histori që besoj se do ta marrë përgjigjen shumë qartë më 25 qershor dhe as shefi i ri i OSHEE-së nuk e shpëton dot, pavarësisht nga angazhimi dhe zelli i tij. Ai po e bën mirë detyrën e tij, me thënë të drejtën…

Po punojnë aq mirë sa edhe stafet duket se i kanë bashkuar e po punojnë bashkërisht. Po më kujtohet kolegu ynë që ishte para pak ditësh, Edi Rama, më duket se Fuga ishte kryetari i fushatës elektorale…

Është i përbashkët ai…

Po pra, dukej si i përbashkët se, sapo doli Rama te Arjan Çani, e konfirmoi edhe Lul Basha që do të jem të premten tjetër aty. Pra, duket se i kanë bashkuar edhe stafet…

Është një gjë e mirë, se në fund të fundit një rilindje është, që nuk ka lidhje as me PS-në, as me PD-në, as me vlerat tradicionale historike të dy partive.

Po Edi Rama është më mjeshtër për t’i bërë këto.

Po, normal, se është edhe piktor dhe ngjyrat i bën më mirë…

Po, se e shau republikën e re të Lul Bashës, tha se duket si reklamë birre…

Po mund t’i bëjë ndonjë dizajn tjetër, kështu që ta ndihmojë pak…

Mund t’ia bëjë edhe ky vetë që republika e re të bëhet më e bukur. Tani, a mund të na thoni sot për publikun, z. Meta, se jeni edhe në fushatë elektorale dhe është mbase edhe e rëndësishme, dështimet më të mëdha të Edi Ramës në qeverisje.

Mendoj se dështimet më të mëdha janë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe të çështjes së drogës, që është një gjë e tmerrshme për Shqipërinë…

Meta tregon prapaskenat: Pakt Rama-Basha për të më goditur mua dhe Berishën

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta foli hapur në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 kur tha se Rama e Basha edhe në të kaluarën kanë bërë marrëveshje të fshehta kundër tij.

Duke treguar dy prej tyre, Meta tha se jo vetëm kanë tentuar të gadasin atë por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Z. Meta, për publikun u krijua ideja se marrëveshja Rama-Basha ishte një marrëveshje e prodhuar nga rrethanat, një marrëveshje spontane që erdhi aty për aty. Në fakt, duket sikur edhe ju ratë pre e kësaj ideje. Unë kam idenë që gjithçka vjen më përpara sesa ai gjoja spontanitet i 5 orëve të uljes së tyre. Nuk është Edi Rama nga ato që merr vendimet e Uillson Çurçillit, ulet po themi në luftë dhe merr një vendim aty të menjëhershëm, duket më e vjetër kjo…

Unë mendoj se të dy këta politikanë nuk janë aq të qëndrueshëm sa të bëjnë marrëveshje shumë afatgjata dhe tepër serioze. Mendoj se janë dy politikanë që tiparin thelbësor kanë paqëndrueshmërinë, jo vetëm në raport me njëri-tjetrin, por edhe me cilindo.
Në rastin konkret mund të them se raporte dhe marrëveshje të fshehta midis tyre ka pasur vazhdimisht në të kaluarën, siç kanë qenë ato për të më goditur mua me inskenime, si rasti Doshi-Fufi, që nuk kishte asnjë lidhje.

U përdor Partia Demokratike për të bërë zhurmë në të gjithë botën, që unë doja të eliminoja dy deputetë. Njëkohësisht edhe rasti CEZ-DIA ku praktikisht z. Basha u bë zëdhënësi kryesor i fabrikimeve që shkonin nga zyrat e Rilindjes, këto me fakte të pavërteta, që synonin goditjen time, por njëkohësisht edhe goditjen e z. Berisha që ishte kryeministër në atë periudhë. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me dy individë të cilët u bashkuan për shkak të interesit të tyre personal.
Në radhë të parë, në raport me partitë e tyre, sepse duket që pas kësaj u fshinë të gjithë emrat e njohur të Partisë Demokratike…

Rama: Hera e parë që festojmë bashkë ditëlindjen e PS dhe të Bashës

TIRANE– Nga festa me rastin e 26-vjetorit të themelimit të PS-së, kryetari i socialistëve, Edi Rama nuk nguroi që të përmendte faktin se sot ka ditëlindjen edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në fund të fjalimit të tij, që ndryshe nga herët e tjera ishte i shkurtër, Rama tha se për herë të parë festohen në një ditë ditëlindja e PS-së dhe dita e lindjes së Bashës. Kryeministri la të nënkuptuar se tashmë PS-PD janë bashkë, duke marrës shkas dhe nga marrëveshja e 18 majit, ku opozitës iu dhanë 6 ministri, përfshi dhe posti i zv.kryeministrit.

“Ndoshta nuk është e parëndësishme të thuhet në punë, që është hera e parë që festojmë ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe ditëlindjen e kryetarit të PD-së”, e mbylli fjalimin e tij Rama, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, ku i vetmi demokrat i deklaruar ishte doktor Halim Kosova, kandidat për deputet i opozitës në Tiranë.

Nano – Ramës për 26 vjetorin e PS: Boll me pseudoaleanca, fitore Rilindjes!

TIRANE- Lideri historik i së majtës, Fatos Nano ka uruar sot Partinë Socialiste me rastin e 26-vjetorin të themelimit të saj. Ka qenë pikërisht kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së ai që ka postuar mesazhin e Nanos në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Mesazhi i ish-kreut të socialistëve nis me një urim drejtuar Ramës dhe Gramoz Ruçit, ndërsa iu përcillet të gjithë të majtëve.

Nano teksa vlerëson kontributin e PS-së, shpreh bindjen e tij se fitorja e saj do jetë e garantuar në 25 qershor. Mes të tjerash Nano jep dhe një mesazh të qartë për PS-në dhe rrugën që duhet të ndjekë pas zgjedhjeve forca politike që ai themeloi, ndërsa nënvizoi faktin se Rilindja do jetë e pakthyeshme dhe pa pseudoaleanca. Mesazhi i urimit nga Nano vjen vetëm 3 ditë pas takimit që ai zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare në Durrës.

SMS NGA FATOS NANO:
Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!

Bujar Daka: Jam në shtëpi

SHKODËR- Bujar Daka u shpall në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij Florian Daka si porositës të dyshuar të vrasjes së komisar Artan Cukut. Por në një rrëfim ekskluziv për News24″ e “BalkanWeb”, Bujar Daka deklaron se nuk është ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia.

Ai thotë se ndodhet në shtëpinë e tij duke kryer punime.
“S’jemi ndaluar dhe as marrë në pyetje nga policia. Jam në shtëpi duke kryer punime. S’kam lidhje me vrasjen e Cukut, jam i lirë. Kam qenë në burg në Zvicër, por Mikel Shallarin nuk e njoh. Shallarin e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam asnjë lidhje me të. Ne nuk kemi për të ngrënë e jo më të paguajmë vrasës. Jam i lirë dhe nuk e di pse policia ma përmend emrin. Edhe vëllai, Floriani është i lirë”, ka deklaruar Bujar Daka.

Policia tha sot se dy vëllezërit Bujar dhe Florian Daka janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë porositur vrasjen e komisar Cukut me motiv hakmarrjen. Pasi vëllai i tyre Agim Daka u vra në zyrën e komisarit në vitin 2005 dhe ngjarja u raportuar si vetëvrasje.

I dyshuari për vrasjen e komisarit mori porosi nga burgjet e Zvicrës?

Mikel Shallari, i arrestuar për vrasjen e Artan Cukut, është vetëm 24 vjeç, por me një CV “të pasur” penale, brenda dhe jashtë vendit. Kur ishte adoleshent, është proceduar dy herë për kundërshtim të punonjësve të Policisë në Kuçovë. Madje, një herë edhe gjatë kohës kur zv.drejtor i Policisë së Beratit ishte Artan Cuku, shkruan “Panorama”. 

 

Për këtë arsye, grupi hetimor po heton edhe ndonjë mundësi “hakmarrjeje” nga ana e Shallarit ndaj Artan Cukut, pikërisht për ndalimin e tij në atë kohë. Megjithatë nuk ka asgjë të konfirmuar në këtë drejtim.

Por sikur të mos i mjaftonin problemet me ligjin në Shqipëri, aktivitetin e tij kriminal Shallari e vijoi edhe jashtë kufijve. Burimet thonë se kur ishte 21 vjeç, ai u arrestua dhe u dënua në Zvicër, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në burgjet zvicerane nuk qëndroi gjatë, duke qenë se përfitoi nga fakti që ndalohej për herë të parë atje dhe praktika ligjore e autoriteteve në Zvicër e “fali” vetëm me disa muaj heqje lirie.

Por kjo kohë duket se ka qenë e mjaftueshme për 24-vjeçarin për të zënë miqësi në burg. Burime të rezervuara thanë dje se ka dyshime që në burgjet zvicerane Mikel Shallari është njohur me shtetas shqiptarë që kanë pasur “probleme” me ish-drejtorin e Policisë, Artan Cuku.

Edhe kjo miqësi po verifikohet me prioritet nga grupi hetimor, si një motiv i mundshëm për vrasjen e Cukut mbrëmjen e 8 prillit.

“Sigurisht që është një person me precedentë, i evidentuar dhe i skeduar”, tha dje drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

JETA E AUTORIT

Personi që ekzekutoi Artan Cukun, Mikel Shallari, ka lindur në fshatrat e Skraparit, më pas bashkë me familjen janë zhvendosur në Kuçovë. Deri në muajin tetor të vitit të kaluar, ai ka jetuar në fshatin Dikater të Kuçovës, nga ku u largua në kohën që motra e tij fitoi të drejtën e studimit në Tiranë.

Që nga ajo kohë, 24-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në Qytetin Studenti bashkë me të motrën. Para tre muajsh, edhe prindërit e tij u larguan nga Kuçova drejt Tiranës, pasi i ati i tij gjeti një punë si shofer në kryeqytet. Ndërsa thuajse çdo fundjavë ata udhëtonin drejt fshatit Dikater, që ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit të Kuçovës, ku bashkë me prindërit punonin tokën dhe hardhitë rreth shtëpisë.

Mikel Shallari kishte mbaruar studimet në shkollën e mesme profesionale “Myrteza Kepi”, i njohur edhe si Teknikumi i Kuçovës, ndërsa nuk e kishte fituar të drejtën për në universitet, ashtu si motra e tij. Në Kuçovë ai kishte kryer punë të ndryshme, ndonjëherë edhe duke emigruar, por në Tiranë nuk kishte filluar ende të punonte. Aktualisht ai ishte në një lidhje dashurie me një vajzë nga Lushnja, me të cilën ishte i shoqëruar edhe në momentin e arrestimit.

TE AFERMIT

Policia e Tiranës ka shoqëruar dje për të marrë në pyetje edhe familjarët, të afërm e miq të 24-vjeçarit Mikel Shallari. Por burimet thanë se këta persona nuk kanë dijeni për ndonjë problem të mundshëm që ai mund të ketë pasur me Artan Cukun, madje nuk e besojnë që ai mund të ketë gisht në vrasjen e tij, edhe pse tashmë ky është një fakt i pakundërshtueshëm për grupin hetimor.

Ata kanë deklaruar se Mikel Shallari është një person i qetë, që i shmang problemet dhe që nuk është ngatërruar asnjëherë me probleme kaq të rënda, qoftë për vete, apo për miqtë e tij.

Vrasja e Cukut – Shpallen në kërkim edhe porositësit (emrat)

Zbulohen emrat e dy vëllezërve me mbiemrin Daka nga Shkodra që janë shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Artan Cukut, pas arrestimit nje dite me pare te autorit te dyshuar.

Dy vëllezërit nga Tropoja, Bujar dhe Florin Daka u shpallën në kërkim nga policia sot paradite.

Vëllezërit Daka ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen që pasi ajo ndodhi. Vëllai i tyre, Agim Daka, u vetëvra pas 11 orësh në polici me armën e komisar Cukut disa vite më parë.

Kush është Agim Daka, që vrau veten me armën e komisar Artan Cukut

Momenti më i rëndë i Artan Cukut në Policinë e Shtetit ka qenë një ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Në mars të atij viti shtetasi Agim Daka, 25 vjeç, nga Shkodra, vrau veten me armën e Artan Cukut, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ndodhi brenda në zyrat e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku viktima u shoqërua pasi ngjante shumë me të vëllanë, Bujar Daka, i cili ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Më konkretisht, viktima Agim Daka, teksa po merrej në pyetje në zyrën e shefit të Krimeve të Komisariatit nr.4, Artan Cuku, arriti t’i merrte armën këtij të fundit.

I ndaluari që po merrej në pyetje qëlloi veten me armën e shefit të Krimeve të Policisë dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje ishte një incident i rëndë për Artan Cukun, i cili u pezullua nga detyra për disa javë, derisa hetimi e nxori të pastër nga kjo ngjarje.

Mirëpo, pavarësisht vendimit të organeve drejtuese të Policisë dhe asaj çka vendosi prokuroria, familjarët e Agim Dakës bënë akuza edhe publike ndaj Policisë, edhe ndaj Artan Cukut. Agim Daka ishte shoqëruar nga Policia në zonën e Vorës, ku u ndalua nga një postbllok i Komisariatit nr.4.

Ai u ngjau policëve me të vëllanë, Bujar Dakën, i cili ishte larguar nga komisariati i Policisë së Shkodrës, ku kishte qenë i ndaluar. Ndërkohë, në mesin e shkurtit 2005, gruaja e Agim Dakës ishte gjetur pa jetë dhe nga hetimet doli se kishte humbur jetën nga helmimi.

Në momentin kur kreu vetëvrasjen me armën e Artan Cukut mësohet se Agim Daka ka qenë duke u marrë në pyetje në zyrat e Policisë pikërisht për vendndodhjen e vëllait të tij, që ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Artan Cuku ishte marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zyrën e tij me 25-vjeçarin nga Shkodra. Shefi i Krimeve të Komisariatit nr.4 në atë kohë ka thënë se viktima qëndroi vetëm 5 minuta në zyrën e tij.

Cuku ka shpjeguar se as vetë nuk e kishte kuptuar se si i ndaluari kishte marrë armën e tij dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Artan Cuku ka thënë në dëshminë e tij se i ndaluari ia mori armën në një moment kur ai kishte hequr xhaketën në zyrë, por të afërmit e 25-vjeçarit akuzuan se Agim Daka ishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht për të treguar informacione në lidhje me vendndodhjen e vëllait të tij.

Mikesha e Mikel Shallarit e shoqëruar për vrasjen e komisarit – Çako: Do sqarojmë…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se provat e mbledhura deri tani çojnë te Mikel Shallari si vrasës i komisar Artan Cukut.

 

Gjatë konferencës për shtyp ai u pyet edhe për faktin se përse ishte shoqëruar mikesha e Shallarit dhe cila ishte lidhja e saj me vrasjen.

Cili është roli i të dyshuarit Shallari në ngjarje? Është ekzekutor apo porositës?

Roli i Mikel Shallarit është ekzekutor.

A keni shpallur ndonjë të dyshuar si porositës dhe cila është pista që dyshohet?

Ka edhe persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe që janë bashkëpunëtorë. Roli i të cilëve do të përcaktohet gjatë hetimit me kalimin e kohës. Pista është sekret profesional. Besoj se Prokurori mund të shpjegojë më shumë.

Keni arritur të gjeni prova sa i përket armës së krimit dhe a janë dy bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar për ta fshehur atë?

Provat e administruara deri në këtë moment janë të konsiderueshme. Vazhdojmë punën për dokumentin e plotë të dy bashkëpunëtorëve.

Mikel Shallari ka dalë jashtë vendit, ka qenë vrasës me pagesë?

Detajet i përkasin hetimit. Çdo moment tjetër do zbardhet në një moment të dytë.

Burimet flasin edhe për dy të shoqëruar, mikesha e Mikel Shallarit dhe një person tjetër. Janë të dyshuar për ndonjë vepër penale?

Gjithçka është në procedurë, do sqarohet pozita e gjithësecilit që është shoqëruar në këtë ngjarje.

Basha me fëmijën – tall kryeministrin: E paske timonin si të Ramës

Gjatë bashkëbisedimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur gjatë kësaj të diele me banorë të “Unazës së Re” në kryeqytet, ai ka gjetur kohë të bëjë edhe një batutë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një moment, një fëmijë i vogël është shfaqur përpara kryetarit të PD-së, i cili nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të lëshuar batutën, pasi fëmija mbante në duar një timon.

d3ab6dda-de69-4bbe-ac5c-b32b8eb517ee

“O, shih kush erdhi, erdhi ky i timonit. Po më shpjegon si funksionon timoni. Ky është sinjali, muzika, boria, po ekonominë ku e ke? E paska si timoni i Edi Ramës, pa ekonomi”, tha mes të qeshurave Lulzim Basha.

Meta shan: Rama-Basha, dy ish-emigrantë që duan të përzënë gjithë shqiptarët. Kapitenit të kanabisit i erdhi fundi…

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në prezantimin e kandidatëve  të LSI-së në Lushnje deklaroi se koha e politikës së vjetër të pabesive do të marrë fund më 25 qershor.

Meta u tha se dy partitë PS dhe PD kanë dështuar në zhvillimin e vendit.

“Dy ish-emigrantë duan të përzënë gjithë shqiptarët nga vendi”, tha Meta.

Ai shtoi se “arroganca, konflikti politik, përçarja dhe pabesia duhet të marrin fund”.

Meta gjithashtu bëri thirrje nga Lushnja që dy kryetarët të largoheshin nga Shqipëria, dhe emigratët të ktheheshin në vend.

“Njerëzit duan të ikin nga Shqipëria sepse siç shkruante Dritëroi në vitin ’94, kur Saliu i parë u çmend dhe donte të bënte dhe ai një Kushtetutë të merrte një tepsi të madhe për vete, Dritëroi shkroi: Në vendin tim në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë po i çmend.

Ndaj i bëj thirrje 600 mijë të rinjve dhe të rejave të mos u shkojë mendja të largohen nga vendi më i bukur në botë.

Por jo vetëm të rikonfirmojnë votën për LSI-së si forcë e parë ,por dhe të kërkojnë votën e familjarëve.

1 milionë shuplaka kundër oligarkisë.

Bënë marrëveshje që të marrin si shushunja fshehurazi koncesionet.

Shqiptarët janë të mençur dhe para se të ikin 56% e shqiptarëve për shkak të këtyre të dyve, të kthejmë këta në emigracion e shqiptarët të kthehen në Shqipëri”, tha Meta.

“Timonieri i lodhur e ka mendjen vetëm te karrigia e tij, ndërkohë populli largohet.

Kjo është arroganca e tij.

Erdhi fundi i kapitenit të kanabisit, që shantazhon njerëzit për votë për të mbajtur në punë shushunjat e koncesioneve”, tha Meta.

Kreu i LSI-së ka komentuar dhe akuzat ndaj ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ai tha se ata që e akuzojnë sot, i çuan lekët e fermerëve vetëm për kulla dhe projekte pa kuptim.

Publikohet fotoja e të arrestuarit për vrasjen e Artan Cukut (FOTO)

Ky është Mikel Sh. personi i ndaluar nën dyshimin se është vrasësi i ish –drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku.

24 –vjeçari u kap në makinën e tij në shoqërinë e një vajze dhe një mikut të tij.

Ai po merret në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës në lidhje me vrasjen.

Ndalimi i tij u bë me urdhër të prokurorisë, pasi ADN e tij përkon me ADN –në e gjetur në një bluzë që dyshohet se u përdor nga vrasësi i Cukut dhe u hodh disa metra larg vendit të krimit.

Mikel Sh. është person me precedent penalë si shpërndarës dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Artur Zheji i turret Edi Ramës: Ish kryeministrit t’i veshim pizhame dhe ta fusim…

Gazetari dhe analisti Artur Zheji i është përgjigjur në distancë kryeministrit Rama pasi një ditë më parë ky i fundit e cilësoi atë si kosh mbeturinash.

Zheji, në një shkrim të tijin ka shpërthyer ndaj kryeministrit duke thënë se ai duhet futur në çmendinë.

Gazetari është mjaft i ashpër në shkrimin e tij  botuar në 360 gradë.

“Nga ana njerëzore duhet ti shtrydhim portokalle dhe ta marrim me të mirë, se ka timonin e Shqipërisë ditëzezë ky derëziu, por duhet ti vishen sa më shpejt ca pizhama të bollshme spitali dhe të rrehatohet diku, ku të dërdëllisë lirisht, por të mos bëjë dot dëme.

Se kjo është e rëndësishme.

Ti lihet madje edhe një sallë e madhe, si ish kryeministër që është, të vendosë diku në një qoshe Fugën e Vogël dhe të shajë kështu, me grila të mbyllura, të gjithë dhe për gjithëshka, duke nxjerrë vrerin që i prodhon, tëmthi i prishur i trurit të prishur.

Madje të lejohet edhe të urinojë nëpër këtë sallë të posaçme spitali, ndërsa në dysheme, me penicat e tij, të shkruajë dhe zhgaravisë të gjithë ata që urren dhe përçmon, dhe të lejohet pra, edhe t’i urinojë përsipër një e nga një, duke u bërtitur si ti vijë dhe me sa zë ka.

T’i vendosë Fuga edhe ca kamera lodër, që ndizen fap e fup dhe ai të kujtojë se është vërtet live dhe po qe e mundur edhe të kurohet, se është një krijesë e lezetshme në fund të fundit. Sepse rrëfen se sa popull aventurier jemi, se sa të etur jemi si popull, për të sprovuar edhe këtë tyç burrë për kryeministër, që u ngjit lart duke u lëpirë dhe tash s’lë askënd pa pështyrë!

Kryeministër derëziu, nuk e mbajte dot trysninë e gjithë këtyre posteve dhe të gjithë këtyre intrigave që thurr e ç’thurr ditë e natë dhe po fillon e rrjedh live, çfarë dhimbje e madhe në planin njerëzor.

Dhe ta mendosh se kur e kisha shok dhe i thërrisja vlla, isha gati të zihesha me grushte dhe të futesha në çdo sherr, për këtë që sot e kemi kryeministër. Jo se jam penduar për atë kohë, por tani na duhet të gjithëve ne, që i kemi dhënë një dorë dikur për ta sjellë këtu ku është, të japim tash, përsëri një dorë për të zhbërë, çfarë aksidentalisht ka mbrritur në një post kaq të lartë”, shkruan Zheji.

Video – Gjesti i madh i Bashës, ja çfarë bëri kur takoi punëtorin e thjeshtë në Shkodër

Kreu i PD-së Lulzmi Basha, ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Shkodrës, ku është parë të ece në këmbë duke takuar çdo qytetar shkodranë.

Në një moment ai është ndalur në një punishte të vogël, të një qytetari të thjeshtë, ku nga pamjet duket se ai është një teknik i thjeshtë që merret me bërjen e kopjeve të çelësave, apo dhe me rregullimet të tjera.

Kryedemokrati Basha mesa duket i ka shkuar në një moment të pa përshtatshëm, pasi qytetari po punonte.

E ndërsa në derë e biznesit të tij të vogël shfaqet Basha, qytetari tenton të ndalojë punën por Basha i ka kërkuar që të fillojë të punojë.

Për pak çaste Basha e pa se si po punonte dhe në fund i ka kërkuar që ti japë dorën dhe është larguar.

Video/ Basha ironizon zyrën e LSI në Shkodër, por qytetarja e ndalon dhe i kërkon…

Kreu i PD-së Lulzmi Basha, ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Shkodrës, ku është parë të ece në këmbë duke takuar çdo qytetar shkodranë.

Ai është ndalur në çdo kafe, dyqan apo dhe lokal ku është takuar me qytetarët.

Ndërsa ne takim me qytetarët ai shoqerohej dhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi, ku nuk ka nguruar pa shkembyer dhe një batutë me të.

Gjatë ecjes së tij duke takuar qytetarët nëpër kafene apo nëpër bizneset e tyre, Basha kaloi edhe pranë një zyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Basha dhe i drejtohet kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi: “Voltanë isha në Kavajë, kalova te një si kjo (drejton gishtin nga zyra e LSI-së), i pyeta ju jeni parti apo biznes? Të dyja më thanë”.

Ndërkohë Ademi dhe të tjerët që ishin pranë Bashës qeshën me batutën e kryetarit.

Sakaq,  ne tekimin e tij, një qytetare që e takoi në rrugë e ka ndalur dhe i ka kërkuar që të bëjë foto në celularin e saj me të.
Por nga ana tjetër ajo nuk ka vënë re praninë e kamerave e ndërsa po përdorte telefonin për të shkuar tek aplikacioni i për të bërë foto, është stepur kur ka parë që kishte dhe kamera.
Qytetarja Shkodrane doli në foto me Bashën, ndërsa foton ua bëri një qytetare që ishte i pranishëm aty.

Ndërsa gruaja është dëgjuar të pyesë personin që i bëri foton nëse e ka bërë mirë.
Nga ana tjetër një tjetër qytetarë e ka ndalur kryetarin Basha në rrugë ku dhe i ka dhënë një letër.

Piktura të Eduart Lir për Shqipërinë ekspozohen në Tiranë, fotot e fundit të Rrugës Egnatia

Tiranë, 9 qershor – Në Pedonalen e Tiranës është ekspozuar një cikël i pikturave të anglezit Eduart Lir për Shqipërinë, një pjesë prej të cilave nuk janë publikuar më parë.

Auron Tare ka përzgjedhur pikturat dhe skicat e Rrugës Egnatia, si një mesazh për rivitalizimin e kësaj rruge, të cilat mund të konsiderohen si fotografitë e fundit të saj.

Në vitin 1848 Eduart Lir nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll.

Udhëtimi mori një kthesë të papritur për shkak se kishte rënë kolera dhe e vazhdoi udhëtimin përmes Selanikut e Manastirit.

Udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Kthehet në Tiranë dhe vazhdon të udhëtojë drejt Kavajës, Beratit, Ardenicës, Apolonisë, Vlorës, Himarës, Tepelenës, Gjirokastrës deri në Janinë.

Auron Tare thotë se përmes 100 pikturave të Lirit me temë nga Shqipëria, ka përzgjedhur atë pjesë që lidhet me promovimin e projektit të rrugës “Egnatia”.

“Arsyeja që po e bëjmë këtë ekspozitë është se mund të rikthehet si një intenerar i rëndësishëm që mund të kthejë edhe turistët në zona që sot nuk vizitohen nga turistët”, tha Tare.

Por çfarë e lidhte Lirin me vendin tonë?

“Lirin e lidhte me Shqipërinë e para sepse nuk ikte nga deti se kishte kolerë, por pati dhe një njohje me një shqiptarë me të cilin edhe bashkëjetoi dhe janë varrosur edhe bashkë, pra ka pasur edhe motive emocionale”, u shpreh Tare.

Poeti dhe piktori anglez Eduard Lir (1812-1888) ka qenë i pari udhëtar e shkrimtar që bëri një udhëtim të plotë nëpër Shqipëri, jug e veri.

Djali i Fahri Balliut e nis keq fushatën zgjedhore, prokuroria nis procedim penal

Klevis Balliu, kandidati i PD-së për në Korçë duket se duhet të përballet seriozisht me drejtësinë.

Një vizitë rutinë në një prej qendrave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, do t’i kushtojë shtrenjtë dhe do t’i rëndojë mjaftueshëm demokratit.

Prokuroria e Korçës bën me dije se pas publikimit të lajmit në media, ndaj kandidatit për deputet në qarkun e Korçës, ka nisur procedimi penal.

Balliu mendohet të ketë shkelur njëkohësisht dy ligje, kodin zgjedhor që pengon rreptësisht përdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.

VIDEO – Meta sulmon ashpër Ramën: Kush pi doping kujton se është i fortë. Në timon ke patur Nikon

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se ka inskenuar shkarkimin e drejtorit të Spitalit në Berat dhe procedimin ndaj deputetit Rahovica atje për presion ndaj administratës.

Meta tha se policia e lidhur me drogën po kërcënon votuesit në Berat që të mos votojnë LSI-në. Madje, Meta hodhi dyshime se Rama përdor substanca të ndaluara.

“Kush pi doping  mendon se është më i fortë, por zgjedhjet do tregojnë tjetër rezultat”, tha Meta. Ai i bëri thirrje policisë të mos i bëjnë presion qytetarëve.

Meta i ktheu përgjigje edhe për çështjen e timonin Ramën. “Që të jesh timonier duhet të kesh aftësi të ndryshme. Duhet të dish të frenosh. Sa për akuzat e timonit, ai ka patur Nikon aty. Nëse ia ka lëvizur njeri timonin të merret me Niko Peleshin jo me ne”, tha Meta.

Pasuritë përrallore të prokurorëve të Tiranës ! Prokurori që trashëgoi 10 apartamente dhe 10 dyqane!

 Prokurori që trashëgoi 10 apartamente dhe 10 dyqane.

Ne fakt prokuria eshte hallka e zinxhirit te drejtesise e cila jo vetem fle mbi dosje por me shume se gjysma e prokuroreve jane per procedim penal. Ndoshta  ne keto zyra , nje pjese e mire jane te paafte! Pjesa tjeter e korruptuar deri ne palce! Nuk mungojne edhe  prokurore ne vese si bizhozi etj.

Teksa ligjvënësit shqiptarë, nën presionin e fortë amerikan dhe evropian, po finalizojnë zbatimin e ligjit të Vetingut, njerëzit e drejtësisë vijojnë të befasojnë me pasuritë që deklarojnë. Gjatë vitit 2016, prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, deklarojnë apartamente, vila, dyqane, biznese, shuma të mëdha parash apo makina të reja. Pasuritë e tyre burojnë kryesisht nga pagat, trashëgimia, kreditë, qiratë etj.

Prokurori i Tiranës, Arian Përmeti, rezulton se ka trashëguar nga babait 10 apartamente, tre 100 për qind të pjesës dhe shtatë me 50 për qind të pjesës. Apartamentet kanë sipërfaqe 119 m2, 40 m2, 40 m2, 96 m2, 56 m2, 52 m2, 52 m2, 51 m2, 70 m2 dhe 53 m2. Prokurori Përmeti ka trashëguar edhe 10 qyqane, në përqindje të ndryshme, me sipërfaqe 177 m2, 97 m2, 18 m2, 42 m2, 48 m2, 97 m2 etj.

Ai ka trashëguar edhe 8 troje, kryesisht 1/6 pjesës, me sipërfaqe të ndryshe nga 3 000 m2 deri në 70 m2. Përmeti deklaron shumat 408 000 lekë, 4 mijë euro, 360 000 lekë, 190 000 lekë dhe 3 mijë euro të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve në emër të tij dhe tij dhe të Astrit Përmetit. Ndërsa prokurori Bledar Maksudi thotë se i ka dhënë borxh një shtetasi shumën prej 4 500 000 lekë, ka një llogari kursimi me 3 000 0000 lekë, ka blerë një filtër uji 2 466 euro si dhe një garazh 6 mijë euro. Ndërkaq, përpos deklarimit të pasurive të reja të paluajtshme, disa prokurorë kanë nisur të shesin apartamentet.

Prokurorët e tjerë
Disa nga njerëzit e organit të akuzës deklarojnë kryesisht vetëm pagat dhe kursimet që burojnë nga rroga. Referuar deklaratave të pasurisë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, bien në sy se prokurorët deklarojnë shuma parash cash në shtëpi. Prokurori i Tiranës Adriatik Cama deklaron 1 450 000 lekë gjendje cash në banesë.

Cama deklaron katër kredi bankare në shumat 5 528 818 lekë, 750 000 lekë, 600 000 lekë dhe 840 000 lekë. Ndërsa prokurori Adnand Xhelili deklaron 700 000 lekë cash, 1 302 132 lekë pagën e vjetore, 805 494 lekë pagën e bashkëshortes, 520 000 lekë pagën e djalit dhe 500 000 lekë të ardhura nga toka bujqësore me ullinj. Prokurorja e Tiranës Anila Papa deklaron 100 000 lekë cash në shtëpi dhe disa depozita bankare.

Prokurori Arben Nela thotë se gjatë vitit 2016, ka kursyer nga paga e tij dhe e bashkëshortes 6 mijë euro. Ai i ka falur babit një ambient 15.30 m2, ndihmës i banesës në Tiranë. Nela thotë se gjatë vitit 2016 ka shlyer një kredi 40 mijë euro.

Pasuria e disa prej prokurorëve në Tiranë, llogaritë bankare

Arian Përmeti, Prokuroria e Tiranës

Pas vdekjes së babait kam trashëguar:
Apartament 119 m2, 100 %.
Apartament 40 m2, 100 %.
Apartament 40 m2, 100 %.
Apartament 96 m2, 50 %.
Apartament 56 m2, 50 %.
Apartament 52 m2, 50 %.
Apartament 52 m2, 50 %.
Apartament 51 m2, 50 %.
Apartament 70 m2, 50 %.
Apartament 53 m2, 50 %.
Ndërtesë 424 m2 me truall 1 569 m2, 1/24 pjesë.
Dyqan 177 m2, 50 %.
Dyqan 97 m2, 100 %.
Dyqan 18 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 42 m2, 50 %.
Dyqan 48 m2, 1/12 pjesë.
Dyqan 97 m2, shtohet me 1/3 pjesë.
Dyqan 33 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 66 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 20 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 95 m2, 1/3 pjesë.
Dyqan 44 m2, 1/3 pjesë.
Tokë truall 435 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 108 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 1 000 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 282 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 417 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 3 100 m2, dhënë për ndërtim, 50 %.
Tokë truall 70 m2, 1/6 pjesë.
Tokë truall 3 000 m2, 1/6 pjesë.
Garazh 60 m2, 1/6 pjesë.
Tarracë 18 m2, 100 %.
Shtim në llogarinë bankare, 40 mijë euro, qerja e dyqanit.
Shtim i llogarisë, 3 693 572 lekë.
Pakësim i gjendjes cash, 2 500 000 lekë.
Gjendje cash nga të ardhurat vjetore, 1 700 000 dhe 10 000 USD.
Paga si prokuror, 1 051 725 lekë.
Paga e bashkëshortes, Alma Përmeti, 1 056 878 lekë.
Të ardhura nga bono thesari, 693 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve, 408 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve Arian Përmeti, 4 mijë euro.
Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve Arian Përmeti, 360 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve Arian Përmeti, 190 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qera të ambienteve në emër të Astrit Përmeti, 3 mijë euro.
Të ardhura cash, të lëna trashëgim nga Astrit Përmeti, 700 000 mijë lekë dhe 10 000 USD.

Dritan Rreshka, Prokuroria e Tiranës
Situr apartamenti, 6 9000 000 lekë.
Detyrim për blerje apartamenti, 50 000 lekë.
Shtuar llogaria, 164 312 lekë.
Gjendja e llogarisë, obligacione me afat dyvjeçar, 2 000 000 lekë.
Gjendje cash, 200 000 lekë.
Paga si prokurore, 1 386 561 lekë.
Të ardhura nga dhënia e ambienteve me qera 600 000 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia, 200 000 lekë.
Të ardhura si ekspert në komisionin për reformën në drejtësi, 72 165 lekë.
Të ardhura si interes nga investimi në obligacione, 238 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e pasurisë, 2 335 000 lekë.
Bashkëshortja, shtuar llogaria bankare, 190 000 lekë.
Paga, 715 041 lekë.

Bledar Maksudi, Prokuroria e Tiranës
Llogari kursimi, 3 000 0000 lekë.
Blerja filtër uji, 1 466 euro.
Blerje garazhi, 6 mijë euro.
I kam dhënë borxh një shtetasi, 4 500 000 lekë.
Paga si prokuror, 1 094 639 lekë.
Paga si pedagog i jashtëm tek Universiteti ‘Beder’, 112 500 lekë.
Paga e bashkëshortes, 480 719 lekë.
Pensioni i babait, 195 768 lekë.
Pensioni i nënës, 182 027 lekë.
Të ardhura nga puna e babait si avokat, 860 000 lekë.

Daniela Sulaj, Prokuroria e Tiranës
Pakësim i gjendjes cash, 32 982 lekë.
Pakësim i gjendjes cash, 69 705 lekë.
Kontratë për ndarje të truallit me vëllanë, ku është ndërtuar shtëpia.
Paga si prokurore, 1 340 395 lekë.
Pagesë për ekspertizë në kuadër të reformës në drejtësi, 70 346 lekë.
Paga e bashkëshortit, 4 967 739 lekë.
Të ardhura nga qerja e apartamentit, 315 000 lekë.
Kredi për shtëpi, 80 mijë euro, shlyer 6 730 euro.
Kredi për shtëpi 11 mijë euro, shlyer 1 231 euro.
Kredi profesionale, 1 000 000 lekë, shlyer 534 584 lekë.

Arben Allajbeu, Prokuroria e Tiranës
Lekë cash, 400 000 lekë.
Shitje makine, 800 000 lekë.
Blerje makine, 800 000 lekë.
Shitje makine, 7 mijë euro.
Huadhënie prindërve, 7 mijë euro.
Paga, 909 057 lekë + 133 136 lekë.
Paga e bashkëshortes, 523 006 lekë.
Kredi 15 mijë euro, detyrimi 1 553 euro.

Adnand Xhelili, Prokuroria e Tiranës
Gjendje cash në shtëpi, 700 000 lekë.
Paga vjetore, 1 302 132 lekë.
Paga e bashkëshortes, 805 494 lekë.
Paga e djalit, 520 000 lekë.
Të ardhura nga toka bujqësore, ullinj, 500 000 lekë.

Adriatik Cama, Prokuroria e Tiranës
imi sezonal i djalit, 27 807 lekë.
Kredi bankare, 5 528 818 lekë.
Kredi bankare, 750 000 lekë.
Kredi bankare, 600 000 lekë.
Kredi bankare, 840 000 lekë.
Alma Came, gjendja e llogarisë, 517 270 lekë.

Anila Papa, Prokuroria e Tiranës
Gjendje cash, 100 000 lekë.
Shtuar depozita, 88 100 lekë.
Llogari rrjedhëse, 620 lekë.
Llogari rrjedhëse, 32 088 lekë.
Depozitë bankare, 121 884 lekë.
Shtuar depozita, 119 510 lekë.
Depozitë bankare, 761 244 lekë.

Adriano Dyrmishi, Prokuroria e Tiranës
Llogari pranë NGB, 5 000 lekë.
Paga vjetore si prokuror, 1 049 214 lekë.
Të ardhura nga shitja e një pasurie në fshatin Gercalli në Fier, 375 000 lekë.
Paga e gruas, 594 502 lekë.

Afërdita Ndoi, Prokuroria e Tiranës
Depozitë nga paga, 1 394 001 lekë.
Depozitë e kursimeve, 231 289 lekë.
Zvogëlim i llogarisë, 1 750 euro.
Depozitë kursimesh nga paga, 286 365 lekë.
Të ardhurat nga paga, 728 837 lekë.
Të ardhura nga raportet e mjekësore, 171 085 lekë dhe 2 700 lekë.
Paga e bashkëshortit në polici, 1 267 178 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si trajnues sigurie, 939 891 lekë.

Alket Mersini, Prokuroria e Tiranës
Llogari bankare, burimi paga, 428 lekë.
Paga si prokuror, 752 195 + 586 lekë.
Llogaria e bashkëshortes, 321 lekë.
Llogari page, 1 614 lekë.
Bono thesari, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 500 161 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtë në Elbasan, 140 000 lekë.

Alketa Zifla, Prokuroria e Tiranës
Depozitë bankare, 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 230 095 lekë.
Paga e bashkëshortit si aktor, 132 888 lekë.
Kredi për blerje apartamenti me sip. 90 m2, shlyer 5 137 828 lekë, detyrimi 2 846 905 lekë.
Detyrim nga kontrata me Entin e Banesave, shlyer 14 400 lejë, detyrimi 68 288 lekë.
Kredi bankare, shlyer 71 517 lekë, detyrimi 23 396 lekë.
Kredi bankare, shlyer 50 000 lekë, detyrimi 90 000 lekë.
Llogari kursimi, 188 724 lekë.
Llogari rrjedhëse, 472 lekë.

Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës
Paga, 1 431 978 lekë.
Kartë krediti, 46 000 lekë.
Shtuar llogaria në emër të bashkëshortit, 23 mijë euro.
Investimi i shumës në fondinvest, 25 mijë euro.
Pakësuar llogaria, 800 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 44 357 lekë.
Llogari rrjedhëse, 47 euro.
Fitimi si i punësuar në ‘Studio TET’ dhe ‘T.C.G’, 3 299 805 lekë.
Interesat bankare, 1 626 euro.

Apostol Prifti, Prokuroria e Tiranës
Shlyer banesa e blerë më kredi në 2011, 9 500 000 lekë.
Shitja e banesës në Korçë.
Blerë makinë, 6 500 euro.
Djali, Naum Prifti, aksioner me 20 % tek ‘Fokus Cbble’, të ardhurat 300 000 lekë.
Dy kredi në BKT, 8 500 000 lekë.

Arben Nela, Prokuroria e Tiranës
Kursimet nga paga, 6 mijë euro.
Ambient 15.30 m2, ndihmës i banesës në Tiranë, dhuruar babait.
Kredi bankare 40 mijë euro.
Paga si prokuror, 1 456 304 lekë.
Paga e bashkëshortes, 705 588 lekë.

Elfrida Begova, Prokuroria e Tiranës
Gjendja e llogarisë, 105 419 lekë.
Gjendja e llogarisë, 325 lekë.
Kredi bankare 20 mijë euro për blerje shtëpie.
Huamarrje shtetasit… 50 mijë euro për blerje shtëpie.
Huamarrje shtetasit… 3 000 000 lekë për blerje shtëpie.
Huamarrje shtetasit… 1 200 000 lekë për blerje shtëpie.

Pasuria e kryeprokurorit Adriatik Llalla
Shitur tokë e llojit ullishte me sipërfaqe 3 000 m2, në Mjull-Bathore, Tiranë, për 249 000 euro.
Blerë tokë arë në Tiranë, me sipërfaqe 4 500 m2, 4 500 000 lekë.
Llogari bankare me burim shitja e tokës, 140 695 euro.
Llogari rrjedhëse e pagës, 1 694 609 lekë.
Mbyllur llogaria rrjedhëse e pagës, – 1 909 917 lekë.
Pakësuar gjendja cash, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 861 320 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori panë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Parësor, 836 216 lekë.
Dëmshpërblim për burgun e babait si ish i dënuar politik, 638 375 lekë.
Bashkëshortja, Ardjana Llalla, llogari rrjedhëse e pagës, – 120 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e pagës, 168 703 lekë./pamfleti/

Kapet një sasi e madhe droge në Portin e Durrësit në kamionin me fruta-perime, ndoshta një ton

Porti i Durrësit

Nje sasi e konsiderueshme droge eshte gjetur ne Portin e Durresit ne nje operacion te zhvilluar gjate nates mbremjen e te martes.

Burimet nga Porti thane per “Panorama” se eshte kryer nje operacion super i strukturuar antikanabis ne Portin e Durresit. Kamioni raportohet se do te nisej drejt Italise.

Mesohet se Policia po ben matjet dhe nga informacionet paraprake thuhet se mund te jete afersisht nje ton kanabis.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është ndaluar një kamion në portin e Durrësit, i ngarkuar me fruta –perime, në brendësi të të cilit është zbuluar një sasi e madhe lënde narkotike.

Aktualisht po bëhet peshimi i drogës së sekuestruar, ndërsa paraprakisht dyshohet se janë rreth 700 kg deri në 1 ton drogë.

Burime nga policia, thanë se kamioni është ngarkuar me fruta-perime gjatë ditës së djeshme dhe do të nisej në Itali.

Policia e Krimeve të Rënda ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionit, një shtetas maqedonas, ndërsa janë evidentuar dhe identifikuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Zheji: Rama i bëri një rreng Bashës, por koalicionin do ta bëjë me LSI-në

Analisti Artur Zheji është shprehur se pavarësisht toneve të ashpëra mes PS-së dhe LSI-së në fushatë, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Edi Rama është i detyruar të bëjë koalicion me Ilir Metën.

Zheji tha gjatë emisionit “Opinion” se kjo është rruga e vetme që Ramës do i leverdiste më mirë. Ai tregoi se nëqoftë se PS fiton edhe me vetëm 1 për qind, ajo ka leverdi të qeverisë me Ilir Metën dhe jo me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas tij, marrëveshja mes Ramës dhe Bashës nuk është asgjë tjetër veçse një dredhi e dyfishtë e kreut të PS-së ndaj Lulzim Bashës.

Zheji e argumentoi këtë qëndrim me faktin se kjo ngjarje ose skemë politike është rikthyer edhe njëherë tjetër në memorien e shqiptarëve e mbi të gjitha në skenën politike.

Analisti theksoi se nëse dredhia bëhet njëherë, ajo zë një hapësirë të plotë në mendjen e njerëzve dhe të kundërshtari, por kur e provon për herë të dytë të njëjtën skemë, duhet t’a bësh shumë të besueshme.

Zheji solli në kujtesë, ngjarjet e vitit 2008, ku protagonistë të së njëjtës skemë ishin kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës së asaj kohe Edi Rama.

Historia, sipas analistit Zheji është, pak a shumë, e përmbledhur kështu: Berisha pas viti 2009 kur kishte arritur marrëveshjen tregonte me humor në studio televizive se nuk do e lejonte Edi Ramën të thyente vazon e zgjedhjeve. Mirëpo, më pas, i dha në pjatë biftekun. Por harronte se bifteku ishte koka e vëllait të vet. Ishte koka e Ilir Metës. Pra i tha: do t’a vrasim vëllain? Historia e Makbethit. Pyeste, t’a vrasim Ilir Metën. Ta vrasim?,- po të them. Do një dorë, e ftoj unë në kështjellë t’i vrite. Dhe i dha reformën kushtetuese dhe kodin zgjedhor. Historia përsëritet. Tentuan t’a vrasin Metën, pasi e lanë me katër deputet, e masakruan. Por në atë kohë ai mbijetoi. Dhe pastaj ai shkoi me PD-në, por këto rrethana emocionale harrohen. LSI-ja tani del si një forcë që shkon me një parti dhe një tjetër, por ajo ishte e kushtëzuar të shkonte me PD-në në vitin 2009”.

Por historia nuk ndalet këtu. Sipas Zhejit, tani është Edi Rama që kërkon t’i bëjë një rreng kreut të PD-së Lulzim Basha.

Mirëpo, Zheji shpjegon se nëse ustai i madh që ishte Berisha ia bëri ustait të vogël që ishte Rama, pra me pak fjalë e futi në zgjedhje. Tani është Rama që duhet t’i bëjë me patjetër një rreng Bashës. T’a fusë në zgjedhje. E njëjta histori. Me arsyen, se kryeministrit i digjet e gjithë loja, i gjithë mandati i dytë. Nëse në 2008, Berisha i dha kokën e Ilir Metës, tani ky duhet të japë diçka. Në fakt, Rama i dha Berishës, kokën e Bashës.

Meta: Rama drejton një ish parti të madhe

Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin “ Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, nga ku ka bere akuza te forta ndaj kryeministrit Rama dhe liderit te opozites Basha. Nder te tjera Meta tha se Rama ka nje problem, “i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme”.

Meta deklarata tjetër “LSI kërkon që një dorë ta mbajë në timon dhe një tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin duke akuzuar partinë e madhe”…

E para, një herë ai përfaqëson një ish-parti të madhe dhe për këtë duhet të jetë i sigurt dhe përgjigjen do ta marrë më 25 qershor dhe Rilindja e tij nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Është kujtuar shumë vonë për socialistët.

Mbasi u ktheu kurrizin dhe promovoi dhe favorizoi, që nga vendet në qeveri, edhe në kundërshtim me këshillën time kur u krijua qeveria në vitin 2013, ku i kam thënë të ruajë balancat midis figurave politike dhe figurave të reja që kërkonte t’i promovonte.

Mbasi u ktheu kurrizin socialistëve për katër vjet, tani po përpiqet t’i rikthejë te kutitë e votimit, duke i manipuluar sikur ua ka fajin LSI-ja atyre që kanë qenë të injoruar, kur në fakt të gjithë e dinë që ky e ka natyrën e vet që gjithmonë përbetohet e stërbetohet për dashuri ndaj popullit të tij për të arritur një interes të caktuar dhe përsëri ka të njëjtin problem, i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme.

Kështu që socialistët nuk e besojnë dot më atë dhe natyrisht që më 25 qershor nuk do të votojnë për Rilindjen.

Kjo është një deklaratë shumë e fortë z. Meta….

Kjo është një deklaratë shumë e vërtetë dhe ne duhet të kemi përgjegjësinë në një moment të tillë të rëndësishëm për vendin të mos lejojmë asnjë aventurier të rrezikojë të ardhmen e Shqipërisë.

Po ju pse bëni koalicion me të, se po më habisni?

Nuk më duket se ka koalicion në këtë rast. Çdo parti konkurron më vete. Tani situata është e këtyre përmasave, ku padyshim secili duhet të thotë mendimin e tij.

Kur i dini këto si mund të bëni koalicion me një njeri që ka mosmirënjohje?

Për fat të mirë nuk kam ndërmend të bëj koalicion me njeri, sepse unë nuk jam as anëtar i kryesisë së LSI-së. Këtë pyetje mund t’ia bëni Petrit Vasilit nëse ka ndërmend të bëjë koalicion apo jo.

Operacioni “Ballkan”- Emrat e shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës me Italinë

Mediat italiane kanë publikuar disa prej emrave të shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Ata dyshohet se janë drejtues të organizatës.

Ata jane: Fatjon Hoxhaj, 40 vjeç Erson Zhuka 33 vjeç, Roland Kalemaj 41 vjeç Mandit Hoxha, i njohur edhe me emrin Gentian Hoxhaj.

Në operacionin që ka nisur hetimet që prej vitit 2012 janë vënë nën hetim 61 persona, mes tyre 37 janë shqiptarë.

Të arrestuarit shqiptarë janë konsideruar nga investigusit italianë si drejtuesit e promotorët kryesorë të kësaj organizate trafikantësh.

Hetimet kanë zbuluar se sasi e madhe droge e tipit marijuanë mbërrinte nga Shqipëria në Sicilia të Itali. Në qytetin e Katanias ndahej në sasi më të vogla duke u shpërndarë më pas në Raguza e në territore të tjera italiane.

Gjatë 5 viteve operacion janë sekuestruar rreth 1000 kg marijuanë e armë si dhe janë arrestuar 24 shtetas italaine , të gjithë sicilianë e të njohur nga Policia italiane për vepra të ndryshme penale.

Nuk ka asnjë problem mes PD-së e LSI-së… – Nga LUAN RAMA

Me një djallëzi jo dhe aq naive sa perceptohet prej mënyrës monotone të artikulimit, Lul Basha po rreket t’jua mbushë mendjen të vetëve që të harrojnë se çfarë i ka ndodhur në orët e natës së vetmisë, pas së cilës i braktisi parimet dhe kredot e opozitës, e t’i bindë “për luftë kundër LSI-së!”. Në këtë mënyrë, ai shpreson të evitojë luftën e te vetëve për tradhtinë që ju bëri, për listat jo përfaqësuese e përjashtimin e shumë personaliteteve të PD-së, për faktin që u “peshkua” për disa tender-drejtori e të tjera e të tjera.

Po për të qenë i qartë që në fillim, më duhet të them pa asnjë ekuivok se nuk ka asnjë problem mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përkatësisht as mes qytetarëve, anëtarë apo simpatizantë të PD-së me ata që janë anëtarë apo simpatizantë të LSI-së.

Ndërkaq, ka një luftë parimore të shpallur publikisht e politikisht të LSI-së dhe të shqiptarëve kundër oligarkisë; kundër monopoleve e klientëve të pushtetit që kane klientelizuar qeverinë për hesap e interes të tyre; kundër karteleve të drogës e klaneve kriminale, që e bënë Shqipërinë vendin e vetëm në historinë e parlamentarizmit botëror, parlamenti i së cilës miratoi një ligj për të dekriminalizuar vetveten.

Shqipëria vërtetë nuk ka një oligarki në kuptimin “ad litteram” të fjalës si pushtet i naftës. Por ka një oligarki, që vjen prej një pushteti tjetër edhe më të rrezikshëm. Është oligarkia e parasë pa mund, e parasë që vjen prej krimit, prej shitjes së pushtetit në formën e privilegjeve, indulgjencave e koncesioneve, e parasë që vjen nga pazaret me kompetencat. Për LSI-në lufta kundër kësaj oligarkie të pushtetit dhe pushtetit të oligarkisë është një çështje e interesit kombëtar dhe si e tillë është e panegociueshme.

Prandaj, “konflikti” i PD-së me LSI-në është i stisur dhe ai që e ka kthyer këtë stisje në kalë të betejës elektorale, nuk është i denjë të krahasohet as me Don Kishotin, që luftonte me mullinjtë e erës.

Sa i takon përpjekjes së dështuar për demonizimin e LSI-së, le të kujtojmë vetëm pak fakte: ishte LSI që e bëri PD-në forcë qeverisëse dy herë; me 2005-ën dhe me 2009-ën. Ishte po LSI që i shpëtoi asaj fytyrën dhe nderin vetëm në vitin e kaluar e këndej: një herë duke u bërë faktori themelor i pranimit prej saj të reformës në drejtësi dhe votimit konsensual në Kuvend dhe herën e dytë, duke e nxjerrë nga çadra e duke e futur në zgjedhje.

Por edhe duke bërë shpeshherë oponencë të vendosur të qeverisjes, LSI përsëri i ka bërë një nder të madh edhe PD-së, sepse i ka dhënë asaj ushqimin e nevojshëm të opozitarizmit edhe kur nuk ka patur as zë dhe as guxim të fliste, siç ka qenë për shembull lufta kundër kultivimit e trafikimit të drogës, lufta kundër kanabizimit të vendit, për të cilën Luli filloi të fliste vetëm pasi humbi në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.

Ai le të vazhdojë e të merret me LSI-në! Për anëtarët e simpatizantët, për votuesit e përkrahësit e shumtë të LSI-së në të gjithë vendin e kudo ku ka shqiptarë sulmet e shpifjet e Lulit janë asgjë! Ai thjeshtë po bëhet qesharak e po i lë pa mend edhe vetë demokratët, të cilët të mësuar me dimensionet prej lideri të Berishës, nuk gjejnë asnjë motiv për t’u sakrifikuar për të keqpërdorurin e oligarkisë, e cila meqë në makuterinë e vet për të kapur të gjithë shtetin ka pengesë vetëm LSI-në, po përdor edhe kryetarin e PD-së si instrumentin e radhës, siç e përdori për të shuar kauzën e opozitës, duke i dhënë OSHEE-në e disa drejtori të tjera.

Demokratët, si të gjithë shqiptarët; edhe si socialistët, edhe si ata që votojnë LSI-në a këdo parti tjetër, por edhe si ata që nuk kanë ndonjë preferencë apo simpati për partitë, nuk kanë nevojë për kantilenat e Lulit, por duan punë, duan taksa më të ulëta e më shumë vende pune të mirapaguara, duan stabilitet e qeveri që ju shërben qytetarëve e jo kryetarëve. Prandaj do të votojnë LSI-në e jo Lulin, sepse natyrshëm një votues demokrat mund të votojë me lehtë për Petrit Vasilin se sa për Edi Ramën.

Por duhet të dish edhe një gjë tjetër or Lul: LSI nuk e ka forcën tek të punësuarit, sepse as PD-në nuk e mbajtën në pushtet të punësuarit më 2009-ën, ashtu sikundër as LSI-së nuk i dhanë pushtet të punësuarit që ti me mosmirënjohje i hoqe të gjithë nga puna kur ishe kryetar i bashkisë së Tiranës, të cilën e fitove vetëm falë votës së LSI-së.

LSI e ka forcën aty ku ti nuk arrin të prekësh dot; tek rinia dhe puna e përkushtuar e saj, tek mirënjohja, mbajtja e fjalës e gjithëpërfshirja, tek solidariteti dhe humanizmi, vlera me të cilat ti nuk ke asnjë pikëtakimi.

Basha sulmon ashpër LSI-në: Skllavëruat njerëzit me tesera partie

Kryetari i PD Lulzim Basha ka sulmuar ashpër sot ne Njësinë nr.8 në Tiranë LSI-në. Ai tha se kjo e fundit e ka bërë të gjithë përpjekjen e vetë, pasi skllavëroi qytetarët me tesera partie, sikur të ishin triska buke.

“600 milionë euro i ndanë me CEZ, duke sjellë rritjen e çmimit të energjisë. LSI ka bërë të vetën duke skllavëruar me teserat e partisë si triskë bukë. Rroftë Tirona jonë e dashur, agjërim të lehtë, të pranuar, zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, tha Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi se nuk do të ishte “kryeministër batutash apo estradash”, duke sulmuar kështu kreun aktual të qeverisë Edi Rama.

“Në këto 4 vite vetëm telenovelë ka bërë, batuta, estradë, telenovelë. Për të bërë urën nga bankat e universitetit tek tregu i punës. Është politikë e pastër ekonomike. Do konkurrojmë me këdo. Lufta ime e ditë për ditshme është të hap vende pune. Unë nuk do jem kryeministri i batutave dhe estradave, por i ekonomisë. Se ekonomia e fortë është baza për një të nesërme të sigurtë.

Ekonomi e fortë është platforma numër 1 e Republikës së Re. Nuk do t’i bëjmë lekët rrush e kumbulla por do investojmë për qytetarët. Shkollat publike do të jenë fokusi kryesor. Nxënësve do t’u sigurohet dreka falas në çdo shkollë. Ky është modeli evropian që nxjerr fëmijë të përgatitur për tregun e punës në të ardhmen.  Ju e dini që nuk jam njeri i lajkave dhe i fasadës. Edhe gratë e nënat tona nuk i nxjerr si fasadë, si manekinë, se ndihma e vërtetë për gratë është kur ndihmohen,” tha Basha.

Ndjekje penale deputetit të LSI-së për blerje vote

Në Shqipëri një deputet i partisë Lëvizja socialiste për Integrim Gledjon Rehovica dhe drejtori i Spitalit Rajonal të Beratit Idlir Frashëri janë vënë në ndjekje penale nga policia pasi dyshohet të jenë përfshirë në blerje votash në favor të LSI-së. Sipas njoftimit të policisë, hetimi ndaj tyre ka nisur pas një denoncimi, dhe ata dyshohet të kenë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal. Policia bëri të ditur se materialet për këtë rast i janë përcjellë Prokurorisë.

Ky është rasti i parë i zyrtarëve të vënë në ndjekje penale për tentativë për blerjen e votës ndërkohë që një numër i konsiderueshëm funksionarësh të tjerë janë pezulluar nga detyra për përfshirje në fushatë zgjedhore në shkelje të ligjit. Me anë të një vendimi të Këshillit të ministrave është ngritur dhe një Task-Forcë e posaçme si dhe janë përcaktuar masat për monitorimn e sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare e logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit.

Mbrëmë kryetari i LSI-së Petrit Vasili ju drejtua me një letër krerëve të shtetit duke kritikuar vendimarrjen e cila sipas tij nuk ka qenë pjesë e asnjë mbledhjeje të Qeverisë “dhe është e patolerueshme që ai i referohet një mbledhje e cila nuk ka ndodhur. Një vendim kaq i rëndësishëm nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes se opinioneve nga Ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj anëtarët e Kabinetit Qeveritar përfaqësues të LSI-së, kanë qënë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kiyer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opinionet”, shkruan zoti Vasili.

Sipas tij “një mënyrë e tillë, okulte e funksionimit të qeverisë, ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm transparenca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri”. Për kryetarin e LSI-së “fatkeqësisht marrëveshja politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmërisë, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët”.

Në fakt marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha u interpretua gjerësisht si një përpjekje për të goditur partitë e vogla e veçanërisht LSI-në, ndaj së cilës nuk mungojnë sulmet e përditshme si nga ana e socialistëve ashtu dhe nga Partia demokratike. Një pjesë e mirë e të pezulluarve të ditëve të fundit i përkasin pikërisht LSI-së. Javën e shkuar u shkarkua nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Postave Majlind Lazimi, si dhe një drejtoreshë rajonale. LSI-ja foli për një hakmarrje politike, ndërsa zoti Lazimi dje bëri kallzim në prokurori ndaj ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi që kishte firmosur shkarkimin, të cilin ai e ka cilësuar si “tërësisht të paligjshëm”.

LSI-ja e cila është konsideruar si vendimtare për përcaktimin e pushteteve, pas 4 vitesh në qeveri me demokratët dhe 4 të tjerave më pas me socialistët, duket se është gjendur e papërgatitur për situatën e krijuar, ku dy partitë e mëdha e kanë vënë në qendër të sulmeve. Pikërisht kjo duket të jetë dhe arsyeja që udhëheqësi dhe themeluesi i saj Ilir Meta, ka zbritur në fushatë, pavarësisht se në momentin e zgjedhjes si president kishte deklaruar se nuk do të përfshihej.

Gramoz Ruçi pritet me protesta në Zharrëz: Pa dëmshpërblime s’ka votime!

Numri dy i Partisë Socialiste është pritur këtë të hënë me protesta nga banorët e Zharrëzës në Fier.

Dhjetëra të rinj kanë dalë përpara Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Gramoz Ruçi, me pankarta në duar me mesazhe si “Duam Shtëpitë tona”, “Stop Ndotjes”, “Pa dëmshpërblime s’ka votime”, etj.

Ruçi i është afruar protestuesve dhe ka folur për disa minuta me ta, duke u premtuar se dëmshpërblimet do të kalojnë shumë shpejt. Më pas Ruçi është larguar për të vijuar turin e fushatës në zonën e Patosit.

 

Rama në Facebook: Nuk kemi plan për bashkëqeverisje me PD-në

Kreu i qeverisë, Edi Rama në komunikimin javor në’Facebook’, u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve të votojnë partinë socialiste në mënyrë që ajo të qeverisë e vetme katër vitet e ardhshme.

Rama po ashtu u shpreh se shqiptarët duhet të votojnë për atë që të jetë kryeministër, pasi sipas tij, Basha, Idrizi, Vasili dhe Blushi nuk mund të bëhen dot kryeministra.

Ndërsa, ka hedhur poshtë të gjithë aludimet se do të ketë bashkëqeverisje me PD-në pas zgjedhjeve.

“Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin, Shpëtimin apo Benin? Asnjë nga ata nuk bëhen dot. Duan vota për të ushqyer partitë. Edhe 20 ditë për të vendosur në votë se kë do të merrni në punë për të qeverisur. Edhe pak ditë nga vetingu dhe rruga drejt BE-së.

A do t’i hyjmë në fund reformës së administratës se shtetit? Apo do vazhdojmë kapjen shtetit nga partitë.

Këtë e keni në dorë ju që qaheni me të drejtë për administratën. Vetëm ju mund ta shpëtoni
Kemi bërë përpjekje serioze për të bërë shtet. Edhe 20 ditë kemi. Administrata është kthyer në një tepsi që ndahet në disa pjesë nga parti koalicionesh. Duhet të luftojmë me votë, për t’i dhënë fund shtetit-tepsi.

Unë jam gati ta udhëheqë këtë betejë nëse ju do e përdorni votën e 25 qershorit për shtetin. Mos na lini në duart e partive të tjera.

Dhe mos dëgjoni për komplot kundër LSI dhe plane për qeverisjen me PD-në. Pjesën e parë bëmë shumë dhe pjesën e dytë bëmë më shumë. Nuk duam më që në administratën e ardhshme të ndajmë sërish”, tha Rama.

Shqipëria heq vizat për Rusinë

Në prag të hapjes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga Rusia, për periudhën 31 maj-15 nëntor.

Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çështjet e Turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor

Rama e kthen në forcë dhimbjen për Juventusin, ja çfarë i shkruan Bashës (foto)

Pas humbjes së skuadrës italiane Juventus, mbrëmjen e djeshme, që është dhe skuadra e zemrës së kryeministri Edi Rama, ky i fundit me anë të një statusi në “Facebook”, i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të votojë dhe ai ngjyrën e Partisë Socialiste, pasi dhe skuadra e Real Madridit që fitoi mbrëmë, kishte veshur fanellën pikërisht me këtë ngjyrë.

“😂😂😂… S’kam ça boj Lul, është viti i ngjyrës mavi ky, prandaj voto edhe ti nr.✌️” shkruan Rama.

Ndoka dhe Luan Rama ironizojnë kryeministrin: Urime Edo, fitore më 25 Qershor si Juve në finale (fotot)

Kryeministri Edi Rama është një tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane Juventus. Pasi kjo e fundit u mund mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-1 nga skuadra e Real Madridit, shumë politikane nuk ka nguruar dhe e kanë ironizuar kryeministrin i cili ende pa filluar ndeshja bënte parashikime dhe jepte rezultate.

 

Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka e ka ironizuar kryeministrin ku shkruan se i uron Ramës që më 25 Qershor te fitojë si skuadra e Juves. Ndërsa nga ana tjetër po aq therës dhe ironizues ka qenë dhe statusi i Luan Ramës i cili shkruan se: “Si mund të fitojë Juventusi me një tifoz si Edi Rama që e ka mëndjen tek timoni!!!”

Statusi i plotë i Ndokës:

Urime Edo, edhe më 25 Qershor, si Juvja sonte!✌️

Zbulohet “bossi” i kanabisit në Jug të Shqipërisë, epiqendrën në Tepelenë

Zbulohen detaje te reja per biznesmenin shqiptar i cili furnizonte rregullisht me droge dy familje ne Sicili te Italise.

 

“Panorama” meson se nga hetimet deri tani, është zbuluar edhe fakti se biznesmeni (Andrea) Renato Caushi dyshohet si një nga personat kryesorë që kontrollonte kultivimin e kanabisit në Jug të Shqipërisë dhe vecanërisht në zonën e Tepelenës.

Gjatë aksionit antidrogë të kryer me urdhër të prokurorisë, mësohet se policia ka arrestuar edhe shtetasit Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin.

Ata akuzohen për një rast të ndodhur në vitin 2016 kur një ngarkesa rreth 600 kilogramë kanabis u kap në zonën e Lagunës së Vilunit para se të nisej për trafikim drejt Italisë.

BURG PA AFAT

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat Andrea (Renato) Çaushi i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë.

Ky i fundit është arrestuar dy nete më parë në Tiranë me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda pas një hetimi mëse 2-vjecar ndaj tij.

Hetimi dhe aksioni i arrestimit janë kryer në bashkëpunim të ngushtë mes prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve më të larta të prokurorisë italiane.

Ditën e sotme, biznesmeni ka dalë në gjykatë ku është bërë vetëm njoftimi i masës së sigurisë arrest me burg pa afat, që ishte vendosur në mungesë të biznesmenit para se ai të arrestohej.

Bëhet me dije se hetimi i prokurorisë së krimeve të rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritetet e prokurorisë italiane që kanë sjellë prova e informacione në lidhje me faktin se biznesmeni Caushi furnizonte rregullisht me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë në Itali.

Bushati: Ju të LSI-së do të përfundoni burgjeve

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte sot në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS në Shkodër, ku ka hedhur ‘thumbin’ e radhës ndaj LSI-së.

 

Bushati duke iu referuar një prej sloganeve të LSI-së “për më shumë punësim” ka paralajmëruar burg për këdo zyrtar të kësaj partie që premton punë në shtet në shkelje të ligjit.

“Ka partiza dhe individë që dalin publikisht dhe premtojnë për punësim madje duke mos respektuar dhe ndryshimet e fundit në Kod Penal. Një mik më tha që e kishte kontaktuar një parti që po premton vende pune në burgun e Malësisë së Madhe. Ajo që i thashë është se përgjigjja që duhet t’i jepte atyre që premtojnë punësime të tilla është se: Në pune do të futen në bazë të meritës, në burg kujdes se do të futesh vet. Unë e di që kur flasim për reformat e shtet-ndërtimit demokratik në Shkodër ka njerëz që thonë hajde me mua tek zyra e Hipotekës dhe shiko se çfarë ndodh. Ku flamuri i partisë është më i rëndësishëm se interesi i Shqipërisë”, – deklaroi Bushati.

Berisha: ‘Gjendje dramatike në Elbasan, anëtarët e PDIU sherr me armë me ata të LSI’

Ish-Kryeministri Sali Berisha referuar qytetarit dixhital ka denoncuar në Facebook një sherr me armë që ka ndodhur mes anëtarëve të PDIU dhe LSI në qytetin e Elbasanit.

Sipas Berishes ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, të plagosurit janë rëndë në spital, nderkohe policia nuk e ka raportuar, pasi sipas tij, pas ngjarjes fshihen te aferm te kryebashkiakut.

 

Postimi i Berishës

Gjendje dramatike ne Elbasan!

Lexoni klithmen e nje qytetari dixhital:
Elbasani nen terror bandash, policia me banditet fsheh krimet e tyre! sb

“prsh dhe respekte i nderuar, si qytetar i elbasanit nuk di ku te bej nje denoncim sepse pervecse nuk gjen zgjidhje ke frik edhe ta besh denoncimin sepse mund ta pesosh shum keq. ndaj poju raportoj juve duke shpresuar qe te ngrihet disi zeri sepse me te vertet qe ne elbasan jeta e cdo qytetari te thjesht esht ne nje rrezik te vertet nga casti ne cast. para 3 ditesh ne lagjen 5 maj ka pasur nje perleshje midis disa anetareve te lsi dhe pdiiu, por nukjan thjesht simpatizant te partive sepse simpatizantet e pdiu jan nje band kriminale e njohur tashme per qytetin e lbasanit dhe gjith shqiperin qe kan pushtetin paas kraheve dhe mund te bejn cte duan, kan goditur ne arme anetaret e lsi dhe jan ne gjendje te rende ne spital, por ceshtja sesht se kan goditur lsi, ceshtja qendron sepse te fortet jan dhendri i kryetarit te bashkis dhe shoku itij i ngusht suel cela me banden e vet, ata mund te godasin ke te duan dhe kur te duan dhe asgje nuk behet publike as nga policia dhe as nga media, ata levizin me makina te blinduara ne qytet dhe me municione luftarake si me qen ne siri. esht krijuar nje situat e tmerrshme ku jeta e cdokujt esht e pasigurt. nuk dua tja di se kush do fitoj, dua te di nese a do ndihemi ndonjeher te sigurt si qytetar te ketij vendi qe jemi?
flm, ju shkruajta nga ky fcb sepse i rrem sepse sinqerisht nuk do ta merja kurr guximin te thoja se kush jam, me kete situat qe eshte ketu, respekt maksimal per ju doktor, zeri jon nuk degjohet, shpresoj te degjohet zeri juaj.”

Vasili: Luli, unë di shumë të vërteta për ty, ja ku të pres…

Pas akuzave të forta që kryedemokrati Basha adresoi nga mitingu i Krujës ndaj ish-kreut të LSI-së Ilir Meta dhe deklaratës se ai duhet t’ja lërë Vasilit humbjen e LSI ka ardhur reagimi i fortë i këtij të fundit.

 

Me një postim në rrjetin social Facebook, Vasili iu pergjigj “dhëmbë për dhëmbë” Bashës, duke i kujtuar se ai di shumë të vërteta per shpk-te e tij dhe shumë të vërteta të tjera, duke i adresuar edhe një ftesë direkte: të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Reagimi i Vasilit 

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty.

Ish kreu demokrat në Vlorë i bashkohet LSI-së

Ish kreu i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj, prej dy ditësh është anëtarësuar tek LSI.

Me telefon për TCH, Meminaj është shprehur se ka qenë një vendim i vështirë për mua, pasi kam sakrifikuar vite për PD e Vlorës.

Por lënia pas dore dhe duke mos pasur asnjë përkrahje, duke më larguar nga PD që para një viti ,jam detyruar të shkoj tek LSI, ku kam marrë dhe mbështetjen e Ilir Metës.

Meminaj tha gjithashtu se nga zona ku ai jeton, pra nga zona e fshatit Trevllazër, edhe shume miq te mi janë larguar nga PD dhe janë anëtarësuar tek LSI.

Arkivi personal i Enver Hoxhës: marrëveshja që do ‘zbulojë’ 118 bobinat filmike

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje me Arkivin Qëndror të Filmit për Digjitalizimin të gjitha materialeve në format filmi që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, një pjesë e tyre nuk janë parë kurrë.

Bëhet fjalë për 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish Arkivi i PPSH-së dhe procesi i digjitalizimit pritet të zgjasë për gjashtë muaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido tha se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme.

“Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Për këtë arsye falenderoj në mënyrë të veçantë drejtoreshën e Arkivit Qëndror të Filmit Elvira Diamanti, e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëherëshme kërkesës tonë për të digjitalizuar” – tha Bido.

Drejtoresha e Arkivit Qendor të Filmit Elvira Diamanti u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore që kanë në arkivat e tyre material filmik që ta digjitalizojnë pranë institucionit të vetëm që ka mundësi, që është AQSHF.

“Filmi kërkon kushtet e tij specifike për tu ruajtur. Falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido i cili u përgjigj në mënyrë të menjëherëshme shqetësimit tonë për tu ruajtur ky material” – tha Diamanti.

LSI-Ramës: Nuk mund të marrim përgjegjësi për drogën e Tahirit e koncensionet e Beqjas

TIRANE- Këshilltari politik i Grupit parlamentar të LSI-së, Dritan Kaba ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Kaba i ‘përvishet’ të parin e qeverisë, ndërsa akuzon ish-ministrin Tahirin si person të lidhur me drogën dhe për koncensionet ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mes të tjerash Kaba nuk lë pa sulmuar dhe ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikoall për reformën në arsimin e lartë.

MESAZHI I KABËS
E. Rama: LSI s’merr pergjegjesi per ato qe nuk shkojne!?
Po per cfare te marre pergjegjesi per drogen e Tahirit, koncensionet e Beqes apo per taksat e qytetareve qe Nikolla, me corben e gatuar te emertuat “reforma ne arsim” ja jep universiteteve private?!

Këta nuk janë njerëz të Henri Çilit, Basha ju përgjegj Ballës

Balla provokon Bashën: Keni shumë kandidatë të Henri Çilit

Drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla ka provokuar kreun e PD-së Lulzim Basha kur e pyeti përse në lista ishin vendosur shumë pedagog të UET, kur vet ai ka sulmuar pronarin e këtij universiteti, Henri Çilin.

Basha refuzoi t’i konsideronte këta kandidat si njerëz të Henri Çilit, veçanërisht kryesuesin e listës në Shkodër, Romeo Gurakuqin. Kryeopozitari theksoi se Çili e kishte hequr Gurakuqin nga drejtimi i Doktoraturave vetëm se nuk pranoi të bënte shkrime kundër PD.

“Nuk ka pedagog të Herni Çilit. Romeo Gurakuqi nuk është njeri i Henri Çilit. E hoqi si dekan të doktoraturave kur nuk pranoi të bënte shkrime kundër PD. Këta nuk janë njerëz të Henri Çilit”, u shpreh Basha.

Sa i përket përjashtimit të disa figurave qendrore të PD-së nga listat për zgjedhjet e 25 qershorit, Basha tha: “Janë dy vendime të ndara. Njëri është për personat që kanë shërbyer dhe i kam falenderuar por askush nuk është i përjetshëm. Tjetëri për të rinjtë që duhet të promovohen. Synimi nuk ka qenë tabularasa, pra të spastrojmë nga PD një gjenerat. Por një ndërthurje e personave me kontribut, të angazhuar dhe me vlera. Një ekip që do të garantojë fitoren më 25 qershor. PD ia ka arritur të bëjë ndryshimin që i premtova qytetarëve.”

“Timoni i qeverisë”, Kryemadhi: Rama s’ka leje qarkullimi. Tahiri makinën ia dha trafikantëve

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur parullës së kryeministrit Rama, i cili kohët e fundit u thotë qytetarëve që të votojnë PS-në që të bëjë 71 vota për të qeverisur e vetme, duke thënë se të tjerët ia lëviznin timonin e drejtimit të Shqipërisë, duke iu referuar LSI-së.

Por Kryemadhi tha sot në “Opinion” të “News24”, se Rama nuk ka as leje qarkullimi. Ajo sulmoi edhe ish-ministrin e Brendshëm.

“Kjo historia e makinave është bërë pak qesharake. Rama një herë s’ka as leje qarkullimi. Ndërsa Tahiri, se e dëgjova që edhe ai ka folur. Kishte makinë, por ajo ishte e regjistruar në emër të trafikantëve të drogës”, tha Kryemadhi, duke iu referuar akuzave për Habilajt.

Kryemadhi flet për sondazhin: Manipulim ndaj opinionit publik

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për sondazhin e PR Marketing në studion “Opinion” të “News24”.

Ajo tha se sondazhi në fjalë, që e nxjerr LSI-në forcë të tretë është një manipulim ndaj opinionit publik.

“LSI do të dalë forcë e parë dhe do të formojë qeverinë. Qytetarët nuk ia kanë besuar asnjëherë qeverinë LSI-së dhe tani është koha. Sondazhet bëhen për të manipuluar opinionin publik”, tha Kryemadhi.

Prof.Romeo Gurakuqi: Premtoj një Shqipni,toke e bekueme per te gjithe, vendi i shanseve te barabarta, vendi i andrres se Rilindasve te Vertete Tradicionalistë

Voal po ju sjell fjalën e Prof.Romeo Gurakuqit mbajtur sot, me date 1 qershor 2017, ne Sheshin “Nene Tereza” , Shkoder, në takimin që filloi në orën 19:00 si komunikimi i pare me bashkeqytetaret

Te nderuar Qytetarë të Shkodrës

I lindur dhe i rritur ne kete Kryeqender te Shqipnise, ne kete kryeqender te formes ma te nalte te demokracise, e vetedijshme dhe e orientume ne çdo kohe veshtiresijet dhe lulezimit, ashtu si e gjithe familja ime, qe prej kohesh qe nuk mbahen mend.

I rritun ketu, i formum ketu, i frymezum ketu prej andrrash qe gjenin pejsazh vetem ne Shkoder, i punesuem per vite me rradhe si mesues e ma vone si lektor ne universitetin e Shkodres, “Luigj Gurakuqi”, frekuentues i rregullt i te gjithe hapsines qytetare dhe rrethinave te ketij qyteti,

I bekum prej Zotit me shpirtna intelektualesh, artistesh, sportistesh, politikanesh e njerezish te thjeshte qe kane mbajten ndeze pishtarin e qytetarise  edhe ne kohnat e sundimeve.

Tuj pase parasyshe çka thashe ma siper, nuk kisha se si me ju pergjigj veçse pozitivisht fteses per te kene perfaqesuesi e zani i juaj ne parlamentin e ri shqiptar.

Kam bindjen se Shkodrant e miratojne zgjedhjen teme per me kene i rreshtuem ne krahun e forces politike qe po udheheq shnderrimin e Shqipnise te marrun peng prej korrupsionit, prej krimit, prej ilegalitetit,  prej diferencimit krahinarist te pajustifikuem ne administrim, drejt Republikes se Re, te qytetareve te lire, te ligjit, te ndarjes se pushteteve, te cilat nga shtatori e ne vijim  do te burojne nga nje  nominim i perfaqesuesve, permes votes se drejteperdrejte te qytetareve.

Ky shnderrim qe Zoti Basha eshte zotuar ta udheheqe pa u lekund prej kohesh, e ka burimin ne thirrjen tuaj, ne frymen qe lindi dhe u kultivua prej jush, ne krahun qe perqafuat e nuk e braktiset asnjehere, ne krahun qe i besuat te ardhmen edhe atehere kur shpresa ju trondit thelle, ne Republiken e Re te nje Shqipnie ne te cilen qytetaret trajtohen ne menyre te padiferencume.

Te dashtun miq!

Nuk mund te mos ndihem tejet i nderuem, te jem ne kete shesh ku asht rilind bashkimi i vetedijshem nderqytetare i Eterve tane te medhenj te Shkodres, qe perhere buron perparim.

Une vi ne kete auditor te gjane te qytetit tem te zemres, si çdo bashkeqytetar, si njeni prej jush, si nje studiues mes qindra te tilleve sepse kjo toke i linde vetvetiu, prej zemres, prej tharmit te ngjizun nder shekuj e prej thesarit qe natyra i ka dhane Labiatise tone hijerande.

Si nje njeri qe beson ne Zot, si nje njeri qe asht ne procesin e realizimit te aspiratave te veta profesionale, une nuk vi ketu sepse e kam gjetur vedin ne fund te rreshtit te zanatit tem, por, gjendem ketu sepse jam i frymezum nga thirrjet e shpirtit shkodran per shnderrimin e njemendte dhe perfundimtar te pushteteve publike ne nje demokraci ligjore dhe te qendrueshme.

Une mendoj qe sebashku me ekipin tone perfaqesues mund te vendosim nje shtylle qe do te qendroje drejte dhe ndershmerisht ne Shtet.

Zonja e Zotni!

Une e kam emnin tem, modestisht te krijuem prej vitesh studimi, diskursesh, dialogjesh e komunikimesh publicistike, akademike e ma gjate.

Une nuk kam nder mend me e perlye emnin tem duke ju premtue realitete te pamujtuna. Mue me dhimbset emni jem i krijuem me mund. Jam njeri i mesuem me fole me za te ulet mes miqsh, duke besu me te vertete ne ate çka po tham.

Nje premtim per sot e neser:

Do te jem ne anen e te gjithe atyne qe mendojne dhe punojne me besimin se Shqipnia do te bahet nji vend ma i mire, ma i drejte, toke e bekueme per te gjithe, vendi i shanseve te barabarta, vendi i andrres, se Rilindasve te Vertete Tradicionalist, Eterve te Medhenj qe mbajten gjalle frymen e jetes shtetnore.

Do te jem ne anen e atyre qe punojne per nje Shqipni serioze, qe nuk mund te jete produkt i vegimeve dhe karikaturave perçmuese, qe anashkalojne vuajtjet e mijera njerezve.

Do te jem ne anen e atyre qe do e reformojne Sistemin Politik, dhe qe do jene garantet e se nesermes ne menyre qe krizat e Korrupsionit, Krimit, Droges, Ilegalitetit masiv, Crregullimit institucional, Perplasjeve te kontrollueme nga establishmenti, te mos perseriten ma.

Une jam per nji operacion thelbesor te sistemit, per te cilin kerkohet nji nderhymje e mendueme, qi mund ta bajne thjesht edhe bukur, veç ata qe dijne edhe dojne, perkunder atyne qe edhe nuk dijne edhe nuk dojne. 

Kjo kerkon nje konsensus nacional politik, te bazuem jo ne kompromise te paprincipta/pamoralshme por ne kompromise votimi te njejte te projektit te rindertimit te Shtetit, te Republikes, korigjimit te mençur te procesit zgjedhor, administrativ, shnderrimit ne bashkekohesi te partive politike, perfundimin logjik te Reformes ne Drejtesi.

A mund te bahet Shqipnia nji vend serioz me pozite dhe opozite qe konkurojne ne alternativat e perforcimit te Shtetit ne Liri?

Une kam besimin se po. Andrra jeme asht nji Shqipni me nje sistem politik funksional e te pergjegjshem .

Parlamenti duhet te bahet nje Keshill Kombetar i Eterve, qe na edukuan dhe na lane trashegim kete vend, qe ne duhet ta perforcojme e ta bajme Token e Kthimit per Mijera Emigrante qe jetojne me mendje ketu.

Ne fund, por thelbesore, Shkodra ne Shqipni, perfaqeson vendin qe i jep tonin progresist, perfaqeson token e kontrollueme nga dija dhe ligji,

Shkodra asht hapsine e paqte e pararojes nacionale.

Une besoj!

Kjo do te ndodhe, mbasi arti i ndertimit te qytetit e qytetarise, do te triumfoje nji dite mbi Maskat, Fasadat e Propagandat.

Une jam me ju!


Send this to a friend