VOAL

VOAL

Zbulohet skandali, kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

Ndërtimi pa leje i shtëpive apo godinave të tjera të shërbimeve është një nga shkeljet ligjore më të ndeshura në Shqipëri pas viteve 1990. Lufta kundër informalitetit në fushën e ndërtimit ka qenë një nga objektivat e qeverive në vijimësi, përfshi edhe aktualen, shkruan “Panorama”.

Gjatë 4- vjeçarit të fundit, personat që janë konstatuar duke ndërtuar pa leje janë kallëzuar në organet kompetente, janë proceduar penalisht dhe në përfundim janë dënuar nga drejtësia.

Nga ana tjetër, këtij fenomeni nuk i kanë shpëtuar edhe persona që, për shkak të detyrës së tyre funksionale kanë njohuri të thella mbi ligjin dhe dijeni për elementët e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”.

I tillë është rasti i gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës. Disa vite më parë, familja e gjyqtares Shedula ka ndërtuar një kat pa leje. Ky kat i përket një vile luksoze trekatëshe të familjes Shedula, që përdoret për banim, si edhe për një aktivitet privat të familjes.

Aktualisht, godina është ligjëruar dhe rezulton e regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, por në momentin e ndërtimit një kat i saj është bërë pa leje.

NDERTIMI PA LEJE

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave. Bazuar në ligjin për të drejtën e informimit gazeta “Panorama” ka siguruar kopje të formularëve të plotësuar dhe të firmosur nga gjyqtarja e Kavajës, Shedula, ku ajo tregon se ka ndjekur procedurën ligjore të legalizimit për një kat të banesës që ka në bashkëpronësi.

fax

Kështu, në deklaratën e pasurisë së vitit 2005, në formularin përkatës për deklarimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme gjyqtarja Shedula deklaron se zotëron 1/3-at e një banese, me kat përdhes magazinë dhe katin e parë të banuar, të përfunduar dhe katin e dytë të papërfunduar.

Në të njëjtën faqe gjyqtarja deklaron se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 1995. Situata ka ndryshuar gjatë dy viteve në vijim. Në deklaratën e dorë- zuar në vitin 2007, gjyqtarja Shedula i ka bërë me dije ILDKPKI-së se ka aplikuar për legalizimin e banesës.

vila

“Për katin e tretë të banesës së re të paregjistruar në ZRPP (Aplikim për legalizim banese)”, shënohet në kuadratin e përshkrimit të hollësishëm për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Fakti që për ndërtesën është plotësuar një aplikim për legalizim nënkupton faktin se ky kat është ndërtuar pa leje të organeve kompetente, në shkelje të ligjit.

LEGALIZIMI

Referuar të dhënave zyrtare të siguruara nga gazeta “Panorama”, të administruara nga ana e ILDKPKI-së, bazuar në deklarimet e vetë gjyqtares, kjo pasuri është regjistruar në Hipotekën e Kavajës në mars të vitit 2016.

“Pasuria ndodhur në llojin ndërtesë me sipërfaqe 139.3 metra katrorë, e përbërë godinë e kombinuar tre kate. Kati përdhe social ekonomik 139.3 metra katrorë, kati i parë 174.9 metra katrorë, kati i dytë 174.9 metra katrorë. Fituar me leje legalizimi datë 31.03.2016, regjistruar në ZVRPP, Kavajë (e deklaruar dhe më parë, por e regjistruara në vitin 2016)”, citohej në deklaratën e pasurisë së vitit 2017.

Fevziu: Tre skenarët që Rama ose Basha të bëhen kryeministër pas zgjedhjeve të 25 qershorit

Ne nje analize me titull “Kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm?”, ne “Opinion.al”, gazetari Blendi Fevziu shkruan se ekzistojne 3 skenare dhe kombinimet të natyrshme që mund të vihen në lëvizje per te bere kryeminister Bashen ose Ramen pas zgjedhjeve te 25 qershorit.

“Mundësia e parë është që një parti t’i fitojë e vetme zgjedhjet. Pra të dalë nga votimi me 71 vende në parlament dhe të ketë sipas kushtetutës të drejtën që të formojë qeverinë. Ky është skenari ideal, po më pak i mundshëm. Në këtë skenar mund të llogaritet vetëm PS ose PD, pra dy partitë e mëdha. Por duket e vështirë. Më 2009 në kulmin e saj, PD mori vetëm 70 vende në parlament, ndërsa në 2013, po në kulmin e saj, PS mori vetëm 66. Asnjë nga dy forcat nuk duket në situatë më të favorshme se sa atëherë ndaj skenari i një force me 71 vota mbetet mundësi teorike, por praktikisht e vështirë.

Skenari i dytë është që PS dhe PD t’i bashkojnë votat. Ashtu sic është komentuar së fundmi, marrëveshja Rama – Basha shihet edhe si një angazhim bashkëqeverisës pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Në këtë rast, formula është e qartë. Partia e parë merr Kryeministrin ndërsa qeveria ndahet thuajse barabartë mes dy forcave kryesore. Ky koalicion i gjerë, që ka funksionuar në Kosovë apo Serbi në rajon, duket pak i vështirë sepse e lë vendin pa opozitë. Në Gjermani, ku kjo formulë është ende në fuqi, institucionet indipendente janë shumë më të forta dhe zbatimi i ligjit po ashtu.

Skenari i tretë është kombinimi i votave të njërës prej partive të mëdha me ato të LSI dhe PDIU. Nëse asnjëra nga partitë e mëdha nuk merr 71 vende dhe LSI apo PDIU marrin aq mandate sa i duhen njërës për të krijuar qeverinë, atëherë qeverisja mbetet në dorë të tyre. Pra në këtë skenar, pyetja është, kujt do jenë të gatshëm Meta dhe Idizi t’i japin votat e tyre për ta bërë Kryeministër? Ramës, me të cilin qeverisën këto 4 vite, por që duket se janë ndarë në mënyrë nervoze, apo Bashës, me të cilin kanë pasur një marrëdhënie distante. Meta duke qenë President mund t’ja japë votat e tij Bashës për të ndëshkuar Ramën. Sepse Ramën e mendon më të fuqishëm dhe më të pakontrolluar se sa Bashën”, shkruan Fevziu.

‘Skenari për vrasjen’ e Tom Doshit, gjyqi VIP te Krimet e Rënda, dëshmojnë Berisha, Rama e Meta

Gjykata e Lartë ka pranuar kerkesen e prokurorise se Përgjithshme per pyetjen si deshmitare ne gjyqin me te pandehur Durim Bami, per skenarin per vrasjen e deputetit Tom Doshi, te Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, raporton “Panorama”.

lista

Gazetari i “Panorama”, Armand Bajrami raporton se ata janë pjesë e listës me 53 dëshmitarë në total të kërkuar nga organi i akuzës në procesin gjyqësor në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ne seancen e sotme u vendos te thirren si deshmitare mes te tjeresh, Meta, Rama, Berisha, por do te pyeten pas zgjedhjeve.

seanca

Të 53 dëshmitarët e prokurorisë u kërkua të pyeten si të tillë edhe nga mbrojtësi i deputetit Doshi. Njëkohësisht, avokati kërkoi si dëshmitar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, por gjykata nuk e ka pranuar.

Nga lista e prokurorisë u pranua edhe edhe pyetja si deshmitar e Nard Kokes. Sa per kerkesen e prokurorise per ballafaqim mes Doshit e Tahirit, Doshit dhe Ardian Cipes, Doshit dhe Artan Didit gjykata rezervoi te drejten te shprehet pasi keta persona te jene pyetur si deshmitare.

LISTA

Në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Prokuroria spikasnin krerët e politikës aktuale shqiptare, ndërkohë që në të gjenden dhe deputetë, si Spartak Braho, Petrit Vasili e Monika Kryemadhi, ish-drejtues të Policisë dhe biznesmenë të ndryshëm.

“Me këto deklarime do të vërtetojmë para gjykatës se nuk ka ekzistuar ndonjë plan për eliminimin fizik të të pandehurit Tom Doshi. Ndërkohë do vërtetohet bashkëpunimi mes tre të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, në krijimin e provave të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj kryetarit të Kuvendit, deklaruesit Ilir Meta, si edhe personave të tjerë”, tha prokurori Xholi, seancen kur akuza beri kerkesen per deshmitaret.

MBROJTJA

Avokati Vladimir Meçi tha në ate seancë se akuza e ngritur ndaj deputetit Tom Doshi nuk qëndron dhe se ai është i pafajshëm.

“Tom Doshi ka pasur bindje se situata ndaj tij ishte reale dhe për këtë ai ka marrë masa për të mbrojtur veten”, tha mbrojtësi. Përveç pyetjes si dëshmitar të kryeprokurorit Llalla, avokati kërkoi edhe ballafaqimin në sallën e gjyqit mes Doshit dhe ish-ministrit Tahiri, si dhe ballafaqim mes Doshit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi, dhe ishkreut të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Sipas avokatit, ka pasur qëndrime të kundërta nga ana e ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë. Në emër të të pandehurit Mark Frroku, avokati Tonin Prendi konfirmoi para Kolegjit Penal qëndrimin mohues në lidhje me akuzën.

“Mark Frroku ka mohuar që t’i ketë thënë Tom Doshit dijeninë për ekzistencën e një plani eliminimi fizik ndaj tij. Ndërsa avokati Ilir Murati, mbrojtës i të pandehurit Durim Bami, i tha Kolegjit Penal se në seancat në vijim i mbrojturi prej tij do të paraqitet vetë për të shprehur qëndrimin ndaj akuzës së ngritur.

Barbara Doda, kandidatja 20 vjeçare për deputete e PD: I them kryetarit xhaxhi

Barbara Doda, kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike, ka treguar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi fevziu se si e afruan me partinë demokratike. Doda është vetëm 20 vjeç dhe studion për arkitekturë. Ajo tha se afrimin me PD e ka patur gjatë protestës në çadër ku edhe ka mbajtur shumë fjalime dhe se për këto zgjedhje po punon në Tiranë, në ekipin që drejtohet nga Dr.Halim Kosova. Doda po ashtu rrëfehu edhe një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë ditën  e djeshme me strukturat e njësisë së saj për prezantimin e deputetëve të PD.

“Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur. U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mi. Nuk ju flas dot në emër, kështu që po ju them teta ose xhaxhi”, është shprehur kandidatja Doda.

Kur të bjerë borë e zezë, do i marrë Rama 71 mandate

TIRANE– Kur vjen puna tek koalicionet, analistët dhe gazetarët e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 kanë ndarë mendime të kundërta.

Sipas Fahri Balliut vetëm qylaxhinjtë mendojnë se Rama e Basha do bëjnë aleancë pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër Arjan çani ishte i mendimit se duhet të presim të vijë data 25 qershor, pasi vetëm pas kësaj date do të mund të konkretizohet kjo gjë.

Ndërsa Ilir Kulla bën një parashikim tjetër dhe thotë se surpriza e këtyre zgjedhjeve do të jetë LSI-ja. “Të mos bëhemi naivë, Skema është kjo, do jetë trinomi PS, PD, LSI dhe kjo e fundit do vendosë se kush do jetë kryeministri”, -tha ai.

Sipas Arjan Çanit, nëse Rama arrin të fitojë i vetëm 71 mandate nuk ka pse kërkon aleancë. Në këtë moment ndërhyn Fahri Balliu, sipas të cilin një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. “Vetëm kur të bjerë borë e zezë, do i fitojë Rama 71 mandate”,- tha ai.

Pas Patozit, edhe Bregu kundër shkarkimit të Bashës: të jemi të bashkuar për interesin tonë kryesor

Nisma e Arben Imamit dhe Jozefina Topallit për shkarkimin e Lulzim Bashes, nuk ka gjetur mbështetje. Pas Astrit Patozit, edhe Majlinda Bregu thotë per Vizion Plus se tashme është koha për te bere fushate e për te mundur Edi Ramen.

 

Ja intervista e plotë me zonjën Majlinda Bregu:

-Zonja Bregu, ju u takuat dje me Zonjën Topalli, por a e mbështesni ju idenë e saj për shkarkimin e Zotit Basha, para 25 qershorit?

-Unë nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë, të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike. Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike.

-Analiza për Kryetarin pas zgjedhjeve?

-Eshtë shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit.

Bujar Nishani kërkon dënim si diktatura për Visar Zhitin

Presidenti Bujar Nishani kur nuk i kanë mbetur as dy muaj nga përfundimi i mandatit, ka paditur poetin e mirënjohur, diplomatin dhe ish-të burgosurin politik Visar Zhitin në gjykatë për shkaktim dëmi ndaj figurës së tij.

Presidenti Bujar Nishani që ka dekretuar si ambasadorë të Republikës të Shqipërisë njerëz me lidhje me diktaturën komuniste ka ndërmarrë një veprim abuziv duke mos e dekretuar zotin Zhiti si Ambasador në Vatikan.

Sipas gazetetës “Panorama”, padia e Nishanit mban numrin e aktit 9994. Ai kërkon nga Gjykata e Tiranës dënimin e të paditurit, në rastin konkret Viasr Zhiti, për akuzën e shkaktimit të dëmit.

Helmimi në mitingun e PD: Prokuroria kërkon ndihmë në Gjermani për analizat, ja pse

Prokurorët po diskutojnë të kërkojnë ndihmën e autoriteteve gjermane për të marrë një përgjigje në kohë rekord mbi incidentin e ndodhur gjatë mitingut të Partisë Demokratike, ku u dëmtuan 146 tubues.

Një burim i tha Top Channel se asistenca e të huajve do të kërkohet pasi nga komunikimet me ekspertët e mjekësisë ligjore është thënë se në Shqipëri ky proces zgjat sepse nuk disponohen aparatura të fjalës së fundit.

Kjo ekspertizë do të konfirmojë se çfarë elementesh ndodheshin në gjakun e 22 shtetasve, të cilët u regjistruan për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që pjesa tjetër u paraqiten me shqetësime të lehta.

Por nga ana tjetër, Prokuroria po pret edhe ekspertizën e ushtrisë që këqyri jo vetëm vendngjarjen në një perimetër të caktuar në bulevard, por edhe veshjet e protestuesve që shfaqen dhimbje sysh dhe në trup.

Jo zyrtarisht, thuhet se ekspertiza e Forcave të Armatosura tregon se në bulevard nuk është gjetur asnjë element i rrezikshëm.

Por ndërkohë zyrtarisht Prokuroria nuk e regjistroi çështjen hetimore sipas referimit të policisë për dyshimet e ndotjes së ajrit, por për veprën 325 që është pengim i subjekteve elektorale për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Ndërsa policia thotë se lëndimi i tubuesve është shkaktuar nga ndriçimi i projektorëve, i pyetur nga prokurorët pronari i kompanisë ka dorëzuar një sërë dokumentesh, sipas të cilave të njëjtët projektorë janë përdorur edhe në mitingje të mëparshme. /TCH/

Kontingjenti ushtarak i Shqipërisë niset drejt Afganistanit

Në ceremoni merrte pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, zyrtarë të ushtrisë shqiptare dhe familjarë të pjesëtarëve të kontingjentit ushtarak

TIRANË – Është zhvilluar sot në Tiranë ceremonia për nisjen e një kontingjenti ushtarak prej 30 forcash nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit, në kuadër të misionit të NATO-s “Mbështetje me Vendosmëri”, që do të realizojë misionin nën komandën turke.

Në këtë ceremoni merrte pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Cem Baş, zyrtarë të ushtrisë shqiptare dhe familjarë të pjesëtarëve të kontingjentit që niset drejt Afganistanit për mision.

“Jemi sot këtu së bashku për të nisur shokët, miqtë dhe vëllezërit tanë në Afganistan. Aty ku do të përballen me misionin dhe detyrën e tyre të vështirë të ruajtjes së forcave aleate, në frontin më sfidues dhe më të rëndësishëm në NATO”, tha ministrja Kodheli gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni. Ajo shtoi se këto trupa ushtarake do të vijojnë të dislokohen në kuadër të misionit të NATO-s në përmbushje të angazhimeve të aleancës, për menaxhimin e krizave në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Kodheli theksoi ndër të tjera se “Ne nuk mjaftohemi vetëm me solidaritetin me viktimat dhe të goditurit nga terrorizmi, por kontribuojmë aktivisht në luftën kundër tij. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është domosdoshmëri dhe me sakrifica duhet luftuar që në burimet e tij. Duke vlerësuar mbështetjen e pakursyer që vendet aleate kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për forcat tona të dislokuara në operacione, shpreh mirënjohjen e thellë, veçanërisht për forcat e armatosura turke dhe ato italiane”.

Në një fjalë të mbajtur në këtë ceremoni, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Cem Baş, ka vënë në dukje rëndësinë e Turqisë në aleancën e NATO-s. Ai ka theksuar se Turqia është një forcë e rëndësishme në NATO, me ushtrinë moderne, ku përfshihen forcat të kualifikuara tokësore, detare dhe ajrore.

Baş ka vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO duke thënë se është një kontribut i rëndësishëm për aleancën. Ndërsa duke u ndalur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, që i ka konsideruar të shkëlqyera, ai ka shtuar: “Kemi lidhje shumë të mira ushtarake me Shqipërinë. Lidhjet tona janë të forta dhe miqësore, rrënjët e të cilave kanë një të kaluar disa qindra vjeçare”.

Në vijim të fjalës së tij Baş nuk ka nguruar as të kujtojë me respekt të gjithë ata figura të shquara shqiptare që kanë kontribuar në Perandorinë Osmane, që nga pozitat ushtarake deri në ato shtetërore. Baş ka thënë gjithashtu se, Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në modernizimin e forcave të armatosura, dhe në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi, etj.

Grupi i parë i ushtarëve shqiptarë me detyrë në Afganistan u nis më 16 dhjetor 2014. Brenda një periudhe 2.5 vjeçare ky është misioni i gjashtë që shkon në këtë kuadër. aa

Mark Marku:Turp, Jozefina Topalli dhe Imami njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës

Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ka shpërthyer ndaj Arben Imamit dhe ndaj Jozefina Topallit për kritikat ndaj Bashës.

Marku tha se Imami dhe të tjerët kanë qenë aty në PD kur është shkelur statuti me mijëra herë. Por në atë kohë nuk flisnin se u pëlqente.

“Imami ka qenë aty kur janë shkelur rregullat me qindra herë. T’u vijë turp atij dhe të tjerëve. Janë njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës që kënaqeshin kur pushkatoheshin të tjerët dhe përdornin të pushkatuarit për të pushkatuar. Kjo është historia e PD-së. Jemi rritur me këtë. Ato janë vetë viktima të sistemit”, tha Marku.

Imami “shpërthen” me fyerje: Basha hoqi Topallin, vuri shtëpiake që kanë pjellë nga 3-4 fëmijë

Pasi u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, Arben Imami, duke folur në “Opinion” tha se është shkelur statuti i partisë dhe se ato janë të pavlefshme.

Imami ironizoi Bashën duke thënë se futi në lista gra që kanë lindur nga 3 – 4 kalamaj, të cilat sipas tij kanë dhënë kontribut vetëm për rritjen e pjellorisë në vend.

“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, tha Imami.

Fevziu: Edhe ato që kanë lindur shumë fëmijë kanë dhënë kontribut në këtë vend…

Imami: Po patjetër kanë dhënë kontribut për rritjen e pjellorisë në vend

Fahri Balliu: Nëse humbet, Basha duhet të largohet

Fahri Balliu u ndal tek figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike që janë lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në Top Story ai tha se këto figura me rolin dhe pozicionet që kanë mbajtur në qeverisjen e demokratëve kanë patur përgjegjësi në humbjen e 2013.

“Fakti që njerëzit që nuk janë në lista, nuk janë se nuk kanë vlerë dhe kontribute brenda Partisë Demokratike, por në fund të fundit kishin një përgjegjësi në rënien e 2013, ku lanë vetëm kryetarin që të jepte dorëheqjen dhe vetë nuk bënë asnjë autokritikë”, tha ai.

Sipas Balliu, me emrat e përzgjedhur, Basha tregoi se është një njohës i mirë i politikës, ndërsa rezultati i 25 qershorit duhet të përcaktojë fatin e tij.

“Basha tregoi me një stil të veçantë që e njeh politikën dhe këtë e bëri me listën. Ai do të gjykohet për këtë listën, nëse fiton qëndron dhe nëse humbet duhet të largohet”, tha ai.

Renditja e LSI në fletën e votimit, shpërthejnë të qeshurat në KQZ, ja ku janë PS dhe PD

Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve shpërthyen në të qeshura kur nga shorti i administratës për renditjen e partive në listën e votimit për zgjedhjet e 25 Qershorit, LSI doli partia që renditet e para.

 

Kjo per shkak se si zoti Meta, ashtu edhe kreu i ri i LSI Petrit Vasili, pas zgjedhjes se Metes President, kane artikuluar gjate muajve te fundit qe LSI synon dhe sipas tyre do te dale force e pare ne keto zgjedhje parlamentare.

Partia Socialiste u rendit e dyta, ndërsa Partia Demokratike e gjashta

Grida Duma: Ja pse Topalli u la jashtë listës së PD!

Kandidatja e PD për Tiranën, Grida Duma, në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, ka treguar se pse u mor vendimi për lënin jashtë listës së PD, të Jozefina Topallit.

“Ka qenë një vendim i vështirë për lënien jashtë të Jozefina Topallit dhe nuk ka asnjë dyshim për kontributet e saj. Ka ardhur në ’96 kur disa prej ish themeluesve si Imami, ishin larguar. Pati mundësinë të kontribuonte në 22 vite. Ka shërbyer edhe në mbështetjen e zonjave. Pa mbështetjen e saj nuk do të kishte as unë në PD. Kontributi i saj është i madh, i gjatë, i përhershëm në politikën shqiptare. Por partitë nuk duhet t’i shërbejnë vetëm politikës por edhe shoqërisë. Rezultati ka të bëjë edhe me shoqërinë shqiptare”, tha Duma.

Duma ka folur më tej edhe për akuzat që Topalli bëri kundër Bashës, në daljen në konferencë për shtyp, së bashku me Arben Imamin.

“Është vendim personal. PD ka individualitet dhe është karakteristike e kësaj partie. Duhet të bëjmë një analizë tjetër për PD. Është një parti e re ,në krahasim me PS dhe është nën kritika. Por për mua rrënjët i ka 100 e ca vjeçare, për sa i përket shtresave sociale”, tha Duma.

Gjekmarkaj – Bashës: Nuk e ke luksin të heqësh Topallin

“Këto lista janë basti i Lulzim Bashës. Nëse Basha e humbet këtë bast, Basha duhet të mbajë përgjegjësinë. Koha është e shkurtër dhe janë shqiptarët që do të gjykojnë këtë listë”.

Kështu nisi fjalën e tij në Top Story analisti Agron Gjekmarkaj duke analizuar listën kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në këtë listë, Gjekmarkaj thotë se ka disa risi dhe prurje interesante, ndërkohë që mendon se me lënia jashtë e disa figurave nuk legjitimohet.

“Aty ka disa risi, disa prurje interesante nga bota akademike. Ka shumë emra të panjohur për ne, por të njohur për komunitetin nga vijnë. Basha e ka tërhequr shumë litarin sa i takon Topallit dhe Patozit, dy figura që është i palegjitimuar largimi i tyre. Basha nuk kishte luksin të largonte Topallin. Basha e ka të vështirë të shpjegojë elektoratit largimin e Topallit dhe Patozit”, tha ai.

Ndryshon lista e PD në Shkodër, ja renditja e re

Pas tërheqjes nga lista e PD-së e deputetit Helidon Bushati, që ishte në pozicion fitues dhe e Ramiz Çobajt, kryetar dege të PD-së ndryshon edhe lista e PD-së për këtë qark.

Vendin e Helidon Bushatit zë Bardh Spahia.  Më poshtë është lista si bëhet dhe si ishte, shkruan “Panorama”. 

Bushati nuk dha arsye konkrete per terheqjen ndersa Çobaj tha se ishte fyerje listimi i tij ne fund dhe se tani do te drejtoje shtabin e PD-se ne Qarkun Shkoder, raporton Senad Nikshiqi per “Panoramen”. 

QARKU SHKODER (Si bëhet)

  1. Romeo Gurakuqi
  2. Izmira Ulqinaku
  3. Lorenc Luka
  4. Bardh Spahia
  5. Nard Ndoka
  6. Gjok Uldedaj
  7. Anton Koka
  8. Prel Gjoni

QARKU SHKODER (Si ishte)

  1. Romeo Gurakuqi
  2. Izmira Ulqinaku
  3. Lorenc Luka
  4. Helidon Bushati
  5. Nard Ndoka
  6. Bardh Spahia
  7. Anton Koka
  8. Ramiz Coba

Eduard Selami distancohet nga Topalli dhe Imami: Mbështes listën e Bashës, t’i kushtohemi fushatës!

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Selami kërkon mbështetjen për fushatë, dhe jo analiza për PD-në nga vetë deputetët që tashmë s’do jenë me në lista.

“Koha për fushate jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, shkruan Selami.

Ky reagim vjen menjëherë pas konferencës për shtyp të ish deputetëve Jozefina Topalli dhe Arbën imami, pir dhe mbledhjes që janë duke bërë së bashku të tjerë deputetë të përjashtuar nga listat siç është Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Keltis Kruja.

Topalli: Basha si Rama, kjo nuk është më Partia Demokratike

Deputetja Jozefina Topalli e cila u la jashtë listave nga Kreu i PD-së deklaron se pas 26 majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990.

DEKLARATA E TOPALLIT
Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re.

E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes.

Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale.

Po e nis nga fundi i ngjarjeve.

E di qe shume demokrate jane merzitur me mua, kur i kerkova Lulzim Bashes te mos bojkotoje zgjedhjet, kur nuk erdha më ne cader ashtu sic do te kisha dashur. Por une e dija qe Lulzim Basha po e perdorte shpirtin e demokrateve, revolten e tyre kunder Edi Rames, per te mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramen. Dhe ashtu u be! Kauza per zgjedhjet e lira e te ndershme u verifikua si nje kauze e rreme e Lulzim Bashes.

“I rreme” eshte fjala qe e pershkruan me mire Kryetarin e Republikes se Re. Dhe ky eshte arsyeja pse gjithmone i kam perseritur privatisht dhe publikisht se kam diferenca te medha me te.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur per ringritjen e Partise Demokratike, qe u shnderrua ne nje grusht njerezish servile te Kryetarit apo kliente te familjes se tij. Nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideeroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se do te bashkonte dhe ribashkonte PD per te forcuar shtyllen kurrizore te PD, qe perfundoi ne nje karrige me rrota, te cilen e shtyn here me Ramen, here me Meten, por asnjehere me demokratet.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se PD do te jete gardiane e pakompromistë e interesit publik. Me perjashtim te dy viteve te fundit, Lulzim Basha, ky i Republikes se Re, ka qendruar 11 vjet ne majat e pushtetit, 4 prej te cilave ne krye te Bashkise se Tiranes, ku nuk la asnje gjurme ne favor te interesit publik. Perkundrazi! Modelin klientelist familjar e bere model te drejtimit dhe vendimarrjes ne Partine Demokratike.

I rreme edhe per premtimin me te madh te jetes 2 vjecare ne opozite, ate te Republikes se Re pa oligarke, te cilet Lulzim Basha diten i mallkon, ndersa naten darkon familjarisht ne vilat e tyre luksoze.

Me e renda eshte se per Lulzim Bashen nuk eshte problem as fakti se PD rrezikon me te keqen! Atij i mjafton qe te jete ne krye dhe te mbaje logon e vulen e PD.

Do te isha edhe une si Kryetari i Republikes se Re, e rreme, po te thosha se nuk do te doja te isha ne Parlament. Por, fatmiresisht, nuk jam e rreme.
Po! Une doja te isha ne Parlament, por doja te isha nga “Lista PD”, jo nga “Lista Basha”. Per te thene te verteten, duke mos me kandiduar, me ka hequr nje barre te rende, ate te dilemes per ta pranuar apo jo nje mandat qe vetem logon do ta kishte te PD, por do te ishte nje mandat ne sherbim te axhendes personale per pushtet te familjes Basha!
Kete te dyten natyrisht nuk e beja ne asnje rrethane.

Por tani nuk kam me asnje dileme. Çfare e kam dyshuar prej kohesh, eshte vertetuar plotesisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonje ndryshim nga Rilindja.
Qofsha e gabuar!

Ajo qe me ngroh eshte se keto dite kam marre mesazhe te pafundme. Kam lexuar fjale zemre, qe nuk e di a i meritoj. Por e di shume mire se keto 20 vjet kam qene e privilegjuar, qe kisha besimin e demokrateve te vertete dhe cdo qytetari qe ka identifikuar tek figura ime politike dhe njerezore perpjekjen e vet te perditshme per te ndertuar jeten me ndershmeri.

Dua te falenderoj zotin Berisha e ne menyre te vecante shkodranet e mi. Ata me nderuan 20 vjet me rradhe dhe me voten e tyre me dhane 6 mandate rradhazi me besim e dashni te madhe.
U kerkoj te falun per cfare nuk kam mundur apo nuk kam ditur te bej.

Une do te vazhdoj te jem ne politike.
Nga jashte parlamentit do te ngrihem kunder cdo padrejtesije dhe cdo akti korruptiv, qe ushqen shqiptaret me bindjen se ky vend nuk behet. Une besoj se Shqiperia mund te behet me politikane te pakorruptuar, me autoritet dhe integritet te larte moral.

Çdo gje varet nga shqiptaret.
Tani eshte koha.

Princi Leka II është në një vizitë 2 ditore në Kosovë

Princi Leka II është në një vizitë 2 ditore në Kosovë.

Gjate qëndrimit në Prishtinë është takuar me kandidatin për kryeminister z Ramush Haradinaj dhe ka thënë se në Kosovë gjithmonë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë përherë afërt Kosovës.

“Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, ka thënë Princ Leka ll në takimin me kandidatin për kryeministër nga AAK, PDK dhe Nisma,z Ramush Haradinaj.

Princi Leka II ka thënë poashtu se i vjen mirë që z Ramush Haradinaj ka kaluar problemet që ka pasur në Francë lidhur me ndalimin e tij në bazë të një fletëarresti të Serbisë dhe se poashtu i vjen mirë që ai i është kthyer popullit të Kosovës.

Në fjalën e tij z Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohet me Princin Leka ll, kur shqiptarët takohen mes vete.

Z Haradinaj falenderoj Princ Leka ll për viziten e tij në Kosovë, dhe perkrahjen e vazhduar të Oborrit Mbreteror Shqiptar për Kosoven/ Beniamin Bakalli

 

 

 

Topallin nuk e kam preferuar kurrë, arroganca e saj shenjë papjekurie e injorance politike – Nga Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu duke analizuar listën e kandidatëve që kreu i PD, Lulzim Basha zgjodhi për garën e 25 qershorit, e quan atë “spastrimi më drastik pas atij të vitit 1992 brenda partisë”.
Në një analizë publikuar në Opinion.al, Fevziu merr me radhë surprizat në listë dhe ndalet në tre pika:

Lulzim Basha ka publikuar dje, në limitet e fundit ligjorë, listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Hermetizmi që shoqëroi listën mund të shpjegohet vetëm me përmbajtjen e saj dhe faktin që në këto 27 vjet, ky është spastrimi më drastik pas atij të vitit 1992 brenda partisë. Nuk ka asnjë dyshim që lista ishte surprizë, si edhe procedura e hartimit të saj. Nëse i hedh asaj një sy, mund të vësh re disa gjëra.

E para, lista i jep fund një epoke të partisë demokratike, thuajse 25 vjeçare. Në listën e hartuar nga Basha nuk janë as themeluesit e PD, Imami, Selami, apo Ruli (ky i fundit u tërhoq vetë); as brezi i dytë që konsolidoi opozitën e PD në vitet 1997 – 2005 si Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo Astrit Patozi; dhe as disa nga të ardhurit më të spikatur të vitit 2005 dhe të qeverisjes së PD si Majlinda Bregu apo Myqerem Tafaj. Një kritër i vetëm nuk i klasifikon dot të gjithë, sepse biografia, sjellja politike apo angazhimet e tyre janë shumë të ndryshme dhe dallojnë nga njëri tjetrit. Ajo që i bashkon është të mos qenit pjesë e PD që Basha ndërtoi në këto vite dhe as pjesë e të besuarve të tij. Basha e deklaroi vetë pas publikimit të listave, se ai është mbështetur tek ata që besojnë republiën e re, duke lënë të kuptohet se kriter ka qenë qëndrimi në 90 ditët e protestës dhe jo karriera politike, historia në parti apo opozita parlamentare. Këtë qëndrim ai e kishte paralajmëruar edhe gjatë një fjalimi në cadër, kur deklaroi se protesta në bulevard kishte qenë më e suksesshme se sa opozita parlamentare 3 vjecare. Basha ka nisur ndërtimin e një partie të re, që sot. Me listat, ai ka bërë edhe ndarjen zyrtare me partinë e drejtuar, në të mirë e në të keq nga Sali Berisha.

Nuk ka asnjë dyshim që lista e tij do hap debat të madh. Ndër emrat e djegur, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, por edhe Majlinda Bregu e Arben Imami do diskutohen gjatë. Personalisht nuk e kam preferuar kurrë Jozefina Topallin. Arroganca që manifestonte në pushtet ishte shpesh shenjë e një papjekurie dhe injorance politike. Por historia e këtyre katër viteve në opozitë ka dëshmuar se ajo ishte ndër shumë të paktat që e ka kryer si duhet detyrën e saj në Parlament, me kurajo dhe me guxim. E padyshim me koshiencë politike. Debatet e fundit për hyrjen në zgjedhje, ishin gjithnjë në funksion të idesë për një PD më të fortë. Po kështu edhe Patozi që ka pasur fjalime mjaft të rëndësishme opozitare. Natyrisht edhe Imami, personi i parë që ju deklaroi shqiptarëve që po krijohej një Parti Opozitare natën e 11 Dhjetorit 1990, por pse jo edhe Bregu që me gjithë diskutimet për qëndrimet e fundit, ka krijuar një figurë të rëndësishme politike dhe me ndikim publik.

Por kjo ka qenë zgjedhja e Bashës, dhe padyshim që është edhe përgjegjësia e tij.
E dyta, është cështja e emrave të rinj që janë përfshirë në listë dhe që pritet të zëvendësojnë në betejën parlamentare figurat e PD që kishin një eksperiencë 20 vjecare atje. Kjo listë po aq sa për largimet, do debatohet edhe për prurjet e reja. Eshtë herët te diskutohen emrat e rinj, që ende nuk janë vënë në prove. Ajo që bie në sy është rikthimi i Tritan Shehut dhe i Prec Zogajt, që figurojnë, së bashku me Dash Shehin ndër figurat themeluese të PD. Por debati do të jenë emrat e rinj. A do jenë ato një histori suksesi apo një dështim, pritet për t’u vërtetuar. Ky është basti i Bashës dhe koha do ta tregojë.

E treta, është mënyra se si listat u hartuan. Basha duhej të kishte mbledhur kryesinë dhe ta bënte atë publike. Edhe pse për shumë vetë ky është thjeshtë një formalitet, është një zbatim i rregullave në parti dhe i statutit të saj. Bjerrja e rregullave dhe shkelja e parimeve, janë hapi i parë që rrënon demokracinë brenda një partie.

Pavarësisht këtyre, Basha ka hedhur ekipin e tij në betejë dhe nuk ka shumë kohë për të vërtetuar nëse zgjedhja e ti ka qenë e qëlluar apo jo. Ai do të matet në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe atë ditë, ne do themi, nëse kjo që mbylli dje në mesnatë qe një gabim, apo një zgjedhje e duhur!
Blendi Fevziu

Këshilltari i Presidentit Nishani në listën e sigurt në Korçë

Emri i katërt në qarkun e Korçës, është Klevis Balliu, djali i botuesit të gazetës ‘55’, Fahri Balliu dhe njëherësh këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Ai renditet në këtë qark pas Valentina Dukës, Ervin Salianjit dhe Hekuran Hoxhollit dhe pritet të mbulojë zonën e Pogradecit.

CV e Klevis Balliu


Zoti Klevis Balliu lindi në qytetin e Tiranës, më 23 gusht 1989.

Mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin në Brooklands College Royal Holloway në Londër. Studimet e larta i kreu po aty. U diplomua për Shkenca Politike në Universitetin Richmon International University of London. Në universitet ka qenë një nga gjashtë senatorët dhe organizonte, për të gjitha klasat, takime të ndryshme me shkrimtarë e profesorë të ftuar nga universiteti.

Pas përfundimit me sukses të studimeve, rikthehet në Shqipëri për të nisur karrierën e tij profesionale.

Hapat e para të tij nisën si gazetar në “Shtëpinë Botuese 55” ku shkroi dhe botoi opinione të ndryshme rreth situatave aktuale të vendit. Pasi fitoi përvojë, emërohet aty Drejtor Ekzekutiv. Më pas mori rolin e analistit politik në media të ndryshme të vendit, por dhe në ato ndërkombëtare.

Që në moshë fare të re, tregoi interes për botën intelektuale. Kur ishte 14 vjeç, botoi librin “Dita e Verës”. Është autor i disa shkrimeve në gazeta të ndryshme.

Në shkurt të vitit 2015, Klevis Balliu, emërohet Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i Presidentit të Republikës.

Zoti Balliu flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane.

Shqipëria kthen nga ka ardhur mishin e pulës të importuar nga Brazili

Autoritetet e ushqimit në Shqipëri thonë se po e kthejnë një transport me mish të ngrirë të shpezëve në Brazil, pasi testet kanë treguar nivel të lartë të bakteries salmonella.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dje ka kumtuar se 28.6 tonelata të mishit të ngrirë të shpezëve, i importuar nga një kompani lokale shqiptare, është bllokuar në portin perëndimor Durrës, më herët këtë muaj, raporton agjencia AP.

Në kumtesë, mëtutje theksohet se ky mish “do të shkoj për në Brazil” pasi të kompletohet dokumentacioni përkatës nga doganat dhe kompania lokale.

Brazili është burimi kryesor i mishit të shpezëve dhe të derrit për kompanitë shqiptare.

Në muajin mars, eksporti i mishit nga Brazili ishte ndalur, pasi hetuesit patën thënë se inspektorëve brazilianë të shëndetësisë u ishte dhënë ryshfet për të mos e ndalur mishin me afat të skaduar.

Prej këtij skandali, autoritetet e Shqipërisë kanë filluar në mënyrë energjike ta testojnë mishin që vjen nga ky vend.

Basha arrin marrëveshjen me aleatët. PR me dy emra në listat e PD. Ja kush mbeti jashtë

Të tjera detaje bëhen publike në lidhje me një marrëveshje zyrtare mes Partisë Demokratike dhe dy aleateve të saj kryesore, republikanët e Fatmir Mediut dhe agrarët e Agron Dukës.

Vetë Mediu u takua disa herë gjatë ditës me Lulzim Bashën dhe në takimin e fundit, që ishte më i shkurtër se të tjeët, u shfaq më i çliruar. Ai tha për mediat se marrëveshja po ecën në rrugën e mbarë.

Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike thonë për Top Channel se marrëveshja me republikanët është arritur dhe sipas saj, republikanët do të fusin dy emra nga tre që kërkuan në listat e PD. Njëri është Fatmir Mediu, ndërsa mbetet për t’u mësuar emri tjetër.

Megjithatë, vetë Partia Republikane do të kandidojë formalisht me listën e saj për deputetë për të mos humbur komisionerët.

Ndërkohë, edhe me PAA mund të jetë arritur një marrëveshje, megjithëse kjo është ende e pakonfirmuar.

Aleati tjetër i LZHK-së, Dashamir Shehi do kandidojë në listat e PD-së në Tiranë, ndërsa Nard Ndoka në Shkodër

Por duket se Basha ka lënë jashtë listave aleatë si Kreshnik Spahiu i AK, Alimadhi i Ballit apo Gjana i Legalitetit.

Sa u takon listave, PD ende nuk i ka përfunduar edhe për shkak të bisedimeve me aleatët, që mund të ndikojnë në listën përfundimtare në Shkodër, Vlorë, Tiranë dhe ndoshta edhe në Fier.Sipas marrëveshjes Rama-Basha, Partia Demokratike ka kohë deri në mesnatë për të dorëzuar në KQZ listën e saj me kandidatët për deputetë.

Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli

U nda sot nga jeta deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli.

Deputeti i Lezhës ka ndërruar jetë për shkak te problemeve shëndetësore në një spital në Itali.

Kadeli vuante nga pankreasi akut.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike.

Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike.

Ai premtoi se nuk do të largohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkua Grupit Parlamentar të LSI.

Ja pse Partia Republikane del e vetme në zgjedhje

Partia Republikane do të dalë vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit.

Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj partie, duke zyrtarizuar faktin se PR nuk e ka pranuar ofertën e Bashës.

“Vendimi u mor pas mosarritjes së marrëveshjes politike me Partinë Demokratike për të shkuar së bashku në zgjedhje.

Partia Republikane vendos të shkojë e vetme në zgjedhje të masë elektoratin e saj, pasi ka dalë e pakënaqur nga negociatat politike me Partinë Demokratike”, tha Mediu për Report Tv.

Mësohet se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri për kryetarin Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar pasi në Tiranë pritet që PD-ja të vijë me kandidatë të fortë.

Kryemadhi: Sistemi është i tillë, ndryshohen kryeministrat, por jo oligarkët, LSI mund të ketë lidhje por hajde t’i largojmë

Në emisionin e sotëm “Të PaEkspozuarit” në Neës24, po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në emisionin e titulluar “Atentati i dytë ndaj LSI-së”, po diskutojnë në studio nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe dy analistët e përhershëm Andi Bushati dhe Fatos Lubonja.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse marrëveshja e dy liderëve Rama-Basha është një përpjekje për asgjësimin e LSI-së, Kryemadhi thotë se Ajo që më shqetëson mua është sa thelb kombëtar ka marrëveshja mes PS-PD. Kjo është e rëndësishme, e sa do i shërbejë stabilitetit të vendit. Kjo është çështje transparencë. Demokracia do ju dukej e fortë nëse s’do futej në zgjedhje PD?

Monika Kryemadhi: Atentat do quhej për zgjedhjet, nëse PD nuk do hynte. Mos hyrja në aleancë, neve si LSI na favorizon. Se politika është bërë tri-polare. Jo, nuk duhet ta shohim kështu. Meta e kërkonte prej kohësh këtë marrëveshje. Paketa McAllister është një copy paste e propozimit të Ilir Metës. E shoh si gjë pozitive. Si shtensionim të situatës. Bashkimi i dy partive të vjetra, jo partive më të mëdha, se kush është më i madhi do e shohim më 25 qershor. Nuk e shoh problematike marrëveshjen. Shoh më shumë problematik ligjin që është bërë për reklamat në televizione. A nuk e shihni që Tirana është më e qetë se iku çadra, socialistët a nuk janë më të qetë?

Bushati: Marrëveshja për mua ishte turp i madh. Po të dëgjojmë fjalët e lidërëve dhe parimet që mbronin para se të takoheshin, kupton që ka qenë diçka që nuk ka themel, as në interes të njerëzve apo zgjedhjeve të lira. Ç’garanci kemi ne sot që mori disa nëpunës të nivelit të dytë dhe i bëri ministra teknikë? Ku kemi garanci që kriminelët nuk do i kemi në fushatë? Marrëveshja është një karagjozllëk politik që s’bind askënd. Nëse këtë e marrëveshje e shoh për t’i shërbyer një kaste të ngushtë, Ramës e Bashës, dhe jo shqiptarëve, nga një parti që duhej të ishte e prekur nga kjo, prisja ta denonconte.

Kryemadhi: LSI gjithmonë ka mbajtur parimin e stabilitetit. Kjo gjë që ndodhi duhet të kishte ndodhur kohë më përpara. Të gjitha problematikat duhet të merreshin më seriozisht nga palët që në fillim.

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit deklaroi se sistemi zgjedhor i detyron partitë që të jenë klientelise.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’, Kryemadhi pohoi se në këto kohë kanë ndryshuar veç kryeministrat dhe jo oligarkët. Nga ana tjetër ajo kritikoi qeverinë ‘Rama’, duke i quajtur pseudoreforma hapat e ndërmarrë deri tani.

“Sistemi është i kalbur, kemi të bëjmë me pseudoreforma. Vet reforma të bënë të jesh parti klienteliste. Janë 7 parti që bëjnë klientelizëm. Ne kemi bërë një sistem zgjedhor të tillë. Zgjedhjet na kanë krijuar që të kemi dy parti të mëdha, që të bëjnë veç kontrolle. LSI bën patericën ndaç për njërën, ndaç për tjetrën. Shohim oligarkët dhe veç ndryshon kryeministri. Dhe ne mund të kemi lidhje me oligarkët, po eja t’i largojmë”, tha ajo.

Çfarë më shqetëson nga marrëveshja mes PS-PD

Në emisionin e sotëm “Të PaEkspozuarit” në News24, po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Analisti Andi Bushati ka dhënë një shpjegim të tij se pse LSI po sillet në mënyrë absurde përballë marrëveshjes mes dy liderëve dhe nuk po e denoncon një gjë të tillë.

Sipas Bushatit, LSI-ja nuk kërkon të jetë simpatike përpara popullit shqiptar, por kërkon që të tregojë muskujt përballë dy partive të mëdha.

“Çdo ditë po bindemi se një marrëveshje jo e ndershme, ka synuar të godasë edhe LSI-në. Ku kishte dhuratë më të madhe se janë mbledhur dy të mëdhenjtë për të vrarë demokracinë, po vrasin dhe LSI-në. Ndërsa LSI-ja bën sikur s’ka ndodhur asgjë. Pse LSI nuk sillet normal po në mënyrë absurde? Se dhe LSI nuk pretendon të jetë simpatike për publikun, por të tregojë muskujt. Gjithë fushata e LSI-së në 2013-n ka qenë si do që të ndodhë ne do jemi në pushtet. LSI nuk do të nxjerrë në sy të publikut që të mëdhenjtë janë bërë bashkë për të na goditur ne,” tha Bushati.

Unë e kam akuzuar më shumë se të tjerët Ilir Metën

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohoi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në “News24” se ajo është personi që ka akuzuar më shumë se kushdo tjetër Ilir Metën.

Kryemadhi, theksoi se ka kritikuar bashkëshortin e saj për disa çështje, siç ishte ligji i Arsimit të Lartë.

“Sa herë e kam akuzuar unë Ilir metën. Ose e kam sulmuar unë, o s’ka. Unë e kam kritikuar shumë Ilir Metën për ligjin e Arsimit të Lartë. Pa pikë turpi ministra dhe rektori thanë se do i rregullojnë ligjin dhe se bënë”, tha Kryemadhi.

A u tregua Meta i dobët që shkoi President? Si përgjigjet Monika Kryemadhi

Në emisionin e sotëm “Të PaEkspozuarit” në News24, po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse Meta u tregua që shkoi President, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se nuk ishte diçka që e kishte habitur, dhe me të cilën nuk ishte dakort.

“Unë për veten time e kam marrë vesh kur firmosa për deputete. Edhe nuk isha dakort me thënë të drejtën, u çudita. Meta është themeluesi i LSI-së dhe është promotori i të gjitha strukturave të LSI-së. Por, ka ardhur koha ndoshta që Meta t’i hapë rrugën të rinjve,” tha Kryemadhi.

Në debat u përfshi edhe gazetari Fatos Lubonja, i cili tha se Monikës i leverdis ta thotë këtë sepse sipas tij më mirë sulmon Metën se sa ta identifikojë atë si të dobët, shkruan BalkanWeb.

“Mendimi i parë që më vjen është që Monika ka marrë këtë rol, se këta teatër bëjnë, se i leverdis më mirë, të sulmojë edhe Metën se sa duke u identifikuar si të dobët,” tha Lubonja.

PD: Ja 66 emrat e propozuar për kandidatë në Shkodër

Në listë janë 66 emra që synojnë të jenë ata përfaqësuesit e shkodranëve në këto zgjedhje.

Është zbardhur lista me emrat që baza e Partisë Demokratike në Shkodër ka propozuar për të qenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të gjithë deputetët aktualë të PD-së janë pjesë e kësaj liste. Jozefina Topalli, Helidon Bushati dhe Irma Kopliku ndodhen në listën e gjerë, e cila do të ngushtohet në 10 kandidatë, pa përfshirë këtu 1 mandat të Malësisë së Madhe, shkruan Politiko.

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, kreu i PD-Shkodër, Ramiz Çobaj, ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, ish-deputeti Gjok Uldedaj dhe mundësi Elis Guri janë disa nga propozimet e tjera të demokratëve, çka tregon për një garë të fortë në këtë qark.

Ndërkohë, është mësuar se kreu i PDK-së, Nard Ndoka do të jetë kandidat i PD në Shkodër, duke ngushtuar hapësirat për emrat e sipërpërmendur, të cilët për shkak të karrierës së tyre pretendojnë një vend të sigurtë në listë.

Kush është drejtori i ri i Burgjeve që arrestoi babain e Saimir Tahirit

Drejtori i ri i Burgjeve, Arjan Hoxha, emeruar pas paktit Rama-Basha, ka arrestuar babain e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh disa vite me pare.

Ai u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë. Siç deklaronte vetë Hoxha lirimi nga detyra ishte pasojë e hakmarrjes politike nga ministri i Brendshëm, i asaj kohe Sajmir Tahiri.

Përveç ministrave, marrëveshja PS-PD parashikon edhe zëvendësimin e 5 drejtorive të rëndësishme.

Ata janë: Drejtori i OSHEE, Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit,  Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Sipas paktit Basha-Rama, kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

Lajmi i publikuar në prill 2014

Ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, deklaroi gjatë seancës së dytë dëgjimore në Kuvend, se e gjithë struktura në varësi të tij, që finalizoi operacion “Rispedal”, ku u arrestua babai i ministrit Tahiri, është shkarkuar nga detyra.

Hoxha theksoi se e tërë skuadra prej 8 oficerësh është nxjerrë në lirim dhe disa janë transferuar, ndërkohë që shefi i seksionit Ervin Dalipaj është përjashtuar nga policia.

“Të shkarkuar jam unë shefi i sektorit, kryekomisar Arjan Hoxha. Shefi i seksionit, komisar Ervin Dalipaj. Janë transferuar Agron Breçani, Arlinda Kuliçi, Melson Sula, si dhe dy ndihmësspecialistë me gradën ‘inspektor’”, tha Hoxha.

Arjan-Hoxha

Ish-shefi i sektorit tha se kishte kërkuar që babai i ministrit të mos cenohej në qeli dhe për këtë gjë kishte marrë falënderimet e tij. “Kam komunikuar me të, e kam garantuar për një gjë: të garantoj që asnjë gërvishtje, shtesë apo rëndesë nuk do kesh për shkak të përfaqësimit politik që ka djali juaj në subjektet politike. Për këtë mund ta thërrisni dhe ta pyesni, ma ka quajtur si mirënjohje edhe pasi ka dalë nga dhomat”, tha Hoxha.

Socialisti Taulant Balla theksoi se Arjan Hoxha natën para aksionit është filmuar në zyrën e ish-ministrit Flamur Noka në shoqëri të Agron Kuliçajt, por kjo është hedhur poshtë nga i akuzuari. Ai theksoi se është i gatshëm të ballafaqohet me ministrin Tahiri për akuzat. Pas seancave dëgjimore, komisioni njoftoi se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ftohet në seancë dëgjimore, ditën e premte në mesditë.

Akuzat e PS

Deputetët e maxhorancës kanë publikuar një akt-ekspertizë, në të cilën akuzohet ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, se ka falsifikuar diplomën e Akademisë së Policisë.

Nënkryetari i Komisionit, Taulant Balla, theksoi se në akt-ekspertimin e realizuar nga Dritan Zoto rezulton se Arjan Hoxha ka falsifikuar firmën e ish-drejtorit të Akademisë, Luan Veliqoti.

“Ne e kemi depozituar provën tonë për falsifikim të diplomës nga ana juaj, zoti Hoxha. Dhe, në bazë të ligjit, ne si komision do t’ia referojmë Prokurorisë dhe ju duhet të merrni një avokat që të mbrohesh”, tha Balla. Ndërkohë që Hoxha paraqiti një vërtetim të firmosur nga drejtori aktual i Akademisë së Rendit, Hysni Burgaj, që sipas tij vërtetohej se diploma ishte në rregull.

Madje, Arjan Hoxha sfidoi deputetët duke thënë se: “Ju jam mirënjohës nëse e bëni”, duke e çuar në Prokurori. Ndërsa kryetari i Komisionit, Arben Ristani, tha: “Ekspertiza e PS nuk përbënte provë, sepse nuk është realizuar në një proces të rregullt ligjor”.

Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu nuk do të jenë në listën e PD për zgjedhjet e 25 qershorit

Lista e deputetëve të PD do të dalë nesër, kur edhe skadanon afati i fundit.

Me këtë listë PD do të garojë më 25 qershor për legjislativin e ri.

Të rejat e kësaj liste, sipas burimeve të brëndëshme dhe shumë serioze në PD janë:

1.Kandidati për kryeministër, Lulzim Basha që do të garojë në Elbasan e kryeson listën e deputetëve të PD.

2.Në listë nuk do të jenë te përfshira Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

Për Majlinda Bregun, PD ka mbajtur një qendrim shumë kritik sepse ajo nuk e mbështeti qendrimin dhe strategjinë e kryetarit të PD gjatë periudhës të çadrës, si dhe iu afrua shumë kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa Jozefina Topalli, një kundërshtare e njohur e Bashës,  ka qenë një nga deputetet e PD që nuk ka qenë për bojkotimin e Kuvendit.

3.Në listë nuk do të jenë të përfshirë xhaketat e vjetra, si Bode, Ruli etj.

4.Sali Berisha do të kandidojë në Shkodër, një bastion i njohur i PD.

5.Në listë do të jenë shumë emra të rinj.

Gjithçka do të qartësohet më konkretisht nesër kur kjo listë të bëhet publike.

KOSOVA ËSHTË RAMUSHI, RAMUSHI ËSHTË KOSOVA – Nga Azgan Haklaj

Kosovë – Atje ku politika i nënshtrohet Sovranit

Këto ditë në Kosovë u proklamuan koalicionet zyrtarisht. Djemtë e luftës të prirë nga Ramush Haradinaj u banë bashkë si 19 vjet më parë në llogoret e luftës.

E, përveç kësaj, risia është nominimi për kryeministër të Kosovës të z. Haradinaj, simbolit të Kombit Shqiptarë pēr të cilin mbarë hapësira shqiptare, diaspora dhe kudo ku jetojnë shqiptarēt, u derdhën rrugëve e shesheve me moton: Ramushi është Kosova, Kosova është Ramushi.

Koalicioni që fitoi Luftën e konturoj Paqen do të ketë në krye të ekzekutivit Ramush Haradinajn, një hero të gjallë dhe jo vetëm.

Një burrë legjendë ku inkorporohen natyrshëm virtytet parësore të kombit shqiptar dhe koherenca e lojës moderne politike demokratike.

Ai ka dëshmuar me fakte se nuk e njeh stepjen, as humbjen.

Ai për të disatën herë përballoi konspiracionet e intrigat ndërkombtare të gatuara në kuzhinat akademike antishqiptare. Me kurajo të pashoqe u bë avokat i vetëvehtes, por dhe i luftës së UÇK-së, në betejat e të cilës dhanē jetën mijëra djem e vajza, burra dhe gra. Sakrifica ishte vetëmohuese por u realizua ëndrra 600 vjeçare e lirisē së Kosovës. Gjaku i derdhur lumë hyri si det i kuq në Flamurin Kombëtar për të mbetur përgjithmonë materie e ndërgjegjes së Kombit Shqiptar.

Prandaj jo vetëm Koalicioni, por vet Kosova po i shpreh mirënjohjen Strategut të Luftës dhe Arkitektit të Paqes, z. Haradinaj duke e nominuar si Kryeministër.

Ai në fakt ishte kryeministri i shtetit mē të ri në botē, që la postin vullnetarisht dhe vazhdoj një betejë të stërgjatē pēr tē çertifikuar ndërkombëtarisht kauzën e betejës për Liri të Kosovēs dhe gjakun e atyre që u flijuan për Lirinē.

Ngadhnjimi i Haradinajt në sagën e gjatë me drejtësinë e pagëzojë atë Pashaportë Evropiane të Kosovës.

 Këto raste e precedentë nuk janē hasur tek ndonjē personalitet politik nē Glob.

Përballë Haradinajt dhe koalicionit të tij janë një treshe e konsumuar, që në thelb përfaqësojnë titizmin dhe konformizmin fatkeq në politikën kosovare. Kjo formulë ështē jashtë kontekstit, por mban mbi vehte pikëpyetje përmbajtësore.

Ky koalicion, edhe si opozitë, nuk ka autoritetin për t’i shërbyer Kosovës.

 Gjithësesi Sovrani do të flasē me verdiktin e tij më 11 Qershor në favorr tē burrave të lirisë. Kjo nuk ka diskutim dhe është aksioma jo vetëm e pranuar, por edhe e stimuliar nga aleati strategjik i shqiptarëve – SHBA.

Risia Haradinaj nuk ka peshë e entuziazëm vetëm në Kosovë. Ky Strateg i Luftës dhe Arkitekt i Paqes nuk ka projekt vetëm për Kosovën, por nacional-projekt të integruar zhvillimi, ku sidomos zonat verilindore të Atdheut do të jenë përfituese afatgjata.

Sot, natyrshëm, i lumturuar si shqiptar, bashkoj apelin tim me çdo motër e vëlla shqiptar për të bashkuar vullnetet dhe votēn për koalicionin AAK-PDK-Nisma si një votë e pastër për vlerat e luftës, perspektivës dhe ardhmërisë së Kosovës.

Rama: Në timon do të jem unë, Bashën nuk e dua në prehër

Arritja e marrëveshjes Rama-Basha dhe futja në kabinetin qeveritar të një zv/kryeministreje dhe 6 ministrave teknikë nga PD, ka thurrur skenarë e kundërargumenta, si në media ashtu edhe në korridoret e politikës lidhur me mundësinë e një bashkëqeverisjeje të mundshme PS-PD pas 25 qershorit.

Këtë shqetësim duket se ka ndarë me kryeministrin, Edi Rama edhe një prej ndjekësve të tij në “Facebook”, i cili i sugjeron të heqë dorë nga vettingu sa kohë sipas tij ai do bashkëqeverisë me Bashës pas zgjedhjeve.

Në replikë me të, Rama duket i qartë teksa shprehet se PS synon të ketë e vetme qeverinë pas 25 qershorit.

Replikat në “Facebook”
KOMENTUESI: Nëse do bashkeqeverisesh prap me bashen pas zgjedhjeve ske pse mëresh me vetting
EDI RAMA: Voto PS🌹Ledio qe te kemi timonin e qeverise pa te tjere ne preher, leri bashkeqeverisjet mbrapa se qeveria vendoset ne 25 qershor👍
KOMENTUESI: po ai ciceroni jot taulant balla qe ka humb kunder cunit sales edhe ti ske pa gjo akoma po vjen vetingu
EDI RAMA: Mirese te vije Xhim Xhimi dhe mos e perdor fjalen ciceron pa i’a ditur kuptimin

Tërmeti i fortë – qytetet që u goditën, Emergjencat Civile japin detajet

Se paku 8 qytetet u shkunden sot nga një tërmet i fuqishëm. Epiqendra ka qene midis Burrelit dhe Klosit, me magnitude 4.4 te shkalles rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë edhe në lartësi të ulët. Nderkohe, nga Instituti i Gjeoshkencës bëhet me dije se gjate gjithe dites se sotme ka pasur lekundje te shpeshta termetesh ne Shqiperi ne disa qytete.

BelgradeDeri me tani jane regjistruar me shume se 7 termete te magnitutave te uleta jo me shume se 2.9.

Emergjenca Civile jep detajet 

Sot, në ora 12:30:59, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.

Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.

Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë  kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.

TERMETET E DITES SE SOTME
Data: 24/05/2017
Ora: 10:30:59
M=4.4
Place: 13 KM ne Veri-Perendim te Bulqizes. 39 Km Veri-Lindje te Tiranes
41.6° N, 20.16° E
Thellësia: 2 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 10:16:22
M=2.9
Place: 10 km VP Bulqizes
41.58° N, 20.2° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/07/2015
Ora: 08:50:40
M=2.3
Place: Vinjoll, Burrel
41.58° N, 20.17° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 08:04:50
M=2.5
Place: 6 km VL Bulqize
41.52° N, 20.27° E
Thellësia: 19 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:39:10
M=2.3
Place: 9 km JL Vinjoll, Burrel
41.54° N, 20.22° E
Thellësia: 7 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:08:00
M=2.2
Place: Vinjoll, Burrel
41.6° N, 20.18° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 02:17:24
M=2
Place: 10km P Ballsh.
40.62° N, 19.87° E
Thellësia: 2.5 KM

Padia nga Tahiri – Gjykata shpall fajtor Palokën, ja sa dënohet

Gjykata e Lartë ka dënuar deputetin demokrat Edi Paloka për shpifje, në procesin që nisi ndaj tij ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në vendimin e dhënë sot, Gjykata e Lartë e ka dënuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Paloka me një gjobë prej 50 mijë lekësh.

Kjo padi e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj Edi Palokës është bërë që në 2015, me akuzën për shpifje, pasi ky i fundit e ka akuzuar si i lidhur me krimin dhe bandat kriminale.

Procesi gjyqësor ishte i gjatë dhe i shtyrë 7 herë, deri në vendimin e sotëm.

Basha ta nisë Republikën e re nga lista e PD, zhgënjim me ministrat teknikë dhe anëtarët e Vettingut – Nga MARK MARKU

Përmbyllja e aksionit opozitar për garantimin e kushteve elementare për zgjedhje të lira me paktin e arritur mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, e ka kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes së opinionit publik Partinë Demokratike si forcë alternative për qeverisjen e vendit.

Pritshmëritë dhe interesi për zhvillimet në PD janë shtuar dukshëm sidomos pasi kryetari i saj, Lulzim Basha, hodhi në çadër idenë e Republikës së Re, që nuk është as më shumë e as më pak se ndarje nga modeli i vjetër dhe i dështuar politik i këtyre 27 vjetëve, model që e ka çuar vendin në dështime të njëpasnjëshme dhe kriza ciklike. Edhe pse ideja e Republikës së Re ka qenë e papërkufizuar qartë dhe ka shkaktuar reagime që luhaten në ekstremet e mosbesimit dhe shpresës, ajo në vetvete është kuptuar si metaforë e ndryshimit dhe, si e tillë, pritet të përbëjë ofertën kryesore të opozitës më të madhe të vendit PD-së në këto zgjedhje. Pra, pavarësisht kushteve, rrethanave dhe vështirësive, Lulzim Basha është i detyruar që programin e tij elektoral ta shndërrojë në një ofertë për Republikën e Re dhe listën e re të kandidatëve për deputetë logjikisht në ekipin që do të garantojë realizimin e idesë së Republikës së re.

I takon, pra, që provën e parë të seriozitetit të propozimit të tij të Republikës së Re, Basha ta japë me listën e kandidatëve për deputetë që do të paraqesë në KQZ dhe para opinionit publik deri në fund të kësaj jave. Edhe pse për autorin e këtij shkrimi kjo listë nuk përbën as edhe interesin më të vogël personal, për shkak të çinteresimit total dhe të deklaruar edhe publikisht për t’u përfshirë në jetën politike aktive në ndonjërën nga formacionet aktuale të sistemit politik shqiptar (përfshi edhe PD-në), mendoj se ajo është një moment me shumë interes për jetën politike të PD-së, për fushatën elektorale dhe për perspektivën e sistemit politik shqiptar. Përmes saj do të marrim shumë përgjigje për seriozitetin e propozimit të Bashës për Republikën e RE.

Publikimi i listës do t’i japë një përgjigje dilemës që ka shoqëruar propozimin e ri të Bashës nëse një parti e vjetër dhe e rëndë- sishme e sistemit politik shqiptar me shumë përgjegjësi në degradimin e sistemit mund të bëjë riformatimin e sistemit. Për më tepër, një parti që edhe pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, në gjithë periudhën që pasoi nga humbja e zgjedhjeve deri në prag të zgjedhjeve të reja, nuk ka pasur kurajën për të bërë një analizë të thellë të vetvetes dhe t’i nënshtrohet një procesi serioz reformimi. E vetmja risi në këtë parti ka qenë ngritja e profilit politik të Bashës përmes disa kauzave të shtruara dhe të realizuara me sukses si dekriminalizimi apo kauza e fundit e zgjedhjeve të lira. Në pjesën tjetër partia mbetet po ajo: me një grup parlamentar atavik dhe krejtësisht jofunksional, me pjesën më të madhe të figurave politike të stërkonsumuara dhe që shkaktojnë irritim te qytetarët, shkurt një strukturë e atrofizuar që ilustron në mënyrë perfekte modelin që do të rrëzojë Basha. Nëse Basha e ka vërtet seriozisht idenë e Republikës së Re, do të duhet që së pari ta fillojë nga partia e tij: të na japë së pari një parti të re. Dhe për ta bërë këtë do të duhet që pjesën dërmuese të atyre parazitëve politikë të sistemit të vjetër të mos na e paraqesë në listat e reja.

Me listën e re Bashës do t’i duhet t’i japë përgjigje edhe një dileme, që e ka shoqëruar gjithë këto vite të tij në krye të PD-së: raportin e tij me Berishën ose, më saktë, dublimin e pushtetit të tij si kryetar i PD-së nga pushteti i liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha. Duke përjashtuar këtu propagandën zhurmuese të kundërshtarëve politikë të PD-së, që ka tentuar ta paraqesë atë si një lider me pushtet të kufizuar dhe të dubluar nga Berisha, mendoj se ky ka qenë një problem.

Problemi nuk ka të bëjë fare madje as me vetë Berishën. Berisha është në të drejtën e tij për të ushtruar ndikimin e vet politik, përderisa ka vendosur të mos tërhiqet nga politika, por problemi ka të bëjë me thelbin e përfaqësimit politik të kësaj partie. Pra, nëse Basha shfaqet si lider i ri, duhet t’i krijohen të gjitha kushtet nga partia e tij për t’u paraqitur me projektin e vet në zgjedhjet e ardhshme dhe të gjykohet në bazë të këtij projekti, duke i kërkuar të marrë edhe përgjegjësitë për suksesin apo mossuksesin në këto zgjedhje. Është e pandershme që nga njëra anë figurat e rëndësishme të kësaj partie, me në krye Berishën, t’i shërbejnë si gogolë që i largojnë elektoratin e, nga ana tjetër, t’i kërkohet sukses në zgjedhje e përgjegjësi për mossukses pas tyre. Që ai të mbajë përgjegjësi pas zgjedhjeve, duhet që së pari t’i krijohet mundësia të dalë me projektin e vet politik të qartë, që edhe elektorati të jetë i qartë se po zgjedh këtë projekt politik e jo ndonjë tjetër, se po zgjedh mes Ramës dhe Bashës, dhe jo mes Bashës, Berishës dhe Ramës.

Aktet e fundit të PD-së që kanë pasuar daljen nga çadra kanë qenë zhgënjyese në këtë drejtim. Tri janë provat: lista e ministrave të rinj, lista e koordinatorëve politikë që ai ka shpërndarë nëpër rrethe dhe lista e përfaqësuesve të PD-së në komisionet e vetingut. Le t’i marrim me radhë. Edhe pse nuk kanë pse të paragjykohen për shkak të anonimitetit të tyre, në qarqet mediatike dhe politike qarkullojnë zëra se pjesa më e madhe e tyre janë aty jo për shkat të meritës, por për lidhjet me klane të lidershpit të vjetër të PD. Mund të jenë edhe mite urbane, por ama efekti i tyre është shkatërrues për besueshmërinë e projektit të ardhshëm që do të na propozojë Basha.

Nga ana tjetër, lista e komisioneve të vetingut të propozuar nga PD është një shenjë tjetër jo e mirë në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e tyre, (me pak përjashtime) është mishërimi i karakteristikave më shqetësuese të modelit të vjetër: të korruptuar, të paaftë, pa integritet, pa personalitet. Edhe vetëm si anëtarë partie të heqin vota, jo më si figura përfaqësuese.

E njëjta gjë mund të thuhet për grupin e koordinatorëve të shpërndarë në rrethe, pjesa dërmuese e tyre (me shumë pak përjashtime) gjithashtu janë mishërim i atij modeli që e urrejnë qytetarët dhe që i bën ata mosbesues ndaj PD-së. Procesi i përzgjedhjes së listave duhet t’i japë fund edhe një aspekti të shëmtuar korruptiv, që shoqëron përzgjedhjen e kandidatëve nga i cili nuk ka shpëtuar pa u prekur edhe PD. Shumë kandidatë për deputetë apo kandidatë për kryebashkiakë paguajnë në nivele të larta vendimmarrëse të partive shuma marramendëse për ta blerë kandidimin e tyre. Kjo përveçse shkatërron konkurrencën politike dhe sistemin e karrierës brenda partive, hedh bazat e korrupsionit të pushtetit të ardhshëm.

Një deputet apo kryetar bashkie që paguan, ta zëmë 100 mijë euro për të blerë kandidimin, e bën këtë për të vjedhur pesëfishin apo dhjetëfishin e shumës së harxhuar përmes postit që blen. Dhe lufta ndaj korrupsionit është një sfidë tjetër e Republikës së Re dhe duhet luftuar që këtu. Dhe në fund, por jo e fundit për nga rëndësia, me listën e tij zoti Basha duhet të zgjidhë edhe problemin e përfaqësimit të kategorive dhe grupeve të shoqërisë shqiptare.

Produkt i vullnetit të liderit, PD ka arritur të qëndrojë një parti e fortë e spektrit politik shqiptar, por nga ana tjetër ajo prej vitit 1992 nuk ka arritur asnjëherë të jetë partia me numrin më të madh të votave të elektoratit shqiptar. Kjo shpjegohet me faktin se PD ka ardhur duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë bazën e përfaqësimit, nga njëra anë, duke i ka përfaqësuar pak ose keq shtresa sociale që janë bazë e elektoratit të saj si të persekutuarit apo ish-pronarët dhe, nga ana tjetër, duke mos i përfaqësuar fare grupe të nuancuara të shoqërisë shqiptare, që shtrihen jashtë anëtarësisë së saj. Me aksionin e saj të fundit politik, u hodh një hap drejt një shtrirjeje të PD-së edhe përtej vetes në grupe, grupime apo individë që praktikisht nuk janë në PD.

Një listë e menduar mirë duhet ta forcojë këtë lidhje, qoftë përmes përfshirjes së atyre që duan të jenë aktivë në politikë përmes këtij formacioni, qoftë përmes përfaqësimit të tyre me figura që vijnë nga bota akademike, e mediave, e artit, nga profesionistë të fushave të ndryshme. Vetëm kështu Basha do të bënte të mundur që projekti i Republikës së Re të ishte vërtet kontrata e re me shoqërinë shqiptare.

Blushi: T’u mor fryma, do të sjell një pompë (nga debati Rama – Blushi)

Pas marrëveshjes politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, debati në Parlament është zhvilluar dje vetëm me një kundërshtar, kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.

Si rrallë më parë, deputetët e opozitës nuk kanë thënë asnjë fjalë të keqe për qeverinë, e njëjta gjë edhe nga krahu i qeverisjes.

Madje, me nisjen e procesit të votimit, Edi Rama ka ironizuar me Salin Berishën, duke thënë se vota e tij pro qeverisë së tij ishte ëmbëlsira në fund të seancës:

 

Edi Rama: Të gjithë e tregonin qartësisht se e vetmja gjë që i shqetësonte te marrëveshja ishte që nuk gjenin veten në tepsi. Ben Blushi ka një lidhje shumë të fortë me tepsinë. Dhe për fat të keq vazhdon dhe këtu persiston si zëdhënës i të gjithë atyre që ndihen të privuar në pjesën e tyre të tepsisë. Është thënë dhe është rithënë jo një ndryshim në qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që sot janë votuar këtu nuk kanë ardhur në qeveri për të përfaqësuar PD-në, por për të garantuar PD-në dhe opozitën si ministrat teknikë në mbrojte të zgjedhjeve. Të thuash që vetingu po votohet për ta penguar reformën, është e sforcuar dhe shumë e mjerë nga pikëpamja e mendjes. Mjerim që vjen nga dembelizmi mendor i njeriut që mendon se i di të gjitha. Që kujton se ia kanë fajin të tjerët që nuk është në krye të të gjithëve. Dhe nuk le gjë pa thënë kundër të gjithëve, ndërkohë që fajin për gjendjen ku ndodhet e ka thjesht vet.

Ben Blushi: Bashkëqeverisje të mbarë, ka vetëm një mundësi t’ju përshëndes sonte. Me vargjet fatale të Fan Nolit që tha: “Ngrihuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundarë dhe punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë”. Kështu do ta pësoni të gjithë më 25 qershor.

Ilir Meta: Me qetësi…

Edi Rama: Fan Noli do rrotullohej në varr bashkë me katundarët dhe punëtorët, se nuk di ku gjendet një katundar dhe punëtor që ti besojë Ben Blushit.

Ben Blushi: T’u mor fryma. Do të sjell një pompë…

Edi Rama: Blush, ndër të tjera the dhe një nga ato aguridhet e tua të zakonshme që dënohen zgjedhësit dhe nuk dënohen komisionerët dhe numëruesit. Është tipike për ty, që je dembel që nuk ke vullnet as ti mësosh. Je dhe shumë hipokrit me njerëzit që flet, se po t’i mësosh pastaj janë krejt ndryshe nga se ti do të doje të ishin që të mund t’i shash të gjithë, t’i vësh të gjithë njësoj sikur janë fajtorët për gjendjen tënde dhe gjendjen tënde ta ndash me gjendjen e katundarëve e punë- torëve të Fan Nolit. PS-në do ta votojnë më shumë se në vitin 2013. Dhe unë nuk e di a do jesh ti këtu, por nuk do të na mungosh në katundin politik dhe mediatik. Je s’je përgatitur se këtu më ke mua me këtë bluzën këtu kur të hapet parlamenti i ri, se pastaj nuk e di se kush do votojë dhe kush nuk do votojë në këtë sallë. Ti përgatitu të mos zhgënjehesh më shumë se nga marrëveshja.

REZOLUTA E UNIONIT MBARËKOMBETAR TË INTEGRIMIT TË BURGOSURVE DHE TË PERNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPERISË

DREJTUAR ZOTIT LULZIM BASHA KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE
TIRANE.

Unioni  Mbarkombetar i Integrimit  te  Burgosurve  e te  Perndjekurve Politike te Shqiperise  ju njeh me Rezoluten e Konventes se ish te Denuareve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise qe u mbajte me date 22 Maj 2017 ne prani të përfaqesuesve të ish te Burgosurve dhe te PerndjekurVE Politike të gjithë Shqipërisë
Ish te Burgosurit dhe te Perndjekurit  Politike Shqiptare jane nje komunitet i fuqishem  i shoqerise shqiptare ata përfaqesojne familjet fisnike dhe patriote që u sakrifikuan dhe i qëndruan regjimit diktatorial komuniste duke mbrojtur vlerat e lirise e demokracise. Megjithse kaluan një kalvar vuajtjesh dhe denime nga më çnjerzore, ditën të mbijetojnë e të mos përkulen përpara terrorizmit të çmendurisë diktatoriale Hoxhiste . Sot mbas 27 vitesh pluralizëm ne familjet fisnike  e të  mbijetuarës nga diktatura përveç lirisë dhe fjalës së lirë jemi ende larg integrimit total shpirtëror në këtë pluralizem fasadë.  Kemi 27  vite politikberja i rri  larg promovimit te kapaciteteve dhe personaliteteve të kësaj shtrese  në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ora e këtyre partive ju ka ngel në vitet 90 ku ne sa kishim dale nga burgjet e kampet e internimit dhe nuk mund të  përfaqesoheshim në organet drejtuese të shtetit Është e pafalshme që në struktura e shtetit shqiptar nuk mund të gjesh asnje personalitet nga kjo shtresë por promovohen çdo ditë vetëm indivitë që kan lidhje me të kaluemen komuniste. …Por  mbas 27  vitesh raportet tona kan njohur ndryshime kolosale në  drejtim të arsimit e profesionalizimit në  fusha të  ndryshme.. Sot ne kemi një elektorat që varon nga 300.000 deri në 400.000 votues ku të  shkolluar numrohen mbi 25.000 nga  shtresa e të Përndjekurve Politikë.. Duke ndjekur me vemendje situaten politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit,  Unioni i të Burgosurve dhe të  Përndjekurve Politikë që  përfaqëson shumicën e shoqatave të ish të Përndjekurve Politikë  aprovoi këtë Rezolutë që ja bën me dije Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lidershipit të saj zotit Lulzim Basha si dhe Partive të tjera të djathta.Politike si më poshtë:

⦁    Për 90 ditë rresht mijera të Përndjekur Politikë qëndruan me vetmohim non stop 24 orë  në shërbim të kauzës së votës së lire, dhe Republikës së re. Ata i besuan dhe besojnë se është domosdoshmëri jetike për shoqërinë shqiptare se ka ardhur koha nëpërmjet Republikës  së  re dhe votës së lirë , shoqëria shqiptare të zhduki nga politikbërja sistemin katovicjan 27 vjeçar në vendin tonë të financuar nga Sorosi..

⦁    .Unioni u ven në  dispozicion Partisë  Demokratike kapacitetet dhe personalitetet e veta nga kjo shtrese e ish te perndjekurve dhe pronareve.,që  të futen në  Parlamentin e ardhshëm për 12 qarqet e vendit.  Si votues e qëndrestar  të Partisë Demokratike dhe bestar  ndaj kauzës së republikës së re dhe Lidershipit Basha që  do të kanditoi personalitete tona do të  marri dhe votat  e 400.000 votueseve e ish të përndjekurve politike.

⦁    Bazuar në elektoratin e djathtë të Perndjekurve Politikë Shqiptar  dhe  në rezolutën e 22 majit 2017  bëjmë publike kanditaturat tona dërguar Kryetarit Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në bazë të qarqeve:

⦁    Qarku Berat
Zoti Bert Poçi  Bisnesmen me dy fakultete Agronomi, dhe Administrim bisnez.
⦁    Qarku Dibër
Besim Ndregjoni  me fakultet  Juridik, Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, President i Unioni të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të  Shqipërisë.
⦁    Qarku Durrës
Hysen Myshketa Ingjinjer Mekanik
⦁    Qarku Elbasan
Xhaf Dushku Financier
⦁    Qarku  Fier
Artan Cani   Mjek  Kirug
⦁    Qarku i Gjirokastrës
Elvis Pollo Ushtarak
⦁    Qarku i Korçës
Jani Gërnjoti  Financier
⦁    Qarku  Kukës
Azgan Haklaj Juriste dhe kulturollog.
⦁    Qarku Lezhe
Edmond Zef Coku Bankier diplomuar shkelqyeshem ne Amerike.
⦁    Qarku Shkodër
Enida Cami  financiere dhe Juriste.
11.Qarku Tirane
Ledia Fratari  Politiologe.
⦁    Qarku Vlore
Alketa Agolli Matematikante.
Morali duhet te sundoi ne keto zgjedhje, duke triumfuar mbi amoralitetin politike 27 vjecare si produkt i klasës politike  që vinte nga regjimi komuniste dhe nuk mundi te zhvishej nga kjo ideologji por mbet peng i saje.
Unioni ka besim se  Zoti Lulzim Basha si inicuesi i republikes se re dhe votes së lire do të aprovoi kanditaturat e perndjekurve politike duke rrëzuar njëherë e përgjithmone murin klasor ideologjik komuniste ndaj antikomunistëve per të perfshire ne politik berjen moralin e republikes se re qe jane te perndjekurit politik shqiptar.

PRESIDENTI
Besim NDREGJONI

Komisioni Evropian – Shqipërisë: Kujdes korrupsionin dhe informalitetin

Sot përfaqësues të Shteteve Anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane u takuan me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për dialogun vjetor të politikave ekonomike.

Në lidhje me Shqipërinë thuhet se vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik që pritet të vazhdojë në periudhën 2017-2019.

Konsolidimi fiskal e ka reduktuar deficitin e buxhetit në një nivel të ulët të zgjatur në vitin 2016, ndërsa planet rregulluese fiskale për tre vitet e ardhshme pritet të jenë të moderuara, por të mjaftueshme për të vazhduar reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së, në përputhje me rregullat fiskale të miratuara kohët e fundit. Raporti i huave të këqija ka mbetur i lartë, me gjithë zbatimin e pjesshëm të strategjisë për zgjidhje dhe futjen e zbritjeve të detyruara nga taksat.

Shqipëria i ka zbatuar pjesërisht udhëzimet e përcaktuara politike të vendosura në konkluzionet e Dialogut Ekonomik dhe Financiar të majit 2016.

Me gjithë progresin, pengesat strukturore për zhvillimin dhe konkurrencën përfshijnë pronësinë ende të paqartë mbi tokën, qasjen e ulët në financë, një nivel të lartë informaliteti dhe korrupsioni, një barrë rregullatore të tepruar dhe paparashikueshmërinë në sistemin gjyqësor, çka dekurajon investimet e huaja dhe të brendshme. Janë arritur përmirësime përmes futjes së sistemit të lejeve elektronike të ndërtimit, masave që trajtojnë ekonominë informale, si dhe hapave për nxitjen e qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë elektrike.

Rekomandimet e Udhërrëfyesit Politik për Shqipërinë

Të vazhdojë rregullimet fiskale duke pasur parasysh plotësimin e objektivave të treguara afatmesme për reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së. Të fusë masa të mëtejshme për konsolidimin fiskal, nëse reduktimi i borxhit rrezikon të mos e plotësojë objektivin.
Të këmbëngulë me përpjekjet e kohëve të fundit për mobilizimin e të ardhurave, në veçanti (i) duke forcuar më tej administratën e taksave; (ii) duke zgjeruar bazën e taksave bazuar në një rishikim të shpenzimeve të taksave; dhe (iii) duke futur një taksë pronësie të bazuar te vlerësimi.
Të zbatojë masat e mbetura të strategjisë së zgjidhjes së huave të këqija. Të zbatojë masat e parashikuara në Memorandumin e Bashkëpunimit për rritjen e përdorimit me efektivitet të monedhës kombëtare, përfshirë kërkesat e diferencuara rezervë për lekun dhe depozitat në monedhë të huaj. Të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar jobankar, duke rritur kapacitetin e autoritetit mbikëqyrës financiar. Të kthehet te normalizimi i politikës monetare nëse përqindjet e inflacionit konvergjojnë tek objektivi në mënyrë të qëndrueshme.
Të sigurojë ndarjen e plotë të aktiviteteve të transmetimit dhe shpërndarjes së sektorëve të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe të fusë shkëmbimin e energjisë. Të miratojë dispozitat e nevojshme ligjore për promovimin dhe monitorimin e masave për përmirësimin e eficiencës së energjisë në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
Të vazhdojë proceset e sqarimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe regjistrimin e pronës, si dhe të krijojë një kadastër funksionale gjithëpërfshirëse dhe një e-kadastër deri në vitin 2019.
Të rrisë kapacitetet e shërbimeve të punësimit dhe sigurimin nga ana e tyre të masave aktive për tregun e punës për të papunët dhe joaktivët. Në fund të vitit 2017, të hartojë plane konkrete për të trajtuar punën e padeklaruar. Të intensifikojë trajnimin e mësuesve për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mbështesë reformën kurrikulare.

Deklarata e fortë e Llallës: Puçistët e Erdoganit fshihen në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca ne takim pak dite me pare me Adriatik Llallen

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka bërë një deklaratë të fortë sot, lidhur me puçin e dështuar në Turqi korrikun e vitit të kaluar.

Ai tha në një deklaratë për mediat se persona pjesëmarrës në puçin e organizuar në Turqi fshihen në Shqipëri.

“Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete”, u shpreh Llalla.

Pak dite me pare alarmin e ka dhene Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca, i cili ne nje takim me homologun e tij shqiptar Adriatik Llalla, i ka kerkuar ketij te fundit hetime per keta persona.

“Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë,  Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri”, thuhet ne njoftimin zyrtar te shperndare per mediat.

Nga ana e tij, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, trafikut të lëndëve narkotike.

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.

Gjatë takimi, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, z. Akarca, i konsideroi shumë të rëndësishme raportet me autoritetet shqiptare dhe garantoi se kjo frymë bashkëpunimi do të vijojë të forcohet edhe në të ardhmen.

Zoti Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Europë.

Rama: 21 Janarin nuk e shes kurrë. Vetingu sapo ka filluar

Kryeministri Rama ka folur për 21 Janarin ditën e sotme në Manzë. Ai u është përgjigjur akuzave se ai e shiti 21 Janarin duke u bërë bashkë me PD-në.

“Pse s’është bërë akoma drejtësi për 21 Janarin? Se s’ka dash Edi Rama? Drejtësinë e bëjnë gjykatësit. Me këta gjyqtarë nuk bëhet asgjë. Si e shita unë 21 Janarin kur sot ka filluar vetingu. Vetingu do heqë ata gjykatës që s’ta japin po s’ua bleve. Ka edhe gjykatës me integritet në Shqipëri. Ne duhet të bëjmë sistemin e drejtësinë”, tha Rama.

Rama mbron marrëveshjen me Bashën: Sabotimi i vetingut, muhabet rakie

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme gjatë një takimi elektoral në Manzë duke mbrojtur marrëveshjen me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai tha se me marrëveshjen, Shqipëria sot është me e mire se ajo e djeshmja. Rama thumboi edhe Ben Blushin, duke thënë se ai nuk ka lidhje as me katundarët dhe as me punëtorët, duke ironizouar kështu ish-socialistin për vargjet e Nolit që citoi në Kuvend dje.

“Këto sabotimet që do t’i bëjmë ne vetingut janë muhabete rakie. Shqipëria sot është më e mirë se sa dje me këtë marrëveshje. Vetingu do ta pastrojë një herë e mirë drejtësinë”, tha Rama.

Ai ka dhumbuar edhe Ben Blushin për deklaratat e djeshme në Kuvend. Rama tha se Blushi nuk ka fytyrë as për katundarë dhe as për punëtorë.

Rama tha se Blushi hyn te ata që e shohin Shqipërinë si kek, si byrek, si kadaif si tepsi dhe që duan pjesën e tyre.

“Ata të kadaifit janë mëtë rrezikshëm”, tha Rama me humor.


Send this to a friend