VOAL

VOAL

Rama – deputetëve: Nuk jemi vetëm, do të qeverisim me popullin

Kryeministri Edi Rama në takimin e parë me deputetët e rinj u ka dhënë mesazhe të qarta atyre për punën që i pret në këtë mandat të ri që u besuan shqiptarëve.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ekipi i ri qeverisës do të jetë gati në muajin shtator, ndërkohë që deri atëherë do të bëhet në punë e madhe në bazë, mes njerëzve për të gjitha shqetësimet dhe ankesat e tyre.

“Marrëveshja me PD-në do të mbetet një busull orientuese”- tha Rama, duke kujtuar se ndërkohë që dy konkurrëntet e tyre kanë punë për të zgjidhur me zgjedhjet për drejtimin e partisë ata vijojnë me punën e madhe që i pret.

“Mos kujtojë asnjë se e them kot, sot jemi më të fortë jo se kemi shumicën, por se kemi mbështetjen më të madhe, por kjo është me kushte të rënda që po nuk u plotësuan do kemi në zgjedhjet e ardhshme që pati PD, që nuk kuptoi kurrë se nuk ishte faji i njerëzve që ndëshkuan rëndë 4 vjet më parë. Nuk duhet të ishe profet për të parë që në seancën e parë e për ta kuptuar se cfarë e priste PD”- tha Rama.

Ai ka theksuar edhe njëherë se edhe pse kanë shumicën nuk do të qeverisin të vetëm. “ Nuk do të qeverisim të vetëm, por në një  koalicion të madh me njerëzit. Kërkuam mandat kuqezi e do të qeverisin kuqezi jo si përca e sundo në cdo zonë, e shpërndarës favoresh me shkopin e partisë”- tha ai.

Rama mbledh deputetët e rinj – kërcënon Metën

Kreu i qeverisë, Edi Rama  i ka dëguar një mesazh të fortë ish aleatit të tij në qeverisje, Ilir Metës.

 

Nga takimi me deputetët e rinj mbledhur sot në kryeministri nuk ka ngurruar ta falenderojë Metën si aleatin e djeshëm në qeverisje, por i ka kujtuar se mori votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.

“Falënderoj Ilir Metën, jo se i coi punët në dreq, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për cdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të refkektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”- tha Rama.

Sipas tij, “LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë nga qeverisja nuk duhet ta damkosë pa hyrë në zyrë figurën e presidentit të zgjedhur”.

Deputeti i PD Myslim Murrizi: 5 kandidatët në garë të verifikohen për lidhjet me ish Sigurimin

Myslim Murrizi dhe Lulzim Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i kërkon dy nënkryetarëve të partisë, Edmond Spahos dhe Edi Palokës që të kërkojnë nga Komisioni i Verifikimit të Figurës kontroll për të pestë kandidatët në garë për kreun e partisë.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Murrizi shkruan se e njëjta procedurë duhet të ndiqet për të gjitha kandidaturat që nga kryesia qëndrore deri në zgjedhjet në degë me qëllim shkëputjen e PD-së nga ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Statusi i Murrizit

Tani qe zyrtarisht u rregjistruan kandidatet per kryetar te PDSH, mendoj qe neser fillon fushata.

I bej thirrhje z Paloka dhe z Spaho qe ti drejtohen zyrtarisht komisionit te verifikimit te figurave per te gjithe kanditatet per kryetar te PDSH.

Pas 27 vitesh pluralizem mendoj qe ardhur koha qe PD si parti e pare opozitare te shkeputet perfundimisht nga ish bashkepuntore te sigurimit te shtetit.

Pas kesaj , fituesi me date 22 korrik si kryetar i PDSH duhet qe keshillin kombetare, kryesine qendrore, kryetaret e degeve te PD dhe kryesite e rretheve te verifikohen qe te gjithe pa perjashtim per lidhjet me ish sigurimin e shtetit.

PD dhe DEMOKRATET nuk mund te drejtohen nga individe qe jane me çengela ne hunde, apo i kane shitur shpirtin dreqit.

Boll me me njerez me dy tre emra.

Pas 22 korrikut duhet te filloje nje periudhe e re per forcen tone politike.

27 vite penetrim te :gaforreve, çorapeve, shkrimtareve, revizoreve, financiereve, shisheve te qumteshtit, bozhureve , e lloj lloj letyrash qe kur ju permend emrat e ” pagezuar” nga sigurimi te vjen per te vjelle, jane shume per nje popull te vuajtur si SHQIPTARET.

Spiunet le te krijojne partine e tyre, se boll jane ushqyer e majmur nga vota e DEMOKRATEVE.

Zonja Topalli, ndalni frymën e sulmit, urrejtjes dhe gjeni frymën e bashkimit! – Nga Zef Gjoni

Zgjedhjet mbaruan. Rezultati në Shqipëri e veçanërisht në Shkodër  nuk ishte i pritshmi për demokratët. Por theksoj, një ndër faktorët të cilët sollën këtë rezultat në Shkodër për PD ishte mosangazhim total i të gjithë “besnikëve” të znj.Topalli në procesin zgjedhor.

Edhe jo vetëm në mos angazhimin e tyre, por në fushatën e egër dhe të hapur nga ana e tyre për bojkot. Po të jetë e nevojshme mund të përmend edhe emra, por nuk i vlen kapërcimit të situatës në PD tashmë.

Po i drejtohem si më lart ish nënkryetares të PD. Sikur ju të vepronit si Jozefina Topalli që unë kam njohur dikur, duhet të vinit në Shkodër, të angazhoheshit në fushatë për Partine Demokratike. Pozicioni juaj nuk u këmbye as më shumë e as më pak, por vetëm me emrin e ish kryetarit të bashkisë Lorenc Lukës, i cili u zotua të bënte fushatë në zonën tuaj elektorale.

Angazhimi im si anëtar në kohë të vjetra e të reja ka qenë, është dhe do të jetë vetëm në Partinë Demokratike.

Jam i vjetër në kontributin tim në kohë të rënda e ndryshimesh në këtë parti sa di edhe shumë për të. E di mire ku i dhëmb e ku i djeg partisë time. Jam në këtë parti që me Pjetër Arbnorin e Ali Spahinë.

Jam këtu që në periudhën e ngritjes dhe forcimit të Partisë Demokratike, por edhe në periudhën e “pabesive” brenda saj. Jam këtu që në periudhën e ngritjes së Pjetër Arbnorit dhe në periudhën që e prenë në besë dhe për atë që ju bë Pjetër Arbnorit siç e di ti mirë znj.Topalli e di edhe unë. Por kjo është një temë për të cilën do flas kur duhet.

Rezerva në lidhje me listën e paraqitur nga Lulzim Basha kam pasur edhe unë dhe ia kam shprehur drejtpërdrejtë,  por kurrsesi nuk do ishte kjo arsyeja e cila nuk do më pengonte të isha në fushatë me gjithë fuqinë time dhe të rrethit tim brenda e jashtë Shkodrës për Partinë Demokratike.

Me gjithë presionin e pushtetit, blerjen e votës e të gjithë faktorët e tjerë kundër qytetarët e Shkodrës dhe populli i gjithë qarkut Shkodër i tregoi Shqipërisë se vazhdon të jetë i palëkundur i djathtë, besnik i të parëve tanë, pra me Partinë Demokratike.

Sot ju bëj thirrje si demokrat i orëve të para e të vështira, ndalni frymën e sulmit, urrejtjes dhe gjeni frymën e bashkimit!

Meta: “Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e zgjedhjeve”

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 25 Qershorit. Duke folur në një takim në Durrës, Meta shprehu falënderimet e tij për votuesit.

Mirëpo, Presidenti i zgjedhur tha se e vërteta e zgjedhjeve do të zbardhet shumë shpejt. “Falënderojmë votuesit e LSI-së. Mirënjohje të gjithëve ata në Durrës dhe Shqipëri që votuan LSI-në.

Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 Qershorit. Votuesit heroikë të LSI-së shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Jam krenar që kam punuar me ju”, tha ai.

Shpërthen kryebashkiaku i Lezhës: Topalli hante thonjtë duke pritur humbjen

Kryebashkiaku i Lezhës dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fran Frrokaj ka dalë në krah të kreut të PD-së, duke sulmuar ashpër Patozin dhe Topallin.

Ai shkruan në një reagim në “Facebook” se të dy demokratët prisnin me padurim humbjen  e PD-së. Reagimin ai e ka bërë në profilin e tij në FB.

REAGIMI

E percmoj gjuhen e zj,Topalli  dhe te z,Patozi. Komunikim i ulet dhe pa pike kulture!. Duhej te kishin qene ne fushate aktive per PD, vetem ashtu do besohej se ju dhimset vertete PD. Harruan ata (e ca te tjere) se ishin humbesit e medhej ne 2013 ne qarqet e tyre dhe deri ne 2017 u struken pas karriges se deputetit dhe pas dorheqjes se Z,Berisha, pa mbajtur asnje pergjegjesi?!!!

Cfare shkoi me keq ne Shkoder tani sesa kure ishte ne krye te listes se Shkodres ‘Zonja e hekurt”?! Them se do vlente vertete nje analize, por pa armiq te ‘brendshem, dhe gjuhe ordinere.

Ne fushate ketyre askush nuk ua pa minimumin kontributit, per te mos thene se mbase hanin thojt ne prapaskene duke pritur (!) me deshire e padurim kete situate qe  eshte EDHE per shkak te prepotences se tyre ne nje te shkuar jo fort te larget. Miq te dashur, mos harroni se kundershtari (jo armiku) eshte z,Rama. Per demokratet aktiv ne fushate e kisha kete status.

19578122_1569713643080429_1153443949_n

Basha shkon te Berisha, pas deklaratës së Topallit

Lulzim Basha i eshte drejtuar sot ne dreke zyres se ish-kryeministrit Sali Berisha.

Levizja e tij ka ardhur pas deklarates per mediat qe beri deputetja Jozefina Topalli e cila i beri thirrje kreut te PD, i cili ka vetengrire funksionet e tij organizative ne parti dhe ua ka deleguar ato dy nenkryetareve dhe sekretarit te pergjithshem, te heqe dore nga pengmarrja e PD, dhe e akuzoi se po ben manipulime per zgjedhjet brenda PD-se.

 

Deri më tani, eshte Eduard Selami dhe anetari i PD Asrtrit Sinanaj te cilet kane shpallur kandidaturën per kreun e PD.

Topalli: Basha është katastrofa e PD, po manipulon zgjedhjet, i bëj thirrje: ndërprit pengmarrjen e partisë

Jozefina Topalli, ne nje konference per shtyp i ka bere thirrje kreut te PD Lulzim Basha te nderprese pengmarrjen e partise dhe e ka akuzuar ate se po perpiqet te manipuloje zgjedhjet brenda partise.

Fjala e Topallit:

 

Lulzim Basha ka urdheruar nisjen e nje procedure antistatutore per t’i imponuar Partise Demokratike nje gare te rreme per drejtimin e ri. Duke e bere procesin zgjedhor ne Parti antistatutor, te nxituar, jo serioz dhe te papergjegjshem, zoti Basha po kerkon jo thjesht te mbaje peng partine dhe te grabise nje mandat te ri drejtues, por se pari po kerkon qe t’i shmanget dhenies llogari dhe marrjes persiper te pergjegjesise per humbjen katastrofale ne zgjedhjet parlamentare. Zoti Basha shpreson se permes gares se tij te rreme mund te shnderrohet nga humbes ne “fitimtar”.

Disa qindra mije vota qe Basha ia hoqi Partise Demokratike nuk i asgjeson dot me nje proces te manipuluar zgjedhor brenda partise. Demokratet nuk ia falin kurre edhe sikur te manipuloje 100 perqind te rezultatit te gares.

Zoti Basha eshte katastrofa e PD-se. Fale strategjise se gabuar dhe taktikave elektorale te ngritura mbi glorifikimin e personalitetit te tij te rreme ai rrezoi ne gjunje Partine Demokratike dhe i dha ndihmen me te madhe zotit Rama, bashkudhetarit dhe mikut te oreve te vona te kesaj vere, per fitoren e tij derrmuese. Rama i kerkoj marreveshje qe te behej timonier, Basha e desh aq shume sa e beri “kondotier”.

Ringritja e PD-se dhe revanshi i saj politik fillon vetem me largimin e zotit Basha. Demokratet e dine shume mire kete, prandaj zoti Basha kerkon me cdo kusht te manipuloje procesin duke shkelur brutalisht statutin e Partise.

Basha nuk pranon barazi ne gare, nuk pranon rregulla te drejta dhe te paanshme, nuk pranon proces te hapur dhe transparent, nuk pranon konkurrence te vertete as idesh dhe as personalitetesh, nuk pranon ballafaqim dhe as debat. Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e verteta. Por tek te gjitha keto eshte shpetimi i PD-se.

Prandaj ne kerkojme gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat. Ne kerkojme respektim dhe vendimarrje te forumeve drejtuese, sipas statutit. Te gjitha keto jane kushte te panegociueshme te procesit.

Pa to ne PD nuk ka dhe nuk mund te kete gare. Sa me shpejt ta realizije Basha kete, aq me shpejt do vije ringritja. i bej thirrje zotit Basha te nderpese menjehere paligjshmerine dhe pengmarrjen e partise, perpara se te perballet me zemerimin dhe revolten e demokrateve. Te kuptoje sa me shpejt se demokratet do dine ta mbrojne partine e tyre. Une u bej thirrje te gjithe demokrateve te behemi bashke, te mbrojme partine nga pengmarrja, te refuzojme grabitesit.

Ky eshte obligim i te gjitheve funksionare e militante, anetare forumesh e drejtues, perfaqesues degesh dhe koordinatore. Eshte koha te ngrihemi, te mbrojme statutin dhe te drejten tone per te zgjedhur drejtuesit. Eshte koha te mbrojme demokracine dhe vlerat demokratike qe na lidhin tash tre dekada.

Del foto e parë, Topalli kafe me anëtarët e kryesisë së PD që duan largimin e Bashës (foto)

Deputetja demokrate e lënë nga Basha jashtë listave të PD, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli kritikja e ashpër e Bashës brenda PD-së, eshte takuar me disa anetare te kryesise se demokrateve pak para konferences per shtyp.

Ne foton e siguruar nga Panorama ajo duket teksa bisedon me Edira Bushatin, Julian Deden, Nardi Ollin, Valbona Mezinin, Edit Harxhin, Edvin Kullurin.

Ndërkohë pas humbjes së thellë të PD-së, Topalli shpërtheu me nje status kunder Bashes, duke bërë thirrje për protesta deri në largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

Ajo e akuzon Bashën se refuzoi që të marrë përgjegjësitë që i takojnë, siç ndodh në çdo vend të botës perëndimore dhe e çoi PD-në në greminë.

Lubonja: Ja pse u vendos Monika në krye të LSI dhe pse nuk mund të vendoset Linda në krye të PS

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar”, ka komentuar dorëheqjen e kreut të LSI-së Petrit Vasili, dhe marrjen e drejtimit të kësaj partie nga Monika Kryemadhi.

 

Lubonja është shprehur se Monika Kryemadhi ka të gjitha energjitë për ta kaluar LSI, nga një parti klienteliste në një opozitë të fortë.

“Jo çdo gruaje mund t’ia lësh partinë.  Duhen energji, sepse Edi Rama nuk mund t’ia lë partinë Lindës. Meta është i vetmi që ka bërë parti pa trashëgimi historike.

Ish-komunistë këta të PS-së dhe ish të persekutuar nga ana tjetër.

Ai ka bërë një parti klienterale. Të bëjë një parti të tillë do talent do energji. Ideja për të bërë bashkë njerëz kërkon energji kërkon talent.

Nëse do ta gjykojmë nga pikëpamja e energjisë e ka më të lartë Monika për të organizuar njerëz sesa Vasili.

Sfida që kanë tani partite është që nëse ata mund të kthehen  nga parti klientelare për të bërë diçka më shumë . Kjo do që të bëjë opozitë të fortë dhe i duhet luftë për ekzistencë”,  tha Lubonja.

Jep dorëheqjen koordinatori i Bashës: Po ua lë vendin më të zotëve

Pas humbjes së thelle të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit dhe humbjes edhe te gares per deputet në Gjirokastër ka dhene doreheqjen koordinatori i Politikave te Territorit ne Partine Demokratike.

Besnik Aliaj e ka njoftuar vetë lajmin e dorëheqjes permes nje postimi ne faqen e tij ne FB, ku shkruan se largohet nga cdo funksion i tij ne PD dhe ia le radhen me te zoteve qe te japin kontributin e tyre.

Postimi i Besnik Aliajt 

Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave te territorit ne PD dhe pas zgjedhjeve te fundit ku u perpoqa te jap kontributin tim modest, largohem nga cdo “funksion” imi ne PD dhe ja le rradhen te tjereve me te zote qe te kontribuojne.

Do vijoj nderkohe te jem pjese e PD si antar i thjeshte. Gjithe te mirat per ju.

Respekt per zgjedhjen tuaj si per ata qe me kane mbeshtetur dhe simpatizuar, edhe per ata qe me ka e keqkuptuar ose sulmuar. Ne cdo rast kjo bote ka vend per te gjithe!

Vasili dorëhiqet nga kreu i LSI: Pse po largohem dhe propozoj Kryemadhin për kryetare

Petrit Vasili ka folur sot për herë të parë lidhur me vendimin për dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne nje deklarate per mediat, Vasili tha se propozonte zonjen Monika Kryemadhi per kryetare, dhe Luan Ramen dhe Erisa Xhixhon, dy nenkryetar te LSI, teksa vete tha se ka marre besimin nga Kryesia qe te drejtoje grupin parlamentar te LSI.

“Kryesia e LSI analizoi këtë pozicion të ri dhe vendosi të përvijojë me intensitet puna e nisur që është raportuar gjerësisht me faktorin ndërkombëtar dhe do vazhdojë për të dokumentuar me dhjetra fakte, foto video, dëshmi strategjinë e pashembullt të deformimit të votës, nëpërmjet aktivizimit të bandave të bëra njësh me Policinë e Shtetit, që falë edhe deklaratave të kryeministrit zhbëri edhe rolin e Policisë, gjithashtu vendosi edhe mënyrën e ristrkutirimit të LSI në opozitë, pasi fronti është i gjerë është moment historik për LSI se elektorati i ka ngarkuar një përgjegjësi të madhe për ti dhënë më në fund Shqipqrisë një opozitë.

 

Se Shqipëria për 4 vite s’ka pasur opozitë dhe kjo ka ndikuar edhe në thellimin e një qeverisje që rrëshqiti në humnerën e manipulimit të zgjedhjeve
në këtë pikëpamje LSI ristrukturon… ky rol i ri kërkon energji të reja, intensitet shumë më të lartë se më parë, ndaj në këtë funksion personalisht kam vendosur të paraqis dorëheqjen si kryetari i LSI dhe ja kam propozuar kryesisë dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI që është një grup me detyra dhe përgjegjësi të mëdha dhe të reja, njëherazi fronti tjetër i madh i shtrirë në tërë territorin ku mijëra shqiptarë presin përgjigje të mëdha, për t’i dhënë përgjigje një 20% pakice, në funksion të dinamizimi të ri të partise ti propozj zonjën Monika Kryemadhi si kandidate, bazuar jo thjesht si zv/kryetare por në rradhë të parë për kualitetin politik të njohur nga publiku shqiptar, që është lidhur me qytetarin e asnjë interes tjeter dhe kualitetin organizativ dhe dinamizimin e këtij domensioni që ajo e reflekton si askusht tjetër në politiken shqiptare
ka qenë një politikane aktive që s’është bërë pjesë në asnjë rast e asnjë ekzekutivi dhe ruan urën lidhëse mes qytetarit dhe pushteit” u shpreh Vasili.

DOREHEQJA

Lajmi behet i ditur nga burimet per “Panorama”, te cilat thane se Vasili e ka lajmeruar vendimin ne mbledhjen e grupit te partise qe ai drejtonte prej pak kohesh, pasi Ilir Meta u zgjodh President i vendit.

“Doreheqja ime per ceshtje organizimi, qe LSI te jete me aktive ne opozite”, mesohet te jete shprehur Vasili.

Kjo levizje vjen pas rezultatit te LSI ne zgjedhjet e 25 qershorit. Burimet thane per “Panorama” se doreheqja behet per t’i hapur rrugen ristrukturimit te LSI.

Nga zyra e shtypit e LSI lajmerohet se Vasili do te dale ne nje komunikim me gazetaret ne oren 14:00.

PD hap garën për kryetarin e ri

Partia Demokratike vendosi të shpallë zyrtarisht garën për kreun e ri të partisë, e cila pritet të zhvillohet me 22 korrik. Vendimi erdhi pasi kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi ngrirjen nga të gjitha funksionet organizative si kryetar i partisë dhe delegimin e tyre dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm, për të organizuar garën sipas parimit një anëtar një votë. Deklarata e zotit Basha u bë gjatë daljes së parë publike për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, që shënoi një humbje të thellë të opozitës.

I pari emër që vendosi menjëherë të përfshihej në garë ishte Eduard Selami, ish drejtuesi i Partisë Demokratik dhe deputet i saj. Në një dalje publike sot në mbrëmje, zoti Selami zyrtarizoi kandidaturën e tij. “Eshtë për të ardhur keq që forcën e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jemi ndër themeluesit e saj, koha e ka lënë pas. Dhe këto zgjedhje treguan pikërisht këtë. Prandaj PD-ja dhe demokratët duhet të ecin më hapin e kohës dhe duhet t’i paraprarijnë. Unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë, dhe ky do të jetë dhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të PD-ës”, u shpreh zoti Selami.

Ai tha se Partia Demokratike, ka nevojë për rinovim. “Unë mendoj se këto janë periudha sa të vështira po aq të mbarsura me mundësi, për një reformim dhe rinovim të vonuar të PD-ës, për ta ngritur atë aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore”. Sipas zotit Selami “ajo çka është më kryesorja është një analizë e drejtpërdrejtë, e sinqertë, e hapur, brenda familjes politike, duke parë në radhë të parë gjërat që në bashkojnë se sa ato që na ndajnë”.

Ndryshe nga shumë figura të PD-ës, zoti Selami tha se “do të ishte e padrejtë të thuash se kjo humbje është vetëm e zotit Basha. Por ka qenë mungesa e shpresës dhe besimit që na solli deri këtu”. Megjithatë ai nuk u pajtua me vendimin e zotit Basha për “ngrirjen e funksioneve të tij organizative si kryetar”. “Në vend të zotit Basha do të kisha dhënë dorëheqjen për një garë të barabartë. Kjo është zgjidhja e tij, nuk dua të paragjykoj. Unë do të jem bashkëpunues që të dalim më të fortë”, theksoi ai.

Pak minuta pas konferencës së shtypit, zoti Selami u ndesh me një incident, ku sipas mediave, shoferi i njërës prej deputetëve të PD-ës e ka kërcënuar duke i thënë se ai nuk duhet të shkelet me në PD. Për incidentin, i cili ndodh në mjediset e selisë së PD-ës, me të parin kandidat për garën për kryetar të partisë, nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga dretuesit demokratë.

Situata në forcën kryesore të opozitës vijon të jetë e tensionuar. Një numër anëtarësh të forumeve drejtuese të Partisë i kërkuan dje publikisht zotit Basha, dorëheqjen e menjëhershme nga funksionet. Ndërsa vendimi i tij për të mos u larguar nga posti, u pasua me reagime të forta të emrave të njohur brenda PD si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Genc Ruli. Mbrëmë ndërkohë grupimi i anëtarëve që këmbëngulin në largimin e zotit Basha, ka dalë me një tetër deklaratë në të cilën saktëson se “vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit”. Po ashtu ata e shikojnë si shkelje të statutit jo vetëm vendimin e zotit Basha për ngrirje të kompetencave të tij por dhe “akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nënkryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesisë së PD (Neni 40 pika 2) si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit). I gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm”. Sipas tyre “zgjedhjet e organizuara me urgjencë rrezikojnë përçarjen e PD dhe jo afirmimin e saj si forum i mendimit të lirë dhe bashkëpunuese”.

Lidhur me përplasjen e hapur brenda partisë, më herët gjatë ditës, u shpreh dhe ish udhëheqësi i saj historik Sali Berisha. Përmes një statusi në Facebook ai shkruan se “drejtues por dhe anëtarë të thjeshtë të PD-s kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit, i cili padyshim është pergjegjësi më kryesor por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje”, thekson zoti Berisha ndërsa kujton më pas vendimin e zotit Basha për ngrirjen e funksioneve. Ai thekson nevojën e një analize të thellë dhe një procesi të drejtë gare, ndërsa nënvizon se “rruga e ringritjes kalon përmes bashkimit dhe jo përçarjes apo përjashtimit”.

Pas Lul Berishës, lë qelinë një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”

Pas Lulzim Berishës, një tjetër drejtues i bandës së Durrësit lë qelinë. Gjykata e Lartë pranoi sot kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait. Kjo per shkak te problemeve shendetesore te tij. Ndaj dhe Gjykata vendosi që ai të ketë trajtim mjekësor në shtëpi.

 

Taullai është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për disa vepra penale.

Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

PËR INDRIT TAULLAIN

Për këtë të pandehur Gjykata e Lartë shprehet se argumenti i prishjes së dënimit me burgim të përjetshëm ndaj tij është i njëjtë me atë në ngarkim të të pandehurit Lulëzim Berisha.

“Shkaqet e rekursit për ligjin e aplikueshëm janë të përbashkëta me të gjykuarin Lulëzim Berisha, për të cilat ky Kolegj është shprehur tashmë”, thuhej në vendim. Më poshtë, Kolegji konstaton se “fajë- sia e këtij gjykuari ka rezultuar e provuar në gjykim edhe me prova të tjera, të cilat kanë konfirmuar vërtetësinë e thënieve të të gjykuarit Coli, prova të cilat janë evidentuar me hollësi në vendimet e gjykatave të Faktit”.

Rama nis ndarjen e posteve, ja pse zgjodhi Ruçin për kryetar Kuvendi

Partia Socialiste do të zgjedhë Gramoz Ruçin në krye të Parlamentit të ri. Burime pranë selisë rozë thanë dje se numri dy në Partinë Socialiste është personi i duhur për të përballuar në Kuvend betejën e ashpër politike që pritet pas daljes në opozitë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan “Panorama”.

Me përvojën e gjatë si deputet, që nga viti 1992, por dhe në krye të Grupit Parlamentar socialist për disa legjislatura, Ruçi është autoriteti i duhur për të ruajtur balancat e duhura në Kuvendin e ardhshëm, kur vetë socialistët do të kenë 74 mandate deputetësh.

Njohja e mirë me procedurat parlamentare, por dhe rregulloren e Kuvendit, do t’ia bëjë më të lehtë detyrën kreut të Grupit Parlamentar socialist për të përmbushur këtë detyrë.

ruci

Zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit do të bëhet me votim të fshehtë me kuti, ndërsa për të duhet shumicë e thjeshtë prej 71 deputetësh.

Në shtator 2013, Ilir Meta u zgjodh në krye të Kuvendit në seancën e parë pas zgjedhjeve të 2013, duke marrë 91 vota pro, pasi ishte votuar edhe nga 8 deputetë të opozitës.

PËRPLASJA

Por duket se arsyeja kryesore që ka çuar kryetarin e PS-së Edi Rama për të propozuar Ruçin në krye të Kuvendit është situata konfliktuale me LSI-në, e cila do të ketë 19 deputetë në Kuvend, por edhe paqartësia e qëndrimit të Partisë Demokratike, pas ftesës që kreu i qeverisë bëri për të vijuar bashkëpunimin në frymën e marrëveshjes së 18 majit.

Por, prezenca e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit është një premisë e mirë për të vendosur marrëdhënie normale bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidencës, kur Ilir Meta më 24 korrik do të marrë mandatin 5-vjeçar për të qenë në krye të shtetit.

Gjatë debatit elektoral, Ruçi kërcënoi Presidentin e zgjedhur Meta se mund të shkarkohet nga Partia Socialiste nëse do të shkelë Kushtetutën e vendit. Meta ishte shprehur se nuk do të dekretonte asnjë ministër dhe asnjë Kryeministër që dilte nga zgjedhje jo të lira.

Autoriteti i Ruçit në Kuvend ka çuar në zgjidhjen e disa ngërçeve të krijuara. Ishte paralajmërimi i kreut të Grupit socialist pas djegies së raundit të tretë pa kandidatë për zgjedhjen e presidentit, duke i kërkuar Metës ose zgjedhjen e kreut të shtetit ose zgjedhjet e parakohshme.

Pas kësaj deklarate, në seancën e radhës, Kuvendi zgjodhi presidentin e ri të vendit. Nga ana institucionale, Ruçi ka arritur të ndërtojë marrëdhënie korrekte si me opozitën në Kuvend, aleatin në qeveri, presidentin Nishani, por dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura në vend.

U nda nga jeta piktori i shquar Agim Faja

Ka ndërruar jetë më moshën 78-vjeçare piktori i njohur shqiptar Agim Faja.

Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita si kolektive ashtu dhe personale. Gjithashtu Faja është nderuar me një sërë çmimesh ku spikat titulli “Piktor i Merituar” i akorduar në vitin 1987 dhe gjithashtu titullin “Pishtar i Demokracisë” i dhënë në vitin 1996.

Artisti lindi në Shijak në vitin 1939 dhe nga ky qytet ka marrë dhe nderimin “Qytetar Nderi i Shijakut”. Varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së sotme në orën 17:00 në Shijak.

Eduard Selami shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Ish- deputeti i PD-së, Eduard Selami me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter” ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Selami shkruan: Demokrate te nderuar, me ndjenje përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer se bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!
Selami është një ndër kritikët e kryetarit të PD­-së Basha. Ai nuk u përfshi në listat e PD­-së për deputetë.
Screenshot_1
Kujtojmë që zgjedhjet për kryetar te partisë demokratike mbahen në korrik. Shpallja e kandidaturës nga Selami vjen pas deklaratës të së martës për mediat të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke njoftuar se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së dhe duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, por nuk deklaroi dorëheqjen nga posti.
Basha bëri me dije hapjen e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, duke sqaruar se për shkak të ngrirjes së të gjitha funksioneve të tij në parti, detyrën e kryetarit ja u ka deleguar dy nënkryetarëve të partisë, raporton BalkanWeb.
“Ngrij të gjitha funksionet e mia në PD dhe ia delegoj dy nënkryetarëve. Me këtë i hap rrugë nisjes së garës për kryetar brenda Partisë Demokratike. Gjeja më e lehtë për mua do ishte të largohesha. Por e di se ça ka ndodhur. Jam i vendosur të mbajë përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët, por duke luftuar për ta dhe me ta”, – tha Basha.

Fevziu: Rama do t’i propozojë Bashës koalicion PS-PD

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se Edi Rama me shumë gjasa do të ftojë në një koalicion të gjerë Lulzim Bashën.

Përmes një analize, gazetari shprehet se Rama ka një sërë synimesh të qarta që  shkojnë për shtat mbajtjes dhe rritjes së pushtetit të tij politik, e për rrjedhojë, një kërkesë për koalicion të gjerë është i mundshëm.

Më poshtë shkrimi i Fevziut, i cili shpjegon arsyet që ka Rama për të bërë një koalicion PS-PD dhe përse Lulzim Basha nuk duhet të pranojë diçka të tillë.

ANALIZA:

A do ta ftojë Edi Rama Lulzim Bashën dhe PD në një koalicion të gjerë? Në koalicionin aq të përfolur para zgjedhjeve dhe që synon stabilizimin e disa reformave madhore për integrimin e vendit? Në një koalicion të ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të zhvilluara, që kanë gjetur stabilitetin edhe tek formula qeverisëse e vendit. Me gjasë, Po. Dhe padyshim me disa synime të qarta:

E para për të konsoliduar qeverisjen e tij me një numër votash mbështetëse në Parlament që i japin komoditetin e arritjes së çdo objektivi, qofshin ato me 2/3.

E dyta, për të reduktuar ndjeshëm rolin e LSI, e cila në një koalicion të PD me PS, do reduktohet shumë në shifrat e oponencës në parlament, pra në fuqinë opozitare.

E treta, dhe më kryesorja, me objektivin për të reduktuar akoma më shumë PD dhe për ta bërë atë, një parti që nuk do të ketë më asnjë aftësi konkuruese për të qenë forcë e parë. Në një formulë të ngjashme me atë që Hashin Thaçi zbatoi me LDK – në në Kosovë, duke e çuar atë në zgjedhje forcë të tretë.

Por edhe nëse ftesa e Ramës bëhet publike, pra nëse ajo niset në adresë të PD, një koalicion me bazë të gjerë, është jo funksional në Shqipëri, madje i dëmshëm. Ka disa arsye edhe për këtë.

E para, koalicioni nuk është i vërtetë, por artificial. PS i ka e vetme votat për të qeverisur vendin. Veç votave të saj, ajo mund të numrojë votat e PDIU dhe të PSD që edhe në fushatë janë deklaruar në krah të fituesit të zgjedhjeve. Me këto vota ajo siguron një mazhorancë të qëndrueshme. Pjesëmarrjen në koalicion PD, nuk e justifikon dot me stabilitetin e vendit, sepse PS i ka vetë votat për të drejtuar në mënyrë stabël.

E dyta, një koalicion i gjerë e lë vendin praktikisht me një opozitë shumë të dobët. Ajo do reduktohet tek mandatet e LSI, që po ashtu, ka njeriun më të rëndësishëm të saj në postin e Presidentit. Pra është një opozitë me handikap. Në këtë moment, edhe cilësia e grupit parlamentar të PD është shumë e dyshimtë. Nëse vendi ka nevojë për diçka urgjente, madje më urgjentja për momentin, është ndërtimi i një opozite të fortë, të vërtetë dhe të besueshme. Ringritja e opozitës, është misioni më i rëndësishëm i PD dhe LSI. Vetëm një opozitë e vërtetë dhe serioze, mund të shmangë abuzivizmin që mund të vijë nga grumbullimi i një pushteti të madh në duart e Ramës. Nuk duhet harruar se kjo është hera e parë që nga 2001 që një forcë politike i fiton e vetme, pa aleatët, mbi 70 mandate. Përballja me këtë mazhorancë është detyrë e PD.

E treta, Basha është i detyruar të lexojë votën në favor të tij. Vota që ai mori nuk ishte për një koalicion me PS. Përkundrazi, bojkoti që votuesit e djathtë i bënë ishte pikërisht për arsye të flirtimit me PS dhe idesë së një marrëveshje pas zgjedhjeve.

E fundit, nuk duhet harruar se e majta dhe e djathta në Shqipëri, ndryshe nga Gjermania apo Kosova, janë ndarë dhe konsoliduar kryesisht për arsye historike. Dallimi mes tyre ka nisur në Gusht 1943, kur u prish marrëveshja e Mukjes dhe vota pro apo kundër, është në shumë raste derivat i asaj ndarjeje. Edhe pse PD ka veç pjesës konservative edhe një pjesë liberale, ajo konservative duket qartë që dominon. Një koalicion me PS, do çonte drejt çarjes së PD e mbase edhe ndarjes së saj.

Dhe e fundit, bashkëngjitja në një koalicion jo shifrash, por lëmoshe nga sfidanti i saj, do ta bënte PD sot e përjetë një forcë që nuk konkuron më për të marrë drejtimin e vendit dhe as për të zbatuar programin e saj. Kjo është e rëndë për një forcë që në 26 vjet e ka drejtuar vendin për afro 13 vite. (Opinion.al)

Ja mesazhi i Ramës për deputetët e PS: Ia dolëm! Sot ju pres në Sheshin Skënderbej

Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pak orë larg përfundimit të procesit të numërimit të të gjithë votave, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh deputetëve të rinj PS dhe socialistëve.

Pavarësisht se kryeministri ka heshtur këto dy ditë, në mesazhin e tij duket qartë gëzimi që ka përfshirë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.

Ja çfarë shkruhet në mesazhin e Ramës:

I’a dolem! I’a dolem aty ku askush pervec nesh nuk e besonte se do i’a dilnim! Shqiptaret na kane bere nderin me te madh qe mund t’i behet nje njerezve qe kerkojne voten e popullit per te misheruar aspiratat, endrrat dhe shpresat e tyre!

Kjo fitore eshte pergjegjesia me e rende qe mund te merrnin mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqiperia qe kerkon shtet, pune, mireqenie kunder partive qe kerkojne tepsine e pushtetit ne kurriz te popullit e ne dem te shteti!

Nje bravo e madhe te gjitheve ju dhe gjithe njerezve qe u angazhuan ne vijen e pare te betejes per Shqiperine qe duam 

Sot ne oren 18.30 ne sheshin Skenderbej, per perqafimin e ketij momenti historik, me te gjithe ata qe duan dhe mund te na bashkohen nga Tirana e nga cdo qark

LSI pranon rezultatin e zgjedhjeve: Vendi tani ka një opozitë të vërtetë

Zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të strategjisë së terrorit, të vërshimit të parave të pista të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë terror, pra e një klime e tillë, 230 mijë vota ishin goditja më e rëndë që i jepnin kësaj strategjie dhe krijimit të rrugës së gjerë ku do të ecë Shqipëria”- tha Vasili.

Sipas tij, “pas 4 vitesh, mijëra shqiptarë do të ketë më së fundi zërin e tyre në parlamentin e Shqipërisë, që do të denoncojë qartë dhe në mënyrë të hekurt strategjinë e terrorit të zgjedhjeve, që e kemi të dokumentar me fakte, fotografi etj, që do të bëhen të ditura brenda e jashtë vendit”.

Së dyti, zëri i opozitës së re do të zhbëjë moralisht dhe para të gjithë shqiptarëve strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura, një vend që do të çlirohet nga një gropë plehrash, si vend që kërkon të çlirohet nga vjedhja e koncesioneve, dhuna e taksidarëve dhe e shtetit që i pi gjakun.

Opozita ishte si e ajo e Sali Rexhepit me vetëm një deputet, e tani vendi do të ketë një opozitë të vërtetë, jo të kapur, jo të blerë dhe që ka vetëm një mision, të jetë zëri i qytetarëve.

Këto janë zgjedhjet më të shëmtuara, këto ne i kemi dokumentuara, nuk do lodhemi t’ja dokumentojmë nga afër cdo shqiptari, se duam që shqiptarët të dinë cfarë ka ndodhur dhe cfarë është kjo strategji e koordinuar nga kapja e policisë.

Shqipëria pret të finalizojë projektin TAP deri në vitin 2018

Punimet për projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) janë në vazhdim e sipër me ndërtimin e dy stacioneve për kompresorë, deklaroi zëvendës ministri i Shqipërisë për Energji dhe Industri, Ilir Bejtja.

Në një prononcim për AA-në, Bejtja tha se instalimi i tubacionit tashmë ka filluar në tre lokalitete në Shqipëri, përfundimi i të cilave pritet të bëhet deri në vitin 2018-të.

“Mendoj se deri në vitin 2018 instalimi do të përfundojë, por tani po punohet në stacionet e pompave me kompresorë. Ndërkohë, ne po presim të marrim licencë për punimet nën det, të cilat do të nisim menjëherë”, tha zyrtari shqiptar.

Projekti TAP synon të lidhë tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Greqi-Turqi dhe të kalojë përmes veriut të Greqisë në Shqipëri, dhe përmes Detit Adriatik të kalojë në territorin e Italisë jugore, ku do të lidhet me rrjetin italian për gaz natyror i cili menaxhohet nga kompania Snam.

I tërë projekti është i gjatë 878 kilometra me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit, me të cilin do të transportohet gazi i Azerbajxhanit në disa tregje të Evropës.

Bejtja pohoi se projekti TAP do të ndihmojë ekonominë e Shqipërisë, në atë mënyrë që përmes nevojave për realizimin e tij do të hyjnë mbi një miliardë euro investime.

“Të gjitha këto para do të hyjnë në ekonomi, ndërkohë që investimet do t’i bëjnë kompanitë shqiptare”, nënvizoi ai.

Sipas tij, përmes projektit aktualisht janë të punësuar rreth 2000 persona të cilët janë të angazhuar në sektorin e transportit, ambientit, ndërtimit, dhe nga totali i të punësuarve, 90 për qind janë shqiptarë.

Bejtja tha se në një periudhë afatgjate, numri mund të shkojë në 3000, por edhe më shumë.

“Në fazën e fundit të ndërtimit, parashikohet që numri i të punësuarve të shkojë mes 5.000 dhe 7000 persona”, shtoi më tej Bejtja, sipas të cilit, pasi të përfundojë projekti numri i të punësuarve të përhershëm do të jetë rreth 700.

Në pyetjen nëse Shqipëria do të importojë gaz nga TAP-i, ai u përgjigj se Shqipëria nuk do të importojë gaz nga 10 miliardë metrat kub, që fillimisht do të dërgohen tek konsumatorët evropianë.

“Na janë garantuar 0.3 miliardë metra kub, vetëm për termocentralin e Vlorës”, tha ai.

Investimet e kompanive turke

Ministri shqiptar përshëndeti investimet që kompanitë turke kanë bërë në sektorin e energjisë, minierave dhe rafinimit por edhe në shumë sektorë tjerë në vend.

Energjia elektrike e prodhuar nga impiantet e ndërtuara nga kompanitë turke mund të eksportohet në Turqi, konfirmoi Bejtja, duke shtuar se nuk ka kufizime për këto kompani.

“Nuk kërkojmë nga ato të paguajnë për eksportin, madje as në tatimet ndërkufitare nuk aplikojmë TVSH ose dogana. Kemi interkoneksione të mjaftueshme që e bëjnë të lehtë eksportin në Greqi, nëpërmjet Kosovës dhe Bullgari nëpërmjet Malit të Zi. Pra, ekziston mundësia për të eksportuar qoftë në Turqi apo në ndonjë tjetër vend në fqinjësi. Mund të bëjnë biznes të mirë në Shqipëri”, nënvizoi Bejtja për të shtuar se Shqipëria është vend me kosto të ulët të energjisë elektrike nga shkaku se ka rrjedhë të mjaftueshme të ujit përgjatë tërë vitit.

Ministri shqiptar tha se Turqia dhe Shqipëria nuk janë vende fqinje për të shtuar se bashkëpunimi në sektorin e energjisë elektrike është shumë më i lehtë për vendet që kufizohen me njëri-tjetrin. Megjithatë, ai beson se çdo bashkëpunim me vendet jo-kufitare në këtë fushë, do të ishte i dobishëm për të gjithë palët e interesuara. aa

LAJM I FUNDIT – PS bie në 73 deputetë, rriten PD dhe PDIU. Ja lëvizjet e fundit

Numërohen 2601 nga 5362 kuti ne rang kombëtar. Nga numërimi i deritanishem rezulton se Partia Socialiste ka rene me 73 mandate. PD kap mandatin e 42, kurse PDIU merr mandatin e 4.

 

vend4

PS 73

PD 42

LSI 20

PDIU 4

PSD 1

Gjekmarkaj: Ja kush ia dha Bashës disfatën në këto zgjedhje

Analisti Agron Gjekmarkaj shprehet se disfatën kreut të PD-së, Lulzim Basha ia ka dhënë lista që ai i paraqiti elektoratit.

 

I ftuar në Top Channel për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit, ai tha se lista e Bashës nuk ishte aspak përfaqësuese.

“Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj.

Numërohen 2046 nga 5362 kuti, PS 75 mandate, PD 42. PDIU rimerr mandatin e Tiranës

Numërohen 2046 nga 5362 kuti ne rang kombëtar. Nga numërimi i deritanishem rezulton se Partia Socialiste kryeson me shumicë votash.

 

vendi

PS 76

PD 41

LSI 20

PDIU 2

PSD 1

Shtyhet per neser ne mengjes numerimi per Qarkun e Elbasanit.

Anetaret e KZAZ-ve ne kete zone kane vendosur qe numerimi te nise mengjesin e 26 Qershorit.

Nis numerimi ne Memaliaj te Tepelenes dhe ne Pustec te Korçës

Numerimi ka nisur ne Memaliaj te Tepelenes dhe ne Pustec te Korçes. Sipas burimeve, ka patur shume vota te pavlefshme ne Pustec. Po keshtu, numerimi ka nisur edhe ne Kukes.

Numërimi i votave në Durrës nis nesër në mëngjes

Në qytetin e Durrësit numërimi i votave në 4 KZAZ, do të nisë në orën 5 të mëngjesit.

Mësohet se komisionarët e forcave politike në vend kanë shfaqur shenja lodhje dhe kanë kërkuar shtyrje e  fillimit të numërimet.

Gjithashtu mësohet se dy forcat PS dhe PD kanë bërë një  mes tyre që numërimi të nisë në mëngjes.

Dorëzimi i kutive

Pas orës 19:00 në disa qendra votimi në vend nuk u zbatua vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Shkodër, në Fier, në Gjirokastër dhe në Dibër disa qendra dorëzuan kutitë. Teksa KQZ i bëri apel komisionereve te mos largoheshin dhe te qendronin ne detyre deri ne oren 20:00.

votimete

Trembëdhjetë ora nga hapja e qendrave të votimit, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka raprtuar zyrtarisht të dhënat e fundit lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje në rang vendi dhe sipas qarqeve.

Numerimi i tre kutive te para ka nisur ne Pustec te Korces rreth ores 22:30.

Rezultati sipas KQZ deri ne oren 21:20

rez kqz 21

Rezultati sipas KQZ deri ne oren 20:00

zgjedhjet pjesemarrje

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri ne orën 19:20

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri ne orën 16:15

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri ne orën 17:30

Deri ne orën 16:00, sipas KQZ, pjesemarrja ne votime ne rang vendi ka shkuar në 35.78%.

Sipas qarqeve deri ne 16:30

Berat
43.51%
Dibër
34.21%
Durrës
32.44%
Elbasan
34.25%
Fier
33.36%
Gjirokastër
38.49%
Korcë
36.58%
Kukës
31.4%
Lezhë
33.86%
Shkodër
29.55%
Tiranë
36.41%
Vlorë
31.91%

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkuar në 27.7%.

Sipas qarqeve 

Deri në orën 13:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkruar në 25%. Në deklaratën e radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht të dhënat më të fundit. 

Pjesemarrja deri ne oren 13:00 

kqz1

***

Në konferencen e pare per mediat, tre ore nga nisja zyrtare e procesit te votimit ne te gjithe vendin, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht per pjesemarrjen e qytetareve ne votim, deri ne oren 10:00.

KQZ klement zguri

Sipas shifrave te KQZ-se, pjesemarrjen me te ulet deri ne kete ore e ka shenuar Korca dhe Vlora, kurse me te larten Berati, Dibra dhe Lezha.

kqz

Tepelenë: LSI forcë e dytë

Kur kanë mbetur edhe 9 kuti votimi pa u numëruar, LSI renditet deri tani forca e dytë politike në Tepelenë, ndërsa PS deri më tani rezulton forcë e parë me një diferencë të madhe votash

Në zgjedhjet parlamentare sipas të dhënave zyrtare të KQZ votuan 3614  votues, nga ku deri tani ky është rezultati paraprak. /Gazeta Express/

Nga Ristani te Bogdani, cilët janë 12 kandidatët e PD që deri tani nuk futen në Kuvend

Kur janë numëruar 1745 nga 5362 në rang vendi dhe shpërndarja e mandateve deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm është PS 76 mandate, PD 41, LSI 20, PDIU 2 dhe PSD 1 mandat, nuk mund të mos bjerë në sy se shumë nga emrat e njohur të kampit blu nuk janë renditur te fituesit deri tani.

 

Kështu, me një sy në gjithë qarqet sipas mandateve, deri në numërimin e mëngjesit emrat të njohur deputetësh të PD, nga Ristani, Duka, Zogaj, Ndoka, Bogdani etj mbeten jashtë Kuvendit.

Këta janë 12 kandidatët që deri tani janë humbës

Emrat

Astrit Veliaj

Edmond Isaku

Agron Duka

Luciano Boçi

Olsi Çukaj

Roland Bejko

Andrea Mano

Alban Zeneli

Prec Zogaj

Nard Ndoka

Gert Bogdani

Arben Ristani

PS pret të fitojë shumicën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Exit poll-et pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri treguan se Partia Socialiste është në rrugë për të fituar shumicën parlamentare.

Transmetuesi Ora News parashikoi që socialistët e kryeministrit Edi Rama të fitojnë 45-49 përqind të votave – të mjaftueshme për të siguruar shumicën në Parlamentin prej 140 vendesh.

Partia Demokratike, e udhëhequr nga Lulzim Basha, pritet të sigurojë rreth 30 përqind të votave.

Nëse parashikimet dalin të sakta, Rama do të mund të qeverisë i vetëm.

Partneri i deritashëm i koalicionit qeveritar, Lëvizja Socialiste për Integrim, pritet të fitojë rreth 19 prqind të votave.

Edhe pse procesi zgjedhor i 25 qershorit u zhvillua pa probleme të mëdha, pjesëmarrja e votuesve ka qenë e ulët – 44.9 përqind.

Rama, i cili ka shprehur shqetësime për ndikimin rus në Shqipëri, ka thënë se synon të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti.

Shqipëria ka fituar statusin e vendit kandidat për BE në vitin 2014.

Zgjedhjet, rezultatet në kohë reale në të gjithë vendin

Nga rezultatet e deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 954 kuti votimi nga 5362 të tilla në të gjithë vendin.

Nga këto rezultate, Partia Socialiste ka marrë 50.40 % të votave, ose 135 200 mijë të tilla, Partia Demokratike forcë e dytë me 27.31 % ose 73.278 vota, dhe LSI me 15.43 % me 41.388 vota.

PDIU-ja, partia çame e Shpëtim Idrizit, vjen me 3.77 % ose 10.122 vota.

Parti të reja në keto zgjedhje janë LIBRA e Ben Blushit, e cila arrin 3001 vota deri tani, 1.12 %.

Edhe SFIDA e Gjergj Bojaxhi ka mundur te marrë në këto kuti të numërura, 527 vota.

Numërimi vijon, pasi deri më tani janë hapur dhe numëruar vetëm 17.79 % e kutive.

Dervishaj tregon qytetet ku LSI ka dalë forcë e parë, ende pa u mbyllur votimi

Ministri i LSI Sokol Dervishaj permes nje statusi ne Facebook, shkruan se LSI eshte ne prag te fitores në Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol e Himarë.

 

Statusi i plote:

LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol e Himarë!

Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!

Eja dhe voto!

Voto edhe ti!

LSI: Jemi në prag të fitores së madhe, forcë e parë në Tiranë

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama,  ka bërë një paralajmërim të forte, ku shkruan se kjo forcë politike do të dalë e para në kryeqytet dhe shprehet se është në prag të fitores së madhe.

Statusi në “Facebook”

LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!

Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti!
LSI forcë e paparë!

19496044_418992695167395_374148132_o

Nga ana tjeter kreu i LSI-së Petri Vasili, u ka bërë thirrje qetarëve që të dalin dhe të votojnë.

Me anë të një statusi në “Facebook’, Vasili shkruan:

“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”

vasil;i

Në Shqipëri votohet për zgjedhjet parlamentare

Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë, ndërsa në KQZ nuk ka të regjistruar koalicione

TIRANË – Në Shqipëri janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare, sipas orarit të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Rreth orës 07:00 qendrat e votimit janë hapur pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë, ndërsa në KQZ nuk ka të regjistruar koalicione.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në të gjithë territorin e Shqipërisë kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi. Qytetarët me të drejtë vote do të votojnë për zgjedhjen e 140 deputetëve për legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë.

Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351 vëzhgues, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, është partia kryesore e koalicionit aktual qeveritar, e cila është në kërkim të një mandati të dytë qeverisës me kandidat për kryeministër Ramën.

Ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e madhe e opozitës, në këto zgjedhje ka prezantuar si kandidat për kryeministër, kreun e saj, Lulzim Basha.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e drejtuar më parë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe aktualisht nga Petrit Vasili, ish-ministër i Drejtësisë, që është edhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, ka bërë të ditur ambicien për të dalë forcë e parë në zgjedhje, ndërsa Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) nuk ka prezantuar ndonjë kandidat për kryeministër gjatë fushatës elektorale.

UNË JAM NJËRI PREJ JUSH, SOT DHE NESËR – Nga FLAMUR HOXHA

Në takimet e shumta derë më derë, sy për sy, në mitingje e tubime më të vogla me njerzit gjatë këtyre ditëve në Kamëz e rajone të tjera të kësaj bashkie, kam lexuar në sytë e njerzve çdo shqetësim  e problem.
Njerzit nuk duan dhe nuk presin shumë, por mbi të gjitha presin që deputeti, shtetari, zyrtari të jenë njerëz të thjeshtë, të jenë njerzorë, të sillen si njerëz, të mos përbuzin e shpërfillin askënd, të mos jënë mashtrues, arrogantë, fodullë.
“A do të vish të na takosh pasi të fitosh”, më pyeti një ditë një zgjedhës në një lagje të Kamzës. U stepa një moment. Patjeter, i thashë, do të vij. U ula me të në ballkonin e shtëpisë së tij. Ai nuk priste as kërkonte as shpresonte gjë tjetër nuk donte gjë tjetër nga deputeti, por veç të shkonte ta takonte, ta përfillte, ta konsideronte, ta begeniste, të ulej me të, të diskutonin problemet bashkë edhe nëse nuk zgjidhen. Ia premtova dhe unë nuk kam shkelë kurrë asnjë premtim dhe nuk do ta shkel as këtë premtim para zgjedhësve të mi.
Ky është premtimi më i madh që u bëj banorëve të Kamzës e zonave përrreth, premtim që e kam në dorë vetë që ta mbaj, do t’u shkoj edhe kur s’më thërrasin, do t’i takoj, do të rri me to, edhe kur nuk kam mundësi të ndërhyj për t’ua zgjidhë ndonjë hall apo problem. Unë do të jem me ta.
Le të ndërtojmë familjen tonë të përbashkët larg veseve, krimit, drogës dhe emigrimit. Vetë ta marrim e ta mbajmë sërish veten në dorë.
Duke mos pritur asgjë nga shteti, njerzit këtu në Bashkinë Kamëz i kanë bërë të gjithë gjërat vetë. Vetë do ti bëjnë përsëri. Jemi në një rajon kur qytetari i zakonshëm, vital, vetë projekton, vetë mat, vetë ndërton me dorën e vet çdo gjë dhe e çon vilen 3, 4 e 5 kat. I bën të gjitha vetë. Po kjo është një mrekulli, një çudi që në vende të tjera nuk do ta besonte askush se një njeri i zakonshëm, projekton dhe zbaton ndërtimin e një vile 5 katëshe vetë.
18 mijë të punësuar nga iniciativa private në ndërmarrjet e ndryshme në Kamëz. Unë besoj e shpresoj shumë se do të gjallërohet inciativa private nën qeverisjen e Partisë Demokratike me kryeministër Lulzim Bashën.
Shteti vetëm u dha mundësinë e levizjes së lirë këtyre njerzve, por nuk i ndihmoi, nuk i lehtësoi, përkundrazi, shpesh i stresoi duke mos ua legalizuar banesat që i kanë ndërtuar vetë, në toka që nuk ia kanë marrë dhunshëm askujt por ia kanë blerë patjetër dikujt qoftë edhe me një mandat apo deklaratë të thjeshtë dore, duke i penguar përmes administratës, duke i denigruar, etiketuar e përbuzur nga politikanë “pa din e pa iman”.
Minatori i dikurshëm i Valiasit, që bashkë me shokët e tij rrëzuan qeverinë socialiste të Fatos Nanos, që atë  kohë u bënë heroj dhe na mësuan protestën, tani riparon biçikleta. Ai nuk pret që të bëhet hero i punës socialiste por po mbijeton duke riparuar biçikleta, të cilat kanë dalë nga moda.
2 km larg selisë qeveritare gjeta njerëz në mjerim të skajshëm. Një frigorifer bosh, krejt bosh, që zoti e din se kur mund të ketë patur mish në të, më ka mbetur pamje tronditëse në sytë e mendjes. Askush nuk u kishte trokitë në derë. Askush nuk i kishte llogaritë shtetas të këtij shteti. Ua kishin ndërprerë energjinë elektrike që para dy vitesh se nuk kanë të paguajnë. Dy vjet pa energji elektrike. Ata nuk janë abuzantë që nuk duan të paguajnë, që duan t’ia hedhin shtetit, por ato nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë. Dhe shteti i territ i Edi Ramës, i le në errësirë pas asnjë vrasje ndërgjegje.
Një grua rome, gati ishte mësuar se nuk duhet kërkuar jetesë më e mirë, se duhet falenderuar kryeministri që ajo është gjallë dhe merr frymë, gati ishte mësuar se njerzit jetojnë në këtë vend falë kryeministrit Rama dhe rrezikohen të zhduken nëse ai zemërohet prej qytetarëve.
Unë jam Flamur Hoxha, njëri prej jush, sot dhe nesër.
Jam rritur i internuar nga komunizmi që ma pushkatoi gjyshin, kur unë isha në moshën shtatë vjeçe, kur gjyshi do të më merrte përdore, siç ëndërron çdo fëmijë për gjyshin e tij. U shkollova në vitet e demokracisë. Jam pjesë e Partisë Demokratike që nga dhjetori 1990. Jam sipërmarrës i suksesshëm në fushën e prodhimit të veshjeve dhe të ndërtimit, pa marrë pjesë asnjëherë në tendera me fonde publike.  Kam kontribuar për hartimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike, për një ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurtë. Ulja e TVSH-së në 15 %, taksa e sheshtë 9 % dhe lehtësimi i pengesave burokratike, do të ndikojë për rritjen e nivelit të jetesës së çdo qytetari. Pensioni minimal do të jetë 25 mijë lekë. Askush nuk do të jetojë në terr për shkak të pamundësisë së tij ekonomike. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike do të marrin falas 300 kilovat energji elektrike.
Jam përpjekur t’i garantoj zgjedhësit se si deputet i tyre, se do të jem i përulur dhe i drejtë për të gjithë.
Pashë këto kohë në Kamëz e lagjet e saj njerëz të pafytyrë që vijnë dhe kërkojnë votën këtu sërish për të qeverisur edhe katër vjet të tjera.
Nuk duan që t’ua kujtojë askush gënjeshtrat që ua kanë bërë qytetarëve para katër viteve. 300 mijë vende pune – ky supërmashtrim endet në ajër dhe atij që e ka bërë këtë mashtrim nuk i skuqet aspak faqja e zezë e turpit. 300 mijë forca të lira pune ikën nga atdheu nën qeverisjen e Edi Ramës dhe enden udhëve të Europës me shpresë stabilizimi në Gjermani  e vende të tjera. Vijnë me të njejtat gënjeshtra, me të njejtat fytyra, por me një ndryshim, nuk rrejnë për toke, por rrejnë për qielli.
Timoni në duart e tyre do të thotë Shqipëria në greminë. Shqipëria e mbushur me krime dhe drogë, me njerëz pa shpresë që mezi presin të ikin nga atdheu. Ata thonë se do të krijojnë vende pune këtu. Po pse nuk krijuan asnjë në këto katër vjet? A mos u duken pak katër vjet? Ata nuk kanë fare respekt për kohën e jetën e njerze që ju ikë pa e kuptuar në skamje dhe në mjerim të vazhdueshëm. Vetëm në rritjen e drogës punësuan disa njerëz ilegalë, sepse vendin e bënë kanabistan.
Partia Demokratike respekton konkurencën paqësore midis alternativave. Ajo zhvilloi një betejë të jashtëzakonshme për zgjedhjet e lira.
Kam përshtypjen se kjo lloj fushatë zgjedhore pa llogaridhënie nga qeveria por me hidh e prit, shaj e ulërij, ngri tone e kërcëno midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiete për Integrim, sikur po u shkon për shtat të dy forcave politikem, pikërisht për t’i dredhuar përgjegjësive dhe llogaridhënies.
Më duket se gjithmonë ato kanë dëshirë të kapardisen, të shfaqen si burra të fortë dhe mbase kështu shpresojnë se do të shpërblehen me vota.
Jam i bindur se askush nuk do të shprëblejë terrorin verbal.
Pushtetarët aktualë që qeevrisën vendin 4 vjet, në vend që të jepnin alternative e të dilnin me programe ata luajnë komedi me heroj dhe viktima.
Nuk i duhet dhënë më asnjë shans rikthimit të përjetshëm të gënjeshtrës elektorale. Nëse arrijmë ta ndalim atë, atëherë realisht kemi bërë diçka të re.
Është e kotë të gënjejmë veten, është e kotë të pranojmë të qeverisemi me anë të gënjeshtrës.

Flamur Hoxha u lind në Kukësin e vjetër më 20 mars 1968. Pas mbarimit të shkollës së mesme, punoi dy vite në ndërtim, 1986-1988 dhe ushtar në Sazan, 1989-1990. Që nga dhjetori 1990, bashkë me familjen i bashkohet levizjes studentore si nismëtar i Partisë Demokratike në Durrës. Është pjesë e sipërmarrjes së lirë prej vitit 1993 e në vazhdim në Tiranë. Fakultetin për drejtësi e kreu në Shkodër.
Është pronar – administrator i ndërmarrjes së veshjeve për eksport KLER, i kompanisë së ndërtimit FB-ART, i ndërmarrjes KLER Itali, Investitor në fushën imobilare dhe të ndërtimit, President i Dhomës Kombëtare të Veshjeve (Industria tekstile) 2008-2012, Anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, 2008-2012, Zv.president dhe donator i ekipit të futbollit FK Kukësi 2009-2013, Senator i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (ACABS), Sponsor dhe donator i veprimtarive letrare-kulturore, financues i disa librave me vlerë dhe i Revistës letrare të Tiranës “Illz”.

Nesër është ditë votimi në Shqipëri, por mjerisht shumica… Nga Sadije Berisha

Nesër është ditë votimi në Shqipëri, por mjerisht shumica

•nuk do të votojë për një program.

•ata që do të votojnë as që i dinë qëllimet e vërteta pas të cilave fshihen liderët që ata do të votojnë.

• ata nuk i njohin personalisht këta liderë.

 

• ata besojnë verbërisht tek ato me të cilat i ushqejnë mediat dhe tek premtimet fallse të liderëve.

 

• ata ndjejnë nevojën t’i përkasin një grupimi, ngjyre dhe një kauze… nevoja që t’i përkasim një tribuje është në ADN tonë.

 

• duke i takuar një grupimi ata kanë mundësi të fajësojnë për dështimet e tyre dhe mizerien grupimet e tjera.

 

• ata nuk kuptojnë se kjo është ajo që duan liderët që ata të fitojnë pushtet mbi të tjerët.

 

• asnjë lider që ju do t’i jepni votën sot apo gratë e tyre nuk do ta çajnë kokën as per ju dhe as për të ardhmen e Shqipërisë.

 

Ata e kanë mendjen të fitojnë pushtet sepse pushteti për ta është para dhe vice versa.

 

Ata pak që e dinë të vërtetën nuk do të votojnë nesër.

 

Pjesa tjetër mjerisht do të vazhdojë të ndjeki turmat e verbëruara dhe injorante duke besuar se nëse ata votojnë do të bëjnë një ndryshim në të ardhmen e tyre.

 

Në fakt nuk do të ndryshojnë asgjë.
Ata vetëm do të ndryshojnë një lider të korruptuar dhe egoist me një tjetër.
 
Zoti ju bekoftë!

Alarmi i zëvendëskryeministres: Në shtet u punësuan 3.580 punonjës gjatë periudhës zgjedhore

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija është shprehur e shqetësuar në mbledhjen e pestë të Task Forcës rreth punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se Mandija, referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, ka verifikuar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës që në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , Vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor .

Zëvendëskryeministrja u shpreh se po vlerëson mundësinë që i gjithë ky informacion të dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucioni kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e kontrolleve në veprimtarinë e Institucioneve të administratës shtetërore përfshirë këtu edhe shoqëritë sh.a me kapital shtetëror, punonjësit e të cilave paguhen nga fondet e parave publike.

Policia jep emra dhe detaje, sa para iu gjetën doganierit që blinte votat në Shkodër

Kapet mat një doganier në Shkodër, me lista votuesit dhe shuma parash të dyshuara se do t’u jepeshin shtetasve në këmbim të votës së nesërme.

 

Mësohet se policia e Shkodër ka arrestuar Izmir Bushaj 26 vjeç banues ne fshatin Kullaj, me detyre doganier ne doganën e Vermoshit. Bashkë me të u prangos edhe shtetasi Xhyher Bushaj, raporton gazetari i “Panorama”.

Nga hetimet e para, sipas policise, keta dy persona ne momentin e ndalimit iu gjeten brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA 797 MK një liste votuesish si dhe sasi e konsiderueshme parash.

Shuma qe dyshohet se ishin te destinuara për personat e percaktuar me qellim blerjen e votës.

asasd-1

NJOFTIMI I POLICISE:

Sot, Policia e Shkodrës mori informacion në rrugë operative se në fshatin Kullaj dhe Ura e Mesit disa persona me një automjet tip Hunday me targa AA 797 MK dyshohej se kishin një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votës.

Si pasojë e veprimeve profesionale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit:

I. B. vjec 26, banues në Kullaj, Shkodër, me detyrë doganier në doganën e Vermoshit.

Xh. B. 30 vjeç, banues në Drisht, Shkodër

Pasi u bë kontrolli i automjetit tip Hunday me drejtues I.B. u konstatuan në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për ti shperndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Materialet do ti referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” e “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b i Kodit Penal.

Xhafaj nxjerr sekretin: Qeveria mund të binte për shkak të LSI-së (tregon edhe datën)

Kandidati për deputet në Tiranë dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se në korrik të 2015 qeveria rrezikonte të binte sepse LSI kishte konflikt me PS për reformën në drejtësi.

 

Xhafaj tha në “Tonight” te gazetares Ilva Tare se marrëveshja e 22 korrikut ishte një hap prapa për reformën në drejtësi.

Xhafaj: Po patjetër, qeveria në korrik të 2015 mund të binte sepse LSI kishte konflikt të brendshëm me ne për shkak të reformës në drejtësi. E kapërcyem

Ilva Tare: Po ku e kundërshtonin reformën në drejtësi?

Xhafaj: Projekti kushtetues në gjykimin e tyre nuk ishte i duhuri. Shumë zgjidhjeve që i janë dhënë sipas tyre nuk duhe të ishin në kushtetutë, sipas nesh duhet të ishin në kushtetutë, përfshi vettingun, institucionet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe kushutetuta duhet të ishte shumë më e lehtë nga pikëpamja e pandëshkueshmërisë sesa është sot. Ne i jemi  përmbajtur pikëpamjes që këto duhet të ishin në kushtetutë pavarësisht se mund të mos dukej kaq elegante kushtetuta, por në kushtet e realitetit, në kushtet kur tensionet e mungesës së edukatës kushtetuese respektit ndaj ligjit ka qenë e domosdoshme për  të qenë në kushtetutë dhe koha na dha ne të drejtë. Pse na dha ne të drejtë? Nëse vettingu nuk do të ishte në kushtetutë, nëse SPAK nuk do të ishte në kushtetutë, nëse BKH nuk do të ishte në kushtetutë,  nëse  Gjykata Speciale për luftën kundër krimit të organizuar nuk do të ishin në kushtetutë sot gjykata kushtetuese do ti kishte rrëzuar.

Ilva Tare: Nuk i donte Meta në Kushtetutë këto që po thoni?

Fatmir Xhafaj: Kemi pasur diskutime dhe debate të ndryshme. Nuk keni nevojë të pyesini fare, LSI  në momentin që është paraqitur projekt kushtetuta kanë shkuar me projekt më vete në Venecia. Nuk është se ata e kanë bërë në mënyrë të hapur. PS, BE dhe SHBA kishin qëndrim të unifikuar në këtë pikë. PD natyrisht kishte një  qëndrim kushtetues në thelb të projektit dhe reformës në tërësi, kurse LSI në disa aspekte, se duhet ta them nuk ishte në një pozicion me PD për hir të së vërtetës dhe qëndrimi që ka mbajtur në komisionin e posaçëm është një qëndrim pozitiv, bashkëpunues me ne. Por nga pikëpamja e qendrimeve politike ka pasur diferenca si e kanë parë përmbajtjen e këtij projekti. Diferenca që cuan dhe bënë ndryshime. PD ka ushtruar presionin e vet, LSI presionin e vet dhe sot ndryshimet që janë bërë në 22 korrik nuk janë ndryshimet që i kanë bërë mirë reformës. Marrëveshja e 21 korrikut është hap prapa.  Marrëveshja e 22 korrikut ishte një konsensus numrash, por nuk i shërbeu.

Rama: Ja si e prishi Meta koalicionin

Kryeministri Rama ka folur mbreme në “Top Story” për koalicionin e prishur me Ilir Metën. Rama tha se ai kishte që në shtator që i kërkonte Metës koalicion.

Mirëpo sipas tij, Meta i tha vetëm “prit”. Kryeministri tha se pas 25 qershorit, e vetmja gjë e sigurt është që LSI-ja do jetë opozitë.

“Unë nuk jam prishur me LSI në asnjë moment. Kam kërkuar që në shtator që të bëjmë koalicionin me Ilir Metën, por përgjigjja ishte strategjike ‘prit’.  Kur kam ngritur këtë problem nuk e kam me LSI. Konfliktin e filloi LSI”, u shpreh Rama.

Ç’thotë astrologia Meri për Ramën, Bashën e Metën, ja shanset për fitoren nesër

Astrologia Meri Shehu bazuar në numrat e renditjes në fletën e votimit dhe më pas në shenjat e horoskopit për tre liderët e partive kryesore, PS, PD dhe LSI ka bërë një parashikim lidhur me mundësinë për fitore në zgjedhjet e nesërme parlamentare.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Klan, astrologia ka bërë këtë parashikim:

Numri 1- LSI, energjia e numrit 1 parashikon fillime të reja, vullnet i fortë, mundësi për rezultat. Duke e analizuar me Metën që është Dash janë pak në vështirësi, vetë Dashët janë në vështirësi, e do ti duhet punë dhe shumë përpjekje që të dalë mirë. Mundësia e 1 është e mirë, pozitive

2-PS, presupozon dualizmin, fuqinë e logjikës, balancën, sjell energji për balancë ose dualizëm. Duke thënë këtë, fitorja i bie të jetë e mirë, por kërkon partneritet, nuk përjashtohet mundësia e koalicionit.

6-PD, numër legjendë, ca e kanë fat, ca frikë, une them nuk është frikë, shpreh mirësi, dashuri, diplomaci të hollë. Sjell energjinë e diplomacisë, pra PD me diplomaci do arrijë në një pozicion të këndshëm, nuk përjashtohet koalicion se diplomacia con në marrëveshje.

Sipas shenjave

Meta është Dash. Dashi ka 7 vjecar të vështirë, godet Urani, pra janë në pozicion të vështirë, kanë Jupiterin në opozitë dhe kanë fitore jo të sigurt.

Rama, Gaforrja. Sot kemi hënë të re në Gaforre, por tregon fuqi fituese, ringritëse dhe që merr fuqi të re. Alternuar me numrin 2 fitorja nuk është kaq e qëndrueshme, pra do kërkohet koalicion.

Basha, Binjakët. Numri 6 do dalë më mirë nga sa pretendohet, shenja e binjakëve janë të favorizuar këtë vit, Jupiteri u jep shanse, diplomacia u përshtatet, numri 6 sjelle energji të çuditshme, do arrijë më mirë nga sa pretendohet.

Fitorja do jetë e njërit, por nuk do jetë kaq e pastër.

Shpirti human i një reformatori – Nga Florim Zeqa

“Ideologjia mund të jetë hyjnore, por nëse atë ideologji hyjnore e zbaton në jetë një JO-njeri, ajo ideologji shndërrohet në ideologji djallëzore, dhe anasjelltas – nëse një ideologji djallëzore e zbaton në jetë një njeri i frymëzuar me humanizëm dhe dashuri, ajo ideologji shndërrohet në ideologji hyjnore”. (Rexhep Avdullahu)
E fillova qëllimisht shkrimin me këtë thënie për ideologjinë, për të tërhequr një paralele të ngjashme me “Reformat” në një subjekt politik. Reformat në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në përputhje me filozofinë politike rugoviane nuk mund të realizohen asnjëherë me nostalgjiket e regjimit komunist jugosllav, që fillimisht nisen nga inatet personale dhe psikologjia e hakmarrjes politike, për të eliminuar zërat kritik dhe ngulfatjen e mendimit ndryshe.
Për realizimin e suksesshëm të reformave në LDK, nevojiten njerëz me shpirt human, që në zemër kanë filozofinë politike rugoviane, që kanë urtësinë dhe mençurinë, tolerancën dhe guximin politik për të kthyer në rrugë të mbarë LDK-në e katandisur nga të paudhët përgjatë këtyre viteve post-rugoviane.
Krahas zërave sporadik në Kosovë për ndryshime përmbajtjesore në skenën politike kosovare, në veçanti në subjektin e traditës demokratike-LDK-në e kapur nga klanet dhe grupet e interesit, zërat më kritik janë në mesin e veprimtarëve të mërgatës sonë, të cilët në mënyrë permanente dhe konsistente, në përputhje me kërkesat e kohës, me tërë qenien e tyre angazhohen për reforma të thella, përmbajtjesore dhe substanciale në LDK.
Padyshim se njëri nga zërat më kritik është Shefqet Dibrani, njeriu më i përshtatshëm dhe më i duhur për rrethanat e kohës, për realizimin e reformave të thella dhe përmbajtjesore në LDK.
LDK-ja do të bënte gabimin tjetër të radhës, nëse në nuk e radhit zotin Shefqet Dibrani në mesin e intelektualëve që janë të përkushtuar për reforma të thella në këtë subjekt politik.
Angazhimi i pakursyer dhe i sinqertë i Shefqet Dibranit për afro dy dekada në funksion të demokratizimit dhe reformave në LDK, janë shprehje e atdhedashurisë, përcaktimit dhe konsistencës  së veprimeve të tij në frymën rugoviane, që e bëjnë autorin e 19 librave dhe mbi 6 mijë shkrimeve autoriale, sa të dashur po aq të kërkuar nga elektorati besnik i frymës rugoviane.
Duke qenë se edhe vet jetoj në perëndim, i kam përcjell me vëmendje zhvillimet në dy degët më të fuqishme të LDK-së në Diasporë (Zvicër dhe Gjermani).
Për dallim nga dega e Gjermanisë, në atë të Zvicrës, kryetari legjitim i zgjedhur në mënyrë demokratike, shkarkohet në mënyrën më antidemokratike, si pasojë e  ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të liderit të partisë në qendër (Prishtinë) përmes sejmenëve të tij, ku paraprakisht i shantazhuan disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Shefqetit,… duke i shndërruar disa nga bashkëpunëtorët dhe votuesit e tij në skenaristët e shkarkimit të tij!
Kjo paraqet mënyrën më të pasinqertë dhe lojën me standarde të dyfishta ndaj një kryetari legjitim të degës më të fuqishme në Diasporë, dhe ndaj një personaliteti të veçantë  siç është zoti Shefqet Dibrani.
Si shkas për t’ju qasur angazhimeve të Shefqet Dibranit për reforma të mirëfillta në LDK, u nisa nga shkrimi i Xhemail Ahmetit në gazetën Kosova sot të datës 17-18 qershor 2017, që ishte një analizë brilante për librin monumental të Shefqet Dibranit i botuar në vitin 2011 me titull; “11 MINUTA PARA ORËS ’00”, në të cilin autori pasqyron në mënyrë besnike polemikat e ashpra kundër destruktorëve dhe fenomeneve negative që demolonin vizionin e Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së, duke i degjeneruar ato (pra vizionin dhe partinë) qëllimisht për t’i transferuar më vonë si merita të të tjerëve, të atyre që Rugovën e konsideronin si armikun numër një të tyre.
Shkrimi i autorit dhe libri “11 MINUTA PARA ORËS ’00”, dëshmojnë se Shefqet Dibrani qysh ne vitin 2000 paska kërkuar fillimin e reformave në LDK, si imperativ dhe domosdoshmëri kohore.
Andaj, për të mos u ekzagjeruar më tepër rreth asaj që kërkon të arrijë autori në librin e tij, i ftoi të gjithë ata që e kanë gojën plotë “reforma” në LDK, fillimisht duhet ta lexojnë librin “11 MINUTA PARA ORËS ’00”, për t’iu besuar fjalëve vizionin largpamës të një analisti.
Libri i Shefqet Dibranit “11 MINUTA PARA ORËS ’00”, ishte një sinjalizim i alarmit për LDK-në. Përveç aspektit estetik dhe nivelit të lartë intelektual, libri paraqet vërtetësinë dhe saktësinë e ngjarjeve dhe pragmatizmin e autorit me një profeci të paparë, ta zëmë qysh në vitin 1992, ka shkruar edhe për rrezikun e fundamentalizmit islamik në shtetin e Kosovës, (shih librin “VIRTYTE E VISARE”), pastaj analizat e tija përkitazi me rrezikun e strukturave komuniste për të ardhmen e LDK-së, në veçanti të ish udhëheqësit komunist Isa Mustafa i cili në kreun e LDK-së u katapultua përmes puçit dhe metodave më perfide komuniste, duke i vënë thikë pas shpine, së pari atij që  e ngriti dhe e faktorizoj në skenën politike të pasluftës e pastaj me të gjithë ata që ishin rugovista të vërtetë.
Dhe vërtetë ashtu siç e kishte paralajmëruar Dibrani, erdhi përfundimi më i pakëndshëm për LDK-në, katandisja dhe degradimi i së cilës janë produkt i klanit puçist të Isa Mustafës. Këto dhe të tjera shënime i gjejmë në librin me dy vëllime “SFIDË PËR DEMOKRACINË” si dhe tek librat “ZHGËNJIMI BALLKANIK”.
Shefqet Dibrani në vazhdimësi në shkrimet e tij ka bërë thirrje për unitet dhe bashkim brenda elektoratit të LDK-së, për të ruajtur bërthamën e saj, duke mënjanuar parashutistët dhe klandestinët brenda këtij subjekti politik, të instaluar përmes klanit komunist në LDK.
Vendin e klandestinëve në LDK duhet ta zënë veprimtarët e devotshëm, të cilët i kanë qëndruar besnik filozofisë politike rugoviane nga themelimi e deri në ditët e sotme.
Kështu, për një reformë të mirëfilltë, LDK-së i duhet që krahas bërthamës (njerëzve që e kanë themeluar si subjekt), duhet të angazhohet brezi i mesëm i intelektualëve i pasuar nga gjenerata e re, duke mos i anashkaluar në asnjë rrethanë veprimtarët në Diasporë, gjithnjë duke respektuar edhe përfaqësimin gjinor në udhëheqjen e ardhshme të LDK-së.
Në emërimet për postet udhëheqëse të LDK-së, duhet të përfshihen kuadrot e profilit të lartë, si bie fjala, për kryetar partie duhet gjendet një nga veteranët e LDK-së që janë aktiv në jetën politike të profilit të Jusuf Buxhovit, Rexhep Gjergjit, Zejnullah Rrahmanit, etj.
Nga ajo që kam lexuar në librin “11 MINUTA PARA ORËS ’00” dhe shumicën e shkrimeve autoriale të viteve të fundit të Shefqet Dibranit, autori bën thirrje për unifikim, për lënien anash të inateve personale për të mirën  e LDK-së dhe vendit në përgjithësi.
Dibrani në shkrimet e tij ndërton raportin drejtpërdrejt ose si themi ne bardh e zi, por nuk shquhet për mënyrën revanshiste, sepse ai është i bindur se LDK-ja nuk ka kohë për të humbur duke u marr me gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes artificiale. Ai, si gjithnjë theksin e veçantë e vendos tek përfshirja e Diasporës në të gjitha organizimet e LDK-së, duke filluar nga niveli lokal tek ai qendror, për të krijuar balancin e nevojshëm edhe në proceset elektorale, ku vota e Diasporës dhe familjarëve të tyre në Kosovë, ka me qenë vendimtare në arritjen e synimeve elektorale, pse jo edhe të unitetit të çeliktë brenda LDK-së.
Drejtuesit e ardhshëm të LDK-së duhet të tregohen tepër të kujdesshëm ndaj veprimtarëve të saj të viteve të ’90-ta që jetojnë në Diasporë, ngase çdo përbuzje ndaj tyre do të reflektoj tejet negativisht tek bijtë e bijat tyre, sot kuadro me tituj akademik në shtetet evropiane, aq të domosdoshëm për rifreskimin dhe forcimin e LDK-së dhe politikbërjes në shtetin e Kosovës në përgjithësi.
Arsyeja pse duhet të çmohet angazhimi i veprimtarëve të orëve të para të LDK-së që janë në Diasporë, është se përveç se mund të bëhen këshilltar shumë produktiv në të gjitha nivelet, përmes tyre do të thithej gjenerata e dytë dhe e tretë që janë ekspert të profileve të ndryshme dhe biznesmen të suksesshëm të fushave përkatëse në shtetet evropiane, të cilët përveçse do të kontribuonin në aspektin organizativ të LDK-së, do sillnin në Kosovë investimet e tyre për të zhvilluar veprimtaritë e tyre biznesore, me ç’rast do të gjeneronin edhe shumë vende pune për të rinjtë dhe familjarët e tyre.
Në vazhdën e reformave të LDK-së duhet të hyjë edhe krijimi i komisioneve të veçanta për Diasporën në secilën degë të LDK-së deri në qendër, për heqjen e pengesave burokratike të vendosura padrejtësisht në formë haraçi qeveritar.
Nëse nuk mund bëjnë asgjë tjetër për mërgatën, LDK-ja së paku një herë në vit mund të organizojë një koktej rasti për mërgimtarët,… duke e njohur shpirtin human të mërgimtarëve, ju garantoj që secili prej tyre do të sjellë nga një qese najloni me lëngje e çipsa sa për të freskuar gojën e drejtuesve të LDK-së nga aroma e mishit dhe rakisë që konsumojnë çdo ditë nëpër restorantet luksoze…
Me këtë dua të them se, pa përfshirjen e Diasporës në të gjitha proceset organizative të LDK-së dhe vendimmarrjen shtetërore nuk mund të ketë reforma përmbajtjesore. Sot falë teknologjisë Diaspora mund të jetë aktive në të gjitha debatet pa pasur nevojë për prezencën e tyre fizike.
LDK-ja përfundimisht, duhet t’i heqë inatet personale dhe logjikën e hakmarrjes ndaj zërave kritik brenda partisë.
Një nga ata që ka pësuar më së shumti nga konsekuencat e logjikës së hakmarrjes nga eksponent të caktuar të LDK-së, është krijuesi, analisti, gazetari dhe veprimtari i shquar, ish kryetari i degë së LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani, i cili në vazhdimësi ka kritikuar dhe ka kërkuar llogaridhënie për dështimet e njëpasnjëshme të LDK-së në proceset zgjedhore, veset dhe inatet, gabimet dhe lëshimet e brendshme organizative.
Për këto veprime fisnike të zotit Dibrani, kryesia e LDK-së, përveç anatemimit që ia bëri këtij veprimtari, pasi i ka shantazhuar familjarët e veprimtarëve, që ishin edhe miq të Dibranit, si askush tjetër ka shkruar në vazhdimësi për ta: Xhemail Mustafën, Enver Malokun, Tahir Zemajn, Ukë Bytyçin, Ahmet Krasniqin, etj.
Ashtu siç e nisa, shkrimin do e përfundoj me konstatimin e gjendjes reale në LDK, që ndërlidhet me ideologjinë, gjegjësisht me katandisjen e filozofisë politike rugoviane nga Isa Mustafa, po të ishte gjallë edhe vet dr. Ibrahim Rugova  do të ikte?!…

Send this to a friend