Inceneratorët/ Berisha: Rama të dalë para drejtësisë! Të përfshirë Agaçi, Veliaj e Ahmetaj
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se kryeministri Edi Rama duhet të shkojë para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve.
Berisha deklaroi se kjo është skandaloze dhe i përfshirë me Ramën është Ahmetaj, Veliaj dhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
“Kjo ndodh vetëm e vetëm kur kryeministri vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Kjo nuk është një aferë në Kukës, Gjirokastër apo Korçë, kjo është një aferë në establishmentin kryesor të shtetit, ky janë kryeministri, ministri i financave, dhe kryebashkiaku.
Paratë e shtetit, thesari përfundoi në fruta ekzotike, shkruhet për çdo gjë tjetër e jo për ato për të cilat jepen paratë. Kjo të çon te ministri i financave Ahmetaj, Veliaj dhe Edi Rama.
Tek pensionistja ne azil, që s’ka asnjë lidhje, e vërteta është se gjithçka ka një krye dhe ky është Edi Rama, Engjell Agaçi, Veliaj dhe Arben Ahmetaj.”-tha Berisha.
Berisha: Rama, tellall i Beogradit që po destabilizon rajonin! Do e rrëzoj nga qeveria
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ teksa komentoi aferën korruptive të inceneratorëve, tha se do bëjë gjithçka që Rama të mos ‘mbijetojë’ më në krye të qeverisë.
Kreu i selisë blu u shpreh se Rama synon vetëm vjedhjen dhe pasurimin e zyrtarëve të tij duke varfëruar kështu qytetarët shqiptarë.
“Nga një seri zhvillimesh dramatike, të cilat de fakto kanë rrëzuar Kushtetutën e vendit, kanë rikthyer monizmin e plotë i cili është i papajtueshëm me demokracinë dhe demokracia në kushte monizmi nuk ekziston, i cili në çdo vendim që merr vjedh pasuritë publike, buxhetin e shtetit, pasuron nomeklaturën e tij dhe varfëron qytetarët shqiptar.
Rama është bërë tellall kryesor i Beogradit në Europë, është bërë faktor destabiliteti në rajon me Ballkanin e Hapur, është vetëm Ballkan i Hapur për krimin, drogën, hegjemoninë serbe. Ka mbështetjen e Lavrov dhe George Soros.”-tha Berisha.
7 korriku/ Berisha: Rama do largohet nga pushteti, nuk ka asnjë diskutim!
Çfarë pret Sali Berisha nga protesta e 7 korrikut?
Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live, u shpreh se largimi i Edi Ramës nga pushteti do të ndodhë, pasi keqqeverisja e tij ka tejkaluar çdo limit.
“Sali Berisha dhe të gjithë demokratët dhe populli opozitar, shoqëria civile inaugurojnë fillimin e ndryshimit të madh. Inaugurojnë një stinë të nxehtë e cila mbyllet me fitoren e tyre. Rezultati do të jetë absolut, largimi i Edi Ramës nga pushteti, kjo nuk ka asnjë diskutim. Mund të jetë më i shpejtë, mund të jetë pak më i ngadaltë, por largimi është i sigurt dhe i pashmangshëm. Edi Rama do të marrë fatin që meriton. Edi Rama ka tejkaluar në abuzimet e tij çdo lloj kufiri dhe limiti”, u shpreh Berisha.
Berisha: Rama shpenzon 300 mijë € për një udhëtim me avion! Vjedh qytetarët, jeton me oligarkët
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaroi se kryeministri Edi Rama s’ka asnjë grimcë dhembshurie ndaj njerëzve.
Kreu i selisë blu theksoi se Rama nuk mendon për bukën e gojës për të cilën vuajnë qytetarët, por bën udhëtime private me avion dhe kostot shkojnë deri në 300 mijë euro.
Ndër të tjera Sali Berisha tha se Edi Rama jeton me një grup oligarkësh e qeveritarësh që vjedhin së bashku paratë e qytetarëve.
“E ka të zakonshme të thotë se në Shqipëri nuk vuan kush për kafshatën. I transformuar nga pushteti në një qenie, para 9 vitesh vraponte nga dyqani në dyqan dhe tregonte listat e ushqimeve në media.
Sot janë të trefishuara dhe sot thotë se në Shqipëri nuk ekziston problemi i kafshatës. Ky njeri i cili udhëton vetë me avion në dispozicion duke shpenzuar për një rrugë 300 mijë euro, në varësi nga distanca deklaron se ktu s’ka mungesa ilaçesh e ushqimesh.
Rama është i verbuar, jeton me një grup oligarkësh, grup qeveritarësh që vjedhin gjithë ditën së bashku.“-tha Berisha.
Berisha: Të gjithë deputetët e kanë derën e PD të hapur, t’i bashkohen 7 korrikut
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv tha se dera e PD është e hapur për të gjithë deputetët ndërsa i bëri thirrje atyre t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.
Teksa bëri një krahasim me Lulzim Bashën, Berisha tha se tani PD është opozita e vërtetë, një front për shpëtimin e Shqipërisë.
Sa i përket 7 korrikut, Berisha tha se do të jetë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në vend.
“Ndryshim si nata me ditën me Lulzim Bashën. Kjo protestë e 7 korrikut thirret nga një opozitë e vërtetë e cila ka vetëm një agjendë, lirinë e shqiptarëve.
Nuk i tërhiqemi agjendës. Së dyti, cila do jetë vazhdimësia, ka një front të shpëtimit të Shqipërisë që do përcaktojë agjendën por protesta e 7 korrikut është protesta e parë prej shumë e shumë vitesh e një opozite të vërtetë në Tiranë.
S’ka nevojë të tregoj se kush jam. Sa i përket deputetëve, protesta është e PD. Kush e ndjen veten deputet i PD, e ka të hapur derën, s’është protesta e Berishës.
Berisha është bashkuar me forca politike opozitare, shoqërinë civile, eksponentë të shoqërisë protestuese me një zë, front është ky.
Gabim nëse s’i lexojë gjërat siç i them, ka deklaruar se do krijoj një front, ndaj cilido që e merr ndryshe gabon.”-tha Berisha.
Njerëz pranë Bashës përfituan nga inceneratorët’! Berisha: Të ndëshkohen! Nga viti 2014…
Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live në Syri Tv akuzat e Monika Kryemadhit se zyrtarë pranë Lulzim Bashës kanë përfituar nga inceneratorët.
Berisha tha se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të ndëshkohet me forcën e ligjit.
Lideri i opozitës kujtoi pengesat që io shkaktonte PD-ja, Abi Malltezit në denoncimin e aferës që sot e kësaj dite ka dalë në dritën e diellit.
Çim Peka: Zonja Kryemadhi tha se kanë përfituar nga inceneratorët zyrtarë pranë Bashës…
Sali Berisha: Të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit cilido që ka shkelur ligjin. Një gjë di të sigurt, Abi Malltezi që nga viti 2014 e në vazhdim ka publikuar 298 statuse për këto afera. Ka gjetur rezistencë shumë të veçantë në PD për denoncimin e tyre. Ka ardhur këtu, ka shkuar në televizionet e tjera, por PD ka qenë jashtëzakonisht e mbyllur ndaj denoncimeve. Dhe ky për hir të së vërtetës nuk kishte dokumente që disponon sot LSI. E kishte kapur si mjedisor dhe kishte gjetur që gjithçka ishte bërë me negociata të mbyllura dhe vetëm një ditë ishin firmos 17 dokumente, çka ishin aktakuzë e qartë për qeverinë. Nuk ka disukutim që ata kanë mbyllur shumë gojë, Arben Ahmetaj, Edi Rama. Gugallja, Zoto, Mërtiri janë ushtarët e Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Edi Ramës, Arben Ahmetajt.
Çim Peka: Është fakt që kanë mbyllur edhe gojën e opozitës deri në 25 prillit të vitit të kaluar…
Sali Berisha: Në tërësi absolutisht, e di. Abi e ngrinte këtë problem vazhdimisht tek unë, ankohej, nuk i hapej rruga. Pastaj përgatiti padinë për në SPAK dhe ajo u dërgua.
Berisha: PD do mbetet pro amerikane! Kryetarin e kësaj partie e zgjodhën demokratët
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike pro amerikane.
Ai theksoi se askush s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe deputetët e saj, pasi këtë e bëjnë vetëm demokratët.
“PD do të mbetet forcë politike pro amerikane. Askush s’mund të caktojë kryetarin e PD-së, dhe deputetët e saj.
Ky nuk është standardi i SHBA-së por i një grupi të caktuar që mori përgjigjen e merituar nga demokratët shqiptarë.”-tha Berisha.
syri.net
Komentet