VOAL

VOAL

Bushati godet Thaçin, Ramën e Cakajn që e përqafuan idenë serbe për ndryshimin e kufijve

October 25, 2019

Komentet

“Do t’i dalim zot vendit! Ramën nuk e duan as socialistët”- 81 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

Protesta ka hyrë në ditën e 81-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Prej 81 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.

Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.

Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi.

Protesta e 80.
Gjatë protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave dhe deklaratave të tyre, duke ngritur shqetësime për ekonominë, emigracionin, pensionet, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.

Një qytetare, e cila prej 33 vitesh jeton në Itali, tha se kishte ardhur në Shqipëri posaçërisht për protestën. Ajo u ndal te vështirësitë ekonomike të pensionistëve, ku tha se pensionet nuk dalin as pwr ilacce.

Një tjetër qytetare nga emigracioni tha se kishte ardhur nga Italia për të protestuar për shqiptarët dhe për ata që janë detyruar të largohen nga vendi.

Mesazhe të forta u përcollën edhe për emigrantët duke u kwrkuar atyre tw kthehen nw Atdhe. Ndërkohë, aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë dhe kërkoi drejtësi për çështjet që, sipas tij, shqetësojnë qytetarët.
“80 ditë protestë, revoltë. I themi jo këtij sistemi. O SPAK, ku je? Nuk është koha për pushime, është koha të veprosh. Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”, u shpreh Tepelena.

Ai kërkoi gjithashtu që të bëhet publike se çfarë po ndodh me dosjen Balluku dhe ngriti pikëpyetje për investimet në sektorin e ndërtimit dhe pastrimin e parave.
“Paratë e botës së krimit pastrohen në kulla, ndërtime. Kanë shkuar çmime marramendëse. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës. Nuk ka negociata me Edi Ramën. Duam qeveri teknike, me njerëz të ndershëm që u dhimbset Atdheu. Shtatori po vjen, është muaji i ndryshimit të madh dhe kam bindje që do të jetë varri i regjimit”, deklaroi ai.

Pas mbledhjes para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës. bw

UGSHPD: A PO PRITET INTERPELANCA E PARË ME DIELLËN DHE KUSH DO TA PYESË ATË? (Diella Agon sërish)

Shtatorin e kaluar, kryeministri Rama i dha pjesë nga koha e vet aplikacionit Diella që të prezantohej në mesin e një parlamenti që sapo filloi Legjislacionin e 11. Siç mbahet mend ajo nuk u prit mirë nga opozita dhe seanca degradoi në “përleshje” e cila e kishte zanafillën që prej AKSHI-t dhe miratimit ose dekretit presidencial disa muaj më parë. E cilësuar si instrumenti antikorrupsion brenda shtetit për prokurimet Diella bëri thuajse një vit ‘jetë nate’ deri sa dje dhe sot po agon ngadalë për t’u sqaruar po nga AKSHI se:-“Faqja është ajo që shihet, sistemi që kryen punën ndodhet pas saj”. Një sqarim ‘as as’ ose një orientim që nuk të shpie asgjëkund në harkun e një viti.

Ajo që njerëzit kanë informacion është se AKSHI ka një tjetër drejtues prej disa muajsh dhe se programues dhe zbatues të saj ndodhen në masa sigurie me akuzën nga SPAK për korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal, pastrim parash dhe konkurrencë e paligjshme që lidhur me abuzimet në tenderat publikë dhe kap një vlerë prej 40 milion €.

Në se këto të dhëna që mbahen mend njihen dhe shumë detaje urojmë që të mos pluhurosem dhe të flenë në dosjet hetimore Emrat e lidhur me Mirlinda Karçanaj të cilës Gjykata e Lartë i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim me paraqitje” ky lajm sqarues nga AKSHI duket pak i papritur. Mediat janë me pushime sikurse edhe detyrimi periodik për paraqitje i drejtoreshës nuk është mbuluar mediatikisht nga gazetarët e radio televizioneve, apo faqeve online. Herë pas here përmenden emra për persona të shpallur në kërkim si biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiri, ky i fundit i ndaluar së fundmi në Francë para disa javësh.

Nga akuza dhe hetimet shkalla e përfitimeve dhe e korrupsionit ka edhe një detaj interesant që cilësohet si ‘konkurrencë e paligjshme përmes dhunës’. Një shantazh i dukshëm mbi personat rreth tenderave prokurimet e të cilave i mbulonte Diella ( një aplikacion në vartësi të kryeministrit, por e pandjeshme nga trauma fizike dhe psikologjike humane).

A e bën kjo aplikacionin Diella pjesë të një beteje të “Cyber Sicurity” në qoftë se disa kode dhe fjalë kalime do ta zbërthenin e shkyçnin sigurinë e saj?

Në se Diella ka shumë shtresa sigurie, një prej tyre mund të jetë edhe retina e syrit të përdoruesit.

Në trajtën e një subjekti filmash investigativ “fiction”, dikush do të dyshonte se përse kryeministri Rama po i zgjat pushimet kaq shumë?

A ka hequr dorë ai nga bisedat “Sy m’sy” dhe “Flasim”?

Apo mjaftojnë syzat e shtrenjta dha largësia nga paparacët për ta mbajtur larg retinën e syrit si pjesë e shkallës së sigurisë për të cilën ndoshta SPAK-u një ditë do ta thërrasë?

Këto pyetje që ngjajnë pak sa me novelat e verdha të verës janë dyshime dhe jo hamendje me idenë për të zgjuar prokurorët nga vapa që dosjet të mos pluhurosen.

Shtysë u bë vetë ATSH me sqarimin e AKSHI-t.

Madje kaq papritur ky mund të jetë një shqetësim pasi kujt do t’i duhej sot sqarimi se:-“Diella është në shërbim brenda portalit e-Albania që prej janarit 2025 dhe deri tani ka përpunuar mbi 120 mijë dokumente zyrtare të vulosura elektronikisht, shifër që vijon të rritet.”

Ose kujt do t’i duhej tani dhe jo verës së kaluar kur Diella u propozua si Ministre Digjitale dhe u dekretua si aplikacion nën vartësi të kryeministrit. Informacioni enciklopedik dhe tekniko shkencor për konsum vere se:-“sistemi është zhvilluar në bashkëpunim me ‘Microsoft’, duke përdorur modele të ‘OpenAI’ në ‘Azure’, ndërsa operon me mekanizma të dedikuar logimi dhe monitorimi. Një imazh, një avatar apo një faqe statike nuk mund të përpunojë dhe të vulosë dokumente zyrtare”, padashje i kanë disa të vërteta brenda.

Të paktën tregon se dikush i merr vendimet, firmos dhe vulos.

Pjesa tjetër e sqarimit nga AKSHI se:-“Informimi i saktë i publikut është një përgjegjësi që na përket të gjithëve”, duket sa i vonuar aq edhe naiv sikur po e fton median dhe publikun për transparencë.

E gjitha kjo së-paku na vendos diçka në balancë. Transparencën pas një viti dhe tjetrën se ku janë 40 milion €.

Ose, çfarë do të kishte bërë sot shteti me 40 milionët në këtë kohë emergjencash nga zjarret?

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

18 Gusht, 2026

80 ditë “Revolucion Flamingo” – Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Prej 80 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.

Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.
Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi. gsh

UGSHPD: NJË AUTOGOL I LAMALLARIT (Zjarret dhe krimi mjedisor)

 

Pa përfunduar betejën e sezonit ose stinën e zjarreve ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari sugjeron një njësi të re, pra ekip  “me fokus të posaçëm krimet mjedisore” i cili do të shërbejë në 12 qarqet ku drejtorët e Policisë së Shtetit do të veprojnë ndryshe nga e shkuara.

Përveç një trazire propagandistike ku në pamje të parë duket se shteti po merr masa, përgatitjet janë të pakta sepse nuk ka fonde dhe ide se si duhet luftuar zjarri.
Në mediat zyrtare ndeshesh me termat; “vijon puna e forcave operacionale”,  operacioni vijon”,  “vijon angazhimi i fuqishëm”, “vijon puna e strukturave në terren”, “vijon ndërhyrja”, ” puna vijon në terren të vështirë”, e deri tek  “vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri” në një kohë që e gjithë tabloja është front lufte dhe koncepti i drejtë dhe atë që mbarë bota përdor është lufta kundër zjarrit. Në Shqipëri përdoret zjarrfikja dhe mbrojtja kundër zjarrit  të cilat pavarësisht dobisë parandaluese në proces janë koncepte pasive. Janë pasive sepse duhen fonde dhe investime jo vetëm nga ato që kanë parashikuar emergjencat, duhet bashkëpunim me qytetet brenda vendit dhe vendet fqinje, duhen mjete dhe veshje zjarrduruese, duhen trajnime edhe të grupeve vullnetare dhe duhen njohuri deri në çeljen e shkollave nga ato teknike profesionale deri tek universitetet në nivelin e inxhinierisë dhe menaxhimit të zjarreve të cilat në çdo vit për cilëndo arsye tregojnë nivele të rritura.
Policia e përdorur si angazhim nga ministri Lamallari apo qoftë edhe Drejtori 
 Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hita dhe 12 drejtorët e qarqeve në vartësi janë thjesht një organizim kur zjarret ndodhin. Detyra e policisë në këtë rast është siguria e qytetarëve, siguria e rrugëve, komunikimi për mjetet e ndërhyrjes së shpejtë etj. deri tek monitorimi pas shuarjes së dëmeve. Por të ngrihesh me idenë se pa i bërë këto dhe ta quash”krim mjedisor” e të fillosh ndjekjen policore dhe nxitur prokurorët për procedim, ky koncept është i frikshëm. Në qoftë se Lamallari e shtron “butë” kur thotë se:-Detyra jonë është që çdo zjarr të dyshimtë të hetohet profesionalisht, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin zjarrfikës, Emergjencat Civile, bashkëpunimi me komunitetin, shfrytëzimi i teknologjisë dhe ekspertizës më të mirë forenzike brenda dhe jashtë vendit, si dhe Prokurorinë, me qëllim që çdo provë dhe autor i dyshuar të ndiqet deri në fund. Vetëm zjarret këtë vit, dëmi i tyre është i pallogaritshëm, si në fondin pyjor. Sa vite, sa gjenerata i duhet atij fondit pyjor të rikuperohet”, mendoni këtë shtjellim tek një tjetër ish ministër i brendëshëm. Kur zjarret e disa sezoneve më parë bënin kërdinë  në pyje dhe qendra të banuara Balla dhe Peleshi respektivisht me detyrat e ministrave të brendëshëm dhe të mbrojtjes e luftonin nga Facebook-u zjarrin. (UGSHPD ndër vite e ka ngritur shqetësimin)*
Sot Balla në postin e kryetarit të GPS ka një tjetër vizion. Ai në vend që të përqendrohet tek lufta dhe parandalimi i zjarreve hidhet tek drejtësia duke thënë se:-“Drejtësia shqiptare është dorëzuar përpara piromanëve”, dhe nga të dhënat e  “Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave gjatë pesë viteve janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie, ndërsa vetëm 18 persona janë gjetur fajtorë”.
 
Pra gjejmë njeriun për ta bërë me faj dhe jo përgjegjësitë. Harron se ka tre mandate ku vetëm janë premtuar dhe përgjegjësitë nuk mbahen tek vetë sistemi i korruptuar që e quan luftën të zjarrit të lehtë ashtu sikurse edhe media nganjëherë parashikon motin dhe thotë se forcave zjarrfikëse ju erdhën në ndihmë reshjet e shiut”.
 
Pra po të konceptohej si një përgjegjësi, profesioni i luftuesve kundër zjarrit në tre-katër mandate mund të kishte hyrë në sistemin arsimor të mesëm dhe të lartë. Do të kishte të rinj e të reja që do ta lidhnin dëshirën me profesionin dhe në këto 13-14 vite do të kishte profesionistë të fushës dhe jo politikanë, të punësuar nga nepotizmi dhe patronazhimi i rilindësve.
Zjarri shkatërron gjithçka ndaj strategjia, taktikat, disiplina dhe plani për ta vënë nën kontroll konceptohet si fushëbetejë që duhet fituar pa humbje jetësh dhe të mirash materiale.
Lufta me zjarrin nuk është as dorëheqje dhe as emërim i ri. Të vësh në shënjestër “krimin mjedisor” dhe çështjet penale pa zbatuar ato që renditëm më lart problemi ngjan me “zjarrvënien sociale”. Askush nuk është i interesuar ta djegë pronën dhe mjedisin për rreth. Por premtimet nga blerja e avionëve zjarrfikës, tek infrastruktura urbane, kodi i banesave, fasadat e djegura të ndërtesave që do t’i kompensojë ndërtuesi, të gjitha këto janë një propagandë me oktan të lartë që në opinionin publik kur mbrohet e vërteta ato digjen mjaft shpejtë.
Përse ‘autogol’?! 
“Zjarret dhe krimi mjedisor” janë bashkëudhëtar të Rilindjes Socialiste. Propaganda e saj sidomos në këto kohë protestash vetëm sa i ndez ato në oborret e PS dhe nuk mund t’i shuaj”.
__________
 
 
 
17 Gusht, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Shifrat alarmante- Pensionistët shqiptarë në gjendje të mjeruar, të fundit në Evropë

Sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron tashmë shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjithë hapësirën europiane, çka tregon se pensionistët po përballen me presion të dyfishte, nga rënia e të ardhurave dhe rritja e çmimeve.

Të dhënat zyrtare të Eurostat për raportin e përgjithshëm të zëvendësimit dëshmojnë një tkurrje drastike të këtij treguesi, i cili ka rënë nga 0.43 në vitin 2019 në vetëm 0.30 në vitin 2023.

Kjo shifër alarmante tregon se pensioni mesatar bruto në vend përfaqëson tashmë vetëm 30% të pagës mesatare të grupit moshor aktiv 50-59 vjeç, duke thelluar hendekun mes të ardhurave të pensionistëve dhe ritmit më të shpejtë të rritjes së pagave në vendin tonë (të dhënat për Shqipërinë i takojnë vitit 2023, për Europën 2025).

Ky nivel e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në fund të Ballkanit Perëndimor, por edhe në skajin më të ulët krahasuar me të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, ku mesatarja e bllokut është e qëndrueshme, në rreth 0.57 – 0.60 e pagës mesatare.

Për më tepër, vendet e rajonit regjistrojnë tregues dukshëm më të lartë, ku Serbia ka një raport 0.48, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ruajnë nivele më të favorshme, ndërsa vende si Greqia, Italia apo Spanja arrijnë vlera nga 0.75 deri në 0.78.

Kjo rënie e paprecedentë në Shqipëri është pasojë direkte e disa faktorëve strukturorë që minojnë skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore.

Së pari, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe deklarimi i pagave pjesërisht nën dorë gjatë viteve të punës reduktojnë ndjeshëm bazën e kontributeve dhe madhësinë e pensionit.

Së dyti, skema shqiptare vuan nga ngurtësia e formulës së indeksimit, e cila nuk ka arritur kurrë të përshtatet me rritjen nominale të pagave në sektorin privat.

Nga ana tjetër, raporti i pafavorshëm i varësisë demografike, i cili po përkeqësohet vazhdimisht për shkak të emigracionit të popullsisë së re dhe plakjes së shpejtë të shoqërisë, ushtron presion mbi financat e skemës publike.

Dështimi i qeverisë për të mbrojtur të moshuarit është pasojë e drejtpërdrejtë e nënvlerësimit të politikave qeveritare ndaj kësaj shtrese.

Formula aktuale e indeksimit, e cila bazohet kryesisht te rritja e çmimeve të shportës (inflacioni) dhe jo te rritja e pagave në ekonomike, ka ndikuar në rritjen e hendekut ndërmjet pagave dhe pensioneve.

Ndërkohë që qeveria ka ndërmarrë politika për rritjen e pagave minimale dhe mesatare në sektorin publik, skema e pensioneve është lënë në hije përmes rritjeve simbolike, duke bërë që pensionistët të mos përfitojnë asgjë nga rritja e përgjithshme e produktivitetit dhe pasurisë kombëtare.

Në vendet e Bashkimit Europian apo edhe të rajonit qeveritë ndërhyjnë rregullisht me skema shtesë të mbrojtjes sociale.

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë disa fushata kundër informalitetit, mungesa e një mekanizmi efikas kontrolli për dekada të tëra ka lejuar që qindra mijëra punonjës të deklarohen me pagë minimale ndërkohë që pjesa tjetër paguhet nën dorë.

Mungesa e vullnetit politik për të ndëshkuar rreptësisht këtë fenomen po bën që pensionet e reja vit pas viti t dalin me të ulëta në vlerë, ndërkohë që e kundërta duhet të ndodhte.

Gjithashtu qeveria ka dështuar të krijojë një mjedis të besueshëm dhe nxitës fiskal për zhvillimin e fondeve private të pensioneve.

Mungesa e reformave inkurajuese për kursimin individual të detyrueshëm apo vullnetar ka lënë të gjithë barrën e sigurimit të jetesës vetëm mbi skemën publike, e cila tani po shembet nën peshën e saj./MONITOR

Protesta e 79- Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet të vijojë sot në Tiranë, pas tubimit të një dite më parë, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe marshuan në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme.

Në protestën e 78-të, fjalimet u mbyllën me thirrjen “Nesër më shumë”, ndërsa qytetarët nisën marshimin në bulevardet e Tiranës. Në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët prej ditësh janë bashkuar me protestat në kryeqytet.

Protesta e 79-të vjen pas më shumë se dy muajsh qëndresë të përditshme. Në protestat e fundit, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike.

Marshimi pritet të zhvillohet përgjatë akseve kryesore të Tiranës, me protestuesit që synojnë të rikthehen përpara Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për largimin e qeverisë dhe ndryshimin politik.

Protestat kundër qeverisë janë zhvilluar prej javësh, ndërsa në ditët e fundit pjesëmarrja e diasporës është bërë një nga elementët kryesorë të tubimeve në Tiranë. bw

Protesta e 78 masive kundër qeverisë dhe kryeministrit, diaspora i bashkohet sërish sot qytetarëve në shesh: Rama jep dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënon sot, 16 gusht, ditën e 78-të të saj, ndërsa në shesh pritet sërish një pjesëmarrje e konsiderueshme edhe nga shqiptarët e diasporës.

Kjo është dita e tretë radhazi që emigrantë shqiptarë nga vende të ndryshme i janë bashkuar protestës në Tiranë, duke zgjedhur të rikthehen në Shqipëri jo vetëm për pushimet e verës, por edhe për t’iu bashkuar thirrjeve kundër qeverisë dhe kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët dhe pjesëtarët e diasporës pritet të mblidhen sërish në shesh, ndërsa protesta do të shoqërohet ashtu si cdo ditë me fjalime, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

Gjatë ditëve të fundit, emigrantët që i janë bashkuar protestës kanë deklaruar se largimi i shqiptarëve drejt vendeve europiane nuk duhet të jetë e vetmja alternativë dhe se Shqipëria duhet të krijojë kushtet që qytetarët të mund të jetojnë dhe të punojnë në vendin e tyre.

Edhe në ditën e 78-të, protestuesit pritet të përsërisin kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, llogaridhënie dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes.

Protesta vijon prej 78 ditësh, ndërsa qytetarët deklarojnë se rezistenca do të vazhdojë deri në plotësimin e krkesës së tyre themeore dhe të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit.

Shqipëria vijon të digjet- 9 vatra aktive, Dajti dhe Gurë-Lura zonat më kritike

Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 14:00 të 15 gushtit janë regjistruar 12 vatra zjarri. 9 vatra vijojnë të jenë aktive, 2 janë nën monitorim dhe një është shuar plotësisht.

Dy zonat ku vijojnë operacionet kryesore janë Dajti në Tiranë dhe Gurë-Lura në Dibër.

Në Dajt, zjarri vijon mbi tunelet e Qafë-Mollës. Në operacion janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër, situata mbetet ndër më problematiket. Zjarri vijon aktiv dhe në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore, ndërsa ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka frenuar përparimin e flakëve drejt banesave.

Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, por mbetet aktiv nga krahu i Selishtës. Nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze vijon aktive me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është nën monitorim.

Në Lufaj të Mirditës, vijon puna për izolimin e vatrës dhe hapjen e korridoreve mbrojtëse.

Ndërkohë, zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht.

Vatra aktive raportohen edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Bilanci deri në orën 14:00:

– 9 vatra aktive
– 2 vatra nën monitorim
– 1 vatër e shuar
– Dajti dhe Gurë-Lura mbeten ndër zonat kryesore të ndërhyrjes
– Mamurrasi është vatra e raportuar si e shuar plotësisht
– Në zonat e raportuara nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për banesat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve (15 gusht 2026 – ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 15 gusht 2026, janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër është shuar plotësisht.

Në operacionet e ditës së sotme janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca ka bërë të mundur ndalimin e përparimit të zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, vijon puna me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së. Nga krahu i fshatit Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat, ndërsa zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale.

Vijon puna edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku forcat operacionale janë të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

AKMC vijon ndjekjen dhe monitorimin e pandërprerë të situatës, në koordinim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, duke mbajtur në gatishmëri kapacitetet tokësore dhe ajrore për ndërhyrje aty ku kërkohet.

“Numri i të moshuarve tejkalon atë të fëmijëve”- BIRN: Indeksi urban tregon një Shqipëri që po zbrazet

Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes. Qeveria Rama ka akorduar bonusin e pranveres per pensionistet i cili ka filluar te shperndahet qe prej dites se hene, 3 Mars, 2025.

Dokumentet mbi të cilat mbështetet reforma e re territoriale e propozuar nga mazhoranca ofrojnë një fotografi të polarizimit demografik të Shqipërisë, se si emigracioni dhe lëvizjet e brendshme kanë zbrazur qytetet e vogla dhe zonat rurale dhe popullsia është përqendruar në pak qendra urbane.

“Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, dokumenti i hartuar nga ekspertët e PS-së në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, identifikon një grup njësish vendore që shfaqin dobësi të përsëritura në funksionalitet, ekonomi, demografi dhe financa për të justifikuar nevojën e rikonfigurimit të hartë së ndarjes territoriale. Analiza bazohet mbi tre indekse që tregojnë një tablo thellësisht të polarizuar demografike, ekonomike dhe funksionale të bashkive, ku në njërën anë janë disa qendra urbane ku përqendrohet jo vetëm popullsia, por ka dhe zhvillim ekonomik, dhe në anën tjetër është periferia, sidomos verilindja, juglindja dhe zonat malore, të cilat vuajnë një rreth vicioz tkurrje dhe plakje të popullsisë, ekonomi mbijetese me pak vende pune formale dhe buxhete bashkiake që mbijetojnë vetëm nga qeveria qendrore, duke i përdorur fondet vetëm për pagat e administratës vendore.

Indeksi i Masës Urbane (IMU), një nga tre dokumentet analitike mbi të cilat është bazuar propozimi i hartës së re me 46 bashki, duke shkrirë 15 njësi vendore me bashkitë më të mëdha brenda qarkut, dokumenton transformimin territorial të Shqipërisë pas viteve ’90, me më pak qendra që rriten dhe gjithnjë e më shumë bashki që humbasin banorë. Të dhënat e përpunuara nxjerrin në pah një Shqipëri të ndarë në tre realitete: një grup shumë të vogël bashkish që vazhdojnë të tërheqin popullsi dhe aktivitet ekonomik, një grup bashkish me potencial të ndërmjetëm dhe një shumicë territori që po humbet masën kritike të popullsisë.

Analiza është ndërtuar mbi të dhënat e Censusit 2023 dhe, e përfshirë në raportin teknik që shoqëron reformën, sugjeron se vendi po përjeton një përqendrim të popullsisë në gjithnjë e më pak qendra urbane, ndërsa pjesa tjetër e territorit po humbet banorë, funksione dhe kapacitete zhvillimi. Rezultatet e indeksit tregojnë se vetëm 13 bashki klasifikohen me nivel të lartë të masës urbane, por në to jeton 62.5% e popullsisë së vendit. Në anën tjetër, 30 bashki, pothuajse gjysma e hartës administrative, klasifikohen në nivel të ulët dhe përbëjnë vetëm 14.2% të popullsisë, ndërsa 18 bashki renditen në kategorinë e ndërmjetme ose mesatare.

Sipas të dhënave, popullsia e vendit është përqendruar në kryeqytet, ku banojnë mbi gjysmë milioni banorë, e ndjekur me shumë pikë pas nga bashkitë Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamëz dhe Berat. Në skajin tjetër, me më pak banorë, renditen bashki si Pusteci, Libohova, Himara, Këlcyra, Memaliaj, Selenica, Dropulli, Finiqi, Delvina dhe Kolonja, të cilat kanë humbur peshë demografike dhe urbane, sipas indeksit.

Analiza e ekspertëve të mazhorancës nuk e ndërton indeksin vetëm mbi numrin e banorëve, por kombinon tregues të tjerë si: madhësia e popullsisë, dendësia reale e banimit, mënyra si shpërndahet popullsia në territor, raporti i varësisë demografike dhe niveli i urbanizimit. Kjo do të thotë se një bashki mund të ketë sipërfaqe të madhe, por nëse popullsia është e përqendruar në një qytet të vogël dhe pjesa tjetër e territorit është bosh, ajo konsiderohet strukturalisht e dobët. Një nga gjetjet më domethënëse është se mesatarisht 57% e territorit është i pabanuar. Në nivel kombëtar, koeficienti ‘Gini’ që mat raportin banorë për km katror është 0,86, çka tregon se banorët janë të përqendruar në pak zona, ndërsa pjesë të mëdha të territorit mbeten bosh.

Kjo duket veçanërisht në Kolonjë dhe Korçë, ku treguesi arrin 0,97, duke treguar se popullsia është mbledhur në pak zona urbane dhe pse bashkitë kanë shtrirje të gjërë në territor. Ndërkohë Bashkia e Kamzës ka vlerën më të ulët, 0,42, që tregon se territori i kësaj bashkie është i banuar. Në përgjithësi, mesatarisht rreth 57% e territorit të një bashkie rezulton bosh. Të dhënat tregojnë dhe për një popullsi në plakje të popullsisë së bashkive.

‘Raporti i varësisë’, që tregon barrën që fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë për popullsinë në moshë pune tregon se në shumicën e bashkive (51) kjo barrë është më e lartë se mesatarja kombëtare dhe, në shumë prej tyre, të moshuarit tejkalojnë numrin e fëmijëve. Analiza tregon edhe një nivel të ulët urbanizimi me një normë mesatare 29,8% në 60 bashki pa përfshirë Tiranën në analizë, ndërsa “25 bashki nuk kanë asnjë vendbanim që plotëson kriteret për t’u quajtur qytezë”. Bazuar në këtë kriter vetëm 6 bashki mund të klasifikohen si qytete, 13 si qyteza/periferi dhe 42 si rurale. Ky transformim demografik është një nga argumentet mbi të cilat anëtarët socialistë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbështesin nevojën për një hartë të re me 46 bashki.

Dokumenti analitik i PS-së konstaton se vendi nuk ka më të njëjtën shpërndarje të popullsisë që kishte në vitin 2014, kur u realizua ndarja aktuale administrativo-territorial, që synonte krijimin e bashkive më të mëdha dhe më efikase. “Disa zona janë rritur, ndërsa të tjera kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të popullsisë”, thuhet në raport, ndërsa argumentohet se një pjesë e bashkive kanë vështirësi të sigurojnë financa të qëndrueshme, staf të kualifikuar dhe kapacitete administrative.

Po ashtu dokumenti nuk e redukton problemin vetëm te kufijtë administrativë, por pranon se ndryshimet demografike lidhen me lëvizjen e popullsisë drejt qendrave më të mëdha, plakjen e popullsisë, pabarazitë territoriale dhe përqendrimin ekonomik, fenomene që kanë ndryshuar mënyrën si funksionojnë bashkitë shqiptare dhe sugjeron se ndryshimi i kufijve administrativë nuk mund të zgjidhë i vetëm sfidat që burojnë nga emigracioni, plakja demografike dhe përqendrimi ekonomik. Socialistët kanë depozituar në Kuvend një projektligj që propozon një ndarje të re të hartës administrative-territoriale me shkrirjen e disa njësive të vogla me bashki më të mëdha, pa argumentuar se si harta e re do të zgjidhë këto problematika.

Sipas hartës së re bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha. Propozimi ka hasur në kundërshtimin e banorëve të këtyre zonave që janë ngritur në protesta pasi e shohin veten jashtë mundësisë për shërbime publike me shkrirjen e njësive të tyre vendore./Reporter.al

Bulevardi kuq e zi dje nga Diaspora! Protesta e 77 kundër Ramës, mërgata shqiptare sërish sot në shesh: Dorëheqja e qeverisë, e panegociueshme!

Sot mbahet protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Ashtu si mbrëmjen e djeshme, protesta e radhës do të nisë në orën 19:30, ndërsa pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme edhe nga diaspora shqiptare.

Dje, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës iu bashkuan protestës, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për protestuesit, kërkesa për largimin e qeverisë dhe kundërshtimi ndaj klasës politike vijojnë prej javësh, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror.

Marshimi i djeshëm nisi nga Stacioni i Trenit, vijoi drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas u ndal para Kryeministrisë. Gjatë protestës u artikuluan thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve ishte e njëzëshme: dorëheqja e Edi Ramës.

Edhe protesta e sotme pritet të ndjekë të njëjtin itinerar, me nisjen nga Stacioni i Trenit dhe marshimin drejt qendrës së Tiranës.

Protestat morën një tjetër hov pas një incidenti të rëndë të regjistruar gjatë një proteste në Zvërnec, ku një banor që kundërshtonte ndërtimet në një zonë të mbrojtur u tërhoq zvarrë nga një punonjës i sigurisë private pranë zonës ku parashikohet ndërtimi i një resorti luksoz.

Ngjarja u shndërrua në një pikë kthese për protestuesit, të cilët prej rreth dy muajsh e gjysmë vijojnë tubimet e tyre të përnatshme në bulevard.

Paralelisht me protestat në Tiranë, tubime janë zhvilluar edhe në diasporë, në qytete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë. Ndërkohë, disa qytete të vendit janë përfshirë në protesta edhe kundër Reformës Territoriale, me banorët që kundërshtojnë shkrirjen e bashkive të tyre.

Sot, protesta e 77-të pritet të rikthejë qytetarët në rrugët e kryeqytetit, me të njëjtën kërkesë të artikuluar prej javësh: largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

UGSHPD: TIRANA NJË BURG PËR KAFSHËT

(Refleksioni mbi betonizimin e kryeqytetit dhe Zonat e Mbrojtura)

I vendosur si një shënim në faqet e propagandës së ATSH-s, raste kur situata në një ‘redaksi-politike’ ka thatësi lajmesh zyrtare ose shteti s’ka asgjë të besueshme për të thënë një shkrim me titullin;”Si po i përballojnë kafshët e Kopshtit Zoologjik temperaturat e larta të Tiranës” të tërheq vemendjen.

Temperaturat mbi 40°C  janë një fakt.

Fakt po ashtu sikurse fakte mbeten se si edhe bota e gjallë bimët, kafshët edhe njerëzit i heqin njësoj vështirësitë e motit në kryeqytet.

Kopshti Zoologjik dhe ai Botanik i Tiranës qendra ose parqe natyrore të vegjël ishin konceptuar të  shtrira dhe vendosura në periferi të hapësirës urbane.

Sot kjo “periferi” jo vetëm që nuk eksiton, por në mozaiku i dikurshëm me Parkun e Liqenit dhe një Rezervuar nuk  dallohen nga ndërtimet e larta. “Kodra e Diellit” është skaji i ri që kufizohet pak më poshtë vendit të quajtur Topi Historik në Kodrat e Saukut.

Çfarë transformimi në 36 vite tranzicion?

Duke ju kthyer lajmit të ATSH-s aty ku objektivi i aparatit fotografik i drejtohet “Kopshtit Zoologjik” të Tiranës dhe zbulon sikurse shënohet:-“Në fotografi shfaqen tigri, struci, lama dhe kafshë të tjera, në ambiente të ndryshme, disa të ekspozuara ndaj diellit dhe të tjera në zona me hije.”, arrin të kuptosh se pas togfjalëshit kafshë të tjera nënkuptohen shpendët, tigri, arinjtë, majmunët, familja e luanëve, disa kafshë shtëpiake, një pellg me ujë të pandërruar me rosa e kushedi çfarë tjetër, por që kurrë nuk arritën të përfaqësonin një Park apo Kopsht Zoologjik zbavitës dhe mbi bazë të respektimit të jetës së kafshëve të egra të mbledhura aty me tender e të ushqyer e trajtuar po me tender.

Kujtojmë pragun e viteve elektoralë për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore ku pushteti qendror dhe vendor zbriste për të bërë reklamat politike dhe premtimet.

Rreth 6 milion euro u investuan për një “kafaz burgu” të madh mes ndërtesave. Nuk u parashikua një tjetër vend më i mirë diku në periferitë  pas zgjerimit të kryeqytetit pasi përdorimi i shesheve të tillë si për Kopshtin Zoologjik edhe atë Botanik janë më mirë të degradohen dhe të paguhet personeli përkohësisht deri sa ligjet e pronësisë të vendosin më vonë. Prej atëherë, nga inaugurimi dhe premtimet kanë kaluar 4 vite. Ishte 1 Qershori i 2022-it i cili u harrua këtë vit sepse sapo kishte filluar po ato ditë Revolucioni i Flamingove. Sot vijon pandërprerë në Ditën e 76-të.

Një kontrast shumë i bukur dhe domethënës për marrëdhëniet e njeriut me natyrën dhe gjallesën.

Kërkon në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ndonjë inventar të kafshëve. është mjaft e vështirë dhe e rëndë pasi nga bota e gjallë shqiptare jo vetëm që i ke në minoritet mes atij rrethimi si burg i hapur në natyrë, por vetë kopshti është i rrethuar si një “arenë gladiatorësh” ku njerëzit nuk mund të bashkëjetojnë aq pranë me imitimin e një natyre të egër mes ndërtesave.

Sipas kërkimeve Kopshti Zoologjik ka qenë gjatë tranzicionit nën vartësinë e Bashkisë së Tiranës. Një objekt që thith fonde dhe hap fronte pune sidomos para fushatave zgjedhore. Një periudhë kohore gjatë tranzicionit ku ‘Copa e Asllanit’* i ka takuar dy menaxherëve kryesor të Rilindjes Socialiste, Edi dhe Erioni*. Të dy të aftë për ta shitur imazhin deri në prehistorinë e dinosaurve pikërisht edhe në atë vend që dikur ishte natyrë, ujë dhe oksigjen për Tiranën nëse do të mirëmbahej.

E sollëm këtë vështrim të nisur pikërisht nga një vëzhgim i propagandës zyrtare  jo thjeshtë se sa vuajnë kafshët e egra në temperaturat e nxehta të verës në Kopshtin Zoologjik sepse ky është fakti i mungesës së njohjes që ka shprehur pushteti. Dikur ky objekt ishte në mesin e dhjetëshes që rendiste Kopshtet më të Trishtuar Zoologjike të Botës”, ose burgje .

Tani është një EXPO-Burg.

Sinqerisht prekesh kur lexon brenda lajmit “kujdesin e shtetit”;-“…mirëqenia e kafshëve mbetet një çështje që kërkon vëmendje të veçantë” duke ditur se qytetarët janë bërë edhe më të ndjeshëm në këtë marrëdhënie.

Po si zgjidhet?

Njerëzit dhe banorët ta vendosin.

Ndoshta t’u japin lirinë dhe hapësirat diku ku ashtu sikurse e gjithë bota ka vepruar për mirëmbajtjen, trajtimin dhe zbavitjen me parqe të tillë.

Një biletë 3 € për këtë varfëri dhe propagandë është shumë.

Po çfarë mësimi nxirret?

Kësaj pyetje tjetër i është dhënë përgjigja.

Në Tiranë përpara zyrave të kryeministrit dhe asaj të kryebashkiakut prej 76 ditësh grumbullohet dhe zhvillohet protesta “Revolucioni i Flamingove”.

Mësimi në të vërtetë nuk mbetet këtu.

Ai është një mësim i nxjerrë mbi korrupsionin dhe  po ashtu refleksion mbi betonizimin pa kriter.

Refleksion mbi pasuritë e natyrës dhe zonave të mbrojtura.

A e përfytyroni dot marrëzinë me ndërtimet në Lagunën e Nartës dhe derdhjen e Vjosës?

Një burg dhe shkatërrim i vërtetë i gjallesës dhe i shpendëve migratorë fond i veçantë planetit.

Mos e ndalni as përfytyrimin dhe as mendimin kritik deri këtu nga zhurma e propagandës dhe frika e censurës.

Mendoni se po u rrethua jo vetëm me ndërtime Vjosë-Narta krahasimi nuk do të ishte thjeshtë një qindrafish i “Kopshtit Zoologjik të Tiranës”. Me Aeroportin e Vlorës ndërtuar pikërisht aty ku u menduan fluturimet e dhjetra linjave ajrore dhe të një fluksi vjetor prej udhëtarësh nga 1 milion deri në 10 milion gjatë viteve.

Në të vërtetë as premtimi nuk u mbajt, por as edhe fluturimet nuk kanë filluar.

Pista do të vizitohet nga avionë të vegjël të studiove ndërkombëtare ligjore herë pas here dhe ndoshta gjallesa do të ketë pak paqe.

Ndërsa paqen e vërtetë asaj mund t’ia japë sovrani.

Një Referendum Qytetar që mbron dhe kujdeset për bashkëjetesën e njeriut me natyrën mbi bazë të rregullave dhe normave të njohura nga Kushtetuta e RSH dhe Konventat Ndërkombëtare të Biodiversitetit.

14 Gusht, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

______

* Anduena Ristani kryetare e Bashkisë Tiranë e komanduar 2025

* Erion Veliaj kryetar i Bashkisë Tiranë 2015-2025

* Lulzim Basha kryetar i Bashkisë Tiranë 2011-2015

*Edi Rama kryetar i bashkisë Tiranë 2000-2011

* Albert Brojka  kryetar i Bashkisë Tiranë  1996-200

*Sali Kelmendi  kryetar i Bashkisë Tiranë  1992-1996

Llambi Gegprifti kryetar i Komitetit Ekzekutiv 1989-1990

*’Copa e Asllanit’- ose Pjesa e Luanit

 

Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet edhe për emrat konkretë të kandidatëve për presidentin e ardhshëm, me qëllim që të arrihet një marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“Duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë, por më së shumti humbim duke shkuar në zgjedhje”, tha Kurti.

Ai tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë “konsensual”, gjithëpërfshirës dhe të ketë mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në mesin e qytetarëve.

Kurti bëri të ditur se mbrëmë u ka shkruar kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, duke u kërkuar takim për të diskutuar për presidentin.

“Duam që për këtë të merremi vesh paraprakisht në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet”, tha ai.

Ai vlerësoi se në Kosovë ka “me dhjetëra” personalitete nga jeta akademike, politike dhe shoqërore, përfshirë persona që kanë kontribuar në luftë dhe në shtetndërtim, që mund të konsiderohen për këtë post.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë pasi LDK-ja njoftoi se tërhiqet nga negociatat për poste me LVV-në dhe se nuk kërkon asnjë pozitë institucionale, por do të votojë për një figurë jopartiake për president.

Ndërkohë, PDK-ja dhe AAK-ja qëndruan edhe të premten në sallën e Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, ndonëse për sot nuk është thirrur seancë.

Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, 14 gusht 2026.

Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, 14 gusht 2026.

Ata po kërkojnë që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka mbetur e ndërprerë në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e legjislaturës së re.

“LVV-ja e ka kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimshëm e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit”, tha kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në foltoren e Kuvendit.

PDK-ja dhe Aleanca kanë qëndruar në Kuvend edhe gjatë ditëve të kaluara, duke kërkuar që puna e Kuvendit të vazhdojë, ndërsa përplasjet me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shoqëruar edhe me tensione në sallë.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar se para vazhdimit të procedurave për konstituimin e Kuvendit duhet të arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Kriza institucionale në Kosovë po vazhdon prej përplasjes mbi mënyrën se si duhet të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit.

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja doli partia e parë me 53 deputetë, PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me shtatë.

Zgjedhjet e qershorit u shkaktuan pikërisht për çështjen e presidentit, pasi palët nuk arritën konsensus, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në krye të shtetit në prill.

LVV-ja e Kurtit ka fituar mandate të mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe për të votuar Qeverinë e re – duke llogaritur edhe në votat e partive të minoriteteve joshumicë.

Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.


Send this to a friend