VOAL

VOAL

Ftesë: Më 30 tetor në Sarajevë promovimi i librit “Bosnja- Një pikpamje nga Tirana” të SHABAN MURATIT

October 28, 2019
blank

Komentet

blank

Raporti i OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara FAO ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore.

Pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1 të tretën e popullsisë saj me mungesa të sigurisë ushqimore.

FAO vlerësoi se, ne përgjithësi bota nuk ka përparuar as drejt sigurimit të aksesit në ushqim të sigurt, të ushqyeshëm dhe të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit ose drejt çrrënjosjes së të gjitha formave të kequshqyerjes.

Konflikti, ndryshueshmëria dhe ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë janë nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor, veçanërisht aty ku pabarazia është e lartë. Pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë e bëri rrugën drejt objektivave edhe më të pjerrët.

Numri i njerëzve të prekur nga uria në rang global arriti në 828 milionë në vitin 2021, me një rritje prej rreth 46 milionë që nga viti 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 sipas Kombeve të Bashkuara.

Përqindja e njerëzve të prekur nga uria u rrit në vitin 2020 dhe vazhdoi të rritet në vitin 2021, në 9.8 për qind të popullsisë botërore. Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë (29.3 për qind) kishin pamjaftueshmëri ushqimore, 900 mijë prej tyre përllogariten në Shqipëri.

Në vitin 2021 në të gjithë botën 350 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën kishin pasiguri ushqimore në krahasim me periudhën para pandemike.

Parashikimet tregojnë se, gati 670 milionë njerëz (8 për qind e popullsisë së botës) do të përballen e urinë në vitin 2030. Ky është një numër i ngjashëm me vitin 2015, kur synimi për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes deri në fund të kësaj dekade u lançua nën Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Lufta në Ukrainë, që përfshin dy nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të drithërave, farave vajore dhe plehrave, po prish zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe po rrit çmimet e drithit, plehrave, energjisë. Nga ana tjetër ndryshimet klimatike ekstreme gjithnjë e më të shpeshta, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta rrisin me tej pasiguritë për furnizim me ushqime. bw

blank

Ukraina: 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi në Krime

VOA

Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi masiv në bazën ajrore Saki në Krime, mes spekulimeve se baza u godit nga Ukraina. Kjo do të përbënte një përshkallëzim të ri të luftës me Rusinë.

Rusia mohon dëmtimin e ndonjë avioni nga shpërthimi i së martës, ose që të ketë ndodhur ndonjë sulm. Zyrtarët ukrainas, kanë lënë të kuptohet, por pa e pranuar përgjegjësinë për shpërthimet, duke vënë në lojë shpjegimin rus se në bazë ra zjarr tek depoja e municioneve që shkaktoi shpërthimet.

Kievi thotë se gadishulli i Krimesë, që Rusia e aneksoi para 8 vjetësh është i rëndësishëm dhe Presidenti Zelensky, duke folur disa orë pas shpërthimit, u zotua se Ukraina do ta rimarrë Krimenë.

Zyrtarët rusë u përpoqën sot ta minimizojnë ndikimin e shpërthimeve, duke thënë se hotelet dhe plazhet nuk janë prekur. Krimea është një destinacion i preferuar për turistët rusë. Shpërthimet, që shkaktuan një të vrarë dhe 13 të plagosur, i detyruan pushuesit të largoheshin në panik. Avionët rusë e kanë përdorur bazën në Soki për të goditur rajonet në jug të Ukrainës. Mediat sociale në Ukrainë ishin të mbushura me komente të shumta se sulmi ishte kryer nga Ukraina duke përdorur raketë me rreze të gjatë veprimi.

blank

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet të vjetra

Besmir Nenaj

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë.

Njëzet e tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 20 janë shuar, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Pjesa më e madhe e zjarreve në sipërfaqet pyjore shkaktohen nga temperaturat e larta, por, sipas autoriteteve vendore, një pjesë prej tyre edhe nga pakujdesia e banorëve, si dhe zjarrvëniet e qëllimshme.

Shikoni edhe fotogalerinë me zjarrfikësit e Shqipërisë në luftë me zjarret.

Zjarrfikësit e Shqipërisë në luftë disaditore me zjarret

Dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar gjatë disa ditëve të fundit në betejë me një numër zjarresh të egra në Shqipëri, ku po mbretëron mot shumë i nxehtë. (Përgatiti: Trim Haliti)

Kreu i Emergjencave Civile në Shqipëri, Haki Çako, deklaroi për Radio Evropa e Lirë më 9 gusht se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë fikur mbi 30 zjarre. Për fikjen dhe lokalizimin e zjarreve u angazhuan mbi 1.000 efektivë, tha ai teksa bëri sërish thirrje për koordinim dhe njoftim më të shpejtë nga ana e autoriteteve lokale për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Ishin 24 orë shumë intensive në luftën ndaj zjarreve në Shqipëri për shkak edhe të temperaturave të pazakonta në vend. Kemi patur 34 vatra zjarri në mbarë vendin, të cilat po monitorohen me prezencën e të gjitha strukturave të Mbrojtjes Civile. Kanë marrë pjesë mbi njëmijë forca, janë angazhuar struktura nga ato vendoret, si Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor dhe forca vullnetare, të mbështetura nga forcat e armatosura të specializuara për luftën ndaj zjarreve, të mbështetura edhe nga helikopteri i tipit ‘Cougar’”, tha Çako më 9 gusht.

Ai shtoi se ka ende vatra aktive në fshatin Shetaj, në rrethin e Durrësit, në atë të Gramshit dhe në zonën e Kurbinit.

“Në fshatin Prongji, në bashkinë e Gjirokastrës, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme. Kemi forca të shumta të angazhuara në monitorimin e këtyre zonave. Natyrisht që kapacitetet nuk janë maksimale, nuk janë ato të niveleve që të përballojnë zjarre masive në kulmin e verës, por duhet mbi të gjitha koordinimi dhe paralajmërimi i hershëm. Kjo pasi sa më shpejt të reagojmë, aq më shumë rezultat do të kemi në parandalimin e përhapjes së zjarreve”, tha ai.

Shikoni videon më poshtë: Zjarrfikësit në shumë vende në Evropë përpiqen t’i mbajnë nën kontroll zjarret, teksa Evropa po përjeton atë që meteorologët e kanë quajtur “apokalips të të nxehtit”.

Shqipëria pa mjetet e duhura për t’iu përgjigjur emergjencave civile

Një javë më parë, më 1 gusht, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim me drejtues të pushtetit vendor, ku kërkoi gatishmërinë e tyre në terren për menaxhimin e situatës me zjarret.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama kishte deklaruar se “fatkeqësia natyrore na zuri të papërgatitur” dhe u zotua se do të ketë investime për Emergjencat Civile.

Por, më shumë se dy vjet më vonë, ky shërbim i rëndësishëm punon me një numër të kufizuar zjarrfikësish për numër banorësh dhe me mjete të amortizuara dhe të vjetërsuara.

Ky fakt pohohet edhe në raportin diagnostikues të Bankës Botërore (BB) mbi “Vlerësimin e përgatitjes dhe të përgjigjes ndaj emergjencave” të publikuar në maj të këtij viti, ku analizohet situata në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Shikoni videon më poshtë: Me shumë vështirësi, helikopterët kanë arritur t’i fikin zjarret e egra që përfshinë Slloveninë dhe Shqipërinë.

Sipas këtij raporti, Shqipëria është e papërgatitur për t’iu përgjigjur emergjencave civile të tilla si “tërmete, zjarre në pyje dhe rrëshqitje toke.”

“Sistemit të përgatitjes dhe përgjigjes ndaj emergjencave civile i mungon baza operacionale për të pasur efektivitet dhe përgjigje ndërinstitucionale ndaj fatkeqësive natyrore në shkallë të gjerë”, vë në dukje Banka Botërore në raportin e saj diagnostikues për Shqipërinë.

Zjarrfikësit në Shqipëri me paga të ulëta

Për kryetarin e Sindikatës së Zjarrfikësve në Shqipëri, Bledar Bajramaj, është absurde gjendja në të cilën ndodhen zjarrfikësit. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai deklaroi se përveç mungesës së kushteve dhe pajisjeve për punë, zjarrfikësit shqiptarë i kanë edhe pagat të ulëta.

Paga bazë e një punonjësi zjarrfikës në Shqipëri është 36 mijë lekë (298 euro), ndërkohë sipas të dhënave në Kosovë një zjarrfikës i nivelit bazë paguhet 399 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 416 euro.

“Mjafton të krahasosh pagat e zjarrfikësve në Shqipëri me ato të rajonit. Në vendet e rajonit marrin 200 euro më shumë. I kemi bërë kërkesë Ministrisë së Brendshme, e cila u miratua nga komisioni dhe u dorëzua draft-VKM-ja (Vendimi i Këshillit të Ministrave), por nuk u mor më asnjë me të. Ministria e Brendshme, e cila është përgjegjëse për zjarrfikësit, e ka miratuar rritjen e pagës, por Qeveria nuk e rrit”, tha Bajramaj.

Duhet të ndërrojë mentaliteti për fikjen e zjarreve, nuk fiken zjarret me lopata…”

Bledar Bajramaj

Bajramaj shtoi se në disa rrethe, kushtet e zjarrfikësve janë “skandaloze, si kushte pune dhe kushte qëndrimi”.

“Mjafton të marrim në konsideratë faktin që akoma në rrethe ka mjete zjarrfikëse të para 40 apo 50 vjetëve. Në shumë bashki të vendit, në raste aksidentesh që duhet t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, nuk i kanë pajisjet”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë pyeti Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për investimet e kryera në dy vitet e fundit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Shqipëria pjesë e mekanizmit të BE-së të mbrojtjes civile

Më 13 qershor të këtij viti Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

I themeluar në vitin 2001, kjo strukturë përbëhet nga 33 vende, 27 shtete anëtare të BE-së dhe gjashtë vende si Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Islanda dhe Mali i Zi.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Themelues i agjencisë është Komisioni Evropian, i cili luan rol kyç në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75 për qind të kostove të transportit. Në të gjithë historikun prej dy dekadash, mekanizmi është përdorur për përballimin e më shumë se 540 emergjencave civile, kryesisht zjarre e përmbytje, por edhe tërmete.

Me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, Shqipëria është vendi i fundit që ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në mekanizmin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile.

Vetëm gjatë muajit korrik, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar katër herë, për luftimin e zjarreve në Shqipëri dhe ka ndihmuar në dërgimin e avionëve zjarrfikës nga Greqia në Shqipëri.

Disa nga këta aeroplanë janë pjesë e flotës së përbashkët të zjarrfikësve të BE-së të quajtur “rescEU”.

blank

“Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri Edvin!”, Berisha kujton poetin Havzi Nela në 34-vjetorin e varjes: Dëno firmën e xhelatëve, mes tyre edhe te babait tënd

Kreu i PD-së Sali Berisha ka kujtuar sot në 34-vjetorin e varjes poetin Havzi Nela, teksa ka dhe një thirrje për kryeministrin Edi Rama.

“Edvin, sot është dita që duhet të dënosh firmën e xhelatëve, ndër të cilëve edhe të babait tënd, për varjen e tij”, shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË
Sot 34 vjetori i martirizmit te poetit disident hero te fjales se lire Havzi Nela!
Edvin, sot eshte dita qe duhet te denosh firmen e xhelateve, nder te cileve edhe te babait tend, per varjen e tij.
Kerko ndjese!!
Te dashur miq,
Sot mbare kombi shqiptar përulet me nderimin me te madh para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te martirit te lirise, poetit disident, heroit te fjales, Havzi Nela, i cili 34 vjet me pare u var per fjalen e lire per vargjet e tij ne sheshin kryesor te qytetit te Kukesit me firmen e xhelateve te diktatures staliniste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai bilogjik i Edi Rames.
Ky akt horror qe deshmon fytyren mizore te diktatures hoxhiste, kishte synim kryesor jo vetem hakmarrjen primitive te xhelateve te regjimit por edhe terrorizimin e popullates ne teresi dhe inteligjences shqiptare ne veçanti dhe te vriste pa lindur çdo varge apo fjalen e lire.
Nderim perjete poetit disident Havzi Nela.
Ketu me poshte keni nje poezi te poetit Havzi Nela dhe nje status per te birin e xhelatit Kristaq Rama qe se bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi varjen ne litar te poetit disident.
– Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela
Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

 

 

-Sot eshte nje dite qe mund te beheshe njeri Edvin!
Sot eshte 34 vjetori i varjes ne litar ne sheshin qendror te qytetit te Kukesit te poetit disident Havzi Nela, me firme te xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tend biologjik.
Sot eshte nje dite qe Edvin Kristaq Xhelati mund te “vare” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe te tregoje qofte dhe per pak çaste nje grimce ndergjegje te njeriut te qyteteruar, te denoje krimin mizor te te atit te tij xhelat dhe t’i kerkoje ndjese publike familjes dhe se paku botes se letrave per varjen me firmen e Ramiz Alise dhe Kristaq Rames te poetit disident Havzi Nela. Keto pak rreshta nuk i shkruaj per politike por si nje apel per ngadhenjimin e njeriut mbi antinjeriun! sb

blank

Kurti u bën thirrje serbëve të mos bien pré e dezinformatave

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish deklaroi se një fushatë dezinformimi për vendimet e Qeverisë sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, kishte për qëllim të nxiste frikë dhe të krijonte destabilitet. Ai u bëri thirrje serbëve që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 10 gusht, Kurti tha se vendimi për riregjistrimin e veturave me targa të lëshuara nga Serbia, është vendim që i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë.

Por zbatimi i këtij vendimi, së bashku me atë për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, u shty për 1 shtator, për shkak të ngritjes së barrikadave më 31 korrik dhe 1 gusht në veri të vendit.

“Ajo[fushata e dezinformimit] ishte në shërbim të barrikadave. Në përbërje me individë të armatosur e me të kaluar kriminale, barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri të vendit”, tha Kurti.

Ai tha se ka dëgjuar lajme të rreme që dokumentet serbe do të konfiskoheshin në kufijtë e Kosovës, por ai shtoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka pasur këtë qëllim. Sipas tij, dokumenti për hyrje-dalje është vetëm një dokument shtesë që u jepet të gjithë shtetasve serbë me të hyrë në Kosovë.

“Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme, ndërkaq rreziku prej tyre është shumë i madh. Po jetojmë në një epokë sfiduese andaj na duhet kujdes i shtuar. Sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare”, tha Kurti.

Ai falënderoi qytetarët që më 31 korrik dhe 1 gusht treguan përmbajtje dhe i ftoi ata që të mos bien pre e dezinfomatave për vendimet e ekzekutivit që ai udhëheq.

“Ne e dimë që barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë, por vendosen nga lart. Ato as nuk ju përfaqësojnë ju, qytetarëve tanë, dhe as nuk ju mbrojnë”, tha Kurti.

Të njëtin mesazh, Kurti e dha në gjuhën shqipe dhe serbe.

Më 31 korrik, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – në veri, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Pas ndërhyrjes edhe të faktorëve ndërkombëtarë, Qeveria u pajtua që të shtyjë zbatimin e këtyre vendime për një muaj, pasi të hiqeshin barrikadat.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit nga serbët lokalë.

Edhe më herët, kryeministri Kurti ka akuzuar Beogradin zyrtar për një fushatë të dezinformimit sa i përket vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

Ndërkaq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti deklaroi më 8 gusht se ka pasur rrezik që situata në veri të përshkallëzohej në konflikt të armatosur për shkak të “frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd.

blank

Suedia dhe Finlanda në NATO, Biden nënshkruan traktatin

 

VOAL- Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi sot (e martë) traktatin që miraton hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO, një zgjerim në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

“NATO ka provuar të jetë një aleancë e domosdoshme për botën e sotme dhe të nesërme. Aleanca jonë është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë”, argumentoi Biden “Suedia dhe Finlanda – shtoi ai – kanë demokraci të fortë dhe ekonomi të forta. Ata do të bëjnë aleanca jonë më e fortë”.

Javën e kaluar Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikoi dy protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën Atlantike me një shumicë të madhe. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të ratifikojnë këto protokolle përpara se të dy vendet të mund të anëtarësohen.

Joe Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin e Finlandës Sauli Niinisto. “Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për të qëndruar vigjilente ndaj çdo kërcënimi të sigurisë dhe për të penguar dhe trajtuar agresionin ose kërcënimet e agresionit”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Deri sot, 23 vende anëtare kanë ratifikuar protokollet e anëtarësimit nga 30 që kërkohen. RSI-EB

blank

Zelenesky: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë!

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai foli vetëm disa orë pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke vrarë një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet, por ia kushtoi fjalimin e tij të natës gadishullit, duke thënë: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Ai tha: “Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj.

Rusia na e ka kthyer gadishullin, i cili gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një nga vendet më të mira në Europë, në një nga vendet më të rrezikshme në Europë.

Por ne do të kthehemi në Krimenë ukrainase.

Nga rajoni i Kharkivit në Kherson, nga Donetsk në Enerhodar, nga Stanytsia Luhanska në Yalta, nga Berdyansk në Novofedorivka – këto janë të gjitha pjesë të vendit tonë, kjo është Ukraina, e cila do të jetë plotësisht e lirë.”

Rusia i ka minimizuar shpërthimet dhe një këshilltar i lartë ukrainas mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse për to.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm. Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.

Pamjet në mediat sociale treguan plazhistët duke vrapuar ndërsa dëgjoheshin shpërthimet. Dëshmitarët hanë se kishin dëgjuar të paktën 12 shpërthime. Departamenti i Shëndetësisë i emëruar nga Rusia në Krime tha se një civil ishte vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën.

Ministria ruse e mbrojtjes këmbënguli se shpërthimet ishin shkaktuar nga municionet që kishin shpërthyer në një dyqan – edhe pse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Dhe këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak nuk pranoi se Ukraina kishte lidhje me shpërthimet, duke i thënë kanalit televiziv online Dozhd: “Sigurisht që jo. Çfarë kemi të bëjmë me këtë?”

Çdo sulm ndaj Krimesë nga Ukraina do të konsiderohej thellësisht serioz nga Moska. Rusia dha një paralajmërim muajin e kaluar kur ish-presidenti Dmitry Medvedev kërcënoi se “Dita e Gjykimit do të binte menjëherë” nëse Ukraina do të shënjestronte Krimenë.

Zelensky nuk iu referua shpërthimeve në fjalimin e tij të martën, por foli gjatë për gadishullin, duke thënë: “Ne nuk do të harrojmë se lufta ruse kundër Ukrainës filloi me pushtimin e Krimesë.

“Kjo luftë e rusëve…filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj,” tha ai. syri.net

blank

blank

Stoltenberg e përsërit: KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në veri, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.

Stoltenberg, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ka thënë se pak ditë më parë ka zhvilluar biseda me udhëheqësit në në Prishtinë dhe Beograd lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Stoltenberg.

“Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha ai.

“NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale”, tha Stoltenberg.

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 3 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një postimi në Twitter Stoltenberg ka thënë se me Vuçiçin kanë folur për tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.
“NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin që ia ka dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka shkruar Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, të njëjtën ditë (3 gusht) ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Stoltenberg pas telefonatës me Kurtin ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Lëshimi i dokumenteve parashihet në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 2011 në kuadër të dialogut. Që atëherë, Serbia lëshon dokumente të tilla për qytetarët e Kosovës.

Me kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë është shtyrë edhe zbatimi i vendimit që ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia, që Kosova i konsideron ilegale.BW

blank

‘Kryeministër, kë do të përqafojnë sonte prindërit e Jonadës?’

Qytetarët u ulën në shkallët e Kryeministrisë së bashku me fëmijët ë cilët mbanin në duar pankarta ku kërkohej drejtësi për Jonadën.

‘Këtu lind krimi, çdo e keqe Shqipërisë vjen nga kjo godinë mbrapa. Përveç shkarkimit, duam të ikin sonte ose do ndryshe do vijmë për kokën e tij, të largojmë Ramën. Duhet drejtësi për Jonadën’, tha gazetari Bled Marku.

‘Nëse ne do kemi frikë edhe ata fëmijët tanë do ti rrisim me frikë, frika jonë ka vdekur bashkë me Jonadën. Nëse nuk shkarkohen sot, me largimin e kryemafiozit.

Bëj thirrje për Tiranën sepse kur proteston Tirana dridhet ky Çeçua këtu parapa. Kemi polici që vret me armë në pandemi, me skaf, me gaz lotsjellës. Ose do bëhemi palë me kriminelët, ose ky palaço që bën shoë 3D të largohet.

Nëse ne nuk u japim kurajo këtyre fëmijëve sot, nuk e meritojmë të quhemi prindër’, tha Marku gjatë fjalës së tij.

‘Drejtësi për Jonadën! Shporruni vampirë!’; ‘Drejtësi maksimale që Jonada të pushojë e qetë’; ‘Z. kryeministër, kë do të përqafojnë sonte prindërit e Jonadës?’, ishin disa prej pankartave që mbanin në duar fëmijët duke kërkuar drejtësi për moshataren e tyre.

syri.net

blank

“Ç’do të bëje nëse në vend të saj do të ishte Zaho?”, qytetarët në protestë për Jonadën

“Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator, atëherë mos thoni ç’na gjeti”, qytetarët në Protestë: Të ikë Rama i pari! E keqja është kudo, mos thoni ‘ç’më duhet mua’

Po mbahet protesta e dytë e organizuar nga shoqëria civile e mbështetur nga partitë politike për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.

Protesta e parë, ajo e 4 gushtit doli me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit të policisë. Sot qytetarët janë mbledhur sërish te Ministria e Brendshme. Ata shprehen se ka shumë arsye për të protestuar dhe se shteti nuk ka derë të hapur për hallet e qytetarëve.

Qytetar: Sot jam në këtë protestë për të protestuar kundër kokëfortësisë së kryeministrit që nuk shkarkon dy ministra. Nuk kam ardhur as për të mbështetur as ndonjë forcë politike, jam qytetar i lirë, i thjeshtë. Jam kundër kësaj arrogance. Në Holandë policia qëlloi një studente dhe ministri dha menjëherë dorëheqjen.

Ministrisë së Brendshme duhet t’i hiqet drejtuesi politik që është koka e gjarprit. Ministrisë së Turizmit duhet t’i hiqet Kumbaro që shiti Butrintin. jam qytetar i thjeshtë, patriot, në Shqipëri po komandojnë globalistët.

 

Arrogancën e kryeministrit dhe kokëfortësinë e tij për ta quajtur një gjë kalimtare dënoj me forcën e votës dhe shpirtit. Është arrogant, i pari që duhet të japë dorëheqjen është kryeministri. Pastaj ministri Çuçi dhe Kumbaro. Është ai përgjegjësi. Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator. E keqja është derë më derë. Shqiptarët kanë 30 vjet që flenë gjumë. Kur të vijë e keqja, do thonë ua ç’na gjeti, prandaj duhet të protestojmë.

 

blank

 

Qytetar 1: Janë shumë arsye për protestë, por kryesorja është për vajzën e vogël. Edhe unë jam prind, kam nipa, mbesa. Nuk ndihemi as të sigurt, as për problemet e hallet që kemi nuk na përgjigjet njeri. Janë dyert e mbyllura ngado që vemi.

blank

 

Protesta
Protesta

Qytetare: Më ka bërë ndjenja e gjyshes të jem në këtë protestë. Të humbasim atë mendimin ç’më duhet mua. Nesër mund të jetë i imi. Deri kur do vazhdojmë kështu lësho, lësho e mos kërko?

Drejtësi për Jonadën/ “Qeveritë zgjidhen për të marrë masa, jo për të shprehur ngushëllime”, Adriatik Lapaj: Kjo është një protestë për jetën

Avokat Adriatik Lapaj, ka thënë sot fjalën e tij në protestën për të kërkuar drejtësi për vogëlushen 7-vjeçare që humbi jetën në Potam para pak ditësh.

“Më ka shtyrë jeta të jem këtu, mund të ishte edhe ime bije, kam besim të palëkundur se duhet të reagojmë edhe kur dëmi i ndodh të tjerëve jo vetëm kur na ndodh në shtëpinë tonë.

Kanë dështuar një sërë sistemesh dhe institucionesh. Jeta e vajzës që humbi është potencialisht jeta e çdo fëmije e qytetari të këtij vendi. Duke e trajtuar hallin si të tjetrit e duke u distancuar qendrojmë një shoqëri e përçarë dhe çdo ministër na shpërfill e vijojmë rrokopujën e 30 viteve ku nuk po ndërtojmë dot një shtet normal”, u shpreh ai.

 

 

Në lidhje me faktin që kryeministri Rama u shpreh se protesta është e kapur politikisht, Lapaj u shpreh se qeveritë janë për të marrë masa për të mos shkuar tek tragjedia e jo për të shprehur ngushëllime.

blank

“Qeveritë nuk zgjidhen për të shprehur ngushëllime, por për të marrë masa, Kryeministri duhet të shprehet me vendime që japin sinjalin që ka reflektim, shkarkime për të dhënë mesazh që nuk marrim në mbrojtje ata që shkelin ligjin.

blank

Më gjej një protestë në vend ku nuk përdorin tezën se është e kapur.
Mos kompleksohemi fare e të mos përçahemi, është një protestë qytetare që ka në qendër jetën. Për çfarë mund të protestosh më shumë?

blank

Nuk jam organizator jam një nga qytetarët.

blank

Në shesh jam për të bërë detyrën time, qeveritë ndërrohen me votë, por kur janë në faj duhet të reflektojnë. Unë nuk e besoj që kjo do të ndodhë sepse nuk është standard i politikës sonë. Kjo nuk do të thotë që duhet të tërhiqemi. Nuk bëjnë dëm protestat por përçarja e neglizhenca.

blank

Kur s’ke bisht ta ngjisin kur ke ta presin”, u shpreh Lapaj.

“Çdo të bëje nëse në vend të saj do të ishte Zaho?”, qytetarët në protestë për Jonadën: Rama mund të bëjë gjithçka për karrige, kanë qenë edhe burra më të fortë dhe…

Qytetarët kanë thënë fjalët e tyre në protestën që po organizohet [për të kërkuar drejtësi për Jonadën 7-vjeçare që u vra në Potam të Himarës pak ditë më parë.

-Ne jemi vampirët që do të thithim gjakun e pisët që po detyron shqiptarët të mbyten në La Manche për të shpëtuar nga këtu. mos u largoni sepse arratisja nga Shqipëria nuk ju shpëton. Kudo ku jeni në kafe, plazhe e duke pushuar, apo ju që jua kanë lënë vampirët e regjimit pa para për të pushuar, jemi këtu për të mbrojtur çdo shpirt të pastër, me të cilët do të trazojmë gjumin e këtij regjimi që urren e vret popullin e vet, që ka barriera të mëdha me popullin e vet. Është akti më europian e qytetarët të jepet dorëheqja e të largohen të gjithë sepse ajo ishte një vajzë e pafajshme që u vra nga dora e papërgjegjësisë, e krimit.

-I dua fëmijët me shpirt kudo qofshin anë e mbanë ah sikur ti kisha pranë, dikush vuan nga sëmundja dikush lind i varfëruar por të gjithë do të doja ti lumturoja.
Si u ndjetë ju zoti ministër kur morët vesh për fëmijët tuaj që i vunë prangat në Itali, nëna e djalit tuaj kur iu vunë prangat në Itali u drodhët dhe do të dridheni ku të më shihni.
Po Jonada e vogël që u vra nga një që nuk ishte njeri, por vrastar me dashje apo jo, krimineli është ministri kryeministri ai që udhëheq policinë, përse një njeri i inkriminuar… Ai ishte një njeri që kishte bërë faje shumë herë më parë. Rama ik, të gjithë shqiptarët kudo janë mbroni fëmijët me djersën gjakun e trupin tuaj, sepse me këto banditë nuk ka shpresë. Derisa e drejta të fitojë e do të fitojë patjetër.

blank

-Kemi ardhur këtu ti themi të ikin sepse do ikësh por mos ik me turp. Çdo bëje nëse do pësonte Zaho atë që pësoi Jonida?
Je ti fajtor që miraton gjithçka që kërkojnë armiqtë tanë. Dil ti Edi Rama që nuk meriton të quhesh zotëri, që nuk mbroj shqiptarët. Ti je vrasës i këtij populli, je kriminel e mund të bësh gjithçka për karrige. Kanë qenë njerëz më të fortë se ti e kanë përfunduar në puse e hendeqe. Ky popull kaq i urtë, mungon edhe pak të mbushet kupa. Na i zhduk ato ministra që nuk i shohim dot.

“Është amaneti juaj,”, i afërmi i Jonadës: Ajo ka sot të gjithë shqiptarët prindër, mos prisni t’ju vdesë një i afërm…

Në protestën që po mbahet pranë Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Jonadës, një i afërm i saj ka bërë thirrje për shtrirje të protestave.

Kjo protestë, sipas tij duhet të rritet për Jonadën dhe tërë fëmijët që rriten të pasigurt, e për ata që i hipin gomoneve për tu vrarë deteve të botës.

Ai ka shtuar se Jonada tashmë është amaneti i tërë shqiptarëve.

“Jam kushëri i 2 i Jonadës, dhe i pari i mamit të Jonadës.

Pas kamerave keni edhe dajën e Jonadës që nuk po flet se atë që i mban shpirti atij është e vështirë ta mbani ju.

Asnjë nga ne, familjarë e qytetarë nuk ka asgjë as me policinë e gazetarët, falenderojmë mediat që bëjnë punën e tyre.

Dikush i quan vampirë e dikush kërkon të bëjë punën e patronazhistëve, Jonada ka 2 prindër por sot ka të gjithë shqiptarët prindër. Jonada është amaneti juaj i të gjitha shqiptarëve, mbajeni ose jo, mos prisni sa t’ju vdesë një i afërm…

Kjo protestë duhet të rritet për Jonadën dhe tërë fëmijët që rriten të pasigurt, e për ata që i hipin gomoneve për tu vrarë deteve të botës.

I ftoj të gjithë mediave që ti mendojnë të gjitha a do ta shtrojmë shembullin e mirë apo jo? Ju e keni në dorë.

Të gjithë mediat që kanë bërë punën e vet i falenderojmë.

Shqiptarët kush të dojë le të marshojë drejtë Kryeministrisë e të tregojmë që do të vijmë prap”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

blank

FOTO- Protestuesit lyejnë me ‘gjak’ Ministrinë e Brendshme

Protestuesit kanë vendosur që të lyejnë me ‘gjak’ (bojë e kuqe) muret e Ministrisë së Brendshme, duke vënë nën akuzë Bledi Çuçin për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdiaj.

Qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Bledi Çuçit, duke e akuzuar se është i paaftë në detyrën e tij.

‘Ky është ‘gjaku’ që do ta hedhim në muret e ministrisë sepse jeta e të vrarëve, jeta e shqiptarëve të vrarë, që po vriten përditë është përgjegjësi e kësaj ministrie dhe nuk mund ti shmangen kurrë’, tha njëri nga protestuesit që më pas lyen  muret e ministrisë me bojë te kuqe.

  • blank
blank

FOTOLAJM- Vogëlushet me parulla të veçanta për Jonadën

Bashkë me qytetarët, sot protestës i janë bashkuar edhe dhjetëra fëmijë.

Ata kanë mbajtur në duart parulla të veçanta.

‘Drejtësi për Jonadën. Heshtja është bashkëpunim në vrasje.

Drejtësi maksimale që Jonada të pushojë e qetë.

Protestojmë bashkë, mbrohemi bashkë, bashkë e vrasim frikën’, ishin disa prej parullave që mbanin vogëlushet në protestën e tyre.

syri.net


Send this to a friend