VOAL

VOAL

Deputeti Rakipi përplasi për vdekje kalimtarin, dalin detajet: Si ndodhi dhe ç’tha kur shkoi në polici

Zbardhen detaje nga aksidenti i mengjesit te sotem ne Vore-Tirane, ku deputeti i PDIU-se, Aqif Rakipi perplasi per vdekje nje 53-vjecar.

Policia njofton se rreth orës 04:41, eshte njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

“Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat”.

Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.

Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

Deputeti aksidenton me vdekje një 53-vjeçar, paraqitet në polici

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka aksidentuar nje person ne aksin Vore-Tirane, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas te dhenave te para mesohet se i aksidentuari eshte nje shtetas 53-vjecar dhe aksidenti ka ndodhur ne aksin rrugor Vore- Tirane, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor.

Aksidenti ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem saktesisht ne oren 04:41,dhe viktime e aksidentit ka mbetur shtetasi 53-vjecar me inicialet S.S.

Mesohet se pas aksidentit deputeti Rakipi eshte paraqitur vete ne polici. Policia njoftoi zyrtarisht se deputeti u paraqit vetem pak minuta pas aksidentit se bashku me mjetin e tij, i cili ishte i demtuar ne pjesen e pare.

Një PD konservatore – Nga ERALD KAPRI

Ende pa nisur sezoni politik ka një rritje të pritshmërisë tek Partia Demokratike. Jo thjeshtë se përballë saj kundërshtari është në kulmin e pushtetit, apo të faktit që pritet prej opozitarizmit si shpresë dhe alternativë, por edhe të qasjes ideologjike që duhet të ndjekë PD-ja. Në një analizë të para pak ditëve të Arbër Zaimit, u hodh idea se PD duhet të kthehet në një parti konservatore dhe se liberalizmi në Shqipëri është i dështuar dhe për më tepër i zbatuar nga socialistët.

Ky shkrim nuk do të merret me qeverisjen e Ramës, cili ndonëse shfaqet si liberal, në fakt politikat e tij të koncensionit dhe frymës së madhe të dorës së shtetit nuk ka asnjë lidhje me të djathtën. Nuk ka asnjë qeveri liberale në botë që paratë e buxhetit i jep me koncension siç janë dhënë në PPP-të e famshme në shëndetësi. Përtej makiazhit mediatik, politikat e Ramës janë thjeshtë një manaxhim të trafikut të influencave, dhe asgjë më shumë.

Partia Demokratike duhet më së shumti të mësojë nga e kaluara e saj në mënyrë të që ringrihet si një forcë besimi. E djathta është frymë që bazohet tek besimi se qeverisja duhet të rrisë lirinë dhe shanset e qytetarëve të saj.

Çdo vëzhgues i politikës di të bëjë ndarjen e mandatit të parë të demokratëve 2005-2009 dhe mandatit të dytë. Në vitet e para pati një reformë fiskale që uli taksat dhe rriti të ardhurat, u ulën procedurat dhe burrokracitë e shtetit, pati ulje të korrupsionit falë tenderimeve elektronike dhe ekonomia rriti besimin duke shkuar në vitin 2008 në rreth 9 %. Por ndonëse me këto rezultate falë ideve të djathta, duhet pranuar se e djathta u la në mes. Sërish fryma e qeverisë qendroi e madhe, shpenzimet qeveritare u rritën, nuk përfunduan reformat anti korrupsion.

Partia Demokratike duhet të mësojë nga fakti që dështoi me reformën e pronës pikërisht se nuk tentoi ta zgjidhë si e djathtë. I dha të drejtë zaptuesit dhe jo pronarit, e në përfundim çështja nuk u zgjidh as për pronarin dhe as për zaptuesin. Reforma në arsim ishte po ashtu një dështim në terma më afatgjatë. Edhe pse pati rezultate të para si eleminimi I korrupsionit në pranimet në universitete, reforma e maturës shtetëtore nuk është asgjë më shumë se një reforma majtiste e cila është shumë larg meritë-preferencës.

Partia Demokratike dështoi edhe në trajtimin e ish të përdjekurve politike. Çështja e ish të përndjekurve është më shumë morale se financiare. Ende sot në Shqipëri nuk ka një datë të memorizimit të viktimave të komunizmit dhe borxhi I PD ndaj kësaj shtrese vijon ende si një barrë.

Pretendimi sipas të cilit PD nuk duhet të merret vetëm me pronarët dhe ish të përdjekurit se nuk janë shumicë në popullsi, është tërësisht nihiliste. Si mundet që PD të fitojë besimin e gjerë të elektoratit kur ka humbur besimin e votuesve të vet besnikë?! Sipas këtij pretendimi edhe e djathta në perëndim nuk mund të fitojë zgjedhjet sepse gjithkund të pasurit janë në minorancë.

Së pari politika është çështje besimi, para se të jetë programore. Britanikët mbështetën Çurçillin për të udhëhequr luftën jo se e dinin se si ai do e bënte por se kishin besim se ai do fitonte. Theçeri fitoi 3 mandate edhe pse me trazira të mëdha sociale sepse njerëzit besonin se po vepronte drejt. Edhe Kameroni në Britani fitoi zgjedhjet falë rritjes së besimit të qytetarëve të tij duke hapur Partinë Konservatorëve ndaj elementëve të rinj. Ai besonte se kriza ekonomike do të mbyllej vetëm falë një politikë monetare të kujdeshme dhe ia doli, duke fituar bindshëm dhe vetëm mandatin e dytë. Në 2005, demokratët fituan zgjedhjet sepse më herët fituan besimin. Pra, besimi është i pari.

E pikërisht këtu duhet të fillojë ngritja e Partisë Demokratike. Të besojë tek e djathta dhe tek elektorati i vet, duke rifituar besimin tek votuesi i saj. Ngritja e saj është pashmangshmërisht e lidhur me të djathtën konservatore.

Besimi kërkon kohën e vetë ndaj PD duhet ta fillojë tek zgjidhjet e pakompromista të së djathtës konservatore. Duhet të bindë shqiptarët se do zgjidhë përfundimisht çështjen e pronës dhe të zbatimit të ligjit. Të flasë më hapur me ish të përdjekurit e të vendosë një raport me të drejtë më ta. Ti qendrojnë fort programit të uljes së taksave, të shtetit të së drejtës, të luftës ndaj korrupsionit dhe të hapjes së saj ndaj elementëve të rinj.

Tabela – Ja sa kushton një shtëpi në Tiranë, çmimet sipas zonave

Çmimet e banesave, të cilat të paktën për qytetin e Tiranës kishin shkuar me rritje gjatë fillimit, gjatë muajve prill-qershor, kanë pësuar ulje. Raporti i Bankës së Shqipërisë për 3-mujorin e dytë të këtij viti referon se indeksi i çmimit të shitjes së banesave, regjistroi rënie. Përkundër kësaj, qiratë kanë shkuar me rritje në vazhdimësi, edhe pas 3 muajve të parë të 2017-s.

Nëse për Bankën Qendrore, sinjali për uljen e çmimeve të apartamenteve, është rënia e kërkesës, si pasojë kjo edhe e ndikimit të taksave vendore, realiteti tregon se që nga muaji janar, apartamentet në Tiranë janë shtrenjtuar. Ndërkohë, qiratë të cilat gjatë gjithë vitit 2016 shkuan me një tendencë uljeje, në prill-qershor janë rritur ndjeshëm. Për Bankën e Shqipërisë, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit, si dhe e kërkesës së konsumatorëve për blerje banesash kanë nxitur gjithashtu investimet në ndërtim.

Por, reflektimi i çmimeve reale pritet dalë pas muajit gusht, ku lëvrimi i 1000 kredive nga bashkia e Tiranës, si dhe rritja e kredisë nga bankat, do të shtojnë kërkesën për blerje banesash. “Stoku i kredisë për individë17 shënoi rritje mesatare vjetore prej rreth 7.5% në tremujorin e dytë të vitit. Zgjerimi i këtij portofoli është mbështetur vazhdimisht si nga kredia për konsum (12.9%), ashtu edhe nga kredia e dhënë për blerje banese (6.3%)”, raporton BSH.

Çmimet referencë

Në fillim të këtij viti, Enti Kombëtar i Banesave bëri vlerësimin e çmimeve për apartamentet në të gjithë vendin, përfshirë edhe 32 zonat kadastrale të Tiranës. Ajo çka ra në sy në vlerësimin e institucionit, i cili në llogaritjet që kryen, nuk përfshin vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzimet operacionale në masën 4 për qind, ishte fakti se krahasuar me vitin 2015, çmimet mbetën të pandryshuara në 23 zona kadastrale, ndërsa në 9 zona të tjera pati ulje dhe ngritje.

Po ashtu në vlerësimin që është bërë për të gjitha qytetet e Shqipërisë, u vunë ré luhatje të vogla, teksa në pjesën më të madhe kanë mbetur në nivelin e vitit 2015. Por, nëse për të gjitha qytetet çmimet referencë të banesave u zyrtarizuan pa luhatje të mëdha, e kundërta ndodhi në Tiranë, ku fatkeqësisht apartamentet po shiten më shtrenjtë për shkak të taksës së infrastrukturës që ka hyrë në fuqi nga janari. Nga llogaritjet që bëjnë ndërtuesit, (ata që u preken drejtpërdrejt nga kjo taksë), një metër katror u rrit nga 7000 lekë deri në 16 000 lekë më shtrenjtë, sipas zonave.

Ndërtuesit

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, nxitën fondin publik të investimeve qysh në gjashtëmujorin e parë, ndërsa tashmë janë aktivizuar lejet e ndërtimit sidomos në Tiranë, për shkak të Planit të Ri Rregullues. Fondi i Investimeve Publike prej rreth 76 miliardë lekësh po orientohet për ndërtimin e ujësjellësve, mirëmbajtjes dhe sigurisë në rrugë, se sa ndërtimit të autostradave të reja. Ndërsa investimet private do të jenë më të larta për objekte banimi dhe HEC-e. Ndërtuesit janë optimistë sidomos për sektorin e banesave, ku si oferta dhe kërkesa janë në rritje.

Sipas ndërtuesve, miratimi i planit të ri Rregullues në Tiranë po i jep një hov ndërtimit në kryeqytet. “Janë shumë projekte gati që kanë mbyllur marrëveshjet me pronarët e trojeve dhe janë në pritje të miratimit të planit të ri rregullues nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Presim që puna në terren për ndërtimin e këtyre objekteve të jetë në gjysmën e dytë të vitit”, thonë ata, teksa shtojnë se pjesa më e madhe e kërkesës i dedikohet objekteve të banimit dhe më pak zyrave të biznesit dhe dyqaneve. Madje në periferi shumë objekte që po ndërtohen i kanë dedikuar edhe katin e parë banimit, dhe jo shërbimeve.

Ndërtuesit thonë gjithashtu se ka një kërkese në rritje për standarde. Blerësit gjithnjë e më shumë kërkojnë që shtëpia e re të respektoje standardet e sigurisë dhe hapësirat publike. Preferohen blloqet e banimit, ku brenda të tyre të jenë të organizuara hapësirat e pushimit dhe njësite e shërbimeve. Po ashtu, investitorët parashikojnë se pjesa e mbetur e vitit 2017 do të përqendrojë me shumë ndërtimet në objektet e hoteleri turizmit, teksa ndërtimi i rrugëve është maturuar dhe nuk priten ndryshime.

Ecuria

“Indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017. Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie gjatë dy tremujorëve të parë. Në tremujorin e dytë, ndryshimi vjetor real i tij ishte -11.5%. Në të kundërt, indeksi i qirasë vijoi trendin rritës, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016. Raporti çmim/qira regjistroi nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2015” , vlerëson Banka e Shqipërisë.

32 zonat, sa shiten sot apartamentet

Sipas zonave kadastrale të Tiranës, qendra dhe zonat më të lakmuara (ish-blloku, Rruga e Elbasanit, Stadiumi “Selman Stermasi”, kanë pësuar rritje drastike, ku çmimi për metër katror ka shkuar plus 120 euro. Ndërkohë, duke shkuar sa më larg vijës së verdhë të kryeqytetit, çmimi është rritur me 50-70 euro.

Zona                                                               Lekë/m²                Shtesa                  Lek/m²
Lagja “Ali Demi”                                         97,700                     9600                   107,300
Bulevardi “Bajram Curri”                          78,000                    7000                   85,000
Ministria e Jashtme                                    187,000                  13800                 200,800
Bashkia e Tiranës                                        134,500                  13800                  148,300
Rruga e Elbasanit                                        95,000                   16000                  111,000
Stadiumi “Selman Stermasi”                     110,000                 16000                  126,000
Pallati i Brigadave                                        80,000                  9600                    89,600
Rruga “Bardhyl”                                           77,000                   7000                    84,000
Rrëza e malit të Dajtit                                 60,000                  7000                    67,000
Rruga e Dibrës                                              70,000                  7000                    77,000
Shkolla e Bashkuar, Allias                          60,000                  7000                    67,000
Ish-Blloku                                                      190,000               13800                   203,800
Garda e Republikës                                      132,000               13800                   145,800
Blloku i Vilave, Selitë                                   107,000              13800                    120,800
Stacioni i funditt “Tirana e Re”                  82,000               9600                       91,600
Kopshti Zoologjik                                          65,000                7000                      72,000
Rruga “Muhamet Gjollesha”                       120,000             13800                     133,800
Blloku i Ambasadave                                    100,000             13800                    113,800
Unaza e Re                                                      85,000               7000                       92,000
Fusha e Aviacionit                                         65,000               7000                       72,000
Rruga”Qrnal Stafa”                                       110,000              9600                       119,600
Selvia                                                                100,000            9600                        109,600
Blloku i Magazinave                                      72,000              9600                         81,600
Bulevardi “Zogu l”                                         130,000             16000                      146,000
Stacioni i Trenit                                             100,000             13800                     113,800
Rruga “Don Bosko”, Jordan Misja             77,000               7000                       84,000
Qendra e Tiranës                                            145,000           13800                       158,800
Rruga e Kavajës                                              139,500            13800                       153,300
Rruga “Myslym Shyri”                                  102,000            13800                       115,800
Zona e Laprakës                                             87,000              9600                         96,600
Zona e fillimit të autostradës                      75,000               9600                         84,600

Shekulli

Pronat dhe pensionet, afatet e reja dhe pagesat për të marrë dokumentet

tabela e tarifave

Ju duhen urgjent dokumentet e pronësisë apo dokumentet e pensionit? Mjafton të paguani më shumë dhe Arkivi i Shtetit do t’jua mundësojë brenda 5 ditëve. Tarifat e reja dhe afatet hyjnë në fuqi nga 1 shtatori, dhe për dokumentet e pronësisë dhe pensionet, që janë pjesa dërrmuese e kërkesave në Arkivin e Shtetit (përjashto rastet e studiuesve), me 4 mijë lekë për pensionet dhe 10 mijë lekë për pronat, do të merrni atë që ju duhet brenda një kohe rekord.

 

Nuk shkurtohet pak, por rreth 10 ditë, nga afati normal i kthimit të përgjigjes. Në daljen publike ditën e djeshme, zëdhënësja e Arkivit shpjegoi se Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të përmirësojë edhe shërbimet për kërkesat pronësore dhe biografike për qytetarët, duke nisur nga data 1.9.2017. Afati standard i përgjigjeve për kërkesat biografike do të bëhet 15 ditë, nga 23 që ka qenë deri më sot, sërish nëpërmjet parimit ndërkombëtar arkivor të “kërkimit me pagesë”.

Pra, qytetarët do të aplikojnë nga çdo cep i Shqipërisë në filialet qendrore të Postës Shqiptare dhe 15 ditë më vonë do të marrin përgjigjen po me postë për kërkesat biografike. Ndërkaq, prej datës 1 shtator 2017, futet edhe aplikimi me procedurë të përshpejtuar, që mund të bëhet pranë Arkivit Qendror Shtetëror, ose arkivave shtetërore vendore, ku ruhet dokumentacioni. Procedura e përshpejtuar bëhet me tarifë të diferencuar nga procedura standarde dhe përgjigjja jepet: 5 ditë nga çasti i aplikimit për kërkesat pronësore, 3 ditë nga çasti i aplikimit për kërkesat biografike joshkollore dhe brenda një dite pune për kërkesat biografike shkollore.

TARIFAT E REJA

Endrit Musai, drejtor i Inspektimeve dhe Trajnimeve në Drejtorinë e Arkivave, në një intervistë për “News 24” sqaron modelin e ri të pagesave për çdo lloj dokumentacioni që kërkohet në Arkivin Qendror të Shtetit apo ato vendore.

“Krahas tarifave për procedura të zakonshme, do të kemi dhe procedura të përshpejtuara, ku tarifa është më e lartë se ajo që aplikohet në procedura të zakonshme. Është një praktikë e aplikuar edhe më parë, në vitet 2000. Tarifa e përshpejtuar për dokumente të pronësisë shkon rreth 10 mijë lekë për 5 ditë. Për dokumente biografike joshkollore është 4 mijë lekë, dhe për ato biografike shkollore është 4 mijë lekë dhe bëhet brenda ditës.” Për të siguruar dokumente të kohës, mjafton që qytetarët të aplikojnë me postë dhe përgjigjja vjen po në mënyrë të tillë.

“Deri në nëntor të 2016-s, aplikimet bëheshin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Prej nëntorit 2016, nëpërmjet një marrëveshje me Postën Shqiptare, këto aplikime kryhen vetëm pranë sportelit të postës, duke eliminuar kontaktin fizik dhe ulur mitmarrjen”, sqaron Musai.

BORDEROTË DHE LIBRAT E PAGAVE

Arkivit të Shtetit mund t’i drejtohen të gjithë ata qytetarë që u është afruar mosha e daljes në pension dhe vetëm tani vënë re që nuk i kanë të shënuara të gjitha vitet e punës. Drejtori i Inspektimeve dhe Trajnimeve në Arkivin e Shtetit sqaron se ky institucion ka dokumente të deri përpara një dekade.

“Para viteve ‘90, pranë çdo ndërmarrjeje bujqësore, kooperative, ekzistonte një arkiv. Pas ‘90, dorëzimi i tyre u bë në mënyrë të plotë. Vitet e punës deri në vitin 2006, borderotë dhe librat e pagave të këtyre ndërmarrjeve apo institucioneve të para ‘90 që u shkrinë, si dhe një pjesë e këtij dokumentacioni u ruajt në arkivat shtetërore, kryesisht ato vendore. Më pas, i kaluan Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe ndodhen atje. Te ne ndodhen dokumentacioni i ministrive, të cilat kanë bërë emërimet e tyre nëpërmjet vendimeve të titullarëve”, bën me dije drejtori në Arkivin e Shtetit.

UNIFIKIMI I TARIFAVE

Të gjitha njësitë që përbëjnë rrjetin arkivor, ku përfshihet: arkivi qendror shtetëror, arkivi qendror teknik dhe arkivi qendror i filmit, kanë unifikuar ato tarifa që kishin. “Historikisht, që pas viteve ‘90 ka pasur një tarifë të caktuar për marrjen e të dhënave arkivore, e cila që në vitet 2000 e deri në ditët tona është ruajtur e pandryshuar, e madje edhe është ulur. Marrim rastin e kërkesave për dokumente gjeografike, për të cilat më parë tarifa ishte 1 mijë lekë të rinj dhe sot është 500 lekë. Ndërkohë, kërkesat për dokumente pronësie, tarifa e aplikimit është 1500 lekë të rinj dhe 100 lekë për fotokopje. Këto tarifa kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Thjesht Këshilli i Lartë i Arkivave arriti të bëjë një unifikim të tarifave”, sqaron drejtori i Inspektimeve dhe Trajnimeve në Arkivin Qendror.

Ato që drejtohen në Arkivin e Shtetit kërkojnë më së shumti dokumente pronësie, e po ashtu edhe dokumente biografike shkollore (kryesisht në arkivat vendorë). Më të paktë në numër janë ata që kërkojnë dokumente biografike. Risi për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave është katalogu online i 2 milionë titujve që janë të aksesueshëm online për të gjithë qytetarët.

Shteti komb, finalizimi i ëndrrës tonë nacionale – Nga Azgan HAKLAJ

Platforma për jetësimin e tij,domosdoshmëri historike

 

Gjuha, territori, historia e kultura janë elementët bazikë që e identifikojnë shtetin komb, apo shtetin nacional, sipas përkufizimit përendimorë.
Kongresi i Manastirit ka meritën historike, pasi krijoj alfabetin shqip dhe e identifikoj Shqipërinë para Evropës dhe botës si një komb kulturorë.
Me zgjedhjen e shkronjave latine, korifenjtë e kulturës kombtare i treguan Perëndimit se Shqipëria është një popull me kulturë e histori thellsisht evropiane dhe se janë fara dhe rrënja e qytetërimit evropian.
Ata dëshmuan se orientimi i tyre kulturorë dhe politik drejt vlerave të civilizimit përendimorë është jo vetëm domosdoshmëri ekzistenciale,por dhe mënyra më e sigurtë për t’u shkeputur përgjithmonë nga kthetrat e Perandorisë Otomane dhe të asaj Ruso -Sllave.
Gjuha si simbol themelorë i një populli është faktor kohezioni vetëm atëherë kur ajo shërben për unifikimin e të gjitha teksteve që nga Abetarja e deri tek literatura universitare e ajo akademike.
Një tekst i abetares për të gjithë femijët në hapsirën etnike shqiptare është alfa e betejës për ta bërë sistemin arsimorë mbarëkombtarë,një gurë themeli dhe premisë të sigurt për të ardhmen e brezave që vijnë.
Kuvendi famëmadh i Arbrit i vitit 1703 i mbledhur nën kujdesin e Papës Shqiptarë Klementi i Xl Albani është jo vetēm djepi i Rilindjes Kombëtare por është interpret i dēshirës së flaktë të arbërorëve për ta mbrojtur gjuhën e kulturën e vendit të tyre.
Hapja e seminareve dhe kolegjeve në zona të ndryshme me vendim të Kuvendit historik të Arbërit ,
ku mesimi jepej shqip dhe me tekste të unifikuara ,na tregon jo vetëm mashtrimin trashanik e kriminal qe historiogrrafia komuniste e dirigjuar nga qarqet antishqiptare sllavo-greke, ka bërë për moshën e gjuhës shqipe, por edhe diçka tjetër themelore, kujtesën tonë historike dhe se
jemi tre shekuj prapa së veni nē jetē projektin e stërgjyshërve tanë.
Një sistem i unifikuar i gjuhës e shkollës shqipe do të thotē që femijët, nxënësit dhe studentët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal tē Zi, Luginë tē Preshevës të kenë nē duart e tyre një tekst mēsimorë, të kenë të drejta e kritere të njëjta për të hyrë në universitetet tona dhe diplloma te barazvlerëshme në gjithē hapsirën shqiptare.
Njësoj si për universitetet publike ashtu edhe për ato private.
Kualifikimet pasuniversitare, doktoraturat e gradat shkencore duhet te jepen sipas një sistemi të njësuar nacional.
Bashkimi shpirtëror i kombit me një projekt nacional i paraprin bashkimit politik dhe ekonomik.
Ai pregatit terrenin dhe sherben si gurë-themel i shtetit komb.
Trashëgimia kulturore dhe historike janë një e të pandara për të gjitha trojet etnike ku banojnë shqiptarët.
Këtë na tregon më së miri folklori,etnografia e së fundmi historia e arkeologjia e epokës ilire, para kristiane dhe e mesjetës së hershme.
Deshmi të pakundërshtueshme, histotike dhe shkencore tregojnë se të Parët tanë kanë patur jo vetëm hemogjenitet përsa i takon gjuhës, menyrës se jetesës, riteve, dokeve e zakoneve të dalluar qartë nga popujt e tjerë të Ballkanit dhe Evropës por dhe një civilizim tē shkallës më të lartë.
Shqiptarët ndodhen sot përballë kërcenimit serioz te kuartetit antishqiptarë ,Moskë-Ankara-Beograd-Athinë.
Në këto qendra përpunohen taktikat e hartohen strategjitë për të groposur njëherë e përgjithmonë kulturën e vjetër shqiptare dhe kujtesën tonë historike.
Shkatërrimi apo tjetërsimi i monumenteve të lashta dhe autentike shqiptare, duke përfshirë edhe ato të kultit,përpjekja për të përvetësuar figura të shquara Iliro-dardano -arbërore dhe për ti etiketuar ato si sllavo-greke,e së fundmi edhe përpjekja donkishoteske për tu marre shqiptarëve Eposin Kombëtarë, trashëgiminë Ilire ,Gjergj Kastriotin, Migjenin apo Nanë Terezen vertetojnë katërcipërisht këtë teoremë.
Keto fakte deshmojnë se siç jemi të ndarē në pesē shtete me qeveri tē paafta e të korruptuara, me akademi që flenë gjumë akoma nuk e kemi krijuar nëse shprehemi nē gjuhën ushtarake mburojën raketore kundër armiqve tanë historik.
Ka 15 vite që Unioni Artistik i Kombit Shqiptarë si institucioni me i rendesishëm i kulturës kombëtare shqiptare ,vepron nē të gjithë hapsirën etnike të Kombit Shqiptarë për të promovuar artin tradicional,folkun , kengèn, vallen , etnografinë si pashaportë autentike, si adn-në e Kombit tonë.
Festivalet kombetare , spektaklet, koncertet tematiko-patriotike janë organizuar nën moton;
Një komb, një kulturë-njē gjuhë- një flamurë-një histori-një atdhe dhe së fundmi në Plavë-Guci :
Një Komb Një Shtet.
Keto manifestime janë kthyer në referendume artistiko -qytetare dhe se Unioni Artistik i Kombit Shqipetar është laborator i platformës së unifikimit të kulturës kombtare,padiskutim mund të quhet parlamenti shpirtëror i kombit.
Ky konstatim me vjen natyrshëm për shkak se eshtë i shtrirë me aktivitete të rendësishme në mbarë hapsirën shqiptare dhe se ka si lidershqip ajkën e artit shqiptarë.
Mesazhet e tij kanë qenë domethënëse për kohën dhe i kanë paraprirë zhvillimeve politike.
Mesazhet a artit janë të fuqishme dhe se futen aty ku nuk futet dot politika dhe diplomacia.
Kombi jonë nuk përcaktohet tek kombet dinastike apo kombet politike por tek kombet etno -kulturore prandaj jetëgjatësia dhe shpetimi nga asimilimi gjatë sagës së gjatë kulturës tonë i dedikohet.
Nëse i referohemi historisë së bashkimit te Gjermanisë aspak me shumë nuk ka kontribut Bis Marku se sa Gëte për realizimin e endrres sē popujve gjermanikë.
Profeti Muhamed na mëson se:
“jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e trashëgimisë shpirtërore të tij.
Nëse qindra-mijra artistë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë i bijen kryq e tërthorë Atdheut me diplomaci artistike e art diplomatiko-politik ,ashtu si Shen Pali Ilirikumit për tē përhapur Ungjillin e kulturës tonë kombtare ,qeveritarët e ministrat e korruptuar me anë të marionetave të tyre ti mbyllin dyert kur ju paraqet projekte madhore të kulturës kombëtare të kuvendeve të kengëve, të valleve shqipe.
Ata shkojnē mē tej duke u bërë barrikada e parë për të demtuar e asfiksuar trashëgiminë kulturore.
Projektet kombëtare, festivalet folklorike dhe strategjia afatgjatë për të zbuluar e promovuar breza të rinj artistësh kerkon bashkëveprim mes qeverive shqiptare dhe mbështetje financiare e logjistike.
Ka më shumë se një dekadë e gjysëm që është shembur muri mes shqiptarëve dhe asnjë festival kombëtarë i folklorit i mbeshtetur nga qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës nuk është bërë e me gjasa as nuk mendohet të zhvillohet në Prizeren apo Prishtinē, për të mos folur për Shkupin, Mitrovicën,Preshevën apo Ulqinin.
Këto treva të shquara kulturore e historike të Kombit tonë kanë të drejtē të ngrenē pyetjen ??!
Përse Shqipëria nanë na sheh me syrin e njerkës?
Çfarë bën qeveria e Kosovës?
Cilat janë frytet e takimeve pompoze dhe sfilatat qeveritare Tiranë-Prishtinë.
A ka diplomaci kulturore mbarëkombtare?
Eshtë paradoksale fakti që Shqipëria një nga vendet më trashëgimi kulturore ndër më të pasurat e të vjetrit e Evropës krahas asaj (Greko-Romake) ka buxhetin me tē ulët nē kontinent ne raport me XHDP-në për kulturën e vet kombëtare.
Hap tjetër i rendësishëm i platformës së shtetit komb është hapsira e lirë ekonomike,krijimi i komunuellthitt ekonomik shqiptarë.
Politika të unifikuara të zhvillimit, të sigurisë kombëtare dhe diplomacisë.
Akoma me barriera doganore, me politika reciprociteti, në kufirin shqiptaro-shqiptarë.
Mendoni kur Princ Dhimitri i shtetit tē Arbërit 800 vjet më parë bënte tregti të lirë me Raguzën dhe i merrte në mbrojtje në territorin e vet.
Kjo ka ndodhur dhe dy dhekuj më vonë me Gjon Kastriotin dhe djemt e tij, të cilët u zotoheshin venedikasve se do ti mbronin dhe do të paguanin çdo dëm qe pësonin në territorin e tyre.
Njē komunuellth shqiptarë ekonomik duhet tu japë garanci bashkëkombasve se nuk do tu shfaqet si makth trau i doganave apo taksimi i dyfishtë.
Hapsira e lirë ekonomike për të dhanë frytet e saj kërkon në radhë tē parë lëvizjen e shpejtë të mallrave e sherbime me shpejtësi në hapsirën panshqiptare.
Kjo ndodh vetëm atherē kur tē financohen projektet
e medha të infrastrukturës , Rruga e Arbrit, korridori Adriatik-Alpe , lidhja e porteve shqiptare me rrjetin hekurudhorë të Kosovës, një rrjet i unifikuar i energjisë.
Këto janë investimet strategjike pa të cilat shqiptarēt nuk mund tē pretendojnë tē hedhin bazat ekonomike.
Siguria kombëtare e diplomacia e përbashkët jënë pjesë e rëndësishme e platformës së shtetit-komb.
Përtej slloganit:
” Një Komb , Një Qendrim” qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duhet ta kuptojnë se FSK dhe ato të ushtrisë në Shqipëri duhet të trajtohen njësoj ,tē shkollohen në njē akademi e me një program të vetëm.
Të kenë të njëjtin sistem gradash dhe të njëjtën strategji të përbashkët në luftën kundër terrorizmit apo kundër rreziqeve që vijnë në mbarë hapsirën etnike shqiptare nga fqinjët shovinistë.
Politika e jashtme ka qenë nyja gardiane e shtetit shqiptarë për 100 vjet.
Çlirimi i Kosovës ka sjellë një realitet të ri të cilin u detyra ta njohë edhe presidenti serb Viçiç.
Eshtë koha tē presim me shpatën e drejtësisë këtë nyje të djallit.
Shqiptarët duhet ti flasin botës me një gjuhë.
Diplomacia duhet tē jetë mbarëkombtare.
Shqiptarët nga komb etnokulturorē duhet te bēhen komb politik.
Ka arrdhë koha qe ata të kenē shtetin Komb.
Një mik i madh i shqipëtarëve ish ambasadori i Amerikës ne Kosovë Willam Wolker ,në 20 vjetorin e spektaklit “Mirë se vini në Alpe”
Dhe në festivalin e Dytë kombëtar,
“Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” tha:
“Unë nuk i ndaj shqiptarët të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Çamërisë, të Maliit të Zi, të Luginës sē Preshevës.
Shqipetarët janë Një dhe kanē Një flamurë.
Po e mbyll këtë opinion timin duke apostrofuar faktin se keto manifestime kultutoro-artistike u organizuan nga shoqata Alpet Shqipetare, shoqata Maja e Karafilit ,me mbështetjen e Unionit Artistik të Kombit Shqipetar ne trojet e Ali Pashë Gucisë dhe Jakup Ferrit në Vuthaj, Plavë -Guci me dt 30, 31 korrik, 1 gusht 2017.

Sekretari amerikan i Shtetit i telefonon Ramës, pas fitores në zgjedhje ia kujton 3 ‘detyrimet’ që ka PS

Kryeministri Edi Rama ka marre sot një telefonatë nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, i cili e ka uruar Kryeministrin për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas njoftimit për mediat, bëhet me dije se Sekretari amerikan i ka shprehur Ramës bindjen se mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendës Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon.

Kryeministri Rama e ka falënderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë.

Në pjesën e fundit biseda është shtrire tek roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku Sekretari Tillerson është shprehur me konsideratat më të larta. Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA në sektorin e energjisë dhe posaçërisht të naftës e të gazit, çka është pritur me shumë interes nga bashkëbiseduesi. Biseda telefonike mes të dyve ka zgjatur më shumë se njëzetë minuta, sipas Kryeministrisë.

Kështu Petrit Vasili paralajmëron largimin nga Shqipëria: Le të ikim ku s’na sheh njeri!

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste pr Integrim, Petrit Vasili ka zgjedhur vargjet e Jorgo Bllacit, për të treguar gjendjen se ku ndodhet Shqipëria.

Një stuatë e errët e paraqitur më së miri përmes vargjeve, që për Vasilin do të thonë shumë. Megjithatë pikëpyetja e madhe që ai lë, është nëse mes reshtave na flet për një largim të tijin nga Shqipëria.

Autori i “Eja kënga ime”, e mbyll poezinë me vargjet: Eja kënga ime, kaq poterë, Unë e ti nuk e durojmë dot! Se jo pakëz jeta na ka vrarë… Ndaj, le t’ikim ku s’na sheh njeri! Mbase larg në pyjet magjistarë, Do të gjejmë prehje dhe qetësi!…”…

Megjithatë, ai e ka dhënë të qartë mesazhin e btimit të këtyre vargjeve, kur thotë se sipas tij, përbëjnë “skenarin e pamëshirshëm të kohës dhe personazheve ku jetojmë”

Shkrimi ne Facebook i Petrit Vasilit

Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë:

EJA KENGA IME!…

Jorgo Bllaci

Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimê,

Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim!
Ku tê përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku tê marrë e të urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,
Se luftuan vrimash, si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u sulen,
Per t’u hequr me tërbim patkonjtë…
Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,
Me një duf që mëshirona o zot!
Eja kënga ime, kaq poterë,
Unë e ti nuk e durojmë dot!
Se jo pakëz jeta na ka vrarë…
Ndaj, le t’ikim ku s’na sheh njeri!
Mbase larg në pyjet magjistarë,
Do të gjejmë prehje dhe qetësi!…

Unë Agim Hushi organizova takimin e kryeministrit të Australisë me kryeministrin Nano (dokumente)

Ftoj te gjith miqtë dhe “armiqtë” e mi, ata qe me kuptuan dhe suportuan dhe ata qe verberisht dhe ne nje dehje irracionale me fyen, te lexojne ose te kerkojne t’ua perkthejne nga anglishtja keto dy dokumente autentike ku shihet qarte vleresimi per personin tim dhe ftesa zyrtare e inicuar nga Agim Hushi, per te ftuar zyrtarisht Kryeministrin Nano nga Kryeministri i Australise John Howard!

Shihni vleresimin dhe aksionin politik te mardhenieve midis dy vendeve inicuar nga une! Dhe gjykoni shqiptarizmin dhe patriotizmin tim; me kembe ne toke dhe arsye ne koke.

Cmirzij dhe ziliqare, helmin e zilise derdheni ne keneten ku jetoni ne komfort. Gjuha juaj nuk prek jo dashurine dhe perkushtimin tim ndaj atdheut por as afeksionin qe kam per qente e rrugices time per te cilet kam mall!

E ndjeje per detyre tju falenderoj perseri te gjithe ju qe me dolet zot dhe mu bashkuat per te mbrojtur se bashku nje te vertet qe na dhemb ne forma te ndryshme te gjitheve.

Dashuria nderton kurse urrejtja e verber rrenon gjithcka!

 

Këngëtarja dhe kompozitori i njohur braktisin Shqipërinë, emigrojnë në SHBA

Këngëtarja Mira Konçi dhe bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë për një jetë më të mirë në SHBA.

Çifti është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në kontinentin tjetër për një jetë më të mirë. Lajmin e jep gazetarja Kozeta Zylo, që prej vitesh jeton atje.

“TV “Alba Life” ne Neë York me dy artiste te shquar shqiptare

Nje takim shume I kendshem me dy artiste te mirenjohjur shqiptare, me dy artiste te mrekullueshem Shpetim Saraci dhe Mira Konci. Biseda me ta ishte e natyrshme, e cilter ashtu sic eshte bota e artistit te vertete. Si nje cift me pervoje ne jeten amerikane ndame historite tona dhe inkurajimet per njeri-tjetrin. Te parin urim qe iu dhame ishte ashtu sic na kane uruar miqte tane kur shkelem per here te pare ne token e bekuar si:

Ju marrte Amerika me te mire!…

Eshte nje bekim si prej Zotit!…

Banoret e rinj te Ishullit tone ne Staten Island do ta kene te lehte sepse ky vend njerezit dhe artiste te tille I merr vetem me te mire…

Se shpejti do te jene ne studion e TV “Alba Life” ne Staten Island, Neë York.

Per me shume na ndiqni ne emisionet tona!”, shkruan ajo.

120 autobusë të policisë greke kthyen në atdhe shqiptarët, ja shifra rekord dhe ARSYEJA!

Greqia vazhdon kthimet e njëpasnjëshme të emigrantëve shqiptarë të cilët ka hyrë në këtë vend në mënyrë të paligjshme.

Që nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut të 2017 policia greke i ka kthyer autoriteteve shqiptarë 5.958 shqiptar, nga 9.438 që ishte numri i përgjithshëm i të kthyerve për në vendet e tjera. Numri më i madh i shqiptarëve të kthyer nga policia greke ka qenë në muajin prill dhe qershor me mbi 1.000 shqiptar, ndërsa numri më i vogël i të kthyerve ka qenë në muajin shkurt me 500 shqiptar. Për kthimin e tyre janë përdorur rreth 120 autobusë të policisë greke, që do të thotë se fshesa kundra emigrantëve të paligjshëm që nga 1991 e deri më sot po vazhdon normalisht, njëlloj si në vendet e tjera të BE.

Dëbimet sipas muajve: Janar 717; Shkurt 503; Mars 867; Prill 1005; Maj 791; Qershor 1019; Korrik 875. Për vitin 2016 policia greke dëboi 10.386 shqiptar, nga 17.663 që ishte numri i përgjithshëm i të dëbuarve nga ky vend.

Në shtetet e BE-së kërkesa për azil të shqiptarëve janë kthyer në një problem më vete. Mbi 40 mijë kthime ka pasur gjatë vitit të kaluar, ku shqiptarët kanë thyer rregullat e qëndrimit, duke kërkuar azil. Në Francë mendohet se numri i personave që kërkojnë azil është mbi 15 mijë. Kjo ka bërë që Franca të reagojë ashpër, duke i kërkuar shtetit shqiptar që të marrë masa në parandalimin e këtij fenomeni. Numri i lartë i kërkesave për Azil në Francë, Gjermani e në shtete të tjera të BE po rrezikon rikthimin e vizave me shtetet e BE-së.

Raporti i Eurostat
Shqiptarët shënojnë numrin më të lartë të shtetasve që u është refuzuar kërkesa për azil në vende ku ata kanë aplikuar për të përfituar azil. Statistikat e publikuara nga EUROSTAT për vitin 2015 dhe 2015 e rendisin Shqipërinë në vendin e parë, për të dyja vitet sa i përket aplikuesve që u është refuzuar kërkesa për azil. Numri më i madh i azilantëve shqiptarë është në Francë. Ky shtet i ka cilësuar si kampionë, sa i përket kërkesave për azil. Situata u bë alarmante dhe e papërballueshme nga qeveritë e vendeve të BE. Për këtë arsye gjatë vitit 2016 u ndoq një politikë e prerë kthimesh të shtetasve që kërkonin azil.

Rekordin e kthimeve e ka vendosur Shqipëria. Gjatë vitit 2016 shqiptarët shënuan numrin më të lartë të kthimeve me 42.642 shtetas, duke mbajtur pothuajse të njëjtat pozita si në vitin 2015. Gjatë vitit 2015 Shqipëria ka qenë kampionia e kthimeve me 34.780 shtetas shqiptarë të kthyer nga territoret e shteteve të Bashkimit Europian. Shqipëria ndiqet nga Ukraina, me 22. 635 kthime, nga Iraku me 17.065 kthime, Kosova me 13.040 kthime dhe Serbia me 12. 245.

Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë 7,150 shqiptarë të cilëve u është refuzuar në mënyrë kategorike kërkesa për azil, çka do të thotë se ata kthehen në atdhe. Ndërkaq, disa shqiptarë kanë arritur të fitojnë statusin e azilantit. Përgjigje pozitive kanë marrë vetëm 390 gjatë muajve janar, shkurt dhe mars.

Nga numri i të pranuarve, statusin mbrojtës kanë marrë 235 shtetas. Sipas shifrave të Eurostat gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë kthyer 7,150 azilkërkues në shtetet e Bashkimit Europian, ndërsa ata që kanë fituar azil, e kanë marrë të drejtën bazuat në disa argumente që gjenden tek Konventa e Gjenevës, disa për shkak të statusit humanitar dhe një grupim i tretë për shkak se kanë kërkuar mbrojtje. /Shpëtim Zinxhiria

Operacion policor Shqipëri-Itali-Mal i Zi: Në skafin me dy shqiptarë u kapën 1.9 tonë drogë, policia jep detaje

Policia e Shtetit zbardh detaje nga operacioni i përbashkët i policive të tre shteteve, Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi qe sekuestruan mbreme një sasi të madhe rreth 1.9 tone dhe arrestuan dy trafikantet, skafistet qe ishin ne bord.

Informacioni nga policia

Finalizohet një tjetër Operacion ndërkombëtar antidrogë.

Bashkëpunim trepalësh i policive të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi me mbështetjen ajrore të Frontex.

Sekuestrohet një gomone në ujërat ndërkombëtare.

Arrestohen dy skafistët që ishin në bord.

Trafikantët janë duke eksperimentuar por pa sukses rrugë alternative për shkak të vështirësisë së hasur në ujërat shqiptare ku operojnë forcat e policisë së kufirit dhe të Guardia di Finanza të Nuklit të Kufirit Detar të Durrësit dhe Vlorës.

Informacionet kalojnë në kohë reale nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi duke krijuar një rrjetë të pakalueshme për trafikantët.

Ndjekja e gjatë prej pothuaj 5 orësh, bëri të mundur bllokimin e  gomones së fuqisë  së lartë me tre motorë.

Dy trafikantët u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.

Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimin e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit Shqipëri -Mali i Zi ku edhe ishte drejtuar gomonia pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja.

Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur në det ngarkesën duke e bërë më të vështirë ndjekjen.  Tashmë trafikantët dhe gomonia janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane.

Vijon rikuperimi i lëndës narkotike, ku ende nuk dihet pesha, pasi për shkak të errësirës është vështirë rikuperimi në det i lëndës narkotike.

Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të jepen detaje.

FOTO/ Operacion antidroge në Adriatik, kapet skafi me dy trafikantë shqiptarë

Policia Shtetit ka finalizuar sot një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë. Operacioni ishte fryt i bashkëpunimit trepalësh të policive të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi me mbështetjen ajrore të Frontex.

Nga operacioni është sekuestruar një gomone në ujrat ndërkombëtare, si edhe janë arrestuar dy skafistët që ishin në bord.

Trafikantët janë duke eksperimentuar por pa sukses rrugë alternative për shkak të vështirësisë së hasur në ujërat shqiptare ku operojnë forcat e policisë së kufirit dhe të Guardia di Finanza të Nuklit të Kufirit Detar të Durrësit dhe Vlorës.

Informacionet kalojnë në kohë reale nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi duke krijuar një rrjetë të pakalueshme për trafikantët.

Ndjekja e gjatë prej pothuaj 5 orësh, bëri të mundur bllokimin e  gomones së fuqisë  së lartë me tre motorë.

Dy trafikantët u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.

Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimin e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit Shqipëri -Mali i Zi ku edhe ishte drejtuar gomonia pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja.

Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur në det ngarkesën duke e bërë më të vështirë ndjekjen.

Tashmë trafikantët dhe gomonia janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane.

Vijon rikuperimi i lëndës narkotike, ku ende nuk dihet pesha, pasi për shkak të errësirës është vështirë rikuperimi në det i lëndës narkotike.

Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të jepen detaje.

Tenori Agim Hushi: Unë atdheun s’mund ta lidh me një klasë politike që më ka zhgënjyer çdo ditë timen!

VOAL – Tenori i shquar shqiptar Agim Hushi, në një postim të sotëm në faqen e tij në facebook, iu është përgjigjur sulmeve të komentuesve ndaj postimit të tij të djeshëm, ku Hushi bënte të ditur vendimin e tij për të braktisur përfundimisht Shqipërinë dhe shprehte neverinë për klasën politike të Shqipërisë dhe klimën e krijuar ndaj vlerave në Shqipëri, postim ky tejet të mediatizuar për shkak të famës së tenorit. Këtu poshtë postimi i plotë:

Te dashur Miq!
Vertet ngela i shtangur me kete shperthim online dhe menyren se si po lexohet nje zhgenjim njerzor, qytetar dhe te nje personi qe Shqiperine dhe familjen i ka gjerat me te shenjta te tij.
Jam mesuar gjith jeten te jem pre e cmirzinjeve dhe njerezve te parealizuar por sme ka ndodhur kurre qe nje mesazh i qarte qytetar te lexohet me koke poshte dhe ku njerez qe as e kam iden se egzistojne dhe me te cilet sjam pare kurre ne kete jete te futen ne profilin tim dhe me nje gjuhe viktimash te deshperuar shfryjne pezmin e tyre personal, pa llogjike, te verber jo per fajin tim natyrisht!
Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim!
Une atdheun smund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!
Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj ska se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye
Cka ketu tragjike ne kete qendrim?
Ju uroj nje fund jave te bukur dhe te lumtur me familjet tuaja!
Juaji
Agim Hushi

Veliaj prish shatërvanin te Zogu i Zi, ja çfarë parashikon plani i ri i Bashkisë

Prej ditës së sotme ka nisur prishja e shatërvanit te Zogu i Zi në hyrje të Tiranës.

Bashkia parashikon rikualifikimin e kësaj zone dhe nga një shatërvan i madh, do të kthehet në një minilulishte me një shatërvan të vogël.

 

Kjo zonë e Tiranës është kthyer shpesh në mollë sherri mes PD-së dhe PS-së.

Në vitin 2006, Bashkia e drejtuar nga Edi Rama nisi ndërtimin e një mbikalimi te Zogu i Zi, por që u bllokua dhe më pas u prish nga Ministria e Transporteve që në atë kohë drejtohej nga Lulzim Basha.

Në vend të mbikalimit aty u ndërtua një shatërvan i madh.

Samiti i Kartës së Adriatikut, Rama takon nënpresidentin e SHBA-ve

TIRANË – Gjatë Samitit të Kartës së Adriatikut në Malin e Zi, kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence.

Takimi është konfirmuar nga vetë Rama në një postim në profilet e tij në rrjetet sociale.

“Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Evropë” shkruan Rama.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, takimet bilaterale me Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, “të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.”

Rama ishte i pranishëm në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë. Ai ka realizuar takime edhe me homologët e tij nga vendet e rajonit. aa

Vladimir Kristo dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese

Vladimir Kristo dha sot dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e lënë me 6 pjesëtarë këtë gjykatë pak javë para se ajo të shprehet mbi disa çështje gjyqësore, që lidhen me reformën në drejtësi.

Ai u emërua anëtar i kësaj gjykate në prill 2007 dhe ishte kryetar i kësaj gjykate në 3 vitet e para të mandatit, i cili ka afro 16 muaj që ka përfunduar.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë me mandat 9 vjet, të cilët emërohen nga presidenti me pëlqimin e Parlamentit.

Krahas dorëheqjes së zotit Kristo, edhe gjyqtarëve Ardian Dvorani dhe Vitore Tusha iu ka mbaruar mandati po ashtu.

Gjykata Kushtetuese e mbetur tashmë me 6 anëtarë, e cila sipas Kushtetutës, “merr vendime me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj”, është vënë në vështirësi, edhe pse gjyqtari duhet të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.

Zoti Kristo ia ka njoftuar dorëheqjen Presidentit Ilir Meta, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar aktualisht disa padi ndaj paketës së ligjeve të reformës në drejtësi.

Paditë​ e Unionit dhe Shoqatë​s së​ Gjyqtarëve ndaj ligjeve të reformës në drejtësi mund të miratohen me 5 vota pro nga 6 anëtarët e mbatur Gjykatës Kushtetuese.

Shanset që ligjet e reformës gjyqësore të rrëzohen janë edhe më të pakta me largimin e zotit Kristo, i cili ishte kritik i tyre, ndërsa të paktën dy kolegë të tij në trupën e mbetur kanë mbajtur më parë qëndrime kundër padive dhe pro reformës.

Institucionet e reja, që prodhohen nga ligjet e reformës në drejtësi, nëse nuk do të ketë pezullime apo padi të tjera në gjykatë dhe ajo do të shprehet për to në shtator, mund të nisin të formohen rreth muajit nëntor.

Snam dhe Albgaz do të bashkëpunojnë për tregun shqiptar të gazit

Palët nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e bashkëpunimit për të mbështetur zhvillimin e tregut të gazit të Shqipërisë dhe sistemin e infrastrukturës që do të lançohet kur TAP do të kalojë në vend

ANKARA – Kompania e infrastrukturës së gazit natyror të Italisë, Snam, dhe operatori i infrastrukturës së gazit në Shqipëri, Albgaz, ranë dakord të bashkëpunojnë për zhvillimin e tregut të gazit të Shqipërisë, njoftoi Snam të hënën.

Palët nënshkruan memorandum mirëkuptimi (MoU) për zhvillimin e bashkëpunimit për të mbështetur fillimin dhe zhvillimin e tregut të gazit të Shqipërisë dhe sistemin e infrastrukturës që do të lançohet kur tubacioni i Projektit Trans Adriatik (TAP) do të kalojë në vend.

Projekti TAP synon të lidhë tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Greqi-Turqi dhe të kalojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të shkojë në territorin e Italisë jugore, ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror të operuar nga Snam.

I gjithë projekti do të jetë 878 kilometra në gjatësi, me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit, për të transferuar gazin natyror të Azerbajxhanit në disa tregje evropiane.

TAP është aktualisht në fazën e tij të ndërtimit, e cila filloi në vitin 2016.

“Bashkëpunimi synon, mes tjerash, të mbështesë Albgazin në zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për të lançuar tregun e gazit dhe zbatimin e praktikave më të mira që janë tipike të aktiviteteve të drejtuara nga Snam”, thuhet në deklaratë.

Albgaz u themelua në janar të vitit 2017 dhe është i ngarkuar me zhvillimin dhe menaxhimin e infrastrukturës për tregun shqiptar të gazit. aa

Shpërthen Rama: Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset pis, u kërkoj të largohen

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka folur për sistemin shëndetësor dhe puna që është bërë.

 

Ndërsa nga ana tjetër ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, tha  Rama.

“Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtie dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset e spitaleve pis”, tha Rama.

Vajza e fotografit të Ismail Qemalit flet para Ramës: Si ma morën shtëpinë

Në pothuajse të gjitha dëgjesat që kryeministri Rama ka zhvilluar me qytetarët në disa zona të vendit, shqetësimi më i madhi është pikërisht situata me pronat dhe procesin e legalizimeve.

Pasditen e sotme, turi i kryeministrit Rama  është ndalur në qytetin e Korçës.

Nga fjalët që kanë marrë qytetarët e Korçës, shqetësimi më i madh i tyre është mbivendosja e pronësisë.
Një qytetarë thotë se pas 8 viteve nëpër gjykata ende nuk ka mundur të marrë hipotekën.

Ndërsa një tjetër grua thotë se shtëpinë e saj ia quajnë tokë shtet, duke mos ia njohur as vendimet e Gjykatës.

Rast tjetër i denoncuar, është ai i vajzës së Petro Fotografit, i cili ka fotografuar Ismail Qemalin në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit.

Ajo thotë se shtëpia e familjes së saj, i ka kaluar në pronësi personave të tjerë falë ndihmës nga hipoteka. Duke i kërkuar ndihmë kryeministrit Rama, ajo i bën apel që t’i jepet e drejta.

‘Çoje vajzën në shtëpi, s’ka shpëtim’. Babai tregon si e shpëtoi të bijën nga vdekja

Mjekët në dy shtete u dorëzuan dhe i kthyen vajzën në shtëpi, por banori nga Funai i Elbasanit ka bërë mrekullinë.

 

“Vajza u identifikua me Leucemi. Mjekët në Shqipëri më thënë se nuk bëhet. Atëherë e nisa për në Greqi. E mjekuan, por edhe atje u dorëzuan. Më kishin hequr cdo shpresë, ai nisi betejen e tij thanë merre coje në shtëpi. Merret me mend se sa u dëshpëruam. E mora dhe e solla në shtëpi. Por nuk hoqa dorë”, transmeton infoelbasani.al.

Veli Dika tregon se pikërisht atëherë kur mjekët i hoqën shpresat nisi beteja e tij. “thashë do ti hyj vetë kësaj pune. Nisa terapinë sipas mënyrës sime. Kombinova mjekimin me ilace që më kishin dhënë mjekët me kurën popullore të produkteve të bletës dhe me besimin në Zot. Mu desh të vajzës sa vinte e përmirësohej. Vazhdova kështu për disa muaj. Derisa sëmundja e kobshme u largua nga trupi i vajzës sime.”

Më pas ai nuk e ka dërguar vajzën në asnjë mjek. “Nuk e dërgova më as për analiza. Ajo u bë shumë mirë. U be e shëndetshme dhe vazhdoi jetën normalisht”.

Banori vazhdon më tej tregimin e tij. “më pas e martova dhe ajo ka fëmijë. Punon me bashkëshortin e saj në Itali”.

Të gjithë këtë mrekulli Veli Dika ia dedikon bletëve. “Gjithë këtë mrekulli ia dedikoj mizës së bekuar. Nuk ka si bleta. Që të komunikosh me ato duhet të jesh edhe i pastër në shpirt. Dhe ato na e shpërblyen. Bleta është fiksimi i jetës sime”.

Ai kujdeset cdo ditë për kosheret e mbetura. Kanë krijuar një miqësi të patreguar dhe po i shton sërish nga dita në ditë.

Risia e turizmit – Dyndje ruse në Shqipëri, në Sarandë po blejnë shtëpi

Nga 1 janari deri sot në Shqipëri kanë ardhur 437 mijë turistë pushues, pa llogaritur vizitorët.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku deklaroi dje se shifra 1.5 miliardë euro nga të ardhurat e turizmit gjatë vitit 2016 pritet të rritet për vitin 2017 nga rritja e numrit të turistëve pushues por edhe vizitorëve. rusia

Një element i ri i turizmit këtë vit është edhe zgjerimi hartës së pushuesve që nis nga kontinenti aziatik deri në atë austrialian.

Por dyndja e rusëve në Shqipëri ka edhe një element jo pak të rëndësishëm. Sipas shifrave, në Sarandë janë afro 10 rusë që kanë blerë shtëpi.

A është ky një detaj për tu analizuar jo si një element pushimi por si një dyndje të krijimit të “bazave” ruse në Shqipëri?

Këtë nuk mund ta themi me siguri, por as nuk mund ta shpërfilim si një fakt kur synimi i ekspasionit rus në Ballkan nuk është më një teori në letër.

Artan Fuga: “Rrezik kolere! Ju lutemi ndihmë, ja çfarë po ndodh në këtë zonë të Tiranës”

Akademiku Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan dhe kërkon ndihmë nga bashkia e Tiranës, pasi njerëzit mbajnë hundët me dorë, ku sipas tij “Fekalet po rrëshkasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” Tiranë!”

Statusi i plotë

Fekalet po rrëshkasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” Tiranë!

Ndihmë, lutem bashkia të ndërhyjë.

Ora 22 e e 28 minuta!

Rrezik kolere! Njerëzit mbajnë hundën me dorë, të tjerë pllaq plluq mbi to se kujtojnë se u bë deti kos dhe janë ujra të nëndheshme që sillen kastile për të freskuar vapën.

Unë vërtet kam shkruar librin “Rënia e Qytetit” që po tëe duan autoritetet e qytetit ua shpjegoj kuptimin ku dhe kur të duan ata, unë e di se qyteti ynë shqepet në një anë sapo qepet diku gjetkë.

Por, megjithatë unë nuk dua që qyteti të bjerë nën llava fekalesh!

Miku im, filozofi francez Valade e përkufizon postmodernitetin si bashkëjetesë e të kundërtave më ekstreme.

Sonte shihja makina luksoze që rrëshqisnin katër rrota e tyre aktive mbi fekale robsh të varfër.

Dihet drejtësia hyjnore. Ne të gjithë një ditë do të kthehemi në fekale, por ama sa kohë jemi ende qenie të gjalla dëshirojmë të mos vdesim nga kolera.

Këmbët e cojnë pisllikun nëpër shtëpi ku ka fëmijë, në restorante ku gatuhet, në salla pritjesh ku ka njerëz delikatë, në salla mbledhjesh ku debatohen ceshtje të mëdha globale.

Lutemi shpëtojini këta njerëz që një pjesë jo e vogël janë aq të nënshtruar, aq të binbdur, aq të fjetur, saqë ecin në fekale dhe nuk e dinë se kanë të drejtë të jetojnë në dinjitet!

Unë kam besim te ndërhyrja e bashkisë!

Tirana e kam thënë gjithmonë është një halé e madhe por jo për faj të saj!

Më kanë sharë se kam qenë gjoja pesimist. Hajdeni pra te rruga Him Kolli që rrëshket mbi “Myslym Shyri”-n dhe do ta shihni të vërtetën e m… vetë ju!

Me përulje qytetare!

Artan Fuga

Anëtar i Akademisë të Shkencave

Ndahet nga jeta në moshën 107 vjeçare rapsodi Gjok Nonaj

Në moshën 107 vjeçare u nda nga jeta Gjok Nonaj, rapsodi më i vjetër i botës. Akademiku Vasil. S. Tole përmes një statusi shkruan se rapsodi më i vjetër në botë, 107 vjeçari Gjok Nonaj, u nda nga jeta në spitalin e Lezhës i rrethuar nga dashuria e familjes. “”Dy vdekje nuk ka dhe nga njëra nuk shpëtojmë dot” thotë populli, por Gjoka e sfidoi vdekjen deri në fund me lahutë në dorë e këngë në buzë. Ai, si lajmës i traditës, solli deri në kohët moderne magjinë e Eposit, kreshnikët tanë dhe bukurinë e bjeshkëve tona me gjithë forcën e shpirtit. Në moshën 105 vjeçare debutoi në vitin 2015 në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm të këtij lloji. Ishte fat që të njoha, të dëgjova dhe që më pranove si mikun tënd! Tani që vdekja e mori, ai duhet trajtuar me nderimet që i takojnë një personaliteti kulturor, se i tillë ishte, se të tillë e bëri trashëgimia e madhe që ai barti dhe këndoi për ne. Pa shpërblim! Gjok! Shko lehtë-lehtë, ashtu siç hidhje hapin tek Muji e Halili e të parët e tu. Rapsodët i mirëpresin në botën e përtejme, se dhe në të gjallë vetëm një tjetër rapsod si Orfeu ja doli të zbriste nën dhe. Pas teje, nuk ka një të dytë si ty. Dhe për këtë do të kujtojmë! Amin! Ngushëllime familjes, të afërmve, bartësve dhe dashamirësve të trashëgimisë sonë kulturore”, shkruan akademiku Tole. Ish drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore Zhulieta Sina Harasani ka postuar një foto, ku lahutari në majin e dy viteve më parë ishte në skenën e Gjirokastrës. “Gjok Nonaj, 105 vjeçar, në natën finale të Festivalit Folklorik Gjirokastër, 16 maj 2015”, shkruan Harasani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot në ora 13.00 në varrezat e Kodër Marlekaj, Lezhë. Para dy vitesh rapsodi Gjok Nonaj interpretoi këngën epike “Fuqia e Mujit” në festivalin e Gjirokastrës. “Fuqia e Mujit” është një fragment rapsodik i shkëputur nga eposi i Kreshnikëve. Eposi i kreshnikëve (ose Cikli i kreshnikëve) janë këngë epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Ardhja e lahutarit ishte një risi e festivalit. Për herë të parë lahutarët e familjes Nonaj, Gjoka e Lumturija u bënë bashkë për të kënduar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Vlerat e Lahutës së eposit shqiptar vazhdojnë të ruhen me fanatizëm që nga më i moshuari e deri te më i riu i familjes Nonaj.

 

2 këshilltarët e LSI ‘shpëtojnë’ Veliajn, Luan Rama: Ata nuk janë më tanët…

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës, miratoi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet me 20 lekë, nga 45 që është aktualisht, duke e çuar në 65 lekë.

Vendimi u mor në kufi të votave që duheshin për të plotësuar kuorumin, 31. Ku 25 ishin anëtarë të PS-së, 3 të PDIU-së, 1 nga Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, dhe 2 të LSI-së.

Mbledhja u zhvillua mes kontestimeve të shumta, ku jashtë ambienteve të Bashkisë pati një protestë nga shoqëria civile, ndërsa këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk morën pjesë në mbledhje edhe pse mbërritën në Bashki në kohë. Në një deklaratë për mediat, koordinatorja e këshilltarëve të LSI-së Eriona Bixha tha se nuk është serioze që mbledhja nuk nisi në orar (në orën 18:00), ku kryebashkiaku dhe këshilltarët e majtë erdhën më shumë se gjysmë ore më vonë, transmeton Express.

Ky vendim që ka ngjallur mjaft kundërshti u mor falë qëndrimit në sallë të dy këshilltarëve të LSI-së që plotësuan kuorumin. Agim Kraja foli në emër të LSI-së, kur tha se është pro vendimit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Bashkë me të qëndroi edhe Genta Mezini, e cila sapo mori karrigen e këshilltares në bashki, pasi zuri vendin e Floida Kërpacit e cila u bë deputete nga zgjedhjet e 25 qershorit

Në një deklaratë për mediat zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama përjashtoi qëndrimin zyrtar të forcës së tij politike nga dy votat e këshilltarëve.

“Vota e tyre nuk është votë e LSI-së. Unë njërën nuk e njih fare, më thanë që ka ardhur sot. Ndërsa tjetri është këshilltar shëtitës. Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në. Sepse ai ka qenë dikur me monarkinë, është kthyer, ka ikur, është këshilltar shëtitës.  Ne ofrojmë bashkëpunimin për transparencë dhe zgjidhje ligjore. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e LSI. Individë të veçantë mund të lëvizin nga njëri krah në tjetrin. Koordinatorja e këshilltarëve të LSI para se të fillonte mbledhja, ai është qëndrimi zyrtar, cdo gjë tjetër nuk ka lidhje me LSI. Ne nuk jemi pjesë e këtij vendimi, ata nuk janë këshilltarë LSI”, u shpreh Luan Rama, i cili permes kesaj deklarate duket se paralajmeron perjashtimin e dy keshiltlareve nga LSI-ja.

Zv.kryetari Luan Rama tha se ishin këshilltarët e Partisë Demokratike ata që krijuan kuorumin për nisjen e mbledhjes së këshillit bashkiak. Siç edhe u transmetua në media, ata morën pjesë në nisje të mbledhjes, dhe e braktisën më tej atë.

Por cili ishte qëndrimi që paraqiti para nisjes së mbledhjes koordinatorja e këshilltarëve të LSI-së?

Ne jemi paraqitur në orën 18:00 kur duhet të fillonte mbledhja e Këshillit dhe ende s’ka filluar. Presim nga kryetari i Bashkisë seriozitet. Pasi çështjet e tilla kanë seriozitet. Nuk mund të rrimë orë duke pritur aty, deri sa të vij kryetari dhe këshilltarët. Dua t’i bëj thirrje dhe përgjigje Ollit që na bën ne pjesë e pazareve. Ne nuk jemi këshilltarë të LSI, por jemi dhe anëtarë dhe jemi në shërbim të qytetarëve. Ndaj në kërkesën që parashtruam kryetarit ë bashkisë u krijonim qytetarëve lehtësira. Dua t’i them Ollit, edhe për këtë gjendje që kemi tek ujësjellësi, është edhe faj i Bashës që e ka lënë kolateral në banka. Zotit Veliajt i kemi çaur një shkresë, sot i dorëzuam përveç një deklarate, i çuam shkresë të shkruar dhe nuk na ka ardhur në përgjigje zyrtare. Vota e LSI, vota e anëtarëve të LSI që nga dita e parë që kemi marrë këtë legjislaturë do jetë vetëm në shërbim të interesit të qytetarëve. Edhe në kërkesën që kemi dorëzuar është e qartë se çfarë kërkojmë. Presim zbatim dhe zbatim të të drejtave të qytetarëve”, tha Bixha jashte ambienteve te Bashkise ndersa protestohej nga qytetaret dhe mbledhja ende s’kishte nisur.

TABELAT – KQZ miraton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, PD voton pro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në mbledhjen e sotme, rezultati i votua 7-0 nga anëtarët e KQZ-së. Megjithë kundërshtitë dhe denoncimet për parregullsi të procesit, anëtarët e djathtë e kanë miratuar rezultatin.

Tabela përfundimtare e zgjedhjeve është si më poshtë. Gjithashtu, u miratua edhe tabela përfundimtarë për Qarkun e Beratit që kishtë kontestime.

Tabela2

Edi Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia e stabilizon rajonin

Kreministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke thënë se kjo njohje do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit.

Në faqen e tij në rrjetin Facebook, dje zoti Rama ka shkruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, do të ishte “zgjidhje e qartë nga errësira e tunelit në dritë në dalje të tij”.

Në këtë mënyrë zoti Rama reagoi ndaj një artikulli të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të publikuar ditën e hënë, në të cilin ai ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, duke propozuar hapje të dialogut kombëtar në Serbi për këtë çështje.

Kryeministri Rama e ka lavdëruar artikullin e presidentit Vuçiq dhe e postoi atë në Facebook, raporton agjencia AP nga Tirana.

“Dëshiroj ta ndaj me ju mbresën e mirë që presidenti i Serbisë e ka lënë tek unë me këtë meditim publik”, ka shkruar Rama.

Zoti Rama, po ashtu, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, derisa këto dy shtete janë në shkallë të ndryshme të procesit të integrimit në BE.

Arrestimet në kampin e internimit Savër, Gradishtë, Plug, Grabjan, Cermë – Nga SIMON MIRAKAJ

Në vitin 1959 Shqipërinë e vizitoi sekretari i parë i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov. Një javë përpara se ai të vinte në Shqiperi sigurimi i shtetit në Lushnje mori masa për të mbrojtur nga armiqte e klasës sekretarin e parë të B.S. duke larguar nga qyteti disa individ si Seit Selfon,Vanko Lezon,Shahin Rushitin,e ndonjë tjeter që nuk më kujtohet, i izoluan në kampin e internimit në Gjazë së bashku me disa të internuar nga kampi i internimit të Savrës , duke i sistemuar në koçekët e misrit. Ky grup armiqsh qëndruan aty dy jave . Filluan tw qarkullojnë zëra se po prishen mardhëniet me B.S. Prishja e mardhënieve do të thoshte ashpërsimi i luftës së klasave, zbulimi I armiqve, kjo shoqërohej me internime e burgosje, arrestime. Në vitin 1960 u zyrtarizua prishja e mardhënieve , e cila u shoqërua me një valë arrestimesh, duke filluar me antaren e byrosë Liri Belishovën etj, sigurisht që kjo valë do kapte dhe armiqtë e klasës.
Nuk kishte shumë që ishte arrestuar Vasil Kokali (kunati) , i cili mbas një vit martese, u burgos duke lënë gruan me një vajzë Adrianën. Vasili ishte nga Aliko i Sarandës, rridhte nga një familje e pasur dhe antikomuniste. Ai ishte internuar familjarisht që në vitin 1945 në kampin e Krujes. Ministria e punëve të Brëndëshme kishte vendosur që familjet që ishin nga jugu ti dërgonin në kampet e internimit në veri, ndërsa veriorët i dërgonin në jug. Me Vasilin ne u bashkuam në kampin e internimit Tepelenë. Vasili binte në sy nga djemt e kampit, ishte një djalë I rregullt e serioz dhe shumë merakli si në veshje në krehje, flokët I kishte të shumtë e me onde, shokët e tij thonin që ju binte flokëve me krëhër njëqind herë, ndërsa dhëmbët e tij zbardhonin prej së largu. Sigurisht që ky qendrim i tij dhe situata e krijuar bënë që ai të arrestohet ,mbas një viti martese. Qëllimi I arrestimeve në situata të tilla politike ishte të fusnin terror në popull. Arrestimet bëheshin në punë në rrugë, në shtëpi, pastaj me duar të lidhura mbrapa e shëtisnin nëpër kamp për të ngjallur tmerr tek njerizt, për të ju thënë te tjerëve që, rrini urtë se do përfundoni me duart prapa të lidhura me hekura. Ata absolutisht ishin të pafajshem si qindra e mijra të tjerë që kishin mbushur kampet e burgjet, por ky ishte ushqimi I diktatorit e I atij sistemi duke drejtuar vendin nëpërmjet dhunës e terrorit. Në ditën e caktuar të takimit në burg shkoja me motrën për ti dërguar ndrresa e ushqime Vasilit që ishte në hetuesi , ai ishte në birucë në degën e punëve të brëndëshme Lushnje . Kur vinte gardiani Miti me marrë ndresat dhe ushqimin Vasili zgjatej e kapte hekurat e biruces që ta shikonim , na përshëndeste dhe me kapele, se kokën ja kishin qethur, e shikonim me vështiresi se para hekurave të dritares së biruces kishte dhe një dërrasë perpara dhe kishte shumë pak hapësirë për ta parë . Kishte dhe raste që vinte gardiani e nuk na I merrte ushqimet. Nuk ja u marr thoshte se nuk sillet mirë në hetusi, ne largoheshim mjaft të mërzitur. Ishte vërtet një pamje që të trishtonte, kokën e qethur kishte filluar të zbardhej nga mungesa e diellit, buzëqeshte për të na dhënë kurajo e sidomos motrës Lajdes . Mbas një hetuesie prej nëntë muaj, doli në gjyq ku ishim edhe ne familjarët në seancë e cila përfundoi me dënimin e tij për agjitacion e propagandë me 7 vjet. Një ndër akuzat ishte që ke share Hrushovin. Kur u prishën mardhëniet e filluan ta shajnë edhe vetë, shpresuam se do lirohej apo do I ulej dënimi , ai I bëri shtatë vjet te plota . Arrestimi I tij pati pasoja për familjen vllëzerit që jetonin në Aliko Sarande. Ata I sollën familajarisht në internim. Miçon e LLambin. Pasoja do binin edhe mbi ne kunetërit e tij Sokol e Simon.
Nje dite mbasi isha kthyer në shtëpi nga fusha e lojës në oboorrin e shtëpipë (barakes) , po vinte drejt nesh kapterri i kampit Hekurani , me gjithë operativin Ll.G ,kur u drejtuan drejt nesh u shtangëm. Mbasi u lamë e u futëm brenda kur dëgjojmë të trokasin në derë , hapim derën mjaft të tronditur shohim , kapterin e operativin. Kapteri pa gjendjen tonë ndërhyri menjëhere :
-Ti Sokol e ti Simon nga sot e tutje do të dilni në apel, apeli bëhet në mëngjes e në darkë,ti Simon do të dalësh vetëm në darkë. Nuk I kisha mbushur të pesëmbëdhjëtat as Sokoli shtatëmbëdhjetë, të dy ishim me pantallona të shkurta vetëm nëna punonte dhe e sëmure nga zemra që I mori jetën para kohe. Në darkë aty nga ora tetë bëhej apeli. Në fillim kapteri lexoi emrat e grave,pastaj filloi emrat e burrave. Kur shikoja veten mes atyre burrave e grave më dukej vetja burrë I madh e ndihesha si I vlersuar, nuk mu desh shumë kohë për të kuptuar rëndësinë e këtij vlersimi që do të thoshte një hap larg nga burgu…Kur në mëngjes dëgjoja zërin e nënës: çohuni se shkoi ora për me dalë në apel, apeli nuk ishte ma qejf mes burrash e zonjash , por frikë që të ngjallte tmerr. Nuk kanë qënë të pakta rastet kur kthehesha nga apeli me lot në sy duke parë burrat që arrestoheshin e me duart e lidhura mbrapa, drejtoheshin pa as një faj drejt burgut, duke lënë nënat pa djemtë e gratë pa burrat e fëmijtë pa baballarë. Akuzat agjitacion e propogandë në shumicën e rasteve, akuza të sajuara që merrnin jetë njerzish të pa fajshëm. Nga kjo pa siguri e ky tmerr shpëtuam në korrik të 1989 kur u liruam. Gjatë kësaj periudhe po sjell ndërmend ata burra që ishin në apel e u arrestuan në Savër: Ahmet Kolgjini 16 vjec, Haxhi Agalliu, Rexhep Hoxha,Ylli Tabaku, Sinan Hajdari, Vasil Kokali, Llambi Plasoti, Dheodhor Fili,Loli Mavro, Stefan Pollo, Zydi Kasa, Emëror Koleci arrestuar për të dytën herë, Shanisha Dosti, Seit Taho, Musa Sina për të dytën herë, Nikoll Mernaci, Elez Hoxha, Spiro e Kostandin Gjoka, Avdulla Nela,Fran Tina, Agim Poda dhe një 17 vjecare. Këta janë emrat e të arrestuarve vetëm në kampin e internimit Savër, i kujtoj me shumë respekt, disa prej tyre janë larguar nga kjo jetë pa shijuar lirinë e ëndërruar prej tyre.
Ndërsa në kampin e internimit Gjazë ku ne shkuam në 6 shkurt të 1969 u arrestuan :
Zenel Daci për të dytën herë, Dom.Mikel Koliqi për të dytën herë, Ded Gjon Markagjoni për të tretën herë, Hajredin Nasufi.
Ne kampin e Gradishtit, u arrestuan: Fatbardh Kupi pwr tw dytwn herw, Lek Mirakaj, Mojsi Mirakaj, Naim Staravecka, Qemal Dema për të dytën herë, Medi Bylykbashi, Gezim Bylykbashi.
Në kampin Grabjan u arrestuan: Tefta Tasi, Besa Dume, Medi Celiku.
Në kampin Cermë u arrestuan: Ahmet Kolgjini për të dytën herë, Eqerem Muja,
Fatmir Muja,Shefqet Dobra.
Në kampin Plug: Kurt Kola për të dytën herë, Evgjen Merlika, Njazi Veshi.
Ka edhe emra të tjerë që nuk më kujtohen, ju kërkoj ndjesë.
Janë arrestime vetëm në kampet e internimit të rrethit të Lushnjes.

Ish-nënkryetari i PD ‘hap letrat’, akuza për Mustafajin, Topallin e Patozin: Pse shpërthyen ndaj Bashës

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ish-minister i Berishes, Jemin Gjana shpërthen ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik.

Kryetari i Komisionit Qendor Elektroral për Zgjedhjet në Partinë Demorkatike, dhe një themeluesit e kësaj partie, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamentar dhe pesë herë deputet tha: “Ajo që kanë pështyrë ndaj PD-së, një ditë do tu kthehet në fytyrë”.

Gjana vlerësoi momentin kur Sali Berisha votoi të shtunën dhe bëri një deklaratë duke e cilësuar procesin statutor dhe për ata ka qënë një mesazh shumë i qartë që ata duhet ti thërrsnin mendjes se këto zgjedhje nuk ishte një farsë.

Gjana e cilësoi prorcesin për zgjedhjen për kryetar tejet të rregullt por bëri një analizë për secilin ndaj kundërshtarëve të Bashës që sipas tij të vetmin problem që kanë është se nuk ishin pjesë e listës për deputetë.

Sipas Gjanës, askush nuk i mbajti Mustafajn, Topallin, Patozin dhe Bregun të vinin të bëheshin pjesë e garës.

Për Besnik Mustafajn:

“A e dini ju që Besnik Mustafaj nuk është anëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e kuptoj se si një njeri që nuk ka teseren e kësaj partie, nuk e ka emrin në asnjë dokument anëtarësie të saj deklaron se nuk do votojë në zgjedhjet për kryetar. Në të gjithë karrierën e tij politike Mustafaj më rezulton se nuk ka plotësuar asnjë formular. Më kujtohet se në vitin 1998 kur Mustafaj erdhi nga Franca ku ishte ambassador, Berisha i propozoi të ishte sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, por kjo duhej të votohej në Këshillin Kombëtar përmes një rregulli që minimumi ai duhej të ishte anëtar i PD-së. Pasi ia thamë këtë, Mustafaj kundërshtori dhe nuk pranoi të ishte anëtar i PD-së dhe të merrte teseren. Atëherë për këtë arsye ne u detyruam të bëjmë një ndryshim në statutin e Partisë Demokratike që sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë ta emëronte vetë kryetari, pra zoti Berisha dhe nuk ishte e nevojshme që ai të ishte anëtar i PD”.

Për Jozefina Topallin

“Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimti. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha. Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar? Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam ëshumë contribute, amdje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996. Unë mendoj se nuk është argument kjo. Në qoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet ti ktehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?

Për Arben Imamin

“Unë e vlerësoj Imamin si një nga themeluesit e PD. Por të gjithë i dimë marrëdhëniet e tij me zonjën Topalli dhe të tjerë. Gjatë qeverisjes së PD-së unë rastësisht isha në zyrën e kryeministri Berisha për çështje pune dhe befas hynë në zyrë zonja Topalli tepër e nxehur dhe i kërkonte Berishës se si kishte mundësi që ai kishte marrë si këshilltar Arben Imamin. Çfarë nuk tha Topalli, dhe më kujtohet që Berisha nuk foli fare. Atëherë çfarë i bashkon këta njerëz”?

Për Astrit Patozin

“Në vtiin 2013 zoti Patozi ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Po si u hartuan listat për zgjedhjet parlamentare në atë kohë? Përse nuk u vendos në listë Jemen Gjana? Ka patur diskutime por asnjë nuk u votua në kryesi. Atëherë unë me të drejtë them përse një gabim që e ka bërë vetë nuk quhet dhe tani që listat i bëri Lulzim Basha u cilësoka skandal? Nuk mund të ketë dy standarte për të njëtën çështje. Përse zoti Patozi nuk foli për hartimin e atyre listave. Edhe unë nuk isha në listë. Natyrisht nuk u lumturova. Por ama bëra fushatë, shkova në Kamëz, Paskuqan, Shkodër dhe Pogradec. Isha I bindur që kjo ishte më e mira. i kemi dhënë PD-së por më shumë na ka dhënë ajo ne”.

Presidenti i ri i Republikës Ilir Meta u betua në parlament

Në Shqipëri Kryetari i ri i Shtetit, Ilir Meta, bëri sot betimin në parlament.

Pas një ceremonie të thjeshtë, ku u lexua betimi sipas Kushtetutës, Presidenti Meta u angazhua në detyrat e tij përmes një fjalimi, i cili përfshinte respektimin e Kushtetutës, reformat, marrëdhëniet me opozitën dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

Zoti Meta u zgjodh në këtë post më 28 prill duke marrë 87 vota pro dhe dy kundër, në një seancë ku mungonte opozita e cila kishte bojkotuar parlamentin ndërsa protestonte duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Zoti Meta, 48 vjeç, është ndër politikanët me një karrierë shumë të gjatë. Ai ka mbuluar pozicione të rëndësishme ndër vite duke qenë dy herë Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ndërsa në vitin 1999 u bë kryeministër në moshën 30 vjeçare.

Në vitin 2004 së bashku me përfaqësuesë të tjerë socialistë, ai u shkëput nga kjo parti për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke arritur të jetë i vetmi që të imponohet në skenën politike të vendit, me një parti të re, falë lëvizjeve shpesh herë të guximshme.

Në vitin 2009 ai befasoi me vendimin për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike. Ndërsa pak muaj para zgjedhjeve të 2013, ai do të dilte nga qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha, për t’u bashkuar në koalicion me socialistët, duke u rikthyer sërish në pushtet me ta. Por dhe marrëdhëniet me socialistët pësuan një krisje të fortë, pas marrëveshjes që kryeministri Rama arriti me drejtuesin e opozitës Lulzim Basha, në 18 Maj, duke i dhënë fund krizës politike në vend. Kjo marrëveshje u pa si një përpjekje për reduktuar peshën e LSI-së e cila konsiderohej si një forcë përcaktuese në luftën për kontrollin e shumicës mes PS-ës dhe PD-ës.

Megjithëse dha dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së, zoti Meta u përfshi në fushatën elektorale, duke sulmuar me tone të ashpra si socialistët me të cilët vazhdon të ndajë pushtetin, ashtu dhe opozitën e djathtë. LSI-ja mundi të marrë 19 mandate, 6 më shumë se në 2013, duke kaluar në opozitë pas ndarjes me PS-ën. Qëndrimet e zotit Meta gjatë fushatës kanë ngritur pikëpyetje mbi raportet e ardhshme mes qeverisë socialiste dhe Kreut të shtetit. Bashkëshortja e zotit Meta, Monika Kryemadhi u zgjodh pak javë më parë në krye të LSI-së.

Fjala e Presidentit Meta

Në këto momente solemne, duke përcjellë falënderimet për Kuvendin e Shqipërisë që më zgjodhi në këtë detyrë kaq fisnike, më lejoni që t’ju dëshmoj solemnisht vullnetin tim të hekurt për të respektuar në gërmë dhe në frymë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë e mija Kushtetuese në interesin më të mirë të vendit, të kombit dhe qytetarëve shqiptar, pa kursyer në asnjë çast përkushtimin që kërkon lartësia e detyrës; integritetin, drejtësinë dhe pa-anshmërinë.

Kushtetutshmëria, asnjanësia politike, si dhe respektimi i shtetit të së drejtës, do të jenë referencat kryesore të vendimeve dhe akteve të mia Presidenciale.

Gjithmonë do t’i shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes në interes të forcimit të institucioneve e bashkëpunimit ndërinstitucional e sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurt e plotësisht europian.

25 vjet më parë u zgjodha deputet në këtë kuvend e sot më duhet të ndahem me jetën time parlamentare për të përmbushur një përgjegjësi të re dhe shumë të lartë, por i bindur në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Kuvendin në të ardhmen.

Në 25 vjet kam qenë pjesë aktive e opozitës dhe mazhorancës, kam përfaqësuar dy forca politike në detyrat nga më të rëndësishmet, kam qenë në vijën e parë të ballafaqimit politik por edhe të përpjekjeve për konsensus për realizimin e marrëveshjeve të rëndësishme për stabilitetin e të ardhmen europiane të vendit.

Ashtu sikurse 27 vjet më parë isha pjesë e lëvizjes studentore, thirrja e se cilës “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” mbetet akoma një projekt i pambaruar.

Unë besoj se papunësia, varfëria dhe emigracioni shqetësues i rinisë mbeten akoma “armiqtë” tanë të përbashkët të vërtetë.

Këto janë sfidat e përbashkëta më të vështira që duhen fituar në emër të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim e sidomos në emër të rinisë sonë dhe të ardhmes së vendit.

Reformat e qëndrueshme me rëndësi kombëtare, në funksion të forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të pavarësisë së tyre, nuk mund të jenë produkt vetëm i një mazhorance, por i një sipërmarrjeje kolektive kombëtare, ku roli i opozitës është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm.

Një vit më parë në këtë Kuvend miratuam me konsensus të plotë ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi, e cila është vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Sot angazhohem edhe si President, për të mbështetur zbatimin e drejtë e transparent të kësaj reforme në interes të forcimit të shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përmirësimit të klimës së biznesit aq e domosdoshme për të rritur ekonominë tonë më tej e sidomos për të krijuar vende pune të mirëpaguara për të rinjtë tanë.

Përpjekjet tona demokratizuese dhe shtetformuese nuk do të kishin qenë të suksesshme pa mbështetjen e pakursyer të miqve dhe aleatëve tanë, të partnerëve ndërkombëtarë, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian.

Shqipëria jonë është prej disa vitesh anëtare e barabartë në NATO dhe pranë hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Faktori shqiptar në rajon është në kohët e veta më të mira.

Kosova është shtet i pavarur dhe ne besojmë se së shpejti do t’i gëzohet liberalizimit të vizave me BE-në dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj.

Shqiptarët në Maqedoni janë me mundësi shumë më të mëdha se në çdo kohë tjetër për ta çuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në një stad të ri më cilësor.

Në Mal të Zi shqiptarët kanë qenë një faktor me peshë për ta orientuar shtetin e tyre drejt aleancave perëndimore.

Më shumë të drejta meritojnë shqiptarët e luginës së Preshevës, që do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë të pakursyer.

Pavarësisht statusit të tyre brenda shteteve ku ndodhen, si shumicë apo pakicë, shqiptarët kanë luajtur e po luajnë rol stabilizues, konstruktiv dhe emancipues në gjithë rajonin tonë.

Unë jam besimplotë për të vazhduar angazhimet tona maksimale për respektimin e të drejtave të pakicave etnike e kulturore në Shqipëri, në pajtim të plotë me Konventën Europiane dhe atë Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Me të njëjtën përgjegjësi që respektojmë pakicat brenda vendit nuk do të rreshtim së kërkuari prej vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të tyre.

Në botën e sotme, që shkon pandalshëm drejt proceseve globalizuese dhe ndërvartësisë së përgjithshme, oportunitetet, si dhe kërcënimet ndaj paqes dhe rendit botëror nuk njohin kufij gjeografikë.

Prandaj ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi pozitivisht detyrimeve tona për zgjidhje të përbashkëta.

Përkrah me partnerët tanë euro-atlantikë, ne do të luajmë rolin që na takon në sfidat e përbashkëta, të cilat, drejtpërsëdrejti a tërthorazi, prekin edhe sigurinë tonë kombëtare, dhe këtu kam parasysh në radhë të parë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Më 28 prill vendosa të kandidoja për President më shumë me mendje sesa me zemër sepse opozita nuk ishte këtu.

Por sot dua t’ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër dhe bindje të plotë se zgjedhja që bëra në atë moment dha kontributin e saj modest edhe për të evituar një krizë që vendi dhe e ardhmja e tij europiane nuk e meritonin.

Duke ju falënderuar të gjithëve dua t’ju siguroj se në ushtrimin e kësaj përgjegjësie kaq të lartë që Kuvendi i Shqipërisë më ka besuar do të udhëhiqem vetëm nga dashuria e pakufishme për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, duke lënë pas bashkë me 25 vitet e mija në këtë kuvend çdo debat apo përkatësi politike që kam patur për t’iu përgjigjur lartësisë së re të detyrës së Presidentit të Republikës.

Vetëm Demokracia mund të më jepte mua mundësinë që të shërbeja edhe si Kryeministër, Kryetar Kuvendi e nga sot si President i Republikës.

Ndaj me ndjenjën e mirënjohjes për ju e për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë të cilët presin më shumë nga ne, dua t’ju siguroj se për Presidentin e ri, Shqipëria dhe Demokracia do të jenë gjithnjë të Parat.

“Helmi që po i vret shqiptarët çdo ditë!” Nga Jeta Toçila

Gazetarja dhe psikologia e njohur Jeta Toçila ka reaguar ashpër me anë të një statusi në facebook, ku ngre shqetësimin për cilësinë e ushqimit që po na serviret çdo ditë. Ajo shpjegon se ushqimi që hamë çdo ditë është duke na helmuar dhe vrarë. Ja statusi i plotë i reagimit të saj:

“Ushqimi zë një vend të rëndësishëm të ditës sonë, të të menduarit tonë, të sjelljes sonë, të ndjesive tona. Ai është i rëndësishëm për shëndetin fizik e mendor. Ka një ndikim të madh në humorin tonë, në marrëdhëniet tona, në festat tona, në gëzime e hidhërime, në trishtime dhe hutime. Ai është kudo, në rrugë e në shtëpi, i lirë e i shtrenjtë. Organik ose jo. I pastër ose modifikuar. Ne flasim e shkruajmë shumë për të. Disa e duan, disa e refuzojnë, por të gjithëve na bashkon nevoja për të.

Ushqim, thërret me shaka im bir sapo shtrohet tavolina! Si person në dietë të vazhdueshme, unë nuk entuziazmohem si ai, megjithatë, nuk i shpëtoj dot konsumit të ushqimit. Por ja që është një nevojë fiziologjike, në pashmangshmërinë e së cilës ne të gjithë po helmohemi dita-ditës. Ju do thoni nuk janë vetëm ushqimet. Sigurisht që ka plot faktorë, por mos ta shpërndajmë vëmendjen siç ndodh me politikanët kur bëjnë ndonjë proçkë e sajojnë lajme rozë për të sfumuar problemin. Të bësh sot pazaret e më pas të gatuash është kthyer në merak konstant. Ku do blej, sa të sigurta janë produktet, çfarë t’i ndaloj ose jo fëmijës tim?

Bisedojmë me miqtë e shkëmbejmë informacione se ku të blejmë me garanci. Kemi përfunduar me blerje me porosi anë e mbanë vendit. Mjaltin e gështenjës në Tropojë, mjaltin e luleve në Kolonjë, mishin në Gramsh, reçelrat në Përmet, djathin në Gjirokastër, vajin në Berat, fasulet në Pogradec, patatet në Kukës, qumështin me ambalazhim austriak, kosin, gjalpin, gjizën i blejmë me tahmin në dyqane me marka jugu, gjithsesi me frikë i kemi. Mendohemi e i vimë rrotull fruta e perimeve në tregje duke i vëzhguar nëse janë bio apo jo. Harrojeni që të gjeni etiketë në ndonjë domate që të të informojë nëse është OMGJ apo BIO. Disa vende e kanë detyrim ligjor këtë dhe e zbatojnë. Gëzojmë kur shtohen miqtë meraklinj të shëndetit, të cilët mbjellin fruta e perime në baçet e tyre. Ata nuk investojnë më në shtëpitë e plazhit, por në ferma. Zemërgjerët për fat kanë edhe bollëk, furnizojnë hera-herës miqtë e ngujuar kullave të qytetit.

Por sërish problemi mbetet. Rrekesh t’u mbushësh mendjen fëmijëve që sallami është i rrezikshëm, apo çokokremi është i përbërë me qumësht pluhur apo soje joorganike dhe me sheqer sintetik, të cilët mund të shkaktojnë depresion, shkatërrim të qelizave të trurit, autizëm, apo se luleshtrydhet gjigande e të bukura janë me kimikate apo pesticide. Ti mendon se i ke shpëtuar fëmijët e tu duke mos ua blerë disa produkte të dëmshme, por në të vërtetë ke bërë një vrimë në ujë.

E vërteta është që ushqimet po helmojnë popullatën pa dallim moshe e gjinie!

Kudo ndodhen fëmijë të pasurish apo të varfërish, në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e të cilëve ushqimet nuk janë bio. Nuk janë një e dy produkte, janë një koloni syresh. Ushqime të tilla po na rrisin fëmijët para kohe, njëlloj si domatet e kastravecët brenda natës, po rriten fëmijët në vendin tonë. Vajzat e vogla pa hequr ende nga dora kukullat bëhen zonjusha. Djemtë po dallohen nga pavëmendja dhe hiperaktiviteti i theksuar, për të cilët popullorçe thuhet “çuna të shkathët ose mistrec”. Fëmijët po hanë kopshteve bukë të gatuar me miell pa masën e duhur të proteinave, të gjalpuar me vaj palme. Studimet thonë se vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit.

Edhe të rriturit, të pasur apo të varfër qofshin, me pushtet ose jo, kur shkojnë për të blerë, sado të shpenzojnë nuk do t’u shpëtojnë produkteve të modifikuara apo me përmbajtje të dëmshme për shëndetin. Ato gjenden supermarketeve e tregjeve, restoranteve e spitaleve.

Ato gjenden në shtëpitë e të moshuarve, burgje dhe qendrat sociale, pasi dyshoj që këto institucione të tenderojnë produkte cilësore. Nuk besoj se kanë luksin dhe interesin të zgjedhin produktet bio. Sigurisht që leverdia është tek produktet me kosto sa më të ulët. Tek mishi nga Brazili apo tek mielli nga Serbia.

Gjithë popullata në vendin tonë është në rrezik. Prandaj dhe vendi ynë është nënvijëzuar me të kuqe nga Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), autoriteti më prestigjioz në botë që mat problematikat e sëmundjeve në çdo vend. Sipas këtij, sëmundjet vdekjeprurëse në Shqipëri janë rritur frikshëm. Po ta mendoni e të ktheni sytë nga historiku i shëndetit të familjes apo fisit tuaj sot e në të kaluarën, jam e bindur se shumica prej jush do gjej raste në shtim të humbjes së të dashurve nga kanceri. E kam thënë që në fillim, nuk janë vetëm ushqimet faktorë risku, por ama janë.

Por ushqimet, as nuk dinë të shkruajnë e as të mbajnë fjalime. Ato thjesht janë ndër mjetet që ndikojnë në qarkullimin e parave në botë nga ATA që dinë edhe të flasin edhe të shkruajnë për të drejtat dhe liritë themelore, për garantimin e tyre, për mbrojtjen e jetës e të shëndetit.
Pfffff…..Po ATA me çfarë ushqehen dreqi ta hajë?!”

Gomonia me 1.8 ton drogë në Itali, jep të dhënat e para policia shqiptare

Policia shqiptare ka dhënë detaje, lidhur me kapjen e një gomoneje me rreth 1, 8 ton drogë në Itali, ku u arrestuan dy shqiptarët me inicialet Rr. A 30 vjeç dhe A.I. 44 vjeç. Sipas policisë shqiptare operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Guadia di Finanza. Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik. Policia nuk tregon origjinën e drogës për shkak të hetimeve.

 

Njoftimi policise
Operacion i përbashkët i Policisë se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonen me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali.

Si rezultat i operacionit gomonia me lëndë narkotike ra në ‘rrjetë’ pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.

U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.

Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.

Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1 ton 185 kg Marijuanë.

Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë:
– Rr.A. 30 vjeç
– A.I. 44 vjeç

Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.

Korçë: Bën vetëvrasje Gjergji Kushe, ish portieri i Vllaznisë

Policia e Korçës njoftoi sot se një burrë 60-vjeçar gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i 4 i pallatit ku banonte i vetëm në lagjen nr 2 të qytetit.

“Panorama” mëson se ai është Gjergji Kushe, ish-sportist, ish-portieri i Vllaznisë.

Burimet i thanë “Panorama” se ai jetonte prej disa kohësh i vetmuar në banesë dhe se ishte përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

Kohët e fundit mësohet se ai kishte rënë në depresion.

Ai lindi në Korçë, por për disa vite me radhë ka mbrojtur portën e Vllaznisë duke fituar disa trofe. Kushe ishte pjese e brezit të artë të kuqebluve në vitet 1980.

INFORMACIONI PARAPRAK NGA POLICIA:

Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Basha: Vota dhe bashkimi i djeshëm është edhe një detyrë dhe kontratë e re (deklarata e plotë)

Lulzim Basha ka bere daljen e pare publike sot nga selia blu pas fitores ne zgjedhjet e 22 Korrikut, ku demokratet i dhane nje mandat te dyte per drejtimin e PD.

Ai foli per pjesemarrje rekord teksa tha se kjo ishte nje vote qe tregonte se demokratet jane te bashkuar dhe se kane besim tek partia e tyre.

“Pjesëmarrjen më të madhe, ka shenuar rekord në zgjedhjet nje anetar nje vote. Është dëshmia e besimit të demokratëve te partia jonë dhe vlerat e demokracisë, është shenjë se ata janë të fortë, janë bashkë por edhe tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e PD dhe Shqipërisë, është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurtë”.

“Ne demokratet humbem zgjedhjet por nuk humbem besimin te partia jone dhe te vetja. S’kemi humbur forcen dhe kurajen, qytetarine, shpirtin tone europian. Me punen tone do fitojme besimin e shqiptareve dhe do japim kontributin tone per te ardhmen e Shqiperise”.

Ai ka lajmeruar se “PD do jete me demokratike duke i dhene pushte vendimmarresve te saj duke e kaluar vendimmarrjen ne duart e anetareve te saj. Asnje prej jush nuk do neperkembet”, tha Basha.

Teksa deren e PD tha se vota e djeshme nuk e mbyll per ata qe zgjedhin kauzen e drejte te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

“Akti i djeshem s’eshte dere e mbyllur, cdokush qe vendos PD te paren, qe zgjedh kauzen e drejte te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, qe nuk zgjedh rehatine personale, eshte i mirepritur, jemi te gezuar ta kemi mes nesh edhe pse per nje moment ka humbur rrugen”.

Kryedemokrati ka falenderuar edhe Selamin qe sipas tij, “i vleresoi demokratet dhe shkoi para tyre me nje alternative”.

DEKLARATA E PLOTE: 

Partia Demokratike tregoi dje se është forca politike më vitale në vend, me afro 60 mijë anëtarë të cilët dolën dhe votuan duke shënuar me pjesemarrjen më të madhe deri më sot në Shqipëri, në zgjedhjet një anëtar një votë.

Kjo pjesmarrje masive në zgjedhjen e kryetarit, është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia jonë dhe vlerat e demokracisë.

Është shenjë se ata janë të fortë, se ata janë bashkë. Por është edhe tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Është mesazhi se e ardhmja e Partisë Demokratike është e sigurtë.

Dua të falenderoj të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike që morën pjesë masivisht dhe aktivisht në bashkëbisedimin dhe debatin e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në të 68-të degët e saj anembanë vendit.

Dua të falenderoj komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe të gjithë anëtarët e familjes tonë politike që kontribuan me përkushtim dhe integritet në administrimin e procesit zgjedhor.

Dua të falenderoj Eduard Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt, me një alternativë, dhe ju bëri atyre thirrje të marrin pjesë e ta votojnë.

Sot jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë ju demokratëve për besimin që më dhatë. Vota juaj më bën të ndihem thellësisht i përunjur. Sepse unë i njoh shqetësimet tuaja për gjendjen ku jemi, i di brengat tuaja, i di vërejtjet dhe pritshmëritë tuaja ndaj meje, sikurse i njoh shpresat dhe dëshirat tuaja.

Ndaj dua t’ju them se vota juaj është për mua një borxh i madh, një detyrim shpirti ndaj çdo demokrati, borxh që do j’ua kthej duke punuar çdo çast, me përkushtim dhe vendosmëri, me ndershmëri dhe dinjitet, borxh që mund të shlyhet vetëm duke e kthyer Partinë Demokratike në drejtim të fateve të vendit.

Vota e 60 mijë demokratëve konfirmoi dje se kauza jonë e zgjedhjeve të lira, e çlirimit të vendit nga korrupsioni e droga, e kthimit të politikës tek qytetari, është kauza e drejtë e kohës, është kauza me më shumë mbështetës të lirë e të vendosur sot, dhe një kauze që do të shkojë përpara pa u ndalur.

Gara dhe mënyra qytetare dhe europiane e votimit për kryetarin e Partisë Demokratike treguan para të gjithëve se Partia Demokratike është parti e madhe, parti perëndimore, parti europiane.

Ne demokratët vërtet humbëm zgjedhjet por nuk humbëm besimin tek partia jonë dhe tek vetja. Ne nuk kemi humbur vlerat, nuk kemi humbur dinjitetin, nuk kemi humbur forcën dhe kurajon, nuk kemi humbur qytetarinë, nuk kemi humbur shpirtin tonë europian.

Me vlerat tona, me vendosmërinë dhe punën tonë, ne do të rifitojmë besimin e shqiptarëve dhe do të japim kontributin tonë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Misioni ynë është mision kombëtar, dhe Partia Demokratike është garancia për përparimin e Shqipërisë, është forca që do ta çojë përpara vendin.

Që të përmbushim aspirat dhe pritshmëritë që ne kemi për veten, dhe që gjithë shqiptarët kanë ndaj nesh, ne duhet të shohim përpara, duke u përmirësuar, duke u demokratizuar, duke u modernizuar.

Sot dua të garantoj të gjithë se:

Partia Demokratike do të jetë më demokratike, duke i dhënë pushtet anëtarëve të saj dhe duke e kaluar vendim-marrjen për çështjet kryesore tek anëtarët.

Dua të siguroj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike se vendimmarrja do të jetë në duart tuaja se ju do të shpreheni, ju do të vendosni siç bëtë dje, çdo ditë në vijim, se kush do jenë përfaqësuesit tuaj, të zgjedhurit tuaj.

Ju garantoj se asnjë prej jush nuk do të nëpërkëmbet, por do të pyetet e do të shprehet, dhe çdokush që do marrë pushtet nga demokratët do ta dijë mirë këtë, e nuk do ta harrojë për asnjë çast.

Por po ashtu, akti i djeshëm, nuk është aspak një derë e mbyllur.

Përkundrazi tregon se çdokush që vendos Partinë Demokratike të parën, që zgjedh kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që zgjedh qytetarin e jo rehatinë personale, që vendos të luftojë drogën, krimin e korrupsionin, është i mirëpritur, është pjesë e jona, dhe jemi të gezuar ta kemi mes nesh edhe nëse për një moment ka humbur rrugën.

Vota dhe bashkimi i djeshëm është edhe një detyrë dhe kontratë e re, jo vetëm për demokratët, por për vendin, që na angazhon, e më angazhon mua shumëfish, me pergjegjësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të mirë për të jetuar.

Një vend të sigurtë, të lirë, një vend ku sundon ligji, ku vendos qytetari, ku qeveria nuk shkel me këmbë por shërben, ku paratë dhe instrumentat e shtetit janë për njerëzit, e jo njerëzit instrumenta të pushtetarëve.

Për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, siç kumton thirrja që lindi Partinë Demokratike.

Ky projekt u konfirmua dje dhe do të vazhdojë me çdo kusht.

Selami: I urova Bashës fitoren, do të punoj që PD të bëhet shpresë për shqiptarët

Eduard Selami thote se e respekton votimin dhe se i ka uruar zotit Basha fitoren ne zgjedhjet per kryetarin e ri te PD.

 

“Pavaresisht rezultatit do kontribuoj per ngritjen e PD. Gara ishte e pabarabarte por do vijoj kontributin tim ne PD” u shpreh ai ne nje deklarate per mediat nga selia blu.

“Jam një hap para forcimit të PD. Më lejoni të falënderoj të gjithë ta që votuan në këto zgjedhje, që u morën me zgjedhjet, që u morën me vizionin tonë. Kjo është demokracia dhe ka një votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe i urove fitoren. Jam gati për bashkëpunim.”, shtoi ai.

MESAZHI I SELAMIT NE FB:

I falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë.

Tashmë unë jam një demokrat krenar si gjithmonë, anëtar i seksionit të njësisë dy, dega Tiranë. Unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD, që Partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët.

Intervistë me Fatmir Merkoçin, simbolin e 20 Shkurtit ’91

 

Intervista e avokat Fatmir Merkoçit dhënë më  2015 për “Sot”

Merkoçi hedh poshtë tezën se rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës ishte skenar i parapërgatitur i Ramiz Alisë, ndërsa dhuna policore ka qenë e pashembullt. Ai ka pohuar se në 20 Shkurt, Neritan Ceka nuk ka ndaluar turmat e drejtuara nga Blloku. Ceka atë ditë është futur në Hotel Dajti. Merkoçi shton se Ceka i ka ndaluar turmat me urdhër të Berishës, një ditë më pas, pra në 21 Shkurt.

-Z. Merkoçi, çfarë mbani mend nga 20 Shkurti 1991, ditë në të cilën edhe jeni plagosur?

Fatmir Merkoçi: Në datë 19 Shkurt, te Pallati i Kulturës, u mblodh sindikata (BSPSH), ku u vendos që në datën 20 Shkurt t’u bëhej thirrje të gjithë për të dalë në mbështetje të grevës së urisë, organizuar nga studentët. Kjo deklaratë u dha në lajmet e orës 20:00 tek TVSH dhe në orën 22:00, po prap ky televizion e quajti manifestimin e paralajmëruar si një grumbullim të paligjshëm. Atë natë, bashkë më Gëzim Shimën, kryetar i BSPSH, ramë dakord që ky grupim, nëse do të ishte i madh, të drejtohej drejt Komitetit Qendror, për të protestuar. Këtë deklaratë që po ta them është e para herë që e artikuloj, pasi ka shumë manipulatorë, të cilët kanë manipuluar edhe Presidentin e Republikës, pa qenë protagonistë. Në datën 20 Shkurt jemi takuar me grupin e studentëve tek “Shtatë Xhuxhat” dhe jemi ngjitur lart në Qytetin Studenti. Baudini kishte sjellë qendrën e zërit nga Kombinati i Autotraktorëve. Ishte vendosur përballë godinës 18, në mos gaboj. Në këto momente sheshi ishte i mbushur, por vazhdonte të mbushje edhe më tej, deri ky shesh arriti në një masë të tejmbushur. Në këto momente Gëzimi qëndron poshtë bashkë me grupin për të kontrolluar dhe drejtuar turmën, ndërsa ne u ngjitëm në katin e katërt. Aty kishte një tribunë, ku gjithkush mund të fliste pa dallim dhe pa censurë. Pas pak kohë, në derën e kësaj godine shfaqen dy policë, të cilët kërkuan që të mbyllnim këtë tribunë të fjalës së lirë duke e quajtur të paligjshme. Në ato momente, Ilia Terpini xhironte me kamerën e tij. Të pranishme ishin edhe dy vajza që unë i njihej, Rajmonda Bulku dhe Marjeta Laja. Në këto momente, pas kundërshtimeve që i bëra, policia tentoi të përdorte forcën dhe të merrte kamerën. Njëri polic nxjerr armën, duke kërcënuar se do të qëllonte nëse nuk e mbyllnin dhe nuk i dorëzonim kamerën.

-Si u shmang kjo stistë dhe si u orientuan njerëzit drejt institucioneve dhe Sheshit Skënderbej?

Fatmir Merkoçi: Duke parë gjendjen e vështirë, kam marrë mikrofonin dhe i kam thënë Mondës që të nxjerrë njerëzit në bulevard. Ajo bën thirrje, ku thotë: “Gratë dhe motrat të dalim tek Presidenca”. Në këtë moment i marr mikrofonin Mondës dhe them: “Të gjithë në bulevard”. Ndërsa mora kamerën dhe Ilian për të zbritur poshtë. Aty bashkohemi me njerëzit dhe marrim rrugën drejt Ambasadës Amerikan dhe tek Liceu Artistik. Disa njerëz tentuan të futen tek radio, njerëz të cilët i kam ndalur falë edhe gazetarëve. Kështu vazhduam rrugën për në bulevard. Tek Kryeministria ishin rreshtuar ushtarët e Gardës. Në këto momente policia filloi të përdorte ujë me ngjyrë dhe gaz lotsjellës. Pra, filloi dhuna mbi ne. Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se në drejtimin tonë nuk po vinim më demonstrues, pasi tek Liceu ishte vendosur menjëherë një gardh ushtarësh. Përfundimisht, ne, si pjesa e parë e demonstruesve kishim mbetur në grackë mes Liceut dhe Kryeministrisë. Pasi e panë se nuk po tërhiqeshim dhe i’u afruam gardhit të Kryeministrisë, ata nuk na lejuan të vazhdonim rrugën për në bulevard. Pas disa tentativash, arrita të komunikoi me komandantin e tyre, i cili deklaroi se do të përdorte çdo mjet që ne të mos kalonim. Në këtë moment, ai urdhëroi togën e ushtarëve me komandën armë-mbush! Në irritimin e tij të skajshëm dhe komandën zjarr. E gjithë toga qëlloi, por jo drejt nesh, por në ajër. Stepja nga ana jonë ishte e madhe. Megjithatë, komunikojmë sërish me komandantin, si cili thotë se nëse do të dilnim në bulevard, do të dilnim vetëm nga Inima, pra një rrugë tjetër.

-Cili është roli i Neritan Cekës në rënien e bustit të Enver Hoxhës?

Fatmir Merkoçi: Ne dolëm në bulevardin kryesor, ku unë kam shpalosur një flamur dhe kam marrë gjithë drejtimin për në sheshin “Skënderbej”. Te ura ishte vendosur një gardë e madhe ushtarësh dhe nuk na lejuan që të kalonim, ne vendosëm të kalonim te sheshi “Skëndërbej”. Në bulevardin kryesor, në krah të Hotel “Dajtit” kam parë Neritan Cekën. Unë e kam parë që Neritan Ceka u fut te Hotel “Dajti” dhe nuk doli. Neritan Ceka nuk ka asnjë rol më 20 shkurt, ai nuk ka lidhje në këtë ngjarje.

-Në cilën datë Neritan Ceka ka kërkuar të ndalojë demonstratën e studentëve?

Fatmir Merkoçi: Më datën 21 Shkurt ne kemi tentuar të futemi në Komitetin Qëndror dhe aty Neritan Ceka ka dalë dhe ka hipur sipër tankut, duke thënë: “Kthehuni, nuk do derdhim gjak”! Në këto momente kam pasur një debat me Cekën, i kam thënë se pse ka ardhur, ndërsa ai më ka pohuar nga goja e tij: “Nuk kam ardhur vetëm, por me porosi të doktorit”.

-Si jeni plagosur?  

Fatmir Merkoçi: Duke qenë se u ngjitëm në bulevard dhe morëm rrugën drejt sheshit, u futëm poshtë lulishtes dhe kam hipur te Skënderbeu. Aty kemi qëndruar rreth 10 minuta, sheshi ishte i rrethuar nga forcat e rendit, kishte makina të blinduara. Më kujtohet një djalë kur sulmoi makinën e blinduar dhe pas një qëndrimi 10 minutash, i them djemve se ne nuk kemi çfarë të bëjmë këtu, nuk kemi ardhur për të parë spektakël dhe ju thashë që të zbrisnim poshtë. Zbritëm poshtë dhe dolëm në krah të bankës të stacionit të autobusit. Pas disa 3-4 tentativave luftë me policinë arritëm ta thyenim këtë gardë. I gjithë sheshi ishte i rrethuar nga policia dhe policia nuk mund të vinte vetëm te ne, atëherë arritëm që të kalonim këtë gardë. Arritëm të hipim në piedestal dhe mund të kemi qenë rreth 20-30 vetë. Unë kur arrita të hip në piedesal, shpalosa një flamur pa yll, për të cilën më vjen keq se e humba atë ditë. Të gjithë njerëzit ishin aty dhe filluan të godasin përmendoren me duar pasi nuk kishim asgjë me vete. E theksoj se nuk kishin asgjë me vete, pasi dua të shuaj ato zëra që pretendojnë që rënia e monumentit të diktatorit ka qenë e parapërgatitur. Unë si protagonisti apo si udhëheqësi i kësaj demonstrate, nuk njoh asnjë njeri i cili të më ketë komanduar për në shesh për të rrëzuar monumentin e diktatorit.

-Kur lëvizja ishte spontane, nga dolën mjetet për ta rrëzuar monumentin e diktatorit Enver Hoxha?

Fatmir Merkoçi: Ne nëse do ishim të organizuar për ta hedhur, atëherë ne do kishim edhe mjete me vete. Për sa kohë ne nuk kishim asgjë me vete, por çdo gjë që është marrë, është marrë në mënyrë spontane dhe përsa kohë që ato pllaka mermeri të cilët sot askush nuk do të mund t’i hiqte me duar, ne i kemi hequr. Le të dalë dikush dhe të thotë se unë kisha mjetet e nevojshme për të hequr pllakat. Asnjë nuk kishte litar me vete. Litari është marrë nga njerëzit mbrapa përleshjes me policinë. Kur u pushtua piedestali, forcat e policisë dhe të ushtrisë përdorën çdo lloj mjeti kundër nesh. Përdorën dhunë kundra nesh, ndërkohë një helikopter na monitoronte nga lart. U përdor arma. Nëse do ishim të përgatitur, do të bënim një rënie ose një organizim tjetër. Qëllimi jonë ishte nëse njerëzit do i përgjigjeshin thirrjes tonë, ne do t’i nxirrnim para Komitetit Qëndror për të protestuar. Njerëzit nuk ishin të përgatitur për ta rrëzuar atë monument. Dhuna, armët, zjarri që ata përdorën, ndoshta ishte shtytja më e madhe e një urrejtje për të bërë më pas dhe atë veprim që u bë. Te “Vdekja e Kalit” është një xhirim bruto. Aty shihet që e gjithë situata precipitoi në momentin kur unë isha sipër piedestalit dhe jam qëlluar me armë në kokë. Përveç goditjes, kur kam rënë poshtë ndaj meje është përdorur dhunë tej mase fizike. Ata djem që ishin aty, të cilët i falënderoj, më kanë ngritur në krah dhe në momentin kur më kanë transportuar për të vdekur, atëherë ndodhi që edhe vetë policia u step, u tremb, sepse u mendua se ndodhi një “vdekje”. Më pas shpërtheu një revoltë e madhe e popullit.

-Çfarë ndodhi më pas me ju?

Fatmir Merkoçi: Më dërguan në spitalin numër 2, gjithmonë e dinin se isha një person “i vdekur”. Unë jetën time ia kushtoj prof. Arjan Xhumarit. Në momentin që më pa, më morri dhe më dha ndihmën e parë.

-Pra juve ju humbi momenti i rrëzimit të bustit?  

Fatmir Merkoçi: Po, më ka humbur për punë minutash. Sepse më çuan në spital dhe atje më mori për kurim neurokirurgu Arjan Xhumari. Ai më shpëtoi. Pasi ndenja nja dy orë në spital, kur u përmenda dëgjova infermieren që kërkonte identitetet e mia dhe Arjani po i’a jepte. E ndjeva që duhej të ikja. U çova, por rashë prapë. Pasi më bënë disa gjilpëra u çova. Infermieres i thashë se do të shkoja në banjo. Dola nga spitali 2, te dera dhe aty pashë një çun me motor të vogël. I thashë të më çonte në qendër. Ai më dha lajmin: “Ka ra Enver Hoxha”. Kur? – e pyeta. “Ka nja një orë”-mu përgjigj. Kjo ishte gjithë ajo ditë. Më pas shkova në Qytetin Studenti ku u bashkova me të tjerët. Në fund dua të them se ne nuk u nisëm për të rrëzuar shtatoren atë ditë.

-Si pasuan ngjarjet pas rrëzimit të bustit?

Fatmir Merkoçi: Politika nuk e priti mirë dhe kur them politika, i kam parasysh të gjithë. Si pozita edhe opozita. Unë pata shumë reagime personale për atë akt, deri në mohim të aktit, sa shumë prej tyre filluan të abuzonin. Pastaj në 1995, Ali Begeja, kameraman në televizion, bëri një ekspozitë për 20 shkurtin te Muzeu Historik dhe më thotë dikush. Atje pashë dy fotografitë e mia të mëdha në momentin kur më kanë ngritur dhe më pas kur më hipën në makinë për të më çuar në spital. Isha edhe në filmime. Këto filmime janë përdorur siç janë nga pjesa te kryeministria te filmi ‘Vdekja e kalit”, me imazhet e trupit tim janë në film.

-Pas plagosjes, cilat ishin kontaktet me pjesën e regjimit. Kishte tentativa për ta manipuluar këtë ngjarje?

Fatmir Merkoçi: Shtëpia ime ka qenë e survejuar. Unë kam qëndruar te shoqëria ime dhe të gjitha veprimet në atë kohë i bëja publike. Nuk qenë i fshehur, falë edhe një organizimi që bënim në atë kohë me sindikatën. Unë gjithmonë dilja në bulevard dhe jo skutave. Urrejtja e tyre ishte shumë e madhe, por nuk kishin më forcë që ta zhbënim ngjarjen që ndodhi. Ata kishin një metodë shumë të fshehtë, pasi nuk mbanin protokolle në atë kohë.

-Pse e keni refuzuar dekorimin nga ish-Presidenti Bamir Topi?

Fatmir Merkoçi: Nga viti 1996 ishte dikush që kërkohej të merrte flamurin e datës 20 shkurt. 20 shkurtin kanë dashur shumë ta marrin si atribut të tyre, por në 1994 Ali Begeja bën një ekspozitë te Muzeu Kombëtar dhe falë kësaj ekspozite ai pasqyron dy foto e mia ku unë jam plagosur dhe jam ngritur në krah dhe një foto ku jam futur te makina. Falë këtyre fotove u dokumentua që ai person isha unë, pasi kanë dalë shumë njerëz që kanë dashur ta marrin si atribut të tyre.

-A ka emra konkretë që kanë dashur ta marrin këtë ngjarje si atribut të tyre?

Fatmir Merkoçi:  Atributin që kanë dashur ta marrin, janë të gjithë ata që janë dekoruar nga ish-Presidenti Bamir Topi. Një vit përpara se të bëhej dekorimi, më vjen një gazetar i cili quhet Ferdinand Dervishi dhe kërkon të pijë kafe me mua. Ai më thotë se për ju shkruhet shumë në internet dhe janë dërguar shumë e-maile dhe se janë dekoruar shumë njerëz që ne nuk i njohim, por atë që u plagos të cilin ne e kemi mbajtur në krah pse nuk është dekoruar? Unë i thashë nuk e di. Atë ditë më ftuan dhe më thanë se duhet të shkoja pasi do më dekoronte Presidenti Topi. Unë vajta në Presidencë, në ceremoni zyrtare ishin përfaqësues të grupit diplomatik. Realisht aty pashë që edhe ata njerëz që dekoronte Presidenti, ishin gazetarë, operatorë dhe kameramanë që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por bënin punën e tyre. Z. Topi më dekoron me titullin “Ithtar i demokracisë”. Unë i them se përpara se ta marrë këtë dekoratë, dua të lëshoj një mesazh për politikën: “Ne si popull jemi ndarë nga diktatura qysh më 20 shkurt kur kemi hedhur monumentin. Nuk kemi pasur kurajën civile, morale dhe ligjore për të dënuar krimet e komunizmit dhe për t’u hequr titujt në radhë të parë Enver Hoxhës, titullin “Hero i Popullit”, të cilin e mban edhe sot. Përsa kohë ju nuk i hiqni titullin, nuk dënoni komunizmin, unë këtë dekorim nuk e pranoj”. Përfaqësuesit e ambasadës gjermane më falënderuan për gjestin.

-A jeni njohur me librin e Preç Zogajt dhe a konstatoni pasaktësi në rrëfimet e tij rreth kësaj ngjarje?  

Fatmir Merkoçi: Unë e kam marrë librin jo se doja ta merrja, pasi më thanë se kishte shkruar për 20 shkurtin. Mund të them se Preç Zogaj ka marrë një guxim shumë të madh, që ka bërë një libër, ku nga fillimi nuk ka asgjë të saktë çfarë thotë. Në rastin e 20 shkurtit ka ngritur në piedestal heroin e tij, ndërsa emrin tim e ka vënë si në kronikat e zeza, “u plagos filani”.

-Sipas jush, kush janë protagonistët realë të këtyre ngjarjeve?  

Fatmir Merkoçi: Protagonistët kryesorë janë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. Ne që e organizuam dhe e themeluam atë sindikatë.

-Po Lëvizja Studentore, çfarë roli kishte?

Fatmir Merkoçi: Lëvizja Studentore ishte thjesht një shkëndijë për kërkesën e tyre. Studentët na kanë ndihmuar në grumbullimin e forcës sonë, edhe ne i dhamë ndihmën tonë studentëve.

 

Braçe – Panaritit: Kujt ia dhatë 49 milionë dollarë? Po Balilajve 90 hektarë në Përmet?

Erjon Braçe ka reaguar sërish ndaj ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Reagimi:

Edmond!

U be e disata here qe pa te permendur kush, gerdufesh!

Madje madje, e ben duke harruar qe je ende minister, te mbajne ende ne karrige per firmat e fundit, por duke e fshire kete fakt kercen te besh opozitarin me pushtet!

Na fakt, ty te kerkojne te pergjigjesh per tjeter gje;

Prej dy ditesh, per ceshtjen e 90 hektareve dhene Balilajve ne Permet, larg prej zones se tyre te influences.

Dhe jo vetem ato xhanem; jane edhe 60 hektare te tjera te shkolles se mesme bujqesore te Sarandes, te cilat, kane pesuar te njejtin fat!

Te te pyes Edmond;

Perse nuk flet ti per keto qindra hektare super toka bujqesore?

Se pertej tyre, jane 26 mije hektare qe tu besuan ty te beje ekonomi me to!!

Padiskutim merru me mua, por pergjigju per keto firmat e tua njehere.

Mua ketu me ke, ketu kam qene e ketu jam, ketu do jem.

Nuk kam as timon e as tepsi, kam thjeshte ate qe kam patur-nje kontrate pune si deputet ne nje zone bujqesore dhe, jam gati te deshmoj per favoret fiskale qe une, koleget e mi ne komision, te kemi dhene, madje pa i patur fare ti ne mendje;

Por edhe per parate, po po patjeter parate, vetem ato i interesonin ministrit tend vendimmarres dhe tys i firme!

Une nuk kam fituar gje, vec kesaj pune!

Ti po, ke fituar, ishe hic por per te firmosur, tani je deputet!

Ne ane tjeter, e kam te veshtire te flas me ju per bujqesine;

Ju e dini bujqesine lope dhe, cicat e lopeve frigorifer ku depozitohet qumeshti e nuk prishet, tamam kur fabrikat shpallin pushim per shkak te tregut te taposur nga bulmeti me niseshte apo qumesht pluhur, i pademshem per shendetin sipas teje.

Por ka edhe nje arsye tjeter; ti nuk je ministri i bujqesise, minister eshte ai tjetri!

Ai eshte per te vendosur, ti je per te firmosur, ai eshte per te ndare tokat, ti je per te heshtur, ai eshte per te ndare parate, ti je per tu ankuar per parate.

Kaq! Asgje me shume!

Ta kam thene, te kane lene pjesen me te poshter te rolit;

Parate nuk do mjaftojne kurre per bujqesine tone, por parate nuk i mjaftojne as hajdutit!

Ndaj e ke kauze te humbur kete;

E di pse?

Sepse keni shperndare 49 milion dollare, ai duke vendosur e ti duke firmosur;

Çfarë i keni bërë? Kujt ia keni dhënë?

Më trego vetëm një emër bujku në Divjakë e Lushnje të cilin ju e keni ndihmuar me këto para!

Vetëm një emër!

Emër të një bujku të zakonshëm, jo të një grumbulluesi aga nga ata me teserën e partisë tënde!

Kam kater muaj qe te kerkoj vetem nje emer!

Parate ishin, parate ju i keni shperndare, por kurre tek bujqit e zakonshem!

Ndaj ti nuk njeh kend nga ata, ti njeh thjesht agallaret;

Jane ata qe percaktojne cmimet pa asnje logjike ekonomike, nen kosto per bujqit, madje 50% nen kosto, duke i marre shpirtin bujkut prodhues, edhe parate per te mbjelle serish.

Ai duke vendosur e ti duke firmosur ne favor te nje grushti grumbulluesish te partise;

Kthyhet punen ne bujqesi ne nje pune ku bujku nuk fiton prej saj, por humbet dhe parate qe investon.

Do ta heqim TVSH per imputet Edmond;

Ti kurre nuk e propozove, madje dhe fushaten ti dhe kryetari yt e niset nga Petova me TVSH 10%, edhe kete si reflektim pas rrahjes nga bujqit per cmimet e domateve atje.

Por cmimet e kastes se grumbulluesve abuzive qe ti krijove, do ta kthejne ne fitim per vete dhe zero te ardhur per bujkun.

Sepse ky eshte sistemi qe ndertove!

Sistemi qe ju ka marre shpirtin bujqve!

Ne fund, keto mufkat si “lehtesi fiskale” qe i thua me lehtesine e te papergjegjshmit-shisni prodhimin pastaj paguani energjine, ndaji me ndokend qe rri e ben sehir sic ju, jo me ata qe punojne.

Nuk kane kohe te degjojne, kane pune.

Per punen kerkojne ndihme, kerkojne drejtesi, kerkojne tregje edhe te hapura, edhe te arritshme, edhe te ndershme, ketu e kudo ne Evrope.

Ti nuk e bere dot!

Ndaj hesht!

Deri diten qe letrat me vendimet e atij e firmat e tua, do jene te hapura e te kontrollueshme.

Bashke me emrat e perfituesve, te tokave e parave.

Patjeter me emrat e tyre, perputhur me ligjshmerine padiskutim!

Votimi për kreun e ri të PD-së, Komisioni jep njoftim të rëndësishëm

Sot demokratët votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë së tyre, ndërsa në garë marrin pjesë Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Nje ore pas nisjes se votimit, Komisioni i operacioneve elektorale njofton se procesi zgjedhor ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike.

Gjithashtu mësohet se në selinë qendrore ku voton dega nr. 2 e PD Tiranë, kanë filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Në orën 8.00 të mëngjesit anëtarësia e PD-së i është drejtuar kutive të votimit.

Zgjedhja e kryetarit të PD do të bëhet me parimin një anëtar një votë, dhe mbahet pas një fushate intensive që kanë kryer kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, në çdo degë të PD, në gjithë vendin.

Nis votimi 

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 te mengjesit dhe ne te marrin pjese 103 mije anetare të PD-së.Numri i saktë i anëtarësisë së PD-së u nxor pas riorganizimit të listave

Lulzim Basha dhe Eduard Selami janë dy kandidatët e vetëm në garë. Përmes një shorti të hedhur në Komisionin e Organizimit Zgjedhor në PD, është përcaktuar edhe renditja në fletën e votimit, ku kryetari aktual, Basha, do të jetë i pari dhe sfiduesi i tij, Selami, do të ketë numrin 2.

Lulzim Basha kërkon një mandat të dytë në krye të Partisë Demokratike dhe gjatë gjithë fushatës ka premtuar se do t’i bashkojë demokratët që të arrijë ta sjellë PD në pushtet.

Edhe Eduard Selami kërkon një mandat të dytë si kryetar, por ndryshe nga Basha, mandatin e parë dhe të vetëm si kryetar, Selami e ka pasur në vitet ’92-’95. Pas 16 ditësh fushatë intensive, dy kandidatët përmbyllën turin në 68 degë të PD në të gjithë vendin, ku në 4 raste zhvilluan edhe takime publike mes njëri-tjetrit.

Gjatë gjithë ditës së premte, anëtarët e komisioneve të votimit, në 73 komisione të ngritura në të gjithë vendin, janë pajisur me bazën materiale dhe pasditen e djeshme është konfirmuar se është gjithçka gati për zhvillimin e zgjedhjeve në PD. Do të jenë 103.952 anëtarë të PD me të drejtë vote në të gjithë vendin, që do të zgjedhin kryetarin e ri të PD-së për katër vitet e ardhshme

***

Selia blu bëri dje me dije se të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike janë të ftuar të marrin pjesë e të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.

“Të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike janë të ftuar të marrin pjesë e të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim. Votimi hapet ne orën 8 te mëngjesit dhe mbyllet në orën 19.00. Zgjedhja e kryetarit të PD është me parimin një anëtar një vote, dhe mbahet pas një fushate intensive qe kane kryer kandidatet Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ne çdo dege të PD në gjithë vendin. Votimi nesër do të zhvillohet ne 68 qendra votimi në të gjitha degët e PD sipas listës më poshtë. Ftojmë të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme!

Belsh Ambient Privat Bardhul Tafani

Berat Selia e Degës

Bulqizë Selia e PD Bulqizë

Cërrik Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla

Delvinë Hasan Alizoti

Devoll Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht

Dibër Pallati Kulturës

Durrës Pallati i Kulturës

Elbasan Teatri “Skampa”

Fier Holli i Kinoteatrit Fier

Fushë Krujë Selia e Degës

Gjirokastër Kinoteatri “Zihni Sako”

Gramsh Selia e Degës

Has Selia e Degës

Himarë Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë

Kamëz Pallati i Kulturës

Kavajë Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”

Këlcyrë Lokal Elton Ademi

Kolonjë Selia e Degës

Korçë Selia e Degës

Krujë Selia e Degës

Kuçovë Selia e Degës

Kukës Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”

Kurbin Pallati Kulturës Laç

Lezhë Pallati i Kulturës

Librazhd Selia e Degës

Lushnje Selia e Degës

Malësi e Madhe Selia e Degës

Maliq Selia e Degës

Mallakastër Pallati Kulturës, Ballsh

Mat Selia e Degës

Memaliaj Selia e Degës

Mirditë Pallati Kulturës

Paskuqan Selia e Degës

Patos Pallati i Kulturës

Peqin Selia e Degës

Përmet Qendra Multikulturore (Shtëpia e Kulturës)

Pogradec Pallati i Kulturës

Poliçan Zyra elektorale, Bulevardi Kryesor

Prrenjas Selia e Degës

Pukë Selia e Degës

Roskovec Selia e Degës

Rrogozhinë Kinemaja

Sarandë Selia e Degës

Selenicë Fshati Peshkpi, Ambient Privat Daver Kuci

Shijak Pallati i Kulturës

Shkodër Selia e Degës

Skrapar Selia e Degës

Tepelenë Selia e Degës

Tirana 1 Selia e Degës

Tirana 10 Selia e Degës

Tirana 11 Selia e Degës

Tirana 12 Selia e Degës

Tirana 13 Selia e Degës

Tirana 14 Ambient privat në Tufinë

Tirana 2 Selia Qendrore e PDSH-së

Tirana 3 Selia e Degës

Tirana 4 Selia e Degës

Tirana 5 Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali

Tirana 6 Selia e Degës

Tirana 7 Selia e Degës

Tirana 8 Selia e Degës

Tirana 9 Selia e Degës

Tropojë Muzeu Historik

Ura Vajgurore Selia e Degës

Vau Dejës Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat

Vlorë Pallati Labëria

Vorë Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë

Zëri i Amerikës: Tubim i lëvizjes për bojkotin e garës Basha – Selami

Grupi i nismëtarëve të një lëvizje politike brenda partisë demokratike zhvilluan në mbrëmje një takim të gjerë publik me qindra përkrahës, duke bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të të shtunës për postin e kryetarit të kësaj partie.

Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e PD-së, tha para auditorit se ai nuk do të marrë pjesë në votimet e të shtunës, sepse nuk dëshironte të bëhej pjesë e një gare farsë midis konkuurentëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Ai tha se zhvillimet e të shtunës do ta futin këtë lëvizje brenda PD-së në një etapë të re.

“Me marrëveshjen me Edi Ramën, Basha nuk shkatërroi vetëm PD-në por gjithë të djathtën shqiptare – tha zoti Mustafaj. – Duke i kërkuar dhe imponuar PD-së zgjedhje të lira e të drejta, garë të ndershme e transparente, kthimin e saj në një hapësirë lirie dhe debati, lëvizja jonë do të sjellë ringritjen e të djathtës shqiptare dhe këtë nuk mund tja mohojë as Rama as Basha”.

Një tjetër pjesëtar i kësaj lëvizje, Astrit Patozi, tha në tubim se ata po përpiqen ta shërojnë Partinë Demokratike nga garat farse, sepse ajo ka nevojë për garë të drejtë dhe jo për farsa.

Ai u bëri thirrje demokratëve që të refuzojnë garën e 22 korrikut Basha – Selami, sepse ato nuk janë zgjedhjet e tyre, zgjidhja e hallit të Bashës për të mbajtur karrigen e kryetarit.

“Humbja dërrmuese e Bashës më 25 qershor dhe fitorja e pamerituar e Ramës u ka ulur kokën demokratëve. Nëse 22 korriku nuk do të ndalet, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një maskarade që synon rrëmbimin në mes të ditës të mandatit të kryetarit të PD-së” – tha zoti Patozi.

Tubimi i zhvilluar në Tiranë ishte i fundit pas një serie takimesh në rrethe dhe një ditë para zgjedhjeve në partinë demokratike për postin e kryetarit.

Zëri i Amerikës: Gara në PD, fushata e zotit Basha

Në Shqipëri drejtuesi i Partisë Demokratike Lulzim Basha po kërkon një mandat të dytë në krye të forcës kryesore opozitare në votimet që do të mbahen nesër. Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe kritikave të forta nga brenda, që e bëjnë atë përgjegjësin kryesor, zoti Basha gjatë gjithë fushatës i është përmbajtur qëndrimit se rezultati ishte diktuar nga shitblerja e votës. Ai nuk i është përgjigjur akuzave të shumta për mënyrën se si ka drejtuar partinë apo dhe organizimin e garës për kryetarin, ndërsa premton se në të ardhmen vendimmarrja do t’i kalojë anëtarëve të thjeshtë:

Fushata e zotit Basha u zhvillua e mbyllur, dhe për publikun u servirën vetëm pamjet dhe deklaratat e përzgjedhura nga stafi i tij. Mediat asnjëherë nuk u pranuan të ndiqnin takimet dhe as ato pak raste debati që zhvilloi me rivalin tjetër në garë Selami, pas kërkesës së këtij të fundit.

Në takimet e para të fushatës së tij zoti Basha deklaroi se “Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karriken time, por gjithcka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë”.

Por edhe gjatë vazhdimit të fushatës nuk u mësua se cilat ishin këto përgjegjësi dhe gabime. Opozita pësoi një nga humbjet e saj më të thella, por për zotin Basha rezultati ishte ndikuar nga shitblerja e votës: “Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë”

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, opozita ka humbur mbi 200 mijë vota. Megjithatë sipas zotit Basha, edhe demokratët nuk kishin dalë për të votuar në këmbim të parave: “Në Tiranë, vetëm për të mos dalë në votime, plani ka qenë 5 deri 15 familje opozitare për qendër votimi, pagesa 200 mijë lekë për familjar, jo për votues”.

Pas tre muajsh protesta opozita vendosi të hyjë në zgjedhje pas marrëveshjes së zotit Basha me kryeministrin Rama, një marrëveshje që sipas tij ishte bërë nën trysninë ndërkombëtare, por që nuk mund të përsëritet: “Marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”.

Ndonëse rrallë, të paktën në atë pjesë të bërë publike të fushatës së tij, zoti Basha ka sulmuar dhe kundërshtarët e tij të shumtë në parti, figura që u lanë jashtë listës së kandidatëve. “Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për t’u bërë deputet por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”

Zoti Basha ka mbrojtur projektin e tij të Republikës së Re e cila sipas tij nënkupton që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë anëtarëve të partisë: “Republika e Re është një raport i ri midis shtetit dhe qytetarit, se që këtej e tutje jo thjesht rekomandimet, por përcaktimet e përfaqësuesve për deputetë, për bashki dhe për këshilltarë bashkiakë, dhe çdo zyrë të zgjedhur publike apo brenda Partisë Demokratike duhet të vijnë me një anëtar-një votë nga anëtarët e PD”

Rivali në garë Selami është shprehur për një garë me kushte të pabarabarta. Kundërshtarët e zotit Basha kanë ndërmarrë një tur në disa qytete ndërsa flasin për një garë farsë me një rezultat të paracaktuar. Vetë zoti Basha i ka mëshuar shpesh idesë së bashkimit, por në rast fitoreje, ai rrezikon të ketë frenat e një partie të përçarë si kurrë më parë.


Send this to a friend