VOAL

VOAL

Opozita i kërkon dorëheqjen, Xhafaj lëviz me makinën e Donald Lusë

Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.

Ministri Xhafaj e njohu Ambasadorin me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në këtë luftë.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të jetë e motivuar për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, ai shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri.

Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi kjo sipas tij, është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër, nga Policia e Shtetit.

Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe asistencën e SHBA-ve dhe Agjencive ligj zbatuese, për thellimin e rezultateve të deritanishme.

Gjatë bisedës, ambasadori Lu shprehu dëshirën për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Bashkë me ministrin Xhafaj u organizua një vizitë e shkurtër në ambientet e TFS.

Drejtuesit e TFS-së e njohën Ambasadorin me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme, bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u ndaluar më gjatë tek operacionet e përbashkëta me vendet partnere të kryera deri sot, si dhe ato që janë në proces.

Ambasadori Lu, duke iu drejtuar të pranishmëve, në referencë të luftës që SHBA ka bërë dhe po bën ndaj kriminalitetit, u shpreh se “mënyra më efektive për të patur sukses, është ngritja e strukturave me përbërje oficerësh policie elitarë, prokurorë elitarë dhe bashkëpunim efektiv me Agjencitë e tjera ligj zbatuese”.

“Të njëjtën gjë, – vijoi Ambasadori, – jeni duke e bërë dhe ju këtu, në Shqipëri”.

Në këtë kuadër, Ambasadori inkurajoi efektivët e TFS-së për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

“Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi Ambasadori.

Ministri Xhafaj i vlerësoi mesazhet e Ambasadorit Lu si mbështetje për atë çka po bën Policia e Shtetit, si dhe shprehje e partneritetit tashmë të konsoliduar mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Opozita i kërkon dorëheqjen, Xhafaj lëviz me makinën e Donald Lu

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zhilluar per me shume se 30 mintua nje takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ne zyren e ketij te fundit.

xhafaj lu 1

Takimi i tyre vjen teksa në Parlament opozita i kërkoi sërish dorëheqjen ministrit.

Vetë Xhafaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare.

xhafaj lu 2

Sic duket edhe nga fotot e LSA-se, ne perfundim te takimit, Lu dhe Xhafaj kane dale se bashku nga ministria e Brendshme, madje kane levizur drejt Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me makinen e ambasadorit.

Deputeti demokrat tregon tri klanet e fuqishme: Socialistë çlirohuni nga Rilindja

TIRANË- Deputeti demokrat Florion Mima ka treguar arsyet që sipas tij pengojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në komisionin e Medias në Kuvend Mima tregoi edhe për 3 klanet që siç thotë ai drejtojnë qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme.

Në Komisionin e Medias ishte thirrur kreu i AKEP-it, Ilir Zela, në lidhje me mbylljen e një portali por ai nuk i është përgjigjur thirrjes, çka bëri që debatet të zhvilloheshin mes opozitës dhe mazhorancës.
Florjon Mima përmendi familjet e larguara nga ndihma ekonomike, shqiptarët që janë larguar nga vendi, mbylljen e bizneseve etj.

Ai iu bëri thirrje deputetëve socialistë që sipas tij nuk janë me Rilindjen dhe duan ta mbajnë kokën lart të çlirohen urgjentisht nga Rilindja.

DEKLARATA E FLORION MIMËS
Ju po diskutoni sot për heqjen e aksesit në një portal dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme siç është e rëndësishme heqja e aksesit të 30 mijë familjeve që janë përzënë nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk kanë akses për një kothere bukë, nuk kanë akses për të njomur buzën me ujë.
Kjo është po aq e rëndësishme sa heqja e aksesit të 380 mijë vetave që nuk u lejohet të vijnë në atdheun e tyre por përzihen me shkelma.
Po aq sa është e rëndësishme mbyllja e 5 mijë bizneseve në vetëm tre muaj.
5 mijë biznese janë minimalisht 10 mijë të punësuar, sot nuk kanë akses të marrin rrogën e tyre.
Njësoj sa mungesa e hapjes së negociatave.
Është e qartë për të gjithë tashmë që negociatat nuk hapen se nuk do PS, se nuk do PD, jo.
Unë kam bindjen se mes jush kolegë të mazhorancës ka njerëz që duan ta mbajnë kokën lart.
Një pjesë fare e vogël dhe ajo e lidhur specifikisht me Rilindjen, ata mund të kenë arsye për të mbajtur kokën poshtë.
Le ta mbajnë për këtë zarar të madh që i bëjnë vendit.
Kush janë klanet?
Shihni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme.
Klani i marihuanës iku. Erdhi, kreu misionin e vetë e kanabizoi vendin dhe në xhiro vjetore thotë EUROPOL, 9 miliard euro, 4 miliard është buxheti i shtetit i Shqipërisë.
9 miliard euro dhe pjesa më e madhe vjen nga Shqipëria, thotë EUROPOL.
Në ikje e sipër është klani i kokainës.
2 miliard e gjysmë euro, thotë Kombet e Bashkuara.
Por krimi më i madh nuk është ky, krimi më i madh është se 2.5% e popullsisë është “addicted” (të varur) tek kokaina. Janë 80 mijë shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën e sigurt apo jo.
Kanë rënë në kthetrat e kësaj droge dhe vështirë të dalin pa një përpjekje serioze të të gjithë ne.
Ka edhe një klan tjetër.
Klani i heroinës, siç do vijë shumë shpejt e do ikë edhe ai.
Prandaj nuk hapen negociatat.
Lexoni raportin e OSBE-së.
Janë ulëritëse. Klithmat e tyre për një vend që do të anëtarësohet në BE por nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka Gjykatë të Lartë. Në Partinë Socialiste ka njerëz të mirë, të ndershëm, që e duan këtë vend, duan edhe integrimin. Ju duhet të çliroheni urgjentisht nga Rilindja!

Sekondat e të vërtetës, qeveria e Tiranës nuk flet më me atë të Kosovës – Nga Edi Lesi

Ministri i Infrastruktures se Kosoves, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me pergaditjen e qeverise shqiptare per te rivendosur pagesen e rruges se kombit, te shtyre pas protestave te kuksianeve ne mars.

 

Ajo çka bie me pak ne sy ne deklaraten e tij dhe ne mbulimin mediatik, eshte ne fakt thelbi i asaj qe po ndodh. E nxjerr ne pah, nje detaj thuajse trondites.

“Folem vetem pak sekonda ne samitin e Sofjes”, thote ai, duke iu referuar me gjase nje bisede qe paska bere me kolegun Gjiknuri ne mbledhjen e rendesishme te BE qe u mbajt ne maj ne Bullgari.

Tani na ngelet ta perfytyrojme ate shkembim seriozisht te shkurter.

Ministri i Kosoves terheq pak nga menga kete tonin, dhe i thote, a ka mundesi 1 minut. Ky i gjegjet rende; kam vetem disa sekonda. Ai i Kosoves nuk humb kohe, nis kundershtimin e pageses. Ky i joni me siguri nuk e ka shume mendjen, ndjek me sy se mos i shpeton i madhi shef, ose ndonje atraksion bullgar i ka marre gjithe perqendrimin.

Ja ashtu ne kembe, ne pak sekonda, ku njeri flet e tjetri nuk degjon, ky eshte konsultimi i dy qeverive per lidhjen me te forte dhe me te kushtueshme mes shqiptareve, qe eshte Rruga e Kombit.

Sjellja e Gjiknurit eshte tipike rilindase. Arrogance olimpike, nuk degjon, vetem flet. As nuk do tia dije se ca shqetesimi paska ky i Kosoves e krejt kosovaret po te duash.

Te vjen te qeshesh, kur mendon se pak dite me pare zyrat e qeverise kishin shperndare nje kasete te ketij ministri, ku ne nje takim ne Durres, paska kercenuar ata drejtore te patakt, qe nuk degjojne njerezit, qe mbyllin dyert per qytetaret, pra, ka kercenuar me shkarkim kedo qe aplikon gjegjesisht ate qe ky vete beri me ministrin e Kosoves ne Sofje.

Nje tipar i skalitur i Rames ky, ministrat vetem sa e kopjojne, sa me shume e sa me thelle, aq me mire.

Ketu ska me asnje te re. Nuk ka lajm ne sjelljen e Damianit.

Cka bie ne sy eshte se rrefenja e Pal Lekes nga Kosova tregon nje te vertete te trukuar fort gjithe keto vite

Pertej shfaqjes artistike me fryme heroike me flamuj kombetare hijerene ne salla solemne, ku mblidhen shpesh dy kabinetet e Tiranes dhe Prishtines, pertej ekskursioneve qe shpesh bejne bashke, me regji nga mbrapa se ky eshte synimi, pertej perqafimeve vellazerore para kamerave, ne fakt dy qeverite nuk paskan fare komunikim.

Vetem pak sekonda ne kembe.

Nese dy qeverite nuk konsultohen, nuk bisedojne, nuk arrijne nje akord per taksen e rruges se kombit, per projektin me te madh infrastrukturor mes tyre, atehere keto dy qeveri nuk jane ato qe shtiren, qe bejne dhe mbledhje te perbashketa. Madje nuk jane as qeveri mike.

Dhe kjo bie sidomos ne sy ne keto kohe kur Tirana zyrtare ka treguar pershembull nje perkushtim te madh ndaj fqinjeve jugore. Shihni sa te ndryshme jane takimet e Ditmir Bushatit me Kotziasin, ku nuk mungon festa, defrimi e dafrunga. Ndersa me te Kodoves, takimi zgjat disa sekonda ne kembe, ne nje koridor bullgar.

Ne nuk e dime mire si ka reaguar qeveria e Prishtines, a ka treguar energji, a ka ushtruar trysnine e duhur per te mbrojtur qytetaret e saj lidhur me rrugen e Kombit. Ndoshta dhe ajo eshte nje perzierje arrogante tipash e interesash qe nuk do tia dije per kosovaret.

Po nje gje ne e dime mire, se kjo e jona, eshte nje kaste pa asnje lidhje me njerezit, nje oligarki ne kuptimin e mirefillte te fjales qe nuk degjon, por vetem flet, nje strukture ilegjitime e zhytur ne korrupsion e krim, qe ndjek vetem qejfin dhe interesat e saj nje grusht burrash qe shkelin popullin dhe terhiqen vetem kur u vjen huri ne mendere, terhiqen nga frika se mos humbin pushtetin, kur njerezit reagojne si kuksianet ne mars.

Pavaresisht ngjashmerive e diferencave, kendej e matane kufirit, fare hapur e paster ka dale ne publik, se qeveria e Tiranes nuk flet me me qeverine e Kosoves.

Shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Alarm te moshat e reja, ja qytetet që kryesojnë

Ata që kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut (Ishemike të zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut) u rritën me 2.4 për qind vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT, por që nga viti 2005-2016, vdekjet nga simptoma zemra janë rritur më shumë se 19 për qind ( sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

 

Sipas të dhënave të INSTAT për shkaqet e vdekjeve në vitin 2017 humbën jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të zemrës 11,926 persona ose 289 persona më shumë se vitin e kaluar, duke qenë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Gjirokastra dhe Korça me te prekura, Durrësi dhe Tirana më pak

Prevalencën më lartë të jetëve të humbura nga zemra ( të vdekur/për 1,000 banorë) e ka qarku i Gjirokastrës, ku gjatë vitit të kaluar, kanë humbur jetën 5.8 persona për 1000 banorë, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. Gjirokastra ka humbjet më të mëdha për shkak se ka popullsinë më të plakur se qarqet e tjera, e për pasojë nivelin më të lartë të vdekshmërisë për numër banorësh.

Qarqet e tjera më nivel të lartë të vdekjeve nga Ishemia janë qarku I Beratit me 5.7 vdekje për 100 banorë, qarku I Korçës me 5.3, i Shkodrës me 5.1, i Kukësit me 4.7, ndërsa qarqet me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet Ishemike e kanë Durrësi me 3.4 jetë të humbura për 1,000 banorë, Tirana me 3.5, Elbasani me 3.6 dhe Lezha me 4.1.

 Ishemia, vdekjet në rënie për moshat e reja

Gjatë vitit 2017 vdekjet nga sëmundjet Ishemike ranë në moshat e reja nga 1-50 vjeç , teksa u vu re një rritje e dukshme në 50 vjeç e lart. Siç shihet nga të dhënat e INSAT ka  një rënie te dukshme të vdekjeve ne moshat nën 1 vjeç, ku gjatë vitit 2017 humbën jetën 25 foshnja nga këto sëmundje në raport me 49 foshnja më 2016. Por sipas eksperteve rënia i dedikohet më së shumti tkurrjes së numrit të lindjeve.

Rënie e vdekjeve nga sëmundjet Ishemike të zemrës u shënua në grup moshën 10-14 vjeç me 71 për qind , në grupmoshën  në grupmoshën 30-34 vjeç me 26 për qind , në grumoshën 35-39 vjeç me 14% dhe në grupmoshën 45-59 vjeç me 11 %.

Ndërsa rritje të numrit të vdekjeve nga Ishemia u vu re në moshën 60-64 vjeç  me 11 %, në grupmoshën 65-69 vjeç me 5.5 %.

Vdekjet më të larta nga kjo sëmundje i përkasin femrave, me 51% t ëtotalit, ku përqindja më e lartë është në Dibër, me 54%.

Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në rajon

Vdekshmëria nga sëmundja Ishemike e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Evropës Juglindore (Barra Globale e Sëmundjeve), sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjithashtu, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i cili ka pësuar një rritje të nivelit të vdekshmërisë, nga sëmundja Ishemike e zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare gjatë dy dekadave të fundit, duke dëshmuar për një fazë të hershme në evolucionin e epidemisë koronare, e cila ka qenë e pranishme shumë dekada më parë në vendet Perëndimore. Në fakt, sëmundja Ishemike e zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare dhe Infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore Ishin shkaqet kryesore të viteve të humbura të jetës si pasojë e vdekjes së parakohshme në Shqipëri.

Gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, niveli total i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë, sipas OBSH. Në veçanti, niveli i vdekjeve nga sëmundja Ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar. Niveli i vdekshmërisë nga sëmundja Ishemike e zemrës që i atribuohet hipertensionit është rritur dy herë në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit, kurse niveli i vdekjeve nga sëmundjet cerebrovaskulare për shkak të hipertensionit arterial është rritur me më tepër se 70%.

Faktorët

Sipas një raporti për shëndetin e popullatës të përgaditur nga Ministria e Shëndetësisë një grup faktorësh rreziku të parandalueshëm (duhanpirja, abuzimi me alkoolin, mbipesha, dieta jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik) po kontribuojnë në mënyrë shqetësuese në rritjen e barrës totale të sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe mëlçisë, si dhe diabeti. Parandalimi I rinisë shqiptare nga fillimi I duhanit, shmangia e abuzimit me alkoolin, shmangia e një diete jo të shëndetshme, si dhe promovimi I aktivitetit fizik, aktualisht janë ndër sfidat kryesore për Shqipërinë.

Monitor

Emigracioni, Civici: Njerëzit e shohin të pamundur të ardhmen në Shqipëri

Teksa në ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth 367 mijë shqiptarëve që aplikuan këtë vit për llotarinë amerikane dhe 320 mijë shqiptarëve që kanë lënë atdheun gjatë pesë viteve të fundit, prof. dr Ardian Civici tha se Llotaria Amerikane është një barometër që tregon sa e madhe është dëshira për tu larguar.

Gjithashtu Civici tha se ky emigracion është emigracion mungese besimi dhe perspective për të ardhmen në vend.

“Janë jo vetëm vëndet e varfëra, por po vihet re edhe një emigracion nga vendet e pasura. Kur flasim për emigracionin shqiptar, duhet të themi që shkaku i emigracionit është mungesa e besimit. Kanë mungesë besimi për të ardhmen e vetes tyre, familjes, fëmijëve.

Emigracioni vjen gjithmonë si pasojë e një krize. Tani kemi një emigracion më të heshtur, por shumë herë më të rrezikshëm. Llotaria Amerikane është barometër që tregon se sa e madhe është dëshira për tu larguar. Për të përmbledhur mund të thoja që është emigracion mungese besimi dhe perspektive. Mungon besimi tek e ardhmja, e shohin të pamundur të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”

BalkanWeb

Rama pritet me dron në Orikum: Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Orikum të Vlorës, ku bëri çeljen e sezonit turistik dhe prezantoi strategjinë për turizmin, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve ishte një mjet fluturues.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë hedhur një dron me një pankartë ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.

Arifi: S’ka Asociacion pa zbatimin e marrëveshjeve tjera

Arton Konushevci

Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës në muajin maj ka kërkuar nga autoritetet kompetente në Bruksel që dialogu teknik me palën nga Serbia të vazhdojë sa më shpejt.

Ai tha se në kërkesën për dialog, janë dërguar disa tema mbi të cilat do të duhej të vazhdonte procesi i dialogut teknik.

Arifi shpjegoi se përgjigja nga autoritet në Bruksel ishte që procesi të dialogut të vazhdojë lidhur me procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që sipas Arifit, nga pala kosovare është refuzuar.

Ditë më parë, ai u kishte shkruar autoriteteve të BE-së, që lehtësojnë dialogun me Serbinë, se ndihet ‘plotësisht i zhgënjyer dhe i ofenduar nga ftesa’ që është bërë.

“Kjo ftesë dëshmon se roli juaj si ekip i Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë është transformuar në dorën e djathtë të delegacionit serb, kjo duke i shërbyer interesave serbe në krijimin e agjendës së tyre”, ka shkruar Arifi.

Ai sqaron tutje për Radion Evropa e Lirë se për Kosovën, nuk është me rëndësi zbatimi i vetëm një marrëveshjeje, siç e kishte konceptuar takimin e radhës BE-ja, por janë të gjitha marrëveshjet. Po ashtu, edhe Beogradi, thekson ai, është i interesuar vetëm për Asociacionin dhe asnjë marrëveshje tjetër.

“Befasisht kemi marrë një ftesë që ta prezantojmë ekipin menaxherial për të parë se si po hartohet drafti i statutit për Asociacionit, që për ne nuk është takim fare relevant”, tha Arifi.

“Takim ka qenë i [paraparë të mbahet] me datën 7, por ne e kemi refuzuar. Ne insistojmë në dialog dhe ne insistojmë që të flasim për të gjitha temat. Kurse delegacioni i Serbisë ka bërë të ditur se arsyeja se pse marrin pjesë në bisedime është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne jemi aty për të gjitha marrëveshjet. Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, tha Arifi.

Ai theksoi po ashtu se Bashkimi Evropian ka rënë në kurthin e Serbisë, ku kjo e fundit, sipas tij, ka arritur që çështjen e Asociacionit ta vë si prioritet mbi prioritet e dialogut.

“Për ata është interesant vetëm Asociacioni i komunave serbe. As nuk i intereson për [marrëveshjen] për energjinë që Kosova i humb dhjetëra milionë euro, nuk i intereson për integrimin e menaxhuar të kufijve që i kemi humbur 24 milionë euro e as për diplomat, andaj për ne si Kosovë insistojmë, ose të gjitha ose asnjëra”, tha Arifi.

Sipas tij, përgjigjet nga Brukseli janë se procesi i komunikimi nuk do të ndalet, por nënvizon se Serbia është penguese e shumë proceseve dhe zbatimit të marrëveshjeve.

“Ka një përkeqësim total, është një sjellje tërësisht raciste ndaj sportistëve të Kosovës. U është pamundësuar gara sportistëve vetëm pse janë të Kosovës. Për çdo ditë qytetarët e Kosovës ndalen në kufij , ndalen edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Maltretohen njerëzit. Kjo praktikë duhet të ndërpritet dhe nuk mund të ketë normalizim me ketë qasje. Kemi degradim total kur kemi të bëjmë me lirinë e lëvizjes”, tha Arifi.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se përfaqësuesit e ekipit menaxhues për statutin e Asociaiconit të komunave serbe, i cili përbëhet nga përfaqësues të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, së shpejti do të thirren për konsulta nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të parë vijimësinë e punës lidhur me draftimin e statutit.

Komisioni parlamentar i Medias dëgjon gazetarin e plagosur Bledi Kasmi

Armand Mero – Në Shqipëri Komisioni parlamentar i Medias zhvilloi sot një seancë dëgjimore me kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së opozitës më 26 maj pranë Ministrisë së Brendshme

Gazetari Kasmi deklaroi se ai u godit disa herë nga një prej pjestarëve të forcave speciale që kishin krijuar një kordon mbrojtës pranë ministrisë, ndërsa po tentonin të sprapsnin manifestuesit.

Ai u shpreh, se gjendej si gazetar dhe se sipas tij, goditja kishte qenë e qëllimshme pasi anëtari i forcave speciale që e qëlloi u shkëput nga radha e dytë e forcave të policies dhe më pas u tërhoq, dhe korridori i policëve sërish e mbuloi atë për të mbuluar aktin e dënueshëm dhe barbar të asaj goditje nga ana e tij”, u shpreh gazetari Kasmi.

Policia ka premtuar verifikimin e rastit por ende nuk ka një rezultat.

Pas fjalës së kryeredaktorit të RD-ës, anëtarët e Komisionit u përfshin në debate të ashpra dhe në shkëmbime replikash të forta politike. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan policinë për akte të dhunshme, ndërkohë që deputetët e shumicës u shprehën se Kasmi nuk kishte qenë si gazetar në protestë. Ata sollën në kujtesë dhe ngjarjet e 21 Janarit 2011 ku mbeti i plagosur në dorë nga një e shtënë arme një gazetar.

Pelegrini nga Zvicra i bie nga Torovica por pendohet: Do lutem në Jerusalem që të ndërtohet rruga (Video)

LEZHË- Ndodhen vetëm 17 km larg qytetit të Lezhës, por mungesa e rrugës i mban të izoluar 5 mijë banorët e Torovicës. Por mes qindra banorëve që janë të detyruar të bëjnë çdo ditë këtë rrugë të shkatërruar i ra fati edhe një turisti.

Gianpietro, 63 vjeç nga Zvicra, i nisur për pelegrinazh drejt Jerusalemit shmangu superstradën Lezhë-Shkodër për t’i rënë më shkurt në udhëtimin e tij me biçikletë, por “rruga e shkurt” përmes Torovicës i doli shumë më e gjatë dhe e lodhshme. Pietro me të mbërritur në vendin e shenjtë në Jerusalem thotë se do të lutet që kjo rrugë të ndërtohet sa më shpejt.

“Unë quhem Gianpietro, vij nga Zvicra, po kryej një pelegrinazh për në Jerusalem. Sot unë mora një rrugë që mendoja se do ishte pa trafik, por doli që ishte e tmerrshme, shumë e tmerrshme. Mua personalisht nuk më bën asgjë, pasi kam bërë deri më tani 1800 km nga Zvicra deri këtu dhe më mbesin akoma edhe 1800 km për të mbërritur deri në Jerusalem dhe kur mendoja se po avancoja e kuptova se sot nuk mund të avancoj me këtë rrugë. Kur të mbërrij, një lutje do jetë edhe për këtë rrugë. Shpresoj që Shqipëria të bëhet më mirë që financiarisht t’u mundësojë qytetarëve të vet ndërtimin e rrugëve që të mos t’u prishen gjithë makinat”, thotë Giani.

Fshati që dikur ishte kryeqendër e prodhimeve bujqësore sot ofron mjerim, për fermerët është e pamundur lidhja me tregun e Lezhës. Më e vështirë për banorët mbeten rastet e emergjencave shëndetësore.

Harresa dhe mungesa e investimeve i ka detyruar shumë të rinj ta braktisin zonën. Teksa qeveritë ikin e vijnë premtimet nuk janë bërë asnjëherë realitet për banorët e kësaj zone.

Banorët i janë drejtuar bashkisë me një peticion me firmat e fshatit ku kërkojnë investime në infrastrukturë. Rruga me një gjatësi prej 20 km është bërë shpesh herë burim aksidentesh. Vitin e kaluar një gur që u shkëput nga mali i mori jetën dy vëllezërve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre.

Kushëriri i Azem Hajdarit merr azil politik në Francë, reagon djali i ish deputetit

Arben Hajdari, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit ka fituar statusin e azilantit politik në Francë. Lajmi është bërë me dije në rrjetet sociale nga vetë ai.

arben hajdari

Por pasi lajmi u shpërnda në media gjatë paradites të së dielës, është dashur reagimi sqarues i djalit të Azemit, Kir Hajdarit i cili ka saktësuar në një postim në profilin e tij në FB se familja e tij nuk ka ndikuar aspak në procedurat për marrjen e azilit të kushëririt të tyre.

kir hajdari

“Miq te dashur,

Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë.
I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret”, shkruan Kir Hajdari.

HISTORIA

Në 8 dhjetor të vitit 2015, Arben Hajdari ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës dhe e kanë arrestuar sipas tij për shkak të mbiemrit që ka dhe bindjeve politike. Këtë ai e ka sqaruar për “Panorama” teksa ka nën vizuar se përfitimi i statusit të azilantit nuk ka ardhur për shkak të lidhjeve familjare me famljen e Azem Hajdarit.

Arben Hajdari tha për Panorama se shtë arrestuar disa herë nga policia e Kamzës për shkak të bindjeve të tij të djathta.

POSTIMI NE FB

kusheriri

Ndërkohë, në statusin e Kir Hajdarit, ka komentuar edhe vetë Arbeh Hajdari i cili shkruan dhe sqaron:
Duke pershendete gjithe kushot e mi sqaroj see statusin politik ne France e kam fituar nga dhuna e policise te Edvin droges kunder meje

Shqipëri: Lufta ndaj narkotikëve. Sfida është jo e lehtë, pohojnë analistët

Ilirian Agolli – Policia shqiptare arrestoi 3 persona në Krujë si të dyshuar për kultivimin e 2 mijë e 80 bimëve narkotike, që u dogjën në parcelën, ku u zbuluan në mes të një pylli të Krastës.

Ky ishte fundi i operacionit disamujor “Krasta2”, në përfundim të të cilit, veç tre të ndaluarve, edhe një person i katërt u procedua në gjendje të lirë për mos-kallëzim krimi.

Sipas të dhënave të fundit të policisë, kultivimi i narkotikëve këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka rënë mbi 3 herë sipas parcelave, nga 76 në 23 parcela, dhe ka rënë mbi 9 herë sipas numrit të bimëve, nga 24 mijë bimë në 2 mijë e 500 bimë narkotike.

“Prania e këtyre parcelave të reja nxjerr në dritë faktin që dukuria e kultivimit të canabisit është ende i pranishëm në territorin shqiptar dhe nuk është zhdukur krejt, e vazhdon në përmasa më të vogla. Kemi një zhvendosje të kultivimit të canabisit nga zonat e njohura si hotspote në zona të tjera ku vëmendja e policisë është më e ulët se sa në të parat” – thotë Armand Bajrami, reporter i televizionit ABC dhe analist i jetës kriminale në vend.

Në 5 muajt e fundit janë gjetur vetëm 23 parcela me afro 2 mijë e 500 bimë narkotike, plus edhe 800 ca bimë në kubikë. Policia thotë se ka kryer rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina e shtëpi të braktisura.

Reporterët dhe analistët e kronikës së zezë kanë këndvështrimin e tyre për këtë dukuri kriminale mbizotëruese në dekadën e fundit.

“Sa u përket shifrave të personave të proceduar dhe të hetuar për këtë vepër kriminale mund të them se bëhet fjalë për 12 mijë e 700 persona në arrest me burg, arrest shtëpie apo nën masa të tjera sigurie për akuzat e trafikimit dhe kultivimit të drogave. Shifrat e këtij viti ende nuk kanë dalë ende”– tha Klodiana Lala, reportere e Neës 24 dhe analiste e jetës kriminale.

Kontrollet nga ajri prej Guardia di Financias kanë filluar më herët sivjet, dhe nga 29 fluturime kanë dalë 17 raporte monitorim ajror, ku nuk është gjetur asnjë bimë narkotike.

“Rrezik evident është zhvendosja e bimëve narkotike nga terrenet e hapura, si ka ndodhur deri tani, në vende të mbyllura, në kushte artificiale, në tunele të harruara nga ushtria. Mendoj se policia e shtetit duhet të dëshmojë një vëmendja shumë më të lartë edhe për terrenet e mbyllura ku narkotikët mund të kultivohen në kushte artificiale për shkak të këtij sulmi policor në mjedisin e jashtëm”– tha zoti Bajrami.

Policia ka ngritur disa qindra grupe, që po kryejnë disa mijëra kontrolle cdo ditë dhe vec Krastës, kanë gjetur një parcelë në Nikël të Krujës dhe një tjetër në Frashër të Përmetit, ku u asgjësuan 1,800 bimë narkotike dhe u kap një persona në flagrancë.

“Në Itali dhe në Greqi janë kapur sasi të konsiderueshme canabisi muajt e fundit të trafikuara nga Shqipëria dhe që janë kultivuar këtu kohë më parë. Shifrat e policisë flasin per ulje të ndjeshme të kultivimit të canabisit, por trafikantët janë duke shfrytëzuar zonat e thella malore si në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër apo Tepelenë për të vazhduar veprimtarinë e tyre kriminale. Ata po shfrytëzojnë mjediset e mbyllura si kapanone apo serra për të kultivuar canabis”– tha zonja Lala.

Këto 5 muaj janë arrestuar 13 persona të dyshuar për kultivim, 6 shtetas u shpallën në kërkim dhe 5 po ndiqen në gjendje të lirë. Policia ka proceduar 4 persona, administratorë komuniteti dhe inspektorë pyjor, për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Kultivimi i hershëm i canabisit dhe stoqet e tij zunë vend në raportin e progresit të Komisionit, ku kërkohet asgjësimi i stoqeve të vjetra të narkotikëve dhe frenimi i mbjelljeve të reja.

“Një tjetër sfidë e policisë së shtetit është përfshirë edhe në raportin e progresit të Komisionit Europian në prill, ku u kërkua shtimi i luftës anti-trafik dhe shkatërrimi i sasive të mëdha stok të canabisit, të krijuar prej kultivimit masiv i viteve të fundit. Zhdukja e këtyre stoqeve mbetet një nga sfidat më të mëdha të policisë së shtetit”– tha zoti Bajrami.

Policia ka zbuluar 21 mijë fara kanabis në 15 kontrolle, dhe kapi personat përgjegjës. Forcat shqiptare po po bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion me partnerët ndërkombëtarë, për të goditur edhe grupeve kriminale që veprojnë jashtë Shqipërisë.

“Një Shqipëri e canabizuar nuk është një imazh i mirë në sytë e Bashkimit Europian, në kohën kur Shqipëria po këmbëngul të hapë negociatat për anëtarësim të plotë. Një Shqipëri ka canabis do të ndihmonte për t’u afruar sa më shumë me BE-në”– thotë zonja Lala.

Qeveria thotë se po ban maksimumin kundër drogës, por opozita thekson se kabineti qeveritar është i lidhur me grupet kriminale, që kultivojnë dhe trafikojnë, ndaj e ka të pamundur ta luftojë drogën.

Opozita përmend si shembuj faktin se familjarët e dy ministrave të punëve të brendshme janë të pandehur apo të dënuar për trafikim të narkotikëve nga drejtësia italiane.

BURRA TË MIRË SI SUL LUSHAJ I BAJNË NDER KOMBIT SHQIPTAR – Nga RAMIZ LUSHAJ

-Fjalë Lamtumire mbajtur nga Ramiz Lushaj në përcjelljen mortore në Varrezat e Sharrës në Tiranë –
I nderuar Princ Leka II,
Të nderuar familjarë e farefisni të veteranit nacionalist e mbretëror, Sul Lushaj, bashkidealistë, miq e dashamirë të tij,
Sul Lushaj, njeriu ynë shekullor, lindi në Tropojë dhe ishte qytetar Australian, i cili jetoi gjithë jetën e tij me krenarinë shqiptare dhe me lumturinë australiane. Në gazetën “Dardania”, në tetor 1983, ai deklaronte se “Po të mos vija në Shqipëri do të vdisja me sy hapur drejt tokës time, vendit tim”. Dhe sot po plotësohet dëshira e amaneti i tij.
Sul Lushaj ishte trim se e mori rrezikun në sy kur iku në Botën e Lirë, ai ishte një atdhetar i provuar ndër kohëra, ai mbeti idealist i përjetshëm, ai ishte besnik i Nderit Shqiptar, i Flamurit Kombëtar, i Monarkisë Shqiptare.
Sul Muzli Lushaj në rrugëtimet e tij të jetës, edhe kur ishte i vetëm iu përkiste të gjithëve, i jepte nga vetëvetja kohës, ishte e mbeti vetëvetja në kohëra.
Sul Lushaj ishte i ndershëm, i sakrificave, kontributor bajemirë, punëtor i çdokohshëm, i shoqërisë, një shqiptar i vërtetë, saqë kur thue Sul Lushaj kie para syve e zemrës njeriun me tana të mirat e kësaj toke, bote, kohe.
Nacionalisti e mbretërori, veprimtari politik e shoqëror, Sul Lushaj, ishte emigrant politik në Kosovë-Itali-Australi prej vitit 1953; mik i afërt i Familjes Mbretërore Shqiptare në mbi 6 dekada; antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare (prej vitit 2005); kryetar i degës së Partisë “Lëvizja e Legalitetit” (PLL) në Australi (1984-2010); antar i Komitetit Qendror të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (1984-1993) dhe antar i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” (1993-2009); bashkëpunëtor i gazetave “Atdheu” e “Dardania”; i nderuem me Çmimin “Konstandini i Madh”në Tiranë, 2005; personazh nacionalist e politik publik në disa media elektronike në Shqipëri, Australi, Europë e Amerikë.
Sul Lushaj është njeriu me libër, me një libër të mirë kushtuar jetës e veprimtarisë së tij, libri “Hyjnorja Australi”-botuar në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sul Muzli Lushaj ka qënë i përndjekur politik nga rregjimi komunist, i internuar në burgje e kampe përqëndrimi në Tropojë, Tepelenë, Vlorë, Kamëz…, ndaj dhe foto e tij prej vitesh ka hyrë në stendën e Muzeut të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në Tiranë, përkrah dhjetra personaliteteve të disidencës e sakrificave shqiptare, si: Preng Cali, Jup Kazazi, Mark Gjon Markagjoni, Tahir Kolgjini, Pal Bib Mirakaj, Hysen Biberaj, Pashk Ademi, Safet Butka, Qazim Koculi, Gjergj Kokoshi, Mustafa Kruja, Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Xhevat Korça, Mirash Ivanaj, Ernest Çoba, Pjetër Arbnori, Dervish Bejko, Kujtim Beqiri, Avdyl Sharra, Havzi Nela, Musine Kokalari, Sabihat Kasimati, Tefta Tasi, Marije Shllaku, Marije Tuçi e të tjerë.
Sul Lushaj është dekoruar me çmim mbretëror “Rojal Ueding” e bashkalidhun me “Letër Mirënjohjeje” nga Princi Leka II “për shërbimin e tij patriotik kundrejt Kombit Shqiptar dhe Familjes Mbretërore Shqiptare”.
Sot po e përcjellim Sul Lushajn për në banesën e fundit edhe me tri thanie nga tre miq të tij në këtë tokë e në atë botë të përtejme:
Mbreti Leka I në Johanesburg të Afrikës së Jugut, në mars 1994, thoshte: “Sul Lushaj është mbretëror besnik, po dhe Unë e kam mik të Familjes Mbretnore”.
Abedin Mulosmanaj, ministër i Oborrit Mbretëror Shqiptar në Mërgim në Amerikë, në prill 1996 deklaronte në Shqipëri: “Te burra si Sul Lushaj peshon në gjithçka. Burra të tillë është kënaqësi ti takosh shpesh”.
Ing. Skënder Zogu në Paris të Francës, thoshte shpesh për mikun e tij të kahershëm se “Burra të mirë si Sul Lushaj i bajnë nder Kombit Shqiptar”.
Dhe tani, në shenjë nderimi, vlerësimi e mirënjohjeje për shqiptarin e mirë, Sul Lushaj, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
Koftë i paharruem emri e veprat e tij!
Tiranë, 2 qershor 2018

Në sitën e Vettingut edhe prokurori i Tahirit, ja pasuria që ka deklaruar Dritan Prençi

ERALD DELIU/ Ditën e martë në orën 11:30, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë në seancë dëgjimore prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Ky i fundit është edhe një ndër prokurorët që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës, që është bashkuar më atë të ish-ministrit, si dhe ndiqte procedimin penal për llogari të Shqipërisë, të financierit të Habilajve, Nezar Seitit, i cili u ekstradua në janar të këtij viti mes shumë polemikash. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Dritan Prençi ka deklaruar ndër vite një pasuri modeste.

Kështu, sipas të dhënave të “Open Spending Albania”, Prençi ka deklaruar në ILDKPKI se në vitin 2008 është bërë pronar i një apartamenti banimi 78 metra katrorë në Tiranë, i cili është blerë atë vit në shumën 31,204 euro me kredi bankare. Në vitin 2011, Prençi ka deklaruar se ka marrë edhe hipotekën e apartamentit.

Gjithashtu, atë vit Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh.

Ai ka paguar thuajse 30 % të vlerës së saj deri tani. Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.

Në KPK Prençi do të përballet me trupën gjykuese që përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Kujtojmë se prokurori Prençi, së bashku me kolegun e tij, Vladimir Mara, janë nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Durrësit pas ekstradimit të bujshëm të Nezar Seitit.

Në janar të këtij viti, Kryeprokurorja e përkohshme fajësoi në një farë mënyrë Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ekstradimin e Seitit, që sipas saj, nuk ka komunikuar me Prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në dorë dosjen e ekstradimit. Megjithatë, duket se ky hetim ka mbetur në vend. Përveç Dritan Prençit, më 5 qershor në orën 10:00, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Ai ka qenë fillimisht gjyqtar në Durrës në vitin 1992 dhe një vit më pas është emëruar kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në vitin 1995. Nga ai vit deri në vitin 1998, Islamaj ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Krujës dhe në vazhdim, deri në vitin 2002, ka qenë gjyqtar në Kavajë.

Në vitin 2002, Islamaj emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2003 emërohet gjyqtar në Apelin e Tiranës. Në vitin 2011 ai emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Po kështu, më datë 4 qershor, në seancë dëgjimore do të jetë edhe Anila Leka, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

PANORAMA

Ish-ministri Manjani flet për një skandal të madh: Me Xhafajn, Rama po fsheh marrëdhëniet me Putinin!

Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka shkruar sot per nje tjeter skandal te madh sipas tij qe po prodhon Rilindja. “Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)! Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!”- shkruan Manjani ne nje shenim ne faqen e tij ne FB.

 

Postimi i Manjanit 

Rilindja tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.

Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!

Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!

Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”…!

Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.

Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!

Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregëtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim! ☹️

Po që edhe për këto pislleqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”…

Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale!

Një ditë do ti vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit…

Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim!

Duhet vënë damka tek Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo tek Shqiptarët!

Vdes Sul Muzli LUSHAJ – nacionalist e mbretëror i njohur, antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare

Sot ka ndrrue jetë në Tiranë SUL Muzli LUSHAJ i Shipshanit të Tropojës, në moshën 92-vjeçare, në dekadat e fundit i kthyer nga mërgimi i gjatë në Australi për të jetuar në atdheun e tij, Shqipëri.

Nesër, më 2 qershor 2018, ora 15,00, nga Bar-Restorant “Piazza” (mbas Muzeut Historik Kombëtar) do të bëhet përcjellja për në Varrezat e Sharrës në Tiranë.

Nacionalisti e mbretërori, Sul Lushaj, u lind në Gegaj të Tropojës, më 15 qershor 1926, emigrant politik në Kosovë-Itali-Australi prej vitit 1953; mik i afërt i Familjes Mbretërore Shqiptare; antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare (prej vitit 2005); kryetar i degës së Partisë “Lëvizja e Legalitetit”(PLL) në Australi (1984-2010); antar i KQ të OKLL (1984-1993) dhe antar i Këshillit të Përgjithshëm të PLL (1993-2009); bashkëpunëtor në Australi i gazetës “Atdheu”- Nju York e Tiranë, i gazetës “Dardania” në Tiranë; i nderuem me Çmimin “Konstandini i Madh”(AMA, Tiranë, 2005), personazh nacionalist e politik në disa media elektronike e të shkruara dhe libra shqip në Nju York, Tiranë, Australi, Prishtinë, Shkup, Zvicër, Kanada.

Për jetën e veprimtarinë e Sul Lushaj në Atdhe e mërgim është botuar libri monografik “Hyjnorja Australi”

Në këtë foto Sul Muzli Lushaj është fotografuar në Melburn nga Mbreti Leka i Parë Zogu i Shqiptarëve gjatë vizitës së Tij në pranverë 1969 në Australinë e largët.

Besnik Mustafaj: Pas protestës, Xhafaj është moralisht më i dobët, por ne nuk kemi një opozitë revolucionare

Për ish ministrin Besnik Mustafaj, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj pas protesës së opozitës nga e shtuna, moralisht është më i dobët se përpara.

I ftuar ne News24, Mustafaj u shpreh: “Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët se sa ishte më parë, se si e lexon zoti Xhafaj këtë situatë nuk e di”.

Por çfare skenari mund te kete menduar opozita pas 28 qershorit?

“Nuk e di çfarë skenari tjetër ka ndërmend opozita, por ne nuk kemi një opozitë revolucionare, do ishte gabim të mendohej se do kemi veprime politikisht më të tendosura”, tha Mustafaj.

Hije skandali, Policia mban në survejim kreun e PD-së, Basha dhe familjen e tij

JUXHIN MUSTAFARAJ / Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.

Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Panorama” u interesua përmes burimeve të saj për të zbuluar arsyet e këtij survejimi të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitë shqiptare.

Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.

Një milionë aplikime për në SHBA, skenar për të zbrazur vendin dhe këtu të mbeten vetëm super politikanët? – Nga Artur Zheji

Janë mbi një milion aplikime në 3 vitet e fundit për llotarinë amerikane, por janë disa qindra mijëra ata që janë larguar ndërkohë, pa e kthyer kokën pas, me një dëshpërim pa kufi dhe me një shpresë shpesh herë të rreme, për një tokë të premtuar që do të mund ti presë më mirë..

Dhe do ta fillojnë këta qindra e mijëra shqiptarë, jetën e tyre të re, duke filluar nga shtresat më të ulta të shoqërisë mikpritëse, ndërkohë që shkojnë si të varfër, që largohen nga vendi më i pasur për frymë, në burime natyrore në Europë.

Një pasuri që u fshihet shqiptarëve dhe u grabitet në errësirë nga një grup të pangopurish, nga brezi më grabitqar i politikanëve dhe i zorraxhinjve të tyre që kanë përqark.

Një grup të pangopurish që natën grabisin Shqipërinë me ndihmën e ligjit dhe ditën qajnë hallet e varfërisë së saj të pashërueshme, kur vetë sëmundja që mbjell varfëri ndër shqiptarët, janë ata vetë, si shkaktarë dhe përfituesit e mëdhenj të kësaj epidemie që shkakton një vdekje masive të shpresës dhe të besimit te shqiptarët…

A ka një skenar për zbrazjen e Shqipërisë, e cila duhet të mbetet në dominimin e disa pak super të pasurve dhe të disa super politikanëve të paprekshëm dhe oborrit të tyre?

Pse nuk paska kapacitete Shqipëria të mbajë një popullsi të vogël 3 milionëshe, me dinjitetin e dhe standartin normal njerëzor?

Një popull i vuajtur dhe në thelb gjithmonë i gatshëm për sakrifica të pabesueshme për të ardhmen e fëmijëve të tyre?

Zbrazja e Shqipërisë është një pazotësi dhe një dështim i politikës shqiptare, apo edhe një konspiracion më i gjerë dhe i vetëdijshëm i kupolës që drejton sot Shqipërinë, për tu çliruar nga të pakënaqurit dhe nga të papunët e këtij vendi, duke ja shkarkuar vendeve të tjera si një barrë skllevërish?…

Apo është duke u ripërsëritur eksperimenti i Ramiz Alisë në vitin 1990, që drejtoi dhe shtyu qëllimisht të pakënaqurit e regjimit drejt ambasadave, drejt emigracionit? Duke e përdorur këtë skemë si një valvul shkarkimi, për të ulur tensionet politike në Shqipëri, a mos kemi pra, një përsëritje me të njëjtin qëllim, por me metoda të reja?

Ndërkohë që kolapsi ekonomik është i qartë, tezat antidrogë të përzgjedhura nga Opozita, janë dukshëm antipopullore dhe jo elektorale, sepse, me sa duket, po shndërrohemi në një popull trafikantësh, si e vetmja mënyrë mbijetese në këtë xhungël të egër sociale ku gjithkush duhet të vetëmbrohet, dhe ku kafsha më gjakatare shqyen pa mëshirë krijesat më të dobëta që ka nën vete…

Apo mos është ky vendi që na kanë caktuar në gjeopolitikën e të mëdhenjve?

Një vend trafiku dhe trafiqesh, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?

Ndërkohë që Pasuritë kombëtare nuk dihet se ku shkojnë dhe sa janë realisht tashmë!

Sa janë të ardhurat e vërteta të Shqipërisë në naftë, krom, bakër, pyje, ujë të pijshëm, bregdet?

Askush nuk di të japë një përgjigje të qartë, bindëse dhe të besueshme!

Sepse dihet se kush i kontrollon në fshehtësi të ardhurat reale dhe sa është evazioni fiskal?

Në të vërtetë, këto pyetje ngelen qëllimisht pa përgjigje të qarta dhe shteruese, sepse padituria mbi të vërteta të tilla, është një errësirë e qëllimshme, dhe sepse nën pelerinën e natës, hajdutët me kollare, mund të na grabisin qetësisht, edhe bukën dhe qumështin, edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, në mënyrë të pabesë dhe të mbrojtur pra, nga errësira e Padijes, që mbillet qëllimshëm…

360grade.al

“Save te Children”: Shqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve

Organizata Save the Children publikoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raportin “Shumë Fëmijë të Përjashtuar”, ku Shqipëria renditet në vendin 77 nga 175 vende të vlerësuara në gjithë botën.

Ky pozicionim tregon se në Shqipëri ka ende fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre.

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon, 13.5 vdekje për 1 mijë lindje.

Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për vonesën në rritjen e fëmijëve, 23.1 për qind e fëmijëve 0-5 vjeç.

Afro 8.5 e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor të ulët dhe të mesëm.

Rreth 5.1 për qind e tyre janë përfshirë në punë të rënda.

Adoleshente të martuara ose në bashkejetesë janë 6.5 për qind dhe 21.8 e tyre kanë lindur fëmijë.

Bazuar në këto indikatorë, Shqipëria ka renditjen më të ulët krahasuar me vendet e rajonit: Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 39, Serbia në vendin e 46, Mali i Zi në vendin 53, Maqedonia në vendin e 66 dhe Shqipëria në vendin 77.

“Save the Children” i bëri thirrje qeverisë të sigurojë që asnjë fëmijë të mos vdesë nga shkaqe të parandalueshme ose të trajtueshme apo t’i nënshtrohet dhunës.

“Asnjë fëmijë të mos i grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar, shtatzënisë së hershme ose punës së detyruar por fëmijëve t’iu mundësohet akses në arsim cilësor dhe t’iu ofrohen mundësi për të zhvilluar potencialet e tyre” – thuhet në deklaratën e “Save the Children” për 1 Qershorin.

Më shumë se 1.2 miliard fëmijë jetojnë në vende të prekura nga konflikti, thekson raporti i “Save the Children”, ku varfëria është e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave është në nivele të larta.

Më shumë se një miliard fëmijë jetojnë në vende të prekura nga varfëria, 240 milion jetojnë në vende të prekura nga konflikti dhe më shumë se 575 milion fëmijë jetojnë në vende ku diskriminimi i vajzave është cështje serioze.

Ndërsa 153 milion fëmijë jetojnë në vende të prekura nga të tre rreziqet së bashku.

Në indeksin “Fundi i Fëmijërisë” vendet si Singapori, Sllovenia renditen të parët, më pas vjen Norvegjia, Suedia dhe Finlanda si vendet më pak të cënuara në botë.

Tetë nga 10 vendet e fundit janë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, ku Nigeria renditet e fundit.

MJAFT ME PROPAGANDË DRITAN LELI – Nga Lirim Nezha

Ndoqa permes tv sot nje sekuence nga mbledhja e Keshillit Bashkiak te Vlores dhe pas pyetjes se nje prej keshilltareve te djathte per mungese investimesh ne Orikum, demagogu qe rastesisht,po fare rastesisht e kemi kryebashkiak,ju pergjigj me klishe tipike propogandistike.Pra,na siguroi ne se ne te ardhmen do te kemi gjera te mrekullueshme ne Orikum!!!
Ky njeri,Dritan Leli pra,njeriu qe per nje kaprico te fatit eshte sot ne krye te Bashkise Vlore,as vete nuk e di pse eshte aty,ne ate karrige .
Mund te jete nje mjek i mire,mbase edhe pianist apo trompist,por kurrsesi administrator i nje bashkie si Vlora,e cila,pas reformes administrative perfshin edhe Orikumin,Novoselen dhe Komunen Qender.
Ky njeri i ka kaluar tre vitet e mandatit te tij duke vezhguar te vetmin investim(te qeverise dhe jo te bashkise),Lungomaren,dhe duke bere fotot dhe kronikat e rastit.Asgje tjeter,absolutisht asgje.
Nen shembullin e shefit te tij megalloman ka ndertuar edhe ky,beu i vogel i Vlores makinerine e tij te propagandes dhe perserit e perserit pa fund te njejtat gjera cdo dite.duke na siguruar se do te jete serish nje socialist ne pushtet dhe do te na beka gjera te mrekullueshme per Orikumin.
Per Orikumin pra, qe ne keto tre vite nuk eshte investuar asnje lek i vetem.
Per te qene i sinqerte as nuk na behet vone fare se kush do te jete ne pushtet ne vitet qe vijne,do te jemi po kaq kerkues per te marre ate qe na takon per qytetin tone,por ky njeri duhet te na pergjigjet per ato qe nuk ka bere perpara se te nise fushaten elektorale per te cilen eshte ende heret.
Ky njeri do te duhej te ishte perballur me ne per te degjar problemet tona,por zgjodhi te sillet si burracak.Sepse perballja me realitetin qe ka krijuar e tmerron.
Ne jemi qytetare dhe duam te perfillemi dhe te marrim mbas taksat tona ne forme investimesh.E nese kjo nuk ka ndodhur meritojme shpjegime per kete.Kryetari Dritan Leli dhe administrata e tij na detyrohet shpjegime dhe jo propagande.

Gjyqi në masa të rrepta sigurie në Katania, Moisi Habilaj kërkon gjykim të shkurtuar

U zhvillua sot në Gjykatën e Catanias seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptar drejtuar nga Moisi Habilaj. Report TV ka mësuar të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur në këtë seancë e cila u zhvillua nën masa të rrepta policore dhe ka mbaruar përpara pak minutash.

Në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarve disa prej tyre ardhur enkas nga Shqipëria. Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.

Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët. I dërguari i Report Tv në Gjykatën e Catanias thotë se, Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës që ka zgjaur më shumë se 2 orë u shfaq i qetë madje duke qeshur me të bashkë arrestuarit e tjerë.

Në një moment ai ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë. Edhe avokati Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë.

Shqiptarja.com

Avokati i Llallës: Ish-kryeprokurori iku me vendim të Kuvendit, ja pse nuk mund të vijojë vetingu

Seanca per ish Kryeprokurorin ne KPA

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shprehur sot në Komisionin e Posaçëm të Apelimit se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vetingut për klientin e tij është i bazuar në ligj.

Duke folur në seancën ku është ankuar Komisioneri Publik, Sokol Hazizaj tha se mandatin Prokurori i Përgjithshëm e ka marrë në Kuvend dhe vetëm Kuvendi mund ta konstatojë mbarimin e mandatit të tij.

“Adriatik Llalles i mbaroi mandati ne dhjetor 2017 si kryeprokuror. Vendimi i KPK-së per nderprerjen e vetingut eshte i drejte, ligjor, normal, totalisht i bazuar ne ligj. Adriatik Llalla ka ardhur ne detyre me akt te Kuvendit dhe iken kur i mbaron mandati qe konstatohet prapë me akt te Kuvendit”, tha Avokati i Llallës.

Sipas ti “ish Prokurori i Përgjithshëm nuk ka pse te jape doreheqjen ne KLD. Doreheqja nuk mund te kufizohet me ligj. Kushtetuta ndaj nuk parashikon qe doreheqja te verifikohet nga ndonje organ tjetër, sepse doreheqja eshte e drejte natyrore. Si mund tja marresh dorëheqjen? Ështe humane, njerezore dhe natyrore. S’mund ta pengosh njeriun te jape doreheqjen se nuk kane ngritur organet. Keto organe nuk kane pse luajne rolin e organeve te tjera”.

Profesorët gjermanë impresionohen nga birra “Korça”: Ka shije të mrekullueshme

Mariglen Bita –  Ecuria dhe investimi i suksesshëm në fabrikën e birra “Korçës” ka tërhequr një grup profesorësh nga universiteti i Vurcburgut dhe i Shtutgardit në Gjermani. Ata po kryejnë një studim për zhvillimin e industrisë shqiptare dhe në këtë kuadër kanë vizituar edhe fabrikën e birra “Korçës”. Profesorët kanë parë nga afër impiantin e prodhimit të birrës, shija e mrekullueshme e së cilës i ka kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë. Ndërsa janë njohur me proceset e prodhimit duke nisur që nga lënda e parë, dhomat e përpunimit, laboratorët etj., ku panë teknologjinë dhe cilësinë e lartë të produktit.

Vili Arnold, profesor në universitetin e Shtutgartit vlerësoi maksimalisht cilësinë e birra “Korçës”, si edhe investimet e kryera në fabrikë. “Për mua është një birrë e shkëlqyer. Është mjaft e shijshme dhe të bën që ta pëlqesh që herën e parë. Kam ardhur disa herë në Shqipëri, në Pogradec dhe birra që kam zgjedhur për tavolinën time është birra ‘Korça’. Jam gjithashtu i impresionuar nga investimi në këtë fabrikë. Duhet të them se është moderne, shumë e pastër dhe funksionale. Mbart dhe mjaft histori brenda saj”, tha Vili Arnold. Ndërsa për Dr.Konrad Shliphak, profesor në universitetin qindravjeçar të Vurcburgut, birra “Korça” është simbol i një cilësie të lartë, që është vështirë ta gjesh edhe në tregun gjerman të birrës.

“Në ditët e sotme kemi një garë midis birrave industriale për masat dhe birrave tradicionale që kanë histori, mbartin cilësi dhe janë të shëndetshme. Është e rëndësishme të mbështeten marka si birra ‘Korça’. Ndërsa, për fabrikën mund të them se është e mrekullueshme. Ajo bashkon elementët tradicionalë me teknologjinë moderne, është e mirorganizuar dhe e pastër”, u shpreh Konrad Shliphak. Pasi shijuan birra “Korçën” e ofruar në ambientet ku ajo prodhohet, profesorët gjermanë të shoqëruar nga drejtori i fabrikës, z. Gentjan Ramonllari vizituan edhe ambientet e jashtme të fabrikës. Ata vizituan restorantin e ri të sapopërfunduar, si edhe mjedisin e jashtëm të gjelbëruar, ku dhe shijuan birra “Korçën” dhe gatime tradicionale. Të befasuar nga ajo çfarë panë te fabrika e birra “Korçës”, profesorët gjermanë thanë se çdo turist i vendit të tyre duhet ta vizitojë këtë vend.

“Turistët gjermanë që vijnë në Shqipëri duhet të vizitojnë qytetin e Korçës dhe fabrikën ku prodhohet e mrekullueshmja birra ‘Korça’”, u shprehën ata. Vetëm dy javë më parë, një grup prej 21 studentësh dhe 4 pedagogësh amerikanë që vizituan të gjithë Ballkanin (study trip) për t’u njohur me ekonominë e rajonit tonë, vizituan fabrikën e birrës “Korça”. Studentët dhe pedagogët amerikanë të profilit të biznesit në Universitetin e famshëm “Tennessee at Chattanooga”, i themeluar në 1886, u njohën me historikun e birrës dhe me atë që ajo ofron për konsumatorët. Si pjesë e vizitës së tyre studimore në rajonin e Ballkanit, ata përzgjodhën pikërisht fabrikën e birrës “Korça” për Shqipërinë. Pasi vizituan fabrikën dhe u njohën me çdo detaj të teknologjisë dhe produkteve të përdorura, ata edhe e degustuan birrën. Studentët dhe pedagogët amerikanë dhanë vlerësimet më të mira, madje shfaqën interesimin nëse mund ta gjenin birra “Korçën” edhe në tregun amerikan.

Adriatik Llalla nuk mund të marrë pjesë në seancën dëgjimore – ja ku ndodhet

Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Anetaret e Komisionit te Posacem te Apelimit
Anetaret e Komisionit te Posacem te Apelimit

Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.

 

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time,
Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.

Nderkohe qe mesohet se Llalla ndodhet ne Turqi. Burime te Panorama konfirmojne krahas vendit ku ndodhet ish kryeprokurori, edhe faktin se prokura ne turqisht, eshte firmosur prej tij pardje.

Pas terheqjes se trupit gjykues per te marre vendim, eshte rene dakord nga pese anetaret e Komisionit qe prokura te pranohet.

“Vullneti i Adriatik Llallës për tu përfaqësuar nga avokati Hazizaj, është deklaruar në 28.5.2018 përpara një noteri publik në shtetin turk, në prani të një përkthyese. Sipas përmbajtjes që e lexuam në seancën e mëparshme, ky dokument është pajisur edhe me vulë apostile. Në këto kushte trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Hazizaj i ka tagrat e përfaqësimit të subjektit Adriatik Llalla”, tha kryetari i trupit gjykues, Sokol Como.

***

komisioni i posacem i apelimit

Seanca e sotme është vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën. Ai tha se kishte dy javë që nuk komunikonte me klientin e tij, duke ngjallur reagime të ndryshme në media.

Hazizaj kërkoi jo më pak se 15 ditë kohë nga trupi gjykues, në përbërje të të cilit është edhe paraardhësja e Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Ina Rama.

Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ishKryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel.

Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ishKryeprokurorit.

Mbetet të shihet se cilat janë argumentet e komisionarit për vazhdimin e vetingut për Llallën. Nga ana tjetër, ish-Kryeprokurori është nën hetim për katër vepra të ndryshme penale.

Cfare ndodhi ne seancen e 16 majit 

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Sokol Çomo: Kur keni komunikuar për herë të fundit me të përfaqësuarin tuaj?

Avokati i Llallës: Para dy javësh.

Sokol Çomo: Keni komunikuar direkt?

Avokati i Llallës: Jo, përmes familjarëve, përmes bashkëshortes.

Sokol Çomo: Po direkt kur ka qenë komunikimi i fundit?

Avokati i Llallës: Më shumë se dy javë më parë.

Luan Daci: Keni tagër të mbroni këtë subjekt?

Avokati i Llallës: I kam të gjithë tagrat.

Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë një vendim për prokurën e përfaqësimit të avokatit

Sokol Çomo: I kërkojmë avokatit të plotësojë prokurën e përfaqësimit, duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullneti i Llallës për ta përfaqësuar plotësisht në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Sokol Hazizaj: Brenda 15 diteve mund te realizohet njoftimi i subjektit te rivleresimit.

Sokol Çomo: Shtyhet seanca per ne 31 Maj 2018 ora 10.

Kamioni që ra në humnerë, shoferin Shkelzen Henkoj e kishin pushuar nga puna…

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që ndodhi sot në HEC-in e Moglicës në Gramsh, ku një kamion ra ka 100 metër lartësi dhe përfundoi në humnerë.
Korrespondenti i ‘News24’ Shkelzen Henkoj raportoi për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Burime për ‘BW’ thanë se mendohet që shoferi e ka hedhur qëllimisht kamionin në humnerë, në shenjë hakmarrje pasi ishte pushuar nga puna. Siç u raportua edhe më herët, kamioni ra në humnerë në vendin e quajtur ‘Maliq Opar’. Ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

GRAFOMANËT E HISTORISË QË KUNDËRMON – Nga KOLEC TRABOINI

Nëntë burra malësorë katolikë, Nikoll Toma, Zef Teli, Gjon Marku, Nikoll Keçi, Kol Gjeta, Gjek Gjoni, Nikoll Baçi, Kol Marashi, Palok Uci (ky i fundit nga Hoti) u ekzekutuan me urdhër e firmë të Enver Hoxhës me 19 mars 1945 pa mbushur as 4 muaj nga dita e pushtimit të Shqipërisë nga bishat e kuqe të komunizmit.

 

Seç është një historian nga familja politike e Enver Hoxhës, i përkëdheluri i pushtetit të djeshëm e beniamin i politikanëve-pushtetarë të sotëm, që po na ngjall nostalgji për fantazmat e vjetra të Luftës ku ende tregohen histori me partizanë me virtyte të larta e nacionalistë që hanin pula të pjekura, ani pse ka mbetur fotografia ku Mehmet Shehu me jugosllavët e Brigadës se Parë partizane piqnin jo pula por dhen e dhi në hell. Dy fjalë do tu thosha atyre të cilët vërtetë kanë para e pushtet disi si shumë, por trutë nuk i kanë në vend të mirë e që nxisin të tillë marrokë grafomanë të historisë.

Pa le kur mburremi me fjalime poshtë e lart se ne i kemi shpëtuar izraelitet gjatë luftës. Por ata që i mbrojtën izraelitët gjatë luftës ishin njerëz të thjeshtë. Nuk ishin politikanë. Nuk kishin dalë as në mal e nuk luftonin as të zhytur në lluce e në moçal. Por tani ata që mbajnë fjalime shpëtimtare deri ne OKB janë bijtë e baballarëve, të cilët kanë një histori krejt tjetër nga ajo që tregojnë me izraelitet.

Le të sillemi e vërtitemi si e ku të duam, diellin me shoshe nuk e mbulojmë dot. E kemi vrarë njeri-tjetrin me shumë pasion e egërsi sa mund të thuhet pa droje se më shumë janë të vrarët prej njeri-tjetrit se sa kanë rënë në luftën heroike, legjendare, përrallore, gjëmimtare e tra la-la të tjera me spekulime politike, se sa në beteja me pushtuesit. Tani kujt i pickon e vërteta në vend të keq, le të hidhet sa të dojë. Mbase kjo kruarje e spërdredhje u ndihmon të qetësohen e ta shohin historinë me kthjelltësi. Ajo çfarë ngjau më pas ishte vazhdimësi e kësaj katrahurë, pikërisht shfrimi i fitimtarit mbi të mundurin. Fitimtar ishte shqiptari dhe i munduri po shqiptari se pushtuesit kishin ikur. Veç me pakëz dallim, tërë zjarri e hekuri i armëve, plumbat e baruti, torturat e macja me gra në thes, u përqendruan në Veri, apo, ndoshta do të na thoni se Toger Baba (Hodo Habibi e kish emrin mizori dhe mjerisht ishte nga Kurveleshi i traditave të mira e atdhetare) nuk ka ekzistuar kurrë.

Emrin e tij nga defterët e historianët pehlivanë mund ta shuajnë por kujtesën popullore mbi mizoritë ndaj malësorëve kurrë. Lufta civile gjatë Antifashistes( gjëmimtare e gjëmëtarë se bashku) siç kishte nisur u bitis zi e ma zi pas lufte.

Këtu keni një firme të Enver Hoxhës, dokument origjinal, ku urdhëron ekzekutimin e këtyre nëntë burrave, Nikoll Toma, Zef Teli, Gjon Marku, Nikoll Keçi, Kol Gjeta, Gjek Gjoni, Nikoll Baçi, Kol Marashi, Palok Uci. Të gjithë malësorë, të gjithë katolikë dhe i fundit në rend ka qenë vëllai i Nunit tim, Palok Uci, nga Hoti, që u pushkatua në moshën pak më shumë se 20 vjeçare. Vite me vone, pasi bëri burg politik, Nuni im Prenk Uci bëri vetëvrasje. Solla një shëmbull, por Malësia e Shkodra janë mbytur në gjak. Nuk e dimë pse nuk e kanë shkruar e si do ta përballojnë historianët e vërtetë këtë epokë tragjike të historisë sonë qe nuk guxojmë ta harrojmë. Po ja që ka ndonjë historian përdredhan që ka paturpësinë të thotë ne bisedat televizive se, Tepelena ku dërgonin gratë e fëmijët, pleq e plaka malësore të familjeve të arratisurve apo kundërshtarëve të regjimit nga Malësia e Madhe, paska qenë thjeshtë një kamp internimi pa ndonjë trajtim të ashpër, kur atje i linin pa shtresë e mbulesë e të vdisnin për bukë. E mohon mizorinë e diktaturës komuniste, mirë kur nuk thotë se Tepelena në vitet 50 të shekullit të kaluar nën diktaturë ka qenë si konvaleshenca në Durrës ku shullëheshin në diell derrat e byrosë politike e kuadrot e tjera të lartë të nomenklaturës së Partisë së Punës.

Për ata që i glorifikojnë trimëritë bëmë-gjëma të komunistëve do të thosha, shkruajeni historinë si të doni, me lule a tullumbace, i hidhni parfum me shumicë, pa harruar të hani fara lule dielli kur ta shkruani, por, seç i vjen një erë, more vëllezër e motra,….kundërmon!

Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi – Nga SPARTAK NGJELA

Dy janë morsat që do të shtypin deri në paqenie korrupsionin shqiptar dhe të korruptuarit e Shqipërisë: reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Janë që të dyja të lidhura me njëra-tjetrën, por krerët e mëdhenj të korrupsionit shqiptar nuk e kuptuan. Dhe nuk kishin sesi, sepse janë drejtuar nga dritëshkurtësia e mendimit të tyre korruptiv.

l.
Reforma në Drejtësi tani e ka krijuar shtratin e vet juridik. I gjithë korpusi ligjor i reformës është gati për t’u aplikuar.
Po hapja e negociatave?
Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është aspekti kryesor nxitës dhe aplikues i reformës në drejtësi.

Kush mendon se negociatat nuk do të hapen në qershor, është mendjengushtë si Saliu dhe Rama, dhe i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar.
Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi. Nëse nuk ecën reforma në Drejtësi, nuk shkulet dot nga Shqipëria Korrupsion i kryeministror Berisha-Rama. Nëse nuk shkulet Korrupsion i kryeministror shqiptar, Shqipëria shkon nga kundërshtarët e Uashingtonit dhe Berlinit.

Atëherë, është shumë e thjeshtë: hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në qershor të këtij viti, është një gjë e sigurt.

ll.
Çfarë do sjellë realisht hapja e negociatave?
Hapja e negociatave është skemë që BE e ka si metodë për të barazuar nivelet me kandidatët që duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kjo metodë është skemë investuese në lidhje me strukturimin e tregut sipas normave të tregut europian, dhe skemë investuese në lidhje me ristrukturimin institucional të shtetit aktual. Kuptohet që gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

Por duhet theksuar se pikërisht këtu flitet për investime të mëdha që kapin disa miliardë euro. Sigurisht që për kontrollin e tyre menjëherë Brukseli cakton katër ose pesë këshilltarë kryesorë: këshilltarin e Kryeministrit, të ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë dhe të ministrit të Bujqësisë, të ministrit të Brendshëm.
Por pikërisht këtu është mbërthyer i gjithë ngërçi i korrupsionit kryeministror shqiptar, sepse në këtë formë kontrolli reforma në drejtësi nuk ka më asnjë shans që të ndalohet dot as nga Berisha dhe as nga Rama, se këta nuk do të kenë më asgjë në dorë.

Kjo është arsyeja që tani hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është në gjë e sigurt. Kjo sepse vetë reforma në drejtësi është e strukturuar e gjitha ligjërisht dhe pritet vetëm implementimi i saj. Kurse ky implementim është penguar nga korrupsioni kryeministror. Por, menjëherë pas hapjes së negociatave, korrupsion i kryeministror nuk do të ketë më asnjë gjë në dorë.

Për faktin që BE nëpërmjet Brukselit dhe bankës së vet do të investojë në Shqipëri në treg dje në strukturën juridike të shtetit, në vetë marrëveshjen pas hapjes së negociatave, vendosen pikat e ndërhyrjes së autoritetit të kontrollit të Komisionit Europian. Një nga këto pika pritet të jetë implementimi i reformës në drejtësi, sepse dihet që vetë Brukseli ka marrë pjesë direkte në drejtimin e ligjeve të reformës, madje edhe të kushtetutës së Shqipërisë, të cilat tani janë të gjitha në fuqi.
Madje kjo është arsyeja që politika e Brukselit dhe e Uashingtonit tani ndihet e qetë në lidhje me bëmat që vijon të bëjë korrupsion kryeministror shqiptar.

Kjo është arsyeja politike e cila hapjen e negociatave tani e konsideron një nevojë të domosdoshme edhe për Uashingtonin edhe për Berlinin e vetë Brukselin. Madje kjo është arsyeja që edhe ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë u emërua pikërisht personi që ka shkruar draftin e vetingut shqiptar.

E pra, hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë do të bëhet në muajin qeshor 2018 me një siguri absolute.
Asnjë forcë e brendshme në Shqipëri sot nuk ka fuqi të bëjë dot gjë kundër kësaj.

Saimir Tahiri lihet i lirë, gjykata jep vendimin pas dy orësh seancë me dyer të mbyllura

Gjykata e Apelit ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe tashme Tahiri do te hetohet ne gjendje te lire.

Sipas avokatit Maks Haxhia, Saimir Tahiri është pa asnjë masë sigurie tashmë, duke u shprehur se nuk ka asnje prove per t’i lidhur me kete veprimtari kriminale per te cilat akuzohet.

“Përfundimisht Tahiri është pa masë sigurie. Gjykata shfuqizon masën ndaj ish-ministrit. Nuk ishte fitore personale por e bazuar mbi ligjin.”, u shpreh haxhia ne nje deklarate per mediat.

Deklaraten e nje dite me pare te ambasadorit amerikan Donald Lu, Maks Haxhia tha se e kishte interpretuar në dy pjesë.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është që Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj”, tha avokati i Tahirit.

Më herët, rreth orës 13:30 të dites se sotme, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka lene banesen, ku ndodhet ne arrest shtepie, per te qene pjese e seances ne Gjykaten e Apelit për Krime të Rënda, e cila pritet të vendosë sot nëse ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.

Per rreth dy ore ai ndodhet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku po vijon seanca per shqyrtimin e mases per ish ministrin.

Ashtu si edhe seancen e shkuar, Tahiri eshte shoqeruar nga nje makine policie, e cila u fut ne pjesen e garazhit dhe doli praj andej se bashku me ish ministrin.

Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë sot për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e më- parshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion.

Megjithatë, nuk është çudi që të merret një vendim i njëjtë me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, kur Tahirit kjo treshe i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar me një vendim të gjyqtares Liljana Baku në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identitetit, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, avokati i tij Maksim Haxhia dhe ish-ministri kanë këmbëngulur për heqjen e masës që u dha në dy data të ndryshme nga e njëjta gjyqtare. Pas argumentit se nuk kishte prova, kërkesa u pranua nga gjyqtarët Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Nertina Kosova.

PANORAMA

Ekstradimi i Izet Haxhisë dhe hapja e dosjes Hajdari, çfarë thotë vajza e Azemit

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka reaguar sot për herë të parë pas zhvillimeve të fundit, ekstradimin e Izet Haxhisë dhe kërkesën e tij për hapjen e dosjes së vrasjes së heroit të demokracisë.

 

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin  “Ditë e Re” në “Ora News”, e pyetur pikërisht për këto dy cështje të nxehta, ajo shprehet se ëndrra e babait të saj u ndërpre dhe është misioni i saj për ta vazhduar.

 

Ke ndonje koment për ekstradimin e Izet Haxhisë?

Është një gjë që unë nuk kam dëshirë të përgjigjem, veje veten në pozicionim tim, është një gjë që unë…, tani jam e fokusuar në gjera të tjera.

Cfarë mendon për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit

Përgjigja ime është, ti e bën pyetjen se nuk i sheh anën emocionale, unë të them këtë: ajo që unë dua është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të ketë shumë dëshira në pozicionin, tim. Ajo ëndërr e atij u ndërpre, ky është misioni im.

Shqipëri, kushte të vështira pune dhe jetese për gratë punëtore

Ilirian Agolli – Në Shqipëri, Aleanca Gjinore për Zhvillim protestoi për helmimin në punë të 24 punëtoreve të një rrobaqepësie në Durrës. Në mbi 1 mijë fabrika veshjesh dhe këpucësh në gjithë vendin, punojnë rreth 40 mijë gra e vajza në kushte të vështira pune dhe jetese.

Të paktën 20 punonjëse gra, mes të cilave edhe gra shtatzëna, u helmuan dje për shkaqe të panjohura teka punonin në ditë të shtune në një firmë robaqesësie me rreth 120 punëtorë në Shkozet të Durrësit.

Ato u dërguan me shpejtësi në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa organet policore dhe ato të shëndetit publik po hetojnë për incidentin.

Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila prej disa vitesh po studion kushtet e punës në qindra fabrika dhe firma të vendit, deklaroi sot se po ndjek zhvillimet hap pas hapi, dhe po pret zbardhjen e plotë e të paanshme të ngjarjes.

“Fakti që 24 gra u helmuan në fabrikën e Durrësit tregon që në këto fabrika kushtet e punës janë larg standarteve normale të punësimit të njerëzve. Nga ana tjetër, helmimi tregoi se dita e shtunë është kthyer në një ditë rutinore pune për gratë dhe vajzat në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve. Ato punojnë pa pushim dhe nuk u llogaritet asnjë ditë pune shtesë, por ato punojnë shumë herë më tepër se sa lejon Kodi i Punës së Shqipërisë, por asnjëherë nuk shpërblehen për këto orë të tepërta pune që ato shpenzojnë në këto fabrika” – tha drejtorja ekzekutive e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti.

Dyshimet janë te ushqimi, por ato mohojnë të kenë ngrënë në grup të njëjtin vakt dhe së dyti çlirimi i mundshëm i ndonjë gazi në rrobaqepësi. Aleanca Gjinore për Zhvillim tha që ky nuk është rasti i parë që gratë e vajzat punëtore në fabrikat e tekstileve e këpucëve helmohen masivisht në vendin e punës.

“Në Shqipëri ka një ligj për sigurinë e shëndetit në punë qysh në vitin 2010, i cili kërkon të ngrihen këshillat e shëndetit dhe sigurisë në punë. Jemi të shqetësuar për këtë, sepse nuk e dimë se çfarë këshillash verpojnë në këtë fabrikë ku ka ndodhur helmimi. Nga sa dimë dhe nga raportimet e grave, këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë janë thjesht një grup emrash në letra sa për formë dhe jo për të kryer detyrat sipas ligjit. Zakonisht këta janë familjarë të pronarëve, ose të afërm të tyre dhe nuk mbrojnë të drejtat e punëtoreve” – tha zonja Arqimandriti.

Organizata po ndjek trajtimin e grave në spital dhe ecurinë e hetimeve. Mjekët kanë marrë kampione gjaku për kryerjen e analizave dhe gjetjen e shkakut të sëmurjes masive.

“Ne kërkojmë sa më parë zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe shkakun pse janë helmuar gratë e fabrikës në Durrës. Kush mban përgjegjësi për helmimin e tyre? Cilat janë masat që ka marrë këshilli për sigurinë e shëndetit në punë? Sepse ky këshill mban përgjegjësi ligjore. Me kë i kanë kontratat këto gra? Zakonisht gratë në këto sipërmarrje kanë kontrata kolektive, që ato nuk i shohin ndonjëherë me sy, sepse është një letër e bardhë, ku ato nënshkruajnë. A kanë apo nuk kanë kontrata këto gra? Kërkojmë që Inspektoriati i Punës të hetojnë menjëherë këtë rast dhe të marrin masa për këtë fabrikë dhe për fabrika të tjera, në mënyrë që njerëzit të bëjnë një punë të denjë” – tha zonja Arqimandriti.

Aleanca Gjinore për Zhvillim ka konstatuar edhe më parë helmime në vendin e punës dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve. Organizata publikoi pak më parë një studim, sipas të cilit, në një mijë fabrikat e tekstilit dhe këpucëve, që kanë afro 40 mijë punëtorë, mbi 95 për qind e punëtoreve në to janë gra e vajza, që punojnë mes mungesave të shumta teknike dhe të sigurisë për paga minimale e të paplota. Ato paguhen rreth 24 mijë lekë ose 180 euro, të cilat nuk i marrin të plota, por punojnë gratë dhe vajzat punojnë në kushte shumë të vështira jetese më këto fabrika. Kjo gjendje e rëndë e kushteve të punës dhe mos-trajtimit dinjitoz vjen nga papunësia e lartë dhe nga mungesa e sindikatave.

Punëtoret që ankohen janë nën kërcënimin e largimit nga puna dhe mbizotërojnë fyerjet gjatë procesit të punës. Sipas studimit, nëpër fabrika mungojnë kontrollet shëndetësore, pajisjet për mbrojtjen e punëtorëve nga kimikatet, shpërblimet për punë të zgjatur dhe lehtësira për gratë shtatzanë. Shpesh në këto fabrika mungojnë këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe sindikatat për dialog me pronarët.

Tahiri kërkon heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, Donald Lu: Vendimi të bazohet mbi ligjin, jo mbi presione, kërcënime apo para

TIRANE- Në një kohë kur nesër pritet të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit mbi kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Krimeve të Renda, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

Në një prononcim ekskluziv për “BalkanWeb” Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi sipas tij ka raportime nga burime te pavarura për presione dhe ryshfete ndaj gjykatësve.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”- ka thënë Donald Lu për “BalkanWeb”.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në Tiranë, tek Rruga “Kodra e Diellit”.

Një “grusht shteti” që u rrek të bëhej me gurë – Nga SPARTAK NGJELA

26 maji ishte krejt e krejt një protestë e dështuar qëkurse nisi.
Partia Demokratike nuk ka më mbështetje, sepse krerët e saj, si forcë antiamerikane, janë të korruptuarit që kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë me metoda të vjetra otomane.

Dje e pamë sesi Sali Berisha donte të dëbonte Amerikën nga aleanca me Shqipërinë me gurrët e 200 individëve të paguar.
Fjala ishte se donin të rëzonin ministrin e Brendshëm.
Ministri i Brendshëm Xhafaj doli edhe më i fortë në një betejë me 11 policë të dëmtuar lehtë, përballë një “grusht i shteti” që u rrek të bëhej me gurë.
Po këta injorantë, nuk e kuptojnë se nuk kanë më kohë politike në Shqipëri, se janë antiamerikanë dhe Shqipëria tani është e kurdisur sipas orës amerikane?

l.
Antiamerikanët që hiqen si perëndimorë dhe që duan të destabilizojnë Shqipërinë për të siguruar gjënë e tyre të vjedhur, dështuan dje plotësisht, sepse shqiptarët këtë herë as që i përfillën fare, ngaqë e kuptuan se korrupsioni shqiptar që po drejton Shqipërinë, është një forcë e dështuar.

Ishte dhe çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, por atë në fakt nuk e trondit dot asgjë.
Shqipëria e ka të sigurt që i çel negociatat në këtë qershor, duan apo nuk duan një grusht njerëzish të korruptuar që, pasi kanë vjedhur shqiptarët, të kapur, nuk duan ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, dhe nuk duan që t’i përgjigjen normalisht akuzës kundër tyre.

Por gjithsesi, e gjithë zallamahia e djeshme sigurisht që në thelb nuk ishte një ndërmarrje e kotë dhe nuk mund të thuash se do të ndalojë si përpjekje antiperëndim, nga të gjithë të korruptuarit.

ll.
I gjithë korrupsioni kryeministror i të dy krahëve të politikës shqiptare dje, më 26 maj 2018, ishte i bashkuar. Që të katër bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha pritën dje që të rrëzonin ministrin e Brendshëm Xhafaj.
Pas protestës së dështuar të katër ishin pa gjak në fytyrë, kurse Fatmir Xhafaj qeshte.

Në të vërtetë lufta kundër ministrit Xhafaj është një luftë antiamerikane. Në këtë betejë antikorrupsion të drejtuar nga politika amerikane në Shqipëri, amerikanët i kanë marrë Ramës dhe Berishës ministrin e Brendshëm. I morën me forcë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, dhe ndërkohë i kanë lënë në mëshirë të reformës në drejtësi, e cila sigurisht që penalizon edhe Ramën, edhe Berishën.
Duhet të theksojmë se pa ministrin e Brendshëm, Reforma në Drejtësi nuk mund të kryhet. Por këtë, ashtu siç e di Rama dhe Berisha, e dinë edhe amerikanët.

Kjo është arsyeja që Lufta kundër ministrit të Brendshëm sot në Shqipëri është një lëvizje antiamerikane.
E gjithë kjo lëvizje, para një jave, pasi paraqiti çështjen qesharakë Babalaj, priti nga Rama shkarkimin e ministrit të Brendshëm. Dhe të gjithë ishin të sigurt për këtë shkarkim: të gjithë të korruptuarit e Shqipërisë.
Kurse politika amerikane heshti.
Rama provokoi rëndë politikën amerikane, dhe ajo iu përgjigj ashpër me ambasadorin Lu. Por menjëherë FBI dhe organet e specializuara amerikane konstatuan nga analiza spektrale e zërit se audiopërgjimi Babalaj, ishte një falsitet destabilizues. Amerikanët e vunë në dijeni kryeministrin shqiptar, dhe ky i përpunuar doli dhe dhe me frikë tha që “analiza e zërit tregon që audiopërgjimi është falsitet”. Ministri nuk u shkarkua dot prej tij.
U kundërpërgjigjën injorantët e korruptuar duke thënë se nuk bëhet analiza spektrale e zërit në dy ditë.
Analiza spektrale e zërit të krahasuar nga FBI bëhet në më pak se një orë, por kur ke të bësh me injorantë, është e kotë të merresh me ta. Ku e dinë këta derëzes e punëzes se çfarë është analiza spektrale e zërit!

Treshja Berisha, Meta dhe Basha të rënë shpirtërisht, u hodhën kundër Ramës, kurse ky në fakt ishte me ta, por i detyruar nga politika amerikane, refuzoi pushimin e ministrit të Brendshëm.
Kurse Xhafaj u tregua më i vendosur kur tha se “jepte dorëheqjen si ministër në funksion të analizës së zërit”. Kuptohet se ky sigurisht që e dinte të vërtetën nga FBI. Po Basha, pse nuk iu përgjigj me të kundërtën, domethënë që edhe ky e jepte dorëheqjen po të dilte falsitet audiopërgjimi Babalaj?
Ku shkoni o të korruptuar të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit!

lll.
Dje, korrupsioni shqiptar, pati rënie drastik dhe, bashkë me të, edhe media e blerë nga korrupsioni. Në fakt rënia e tyre është nga naiviteti i shpresës se me një revoltë popullore do të mund të ndalonin reformën e nisur në Shqipëri.
Kurse media e blerë nga korrupsioni është e mërzitur.
Edhe Rama, i mërzitur, provokoi dje pas protestës përkrahësit e Partisë Demokratike me shpresë që ata të vinë me shumicë herën tjetër.
Të gjithë bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha duan destabilizim.
Por ajo që është më poetikja: të katër këta kërkojnë të rrëzojnë Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, sepse ai drejtohet nga amerikanët.
Po dështuan përfundimisht.

IV.
Koha po ndihmon Shqipërinë. Politika amerikane e kërcënoi ashpër dje si Berishën ashtu edhe Bashën. Dhe do të vijojë kështu, sepse këta nuk heqin dorë nga destabilizimi.

Amerikanët duhet t’i bëjnë publike ato që kanë grumbulluar kundër korrupsionit shqiptar, kurse riemërimi ambasador i ambasadorit Donald Lu, ka mërzitur rëndë gjithë korrupsionin kryeministror shqiptar, sepse nuk kanë alibi për të thënë se kundër nesh nuk është politika amerikane, por vetëm ambasadori.

Po kush vjen tani në Shqipëri.
Ende nuk dihet, por koha sot në Shqipëri, në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, kërkon që politika amerikane të sjellë këtu një personalitet të njohur amerikan.

Ambasadori amerikan në Tiranë sot hyn në pesë ambasadorët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të shohim se kush do të vijë. Por kjo politikë amerikane do të vijojë më me forcë kundër korrupsionit shqiptar.
Shqiptarët treguan dje se po presin sa më shpejt rezultatet e Reformës së nisur nga amerikanët në ndihmë të shrrënjosjes së korrupsionit në Shqipëri.
Ajo që dihet me siguri është fakti se të gjithë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, sot janë të humbur dhe të gjithëve iu është identifikuar shuma e parave dhe pronave që kanë përfituar nga korrupsioni.

Holanda kundër negociatave, ja letra që Rama iu ka dërguar deputetëve holandezë

Kryeministri Edi Rama iu ka shkruar një letër deputetëve holandezë, si një përpjekje për të bindur ata se Shqipëria meriton çeljen e negociatave.

Kjo lëvizje e kryeministrit Edi Rama vjen pasi dy deputetët e Partisë Laburiste, Lodewijk Asscher dhe Kati Piri kishin bërë një listë të gjatë me argumente ku theksonin se vendet e Balkkanit Perëndimor nuk ishin gati për tu bërë pjesë e BE-së, ndaj në vendimet e Qershorit Holanda duhej të shprehej kundër.

Pjesë nga letra e kryeministrit Edi Rama:

“Vendet e Ballkanit nuk janë ende gati për të hyrë në BE”, shkruajnë Lodewijk Asscher dhe Kati Piri në 15 maj. Pastaj ata renditën një listë të problemeve për t’i bërë ato të barabarta. Kjo nuk është e nevojshme. Ne jemi dakord me ta: Shqipëria në të vërtetë nuk është ende gati për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. Kjo mund të merret parasysh vetëm nëse plotësojmë plotësisht kriteret strikte për anëtarësim.

Përfundimi i Asscher dhe Piri nuk është vetëm i parakohshëm, por kalon edhe qëllimin e tij. Duke u bërë anëtar i Bashkimit Evropian nuk është një çështje në këtë moment. Vizioni ynë për të ardhmen e Shqipërisë është se udhëtimi është shumë më i rëndësishëm se destinacioni. Ajo që ne në të vërtetë dëshirojmë është ajo që dëshiron çdo vend: paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i qëndrueshëm për popullin tonë.

Rekomandimi i Komisionit Europian për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nuk do të thotë që Shqipëria automatikisht do të bëhet anëtare, por është sinjal për ne që të punojmë më shumë, duke dhënë më shumë rezultate nga reformat. Duke hyrë në negociata, Shqipëria ka një pozitë më të mirë për të zbatuar procesin e reformave në vend. Për më tepër, Holanda dhe pjesa tjetër e BE-së do të kenë kontroll më të mirë ligjor dhe politik mbi këtë proces.

Ne jemi të bindur se procesi rigoroz, i vështirë dhe i gjatë para anëtarësimit në Bashkimin Evropian është mënyra më e mirë për të arritur rezultate: së pari rezultate për brezin e ri të vendit tonë dhe së dyti, në të ardhmen të marrim dritën jeshile për anëtarësim. Duke punuar së bashku dhe për të siguruar që ne mund të zbatojmë reformat e rënda që janë të nevojshme: Në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe krimit të organizuar. Me fjalë të tjera, është pikërisht procesi i gjatë dhe i rreptë i pranimit në BE që na detyron të bëjmë reformat që Asscher dhe Piri dëshirojnë!

Ne i kuptojmë shqetësimet e shteteve anëtare. Dhe ne e pranojmë qëndrimin e rreptë dhe të drejtë të Holandës. Pra, të mos ketë keqkuptime për këtë. Por, ne e meritojmë plotësisht procesin e pranimit. Qëllimi ynë është pajtueshmëria 100 përqind. Dhe jo vetëm për shkak se ajo na përket, por sidomos sepse besojmë se i detyrohemi këtij brezi tjetër të Shqipërisë.

Por pastaj i them gjithashtu z. Asscher dhe kolegëve të tij – në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm të dalin në rrugë dhe të bëjnë sakrificat e nevojshme në rrugën drejt së ardhmes – jo vetëm të jenë strikte, por edhe të drejta.

Ne tashmë po kryejmë reforma. Bëhet fjalë për fakte dhe dëshmi për punën e vështirë. Duke na refuzuar negociatat e pranimit, procesi nuk është as më i mirë as më i drejtë. Sepse, pa marrë parasysh se sa ambicie kemi, nuk mund ta bëjmë vetëm. Le të bëjmë këtë udhëtim së bashku sa më shumë që të jetë e mundur. Për t’i dhënë asaj shansin më të mirë të suksesit. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Evropës.

Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë.

Çfarë deklaronin dy deputetët (Përmbledhje)

Sipas Lodewijk Asscher dhe Kati Piri korrupsion dhe mungesa e perspektivave ekonomike është e lartë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në mesin e të rinjve. Shumica e liderëve politikë kanë një reputacion të dyshimtë kur bëhet fjalë për vlerat evropiane.  Ata argumentonin se futja në BE e këtyre vendeve, i nxitur nga shqetësimet gjeopolitike për stabilitetin dhe ndikimin në rritje të lojtarëve të jashtëm si Rusia, Turqia dhe Kina duket i tepërt.

Kati Piri është politikane holandeze e lindur në Hungari dhe anëtare e Parlamentit Evropian për Holandën, që nga korriku 2014. Ajo është anëtare e Partisë Laburiste, pjesë e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Lodewijk Asscher është kryetar i Partisë Laburiste Holandeze (PvdA). Ai ka shërbyer si zëvendës kryeministër i Holandës dhe Ministër i Çështjeve Sociale dhe Punësimit në kabinetin e dytë të Rutte nga 5 nëntor 2012 deri më 26 tetor 2017.

Përgatiti Gazeta Shqiptare

Manjani: “Basha bëri mirë që tërhoqi protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, bëri analizën e tij në lidhje me protestën e sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas ish-ministrit të LSI, protesta ishte një potencë e jashtëzakonshme kundër qeverisë dhe se njerëzit ishin të mbushur me mllef.

Përsa i përket përshkallëzimit të situatës ku pati një konfrontim mes protestuesve dhe policisë, Manjani thotë se kryetari  i PD bëri mirë që tërhoqi protestuesit, pasi nuk dihej ç’mund të ndodhte, shkruan BalkanWeb

“Kemi një qeveri që vetëm bën propagandë, e tani na shfaqet si qeveri që zhduk prova. Bën të këqija dhe zhduk provat, nxjerr opozitën gënjeshtare. Kemi pasur përpjekjen e opozitës, që ka bërë një punë të lavdërueshme me thënë të drejtën. Nxorrën prova, dhe tani u finalizuan me një protestë. Ishte një pjesëmarrje shumë e mirë.  Kishte një lum njerëzish, shihej një potencë e jashtëzakonshme antiqeveritare. Kishte goxha mllef. Unë isha në mes të njerëzve që nxirrnin mllef.

Nuk mendoj se shqiptarët kanë indiferencë për çështje politike. Ata marrin pjesë në politikë në mënyrën e tyre, secili ka mendimin e vet. Marrin pjesë në zgjedhje. Ajo që e ndan opinionin publik nga e vërteta janë analistët për fat të keq.

Njerëzit u përgjigjën”

Protestë si e Kukësit apo si kjo e ditë së sotme?

“Çdo protestë është e mirë, nuk është e thënë që të vriten njerëz që të quhet protestë. Ne po përjetojmë për herë të parë policinë dhe ministrinë e Brendshme të jetës së njeriut, pasi hyn në jetën e çdo njeriu, kontrollon çdo gjë. Dëmi që i sjell trafiku i drogës një shteti është shumë më i madh se një mllef i shkaktuar në ditë proteste. Kam përshtypjen se në Greqi e Francë do ishin djegur qytetet, por këtu nuk ndodh. Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit dhe nuk la që të zhvillohej ndonjë skenar i padëshirueshëm”.

Paloka deklaratë të fortë: Protestuesit ishin gati për gjithçka, mund të kishte viktima

TIRANE– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e vlerësoi të drejtë vendimin e Lulzim Bashës për të tërhequr turmën e protestuesve, pasi sipas tij situata mund të kishte precipituar.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në “News24” Paloka tha se punonjësit e policisë kishin shkelur ligjin, pasi në protestë ishin të armatosur, ndërsa shtoi se mund të rrezikonte që ndonjë protestues t’ua merrte pistoletën, shkruan “BalkanWeb”. Teksa u pyet nga moderatorja Nisida Tufa nëse mund të kishte viktima, Paloka nuk e mohoi këtë fakt, ndërsa shtoi se protestuesit që ishin tek Ministria e Brendshme ishin të gatshëm për gjithçka.

INTERVITSA
Teksa ndoqëm intervistën e kryeredaktorit të RD të dhunuar. Si e komentoni ngjarjen?
Bledi ka ardhur gazetar kur unë kam qenë kryeredaktor te RD. Ai është qytetar i Tiranës, dhe nuk është agresiv. Do i uroj shërim të shpejt. Do uroja pa cinizëm se gazetarët janë dhunuar edhe në botë, ju ka ndodhur edhe shumë raste dhune. Me një qeveri si kjo s’mund të presësh asgjë tjetër. Ajo sulmon qytetarët dhe mbron krimin. Për këtë ishim sot në protestë, për të luftuar ndaj një qeverie që mbron kriminelët.

Si ishte për ju protesta e ditës së sotme, edhe nga pjesëmarrja?
Mendoj se protesta i dha mesazhet për të cilat u thirr. Siç kemi thënë gjatë gjithë ditëve para, qëllimi ishte kërkesa për largimin e Xhafës. Ju do thoni se ai është aty. Kur kemi kërkesa për largim, se mendonim që ai do jepte dorëheqje. Ai vërtetë u largua nga ministria, para se protestuesit të ktheheshin në Ministrinë e Brendshme, ai nuk dha dorëheqje.

Në fjalën e tij Basha se përmendi audio-përgjimi…
Ça lidhje ka kjo?!

Me ça objektivi erdhi sot PD në protestë?
Ti bënte të qartë se shqiptarët nuk mund të pajtohen me faktin që është vënë një ministër i brendshëm të ketë lidhje me drogën. Edhe një njeri i vetëm kur proteston ka të drejtën të thotë të vërtetën.

Ju i keni qejf shifrat për pjesëmarrje…
Sigurisht. Unë vet nuk mund të gjykoj se ishte apo jo më e madhe apo më e vogël.

Ku ishit pozicionuar?
Unë qëndrova në pjesën e qendrës së protestës. Isha dhe tek ministria e Brendshme, në atë pjesë ku ishte pjesa më energjike.

A tregoi ‘muskujt’ opozita aty?
Absolutisht jo. Ne si deputetë, drejtues të PD jemi ndeshur gjithë kohës edhe me reaksion të protestuesve që kërkonin të lejoheshin të avanconin më shumë. Nëse aty sdo të kthehej Basha të merrte protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë. Aty mund të ishin 5 mijë vetë që ishin gati për gjithçka. Kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Ishin të armatosur. Në kundërshtim me ligjin.

Mund të kishte viktima?
Aty mund të ndodhte çdo gjë. Kishte policë me armë. Jo se mund të nxehej ai (polici), por edhe mund t’ja merrnin armën.

Tiranë: shoqatat kërkojnë mbështetje për dhunën policore

Ilirian Agolli  – Në Tiranë, Shtëpia e të Drejtave Njerëzore dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i kërkuan qeverisë të hapë në çdo drejtori policie Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.Kërkesa e këtyre organizatave erdhi pas njoftimeve të shumta për dhunë në repartet policore, dhe pas dyshimeve se një i ri humbi jetën në policinë e Korçës prej dhunës dhe diskriminimit.Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kërkuan sot që Policia të hapë sa më parë Zyra për të Drejtat Njerëzore dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Organizatat thanë se nga qytetarët dhe nga media po bëhen denoncime të vazhdueshme për keqtrajtim dhe diskriminimit të arrestuarve brenda reparteve policore.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut, Altin Hazizaj, thotë se shkelja e të drejtave njerëzore në komisariatet policore, arriti kulmin një javë më parë, kur i riu Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve, humbi jetën në mjediset e policisë së Korçës, duke dëshmuar se situata vazhdon të keqësohet.

Organizatat theksuan se Avokati i Popullit denoncon për rreth 163 personave të keqtrajtuar nga policia me dhunë fizike, trajtim johuman dhe diskriminim, si dhe arrestime ose shoqërime të paligjshme.

Por vetëm 8 raste janë dërguar në prokurori për ndjekje penale ndaj policëve për këto shkelje të të drejtave.

Ndaj ato kërkuan sot qeverisë dhe policies të hapin Zyrën për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në çdo drejtori policie.

Kjo zyrë pritet të trajtojë ankesat e qytetarëve ndaj forcave të policisë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe rasteve të diskriminimit, shkelje të të drejtave të vetë policëve nga kolegët dhe eprorët e tyre, si dhe informimin dhe trajnimin e forcave policore, për ta kthyer policinë në një institucion që mbron të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët.

Veprimtarët e të drejtave njerëzore kujtuan se hapja e negociatave me Bashkimin Europian kërkon edhe plotësimin e prioritetit numër 5, që është respekti për të drejtat e njeriut dhe eleminimi i diskriminimit.

Ndaj qeveria nevojitet të sigurojë standarte ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, thonë ata, si pjesë e përpjekjeve serioze për integrimin e vendit në BE.

Një pjesë e madhe e forcave policore janë trajnuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi, por ky prioritet ende nuk po zbatohet nga policët e thjeshtë.

Largohet edhe Vlahutin. Kush është italiani Soreca që e zëvendëson

Luigi Soreca, ambasadori i ri i BE-se ne Tirane

Një italian do të përfaqësojë në Tiranë prezencën e Bashkimit Europian.

Ai është Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishëm i komisionit Europian në Bruksel që pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë.

 

Soreca do të zëvendësojë në këtë detyrë Romana Vlahutin, kroaten e kritikuar shumë së fundmi nga opozita.

 

Kush është Luigi Soreca

Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Emigracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të emigracionit.

Zoti Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Itaisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Audio-përgjimi: Prokurori shqiptar heton Agron Xhafajn në burg në Romë

Prokurori i  çështjes së Agron Xhafajt, Përparim Kulluri  gjendet në Itali për të marrë në pyetje vëllanë e ministrit të Brendshëm, i cili ditën që u drejtua publikisht më një letër të hapur shkoi drejt Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e së enjtes  gazetari dhe drejtuesi i emisionit Debati në Channel One, Roland Qafoku.

Sipas gazetarit Qafoku, Agron Xhafaj gjendet në një burg në Romë dhe pritet që prokurori Kulluri ta marrë atë në një seancë pyetje- përgjigje.

Sipas burimeve të gazetarit Qafoku, edhe ekspertiza e video-përgjimit mbi çështjen e vëllait të ministrit të brendshëm do të kryhet në Itali.

Të njëjtat burime shtojnë se gjithçka do realizohet përmes një bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane. Prokurori shqiptar do pyesë Agron Xhafajn lidhur me video-përgjimin, njohjen e tij me Albert Veliun të njohur si “Babalja” dhe rrethanat e video-përgjimit.

PROTESTA E OPOZITËS DHE NEGOCIATAT – Nga Lirim NEZHA

Gjate kesaj javes se fundit, ne media apo rrjete sociale, po perballemi ne menyre krejt inflacioniste me argumentin se PD dhe opozita, permes protestes se te shtunes tenton bllokimin e celjes se negociatave.
Qe politika eshte shpesh spekulative, kjo dihet dhe pranohet deri ne nje fare mase, por qe te spekulohet ne kete fare feje me padijen e ketij populli eshte per te ardhur keq, sikurse eshte detyre e secilit qe njeh vlerat demokratike te nje proteste apo te cdo proteste qe te shkruaje dhe te flase kunder ketij spekulimi dizinformues.
Protesta,si nje e drejte demokratike e te gjitha vendeve me demokraci perfaqesuese,nuk eshte gje tjeter pervecse lubrifikanti i demokracise.Eshte pikerisht protesta dhe e drejta per te protestuar ajo qe e ben nje vend dhe nje popull te renditet mes demokracive.
Ndaj te protestohet sot kunder nje qeverisjeje te zhytur ne droge dhe krim,nuk eshte aspak te pengosh integrimin,por ta ndihmosh kete vend qe perpara se te aspiroje te jete pjese e Europes,duhet te respektoje veten,te shkundi supet dhe ta hedhe tej zgjedhen keq qeverisese.Vetem duke patur respekt per veten Europa do te doje te na fute ne familjen e saj.Ndryshe,duke retushuar realitetin per hir te propagandes,jo vetem qe nuk hyjme dot ne Europe,por as e meritojme te hyjme.
Sa me shume te protestoje nje vend dhe nje popull,sa me shume te dyndemi shesheve dhe te kerkojme largimin e qeveritareve te lidhur me kupolen e krimit,aq me prane integrimit jemi.Sepse une besoj se Europa eshte demokratike dhe si e tille do te doje ne familjen e vet nje vend demokratik dhe jo nje vend ku jane kapur nga qeveria te gjitha mediat,nje vend ku qeveria ka kapur prokurorine,nje vend qe nje ish minister e ka ne arrest shtepie nderkohe qe do te duhej ta kishte ne burg e pasardhesi i tij,nje ish hetues i diktatures,e ka vellain e vet te denuar me vendim te formes se prere per trafik narkotikesh.
Europa,me siguri pret te integroje nje Shqiperi te qytetareve dhe jo te bandave,nje Shqiperi ku jetohet dhe jo nje Shqiperi qe zbrazet e zbrazet perdite.
Edhe nese per fatin tone te mire apo per arsye gjeopolitike do te celen negociatat me BE-ne,kjo nuk do te thote aspak se i kemi punet ne vije.Kjo nuk do te thote aspak se Europa eshte pajtuar me qeverine dhe menyren e funksionimit te saj.Nese per fat celen negociatat,kjo do te thote se detyrimet dhe presioni nderkombetar per te pastruar politiken nga krimi vazhdojne te intensifikohen.
Ndaj eshte e udhes qe qytetaret t’i bashkohen protestes se dites se shtune dhe te gjitha protestave ne vijim derisa te kemi nje shtet te shqiptareve dhe jo te trafikanteve dhe hajduteve.
Nese nje komb dhe nje popull ka shpirtin e protestes ndaj te zgjedhurve te vet,atehere do te jete gjithnje e me prane aspiratave europiane.Pikerisht ky eshte argumenti qe duhet te na zgjoje cdo mengjes me nje reagim per ate qe nuk eshte bere si duhet dhe jo frika se ndoshta reagimi qytetar na largon nga Europa.
Nuk ka se si te ngjase,kurrsesi!

Orikum,24.05.2018


Send this to a friend