VOAL

VOAL

Shembja e Teatrit – Kumbaro nuk shkon në Kuvend, Vokshi: Grusht shteti institucional

Ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Kultures, jane disa artiste te cilet kundershtojne projektligjin per shembjen e Teatrit Kombetar.

 

Ne vend te degjeses me ministren e Kultures Mirela Kumbaron, e cila kishte lajmeruar se nuk do te ishte kete jave, por javen tjeter per te dhene shpjegime per projektligjin e posaçem qe shemb teatrin dhe parashikon aty ndertimin e kullave, ne degjese jane artistet e mes tyre edhe Robert Ndrenika. Ata kane hartuar nje leter publike drejtuar Presidentit te vendit dhe zyrtareve te tjere shteterore.

Ne fjalen e saj, kryetarja e Komisionit, deputetja Albana Vokshi tha: “Skandali më i madh që gjithë pjesa e siperfaqes së tokës së teatrit do të jepet sipas termave të përcaktuar do i jepet privatit. Bojkoti është një shenjë shumë e keqe, do e konsideroja një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk vijnë në komision, në shkelje të Kushtetutës, të marrë masa për deputetet që bojkotojnë seancat e Kuvendit. Përderisa ministrja ka refuzuar që të vijë ka shprehur gatishmërinë të paraiqtet në datat 19 dhe 20, pas një jave, doja të njoftoja mbledhjen tjetër në datë 19 dhe do propozoja që të mos bëhet këtu por në ambientet e Teatrit ku të gjithë ju do keni mundësi të dëgjoni shkëmbimin e mendimeve rreth këtij projekti në këndvështrimin tonë mafioz”.

voks

Bashkim Dedja kalon Vettingun, kreu i Kushtetueses rikonfirmohet në detyrë

ERALD DELIU/ Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka kaluar sot testin e Vettingut dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin e tij në detyrë.

Javën e shkuar, ai u përball me KPK-në dhe sipas hetimit administrativ, Dedja kishte probleme me pasurinë.

Seanca ka nisur si ishte parashikuar ne oren 09:30 dhe kryesuesja e trupes ka deklaruar se me shumice votash ai rikonfirmohet ne detyre.

Seanca e shkuar 

Në seancën e shkuar, Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia. Sipas KPK-së, Dedja ka paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë.

Për këtë, Dedja ka deklaruar se ka marrë një kredi prej 120 mijë eurosh me afat 20 vjet. Gjithashtu, si burime për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, sipas KPK-së, këto hua nuk justifikohen. Së pari, pjesa e huas prej 15 mijë euro pa interes që vëllai i tij i ka dhënë Bashkim Dedjes, sipas deklarimeve të tij, është e pajustifikueshme, pasi në të njëjtën kohë, ai ka marrë edhe një kredi prej 42 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti.

Po ashtu, edhe 10 mijë euro të marra hua nga kunati i tij, nuk justifikoheshin sipas deklaratave noteriale që ka dorëzuar Dedja, pasi në datat e lëshimit të tyre ai ka qenë jashtë vendit. Më pas, Dedja ka paraqitur një kontratë tjetër, ku pretendonte se huaja është dhënë nga babai i kunatit të tij.

Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartamenti 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpronësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të vetingut, ka deklaruar se apartamenti është i tiji 100 %.

Edhe një apartament në Durrës u bë objekt diskutimesh në seancë. Ai rezulton në pronësi të njërit prej vëllezërve të Dedjes, i cili jeton në Dibër. Por kontratat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm janë lidhur në emër të Bashkim Dedjes. Vëllai i gjyqtarit, gjatë fazës së verifikimeve, nuk ka dorëzuar dokumente që provojnë se kishte të ardhura për ta blerë apartamentin.

MBROJTJA

Sipas avokatit, të ardhurat e Dedjes në vitet ‘90-të përbëhen edhe nga ndihmat e vëllait të tij që punon në emigracion. Ai pretendon se lapsus me apartamentin 98 metra katrorë në Tiranë ishte për shkak të asaj që e quajti “marrëdhënie vëllazërore”. Kontrata e energjisë në emër të Dedjas ishte për të ndihmuar vëllain që të mos i duhej të vinte nga Dibra në Durrës për të paguar energjinë çdo muaj.

PANORAMA

Ndrenika-Ramës: Nuk je i përjetshëm, atë që më bëre ti, nuk ma ka bërë kush

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka ndërhyrë në një lidhje telefonike në emisionin “Studio e hapur” në News24, ku tha se  është ndjerë i fyer dhe i lënduar nga Rama kur nuk e la të fliste gjatë takimit në kryeministri, ku u prezantua dhe projekti i ri.

ROBERT NDRENIKA

Pjesë nga intervista

Jeni ndjerë i fyer dhe i lënduar nga ai takim me Ramën?

Jam ndjerë shumë i lënduar, atë që më ka bërë ai njeri s’ma ka bërë njeri deri sot. Më turpëroi para të gjithë kolegëve të mi dhe të 100 vetëve që ishin aty. Kryeministrat venë e vijnë, jam i sigurtë që ky nuk është kryeministër i përjetshëm

Keni ndonjë gjë që për ti thënë?

Kam për të thënë jo personalisht për atë, por kam për të thënë për teatrin. Kryeministrat ven e vin, ky vend ka pasur dhe kryeministër 30-vjeçar dhe pësoi atë që pësoi. Besoj se dhe ky që është tani nuk është i përjetshëm.

Kjo duket si një rrugë pa kthim. Jeni i dëshpëruar?

Jam shumë i dëshpëruar sepse duket sikur po i bie murit me kokë. Ai vend është i shenjtë, e gjithë kultura e kryeqytetit aty e ka nismën. Ambasadori i SHBA-ve kërkon peshqit e mëdhenj, peshqit e mëdhenj i ka përpara syve, por zë cironga. Aty ka 20 vjet që tenton të bëjë një grabitje të mbetur në tentativë dhe askush nuk thotë gjë, as prokuroria, as qeveria. Mesa duket Rama do ta bëjë këtë punë.

Pse nuk e dëgjon zërin tuaj Rama?

Ka mendje fodulle dhe mendjemadhësi. Ai nuk dëgjon dhe ata që ka rrotull. Ai ka ofenduar të gjithë kolegët e mi, ka ofenduar dhe mua. Hajde more të flasim të ulemi.

Çfarë do të ndodh pas të premtes? Do ngujoheni dhe ju ata?

Nuk e di se çfarë do të ndodh, por di që ata po e grabisin me lidh dhe me Parlament. Mund të bëhet dhe një ndërtesë e re siç është kjo. Ata që pretendojnë se do bëjnë teatrin kanë thënë se bën 30 milion euro, por me 10 milion bëhet një teatër i mirë. Tiranë e meriton një teatër dhe këtë teatër.

Shqipëria përshëndet marrëveshjen rreth emrit të ri të vendit fqinj

Meta: Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë. Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kanë reaguar për arritjen e marrëveshjes Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Presidenti Meta e ka vlerësuar marrëveshjen si të arritur momentin e shumëpritur. “Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë. Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të dhe që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme”, ka shkruar Meta në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Ndërsa në reagimin e ministrit Bushati po nëpërmjet rrjeteve sociale thuhet se “Urime fqinjëve dhe miqve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi, por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionin”.

Kujtojmë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për media, deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut është zgjidhja e arritur rreth mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë. aa

Ngjela: Negociatat hapen më 28 qershor, vendet e BE do të duhet të votojnë pro ose kundër SHBA

TIRANE- Avokati Spartak Ngjela, njëherësh ish-ministri i Dretjësisë thotë se më 28 qershor vendet e BE-së do mendohen mirë pasi vota e tyre nuk do jetë thjesht për Shqipërinë. Duke besuar në hapjen e negociatave pikërisht në këtë datë, Ngjela thotë se vendet e BE-së do votojnë pro, duke pasur parasysh se kjo është edhe një votë pro SHBA-ve.

STATUSI I PLOTË
Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 28 qershor, është një gjë e sigurt.
Cila është arsyeja politike që e garanton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian?
Kurrë nuk duhet menduar se garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian do të votojnë për Shqipërinë më 28 qershor, do të gjendet në situatën e brendshme të Shqipërisë.
Në këtë rast kjo nuk ka lidhje fare me këtë situatë.
Garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian në mënyrë unanime do të votojnë më 28 qershor për çeljen e negociatave me Shqipërinë, është te politika aktuale amerikane për Ballkanin Perëndimor, prandaj vota e tyre, politikisht, nuk do të hidhet pro apo kundër Shqipërisë.
Kështu siç ka ardhur situata, vota e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër Shteteve të Bashkuara Amerikës.
Domethënë është e kuptueshme që do të jetë pro, sepse, natyrshëm, që të gjitha vendet e BE-së do të jenë pro Amerikës.
Gjithçka është e sigurt, prandaj korrupsioni i lartë në Tiranë kot e ka që çirret dhe kot e ka që shpreson te vota kundër.

Shpëtim Idrizi: Rama deshi të na zhdukë politikisht

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka hedhur akuza të forta këtë të shtunë ndaj qeverisë Rama, dhe konkretisht ndaj Partisë Socialiste.

Ka qenë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi që në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të kësaj partie tha se partinë e tij tentuan që ta zhduknin në zgjedhjet e kaluara.

Idrizi akuzoi qeverinë duke thënë se çështja çame nuk është më pjesë e programit të qeverisë.

“Sido që të marrin votat, të na marrin mandatet, nuk mund të na zhbëjnë se nga veriu në jug. Do na kenë si një thumb, ngulur në trurin e tyre. Nuk e prishin dot këtë lëvizje, pasi kjo është partia e madhe. Ata mund të vjedhin mandatin e Idrizit, Takut, Mesilës, por nuk e vjedhin dot misionin tonë. Se vjedhin dot Çamërinë, sado që të flasësh për të, sado të përbetohesh për të. Pas një viti që u krye ai turp, siç ishin zgjedhjet, pasojat janë këto. Ata tentuan të lënë jashtë Kuvendit PDIU. Jo vetëm për të patur tepsinë me veten, por u bë e qartë kur çështja çame nuk përfshihet në programin e qeverisë”, tha Idrizi.

Kërkimi për të zhdukurit e komunizmit nis nga Mali me Gropa

Fatmira Nikolli  – Tri ditë më parë, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u firmos marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (më tej: ICMP). Duke qenë se prej rënies së regjimit komunist familjarë të më shumë se 4000 të zhdukurve kërkojnë eshtrat e të afërmve, pritet që të nisë puna në terren, duke nisur fillimisht nga identifikimi i 13 mbetjeve njerëzore të gjetura 8 vite më parë në një varrezë masive në Dajt. Më pas, sipas të dhënave të siguruara ndër vite, do të kërkohen eshtra të tjera të pushkatuarisht gjatë regjimit, për të bërë të mundur mandej, identifikimin e tyre dhe dorëzimin e eshtrave tek familjarët.

Marrëveshja mes qeverisë dhe ICPM-së është iniciuar nga Genta Mara Sula vite më parë kur ajo ishte zëvendësministre e Çështjeve Sociale. Tani, kur ajo po finalizohet dhe Sula drejton Autoritetin e Dosjeve uron “ata që punuan për këtë standard të ri të mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, sidomos familjeve që nuk kanë reshtur kurrë përpjekjet për t’i nderuar njerëzisht personat e humbur”.

Duket se Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit, do të ketë rol edhe për gjetjen e varreve të të zhdukurve. Pak ditë më parë, pranë Autoritetit, është paraqitur Hamz Kazazi. “Na tregoi me skicë e hartë për një vendvarrim të fshehtë, ku mund të gjenden eshtrat e të pushkatuarve nga diktatura komuniste. Këtë informacion të vyer do ta dërgojmë menjëherë tek IIPP dhe ICMP. Z. Hamza ende kërkon eshtrat e 7 pjesëtarëve të familjes së vet”, shkruan Sula.

BE i ka dhënë ICMP rreth 450,000 euro për të nisur punën. Shuma do të përballojë kërkimin në dy vendvarrime ku besohet se prehen viktima të paidentifikuara, por ka edhe dhjetëra vendvarrime të tjera në vend. Gërmimi i parë do të bëhet në një varrezë sekrete në zonën e njohur si Baraka 313 në afërsi të Malit me gropa në Tiranë, ku mendohet se shumë njerëz janë ekzekutuar e varrosur, ndërsa pika e dytë do të jetë një zonë në Ballsh.

MARRËVESHJA
Marrëveshja mes qeverisë dhe ICMP-së përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj të fundit mbi gjetjen e të zhdukurve.
ICMP (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) do të ndërmarrë përpjekje për të asistuar autoritetet shqiptare në përpilimin e listës së personave që janë zhdukur dhe anëtarët e familjeve të tyre, duke përdorur Qendrën e Kërkimit Online të ICMP-së (OIC) dhe Sistemin e Menaxhimit të Identifikimit të të Dhënave (iDMS).

Ai do të sigurojë asistencë teknike në aspektin e arkeologjisë dhe antropologjisë mjeko-ligjore dhe do të sigurohet që familjet e personave të zhdukur të informohen rregullisht lidhur me përparimin në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur.

Komisioni do të shpërndajë informacione në lidhje me procesin e kërkimit, rikuperimit dhe identifikimit për publikun, në konsultim me autoritetet Shqiptare.
Ai do të kryejë vlerësime të nevojave për të përcaktuar kërkesat për gërmimin, rikuperimin dhe operacionet identifikuese në lidhje me personat e zhdukur. Nga ana tjetër, gjatë punës kërkimore, do të mbledhë të dhëna ante-mortem (para vdekjes) për personat e zhdukur dhe mostrat gjenetike referuese nga anëtarët e familjes në përputhje me politikat e saj të mbrojtjes së të dhënave. ICMP do t’i ofrojë Komisionerit Shqiptar për mbrojtjen e të dhënave kopjet e Politikat e ICMP-së mbi Përpunimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Politikën mbi Mbajtjen e të Dhënave, Të Dhëna dhe Prova Fizike dhe Politikën e ICMP-së mbi Konfidencialitetin.

Për identifikimin e eshtrave që gjenden, Komisioni do të kryejë testime të ADN-së së mostrave post-mortem të pranuara nga institucioni përgjegjës i Shqipërisë dhe të kërkojë që të përputhen profilet e ADN-së të marra prej tyre me mostrat e ADN-së të ofruara nga anëtarët e familjes së të zhdukurve në përputhje me Procedurat Standarde të Veprimit ICMP aktuale në kohën e testimit. Ai ka marrë përsipër të komunikojë në kohën e duhur, rezultatet e gjetjeve të saj me institucionin shqiptar përgjegjës për njerëzit e zhdukur, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Për çdo rast, Komisioni Ndërkombëtar i Personave të zhdukur do të dërgojë raportet e ADN-së në formatin e raportimit standard të ICMP-së tek institucioni Shqiptar përgjegjës për njerëzit e zhdukur, i cili pas marrjes së tyre, ua dërgon autoriteteve përgjegjëse gjyqësore dhe ekspertëve për kryerjen e identifikimeve ligjore dhe lëshimin e certifikatave të vdekjes dhe mundësimin e varrimit të denjë të mbetjeve mortore të të zhdukurve.

Arkeologët polakë zbulojnë qytetin antik ilir afër Shkodrës

SHKODER-Bassania, një qytet i humbur, që daton më shumë se 2,000 vjet, u zbulua nga një grup arkeologësh polakë. Rrënojat ndodhen në veri-perëndim të Shqipërisë, në afërsi të qytetit modern të Shkodrës.
Studiuesit besojnë se rrënojat e zbuluara janë ajo që ka mbetur nga Bassania, një qytet i lashtë i sunduar nga ilirët – njerëz që banonin në Ballkanin Perëndimor në lashtësi – të cilat u përshkruan nga historiani romak Livy.

“Muri që rrethonte qytetin u krijua nga blloqe të gurta të përshtatshme,” deklaroi prof. Piotr Dyczek, i cili drejton gërmimet.

“Ne e dimë vendndodhjen e pjesës më të lartë të kalasë”, shtoi Prof. Dyczek, i cili ka qenë përgjegjës për gërmimet në zonë që nga viti 1987.

Përveç strukturave të gurit, arkeologët zbuluan një numër të objekteve interesante duke përfshirë një enë për sakrifica bronzi të ruajtur mirë. Ajo përmbante ende mbetjet e ofertave të fundit: fragmente të eshtrave të kafshëve dhe hirit.

Zona që gërmohet është e vendosur në brigjet e liqenit të Shkodrës. Është një nga vendet më të rëndësishme për historinë e Ilirisë, si dhe të gjithë zonën e Ballkanit. Që nga kohët neolitike ishte një vendbanim i rëndësishëm dhe i pasur në udhëkryqin e rrugëve të rëndësishme të tokës dhe ujit.

Mbretëria më e hershme e regjistruar ilire, Enchele, daton që nga shekulli i VIII para Krishtit.
Ekipi nga Qendra e Studimeve të Antikitetit të Evropës Juglindore të Universitetit të Varshavës ka punuar në këtë zonë që nga vitet 1960.

Zbulimi i “Le Monde”: Kampe refugjatësh sirianë në Shqipëri në këmbim të hapjes së negociatave

“Austria dhe Danimarka duan të hapin kampe të të dëbuarve në dyert e BE-së”. Me këtë titull, prestigjiozja franceze “Le Monde” shkruan se Danimarka dhe Austria, por dhe vende të tjera, po kristalizojnë idenë e tyre për ngritjen e kampeve për ata që kërkojnë azil në vendet e BE-së dhe atyre që u refuzohet kjo kërkesë.

 

Si vende të mundshme, ideatorët shohin Shqipërinë dhe Kosovën, si vende që kërkojnë të anëtarësohen në BE. Shkrimi është shkruar nga Blaise Gauquelin (korrespondent i “Le Monde” në Vjenë), Anne-Françoise Hivert (korrespondent në Malmö, Suèdi), dhe Jean-Pierre Stroobants (zyra europiane e “Le Monde” në Bruksel).

 

AUSTRIA DHE DANIMARKA DUAN TË HAPIN KAMPE TË TË DËBUARVE NË DYERT E BE-SË

Sipas Kryeministrit danez, Kopenhagën është në diskutim me Vjenën dhe “vende të tjera” të Unionin për zbatimin e “rregullave të reja europiane të azilit”. Ndarjet e tyre dhe presioni i populistëve janë shkas për lindjen e ideve më mahnitëse midis udhëheqësve europianë në lidhje me trajtimin e kërkuesve për azil dhe largimin e atyre që u është refuzuar azili. Të martën, më 5 qershor, Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, njoftoi se vendi i tij ishte në diskutim me Austrinë, e cila së shpejti do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe me “vende të tjera” për krijimin e “një sistemi të ri europian të azilit”.

Pika qendrore e propozimit është krijimi i “qendrave të përbashkëta të pritjes dhe dëbimit në Europë”, por jashtë territorit të BE. Është e qartë se bëhet fjalë për kampe të paraburgimit, ku do të ketë emigrantë, të cilët nuk mund të kërkojnë azil ose nuk mund të kthehen shpejt. Z. Rasmussen nuk përmendi vendndodhjen e mundshme të këtyre kampeve. Sipas tij, ato nuk do të jenë “në listën e destinacioneve të preferuara për emigrantët dhe kontrabandistët”.

Bëhet fjalë, në fakt, sipas disa burimeve, për Shqipërinë dhe Kosovën, kandidate për anëtarësim në BE. Kryeministri përmendi kontaktet “me udhëheqësit e tjerë europianë” dhe tha se ishte “optimist” rreth ngritjes së një projekti pilot deri në fund të vitit. Ideja e hapjes së kampeve në vendet europiane, jashtë BE-së, gjithashtu mbështetet nga ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Herbert Kickl, pikë e fortë e FPÖ (ekstremi i djathtë) në koalicionin qeverisës në Vjenë. Bisedimet e para do të zhvilloheshin në fakt në Sofje, gjatë samitit midis 28 vendeve anëtare dhe 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 17 maj.

“SFIDAT PRAKTIKE DHE LIGJORE”

Socialdemokratët dhe populistët danezë të Partisë Popullore (Dansk Folkeparti, DF) – kjo e fundit mbështet z. Rasmussen në Parlament, pa marrë pjesë në qeveri, kanë thënë se ata mbështesin propozimin e Kryeministrit liberal. Formacioni populist kishte propozuar të transformonte një ishull të pabanuar të mbretërisë, që ndodhej jashtë territorit të Bashkimit, në një qendër paraburgimi për ata që ishin refuzuar. Ministrja liberale e Imigracionit, Inger Stojberg, u përgjigj se ishte “gjithmonë e gatshme të shikonte idetë e mira, edhe nëse ato paraqisnin sfida praktike dhe ligjore”. Duke vizituar Brukselin të mërkurën, Kancelari konservator austriak, Sebastian Kurz, paraqiti shtyllat kryesore të presidencës së tij të BE-së, e cila do të fillojë më 1 korrik.

Ai do t’i pëlqente të tërhiqte vëmendjen për dy prioritetet e tij: forcimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit dhe propozimet e tij për buxhetin pas Brexit. I pyetur se çfarë i tha z. Rasmusen, atij iu desh t’i konfirmonte ato, duke shtuar i kujdesshëm se nuk ishte një projekt i sjellë nga presidenca e tij e ardhshme, por “një iniciativë nga një rreth i vogël, ku bënte pjesë Danimarka”. Cilat shtete të tjera anëtare do të preken?

Duket se do të preket Holanda, por diplomacia holandeze tha të enjten se nuk donte të komentonte mbi konkretizimin e projektit. Belgjika nuk do të ishte konsultuar, edhe nëse, të hënën, gjatë një takimi të ministrave europianë të Brendshëm dhe të Migrimit, sekretari i tij i shtetit, nacionalisti Flamand Theo Francken, kishte përmendur nevojën për të parandaluar zbarkimin e anijeve në Europë – “kthim pas” – dhe shpalli “vdekjen” e Rregullores së Dublinit, e cila detyron vendet e mbërritjes së parë (veçanërisht në Itali dhe Greqi) të regjistrojnë një emigrant përpara se të transferohet në një shtet tjetër anëtar. Gjermania do t’i ishte “afruar”, por një mik i ngushtë i Kancelares Merkel nuk e fshehu skepticizmin e saj.

Sa për Francën, duket se ka dalë lakuriq. Parisi po punon për një tekst për të nxjerrë dosjen e migrimit jashtë rrugës, por nuk mund ta pranonte idenë e kampeve të paraburgimit. “E paimagjinueshme”, ka thënë gjithashtu një burim diplomatik, të shohim vendet e Ballkanit t’u rreshtohen iniciativave të tilla, madje, edhe në këmbim të një ndihme financiare ose të lehtësimit të shqyrtimit të dosjes së tyre të anëtarësimit.

BRUKSELI U SHQETËSOHET PASOJAVE

Komisioni Europian është i zënë ngushtë. Ai i konsideron projektet në fjalë si “iniciativa kombëtare”, duke nënvizuar se do të ishte më mirë të kemi një qasje europiane, bazuar në “vlerat” e Bashkimit. Projektet e mëparshme që synonin krijimin e qendrave “pritëse”, veçanërisht në territorin libian, ishin hedhur poshtë me kujdes.

Brukseli është i shqetësuar veçanërisht për pasojat e debatit dhe u frikësohet shtimit të incidenteve gjatë presidencës së ardhshme austriake, që mund të bashkohen me zërat e Hungarisë, Polonisë dhe shteteve të tjera anëtare, armiqësore për pritjen e azilkërkuesve. Herbert Kickl njoftoi se vendi i tij nuk do të merrte pjesë, si shumica e vendeve në grupin e Vishegradit, në programin e shpërndarjes për refugjatët, që vinin në Greqi dhe Itali. Ai dëshiron që asnjë kërkesë për azil të mos diskutohet më mbi qiellin europian.

*”Le Monde”/ Perktheu PANORAMA

Skandali me pesticidin që po na helmon, si e fusin tregtarët ilegalisht në Shqipëri

Pesticidi Methomyl me lëndë aktive 90 është i ndaluar të përdoret në Shqipëri por edhe te importohet. Po kimikati për të cilin toksikologët thonë se dëmton rëndë shëndetin deri në vdekje, hyn kontrabandë në Shqipëri, nga Kosova me çanta apo nga porti i Durrësit, si import nga Kina.

Arben shyti ish inspektor pranë AKU tregon se si ka arritur të gjejë rrugën e kontrabandës.

“Këto janë disa insekticide që përdoren në vendin tonë, por që janë të paligjshme. Unë këtu kam listën e PMV-ve të regjistruara këto nuk gjenden në këtë listën e miratuar nga Ministria e Bujqësisë. Këtu mbyllet problem janë të paligjshme. Këto futen në Shqipëri nëpërmjet doganave në mënyrë kontrabandë dhe qarkullojnë gjithë andej dhe përdoren. Se sa është masa e përdorimit ju besoj e keni parë vetë në farmacitë që keni qenë”, tregon ai.

Ish-inspektori i AKU i tregoi Top Channel se kishte zbuluar në janar të 2018 në pikën e kalimit kufitar Durrës kanë mbajtur një Proces-Verbal ku kanë kaluar 3 lloje pesticidesh: Hersan, Delfos, Fortin me origjinë kineze.

Të cilat as këto nuk duhet të lejohen. Inspektori i AKU në doganë ndryshon vendin e origjinës, nga Kinë në Spanjë. Ky ndryshim i bën ato që të kalojnë kufirin sepse ligji shqiptar lejon vetëm pesticide të regjistruara në një vend të Bashkimit Europian.

Pesticidi methomyl 90 lejohet në Kosovë, dhe mostrat që Top Channel gjeti në shumë farmaci bujqësore tregojnë se ato janë në Gjuhën Shqipe.

Arben Shyti ish-inspektori AKU-së thotë që këtë pesticid e ka gjetur në farmacitë bujqësore të vendit tonë dhe ka mbajtur proces verbal për këtë shkelje. Sot ai thotë që është I papunë pasi denoncoi këtë skandal

“Po ta marrim produktin e parë metanata 90 shumë i rrezikshëm, helmues, i papërdorshëm në sera. Në rast se ky përdoret duhet që domatja ose sallatori të rrijë 21 ditë pa u konsumuar. Produkti është silicon mix ky në fakt në terren përdoret si insekticid etiketën e ka pleh. Dhe duhet që përmbajtja e tij të njihet. Produkti tjetër është vapcomorë edhe ky nuk është në listë. Të gjitha këto produkte unë i kam trajtuar gjatë kohës që punoja në AKU dhe për inspektimet që kam bërë për këto më kanë pushuar nga puna. Unë kam bërë 2-3 gjoba për këtë methomylin kam bërë edhe për produkte të tjera edhe për silikonin edhe më pushuan nga puna. Kjo do të thotë që unë jam pushuar nga puna për llogari të kontrabandistëve”, shprehet Arben Shyti, ish-inspektor i AKU. /Top Channel

Ambasadori Lu: Po ndjek me vëmendje akuzat ndaj Xhafës

Ministri i brendshem shqiptar Fatmir Xhafaj me ambasadorin Donald Lu

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj, të cilat prej disa javësh janë në qendër të betejës politike të opozitës. Përmes një deklarate për mediat ambasadori Lu theksoi se “faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo – theksohet në tekst – nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, mbyllet deklarata.

Komentet e tij, ambasadori amerikan i bëri pas takimit që ai pati sot me ministrin Xhafaj, ku në fokus, sipas një komunikate të ministrisë, kishin qenë “zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë”.

Në ndërkohë, opozita nga ana e saj edhe sot nuk lejoi zhvillimin normal të punimeve të parlamentit, duke u përqëndruar te akuzat ndaj ministrit Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “parlamenti dhe institucionet e tjera të vendit po mbahen peng për të mbrojtur Agron dhe Fatmir Xhafajn”.

Cështja e vëllait të ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali në vitin 2012 për trafik droge, shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë demokratike të një audio përgjimi ku pretendohet se Agron Xhafaj bisedon për një transportin drejt Italisë të një ngarkese me marijuanë. Albert Veliu, një ish i dënuar për trafik droge, deklaroi se kishte qenë ai që kishte biseduar me Agron Xhafajn. Deklaratat e tij ishin në disa raste kontradiktore. Vëllai i ministrit mohoi të ketë patur ndonjëherë bisedë me Veliun. Ky i fundit u mor në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur një hetim për rastin, ndërsa dy javë më parë, Veliu u ndalua në Kosovë ku më pas kërkoi azil politik. Materiali audio është dërguar për ekspertizë të specializuar në një laborator jashtë Shqipërisë.

Kryetari demokrat Basha deklaroi sot se sipas tij “hetimet nuk po kryhen sipas ligjit nga prokurorët”, duke u shprehur se “Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, me ndihmën e Arta Markut dhe Donika Prelës, kanë paracaktuar rezultatin final të hetimit për skandalin “Xhafaj”. Siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar Edi Rama, Prokuroria do ta vlerësojë audiopërgjimin jo autentik

‘Air Albania’ krijohet brenda 10 ditëve, zbulohen cilët janë aksionerët

Kompania shqiptare e fluturimeve Air Albania parashikohet të krijohet brenda 10 ditëve. Vendimi për procedurat e krijimit të shoqërisë “Air Albania shpk” është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon tre aksionerë; kompania shtetërore “Albcontrol” sëbashku me ortakun MDN Investment shpk dhe Turkish Airlines.

 

Pala shqiptare do të ketë 51 % të aksioneve në kompani.

“Shoqëria “Albcontrol” sh.a., autorizohet të përfaqësojë pronarin shtet për negociimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me ortakët e tjerë për krijimin e shoqërisë së përbashkët dhe përcaktimin e kuotave të ortakëve në këtë shoqëri, brenda 10 (dhjetë) ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, bazuar në rezultatet e nxjerra nga vlerësimi i kapitalit dhe i të drejtave të ofruara nga shoqëritë gjatë këtyre negociatave.

Në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi pronari shtet, përfaqësuar nga “Albcontrol” sh.a. së bashku me ortakun tjetër shqiptar “MDN Investiment”, sh.p.k., duhet të zotërojnë jo më pak se 51% të kuotave të shoqërisë së përbashkët “AIR Albania” shkruhet në vendim.

Referuar vendimit, marrëveshja e ortakëve për krijimin e shoqërisë së përbashkët “AIR Albania” duhet të përmbajë detyrimisht kërkesat e legjislacionit në fuqi, si më poshtë vijon:

a) Përkufizime, interpretime, natyrën dhe objektin e punëve që duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga partneri privat;

b) Kohëzgjatjen e marrëveshjes

c) Pronësinë e aseteve dhe detyrimet e palëve;

ç) Qëllimin e aktivitetit të shoqërisë që do të krijohet;

d) Çështjet e kapitalit e të ndarjes së fitimeve;

dh) Çështjet e qeverisjes së shoqërisë sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

e) Të drejtat dhe detyrimet e institucioneve përgjegjëse;

ë) Sanksionet në rast mospërmbushjeje të detyrimeve;

f) Të drejtat e institucionit përgjegjës ose të një autoriteti tjetër publik për të monitoruar punët që duhet të kryhen dhe shërbimet që duhet të jepen nga partneri privat;

g) Principet komerciale, financiare dhe ligjore;

gj) Çdo kufizim ose kusht të zbatueshëm për transferimin e të drejtave dhe të detyrimeve të partnerit privat, marrjen e vendimeve etj., sipas marrëveshjes dhe legjislacionit ndërkombëtar të aplikueshëm në Republikën e Shqipërisë;

h) Trajnimet e stafit, transferimin dhe ngritjen e kapaciteteve;

i) Çdo kufizim ose kusht për transferimin e një interesi kontrollues të partnerit privat;

j) Përkufizimin dhe pasojën e forcës madhore, ndryshimin në ligj dhe ndryshime të tjera në rrethana (duke përfshirë çdo të drejtë të palëve për të kërkuar kompensimin ose rishikimin e marrëveshjes);

k) Përgjegjësinë sociale;

l) Garancitë për t’u përmbushur dhe politikat e sigurimeve dhe të të drejtave të punonjësve që duhet të ndiqen nga shoqëria gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj;

ll) Procedurat e rregullimit të shkeljes së bërë nga njëra prej palëve;

m) Kushtet dhe procedurat për ndryshimin dhe/ose përfundimin e marrëveshjes, të drejtat dhe detyrimet e palëve, me kalimin e afatit apo përfundimin e tij;

n) Ligjin e zbatueshëm dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet institucionit përgjegjës dhe partnerit privat;

nj) Procedurat e largimit të partnerit privat nga shoqëria e përbashkët pas kalimit të një afati të caktuar ose për arsye të tjera.

Po ashtu, vendimi përcakton se shoqëria “Albcontrol” sh.a., paraqet për miratim tek organet e veta të shoqërisë, përkatësisht në Këshillin Mbikëqyrës dhe Asamblenë raport të detajuar për negociatat dhe për të gjitha elementet e marrëveshjes, përfshirë tekstin përfundimtar të marrëveshjes për krijimin e shoqërisë së përbashkët të sjellë në formën ligjore të kërkuar. Marrëveshja e nënshkruar hyn në fuqi pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe me hartimin e akteve të tjera për krijimin e shoqërisë së përbashkët “AIR Albania”, autorizohet “Albcontrol” sh.a. të përfaqësojë pronarin shtet në procedurat ligjore të krijimit dhe regjistrimit si subjekt tregtar të “AIR Albania”, në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar./SCAN

Monika Kryemadhi godet pas shpatulle Ballën dhe i përmend gruan e motrën (video)

Pas mbylljes së seancës plenare, Taulant Balla, po fliste jashtë saj në një dalje për mediat. Në këtë moment është afruar Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së dhe ka kërkuar të flasë, çka solli edhe një përplasje mes tyre dhe përmendje familjesh.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Balla, i ka thënë se kështu është kur gruaja e presidentit bën zhurmuesen dhe i shprehu keqardhjen. Ndërsa, Kryemadhi i ka përmendur motrën dhe gruan.

Debati: 

Monika Kryemadhi: Të flasim edhe ne të opozitës.

Taulant Balla: Patjetër që do të flasësh se atje brenda ta zuri Luli vendin. Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit të Republikës ka filluar të bëjë zhurmuesen, por ky është fati i keq i opozitës.

Monika Kryemadhi: Taulant, s’jam marrë as me motrën tëndë, as me gruan tënde.

Taulant Balla: Kjo është edukata juaj!

Monika Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, po mos u merr me çështje familjare.

Opozita i kërkon dorëheqjen, Xhafaj lëviz me makinën e Donald Lusë

Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.

Ministri Xhafaj e njohu Ambasadorin me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në këtë luftë.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të jetë e motivuar për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, ai shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri.

Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi kjo sipas tij, është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër, nga Policia e Shtetit.

Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe asistencën e SHBA-ve dhe Agjencive ligj zbatuese, për thellimin e rezultateve të deritanishme.

Gjatë bisedës, ambasadori Lu shprehu dëshirën për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Bashkë me ministrin Xhafaj u organizua një vizitë e shkurtër në ambientet e TFS.

Drejtuesit e TFS-së e njohën Ambasadorin me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme, bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u ndaluar më gjatë tek operacionet e përbashkëta me vendet partnere të kryera deri sot, si dhe ato që janë në proces.

Ambasadori Lu, duke iu drejtuar të pranishmëve, në referencë të luftës që SHBA ka bërë dhe po bën ndaj kriminalitetit, u shpreh se “mënyra më efektive për të patur sukses, është ngritja e strukturave me përbërje oficerësh policie elitarë, prokurorë elitarë dhe bashkëpunim efektiv me Agjencitë e tjera ligj zbatuese”.

“Të njëjtën gjë, – vijoi Ambasadori, – jeni duke e bërë dhe ju këtu, në Shqipëri”.

Në këtë kuadër, Ambasadori inkurajoi efektivët e TFS-së për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

“Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi Ambasadori.

Ministri Xhafaj i vlerësoi mesazhet e Ambasadorit Lu si mbështetje për atë çka po bën Policia e Shtetit, si dhe shprehje e partneritetit tashmë të konsoliduar mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Opozita i kërkon dorëheqjen, Xhafaj lëviz me makinën e Donald Lu

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zhilluar per me shume se 30 mintua nje takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ne zyren e ketij te fundit.

xhafaj lu 1

Takimi i tyre vjen teksa në Parlament opozita i kërkoi sërish dorëheqjen ministrit.

Vetë Xhafaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare.

xhafaj lu 2

Sic duket edhe nga fotot e LSA-se, ne perfundim te takimit, Lu dhe Xhafaj kane dale se bashku nga ministria e Brendshme, madje kane levizur drejt Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me makinen e ambasadorit.

Deputeti demokrat tregon tri klanet e fuqishme: Socialistë çlirohuni nga Rilindja

TIRANË- Deputeti demokrat Florion Mima ka treguar arsyet që sipas tij pengojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në komisionin e Medias në Kuvend Mima tregoi edhe për 3 klanet që siç thotë ai drejtojnë qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme.

Në Komisionin e Medias ishte thirrur kreu i AKEP-it, Ilir Zela, në lidhje me mbylljen e një portali por ai nuk i është përgjigjur thirrjes, çka bëri që debatet të zhvilloheshin mes opozitës dhe mazhorancës.
Florjon Mima përmendi familjet e larguara nga ndihma ekonomike, shqiptarët që janë larguar nga vendi, mbylljen e bizneseve etj.

Ai iu bëri thirrje deputetëve socialistë që sipas tij nuk janë me Rilindjen dhe duan ta mbajnë kokën lart të çlirohen urgjentisht nga Rilindja.

DEKLARATA E FLORION MIMËS
Ju po diskutoni sot për heqjen e aksesit në një portal dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme siç është e rëndësishme heqja e aksesit të 30 mijë familjeve që janë përzënë nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk kanë akses për një kothere bukë, nuk kanë akses për të njomur buzën me ujë.
Kjo është po aq e rëndësishme sa heqja e aksesit të 380 mijë vetave që nuk u lejohet të vijnë në atdheun e tyre por përzihen me shkelma.
Po aq sa është e rëndësishme mbyllja e 5 mijë bizneseve në vetëm tre muaj.
5 mijë biznese janë minimalisht 10 mijë të punësuar, sot nuk kanë akses të marrin rrogën e tyre.
Njësoj sa mungesa e hapjes së negociatave.
Është e qartë për të gjithë tashmë që negociatat nuk hapen se nuk do PS, se nuk do PD, jo.
Unë kam bindjen se mes jush kolegë të mazhorancës ka njerëz që duan ta mbajnë kokën lart.
Një pjesë fare e vogël dhe ajo e lidhur specifikisht me Rilindjen, ata mund të kenë arsye për të mbajtur kokën poshtë.
Le ta mbajnë për këtë zarar të madh që i bëjnë vendit.
Kush janë klanet?
Shihni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme.
Klani i marihuanës iku. Erdhi, kreu misionin e vetë e kanabizoi vendin dhe në xhiro vjetore thotë EUROPOL, 9 miliard euro, 4 miliard është buxheti i shtetit i Shqipërisë.
9 miliard euro dhe pjesa më e madhe vjen nga Shqipëria, thotë EUROPOL.
Në ikje e sipër është klani i kokainës.
2 miliard e gjysmë euro, thotë Kombet e Bashkuara.
Por krimi më i madh nuk është ky, krimi më i madh është se 2.5% e popullsisë është “addicted” (të varur) tek kokaina. Janë 80 mijë shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën e sigurt apo jo.
Kanë rënë në kthetrat e kësaj droge dhe vështirë të dalin pa një përpjekje serioze të të gjithë ne.
Ka edhe një klan tjetër.
Klani i heroinës, siç do vijë shumë shpejt e do ikë edhe ai.
Prandaj nuk hapen negociatat.
Lexoni raportin e OSBE-së.
Janë ulëritëse. Klithmat e tyre për një vend që do të anëtarësohet në BE por nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka Gjykatë të Lartë. Në Partinë Socialiste ka njerëz të mirë, të ndershëm, që e duan këtë vend, duan edhe integrimin. Ju duhet të çliroheni urgjentisht nga Rilindja!

Sekondat e të vërtetës, qeveria e Tiranës nuk flet më me atë të Kosovës – Nga Edi Lesi

Ministri i Infrastruktures se Kosoves, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me pergaditjen e qeverise shqiptare per te rivendosur pagesen e rruges se kombit, te shtyre pas protestave te kuksianeve ne mars.

 

Ajo çka bie me pak ne sy ne deklaraten e tij dhe ne mbulimin mediatik, eshte ne fakt thelbi i asaj qe po ndodh. E nxjerr ne pah, nje detaj thuajse trondites.

“Folem vetem pak sekonda ne samitin e Sofjes”, thote ai, duke iu referuar me gjase nje bisede qe paska bere me kolegun Gjiknuri ne mbledhjen e rendesishme te BE qe u mbajt ne maj ne Bullgari.

Tani na ngelet ta perfytyrojme ate shkembim seriozisht te shkurter.

Ministri i Kosoves terheq pak nga menga kete tonin, dhe i thote, a ka mundesi 1 minut. Ky i gjegjet rende; kam vetem disa sekonda. Ai i Kosoves nuk humb kohe, nis kundershtimin e pageses. Ky i joni me siguri nuk e ka shume mendjen, ndjek me sy se mos i shpeton i madhi shef, ose ndonje atraksion bullgar i ka marre gjithe perqendrimin.

Ja ashtu ne kembe, ne pak sekonda, ku njeri flet e tjetri nuk degjon, ky eshte konsultimi i dy qeverive per lidhjen me te forte dhe me te kushtueshme mes shqiptareve, qe eshte Rruga e Kombit.

Sjellja e Gjiknurit eshte tipike rilindase. Arrogance olimpike, nuk degjon, vetem flet. As nuk do tia dije se ca shqetesimi paska ky i Kosoves e krejt kosovaret po te duash.

Te vjen te qeshesh, kur mendon se pak dite me pare zyrat e qeverise kishin shperndare nje kasete te ketij ministri, ku ne nje takim ne Durres, paska kercenuar ata drejtore te patakt, qe nuk degjojne njerezit, qe mbyllin dyert per qytetaret, pra, ka kercenuar me shkarkim kedo qe aplikon gjegjesisht ate qe ky vete beri me ministrin e Kosoves ne Sofje.

Nje tipar i skalitur i Rames ky, ministrat vetem sa e kopjojne, sa me shume e sa me thelle, aq me mire.

Ketu ska me asnje te re. Nuk ka lajm ne sjelljen e Damianit.

Cka bie ne sy eshte se rrefenja e Pal Lekes nga Kosova tregon nje te vertete te trukuar fort gjithe keto vite

Pertej shfaqjes artistike me fryme heroike me flamuj kombetare hijerene ne salla solemne, ku mblidhen shpesh dy kabinetet e Tiranes dhe Prishtines, pertej ekskursioneve qe shpesh bejne bashke, me regji nga mbrapa se ky eshte synimi, pertej perqafimeve vellazerore para kamerave, ne fakt dy qeverite nuk paskan fare komunikim.

Vetem pak sekonda ne kembe.

Nese dy qeverite nuk konsultohen, nuk bisedojne, nuk arrijne nje akord per taksen e rruges se kombit, per projektin me te madh infrastrukturor mes tyre, atehere keto dy qeveri nuk jane ato qe shtiren, qe bejne dhe mbledhje te perbashketa. Madje nuk jane as qeveri mike.

Dhe kjo bie sidomos ne sy ne keto kohe kur Tirana zyrtare ka treguar pershembull nje perkushtim te madh ndaj fqinjeve jugore. Shihni sa te ndryshme jane takimet e Ditmir Bushatit me Kotziasin, ku nuk mungon festa, defrimi e dafrunga. Ndersa me te Kodoves, takimi zgjat disa sekonda ne kembe, ne nje koridor bullgar.

Ne nuk e dime mire si ka reaguar qeveria e Prishtines, a ka treguar energji, a ka ushtruar trysnine e duhur per te mbrojtur qytetaret e saj lidhur me rrugen e Kombit. Ndoshta dhe ajo eshte nje perzierje arrogante tipash e interesash qe nuk do tia dije per kosovaret.

Po nje gje ne e dime mire, se kjo e jona, eshte nje kaste pa asnje lidhje me njerezit, nje oligarki ne kuptimin e mirefillte te fjales qe nuk degjon, por vetem flet, nje strukture ilegjitime e zhytur ne korrupsion e krim, qe ndjek vetem qejfin dhe interesat e saj nje grusht burrash qe shkelin popullin dhe terhiqen vetem kur u vjen huri ne mendere, terhiqen nga frika se mos humbin pushtetin, kur njerezit reagojne si kuksianet ne mars.

Pavaresisht ngjashmerive e diferencave, kendej e matane kufirit, fare hapur e paster ka dale ne publik, se qeveria e Tiranes nuk flet me me qeverine e Kosoves.

Shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Alarm te moshat e reja, ja qytetet që kryesojnë

Ata që kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut (Ishemike të zemrës dhe tensioni i lartë i gjakut) u rritën me 2.4 për qind vitin e kaluar sipas të dhënave të INSTAT, por që nga viti 2005-2016, vdekjet nga simptoma zemra janë rritur më shumë se 19 për qind ( sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

 

Sipas të dhënave të INSTAT për shkaqet e vdekjeve në vitin 2017 humbën jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të zemrës 11,926 persona ose 289 persona më shumë se vitin e kaluar, duke qenë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Gjirokastra dhe Korça me te prekura, Durrësi dhe Tirana më pak

Prevalencën më lartë të jetëve të humbura nga zemra ( të vdekur/për 1,000 banorë) e ka qarku i Gjirokastrës, ku gjatë vitit të kaluar, kanë humbur jetën 5.8 persona për 1000 banorë, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. Gjirokastra ka humbjet më të mëdha për shkak se ka popullsinë më të plakur se qarqet e tjera, e për pasojë nivelin më të lartë të vdekshmërisë për numër banorësh.

Qarqet e tjera më nivel të lartë të vdekjeve nga Ishemia janë qarku I Beratit me 5.7 vdekje për 100 banorë, qarku I Korçës me 5.3, i Shkodrës me 5.1, i Kukësit me 4.7, ndërsa qarqet me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet Ishemike e kanë Durrësi me 3.4 jetë të humbura për 1,000 banorë, Tirana me 3.5, Elbasani me 3.6 dhe Lezha me 4.1.

 Ishemia, vdekjet në rënie për moshat e reja

Gjatë vitit 2017 vdekjet nga sëmundjet Ishemike ranë në moshat e reja nga 1-50 vjeç , teksa u vu re një rritje e dukshme në 50 vjeç e lart. Siç shihet nga të dhënat e INSAT ka  një rënie te dukshme të vdekjeve ne moshat nën 1 vjeç, ku gjatë vitit 2017 humbën jetën 25 foshnja nga këto sëmundje në raport me 49 foshnja më 2016. Por sipas eksperteve rënia i dedikohet më së shumti tkurrjes së numrit të lindjeve.

Rënie e vdekjeve nga sëmundjet Ishemike të zemrës u shënua në grup moshën 10-14 vjeç me 71 për qind , në grupmoshën  në grupmoshën 30-34 vjeç me 26 për qind , në grumoshën 35-39 vjeç me 14% dhe në grupmoshën 45-59 vjeç me 11 %.

Ndërsa rritje të numrit të vdekjeve nga Ishemia u vu re në moshën 60-64 vjeç  me 11 %, në grupmoshën 65-69 vjeç me 5.5 %.

Vdekjet më të larta nga kjo sëmundje i përkasin femrave, me 51% t ëtotalit, ku përqindja më e lartë është në Dibër, me 54%.

Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në rajon

Vdekshmëria nga sëmundja Ishemike e zemrës në Shqipëri është më e larta në rajonin e Evropës Juglindore (Barra Globale e Sëmundjeve), sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjithashtu, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i cili ka pësuar një rritje të nivelit të vdekshmërisë, nga sëmundja Ishemike e zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare gjatë dy dekadave të fundit, duke dëshmuar për një fazë të hershme në evolucionin e epidemisë koronare, e cila ka qenë e pranishme shumë dekada më parë në vendet Perëndimore. Në fakt, sëmundja Ishemike e zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare dhe Infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore Ishin shkaqet kryesore të viteve të humbura të jetës si pasojë e vdekjes së parakohshme në Shqipëri.

Gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, niveli total i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë, sipas OBSH. Në veçanti, niveli i vdekjeve nga sëmundja Ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar. Niveli i vdekshmërisë nga sëmundja Ishemike e zemrës që i atribuohet hipertensionit është rritur dy herë në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit, kurse niveli i vdekjeve nga sëmundjet cerebrovaskulare për shkak të hipertensionit arterial është rritur me më tepër se 70%.

Faktorët

Sipas një raporti për shëndetin e popullatës të përgaditur nga Ministria e Shëndetësisë një grup faktorësh rreziku të parandalueshëm (duhanpirja, abuzimi me alkoolin, mbipesha, dieta jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik) po kontribuojnë në mënyrë shqetësuese në rritjen e barrës totale të sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe mëlçisë, si dhe diabeti. Parandalimi I rinisë shqiptare nga fillimi I duhanit, shmangia e abuzimit me alkoolin, shmangia e një diete jo të shëndetshme, si dhe promovimi I aktivitetit fizik, aktualisht janë ndër sfidat kryesore për Shqipërinë.

Monitor

Emigracioni, Civici: Njerëzit e shohin të pamundur të ardhmen në Shqipëri

Teksa në ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth 367 mijë shqiptarëve që aplikuan këtë vit për llotarinë amerikane dhe 320 mijë shqiptarëve që kanë lënë atdheun gjatë pesë viteve të fundit, prof. dr Ardian Civici tha se Llotaria Amerikane është një barometër që tregon sa e madhe është dëshira për tu larguar.

Gjithashtu Civici tha se ky emigracion është emigracion mungese besimi dhe perspective për të ardhmen në vend.

“Janë jo vetëm vëndet e varfëra, por po vihet re edhe një emigracion nga vendet e pasura. Kur flasim për emigracionin shqiptar, duhet të themi që shkaku i emigracionit është mungesa e besimit. Kanë mungesë besimi për të ardhmen e vetes tyre, familjes, fëmijëve.

Emigracioni vjen gjithmonë si pasojë e një krize. Tani kemi një emigracion më të heshtur, por shumë herë më të rrezikshëm. Llotaria Amerikane është barometër që tregon se sa e madhe është dëshira për tu larguar. Për të përmbledhur mund të thoja që është emigracion mungese besimi dhe perspektive. Mungon besimi tek e ardhmja, e shohin të pamundur të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”

BalkanWeb

Rama pritet me dron në Orikum: Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Orikum të Vlorës, ku bëri çeljen e sezonit turistik dhe prezantoi strategjinë për turizmin, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve ishte një mjet fluturues.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë hedhur një dron me një pankartë ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.

Arifi: S’ka Asociacion pa zbatimin e marrëveshjeve tjera

Arton Konushevci

Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës në muajin maj ka kërkuar nga autoritetet kompetente në Bruksel që dialogu teknik me palën nga Serbia të vazhdojë sa më shpejt.

Ai tha se në kërkesën për dialog, janë dërguar disa tema mbi të cilat do të duhej të vazhdonte procesi i dialogut teknik.

Arifi shpjegoi se përgjigja nga autoritet në Bruksel ishte që procesi të dialogut të vazhdojë lidhur me procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë që sipas Arifit, nga pala kosovare është refuzuar.

Ditë më parë, ai u kishte shkruar autoriteteve të BE-së, që lehtësojnë dialogun me Serbinë, se ndihet ‘plotësisht i zhgënjyer dhe i ofenduar nga ftesa’ që është bërë.

“Kjo ftesë dëshmon se roli juaj si ekip i Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë është transformuar në dorën e djathtë të delegacionit serb, kjo duke i shërbyer interesave serbe në krijimin e agjendës së tyre”, ka shkruar Arifi.

Ai sqaron tutje për Radion Evropa e Lirë se për Kosovën, nuk është me rëndësi zbatimi i vetëm një marrëveshjeje, siç e kishte konceptuar takimin e radhës BE-ja, por janë të gjitha marrëveshjet. Po ashtu, edhe Beogradi, thekson ai, është i interesuar vetëm për Asociacionin dhe asnjë marrëveshje tjetër.

“Befasisht kemi marrë një ftesë që ta prezantojmë ekipin menaxherial për të parë se si po hartohet drafti i statutit për Asociacionit, që për ne nuk është takim fare relevant”, tha Arifi.

“Takim ka qenë i [paraparë të mbahet] me datën 7, por ne e kemi refuzuar. Ne insistojmë në dialog dhe ne insistojmë që të flasim për të gjitha temat. Kurse delegacioni i Serbisë ka bërë të ditur se arsyeja se pse marrin pjesë në bisedime është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne jemi aty për të gjitha marrëveshjet. Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, tha Arifi.

Ai theksoi po ashtu se Bashkimi Evropian ka rënë në kurthin e Serbisë, ku kjo e fundit, sipas tij, ka arritur që çështjen e Asociacionit ta vë si prioritet mbi prioritet e dialogut.

“Për ata është interesant vetëm Asociacioni i komunave serbe. As nuk i intereson për [marrëveshjen] për energjinë që Kosova i humb dhjetëra milionë euro, nuk i intereson për integrimin e menaxhuar të kufijve që i kemi humbur 24 milionë euro e as për diplomat, andaj për ne si Kosovë insistojmë, ose të gjitha ose asnjëra”, tha Arifi.

Sipas tij, përgjigjet nga Brukseli janë se procesi i komunikimi nuk do të ndalet, por nënvizon se Serbia është penguese e shumë proceseve dhe zbatimit të marrëveshjeve.

“Ka një përkeqësim total, është një sjellje tërësisht raciste ndaj sportistëve të Kosovës. U është pamundësuar gara sportistëve vetëm pse janë të Kosovës. Për çdo ditë qytetarët e Kosovës ndalen në kufij , ndalen edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Maltretohen njerëzit. Kjo praktikë duhet të ndërpritet dhe nuk mund të ketë normalizim me ketë qasje. Kemi degradim total kur kemi të bëjmë me lirinë e lëvizjes”, tha Arifi.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se përfaqësuesit e ekipit menaxhues për statutin e Asociaiconit të komunave serbe, i cili përbëhet nga përfaqësues të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, së shpejti do të thirren për konsulta nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të parë vijimësinë e punës lidhur me draftimin e statutit.

Komisioni parlamentar i Medias dëgjon gazetarin e plagosur Bledi Kasmi

Armand Mero – Në Shqipëri Komisioni parlamentar i Medias zhvilloi sot një seancë dëgjimore me kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së opozitës më 26 maj pranë Ministrisë së Brendshme

Gazetari Kasmi deklaroi se ai u godit disa herë nga një prej pjestarëve të forcave speciale që kishin krijuar një kordon mbrojtës pranë ministrisë, ndërsa po tentonin të sprapsnin manifestuesit.

Ai u shpreh, se gjendej si gazetar dhe se sipas tij, goditja kishte qenë e qëllimshme pasi anëtari i forcave speciale që e qëlloi u shkëput nga radha e dytë e forcave të policies dhe më pas u tërhoq, dhe korridori i policëve sërish e mbuloi atë për të mbuluar aktin e dënueshëm dhe barbar të asaj goditje nga ana e tij”, u shpreh gazetari Kasmi.

Policia ka premtuar verifikimin e rastit por ende nuk ka një rezultat.

Pas fjalës së kryeredaktorit të RD-ës, anëtarët e Komisionit u përfshin në debate të ashpra dhe në shkëmbime replikash të forta politike. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan policinë për akte të dhunshme, ndërkohë që deputetët e shumicës u shprehën se Kasmi nuk kishte qenë si gazetar në protestë. Ata sollën në kujtesë dhe ngjarjet e 21 Janarit 2011 ku mbeti i plagosur në dorë nga një e shtënë arme një gazetar.

Pelegrini nga Zvicra i bie nga Torovica por pendohet: Do lutem në Jerusalem që të ndërtohet rruga (Video)

LEZHË- Ndodhen vetëm 17 km larg qytetit të Lezhës, por mungesa e rrugës i mban të izoluar 5 mijë banorët e Torovicës. Por mes qindra banorëve që janë të detyruar të bëjnë çdo ditë këtë rrugë të shkatërruar i ra fati edhe një turisti.

Gianpietro, 63 vjeç nga Zvicra, i nisur për pelegrinazh drejt Jerusalemit shmangu superstradën Lezhë-Shkodër për t’i rënë më shkurt në udhëtimin e tij me biçikletë, por “rruga e shkurt” përmes Torovicës i doli shumë më e gjatë dhe e lodhshme. Pietro me të mbërritur në vendin e shenjtë në Jerusalem thotë se do të lutet që kjo rrugë të ndërtohet sa më shpejt.

“Unë quhem Gianpietro, vij nga Zvicra, po kryej një pelegrinazh për në Jerusalem. Sot unë mora një rrugë që mendoja se do ishte pa trafik, por doli që ishte e tmerrshme, shumë e tmerrshme. Mua personalisht nuk më bën asgjë, pasi kam bërë deri më tani 1800 km nga Zvicra deri këtu dhe më mbesin akoma edhe 1800 km për të mbërritur deri në Jerusalem dhe kur mendoja se po avancoja e kuptova se sot nuk mund të avancoj me këtë rrugë. Kur të mbërrij, një lutje do jetë edhe për këtë rrugë. Shpresoj që Shqipëria të bëhet më mirë që financiarisht t’u mundësojë qytetarëve të vet ndërtimin e rrugëve që të mos t’u prishen gjithë makinat”, thotë Giani.

Fshati që dikur ishte kryeqendër e prodhimeve bujqësore sot ofron mjerim, për fermerët është e pamundur lidhja me tregun e Lezhës. Më e vështirë për banorët mbeten rastet e emergjencave shëndetësore.

Harresa dhe mungesa e investimeve i ka detyruar shumë të rinj ta braktisin zonën. Teksa qeveritë ikin e vijnë premtimet nuk janë bërë asnjëherë realitet për banorët e kësaj zone.

Banorët i janë drejtuar bashkisë me një peticion me firmat e fshatit ku kërkojnë investime në infrastrukturë. Rruga me një gjatësi prej 20 km është bërë shpesh herë burim aksidentesh. Vitin e kaluar një gur që u shkëput nga mali i mori jetën dy vëllezërve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre.

Kushëriri i Azem Hajdarit merr azil politik në Francë, reagon djali i ish deputetit

Arben Hajdari, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit ka fituar statusin e azilantit politik në Francë. Lajmi është bërë me dije në rrjetet sociale nga vetë ai.

arben hajdari

Por pasi lajmi u shpërnda në media gjatë paradites të së dielës, është dashur reagimi sqarues i djalit të Azemit, Kir Hajdarit i cili ka saktësuar në një postim në profilin e tij në FB se familja e tij nuk ka ndikuar aspak në procedurat për marrjen e azilit të kushëririt të tyre.

kir hajdari

“Miq te dashur,

Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë.
I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret”, shkruan Kir Hajdari.

HISTORIA

Në 8 dhjetor të vitit 2015, Arben Hajdari ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës dhe e kanë arrestuar sipas tij për shkak të mbiemrit që ka dhe bindjeve politike. Këtë ai e ka sqaruar për “Panorama” teksa ka nën vizuar se përfitimi i statusit të azilantit nuk ka ardhur për shkak të lidhjeve familjare me famljen e Azem Hajdarit.

Arben Hajdari tha për Panorama se shtë arrestuar disa herë nga policia e Kamzës për shkak të bindjeve të tij të djathta.

POSTIMI NE FB

kusheriri

Ndërkohë, në statusin e Kir Hajdarit, ka komentuar edhe vetë Arbeh Hajdari i cili shkruan dhe sqaron:
Duke pershendete gjithe kushot e mi sqaroj see statusin politik ne France e kam fituar nga dhuna e policise te Edvin droges kunder meje

Shqipëri: Lufta ndaj narkotikëve. Sfida është jo e lehtë, pohojnë analistët

Ilirian Agolli – Policia shqiptare arrestoi 3 persona në Krujë si të dyshuar për kultivimin e 2 mijë e 80 bimëve narkotike, që u dogjën në parcelën, ku u zbuluan në mes të një pylli të Krastës.

Ky ishte fundi i operacionit disamujor “Krasta2”, në përfundim të të cilit, veç tre të ndaluarve, edhe një person i katërt u procedua në gjendje të lirë për mos-kallëzim krimi.

Sipas të dhënave të fundit të policisë, kultivimi i narkotikëve këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka rënë mbi 3 herë sipas parcelave, nga 76 në 23 parcela, dhe ka rënë mbi 9 herë sipas numrit të bimëve, nga 24 mijë bimë në 2 mijë e 500 bimë narkotike.

“Prania e këtyre parcelave të reja nxjerr në dritë faktin që dukuria e kultivimit të canabisit është ende i pranishëm në territorin shqiptar dhe nuk është zhdukur krejt, e vazhdon në përmasa më të vogla. Kemi një zhvendosje të kultivimit të canabisit nga zonat e njohura si hotspote në zona të tjera ku vëmendja e policisë është më e ulët se sa në të parat” – thotë Armand Bajrami, reporter i televizionit ABC dhe analist i jetës kriminale në vend.

Në 5 muajt e fundit janë gjetur vetëm 23 parcela me afro 2 mijë e 500 bimë narkotike, plus edhe 800 ca bimë në kubikë. Policia thotë se ka kryer rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina e shtëpi të braktisura.

Reporterët dhe analistët e kronikës së zezë kanë këndvështrimin e tyre për këtë dukuri kriminale mbizotëruese në dekadën e fundit.

“Sa u përket shifrave të personave të proceduar dhe të hetuar për këtë vepër kriminale mund të them se bëhet fjalë për 12 mijë e 700 persona në arrest me burg, arrest shtëpie apo nën masa të tjera sigurie për akuzat e trafikimit dhe kultivimit të drogave. Shifrat e këtij viti ende nuk kanë dalë ende”– tha Klodiana Lala, reportere e Neës 24 dhe analiste e jetës kriminale.

Kontrollet nga ajri prej Guardia di Financias kanë filluar më herët sivjet, dhe nga 29 fluturime kanë dalë 17 raporte monitorim ajror, ku nuk është gjetur asnjë bimë narkotike.

“Rrezik evident është zhvendosja e bimëve narkotike nga terrenet e hapura, si ka ndodhur deri tani, në vende të mbyllura, në kushte artificiale, në tunele të harruara nga ushtria. Mendoj se policia e shtetit duhet të dëshmojë një vëmendja shumë më të lartë edhe për terrenet e mbyllura ku narkotikët mund të kultivohen në kushte artificiale për shkak të këtij sulmi policor në mjedisin e jashtëm”– tha zoti Bajrami.

Policia ka ngritur disa qindra grupe, që po kryejnë disa mijëra kontrolle cdo ditë dhe vec Krastës, kanë gjetur një parcelë në Nikël të Krujës dhe një tjetër në Frashër të Përmetit, ku u asgjësuan 1,800 bimë narkotike dhe u kap një persona në flagrancë.

“Në Itali dhe në Greqi janë kapur sasi të konsiderueshme canabisi muajt e fundit të trafikuara nga Shqipëria dhe që janë kultivuar këtu kohë më parë. Shifrat e policisë flasin per ulje të ndjeshme të kultivimit të canabisit, por trafikantët janë duke shfrytëzuar zonat e thella malore si në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër apo Tepelenë për të vazhduar veprimtarinë e tyre kriminale. Ata po shfrytëzojnë mjediset e mbyllura si kapanone apo serra për të kultivuar canabis”– tha zonja Lala.

Këto 5 muaj janë arrestuar 13 persona të dyshuar për kultivim, 6 shtetas u shpallën në kërkim dhe 5 po ndiqen në gjendje të lirë. Policia ka proceduar 4 persona, administratorë komuniteti dhe inspektorë pyjor, për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Kultivimi i hershëm i canabisit dhe stoqet e tij zunë vend në raportin e progresit të Komisionit, ku kërkohet asgjësimi i stoqeve të vjetra të narkotikëve dhe frenimi i mbjelljeve të reja.

“Një tjetër sfidë e policisë së shtetit është përfshirë edhe në raportin e progresit të Komisionit Europian në prill, ku u kërkua shtimi i luftës anti-trafik dhe shkatërrimi i sasive të mëdha stok të canabisit, të krijuar prej kultivimit masiv i viteve të fundit. Zhdukja e këtyre stoqeve mbetet një nga sfidat më të mëdha të policisë së shtetit”– tha zoti Bajrami.

Policia ka zbuluar 21 mijë fara kanabis në 15 kontrolle, dhe kapi personat përgjegjës. Forcat shqiptare po po bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion me partnerët ndërkombëtarë, për të goditur edhe grupeve kriminale që veprojnë jashtë Shqipërisë.

“Një Shqipëri e canabizuar nuk është një imazh i mirë në sytë e Bashkimit Europian, në kohën kur Shqipëria po këmbëngul të hapë negociatat për anëtarësim të plotë. Një Shqipëri ka canabis do të ndihmonte për t’u afruar sa më shumë me BE-në”– thotë zonja Lala.

Qeveria thotë se po ban maksimumin kundër drogës, por opozita thekson se kabineti qeveritar është i lidhur me grupet kriminale, që kultivojnë dhe trafikojnë, ndaj e ka të pamundur ta luftojë drogën.

Opozita përmend si shembuj faktin se familjarët e dy ministrave të punëve të brendshme janë të pandehur apo të dënuar për trafikim të narkotikëve nga drejtësia italiane.

BURRA TË MIRË SI SUL LUSHAJ I BAJNË NDER KOMBIT SHQIPTAR – Nga RAMIZ LUSHAJ

-Fjalë Lamtumire mbajtur nga Ramiz Lushaj në përcjelljen mortore në Varrezat e Sharrës në Tiranë –
I nderuar Princ Leka II,
Të nderuar familjarë e farefisni të veteranit nacionalist e mbretëror, Sul Lushaj, bashkidealistë, miq e dashamirë të tij,
Sul Lushaj, njeriu ynë shekullor, lindi në Tropojë dhe ishte qytetar Australian, i cili jetoi gjithë jetën e tij me krenarinë shqiptare dhe me lumturinë australiane. Në gazetën “Dardania”, në tetor 1983, ai deklaronte se “Po të mos vija në Shqipëri do të vdisja me sy hapur drejt tokës time, vendit tim”. Dhe sot po plotësohet dëshira e amaneti i tij.
Sul Lushaj ishte trim se e mori rrezikun në sy kur iku në Botën e Lirë, ai ishte një atdhetar i provuar ndër kohëra, ai mbeti idealist i përjetshëm, ai ishte besnik i Nderit Shqiptar, i Flamurit Kombëtar, i Monarkisë Shqiptare.
Sul Muzli Lushaj në rrugëtimet e tij të jetës, edhe kur ishte i vetëm iu përkiste të gjithëve, i jepte nga vetëvetja kohës, ishte e mbeti vetëvetja në kohëra.
Sul Lushaj ishte i ndershëm, i sakrificave, kontributor bajemirë, punëtor i çdokohshëm, i shoqërisë, një shqiptar i vërtetë, saqë kur thue Sul Lushaj kie para syve e zemrës njeriun me tana të mirat e kësaj toke, bote, kohe.
Nacionalisti e mbretërori, veprimtari politik e shoqëror, Sul Lushaj, ishte emigrant politik në Kosovë-Itali-Australi prej vitit 1953; mik i afërt i Familjes Mbretërore Shqiptare në mbi 6 dekada; antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare (prej vitit 2005); kryetar i degës së Partisë “Lëvizja e Legalitetit” (PLL) në Australi (1984-2010); antar i Komitetit Qendror të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (1984-1993) dhe antar i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” (1993-2009); bashkëpunëtor i gazetave “Atdheu” e “Dardania”; i nderuem me Çmimin “Konstandini i Madh”në Tiranë, 2005; personazh nacionalist e politik publik në disa media elektronike në Shqipëri, Australi, Europë e Amerikë.
Sul Lushaj është njeriu me libër, me një libër të mirë kushtuar jetës e veprimtarisë së tij, libri “Hyjnorja Australi”-botuar në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sul Muzli Lushaj ka qënë i përndjekur politik nga rregjimi komunist, i internuar në burgje e kampe përqëndrimi në Tropojë, Tepelenë, Vlorë, Kamëz…, ndaj dhe foto e tij prej vitesh ka hyrë në stendën e Muzeut të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në Tiranë, përkrah dhjetra personaliteteve të disidencës e sakrificave shqiptare, si: Preng Cali, Jup Kazazi, Mark Gjon Markagjoni, Tahir Kolgjini, Pal Bib Mirakaj, Hysen Biberaj, Pashk Ademi, Safet Butka, Qazim Koculi, Gjergj Kokoshi, Mustafa Kruja, Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Xhevat Korça, Mirash Ivanaj, Ernest Çoba, Pjetër Arbnori, Dervish Bejko, Kujtim Beqiri, Avdyl Sharra, Havzi Nela, Musine Kokalari, Sabihat Kasimati, Tefta Tasi, Marije Shllaku, Marije Tuçi e të tjerë.
Sul Lushaj është dekoruar me çmim mbretëror “Rojal Ueding” e bashkalidhun me “Letër Mirënjohjeje” nga Princi Leka II “për shërbimin e tij patriotik kundrejt Kombit Shqiptar dhe Familjes Mbretërore Shqiptare”.
Sot po e përcjellim Sul Lushajn për në banesën e fundit edhe me tri thanie nga tre miq të tij në këtë tokë e në atë botë të përtejme:
Mbreti Leka I në Johanesburg të Afrikës së Jugut, në mars 1994, thoshte: “Sul Lushaj është mbretëror besnik, po dhe Unë e kam mik të Familjes Mbretnore”.
Abedin Mulosmanaj, ministër i Oborrit Mbretëror Shqiptar në Mërgim në Amerikë, në prill 1996 deklaronte në Shqipëri: “Te burra si Sul Lushaj peshon në gjithçka. Burra të tillë është kënaqësi ti takosh shpesh”.
Ing. Skënder Zogu në Paris të Francës, thoshte shpesh për mikun e tij të kahershëm se “Burra të mirë si Sul Lushaj i bajnë nder Kombit Shqiptar”.
Dhe tani, në shenjë nderimi, vlerësimi e mirënjohjeje për shqiptarin e mirë, Sul Lushaj, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
Koftë i paharruem emri e veprat e tij!
Tiranë, 2 qershor 2018

Në sitën e Vettingut edhe prokurori i Tahirit, ja pasuria që ka deklaruar Dritan Prençi

ERALD DELIU/ Ditën e martë në orën 11:30, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë në seancë dëgjimore prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Ky i fundit është edhe një ndër prokurorët që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës, që është bashkuar më atë të ish-ministrit, si dhe ndiqte procedimin penal për llogari të Shqipërisë, të financierit të Habilajve, Nezar Seitit, i cili u ekstradua në janar të këtij viti mes shumë polemikash. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Dritan Prençi ka deklaruar ndër vite një pasuri modeste.

Kështu, sipas të dhënave të “Open Spending Albania”, Prençi ka deklaruar në ILDKPKI se në vitin 2008 është bërë pronar i një apartamenti banimi 78 metra katrorë në Tiranë, i cili është blerë atë vit në shumën 31,204 euro me kredi bankare. Në vitin 2011, Prençi ka deklaruar se ka marrë edhe hipotekën e apartamentit.

Gjithashtu, atë vit Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh.

Ai ka paguar thuajse 30 % të vlerës së saj deri tani. Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.

Në KPK Prençi do të përballet me trupën gjykuese që përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Kujtojmë se prokurori Prençi, së bashku me kolegun e tij, Vladimir Mara, janë nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Durrësit pas ekstradimit të bujshëm të Nezar Seitit.

Në janar të këtij viti, Kryeprokurorja e përkohshme fajësoi në një farë mënyrë Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ekstradimin e Seitit, që sipas saj, nuk ka komunikuar me Prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në dorë dosjen e ekstradimit. Megjithatë, duket se ky hetim ka mbetur në vend. Përveç Dritan Prençit, më 5 qershor në orën 10:00, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Ai ka qenë fillimisht gjyqtar në Durrës në vitin 1992 dhe një vit më pas është emëruar kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në vitin 1995. Nga ai vit deri në vitin 1998, Islamaj ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Krujës dhe në vazhdim, deri në vitin 2002, ka qenë gjyqtar në Kavajë.

Në vitin 2002, Islamaj emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2003 emërohet gjyqtar në Apelin e Tiranës. Në vitin 2011 ai emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Po kështu, më datë 4 qershor, në seancë dëgjimore do të jetë edhe Anila Leka, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

PANORAMA

Ish-ministri Manjani flet për një skandal të madh: Me Xhafajn, Rama po fsheh marrëdhëniet me Putinin!

Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka shkruar sot per nje tjeter skandal te madh sipas tij qe po prodhon Rilindja. “Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)! Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!”- shkruan Manjani ne nje shenim ne faqen e tij ne FB.

 

Postimi i Manjanit 

Rilindja tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.

Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!

Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!

Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”…!

Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.

Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!

Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregëtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim! ☹️

Po që edhe për këto pislleqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”…

Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale!

Një ditë do ti vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit…

Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim!

Duhet vënë damka tek Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo tek Shqiptarët!

Vdes Sul Muzli LUSHAJ – nacionalist e mbretëror i njohur, antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare

Sot ka ndrrue jetë në Tiranë SUL Muzli LUSHAJ i Shipshanit të Tropojës, në moshën 92-vjeçare, në dekadat e fundit i kthyer nga mërgimi i gjatë në Australi për të jetuar në atdheun e tij, Shqipëri.

Nesër, më 2 qershor 2018, ora 15,00, nga Bar-Restorant “Piazza” (mbas Muzeut Historik Kombëtar) do të bëhet përcjellja për në Varrezat e Sharrës në Tiranë.

Nacionalisti e mbretërori, Sul Lushaj, u lind në Gegaj të Tropojës, më 15 qershor 1926, emigrant politik në Kosovë-Itali-Australi prej vitit 1953; mik i afërt i Familjes Mbretërore Shqiptare; antar i Akademisë Monarkiste Shqiptare (prej vitit 2005); kryetar i degës së Partisë “Lëvizja e Legalitetit”(PLL) në Australi (1984-2010); antar i KQ të OKLL (1984-1993) dhe antar i Këshillit të Përgjithshëm të PLL (1993-2009); bashkëpunëtor në Australi i gazetës “Atdheu”- Nju York e Tiranë, i gazetës “Dardania” në Tiranë; i nderuem me Çmimin “Konstandini i Madh”(AMA, Tiranë, 2005), personazh nacionalist e politik në disa media elektronike e të shkruara dhe libra shqip në Nju York, Tiranë, Australi, Prishtinë, Shkup, Zvicër, Kanada.

Për jetën e veprimtarinë e Sul Lushaj në Atdhe e mërgim është botuar libri monografik “Hyjnorja Australi”

Në këtë foto Sul Muzli Lushaj është fotografuar në Melburn nga Mbreti Leka i Parë Zogu i Shqiptarëve gjatë vizitës së Tij në pranverë 1969 në Australinë e largët.

Besnik Mustafaj: Pas protestës, Xhafaj është moralisht më i dobët, por ne nuk kemi një opozitë revolucionare

Për ish ministrin Besnik Mustafaj, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj pas protesës së opozitës nga e shtuna, moralisht është më i dobët se përpara.

I ftuar ne News24, Mustafaj u shpreh: “Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët se sa ishte më parë, se si e lexon zoti Xhafaj këtë situatë nuk e di”.

Por çfare skenari mund te kete menduar opozita pas 28 qershorit?

“Nuk e di çfarë skenari tjetër ka ndërmend opozita, por ne nuk kemi një opozitë revolucionare, do ishte gabim të mendohej se do kemi veprime politikisht më të tendosura”, tha Mustafaj.

Hije skandali, Policia mban në survejim kreun e PD-së, Basha dhe familjen e tij

JUXHIN MUSTAFARAJ / Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.

Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Panorama” u interesua përmes burimeve të saj për të zbuluar arsyet e këtij survejimi të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitë shqiptare.

Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.

Një milionë aplikime për në SHBA, skenar për të zbrazur vendin dhe këtu të mbeten vetëm super politikanët? – Nga Artur Zheji

Janë mbi një milion aplikime në 3 vitet e fundit për llotarinë amerikane, por janë disa qindra mijëra ata që janë larguar ndërkohë, pa e kthyer kokën pas, me një dëshpërim pa kufi dhe me një shpresë shpesh herë të rreme, për një tokë të premtuar që do të mund ti presë më mirë..

Dhe do ta fillojnë këta qindra e mijëra shqiptarë, jetën e tyre të re, duke filluar nga shtresat më të ulta të shoqërisë mikpritëse, ndërkohë që shkojnë si të varfër, që largohen nga vendi më i pasur për frymë, në burime natyrore në Europë.

Një pasuri që u fshihet shqiptarëve dhe u grabitet në errësirë nga një grup të pangopurish, nga brezi më grabitqar i politikanëve dhe i zorraxhinjve të tyre që kanë përqark.

Një grup të pangopurish që natën grabisin Shqipërinë me ndihmën e ligjit dhe ditën qajnë hallet e varfërisë së saj të pashërueshme, kur vetë sëmundja që mbjell varfëri ndër shqiptarët, janë ata vetë, si shkaktarë dhe përfituesit e mëdhenj të kësaj epidemie që shkakton një vdekje masive të shpresës dhe të besimit te shqiptarët…

A ka një skenar për zbrazjen e Shqipërisë, e cila duhet të mbetet në dominimin e disa pak super të pasurve dhe të disa super politikanëve të paprekshëm dhe oborrit të tyre?

Pse nuk paska kapacitete Shqipëria të mbajë një popullsi të vogël 3 milionëshe, me dinjitetin e dhe standartin normal njerëzor?

Një popull i vuajtur dhe në thelb gjithmonë i gatshëm për sakrifica të pabesueshme për të ardhmen e fëmijëve të tyre?

Zbrazja e Shqipërisë është një pazotësi dhe një dështim i politikës shqiptare, apo edhe një konspiracion më i gjerë dhe i vetëdijshëm i kupolës që drejton sot Shqipërinë, për tu çliruar nga të pakënaqurit dhe nga të papunët e këtij vendi, duke ja shkarkuar vendeve të tjera si një barrë skllevërish?…

Apo është duke u ripërsëritur eksperimenti i Ramiz Alisë në vitin 1990, që drejtoi dhe shtyu qëllimisht të pakënaqurit e regjimit drejt ambasadave, drejt emigracionit? Duke e përdorur këtë skemë si një valvul shkarkimi, për të ulur tensionet politike në Shqipëri, a mos kemi pra, një përsëritje me të njëjtin qëllim, por me metoda të reja?

Ndërkohë që kolapsi ekonomik është i qartë, tezat antidrogë të përzgjedhura nga Opozita, janë dukshëm antipopullore dhe jo elektorale, sepse, me sa duket, po shndërrohemi në një popull trafikantësh, si e vetmja mënyrë mbijetese në këtë xhungël të egër sociale ku gjithkush duhet të vetëmbrohet, dhe ku kafsha më gjakatare shqyen pa mëshirë krijesat më të dobëta që ka nën vete…

Apo mos është ky vendi që na kanë caktuar në gjeopolitikën e të mëdhenjve?

Një vend trafiku dhe trafiqesh, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?

Ndërkohë që Pasuritë kombëtare nuk dihet se ku shkojnë dhe sa janë realisht tashmë!

Sa janë të ardhurat e vërteta të Shqipërisë në naftë, krom, bakër, pyje, ujë të pijshëm, bregdet?

Askush nuk di të japë një përgjigje të qartë, bindëse dhe të besueshme!

Sepse dihet se kush i kontrollon në fshehtësi të ardhurat reale dhe sa është evazioni fiskal?

Në të vërtetë, këto pyetje ngelen qëllimisht pa përgjigje të qarta dhe shteruese, sepse padituria mbi të vërteta të tilla, është një errësirë e qëllimshme, dhe sepse nën pelerinën e natës, hajdutët me kollare, mund të na grabisin qetësisht, edhe bukën dhe qumështin, edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, në mënyrë të pabesë dhe të mbrojtur pra, nga errësira e Padijes, që mbillet qëllimshëm…

360grade.al

“Save te Children”: Shqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve

Organizata Save the Children publikoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raportin “Shumë Fëmijë të Përjashtuar”, ku Shqipëria renditet në vendin 77 nga 175 vende të vlerësuara në gjithë botën.

Ky pozicionim tregon se në Shqipëri ka ende fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre.

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon, 13.5 vdekje për 1 mijë lindje.

Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për vonesën në rritjen e fëmijëve, 23.1 për qind e fëmijëve 0-5 vjeç.

Afro 8.5 e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor të ulët dhe të mesëm.

Rreth 5.1 për qind e tyre janë përfshirë në punë të rënda.

Adoleshente të martuara ose në bashkejetesë janë 6.5 për qind dhe 21.8 e tyre kanë lindur fëmijë.

Bazuar në këto indikatorë, Shqipëria ka renditjen më të ulët krahasuar me vendet e rajonit: Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 39, Serbia në vendin e 46, Mali i Zi në vendin 53, Maqedonia në vendin e 66 dhe Shqipëria në vendin 77.

“Save the Children” i bëri thirrje qeverisë të sigurojë që asnjë fëmijë të mos vdesë nga shkaqe të parandalueshme ose të trajtueshme apo t’i nënshtrohet dhunës.

“Asnjë fëmijë të mos i grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar, shtatzënisë së hershme ose punës së detyruar por fëmijëve t’iu mundësohet akses në arsim cilësor dhe t’iu ofrohen mundësi për të zhvilluar potencialet e tyre” – thuhet në deklaratën e “Save the Children” për 1 Qershorin.

Më shumë se 1.2 miliard fëmijë jetojnë në vende të prekura nga konflikti, thekson raporti i “Save the Children”, ku varfëria është e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave është në nivele të larta.

Më shumë se një miliard fëmijë jetojnë në vende të prekura nga varfëria, 240 milion jetojnë në vende të prekura nga konflikti dhe më shumë se 575 milion fëmijë jetojnë në vende ku diskriminimi i vajzave është cështje serioze.

Ndërsa 153 milion fëmijë jetojnë në vende të prekura nga të tre rreziqet së bashku.

Në indeksin “Fundi i Fëmijërisë” vendet si Singapori, Sllovenia renditen të parët, më pas vjen Norvegjia, Suedia dhe Finlanda si vendet më pak të cënuara në botë.

Tetë nga 10 vendet e fundit janë në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, ku Nigeria renditet e fundit.

MJAFT ME PROPAGANDË DRITAN LELI – Nga Lirim Nezha

Ndoqa permes tv sot nje sekuence nga mbledhja e Keshillit Bashkiak te Vlores dhe pas pyetjes se nje prej keshilltareve te djathte per mungese investimesh ne Orikum, demagogu qe rastesisht,po fare rastesisht e kemi kryebashkiak,ju pergjigj me klishe tipike propogandistike.Pra,na siguroi ne se ne te ardhmen do te kemi gjera te mrekullueshme ne Orikum!!!
Ky njeri,Dritan Leli pra,njeriu qe per nje kaprico te fatit eshte sot ne krye te Bashkise Vlore,as vete nuk e di pse eshte aty,ne ate karrige .
Mund te jete nje mjek i mire,mbase edhe pianist apo trompist,por kurrsesi administrator i nje bashkie si Vlora,e cila,pas reformes administrative perfshin edhe Orikumin,Novoselen dhe Komunen Qender.
Ky njeri i ka kaluar tre vitet e mandatit te tij duke vezhguar te vetmin investim(te qeverise dhe jo te bashkise),Lungomaren,dhe duke bere fotot dhe kronikat e rastit.Asgje tjeter,absolutisht asgje.
Nen shembullin e shefit te tij megalloman ka ndertuar edhe ky,beu i vogel i Vlores makinerine e tij te propagandes dhe perserit e perserit pa fund te njejtat gjera cdo dite.duke na siguruar se do te jete serish nje socialist ne pushtet dhe do te na beka gjera te mrekullueshme per Orikumin.
Per Orikumin pra, qe ne keto tre vite nuk eshte investuar asnje lek i vetem.
Per te qene i sinqerte as nuk na behet vone fare se kush do te jete ne pushtet ne vitet qe vijne,do te jemi po kaq kerkues per te marre ate qe na takon per qytetin tone,por ky njeri duhet te na pergjigjet per ato qe nuk ka bere perpara se te nise fushaten elektorale per te cilen eshte ende heret.
Ky njeri do te duhej te ishte perballur me ne per te degjar problemet tona,por zgjodhi te sillet si burracak.Sepse perballja me realitetin qe ka krijuar e tmerron.
Ne jemi qytetare dhe duam te perfillemi dhe te marrim mbas taksat tona ne forme investimesh.E nese kjo nuk ka ndodhur meritojme shpjegime per kete.Kryetari Dritan Leli dhe administrata e tij na detyrohet shpjegime dhe jo propagande.

Gjyqi në masa të rrepta sigurie në Katania, Moisi Habilaj kërkon gjykim të shkurtuar

U zhvillua sot në Gjykatën e Catanias seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptar drejtuar nga Moisi Habilaj. Report TV ka mësuar të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur në këtë seancë e cila u zhvillua nën masa të rrepta policore dhe ka mbaruar përpara pak minutash.

Në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarve disa prej tyre ardhur enkas nga Shqipëria. Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.

Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët. I dërguari i Report Tv në Gjykatën e Catanias thotë se, Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës që ka zgjaur më shumë se 2 orë u shfaq i qetë madje duke qeshur me të bashkë arrestuarit e tjerë.

Në një moment ai ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë. Edhe avokati Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë.

Shqiptarja.com

Avokati i Llallës: Ish-kryeprokurori iku me vendim të Kuvendit, ja pse nuk mund të vijojë vetingu

Seanca per ish Kryeprokurorin ne KPA

Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shprehur sot në Komisionin e Posaçëm të Apelimit se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vetingut për klientin e tij është i bazuar në ligj.

Duke folur në seancën ku është ankuar Komisioneri Publik, Sokol Hazizaj tha se mandatin Prokurori i Përgjithshëm e ka marrë në Kuvend dhe vetëm Kuvendi mund ta konstatojë mbarimin e mandatit të tij.

“Adriatik Llalles i mbaroi mandati ne dhjetor 2017 si kryeprokuror. Vendimi i KPK-së per nderprerjen e vetingut eshte i drejte, ligjor, normal, totalisht i bazuar ne ligj. Adriatik Llalla ka ardhur ne detyre me akt te Kuvendit dhe iken kur i mbaron mandati qe konstatohet prapë me akt te Kuvendit”, tha Avokati i Llallës.

Sipas ti “ish Prokurori i Përgjithshëm nuk ka pse te jape doreheqjen ne KLD. Doreheqja nuk mund te kufizohet me ligj. Kushtetuta ndaj nuk parashikon qe doreheqja te verifikohet nga ndonje organ tjetër, sepse doreheqja eshte e drejte natyrore. Si mund tja marresh dorëheqjen? Ështe humane, njerezore dhe natyrore. S’mund ta pengosh njeriun te jape doreheqjen se nuk kane ngritur organet. Keto organe nuk kane pse luajne rolin e organeve te tjera”.

Profesorët gjermanë impresionohen nga birra “Korça”: Ka shije të mrekullueshme

Mariglen Bita –  Ecuria dhe investimi i suksesshëm në fabrikën e birra “Korçës” ka tërhequr një grup profesorësh nga universiteti i Vurcburgut dhe i Shtutgardit në Gjermani. Ata po kryejnë një studim për zhvillimin e industrisë shqiptare dhe në këtë kuadër kanë vizituar edhe fabrikën e birra “Korçës”. Profesorët kanë parë nga afër impiantin e prodhimit të birrës, shija e mrekullueshme e së cilës i ka kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë. Ndërsa janë njohur me proceset e prodhimit duke nisur që nga lënda e parë, dhomat e përpunimit, laboratorët etj., ku panë teknologjinë dhe cilësinë e lartë të produktit.

Vili Arnold, profesor në universitetin e Shtutgartit vlerësoi maksimalisht cilësinë e birra “Korçës”, si edhe investimet e kryera në fabrikë. “Për mua është një birrë e shkëlqyer. Është mjaft e shijshme dhe të bën që ta pëlqesh që herën e parë. Kam ardhur disa herë në Shqipëri, në Pogradec dhe birra që kam zgjedhur për tavolinën time është birra ‘Korça’. Jam gjithashtu i impresionuar nga investimi në këtë fabrikë. Duhet të them se është moderne, shumë e pastër dhe funksionale. Mbart dhe mjaft histori brenda saj”, tha Vili Arnold. Ndërsa për Dr.Konrad Shliphak, profesor në universitetin qindravjeçar të Vurcburgut, birra “Korça” është simbol i një cilësie të lartë, që është vështirë ta gjesh edhe në tregun gjerman të birrës.

“Në ditët e sotme kemi një garë midis birrave industriale për masat dhe birrave tradicionale që kanë histori, mbartin cilësi dhe janë të shëndetshme. Është e rëndësishme të mbështeten marka si birra ‘Korça’. Ndërsa, për fabrikën mund të them se është e mrekullueshme. Ajo bashkon elementët tradicionalë me teknologjinë moderne, është e mirorganizuar dhe e pastër”, u shpreh Konrad Shliphak. Pasi shijuan birra “Korçën” e ofruar në ambientet ku ajo prodhohet, profesorët gjermanë të shoqëruar nga drejtori i fabrikës, z. Gentjan Ramonllari vizituan edhe ambientet e jashtme të fabrikës. Ata vizituan restorantin e ri të sapopërfunduar, si edhe mjedisin e jashtëm të gjelbëruar, ku dhe shijuan birra “Korçën” dhe gatime tradicionale. Të befasuar nga ajo çfarë panë te fabrika e birra “Korçës”, profesorët gjermanë thanë se çdo turist i vendit të tyre duhet ta vizitojë këtë vend.

“Turistët gjermanë që vijnë në Shqipëri duhet të vizitojnë qytetin e Korçës dhe fabrikën ku prodhohet e mrekullueshmja birra ‘Korça’”, u shprehën ata. Vetëm dy javë më parë, një grup prej 21 studentësh dhe 4 pedagogësh amerikanë që vizituan të gjithë Ballkanin (study trip) për t’u njohur me ekonominë e rajonit tonë, vizituan fabrikën e birrës “Korça”. Studentët dhe pedagogët amerikanë të profilit të biznesit në Universitetin e famshëm “Tennessee at Chattanooga”, i themeluar në 1886, u njohën me historikun e birrës dhe me atë që ajo ofron për konsumatorët. Si pjesë e vizitës së tyre studimore në rajonin e Ballkanit, ata përzgjodhën pikërisht fabrikën e birrës “Korça” për Shqipërinë. Pasi vizituan fabrikën dhe u njohën me çdo detaj të teknologjisë dhe produkteve të përdorura, ata edhe e degustuan birrën. Studentët dhe pedagogët amerikanë dhanë vlerësimet më të mira, madje shfaqën interesimin nëse mund ta gjenin birra “Korçën” edhe në tregun amerikan.

Adriatik Llalla nuk mund të marrë pjesë në seancën dëgjimore – ja ku ndodhet

Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ankimimin e komisionarit publik, në lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Anetaret e Komisionit te Posacem te Apelimit
Anetaret e Komisionit te Posacem te Apelimit

Në nisje të seancës është lexuar prokura në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.

 

“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time,
Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.

Nderkohe qe mesohet se Llalla ndodhet ne Turqi. Burime te Panorama konfirmojne krahas vendit ku ndodhet ish kryeprokurori, edhe faktin se prokura ne turqisht, eshte firmosur prej tij pardje.

Pas terheqjes se trupit gjykues per te marre vendim, eshte rene dakord nga pese anetaret e Komisionit qe prokura te pranohet.

“Vullneti i Adriatik Llallës për tu përfaqësuar nga avokati Hazizaj, është deklaruar në 28.5.2018 përpara një noteri publik në shtetin turk, në prani të një përkthyese. Sipas përmbajtjes që e lexuam në seancën e mëparshme, ky dokument është pajisur edhe me vulë apostile. Në këto kushte trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Hazizaj i ka tagrat e përfaqësimit të subjektit Adriatik Llalla”, tha kryetari i trupit gjykues, Sokol Como.

***

komisioni i posacem i apelimit

Seanca e sotme është vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën. Ai tha se kishte dy javë që nuk komunikonte me klientin e tij, duke ngjallur reagime të ndryshme në media.

Hazizaj kërkoi jo më pak se 15 ditë kohë nga trupi gjykues, në përbërje të të cilit është edhe paraardhësja e Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Ina Rama.

Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ishKryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel.

Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ishKryeprokurorit.

Mbetet të shihet se cilat janë argumentet e komisionarit për vazhdimin e vetingut për Llallën. Nga ana tjetër, ish-Kryeprokurori është nën hetim për katër vepra të ndryshme penale.

Cfare ndodhi ne seancen e 16 majit 

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Sokol Çomo: Kur keni komunikuar për herë të fundit me të përfaqësuarin tuaj?

Avokati i Llallës: Para dy javësh.

Sokol Çomo: Keni komunikuar direkt?

Avokati i Llallës: Jo, përmes familjarëve, përmes bashkëshortes.

Sokol Çomo: Po direkt kur ka qenë komunikimi i fundit?

Avokati i Llallës: Më shumë se dy javë më parë.

Luan Daci: Keni tagër të mbroni këtë subjekt?

Avokati i Llallës: I kam të gjithë tagrat.

Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë një vendim për prokurën e përfaqësimit të avokatit

Sokol Çomo: I kërkojmë avokatit të plotësojë prokurën e përfaqësimit, duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullneti i Llallës për ta përfaqësuar plotësisht në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Sokol Hazizaj: Brenda 15 diteve mund te realizohet njoftimi i subjektit te rivleresimit.

Sokol Çomo: Shtyhet seanca per ne 31 Maj 2018 ora 10.

Kamioni që ra në humnerë, shoferin Shkelzen Henkoj e kishin pushuar nga puna…

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që ndodhi sot në HEC-in e Moglicës në Gramsh, ku një kamion ra ka 100 metër lartësi dhe përfundoi në humnerë.
Korrespondenti i ‘News24’ Shkelzen Henkoj raportoi për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Burime për ‘BW’ thanë se mendohet që shoferi e ka hedhur qëllimisht kamionin në humnerë, në shenjë hakmarrje pasi ishte pushuar nga puna. Siç u raportua edhe më herët, kamioni ra në humnerë në vendin e quajtur ‘Maliq Opar’. Ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

GRAFOMANËT E HISTORISË QË KUNDËRMON – Nga KOLEC TRABOINI

Nëntë burra malësorë katolikë, Nikoll Toma, Zef Teli, Gjon Marku, Nikoll Keçi, Kol Gjeta, Gjek Gjoni, Nikoll Baçi, Kol Marashi, Palok Uci (ky i fundit nga Hoti) u ekzekutuan me urdhër e firmë të Enver Hoxhës me 19 mars 1945 pa mbushur as 4 muaj nga dita e pushtimit të Shqipërisë nga bishat e kuqe të komunizmit.

 

Seç është një historian nga familja politike e Enver Hoxhës, i përkëdheluri i pushtetit të djeshëm e beniamin i politikanëve-pushtetarë të sotëm, që po na ngjall nostalgji për fantazmat e vjetra të Luftës ku ende tregohen histori me partizanë me virtyte të larta e nacionalistë që hanin pula të pjekura, ani pse ka mbetur fotografia ku Mehmet Shehu me jugosllavët e Brigadës se Parë partizane piqnin jo pula por dhen e dhi në hell. Dy fjalë do tu thosha atyre të cilët vërtetë kanë para e pushtet disi si shumë, por trutë nuk i kanë në vend të mirë e që nxisin të tillë marrokë grafomanë të historisë.

Pa le kur mburremi me fjalime poshtë e lart se ne i kemi shpëtuar izraelitet gjatë luftës. Por ata që i mbrojtën izraelitët gjatë luftës ishin njerëz të thjeshtë. Nuk ishin politikanë. Nuk kishin dalë as në mal e nuk luftonin as të zhytur në lluce e në moçal. Por tani ata që mbajnë fjalime shpëtimtare deri ne OKB janë bijtë e baballarëve, të cilët kanë një histori krejt tjetër nga ajo që tregojnë me izraelitet.

Le të sillemi e vërtitemi si e ku të duam, diellin me shoshe nuk e mbulojmë dot. E kemi vrarë njeri-tjetrin me shumë pasion e egërsi sa mund të thuhet pa droje se më shumë janë të vrarët prej njeri-tjetrit se sa kanë rënë në luftën heroike, legjendare, përrallore, gjëmimtare e tra la-la të tjera me spekulime politike, se sa në beteja me pushtuesit. Tani kujt i pickon e vërteta në vend të keq, le të hidhet sa të dojë. Mbase kjo kruarje e spërdredhje u ndihmon të qetësohen e ta shohin historinë me kthjelltësi. Ajo çfarë ngjau më pas ishte vazhdimësi e kësaj katrahurë, pikërisht shfrimi i fitimtarit mbi të mundurin. Fitimtar ishte shqiptari dhe i munduri po shqiptari se pushtuesit kishin ikur. Veç me pakëz dallim, tërë zjarri e hekuri i armëve, plumbat e baruti, torturat e macja me gra në thes, u përqendruan në Veri, apo, ndoshta do të na thoni se Toger Baba (Hodo Habibi e kish emrin mizori dhe mjerisht ishte nga Kurveleshi i traditave të mira e atdhetare) nuk ka ekzistuar kurrë.

Emrin e tij nga defterët e historianët pehlivanë mund ta shuajnë por kujtesën popullore mbi mizoritë ndaj malësorëve kurrë. Lufta civile gjatë Antifashistes( gjëmimtare e gjëmëtarë se bashku) siç kishte nisur u bitis zi e ma zi pas lufte.

Këtu keni një firme të Enver Hoxhës, dokument origjinal, ku urdhëron ekzekutimin e këtyre nëntë burrave, Nikoll Toma, Zef Teli, Gjon Marku, Nikoll Keçi, Kol Gjeta, Gjek Gjoni, Nikoll Baçi, Kol Marashi, Palok Uci. Të gjithë malësorë, të gjithë katolikë dhe i fundit në rend ka qenë vëllai i Nunit tim, Palok Uci, nga Hoti, që u pushkatua në moshën pak më shumë se 20 vjeçare. Vite me vone, pasi bëri burg politik, Nuni im Prenk Uci bëri vetëvrasje. Solla një shëmbull, por Malësia e Shkodra janë mbytur në gjak. Nuk e dimë pse nuk e kanë shkruar e si do ta përballojnë historianët e vërtetë këtë epokë tragjike të historisë sonë qe nuk guxojmë ta harrojmë. Po ja që ka ndonjë historian përdredhan që ka paturpësinë të thotë ne bisedat televizive se, Tepelena ku dërgonin gratë e fëmijët, pleq e plaka malësore të familjeve të arratisurve apo kundërshtarëve të regjimit nga Malësia e Madhe, paska qenë thjeshtë një kamp internimi pa ndonjë trajtim të ashpër, kur atje i linin pa shtresë e mbulesë e të vdisnin për bukë. E mohon mizorinë e diktaturës komuniste, mirë kur nuk thotë se Tepelena në vitet 50 të shekullit të kaluar nën diktaturë ka qenë si konvaleshenca në Durrës ku shullëheshin në diell derrat e byrosë politike e kuadrot e tjera të lartë të nomenklaturës së Partisë së Punës.

Për ata që i glorifikojnë trimëritë bëmë-gjëma të komunistëve do të thosha, shkruajeni historinë si të doni, me lule a tullumbace, i hidhni parfum me shumicë, pa harruar të hani fara lule dielli kur ta shkruani, por, seç i vjen një erë, more vëllezër e motra,….kundërmon!


Send this to a friend