VOAL

VOAL

Kukan: Përveç Gjermanisë, ja cilat vende të BE-së duhet të bindë Shqipëria

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan nënvizon se diplomacia shqiptare duhet të bëjë ç’është e mundur për të bindur vendet skeptike të Unionit deri në vendimin e Këshillit të Qershorit për negociatat.

Në një intervistë për ABC News, Kukan thotë se qeveria shqiptare duhet të angazhohet konkretisht në marrëdhënien bilaterale me vendet e BE-së, për t’i bindur ata të votojnë pro hapjes së negociatave.

Eurodeputeti ndalet tek skepticizmi i Gjermanisë për të cilën thotë se është duke përgatitur qëndrimin e saj për Shqipërinë.

Po ashtu, Kukan thotë se veç Gjermanisë, edhe Holanda e Franca janë vende të vështira për të dhënë “OK” për negociatat.

“Këtu ka dy pika. Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandimi i dhënë për të dyja vendet ishte pasqyra më e mirë, më objektive dhe më e ndershme ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas përvojës, në përgjithësi, shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendin në fjalë dhe jo nëse vendi ka përmbushur kriteret që janë përcaktuar në nivelin europian. Vendimi merret shpesh në bazë të marrëdhënieve bilaterale, që në këndvështrimin tim është diçka e gabuar, por ky është vendimi i shteteve anëtare sovrane. Siç i kam thënë edhe në Shqipëri kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ata duhen të fokusohen tek vizitat në këto vende dhe të përdorin argumentet e tyre më të mira politike, por dhe sharmin e tyre. Sharmi në politikë është gjithnjë i rëndësishëm. Kjo po ndodh. Kam ndjekur që kryeministri ka vizituar Berlinin dhe është takuar me kancelaren Angela Merkel. Ne nuk e njohim ende qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, por dimë jozyrtarisht se janë në fazën e përgatitjes, se cili do jetë vendimi i tyre për Shqipërinë. Pastaj është Franca dhe Holanda. Duhet thënë që Holanda tradicionalisht është shumë e vështirë në këtë aspekt, por për arsyet e duhura. Kur flasim me holandezët, ata tregojnë që investojnë shumë para për zgjerimin dhe duan të dijnë nëse këto para janë përdorur në mënyrën e duhur. Prandaj kanë një qasje të një kontrolli strikt. Por nëse paraqiten prova bindëse, ata bien dakord. Diplomacia shqiptare duhet të përqendrohet për kohën që mbetet deri në Këshillin e qershorit në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet skeptike dhe të bëjë ç’është e mundur për të bindur këto vende deri në vendimin e Këshillit të Qershorit” tha Kukan

Arbër Çekaj u gjet i fshehur në një shtëpi në Gjermani, përdorte mbiemrin e gruas daneze

Policia shqiptare ka konfirmuar lajmin për arrestimin në Gjermani të Arbër Cekajt, pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere ne vendin tone.

 

 

DETAJE NGA ARRESTIMI

 

Burime për ABC News thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.

Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snow”.

U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.

Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit

613 kilogramë kokainë nga Kolumbia, arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

Arrestohet Arbër Cekaj në Gjermani, mëson “Panorama”. Ai eshte pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere ne vendin tone.

NJOFTIMI I POLICISE

 

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snow”.

U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.

garden arbri droge banane

HETIMET

Arbër Çekaj, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua 613 kg kokainë, është hetuar edhe rreth 2 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt i janë kapur 90 kilogram kokainë në Ekuador.

Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/1. Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës. Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dosja u arkivua.

Por pas zbulimit të 613 kg kokainë, në magazinat e kompanisë së tij në Maminas, që kësaj here kishte ardhur nga Kolumbia, dosja e dy viteve më parë është hapur duke iu bashkuar procedimit të fundit, për të cilin Arbër Çekaj është shpallur në kërkim.

 

Për kokainën e kapur disa ditë më parë janë arrestuar menaxheri i kompanisë dhe shoferi. Vetë pronari i ngarkesës me banane, deklaroi disa ditë më parë se do të vinte në Shqipëri që të përballej me drejtësinë, por deri tani ende nuk është kthyer nga Gjermania, ku deklaroi se ndodhej.

Debati i plotë: “I ktheve komisariatet në bordello”- Tahiri përplaset ashpër me analistët

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përplas me analistin Andi Bushati këtë të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel. Duke iu referuar raporteve të palës italiane, Bushati akuzoi Tahirin se gjatë drejtimit të Ministrisë së Brendshme kanabizoi vendin. Tahiri mohoi akuzën.

 

“Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis! Ju keni gënjyer, ose keni mbyllur sytë. Nuk flasim vetëm për Lazaratin, kështu ka qenë Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Tirana po ashtu.Jam i hapur për ballafaqim shifrash me ty dhe këdo. Në katër vite që kam qenë unë ministër janë më pak se një vit i Sali Berishës”, deklaroi Tahiri.

Bushati iu referua edhe mediave ndërkombëtare dhe disa shkrime në to në lidhje me kultivimin e hashashit.

“Mediat italiane, gjermane e franceze kanë shkruar që në Shqipëri po bëhet nami me kultivimin e hashashit”, tha Bushati.

Tahiri e mohoi këtë.

“Në mediat e huaja e dimë të gjithë sesi blihen artikujt se janë artikuj me pagesë”, tha ish ministri.

Bushati shpërtheu në akuza ndaj Tahirit, për trafikun e drogës, ku solli ne vemendje se shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, ka thënë që vitet e fundit është trefishuar kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

Por ish Ministri Tahiri e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar Bushatin si një njeri të paguar nga Lulzim Basha. Kjo rriti tensionet në studio, duke kaluar në akuza të forta.

DEBATI

Bushati: Sot të gjithë e pranojnë, që kishte kanabis, e kanë dhënë mediat ndërmombëtare, dhe qeveria e pranoi dhe falenderoi opozitën, edhe Rama edhe Xhafa e kanë pranuar. Ndërkohë që ju thonit ska trafik e zhdukëm.

Tahiri: Unë pas Lazaratit kam thënë, nuk më tregm lufta në Lazarat por më tremb dita e nesërme, pasi do ketë një presion edhe për drogërat e foerta, dhe fenomeni u shtri në zonat që kultivoheshsin prej vitesh. Përsa i përket artikujeve në mediat e huaja, e them sepse e di pjesa e madhe e tyrë janë të paguara. Janë artikuj të blerë dhe ju e dini.

Bushati: U kthyen komisariatet e policisë që pallonin trafikanët. Të janë arratisur Drejtorët e Policisë që vendose vetë. E kthyet komisariatin në bordello trafikantësh.

Bushati: Unë e ndoqa fjalën e Tahirit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte një çekuilibër në fjalën e tij. Sspse shumica e fjalës ishte nje raport, askush nga këta 139 deputetë,  nuk mund të hedhin baltë mbi mua sepse 30 vjet kanë prodhuar të njëjtat gjëra. Dredhimi është që, ju nuk jeni në pozitën që të thoni, ma kanë fajin ata të tjerët, apo po më bien në qafë Luli me Berishën apo Xhafaj. Ju keni një akuzë konkrete. Një njeri që do të sillet ndershmërisht edhe përballë organeve të drejtësisë dhe publikut, flet për atë që akuzohet, bashkëpunimi me trafikantët. Nëse ndiheni i pastër dhe i ndershëm, do të përgjigjeshit për këto pyetje. Kjo më bën të kem dyshimin e parë.

Tahiri: Të biem dakord mbi termat. Nëse mendoni se gjyqin tim ta bëj para jush refuzoj ta bëj këtë.

Bushati: Keni qene 4 vjet ministër.

Tahiri: Nuk do bëj gjyqin para jush. Po hetohem nga prokuroria, paarlamenti dhe italianët. Drejtësi do të ketë në të gjitha rastet. Po më kërkon të bëj gjyqin para jush, jemi në shina të ndryshme.

Bushati: Nuk po kërkoj gjyq.

Tahiri: Mos i fut në një thes të gjithë deputetët sepse ka burra dhe gra të mirë, që mundohen me mish e me shpirt.

Bushati: Merremi me thelbin , e lëmë propagandën. Cdo tentativë për t’iu shmangur thelbit nuk është mirë as për ju.

Tahiri: Sa i përket disbalancës, ka një standart moral. Jam ish minister, deputet. Dhashë dorëheqjen për tu përballur me drejtësine. Cfarë të bëj më shume? Po ka prova shkoj në burg.

Bushati: Nuk dua t’ju pyes a e morët varësen apo a i more lekët. Unë sot kam dyshimin, që ato që pretendon prokuroria janë të vërteta. Këtë nuk e mbroj duke pyetur Habilajt por duke ndjekur aktivitetitn tuaj politik 4 vjecar, që është në mbrojtje të trafikantëve të narkotikëve.

Tahiri: Po bën një akuzë, që është penale. Cohu shko në prokurori dhe jep faktet.

Bushati: Kemi qenë në nje studio kur keni thënë, nuk e kemi parë Berishën duke vrarë në 21 janar por mënyra politike e sjelljes na con në këtë deduksion. Njëlloj dhe me ju. Kur gjithë Shqipëria fliste për kanabizimi ju thoshit është përrallë. Kur njerëzit merreshin me atë që fliste për lidhjen tuaj me Habilajt, ju kërkonit burgosjen e tij. Filluat të merreni me mediat, me frontin e të keqës. Bëtë një show atje me shifra. Kjo është të mbrosh trafikantët. Nuk e di a keni marrë para dhe ndarë hashash me Habilajt, por keni qenë mburoja politike e këtij trafiku.

Tahiri: Ju e keni shumë kollaj të rrini në atë anë të banakut dhe ti bëni të gjithë njëlloj, nuk e di a e bëni për interes apo e bëni se kështu e mendoni. Nuk jemi të gjithë njëlloj dhe të jap fakte. Më the , që kur zotërote ke folur për kanabisin nuk është kështu. Ke gënjyer ose ke mbyllur sytë për kanabisin. Nëse mendon se kanabisin e solla unë, Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis.

Bushati: Ta ka thënë anti mafia italiane, që është shtuar kur erdhët ju. Anti mafia ka thënë, nga Shqipëria ka filluar të na vijë më shumë drogë se kurrë.

Tahiri: Ju gënjeni ose mbyllni sytë, se hashashi ka qenë gjithë kohën aty. Jo vetëm Lazarati. Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Burreli. Përse nuk shkoni në ministri të merrni statistika? Unë jam shumë i hapur për një ballafaqim shifrash me ty dhe këto. Merr shifrat dhe mblidhi bashkë, janë më pak se një vit i Sali Berishës. Për cilën aryse duhet t’ju dëgjon gënjeshtrat që thoni? Përse nuk shkon të marrësh shifrat zyrtare? Nëse nuk është kështu, hajde të enjten tjetër të ballafaqohemi

Bushati: Ballafaqohemi që sot, jo të enjten tjetër.

Përplasje me Bushatin

Ai eshte perplasur edhe me analistin Armand Shkullaku, i cili e ka pyetur nese mban pergjegjesi qe kupola e policise se shtetit u perfshi e gjitha ne trafik droge dhe se emri i tij del ne pergjimet e Habiljave.

“Po me jep mend mua ti, genjen, minimumi lexo se cfare kam thene”, iu kthye Tahiri Shkullakut.

DEBATI

Shkullaku: Fjalimi juaj pati dy momente. E dhatë mandatin tuaj në një moment që nuk kishit rrugë tjetër. Parlamenti do të mblidhej prap, për ti dhënë leje prokurorisë për arrestimin tuaj. Hapja e negociatave me Shqipërine, kishte kushte. Kjo u tha edhe nga ministri gjerman edhe nga ambasadori Lu.

Tahiri: Për presionin ndërkombëtar do të arrestohem unë?

Shkullaku: Edhe këtë rradhë, i bëtë shërbimin e fundit Ramës. Ai tha nuk komandoj dot prokurorinë, le të më sjellin një provë dhe unë reagoj. Unë nuk them se është marrëveshje. E para sepse nuk ju quaj aq pak inteligjent për të besuar të garancitë e Rames. Fjalimi për mua ishte zhgënjyes. Nuk doli dikush kurajoz të pranonte cfare kishte ndodhur 4 vjet, por as viktima e kësaj politike që ka komplotuar kundër jush. Dëgjova të njëjtën histori, fornti i të keqesh, Luli, Visho Ajazi, Monika, Ilir Meta, Bujar Nishani. Kur jam përballur me ju ju kam thënë, kemi prova që në Ishëm është ngritur një pistë, avioni që ra me drogë. Ju nuk e shkarkuat drejtorin. Kur ju thoshin, në Vlorë ka kanabis, nuk shkarkuar ndonjë drejtor. Duhet të binit ju që të binte e gjithë kupola. Kur Zagani thoshte, makinën tuaj, që edhe me autorizim të posatshëm, bëhej trafik droge, ju e morët sërish vet dhe e përdorët. Gjatë 4 viteve nuk kam am përgjigje për këto gjëra që rezultuan të vërteta. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që e gjithë kupola e policisë të jetë e përfshirë.

Tahiri: Ku e konstatuat?

Shkullaku: Janë të gjithë në arrati. Drejtori i Vlorës, ai i kufirit. Shefa të policisë.

Tahiri: E ke gabim.

Shkullaku: Kur ju thoshim a more masë për ata policë që lanë Mark Frrokun me trafikantin brenda. Keni qenë ministri më jetëgjatë. Jeni i pari që akuzoni për përfshirje në trafikun e drogës. Keni dalë në përgjimet e trafikantëve.

Tahiri: Kam dale unë ? Sa trafikantë mund të flasin për ju në telefon?

Shkullaku: Nuk doli emri i Niko Peleshit.

Tahiri: Tregon fiks modelin tënd, me të cilin jeni mësuar të gjithë. Të duket patjetër shërbim për Edi Ramën. Nuk e lexon dot si një gjest të një njeriu që thotë, ju duket se jam pengesë për integrimin? Po iki. Nuk jetoj për imunitet apo parlament, nuk fitoj para nga tenderat.

Shkuallku: Akuzohesh që makinën tënde ia dhe trafikantëve. Imagjinoni ministrin e brendshëm të Gjermanisë, që jep makinën dhe thotë dëgjo i kisha kushërinj ata po nuk e dija. E ka fajin media për këtë?

Tahiri: Më vjen keq që diapazoni të është zvogëluar

Shkullaku: Nuk ma përcakton ti diapazoni, sepse nuk kupton sa të shkurtër ke diapazonin tënd.

Tahiri: Sa i përket drejtuesve të policisë, njëri është i akuzuar. Nuk e di a ka faj apo jo. Do të shohim a ka pëgjegjësi. Nuk besoj së është kështu por do të paguaje faturën.

Shqipëri: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, shkelje dhe presione

Në Ditën Botërore të lirisë së shtypit, gazetarët dhe mediat shqiptare gjenden përballë sfidave të rënda. Ato kanë të bëjnë me vërtetësinë e raportimit përballë presioneve politike e qeveritare.

Studiuesit pohojnë se problemi më i vështirë, që ka sot gazetaria në Shqipëri është dyzimi i mediave mes lajmeve të zëdhënësve dhe lajmeve të gazetarëve.

Studiues të pavarur të medias dhe shoqërisë shqiptare pohojnë se gazetarët profesionistë po punojnë në një mjedis krejt të papërshtatshëm, i cili dëmton ndjeshëm saktësinë e informimit të opinionit publik.

Shefi i departamentit të gazetarisë, dr. Mark Marku thotë nga një auditor i Universitetit të Tiranës, se “mediat tradicionale shqiptare janë nën një presion të jashtëzakonshëm politik për të bërë propagandë dhe se në Shqipëri po vritet gazetaria në mënyra të buta pa i prekur gazetarët, jo si ndodh në shtete të tjera ku vriten gazetarët dhe mbijeton gazetaria”.

Lajmet e prodhuara nga qeveria, sipas tij, shpesh u mbivendosen lajmeve të gazetarëve dhe publiku mashtrohet mbi mënyrën se si qeveria kryen detyrat dhe si përdor paratë publike. Përditë, thotë ai, ka një duel shumë të fortë mes lajmeve të gazetarëve dhe teksteve propagandistike qeveritare, që ushqejnë qytetarët me të dhëna dhe imazhe të rreme, që flasin për mirëqeverisjen.

Zoti Marku thotë se qeveria u bën përditë presion mediave për të kontrolluar pyetjet e intervistave, për të kontrolluar temat e debateve dhe listat e të ftuarve nëpër studio, madje sajohen tema artificiale, që të mbulohet realiteti.

Studiues të tjerë, kur flasin për këtë temë, i ndajnë gazetarët nga pronarët e mediave. Besar Likmeta, autori i një studimi për gjendjen e shtypit, nga Rrjeti i Reporterëve Investigativë të Ballkanit, BIRN, thotë se “gazetarët shqiptarë janë shumica kurajozë dhe sakrifikojnë përditë për të raportuar të vërtetën, por janë në kundërshti të përditshme me pronarët e mediave jotransparente, ku punojnë”.

Zoti Likmeta thotë se “në vend që të jenë ndërmjetëse mes qytetarëve dhe qeverisë, mediat po përdoren si ndërmjetësues midis qeverisë dhe kompanive”, dhe se “marrëdhëniet e pronarit biznesmen me qeverinë shndërrohet në presion ndaj gazetarëve”.

Sipas tij, qeveria bën favorizime të mëdha për bizneset që kanë media në pronësi, ndërsa kompanitë me media ia shpërblejne qeverisë me lajme të njëanshme, ose duketransmetuar prodhimet propagandistike qeveritare.

Studiuesit pohojnë se presioni i qeverisë ndaj medias është i shumëllojshëm; duke nisur nga prodhimi i lajmeve prej zyrave të qeverisë, nga transmetimet propagandistike të televizionit personal të kryeministrit Rama, deri tek detyrimi i mediave që të përhapin lajmet e prodhuara nga qeveria, dhe të ndalojnë lajmet që gazetarët sjellin nga terreni, por që nuk i përshtaten qeverisë.

Tregu i mediave është i varfër, megjithatë mediat nuk mbyllen si të falimentuara por mbahen si bisneze të dyta dhe të treta nga kompani të mëdha për të mbrojtur imazhin e tyre dhe për të siguruar lidhje me qeverinë, duke u shërbyer herë pronarit dhe herë qeveritarëve.

Pronarë me disa biznese mbajnë hapur me fitimet e biznesit të parë media të falimentuara dhe të kontrolluara në shërbim të politikës.

Bizneset mediatike po kalojnë një krizë të fortë, gjë që duket në statusin ekonomik të gazetarëve, në cilësinë e ulët të rubrikave dhe programeve.

Studiuesit pohojnë se një pjesë jo e vogël e mediave po u rezistojnë presioneve politike dhe kontrollit të pronarëve, por hapësirat e fjalës së lirë po zvogëlohen gjithnjë e më shumë dhe kjo është për t’u shqetësuar dhe për të reaguar sa më parë.

Sipas tyre, presionet dhe autocensura po i largojnë gazetarët nga misioni i vet natyral, t’u shërbejnë qytetarëve, por një pjesë jo e vogël e tyre arrijnë ta kryejnë këtë detyrë me shumë sakrifica.

Nga ana tjetër, gazetarët nuk kanë sindikata dhe të drejtat e tyre si punëmarrës nuk monitorohen si duhet nga qeveria, ndërsa gjykatat nuk janë aq të lira sa gazetari të kërkojë të drejtën e tij ndaj pronarëve.

Vetingu, shkarkohet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Vendimi u mor pasi KPK-ja shqyrtoi prej një jave dokumentacionin e paraqitur nga Xhoxhaj për të argumentuar pasurinë e deklaruar.

Gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.

***

Vetingu, KPK shtyn vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Ja kur flet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi ne 25 prill se ka vendosur të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

KPK deklaroi se do të japë më 3 maj vendimin për gjyqtaren Xhoxhaj.

Anetarja e Kushtetueses ka paraqitur dokumente shtese te cilat KPK-ja vendosi ti administroje dhe hetoje perpara se te jape vendimin javen e ardhshme.

KPK SOT XHOXHAJ

KPK rendit problemet e Altina Xhoxhajt: Nuk justifikon pasurinë, mban shumë para cash. Avokatja: Ja e vërteta

23 Prill 2018/ Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mban shume para cash, vendime ne konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, seanca për të cilën ka nisur e pritet verdikti pas ‘vetingut’.

 

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blere në vitin 2005 60 mije euro 109 metra katrore. Ka nje truall ne gjirin e Lalzit qe e ka blere 400 mije leke dhe mbi te nje shtëpi që e ka blerë 5 mln leke. Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.

Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verande ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se cfare i takon. edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.

Gazetari i “Panorama”, raporton se sa i perket aftesive profesionale ka patur probeleme me disa vendime te dhena jashte afateve kohore dhe zgjaten e procedimeve.

KPK thote se ka patur nje konflikt interesi ne vitin 2001, ku sipas denoncimit te nje shtetasi me inicialet C.C. babai i gjyqtares ka qene trup gjykuese ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe Xhoxhaj ka qene relatore e ceshtjes kur ka shkuar ne Kushtetuese.

Avokatja: Ja e verteta 

Nderkohe qe avokatja e Xhoxhajt kerkon rikonfirmim ne detyre te klientes se saj. Ajo thekson se “levizjet jashte te bashkejetuesit dhe vete Xhoxhajt kane qene ne funksion te detyres”. Sipas avokates, bashkejetuesi i Xhoxhajt ka levizur per hskak te detyres qe ben ne OSBE.

“Apartamentin ne Tirane e ka blere bashkejetuesi me parate e tij, por te regjistrimi eshte bere ne emer te te dyve, meqe bashke kane dy femije”- tha avokatja ne pergjigje te konstatimeve te KPK.

Po sipas saj, apartamenti te Gjiri i Lalzit eshte regjistruar ne bashkepronesi, pasi eshte eshte blere me kontribut te perbashket. “Eshte blere pas 16 vjetesh pune te subjektit. Xhoxhaj ka qene anetare e KLD, pedagoge, dhe gjyqtare. Dhe keto justifikojne kontributin per apartamentin”- tha avokatja.

Per truallin 221 metra katrore, sipas avoktares, subjekti ka bere procedurat ligjore sipas asaj qe i ka kerkuar ALUIZNI. “Eshte trualli nen apartament qe perfshin hyrje dhe oborr”-tha ajo.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.

Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj më 23 prill. E diplomuar në vitin 1994 në Fakultetin e Drejtësisë, Altina Xhoxhaj e filloi karrierën në gjyqësor një vit më vonë si gjyqtare e shkallës së parë në Tiranë. Në vitet 2006-2010 ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në maj të vitit 2010 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Paralelisht me detyrën si gjyqtare, Xhoxhaj ka edhe një karrierë të gjatë si akademike. Në vitet 1995-2000 ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë dhe prej vitit 2013 jep lëndën “E drejta tregtare” në Shkollën e Magjistraturës. Xhoxhaj është gjithashtu eksperte e trajnimit për gjyqtarë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Altina Xhoxhaj nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtarja Xhoxhaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 15.4 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj ka kapur shifrën e 39.2 milionë lekëve ose 2.5 herë më e lartë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga znj. Xhoxhaj përgjatë viteve në detyrë vijnë nga disa burime. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga paga si gjyqtare në 46.4 për qind dhe paga e familjarëve në 36.9 për qind. Vendin e tretë në portofolin e të ardhurave e zënë dhuratat në cash në 7.1 për qind, të ndjekura nga të ardhurat nga qiratë në 4.6 për qind dhe nga mësimdhënia në 2.5 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për zonjën Xhoxhaj, 2 rezultojnë me probleme me shumë të pajustifikuar në vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është shuma e kursimeve familjare në cash, që referuar deklarimeve vit pas viti kap vlerën akumulative të 13.5 milionë lekëve në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2004

Deklarata e pasurisë e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

BIR

Tahiri “qytetar i thjeshtë”, reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda për ish-ministrin

Saimir Tahiri sot në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ka lënë mandatit të deputetit për ti hapur Prokurorisë  që të vijojë hetimet për të.

Ai tha se nga sot do të jetë një qytetar i lirë dhe mandatin e linte që drejtësia të mos kishte asnjë pengesë.

Pas këtij lajmi, burime për “Panorama”, deklarojnë se  Prokuroria për Krimet e Rënda do ta thërras ish-ministrin e Brendshëm për një seancë pyetjesh.

Mësohet se Tahiri javën e ardhshme do të pyetjet për lëvizjet e tij në Greqi dhe në Itali me makinën që ua kishte shitur Habilajve.

Fjala e plotë e Tahirit: Dorëzoj mandatin e deputetit, ja ku më keni si qytetar të thjeshtë

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka deklaruar se dorezon mandatin e deputetit dhe nuk do te jete me pjese e Kuvendit te Shqiperise, deri sa drejtesia te thote fjalen e saj.

“Fuqia ime eshte e verteta ime dhe nuk nuk do resht deri ne fund”- tha Tahiri, teksa njoftoi lenien e mandatit te deputetit, duke theksuar se nuk ka nevoje per asnje mbrojtje, pasi eshte i bindur dhe beson tek e verteta e tij.

 

FJALA E PLOTE

Prita 2 jave të flisja në parlament, por mes mjellit e cizmeve e sherrit aty vetëm parlament nuk është bërë, nuk kisha rrugë tjetër veç kësaj që zgjodha sot për të ndarë me ju një qëndrim timin.

Përpara më shumë se 6 muajsh, për mua filloi një histori tjetër me të cilën po përballem ende sot.

Dhe kam 6 muaj që hesht e dëgjoj.

Dëgjoj lloj lloj rrace që nuk më ka lënë gjë pa thënë, sa të kisha qeverisur 30 vjet, dhe në vënd të të gjithëve para meje, nuk do kisha imagjinuar dot kurrë kaq shumë akuza për veten time.

Njëri kriminel, tjetri trafikant. Diku kokë e mafias, diku ushtar i mafies.

Një herë shtyllë e krimit, një herë dru i shtrembër i stivës.

Këtë e kam quajtur “kur gjyqin ta bën djalli”….për gjyqin moral që më bëjnë rraca që ka qeverisur e shkatërruar për 25 vjet këtë vend e kam fjalën, se atë tjetrin e kam me drejtësinë.

Kur gjyqin ta bën djalli, jo se jam unë ëngjëll sigurisht, kam punuar e kam gabuar si çdo njeri i kësaj bote.

Por të dëgjoj që ma bëjnë gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar….Nuk e pranoj për askënd e asgjë, kurrë.

Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati parlamentit, se më ka mbrojtur maxhoranca dhe Edi Rama.

Sado kam thënë që as dua e as më duhet të me mbrojë askush e asgjë, më kanë thënë se të gjitha këto bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi e burgu.

Tani dëgjoj që unë jam edhe pengesë për integrimin.

Se 25 vjet mbushur me hajdutë në politikë, që veç lekëve, këtij populli i kanë vjedhur edhe të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengokam unë.

Nqs ka një gjë që e di si drita e diellit, është se që nga dita e parë e angazhimit tim e deri sot jam përpjekur e ia kam dalë me të paktën një gje: une nuk kam qënë e nuk jam kurrë si këta.

As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për ti bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri.

Jo më të ketë ndonjë shans të vërtetë qe rrugën për në evropë ta pengoj unë.

Kam 6 muaj që dëgjoj e hesht. Akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate.

Mjerë njerëzit e shkretë që këta palacot në politikë i dëgjojnë prej 1990 e këtej.

E nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë sa herë vjen e enjtja e parlamentit.

Unë kam 8 vjet në parlament e më duket sikur kam 80.

4 vjet isha Ministri i Brendshëm e me sa akuza e shpifje kam dëgjuar, më duket sikur në këtë vend nuk ka patur tjetër Ministër të Brendshëm veç meje.

Por e vërteta ka çmim, dhe unë këtë e dija.

Gënjeshtra ka çmim më të lirë, edhe këtë e dija.

Për mua ama, çmimi i lirisë dhe i së vërtetës, është më i shtrenjtë e më i vlefshëm se çmimi i karrierës.

Kam parë e dëgjuar më shumë se ç’kam pasur kohë për të menduar. Dhe i kam quajtur të gjitha kosto normale të rrugës që zgjodha.

Po kur dëgjoj këta të parlamentit si vajtojnë në emër të popullit, luten në emër të popullit, urimet i bëjnë në emër të popullit, kërcënojnë në emër të popullit, shajnë dhe vrasin në emër të popullit, kërkojnë dhe falje në emër të popullit….se kurrizi i popullit nuk mbaron, i mban të gjitha.

Ndërsa këta luajnë teatrin e zakonshëm, fryhen e qeshin. E populli i shkretë mban, dëgjon e duron.

E kur i shoh të gjitha, ngushëllohem disi.

Sa kanë folur e shpifur për mua, është shumë pak në krahasim me ç’i kanë bërë njerëzve të shkretë në kaq vite.

Suksesi më i madh i djallit, ishte të bindte të gjithë se nuk egzistonte. Fiks kështu edhe këta që prej 25 vitesh të vrasin natën e të qajnë ditën.

Hajduti flet për ndershmëri. Maskarai flet për moral. Injoranti flet për shkollat. Tenderaxhiu për të varfrit. Të gjithë bashkë për drejtësinë…do thotë ndonjëri edhe mua për trafikant më akuzojnë…nuk ka faj edhe ca kohë.

Kam duruar 6 muaj, kështu duke dëgjuar e nuk kam folur, për të respektuar të vërtetën time dhe drejtësinë.

Ndaj kam heshtur.

Që heshtja ime del nga manuali i punës për shumicën e politikës sot, këtë e di po aq sa di ç’do bënte kushdo tjetër po të ishte në vendin tim.

Do shanin prokurorinë, gjykatën, do shtonin dozën e blerjes së medive, etj si këto.

Unë akuzohem për trafik droge… kjo është akuza.

Drejtësinë do e kërkoj në gjykatë e mezi po pres. Po këtë gjyqin publik me akuzat e shpifjet e gjithë karagjozave të politikës ku ta bëj?

Më akuzon Lulzim Basha, kllouni me qesharak i politikës shqiptare që su lodh duke vjedhur e nuk u gjykua kurrë. Ministër i Brendshëm e vrau 4 njerëz në bulevard bashkë me Saliun e su hetua kurrë. Mbi 200 milion euro vjedhje të faktuara në rrugën e kombit, e su hetua kurrë. Shkonte në Lazarat kur droga ishte lumë krahqafë me banditët atje e as u hetua, as u gjykua kurrë.

Sot del si shul e ka fytyrë më akuzon mua.

Më akuzon Sali Berisha e gjithë lukunia që e kanë bërë gojën çorape me shpifje pafund për mua, ndërkohë që vetë kanë qënë e janë akoma pas murit të paprekshmërisë të pa hetuar e të pagjykuar për vrasje, vjedhje, plaçkitje të shqipërisë, me keq se çdo pushtues.

Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund tua lajë ç’kanë bërë.

E sikur të ishin vetëm kaq, do ishte mirë por nuk janë vetëm këta.

Për mua nuk del një shqipëtar të më thotë se jam hajdut, se i kam vjedhur lekët, se kam vjedhur tendera, se kam marr lekë për të futur njerëz në punë, etj etj si këto.

Unë rroj e do përballem me drejtësinë edhe për këto që më akuzojnë sot.

Po këta të mjerë, që sot shqiptarët i drejtojnë gishtin për hajdutë të lekëve të tyre, e shesin dëngla gjithë ditën….si ia hodhën drejtësisë…

Duke bërë harbutin, ia hodhën dhe drejtësisë. Duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, ia hodhën.

Duke blerë gjyqtarë e prokurorë, duke shpërndarë tendera e koncesione, duke marrë lekë për një legalizim, për një hipotekë, edhe për të futur njerëz në punë duke marrë lekë, e me to kanë blerë rehatin, e kështu rrojnë.

Duke blerë kundështarin në parlament, ia hodhën. Duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje, në pazarin e madh bodrumeve të parlamentit ku bien dakort njeri mos merret me të shkuarën e tjetrin, tjetri mos merret me të tashmen e njërit.

Duke blerë media, portale, sondazhe. Në shqipëri e jashtë shqipërisë. Ku një artikull ku shahem unë, pasohet nga një tjetër ku lavdërohet ai që e ka paguar.

Duke blerë të huaj, ambasadorë e deputetë. Duke blerë e shitur gjithçka, në kurriz të njerëzve hallexhi të këtij vendi.

Kështu ia hodhën. Dhe më bëjnë mua moral.

Ndaj ndoshta heshtja ime deri sot i duket si kurriz i përkulur.

Por po e them thjeshtë; në qoftë se ka njeri që heshtjen time në respekt të drejtësisë e ka marrë për nënshtrim, për dobësi, për frikë apo dorëzim, nuk më keni njohur fare ndaj rimendojëni e bëjini llogaritë nga e para.

Unë as jam dorëzuar. E as kam ndërmend ta bëj.

E dua ti drejtohem edhe kolegëve të mij në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin, nga i pari tek i fundit, por në qoftë se ka qoftë edhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshe apo me mërmëritje nën zë mendon se mund të drejtojë gishtin tek unë, më e pakta e ka gabim.

Unë po pres drejtësinë time, ndaj pak durim të gjithë.

Plot të tjerë politikanë janë akuzuar përpara meje në këto 30 vjet. Edhe për vrasje, edhe për vjedhjen e përditshme të lekëve të popullit, por të gjithë ia kanë hedhur paq, të gjithë kanë përfituar nga paprekshmëria. Diku nga imuniteti, diku nga pazaret.

Unë nuk jam si këta. Nuk dua ti iki e as ti shmangem drejtesisë.

Dua të vërtetën më të plotë.

Nuk kam fuqi e forcë të gënjej, por kam vetëm fuqi për të vërtetën, të vërtetën time sot e nesër.

Ndaj kam 6 muaj që hesht e pres. Kam 6 muaj…

Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë por ishte Edi Rama kokë e trafikut të drogës. Kështu shpëtoja veten nga të gjitha.

Tjetri më këshillonte të mos flisja shumë, se nuk është çështje nervash kjo, por llogarish. Kshu e ka politika.

Unë heshta. Tregëtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhit e politikës dolën në treg.

Nuk më kanë njohur mirë, aq sa të kuptonin se nuk ka qënë se nuk dija por se nuk doja që armiqtë, hajdutët, pazarxhit e dallaveret e politikës ti mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as ka asnjë lloj privilegji që më ndërron mëndje.

Tani janë bërë gjithë bashkë përballë meje. Pushka top t’ju bëhet. Unë do ia dal.

Papritmas u kujtuan të gjithë për hashashin.

Opozita më ka akuzuar si trafikant drogë që pa marrë detyrën e ministrit e kështu vazhdon edhe sot.

4 vjet rezistuam, bëmë luftë, me suksese dhe dështime. Por bëmë luftë si asnjë qeveri më parë.

Në çdo ditë të detyrës simë, veç opozitës dhe një pjese të maxhorancës, kam pasur përballë jo vetëm krimin në rrugë por edhe krimin në zyrat e shtetit e politikë, përfshirë edhe drejtuesit e Prokurorisë, edhe SHIK-un, që atëherë llogaritë dhe punët i bënin ose nga zyra e Saliut ose Ilir Metës, ose e të dyve bashkë.

Prokuroria hall kishte të luftonte policinë, SHIK-u nuk vriste me armë e tortura, siç bënte atëherë, por qepte ditën me laps e letër ç’i thoshte Saliu në darkë.

Njëri sot është në hetim. Tjetri, Visho Ajazi i SHIK-ut të Saliut, për turpin e madh sot është ambasador i propozuar po nga qeveria për të cilën unë shërbeva.

Ndërsa Saliu si Saliu, dhe Ilir Meta, fiks siç e do puna, nëj herë mbi palët e një herë me palët.

Dhe prap në fund, mbeta vetëm unë me avazin e Saliut e Lulit që vjellin të njëjtat akuza për mua.

Edi Rama i falenderoi për kontributin opozitar.

Ndërsa pasardhësi im në detyrë, me akuzat për policinë e kriminalizuar, ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit.

Po këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhimbshur për fushat që paskërkan lënguar mbjellë me hashash????

Lazaratin nuk e kishit aty për 20 vjet, plot e përplot? Krujën se kishit aty? Shkodren, Malsinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishit aty, të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh, e aty ishin që ditën e parë kur mora unë detyrën.

Dhe tani u thoni njerëzve dhe botës, se e bëra unë?

Në Parlament, rrijnë ulur me dhjetra ish ministra të brendshëm, dhjetra ish Kryeministra, askush nuk ka lëvizur as gishtin për të luftuar ndonjëherë në 25 vjet parcelat e hashashit, e sot rrijnë si ëngjëj.

Unë u përpoqa, mbajta edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral.

Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.

Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo.

Nuk e di pse.

Për t’iu dhënë vetëm një shembull tjetër: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit, prap u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me rradhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prap kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva.

Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit.

Por përsëri u akuzova unë ndërsa këta të tjerët sot rrijnë si ëngjëj, e unë i mbaj edhe në kurriz duke më bërë moral, sepse këta dashnorët e popullit, me mediat e blera arritën ti thonin popullit se edhe për lojrat e fatit që unë i mbylla, prap fajin e kisha unë.

E unë prap i mbaj në kurriz duke më bërë moral.

Mua as më shkon në mënd ti falenderoj kriminelët e pahetuar, e pagjykuar dhe të pandëshkuar të opozitës, me Lul e Sali në ballë.

Kanë vrarë njerëz, e nuk dënohen. Kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, e nuk dënohen. Keni dhunuar gazetarë e media, e nuk dënohen.

Mua më akuzojnë për mbjelljen e hashashit të cilin vetë e kishin aty për 25 vjet, por akoma më keq kanë mbjellë varfërinë e mijra familjeve, papunësinë e mijra të rinjve, hajdutërinë e zyrtarëve, tregëtinë e pasurisë kombëtare duke shitur lumenj, kodra e male në këtë çik vend që ka mbetur.

E as hetohen, as gjykohen, e as dënohen.

Nuk ua thotë njeri këto, nuk e di pse. Ndaj rrijnë si ëngjëj, bëjnë dhe moral.

Sot dalin e thonë se po pengoj edhe rrugën e vendit për në Evropë.

Nqs është e vërtetë sa pashë në media se paska edhe në Evropë deputetë palaço si ky Luli e këta që kemi këtu, që marrin guximin bëjnë prokurorin e gjyqtarin, siç ka ambasadorë këtu që e marrin përsipër, atëherë ajo është Evropa që unë nuk zgjedh as sot e as kurrë.

Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë, këtë vend e kanë shitur qindra herë, e po të donin shqipërinë sa ç’duan një përkëdhelje koke nga ca të huaj, ky vend nuk do ishte ky që është.

Por nuk besoj u çmendën edhe këta të huajt sa të mos e vrasin mendjen për drejtësi por të duan kurban njerëzish për të shkelur në Evropë.

E vërteta është më e thjeshtë.

Këta që kanë qeverisur 25 vjet, nuk kanë lënë cep të shqipërisë pa shkallmuar, lekë të buxhetit pa vjedhur, në vend që të ndërtonin Evropën këtu në këto 25 vjet, sot qajnë për evropën të cilën ua pengokam unë.

Ndaj këta anadollak që sot qajnë Evropën, ta dinë mirë se Shqipëtarët nuk do hanë integrimin, ndaj varfërinë që mbollët në 25 vjet pagajeni sot. Nuk ua kam unë fajin.

Shqiptarët nuk do mjekohen e shkollohen në dyert e integrimit, ndaj spitalet e shkollat që shkatërruat e që lekët për ti ndërtuar i keni vjedhur nga 3 a 4 herë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.

Shqiptarët nuk do marrin rroga e pensioine në Evropë por këtu, ndaj rroga e pensione që nuk dalin as për bukën e gojës, e që janë më pak sesa vetëm 1 shishe verë në drekat e darkat tuaja, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.

Ekonominë nuk do e bëjë evropa e integrimi, ndaj oligarkët që i palluat me tendera e para të shqiptarëve, lekë që vodhët duke paguar për një rrugë 3 herë, për një shkollë 4 herë e për një spital 5 herë e sot as egzistojnë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.

Jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në evropë.

Por mjaftueshëm i arsyeshëm t’ju drejtoj gishtin në fytyrë të gjithë atyre që sot qajnë për evropën e në 25 vite Shqipërinë e shkatërruan dhe varfëruan me keq se lufta.

Dhe nuk ua kam fajin unë.

Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që për turpin tonë na duartrokisnin mbi kokë.

Tani bëjnë edhe vetingun për policët e shkretë që ç’nuk kanë parë në 30 vjet për politikën. Shumë mirë të pastrohet policia, por kjo nuk bëhet brenda ditës e as me një veting. E mbi 1.300 policë që janë larguar e dënuar për korrupsion e shkelje ligji sa isha unë në detyrë, janë provë e vullnetit për të bërë ata që duhej. Por as këtë nuk e thotë njeri.

Por pyes, pas drejtësisë përse nuk e filluam nga vetja ne me vetingun?

Deputetë, ministra, zv/ministra, politika në tërësi, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve pse nuk e vazhduam vetingun me veten?

Unë po hetohem, do gjykohem, e kjo është kaluar çdo vetingu. E palaçot që kanë qeverisur për 25 vjet, vazhdoj ti mbaj në kurriz duke më bërë moral.

Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.

Ka më shumë në greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve.

Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral.

Unë kam duruar 6 muaj, do duroj edhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë.

Dhe pikërisht pse nuk jam si këta që kanë qeverisur 25 vjet, kam marrë një vendim për ta treguar edhe një herë se une nuk jam njëri nga rraca e atyre që rri në parlament për pazar a për shpëtim:

Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit.

Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqipëtarët e tjerë.

E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast.

E sot i them të gjithqve, ja ku më keni, si qytetar të thjeshtë. Këtu jam e këtu do jem.

Fuqia ime është vetëm e vërteta ime e nuk do rresht ti shkoj deri në fund.

është familja ime dhe miqtë e mi të cilëve u kërkoj ndjesë për çdo minut shqetësim që kanë marrë prej meje dhe punës sime.

Si dhe ata mijra shqipëtarë që më besojnë ende e që nuk kam fjalë mjaftueshëm t’i falenderoj për çdo fije mbështetje që më kanë dhënë e që më japin ende, qoftë edhe me një mesazh.

Unë nuk jam nga ata që fshihem, e jo më të tretem pas parlamentit, mandatit, imunitetit e aq më pak të përfitoj nga këto.

Dhe e kam të qartë që sot; kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është vetëm ndeshja ime e parë. E do vazhdoj prap e prap, deri në fund.

Nga sot, nuk jam më deputet. Do përballem me këdo, sepse besoj e vërteta është më e thjeshtë por më e fortë se gjithçka tjetër.

Si qytetar i lirë, jam përballë kujtdo e as do përkulem, as do dorëzohem.

Dua të falenderoj çdo qytetar që ka besuar e beson ende tek unë. Aq më tepër ata që më kanë votuar.

E sot u them, unë nuk jam palaçco si ata që kanë qeverisur për 25 vjet e sot shesin moral, unë jam Saimir Tahiri e s’kam nevojë as për mandat për tu përballur me drejtësinë dhe me politikën palaço të këtyre 25 viteve.

Nuk jam dorëzuar kurrë, aq më pak të dorëzohem sot. Do jem aty bashkë me më të fundit që më beson, në një betejë që tashmë se kam vetëm timen. Se as drejtësinë e as evropën nuk na e fal njeri, aq më pak agallarët e politikës, por do ta fitojmë vetë.

Me mua mund të merren, e do duroj.

Me familjen time jeni marrë, me gjithçka timen mund të merren.

Po mbushen 30 vjet ama që kjo lloj politike merret me shqiptarët, duke i tallur, duke i sharë, duke i vjedhur, duke i vrarë, duke i marrë jetën e të ardhmen e kalamajve dhe duke i lënën në varfërinë poshtëruese.

Ora e të vërtetës sime ndoshta nuk është larg. E po kështu për të gjithë, një orë do jetë ku secili të ketë të vërtetat e veta përpara fytyrës e do japë llogari.

Deri atëherë, unë jam këtu.

Se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.

Beqir Meta: “Po shkruajmë Histori të re, por arkivat greke dhe serbe nuk na hapen”

Një punim i 43 historianëve pretendon të japë në një përmasë më të plotë se deri më tani historinë e popullit shqiptar në shekullin që lamë pas.

Vëllimi i parë shkon deri në vitin 1920 dhe nuk merret vetëm me historinë e Shqipërisë, por përfshin edhe shqiptarët që banojnë jashtë territorit të shtetit të parë të shqiptarëve, pra Shqipërisë.

Por një prej autorëve deklaron se kërkesat e historianëve shqiptarë për arkivat serbe dhe greke kanë hasur në kundërshtime duke dëshmuar një konservatorizëm të dalë disi nga koha.

Në një intervistë për Tema Tv, historiani Beqir Meta, thotë se “për Kosovën ka të dhëna shumë të rëndësihme në arkivat maqedone, bullgare, serbe që nuk kanë qenë të sintetizuara më parë për të gjitha aspektet. Po kështu është zgjeruar shumë informacioni për Çamërinë, për shqiptarët e Greqisë. Janë dhënë me saktësi në bazë të të dhënave arkivore gjendja e tyre, politikat e shtetit grek”.

“Kemi patur shqetësim me arkivat e Beogradit ç’është e vërteta. Në arkivat e Beogradit kemi marrë atë pjesë që kemi marrë përmes Kosovës dhe Maqedonisë. Arkivat greke janë një mangësi. Kemi bërë tentativa, kemi shkuar në Athinë, kemi çuar grupe pune. Madje jo vetëm arkivat, por edhe bibliotekat ishte shumë e vështirë t’i shfrytëzoje. Është një konservatorizëm dhe refraktarizëm i përdorimit të arkivave prej tyre” – thotë Meta.

Botimit do t’i mungojnë gjithsesi këto të dhëna.

“Është një detyrë që mbetet për botimet e ardhshme, sepse edhe ne jemi të ndërgjegjshëm që një botim nuk mund t’i realizojë të gjitha pritshmëritë. Është interesant sepse arkivat tona janë shumë të hapura ndaj studiuesve grekë, por ata nuk përdorin të njëtin standard” – thotë Meta.

Vetingu – Pesë ditë para afatit, dorëhiqen 500 policë, ja pse

ETLEVA DELIA/ Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga dorëzimi i 3 formularëve të vetëdeklarimit, rreth 500 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.

 

Në total janë rreth 13 mijë punonjës që do kalojnë procesin e vetëdeklarimit, nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Nga këta, 11 mijë janë vetëm punonjës të Policisë së Shtetit. Dorëheqjet filluan që në nisje të procesit të vetingut, më datë 5 prill.

 

Vetëm gjatë javës së fundit janë larguar me dëshirë nga Policia 200 punonjës. Shifrat u bënë publike dje nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit. Motivi i dorëheqjeve, më shumë se frika nga vetingu, duket se ka qenë paqartësia në plotësimin e formularëve apo edhe koha që sipas tyre ka qenë e pamjaftueshme.

Sindikata parashikonte që shifrat mund edhe të trefishoheshin deri më datë 7 maj, kur është parashikuar afati i fundit për dorëzimin e formularëve. Sindikata e Policisë parashikonte që deri më këtë datë mund të largohen nga Policia e Shtetit të paktën 2 mijë punonjës Policie, pa llogaritur ata të Gardës së Republikës apo të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

DOKUMENTET

Nga ana tjetër, qindra efektivë vijojnë të jenë të paqartë sa i përket dokumentacionit shoqërues. Ata shprehen se, ligji i vetingut e parashikon qartë që dokumentet janë të domosdoshme. Megjithëse zv.ministri i Brendshëm, në disa intervista është shprehur se dokumentet nuk janë të nevojshme, punonjësit e Policisë vazhdojnë të mbledhin dokumentacionin.

“Nëpërmjet medias jemi njohur me deklaratat e zv.ministrit se dokumentet nuk duhen. Por ne deri tani nuk na ka ardhur një udhë- zim me shkrim apo telegram që të na konfirmohet zyrtarisht ky fakt. Në këto kushte jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Ligji thotë që duhen dhe ne po përpiqemi t’i grumbullojmë, nëse do kemi kohë”, shpreheshin disa punonjës Policie.

PUNA INFORMALE

Një punonjës Policie që ka përfituar të ardhura nga punë informate që mund të kenë kryer, mjafton t’i deklarojë në formularin e pasurisë dhe nuk kërkohet asnjë dokument shoqërues. Por edhe këto të ardhura e kanë një limit. Vetingu pranon deri në 1.5 milionë lekë të rinj, të përfituara jashtë kontrollit tatimor.

Ky “lëshim” në funksion të vetingut në Polici ka ardhur pasi qindra punonjës Policie pranojnë të kenë punuar “në të zezë”, si brenda dhe jashtë vendit. E për të justifikuar të ardhurat e përfituara në informalitet, është gjetur si zgjidhje vetëm deklarimi i tyre në formular, pa pasur nevojë për ndonjë dokument shoqërues. Në një intervistë që dha pak ditë më parë për gazetën “Panorama”, zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, foli edhe për punën që shumë punonjës Policie mund të kenë kryer në “të zezë”.

Sipas tij, mjafton thjesht që të deklarohen të ardhurat që janë përfituar nga puna informate dhe gjithçka është në rregull. Madje, ai premtoi që në rast se do ketë ndonjë pasaktësi apo gabim në përllogaritjet e pasurisë, askush nuk do të penalizohet.

PANORAMA

EDHE UNË JAM VETERAN… – Nga AZEM BALIAJ

-tregim i jetuar 20 vjet me parë nga eksodi ne Tropojë-

Vërshimi i motrave dhe vëllezërve tanë të një gjaku e gjuhe të rajonit të Deçanit, drejt qytetit Bajram Curr, në fillim qershor 1998, kishte shqetësuar dhe njëherësh, kishte mobilizuar të madh e të vogël për t’i pritur denjësisht e me dashuri jo vetëm kombëtare në bazë të traditave të moçme, por edhe për t’ua larguar sa më fort nga shpirti i tyre, tronditjen e madhe psikologjike nga “shoku” tragjik i imponuar prej pushtuesve serb. Nuk mbeti familje pa marrë familje të ardhura. Qytetit brenda nates iu trefishuan banoret. Degjoheshin të qara, klithma, fjalë shpresë, mallkime, të qeshura njomzakesh qe nuk arrinin te matnin sa e si duhet se cfare i kishte gjetur. Degjoheshin fjale mikpritjeje te tilla, sikur buronin nga fjaloret me te arte e me te vjeter te shqipes. Makinat leviznin papushim drejt kufirit gjarper qe kish ndare trojet qysh ne veren e vitit 1913, per te sjelle te tjera familje. Gazetar nga krejt bota intervistonin, raportonin, gjykonin te hutuar ne menyren me te pabesueshme nga ato qe po perjetonin ne Bajram Currin 11.000 banoresh qe papritur i kaloi te 33.000 banoret dhe gazetaret, sa nuk trulloheshin kur verifikonin qe vendasit me te ardhurit, merreshin vesh mrekullisht per cdo detaj…Ne malet rrotull kishte plasur lufta. Spitali i qytetit mjekonte cdo dite te plagosur. Banoret te bere njesh, percillnin me lot te renet ne varrezat e qytetit. Lule, betime, amanete, kurajo, te rinj qe niseshin ne front… Nje darke vone, afer elektrikut tek po dilja nga turni, fiks para deres se turizmit frenoi eger nje veture tip tanksi. Zbriten prej saj tre trima, djem te rinj, te sterlodhur. Ne rrobat e tyre, nga neonet vezllonte gjak dhe pluhur. Pane brenda xhameve te turizmit dhe u kthyen vrullshen drejt makines gjysemtank. Qenka mbyll thane me nje ze. Mbaruam…Instikti i situates ne qytet, jo trimeria ime, me beri tu flas. Kapa deren ne krah te shoferit dhe u thashe dy te tjereve uluni mbrapa. Vetem me pane unshem. Ec i thashe shoferit, t’ju coj diku tjeter se turizmi ka mbi 300 veta gra e femije qe po i mban dhe mund te jene ne gjume. Nuk folen. Shoferit i rane ne timon lotet. U mundua ti fshinte por u “tradhetua” nga nje psheretime e dhimbshme. Qendroni, fola, a thua se ishe komandanti i tyre. U afruam te nje lokal ku ishte kuzhiniere nje shoqe femijerie, por e kote. Ora kish kaluar 23 dhe ata me nje goje thane te ekim me mire dhe me falenderuan. Ec ketej poshte, urdherova prap, mos e zgjatni se nuk ju vonoj. Heshten derisa arritem te drita e ndezur e katit te pare ku banoja. Parko aty fola. Pane nga pallati dhe asnjeri nuk hapi dyert. Zbrita vete dhe me guxim dhashe urdherin e trete te asaj mbremjeje: Zbritni per nje minute! Fike makinen! Ejani pas meje! U nisa drejt hyrjes si trim. U degjuan krismat e dyerve te makines. Gruaja hapi deren me mendimin mos me solli urgjenca, por per fatin tim te mire e kuptoi ne sekonde situaten dhe foli si ne fjaloret qe permenda me lart: Mire se erdhet more djem, ju rujt zoti! Dy prej luftetareve i ngulen syte te librat e shumta ne biblioteke dhe i preken me dashuri. Studente? i pyeta. Po, folen njeheresh. Urdheroni te hame dicka. U freskuan te tre ngutshem dhe sa hap e mbyll syte gruaja kishte shpejtuar me cfare na ndodhej te shtronte tavolinen. U ndjeva teper krenar kur pashe ne pjata mish. Ju befte mire vellezer! Kryen ngrenien gati pa fjale. I pyeta nga jane, sa vjec ishin, c’thote lufta. Fola per hartat, dipllomacite, rastet e humbura historike e plot te tjera si nje llafazan i patriotizmit te rralle. Me degjonin me kenaqesi, por dallohej se mendjen e kishin diku tjeter. Zoti ta shtofte bereqetin foli shoferi. Emrin tend nuk na e the, tha tjetri dhe u ngriten pa zhurme. Nderime per ju more bij u thashe. Emrin nuk e kam ndermend t’ua jap pasi, kjo rastesi nuk meriton aq lavdi sa po gjykoni ju. Qofshi te nderuar e dalshi fitimtar! Do zoti e bashkohemi nje dite! U dhurova dy libra dhe i percolla deri te makina-tank…Tani vella, prit vetem lajme te mira prej nesh qeshi njeri. Iken drejt Koshares. Une u ula prane gruas si te isha Azem Galica! Asaj iu mbushen syte perseri me lot. Pse po qan, mire i pritem. Shyqyr qe kembengula se asnje lokal nuk ishte hapur. Gabova qe nuk u dhashe ushqime me vete, na hutove me konferencat tua, gjynah per ta, per nenat e veta…Ti vetem te flasesh di, ata…dhe heshti si te kish percjellur djemte tane ne lufte. Pas vitesh, kur degjoja per listat e veteraneve qe shtoheshin e shtoheshin, trishtohesha pa mase tek shihja emra qe ne ate kohe ishin jashte, apo fshiheshin per t’iu shmangur luftes dhe “trimerine” time me vinte turp t’ia shpjegoja edhe nje femije, pasi brez pas brezi buka e dhanme kishte qene gjeja me tipike per cdo shqiptar! Edhe sot qeshi me gruan time…Sa mire qe nuk ua the emrin ate nate, me thote se, kushedi, emri yt mund te ishte ne lista si veteran lufte, e cdo muaj do merrje nga 180 euro…per tri pjata gjelle ne mesnate! Sa bukur qe na qelluan i them. I pata gatuar per 15 vjetorin e fejeses tone, buzeqesh dhe me permend ish komshiun tone qe kishte lindur me 1940-ten e deklaronte se kam qene partizan!

 

Bajram Curri,11.08.2009. (ajb)

Hetimet për Tahirin përqëndrohen në Vlorë

Hetimet e Krimeve të Rënda për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, janë përqëndruar në Vlorë.

Grupi i prokurorëve mori një ditë më parë dëshmitë e disa banorëve të fshatit Gjorm, mes të cilëve edhe të një të afërmi të Nezar Seitit, personit të konsideruar si financieri i grupit të Habilajve.

Të tjerë persona nga kjo zonë pritet të pyeten ditët në vijim, pasi dyshohet se kanë lidhje me grupin e Habilajve dhe kanë informacione të vlefshme për çështjen në të cilën, sipas Krimeve të Rënda, është përshirë edhe ish –ministri Tahiri.

Tv Klan mëson se emrat e disave prej tyre kanë dalë gjatë shqyrtimit të të dhënave që Prokuroria disponon për Habilajt.

Bëhet fjalë për kultivues të kanabisit dhe persona që dyshohet se kanë vendosur lidhje me Habilajt për të mundësuar trafikimin e sasive të mëdha të drogës, duke paguar shuma të konsiderueshme te ky grup apo mbështetës të tyre në polici.

Po të henën, në Prokurori u pyet truproja i ish-ministrit të Brendshëm Elvis Rexha. Ai ka dhënë sqarime nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje.

Gjithashtu është pyetur në lidhje me disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione me anë të letër-porosive dhe ku sipas Prokurorisë Habilajt kanë lëvizur me makinën e Saimir Tahirit, Audin me targa AA 003 GB.

Informacioni që pritet të vijë nga letërporositë, do të krahasohet me prova të tjera, përgjimet e kryera nga Prokuroria e Katanias ndaj Habiljave, ku ata flasin për dhurata për Tahirin dhe familjarët e tij./Klan

STATUTI ËSHTË I MIRË, POR E MIRA NUK KA FUND! – Nga ROLAND BEJKO

Për të gjetur rehat me veten time e kam lexuar edhe njëherë statutin e ri të PD, dhe e kam krahasuar atë me disa statute paraardhëse të tij.
Kam lexuar dhe statute të partive simotra të partive popullore evropiane dhe veçanërisht statutin e partisë “Les Republicains” të Francës që është hartuar një vit më parë dhe dola në përfundimin se :

1. Statuti i PD që u miratua në Kuvendin Kombëtar krahasuar me statutet parardhëse është pa dyshim statuti më i mirë që PD ka pasur ndonjëherë.

Pse?

Sepse Statuti në frymën e tij ka për qëllim të sigurojë një KOHEZION liberal në funksionimin e brendshëm të PD në vend të DISIPLINËS si praktikë ndëshkuese që ka zenë një vend dominant në statutet paraardhëse në vite.

Kjo do të thotë që statuti i sotëm nuk ngushton hapësirat e të shprehurit, të aderimit, të karrjerës, apo të meritës, por thjesht përcakton disa RREGULLA të domosdoshme për tu respektuar nga individët politikë që nuk i njohin limitet e tyre të shprehjes, etikës dhe veprimit politik për të mos dëmtuar interesat madhore të Partisë. ( Jemi dëshmitarë të rasteve të shumta të abuzimit me LIRINË e fjalës dhe të qëndrimeve jo koherente dhe me kosto të mëdha elekrorale të drejtuesve të lartë të Partisë. Ju siguroj që po të kishte ndodhur që anëtarë të kryesisë dë Partisë të bënin atë deklaratë që u bë në kulmin e fushatës zgjedhore nga dy funksionarë të lartë të saj, këto te partia “Les Republicains” franceze tashmë më e pakta do ishin pezulluar nga funksionet e tyre. [Neni 30 te statuti Fr])

Dihet botërisht sot se edhe në partitë më moderne e më demokratike liritë e anëtarit të saj janë më të kufizuara se liritë e një qytetari të paangazhuar në politikë. Merita e një politikani inteligjent është të maksimëzojë veprimet dhe të shprehurit e tij në tërësinë e hapësirës së qarkuar partiake, pa e kaluar vijën e kuqe që të djeg e të nxjerr jashtë.

2. Krahasuar në formë me statutin e Republikanëve francezë Statuti i PD është më i gjatë: Statuti i PD 28 faqe, i francezëve 11 faqe.
Parë dhe krahasuar në përmbajtje nen për nen dhe si frymë, statuti ynë dhe ai francez janë pothuaj njësoj.
I vetmi defekt është se Statuti ynë është më detajist dhe i ngarkuar me sqarime të panevojshme në nene të veçanta. Shenjë që tregon se hartuesit e tij duket që kanë qenë të kompleksuar nga sulmet e oponentëve, prandaj, ndoshta, kanë qenë më të prirur të jepnin shumë “sqarime” për “ata”.

3. Debati që u zhvillua për dorëheqjen e Kryetarit të Partisë pas humbjes së zgjedhjeve ishte cinik dhe personal sepse as në statutin e “Les Republicaine” nuk thuhet që pas humbjes së zgjedhjeve Kryetari duhet të largohet. Por thuhet se ai kërkon konfirmimin për një mandat 3 vjeçar nga Kongresi më i parë.( Dhe delegatë të Kongresit janë gjithë anëtarët e partisë që gjashtë muajt e fundit janë regjistruar dhe kanë paguar kuotën përkatëse. Kongresi nuk është thjesht delegatët në sallë, por anëtari i kongresit voton elektronikisht nga shtëpia apo telefoni i tij për zgjedhjen e Presidentit të Partisë pa qenë fare në sallë). Kryetari ka të drejtë të rikonfirmohet nga Kongresi kur mbaron mandatin.( foto 2)

4. Përfundim:

Statuti i Partisë Demokratike është një dokument juridik që përcakton parimet politike dhe ideologjike të partisë dhe shërben si kordinues i funksionimit të brendshëm të partisë me rregulla demokratike. Ai është një nga dhjetra modelet e statuteve demokratike të një partie moderne.(Personalisht do isha i kënaqur nëse në këtë statut do të ishte parashikuar vetingu dhe lustracioni, paçka se do merte kohë dhe ndoshta do kish krijuar ca potere më shumë. Por do ti bënte nder brezave të ardhshëm dhe demokracisë)

Suksesi i Partisë varet nga vullneti pozitiv në interpretimin e statutit nga lideri, forumet, funksionarët dhe anëtarët e Partisë.

Po ju kujtoj se :

■ Sot ka parti tradicionale pushteti që kanë statute demokratike, por tashmë nuk janë më parti.(PS franceze, PASOK, etj.)

■ Ka parti që pothuajse nuk kanë statute dhe sot ato janë parti në pushtet ! ( Partia e Macron, En Marche, Pesë Yjet, etj)

Pra, Partitë i bën fituese fryma, programi, besimi dhe strategjitë elektorale mbështetur në rregulla të qarta statuore, vetëm statuti nuk mjafton për të ardhur në pushtet sado demokratik që të jetë dhe sado me korektësi të zbatohet ai.

Gjithë akuzat që thuhen nga kundërshtarët e Bashës se ai me këtë statut mori në dorë partinë, në fakt për demokratët dhe skeptikët është një lajm i mirë se të paktën këtej e tutje z. Basha nuk do akuzohet më se është një kryetar i dobët që vepron nën hijen e Berishës.

Tani rradhën e ka z. Basha të dëshmojë që kjo tezë e artikuluar me naivitet nga kundërshtarët e tij është e vërtetë, sepse në fakt është shumë pozitive për të rritur besimin te mbështetësit e tij dhe në elektorat. Ai na paraqitet si i fortë nga kundërshtarët e tij, dhe natyra njerëzore e adhuron të fortin!

Z.Basha tani duhet të bindë gjithkënd se është jo vetëm lider i fortë, por edhe modern, sepse për të tillë e mbështetën dy herë demokratët.

Z. Basha tani bastin e ka me vetveten. Ai duhet tu japë një përgjigje të shpejtë dy dilemave që kanë për të gjithë qytetarët ; Si do ta largojë Ramën nga pushteti, dhe çfarë oferte qeverisëse do t”ju ofrojë atyre për zgjedhjet e ardhshme?

Këto të dyja janë sfidat e tij të vërteta nga sot e tutje !

Sezoni i ri turistik, Aviacioni Civil Shqiptar miraton 10 destinacione të reja

Kërkesat për 10 destinacione të reja dhe 3 të tjera me dyfishim kapaciteti janë miratuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil në prag të sezonit të ri turistik.

Kështu, këto linja do të funksionojnë gjatë periudhës së sezonit veror dhe pritet të kenë një ndikim të konsiderueshëm edhe në numrin e turistëve për këtë vit.

Destinacionet e reja Charter

  1. Helsinki-Tirane. Fluturim ne periudhen 11 Maj – 28 Shtator.
  2. Kopenhagen-Tirane. Fluturim ne periudhen 2 Qershor- 18 Gusht.
  3. Budapest-Tirane.
  4. Moske-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Qershor-11 Shtator.
  5. Stokholm/Oslo/Goteborg. Fluturim ne periudhen 12 Maj – 2 Tetor.
  6. Goteborg-Tirane. Fluturim ne periudhen 6 Qershor – 3 Tetor.
  7. Gdansk/Poznan/Ëarsaë/Prague/Katoëice/LondonGatëick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri ne Shtator.

Destinacionet e reja skedule

  1. Tel Aviv Tirane. Periudha e fluturimit fund Qershori deri ne 26 Tetor.
  2. Luton-Tirane. Fluturim ne periudhen 19 Prill deri ne 27 Tetor.

 

Rama: Marrëdhëniet me Turqinë, kush është rrjeti i rrezikshëm që kërcënon vendin tonë

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, të cilat nga shumë persona janë quajtur të rrezikshme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Rama tha se këto janë broçkulla, dhe Turqia është aleate e vendit tonë dhe se nuk përbën asnjë kërcënim.

Marrëdhënia e Shqipërisë me BE matet me qëndrimet që kanë qenë 100% të linjëzuara me vendet e BE. Shpresoj dhe punoj të ketë shumë më tepër investime turke sesa ka. 

Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim. Profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë  i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur

Nëse të krishterët katolikë e ortodoksët morën katedralet e tyre, myslimanët meritonin të kishin tempullin e tyre të barazvlefshëm, as më të madh dhe as më të vogël, dhe besoj se është bërë gjëja e duhur.

Sa i takon financimit profesori duhet ta dijë që është financim i dhënë nga komuniteti mysliman turk për komunitetin mysliman shqiptar. Dhe ky i fundit nuk varet nga qeveria, mjafton që financimi të mos jetë me prejardhje terroriste. 

Me keqardhje mund të them që këto janë brockulla

Më vjen për të vjedhë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit që flasin për shantazhim të Europës.”

I pyetur nëse rrezikohemi nga një skenar si ai i Kosovës që disa persona të rrezikshëm që janë në vendin tonë të arrestohen dhe deportohen më pas në Turqi, Rama tha:

“Unë nuk flas me nëse. Di të them që ai rrjet që organizoi përmbysjen me dhunë përmes armëve të një qeverie të zgjedhur në Turqi është i rrezikshëm dhe kur vjen puna te Shqipëria ne sigurisht që njerëz individë të cilët supozohen të lidhur me atë rrjet i mbajmë nën vëmendje se bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare. Kjo nuk është me nëse, kjo është shumë e thjeshtë, e s’kam prirjen t’i konsideroj ato që ndodhën në Turqi të lehta.

Nder të tjera Rama tha: “Së pari s’i kërkoj leje e si jap llogari askujt në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma se nuk e kam këtë talent.

Së dyti, jam ndier i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës dhe kam shkuar.

Së treti marrëdhëniet tona me Turqinë s’kanë përbërë e s’përbëjne jo kërcënim të sovranitetit por asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur.

Basha përpiqet, por nuk bën dot lajm – Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka një dramë: sa më shumë që i duket sikur forcohet në karrigën e kryetarit të PD-së, aq më pak interesant bëhet në sytë e publikut. Ai me Kuvendin Kombëtar mbylli një proces mburojë ndaj çdo kujt që do të guxojë t’a sfidojë brenda partisë, por për fatin e tij të keq, lajmin e kësaj ngjarjeje e bënë të tjerë. Sytë e mediave, të konsumatrorëve të tyre, madje ndoshta edhe të vetë demokratëve nuk i tërhoqi organizimi butaforik i Bashës, por dy ngjarje shumë me më pak pretendime dhe shumë më të thjeshta: fjalimet e ish kryetarit të dikurshëm të PD-së Selami dhe ai i një ish drejtuesi të degës lokale të kësaj partie për Kuksin.

Ibsen Elezi nuk bëri propogandë. Ai ngriti një pyetje të thjeshtë: Si mund të kemi ne si demokratë kredibilitet, të luftojmë korrupsionin galopant të Edi Ramës, kur këtë se kemi bërë në radhët tona, me ish udhëheqësit tanë milionerë? Me pak fjalë dhe me një gjuhë shumë të kapshme, ai tërhoqi vëmendjen dhe u bë i besueshëm për të gjithë ata që thonë se kjo nuk është as një luftë për vlera dhe as një beteje për parime, por thjeshtë një kacafytje për pushtet se kush të marrë pjesën më të madhe të tortës.

Me një mënyrë të ndryshme dhe me stilin e tij karakteristik edhe Eduart Selami ngriti të njëjtat shqetësime. Çdokush që e dëgjonte fjalimin e tij të shpërndarë të plotë edhe në rrjetet sociale, nuk e kishte të vështirë të ngrinte pyetjen: Si mund ta luftojë delirin autoritar të Edi Ramës një forcë politike që po çimenton pushtetin e njishit?  Si mund të pretendojë ajo të ketë sukses, kur me linçime dhe fishkllima po kthen pas një film të shfaqur që në 1995?

Po t’i qëmtosh me vëmendje, në këto dy fjalime nuk ka asnjë gjë të veçantë, aty nuk ka as një program të paqortueshëm, as një zgjidhje “deux ex machina” për përmirësimin e gjendjes dhe as një lloj të ri fjalori politik.

Por, ato tërhoqën vemendjen deri në ekipsimin e plotë të asaj që ndodhi në Kuvendin Kombëtar për faktin e vetëm se aritën të artikulojnë të vërteta tmerrësisht të theshta, nga ato që nuk i thotë dot më politika.

Sot, Lulzim Basha shpik cirqe me politikë të re, ndryshime statuore, hapje dhe përtritje, për faktin e vetëm se ai nuk i përgjigjet dot disa pyetjeve bazike.

Pse humbi në 2015? Pse e thelloi disfatën dy vite më pas? Pse i ngrefi demokratët se do rrëzonte Ramën dhe e shfrytëzoi çadrën për luftë brenda lloit, pasi u fut në koalicion me kryeministrin? Pse nuk ka guxuar kurrë të distancohet nga korrupsioni endemik i PD-së në pushtet, nga ish klientët oligarkë që tani i ka rrëmbyer Rama dhe nga gabimet vrastare që rrëzuan Sali Berishën?

Prej 5 vitesh, ai herë duke kërkuar ndonjë ndjesë timide, herë duke pranuar ndonjë gabim anësor dhe herë duke premtuar se gjithçka do të shkojë mirë kur ai të vijë në pushtet, ka arritur të formëzojë një amalgamë që nuk ngjit.

E keqja e tij e madhe është se ai nuk arrin dot t’i thotë shqiptarëve të vërteta të plota. Ndaj ai vuan indiferencën, mungesën e vëmendjes së tyre dhe brerjen e shpresës se rotacioni i pushtetit mund të pillte ndryshim.

Ky qe dhe paradoksi i butaforisë së Kuvendit të fundit Kombëtar. Basha bëri gjithçka që në formë, ai të ishte një shfaqe perfekete, një etapë e re drejt suksesit, por efekti i tij u zhbë sa hap e mbyll sytë, nga dy fjalime krejt periferike. Ato tërhoqën vëmendjen dhe morën jehonë thjeshtë se folën me një gjuhë të ndryshme nga ajo e PD zyrtare.  Ato bënë lajm, se qenë në sintoni me atë që njerzit mendojnë realisht.

Ibsen Elezi: Më keqkuptuat, ja pse fola

Ditën e djeshme ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka kritikuar ashpër statutin duke folur edhe për emra konkretë.

Ai tha se Arben Ristani, asnjë ditë anëtar partie u bë sekretar i Përgjithshëm, ndërsa për Flamur Nokën kujtoi edhe njëherë deklaratën e Parlamentit se këshilltarët bashkiakë që organizuan protestën e Kukësit, janë shitur te Edi Rama.

 

Por përmes një reagimi të bërë në Facebook ai ka sqaruar një keqkuptim, duke shkruar se ai nuk ka kandiduar me vullnetin e tij në vitin 2013 për deputet, as në vitin 2015 për Kryetar bashkie, duke sqaruar se ai ka fol në emër të demokratëve, për demokratët, sepse “I dhimbset kur sheh që PD” po shkatërrohet.

Postimi i plote:

I falenderoj disa qe me thone suksese.
Ka nje keqkuptim, une s’kam kandidu me vullnetin tim as ne 2013 per Deputet dhe as ne 2015 per Kryetar Bashkie edhe pse ma kane ofruar.
Qe do te thote se sot fola per demokratet, kam qe nga dhjetori 90 ne PD dhe me dhimbset kur e shoh te shkaterrohet.
Personalisht si ne Kukes edhe Tirane do mbeshtes njerez qe besoj se kane figure morale te paster per te na perfaqsuar.

Presidenti Meta darkë me Patriarkun e Moskës: Harmonia fetare, thesari më i çmuar!

Presidenti i Republikës Ilir Meta së bashku me zonjën Monika Kryemadhi dhe dy vajzat e tyre Borën dhe Erën, mikpritën sonte me një darkë zyrtare Patriakun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill me rastin e vizitës historike në vendin tonë.

Duke iu drejtuar Shenjtërisë së Tij Kirill dhe delegacionit të Patriarkanës së Kishës Ortodokse të Rusisë, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas dhe peshkopëve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri, Nuncit Apostolik Imzot Brown, Ambasadorit të Federatës Ruse Karpushin, krerë institucionesh dhe të ftuarve të tjerë, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Jetojmë në kohë të vështira të përmbysjeve sociale dhe të transformimeve të vrullshme të teknologjisë dhe komunikimit, të cilat sfidojnë çdo ditë individin, familjen, shoqëritë, qeveritë, shtetet dhe institucionet fetare. Gjuha e urrejtjes, e dhunës, veprimet intolerante, shfaqjet e diskriminimit e paragjykimet fetare e etnike, terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet dhe luftërat me pasoja të rënda humanitare janë sot rreziku më i madh për njerëzimin. Fetë dhe besimet kanë rolin e tyre të pazëvendësueshëm për një ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe universale mes popujve dhe kombeve. Feja nuk duhet përdorur kurrë në shërbim të ideve dhe qëllimeve të dhunshme. Ajo duhet t’i shërbejë gjithmonë paqes, dashurisë, solidaritetit dhe harmonisë. Sepse siç na mësojnë edhe librat e shenjtë, Zoti është paqja e jo dhuna! Në përfundim, më lejoni Shenjtëria Juaj të ngre një dolli për shëndetin Tuaj dhe për të gjithë anëtarët e këtij delegacioni të lartë, për të gjithë besimtarët tuaj dhe popullin rus duke Ju uruar begati, paqe, lumturi dhe mirëqenie!Një urim të veçantë për miqësinë e çmuar gjysmëshekullore që festojmë sot, mes Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas dhe Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill! Zoti na bekoftë të gjithëve!”

Kuvendi i PD, Basha: Thirrje për bashkim

 

Armand Mero – Në Shqipëri Partia demokratike miratoi sot një sërë ndryshimesh në statutin e saj gjatë Kuvendit Kombëtar të mbledhur në Tiranë. Kryetari demokrat Lulzim Basha foli për një modernizim të Partisë, një hapje të saj dhe dhënien më shumë pushtet anëtarësisë. Por ish drejtuesi demokrat Eduard Selami e quajti atë statutin më të keq, që i shërben sipas tij vetëm një njeriu, kryetarit të Partisë.

Kryetari demokrat Lulzim Basha u ngjit në foltoren e Kuvendit nën brohoritje të shumta. Në fjalën e tij të gjatë, kritikat e forta ndaj qeverisë të cilat zunë pjesën dërrmuese, u gërshetuan herë me ndjesën për gabimet e së shkuarës, herë me vënien në pah të përpjekjeve dhe arritjeve të opozitës, herë me thirrjet për bashkim e herë me premtimet për ato që kjo forcë politike synon t’i ofrojë shqiptarëve.

“Ne duhet të gjejmë guximin dhe ta pranojmë: PO, ata kanë dështuar – por edhe ne nuk ja dolëm. Ne nuk ja dolëm ta kurorëzonim me sukses betejën tonë historike për ti dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ja dolëm të ndanim njëherë e mirë politikën nga krimi, nuk ja dolëm që trafikantët e drogës dhe bosët e tyre politikë ti conim para drejtësisë”, u shpreh zoti Basha duke shtuar se tani demokratët janë “të gatshëm për te nisur nje tjeter rrugëtim të madh dhe të suksesshëm për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë”.

I gjendur ditët e fundit nën breshërine e kritikëve të tij, figura të njohura të Partisë, zoti Basha tha se kishte preferuar “të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrikja e kryetarit. Unë sot dua sërish nga ky Kuvend i madh, dua ti shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne, për t’i kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare as për të bërë fotografi por që së bashku të ndërtojme rrugën tonë drejt suksesit, i bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe”.

Zoti Basha foli shkurtimisht për ndryshimet në statut pa hyrë në hollësira: “Ne po e hapim PD-në. Sot kushdo mund të kandidojë për PD-në. Ne po u japim pushtet anëtarëve. Askush nuk mund të bëhet deputet nëse nuk është përzgjedhur nga anëtarësia. Ne po rrisim llogaridhënien e drejtuesve të partisë. Sot kushdo mund t’i kërkojë llogari dhe të kërkojë largimin e kryetarit në çdo kohë”.

Statuti, sipas hartuese të tij synon zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje, zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar, si dhe përfshinë konceptimin e garantimit të karrierës, ndërsa vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për çdo funksionar dhe të zgjedhur në PD.

Shumica e atyre që i kanë kundërshtuar këto ndryshime nuk ishin sot në sallë, ku nuk munguan kritikat. Më i ashpri ishte ish drejtuesi i kësaj partie në mesin e viteve ’90 Eduard Selami, fjala e të cilit u shoqërua shpesh me ndërhyrje dhe fishkëllima mosaprovimi. Sipas tij në PD problem nuk ka qenë statuti por mos respektimi i tij dhe mungesa e demokracisë së brendshme. “Ky statut që nuk ka qenë ndonjëherë problemi ynë, fatkeqësisht po bëhet problemi ynë. Zoti Kryetar, ky është statuti më i keq që ka patur ndonjëherë Partia Demokratike. Me këtë statut PD do të shkojë dhe më keq akoma, se e ka kthyer PD-ën në shërbim të një njeriu, Kryetarit. Tërhiqe këtë statut. Mbaj premtimin dhe hape PD-ën. Ke dy humbje rresht. Në më pak se 5 vjet e treta për PD-ën, dhe kjo do të vazhdojë”.

Edhe anëtari i Këshllit Kombëtar, Edvin Kulluri, i cili së bashku me zonjën Edit Harxhi kishin propozuar një statut alternativ tha se “sot ju dhe ne keni një mundësi të fundit për të qenë bashkuesi i Partisë të së djathtës dhe jo humbës i saj. Partia Demokratike do ta gjejë rrugën e fitores shumë shpejt por jo duke ndjekur rrugën e Rilindjes. Nuk mund të na besojnë shqiptarët kur kërkojmë largimin e një autokrati si Edi Rama, kur vetë demokratët veprojnë në arbitraritet”.

Vërejtje të ashpra pati dhe nga dy anëtarë të tjerë demokratë, ndërkohë që pas miratimit të tij, Astrit Patozi një nga zërat që e kundërshtojnë më fort zotin Basha përmes një statusi në Facebook shprehej se e sotmja “është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë. Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi, i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste”.

Miratohet mes ovacionesh statuti i ri në PD. Basha shton një kryetar për Këshillin Kombëtar (DEBATI)

Permes ovacioneve dhe thirrjeve “Basha, Basha” eshte votuar pa asnje vote kunder statuti i ri i Partise Demokratike.

 

6800 anëtarë me te drejte vote u thirren ne Pallatin e Kongreseve per te votuar ‘kushtetuten’ e partise se tyre.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe aleatët e PD-së në opozitë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.

I pranishem ne mbledhjen e Kuvendit Kombetar te PD-se jane kritiket, Eduard Selami, Besnik Mustafaj e Tomor Alizoti, nderkohe qe mungojne Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

Votohet statuti i ri

Permes ovacioneve dhe thirrjeve “Basha, Basha” eshte votuar pa asnje vote kunder statuti i ri i Partise Demokratike.

Votohet propozimi i Bashës, Këshilli Kombëtar do të ketë kryetar

Kuvendi Kombetar ka miratuar me te gjitha votat pro dhe vetem 2 kunder nje propozim te Bashes qe Keshilli Kombetar te kete kryetar.

Debat Malko- Gjana per propozimet e degeve

Jemin Gjana dhe Genti Malko jane perplasur gjate diskutimit nen per nen te statutit per disa propozime qe kane bere deget e PD-se. Sipas Gjanes ato nuk mund te perfshihen ne votim pasi nuk jane bere sipas statutit. Por kjo u hodh poshte nga Malko, i cili kerkoi te hidhen ne votim.

Votohet ne parim draft-statuti, asnje vote kunder

Kuvendi Kombetar i PD-se ka votuar me te gjitha votat pro dhe asnje kunder ne parim draft- statutin e partise. Megjithe kritikat e Eduard Selamit, Edvin Kullurit dhe Ibsen Elezit, ata nuk votuan kunder.

Ristani: Kandidatët për deputetë me votim në Këshillin Kombëtar

Një komision i ngritur nga këshilli kombëtar do të përcaktojë kriteret për kandidatët për deputetë. Do të listojë kandidatët sipas zonave. Garantohet që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave do të jetë i hapur për propozime, transparent dhe në kohën e domosdoshme, do konsultohet me anëtarësinë dhe i votuar përfundimisht nga Këshilli Kombëtar.

Në draft parashikohet që Këshilli Kombëtar të përcaktojë kandidatura alternative në raport me ato që propozon kryetari dhe kryesia për ato vende që i voton Këshilli. Duhet një mbështetje paraprake e konfirmuar jo më pak se 15%. Këshilli Kombëtar do të miratojë marrëveshjet politike para dhe pas zgjedhore.

Gjana: Nga 6882 anëtarë të Kuvendit, janë të pranishëm 3721

Ne perfundim te fjales se kreut te PD-se, Lulzim Basha, kryetari i Komisionit te votimit, Jemin Gjana tha se te drejte vote ne Kuvend kane 6882 anetare dhe te pranishem sot jane 3721 anetare, pra me shume se gjysma.

Basha: Askush nuk del kandidat për deputet nëse nuk merr votat e anëtarësisë

Edi Rama e ka frikë këtë bashkim. Sepse nëse shqiptarët e bashkuar shprehen të lirë dhe të cliruar nga frika, qeveritarët duhet të jenë shërbëtorët e qytetarëve, dhe jo bosët e tyre. Qeveritarët duhet të japin llogari përpara qytetarëve për veprimet e tyre, për vendimet e tyre, për paratë publike që zhavsin dhe fusin në xhepat e tyre. Ka një gjë që Edi Rama e ka më shumë frikë se gjithcka tjetër: një Parti Demokratike që ka guximin të ndryshojë! Prandaj le ti japim atij sot me statutin tone ne ri ankthin më të madh të jetës së vet. Sot ne jemi në prag të një ndryshimi transformues. Dhe ndryshimi i vërtetë nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet, ndryshimi i vërtetë është që të bëhemi gati që të qeverisim. Dhe të qeverisim si europianë.

basha fjalim kuvend kombetar

Prandaj platforma jonë e guximshme vendos parimet për organizimin tonë si parti demokratike sot dhe shtetin shqiptar nesër: pushteti do të jetë në shërbim të qytetarëve, ku mbizotëron mbrojtja e familjes dhe e pronës, krijimi i mundësive për të cdokënd dhe garantimi i demokracisë. Platforma jonë e re e vendos meritën në dorën e anëtarëve të partisë, gjykimi i tyre që sot e tutje është normë. Për këtë ne duhet të ndryshojmë dhe të modernizojmë kulturën tonë, qëndrimet tona, mendësinë tonë.

Ne sot po demokratizojmë, po modernizojmë dhe forcojmë partinë tonë. Që nesër në qeverisje të demokratizojmë, modernizojmë dhe forcojmë Shqipërinë. Ne po e hapim PD-në: Sot kushdo mund të kandidojë për PD-në. Ne po u japim pushtet anëtarëve: askush nuk mund të bëhet deputet nëse nuk është përzgjedhur nga anëtarësia me nje anetar nje vote. Ne po rrisim llogaridhënien e drejtuesve te partisë: sot kushdo mund t’i kërkojë llogari dhe të kërkojë largimin e kryetarit në çdo kohë

Ne po garantojmë transparencë të plotë financiare: financat e partisë nën mbikëqyrje dhe kontroll të pavarur. Ne po rrisim komunikimin e vazhdueshëm me anëtarësinë: një strukturë moderne e komunikimit dixhital dhe dere me dere do të sigurojë një dialog të pandërprerë me drejtuesve dhe anëtarësisë.  Që t’i përmbushim këtë mision ne duhet që të bashkojmë rreth nesh të gjithë shqiptarët që duan ndryshim në një Aleancë të madhe vlerash. Në rradhë të parë ne kërkojmë që të bashkojmë të gjithë demokratët. Historia e PD-së ka treguar se bashkimi i vërtetë ndodh vetëm kur bashkimi bëhet rreth vlerave

Bashkimi i vërtetë bëhet kur njerëzit janë mendjehapur, kur askush nuk e paragjykoi dhe e keqgjykon tjetrin. Në fillimet e saj, PD hapi krahët për të gjithë ata që donin t’i bashkoheshin për të luftuar për lirinë, demokracinë dhe Shqiperine si gjithe Europa Në 2005, PD hapi krahët për të gjithë ata që donin t’i bashkoheshin për të luftuar krimin dhe korrupsionin, që donin një treg të lirë dhe një qeverisje të vogël.  Nëse bashkimi do ishte tentuar për të kënaqur egot e çdokujt, bashkimi nuk do kishte ndodhur kurrë. Nëse bashkimi të ishte tentuar duke ndarë poste. Bashkimi nuk do kishte ndodhur kurrë.

Bashkimi ndodhi sepse njerëzit u bashkuan për ide dhe vizion. Ndodhi sepse njerëzit donin të jepnin aftësitë dhe energjitë e tyre dhe jo të merrnin. Sepse njerëzit kërkonin përparimin e të gjithëve jo poste për vete. Sepse vetëm kështu mund të ndodhë bashkimi I vlerave.

Belind Këlliçi: Mijëra të larguar nga Shqipëria

Tarifa e edukimit është rritur nga 2-5 herë, ndërsa varfëria është shtrirë kudo. Mijëra të rinj kanë ikur nga Shqipëria. Sot 50% e të rinjve shohin si alternativë të vetme emigrimin. Mbi 1 mijë infermierë dhe 600 mjekë kanë lënë Shqipërinë në 3 vitet e fundit. Fatkeqësisht mesa duket nuk paskemi parë asgjë akoma nga Edi Rama. Sot e kemi një zgjidhje, largimi i Ramës, nga Qeveria dhe mundësisht nga Shqipëria. Vetëm demokratët të bashkuar, janë e vetmja garanci për fitore.

Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar: Largimi nga vendi nuk është rrugëzgjidhje

Sot për herë të parë marr pjesë në Kuvendin e PD. Jam e lumtur që do bëhem pjesë me votën time të nisjes së një procesi të ri në PD. Qeveria e sotme flet për popullin dhe vepron çdo ditë kundër tij. Shumë të rinj sot duan të largohen nga Shqipëria, por kjo nuk është zgjidhje.

Noka: Kukësi u ngrit, tani të ngrihet e gjithë Shqipëria

Kukësi sot ka një shpresë dhe dritën e shpresës ata e ndezën jo vetëm për vete, por për gjithë Shqipërinë. Ky zjarr duhet mbajtur i ndezur, për të shembur murin e kleptokracisë që ka ngritur Rama. Kukësi me fisnikëri dhe krenari reagoi. Tani është koha që të reagojnë të gjithë shqiptarët. Dita e këtij regjimi po merr fund.

noka kuvend pd

Lulzim Popa, protestues kuksian: Pashë që po ndërtohet trua, ne do ngrihemi prapë

Në 31 mars dolëm si gjithë kuksianët për të protestuar kundër taksës së rrugës së Kombit. Ne e kemi pritur me padurim të bëhet ajo rrugë. Shteti ka nevojë për taksa, por duhet të dijë sa mund të përballojmë ne. Dolëm, protestuam, por u provokuam. Në orën 2-3 të natës, shqyen dyert dhe hynë me maska e automatik. Hapën derën, vijnë brenda dhe sillen sikur kishin ndonjë kriminel. Mi vunë prangat në dorë, pa asnjë urdhër arresti u nisëm. i bëj thirrje Ramës, janë katër vëllezër kuksianë, të lirohen në vend. Do ngrihemi prapë nëse ai nuk vjen e diskuton me ne.

Alibeaj: Ndjesë për atë që nuk e bëmë për ish të përndjekurit

Kërkoj një ndjesë për atë çfarë nuk arritëm të bënim, për atë çfarë u premtuam edhe pse bëmë shumë, rehabilitimin shpirtëror të tyre. Zemërgjerësia e bujaria e tyre është ndoshta inspirimi shpirtëror politik që duhet të shoqërojë PD-në. Sot Shqipëria është në prag të rivendosjes së komunizmit. Shqiptarët kudo që janë, të përndjekur politik, ata që duan lirinë, ekonominë e tregut, duhet të gjejnë inspirimin e tyre politik te morali politik dhe ideologjia e djathtë.

alibeaj kuvend pd

Uran Kostreci, ish-i përndjekur: Kemi pritshmëri te PD

Ne që ishim burgjeve mezi e pritëm ardhjen e demokracisë. Bëmë aq sa mundëm për ta mbrojtur demokracinë. Për fatin e keq të të gjithë shqiptarëve, shumë elementë të demokracisë janë zbehur. Shqipëria është varfëruar, janë shtuar taksat, është shtuar arroganca. Ne kemi pritshmëri nga PD-ja që siç e bëri në 1992, do ti rivendosë të drejtat e liritë e shqiptarëve edhe një herë.

Grida Duma: Shqiptarët po na presin, 20 mijë familjeve iu hoq ndihma ekonimike

Shqiptarët po presin nga jo minimumin jetik. Historia e zonjës Lila është histori e të paktën 20 mijë familjeve shqiptare. ato kërkojnë minimumin jetik që vjen nga taksat tona. Nuk është mëshirë, është e drejtë. Morën si përgjigje maksimumin ironik. i thanë: nuk plotësoni kriteret e varfërisë, kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverisje. Nuk ka dëm më të madh se sa të duash ti lësh njerëzit e kombit tënd në varfëri, për tua përdorur varfërinë për një ditë, ditën e votimit.

duma kuvend pd

Mënyre Lila, i është hequr ndihma ekonomike: Dua t’i blej një lodër mbesës sime, por s’kam lekë

Ku ti gjej lekët unë t’i blej një lodër mbesës sime? Edhe ato pak lekë që merrnim nga ndihma ekonomike Rama na i hoqi. Bashkëshorti im është i papunë. Unë dua të punoj, kemi aplikuar në zyrën e punës, por askush nuk na punëson. Përgjigjja e vetme e tyre është heshtja. Ata nuk duan t’ia dinë se ne flemë pa u ushqyer.

Tabaku: Kemi mësuar nga gabimet tona

“Jemi të patundur në idenë dhe besimin tonë se pa biznesin e vogël, shoqëria jonë do të jetë më e varfër. PD i ofron bizneseve të vogla një mundësi për të shpëtuar nga ky arbitraritet. Taksat e ulëta mund të krijojnë një atmosferë më të mirë për biznesin në vend. Kemi gabuar nga gabimet tona. Kemi mësuar se si të ringrihemi për të krijuar një forcë më pranë problemeve të qytetarëve. Rruga nuk është emigrimi, rrugën duhet ta ndërtojmë ne bashkë, me Partinë Demokratike”, u shpreh Tabaku gjate punimeve ne Kuvendin e PD.

tabaku kuvend pd

Ngrihet komisioni i administrimit të votimit

Në nisje të punimeve të Kuvendit, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njoftoi se komisioni i votimit në Kuvendin Kombëtar do të drejtohet nga Jemin Gjana dhe anëtarë do të jenë edhe Albana Vokshi dhe Belind Këllici.

AXHENDA

  1. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  2. Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  3. Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  4. Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  5. Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
  6. Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Ne fund flet kryetari i PD Basha

Pas fjalimeve Arben Ristani sekretar i pergjithshem prezanto stautin e ri dhe pastaj nisin dikutimet mbi te

Panariti jep lajmin e keq: Ndalni konsumin, midhja e Butrintit me salmonelë!

TIRANE- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep një lajm aspak të mirë në prag të sezonit veror. Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas prodhimeve të detit, Panariti thotë se nuk duhet të konsumojnë midhjen e Sarandës, pasi është prekur nga salmonela. Ai shton se gjithçka është e qëllimshme dhe askush nuk merr masa, për t’i hapur rrugë midhjeve të importit.

STATUSI I PANARITIT
Ne pragun e sezonit, kur midhja e Butrintit pergatitet te jete ne menyte dhe pjatat e mijera turisteve qe po frekuentojne plazhet tona, doli lajmi i bujshem. “Midhja e Butrintit me salmonele”!!! Ndal konsumit te saj!! Nderkohe asnje raport zyrtar analitik mbi ngarkesen bakteriale, serotipin e identifikuar, mostrat e mbledhura metoden zbuluese te perdorur, si ku, nga? Pse tani?! Po me pare?!..Asnje prononcim sqarues, shterues nga institucioni monitorues dhe analizues. Shkurt një bllof, i paster per te nxjerre nga loja midhjen me cilesore te Mesdheut…duke demtuar ata dhjetra prodhues, qe kane pritur pikerisht kete cast për të fituar nga mundi i nje viti te tere perpjekjesh dhe sherbimesh!!………….. Por mos te merziteni te dashur turiste vendas dhe te huaj. Pa merak!! Nuk do mbeteni pa “molusqe” dhe fruta deti, sepse sapo na erdhi nje ngarkese e bolleshme e tyre nga importi.

 

Konflikt pronësie – Burrë e grua kalojnë natën mbi vinç, kërcënojnë sërish: Do hidhemi

TIRANE- Burrë e grua nga Tirana që hipën mbrëmë mbi një vinç 30 metra të lartë te diga e liqenit e kërcënonin se do të hidheshin, duket se kanë qëndruar gjithë natën aty.

“BalkanWeb” mëson se Ferdinand dhe Teuta Saraçi që pretendojnë se kanë një konflikt pronësie ndodhen ende në majë të vinçit edhe mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për dy ish të përndjekur që i kanë kërcënuar se do t’i nxjerrin nga shtëpia, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin këtë formë ekstreme për të protestuar. Ata janë shprehur se ndërsa kunata do t’i nxjerrë nga shtëpia, policia qëndron indiferente ndaj kërkesave të tyre.

NJOFTIMI I POLICISË MBRËMJEN E DJESHME
Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.
Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

Avokati i Izet Haxhisë: Do rihapet dosja “Hajdari”, kërkojmë…

Avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi

ERALD DELIU/ Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Izet Haxhia, ish-truproja i ish-Presidentit Berisha dhe një prej personave të dënuar nga gjykata shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit, ka nisur përgatitjet për t’u përballur me drejtësinë.

Ai ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit. “Panorama” kontaktoi me avokatin Dashi, i cili tha se ka nisur përgatitjet për procedurat e ekstradimit dhe shumë shpejt Haxhia do të vijë në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë.

 Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Avokati shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm dhe kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i viteve më parë.

“Z. Haxhia u dorëzua me vullnetin e tij në Policinë turke, pasi Gjykata e Lartë atje vendosi që të ekstradohej. Me dëshirën dhe vullnetin e tij ai kthehet në atdhe pas 18 vjetësh, për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe për të treguar pafajësinë e tij në çështjen e bujshme të vitit 1998. Ne do të kërkojmë rigjykim dhe hapjen e çështjes nga e para, pasi z. Haxhia që nga dita që ka nisur procesi gjyqësor dhe deri në këto momente, nuk ka qenë prezent në asnjë seancë pyetjesh apo seancë gjyqësore. Dhe mosprezenca e tij gjatë procesit e bën nul vendimin e Gjykatës. Në këto kushte, ai kthehet me vullnetin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe të tregojë pafajësinë”, thotë avokati Dashi për “Panoramën”.

I pyetur nëse rihapja e dosjes prek edhe të dënuarit e tjerë të çështjes “Hajdari”, avokati nuk preferoi të bënte komente më përtej se sa për klientin e tij.

“Unë përfaqësoj zotin Haxhia dhe për këtë arsye nuk marr përsipër të komentoj për persona të tjerë”, shtoi Dashi. Lidhur me kohën se kur mund të mbërrijë Izet Haxhia në Shqipëri, avokati tha se po bëhen përgatitjet, edhe pse nuk ka një datë fikse, për shkak se procedurat zgjasin, si nga pala turke ashtu edhe nga ajo shqiptare. Rreth katër ditë më parë, ish-truproja i Berishës njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte vetëdorëzuar në Policinë turke, pas vendimit të Gjykatës së Lartë atje për ta ekstraduar në Shqipëri.

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në Policinë turke”, shkruante ai në profilin e tij në “Facebook”. Haxhia është njëri prej të dënuarve me 25 vjet burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit. Mirëpo, ai nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë dhe është arratisur në Turqi ku ishte në azil. Haxhia, gjatë gjithë kësaj kohe ka akuzuar gjithnjë Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për gjyqin ndaj tij. Edhe më herët, Haxhia ka thënë se do të paraqesë fakte tronditëse për vrasjen e deputetit shqiptar kur të kthehej në Shqipëri.

PANORAMA

FOTOT – Mbërrin në Tiranë Patriarku i Moskës, Kirill, pritet në Rinas nga Kryepeshkopi Janulatos

Ashtu siç pritej, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill ka mbërritur pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit. Mësohet se Patriarku është pritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ndërsa ai do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vendin tonë deri më datë 30 prill. Kujtojmë se vizita e tij në Tiranë po shoqërohet me masa të larta sigurie.kirill7

Patriarku i Moskës Kirill, ka kryer dhe një meshë në Katedralen Ordokokse, ku janë kënduar dhe këngë të ndryshme fetare.

 

 

Axhenda e takimeve

Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Më pas do të vijojë Dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave. Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare në MAK Albania Hotel.

kriil8

Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, “Deri në skajet e dheut”. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës. Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.

Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë, me Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin, z. Edi Rama. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka vizituar zyrtarisht Kishën Orthodhokse të Rusisë më 1999. Në Moskë, në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale të Shpëtimtarit, Kryepiskopi Anastas është nderuar me Çmimin “Për kontribut të shquar për unitetin e Orthodhoksëve” (2008).

Zyrtare – Patriarku i Moskës sot në Shqipëri, axhenda e takimeve

Kisha Ortodokse Shqiptare ka bërë të ditur se është zyrtarizuar vizita e Patriarkut të Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillit, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Nëpërmjet një postim i në faqen zyrtare Kisha Ortodokse bën me dije të gjithë axhendën e kësaj vizite.

Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist.

 

Mesohet se Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë, të lartë shtetërorë. “Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.

Axhenda e plotë

Vizitë paqësore e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut të Moskës  dhe të Gjithë Rusive, Kirillit, në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

28-30 prill 2018

Nga data 28-30 prill, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të presë Fortlumturinë dhe Shenjtërinë e Tij, Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillin. Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist.

Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Më pas do të vijojë Dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave.

Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare në MAK Albania Hotel.

Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, “Deri në skajet e dheut”. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës.

Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.

Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë, me Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin, z. Edi Rama. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka vizituar zyrtarisht Kishën Orthodhokse të Rusisë më 1999. Në Moskë, në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale të Shpëtimtarit, Kryepiskopi Anastas është nderuar me Çmimin “Për kontribut të shquar për unitetin e Orthodhoksëve” (2008).

Tiranë, 25 prill 2018

Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Rreth të drejtave të më të varfërve për dinjitet njerëzor… – Nga Av. Sergjio Mazreku

Ne jetojmë një shoqëri ku ende varfëria përbën një plagë të rëndë dhe e cila nuk mund të shërohet pa një vizion të qartë dhe të kthjellët për mundësitë dhe burimet që mund të ofrohen nga shteti dhe institucionet, që të mund të tejkalohet me projekte konkrete dhe në mënyrë definitive ky realitet i trishtë për shtresat në nevojë të ngutshme për mbështetje.

Shoqëria shqiptare ka shumë probleme për të zgjidhur, shumë udhëkryqe sociale për të kapërcyer, shumë sfida për të përballuar. Është një kompleks punësh e vështërsishë të momentit, në kapërcyll të një tranzicioni të vështirë dhe tejet problematik, i cili na ka kushtuar shumë energji dhe kohë ne shqiptarëve.

Problemi i përmbushjes së nevojave ekzistenciale jetësore, pra i mundësisë së çdo individi për të përmbushur nevojat e tij biologjike, (ushqim, veshmbathje, strehim) ato mjekëssore, kulturore e dijemarrëse etj, pra për të kryer një jetesë normale, është një çështje kushtetuese principiale, që ka të bëjë me vetë thelbin human të shoqërive të hapura, siç është Shqipëria, gjatë këtyre njëzet e shtatë viteve.

Qasjet kurajoze në këtë drejtim nuk kanë munguar dhe ato vazhdojnë të përcjellin ide e plaftorma për të zgjidhur një herë e përgjithmonë çështjen komplekse të pamundësisë së të varfërve për një jetë të çliruar nga nevojat ekzistenciale, por akoma mbetet shumë rrugë dhe shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Optimaliteti jetësor ose jetik është një problem shumëdimensional, politik, juridik, moral, shoqëror etj. Në pikëpamjen shoqërore është harmonizmi që shteti duhet t’iu bëjë të gjithë faktorëve ekonomikë dhe socialë, që askush nga shtetasit e kësaj shoqërie të mos mbetet zbuluar në një ekonomi tregu, siç është aktualisht ekonomia e vendit tonë.

Arritja e këtij objektivi, siç e kanë arritur vendet e zhvilluara, por dhe mjaft nga vendet në zhvillim, mbetet një detyrë parësore e politikbërësve, të cilët nuk kanë të drejtë që të flasin akoma për minimumin jetik (as këtë nuk e kanë realizuar dot me asistencën qesharake që iu japin të pamundurve), por për optimalitetin jetik, për jetën e çliruar të njeriut shqiptar nga uria, skamja, pamundësia e shkollimit, kurimit dhe kulturimit.

Është detyrë e politikës e cila ndërton gjithçka në një shoqëri, e cila drejton shtetin dhe shoqërinë që të shpëtojë jetën e njeriut të thjeshtë nga vetëshkatërrimi, për shkak të pamundësisë qoftë fizike, qoftë intelektuale e kulturore të individët “të dobët”, duke i krijuar mundësitë dhe shanset e një jete të lirë dhe të çliruar nga mungesat ekzistenciale.

Nëse mjekët veprojnë në bazë të betimit të Hipokratit, politikanët, administratorët dhe shtetarët duhet të betohen që të bëjnë gjithçka që shtetsait e këtij vendi, të jenë të barabartë para Kushtetutës; të zhvillohet konkurenca e lirë, tregu i lirë, por askush të mos ndihet i kërcënuar me uri në një shoqëri që predikon humanzimin dhe këtë e ka të sanksionuar në kryedokumentin e të drejtës, Kushtteutën e Republikës.

Nga pikëpamja juridike, ku e drejta ka rolin instrumental në shoqëri, duhet thënë se ajo kategori shoqërore, etike dhe ekonomike që nuk mund të përfshihet në sfidat e tregut, qoftë për shkak të aftësive të kufizuara, qoftë të papunësisë që sa vjen e bëhet më evidente, lypset të gëzojë mbështetje të plotë institucionale, nga entet dhe institucionet përkatëse, që të mund të sigurojë një mbijetesë normale dhe pa trauma sociale. Nëse shikohet thjesht ky problem në këndin moral, mund të thoshim se asnjë sipërmarrës, qoftë privat apo shtetëror, nuk do të ndihej mirë, kur shikon se dikush vuan për gjërat elementare të jetës. Por kjo, para se të jetë një çështje morale, është një çështje ligjore, një detyrim që ka shoqëria, me anë të institucioneve që e përfaqëojnë atë, për të legjitimuar normalitetin jetik të shtresave më në nevojë të kësaj shoqërie.

Shoqëria demokratike siç është shoqëria jonë duhet t’i çmojë qytetarët e saj si të barabartë, duhet t’iu krijojë shanse të njëjta për të kryer një mbijetesë në harmoni me natyrën dhe vetveten, të çliruar nga barra e rëndë e pamundësisë së realizmit të nevojave jetike. Identifikimi i njerëzve të këtij vendi, përveçse nga sistemi i vlerave, lypset të bëhet dhe nga lista e nevojave, çfarë presupozon që shoqëria të jetë e braktisur nga të traumatizuarit  e saj, për shkak të barrës së rëndë dhe të papërballueshme të mbijetesës.

Shoqëria jonë, gjatë këtyre njëzet viteve gjendet në një fazë depresioni kolektiv, ku njerëzit pavarësisht nga pozicionet partaike ndodhen nën trusninë e pamundësisë për të realizuar vetveten. Pamundësisë ekonomike, sociale, intelektuale, krijuese, njerëzore, pamundësisë për të vënë në veprim aftësitë e tyre, dijet e tyre, pasi ky vend ka nevojë vetëm për “dijet” e militantëve, fanatikëve partiakë, ka nevojë  për fasada dhe jo për themele mbi të cilat të ngrihet godina e humanizmit real.

Flitet shumë për minimumin jetik, por çfarë është ky minimum? Me faturën e tij financiare nuk mund të blihet bukë thatë, lere më të paguash dritat, ujin, shkollimin e fëmijëve, kurimin, veshmbathjen, etj. Çfarë mund të bëjë një çift pensionistësh me pensionet qesharake që marrin? Pra, ky nuk është as minimum jetik, por një faturë absurde, që nuk mund të shërbejë për asgjë, përveçse për fushata demagogjike, që nuk çojnë ujë në mullirin e hallexhinjve, por të vipave të vetëkrekosur të një politike dritëshkurtër.

Sigurimi i optimalitetit jetik për çdo qytetar të këtij vendi nuk duhet parë si një platformë konkuriese midis palëve politike, për kredibilitet elektoral, por si një detyrim ligjor kushtetues i shtetarve të këtij vendi për t’iu siguruar shtetasve të tij mundësitë për një jetë normale. Duhet parë si një obligim real dhe i përçdoçastshëm, me qëllim që kush të ulet në karrigen e ofruar nga politika t’i masë mirë forcat, nëse mundet që me idetë dhe plaltformat institucioane të vërë në veprim mundësinë, që askush nga qytetarët e vendit të tij të mos jetë i diskrimnuar ekonomiksht dhe nga ana sociale.

Njëzet e shtatë vjet janë shumë në kohën e një populli për të parë rrugën se nga erdhëm dhe ku do të shkojmë. Njëzet e shtatë vjet janë goxha kohë dhe nuk ka më kohë tjetër në dispozicion të politikanëve dhe administratorëve të këtij vendi, për të thënë se kaq dinim dhe kaq bëmë.

Reforma më e madhe, kryereforma  që lypset të ndërmarrë një shoqëri, me  institucionet dhe me elitat e saj udhëheqëse mendoj se është të mundësojë çdo qytetar të këtij vendi që të ndihet i barabartë me gjithëkënd, të ketë shanse dhe mundësi të barabarta, të ushqehet, vishet, kurohet dhe arsimohet, pavarësisht nga “madhësia e kuletës” së tij, edhe në rastet kur nuk gjen punë, edhe në rastet, kur i duhet të jetojë vetëm me asistencë sociale, duke bërë atë që bëjnë për emigrantët shqiptarë vendet e BE-së, të cilat minimalisht iu mundësojnë atyre një ekzistencë të pasforcuar dhe barazi para ligjit, si të gjithë qytetarët e tjerë. Është e drejta e më të varfërve për të qenë të përfaqësuar dhe përfaqësimi më i mirë që mund t’iu bëjnë atyre politika dhe institucionet e shtetit është ti konsiderojë edhe në kushtet e pamundësisë së tyre, duke i çliruar nga barra e një mbijetese të vështirë, gatri të pamundur.

Pas vetëdorëzimit në Turqi, Izet Haxhia zgjedh avokatin që do ta mbrojë në Shqipëri

Pak ditë pasi u vetëdoruzau në Policinë Turke, për ti hapur rrugë ekstradimit dhe gjykimit në Shqipëri Izet Haxhia ka  zgjedhur avokatin që  do ta mbrojë.

Sipas informacioneve mësohet se Haxhia në Shqipëri do të mbrohet nga avokati Fran Dashi.

Familjarët e tij kanë firmosur prokurë për avokatin Fran Dashi, i cili menjëherë pasi Haxhiaj të mbërrijë në Shqipëri do bëjë kërkese për rihapjen e dosjes në fjalë.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon.

Ish-truproja i Sali Berishës jeton prej vitesh në Turqi, nga ku ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit.

Prokuroria kërkon sekuestrimin e tokës 25 mijë metra katrorë në Razmë, janë të falsifikuara

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive për 25 mijë m2 tokë në zonën e Razmës.

Toka kryesisht masiv pyjor ndodhet në zonën e Malësisë së Madhe. Kërkesa e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër që regjistroi procedimin penal në mars 2016 është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.

“Sektori i Hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër kërkoi vendosjen e sekuestros preventive mbi rreth 25 000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe”, njofton Prokuroria.

Prokuroria bën me dije se vendimet e komisionit të Kthimit të Pronave për ish-pronarët janë të falsifikuara për rrteh 52 mijë m2 tokë.

“Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve. Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara”.

Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Lubonja: Antishqiptare t’i japësh frymëmarrje kësaj qeverie, do jetë vonë nëse nuk marrim masa

Duke folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, në lidhje me vendimin në fund të qershorit të BE për negociatat me Shqipërinë, analisti i njohur Fatos Lubonja ne “Studio e Hapur” tha se “Shqipëria ka bërë hapa mbrapa në shumë drejtime këto vitet e fundit” dhe se “është antishqiptare t’i japësh frymëmarrje ketij kryeministri me hapjen e negociatave”.

“Më duket një debat fyes që unë të diskutoj sikur bëhet fjalë për ndonjë ndeshje futbolli fitoi apo humbi, ku mendimi që jep Gjermania, apo cilido qoftë shteti, qenka më i rëndësishëm se sa mendimi që kemi ne në Shqipëri që jetojmë përditë me gjithë problemet e saj.

Shqipëria ka bërë hapa mbrapa në shumë drejtime këto vitet e fundit, qoftë me kanabizimin, rritje të autoritarizmit të Ramës dhe vendime arrogante të papara. Të gjitha i përmbledh fakti se numri i shqiptarëve që duan të ikin është rritur në mënyrë dramatike. Kemi një regres, edhe për reformën ne drejtesi, shoh që ajo po e fut vendin në kaos, por do presim ca muaj për ta parë tamam.

Edhe kur flitet për Tahirin, është gabim a thua se po u fut ky ne burg hyjmë në Evropë. Flitet për një ministër që ka futur ministrinë pjesëtare në trafikun e drogës, për një ekonomi kriminale që tani po na transformohet në pallate që po na marrin frymën.
S’ka Merkel dhe Macron s’ka njeri që mua më mbush mendjen. Është antishqiptare t’i japësh frymëmarrje kësaj qeverie, të cilën duhet ta rrëzojmë sa më shpejt. Ky kryeministër arrogant duhet ndaluar. Si mund t’i japësh këtij frymëmarrje, hapësira akoma, do jetë vonë nëse nuk marrim masa që tani”.

Dashuria e pamundur mes Lejlës dhe Mexhnunit në dorëshkrimet e Drejtorisë së Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po pasuron përditë e më shumë publikun dorëshkrime me vlerë të madhe kulturore dhe historike që janë pjesë e vyer e kësaj arkive.

Kështu , në Fondin “Koleksione dorëshkrimesh osmane, arabe e perse”, në dosjen 383, ruhet një dorëshkrim që përmban historinë e dashurisë mes Lejlës dhe Mexhnunit.

Teksti është shkruar në 60 fletë letre me përmasa 180 x 135 mm, në osmanisht. Autori i veprës është i mirënjohuri Muhamed Fuzuli, i cili e shkroi atë në vitin 1219 / 1803, dhe është kopjuar nga Ismail, i biri i Hysejnit.

Libri është historia e një dashurie të pamundur mes Lejlës dhe Kajsit, i mbiquajtur Mexhnun (i çmendur), përshtatur në osmanisht sipas origjinalit të shkrimtarit pers Nizami Ganjavi.

Së shpejti, ky dhe të tjerë libra, në një ekspozitë.(Atsh)

 

 

 

 

Banka e Shqipërisë: Të ardhurat e familjeve shënuan rënie në 6-mujorin e dytë 2017

Niveli i të ardhurave të familjeve shqiptare ka shënuar rënie gjatë gjashtëmujorit, ndërsa niveli i shpenzimeve ka vijuar prirjen rritëse, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura-shpenzime), raportoi sot Banka e Shqipërisë në raportin për Stabilitetin Financiar në vend.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj mbi një kampion rastësor prej 1,209 familjesh, rreth 56% e të cilave jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.

Sipas Bankës gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2017, numri i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rritje në terma vjetorë, mbështetur kryesisht nga punësimi në sektorin shtetëror.

Rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar me një vit më parë.

Në 37% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare) në formën e produkteve të kredisë dhe në 63% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht para në dorë.

Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten: për konsum (42% e rasteve të huamarrjes), blerje/ riparim prone (26% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (12% e rasteve).

Gjatë periudhës së vrojtuar, peshat e rasteve të huamarrjes për konsum dhe blerje prone kanë shënuar rënie. Në tepricën e huamarrjes, rreth 46% e tepricës së huasë deklarohet për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe vetëm 6% për ‘qëllime konsumi’. Në përbërje e tepricës sipas monedhës rezulton se 92% e saj deklarohet në Lek dhe vetëm 8% në euro.

Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huasë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së ponderuar të interesit të kredisë për individët. Shumica e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përkeqësim.

Shumica e familjeve (rreth 72%) nuk presin ndryshim të aftësisë paguese në gjysmën e parë të vitit 2018, ndërsa pjesa tjetër, (pra ata që presin “përkeqësim” dhe ata që presin “përmirësim”), kanë rezultuar në numër të barabartë.

Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2018 ka rezultuar pothuaj në nivelin e mesatares afatgjatë por me prirje të lehtë rritëse, çka mund të sinjalizojë një gjallërim të kërkesës për kredi nga sektori i individëve./monitor/

Çfarë deklaroi Rama për Saimir Tahirin para deputetëve gjermanë

“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria”. Kështu deklaroi Josip Juratovic, deputet i SPD-së, (opozitës), në Bundestagun Gjerman në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’. Deputeti, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Europian të Bundestagut. Z. Juratoviç u pyet rreth vizitës së kryeministrit Rama në Berlin. Deputeti i rëndësishëm i Partisë Social Demokrate deklaroi se Rama kishte sqaruar para zyrtarëve gjermanë edhe keqkuptimet që kishin lindur me disa media për deklaratën e Krichbaum

“Takimet që zhvilluam me kryeministrin ishin të relaksuara dhe jo të tensionuara. Edi Rama na shpjegoi se media kishte krijuar disa keqkuptime lidhur me Krichbaum dhe se edhe ai vetë kishte qenë një viktimë. Disa media duket që kanë interesa që ta bëjnë hapjen e negociatave sa më të vështirë. Edi Rama vizitoi edhe komitetin europian të Bundestagut ku promovoi rëndësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë. A e tha hapur se kërkon që Shqipëria të jetë sa më parë pjesë e BE-së dhe kjo arrihet duke hapur negociatat. Në të njëjtën kohë ai e di se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet.

Studio e Hapur e pyeti Z Juratoviç nëse çështja e Saimir Tahirit kishte qenë pjesë e diskutimeve me kryeministrin dhe se çfarë u ka deklaruar kryeministri Rama në këtë Rast.

“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria. Sa i përket heqjes së imunitetit, ne kemi kritere të ndryshme nga Shqipëria. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se kriteret për hapjen e negociatave nuk vendosen nga Gjermania e as nga ndonjë vend tjetër i BE-së, por nga të gjitha vendet së bashku. Gjermania apo asnjë vend tjetër i BE-së nuk do ti kërkojë kurrë një qeverie të një vendi tjetër të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar. Ajo çka është e rëndësishme është zbatimi i ligjit”, tha ai.

Në fund, z. Juratoviç u pyet se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjes së negociatave: “Unë jam në favor të hapjes së negociatave. Dhe sigurisht nuk jam i vetëm në qëndrimin tim. Megjithatë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani. Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit. Në fund të fundit, një refuzim i hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian.”, përfundoi ai.

Vetingu, japin dorëheqjen 300 efektivë në Polici dhe në Gardë

ETLEVA DELIA/ Që prej nisjes së procesit të vetëdeklarimit më datë 5 prill, 300 punonjës Policie dhe të Gardës së Republikës kanë dhënë dorëheqjen.

 

Megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e punonjësve të larguar gjatë procesit të vetingut, burimet thanë se dita-ditës efektivë në të gjithë drejtoritë vendore kanë hequr dorë nga detyra. Mësohet se 4 prej të larguarve janë drejtues të lartë, ndërsa 100 janë punonjës të Gardës.

Motivi i dorëheqjeve, më shumë se frika nga vetingu, duket se ka qenë paqartësia në plotësimin e formularëve apo edhe koha që, sipas tyre, ka qenë e pamjaftueshme. Në fakt, shifrat mund edhe të trefishohen deri më datë 5 maj, kur është parashikuar afati i fundit për dorëzimin e formularëve.

Sindikata e Policisë parashikon që deri më këtë datë mund të largohen nga Policia e Shtetit të paktën 2 mijë punonjës Policie, pa llogaritur ata të Gardës së Republikës, apo të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

DOKUMENTET

Nga ana tjetër, qindra efektivë vijojnë të jenë të paqartë sa i përket dokumentacionit shoqërues. Ata shprehen se, ligji i vetingut e parashikon qartë që dokumentet janë të domosdoshme. Megjithëse zv.ministri i Brendshëm, në disa intervista është shprehur se dokumentet nuk janë të nevojshme, punonjësit e Policisë vazhdojnë të mbledhin dokumentacionin.

“Nëpërmjet medias jemi njohur me deklaratat e zv.ministrit se dokumentet nuk duhen. Por ne deri tani nuk na ka ardhur një udhë- zim me shkrim, apo telegram, që të na konfirmohet zyrtarisht ky fakt. Në këto kushte jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Ligji thotë që duhen dhe ne po përpiqemi t’i grumbullojmë, nëse do kemi kohë”, shprehen disa punonjës Policie.

PUNA INFORMALE

Një punonjës Policie që ka përfituar të ardhura nga punë informale që mund të ketë kryer, mjafton t’i deklarojë në formularin e pasurisë dhe nuk kërkohet asnjë dokument shoqërues. Por edhe këto të ardhura e kanë një limit. Vetingu pranon deri në 1.5 milionë lekë të rinj, të përfituara jashtë kontrollit tatimor.

Ky “lëshim”, në funksion të vetingut në Polici, ka ardhur pasi qindra punonjës Policie, pranojnë të kenë punuar “në të zezë”, si brenda dhe jashtë vendit. E për të justifikuar të ardhurat e përfituara në informalitet, është gjetur si zgjidhje vetën deklarimi i tyre në formular, pa pasur nevojë për ndonjë dokument shoqërues.

Në një intervistë që dha pak ditë më parë për gazetën “Panorama”, zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, foli edhe për punën që shumë punonjës Policie mund të kenë kryer në “të zezë”. Sipas tij, mjafton thjesht që të deklarohen të ardhurat që janë përfituar nga puna informale dhe gjithçka është në rregull. Madje, ai premtoi që, në rast se do ketë ndonjë pasaktësi apo gabim në përllogaritjet e të pasurisë, askush nuk do të penalizohet.

PANORAMA

PD-LSI braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Me 6 mandate false, mafia e naftës betonizon Parkun Rinia

TIRANE– Këshilltarët e LSI dhe PD janë larguar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak ditën e sotme, ku pritej të diskutohej e më pas të miratoheshin një sërë vendimesh të rëndësishme. Pasi kanë dalë nga ambientet e Bashkisë, këshilltarët e opozitës kanë shpjeguar edhe arsyet e vendimit të tyre.
Këshilltari demokrat Kreshnik Çollaku tha para mediave se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës marrin pjesë 6 anëtarë me mandate të falsifikuara.

Sipas tij, kjo bëhet me qëllim që të rritet numri i votave, për të kaluar vendimet që kërkojnë 2/3 dhe 3/5 e votave.

“Grupi i këshilltarëve të PD dhe LSI vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kjo është e kushtëzuar nga prania në këtë këshill e 6 anëtarëve me mandate të bëra nul nga Gjykata. Silen sikur janë këshilltarëve, debatojnë dhe votojnë sikur janë të tillë. Prania e tyre vë në erë legjitimitetin e Këshillit Bashkiak. Kjo bëhet për të votuar akte të tilla kriminale, siç është projekti i sponsorizuar nga një mafie e re në Tiranë, siç është mafia e naftës, që kërkon të betonizojë parkun “Rinia”. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi i rrugës për shkatërrimin Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të disa kullave. Ky është një tanibalizëm kulturor. Ky vendim kërkon 3/5 të votave të këshillit bashkiak. Këto vota ata sot nuk i kanë, nuk do t’i kenë nesër, dhe asnjëherë për sa kohë do ët jenë këta persona në Këshillin bashkiak. Cdo gjë që ndodh në atë sallë është e paligjshëm dhe kompromentuar. Sot grupi që mbështet PS dhe bashkinë e Tiranës, është minorancë. Mbajnë brenda njerëz me mandate të falsifikuar për të çuar përpara projekte të sponsorizuara nga mafia. Ndaj ne jemi këtu jashtë, në mbështetje të qytetarëve, në mbështetje të kryeqytetit”, u shpreh këshilltari Çollaku.

FUNDI PA LAVDI I ALFRED PEZËS – Nga KOLEC TRABOINI

 I ngecuri peng në rrjetën e gjyqësorit shfaqet për natë në Media Kazan TV ku me një kompetencë habitore flet për Reformën ne Drejtesi, Vetingun e luftën kundër korrupsionit. Dhe ngecja e tij si peshk në rrjetë është jo pak por shuma 1 milion dollarë, me të cilat zotëriu bleu aksione në Credins Bank. E po kësaj ç’i thua? Melçitë na qënkan më të sigurta se kudo në qafën e ujkut socialist. Hosanna!

Lavdimjerë ka përfunduar deputeti, që Kryeministri i sotëm në fillim të vitit 2013, e shiti në media si zbulim, si një yll plot shkelqim, si një ardhje e re e suksesshme e Rilindjes së tij që tashmë pas 5 vjetësh në pushtet, ka dështuar dhe ajo si në qellim e program. Ky draguman i Partisë, i babëzitur në pasurim, perfundoi si limon i shtryllur. Një hije e vetvetës që del e flet nëpër media TV, të cilat i ka zënë me radhë, e llapa-llap për veting e drejtesi, kur ky tashmë në fundin e vet pa lavdi, është kthyer një peshk merluc i ngecur në rrjetën e Drejtësisë. Me jo pak por 1 milion dollarë me të cilat zotëria i tij ish deputet i Qeverisë bleu aksione banke.

Ndonjë avokat dinak apo vetë Partia e Rilindjes Socialiste e ka udhëzuar të jetë i pranishëm në Media përditë, që gjyqtarët, të hallakatur tashmë, të cilët nuk ngurrojnë të dënojnë rreptë hajdutë xhepash varfanjakë por jo megavjedhesit milionerë, të jenë nën presion pra, për të mos e dënuar Alfred Pezën se ky gjasmë është për reformën në drejtësi. Shiheni. Përnatë ju ça fyti e gërryen barku duke fol për drejtësi. Parim i mos dënimit të kriminelëve dhe të korruptuarve në pushteti ka qënë moto e të gjitha qeverisjeve të tranzicionit pas vitit 1991, në një shoqëri të molepsur prej së keqes ku hajduti thërret kapeni hajdutin. Ashtu siç në këtë vend çudirash mesjetare, del e flet për drejtësi ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, që ka si gur në qafë jetët e marra të 26 njerëzve në Gërdec, duke përfshi gra e fëmijë. Një krim i përbindshëm e askush i dënuar. Drejtesi Medi, drejtsi. Për të tjerët e për vete kurrsesi.

Po le të lëmë në një anë opozitarët që edhe ata janë të molepsur keq e më keq në afera korruptive kur ishin në qeverisje e të merremi me pushtetarët e tanishëm.

Thua me këta “peshq” të tipit Peza nëpër rrjetat e gjyqësisë do ta bëjë Reformen e Drejtësisë e Vetingun Qeveria? Se dorëheqjen e jep, por Saimir Tahirin e Cannabisit nuk e dorëzon Qeveria. Kësisoj del përnatë në Media kazan TV, kësaj radhe në ABC News, ish deputeti i Rilindjes Alfred Peza dhe flet plot pasion të shtirur e shpifur për Veting e Drejtesi. Konkluzioni që nxjerr njeriu i thjeshtë tek dëgjon kësisoj tartufësh politikë është, vidhni e ripni këtë popull se ju mbron Drejtësia e Qeverisë më të korruptuar në Europë dhe më gjërë, simbas Departamentit Amerikan të Shtetit në prill 2018.

Kësisoj të hyjmë në Europë me brekët korruptive të Alfred Pezës nëpër këmbë. Vazhdo oratorinë bajate në Media kazanet televizive të kapura të Tiranës, o peshk i ngelur në rrjetë të Drejtesisë me 1 milion dollarë aksione Banke, fol pa tu dridhur syri për Reformë e Veting se kur flet ti, vend i trupit pa na u ngritur qimet përpjetë nuk ngelet. Kaq i drejte e orator reformator i madh e i respektuar i Rilindjes Socialiste je.

Por sidokudo më kot i shkarkon bateritë nëpër Media kazanët  televizivë të kapura të Tiranës duke bërë moral ky ish-deputet, sepse siç e ka thënë Indro Montaneli, gazetarët që kanë 1 milion janë hajdutë dhe nuk kanë të bëjnë në asgjë me gazetarinë.

25 prill 2018

Denoncimi i revistës amerikane, reagon LSI: “Mother Jones” do e hedhim në gjyq

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me skhrimin investigativ të botuar nga revista amerikane “Mother Jones”, ku denoncon se kjo parti politike ka paguar një kompani të dyshimtë në Qipro përmes së cilës ka lobuar pranë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Në reagimin e saj, LSI e cilëson këtë artikull krejtësisht të pavërtetë, duke theksuar se shumë shpejt kjo revistë do të hidhet në gjyq.

“Mother Jones-Father Soros. Perse Mother Jones ka frike nga përgjigjet e LSI-se? Mother Jones nuk ka pasqyruar përgjigjet e LSI. LSI do hedhi Mother Jones ne gjyq për shpifje. Mother Jones tregoi qe paguhet nga parate e droges se Edi Rames. Sa here ka komunikuar Mother Jones me Endri Fugen?”- thuhet në reagimin e LSI.

Deputetët gjermanë “gozhdojnë” Ramën: Pse nuk lejuat arrestimin e Tahirit?!

Çështja e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit u bë objekt diskutimi edhe gjatë vizitës së Ramës në Berlin.

Deputetët gjermanë i kanë kërkuar llogari Ramës se përse mazhoranca rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit.

“Si ka mundësi që një ish- ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet imuniteti, por mbrohet nga mazhoranca qeveritare”, ishte pyetja e deputetëve gjermanë drejtuar Ramës.

Mësohet se Rama është shprehur se Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti, por kjo është kundërshtuar nga raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei.

Frei është shprehur se kërkesa e prokurorisë për Tahirin është hedhur poshtë nga deputetët e mazhorancës.

Qeveria nuk iu jep çertifikate sigurie deputetëve, bllokohet komisioni hetimor për Saimir Tahirin

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, anëtar i komisionit “Tahiri”, ka denoncuar sot se deputetët e opozitës nuk pajisen me çertifikata sigurie prej më shumë se 1 muaji.

Sipas tij, “Edi Rama bllokon opozitën për hetimin në Komisionin “Tahiri”.

Deklarata e plotë:

 

6 jave pas ngritjes së komisionit hetimor “Tahiri”, nuk është bërë asnjë veprim i rëndësishëm hetimor, sepse puna e anëtareve, përshirë kryetarin, është bllokuar me urdhër të arkitektit dhe përfituesit kryesor  të kanabizimit të vendit, kryeministrit Edi Rama.

Me një urdhër të paligjshëm, Edi Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që të vonojë dhe bllokojë pajisjen me çertifikatë sigurie të deputetëve të opozitës në Komision. Pa asnjë arsye ligjore, Drejtoria, nën varësinë direkte të Ramës, ka refuzuar zyrtarisht edhe pajisjen tonë me çertifikatë provizore sigurie, pavarësisht se kjo është një praktikë normale punë e DSIK-së dhe që jepet brenda ditës‎.

Pa çertifikatën e sigurisë, ne nuk mund të shohim dokumentat sekretë që kanë filluar të vijnë nga disa institucione. Pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal, për të cilin Drejtori i DSIK do të mbajë përgjegjesi! Askush nuk mund të pengojë veprimtarinë e Komisionit Hetimor, edhe kur urdhërohet nga Edi Rama apo mbrohet prej tij.

DSIK, nën varësinë e Edi Ramës, është iI njëjti institucion që ka pajisur me çertifikate sigurie brenda ditës Saimir Tahirin, i çertifikuar ndërkombëtarisht për trafik ndërkombëtar droge. Me shumë gjasë, Saimir Tahiri duhet ta ketë akoma të vlefshme çertifikatën e sigurisë dhe, po të ishte anëtar i komisionit, do të shihte dokumentet sekrete që provojnë se ai ka qenë në dijeni, ka ndihmuar, ka bashkëpunuar dhe ka përfituar nga trafiku i drogës, duke e shndërruar policinë në një organizatë kriminale.

DSIK, që po bën kamikazin politik për Edi Ramën kundër opozitës, ka pajisur më çertifkatë sigurie edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, që sot janë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtën vepër ponale si Saimir Tahiri, trafik ndërkombëtar droge.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të heqë dorë ‎nga praktikat e paligjshme të bllokimit të punës së Komisionit Hetimor dhe cënimit të së drejtes kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar!

Edi Rama nuk e shpëton dot Saimir Tahirin! Siç thotë sot gazeta gjermane Die Welt, “Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës.”

Forum biznesi mes Shqipërisë dhe Iranit

Gjatë forumit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në disa sektorë si bujqësia, ndërtimi, prodhim i produkteve ushqimore, prodhimi i drurit, turizmi, si dhe u realizuan takime mes përfaqësuesve të bizneseve

TIRANË – Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Iranit në Tiranë organizuan forumin e përbashkët të biznesit Shqipëri-Iran.

Gjatë forumit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në disa sektorë si bujqësia, ndërtimi, prodhim i produkteve ushqimore, prodhimi i drurit, turizmi, si dhe u realizuan takime mes përfaqësuesve të bizneseve

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, në fjalën e saj tha se ka akoma shumë punë për të bërë për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe shkëmbimet tregtare.

“Për të arritur këtë duhet të punojmë me axhenda të përbashkëta për të organizuar sipërmarrjet tona që të marrin pjesë në panaire, apo misione tregtare të cilat tashme mendoj që duhet të fillojnë të shpeshtohen. Institucionet e larta shtetërore janë duke ndërmarrë hapa drejt plotësimit të kuadrit ligjor për t’u dhënë shtysë shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Është në proces negocimi marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, si dhe marrëveshja për eliminimin e taksimit të dyfishtë. Të gjitha këto elementë mendoj që në momentin që do të aplikohen do të jenë një ndihmëse për sipërmarrjet tona”, tha ajo.

Muçostepa tha se Shqipëria është një vend tërheqës me shumë sektorë për investitorët e huaj.

“Stabiliteti makroekonomik, kuadri ligjor i favorshëm dhe reformat strukturale të ndërmarra kanë krijuar terrenin e përshtatshëm ku mund të investoni kapitalet tuaja. Tashmë Shqipëria është dhe porta hyrëse dhe orientuese, jo vetëm në një treg të vogël si ai shqiptar, por në gjithë Ballkanin”, deklaroi Muçostepa.

Ndërsa kryetari i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë së Iranit, Golamhossein Shafeei, tha se marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Shqipërisë janë të hershme, të cilat sipas tij, pavarësisht ulje dhe ngritjeve gëzojnë një vend pozitiv në opinionin publik të të dy vendeve.

“Populli i Iranit ka pasur gjithmonë konsideratë për popullin shqiptar. Si vazhdim i historisë, besimit dhe kulturës, po bëjmë përpjekje për të forcuar gjithnjë e më tepër marrëdhëniet ekonomike, kulturore, shkencore, teknologjike, industriale, akademike dhe turistike me Shqipërinë”, u shpreh Shafeei.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Shafeei tha: “Irani është një nga prodhuesit e mëdhenj të naftës dhe gazit natyror dhe një vend i pasur me rezerva minerare. Investimi në fushën e shërbimeve dhe pajisjeve të instalimeve të naftës dhe gazit, shërbimeve dhe pajisjeve minerare, industrisë energjetike, industrisë së shfrytëzimit, është një rast i volitshëm për faktorët ekonomikë të Shqipërisë. Aktualisht zhvillimi i marrëdhënieve të Iranit me vendet e rajonit të Ballkanit, pra edhe me Shqipërinë, në fushat e transportit , peshkimit, bujqësisë, produkteve ushqimore, energjisë, naftës dhe gazit, minierave është në rendin e ditës së Dhomës së Tregtisë së Iranit”.

Sipas tij, Shqipëria mund të luajë për importet dhe eksportet e Iranit në Evropë të njëjtin rol që Irani mund të luajë si portë hyrjeje e Shqipërisë në vendet rreth detit Kaspik.

Gjatë forumit, u organizuan edhe takime B2B, të cilat u fokus kishin diskutimet për bashkëpunim në disa sektorë, ndërsa sipas organizatorëve ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për sipërmarrjen e të dy vendeve, për të ndarë përvojat e tyre dhe për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. aa


Send this to a friend