VOAL

VOAL

“Dy mandate në Shkodër e dy në Tiranë”, Tom Doshi e konfirmon: Po, jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me PS

April 26, 2021
blank

Komentet

blank

Presidenti- Raundi i dytë drejt dështimit, Rama me emrin në ‘mëngë’

Raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit pritet të ketë fatin e të parit, pasi deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të paraqitur.

Afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave për kreun e shtetit është ora 16:00 e kësaj të diele dhe të drejtën e propozimit, PS ia la opozitës.

Deputeti i PD-së, Enkelej Alibeaj u tërhoq nga propozimi i emrave, pasi PS-ja ia bëri të qartë se nuk do të firmoste kandidatë të opozitës dhe se e djathta duhet t’i gjente vetë 20 deputetët firmëtarë.

Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit, atëherë mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit. Kështu ka thënë nga Fieri, kryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh kreu i grupit negociator me opozitën për procesin e zgjedhjes së Presidenti Taulant Balla.

“Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, u shpreh Balla.

Të hënën pasdite pritet të mbahet seanca plenare ku do të cilësohet si i ezauruar raundi  dytë dhe sipas procedurave të parashikuara Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë mbajtjen e raundit të tretë, i cili është i fundit që kërkon 84 vota për zgjedhjen e presidentit. syri.net

blank

Zgjedhjet për kryetar të PD, Vokshi: Kanë votuar 14 mijë anëtarë deri në 11.00, por ja pse nuk e kemi numrin e plotë të anëtarësisë

Pas katër orësh nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, ka dalë në një deklaratë për mediat.

Vokshi ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se deri në orën 11:00 kanë votuar në 108 qendra votimi për kreun e ri të PD-së 14012 anëtarë.

 

“Janë hapur në orën 08:00, 108 qendra në të gjitha degët e PD-së në të gjithë vendin. Procesi është hapur normalisht, po vijon normalisht. Duket një interes shumë i madh i demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit, por fakti që kemi më shumë qendra se sa qendrat në të cilat është votuar në zgjedhjet për kryetar partie e ka bërë më të menaxhueshëm dhe pavarësisht se ka një interes të lartë është bërë një menaxhim i mirë i fluksit të demokratëve në qendrat e votimit. Do doja që të informoja publikun për pjesëmarrjen e votuesve:

Shkodër 1287
Lezhë 830
Kukës 1081
Dibër 650
Durrës 1005
Tiranë 3694
Elbasan 1190
Berat 460
Korçë 1200
Fier 1520
Vlorë 570
14012 anëtarë të PD-së që kanë votuar deri në orën 11:00”, tha Vokshi.

blank

Votimi Deri Ne 11

Lidhur me numrin e plotë të anëtarësisë, Vokshi shpjegoi se është një punë në progres si dhe listat që janë përdorur.
“Është në fakt një punë në progres. Ne ju kemi bërë me dije si komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale që lista me të cilën është punuar gjatë votimeve të fundit është e vetmja listë e plotë e gjetur në PD, e 2019 dhe kemi pranuar se është një listë fiktive. Pra, askush nuk e di se sa është numri real i anëtarësisë së PD-së pasi listat kanë qenë tepër të fryra. Pas votimeve të referendumit siç dhe ju kemi bërë me dije ka pasur shumë demokratë të cilët kanë votuar me kartat e tyre të anëtarësisë në PD, kartat që nga 1990 dhe ndër vite. Gjë e cila ka vijuar dhe për primaret. Pavarësisht se kemi shtuar anëtarësinë që ka votuar për referendumin, edhe në primare, por edhe në votimet për kryetar të PD-së janë paraqitur pranë qendrave të votimit anëtarë të PD-së të cilët kanë votuar me karta.
Kjo do të ndodhë, jam e sigurt edhe sot. Pra, sot ne kemi vënë në dispozicion listën e 2019 me të gjitha shtesat gjatë votimeve të fundit, domethënë në muajt e fundit. Do t’ju japim raportin final në fund të këtij procesi, bashkë me shtesat e fundit”, deklaroi Vokshi.

Ajo kujtoi se gjatë votimeve të fundit që janë zhvilluar në PD, duke nisur nga referendumi, ku kanë marrë pjesë rreth 43 mijë anëtarë të PD-së, pa primaret sepse ishin vetëm në 6 degë, por në zgjedhjet për kryetar të degëve, me parimin një anëtar, një votë, pa dy degë janë 39512 anëtarë.

“Këtu ka varijuar 40-43 mijë anëtarë të PD-së që kanë votuar në zgjedhjet e fundit në PD. Sigurisht ne do t’ju informojmë për çdo gjë, për çdo shifër, nëse do ketë problematika ditën e sotme.
Komisioni ka qenë në punë deri në orët e para të mëngjesit. Deri pas mesnate kemi pritur kërkesa nga kandidatët. Procesi ka qenë shumë i qetë deri tani.
Parimi ynë, t’i jepet e drejta çdo demokrati. Arsyeja pse kemi vendosur të përdorim listat e 2019, sepse ishin më të plotat. Nuk kemi dashur të ndodhë ajo që ka ndodhur herët e tjera, nëse kryetarit nuk i pëlqen t’i hiqet emri nga lista. Më mirë kemi preferuar të mbajmë listat e fryra, që kushdo që paraqitet në qendrën e votimit, të ketë të drejtën të votojë.
Z. Elezi, përfaqësuesi i tij që në momentin që është regjistruar si kandidat ka pasur akses të plotë te listat. Në database të partisë ka dhe të dhëna personale, pasi kanë firmosur një deklaratë, kanë pasur akses të plotë”, deklaroi Vokshi.

https://www.youtube.com/watch?v=A9ZZON5y7yI

Ajo tha më tej se votat do të numërohen në çdo qendër votimi. Sipas saj, rezultati do të dalë shumë shpejt.
“Duke qenë se sot është një nga ditët më të rëndësishme jo vetëm për PD-në, por dhe për Shqipërinë, doja të ftoja të gjithë anëtarët të dalin për të votuar”, u shpreh Vokshi.

blank

Ekspozitë mbi aktivitetin e Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri në vitet 1919-1921

“The Spirit of America” exhibit in Albania

Pëllumb Sulo

Në qytetin e Shkodrës u hap të shtunën ekspozita me fotografi “Shpirti i Amerikës”, kushtuar mbështetjes që dhanë vullnetarët e Kryqit të Kuq Amerikan në shërbimin mjekësor shqiptar, strehimin e fëmijëve jetimë, ngritjen e shkollave dhe institucioneve të para humanitare në Shqipërinë e viteve 1919-1921. Kryqi i Kuq Amerikan nxiti dhe mbështeti krijimin në vitin 1921 të Kryqit të Kuq Shqiptar. Pjesa me e madhe e fotove të pasqyruara në ekspozitën “Shpirti i Amerikës” jane realizuar nga vullnetarët e Kryqit të Kuq Amerikan dhe ruhen në arkivin e Kongresit Amerikan.

Ekspozita me fotografi “Shpirti i Amerikës” u hap në qendër të qytetit të Shkodrës si pjesë e veprimtarive kushtuar 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Ekspozita është organizuar nga Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, kur 100 vite më parë, me mbështetjen e vullnetarëve të parë të Kryqit të Kuq Amerikan që erdhën në Shqipëri, u ngrit spitali civil i qytetit. Organizatori i ekspozitës, Pjerin Mirdita, thotë se misioni i parë i vullnetarëve të Kryqit të Kuq Amerikan arriti në Shqipëri në vitin 1919, në një periudhë të vështirë për popullsinë shqiptare pas kaosit të Luftës së Parë Botërore.

“Ishte misioni i parë, le të themi i huaj, që vinte në Shqipëri në ato vite pasi gjendja dihej si ishte. Në Shqipërinë e sapo dalë nga Lufta e Parë Botërore, gjendja ishte e mjerueshme, një gjendje faktikisht katastrofike përsa i përket gjendjes shëndetësore, por edhe asaj materiale. Njerëzit kishin probleme me urinë, me veshjet dhe me çdo aspekt të jetës së përditshme. Dhe misioni i Kryqit të Kuq Amerikan dha një ndihmesë të madhe duke sjellë staf të kualifikuar nga Amerika, me mjekë, infermierë dhe vullnetarë, të cilët ndihmuan shumë shoqërinë shqiptare”.

Fotot e paraqitura në ekspozitën “Shpirti i Amerikës” janë shkrepur nga vetë vullnetarët e Kryqit të Kuq Amerikan dhe reporterët amerikanë që i shoqëronin gjatë udhëtimeve që ato ndërmorrën në shumë qytete, kryesisht në veri të Shqipërisë, ku edhe gjendja ekonomike dhe shëndetësore e banorëve ishte më e rënduar. Fotot dëshmojnë jo vetëm situatën e rëndë mes popullsisë shqiptare, por edhe punën e vullnetarëve amerikanë për ngritjen e dispanserive të para, vizitat mjekësore, shpërndarjen e ndihmave humanitare, ngritjen e shkollave dhe qendrave shëndetësore për fëmijët shqiptar.

Duke parë gjendjen e popullsisë shqiptare dhe nevojën fëmijëve për arsim, Kryqi i Kuq Amerikan mblodhi fonde në SHBA për të ngritur shkolla në zonat e thella të vendit, një prej të cilave ishte edhe shkolla e Thethit, e hapur ne vitin 1920 me mbështetjen e Kryqit të Kuq Amerikan.

“Fotografitë janë të shkrepura nga fotografë të kohës, të cilët raportonin për situatën në Shqipëri dhe ishin pjesë e misionit të Kryqit të Kuq Amerikan. Këto fotografi janë ruajtur për 100 vite në arkivin e bibliotekës së Kongresit Amerikan në Uashington. Janë fotografi që dëshmojnë mirë, qartë, se cila ishte situata e Shqipërisë në ato vite”.

Gjendjen e popullsisë shqiptare në veri të Shqipërisë dhe veprimtarinë e vullnetarëve të parë të Kryqit të Kuq Amerikan e ka pasqyruar në librin e saj “Majat e Shalës” reporterja amerikane e këtij misioni, Rouz Lein.

blank

Gara Berisha-Elezi, ja sa është numri i anëtarëve që pritet të votojnë sot për kreun e PD (Qarqet)

Ka nisur procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD, një garë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Fushë-Krujë

Gazetari Juli Shota raporton për BalkanWeb se në Fushë-Krujë, janë 800 anëtarë që do të votojnë pranë selisë së partisë. Ndërkohë, 1200 anëtarë të Krujës votojnë në dy qendra votimi, tek selia e partisë në Krujë dhe në një ambient të përshtatur për votimet në Thumanë.

Lezhë

Votimi ka nisur edhe në qarkun e Lezhës. Gazetari Elidon Ndreka raporton se në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë afro 6000 anëtarë me të drejtë vote që do përzgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike.

Lushnje

Në Lushnje pritet të votojnë 1825 anëtarë, ndërsa në Divjakë 820 anëtarë. Gazetari Jul Kasapi raporton se edhe në këto dy qendra ka nisur tashmë votimi.

Berat

Në Berat, gazetarja Eneida Petova raporton se votohet në selinë e PD Berat dhe se janë 2300 anëtarë. Ndërkohë në Kuçovë votohet në selinë e PD dhe janë 1500 anëtarë. Në Dimal votohet në selinë e PD dhe janë 870 anëtarë, ndërsa në Skrapar votohet sërish në selinë e partisë dhe janë 630 anëtarë. Sakaq, në Poliçan pritet të votojnë 930 anëtarë.

Gjirokastër 

Gazetarja Brikena Metaj, raporton se në votimi ka nisur edhe në qarkun Gjirokastër. Të gjithë̈ anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë̈ me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme  anëtarësie. Në Gjirokastër pritet të votojnë 1200 anëtare, në Tepelenë 256 anëtarë, në Këlcyrë 570 anëtarë, në Përmet 470 anëtarë, në Memaliaj 300 anëtarë, duke shkuar në total në 2796 anëtarë.

Korçë

Gazetarja Lorena Kodra raporton se Korça ka një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë. Pogradeci ka 2 qendra votimi në  zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 lista ndërsa aktivë janë 700. Devoll, një qëndër votimi në zyrën e degës në qytet,numri i listës 2400 anëtare ndërsa aktivë janë rreth 1000. Maliq, ka dy qëndra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës 2200 anëtarë ndërsa aktivë 1000. Erseka, ka 2 qendra votimi një në zyrën e degës në Ersekë dhe tjetra në një ish farmaci në qëndër Leskovik. Numri i anëtarëve është 700, ndërsa aktivë rreth 400.

Fier

Sakaq, ka nisur procesi i votimit për kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokrati  në qarkun e Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton se në Fier pritet të votojnë 2000 anëtarë. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë, në Mallakastër në 1 Qendër Votimi me 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 Qendra Votimi me afërsisht 700 anëtarë. Procesi ka nisur i qetë në orën e përcaktuar, ora 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00

Kukës

Edhe në qarkun Kukës ka nisur votimi, ku pritet që të votojnë rreth 1200 anëtarë.

/BalkanWeb

blank

Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, në garë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

Sot në Partinë Demokratike zhvillohet procesi zgjedhor për kryetar të PD, i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.

Procesi i votimit zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 18:00 të pasdites së të dielës.

Në të gjithë vendin janë 108 qendra votimi ku demokratët do të drejtohen për të shprehur vullnetin e tyre me votë. syri.net

blank

“Zbërthehet” Xhixha: Pas vrasjeve, Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë! Tension në sallën e gjyqit (Dëshmia)

Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

BalkanWeb mëson se në disa momente ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit.

Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, BalkanWeb mëson se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish.

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.” bw

blank

Krijohet Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit

VOA/Ilirian Agolli

Sot në Tiranë një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë zhvilluan një tubim ku shpallën krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit.

Ata thanë se do të bëjnë çdo përpjekje për të ruajtur të paprekur këtë zonë të rëndësishme të historisë dhe të trashëgimisë kulturore.

Pjesëmarrësit pohuan se qeveria nuk u ka marrë ndonjë mendim profesional për menaxhimin e Parkut të Butrintit, dhe sipas tyre, autoritetet nuk kanë zhvilluar as dëgjesa publike, sic kanë pretenduar.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit, pohuan organizatorët, është një aleancë qytetare, që synon të nxitë autoritetet që të veprojnë me kujdes dhe profesionalizëm shkencor në një zonë delikate me vlera të mëdha si Parku Kombëtar i Butrintit.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.

blank

Berisha: Demokratët i rezistuan mafies politike brutale të Xhorxh Sorosit

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e nisi takimin në Vlorë duke falënderuar demokratët për rezistencën e tyre.

“Së pari dua të përulem me nderim të madh dhe mirënjohjen me të thellë në këtë sallë, përpara demokratëve të këtij qyteti dhe banorëve të këtij qarku.

Të përulem me mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD-së në një hark kohor të shkurtër, ju, djem dhe vajza, burra dhe gra me ideale fisnike, rithemeluat, ringritët në këmbë PD-në, shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri, shpëtuat demokracinë në këtë vend, por edhe të ardhmen e këtij vendi.

Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha.

Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik.

Por në këtë përpjekje të qeverisë, demokratët u përballën edhe me presione të pandershme, me ndërhyrje brutale, të mafies së Xhorxh Soros, që është mafia politike ndërkombëtare më e rrezikshme mbi tokë. Kjo mafie besonte se mund t’i caktonte PD-së fatin e saj, mund ta shndërronte këtë forcë politike në një satelit apo freskore të Edi Ramës.

Pavarësisht nga këto presione të shumëllojta, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura, ju edhe më 25 prill votuat masivisht për PD-në. 620 mijë shqiptarë që votuan për këtë PD, duke e mbajtur atë në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike në Evropën ish-komuniste. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë, i dhuruan vendit atë mekanizëm pa të cilën pluralizmi politik vdes,” tha Berisha.

‘Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, Rama na lidhi pas qerres së Vuçiçit’

Në takimin e Vlorës, lideri historik demokrat, Sali Berisha e vuri theksin te nevoja për të mbrojtur interesin kombëtar.

“Gjëja e parë që të vjen në mendje këtu në Vlorë është interesi kombëtar, mbrojtja e të cilit është jetike, përcaktuese, vendimtare për zhvillimin, për të ardhmen, për dinjitetin, për prosperitetin tonë kombëtar.

Sot nuk kemi fuqi të huaja në territorin tonë dhe as të Kosovës. Por sot në Shqipëri, ne kemi një regjim që shkelmon me politikat që ndjek, interesat më jetike kombëtare të shqiptarëve.

Sot ka një përputhje, deri diku edhe bashkëpunim, mes albanofobisë dhe qarqeve albanofonike në rajon dhe botë, dhe qeverisë në Tiranë. Kjo është e pamohueshme. Mund t’ju jap me dhjetëra shembuj. Po ndalem në faktin se ne si komb kemi interesat tona kombëtare dhe këto interesa janë përcaktuese, qoftë për fatin, qoftë për zhvillimin tonë.

Të gjitha kombet kanë kundërshtarët dhe dashakeqësit e tyre, por kombet zhvillohen kur kanë një qeveri që është gardiane e interesave të kombit dhe qytetarëve të tij. Dhe kur qytetarët i dëshmojnë dashurinë e tyre atdheut.

Çfarë ndodh sot? Në çdo rrafsh po ta analizosh, po marrim vetëm Ballkanin e Hapur. Dy projekte janë, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është një projekt me të cilin fuqitë e mëdha duan të na mbajnë të lidhur me procesin e integrimit evropian.

Nga lindi Ballkani i Hapur? Lindi nga Beogradi. Sepse Beogradi nuk është i gatshëm që të ndjekë procesin e integrimit evropian. Sepse ka një president që është doktrinal i gjenocidit në Bosnje. I cili deklaronte se për çdo serb duhen vrarë 100 myslimanë. Atij i duhet të njohë gjenocidin, para se të bëjë hapat e vërtetë drejt Brukselit. Ky zotëria shkon dhe na lidh pas qerres së tij dhe krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës.

A nuk është ky një dhunim i interesit tonë, në rrafshin politik? Meqenëse ne si komb të ndjehemi dy herë më të fuqishëm, ky na pjesëton.

Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri. Për arsye se nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë në dekada, të paktën 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarët,” tha Berisha.

‘Një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit’/ Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë euro për rrasa guri

Nga qyteti i Vlorës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal te abuzimet e qeverisë. Ai theksoi sidomos abuzimet me projektin e Rilindjes Urbane.

“Borxhi ka shkuar në 107 përqind. Ku shkuan këto para? U shndërruan në rrogë, në pensione, në shërbime shëndetësore moderne, në shkolla moderne apo në rrugë? Të gjitha, shumica dërrmuese u shpërdorua dhe u vodh. Kjo qeveri nuk ka asnjë kontroll nga qytetarët, asnjë interes nga qytetarët.

A nuk është ky një shkelmim i interesit tonë kombëtar?

Kjo është më shumë se kurrë që ne t’i dalim zot interesit tonë kombëtar, se ne nuk duhet të pranojmë kurrë një politikë të tillë.

Pse unë u bëj thirrje që të shohim në këtë nivel? Sepse nëse nuk shohim në këtë nivel, do shkojmë poshtë e më poshtë. Sepse vetëm kështu mund të ngrihemi si misionarë, të përballemi me këtë qeveri, të ecim përpara me misionin tonë dhe të çlirojmë vendin që në shumë aspekte sillet si një pushtues i huaj.

Një qeveri që arreston 38 mijë qytetarë për faturat e ujit dhe dritat, se nuk ndodh në botë që të arrestohet kush për fatura, ky e bën këtë që të ngulisë frikën te qytetarët. Diktaturat e bëjnë këtë sepse e dinë se qytetarët sundohen vetëm me frikë.

Ai përdor urinë, kurse vetë shëtit me avion në dispozicion. Çdo udhëtim nga 150 deri në 300 mijë euro. Edhe sot, në kulmin e kësaj krize, kur qytetarët e marrin vajin tre herë më shtrenjtë se disa muaj më parë, kur qytetarët e blejnë naftën dy-tre herë më shumë se në SHBA, ku të ardhurat për frymë janë 30 herë më të larta, sot vazhdojnë dhe 7 milionë euro nga fondi rezervë i japin për ahengje për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.

Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo?

Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim. Ka kushtuar 1.2 miliard euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit,” tha Berisha.

Berisha: Ky është stacioni i parë nga i cili nisemi për të shpëtuar Shqipërinë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në Vlorë se kjo qeveri është e mbytur nga skandalet. Ai përmendi sërish mega-aferën e inceneratorëve, duke thënë se Sharra është kthyer në minierë ari për qeverinë.

Por ai përmendi edhe skandalin e ministres Olta Xhaçka, e cila u shpall investitore strategjike.

“Kushtetuta e thotë hapur që deputeti nuk mund të pasurohet me prona publike. Pse e shkel këtë Rama? Absolutisht sepse është aksioner vetë. Sepse kryeministër që firmos duke shkelur Kushtetutën, nuk ka. Po e bën sepse edhe vëtë pasurohet.

Prandaj ne demokratët duhet të sqarojmë se pse ne po varfërohemi? Pse ne si vend i pasurive të mëdha po kthehemi në ato vende të mallkuara për burimet pasurore. Atyre ia shfrytëzonin kolonizatorët, ne na e shfrytëzojnë ministrat.

Si ka mundësi që të rriten çmimet më shumë se kudo tjetër?

Rriten sepse janë të lidhur me qeverinë. Qeveria, në vend që të indeksojë, sepse kjo është alfa e tregut, ky çfarë bën, zgjedh një bord, thotë joqeveritare gjoja, thotë se ky bordi po cakton ky çmimet. Bordin e blejnë me lecka oligarkët dhe flet sipas tyre, dhe vetë heq përgjegjësitë.

Nuk ka qëndrim më antiqytetar se ky,” tha Berisha.

Sipas tij, demokratët kanë arritur stacionin e parë, atë të ringritjes së opozitës së vërtetë.

“Ky është vetëm stacioni i parë nga i cili nisemi për të shpëtuar Shqipërinë. Për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi. Nga ky proces që po e bën Shqipërinë, nga një vend i bekuar, në një vend shprese dhe besimi, në një vend ky ikin të rinjtë.

Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve, të vazhdojmë si një ëlvizje e papërballueshme për regjimin. Forca e idealeve dhe forca e njerëzve të lirë është e pandalshme.

Ju, demokratët e Vlorës dhe mbarë shqipërisë do bëheni gardianë të interesave kombëtare dhe do ta shndërroni Shqipërinë në vendin e shpresës,” tha Berisha.

Muçollari: Demokratët morën fatet e tyre në dorë dhe do vendosin vetë për kryetarin e PD-së!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe i Komisionit të Rithemelimit, Grigels Muçollari, ishte i pranishëm në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Vlorës në kuadër të zgejdhjeve për kreun e PD-së në 22 maj.

Muçollari ka theksuar se demokratët vendosën të marin vetë fatet e tyre në dorë dhe të vendosin se kush do ti drejtojë ata pas 22 majit.

Sipas Muçollarit, një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.

Muçollari: Ndodhemi sot dy ditë para shprehjes së vullnetit tonë nëpërmjet votës për të zgjedhur kryetarin e PD-së pas një rrugëtimi disa mujor,  të lodhshëm por edhe të bukur, pasi ishte një rrugëtim që unë do ta quaja rrugëtimin e njerëzve të lirë. Rrugëtimin e njerëzve që vendosën të marin fatin e tyre në dorë dhe jo për ta lënë peng të pazareve që ushtronin drejtuesit e më parshëm të PD-së.

Këto muaj na kanë treguar se forca e secilit prej nesh për të besuar te njëri tjetri dhe liria jonë për të vendosur, e drejta jonë për të vendosur se kush do të na drejtojë dhe të mos e shesim këtë të drejtë qoftë te ndonjë multimiliardieri apo ndonjë amabsadore që ka vendosur të na heqi të drejtën për të vendosur në vendin tonë.

Ne kemi vendosur të jemi të vërtetë dhe është po aq e vërtetë se një pjesë e deputetëve tanë nuk përfaqësojnë më aspak një frymë opozitare dhe kanë vendosur të përçajnë PD-në.

Berisha: Mandatin e parë krijoi narko-shtetin, në të dytin pseudo-opozitën

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha nga Vlora se Edi Rama përdori mandatin e parë për të krijuar narko-shtetin, kurse mandatin e dytë e përdori për të krijuar pseudo-opozitën.

“Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha. Në këtë udhëtim ne u përballëm me një qeveri, e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën, për të krijuar pseudo-opozitën, për të lënë vendin pa opozitë dhe pa pluralizëm politik,” tha Berisha.

“Pavarësisht nga këto presione, ju u ngritët, u ngritët sepse idealet tuaja ishin, kishin mbetur të paprekura. Ju edhe më 25 prill, votuat masivisht për PD-në, 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie, duke e mbajtur në këmbë si forcën e dytë më të madhe politike. Në këtë rrugë, demokratët erdhën si misionarë, kaluan çdo vështirësi dhe i dhuruan vendit përsëri opozitën e vërtetë”, tha Berisha.

“Në Vlorë më shumë se kudo shqiptarët ndjejnë frymëzim. Frymëzimin e atdhetarisë e dashurisë për këtë vend. Më 28 nëntor 2012 ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë, vendi në të katër anët ishte i shkelur nga pushtues të huaj. Por të gjitha këto nuk e trembën Ismail bej Vlorë, nuk e dekurajuan që të shpallte pavarësinë, pas kësaj shqiptarët me beteja e përpjekje që u kushtuan jo më pak se 1/6 e popullatës, e bënë të pavarur Shqipërinë, i larguan pushtuesit. Në Vlorë gjëja e parë që të vjen në mendje është interesi kombëtar. Mbrojtja e të cilit është jetikë, vendimtare, përcaktuese për të ardhmen dinjitetin prosperitetin kombëtar,” tha Berisha.

Berisha: Lëvizja jonë e papërballueshme nga regjimi! Rikthejmë shpresën në Shqipëri

Nga Vlora ku takoi qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, lideri historik, Sali Berisha u shpreh se demokratët do të shndërrohen në një lëvizje të fuqishme dhe të papërballueshme nga qeveria. 

Berisha tha se kjo lëvizje që shpëtoi opozitën dhe Partinë Demokratike, ka për mision të shpëtojë Shqipërinë dhe kombin nga një proces denatyrimi, siç e quajti ai.

Ky mision i lëvizjes së demokratëve, shtoi Berisha, do ta shndërrojë Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës dhe të ardhmes së qytetarëve.

Nëse ne, gjer sot ngritëm opozitën si opozitë të vërtetë, shpëtuam PD-në, ky është vetëm stacioni i parë nga i cili ne nisim një mision të madh të ri, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi, nga ky proces që po e bën Shqipërinë nga një vend të bekuar, në një vend që thonë shqiptarët nuk bëhet, nga një vend shprese dhe besimi, në një vend zhgënjimi dhe dëshpërimi nga i cili ikin të rinjtë. Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve në mbarë Shqipërinë. Të vazhdojmë si një lëvizje e fuqishme e papërballueshme nga regjimi dhe askush tjetër, asgjë s’mund të ndalë ne në misionin tonë. Forca morale, forca e idealeve të njerëzve të lirë është e jashtëzakonshme. Dhe unë kam bindjen se ju demokratët dhe demokratet e Vlorës, dhe të mbarë Shqipërisë, në një lëvizje të fuqishme do të bëheni gardianë të interesave kombëtare, do të shndërroni Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës, të besimit, të të ardhmes së fëmijëve tanë“, u shpreh Berisha.

Berisha: Votoni të lirë më 22 maj! E rëndësishme për PD-në, misionin e saj dhe të ardhmen e Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me demokratët e Vlorës u bëri thirrje demokratëve të votojnë me vullnet të lirë më 22 maj, datë kur mbahen zgjedhjet për kryetar të PD.

Berisha tha se pjesëmarrja në këtë proces është jsahtëzakonisht e rëndësishme për Partinë Demokratike, misionin e saj dhe të ardhmen e vendit.

“Më 22 maj ju ftoj të merrni pjesë në procesin e votimit dhe të votoni të lirë sipas vullnetit, ndërgjegjes suaj.

Pjesëmarrja në këtë proces është jashtëzakonisht e rëndësishme për PD, misionin e saj dhe të ardhmen e vendit.“-tha Berisha.

syri.net

 

blank

Dëshmitë e Nuredin Dumanit tronditin opinionin, zbërthehen 17 krime të rënda

Zbërthimi i Nuredin Dumanit para prokurorëve të SPAK, ka nxjerrë në pah skenarë tronditës, që janë përdorur për të kryer vrasje dhe atentate. Ato nisin nga viti 2011, me vrasjen e Elvis Dedajt dhe një vit më pas të nënës së tij që nuk i linte të qetë, duke përfunduar më ‘rrëzimin’ përfundimtar të ‘killerit’ në Papër dy muaj më parë. Të gjitha janë bërë përkundrejt një shpërblimi monetar, duke nisur nga 10 mijë deri në 200 mijë euro.

Nga SYRI TV

Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, kanë hedhur dritë mbi dhjetra ngjarje kriminale që nga viti 2011 e në vijim. Në fashikujt e dosjes hetimore, për disa nga krimet të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit, rrëfimet e Nuredin Dumanit janë tronditëse. Sa i përket Elbasanit, evidentohet vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, ku Dumani tregon se e ka tentuar ta ekzekutojë pikërisht me armën që i kishte falur ish-miku i ngushtë ti tij.

‘2 ditë para vrasjes së Bujarit, miku im Klevis Kapllani u ekzekutua në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Vendosa në dijeni Erjon Alibej se do organizoja vrasjen e Talo Çelës për të marrë hakun e shokut tim. I thashë Erjonit do t’i jap çunave 60.000 euro, Enverit Divës dhe Besmir Xhixhës. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari kisha informator Eljo Bitrin. Unë shkova për ta qëlluar, por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Arma mu bllokua, Besi e kreu ekzekutimin’.

Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Henrik Hoxhaj tregon se Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri i kishin premtuar 200 mijë euro.

Henrik Hoxhaj rrëfen:

‘E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi, ndodhi pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro’

Dëshmia e Nuredin Dumanit vijon me detajet të krimeve të tjera që janë të frikshme. Ai ka treguar se si kishte refuzuar që të vriste ish-gruan e avokatit Alban Bengasi me të cilën ishte në proces divorci.

‘Ma kërkoi me ngulm Festim Qoli, pasi donte t`ia bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Festimi donte patjetër që t’i thyenim një këmbë ose një dorë. Me Eljo Bitrin zbatuam porosinë. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arritur kërkesa e tij. Mesa di unë nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Më tha se rrahja e saj vetëm sa ia kishte shtuar inatin dhe për këtë e donte të vdekur kundrejt 120 mijë eurove. Nuk pranova, i thashë se janë pak para për të vrarë një grua’.

Në Tiranë ishte porositur një tjetër vrasje, ajo e biznesmenit Lulzim Masha, e cila sipas Dumanit u kërkua nga Suel Çela përkundrejt 150 mijë eurove. 35-vjeçari ia la në dorë që ta organizonte Henrik Hoxhaj, e më pas ta ekzekutonte Skerdi Tasi. Por nuk ia dolën dot. Për vrasjen është paguar kapari prej 10 mijë euro.

Kthehemi pas në vite, dhe në një qytet tjetër, atë të Durrësit, tek ekzekutimi i Elvis Dedajt në 2011, ku armiqtë nuk u mjaftuan me të, por një vit më pas i ekzekutojnë edhe të ëmën, pasi nuk po i linte të qetë me ankesat për vrasjen e të birit.

‘Ervis Deden e kishte vrarë Festim Qoli, i cili e kishte mbyllur çështjen për të ciëln më tha se vetëm këtyre ‘qenve’ këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro. Aty jam njohur edhe me Henriko Hoxhën dhe kam mësuar se ky së bashku me Festimin e kishin vrarë Elvisin… Talo e kishte me qef ta vriste Fatmirën në varreza, ku shkonte tek vendi ku prehej i biri, por unë nuk pranova dhe vendosëm ta presim në garazhd’.

200 mijë euro ishin ofruar nga Suel Çela për të eliminuar biznesmenin Elton Kila, më 29 mars të këtij viti, pikërisht data ku Dumani mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua në qytetin e Fierit. Këtu nis edhe rënia e Nuredin Dumanit. ‘Pentito’ tjetër Henrik Hoxha rrëfen:

‘Nuredini më ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro. E kisha të vështirë ta bëja vetëm ndaj Nuredini u kthye nga Kosova ta bënim bashkë… Qëndrova tek një lavazh për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh.  Rrugës për tek ai më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë, nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Më tha se 3 persona të maskuar kishin qëlluar ndaj tij…’

blank

Berisha: Operacioni i SPAK ishte një bllof, ja pse u dekonspirua aksioni

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e përjavshme për mediat se operacioni i djeshëm i SPAK ishte një bllof.

“Një bllof i madh mbushi dje mediat, një operacion që ishte disfatë dhe u shpall sukses i madh, në të cilin nga 32 urdhër-arresti, janë arrestuar gjithsej 7-8 ushtarë, kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan për drejtime të paditura.

Pse them se u njoftuan? Unë nuk kam të dhëna se morën mesazhe, se edhe kjo nuk përjashtohet, nga narkopolicia apo prokuroria apo institucionet e tjera, por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët.

Disa ditë më parë, u bë publike se Dumani, një vrasës serial, është bërë i penduar. Nqs prokuroria është e interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën.

Askush nuk mund të thotë se kjo ishte e paqëllimshme. Ky njoftim është i qëllimshëm pasi pas çdo bosi qëndron një qeveritar, qëndrojnë lidhjet direkte të Edi Ramës. Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi.

Ajo që iu servir shqiptarëve si një sukses, ishte një bllof. Unë mbështes çdo akt dhe përpjekje për ndëshkimin e krimit, por dënoj bashkëpunimin me krimin, përfshi Edi Ramën. Çfarë e nxori Edi Ramën që të përsërisë fjalët e SPAK dhe të drejtorit të policisë? Çfarë e detyroi atë? E detyruan lidhjet me bandat dhe krimin dhe asgjë tjetër.

Ajo që e përforcon këtë është deklarata e kreut të SPAK se Dumani nuk është i penduar i drejtësisë. Unë këtë deklaratë e marr si të vërtetë, pasi ai nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë. Pra, për t’u njoftuar bandat, kishte një rrugë: t’u thuhej atyre se Dumani po flet dhe ju jeni të gjithë të arrestuar mbi bazën e dëshmive.

Ky është një akt kriminal. Natyrisht nuk ka kush ta hetojë, kur kreu i SPAK thotë se nuk ka dekonspirim, do të thotë që nuk ka hetim. Sepse ai e di, siç e dini edhe ju, që qeveritarët qëndrojnë prapa këtyre banditëve, prapa këtyre kapove. Janë shumë të qarta këto,” tha Berisha.

syri.net

blank

Berisha në Korçë: Regjimi i Ramës më anti-shqiptari pas Enver Hoxhës! Qeveritarët shtojnë pasuritë përrallore

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme para demokratëve të Korçës se qeveria nuk kontrollohet nga qytetarët, por nga interesat kryekëput të qeveritarëve.

Sipas Berishës, qeveria ka plaçkitur taksat e qytetarëve ndërsa për veten shton pasuri përrallore.

“Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre.

Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas  regjimit të Enver Hoxhës.

Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri?

Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër.“-tha Berisha.

Berisha: Rama nuk thotë një fjalë të keqe për Beogradin! Vetëm lavdërime për Vuçiçin

Nga Korça, në vijim të turit të takimeve me demokratët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, lideri historik, Sali Berisha, hodhi akuza në drejtim të Ramës.

Berisha tha se kryeministri ka ashpërsuar retorikën ndaj BE, por nuk thotë asnjë fjalë të keqe për Beogradin.

Gjithashtu, Berisha shtoi se Rama i thur lavdërime mikut të tij Vuçiç.

“Kemi 9 vite në vendnumëro. Kemi 9 vite mbrapa kthehu, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm. Dhe tani është e qartë për secilin prej nesh, se jo Brukseli, po të keni parasysh retorikën e Edi Ramës vitet e fundit, ju nuk e gjeni atë të thotë një fjalë të keqe për Beogradin. Jo, absolutisht! Vetëm lavdërime për mikun e tij Vuçiç. E gjeni të thotë, sa herë flet, fjalë kundër Europës, se ata na e kanë fajin, se ata nuk duan”, u shpreh Berisha.

3 mandatet e Ramës – Berisha: Krijoi narkoshtetin, mori peng opozitën, sot po shkatërron kombin

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta këtë pasdite në takimin me demokratët e Korçës. Berisha deklaroi se Rama në tre mandate, ka krijuar narkoshtetin, shndërroi opozitën në fasadë dhe po shkatërron kombin shqiptar dhe identitetin e tij.

Berisha denoncoi se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.

Përtej shkatërrimit që Rama i ka bërë vendit, Berisha theksoi se sot në dallim nga dje janë një opozitë e vërtetë dhe jo fasadë.

“Sot në dallim nga dje, ne jemi në këmbë, opozitë e vërtetë, dhe jo opozitë fasadë. Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

Me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve.

Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën.

Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me narkoshtetin.

Në mandatin e dytë kompromenbtoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij.“-tha Berisha.

Berisha: Nga kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet e bandave kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.

Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar vendin ndërsa shtoi se sot janë një opozitë e vërtetë, dhe jo fasadë si ajo e Lulzim Bashës.

“Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve“-tha Berisha.

‘Bota e Ramës është droga’/ Berisha: Ka rrethuar Kosovën me armiqësi prej miqësisë që ka me Beogradin

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se Rama flet vetëm për drogën pasi kjo është bota e tij bujqësore. Ai theksoi se Rama e ka rrethuar Kosovën me armiqësi për shkak të afërsisë që ka me Beogradin. Sipas Berishës shqiptarët kanë fatin e keq që qeverisen nga Rama, regjim të cilin tha se duhet ta largojmë sa më parë.

“Mora vetëm këtë aspekt, se në atë politik është më tragjik akoma. Ka rrethuar Kosovën në armiqësi. Në vend të ndihemi dy herë më të fuqishëm se jemi të lirë, tani ky ndihet afër me Beogradin, Kosova ndihet larg me Tiranën.”-deklaroi Berisha.

Më tej lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria ka çdo potencial që qytetarët e saj të jetojnë e të begatohen gjithnjë e më shumë.

“S’ka asnjë vend në Rajon me pasuritë e mëdha që ka Shqipëria. Fati i saj i keq është kjo qeverisje që duhet ta largojmë sa më parë.”-tha Berisha.

‘I bëjnë Like njëri-tjetrit’/ Berisha: Rama dhe Vuçiç nuk fshihen më! Soros kërkon t’i emërojë kryetarin PD-së

Jo vetëm që e ndjekin njëri-tjetrin, por Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç nuk kursejnë as Like-t për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. 

Një ditë më parë, Vuçiç pëlqeu postimin e kryeministrit për Ballkanin e Hapur, ku sulmonte Vjosa Osmanin dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç.

Ky moment ka sjellë reagimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga Korça ku takoi demokratët.

Berisha tha se Rama dhe Vuçiç e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe nuk fshihen më.

Gjithashtu, Berisha akuzoi Soros se kërkon t’i emërojë kryetarin PD-së, në mënyrë që kjo e fundit të shndërrohet në shtojcë të Edi Ramës.

“E keni vënë re tani, nuk ka më të fshehur, Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si me qenë dy adoleshentë edhe në Facebook, po, pëlqehen. Është fakt real, nuk e fshehin. Pra, kemi edhe mafien e George Soros. Është mafia e George Soros që kërkon t’i emërojë PD-së kryetarin, që kërkon ta bëjë shtojcë të Edi Ramës Partinë Demokratike. 

Por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni jonë është liria e shqiptarëve. Ne vazhdojmë këtë betejë, vazhdojmë këtë mision, më të vendosur se kurrë si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD. Si një lëvizje e fuqishme e cila do të bëjë me vete çdo shqiptar që beson te ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët, që vendos t’i thotë vetes të bashkohemi me këtë lëvizje, të mos themi më kurrë “ç’më duhet mua”, të mos themi më kurrë “s’ke ç’ti bën”, t’i harrojmë këto, por kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri, kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj”, u shpreh Berisha.

‘Demokratët u kërcënuan që mos t’i bashkoheshin Foltores’/ Berisha: Ne u ngritëm si njerëz të lirë…

Gjatë takimit entuziast në qytetin e Korçës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se demokratët janë shantazhuar e kërcënuar prej mujash që të mos i bashkoheshin Foltores.

Berisha u shpreh se demokratët janë kërcënuar se do të hiqen nga puna nëse do t’i bashkoheshin lëvizjes së tij, apo se do u hiqeshin vizat amerikane, por u ngritën absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë.

Berisha: Në të gjithë këtë situatë, mund të themi se zhvillim historik, ishte vepra juaj, vepra e demokratëve shqiptarë që ngritën në një afat kohor rekord opozitën e vërtetë shqiptare. U ngritët si misionarë të vërtetë. Këto 10 muaj, kanë qenë muaj presionesh të mëdhash mbi ju.

Kanë qenë muaj shantazhesh, kërcënimesh. Njëri ju kërcënonte se do ju heq nga puna po u bashkuat me lëvizjen. Tjetri ju kërcënonte se do ju pushonte gruan apo prindërit nga puna. Tjetri ju kërcënonte se viza amerikane nuk do i shihni me sy. Ne u ngritëm absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë. Ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizëm jetik për veten tonë, për fëmijët tonë dhe të afërmit tonë. Ne u ngritëm pavarësisht nga privacionet që mund të pësonim.

Berisha: I dhamë fund kryetarokracisë! Asnjë nga kerët e degëve nuk është i emëruar

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se asnjë nga krerët e degëve të PD nuk janë të sugjeruar apo emëruar nga lart, por janë zgjedhur me vullnetin e lirë të demokratëve.

Berisha deklaroi se i kanë dhënë fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se një kryetar partie duhet të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.

“Për herë të parë në ekzistencën e PD, sot asnjë kryetar partie nga Tropoja deri në Gjirokastër, nga Korça në Peshkopi, nuk është absolutisht i emëruar, i përzgjedhur, i përcaktuar, i sugjeruar nga qendra e PD.

Të gjithë janë të zgjedhurit e demokratëve. Kjo ka qenë e qëllimshme, së pari fundi i kryetarokracisë. Kryetari nëse do që të drejtojë partinë, ka aq shumë gjëra për të bërë.

Gjëja më e madhe që bën është të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.”-deklaroi Berisha.

Berisha: George Soros non grata në Shqipëri, akti i parë i PD në pushtet

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi nga Korça se George Soros do të shpallet non grata në Shqipëri.

Berisha tha gjithashtu se i ka kërkuar Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA, të ndalojnë veprimtarinë e Soros jashtë SHBA.

“Nga aktet e para të PD në pushtet do të jetë George Soros non grata. George Soros me rivendosjen e monizmit në Shoqërinë Civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë në kontrollin e qeverisë, me implikimin direkt në shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare.

Kam kërkuar nga PE dhe Kongresi i SHBA, të ndalojnë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA. Dhe kjo për Shqipërinë, ai nuk do të ketë vend më dhe veprimtaria e tij nuk do të ushtrohet në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

syri.net

blank

Një President për PD! – Nga Florjan Nuri

Ky “procesi” transparent dhe jashte mase gjitheperfshires per zgjedhjen e Kreut te Shtetit na ka lene pa mend. Po rrotullohemi ne karrike se ngjan sikur nuk jetojme ne Shqiperi.

Palet jane “ulur” bashke me njera-tjetren. Dialogojne me qetesi, kapin duart dhe ferkojne shpatullat dhe ne rend te pare kane vendosur nje propozim ne leter te dale nga dora dhe goja e z.Alibeaj.

Procese te tilla dialoguese, por shume larg ketij te sotmit kemi pare dhe me pare. Por, te pakten ka pasur sinqeritet dhe qendrime te forta, me akuza, por dhe argumenta politike dhe kushtetuese te seciles prej paleve te perfshira. Dhe mbi te gjitha, kane kthyer dhe koken pas, per te shlyer sado pak “gabimet” e te kaluares…

Sot eshte harruar gjithcka. A thua se problemi i vetem i politikes eshte te qenit anti komunist i Presidentit te ardhshem. Po a ka me rendesi te jete anti komunist apo te veproje si i tille ne krye te detyres?

Cila figure me integritet do te pranonte te quhej President i ardhur nga opozita kur do te merrte vetem votat e nje pjese te grupit parlamentar? Apo do mjaftohej vetem me faktin se diku dhe dikur ishte shpallur anti komunist? Integritetin zor se e gjen te shpjeguar ne letra, por e gjen masivisht te detajuar me veprime ne momente kyce!

Opozita e z.Alibeaj fatkeqesisht po vijon politiken e fitoreve te vogla te trumbetuara me aq zell me pare nga z.Basha. Kur shikonim disa figura te dores se trete te dilnin nga dyert per shkak te ligjit te dekriminalizimit, dhe te nesermen merrnim vesh se kishin hyre nga dritarja direkt e ne Kuvendin e Shqiperise njerez me probleme te theksuara me ligjin. Por ne e dinim se kishim fituar se ishte opozita ajo qe e kishte propozuar ate ligj!

Njesoj dhe me zgjedhjet e kaluara. Kur marreveshja midis paleve politike u fshi me nje te rene te lapsit nga Kuvendi i atehershem dhe PD hyri ne zgjedhje me sigurine qe do fitonte. Dhe fitoi ne fakt! Votat ishin ne kuti!

Po i permend keto elemente per nje fakt te thjeshte. Ujku qimen e nderron, po zakonin s’e harron, thote nje fjale e urte popullore. Dhe ujku ne rastin e zgjedhjes se Presidentit nuk eshte se ka ndonje faj. Sepse bariu qe do duhej ta mbante vathen te bashkuar e ka mendjen ta ndaje ate. Disa jane te tijat, ndersa te tjerat i ka lene ne meshire te fatit. Madje, me shume se kaq, jo vetem qe nuk ben asnje tentative t’i afroje, por ben veprime konkrete t’i hedhe ne gremine. Ju kujtohet besoj fjala e bariut Alibeaj para ish sekretarit Pompeu apo jo? Dhe ketu nuk e kam fjalen per z.Berisha, por per qindra e mijera demokrate qe kane zgjedhur te perfaqesohen nga kjo figure politike dhe e kane bere te qarte tashme kete vendim te tyre me disa procese zgjedhore.

Sot PD kishte dhe ende ka pak kohe nevoje te sjelle nje fryme paqtimi dhe bashkimi per vete. Rastesi apo jo nuk e di, por PD sot ka nevoje te kete Presidentin e vet. Jo si emer, por si fryme! Se “presidenti” per kete pune eshte, te percjelle nje fryme tolerance dhe bashkimi. Koincidence apo jo nuk e di, por legalizimi i fraksioneve, nisur nga procesi i zgjedhjes se Presidentit, kishte rastin e arte te zbatohej per here te pare ne PD. Ku ne qendrimin e unifikuar te paleve ne PD te perfshihej dhe qendrimi i asaj pjese te grupit parlamentar qe mendon ndryshe nga z.Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

Ndersa z.Alibeaj ulet njehere me z.Balla, vendos gjithcka aty e me pas kujtohet qe duhet mbledhur dhe grupi parlamentar te propozoje ndonje emer. Dhe ndermjet ketyre mban dhe nje fjale me zero peshe politike kur vjen puna te vleresoje marrdheniet historike 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

PD e përfaqesuar sot nga z.Alibeaj ka zgjedhur perfaqesimin nga nje avokat. Qe te ngjason me historine e nje gjyqi. Kur përfundoi procesi gjyqësor dhe gjykata dha vendimin, pala humbëse nuk po kuptonte dot ngazellimin e avokatit te saj. Ore pse qesh ti i thanë pasi dolën nga gjykata. Fituam apo humbem ne? Fituam i tha avokati, fituam të drejtën e apelimit të këtij gjyqi që humbëm sot!

Sa i përket Presidentit tjetër, atij të shtetit, le ta zgjedhë ujku. Se dhe atë, ujkut i duhet për ta ngrënë në fund të historisë.


Send this to a friend