VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Dy fjalë për Pjetër Arbnorin, Topallin, Bregun, Njëshin dhe listat Nga Elida Buçpapaj

By | May 28, 2017
30 Comments
  • author avatar
    Ilo 4 years ago Reply

    Emrat nuk duhet te dhen nga njeshi po nga Baza ne cdo komun e bashki kjo vlen per te gjitha partit se keto lista na kan servirur deputet injorant kriminel hajdut qe fitoin poste nga sigla epartive kemi djem te mir plot ne bashkit tona me vlera e kontribute skemi pse te votoim te servirur nga Tirana

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 4 years ago Reply

      Po ashtu duhet. Baza i jep emrat e kandidateve.Po gjithçka i neneshtrohet gares te paster dhe transparences. Flm.

  • author avatar
    jeton 4 years ago Reply

    arbnorin nuk e hoqen por e derguan ne nje zone te persekutuar e demokrate( m.madhe),por e shiten drejtuesit lokal dhe ja dhane voten sterkajt,pastaj ne 2009 jozi solli sterkajn per pd dhe ky shkoi prape te mema.shqiptaret ta ndajne te keqen e madhe qe i ka kapluar me nje te keqe te vogel,zgjidhje ideale nuk ka.keto zo. apo kukuvajkat qe cirren duhet te paguajne per humbjen e 2013 dhe sjelljen e dobet ne opozite.pd nuk eshte prone e babes,kane hise edhe te tjer.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 4 years ago Reply

      Po e di Jeton. E hoqen nga Shkodra. Dhe drejtuesit lokale te PD e shiten dhe ia dhane Sterkajt tamam. Po ishte puç i PD. Ju flm.

  • author avatar
    Lexues i voal.ch 4 years ago Reply

    Shume e nderuar Lida:
    – Gati me vjen “inati” , pse Ju jeni kaq e sakte.
    “GABO” ndonjehere qe te jeshe “kandidate” per listat e Njeshit!!
    Respekte… dhe vazhdo Lida B.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 4 years ago Reply

      Ju flm shume i nderuar Lexues i Voal. Respektet tona.

  • author avatar
    kujtim dracini 4 years ago Reply

    Bravo znj e nderuar.keni ba një analiz të përpiktëpppo

    • author avatar
      kujtim dracini 4 years ago Reply

      O

      • author avatar
        Elida Buçpapaj 4 years ago Reply

        Ju flm shume i nderuar Kujtim Draçini.

  • author avatar
    Çakiçi 4 years ago Reply

    Paulin Sterkaj i ka ble malcort. Nuk ishte faji i Arbnorit per kete. Ne PD Sterkajn nuk e solli Jozefina por Berisha. Jozefina nuk ka bere ndonjehere Mode. Ajo ka ngritur zene si askush ne Parlament duke dhene emrat e te inkriminuarve. Majlinden nuk mund ta ngaterrosh me Jozefinen. Jozefina ka qene nder familjet ma te pasura dhe intelektuale te shkodres. Jozefina nuk krahasohet me laramanet qe shkojme e vijne duke i lepi bëthen kryetarit.

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      Çakiç i nderum, po tash u ndryshu kryetari, sepse Jozefina ishte njësh me kryetarin e vjetër. Po natyrisht që Jozefina vjen prej një nga familjet ma të mira të Shkodrës, por nuk ka ba asgja për të përndjekurit. Pjetër Arbnorin e hoqën nga Shkodra dhe i ban puç, dhe në PD e kanë tabu me ia përmendë emrin. NUk mund të krahasohej kurrë Pjetri me Jozefinën, e pra Pjetrin e hoqën dhe Jozefinën e ban nënkryetare. Thotë një fjalë e moçme shqiptare, atë që nuk dot me ta ba të tjerët, mos ua baj të tjerëve. Dhe vjen rradha. Por nuk asht fundi i botës, por nëse Jozefina tash i kundërvihet PD dhe në fushatë del kundër Bashës, natyrisht që kjo do të jetë fundosje për te. Ti duhet ta dish mirë se Lulzim bashën e zgjodhi berisha për kryetar. me qenë kishte zgjedhë nënkryetaren e tij, por kur Berisha dha dorëheqjen u desht me e dhabnë dorëheqjen edhe Jozi.

  • author avatar
    kol Vushaj 4 years ago Reply

    Nese do merrej mendimi i elektoratit Jozefina nu diskutohej, ajo perfaqsonte ne parlament shume shtresa ajo ishte pothuaj nji ze i vetem nga veriu i shqiperise, ajo punoje forte per Integrimin e Shqiperise, Ajo denencoje me Emra kriminelet ne Parlament e kudo ne Zyrat e Pushtetit, lenja jashte parlamentit e Jozefines i pa justifikuar

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      Kol i nderum, ajo vinte prej shtresës të persekutuar, por nuk i ka përfaqësu, ajo ka përfaqësu vetëm interesat personale. Ishte e zgjedhura e Berishës tash 21 vjet. Vjen ky tjetri ka të zgjedhuna të tjera. Kur mungon demokracia brënda partisë këto janë rrjedhojat. Ju përshndes, Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Huana Kurti 4 years ago Reply

    PD-ja ne Shkoder ka arrite deri aty sa ka zaptue ndertesen, ku ka seline, pa aprovimin e pronareve dhe nuk paguen asnji cent per qera dhe edhe gjykata na sorollate, tash dy vjet, here paraqitet nji, here jo…shkurti hesapi edhe pse i kam ba me dije te gjithe qe nga Basha, te gjithe deputetet e Shkoders, kryesine e PD-se dhe bashkine Shkoder, kerkush nuk ka denjue as te me pergjegjet me dy rreshta.

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      E dashtun Hana, turp shume i madh. Po politika shqiptare imiton veç partinë e punës dhe kur nuk ka as drejtësi dhe as media të lira, kështu degradon gjithçka. Po gjithësesi ky abuzim duhet me u ba publik. Ju përshëndes. Elida

      • author avatar
        Huana Kurti 4 years ago Reply

        E nderuara Elda, une kam ba aq sa kam ne dore, asht puna e ju gazetareve qe mund t’i bani publike raste flagrante te tilla. Une mund t’ju nisi historine e kesaj katrahure ne nji paragraf, bashke me kontraten e asaj ndertese.

  • author avatar
    ilirjan 4 years ago Reply

    Vetem ae njeshi Basha kesaj radhe ka premtuar qe nuk do kete ne te ardhmen lista te kryetarit, pra qe do perpiqet te ndryshoje ligjin. Kjo duhet te permendet

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      I nderumi Ilirjan, duhet të ishte pikë e marrëveshjes ndryshimi i kodit. Nuk e banë. Shumë keq. Sa nuk ka gara të ndershme dhe sistem zgjedhor, aty populli udhëhiqet nga listat, jo nga të zgjedhurit e popullit, por të zgjedhurit e njëshit. Ju përshëndes. Elida

  • author avatar
    Gezim 4 years ago Reply

    Te lexoj rregullisht dhe meriton respekt per çfare shkruan. Une mendoj qe duhet te ishte me thelle reforma ne listat e PD. Enderruam per nje PD madheshtore por 2013 e katandisi keq shume keq ndaj Basha duhej te ishte me radikal

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      I nderuar Gëzim, jam plotësisht dakord me ju, por tani s’ka alternativë tjetër. Ju flm shumë. Përshëndetjet e mia. Elida

  • author avatar
    besimndregjoni 4 years ago Reply

    Te falenderoi per opinionin Elida Bucpapa. Problemi nuk eshte tek lista por tek komunistizimi i PD ndaj shtreses se te perndjekurve politike. Kjo PD ka 27 vite qe po e bren nga brenda me ideollogjine komuniste shtresen e vuajtur qendrestare dhe te vlerave sic jane te perndjekurit politik. duke besuar ne te dhe ajo duke i perjashtuar nga politikberja sic ishte rasti i tanishem. qe per 90 dite mbajten gjalle cadren e lirise duke besuar se do te ngrihej republika e re. realisht u forcua republika e vjeter komuniste.

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      I nderuar Besim Ndregjoni, keni shumë të drejtë dekomunistizimi është kusht i domosdoshëm. Personlaisht nuk isha për çadrën, por tani alternativa është ose me Edi Ramën ose me Ilir Metën ose me Republikën e Re. Nderimet dhe të falat tona, të Skënderit e të mijat

  • author avatar
    Fisniku 4 years ago Reply

    Nje super analize e nderuar znj. Buçpapaj…
    Urime

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      I nderuar Fisnik, ju flm shumë, përshëndetjet e mia. Elida

  • author avatar
    Linda 4 years ago Reply

    Zonja Elida, ne pergjigje te nje komenti Ju thoni: kur mungon demokracia brenda partise, keto jane rrjedhojat. Lind pyetja, pse quhet Partia Demokratike? A ka nje figure te paster qe nuk i ka ndyer duart dhe ka punuar denjesisht dhe vertet ka dhene kontributin per te miren e ketij vendi te jete ne krye te partise?

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      E dashur Linda, keni shumë të drejtë, por kjo asht e vërteta. Urojmë që ky projekti i Republikës të Re të jetë për demokracinë e vërtetë.Zhgënjimi jonë është 26 vjeçar. Urojmë që të kthehet e mbara. E mira është se qytetarët nuk rrehen më! Ju përshëndes!

  • author avatar
    Gegtos 4 years ago Reply

    Respekt per shkrimet tuaja .

    • author avatar
      voal.ch 4 years ago Reply

      Geg-Tosk, ju flm shumë, përshëndetjet e mia. Elida

  • author avatar
    Frano Kulli 4 years ago Reply

    Falemnderit per permendjen e rastit te Pjetrit (Arbnorit) si ilustrim. E vertet qe te gjithe keta i ka sjelle Berisha aty. Sepse, secili, ne menyren e vet i duheshin Berishes. Po berishen kush e solli… ?

Komentet

Leave a Reply to Frano Kulli Cancel reply

Tanket në kufi – Serbia praktikisht i ka shpallur luftë Kosovës – Nga Gjeneral HYSEN ARAPI

Perqendrimi i forcave ushtarake serbe ne kufi me Kosoven , nuk eshte shfaqje teatrale siç u mundua ta paraqese Rama ne viziten e djeshme ne Kosove, por nje veprim shume i rrezikshem qe kercenon lirine e sovranitetin e Kosoves dhe paqen ne rajon.Ato i paraprijne nje agresioni ushtarak qe gjithnje e me teper po shikohet si alternative e qarqeve shoviniste serbe , gjoja ne emer te « mbrojtjes » se minoritetit serb ne Kosove. Helikopteret e dronet qe fluturojne ne kufi me misione te mirefillta shantazhi e zbulimi dhe sasia e konsiderueshme e reparteve tankiste dhe atyre speciale si dhe gjendja ne gadishmeri luftarake ne shkallen me te larte e njesive ushtarake serbe ,tregojne per shkallen e larte te rrezikut eminent te nje inkursioni te rrezikshem ushtarak kunder Republikes se Kosoves, cka duhet vleresuar me seriozitetin maksimal nga institucionet e saj.

Disllokimi i forcave te KFORit ne Kosove sigurisht eshte nje garanci , por historia jo e larget na ka treguar se edhe me prani nderkombetare , jane kryer sulme, vrasje e genocid siç ishte ai i Srebrenices ne Korrik te vitit 1995 ,per te shtuar me tej se operacioni « Stuhia »i ushtrise kroate kunder rrebeleve serbe per marrjen e rajonit te Kninit po ne vitin 1995, nuk do te kishte filluar e perfunduar ne nje kohe aq te shkurter dhe me sukses te plote pa nje shkelje syri nga nderkombetaret e po ashtu dhe pushtimi i Krimese nga Rusia ( u be nen heshtjen e plote te nderkombetare ve )si dheveprime te tjera te ngjashme ne rajone te ndryshme te kontinentit tone e botes ne teresi.

Pare ne kete kendveshtrim Serbise i duhet dhene nje mesazh i qarte , pa asnje hezitim, se nese ndermerr nje veprim qofte te kufizuar ushtarak kunder Kosoves , ajo do te perballet me kunderveprimin e menjehershem ne rradhe te pare nga vete shqiptaret e bashkuar .Ushtrite nuk jane te destinuara per te bere teater, por per te realizuar objektiva gjeostrategjike,nepermjet forces e ne rastin e Serbise ,keto objektiva mbeten rikthimi me cdo kusht ne Kosove, ndaj cdo nenvleftesim i situates se krijuar ne kufijte e Kosoves do te perbente fatalitet per fatet e saj ne vecanti dhe kombit shqiptar ne teresi.

Kjo nuk eshte kohe barcaletash me vellezer te vegjel e te medhenj , me fjale bombastike, por me qendrime te forta, jo per ti thene Kosoves terhiq forcat speciale nga veriu, jo per ti kerkuar Kosoves te harroje vrasjet e genocidin serb,por per ti thene Vucicit terhiq ushtrine nga kufiri, sepse do te perballesh me qendrimin e nje kombi te tere, e kjo duhet bere me vendosmerine dhe seriozitetin me te madh ,e jo duke kembengulur ende per zbatimin e projektit famekeq serb te Ballkan Open edhe ne kete moment kur Serbia praktikisht i ka shpallur lufte Kosoves.

Helaçet e Kosovës Nga Xhafer Shatri

Policia jonë shkoi në dy pika kufitare të vendit për të zbatuar një marrëveshje që qeveritë e mëparshme të Kosovës, për turpin e tyre e tonin, e kishin zhagitur 10 vjet!
Me këtë akt të pritshëm e të ligjshëm as Qeveria e as Policia nuk kishin për qëllim të kërcënojnë, të rrezikojnë, të diskriminojnë e aq më pak të provokojnë pakicën serbe, por, thjeshtë, të zbatojnë një barazi të ligjshme në mes dy vendeve fqinje.
Këtë akt legjitim e mirëkuptuan edhe përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Kosovë (Pesëshja) dhe e mbështetën liderët kryesorë të opozitës.
Reagimi agresiv i Vuçiqit ishte i pritshëm, sepse ju hoç tortja e huaj nga goja, u zu, publikisht, me kërpesh në dorë dhe i dolën rrentë në ledinë. Rada Trajkoviq, një kundërshtare e thekur presidentit serb, deklaroi se Vuçiqi e kishte nënshkruar Marrëveshjen për tabelat, i bindur se deri në vitin 2020 do t’ia arrinte ta ndante Kosovën…
Por ajo që nuk e priste askush, ishte reagimi antishqiptar, cinizmi dhe diversioni i turpshëm i k-analistëve dhe medieve të Prontomafisë.
Këta çakej të neveritshëm, që janë ushqyer, janë rritur e janë fuçizuar në të gjitha pikëpamjet falë strajcës me taxhi dhe qullit në kusinë e zezë të Prontomafisë, dolën hapur në mbështetje të Serbisë.
Sepse këta, as më pak e as më shumë, ashtu si edhe Vuçiqi, kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të policisë nga kufiri, dhe lënien e pikave kufitare në mëshirën e bandave kriminale.
Ky është diversion.
Por edhe nuk është çudi, sepse, me të hollat që i janë plaçkitur buxhetit të Kosovës, më të hollat që, jeniçerët e Bali Katravellës, i kanë fituar me trafiqet e drogës, të naftës, të qenieve njerëzore, të mineraleve e madje edhe të gurëve në Veri të Mitrovicës, k-analistët e çarshisë kanë krijuar medie të fuqishme, kanë vënë pasuri marramendëse dhe tash, kur u është sosur taxhia, janë dalë menç, dhe përpiqen ta pështyjnë në fytyrë Kosovën dhe çdionjerën e çdonjërin prej nesh.
K-analistët e çarshisë dhe mediet e Prontomafisë, në këto ditë të vështira, ua fusin shqiptarëve gishtërinjtë e tyre të pistë në sy, sepse flasin e sillen si Vulini, palaçoja i pallatit të Vuçiqit!
Ata mund të mos jenë të kënaqur me Qeverinë aktuale, janë në të drejtën e tyre, por kufijtë e Kosovës, policia dhe dinjiteti i saj janë të të gjithë neve. Qeveritë shkojnë e vijnë, por sovraniteti, interesat strategjike, dhe institucionet e Kosovës janë të përjetshme;
K-anal-istët me kënaqësi orgazmike shpërndajnë gjithandej në medie e në rrjete sociale propagandën serbe dhe lajmet e rrejshme të portaleve te Vuçiqit.
Duke shitur mjegull e duke krijuar panik, ata, me vetëdije, po sillen si kolonë e pestë e Serbisë në Kosovë. Por, fatbardhësisht, besueshmëria, kredia dhe taxhia e këtyre murrjelave të çarshisë po harxhohet: sot 90% të elektoratit të Kosovës e udhëheqin liderë të rinj partishë që janë njerëz të përgjegjshëm, pa kusure politike e dosje kriminale, njerëz të dijshëm e me dinjitet; Vetje që nuk e kanë bishtin e zënë me derë.
Liderët aktual nuk ia kanë hangër Kosovës 10 vjet të arta të Pasluftës, kur situata gjeopolitike ishte shumë e favorshme dhe kur ekzistonin mundësi reale për t’i zgjidhur problemet me Serbinë njëherë e përgjithmonë.
Besoj se shqiptarët nuk kanë harruar se, në ato kohë që nuk përseriten mà, këta që po qirren e po byryten nëpër medie kundër vendosjes së ligjit në Veri, i thurnin ode e i bënin temena Prontomafisë edhe kur ajo e sabotonte shpalljen e Pavarësisë, edhe kur ajo i vënte flakën vendit, edhe kur i rrënonte themelet e tij.

Serbia po provokon luftë në kufirin verior të Kosovës! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

*** Ky është  fundi i Dialogut paqësor  të Brukselit (2011-2021), që urgjentisht na apostrofon se “problemi” i Veriut të Kosovës, duhet të rivendoset në ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së në Nju-Jork. Ndryshe, konflikti i armatosur mes Serbisë dhe Kosovës, do të jetë i pashmangshëm!

Demonstrimi i forcës ushtarake serbe buzë kufirit verior të Kosovës, është argument i pakundërshtueshëm , se  politika dhe diploamcia e Serbisë nuk do të heqin dorë me paqe e as me dialog e as me multidialog ndërkombëtar nga Veriu i Kosovës, edhe pse Kosova  dikur ishte vetëm koloni ilegale e Serbisë (1912-1999).

Dialogu i Brukselit nuk ka kurrfarë kapaciteti as juridik, as politik e as diplomatik, që të zgjidhë problemin kolonial të Kosovës, por vetëm Asamableja e Përgjithshme e OKB-së, kjo është me konpetencë dhe me autorizime të plota, që të zgjidhë problemet koloniale, ashtu siç dëshmoi, gjatë viteve ’50, ’60 dhe ’70, ku në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine më se 100 shtete fituan lirinë dhe pavarësinë e tyre nga fuqitë e mëdha kolonialiste.

 

Ndërkaq, një paçavure-opingë serbofile, i quajtur- Demë Berishë Beogradi na kërcënon se “për 2-3 orë forcat serbe mund të hyjnë në Kosovë” ! –Po hajde, Berishë Beogradi, mësyja qoftë me tanket, me helikopterët a me aeroplanët serbë të hysh në Veriun e Kosovës, por ama dije se, si agresor serbofil-kuisling e tradhtar, do  të prêt  me “lule” UÇK-ja e Adem Jasharit dhe NATO-ja e Wesley Clark-ut, pak më ndryshe sesa në vitin 1999. (Shih kush është, e çfarë “lehë” Berishë Beogradi :  në: https://www.youtube.com/watch?v=Yx8ZK4MGHZ8 ).

 
 

 

Por, politika dhe diplomacia e Kosovës, duhet ta neutralizojnë atë strategji  të përdorimit të forcës ushtarake dhe policore në Veriun e Kosovës, të cilin Beogradi zyrtar me bandat e tij paramilitare, policore dhe të sigurisë po e mbajnë peng si “pjesë integrale të territorit të Serbisë,” duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Serbisë në fuqi (2006-2021), sipas së cilës “Kosova është krahinë e Serbisë”

Pikërisht, duke u bazuar në Kushtetutën e sipërthkeusar, si dhe në Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, Beogradi zyrtar e ka ndërkombëtarizuar Veriun e Kosovës me pëlqimin e disa liderëve shqiptarë të Kosovës (siç ishin Hashim Thaçi, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj, Isa Mustafa…etj.), duke  duke “shpikur”  Dialogun e Brukselit (2011-2021). Ky ishte gabimi fatal i këtyre liderëve politikë, ish-drejtues të Kosovës, mbase përqafuan Dialogun serb të Beogradit, që thellësisht ishte me prapavijë të shkëputjes dhe të copëtimit të territorit verior të Republikës së Kosovës, edhe pse kjo de fakto dhe de jure  ishte e pavarur që nga 17 shkurti 2008 !

Që nga përfundimi i luftës (qershor 1999) Veriu i Kosovës nuk është nën sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës, por nën drejtimin e Beogradit zyrtar, i cili, edhe sot, Veriun e Kosovës e konsideron pjesë “legale” të territorit të Serbisë. Këtë e dëshmon edhe Dialogu i Brukselit përmes të cilit presidenti Aleksandër Vuçiq po kërkon zbatimin e Marrëveshjes së “Bashkësisë së Komunave Serbe” (“ZSO”),që do të thotë krijimin e një minishteti të ri serb përbrenda shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kjo është kërkesa kryesore e qeverisë dhe e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bërë BE-së dhe Qeverisë aktuale të Kosovës, si një nga kushtet kryesore për vazhdimin e Dialogut të Brukselit me plalën negociuese shqiptare të Kosovës. Për të  përshpejtuar realizimin e këtij objektivi strategjik nacional dhe shtetëror, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, urdhëroi dhe mobilizoi rebelimin e minoritarëve serbë të Veriut, që t’i bllokojnë rrugët dhe të ngrejnë barrikada, duke protestuar kundër vendosjes së reciprocitetit të kërkuara nga qeveria e Kosovës, e cila me të drejtë (duke u mbështetur në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel mes palëve negocieuse të vitit 2011)  filloi heqjen e targave të automjeteve të Republikës së Serbisë, me rastin e hyrjes së tyre në Kosovë, ashtu siç vepron Serbia me heqjen e targave të automjeteve të Republikës së Kosovës, me rastin e hyrjes së tyre në Serbi.

Mirëpo, Aleksandër Vuçiqi vendosjen e këtij reciprociteti nga ana e Kosovës, e ka  keqinterpretuar me djallëzi dhe me hipokrizi, sikurse dikur Slobodan Miloshevqi së bashku me popat serbë dhe me kriminelët e ndryshëm psikopatë të burgjeve jugosllave dhe evropiane, se gjoja  “minoriteti serb është në rrezik nga shqiptarët’. Për këtë qëllim ka shpifur dhe ka gënjyer se gjoja “Forcat e Sigurisë së Kosovë”  të armatosura deri në dhëmbë kanë sulmuar minoritarët serbë në Veriun e Kosovës, në mënyrë që para Evropës dhe para botë, të krijojë alibi, se gjoja për t’i mbrojtur minoritarët kolonë serbë, s’ka opsion tjetër veç përdorimit të forcës ushtarake. Këtë idiotizëm dhe agresivitet të injorancës së tij, fatkeqësisht  e demonstroi, duke i vënë në lëvizje  “3 helikopterë” rus në hapësirën ajrore buzë kufirit të Kosovës Veriore, si dhe lëvizjen e disa tankave ushtarake, të mësyra drejt kufirit të Kosovës (  më 23 shtator 2021).

E gjithë kjo “paradë” kërcënuese  gjoja se Serbia për ta mbrojtur Veriun e Kosovës, si “pjesë të saj”, tani, edhe ushtarakisht është gatshme, që të përdorë edhe forcën ushtarake, shpie në konkluzonin e qartë ae: Veriun e Kosovës, Kosova mund ta rikthejë nën sovranitetin e saj territorial dhe shtetëror vetëm me LUFTË ! – Atëherë logjika e shëndoshë e thotë, pse të vazhdohet Dialogu i Brukselit, kur  tanket, avionët dhe helikopterët e Aleksandër Vuçiqit po provokojnë një luftë të re mes Serbisë dhe Kosovës?

Për ta mbrojtur Kosovën, lufta nuk na tremb !

Mirëpo, nuk duam luftë, por paqe me Serbinë fqinje. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ne  vullnetarisht (qoftë me paqe, qoftë me luftë), do ta braktisim territorin tone etnik dhe shtetëror.  Ne kemi të drejtë dhe njëmijë arsye, që të flijojmë dhe të sakrifikojmë për mbrojtjen e territorit tonë autokton.  Ndërkaq, kolonizuesit Serbia dhe serbët nuk kanë asnjë arsye, që të vijnë dhe të humbasin jetët e tyre për tokë të huaj, sepse Kosova kurrë më nuk do të bëhet koloni e Serbisë (1912-1999).

Dialogu i Brukselit nuk zgjidh “problemin” e Veriut të Kosovës, por vetëm ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME        E KOMBEVE TË BASHKUARA

Prandaj, nëse duam që  Kosova ta shtrijë sovranitetin e saj territorial dhe shtetëror brenda kufijve të saj, atëherë, të gjithë duhet ta kenë të qartë se vazhdimi i Dialogut të Brukselit, pa asnjë dilemë, do të sjellë një luftë të re të Serbisë në Kosovë, me qëllim të rikthimit të sovranitetit kolonial  qindravjeçar  të (1912-1999) .

Mirëpo,  Qeveria e Kosovës dhe SHBA-ja,  për të dalë nga kurthi i gjendjes së krijuar në terren në Veriun e Kosovës (19  – 25 shtator 2021), që është provokim direkt i shpëthimit të një konflikti të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës, me prapavijë të thellë të konfrontimit të Rusisë dhe të Kinës me Amerikën dhe me NATO-n, urgjentisht duhet që Dialogun e Brukselit ta rivendosin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndryshe, konflikti i armatosur me Serbinë, do të jetë i pashmangshëm. Këtë e provon edhe demonstrimi i forcës ushtarake të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, të pozicionuar në kufijtë e Kosovës. Kjo formë provokuese dhe këcënuese  ushtarake e Beogradir zyrtar, dëshmon se arma e Serbisë, është një nga mjetet kryesore të politikës së forcës (për zgjidhjen e problemeve politike me fqinjtë), që është e barasvlershme me luftën e ftohtë të garës së ethshme të dy superfuqive botërore (BRSS- SHBA).

Në Veri, në udhët e zëna nga banditë serbë, asgjë e re! – Nga REX KASUMAJ

Shtator 2021, Berlin
ORA E VONË E KËNDELLJES…
Në Veri, në udhët e zëna nga banditë serbë, asgjë e re!
Por në arenën diplomatike, e re është optika e mjegulluar për rrënjësinë e tij.
Pothuaj të gjithë flasin për palët me një ton e theks njëjtësie: për shkelësin e së drejtës dhe për mbrojtësin e saj!
Emisari i posacaktuar Escobar, fjala vjen, tha: nuk duhet dërguar forca speciale aty ku janë stacionuar trupat e Kfor-it.
Por ky vrojtim duket sikur nuk funksionon qartë. Është, me gjasë, një moskuptim. Policia, edhe krahu i saj special, është përgjegjëse për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Dhe situata në Veri është pikërisht e kësaj natyre.
Legjitimisht e tillë!
2.
Besoja thellë njëj ëndrre fluturake, se askush nuk i bashkon shqiptarët si armiku serb: vëllezëri, falje gjaku, solidarësi, pulsim i njëjtë politik a vullnet i rreshtuar kombëtar.
Kështu, në fakt, ishte ndër vite robnore.
Po ç’ka ndryshuar që ky faktor shekullor nuk i afron më?
Ku fshehet faji dhe përse?
Me gjasë është liria që, në vend të virtyteve, shpalos veset e ndrydhura nga kohë e parë.
Tani kur tabela e qitjes është e dukshme në breg dhe në duar e mbanë serbi i palëmuar, i vjetër sa dyndja e tij këndej, fraksione e grupime partiake ulin sytë për të mos e parë.
Dhe heshtin. Ose, madje, flasin kundër shpatarëve të kështjellës vet.
Sa e vështirë paskësh qenë kjo liri. Gjak e lot e varre për kurorën e saj dhe tani një shplarje morale turbullon gjithçka!
Opozitarët nuk bëzajnë. Presin e taktizojnë… Por, për ç’hir vallë?
I bëjnë dredhnajë kampit serb? S’ka ardhur ende një depeshë grenelljane nga Haga, nga Brukseli a nga Amerika e thellë?
Dhe, ashtu, vuajnë dilemën e dramatike: të mbështesin qeveritarët hasmërohen me kasnecërinë depeshjane, kurse të distancohen hapur i trëmben emocionit popullor në zjarrishtën zgjedhore!
Ndaj dhe janë tkurrë brenda lëkurës, duke vështruar shenjat e hyjnive në horizont…
3.
E rrëzoi ftoma e parë, si një gogol të zbukuruar që leckat i treten në krahët e erës.
U desh vetëm në gjest simbolik që Serbia e urtë të hiqte maskën e stolisur.
Të bekuarat “Targa” dërguan një mesazh reflektimi gjithandej hirarkive politike shqiptare.
Premieri Rama do të shfaqej në petkun e vjetër të mirë. Ndonjë zhbirues hijesh mbase mund të thotë: eh, kushedi ç’pëshpëritë kuloaresh premieri shqiptar…
Zhgani i daulltarëve të “Open-Ballkanit”, përfshirë autorin e lodhur të “Provokacijas” e ca të tjerë, kanë lëshuar tashmë flamujt në
gjysëmshtizë.
Aliahmetët Shkupit, poashtu. Aspak e papritur: jargë e tyre pikon përherë nga urdhër i errët.
Në fakt, ideja triumfoi, por gomari ngordhi! E pra, thonë të ketë qenë e bukur, mrekullia vetë, veç pak e hershme kjo ide jetime.
Tani s’u mbetet tjetër pos të presin kohët. Kohët e largëta kur Belgradi të fismërohet ashtu si vetë projekti finok.
Ah, ky qytet i humbur, shkruante prefekti i madh i Belgradit B. Bogdanoviq.
Ishte mesnata e Sllobodanit. I përballur një kohë me falangat e tij, do të detyrohej njëj vjeshte të trishtë të mërgonte në Vjenë. E, bashkë me të, do të mërgonte dhe vizioni i tij libertar për Serbinë e pamundur.
Mjerë populli, thoshte ai, rinia e të cilit qan me kujë kolektive mbi varrin e një milici.
“Po qaj se nuk lë pas asnjë që lotin vlen” shkruante Bajron në poezinë “Janthes”.
Pikërisht kjo gjëmë do t’i ndodhte dhe prefektit belgradas: do linte pas një brez, tashmë të pjekur, që kishte vajtuar vdekjen e Rankoviqit, eksponent i dhunës mbi shqiptarë.
Po të rronte akoma, arkitekti i njohur, do të shihte i thyer se kishin ardhur dhe pasrendës të dytë e të tretë që tani, njësoj, qajnë e hymnizojnë kriminelë të luftës.
Po në Tiranë?
Edhe sa mote do presin Serbinë e tyre skofiare, që miqësia e ngrohtë në kufi vëllamërie, të lulëzojë ndanë valësh të pafajshme të Adriatikut?
E dhimbshme kjo pritje. Lokomotiva ngadalësoi e u ndal. Nuk tymon dot më. Nuk ecën nga lutjet, sado të përkora dhe as nga thirrjet, sado përgjëruese të jenë.
Sepse, thjeshtë, mjerimi i rinisë që pikëllonte prefektin, bën gjithnjë emblemën e shpirtit politik serbian.
Ndërkaq, për një Bogdanoviq të dytë (që thoshte se ka ardhur koha të ndahemi miqësisht me shqiptarët), veçse jo të vetmuar, por frymë kolektive në Serbi, duhet pritur gjatë.
Ndoshta pa fund…
R.

Kulla e servilizmit të Pëllumb Kullës – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

       “Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sikur të përkëdhelin, ndërkohë që me veshjet që ke në trup fshijnë duart e tyre të pista”  

                                     Xhuliana Uilson (Juliana Wilson)

 

Në faqen e Portalit “Fjala e Lirë të ditës së sotme, lexova esenë e Pëllumb Kullës, me titull “Peshkim në arkivin e publicistit”. Sapo e mbarova së lexuari, në rubrikën “Komente” të këtij Portali përcolla menjëherë reagimin tim në vijim:

“Më avash, ore Pëllumb Kulla, me gjithë atë artileri të rëndë kundër Berishës. Harrove që ke qenë lëpirash i pështirë i Berishës, i cili të ngriti deri në nivel ambasadori në Misionin Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara? Atëherë Berisha për ty “s’kishte të meta”. Po njerëzit lëpirashë, si puna jote, servilë të përsosur të pushtetit, servilizmin e neveritshëm e kanë profesionin e tyre më të parapëlqyer: dje puthador model i Berishës, sot, me artilerinë e rëndë kundër Berishës, po e reklamon veten si puthador shembullor i Ramës, i cili, gjatë tetë vjetëve në pushtet, më shumë se gjysmë milionë njerëz i detyroi të marrin shushavat, çka ty nuk të bën përshtypje absolutisht. Njerëzit lëpirashë, puthadorë, servilë të selitur të kallëpit tënd, e kanë të pamundur të jenë vetvetja se kanë lindur pa shtyllë kurrizore”.

Është në natyrën e njerëzve servilë, të këtyre monstrave të sojit njerëzor: kur organizohen fushata për ta vënë dikë përpara, sevilët fillojnë e lëvrijnë si krimbat e plehut dhe hidhen në sulm kundër tij me më shumë zell sesa organizatorët e fushatave të tilla.

Edhe Pëllumb Kulla, si servil i lindur dhe i regjur që është, tani që Rama dhe taborri i jeniçerëve sorosistë rreth tij, me në krye Blinkenin e Departamentit të Shtetit (për të cilin i ndjeri senator John McCain, që në vitin 2014 pati deklaruar se ka qenë i rrezikshëm për Amerikën), kanë kohë që janë hedhur në sulm kundër Berishës, ka mprehur pallën e eseistikës publicistike dhe sulmon me egërsi Berishën, duke harruar që kryemëkatari i mbarë kombit shqiptar është pasardhësi i kryekriminelit Enver Hoxha, kryeministri Rama. i cili ka shpalosur flamurin e tradhtisë kombëtare me flirtet që po bën me Vuçiçin,  armikun e betuar të Republikës së Dardanisë.

Arti i servilizmit të Pëllumb Kullës më kujton kryepolitikanin amerikan, presidentin Abraham Linkoln  (Abraham Lincoln 1809-1865), i cili thoshte:

       “Servili është një njeri që ka vrarë të dy prindërit e vet dhe lyp mëshirë, duke thënë se është jetim.

       Me sa duket, Pëllumb Kulla, në artin e servilizmit të vet, ndjek shembullin e Kadaresë, i cili, deri në vitin 1991, si lëpirashës model i kryekriminelit Enver Hoxha, ngriti një korpus të tërë poetik në shërbim të tij, kurse pas vitit 1991 i lëpihet dhe i stërlëpihet Ramës.

Faji është i Berishës që nuk ka ditur t’u bënte rezonancën magnetike të gjithë atyre lëpirashëve të neveritshëm që i silleshin nëpër këmbë për të përfituar poste të ndryshme në administratën e tij. Si një intelektual i pajisur me kulturë të gjerë,  Berisha duhej ta kishte vlerësuar me shumë seriozitet një porosi shumë të vyer që pati lënë për brezat pasardhës poeti, eseisti dhe filozofi francez Pol Valeri (Paul Valéry  1871-1945). Ai ka thënë:

Në qoftë se ndokush po të lëpin sheshoret e këmbëve, shtype me këmbë para se të fillojë të të kafshojë”.

San Diego, Kaliforni

23 shtator 2021

 

Si dhe pse u bëmë për të na përqeshur Vuçiçi e Rama? – Nga KIM MEHMETI

Para pak kohësh, Vuçiqi patë deklaruar se ai e Piktori shpesh i telefonojnë njëri tjetrit dhe kryesisht tallen me ne që e kritikojmë Ballkanin e tyre të ‘hapur’. Që në njëfarë mënyre i bie se ata zbaviten duke i përqeshur shqiptarët.

Presidenti serb nuk ka thënë asgjë që ne nuk e dimë: jo tani, por edhe në të shkuarën, Beogradi na ka përqeshur e tallur deri në ato përmasa sa na i ka përcaktuar edhe heronjtë e tradhtarët. Siç na i ka përcaktuar edhe shumë nga burrështetasit që e kanë drejtuar mëmëdheun tonë.

Por tallja e Beogradit me shqiptarët kurrë nuk i ka arritur përmasat e sotme, kur Piktori në sy të gjithë shqiptarisë ndërton karrierë politike duke u vëllazëruar me Vuçiqin, e duke u armiqësuar me burrështetasit e Kosovës si dhe, kur patriotizmi dhe atdhedashuria shqiptare sa nuk janë shpallur si diçka primitive që na largojnë nga pjesa e civilizuar e botës?!

Dhe Vuçiqi nuk e ka të vështirë ta pranojë publikisht se shpesh i telefonon Piktorit dhe se, ata dy qeshin e tallen me ne që ua kritikomë ‘Ballkanin e hapur’, sepse ai i mbetet besnik asaj që shteti kishtar ortodokso-serb pret dhe e kërkon nga ai. Për dallim nga disa burrështetas tanë që ngjiten shkallëve të strategut rajonal, por duke shkelur mbi interesat e popullit të vet.

Dhe ku ta dish, mbase edhe sot, kur kryeministri i Kosovës mundohet të korrigjojë diçka nga ajo që rrënuan paraardhësit e tij, mbase edhe sot kur Kryeministri i Kosovës tregon si duket burrështetasi i pakorruptuar dhe që mbron shtet e popull, pra mbase edhe sot kur Prishtina zyrtare e shpalosë dukjen e vërtet të ‘Ballkanit të hapur’, Vuçiqi dhe Piktori i telefonojnë njëri tjetrit dhe qeshin e tallen me veprimet e Kurtit, duke e shpallur atë viktimë të ‘paranojave’ konspirative’!?

Po pse, mos vallë dikush mund të besojë se strategu i madh rajonal e botërori, Piktori do merret me vogëlsira dhe do i telefonojë vëllait të vet Vuçiqit që ta mbrojë Kosovën, apo që t’ia thotë përafërsisht ato ofendime që ua thotë burrështetasve kosovarë, si për shembull, t’i propozojë ta mbyllë atë gojë që prodhon luftëra, gojë nga e cila ka rrjedhur aq shumë urrejtje ndaj shqiptarëve, apo edhe t’ia rikujtojë se edhe kur jetojnë në më shumë shtete të Ballkanit, nëse rrezikohen, shqiptarët do veprojnë si një popull i vetëm!

Jo, mos pritni nga Piktori të pamundurën. Ai do vazhdojë të na luftojë gjithë neve që jemi kundër ‘Ballkanit të Hapur’, por kurrë jo edhe idetë e Vuçiqit, sepse ai e dinë se nëse i kundërvihet vëllait të vet serb, e rrezikon karrierën e vetë të strategut rajonal, e duke u tallur me ne shqiptarët, ai e siguron edhe mandatin e katërt. Pra ai e dinë se u bëmë popull që nuk i rritë fëmijët duke u kënduar ninulla për dashurinë ndaj popullit të vet dhe vendit ku ka lindur, por për rrugët që e çojnë drejt shtetit ku duhet ikur!

Frank Shkreli,Ish-Drejtori i Euro-Azisë tek Zëri i Amerikës: Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”

Frank Shkreli: Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”, vendin e shenjtë të heronjve amerikanë ? A është ky një udhëheqës i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte ? A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se kohë më parë  Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina, dhe së fundmi kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit ?

Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”?      

Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij, karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij. 

Misioni i Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point është, “për të edukuar, trajnuar dhe për të frymëzuar Korpuset e Kadetëve, ashtu që secili kadet i diplomuar që del prej aty është një lider, udhëheqës me karakter, i betuar ndaj vlerave: Detyrë, Nder, Atdhe dhe të gatshëm për një karrierë të shkëlqyeshme profesionale në shërbim të Kombit, si oficerë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Ai e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina?

The U.S. Military Academy at West Point’s mission is “to educate, train, and inspire the Corps of Cadets so that each graduate is a commissioned leader of character committed to the values of Duty, Honor, Country and prepared for a career of professional excellence and service to the Nation as an officer in the United States Army”. Zakonisht, Akademia Ushtarake në West Point, vizitohet nga Presidentë të Shteteve të Bashkuara, por jo për qëllime politike dhe partiake,  pasi ushtria amerikane është mbi kësisoj lojërash të flliqta të politikës së brendshme ose të jashtme dhe përpiqet që kurrë të mos bie pre e manipuluesve, që përpiqen ta përdorin ushtrinë për qëllimet e tyre të shëmtuara, personale dhe të përkohshme politike.  Ka edhe të tjerë udhëheqës, sidomos ushtarakë amerikanë, që vizitojnë dhe mbajnë fjalime me rastin e diplomimit të kadetëve, siç ishte rasti  këtë vit, kur atyre u foli Sekretari aktual i Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, pikërisht për të frymëzuar kadetët e rinj të sapo diplomuar amerikanë, në detyrën e tyre të re, në shërbim të Atdheut, me nder dhe karakter.

Në West Point ka edhe një numër të kufizuar, rreth 20 gjithsej, kadetësh nga vende të huaja, aleate të Amerikës. Shyqyr që Kryeministri Rama zbuloi më në fund se aty ka dhe ka pasur shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të betuar ndaj vlerave: “Detyrë, Nder, Atdhe”.

Frank Shkreli:  //www.voal.ch/historike-kadetet-shqiptare-nga-kosova-pranohen-ne-akademine-ushtarake-amerikane-west-point-nga-frank-shkreli/

Frank Shkreli:  https://www.voal.ch/nje-kadet-nga-shqiperia-ne-akademine-e-famshme-ushtarake-amerikane-west-point-nga-frank-shkreli/edop/opinione/ voal.ch

Kadetët amerikanë të West Pointit, por edhe ata pak që janë nga vende të huaja, përzgjidhen nga ndër më të mirët e të mirëve, ndër më të përgatiturit nga pikëpamja akademike, por edhe për nga karakteri e nderi për përgjegjësitë që ata marrin mbi vete, si oficerë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ruajtës të lirive tona, mbrojtës të trashëgimisë sonë demokratike, por edhe si çlirimtarë dhe paqëruajtës në botë.

Duke marrë parasysh historinë që e dallon dhe reputacionin që gëzon, jo vetëm në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, me të thënë të drejtën u habita dhe u shqetësova, si shtetas i këtij vendi, ku besojmë se ushtria dhe politika nuk përzihen, por edhe si një shqiptaro-amerikan që beson në disa vlera universal, që gjatë dekadave janë mbrojtur, pikërisht, nga udhëheqës ushtarakë amerikanë që kanë diplomuar në West Point, e që i ka njohur bota.  Janë të shumtë ata heronj amerikanë që janë diplomuar në West Point dhe të cilët e kanë dalluar veten gjatë historisë në luftërat e këtij vendi, duke filluar me Luftën e Parë Botërore dhe më vonë në Luftën e Dytë Botërore, dhe në qëndresën kundër komunizmit ndërkombëtar gjatë luftës së ftohtë, udhëheqës ushtarakë me famë botërore, siç ishin gjeneralët Eisenhower, Mac Arthur, Arnold, Clark, Patton, Stillwell, Wainwright, dhe të tjerë më vonë gjatë luftës në Vietnam e deri në kohët modern, siç është lufta në Kosovë, kur forcat e aleancës së NATO-s të udhëhequra nga Gjenerali Wesley Clark,  edhe ky i diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point  sulmuan forcat terrroriste ushtarake dhe policore të Serbisë që për vite po kryenin një genocid të vërtetë kundër shqiptarëve të Kosovës të paparë në Evropë qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit, nëqoftse ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai  me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?

Për mua misioni dhe tradita e Akademisë Ushtarake në West Point, pasi edhe tani jetoj afër saj, si të thuash e kam në mëhallë, dhe kjo është arsyeja që u çudita kur lexova për vizitën e Kryeministrit Rama, një vizitë që m’u duk si e orkestruar aq mirë për qëllime propagandistike, pasi përmbajtje tjetër nuk kishte. Edhe arsyeja zyrtare që u dha për atë vizitë, nënshkrimi për binjakëzimin e dy akademive ushtarake, mund të bëhej shumë lehtë dhe duhej të bëhej midis Kryetarit të Akademisë Amerikane dhe Përfaqësuesit më të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe jo duke sjellë nga Tirana, Kryeministrin për të ndërfutur politikën e flliqtë e konfliktuese të klasës politike shqiptare.  Ky nuk duhej të ishte protokolli  me këtë rast, por dikush e bëri këtë me qëllim për të ngritur personalitetin e Kryeministrit shqiptar para një audience, që siç duket nuk kishte haber se kush është Edi Rama, veçse Kryeministër i Shqipërisë.  Fatkeqësisht, kjo nuk është mënyra për të promovuar lidhjet e ngushta midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, popull me popull për të cilat kemi punuar me dekada, duke promovuar individë dhe politika të momentit për qëllime që ende mbeten të paqarta, siç janë të paqarta edhe se kush janë personat dhe qarqet që po veprojnë në këtë mënyrë. Shumë vija të kuqe diplomatike po shkelen dhe askush nuk shqetësohet!

A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë.

Frank Shkreli:  https://www.voal.ch/kryeministri-edi-rama-deklaron-komunistet-dhe-komunizmi-ne-anen-e-duhur-te-historise-nga-frank-shkreli/edop/opinione/

Mendimet dhe qëndrimet e mia për këtë klasë të dështuar politike shqiptare të këtyre 30 vjetëve janë të njohuar mirë. Në këtë klasë të dështuar politike shqiptare, të gjitha të ashtuquajtura parti politike, pozitë dhe “opozitë” bën pjesë edhe Kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili vizitoi këtë javë një prej insitucioneve më të shenjta amerikane, Akademinë Ushtarake West Point.  As Z. Rama nuk dallon shumë nga të tjerët politikanë shqiptarë, por për të së vërtetës, ai i shpreh ndjenjat e tij dhe si i tillë ai mund të jetë edhe më i sinqertë, megjithëse nganjëherë hipokrit, bazuar në vetë deklarata e tij, sot komunist, nesër demokrat e pasnesër mbështetës dhe mik me udhëheqësit më autoritarë të globit. Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij.  A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina? A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa të tjera përveç Perendimit, në qoftë se ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai,  me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?  A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë, se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të histories”.   Frank Shkreli: https://www.voal.ch/kryeministri-edi-rama-deklaron-komunistet-dhe-komunizmi-ne-anen-e-duhur-te-historise-nga-frank-shkreli/edop/opinione/

A e dinin udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë para se të finalizohej vizita e KM shqiptar në West Point, se Shqipëria, megjithëse vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ish-komumiste, tani anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria me në krye Edi Ramën refuzon të distancohet nga e kaluara e tmershme komuniste në vendin e tij, madje edhe pas 30 vjet tranzicioni, Shqipëria ende nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe refuzon të dhe refuzon të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për të Zhdukurit, ICMP për të zbuluar se ku janë hedhur eshtrat e viktimave të komunizmit në Shqipëri.

NUK MUND TË BASHKJETOJË NATO ME KOMUNIZMIN — GULAGU SHQIPTAR DHE HESHTJA E DIPLOMATËVE PERËNDIMORË NË TIRANË Nga FRANK SHKRELI

Frank Shkreli:  https://www.voal.ch/te-zhdukurit-e-periudhes-komuniste-ne-shqiperi-kerkojne-drejtesi-turp-per-qeverine-shqiptare-dhe-per-diplomatet-perendimore-ne-tirane-qe-heshtin-nga-frank-shkreli/

A është ky një udhëheqës, i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane në West Point dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte.  A po cilido qoftë nga politikanët shqiptarë të cilësdo parti, nuk meritojnë një trajtim të tillë, siç ishte ai i vizitës së Kryeministrit Rama në West Point. Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të paktën të tregojë vullnet të mirë ndaj disa prej vlerave që përfaqëson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar, pozitë ose opozitë, nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point, as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë. Se po të ishte ashtu, Shqipëria do ishte ndryshe sot, jo vendi më i korruptuar në Evropë, me një sistem të ashtuquajtur “demokratik”, jo funksional, një vend nga i cili për arsye të sjelljeve konfliktuale të politikanëve vendas, po zbrazet nga më të mirët e tij.  Hipokrizia ka arritur kulmin dhe shumë vija të kuqe po shkelen! Vizita ishte një fyerje e pa fytyrë ndaj bijve dhe bijave më të mirë të Kombit Amerikan dhe të vlerave për të cilat ata jetonin dhe luftonin. Ja edhe një tjetër akt po vihet në shtyllën e turpit.

Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të pakën të tregohet vullnet mirë ndaj disa prej vlerave që përfaëqson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar  pozitë ose opozitë  nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë.

HOMAZH PER AHMET KRASNIQIN Nga Xhafer Shatri

Sonte, në këtë moment që po i shkruaj këta rreshta, u bënë 23 vjet nga vrasja mizore e Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Mikun tim Ahmet Krasniqin e vranë kriminelët e paguar nga cubat e Kosovës.
E vranë me të hollat të cilat ushtaraku e ministri atdhetar ua kishte dhënë, jo për të vrarë shqiptarë, por për të blerë armë e municion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
E vranë, sepse përpiqej me zemër e me shpirt t’i bashkojë shqiptarët në udhëkryqin më të rrezikshëm të gjithë historisë së tyre;
E vranë, sepse luftën kundër Serbisë e kuptonte si luftë për Liri e jo si luftë për pushtet;
E vranë, sepse Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ëndërronte dhe përpiqej ta bënte, seriozisht e sinqerisht, ushtri të mirëfilltë, të përgatitur, në të gjitha pikëpamjet me u përballë me Serbinë;
Ahmet Krasniqin e vrau Koçi Xoxja i Kosovës me cubat si ai dhe me ndihmën e strukturave kriminale të shtetit shqiptar;
E vranë ata që e kishin lënë, vazhdimisht, në baltë Adem Jasharin;
E vranë ata që abuzuan kriminalisht me heroizmin, me gjakun dhe me sakrificën më sublime në epopenë e papërseritshme të kombit shqiptar, në Prekaz;
E vranë ata që shkruanin komunikata shpifëse e përçarëse kundër shqiptarëve, ndërkaq për Kryesakrificën Shqiptare dhe Kryeheroin e Kosovës, Adem Jasharin nuk e shkruan as një rresht të vetëm;
E vranë ata që i plaçkitën fondet e Kosovës në mërgim dhe nga Lufta dolën milionerë;
E vranë ata që kur erdhën në pushtet e kriminalizuan, e vodhën dhe e ropën shtetin dhe, në fund, nxorën në pazar, si të ishte plaçkë lufte, lirinë, dinjitetin, kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Kosovës;
Cubat e Kosovës e vranë pabesisht Ahmet Krasniqin, sepse ishte atdhetar, sepse e donte Kosovën jo për vete po për të gjithë shqiptarët, sepse e donte lirinë e jo pushtetin, sepse e mbështeti luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa hile e me shpirt.
E vranë Ahmet Krasniqin sepse ai luftonte për shtet, ndërsa vrasësit e tij, cubat luftonin për pare e për pushtet!
Për hir të së vërtetës duhet thënë se para se ta vriste fizikisht Koçi Xoxja me shokë, Ahmet Krasniqin e kishin vrarë shpirtërisht zaptuesit e institucioneve që talleshin me Kosovën në orën e saj më të ligë. Këta horra me fletë që enden sot rrugëve të Prishtinës pa therrë në këmbë, përvetësuan Fondin e Republikës, e shitën Bankën Kombëtare të Kosovës dhe morën pjesë, bashkë me cubat, në kapjen e shtetit dhe nxjerrjen në pazar të kufijve dhe të rregullimit të brendshëm të vendit.
Prehu në paqe Shoqi jem, se Kosova, nëse është ajo që e njoh unë, ka me kërku Drejtësi e Llogari për Ty!
E Drejtësia, mjerisht, shpeshherë vonon, por kurrë nuk plaket dhe asnjëherë nuk harron.

RECIPROCITETI: Vendimi (i vonuar) i qeverisë së Kosovës për qarkullimin e automjeteve dhe diplomacia teatrale serbe e tensioneve artificiale Nga Shaban Murati

Një veprim normal i qeverisë së Kosovës në 20 shtator 2021 për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë në 14 shtator 2016 për lirinë e qarkullimit të automjeteve midis dy vendeve, po përdoret nga presidenti i Serbisë Vuçiç për ngritjen e një vale të re tensionesh kundër normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kosova vendosi të zbatojë me vonesë të njëjtën masë, që zbaton prej vitesh Serbia, e cila nuk lejon makinat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por i detyron të vendosin targa të përkohshme serbe me pagesë. Tani të njëjtën gjë po zbaton qeveria e Kosovës që makinat me targa serbe, të cilat vijnë nga Serbia të vendosin targa të përkohshme të Kosovës me tarifën 5 euro dhe me të drejtë qëndrimi 60 ditë në Kosovë.

Pra dy elemente janë ekstremisht të qarta:

E para që vendimi i qeverisë së Kosovës është zbatim i marrëveshjes së nënshkruar midis dy vendeve në Bruksel dhe një veprim, që Serbia e bën prej vitesh me makinat me targa të Kosovës.

E dyta është që vendimi i qeverisë së Kosovës nuk është kundër dhe nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e Kosovës, qofshin shqiptarë apo serbë.

Vendimi është vetëm për makinat me targa serbe, që vijnë nga Serbia në Kosovë. Por e vërteta nuk i duhet presidentit serb dhe Serbisë. Presidentit serb dhe Serbisë u duhet tensioni artificial dhe menjëherë shpërthyen në një histeri teatrale diplomatike kundër Kosovës, duke e paraqitur sikur po dëmtohen dhe po sulmohen të drejtat e minoritetit serb në Kosovë.

Për ta bërë bindës pretendimin e tij presidenti Vuçiç urdhëroi shërbimet sekrete serbe të organizojnë bandat kriminale serbe në Veri të Kosovës për të ndërmarrë protesta të dhunshme dhe për të bllokuar rrugët kombëtare në Veri të Kosovës. Natyrisht policia e Kosovës nuk mund të lejojë bllokimin e rrugëve kombëtare nga kushdo qoftë dhe ndërmori veprimet normale të të gjitha policive të botës për sigurimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në ato rrugë.

Presidentit serb i duhej konflikti artificial i krijuar nga bandat kriminale serbe të nxitura nga Beogradi, dhe nuk i intereson e drejta e Kosovës për reciprocitetin në çështjen e targave. Tensioni artificial në terren atij i duhet për qëllimet e tij politike dhe diplomatike.

Presidenti serb nisi diplomacinë teatrale me një seri hapash për të simuluar një situatë lufte të re. Presidenti Vuçiç iu dërgoi letra të menjëhershme zyrave të BE dhe të NATO-s për gjoja kërcënimet, që po u bëhen minoritetit serb në Kosovë. Në një inskenim teatral të gjoja situatës serioze, në 21 shtator presidenti thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Ai ka kërkuar mbledhjen e përfaqësuesve në Beograd “Quintit”, të pesë shteteve kryesore perëndimore. Për të krijuar efekte dramatike presidenti serb urdhëroi dislokimin e njësive tankiste në kufirin shtetëror të Serbisë me Kosovën.

Dhe kulmi i situatës komike u arrit në 21 shtator, kur ambasadori i Serbisë në Uashington, M.Gjuriç, njoftoi se do të fluturonte për në Beograd që të rregullojë situatën në Veri të Kosovës.
Është ironike që kreu i shtetit serb po ngrenë histeri politike e diplomatike mbi një çështje, që nuk ka të bëjë as me serbët e Kosovës dhe as me shqiptarët e Kosovës.

Vuçiç bën sikur harron se Serbia ka nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për mënyrat e qarkullimit të automjeteve midis dy vendeve. Për mospranimin dhe mosrespektimin e marrëveshjes, që Serbia ka nënshkruar vetë në Bruksel, presidenti serb doli me një shpjegim të ri absurd.

Në fjalimin patetik drejtuar kombit në 20 shtator ai deklaroi se “targat serbe janë targa të një shteti sovran”. Por kur nënshkroi marrëveshjen e shtatorit 2016 me Kosovën a ishin sovrane targat serbe?

Sipas logjikës së tanishme presidenciale serbe targat e Kosovës nuk janë targa të një shteti sovran dhe kjo e justifikon atë që të mos pranojë respektimin e marrëveshjes ndërkombëtare të qarkullimit të automjeteve, që qeveria e Serbisë ka nënshkruar në Bruksel. Në diplomaci ka rregulla dhe presidenti serb duhet të kishte njoftuar më parë zyrtarisht Bashkimin Europian si garant i kësaj marrëveshje, se Serbia nuk e njeh më atë marrëveshje të nënshkruar prej saj.

Provokimi dhe fryrja e tensioneve artificiale kanë qenë gjithmonë një instrument tradicional i politikës ballkanike të Serbisë dhe i diplomacisë serbe në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve midis tyre në dialogun në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE. Nëpërmjet provokimit të tensioneve artificiale në Veriun e Kosovës, Serbia po ndjek strategjinë e shtyrjes sa më shumë të orës së të vërtetës, kur asaj do t’i duhet të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Presidentit serb ia bëri të qartë këtë të vërtetë me shkrim presidenti amerikan Biden në 15 shkurt 2021, ia deklaroi në sy edhe kancelarja gjermane Angela Merkel në bisedimet në Beograd në 13 shtator 2021.

Diplomacia teatrale serbe e tensioneve të tanishme artificiale synon të arrijë disa objektiva.

Së pari, kërkon të sanksionojë statusin virtual të metropolit dhe të provincës midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas mendjes së ndryshkur politike dhe diplomatike të udhëheqjes nacionaliste serbe, në bazë të këtij statusi të ëndërruar serb Beogradi mundet të mos i zbatojë dhe t’i shkelë marrëveshjet, që i ka nënshkruar vetë në Bruksel, dhe të refuzojë që Kosova të zbatojë për ato marrëveshje reciprocitetin.

Së dyti, me tensionin e ri artificial dhe histerinë luftënxitëse Beogradi tenton që ta trembë burokracinë diplomatike të BE, që ajo të bëjë presione mbi Kosovën që të mos zbatojë ndaj Serbisë reciprocitetin e neneve të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe të pranojë de facto statusin e provincës.

Së treti, Serbia po kërkon që të krijojë tensione artificiale rreth Kosovës me qëllim që të bllokojë dialogun me Kosovën në Bruksel dhe të pengojë vënien në qendër të këtij dialogu të çeshtjes themelorë të njohjes reciproke, siç ia ka kërkuar asaj presidenti i SHBA, Xho Bajden. Serbia provokon tensione artificiale për të shmangur përballimin me të vërtetën e hidhur për të, se pas 10 vjet torollisjesh në Bruksel me çështjet teknike, dialogu Kosovë-Serbi duhet të hyjë në thelbin politik të dialogut, që është njohja reciproke midis dy shteteve.

Kjo është strategjia bizantine e presidentit serb Vuçiç, i cili në 20 shtator e afishoi hapur, kur deklaroi se “Unë nuk shoh ndonjë kuptim të dialogut në këtë moment”. Është e disata herë, që e ka thënë në dy muajt e fundit. Presidenti serb mendon se me këto akte teatrale të tensioneve artificiale në Veriun e Kosovës ai do të mund t’i shmanget trekëndëshit diplomatik pa rrugëdalje, ku e kanë vënë edhe SHBA, edhe Gjermania, për përfundimin e dialogut Serbi-Kosovë me njohje reciproke.

Provokimi i tensioneve me shtetet fqinjë është një metodë klasike i veprimit të diplomacisë dhe institucioneve subversive shtetërore serbe. Tensionet dhe klimën e luftës Serbia e sheh si një mënyrë të efektshme për realizimin e programit të saj shovinist të “Serbisë së Madhe”, të cilit qeveria e Vuçiçit tani i ka vënë emrin “bota serb”, dhe që planifikon aneksimin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Nuk janë të rastësishme ndërhyrjet e njëpasnjëshme brutale dhe fushatat e tensioneve, që po provokon Serbia në Bosnje, në Mal të Zi dhe në Kosovë.

Projektuesi dhe drejtuesi kryesor i ofensivës së tanishme destabilizuese serbe në tre shtetet fqinjë është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në datën 21 shtator presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, nga Nju Jorku ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, deklaroi se “gjëja më e rëndë është se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë një nga luftënxitësit më të shquar dhe më të zhurmshëm në vitet 90’, (të konflikteve në ish-Jugosllavi), dhe është një pengesë”.

Në datën 13 shtator 2021 presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi: “Presidenti Vuçiç e don Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Presidenti Vuçiç ka ambicien që t’ia kalojë Sllobodan Millosheviçit dhe të arrijë gjithçka që Millosheviçi nuk mundi. Serbia është një bazë politike, sigurie dhe informative për realizimin e interesave të Rusisë në Ballkan. Serbia beson se është koha për të ribërë kufijtë në Ballkan”.

Pra dy presidentë të sotëm të dy shteteve anëtare të NATO-s dhe shtete fqinjë me Serbinë, të cilët e njohin Vuçiçin dhe Serbinë më mirë se të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të marrë sëbashku, i tregojnë rajonit dhe botës se kush është realisht presidenti i sotëm serb, të cilin mendje të fandaksura në Tiranë po ia reklamojnë popullit të Shqipërisë si misionar hyjnor i parajsës së rajonit me projektin e tij të “Ballkanit të hapur”.

Është një urim i vjetër që shqiptarët ia bëjnë vetes: “Zot na ruaj mendt e kresë”, urim që sot duhet thënë ndryshe: “Zot, ruaji mendt e kresë udhëheqësve të Shqipërisë”.

Bashkimit Europian dhe NATO-s duhet t’i tërheqë vëmendjen njëkohëshmëria e zhvillimeve të fundit në tre shtetet fqinjë me Serbinë, ku gjeneratori i tensioneve është vetëm Serbia dhe institucionet e tij diplomatike dhe subversive. Nuk është rastësi mbështetja e fuqishme, që po i jep Rusia kësaj strategjie serbe të tensioneve me shtetet fqinje, sepse Moska ka interes strategjik që Ballkani të destabilizohet.

Bie në sy që histeria e tanishme luftënxitëse e presidentit serb lidhur me protestat e bandave kriminale serbe në veri të Kosovës mori një përkrahje të menjëhershme masive dhe iu kushtua një jehonë e jashtëzakonshme në mediat ruse. Media qeveritare ruse “Balkanist”, e specializuar për Ballkanin, njoftonte që në titull me entuziazëm në 21 shtator se “presidenti i Serbisë i dha Bashkimit Europian një muaj afat për kryerjen e rolit të ndërmjetësit në bisedimet me Kosovën”.

Nga këto zhvillime negative të tensioneve të reja të provokuara nga presidenti serb dhe nga diplomacia serbe, duhen nxjerrë disa mësime për diplomacinë e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe për të dy shtetet shqiptare.

Së pari duhet thënë se Kosova duhet të zërë mend dhe të mos i marrë me vonesë veprimet dhe aktet, që sanksionojnë barabartësinë e saj sovrane me Serbinë në marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në dialogun e Brukselit.

Moszbatimi i akteve të reciprocitetit që burojnë nga këto marrëveshje, dhe sidomos heshtja e papranueshme e Kosovës për shkeljet e marrëveshjeve të Brukselit nga Serbia, kanë krijuar situatën paradoksale, ku Serbisë i duket blasfemi diplomatike që Kosova po zbaton detyrimet e marrëveshjes së Brukselit. Dhe guxon presidenti Vuçiç dhe jep alarm europian pse Kosova po respekton reciprocitetin me Serbinë sipas marrëveshjes me të.

Së dyti, është e papranueshme dhe shenjë e një qëndrimi tribal politik që disa forca dhe politikanë të caktuar në Prishtinë, në situatën e tensioneve të reja të tanishme po sulmojnë për interesa meskine elektorale qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të drejtë. Raportet e Kosovës me Serbinë janë raporte që duhen parë në prizmin e interesit kombëtar dhe shtetëror, pa ngjyrim politik, fisnor apo krahinor.

Diplomacia serbe e tensioneve artificiale duhet t’i kujtojë diplomacisë dhe qeverisë së Kosovës rregullin e artë të reciprocitetit në marrëdhëniet midis shteteve sovrane. Reciprociteti nuk është shpikje e qeverisë së Kosovës, por është e drejtë e saj, është normë dhe praktikë ndërkombëtare që kur lindën shtetet.

Serbisë i duhet mësuar se ka përballë një shtet të pavarur dhe sovran, jo vetëm për targat, por në çdo element të marrëdhënieve dhe të marrëveshjeve dypalëshe me të. Serbia mund ta vonojë njohjen e Kosovës, por reciprociteti i sovranitetit dhe i të drejtave si shtet, i zbatuar me rigorozitet nga Kosova, do ta detyrojë Serbinë të vijë sa më parë te njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. gazetadita.al/

RECIPROCITETI: Vendimi (i vonuar) i qeverisë së Kosovës për qarkullimin e automjeteve dhe diplomacia teatrale serbe e tensioneve artificiale

Skizma në PD Nga Parid Turdiu

 

Duket se jane ndare keshtu:

Brezi i vjeter, i “qendrestareve” qe kane njohur enverizmin dhe pastaj perjetuan mrekulline e rrezimit te tij, nga PD me ne krye Berishen, po mbeshtesin Berishen ne kete skizem te PD.  (Disa thone, me te drejte, se enverizmin nuk e rrezoi Berisha, por qe nje fenomen boteror.  Kjo eshte e vertete, por natyra e paepur e Berishes po vertetohet edhe nje here keto dit.)

Brezi i 40 vjeçareve, te rritur ne demokraci, te mikluar me bursa te huaja, me punera ne zyrat e bulevardit dhe apartamente ne Bllok, mbeshtesin Bashen.

Te rinjte demokrate, duket se anojne nga Berisha.  Dmth kapercejne babin dhe mamin egoist e materialist dhe shkojne te gjyshi.  Kjo po ndodh edhe ne USA, ku rinia ka votuar per 80 vjecaret (Trump, Biden, Pelosi, Sanders).   Eshte nje lodhje nga materializmi.

Berisha e beri Bashen minister te transportit, ne moshen 30 vjec, per te ndertuar Rrugen e Kombit, – nje projekt madhor.  (Kam qene 30 vjec.  Kam marre ne pune 30 vjecare.  Cfare di nje 30 vjecar?)

Pas humbjes se zgjedhjeve me 2013, Berisha dha doreheqjen nga drejtimi i partise dhe vuri Bashen.  Qe atehere Basha ka humbur 4 zgjedhje dhe dy levizje te medha: te cadres dhe te djegjes se mandateve.  Gjate kesaj trajektorje humbese Berisha e ka mbeshteur vazhdimisht Bashen, me heshtje dhe me veprime, per gjithe boten qe ta shihte, – ishin bashke, nje ekip, dy trupa por nje shpirt politik.

Basha eshte i talentuar: mendon ne menyre koherente, flet rrjedhshem, ka pamje dhe ze skenik, pasqyron seriozitet, maturi, stabilitet, nuk eshte frikacak.  Ok, i mungon shkendija e mendimit origjinal, por kush eshte perfekt?!

Pashe nje emision te Ylli Rakipit ku ishin te ftuar Patozi, Nishani, Ristani dhe gazetari Arian Curri.  Jamarbër Malltezi foli me Skype.

Dua te shtoj ketu, ne parantez, se flasin mire.  Ndoqa pak edhe punimet e hapjes se Kuvendit.  Flisnin mire.  Amerikanet nuk flasin me mire.  Tani duhet kaluar nga e folmja ne bamje.

Shume po thone, “kjo eshte dita me e keqe per te djathten shqiptare”.

Une jam dakort me Patozin, qe kjo eshte nje dite e mire!

PD dhe PS (pa folur per te tjerat) ishin kthyer ne korporata ekonomike te vjeteruara, te ngrira, te hiper kontrolluara nga kryetaret, ku asgje e re nuk ndodhte.  Goditja nga USA e vuri ne levizje Partine Demokratike.

Politikanet futen ne politike per vehte, qofte per pushtet, fame, para, defrim, bamiresi, apo te gjitha bashke, por per vehte. – Ne rregull, edhe une per vehte jetoj, por te mos na fyejne inteligjencen duke na thene “e bejme per ju”.

Basha e perjashtoi Berishen per te mbrojtur karrieren e vet.  Vartesit e tij po perserisin ne TV se Basha e mori personalisht vendimin per te kursyer te tjeret nga nje akt i veshtire.  (Per cfare jane te tjeret aty, per lule ne letren e murit?)  Kurse une mendoj se ai e beri qe te dilte, ai dhe vetem ai, njeriu i amerikaneve ne spektrin e djathte, – ai kopjon Ramen.

Berisha reagoi shpejt dhe ashper per te mbrojtur vehten.  E filloi me “Basha me tradhetoi  mua; me beri pabesi”.  Ne fakt Basha e mbrojti publikisht Berishen, prandaj nuk mund te quhet tradheti, me perjashtim te rastit nqs kishin nje “beselidhje” ndermjet tyre, qe nuk do ishte etike.

Ata ish demokrate-me-poste qe çuditen, si ka mundesi te thuhet se amerikanet e kane gabim, por aleanca amerikane eshte shume e rendeshme prandaj do i kenaqim, te mos na e fyejne inteligjencen.  Nuk kane bere ata gjera te padrejta se ua ka kerkuar interesi i vet, i partise apo vete Berisha?

Por Berisha eshte inteligjent.  Shpejt e korigjoi mesazhin, “Basha duhet hequr se ka shkelur statutin, ka shkelur demokracine e brendshme dhe mbi te gjitha eshte humbes.  Nje kryetar humbes duhet te jape doreheqjen.”  Ky po, eshte qendrim parimor.

Lind pyetja, pse u kujtua tashti, vetem pasi u “besethye” nga Basha?

Sepse, tha Jamarbër Malltezi, “e vogel ju duket kjo?  Sherbeu si ‘the tipping point’ (u mbush kupa dhe u derdh).

Edhe kjo e Malltezit ka kuptim.  Thame qe politikanet punojne per vehte.  Historia eshte e mbushur me raste, kur heronjte nxiten nga ceshtje te vogla personale, per te kryer akte te rendesishme per njerezimin.

Ristani shtoi “te pakten Berisha kerkoi falje qe kishte percaktuar si pasardhes njeriun e gabuar”.

Mua nuk me duket ashtu; me duket normale qe kreu karizmatik, kur mendon te largohet vete, te zgjedhe nje trashigimtar qe atij i duket i talentuar; te investoje ne te duke e stervitur me poste te larta dhe pastaj ta mbeshtese gjate tranzicionit deri sa te piqet si lider.

Pse nuk tha gje Berisha kunder Bashes ne gjithe keto vjet?  Se Basha ishte ‘borderline’ si kryetar, as i mire per ta mbajtur, as i keq per ta hequr.  Kemi pasur te gjithe punonjes te tille, shoke te tille.

Ishte normale qe Berisha ta mbeshteste kryetarin e ri te PD, duke kerkuar njekohesisht te ruante influencen e vet ne parti.  Te gjitha keto jane njerezore dhe ndodhin kudo.

Eshte pozitive qe tani njerezit po flasin me hapur.  Berisha duhet t’i pergjigjet pyetjeve: 1) Pse dha doreheqjen me 2013?  2) Ne keto 8 vjet ishte Basha apo ai drejtuesi i partise?  3)  I jepte ai “keshilla” te pasolicituara Bashes?

Ndoshta jo, por Basha si skuth nuk donte te prishte qejf, ose tjetra, vertet qe mendonin njesoj.

Me pelqeu Arian Curri; tha se cdo lider i rendesishem e zgjedh pasardhesin e vet, ne mos haptas, ne menyre implicite, duke e promovuar.  Po shtoj une: jo vetem ne diktatura (Enveri Ramizin), por shpesh edhe ne demokracite perendimore (Churchilli Anthony Eden, presidenti amerikan nenpresidentin, François Hollande Macronin, etj.)

Arian Curri citoi Frojdin dhe Jungun, – i pari ka thene se njeriu behet burre kur i vdes babai; i dyti ka thene se, nuk ka nevoje ta vrasesh fizikisht babain, por mjafton ta vrasesh moralisht.

Mua nuk me duket e nevojeshme vrasja e babait, ndoshta se babai im me linte te lire, me jepte gjitheshka; e shihja qe sakrifikohej vete per mua (nuk kishte nevoje ta vrisja une).

Mua me duket me mire ta kesh babain se ta vrasesh.  Por une nuk jam populist, jam racional, – nje mineral i rralle.  Prandaj dua te bej Partine e Qendres, racionale, jo emocionale, qe mendon me koken e siperme.  Pse?  Se nuk ka te tille.  Parti emocionale ka.  Duhet bere dicka qe nuk ka, jo dicka qe ka.

Eshte e padrejte ajo qe i ndodhi Berishes nga amerikanet.  Eshte e padrejte ajo qe po i ndodh Bashes – akuzat per tradheti, se eshte shitur te Rama etj., por kush tha se bota eshte e drejte?

Ka qene bota e drejte per ju, per mua?

Me te mire se ne jane keta?

Kjo eshte nje dite e veshtire per disa njerez, por e mbarsur me risi per vendin: vihet ne levizje Partia Demokratike, hapet partia, gjallerohet demokracia e brendshme, afirmohet ose zgjidhet nje udheheqje e vertete dhe, si tha Patozi, dy kenetat partiake PD dhe PS jane ene komunikuese; levizja ne njeren shkakton levizje ne tjetren.

Berisha eshte inteligjent; filloi te kultivoje bazen e partise ne menyre demokratike.  Si do shkoje kjo levizje, ku do mbrrije, cili eshte plani?  Do rrezohet Basha dhe do kthehet Berisha?  Ku i dihet!

Si filloi revolucioni amerikan: Parlamenti i Londres vendosi taksen e çajit. Kolonistet amerikane protestuan, çaji u hodh ne det, u mblodh nje kongres, u shtine pushke, u mblodh nje kongres tjeter, u shpall pavaresia, u shtine pushke te tjera, u nenshkrua paqja.  USA u be superfuqi.   Kush i planifikoi te gjitha keto?  Askush.

Kjo eshte nje kohe e mire, kohe levizje.

“Moscow Times”: “Dashnorja sekrete e ministrit të jashtëm rus ushtron influencë në ministri” – Nga SHABAN MURATI

Leximi i së shtunës

Gazeta e njohur ruse “Moscow Times” në 14 shtator me titullin “Dashnorja sekrete e ministrit të jashtëm rus ushtron influencë në ministri”, dhe mbi 50 media, televizione e portale ruse në të njejtën ditë, botuan investigimin e rrjetit investigativ rus “Important stories”, që zbulonte se ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka në ministri dashnoren e tij Svetlana Poljakova, e cila ka ndikim në drejtimin e dikasterit në emërimet dhe në largimet e diplomatëve.

Sipas investigimit, Lavrovi e ka marrë me vete dashnoren dhe vajzën e saj dhjetra herë në udhëtimet e tij zyrtare jashtë shtetit, dhe i ka bërë ato shumë të pasura dhe me prona jashtë shtetit nëpërmjet trafikut të influencës dhe lidhjeve të tij të ngushta me njerin nga oligarkët më të mëdhej të Rusisë, Oleg Deripaska, me jahtet dhe avionët personalë të të cilit shëtisin për qejf nëpër destinacione botërore turistike famija e fshehtë e Lavrovit.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, e pyetur nga gazetarët rusë në 16 shtator në brifingun e saj me shtypin lidhur me këtë investigim, e hodhi poshtë, por i shpëtoi goja dhe tha ndër të tjera se “ka pak të vërtetë”.

Përgjigjen e saj e keni në faqen e Ministrisë së Jashtme Ruse.

PS. Çdo ngjashmëri me disa ministra të jashtëm të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit, që caktonin dashnoret e tyre biba në poste të larta diplomatike, i merrnin me vete në udhëtimet zyrtare jashtë shtetit dhe i konsultonin për emërimet në ministrinë e jashtme, është e rastit.

Një deklaratë e Bashës pa bosht – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Në deklaratën e Bashës “Nuk ka kthim pas”, të botuar sot, 17 shtator 2021, në Portalin “Fjala e Lirë”,  më bëri shumë përshtypje fjalia në vijim:

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

       Domethënë, Basha nxjerr në pah kontributin e Profesor Berishës për zhvillimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Po atëherë cila na qenkej arsyeja që Profesor Berisha duhej përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike? Sepse kështu dëshironte ambasadorja Juri Kim, e cila, sipas faqes së internetit “evropaelirë”, 30 korrik 2021, kërkonte largimin e Berishës nga grupi parlamentar?

Ne e dimë që prapa ambasadores Juri Kim qëndron Sekretari i Shtetit Blinken, i cili e shpalli Berishën “person të padëshirueshëm” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por deri tani nuk ka bërë publik asnjë fakt për afera korruptive të Berishës. Prandaj edhe Juri Kim vërtitet e vërtitet në takime me Bashën për “armatosjen” e tij kundër Berishës, por nuk po na nxjerr në shesh të mejdanit asnjë fakt konkret. Nëse faktet i ka, atëherë le t’i bëjë publike, t’i nxjerrë në sheshin e mejdanit, në mënyrë që opinioni i gjerë të sqarohet përfundimisht për drejtësinë e vendimit të Blinkenit dhe të Bashës dhe të mbajë qëndrimin e duhur ndaj Profesor Berishës.

Por në këtë mes ka diçka sa të çuditshme, aq edhe befasuese.

Në një informacion mjaft interesant, të botuar në internet më shumë se tre muaj e gjysmë më parë, thuhet:

“Në rrethet diplomatike, flitet se rreth 200 zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar, të lidhur me Edi Ramën, janë në listën e zezë, ndonëse emrat e tyre nuk janë bërë publike ende nga DASH… Edi Rama parashikon se edhe ai një ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. Gjatë këtyre tetë viteve në pushtet, Edi Rama ka thyer çdo rekord korrupsioni dhe plaçkitjeje. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për zhvillimet në Shqipëri, thotë se korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes së Edi Ramës.Për herë të parë, DASH ka dhënë alarmin se korrupsioni nën drejtimin e Edi Ramës tashmë është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Nga Brukseli ka raporte po aq shqetësuese, ku Shqipëria është përfshirë në zonën e rrezikut, sa i takon pastrimit të parave të pista nga drejtorët, ministrat dhe kryebashkiakët e Edi Ramës… Në raportet ndërkombëtare për korrupsionin, Shqipëria, nën qeverisjen e Edi Ramës, listohet si vendi më i korruptuar në Evropë dhe ndër më të korruptuarat në botë” (Citohet sipas: Pse është tmerruar Edi Rama, ka hallin e fatit të tij apo të ministrave të korruptuar?! Heshtja dhe një mesazh që paralajmëron tërmet”. Gazeta “Plisi”. Faqja e internetit “gazetaora”. 28 maj 2021).

Nga ky informacion mjaft trishtues për fatet e vendit tonë që të sëmbojnë në zemër, vetvetiu, dalin disa përfundime:

Së pari, Departamentit të Shtetit dhe Brukselit nuk i bëka fare përshtypje korrupsioni i përmasave skanadaloze të qeverisë Rama gjatë këtyre tetë vjetëve. Madje Blinkenit i bëka përshtypje korrupsioni i Berishës i shumë viteve të shkuara. Tani hajde të rrimë dhe të vrasim mendjen se cila qenka arsyeja e vërtetë e vendimit të Blinkenit kundër Berishës, korrupsioni i Berishës i viteve të shkuara, apo kritikat e tij të forta kundër Sorosit, mikut të Blinkenit dhe të Ramës?

Së dyti, sipas informacionit të mësipërm, rezulton se Rama parashikuaka se edhe ai një ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. E pabesueshme, por realitet. Domethënë, kryepushtetari te ne, që drejton një qeveri të korruptuar deri në vesh dhe që, për pasojë, e ka shndërruar vendin tonë në më të korruptuarin në Evropë dhe ndër më të korruptuarit në botë, mund të vjedhë dhe të plaçkitë sa t’i dojë qejfi sa ka pushtetin në dorë, se nuk do të ketë asnjë pasojë as nga Departamenti i Shtetit, as nga Brukseli. Pasojat Rama dashka t’i ketë, demek, pas largimit nga pushtetit!!! Po si shpjegohet që Departamenti i Shtetit që drejton Blinkeni dhe kryestrukturat e Brukselit nuk kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti? Qytetetarët e thjeshtë të vendit tonë a kanë të drejtë të dyshojnë dhe të shtrojnë pyetjen: mos vallë korrupsioni skandaloz i Ramës dhe i qeverisë që drejton ka stërpikur edhe strukturat e larta të Brukselit, me zgjatime deri te Blinkeni? Dhe mandej Blinkeni apo pasardhësi i tij do t’u kujtuakan për ndëshkimin e Ramës për korrupsion pas largimit të tij nga pushteti? Kjo është sa për të qeshur, aq edhe për të vënë ulërimën. Sepse vjen përfundimi i vetvetishëm për qëndrimin e Perëndimit ndaj kryepushtetarit shqiptar: vidh dhe plaçkit sa të duash sa je në pushtet, se kur të largohesh nga pushteti do të mjaftohemi vetëm me një shpallje vendimi si i padëshirueshëm, se kapitalet e vjedhura nuk do të të preken kurrë.

Së treti, për dijeninë e ambasadores Juri Kim dhe të shefit të saj Blinken, Profesor Berisha ka përkrahje dhe gëzon një mbështetje të fortë në radhët e një përqindjeje të konsiderueshme bashkatdhetarësh. Ai, gjithashtu, gëzon mbështetjen e fuqishme të shumicës së bashkëkombasve tanë në Republikën  e Dardanisë, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, e cila i vëllazëroi edhe më shumë qytetarët e dy shteteve tona. Në atë Rrugë, për fatkeqësinë tonë kombëtare, Rama ngriti trarin e tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit, duke ngjallur pakënaqësinë e shtetasve të Dardanisë, të cilët janë në mëri me Ramën jo vetëm për shkak të trarit të tradhtisë, por edhe për shkak të flirteve të tij me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, për nismën e të ashtuquajturit Ballkan i Hapur.

Në këto kushte, vendimi i Blinkenit kundër Profesor Berishës i lë qejfmbetur me Shtetet e Bashkuara shumë bashkëkombas të të dyja shteteve tona. Një gjë e tillë është në dëm të vetë politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të cilat, për arsyet që dihen mirë, te kombi shqiptar kanë besnikun më të madh, jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën. Hedhja në mëri e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara, ka qenë dhe vazhdon të mbetet në rendin e ditës të trekëndëshit ortodoks Beograd-Athinë Moskë. Prandaj qëndrimi i Blinkenit ndaj Profesor Berishës më sjell në kujtesë senatorin e ndjerë John McCain, i cili, që në vitin 2014, kur Blinkeni qe zgjedhur zv.Sekretar i Shtetit, pati deklaruar:

“Në këtë rast, ky individ ka qenë në të vërtetë i rrezikshëm për Amerikën dhe për të rinjtë dhe të rejat që po luftojnë dhe i shërbejnë asaj” (Citohet sipas: “Afganistani / John McCain në 2014: Blinken i rrezikshëm për SHBA”. Faqja e internetit “Syri”. 19 gusht 2021).

Tani, duke u rikthyer te Basha, dëshiroj të ritheksoj se ai, vitet e fundit, në çdo hap të jetës së tij si polikan në krye të Partisë Demokratike, e ka vërtetuar se është “tredhur” politikisht që prej takimit të fshehtë me Ramën këtu e më shumë se katër vjet të shkuara. Ai takim vazhdon të mbetet njollë e zezë në karrierën e tij politike, ai ka mbetur rob i atij takimi, është zhveshur tërësisht nga dinjiteti personal, duke mbetur pa shtyllë kurrizore. Atë e tërheq për hunde Juri Kim, e cila, me qëndrimin e saj ndaj Profesor Berishës, sipas porosive të Blinkenit, dhe me përkrahjen që i jep Ramës, të krijon përshtypjen sikur është anëtare e asamblesë së Partisë Socialiste. Vetë deklarata e Bashës që citova në fillim, dëshmon fare qartë se ai mori një vendim absurd kundër Berishës, pa u bërë fillimisht publike faktet për vendimin e Blinkenit, çka dëshmon mungesën e shtyllës kurrizore në formimin e vet.

Në mbyllje dëshiroj të theksoj se shqiptarët duhet të vetëdijëson një herë e mirë, nëse nuk dëshirojnë të shpërbëhen si komb krejtësisht, se demokracinë në trojet e tyre nuk e sjell as Vashingtoni, as Brukseli. Ata mund të merren si modele të ndërtimit të saj, por jo si “punëtor krahu” në shërbim të hapjes së rrugës drejt demokracisë shqiptare. Shqiptarët duhet “të shpërveshin mëngët” vetë dhe të ndërtojnë një shtet demokratik të tipit perëndimor, duke nxjerrë në krye të tij intelektualë të zgjedhur, me dinjitet personal dhe kombëtar. Qoftë Vashingtoni, qoftë Brukseli, nisen nga parimi hyjnor “ndihmo veten, të të ndihmoj unë”. Deri tani, sidomos këto tetë vitet e fundit, shqiptarët kanë dhënë prova boll të mjaftueshme se nuk kanë aftësi për ndërtimin e demokracisë, për vendosjen e shtetit ligjor, prandaj edhe pushtetin e kanë rrëmbyer dhe po e përdorin për vetëpasurim lloj-lloj horrash politikë. Duke ndjekur qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, që i kanë lejuar vetes të shndërrohen në mercenarë të tregut të shitblerjes së votës, Perëndimit s’i mbetet gjë tjetër, veç t’i urojë ta gëzojnë pushtetin e kryehajdutëve me nam.

San Diego, Kaliforni

17 shtator 2021


Send this to a friend