VOAL

VOAL

Ballkani i Hapur  Nga Parid Turdiu

September 15, 2021
blank

Komentet

blank

MARRSHON SHQIPNIA KOMUNISTE DREJT ZHDUKJES- Nga Fritz RADOVANI

 

Dhjetori 1990 mbetet dhe do jetë një muej shumë i randsishem në historinë e Shqipnisë, në rrugën e gjatë dhe të vështirë për arritjen e dy parullave kryesore të mitingjeve të rinisë s’ asaj kohë: “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Shteti ma i mbrapambetun i Europës, dhe fatkeqësisht gjithnjë jashta Saj. Lidhjet e vjetra me Lindjen prej kohës së Esad Pashës, Ahmet Zogut dhe që u trashiguene tue u sterforcue edhe ma shumë nga aventurieri Ever Hoxha, që caktoi shoku Tito e, pasues Stalini. Tue mos harrue asnjëherë Mao Ce Dunin, themeluesin e “Revolucionit Ideologjik e Kultural të 1967”, kur Shqipnia u shpall “i vetmi shtet ateist në Botë” dhe që u pasue nga skilja anadollake Ramiz Alia, me kobren Nexhmije Hoxha, dhe na sollen në krye të shtetit Shqiptar, një nga “Rilindasit e komnizmit” kryem… Edvin Ramen, që tue kuadrue Shqipninë në “Balkanin e Hupun”, realizoi “largimin e Rinisë Shqiptare nga Atdheu”, dhe “rikthei vorfninë e tejskajshme”, tue u vendosë në krye të listes së Shteteve ma të mbrapambetuna t’ Europës në Shekullin XXI. Aty ku sundon korrupsioni, imoraliteti, hajnia, pabesia, vllavrasja, urrejtja, shfarosja, fanatizmi, paburrnia, ateizmi, shperdorimi i detyrës, injoranca, mendjemadhsia, kapadailleku, trafikantët e drogës, shkatrruesit e Monumenteve, brutaliteti.

E gati harrova: Shkatrrimtarët e vertetë të Shtetit Shqiptar “Komunistët e Rilindur”: Rruga e sigurtë e forcimit Tiranës orientale sllavo bolshevike.
Turpi i Europës e tue dijtë mirë se: “Kjo asht Shqipnia e t’ Madhit Gjergj Gjon Kastriotit – Skenderbeut dhe Nanë Terzes së Madhe Botnore!
Shqiptarë! Kurr mos e harroni porosinë e Papës Gjon Pali i II “per drogen”! Melbourne, 28 Nandor 2022.

blank

KRESHNIKU KOMBËTAR DEDË GJO’ LULI – “MALËSORI QË MUJTI”- Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë- Nga Frank Shkreli

Përshëndetje të gjithëve…

Si zakonisht, është kënaqësi dhe privilegj për mua që gjëndem përsëri këtu në kryeqendrën e Vatrës historike të shqiptaro-amerikanëve dhe të Kombit mbarë. Ju falënderoj për ftesën për të folur, shkurtimisht — për Kreshnikun e Kombit Ded Gjo Lulin me malësorët, në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

E vërtetë se Flamuri i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut u ngrit në Vlorë me 28 Nentor, 1912 – dita kur edhe u shpallë Shqipëria shtet më vete. Ky zhvillim i përmasave historike të Kombit shqiptar nuk ndodhi në një boshllëk kohor as nuk ia dhuroi kush shqiptarëve pavarësinë. Shumë sakrifica, luftëra dhe zhvillime ushtarake, politike dhe diplomatike i kanë paraprirë kësaj date historike të 28 Nentorit.

Ndër këto zhvillime ishin dhe luftërat dhe kryengritjet e fiseve të Malësisë së Madhe kundër pushtimit 500-vjeçar të Perandorisë Osmane dhe ngritja e flamurit kombëtar në Deçiq — me 6 prill, 1911 — ku në vend të flamurit turk, u vendos flamuri i Kombit shqiptar – Flamuri i Gjergj Kastriotit- Skenderbeut – për herë të parë në trojet shqiptare – ç’prej kohës së të Përgjithëmonshmit të Kombit Shqiptar – Kryetrimit — Skenderbe.

Po, kush ishte protagonisti kryesor i atyre lëvizjeve dhe cilët ishin ata trima rreth tij, që me veprat e tyre, në fillim të shekullit të kaluar, ndoshta për herë të parë në 500-vjet robëri – shkaktuan përhapjen e një entuziazmi anë e mbanë trojeve të pushtuara arbërore, se shqiptarët mund të ia delnin kundër një perandorie të madhe, siç ishte ajo e pushtuesve otomanë!

Kujt ia merrte mendja se kjo histori pushtimi prej 5 shekujsh, mund të ndryshonte njëherë e mirë. Se më në fund, Kombi Shqiptar po shkruante një kapitull të ri në historinë e tij — drejt një fillimi të lirisë dhe pavarësisë së tij në fillim të shekullit XX.

Kush ishte prijsi dhe cilët ishin këta burra pashkollë – por të zgjuar e të urtë, trima dhe patriotë — qendresa kundër pushtuesve otomanë e të cilëve bëri bujë anë e mbanë Evropës së asaj kohe?

Fjala është për Ded Gjo’ Lulin, të cilin At Gjergj Fishta e kishte cilësuar si “Malësorin që mujti” dhe për “petritat malësorë” të fiseve të Veriut të Shqipërisë. Veprat e tij dhe të malësorëve, mbeten sot e kësaj dite, një akt i madh historik e patriotic që do të kujtohen gjithmonë, (të pakën në sytë e popullit të atyre anëve).

Ata kujtohen me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të Kombit shqiptar kundër pushtuesve të huaj dhe armiqëve të Kombit, atëherë dhe sot.

Në momentin e duhur historik, malësorët i erdhën në ndihmë Kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptaro-arbërore po jepte shpirt, e ndarë dhe e harruar nga bota perëndimore, nga ajo botë ku shqiptarët e kishin vendin – aty ku e kishte para-përcaktuar, historikisht, Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.

Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që, para Evropës, u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare për liri e pavarësi të shqiptarëve, por ata ishin edhe zëdhënsit e parë të Kombit që paralajmëruan pavarësinë –e që erdhi një vit më vonë. Në të vërtetë, Ded Gjo’ Luli dhe malësorët e tij, ishin përfaqsuesit e Kombit ata që njoftuan botën se toka e Gjergj Kastriotit, më në fund, kishte zot.

Ismail Qemali e ka quajtur Ded Gjo Lulin, “Pushkë të ngrehur të Shqipërisë.” Lufta serioze e malësorëve kishte gjetur menjëherë ndihmën dhe përkrahjen e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare. Të inkurajuar nga lufta e malësorve kundër otomanëve, më mendje-ndriturit e Kombit, në atë kohë, shkuan për t’u takuar me Dedë Gjonin dhe bashkpuntorët e tij në (Podgoricë) për të përpiluar Memorandumin historik që, përmbante, ndër të tjera — kërkesat për të drejtat bazë për atë kohë — të Malësorëve dhe të gjithë Shqiptarëve.

Sot, një peticion të tillë, dërguar fuqive të mëdha të kohës, do ta quanim fillimi i “ndërkombtarizimit të çështjes shqiptare”.
Ishin, pra, malësorët ata të cilët në emër të Kombit shqiptar, i parashtruan botës së atëhershme të qytetëruar, kërkesat e tyre për liri dhe pavarësi, aspak ndryshe nga rasti i Kosovës, dekada më vonë – ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës e kemi quajtur, dëshmitarë e pjesëmarrës të cilës jemi. Një lëvizje e prirë me urtësi dhe diplomaci nga Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Po kush ishin malësorët, bashkpuntorë të Ded Gjo’ Lulit, të cilët nënshkruan Memorandumin e famshëm me kërkesat e tyre dhe të gjithë shqiptarëve, drejtuar perandorisë osmane dhe fuqive të mëdha të asaj kohe?

Mund të jetë hera e parë që, publikisht, lexohen emërat e këtyre përfaqsuesve të fiseve të Malësisë së Madhe në aë kohë, të cilët në emër — jo vetëm të krahinës a fisit të vet — por edhe në emër të mbarë Kombit shqiptar kanë nënshkruar atë që historia e njeh si,“Memorandumin e Grecës”, drejtuar fuqive të mëdha të asaj kohe.

Në Qershor, 1911 u mbajt Kuvendi ku u nënshkrua “Memorandumi i Greçës” me 12 pika nga të parët e Malësisë së Madhe. Emrat, as roli i tyre nuk janë aq të njohur për shumë veta, por unë do i kujtoj sot pasi e meritojnë të kujtohen, duke lexuar emrat e tyre — ndoshta për herë të parë në publik – megjithëse emrat e tyre janë shënuar në artikuj të botuar në atë kohë (siç ishte revista e njohur Leka, Hylli i Dritës e të tjera, para Luftës së II Botërore), por edhe në ndonjë publikim të më vonshëm.

NËNSHKRUESIT ishin: Ded Gjon Luli i Hotit, Sokol Baci i Grudë, Ded Nik Bajraktari-Vukël, Dod Preçi-Kastrat, Tom Nika-Shkrel, Cal Dedi-Selcë, Mehmet Shpendi i Shalës, Gjeto Mark Ujka-Hot, Hil Mosi, Risto Siliqi, Luigj Gurakuqi- përfaqësues të Shkodrës, Lul Rapuka – Vukël, Llesh Gjergji-Nikç, Nik Mhilli-Shllak, Binak Lulashi -Toplanas, Bash Bajrami-Nikaj Mertur, Bec Delia-Dukagjin. Nënshkrues të Memorandumit ishin dhe disa prej meshtarëve të atyre krahinave, në atë kohë, si Pater Karl Prenushi, Pater Mati Prenushi, dënuar me vdekje nga komunizmi enverist, Pater Lorenc Mitroviqi, Pater Sebastian Hila, Pater Bonaventura Gjeçaj dhe Pater Luigj Bushati. (Revista Leka- Vjeti IX- 1937, Memorials des Malisores, Sir Edward Grey).

Siç thashë më lartë, për brezat e rinjë të shqiptarëve sot këta emra janë të panjohur. Mund të jenë edhe të mërzitshëm, të një periudhe të kaluar, por sipas At Gjergj Fishtës këta ishin, “Ded Gjo Luli, që vu sy me vdekë, a Shqiptar i lirë me mbetë — me ata kreshnikë petrita të Maleve të Mëdhaja – burra si motit veç që i bante lokja shqipëtare — bjen në mal, e mbi kaki të Deçiqit ngulë Flamurin e Shqipënisë – kuq e zi: zjarm e dekë, nji be ai rreh, nji be të madhe po, rrreh ai në sy të qiellës e të dheut, se rob Shqiptari për nën themër mizore të Turkut ma kurrë, jo, kurrë nuk do të gjimonte, e as nën themër, t’atij Sllavi të mënijshëm. Me atë be të shugurueshme ngeli në habi Evropa. Cetina u trand, e u dynd tanë pem e mëni Stambolla…dhe Malësori mujti”, ka shkruar At Gjergj Fishta. Malësorët — paraprijës të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë — ia dolën, në krye me Ded Gjo Lulin!

Falë rolit dhe sakrificave të këtyre burrave të Malësisë së Madhe dhe të Kombit shqiptar, në krye me Ded Gjo Lulin, Shqipëria feston sot 110-vjet pavarësi. Por, megjithë arritjet e deritanishme, ëndërra e shqiptarit për të jetuar në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet, të bashkuar në demokraci të vërtetë, liri dhe në paqë e siguri me fqinjtë — si pjesë e familjes së madhe evropiane, “I lirë dhe i lumtur”, siç është shprehur Luigj Gurakuqi dikurë– mbetet ende një ëndërrë e pa realizuar për shqiptarët, 110-vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptari i shekullit XXI, e kërkon realizimin e kësaj ëndërre — për fat të keq të tijin — në dhena të huaja dhe jo në trojet e të parëve të vet. Të parët tanë, si Ded Gjo’Luli me malësorë na dhanë 110-vjetë më parë, atë që prisnin shqiptarët për pothuaj 500-vjet: një Shqipëri të lirë e të pavarur. Prej kësaj klase politike që udhëheq sot shqiptarët, anë e mbanë trojeve të tyre iliro-arbëroro, Kombi dhe shqiptarët kudo që janë, këmbëngulin të kenë diçka më tepër, kërkojnë:

“Një Shqipëni të lumtun”, do të thoshte At Pjetër Mëshkalla, një prift katolik jezuit shqiptar, i persekutuar, si shumë të tjerë, nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës. Shqiptarët duan një Shqipëri të lumtur, që të ndalohet zbrazja epike e trojeve shqiptare, për arsye të politikave aktuale korruptive anti-kombëtare të politikave shqiptare 30-vjeçare: regjimesh autokratike majtiste, pseudo-komuniste. Ka ardhur koha për një ndryshim të madh!

Ka ardhë koha që shqiptarët, e sidomos klasa politike aktuale shqiptare, “Të lidhin besa-besen, të lëftojmë për të drejtat e për nderin e Shqipërisë dhe t’u rrefejmë të huajve se rrojmë e duam të rrojmë me nder në vendin tonë”, ka porositur dikurë ky burri këtu i Vatrës, Faik Konica.

Ka ardhur koha që, më në fund, Kombi shqiptar, Shqipëria dhe Kosova, të distancohen njëherë e mirë nga politikat majtiste sllavo-komuniste dhe nga trashëgimia e tyre shkatërruese që shihet kudo edhe sot – madje edhe në nivelet më të larta politike, shkencore, kulturore dhe historike. Kombi shqiptar ka nevojë për riafirmimin e figurave të tija të ndritura – emrat e disave i përmenda këtu — por edhe shumë e shumë të tjerëve, të cilët historiografia komuniste i ka zhdukur ose anashkaluar nga kujtesa kombëtare.

I përjetëshëm qoftë kujtimi i Ded Gjo Lulit dhe i kryengritësve të Malësisë së Madhe. Gëzuar Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. I Madhi Zot e bekoftë Kombin Shqiptar në këtë 110-vjetor – një kohë e trazuar për fatin e tij — por me besimin dhe shpresën se drita e agimeve të reja do të shëndritë mbi fatin
e shqiptarëve dhe bashkë me të edhe rrezja e bekimit të Madhit Zot.

Frank Shkreli
Në Vatër, Nju Jork,
27 Nentor, 2022

blank

blank

ME PRESIDENTEN E KOSOVËS… Nga Visar Zhiti

E dëshironim shumë takimin, ishte për ne më tepër se një takim i lartë, kishte nga simbolika dhe ëndrra. Arritja deri këtu i ngjante dhe një udhëtimi në kohë, në kujtesën historike, kishim lënë pas nga padrejtësitë shekullore, copëtimin dhe ndarjet, ferrin e luftës dhe të dënimeve, harrimet, kufirin… dhe kishim hapur si derën e shtëpisë derën e Kosovës tonë Republikë, kishim ardhur dhe herë tjetër, po këtë radhë na priste një Zonjë e zonja, e buzëqeshur dhe plot dinjitet, që fliste me mënçuri dhe përzemërsisht, Presidentja, Znj. Vjosa Osmani – Sadriu. Vërtet m’u shndërruar  në ideale takimi me Presidenten grua të Kosovës, se m’u shfaqën si vegim mbretëresha ilire Teutë, dijetarja jonë europiane Dora d’Istria, luftëtarja Shote Galica, etj, shkencëtarja Sabiha Kasimati, shkrimtarja Musine Kokalari, të persekutura tmerrshëm nga diktatura dhe përpara tani kishim triumfin e gruas shqiptare…
Edhe pse qëlloi një ditë e shqetësuar për administratën e shtetit të Kosovës, një përballje tjetër me serbët në Mitrovicë, ajo, mes detyrave të shumta dhe emergjente, gjeti kohë të na mirëpriste atë pasdite në zyrën e saj, siç duket e ndjeu dëshirën tonë dhe simbolikën, duke na e bërë takimin shumë më të çmuar.
blank
– Kemi sjellë librin me lutjet e Shenjtes tonë Nënë Terezës, – i thashë, – ajo frymëzoi dhe Presidentin e SHBA, Klinton, të vendoste, e thotë vetë ai, prandaj dhe ndërhyri NATO të shpëtonin Kosovën, lutjet e saj do t’na ndihmojnë sërish…
Ndërkaq Presidentja, Znj. Vjosa, me thjeshtësi dhe fisnikërisht më dha medaljen “Shën Tereza”, që e kishte akorduar që në shtator, me këtë motivacion, e lexoi vetë: “Për kontribut të veçantë në promovimin e vlerave të lirisë, kultivimin e fjalës së lirë dhe promovimin e veprës së ‘Nënë Terezës’ e të vlerave të popullit të saj nēpër botë.”
blank
Ishte vlerësim befasues, nuk e kisha menduar, hutues për mua, nder, ndërgjegje, e pranova se ma jepte Kosova, një grua, Kryeja e Shtetit. Medaljen me emrin “Shën Tereza” e ndjeja si një mrekulli dhe pse ta fsheh, ishte dhe si një ndjesë dhe qortim për disa nga presidentēt e Tiranës, që janë sjellë si mosmirënjohës të ashpër ndaj vuajtjes tonë, dhimbjes dhe misionit.
– Ju jeni dhe nënë, – do t’i thoshte Eda ime Presidentes, – prandaj ju kam sjellē një album me piktura fëmije, të djalit… e ardhmja…
blank
Ajo e mirëpriti me ngrohtësi dhe ndërkaq Eda po i thoshte se ne në Kosovë kemi ardhur edhe pa ardhur, e kemi nga prindërit, xhaxhai im ka qenë prefekt në Mitrovicë, një rrugë atje ka emrin e tij “Ago Agaj”, ëndrra e tij ishte Kosova e lirë. Ne kemi ardhur në një ëndërr kështu…
blank
Presidentja na përcolli me mirësinë e Zonjës së shtëpisë, shtrenguam duart te dera, e gjitha ishte bërë realitet. Gjithë vezullime si gurët e çmuar të truallit të Kosovës, që mitiku Rugova i dhuronte aq bujarisht, po na rrezëllinin çastet e këtij takimi të bukur me Presidenten.
blank
Zoti e besoftë Kosovën tonë, thamë me zë dhe dolëm në mbrëmjen prishtinase, në shëtitoren “Nënë Tereza”…
Prishtinë, 23 nëntor 2022
blank

Nga Arkivi i Voal.ch Frank Shkreli: Kush është Josep Borrell për shqiptarët?

 

Josep Borrell mund të jetë njeriu më i pa-përshtatëshëm në Evropë – pas presidentit të Republikës Çeke, Milosh Zeman

Shefi i ri i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, vizitoi ditët e fundit, Prishtinën dhe Beogradin, për herë të parë në detyrën e tij si kryediplomati i BE. Në këtë kapacitet, natyrisht, se ai do të merret me bisedimet, ose me të ashtuquajturin, “dialog” midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Emërimi i tij nuk ishte aspak një lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe të shqiptarëve.

 

Në të vërtetë, Josep Borrell mund të jetë njeriu më i pa-përshtatëshëm në Evropë – pas presidentit të Republikës Çeke, Milosh Zeman – për të ndërmjetësuar cilën do gjë qoftë midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

Me thënë të drejtën, më duket pak e çuditshme se si Parlamenti Evropian ka zgjedhur një person që është shprehur haptazi kundër pavarësisë së Kosovës dhe vjen nga një vend si Spanja e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithëse shumica e vendeve të BE-së kanë bërë një gjë të tillë.  Duke e ditur se si i tillë, në detyrën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrel do të ishte përgjegjës edhe për polititkën evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor, përfshir Kosovën dhe Shqipërinë, e sidomos si përgjegjës kryesor për politikën dhe për bisedimet e udhëhequra nga Brukseli midis Serbisë dhe Kosovës, e që synojnë në “normalizimin” e marrëdhënieve midis tyre.Pra, aktualisht, kemi Shefin e ri të diplomacisë evropiane, në personin e Z. Josep Borrell, i cili personalisht është kundër pavarësisë së Kosovës, vjen nga një vend anëtare e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për të ndërmjetësuar bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, e cila jo vetëm që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, por që e konsideron si pjesë të pandarë të saj.  A mund më thotë dikush, më i mençur se unë, se si do të zhvillohen bisedimet për normalizim midis Serbisë dhe Kosovës gjatë mandatit 5-vjeçar. Zotëri Josep Borrell, me besueshmërinë më minimale të nevojshme, sidomos nga Prishtina zyrtare?

Në “Curriculum vitae”, prej 17-faqesh, që i ka dorëzuar parlamentit evropian, para se të emërohej në detyrën e kryediplomatit të BE-së, Z. Borrell, shprehet se, “Jam dëshmitar okular i nevojës për të pasur një Evropë më të fortë, një Evropë e cila mbron vlerat evropiane anë e mbanë botës, përballë kërcënimeve që prekin të gjithë evropianët”, është shprehur ai.Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Z. Borrell, kryesisht, fjalët i kishte të mira, ose të pakën, indiferente dhe nuk u shpreh haptas kundër pavarësisë së Kosovës, duke thënë se, “Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa shprehu gatishmërinë që të lehtësojë çdo dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë”.  Unë nuk e dijë se si do të lehtësojë dialogun, në mënyrë të besueshme një person i cili  në të kaluarën ka mbajtur një qëndrim të njohur kundër pavarësisë së Kosovës, një person i cili vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për të ndërmjetësuar midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila jo vetëm që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, por pretendon se Kosova është Serbi?!  Duket se Parlamenti Evropian nuk i ka llogaritur punët mirë kur zgjodhi Z. Borell si Shef të diplomacisë evropiane, duke i njohur mirë qendërimet e tija ndaj pavarësisë së Kosovës – që nuk përputhen me shumicën e vendeve të BE-së por edhe duke ditur se marrëdhëniet Serbi- Kosovë janë gjithnjë ndër çështjet kryesore në Evropë, në mos çështja numër një e pazgjidhur.

blank

Për rolin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe në rajon.  Megjithëse në takimin me Presidentin e Kosovës, Z. Thaçi, Z. Borrell tha se Bashkimi Evropian nuk është në garë me Shtetet e Bashkuara – duke përmendur takimet e fundit në Prishtinë dhe Beograd të ambasadorit amerikan në Berlin, Z Richard Grenell, si përfaqësues presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi.  Por nga ana tjetër, ai nuk u durua pa kritikuar, ndoshta edhe duke u tallur, në mënyrë të tërthortë gjatë takimit me Z. Thaçi në Prishtinë, me “planet e shumta” dhe “për çdo gjë”, siç i cilësoi ai, të amerikanëve, anë e mbanë botës” nga Lindja e Mesme e deri tek Kosova, sipas tij.  “E rëndësishme është që të mos ketë plan, por të përfshihemi sinqerisht me palët sepse aq sa e di unë, amerikanët nuk kanë shpenzuar asnjë euro në Kosovë ndërsa ne kemi shpenzuar më shumë se një miliardë euro në vitet e fundit dhe në kuadrin e investimeve në infrastrukturë ne jemi duke investuar 150 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën”.Në rregull i nderuar kryediplomati evropian, por ju vizituat Prishtinën dhe Beogradin ditët e fundit, jo për të parë se kush ka investuar më shumë në Kosovë, sepse kjo nuk është një çështje që kërkon zgjidhje urgjente, por për të ndërmjetësuar dialogun politik Serbi-Kosovë, që të dy vendet të shkojnë drejtë një njohjeje të përbashkët diplomatike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane.  Ky është problemi dhe jo sasia e investimeve, për të cilat, jam i sigurt se Kosova është shumë mirënjohëse. Por, angazhimi diplomatik i amerikanëve, kohët e fundit, ka të bëjë, pikërisht me këtë pikë, me përparimin drejtë njohjes së dyanshme — e jo me faktin se kush ka investuar më shumë në Kosovë, megjithëse edhe pretendimet e Z. Borell për investimet evropiane, janë një çështje debati, besoj unë.  Jam i bindur gjithashtu se as amerikanët, nuk janë në ndonjë garë me Bashkimin Evropian përsa i përket Kosovës, por janë të vetëdijshëm se për pothuaj për 11 vjet tani, që Bashkimi Evropian ka kryesuar dhe ndërmjetësuar, ose “lehtësuar” bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, mund të thuhet se asnjë përparim me rëndësi nuk është arritur në këtë drejtim.  Përkundrazi, palët duket se janë më larg se kurrë më parë prej njëra tjetrës, kjo ndoshta edhe falë ngërçit politik në Kosovë dhe mosmarrëveshjeve skandaloze midis Tiranës e Prishtinës zyrtare, por edhe influencave të huaja, jashtë rajonit, siç janë politikat ruse dhe turke.  Madje Turqia ka investuar shumë më shumë në Serbi se sa në Kosovë, por megjithatë, Serbia nuk po e shikon me sy të mirë Kosovën, as nuk po ndryshon asnjë qëndrim ndaj saj, megjithëse Presidenti turk, Z. Erdogan ka deklaruar vite më parë se, “Kosova është Turqi”.  Ndoshta kështu i intereson Beogradit. Gjithkush e di, i nderuar Z. Borrell se pa Shtetet e Bashkuara asgjë nuk ndodh as në Kosovë dhe madje as në Evropë.  Madje, pa Shtetet e Bashkuara nuk besoj që as sot Kosova do të ishte e pavarur.  Por ka qenë Presidenti Xhorxh Bush i riu, i cili i lodhur duke pritur Evropën e vjetër për të marrë një vendim në lidhje me pavarësinë e Kosovës, i cili ka deklaruar, më në fund, në Tiranë në vitin 2007 se “mjaft, është mjaft, Kosova është e pavarur”.

E njëjta gjë po përsëritet edhe sot, 13 vjet pas kësaj deklarate nga ish-udhëheqsi amerikan,  në lidhje me bisedimet Beograd-Prishtinë, për njohje të ndërsjelltë diplomatike. Për 11-vjet, Bashkimi Evropian ndërmjetësoi “lehtësimin” e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe rezulatet dihen.  Edhe nëqoftëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje, asnjë prej tyre nuk është zbatuar nga Beogradi.  Përkundrazi!

Fakti se parlamenti evropian ka emëruar si Shef të Politikës së Jashtme evropiane, Z.Josep Borrell, kam drojë se është një shenjë e keqe se parlamentarët evropianë nuk janë seriozë aq sa duhet për “lehtësimin” e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, megjithëse vet Z. Borrell deklaroi në Prishtinë ditët e fundit se, “synimi dhe përkushtimi i tij mbetet lehtësimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë”.

Por për të dalur me sukses në bisedime të tilla, duhet të jetë një ndërmjetës i paanshëm, me një besueshmëri të lartë dhe të pa cënueshme, i konsideruar si i tillë nga të dy palët.  Për ndryshe është kot.  Ju Z. Borrell duhet ta dini edhe vet se, fatkeqësisht, nuk jeni njeriu i përshtatëshëm për një rol të tillë.  Është më mirë të tërhiqeni që në fillim nga roli për të ndërmjetësuar “lehtësimin” e dialogut Serbi-Kosovë dhe të emëroni një përfaqësues të posaçëm të BE-së për bisedimet Prishtinë-Beograd, i cili të bashkrendonte ngusht veprimtaritë evropiane me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në dialogun Serbi-Kosovë.  Nga perfomanca që pashë gjatë vizitës tuaj në Prishtinë, emërimi i një të deleguari të posaçëm evropian për këtë mision të rëndësishëm– jo vetëm për marrëdhëniet midis dy shteteve të pavarura Kosovë e Serbi, por edhe për paqën në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën një gjë e tillë të bëhet sa më parë, aq më mirë!

Nga Frank Shkreli*

Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*

*Ky opinion i z.Frank Shkreli është bëtuar me 2 shkurt 2022. E risjellim tek lexuesi për efekt të aktualitetit

 

blank

LUIGJ GURAKUQI – DORË E DJATHTË E ISMAIL QEMALIT – NË 110-VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË – Nga Fran Shkreli

 

“Shqiptari dëshiron të rrojë i lirë dhe i lumtur”

“Pak ndër prijsa e udhëheqës janë ata që mundohen t’a zgjojnë e t’i ndrisin mendjen popullit, që t’i thonë kjartësisht të vërtetën e që përpiqen t’a drejtojnë në udhë të mbarë. Ka, mjerisht, ma shumë asish që thonë se vullneti i popullit nuk duhet marrë parasyshë, e që ndonëse e quejnë veten popullorë, mendojnë se populli duhet të shtrohet e të ndigjojë, e të lihet e të drejtohet prej atyne, pse ata vetëm, e askush tjetër, janë të zotët me e këshilluem për të mirë e me e përgatitun për fatbardhësinë e tij.” (Luigj Gurakuqi, Ora e Malevet, Nr. 37-sipas Revistës Shëjzat)

 

blank

Luigj Gurakuqi, shembull i një demokrati të vërtetë

Në vigjilje të 110-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria osmane le të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkëpunëtorin më të ngushtë të Ismail Qemalit — dorën e djathtë të tij — parlamentarin dhe opozitarin shqiptar, “par excellence”, njërin prej figurave më të shquara të Kombit shqiptar, i cili për sa jetoi, ”Nuk ka pasur ngjarje të madhe politike, shoqërore e kulturore, ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndier fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij”, sipas historianit Stefanaq Pollo. Figura e Luigj Gurakuqit, sipas tij, bëhet edhe më e madhe dhe më madhështore, “Po të kemi parasysh armiqtë e shumtë që duheshin përballuar, vështirësitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme që thureshin kundër atdheut, rreziqet e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap.”

Megjithëse është shkruar shumë për kontributet e mëdha të Luigj Gurakuqit, jo vetëm si njëri prej figurave udhëheqëse politike më të shquara të Kombit shqiptar, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e mësues. Profesor Ernest Koliqi, i cili në vitin 1924 në Tiranë ka shërbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, në një artikull shkruar në vitin 1965 në revistën ”Shëjzat”, nënvizon për lexuesin, fuqinë frymëzuese dhe tërheqëse të Gurakuqit, si njeri dhe si politikan:  ”S’kam pa ndër Shqiptarë… një tjetër që të kishte lidhje miqësore e politike aq të shumta e të ndryshme sa Gurakuqi.  Gegë e Toskë, qytetarë, katundarë, malësorë, priftën, popa e hoxhallarë, analfabetë dhe eksponentë të intelektualizmit, arbëreshë, e të huaj që interesoheshin për Shqipëni, qindra e qindra vetësh, i drejtoheshin atij me një frymë të çuditshme besimi…besonin në përpjekjet e tij, të çdo lloji…”, ëshët shprehur Koliqi.

Në artikullin e tij përkujtimor me rastin e dyzet vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakquit, Ernest Koliqi, si bashkëpunëtor i ngushtë dhe sekretar privat i kësaj figure të madhe të Kombit shqiptar, kujtonte se Luigj Gurakuqit, i Madhi Zot i kishte falur aftësi e zotësi si rrallë ndonjë njeriu tjetër, por sipas tij, vetia që e dallonte Gurakuqin nga të tjerët e kohës së tij: “Ishte ajo që me bashkue e me miqasue ndër vedi njerëzit me mendesi, prirje, rritje në kundërshtim.  Përhapej nga zemra e Tij nji fuqi vëllaznuese e tillë sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora te rij plot hov modernizues, anëtarë klerikësh të ndryshëm, bashkatdhetarë visesh të ndryshme, të rij rrymash të ndryshme. Mbretnonte harmonia aty ku Ai qëndronte”!

Parlamentarët e Kuvendit të Shqipërisë sot, pozitë dhe opozitë, po t’ia donin të mirën Shqipërisë dhe Kombit shqiptar, do bënin mirë të marrin shembull tek Gurakuqi: “Luigj Gurakuqi e konsideronte detyrën e deputetit si të rëndë e me përgjegjësi të madhe, të një rëndësie kombëtare dhe si detyrë e shenjtë që ia kishte besuar populli”.  Mbi rolin e Luigj Gurakuqit në kuvendin shqiptar, Koliqi sjellë kujtimet e tija duke shkruar se ndërsa, “Në parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato të Fan Nolit, Ali Klisurës, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, (zëra) të dënja me jehue në Dhomën e Komuneve (të Anglisë), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozitës kundërshtonte me matuni:  bashkë me kolegët që përmenda, përpiqej të jepte shembullin e nji kritike të fortë por jo fyese, ndërtuese jo rrënuese…”, ka shkruar Ernest Koliqi për Guralkuqin parlamentar.

Roli patriotik, ndërtues dhe bashkëpunues i Gurakuqit për të mirën e Shqipërisë, njihej dhe respektohej nga shumë patriotë shqiptarë të asaj kohe.  Mihal Grameno i shkruante atij me 24 Korrik 1919 se: “Shqiptarët kanë simpati dhe besim tek juve”.

Megjithëse vlerësimet e të tjerëve për Gurakuqin dhe veprimtarinë e tij hedhin dritë mbi këtë figurë të madhe të Kombit shqiptar, janë fjalët e tija, ato që në të vërtetë pasqyrojnë vlerat dhe idealet e larta njerëzore të këtij patrioti dhe njeriu të madh, fjalë të cilat sikur jehojnë edhe sot si tepër aktuale. Në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar me 21 Janar 1924, i frymëzuar nga nevoja e madhe për ndryshime themelore politike, shoqërore dhe ekonomike në Shqipërinë e asaj kohe, Gurakuqi iu drejtua anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, se si përfaqësues të shqiptarëve, “Populli na ka tregue edhe udhën që duhet të ndjekim.  Populli na thotë:  Ky jam, këto nevoja kam, pra mbas dëshirës sime, mbas nevojave të mia, mbas zakoneve që kam (si popull) bani ligjet themelore që të mund të rrojë i lirë dhe i lumtur si shqiptar.”

“Të rrojë i lirë dhe i lumtur si shqiptar!”, janë fjalët e Luigj Gurakuqit, që pasqyronin atëherë dhe sot dëshirën e mbarë popullit shqiptar, dëshirën ende të parealizuar plotësisht, që më në fund shqiptari të rrojë në shtëpinë e vet, “I lirë dhe i lumtur”, të mos marrë rrugët e botës në kërkim të lirisë, demokracisë, drejtësisë dhe lumturisë.

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2022, fjalët e tija edhe sot tingëllojnë si largpamëse e bujare dhe si të tilla duhet të shërbejnë sot dhe në të ardhmen, nëqoftse vërtetë do të bëhet Shqipëria, si fjalë udhëzuese. Ai këshillon që në këtë “Ditë fatbardhë, që do të mbetet e paharrueshme në kujtimet e shënjta të Kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqiptarëve të lidhen, të bashkohen, të bahen një”, ndërsa ka paralajmëruar se, “çarjet, zihjet, anmiqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës” dhe botës. (Luigj Gurakuqi: “Mvehtësia e Shqipëniës”, 1913).

Ndonëse fjalët dhe këshillat e Luigj Gurakuqit janë folur ose shkruar më shumë se 100-vite më parë, ato për fat të keq, tingëllojnë aq aktuale sot, kur të marrim parasysh aktualitetin politik në Shqipëri dhe deri diku edhe në Kosovë. Në prag të 110-vjetorit të Shqipërisë, Luigj Gurakuqi bën thirrje për reflektim dhe për pendim. Një thirrje kjo që politika shqiptare, në përgjithësi, do bënte mirë po të reflektonte se ku e ka çuar Kombin, pas 30-vite tranzicioni “post-momunist”, ku shumica dërmuese e shqiptarëve e kërkojnë jetesën – “lirinë dhe lumturinë” në perëndim – duke zbrazur kështu trojet shqiptare, si rrallë herë në historinë tragjike të Kombit shqiptar.

Luigj Gurakqui i bën thirrje sot klasës politike anë e mbanë trojeve shqiptare për reflektim dhe për pendim serioz, për faktin se në çfarë gjëndje politike dhe ekonomike është sot fisi i shqiptarit: Në një artikull që Gurakuqi shkruante nga Parisi në prag të 28 Nëntorit të vitit 1919, këshillonte: “E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes sonë.  Në këtë ditë, duhet të vemë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten tonë nëse e kemi bamun gjithkund e gjithmonë detyrën që kishim përpara Atdheut.  T’i tregojmë pa turp e t’i njohim fajet tona, të harrojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t’i japim vëllaznisht dorën njani-tjetërit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi, me të vërtetë, për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e Kombit, për nderin e flamurit tonë.”

Po i sjell këto citime të Luigj Gurakuqit në këtë 110-vjetor të Pavarsisë së Shqipërisë, jo se kam ndonjë iluzion se klasa politike aktuale do reflektojë dhe të “pendohet” siç këshillonte dikur Luigj Gurakuqi, sepse me të bëmat dhe të pa bëmat e tyre gjatë tre dekadave të fundit, na kanë bindur se nuk janë as reflektues as të penduar. Por, besoj se ia vlen të kujtohet Luigj Gurakuqi jo vetëm në këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë, por gjithmonë, sepse ai ishte dhe mbetet njëri ndër më të Mëdhenjtë e Kombit shqiptar, një shembull i një patrioti të flakët dhe një demokrat i përkushtuar pro-perëndimor. Fjalët e Gurakuqit flasin vet, jo vetëm për periudhën që ai jetoi, por edhe për të tashmen dhe për të ardhmen – do duhej të shërbenin si një fuqi frymëzuese për të gjithë, sidomos për klasën politike shqiptare të shekullit XXI, e veçanërisht në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Frank Shkreli

blank
Në krah të Ismail Qemalit

blank
Pandeli Cale me Luigj Gurakuqin
blank

Luigj Gurakuqi, demokrat i vërtetë!

 

blank

Ukraina është një betejë midis lirisë dhe tiranisë Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shoqëria normale është një shoqëri e qytetëruar, një shoqëri e sjellshme, një shoqëri larg luftërave pushtuese dhe konflikteve. Rusia e Putin-it (dhe Serbia), qartësisht kërcënimi më i madh dhe më i rrezikshëm me të cilin përballet bota sot.

***

Putin-i asnjëherë nuk e mban atë që premton.

Isha në një vizitë të rastësishme në disa vende të Evropës Lindore…

Një bisedë e shkurtër me një emigrant (avokat) rus, kundërshtar i vendosur i Putin-it, i cili disa vite më parë iku në vendet baltike për shkak të rrezikut për jetën e tij. Dhe mbetet aktivist për informim të drejtë. Ndër të tjera ai u përgjigjet pyetjeve si kjo:

– A ke frikë se aktiviteti jot mund të jetë rrezik për jetën tënde?

– Nuk mund të mendojmë shumë për kërcënimet. Atëherë do të paralizoheshim nga frika dhe do të duhej të ndalonim punën që po bëjmë.

– Çfarë doni të arrini?

– Nuk ka shpresë për një paqe të drejtë në Ukrainë për sa kohë që Putin është në pushtet. Putin nuk do të heqë dorë as nga lufta në Ukrainë. Putin-i duhet thyer për të arritur paqen.

– Por gjithnjë e më shumë njerëz në Perëndim besojnë se po i afrohen pikës ku duhet të negociojnë me Putin-in?

– Kur dëgjoj politikanë perëndimorë që duan një marrëveshje me Putin-in, dua të bërtas. Putin-i nuk do t’i mbajë kurrë premtimet e tij.

 

***

Nëse ne kapitullojmë sot në dritën e shantazhit bërthamor të Putin-it, kush do të thotë se ai nuk do të përdorë të njëjtin shantazh 3-4 vjet më vonë? Dhe kush do të thotë që diktatorët e tjerë anembanë botës nuk do ta shikojnë këtë dhe të thonë: “Oh, shiko atë. Perëndimi është i gatshëm të kapitullojë para shantazhit bërthamor? Pse të mos bëjmë të njëjtën gjë si Rusia”? Dhe për vendet që nuk kanë armë bërthamore sot? Pse nuk duhet të kenë armë bërthamore nëse armët bërthamore janë efektive dhe i ndihmojnë ata të arrijnë atë që duan?

***

Putin-i po përpiqet të shterojë furnizimin e Ukrainës me artileri dhe raketa, duke dërguar në shënjestër të artilerisë dhe raketave ukrainase sa më shumë regrut rusë.

Nëse eliminohen të gjithë ata 300.000 terroristë rusë nuk ka problem për Putin-in. Ai thjesht do të dërgojë më shumë kurban, çfarë do të thotë jeta e tyre për të? ASGJË.

Shumë perëndimorë “të arsyeshëm” që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për mentalitetin rus, mund të mendojnë përafërsisht: “Unë nuk mund ta kuptoj pse e gjithë Rusia nuk do ta kthejë Putin-in dhe ta dëbojë atë nga pushteti. Rrethi i tij i brendshëm më i pasur rus po vuan për veprimet e tij. Njeriu i zakonshëm në Rusi po vuan edhe më shumë. Është koha që të gjithë të zgjohen dhe ta quajnë atë që është. Veprime të padurueshme dhe të papranueshme nga një i çmendur që sjell këtë vuajtje të panevojshme mbi popullin e tij dhe akoma më keq mbi vendin e Ukrainës, i cili nuk bëri absolutisht asgjë për të merituar ndonjë nga ky sulm i paprovokuar. Ajo prek të gjithë botën dhe duhet ndalur”.

Megjithatë, problemi është se shumica e rusëve pajtohen me pushtimin e Putin-it, dhe ata shqetësohen vetëm nga perspektiva e humbjes, ose nga perspektiva për t’u bashkuar realisht në luftë (të jenë ushtarë pjesëmarrës). Kërcënimet ndaj Putin-it nuk vijnë nga njerëzit që duan demokraci, drejtësi dhe paqe. Kërcënimet vijnë nga njerëz kriminelë, barbarë të zhgënjyer me “mungesën” e brutalitetit të Putin-it dhe mungesën e rezultateve pozitive. Pra, ata duan që Putin-i të jetë edhe më i përgjakshëm; të ushtroj më shumë terror dhe masakra kundër civilëve ukrainas.

Siç thekson historia, mungesa e ultimatumit që Perëndimi t’i japë Rusisë për të ndalur masakrën dhe për t’u tërhequr, thjesht i mundëson Putin-it të vazhdojë luftën e tij pa shumë pasoja për rusin e zakonshëm. Nëse perëndimorët (sidomos BE) do të ndjenin dhimbjen e vërtetë për viktimat ukrainas, popullariteti i Putin-it në Rusinë fashiste terroriste ka të ngjarë të shkërmoqet si një pirg letrash.

A nuk e di ndonjë nga Perëndimorët se kjo luftë (përveç tjerash) është edhe një luftë për naftën e Ukrainës? Për këtë bëhet fjalë. Nëse Ukraina do të kishte aftësinë dhe financat për të nxjerrë naftën e saj në treg, kjo do të shkatërronte kontrollin e Rusisë në BE duke i shitur atyre naftën e tyre. Ukraina është e pasur me naftë. BTW Rusia dhe Kina nuk do të jenë kurrë në një marrëveshje të re të gjelbër. Ekonomia e Rusisë bazohet në naftën që ata shesin. Kina po ndërton shumë më tepër termocentrale me qymyr. E gjithë kjo politikë e ndryshimeve klimatike është vetëm një grumbull zhurmash për pushtet. E gjithë teoria është me të meta, dhe e njëjta që Al Gore shiste mbi 20 vjet më parë. Tani është po aq me të meta sa atëherë. Oqeani mund të ngrihet një ose dy inç në njëqind vjet. A është kjo diçka që dikush duhet të harxhojë përpjekjet për të harxhuar shuma të mëdha parash dhe për të mos arritur asgjë? Ka kaq shumë shkencëtarë që marrin anën tjetër të çështjes. Klima ka ndryshuar që nga fillimi i tokës. Shumë shkretëtira dikur nuk ishin. Zgjohuni se nuk ka më lajme të vërteta. Shumica e politikanëve perëndimor (sidomos ata të BE-s) gënjejnë nëpër dhëmbë së bashku me mediat kryesore.

Gjithnjë e më shumë na tregohet shpirti i vërtetë rus. “Unë u rrita me kërcënimin e BRSS që po rrezikonte ekzistencën tonë dhe duket se të njëjtët njerëz të këqij janë ende në krye. Unë nuk mendoj se bota do t’u besojë rusëve për një kohë të gjatë pas kësaj”- më tha një profesor, emigrant i moshuar (jo-rus) nga ish BRSS.

Bëjini vetes vetëm një pyetje – pse Rusia (dhe këlyshi saj Serbia) nuk dëshiron të ekzistojë në të njëjtën mënyrë që duan të ekzistojnë të gjitha vendet e tjera evropiane? Pse e gjithë Evropa (me përjashtim të Serbisë terroriste fashiste…) është në rregull me ekzistimin si fqinjë të bashkuar, paqësorë, të cilët nuk janë të interesuar të marrin nën kontroll vendet e tjera dhe të marrin burimet e tyre natyrore, por thjesht të zhvillohen brenda kufijve të tyre?

Kjo sepse ata janë kombe të mendimit modern, të qytetëruar. Pushtimi i kombeve të tjera dhe zgjerimi i të ashtuquajturës “perandori” tuaj është një mentalitet i lashtë nga shpellat e Karpateve që ekziston edhe sot e kësaj dite në Rusi (dhe Serbi). Ata janë të egër që nuk respektojnë të drejtat e njeriut, as të qytetarëve të tyre.

***

Koha për t’i dhënë Ukrainës avionë të avancuar, sisteme raketash me rreze të gjatë dhe mbrojtje ajrore cilësore të “kupolës së hekurt”. Dimri po vjen dhe një gjendje më statike do të vendoset në të dyja anët. Me këtë teknologji të avancuar Ukraina do të kontrollojë hapësirën ajrore dhe do të jetë në gjendje të godasë objektivat ruse drejt kufirit nga toka dhe ajri. Dimri dhe goditjet e vazhdueshme mund të kombinohen për të thyer përfundimisht vullnetin e agresorëve rusë për të luftuar.

Më herët në këtë luftë, unë brohorisja çdo fitore të Ukrainës mbi pushtuesit. Tani kam filluar të më vijë disi keq për ushtarët rusë. Ata në thelb po hidhen në një mulli mishi për të kënaqur egon e një tirani. Ata po vdesin për asgjë të denjë apo fisnike.

Trupat ruse po ndërtojnë pozicione të reja mbrojtëse gati 40 milje prapa linjave aktuale të frontit, një shenjë që ata po planifikojnë për më shumë tërheqje përballë përparimeve ukrainase.
Marrja e qytetit Kherson nga Kievi, i cili ishte nën pushtimin rus që në ditët e para të luftës, pasoi humbjet ruse në verilindje dhe shënoi një poshtërim dhe disfatë masive në fushën e betejës për Moskën.

Vazhdoni t’i shtyni ato prapa. Mos u lejoni fashistëve/terroristëve kohë të rishpërndajnë asgjë në mbrojtjen e tyre, ndërsa ata vrapojnë për jetën e tyre. Ukraina duhet të mbajë presionin. Batica ende mund të kthehet nëse ata heqin këmbën nga fyti. Perëndimi duhet të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me atë që mundet për të vazhduar shtytjen ofensive të Ukrainës. Njëkohësisht, Ukraina duhet të krijojë mbrojtje për të mbajtur territorin që është rimarrë. Pas përfundimit të luftës, Perëndimi duhet të ndihmojë Ukrainën që të krijojë mbrojtje të përhershme për të parandaluar kthimin e Rusisë.

Ndihmojeni Ukrainën ta fitojë atë luftë. Ukraina po i bën një shërbim të madh gjithë botës. Ndihma e tyre po ju ndihmon juve…
***

Shkatërrimi i vazhdueshëm i ushtrisë ruse në Ukrainë do të plotësojë libra të tëra në akademitë ushtarake në mbarë botën, në dekadat e ardhshme. Paaftësia e tyre për t’iu përshtatur çdo ndryshimi kuptimplotë të doktrinës së tyre të ngurtë për të avancuar pas breshërive të artilerisë po i nxjerr gjakderdhjen deri në pikën pa kthim. Në një moment, ushtria ruse humbi artin e shakave, fshirjeve, drejtimeve të gabuara dhe manovrimit të përgjithshëm. Një forcë armësh shumë e lëvizshme, e kombinuar, e mbështetur nga një staf i përgjithshëm shumë i aftë – ishte dikur në shtëpi në ushtrinë ruse. Duket se dekada të shumta ryshfeti dhe korrupsioni, duke grumbulluar para të destinuara për forcat e tyre të armatosura, u hoqën atyre gjithashtu ekspertizën teknike që kërkon një makinë ushtarake që funksionon pa probleme. Ndërsa strukturat ushtarake perëndimore kanë mbajtur hapin me përparimet teknologjike dhe taktike, rusët me sa duket mbetën pas, duke u përgatitur për të luftuar një konflikt të shekullit të njëzetë që nuk erdhi kurrë.

Ukraina po e dobëson Rusinë çdo ditë. Kjo i sjell dobi Perëndimit dhe Kinës në një shkallë të konsiderueshme. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Nëse nuk e ndalojnë Rusinë, NATO-ja do të duhet ta bëjë këtë.

Kohë dimri. Është shumë e vështirë për të kryer ndonjë sulm tokësor në zona të hapura pasi dukshmëria juaj është një libër i hapur për armikun tuaj. Beteja e Bulge në Luftën e Dytë Botërore është një shembull klasik i dukshmërisë së keqe (dobët) të nevojshme për të kryer një sulm të luftimit mësymës në një hapësirë të gjerë. Thënë ndryshe, ofensivë e përgjithshme, e vrullshme e me synime të mëdha. Artileria dhe raketat e sotme përdoren për shënjestrim shumë specifik dhe mund të shkatërrojnë sasi të mëdha njerëzish dhe materiali përpara se ato të sillen në fushëbetejë.
NATO ka hedhur poshtë shumicën e pajisjeve të epokës sovjetike që vendet e ish Traktatit të Varshavës u kishin dhënë ukrainasve. Tani ato vende po e zëvendësojnë atë pajisje me sisteme armësh më të mira dhe teknikisht superiore, duke e bërë NATO-n edhe më të fortë. Nëse Ukraina arrin ta shtyjë Rusinë përtej kufirit, NATO duhet të ndërhyjë dhe të krijojë një zonë ndalim fluturimi, të bllokojë Detin e Zi dhe të garantojë mbrojtjen e Ukrainës, përndryshe Rusia do të kthehet me terrorizëm dhe kërcënime të vazhdueshme, sidomos ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

blank

SHBA: Nji tentativë me përmbysë demokracinë. Faktori Trump!- Nga SAMI REPISHTI, PHD*

 

Ridgefield,CT.-Më 8 qershor 2022, nji Komision Kombëtar Special, i autorizuem nga Dhoma e Përfaqsuesve (Parlamenti) me nandë anëtarë nga të dyja partitë politike amerikane-demokratike dhe republikane- mbajti sesionin e parë publik. Komisioni Special kryesohet nga Kongresmeni Ben Thompson (D.Missisipi).

Qëllimi i nji iniciative të këtillë ka qenë dhe mbetet sqarimi i veprimeve joligjore në datën 6 janar 2021, që ish-Presidenti Donald J. Trump ndërmori me diskreditue sistemin e zgjedhjeve elektorale të lira presidenciale të nandorit 2020 dhe përfundimin e tyne me humbjen-diferencë të madhe prej 7+ (shtatëplus) milionë vota ma pak për ish-Presidentin D.J.Trump dhe fitoren e kandidatit demokrat të ishnënpresidentit demokrat, Joseph J. Biden JR, për postin e Presidentit të Republikës Amerikane.

I paknaqun me këto zhvillime, ish-Presidenti Trump shkeli traditën 238- vjeçare të transferimit normalisht të pushtetit në mënyrë paqësore, me pranimin publik të rezultateve. Z. Trump deklaroi se votimet ishin të padrejta, të manipulueme, të vjedhuna e të tjetërsueme; prandej të pavlefshme.

Karakteristika dalluese e këtyne votimeve ka qenë organizimi korrekt, regjistrimi, zhvillimi i lirë, numërimi i tyne pa incidente, kontrolli nga përfaqësues zyrtarë të dy partive politike, si dhe deklarimi publik e zyrtar i rezultatit. Kërkesat e Z. Trump kanë nji karakteristikë të përbashkët: mungesën e provave, akte të pakonfirmueme, dhe mashtrime të qëllimshme – të njohuna me sloganin “The Big Lie” (gënjeshtra e madhe), dhe rrëzimin e të gjitha kërkesave të tij nga Gjykatat e Apelimit.

Më 5 janar 2021, djali i ish-Presidentit Trump, Donald Trump Jr., ka tekstue për shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, nji plan: si krijohet mundësia që babaj i tij të qëndronte në fuqi edhe katër vjet të tjera si President mbas numërimit të votave. Ky mesazh kërkonte që ndjekësit e z.Trump të krijojshin nji situatë ku thuhej se asnjeni kandidat kishte fitue dhe se vendimi mbetej në duert e Dhomës së Përfaqësuesve. Në fakt, plani ishte përgatit nga këshilltari jozyrtar (eminence grise!) Stephen K. Bannon, nji figurë e njohun mirë për parimet e tij ultrakonservatore.

Kjo taktikë kërkonte dy ndërhymje ilegale;

E dyta, me zgjedhë të gjithë anëtarët e ri të Kolegjit Elektoral nga elemente pro-Trump në Asambletë e 50 shteteve dhe me sigurue kështu fitoren e tij.

Hapi i parë, presioni dhe kërcënimet direkte mbi nënpresidentin Pence, i cili refuzoi me zbatue urdhnin e Presidentit Trump “si i paligjshëm” tue shkelë Kushtetutën. Për këtë qëllim, më 6 janar 2021, ish-Presidenti Trump urdhnoi ndjekësit e tij me sulmue Kapitolin, ndërtesa e Parlamentit dhe fortesë e demokracisë. Demonstratorët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë. Nënresidenti Pence dhe Zonja Nancy Pelosi, speaker e Parlamentit, u kërcënuan me varje në litar, por ata shpëtuan. Nji strukturë prej druni me litar për varje u ngrit në oborrin e Kapitolit.

Kush ashtë “fajtori”? Ligjërisht, “fajtor” ashtë ai që ban nji akt të keq, të dënueshëm nga ligji dhe të kryem me qëllime kriminale. Për 16 muej me radhë, Komisioni Special ka mbledhë dokumentacionin e akteve të kryeme dhe tashti i paraqet për njoftimin për qytetarët amerikanë. Ashtë opinioni i shumicës dërmuese të qytetarëve amerikanë se demonstruesët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë me inkurajimin direkt të ish-Presidentit Trump.

Natyrisht, pyetja kryesore ashtë: Nëse ish-Presidenti Trump deklarohet “fajtor” për aktet e tij dhe zhvillimet e rrjedhuna, ai mund të arrestohet, të gjykohet e të dënohet? Kushtetuta amerikane konfirmon se asnji qytetar qëndron përmbi ligjin, tue përfshi kështu edhe Presidentin. Ndërkohë, drama në Kongres vijon…

Shtypi amerikan paraqet këtë dramë politike si lufta e Trump-it me qendrue në zyrën presidenciale edhe mbas humbjes së thellë në votime. Për këtë, Z.Trump kishte përkrahjen e nji turme lojale, por të paedukueme politikisht, mbrenda dhe jashtë strukturës së Administratës. Kapitull mbas kapitulli drama u përsërit pa efekt, sepse organet gjyqësore refuzuen kërkesat për zhvleftësimin e votimeve dhe gjykatat federale përfunduen se ankesat ishin “without merit” (pa meritë), si dhe aktet në esencë kishin elementë të nji “konspiracioni kriminel”, rrjedhimet e të cilit ishin damtimi i njenës nga shtyllat e demokracisë amerikane (zgjedhjet e lira dhe të drejta). Z. Trump shkoi aq larg saqë planifikoi mundësinë e përdorimit të forcave ushtarake të Departamentit të Homeland Security për konfiskimin e të gjitha kutive të votimit (siç!).

Evidenca që konfirmon nji dramë të këtillë ashtë tronditëse! Z.Trump humbi kontrollin e duhun. Speakeri i Dhomës së Përfaqësuesve, Zonja Nancy Pelosi, e frikësueme nga sjellja e ishPresidentit, kontaktoi Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosuna Amerikane, Gjeneralin Miller, dhe e këshilloi të konsultohet para se të veprojë me masa të jashtëzakonshme me kërkesë të ish-Presidentit… Gjenerali Miller u përgjigj pozitivisht.

(Kushtetuta amerikane cakton Speaker-in e Dhomës me marrë pozitën e Presidentit në rast emergjence për Presidentin dhe N/Presidentin). Manovrimet e Z. Trump morën nji drejtim absurd. Deklarata “Italogate” reklamonte pa asnji bazë se disa persona italianë kanë përdorue teknologjinë ushtarake me konvertue votat në maqinat e votimeve në SHBA. Ide të këtilla qarkullojshin në Shtëpinë e Bardhë, si sekuestrimi i të gjitha kutive të votimit, përdorimi i forcës ushtarake dhe invokimi i “ligjit martial”, përdorimi i reparteve ushtarake për qëllime të caktueme etj.

Marc Meadows shkruente gazeta “The New York Times konfidon për Këshillin e Shtëpisë së Bardh se (Presidenti) Trump mendon (N/Presidenti) Pence ‘meriton’ të varet në litar” (21.VI.2022). Dëshmitarja Cassidy Hutchinson, Kryesekretare e Mark Meadows, tha para Komisionit Special: “Më kujtohet Pat (Cipolloni, këshilltar legal i Presidentit Trump) që thonte diçka të këtillë”. Mark, duhet detyrimisht të bajmë dikça. Åta (ndjekësit e ish-Presidentit Trump) kërkojnë që N/Presidenti (Pence) të varet në litar”; dhe shtoi: “… Mark (Meadows) përgjigjet diçka si “Ju e ndigjuet këte Pat. Ai (ish-Presiden ti Trump) mendon se Mike (Pence) e meriton. Ai mendon se ata (ndjekësit) nuk e kanë gabim…”

Këtu, ish-Presidenti Trump mohonte votat e 83 milionë votuesve pro-Biden dhe “fitoren”: Presidencën edhe për katër vite tjera. Hapi i parë: me sulmue Kapitolin- ndërtesa e Kongresit. Demonstratorët sulmuen Policinë për Mbrojtjen e Kapitolit për tri orë dhe shkaktuen shumë dame materiale… Pesë viktima vdiqën. Ma shumë se 100 u plagosën, mbi 800 demonstrues u arrestuen dhe do të dalin para Gjyqit.

Përforcimet policore ia dolën me zmbrapë demonstruesit që shkaktuen konfuzionin e madh dhe rreth 36 milionë dame materiale. Por N/Presidenti Pence ia arriti me konvokue Mbledhjen Solemne dhe me lexue publikisht rezultatet e dhanuna nga Komisioni Qendror i Votimeve: Z. Joseph R. Biden, Jr. fitonte bindshëm me shumicë votash. Ky akt kushtetues konfirmonte zgjedhjen e Z. Joseph R. Biden Jr. President i Amerikës.

Tentativa me vazhdue në përpjekjet e rritjes së “krimit të pengimit qëllimisht të nji procesi zyrtar” dhe konspiracioni me mashtrue Shtetet e Bashkueme dështoi, me gjithë kundërshtimin e hapët të humbësit, Z. Trump, i cili fillloi, drejtoi dhe inkurajoi këtë proces revoltimi kundër Kushtetutës amerikane me fjalime të mbajtuna pubiikisht, dhe instruksione sekrete. Makina propagandistike e ish-Presidentit Trump prodhoi nji lum keqinformimesh për konfuzion të masave.

Zyra legale e Shtëpisë së Bardhë njoftoi shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqësuesit republikanë të Kongresit se “…plani me përdorue ‘zgjedhje alternative’ për zgjedhjen e Presidentit nuk kishte ‘nji bazë legale të shëndoshë’; Z.Trump e përkrahësit e tij nuk e pranuen verdiktin. Mbetej presioni mbi N/Presidentin Pence me vendosë arbitrarisht: me mohue legjitimitetin e votimeve të deklarueme më 6 janar 2021, dita kur Kongresi do të mblidhej me konfirmue rezultatin e votimeve, akti final i zgjedhjes së Presidentit. Kur N/ Presidenti Pence refuzoi kërkesën e ishPresidentit Trump, në turmën e grumbullueme filluen thirrjet “Pence në litar!”, dhe “Ku ashtë Nancy Pelosi?” u rritën dhe konfirmuen egërsinë e revoltës trumpiane .

I dekurajuem, tue folë para përkrahësve, Z. Trump përsëriti: “Këto zgjedhje u vodhën… por ashtë koha me u shpërnda”… dhe “ne ju duem, ju jeni të veçantë për ne…”. Simbas nji dëshmitari okular, raporton gazeta “The New York Times”, Z. Trump tha edhe “…ndoshta Z. Pence duhet të varet në litar!…! E pabesueshme!”.

Përforcime policore dhe të ‘National Guard’ zmbrapsen demonstruesët agresivë. Asnji ushtar i Forcave të Armatosuna nuk u mobilizue për veprim. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm mos me angazhue ushtrinë në probleme të brendshme, që zakonisht janë “probleme” për Policinë dhe National Guard. Ndërkaq, në sallën e caktueme të Kapitolit, N/Presidenti kryesoi mbledhjen solemne të Kongresit (të dy Dhomat) dhe lexoi publikisht Raportin e Komisionit Qendror të Votimeve. Kandidati Joseph R. Biden Jr., u zgjodh President i Amerikës me shumicë votash: Biden-306 vota; Trump- 232 vota. Tentativa me vazhdue veprimtarinë antkushtetuese të pengimit të aktit zyrtar dhe konspiracioni me mashtrue 330 milionë amerikanë dështoi përfundimisht.

Në edicionin e saj të 14 qershorit 2021, fletorja “The New York Times” përshkruan me hollësi qëndrimin e ishPresidentit Trump: “Pa interesim me u familjarizue me faktet”, nji frazë e ishProkurorit të Përgjithshëm, William Barr. Komisioni special që heton ngjarjet e 6 janarit 2021, “Sulmi mbi Kapitolin”, shkruente gazeta, trajtoi me hollësi rastin kur ish-Presidenti Trump krijoi, dhe pa ndërpremje përhapi “gënjeshtrën e madhe” sikur zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë të vjedhuna në kurriz të tij tue marrë parasysh evidencën përherë në rritje e të grumbullueme nga nji grup këshilltarësh.

Komiteti special ashtë tashti në kërkim të zanafillës dhe zhvillimit te asaj që ashtë përshkrue si “gënjeshtra e madhe” (the Big Lie!) e Z.Trump. Ky kërkim nga dëshmitë e gjata okulare të regjistrueme zbulon si ish-Presidenti kundërshtonte këshillat e “ndihmësve” të tij, tue insistue se ai kishte fitue “votimet e nandorit 2020” para se të deklarohej përfundimisht numërimi nga Komisioni Qendror i Votimeve, si dhe u banë përpjekje me kundërshtue humbjen e tij me argumente të pabesueshëm dhe pa nji bazë. Para nji situate të këtillë, Prokurori W.Barr bani deklaratën e masipërme… “pa interesim me u familjarizue me faktet…”!

Analisti me renome ndërkombëtare, Thomas L. Friedman komentonte: “…realisht, nuk ka as edhe nji dyshim se Trump bani përpjekje me përmbysë rezultatet e zgjedhjeve ligjore dhe çdo gja deshtoi… Trump u inkurajue dhe bani përpjekje tue ndihmue nji sulm violent kundër Kongresit…. Nuk ka persona të arsyeshëm që mohon se ajo që ngjau mbas zgjedhjeve të vitit 2020 ka qenë nji përpjekje për nji grusht shteti dhe nji tradhti kundër çdo vlere që Amerika përfaqëson… Veprimet e Trump-it janë shumë ma të damshme se çdo gja që nji tjetër President të ketë ba… Megjithatë, 175 përfaqësues republikanë në Dhomën e përfaqësuesve votuan KUNDER formimit të nji komisioni kombëtar për hetimet e kryengritjes së 6 janarit (2020) dhe vetëm 35 në FAVOR…! Pa dyshim, nji disfatë morale historike për partinë republikane amerikane.

Politologu Richard L. Hansen komentoi: “ish-Presidenti duhet të ndiqet penalisht për hir të mbrojtjes së demokracisë…. Z.Trump çdo gja që bani në tanësi dhe në disa raste edhe në veçanti ka qenë kriminale! Analisti Bret Stephens shtoi: “Nuk shpresoj se (fanatikët republikanë) do t’u tregojnë ndjekësve: ‘Na ishim në rrugë të gabueme; na ngritëm në idhull nji njeri të gabuem. Por, mund të shohim nji lëvizje të qetë në anëtarësinë republikane të largimit nga ky qëndrim anormal që të mjaftojë për (eklipsimin e Trumpit)….

Qëndrimet ekstraegoiste të ish-Presidentit Trump kanë shkaktue ndasinë e thellë të shoqënisë amerikane. Åmerika ka nevojë për nji periudhë kohe kur të gjithë – jo vetëm nji parti!- të dedikohen në forcimin e idesë së shërbimit për atdhe, patriotizëm të sinqertë, ku “partia”, “ideologjia” e “-izma” të tjerë zajnë vendin e dytë e të tretë në prioritetet e mbarë kombit amerikan. Aleksander Hamilton në frazën e parë të “The Federalist Papers” e percaktonte momentin kritik: “Këto janë kohë që vejnë në provë shpirtët tonë”.

Që tashti kanë fillue të krijohen shoqata amerikane, dedikue lavrimit të idesë patriotike. Të gjitha kombet përjetojnë stuhitë e historisë së tyne. Ata mobilizohen, rezistojnë dhe fitojnë kur qytetarët mbahen të fortë në këto stuhi që na sjell fati, mbeten të fortë dhe marrin frymëzim nga pëshpëritjet e stërgjyshërve të tyne që kërkojnë ruejtjen e andrrës dhe kthimin e saj në realitet.

“Z. Trump,- shkruen Richard L. Hansen,- ka qenë i 45-ti President dhe jo mbreti i parë amerikan; por nëse na nuk përbuzim praktikën e tij, mbasardhësi President mund të shkojë edhe ma larg, dhe ma afër deklarimit të nji lloj pushteti absolut, i cili do të ishte antiteza e gjithçkaje që na vlerësojmë sot me krenari si amerikanë”.

*Autori ashtë qytetar amerikan.

blank

Ndërsa vijojnë disfatat ushtarake, kaosi i brendshëm rus intensifikohet Nga Janusz Bugajski

Dështimi ushtarak në Ukrainë dëmton stabilitetin e shtetit rus. Kremlini është përpjekur të maskojë humbjet e tij ushtarake për të parandaluar një reagim, por realiteti i dështimit po bëhet gjithnjë e më i qartë. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në tërheqjen nga Khersoni menjëherë pasi rajoni u përfshi me kushtetutë në Federatën Ruse. Konvulsionet e Rusisë manifestohen në kritikat e nivelit të lartë të politikës shtetërore, spastrimet në strukturat ushtarake, politike dhe ekonomike, konfliktet brenda institucioneve të sigurisë, rezistencën ndaj mobilizimit dhe paqëndrueshmërinë rajonale në rritje.

Ushtria ruse humbi betejat për Kievin, Kharkovin dhe Khersonin dhe vazhdon të humbasë terren në territoret e tjera të pushtuara. Humbjet e tyre ushtarake janë të mëdha, me një vlerësim shumë konservativ prej mbi 80,000 të vrarë, të plagosur ose të zënë rob, së bashku me disa mijëra avionë, tanke dhe pajisje të tjera të rënda të shkatërruara ose të kapura. Këto humbje marramendëse rraskapitën seriozisht aftësitë ushtarake të Rusisë dhe shkatërruan njësitë elitare.

Ka një rritje të kritikave të brendshme për planifikimin dhe zhvillimin e luftës, pavarësisht censurës së rreptë shtetërore. Faqja e internetit Military Review, pranë Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, publikoi një artikull shkatërrues për gjendjen e forcave të armatosura ruse. Edhe ish-komandantë ushtarakë të rangut të lartë kritikuan “operacionin special”. Gjenerali Leonid Ivashov, një figurë kryesore në Shtabin e Përgjithshëm Sovjetik, denoncoi politikën e vendosjes së njësive të ndryshme private së bashku me ushtrinë e rregullt. Ivashov madje deklaroi se “Rusia do të pushojë së ekzistuari” nëse vazhdon luftën, duke u izoluar dhe varfëruar.

Igor Girkin, ish “ministri i mbrojtjes” i “Republikës Popullore të Donetskut” të krijuar nga Moska, argumenton se po krijohet një situatë klasike revolucionare. Moska po zhvillon një luftë imperialiste gjithnjë e më të papëlqyeshme, vijat e frontit po shemben dhe liderët e vendit janë jashtë kontaktit me realitetin. Sipas Girkinit, Putini mbetet në pushtet për të parandaluar betejat e elitës që do të shpejtonin shpërbërjen e Rusisë. Një kritikë e tillë përforcohet nga blogerët ushtarakë të pakompromis, të cilët sulmojnë hapur komandantët rusë për mediokritetin dhe frikacakët e tyre.

Ka riorganizime të shpeshta në strukturën e komandës ruse dhe spastrime të vazhdueshme midis oficerëve të lartë të akuzuar për një strategji ushtarake të dizajnuar keq. Së bashku me spastrimet ushtarake, ka pasur një rritje të vdekjeve të dyshimta midis oligarkëve dhe kritikëve të Kremlinit. Të paktën një duzinë oligarkë rusë kanë vdekur në rrethana të pashpjegueshme, duke çuar në spekulime nëse ata ishin kundër luftës dhe të gatshëm për të mbështetur liderët alternativë, ose nëse kryen vetëvrasje për shkak të humbjeve ekonomike për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Midis tyre ishte Ravil Maganov, kryetar i kompanisë më të madhe private ruse të naftës, Lukoil, një nga kompanitë e pakta ruse që kritikoi pushtimin e Ukrainës.

Mosmarrëveshjet mes agjencive të sigurisë po rriten. Yevgeny Prigozhin, i cili kontrollon grupet paraushtarake Wagner, kritikoi komandën ushtarake ruse, ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov. Wagner ka pësuar humbje të konsiderueshme në Ukrainë dhe tani është duke rekrutuar të burgosur në burgjet ruse në këmbim të amnistisë. Udhëheqësi çeçen dhe mbështetësi i Putinit, Ramzan Kadyrov, gjithashtu ka sulmuar hapur liderët ushtarakë rusë për paaftësi dhe “mungesë patriotizmi”. Kritikat ndaj Kadyrov dhe Prigozhin tregojnë për një ndarje të thelluar midis mbështetësve të luftës. Mosmarrëveshjet shpërthyen gjithashtu midis kontraktorëve të rregullt ushtarakë dhe privatë. Në sfondin e humbjeve të mëdha, mungesës së logjistikës dhe tërheqjeve, konflikte të tilla të brendshme mund të çojnë në kryengritje të drejtpërdrejta.

Mobilizimi i parë masiv në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore shkaktoi pakënaqësi të gjerë. Gati 1 milion njerëz u larguan nga vendi për të shmangur mobilizimin dhe disa mijëra u arrestuan në protestat kundër luftës në më shumë se 50 qytete. Pikat më të nxehta u regjistruan në republikat e Dagestanit, Buryatia dhe Sakha. Ata që janë regjistruar në ushtri kanë marrë pak ose aspak trajnim, janë të paarmatosur, kanë ushqim minimal dhe kujdes mjekësor dhe udhëhiqen nga komandantë të paaftë. Shumë u përpoqën të dezertojnë – por ata ndalohen dhe dënohen. Natyrisht, lufta do të ketë një ndikim shkatërrues në rajonet e Rusisë, të cilat nuk mund të përballojnë më kosto të tilla njerëzore dhe ekonomike. Mobilizimi joproporcional dhe vdekjet masive të rekrutëve jo-rusë përkeqësojnë një listë të gjatë ankesash në Kaukazin e Veriut dhe republikat e tjera kombëtare.

Megjithatë, opozita e Moskës në mërgim nuk është e aftë ta transformojë perandorinë në një shtet demokratik. Udhëheqësit e saj vazhdojnë të flasin për mbajtjen e Rusisë brenda kufijve të saj aktualë, gjë që perceptohet me mosbesim në rritje midis përfaqësuesve të popujve jo-rusë dhe rajonalistëve rusë. Kjo lë hapësirë ​​të hapur për zgjidhje alternative, veçanërisht për kombet dhe rajonet që kërkojnë pavarësi, duke përfshirë Forumin e sapokrijuar të Popujve të Lirë të Post-Rusisë. Duke mbledhur aktivistë të çrrënjosur nga rajone të ndryshme, duke përfshirë Vollgën e Mesme, Siberinë, Kaukazin e Veriut dhe Rusinë Veriperëndimore, ata po i japin zë aspiratave të ndrydhura prej kohësh për çlirim.

Sulmi nervoz i Kremlinit ndaj nismave të tilla nxjerr në pah frikën e tij për sfidat në rritje ndaj sundimit të Moskës, veçanërisht pasi Rusia përballet me një dimër rraskapitës të humbjes ushtarake në Ukrainë.

blank

Frank Shkreli: Jam plotësisht dakort me Presidenten e Kosovës, çorba ballkanike po zjen!

 

E lexova me vëmëndje deklaratën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmanit pas takimit të fundit në Bruksel midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq me ndërmjetsuesit evropianë.

Jam plotësisht dakort me Presidenten e Kosovës.

Lexoni reagimin e saj në linkun më poshtë – shqetësimet serioze të saja në lidhje me ato bisedime dhe me gjëndjen e përgjithshme në të ashtuquajturin dialog midis Prishtinës e Beogradit.

Çorba ballkanike që po zien tani, nevojitë me urgjencë një bashkrendim më të ngusht të faktorit shqiptar, brenda Kosovës dhe me Tiranën zyrtare, para se të jetë vonë.

Miqësia me Vuçiqin nuk është aq urgjente, mund të pres… Në të vërtetë, këtë situatë të krijuar tani, fytyrën e të cilës e pamë në Bruksel, e kisha parashikuar para dy viteve, (se Z. Borrell ishte njeriu i gabuar si ndërmjetsues në bisedimet Prishtinë-Beograd),siç mund të lexoni shkrimin në linkun më poshtë.

Të fala vëllazërore,

Frank Shkreli

Presidentja Osmani kritikon Borrellin për njëanshmëri

https://president-ksgov.net/sq/lajme/deklarate-e-presidentes-se-republikes-se-kosoves-vjosa-osmani-pas-zhvillimeve-ne-bruksel

blank

Një pyetje znj. Ursula von der Leyen: A kanë legjitimitet z.Borrell & z.Lajčák të kryesojnë dialogun Prishtinë-Beograd?! Nga Elida Buçpapaj

 

Dje në Bruksel, pas tetë orë bisedimesh dhe takimesh midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq, ndërmjetësi i dialogut, Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian z.Josep Borrell për gazetarët deklaroi se “Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”.

Në një valë me shefin ka qenë edhe zëdhenësi i z.Borrell, Peter Stano, duke përcjellë në Twitter tone agresive ndaj Kosovës, se ai “do të informojë Shtetet Anëtare të BE, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ndërkombëtare ligjore, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ.”

Të menjëhershëm kanë qenë reagimet direkt nga Brukseli i kryeministrit Kurti dhe nga Prishtina i Presidentes të Kosovës Vjosa Osmani.

Kyeministri i Kosovës shprehu live përpara kamerave zhgënjimin: “Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, z. Josep Borrell, praktikisht hoqi dori nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Po them me keqardhje, sepse vet e kanë propozuar marsin e vitit 2023, dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris, në kuadër të Forumit për Paqe, z. Joseph Borrell tha që propozimi nuk është franko-gjerman, propozimi është i Bashkimit Evropian por i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Në rregull pra, edhe ne ashtu do ta quajmë, propozimi i Bashkimit Evropian. Mirëpo sot, po them me keqardhje ai hoqi dorë nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa nga ana tjetër, po përmes Twitter, menjëherë z.Kurti bëri me dije se “ai e falënderon Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, Jeffrey M.Hovenier për angazhimin dhe e pranon propozimin e tij për 48 orë shtyrje të shqiptimit të gjobave për targa të paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme.”

Edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga Prishtina theksoi shkelje të procesit nga ndërmjetësi, dmth z.Borrell: “Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria”. Dhe më tutje Presidentja e Kosovës vuri në spikamë se ” ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook..

Pra, si Presidentja ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, në sintoni të plotë, shprehin zhgënjim ndaj konkluzionit për palën kosovare të z.Josep Borrell duke e cilësuar “si të njëanshëm” dhe “jashtë caqeve të përcaktuara nga BE”.

Kësisoj mund të thuhet se z.Josep Borrell, duke hequr dorë nga propozimi i BE dhe duke mbajtur anën e njërës palë, de facto e ka braktisur detyrën e institucionit që ai përfaqëson, dmth si Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian.

Në një situatë dramatike, kur Rusia ka sulmuar Ukrainën, një shtet të lirë e sovran në zemër të Europës dhe Serbia si aleat i ngushtë i Moskës po luan me kartën e brotherhood me Rusinë, z.Borrel me zëdhënësin e tij Peter Stano, po i tregojnë Kosovës kamzhikun, ndërsa Vuçiqit karrotën! Aq më tepër, kur jemi duke folur për mosimplimentim nga ana e Serbisë të një marrëveshje tashmë vite më parë të nënshkruar në letër nga të dy palët gjatë qeverive kur kryeministër i Kosovës ka qenë Hashim Thaçi. Në vend se z.Borrell t’i kërkojë Vuçiqit përmbushjen e detyrimit ndaj një marrëveshje të nënshkruar, ai bashkë me Peter Stano dalin në Twitter me deklarata agresive e të pajustifikuara kundër Kosovës! Pra z.Josep Borell dhe zëdhënësi i tij i hedhin benzinë zjarrit në vend të ujit, në vend se ta tregojnë Serbinë si rrezik për paqen dhe stabilitetin e rajonit, përkundrazi i servilosen dhe i ndërsehen Kosovës.

Lind pyetja, a nuk është politika e z.Borrell anti interesave të BE-së, pasi për hir të një agresori të madh si Rusia, i lëshon pe një tjetër ish-agresori gjakatar, që e kalli në flakë e zjarr ish Jugosllavinë dhe që nuk heq dorë nga synimet territoriale ndaj Kosovës ?! A nuk ishte Vuçiqi ai që vetëm disa ditë më parë i dekoroi zyrtarët e pakicës serbe që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës po me urdhër të Vuçiq?

A kemi të drejtë që qendrimet anti BE nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë dhe Zëvendëspresidentit të Komisionit Europian Borrell-it të na kujtojnë spanjollin Josep Borrell, si përfaqësues i Spanjës, një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës?!

Po ashtu Peter Stano, zëdhënësi i tij, sllovak, përfaqësues i Sllovakisë, një shteti tjetër i BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, për të mos harruar Miroslav Lajčák, përfaqësuesin Special të BE për Dialogun Beograd-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, edhe ky sllovak, i cili deri në vitin 1990 ishte anëtar i partisë komuniste të Çekosllovakisë!

Një pyetje i bëj zonjës Ursula von der Leyen: kush i ka zgjedhur si me porosi këta diplomatë, të cilët, në vend se të respektojnë politikat e BE, ndjekin politikat e vendeve nga vijnë? Këtu ka konflikt të hapur interesi!

A nuk kemi plotësisht të drejtë të dyshojmë tek këta zyrtarë të lartë të BE-së, po minojnë bisedimet për paqe dhe stabilitet midis Prishtinës dhe Boegradit, sepse vendet nga vijnë, duke mos e njohur Kosovën, dashur pa dashur janë në një unison politik me Serbinë.

Mendoj se në një demokraci të konsoliduar, shtetet e BE brënda institucioneve të BE-së që nuk respektojnë vendimin e shumicës, siç është njohja e Kosovës, nuk mund të kenë përfaqësues për të zgjidhur krizën midis Kosovës e Serbisë, kur ata vetë mbajnë qendrime të njëanëshme që bien në favor të Serbisë.

Prandaj pyetja që drejtoj në titull është retorike, Josep Borrell, Miroslav Lajčák me zëdhënësa nuk janë legjitimë, sepse nuk mbrojnë interesat e BE, por të vendeve nga vinë, pra të Spanjës dhe Sllovakisë, shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Duket sikur BE, kontinenti plak, e ka harruar konotacionin e vjetër të
“fuçisë me barut” dhe se cili është shteti që gjithmonë i ka vënë fitilit zjarrin.

BE duke “zgjedhur” ndërmjetës të njëanshëm si z.Borrell e orienton dialogun në sens të kundërt, në favor të një shteti ish agresor qe nuk ka hequr dorë nga apetitet e vjetra ndaj Kosovës si Serbia dhe në diasfavor të Kosovës dhe atyre 23 shteteve të BE-së që e njohin Kosovën.

Kush është destruktori, veç dora vetë z.Borrell.

Ndërmjetësues të tillë si z.Borrell që në institucionet e BE mbron interesat e vendit që përfaqëson nxjerrin në pah dobësinë e BE.

Dobësitë e BE dëmtojnë Europën dhe Euro-Atlantizmin.

Me qendrime të njëanshëm, z.Borrell udhëheq midis Kosovës e Serbisë një dialog të dështuar. Natyrisht, jo për faj të Kosovës, por të Serbisë që nuk i implementon marrëveshjet e nëshkruara me Kosovën dhe as e njeh shtet të pavarur por edhe prej “të naivitetit” të BE që i zgjedh spanjollin Josep Borrell apo si sllovakun Lajčák, si ndërmjetësa.

 

Elida Buçpapaj prej 2008 është bashkeditore e  platformës informative kulturore Voal.ch – Voice of Albanians. Ka qenë reportere nga Tirana e Zërit të Amerikës, ajo i takon gjeneratës së parë të gazetarëve pas vendosjes të pluralizmit në Shqipëri; prej 1998 deri 2008 ka kontribuar si editore tek e përditëshmja Bota Sot, është autore librash me publicistikë dhe poetikë.

blank

SULM BIZAR NDAJ PRESIDENTES PLEBISHITARE! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Presidentja e Kosovës, Vjosë Osmani
 
 
    “Histeri kolektive”, e quajti aferën kundër -Vjosë Osmanit, goca e Tiranës, nuse e Gjakovës, Alma Lama – gazetare, diplomate, deputete. Dhe, vërtet, i tillë është sulmi politik bizar e banditesk, që bëhet ndaj Presidentës të vendit, e cila pati një fitore të bujshme, pothuaj se, plebishitare, me tej 300 mijë votave, rast unik!
     Dy televizionet, veç të tjerëve, tashmë, me shikueshmëri shumicë, të njohura me debatet e organizuara, T7 dhe Dukagjini, gjithnjë, në shërbim të PAN-it kriminal, i bënë jehonë negativiteti operimit të presidentës Vjosë, në një klinikë private. Tek i pari, një gazetar, i cili, përgjithësisht, ka emër të mirë, përjashto tepërinë kritike, hiç të bazuar, për ish-presidentin Berisha; tek i dyti, me emisionin e tij simpatik te – dpt fidani -, që përcjellë ngjarjet politike, me shpoti imituese, me politikanë të djeshëm dhe të sotëm, si dhe deputetë e politikanë aktivë, këtë herë e tepëroi, duke banalizuar një çështje private, për ta sjellur, gadi, si krim publik.
    Kjo ishte nisma, për të vazhduar me politikanë sharlatanë, të shpëlarë politikisht e moralisht, me anatema individuale e kolektive, pse Presidentja kishte përzgjedhur një klinikë private, në vend të asaj publike. Fundja, aty kishte xhaxhain e saj, personel mjekësor.
     Shtrohet pyetja: A ka kushte spitali publik, i Prishtinës, për trajtimin mjekësor të personaliteteve shtetërore dhe të burgosurëve?
     Përgjigja e saktë është: Jo!
          Shëmbull:
     Tirana kishte dy spitale, nr.1 dhe nr.2, të thjeshta dhe të vjetra. Por, kishin repartin e ndarë për zyrtarët e lartë shtetërorë dhe qarkullimi ishte, rreptësisht, i kontrolluar. Këtë repart e kam vizituar, në vitin 1970, atëbotë, student, kur ishte e shtruar, halla e Asim Vokshit dhe Xhafer Vokshit, i pari Hero i Popullit, i dyti, i persekutuar politik, internimeve e burgjeve të diktaturës hoxhiste. Edhe pse në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë, ishte themeluar Organizata e Rinisë Komunise Shqiptare, kishte qenë bazë e luftës, ku ishin strehuar Qemal Stafa, Nexhmije Hoxha, me shokë e shoqe, persekutimi, deri në sakatosje, i kësaj familje ndodhi. Pas përfundimit të LDB ishin kthyer në Kosovë, për të jetuar përgjithonë.
     Në spitalin nr. 1, ishte reparti, ku kuroheshin të burgosurit. Ai ishte po aq i izoluar, sa edhe Burgu i Burrelit, i njohur si “Burgu i Vdekjes”! Përsonalisht, i kam provuar dhe kam vuajtur në këto dy burgje. Reparti spitalor për të burgosurit, ishte nën një kulm me spitalin civil, qytetar. Dera hyrëse ishte e ndarë. Auto-burgu, pa dritare, hynte në oborr, dera e hekurt mbyllej. Këtu përfundonte kontakti me oborrin, pa të drejtë ajrosje. Një derë komunikuese me spitalin, në korridorin e brendshëm, , por, me tre dryna, që nënkuptonte hapjen e autorizuar, nga policë dhe oficeri përgjegjës. Përveç mjekëve dhe inferemiereve të autorizuara, asnjë lëvizje tjetër.
    Për çudë, Prishtinës i mungon reparti për të burgosur! Policë të armatosur, ruajnë korridoreve dyert e dhomave, ku shërohen të burgosurit! Për turp, por jo pa qëllimshëm, lejohet kjo maskaradë. Kriminelë të bandave të “komandantëve” livadhisin dhe ikin kur të duan nga spitali. Fshehtësitë hetimore devalvohen, për t`i ndryshuar e zbutur, deri në banalitet, akuzat fillestare bazike, për penalitet. Ushqimet speciale nga familja dhe banditërit e lirë, u servirën kriminelëve, kinse, të prangosur!
     Sa ka siguri në spitalet publike të Kosovës?
     Banda e madhe PAN, ka kontaminuar e kriminalizuar shoqërinë kosovare, në të gjitha institucionet, përfshi edhe shëndetësinë. Shihni rezistencën mafioze në drejtësi, në ekonomi, për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. “Ndërhyrje në drejtësi” –  e quajnë çdo nismë kontrolli e hetimi të veprave kriminale. Janë korracuar, forcërisht, qoftë në mbrojtje parandaluese për arrestim, qoftë të atyre, që, tashmë, janë arrestuar, për krime makabre kundër shqiptarëve të pafajshëm. PAN-i ka humbur çdo logjikë njerëzore, i ndodhur para fakteve të bollshme të krimeve serike.
     Ekziston një dokument, raport i bërë nga policia e UNMIK-ut: “Një tentim-vrasje politike, i mbijetuar me një plumb plagosje. Pacientin viktimë e dorëzuam në spital, bllokuam korridorin, duke lejuar hyrjen vetëm për personelin mjekësor. Pacienti ishte në gjendje stabile, fliste, kërkonte ndihmë, por ajo mungonte! Mjekët sorollateshin, nuk ishin të disponuar për ta shpëtuar viktimën. Ai vdiq nga gjakderdhja e shpenguar! Tërhoqëm kufomën për obdukcion!” Sigla dhe nënshkrimi – Policia e UNMIK-ut!
 
     Dhe, kur komandantët kriminelë vrasin një rinor, pse qenka anëtar aktiv e besnik i LDK-së, çfarë sigurije ka një Presidente, si Vjosë Osmani, e cila solli – ndryshimin -, i pensionoi, me votën e lirë demokratike: kriminelët vrastarë, makro-hajnat zyrtarë, haraçxhinjtë, tenderomanët korruptivë, grabitësit zhvatës të pasurive të brezave shqiptarë dhe patericat e tyre uzurpatorë, pushtetarë dhe shtetarë të dhunshëm?!
     Sulmet nervoze, gjithë mëri e mllef, pasuan kundër Presidentës, duke shkelur privatësinë elementare të saj, të drejtën për të përzgjedhur vend-shërimin dhe specialistin përkatës. Dhe, vazhdojnë anatemat banale: Zv. kryetari i PDK-së: “Për keqardhje mosbesimi i Presidentës në institucionet publike shtetërore!” Grupi i mjekëve të Kirurgjisë Abdominale: “Zhgënjyese që Presidentja nuk u trajtua tek ne!”
     TV Dukagjini: “Presidentja nuk i beson shtetit të vet! Kjo nuk është Vjosa jonë, Presidentja jonë! Kjo që na tradhton, ka tradhtuar vetën! Nuk i beson këtij vendi!” Dhe, në fund, shefi i emisionit shantazhon e kërcënon: “Qysh i kemi ndërruar të tjerët, do ta ndërrojmë edhe këtë!”
     I njëjti rrekët fort, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve. Secili i ftuar në studio, ballafaqohet me pyetjen: “Po tani që Rusia u shpall agresore, me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës, ndërsa Serbia mbështetëse e krimeve të saj, çfarë duhet bërë për “komandantët çlirimtarë”, që akuzohen për krime lufte në Hagë?!” Ndërkohë që, të izoluarit në Hagë ngarkohen, të paktën, për 100 krime, si: rrahje brutale, maltretime e tortura, deri në vrasje, të kundërshtarëve politikë, prej tyre 99 janë shqiptarë! Dhe, marrëzirat agjituese televizive nuk kanë fund!
     Opozita destruktive, PAN-i kriminal, i zhytur në krime e hajni zyrtare, ka humbur çdo sens të masës dhe akuzon pafrenueshëm! Ajo na kujton proverbin e përbotshëm: “Egërsira e plagosur, kafshon shëmtuar!”
     Andaj, lëreni të qetë, presidentën Vjosë Osmani, në shkëlqimin e saj Presidencial, o mjeranë dështakë!
blank

Patriarku i kishës ruse “non grata” si mbështetës i agresionit – Nga SHABAN MURATI

Më 16 nëntor gazeta e njohur ruse “Kommersant” botonte deklaratën e patriarkut Kirill të kishës ortodokse ruse, i cili ankohej pse BE ka marrë vendimin e shpalljes së tij “non grata” dhe të mos e lejojë të hyjë në territorin e BE. “Non grata” e kanë shpallur kreun e kishës ortodokse ruse edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja. Bota demokratike perendimore e ka shpallur “non grata” patriarkun e kishës ortodokse ruse për shkak të mbështetjes dhe pjesëmarrjes skandaloze të kishës ortodokse ruse në agresionin fashist rus në Ukrainë.
Shërbesa e kishës ortodokse ruse dhe personalisht e e patriarkut Kirill për politikën agresive imperaliste të Kremlinit ka arritur shkallën më të lartë të fondamentalizmit dhe të fanatizmi fetar. Me një ekstazë fanatizmi fetar të denjë për mesjetën e hershme patriarku Kirill deklaroi në 25 shtator 2022 se “ushtarëve rusë, që vriten në Ukrainë duke kryer detyrat luftarake, iu falen të gjitha mëkatet”. Nuk mendohet se për të identifikuar çmedurinë kërkohet provë tjetër. Kirilli në emër të kishës ortodokse ruse ka bekuar qysh në fillim agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe ka deklaruar se ushtarët rusë po bëjnë atje “një vepër heroike”.
Kremlini nxitoi ta kompensonte patriarkun Kirill me lavdërime të reja për rolin e tij në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë. Në datën 16 nëntor Kremlini organizoi mbledhjen e Komisionit të përhershëm të Këshillit të Presidentit të Rusisë për bashkëveprim me Kishën Ortodokse Ruse për çeshtjet e kozakërisë, ku merrte pjesë edhe patriarku Kirill. Përfaqësuesi i presidentit Putin dhe sekretar i përgjithshëm i këtij komisioni, Aleksej Kiriçenko, u thuri lavde priftërijve të kishës ortodokse ruse “që ndodhen në pararojën e luftës me të keqen në Ukrainë” dhe në emër të Kremlinit e falenderoi kishën, që ka dërguar “shumë prifitërij në vijën e parë të frontit të operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë, duke u dhënë luftëtarëve mbështetje shpirtërore, duke iu forcuar shpirtin dhe besimin ortodoks”.
Përballë këtij njësimi të kishës ortodokse ruse me agresionin rus në Ukrainë provohet i drejtë dhe bindës vendimi i BE për të shpallur “non grata” patriarkun luftënxitës Kirill. Është një vendim me të cilin duhet të bashkohen edhe shtete kandidate të BE, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilat kanë detyrimin që të harmonizojnë me BE qendrimet e politikës së jashtëme.

Send this to a friend