VOAL

VOAL

Tensionohet situata tek Ministria e Brendshme, protestuesit përplasen me policët

TIRANA

Situata para Ministrisë së Brendshme është tensionuar teksa protuestuesit janë përplasur edhe me efektivët e Policisë.

Për një moment të pranishmit në protestë thyenë gardhin metalik dhe u drejtuan tek godina e MB, teksa kanë hedhur edhe hurma në drejtim të saj. Policët kanë ndërhyrë për t’i larguar dhe në atë moment ka ndodhur edhe përplasja e cila vijon.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj si dhe dënimin me burg për drejtuesit e Policisë lidhur me vrasjen e djeshme të të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Flet gazetari i plagosur në protestë: Më goditën në kokë, m’u duk qielli i bardhë!

Gazetari i plagosur në protestën para Ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia, ka folur për media.

Ai është shprehur se ndodhej pas kordonit të policisë, kur është qëlluar me diçka në kokë e buzë.

“Më mirë vdes këtu, se sa të iki në spital. Këta efektivë bënë një krim. Nuk e mora vesh çfarë më erdhi në kokë a në buzë, sepse isha live në “facebook”. Isha pas kordonit policor dhe nuk e di cfarë më erdhi, por m’u duk qielli i bardhë”, u shpreh gazetari.

Vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, arrestohet efektivi i policisë, ja akuza

Klodian Rasha

Arrestohet efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar policin e dyshuar për vrasjen e të riut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar pak orë pas mesnatës.

Mësohet se arrestimi është bërë me akuzën e vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.

Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45. Burime zyrtare nga policia thanë se 25-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur me pistoletën e shërbimit. I riu humbi jetën në spital.

Covid-i vrau 19 mjekë shqiptarë, kardiologu mesazh prekës

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti, jep një mesazh për vdekjen e 19 mjekëve shqiptarë nga koronavirusi. Në mesazhin e tij, kardiologu shkruan se këta heronj të heshtur po ikin pa i lënë asnjë dhembje kësaj shoqërie, për të cilën ata dhanë aq shumë.

Me tone të ashpra, mjeku thekson se “Kjo eshte nje shoqeri e metamorfozuar, e shkare binaresh, ku njerezit e saj me me vlere po kthehen ne epitafe te thjeshte rrugeve dhe rrugicave te qyteteve tona”.

Mesazhi i Priftit:

IN MEMORIAM

Po lexoja sot nje liste me emrat e 19 kolegeve tane mjeke qe kane humbur jeten e tyre nga covid19. Cdo emer prej tyre mbarte mijera emra te tjere pacientesh te sheruar, cdo emer mbarte sakrificat e panumerta te studimit, punes, lodhjes se turneve te nates. Balzaku thoshte qe cdo mjek ka varrezen e vet. Covidi mesa duket ka varrezen e tij te mjekeve dhe infermiereve. E pra edhe cdo mjeke si cdo njeri, nje dite do te vdese dhe do te mbarte me vete rendesen e humbjeve dhe gezimin e fitoreve kur ka shkulur nga kthetrat e vdekjes pacientin qe i ka besuar jeten. Eshte pak te them mirenjohjen ndaj tyre, dhimbjen ndaj kolegeve dhe shokeve qe aktualisht luftojne me vdekjen, deshiren e tyre te madhe per te jetuar, dhe dhimbjen qe ndjejne familjet e tyre, shoket dhe koleget e tyre. Pa dashur te permend emrat e ketyre heronjve te heshtur qe po ikin pa i lene asnje dhembje kesaj shoqerie per te cilen ata dhane aq shume. Por kjo eshte nje shoqeri pa memorie qe veshtire se do ti kujtoj.

Kjo eshte nje shoqeri e metamorfozuar, e shkare binaresh, ku njerezit e saj me me vlere po kthehen ne epitafe te thjeshte rrugeve dhe rrugicave te qyteteve tona. 19 mjeke nga 3000 mjeket e Shqiperise humbin jeten, me pak fjale 0.63% e numrit te mjekeve. Ne itali kane vdekur 216 mjeke nga 245000 mjeke qe ka italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 here me pak se ne ose 750% me pak. Keto shifra tregojne dedikimin e jashtezakonshem te mjekeve tane te shkelqyer. Keto shifra tregojne qe mjeket tane i sherbyen pacienteve ne nevoje packa rrezikut per tu infektuar. Nje zemer e madhe e tyre! Dr. Carlo Urbani ishte mjeku qe zbuloi coronavirusin e pare ne vitin 2003, me pas u infektua dhe vdiq nga semundja e shkaktuar prej tij. E pra cdo njeri prej mjekeve tane eshte nje Carlo Urban, jane te sakrifikuarit tane, te humburit tane, te miret tane. E pra nje aritmetike e thjeshte per te kuptuar se sa duhet te kujdesemi per ta. Dhe kjo behet me me shume perkujdesje per ta.

Nuk behet me gjykime absurde, nuk behet as kur ndonje segment i pacipe i shoqerise i percmon, i anatemon me padijen, i shkelmon me surrogatot, nuk i vlereson me bastardimin e cunguar Darvinian, i prosvald me te paaftet, i shkallmon me paditurine, i ndrydh me friken, i perbuz me injorancen, i godet me trimat dhe bashibozuket, i perqesh me syreshet e batutave, i lakmon per boten e tyre te madhe, i ndyn me gojen e te ligjve, i traumatizon me punen, jeten, femijet, i tall me kulisat e te rrjedhurve dhe kur te perdalat apo te pervjellurat e satanait kane dicka per te thene per mjeket e ketij vendi. Ke? Kete pjeseze te vogel qe quhen mjeke. Nje prej tyre ishte shoku im i klases. U rritem bashke. Qeshem dhe beme shaka si te gjithe njezet vjecaret. Hokatar si ty miku im. Dhembje dhe lutje! Nje tjeter mik i shtrenjte po lufton ne keto momente per jeten e tij. Na falni, nuk ditem! Dhe tani asgjeja. CUR TAM?- pse keshtu? Me shume ndjeshmeri ndaj tyre. Me shume ndjeshmeri ndaj familjeve te tyre dhe te ardhmes se femijeve te tyre. bw

Halim Kosova: Komisioni i Nishanit më skualifikoi

Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sërë pakënaqësish. Të shumë ishin emrat që kaluan në filtrat e Komisionit të Vlerësimit, të cilët hartuan një listë përfundimtare me emrat që do të kandidojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mjeku i njohur Halim Kosova ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, i cili nuk ka nguruar që të sulmojë sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin.

Në media u tha fillimisht se ai vetë ishte tërhequr nga gara, por duket se situata nuk ka qenë kaq e thjeshtë sa kanë dashur që ta paraqesin nga selia blu.

 

Halimi i mbetur jashtë listave, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme prapaskenat që fshihen pas marrjes së këtij vendimi.

Sipas Kosovës kjo nuk është në natyrën e tij, dhe gjatë gjithë kohës është përpjekur që të japë kontributin e tij në PD, edhe pse në disa raste e ka gjetur derën të mbyllur. Ai insinuon se dikush me një zë të përzier ”femre dhe mashkulli” e ka kërcënuar me përjashtimin nga gara, pikërisht përmes Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

“Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thojë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin, dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë.Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve te PD.

Ju më bëtë një pyetje qëparë, në fakt unë po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të bëj vizita falas, ta shoh sektorin cep më cep edhe pse kam kontakte të përditshme me qytetarët.Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk mu përgjigj  njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fortë, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as gru, i cili më thotë  “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.Dhe faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar.

Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para, nuk shaj PS-në (turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje). Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers, të thuash ”ky është i lodhur” po unë do shkoj të jap kontribut në PD se jam gjak i ri, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam tip luftarak, se jetën nuk e kam pasur lisho, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon, nuk ka njeri që më ndalon për të mirën e PD-së dhe për të mirën e vendit”, u shpreh Kosova./CNA.al.

Ndahet nga jeta Presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu. Humb betejën me Covid-19

Ndërron jetë në moshën 59 vjeçare, Kasem Hysenbelliu, presidenti i televizionit Fax News dhe ish-drejtues i grupit mediatik News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH dhe gazetës “Panorama”.

Biznesmeni i suksesshëm, Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Ai ishte duke marrë ndihmën e specializuar, prej disa ditëve, në spitalin “Medical Park Florya” në Stamboll. Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme nga stafi i shkëlqyer mjeksor nuk arriti ta fitonte betejën e jetës.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ndërsa për vite me radhë drejtoi me përkushtim e sukses, media të rëndësishme mediatike, si Gazeta Panorama, e për vite me radhë televizionin News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare e Radio Shqiptare.

I martuar, baba i dy fëmijëve, Kasem Hysenbelliu do i mungojë familjes, por edhe të gjithëve që e njohën dhe punuan me të, si një njeri i qeshur, optimist, drejtues, koleg dhe bashkëpunëtor i shkëlqyer, që kontribuoi në ngritjen më cilësore të medias, nëpërmjet afrimit të njerëzve profesionistë dhe të përkushtuar.

Stafi i News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, e Radio Shqiptare shprehin ngushëllimet familjarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të parakohshme. bw

Ishte infektuar me COVID-19, ndërron jetë në Turqi ish-deputeti socialist Marko Bello

TURQI

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello. Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Bello po ashtu ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Bujar Leskaj jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët: Më 2021, në Shkup do vendoset përmendorja e Ismail Qemalit

Nga Vlora e flamurit, në ditën e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, ish-deputeti i Vlorës, studiuesi Bujar Leskaj, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë bashkëqytetarët vlonjatë dhe më gjerë.

Në vitin 2021, në Bashkinë e Shkupit, Komuna Çairi Vjetër, që banohet tërësisht nga shqiptarë, do të vendoset përmendorja e Ismail Qemalit.

Leskaj falenderon të gjitha ata që kontribuan për marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm, në vecanti politikanin e njohur të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Çahirit, Visar Ganiu, si dhe intelektualë e studiues.

“Kjo ditë dhe kjo datë, 28 Nëntori është dita dhe data më e shënuar në historinë e kombit shqiptar. Është dita e kombit, dita flamurit, dita që bashkon në një të vetëm Ismail Qemal Vlorën, Vlorën, Shqipërinë, Kosovën. Padyshim, kjo ditë festohet në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, pa dallim bindje politike dhe bindje të tjera. Unë kam vetëm një lajm të mirë për të dhënë për bashkëqytetarët e mi vlonjatë dhe më gjerë.

Në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, me intelektualë vlonjatë dhe të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, për vitin 2021 ne do të vendosim përmendoren e Ismail Qemal Vlorës në Bashkinë e Shkupit, Komuna e Çairit (Shkupi i Vjetër) që banohet tërësisht nga shqiptarët. Ky është një projekt për të cilin ne kemi një vit që punojmë.

Tashmë jemi në fazën finale. Janë përzgjedhur, kuptohet nga ekspertët, dy veprat, të skulptorit të popullit, “Nderi i Kombit” Muntaz Dhrami dhe të skulptorit të shquar Luan Mulliqi. Këtë muaj ne përcaktojmë përzgjedhjen. Kemi përcaktuar dhe vendin. Tashmë është vendimi përkatës i Komunës së Çairit të Vjetër në Shkup. Këtë projekt e realizojmë në bashkëpunim me politikanin e shquar të Maqedonisë, Ali Ahmeti, me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me profesor Bedri Islamin, profesor Bardhosh Gaçe, me shoqatën “Labëria”, kryetarin e saj dhe shumë intelektualë të tjerë vlonjatë”, përfundon Leskaj. bw

Basha pas takimit me mjekët: Folën pa doreza për skemën e manipulimit të së vërtetës me njerëzit që humbin jetën nga COVID

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin me mjekët sot ku dëgjoi problemet dhe shqetësimet që ata hasin në luftën ndaj COVID-19.

Basha ndër të tjera thekson se ai u informua mbi skemën e manipulimit të të vërtetës me njerëzit që humbin jetën nga COVID-19.

Ai shton se ekspertët e shëndetësisë me të cilët u takua kërkuan testim masiv, rimbursim të ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale dhe mbështetje financiare.

Në fund ai garanton se PD në qeveri mund të mposhtë pandeminë dhe ringjallë ekonominë, si dhe të shërojë Shqipërinë.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Konsultimi me mjekët ka qenë dhe mbetet një konstante e përpjekjeve që po bëjmë për të gjetur rrugët për tejkalimin e situatës kritike të krijuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i saj. Zëri dhe qëndrimi i mjekëve duhet të jetë i pari që duhet dëgjuar siç është e para dhe e vetmja përpjekja dhe ndihma që mjekët po u japin qytetarëve sot.

Ekspertët e shëndetësisë, me të cilët zhvillova një takim të frytshëm, kërkojnë testimin masiv dhe gjurmimin e kontakteve, rimbursimin e ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale, mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve dhe mbështetjen financiare të tyre. Mjekët folën pa doreza edhe për skemën e manipulimit të të vërtetës me njerëzit që humbin jetën nga COVID.

Edhe sa jetë shqiptarësh duhet të humbim që Edi Rama të ndalë fajësimin dhe përbaltjen e mjekëve dhe të marrë përsipër përgjegjësinë që i ngarkon ligji?

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht pandeminë dhe ringjall ekonominë.

Ne do ta shërojmë Shqipërinë dhe do ta sjellim këtë shpresë të re për vendin.

Pandemia dhe biznesi i kanabisit në Shqipëri

MARJO BRAKAJ / FAKTOJE.AL

Pandemia “Covid-19” nuk e ndaloi kultivimin e kanabisit. Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2020, tendenca për kultivimin e kanabisit ka qenë në rritje. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit, për periudhën janar-gusht 2020 tregojnë se janë asgjësuar më shumë se 104,500 rrënjë drogë, janë kapur më shumë se 5,5 ton kanabis i gatshëm për shitje si dhe janë shënuar 1,422 vepra penale në fushën e drogave.

Shifrat e 8 muajve të parë të vitit 2020 janë më të larta se viti 2019 i marrë në tërësi gjatë së cilit u asgjësuan 90,175 bimë narkotike apo thënë ndryshe, sa totali i viteve 2017 dhe 2018 të marrë së bashku, gjatë së cilëve u asgjësuan 103 mijë bimë kanabisi.

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve më 11 maj 2020 shprehu shqetësimin për rritje të kultivimit të kanabisit e teksa përmendi dhe qarqet më problematike nënvizoi se Policia e Shtetit nuk ka dokumentuar shkaqet e kësaj tendence.

“Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet Krujë, Vlorë, Gjirokastër, ndoshta Shkodra ku problemet janë konstante. Pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokurorisë, por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandaluese nga ana e tyre në këto qarqe” – u shpreh Çela.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjithashtu, në një deklaratë të ngjashme me kryeprokurorin Çela, më 29 maj, pranoi se tendenca për kultivimin e kanabisit ishte në rritje teksa theksoi se me të njëjtin trend po ecte edhe përpjekja e policisë për asgjësimin e tij.

“Po është e vërtetë, tendenca është në rritje edhe këtë vit, tendeca për kanabisin është në rritje, por shifrat e policisë për goditjen janë në rritje. Pushteti vendor dhe prefektët duhet të marrin më shumë përgjegjësi sepse në këtë luftë ka ngelur vetëm policia. Të gjithë aktorët e tjerë të marrin përgjegjësi. Trafikantët kanë ndyshuar strategji, mbjellin në pyje të larta malore dhe mes pyjesh dhe në toka pa pronar” – u shpreh Veliu.

Edhe gazetarja Anila Hoxha, pohon gjithashtu se trafikantët po ndryshojnë strategji, ndërsa thotë se ka një përqëndrim shqetësues në zonën e Dukagjinit

“Kanabis-sativa sërish është kultivuar dhe ka qenë e pamundur për t’u asgjësuar pasi grupet kriminale kanë gjetur forma të reja, ku përfshihet edhe kultivimi i bimës narkotike në sera, kultivimi i bimës narkotike në tërrene të paaksesueshme. Dukagjini, është kthyer tashmë në një problem shumë të madh, në një mini-Lazarat” – shprehet gazetarja Anila Hoxha.

Kanabizimi i vendit në thuajse gjithë territorin e tij në vitin 2016, largimi i ish-ministrit, Saimir Tahiri dhe ardhja në krye të Ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafës, u shoqërua edhe me nisjen e zbatimit të “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit” i cili pati për qëllim reduktimin deri në shmangien totale të kultivimit të lëndës narkotike në vend.

Tre vite nga nisja e “Planit Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit”, shifrat e raportuara nga Policia e Shtetit nuk janë edhe aq optimiste sa pritshmëritë e iniciativës.

“Të thuash që Shqipëria nuk do ketë më asnjë rrënjë bime narkotike kanabis sativa është një mision i pamundur, shumë i vështirë dhe që të arrihet kjo do duhej e para një bashkëpunim mes të gjithëve, që nga polica deri te institucionet në fushën e mjedisit” – thkeson Hoxha.

Për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Arjan Hoxhaj, Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit nuk përmbushi pritshmëritë.

“Nuk kemi një minimizim të kultivimit të lëndëve narkotike. Policia jonë e ka të pamundur zerimin e e tyre. Kjo do të ishte idelaja, por një gjë të tillë nuk e kanë arritur as polci shumë here më të zhvilluara se policia jonë që kanë një teknologji, teknika, aftësi dhe burime njerëzore disa here më të kualifikuara” – argumenton Hoxhaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës në Kuvend më 15 tetor, mohoi që kanabisi të ishte më fenomen në vend teksa argumentoi se ai kultivohej në mënyrë sporadike.

“Viti 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit të suksesshëm të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Fenomeni i kanabisit në Shqipëri ka marrë goditje shkatërrimtare, tashmë në vend nuk mund të flitet më për një fenomen, por vetëm për tentativa të izoluara për kultivim apo trafikim” – u shpreh Lleshaj.

Studiuesi Arben Malaj, ka ne tjeter aryetim mbi ketë ceshtje. Zoti Makaj thekson seshpeshherë njerëzit orientohen drejt kultivimit të kanabisit për shkak të kushteve të diktura nga vështirësitë ekonomike, duke theksuar se politikat ekonomiko-sociale kanë dështuar.

“Varfëria është nëna e krimit. Kjo ka lidhje sidomos me zonat e varfra në të cilat kultivohet kanabisqoftë edhe për shkak të dështimit të politikave tona për të krijuar opcione të tjera zhvillimi në këto zona të tjera të vendit. Asnjë individ, asnjë familje, asnjë biznes dhe asnjë shtet nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirsues në qoftë se toleron apo mbështët indirekt ekonominë informale” – shprehet Malaj.
Ndërkohë që Plani Kombëtar Kundër Kultivimit të Kanabisit përmbyllet në fund të këtij viti,Policia e Shtetit, herë pas here raporton për bllokim të kanabisit të gatshëm për shitje, po ashtu edhe për asgjësim të bimëve të kultivuara.

zëri i amerikës

Kryetari i Mitrovicës për Bashën: Akuzat ndaj tij janë shpifje të ulëta, do mbrojmë deri në fund nipin tonë

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në zyrë në një takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, falenderoi publikisht Bashën për kontributin e dhënë ndaj Kosovës.

Bahtiri  theksoi se ata do ta mbrojnë deri në fund nipin e tyre, ndërsa duke folur për akuzat ndaj Bashës të bëra nga Edi Rama, tha se janë ‘shpifjet më të ulëta me qëllime politike nuk e prekin Bashën’.

“Sot kam ardhur të vizitojë mikun tim dhe qytetarin tim. Pasi për punën dhe kontributin e kam shpallur qytetar nderi. Ndaj i bëj një apel të gjithëve krerëve të partive politike në Shqipëri e Kosovë që të bashkohen në një trup. Pasi kemi një tragjedi në Kosovë. Kosova është në një situatë të keqe dhe të brengosur. Pasi UÇK po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Ndaj shpifjet më të ulta që do t’i bëjë dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës, ndaj jemi këtu. Që të mbrojmë në emër të të gjithë shqiptarëve të Mitrovicës. Pasi e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë kontribut të veçantë për Kosovën. Kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë. Shpifjet e disa njerëzve, që s’dua t’ja përmend emrin, janë të ulëta, prej fundit”, -pohoi kryetari i Komunës së Mitrovicës.

Gjatë fjalës së tij para mediave, pak pas takimit me zyrtarin kosovar, Basha tha se shqiptarët duhet të jenë bashkë dhe të solidarizohen për atë çka po kalon Kosova në këto momente.

“Kam kenaqësi dhe nderin e veçantë që të mirëpresë kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Si qytetar nderi i Mitrovicës, dua t’i shpreh mirënjohje për vizitën e tij por dhe për mikpritjen e madhe që më bëri para disa muajsh gjatë vizitës time. Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet Kosova dhe domosdoshmërinë e një përgjigje të bashkuar në interesat e Shqipërisë e Kosovës. Solidarizim me Kosovën për përballjen e këtyre sfidave.”, pohoi Basha.

COVID 19, në Shqipëri rastet u rritën me 38 përqind javën e shkuar

Armand Mero

Në Shqipëri, situata e pandemisë COVID 19 vijon të përkeqësohet. Të dhënat e javës që shkoi dëshmojnë një rritje si të rasteve, ashtu dhe të viktimave, ndërkohë që pacientët në spitale shtohen dita ditës. Në 7 ditët e fundit u rregjistruan 5124 të infektuar dhe 85 viktima, niveli më i lartë i shënuar deri më tani. Vetëm në 24 orët e fundit, u njoftuan 17 vdekje, shifra më e madhe ditore. Për shkak të gjendjes që ka ardhur duke u rënduar, autoritetet njoftuan sot se mësimi në Universitetet do të vijojë të zhvillohet online për një periudhë të pacaktuar.

“Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore, 301 persona për 100 mijë banorë”, deklaroi sot drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve Albana Fico. Përpara dy javësh incidenca ishte 177.4 persona për 100 mijë banorë.

Ndërkohë, java që sapo u mbyll, sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, shënoi numrin më të lartë të rasteve, 5124 të infektuar, ose 38.4 përqind më shumë se java pararendëse, në një kohë që testimet u rritën lehtazi, me vetëm 2.9 përqind më shumë.

Mesatarja ditore e të prekurve u ngjit në kuotën e 732 rasteve, kundrejt 528 që ishte mesatarja e javës pararendëse.

Ajo që bie gjithashtu në sy është se pozitiviteti, raporti mes numrit të rasteve dhe testimeve kërceu në 29.7 përqind, nga 22 që ishte më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në Shqipëri, deri më tani femrat janë ato që preken më shumë, 52 përqind, kundrejt 48 përqind meshkuj. “Sa i përket grupmoshave, më e prekura është ajo mes 65 dhe 74 vjeç, e ndjekur nga moshat 55-64 vjeç. Në grumpmoshën 0-4 vjeç nuk ka ndryshime përsa i përket incidencës, po ashtu edhe 5-14 vjeç është e njejta situate”, shpjegoi zonja Fico.

Rritja e rasteve është shoqëruar me rritje të ndjeshme dhe të viktimave. Në javën e fundit, kanë humbur jetën 85 persona, niveli më i lartë i rregjistruar deri më tani. Vetëm në 24 orët e fundit, u shënua rekordi me 17 vdekje nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Edhe në spitale situata është shoqëruar me një rritje progresive të pacientëve. Deri pasditen e sotme në të tre spitalet, numëroheshin 439 të shtruar, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Kohët e fundit, kryesisht në dyert e spitalit infektiv apo COVID 1, janë vënë re ambulancat e Urgjencës që qëndrojnë në radhë me persona të sëmurë. Autoritetet e motivonin këtë me rritjen e fluksit. Sot drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri të ditur se “janë marra masa për administrimin më të mirë të shtretërve në të tre spitalet COVID. Për arsye të një administrimi më parë në bazë territori dhe spitali, për të mos krijuar pritje të autoambulancave, po e bëjmë administrimin në të tre spitalet njëkohësisht. Nëse më parë bëhej vetëm te Infektivi, tani bëhet sa më shpejt në të tre spitalet COVID”.

Ndërsa dhe spitali COVID 3 duket se po mbushet me ritmet e shpejta të rritjes së rasteve, autoritetet përsëritën sot se është gati të hapet dhe spitali i katërt.

Shkrimtarja Natasha Lako i drejtohet publikisht z.Josif Papagjoni dhe jep alarm “akademik” !

Në rrjetin social shkrimtarja Natasha Lako jep alarmin rreth mungesës të kritereve në përgatitjen e Enciklopedisë të Artit që është në botim e sipër.
“Sikur e gjithe Enciklopedija te jete ndertuar nga keto kritere do te jete nje marrezi shqiptare”, alarmohet shkrimtarja.
Më poshtë po e sjellim të plotë statusin e saj :

 

“Rastesisht kam pare sot nje shenim ‘Enciklopedik’,

fragment i Enciklopedise se artit” qe do te dale se shpejti nga botimi,

ku flitej per krijimtarine e te ndjerit Muharrem Fejzo.

I them publikisht zotit Josif Papagjoni,

nje prej autoreve,

se do te jete nje botim jashte çdo kriteri enciklopedik.

Se pari nuk vihen ne enciklopedi shkrime personale

qe i perkasin kritikes dhe jo kritereve per nje enciklopedi.

Se dyti, nuk eshte gjuhe enciklopedike nje fraze e tille si “jane ujdisur”.

Dhe se treti. Nuk mund te vihen en bllok te njejtat shkrime te shkruara 40 a 50 vjet me pare,

vetem e vetem nga pertesa e sotme intelektuale.

Po e leshoj kete alarm se do te jete nje turp “akademik.”

Sikur e gjithe Enciklopedija te jete ndertuar nga keto kritere do te jete nje marrezi shqiptare.

“Kujt po i shërben Edi Rama?”, PD i përgjigjet kryeministrit: Mjaft e keqpërdore Kosovën!

TIRANË

Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Edi Rama sot se është zhytur në batak, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimi në përballjen me krizën e COVID-19.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka teksa publikoi një video me deklaratat për UÇK-në, Shtëpinë e verdhë dhe kreun e PD-së Lulzim Basha tha se gjithë skema e mashtrimi është rrëzuar tashmë. Paloka i kërkoi kryeministrit Rama të mos e keqpërdorë më Kosovën duke shtuar se ia “ka borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ka sajuar”, pasi “ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, firmosi me të marrëveshje”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë👇janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh:

Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.

Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së.

Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua.

Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19.

Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje.

Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua.

Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve! bw

“Akt banditesk, shtetëror”, Kastriot Islami tjetër reagim pas shoqërimit në polici

Ish-deputeti dhe ishkryeparlamentari Kastriot Islami reagon sërish në lidhje me shoqërimin në polici një ditë më parë, teksa u kap pa maskë duke ecur në zonën e liqenit artificial në Tiranë.

Ai e konsideron shoqërimin si të porositur dhe të urdhëruar, ndërsa shton se është më i angazhuar dhe me i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes.

Reagimi i plotë:

Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar!
Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kunder meje se une as trembem dhe as stepem madje motivohem me shume!
****

Jam plotësisht dakord! Madje do te shtoja edhe me shume nga çfarë shkruan miku im me poshte qe me siguri nuk eshte ne dijeni te plote te te gjithe ngjarjes se turpshme dhe barbare…!

Kete qe shkruan me poshte miku im e vërtetova dje katerciperisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja… !
Po vendos ne faqen tim komentet e mikut tim, njeriut te arsimuar ne perendim, dhe qe ka sherbyer me dinjitet te larte, atdhedashuri e profesionalizem ne poste kyce te shtetit:

“Cfare paturpesie dhe gjysmë-banditizmi…!
Ndalimi, Izolimi dhe perdorimi i forces ne Komisariat policie kunder ish-Kryetarit te Kuvendit, ish-Ministrit te Jashtem te Shqiperise, profesorit te Surbona së Parisit dhe figurës politike dhe publike nder me te njohura ne Shqiperi – pa shkak, pa shkas e preteks qofte edhe formal, por, puro per provokim dhe intimidim te shenjestruar politik…!

Cfare turpi…!!!
Edhe shteterore – jo vetem policore…!!!”

Kaq… me shume do te shkruaj ne vijim…

P.S: Jam me i angazhuar dhe me i vendosur se me pare per te vazhduar betejen kunder se keqes… Kjo qe ka ndodhur jo vetem nuk me step apo ligeshton por me ka dhene me shume force e energji per te bere betejen me te keqen e madhe qe ka kapur per fyti vendin dhe shqiptaret! KAQ per kete rradhe!

OFL ‘shkrihet’ më 1 janar. Nëntë muaj aksione, por deri tani asnjë pasuri krimi nuk është konfiskuar

Prej 1 janarit të vitit që vjen (1,1,2021) s’do të dërgohet më asnjë formular në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Pritet që pas disa ditëve të vendoset ndërhyrja në ligj për të zgjatur vetëm afatin e proceseve në hetim dhe ato në gjykim deri në përfundim të tyre.

Nga ana tjetër për subjektet e OFL-së do të vendoset kushti për t’u përjashtuar nga tenderat publik dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Prej shkurt 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat OFL ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces.

Sipas ligjit pasuritë e sekuestruara do ktheheshin në kopshte, çerdhe, shkolla apo rajone policie.

Vendimi për mos dërgim formularësh është marrë nga drejtues të OFL-së, dhe pritet të zyrtarizohet edhe ligjërisht.

Lulzim Berishës i kthehen të gjitha asetet e sekuestruara, tani nën hetim janë autoritetet shtetërore

Nga Vladimir Karaj

Prokuroria e Durrësit vendosi heqjen e sekuestros ndaj kompanisë RAJAN 2007 me aksioner Lulzim Berishën –ndërsa po vazhdon hetimet ndaj autoriteteve që i dhanë dhe i revokuan licensat – pa njoftuar Doganën.

Prokuroria e Durrësit vendosi më 6 nëntor të heqë sekuestron dhe t’i kthejë Lulzim Berishës kompaninë “Rajan 2007” dhe asetet e sekuestruara, përfshi 1.2 milionë litra gazoil për anije –duke shfryrë si flluskë sapuni një operacion të OFL të trumbetuar në maj të këtij viti.

Operacioni i OFL-së u shpërnda edhe në faqen në Facebook të kryeministrit Edi Rama me titull “shpërbërje e një skeme kriminale në tregtimin e karburantit për peshkim”.

Por dokumentet gjyqësore tregojnë se çështja u ngrit mbi burokracitë e revokimit të një license për tregtim karburanti, e që sipas Prokurorisë, nuk ishte përdorur nga kompania “Rajan 2007” edhe para revokimit.

Vendimi i prokurorit Pali Deçolli për heqjen e sekuestros tregon se OFL ndërmori vetëm disa veprimeve gjysmake burokratike, të cilat nuk u ishin njoftuar autoriteteve që duhej të bënin ndalimin e veprimtarisë së kompanisë me aksioner Berishën në portin e Durrësit.

Në vendimin për heqjen e sekuestros mbi gazoilin e sekuestruar, prokurori Deçolli argumenton se Doganat nuk ishin njoftuar as për dhënien e licensës në vjeshtën e vitit 2019, dhe as për revokimin e saj.

Prokurori Deçolli i tha BIRN se nuk kishte pasur më arsye ligjore për zgjatje të sekuestros. Ai shtoi se hetimet për çështjen vijonin, të fokusuara tashmë në dyshimet lidhur me “shpërdorim detyre”, për moskomunikimin në kohë të vendimeve mbi dhënien apo heqjen e licensave tek autoritetet doganore.

Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, një komision i së cilës jep dhe revokon licensat, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Hetimi ngec te licensat

Lulzim Berisha u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm për krijimin e organizatës së njohur si Banda e Durrësit, por dënimi i tij u reduktua me 25 vjet burg nga Gjykata e Lartë. Por ai kreu fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg dhe rifitoi lirinë në dhjetor 2016, pas një serie të diskutueshme vendimesh për falje dhe zbutje dënimi.

Në shkurt 2019, Berisha themeloi në bashkëpronësi me të motrën dhe një person të tretë kompaninë “Rajan 2007” me objekt tregtimin e hidrokarbureve.

Në vjeshtën e vitit 2019, kompania e Berishës u pajis me licensë nga një komision pranë  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës për tregtimin e gazoilit për anijet në rada dhe portin e Durrësit.

Licensa iu revokua në shkurt 2020 me kërkesë të Operacionit Forca e Ligjit –OFL, bazuar në Aktin Normativ të Qeverisë për “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar”.

Disa muaj pas pezullimit të licensës, policia ndërhyri për të bllokuar gjithë veprimtarinë e kompanisë me dyshimin se ajo kishte punuar pa licensë.  Në 5 maj, policia njoftoi sekuestrimin e 1.2 milionë litrave gazoil, duke akuzuar kompaninë “për fshehje të ardhurash” dhe se kishte përdorur shantazh ndaj konkurrentëve’.

Në deklaratën e policisë për sekuestron thuhet se kompania kishte vijuar punë “duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.”

Por dyshimet për shantazh u zhdukën më pas nga dokumentet e Prokurorisë –ku çështja kufizohet vetëm te ushtrimi i aktivitetit me apo pa licensë.

Sipas vendimit për heqjen e sekuestros, kompania kishte pasur në këtë kohë licensa të tjera për tregtimin e gazoilit për anijet e peshkimit dhe kjo nuk e kishte penguar punën e saj.

Vendimet për sekuestro të policisë dhe prokurorisë u paditën nga kompania e Berishës në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe u rrëzuan nga kjo e fundit në 26 tetor 2020, me arsyetimin se ato shkelnin një të drejtë të fituar.

Gjykata i ka gjetur të pabazuara pretendimet e policisë, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka pranuar arsyetimin e mbrojtësve të kompanisë se pavarësisht dënimit të mëparshëm të Berishës, në vendimmarrjen e autoriteteve nuk kishte prova se mbajtja e këtyre licesave prej kompanisë përbënte rrezik për rendin dhe sigurinë publike. 

 

——

Vladimir Karaj është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania. Titulli është i redaksisë

LVV në Shqipëri letër institucioneve dhe partive: Kuvendi të miratojë rezolutën për njohjen e dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri i ka dërguar një letër partive dhe institucioneve kryesore të vendit, nisur nga Presidenti Meta, kryeministri Rama, kryeparlamentarit Ruçi dhe krerëve të partive opozitare Bashës, Kryemadhit e Idrizit për të miratuar në Kuvend njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Siaps letrës, nisur dhe nga situata më e fundit në Kosovë kërkohet që dhe Kuvendi i Shqipërisë ta miratojë rezolutën.

Për LVV miratimi i kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë do të ishte hapi i domosdoshëm institucional drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të kësaj çështjeje

 

LETRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE NË SHQIPËRI

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u ka drejtuar sot një kërkesë zyrtare me shkrim institucioneve më të larta të shtetit shqiptar dhe partive politike – Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit; kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca – që të mbështesin dhe miratojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Në vijim mund gjeni tekstin e plotë dhe dokumentet shoqëruese të kësaj kërkese zyrtare:
Kërkesë për mbështetjen dhe miratimin e një Rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë
Presidentit të Republikës, Ilir Meta
Kryeministrit, Edi Rama
Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit
Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Kryetares së Lëvizjes Socialiste Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Avokates së Popullit, Erinda Ballanca

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Republikën e Shqipërisë,
Prej vitesh jemi dëshmitarë të tentativës për përmbysjen e të vërtetës historike lidhur me kombin shqiptar, luftën e lavdishme të UÇK-së dhe shtetin e Kosovës. Drejt së ardhmes shkohet duke nxjerr mësime prej së kaluarës, dhe secili komb e ka për detyrë t’i tregojë botës dhe vetes plagët e shkaktuara prej politikave shfarosëse, veçanërisht kur kemi të bëjmë me krime kundër njerëzimit, si gjenocidi i Serbisë. Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash.
Përmes kësaj kërkese, Ju drejtohemi duke i bërë thirrje jo vetëm ndërgjegjes tuaj, por edhe bazuar mbi detyrimet dhe përgjegjësitë Tuaja, të cilat rrjedhin prej Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe Nenit 8, paragrafi 1 i Kushtetutës, ku shkruhet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”
Më 16 maj 2019, në prag të 20 vjetorit të luftës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi “Rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë” (teksti i plotë i Rezolutës i është bashkëngjitur kësaj kërkese). Ndër të tjera, teksti i Rezolutës thekson se “Gjatë luftës së Kosovës, forcat e Serbisë dhe Malit të Zi, por më shumë të Serbisë, dëbuan mbi një milionë shqiptarë, vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra… Janë gjetur varreza masive në Serbi. Shteti serb vazhdon të fshehë të vërtetën edhe për mbi 1600 persona të zhdukur. U shkatërruan mbi 100 mijë objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e kulturore, shkolla, xhami dhe kisha katolike”. Ndër të tjera, Rezoluta i referohet edhe Kartës së OKB-së, Konventës së Gjenevës, Konventës së Parandalimit dhe Dënimit të Krimit të Gjenocidit, raporteve dhe rezolutave të Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me synimin për të njohur zyrtarisht e për të dënuar gjenocidin e Serbisë – një krim kundër shqiptarëve dhe njerëzimit.
Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës i hap rrugën krijimit të një gjykate për të hetuar e dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë, si dhe për ta ngritur këtë çështje në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare. Republika e Shqipërisë ka detyrimin moral, historik, politik, kombëtar dhe kushtetues që ta mbështesë Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përmes miratimit të një rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që i referohet dhe përdor si bazë tekstin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Miratimi i kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë do të ishte hapi i domosdoshëm institucional drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të kësaj çështjeje, duke ditur se Kosova nuk është ende anëtare me të drejta të plota në shumë prej organizatave ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku tashmë është anëtarësuar Shqipëria.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri e ka shtruar kërkesën për miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë edhe më herët. Në datën 15 janar 2020, në një konferencë për medie, para kryeministrisë në Tiranë, kemi kërkuar publikisht miratimin e së njëjtës rezolutë, dhe këtë kërkesë tonën e kemi përsëritur në deklarata të vazhdueshme publike. Ju drejtohemi edhe përmes kësaj kërkese zyrtare, marrë parasysh situatën e krijuar me aktakuzat e Dhomave të Specializuara – “Gjykatës Speciale” –, sulmin propagandistik që po vjen nga Rusia dhe Serbia kundër UÇK-së, shtetit të Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi, pasi nevoja për miratimin e kësaj rezolute është sot edhe më urgjente. Shprehim gatishmërinë për të vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet tona në hartimin e kësaj Rezolute, duke sjell në vëmendje edhe faktin se anëtari i Bordit të organizatës sonë, z. Sami Kurteshi, ish-deputet dhe ish-Avokat i Popullit në Kosovë, ka qenë edhe njëri prej hartuesëve kryesorë të Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, në vitin 2019.
Jemi besimplotë se veprimi Juaj i shpejtë për mbështetjen dhe miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë, do të mirëpritej jo vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, por edhe nga aleatët ndërkombëtarë që dhanë kontributin e tyre jetik dhe të gjithanshëm për çlirimin e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit të Serbisë. Data 15 janar 2021 duhet të na gjejë të bashkuar, duke shpallur e shënuar zyrtarisht në Shqipëri, ashtu si në Kosovë, “Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë”. Shpresojmë në bashkëpunimin tuaj, për ta mbështetur publikisht dhe institucionalisht këtë iniciativë.
Me respekt,
Enis Sulstarova
Kryetar i Bordit
Boiken Abazi
Drejtor Ekzekutiv
Tiranë, 12 nëntor 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

DREJTËSIA E MOHUAR Nga Muçi Xhepa

Ndërsa Holokausti vazhdon të pushtojë mendjen dhe imagjinatën e shkrimtarëve dhe regjisorëve të kinematografisë në mbarë botën e qytetëruar, Gulagu, shumë herë më i tmerrshëm se i pari, ka mbetur në hije dhe pothuaj i pa treguar fare. A duhet thyer kjo heshtje? A është pjekur koha për një diskutim dhe ekspozim të gjerë të asaj çfarë ndodhi dhe përse duhet bërë kjo? Me të drejtë ngrihen zëra që akuzojnë Perëndimin se po kultivon një kulturë memoriale vetëm për Holokaustin, duke mbyllur sytë përpara asaj që ndodhi në Gulag, ferrin komunist.
Arsyeja e kësaj asimetrie mendoj se gjendet në realitetin historik. Të mbijetuarit e gjenocidit komunist ende nuk kanë krijuar një memorie kolektive në Perëndim. Ata ende nuk kanë hedhur dritë aq sa duhet mbi historinë e dhimbshme, por heroike të tyre. Kur drejtësia nuk vihet në vend, kujtesa është ajo që e luan atë rol.
Tiranë, 1975. Te hyrja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, dy kostumgrinj e futën në mes. Fytyrat pa gjak i thanë se kishin diçka për të sqaruar me të në drejtori. Në zyrë e priste sekretarja e Partisë, Vasilika, dhe dy shokët e tij, spiunët. I komunikuan përjashtimin nga shkolla për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
– Heshtja është vetëvrasje, – kishte thënë Klement Islami. – Një ditë do të ndihemi fajtorë nëse sot mbyllim sytë përpara së keqes… kush nuk e do antinjerëzoren duhet ta luftojë atë!
Menjëherë pas komunikimit të përjashtimit, dy hetuesit e mbërthyen fort për krahësh dhe e tërhoqën jashtë.
– Vështrova dritaren e katit të dytë dhe mata me sy distancën që më ndante nga ajo. Doja të hidhesha me kokë e t’i jepja fund jetës para se të bija në duart e tyre, por hienat e nuhatën dhe më mbërthyen me forcë nga krahët, – më tregonte Klementi.
– Është ende herët; do të kalosh në zdrukthin tonë njëherë, – i thanë dhe e tërhoqën zvarrë.
Në oborr e priste Gazi-69. Po atë ditë, nënën, babanë, motrat dhe gjyshen i internuan forcërisht në njërin nga kampet e vdekjes në jug të vendit, në Çermë të Lushnjës.
Brenda dyerve të hekurta të hetuesisë speciale në Tiranë, mbi trupin e tij të njomë, terroristët komunistë ushtruan torturat më makabre. Ia dogjën mishin me cigare. I vunë korrentin elektrik në veshë dhe organet gjenitale. Për ditë të tëra ia shtrënguan duart me hekura mbrapa në maksimum dhe e lanë të prangosur derisa t’i binte të fikët. I kërkuan të bashkëpunonte me ta. Klementi nuk pranoi kurrë. Ai qe gatuar me frymën e gjakun e një familjeje antikomuniste. Babai i tij, një nga të paktët intelektualë që kishte mbaruar studimet e larta në Itali për edukim fizik, ishte një antikomunist i betuar, ndërsa xhaxhai pat vdekur në burg si kundërshtar i regjimit komunist. Në qelinë pranë, në të njëjtën kohë, torturuan edhe Viktor Martinin, një tjetër të burgosur politik.
Në burg e lanë të izoluar për një muaj të tërë brenda një qelie betoni, pa dritare e në errësirë të plotë. Edhe kur e futën në qelinë e përbashkët, i çuan një oficer të kuq, i cili ulërinte:
– Mos i jepni bukë armikut të Partisë! Lëreni të ngordhë! Nuk e meriton kujdesin e saj! Rroftë Partia!
Ai, oficeri komunist, besnik i partisë, ishte aty, sepse kishte vjedhur repartin ku kishte shërbyer.
Në qershor të vitit 1984 u takova me Klementin pranë bustit të Kristoforidhit në Elbasan. Vuajtjet në kampin e internimit, në Çermë të Lushnjës, i kishin vjedhur rininë. Flokët e verdha, kaçurrela, i ishin zgjatur dhe djegur nga dielli në arë. Më pyeti për familjen dhe më përsëriti këshillën:
– Mos i beso lehtë askujt, që të mos e pësosh si unë. Tortura psikologjike që përdorin antinjerëzit synon të humbësh besimin te njeriu më i afërt. Për të dënuar, ata përdorin mikun, shokun, familjen, të dashurën, njeriun më të shtrenjtë, të cilët njerëzisht i beson dhe i do.
Ishte kohë dreke. E ftova të hamë. Rrugës na kaloi pranë drejtori i spitalit psikiatrik të Elbasanit. Në këtë spital, Klementin e torturuan për disa kohë në pavijonin e veçantë, ku mbanin të izoluar disidentët politikë.
Klementi filloi të dridhej i tëri nga revolta. U ulëm në njërën nga tryezat e fundit të lokalit.
– Muçi, – më tha, – jam i bindur se një ditë do t’i shohim antinjerëzit të japin llogari përpara drejtësisë. Ai është njëri prej tyre, lejoi të më bëjnë apses në këmbë.
Spitali psikiatrik njihej mirë nga banorët e qytetit për misionin e fshehtë që kryente. Me qindra ishin të dënuarit politikë, të cilët silleshin forcërisht aty dhe nuk dilnin më.
“Apses” quhej prej të burgosurve politikë tortura e shkaktuar nga injektimi i rrëshirës së pishës në pjesë të ndryshme të trupit, zakonisht në këmbë. Ajo krijonte infeksion masiv dhe shpesh i burgosuri përfundonte me prerje të këmbës.
Prapa spitalit ndodhej kolonia. Aty mbaheshin të rrethuar me tela me gjemba disidentë të degraduar mendërisht e fizikisht prej medikamenteve të dhëna me forcë nga mjekë dhe infermierë të zgjedhur prej Sigurimit.
Pasi u qetësua disi, Klementi filloi të analizojë ditët në robëri, “pushtimin e njeriut nga antinjeriu”, siç e quante ai pushtimin komunist. Tregoi për tmerret në internim, punën e rëndë të krahut, jetën e vështirë dhe plot vuajtje, kontrollet dhe hetimet pafund.
– Nazizmi, – më tha, – kampet e internimit i krijoi të shfarosë racat e padëshirueshme për të. Komunizmi, kampet e shfarosjes i ka kthyer në shtyllën kurrizore të industrializimit të vendit, në themelin e sistemit të punës prej skllavi, që hap kanale, than këneta e ndërton fabrika.
Pastaj përshkroi bisedat e gjata politike kokë më kokë me motrat, Isabelën dhe Zamirën. Ndërsa fliste më bëri shenjë me dorë të shikoja në anën tjetër të rrugës, ku banonin disa nga të afërmit e tij.
– Edhe ata, si antinjerëzit, na kanë mohuar familjarisht.
Për pak qëndruam pa folur. Klementi e theu heshtjen.
– Ngrihemi! Dua ta takoj patjetër, nuk dihet se kur mund të shihemi.
Shkuam pranë pallatit nr.41. Atje banonte mikesha e tij. Pritëm të ulur në trotuar. Pas pak ajo erdhi dhe në praninë time iu lut të mos e takonte më. E kishin kërcënuar ta pushonin nga puna prej lidhjes me të.
Klementi nuk foli, por në sy iu shfaq dhimbje.
Ora po afronte gjashtë; atij i duhej të kapte trenin për në Lushnje.
– Ikim, – tha.
Përshkuam në heshtje rrugën për te stacioni. Ishte hera e fundit që u pamë.
Uashington, 1994. Në njërën nga sallat e Kongresit Amerikan takova Zamirën, motrën e vogël të Klementit, e cila tashmë, në botën e lirë, punon bashkë me Isabelën për Zërin e Amerikës. Pasi u përshëndetëm dhe Elez Biberaj, që ishte me të, u largua, biseda kaloi te Klementi. Zamira tregoi momentet e fundit me të:
– Pritëm të errësohej, pastaj u futëm në ujë. Klementi kërkoi të shkojmë përpara, ndërsa vetë na ndoqi nga pas. Notuam tërë natën, duke i dhënë kurajë njëri-tjetrit. Edhe pak! Forca! Ja, fare pranë është liria. Herë pas here, drita e prozhektorit të rojeve kufitare binte mbi ne. Duke u gdhirë, u ndjemë të lodhur. Mua filloi të më marrë gjumi. Isabela rezistoi më shumë. Një jaht turistësh italianë e pa atë. Bashkë me Isabelën, erdhën e më gjetën mua. Kërkuam për Klementin…
Lotët nuk e lanë të vazhdojë më tej. Me kokën e këputur poshtë u ul në dyshemenë e mermertë, ndërsa unë, i prekur thellë në zemër, kujtova fjalët e tij: “Muçi, jam i bindur se një ditë do t’i shohim antinjerëzit të dalin përpara drejtësisë…!”.
Atë mëngjes vere të vitit 1984, pasi u nda me lot dhimbjeje me prindërit e tij të dashur, Klementi, së bashku me motrat, Isabelën dhe Zamirën, u nisën drejt Sarandës. Duke shfrytëzuar lejen e zakonshme si pretekst për të kaluar pushimet në qytetin bregdetar, ata u vendosën në hotelin e qytetit. Të nesërmen në mbrëmje, të pajisur me kamerdare, fshehur pas një shkëmbi, Klementi dhe motrat u futën në det e filluan të notojnë drejt lirisë, drejt perëndimit. Pas shumë orësh notimi të lodhshëm, tamam atëherë kur menduan se arritën lirinë, Klementi vuri re se patrulla kufitare kishte filluar të patrullojë anën ku ndodheshin ata. Pa i rënë në sy motrave, i nxiti të notojnë më shpejt përpara, ndërsa vetë qëndroi prapa.
Që të shpëtonte motrat, ndryshoi drejtim; filloi të notonte drejt jugut. Ndërsa largohej prej motrave të dashura, Klementit i afrohej gjithnjë e më pranë motobarka e kriminelëve të kuq. Më kot u zhyt disa herë për t’u fshehur. Kriminelët ishin afruar aq pranë, sa edhe e kishin zbuluar.
E thirrën të dorëzohej. E goditën me kiçin e motobarkës. Klementi nuk u dha. I zhytur thellë në det, ai notonte drejt lirisë.
E kërkuan në thellësitë e honeve. E lidhën me litar dhe e tërhoqën si hiena brenda ujërave të burgut komunist. Ashtu të lidhur, e shëtitën rreth e rrotull gjirit të Sarandës për të terrorizuar njerëzinë. Por trimi edhe i vrarë rrezatonte liri, dashuri e heroizëm.
(Ky tregim është pjesë e librit “Në sirtar, tregime” të autorit Muç Xhepa.)

Kryepeshkopi Anastas Janullatos pozitiv me Covid-19, transferohet me urgjencë në një klinikë të specializuar në Athinë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durësit dhe gjithë shqipërisë, hirësia e tij Anastas është prekur nga virusi Covid 19. Mësohet se kryepeshkopi Anastas pas disa shqetësimeve, iu nënshtrua testeve përkatëse në një qendër mjekësore në Tiranë, të cilat treguan se ai ishte infektuar me koronavirus.

Mjekët në Tiranë e vlerësuan të domosdoshëm transferimin dhe shtrimin në spital në një klinikë të specializuar në Greqi, duke pasur parasysh moshën e tij të shtyrë dhe disa probleme kronike shëndetësore.

Sipas medias greke, hierarku në moshën 91 vjecare, ka simptoma të lehta të coronavirusit. Megjithatë me urdhër të kryeministrit grek Mitsotakis, kryepeshkopi u dërgua me urgjencë me një avion ushtarak sanitar C130 në një klinikë në Athinë, për trajtim të posacëm.

Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e Janullatos, drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale si dhe çfarë shenjash ka pasur ai.

(BalkanWeb)

Pakti i ujërave detare me Greqinë- Në Kuvend projekt-ligji që shpall zonën e Sarandës dhe gjithë bregut të jugut deri në gjirin e Korfuzit si “Gjire historike”

Është protokolluar në Kuvend drafti i ligjit që shpall ujërat që lagin zonën e Sarandës dhe bregut si “historike” dhe që ndikon fort në paktin e ujërave me Greqinë.

Drafti është paraqitur nga deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, i cili e paraqiti një muaj më pas, por më pas e tërhiqi për ta ripunuar.

Sipas draftit, theksohet se ky ligj ka “për qëllim shpalljen e ujërave të detit të Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit dhe Palasës, Ujëra të Detit të ‘Gjireve Historike’ të Republikës së Shqipërisë dhe përfshirjes së tyre në Ujëra të Brendshëm”.

Ky përkufizim e vendos edhe pjesën e Gjirit të Korfuzit, si një pjesë që nuk lejohet që të bëhet pakt që cenon këtë pjesë, shkruan gazeta Shqip.

Në nenin 1 të draftit theksohet se “Ujërat e Brendshme të Republikës së Shqipërisë, janë ujërat e detit në drejtim të tokës, nga vija bazë nga ku fillon të matet gjerësia e Ujërave Territorial të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit të 8 të Konventës së Detit të vitit 1982, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë në vitin 2003.

Drafti do të nisë menjëherë të diskutohet në komisione e më pas të dërgohet në seancë. Miratimi i këtij projekti shikohet nga Kostaq Papa si i rëndësishëm pasi “blindon” nga ana ligjore pjesën detare që pritet të jetë pjesë e negociatave me Greqinë.

Athina dhe Tirana kanë vendosur që ta zgjidhin këtë çështje në Gjykatën e Hagës ç’ka shkaktuar mjaft diskutime në politikën shqiptare.

Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm, 5 shtete të BE kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane i parashikuar të mbahej në 10 nëntor, për shqyrtimin e kuadrit negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në 17 nëntor.

Në një lidhje live për ABC News, gazetarja Erisa Zyka është shprehur se hapja zyrtare e negociatave për Shqipërinë bëhet e pamundur, pasi 5 shtete anëtare të BE-së argumentojnë se Shqipëria nuk i ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Sipas Zykës, Holanda, Danimarka, Gjermania, Spanja dhe Franca, konsiderojnë si kusht reformën elektorale, e cila nuk është përmbushur. Po ashtu, dhënia e një vlerësimi pozitiv është e kufizuar nga mosplotësimin e dy parakushteve lidhur me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin për Median.

Këto shtete, sipas gazetares, konsiderojnë se kanë një vlerësim më realist se Komisioni Europian për reformat kyçe në Shqipëri dhe, se për mbajtjen e konferencës e parë ndërqeveritare duhet të plotësohen të gjitha parakushtet.

Pikat që kërkojnë më tej të zbatohen 5 shtetet në fjalë:

-Respektimi i opinionit të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

-Garantimi i transparencës së financimit të partive politike, për të cilën ka vetëm një udhërrëfyes, por jo një plan zbatimi.

-Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Spanja janë dakord me Komisionin Evropian, se kushti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është përmbushur. Por ato bëjnë dallimin për Gjykatën e Lartë, duke cilësuar se Gjykata e lartë me 3 nga 19 gjyqtarë nuk mund të konsiderohet si funksionale.

-Edhe pse mirëpritet ngritja e SPAK, vihet theksi tek mungesa e një gjurme provash për hetime, ndjekjeve penale dhe dënime të zyrtarëve të lartë.

-Vlerësohet se për BKH nuk ka asnjë tjetër emërim përveç drejtorit dhe se është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme, në mënyrë që kjo strukturë të jetë plotësisht funksionale.

-Mbështetet vlerësimin i Komisionit Evropian lidhur me ligjin për median ndërsa kërkohet përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

-Kërkohet vijimi i zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare.

-Vihet në pah po ashtu se numri i përgjithshëm i kërkesave të azilit, edhe pse është ulur mbetet i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare.

Romeo Gurakuqi: Falenderoj demokratët shkodranë se kam qënë më pak i kontestuari -Tagret e Komisionit të Përzgjedhjeve nuk kanë fuqi mbi votën !

Interviste plote e Romeo Gurakuqit per Gazeten Panorama me daten 25 tetor 2020

PYETJE: Si e gjykoni vendimin e Komisionit te Perzgjedhjes se deputeteve te PD?
ROMEO GURAKUQI: Duke qene se procedura e zhvilluar bazohet ne statutin e PD dhe udhezimet e kryetarit, kam verifikuar me kujdes aktet e ndermarra nga Komisioni dhe i kam ballafaquar me rregullat.
Dua te deklaroj se unë njoh vetem vendimin e kryetarit të PD- se dhe te Kryesise ne lidhje me proceduren e rikandidimit. Vendimarrja e fundit e komisionereve, ne qofte se ka ndodhur, me rezulton se eshte realizuar ne shkelje te plote te tagreve te dhena atyre nga udhezimet respektive. Kesisoj eshte nul. Ato kane marre nje vendim kur tagri u kishte perfunduar. Vleresimi perfundimtar i komisionereve mbyllet ne momentin kur kandidatet dergohen ne dege. Neni 25 i Udhëzimit e ka të përcaktuar qartë se faza e vlerësimit të kandidatëve është faza e dytë dhe jo faza e tretë; “Komisioni i Vlerësimit bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve sipas metodologjisë së përcaktuar paraprakisht. Në përfundim të procesit të vlerësimit hartohen listat e kandidatëve të mundshëm, që do të përfshihen në provesin e konsultimit nga anëtarësia në secilen Degë”. Thënë në gjuhën shqipe: vendimarrja vlerësuese për kandidatët mbyllej këtu.

Me datë, 30 shtator 2020, në degën e PD Shkodër u zhvillua faza e tretë, ajo e konsultimit, e parashikuar nga Udhëzimi, në përfundim të së cilës, unë, kam rezultuar me vota më me pak kundër të anëtarësisë (ma pak se 3%), nga të gjithë kandidatët potencialë, që do të kalonin për shqyrtim në fazen e katërt (lexo nenin 18) në Kryesinë e PDSH.

Ne procedim të Udhëzimit nr. 60, në tagret mbetëse të Komisionit të Vlerësimit përfshihej zbatimi i detyruar i nenit 31., gjegjësisht, çertifikimi i listës finale të dalë nga konsultimi i anëtarësisë, d.m.th. rankimi mbi bazën e votës dhe dhënia e vlerësimit për kandidatët që kishin marr kontestime mbi 20% të votës së anëtarësisë. I gjithë ky procedim formal, do të duhej të realizohej mbi bazën e leximit të proces-verbaleve zgjedhore dorëzuar nga Komisionit, duke bashkëngjitur më pas vlerësimin e përgjithshëm të kandidatëve realizuar fazën e dytë, që konsiderohej i protokolluar në Protokollin e Selisë Qendrore të PDSH në Tiranë.
Çuditërisht, në vend të çertifikimit të rezultateve dhe marrjes së vendimit për kandidatët që nuk ishin aprovuar nga anëtarësia, Komisioni ndërhyn në faze të trete, ndërkohë që tagret ndërhyrëse u kishin përfunduar në fazë të dytë dhe Raporti për secilin kandidat duhej të ishte i protokolluar dhe i pandryshueshëm. Në vend të kesaj, anëtarët e Komisionit krijojnë një listë përjashtuese, “kandidatësh të shtyrë”!!!???

E përsëris: e drejta e komisionereve per te shqyrtuar kandidatet ka perfunduar diten qe emrat i kane shkuar anetaresise per konsultim ne Shkoder, me date, 30 shtator 2020.
Vendimarrja e fundit e anëtarëve komisionereve ështe realizuar në shkelje të plotë te tagreve të dhëna atyre nga Udhëzimi nr. 60. Ato kane marrë nje vendim kur tagri u kishte perfunduar. Vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllet në momentin kur kandidatët dërgohen në degë (neni 25). E drejta e komisionerëve për të shqyrtuar kandidatët ka përfunduar ditën që emrat i kanë shkuar anetarësisë për konsultim në Shkodër, me datë, 30 shtator 2020. Pika 32 e udhëzimit e përcakton krejt qartë këtë: “Kryesia e Partise përzgjedh kandidatet zyrtare te PD ne zgjedhje nga Lista e Kandidateve te konfirmuar nga anetaresia”.

Mirepo Komisioneret tane gabimisht i jane referuar nenit 31, duke bërë të paditurin, mbasi ajo pikë qartazi përdoret nga komisioni vetëm për ata kandidatë, të cilët janë konfirmuar fillimisht, por janë skualifikuar nga kontestimi i anetarësisë.

Mbi te gjitha, pretendimi se është bërë vlerësim bazuar në kritere, siç kam dëgjuar nga disa ligjerime të pa-autorizueme nga PD nga disa anëtarë të komisionit në media, rezulton i pavertetë, i paprotokolluar dhe shumë fyes në deklarimin diferencues Sipas deklarimeve të besueshme, komisionerët kanë realizuar vetëm votim të fshehtë mbi emra, pa pasur parasysh çertifikatat e pastërtisë së figurës, të pasurisë, CV – te, rezultatet e arritura në procesin e konsultimit në bazë, punën shumëvjeçare të deputetëve në Aulen parlamentare dhe në terren, në fazën e trete, ndërkohë që neni 25 e saktëson atë shumë qartë detyren e tyre.

Targetimi i deputeteve te Shkodres eshte i paragjykuar kulturalisht dhe i paramenduar, sipas opinionit tim personal. Arsyet e kesaj nderhyrjeje te targetuar jam duke i shqyrtuar me shume kujdes, per te kuptuar nderhyresin extra institucional.

Njohja e udhezimit dhe shkeljeve procedurale me imponon qe une te njoh tanime vetem vendimin qe i përket kryetarit të PD- se. Do ta respektoj 100% ate vendim kur te vije, duke qendruar ne linjen themelore te PD- se dhe anetaresise, qe ka vuajtur persekutimin e regjimit te Edi Rames, ka qene e angazhuar ne betejen per voten e lire, nuk ka qendruar ne poltronet e korrupsionit te kastes qe tallet me popullin ne ikje te frikshme nga skamja dhe pasiguria prej vitesh. Po ashtu me lejoni t’ju them se do te bej gjithshka ne fuqine time konsultative si deputet i zgjedhur, qe Shkodra te kete perfaqesine e vet me te mire, sikurse e kerkojne mijera shkodrane ketu dhe neper bote.

PYETJE: Pra ju njihni vetëm vendimin e kryetarit të PD dhe institucioneve zyrtare të PD?
ROMEO GURAKUQI: Une njoh vetëm vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, dhe kryesise qe do te bazohet ne rankimin e realizuar nga votimi i bazes. Për mua ka rëndësi që kam qenë më i përkrahuri nga anëtarësia e PD në Shkodër dhe jam shumë i surprizuar dhe falënderues ndaj demokratëve shkodrane. Do vazhdoj të je, ne kryesimin e puneve ne Qarkun e Shkodres. Njelloj do te jem ne aksionin e PD edhe sikur une te mos jem kandidat per deputet per shkak te vendimarrjes sime, ose te drejtimit racional te Kryesise se PD.

Ka pasur nje keqinterpretim mbi tagret e komisionit. Duhet te sqaroj se ato tagre kane qene vetem konsultative dhe asnjehere vendimarrese. Ato tagre kane perfunduar per kete komision tanesisht me daten 10 tetor 2020. Unë kam marrë votëbesimin e antarësisë për të qenë në drejtues i grupit të deputetëve demokrat në Shkodrës me 30 shtator 2020. Asnjë lloj gjykimi nuk mund te realizoje komisioni kinse për staturën intelektuale, qytetare dhe per integritetin duke u nisur nga mendja e vet, pa prova zyrtare dhe pa autorizim te specializuar. Per te gjykuar mbi integritetin me se pari duhen marre certfikatat nga autoritetet dhe per kete ka nje radhe nga ku nis puna. Une jam certifikuar nga autoritetet shteterore per pastertine e figures ne muajin shtator 2017 para marrjes se mandatit te deputetit me kerkesen time dhe ky eshte nje fakt i njohur publikisht. Pyetja eshte: a munden te pa certifikuarit te shqyrtojne pastertine e figures te te certifikuarve?!

Pyetja më e detajuar është: sa ishin kompatibel për të qenë pjesë e strukturës verifikuese dhe shqyrtuese konform me kërkesat e Udhëzimit për Pastërtinë e Figurës, të gjitha ato anëtarë të Komisionit që janë te thirrur nga ligja për marrë çertifikatën respektive para autoriteteve zyrtare (Autoritetit për Informim) ?

Une sugjeroj qe dikush duhet te me kerkoje falje per fyerjet aluduese publike te bera, me dashje ose prej mungeses se maturise. Po ashtu kerkoj qe vendimi i ndermarre ne kundershtim me Udhezimin e kryetarit te anullohet, brenda kesaj jave, perndryshe do t’i drejtohem Komisionit te Apelimit per ta gjykuar.

PYETJE: Jeni takuar të premten me kryetarin e PD
ROMEO GURAKUQI: Po jam takuar. Kam raporte miqesore dhe institucionale me kryetarin e PD. Jam ende deputet per PD dhe elektoratin e djathte, deri në zgjedhjet e ardhshme dhe e kam edhe këtë akses ne cdo moment qe me nevojitet per te realizuar detyrat perfaqesuese, organizative dhe konsultuese deri me date, 25 prill 2021

Leter e hapur zonjes Vasilika Hysi…! Nga Përparim Kabo

E nderuar zonja Hysi, prindi Vasilik, profesoresha e respektuar, aktivistja e shquar e shoqerise civile, qytetaria korrekte, nena e perkushtuar, mike e mire dhe dialoguese, nen/kryetaria e Kuvendit te Shqiperise.
Po u drejtohem juve me kete leter te hapur. Sot eshte 1 nentor 2020. Vjeshta po del ngadale e ngadale dhe dimri po vjene. Gjendja ne vend eshte e renduar nga pandemia dhe ekonomia eshte e kapur ne nje situat aspak te mire. Njerezit ne Tirane, ne Durres, ne Shkoder, Korce, Pogradec, Elbasan, Vlore, Sarande apo gjetiu, kane dale te veshur si per te diele, nuk mungojne ikonat uronjese ne rrjetet sociale, apo drekat e bollshme dhe levizjet me makinat luksoze.
Pikerisht ne kete dite jane disa gra si Ju, jane disa nena si ju, jane disa qytetare me te drejtat e njeriut po si ju, jane ca bashkeshorte po aq te perkushtuara si edhe ju zonja Hysi, qe prej disa ditesh jane te ngujuara ne nje greve urie.
E nderuar zonja Vasilika Hysi ju kerkoj qe me personalitetin qe keni me kurajon civile dhe me devotshmerine tuaj organike, ti jepni fund kesaj situata.
Njerez qe kerkojne pagat e prapambetura? Cfare gjeje te paligjeshme ka ne kete mes?! Njerez qe kane fituar gjyqin me punedhenesin dhe ai su jep pagat. Une ju pyes juve ne kete raste si profesore e jurisprudences.
Ku duhet ta gjeje te drejten ky qytetar? Nese edhe vendimi i gjyaktes nuk zbatohet? Ju zonja Hysi dhe ju te gjitha grate deputete, ministre, ish deputete, apo ish ministre, punonjese te administrates se larte publike, ju zonja te pispillosura me modernitet te shoqerise civile qe u majmet me fonde dhe me to blete vila, vetura dhe udhetime ekzotike…a ka mundesi nje minute, nje te vetme te ndaloni ritualin tuaj dhe te pyesni veten.
Cfare do behet me grate e ngujuara.
A nuk kane te drejte ato te jetojne?
Po si? Pa paga , pa ushqime, pa drite elektrike dhe uje pa veshje dhe higjene? Te gjithe keta sherbimi paguhen dhe qe ti paguhesh duhen parate, dhe qe ti jesh i paisur me to duhet qe per punen qe ke bere te jesh i paguar.
Nuk mund te vijohet me me indiferentizmin e zotit Gramoz Ruci, sjellje qe nuk e prisja prej tij. I drejtohem me emer sepse ja njoh dinjitetin, por si deputet ne ate qarke dhe si kryetar i Kuvendit ai duhet te kishte ndikuar per zgjidhjen e ceshtjes.
Nuk besoj me ne lojen pa rregulla te zotit Edi Rama i cili ne fillim tha:… se keni me mua e keni me privatin e me tej nga faqia e tij on -line u tha grave ballshiote,… dilni nga greva dhe ejani te bisedojme.
I kujtoj zonjes Rama si grua dhe si nene, por dhe si aktiviste e shoqerise civile, te zbatoje edhe ne kete rast ate qe ka thene nje here, kur foli per pronen e saj…Jane pare gjaku !
Zonja Linda Rama dhe ato gra pare gjaku i kane. Ndaj te gjithe bashke ju socialistet shqiptare; nese jeni ne pushtet per te administruar sovranitetet e deleguara mbroni qytetarin, te drejtat e njeriut, te drejten e pare, ate te jetes.
Jane ne rrezik jo vetem jetet e atyre grave por edhe te familjeve te tyre.
A mendoni per femijet e tyre, si zgjohen, si flene, si ushqehen, si vishen, si shkollohen, si enderrojne?
Nese nuk e mendoni kete gje ju ka zene syte hedonizmi juaj qe duket ne menyren si jetoni dhe si e shijoni luksin tuaj.
E nderuar Zonja Hysi…nese do te hysh ne histori bej nje gjest…
Shkoi Kryeministrit ne zyre ose thire ne zyre, ose neser ne seancen Plenare ne Kuvend; dilni ne foltore para deputeteve dhe popullit dhe kerkoji… Zotit Edi Rama, zgjidh ceshtjen e naftetareve, jepu buken e gojes te drejten legjitime, ndryshe ja ku eshte mandati im, ky parlament dhe kjo shumice skane lidhje me idealet mia qe i solla nga shoqeria civile si nje aktiviste e nderuar dhe shume e respektuar.
Zonja Hysi , populli eshte gjunjezuar me varferi, eshte neperkembur me varferi, eshte shperfillur me varferi sa kohe qe pasurine kombetare ua dhate privatit, pronen publike e mori privati dhe pronen private te individit e mori informali qe u legalizua nga ju ne nje jerm populist…
Po ju shkruaj hapur si kolege ne jeten univesitare…
Une fola dhe shpetova shpirtin tim si edhe shkruanin latinet…
Eshte rradha juaj qe te tregoni se jeni nga ana e popullit dhe jo nga ana e heshtjes…
Me respekt dhe besim
1 nentor 2020 Perparim kabo

Lezhë: Vendoset lëndë shpërthyese në banesën e gazetarit Elidon Ndreka

Një sasi lënde shpërthyese është vendosur rreth orës 01;00 të mëngjesin të së premtes në portën e jashtme të banesës së gazetarit Elidon Ndreka në fshatin Balldre të Lezhës.

Nga shpërthimi nuk ka patur të lëduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit, gazetari Ndreka gjendej në banesë bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke konfirmuar se “në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, por pa dhënë detaje të mëtejshme rreth ngjarjes.

Gazetari Elidon Ndreka prej dy vitesh mbulon Qarkun e Lezhës për TV News 24, por ai ka një përvojë 15 vjeçare në fushën e gazetarisë televizive.

I pyetur nga “Zëri i Amerikës”, gazetari Ndreka tha se nuk ka dijeni rreth autorit apo autorëve të shpërthimit, por ka dyshime se vendosja e lëndës shpërthyese në portën e banesës së tij lidhet me profesionin si gazetar.

Policia vendore ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarjes dhe pistat e hetimit.

Në Shqipëri, rreth dy vite më parë u sulmua me bresheri kallashnikovi banesa e prindërve të gazetares se kronikës, Klodiana Lala, ndërsa kërcënimet verbale ndaj gazetarëve janë të shpeshta.

Topalli rikthehet në politikë me Lëvizjen për Ndryshim

Në Shqipëri, ish kryetarja e Parlamentit dhe një prej ish figurave qëndrore të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ju rikthye jetës politike aktive duke prezantuar të mërkurën në mbrëmje forcën e re Lëvizja për Ndryshim. Një kundërshtare e hapur, që në momentet e para, e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha, dhe e lënë më pas jashtë listave për deputetë, së bashku me disa ish figura të tjera demokrate, zonja Topalli, gjatë viteve të fundit është shfaqur vetëm përmes deklaratave apo qëndrimeve personale ndaj zhvillimeve të ndryshme politike. Ndërsa mbrëmë përballë mbështetësish të saj, kryesisht të rinj dhe njerëz të paangazhuar më parë në politikë “e qartë se kemi përpara një punë të papërfunduar të nisur dekada më parë.. e vendosur për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos patur frikë jam sot bashkë me këta të rinj për t’i mbështetur në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri”.

Zonja Topalli bëri të qartë se ka vendosur të hyjë në një betejë me forcat kryesore politike në vene, majtas e djathtas. “Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, një Shqipëri të Metës e një Shqipëri të Lulit. Shqipëria është vetëm e shqiptarëve. Dhe këta të fundit nuk mund të dorëzohen. Ata duhet ta rifitojnë atdheun e tyre”, theksoi ajo në prezantimin e nismës së re politike, duke shtuar se “këta të tre veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre, ekonomia e vendit është ndërmarrja e tyre dhe shqiptarët rrogtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bejë biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë, kush duhet të jetojë e punojë në Shqipëri dhe kush duhet të iki! Praktikisht vendi është pa alternativë”.

Zonja Topalli tha se vendi ndodhet përpara vështirësive të mëdha “ku nuk ka as qeveri as opozitë të besueshme; ku qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi sepse nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të lartë; ku Gjykata administrative është afër kolapsit dhe ata të shkallës së parë kanë degraduar…Por mos të pretendojmë se gjërat ndryshojnë nëse vazhdojmë t’i bëjmë në të njejtën mënyrë”, deklaroi ajo duke saktësuar se “unë nuk kam as para as vende pune për të ofruar. Ju ofroj vetëm sfidë! Nuk kam asnjë pushtet. Kam përvojën e nevojshme, vullnetin e palëkundur dhe besimin e patundur për të kontribuar që ky vend të bëhet. Kam frikë se nesër do jetë vonë. Koha është tani”.

Forca e re politike e zonjës Topalli, pason të paktën tre të tjera të lindura nga përplasjet në Partinë Demokratike. Pranverën e vitit të shkuar ishte ish nënkryetari demokrat që së bashku me disa ish anëtare dhe të forumeve drejtuese të PD që themeloi Bindjen Demokratike. Javët e fundit dhe dy deputetët Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, të cilët nuk ju bindën vendimit të opozitës për të braktisur parlamentit, kanë njftuar për krijimin e partive të reja. Të katër këta emra ishin të mërkurën në faqen e parë të gazetës Rilindja Demokratike, organi zyrtar të PD-së, të cilësuar si “kukullat e Ramës”.

Zonja Topalli pati një përgjigje: “Praktikisht fushata ka nisur , por më shumë se kundra qeverisë është kundra lëvizjes që ende nuk ka lindur. Dhe më shumë se fushatë, është histeri nga paniku”.

zëri i amerikës

Ministrja Kushi: Po bëhet gati mësimi online

E ftuar virtualisht në Komisionin e Edukimit në seancën e parë dëgjimore si ministre e arsimit, Evis Kushi deklaroi se me përkeqësimin e situatës së koronavirusit është gati skenari i mësimit në distancë dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë.

Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al

Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.

Pse nuk bëhet testimi i të gjithë stafit pedagogjik ishte në fokus edhe të këtij diskutimi. I mësuesve pse nuk është bere?

Strategjia e tamponimit është sipas kontakteve te afërta. Depistimi masiv nuk është e duhura . Kur identifikohen nxenesit izolohen një grup i afërt kontaktesh jo e gjithë klasa kështu janë udhëzimet.

Konfiskohen 352 makina të vjedhura në 22 shtete të Evropës

Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final, si rezultat i një operacioni të mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL).

Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, është thënë se janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.

Operacioni i kërkimit, që është udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Kufij (FRONTEX), është fokusuar në kontrollet nëpër pikëkalime kufitare dhe aktivitete tjera tokësore në 17 vende të Bashkimit Evropian dhe pesë shtete të rajonit të Ballkanit.

Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

“Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, është thënë në një komunikatë për media të EUROPOL-it.

Aty është thënë edhe se aktivitetet e fokusuara në kontrollet e veturave dhe anijeve, kanë rezultuar edhe në kapjen e 2,965 migrantëve ilegalë në rrugë drejt BE-së, përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Si pasojë, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të emigrantëve janë lokalizuar dhe janë arrestuar.

“Destinacioni i fundit i emigrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar emigrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adritatik”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Meta i drejtohet Komisionit të Venecias për ndryshimet në kodin zgjedhor

Tiranë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat foli mbi vendimin e tij për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve ligjore në kodin zgjedhor, si dhe për kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias mbi këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se kthimin e ndryshimeve në kod e bëri për të shmangur sipas tij një krizë zgjedhore. “Presidenti pas paraqitjes së një kërkese zyrtare të opozitës së bashkuar dhe në funksion të shmangies së një krize zgjedhore në Shqipëri ju drejtua Komisionit të Venecia me një kërkesë për të dhënë një opinion urgjent”, tha Meta.

Meta theksoi se Komisionit të Venecias iu drejtua për të marrë përgjigje për disa pyetje, sipas tij, nëse mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate mes konkurrentëve pasi të ketë filluar procesi zgjedhor dhe gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Sipas tij, një tjetër çështje ku kërkohet opinioni i Komisionit të Venecias është nëse rregullat ndryshohen shumë afër datës së zgjedhjeve “në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet” dhe nëse ndikojnë këto ndryshime në parimet e qëndrueshmërisë, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta.

Kujtojmë se më 23 tetor Presidenca e Shqipërisë konfirmoi se Meta ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve ligjore në kodin zgjedhor që u miratuan në seancë parlamentare në fillim të muajit tetor, me argumentin se “këto ndërhyrje janë të njëanshme dhe janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet themelore demokratike të mbrojtura prej saj.”

Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë që i miratuan më 5 tetor të këtij viti, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill të vitit 2021, do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura, ku votuesve u jepet mundësia të zgjedhin partinë dhe kandidatin për deputet.

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediat sot tha se Kuvendi do të kalojë përsëri ndryshimet në kod pa asnjë ndryshim.

“Sa me shpejt kur caktohet seanca e votimit, pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do të votojmë kodin siç është votuar nga Parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të vëri në dyshim vullnetin e Parlamentit për asnjë arsye, aq më pak Ilir Meta”, theksoi Rama.

Duke folur për grevën e naftëtarëve, presidenti Meta tha se duhet dialog sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme dhe të arsyeshme, “pa u përshkallëzuar kjo situatë dhe pasojat për shëndetin e tyre”.

“Është shumë e rëndësishme që të bëhet çdo përpjekje me mirëbesim dhe të jepen garancitë e duhura për këtë çështje të rënë sociale dhe humanitare para se mund të kemi pasoja me shëndetin e tyre”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit në Shqipëri kanë nisur grevë urie prej disa javësh për të kërkuar pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.

I pyetur në lidhje me dakordimin mes Shqipërisë dhe Greqisë për dërgimin e çështjes së kufizimit të zonave detare në gjykatë ndërkombëtare, Meta tha: “Sjellja ime për këtë çështje do të jetë gjithmonë shtetërore dhe kushtetuese, larg lojërave politike për spostim të vëmendjes apo për krijim tensionesh artificiale. Marrëdhëniet e mia janë të mirëdokumetuara me qeverinë dhe institucionet tona. Unë pres në respekt të atij bashkëpunimi të përgjegjshëm që kam treguar përgjatë gjithë kësaj periudhe të kem të njëjtin reagim dhe të njëjtin bashkëpunim”.

U nda nga jeta Ibrahim Kadri Malaj, studiues i shquar i historisë dhe traditave kuturore tropojane

VOAL – Sot u nda nga jeta studiuesi i shquar i historisë dhe traditave kulturore tropojane Ibrahim Kadri Malaj.
Ibrahim Kadri Malaj lindi në vitin 1929 në fshatin Tplâ të Tropojës. Kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes. Ishte pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare. Kreu studimet për agronom dhe shërbeu në detyra të ndryshme shtetërore të Tropojës, kryesisht në sektorin e bujqësisë, ku ishte ndër kuadrot më të suksesshëm të rrethit, derisa doli në pension më 1991.
Pas daljes në pension, u muar me hartimin dhe botimin e shumë librave për historinë dhe traditat e kulturës në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).
Iu shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve dhe të afërmve të Ibrahim Kadri Malajt.

“Pse Batoni mund ta marrë me procedurë të posaçme dhe Kim Mehmeti jo?”, Meta përgjigjet me ironi për nënshtetësinë

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka quajtur shpifje të sponsorizuara akuzat për dhënien e shtetësisë dhjetëra shtetasve, ndër të cilët emra të njohur. Kreu i Shtetit tha se ka pasur dy procedura dhe se shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës. “Pse Baton Haxhiu e ka marrë me procedurë të përshpejtuar dhe Kim Mehmeti nuk mundet”, pyeti Meta.

Ai solli dhe shembuj të tjerë si ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini që pa procedurën e posaçme nuk mund ta kishte marrë dot nënshtetësinë dhe jo më të bëhej ministre.

Presidenti kujtoi dhe fikjen e radarëve apo avionët e drogës.
“Të gjitha shpifjet që sponsorizohen nga…se s’dua të përmend fjalën rilindje sepse jemi në Korçë…Të gjitha këto janë shpifje për arsye se Kushtetuta e të qartë që shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës. Ka pasur dy procedura që ta dinë të gjithë qytetarët, që sipas tyre është normale që kolegu juaj gazetar, Batoni e ka marrë me procedurë të posaçme nënshtetësinë por është anormale që Kim Mehmeti ta marrë me procedurë të posaçme. Pse? Sepse Kim Mehmeti mbron dhe Shqipërinë dhe kufijtë e Kosovës.
Zonja Besa Shahini që ka qenë ministre për dy vite nuk do të kishte marrë dot nënshtetësinë shqiptare dhe jo më të ishte bërë ministre. Si ky rast ka dhe shumë të tjera ku qeveria ka kërkuar procedurë të posaçme për shumë qytetarë të ndryshëm. Këta shqetësohen, më vjen keq që e përmend se pse e ka marrë me procedurë të posaçme, bashkëshortja e Ylli Pangos, që jeton me të prej 8 vitesh. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh. Kam pyetur Shërbimin Informativ të Shtetit, dhe nuk përbën rrezik për terrorizëm. Ndërkohë, që fikjet e radarëve se cenojnë sigurinë kombëtare. Avionët që bëjnë ato punët e tjera….”, tha Meta.

Deti në Hagë? Meta: Kryeministri nuk është konsultuar me mua, nuk e ka marrë vesh akoma kush është President

KORÇË

Nga Korca ku komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, Presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi edhe dakordësine e arritur me shtetin grek, për të dërguar në Hagë, çështjen e detit. Meta tha se Rama nuk është konsultuar me Presidentin e Republikës, për këtë cështje dhe se më shumë mbi të është informuar nga mediat greke.

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë nga të cilët marrim më shumë informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president i Shqipërisë është një dhe vetëm një, që është Ilir Meta”, tha Presidenti.

Shqipëri: Shqetësim largimi i fëmijëve dhe të rinjve si azilkërkues në BE

Në Shqipëri vijon të mbetet shqetësim fenomeni i azilkërkuesve në vendet e BE. Studiuesit shqiptarë, duke iu referuar të dhënave të Eurostatit, shohin me alarm largimin e të rinjve dhe të miturve. Analistët rendisin si shkaqe kushtet ekonomike dhe mungesën e së ardhmes për fëmijët. Autoritetet zyrtare thonë se e kanë të pamundur të ndalojnë largimin e fëmijëve të mitur pasi ata shoqërohen nga prindërit, ndërsa thonë se për të rinjtë kanë miratuar disa politika të reja punësimi. E megjithatë ata pranojnë se Shqipëria ende nuk i ka potencialet e pagesave si vendet e BE.

Kërkesat për azil kulmuan me 70 mijë në vitin 2015, ndërsa më pas vazhduan të ruajnë një mesatare prej 25 mijë kërkesash në vit. Studiuesit vënë re bazuar në të dhënat e publikuara nga Eurostat, se në vitin 2019, pati një rritje të lehtë me 5% të kërkesave për azil. Ajo që përbën sot shqetësim për ta, lidhet me grupmoshën e azilkërkuesve, ku dominojnë të rinjtë nën 34 vjeç me 78% të totalit të kërkesave dhe minorenët nën 14 vjec me 22% ose afro 6 mijë.

“Në 10 vitet e fundit sipas të dhënave të Eurostat të përpunuara sipas grupmoshave janë larguar si azilkërkues rreth 57 mijë fëmijë nën 14 vjec. Shifër e frikshme. Është gati e pabesueshme, se si prindërit janë kaq të dëshpëruar sa jani gati të nisin fëmijët vetëm rrugëve të Europës”- shprehet për Zërin e Amerikës Ornela Liperi, Kryeredaktore e Revistës “Monitor”.

Autoritetet thonë se e kanë të pamundur të parandalojnë largimin e fëmijëve sepse ata shoqërohen nga prindërit apo të afërm të tjerë dhe s’mund të pikasen nga punonjësit gjatë kalimit të kufirit. Përgjegjësia penale ndaj prindërve sipas zyrtarëve nuk është aplikuar, sepse fëmijët nuk janë shpallur me vendim gjykate të braktisur dhe se sipas ligjit ata konsiderohen të shoqëruar nga prindërit. Sipas agjensisë shtetërore të mbrojtjes së fëmijëve për 2019-ën janë rivlerësuar 111 raste dhe janë riatdhesuar 77 fëmijë, të cilët janë dorëzuar në familje. Arsyet që deklarojnë fëmijët kur kërkojnë azil kryesisht janë ekonomike, ndërkohë për autoritetet shqetësim mbetet siguria e tyre.

“Fëmijët nuk janë ndjerë mirë kur kanë ikur. Është rrezikshmëria shumë e lartë. Mund të rekrutohen nga grupe kriminale. Është e vështirë për ta dhe kur rikthehen, sepse u duket se kanë humbur shpresën. Nga të dhënat kemi fëmijë adoleshentë që janë rikthyer dhe kanë probleme të mëdha të shëndetit mendor. Mund të jenë dhe abuzues të substancave narkotike. Janë shumë probleme komplekse me të cilat fëmijët emigrantë përballen atje”- thotë për Zërin e Amerikës Alma Tandili, Drejtoreshë e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Drejtori ekzekutiv i qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri Altin Hazizaj se prej vitesh në Shqipëri kujdesi ndaj fëmijëve mungon. Ai e konsideron të papranueshëm realitetin e fëmijëve azilkërkues.

“ Është më shumë një sinjal alarmi për qeverinë shqiptare. Është një sinjal alarmi për të gjithë kryetarët e bashkive, sepse janë këta përsona përgjegjës se pse sot fëmijët shqiptarë duan të largohen nga vendi i tyre, pse sot fëmijët shqiptarë nuk shohin asnjë të ardhme të mirë jetese në shtetin e tyre”- thotë për Zërin e Amerikës Altin Hazizaj, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

Një prej shqetësimeve kryesore për analistët mbetet dhe shifra e lartë e të rinjve azilkërkues. 78% e 25 mijë azilkërkuesve për vitin 2019 janë nën moshën 34 vjeç. Viktor Tafa aktualisht azilkërkues në Francë, thotë së ishin arsyet e forta ekonomike që e detyruan të largohet.

“Kam bërë lloj lloj punësh në Shqipëri. Nuk mbaj mend sa punë kam bërë, po më të ardhura shumë të pakta. Siç dihet pagat në Shqipëri janë të ulëta. Çfarë mund të bësh me 10 mijë apo 7 mijë lekë të vjetra në ditë që merrja. A mbahet familja me tre vetë, në një shtëpi me qera më këto pagesa. Si mund t’ja dilja unë. Si mund të mbaja familjen”- shprehet për Zërin e Amerikës Viktor Tafa, azilkërkues në Francë.

Studiuesja Nevila Xhindi mbështetet në disa të dhëna të BB kur thotë se 30% e shqiptarëve jetojnë në nivelin e varfërisë dhe se 50% e kësaj kategorie jeton në varfëri ekstreme. Shqetësim për të mbetet largimi nga vendi i të rinjve që përballen me pamundësinë e punësimit.

“61% thotë Banka Botërore e moshës 22 deri 29 vjeç janë larguar. Vendit i është larguar energjia, i është larguar mendja. I është larguar ekonomisë shqiptare konsumatori. Të mos harrojmë që të rinjtë janë konsumatorët më të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. Janë larguar ata që do japin taksa. Ajo që e ndjen më fuqishëm është jo vetëm familja shqiptare, pra në terma demografikë sigurisht largimi i të rinjve e dëmton popullsinë e ardhshme të këtij vendi. Por në terma ekonomikë është dërrmuese”- shprehet për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, studiuese, Pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Autoritetet e pranojnë se Shqipëria nuk i ka potencialet e pagesave si vendet e BE, dhe shtojnë se janë hartuar disa politika punësimi për të rinjtë, sic janë paketat e nxitjes për bizneset që punësojnë të

sapodiplomuar, programe vetëpunësimi për që rinj që kanë ide novatore, apo dhe rritja e shërbimeve të ndërmjetësimit në zyrat e punës. Sipas Instat punësimi për grupmoshën 15-34 vjec është rritur afërsisht në 5 vite nga 38 në 50%. E megjithatë trendin në rritje të largimit të të rinjve nga vendi zyrtarët e shohin se pjesë lëvizjes së lirë.

“Ne besojmë dhe shohim që në të gjitha modelet e vendeve të Europës lëvizja e lirë e tregut është si të thuash në thelb të Europës së bashkuar. Pra nuk mund të themi se është gabim lëvizja. Ajo që ne duhet të bëjmë është përgatitja e të rinjve mirë, shkollat profesionale të kualifikuara, edukim cilësor, trajnime të mira, përgatitje për tregun e punës me të gjitha aftësitë që kërkon tregu sot, me qëllim që çdo individ që është i pajisur me këto aftësi mund të gjejë veten dhe në tregun kombëtar dhe në atë ndërkombëtar dhe mund të marrë atë pagesë që ai do donte të merrte”- tha për Zërin e Amerikës Elira Demiraj, Agjensia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim.

Analistët mendojnë se politikat e keqeversjes ndër vite e kanë e zbehur rolin e meritokracisë, dhe kanë forcuar punësimet partiake. Programet në shkolla në raport me tregun e punës mbeten ende të pabalancuara. Dhe për një vend si Shqipëria ku shifrat e rritjes ekonomike janë të ulëta, dhe borxhi publik i lartë, punësimi i të rinjve do të vazhdojë të mbetet një nga hallkat më të dobëta ndërkohë që kjo situatë rëndohet edhe më shumë nga kriza që po shkakton Pandemia e Kovid 19.

Princ Leka Zogu II: Geraldina II erdhi në jetë në 18 vjetorin e ikjes së Mbretëreshës së Parë shqiptare

Princ Leka Zogu II reagon për herë të parë pas lajmeve për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë.

Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare.

Princ Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen e vajzës, duke u shprehur se si ajo ashtu edhe e ëma, Elia Zaharia gëzojnë të dyja shëndet të plotë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër të vogëlushes Princesha Geraldine

Njoftim Zyrtar
Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.
Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.
Official Announcement
The Albanian Royal Family is delighted to announce the birth of Her Royal Highness Princess Geraldine, who was born to Their Royal Highnesses Crown Prince Leka of the Albanians and Crown Princess Elia, Thursday the 22nd of October.
Crown Princess Elia was safely delivered at 09:30, the “Queen Geraldine Maternity Hospital” in Tirana.
Her Royal Highness and her child are both doing well.
Falenderojme ekipin mjeksor:
MJEKET:
Dr.Merita Alushani – Operatore
Dr.Maksim Gjoni – Asistenti I pare
Dr.Gerta Semini – Asistenti I dyte
Dr.Zef Delia – Anestezist
Dr.Lorenc Buzo – Anestezist
Dr. Shahe Berisha – Neonatologe
MAMITË
Dhurata Boka
Rudina Tafaj
Rabije Allaraj
Majlinda Pasha
Mimoza Vogli
Aferdita Dizdari

Meta në “Mëngjesin e Lutjeve” të Jeruzalemit: Krenar për kombin shqiptar që mikpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit Reuven Rivlin, nëpërmjet një video-konference.

Në këtë takim të rëndësishëm, mori pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe shumë përfaqësues të lartë shtetërorë e personalitete politike nga vende të ndryshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta, duke ju bashkuar lutjeve për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por për mbarë botën, theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët ndihen shumë krenarë për harmoninë ndërfetare unike, si model frymëzues për të gjitha vendet.

Kreu i Shtetit, pasi vlerësoi marrëdhëniet miqësore me Izraelin, vuri në dukje krenarinë e kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT META
Shalom (Paqe) nga Tirana, nga Shqipëria!
Të dashur miq të Kneset-it (Parlamentit izraelit) nga Jeruzalemi dhe nga mbarë bota gjithashtu!

Dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet e mia më të ngrohta, si dhe gjithashtu ato në emër të popullit shqiptar!
Sot, teksa jeni mblidhur në atë qytet të shenjtë, do të dëshironim t’ju bashkoheshim lutjeve tuaja për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por botën mbarë!

Kombet tona janë të lidhura me një nyje historike dhe miqësi që është përçuar dhe trashëguar nëpër shumë e shumë breza.
Megjithëse jemi vende dhe kombe relativisht të vegjël, ne gjithmonë kemi luftuar për të drejtën që të jetojmë të lirë në truallin tonë.
Ne gjithashtu ndajmë së bashku angazhimin tonë të plotë për shumëllojshmërinë fetare si një element thelbësor i demokracive tona.

Ishte pikërisht kjo lidhje që i bëri shqiptarët t’i ofronin mikpritje, strehim dhe mbrojtje bashkësisë hebreje shqiptare, si dhe gjithëve atyre hebrenjve që po arratiseshin nga vendet e tjera evropiane për t’i shpëtuar asgjësimit pothuajse të sigurt nga Holokausti gjatë territ të dhunshëm dhe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.

 

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga ajo periudhë e errët duke numëruar një popullsi më të shumtë hebreje se sa kishte para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në Shqipëri nuk u vra asnjë hebre i vetëm, madje as edhe një prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë nga populli ynë.
Shumë familje shqiptare rrezikuan jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik të mbrojtjes së jetëve hebreje.

Dhe për këtë jemi shumë krenarë!
E gjithë bota duhet të jetë krenare për shembullin tonë si dhe për kodin e nderit dhe mikpritjen shqiptare!

Ne jemi gjithashtu shumë krenarë për harmoninë ndërfetar unike që mbizotëron në Shqipëri.
Që nga kohë të vjetra, të cilat nuk mbahen mend, shqiptarët kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në paqe, në një “vëllazërim fetar”, duke i shpalosur kështu botës mesazhin e bashkëjetesës dhe dialogut midis feve të ndryshme.

Kujtimi i trimërisë së “Njerëzve të drejtë mes kombeve” duhet të mbahet mend dhe të çmohet si një shenjë e mbrojtjes nga ana e Zotit të Plotfuqishëm për popullin e tij të zgjedhur.

Ka një thënie të shenjtë se: Ai që shpëton qoftë edhe një jetë njerëzore, ka shpëtuar botën mbarë!
Ç’është e vërteta, Zoti është treguar dashamirës për kombet tona tona dhe na ka bekuar me paqe dhe liri në tokat tona.
I kemi mirëpritur zhvillimet më të fundit mes Shtetit të Izraelit dhe vëllezërve tanë në Kosovë.
Do të donin ta shfrytëzonim këtë rast për të falënderuar edhe udhëheqjen e miqve tanë të përbashkët në Shtetet e Bashkuara për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.

Në librin e profetit Jeremia, shkruhet se ne duhet të “Kërkojmë paqen në qytetin, në të cilin ju kam caktuar të jetoni si dhe t’i falemi Zotit për të; sepse në paqtimin e qytetit ju do të gëzoni edhe paqen tuaj!”

Zoti i Plotfuqishem le ta bekojë Izraelin, Shqipërinë e të gjitha kombet dhe t’i sjellë paqe dhe mirëqenie qytetit të Jeruzalemit si dhe të gjitha qytetet ku ju ka përcaktuar të jetoni! Paqja qoftë mbi ju të gjithë!

Pashaj: Nuk e kuptoj pse u shkua kaq shpejt në Hagë

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese komentoi në një intervistë për Abcnews.al vendimin e ri të dy vendeve për t’iu drejtuar Hagës për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Ai u shpreh se vizita e ministrit të Jashtëm grek sot në Tiranë ishte me interes, por shton se nuk arrin që të kuptojë se përse u shkua kaq shpejt në Hagë, ndërsa dy vendet vijuan negociatat për dy vite.

“Vizita e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri pritej me interes. Por nuk e di se përse nuk u ezauruan të gjitha shkallët, pasi u negociua për më shumë se dy vite për çështjen e kufirit detar, por palët shkuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës” tha ai.

Tashmë që përballja nuk do të jetë më direkte mes palëve, por do të jetë gjykata e Hagës që do të vendosë, Pashaj pikën e dobët e shikon te grupi i teknikëve shqiptarë.

“Domosdo më shumë besim kam te teknikët e gjykatës së Hagës, që bazohen te e drejta ndërkombëtare, sesa te teknikët që do të përbëjnë grupin shqiptar. Plus që një rol të rëndësishëm luan edhe avokati, por edhe lobimi. Duhet të mbrohet vendimi i gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen me Greqinë në 2009”, tha ai.

Por a do të kërkojë kjo shumë kohë? “Jo, puna është te njerëzit, teknikët dhe materiali që ata do të paraqesin. Një problem në vete për shembull është Gjiri i Sarandës.

Grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë duhet të përbëhet nga njerëz shumë të aftë që e njohin çështjen, por duke parë atë që ka ndodhur nga viti 2009 dhe këtej në këto 11 vite nuk kam besim” tha ai.

I pyetur nëse është e nevojshme një ekspertizë nga një palë e tretë për të ndihmuar, ai e mohoi. “Fokusi duhet të jetë te teknikët dhe avokati që do të na përfaqësojë në Hagë, ku tashmë do të vendoset përfundimisht për detin” përfundoi ai.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias e njoftuan sot vendimin që për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar do i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Pakti detar, Krisafi: Palët do çojnë një marrëveshje në Hagë, Meta do japë miratimin për dokumentin

Dakordësi e kushtëzuar, kështu e ka cilësuar Ksenofon Krisafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare hapin e ndërmarrë nga Greqia dhe Shqipëria për të çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. I ftuar në studion e abcnews, Krisafi tha se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar të pakorruptueshëm ndërsa theksoi se Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive.  Ai u shpreh se nëse preket kufiri shtetëror të dy palët do të kenë pretendime dhe kjo do të sillte precedentë të tjerë.

“Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatave bilaterale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombëtare ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptueshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive.

Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”, tha Krisafi.

Krisafi theksoi se tashmë kjo çështje është në dorën e presidentit Ilir Meta pasi vetëm ai mund të japë miratimin, ndërsa palët do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarje për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm kryeministri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshje. Miratimin për këtë marrëveshje e jep kryetari i shtetit i cili konsultohet me disa hallka para se të shkojë në vendimmarrje.

Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Nëse gjykata konstaton se ka dhe probleme të tjera, gjykata duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla presidenti dhe kryeministri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personalë. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit e kanë për detyrë të bien dakord“, tha Krisafi.

Prof. Krisafi komentoi edhe deklaratën e Dendias lidhur me palën turke ditën e sotme në konferencë me kryeministrin shqiptar, ndërsa u ndal edhe në konfliktin mes dy palëve. “Nuk është gjë e çuditshme që greku ka folur për Turqinë sepse para ca vitesh kanë folur për ne nga Prishtina. Mendoj që shtetet janë të interesuar të kenë sa më pak konflikte dhe të zgjidhin problemet me mjete paqësore. Konfliktet zgjidhen me marrëveshje dhe jo me luftë. Shqipërinë në Hagë do ta përfaqësojnë shqiptarët”, u shpreh ai.

Shqipëri-Greqi, çështja e Detit në Hagë, Zaganjori: “Duket e parakohshme”

Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, është për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori “i mirë, por duket i parakohshëm”. I pyetur nga Zëri i Amerikës, zoti Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, shprehet se sipas tij “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”.

Profesor Zaganjori, sjell shembullin e mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi çështjes në një gjykatë arbitrazhi “është dashur të kalojë fillimisht përmes miratimit respektivisht me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë. Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarreveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar

Këtë – shpjegon zoti Zaganjori – kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra Gjykata e Hages. Ajo duhet të ketë marreveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe – nënvizon Profesor Zaganjori – nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë një instrument për të shkarkuar ngarkesat politike e “patriotike” apo konfliktet e brendshme ose të jashtme të palëve”.

Zoti Zaganjori është i mendimit se “duhet bërë e qartë ku qëndron problemi dhe ku dallojnë palët në qëndrimet e tyre, e nëse nuk ka rrugë tjetër, ky interpretim i ndryshëm i Konventës, me marrëveshje mes palëve i paraqitet Gjykatës. Nga ana tjeter – nënvizon Profesor Zaganjori – duhet ditur se për cilën hapësirë detare bëhet fjalë”, pasi sipas tij “është e diskutueshme çështja e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive, por jo edhe ajo e ujërave territoriale në zonën e Kanalit të Korfuzit. Për këtë çështje – thekson ai – besoj se flitet qartësisht edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon zoti Zaganjori duke shtuar se “sidoqoftë, le të presim një informacion më të plotë e zyrtar nga të dy palët”.


Send this to a friend