VOAL

VOAL

‘Deputete e opozitës që voton buxhetin e qeverisë’- Zhupa: Flutura në kabinën e qeverisë!

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar edhe njëherë në lidhje me akuzat që i ka bërë deputetes Flutura Açka për votimin e saj pro buxhetit të qeverisë.

Në postimin e saj në Facebook, Zhupa e quan ‘Flutura në kabinën e qeverisë’, pasi si deputete e opozitës që voton pro buxhetit të qeverisë!

Postimi i plotë:

Flutura në kabinën e qeverisë!

Flutura ka rekord historik në historinë e parlamentarizmin: si deputete e opozitës që voton PRO BUXHETIT TE QEVERISE! Ndiqni videon nga komisioni👇🏻

Qeveria do punoj justifikohet Flutura me togfjalëshin “Njerëzit do punojnë”

Tani le të dali Petro Koçi prap të mbroj publikisht, ose le të përgatiti nje trill letrar se aty ka talent qe nuk ja mohojme dot e le te stisi justifikimet qe do.

Ndersa mbledhjet jane publike edhe kushdo e gjykon opozitarizmin tone duke na pare, ashtu si shikon edhe raportet e pavarura te ISP per te pare aktivitetin e deputeteve.

Une sigurisht bej lajm, mos u merzit e dashur, se kam ca them dhe bej opoziten dhe smarr askend dhe as kam grup me gazetar. Por ti mos merr naten ne cel kryeredaktoret se nuk te bejne dot lajm po nuk the gje me vlere sado shkrimtare e nderuar qofsh. Shkelqen si shkrimtare dhe te respekton gjithe Shqiperia, mos u bej pis duke te perdorur me apo vetedije mazhiranca.

Jam ne sherbim te demokrateve me krenari, dhe nuk do me futem kurre ne shinat e socialisteve dhe aq pak te PSV te Petro Kocit. Njoh lirine dhe vetem ate!

Edhe nese do te dish mendimin e demokrateve hap komentet ne facebook tend, ose shiko te une po deshe.

PS: Uroj qe te kuptosh qe na kane votuar per te bere opozite.

Kush e drejton qeverinë?! Arben Ahmetaj apo Edi Rama?! Edi Rama kryesoi vetëm 42% të mbledhjeve

Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri. Konkretisht, 60% e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave janë drejtuar nga zv/kryeministri dhe jo nga kryeministri.

Në një demokraci parlamentare pushteti ekzekutiv, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, përbën një nga tri shtyllat kryesore të shtetit. Në sistemin tonë politik, bazuar në hierarkinë e kompetencave faktike, sidomos pas 2008, kryeministri është figura kryesore politike dhe vendimmarrëse. Në rastin tonë kur kryeministri është edhe kryetari i partisë në qeveri dhe kështu edhe kryetar i mazhorancës në parlament, dhe referuar një sërë raportimesh të ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike, de facto dhe de juro është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri. Pushteti ushtrohet përmes akteve ligjore dhe mekanizmi i vetëm i kryeministrit në dispozicion janë aktet e Këshillit të Ministrave apo aktet e ndërmarra me cilësinë e kryeministrit dhe të deputetit.

Sipas Kushtetutës së RSH, neni 100 dhe 101, “Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore”, “Kryeministri përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij”, si dhe ai ka edhe kompetencën “bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit” si dhe “zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave”. Bazuar në ligjin 9000/2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, neni 5, zv/kryeministri “zëvendëson Kryeministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative”. Ai/ajo kryen detyra që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.

Të dhënat e monitorimit formal të vendimmarrjeve të Këshillit të Ministrave gjatë vitit 2022, kryer nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) tregojnë se pushteti ekzekutiv dhe kompetencat e nenit 101 të Kushtetutës janë ushtruar jo nga kryeministri, por nga zëvendëskryeministri. Konkretisht, 29 nga 48 mbledhje të Këshillit të Ministrave ose 60% e tyre janë drejtuar nga zv/kryeministri dhe jo nga kryeministri.

 

Pasqyra e të dhënave krahasuese tregon se dy muaj, korrik dhe nëntor 2022, të gjitha mbledhjet e qeverisë janë drejtuar nga zv/kryeministrat. Praktika e drejtimit me zv/kryeministër ndodh kryesisht kur kryeministri ka pamundësi të përkohshme shëndetësore apo ka udhëtime të rëndësishme pune jashtë vendit, por jo në kushte normale pune, kur nuk ka vizita të rëndësishme dhe as probleme shëndeti.

Duke krahasuar datat e mbledhjeve të qeverisë dhe agjendën e kryeministrit në këto data rezulton se në pjesën më të madhe të tyre nuk ka pasur ngjarje të rëndësishme diplomatike apo vizita zyrtare dhe as zhvillime më të rëndësishme sesa mbledhja e Këshillit të Ministrave. Fakti që kryeministri zgjedh që në 58%-60% të rasteve të mos marrë pjesë dhe as të drejtojë mbledhjen e qeverisë që kryeson, përbën largim nga përgjegjësitë, neglizhencë ndaj detyrimit kushtetues, devijim nga praktikat e mira të qeverisjes, si dhe investim serioz në dobësimin e institucionit dhe në dëm të kulturës politike e institucionale.

Situata të tilla, krijojnë shqetësime të tjera me funksionimin e vetë Këshillit të Ministrave. Nëse kryeministri nuk drejton mbledhjet dhe as vendimmarrjet, si arrin ai të konceptojë dhe paraqesë drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to (Kushtetuta, 102/b), të sigurojë zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave (Kushtetuta, 102/c), të bashkërendojë dhe të kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave (Kushtetuta, 102/ç), të zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave (Kushtetuta, 102/2), “në zbatim të kompetencave të tij, të nxjerr urdhra (Kushtetuta, 102/3) apo tu kërkojë ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative (ligji 9000/2003, pika 1/b, neni 2)?

Shqipëria ka pasur praktika të ndryshme, – nga kryeministra që drejtonin qeverinë rregullisht dhe në mbledhje të mbyllura, kryeministra që drejtonin rregullisht por me fjalime mbi vendimet para se ato të diskutoheshin e të vendoseshin, kryeministër që zhvillonte deri në 10 mbledhje në muaj për të ndikuar me akte në forcimin e bazës ligjore dhe administrative të vendit apo kryeministër që zhvillonte 2-3 mbledhje në muaj, siç edhe kemi tashmë një model tjetër referues, kryeministër që nuk drejton Këshillin e Ministrave. Kushtetuta, modeli demokratik i qeverisjes, standardet perëndimore që duam të arrijmë, sensi e përgjegjësisë dhe i integritetit vendimmarrës, detyrimi moral ndaj premtimeve elektorale, cilësia e lidershipi, etj, ISP sugjeron kthimin e institucionit në praktikat kushtetuese dhe bashkëkohore, në institucion që respekton germën dhe frymën kushtetuese, kulturën e shtetit dhe atë institucionale, në qeveri që drejtohet dhe mirëqeveris me transparencë, përgjegjësi, angazhim dhe llogaridhënie./ Sipas Institutit të Studimeve Politike (ISP)/syri.net

Audiopërgjimi për “21 janarin”, Berisha: Manipulim i Ardi Veliut. Rama organizator i asaj tentative për grusht shteti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur për audiopërgjimin e publikuar për fundmi për “21 janarin”, u shpreh se ky është një manipulim i Ardi Veliut.

Ai tha se Edi Rama është organizator  i “21 janarit”, duke e quajtur një tentativë për grusht shteti.

“Është një manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet ë tragjike, përpjekjen për një grusht shteti nga ata të cilët i kam denoncuar me kohë. Qeveria e SHBA ka insistuar në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Rama është personi kryesor, organizator i  dhunës. Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale e organizmit të asaj dhune.

Është i faktuar si organizator. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare, dhe janë dhënë dënimet e njohura deri tani, por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizmin e puçit. I solli si mish për top”, tha Berisha.bw

U ndërtua rreth dy vite më parë- Dëmtohet shëtitorja e Kunes në Shëngjin

Edhe pse u ndërtua vetëm dy vjet më parë, shëtitorja e Kunës në Shëngjin ka filluar të dëmtohet. Shkak po bëhet erozioni ku dallgët e detit kanë gërryer pjesë të saj duke e rrezikuar në disa pjesë.

Afërsia e bregdetit me rrugën po ngushtohet vit pas viti. Ndërkohë specialistë të mjedisit rekomandojnë mbjellje të pishave dhe mbi të gjitha ndërtim të skalierave që do frenonin në një farë mase avancimin e mëtejshëm të detit drejt tokës në Shëngjin.Lapsi

Berisha: Qëllimi madhor i PD, ndalimi e eksodit masiv! Protestat do dridhin themelet e këtij regjimi

Në bashkëbisedimin me qytetarët në median sociale, kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se qëllimi madhor i PD do jetë ndalimi i eksodit masiv.

“Dua t’u garantoj ju dhe të gjithë shqiptarët, se qëllimi më i madh i kësaj përpjekje që bëjmë sot, është të shndërrojmë Shqipërinë në një vend të jetueshëm, në një vend të besueshëm nga shqiptarët. Në një vend që u ofron qytetarëve të saj potenciale shumë të mëdha. Me këto potenciale, me rregulla të ndershme, ata mund të ndërtojnë në Shqipëri, të sotmen dhe të ardhmen.

Në këtë kontekst, nuk ka asnjë qëllim tjetër më të madh për PD-në, se ndalimi i kësaj hemorragjie të tmerrshme, këtij spastrimi etnik që po ndodh si në asnjë vend tjetër.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se ky për këtë vend të vogël. Ky vend i vogël ka përzënë 744 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane. Ky vend i vogël ka përzënë mbi 31 përqind të popullatës gjatë shtatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës. Kurrë nuk ka pasur një hemorragji kaq të madhe kombëtare sa në këto vite.

Ky ndalim është një nga qëllimet absolute më madhore. Unë jam optimist për këtë. Ka një grafikë që e kam nxjerrë disa herë. Ky grafik fakton se në vitet 2007, 2014, numri i popullsisë erdhi duke u rritur në mënyrë progresive, jo duke rënë. Jam i bindur se me atë eksperiencë dhe me një vizion të ri, për t’u përballur fuqishëm me këtë plagë të rëndë, do ia dalim përsëri ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet”, tha Berisha.

I pyetur se kur do nisin protestat, Berisha tha:

“Ne jetojmë sot në kushtet e një monizmi të plotë. Ku një njeri, në traditën më të zezë të etërve të tij, në një etje të pashuar për pushtet dhe pasuri, ka vënë nën kontroll të gjitha pushtetet. Edi Rama sot, kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991.

Edi Rama, për të dhënë një goditje përfundimtare të pluralizmit politike, përpiqet në mënyrën më antikushtetuese, të pengojë PD-në për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, me të cilin normalisht asnjë kryeministër, në asnjë vend, nuk ka asnjë lidhje.

Të dashur miqtë e mi, me datën 25 mars, gjykata e Tiranës mori në shqyrtim dosjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, të rithemelimit të PD-së. Ajo gjeti gjithçka në përputhje me ligjet e vendit. Që në këtë vendim, të nesërmen e zbardhjes së tij, në mënyrë automatike, ky vendim regjistrohet në regjistrin e partive politike. Në çdo vend të lirë, kur një grup njerëzish vendosin të krijojnë një shoqatë apo parti, hartojnë statutin, firmosin dokumentin dhe gjykata vlerëson përputhjen e tyre me ligjin.

Ky vendim dhe asnjë element tjetër, realizon automatikisht regjistrimin ne regjistrin e partive dhe shoqatave. Kur partitë ndryshojnë statutin, programin, këto ndryshime ato janë të detyruara t’i dërgojnë në gjykatë. Këtë bëri PD, dhe gjykata pasi i vlerësoi, i gjeti ligjore. Pra, kemi marrjen peng të vendimit të gjykatës, nga data 25 mars, gjer sot. Me qëllimin e vetëm të pengojë pjesëmarrjen e PD në zgjedhje. Ose të detyrojë PD-në të veprojë siç veproi para vendimit të gjykatës. Ne krijuam një koalicion dhe morëm një emër tjetër në koalicion. Por nuk kishim vendimin e gjykatës.

Pas vendimit të gjykatës, ne nuk kemi më asnjë pengesë, përveç urrejtjes së Edi Ramës, qëndrimit të tij antikushtetues për të na penguar. Në këtë kontekst, ne nuk do pengohemi. Ne jemi forca kryesore politike e vendit. Ai kërkon të hakmerret ndaj PD, për pushtetin e etërve të tij. Unë dua t’u rikujtoj se me 11 dhjetor 1991, u mblodh plenumi i partisë për të shqyrtuar ultimatumin e studentëve. Në atë mbledhje, një njeri më shumë se kushdo tjetër, ka kërkuar përdorimin e armëve, futjen e tankeve ndaj studentëve, dhe ky është dajo i Ramës, Spiro Koleka. Kjo ishte urrejtja familjare patologjike ndaj pluralizmit në këtë familje bllokmenësh.

Në këtë kontekst, ju garantoj se ai do pësojë fatin e etërve të tij dhe demokratët nuk mposhten kurrë. Demokratët janë forca politike që udhëhoqi revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysin sistemin komunist, hodhi themelet e tregut në Shqipëri, realizoi demokraci funksionale të certifikuar nga ndërkombëtarët, anëtarësuan Shqipërinë në NATO, firmosën MSA, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës, hoqën vizat dhe morën rekomandimin e BE për statusin kandidat.

Por mbi të gjitha, bënë avokatinë e çështjes kombëtare, e vërteta është se pavarësia e Kosovës u shpall në Tiranë nga presidenti Bush në vizitën e tij historike. Demokratët bënë gabime, por i korrigjuan ata. Ata ia dolën që qytetarët shqiptarë të kenë rrogat më të larta në rajon, edhe se bullgarët dhe rumunët. Kjo trashëgimi fton çdo demokrat të qëndrojë fuqishëm. Protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën,” tha Berisha. syri.net

TË MBROJMË KUJTESËN KOMBËTARE NGA SHKOMBTARIZIMI I POLITIKËS!

Adresa: Rr.George W Bush (godina e IIPP) Tiranë Shqipëri Mobile: + 355674806145 E_mail:umibppsh@gmail.com

Ne Pjesmarrsit e revoltës Antikomuniste të Spaçit & Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në kuadrin e 50 vjetorit të Revoltës Antikomuniste të Spaçit shpall: Vitin 2023 Viti i Qendresës Antikomuniste në nderim të Martirve të Lirisë që 50 vite ma pare në mes të plumbave ngritën flamurin pa yllin komunist.!
Përvoja e hidhur 32 vjeçare e pluralizmit shqiptar e drejtuar nga mentaliteti komuniste i forcave politike ka nxjerr në rend të ditës Emergjencën Kombëtare:
Të shpëtojmë Kujtesën Kombëtare nga shkombëtarizimi i politikës 32 vjeçare në mbrojtje të diktaturës.
Të Përndjekurit politik antikomunist shqiptar janë tepër të indinjuar nga sjellja e pushteteve politike në Shqipëri e cila gjat 32 viteve ka heshtur ndaj krimit komunistë dhe ka promovuar bolshevizmi me metoda demokratike duke mos njohur asnjë normë njerzore, as duke mos ndjek rrugën e shteteve të lindjes të cilat zhvilluan demonikustizimin dhe ngritën lart në ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe dënuan diktaturat Komuniste. Fatkeqësisht në Shqipëri shoqëria është e ndamë në dy kategori, qytetar të dorës parë, ithtarët besnikët pjesmarrsit e mbajtës në pushtet të diktaturës, qytetar të dorës së dytë antikomunistet të përndjekur politikë të cilët përballuan krimet e diktaturës enveriste 45 vjeçare. Mbrojtsit e diktaturës të reshtuem në dy forcat politike kryesore gjatë tre dekadave zgjodhën heshtjen ndaj krimeve, promovuan formalisht demokracinë por duke mos i dënuar krimet dhe duke heshtur ndaj jetve të humbura shqiptare. Shteti u kthye në vartësi të pushtetit dhe promovoj elementët më të këqinj të diktaturës duke e politizuar shoqërinë skjashmërisht. Nuk lejoj dhe nuk bëri Nuremberg ndaj diktaturës enveriste, përkundrazi edhe sot mbas 32 vitesh bolshevizmi shqiptar kremton datat e diktaturës dhe përçmon kontributet sakrificat e antikomunisteve që nuk e lanë të qetë diktaturën me aksione politike të një rezistence të jashtzakonshme që disidenca europiane stepet sot nga kjo rezistencë e jashtëzakonshme e shqiptarve të pambrojtur dhe nga ndërkombëtarët. Nisur nga heshtja e politikës sot në Shqipëri jan prishur ekuilibrat e shoqërisë që po e dërgojnë vendin drejt një konflikti social dhe jo drejt paqes siç kemi përçuar ne antikomunistët të përndjekur politikë. Sot politika ka institulanizuar urrejtjen politike ndaj shtresës të përndjekurve politikë në vend që ti përgjigjet paqes që e promovojnë nga 32 vite.
Është koha ti themi ndal urrejtjes së pushtetit politikë dhe të shpëtojmë kujtesën kombëtare. Një komb pa kujtesë është i destinuar të shkombëtarizohet. Ka 32 vite që pushtetet politike kan punuar që të fshihen krimet e komunizmit, ky është krim shteror që kan ba këta pushtetar në vendin e tyre.
Ky vit është viti i 50 vjetorit të revoltës së Spaçit ku shqiponjat e shqipnisë në mes plumbave mbrojtën dhe ngritën flamuri pa yllin komuniste.
Prandaj në këtë kuadër të 5o vjetorit i kërkojmë shtetit shqiptar:
A) Qeveria shqiptare mbrenda muaj shkurt të lëvroi fondin për rehabilitimin e Muzeut të Spaçit!
Me punën e papaguar me sakrificat e jetëve të hunbura të martirve të Gulakut të Spacit që i ka dhënë shtetit shqiptar mijëra tonelata bakër dhe pirit ndërtohen 10 muzeueme!
Me lëvrimin e fondeve me dt. 21 maj 2023 të bëhet inaugurimi i këtij muzeu që barazohet me Aushvicin dhe me gulakët e Siberisë! Vetëm Shqipëria kishte Spaç, asnje vend komunist nuk ka pasur kamp të tillë.
b) Në Tiranë të ngrihet një lulishte me emrin “Lulishtja e mbrojtjes së flamurit”, ku të lartësohen monumentetet e heronjve të lirisë së Spacit, Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, dhe Skender Daja, si dhe në murin rrethues të skalitën emrat e pjesmarrsve të revoltës që u ridenuan për revoltën.
C) Qeveria shqiptare tu akordoi pension suplementar të gjith të burgosurve politikë që kan mbetur gjallë.
d) Të ngrihet parcela kombëtare e kujtesës të mbi 6000 të zhdukurve në Tiranë ku të përjetsohen emrat e tyre!
e) Te caktohet nga parlamenti 25 janari i 1945 dita kombëtare e kujtesës në nderim të 6000 të zhdukurve.
f) Burgu i Burrelit të shpallet muzeu i zhdukjes se intelektualve të kombit.
i) Presidenti i Republikës të nderoi me dekoratën më të lartë Revoltën e Spacit në mbrojte të flamurit.
Si dhe te nderohen me urdhera të lart pjesmarrsit e revoltës!
Ministria e arsimit, dhe e kulturës dhe akademia e shkencave të lejonë botimet e letërsisë se burgut komuniste dhe krimet e diktaturës të jenë prezence ne librat shkollor.

 

Vendosja e pllakave apo të ndërtimin e lapidarëve në burgjet dhe kampet e punës, ku kanë vuajtur ish të dënuarit dhe të persekutuarit. Të filmohen dhe të fotografohen të gjitha veprat që kanë ndërtuar në të gjithë Shqipërinë ish të përndjekurit politikë me punë të detyruar pa vendim gjykate.
Të promovohen në organet kushtetues kapacitetet nga të përndjekurve politike se se këto kapacitete sjellin në politik berje dhe shtetndertim moralin qe i ka munguar politikes per 32 vite.
Ministria e drejtsise të kaloi 1000 të përndjekurit që i kan kaluar afatet e dorzimit të dokumentave.
Të hiqet neni i terrorizmit nga ligji i dëmshpërblimin, një nen Kriminal në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Ju bëjmë thirrje institucjoneve financuese kombëtare e ndërkombëtare fondet të kalojnë në dispozicjon të kujtesës kombëtare jo xhepave të OJF si ku kan kaluar në këta 32 vite duke u pasuruar mashtruesit që kan hallin të mbushin xhepat e tyre dhe jo të mbrojnë të vertetn e të denojnë krimin komunistë, larg duart nga Spaci edhe uratat të kryejnë shërbimet fetare jo të meren me politikan që duan ta politizojnë kujtesën.!
Le të sherbej ky 50 vjetor për paqen dhe të denojmë urrejtjen, le të jemi qytetar me shanse të bararta si qytetar të Europës.
Presidenti
Besim NDREGJONI

 

Gjykata e Apelit pritej që ta rrëzonte, Alibeaj tërhiqet nga ankimimi

Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy Kuvendeve, të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021, të bashkohen.

Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat avokati, Indrit Sefa

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje”, tha ai.

Gjykata e Apelit rrëzoi para pak ditësh kërkesën e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga gjykimi i çështjes për bashkimin e dy statuteve, atë të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021.

Madje gjykata vendosi gjobë ndaj tyre. Përflitej se Gjykata e Apelit pritej të merrte vendim kundër Alibeajt. syri.net

 

 

Begaj porosi kreut të KQZ-së: Burimet publike të mos përdoren për mbështetje të partive. Të zbatohet kodi zgjedhor!

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi. Në një reagim në Facebook, Begaj thotë se fokus i takimin ishte procesi zgjedhor i 14 majit.

Reagimi:

Ftova sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi për të diskutuar mbi përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Gjithashtu vura theksin për rëndësinë që kanë këto zgjedhje jo vetëm si mundësi e mirëpritur për të shprehur vullnetin politik, por edhe si provë e rëndësishme maturie për vetë sistemin tonë demokratik.

Në bisedën me zotin Celibashi u ndala në domosdoshmërinë që ka zbatimi i Kodit Zgjedhor dhe udhëzimeve të KQZ-së nga të gjitha institucionet qendrore dhe vendore me detyrimin për të mos përdorur veprimtaritë dhe burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre në fushatë.

Gjej rastin t’iu bëj thirrje publike të gjitha subjekteve të këtij ligji që ta zbatojnë atë me përpikmëri dhe të inkurajoj KQZ-në për një monitorim e zbatim korrekt të tij. Të gjithë shqiptarët dëshirojnë një garë të ndershme dhe të barabartë të kandidatëve në fushatë. Nëpërmjet zbatimit të ligjit ne ua garantojmë këtë.

 

(BalkanWeb)

Berisha: Enver Sheshi, viktimë e mafies së inceneratorëve, kishte vendosur të fliste

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se Enver Sheshi, i arrestuar për inceneratorët është viktimë e mafies së inceneratorëve duke ngritur dyshime të forta për vdekjen e tij në burg.

Sipas Berishës, Sheshi kishte vendosur të fliste.

“Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit faktojnë dhe njëherë përfundimisht se ky është shtet i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar dhe njëherë errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Menjëherë pas komunikatës zyrtare e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarë vërshuan të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies së djegësve. Është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta çojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshëm”, tha Berisha.

Ai theksoi se afera e djegësve është afera më flagrante e cila dëshmon se Edi Rama dhe ministrat e tij funksionuan tërësisht si një organizatë kriminale.

“Kreu i ekzekutivit shqiptar firmosi kontratën me një kompani në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me vendimin dhe shkresën e entit kombëtar të specializuar për prokurimet të agjencisë kombëtare të Prokurimeve Publike e cila i shkruante Këshillit të Ministrave se metoda e aplikuar për këtë kontratë nuk ekziston në ligjet e vendit. Agjencia e Prokurimeve Publike e bëri këtë dy herë me radhë, por Edi Rama duket se duke e pasur ndërmarrje të vetën pavarësisht nga ky vendim që nuk mund të tejkalohej kurrë përveç se me ndryshimin e ligjit në parlament firmosi një kontratë në interes të vetin dhe të klanit të aferës së djegësit”, tha Berisha.

Kreu i PD-së shtoi: “Po kaq i implikuar në këtë aferë është Engjëll Agaçi, është Arben Ahmetaj pa bashkëfirmën e të cilit me Edi Ramën asnjë qindarkë nuk mund të merrej nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për të paguar kompaninë e tyre të djegësave. I zhytur deri në vesh është Erion Veliaj i cili zgjodhi që më djegësin e Tiranës të shndërrojë fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën.
Zgjodhi që për hir të këtij pasurimi të çmendur, mbi 100 e ca mln euro për djegësin e Tiranës, për pasurimin e tij dhe të Ramës të firmoste vendime në emër të Këshillit, të firmoste vendime në emër të qarkut, të cilat qarku nuk i kishte marrë ndonjëherë. Veliaj prej 6 vitesh vjedh dhe rrjep qytetarët e Tiranës me një tarifë 28 euro tonin e mbetjeve, ndërkohë që vetë kontrata e kompanisë së tyre përcakton se kjo tarifë 28 euro do merret vetëm për djegien, ndërkohë që ajo e depozitimit dhe kompostimit do jetë 11 euro”.bw

Toka vijon të dridhet, lëkundje të tjera tërmeti në Shqipëri, ja sa pasgoditje janë shënuar

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri. Lëkundjet me magnitudë 3.9 apo 31 të shkallës Rihter dhe disa të tjera mbi 2 janë shënuar gjatë paradites së sotme.

Janë disa pasgoditje që kanë përfshirë vendin dhe kryesisht janë ndjerë në kryeqytet dhe zonën veriore.
Më e forta ishte dje në orën 22:45 me magnitudë 4.9, epiqendër në Xibër.

Në orën 10:39 një lëkundje me magnitudë 3.9 është ndjerë 4 km nga Burreli.bw

Tritan Shehu thirrje Presidentit Begaj: Regjimi censuron rezolutën tonë për dënimin e regjimit serb në Kosovë

TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu i ka bërë thirrje sot Presidentit të Republikës Bajram Begaj të shprehet për gjenocidin serb në Kosovë, duke i parashtruar disa kërkesa.

Shehu shkruan se sot Presidenti ka rastin që të shprehet dhe pyet nëse do kërkojë që rezoluta e PD për njohjen e dënimin e gjenocidit serb në Kosovë mos të vazhdojë të censurohet nga regjimi.

 

POSTIMI I PLOTË
Presidenti sot ka rastin që të shprehet.
Sot Presidenti do të dekorojë Walker, 24 vite nga masakra e Reçakut.
Shumë mirë kjo, thellësisht e merituar!
Por a do të kërkojë Presidenti që Rezoluta jonë për njohjen e dënimin e Genocidit serb në Kosovë, mos të vazhdojë të censurohet nga regjimi?!
Që Kuvendi i ynë ta njohë, dënojë atë genocid?
Sepse “fytyra” e atij genocidi u shpalos para botës me atë masakër, që Walker me kurajo denoncoi.
Ndërsa prej një viti Rama&Co nuk lejojnë të futet në Kuvend kërkesa e jonë për Debat, për njohjen e dënimi e gjenocidit serb në Kosovë.
Të cilin edhe Serbia vetë duhet ta pranojë e dënojë, e rëndësishme kjo për stabilitetin e Rajonit.
Pa dyshim janë kërkesat e Vuçiçit që nuk lejojnë hapjen e atij debati edhe në Parlamentin tonë.
Ndërsa dje Ëalker përmendi direkt Vuçiç me Millosheviçin, si censuruesit e atëhershëm të të vërtetës për atë masakër, pjesë ajo e genocidit serb.
Vuçiç vazhdon të njëjtat përpjekje!
Kjo është e kuptueshme, sepse ministër i propagandës së Millosheviçit ka qenë ai…
Por që ai të komandojë edhe Kuvendin e Shqipërisë, kjo është antikombëtare, anti Kosovë, ndesh me interesat e Rajonit, e rrezikshme.
Prandaj i bëj thirrje Presidentit që sot, me rastin e dekorimit të Walker:
1-Të shprehet qartësisht për gjenocidin serb në Kosovë.
2-Të theksojë domosdoshmërinë e njohjes e dënimit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë.
3-T’i kërkojë Serbisë të bëjë të njëjtën gjë, ashtu si ia ka kërkuar Parlamenti Europian.
Kjo do t’i jepte më shumë vlera edhe dekorimit të figurës madhore të Walker.
Sepse Walker i hoqi para botës “petët” atij genocidi, duke e quajtur atë me emrin real:
Genocid e vetëm Genocid!

Elbasan, Marshimi i Paqes kushtuar emigrimit të rinisë

VOA/Ilirian Agolli

Komunitetet fetare zhvilluan sot në Elbasan Marshimin e Paqes, kushtuar emigrimit, një dukuri që po shpopullon shumë zona rurale dhe qytetare të Shqipërisë. Pjesëmarrësit shprehën shqetësim për këtë dukuri, për të cilën, pohuan se kanë përgjegjësi pushteti qendror dhe ai vendor, qarqet politike, sistemi arsimor dhe shoqëria civile.

Ata diskutuan të shqetësuar për emigrimin si një hemoragji 30 vjeçare për Shqipërinë, që po përsëritet tani.

Varfëria që njerëzit trashëguan nga diktatura komuniste justifikonte lëvizjen e madhe të popullatës në fillim të viteve 90, ndërsa ata kërkonin punë dhe kushte normale jetese.

Shqipëria u mbajtur me dhunë në izolim për 45 vjet, por tani pas 30 vjetësh po emigrojnë persona dhe familje, që kanë punë, shtëpi dhe mirëqenie, por nuk kanë siguri dhe perspektivë, pohon hirësi Andoni, mitropoliti i Elbasanit.


“Kjo dukuri na shqetëson dhe meriton një reflektim të thellë nga të gjithë. Tani ikin edhe njerëz që janë të stabilizuar me punë dhe me shtëpi, e megjithatë nuk ndjejnë siguri dhe nuk shohin perspektivë. Në këtë frymë kanë hyrë edhe të rinjtë, që e kanë në një qëllim largimin nga vendi, sapo t’u jepet një mundësi apo sapo të plotësojnë moshën dhe kritere të tjera”, thotë hirësi Andoni.

Ndërsa drejtues i kishës katolike për jugun e Shqipërisë, shkëlqesia Giovanni Peragine, thotë se vitet e fundit janë të shumtë shqiptarët që po largohen nga vendi.

Si emigrantë thirren jo njerëzit që duan të shëtitin nëpër botë, por ata që largohen nga luftërat, ndërsa shqiptarët po ikin, edhe pse Shqipëria nuk ka luftë, thotë ai.

“Kjo është një dukuri shumë komplekse, që duhet menduar shumë. Shqiptarët thonë se nuk e shikojnë shpresën, nuk kanë shpresë në të ardhmen e tyre, mbi të gjitha, për fëmijët. Fatkeqësisht varfëria, papunësia dhe korrupsioni shkurajojnë njerëzit tq qëndrojnë këtu”, thotë shkëlqesia Giovani.

Pjesëmarrësit në marshim mbeten me shpresën që rinia që po emigron sot, mund të kthehet shpejt për të ndihmuar në zhvillimin e Shqipërisë.

Por emigrimi, thotë Ilir Gjoni, pastor i Kishës Ungjillore, është një dukuri e dhimbshme, që përmban trishtim dhe humbje të mëdha të vlerave njerëzore.

“Të gjithë këta që po ikin do të kthehen një ditë dhe do të mendojnë për atdheun, siç bënë rilindasit. Kjo është lutja jonë, që ata të mos ikin, dhe të ikurit të kthehen. Arsyet e ikjes së tyre janë të shumta: mungesa e shpresës dhe sigurisë, dhe e një vizioni të qartë për ardhmërinë ekonomike, financiare. Këtij tranzicioni do t’i vijë fundi dhe do të vijë për kombin toë një kthjelltësi, një qartësi, që njerëzit tanë ta shohin se shpresa nuk ëhstë diku jashtë, që shpresa është brenda nesh. Shqipëria ëhstë një komb me vitalitet, me forcë dhe do ta kapërcejmë këtë sfidë dhe vështirësi”, thotë pastor Iliri.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar është një organizatë gjithëpërfshirëse, që jep ndihmesën e vet në harmoninë mes bashkësive të ndryshme.

Një nga organizatorët e marshimit, Sokol Lulgjuraj thotë se emigrimi i përfshin të dyja edhe dhimbjen edhe shpresën.

“Për sa kohë ne ndërthurim kulturën tonë me kultura të tjera, që na sjellin shpresën dhe nivele më të larta, porn ga ana tjetër është edhe dhimbje, sepse ne si prindër dëshirojmë t’i kemi fëmijët pranë. Historia është një lëvizje e gjithanshme, ndaj duhet të pranojmë sfidat he jo t’i marrim ato si një dhimbje pa kalim”, thotë zoti Lulgjuraj.

Ndërsa Arben Ramkaj, përfaqësues i besimtarëve muslimanë dhe kryetar i qendrës së bashkëpunimit ndërfetar, Arben Ramkaj, thotë se marshimi i sotëm është një përpjekje për të ndihmuar në ndërgjegjësimin e gjithësecilit mbi sprovat, dhe mënyrat për t’u përballur me to, sepse njerëzve u është vrarë vizioni për të ardhmen dhe ky duhet rindërtuar hap pas hapi.

“Siç e patë edhe vet politikanët nuk morën pjesë në marshimin kushtuar emigrimit. Zakonisht ata kanë marrë pjesë në marshime mbi çështje të tjera. Por ne nuk duam ta politizojmë çështjen e emigrimit. Ne duam të hapim një debat social, kulturor, ku të përfshihet e gjithë shoqëria për të ardhmen e fëmijëve tanë. Frika jonë është se emigrimi po na kthehet në kulturë kombëtare”, thotë zoti Ramkaj.

Në fillim të viteve 90 të rinjtë punonin jashtë vendit në afate të shkurtëra për të ndihmuar familjet e tyre këtu në Shqipëri, dhe pjesa më e madhe e tyre ishin me mendimin për një emigrim të shkurtër, dhe të ktheheshin dhe të investonin në vendin e tyre.

Por aktualisht një numër në rritje i shtetasve nga të gjithë moshat, të rinj e të moshuar, individë apo familje po largohen për shkak të varfërisë dhe mungesës së besimit për mirëqenie në të ardhmen në vendin e tyre.

Po kërkonte flori, nxirret nga shpella personi që u bllokua në Gramsh

Pak minuta më parë është nxjerr nga shpella 43 vjeçari Andrea Dervishi i cili ngeci mbrëmjen e djeshme në Gramsh.

Sipas burimeve për SYRI-n, Dervishi gëzon shëndet të plot dhe është dërguar në Spitalin e Gramshit për të bërë kontrolle të tjera shëndetësore.

43 vjeçari ngeli i bllokuar mes shkëmbinjve në një zonë të thellë të Gramshit që mbrëmjen e djeshme.

Andrea Dervishi, banues në Belsh, ka qenë duke kërkuar për florinj në një shpellë.

Për shkak të terrenit, ai ka mbetur i bllokuar dhe nuk mund të lëvizë.

Çmontohen kamerat në rrugët e Shkodrës, ishin vendosur nga grupet kriminale për të kontrolluar policinë

Policia e Shkodrës ka zhvilluar sot një aksion për të hequr disa kamera të cilët ishin vendour në rrugët kryesore nga grupet kriminale.

Policia bën me dije se janë çmontuar 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike të cilat kishin si qëllim kryesor mbledhjen e informacioneve për qëllime kriminale dhe për tu mbrojtur nga aksionet e policisë.

Tetë nga kamerat ishin vendosur në vende dhe sheshe publike, nga aksi rrugor rrethrrotullimi ‘5 heronjtë’ deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës.

Ndërsa 13 të tjera ishin instaluar në aksin rrugor nga rrethrrotullimi ‘5 heronjtë’ deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Policia çmonton 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.

Kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e Policisë.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave në shyllat elektrike, në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit, me qëllim mbledhjen e informaconit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për identifikimin e personave që kishin vendosur këto kamera dhe çmontimin e tyre.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Mbrojtja e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave.

Berisha: Sot jemi në një revolucion të dytë, asgjë nuk na ndal! Të punojmë për fitoren e Igli Carës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Durrësi se Partia Demokratike dhe Shqipëria është përpara në një revolucion të dytë për shkak se vendi është në një monizëm më të thellë se ai i vitit 1991.

Berisha tha se PD kaloi një vit të pashembullt, ku pati përpjekje për asgjësimin e saj. Por Berisha tha se ajo sot është më e sigurt se kurrë drejt fitores.

Duke theksuar se Igli Cara do jetë kryebashkiak i ri i Durrësit, Berisha tha se duhet të punojnë për fitoren e tij.

“Jemi në një revolucion të dytë. Kemi lirinë dhe idealet tona. Si misionarë, ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit në këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi.

Sot na duhet më shumë se kurrë, të jemi në protestë, të jemi në fushatë, të jemi kudo. Të vazhdojmë betejën tonë për të përmbysur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës. Asgjë nuk na ndalon ne. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë.

Ndaj sot ju ftoj që të vazhdojmë këtë betejë të një rëndësie të jashtëzakonshme për kombin dhe vendin. Të punojmë për fitoren e Igli Carës, për fitoren e Durrësit.

Mbyllini sytë për një moment, çfarë na del përpara, beton dhe vetëm beton, mafie dhe vetëm mafie. Po kush do fitojë, ajo apo ne? Ne do fitojmë.

Sot e vetmja shpresë jemi ne dhe kjo është gjëja e jashtëzakonshme. Kjo na mbush me frymëzim, na mbush me energji, na shumëfishon forcën për të justifikuar këtë besim të jashtëzakonshëm.

Ndaj të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me qytetarët. T’i lëmë ata që kanë vënë veten në dispozicion të Edi Ramës të shkelmojnë mbi veten e tyre dinjitetin e tyre. Zgjedhje fatale, por PD është ngritur dhe prapë do shkojë e sigurt drejt fitores,” tha Berisha.

Ilir Alimehmeti merr në PD postin e Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë

Ish-kandidati për Primaret për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti tashmë mban një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

Në një status në Facebook, Alimehmeti sqaroi se bëhet fjalë për drejtues në Departamentin e Shëndetësisë në PD, ndërsa është shprehur se ndjehet i nderuar për vlerësimin që ka marrë nga demokratët.

Ai shtoi se zgjedhjen e tij e sheh si thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.

Postimi i plotë:

Nderim dhe përgjegjësi, vlerësim dhe sfidë njëkohësisht ndjeva sot kur anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike më votuan unanimisht në pozicionin e Drejtuesit.

Besimin e dhënë përmes votës nga miqtë, kolegët dhe Profesorët e mi, është thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.

Me pacientin në qendër dhe shëndetin në fokus çdo sfidë kthehet në objektiv për t’u tejkaluar me punë, mund, besim dhe pastërti.

DEKLARATA E PD
Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve. Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë.

Në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar. Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.

PD uron suksese z. Alimehmeti dhe antarëve të Departamentit ne detyrën e tyre të rëndësishme!
(BalkanWeb)

Dekoratat- Presidenti Begaj i kthen ligjin e parë qeverisë: Sjell ngushtim të kompetencave të kreut të shtetit

Presidenti Bajram Begaj ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend “Ligjin për dekoratat”.

Në njoftimin e presidencës bëhet me dije se një veprim i tillë është marrë pasi dhënia e dekoratave dhe procesi i vlerësimit për dhënien e tyre është kompetencë vetëm e Presidentit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se relacioni i dorëzuar nga Kuvendi për këtë ligj, çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit.

“Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, sqaron Presidenca.

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 93/2022, “PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

 

Të nderuar deputetë,

 

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën plenare të datës 22.12.2022, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj, me shkresën nr. 4386 prot., datë 28.12.2023, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë i është përcjellë Presidentit të Republikës, për dekretim dhe shpallje. Me shkresën nr. 4682 prot., datë 30.12.2022, Institucioni i Presidentit të Republikës i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, plotësimin e dokumentacionit që shoqëron ligjin. Me shkresën nr. 4386/3 prot., datë 30.12.2022, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ka dërguar një pjesë të dokumentacionit për disa akte të miratuara në seancën plenare të datës 22.12.2022, ku mungonte relacioni shoqërues përfundimtar dhe raportet e Komisioneve për ligjin 93/2022. Me shkresën nr. 18 prot., datë 4.1.2023, Institucioni i Presidentit të Republikës i ka rikërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, plotësimin e dokumentacionit. Në datën 5.1.2023, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka sjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, praktikën e plotë të ligjit nr. 93/2022.

 

  • foto galeri

Presidenti i Republikës, shqyrtoi ligjin e paraqitur për shpallje, duke iu referuar praktikës dhe procedurës parlamentare të ndjekur për propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e tij, përmbajtjen e dispozitave të vetë ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, duke konstatuar së pari, mungesën e konsultimit të ligjit me Presidentin e Republikës, si palë e interesuar dhe organi i vetëm që përcakton Kushtetuta për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit.

 

Pasi u njohëm publikisht nëpërmjet medias, që Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka marrë në shqyrtim projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Institucioni i Presidentit të Republikës, me shkresën nr. 4558 prot., datë 20.12.2022, i është drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i ka kërkuar përcjelljen në formë zyrtare të projektligjit për mendim, si palë e interesuar.

 

Ligji nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, i cili rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik duke synuar nxitjen e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe integritetit të autoriteteve publike, kërkon si një pjesë të qenësishme të procesit, marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve të palëve të interesuara për përmbajtjen dhe përmirësimin e projektaktit. Institucioni i Presidentit të Republikës, edhe pse është palë e interesuar në këtë proces, nuk është njoftuar zyrtarisht, nuk i është përcjellë për mendim projektligji përkatës dhe nuk është njoftuar për të qenë pjesë e procesit të diskutimeve në tërësinë e tij në shkelje të ligjit të sipërcituar dhe të procedurave parlamentare .

Nga vlerësimi i Kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe harmonizimit me legjislacionin në fuqi vendas dhe ndërkombëtar, të ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, rezulton:

Në përputhje me nenin 92, gërma “ç”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhënia e dekoratave dhe e titujve të nderit është qartësisht një kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës, si institucion i pavarur kushtetues. Në nivelin e përcaktimit si kompetencë kushtetuese, çdo ndërhyrje e mundshme për ndryshimin e saj, si në drejtim të zgjerimit apo të ngushtimit, mund të bëhet vetëm sipas një rendi të parashikuar nga Kushtetuta, pra duke ndryshuar apo shfuqizuar dispozitat përkatëse të Kushtetutës.

Konstatohet me mangësi, që në pjesën e përcaktimit të bazës ligjore mbi të cilën ai    mbështetet. Më konkretisht, ligji ka të parashikuar si bazë mbështetëse, nenet 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, por nuk citon nenin 92, gërma “ç”, të Kushtetutës.

Në këtë dispozitë të Kushtetutës përcaktohet se:

“Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

ç. Jep dekorata dhe tituj nderi sipas ligjit”.

Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato.

Gjykata Kushtetuese ka cilësuar në jurisprudencën e saj, lidhur me statusin dhe pozicionin e institucioneve/organeve të pavarura kushtetuese se: “Kjo pavarësi nuk është thjesht një privilegj i tyre, por një prerogativë e vërtetë dhe e domosdoshme, e cila u jep më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe efikasitet organeve dhe institucioneve kushtetuese në ushtrimin e detyrave të tyre”.

Një kompetencë të tillë, të përcaktuar shprehimisht në Kushtetutë, nuk e ka në të njëjtin nivel as Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, as Kryeministri dhe as Ministrat përkatës, të cilët përcaktohen në ligj si autoritete përgjegjëse shtetërore, për dhënien e dekoratave (neni 6-17).

Nisur nga përmbajtja e neneve të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konstatohet një ngushtim i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për dhënien e dekoratave.

Në frymën e Kushtetutës, ligji në këtë rast mund të përcaktojë dhe detajojë çështje proceduriale apo teknike të procesit të dekorimit në rastin e kompetencës së ushtruar nga Presidenti i Republikës, por nuk mund të futet deri në përcaktime dhe detaje, që deformojnë apo ngushtojnë thelbësisht këtë kompetencë kushtetuese. Krijimi i Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve, e cila përbëhet nga organet drejtuese, Kancelari dhe Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve dhe kompetencat e përcaktuara për këtë strukturë kolegjiale vendimmarrëse shtetërore, i heqin një pjesë të rëndësishme të kompetencës kushtetuese në vetvete Presidentit të Republikës. Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti, nuk mund të konsiderohet një akt përmbyllës i procedurës përkatëse dhe një veprim thjesht honorifik/simbolik për Kreun e Shtetit. Dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi, që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës.

Ligji i miratuar nga Kuvendi, vjen në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, në kuptim të nenit 7 dhe nenit 92/ç,  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përderisa neni 92, gërma “ç”, e Kushtetutës, përcakton dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit si një kompetencë kushtetuese të Presidentit, kjo kompetencë është pjesë e objektit qendror të veprimtarisë së tij.

Përcaktimi numerik në nenin 22, të ligjit 93/2022, për numrin e dekoratave që jepen nga Presidenti i Republikës (brenda vitit kalendarik), në mungesë të një studimi/analize të detajuar, justifikuese ligjore-teknike të dhënë në relacionin shoqërues të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konsiderohet si një element përmbajtësor, që çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit, në këtë rast.

Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas ligjit 93/2022, (neni 5), Presidenti i Republikës jep me dekret këto dekorata:

Urdhri Suprem i Shqiponjës (neni 7);

Urdhri i Skënderbeut (neni 8),

Urdhri i Lisit Akademik (neni 9);

Medalja e Meritës Ushtarake (neni 10);

Medalja e Meritës Civile (neni 11);

Medalja “Nënë Tereza” (neni 12);

Medalja “Pishtar i Demokracisë” (neni 13).

Duke pasur parasysh këtë grupim dekoratash që ligji i përcakton Presidentit në kuadër të ushtrimit të së drejtës së tij kushtetuese për dhënien e dekoratave, referuar subjekteve që po sipas ligjit të miratuar, u jepen dekoratat, në nenin 21, pika 2, të ligjit gjejmë përcaktimin se: “Dekorimi i shtetasve të huaj, për shkak të funksionit, kryhet vetëm pas marrjes së mendimit të kancelarisë” .

Kancelaria nuk mund të kushtëzojë kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës.

Sipas ligjit 93/2022, (neni 22, pika 1), përcakton:

“Urdhrin Suprem të Shqiponjës, si dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë”

Është përcaktuar një numër maksimal për t’u dhënë nga ana e Presidentit për këto kategori dekoratash, ndërkohë numri i medaljeve është i pakufizuar (pika 4, neni 22).

Po kështu, ligji përcakton, se Presidenti i Republikës, në cilësinë e kryetarit të urdhrit,

mund të dekorojë kryesisht, çdo vit, pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse deri në 10%,  (pika 2, e nenit 22), të n umrit të përcaktuar në (pikën 1, të nenit 22).

Mbi ç’bazë janë përcaktuar këto kritere numerike?

Nuk ka asnjë shpjegim në relacionin përkatës shoqërues të ligjit të miratuar.

Në këtë rast, justifikimi i përligjur analitik, i munguar, konsiderohet si element që çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës.

Në ligjin nr. 93/2022 të miratuar në Kuvend, krijohet një person juridik publik, i emërtuar Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila përbëhet nga organet drejtuese, Kancelari dhe Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve (neni 25 dhe neni 26).

Ndër kompetencat e parashikuara sipas ligjit për këtë person juridik shtetëror, parashikohet ndër të tjera si kompetencë (pikat “a” dhe “c”, në nenit 25):

“ a) Vlerëson përmbushjen e kritereve formale të propozimit për dekorim të përcjella nga autoritetet përkatëse;

  1. c) Shqyrton dosjet e kandidaturave për dekorim, të përcjella nga autoritetet përkatëse”.

Në vazhdim, në nenin 27 të ligjit të miratuar nga Kuvendi, përcaktohet se Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve përbëhet nga nëntë anëtarë, midis të cilëve, edhe një përfaqësues i emëruar nga Presidenti i Republikës, i cili është edhe zëvendëskryetar i Kolegjit. Ky kolegj kryesohet nga Kancelari, i cili emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit (pika 2 e nenit 30).

Ndër detyrat e Kolegjit sipas pikave “b” dhe “c”, të nenit 29, të ligjit citojmë:

“b) shqyrton dosjet e kandidaturave për dekorim, të përcjella nga autoritetet propozuese përkatëse, duke përfshirë edhe rastet, kur nisma për dhënien e dekoratës ndërmerret kryesisht nga autoriteti përgjegjës për dhënien e tyre;

  1. c) shprehet me vendim të arsyetuar për ligjshmërinë dhe dobishmërinë e dekorimit dhe njofton autoritetet përkatëse”.

Përmbajtja e këtyre dispozitave të ligjit konstaton dy probleme kryesore që lidhen me ushtrimin e kompetencës kushtetuese të dhënies së dekoratave nga ana e Presidentit të Republikës.

Ushtrimi i kësaj kompetence në fjalë humbet sensin përmbajtësor të saj, në çdo rast, qoftë në rastin e dekorimit mbi bazë propozimi nga autoritete të tjera shtetërore, apo edhe në rast të dekorimit kryesisht. Dhënia e dekoratës në frymën e Kushtetutës, nga ana e Presidentit të Republikës është një proces që vlerësohet si i tillë dhe duhet të zhvillohet si i tillë nga ana e Kreut të Shtetit.

Kjo është kompetencë e tij parësore dhe vetëm e tij, e ngritur në nivel kushtetues.

Edhe struktura organizative e Institucionit të Presidentit të Republikës ka pasur dhe ka në përbërje, pikërisht atë bërthamë institucionale, që vlerëson paraprakisht dhe i jep mendim Presidentit për vlerësimin e dhënies së një dekorate, në respektim të kritereve ligjore. Kjo bërthamë strukturore, pjesë e Institucionit të Presidentit është tërësisht brenda konceptit të ushtrimit të kompetencës nga ana e vetë autoritetit shtetëror, siç edhe përcakton Kushtetuta. Ligji mund të përcaktojë dhe detajojë çështje proceduriale apo teknike të procesit të dekorimit në rastin e Presidentit, por nuk mund të futet deri në përcaktime dhe detaje, që deformojnë apo ngushtojnë thelbësisht këtë kompetencë kushtetuese. Nuk mundet që një strukturë e tillë kolegjiale shtetërore e krijuar me ligj, të marrë atributet e autoritetit të lartë shtetëror, Presidentit të Republikës, kur këto atribute të tij janë të përcaktuara në Kushtetutë. Me kompetencat e dhëna Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve, ligji i miratuar i ka hequr një pjesë të rëndësishme të kompetencës kushtetuese në vetvete Presidentit të Republikës. Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti, nuk mund të konsiderohet një akt përmbyllës i procedurës përkatëse dhe një veprim thjesht honorifik/simbolik. Dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës! Kjo është fryma e Kushtetutës.

Vendimet e Kolegjit nuk kanë efekte juridike të ligjshme, në rastin e ushtrimit të kësaj kompetence kushtetuese nga Presidenti i Republikës.

Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve, nuk mund t’i imponohet Presidentit të Republikës në vendimmarrje.

Përderisa neni 92, gërma “ç”, e Kushtetutës, përcakton dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit si një kompetencë kushtetuese të Presidentit, kjo kompetencë është pjesë e objektit qendror të veprimtarisë së tij.

Kjo dispozitë cenon në përmbajtjen e tij, edhe parimin e shtetit të së drejtës i shprehur me përparësinë e normave të Kushtetutës, në raport me normat e tjera ligjore. Ky është një qëndrim i konsoliduar i mbajtur nga Gjykata Kushtetuese, e cila në jurisprudencën  e saj ka theksuar se, “Atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji”.

Në nenin 32, të ligjit përcaktohen subjektet që kanë të drejtën e propozimit :

Propozimi për dhënien e dekoratave bëhet nga subjektet e mëposhtme:

  1. a) Kryetarit të Kuvendit;
  2. b) Kryeministrit;
  3. c) Këshilli i Lartë Gjyqësor;

ç) Këshilli i Lartë i Prokurorisë;

  1. d) Kryetarit të Akademisë së Shkencave;
  2. dh) rektorët e institucioneve publike të arsimit të lartë;
  3. e) krerët e bashkësive fetare të njohura nga ligji; dhe

ë) njësitë vetëqeverisjes vendore

2.Propozimi për dhënien e Medalje së Shërbimit Ushtarak dhe Medaljes së Shërbimit të Rendit Publik bëhet respektivisht nga :

  1. a) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm;
  2. b) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

Në pikën 3, të nenit 32, evidentohet jokoherencë e teknikës legjislative dhe hierarkisë së pushteteve. Organi përkatës shqyrton kërkesën që vjen nga propozuesit dhe vendos propozimin e dekorimit ose mospranimin e kërkesës. Kjo vjen në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve në kuptim të nenit 7 dhe nenit 92/ç, të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë. Mbi propozimet e Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, KLGJ, KLP, etj, nuk mund të marrë vendime ky Organ pasi është i qartë pozicioni vendimmarrës që Presidenti i Republikës, gëzon karshi subjekteve të tjera që kanë të drejtë të dekorojnë, pikërisht për shkak të nivelit superior të kompetencës, që atij i garantohet nga Kushtetuta, në këtë proces.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në jurisprudencën e saj se: “Çdo institucion i një pushteti gëzon kompetencën sipas këtij qëllimi. Përmbajtja konkrete e kësaj kompetence varet nga fakti se cilit pushtet i përket ky institucion, nga vendi i tij midis institucioneve të tjera, si dhe nga raportet e fuqive të tij me ato të institucioneve të pushtetit shtetëror. Në përputhje me detyrat që u ka ngarkuar Kushtetuta, secili prej tyre është i pajisur me pushtet të mjaftueshëm, gjë që i jep mundësinë të marrë vendime në mënyrë të lirë e të pavarur. Asnjë organ apo institucion tjetër, në përbërje ose jo të një prej tri pushteteve nuk mund të ndërhyjë në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve, që sipas rastit, do të përbënin objektin qendror të veprimtarisë së organeve apo institucioneve të tjera kushtetuese.”

E drejta e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, për t’i propozuar drejt për drejt Presidentit, për dekorimet ndër të tjera, është kompetencë ex-officio e konsoliduar në të gjitha sistemet kushtetuese evropiane.

Konstituimi, në këtë format dhe me këto kompetenca, i Kancelarisë dhe Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve i zhvesh organet më të larta të Republikës nga e drejta burimore kushtetuese për të propozuar tek Kreu i Shtetit për dekorimet, veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit.

Me ligjin e ri vlefshmëria e të gjitha propozimeve që vijnë nga Kyetari i Kuvendit, Kryeministri, KLGJ, KLP, etj, në çdo rast shqyrtohet, vlerësohet dhe vendoset nga Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve përpara se vendimi përkatës t’i përcillet Presidentit, në rastin kur propozimi miratohet.

Mbi të gjitha nuk ka asnjë justifikim ligjor, apo rast të ngjashëm në praktikat ndërinstitucionale, për faktin se propozimi i Kryeministrit shqyrtohet nga një organ më i ulët se ai në hierarki, për më tepër 4 nga anëtarët e të cilit Kryeministri i emëron vetë. Kryeministri ka të drejtë dhe kompetencë t’i bëjë propozime Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit, në asnjë rast anasjelltas.

Në nenin 30 dhe 31 të ligjit përcaktohen kriteret e rekrutimit të Kancelarit dhe kompetencat e tij.

Në praktikën e vendeve të tjera evropiane Kancelari është zakonisht anëtar i Urdhrit dhe bën koordinimin e veprimtarisë së Urdhrit dhe aktivitetet e organizuara nga Urdhri. Sugjeroj që Kancelari të përzgjidhet midis anëtarëve të Urdhrit dhe t’i jepen kompetenca në organizimin e veprimtarive të tij.

Në nenin 37, të ligjit të miratuar përcaktohet se:

Cdo shtetas shqiptar i dekoruar nga shtete apo entitete të huaja, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të përcjell pranë Protokollit të Shtetit informacionin e plotë rreth dekoratës së akorduar, përshkrimin e saj fizik dhe kopje të certifikatës shoqëruese.

Këtu mendoj të shtohet detyrimi i çdo shtetasi shqiptar për të marrë miratim të shkruar, për mbajtjen në territorin shqiptar të dekoratave dhe medaljeve të një shteti të huaj. Zakonisht miratimi jepet me Dekret të Presidentit, pasi merr edhe mendimin e  institucioneve të tjera të fushës dhe moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë.

Legjislacionet e vendeve të tjera parashikojnë gjoba edhe për shkelje të tjera në këtë fushë, si gjoba për mbajtjen e paautorizuar të medaljeve dhe dekoratave, transferimin e tyre etj.

Në dispozitat kalimtare të ligjit nr. 93/2022, të miratuar nga Kuvendi, nuk ka të përcaktuar, nëse dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit, që janë dhënë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihen ose jo, konvertohen në sistemin e ri apo jo dhe gëzojnë prioritete protokollare apo jo.

Argumenta mbi modelet e marra në konsideratë për përgatitjen e këtij ligji

Në relacionin mbështetës që i bashkëngjitet ligjit, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, referohet legjislacioni italian dhe ai francez, si modele të marra në konsideratë për përgatitjen e këtij ligji dhe rikthimin e traditës shtetërore shqiptare të kësaj fushe, të periudhës 1914-1944. Ju informojmë se historia e dekorimeve shqiptare, është e lidhur ngushtë me historinë e vet shtetit shqiptar dhe historinë e Institucionit të Kryetarit të Shtetit. Për analogji dhe sipas përcaktimeve të sotme kushtetuese, në pikën 1, të nenit 86, të Kushtetutës, përcaktohet se:

“Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit”

Krahasim  me modelin italian

Në Republikën Italiane, kjo çështje gjen rregullim në ligjin e datës 3.3. 1951, nr. 178 (Themelimi i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane dhe disiplinimi i dhënies dhe përdorimit të dekoratave), i ndryshuar, më datë 13.8.2015, ku Kreu i Urdhrit është Presidenti i Republikës.

Numri maksimal i dekorimeve që mund të kryhen çdo vit në pesë klasat përcaktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Presidentit të Këshillit të Ministrave, pas konsultimit me Këshillin e Ministrave dhe Këshillin e Rendit.

Statuti i Urdhrit miratohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Presidentit të Këshillit të Ministrave, pasi ka dëgjuar Këshillin e Urdhrit.

Në përmbledhje të gjithë sa më sipër dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj se, ligji i propozuar i jep Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve kompetencën të masë, vlerësojë dhe shpërblejë kontributin individual të personave të propozuar për dekorim, si dhe kompetencën të masë dhe vlerësojë dobishmërinë e Shtetit Shqiptar në dhënien e dekoratave dhe medaljeve për këta.

Aktiviteti i përshkruar më lart është thjesht dhe vetëm diskrecional, për sa kontributi dhe dobishmëria nuk mund të maten me mjete apo masa konvencionale, ndaj edhe kompetenca diskrecionale i jepet Krerëve të Shtetit për shkak të detyrës dhe në parim është e patransferueshme pikërisht sepse lidhet ngushtë me detyrën dhe cilësitë e nevojshme për tu zgjedhur në atë detyrë.

Në tërësi, ndërsa modeli i zgjedhur për ndarjen e mbajtësve të dekoratave në Urdhra është shumë i mirë dhe ligji shumë i nevojshëm për të displinuar dhe standardizuar dekoratat dhe titujt, ligji i miratuar ka disa probleme kushtetuese dhe formale të teknikës legjislative, të përmendura gjerësisht më lart, prandaj në zbatim të nenit 85, pika 1, të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, kam vendosur:

Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” datë 22.12.2022.

BAJRAM BEGAJ

(BalkanWeb)

Sot nisin kufizimet për qeverinë dhe bashkitë për zgjedhjet. Nga PPP e koncesionet te rritja e pagave dhe e shpërblimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhje u ka dërguar një shkresë institucioneve kryesore qendrore për t’u rikujtuar se nga sot nis detyrimi i tyre në zbatimin e ligjit për të raportuar në këtë institucion mbi aktivitetet gjatë këtyre 4 muajve deri në zgjedhjet e 14 majit.

Shkresa u është dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe 15 ministrive duke u kujtuar detyrimet dhe ndalimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor.

“Në mënyrë kategorike ju ndalohet të promovojnë aktivitete dhe veprimtari publike, të cilat lidhen me financime që nuk janë parashikuar në programet e tyre buxhetore por janë rrjedhojë e financimeve që behen nga 11 janari deri në 14 maj”, tha Celibashi për mediat. Shkresa u është dërguar të 61 bashkive të vendit. “Duke filluar nga data 13 janar 2023 deri në datën 14 maj 2023, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit.

Këtij detyrimi i nënshtrohen edhe entet e tjerë ku shteti zoteron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues te entit; Një veprimtari është publike kur ajo do të pasqyrohet sipas rastit në radio, në televizion, në shtyp, në faqe interneti, në median online, në rrjete sociale, ose nëpërmjet çdo mjeti tjetër që mundëson publikun e gjerë të njihet, apo të informohet mbi atë veprimtari; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të njoftohet për zhvillimin e veprimtarisë publike të paktën 5 (pesë) ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e saj; Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2 të kësaj kujtese, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/ subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.

Gjatë zhvillimit të veprimtarive sipas pikës 7, të kësaj kujtese, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati; Promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/ elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore;

Pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor; Ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë”, janë disa nga ndalesat.gsh

Afera 1.2 milionë euro në Ministrinë e Financave dhe grabitja e banesës së Alda Klosit- Analisti Genc Burimi: Drejtësia s’mund të heshtë. Rama luan me popullin!

Analisti Genc Burimi në një intervistë për “News24” foli për çështjen korruptive ku u arrestuan sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Skema e abuzimit i shkaktoi 1.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit.

“Në Shqipëri drejtësia nuk funksionon. Dalja e të gjitha skandaleve të fundit kanë treguar edhe mosfunksionimin e drejtësisë. Duhet të kuptoni edhe versionin e qeverisë Rama apo të ndërkombëtarëve se dalja e aferave tregojnë se drejtësia funksionon. Unë them që drejtësia nuk kishte vullnet për të hetuar. Asnjë aferë nuk është gjykuar përveç Saimir Tahirit”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio Burimi është shprehur se me të gjitha aferat dhe skandalet e publikuar drejtësia nuk mund të heshtë.

“Edhe për aferën e Saimir Tahirit të njëjtën argument u munduan ta mbronin. Duhet një presion i madh popullor mbi drejtësinë që të funksionojnë. E njëjtë si populli rumun që vërshuan rrugëve përpara drejtësisë. Pra dhe populli shqiptar t’i tregojë SPAK se nuk po bën asgjë dhe të veprojë. Nuk është normale që SPAK nuk merr në dorë as edhe aferën e Alda Klosit”., tha ai.

Po ashtu foli edhe për grabitjen e ndodhur në banesën e ish-këshilltares së Kryeministrisë, Alda Klosi, duke u ndalur edhe tek reagimi i qeverisë.

“Duhet bërë presion tek drejtësia pasi nuk është normale që në të gjithë këto paçavure, nuk merren as në pyetje. Nuk merret as Rama në pyetje. Prokuroria duhet të merrte kompjuterin e Alda Klosit.

(BalkanWeb)

Kërkuan shkarkimin e gjyqtares, Apeli rrëzon kërkesën e grupit të Alibeajt

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit njoftohet gjithashtu se Partia Demokratike është gjobitur me shumën 10,000 lekë.

“Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. – Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë. – Ky vendim është i formës së prerë. – Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.bw

‘Spiunia’ ruse Svetlana Timofeeva refuzoi të ekstradohet, Ministria e Drejtësisë i dorëzon Prokurorisë së Elbasanit dokumentin zyrtar

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse Prokurorisë së Elbasanit për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timoveva. Aktualisht ajo është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më herët kur është njohur me kërkesën e ekstradimit rusja ka refuzuar të pranojë kthimin në vendin e saj.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka marrë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva. Kjo shtetase aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg” caktuar për nevoja të procedimit penal nr.1168, viti 2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësësi rezulton se shtetësja ruse Svetlana Timofeeva, lindur më 18.03.1989, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus. Kërkesa e autoriteteve ruse për ekstradim bazohet në vendimin datë 25.08.2022 të Gjykatës së Qarkut Meshchansky, Moskë, me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest ne burg”, për veprën penale të sipërcituar. Në zbatim të nenit 492 të K.Pr.Penale, nga prokurori, është marrë kontakt me shtetasen ruse për të cilën kërkohet ekstradimi Svetlana Timofeeva, e cila ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi. Në vijim të veprimeve procedurale, më datë 10.01.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka dorëzuar në gjykatë kërkesën me objekt : marrjen në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva”, sipas njoftimit.

Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçarja hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë. Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë nga prokuroria e Elbasanit në pritje për ta çuar çështje për gjykim. syri.net

VOA- Tiranë, arrestohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Dyshohet për shpërdorim detyre dhe rryshfet

VOA

Në Tiranë, prokuroria kërkoi sot masën “arrest me burg” , si të dyshuar për shpërdorim detyre, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Dinancave, Arlind Gjokutaj, drejtorit të çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesit privat Alban Ruli.

Prokuroria theksoi në një njoftim për mediat se këta persona i kanë kryer shkeljet ligjore pasi kanë pranuar shpërblimin prej 82 milionë lekëve (rreth 750 mijë dollarë) prej shtetasit Ilir Thana.

50 milionë lekë (afro 455 mijë dollarë) nga shuma e premtuar ata ia kishin kaluar në llogarinë e Thanës, në këmbim të njohjes së tij si pronar i një prone, pa qenë i tillë gjatë një marrëdhënieje kontraktuale me Drejtorinë e Shërbimit Qeveritar të zgjidhur nga gjykata.

Në korrik të vitit 2000 Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi pavlefshmërinë e një kontrate shitjeje magazine të vitit 1992 mes Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar, Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe blerësit Ilir Thana.

Sipas këtij vendimi, palët ktheheshin në gjendjen e mëparshme, magazina i kthehej Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kjo së bashku me AKP-në t’i kthenin blerësit vlerën e objekteve magazinë dhe truall, veprime që u kthyen deri në shkurt 2015.

Por shtetasi Ilir Thana i është drejtuar sërish pas disa vjetësh zyrës përmbarimore, e cila në vitin 2022 ka vlerësuar magazinën dhe truallin në vlerën 1 milionë e 300 mijë dollarë, duke e trajtuar atë si ish pronar, “kur ai nuk ka qenë asnjëherë me këtë status”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, “vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është ndarë në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1 milionë e 200 mijë euro”.

Ministria e financave ka kaluar deri tani në llogarinë e Ilir Thanës 48 milionë lekë (436 mijë dollarë), të cilat prokuroria ka urdhëruar të sekuestrohen, por ka arritur të kapë vetëm 22 milionë (200 mijë dollarë), ndërsa 25 milionë lekë (227 mijë dollarë) janë kaluar tashmë në favor të një shtetaseje.

Në njoftimin e prokurorisë së kryeqytetit thuhet se këta 3 persona dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe mund të dënohen deri në shtatë vjet burgim.

Prokuroria urdhëroi edhe ndalimin e shtetasit Ilir Thana, si i dyshuar për vjedhje në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda parashikuar në nenin 134/3 me 4 deri në 10 vjet burgim, si dhe për pengime në ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, dhe sipas neni 320 rrezikon burgim gjer në dy vjet.

Gjermanishtja, “bileta” e sigurt e shqiptarëve drejt emigrimit. Në Tiranë pesëfishohen kërkesat për ta mësuar

Gjermanishtja është kthyer në biletën e sigurt të shqiptarëve për të emigruar. Vetëm në Tiranë numërohen më shumë se 100 qendra kursesh të gjuhëve të huaja, ku mësohet kryesisht gjuha gjermane. Një trend që njeh vit pas viti vetëm rritje.

“Këto vitet e fundit është shtuar gjithnjë e më shumë interesi për të mësuar gjermanisht. Numri sa vjen e rritet. Përpiqen ta mësojnë shumë sidomos flas për moshat e rritura, është një gjuhë që kërkon impenjim, ka vështirësinë e saj duke e krahasuar me anglishten apo italishten, është më e vështirë, kërkon kohën e saj për tu mësuar”, tha për News24, dr. Eda Cauli.

Cauli, e cila drejton një qendër profesionale të gjuhëve të huaja në Tiranë ku mësohet edhe gjermanishtja, thotë se kërkesat për studim dhe punë në Gjermani janë trefishuar vitet e fundit. Të rinjtë e mësojnë gjuhën për studime apo punësim, ndërsa familjarët për bashkime familjare.

“Arsyet kryesore janë për emigrim, për shkak të tregut të punës që ata gjejnë, për shkak të vetëbesimit që kanë pasi kanë një zanat, janë edhe studentët të cilët kërkojnë të kryejnë studimet universitare si master, ata persona që janë familjarë në momentin që janë kryefamiljarë andej familjarët e tjerë këtu mësojnë gjuhen gjermane pasi është kush kryesor. Ka nga ata të cilët kërkojnë të jenë në seanca individuale për ta mësuar gjuhën më shpejt, për të qenë më komodë. Ka nga ata që kanë një kontratë pune në dorë dhe koha nuk u premton shumë gjatë”, tha Cauli.

Përveç tarifave të ulëta të studimit gjermania ofron punësim për një gamë të gjerë profesionesh.
“Në fillim gjuha gjermane ishte kryesisht shumë e kërkuar nga mjekët, infermierët apo stomatologët, së fundmi vëmë re një trend dhe një interes më të madh tek personat të cilët kanë përfunduar studimet për IT apo gjeologji, të cilët kanë parë mundësitë e tregut të punës në Gjermani dhe vijojnë të mësojnë gjuhën gjermane”,-u shpreh Cauli.

Nga statistikat rezulton se nga viti 2016 deri në vitin 2022 është pesëfishuar kërkesa për të përvetësuar gjuhën gjermane.

Sot në Gjermani po diskutohet marrja e shtetësisë nga qytetarë të vendeve jo anëtare të BE. Sipas projektligjit që pritet të votohet, shtetësia mund te kërkohet edhe 5 vjet pas qëndrimit te rregullt ne Gjermani ndërsa deri me sot aplikuarit duhet te prisnin deri ne 8 vjet ndërsa ne raste ne veçanta ne baze te arritjeve te shkëlqyera ne shkolle ne profesion apo nëse zotëroni njohuri perfekte te gjuhës gjermane, shtetësia mund te fitohet për vetëm 3 vjet.bw

SPAK i komunikoi akuzën për shpërdorim detyre në shpërthimin e Gërdecit, Mediu: Akuza politike, s’ka asnjë dokument shtesë

SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ku do t’i komunikohen dy akuza.

Pas rreth një ore në SPAK, Mediu ka thënë para gazetarëve se i është komunikuar e njëjta akuzë si në 2019, ajo e shpërdorimit të detyrës, madje e firmosur nga po të njëjtët prokurorë.

“Dua të bëj me dije që më është prezantuar e njëjta akuzë më të njëjtët prokurorë. Mu komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur.

Motivimi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka krijuar problemin. Ajo që mu paraqit është fashikull që më është paraqitur edhe më parë. Qëndrimi i m është që nuk e pranoj këtë akuzë, jam i pafajshëm.

Në dijeni për vendin kanë qenë të gjithë. Një muaj ka qenë një mbledhje me ekipin amerikan ku është cilësuar si një nga strukturat më të mira Gërdeci në demontimin e municioneve, kush mund ta certifikojë një proces ushtarak? Ministri?

Një proces kërkonte që ministri të pyetet sa kohë ka një akuzë, unë kam kërkuar dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem SPAK sa herë të kërkojë për çdo dokument që kam firmosur”, tha mediu.

Ndërkohë avokati i Mediut u shpreh se kjo është një “qëndrim absurd dhe një akuzë e ngjizur nga hiçi”.

“Dita e sotme konfirmoi këtë qëndrim absurd, pa patur çështje të regjistruar. U ngjis nga hiçi për përpjekje e dytë, më shumë sesa e dytë, se ka disa përpjekje të tjera, dhe vijmë sot në sitën ë njoftimit të akuzës, që është jo vetëm e njëjta akuzë, por dhe nga të njëjtët prokurorë. Kjo është një gjë e paparë nga ana ime e përvojës”, deklaroi ai.bw

Me automatik në dorë dhe qeleshe në kokë, del fotoja e 36-vjeçarit në Lezhë pak para arrestimit, deklarata e fortë: Isha nisur për të vrarë politikanët

‘News24’ ka siguruar foton e 36-vjeçarit Antonio Leka pak minuta para arrestimit. Ai është parë me automatik në dorë dhe me qeleshe në kokë brenda një servisi makinash në Ishull-Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për BalkanWeb foton e të riut. 36-vjeçari kishte një arsenal armësh me vete dhe gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Ai ka bërë një deklaratë të fort, ku ka thënë se ishte nisur për të vrarë politikanët.

Leka rezulton se ka edhe precedent të mëhershëm penalë pasi është arrestuar në vitin 2008 pasi u zbulua duke shitur lëndë narkotike kanabis, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lavazhi”. Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera. Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që i mbante në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Lezhës.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga familjarët e një 36-vjeçari që po qarkullonte në qytetin e Lezhës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Lavazhi” duke angazhuar shërbime të shumta policie. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. L. 36 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Veliaj anuloi tenderin e rrugës ‘John Belushi’, sepse u kap me presh në dorë”, PD: Triumf i qytetarëve, u janë shpëtuar 400 milionë lekë

Partia Demokratike deklaroi sot se Erion Veliaj e anuloi tenderin e rrugës “John Belushi”, jo se reflektoi si zyrtar i shtetit, por se u kap me presh në dorë.

Anëtari i Kryesisë së PD Eno Bozdo tha sot se ky është një triumf i qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milionë lekë.

Bozdo theksoi se PD denoncoi një ditë më parë vjedhjen e mbi 400 milionë lekëve me punimet abuzive në rrugën “John Belushi” dhe se anulimi që Veliaj i bëri tenderit, pasi u nxori në pritë patronazhistët përfaqësuesve të PD, është tregues i frikës së pushtetit nga opozita dhe vota popullore e 14 majit.

DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO

Erion Veliaj sapo doli e lajmëroi se, kësaj here, po tërhiqej nga vjedhja e 400 milionë lekëve, pasi e kapi në flagrancë Belind Këlliçi.

Ai tha se kishte anuluar tenderin korruptiv për shtrimin e rrugës ‘John Belushi’, pasi u kap, ashtu si Rozeta e shtëpive të pushtetarëve, duke vjedhur 400 milionë lekë. Ndryshe nga Rozeta që pastronte shtëpitë e hajdutëve, Erioni pastron çdo ditë xhepat e qytetarëve dhe arkën e shtetit për kontot e tij dhe shpërblimet e patronazhistëve.

Erion Veliaj e anuloi tenderin, jo se reflektoi si zyrtar i shtetit, por se u kap me presh në dorë. Ne duam ta trajtojmë këtë tërheqje të kryebashkiakut, jo si fitoren e parë të Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj Belind Këlliçi në garën për Tiranën, por si triumf të qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milionë lekë.

Partia Demokratike zotohet se rruga John Belushi do të jetë e para që do të sistemohet pas fitores më 14 maj, jo duke e shtruar sa për sy e faqe me asfalt elektoral, por duke e ribërë sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

Anulimi që Veliaj i bëri tenderit, pasi u nxori në pritë patronazhistët përfaqësuesve të PD, është tregues i frikës së pushtetit nga opozita dhe vota popullore e 14 majit.

Tani, rruga John Belushi, sipas fjalëve të Veliajt, është thjesht ‘periferike’, ndërsa kur doli në mesnatë si lugat për të shpallur fillimin e punimeve, dhe kur vlente 400 milion për xhepin e tij, ishte një mrekulli. Kështu ndodh me një njeri që nuk flet atë që mendon, dhe nuk bën të që është mirë për njerëzit, por pasi mendon xhepin e tij flet atë që i intereson duke i harruar njerëzit.

Ai gënjen si derr kur thotë se përfaqësuesit e PD e ndihmojnë kur bëjnë denoncime sepse, medemek, nuk paska mundësi t’i shohë të gjitha punët e bashkisë. Harron se po atë punë për të cilën po flet, e ka shpallur vetë para një jave në televizion.

Kur rrena të bëhet natyrë e dytë dhe turpi nuk ta skuq më faqen, je gati të bësh e thuash çdo gjë.

Beteja jonë me “Zdromsin e pare” të Tiranës nuk merr fund këtu. 400 milion lekët e rrugës John Belushi, që ne ia zumë në fyt, janë vetëm një pikë uji në detin e korrupsionit mbi të cilin noton prej 8 vitesh ky personazh.

Mburrjet e tij me punët e bëra edhe pse ato i pengoka opozita, nuk janë ndryshe nga rezistenca që bëri në fillim për rrugën John Belushi. Partia Demokratike nuk është kundër punëve të bëra, por kundër punëve të vjedhura.

Ai le të flasë për shkollat që ka bërë, por ne duam që publiku të imagjinojë shkollat dhe rrugët që do ishin bërë nëse një shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohej me 3-4 milion euro, krahasuar me 650 mijë në BE. Nëse një kilometër asfalt nuk do kushtonte sa pesëfishi në një vend të Europës.

Ky është shqetësimi ynë, forcës politike qeveria e së cilës ka ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë kombëtare dhe rurale, me aq fonde sa këta të partisë së Veliajt kanë shpenzuar për 120 kilometra.

Ata që i dalin zot Veliajt dhe Ramës kur këta vjedhin, e bëjnë për faqen e tyre të zezë. Ne i dalim zot Shqipërisë, sepse kryebashkiakët dhe partitë janë me qindra, por Shqipëri kemi vetëm një.

 

Mbi 120 mijë euro të vjedhura në banesën e ish-drejtoreshës së koncesioneve- Nis hetimi mbi origjinën e parave

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi në lidhje me grabitjen e kryer nga një pastruese dhe i biri i saj të cilët arritën të vjedhin shuma të majme parash dhe bizhuteri me vlerë nga banesa e ish-drejtoreshës së koncesioneve, Alda Klosi.

BalkanWeb mëson se në kuadër të çështjes së grabitjes po hetohet origjina e parave të vjedhura në banesën e Klosit nga Seksioni i Posaçëm kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me në kryeprokuroren Mirela Zavalani.

 

Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

 

Paratë të cilat u vodhën në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi arrinin në shifra rreth 120 mijë euro, ndërsa në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj janë zbuluar sot mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Punëtorë nga Bangladeshi për bizneset në vend- Dështon nisma, thellohet më tepër kriza

Punësimet e punonjësve nga vendet aziatike erdhën si domosdoshmëri për shumë biznese në vend, të cilët prej disa vitesh po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Marrja e punonjësve nga Nepali apo Bangladeshi pritej të ishte zgjidhja e duhur për të zëvendësuar mungesën e burimeve njerëzore, për shkak të emigracionit. Tashmë nisma rezulton se ka dështuar. Në shumicën e rasteve bizneset pohojnë se punonjësit u janë larguar, pasi Shqipëria është përdorur prej tyre si trampolinë për t’u larguar drejt Europës. Drejtuesi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, pohon se nisma për marrjen e punëtoreve nga vendet aziatike ka dështuar te përpunuesit. “Edhe në sektorin e industrisë agro-përpunuese, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, shumë biznese kanë punësuar punëtorë të rinj nga vendet aziatike. Në shumë raste, të punësuarit janë larguar nga vendi i punës, pasi synimi kryesor ishte përdorimi i Shqipërisë si trampolinë për t’u larguar drejt Europës. Nga fabrika jonë, vjet janë larguar 7 punonjës aziatikë. Bizneset kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për marrjen e këtyre punonjësve, pasi u janë paguar pagat sipas kontratave, akomodimi duke përfshirë fjetjen dhe ushqimin. Mund të them se kjo masë ka dështuar jo vetëm në industrinë tonë, por në shumë sektorë të ekonomisë”.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se masa e marrjes së punonjësve nga Bangladeshi ka dështuar, ku sipas tij disa strukturave akomoduese, së fundmi u janë larguar 40 deri në 50 punonjës të rekrutuar. Edvin Prençe, Kryetari i Proeksport Albania, thotë se nisma për të marrë punonjës nga Bangladeshi ka dështuar në rastet kur sipërmarrësit kanë kontraktuar punonjësit nëpërmjet kompanive të tjera dhe jo nëpërmjet shoqatës.

Konkretisht, për sektorin fason, pritet të mbërrijnë së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet. Punësimi i grave nga Filipinet po rezulton i suksesshëm sipas tij. Z. Prençe thotë se për punonjësit konkretisht nga Nepali, kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti. Ai shton se marrja e grave po rezulton më e suksesshme se ajo e burrave, pasi rreziku i largimit të tyre është shumë herë më i vogël. Kosta Bezhani, administratori i kompanisë “Fresh”, e lidh dështimin e nismës me pagat e larta që kërkojnë punonjësit e huaj. “Bizneset shqiptare nuk kanë mundësi të mbajnë punonjës të huaj, pasi ata kërkojnë paga më të larta se vendasit, duke shtuar edhe koston e akomodimit. Disa vite më parë, kompania jonë punësoi disa punonjës nga Kina, por për shkak të pagave të larta që duhet t’i paguanim, nuk arritëm t’i mbanim për një kohë të gjatë”, pohon ai.

Paga mesatare neto në Shqipëri llogaritet në 323 euro në muaj, sipas të dhënave të vitit 2019, referuar nga “Numbeo”. Pas Shqipërisë vjen Bangladeshi, 301 euro në muaj, Armenia 300 euro në muaj dhe Irani, 296 euro në muaj. Ndërsa me diferencë nga paga mesatare e Shqipërisë, paraqiten Sri Lanka me 232 euro në muaj; Nepali, 182 euro; Nigeria, 175 euro; Siria, 86 euro etj. Drejtuesi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, thotë se kjo mënyrë zëvendësimi e fuqisë punëtore dështoi, nuk e zgjidhi problemin, për këtë arsye është e nevojshme të ndërhyhet me masa lehtësuese fiskale te pagat që do të frenonte largimin në emigracion të punonjësve.

“Në këtë situatë është e domosdoshme që për një periudhë të përkohshme, qeveria të lehtësojë bizneset nga barra e tatimit mbi të ardhurat. Kjo taksë për pragun e pagave 150,000 deri 200,000 në muaj të jetë zero, për të kuptuar nëse këto masa do të arrijnë të zgjidhin problematikën me mungesën e fuqisë punëtore dhe të largimit të rinjve”. Zusi rekomandon gjithashtu bizneset për zhvillimin e projekteve sociale për punonjësit, si dhe të ofrojnë shërbimin e transportit falas, kopsht dhe aktivitete ditore për fëmijët e punonjësve, shpërblime për më të dalluarit etj./monitor

Virozat e stinës shkaktojnë komplikacione te fëmijët, në Fier rreth 100 në ditë në pediatri

Virozat e stinës po sjellin komplikacione për moshat pediatrike. Në Fier paraqiten mesatarisht 100 fëmijë në ditë për të marrë ndihmë mjekësore dhe pjesa më e madhe e tyre përfundojnë të shtruar. Mjekja pediatre Albana Haxhiu tregon se problemet kryesore që shfaqin fëmijët janë ato me rrugët e frymëmarrjes.

Nga SYRI TV

Në pediatrinë e Fierit paraqiten mesatarisht 100 fëmijë çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës.

Virozat, por dhe gripi sezonal janë ndikuar jo pak nga luhatja e temperaturave dhe moti i pazakontë për stinën, duke sjellë komplikacione për moshat pediatrike. Mjekja pediatre Albana Haxhiu, tregon se problemet kryesore që shfaqin fëmijët janë problemet me rrugët  e frymëmarrjes.

Mjekja thotë se një numër i madh fëmijësh që paraqiten në spital përfundojnë të shtruar, për shkak të komplikacioneve.

Situatë e ngjashme është dhe në pediatrinë e Vlorës, si edhe në Fier. Çdo ditë paraqiten së paku  100 raste në urgjencë, ku rreth 20 përqind e tyre përfundojnë të shtruar.

Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me kreun e SPAK: Mbështesim prokurorët për ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues.

Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbëstesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada.bw

Media italiane: Vlora do të ketë Muzeun hebraik në vitin 2025

Qyteti shqiptar i Vlorës do të ketë muzeun e tij hebraik në vitin 2025. I vendosur brenda qytetit të vjetër, muzeu i projektuar nga studio Kimmel Eshkolot Architects i Tel Avivit, do të jetë një pol kulturor i futur në kuadrin e një ndërtese historike rreth së cilës është projektuar, e cila do të gjurmojë historinë e komunitetit hebre shqiptar nga koha romake deri në ditët e sotme.

Atribune shkruan se muzeu inovativ bazohet në tre elementë kyç: ndërtesa e periudhës së restauruar me kujdes me shtimin e një krahu të ri; një zonë ekspozite e hapur; një pavion që lidh dy strukturat. Secila prej strukturave është e pozicionuar me kujdes për të lejuar kalimet e këmbësorëve midis Rrugës Perlat Rexhepi dhe Rrugës Ceno Sharrës. Salla e hapur është krijuar në sheshin përballë, duke krijuar hapësira të reja të cilat përveç rinovimit të planimetrisë urbane të asaj zone të qytetit, kontribuojnë edhe në dialogun mes tij dhe muzeut.

Për më tepër, hyrja do të krijojë një rrugicë që sugjeron të vizitohet ndërtesa historike, duke zbuluar një pjesë të brendshme të muzeut, e dukshme përmes një dere xhami.

Muzeu mishëron të ardhmen e qëndrueshmërisë në arkitekturë dhe dizajn, duke ruajtur pjesë të mëdha të ndërtesës historike, muret prej guri të së cilës, me cilësitë e tyre termike, do të luajnë një rol kyç në kursimin e energjisë. E njëjta teknikë do të përdoret edhe për ndërtimin e krahut të ri të muzeut, për të cilin do të përdoret guri lokal; vetëm një zonë e jashtme do të jetë e veshur me gurin e Jeruzalemit nga Izraeli. Hapësirat e ekspozitës së përkohshme do të jenë fleksibël, kështu që ju mund të eksperimentoni me struktura të ndryshme dhe do të keni një tavan të pajisur me panele akustike dhe pajisje të tjera. Dhomat mund të errësohen për rastet kur duhet të përdoret projektori për video.

Hebrenjtë në Shqipëri, një histori me rrënjë të lashta

Vendbanimet hebreje në Shqipëri datojnë në vitin 70 pas Krishtit, në mesin e epokës romake. Sipas historianit shqiptar Apostol Kotani, pasardhësit e atyre hebrenjve të parë themeluan sinagogën e parë në vend në Sarandë, midis shekujve IV dhe V. Pas kaosit të pushtimeve barbare pas rënies së Perandorisë Romake, që dobësuan qendrat urbane romako-bizantine të Shqipërisë, me ringjalljen e urbanistikës, një farë mirëqenie gjeti edhe komuniteti hebre. Në shekullin e 13-të në Durrës merrej me tregtinë e kripës.

Ndërsa aktivitetet e hebrenjve në Vlorë datojnë në vitin 1426, kur me mbështetjen e osmanëve, një nga komunitetet e tyre u vendos në qytetin e Adriatikut, duke u marrë me tregtinë e erëzave, lëkurës, pëlhurave me Turqinë. Në shekullin e XVI komunitetet më të rëndësishme hebraike ishin ato të Vlorës dhe të Beratit, të tjera më të vogla kishte në Kavajë, Himarë, Delvinë, Elbasan. Shekujt në vazhdim kaluan të qetë, deri në kohën e rënies së Perandorisë Osmane. Gjatë kryengritjeve nacionaliste shqiptare të vitit 1911, komuniteti hebre u akuzua për bashkëpunim me rebelët nacionalistë shqiptarë dhe si rezultat i hakmarrjes, shumë hebrenj u larguan nga vendi.

Në fund të viteve 30, nën pushtimin italian, ishin vetëm 204. Ligjet racore (të zbatuara edhe në Shqipëri) dhe pushtimi gjerman pasues, nuk arritën t’i zhdukin hebrenjtë nga vendi, sepse ata mbroheshin bujarisht nga popullsia vendase e krishterë dhe myslimane, deri në atë pikë sa shumë hebrenj nga Evropa zgjodhën të emigronin në Shqipëri. Duke i shpëtuar rrezikut të kampeve, nga viti 1945 komuniteti hebre u gjend nën diktaturën e Enver Hoxhës, por nuk përjetuan diskriminim apo persekutim. Që nga viti 1991, pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë emigruan në Izrael dhe sot janë vetëm disa dhjetëra, pothuajse të gjithë në Tiranë.dita

Rama takohet me një grup pensionistësh: Borxhi ndaj tyre, i pashlyeshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga një takim që ka mbajtur me një grup pensionistësh që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha.

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm❤️ #RESPEKT🙏”, ka shkruar kryeministri në rrjete sociale.

Kujtojmë që kryeministri njoftoi pak ditë më parë “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Në këtë përfshihen dhe pensionistët, të cilët sipas kreut të qeverisë, do të përfitojnë 695 mijë pensionistë dhe do të marrin secili nga 8000 Lekë../ dita 

 

Lagunat drejt zhdukjes, KLSH: Janë të paregjistruara, risk për tjetërsim dhe dëmtim

Teksa lagunat cilësohen si pjesa më e pasur e biodiversitetit, ato janë lënë jashtë vëmendjes sa i takon menaxhimit dhe kontrollit. Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi performance të titulluar “Efektiviteti i politikave në ruajtjen dhe administrimin e lagunave” per periudhën janar 2019-janar 2022.

Vetëm dy prej lagunave në vend, ajo e Karavastasë dhe Butrintit kanë plane menaxhimi 10 vjeçare. KLSH nënvizon se nuk ka një regjistrim të zonave të mbrojtura nga Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

“Për periudhën objekt auditimi, AKZM nuk rezulton të ketë kryer regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura. Detyrimi për regjistrimin e tyre përcaktohet qartë në nenit 55 të ligjit nr.81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” thuhet në auditim. Kjo situatë cilësohet me risk nga ana e audituesve pasi mund të tjetërsohen ose dëmtohen.

KLSH ka kërkuar që brenda marsit të 2023 agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të marrë masat e nevojshme për regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, në regjistrin e pasurive të paluajtshme të shtetit dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura.

I njëjti dokument sjell në vëmendje se të ardhurat e gjeneruara nga AKZM mbi lagunat i referohen vetëm tarifave të hyrjes në lagunën e Kune-Vainit ndërkohë që mbi sipërfaqet ujore të lagunave të kontraktuara nuk aplikohen tarifa por ato taksohen vetëm për Taksën Vjetore për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në vlera simbolike 10,000 – 12,000 lekë/vit për 1 peshkatar pa marrë në konsideratë sipërfaqen që ato shfrytëzojnë, vlerë e cila kalon në llogari të Drejtorisë së Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Në laguna konstatohet mungesë investimesh të cilat përgjatë gjithë lagunave në vend cilësohen si inekzistente. Monitorimi nga ana tjetër është i vështirë për shkak të mungesës së logjistikës.

“Evidentohet mungesa e mjeteve por edhe e disa pajisjeve bazike ku përmendim aparatet për matjen e cilësisë së ujit të lagunave, por jo vetëm, çka paraqet nevojën për vlerësim nga hallkat drejtuese të këtij institucioni”, thuhet në dokument.

KLSH thekson se mungesa e monitorimeve, mosndarja e saktë e kompetencave, mos-administrimi përshtatshëm i burimeve ka sjell jo pak problematika të rëndësishme në laguna.

Një prej tyre përmendur edhe më sipër janë kanalet e lidhjes me detin, të cilat jo vetëm kufizojnë shkëmbimin e ujërave por bllokimi i tyre krijon në mënyrë të pashmangshme rritje të larta të temperaturës së ujit, rritje të kripshmërisë, etj, të cilat kanë ndikime kritike në ekosistemin që lagunat mbartin. Problematika e lidhjeve me detin gjendej të shtrira thuajse në pjesën dërrmuese të tyre.

Lagunat në vend

“Ekosistemet komplekse të lagunave bregdetare strehojnë mbi 70% të vertebrorëve në vend, veçanërisht shpendë shtegtarë dhe dimërues. Rreth 70 lloje shpendësh uji gjenden çdo vit në lagunat bregdetare duke numëruar mbi 180’000 individë gjatë dimrit. Shqipëria është edhe një rrugë e rëndësishme shtegtimi për faunën e egër. Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Viliunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është rreth 100 Km2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të. 5 Liqeni i Shkodrës-Velipojë (pjesë e të cilit është edhe laguna e Vilunit), Laguna e Karavastasë dhe Butrinti konsiderohen si zona ujore me rëndësi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare sipas “Konventës së Zonave Ujore RAMSAR”6 dhe janë pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë rëndësinë e tyre për ruajtjen e biodiversitetit, laguna e Karavastasë dhe Nartës konsiderohen si zona me rëndësi ndërkombëtare për shpendët e ujit njohur si IBA, me më shumë se 20,000 lloje shpendësh uji për një zonë”, detajon KLSH/ Monitor

Pranon të shqyrtojë padinë e PD për ‘Butrintin’, Zhupa: Kushtetuesja do të rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e mirë për Butrintin se padia u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton te gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023 dhe më pas do të zhvillohet seanca publikë.

Më tej Zhupa ka thënë se Gjykata Kushtetuese do të rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka.

Postimi i plotë:

Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin.

Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.

Me pas do zhvillohet seance publike!

Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Butrinti do fitojë!bw

Gërvalla: Asociacioni që e hodhi poshtë Kushtetuesja ka vdekur për ne

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ftuar në emisionin ”Mirëmëngjes Shqipëri”, duke komentuar tensionet e krijuara në veri, deklaroi se Serbia nuk e ka dëshirën e mirë për t’i zgjidhur çështjet me dialog.

Sipas zv.kryeministres Gërvalla, Serbia shkakton konflikte artificiale, sikurse ishte çështja e targave, dhe i çon më pas në konflikte reale, ashtu sikurse ndodhi me barrikadat në veri të Kosovës.

Gërvalla theksoi se nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën, ndërsa shprehu bindjen se beteja e ardhshme do ketë si rezultat përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Për Gërvallën, dialogu Kosovë-Serbi nuk ecën përpara pa njohjen reciproke.

“Raportet me Serbinë ti ndërtojmë mbi baza parimore. Serbia nuk ka konsensus ti zgjidhë me dialog, përveç njohjes së ndërsjelltë që do i hapte rrugë rajonit për një bashkëpunim më të thellë mes shteteve tona.

Serbia shkakton konflikte artificiale, siç ishte konflikti rreth targave, dhe i çon në konflikte reale, sikurse janë barrikadat. Nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën. E dimë që s’është e lehtë, por është betejë që do ketë si rezultat që marrëdhëniet mes rajonit të jenë më të mira se në 2021.

Ky asociacion i cili ka pasur një marrëveshje ne 2013 që u korrigjua në 2015, ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene. Nuk është legjitime për qeverinë tonë që të ofrojnë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Kryeministri Kurti ka paraqitur në Bruksel një plan me 6 pika, një prej të cilave ka të bëjë me pakicat kombëtare.

Do donim që në të gjithë vendete rajonit tu siguronin qytetarëve të pakicave sikurse ua mundësojmë ne në Kosovë. Asociacioni nuk mund të ndodhë në Kosovë por do ulemi të bisedojmë për zgjidhje për pakicat e komunitetit”, tha Gërvalla.

Pranimi i Kosovës si aktor i barabartë në skenën ndërkomëbare, është një prej sfidave të reja. Gërvalla theksoi se, një prej fokuseve kryesore është njohja e Kosovës nga shtetet që nuk e njohin.

“2022 shënon kthesë në politikën e jashtme dhe të brendshme. Zgjedhjet e 2021, ku doli një strukturë politike e qëndrueshme, me vullnet, ndërsa 2022 shënon kthesën për të dalë nga status quo-ja, Kosova të pranojë që s’është aktor i barabartë në skenën ndërkombëtare, këtë duam ta ndryshojmë.

Mos aftësia e Serbisë për të mos pranuar realitetet në Ballkan. Do vazhdojmë punën me intensitet për anëtarësimin në organizata të reja ndërkombëtare, njohja nga shtete që s’e ka njohur Kosovën. Hapa që kërkojnë përkushtim, guxim dhe koordinim me aktorët ndërkombëtarë”, shtoi Gërvalla. syri.net

Iu zhvati miliona lekë qytetarëve, lihet në burg drejtoresha e Mjedisit

Gjykata e Korçës dha këtë të premte masën e sigurisë “arrest me burg” për Viola Sterjon, e cila u arrestua tre ditë më parë nën akuzën “mashtrim me pasoja të rënda”.

Sterjo mbërriti në ambientet e gjykatës me pranga në duar dhe me kapuçin e xhupit në kokë.

Sterjo, e cila punonte drejtoreshë në Drejtorinë e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, u denoncua nga disa qytetarë nga Korca dhe Pogradeci të cilëve dyshohet se u ka marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte tek politikanë në Tiranë që ata të përfitonin financime nga AZHBR.

Dyshohet se Sterjo u ka marrë qytetarëve të ndryshëm shumë që variojnë nga 2.2 milion euro deri në 4.5 milion euro.

Seanca këtë të premte, 30 dhjetor u zhvillua me dyer të mbyllura pasi prokuroria ndodhet edne në fazën e hetimeve dhe përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore të kryera është sekret.

Në dosjen e Prokurorisë së Korçës jepen dëshmitë e qytetarëve të ndryshëm se si përfunduan të mashtruar nga ana e zyrtares me premtime për grante miliona euro për ndërtim hotelesh dhe resortesh kryesisht në Voskopojë.gsh

Misteret e vdekjes së qytetares në Lushnje, bashkia dhe policia fshehën 24 orë ngjarjen

Kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa, zgjodhi sulmin ndaj medias, për të justifikuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur brenda institucionit që ajo drejton.

Edhe pse kishte 24 orë që e mbante të fshehtë si ngjarje, Bashkia e Lushnjes dhe Eriselda Sefa zgjodhi të reagojë, vetëm pasi ngjarja u denoncua në media, e kryebashkiakja në vend të sqarimit të rrethanave sulmoi mediat që e zbardhën, duke i cilësuar raportimet si dezinformim.

Por ndërsa përpiqej të justifikonte vdekjen e 48 vjeçares së refuzuar në zyrat e bashkisë, kryebashkiakja Sefa ngriti edhe më shumë dyshime mbi rrethanat e vërtetësinë e të dhënave.

Sefa hedh posht se në zyrat e bashkisë ka pasur debat, madje tregon se Shpresa Cani është pritur prej saj në zyrë për ti ofruar zgjidhje të problemit. Por edhe nëse është e vërtëtë, anashkalohet fakti se cili ishte debate i zhvilluar në zyrën e Drejtoreshës së ndihmës Ekonomike, që më pas duhej zgjidhur në zyrën e krybashkiakes, pasi në një procedurë të zakonshme siç Sefa përpiqet ta sjell, e ndjera mund të kishte mbaruar punë me paraqitjen e saj në sportelin e bashkisë.

Edhe reagimi i mëtejshëm ngre sërish pikpyetje mbi sjelljen e Bashkisë së Lushnjes karshi Shpresa Canit teksa po ndërronte jetë. Eriselda Sefa thekson se ka njoftuar ambulancën dhe shefin e komisariatit Edvin Ndreu për këtë ngjarje.

E nëse do të kishim një vdekje për shkaqe natyrale, siç policia e serviri një ditë më pas, pse një zyrtareje të lartë do i shkonte mendja për të thirrur aty shefin e komisariatit, kur në çdo rrethanë të tillë procedura e parë për ti dhënë ndihmën është thirrja e ambulancës dhe më pas, roli i policisë është thejsht procedural.

Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e bashkisë duke transportuar pacienten drejt spitalit dhe pak çaste më vonë mbërritën edhe efektivet e Komisariatit Lushnjë.

Kontaktimi i drejtëpërdrejtë me shefin e komisariatit siç vetë Sefa deklaron, shton edhe më shumë pikpyetjet. Për të gjitha këto paqartësi, Syri Televizon ka tentuar disa herë të kontaktojë me kryebashkiaken Eriselda Sefa, por ajo ka refuzuar të përgjigjet.

Duket se lëvizjet e kryebashkiakes Sefa për këtë ngjarje kanë dhënë rezultat. Edhe Policia e Shtetit, e raportoi ngjarjen siç kishte raportuar bashkia, 24 orë me vonesë, e pasi mediat kishin nisur denoncimin dhe fshehjen e vdekjes.

Siç në ngjarje të ngjashme, policia nxitoi të përcaktonte shkakun, si vdekje natyrale, por pa dhënë rrethanat e saj. E në nxitim të rrëzimit të akuzës se nuk raportoi ngjarjen në kohë, policia as moshën e të ndjerës nuk e jep të sakt.

Teksa viktima ishte 48 vjeçe, Policia e Shtetit e deklaron si 60 vjeçe. Të gjitha këto ngrejnë pikëpyetje në lidhje me rrethanat e vërteta të ngjarjes, pasi fshehja e lajmit nga institucionet, reagimet me vonesë dhe të dhënat e pasakta, tregojnë dyshime të forta mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Këtë gjë e përforcon edhe fakti se Prokuroria e Lushnjes nuk pranoi t`i përgjigjet pytjeve të gazetarëve tanë, nëse ka nisur procedim penal për ngjarjen dhe nëse ka sekuestruar kamerat e sigurisë në Bashkinë e Lushnjes.

Janë pikërisht kamerat e sigurisë që do të zbardhin të vërtetën, e organi i akuzës nuk do të mjaftohet vetëm me pulën e zezë që Eriselda Sefa theri në ambientet e bashkisë pas ngjarjes, si bestytni për të larguar syrin e keq dhe problemet në këtë bashki, që duket se po e ndjekin muaj pas muaji.

Vdiq duke kërkuar ndihmën ekonomike- Viktima debatoi fillimisht me gruan e deputetit socialist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, ku një grua ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se viktima është Shpresa Cani, 48 vjeçe nga fshati Çinar. Qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar informacion se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Burimet e SYRI TV thonë se fillimisht ajo ka qenë në zyrën e ndihmës ekonomike, ku është takuar me drejtoreshën Anila Çela, gruaja e deputetit Bujar Çela të Partisë Socialiste.

Pas një debati me tona të forta, Shpresa Cani ka shkuar në paradhomën e kryetares së bashkisë, Eriselda Sefa. Pikërisht këtu kanë ndërhyrë forcat e Policisë Bashkiake, që kanë tentuar ta nxjerrin me dhunë. Por 48-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ambulanca e Spitalit të Lushnjes mbërri në ambientet e bashkisë vetëm për të konstatuar vdekjen e saj. Në mënyrë të çuditshme, kryebashkiakja ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.

Mesa duket kryebashkiakja ka marrë gjërat me radhë, fillimisht ka vendosur që të heqë “syrin e keq” nga Bashkia se ka zgjedhjet lokale para, në vend që të shkonte në policinë e qytetit që të japë llogari për atë që ndodhi në zyrën e saj, me një qytetare për të cilën mban përgjegjësi. E që tek e fundit kërkonte të drejtën e saj, paratë që i takonin, për të cilat humbi dhe jetën.

 

Berisha: Të bashkojmë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij përpara të rinjve të Departamentit të Ekselencës, tha se duhen bashkuar forcat për të siguruar që emigracioni dhe diaspora të votojnë.

“Shpreh bindjen se fjala juaj sot, e atyre që kanë ndenjur zgjuar deri në orën 2 të natës në SHBA për të përcjellë mesazhin e tyre, është një mesazh i shkëlqyer urimi që ju u dërgoni shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë. Ky takim, këto diskutime, janë dëshmi e ndjenjave, dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj këtij kombi dhe këtij vendi.

Përkushtim për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike, PD ka nevojë jetike. Ndryshimi i drejtimit të këtij vendi ka nevojë jetike.

Vendi është në një rrokullisje. E pret këtë vit të ri vërtet në një gjendje si asnjëherë më parë.

Por përsëri viti i ri është vit i ri, është fillim i ri, është shpresë, është besim. Mesazhi juaj, jam i bindur do ketë impakt shumë pozitiv te qytetarët shqiptarë.

Meqë jemi në një kohë kur gjerësisht diskutohet për votën e emigracionit dhe diasporës, unë ju ftoj ju që të përdorni të gjithë potencialet tuaja, të gjitha lidhjet tuaja, të gjithë komunikimin tuaj, që Shqipëria të bëhet një vend i drejtë dhe të mos jetë një njollë turpi në raport me qytetarët e saj jashtë vendit.

Shqipëria është i vetmi vend që nuk lejon qytetarët e saj jashtë vendit të votojnë. Por ju jeni të rinj të gjithë, por po të kthehemi në kohërat e mëparshme, është një reminishencë e qëndrimit diktatorial ndaj shqiptarëve që jetonin jashtë vendit.

Ka një shkak kryesor pse nuk votojnë, sepse Edi Rama nuk do që të votojnë.

Në vitin 2013 unë i dërgova ligjin dhe ai e refuzoi ligjin duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora.

Tani është koha që të bashkojmë të gjithë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë. Ne po diskutojmë se si të bëjmë Shqipëria të përfitojë nga ekselencat e saj kudo që janë. Por kjo i shëmbëllen asaj përpjekje që si të afrojmë njerëz që janë shqiptarë, por jo shqiptarë. Se nuk lejohen të votojnë.

Së dyti, po njerëzisht do u kërkoja. E tha Belindi shumë qartë thirrjen e tij. Përpiquni t’u dërgoni kandidatëve tanë, në Tiranë dhe të gjitha qytetet e vendit, çdo mendim, çdo ide, çdo alternativë që ju besoni se përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë, se përmirëson alternativën e PD për ta.

Ndaj edhe një komunikim i vazhdueshëm me kandidatët tanë, direkt, pasurimi i programit të tyre dhe alternativave, mund të ishte një ndihmë shumë e madhe,” tha Berisha. syri.net


Send this to a friend