VOAL

VOAL

32- vjetori i themelimit të PD, Berisha: Jetën e japim dhe votën s’e falim, opozita po kthehej në fasadë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 32  vjetorin e themelimit të PD, paralajmëroi se opozita do të luftojë deri në fund për t’u kthyer qytetareve votën e lire.  Berisha komentoi ngjarjet që sollën rikthimin e tij në politikë,  duke thënë se  kjo ishte një betejë për dinjitet dhe sovranitet.

Syri tv

Partia Demokratike kremtoi 32 – vjetorin e krijimit, mes themeluesve, drejtuesve e antëtarëve  të saj. Në  ditëlindjen e  32 të kësaj force politike, Kryetari I PD,  Sali Berisha deklaroi se sot demokratët  ndodhen sërish në përballje me një  regjim, duke paralajmëruar se opozita nuk do të ndalet derisa të rikthejë  votën e lirë, për qytetarët.

Ndërsa bëri  këtë paralajmërim, Lideri I demokratëve u kujdes të  theksonte se opozita e sotme, nuk shitet dhe nuk bën  pazare,  sicc ndodhi në drejtimin e lidershipit të kaluar.

Ish Kryeministri Berisha  solli ne vemendje,  arsyet e riktheimit te tij në politike,  duke e cilësuar shpalljen non grata si një  akt të rënde korrupsioni.

Kreu demokrat  përkujtoi  11 dhjetorin e  nje viti me parë, që solli rithemelimin e Partisë Demokratike.

Lideri i selisë blu,  shprehu  mirënjohjen për themeluesit dhe gjithë demokratët  që në 32  vite kanë sakrifikuar për këtë forcë,  teksa  trokiti gotat,  me ish drejtues të PD dhe kryetaret e partive aleate që morën pjesë në kremtimin e 32 vjetorit të Partisë  Demokratike.

Përmbyten 65 ha në Qarkun Lezhë, disa hidrovorë në pikën kritike nga reshjet e shiut

Dhjetera hektare toke jane permbytur gjate nates ne Lezhe. 

Në territorin e Qarkut të Lezhës gjatë mbrëmjes deri sot në këtë orë kemi patur rreth 60 mm reshje (Lezha 75 mm)

Në Bashkinë Lezhë

Në Njësitë administrative Blinisht dhe Dajç nuk raportohen problem permbytje, por kemi nderprerje te furnizimit me energji.

Në Njësinë Administrative Zejmen në këto momente është rritur shumë dendësia e rreshjeve. Në Fushën e Treshit deri në këto momente janë të përmbytura rreth 50 ha. Në Spiten rreth 15 ha.

Jemi në zonë dhe po ndjekim situaten bashkë me drejtorin e bordit kullimit pasi gjithshka lidhet me kapacitetin e punës së hidrovorit Tale.

Në Njësinë Administrative Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.

Grupet e punës së OSHE janë në terren për riparimin e difekteve.

Në Bashkinë Mirditë

Pas komunikimit me kryetarët e Njësisë Administrative në Bashkinë Mirditë nuk raportohen probleme.

Ka ndërprerje të energjisë elektrike në Perlat.

Jemi njoftuar në celular për hapjen e digës në Qafmolle, pasi niveli ujit në rezervuar ka arritur në nivele kritike, por pa krijuar problem deri tani. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.

Në këtë bashki kemi problem përsa i përket ‘Rrugës së Kombit’, ku ka rrëshqitje dherash dhe gurësh gati gjatë gjithë gjatesisë, por me problematike është në zonën e Repsit.

Në bashkinë Kurbin.

Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme, dhe në këto momente që flasim, rreshjet e shiut vijojne të bien me intesitet të lartë, në gjithë territorin e Bashkisë Kurbin. Sipas verifikimeve, kemi një rritje të prurjeve në gjithë përrenjte dhe kanalet kulluese, të cilat në rast se rreshjet vijojnë me këtë intesitet, mund të dalin nga shtrati. Kemi marrë njoftime për prezencë uji në Lagjen Sanxhak. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.

Hidrovorët janë në gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Në kuotën kritike janë Hidrovori i Tales, Balldrenit, Drojës dhe Shllinzave.

Kemi rritje të prurjeve të lumenjëve. Kuota e lumit Drin është 1.6 m, nga 2.0 m që është kuota kritike. syri.net

Gjirokastra përfshihet nga përmbytjet, probleme me energjinë në disa zona

Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga rreshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë gjithë natës në formë stuhie.

Problematikat që janë shfaqur janë përroi i Çullos ku është punuar gjatë gjithë natëës nga emergjencat dhe Bashkia Gjirokastër si dhe janë vendosur bariera mbrojtëse.

Problemet janë shfaqur edhe në lagjen Lenxat në Lazarat për shkak të përroit të Sopotit ku edhe aty është ndërhyrë e ndërsa rruga e fshatit Golem është e bllokuar plotësisht.

Problemi vazhdon të mbetet edhe mungesa e energjisë elektrike në shumë njesi adiminstrative të Bashkisë Gjirokastër, Libohove, Tepelenë, Memaliaj.syri.net

Denoncimi- Dy prokurorë të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi fshehën hetimet për Ahmetajn

Dy prokurorë të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi sapo janë kallëzuar penalisht për shkelje të rënda të procedurës dhe shpërdorim detyre.

Kallëzimi është bërë nga gazetari Adriatik Doçi. Sipas denoncimit, prokurorët kanë trajtuar me dy standarde provat e siguruara nga e-mailet që kanë gjetur te kompjuterët dhe telefoni i Klodian Zotos në çështjen që lidhet me inceneratorin e Elbasanit.

Në denoncim thuhet se, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur hetimet, për të mbrojtur Arben Ahmetajn.

Pjesë nga denoncimi

Janë fshehur hetimet nga dy prokurorët e SPAK, për të mbrojtur Arben Ahmetajn. Kam kallëzuar Arben Ahmetajn për përfitimet që ka patur nga Klodian Zoto në kompjuterin e tij janë gjetur pagesa për ish-ministrin Ahmetaj.

Në dosjen e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari thuhet se dy prokurorët kanë administruar si prova e-mailet e Klodian Zotos me Lefter Kokën dhe personat e tjerë të përfshirë nën hetim, por jo mesazhet e shkëmbyera mes Zotos dhe ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kallëzimi pretendon se mospërfshirja e tyre ka qenë e qëllimshme dhe akuzon dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Kallëzimi kërkon nga gjykata që ndaj dy prokurorëve të caktohet masa e sigurisë arrest me burg për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për prishjen e provave.

Ahmetaj mbante postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe gjatë procedurave për dhënien me PPP të inceneratorit të Elbasanit ka qenë i ngarkuar me detyrën dhe përgjegjësinë e ndjekjes së tyre po aq sa Lefter Koka.

Si pjesë të kallëzimit, gazetari Adriatik Doçi ka dorëzuar edhe e-maile të Klodian Zotos, sipas të cilave Zoto ka paguar mijëra euro për qëndrimet në hotele luksoze të Arben Ahmetajt.

Afera e inceneratorëve – Udhëtimet e Arben Ahmetajt/ Nga Milano, Vjena e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e bankës së Zotos

Denoncimi i sotëm në SPAK në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, është një tregues i fortë i korrupsionit në nivele të larta të qeverisë, që ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në provat e siguruara nga gazetari Adriatik Doçi vërehen disa emaile që shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje, rezervime për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëshorten e tij, Erjola Hoxha.

Prova e parë e dorëzuar nga gazetari është një e-mail ku hoteli luksoz në Vjenë “Starlight suiten hotel renngasse” ka konfirmuar pagesën e Klodian Zotos në vitin 2013 për qëndrimin e Arben Ahmetajt. Bashkangjitur provave, është dhe karta e kreditit e shtetasit Klodian Zoto.

Një tjetër rezervim është ai në Hotel Principe di Savoia, në Milano. Sipas emaileve të Zotos, ai ka rezervuar një dhomë Ambasador Suit për shtetasin Mirel Mërtiri, por në fakt i ftuar ka qenë ish-Ministri Arben Ahmetaj. Për këtë rezervim, në një nga hotelet më të mira të Milanos, Zoto ka paguar për Ahmetajn 1600 euro për 2 netë qëndrimi.

Në provën e tretë e paraqitur në kallëzimin e SPAK, është një tjetër email ku Zoto paguan një faturë në shtator të 2016 në Mandarine Oriental Hotel, sërish në Milano, por kësaj here për gruan e Arben Ahmetajt, znj. Erjola Hoxha. Nuk dihet sesa është pagesa e kryer për znj. Hoxha, por vetëm një natë qëndrimi në këtë hotel nis nga 1.500 euro deri në 8.000 euro për Suitën.

Në provën e katërt, është rezervimi i një hoteli sërish me 5 yje në Vjenë, tek Hotel Sans Souci Vienna, ku Zoto ka paguar vetëm për dy netë rreth 1180 euro.  Të njëjta rrjedhje të emaileve të Zotos vijojnë dhe për dy rezervime të tjera, ku i pari është për Grand Hotel Mariott në Bukuresht, dhe tjetri në Hotel Hermitage në Monte Carlo.

Për rezervimin e parë, Zoto ka paguar një Dhomë Matrimoniale për Arben Ahmetajn, në korrik të 2017 me vlerë 1767 euro. Udhëtimet përkojnë me datat para dhe pas dhënies së koncesionit të inceneratorit të Elbasanit, duke ngritur dyshime për korrupsion ndaj ish Ministrit të Financave.

Dhuna ndaj Berishës në protestë- Nazarko: Inskenim i shërbimeve sekrete armike, është logjike

Analisti Mentor Nazarko është shprehur në studion e ‘ABC Live’ se e ka më të lehtë të besojë se sulmi ndaj Berishës në protestën 4 opozitës është një inskenim i shërbimeve sekrete që janë armiqësore ndaj Shqipërisë edhe nga mënyra sesi po zhvillohej samiti me liderët e BE-së dhe rëndësia madhështore e tij, saqë duket logjike që të ketë një ndërhyrje nga këto shërbime.

Sipas Nazarkos, Rama nuk ishte i interesuar që të krijonte një incident për opozitën apo Berishën në veçanti, ndërsa shtoi se ky akt ishte më shumë në interesin e një shërbimi sekret i një vendi armiqësor me Shqipërinë.

‘Më kujton një incident të ngjashëm në fillim të vitit 1991 i ndodhur në të njëjtin vend. Ku protestuesit e PD mësuan një legjendë që Ramiz Alia, i cili shihej pozitivisht në atë kohë, ishte arrestuar nga Nexhmija Hoxha. Neritan Ceka i qetësoi demonstruesit. Ajo pjesë e bulevardit në një moment tjetër të historisë është vendi ku u ndalua një skenar i tillë’, tha Nazarko.bw

Zgjidhen 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të FRPD

Në Ditën e Rinisë më 8 dhjetor u mbajt Kuvendi Kombëtar i FRPD nga ku u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në Kuvend të drejtë vote kishin 960 anëtarë, 714 morën pjesë në hapjen e punimeve, të cilët votuan për 260 kandidatë.

Nga 150 fituesit, 35% e tyre ishin femra.

Pas përfundimit të procesit të numërimit, shpallet lista fituese për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Lista e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar të FRPD-së :

1.            Ada Deda

2.            Ajeta Isufaj

3.            Ajshe Isha

4.            Albi Gërmizi

5.            Aldo Babasi

6.            Alesia Balliu

7.            Andi Muhametaj

8.            Andriel Pollo

9.            Anxhela Malko

10.          Anxhelo Karalliu

11.          Arbër Kola

12.          Arbi Shima

13.          Ardit Bënja

14.          Ardit Çobaj

15.          Ardit Loka

16.          Ardit Qylybyli

17.          Ardon Breçani

18.          Arjola Karakushi

19.          Armend Musaj

20.          Arnold Kariqi

21.          Arnold Lleshaj

22.          Arsen Dushku

23.          Artjola Tabaku

24.          Arvit Bushati

25.          Aured Kanaçi

26.          Azvald Gjyrezi

27.          Besnik Alia

28.          Bledian Lica

29.          Braim Difo

30.          Bruna Hoxha

31.          Bruno Baçi

32.          Bruno Saliaj

33.          Daniel Dike

34.          Denis Jaho

35.          Desada Xhetani

36.          Diana Frroku

37.          Dogukhan Alioglu

38.          Donald Murati

39.          Dorel Memoçi

40.          Dorjan Beqiri

41.          Dorjan Koldashi

42.          Eda Shyti

43.          Eden Kollçinaku

44.          Edona Osmanaj

45.          Eljan Skënderi

46.          Eljon Haxhiaj

47.          Eljon Mulgeci

48.          Elton Berisha

49.          Elton Ruçi

50.          Elvina Hoxha

51.          Ema Bushati

52.          Emanuel Marku

53.          Emilia Zeneli

54.          Emiljano Dervishi

55.          Emirjan Kulla

56.          Endrago Puci

57.          Endri Mersinllari

58.          Endris Tërbuni

59.          Endrit Memia

60.          Ennio Shkodra

61.          Eraldo Stafuka

62.          Erblin Jaku

63.          Erdi Jorgoni

64.          Erion Meminaj

65.          Ermal Bega

66.          Ernest Dibra

67.          Ervin Alla

68.          Ervis Azizolli

69.          Erxhoni Golli

70.          Eva Metaj

71.          Fatjon Bathorja

72.          Fatjon Mani

73.          Fiona Nishani

74.          Freskida Berisha

75.          Gent Kraja

76.          Giselda Bodo

77.          Glauk Olldashi

78.          Gleart Gurguri

79.          Harli Tahiri

80.          Haxhi Gjana

81.          Hysen Aleti

82.          Hysni Guçe

83.          Indrit Balliu

84.          Irakli Pina

85.          Jaser Sokoli

86.          Jolanda Murataj

87.          Jonuz Llukaj

88.          Jurgen Gushta

89.          Jurgen Kofsha

90.          Keti Petrela

91.          Kevin Veliu

92.          Klajdi Muça

93.          Klarisa Kasmi

94.          Klarisa Rexhvelaj

95.          Klaus Shaqiri

96.          Klea Keçani

97.          Klea Vukaj

98.          Kleanth Ahmetaj

99.          Klejda Hallaçi

100.        Klevis Haziraj

101.        Krisela Prendi

102.        Kristi Skoti

103.        Kristo Xhimo

104.        Ledia Beu

105.        Leons Bibollari

106.        Ligor Zaka

107.        Lisard Staro

108.        Livia Piro

109.        Lusiena Murrizi

110.        Maik Elezi

111.        Mario Monçe

112.        Mario Shyti

113.        Martin Ndreka

114.        Mateo Topuzi

115.        Medea Shullazi

116.        Meriglen Kurtbalaj

117.        Metin Suma

118.        Mirjan Nela

119.        Nevilia Hamja

120.        Nikolin Çali

121.        Pejan Krasniqi

122.        Preng Macaj

123.        Qerim Hodaj

124.        Revi Kazani

125.        Rezarta Merko

126.        Rixheni Rajta

127.        Robert Gjoni

128.        Romario Marashi

129.        Rubin Dashi

130.        Sabjer Malenaj

131.        Sara Bodo

132.        Sara Mullameti

133.        Sashenka Shima

134.        Sava Uruci

135.        Sea Kalemi

136.        Seda Çano

137.        Selman Hyka

138.        Serxho Gjata

139.        Sevalgon Berisha

140.        Skerd Nazifi

141.        Soviena Dalipaj

142.        Stiven Çobani

143.        Taulant Ferhati

144.        Valbona Mhilli

145.        Valbona Troci

146.        Vichy Konomi

147.        Xhanfrenki Shkëmbi

148.        Xhorxhia Niço

149.        Xhuljan Guçe

150.        Yllhan Hoxhaj

Mbetet në burg atentatori i Berishës- Gjykata dhe avokati nxjerrin blof policinë: Nuk ka kartelë për të

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Gert Shehun me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj liderit demokrat, Sali Berisha.

Shehu goditi liderin e PD-së gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, kur po zhvillohej edhe samiti i liderëve të BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor.

31-vjeçari Gert Shehu u arrestua mbrëmjen e sulmit nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës.

Pa u mësuar ende mirë emri i agresorit, mediat pranë qeverisë publikuan një epikrizë të Shehut, ku thuhej se ai kishte probleme mendore.

Edhe Policia e Shtetit e mbrojti Shehun, duke theksuar se ai kishte probleme mendore dhe po kurohej.

Por Gjykata e Tiranës i ka nxjerrë blof, pasi tha se nuk ka kartelë të Shehut. Edhe avokati i atentatorit tha se nuk ka kartelë.

Avokati Nikolin Selimi ka kërkuar nga gjykata masë më të butë sigurimi, si arrest shtëpie apo shtrim të detyrueshëm në spital. syri.net

Dita Ndërkombëtare kundër korrupsionit, ambasada e SHBA: Mbështesim gazetarët që nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar

TIRANË

Ambasada amerikane ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër korrupsionit. Ambasada e SHBA deklaron se korrupsioni luftohet përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare.

Po kështu ambasada e SHBA mbështet gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar.
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”, deklaroi ambasada e SHBA.bw

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar sulmin ndaj kryetarit të PD Sali Berisha ditën e martë gjatë protestës.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shkuarja e autorit të ngjarjes në protestë pa kartë identiteti dhe telefon tregon që ai e ka planifikuar sulmin.

 

“E çuditshme që ai nuk kishte telefon dhe kartë identiteti. Ai në momentin që bëri goditjen, reagimi i shoqëruesve të Berishës nuk do të ishte me dhunë, por kapja e tij. Në fillim mu duk e pabesueshme që Berisha mund të goditej, është njeri që nuk mund ta godasësh kollaj. Si doli aq shpejt kartela e tij. Duhet një hetim nga një grup prokurorësh dhe PD vet të çojë vet avokat që të bëhet një transparencë e plotë që mos themi mes dy vitesh që kush ia bëri Berishës”,-tha Hoxha.bw

Diplomati i njohur që pritet të jetë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë

Si Ambasador i ri i SHBA-së në Tiranë, pritet të jetë një emër i njohur për politikën vendore.

Ambasadorja Yuri Kim largohet në muajin janar 2023, pasi i mbaron mandati dhe vendin e saj do ta zërë një diplomat karriere.

Zëvendësi i ambasadores Yuri Kim në Tiranë, sipas burimeve diplomatike në SHBA pritet të jetë një ekspert mjaft i mirë i çështjeve të luftës ndaj drogës dhe i çështjeve ruse David Kostelanick.

Për momentin ai është drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Më herët, shërbimet e tij e kanë dërguar në Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, duke u fokusuar në të dy misionet në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri.

Kush është David J. Kostelancik që pritet të jetë ambasador i SHBA në Tiranë:

David J. Kostelancik, është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ai mban gradën e Ministër këshilltar, si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.

Kostelancik më parë shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.

Detyrat e tjera në Departamentin e Shtetit përfshijnë si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore Qendrore dhe si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, si në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Më herët në karrierën e tij, ai shërbeu dy herë në Ambasadën e SHBA në Moskë, duke përfshirë një detyrë si Asistent Special i Ambasadorit Thomas Pickering, duke përfshirë përgjegjësitë për shtrirje në të gjithë Rusinë dhe shkrimin e fjalimeve.

Postime të tjera jashtë shtetit përfshijnë Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, duke u fokusuar në të dy misionet në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore.

Z. Kostelancik është diplomuar në Universiteti Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, një diplomë Master nga Universiteti i Miçiganit në fushën e Studimeve Ruse dhe të Evropës Lindore dhe një diplomë Master Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare.

Flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.

syri.net

Sulmi ndaj Berishës- PD: Porositësit dhe organizatorët po bëjnë gjithçka për të mbuluar aktin

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar gjatë ditës së sotme për sulmin e orkestruar ndaj kryetarit të PD dhe përpjekjeve të organizatorëve të këtij sulmi për të fshehur ngjarjen dhe manipuluar atë.

“Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin”, thuhet në reagim.

“Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik”.

E plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zëdhënësja Floriana Garo

Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin.

Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psiqik.

Por në këtë përpjekje ata janë të dështuar plotësisht.

Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar. Dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Dokumenti i përdor nga Fuga nuk ka asnjë vlere ligjore, pasi nuk ka, siç e kërkon ligji, asnjë firme apo vule të institucioneve publike të autorizuara për dokumente të kësaj rëndësie.

Dokumente të kësaj natyre me fraza të llojit ‘atij që mund t’i interesojë’, janë dokumente jashtë sistemit të referencave ligjore dhe nxirren nga Policia në rruge jo ligjore, dmth jo nga institucione publike, dhe përdoren për të mbyllur arrestimet në flagrance me droge apo në zënka të ndryshme, për shkak të detyrës të informatorëve të infiltruar të saj dhe kanë zero vlerë ligjore.

Një dokument i tillë është përdor kur Gerti Shehu është arrestuar nga policia me 2,5 gram kanabis, i futur për të hedhur në kurth shpërndarësit e drogës, apo kur është arrestuar për zënka për shkak të detyrës. Publikimi, thuajse fill pas krimit, i këtij dokumenti të gatshëm nga zyra e Fugës, dëshmon përpjekjen e dështuar të porositësve dhe organizatorve, për të mbrojtur Gerti Shehun nga barra e krimit të porositur.

Përveç kësaj, përpjekjen për të maskuar dhe fshehur ideatorët dhe organizatorët e krimit të Gerti Shehut me probleme psiqike, e përgenjështron dhe hedh poshtë totalisht marrja pak muaj më parë e patentës, dokument që nuk u leshohet në asnjë rast personave me probleme psiqike, dhe ndodh vetëm pas paraqitjes së ekspertizës së psikiatrit.

Ndërsa lidhur me deklaratën që zëdhënsi i Çuçit, Rrumbullaku, bëri para publikut se krimineli Gerti Shehu nuk ka qënë informator policie, Partia Demokratike ju deklaron shqiptarëve, me përgjegjësi të plotë, se kjo dekleratë është identike me deklaratën e Ardi Veliut me datë 21 Prill të vitit 2021, sipas së cilës në makinën e trafikantit dhe kriminelit elektoral nuk u gjetën materiale elektorale.

“Agresori i ka menduar mirë të gjitha lëvizjet”, Artan Hoxha tregon pse truprojat nuk ndërhynë para se të goditej Berisha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me gazetaren Sibora Bitri zbuloi detaje rreth të riut që qëlloi me grusht liderin demokrat, Sali Berisha. Ai tha se kur është dërguar në selinë e PD-së, nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi apo telefon. Sipas tij, këto detaje tregojnë ka qenë një plan i mirë menduar.

“E kanë pyetur, e kanë kontrolluar, se kanë njohur, kanë parë se s’ka pasur mjet identifikimi, është pak e çuditshme. Nuk ka pasur as celular, patentë, asgjë. Kjo është pjesa që policia duhet të bëjë dhe personat që janë njoftuar janë dy ish kolegë të Breçanit, Luigj Vathi dhe Gjergj Ujka.

Një inskenim apo ngjarje nga një individ i vetëm, ka një lloj prapaskene mbrapa. Veprimet që ka kryer të bëjnë të kuptosh se kemi të bëjnë me një ngjarje të menduar mirë. Ka dalë nga xhamia qetësisht, është afruar te PD, ka ardhur vërdallë aty dhe ka parë nëse mund t’i afrohet.

Ka pritur që të dalë në rrugën Bajram Curri. Është përpjekur dhe më para. i ka menduar mirë, ai ka planifikuar. Këtu si afrohem dot. Ishte pikërisht pjesa e kamerave prandaj dhe truprojat nuk ndërhyjnë dot.”, tha Artan Hoxha në Abc Live.bw

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon sulmin ndaj Berishës: Prokuroria e Tiranës të kryejë hetime të shpejta

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha.

KShH dënon sulmin ndaj kreut të PD, ndërsa kërkon nga Prokuroria që të kryejë hetime të shpejta.

“Prokuroria e Tiranës të kryejë hetime të shpejta. Tubimet paqësore dhe pa armë, të garantuara nga Kushtetuta”., thuhet në njoftim.

31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha ndërsa po marshonte i shoqëruar nga truproja, demokratë, e mbështetës të PD, gjatë protestës së opozitës.

 

31-vjeçari u neutralizua nga truprojat e Berishës, ndërsa më pas u arrestua nga autoritetet. Ngjarja u dënua nga aktorë të shumtë politikë.bw

 

Berisha zbërthen si u përgatit sulmi ndaj tij: Porositësi i pafe është Edi Rama

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbërthyer sulmin e bërë ndaj tij sot në protestën e opozitës duke dhënë informacione për autorin.

Berisha tha se ai ka pohuar se ka zbatuar porosinë e një vëllau mysliman, por se porositësi sipas tij është Edi Rama.

Kreu i PD-së deklaroi më tej se 31-vjeçari është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikut të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

“Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet kriminale dhe në besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vllau mysliman. Është i regjistruar kur pohon se unë zbatova porosinë e një vëllau mysliman. Porosia e vëllaut është e një vëllau pa fe, është e Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes Bledi Cuçi. Absolutisht nuk mendoj të jetë kusht tjetër përveç Ardi Veliut, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe organizojë çdo gjë. Nuk kam prova për Ardi Veliun. Është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikut të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

Siç e shihni ky ka fituar, mund të jetë mjekuar nuk e përjashtoj, por e vërteta është që kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët europianë që janë sot këtu. Shkresa nuk ka asnjë datë që nuk ndodh ndonjëherë se kur është lëshuar. Ka për klinikën mjekësore ‘Venis’ dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Është me vula të shuma, por pa data”, deklaroi Berisha.bw

Dalin të dhënat e para. Agresori i Berishës, militant i PS, mik i djalit të Muç Nanos

Dalin të dhënat e para në lidhje me personin që sulmoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Burime kanë bërë të ditur se Gert Shehu është një militant i Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Ai është edhe mik i ngushtë me djemtë e Mustafa Nanos, një gazetar i afërt me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Mësohet se ai banon në zonën e rrugës së ‘Elbasanit’. syri.net

Bën grushtat gati dhe futet mes turmës, ja kur agresori i shpëton truprojave dhe godet Berishën (Video)

Ka arritur t’i shpëtojë truprojave dhe i është afruar me shpejtësi kreut të PD-së Sali Berisha duke e goditur me grusht në fytyrë.

Me qëllim të qartë 31-vjeçari nga Tepelena i identifikuar si Gert Shehu, shihet teksa bën grushtet gati pa hyrë mes turmës, më pas çan protestuesit dhe qëllon Berishën.bw

Berisha: Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në bulevard

Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri sërish thirrje sot për prani masive në protestë.

“Sot tirani lebetitet!

Uragan i paparë në ora 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!” shkruan Berisha.

Protesta do organizohet ndërkohë që mbahet samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.bw

Tirana e bllokuar nga Samiti i BE, sot protesta e opozitës. Berisha: Do mbushim sheshin në kryeqytet

Teksa sot Tirana do të presë 27 liderë europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, opozita do të zhvillojë një protestë. Ndonëse shumë rrugë të kryeqytetit janë të bllokuara, opozita, nuk është tërhequr, duke i mëshuar me forcë protestës së saj, për të cilën kanë nënvizuar disa herë se do të jetë paqësore.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje në një konferencë për mediat se opozita do të protestonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse është një zonë ku është vendosur perimetri i sigurisë nga policia për shkak të samitit. “Është kjo parti e cila në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët sepse është kjo parti në qeveri e cila firmosi marrëveshjen e stabilizimasociimit, liberalizoi vizat… në këtë aspekt në historinë e PD Samti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane.

Tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, lirinë, dinjitetin, të bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”, tha ai.

Policia e Shtetit nga ana tjetër nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të protestuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Pavarësisht këtij fakti, Partia Demokratike nuk është tërhequr nga protesta dhe vendi, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.bw

Ja kush pritet të vijnë nesër për Samitin e BE-së

Nesër (të martën) do të zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku pritet të marrin pjesë 27 liderë europiane.

Një Samit ky sa i rëndësishëm aq edhe historik. Ndërkohë në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga PD. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘Jo’ Samitit, ndërsa kryeministrja serbe, ka pasur një qëndrim ndryshe nga presidenti duke thënë se ai duhet t’i bashkohet këtij Samiti.

Primaret në PD, kush janë fituesit në qytetet e mëdha. Tri bashki shkojnë në balotazh

Partia Demokratike ka zgjedhur ditën e djeshme kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në përfundim të një dite të gjatë votimesh dhe numërimesh, Balkanweb ka nxjerrë listën e kandidatëve në bashkitë kryesore të vendit, ku tri prej tyre do të shkojnë në balotazh, për shkak se kandidati që ka marrë më shumë vota nuk e ka kaluar pragun e 50%+1.

Kështu në Shkodër dhe Elbasan, ashtu siç pritej janë konfirmuar Bardh Spahia (kryebashkiaku aktual) dhe Luçiano Boçi (që do të lërë mandatin e deputetit), të cilët në zgjedhjet e djeshme nuk kishin rivalë përballë.

E njëjta situatë ka qenë edhe në Kukës ku Admir Sinemati ishte i vetëm.

Në Lezhë fitues është shpallur Pashk Gjoni, ndërsa në Durrës ish deputeti Igli Cara.

Një tjetër ish deputete ka fituar në Korçë. Ledina Aliolli ka marrë votat e demokratëve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Fituesit

Shkoder  Bardh Spahia

Kukës Admir Sinemati

Dibër Besnik Alku/ Ismail Uka (balotazh)

Lezhë Pashk Gjoni

Durrës  Igli Cara

Tiranë Belind Këllici/ Ilir Alimehmeti (balotazh)

Elbasan Luçiano Boçi

Fier Evdar Kodheli/ Artur Mahmutaj (balotazh)

Vlorë  Hysni Sharra

Gjirokastër Dorjan Lani

Korçë Ledina Aliolli

Berat Zija Ismaili

Kamëz Arjan Hoxha

Primaret për Tiranën- Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh

Përfundon numërimi në selinë e PD për primaret e Tiranës. 

Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti shkojnë në balotazh të dielën e ardhshme.

Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota.

I treti më i votuar ka qenë Gerti Bogdani i cili numëron 1819 vota.

Numërimi i votave përfundoi rreth orës 01:30 pas mesnate.

Plot 8470 anëtarë dhe simpatizantë të PD iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e preferuar, që do të garojë në 14 maj për bashkinë e Tiranës.

Rezultatet e primareve për Tiranën:
Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota

Votues gjithsej – 8470

Image

Syri Tv dhe Syri.net transmetuan Live procesin e numërimit, ndërsa gazetari Ermal Rizai raportoi në kohë reale të dhënat nga selia e PD.

Këto primare ishin historike pasi për herë të parë një parti politike në Shqipëri i jep të drejtën e votës anëtarëve dhe simpatizantëve për të zgjedhur kandidatët që duan.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të u mbyllën në 18:00, por në disa degë për shkak të fluksit votimi vijoi edhe pas orarit zyrtar.

Numri i pjesëmarrësve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD në këto primari kapërceu shifrën 60 mijë. Një rekord më vete ky. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit që ka zhvilluar PD, numri i votuesve, anëtarë të saj ka qenë 44 mijë.

Krahas Tiranës, balotazh për primaret do të ketë edhe në Dibër, Fier, Librazhd, Sarandë, Mat dhe Mirditë.

Të dielën e ardhshme do të mbahet raundi i dytë i primareve në bashkitë e lartpërmendura.

Irfan Hysenbelliu: Linda Rama qante, e çova unë tek Ylli Çabiri – Edi Rama është burri i tretë i Linda Ramës

“Nuk është vetëm hakmarrje mediatike, por edhe personale” kështu u shpreh në nisje të intervistës që dha në televizionin e familjes së tij Irfan Hysenbelliu duke iu referuar shkatërrimit të “Prestige Resort” në Golem.

I tronditur nga shpërthimi i godinës, Hysenbelliu ka bërë disa deklarata të forta, ku nuk kurseu as familjarët e Edi Ramës.  Pasi tha se fëmijët e tij i kishte këshilluar të iknin nga Shqipëria, Hysenbelliu pati një mesazh edhe për fëmijët e Edi Ramës.

“Nuk dua që fëmijët e tij, fëmijët e tij, të kenë këto lot, apo gruaja e tij të ketë lot, siç i ka familje ime dhe nusja ime” tha pronari i ish-resortit Prestige.

Në fjalët e tij, Hysenbelliu nuk kurseu as Linda Ramën. Tha se me të kishte pasur njohje të hershme dhe kujtoi kohën kur ajo qante dhe i kërkonte të shkonte tek Ylli Çabiri.

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Një akuzë e fortë ishte ajo për mënyrën se si Edi Rama i merr vendimet për PPP dhe kullat.
“Ky i jep PPP me një copë letër, 300 milion euro, një milliard euro, nuk e ka problem. Ky ta jep kullën sa të duash, në dy sekonda ta jep. Në dy sekonda” u shpreh Hysenbelliu, që u shfaq i emocionuar gjatë intervistës. “Nuk i besoj syve për atë që ndodhi, nuk e shifja as News dot” u shpreh ai duke e quajtur “të dhimbshme” atë që ndodhi me investimin e tij./Lapsi.al

Intervista e Hysenbelliut: Pse u prish pakti me Edi Ramën – Lapsi.al

Pasi ka parë t’i hidhet në erë prona miliona euro në bregdetin e Golemit, biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka rrëfyer në televizionin e tij News24, të vërtetën e tij, se si u përmbys marrëdhënia me Edi Ramën nga një simbiozë me përfitime të dyanshme në një armiqësi personale.

Hysenbelliu kujtoi bisedat me Edi Ramën kur të dy bashkë drekonin në ish-resortin Prestige.

“Rama zgjidhte konceptin, më zgjodhi edhe arkitektin” rrëfeu Hysenbelliu, ndërsa kujtoi diskutimet mbi sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe preferencat që Rama kishte për arkitektët e huaj.

“Unë kam qenë vetë ballë për ballë me Edi Ramën, kemi diskutuar me të, ka qenë kryetari i grupit parlamentar, ka qenë Arben Ahmetaj, ka qenë Fuga. është bërë një debat dhe i kam thënë: Të të bëj një pyetje, si shpjegohet që ai as merr vesh shqip dhe çdo projekt ia jep këtij njeriu? Ky të jep mend dhe zhvillim ty? Si kuptohesh me atë njeri. Gjuhën se si kuptohet, ai e di vetë” tregoi Hysenbelliu bisedat që tregojnë edhe konfidencat që ka pasur dikur me kryeministrin.

Por përveçse ndërtues, Hysenbelliu është edhe një njeri me pushtet mediatik. Pronari i News24, Panorama dhe Balkanweb, ai dikton direkt lajmet në televizion, përkrahjen e njërit politikan apo ndëshkimin e tjetrit. Bashkë me pushtetin mediatik, vjen edhe ndikimi politik.

Qëndrimi i mediave të Hysenbelliut ndaj Belinda Ballukut nuk është përtypur nga Rama. Zv.kryeministrja që drejton edhe Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe që është përfolur si kandidate për Bashkinë e Tiranës u përmend nga Irfan Hysenbelliu si shkaku i prishjes së marrëdhënieve me Edi Ramën.

“Zonja Balluku e di mirë, sa herë ka ardhur te unë që kishte ndonjë problem për t’i dhënë  ndonjë zgjidhje dhe unë jam munduar…” u shpreh pronari i mediave News24, Panorama dhe Balkanweb për Belinda Ballukun, për të cilën nuk i kishte ndalur denoncimet e tenderave të rrugëve.

Prishja e pishinave në shtator, tregoi Hysenbelliu ishte sinjali i parë. Por Hysenbelliu nuk është bindur.

“Pse nuk e bëri këtë në shtator këtë që po bën sot? I çoi barbarisht fadromat mes fëmijëve që qanin, çoi një sinjal që ne të ndryshonim linjën editorial. Por ne vazhduam me denoncimet për rrugët dhe në këtë është i lidhur me zonjën Balluku dhe kryeministri Rama me zonjën Balluku se janë të lidhur bashkë ne kemi informacion se ata janë shumë afër njëri-tjetrit në këtë aksion që kanë bërë bashkë” tha Hysenbelliu, duke treguar se PPP jepen me një copë letër nga Edi Rama.

Biznesmeni e përmendi disa herë emrin e Ballukut. Sipas versionit të tij, ajo ishte një nga shtytësit kryesorë të sulmit ndaj tij.

“Më vjen keq për Ballukun që qe kaq e zjarrtë, se institucionet si KESH, OST, i ka ajo. Ajo firmos, Ju e patë se Rama e hedh firmën i fundit. Ju patë një dosje të tërë të abuzimeve publike që ka bërë ai.” tha Hysenbelliu duke e fajësuar në veçanti Ballukun për shkatërrimin e hotelit.

Nga një verifikim i shpejtë në mediat e Hysenbelliut, duket qartë se denoncimet ndaj tenderave të Ballukut janë të shumtë. Balluku është denoncuar përmes raporteve të KLSH për tenderat e rrugëve dhe po ashtu për abuzimet me tenderat e rrugëve të veçanta.

Vetë Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse u prishën marrëdhëniet mes tij dhe Irfan Hysenbelliut. I pyetur se përse bën dallime me prishjen e hotelit në Golem, kryeministri u përgjigj: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit, nuk do të ketë asnjë tolerim”.

Në anën tjetër, i tronditur nga shpërthimi me 70 kilogram tritol i pronës, Hysenbelliu ka dhënë edhe detaje të panjohura më parë për bisedat konfidenciale që ka pasur edhe me Linda Ramën, Lulzim Bashën apo Ilir Metën gjatë intervistës së tij.

Për Edi Ramën

“T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet. Por është shumë i zgjuar. Ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Di të argumentojë. Mendon vetëm për skema para kundërshtarit. është shumë i qartë. I punon truri”

Për Linda Ramën

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Për Lulzim Bashën

Kam ndejtur me kreun e opozitës. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe.

Për Ilir Metën

“Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete”.

Për Taulant Ballën

“Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorrën atë fjalë ishin të irrituar”.

Edi Rama është burri i tretë i Linda Ramës

Ja me kë ka qenë e martuar më parë Linda Rama dhe si e ka ndarë pasurinë me ish-burrat: Sa shumë paska marrë…

Pallate, apartamente, prona, toka në zona të ndryshme të Tiranës, por edhe jashtë saj.

For the first time a family photo: Rama and Linda pose with 3 children

Nuk është pasuria e ndonjë biznesmeni, por e bashkëshortes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në fakt burri i tretë për të.

Është pasuria e dyshimtë Linda (Lindita) Ramës, gruas së 4 apo të 5-të të Edi Ramës. Por si e ka bërë gjithë këtë pasuri Linda Rama, ish-gruaja e një pedagogu të Fakultetit të Shkencave dhe më pas e një biznesmeni, që tani përfiton nga qeverisja e Edi Ramës.

Mënyra e dysh imtë e burimit të kësaj pasurie. Si e ka ndarë Linda Rama pasurinë e saj përgjatë dy divorceve të mëparshme, me Thanas Xhillarin dhe Ylli Çabirin.

Çfarë paje ka sjellë Linda, nuse për herë të tretë në xhepin e Edi Ramës, i cili u martua me të pas 4 apo 5 divorcesh?

Cila është pasuri e Linda (Lindita) Ramës? Gjatë jetës bashkëshortore, Lindita dhe Thanas Xhillari mësohet se kanë krijuar pasuri të konsiderueshme të paluajtshme, si më poshtë:

1-Vreshtë me sipërfaqe 870 metra katrorë në Mjull Bathore. Pas divorcit kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.

2-Apartament me sipërfaqe 158.5 metra katrorë, në kufirin verior të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, pronë e krijuar në vitin 2001. Pas divorcit kjo pronë ka kaluar në pronësinë e Thanas Xhillarit.

3-Dy garazhe me sipërfaqe 28.4 metra katrorë dhe 21 metra katrorë, pronë e krijuar në vitin 2003 dhe pas divorcit i ka kaluar Thanas Xhillarit.

4-Tokë arë, me sipërfaqe prej 360 metrash katrorë në fshatin Qatos-Korçë. Pronë e krijuar në vitin 2005 dhe kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.

5-Apartament me sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin, të cilët në gusht të vitit 2009 ia kalojnë Ertjan Çabirit.

6-Apartament me sipërfaqe 103 metra katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin. Më 31 gusht 2009, Lindita Xhillari e shet pjesën e saj të bashkëpronësisë duke mbetur kështu pronar i vetëm Ylli Çabiri.

7-Apartament me sipërfaqe 146.15 metra katrorë në rrugën ‘Pjetër Bogdani’, pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.

8-Garazh me sipërfaqe 17 metra katrorë e ndodhur në rrugën ‘Pjetër Bogdani’. Pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.

9-Apartament me sipërfaqe 102.97 metra katrorë në Tiranë, rruga ‘Ismail Qemali’, pronë e krijuar nga Lindita Xhillari në vitin 2006 dhe se pas ndarjes së pasurisë, të dy bashkëshortët kanë rënë dakord t’ia kalojnë vajzës së tyre, Rea Xhillari.

10-Tokë arë me sipërfaqe 2582 metrash katrorë në Surrel, Tiranë, pronë e cila pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.

11-Tokë arë me sipërfaqe 1955.5 metrash katrorë në Surrel, pronë që pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.

LISTA e plotë- Kush janë kandidatët e PD-së që garojnë në ‘Primare’

Partia Demokratike sot do të zgjedhë përmes votës emrat, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00.

Kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë në këtë proces, të cilin e konsideron historik dhe hapje të plotë të Partisë Demokratike. Fax Web sjell të listuar më poshtë disa nga kandidatët e PD-së në disa qarqe dhe bashki të vendit.

Tiranë:

Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda

Durrës

Armand Dervishi
Igli Cara

Shijak

Agim Rameta
Astrit Hoxha
Fatbardh Gjata
Rezeart Tusha

Gjirokastër: 

Enkelejda Mushi
Dorian Lani
Telnis Skuqi

Tepelena

Baftjar Imeri
Hysni Kasëmi

Përmeti

Edmond Komino

Memaliaj

Albert Malaj
Bukurosh Ajdini

Këlcyra

Arjan Kasaj
Edmond Nano

Memaliaj

Albert Malaj
Bukurosh Ajdini

Vlorë

Alta Haluci
Nada Daullja
Hysni Sharra

Elbasan

Luçiano Boçi

Librazhd

Agron Mekshi
Arjanit Leka,
Mereme Zeneli
Shaqir Kuka
Shefki Çota
Ndriçim Lila

Përrenjas

Mehdi Leka,
Suzana Topi

Gramsh

Hasim Çekrezi
Kodhel Çala

Bashkia Peqin

Albert Kurti,
Mustafa Pashja

Belsh

Bedri Qypi
Dritan Cani

Cerrik

Ankelita Çela
Servet Duzha

Kukës

Admir Sinemati

Has 

Bledar Lushi
Miftar Dauti
Nazlie Laçi

Tropojë 

Besnik Dushaj
Feride Rrahmana
Jordan Memia
Mimoza Hajdarmataj
Xhemë Nezaj

Fier

Ermal Hamataj
Edvar Kodheli
Denisa Mucaj
Artur Mahmutaj
Albano Zhapaj.

Patos:

Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj

Roskovec

Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj

Mallakastër

Resmi Shanaj
Neim Begaj

Lezhë

Pashk Gjoni
Ergin Mataj
Salvador Kaçaj
Maks Kola

Mirditë

Aleksander Lalaj
Albert Mylyshi
Atur Lazri
Gjon Ndoj
Martin Biba
Saimir Kola

Kurbin

Behar Haxhiu
Dalmion Dodaj
Gjergj Oroshi
Gjovalin Miri
Lindita Toma

Korçën janë tre:

Gjergji Gjata
Entela Dvorani
Ledina Alolli.

Devoll 

Elvis Hajdërlli
Arben Miza
Vojsava Bregu
Xhensila Kapo

Pogradec

Olgert Muçllari
Zini Tollozhina

Maliq 
Alfred Berberi
Alfred Xega

Kolonjë

Et’hem Lumani

Partia Demokratike zhvillon sot primaret, votohen kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit

Partia Demokratike zhvillon sot votimet për primaret që do të nxjerrin kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gara për pjesëmarrësit u hap rreth një muaj më parë. Votuesit që do të zgjedhin kandidatët e 14 majit janë anëtarët e PD dhe simpatizantët, të cilët do të pajisen me një kartë të posaçme për të votuar gjatë ditës së sotme.

Procesi i votimit fillon në orën 08:00 dhe përfundon në orë 18:00.

Mbi 200 emra kanë dorëzuar platformën e tyre për të kandiduar në primare. Fushata e primareve nisi më 13 nëntor dhe përfundoi më 27 nëntor.

Kandidatët prezantuan platformën para qytetarëve të bashkisë për të cilën kandidojnë në primare.

Gara më e fortë mbetet ajo e Tiranës, ku janë 7 kandidatë përballë njëri-tjetrit: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi dhe Julian Deda. syri.net

Sulmi në Prestige Resort bëhet çështje në Parlamentin Europian, pjesë e rezolutës për Shqipërinë

Sulmi në ‘Prestige’ mbërrin në dyert e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Deputetet e opozitës Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku e kanë ngritur çështjen në Komitetin e Asociim Stabilizimit që është mbledhur sot.

Ata do të kërkojnë që kjo çështje të bëhet pjesë e rezolutës ku të dënohet presioni i qeverisë ndaj një prej grupeve mediatike më të mëdha në Shqipëri.

Prej mëngjesit të sotëm, forcat e policisë, IKMT, forcat xheniere dhe OSHEE kanë ndërhyrë paligjshmërisht në resort dhe kanë nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit.

 

Ndërkohë që ka nisur shembja e restorantit dhe ballkonit të përparmë, zyrtarët refuzojnë të paraqesin dokumente apo vendime gjykate.
Ky është sulmi i dytë ndaj Prestige Resort, pas atij të gushtit, ku sërish pati shembje të objekteve që i shkaktuan një dëm të madh biznesit dhe turizmit në Shqipëri.bw

Prej disa muajsh e sëmurë, ndahet nga jeta në moshë të re avokatja Denisa Daka!

Është ndarë nga jeta parakohe avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile

 

Është ndarë nga jeta parakohe avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.

Avokatja Denisa Daka prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë në rrjetet sociale që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj. Ajo cilësohet nga miqtë e saj si një avokate shumë e zonja, e cila ka luftuar për të drejtat civile, e sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

 

‘Lamtumirë kolegia ime avokate Denisa Daka! Bashkë kemi qënë në disa emisione të ftuara, një grua luftarake, avokate shumë e zonja, nēnë e përkushtuar dhe e vetme me dy fēmijët e saj. Avokatura dhe shoqëria humbi njē mikeshē, grua dinjitoze dhe prind i mrekullueshēm. Ngriti zërin shumë herë për problemet e divorceve nē familje, dhunës ndaj grave. Lamtumirē’- shkruan avokatja Mirela Jorgo.

Ngushëllime shpreh edhe avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj. ‘Lamtumirë shoqe! Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin. Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë. Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm. Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria. Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!’ shkruan Lapaj. Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. Daka është nënë e dy fëmijëve.

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit.

Redaktorja e filmave është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Kush ishte Atalanta Pasko

Ajo ka lindur më 23 Prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ai nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazh. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut.

Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethim”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, etj.gsh

Nesër presidenti gjerman, Steinmeier viziton Tiranën, takim me Begajn

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të presë nesër në një vizitë shtetërore homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në axhendë përcaktohet se në orën 10:00 të nisë ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Ndërkohë rreth orës 10:55 – 11:25 do të jetë dhe dalja për mediat e të dy Presidentëve.bw

Znj Ambasadore Yuri Kim – Ja “çlirimi” që u solli shqiptarëve 29 Nëntori – Dëshmi nga Lek Pervizi, i mbijetuar i Kampit famëkeq të Tepelenës

 

Kur vjet ambasada e SHBA bëri një postim urues për 29 nëntorin, hasi në reagime të ashpra, por pati edhe habi e madje u mendua se mos ishte një lapsus. Por Kim e çoi përtej këtë skandal, duke u shfaqur sot në homazhe në ditën që shqiptarët e shohin si fillimin e vuajtjeve të tyre.

Zonja Ambasadore Juri Kim – shiko skicimet që ka sjellë Lek Pervizi, i cili e ka provuar “çlirimin e Shqipërisë” nga diktatori Enver Hoxha!

 

Persekutimi i Pervizëve

Familja e Prenk Pervizit u mbajt në internim nga viti 1945 deri në vitin 1991.

Gjithë fisi Pervizi ka përjetuar kalvar.

Janë 23 të pushkatuar e të vdekur burgjeve dhe 7 shekuj dënime e internime të bëra bashkë, për të gjithë pjesëtarët e familjes.

Fisi dhe familja e Gjeneral Prenk Pervizit pësoi përndjekje të pashembullt prej regjimit komunist.

Kullat e Pervizëve u dogjën ne Laç e ne Skuraj.

Pasurite u grabiten dhe pronat u konfiskuan, ne fshat e qytet (Tirane).

Jane 23 pjesëtarë të fisit qe u burgosën, internuan ose u pushkatuan.

E ama, nane Mrika, beri pese vjet internim e vdiq ne kampin famekeq te Tepelenes me 1950 m ne moshen 90 vjeçe.

E shoqja, Prena, u internua qe me 1945 për 32 vjet dhe vdiq në Plug të Lushnjës më 1977.

Djali i dyte genz, vdes ne kampine Gradishtes me prill 1989, pas 10 vjet burg e 33 vjet internim.

Tre djemt Valentini, Genci dhe Leka bënë gjegjësisht 47, 43 dhe 45 vite dënime.

Shuma e përgjithshme e dënimeve për gjithë familjen dhe të afërmit e tjerë të këtij fisi arrin në afro 700 vjet, prej ku vetem trungu familjar i tij 482 vjet./ Elida Buçpapaj

Fjalimi i plotë nga Ismail Qemali në ditën e shpalljes së pavarësisë

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!

Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest.

Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.

Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!

Foto Histori – Ismail Bej Vlora, Luigj Gurakuqi dhe Is Boletini

 

Londër, 29 prill 1913.

 

Sot kam pasur një bisedë interesante me Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme që u formua në Vlorë më 15 nëntor. Ky njeri i vjetër por energjik nuk është i huaj për lexuesit e L’Echo de Paris. Një vit më parë, ai parashikoi fatkeqësitë e rezervuara për vendin e tij nga verbëria e turqve të rinj.

Ajo që u bë, u bë; tani nuk mund të ndryshojmë më asgjë. Ne gjithmonë do të ndjekim me dashuri jetën e Perandorisë Osmane; Na vjen keq që nuk kemi qenë në gjendje të punojmë më mirë për prosperitetin e saj, por lidhja që na bashkon me të është shkëputur. Ne jemi shqiptarë, asgjë më shumë.

 — A do të thotë kjo, Shkëlqesi, se Shqipëria nuk dëshiron feudalizmin apo sovranitetin e Perandorisë Osmane, të cilët Fuqitë synojnë t’i mbajnë ?

— Sigurisht, unë kam ardhur këtu për të kërkuar pavarësinë e plotë të vendit tim dhe për të kundërshtuar masën për të cilën flisni. Ne nuk duam të jemi viktima të paaftësive të urdhrave të ndryshëm me të cilët Evropa do të godasë gjithmonë Perandorinë Turke.

— A do të pranojnë Fuqitë këtë pikëpamje ? 

— Po, besoj, me përjashtim të Rusisë. 

— Pse ky përjashtim ?

Ismail Qemal Beu nuk përgjigjet. Është e qartë se Rusia, e shqetësuar për ti dhënë aksionit austriak të gjitha kundërvajtjet e mundshme, do të donte të përjetësonte kështu ndikimin turk në Shqipëri. 

— Disa më kanë thënë, thotë Ismail Qemal Beu : “Ju nuk mund të mendoni për pavarësinë e plotë, se Minerva ka dalë e armatosur me këmbë nga truri i Jupiterit.” 

Për këtë, unë i përgjigjem: “Dhe pse jo ? Jupiteri ishte shqiptar!”

— A nuk keni frikë se me pavarësinë e vendit tuaj mund të ketë një ndërhyrje austriake ?

 — Kur një njeri goditet nga një horr, ai thërret për ndihmë; Ai nuk e pyet veten nëse njeriu që e shpëtoi do t’i marrë frymën.

Thënie nga Luigj Gurakuqi, ideolog i çështjes Kombëtare, përpiluesi i Deklaratës së Pavarësisë më 28 Nëntor 2012

“Mësuesi është përhapësi i dritës”.

“Atdheu asht gjaja ma e çmueshme qi kemi në kët jetë. Asht vendi i bekuem ku rron kombi ynë, ku do të përtëritemi na, bijt e nipat tonë, të lidhun edhe ata si ne, me gjuhë e me vëllazni. Për atdhe nuk duhet të kursejmë as mundin, as therori…”.

“Gjuha e përbashkme për të cilën dona me punue do t’rrjedhë prej dialekteve ma t’mdhaj t’Shqypenisë e nuk do të jetë tjetër veç t’afritunit bashkë e t’derdhunit e tyne n’nji”.

”Njësija e Atdheut, bashkimi i kombësisë, lidhja e gjakut dhe e gjuhës”.

Luigj Gurakuqi për Normalen e Elbasanit: “Nga kjo shkollë do të dalin ata apostuj të nxehtë e të vullnetshmë, që do ta përhapin dritën ndër ato ma t’errtat vise; do të dalin ata burra njeridashës , të cilët si Orfeu e si Anfioni, me urtësinë e me ambëlsinë e fjalët veta e të këshillavet të veta, do të zbutin egërsinat, do të tundin currat e shkambinjtë, do të qytetërojnë e afrojnë njerëzit”. “Këtu Toska me Gegën do të derdhen, do të ntreten,… do të përnjëshmohen…;këtu gjuha shqype…do të marrë një trajtë, një fytyrë të përbashkme”.

Ndër fjalimet më të fuqishme të Gurakuqit në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Kur qeveria jugosllave në një telegram e quante ndërhyrje në punët e brëndshme të saj interesimin e shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjëndjen tepër të vështirë të shqiptarëve të Kosovës, Gurakuqi, plot indinjatë e zemërim do të merrte fjalën e do të thoshte:

“Si mundet me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendëshme të saj? Si mundet nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendëshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshur e të zbathur këtu nepër Tiranë e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë. Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për të na akuzue për një gja të tillë kur parlamenti shqiptar kërkonte vetëm në emër të njerëzizë e humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve.”

“Njiherë duhej të përpiqeshim për me i fitue Atdheut lirinë e pavarësinë, sot duhet të përpiqemi për me e ruejtun këtë liri e pavarësi, për me i sigurue rrojtjen e me e drejtue kah përparimi e qytetnimi”.

Noli e vlerësonte kështu Gurakuqin: ”S’ka patur një Gegë patriot ,aq të dashur midis Toskëve sa Gurakuqi. Ai qe midis muhadanëve dhe katholikëve, sa edhe midis Gegëve e Toskëve”, Gurakuqi ka qenë Ura e artë e bashkimit”. ( Nga Hamit Boriçi )

 

 

Thënie nga Komandanti Isa Boletini:

 

Edhe njëqind vjet jetë në paqa, të tana ia kam falë atdheut!

Edhe njëqind herë n’u rrëzofsha prapë kam me u çue e kam me dalë ku është balli më i vështirë i luftës!

Me vdekë për atdhe më duket si me le për së dyti!

Unë njëqind herë jetën e jap, po kurrë armën, nderin, Flamurin dhe Atdheun tim!…’

Unë kam ngrit krye për hakun e Shqipnisë. Nuk lypi shpërblime për vete.

Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia!

 

Poshtë revolja e Komandantit legjendar Isa Boletini

 

Shpopullimi masiv- Berisha: Rama po zbaton platformën e Çubrilloviçit

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka futur thikat vazhdimisht pas shpinës së Kosovës.

Por ai tha se edhe në Shqipëri, Edi Rama po zbaton platformën e shpopullimit shqiptar të Vaso Çubrilloviçit.

“Edi Rama nuk është vetëm vasali i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç. Ai është njeriu që po shkatërron më shumë se kushdo tjetër, materien, qenien, identetitin kombëtar të shqiptarëve. Me politikat e tij, ai ka përzënë 27 përqind të popullsisë vetëm drejt BE, pa llogaritur në vendet tjera.

Në këtë kontekst ai meriton urdhrin e artë të Çubrilloviçcit, ai ka zbatuar me përpikmëri platformën e tij për dëbimin e shqiptarëve.

Ai është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, tejkalon çdo hajni të kryer ndonjëherë, mjafton të kujtoj vjedhjen më të madhe që po bën ndonjëherë, atë të Portit të Durrësit.

Në këto rrethana, sot është një ditë kushtrimi për të gjithë shqiptarët, të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar kundër këtij armiku të egër të interesit kombëtar, kundër këtij armiku të egër të qenies kombëtare, kundër këtij armiku që po shpopullon dhe e shndërron Shqipërinë në kombin e gomoneve.

Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është një kushtrim për shqiptarët: në këmbë, në këmbë, në këmbë,” tha Berisha. syri.net

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Sot në Kuvendin e Shqipërisë mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Kojufca janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Seanca ka nisur me mbajtjen e dy himneve, fillimisht ai i Kosovës dhe më pas i Shqipërisë, teksa deputetët janë ngritur më këmbë për të respektuar dy himnet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ulur përbri Ramës, në vendin e zakonshëm të kryeministrit, ashtu si edhe Konjufca pranë Nikollës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla hap punimet e kësaj mbledhjeje për të vijuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas axhendës së publikuar, mbledhja vijon me fjalimet.bw

Para seancës Shqipëri-Kosovë/ Berisha: Do të doja të kishte një stendë të zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.

Berisha përcolli edhe një mesazh.
“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.bw

Policia refuzoi njoftimin e PD për tubimin para Kryeministrisë ditën e Samitit të BE, Berisha: Do të jetë protestë që nuk është parë ndonjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha dje se pavarësisht refuzimit nga policia për protestën para kryeministrisë, ajo do të mbahet aty ku është paralajmëruar.

“Policia e shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. Policisë i rikujtoj se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Kushtetueses në të cilin ajo vendos që protestuesi nuk ka asnjë detyrim të njoftojë policinë. Prandaj ai refuzim është i paqenë. Edi Rama po e trajton Samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë janë burra dhe gra të zgjedhur me votë nga qytetarët e tyre. KE-ja për të sqaruar pozicionin në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta, kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve të respektohet. Refuzimi tregon fytyrën e vërtetë të regjimit që është i tmerruar nga populli shqiptar. Në këtë protestë në datën 6 në orën 12 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë”, tha Berisha.bw

Laboratori i kokainës në Frakull, ‘arrest me burg’ për 10 të arrestuarit, mes tyre dhe vartësi i Ballukut

Gjykata e Posaçme rikonfirmon masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë. Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Të arrestuar:

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier, qe punonte si drejtor në OST
Zenel Çervanaku, vëllai i Viktorit, porositës i ngarkesës
Denilson Çervanaku, djali i Viktorit
Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilsonit
Nikolin Gjolena – dyshohet financues
Klajdi Vrioni (Kodra)
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona

Në kërkim
Zaimir Rodrigues, shtetas kolumbian
(BalkanWeb)

3 vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, 4000 familje ende në qiell të hapur

Kjo e shtunë shënon 3 vite nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit 2019 që mori 51 jetë njerzish. 36 muaj më vonë, pasojat e këtij tërmeti ndihen ende. Procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të ngadalte, mbi 4000 familje në zonat e prekura janë në qiell të hapur, ndërsa qindra prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme në çadra e konteiner. Problem mbetet edhe rindërtimi i shkollave, ku preken mbi 5000 fëmijë. Ndërkohë drejtësia për përgjegjësit e pasojave fatale, ka munguar.

Si sot 3 vite më parë, në 26 nëntor të vitit 2019, toka shqiptare do të dridhej nga një lëkundje e fuqishmë sizmike, e cila mori me vete 51 jetë njerzish, e plagosi mbi 1 mijë të tjerë

Mëngjesi i 26 nëntorit, e gjeti Shqipërinë nën rrënoja, dhe me shpresën se në to,  forcat e kërkim shpëtimit do të mund të shpëtonin ende jetë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkollash e institucione. Thirrjet dëshpëruese të familjareve sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin nga do.

Tre vite më vonë, plaga që la tërmeti, nuk është shëruar. Mijëra qyetarë, banesat e të cilëve u shkatërruan nga lëkundja 6.4 e shkallës rihter, janë ende sot pa një strehë, e ndërsa qindra të tjerë janë në çadra e konteiner, ku janë detyuar të përballojnë të ftohtin e tre dimrave me rradhë.  Syri Tv, sjell historinë e disa prej tyre, që edhe pas 36 muajsh janë në qiell të hapur

Rindërtimi, një proces i trumbetuar fort nga qeveria, e që u përdor edhe për fushatë, ka ngecur. Në Durrës, Krujë, Lezhë e Kurbin, zonat më të godituara nga tërmeti, janë mbi 4000 familje në rrugë të madhe, ku vetëm një pjesë prej tyre, marrin bonuse qiraje. Ndërkohë, shqetësues mbetet situarta me shkollat. Dëmtimi i tyre, ka bërë që mbi 5000 fëmijë të zhvendosen në institucione të tjera, larg banesave të tyre, dhe çfarë është më keq, mësimi me turne. Në Durrës,  janë 12 shkolla ende të pandërtuara.

Po në këtë qytet, janë mbi dhjetra pallate të dëmtuara nga tërmeti, fati i së cilave ende nuk dihet. Qindra banorë protestojnë prej dy vitesh. Disa akuzojnë qeverinë se ka shpallur të pabanueshme, ndërtesa që nuk kanë marrë dëmtime, ndërsa të tjerë  ankohen se janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, duke u detyruar të jetojnë me qira.

Për 51 jetët që u shuan, drejtësia dëshoi për përgjegjësitë e pasojave fatale, nga 60 persona të akuzuar per vepra penale, nga vrasja e deri te ndërtimi i paligjshëm, deri më sot, asnjë prej tyre nuk  vuan dënimin. syri.net

Laboratori i kokainës në Fier- Hoxha: Personat e përfshirë kanë lidhje me administratën shtetërore

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar dje në fshatin Frakull të Madhe të Fierit, ku u gjetën rreth 24 ton pleh kimik, ku fshihej 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro.

I ftuar në abcnews, Hoxha tha se personat e përfshirë në laboratorin e drogës në Fier kanë pasur njohje me administratën shtetërore dhe se kanë të kaluar të pasur në botën e narkotrafikut.

Hoxha: Personat e përfshirë kanë pasur njohje me persona të përshirë në administratë. Personat që kanë organizuar dhe financuar padiskutim, janë persona që kanë lidhje me botën e narkotrafikut, që nuk e kanë operacion të parë. Ato para i kanë fituar me ngarkesa tjera. Kolumbianët nuk nisin punë nëse nuk sigurohen se “klienti” ka para dhe e suporton. SPAK tha se ka kapur një nga finacuesit. Deri më tani është Nikolin Gjolena. Sasia e parave është shumë e madhe. Prandaj bëhen 3-4 operatorë që të minimizojnë dëmin nëse pësojnë goditje. Janë disa financues. Autoritetet tona kanë mbikëqyrur shtetas kolumbianë që kanë ardhur gjatë kësaj kohe. I shpalluri në kërkim kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri. Kur u ndalua nga policia, nuk u gjet mënyra se si kishte hyrë. E lanë të lirë që ta ndiqnin dhe të zbuluar se ku do i çonte.

Gazetari Hoxha pohoi se të bësh marrëveshje për drogë me Kolumbinë do të thotë se grupi në këtë rast ka pasur shuma të mëdha parash të fituara më parë nga trafikimi i drogës. Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar 10 shqiptarë, 2 kolumbianë, ndërsa dy të tjerë kolumbianë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Plehu kimik dhe kokaina u gjetën dje në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Frakull në Fier, Viktor Çervenakut.

Në banesën e Viktor Çervenakut u gjetën 600 thashë me pleh kimikë, brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë.

Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut. Për pasojë janë sekuestruar 24 ton pleh artificial brenda të cilit dyshohet se ka 430 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila mendohet të ketë vlerë e 40 milionë eurove, 15.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptopë dhe 2 armë gjahu.


Send this to a friend