VOAL

VOAL

Berisha: Rama i vuri gjobë 500 milionë Ylli Ndroqit pasi denoncoi McGonigal

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se biznesmenit Ylli Ndroqi, që denoncoi ekipin e gjobëvënies të Charles McGonigal, i është vendosur edhe një gjobë prej 500 milionë lekësh nga Edi Rama.

“Pas aktit të guximshëm të biznesmenit Ylli Ndroqi për të denoncuar gjobëvënësit, njerëzit më të afërt të Edi Ramës, mafiozët Duçka-Neza, për të denoncuar kërcënimet e tyre se ky refuzon të paguajë gjobën, pas këtij akti, sipërmarrjes së tij të konfiskuar në mënyrën më antiligjore, Edi Rama urdhëron t’i vendosë edhe 500 milionë të tjera gjobë para dy ditësh.

Shikoni pasojat e aferës McGonigal.

Denoncoj qëndrimet e Edi Ramës, që do ketë fatin e McGonigal. Asnjë manovër, asgjë nuk do e shpëtojë atë para ndëshkimit ligjor për aktin e shëmtuar, korruptimin dhe rekrutimin në një akt armiqësor ndaj SHBA dhe NATO-s të kryezbuluesit të SHBA.

Në një akt antikushtetues të shkatërrimit të opozitës shqiptar.

Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Koha ka ardhur, që të gjithë të përfshirët në aferën McGonigal, direkt apo indirekt, të dalin përpara drejtësisë,” tha Berisha. syri.net

Pamje tronditëse në Tiranë: Urbani i Unazës u përplas me të paktën 9 mjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me të paktën 9 automjete.

Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si ‘Ura e Tajvanit’.

Raportohet për 6 të plagosur, që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë. Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit pasi kjo zonë e kryeqytetit ka shumë lëvizje dhe shpesh trafiku është i rënduar, ndaj është e rrallë që të ketë aksidente të këtyre përmasave.

“Duam negociata, do bllokojmë aeroportin”, policia procedon penalisht banorët në protestën e Bërxullës

Protesta e Bërxullës ku banorët e zonës kërkojnë prej muajsh shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar ka vijuar ditën e sotme më shumë se 1 orë.

Banorët kanë vijuar me thirrjet e tyre për uljen në negociata për shpronësimin e tokave, ndërsa thanë se do kalojnë në masa më ekstreme deri në bllokimin e aeroportit të Rinasit.

Nga ana tjetër disa banorë që kanë qenë duke protestuar janë proceduar penalisht nga forcat e policisë që kanë qenë prezente që në nisje të protestës.bw

‘Të mbrohet me çdo kusht’- Akademiku Baçe në promovimin e librit për historinë e Butrintit: Gjuha shqipe më e vjetra në botë

Akademiku Apollon Baçe ka marrë pjesë në ceremoninë për promovimin e librit për historinë e Butrintit ku tha se ky vend duhet të mbrohet me çdo kusht.

Në fjalën e tij, ai tregoi pak nga historia për të cilën flet libri, ndërsa u shpreh vendi ynë ka një të kaluar të lavdishme dhe gjuha shqiptare është më e vjetra në botë.

“Është një qytet që ka një histori, një aromë, për mua Dafina ishte një person mitologjik. Në këtë libër thuhet se Epiri ishte ajo barrierë që mbrojti qytetërimin grek nga barbarët ilirë. Për Sazanin dua të them që ka një vullnet që e gjen kudo e gjen në një ndërtim që bëhet e gjen kudo është një lloj ndërgjegje qytetare që për fat akoma na lidh e me të kaluarën sikur të kishim shumë dhe jo një Sazan po secili ndjek interesat e tij. Unë mendoj që Butrinti duhet të mbrohet me çdo kusht. Më bëhet qejfi që jeni kaq vetë që merrni pjesë dhe s’ka ikur vetëdija që ne kemi një të kaluar shumë të lavdishme në një mbledhje ngrihet dikush dhe thotë që gjuha shqiptare është ndër më të vjetrat unë them nuk jam dakord, është më e vjetra”, tha ai.bw

BIRN: Alibia e PS për komisionin “McGonigal” delegjitimon ‘rolin kushtetues të Parlamentit’

Mazhoranca socialiste bllokoi këtë muaj kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal” – ku një ish-zyrtar i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës kishte si objekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Por gjatë diskutimit të kërkesës në Konferencën e Kryetarëve në mbledhjen e 7 shkurtit, përfaqësuesit e PS-së, pretenduan se ajo nuk mund të merrej në shqyrtim për shkak se Kuvendi kishte nisur një proces ndryshimesh në ligjin e komisioneve hetimore dhe votuan për shtyrjen e vendimmarrjes.

Sipas proceverbalit të zbardhur të kësaj mbledhjeje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kundërshton shqyrtimin e kërkesës deri në një afat të pacaktuar. Kuvendi, sipas tij, ka ngritur një komision të posaçëm për të transpozuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në këtë ligj dhe kjo pengon shqyrtimin e kërkesës së opozitës.

“Refuzoj të hyj në thelbin e kërkesës,”thotë Balla, duke i propozuar Konferencës së Kryetarëve që kërkesa të shtyhet deri në momentin që “ne të kemi përfunduar procesin e rishikimit të ligjit”.

Në të njëjtën linjë argumentoi se deputetja Ermonela Felaj, duke thënë se vendimi i Kuvendit për të ngritur një komision të posaçëm për ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore kanë fuqi ligjore.

“Kuvendi nuk mundet të dalë kundër vetes. Kjo është arsyeja që ne nuk po shprehemi sot për thelbin e kërkesës, por po themi që do të sigurojmë një ligj, i cili e sjell këtë instrument të veprimit,” mësohet të ketë thënë Felaj.

Për opozitën, qëndrimi i i PS-së është tentativë për të asgjësuar të gjitha instrumentet e kontrollit parlamentar.

“Thoni hapur: t’i vendosim kyçin parlamentit. Ky është absurdi,” iu drejtua kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kolegëve socialistë.

Sipas tij, pezullimi i zbatimit të ligjit me arsyen se do të ndryshohet është anti-kushtetues, sepse ndryshimet mund të mos ndodhin kurrë.

Për ekspertët e shoqërisë civile, kjo sjellje e mazhorancës politike është anti-kushtetuese dhe vë në pikëpyetje standardet e parlamentarizmit në vend.

Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë me qendër në Tiranë, i tha BIRN se Kuvendi nuk mund të ketë devijojë nga detyrimi kushtetues për kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe një prej mekanizmave klasikë të ushtrimit të këtij funksioni është institucioni i komisioneve hetimore.

“Përpjekja e mazhorancës për të delegjitimuar parlamentin nga roli kushtetues, si dhe për të përdorur alibinë e nismës ligjore për ndryshime në legjislacionin për komisionet, si argumente për të pamundësuar hetimin parlamentar, janë tregues të një demokracie hibride, një praktikë abuzive politike dhe një zhvillimi që vjen ndesh me parimet e Kushtetutës,” tha Krasniqi.

Pa bazë ligjore e gjen argumentin e socialistëve edhe Erinda Skendaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Ngritja e një komisioni hetimor nuk mund të refuzohet me argumentin se ligji është në ndryshim, pasi kjo cënon parimin e sigurisë juridike,” tha Skëndaj, duke shtuar se “legjislacioni nuk ka fuqi prapavepruese, me përjashtim të legjislacionit penal kur është favorizues”.

Sipas Skëndajt, komisionet hetimore janë instrument parlamentar që ndihmojnë në mënyrë të veçantë opozitën dhe kjo është shprehur në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë kontest, shton ajo, – “ngritja e një komisioni hetimor apo refuzimi për ngritjen e tij duhet të bazohet në legjislacionin aktual dhe jo tek pritshmëritë e ndryshimit të legjislacionit në të ardhmen”.

Për Krasniqin, kjo sjellje politike e mazhorancës më shumë se sa një debat i momentit rrezikon të vendosë praktika abuzive dhe të cënojë standardin e parlamentit dhe të gjithë sistemit qeverisës, pasi Kuvendi nuk ushtron rolin e tij kushtetues si kontrollor i ekzekutivit.

“Nëse parlamenti nuk mund të ushtrojë kontroll kushtetues mbi kryeministrin, kush tjetër mund ta bëjë këtë?,” ngre pyetjen Krasniqi, duke parë me shqetësim forcimin e pozitës së kryeministrit në dëm të parimit kushtetues të ndarjes dhe balancës së pushteteve.

Vetë kryeministri Edi Rama u shpreh në mënyrë kategorike kundër hetimit parlamentar ndaj tij, pa përdorur si mbrojtje qëndrimet juridike të deputetëve socialistë.

“Nuk ka për të ndodhur,” tha ai gjatë një interviste televizive, duke e cilësuar kërkesën e opozitës një tentativë për të përdorur parlamentin për propagandë abuzive.

Megjithatë, Krasniqi i tha BIRN se kryeministri si objekt i kërkesës për hetim parlamentar është “në konflikt interesi” dhe se në kushte normale, politikanët e akuzuar do të duhej të ishin të parët të interesuar për të provuar pafajësinë.

“Nëse ata refuzojnë hetimin, de facto pranojnë fajësinë ose frikën nga hetimi, duke passjellë pasoja në imazhin dhe besimin publik, por edhe në cilësinë e demokracisë dhe stabilitetit në Shqipëri,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se i vetmi mekanizëm zhbllokues për këtë situatë ishte dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese – ku një vendimarrje kritike ndaj Parlamentit do duhej sipas tij të shoqërohej me përgjegjësi politike dhe institucionale./ Reporter.al

Berisha denoncon me emër: Ekipi i famëziut McGonigal i kërkoi miliona euro biznesmenit Ndroqi

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi me emër një biznesmen, të cilit Charles McGonigal me grupin e tij i kanë vënë gjobë. Berisha tha se bëhet fjalë për biznesmenin Ylli Ndroqi.

“Në takimin tonë para një jave, unë ju informova ju se ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro.

Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv Ora News, Ylli Ndroqi.

Dorian Duçka dhe Agron Neza, këta mafiozë kriminelë dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, t’ua paguajë atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve.

Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim ai e ka bërë edhe zyrtarisht pranë autoriteteve amerikane.

Por Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj, kërcënonin biznesmenët e tjerë, natyrisht edhe në praninë e Taulant Ballës.

Mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Agron Nezës është mbrojtje që i bën vetes së tij. Kjo skemë është e bekuar dhe e përdorur edhe për interesat e Edi Ramës.

Unë e përgëzoj Ylli Ndroqin për qëndrimin e tij të guximshëm dhe burrëror ndaj këtyre mafiozëve, por e përgëzoj edhe për vendimin që mori, pasi unë natyrisht pa autorizimin e tij publik, nuk e bëja, për ta bërë publike këtë ngjarje të shëmtuar në restorantin Padam.

SKAP-i i partisë fut kokën nën jorgan. Nuk ka qëndrime më të turpshme se këto. Gjobëvënës që qarkullojnë me lejen dhe autorizimin e kryeministrit. Për SKAP-in, asgjë nuk ka ndodhur,” tha Berisha. syri.net

Në Tiranë mbahet marsh solidariteti me Ukrainën

Marshi i solidaritetit me Ukrainën i mbajtur në Tiranë më 24 shkurt 2023.

Jetmira Delia-Kaci

Ambasadorë, politikanë dhe qytetarë shqiptarë dhe ukrainas u bënë bashkë në një marsh solidariteti me Ukrainën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Manifestimi “Tirana Stands with Ukraine”u mbajt në ditën që shënon përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.

Marshi nisi nga rruga “Ukraina e Lirë”, ku ka selinë Ambasada e Ukrainës, për të vazhduar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u përmbyll para Bashkisë së Tiranës.

Marshi në Tiranë në mbështetje të Ukrainës që tash e një vit po përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Marshi në Tiranë në mbështetje të Ukrainës që tash e një vit po përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, kërkoi të mbahej një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga sulmet e Rusisë dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë për solidaritetin dhe ndihmën që i kanë dhënë Ukrainës.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, shprehu përkrahjen e ndaj popullit të Ukrainës dhe theksoi se Perëndimi nuk është i përçarë.

“Vetëm pak ditë më parë presidenti [amerikan, Joe] Biden, shkoi në Kiev dhe nuk duhet të jetë asnjë dyshim se ku qëndron SHBA-ja. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Presidenti Biden i kujtoi botës se [presidenti rus, Vladimir] Putini, e kishte gabim kur mendonte se Ukraina ishte e dobët, apo se Perëndimi ishte i përçarë. Perëndimi është si asnjëherë më parë i bashkuar”, tha Kim.

Shfaqja e dokumentarit për qytezën Irpin, që gjendet në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Tiranë, 24 shkurt 2023.

Shfaqja e dokumentarit për qytezën Irpin, që gjendet në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Tiranë, 24 shkurt 2023.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christine Hohman, gjithashtu theksoi se ndihma ndaj Ukrainës nuk do të mungojë nga Perëndimi, ndërsa pranoi se janë bërë edhe gabime.

“Së pari refuzuam të shihnim Rusinë për atë që është në të vërtetë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që haptazi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. U gabua gjithashtu duke ulur shanset ushtarake. Për ju, ukrainasit, vendi juaj nxori gjithë këto gabime tonat, se çdo ditë Ukraina po kryen rezistencë heroike. Ju jeni burim frymëzimi”, tha Hohman.

Në këtë aktivitet u shfaq dokumentari “Largimi i Irpin” që përmban raporte unike të dokumentuara nga një gazetar polak gjatë pushtimit të kësaj qyteze ukrainase dhe tregon ditët tragjike të mbrojtjes nga luftëtarët ukrainas në periferi të kryeqytetit, si dhe tmerret që përjetojnë civilët gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar pushtuesve rusë.

Që prej nisjes së agresionit, në Shqipëri janë strehuar më shumë se 3.000 ukrainas. Shteti po ashtu ka dënuar pushimin rus dhe ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Policia e Kosovës njofton për të shtëna në veri të vendit

Policia e Kosovës pranë kufirit me Serbinë, më 3 shkurt 2023.

RFE/RL

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë në veri të vendit në mbrëmjen e 23 shkurtit, në afërsi të pikë kontrollit në Zveçan, ku ata ishin duke qëndruar.

Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes “ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”.

Përmes një njoftimi për media, policia e cilësoi këtë incident si “sulm kundër rendit kushtetues”.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kanë qenë cak i sulmeve të ndryshme që nga fillimi i këtij viti.

Më 27 janar u njoftua se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri drejt një veture patrulluese policore në lokacionin e njohur si Banjskë, në Komunën e Zveçanit, të banuar me shumicë serbe.

Një incident tjetër ndodhi më 23 janar, në Bistricë të Leposaviqit, kur dy serbë refuzuan që të ndaleshin në një pikë kontrolli dhe Policia shtiu me armë zjarri drejt veturës, duke plagosur një serb.

Fuga përballë Gjinushit: Po, do kandidoj për kreun e Akademisë së Shkencave. Tre objektivat që s’i braktis kurrë!

Akademiku Artan Fuga ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetarin e Akademisë së Shkencave.

Në një reagim në ‘Facebook’, Fuga iu është përgjigjur interesit që lidhet mbi këtë çështje, ndërsa shton se është përpjekur për një model tjetër pa asnjë interes personal.

Kujtojmë se Akademia e Shkencave drejtohet nga Skënder Gjinushi. Skënder Gjinushi u shpall kryetar i Akademisë së Shkencave pas zgjedhjeve që u kryen më 24 maj 2019. Gjinushi mori 35 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa këtë vit i mbaron mandati. Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate ishte kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet për Akademinë e Shkencave. Për herë të parë pas ndryshimeve ligjore të 2008-s në këto zgjedhje votoi edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, përmes postës elektronike. Ndërsa akademiku Artan Fuga nuk ishte i pranishëm, duke u shprehur se zgjedhjet ishin në kundërshtim të plotë me rregulloren që parashikonte akademia.

REAGIMI I FUGËS
Po, do të kandidoj!
Miq, gazetarë, dashamirës më kanë pyetur shpesh: Përse nuk kandidon për vendin e kryetarit të Akademisë të shkencave të Republikës të Shqipërisë?
Deri tani nuk u jam pergjigjur, për mirësjellje por edhe sepse as më parë nuk e kam pasur fare, po fare, si objektiv.
Jam përpjektur për një model tjetër pa asnjë interes personal!
Por, aktualisht them se ende është shpejt për kandidime të zyrtarizuara.
Ndërkaq për këto tre objektiva që kurrë nuk i braktis:
1. Për të rrezistuar kundër sipërmarrjes të papërgjegjshme dhe politikisht amorale të ndonjë deputeti të përdorur e konsumuar, prej vitesh, që kërkon shtyrë nga lobi të ndryshme të ndryshojë ligjin për akademinë duke i bërë drejtuesit e saj të përjetshëm, pa e kufizuar më me një mandat detyrën e tyre, edhe pas të 75 – vjetëve,
2. Për të vazhduar të promovoj modelin tim për një akademi shkencash të vërtetë, sipas modeleve perëndimore pa përjashtim, jo të kthyer në një institut kërkimesh pa aks e pa bosht, që duplikon Institute të tjera duke shpërdorur kështu paranë publike,
3. Për të treguar dështimet e modelit të tanishëm të imponuar me dhunë nga një grusht deputetësh që sot nuk dihet se ku janë, të imponuar nga politika,
po, për këto tre objektiva nuk përjashtoj fare kandidimin!
Dhe sot, edhe pse ndoshta është ende herët për ta konsideruar vendim të pakthyeshëm, kam bindjen se do ta bëj!

 

 

 

SI IU HAP RRUGË GJINUSHIT PËR TË RIKANDIDUAR
Maxhoranca ndërkohë i ka hapur Skënder Gjinushit rrugën për t’u rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tanishëm. Një grup deputetësh kanë propozuar ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 11, në pikën 10, përcaktonte se “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate, por jo radhazi”. Me ndryshimin e propozuar, pika 10 e nenit 11 bëhet, “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate”, ku siç shihet është hequr togfjalëshi, por jo radhazi”.bw

Ahmetaj mohon lidhjet me inceneratorët dhe i përgjigjet Ramës: Të mos bëjë gjykatësin

VOA

Në Shqipëri, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj hodhi poshtë të enjten në mbrëmje akuzat e shumta publike të ngritura ndaj tij për implikim në çështjen e inceneratorëve dhe lidhje me sipërmarrësit që fituan koncensionet për ndërtimin e tyre. Gjatë një interviste në emisionin Opinion në Tv Klan, ai konfirmoi qartazi prishjen e marrëdhënieve të tij me kryeministrin Edi Rama, në kabinetet e të cilit ai shërbeu në pozicione të rëndësishme, duke qenë një ndër ministrat më jetëgjatë dhe më pranë tij.

Një javë më parë po në emisionin Opinion, i pyetur se çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn, zoti Rama deklaroi se “kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë dhe qëllime të tjera, t’i dal për zot vetë pastaj”. Zoti Ahmetaj nga ana e tij, u përgjigj se “nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë”, duke shtuar se “nuk do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Një sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, kryeministrin. Gjykatësi është pak i sikletshëm se duhet të njohësh procedurat dhe detajet”.

Ndarja mes zotit Ahmetaj dhe kryeministrit u zyrtarizua në korrik të vitit të kaluar, kur zoti Rama e shkarkoi nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin, ndërsa disa javë më pas e largoi dhe nga funksioni i drejtuesit politik të Partisë socialiste në një nga qarqet e vendit. Ndaj të gjithë ish bashkëpunëtorëve të tij, që kanë përfunduar para drejtësisë, zoti Rama ka përdorur të njëjtin arsyetim se “përgjegjësia është individuale”, duke larë duart me ta. Edhe për këtë pozicionim të tij, zoti Ahmetaj pati një koment kur u shpreh se “nuk jam te historia “është përgjegjësi personale”, se kjo nuk është e para, por e fundit”.

Emri i zotit Ahmetaj lidhur me inceneratorët është ndër më të përfolurit, kryesisht nga opozita. Prokuroria e Posaçme ndërkohë, ka deklaruar publikisht se lidhur me procedurat për rastin e Elbasanit ajo po vijon hetimet sa i përket aktivitetit të disa institucioneve, përfshirë dhe zotin Ahmetaj, si ministër i Ekonomisë në atë kohë. Zoti Ahmetaj hodhi poshtë çdo pretendim për përfshirjen e tij, në asnjë prej procedurave për të tre inceneratorët, si në Elbasan, Fier apo Tiranë. “Unë dua të deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. Unë nuk kam firmë te procedura e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe tek procedura e Tiranës”, tha ai, duke nënvizuar se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë nga Prokuroria.

Ish zëvendëskryeministri mohoi të ketë lidhje me tre sipërmarrësit, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalla, të cilët janë në kërkim për çështjen e inceneratorëve. Ndërsa pranoi njohjen me Mërtirin, ai tha se ky i fundit nuk rezulton si pronar i inceneratorëve, ndonëse Prokuroria e Posaçme e konsideron atë si pronarin e vërtetë të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k. e cila fitoi koncensionin e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, sa i përket Klodian Zotos, ai u shpreh se kishte patur një njohje në distancë. Megjithatë, dokumenta të bëra publike nga gazetari Adriatik Doçi, e që sipas të cilit janë gjetur në kompjuterin e Zotos nga Prokuroria, duket se dëshmojnë një raport tjetër, madje të ngushtë.

Në vitin 2020, Zoto ka kërkuar dhe ka marrë konfirmim nga disa hotele të shtrenjta në qytete të ndryshme të Europës, se me kartën e tij, janë bërë pagesa për qëndrimin e zoti Ahmetaj në këto struktura luksoze. Zoti Ahmetaj tha se bëhet fjalë për “spekulime të pastra” dhe se “nuk kam fjetur unë, nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën”. Ai deklaroi se nuk kishte qëndruar në hotelet e përmendura në dokumentat e gjetura në kompjuterin e Zotos, por nuk ka dha shpjegim se përse menaxherët e këtyre hoteleve, në të kundërt, kishin konfirmuar se ai kishte qenë klient i tyre dhe se pagesa ishte bërë nga karta e Zotos. Pyetjes se përse ai nuk kishte kërkuar nga këto hotele që të përgënjeshtronin një fakt të tillë, ai ju përgjigj duke thënë se “nuk kishte arsye pse ta bënte këtë”. Prokuroria e Posaçme po heton në lidhje me këto fakte dhe mësohet se ka dërguar letër-porosi në shtetet ku ndodhen hotelet ku sipas dokumentave ka qëndruar zoti Ahmetaj, për të patur një përgjigje zyrtare, e cila do të kishte dhe vlerën e provës.

Emri i zotit Ahmetaj dhe Zotos, u shfaq edhe në blerjen e një vile që partnerja e zotit Ahmetaj kishte bërë në një nga zonat turistike në bregdetin e Durrësit. Sipas dokumentave të publikuar pak kohë më parë nga Top Channel, ndonëse vila ishte blerë prej saj nga një biznesmen tjetër, kompania ndërtuese kishte komunikuar disa herë me Zoton për ecurinë e ndërtimit të vilës, si pronar i objektit. Por zoti Ahmetaj këmbënguli në faktin që pagesa për blerjen e vilës është kryer me transfertë bankare në emër të dikujt tjetër. “Unë nuk mbaj përgjegjësi se kush porosit e kush nuk porosit. Klodian Zoto nuk e ka pasur kurrë këtë vilë. Ky nuk është bërë ndonjëherë pronar për vilën, vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime, Erjola, kunata e saj janë pronarë të Gjirit të Lalzit, të tokës. Nuk ka lidhje Klodian Zoto. Është blerë me transfertë bankare nga Erjola, që nuk e ka fare emrin Klodian Zoto”.

Emri i zotit Ahmetaj u lakua së fundmi, pasi ish shefja e tij e kabinetit Alda Klosi, u arrestua pasi banesa e saj u vodh nga pastruesja, e cila e ka akuzuar si pronare të mbi 500 mijë eurove të gjetura në banesën e saj. Ish zëvendëskryeministri foli shkurtimisht për njohjen me të. “Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare”, u shpreh ai, ndonëse në disa foto Alda Klosi shfaqet si pjesë edhe e stafit elektoral të zotit Ahmetaj, e angazhuar deri dhe në procesin e numërimit të votave.

Afera- Berisha: Korruptimi i McGonigal nga Rama shkon për llogari të Putinit, Vuçiçit dhe Lukashenkos

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, foli edhe për skandalin Rama-McGonigal në fjalimin e tij para protestuesve.

“Rasti McGonigal nxori fytyrën e vërtetë antiamerikane, antiperëndimore, fytyrën e vërtetë të etërve të Edi Ramës.

A mundet një shqiptar, që i thotë vetes i tillë, t’i rekrutojë SHBA-së me korrupsion, kryezbuluesin e saj.

Kjo shkon për llogari të Putinit, Vuçiçit dhe Lukashenkos dhe kurrë për interes të shqiptarëve, të NATO-s dhe SHBA.

A ka akt më madhor më antiamerikan, se akti i Edi Ramës pas ndërprerjes së marrëdhënieve me SHBA nga Enver Hoxha? Jo dhe jo. Ky është akti më armiqësor.

Ata vasalë mbrojnë Edi Ramën dhe nuk lejojnë komisionin hetimor për aferën Rama-McGonigal.

Koha e provoi se antiamerikani më i madh pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Xhelati, Edvin Kristaq Hajduti, krim-kryeministri i Shqipërisë dhe Europës.

Kjo është një betejë epike që zhvillojmë ne. Ne do mbrojmë interesat e shqiptarëve, të miqve dhe partnerëve tanë. Ne do denoncojmë me forcën më të madhe qëndrimet antishqiptare dhe antiperëndimore të krim-kryeministrit të Shqipërisë.

Midis korruptimit dhe rekrutimit të kryezbuluesit të SHBA, shndërrimit të tij një mjeran në duart e mafiozëve Rama-Duçka-Neza, kërkesa e Edi Ramës për të mos kërkuar nga Vuçiç respektimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, që Serbia të pranohet si prapavijë e Rusisë, deklaratave të tij ndaj perëndimorëve se zëvendësuat mallin e pistë rus nga mall të pistë nga vendet e tjera, a nuk shihni këtu një interes të kristaltë të Putinit, Vuçiçit, Lukashenkos?

Këtë betejë e bëjmë për veten tonë, për miqtë tanë, për njerëzit e lirë sepse sot po zhvillohet në Ukrainë një betejë mes popullit heroik dhe barbarisë ruse.

Por Ukraina do fitojë, ajo ka mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe vendeve aleate të NATO-s.

Putin, Vuçic, Edi Rama, do përfundojnë së bashku në koshin e plehrave të historisë,” tha Berisha. syri.net

“Për 3 minuta jemi brenda në Parlament”, Berisha ngre tonet Marshi drejt Surrelit do jetë marshi ynë!

Sali Berisha: Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!
3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë.bw

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot 3 marrëveshje të Procesit të Berlinit: Letërnjoftimet, diplomat dhe kualifikimet

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare prej orës 10:00, në të cilën përveç pikave të rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri, ato nga Procesi i Berlinit.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, ishin nënshkruar nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit, njofton RTK.

Në seancën e sotme deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe një varg projektligjesh dhe Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

4.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë,

5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-215 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor,

6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-216 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor,

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-217 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

8.    Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,

10.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,

11.    Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr. 04/112, dt. 13.12.2022 për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,

12.    Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,

13.    Shqyrtimi i Propozimit të GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Deputetët e Kuvendi, në seancën e djeshme, nuk i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Spiunët e Rilindjes në aksion- Foto të selisë së PD-së përpara protestës

Pak përpara fillimit të protestës së radhës përpara Kuvendit të Shqipërisë, edhe spiunët e Rilindjes janë vënë në lëvizje.

Këto foto të siguruara nga SYRI, tregojnë se si ata monitorojnë çdo zhvillim në selinë blu, duke realizuar foto para protestës.

Opozita po proteston prej ditësh për shkak të mega-skandalit Rama-McGonigal, që zbuloi se si kryeministri ka korruptuar një agjent të lartë të FBI për ta përdorur kundër opozitës.

Protesta para Kuvendit- 700 efektivë policie në gatishmëri, shtohen masat e sigurisë në zonë. Ja si do të vendosen Shqiponjat, FNSH dhe RENEA

Policia e Shtetit ka marrë masa për protestën e paralajmëruar sot nga opozita para Parlamentit. Rreth 700 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës para Parlamentit në orën 10:00. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.bw

Sot protestë para Kuvendit, Berisha: Përjashtuan 23 deputetë vetëm që Rama të mos hetohet!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten me fuqinë më të madhe përpara parlamentit, aty ku 23 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seancat me urdhër të Edi Ramës që kërkon të pengojë me çdo kusht mocionin me debat dhe ngritjen e komisionit hetimor për aferën me McGonigal.

“Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve të që protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit. Ky është parlament i krimit, tha Berisha dje, – sikundër deputetët tanë do të bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre.

Para botës ka një parlament të vetëm që ka përjashtuar 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer, për korruptimin e zbuluesit kryesor të vendit partner dhe mik të Shqipërisë.

Dorian Duçka është i implikuar në afera të spektrit më të gjerë. Ka SPAK, ka drejtësi këtu, ka hetim? Nuk ekzistojnë. Kur deklarova në fillim që McGonigal ka takuar dhe ka drekuar me eksponentë të SPAK, bënë një seri deklaratash që nuk është e vërtetë. Çfarë është e vërtetë? Që Duçka, McGonigal dhe Neza kanë vendosur gjoba milionëshe? Nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë në veting?” nënvizoi kreu demokrat në fjalën e tij.

Protesta e PD, e deputetëve dhe mbështetësve të saj është përkahur edhe nga Partia e Lirisë. Kjo parti deklaroi dje se “revolta popullore nuk do të ndalet! Ndaj (të enjten) ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!”syri.net

“Na rrisni pagat”, pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat, protestë para Politeknikut

Pedagogët janë hedhur sërish në protestë, ku kërkojnë rritjen e pagave.

Teksa janë mbledhur para Korpusit, pedagogët njëzëri i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kushtet e tyre.

“Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.bw

Denoncimi i Artan Hoxhës: Si më hoqi Endri Fuga nga ABC

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, akuzon Endri Fugën se e hoqi nga puna në televizionin ABC.

A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, Artan Hoxha tregoi si iu komunikua shkarkimi nga puna dhe si ndryshuan qëndrim ata, që ai i quan regjia qendrore (pushteti), kur ai publikoi një material për 21 janarin.

Hoxha thotë se vendimet në televizionin ABC i merr Endri Fuga, drejtori i mediave në Kryeministri dhe njeriu që kujdeset për PR-in e Edi Ramës.

Artan Hoxha prej dy muajsh nuk është në punë.

“Nuk ka qenë asnjëherë media dhe peisazhi mediatik kaq i kontrolluar nga një regji qendrore. Televizioni ku unë punoja, pa më njoftuar askush, i ishte dhënë një urdhër redaktorëve që nuk del më në ekran. Në ekran kanë dalë të gjithë analistët që dilnin në ekranet e tjera. Dhe nga ai moment për shkak se ngjarjet vazhduan. Deri aty dukesha si i tyre, çoja ujë te mulliri i tyre dhe tani kisha kaluar te krahu tjetër. Padashur gjatë rrugës unë nxora materialin tjetër të 21 janarit dhe menjëherë më thirrën e më thanë që mund të vesh atje, mund të të japim edhe dyfishin e rrogës, por ne duhet të komunikojmë me Fugën. U thashë a bëhet gjë të mos jem te kjo bordero. S’më kishte bërë vaki ndonjëherë. Të gjithë njerëzit thoshin mund të shkosh menjëherë në punë por ne po flasim me ata. More nuk dua të flisni me atë. Nëse fati jonë varet nga regjia qendrore, ne duhet ta lëmë këtë punë. Unë po i bëj dy muaj zyrtarisht pa punë. Por nëse unë nuk arrij dot me kaq eksperiencë sa kam unë, me këtë natyrë pune, të ngelem jashtë profesionit tim sepse ka vendosur “regjia qendrore e Big Brother…””, u shpreh gazetari i njohur, Artan Hoxha.

‘Hakmarrja për drejtësi’ merr pafajësinë! Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë, lë në fuqi vendimin e Apelit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës famëkeqe “Hakmarrja për drejtësi”.

Dje dhoma e këshillimit në Gjykatën e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që shpalli të pafajshëm të gjithë anëtarët e këtij grupi.

Prokuroria e Krimeve të Renda kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë. Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, ku të gjithë të pandehurit u liruan nga akuzat.

REKURSI I PROKURORISE
Në datën 25 maj 2017, Gjykata e Lartë shpalli regjistrimin e çështjes me rekurs të prokurorisë, e cila është shprehur kundër vendimit që dha pafajësinë për të pandehurit e kësaj çështjeje.

Prokuroria kërkoi që çështja të kthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të zhvillohej shqyrtimi i provave, apo marrja e tyre rishtazi në lidhje me një sërë akuzash të rënda, ndaj Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Paso Novruzaj, Gëzim Gjoni e Dritan Hate.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit duhet të gjykoheshin për akuzat: “akte terroriste”; “vrasje në rrethana të tjera cilë- suese”; “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë; “vjedhje me pasojë vdekjen” në dy raste; “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” në dy raste, “rrëmbim dhe mbajtje peng e personit në rrethana lehtë- suese” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale etj.

 

(BalkanWeb)

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit kërkon masën ‘arrest në shtëpi’ për 6 efektivë: Ka prova të reja

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën ‘arrest në shtëpi’ për gjashtë efektivë, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë, Pjerin Xhuvani.

Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

 

Në seancën e sotme gjyqësore, organi i akuzës solli prova të tjera kundër këtyre policëve që kishin fituar lirinë në apel. Për Prokurorët, 6 policët e dinin tashmë përpara se të ishte përmbushur vrasja që vrasësi ishte i armatosur dhe e dinin edhe që ishin 3 furgonat e skuadrave të Strukturës së Mbrojtjes së Votës.

 

 

“Është një e re shumë e rëndësishme – pohoi avokate Tahiraj – “sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e policisë përpara vrasjes. Me këto prova të reja që na dhanë Prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyje në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”.

 

Avokatja, duke iu referuar dëshmisë së saj se një dëshmitari i rrezikohej jeta, tha ndër të tjera se ka marrë një letër nga drejtuesi i prokurorisë që i komunikon se ja ka besuar Prokurorëve dhe policisë administrimin e kësaj situate.

 

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, përkatësisht më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ku pati përplasje midis grupeve të militanteve.

Buxhuku: Skandali Rama-McGonigal ka pasoja të rënda për Shqipërinë

Administratori i ‘Konfindustria’, Gjergj Buxhuku në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko tha se skandali Rama-McGonigal do të ketë pasoja të rënda. 

Buxhuku komentoi tre nismat e qeverisë për amnistinë fiskale, legalizimin e kanabisit dhe pasaportat e arta, duke sjellë në vëmendje se BE i kundërshton dhe në rast insistimi nga qeveria, Shqipëria do të penalizohet.

Duke u ndalur te skandali i momentit Rama-McGonigal, Buxhuku tha se trysnia politike mbi Edi Ramën po rritet në mënyrë eksponenciale.

“Bashkimi Europian ka renditur Shqipërinë në listën gri si vend i dyshuar ku pastrohen paratë. Vëzhgimi nga agjencitë e BE do të jetë edhe më intensiv pas insistimit të qveerisë për të miratuar paketën e amnistisë fiskale. Me deklaratën e fundit po forcohet vëzhgimi nga agjencitë e BE. Ky është problemi se brenda 2-3 javësh u dhjanë dy sinjale që rrisin trysninë politike ndaj qeverisë shqiptare. Forcimi i qëndrimit të institucioneve të BE për t’i thënë jo daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe së dyti pasojat e paraparashikuara që mund të vijnë nga skandali i FBI.  

 

Nëse do të merret varianti që kryeministri, shteti shqiptar ka tentuar të korruptojë zyrtarin e FBI, natyrisht është një gjë mjaft e rëndë. Duke qenë se kemi të bëjmë ose me prishje të pakteve brenda vendit ose cenim të interesave gjeostrategjike për jashtë vendit, atëherë kjo dot ë thotë që trysnia politike që në këto momente është mbi kryeministrin e Shqipërisë, rritet në mënyrë shumë të fortë. Prandaj them që është ky moment deciziv, i bën mirë vendit dhe vetë kryeministrit, që ai në mënyrë zyrtare, publike, të shpallë dorëheqjen të paktën nga këto tre nisma, për të treguar që në fakt e pranon në një farë mënyre. Nga ana tjetër unë nuk mendoj që kryeministri ka forcën politike për t’i shtyrë këto nisma përpara për këto arsye dhe arsyetim që bëmë”, tha Buxhuku.

“Koha e protestave paqësore ka ikur”, Lubonja për rastin “McGonigal”: Rama nuk çan kokën sikur të jemi mbretëri

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit teksa deklaroi se mosbindja civile e paralajmëruar nga opozita është e rëndësishme për protestat e këtyre të fundit.

Sipas tij protesta e opozitës është e drejtë pasi kryeministri ka organizuar një intrigë të madhe ndaj kundërshtarëve politikë dhe më pas nuk “çan kokën” sikur Shqipëria të jetë mbretëri absolute.

Ai shtoi më tej duke iu referuar përjashtimeve të deputetëve opozitarë se në vend ka një “tirani të maxhorancës” dhe se kryeminsitri e ka sëmundje paaftësinë e tij për dialog, gjë që sjell edhe këto largime nga Parlamenti.

Lubonja vijoi më tej duke deklaruar se Rama është i shqetësuar pas zbulimit të rastit “McGonigal” dhe se kjo gjë sipas tij e na nxjerrë kryeministrin zbuluar duke e drejtuar atë te strategji të tjera për të ruajtur pushtetin.

 

Sa i përket protestave ai tha se koha e protestave paqësore ka ikur dhe se me to nuk mund të ketë zgjidhje të situatës.

“Mosbindja civile është e rëndësishme për revolucionin paqësor. Problemi është se çfarë kuptojmë me mosbindjen civile dhe ndikimin që do ketë. Mosbindja kupton shumë gjëra. Është një term i përgjithshëm ku përfshihen që nga mospagimi i taksave. Kjo është e paligjshme. Këtë nënkupton dhe mosbindja, nuk bën dhunë por nuk respekton disa gjëra që të kërkohen. Mund të jenë greva me bllokim rrugësh. Ne nuk jemi populli që i bën këto gjëra, përveç rasteve kur na preket interesi. Mosbindja civile e fundit ka qenë djegia e traut të Kukësit dhe morën atë favorin e tyre për të mos paguar. Ajo është mosbindje civile.
Protestat prodhojnë mobilizim militantësh dhe tregojnë muskujt e partisë por këta njerëz duhet të jenë aktivë për të marrë njerëz. Duhet që jo lidershipi thërret militantët, por lidershipi bashkë me militantët punojnë për të shtuar numrin dhe për të forcuar një protestë. Nëse protesta është e drejtë edhe 5 veta sikur ta bëjnë është e rëndësishme. Si ka mundësi që kryeministri organizon një intrigë kaq të madhe kundër opozitës dhe nuk çan kokën pastaj sikur të jetë mbretëri absolute Shqipëria. Mosbindja civile do ishte ta nxirrnin nga kryeministria pastaj. Kur thonë ata për mosbindje dhe të dalësh nga parlamenti duke mos reaguar nuk e kuptoj.

Në çdo vend demokratik të botës ku funksionojnë të gjitha institucionet, nga reagimi i opozitës kuptohet edhe sa e rëndësishme është apo jo një çështje. Këtu kemi 30-40% të popullsisë që është kundër maxhorancës dhe është si kur nuk ndodh asgjë. Ka një tirani të maxhorancës, nuk i duhet fare opozita. Edi Rama e ka sëmundje paaftësinë për dialog. Në botën demokratike ka sondazhe pas ngjarjeve të ndryshme, këtu nuk ka fare. Dalin inceneratrorët dhe nuk kemi gjë. Opozita duhet të bëjë. Kjo mungon.

Këtu është krijuar edhe ajo e opozitës që fle gjumë sepse ia vendosi Rama. Atë detyrë ka ai, të merret me kundërshtarin. Ai u akuzua për gjumë, pastaj si i blerë. Gjithsesi kjo është një opozitë më aktive pas rënies së Bashës me atë që u krijua. Është goxha aktive dhe habitem sepse duhet të ketë edhe të tjerë që duhet të flasin, për grupe të vogla të tjera. Flasin vetëm sa e dobët është opozita. Këtu duhet të bashkohen të gjithë për të shpëtuar vendin nga kjo marrëzi.
Rama një nga gurët që ka luajtur më shumë për të sunduar ka qenë manipulimi i ndërkombëtarëve. Krijon konsensus dhe legjitimim jashtë vendit me çdo mënyrë dhe pastaj thua ja partnerët tanë që flasin mirë për ne. Kështu që këtu i është tronditur një mekanizëm që e ka ngritur prej kohësh. Është zbulimi i një të vërtete të tijën që e kishte fshehur deri tani. Padyshim që është i shqetësuar. Kjo nuk do të thotë që nga shqetësimi do korrigjojë veten, por vetëm do gjejë një strategji tjetër, deri te vrasja e njerëzve për të ruajtur pushtetin. Krimi ndjell krimin. Nuk ka arritur te vrasja se nuk i duhet, por ka kapur çdo gjykatës dhe mban opozitën peng me një gjyqtar. Ata janë për burg. Mosbindja civile atë të bëjë, të djegë atë selinë e tyre.

Kjo është loja që bëjnë, është kriminale. E keqja e Shqipërisë është nga gjithë sistemi i Ramës dhe njerëzit që punojnë për të. SPAK-u nuk ka shans fare, janë njerëz në shërbim të regjimit të pakorrigjueshëm. Kështu bën bota, ata në SHBA hynë në Capitol Hill. Me paqësoret që thonë këta nuk ka zgjidhje, kjo kohë ka ikur për fat të keq”, tha ai.bw

Dhunimi i 22-vjeçares keniane, shoqëria civile protestë përpara Prokurorisë së Tiranës, hidhet bojë e kuqe

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Shoqëria Civile po zhvillon sot një bisedë përpara Prokurorisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë drejtësi për vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko.

Protesta ka nisur në orën 17:00 ndërsa protestuesit kanë hedhur në muret e Prokurorisë bojë të kuqe.

Xheni Karaj, e cila ka organizuar protestën, ka zbuluar edhe arsyet se përse kjo protestë po mbahet para Prokurorisë.

“Kjo është protesta e dytë, e para u bë para Policisë. Problemet po çalojnë tek Prokuroria ndaj vendosëm të protestojmë këtu.

Cili është mesazhi që marrin gratë shqiptare kur ngjarje të tilla fshihen dhe pas kaq muajsh nuk kemi ende një të dyshuar.

Vrasja e Joyt është një vrasje e shumëfishtë. Nëse ajo do ishte qytetare e një vendi perëndimor, qasja e institucioneve do ishte ndryshe. Drejtësia funksionon ndryshe për njerëzit e kamur dhe ndryshe për emigrantët apo njerëzit me ngjyrë.

Ka 6 muaj që nuk identifikohet dhunuesi dhe ka probleme procedurale, shenjat e  gishtave u morën pas 3 muajsh”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se 22-vjeçarja u dhunua barbarisht pak muaj më parë dhe pasi qëndroi për disa kohë në gjendje kome, u transferua në Kenia, aty ku edhe ndërroi jetë.bw

Raporti i ODIHR: Duhen 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për zgjedhjet e 14 majit

OSBE-ODIHR ka bërë publik raportin paraprak për vlerësimin e nevojave në zgjedhjet lokale të 14 majit në vendin tonë.

Në raport bëhet me dije se është konfirmuar nevoja për një aktivitet të gjerë vëzhgues në të gjithë rajonet për të siguruar një kontroll të pavarur të procesit zgjedhor.

Po ashtu u theksua nevoja e vëzhgimit të ditës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore.

Në fund të raportit bëhet me dije se NAM ODIHR rekomandon vensdosjen e një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve.

Konkluzionet dhe rekomandimet:

Të gjithë bashkëbiseduesit e ODIHR konfirmuan nevojën për një aktivitet të gjerë vëzhgues të zgjedhjeve të ODIHR-it në të gjitha rajonet për të siguruar një kontroll të pavarur të procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e Institucionet shtetërore pranuan vlerën e shtuar të rekomandimeve zgjedhore të ODIHR-it për përmirësimin e kuadrit dhe praktikave zgjedhore. Shumë bashkëbisedues theksuan nevojën e vëzhgimit të ditës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore.

Shumë aspekte do të meritojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e administratës zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga media dhe online, financimi i fushatës, zgjidhja e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Bazuar në këto konsiderata, NAM i ODIHR-it rekomandon vendosjen e një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve (MVZ) për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Përveç një ekipi kryesor ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin të votave dhe tabelimit të rezultateve. Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, MVZ-ja do të përfshijë një element monitorimi të medias./ dita

FOTO: Zbulohen objekte të lashta gjatë ndërtimit të shkollës në Durrës

Delegacioni Europian në Tiranë ka shpërndarë fotot dhe një tekst, për një zbulim arkeologjik, gjatë ndërtimit të një shkolle të re në Durrës.

Zbulime të mahnitshme ndodhën në kantierin e shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, pjesë e programit #EU4Schools.

Arkeologët zbuluan struktura dhe artefakte të lashta, duke i shtuar njohuri të vlefshme historisë së qytetit.

“Kjo shërben si rikujtesë e rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkruan delegacioni i BE në Tiranë.

Ekstradimi i blogeres- EurActiv: Bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me Moskën është shqetësues

Qeveria shqiptare i ka hapur dritën jeshile ekstradimit të një blogereje ruse, e cila u arrestua në gusht të vitit 2022 me akuzën e spiunazhit.

Sipas agjencisë së Brukselit, EurActiv, Svetlana Timofeeva pritet të ekstradohet drejt Rusisë, por avokatët e saj druhen se ajo do përballet me dhunim të të drejtave të njeriut nëse kthehet në vendin e saj.

Timofeeva i tha gjykatës në fillim të shkurtit se ajo ishte e divorcuar dhe se ishte larguar nga Rusia për shkak të pikëpamjeve të saj për luftën në Ukrainë.

Ajo tha se këto pikëpamje do e linin atë të hapur ndaj persekutimit politik dhe shprehu dëshirën për të qëndruar në Shqipëri.

EurActiv shkruan se ajo do i nënshtrohet procedurës së ekstradimit, pavarësisht protestave nga përfaqësuesi i saj ligjor.

Agjencia e Brukselit shkruan se ‘janë ngritur shqetësime gjithashtu për bashkëpunimin me këtë vend në mesin e sanksioneve të BE dhe SHBA dhe luftës që vazhdon’.

Por Ministria e Drejtësisë thotë se sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë nuk pengonin në nisjen e procedurave të ekstradimit.

“Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë nuk ka lidhje me masat shtrënguese, të cilat janë vetëm politike dhe ekonomike,” tha Ministria e Drejtësisë. syri.net

Protestë në Bërxullë: “S’ka Europë, por vetëm gropë!”

Gjatë protestës së banorëve të Bërxullës kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar për shkak të shpronësimit të cilësuar të padrejtë nga ana e tyre, një prej banoreve të zonës ka deklaruar se shteti nuk do t’ia dijë për banorët.

Ajo deklaroi se ka rreth 5 muaj që këta banorë protestojnë dhe se me ndërtimin e autostradës tokat e tyre bëhen të paaksesueshme, përveç pretendimit për shpronësimin e padrejtë të pabarabartë me çmimin e tregut.

Banorja vijoi duke thënë se nëse do “vijnë ta vrasin” për pronën, do të përgjigjet në mbrojtje të shtëpisë së saj me çdo kusht.

“Për banorët nuk po pyet as shteti as njeri. Kjo firma ka qenë e PD-së, tani është kthyer me PS-në. Ky shtet nuk do t’ia dijë për banorët. Vetëm mbledh firmat për të marrë paratë e veta. ne po shkojmë 5 muaj këtu. Nuk do presim edhe shumë, policia na pret te rruga por edhe ne do e mbrojmë të drejtën tonë. Nuk mund të bëjmë gjyq për shtëpitë tona që kemi punuar gjithë jetën. Nuk mund të ikim me një firmë. Unë kam 7 dynym tokë. Këtu bëhet autostrada dhe ne nuk e aksesojmë dot. Unë shtëpinë time do e mbroj deri në minutën e fundit. shtëpinë time nuk e lëshoj, do bëhem hero këtu. Shteti shqiptar është vetëm për të vjedhur, nuk e mbron popullin. Ka vetëm padrejtësi, prokurori jo, shtet jo.

Problemi ka shkuar në Parlament por bëjnë një sy qorr. Dikur i binte PS-ja bilbilit, sot i bie PD. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ata. Ata vetëm tallen me popullin. Këta i bien bilbilit, ata miratojnë ligje. Ligjet nuk zbatohen për popullin, i bëjnë ligjet që kur të vijnë në opozitë t’i kenë për vete prapë. Ne do reagojmë në mënyrat më të këqija, do vijnë ata të më vrasin, do i vras dhe unë, me gurë me sfurk, armë nuk kam përdorur dhe nuk përdor. Le të vijë firma të sqarohet me popullin”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, një tjetër protestuese pohoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim, ndonëse projekti ka parregullsi. Sipas saj, shteti duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut për pronat e tyre.

“Kemi 4 muaj që protestojmë dhe nuk kemi asnjë reagim nga instancat shtetërore, duke nisur nga ministria e Infrastrukturës. As nga kryeministri s’kemi asnjë reagim, apo nga IKMT. IKMT duhet të vinte në terren dhe të shoh këtë paligjshmëri. Ne duam që prona të vlerësohet sipas çmimit të tregut. Po ashtu duhet të shihet dhe linja e Interkonjeksionit, pasi edhe plani për lëvizjen e kësaj linje, ia kanë lënë firmës Gener 2. Fakti që bëhemi rrugë dytësore, stopohet jeta. Këtu banorët mbahen me bujqësi dhe blegtori. Kjo i sjell të ardhura atyre.”, tha ajo.

Protesta kundër Thumanë-Kashar: “Falënderojmë Zotin që i doli ‘hirra’ Ramës!”,

Sërish kjo e diel i ka gjetur në protestë banorët e Bërxullës në Tiranë, të cilët kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

Nga projekti në fjalë është parashikuar që të shemben disa banesa dhe të preken disa toka të këtyre banorëve, të cilët janë kundër vlerës së shpronësimit.

Në një prononcim për News24 një banor që preket nga ky projekt ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, ndërsa pohon se deputetët kujtohen të shkojnë në terren vetëm kur janë zgjedhjet. Protestuesi tha për gazetarin Osman Stafa se nëse shteti nuk ka lekë t’i shpronësojë, atëherë banorët të bëhen aksionerë me kompaninë e ndërtimit.

“Nuk e çajnë kokën për popullin, e duan vetëm për votë. Kemi mbi 150 ditë që kërkojmë dialog. Institucionet dhe kompanitë kanë përplasje mes tyre. Nëse shteti ynë është kaq fukara dhe i padenjë, këtu nuk shihet as kryetari i bashkisë as deputeti. Ai deputet përfaqëson krimin, dhe jo popullin. Themi; ‘hajde të ulemi në dialog’. Na bëni aksioner me firmën ndërtuese nëse nuk kanë lekë. Qeveria dhe Edi Rama tallen me taksat e popullit. Ai nuk pranon as të ulet, në Kuvend nuk shkon, te ne nuk vjen, ç’e do! Ai është kryeministër mbetje. Ne s’kemi as armë, as raketa që t’i luftojmë, as pushtet, nuk dimë ça të bëjmë. Bëhen protesta gjithandej, por ka dialog. Ne jemi për zhvillim, por jo të na shpronësosh ne si një litër vaj ulliri. Kjo është qeveri e papërgjegjshme, e korruptuar. Falënderojmë Zotin që i doli hirra këtij kryeministri tradhtar!”, tha ai.bw

“Sofra Tiranase” 2023 realizohet me sukses nga Shoqata Tirana

“Sofra Tiranase” 2023 në edicionin e XXVII të saj, u realizua me sukses nga Shoqata Tirana, si një event që evidentoi edhe njëherë vlerat më të larta të qytetarisë kulturës dhe patriotizmit Tiranas.
E konceptuar si një aktivitet i madh festiv me rastin e 103- vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet dhe 15- vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ky organizim i Shoqatës dhe Kryetarit të saj Z. Arben Tafaj, e shndërroi në një event mbarëkombëtar e po ashtu në një nga aktivitetet më të mëdha për këto data të shënuara për gjithë shqiptarët.

Bashkepunimi ne kete vit jubilar, dhe kontributi i Aleances Kosovare te Biznesit me kryetar, z.Agim Shahini ishte nje vlere e shtuar qe i hap rruge pashkepunimit te me tejshem te organizatave tona.

Tirana si kryeqytet i shqiptarisë mirëpriti dhe bashkoi në Sofrën Tiranase përfaqësues të shquar artit e kulturës, të politikës dhe biznesit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Verut. Shoqata Tirana në traditën e saj të konsoliduar, vlerësoi personalitete të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në fushat që ata përfaqësojnë. Mesazhet për bashkëpunim të sinqertë dhe intensiv te përcjella nga Kryetari Z. Tafaj dhe personalitetet e ftuar si dhe ato të vlerësuar, entuziazmuan publikun që kishte mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve.

Zekthi: Rama subjekt hetimi në SHBA. Është i vdekur politikisht

Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me çështjen e “McGonigal” dhe lidhjen e kryeministrit Rama me këtë rast.

Sipas Zekthit kryeminsitri Rama nuk është paraqitur në seancat parlamentare për shkak se ka frikë për implikimin e tij në çështje, ndërsa shtoi se mungesa e tij në Kuvend është në kufijtë e një vepre penale që duhet të hetohet.

Ai shtoi më tej se Rama është po ashtu subjekt hetimi në SHBA për shkak se mund të ketë cenuar intersat e vendit, ndërsa vijoi më tej duke thënë se ai rrezikon një vdekje të plotë politike sepse nuk gëzon besueshmëri nga asnjë qeveri tjetër pas skandalit.

“Kjo mazhorancë nuk kërkon opozitë por sot është në krizë të plotë për shkak të skandalit McGonigal. Kjo krizë është aq e madhe sa për herë të parë në këto vite një qeveri e kontrollon parlamentin në atë mënyrë sa opozita nuk flet fare. Justifikimet e Ramës për të mos shkuar në Parlament nuk qëndrojnë, ai e ka detyrim para Kushtetutës të paraqitet aty.

Çdo javë kryeministri duhet t’u përgjigjet pyetjeve, jo vetëm në interpelancë. Ai po shpërdoron detyrën në atë masë sa mendoj se mund të ketë një shkelje penale. Po të ndodhte në amerikë të marrin dhe të çojnë në Kongres. jemi në kufijtë e një vepre penale. Është minimumi shpërdorim detyre. Rama kërkon të shmangë komunikimin se ka frikë nga hetimi. Ai ka frikë se gjërat që mund të thotë mund të konvergojnë me atë që mund të dalë nesër.

 

Ai po del tek tuk në ndonjë televizion. Ka pasur një tentativë për të bërë propagandë dhe nuk tha asnjë gjë konkrete. Rama në këtë vorbull dyshohet se ka tentuar të blejë një zyrtar të SHBA-së dhe ka fabrikuar një histori në kokën e vetë për Bashën që merrte para nga rusët dhe më pas ka tentuar ta verifikojë. Prokuroria ka thënë që ka nisur një hetim, ndërsa në SHBA ka një hetim të imtësishëm. Ai është subjekt hetimi edhe  në SHBA, ai e di se çfarë ka bërë dhe prandaj ka frikë.

Kryeministri ka imunitet diplomatik dhe nuk hetohet dot për shkak të Konventës. Për sa kohë është kryeministër nuk hetohet dot, kjo është e sigurt dhe prandaj ai do të qëndrojë në pushtet. Në sytë e Amerikës ai rrezikon një vdekje të plotë politike, nuk gëzon asnjë besueshmëri nga asnjë qeveri, ai do jetë në një izolim të plotë ndërkombëtar. Atë që ka bërë ai e bëjnë qeveri si Irani apo Kina. Ky e ka bërë për arsye personale, është shumë e rëndë.

 

Ka shumë lajme për Ramën, mund të ketë edhe pagesa. Fakti nuk mund të zhbëhet. Rama ka patur kontakte me McGonigal disa herë, ai ka marrë 225 mijë dollarë nga Neza, etj. Ato që thotë ish-e dashura e McGonigal mund edhe të mos merren parasysh plotësisht.

 

Opozita është për vete në krizë, nuk gjen forcë për të zgjidhur problemet e veta të brendshme. Edhe në opozitë bëhet për pushtet. Berisha e ka sulmuar PD-në vetë në 8 janar. Ata pretendojnë se kanë të vërtetën supreme dhe se askush nuk e kundërshton dot. Opozita ka qenë e dobët pasi bënte veprime të palogjikshme më parë, nuk mund të binte qeveria me protesta. Protestat në një vend si ne janë për interesat e brendshme, nuk mund të arrijnë ndryshime. Nuk do rrëzohet kurrë nga këto protesta, ato nuk bëhen për të rrëzuar Ramën, por për të marrë pushtetin e brendshëm.

Protestat janë bërë me 10 mijë vetë maksimumi. Mekanizmat janë për të thënë se elitat e vjetra nuk do e rregullojnë Shqipërinë. Nuk ka asnjë vend në Ballkan që ka të njëjtat figura në 32 vite. këta njerëz duhet të ikin, mjafton të hapet rruga për persona të tjerë. Nuk ka formula magjike, njeriu e provon dhe largohet. E provon dhe ikën nëse dështon. Alternativa krijohet në mënyrë të vetëvetishme. rama ka rreth 25 vite në pushtet, po ia kalon liderëve në Kubë, po ia kalon edhe Fidel Castros. Edhe Berisha u rikthyer kur u prek vetë. Nuk pranojnë një cikël normal, kur humb duhet të largohesh, ky është sistemi i demokracisë, duhet të qarkullojnë njerëzit. Që një parti të vijë në pushtet, sidomos nga krahu i djathtë duhetë të shkëputet nga elita e vjetër dhe të mos bjerë në dorën e krahut radikal dhe të dalë në rrugë. Duhet të ketë njerëz të virtytshëm dhe me ide. Nuk bëhet luftë me kohën, elita e vjetër që drejtonte PD-në nuk pranon të vërtetën që duhet të hapë rrugë dhe të mos përdorë një gjuhë të tillë.

Protestat bëhen vetëm për vulën e PD-së, këtë krizë kanë të dyja palët. Nuk i do populli dhe duan të rrinë pas vulës. Nuk ka popull të fortë mjaftueshëm. Unë e kam përkrahur PD-në me vite por nuk përkrah Berishën sepse nuk besoj se një stadium vendos se kush ka PD-në. Është një lëvizje bolshevike sipas mendimit tim. Mosbindja civile nuk ndodh në Shqipëri, ajo është të mos i bindesh policit apo ligjit. Është një gjë arkaike kjo, ka 200 vite që ka vdekur. Jo Rama po as Enver Hoxha të ngrihet nga varri nuk rri dot nëse dalin të gjithë dhe nuk binden, por me 10 mijë veta nuk mund të arrihet”, tha ai.bw

Deputeti Spaho shkul mikrofonat, çfarë ndodhi në foltoren e Kuvendit

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili është përjashtuar me 10 ditë nga drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ndonëse i është bërë thirrje disa herë për të liruar foltoren, ka vijuar me ‘aksionin’ e tij.

Ndërkohë, siç shihet dhe në video, Spaho teksa për shumë orë i bie bilbilit pa pushim, shkul edhe mikrofonat në foltoren e Kuvendit.

Fill pas këtij episodi ai ka goditur foltoren dhe më pas ka vijuar ritualin e tij, duke i rënë bilbilit. Që në nisje të Kuvendit pak pas orës 10 të paradites, seanca është zhvilluar me debate të ashpra, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Ndërkohë jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë e thirrur nga opozita.bw

Sot Kuvend, opozita në protestë- Në rend dite shkarkimi i Nikollës, por kryeparlamentarja mungon. 12 deputetë të PD të përjashtuar, mes tyre edhe Berisha

Zhvillohet sot seanca plenare në Kuvend. 12 deputetë të Partisë Demokratike do të mungojnë, pasi janë përjashtuar për shkak të debateve të shkaktuara në seancat e kaluara.

Deputetët që do të mungojnë, janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi, ndërsa kjo e fundit mungon në seancën e sotme.

Paralelisht jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protesta e thirrur nga opozita.

 

Rendi i ditës i seancës plenare

 

Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin e punimeve per periudhen 5-25 shkurt 2023, URDHEROJ:

 

  1. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00. II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
  2. Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;
  3. Njoftime;
  4. Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, te ndryshuar” .
  5. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.
  6. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit “Furnizimi me uje i qytetit te Durresit’”‘.
  7. Projektligj “Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive “Sicpa Security Solutions” s.a. e “Sicpa Security Solutions Albania” sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.
  8. Projektvendim “Per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zonjes Lindita Nikolla.
  9. Projektvendim “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023”
  10. Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD. 10.

Diskutime cer veshtje jashte rendit te dites (60′).

 

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

Komandanti i ekipit shqiptar të kërkimit në Turqi ndan historinë e veçantë: Pas disa orësh nxorëm nga rrënojat një 4-vjeçar, u emocionuam!

Komandant i ekipit shqiptar të kërkim-shpëtimit në Turqi, Behar Katuci, në emisionin “Open” në News24 foli për operacionet e zhvilluara në Turqi dhe momentet e vështira që kanë hasur gjatë shpëtimit të qytetarëve. Ai theksoi se nuk janë ndalur për asnjë moment kërkimet, duke ndarë jo vetëm vështirësitë, por edhe një moment emocionues. Togeri tha se ishin mrekulluar pasi kishin shpëtuar një vogëlush katër vjeçar, ndërsa siguroi se kërkimet nuk do të ndalet dhe do vijojnë të shpëtojnë qytetarët e bllokuar nën rrënoja.

“Kemi ndërhyrë në disa segmente. Fatmirësisht ditën e tretë. Kemi nxjerrë nga rrënojat një vogëlush katër vjeçar, ka qenë një nga momentet më të bukura që kemi pasur si ekip shqiptar në qytetin e Malatisë. Ekipi shqiptar ka vazhduar me operacionet e kërkim shpëtimit. Operacionet do të vazhdojmë, kemi vijuar me dy grupe. Temperaturat kanë qenë të ulëta, por kërkim shpëtimi nga pala jonë nuk është ndalur. Kemi shpresa pasi ka pallate rënia e të cilave na bën të besojmë se mund të ketë shpëtim jetësh. E vetmja vështirësi që kam arritur të konstatoj janë temperaturat e ulëta”, tha ai.bw

KQZ pret Apelin për PD-në ndërsa Berisha thërret tjetër tubim para Kuvendit

VOA/Ilirian Agolli

Në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ka gati fondet dhe komisionet për zgjedhjet vendore të 14 majit, por mbetet në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me autoritetin përfaqësues të Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi mbështetësit e tij për një tubim proteste më 3 mars, ditën që Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë këtë çështje. Opozita do të zhvillojë një tjetër tjetër tubim nesër para Kuvendit.

Në valën e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohoi se ka gjithçka gati, por mbetet në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me autoritetin përfaqësues të Partisë Demokratike.

Komisionet zgjedhore janë konstituuar formalisht dhe janë funksionale, edhe pse zgjedhjet janë 3 muaj larg dhe ata nuk kanë ndonjë veprimtari konkrete.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, tha sot për shtypin se fondi i përcaktuar u shpërndahet atyre partive, që kanë marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse, dhe PD nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të 2019, megjithatë ligji ka edhe një përjashtim në nenin 180, nga i cili përfiton Partia Demokratike, si pjesëmarrëse e zgjedhjeve të mëparshme.

Zoti Celibashi tha se sipas ligjeve, nuk mund të ketë dy parti me të njëjtin emër, se ka vetëm një PD, e cila do të regjistrohet në zgjedhje, nëse do të plotësojë kushtet ligjore.

Në çastin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim, KQZ do të vlerësojë cilësitë dhe kriteret e personave që paraqesin kërkesën për regjistrim, shtoi ai.

Por para se të ndajë fondet KQZ duhet të presë vendimin e datës 3 mars nga gjykata e apelit për konfliktin se cili është organi udhëheqës i Partisë Demokratike, shtoi ai.

“Besoj se është një angazhim pozitiv i gjykatës për t’u disponuar për këtë çështje para se të nisë procesi zgjedhor. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen në zgjedhje të partisë kryesore të opozitës. Duhet të jetë i qartë, edhe nga pikëpamja formale, organi drejtues i asaj partie”, thotë zoti Celibashi.

3 marsin po e presin me padurim edhe mbështetësit e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka marrë në kontroll Partinë Demokratike.

Ai u bëri sot thirrje përkrahësve të tij, që të mblidhen për një tubim proteste më 3 mars në kryeqytet, pikërisht në datën kur Gjykata e Apelit pritet të marrë një vendim lidhur me autoritetin përfaqësues të Partisë Demokratike.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që njohu kongresin e organizuar nga ndjekësit e ish kryeministrit Berisha u apelua nga kyetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, i cili mban statusin e drejtuesit të parties, pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha.

“Protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Ajo nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucione të tjera”, thotë zoti Berisha.

Ish kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij zhvilluan fundjavën e kaluar një tubim proteste para selisë së qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për skandale korruptive të përmësave të mëdha, akuza të cilat ai i ka hedhur poshtë.

Të hënën ata zhvilluan një tjetër protestë para Kuvendit, ndërkohë që disa deputetë opozitarë u munduan të bllokonin foltoren.

Zoti Berisha bëri thirrje për një tjetër tubim para Kuvendit nesër në mëngjes, për të penguar, siç u shpreh ai, hyrjen e kryeministrit Rama në seancën plenare.

Për shkak të përjashtimeve të herëpashershme grupe grupe pas çdo seance plenare, ku protestojnë, bllokojnë foltoren, godasin tryezat dhe u fryjnë bilbilave, numri i deputetëve opozitarë në seanca plenare është përherë e më i pakët.

Edhe sot Kuvendi përjashtoi për 5 dhe 10 ditë edhe 4 deputetë të tjerë opozitarë pas tensioneve në seancën e ditës së hënë, ndërsa nesër pritet protest tjetër jashtë Kuvendit dhe reagime të opozitarëve brenda tij.

VIDEO- Me megafonë e bilbila, seancat më 2006 kur socialistët zaptonin foltoren e Kuvendit

Teksa parlamenti është përfshirë nga debate të ashpra ku kryefjalë janë përjashtimet e deputetëve të PD-së nga seancat plenare, me arsyetimin se bllokojnë foltoren dhe thyejnë rregullat, demokratët janë kundërpërgjigjur me një video të nxjerrë nga arkiva.

Pas përjashtimit të sotëm të kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi dhe deputetëve Edi Paloka, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka, ky i fundit ka publikuar një video kur PS-ja në opozitë, gjatë vitit 2006, bënte të njëjtat sjellje sikur demokratët sot. Noka pohoi se ndonëse PS-ja kur ishte në opozitë bënte të njëjtën gjë, asokohe nuk i përjashtonte njeri nga Kuvendi.

Në pamjet nga Kuvendi i asaj kohe shihet kaosi i krijuar në sallë, ku deputetë të PS-së i bien bilbilit, mes tyre Ndriçim Hysa, ndërkohë që ngrihen dhe ‘zaptojnë’ foltoren. ‘Vota e fshehtë, vota e fshehtë’, dëgjohet teksa brohorasin në një zë deputetët socialist ku asokohe kreu i grupit parlamentar ishte Ben Blushi, ndërsa kryeparlamentarja Jozefina Topalli mundohej të vinte qetësi.

‘Jepe fjalën’, bënin thirrje me megafon deputetët socialistë teksa i drejtoheshin Topallit, ndërsa Arta Dade i drejtohej duke u hakërryer kryeparlamentares, madje përdorte dhe mikrofonin e saj. syri.net

Më 3 Mars opozita protestë kombëtare

Do të jetë në 3 mars protesta e radhës kombëtare e opozitës.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

Ndërkaq, protestat e tjera në Tiranë, tek parlamenti nuk do të ndalen, duke u zhvilluar çdo ditë që ka seanca kuvendore.

Në datën 3 mars, Gjykata e Apelit pritet të japë edhe vendimin për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.syri.net

Deputetja Ina Zhupa: Burg deri në pesë vjet kush godet gazetarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka propozuar disa ndryshime në Kodin Penal për të sanksionuar dënime më të rënda për personat që kanosin dhe godasin gazetarët.

Sipas këtij propozimi, në nenin 237 të Kodit Penal, “Goditjet per shkak te detyres”, thuhet se kur kjo ndodh ndaj një gazetari, dënimi për autorin duhet të jetë deri në pesë vite burgim.

“Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punjonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në tekstin e projektligjit.

Rritje e dënimit parashikohet edhe për kanosjen për shkak të detyrës për gazetarët. “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”.

Sipas deputetes demokrate “problematika e lirisë së mediave në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese. Vitet e fundit ka pasur mjaft gazetarë që janë larguar në vendet perëndimore duke kërkuar atje azil, sikundër nuk kanë munguar as rastet e dhunës, presioneve dhe kanosjeve për shkak të detyrës të kryer ndaj gazetarëve. Në kushtet kur legjislacioni penal aktual nuk ka parashikuar për gazetaret dhe punonjësit e mediave asnjë lloj mbrojtje tjetër nga ajo e qytetareve të zakonshëm të vendit, si dhe në kushtet kur rastet e presioneve, kanosjes apo dhunës fizike ndaj gazetarëve për shkak të detyrës janë shtuar ndjeshëm, jemi të bindur se kjo nismë vjen në kohë. Nëpërmjet kësaj nisme, nuk po kërkohet asgjë më tepër sesa të barazohet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve të medias, me atë të mjekëve apo punonjësve të policisë”.bw

Itali – Gjykata e Romës i jep azil politik Adriatik Llallës

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali.

Vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Adriatik Llallës, i cili mbrohej nga avokatja shqiptare Ada Mahmutaj, urdhëroi miratimin e kërkesës, duke i hapur rrugën procedurave të mëtejshme të marrjes së pasaportës italiane, që lëshohet përmes strukturave të Ministrisë së Brendshme.

Burime pranë SPAK thanë se Llalla ka fituar statusin e Azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij.

Adriatik Llalla, prej muajit Shtator 2021, kishte nisur një betejë ligjore në Romë, duke bindur drejtësinë e këtij vendi se përndjekja dhe dënimi i tij me 2 vite burgim në Shqipëri, ka qenë një iniciativë politike dhe jo e pavarur.

Llalla, mësohet të ketë bindur gjykatën duke i servirur një sërë deklarata sulmesh me eksponentë politikë në Shqipëri dhe jo vetëm, duke pretenduar se procesi penal kundër tij, është ndikuar politikisht.

Pretendimet e ish-kryeprokurorit Llalla, janë pranuar nga Gjykata e Romës, e cila ka miratuar kërkesën, duke parë dhe sjelljen e Llallës, gjatë kohës që ka qëndruar përgjatë 1 viti e gjysëm në këtë shtet.

Me marrjen e statusit të azilantit politik dhe fitimit të pasaportës italiane, njëherësh Adriatik Llalla nxjerr “Nul” dhe procesin e ekstradimit të tij në Shqipëri, duke e renditur çështjen e tij, në listën e atyre dosjeve që kanë dështuar për sa i përket ekstradimeve.

Akuzat mbi Llallën
Hetimi ndaj Llallës, u regjistrua vetëm disa muaj pasi ai kishte lënë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Çështja nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”.

Llalla, u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën lëndore dhe dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Akuzat ndaj tij u tkurrën në vitin 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën Llalla u dënua në mungesë nga gjykata me dy vite burgim.

Protestuesit thirrje policisë: Dorëzoni uniformat e kapelet, bëhuni me qytetarët!

Qytetarët që janë mbledhur sot para Kuvendit, në protestën e thirrur nga opozita i kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që të dorëzojnë kapelet dhe uniformat dhe t’i bashkohen nismës së tyre.

Mes brohërimave, protestuesit thërrasin njëzëri: ‘Rama ik’!

“Policia, dorëzoni uniformat, dorëzoni kapelet, bëhuni me qytetarët, ne jemi këtu. “Rama ik!”.

Poshtë diktatura, poshtë komunizmi, Rama ik! Ai nuk është Parlamenti i shqiptarëve por i kriminelëve. Këtu vendin shqiptarët! Rama ik!”, tha ai. syri.net


Send this to a friend