I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferko ishte urbanisti dhe pedagogu, Gent Kaprata.
Kaprata foli për mungesën e projekteve efikase të urbanizimit që do të sillnin një standard më të lartë për jetën e qytetarëve, ndërsa projekti i mbjelljes së pemëve në një trotuar 80 cm është qesharake.
“Duhet të kuptojmë që qeverisja e Veliaj në Tiranë është një shtojcë e qeverisjes kryesore të rilindjes kjo e parë në karakteristikat e populizmit, fasadizmi, demagogjia dhe policia. Këto ishin aspektet që e kanë shoqëruara Veliajn në këto 8 vite.
Nuk do ta quaj veçanti por ajo që e shoqëron më shumë Veliajn në këto vite ishte në vend se të kthehej një kryetar që shikon në të ardhmen por u kthye në legalizues i gjendjes ekzistues, ai i thelloi anët më negative të asaj gjendje.
Gjithë punët e Veliajt kanë një të përbashkët duke dhënë një produkt minimalist në impaktin e qytetit në krahasim të shumës 1 miliardë euro që ka shpenzuar bashkia në këto 8 vite.
Ky grup punës nuk është vërtetë që të kenë impakt por janë bërë që të tërheqin vëmendjen e publikut se ja ne po punojmë, kjo duke parë që ngulen fidanë dhe pemë në një trotuar që është rreth 80 cm e gjerë.
Urbanistika nuk shikohet me numër pemës, ajo nis nga njeriu dhe qeliza më e vogël e projektimit dhe menaxhimit urban nis nga ajo që quhet kompleks i banimit. Një kompleks banimi ndërtohet për 4 mijë banorë dhe për çdo element të atij kompleksi ndërtimi përkthehet në metra katror për banorë, dhe në bazë të asaj projektohen dhe hapësirat e gjelbërta dhe jo të mbjellësh pemë në mënyrë të çthurur.”