Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre.
VLORË- Policia e Vlorës ka shoqëruar aktivistin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, po protestonin në ambientet e jashtme të Pallatit të Kulturës, aty ku ndodhet kryeministri Edi Rama për të diskutuar për reformën territoriale.
Në momentin e shoqërimit, bashkëshortja e tij ka kundërshtuar veprimin e policisë, duke reaguar me tone të forta dhe duke u thënë efektivëve: “Ju jeni kriminelë”. Ajo tha se bashkëshorti i saj nuk po bënte asgjë të kundraligjshme dhe se u arrestua vetëm se po protestonte.
“Pse guxon ta marrësh. Ishte ulur në stol. Ishte një njeri I ulur në të drejtën e tij. Edhe sikur të protestonte. Nuk po bënte asgjë të keqe për një shtet që po shitet nga një kriminel tek kriminelët. Ju do ta pësoni kriminelë” tha ajo.
Deri tani janë shoqëruar katë persona, ndërsa takimi i Ramës ende nuk ka përfunduar. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për tu sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre. Ndërkohë, Baki Goxhaj u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë./Dosja.al