Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Avenir Peka, thotë se përgjimet e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për trafikun e armëve të dirigjuar nga biznesmeni izraelit Ron Yeffet, sipas tij, nëpërmjet “aferës KAYO”, i janë servirur publikut me miratimin e agjencive të huaja ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Sipas ekspertit te Sigurisë, fakti qe këto përgjime dolen ne publik do te thotë ky trafik armesh eshte kryer ne nje shqetesim serioz per partnerët.
“Përgjimet nuk i ka bërë Arben Ahmetaj. Dhe Ahmetaj thotë që m’i dhanë partnerët. Fakti që kanë dalë përgjimet do të thotë që është kthyer në problem serioz, që nuk mund të zgjidhet me kanale komunikimi diplomatike mes qeverive, por është vendosur të pasqyrohet dhe për ta bërë skandal”, tha Avenir Peka për News24.
Me tej eksperti i sigurise, Avenir Peka sqaroi për publikun se si trafiku i armëve mund të zhvillohet me pjesëmarrjen e shtetit, duke falsifikuar vazhdimisht dokumente.
“Merret armatimi në Afrikë, sillet në Shqipëri, ripaketohet, bëhet sikur është prodhim shqiptar, nisen letrat, ka certifikata. Nisen për një vend të caktuar, ndryshohen letrat rrugës dhe përfundojnë diku tjetër. Linjat e trafikut të paligjshëm janë linja hije që ecin paralelisht me linjat e ligjshme”, tha Peka. bw