VOAL

VOAL

Frankfurter Allgemeine Zeitung – Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?

Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemine Zeitung” (FAZ) në numrin e së premtes (18.09) mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria

Në Gjermani vazhdojnë të vijnë më shumë refugjatë nga Ballkani Perëndimor se sa nga Siria, shkruan FAZ: “Fokusimi tek refugjatët nga Siria e ka shkëputur vëmendjen nga fakti, që në Gjermani vazhdojnë të vijnë migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndonëse në gusht vala e të ardhurve nga Kosova ra, është rritur numri i të ardhurve nga Shqipëria në Gjermani. Krahasuar me korrikun rritja është mbi 9%. Kjo kuotë tregon se vala e të ardhurve nga Shqipëria është rritur po aq sa edhe e numri i atyre që vijnë nga Siria. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka numëruar në gusht 10100 kërkesa për azil nga Siria dhe 8200 nga Shqipëria – vlen të theksohet se Siria ka tetë herë më shumë banorë se Shqipëria. Në total më shumë se një e treta e azilkërkuesve vijnë nga Ballkani Perëndimor, pra nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar – gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar. Përse pikërisht nga Shqipëria laroghen kaq shumë njerëz? Shkak për rritjen e papritur janë bërë fjalët e përhapura dhe lajmet e keqkuptuara, se Gjermania ka nevojë urgjente për forca pune.”…Por, sipas FAZ arsye janë edhe varfëria, “papunësia prej 80%, që ndër të rinjtë është potuhuajse dyfish më e lartë. Kësaj i shtohetn edhe kriza në Greqi. Qindra mijëra shqiptarë, që kanë punuar atje si dhe në Itali janë kthyer në atdhe sapo kanë humbur vendet e punës. Në 2015 janë kthyer në Shqipëri 180000 vetë, disa prej tyre menjehërë janë nisur drejt Gjermanisë. Ky zhvillim pasqyrohet edhe në uljen e remitancave, që përbëjnë gati një të dhjetën e rendimentit ekonomik: në 2007 shqiptarët jashtë vendit kanë transferuar në atdhe 950 milionë Euro, ndërsa në 2014 vetëm 590 milionë.” … Në qytete varfëria nuk duket shumë, por ajo është e prekshme veçanërisht në periferitë jashtë kryeqytetit. Shumë më keq është gjendja më në thellësi të vendit…”Arsye e largimeve masive është edhe zhgënjimi nga qeveria socialiste: ‘pritjet ishin të mëdha, por me kthjellimin tani shumë vetë largohen’ …pra mund të bëhet fjalë për ‘refugjatë ekonomikë të motivuar politikisht”, shprehen ekspertë të intervistuar nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Kastriot Islami: Prokuroria e krimeve të Rënda të hetojë deputetët se janë në efektin e drogës

Deputeti Kastriot Islami përmes Facebook-ut i bën një apel Prokurorisë të Krimeve të Rënda që të hetojnë senacat e Parlamentit sepse, sipas tij, vihet re qartas se deputetët e tij janë nën efektin e drrogave. Ja çfarë shkruan Islami në statusin e tij tekstualisht:

“Prokuroria e Krimeve te Renda duhet te ndjeke me vemendjen seancat parlamentare ne Sallen e Parlamentit, qe eshte kthyer ne nje “LAGUNE” ku disa deputete te krijojne pershtypjen se jane nen efektin e stupefianteve. Nese nje gje e tille rezulton e vertete, ajo duhet te veproje duke ndaluar ne flagrance cdo Perdorues, qofte edhe me imunitet, te cilet duhet te tregojne edhe lidhjet me trafikantet e shperndaresit e stupefianteve, nese nga analizat ne vendin e ngjarjes provohet se jane nen efektin e tyre.”

Kush është Gjon Juncaj – Prokurori shqiptaro-amerikan që do hetojë zyrtarët e korruptuar

Prej një jave, një prokuror federal me eksperiencë të gjatë në Departamentin e Drejtësisë i është bashkuar njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj ka hetuar disa çështje të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht në pastrimin e parave dhe korrupsionin në drejtësi.

Nga Leonard Bakillari

 basha-me-lu

(Gjon Juncaj, personi me dosjen në dorë mes Donald Lu dhe Lulzim Bashës)

 

Prej një jave, një prokuror federal shqiptaro-amerikan po asiston njësinë “Task Forcë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është Gjon Juncaj dhe ka një eksperiencë të gjatë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, i fokusuar në hetimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe pastrimin e parave, dy nga veprat penale që hetohen aktualisht nga njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Juncaj u prezantua pak ditë më parë në këtë institucion si ekspert i misionit amerikan që asiston drejtësinë shqiptare OPDAT. Gjon Juncaj është një shqiptaro-amerikan nga Miçigani. Ai prej gati 15 vjetësh shërben pranë Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme në zyrat e këtij departamenti që prej vitit 2001.

Ai ka studiuar shkenca politike dhe drejtësi në dy universitete amerikane dhe ka përfaqësuar SHBA-në në çështje gjyqësore kryesisht mbi pastrimin e parave apo mashtrime me skema të sigurimit shëndetësor.

Për më shumë se 5 vjet ka punuar si asistent pranë prokurorit federal të Miçiganit. Sipas faqes së tij në Linked In, prej gushtit ai është në Shqipëri si këshillues ligjor dhe sërish si përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë. Juncaj është pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe pjesë e personave të suksesshëm të këtij komuniteti.

Nuk dihet ende nëse ai ka zgjedhur vetë të vijë në Shqipëri apo është caktuar në këtë detyrë prej Departamentit të Drejtësisë. Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme tha se pranë kësaj strukture është atashuar me kohë të plotë dhe një ekspert i misionit OPDAT, i cili do të ofrojë ekspertizën e tij në fushën e pastrimit të parave.

“Në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror”, tha Prokuroria e Përgjithshme.

Aktualisht, pjesë e Njësisë Antikorrupsion janë pesë prokurorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë trajnuar për vite me radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë qenë të atashuar në njësitë e përbashkëta hetimore “Task Forcë” të krijuara që prej vitit 2008. Tashmë prokurorët me eksperiencë të gjatë në hetimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik i janë bashkuar Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e prokurorit Dritan Rreshka.

Aktualisht, kjo njësi numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet procedurale sa u përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Bëhet fjalë për hetimin e rasteve të korrupsionit në radhët e gjyqtarëve, prokurorëve e të zgjedhurve vendorë, si dhe pastrimin e parave në kuadër të ligjit “Antimafia”. Këto janë dy çështjet ku fokusohet Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në një vit funksionimi ka pasur vetëm tri dosje të suksesshme.

Bëhet fjalë për arrestimin e një kryekomunari dhe dy gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion, të cilët janë në proces hetimi dhe gjykimi.

Me shtimin e numrit të prokurorëve dhe atashimin e një prokurori federal amerikan, prokuroria synon të shtojë hetimin e rasteve të korrupsionit, lufta ndaj të cilit ka qenë në fokus të zhvillimeve të fundit. Hetimi dhe ndëshkimi i korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë ka qenë edhe një kërkesë e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar, i cili së fundmi ka vendosur të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Përveç prokurorit federal që asiston njësinë antikorrupsion, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha se policisë shqiptare do t’i bashkohet edhe një ekspert i FBI-së, i cili do të asistojë në krijimin e Byrosë Federale të Hetimit.

“Një prokuror federal po ndihmon Njësinë Antikorrupsion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një agjent i FBI-së pritet të vijë javën e ardhshme për të punuar me policinë shqiptare, ndërsa ekspertët amerikanë po ndihmojnë në hartimin e ligjit për Byronë e Hetimit”, – tha ambasadori amerikan në një takim të tri ditëve më parë.

Edhe politika shqiptare duket se është ndërgjegjësuar për çështjen e hetimit të zyrtarëve të lartë, pasi vetëm pak ditë më parë kreu i komisionit për Reformën në Drejtësi tha se në Shqipëri do të hetojnë edhe prokurorë të huaj/Mapo

Rama: Publikimi i ‘raportit të OSBE-së’ ishte skandaloz dhe kriminal

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në mbrëmje se raporti i OSBE-së, ku përmendeshin një seri politikanësh, deputetësh dhe qeveritarësh si të lidhur me krimin e organizuar, drogën dhe ndërtimet klienteliste, u publikua në mënyrë të parregullt nga mediat.

Kryeministri Rama deklaroi në programin Top Story në televizionin Top Channel se mënyra e publikimit nga mediat vendase të atij raporti ishte skandaloze dhe kriminale, një manipulim dhe mashtrim i opinionit publik, sikur gjoja ai ishte një raport konfidencial i OSBE-së.

“Roli i mediave që e publikuan atë dokument ka qenë skandaloz dhe kriminal, sepse e botuan si të ishte raport konfidencial i OSBE-së, duke parë fare qartë se pjesa dërrmuese e tij ishte produkt i thashethemeve të shtypit shqiptar. Ta quash raport konfidencial të OSBE-së, kur nuk është i tillë, është kriminale dhe skandaloze, sepse i jep legjitimitet dhe mister, një teksti sikur zbulohen fije të jashtëzakonshme, ku janë lidhur gjithë këta njerëz më krimin” – tha zoti Rama.

Dëmi më i madh i atij botimi, sipas kryeministrit Rama, u shkaktua në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Nga shtypi i Tiranës ajo shkon në Kosovë, në Greqi dhe kështu përhapet kudo një llum për Shqipërinë, gjë që është krejt e padrejtë dhe e pamerituar, tha zoti Rama.

“Këtu është bërë një modë banale e neveritshme prej shumë vitesh sikur të gjithë janë njësoj, sikur kushdo që merret me politikë është i korruptuar, të gjithë janë të lidhur me krimin, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vjedhin, sikur shohin vetëm punën e tyre. Por jo, se nuk është kështu fare. Politika nuk është arena ku vallëzojnë engjëjt; ka pjesën e pakontaminuar edhe atë të kontaminuar, ka edhe idealistët – sado e çuditshme të duket kjo – ka edhe pragmatistët dhe të korruptuarit. Po ashtu edhe media është njësoj. Askush nuk mund të sillet si gjykatës suprem dhe t’i bëjë baltë të gjithë, duke pretenduar që është i distancuar” – tha zoti Rama.

Ai u kujtoi gazetarëve që pasi e posedojnë një dokument, etika minimale nuk është ta fshehë, por të marrin edhe opinionin e institucionit nga ku dokumenti ka rrjedhur para se ta botojnë, sepse nuk i pengon askush ta botojnë, sepse vetëm në këtë rrugë profesionale nuk i shesin popullit një dokument pa asnjë vlerë si raport konfidencial të një organizate.

Disa ditë më parë media elektronike, gazeta dhe portale informative publikuan një raport të OSBE-së, mbi marrëdhëniet dhe lidhjet e një numri deputetësh, si mbi dyshimet rreth mënyrës se si ata janë pasuruar.

Raporti theksonte se si deputetët dhe politikanët “rreken të investojnë në biznese fitimprurëse e të vështira për t’u gjurmuar, si ndërtimi, arsimi, miniera, hidrocentrale, shëndetësi, media apo pasuri të patundshme”. Në atë rport thuhej se “për të shmangur hetimet, pjesën më të madhe të të ardhurave ata i kalojnë përmes filtrave të pastrimit të parave dhe i regjistrojnë në emrat e të afërmve apo bashkëpunëtorëve të ngushtë”.

Në atë dokument tregohet se si disa politikanë kanë shfrytëzuar funksionet dhe pozitën shtetërore, duke u përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe deri në lidhje të dyshuara me grupe kriminale, ndërsa disa biznesmenë zgjodhën të përfshihen në politikë për të mbrojtur pasuritë, që dyshohen se jenë krijuar përmes veprimtarive të dyshuara.

Zyra e OSBE-së në Shqipëri deklaroi se informacioni i botuar nuk përfaqëson politikën e OSBE-së apo pikëpamjen e saj zyrtare, nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe nuk ka shërbyer si bazë për raporte të tjera. “Përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhjeje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës”, – deklaroi ambasadori i OSBE-së Florian Raunig.

SHBA – Politika shqiptare t’i këpusë lidhjet me krimin

Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer në fjalën e tij në Këshillin e Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë këmbënguli në nevojën që politika shqiptare të këpusë lidhjet e saj me krimin.  Ambasadori Baer, i bëri komentet e tij, pas prezantimit të raportit të përvitshëm të drejtuesit të pranisë së OSBE-së në Shqipëri Florian Raunig, mbi situatën në vend.

“Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se pavarësisht progresit të bërë me heqjen e disa individëve të lidhur me aktivitete kriminale nga listat e kandidatëve, disa të tjerë mbetën. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të këmbëngulin që partitë e tyre t’u ofrojnë kandidatë me reputacion që do të mund ta çojnë përpara vendin”, u shpreh ambasadori amerikan, ndërsa shtoi se “eleminimi i korrupsionit dhe largimi i ndikimeve kriminale nga qeveria është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri”. Sipas tij “rruga më efikase për ta siguruar këtë është që Shqipëria të kryejë reforma sistemike kushtetuese dhe ligjore, që do të parandalojnë kandidatët që janë të lidhur me krimin që të përfshihen në listat e votimit”.

Ambasadori amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë e reformës në Drejtësi. “Shtetet e Bashkuara inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin që të mbështesin angazhimin e tyre për ta bërë reformën në Drejtësi një kryeprioritet, me vepra dhe jo vetëm me fjalë”, u shpreh ambasadori Baer, ndërsa nënvizoi “rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces. Reforma duhet të vazhdojë në frymën e një angazhimi multipartiak dhe në të njejtën kohë është me rëndësi që asnjëra nga palët të mos e bllokojë përparimin e mëtejshëm”, theksoi ai.

Sipas ambasadorit amerikan “populli shqiptar  ka pritur për një kohë të gjatë një gjyqësor të paanshëm, një sistem gjyqësor në të cilin gjykatësit dhe prokurorët të promovojnë Shtetin e së drejtës, dhe kanë përgjegjësi për sjelljet e tyre. Shtetet e Bashkuara besojnë fort se shqiptarët e të gjithë krahëve dhe interesave duhet të përballen me sfidën e reformës gjyqësore, përpara se vendi të mund të bëjë një tjetër hap demokratik përpara”.

Për zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa ju referua raportit të ambasadori të OSBE-së në Shqipëri, përfaqësuesi amerikan tha se ato “ishin përgjithësisht pozitive, pa shfaqja te dhunshme dhe qytetarët shqiptarë patën mundësinë të shprehnin të lirë votën. Megjithatë – vijoi ai – misioni i ODIHR-it gjeti një numër parregullsish, si votimi në grup, dyshimet e përhapura për presion mbi votuesit dhe blerjen e votës dhe politizimi i institucioneve shtetërore dhe medias”.

Vrasja në Belgjikë, shpallet në kërkim miku i Mark Frrokut

TIRANE – Arjan Bytyçi, një prej të dyshuarve si bashkëpunëtor i deputetit kristiandemokrat Mark Frroku, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në një seancë të mbajtur në Gjykatën e Lartë më 25 qershor, kolegji penal me kryesues Artan Brocin, e anëtarë Ardian Nunin, Edmond Islamajn, Guxim Zenelajn e Tom Ndrecën, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë ndaj Arjan Bytyçit. I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina.

Masa e arrestit ndaj Bytyçit u caktua mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ai dyshohet për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel.

KËRKIMI NGA BELGËT
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë thuhet se: Me 28.03.2015 Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimin penal Nr.2, datë 28.03.2015, në ngarkim të shtetasve: a) Mark Frroku, (deputet i Kuvendit); b)Arjan Bytyçi, alias Kristian Morina (Marinaj) alias Hile Joka alias Hile Morina, lindur në Pukë më datë 02.02.1977 alias Ilir Morina, i lindur në Drenicë, Kosovë, më datë 2 shkurt 1977, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Procedimi penal Nr.2, i mësipërm, është regjistruar mbi bazën e materialeve të ardhura nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me shkresën Nr.2851/1 KL Prot.BM/FKB 1433/15, datë 27.03.2015 dhe Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr.266/2 datë 28.03.2015. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka komunikuar se, më datë 04.11.2014 Interpol Brukseli ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Arjan Bytyçi, lindur më 02.02.1977 në Drenicë, Shqipëri, alias Hilë Joka, Hilë Morina dhe Ilir Morina, pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë Bruksel, Belgjikë, është lëshuar urdhri i arrestit Nr.37/99 dt. 10.01.2000 ndaj këtij shtetasi, si i akuzuar për veprën penale “vrasja” e parashikuar nga nenet 66 dhe 394 të K.P.Belg, për të cilën dënimi maksimal i parashikuar është ai me burgim të përjetshëm. Sipas Z.Q.K Interpol Tirana, më dt. 09.01.2015, Interpol Brukseli e ka hequr nga kërkimi ndërkombëtar personin nën hetim me arsyetimin se urdhri i arrestit i lëshuar ndaj tij nuk është më i vlefshëm dhe se gjeneralitetet e sakta të tij janë Kristjan Marinaj, i dtl. 18.02.1975.

Në vijim, më dt. 26.01.2015 Interpol Brukseli ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Kristian Marinaj, i dtl. 18.02.2015, lindur në Serbi, me kombësi Serbe të konfirmuar, duke specifikuar se ky shtetas njihet ndryshe si Arjan Bytyçi, alias Hilë Joka, Hilë Morina, Ilir Morina. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar urdhri europian i arrestit B1/070PC, dt. 12.01.2015 nga Gjykata e Apelit Bruksel, për veprën penale “vrasja dhe plagosja në rrethana rënduese”. Sipas Z.Q.K Interpol Tirana, Arjan Bytyçi është identifikuar se ishte i njëjti person, por kishte disa emra, siç specifikohen më lart.

Shkresës së Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tiranës i është bashkëlidhur dokumentacioni i mëposhtëm: Kopje e Urdhrit të Arrestit Ndërkombëtar (Diffusion) lëshuar ndaj shtetasit Kristian Marinaj nga Interpol Bruksel, më datë 26.01.2015; Kopje e rezultateve të nxjerra nga kontrolli në sistemin e-ASF2 të Interpolit lëshuar në emër të Kristjan Marinaj.

VRASJA NË BRUKSEL
Në datë 05.03.1999, viktima Aleksandër Kurti, lindur më 03.01.1975, u qëllua me thikë për vdekje nga 4 autorë, ndërmjet të cilëve shtetasi Besnik Vuka, në hyrje të stacionit “Midi” në Saint-Gilles, Bruksel.

Autor i kësaj ngjarje besohet të jetë shtetasi Mark Froku, i njohur ndryshe si Besnik Morina, i njohur ndryshe si Froku Dritan, i njohur si Piro Sfrani (SOFRANI). Si pas disa dëshmitarëve, shtetasi Besnik Vuka, ishte autori i goditjeve me thikë. Viktima kishte rënë në dashuri me një prostitutë, me emrin “L.S”. Kjo vrasje e paramenduar shtrihet brenda fushës së vrasjes mafioze e organizuar nga qarqet e tutorëve. Shtetasja L.S. kishte lënë takim me viktimën në ditën e ngjarjes (fakteve).

Aleksandër Kurti kishte menduar se do të takonte prostitutën por ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të. Marinaj Kristian, i njohur si Arjan Bytyçi, si dhe Lek Bib Djafa ishin bashkëpunëtorë të Vuka Besnik. Dëshmitarët kishin përmendur numrin e autorëve. Ata u arratisën jashtë vendit, disa ditë pas ngjarjes.

Prokurori i Përgjithshëm i Brukselit e akuzon shtetasin Arjan Bytyçi, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”. Me vendim të datës 15 janar 2010 në mungesë, ndaj të akuzuarve Besnik Morina, Besnik Vuka, Arjan Bytyçi dhe Bib Lek Djafa, Gjykata e Krimeve të Rënda të Rrethit të Brukselit, ka dënuar secilin prej tyre me nga 10 vjet heqje lirie.

Duke qenë se, nga personat e dënuar është ankimuar vendimi i dënimit, Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim Gjykatës për Krime të Rënda të Provincës Brabant-Ëallon, Belgjikë. Nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Përgjithshme të Brukselit ka rezultuar se: Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, më datë 5 mars 1999, rreth orës 17:45, Policia e Saint-Gilles, ka zbuluar në një rrugë në hyrje të stacionit “Gare du Midi”, Nr.47A të Avenue Fonsny, Bruksel, trupin e një djali të ri në agoni.

Nga këqyrja rezultoi se, hunda e tij ishte e mbuluar me gjak, kishte hematoma të rënda tek sytë, plagë në dorë dhe gjoksin e gjakosur me tre gjurmë goditjeje me thikë. Viktima, në bazë të dokumenteve të identifikimit që ju gjetën, është identifikuar si Azem Shkreli, lindur në Jugosllavi, më 8 shtator 1980.

Policia ka konstatuar dhe marrë poshtë një kamioni, një thikë të madhe mishi, me një dorezë prej druri, tehu i të cilës ishte njollosur me gjak. Veprimet e para hetimore kanë treguar se bëhej fjalë për larje hesapesh ndërmjet personash të përfshirë në rrjetin e prostitucionit shqiptar. Marku, me vëllezërit e tij Nardi dhe Arben, ka qenë përgjegjës për tre prostituta, që banojnë bashkë. Sipas dëshmitarit anonim ata quhen FRROKU. Viktima me origjinë nga Shkodra (Shqipëri) është hequr si polic i Interpolit dhe se në Shqipëri e njeh familjen e shtetases “L”.

Nga frika se mos familja e saj mësonte mbi punën që ajo bënte në Belgjikë, shtetasja “L” i telefonon tutorit të saj Nardi (FRROKU alias Shkurt LASKU), i cili ndodhej në atë kohë në Shqipëri. Ai e këshillon të njoftojë të vëllanë Dritan (Besnik MORINA). Dritani e fton t’i ngrejë një kurth viktimës në Gare du Midi. Shtetasja L. kontakton me telefon me Aleksandër KURTI dhe e siguron se ajo do të ishte vetëm me të në takim. Në orën dhe vendin e caktuar, nuk është “L” e cila pret viktimën, por katër persona të cilët kanë për qëllim ta vrasin. Informacion i rëndësishëm është marrë dhe nga dëshmitarët e tjerë të pyetur në Belgjikë, thëniet e të cilëve gjenden të pasqyruara në akt akuzën e dërguar nga autoritetet belge./KLODIANA LALA

Drafti i ligjit të dekriminalizmit – cilat janë 79 veprat penale që do ta pastrojnë politikën shqiptare

Drafti

Përmes projektligjit paraqitr nga qeveria “Për Legjitimitetin e Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike” parashikohen 79 veprat penale që do të bllokojnë përgjithmonë përfshirjen e kriminelëve në postet e larta shtetërore. Ligji ka fuqi dhe për ata që janë duke ushtruar tani funksionet publike – Ligji parashikohet të ushtrojë veprimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike, pikërisht përmes të njëjtave instrumente, vetëdeklarimeve dhe më tej verifikimeve nga organet përgjegjëse. Konkretisht, qeveria përmes projektligjit të saj propozon që të ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie e këshilltarë në këshillin bashkiak, të emërohen në detyrën e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, të zgjidhen në funksione për të cilat voton Parlamenti të gjithë të dënuarit brenda apo jashtë vendit  me vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë krimesh të kryera me dashje, që përcaktohen shprehimisht në këtë projektligj. Po ashtu, projektligji parashikon ndalimin edhe për ata persona që janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ndalimi për të kandiduar dhe për të zgjedhur do të zbatohet edhe ndaj personave që kanë kryer krimet e parashikuara në ligj edhe për rastin kur ndaj tyre është dhënë vendimi nga Gjykata të Shkallës së Parë, pra vendime dënimi jo përfundimtare ose ndaj të cilëve është vendosur një masë sigurimi personal ose është lëshuar një urdhër kërkimi nga një autoritet gjyqësor i huaj. Për këtë kategori personash ndalimi do të zgjasë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të arrestit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë. Në rast se do të rezultojë se të sipërshënuarit janë zgjedhur apo emëruar apo janë duke ushtruar një funksion publik ata do të pezullohen nga çdo funksion deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit ndërkombëtar apo vendimit të pafajësisë.

Të dënuarit

Sa i takon kategorisë së personave të dënuar, ndalimi për të kandiduar, për t’u zgjedhur apo emëruar në funksione publike do të jetë në përpjesëtim të veprës që ata kanë kryer. Për veprat penale më të rënda dhe më të rrezikshme, ndalimi do të jetë përjetë. Për vepra penale të tjera ndalimi do të jetë 20 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit me burg, për dënimet që lidhen me veprat penale të korrupsionit apo ato që cenojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik, 10 vjet nga përfundimi i dënimit të vuajtjes me burg, për të gjitha ata persona që kanë marrë burgim jo më pak se 2 vjet.

Vetëdeklarimet

Projektligji i qeverisë parashikon që vetëdeklaruesi mban përgjegjësi penale në rast se deklaron të dhënave të rreme. Të dhënat do të vetëdeklarohen nga personat që duan të zgjidhen. Verifikimi i të dhënave që përbëjnë shkak për pazgjedhshmëri dhe për pakandidueshmëri do të bëhet përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë, të zgjidhet apo të emërohet, e mandej përmes verifikimit që do të kenë për detyrë të kryejnë të gjitha organet shtetërore që konform detyrës së tyre funksionale, të përcaktuar nga ligji ose Kushtetuta, do të administrojnë këtë lloj dokumentacioni. Mosplotësimi i formularit të kandidatit do të jetë shkak për mosregjistrimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo për mosemërimin nga organi përgjegjës. Të dhënat e formularit do të jenë publike dhe titullari i të dhënave do të jetë përgjegjës dhe do të mbajë përgjegjësi penale në rast të të dhënave të rreme ose të shtrembëruara. Verifikimet për të dhënat e personave në fjalë, do të kryhen si brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e prokurorisë apo çdo organ tjetër kompetent që disponon informacionin që nevojitet. Jo vetëm të dhënat e vetëdeklarimeve, por dhe rezultatet e verifikimeve parashikohet të jenë publike dhe kjo shkon në vijë të drejtë me gjithë frymën e ligjit, rritjen e besimit të publikut përkundrejt përfaqësuesve të vetë në rang kombëtar apo lokal dhe administratës publike.

Modeli “Severino” në Shqipëri

Ligji me efekt prapaveprues. “Korrupsioni”, lëvizja e deputetëve

Dalja me dy projektligje paralele për çështjen e dekriminalizimit, duket se do të shkaktojë debate në ditët në vijim. Por ajo që i bashkon mazhorancën dhe opozitën në nismat e tyre është pikënisja e hartimit të secilit prej drafteve, ligji italian “Severino”. Por çfarë parashikon ligji i ish-ministres së Drejtësisë, Paula Severino? Ligji italian parashikon dënimin e zyrtarëve të përfshirë në vepra të rënda kriminale, siç është krimi i organizuar dhe korrupsioni. Ligji “Severino” gjithashtu parashikon akte ligjore për ata zyrtarë që nuk paguajnë detyrimet e shtetit duke krijuar evazion fiskal. Në politikën shqiptare, kalimi i deputetëve nga një krah në tjetrin është një praktikë e aplikuar. Por ligji “Severino” është i rreptë në këtë praktikë, pasi kalimin e zyrtarëve nga një palë në tjetrën e konsideron korrupsion. Por ligji nuk ndalon këtu sa i përket korruptimit të ligjvënësve për të kaluar në krahun kundërshtues. Ligji “Severino” nuk amniston, por ka fuqi prapavepruese për shkeljet ligjore. Pra, ky ligj, kryesor ka efektin prapaveprues. Sepse të gjitha ligjet e tjera e kanë fuqinë nga dita që hyjnë në fuqi dhe mbas, por jo çfarë ke bërë para se ligji të ishte në fuqi.

Veprat

  1. Gjenocidi
  2. Krime kundër njerëzimit
  3. Krimet e luftës
  4. Vrasja me dashje
  5. Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër
  6. Vrasja me paramendim
  7. Vrasja për gjakmarrje
  8. Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
  9. Vrasja e funksionarëve publikë
  10. Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit
  11. Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
  12. Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje
  13. Tortura
  14. Tortura me pasoja të rënda
  15. Plagosja e rëndë me dashje kur ka sjellë si pasojë vdekjen apo e kryer kundër disa personave, ose atyre që janë bashkëshort/bashkëjetues, gjini e afërt/krushqi e afërt
  16. Shitblerja e transplanteve
  17. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
  18. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç
  19. Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura
  20. Marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur
  21. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur
  22. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës
  23. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
  24. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari
  25. Vepra të turpshme
  26. Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
  27. Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
  28. Zhdukja me forcë
  29. Trafikimi i personave të rritur
  30. Veprimet që lehtësojnë trafikimin
  31. Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera
  32. Shfrytëzimi i prostitucionit
  33. Trafikimi i të miturve
  34. Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën
  35. Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit
  36. Vjedhja me armë
  37. Vjedhja me pasojë vdekjen
  38. Trafikimi i mjeteve motorike
  39. Skemat mashtruese dhe piramidale
  40. Dëmtimi i objekteve mbrojtëse
  41. Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake
  42. Marrja e shpërblimeve
  43. Vënia në shërbim të shteteve të huaja
  44. Atentati
  45. Komploti
  46. Kryengritja
  47. Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
  48. Thirrjet publike për veprime të dhunshme
  49. Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese
  50. Shpërndarja e krimeve antikushtetuese
  51. Vepra me qëllime terroriste
  52. Financimi i terrorizmit
  53. Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera që financojnë terrorizmin
  54. Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur
  55. Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit
  56. Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
  57. Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste
  58. Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
  59. Krijimi i turmave të armatosura
  60. Prodhimi i armëve luftarake
  61. Organizata terroriste
  62. Banda e armatosur
  63. Trafikimi i armëve dhe i municionit
  64. Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese, radioaktive
  65. Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
  66. Trafikimi i narkotikëve
  67. Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale
  68. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
  69. Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë
  70. Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
  71. Organizata kriminale
  72. Grupi i strukturuar kriminal
  73. Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

 

Vepra të tjera

  1. Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
  2. Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë
  3. Shpërdorimi i detyrës
  4. Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore
  5. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
  6. Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

SHBA: Eliminimi i korrupsionit dhe heqja e ndikimeve kriminale mbi qeverinë – thelbësorë për demokracinë

SHBA shikon ndërmarrjen e reformave kushtetuese dhe legjislative si mënyrën e vetme për të penguar përfshirjen e personave me të kaluar kriminale

“Eliminimi i korrupsionit dhe heqja e ndikimeve kriminale mbi qeverinë, është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe të institucioneve demokratike të Shqipërisë”. Kjo është deklarata e bërë nga Misioni i SHBA-së në OSBE, pas analizimit të raportit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

SHBA shikon ndërmarrjen e reformave kushtetuese dhe legjislative si mënyrën e vetme për të penguar përfshirjen e personave me të kaluar kriminale.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të insistojnë që partitë e tyre politike të ofrojnë kandidatët me reputacion të cilët dëshirojnë ta çojnë vendin përpara. Eliminimi i korrupsionit dhe heqja e ndikimeve kriminale mbi qeverinë, është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Mënyra më efektive për të siguruar këtë është që Shqipëria të bëjë reforma sistematike kushtetuese dhe legjislative që pengojnë kandidatët të cilët janë subjekt i ndikimit penal ose me qëllim kriminal që të vendosen në fletën e votimit”, thuhet në reagim.

Më tej Misioni amerikan shton: “Shtetet e Bashkuara inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin për të mbështetur angazhimin e tyre për të bërë reformën gjyqësore një prioritet i lartë, me veprime jo vetëm me fjalë. Ne duam të theksojmë rëndësinë e përfshirjes së opozitës politike në këtë proces. Reformat duhet të ndiqet në një frymë të përkushtimit shumë-partiak, ndërsa në të njëjtën kohë është me rëndësi që asnjë parti të mos bllokojë rrugën përpara. Ne përgëzojmë punën e Prezencës së OSBE-së për të nxitur konsultim të gjerë dhe angazhimin qytetar në reformën gjyqësore, duke përfshirë ngjarjet rajonale në terren dhe pjesëmarrjen aktive në grupet parlamentare të punës. Më e rëndësishmja, Prezenca e OSBE të jetë gjithashtu e përfshirë ngushtë në zhvillimin e proceseve gjyqësore transparente në përputhje me angazhimet e OSBE-së. Shtetet e Bashkuara ndjejnë fuqimisht se shqiptarët e te gjitha partive dhe interesave duhet te trajtojnë sfidën e reformës gjyqësore përpara se vendi te mund të ndërmarrë hapin e ardhshëm demokratik përpara.”- thuhet në deklaratën e SHBA-së.

SHBA ia çon një sinjal tjetër Metës

Nga përtej Atlantikut vijojnë të vijnë mesazhe për kreun e parlamentit. Pasi nënsekretarja amerikane e shtetit Nuland refuzoi ta takonte në korrik gjatë vizitës në Tiranë, pasi nuk morri pjesë në mbledhjen e homologëve kryeparlamentarë në Nev York, Ilir Meta ka marrë sot një sinjal të ri: Parta e tij duhet ta votojë reformën në drejtësi. Kreu i LSI-së ka bërë disa deklarata diversive për këtë çështje herë duke iu kundërvënë Ramës dhe Ambasadores së BE-së në Tiranë, për një votim vetëm me votat e shumicës. Pikërisht për këtë shumëkush mendon se Meta i trembet një reforme që parashikon prokurorë dhe gjykatës special për luftën kundër korrupsionit që do të mbikqyren nga SHBA dhe BE-ja. Por sot Ambasadori i ShBA në OSBE Daniel B. Bear ka qenë shumë i qartë. Pasi i ka bërë thirrje shumicës dhe opozitës të përfundojë reformën në drejtësi ai ka shtuar edhe një detaj shumë domethënës: është e rëndësishme që asnjë parti të mos bllokojë rrugën përpara ka thenë sot ambasadori i ShBA në OSBE. Kuptohet se pse pasi i ka bërë thirje dy partive të mëdha ai ka shtuar edhe togfjalëshin “asnjë parti”.Lapsi.al

SHBA: Populli shqiptar ta detyrojë politikën të shkëputet nga lidhjet kriminale

Në reagimin e fortë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë gjatë ditës së sotme përmes ambasadorit të tyre në OSBE, një moment i rëndësishëm ishte kur flitej për personat me rekorde kriminale në politike, të cilët influencojnë vendimarrjen dhe qeverisjen e vendit. Më poshtë pjesa e deklaratës ku flitet për këtë problem

 “Shetet e Bashkuara të Amerikës vërejnë se me gjithë progresin e bërë për largimin e personave me lidhje kriminale nga listat e kandidatëve, disa prej tyre u përfshinë në kandidim. Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar që të insistojë që partitë politike të ofrojnë kandidatë me reputacion të cilët duan ta çojnë vendin përpara. Eleminimi i korrupsionit dhe largimi i personave me rekorde kriminale nga qeveria mbetet thelbësore për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëqeverisjen e institucioneve demokratike. Rruga më efektive në këtë drejtim që Shqipëria të bëjë reforma konstitucionale dhe legjislative që të ndalojë kandidatët të cilët janë subjekte të influencave kriminale apo me qëllime kriminale, të mos kandidojnë më. Në mbështesim punën e prezencës së OSBE-së për të krijuar një mbështetje në krijimin e një kodi të sjelljes në Parlament dhe ti bëjë thirrje partive përfshirë edhe atyre në opozitë të punojnë në adoptimine tyre”- thekson deklarata e ambasadorit amerikan në OSBE, Daniel B. Bear.

Siç mund të kuptohet nga kjo deklaratë, ky reagimi është në vazhdën e angazhimit të fortë publik që kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Mbetet për t’u parë çfarë rezervon kjo stinë e re politike në vend. Kryeministri Rama është vënë në qendër të kritikave nga opozita, si personi që mbushi parlamentin me kriminelë./Lapsi.al/

Jozefina Topalli: Ja e vërteta e dorëheqjes së Arben Ndokës

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama për përfshirjen në Kuvendin e Shqipërisë të personave me të shkuar kriminale. Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të së enjtes, Topalli tha se dorëheqja e deputetit socialist, Arben Ndoka, nuk erdhi si presion i procesit të dekriminalizimit, por i raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar rreth një muaj më parë.

“Dorëheqja e tij u bë për faktin se një muaj më parë në raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit u thanë tri gjëra themelore. Është e turpshme që në Parlamentin e Shqipërisë ka persona me të kaluar në trafikun e qenieve njerëzore dhe se çdo segment i qeverisë është i afektuar nga korrupsioni”,-deklaroi Topalli.

Ndërsa shtoi se largimi i tre deputetëve nuk erdhi nga dekriminalizimi, por nga vetë ato. Topalli iu drejtua Ramës se në një deklaratë të tij ka fyer qytetarët e atyre zonave që janë përfaqësuar nga deputetët me prejardhje kriminale.

“Problemi nuk është Armando. Ai nuk hyri me zor në Parlament, nëse kryetari i PS nuk do kishte përzgjedhur atë dhe njerëz të tjerë. Rama në një emision televiziv ka vazhduar të fyejë njerëzit duke thënë se ata janë përfaqësuesit e njerëzve në një mënyrë të koncentruar, ndërkohë që në një kohë tjetër, 100 vite më parë, ata janë përfaqësuar nga Fishta etj.”,-deklaroi Topalli.

Qëndrimet e ish-kryetares së Kuvendit vijnë pak javë pak kohë pas dorëheqjes që deputeti socialist Arben Ndoka bëri ndaj mandatit të tij, si dhe pas arrestimit të deputetit tjetër të PS-së, Armando Prenga, lidhur me incidentet që ky i fundit pati me anëtarë të familjes Cali në Patok të Laçit.

Kapet në Itali një tjetër dërgesë droge 3.5 tonë nga Shqipëria – 15 të arrestuar, mes tyre 9 shqiptarë

Sipas policisë italiane llogaritej ne vlerën e 70 milionë euro

ITALI – Një operacion i koduar “Odisea” në Katania të Italisë ka prangosur 15 persona, 9 shqiptarë dhe 6 shtetas italianë të akuzuar për trafik droge mes Shqipërisë e Italisë.

Mediat italiane duke iu referuar policisë bëjnë me dije shqiptaret e arrestuar janë: Oresti Mufali 33 vjeç, Albert Shqau 31 vjeç, Erion Mucaj 34 vjeç, Ermir Baja, 46 vjeç, Jodian Shametaj 25 vjeç, Emiliano Shametaj, 28 vjeç, Gentian Hoxaj, 35 vjeç, Fatjon Hoxaj, 28 vjeç, e Erson Zhuka, 31 vjeç.

Gjatë këtij operacioni u sekuestrua një sasi prej 3500 kg drogë, që sipas policisë italiane llogaritej ne vlerën e 70 milionë euro.

Rama i sfidon diplomatët perëndimorë: ‘Nuk më kanë zgjedhur ata’

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend, në lidhje me dekriminalizimin.“Se po e dëgjoj shpesh këtë punën e ndërkombëtarëve. Mua s’më kanë zgjedhur ndërkombëtarët kryeministër, më kanë zgjedhur shqiptarët. Ndaj dhe ato që bëj, i bëj për shqiptarët, jo për ndërkombëtarët. Edhe dekriminalizimin nuk e bëjmë për ndërkombëtarët. Jeni bërë si shtëpia e diplomatëve dhe spekuloni me ambasadorin amerikan. Me juve nuk ia vlen të harxhosh frymën”, ka thënë Edi Rama sot në parlament duke kundërshtuar pretendimet e opozitës se Rama po detyrohet nga ndërkombëtarët të shporrë kriminelët e tij. Po nëse pretendimi i Ramës nuk qenkërsh i vërtetë dhe se dekriminalizimi nuk po bëhet sei presion i ndërkombëtarëve, atëherë si i përgjigjet kryeministri pyetjes që shtron sot Lubonja: “Duke dëgjuar kryeministrin, askush nuk arriti të kuptojë një gjë, megjithëatë: si ka mundësi që ky kalorës radikal i luftës kundër së keqes, krimit dhe drogës, paska futur aq shumë kriminelë, trafikantë e të koruptuar nga krahu i tij në parlament? Dhe pse?”

BBC: Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani u rrit me 631 përqind

Shqipëria shënoi një tjetër rekord përsa i përket numri të azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani muajin që shkoi. Dhe shifrat gjithnjë në rritje po përdoren për t’i treguar Europës se është më kot e frikësuar nga fluksi i refugjatëve të luftës që mbërrijnë në dyert e saj nga Siria.

BBC shkruan:

“Ndërsa tragjedia e atyre që largohen nga lufta e tmerrshme civile në Siri ka prekur imagjinatën popullore, këta njerëz përbëjnë vetëm 20.1 përqind të totalit të atyre që kërkuan azil në Gjermani nga Janari në Gusht të vitit 2015.

Nëse bëjmë bashkë të ardhurit nga Ballkani (nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia) numri i tyre është dy herë më i lartë, me 40.2 përqind. Shifrat e atyre që u është dhënë një strehë ndryshojnë, pasi shumë aplikime nga vendet e Ballkanit janë refuzuar.

Është e vështirë të shmangësh përfundimin se dhjetëra mijëra njerëz nga vende në paqe kanë marrë rrugën për në Gjermani, një shtet që shihet si një nga vendet më të dëshiruara në Europë për të jetuar.

Për ta thënë troç: ata po e shfrytëzojnë këtë krizë dhe po i rrisin përmasat e saj. Statistikat e autoriteteve gjermane tregojnë se ndërsa numri i sirianëve u rrit me 177 % gjatë 9 muajve të parë të vitit 2015 (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar), numri i shqiptarëve u rrit me 631 % po në këto 9 muaj.

Statistikat shërbejnë për të shpjeguar përse Kancelarja Angela Merkel po përballet me një kundërshti në rritje ndaj politikës së saj të dyerve të hapura (edhe pse kjo është vetëm për sirianët) dhe tensionet me vendet fqinje, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.

Këta vende ankohen për numrin e lartë të emigrantëve që i janë drejtuar veriut.

Në një tjetër pikë – shifrat e azilkërkuesve në Gjermani shërbejnë edhe për të hedhur poshtë portretizimin që u bën kryeministri hungarez, Viktor Orban emigrantëve, si myslimanë.

Sigurisht që statistikat nuk tregojnë fatin e njerëzve dhe refugjatët sirianë apo shqiptarët janë një miks të krishterësh e myslimanësh. Por Siria, Aftanistani e Iraku së bashku përbëjnë 1/3 e totalit, ndërsa emigrantët nga vendet me shumicë të krishterë apo kombe sekulariste (Shqipëria dhe ish –Jugosllavia) përbëjnë pjesën më të madhe.”

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, rreth 30 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë këtij viti dhe në disa muaj, numri i shqiptarëve ka qenë më i lartë se ai i sirianëve. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit prite të shpallen vende të sigurta të origjinës, çka do të thotë se procedurat për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesave për azil do të shkurtohen ndjeshëm. Kjo masë shihet si mundësi për të frenuar kërkesat për azil, gjithnjë e në rritje. Lapsi.al

Vritet në një lokal inspektori i INUK-ut Milazim Shehu

Vritet në një lokal në Tiranë inspektori i IKMT (INUK) Milazim Shehu, 35 vjeç.

Inspektori është goditur tri herë me thikë dhe është dërguar në spital ku ka humbur dhe jetën. Ende nuk dihen rrethanat, shkaqet apo autorët e ngjarjes së rëndë.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrën nga ndonjë konflikt i mundshëm pronësie dhe po heton në këtë pistë.

Milazim Shehu, baba i 3 fëmijëve, mësohet se ka qenë pjesë e forcave Speciale.

Nishani: Shteti po e heton jetën time private, s’kam besim te drejtësia

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dalë me një deklaratë suprizë në emisionin “Opinion” ku ka deklaruar se individë brenda institucioneve shtetërore janë angazhuar për të hetuar jetën e tij private.

Kanë angazhuar institucione shtëtërore për të hetuar jetën private të presidentit të Republikës. Jeta ime private ëshjtë qelibar, unë e kthej kokën pas më shumë krenari. Të gjithë këta individë që janë përfshirë në këtë çështje kanë bërë një gabim fatal.  Ka dëshmi ka prova dhe drejtësia herët a vonë do të veprojë”- deklaroi Nishani.

Ai tha se nuk dyshonte që pas këtyre përgjimeve të ishte kryeministri Rama dhe shtoi se nuk ia kishte shprehur këtë shqetësim as kryeprokurorit Llalla për shkak të mosbesimit në sistemin e drejtësisë.

Për aq sa cmund të ofroj në situatën që drejtësia të reflektojë një angazhim të pavarur kam qenë i rezervuar me prokurorin”-theksoi presidenti.

Në intervistën për “Opinion” Nishani tha se kryeministri Rama e ka trajtuar si armik dhe iu përgjigj akuzave se kur ishte ministër i Brendshëm kishte rekorde të ulëta në luftën kundër trafikut dhe bandave të drogës. “Kur kam qenë unë ministër bandat e dinë mirë se me çfarë janë përballur. Tani harta e kanabisit është zgjeruar shumë”-deklaroi Nishani.

Zëri i Amerikës: Pezë, rikthehen fotot e diktatorit

Në Shqipëri përkujtimi i Konferencës së Pezës ka rikthyer nostalgjikët e diktatorit komunist Enver Hoxha, të cilët janë shfaqur sot sërish në Pezë me portretet e tij në duar dhe duke brohoritur emrin e tij. Një grup veteranësh dhe anëtarë të partisë komuniste, shkuan drejt monumentit që përkujton këtë ngjarje të Luftës antifashiste nacionalclirimtare në Shqipëri, ndërkohë që pjesa e ceremonisë zyrtare, ku mori pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e deputetë të ndryshëm, kishte përfunduar pak më parë.

Shfaqjet e portreteve të diktatorit Enver Hoxha në rastet përkujtimore të ngjarjeve që lidhen me luftën, janë të shpeshta në Shqipëri. Vitin e kaluar ato ngjallën debate të shumta, kur ne përvjetorin e Clirimit të kryeqytetit, portretet e diktatorit u panë gjatë ceremonisë ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

Opozita edhe sot reagoi duke i konsideruar fotot e diktatorit Hoxha si “provokime të kryeministrit Edi Rama. Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e Enverit e Nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit.

Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve”, deklaroi kryetari I grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.

Ngjela pyetje Ramës: A do e luftosh krimin apo do izolosh Shqipërinë si Hoxha?

TIRANË – Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, avokat Ngjela pyet nëse Rama do të luftojë krimin, apo të ta izolojë Shqipërinë ashtu siç bëri diktatori Enver Hoxha. Në komentin e tij Ngjela vlerëson rolin e ambasadorëve Donald Lu dhe Helmut Hofman për qëndrimet e mbajtur lidhur me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, ndërsa shprehet se ky fenomen duhet të luftohet ‘nga lart poshtë’.

Komenti i plotë i Spartak Ngjelës në “Facebook”

Pse nuk goditet krimi shtetëror në Shqipëri, kur këtë e kërkon poltika e lartë perëndimore? Gjendja jonë është e njëllojtë si në epokën antistaliniane, kur politika sovjetike i kërkonte Enver Hoxhës që të godiste stalinizmin në Shqipëri, si një fenomen kriminal. Por ky fenomen kriminal godiste atëhere drejtpërsëdrejti Enver Hoxhën, sepse ai kishte qenë drejtuersi direkt i krimit stalinian në Shqipërinë komuniste, dhe gjithmonë për interesin e tij personal të pushtetit pathologjik që e donte me çdo kusht.

Enver Hoxha nuk e pranoi këtë rrugë, pra nuk pranoi të përgjigjej qoftë dhe politikisht për krimet që kishte kryer; dhe e izoloi gjithë popullion shqiptar nga bota e zhvilluar. Pastaj të gjithë e dinë se çfarë ndodhi këtu. Gjendja është e njellojtë edhe sot: politika amerikane dhe politika gjermane, në ndihmë të Shqiparisë, i kërkojnë kryeministrit shqiptar që të luftojë korrupsionin dhe krimin shtetëror në Shqipëri. Çfarë do të bëjë ky kryeministër, a do ta luftojë fenomenin kriminal në Shqipëri, ashtu siç ia këkojnë partnerët e fuqishëm, apo do të izolojë Shqipërinë si Enver Hoxha?

Historia e shqipërisë ka afër 100 vjet që në funksion të zhvillimit të saj shoqëror dhe ekonomik, në funksion të mirëqenies dhe perspektivës perëndimore, është përplasur me sëmundjën e krimit që ka drejtuar vetë shtetin dhe ka bllokuar atë perspektivë. Kjo është edhe pikëpyetja e sotme – nga do të anojë kjo maxhorancë dhe ky kryeministër: nga krimi që do sjellë sigurisht izolimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, apo do të veprojë në mënyrë drastikë kundër krimit shtetëror? Shenjat janë që asgjë nuk do të bëjnë dot.

Por Shqipërinë nuk ka zot ta izolojë më, dhe shqiptarët po humbasin kohë historike në zhvillimin e tyre perëndimor, se kryeministri që zgjodhën në qershor të vitit 2013, nuk dëshiron të bëjë reformën antikriminale në Shqipëri. Dhe vjen vërdallë me nonsense që të fitojë kohë. E çfarë kohe do të fitojë ky? Pytja që ngrihet sot është kjo: do të luftohet fenomeni kriminal shtëtëror sot në Shqipëri nga lart, apo kjo do të bëhet nga vetë populli nga poshte? Kjo është pyetja që ngrihet sot para maxhorancës aktuale. A do t’i drejtohet popullit për ndihmë nëse korrupsioni është më i fortë në këtë pushtet, apo do të mbetet inerte për të fituar kohë në një vegjetim pa sens?

Enver Hoxha u zvarrit katër vjet me pantallona nëpër këmbë, iki sot e iki nësër, gjersa gjeti më në fund Mao Ce Dunin që e mbajti për dymbëdhjetë vjet. Po ky kryeministër, dhe kjo maxhorancë, çfarë presin, mos ndoshta presin edhe këta një Mao modern që t’i mbajë në mbijetesën e krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri, ashtu si edhe mbijetesa e krrimit stalinian në vititet 1956­1960? Enver Hoxha ishte atehere figura kryesore e krimit Stalinian në Shqipëri; por, mos ndoshta jemi sërish përpara një kërkese si ajo e vitit 1956, që iu drejtua Enver Hoxhës?

Dy amabasadorë të angazhuar fort në vendosjen e moralitetit dhe demokracisë moderne në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu dhe amabasadori gjerman Hellmut Hoffmann, janë sot në ballë të kësaj luftë morale për shqiptarët. Është gje e madhe. Nuk më mbetet vecse t’i falenderoj për këtë ndihmë të madhe që po i japin zhvillimit shqiptar perëndimor dhe demokratik. Te dy amabasadorët dhe bashkë me ta, edhe politika amerikanë, edhe politika gjermane, janë sot me popullin shqiptar. Me kë është sot kryeministri shqiptar dhe kjo maxhorancë? Kjo është pyetja që ngre sot çdo shqiptar i ndershëm që e do vendin e tij.

Lu kritika maxhorancës e opozitës, Rama: Neveris modën e fajësimit njësoj të dy palëve

Rezultatet e Antidrogës, Lu kritika maxhorancës e opozitës, Rama: Neveris modën e fajësimit njësoj të dy palëve

 

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu kritikoi qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës shqiptare ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Diplomati amerikan tha se për të luftuar këto fenenome palët duhet të ngrihen mbi sherret politike.

Por deklaratat e ambasadorit amerikan kanë shkaktuar reagimin e kryeminsitrit Rama i cili tha se partnerët ndërkombëtarë në Shqipëri po ndjekin një modë të vjetër të fajësimit të të dyja palëve, dhe jo të përgjegjësve të vërtetë

Donald Lu: Si mazhoranca edhe opozita e kanë kritikuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të ngrihet mbi sherret e partive politike. Shqipëria ka nevojë që të gjithë udhëheqësit e saj të punojnë sebashku për të luftuar kriminelët trafikuesit e narkotikëve dhe zyrtarët e korruptuar. Shqipëria mund të mbështetet nga SHBA në këtë luftë historike.

Edi Rama: Ky është një operacion që ka prekur interesa kolosale. Nëse ne do të ndiqnim logjikën e opozitës dhe në rast se ne do të ndërtonim të njëjtën fabul, sepse është bërë modë këtu në Shqipëri edhe unë i mirëkuptoj edhe miqtë e partnerët tanë që e kanë përfaqësuar këtë modë se të gjithë janë njësoj, të dy palët kanë faj, të dy palët kanë shumë arsye për tu ndjerë keq para popullit shqiptar, etj etj, por s’po i hyj kësaj. Kjo është një modë që unë e kam neveritur dhe vazhdoj ta neveris. Nëse ne do të ndiqnim të njëjtën vijë logjike çfarë do të thoshim sot për ministrat e Brendshëm që sot predikojnë sikur të ishin ëngjëj të antidrogës së rënë nga qielli i virtyteve. Unë kam vetëm një besim që më mban në këtë betejë. Përtej konferencave, ekraneve e lapsave ka një popull që nuk ia ha qeni shkopin. Dhe unë i besoj atij populli që është spektator i teatrit aburd.    

Deklarata u bënë në Pallatin e Kongreseve sot më 16 shtator 2015, ku u prezantuan rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit./Oranews

Tërmet tek e majta / Roshi dhe Bushi drejt dorëheqjes

Voal – Burime brenda mazhorancës thanë për Lapsi.al se shumë shpejt kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi dhe ai i Krujës, Artur Bushi, pritet të japin dorëheqjen duke i hapur rrugë kështu zgjedhjeve të reja në këto dy bashki. Largimi i tyre do të jetë një tjetër rezultat i betejës për dekriminalizimin që opozita shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë kanë ndërmarrë fuqishëm muajt e fundit. Lapsi mësoi se si argument për dorëheqjen e mundshme të këtyre dy personazheve do të jetë tërheqja që opozita ka bërë nga këshillat bashkiakë në Kavajë e Krujë. Duke i akuzuar si elementë me të shkuar kriminale, Partia Demokratike bojkotoi këshillat bashkiakë dhe nisi një fushatë të fortë ndërkomëbtare për të denoncuar përfshirjen e individëve të lidhur me krimin në nivelet e larta të vendimarrjes së shtetit.

Kryeministri Edi Rama i pati injoruar akuzat e opozitës dhe bashkë me to edhe rekomandimet e BE dhe SHBA për të mos kandiduar persona me të shkuar kriminale. Ai doli publikisht për të mbrojtur kandidatët e tij dhe për të bërë apologjinë e të kaluarës së tyre problematike në vendet e BE. Rama tha se ndryshimi i emrave apo akuzat e policisë italiane, kishin të bënin me probleme të vogla dokumentash dhe se nuk kishte prova për fajësinë e të zgjedhurve prej tij. Rama fitoi zgjedhjet e 23 qershorit, përfshi edhe bashkitë që ishin bërë objekt i debatit për dekriminalizimin. Duke shpresuar se zhurma do të zgjaste pak dhe kjo çështje do të harrohej, kryeministri nuk dha asnjë shenjë reflektimi përkundrejt presionit në rritje të opozitës.
Por siç ndodh rëndom, kur e keqja fryhet, krismat e deputetit Armando Prenga në Laç do të plasnin edhe skandalin brenda mazhorancës. Prenga u arrestua, ndërsa deputeti tjetër i Lezhës, Arben Ndoka dorëzoi mandatit, si një nga individët për të cilin presioni nga SHBA u bë thuajse i hapur. Me këtë dorëheqje, kryeministri tentoi të mbyllë një kapitull që në fakt sapo është hapur dhe nuk dihet ku do të përfundojë. Rama u shfaq me ish deputetin Ndoka në Lezhë, në një shfaqje për kuponin tatimor, duke dashur të japë mesazhin që ikja e tij ishte për të kënaqur ndërkombëtarët, por qytetarët duhet ta dinin se ai mbetej në krah të tij.
Mesazhet e fundit të Parlamentit Europian, ku Shqipëria u krahasua me epokën e filmave më kaubojsë, ku u dha alarmi për depërtimin e krimit në nivelet më të larta dhe cënimi i zgjedhjeve të lira, dëshmuan se asgjë nuk është mbyllur me një lënie mandati. Në të njëjtën kohë, amsadori i Britanisë së Madhe tha hapur nga Durrësi se disa kryebashkiakë të zgjedhur nuk përmbushin standartet e përfaqësuesit të qytetarëve. Në vijim të dekriminalizimit dhe presionit të opozitës, ndërkombëtarët presin hapa dhe akte konkrete nga kryeministri shqiptar. Elvis Roshi dhe Artur Bushi mund të jenë goditjet e radhës. Por lista është e gjatë dhe mazhoranca pritet të përjetojë të tjera goditje. /lapsi.al/

Haki Çako jep detajet e operacioneve anti-kanabis në Shqipëri

… sa u kapën, sa policë punuan dhe sa kushtoi në para

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit jep detajet e të gjitha operacioneve anti-kanabis në Shqipëri. Sa parcela me kanabis u kapën, sa policë u angazhuan dhe sa para i kushtoi shtetit.

“Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike është një nga objektivat kryesorë të policisë së shtetit, fenomen që do të luftohet çdo ditë dhe pa asnjë kompromis.

Në këtë luftë jemi mbështetur ngushtësisht me policinë italiane dhe Guarda Di Finanza. Dy faza: masat parandaluese dhe sensibilizuese. Rreth 500 aktivitete me mbi 15 mijë pjesmarrës. Faza e dytë: operacionet policore 2777 informacione policore, ose 35% më shumë se një vit më parë.

Pas fotografimit bëhej përpunimi. Pas një plani konkret operacioni shkonte në vend për të shkatërruar. Verifikohej gjendja në vend për çdo parcel të shkatërruar.

34 raporte monitorimi, 1349 parcela të identifikuara, asgjësuar deri më 15 shtator 1338 parcela me mbi 160 mijë bimë .

Operacionet janë fokusuar në qarqet Shkodër, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe disa qarqe të tjera. Specifikat: zhvendosja në zona të thella, lartësi të mëdha mbi nivelin e detit, faktorë që kanë vështirësuar punën e policisë.

Janë çuar 429 materiale më shumë për procedim, janë 214 autorë më shumë se një vit më parë dhe 205 autorë të ndaluar. 208 operacione policore. 4884 punonjës policie. 602 automjete dhe 3 helikopeterë.

Këto operacione i kanë kushtuar policisë 280 milionë lekë. Ulje e krimit të vrasjes me 53%, shifra më e ulët në Shqipëri. Mirënjohja dhe nderimi në këtë luftë i përket dëshmorit të atdheut Ibrahim Bashës”, tha Çako.

Tahiri: Suksesi kundër drogës më i madh se në 25 vite, Luli dhe Muli kampionë të dështimit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka prezantuar sot statistikat e luftës kundër kultivimit dhe transportit të drogës në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Tahiri tha se pavarësisht sulmeve politike që i janë bërë në vazhdimësi, suksesi i policisë në luftën kundër drogës, trafikut dhe arrestimit të trafikantëve, ka qenë më i madh se në 25 vitet e kaluara të mara së bashku.

Të pranishëm në prezantimin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve janë edhe ambasadorë të shumtë dhe krerë të policive të vendeve fqinje.

Fjala e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri:

“Në këto 2 vjet kemi luftuar lëndët narkotike me vendosmëri të madhe. Nuk ka më raportime  me kamera të fshehtë për lulëzim droge në buzë të rrugës por ka raportime të përditshme të aksioneve të policisë.

Nuk janë të paktë ata që më kanë thënë se lajmet e shumta të luftimit të drogës mund të kenë efektin e kundërt. Por është më mirë kur kapen sasi droge dhe arrestohen trafikant. Aq sa duket më kollaj se nuk ia vlen të arrestosh askënd dhe të mos luftosh asnjë parcelë, më mirë mos të ketë lajm.

Por këto janë të dhëna të policisë italiane që gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin dhe ndihmën që na kanë dhënë. Janë të dhëna zyrtare për këtë betejë kolosale për parcelat e drogës që përveç luftës duhet të përballeshin edhe me sulmet politike e të pavërteta.

Policia shkatërroi vetëm 7.5% të të gjithë parcelave të fotografuara nga ajri. Sipërfaqja e drogës së kultivuar është 44 hektar,që do të thotë se në vitin 2015 është kultivuar 8 herë më pak. Që nga shtatori 2013 ne kemi shkatërruar 99.84% më shumë drogë sesa të gjitha vitet e qeverisë së kaluar të mbledhura së bashku. Numri i autorëve të identifikuar dhe të vënë para ligjit është ende më i madh.  Ka nga ata që thonë se kemi arrestuar argatë dhe punëtorë dhe jo bosët , por faktet thonë të kundërtën.

Parcelat janë zhvendosur nga buzë rrugëve nacionale në skajet më të thella të Shqipërisë. Edhe në lartësitë ekzemplare prej 1700 metrash që ishin mbjellë me parcela u shkatërruan. Ndryshe nga dje që parcelat me drogë nuk kursenin as oborret e shkollave. Deri dje makina të policisë i shoqëronin për të çuar drogën deri në kufi.

Janë 18% e të gjithë trupës të Policisë së Shtetit që i janë nënshtruar procedimeve që tregon nga një anë trashëgiminë e errët që gjetëm por edhe vendosmërinë tonë për ta luftuar. Sa herë arrestohet ndonjë punonjës policie ne zgjedhim të ndjekim këtë rrugë për të patur rezultate solide.

Është njësoj si në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm dhe policia italiane kapte drogë në makinat zyrtare në Romë. Është njësoj si ne të thoshim se Lulzim Basha është koka e trafiku të drogës.

Vitet që janë shkatërruar më pak janë vitet 2010, gjithsej 37,000 rrënjë dhe 2011 me 21,000 rrënjë dhe vitin 2013 janë 31,000 rrënjë. Luli dhe Muli janë kampionët më spektakolar në dështimin e luftës kundër drogës.

Media zyrtare e opozitës më akuzoi se ishte drogë në fshatin e lindjes time. Por mjaftonte një verifikim mjaft i shpejtë për të verifikuar se kryetari i opozitës kishte manipuluar foton për të më akuzuar mua. Opozita katandiset të manipulojë edhe fotot me kompjuter. Sa shumë lutet opozita që një avion që kapet brenda Italisë të ketë ardhur me patjetër në Shqipëri. Lufta vazhdon madje me më shumë forcë me më shumë vendosmëri. Vijojmë betejën tonë në çdo cep të Shqipërisë, ndaj kujtdo. Lufta jonë me krimin me drogën nuk ka mbaruar. Do vazhdojmë deri atëher kur paratë e drogës të shkojnë para drejtësisë. kemi ende shumë për të bërë, jemi të vetëdijshëm për këtë. Por një gjë nuk e bëjmë dot, të kthehemi pas.

Po por reformojmë policinë. Po rrisim pagat, po luftojmë bakshishin në rradhët e policisë, po modernizojmë teknologjinë. Ne po bëjmë atë që askush në 25 vitet e shkuara nuk e ka bërë dot. Por suksesi nuk është vetëm toni nuk e kemi problem të themi se e ndajmë suksesin edhe me opozitën.

Lufta jonë vazhdon, sigurisht me më shumë forcë.”

Rama: lufta ndaj kanabisit ka prerë rubinetin e miliarda eurove – sipas tij ato shkonin diku

 Rama nuk ka dhënë asnjë fakt se ku shkonin, por ka përmendur dy ish-ministrat e Brendshëm të PD-së, Lulzim Basha dhe Flamur Noka, që sipas tij ‘’flinin mbi kanabis’’.

Rama ka bërë humor dhe me Donald Lu-në, ambasadorin amerikan. “Shpresoj që mos ta fusin ambasadorin amerikan te ligji për dekriminalizimin’’, ka ironizuar kryeministri punën për dekriminalizmin në Shqipëri.

“Këto janë shifrat e Guarda di Finanza, ua vendoste përpara atyre që unë nuk denjoj t’ua zë në gojë emrin sepse përpara jush ata janë askushi si ministra të Brendshëm dhe çfarë bënë, në gjuhën e  tyre do thuhej flinin mbi kanabis.

Ka plot rrugë të tjera për të bërë betejë politike. Ka plot, kjo nuk është vetëm politike sepse në shifrat e ekspozuara nga ky operacion flitet për rrënjë, për hektarë, sasira droge por ato përkthehen në euro. Janë miliarda që deri dje shkonin diku, sot nuk shkojnë më dhe ky është një operacion që ka prekur interesa kolosale. Në rast se ne do ndiqnin logjikën e opozitës dhe në rast se ne do të ndërtonim të njëjtën fabul, sepse është bërë modë këtu në Shqipëri: të gjithë janë njësoj, të dyja palët kanë faj, kanë shumë arsye për t’u ndjerë keq para popullit shqiptar etj etj, kjo është një modë që unë e kam neveritur me kohë…

Çfarë do thoshim për ministrat e Brendshëm që sot predikojnë sikur të ishin ëngjëj të rënë nga qielli i virtyteve, pse në 2013, 2012, 2011, 2010 nuk kanë bërë asgjë? Për të reaguar dhe shkulur këtë kancer nga trupi i Shqipërisë?

Kanë qenë të lidhur kokë e këmbë me këtë aktivitet, me logjikën e tyre kanë përfituar miliona e miliarda, me logjikën e tyre do të ishin sot të parët që duhet të përgjigjeshin për dëmin kolosal dhe shumëplanësh që i kanë bërë Shqipërisë duke mos reaguar asnjëherë ndaj kërkesave të përsëritura të italianëve dhe Shqipërisë mbuluar me drogë.

Logjika e tyre është e tyrja, unë kam vetëm një besim që më mban në këtë betejë, përtej pallatit të Kongreseve, medieve, gjuhëve dhe lapsave, ka një popull që  ”nuk ia ha qeni shkopin”, siç themi ne. Unë i besoj shumë atij populli që është dëshmitar i këtij teatri absurd: kur policia lufton me krimin dhe drogën dhe është e akuzuar si asnjëherë më parë nga opozita”, tha Rama, duke shtuar se sipërfaqja me lëndë narkotike nga 323 hektarë ka shkuar në vetëm 44 hektarë.

Rama ka komentuar edhe ish-shefin e Anti-Drogës së Fierit Dritan Zaganin, i cili ka akuzuar ministrin Tahiri për dekonspirim të operacioneve. Sipas Ramës, ai bën heroin, por vetë nuk ka dhënë përgjigje për akuzat mbi të.

“Një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonsiporonte operacionet e policisë është bërë sot heroi, që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet për akuzat mbi të, por është paraqitur për azil politik, që ka thyer urdhrin e gjykatës. Kaq mjafton për të thënë se sa i ulët është bërë ky pazar, sa e dëshpëruar është industria e baltës”, theksoi Rama.

Donald Lu: Më të pasurit e blejnë drejtësinë – gjykatës, prokurorë e politikanë të korruptuar do kundërpërgjigjen

Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë sot një mesazh të qartë në tryezën e Forumit Civil për Reformën në Drejtësi. Ai ka treguar se më të pasurit e blejnë drejtësinë dhe se të korruptuarit, mes të cilëve gjykatës, prokurorë dhe politikanë do t’i kundërpërgjigjen reformës në drejtësi.

“Të mos lejojmë të korruptuarit të fitojnë.Nëse ne shqetësohemi për gjyqtarët e korruptuar dhe politikanët kriminelë, ku më të pasurit e blejnë drejtësinë, gjykatës, prokurorë dhe politikanë të korruptuar dhe të paaftë do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme. Lufta për reformën në drejtësi sapo ka nisur. Njerëz me integritet në të djathtë dhe të majtë besojnë në këtë luftë.Kjo reformë është reforma e vetme më e rëndësishme.”, tha sot Lu.

Reforma në drejtësi parashikon disa tryeza me shoqërinë civile e grupet e interesit deri në krijimin e kuadrit të plotë ligjor për ndryshimet që priten.

Sot në Pezë – në ballë portreti i madh i Enver Hoxhës, ylli i kuq dhe Partia Komuniste

Ja çfarë po ndodh në festë – Ekspozeja me Enver Hoxhën në Pezë

PEZË, 16 SHTATOR 2015 – Enver Hoxha në kornizë, ylli komunist dhe PKSH lartësohen gjatë festimeve në Pezë. Kjo nuk është një foto e vjetër e kohës së komunizmit, përkundrazi është më aktuale se kurrë dhe sapo është shkrepur në Pezë, ku Bashkia e Tiranës ka organizuar një festë disa ditore në nder të Konferencës së Pezës.

Nuk dihet se cilët janë ideuesit e kësaj ekspozeje që për shumë cilësohet ‘’neveritëse’’, ku dikatorit shqiptar i thuren lavde, ndërsa për të tjerë vlerësohet me vend, përderisa në Konferencën e Pezës Enver Hoxha ka marrë pjesë së bashku me të shoqen Nexhmije Hoxhën.

Vlorë-Brindizi: Zbardhen përgjimet e oficerit të policisë së Vlorës me trafikantët e drogës

Oficeri i Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, ishte pjesë aktive e grupit prej 14 personash që trafikonte marijuanë me avion nga Vlora në Brindizi. Ai përfundoi në pranga më 26 gusht pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte përgjuar disa telefonata mes tij dhe një prej drejtuesve të bandës së narkotrafikut. Kur Zanaj njoftohet nga Sokol Lamaj se policia po prish parcelat me kanabis në Sevaster të Vlorës, ai i thotë se do të flasë me një nga shefat. Përgjimet janë zbardhur nga gazeta Panorama. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shefi i Personelit në Policinë e Vlorës i njoftonte trafikantët për të gjitha lëvizjet e policisë. Ai u kishte dhënë garanci atyre se as avioni nuk do të prekej gjatë kohës që ulej e ngrihej në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Zanaj i thotë Sokol Lamajt se do të fliste me dikë që kishte lart, në polici. Dyshohet se të paktën 2 zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës janë të implikuar, por zyrtarisht prokuroria nuk ka njoftua për ndonjë hetim ndaj tyre.

Komunikimet telefonike mes njëri-tjetrit dhe përmbajtja e tyre ka ngritur dyshime të arsyeshme për Prokurorinë se të dyshuarit ishin pjesë e një strukture kriminale të trafikut të narkotikëve.

Në të tilla kushte, më 19 gusht, Fatos Burhametaj, i ka rrëfyer Sokol Burhametajt (Lamajt) se policia kishte mbërritur te parcelat e kanabisit.

Në një tjetër bised të dokumentuar nga Prokuroria, ky i fundit lajmëron policin Zanaj dhe i kërkon ndërhyrje, pasi policia po shkonte drejtë parcelave të hashashit.

Ndërsa biseda e datës 23 gusht, hedh dritë mbi përgatitjet për trafikimin e 123 kg kanabis drejtë Italisë nëpërmjet një avioni super të lehtë.

Ku nga operacioni policor, i koduar “fluturimi i lirë”, i zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, i finalizuar mëngjesin e 24 gushtit 2015, në vendin tonë ranë në prang shtetasit; Neko Bruhamaj, FatosBruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahaj, Sokol Lamaj, dhe Vladimir Zanaj, me detyrë shef Personeli në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës.

PËRGJIMET

Mëngjesin e 19 gushtit, kur Policia ka asgjësuar tre parcela me 837 bimë narkotike, në fshatin Ramicë, nga përgjimet telefonike të të dyshuarëve ka rezultuar se personi që i mbante në ruajtje parcelat, Neko Bruhamaj, ka vënë në dijeni Sokol Bruhamaj për ndërhyrjen e Policisë./Panorama/

ORA 07:49

Neko: Këtej nga Dhina, majë Gjinit.

Fatos: Shikon gjë t’i aty se më tha dhe Danjeli se u vër policia te shtëpia e Leos.

Neko: E, erdhën tek ullinjtë tanë në moçal di venë.

Fatos: Fole gjë me Sokolin ti?

Neko: Tani e provova por e ka të fikur, po provon numrat e tjerë t’i tani.

Fatos: Mirë.

BISEDA ME POLICIN VLADIMIR ZANAJ

Pas mbërritjes së policisë të pascelat e drogës, Sokol Lamaj ka telefonuar oficerin e policisë, Vladimirë Zanaj, duke e pyetur se me kë duhet të fliste. Ndërsa oficeri i thotë se do të interesohet ai vetë.

ORA 07:56

Zanaj: Gjes Koli.

Sokol: Gjes.

Zanaj: Mirë vëlla, ça bën ti?

Sokol: Po kush më ka vajt për atje?

Zanaj: Urdhëro!

Sokoli: Ku është V…vëlla se, ku je ti?

Zanaj: Te puna.

Sokoli: Kush është atje lartë? Ajo rakia.

Zanaj: Te puna. Nuk e kam idenë. Jam te puna tani.

Sokoli: Me kë të flas?

Zanaj: Do flas unë.

ORA 08:33

Zanaj: Ku je ti Koli?

Sokol: Këtu te Vrioni, këtu poshtë.

Zanaj: S’po kap dot këtë që kam andej lartë.

Sokol: Leje, s’ke çe do më.

Zanaj: Po pse, u bë dëm?

Sokol: Mos u mundo më, ka mbaruar ai muhabet.

Zanaj: Çfarë thua ore. Më mirë, se do flasim bashkë po hajt.

TRAFIKU ME AVION

Pasditen e 23 gushtit 2015, Sokol Burhamaj ka biseduar me Fadil Shahajn dhe dyshohet se kanë transportuar një sasi lënde narkotike, e cila është trafikuar nga Vilson Lamaj mëngjesin e 24 gushtit me avion. Nga përgjimet e bisedave mes Sokolit dhe Fadilit ka rezutuar:

ORA 13.17

Fadili: O Koli

Sokoli: Nga vajte?

Fadili: Në shtëpi jam

Sokoli: Çfarë bëre?

Fadili: Do vijmë, do vijmë

Sokoli: Kur do vini?

Fadili: Për pak do nisemi

Sokoli: Mirë, më merr në tel kur të niseni

Vjedhës me uniformë policie, ekstradohet nga Italia shtetasi Alban Ila 4 vite pas vjedhjeve

Alban Ila alias Fatmir Gjoci, 27 vjeç, u ekstradua ditën e djeshme nga Italia pasi është dënuar në Shqipëri për vjedhje në disa raste dhe është dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimit me 4 vite burg.

Por është dashur 4 vjet për të zbardhur tre vjedhjet e bujshme të shtator – tetorit 2011, kur qytetarë të ndryshëm, filluan të denoncojnë në komisariatet e Tiranës se ishin vjedhur nga persona që mbanin të veshur uniformën e policisë.

Këtë rast ka shfrytëzuar 27 vjeçari nga Dibra dhe banues në Tiranë, I cili është vërtetuar se në datat 30 shtator dhe 9 tetor 2011 ka vjedhur të paktën tre shtetas.

“Në datën 30.09.2011, rreth orës  01:00, shtetasi B. M., ka dalë së bashku me një familjarin e tij për shkuar tek makina. Pranë i janë afruar tre shtetas, të cilët i janë prezantuar si punonjës  policie dhe i kanë kërkuar të nxirte nga xhepi çdo gjë  që  kishin, duke i marrë portofolin dhe celularin.

Më datën 09.11.2011, rreth orës 23:00 shtetasi K. B., pasi ka panuar si kamarier në një lokal bar – kafe  që ndodhet pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, është nisur në këmbë për në shtëpi. Në afërsi të shkollës “Besnik Sykja”, i kanë dalë përpara dy djem të rinj. Pasi i janë afruar janë prezantuar si punonjës policie, dhe më pas i kanë marrë portofolin dhe janë larguar.  Më datë 09.11.2011, shtetasi S. B. ka qenë duke u kthyer në banesë, në orën 23:15, ku në rrugë i kanë dalë përpara tre persona, të cilët janë prezantuar si punonjës  policie. Kanë ushtruar kontroll duke i marrë një sasi parash dhe një cellular” thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e veshur me uniform policie kanë qenë shtetasit E.M., E.K dhe Alban Ila. Ky i fundit u soll dje nga Interpol Italia drejt Shqipërisë. Ai u arrestua nga forcat italiane.

Reagon Zyra e OSBE në Vjenë për raportin: “Një dokument i brendshëm pune që nuk përfaqëson politikën tonë”

 

Pas publikimit në lapsi.al pak ditë më parë të një raporti të OSBE-së, ku përmendeshin një sërë politikanësh shqiptarë të lidhur me afera të ndryshme korruptive, apo edhe të përfshirë në grupe mafioze, Top Channel i është drejtuar me një e-mail Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë, Lamberto Zannier.

Zyra e shtypit e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ka ripërsërur qëndrimin e mbajtur nga ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Rauning.

“Raporti që po flasim nuk është një “raport sekret”. Është një dokument i brendshëm pune, i ngjashëm me dhjetëra dokumente të ndryshme të punës, që secili prej nesh në OSBE përpilon në baza ditore në mënyrë që të ketë një ide se çfarë po ndodh në vende të ndryshme, fusha të ndryshme dhe tematika të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.

Më tej, thuhet se deklarata e bërë nga ambasadori Rauning është shumë e qartë: “informacioni i publikuar nuk përfaqëson as politikën e Prezencës së OSBE-së, as nuk është një vlerësim dhe as një gjykim si dhe as nuk formon bazën e raporteve të tjera. Përmbledhja ishte thjesht një koleksion i informacionit nga raportet në media shqiptare dhe akuzat që qarkullojnë publikisht. Prezenca nuk e ka verifikuar informacionin e përdorur, pasi qëllimi ishte për të marrë një pasqyrë të akuzave, jo për të përcaktuar të vërtetën e tyre”, – shkruan zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, duke cituar deklaratën e ambasadorit Rauning.

Sipas OSBE-së, kjo është mënyra normale që organizatat përpiqen për të marrë një pamje më të mirë të situatës nga këndvështrime dhe mendime të ndryshme në çdo vend të caktuar.

“Shikohet ajo që thuhet  në mediat lokale, çfarë thonë OJQ-të, çfarë thonë zyrtarët etj. Natyrisht, kur ju përpiqeni të bëni një pasqyrë, ju mblidhni informacion dhe i vini ato bashkë, ndonjëherë edhe të përmbledhur. Dokumentet e tilla përdoren për qëllime informative dhe analitike, jo për të marrë vendime”, – saktësohet në e-mail.

Në fund të përgjigjes zyrtare të zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm Zannier, sqarohet se mandati i OSBE-së nuk përfshin hetimin e zyrtarëve publikë dhe as të bëjë deklarata nëse pretendimet e bëra nga media të ndryshme janë të vërteta apo jo.

Të pyetur se nëse qeveria shqiptare do kërkonte sqarime lidhur me këtë raport dhe mbi faktin se disa deputetë të përmendur janë ndjerë të fyer dhe kanë kërkuar që OSBE-ja të kërkojë ndjesë, zyra e OSBE-së ka ripërsëritur qëndrimin e ambasadorit Rauning se ky dokument është përmbledhje e artikujve të publikuar në media dhe nuk shpreh aspak qëndrimin e Prezencës së OSBE-së.

obse_0

Incidenti me Prengën, zbardhen SMS-të e familjes Cali me Ramën e Tahirin

Pak ditë pas incidenteve në Patok të Laçit të tjera detaje zbulohen lidhur me komunikimin e anëtarëve të familjes Cali me drejtues të lartë të shtetit shqiptar si kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

‘ABC News’ thotë se ka arritur të siguroj tekstin e mesazhit, që Gjok Cali mbrëmjen e datës 4 shtator, vetëm pak minuta pasi është goditur me armë nga deputeti Armando Prenga i ka shkruar ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirit.

Sipas mesazhit që mban orën 23:46 shtetasi Gjok Cali i shkruan ministrit, duke njoftuar për ngjarjen dhe kërkon ndihmë pasi sic thotë ai Policia e Lacit nuk shkon në vendin e ngjarjes.

“Zoti Sajmir Tahiri, deputeti Armando Prenga më ka gjuajtur me pistolet dhe jam i gjakosur, policia nuk vjen fare në vendngjarje. Ju lutem merrni masa”.

Ky mesazh, rezulton se është nisur nga shtëpia e Gjok Calit që ndodhet në Fush-Kuqe, vetëm pak minuta pas përplasjes me deputetin Prenga në rrugën Patok –Laç. Më pas, referuar materialeve të prokurorisë, Gjok Cali i shoqëruar nga policia dhe pjesëtar të familjes së tij është nisur drejt Komisariatit të Laçit për të bërë denoncimin. Dhe pikërisht këtu, pjesëtar të familjes Cali janë përplasur fizikishtë dhe me armë me të afërmit dhe deputetin Prenga, ku për pasojë mbetën të plagosur 7 persona, dy prej tyre me armë zjarri.

Pasi sherri është qetësuar në komisariat, të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Laçit për të marr mjekimet e para dhe më pas drejt Spitalit Qendror të Traumës në Tiranë. Dhe pikërisht në këtë kohë, rezulton se ministri i Brendshëm i kthen përgjigje Gjok Calit, duke njoftuar se kishte marr masat e duhura.

“Do marr masa patjetër. Është angazhuar e gjithë policia”

Ky mesazh mban orën 01:33 minuta dhe në atë kohë rezulton se gjithçka ishte shuar mes dy familjeve, të cilët ishin nisur drejt spitalit në Tiranë ku edhe u shoqëruar nga policia së bashku me deputetin Prenga.

Por nuk janë të vetmit këto mesazhe që familja Cali i ka dërguar ministrit të Brendshëm, atë e kanë njoftuar edhe gjatë muajt gusht për ndërtimin e paligjshëm që kompania e vëllait të deputetit po bënte në Lagunën e Patokut. Në mesazh, ata i kujtojn ministrit se për ndryshimin e një tjegulle në cati arrestohen personat, ndërsa për deputetin që po kryen ndërtim të paligjshëm në Lagunë nuk merren masat.

“I nderuar zoti ministër na fal për shqetësimin, por na duket e pa drejtë që policia e shtetit ndlon fshatarët e mi për të ndërruar 2 tjegulla të shtëpisë dhe deputeti i zonës së Lacit vazhdon ndërtimin në mes të Lagunës së Patokut dhe për çudi poliçia nuk merr asnjë masë por e mbështet në punimet që bënë. Aq më tepër që në vendin ku po ndërtojnë janë sjellë edhe 400 pisha të sapo prera. Me respekt kryetari i fshatit Patok.

Ky mesazh mban datën 19 gusht ora 8:23 minuta dhe përgjigjia e ministrit vjen në 9:52 minua, fiks 1 orë e 29 minuta ku ministri i thotë se policia po merr masa për të gjithë qytetarët.

“Policia merr në procedim të gjithë qytetarët, pa dallim, që ndërtojnë pa leje. Në këtë rast, i dërgova policisë shqetësimin tënd për të bërë të gjitha verifikimet”.

Si këto mesazhe, familja Cali ka dërguar edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e vënë në dijeni për procesin e tenderit, proçedurat e shkelura nga Ministria e Bujqësisë si dhe vendimarrja për ndryshimin e pronësisë së liçençës së shfrytëzimit, nga familjes Cali tek vëllai i deputetit Prenga. Por pavarësisht mesazheve të nisura, rezulton se familja Cali nuk ka marr asnjë përgjigje me telefon. Sic duket edhe nga mesazhet dërguar kryeministrit, familja Cali e ka paralajmëruar dhe ka kërkuar marrjen e masave për këtë tenderim, duke akuzuar ministrin se po i hiqte bukën e gojës peshkatarëve të zonës për t’I bërë nder deputetit të Laçit. (Abc News)

Avioni me drogë, si e kontrollonin nga Italia trafikun dy shqiptarët

Katër të arrestuarit

Fitor Alliaj dhe Maksim Llanaj dy shqiptarët e arrestuar për avionin e kapur në Torino për transport droge, rezultojnë të mos kenë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2015, raporton “News 24”.

Burime pranë grupit hetimor në Tiranë bëjnë me dije të tjera detaje rreth hetimit të përbashkët që po zhvillohet mes Italisë dhe Shqipërisë për grupin kriminal që u kap me datën 7 shtator në Torino.

Nga këto të dhëna mësohet se Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj nëpërmjet lidhjeve të tyre farefisnore dhe shoqërore në Shqipëri kishin garantuar sigurimin e lëndës narkotike, pa qenë nevoja e udhëtimit drejt Vlorës.

Nga të dhënat mësohet se Maksim Llanaj rezident në Itali ka ardhur për herë të fundit në Shqipëri në 31 maj të vitit 2014 ku ka qëndruar tre ditë dhe është larguar.

Ndërsa shtetasi Fitor Alliaj ka ardhur në gusht të vitit 2014 ku ka qëndruar 3 javë dhe është larguar.

Sipas të njëjtave burime, në bazë dhe të përgjimeve të siguruara nga autoritet italianë, krahas 4 shtetasve të arrestuar me datën 7 shtator janë identifikuar paraprakisht si të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike edhe 6 shtetas shqiptar dhe dy italianë.

Një pjesë e tyre po mbahen nën vëzhgim nëpërmjet metodave special të hetimit në mënyrë që të arrihet tek “bosi” i marijuanës në Vlorë.

Bashkëpunimi mes policisë italiane dhe asaj shqiptare është intensifikuar së fundmi në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Bashkëpunim ky që u vlerësua dhe gjatë vizitës së fundit të Drejtorit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë italiane Dr. Gennaro Capaluongo në Tiranë në takimet që pati me drejtorin e policisë shqiptare Haki Çako.

Raporti i OSBE-së: sipas RD-së i besueshëm, sipas Berishës shpifje

Çfarë mendimi ka Partia Demokratike për raportin e OBE-së? A e pranon ajo atë? A e njeh si të vërtetë këtë material që në pjesën më të madhe të tij dërrmon shumicën në pushtet? Mesazhet që vijnë nga selia blu janë kontradiktore. Nga njëra anë ato tregojnë shenja pranimi dhe nga ana tjetër japin sinjale refuzimi.

I pari, Lulzim Basha, që nuk preket fare në këtë raport, përdori referenca nga ky raport duke e quajtur Edi Ramën “kokoshi 200 milionësh”. Pra përpos shigjetimin të kundërshtarit, Basha dha një sinjal për besueshmërinë e raportit. Po të njëjtën gjë bëri edhe këtë të hënë gazeta e demokratëve RD (majtas në foto). Dje gazeta zyrtare e PD-së, “Rilindja Demokratike”, hapej me shkrim kryesor, pikërisht raportin e OSBE-së. Aty theksohej si titull i madh se Sadri Abazi i kish dhënë 1.3 milionë euro Ramës për ta bërë deputet dhe se Kokëdhima qe i kapur nga mafia ruse. Pra duke hapur me këtë lajm gazetën, edhe RD e konsideronte raportin si të vërtetë.

Mirëpo një ditë më pas Sali Berisha e sulmoi ashpër raportin. Në një letër të gjatë drejtuar ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, e cilësonte si paçavure “raportin” për politikanët e inkriminuar shqiptarë. “Ky raport paraqet nje lloj kolektori te ujerave te zeza, qe kane qarkulluar si akuza, kunderakuza, shpifje, trillime, madje, siç shpreheni ju vete, edhe thashetheme qe nuk njohin kufije etike, morale dhe kohore dhe qe, ne teresi, jane bere me goje dhe me shkrim nga kundershtaret e mi, ne mediat e tyre, ne kuadrin e nje lufte politike”, shkruante Berisha. Dhe këtë shkrim RD e sotme e kishte vendosur në vendin e editorialit (djathtas ne foto) duke e bërë më të mprehtë pyetjen: e beson apo jo selia blu raportin e OSBE-së? Sepse deri më tani ka një kakofoni të madhe në qëndrimet kundrejt tij.lapsi.al

Jeta dhe vendi që po ngjan më shumë në llogor – Nga Skënder MULLIQI

Secili njeri qe lind në këtë botë të përkohshme, dëshiron të jetë i lumtur. Dikush e ka fatin të jetë i lumtur e dikush me pak, ose dikush nuk është fare i lumtur. Rrethanat shoqërore,  dhe shumë faktorë tjerë ndikojnë së kah do të na dërgojnë valët e jetës. Lumturia mvaret shumë se çfarë personaliteti  kemi. Dikush ndodhitë  në familje, ndodhitë përsonale dhe ndodhite shoqërore i përjeton më rëndë. Dihet së edhe ndasitë sociale në këtë botë janë shumë të theksuara. Dikush e ka fatin  të ketë mjaftë të mira materjale , e të tjeret më pak ose krejt pak. Por, kjo nuk e përcakton krejt edhe nivelin e lumturisë në jetë. Dikush edhe mund të këtë standard të lartë të jetëses por nuk e ka edhe lumturinë. Ka plotë njerëz të varfër por kjo nuk ndikon shumë që ai mos të jetë I lumtur.

Isha ne pushime verore për pakë ditë në Shqipëri, pikërisht në qytetin e bukur të Fierit. Kishte një bregdet të mirë, por pa infrastrukturë të rregulluar . Një ditë si zakonisht  bashke me bashkëshortën dhe djalin dilnim në plazh, më bëri përshtypje një familje katër anëtareshe aty afer nesh. Kryefamiljari dukej një burrë serioz, më flokë të gjata dhe mjekërr të gjatë të zbardhuara nga vitët. Ai ishte më bashkëshortën dhe dy vajzat  . Dukeshin shumë të lumtur. Ishte diqka e veqantë që me kishte rënë në sy. Vajzat aq shpesh e parqafuan baban e tyre atë ditë sa më mahnitën . Më tërë dashurinë që mund të kanë  bijët apo në këtë rast bijat karshi prinderëve . Pak pa ra muzgu, dy bashkëshortet  u ngritën për tu larguar  për në mbrendi të qytetit. Dy vajzat mbeten aty edhe për disa kohë. Unë nga kurreshtja që secili njeri nuk mund ti ikte në këtë rast, më sy përcolla largimin e tyre këmbëzbathur nëpër ranën e imet si mielli. Mendova me veten, rruga është shumë e gjatë për të mbrri në qytet.Se vërtetë ishte e gjatë rruga me asfalt  të dëmtuar , së  bregdeti i Fierit edhe më veturë ishte largë . Hiq nuk u larguan shumë dhe u futen prapa do shkurreve aty afër. Kur filluam të ikim tashmë të gjithë së ishte  koha, edhe dy vajzat e tyre filluan te largohen duke ecur ngadalë. Posa filluam të largohemi nga buzë deti krejt aty afër  pashë këtë familje ,  të cilët  ishin ulur para një kasolle prej llamarine. E largova shikimin i habitur së si është e mundur që këta njerëz të janë kaq të lumtur, e  jetojnë në një kasollë që dukej orë e çast  së do të rrënohet. Ky është mësim për të gjithë së njeriu në të shumten e rasteve lumturinë ia përcakton vetës, sikurse kjo familje e cila dukej atë ditë më e lumtura në botë , Kështu është kur njeriu e pranon jetën ashtu siq ia ka përcaktuar fati I jetës, ose e ka pranuar si të tillë pa kërkuar ta bëjë  ate më ndryshe.Sigurisht së për të qenë i lumtur duhet dashur jeta.E dimë së kjo botë mund të jetë më ndryshe, se jeta mund të jetë më e mirë, por që nuk bëjmë hapa për ta ndryshuar ate.  Për ata do të duhej të jemi të matur , që askujt mos ti predikojmë , dhe mos ti imponojmë asgjë.Jeta i ka kahet e veta, siq e ka dielli, siq e ka  hëna, lumejtë, liqejtë …

Kur njeriu e mbërrin një moshë, shumë mendon së po të kthehej  edhe një herë tjetër në vitet e shkuara, do të vepronte krejtë ndryshe.Ashtu na duket të gjithëve së kemi kaluar nepër ato vite dhe sigurisht që nuk jemi të kënaqur më ate që kemi arritur në jetë. Truri punon shpejt dhe shume shpejt e bënë rekapitulimin e jetës jo shumë në detaje. Më së shumti na kujtohen vitet feminore.Në një çast e kujtojmë atë moshë, në një  tjetër çast  së si kemi kalur në shkollë , së cilët ishin shokët dhe shoqët e klasës… Sigurisht së një kujtesë e tillë nga zgjonë shumë emocione. Na kthehet kujtesa për  arsimtarët  , na kthehet kujtesa së si jetonim më një standard tepër të ulët, por që ishim mjaftë të lumtur.Kishte dashuri dhe solidartitet të ndërsjellë për dallim të kësaj kohe moderne, që po thuaj as kush edhe nese ke hall nuk të shikon me sy.  Kemi jetuar në kohë të vështira nën okupim të serbosllaveve, por kurrë nuk jemi përulur  .Tash koha po i ngjanë një kaosi të vërtetë.Dhe, kjo zgjonë asociacionin pse të gjithë këto përpjekje në këtë kohë të pa kohë, kur është rritur standardi por na është tjetersur ndjenja e dashurisë edhe mbrenda familjës, kusherive e lëre në aspektin e gjerë.Po na godasin shumë të liga si komb dhe shtet.Autori Pierre Joseph ne një libër e tij   thotë” Një komb vdes atëherë kur epshi bëhët kult masiv”.Na ka vërshuar pornografia dhe shkrimet pornografike pa fije turpi dhe morali si në rrugë, në istitucione shkollore qe eshte më së keqi,   e gjetiu.Çka është interesante që ky VIP siq po quhen, apo ndonjë  tjetër së  si po vishet, cilat lokale  po i frekuentojnë, apo kënd e kanë dashnor apo me kënd  po martohen e kështu marrina  më radhë. Sigurisht që kemi shumë tema të tjera të jetës, dhe  kemi shumë njerëz kreativ për të cilët ia vlen të shkruhet dhe të flitet . Në këto kohë të vështira të tranzicionit po na servohen parti politike dhe njerëz të cilët po na shesin patriotizma , ne vend që të punojnë për mirëqenje.Po i harrojmë njerëzit të cilët sakrifikuan për liri .Po harrojmë se jemi bërë refugjatë në qytetet dhe katundet tona.Po harrojmë se nuk ka tokë të premtuar.Po harrojmë se shteti dhe kombi nuk mbahen me pollavra të kësaj kaste politike.Jemi ba të pafuqishem përballë idiotizmave dhe idioteve të ndryshem .Shumë kush në Kosovë kur të bie më fjetë, nuk  e dëshiron ditën e neserme. Është instaluar logjika e mbrapshtë së duhet të pasurohemi pa ia ba mundin fare. Këtë logjikë e kan instaluar pushtetarët e pas luftës, të cilët u pasuruan mbrenda natës pa u djersitur fare.Edhe shumë nga ne gazetarët mendojmë po shkruaj edhe një hërë tjetër, edhe pse pak kujt I intereson ajo punë, e më së paku atyre qe gjenden në krye të shtetit.  Vendi na është shendrruar  më shumë në kaos, sikur të ishte  llogor…

Zbardhen diskutimet e PE për zgjedhjet, Kukan: Zgjedhje jo të lira (Video)

Seanca dëgjimore në PE për zgjedhjet vendore
Kukan: Zgjedhjet nuk mund të cilësohen të lira dhe të ndershme
Shefja e misionit vëzhgues së OSBE/ODHIR, Audrey Glover i njohu eurodeputetët e komisionit të punëve të jashtme të Parlamenttit Europian me konkluzionet e raportit përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri. Por eurodeputeët folën edhe më shkoqur se OSBE. Eduard Kukan tha, se bazuar në raportin e OSBE/ODHIR, zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.
Eduard Kukan, eurodeputet: Ka patur shumë parregullsi në zgjedhjet lokale. Ka parregullsi  politike ose tektnike. Në raportine  OSBE-së e ka një gërshetim të të dyja lojjeve të parregullsive, edhe politike, edhe teknike. Lidhur me tekniket, ka probleme me me udhëzimet, afatet dhe administrimin e proçesit zgjedhor nga Komisioni qëndror i zgjedhjeve. Interpretimi i ligjit nga KQZ-ja dhe vendimet e saj jokonsinstente kanë shkaktuar gjithashtu probleme. Nga ana tjetër, parregullsitë politike kanë qenë të shumta, duke filluar me politizimin e institucioneve, që cënuan administrimine  zgjedhjeve, përdorimin e fondeve publike për fushatën zgjedhore,  akuzat për shitblerje votash, mungesa e tarnsprencës për financimin e politike dhe mungesa e paanshmërisë së mediave për zgjedhjet. Secila nga këto shoqërohet me shembuj të shumtë. Këto janë probleme shumë qerioze dhe duhet të merret një përgjegjësi e qartë politike për to. Bazuar në gjita këto mua më është krijuar përshtypja, se këto zgjedhje nuk mund të cilësohen si të lira dhe të ndershme.
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: Zonja Glover na dha një tablo të qartë të zgjedhjeve vendore. Ka hapa pozitivë në zgjedhjet lokale, por ka një numër të madh parregullsish. Shitberlja e votës, presioni mbi votuesit, politizimi i administratës dhe fushatës, mungesa e transparencës së financimeve të partive politike, etj, të gjitha këto bëjnë pjesë te anët negative të raportit dhe këto duhet të ishin zbatuar me kohë.
Por nuk kanë qenë zgjedhjet lokale ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, por proçesi i dekriminalizimit.
Glover-Vlahutin
Romana Vlahutin: Çështja e dytë që nuk është pjesë e raportit të OSBE/ODHIR, por që është shumë e rëndësishme për ne është dekriminalizimi. Është çështja kryesore aktualisht. Ne presim që  më në fund në vjeshtë të shohim aprovimin e ligjit për dekriminalizimin, që të shohim qartësisht, se cilët persona mund  të kandidojnë në zgjedhje dhe kush mund të ketë një post publik në jetën politike të vendit. Cështja e tretë është pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort me shoqërinë civile, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të bëheshin pjesë e vëzhgimit të zgjedhjeve.
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: Proçesi i dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm, pasi ai lidhet edhe me refomën e drejtësisë. Nëse nuk avancohet me proçesin e dekriminalizimit, do të jetë shumë e vështirë për të avancuar me reformat e tjera që i kërkohen Shqipërisë.
Eduard Kukan: Dekriminalizimi i politikës në Shqipëri përbën një problem prej kohësh, dhe ky kjo qenë edhe arsyeja kryesore e krizës politike, por ka errësuar edhe zgjedhjet lokale.  Ne prisnim, që kjo çështje të zgjidhej para zgjedhjeve. Ne kemi 9 muaj ë preim dhe, nuk kemi parë asnjë progres nga qeveria shqiptare për dekriminalizimin.. Ne po shohim  përditë raste të deputetëve shqiptare me të shkuar kriminale, që mundohen të përfitojnë nga imuniteti që kanë.
Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, në intervistat e dhëna për mediat shqiptare pas seancës dëgjimore në Parlamentin Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan ka deklaruar, se është trondtitur nga rasti i deputetit Prenga që ka qëlluar mbi qytetarë shqiptarë./

Eduard Kukan: Zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk ishin të lira as të ndershme

VOAL – BRUKSEL, 15 SHTATOR – Europarlamentari Eduard Kukan është shprehur tejet i shqetësuar në një koment në Twitter rreth zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri dhe traditës zgjedhore të krijuar në këtë vend.

“Duhet shqetësuar për sfidat, teknike dhe politike, të zgjedhjeve lokale në Shqipëri,” shkruan në një koment Kukan.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë gjithmonë një pikë kritike në Shqipëri. Shqipëria duhet të realizojë standarde sa më të larta si vend kandidat për në BE,” shkruan ai në një koment tjetër.

Dekriminalizimi, Felaj: Deputetë të tjerë do lënë mandatin

Në kulmin e debatit për dekriminalizimin, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ka paralajmëruar se të tjerë deputetë pritet të lënë mandatin.

Gjatë një interviste dhënë për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roalnd Qafoku, Felaj ka thënë se Ligji për Dekriminalizimin do të miratohet brenda këtij muaji dhe ai do të ketë fuqi prapavepruese. Sipas saj nga procesi i dekriminalizimit nuk do të shpëtojë as administrata civile.

Zonja ministre, si e mendoni ju dekriminalizimin e parlamentit? Në pikëpamjen time deputetët janë përfaqësuesit e shoqërisë sonë. Ne kemi nevojë për dekriminalizimin e shoqërisë që më pas të arrijmë dekriminalizimin e parlamentit. Në një mënyrë apo tjetër ne i meritojmë ata që janë në parlament.

Roland, unë dua të them që në fillim që se unë nuk jam dakord me shprehjen dekriminalizim. Aq më pak dekriminalizim i parlamentit dhe aq më shumë dekriminalizim të shoqërisë. Sepse çfarë do të thotë kjo? Që do të thotë se të gjithë individët që janë aty janë kriminelë? A kemi ne nevojë që të ndalojmë që njerëz të dënuar të zgjidhen apo të emërohen në funksione publike qofshin këto të zgjedhura apo të emëruara. Përfitoj nga rasti që nga pozitat e ministrit të shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, t’ju konfirmoj edhe në emër të qeverisë që ne jemi të gatshëm që brenda këtij muaji të paraqesim dhe të miratojmë ligjin për ndalimin e hyrjes në funksionet publike të zgjedhur apo të emëruar të personave që janë të dënuar për krime të qëllimshme apo për krime të rënda me dashje të formës së prerë. Këtë gjë do ta bëjmë duke u bazuar në eksperiencën më të mirë ndërkombëtare. Një eksperiencë e tillë është ajo italiane. Kemi pasur fatin që bashkë me kryeministrin të takojmë edhe hartuesin e ligjit në parlamentin italian dhe kemi marrë përgjigje për të gjitha pyetjet dhe shqetësimet tona. Ky tekst do të shqyrtohet dhe do jetë prezent në komisionin e posaçëm të ngritur për reformën në drejtesi. Dhje kjo nuk është e lidhur me vetëm me ata që kryejnë detyra të larta shtetërore por në të gjithë kapilarët e shtetit.

Zonja ministre, për cilët nivel bëhet fjalë?

Për të gjithë ata që kanë statusin e  nëpunësit civil.

A do ketë efekte prapavepruese ligji?

Sigurisht që do ketë efekte prapavepruese.

A do ketë largime nga parlamenti dhe detyra të tjera të larta shtetërore?

Kjo ka qenë një pikë që kemi diskutuar më shumë me hartuesit e ligjit italian. Kështu nuk ka vend për të gjykuar maxhorancën sepse mazhoranca ka qenë në krye të herës e gatshme ta realizojë këtë. Dhe këtë proces ta realizojë bashkë me opozitën. Këto ditë opozita ka depozituar në kuvend dy projektligje, një për ndryshimet kushtetuese dhe një për largimin e këtyre personave që ne folëm nga institucionet shtetërore. Të dyja janë të ndryshme nga njëra tjetra. Kështu ne jemi të detyruar të zbatojmë rregulloren e kuvendit për një procedurë të posaçme. Kemi arritur në limitet e kohës dhe ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për konsenus. Por qeveria me apo jo konsensusin e opozitës ne do ta arrijmë të miratojmë këtë ligj.

Zonjë në parlamentin e parë shqiptar në 1921 dhe më pas, ne kishim deputetë disa nga korifenjtë e mendimit shqiptar si Fan Noli, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Eqrem bej Vlora, Ali Këlcyra etj. Kur do kemi në parlament deputetë të këtij kalibri?

Prandaj e kemi thënë se reforma në arsim është nga më të rëndësishmet sepse arsimi i popullit është ai që sjell figura të mëdha.

Në atë kohë zonjë nuk kishte as shkollë të mesme në Shqipëri dhe këta që unë përmenda kishin studiuar jashtë vendit.

Megjithatë gjithçka lidhte me arsimin.

A keni gjetur ju konsensusin me opozitën që kjo të jetë një luftë frontale për dekriminalizmin e kuvendit?

Ne kemi bërë një bisedë të parë me opozitën dhe me ata që janë angazhuar drejtpërdrejtë me këtë çështje. Do kemi një ballafaqim të hapur të qendrimeve të secilit. Por gjerat që ne nuk do t’i kishim të negociueshme ka të bëjë me atë që njihet si prezumim të pafajësisë.

Zonja ministre, dita e enjte është kthyer në një propagandë politike përpara ekranit nga foltorja e kuvendit. Si mundet të ndryshohet kjo sepse nëse nuk ka kamera, ndryshe do të ishte situate?

Kur ne ishim në opozitë kryetari i grupit parlamentar nuk kishte gjasa të fliste ndonjëherë sa ish-kryeministri Berisha. Ndërkohë që jo vetëm që kryetari I kuvendit u jep fjalën përfaqësuesve të PD  dhe kushdo që e merr fjalën prej tyre e kalon në kohë edhe kryeministrin e vendit. Çdo vit bëjmë një bilanc të kohës që deputetët kanë në kuvend për fjalën që ata marrin. Nga bilanci që u bë vitin e shkruar, e bëmë edhe ne si ministër I shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin  dhe ka modele në botë për këtë. Dhe na rezultoi se deputetët e opozitës kanë folur më shumë se ata të mazhorancës. Po i drejtohem opozitës që të fillojë të kuptojë që aty ku njerëzit nuk kanë interes të dëgjojnë dhe të përsëritjes së gjërave që nuk ka lidhje fare me rendin e ditës. Për shembull, në seancën e fundit diskutohej për borxhin një gjë shumë e rëndësishme por ata që folën nga opozita shumë pak gjëra thanë për aktin normativ. Buxheti është një nga cështjet më të rëndësishme sepse ka planifikim të ardhurash e  harxhimesh.

Zonja ministre lidhur me operacionin e informalitetit ju jeni për penalitete juridike apo edhe për një rrugë të mesme duke ndihmuar biznesin?

Unë jam për të dyja. Unë  konstatoj në lagjen ku jetoj me shitësit e vegjël rreth e rrotull që shpesh herë më thonë që shumë mirë që po e bëni këtë gjë sepse kemi ne këtu në zonën tonë që punojnë pa kupone dhe askujt nuk I vjen mirë të niset nga kjo rrethanë dhe të kenë avantazh duke përdorur rrugë të shkurtra. A ju duket juve normale që një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës në rrugën “Myslym Shyri” që shumica e dyqaneve kanë mbyllur qepenat? Ajo është rruga më e shtrenjtë në Tiranë si ka mundësi, si kanë punuar në këto vite? Kjo do të thotë se kanë punuar në kurriz të ligjit. Nuk duhet të funksionojmë ndryshne nga si funksionohet jashtë shtetit. Nuk çuditemi ne kur blejmë dicka dhe shitësja na jep kuponin, ndërsa këtu nuk ndodhe kështu.

Zonja ministre, më 10 shtator mbushën dy vjet nga dekretimi I kryeministri Rama. Si ka punuar qeveria në këto dy vjet? Dhe a jemi ne shqiptarët më mirë se dy vjet më parë?

Çdo qytetar e thotë nga situate e vet. Unë them se ka një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Ka qenë dita e zgjedhjeve të 21 qershorit. Shqiptarët e kanë dhënë përgjigjen e tyre. Nëse janë dakord me çfarë ata prisnin nga qeveria shqiptare. Nëse qeveria shqiptare është duke plotësuar pritshmëritë e tyre apo është në një drejtim krejt të kundërt me atë që u intereson shqiptarëve. Përgjigjja e 21 qershorit ishte shumë  e qartë për të gjithë ne. Shqiptarët janë po të gjithë atyre reformave që janë anatemuar me reformën e ndërtimeve pa leje, reformës së ndarjes së re territorial, të reformave në polici, reformave në arsim e të tjera.

Duke qenë se dikur keni qenë prokurore. Cili është mendimi juaj për punë që ka bërë dhe po bën prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla?

Më kape ngushtë me këtë pyetje. Sepse unë nuk preferoj të bëj komente të punës  për ata që I konsideroj si kolegë. Shpesh herë në kuvendin e  Shqipërisë me humor apo me dashamirësi më terheqin vëmendjen se sa herë që flitet për prokurorinë  unë reagoj. Është I natyrshëm ky reagim. Kam q enë disa herë kur Prokurori i Përgjithshëm është paraqitur në kuvendin e Shqipërisë. Dhe ka raportuar për punën e institucionit të prokurorisë. Jo vetëm zoti Adriatik Llalla por edhe kur ka qenë zonja Ina Rama. Unë mbetem dhe jam që duhet ta mbështesim institucionin e  prokurorisë. Sepse nëse ka një institucion që përpiqet sadopak që të bëjë punën e vet është pikërisht ky institucion. Sepse brenda këtij institucion vazhdojnë të ketë njerëz që kërkojnë të punojnë, kërkojnë të japin më të mirën e tyre. Kështu duke u nisur nga ky arsyetim unë mendoj se prokuroria meriton të mbështetet. Prokuroria ka nevojë të ketë kapacitetet të shtuara njerëzore dhe kjo gjë quhet ti jepet asaj.

Gërdeci, Berisha: OSBE bën shpifje për mua dhe familjen

Deputeti i PD-së, Sali Berisha i ka shkruar një letër të gjatë ambasadorit të OSBE-së, Florian Raunig lidhur me raportin e OSBE-së.

Berisha ka shprehur keqardhje, që sipas tij, ambasadori Raunig merret dhe riciklon “shpifje të ulëta për të dhe familjen e tij”.

Në letër Berisha sqaron pozicionin e tij dhe te familjes në çeshtjen “Gërdeci”, si edhe për disa afera, për të cilat ai përmendet në raport, si privatizime të pronave  shtetërore, koncesione hidrocentralesh, apo edhe lidhjet e tij me biznesmenin Fazlliç.

Berisha e nis letrën me tone të ashpra ndaj ambasadorit Raunig, duke shkruar se qëndrimet e tij për këtë raport e bëjnë ambasadorin indirekt palë me shpifësit.

-LETRA E PLOTE-Leter publike drejtuar shkelqesise se tij, ambasadorit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, zotit Florian Raunig!

“I nderuar zoti ambasador,

Me kete leter deshiroj, se pari t’ju pershendes dhe t’i jap nje pergjigje me te zgjeruar raportit tuaj ne lidhje me pjesen ku flitet per mua. Qe ne fillim dua te theksoj, se ky raport paraqet nje lloj kolektori te ujerave te zeza, qe kane qarkulluar si akuza, kunderakuza, shpifje, trillime, madje, siç shpreheni ju vete, edhe thashetheme qe nuk njohin kufije etike, morale dhe kohore dhe qe, ne teresi, jane bere me goje dhe me shkrim nga kundershtaret e mi, ne mediat e tyre, ne kuadrin e nje lufte politike. Por, une mendoj zoti ambasador se, kur nje zyrtar, cilido qofte ai, rendit ne nje raport vetem akuza, thashetheme e shpifje ndaj nje personi, eshte ne detyrimin e tij civil, qe ne emer te paanesise se tij dhe zyres qe ai drejton, dinjitetit njerezor te personit apo personave qe pergojon, te pasqyroje ne raport, kur ekzistojne, edhe pergjigjet, sqarimet pergenjeshtrimet, hetimet apo vendimet e gjykatave te vendit apo te huaja te pales se akuzuar, te botuara edhe ato ne media. Injorimi total i tyre, siç beni ju ne raport, pavaresisht se kane pare dhe ato driten e diellit, me duhet te them se me se paku provon njeanshmerine e ekstreme tuaj dhe indirekt ju ben ju pale me shpifesit. Kurse raportin e shnderron thjesht ne nje kolektor shpifjesh, falsifikimesh, thashethemesh, dokument dizinformimi. Nje raport me nje njanshmeri te tille te skajshme do ta kishte patur zili edhe qatipi Hysmetullah i nje krahine te larget te Perendorise Otomane, i cili 187 vjet me pare, kur nuk kishte çfare te shkruante ne raportin e radhes dhe ne mungese te mediave, mblidhte ne darke vone plakat e mehalles dhe ju kerkonte atyre ti tregonin te gjitha thashethemet, madje edhe endrrat me te keqia qe ato kishin pare apo degjuar dhe ndertonte me to raportin per gjendjen ne nahije qe ia dergonte myteserifit. Mirepo, qatipi Hysmetullah vuante nga alergjia ndaj se vertetes, semundje pothuaj epidemike ne diktatura dhe tiranira, kurse ju keni bere zgjedhjen tuaj ne liri te plote dhe kjo eshte e vajtueshme. Por pavaresisht nga keto konsiderata per raportin tuaj une jam i detyruar, qe ne respekt te zyres qe ju perfaqesoni, t’ju ktheje pergjigje.

Ne krye te heres, une dua te shtoj se ju, duke mos dashur apo duke mos mundur te seleksiononi per raportin tuaj disa “perla” nga seria akuzave te panumerta direkte ndaj meje, keni perzgjedhur me kujdes te gjitha shpifjet, trillimet e kundershtareve te mi politike ndaj femijeve te mi, me objektin e vetem Sali Berishen, gje qe me detyron mua te pergjigjem per akuzat e raportit  tuaj ndaj Argites dhe Shkelzenit, pavaresisht se ata mund ta benin fare mire vete kete gje.

Ne raportin tuaj ju z. ambasador shkruani se: “vendimi i Sali Berishes per te transformuar nje moçalishte te pavlere ne pasuri te patundshme kryesore ne zonen e Porto Romanos ndihmoi familjen e tij dhe biznesmenin Damir Fazliç qe te fitonin miliona euro”. Ketu, ne te vertete ju ricikloni nje shpifje te ulet dhe qesharake te BIRN, e cila nga ana e saj ka ricikluar ad literam shpifjet dhe trillimet e Edi Rames dhe suites se tij per kete problem. E verteta per kete çeshtje, per ata qe jane te intersuar, eshte krejt tjeter.

– Se pari, qeveria ime qe erdhi ne pushtet ne vitin 2005 ka gjetur ne perfundim e siper ndertimet nga nje kompani vendase ne portin energjitik te Porto Romanos, bazuar kjo ne nje vendim te vitit 2000 te qeverise socialiste. Sot Porto Romano, per shkak te pozicionit te tij eshte pothuaj port rajonal energjitik.

– Se dyti, qeveria qe une drejtoja, ne perputhje me interesat zhvillimore te vendit, bazuar ne studime seroze dhe kerkesa te shumta te kompanive vendase dhe te huaja ka vendosur:

a- zgjerimin e territorit te zones se portit ne Porto Romano me 500 hektare. Sot ne zonen e portit kane investuar dhjetera kompani vendase dhe te huaja.

b- krijimin e zones industriale ngjitur me zonen e portit me 800 hektare toke per t’jua ofruar investitoreve.

Keshtu qe, nga 1300 hektare toka te shtuara ne zonen e portit dhe zonen industriale, siperfaqja qe kompania Croën Acqusition kishte blere me ndermjetesimin e studios ligjore te vajzes sime dhe partnereve te saj eshte gjithsej 14 hektare. Kjo eshte me pak se 1/100 e siperfaqes totale te shtuar ne zonen e portit dhe ate industriale, pasi rreth 1/3 e tokes se blere nga kompania shtrihej ne zonen e portit para zgjerimit te saj. Te gjitha keto vendime dhe dokumenta si dhe reagimet e te akuzuarve ndaj shpifjeve, jane botuar disa here ne mediat e vendit.

Sikunder, keto akuza jane hetuar nje per nje nga  prokurorja Ina Rama  (dhe ju e keni te qarte se pse po permend emrin e saj) dhe ato jane gjetur qe te gjitha  te pabaza. Raporti juaj per shkak te njeanesise nuk mund te raportonte per keto hetime (Dosja eshte ne prokurori).

Ju ne raport shkruani se: “Argita Berisha, vajza e ishkryeministrit u akuzua me shume  se nje here se ka vepruar si ndermjetese ndermjet qeverise shqiptare dhe investitoreve duke i ngarkuar ata me shuma te konsiderueshme ne kembim te favoreve per nje investim potencial”. Kjo akuze e pergjithshme eshte bere nga Edi Rama dhe kundershtaret e mi disa here, por problemi qendron se ata kurre nuk kane qene ne gjendje te shqiperojne emrin qofte dhe te nje kompanie te vetme, per te cilen vajza ime te kete bere ndermjetesine midis saj dhe qeverise dhe anasjelltas. Ajo nuk mund ta bente kete, sepse kodi im etik i punes nuk lejonte nje gje te tille. Perndryshe, ju sot nuk do te ishit duke u marre me thashetheme si keto. Feet (pagesat) e zyres se saj te avokatise kane qene ne perputhje te plote me rregullat e Dhomes se Avokatise dhe ligjin e avokatise se vendit, sic eshte konfirmuar publikisht nga kjo dhome. Rasti i Konsullit pakistanez, qe asistohej nga vajza ime dhe zyra te tjera avokatesh per investimin e tij strikt privat, ne perputhje me ligjin e avokatise, ju kerkua nga nje nga zyrat e avokatise te angazhuara prej tij, te paguaje punen e avokateve ne baze te pagesave mujore ose ne perfundim te saj me nje shume fikse sa 3%  e investimit ne rast finalizimi te projektit. Por mediat gjithashtu kane informuar se sapo ky investitor privat ndryshoi formen e investimit, duke kerkuar mbeshtetje nga qeveria per blerjen e produktit nga ana e saj, mori nga qeveria por edhe nga kryeministri nje “jo” te prere, konform interesit publik. Perveç kesaj, mbi akuzat e lidhura pikerisht me kete ceshtje, gjykata, pasi i ka gjetur si shpifje ato, ka dhene ndeshkim civil per autorin e tyre (shih dosjen). Keto jane te gjitha ne media por raporti i juaj nuk i lexon ato.

Lidhur me pretendimin tuaj se Argita ka aksione ne Universitetin e deputetit Astri Velia mund t’ju them me pergjegjesi te plote, se vajza ime nuk ka aksione ne Universitetin e dhene dhe as ne ndonje kompani tjeter ne Shqiperi apo ne bote. Konfrontimi me burimin e kesaj shpifje, te cilen e degjoj per heret te pare, mund te behet ne cdo kohe, pasi nuk besoj se ju jeni autori i saj.

Ju perseri, bazuar ne media, rendisni ne raportin tuaj shpifje dhe trillime te kundershtareve te mi ndaj djalit tim Shkelzen Berisha. Ne raport ju shkruani se: “Shkelzen Berisha, djali i ishkryeministrit ka qene gjithashtu i akuzuar se shpesh ka perdorur emrin dhe influencen e babait per te bere biznes. Ka patur spekullime mbi rolin e tij ne fabriken e demontimit ne Gerdec dhe trafikun e pligjshem te armeve. Ne maj te vitit 2009 nje kabllogram i ambasades amerikane permend pergjime qe tregojne lidhjet e Shkelzenit me Fatmir Mediun, ministrin e mbrojtjes dhe Mihail Delijorgjin, pronarin e kompanise qe manaxhonte Gerdecin”. Keto qe thoni ju, keshtu, jane thene shume here nga kundershtaret e mi politik, por mediat gjithashtu kane njoftuar se nga hetimi i hollesishem i ceshtjes se Gerdecit nga Prokuroria e Shtetit (perseri e drejtuar nga Ina Rama ) dhe gjykimi i kesaj çeshtje, per te cilen u denuan 13 persona, ka dale qarte se Shkelzen Berisha nuk kishte asnje lidhje apo implikim ne çeshtjen e Gerdecit apo sipermarrjen Aldemil. Madje dhe nje faks qe u perdor per te implikuar Shkelzenin, pasi u hetua dhe u krahasua me faksin origjinal te administruar nga Prokuroria, rezultoi se ishte nje fallsifikim i mirefillte nga kundershtare te mi, me qellimin e vetem implikimin e djalit tim (dosjen e keni ne prokurori). Pervec kesaj, eshte publikisht e njohur se Gjykata e Apelit ka denuar ministrin aktual te rendit per shpifje ndaj Shkelzen Berishes per akuzen e tij se ai eshte i implikuar ne ngjarjen tragjike te Gerdecit.

Mendoj se raporti juaj duhet te pasqyronte per hir te se vertetes edhe keto aspekte te paraqitura plotesisht nga te gjitha  mediat.

Per sa i perket trafikut ilegal te armeve qe ju permendni ne raport, pra çeshtjes Deviroli, theksoj se eshte e vertete se Deviroli tregtar, i cili i liçensuar nga Pentagoni bente tregti armesh, ka deklaruar se ne nje takim me nje person ne dhome ndodhej dhe nje person tjeter qe nuk fliste por qe i thane se eshte djali i kryeministrit. Mirepo hetimet dhe verifikimet e institucioneve ligjore provuan se personi ne fjale nuk ishte Shkelzen Berisha.

Pervec ketyre, per kete çeshtje ka dy procese gjyqesore te zhvilluara, njeri ne SHBA dhe tjetri ne Shqiperi. Deviroli eshte denuar me 10 vjet burg dhe ne keto procese ne asnje rast nuk ka dale se djali im ka patur lidhje me kete çeshtje.

Ne raportin tuaj ju zoti ambasador, pa cituar burime thoni se: “Shkelzeni ka qene konsultuar shpesh si konsulent nga shume kompani te huaja te cilat shpresonin te hynin ne tregun shqiptar per gjoja lidhjet dhe influencen e tij tek autoritetet me te larta shqiptare, nje nga rastet me te fundit eshte privatizimi i 4 HECeve ne maj te vitit 2013″. Zoti Ambasador, se pari dua t’ju sqaroj se tregu shqiptar ka qene nje treg i hapur. Perveç kompanive te ndeshkuara nga OKB, nuk ka patur dhe ne dijenine time nuk ka, kompani apo list kompanish te ndaluara, pra qe nuk pranohen te investojne ne Shqiperi. Gjate periudhes qe ju keni qene ambasador i Austrise ne Shqiperi qindra dhe mijera kompani te huaja, nder to edhe kompani te medha austriake, kane investuar ne tregun shqiptar. Se dyti, Shkelzen Berisha nuk e ka patur kurre te ndaluar, e nuk e ka as sot, te takoje, te keshilloje kompani qe duan te hyne te investojne ne Shqiperi. Ai, per kohen qe une kam qene kryeminister, e ka patur absolutisht te ndaluar njelloj si dhe Argita, te beje ndermjetesin e kompanive me qeverine apo te qeverise me kompanite. Ju e dini se Edi Rama dhe deputete te tjere socialiste, ne mitingje elektorale dhe konferenca shtypi, e kane akuzuar shume here Shkelzenin se ka aksione ne Llotarine Austriake. Madje gjate fushates elektorale te zgjedhjeve te vitit 2013, Rama per kete shkak deklaroi se do anullonte kete konçesion. Shkelzeni per kete akuze ngriti padi civile pas zgjedhjeve dhe gjykata denoi per shpifje zedhenesin kryesor te Rames, deputetin Taulant Balla, i cili sot ka te punesuar te motren si zedhense te kesaj kompanie.

Une nuk kam degjuar kurre se Shkelzeni eshte akuzuar per implikim ne privatizimin e 4 HECeve, por nuk perjashtoj mundesine qe kjo akuze te jete bere, pasi perseri jam i bindur se ju nuk e keni shpikur kete shpifje. Me kete rast sqaroj se privatizimi  i 4 HECeve eshte bere me ekspertizen e plote dhe ndihmen e çmuar te IFC. Per 4 HECet shprehen interes 11 kompani, disa prej tyre nder me te medhat ne bote. Ne fund te gares u shpall fitues kompania Kurum. Hidrocentralet u privatizuan me 1.4 milione euro per megavat nderkohe qe ate vit çmimi per megavat ne vende si Kanadaja, Turqia, Bullgaria, Gjerogjia etj etj, luhatej ne 0.3-1.4 milione US$. Shtoj ketu se paraardhesit e mi kishin privatizuar para vitit 2005 afro 15 HECe me 150 mije euro megavatin. Perveç ketyre, ju bej me dije se per shkak te transparences se procesit per privatizimin e 4 HECeve nuk ka patur asnje ankese. Me kete rast ju siguroj me garanci te plote se Shkelzen Berisha nuk ka dhene kurre konsulence ligjore per asnjeren nga kompanite qe ka marre pjese ne kete gare, apo mijera e mijera kompani te tjera vendase apo te huaja, qe kane marre pjese ne gara te tjera publike gjate kohes qe une kam qene kryeminister i vendit. Ai nuk mund te bente kete sepse e ndalonte kodi i prere etik i punes time.

Ne raportin tuaj ju shkruani se: “Shkelzeni eshte akuzuar publikisht per trafik nderkombetar droge nga Izet Haxhia, i cili eshte i denuar per vrasjen e Azem Hajdarit”. Mirepo, si per te qendruar ne anen e Izetit, ju ne raport nuk citoni faktet e botuara po ne media, te cilat deshmojne se Izet Haxhia, vrasesi i Azem Hajdarit, eshte denuar kur une kam qene ne opozite, me 25 vjet burg mbi bazen e deshmise dhe fakteve te paraqitura nga Sali Berisha nepermjet ambasadorit te SHBA para prokurorit nderkombetar te caktuar per kete çeshtje, dhe se ai prej 13 vjetesh ndodhet ne arrati. Ai tani, ne vend qe te paraqitet per te vuajtur denimin per vrasjen e shemtuar, duke menduar se mund te lehtesoj denimin, ben shpifje dhe trillime per llogari te kundershtareve te mi, sipas te cilave Shkelzeni ne moshen 17 vjeçare, gjimnazist, paska qene trafikant nderkombetar droge. Ju per shkak te anesimit tuaj nuk keni pasqyruar ne raport as pergjigjen qe vet Shkelzen Berisha, i ka dhene publikisht akuzave te vrasesit ne arrati Izet Haxhia.

Zoti ambasador, me siper thashe se çuditerisht ju keni injoruar dhe nuk keni paraqitur ne raport asgje nga mali i akuzave direkte qe kundershtaret e mi kane bere ndaj meje keto 25 vite. Druaj se kete nuk e ke bere per te me kursyer mua, por ke patur frike se mund te te ktheheshin ne bumerang.

Une jam Sali Berisha; kam nisur karrieren time politike ne nje apartament banimi 87m2 dhe sot pas 25 vitesh jetoj ne nje apartament 125m2. Ky apartament dhe 80 mije euro kursime te miat dhe bashkeshortes time mjeke qe kam te depozituara ne banka jane e gjithe pasuria ime. Nuk kam reaguar kurre ndaj akuzave dhe trillimeve me padi ndaj autoreve, por jam mjaftuar me pergenjeshtrimin dhe nuk jam penduar per kete. Ndaj dhe me kete rast dua t’ju them se, pavarsisht nga thashethemet dhe shpifjet e ulta qe keni renditur ne raportin tuaj, ne vendin tim, as ne vendin tend mik dhe ne as ne ndonje vend tjeter te kesaj toke, ju apo ndonje si ju, dhe asnjeri tjeter nuk do gjeni dot kurre, burre apo grua, njeri te ndershem apo te pandershem, njeri te thjeshte, zyrtar, diplomat apo shtetare, qofte ai shqiptar apo i huaj, qe te mund te thote se Sali Berisha i detyrohet qofte dhe nje qindarke apo dhe e kunderta.

Femijet e mi sigurisht kane jeten e tyre, por nuk e mohoj se per veprimet e tyre une mbaj pergjegjesi te plote morale. Pikerisht per kete arsye, ata jane te vetmit ne kete vend qe kane deklaruar te ardhurat e tyre ne ILDKP menjehere sapo jam zgjedhur Kryeminister, dy vite perpara se sa kjo te kerkohej nga ligji i deklarimit te pasurive. Sikunder, ndaj meje edhe ndaj tyre, ka patur nga kundershtaret e mi akuza, shpifje dhe trillime te shumta. Keto dy vite, ndaj meje dhe veçanerisht ndaj tyre, kundershtaret politike kane ndermarre te gjitha llojet e hetimeve brenda dhe jashte vendi, por perveç shpifjeve qe ju rrjeshtoni ne raport nuk kane qene ne gjendje te shtojne asnje gje te re. Ata jo vetem nuk kane faktuar dhe provuar dot asnjeren prej shpifjeve te listes te raportit tuaj, por perkundrazi, autore te tyre jane denuar nga gjykata ne gjyqe civile si fabrikues te tyre.

Zoti ambasador, une jam politikani me jetegjate ne politike ne vendin tim dhe njeri nga me jetegjatet ne Europe. Ne jeten time politike, siç theksova me siper, une jam perballur me akuza nga me te ndryshmet nga kundershtaret e mi, te cilet ne vitin 2000 me hoqen imunitetin me akuzen per krime kunder njerezimit dhe e bene kete 8 muaj para se sa Gjykata Nderkombetare e Hages te paraqiste kete akuze per Sllobodan Milloshevicin. Une dhe femijet e mi, me kerkesen time, duke patur ne kujtese gjithnje te fresket te shkuaren tone diktatoriale, kurre nuk kemi ngritur  padi civile apo penale ndaj ndonje gazetari apo medie per shpifje. Une personalisht nuk e kam bere kete as ndaj kundershtareve politike, por jam mjaftuar me botimin ne media te pergenjeshtrimit te akuzave nga zyra ime e  shtypit. Ndersa femijet e mi, te gjitha akuzave te kundershtareve politike ndaj tyre, u jane pergjigjur me pergenjeshtrim dhe padi civile ne gjykata, dhe per keto padi ka vendime te qarta te ketyre institucioneve. Per te gjitha akuzat dhe shpifjet qe ju rendisni ne raport, pervec rastit te aksioneve te Argites ne Universitetin e deputetit Velia dhe konsultes se Shkelzenit per privatizimin e 4 HECeve, akuza te cilat i degjoj per here te pare, ata jane perballur me autoret e tyre ne gjykata dhe keto te fundit i kane konsideruar ato shpifje dhe kane dhene vendimet perkatese.

Ju keto dite keni shprehur keqardhje per shqetesimin qe iu ka krijuar personave te caktuar botimi i raportit. Njerezisht ju kerkoj te mos ndjeni asnje keqardhje per pjesen qe me takon mua. Ne periudhen qe ju keni qene ne Shqiperi si ambasador i Austrise, ne kemi patur se bashku nje bashkepunim shume te mire, nuk e mohoj se per kete shkak raporti i juaj i njeaneshem me ben te ndiej keqardhje per ju. Por keqardhja ime me e thelle eshte per OSBE, institucionin qe ju perfaqesoni, por qe eshte dhe institucioni im, rolin e te cilit une e vleresoj shume.

Ndaj dhe me respekt, ju ftoj te vendosni interesin e organizates qe perfaqesoni para interesit dhe emocioneve tuaja.

Me konsiderate per ju,

Sali Berisha

Paskal Milo: OSBE të largohet nga Shqipëria

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e konsideron të tepërt qëndrimin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropën, në Shqipëri. Sipas tij, para vitit 2000, OSBE-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në Shqipëri, por më pas ky mision ka nisur të zbehet dukshëm, sepse Shqipëria nuk është më vend që prodhon konflikte. Madje Milo shprehet se ka një kontradiktë mes qëndrimit të këtij misioni dhe strukturave të tjera ndërkombëtare për sa kohë që këto struktura kanë dhënë vlerësimet përkatëse, të cilat kanë mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, por edhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare nuk rezervohet ta quajë të dështuar rolin e OSBE-së sa i përket kontributit të saj për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa kujton projekte të mbështetura fort nga misioni siç ishte numërimi elektronik i votave, një projekt që megjithëse u testua nuk mundi të zbatohej. Milo pranon se vendi ynë ka ende disa probleme në mënyrë të veçantë sa u takon proceseve zgjedhore, por, sipas tij, kontributi i OSBEsë në këtë drejtim mund të zgjidhet më së miri me një komision ad-hoc dhe jo me një mision të përhershëm. Lidhur me raportin më të fundit të dalë nga zyrat e OSBE-së për lidhjet e biznesit me politikën apo influencat politike për të interesa të caktuara personale, për të cilin vetë misioni ka deklaruar se nuk është qëndrimi i tyre zyrtar, Milo nuk pranon të japë komente. Misioni i OSBE- së në Shqipëri përfundon mandatin e tij të radhës në fund të vitit.

Zoti Milo në politikën shqiptare prej kohësh ka nisur të diskutohet se sa i nevojshëm është misioni i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE-së, në vendin tonë. Ju sa të dobishëm e cilësoni veprimtarinë e këtij misioni në Shqipëri?

Çështja e OSBE-së ka të paktën 15 vite që diskutohet. Pastaj dobia ose jo e misionit të OSBE-së është edhe çështje interpretimi politik. Por një vend që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, mendohet se parametrat e demokracisë, funksionimit të saj dhe të shtetit ligjor i ka të plotësuara dhe nuk do të kishin vlerë gjykimet e këtyre institucioneve të rëndësishme në rast se del një institucion tjetër dhe vë në dyshim këto vlera në të cilat janë mbështetur NATO-ja dhe Bashkimi Evropian për t’i dhënë Shqipërisë në rastin e parë anëtarësimin dhe në rastin e dytë statusin e vendit kandidat. Kështu që ka një kontradiktë të brendshme në vetë gjykimin e institucioneve ndërkombëtare. Në rastin konkret, për mendimin tim, OSBE-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në fazën e parë, deri në vitin 2000, por pastaj roli i saj erdhi duke u zbehur sepse Shqipëria nuk është më vend burim konfliktesh dhe shqetësimesh të mëdha. Shqipëria prodhonte siguri pas këtyre viteve, nuk konsumonte siguri prandaj dhe për rolin e OSBE-së në Shqipëri, tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim.

Pra sipas jush nuk duhet të zgjatet më afati i qëndrimit të këtij misioni në Shqipëri, mandati zyrtar i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti?

Unë mendoj se Shqipëria ka ende deficite demokratike sidomos në proceset zgjedhore kur OSBE-ja nuk ka arritur të plotësojë misionin e saj. Kam parasysh këtu standardet, kam parasysh këtu çfarë u tentua me vendosjen sistemit të numërimit elektronik të votave, projekte këto që u mbështetën nga OSBEja, por që, për fat të keq, nuk u zbatuan. Ka edhe projekte të tjera, por ato mund të zgjidhen edhe me komisione ah-hoc dhe jo me mision permanent të OSBEsë në Shqipëri.

Pak ditë më parë është publikuar në media një raport i OSBE-së ku përmenden emrat e shumë politikanëve, pasuria e tyre, por dhe lidhjet mes politikës apo biznesit. Si e konsideroni këtë raport të cilin OSBE e konsideroi si përmbledhje të informacioneve mediatike dhe jo qëndrim zyrtar të saj?

Abstenoj t’i përgjigjem kësaj pyetje.

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit 425 milionë euro brenda një viti

Borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me 425 milionë euro ose mbi 18 për qind në harkun kohor të një viti, duke shënuar një nga rritjet më të forta gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë, borxhi i jashtëm publik arriti në 2 miliardë e 807 milionë euro nga 2 miliardë e 383 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas bankës, rritja i dedikohet kredive që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare të financave si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Sapo erdhi në pushtet, qeveria e majtë kontraktoi nga këto dy institucione një paketë emergjente kredish me mbi 600 milionë euro, para të cilat sipas saj ishin të nevojshme për të shlyer borxhet e prapambetura që la qeveria e mëparshme.

Aktualisht borxhi i jashtëm përbën rreth 42.6 për qind të totalit të borxhit publik të vendit, ose i shprehur si raport ndaj prodhimit kombëtar, rreth 29.1 për qind.

Vitet e fundit financimi me kredi nga jashtë është parë si një mënyrë e mirë për të siguruar valutë, por edhe për të financuar ekonominë pa prekur burimet e brendshme.

Por rritja e tij e ekspozon ekonominë përballë dy rreziqeve: kursit të këmbimit dhe riskut të rifinancimit. Vitin e kaluar vetëm për shkak të dobësimit të lekut, veçanërisht ndaj dollarit, borxhi i vendit u rrit me 9.6 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e borxhit të marrë nga jashtë ka rritur edhe pagesat që shkojnë për shërbimin e tij.

Vitin e kaluar buxheti pagoi 26 miliardë lekë, ose mbi 200 milionë dollarë për të shlyer borxhin e jashtëm, nga të cilat 17.8 miliardë lekë ishin shlyerje të kredive që janë marrë në vitet e mëparshme, ndërsa 8.2 miliardë lekë ishin interesa.

Një pjesë e kredive që Shqipëria ka marrë vitet e para të tranzicionit tani janë duke u maturuar dhe duhet të shlyen mbrapsht. Bashkë me interesat që paguhen për stokun ekzistues të kredive nga jashtë, kjo e vendos buxhetin përballë nevojës për të siguruar fonde në valutë.

Për të minimizuar këtë risk, në strategjinë për menaxhimin e borxhit, qeveria është angazhuar që të mos e rrisë raportin e borxhit të jashtëm mbi kufirin 45 për qind të totalit.

Urdhërarresti për Mark Frrokun, Artan Bajraktari prapë në gjykatë

VOAL – TIRANË, 14 SHTATOR – Shefi i Interpolit Artan Bajraktari kërkon që t’i shkohet deri në fund çështjes së fshehjes së urdhërarrestit për deputetin Mark Frroku.

Pas vendimit të Prokurorisë për ta pushuar këtë çështje, Artan Bajraktari i është drejtuar sot Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe ka kërkuar që hetimit t’i shkohet deri në fund.

Bajraktari ka thënë se nuk i takon Prokurisë që ta mbyllë çështjen. Kjo i takon vetëm Gjykatës. Vetëm ajo mund ta ‘pastrojë’ figurën time.

Këto ditë Bajraktari është rikthyer në detyrën e tij të mëparshme, pasi ishte pezulluar nën akuzën se e kishte fshehur urdhërarrestin e ardhur nga Belgjika për deputetin e maxhorancës aktuale Mark Frroku.


Send this to a friend