VOAL

VOAL

Është koha që myslimanët e Shqipërisë të deklarohen, janë apo nuk janë shqiptarë? – Nga KOLEC TRABOINI

Ky revansh i fanatizmit neo-osmano-islamik nuk paska të ndalur. Jo vetëm që dalje masive e myslimanëve në Sheshin “Skënderbe” në kryeqytetin e shqiptarëve të krijon përshtypjen se je në Turqi a vendet arabe, por këta myslimanët shqiptarë kaq  shumë “tolerantë” tregohen sa mbulojnë edhe Gjergj Kastriotin nën futën e zezë, siç bëjnë me gratë e tyre nën burkën e fanatizmit fetar mesjetar. Mos vallë këtë e bëjnë  se nuk e ndjejnë të tyrin Gjergj Kastriotin. Mesa shihen ngjarjet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të tyrin ata po konsiderojnë vrasësin e shqiptarëve, sulltan Muratin te cilit i falen në Kosovë, dhe kanë bërë të shenjtë tyrbe-varrin e kërrmës së sulltanit të Osmanëve që e ruajnë si sytë e ballit. Këtu nuk po shohim tolerancë. Çfarë tolerance të pretenduar, me të cilin term shiten dengla qeveritare në Europë, na paska Komuniteti Mysliman, kur jo vetëm që del e sfidon masivisht duke u falur në rrugë, por mbulon me burke edhe heroin kombëtar të shqiptarëve dhe një nga herojt më të shquar të kombeve të Europes, Gjergj Kastriotin.

Atëherë Komuniteti musliman kudo ku ndodhet në trojet shqiptare e ka kohën për të folur hapur e për të deklarohen janë apo nuk janë shqiptarë. Shqiptarë pa Gjergj Kastriot nuk ka e as ka për të pasur kurrë. Kjo sfidë e fanatizmit islamik oriental është turpi më i madh dhe çnderimi më i madh që i bëhet heroit kombëtar të shqiptarëve ne Atdheun e vet.

Dhe shteti hesht dhe bëhet njësh me ata që e mohojnë  dhe e përdhosin zemrën e shqiptarizmës. Dhe për demagogji deklaron se viti 2018 do të jetë viti i Skënderbeut. Ja dhe prologu festiv i qeveritarëve tanë mediokër, e nisin vitin e Skënderbeut duke e futur nën burkën islame.

Dy vjet më parë kemi shkruar, i kemi rënë kambanës për të dëgjuar zërin e arsyes, por siç po shihet revanshi fetar është aq i egër e i vrullshëm sa nuk e përballon dot as Gjergj Kastrioti me figurën e tij madhore, monumentet e të cilit i gjejmë anë e mbanë Europës e deri në Amerikë. Është koha që ky revansh i hordhive të reja  agresive neo osmano- islamike të fanatizmit fetar mesjetar të ndalet.

 

Çfarë kërkon feja në rrugë?!

E trishtueshme, mijëra njerëz falen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që i takon gjithë popullit, falen e përfalen me kurriz nga Heroi Kombëtar në bronz,  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Kurriz më kurriz, për të mos thënë diç tjetër të rëndë.  Po fundja le ta themi përderisa dhëmb aq shumë në shpirtin e atdhetarëve që kanë ideale kombëtare e nuk i zëvendësojnë ato me pasione fetare. Si mund publikisht në prani të mediave t’i kthesh masivisht të prapmen Heroit Kombëtar të gjithë shqiptarëve që është fytyra e dinjiteti i kombit shqiptar?

Pse është zgjedhur pikërisht ky vend, kur xhaminë e Etem Beut e kanë në krah të monumentit? Antagonizëm i shprehur në vizion, të cilin, veç atyre që e kanë sajuar ligsht e me qëllime të mbrapshta mohimi të Gjergj Kastriotit, të mos pandehim se bota e civilizuar nuk di të kuptojë domethënien e mesazhin që përcjell ky kumt. Dhe ky nuk është një kuptim i mirë. Ai e dëmton prestigjin tonë si shqiptarë në sy të mbarë botës. Gjergj Kastrioti mbrojti qytetërimin europian, kulturën evropiane përballë hordhive të lindjes që vinin e shkatërronin çdo gjë shqiptare mbi faqe të dheut. A meriton ai këtë përbuzje publike për hir të interesave të një feje, që në fund të fundi u soll nëpërmjet një pushtimi shumë shekullor dhe tashmë është prezent dhe duhet ta respektojmë për hir të parimeve të lirisë që na e mëson Europa e kulturuar me parimet e saj për lirinë e mendimit dhe besimit.

Gjithsesi, qoftë dalja masive dhe pozante e fesë nëpër rrugë është e frikshme. Cila është domethënia? Kështu nëpër vende publike nuk kanë dalë as në kohë të Ismail Qemalit, as në kohë të Vilhelm Vidit, as në kohë të Sulejman Delvinës, as në kohë të Ahmet Zogut, as në kohë të Enver Hoxhës. A është ky një revansh i qëllimshëm për të kundërshtuar apriori mendimin se raportet e përqindjeve të popullsisë, sa i përket besimeve, janë pothuaj të njëjta dhe shumica nuk është praktikante e rregullt e ritualeve të besimit të trashëguar nga prindërit. Pse duhet të pushtohen rrugët e sheshet që janë të qytetarëve pa dallime fetare. Pse duhet përpunuar lajmi mbi këtë dalje duke thënë se janë gjysmë milioni besimtarë myslimanë në shesh? Kujt i intereson kjo shifër e manipuluar, edhe kjo si gjithçka që manipulohet në këtë vend duke e pesëdhjetëfishuar.  Si qytetar shqiptar nuk dua që asnjë lloj feje të manifestojë nëpër rrugë e vende publike që i takojnë gjithë qytetarëve. Këto pamje nuk e përfaqësojnë Shqipërinë. As të gjithë shqiptarët. Kështu është vepruar vetëm në kohën e Haxhi Qamilit dhe të Musa Qazimit. Kush e di historinë e Shqipërisë i njeh këto persona regresivë e fanatikë ekstremistë fetarë, të cilët i lidhnin atdhetarët e shkollarët shqiptarë me litarë e i hiqnin zvarrë shesheve si të ishin qen.

Kush na paska këto nostalgjira për kohë të perënduara. Çfarë është kjo ndodhi, si të ishim një vend i arab a i Lindjes se Mesme, që kryeministri shtron iftar. Le të shtrojë si e çfarë të dojë në shtëpi të vet e me shpenzimet e veta, por jo në institucionet e shtetit laik e paratë e popullit. Dhe nuk flet askush, vetëm mbllaçiten kameleonët e gazetarisë shqiptare që i lëpihen qeveritarëve. Nuk kanë çfarë duan fetë në punët e shtetit, as në instancat e shtetit. Bëni të paktën atë që bëri Ahmet Zogu, meqë kohën e Enver Hoxhës e mallkojmë të gjithë pa pasur as durimin të gjykojmë me kthjelltësi një epokë sado absurde të ketë qënë. Shteti nuk duhet të japë asnjë qindarkë për fetë. Ato të mbahen nga besimtarët e vet dhe të propagandojnë fenë në institucionet e kultit e jo nëpër rrugë. E frikshme. Ku po vemi kështu? Na sheh bota, na shohin edhe ata të ISIS-it e thonë e kemi terrenin e shtruar ndaj do ta pushtojmë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë. Po a jemi ne në gjendje t’i bëjmë ballë mizorisë?! Nuk besoj. Atëherë pse nuk i ndalojmë këto manifestime nëpër rrugë që të mos u krijojmë edhe të tjerëve iluzione të rreme mbi identitetin tonë si shqiptarë. Pse duam të japim një fytyrë tjetër për kombin, një fytyrë tjetër nga se e kemi.  Nuk jemi shtet fetar. E për më tepër nuk kemi aspak tolerancë, sepse po të ishim tolerantë, nuk do të pushtonim sheshet publike që u takojnë gjithë qytetarëve. Me çfarë po bëjmë, nuk jemi pa rrezik, prandaj i përmblidhni pasionet e fesë brenda vetes dhe institucioneve fetare, objekteve të kultit që janë mbjellë anë e mbanë Shqipërisë.

Ta themi hapur, nuk mund të pranoj si qytetar shqiptar dhe atdhetar, të tilla dalje të çfarëdo feje a besimi nëpër rrugë e sheshe, i konsideroj revanshe madje të frikshme, jo thjesht  për vete personalisht, por për fatin e popullit që aq shumë ka hequr në histori e meriton ndriçim të mendjes e  përparim si kombet e tjerë të Europës, sepse ne nuk jemi Lindje, e për më tepër shumë travajë kemi hequr nga Lindja në histori.  Në jemi Perëndim, ne kemi qenë e mbetemi në zemër të Europës, si një arterie jetëdhënëse.  Kemi luftuar jo sot, por pesë shekuj më parë për kulturën dhe qytetërimin në të cilin edhe ne jemi pjesë e pandarë dhe jo mish i huaj i ngulfatur prej hordhive aziatike. Prandaj të kthjellohemi, asnjë iluzion për rrugë tjetër nuk duhet të ketë për ata që e konsiderojnë veten shqiptarë dhe atdhetarë të vërtetë edhe sikur për mbrojtjen e këtij qëllimi të kërkohet çdo sakrificë. Hoxhallarët e priftërinjtë tanë të nderuar  të mos i ndërsejnë besimtarët e vet për t’i nxjerrë në rrugë, sepse rrugët e sheshet janë të gjithë popullit, në të cilët përfshihen edhe ata, të cilët janë të shumtë ndër ne dhe zotin e vet e quajnë me emrin shkencë.

 

2015-2017

Debati për ‘mbulimin’ e Skënderbeut, ja ç’bëjnë pelegrinët shqiptarë në Mekë

Miliona besimtarë myslimanë kanë shkuar në Mekë për pelegrinazhin vjetor të Haxhit, ku gjuhet me gurë ndaj djallit, rit të cilin të paktën një herë në jetë duhet ta kryej çdo mysliman.

21192097_10212027660300997_1018762477319556357_n 21151317_10212027660340998_5764190163506630862_n

Eksperti i bujqësisë Hysni Gurra, ka publikuar ne profilin e tij disa foto, ku tregon se pelegrinet shqiptare ne kete rit mbanin ne duar flamurin e Skenderbeut.

Keto foto vijne ne kulmin e debatit qe eshte ngritur sot, pasi shume qytetare kane akuzuar Komunitetin Mysliman se ka mbuluar statujen e Skenderbeut ne shesh, gjate faljes e Kurban Bajramit.

Postimi ne FB:

Uau!!! 😉
Pelegrinët shqiptarë në një nga momentet kulminante të peligrinazhit (Jamarat vendi ku goditet djalli me gurë) me flamurin e Skënderbeut në duar.
Foto janë ekskluzive, për ndonje mik gazetar që në këtë ditë paqe i intereson e vërteta dhe gurët duhet t’i hedhë drejt djallit e jo drejt njëri-tjetrit 01/09/2017.

​Boiken Abazi i Vetëvendosjes i kërkon sqarime Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për Skënderbeun

Aktivisti i VV,  Boiken Abazhi ka kërkuar që Komuniteti Mysliman në Shqipëri të japë sqarime për veprimin e kryer ndaj përmendores së ‘Skënderbeu’ e cila u mbulua gjatë faljes së Kurban Bajramit, në sheshin kryesorë të Tiranës.

Ky është reagimi i tij: 

Kam bindjen e thelle qe shumica dermuese e myslymaneve shqiptare nuk pajtohen me kete ngaterrese qe ka ndodhur ne Sheshin Skenderbej ne Tirane gjate faljes se Namazit te Kurban Bajramit, por eshte e nevojshme qe Bashkesia Islame ta sqaroje publikisht kete qe ka ndodhur, te kerkoje falje dhe te largoje cdo dyshim qe mund te lere hapesire per keqinterpretime, ne menyre qe kjo dite e vecante te mbetet dite feste dhe jo dite turpi per shqiptaret. Harmonia nderfetare mes shqiptareve, qe prej Rilindjes Kombetare, i ka premisat e saj te ngritura mbi respektimin e simboleve kombetare dhe te figurave perbashkuese kombetare shqiptare pavaresisht fese.

OSO KUKA, FLAKADAN I PËRJETSHËM I LIRISË – Nga AZGAN HAKLAJ


Kullat shqiptare që shënuan historinē e Kombit

 

 

“Lahuta e Malësisë”, këngët e para të së cilës u botuan në vitin 1907, është cilësuar nga studiuesit shqipëtar dhe të huaj, si “Iliada Shqiptare”. Ajo e vëndos krijuesin e saj, Gjergj Fishtën në Panteonin e Kulturës, Letërsisë dhe të Patriotizmit Shqiptar.

Besoj se, ashtu si mua, edhe mijëra të tjerëve që e kanë lexuar me vëmendjen që meriton këtë kryevepër të letërsisë shqipe, ju ka lindur natyrshëm pyetja: – Përse Oso Kuka është personazhi qendror i “Lahutës së Malësisë”?

Poeti i madh i ka kushtuar jo vetëm një kapitull apo (këngë) të veçantë këtij trimi legjendar, po për më tepër me përshkrimin mjeshtëror të portretit të tij, i ka dhanë Oso Kukës tipologjinē e genit të Racës Iliro -Arbërore.

Fishta ka shkuar më tej duke i veshur heroit tipare të pavdekësisë, si Homeri Akilit tek “Iliada”:

 

“Thonë i ka një palë musteqe

Kaçurel e leqe, leqe,

Që me i mrri deri në fletë të sylahit

Të gjatë e të trashë si llana e krahut”.

 

Apo më poshtë:

 

“Edhe plumi thonë si ngulet

Në ta tagani dhe përkulet

Top me i ra shpirti si shkulet”.

 

Në se “Lahuta…” evokon me tē drejtë historinë e lashtë të Atdheut, Qytetërimin e lashtë Pellazgo-Ilir, Aleksandrin e Madh, Teutën, Pirron e Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), ngjarjet historike tē shkuarës së largët i kalon përciptazi, me një vështrim empirik, dhe i venë ato mjeshtërisht në shërbim të zgjimit tē ndërgjegjes kombëtare, Epopenë e Oso Kukës dhe të betejave me malazezët i ka në epiqendër të poemës.

 

Oso Kuka lindi në vitin 1820. Ai doli nē skenën historike shqiptare në vitet 50-60 të shek. të XlX, në kohën më kritike të Kombit Shqiptar.

Në vitin 1830 osmanët prenë në besë dhe vranë në Manastir 500 burra tē Toskërisë.

Viti 1831 shënoi rënien e pashalleqeve shqiptare, atij të Janinës dhe të Bushatllinjëve. Bashkë me rënien e tyre u shua dhe ëndrra për krijimin e një fronti të përbashkët Ballkanik kundër Turqisë.

Në vitin 1832 Turqia filloi “Reformat e Tanzimatit”.
Kudo nē tërë hapsirën shqiptare shpërthyen kryengritjet lokale, të cilat u kthyen në lëvizje kombëtare. Veçojmë Kryengritjen e Beratit në vitin 1834 e udhëhequr nga Hamza Kazazi,  të Shkodrës në vitin 1835, të Myzeqesë në vitin 1835, të Dibrës në vitin 1844, të Kosovës nē vitin 1845.

Kryengritjet më tē mëdha ishin ajo e Malësisë së Gjakovës e udhëhequr nga Binak Alia dhe Sokol Rama në qershor tē vitit 1845, ajo në Shqipërinë Jugore të udhëhequra nga Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Hodo Aliu në vitin 1847 dhe ajo në Shkup në të njëjtin vit – e udhëhequr nga Dervish Cara.

Edhe këto kryengritje shqiptare u shtypën me ekspedita ushtarake dhe Porta e Lartë me organizimin e ri bëri ndarjen e shqiptarëve në katër vilajete, për t’i mbajtur më kollaj nën sundim. E shkatërruar, e tronditur deri në themel nga luftrat për liri e çlirim kombëtar nga Turqia, Shqipërisë i kanosej dhe një rrezik i ri.

Rusia Cariste, tashmë me statusin e njē fuqie të madhe ushtarake dhe politike, ndjehej e plotfuqishme për të ngopur oreksin e Serbisë e të Malit të Zi për të zgjeruar kufijtë e territoreve të tyre në kurriz të shqiptarëve. Ilia Garashanini, ministri i Jashtëm i Serbisë kishte shpallur “Naçertanijan” (Serbinë e Madhe). Koleti, kryeministri i Greqisë kishte shpallur Megalidhenë (Greqinë e Madhe). Knjaz Nikolla i inkurajuar nga planet e Moskës dhe premtimi i Carit për mbështetje me armatim, para e mjete logjistike thërret në Çetinjë kriminelin me damkë Vulo Serdanin e Vasoviçit dhe e urdhëron të djegë, plaçkitë e të shkretojë viset shqiptare, në Veri të Shkodrës. Ekspeditat ndëshkimore malazeze e kishin kthyer Vraninën e rrethinat e saj në tokë të djegur. Qindra burra ishin vrarë dhe barbarisë së malazezëve nuk u shpëtuan as fëmijët e djepit. Nga presioni i madh i popullit dhe duke qenë krejtësisht i paaftë për tē mbrojtur kufirin me Malin e Zi, Guvernatori i Shkodrës, Avdi Pasha, organizoj mbledhjen e autoriteteve, të parisë sē qytetit dhe të popullit dhe u mundua me dredhi t’i vinte fajin shqiptareve duke i quajtur frikacakë e të pafe, për të mbrojtur vendin e tyre.

-S’ka më burra këtu, ju keni mbetur në vajza” – ju drejtohet Pashai turk me ligësi e fodullek të pranishmëve.

Trimi Oso Kuka, i cënuar në gjenë më të shtrenjtë, në nderin dhe dinjitetin kombëtar, ngrihet në këmbë si Anté, venë dorën mbi dy koburet e lara me argjend që i mbante në brez dhe i drejtohet Pashait osman:

 

“Avdi Pasha ma kadalë,

Mos e thuaj dy herë atë fjalë,

Se për dinë e për imanë,

T’baj si t’kjan’ e zeza nanë.

T’baj si t’kjan pa exhel ty, nana,

Se n’Shqipni ka djem si zana,

K’ta më t’parët janë n’fushë t’mejdanit.

K’ta mē t’rreptit janë ballë dushmanit.

Janë çelik për teh të táganit”.

 

Oso Kuka me një grusht djemë të zgjedhur dhe tē sprovuar në beteja me turqit dhe malazezët mori përsipër të mbronte Kullën-fortesë të Vraninës dhe viset që sulmoheshin nga Vulo Serdani e banditët e tij.

Së bashku me luftëtarët e tij e kthen situatën brenda pak ditëve në disfavor të pushtuesit. Ai kapi dhe asgjesoi dhjetëra cuba plaçkitës, duke i rikthyer popullit qetësinë dhe shpresën për të jetuar të lirë në trojet e tyre. Demarshet diplomatike të Knjaz Nikollës në kancelaritë evropiane me qëllimin final për të aneksuar Shkodrën dhe rrethinat e saj, ishin kthyer në një rutinë, por gjendja në terren ishte krejt tjetër.

 

Oso Kuka e kishte kthyer kufirin në barrikadë të pakapërcyeshme.

Kur mbreti malazez Nikolla I po i mburrej për zotësitë e tij Mbretëreshës Milena, ajo duke e njohur mirë realitetin e ri, guxon e ja përplasë në fytyrë me fjalët që kënga popullore i ka gdhendur mjeshtërisht:
“Nuk e njeh ti Oso Kukën,

Që me gjak ai ta lan trupin.

Hajt nji herë ka Podgorica,

Me çelik t’u ka nxanë Granica”.

 

I alarmuar së tepërmi nga disfata në Vraninē dhe nga frika e koordinimit nē një komandë të vetme të kryengritjeve që kishin filluar të shpërthenin në të gjitha trojet Iliro-Dardano-Arbërore, Knjaz Nikolla dha urdhër të sulmohej nē befasi dhe të pushtohej me çdo kusht Vranina, si një pikë strategjike nga duhej të pushtohej dhe Kryeqyteti i Ilirisë, Shkodra.

Ashtu si Leonidhës përballë hordhive perse të Kserksit, Oso Kukës dhe çetës së tij ju desh të luftonin 1 me 300.

Në natën e asaj beteje homerike, Oso Kuka ngrihet shpejt nga sofra e bukës:

 

“Po ça ka ai Oso Kuka

Atij sonte s’po i hahet buka

Nuk han bukë veç sa me thanë

I lan durt e rrin njan t’anë”

 

Mbështetet në krah të oxhakut, e duke thithur llullën mendueshëm, i kujtohet një ëndërr e frikshme që kishte parē një natë më parë.

-Shife shpatullēn e na trego çfarë thotë, se kam pa një ëndërr të keqe,- i drejtohet Soko Tonës.

Kur mësoj se në shpatull paralajmērohej njē betejë e përgjakshme dhe me shumë tē vrarë, Oso Kuka urdhëroj lahutarin t’ja merrte kangës. Kanë mbetur të gdhendura me shkronja të arta në “Lahuta e Malësisë” fjalët e “Luanit të Vraninës”:

 

“Çou Kaçel kape lahutën

Se prej luftës shqiptarët nuk tuten

Me na kndue një kangë shqiptare

Se s’mbajm zi për pa dal fare”.

 

Oso Kuka duke e njohur mirë pabesinë e malazezëve dërgon roje katër luftëtarë trima: Met Zenelin, Vuksan Gjelin, Karrni Gilen dhe Sinanin. Luftëtarët e Osos pastrojnë pushkët, mprehin shpatat dhe shtrihen për të marrë një sy gjumë, si e kanë zakon ushtarët e regjur në beteja. Në terrin e natës 3.000 forca elitare të ushtrisë malazeze të prirë nga Mirko Gjura, mik i Osos dhe banorë i Vrakës, i afrohen nē fshehtësi Vraninës. Rojet shqiptare pasi vrasin tradhëtarin fillojnë betejën e pabarabartē me pararojën malazeze.

“Lahuta…” na sjell mrekullisht madhështinë e kësaj beteje heroike:

 

” Ah, qëndro, o Met Zeneli !

Ban gajret, o Vuksan Gjeli !

Mos e lesho mori Zagore,

Ngul Sinan, bre re mizore,

Se me gjasë ke dridhet Suka

Asht tuj ardh bash Oso Kuka.

 

Dragojt shqiptarë të prirē nga Oso Kuka dolēn si shqiponjat nga çerdhja e tyre dhe fluturuan drejt në “Logun e Zanave”, siç e quan Fishta mejdanin e trimave:

 

“Aman Zot kur Osoja mbrrini,

Si re breshni kresë njaj vrrini.

Me tridhjetë e disa burra

E zateti nëpër curra.

Aty qiell má nuk u pá.

Aty pushkë má nuk u dá.

Kriste ltina e dumdunja,

Porsi breshni vinte plumja”.

 

Kush e ka pá Vaterlonë dhe i njeh përmasat e kësaj kasaphanje përmes vargjeve të Hygoit: “Vaterlo, Vaterlo, Vaterlo – fushëvarr” ështē në gjendje të imagjinojë guximin e trimërinë legjendare të Oso Kukës dhe Çetës së tij, të cilët luftuan si luanë për 10 orë kundër ushtrisë malazeze, derisa kryetrimi i tyre e kthen kullën e Vraninës në një varr masiv për ushtrinë e Knjazit. Perlat e Vraninës u kthyen në ferr për agresorët. Kur e pa se ndihma ushtarake nga Shkodra nuk po i vinte dhe i kishin mbetur gjallë vetëm 7-8 luftëtarë të plagosur, Oso Kuka si luani i plagosur dhe i egërsuar u mbyll në “Kullēn e Barotit”. Dhjetëra luftëtarë malazezë hipën nē çatinë e Kullës që nuk jepej. Ndërkaq 800 forca të tjera e kishin futur atë në një rreth të hekurt.

Kryetrimi Oso Kuka merr me tē shpejtë vendimin që e bëri të pavdekshëm në histori:

 

“Ndigjo Nikollë, të vraftë Zoti,

Se k’tu i thonë Oso Baroti,

Se djeg veten edhe ty….”.

 

Ai u vuni flakën fuqive të barotit për ta kthyer Kullën e Vraninës, këtë çerdhe shqiponjash nē varr masiv për armikun. Kulla e Vraninēs u hodh në erë, bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit.

Oso Kuka vendosi të vetëflijohej dhe me shkrumbin e vet dhe të luftëtarëve tē tij të digjte armikun. 800 malazezë u dogjēn në flakët e barotit, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin vrarë në orët e kësaj lufte tē përgjakshme.

Kështu përfundoj kjo betejë pa tē dytë në histori, në qershor të vitit 1862.

Oso Kuka bëri atë që nuk e bëri dot Pashai i Janinës, Ali Pasha, që përfundoi me krye tē prerë në tepsi, për t’u dërguar nē Stamboll tek Sulltani.

Ai, Oso Kuka, e ktheu Vraninēn në “Trojēn Shqiptare”.

Kulla e Oso Kukës në Vraninë rá, por u ngritën shqiptarët. U ngritën zërat për heroizmat dhe kërkesat e tyre. Kjo kullë u bë simbol qëndrese nē mbarë trojet etnike. Dhjetëra djelmosha shkodranë u vranë në moshën mē të bukur tē tyre, por e shpaguan vehten duke vrarë qindra armiqë, që u dogjën e u përvëluan në flakët e barotit.

Trimëria e kthyer nē legjendë e Oso Kukës dhe akti i tij sublim i kanē dhanë kurajo e besim të patundur nē të katër anët, brezave pas trimit të Vraninës, nē ëndrrat e tyre për çlirimin e trojeve etnike dhe bashkimin e tyre në një shtet.

Emri dhe fama e Oso Kukës dhe e çetës së tij trime u përhap me shpejtēsi si rrufeja, nga Shkodra në Janinë e Kosovë, në Manastir e Shkup. Çdo kullë shqiptare u kthye në kēshtjellë qëndrese për liri.

Ja si e pershkruan kēnga epike djaloshin trim të Kosovēs Zhuj Selmanin, që qëndroi 10 vjet nē Kullat e Sherametit dhe kreu të njëjtin akt sublim në mbrojtje tē kauzës shqiptare në vitin 1875:

 

“Flakë të kuqe e tym tē zi

Nē ato kulla kush ka hi

Zhujë Selmani me Kapakli.

Kah del Dielli e preron Hana

Zhujë Selman nuk ban ma nana”.

 

Beteja tek Kulla e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë është aksioni i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e tokave shqiptare nga coptimi i Vendimeve të Kongresit të Berlinit në vitin 1878.

 

Pas luftimeve të ashpra malësorët djegin kullën dhe vrasin Maxharr Pashēn, Të Dërguarin ë Fuqive të Mëdha.
Vritet edhe Abdullah Pashë Dreni, i cili e mori në mbrojtje Maxharrin. Mbeti në betejë edhe Col Delia.

 

“Flakë e kuqe u dhez Gjakova,

Për dritare zgjatet dora.

Amanet trima shqiptarë,

Një kovë ujë me e ndrrue me ár.

Col Delia i Geghysenit,

Pushka e parë e Lidhjes së Prizrenit,

Tuj vikatë, tuj shkue si n’dasëm,

Në një vend të keq e ka gjetë Pashën”.

 

 

Aktin e Oso Kukës e përsëriti Mic Sokoli në Betejën e Shtimes, më dt. 21 prill të vitit 1881, ku përfundimisht u thye Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Populli e ka kthyer në kengë aktin heroik të trimave shqiptarë:

 

“N’Fushë t’Kosovës u lidh jezeri.

Haj medet ka mbetë shumë njéri.

Mic Sokoli e Zmajl Hyseni”…

 

Kulla e Vraninës ka simotër të historisë Sarajet e Ali Pashë Gucisë, kullat e Binak Alisë e Mic Sokolit, Ali Ibrës, kullat e Boletinëve, Dedë Gjo’ Lulit, Idriz Seferit, kullën e Elez Isufit, kullat e Zogollëve, Azem Bejtës, Ahmet Delisë, Sadik Ramës, Çun Mulës, Shaban Polluzhës, Prek Calit, kullat e Tahir Mehës, kullat e Jasharajve, kullat e Haradinajve e Jabllanicës, të cilat u kthyen në kala qëndrese dhe flakadanë të pashuar të betejave për lirinë e Atdheut gjatë historisë tonë.

Kulla e Vraninës ka si motëra Kullat e Junikut. Ajo u bá burim frymēzimi për luftëtarët e lirisë. Nuk ka poet më të madh se popullin. Askush më bukur se ai nuk përshkruan trimërinë e bijëve të vet:

 

“Mua po mē thonē Brahim Sadiki,

I kam kullat midis Juniki.

Ku t’qëlloj pushkën e nisi.

Vet po jes, Pashën koriti”

 

Më dt. 21-25 maj të vitit 1912 u mblodh Kuvendi i Junikut me 250 delegatë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Truri i Lëvizjes Kombëtare, Hasan Prishtina, lëshoi Proklamatën: Shpëtim a Vdekje”.

Ky Kuvend hartoi Platformën për Kryengritjen e Përgjithshme dhe Shpalljen e Pavarësisë.

Kryengritësit, të udhëhequr nga korifeu Hasan Prishtina, “Robinhudi Shqiptar” Isa Boletini, tribuni popullor Bajram Curri, në gusht 1912 çliruan Shkupin dhe në tetor thirrën Kuvendin e Shkupit.

Hasan Prishtina kërkoj bashkimin e katër Vilajeteve në një shtet të vetëm me kryeqytet Shkupin.

Kjo Kryengritje çoi në “Nëntorin e Dytë”. Plaku i Vlorës Ismail Qemali shpalli Pavarësinë, pikërisht me dt. 28 Nëntor, ditën kur Gjergj Kastrioti – Skēnderbeu kishte ngritur krenarë Flamurin tonë në Kalanë e Krujës në vitin 1444.

Kuvendi i Junikut është prologu i Pavarësisë. Zëri brilant i Shkurte Fejzës na përcjell mrekullisht madhështinë e këtij Kuvendi, në vargjet e poetit Hamit Aliaj, me rastin e 100- vjetorit:

 

-“O Junik me kulla guri.

 Prej tek ti u nis Flamuri.

N’Mitrovicë e n’Kaçanik

Thërret Kosova: – o Junik”.

 

Në Junik gjenerali Klark njohu legjitimitetin e UÇK-së.

 

Nga kullat e Zogollëve doli Burrështetasi Ahmet Zogu, i cili ështē themeluesi i Shtetit modern Shqiptar. Ky burrë u bë barrikadë tridhjetë vjeçare e pakapercyeshme e komunizmit në Shqipëri. Me shpalljen “Mbret i Shqiptarëve” mbajti lart frymën kombëtare.

 

Kulla e Oso Kukës ka simotër kullën e Sali Manit, Kullën e Konferencës së Bujanit dhjetor 1943-janar 1944. Në këtë kullë, në këtë Konferencë u vendos Bashkimi Kombëtar sipas parimit tē Vetēvendosjes së Popujve pas Luftës së Dytë Botērore. Edhe kjo Konferencë u tradhtua nga komunistët.

 

Kulla e Vraninës ka si motër Kullen e Muharrem Bajraktarit të Lumës.

 

Kulla e Zeqir Halilit i dha Shqipërisë Kryetarin e Partisë Demokratike, ish-Presidentin, ish-Kryeministrin Sali Berisha.

 

Familjet emblematike të Kosovës, Jasharajt dhe Haradinajt, shënuan epopenë mē të lavdishme të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar.

Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, flijoj’ krejt familjen për lirinë e Kosovës në Kullat e veta duke luftuar me heroizëm të pashoq.

Familja Haradinaj vuni në themelet e Pavarsisë së Kosovës Shkëlzenin, Luanin, Enverin. Kalorësi i Lirisë, Ramush Haradinaj, pas një beteje të gjatë disavjeçare në Hagë, e së fundmi në Francē, triumfoi dhe çertifikoi kauzën e drejtē të UÇK-së dhe Luftën e saj për çlirimin e Kosovës, ashtu siç e kishte çertifikuar Krishtërimin si fe zyrtare Konstandini i Madh me Ediktin e Milanos në vitin 313.

 

Pas një betejë të gjatē po finalizohet Kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë, që kishte si pikënisje kullat e Zajasit, prirë nga strategu i luftës, Ali Ahmeti. Sot Parlamenti i Maqedonisë drejtohet nga Telat Xhaferi. Gjuha Shqipe ështē gjuhë zyrtare. Së shpejti, Shqiptarët si faktor shtetëformues do të kenë Kryeministrin ose Presidentin.

 

Shqiptarët në Mal të Zi me votën e tyre ishin përcaktues të shkëputjes së Malit të Zi nga Serbia në Referendumin e vitit 2006, po ashtu dhe të Qeverisë pro-perëndimore të zgjedhjeve të fundit dhe të antarësimit të Malit të Zi në NATO.

 

Kauza Çame eshtë bërë kryefjalë e kallzues i axhendës së kancelarive perëndimore.

 

Presheva mbetet Nyja Gardiane e Shqiptarizmit.
Vëllezërit tanë atje presin përmbushjen e idealit të UÇPMB-sē dhe Komandant Lleshit (Ritvan Qazimit), vrarë pabesisht në pusi Ditën e Nēnshkrimit të Paqes.

 

Kombi Shqipëtar pret finalizimin e ëndrrës mijëra vjeçare, krijimin e Shtetit-Komb.

 

Kulla e Vraninës, kjo “Krujë e dytē” e Epopesē së Kombit, është njē nga shenjtoret më tē mëdha, siç është mbrojtësi i saj heroik Oso Kuka, simboli i trimërisë dhe i patriotizmit shqiptarë.

 

Poeti Hamit Aliiaj e ka skalitur bukur me penën e tij këtë kullë, që eshtë kryefjala e qëndresës shqiptare, përmendore e nacionalizmit, memorial i ndërgjegjes kombëtare, por e lanun në harresë:

 

“Moj Vraninë, Vranina e shkretë

Tek ti vijnë e mblidhen retë

Mblidhen retë e vajton moti

Tek kjo kullë, kullë baroti.

 

Kulla e Vraninës duhet të jetë për bashkëkombasit, ashtu siç është Meka dhe Jeruzalemi për dy fetë e mëdha botërore.
Historia ta ka gdhendur emrin me shkronja tē arta Oso Kuka. Është koha që bashkëkombasit ta ngrenë me madhështi Përmendoren.

-Tungjatjeta, Oso Baroti !

 

Vraninë, 31 gusht 2017

Urim i Shoqatës së Intelektualëve mbarshqiptarë “Trojet e Arbrit ” për Festën e Kurban Bajramit

Të gjithë shqiptarëve të besimit islam në të gjitha trojet tona etnike urime Festën e Kurban Bajramit! Urojmë që këto ditë festive ti festoni të lumtur e me begati në gjirin familjar! Festa e Kurban Bajramit ka mesazhin e faljes e të pajtimit dhe të vëllazërimit. Uroj që të keni paqe, harmoni,begati dhe bekim në familjet tuaja! Të jemi të bashkuar dhe të tregojmë se jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin! Një urim i veçantë për intelektualet dhe intelektualët e Shoqatës “Trojet e Arbrit ” të besimit islam. Urojmë që ju intelektualët e ” Trojeve të Arbrit”që për vite të tëra keni përkrahur konceptin e bashkimit kombtarë shqiptarë, që një gjë të tillë ta vazhdoni ta bëni edhe në të ardhmën me përkushtim edhe më të madh.Shoqata ” Trojet e Arbrit “uron që festat e ardhshme fetare të na gjëjnë në një shtet të bashkuarë në një Shqipëri Etnike.

Në emër të Shoqatës ” Trojet e Arbrit” festën e Kurban Bajramit ju uron Nue Oroshi Kryetar

Myftiu i Tiranës: Sqarim për vëllezërit e krishterë, pse u vu ekrani në shesh. Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar. Më kërcënuan me jetë!

Fatmira NIKOLLI

“Dua të jap një sqarim publik për vëllezërit katolikë e ortodoksë. Nuk kemi pasur asnjë qëllim të fyejmë apo të mbulojmë Skënderbeun. Ai është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe as nga ana fetare, as nga historike prania e monumentit të tij në shesh nuk përbën asnjë problem për myslimanët, as për faljen e namazit”.

Kështu u shpreh sot në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Teksa i është kërkuar një sqarim për “mbulimin” e Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit, Gurra tha se kanë qenë më së shumti kushtet teknike që kanë çuar aty, por pa e pasur si qëllim.

“Unë nuk jam marrë shumë me pjesën teknike, foni e ndriçim, këtë herë, por nga herët e tjera, di që forma e sheshit kërkon që ekranet “led uoll” të kenë një farë pjerrësise në mënyrë që të shihen në të gjitha anët e sheshit”, tha Gurra për “Gazetën Shqiptare”.

Myftiu i Tiranës shprehu keqardhjen për mënyrën si është perceptuar dhe rrëfeu se “unë kam marrë kërcënime me jetë” për shkak të imazheve që qarkullojnë dhe perceptimit të krijuar se myslimanët e mbuluan monumentin e Skënderbeut gjatë faljes se mëngjesit.

“Për këtë arsye, dua të jap një sqarim publik për gjithë vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm. Montimi i gjithë asaj skenës aty, e para punës është bërë natën. Çka do të thotë se është më e vështirë ta shohësh dhe më e vështirë të punohet. Teknikët e kanë gjykuar sicc po gjykohet atë strukturë”. Myftiu kujton se në disa koncerte të bërë në sheshin e ri, praktikisht Skënderbeu është fshehur dhe asnjëherë ska qenë e qëllimtë.

“Nuk ka pasur kurrësesi një qëllim as këtë herë, e kanë parë më të lehtë montimin e funksionimin e led-uolleve. Njëri prej led uolleve duhet të shihet nga zonjat që falen, e që kanë qenë në krah të djathtë. Ndaj ekranet duhet të kishn një farë pjerrësie. Por kurrësesi, theksoj, se nuk ka kurrsesi tendencë. Nuk ka sepse pasi edhe Bajramin e parë, falja u krye me monumentin aty”, tha myftoi.

Në përgjigje të interesimit të “GSH”, Gurra vërejti se monumenti i Skënderbeut ka qenë më i dukshëm në Bajramin e parë për shkak se ekranet kanë qenë ndryshe por asnjëherë sipas tij për myslimanët nuk përbën shqetësim prania e Skënderbeut në shesh. “Ne vendosëm disa ekrane më të vogla duke qenë se skeletet e struktura e bashkisë ishte më e vogël”.

I pyetur për reagimet, që shtrihen më thellë në histori, Gurra tha: “Nuk ka asnjë arsye fetare e qyetare që myslimanët të ushqejnë e të kenë iluzionet e mbulimit të heroit, të Skënderbeun, sepse nuk është kundër asnjë rituali, as të fesë”.

Ai shtoi se “në aspektin fetar nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pra falja të njihet e po ashtu nuk ka asnjë kundërshtim as në aspektin historik. Heronjtë kombëtar në çdo vend, kanë flijuar veten për kombin, apo kanë mbrojtur tërërsinë e kombit jo mbi baza fetare. Kjo e vërtetë është deri vonë. Myslimanë e të krishterë kanë qenë bashkë kur kanë shpallur pavarësinë. Unë ju kujtoj se verdiktin përfundimtar mbi llojin dhe përmbajtjen e flamurit e ka vendosur kryemyfiu i atëhershëm, Veli Dibra, në krah të Ismail Qemalit”.

Në fund, Ylli Gurra, u shpreh se “i shoh të nxitura e provokative, ose mbase më mirë të them, shoh një keqkuptim në perceptimin për faljen e sotme. Të gjithë, si ju, duhej të kishin pyetur si qëndron situata, pasi ne nuk kemi dashur të mbulojmë Skënderbeun. Nuk është justifikim ky i yni, por shpjegim. Ne do të falim aty edhe Bajramin tjetër që është në qershor, e nuk ka asnjë arsye për të mbuluar heroin. Nuk ka arsye për një dritëshkurtësi të tillë. Nuk kanë pse ta ushqejnë vëllezërit katolikë e ortodoksë këtë dyshim, pasi gjith sa është perceptuar sot, është perceptuar gabim”.

GSH.al

Gjekmarkaj fyen të gjithë myslimanët: Jeni turq, kërkoni falje!

Nga Agron GJEKMARKAJ

 

Sot në një ditë të shenjtë, siç është kjo e Bajramit, u konsumua një ngjarje në kufijtë e aktit terrorist ndaj Heroit tonë Kombëtar. Nuk jam në gjendje ta ndaj, a ta quaj se kush, por organizatorët e faljes së Namazit në sheshin “Skënderbej”, mbuluan me perçe të zezë monumentin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Një akt i denjë veç për talebanët e Afganistanit; një akt fyes i mbushur plot për plot me urrejtje; një akt i rrezikshëm për themelet e rendit Kushtetues.

Guxim sfidues, guxim barbar; guxim njollosës në jetë të jetëve. Perçembuluesit sfiduan historinë; identitetin; heroin po e po, rreth të cilit ka mbi dy dekada që gjuajnë galmuça me baltë. Sot hija e tij i bezdiste; kujtimi i tij më shumë; lufta ndaj otomanëve shumë më tepër, ndaj o burra ta mbulojmë. Skënderbeu është i të gjithëve.

Pa të nuk do të ekzistonte as kombi e as shteti. Te betejat e tij, Rilindja Kombëtare gjeti brumin për ideologjinë Kombëtare.

Me qenë se Europa e njohu menjëherë për të vetin, e në nder të tij na e dha pavarësinë, e thënë ndryshe: ai qe shtiza ku u var flamuri kombëtar me shkabën e tij.

Pa të sot s’do të kishte shqiptarë; as katolikë, as ortodoksë dhe as myslimanë. Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, jo rastësisht plazmuan jo vetëm letërsinë, por edhe platformën e ringritjes shqiptare me kontributin e Gjergj Kastriotit në mbrojtje të qytetërimit europian me besë e shpresë që kontinenti në ato kohë të vështira do na e kthente atë.

Dhe na e ktheu. Shumëkush tani i tjetërsuar e mërzit kjo gjë. Dumbabizmisi si qelb i ndyrë shpërtheu venave të Shqipërisë. Çuditërisht ai u rishfaq bashkë me lirinë përsëri, edhe më i mbrapshtë në vitin 1991.

Nuk mungoi syshkelja nga shteti i ri demokratik, i cili ishte votëbesuar për thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por dërgatat e para i çoi në Xheda dhe anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike duke kompromentuar natyrën laike të Republikës. Mjekrat dhe çallmat otomane nuk e mundën dot në 25 vite luftë Gjergjin e Madh. Ndonjë stërnip i tyre që padrejtësisht e thërret veten shqiptar e ka gjetur formën e vet të hakmarrjes.

O të mjerë, Skënderbeu është i të gjithëve. Nuk është vetëm i të krishterëve. Kuptojeni këtë! Po shteti ku është? Hipokrit dhe i nënshtruar duke ua shkelur syrin për një votë më tepër klerikëve, është gati të bëjë koncesione të frikshme.

Pse kryetari i Bashkisë duhet ta japë sheshin “Skëndebej” për rite fetare?! Pse?! Ai është simbol edhe i laicizmit edhe i bashkëjetesës fetare. Pse Veliaj nuk e pengoi aktin e turpshëm me policët e vet?! Çfarë pret të ndodhë më shumë?!

Kur vjen puna për të gjobitur ndonjë grua të varfër që shet qepë turren të gjithë me tërbim, ndërsa kur cenohet krenaria kombëtare as që u bën përshtypje. Komuniteti Mysliman, sidomos krerët e tij, duhet të kërkojnë falje publike. Ata sot e kanë fyer Shqipërinë. Ata sot kanë kompromentuar ëndrrën europiane, duke zbuluar nëpërmjet një detaji, diçka të frikshme që të trishton për të ardhmen e përbashkët.

Ata që nuk e duan Skënderbeun nuk mund të jenë shqiptarë; nuk mund të aspirojnë Europën e Bashkuar. Mbase duhet të zgjedhin një tjetër atdhe. Kadare me shqisat e tij të spikatura europianiste e kishte pikasur herët se sulmi ndaj Skënderbeut është sulm ndaj përkatësisë shqiptare dhe ndaj vetë mbërritjes së Europës në Shqipëri. Perçembuluesit sot arritën një sukses. Nëse shteti nuk reagon, ata do të kenë të tjera suksese dhe shqiptarët si dikur motit në mesjetë, të pambrojtur, do të marrin arratinë.

Ata mund t’i mbulojnë gratë e tyre, por jo gratë tona. Ata mund të ndërtojnë shpirt në monumentet e veta, por jo të mbulojnë monumentet tona shpirtërore. Kjo është liria. Ajo sot u vu në diskutim. Shteti nuk e mbrojti atë./Panorama.

*Titulli i autorit “Guxuan të mbulojnë Skënderbeun me perçe”

 

S’pashë jorgan a batanije para Skënderbeut, vetëm një monitor – Nga Andi BEJTJA

 

Hera e pare qe ndejtja nja dy ore pa lundruar neper portale dhe sa u ktheva lajmi qe te binte si bombe ne stomak kudo ishte: myslimanet kane mbuluar Skenderbeun teksa faleshin ne shesh. Skandal kane mbuluar Skenderbeun ! Skandal ketej! Skandal andej!

Bej te gjej ndonje jorgan a batanije mbi kalin e Skenderbeut nuk kishte asgje, thjesht nje monitor perballe atyre qe faleshin. Ky popull eshte i madh e nxjerr lajmin nga hici! Dhe mire ben qe ja vune dhe monitorin para Skenderbeut, se po te kishte fushepamje Skenderbeu do e kuptonte qe luftoi kot!

 

Gjyqtari Luan Lusha si e shpëtoi nga burgu vrasësin e koleges: Ja faktet komprometuese

Fadil Kasemi, 53-vjeçari që vrau sot në Tiranë bashkëshorten e tij Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër kishte tentuar edhe më herët t’i merrte jetën asaj duke bërë edhe burg por jo për tentativë vrasjeje.

Më 19 korrik të vitit 2015, rreth orës 16:00 ndërsa gjyqtarja Hafizi bashkë me dy fëmijët dhe nënën e saj ndodhej për pushime në Golem, 53-vjeçari ka shkuar atje dhe i ka vënë pistoletën në kokë ish-gruas dhe e ka dhunuar. Ngjarja është parë madje nga dëshmitarë të shumtë, ndërkohë që gjyqtarja Hafizi duke u ndjerë e kërcënuar kishte marrë më parë urdhër-mbrojtjeje.

Por, me gjithë dëshmitë dhe faktet, Gjykata e Kavajës e ka dënuar me 3 vjet burg 53-vjeçarin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, vepra këto të përcaktuara nga Prokuroria. Kasemi ka përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.

Në vendimin që publikon “BalkanWeb” gjithë ngjarja është përshkruar por në fund veprat penale janë vetëm këto të dyja dhe jo tentativë vrasjeje.

Pavarësisht kësaj nga 3 vjet burg të dhëna nga Gjykata, konkretisht gjyqtar Luan Lusha, kryesues; dhe gjyqtarët Eda Kaja dhe Markeljan Koco, gjyqtar, Fadil Kasemi bëri vetëm 11 muaj burg pasi përfitoi nga amnistia.

Për më tepër ngjarja në Golem ndodhi në prani të fëmijëve të çiftit të divorcuar prej disa muajsh në atë kohë.

Në vërejtjet e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Fadil Kasemi në kryerjen e veprave penale, për të cilën u gjykua, ka vepruar me dashje direkte e me faj.

Ai pasi është informuar për vendin ku ndodhej ish bashkëshorja e tij është nisur nga Tirana me veturën tip “BMW” të cilën e kishte marrë për ta provuar për disa ditë.

Ai para se të nisej ka siguruar një pistolete së bashku me fishekët, pa qenë i pajisur me leje nga organet kompetente për mbajtjen e saj, të cilën e ka futur në një çantë tip “marsupio” dhe ka ardhur në Golem në afërsi të vendit ku ish bashkëshortja ndodhej e akomoduar me nënën dhe fëmijët.

I pandehuri sapo e ka dalluar ish-bashkëshorten është afruar me vrap dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën e në rrethanat kur nuk ka mundur dot ta përdorë atë, për shkak të rezistencës së Fildesit dhe të birit, ai e ka qëlluar me grushta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të dukshme trupore të cilat janë klasifikuar në kategorinë e plagosjes së lehtë.

Midis veprimeve e mosveprimeve të të pandehurit Fadil Kasemi, ,përdorimit të grushteve ndaj Fildasit dhe pasojës së ardhur, dëmtimeve trupore të shtetases Fildes Hafizi të shkaktuara në prani të fëmijës së tyre ka një lidhje evidente shkakësore.

Ndërsa Avokat Gramoz Lika, mbrojtësi i të pandehurit kërkoi:

– Përfundimisht i kërkojmë gjykatës të caktojë një dënim sa më të ulët për të mbrojturin prej meje duke marre parasysh të gjitha rrethanat në kompleks të kryerjes së veprës penale prej tij.

I pandehuri kërkoi; Dakort me avokatin.

Neni 48 I K.Pr.Penale parashikon Rrethanat lehtësuese ku thuhet se; “Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:

a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera positive morale e shoqërore;

b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;

c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të padrejta të eprorit;

ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;

d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;

dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;

e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të dëmtuarit janë normalizuar”.

Neni 49 parashikon gjithashtu se ;

“Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të këtij Kodi, mund të marrë në konsideratë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit”.

Në caktimin e masës së dënimit, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore të autorit të veprës penale, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes, i pandehuri Fadil Kasemi për herë të parë kryen vepër penale, rezulton të jetë i padënuar më parë, është në moshë 52 vjec relativisht të thyer, kryefamiljar me disa anëtar të familjes të papunë dhe të mitur, e pranon veprën e kryer dhe ndjehet i penduar për të, duke i vlerësuar këto si rrethana lehtësuese, në vështrim të nenit 48/ç, e, 49 të Kodit Penal.

Sa më sipër u provua me shpjegimet e palëve në seancë gjyqësore dhe provat e papërsëritshme të ndodhura në fashikullin e gjykatës.

Fqinja e gjyqtares: Biseda e fundit me Fildesin: “Jam e frikësuar”

“E respektonte e gjithë lagjja. I dija problemet e saj dhe gjithnjë e mbështesja. E takova para pak ditësh. E pyeta edhe për ish-burrin. Më tha ‘Jam e frikësuar’”. Kështu deklaroi dje, një prej fqinjave të gjyqtares. Duke mos dashur të identifikohej me emër, ajo rrëfeu se shkonte shumë mirë me Fildezin, ku kujtoi edhe bisedën e fundit që kishte bërë me të. “Jetoj këtu pranë, jam në një lagje me të. Para pak ditësh e takova. Po flisnim për pushimet dhe për përgatitjet që ajo do të bënte për të çuar fëmijët në shkollë. M’u duk e shqetësuar. E pyeta se çfarë kishte, por nuk donte të më tregonte. E pyeta për ish-burrin, për atë që sot i mori jetën dhe la fëmijët rrugëve. Më tha se ishte e frikësuar. Të dielën i kishte zënë rrugën dhe ishin zënë. I kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë, por Fildezi nuk pranonte. Ishte e përkushtuar vetëm te fëmijët e saj. I thashë të kishte kujdes nga ai njeri. Sot (dje) u trondita kur mora vesh për ngjarjen. Ai burrë nuk e meritonte të kishte një grua si ajo”, – tha fqinja e gjyqtares, së cilës i dridhej zëri gjatë gjithë bisedës së bërë me të.

Mesazhi prekës i gjyqtares për fëmijët e saj

Gjyqtarja që u qëllua dje për vdekje nga ish-bashkëshorti, ka pasur më parë edhe një urdhër mbrojtjeje. Kjo për shkak të dhunës që i shoqi kishte ushtruar ndaj saj, por edhe nga kërcënimet me armë që ajo kishte marrë. Pas ngjarjes së ndodhur dy vite më parë në plazhin e Golemit, Fildeze Hafizi ka treguar në polici për torturat që kishte kaluar. Gruaja ishte shprehur se ndihej e kërcënuar për jetën, pasi ish-bashkëshorti Fadil Kasemi e kishte kërcënuar edhe më parë me pistoletë, duke i shkuar në shtëpi. Ajo ka rrëfyer se ishte ndarë nga i shoqi pasi ai pinte shpesh dhe luante shumë bixhoz, dhe se pas ndarjes e kishte fituar vetë kujdestarinë e fëmijë. Por, pasi e kishte denoncuar për kërcënimet që kishte marrë prej tij, gjyqtarja kishte pohuar se e kishte tërhequr padinë për shkak të dy fëmijëve të saj. Dashurinë e madhe që kishte për fëmijët, gjyqtarja shkodrane nuk ngurronte ta shprehte edhe në rrjetet sociale. Ajo shkruante në “Facebook”, se fëmijët janë kapitulli më i bukur i jetës së saj. “Fëmijët e mi janë dhe do të mbeten kapitulli më i bukur në librin e jetës sime”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga gjyqtarja. Fildeze Hafizi ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

 

Martesa me mblesëri me tregtarin 14 vjet më të madh, si nisën mospajtimet mes gjyqtares dhe ish-burrit

Diferencat arsimore dhe profesionale duket se kanë qenë shkak i mosmarrëveshjeve të shumta mes dy ish-bashkëshortëve, Fildes Hafizi e Fadil Kasemi, shkruan “Panorama”.

Të martuar me mblesëri 17 vjet më parë, kur Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër, çifti për afro 15 vjet jetuan bashkë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Ajo ishte me arsim të lartë, drejtoreshë në një kopsht, ndërsa ai me të mesme, tregtar në “Tregun çam”.

U bënë prindër të dy fëmijëve, një djali 14 vjeç dhe një vajze 16 vjeçe, që sivjet futet në shkollën e mesme. Mikesha të afërta të Fildesit tregojnë peripecitë që ajo ka kaluar, kryesisht vitet e fundit, pasi nisi të ngjiste shkallët e karrierës, duke filluar një fakultet të dytë, ku u diplomua juriste.

Ky duket se ka qenë një problem për ish-bashkëshortin e saj, të mësuar me idenë se në kopshtin ku ajo ishte drejtoreshë do ta kishte nën kontroll, ndërsa si gjyqtare do të ishte më lart se ai. Vite më parë ajo iu bind “urdhrit” të tij, duke refuzuar propozimin për inspektore në Drejtorinë e Arsimit.

Por më pas vendosi që të realizonte ëndrrën e saj për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ndonëse ishin në gjendje shumë të mirë financiare, pasi i shoqi ishte pronar i një dyqani të madh te “Tregu çam”, ajo studimet për Drejtësi i vazhdoi me bursë, të cilën e fitoi falë rezultateve të shkëlqyera.

Madje, fitoi edhe Magjistraturën, duke u bërë gjyqtare e, nga ana tjetër, ishte edhe pedagoge në universitetin privat ku ajo u diplomua juriste.

ETLEVA DELIA/PANORAMA

Është krijuar bindja se vetëm vdekja mund ta largojë Edi Ramën nga pushteti – Nga Artur ZHEJI

Tanimë nuk ka as numra dhe as teka dhe as protesta të brendshme. Partia Socialiste e gjeti më në fund Ustain që paskësh ëndërruar ta magjepste dhe ta nënshtronte, njëherë e mirë, si dikur, kohë më parë Nënën e saj, Partinë e Punës.

 

Nuk mbetet tjetër veçse të lëvdojmë Ramën për “paqen” dhe gjumin e ëmbël që i dha kësaj Partie, si të ishte kjo parti fodulle dhe pordhace e dënglaxheshë, një femër kapriçoze, në pritje të mashkullit të duhur, që i dominon trupin dhe mendjen.

U harruan dhe me sa duket përfundimisht, betejat politike kundër Fatos Nanos, shkërdhatokracia e Dritëroit simpatik, rrebelimi i panegociueshëm i Metës, kokëfortësia e Majkos, krenaria e zysh Artës, zëri kundra dhe i zhurmshëm i socialistëve plot gjallëri dhe “rrëmujaxhinj” të paparë, por me botë të pasur dhe me idera të krisura, në kërkim të dëshpëruar të kohës së humbur…

Asokohe të gjithë kërkonin diçka të tyren, të re, të ndryshme, kundra rrymës dhe me ca si ideale të natyrshme dhe të sinqerta reformatore.

Porse i lëvdueshmi Rama, në mënyrë të pabesueshme për shumëkënd, vuri dorë mbi të gjithë, i qetësoi, i rehatoi, i dystoi, i paqtoi, u mbylli gojën, u arrnoi ëndrrat, dhe pra, si asnjëherë më parë, pas largimit edhe të klithmës së fundit të Blushit, e ka Kalanë Socialiste të fortë, të shëndoshë dhe të shëndetshme dhe të “pastër” e pa iluzione.

Ka rekrutuar një brez të ri dhe të qartë, mjeshtra të aritmetikës politike, që e dinë mirë se kush është Njëshi dhe kush është “0” dhe kush janë “000…” që vijnë pas Njëshit!

Një harmoni perfekte dhe e admirueshme.

Çuditërisht edhe në mediat pasanike shqiptare, është po ashtu, të gjithë pronarët e kanë mendjen te “kolaterali”, sipas parimit se çfarë do të kapim sot dhe se çfarë do të shqyejmë nesër dhe kuptohet : Rroftë Qeveria!

Opozita do dhe mjaft kohë të merret me veten dhe të përballojë edhe joshjet e Ustait Kryeministër, që u fut duart në tule si garip, dhe depërton edhe në magjet e tyre opozitare dhe u shkëput copëra të rëndësishme, duke hapur ankande të fshehta dhe të efektshme.

Sepse është krijuar bindja që vetëm Natyra e largon tashmë Ramën nga pushteti dhe jeta është e shkurtër për të gjithë, ndërkohë që vetë jeta, bëhet përditë më e shtrenjtë.

E pra Gjumë i Përgjithshëm në PS, por edhe përtej saj.
Mos ndoshta është kështu më mirë?

Shqiptarët janë të lodhur nga luftërat politike, të cilat nuk kanë sjellë ndonjë zhvillim, përveçse “vërrave të zhurmshme në ujë”, mos është pra më mirë të bëhemi të gjithë me një parti dhe me një udhëheqës dhe le të dalë ku të dalë?

Shoqëria është përcaktuar tashmë: Të pasurit do të bëhen gjithmonë e më të pasur dhe të varfërit do të bëhen gjithmonë e më të varfër, ky trend nuk ndryshon, nga ndryshimi i pushteteve dhe i pushtetarëve pushtetmbajtës.

Njerëzimi ka jetuar me mijëra vjet për mrekulli nën Monarki!
Mjafton që monarkitë të jenë të ndritshme!

Çfarë shpikje budallaqe dhe e rreme ishte kjo Republika dhe aq më tepër Demokracia?
Sigurisht marrëzira poetësh dhe filozofësh.

Shikoni bletët përshembull: kanë miliona vite që ushqejnë Mbretëreshën e tyre me mjaltë dhe Mjalti është mrekullia më e përsosur e natyrës, ushqim dhe shëronjës njëherësh. Por që buron nga skllavëria e përjetshme e bletëve, që s’kanë bërë mEnçurisht asnjëherë kryengritje… e pastaj?
Mos ndryshojnë gjë cilësitë e mjaltit?

Prandaj dhe, në pritje të qeverisë së re, të rrimë urtë e të mos lodhemi, ka kush mendon dhe për ne, ka kush na udhëheq, ka kush rri pagjumë në rojë të gjumit tonë, ka kush do të ndërtojë e do ta mbushë jetën tonë me ngjyra dhe dizajn mjeshtëror.

Nga ne kërkohet vetëm të bëjmë gjumë të paqtë, bindje dhe pak skllavëri, se të mirat pastaj vijnë vetë dhe vetvetiu…

Basha zbulon të dhëna: Nga viti 2005 Gramoz Ruçit i është ndaluar hyrja në SHBA

Kreu i Partisë Demokratike reagoi në lidhje me aksionin e policisë së Shtetit kundër mbjelljes dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas Bashës kryeministri Rama po trumbeton një luftë false kundër drogës me shfaqje televizive.

Ai nënvizon vullnetin e vërtetë politik të Ramës e demaskon emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme.

Kreu i PD-së zbulon se që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA Gramoz Ruçit për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Ndërsa Fatmir Xhafaj është një tjetër figurë e diskredituar, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë e Italisë si një nga kokat e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës./Gazeta Express

Rama paralajmëron vendimin e parë të qeverisë: 2018, Viti i Skënderbeut

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë së re “Rama 2”, e mbajtur në Llogara. Vetë kryeministri Rama bëri publike mbylljen e diskutimeve.Ndër të tjera ai bën publike edhe vendimin e parë të qeverisë së re, që ka të bëjë me shpalljen e vitit 2018 si viti i Skënderbeut.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018” VITI I SKENDERBEUT”, shkruan Rama

 

 

Deputeti i PD-së: Ja ku bashkohen Edi Rama dhe Enver Hoxha

Ditën e djeshme Edi Rama bëri publik emrat e rinj të kabinetit qeveritar në një fjalim që zgjati rreth 120 minuta.

Ai foli edhe sesi do jetë qeveria për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Por për deputetin e PD-së, Luçiano Boçi, Rama dje ka folur me termat e ish- diktatorit komunist Enver Hoxha.

Në Asamblenë-Plenium, në fjalën e tij Rama deklaroi:

“Nëse do të rendisja 10 tiparet kryesore që duhet të ketë mandati jonë, duhet të ishte në krye

1. Besnikëria ndaj njerëzve

2. Vullneti (nënkupto disiplina) për të çuar deri në fund reformat”.

Këto ishin dy të parat.

Mjafton një kërkim në Google me fjalët çelës dhe të del përpara një nga kongreset famëkeqe të PPSH, kur “Dulla” rendiste 10 cilësitë e komunistit, po aq sa renditi dhe ky “Tepsia”.

Jo vetëm kaq. Dhe cilësitë janë po ato.

Bëjeni vetë krahasimin.

E njëjta retorikë. I njëjti mentalitet.

Gramozi me Xhafën duken tamam “si qershi mbi tortë”.

Kjo nuk është më koincidencë!!!!!

Dy të parat ndër 10 cilësitë:

1. Anëtarët e Partisë sonë revolucionare duhet të jenë besnikë ndaj mësimeve të marksizëm-leninizmit, ndaj Partisë dhe popullit tonë……2. Komunistët duhet të jenë të pajisur me një disiplinë të çeliktë e të ndërgjegjshme, me një vullnet të hekurt për zbatimin e vijës së Partisë, të ligjeve të shtetit, për respektimin e zakoneve të mira të popuIlit.

Deliranti foli……

Timonieri më i vetmuar se kurrë – Nga Andi BUSHATI

Qeveria e sapo shpallur, më shumë sesa kabineti personal ku Edi Rama mbretëron i vetëm, është një skuadër ku kryeministri ka mbetur fillikat. Atë tashmë nuk ka kush e mbron. Kjo duket qartë si nga emrat e atyre që shkëlqejnë me mungesën e tyre dhe po aq nga ata që nuk bëjnë dot hije mbi postin që kanë marrë.

Po t’i shqyrtojmë me rradhë, në këtë kabinet të ri bie në sy mungesa e njeriut që ngriti “policinë që deshëm”, Sajmir Tahirit dhe atij që firmosi koncesionet e “shëndetësisë falas”, Ilir Beqes. Për fatin e tyre një gjë është e qartë: se nga qeveria nuk i nxorri as urrejtja e shpallur e Ilir Metës, as ashpërsia e çadrës së Lulzim Bashës. Mospërfshirja, tani kur LSI nuk ka më dorë në koalicion dhe kur çadra e dikurshme i ngjan një kështjelle rëre, të bën të mendosh se ajo ka lidhje vetëm me Edi Ramën.

Kryeministri kërkon t’i faturojë ish vartësve të tij, mbushjen e vendit me drogë, kriminalizimin e policisë, dhënien koncesioneve si Check Up, apo sterilizimi, që i rropën shqiptarërt deri në palcë. Rama e di mirë se një pjesë e madhe e publikut është e ndërgjegjshme për këto dështime katastrofale. Dhe tani ai po kërkon të lajë duart duke përpunur mesazhin se, për to, faji ishte i ish vartësve të tij.

Pra, ai po bën me kokën e Beqes dhe Tahirit të njëjtën lojë që bëri me Metën, Idrizin, apo Dulen duke i faturuar atyre dështimet e qeverisjes.

Po të rrëmojmë edhe më thellë në histori do të kuptojmë se kjo është një taktikë e njohur e Edi Ramës.
Edhe kur i doli era milionave që paguheshin për lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës, ai i shkarkoi një nga një të gjithë zëvendësit, duke u përpjekur të krijojë iluzionin se qenë ata fajtorët e masakrës mbi kryeqytetin.

Në këtë kuptim, fabula e Tahirit sot, nuk është e ndryshme nga ajo e Blendi Gonxhes dje, njësoj si ajo e Ilir Beqes, në qeveri, nuk ndryshon nga ajo e Artan Lames në bashki. Qëllimi është i njëjtë: udhëheqësi nuk ka pasur djeni për mëkatet që kanë bërë ish vartësit e tij.

Në pamje të parë kjo duket si një manovër që të lejon ta kalosh lumin pasi s’ke më nevojë për kalin. Filimisht ajo mund të krijojë imazhin e një lideri të pastër, të tradhëtuar në qëllimet e tij nga ata që ka poshtë vetes.
Por, ky truk momental, vështirë se mund të sigurojë efekt afatgjatë. Sepse personazhe si Tahiri apo Beqja, vërtet i morën mbi supe të gjitha zezonat e qeverisjes së Ramës, por për katër vite me radhë, herë me mashtrime diabolike dhe herë me sinqeritet naiv, ata i vunë gjoksin mëkateve për të cilat akuzoheshin. Ish ministri i brendëshëm, ishte i gatshëm të bënte harakiri, qoftë në parlament, qoftë në studiot televizive, për t’u përballur me ata që e akuzonin. Edhe homologu i tij i shëndetësisë, i vuri gjoksin çdo konçesioni të jashtëligjshëm të dhënë me urdhër të Ramës, dhe u përfshi në beteja epike për të mbrojtur vendimet e shefit të vet.

Mirë apo keq, ky lloj profili që shpërndante përgjegjësinë e qeverisjes do t’i mungojë kabinetit Rama 2.
Dhe këtu vimë te emrat e shpallur të dielën.

Asnjëra nga tre rymat që përbëjnë skuadrën e re nuk mund ta luajë më këtë rrol.

E para është ajo e ish PS-së së Nanos që rikthehet pas kaq kohësh në qeverisje. Por, as Pandeli Majko që ka marrë një post nga ato që Hoxha i jepte baba Fajës apo babë Myslymit, dhe as Fatmir Xhafa, nuk kanë treguar ndonjëherë se janë të gatshëm të riskojnë nga reputacioni i tyre në emër të ekipit. Si dy politikanë të një shkolle tjetër, që kanë ditur t’i rezistojnë shumë tallazeve, ata janë të mbrujtur me besimin se sakrifica e tepruar nuk shpërblehet kurrë në politikë. Nëse ka një kredo me të cilën ata janë futur në këtë kabinet është se nuk duhet të vënë kurrë dorën në zjarr për Edi Ramën.

Pak a shumë i të njëjtit profil është edhe grupimi i dytë i ministrave të katapultuar nga njëra qeveri tek tjetra si Gjiknuri, Ahmetaj dhe Klosi. Gjatë gjithë mandatit të kaluar, kur kulmin e debatit të flaktë e kanë shpenzuar në ndonjë replikë kundër Blushit, ata më shumë janë përpjekur ta mbajnë mirë me Metën dhe të neutralizojnë sulmet e opozitës, sesa të evidentohen si gladiatorë politikë.

Sa për grupimin e tretë, atë të çupulinave që shefin e shohin si princin e kaltër, ndërsa Berishën e njohin si gogolin që po u doli përpara duhet të ndryshojnë rrugën, as që mund të imagjinohet mbajtja e ndonjë peshe politike.

Pikërisht për këto arsye, ndonëse sot duket më i fortë se kurrë, Edi Rama me këtë qeveri, sapo ka hapur siparin e konsumimit të tij të pandalshëm.

Ai bëri një fushatë elektorale duke kërkuar timonin i vetëm dhe mori personalish përsipër mbajtjen e përgjegjësisë për të gjithë qeverisjen. Por këtë të dielë, ai shpalli edhe një kabinet, ku nuk gjendet për be, as edhe një karakter i fortë, as edhe një luftëtar betejash politike, as edhe një anëtar i gatshëm të sakrifikojë nga vetja në emër të të tërës.

Nga sot, ai është komandanti i fuqishëm i një ushtrie pa gjeneralë dhe më i pa mbrojtur se kurrë prej të gjitha shigjetave, goditjeve dhe sulmeve që do t’i vijnë nga të gjitha anët.

Nga sot, ai ka hyrë në fazën e pashmangshme të të gjithë atyre që dëshira e papërballueshme për pushtetin absolut, i bën të krisin themelet që e mbajnë atë në këmbë./Lapsi.al.

Armët drejt Anglisë, Daily Mail: Cullhaj mori urdhër të lëvizte pakon 3 ditë më parë

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar një komplot, ku tre pako me armë do të niseshin nga aeroporti i tyre dhe kishin për destinacion Britaninë e Madhe. Sipas Policisë, dyshimet ishin se armët do të përdoreshin për ndonjë sulm terrorist të mundshëm, apo ishin pjesë e krimit të organizuar.

 

Armët e llojit kallashnikovi, ishin të fshehura në tri kuti postare. Stafi i sigurimit i gjeti armët në pjesën e ngarkesës së aeroportit të Tiranës para se ata të ishin ngarkuar, shkruan Daily Mail.

Ato ishin të mbështjellë në peshqirë dhe qese brenda kutive DHL që përmbante edhe rroba dhe letra.

Policia anti-terror ka rritur vëzhgimin pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar adresën e synuar të shpërndarjes, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

I dyshuari për këtë rast nga autoritete shqiptare është Sajmir Cullhaj, 32 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pas konfiskimit te armeve. Thuhet se ai kishte marrë urdhra për të lëvizur armët tri ditë para se të dërgonte pakon të premten.

02CB2FF5000004B0-4828366-image-a-33_1503870575016

Ai ka refuzuar të japë më shumë detaje se nga vijnë armët, se për çfarë do të përdoreshin ose për marrësit e tyre të synuar. Detektivët gjithashtu po hetojnë një njeri i njohur me inicialet N.F – nga qyteti i Durrësit. Zëdhënësi i DHL-së nuk i është përgjigjur kërkesës lidhur me rastin në fjalë.

Nderkohe, Gazeta Shqiptare citon burime pranë hetuesve të çështjes te cilet bëjnë me dije se 32- vjeçari ka mohuar të jetë i përfshirë me këtë veprimtari kriminale. Nga ana tjetër, burime thanë se kanë prova të mjaftueshme që i përfshin këta dy persona në këtë veprimtari, ndërsa kanë nisur hetimet, në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja, për të zbuluar edhe personin që do të bënte pritjen e pakove në Mbretërinë e Bashkuar, emri i të cilit dyshohet të jetë i rremë.

daly mail

 

Asambleja e PS: Ja ndryshimi i parë që do të prekë qeverisjen e re shqiptare

Ndryshimi i parë në strukturën e re të qeverisjes së PS-së, është ai i takimit të paktën një herë në javë i deputetit të zonës me qytetarët.

 

Këtë e ka bërë të ditur Taulant Balla në nisje të Asamblesë së PS-së, ku do të prezantohet struktura e re dhe emrat e kabinetit qeveritar “Rama 2”.

Balla lexoi raportin nga i punës për veprimtarinë parlamentare ku theksoi edhe ndryshimet që do ndodhin në këto 4 vite.

“Ndryshimi që ne duhet të bëjmë për suksesin e jashtëzakonshëm me bashkëqeverisjen me njerëzit e zakonshëm, janë zyrat e reja në Bashki, që duhet të adoptohen dhe të shndërrohen në zyrat e deputetit përkatës. 

Për këtë qëllim, në rregulloren në grupin parlamentar ne do të propozojmë ndryshimin e kësa, duke theksuar se do të bëhet takim të paktën një herë në javë me qytetarët.

Ky ka qenë në fakt si rregull, por ka qenë opsional ndërsa tashmë bëhet i detyrueshëm, ku të paktën një herë në javë deputeti do të shkojë në zonën e tij elektorale. Një tjetër gjë që do të ndryshojë është fotografia e shëmtuar e Kuvendit në këto 4 vite, që qytetarët janë mësuar të shohin në parlamentin e kaluar.” tha Balla.

Ministri Bushati takon princin e Arabisë Saudite

“Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen. Takimi i sotëm me princin Alwaleed, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike”

TIRANË – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është takuar sot me princin e Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, i cili ka mbërritur sot në vend.

“Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me princin Alwaleed, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës”, shkruan Busahti në profilet e tij në rrjetet sociale.

Princi i Arabisë Saudite po viziton Shqipërinë, ku pritet të takohet me drejtuesit e lartë të vendit.

Ai sot ka mbërritur fillimisht në Durrës me jahtin e tij. Në takimet mes princit saudit dhe zyrtarëve të lartë të vendit pritet të diskutohet për mundësinë për të investuar në Shqipëri, si dhe për projekte në fusha ndryshme mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë. aa

Princi i Arabisë Saudite vizitë në Shqipëri

Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi se sot ka mbërritur në Durrës princi saudit, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, me jahtin e tij

TIRANË/DURRËS – Princi i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, anëtari i familjes mbretërore saudite ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të një vizite, ku do të takohet me drejtuesit e lartë të vendit.

Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi se sot ka mbërritur në Durrës princi saudit me jahtin e tij.

“Pjesëmarrës në grupin e mikpritësve, ambasadori i vendit tonë(Shqipërisë) në Arabinë Saudite, Sami Shiba tha për APD, se në anije udhëton Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud. Anëtari i familjes mbretërore të Arabisë Saudite do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama-tha ambasadori Shiba”, theksohet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Jahti “Kingdom” me gjatësi 74 metra ka flamurin e Arabisë Saudite dhe është regjistruar në portin e Jeddahut.

Në takimet mes princit saudit dhe zyrtarëve të lartë të vendit pritet të diskutohet për mundësinë për të investuar në Shqipëri, si dhe për projekte në fusha ndryshme mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë. aa

Majlinda Bregu kandidate për kabinetin e ri të Ramës?

Qeveria e re do të shpallet të dielën. Informacionet për emrat e ministrave të rinj të mandatit të ardhshëm deri tani përbëjnë pothuajse një të panjohur, pasi të sigurt në qeverinë e re janë vetëm Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Rama lajmëroi dje edhe krijimin e një ministrie të re, asaj të Diasporës, të cilës i kushtoi një pjesë të mirë të fjalimit para ambasadorëve.

“Dua t’ju informoj që në funksion të këtij aspekti themelor të kësaj qasjeje të re, qeveria e re do të ketë dhe një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut”.

Pikërisht për këtë post të ri dje në ambientet politike qarkullonin disa kandidatura dhe mes tyre edhe ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, e cila përveçse një njohëse e mirë e proceseve integruese, ka edhe njohje me vlerë në nivele të larta të KE dhe PE çka e dëshmoi edhe me negociatat e fundit për krizën politike për bojkotin e zgjedhjeve nga PD, shkruan “Mapo”.

Vlerësimi i Ramës për punën e Bregut vjen që gjatë mandatit të kaluar qeverisës, ku ish-ministrja e PD mbante postin e kryetares së Komisionit të Integrimit.

Në momente kyçe për fatin e hapjes së negociatave në mbledhjet e përbashkëta Shqipëri–BE, Bregu ka kërkuar gjithmonë hapjen sa më parë të këtyre negociatave.

Burimet shtuan se kandidatura e Bregut është në diskutim dhe mund të realizohet me qëllim për të treguar hapje ndaj opozitës dhe pikërisht në një nga postet që ka të bëjë me raportet me jashtë.

Baladë për ty Arlindë! ‘Dije vetëm të punoje, jo të shiteshe’ – Nga Flutura Açka

Ishte natë e vonë mbrëmë, kur mora lajmin e hidhur për ty, Arlindë, dhe ngaqë jam mësuar të të gjej gjithmonë kah drita, nuk desha të shkruaja natën.

Edhe më vonë, një mesazh i shkurtër i tët bije nëpër natë, thirrja e fikur e saj “Ah, ç’ë bëri!”, m’i bëjnë edhe më të vështirë këto rreshta. Liria për të cilën ke shkruar shpesh edhe ti, liria për të cilën ke luftuar edhe ti, nuk më jep të drejtën të të gjykoj në vendimin tënd, por të gjykoj një Shqipëri që ka ajër gjithnjë e më pak për gra si ti. Nëpër median shqiptare, ku je vërtitur shpesh mes pasionit dhe pasigurisë, këmbënguljes dhe drojës, dashurisë dhe hezitimit, ti ishe një specie e veçantë, ti dije vetëm të punoje, jo të shiteshe.

Ka plot gra si ty, por kemi nevojë t’i njohim, sepse ato kurrë nuk bërtasin, ato vetem i japin Shqipërisë dhe kurrë nuk i marrin. Ty kurrë nuk të vinin ftesa për koktejle ministrore, për shëtitje turistike shoqëruese të tipit escort girl, nuk psherëtive kurrë për ndonjë çantë Hermes, as nuk u ankove se Tirana t’i thyente këmbët për të mbijetuar ti dhe familja jote, nuk bëre zhurmë kurrë për romanet e tu, edhe pse ishte një vajzë e talentuar, që nuk pati kohë – prej kësaj jete që po shpjegoj – as t’i ribotonte, nuk u përqave kurrë edhe pse e dite bukur mire se sa e vështirë është të rezistosh e papërlyer në kohë si tonat.

Ti dije të falje bujarisht, aq sa ndonjëherë kam mendur se kjo ishte një e “metë” e jotja. E lumja ti! Por si ia dole e vetme, e pandotur, pritëse, përjetësisht e qeshur, pranuese, e pafjalë, e painat, e pamërzi, që të mbetesh ti, vetvetja, në kohën e tjetërsimit të madh që jetojmë?

Gati pesëmbëdhjetë vjet të shkuara, kur botuam bashkë romanin tënd të parë “Dashuri bjonde”, që u shit marramendthi, kemi qeshur shumë me faktin se do ta çudisnim dynjanë me titullin. Disa herë pata këmbëngulur ta merrje seriozisht talentin tënd, por ti nuk kishe kohë për të, nuk të tepruan kurrë minuta të mendoje për të.

Ti, takëngrëna nga vrapi, ti mirësia Arlindë, je në paqen tënde tani, atje ku as moti, as stina, as koha, as fryma, as paraja nuk bëjnë sens, dhe mbase qesh me baladat e të gjallëve që kanë vendosur të vazhdojnë. Por ata duhet të vazhdojnë, për të bërë një mjedis ku Arlindat të mos ndjehen të vetmuara, dhe ku bijat dhe bijtë e Arlindjave të mos ndjehen të braktisur nga fati, dhe shoqëria. Pushofsh në paqe!

 

Rama dhe të vërtetat mbi diplomacinë ekonomike – Nga SELIM BELORTAJA

Kryeministri Rama dhe të vërtetat mbi Diplomacinë Ekonomike.
Nuk lexova asnjë prej komenteve mediatike që pasuan takimin e sotëm të KM Rama me krerët e misioneve diplomatike. Nga eksperienca më rezulton se fillimisht është më mirë të mos ndikohesh prej zërash që në vrullin e parë vijnë prej shtysash e interesash nga më të ndryshme. Pastaj, e përse t’i lexoja kur isha vetë atje? Madje jo si vëzhgues por si ambassador, pra si objekt i mesazheve të kryeministrit.

Pa ju lodhur: mendoj se KM sot mbajti një fjalë të mirë. I hoqi (ose rihoqi) petën një lakrori mbushur me lloj-lloj lakrash, barërash, hithrash e përbërësish, ku ca janë të shëndetëshme e lehtësuese, por ama shumë të tjera janë ferra, gjemba e mbetje krejt të padobishme,madje të dëmshme për shëndetin ekonomik e kapacitetin zhvillimor të vendit.

E para zoti Rama ishte i drejtpërdrejtë por edhe mjaft modest. Ai as u mundua ta përvetësojë këtë nismë. Ta quajë atë një ide të porsalindur, apo një ..shpikje të vetën. Ai vetë solli në vmendje që me këtë temë janë marrë më përpara liderat e qeverive. Ideja dhe kërkesa është e njohur –tha ai. Ai u ndal te rezultati. Dhe këtu të gjithë bien dakord se rezultati është më së paku ..jo ai që pritej.

Së dyti, KM ishte krejt realist në mirëkuptimin e vet se rezultati (i investimit të huaj apo tregtisë me jashtë) nuk mund t’i faturohej njëanshmërisht vetëm një faktori: punës së Shërbimit të Jashtëm. Ai deklaroi se njihte edhe gjithë difektet e hallkave të tjera relevante në process. Por askush s’mund të mohojë se puna e përfaqsive tona dhe shërbimit të jashtëm ka një rol kyc në jetësimin e projekteve dhe flukseve të bashkëpunimit. Sektorit të jashtëm madje i kërkohej të kontribuonte edhe këtu: të sillte eksperiencat më të mira nga praktika e huaj. Pa hezituar të prekte cdo strukturë që ka ndikim, qoftë ajo edhe pranë zyrës së KM vetë.

E treta, Kryeministri as njollosi e as mohoi punën dhe performancën e përfaqsive “në aspektet e tjera”. Përkundrazi ai tha se pjesa rutinore, shkresore, konsullore, bëhej mirë. Madje kishte shënuar progres. Por vuri gjithashtu në dukje se kjo për një vend si Shqipëria ishte krejt e pamjaftueshme. Ne nuk jemi as një vend-fuqi e madhe që bëjmë politika globale dhe as ndonjë vend I vogël dhe I humbur, që kërkon identitet, apo që sforcohet për status, njohje apo halle të posacme politike. Efekti më i mirë që presim të marrim nga diplomacia është ai ekonomik.

Zoti Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vemendje dicka që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqsitë tona. Shpërfillja, anashkalimi dhe inkompetenca në trajtimin e aspektit ekonomik të diplomacisë. A nuk jeni dhe ju dakord që së paku gjysma e përfaqsive kanë problem me këtë punë?..

Nuk pashë as “fshesë të hekurt” e as arbitraritet në fjalën e KM. Sepse as nuk “piketoi” e as nuk dënoi njeri. Ndëshkimi (por edhe promovimi e vlerësimi madje edhe shpërblimi) –sic la të kupohej ai –do të vinte natyrshëm si rezultat I dy hapave që për cdo menaxher janë më se normale: analizës së thellë të performancës diplomatiko-ekonomike –me pjesmarrjen dhe përgjegjësinë e të gjitha hallkave (përfshi edhe ministritë, agjensitë qëndrore deri dhe zyrën e Kryeministrit). Dhe”leximin” e performancës cdo 3 muaj për secilën përfaqësi dhe shërbimin e jashtëm në përgjithësi. Cfarë ka këtu të ..pa-arësyeshme? Ose jo-legjitime?
Pse ishte i dobishëm ky takim?

Për të gjithë parashtrimin si më sipër. Por edhe për theksin që sjell në vemendje. Rezultatin ekonomik, pra në investime, tregti, punësim e të ardhura. Në se gjithshka do të ndiqet seriozisht dhe në një qasje holistike (pra që nuk do të kursejë asnjë hallkë të administratës e qeverisjes) mund të jetë edhe një .. pikë kthese.

E dyta, për nënvizimin e nevojës për një analizë të thellë –si për justifikimin real të mbajtjes së shërbimit diplomatik në shtrirjen që ai ka sot, ashtu edhe për krijimin e një standardi matje të performancës. Më ka pëlqyer gjithnjë përpjekja e shtetarëve për t’i hequr “diplomatëve të mëdhenj” shqiptarë vellon e “sofistikimit professional”, argumentin e një elitarizmi fals për shkak të rolit të tyre të padukshëm, të paprekshëm, të pamatshëm, të një “pune të hollë” që vetëm ata e dijnë, vetëm ata e cmojnë dhe ku të tjerët ..as që duhet të ndërhyjnë. Shpesh e gjithë kjo reduktohet në njohjen vetëm te një ..anglishteje. Në një të folme të lirshme të saj dhe në disa gjeste, maniera e imitime, thjesht për shkak të qëndrimit shekullor nëpër kryeqëndrat e botës. Ndërkohë që rezultati në ekonomi e zhvillim të vendit është dicka shumë afër ..zeros.

Po a është cdo gjë e mbuluar dhe e zgjidhur pas kësaj fjale e këtij takimi? Sigurisht këtë nuk mund ta themi. Eksperienca ime e gjatë me Diplomacinë Ekonomike më ka bindur se produkti i saj (në kuptimin e “ngjitjes”, rezultatit final), vetëm pjesërisht varet nga puna e përfaqsive tona jashtë, e ca më pak varet nga shkëlqimi i “Shkëlqesive” jashtë. Në masë të ndjeshme jetësimi i flukseve financiare, industriale, teknologjike, e tregtare, përcaktohet nga funksionimi i gjithë makinerisë ligjore, administrative e vendimmarrëse te Shqiperise si vend pritës. Nga qartësia e procedurave, transparenca dhe përgjithësisht klima në mbrojtje të investitorëve. Varet edhe nga cilësitë, shkollimi, kapaciteti e motivimi I njerëzve që emërohen në poste diplomatike.

Emërim ky që nuk e bëjnë ambasadorët. Madje këta të fundit, nga emërime të tilla shpesh i “pjell belaja”. Se ju duhet të përplasen përditë jo vetëm me paaftësinë e tyre por edhe me paudhesi, manovra e intriga të vogla e të cuditshme (shumica e të cilave sigrisht vijnë prej inkompetencës dhe mosplotesimit të asnjë kriteri). Eshte pra nje perballje shume komplekse. Dhe kjo padyshim përbën një sfidë shumë të vështirë të shtetit e qeverisë së re. Kërkon një aksion të gjerë, të thellë e të sinqertë. Pjesë e të cilës –mendoj se ishte edhe ky takim.

Vuante nga depresioni, i jep fund jetës gazetarja Arlinda Canaj. E bija lajmëroi në ‘FB’

Gazetarja dhe shkrimtarja, Arlinda Canaj, i dha fund jetës pasditen e djeshme, duke u hedhur nga lartësia.

 

Ngjarja u denoncua në Policinë e Tiranës rreth orës 17:10 nga familjarët e 46-vjeçares Canaj, të cilët e raportuan rastin si vetëvrasje.

Nga ana tjetër, burime nga Policia thanë se, nga hetimet paraprake, dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit.

Arlinda Canaj ishte gazetarja kryesore e portalit “Konica.al”, ndërsa ndër vite ka punuar në disa media të njohura.

Canaj ka qenë edhe një prej bashkëpunëtoreve të revistës “Psikologjia”. Canaj, e divorcuar, ishte nënë e dy vajzave, njëra prej të cilave lajmëroi edhe për ndarjen e papritur nga jeta të nënës së saj nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Më pas edhe media ku ajo punonte, “Konica.al”, ka njoftuar për ndarjen e saj nga jeta.

“Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e ‘Konica.al’ ka vdekur sot papritmas! Jeta shpesh nuk është gjë tjetër, veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e ‘Konica.al’, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë, ka humbur jetën sot papritmas. Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerëzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!”.

Ky është ngushëllimi që stafi i “Konica.al” ka vendosur të shprehë publikisht nëpërmjet faqes zyrtare të Facebook-ut.

Nga ana tjetër, ngjarja u publikua mbrëmjen e djeshme zyrtarisht edhe nga Policia e Tiranës, që ndër të tjera deklaroi se oficerët e Komisariatit nr.4 kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia tha se, fillimisht 46-vjeçarja është dërguar në spitalin e traumës në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 19:30, mjekët lajmëruan se shtetasja Arlinda Canaj ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia. Nga hetimet e kryera është më- suar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Durrës: Takim njëditësh i kryeministrave të shteteve të Ballkanit

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, thotë se zoti Rama do të jetë mikrpitës i një takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë.

Në kumtesën e djeshme theksohet se takimi njëditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, do të mbahet nesër, në qytetin e Durrësit.

Takimi do të fokusohet në nxitjen e rritjes ekonomike, pasi për këtë çështje ishte arritur pajtueshmëria muajin e kaluar në Samitin e Trieshtës, në kuadër të takimit të katërt ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithqë zyrtarisht procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në pritje deri në vitin 2019, Brukseli ka shprehur përkushtim për vendet e Ballkanit, në periudhën e rritjes së ndikimit të Rusisë në këtë rajon, të cilin Moska e konsideron fushë tradicionale të interesit të vet, raporton AP nga Tirana.

Në takimin në Durrës do të jetë i pranishëm edhe komisionari për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller.

Gazeta holandeze shkrim të ashpër për ambasadoren shqiptare: Mohon raportin që sugjeron rikthimin e vizave

‘De Telegraaf’, gazeta me madhë në Holandë, ka botuar sot një shkrim për intervisten e Ambasadores se Shqipërise në Holandë, ku ajo mohoi ekzistencen e raportit që sugjeron rikthimin e vizave për Shqiptarët, shkruan gazetari i njohur shqiptar ne Holande, Vincent Triest.

“Pak kontekst: Gazeta De Telegraaf është një gazete me 1 milion lexues në ditë, me rreth 250 gazetarë fikse të punesuar në Amsterdam. Unë kam filluar të punoj si gazetar freelance në fillim të ketij viti për ‘De Telegraaf’, dhe për ketë arsyjë njeh mirë punën e tyrë. Dua të theksoj që karakterizimi që Ambassadorja Sakiqi ka berë për ketë media është komplet i pavend. Për ketë arsyjë ju ftoj të lexoni lajmin e botuar nga koleget tim holandez, që u botua sot në faqjet kryesorë të gazetes”, shkruan Triest.

Shkrimi i plotë:

MOHOHET RAPORTI PËR KRIMINELË SHQIPTARË; AMBASADORJA FSHEH PROBLEMET NË PROGRAMIN TELEVIZIV

Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një menyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar nga vendi i saj në Holandë. Në një program televiziv shumë të shikuar ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit.

Për shkak të konkluzioneve në raport, policia dhe prokuroria holandezë kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e kollajshme të krimit shqiptar në Holandë.

Në një edicion informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka patur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek policia.”

Por, në të vertetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’.

Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze. Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos t’a merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.

Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.

Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor.

Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të behët pjesë e Bashkimit Europian; dhe tani është kandidat-anëtare. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli. Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që nuk do të rikthehen vizat. “Kam një lajm te mirë: Holanda nuk mund ta bej vetëm, këtë mund t’a bëjë vetëm Bashkimi Europian.”

Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas regullave të reja të Bashkimit Europian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.

“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer. Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi. Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë tek Komisioni Europian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët.

Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qënieve njerzore.

Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashethemet.”

 

Rritet numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë vendit, 500 mijë vetëm në korrik

Shqiptarët e Republikës së Shqipërisë po zgjedhin gjithmonë e më të shumtë të kalojnë pushimet verore jashtë vendit.

Vetëm për muajin Korrik, kanë qenë 496 mijë shtetas që kanë dalë nga territori i vendit, një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.

Rritja përkon me ndryshim pozitiv edhe në terma vjetorë, ku daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur me 4.9%.

Destinacionet në rritje për pushimet duke se kanë qenë Italia dhe vendet e tjera të aksesueshme në rrugë ajrore dhe detare, të cilat ofrohen shpesh në paketa turistike: vende si Turqia, Egjipti, etj.

Falë edhe shtimit të një sërë linjash low-cost, numri i shqiptarëve që kanë fluturuar jashtë vendit ka qenë rreth 127 mijë, një rritje e konsiderueshme me 35.7% krahasuar me Korrikun e shkuar. Aktualisht numri i daljeve në rrugë ajrore shënon një rritje vjetor për periudhën Janar-Korrik në 27.6%, me rreth 150 mijë pasagjerë më tepër se një vit më parë, shkruan “Scan”.

Po ashtu në rritje me 34.2% është edhe numri i shtetasve që kanë lëvizur me anije ose tragete. Ky numër arriti në 88 mijë pasagjerë.

Gjithsesi, rrugët tokësore mbeten mënyra e preferuar e udhëtimit, kryesisht për shkak të vizitave në vendet fqinje si Kosova, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo kategori ka shënuar një rritje minimale prej 2.2%.

Industria e bakrit, ftesë për investime. Rezerva, 17.5 milionë tonë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë fton bizneset vendase dhe të huaja të investojnë në industrinë e bakrit në Shqipëri.

Në dokumentin teknik të publikuar nga kjo ministri thuhet se, vendi ynë ka rezerva bakri që mund të shkojnë në 17.5 milionë tonë mineral, shtrirë në pjesën më të madhe në zonën veriore të vendit, por rezerva ka edhe në Korçë dhe zonat e Elbasanit.

Një pjesë e kësaj industrie është dhënë tashmë me koncesion, ku kryesori është ai i kompanisë turke “Ber Alb”, që shfrytëzon minierën e Munellës dhe atë të Lak Roshit në rajonin e Pukës, duke e pasuruar mineralin në Fabrikën e Fushë Arrëzit.

Objektivi i ministrisë është nxitja e industrisë përpunuese të bakrit, e në listë për t’u dhënë me koncesion janë një sërë objektesh, përfshirë ish-Uzinën e Telave në Shkodër dhe Uzinën e Rafinimit të Bakrit në Rubik.

Për të rritur interesin është menduar që të ketë skema me lehtësira fiskale për investimet që mund të përfshihen në zonat teknologjike. Përparësi do të kenë subjektet që marrin përsipër të zhvillojnë të plotë ciklin e përpunimit, nga miniera deri në produktin përfundimtar, bakër elektrolik dhe tela e kabllo. Pasurimi duhet të sigurojë shkallë të lartë rikuperimi të bakrit mbi 85% dhe të elementëve të tjerë si ari e argjendi.

TRISHTIM SHQIPTAR i përshkallëzuar në kufijtë depresionit – Nga KOLEC TRABOINI

Qytetarët shqiptarë në përditshmëri dëgjojnë lajme që ua shkallojnë trurin. Lajme që të krijojnë sindromën e njerëzve që jetojnë jo në Evropë, por nëpër fiset e xhunglave të Afrikës ku ca janë me fatin e luanit e të tjerët të presë, të viktimës së përjetshme. Kësisoj ata që kanë arritur të zënë një vend në bazë të lidhjeve fisnore, klanore, politike, tarafit e interesave mafioze ndjehen të plotfuqishëm, ndërkohë që të tjerët në fat të zi e me shpresë të vdekur sa nuk u mbetet tjetër; o ikja nga sytë këmbët prej këtij vendi të vet mallkuar ose të bëjnë vetëvrasje si i vetmi shpëtim i sigurt prej kësaj katrahure ku kurrkush nuk e ka sigurinë e të nesërmes. Rrugë tjetër nuk ka në këtë trishtim shqiptar i përshkallëzuar në kufinjtë e depresionit.

Edhe shpresa se ndërrimi i qeverisjes do të lëvizte ujin e qelbur në pushtet e administratë, u flashk në katër vjet hallakatje, sepse sikush mendoi e punoi për të rregulluar të vetët, pra familjen, rrethin, fisin. Lexova një shkrim dhe mu nxinë sytë, të gjithë fëmijët e deputetëve të dy krahëve të politikës, pozitë e opozitë ishin punësuar e me rroga të majme, të gjithë vëllezërit e motrat e deputetëve, ministrave, funksionarëve të lartë janë të punësuar në vendet më të mira, qoshe të ngrohta e të sigurta duke përfshirë edhe Bankën e Shtetit. Ndërkohë ata që për 8 vjet i pat mbajtur qeveria e shkuar në papunësi ani pse të kualifikuar, vazhduan të jenë po ashtu të papunë, sepse edhe kur bëhet ndonjë konkurs, gjejnë një shkak a sajojnë një të tillë, që të vendoset ai që duan, ai për të cilin kanë bërë kompromis pas kuintave të dy palët. Ata kanë qenë e mbeten zotër të këtij vendi pavarësisht rotacionit të pushtetit.

Kaq shumë është konsoliduar mendimi se pushtetet ndërrohen, por ne të tarafit e miqësive jemi po këta, se armiq jemi në foltore të parlamentit por në interesa jemi aleatë, sa nuk jam çuditur aspak kur pasi e shkarkuan drejtoreshën e një Arkivi (e njohur kjo si pjesë e strukturës politike që populli me verdiktin e vet e qorrollepsi në 2013), doli në median vizive ku denoncoi me ashpërsi shkarkimin e saj e foli kundër qeverisë si abuzive dhe e korruptuar, kur kjo qeveri i kish apo jo një apo dy vjet në funksion. Dhe e dini çfarë ndodhi? Në pseudo konkursin që u zhvillua për administratën e Parlamentit, në sektorin shtypit, doli fituese pa konkurim, pra u emërua, pikërisht ish-drejtoresha e Arkivit. Pas kësaj ajo nuk u pa me në TV të kritikojë qeverinë Rama 1 e as mos prisni të kritikojë qeverisjen Rama 2, veç nëse e heqin nga puna. Atëherë po, vë ulërimat për korrupsionin qeveritar e për të shkretin popull që përdoret si mashë për të nxjerrë gështenjat e politikës nga zjarri.. Po të hoqën bëju gjëmën, kështu funksionon këtu në Shqipëri. Këtë më së shumti e aplikojnë gazetat që i hedhin vickla qeverisë vetëm kur ajo nuk jep para.

Toga e politikaneve të PD, që kanë dalë si opozitë brenda opozitës në qark të mbyllur, u bënë të gjallë vetëm kur nuk i vunë në listat elektorale të deputetëve dhe kjo i ndërseu duke u shfaqur si luftëtarë te shquar për demokraci. Hajde ç’vete. Po ku ishin më parë? A do të flisnin po të ishin në listat e deputetëve të parlamentit të ri? Ata që kishin qenë squk-squll nëpër vite mbi kolltukë, me rroga të majme, me makina të shtrenjta që nuk i motivonin dot me rrogat e veta, por mund të bënin çdo gjë sepse ishin nën sqetullën e kryetar-kryeparit të partisë që bën sikur ka ikur po aty është si hija e Zeusit. E paparë. Jemi kundër Bashës por jemi për Berishën, thonë. A thua Luli mbahet me forcat e veta e me në krye të vet në timon të partisë. Ore, sikur të mos e dojë Berisha, as pesë minuta nuk mbahet në këmbë Lulëzim Basha. Prandaj të duken të pabesueshme këto argumente kundërshtore ndaj Bashës ndërkohë që i thur lavde Berishës.

Këto qëndrime të dyanshme tregojnë mirëfilli së ky grupim është pa ideale, por i prekur interesash te ngushta e që gjithë shpresën e kanë që Berisha t’i thotë Lulit, hapi rrugën këtyre mocionistëve se janë besnikët e mi. Po nuk ka për ta thënë Berisha këtë as sot e as mot. I duhen kuaj të rinj për karron e vjetër partiake që tundet e shkundet si mos o zot. Aq më tepër që ka përpara vetingun dritherues, i cili është një mekanizëm që diçka do të hajë. Pa kurban nuk del kjo vjeshtë. Ja pra ku janë kurbanët e vjeshtës, këta pa imunitet e të braktisur. Këtë skemë të funksionimit të politikës shqiptare, që sakrifikon të tjerët për të shpëtuar veten, e dinë edhe çiliminjtë e të mos e dijë ta zëmë opozitari në katror Ridvan Bode që qendron shpatull në shpatull me Arben Imamin, dosjet e të cilëve i ka mbyllur kryeprokurori( që paguhet për ti hapur), e që tashmë nuk do të mund më të mbrojë asnjë politikan a funksionar që e ka ngjyer gishtin në mjaltin e pushtetit. Në kampin e pushtetarëve ndodhi ndryshe.

Ata që votuan për ndryshimin dhe shpresën, katër vite hëngrën veten me dhëmbë tek vazhdonin të rrinin të papunë e pa asnjë të ardhur dhe shohin, për ironi të kohës mizore ku i ka sjellë rasti të jetojnë, që të emërohen nëpër funksione e zyra po ata që deri më dje bënin ligjin e Maliqin me pushtetin tjetër. Thonë i miklon qeveria për të dobësuar gjoja kundërshtarët, po askush nuk e beson sepse plani shkon me stilin mafioz: ”Hajdutë-kundërshtarë por vëllezër”. Mishin ja hanë njeri-tjetrit por kockën ja ruajnë. Për katër vjet a më thoni se cilin prej pecogrosove të qeverisë së mëparshme e vuri qeverisja e Rilindjes në bankën e të akuzuarve. Gjeti një minoritar krapuliq, një farë Spiro Ksera e me këtë u mjaftua. Po ky Spirua në krahasim me bosat e mëdhenj të milionave ishte jo Spiro Dija por Spiro Mosdija. Se Ksero, ne greqisht i thonë të dish. Në këtë rastin e qeverisjeve tona është në kuptimin të dish të vjedhësh. Shumat e vogla për të cilat u akuzua Spiro Ksera tregojnë se ai nuk paska ditur të vjedhë. Këta që tashmë kanë shumicën në parlament mesa duket kanë menduar se më mirë t’i japin privilegj e t’i mbyllin gojën ndonjë mercenari sesa ta lëmë të flasë e të prish punë në Media në mënyrë të përnatshme. Mbase me kësisoj zgjidhjesh e kanë mirë për veten e tyre politikanët në pushtet që duan të jenë larg sherrit, por për ata që me votën e vet i sollën në pushtet kurrsesi nuk kanë menduar e nuk mendojnë gjatë. Ka një të vërtetë publike tashmë, kudo ka nisur të shfaqet zhgënjimi.

Janë 400 mijë vetë të ikur nga Shqipëria në vitet 2013-2017. Ja çfarë thotë për këtë kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria Woelki që vizitoi Shkodrën: “E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”.

E megjithatë, populli në këto zgjedhje të qershorit që shkoi u kap pas mendimit se kjo qeverisje që kemi vërtetë na takson, na le pa punë, na vjedh, na ropat, na ka vënë në ikje nga sytë këmbët, por le ta zgjedhim edhe një herë se mbase është ngopur e na vjedh më pak. Por nuk ka asnjë garanci që kjo masë njerëzish që përbëjnë qindra e mijëra të jenë edhe më tej besnikë të verbër të shpresës së thyer. Këtë e vërteton ulja e madhe e elektoratit të PD. Nga disfata në disfatë deri në shthurje. Partitë nuk duhet të mendojnë se njerëzit janë budallenj dhe se votojnë për sytë e bukur të ndonjë politikani a ndonjë deputeti, që mjerisht vazhdojnë të zgjidhen me listë si në kohën e diktaturës. Asnjë ndryshim nuk ka. Jetojmë në një demokraci të dhunuar e shthurur që ta kufizon lirinë e zgjedhjes.

Mjerisht qeverisjet ndërrohen e gjërat mbetën po aty ku ishin. Hyjmë e dalim nëpër zyra e shohim të njëjtët fytyra. Me pak makiazh pink a blu sigurisht. Dhe po ato janë. Po ai mall i skaduar. Po ato lëvere të vjetra, ato pisanjozë xhepshpuar që me të hipur në kolltuk si deputet a nëpunës shteti u bënë milionerë. Lajmet thonë: Zbulohet një deputet me 56 shtëpi, 18 i ka blerë brenda vitit, deputeti tjetër gazetar me hap krenar shkon të blejë bankën,( kinse harron thënien e Indro Montanelli-t “..Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë.”. Të tjerët nga brekëgrisur apo trafikanët u bënë pronarë televizionesh. U bënë e çfarë nuk u bënë.

E i mjeri njeri i gjendur pa rrugëdalje nuk ka më se ta ushqej shpresën e vet. Dy vetëvrasje më 18 gusht 2017 në qytetin e Tiranës ditën që u dha lajmi për 56 shtëpitë e deputetit. Një i ri vret në mes të ditës nënën e babain e vet. Diagnoza steriotip me porosi të qeveritarëve që duan të mbrojnë fasadën është “depresion”. Një mashtrim i madh ky. Sepse nuk zbulon rrënjët e depresionit kolektiv e të ankthshëm që ka mbërthyer shqiptarët. Po e vërteta është ndryshe. Në depresion të thelle është tërë sistemi, është tërë populli që ecën kuturu e marramendshëm si i droguar, e pak e nga pak po kthehet në një popull endacak dhe i huaj në shtëpinë e vet. Sepse, nëse duam ti hyjmë të vërtetës në themel, shpresa tashmë për shqiptarët është bërë një kurvë që shalohet me të parin bandit politik a shtetar të korruptuar që i del në rrugë.

LIGJI 7501 I VITIT 1991 PËR TOKËN – LIGJI ANTINJERËZOR, LIGJI ANTIDEMOKRATIK, LIGJI ANTIKUSHTETUES, LIGJI BURIM KONFLIKTESH SOCIALE* – Nga Prof. ISMET ELEZI

Kohët e fundit ka filluar të flitet përsëri në televizion e të shkruhet në shtyp për shfuqizimin e ligjit famëkeq me nr.7501/91 “për tokën”. Kjo nuk është e papritur. Për shfuqizimin e këtij ligji do të kërkohet deri në pikë të fundit, brenda dhe jashtë vendit, nga organet shtetërore shqiptare dhe nga organizmat ndërkombëtare, deri sa të hiqet nga qarkullimi.

Me të drejtë shtrohet pyetja përse ka kaq kërkesa e mallkime për këtë ligj? Arësyet janë të forta e të shumta.

Ligji për tokën me Nr.7501/91 është një ligj antinjerëzor, sepse është në kundërshtim të hapët me të drejtën natyrore njerëzore. Njeriut i mohohet e drejta e pronësisë mbi tokën, që është larë me djersën e gjakun e brezave të tërë për ta blerë, ruajtur, mirëmbajtur, punuar për të jetuar dhe i jepet një të treti që s’ka patur lidhje me të.

Shtetëzimet, shpronësimet dhe kolektivizimi i bujqësisë që zbatoi shteti totalitar, goditën pikërisht këtë nerv jetësor, këtë të drejtë themelore.

Ky ligj është krejtësisht antidemokratik, sepse demokracia nënkupton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njueriut dhe jo shkeljen dhe mohimin e tyre. Një ndër këto të drejta themelore është ajo e së drejtës së pronësisë mbi topkën, mbrojtja juridike e pronës private nga shteti.

Ligji nr.7501/91 nuk është në pajtim me nenin 41 të Kushtetutës (1998) ku thuhet se:

1.”E drejta e pronës private është e garantuar.

2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me cdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.

3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publike.

4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”.

Me ligjin nr.7501/91 toka u është hequr pronarëve të ligjshëm dhe u është dhënë të tjerëve me asnjë nga mënyrat e caktuara në Kushtetutë. Qëllimi i këtyre dispozitave kushtetuese ishte të korigjohej shkelja e së drejtës së pronës private me ligjin nr.7001/91. Në realitet në Shqipëri veprohet krejtësisht kundër këtij parimi kushtetues edhe pas hyrjes së saj në fuqi (1998) duke lënë në fuqi ligjin nr. 7501/91, i cili doli dhe hyri në fuqi para Kushtetutës pikërisht atëhere kur u prishen kooperativat bujqësore. Problemi i tokës në atë kohë mund të ishte zgjidhur shumë lehtë, duke marrë secili pronar ato toka që kishte futur në kooperative. Në këtë mënyrë u veprua ne malesite e veriut, ku malesoret nuk e zbatuan kurrë ligjin nr.7501/91. Për këta pronarë nuk ka probleme që ndikojnë e që kërkojnë zgjidhje për tokën, por mund dhe do të ketë të tjera që lidhen me të.

Ndryshe u veprua me ish pronarët e ligjshem ne fshatrat e Shqiperise se mesme e te jugut, ku u zbatua ligji ne fjale.

Me mijera pronare te zhvendosur ne qytete ose ne qendra te tjera banimi per arsye se hyjne ne marredhenie pune me shtetin, me ligjin e lartpermendur u zhveshen nga e drejta e pronesise mbi token, sepse ajo iu nda nga komisionet e posacme personave pa toke.

Ligji nr.7501/91, u bazua teresisht ne parimin leninist qe “toka i takon atij qe e punon” dhe jo pronarit te ligjshem te saj.

Kete parim e mbrojti forca politike qe kishte pushtetin politik ne ate kohe ne kompromis me opoziten, duke u nisur nga interesa per te fituar votat gjate fushates elektorale. Ky pazarllek u be duke shkelur brutalisht te drejten e prones se pronareve te ligjshem te tokes. Dhe pasojat e kesaj politike kane qene teper te renda.

Per ilustrim po japim disa shembuj pa perzgjedhje, por qe jane kuptimplote: Ne nje fshat te vogel te rrethit te Sarandes, me shume se 200 familje jane zhvendosur ne qytete brenda vendit apo edhe ne emigracione jashte shtetit. Keta jane zhveshur plotesisht nga e drejta e pronesise mbi token (bahcet me peme frutore, ullinj, arra, hardhij, etj.). Posedues te tokave te tyre dhe te qindra e mijera rrenjeve te pemeve drufrutore ne baze te ligjit nr.7501/91, jane bere rreth tridhjete familje, te cilat me pare merreshin krejtesisht me blegtori dhe banonin ne mal. Keto familje aktualisht shfrytezojne token dhe pemet drufrutore, shesin vaj ulliri e raki, ndersa pronaret e ligjshem nuk kane te drejte te marrin nje vesh rrush apo nje kile vaj ulliri.

Keq paraqitet gjendja ne fshatra te Kurveleshit, Tepelenes e te Bregdetit etj., ku zhvendosjet e pronareve kane qene massive dhe tokat e pemet drufrutore te tyre kane kaluar sipas ligjit ne posedim te atyre personave qe kane mbetur ne fshat. Me nje fjale, ky shpronesim i detyruar eshte me keq se reforma agrare e vitit 1946, e cila u linte pronareve nje sasi te kufizuar toke.

Zbatimi i ligjit nr.7501/91 ka sjelle jo pak pasoja sociale, rrahje, plagosje, vrasje dhe konflikte te tjera pronesore, te cilat perbejne rreth 40-45 perqind te krejt konflikteve qe ndodhin ne shoqerine e sotme shqiptare.

Ligji ne fjale eshte ne kundershtim edhe me rekomandimet e Keshillit te Europes, e te organizmave te tjera te Bashkimit Europian, te cilat vazhdimisht kane kerkuar edhe kerkojne nga organet tona shteterore rregullimin ligjor te pronesise mbi token.

Lenia ne fuqi e ligjit te lartpermendur eshte ne kundershtim te hapur edhe me interesat kombetare ne teresi, sepse frenon ne menyre te drejtperdrejte investimet e huaja ne Shqiperi. Pra, nga cdo pikepamje qe te shikohet, rezulton se ligji nr.7501/91 ka ardhur koha te shfuqizohet sa me pare, duke kompensuar me toka ne dispozicion te shtetit jo pronaret, por poseduesit e tokave sipas ligjit 7501, si edhe duke mare masa te tjera ne favor te tyre.

Te gjitha ligjet e aktet ligjore qe kane dale nga viti 1992 e deri ne vitin 2005, kane qene tentativa te deshperuara per rregullimin juridik te regjimit te tokes, pa prekur thelbin e tij, domethene ligjin nr.7501.

Sigurisht, me shfuqizimin e ketij ligji lindin nje varg problemesh te tjera, qe meritojne vemendje te vecante dhe kerkojne zgjidhje ligjore te drejta.

Nder keto po permendim disa prej tyre:

1.Me shfuqizimin e ketij ligji mbetet per t’u rregulluar sasia e tokes qe do u lihet ne pronesi ish pronareve te medhenj (cifligareve).

Per kete mund te zbatohen ato reforma ekonomike qe jane praktikuar ne vende te tjera demokratike, pa u kthyer mbrapa ne feudalizem.

2.Ne trojet e shtepive ose ne tokat bujqesore te pronareve, fshatareve te larguar nga fshati e te vendosur ne qytete ose ne qendra te tjera banimi apo jashte shtetit, jane ndertuar objekte socialkulturore, si cerdhe, kopshte, shtepi e vatra kulturore, muzeume, shkolla, dyqane, etj. nga shteti ose nga ish kooperativat bujqesore.

Ne rast se shteti do te ruaje te drejten e pronesise mbi keto objekte, atehere lind e drejta e pronareve te ligjshem per kompensim, sipas tarifave te caktuara nga organi kompetent shteteror. Ne rast se keto objekte p.sh., magazina, dyqane, etj., kane kaluar ne pronesi te personave fizike, a do te detyrohen keta te kompensojne vleren e truallit te zene, apo do e marre persiper shteti kompensimin e tyre? Po qe se keto ndertesa nuk ushtrojne me funksionet e tyre, a mund t’u jepen ne pronesi pronareve te truallit si kompensim, duke u bere vleresime nderteses e truallit? 3.Ne trojet e shtepive apo ne tokat bujqesore te pronareve te ligjshem, te larguar nga fshati, persona fizike para ose pas viteve 1990 kane ndertuar shtepi banimi. Kush do te beje ne keto raste kompensimin e truallit dhe mbi cilat kritere? Ne qofte se vlera e nderteses eshte me e vogel se ajo e truallit te zene, a mund t’i jepet pronarit te truallit si kompensim? Ne rast se I mbetet te zotit te baneses, sa do te jete siperfaqja e truallit qe do te kete brenda ares se pronarit?

4. Ka raste kur shtepite e banimit te ish pronareve te larguar nga fshati, me banim ne qytete, jane prishur dhe ne trojet e tyre jane ndertuar shkolla, muzeume, cerdhe etj. dhe keto objekte tani nuk funksionojne me, kush do te beje kompensimin e trojeve te pronareve te ligjshem te shtepive te prishura?

Ceshtjet e siperme jane vetem disa nga shqetesimet qe kane lindur ne praktike,duke vene ne plan te pare shfuqizimin e ligjit 7501 “Per token”.

Aktualisht parlamenti i ri, i ka te gjitha mundesite per te studiuar me ekspertet me te kualifikuar, juriste, ekonomiste, sociologe, dhe per te gjetur zgjidhjet e pershtatshme ne pajtim me Kushtetuten dhe me rekomandimet e institucioneve dhe te organizmave te tjera evropiane.

Jane te gjitha mundesite te njihet pervoja e vendeve te tjera ballkanike e evropiane dhe te merren masat perkatese. Gjithshka eshte ne varesi te vullnetit politik te forcave politike qe perbejne parlamentin. Partia Republikane, qe me krijimin e saj, shpalli ne program kerkesen paresore , kthimin e pronave pronareve te ligjshem e te meparshem dhe shfuqizimin e ligjit nr.7501/91. Qendrimi konsekuent ndaj kesaj ceshtjeje parimore ka karakter te theksuar politik dhe cdo terheqje ne kompensim me poste qeveritare do te demtonte seriozisht imazhin dhe besimin ndaj elektoratit te saj.

Natyrisht, zgjidhja e problemit varet nga mbeshtetja e te gjitha forcave politike ne parlament, por ne radhe te pare, nga maxhoranca, e cila ka shpallur se do te vendose shtetin e se drejtes dhe do te respektoje te drejtat e lirite themelore te njeriut, perfshire te drejten e pronesise private mbi token. Kjo do te ishte nje nga reformat kryesore ne fushen ekonomike me karakter te theksuar politik e shoqeror. Jo pak pergjegjesi historike e politike ka edhe o opozita per te korrigjuar gabimin e se kaluares per miratimin e ligjit nr.7501/91, si edhe per te realizuar ne praktike, politiken e re, qe nenkupton ne plan te pare politiken e re ekonomike shoqerore, ku themelore eshte e drejta e pronesise mbi token.

Realizimi i qellimit human dhe i mbrojtjes se drejtesise, kerkon qe, ne mbeshtetje te forcave politike parlamentare te angazhohen plotesisht edhe masmedia, si force e pallogaritshme, OJQ-te, institucionet e tjera si Avokati i Popullit, Zyra per Mbrojtjen e te drejtave te Qytetareve e posacerisht te vazhdojne perpjekjet e tyre ligjore konsekuente Shoqata e Pronesise me Drejtesi, Shoqata e Bregdetit etj. per shfuqizimin e ligjit nr.7501 si domosdoshmeri historike.

Shfuqizimi i ligjit nr.7501, nuk ka aktualisht per qellim vetem te mbroje interesat e pronareve te ligjshem, por edhe te atyre qe kane zene tokat e tyre. Alternativat jane te ndryshme ose duke I kompensuar ata nga shteti me toka qe kane ne dispozicion, ose duke I blere tokat nga pronari, apo duke I dhuruar ose ne marreveshje ndermjet tyre lidhen kontrata ne baze te kodit civil e forma te tjera. Me nje fjale, zgjidhja qe propozohet ka parasysh mbrojtjen ligjore te pronareve te ligjshem dhe te atyre qe kane mare tokat e tyre sipas ligjit nr.7501/91.

Shpresojme qe, veç parlamentit, edhe Presidenti i ri i Republikes, do te ushtroje te gjithe pushtetin dhe autoritetin e tij te larte per te plotesuar kete mision sa historik aq edhe njerezor, per rivendosjen e te drejtes se pronesise mbi token pronareve te ligjshem.

12 Gusht 2007

Kush e sulmon Kadarenë – Nga Çerçiz Loloçi

Rezart Palluqi, një shkrimtaruc-katundar prej Elbasani ka bërë kohët e fundit një letër të hapur për Ismail Kadarenë (http://www.radiandradi.com/zoti-kadare-kerkoni-te-falur-polemike-nga-rezart-palluqi/testatakryesore/gazeta/), ku kërkon në thelb të sqarojë momentet me motrën e vet, Kadrie Kadare, ku sipas horizontit të tij pllaquritës e mendon një lloj spiunimi të vëllait për motrën.

Nuk ia vlen të lexosh gjithë letrën e hapur dhe mjerim i madh për ata që i krijojnë hapësirë botimi, por mjafton të shikosh cilësimin e pacipshëm ‘kolegu Palluqi’ (pllaquritje), për të mos e marrë seriozisht një tekst të tillë, që edhe Resul Bedo nuk do ta bënte asnjëherë kur shkruante për heronjtë ose dëshmorët e atdheut. (Emri apo mbiemri kurrsesi nuk et asnjëherë për vlerën e një shkrimtari, por nëse do të lexosh krijimtarinë e këtij autori, ndoshta duhet marrë në mbrojtje për t’u strehuar në ndonjë vorfnore). Natyrisht këto raporte, më mirë se kundërshtarët apo servilët e Kadaresë, i ka shpjeguar ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi, ku e vetmja letër e Kadaresë për Enver Hoxhën është bërë pikërisht në kohën kur gjithë personat që iste Kakuja (Kadrie Kadare) ishin arrestuar dhe burgosur.

Natyrisht se nuk ia vlen të merresh me Rezart Palluqin, por palluqëria është më e gjerë brenda dhe jashtë kujve zyrtarë të Republikës së Shqipërisë. Është pak a shumë i njëjti mendim që ka djali i eksponentit të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe nomenklaturës komuniste, Ilir Demaliaj, që shpërndau letrën e Kadaresë; koncepti i kreut të sapozgjedhur të Shoqatës Antikomuniste Demokrate dhe i nëndrejtorit të Institutit të Dokumentimit të Krimeve Komuniste, po aq sa mendimi i shokut Nasho Jorgaqi që ka marrë në përdorim arkivin e Nexhmije Hoxhës; të Henri Çilit të UET që ka edhe Çmimin ‘Kadare’, por që boton edhe marrëzitë e Mustafa Nanos dhe punëson ‘varrëmihësin’ e Skënderbeut Hysamedin Ferraj; koncepsioni i shokut Fatos Lubonja që do të dekonstruktojë mitet komuniste por asnjëherë nuk është shprehur për vrasjet pa gjyq të babait dhe nënës së vet gjatë regjimit komunist të parisë nacionaliste; përsiatjet e Adrian Vehbiut me pejzazhet e fëlliqësisë dhe kështu me radhë të një llagëmi gjirizesh majtas, djathtas e në qendër që janë gjithmonë kundër vlerave më të spikatura properëndimore të shqiptarëve.

(Shumë kohë më parë jetonte në Korçë një person që shkruante në majë të trarëve dhe shante nga mëngjesi në darkë Kadarenë, botonte edhe libra dhe, pa pasur asnjë konflikt me pushtetin e djeshëm e të sotëm, ra nga qeramidhet dhe u nda nga jeta. Një tjetër shkrimtar dhe përkthyes që gjëmën e madhe e kishte nga diktatori, thjesht dhe vetëm për xhelozi, mbushte gazetat arbëreshe me denigrime kundër shkrimtarit Kadare).

Bashkë me qeramidherënësin, përkthyesin e indoktrinuar më keq se Pal Vata, kanë ikur në botën tjetër edhe shumë syresh të angazhuar nga Sigurimi i Shtetit, nga levat e partisë që janë konseguentë në përbaltjen e Kadaresë, përfshi shoqatën e agronomëve në pension, organizatën e montatorëve të serrave me tranguj, lidhjen me dy koka të Shkrimtarëve dhe Artistëve në demokraci (një kryetar me vulë dhe kryetari tjetër me anëtarë që shkoi dhe e zhvarrosi rivalin tjetër për t’i rrëmbyer vulën) asosacionin e heronjve të Punës Socialiste, mbarëkombëtarët kuqezi, por të gjithë më vete dhe së bashku kanë pasur një fund të trishtë: janë tretur si hiri që nuk i përmend askush dhe që nuk të bëhet të shkosh as për të kryer nevojat ditore.

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët (dokument)

Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen.

Pas problematikave në rritje të kriminalitetit nga bandat shqiptare në Holandë, Policia Holandeze në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit shqiptarë në zonën Shengen.

 

Këtë e konfirmon një memo e brendshme që përshkruan raportin në fjalë, i cili është nisur për këshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave.

Një kërkesë e tillë është siguruar në mënyrë ekskluzive nga ABC News.

Kriminelët shqiptarë në Holandë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit, pasi operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore.

Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimi i detyrimit për pajisjen me viza, në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Shengen dhe në Holandë.

Policia e Amsterdamit ka konfirmuar për ABC News ekzistencën e këtij raporti dhe tha që policia ka parë një fuqizim të fortë të elementëve kriminalë në Holandë. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Do të jetë qeveria në Holandë ajo që do të vendosë për një masë të tillë, e cila deri më tani po studion raportin. Zyra e Ministrit të Brendshëm preferon të reagojë pasi ministri të ketë marrë vendimin e tij. Të paktën disa parti politike janë shprehur në të kaluarën pro forcimit të masave shtrënguese për shqiptarët dhe kështu rikthimi i vizave mund të jetë një opsion real për Holandën./ABC News

Pse bënim më shumë seks në komunizëm? – Nga Dr. Mirela Oktrova

Lajmet e ditëve të fundit për zbulime rrjetesh prostitucioni, që veprojnë në qendër të Tiranës, ka kohë që s’përbëjnë më sensacion. Ekzistenca e dukurisë nuk përbën më lajm, po vetëm konfliktet e aty-këtushme të autoriteteve me të.

Po ndonëse gjatë pranë dukurisë, ne si shoqëri vazhdojmë të përballemi me të me vetëdijen e strucit, që mendon se shpëton vetëm duke mbyllur sytë – kështu refuzojmë të perceptojmë emergjencën dhe agresivitetin e dukurisë, gjeografinë e shtrirjes dhe thellësinë e depërtimit të saj… Kjo në një kohë, që areale të tëra rreth nesh ka kohë që janë përfshirë në diskutime sa të ethshme aq edhe të kthjellëta publike, si për mënyrën e perceptimit shoqëror të prostitucionit ashtu edhe për trajtimin ligjor të protagonistëve dhe përfituesve të tij.

Kaq shumë ndryshojmë ne nga pjesa tjetër e botës?

Ndonëse ndeshet praktikisht në çdo kulturë, qëndrimi ndaj prostitucionit varet nga standardet kulturore, etike dhe fetare të shoqërive përkatëse dhe ndryshon vazhdimisht nën ndikimin e zhvillimit të tyre. Po kështu, edhe qëndrimi i institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Kështu, ndërsa Parlamenti i BE-së në vitin 2014 u rekomandoi vendeve anëtare të ndalojnë prostitucionin, si shkelje e të drejtave të njeriut dhe formë dhune ndaj grave, Amnisti International – me një vendim parimor, bazuar në anketime në të gjithë botën – shpalli një vit më vonë vendimin e vet, për të avokuar pro “dekriminalizimit të të gjitha aspekteve të punës seksuale konsensuale”. Ky dyzim qëndrimesh reflektohet edhe në pamjen globale të dukurisë.

Aktualisht në Europë prostitucioni lejohet në: Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë (pjesërisht), Greqi, Luksemburg, Portugali, Spanjë, Turqi, Hungari, Angli dhe ndalohet në Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Francë, Lituani, Itali, Norvegji, Rumani, Suedi. Prostitucioni lejohet edhe në Australi, Brazil, Kanada dhe Zelandën e Re, ndërkohë që ndalohet në SHBA (përveç Nevadës), Afrikë dhe Japoni, Kinë, ku ka lëvizje për amendim, Pakistan dhe Tailandë, ku ndalimi është i pjesshëm si edhe në Jemen dhe Arabinë Saudite, ku dënohet me vdekje. Shqipëria evidentohet botërisht si një vend, që nga njëra anë e ndalon prostitucionin, por nga ana tjetër funksionon si burim për trafikimin e skllaveve shqiptare të seksit drejt Perëndimit.

A e justifikon veten diskutimi publik për dekriminalizimin e tij? 

Nisur nga synimi për t’i prerë apo ngushtuar sferën e veprimit kriminalitetit të organizuar, sigurisht që po! Me kusht, që qasjet të jenë të zhveshura nga pseudomoralizmi dhe seksizmi.

Prostitucioni nuk është fenomen natyror, por produkt shoqëror. Cilësimi i shpeshtë si “zanati më i vjetër i botës” e justifikon ekzistencën e tij po aq pak sa ç’do të justifikonte vazhdimësinë e skllavërisë. Po fakt është, se bota ka pasur dhe ka nevojë për të – madje dhe bota jonë – dhe për sa kohë që kërkesa mbijeton, ajo do të vazhdojë të prodhojë pashmangshmërisht edhe oferta. Prostitucioni është padyshim një rrugë për të siguruar të ardhura jominimale, të pamundura ose të vështira për t’u fituar ndryshe. Se për sa kohë tregu i punës kërkon një kualifikim që mungon, nga puna e keqpaguar s’tepron gjë dhe martesa për para të shndërron në robinë, prostitucioni do të vazhdojë të shërbejë si alternativë ndaj çdo pune të rëndomtë apo martese të detyruar.

Po nëse është kështu, ç’argumente flasin pro dhe cilat kundër liberalizimit të prostitucionit?

Argumentet pro u referohen të drejtave të njeriut – ato kundër, bazohen te vijimi i denatyrimit të tyre edhe në kushtet e legalizimit.

Në një qasje të ftohtë liberale ndaj çështjes, ndalimi i prostitucionit me ligj kufizon mundësitë e ushtrimit të tij si profesion për sigurimin e jetesës dhe përbën për këtë arsye shkelje të të drejtave të njeriut. Se nëse dikush zgjedh të ofrojë seks në këmbim të pagesës, për këtë me siguri që ekziston një arsye e fortë, që e bën vendimin alternativën më të mirë në realitetin ku individi jeton. Dhe nëse ky opsion bie – ligjërisht apo shoqërisht – individit i duhet të kërkojë një alternativë tjetër të çfarëdollojshme, çka përbën kufizim të së drejtës së tij për punësim. Por kritikët vërejnë, se legalizimi i prostitucionit nuk do të thotë automatikisht shtim mundësish punësimi për gratë, pasi sipas vetë prostitutave të intervistuara, prostitucioni nuk është zgjedhje por pamundësi për t’u punësuar ndryshe. Duke iu referuar një studimi të kryer në pesë vende të Europës Perëndimore – kundërshtarët globalë të legalizimit vënë në dukje, se edhe vetë gratë e përfshira në prostitucion janë kundër trajtimit të prostitucionit si punë të ligjshme, pasi kjo sipas tyre sjell me vete rreziqe akoma më të mëdha nga shfrytëzuesit e dhunshëm.

Në fakt, si ekzistenca ashtu edhe dekriminalizimi i prostitucionit janë të mundura vetëm në një kulturë ku seksi nuk ka si parakusht barazinë e partnerëve, por vullnetin e njëanshëm. Kështu shoqëritë patriarkale priren ta shohin seksin si një akt të njëanshëm, gjatë të cilit nuk është relevante dëshira e gruas, po vetëm pëlqimi i saj formal. Në kushtet kur dikush që dëshiron seks mund ta kënaqë dëshirën e vet në një marrëdhënie të kryer pavarësisht dëshirës së partneres, janë të gjitha mundësitë, që ai ta marrë këtë kënaqësi kundrejt pagesës edhe gjetkë. Megjithatë kritikët vërejnë, se liberalizimi i prostitucionit nuk zbut kurrfarë tensioni social. Sipas tyre, ai ka vlerë vetëm për industrinë e seksit, pasi heq stigmën, shndërron trafikantët në sipërmarrës dhe çliron kërkesën për tregun e seksit nga skrupujt moralë apo frikërat sociale.

Ndërsa mbështetësit e legalizimit, përshirë të gjitha organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e mbështesin dekriminalizimin e prostitucionit, për të nxjerrë nga ilegaliteti dhe hequr nga rruga, keqtrajtimi dhe diskriminimi punonjëset e tij, për kritikët, legalizimi nuk e përmirëson dot statusin e tyre – se nëse në rrugë ato mund të kenë mundësi t’i shmangen rrezikut dhe të refuzojnë praktikat e rrezikshme e denigruese, në mjediset e mbyllura janë thjesht robina të punëdhënësve. Sipas tyre, legalizimi shkon gjithsesi vetëm në interes të klientëve. Në pjesën dërrmuese të rasteve ato janë edhe viktimat, që infektohen nga klientët për shkak të seksit të pambrojtur, të cilin nuk e refuzojnë dot pa pasur pasoja edhe në kushtet e legalizimit.

Diskutimi është shumëplanësh, delikat dhe i rëndësishëm – ai kërkon njohuri dhe tolerancë, drejtësi dhe humanizëm, qasje të kthjellët dhe gatishmëri të sinqertë për angazhim social. Po para së gjithash kërkon kurajë për të mos mbyllur sytë, gatishmëri për prononcim pa komplekse dhe përgjegjësi për rekomandime të mbështetura dhe perspektiva me vlerë shëruese.

Një diskutimi të tillë koha nuk i ka ardhur…, në fakt i ka shkuar…

Se kur pasojat e dukurisë zhvatin e godasin në të katër anët – në qendër dhe në periferi, në shtresat e larta dhe në rrogozet e ndyta, si mbijetesë apo si krim i organizuar…, s’ ka struc që fshihet dot duke mbyllur sytë … .

Ndaj më mirë t’i hapim – edhe sytë edhe gojën…

/Burimi: Mapo/

FRONI I PERËNDIVE! TOMORI, ATY KU ZOTI FLET SHQIP – Nga AZGAN HAKLAJ

“Pa Atdhe nuk ka Fe”

 (Profeti Muhamed)

 

Përpara se grekët e lashtë të krijonin zotat dhe të mitizonin Olimpin si fron të Perëndive, Mali Zot i Tomorit, apo Baba Tomorri siç shprehej poeti ynë rilindas, Çajupi, ishte një nga tempujt më të shenjtë e më të njohur të Botës që nga epoka pellazgjike.

Vazhdimësia e adhurimit të këtij tempulli madhështorë të besimit e të natyrës, njëherësh nga shqiptarët, tregon jo vetëm autoktoninë e racës Pellazgo-Iliro-Arbërore, por njëherësh edhe faktin kuptimplotë se stërgjyshërit tanē apo “Pellazgët Hyjnorë”, siç shpreheshin për ta mendjendriturit e Rilindjes Kombëtare.

Ata patën krijuar që në krye të herēs një marrëdhenie speciale e të drejtëpërdrejtë me Zotin e Dheut, të cilin grekët e vjetër të ardhur shumë shekuj më pas, në territorin ku dikur lulëzonte jeta, kultura dhe civilizimi pellazgjik, e tjetërsuan me dinakëri në Zeus dhe e vendosën me seli në Olimp.

Tomorri, i vendosur në kërthizën e trojeve të stërlashta Pellazgo-Ilire, është faltorja ku të parët tanë i blatonin lutje dhe dhurata Krijuesit të Gjithësisë.

Kulti i 12 perëndive pellazge ishte aq frymëzues për Aleksandrin e Madh, nëna e të cilit Olimbia ishte bijë e Mollosëve, fis epriot, sa në përfundim të fushatës së tij triumfuese në Lindje, ky Perandor e strateg gjenial i racës tonë ngriti nē Indi, një panteon madhështorë, në përkujtim të tyre.

Si kryekult i historisë të besimeve tona Baba Tomori gërsheton më shumë se cilido vend tjetër vazhdimësinë dhe shtresëzimin e besimeve nga ai Pagan, Paleokristian dhe së fundmi Bektashizmin, të themeluar nga Ilministi Hyjnorë Haxhi Bektash Veliu.

Bektashizmi Shqiptar u identifikua që në lindje si një fe kombëtare, i cili me figurat më të shquara të tij dhe përmes tempujve, diturisë, mbajti të ndezur pishtarin e lirisē e të dashurisë për Atdheun.

Nuk është rastësi që Vëllezërit Frashëri së bashku me Pashko Vasën konsiderohen me tē drejtë “etërit e nacionalizmit e të Rilindjes Kombëtare”.

Vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Ismail Qemali, Aqif Pashë Elbasani, Murat Toptani e të tjerë ideologë e Prijës të Lirisë, të dalë nga gjiri i Komunitetit Bektashian, janë krenarija jonē dhe ballina e historisë tonë kombëtare.

Asnjë besim tjetër nuk e ka bërë të vehten shprehjen profetike të Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, siç e ka bërë Komuniteti Bektashian.

Flamuri Shqiptar, Kuqezi shpaloset madhështorë nē Selinë e Shenjtë tē Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ashtu si në objektet e kultit të saj në mbarë trojet etnike të Kombit Shqiptar.

Tomori është kështjella e pamposhtur e Lirisë, e historisë kombëtare dhe e identitetit tonë etnik.

Dhjetra perandorë i kanē rënë kryq e tërthorë Shqipërisë dhe Ballkanit. Kanë ikur dhe janë varrosur në gërmadhat e historisë pa ja arritur dot të zhdukin dhe të asimilojnë gjuhën tonë Hyjnore, gjuhën me të cilën vetë Zoti ju flet në këtë tempull madhështorë mbarë njerëzimit.

“Aty ku është shpirti i Zotit, aty është Liria”, thotë një fjalë e urtë latine.

Liria e Kombit Shqiptar ka selinë këtu në Tomor.

Strategët dhe mbretërit e ndritshëm ilirë, Bardhyli, Pirro, Agroni e Teuta i faleshin Tomorit dhe e adhuronin si Fron të Zotit.

Perandorët ilirë të Romës dhe shenjtorët kristianë të trojeve tona e njihnin më së miri dhe evokonin me krenari historinë e tij.

Historia më e lashtë e Shqipërisë rrotullohet rreth Tomorit Hyjnorë, rreth Malit-Zot, ashtu siç rrotullohet Toka rreth boshtit të saj.

Baba Tomori është kryefjala dhe kallzuesi më autentik i gjenezës shqiptare. Aty gjendet kulmi, shkëlqimi i lavdisë, shenjtërisë dhe madhështisë të Kombit Shqipëtar. Nga ky kulm i lartë mund të shohësh larg e thellë, të çash mjegullnajën e kohës e tisin e hapësirës, të fluturosh si shqiponjë dodoniane, zeusiane.

Edhe pse koha me largësinë e saj kërkon ta zvenitë këtë madhështi, konturet e tempullit të lashtë gjithnjë rriten në horizont.

Emrat e Tempullit të lashtë të Tomorit e Dodonës pellazgjike, e cila u ba orakulli i Zeusit, Perëndisë më të fuqishme të mitilogjisë grekem dokumentohen herët në histori.

Në poemat e Homerit ata janë versnikë, binjakë. Tek Iliada citojmë: “O mbret, Zeus, Dodonës pellazgjik, që banon larg, duku sunduar Dodonën ( Tomorin e sotëm), që e rrahin dimra të egër”.

Historiani Aravantioit në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 nënvizon: “Dodona ishte qendër pellazge, parahelene, shumë më e hershme se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke”. Këtë konstatim e kanë pranuar edhe autorët më të zeshëm helenë.

Babai i historisë greke, Herodoti, apostrofon faktin se: “Faltorja e Dodonës është më e vjetra mbi dhé”, pra më e lashta dhe aty vinin blatime nga të gjithë popujt e Evropës që ndodheshin nē veri tē Ilirisë.

Hesiodi në poemën”Carmina” përshkruan Hellopinë dhe e cilëson si atdheu i Dodonës. Ai pohon se: “Dodona dhe lisi ishin qendrat e pellazgëve”.

Pseudo Skylasi, Tuqiditi, Klod Ptolemeu, Tit Livi dëshmojnë se “elejtë”, fis epiriotë, përkatësisht ilirë, u përhapën në Italinë e Jugut.

Eskili, shek. V p.e.s., tek ” Prometeu i lidhur” na thotë: “Kur të keni arritur në tokën e Molosëve të Dodonës së Sipërme ka një orakull dhe tempull të Jupiterit Thesprot”. Ai pohon se Tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë që është Tomori i sotëm.

Rilindasi Sami Frashëri shkruan se edhe në kohët më të qytetëruara të Greqisë, Tempulli i famshëm i Dodonës, që gjindej në Epir, u përkiste pellazgëve. Priftërinjtë, që shërbenin në tempull, dhe popullsia rreth tij flisnin gjuhën e pellazgëve. Vizitorët që vinin nga krahinat greke merreshin vesh me përkthyes. Priftëreshat e faltores së Dodonës (Tomorit të sotëm) nuk flisnin helenisht.

Në mitilogji thuhet se të gjithë njerëzit që vinin nga të gjitha anët e botës kërkonin të dinin parashikimin e fatit të tyre.

Tri gratë që përmend Straboni lidhen me emrin e fisit “Graik”, “Gratë” që gjendeshin në Epir. Fjala gra është vendase, pellazge, shqipe.

Babai i historisë greke, Herodoti, thekson një fakt të madh shkencor për tempullin më të lashtë të Botës: “Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, prej kësaj vatre, tradita e shenjtërisë së Zeusit është përhapur në drejtim të Greqisë sotme e më gjërë.

Në këtë Mal-Zot kremtohet festa e Abaz Aliut, Heroit të Luftës së Qerbelasë, figurë emblematike e Peligrinazhit Botërorë e gërshetuar me mitin e Dodonës, më dt. 20-25 gusht të çdo viti. Gjurma e Abaz Aliut lidhet me historinë dhe legjendën se si ai ka ardhur në Tomor.

Rilindasi yni i Madh, Naim Frashëri, në poemën “Qerbelaja” thotë:

“Abaz Aliu zu Tomorë,

Erdhi afër nesh .

Shqipëria s’mbetet e gjorë,

Se Zoti atë e desh”.

Heroi i Luftës së Qerbelasë trashëgoi fuqitë e tij të mbinatyrshme dhe prej këtej për pesë ditë shkoj në Olimp, prandaj dhe Peligrinazhi i Malit të Tomorit që nga koha e ardhjes së Abaz Aliut, kremtohet nga dt. 20-25 gusht për pesë ditë rresht të qëndrimit dhe largimit të tij.

Ditët e Tomorit janë ditë blatimi dhe lutjesh për Perënditë, janë ditë përkushtimi dhe flijimesh, për çdo njeri pavarësisht çfarë besimi ka.

Ky Peligrinazh, tashmē i përvitshëm, ka marrë përmasa botërore.

Në Tomor, në Olimpin Shqipëtar, Perëndinë e ligjësisë, selinë e Zanave të Maleve siç e quan poeti ynë Naim Frashëri tek “Bagëti e Bujqësi” apo “Hija e Tomorit”, ndryshe: “Perëndia e Tomorit” tek ” Gjahu i malësorëve” të Kristoforidhit, edhe këtë vit do të marshojnë qindra mijëra peligrinë nga e gjithë bota.

Jo larg prej ketu janë trojet e Qypryllinjëve të kësaj dinastie të shquar, nga rradhët e të cilës dolën kryeministrat, burrështetas e reformatorë të mëdhenj, të cilët ngritën Perandorinë Osmane nē apogjeun e saj dhe lanë gjurmë të thella në histori.

Vetë Mustafa Qemal Ataturku, “Babai i Turqisë moderne” kur Kryegjyshata Botërore Bektashiane e vendosi selinë në Tiranë, i është shprehur një diplomati të huaj se: “Bektashizmi ështē kurora e artë e Islamizmit dhe ajo i takon Shqipërisë.

Poeti ynë Naim Frashëri, ideolog i Bektashizmit, i atdhedashurisë e njëherësh patriark i kulturës tone, me postulatin memorial: “Ti dritë që lind andej nga perëndon” e ka konstruktuar bektashizmin si një besim thellësisht atdhetarë, kombëtarë dhe evropian njëherësh.

Nëse toleranca fetare është kryevepra e civilizimit dhe humanizmit shqiptar, kontributi i udhēheqësve të klerit dhe liderëve shpirtërorë të Bektashizmit është i dorës së parë dhe i një rëndësie historike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Tre dekada më parë Nanë Tereza e bekoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe u përqafua si motra me vëllanë me Haxhi Dede Reshat Bardhin. Këta bij të pavdekshëm të Shqipes janē shenjtorët më të ri të Racës Arbërore. Nënë Tereza dhe Reshat Bardhi këta banorë të përjetshëm të parajsës janë simbolet më tē ndritura, jo vetëm të unitetit shpirtërorë, por dhe kulturorë e politik të Kombit Shqiptar.

Bektashizmi dhe Shqipëria janë një dhe të pandarë,  ashtu siç është trinomi ynë, Gjuha-Kombi dhe Flamuri.

Është nderi dhe privilegji më i madh që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore është sot dhe përjetësisht në Tiranë në Kryeqendrën e Kombit Shqiptar.

Shpirtëndrituri Dedë Reshati e pat bekuar Flamurin Shqiptar që Forcat tona të Armatosura e shpalosën me krenari në misionet paqeruajtëse në Afganistan, nē Irak, por edhe Flamurin Amerikan si simbol të Atdheut të Lirisë.

Ky është mesazhi i Bektashizmit Shqiptar. Paqe, Harmoni, Tolerancë, Vllaznim. Bashkim në një Shtet-Komb të orientuar nga vlerat evropiane, të lirisë, demokracisë dhe progresit.

“Pa Atdhe nuk ka Fe”.”Jetëgjatësia e një populli varet nga jetëgjatësia e trashëgimisë shpitërore të tij “

Këto profeci të Profetit Muhamed, misionet e përbashkëta Kombëtare e Hyjnore konkretizuan një bashkëpunim të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar dhe Kryegjyshatës Botërore, nën kujdesin e veçantë të Haxhi Dede Edmond Brahimajt.

Më dt. 22 gusht në Malin Zot-Tomor do të organizojmë Koncertin Tematiko-Artistik, që vitin tjetër do të kthehet në Festival i përvitshēm Kombëtarë: “Froni i Perëndive”.

Këtë vit do të marrin pjesë artistë, grupe artistike, shoqata kulturoro-artistike nga tē gjitha trojet etnike.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar nderon me Titullin:
” Misionar i Kombit” Kryegjyshin Botërorë të Bektashizmit Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Vitin tjetër e në vazhdim, hartës së festivaleve kombëtare të organizuara nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar tash 15 vite, do t’i shtohet dhe një Festival Hyjnorë, i përvitshëm. “Froni i Perëndive”.

Ky bashkēpunim vjen pas një bashkëpunimi me sukses me Kumunitetin Musliman në Tiranë. Para disa vitesh, për herë të parë në një spektakel madhështor, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, në Pallatin e Kongreseve, organizoi për herë të parë Ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Çdo vit, në bashkëpunim me Agjensinë e Spektakleve “Jehona e Shkodrës”, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar organizon me rastin e Krishtlindjeve. më 25 dhjetor: “Sofrën Shkodrane”.

Ne, Shqiptarët, duhet të jemi krenarë për historinë tonë.
Gjeneza jonë është e hershme, heroike, e lavdishme, atdhetare e patriotike.

Ndihemi krenarë që kemi tempullin më të lashtë të botës, Dodonën pellazgjike, Tomorin e sotëm, orakullin dhe faltoren e Zeusit, Perëndisë më të fuqishme të mitologjisë, greke dhe prejardhja e tij është prej trojeve tona, prej parardhësve tanë, e dokumentuar dhe e pranuar nga studiuesit e botës, por edhe nga vetë ata helenë.

ZOTI KRYEMINISTËR, KTHEJANI QETËSINË ESENINIT SHQIPTAR, LASGUSH PORADECIT – Nga Besim Ndregjoni

Në fillim të muajt gusht ndodhesha me pushime në Pogradec në qytetin e Mitrushit e të Lasgushit ku perla e mrekullueshme hyjnore liqeni,  i jep këtij qyteti, madhështinë e bukurinë natyrore  me pamjen e magjishme që  do ta kishte lakmi çdo krahine apo qytet në botë.  Po shëtisja me miqtë e mij pogradecar ish të përndjekur politike dhe rastësisht përjetova një debat  në mes dy rojeve të lokalit 1 Maj,  dhe dy zonjave të nderuara bijat e poetit të madh lirikut të pazevendësushëm  shqiptar me përmasa botërore Lasgush Poradecit. Godina e 1 Majit ishte në tokën e Lasgushit të  madh, e ndërtuar mbas viteve 90 e përkrahur nga pushtetet politike,  rojet nuk u  jepnin të drejtë zonjave të parkonin makinën në pronën e tyre të trashëguar brez mbas brezi. Debati ishte sa qesharak dhe aq tragjikë.  Ata që kishin ndërtuar godinën në tokën e Lasgushit, nuk lejonin pronaret e ligjshme të pushonin në pronën e tyre. Ata që kishin përkrahjen e mafies pushtetare, silleshin me zonjat e nderuara si xhelatë duke u mohuar  qëndrimin në pronën e ligjëshme.  Duke dëgjuar këtë debat në mes pronareve të ligjshëm dhe mbrojtsve të hotelit të pa ligjshëm, mendja të shkonte larg në kohë, kur barbarët komunistë , në vitet 44-90 i nxirrnin  pronarët nga pronat e tyre dhe i degtisnin rrugëve të Shqipërisë si muhaxhirë. Viktimat e pafajshëmm ishin bijat e Lasgushit poseduese e kësaj prone. Kurse mafia e pushtetit sillet si padrone ndaj këtyre viktimave që si qytetare të dermuar nga sorollatja nëpër gjygje për 27 vite  nuk janë në gjendje të gëzojnë pronën. Këto viktima të diktaturës dje dhe të “demokracisë”  sot , kan një emër, janë pronarët e ligjshëm zoti Kryeministër, janë Maria, dhe Konstandina dy bijat e poetit LLazi Gusho, Lasgushit të pavdekshëm. Janë qytetare dhe  pronare në  qytetin e tyre. Lasgushi i madh i poezisë shqipe dje në diktaturë,  përbuzej nga regjimi, që si thurte lavde komunizmit . Sot vajzat e Lasgushit, zoti Kryeministër e shohin veten të përbuzura, e shohin veten si “lecka të hedhura poshtë” nga ata që nuk pranojnë të trazohen nga tregimet e tyre-historira të kaluara që u kujtojnë pushtetarve karierën gjatë regjimit komunistë. Në Pogradec tregonin se turizmi e kishte  pronë një ish ministër finance të pushtetit aktual, disa hotele janë të ish ministrit të mbrendshëm, po të kësaj qeverie,  vila në Hudenisht jane të filan deputeti të  majtë në parlamentin e tanishëm shqiptar  etj .  Dhe asnjë pronarë i  ligjshëm në Pogradec nuk kishte një vilë apo një hotel. Para ndërgjegjeve të këtilla ne ballafaqohemi nga një rrezik vdeksor: Ringjallja e diktaturës me një maskë të re.

Pronarët shqiptar dje në kondita ekstreme mbrotjen të drejtën , të vertetën, njerzoren dhe nderin e kombit shqiptar. Padrejtsia në këtë vend zoti Kryeministër është kthyer  në formën ma të keqe  të sundimit  duke hedhur mbi vete  mantelin e “demokracisë’.

Kohët kan ndryshuar , sistemet diktatoriale e politike, shkojnë e vijnë, por pronarët të përndjekur me karakter  dhe koncepti i tyre njerzor  janë vlera të përhershme. “Prezenca e së keqes” në shoqërinë shqiptare  do të përfundoi në mënyrë të paevitueshme në korruptimin  e plotë  të atyre  që sundojnë, ose në revoltën e atyre që persekutohen. Është bërë  zakon në Shqipëri që për të mbuluar të vërtetën, qeveritarët  akuzohen si “shfrytëzues”e “parazite”sepse shumë prej tyre kërkojnë dhe marrin pasurinë dhe pronat e sekustruar  pa të drejtë nga regjimi diktatorial.

Në Kushtetutën Amerikane gjinden tri fjalë që përcaktojnë filozofinë e themeluesve të kësaj demokracie të madhe: liria, jeta dhe kërkim për lumturi (life, liberty and the pursuit of happiness) Në thelb, koncepti i pronës private kishte aq rëndësi sa edhe jeta dhe liria.  “Prona private “ ( the private property) është diçka që i takon vetëm pronarit të ligjshëm, don të thotë  një e drejtë   ekskluzive me e gëzue  në kuptimin më të gjërë të fjalës, çdo gjë që ka një çmim ose një interes  e konsiderohet  kryesishtë si burim pasurie.

Prona private është burimi i të ardhurave që i shërbejnë plotsimit e nevojave material  e kulturore vetiake e familjare. Një  gjendje e  këtill e bën pronarin e lire e të pamvarun nga shteti, I pamvarun në një shoqëri ku sundon ligji, individi quhet qytetar i lire. Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri koncepti i pronës ndryshoi rrënjësisht, ajo u përcaktua  si “diçka që është në përputhje  me parimet  e një shoqërie që i përgjigjet kërkesave të moralit komunistë” Kjo don të thonte pasuri shtetërore , koperativiste dhe jo private. Natyrishtë pronarët e kundërshtuan dhe përfunduan në burgje dhe kampe përqendrimi. Kështu jetoi Shqipëria 45 vite  diktaturë.

Por absurditeti i një zhvillimi të këtill çfaqet sot kur sistemi komunist është përmbys dhe metodat e tia vazhdojnë të aplikohen nga qeveritare të indoktrinuem  që refuzojnë të pranojnë kuptimin e mirfilltë të pronës private: jetë të lire e të pamvarun nga “shteti”.  Është asurde kur shihen sot viktimat e regjimit komunistë ish pronarë të sillen vërdallë zyrë në zyrë e gjykatë në gjykatë për pasurinë e trashëgueme dhe sorollaten përpara një administrate shurdh –memece  që sundon këtë vend, dhe jo nga “shërbestarë”  e demokracisë të shoqërisë së lire.

Zoti Kryeministër kthejani qetsinë Lasgushit në botën e amshuar, kthejani pronën Eseninit shqiptar dhe gëzoni bijat e tij duke ju dhënë pronën e tyre. Aborgoe ligjin famkeqë 7501 dhe atëhere do të ndërtoni shtet, shtet të së  drejtës. Mos aborgimi i këtij ligji dhe mos kthimi i pronës tek i zoti është një këmbanë dhe paralajmrim për të gjithë ata që sot heshtin e qëndrojnë indifferent.  Koha do ta tregojë!

Besim Ndregjoni

 

 

Dalja e parë pas aksidentit…ja si duket ish-ministri Arben Ahmetaj (Fotot)

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident të rëndë rrugor fiks një më muaj më parë në Maqedoni, duke mbetur i plagosur.

Në aksidentin e 16 korrikut u plagosën 14 vetë, pasi “Range Rover” i drejtuar nga shoferi i Ahmetajt, u përplas me një autobus dhe dy makina të tjera. Makina rrëshqiti si pasojë e reshjeve të shiut.

Fatmirësisht, ish-ministri i Financave duket se e ka marrë veten nga aksidenti. Ai u fotografua sot nga gazetarët e “Gazeta Shqiptare” në qendër të Tiranës.

Ahmetaj mban paterica, me sa duket deri në rikuperimin e plotë të tronditjes që i la aksidenti.

Fotot janë shkrepur përballë “Taivanit”, pak metra larg zonës së ish-Bllokut.

 

VANGJUSHI I DURRËSIT DHE “VANGJUSHËT” E TJERË – Fejton nga TANUSH KASO

Kryebashkiaku i Durrësit, i rizgjedhur me votën e vjedhur a të blerë, nga më pak se gjysma e  atyre që shkuan në votime, është bërë i njohur prej kohësh si armik numër një i monumenteve historike e kulturore të atij qyteti të lashtë. Pa përfillur protestat e shtetasve shqiptarë, të historianëve dhe të intelektualëve atdhedashës të Durrësit e të Shqipërisë, ai u ka vënë kazmën disa monumenteve me vlera të pazëvendësueshme. Ky “guxim i tepruar” i tij, nuk vjen vetëm nga mania e fitimit prej firmave të  ndërtimit, por edhe nga mungesa e respektit ndaj çdo gjëje shqiptare, për shkak të prejardhjes së tij joshqiptare.
Në fare pak raste ai është detyruar t’i ndërpresë punimet e ndërtimit mbi monumentet historike të rrënuara pjesërisht, duke i lënë të rrethuara ato zona, si varreza të mëdha e të frikshme.
Por, ndryshe ka vepruar me atë shatërvanin shekullor e mjaft të bukur, me vlera arkitektonike e historike, që gjendej në sheshin përpara Bashkisë. Me gjithë protestat mbarëqytetare të patriotëve durrsakë, pa dallim bindjesh politike, ai e bëri të vetën: e zhduku atë nga sheshi, sepse i vriste sytë, sa herë që kalonte para tij për në zyrën e vet. Po çfarë kishte menduar të sajonte në atë shesh, me atë fantazinë e tij “pjellore”? Asokohe u hapën fjalë se donte të ndërtonte një objekt të kultit fetar ortodoks sipas stilit grek, për t’i bërë qejfin Janullatosit. Dhe ndofta ato nuk kanë qenë thjesht “thashetheme”. Por, Vangjushi nuk guxoi ta bënte atë; sigurisht mbas ndonjë ndërhyrjeje nga lart, për të mos ndezur frymën e protestave masive dhe të komenteve të padëshiruara. Mirëpo një ditë, teksa vështronte i kënaqur sheshin e zbrazët, simbol i fitores së tij mbi vullnetin e qytetarëve, gati sa nuk thirri me të madhe “Eureka”!  Sepse ai e kishte gjetur se çfarë do të ndërtonte në vendin e shatërvanit të dikurshëm. Ndonëse nga trupi ai hyn në kategorinë e shkurtabiqëve, dhe si i tillë nuk mund të ketë qenë kurrë ndonjë basketbollist i shkëlqyer, Vangjushi vendosi të ndërtojë aty, mu përpara derës së Bashkisë, një fushë basketbolli!
Kuptohet se këtë “vepër të katërvjeçarit”, që pritet të përurohet së shpejti me ceremoni, ai e krijoi për t’u bërë qejfin miqve të tij trupgjatë të Durrësit e të Tiranës.
Vangjushi i Durrësit, ka dhënë prova se është edhe armik numër një i librave shqip. Drejtuesit e Bibliotekës së atij qyteti, ka kohë që kanë dhënë alarmin  se po dëmtohen mijëra libra e po dalin jashtë përdorimit, për shkak të lagështisë, të ngushtësisë së vendit dhe të kushteve tejet të papërshtatshme. Është shkruar e folur edhe në mediat qendrore për këtë çështje shqetësuese. Megjithatë, Vangjushi e ka bërë veshin e shurdhër dhe asqë e ka vënë fare ujin në zjarr për zgjidhjen e këtij problemi. Ai tip, që duket se nuk ka lexuar asnjë libër jashtëshkollor në jetën e tij, nuk ka sesi ta njohë vlerën e vërtetë të librave. E quan si një objekt pa kurrfarë rëndësie Bibliotekën e qytetit, ku rendin çdo ditë për të thithur dituritë, nxënësit, studentët dhe qytetarët e tjerë durrsakë. Kjo mospërfillje e tij, mund të jetë edhe ngaqë nuk parashikon ndonjë përfitim të madh vetjak, në të holla, nëse do t’i hynte punës për rikonstruksionin e Bibliotekës së qytetit.
Moskokëçarja e Vangjushit të Durrësit, për Bibliotekën dhe për librat shqip, na kujton edhe ata “Vangjushët” e Korçës, të cilët ca vite më parë asgjësuan disa mijëra libra shqip, me justifikimin absurd se “ishin të vjetër dhe do të zëvendësoheshin me libra të rinj”! Mos vallë ata zotërinj ishin aq injorantë sa të mos e dinin se librat, ashtu si vera, sa më të vjetër të jenë, aq më shumë vlerë kanë?! Apo ishte thjesht një veprim antishqiptar i elementëve drejtues të atij qyteti, të frymëzuar nga fqinjët e jugut? Pati disa reagime mediatike për atë ngjarje; por, asnjë ndërhyrje nga organet qeveritare kompetente.
I pakuptueshëm është edhe qëndrimi i drejtuesve të mëparshëm e të tanishëm të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Nuk thuhet arsyeja e vërtetë e mosfunksionimit të Bibliotekës së vjetër në rrugën e Elbasanit, ku mbahen të ndryrë dhe flenë prej shumë vitesh, disa mijëra libra me vlerë, në gjuhë të huaja. Ndërkohë aty qëndrojnë dhe paguhen më kot disa punonjës. Sipas njërës prej atyre nëpunëseve, arsyeja qenka se dyshemeja e katit të dytë nuk mban dot peshën e lexuesve dhe rrezikon të shembet. Po edhe mbas më shumë se njëzetë vjetësh, ajo as është shembur dhe as është vënë dorë për ta rikonstruktuar. Është mëkat që ajo ndërtesë e madhe dykatëshe, që dikur shërbente për bukuri si Bibliotekë Kombëtare, vazhdon të mbahet e mbyllur, për shkaqe të panjohura.
Po zjarri që ra papritmas në Bibliotekën aktuale Kombëtare dhe që asgjësoi disa mijëra libra, si mund të shpjegohet? A ndodhi nga shkaqe natyrore, apo nga veprime ose mosveprime njerëzore?
Mos ka pasur e ka edhe aty ndonjë “Vangjush” a “Vangjushkë”? Si është e mundur që ajo ngjarje e paparë në historinë e kësaj Biblioteke dhe që tronditi kryeqytetin e mbarë Shqipërinë, të mbetet pa asnjë fajtor? Dihet se për objekte të kësaj rëndësie, ligji parashikon një varg masash parandaluese, për mbrojtjen nga zjarri dhe për rreziqe të tjera të mundshme. Drejtoria duhet të kontrollojë zbatimin e tyre me përpikmëri. Policia zjarrfikëse është e detyruar të ushtrojë kontroll të rregullt kohëmbaskohe. Janë të punësuar aty edhe elektriçistë të mirëmbajtjes, të cilët përgjigjen për çdo difekt që ndodh. E megjithatë, mbas atij zjarri e dëmi të madh të shkaktuar, “faji mbeti jetim”. Askush nuk e mori përsipër dhe të gjithë dolën “pa u lagur aspak”.
Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ajo ngjarje, nuk është bërë transparenca e plotë për publikun e gjerë. Nuk është treguar qartësisht se si dhe pse u shkaktua zjarri. Kujt i bie përgjegjësia kryesore për atë dëm të madh. Drejtuesit e Bibliotekës nuk mund të mbrohen me formulën e zakonshme “një shkëndijë elektrike”, kur kemi të bëjmë me një objekt të një rëndësie të veçantë dhe jo me një ndërtesë të çfarëdoshme. Ende sot nuk është bërë bilanci dhe nuk është dhënë informacioni zyrtar se sa libra u shndërruan në hi dhe cilët ishin ata. Biblioteka Kombëtare nuk i është kthyer normalitetit dhe nuk ka rinisur t’u shërbejë lexuesve me librat që u nevojiten.
Në pamjen e jashtme, ky institucion shtetëror me emrin kumbonjës “Biblioteka Kombëtare”, duket sikur funksionon normalisht. Sepse hapet e mbyllet rregullisht. Dhe po rregullisht paguhen një numër jo i vogël punonjësish, që nga rojet, pastrueset, nëpunësit e thjeshtë e deri tek “punonjësit shkencorë” dhe drejtoresha. Kësaj të fundit, nuk është çudi që një ditë t’i jepet ndonjë titull nderi a dekoratë, siç iu dha paraardhësit të saj, titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”.

 

Dorëhiqen ministrat teknikë

Tre muaj pas marrëveshjes “Rama-Basha”, ministrat teknikë të Partisë Demokratike bënë aktin formal të largimit nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes për të monitoruar nga afër sjelljen e administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.

Partia Demoratike thotë se ky nuk është një objektiv i arritur, sepse sipas kreut të saj Lulzim Basha, Edi Rama i kishte blerë zgjedhjet përpara arritjes së marrëveshjes.

Megjithatë, ministrat teknikë qëndruan në detyrë edhe gati dy muaj pas zgjedhjeve për të hartuar raportin për standardin e zgjedhjeve.

Top Channel mësoi se raporti ka përfunduar dhe menjëherë pas tij, ministrat kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet. Për ta bërë këtë, ata nuk i ka penguar mungesa e kryeministrit për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë ku bënin pjesë.

Hallka lidhëse ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nëpërmjet të cilit kalonin vendimet dhe kryhej komunikimi për funksionimin e tyre. Përpara se të jepnin dorëheqjen, disa prej ministrave teknikë i kishin kaluar më parë kompetencat te zëvendësministrat përkatës: ministri i Brendshëm, i Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

Por me përfundimin e raportit për zgjedhjet, duke dhënë dorëheqjen, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Qeverinë “Rama” rrëzojnë çdo tezë për një bashkëqeverisje Rama-Basha, për të cilën kreu i opozitës është sulmuar edhe nga kritikët e tij brenda Partisë Demokratike.

Vazhdojnë zjarret në Shqipëri, ja situata në 24 orët e fundit

Emergjencat Civile kanë bërë me dije situatën në 24 orët e  fundit në të gjithë vendin, ku mësohet se janë shënuar 5 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 50 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, 48 punonjës të Pyjores dhe të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU VLORË

Janë ende aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq dhe Delvinë. Situata ka qenë problematike në fshatrat Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme, bashkia Finiq, si dhe në pyllin e Pilloit të fshatit Vergo, bashkia Delvinë.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse, punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës, është angazhuar dhe një helikopteri duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

QARKU TIRANË

Vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Sinaballaj të bashkisë Rrogozhinë. Zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura edhe nga një helikopter po punojnë për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit.

QARKU GJIROKASTËR

Kanë vazhduar të jenë të ndezura disa vatra zjarrit në Jorgucat të bashkisë Dropull dhe në fshatrat Kardhiq dhe Dhoksat të bashkisë Gjirokastër. Zjarrfikësit dhe forca ushtarake kanë punuar duke shuar plotësisht zjarret në Dhoksat, ndërsa vijon operacioni për shuarjen e vatrave të fshehura në fshatin Jorgucat dhe Kardhiq.

QARKU KORÇË

Është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha në fshatin Panarit, bashkia Korçë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të mbështetura nga forca ushtarake, por kërkohet ndërhyrje nga ajri, për shkak të vështirësive të terrenit.


Send this to a friend