VOAL

VOAL

Muzikë greke në makinë, Habilaj vishej te ‘Hugo Boss’: Vetëm çorapet i bleva 320 euro

Qarkullonin shumë para në duar dhe visheshin mirë. Një nga përgjimet po në makinën e Habilajt, mes Moisi Habilaj dhe anëtarit të bandës së tij të trafikut Eneo Sulaj nxjerr në dritë disa nga shpenzimet që ata bënin për veshje.

 

Përgjim i datës 10.1.2014

Dëgjohet të hapet dera e makinës. Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke.

Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss. Moisi thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm corapet i ka blerë 320 euro.

Më pas Moisi komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.

Moisi: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…

Eneo: I shiste, apo…

Moisi: jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta coje në të sëmës, profesion kishin grabitjet, bankat…

moisi2

Çështja Tahiri, Këshilli mblidhet sërish nesër

Në Shqipëri prokuroria tha sot se kishte dyshime të arsyeshme që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës duke i dhënë mbështetje grupit të Habilajve, i cili i godit fillimisht pak ditë më parë në Itali. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve të parlamentit, prokuroria, paraqiti në një seancë me dyer të mbyllura prova shtesë që sipas saj ishin në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Tahiri. Ndërkohë gjatë mbledhjes ajo ndryshoi versionin për udhëtimet e zotit Tahiri me automjetin që më parë ja kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilaj. Seanca do të vijojë nesër me mbrojtjen e ish ministrit të Brendshëm.

Në hyrje të mbledhjes së sotme prokuroria kërkoi që diskutimet të zhvilloheshin me dyer të mbyllura për shkak të disa të dhënave që sipas drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj, përbënin sekret hetimor. Por deputetë të të dy krahëve kërkuan që fillimisht të paraqitej pjesa që mund të bëhej publike.

Duke argumentuar kërkesën për arrestimin e ish ministrit Tahiri, zoti Hajdarmataj tha se ajo erdhi pas gërshetimit të informacioneve mes hetimeve të nisura më parë nga Prokuroria ndaj grupit të Habilajve në Shqipëri dhe atyre që dolën nga hetimet në Itali që cuan në arrestimin e Moisi Habilajt dhe shpalljen në kërkim të vëllait tjetër Florian Habilaj, të cilët rezultojnë të jenë dhe kushërinj të zotit Tahiri: “Regjistrimi i procedimit, është bashkuar me dy procedime të tjera që ne i kishim në fazën e hetimit. Dhe duke i bashkuar të gjitha e duke patur parasysh dhe aktet e dala e të bëra publike, një pjesë të marrë tanimë dhe në rrugë zyrtare, ne kemi harmonizuar secilën provë me njëra tjetrën dhe kemi arritur në këtë bindje”.

Sipas drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e ish ministrit në aktivitetin e Habilajve: “Duke qenë se ne kishim paraprakisht të dhëna që këta persona e ushtronin aktivtetin e tyre në qetësi të plotë, ne kemi krijuar dyshimin, që kjo ndihmë, referuar dhe bisedave të përgjuara, në rastin konkret krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që është i përfshirë në këtë aktivitet dhe deputeti Saimir Tahiri”.

Ndër elementët e rinj, të paktën ato të bërë publik, dhe që ishin përfshirë në kërkesën zyrtare drejtuar parlamentit, ishin të dhënat mbi udhëtimet që sipas prokurorisë zoti Tahiri, kishte bërë në verën e 2014, me makinën që e kishte shitur një vit më parë. Prokuroria në kërkesë shprehej se ish ministri kishte udhëtuar katër herë jashtë vendit i shoqëruar nga Artan Habilaj dhe të tjerë. Por duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, zoti Hajdarmataj ofroi një version të ndryshëm: “Në tre nga udhëtimet pasqyrohet që ka udhëtuar shtetasi Saimir Tahiri. Në një nga udhëtimet, në kohën që shtetasi Saimir Tahiri ishte në Greqi, Artan Habilaj udhëton për në Greqi, dhe në kthim kthehet me këtë automjet vetë personalisht shtetasi Saimir Tahiri”.

Nga ana e tij zoti Tahiri në pyetjet drejtuar prokurorëve u kujtoi atyre se e njëjta prokurori ka hetuar me kërkesë të tij në vitin 2015, akuzat e bëra nga ish zyrtari i Policisë Dritan Zagani lidhur pikërisht me përfshirjen e automjetit të tij në trafik droge, dhe Iprokuroria i ka vlerësuar ato të pabaza: “Në asnjë informacion të përpiluar prej vetë shtetasit Dritan Zagani, apo bërë me dije në formë verbale eprorëve të tij, nuk përmendet automjeti me targë AA 003 GB sit ë jetë përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të lendëve narkotike”, tha zoti Tahiri duke lexuar vendimin e Prokurorisë për pushimin e çështjes.

Seanca u ndërpre më pas në mënyrë që prokuroria të paraqite provat dhe faktet që ajo i konsideronte sekrete. Me rifillimin e seancës avokati i zotit Tahiri kërkoi tre ditë kohë meqënëse sipas tij Prokuroria kishte paraqitur argumenta shtesë. Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan. “Ka një kërkesë për shtyrje. Ju thoni se nuk kemi ngut. Jo, jo, ne kemi ngut. Se vetë kërkesa e prokurorisë përmban ngutin brenda. Sepse nëse mbani mend, ishte një nga pyetjet që ne u drejtuam: Keni frikë se prishen provat, keni frikë se mund të ikë, keni frikë se mund të kryejë sërish verpa të tilla penale? Po kemi frikë. Dhe ky është nguti”, u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj.

Me vendim të kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi seanca për dëgjimin e zotit Tahiri do të zhvillohet nesër paradite.

Nis mbledhja “sekrete”, merret vendimi i papritur për Tahirin

Pas një pushimi disaminutësh, ka nisur sërish mbledhja e Këshillit të Mandateve ku pas diskutimeve pritet të vendoset nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti deputetit të Partisë Socialiste Saimir Tahiri.

Pas 3 orë zhvillimesh prej orës 11.00, në këtë rinisje të dytë, mbledhja do të zhvillohet pa praninë e mediave. Kjo për shkak se tre prokurorët e Krimeve të Rënda do të paraqesin fakte dhe prova të cilat konsiderohen sekret hetimor dhe që deputetët e Këshillit do të firmosin për të mos nxjerrë  asnjë informacion jashtë kësaj mbledhje. Në fakt kjo ishte një kërkesë që prokurorët bënë që në nisje të seancës, pra mbajtjen e mbledhjes me dyer të mbyllura për shkak të peshës së informacioneve, por deputetët vendosën ndryshe. Një vendim i gabuar pasi vetë ata nisën të kërkonin me ngulm prova, për të cilat prokurorët s’mund të flisnin në prani të gazetarëve.

Prokuroria për Krime të Rënda e kryesuar nga Besim Hajdarmataj e akuzon Saimir Tahirin për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim me grupin e Habiljave, disa prej të cilëve të arrestuar në Itali, bashkë me kapon e bandës, Moisi Habilaj, kushëri me Tahirin.

Ndërsa në mbledhjen e hapur Tahiri ishte vetë prezent dhe ju drejtua me disa pyetje prokurorëve, në kushtet kur do të paraqiten provat sekrete, ai nuk është më i pranishëm, për vetë faktin se ndaj tij prokuroria ka nisur procedim penal më 17.10.207, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të mësojë për faktet sekrete që disponohen kundër tij.

Saimir Tahiri përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari.

Seanca ndaj Tahiri ndërpritet, por shikoni çfarë postoi Rama

Fill pas pushimit të seancës ku do të vendoset për fatin e Saimir Tahirit, ka reaguar përmes një statusi kryeministri Edi Rama.

Ashtu siç deputetët socialistë mbrojtën Tahirin në seancën e Këshillit të Mandateve, kryeministri ka bërë një kthesë 180 gradë, duke i cilësuar deklaratat e prokurorisë si një muhabet pazari i cili sipas tij ka nisur 72 orë më parë nga “kazanët” e krimit, politikës e medias.

Ashtu si edhe deputetët socialistë, të cilët gjatë 3 orëve të seancës kanë aluduar se prokuroria nuk ka prova konkrete, edhe kryeministri e ka shprehur hapur se është në pritje të tyre.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT”-shkruan Rama në rrjetin social.

Zbulohet dokumenti: Mevlan Habilaj rekomandoi anëtar partie babain e Saimir Tahirit

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, në një kohë që ka lumë akuzash ndaj ish-ministrit të Brendshëm, për shkak të skandalit të përgjimeve për bandën e Moisi Habilajt në Itali dhe implikimi në to të Tahirit, ka nxjerrë sot një dokument të Arkivit Qendror të PPSh, në fund të viteve ’70.

Pikërisht në këtë dokument, që daton më 10 janar të ’77-ës thuhet se Mevlan Habilaj rekomandon për antar partie shokun Bashkim Tahiri (ati i Saimirit, MInistër i Brendshëm 2013-2017.

Emri i Tahirit po lakohet shumë së fundmi, për lidhjet me Habilajt. Ndonëse në një deklaratë për shtyp dje, ai bëri të ditur  se ka përgjegjësi vetëm morale në këtë histori, dhe se ka gabuar që i ka shitur makinën pa i verifikuar kushërinjve të tij të 10.

Në dosjen hetimore të italianëve për trafikun e drogës të Habilajt dhe 10 të arrestuarve të tjerë, zbardhen përgjime telefonike dhe ambientale ku përmendet emri i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

POSTIMI I PLOTË

Habilaj-Tahiri

Sipas dokumentave të Arkivit Qendror të PPSh në fund të v. 1970 shoku Mevlan Habilaj rekomandon për antar partie shokun Bashkim Tahiri (ati i Saimirit, MInistër i Brendshëm 2013-2017…

Dosja italiane mbërriti që në maj në Tiranë: Përmban edhe shumë emra zyrtarësh me imunitet

Gazeta Shekulli shkruan këtë të mërkurë se italianët kanë sjellë në Shqipëri një dosje voluminoze hetimore sa i përket trafikut të drogës në vendin tonë, dosje në të cilën përmendet jo vetëm Mois Habilaj, por edhe një sërë zyrtarësh me imunitet jo vetëm në radhët e policisë.

 

Rreth katër muaj më parë, më saktë diku para zgjedhjeve, ose në ditët e fundit të fushatës, në drejtim të drejtësisë shqiptare, e cila për pak ditë kishte kaluar në duart e ca të djathtëve që solli marrëveshje e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, vjen një material voluminoz. Bëhet fjalë për një dosje të madhe me hetime dhe përgjime. Janë disa prokurorë që kanë marrë përsipër hetimin, ndërsa brenda saj gjendeshin emrat e Habiljave, ushtarëve të tij dhe një sërë personash të tjerë.

Janë burime të besueshme hetimore, të cilat saktësojnë se në këtë material hetimor, janë shumë emra të cilët janë përfolur në lidhje me drogën dhe që kanë shërbyer në radhët e policisë, por sipas të dhënave për arsye hetimore janë mbajtur sekret dhe do vijohet të mbahet sekret edhe për pak ditë, derisa prokurorët që kanë marrë përsipër hetimin të lëshojnë edhe urdhër-arrestet e shumta që dalin nga ajo dosje e italianë.

Pra gjithçka ka nisur nga raport i Guardia Di Finanzes për drogën, ku thuhej se u asgjësua mbi 99.8 përqind e drogës në Shqipëri!  Shekulli shkruan se ka pasur një manipulim nga ana e policisë shqiptare, pasi i janë dhënë homologëve italianë koordinata të gabuara për të bërë kontrollet nga ajri për parcela me drogë. Kështu, autoritetet italiane nuk mundën të bënin saktësisht monitorimin për shkak të koordinatave të gabuara që iu dhanë homologët shqiptar. Ky të paktën është përfundimi i hetimit tonë, në duart e të cilit tashmë është fati i një dritë-hije të gjatë të një kriminalizimi masiv të strukturave tona të policisë!

Guardia di Finanza kërkoi ndihmë nga prokuroritë e zonave që ishin më pranë brigjeve në Shqipëri duke bërë të mundur kështu mbledhjen e një sërë informacionesh mjaft të rëndësishëm për sa i përket historisë së trafikut të drogës. Në Katania, sigurisht që Antimafia kishte mundur të grumbullonte shumë fashikuj hetimesh dhe përgjimesh, GDF kërkon të dhëna konkrete, atëherë ndërhyhet për të kuptuar fiks se çfarë kishte ndodhur me policinë dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Del në skenën hetimore konkretisht emri i Moisi Habilajt, i arrestuar dy ditë më parë në Itali si kreu i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës. Më pas edhe i ish-ministrit të Brendshëm Saimi Tahiri i cili përmendet nga Habilaj në përgjimet që kanë kryer ndër vite autoritetet italiane. Dosjet italiane që janë për trafikun e drogës në vendin tonë kanë emra trafikantësh dhe efektivesh policie e deri tek shefa komisariatesh, nëndrejtorë dhe drejtues të drejtorive në qarqe.

/Marrë me shkurtime nga Gazeta Shekulli

Expres

Fatos Klosi merr në mbrojtje Saimir Tahirin: Pse nuk më bind historia e dosjes italiane

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi i ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 ka komentuar implikimin e emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në bisedat e përgjuara mes dy trafikantëve të drogës në Itali nga autoritetet italiane.

Pas publikimit të të gjitha përgjimeve, Klosi tha se nuk e bind dosja e autoriteteve italiane.

“Për Tahirin është thënë edhe më parë, me thënë të drejtën nuk e kam besuar. Unë e dëgjova sot dhe i besoj më shumë se atyre kriminelëve. Më duket absurde se si policia italiane beson se dy kriminelë kanë folur pa doreza fare. Kriminelë që flasin kaq lirshëm dhe s’ja kanë frikën e përgjimit”,- tha Klosi.

Zëri i Amerikës: Përgjimet, Habilaj përmend disa herë Tahirin

Në Shqipëri publikimi i dosjes së përgjimeve të kryera nga autoritetet italiane të bisedave që anëtarët e organizatës italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës mes dy vendeve, ka thelluar më tej përmasat e çështjes e cila ka përfshirë ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Moisi Habilaj, njëri prej të arrestuarve, i cili rezulton të ketë një lidhje faresfisnore me zotin Tahiri, e përmend këtë të fundit në disa raste gjatë bisedave të tij. Ndonëse në përgjime përmendet vetëm emri Saimir, hetuesit italianë e identifikojnë atë pikërisht me ish ministrin shqiptar. Në një përmbledhje të përgjimeve të kryera në 16 dhjetor të viti 2013, mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, një tjetër anëtar i organizatës, hetuesit shkruajnë se “të dy flasin për një njeri të pushtetshëm me emrin Sajmir Tahiri (deputet në Shqipëri), njeri politik. Moisiu thotë se “ai ka më shumë se ne”. Sabi i përgjigjet duke thënë se Sajmiri ka vetëm emrin (në sensin e famës dhe pozitës), por nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu përllogarit se Sajmiri në një muaj ka bërë 5 milion euro. Sabi thotë se ai paratë i lë për fushatën elektorale. Moisiu i thotë se atij nuk i mjaftojnë as 20 milion në një fushatë”.

Në një bisedë tjetër të së njejtës ditë, përmendet fakti se kanë blerë bizhuteri të shtrenjta disa mijëra eurosh “për gruan dhe nënën e Saimirit”. Ndërsa në përgjimet e datës 2 mars 2014, sërish mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të dy janë duke bërë llogaritë e shpenzimeve dhe pagesave që duhet të kryejnë, kur thonë mes të tjerash se “30 mijë euro duhet t’ia japin Sajmirit”.

Në një dalje për mediat dje pasdite, ndërsa deklaroi se do të kërkojë nga Prokuroria të hetojë dhe verifikojë gjithshka rreth tij dhe punës së tij, ish ministri u shpreh se “dy kriminelë që janë kushërinj të mij të shkallës së dhjetë, janë arrestuar për trafik droge dhe siç është bërë publike, pa hezituar të përdorin dhe emrin tim. Sigurisht kriminelë që përdorin emra politikanësh dhe ministrash,për tu mburrur me njëri tjetrin në dobi të fitimeve të paligjshme, ka pa fund dhe unë nuk jam as i pari dhe as i fundit”.

Ai mohoi të ketë patur lidhje me Habilajt. “As kam patur dhe as kam asnjë raport, aq më pak të paligjshëm, ndaj nuk kam asnjë përgjegjësi më shumë, prandaj dhe dënoj çdo veprimtari kriminale, të kujtdo, qofshin dhe këta kushërinj të gradës së dhjetë, që s’kanë hezituar të përdorin emrin tim”, u shpreh ish ministri i Brendshëm.

Zoti Tahiri ishte vënë nën akuzë për lidhjet e tij me Habilajt që dy vjet më parë. Ish zyrtari i policisw shqiptare, Dritan Zagani, kishte denoncuar publikisht aktivitetin e tyre të trafikut të lëndëve narkotike, duke hedhur dyshime se mbroheshin nga policia e Vlorës, për shkak të lidhjeve me drejtuesin e asaj kohë të ministrisë së Brendshme. Sipas Zaganit, akuzat e të cilit u hodhën poshtë që atëherë nga ish ministri, Habilajt, lëviznin me një automjet, tip “Audi” i cili ishte i zotit Tahiri. Ky i fundit kishte shpjeguar se ja kishte shitur automjetin Habilajve, ndërkohë që opozita pretendoi se ish ministri kishte udhëtuar me të njejtin automjet dhe pas periudhës në të cilën ai kishte kryer shitjen. Një fakt të tillë më pas e pranoi dhe vëllai i Moisi Habilajt, një ndër të arrestuarit në Itali. Dje zoti Tahiri tha se ndjente përgjegjësi morale “që kam bërë gabimin e madh dhe të vetëm që u kam shitur makinën personale. Nuk duhet të kisha neglizhuar kurrë të verifikoja kujt ja kisha shitur makinën”.

Por sipas ish zyrtarit të policisë shqiptare Zagani, i cili mbrëmë u intervistua nga Zvicra përmes një lidhje me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, lidhjet e zotit Tahiri me Habilajt kanë qenë të ngushta dhe se sipas tij ata kanë drekuar disa herë bashkë që përpara marrjes nga ana e tij të postit të ministrit të Brendshëm.

Përgjimet e kryera nga autoritetet italiane dëshmojnë se të paktën në Shqipëri aktiviteti i Habilajve ka vijuar i pa shqetësuar nga policia vendase dhe se ata kanë patur lidhje të forta. I tillë është rasti i bisedës që Moisi Habilaj zhvillon në tetor të 2013 me të vëllanë Florianin, i cili dyshohet se merrej me dërgimin e drogës drejt Italisë. Floriani i tregon në telefon se në Tiranë kishte takuar “shefin e madh” me të cilin kishin biseduar për disa shqetësime që ata kishin patur në aktivitetet e tyre, dhe se ai i kishte thënë të rrinin të qetë.

Opozita në Shqipëri ka ngritur fort zërin lidhur me këtë rast. Partia Demokratike ka kujtuar se ajo ka denoncuar me qindra herë lidhjet e zotit Tahiri me Habilajt, porse kryeministri Edi Rama kishte marrë gjithnjë në mbrojtje ministrin e tij. Por përmes një statusi në Facebook, zoti Rama u shpreh se pavarësisht mbështetjes që i ka dhënë zotit Tahiri “Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet”.

Në mbrëmje kreu demokrat Lulzim Basha u shfaq sërish para mediave duke theksuar se “Edi Rama e shiti Sajmir Tahirin vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij. Sepse, Tahiri ka qënë as me pak as më shumë se ndërmjetësi i Edi Ramës me Habilajt, Shullazin dhe banda të tjera mafioze në vend”. Zoti Basha njoftoi se sot “PD do të thërrasë një tryezë me gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën. Po troket ora e vendimeve të mëdha”.

Qëndrimit të PD-së ju bashkua edhe LSI-ja. “Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin por ka edhe shumë hallka të tjera që janë ende aty e që i drejton Edi Rama. Janë hallkat e krimit e trafikantëve por edhe të oligarkëve që me bekimin e Edi Ramës po pastrojnë paratë e krimit të organizuar”, deklaroi në një dalje për mediat kryetarja Monika Kryemadhi e cila tha se mbështet “qëndrimin dhe propozimin e kryetarit të PD,-së Lulzim Basha për tryezë të gjerë politike që do të përgjigjet me një aksion intensive dhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe krimit në pushtet”. Menjëherë më pas, ajo së bashku me kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u takua në selinë e demokratëve me zotin Basha për afër 60 minuta.

Prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj: S’kam parë askund kaq shumë viktima të drejtësisë sa në Shqipëri

Prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Juncaj rreth drejtësisë në Shqipëri.

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është lënë të bjerë shumë poshtë, por duhet të bëhemi bashkë për t’ia dalë.

Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë për publikun shqiptar eksperti i OPDAT për reformën në drejtësi shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj në aktivitetin “TED EX Tirana”, me moton: “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”.

Nëna ime ishte e fiksuar për drejtësinë.

Ajo thoshte se, nëse bën diçka gabim, do të kesh probleme.

Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshëm të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri.

Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë, sepse është lënë të bjerë shumë poshtë”, ka thënë Juncaj.

Megjithatë, këshilltari juridik i Ambasadës amerikane që ka qenë i angazhuar drejtëpërsëdrejti me reformën në drejtësi thotë se ka shpresë, por që në këtë betejë të vështirë duhet të jemi të gjithë bashkë.

Por kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa.

Nuk mund t’ja dalim nëse nuk bëheni të gjithë bashkë.

Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak.

Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend për të cilin duhet të jeni krenarë”.

Juristi Juncaj familja e të cilit është me origjinë nga Malësia e Madhe, shpreh shqetësim dhe për largimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre.

Dua të jem i ndershëm me ju. Jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë, që kanë shkaktuar dhembje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësor dhe në atë të edukimit.

Njerëzit kanë nevojë të shkollohen, pavarësisht kush janë”, tha Juncaj, i cili ishte një nga dhjetë folësit e eventit të që përcolli ide dhe mesazhe frymëzuese për publikun duke rrëfyer nga një histori të tyre.

Rama: Saimir Tahiri – person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet

VOAL – Kryeministri Rama, në një postim të sotëm në faqen e tij në facebook, lidhur me regjistrimet e bisedave të grupit mafioz Habilaj, të arrestuar në Itali, kushërinj të Saimir Tahirit, shkruan:

 

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Athina ankohet për ligjin e pakicave – Bushati: Na e jepni modelin tuaj, mezi presim

Pas “sulmit” diplomatik të Athinës zyrtare një ditë më parë, lidhur me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është përgjigjur duke i kujtuar homologut të tij Kotzias se është kërkuar një model prej tij.

 

 

“Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinj apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, i kam kërkuar që të na parashtrojnë gjithashtu eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, ka deklaruar Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare i është përgjigjur dhe presidentit grek, i cili e cilësoi “amatorizëm ndërkombëtar” lëvizjen e Shqipërisë. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”, ka thënë Bushati.

Por a i druhet Bushati një vetoje greke?

“Nuk kam asnjë arsye as të mendoj, për asnjë çast, e as të besoi që një shtet, qofte ky edhe fqinji ynë Greqia, do të ishte i intersuar për të vendosur veton ndaj Shqipërisë, sepse e kam thënë dhe do ta them, nuk është as në interesin e Greqisë dhe as të Shqipërisë që të kemi të tilla ngjarje, por politika e megafonit ditën e diel duhet t’ia lërë vendin ditës së punës në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, ka shtuar Bushati./TCH

Avokati i Popullit denoncoi raste torture nga policia ndaj qytetarëve të arrestuar

Avokati i Popullit kërkoi sot nisjen e hetimeve ndaj një punonjësi të policisë së shtetit për veprën penale të torturës. Sipas të dhënave dhe dëshmive të shqyrtuara nga zyra e Avokatit të Popullit, një qytetar i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të falsifikimit u dërgua me probleme të rënda shëndetësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në masa sigurie. Shtetasi F.B. është mbajtur i lidhur me pranga në krevatin ku vuan sëmundjen, edhe pse ruhet me policë, siç u konstatua nga nga ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit
Sipas dokumentave dhe dëshmive, kjo sjellje ndaj të dënuarit u krye sipas urdhërit të një nënkomisari policie, A.D., i cili injoroi ftesën për të dhënë shpjegime pranë Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit deklaroi se mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerëzore dhe element torture, e cila është përjashtuar shprehimisht nga Manuali i “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin dhe Sigurimin e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”.
Avokati i Popullit kërkoi fillimin e hetimeve penale ndaj punonjësit të policisë për veprën penale të torturës, neni 86 i Kodit Penal, heqjen e prangave dhe mosmbajtjen lidhur pas krevatit gjatë kurimit në QSUT “Nënë Tereza”, si pjesë e respektimit të të drejtave themelore kushtetuese.
“Qytetarë shqiptarë, të cilët vuajnë dënime apo janë të pandehur në gjykata, trajtohen në mënyrë të padenjë e ndonjëherë edhe çnjerëzore nga autoritetet tona të Policisë” – deklaroi Avokati i Popullit.
Sipas tij, policia nuk duhet të përsëritë më shkelje të tilla të të drejtave themelore të shtetasve dhe të njohë sa më parë Manualin e “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin dhe Sigurimin e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”, i cili është miratuar qysh në vitin 2011 me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Komiteti i Parandalimit tё Torturёs i Kёshillit tё Europёs ёshtё shprehur në disa raste se praktika e mbajtjes sё prangosur nё spital e personave tё burgosur ёshtё njё akt degradues ndaj individёve dhe duhet zëvëndёsuar me masa tё tjera alternative sigurie.

Jemi bërë “koloni” e grabitqarëve në shtetin tonë?! – Koment nga Skënder MULLIQI

Kemi pritur që të zhvillohemi shumë më shpejt. Me të drejtë shumica kan menduar së Kosova do bëhët pa vonuar shumë një Zvicer në Ballkan.Kemi menduar së do të bëhëmi vend ku nuk do të ketë kaq  shumë deferenca të mëdha shoqërore. Ku nuk do të këtë varfëri , ku nuk do të ketë njerëz duke jetuar më keq së kafshet në këtë fillim shekull.Kemi menduar së pasi që të pavarësohemi nga Serbia do shtohet dashuria dhe respekti për njeri –tjetrin , së do të kemi solidaritet dhe unitet më shumë së kurrë më parë.Të gjitha këto dhe shumë qka tjeter po tretët si flluskë sapuni.Kemi mbetur vendi I vetëm I izoluar në Evropë, kemi mbetur mbrapa të gjithë fqinjëve tanë në proceset zhvillimore  dhe integruese .Madje ,jo vëtem që gjindemi në status- kuo por edhe kemi  procese retrograde.Kemi tendeca të kthimit të sistemit komunist të kompremetuar dhe dehumanizues.Për shumë kohë shqiptarët u sunduan nga regjimet fashizoide serbe të cilët u përpoqën më të gjitha forcat të na shlyejnë si popull nga faqja e dheut. Qëndruam stiokisht para të gjitha sfidave jo të vogla duke ruajtur identitetin kulturor , duke ruajtur gjuhën dhe qenjën tonë kombëtare.E mbijetuam edhe regjimin profashist të Sllobodan Milosheviqit.E fituam pavarësinë dhe lirinë pas 90 viteve të okupimit klasik nga Serbia.Pavarësinë e paguam më qmimin  shumë të shtrejtë.Më së shumti na ndodhën vrasje masovike duke mbrojtur vendin tonë , duke mbrojtur vlerat tona  historike  e kombëtare , duke mbrojtur tokat tona stërgjyshore.E gjithë kjo e patë qmimin e lartë .Pavarësia dhe liria ishte opcioni I vëtem për ta hequr qafe Serbinë hegjemoniste nga qafa, por jo edhe synimi përfundimtarë I shqiptarëve .Qëllimi I të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë është bashkimi I trojeve etnike, padrejtësisht të ndara nga fuqitë e mëdha të kohës më konferenca të ndryshme .Bashkë më miqët tanë ndërkombëtar nuk e lejuam formimin e Serbisë së Madhe .Statuset e tilla politike Kosovën direkt do ta dërgojshin në greminë, dhe në një jetë shumë të veshtirë për shqiptarët.Por, që pak kush e ka paramenduar së strukturat politike të pas luftës në pushtet do tia falin dreqit në të katër anët, duke zhvatur dhe plaqkitur pronon shoqërore, duke vjedhur mundin dhe djersën e popullit të përvuajtur shekuj më radhë.Fenomenet si krimi I organizuar , korrupcioni , vrasjët për motive politike , pa punësia e shkallës së lartë , privatizimi I egër e përfitues e kan lodhur shumë këtë popull ,duke e pru buzë greminës sociale .Jemi bërë koloni e grabitqarëve në shtetin tonë , në tokat tona .Ndryshimet pozitive janë stopuar , nuk po punohet për mirëqenje dhe zhvillim.Po merren vendime jo t ë mira karshi të ardhmës tonë , po merren vendime të dëmshme politike të cilat po prekin edhe statusin politikë të vendit. Të gjitha këto po na ndodhin para syve tanë, e ne po sillemi shumë indiferent sikur kjo po ndodhë në ndonjë shtet tjetër . Kjo është e dhembshme , kjo është e pa falshme nga të gjithë ne , e posaqerisht nuk aryetohet gjithë kjo heshtje e intelektualëve të cilët janë vu në një kënd.Ka qenë çështje krejt tjetër viti 1999 dhe është krejt tjetër viti 2017.Kemi menduar së tash do të kemi një situatë shumë të favorshem politike dhe ekonomike krah vendeve të zhvilliuara të Evropës, së I kemi të gjitha predispozitat .Kosova e sotme është një dështim I madh I kastave politike të cilat erdhën  në pushtetet e pas luftës.Kemi mbetur larg inkuadrimit në strukturat relevante të Evropës.Na kan lodhur akrobacionet politike të njerëzve të pushtetit .Na kan lodhur llafamanit dhe premtimet boshe .Na ka lodhur propaganda e cila është bërë mbytëse.Dhe, natyrisht për të gjithë këto dështime fajtor jemi edhe të gjithë ne.Si shoqëri dhe si individ .Me nuk na ka faj Beogradi . As Millosheviqi.E as Vuqiqi.Gjërat dhe dështimet tona nuk duhet tia faturojmë askujt …

Miratohet ligji për pakicat kombëtare, Dule voton kundër

Sonte në Kuvendin e Shqipërisë u miratua ligji për pakicat kombëtare, i cili u diskutua pas shtyrjes së  seancës së djeshme.

Ky ligj u miratua pothuaj njëzëri nga deputetët, me 117 vota pro. Kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule, votoi kundër këtij ligji.

Majko për shitblerjen e votës: Krimi na zgjedh ne, më kanë thënë edhe mua pi kafe me filanin

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur pa doreza sot në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa ka marrë fjalën në foltore, duke iu referuar debatit të madh që pati mes palëve, Majko ka thënë se është koha që gjërat të thuhen ashtu si janë.

Pjese nga fjala e Majkos 

Po, në Shqipëri është krijuar një shtresë njerëzit që shesin votën. Por duhet ndarë kjo punë, keni marrë 200 mijë vota më pak për ndonjë arsye tjetër, apo se krimi, mafia, droga, paratë e kanabisit kanë ndikuar në këto 200 mijë vota.

O jeni viktimë o ka ndodhur diçka tjetër. Cfarë ka ndodhur në Shqipëri me krimin, krimi i organizuar në vend, krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në zona të caktuara.

Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë.

Tani paguhemi nga paratë e taksave, jemi dhe po kthehemi në kosto, ka një mallkim shumë të veçantë në Veri, që unë kur e kam dëgjuar më është ngjethur mishi, “të vdektë fjala” dhe duhet ta kuptojmë që në një parlament ku ka më shumë kuptim batuta se sa një diskutim serioz, ne po na vdes fjala.

Eshtë mirë që të kuptojmë se ky diskutimi i sotëm më shumë se sa kush ka dalë në foto me kë, të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta, të kuptojmë që ky vend ka filluar një proces të rëndësishëm, po bëhet vetingu, që do vërë prapa hekurave ata që janë të lidhur me krimin e organizuar. Se

S’e kuptoj ku fillon kërkesa juaj që të lërë vetingun në kaos. Edhe sikur nesër të vini ju në pushtet, s’besoj se do bënit ndonjë revolucion.

Rama i tha ‘i rrjedhur’, Berisha i përgjigjet sot: Ngjan si një hale në një copë mëndafshi

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot kreut të Qeverisë për fjalën ‘I rrjedhur’ që Rama i tha në seancën e djeshme parlamentare.

Duke marrë fjalën për procedurë, Berisha tha “Zotëria dje shau pas shpine sic ka fytyrën dhe karakterin. Të shash nga karrigia e kryeministrit nuk bën gjë tjetër veçse ngjet si një ‘hale në një copë mëndafshi’”.

Pas përdorimit të fjalës ‘I rrjedhur’ nga Rama, grupi parlamentar i PD-së kërkoi që Rama të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi, por kërkesa u rrëzua nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryemadhi denoncon: Shikoni këtë foto, Rama i rrethuar nga banditë

Monika Kryemadhi ka denoncuar një rast në qytetin e Durrësit, ku kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako janë të rrethuar nga disa persona me precedent penal.

Sipas Kryemadhit të gjithë këta persona janë me precedent penal dhe të kërkuar nga drejtësia.

“Të gjithë do të bashkëpunojmë me një front të hapur. Unë kam një front të hedhur në “Facebook” dhe i lutem regjisë ta publikojë. Mund ta dijë çfarë do Rama dhe Tahiri që shikohen të rrethuar me kriminelë” tha Kryemadhi.

Kryemadhi në facebook: Edi Rama me koalicionin e tij të krimit!
Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit!”

 

Zbardhen sharjet pa mikrofon në Parlament, çfarë i tha Rama Berishës pas shpine

Punimet e Parlamentit janë bllokuar për të dytën javë radhazi. Dje Kuvendi ka ndërprerë punimet për shkak se deputeti i opozitës, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Parlamentit në tentativë për të marrë fjalën, ndërkohë që Gramoz Ruçi nuk ka bërë asnjë tolerim. Zanafilla e përplasjes nisi që në momentin që Kryeministri Edi Rama ka ofenduar ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po akuzonte ministrin e Jashtëm për projektligjin e ri “Për mbrojtjen e pakicave”.

“Ky ligj është burimi i rivalitetit të klaneve mafioze në qeveri”, tha Berisha, ndërkohë që në sallë u dëgjua teksa Rama tha pa mikrofon: “A ti ke rrjedhur komplet”.

Vetë Berisha nuk ka reaguar, por deputeti Flamur Noka është revoltuar dhe ka kërkuar që kryeministrit t’i tërhiqej vërejtje, pasi ofendoi Berishën. Por Ruçi ka refuzuar t’i japë fjalën Nokës, duke ia kaluar fjalën deputetit të LSI, Shezai Rrokaj.

Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar fjalën me këmbëngulje, duke e quajtur Ruçin “xhandar”, “kryetar kooperative” dhe Ramën “rrugaç”. Ruçi e ndërpreu seancën tri herë duke i tërhequr vërejtjen dhe më pas duke i dhënë masën e përjashtimit nga seanca.

Megjithatë, gjatë momentit që u ndërpre seanca, deputeti Noka i është drejtuar Edi Ramës duke i thënë: “Kush je ti ore, kush kujton se je? Ke b*th ti me i mbyll fjalën Sali Berishës ooo??!”.

Ndërkohë që Rama ia ka bërë me shenjë Nokës të dalë jashtë. Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur për fyerjen që i bëri Rama në Parlament, është përgjigjur me ironi. “Si ta thotë mendja që mund të më ofendojë mua Edi Rama?! Po ai të nderon çdo fjalë që të thotë. Edvin Shullazi! Problemi themelor është se kemi të bëjmë me mohimin e së drejtës së fjalës për procedurë”, tha Berisha.

SHERRI PA MIKROFON NË PARLAMENT

Vangjel Dule: Projektligji për minoritetet nuk sjell asnjë vlerë të shtuar, por me të rrahim ujin në hava për dy vjet e gjysmë. Përtej frustracioneve të ministrit të Jashtëm, që janë individuale ndaj vendeve të caktuara, por që fatkeqësisht i shndërron dhe në politikë të jashtme në dëm të interesave të vendit…

Edi Rama: Nëse nuk do të të njihja, do mendoja që e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mençur, ti je i qëllimshëm sa herë që më vë mua në gojë gjëra që unë s’i kam thënë kurrë. Apo sa herë përpiqesh që të interpretosh ato që unë them. Ti je një minoritar, por ti nuk je minoriteti dhe je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoriteti, i denjë për të gjithë respektin që ne i kemi dhënë dhe për respektin që i japim edhe me ligjin që kalojmë sot…

(Ramës i mbaron 2 minutëshi i replikës, Ruçi i pret fjalën)

Gramoz Ruçi: Zoti kryeministër, i mbaroi koha replikës.

Sali Berisha: Një ministri që është faktuar si dizastër, dështim i plotë dhe total në këto katër vitet e fundit dhe që tani i duhet një ligj për të thënë që unë kalova ligjin. Ky ligj është burimi i rivalitetit të klaneve mafioze në qeveri…

Edi Rama (pa mikrofon): A ti ke rrjedhur komplet…

(Berisha nuk reagon për ofendimin e Ramës)

Flamur Noka: Zoti kryetar, tërhiqi vëmendjen atij…

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kaloi koha… Fjalën e ka zoti Rrokaj.

Flamur Noka: Tërhiqi vërejtje atij (Ramës), në rast se do të vazhdosh seancën. Më jep fjalën për procedurë.

Gramoz Ruçi: Nuk ka procedurë tani.

Flamur Noka: Nuk e vendos ti kur flasim për procedurë. E përcakton rregullorja, jo ti. Pse ça kujton se je, kryetar kooperative këtu?

Gramoz Ruçi: Fjalën e ka Shezai Rrokaj.

Flamur Noka: Je kryeparlamentar, nuk je xhandar aty…

Gramoz Ruçi: Zoti Noka, të tërheq vëmendjen… Ulu aty…

Flamur Noka: Më jep fjalën për procedurë, se nuk ka për të fol njeri këtu… Po qe se ky të ka caktuar për xhandar, këtu s’je xhandar. Harroje se do flasë njeri këtu.

(Noka bllokon foltoren)

Gramoz Ruçi: Zoti Flamur, je në kundërshtim me rregulloren. Po pengon deputetin të ushtrojë të drejtën e fjalës. Të tërheq vëmendjen për herë të tretë, zoti Noka.

Flamur Noka: Më jep fjalën për procedurë… Zbato rregulloren.

Gramoz Ruçi: Do detyrohem të marr masën për të të përjashtuar nga seanca. Edhe një herë po të them ulu.

Flamur Noka: Harroje se do më ulësh, më jep fjalën.

Bardh Spahia: Ore zbato rregulloren e Kuvendit, jepi fjalën.

Flamur Noka: Fshije nga mendja që të sillesh kështu me ne. Se të ka vënë ky (Rama) dhe ti kujton se të ka vënë për xhandar. Nuk të kemi frikë as ty, as këtë. O rrugaç.

Edi Rama: Kujt po i thua…?!

Flamur Noka: Ti je rrugaç, je rrugaç komplet… S’të vjen turp.

Gramoz Ruçi: Kur deputeti merr fjalën pa ia dhënë drejtuesi i seancës, pengon diskutantin për të shprehur diskutimet e tij. Pasi të kam dhënë vërejtjen tri herë, të njoftoj masën që përjashtohesh nga seanca.

Lulzim Basha: Ti po shkel rregulloren me sjelljen tënde. More vesh apo ajo?

Flamur Noka-Edi Ramës: Kush je ti ore, kush kujton se je? Ke b*th ti me i mbyll fjalën Sali Berishës ooo??! Ke b*th ti të merresh me Sali Berishën oooo?!!

(Pas ndërprerjes së seancës, Flamur Noka qëndron në sallë, nuk largohet nga Parlamenti. Pas rifillimit)

Gramoz Ruçi: Zoti Noka, duhet të lirosh sallën.

Flamur Noka: Zoti xhandar, më jep fjalën.

Gramoz Ruçi: Mos e shto zullumin se do thërras Byronë pastaj.

Flamur Noka: Zoti xhandar, më jep fjalën…

Lulzim Basha: Jepi fjalën deputetit.

Gramoz Ruçi: S’ka, lexo nenin 46. Lulzim Basha: Lexo 48-ën. Fjala jepet menjëherë.

Gramoz Ruçi: Lexo 66-ën. Deputeti Noka të lërë sallën.

(Seanca shtyhet në orën 17:00)

Gramoz Ruçi: Të lirojë sallën deputeti Noka.

Flamur Noka: Do ta lë sallën nëse ndëshkohet dhe lë sallën deputeti Rama.

Gramoz Ruçi: Seancën e deklaroj të mbyllur, seanca tjetër hapet të premten, në orën 8:30.

FATION BINJAKU/PANORAMA

Ndahet nga jeta Dritan Prifti, ja mesazhi i fundit që shkroi për politikën

 

Ish-ministri i energjetikës Dritan Prifti ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas një sëmundje të rëndë gjaku

Edhe pas operacioneve të kryer kohëve të fundit, Prifti nuk ka mundur ‘të fitojë’ ndaj kësaj sëmundje.

Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Ai u shkëput para disa kohësh nga angazhimet zyrtare por asnjëherë nuk hoqi dorë nga politika.

Edhe në postimin e fundit të bërë prej tij në rrjetin social “facebook” pak ditë para zgjedhjeve ai shkruan po për politikën, edhe pse thekson se çfarëdo gjëje që thotë tashmë nuk e bën me entuziazëm.

Prifti ka ndarë mendimin e tij për dhënien e votës, duke mbështetur në një farë mënyre Partinë Socialiste.

Ai shkruan se: “Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior. Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim.”

Postimi i plotë:

Pershendetje te dashur miq, nuk kisha asnje deshire te jepja ndonje mesazh per zgjedhjet parlamentare kete here, sepse cfaredo qe te them e bej jo me entuziazem. Na duhet perseri te zgjedhim te keqen me te vogel nga partite qe garojne.

Nuk kemi akoma nje alternative politike per te cilen ja vlen te votohet me entuziazem. Meqe eshte keshtu, une do ti pergjigjem shume miqve te mi qe me telefonojne dhe shkruajne cdo dite per te kerkuar mendim per cilen parti duhet te votojne.

Nuk dua te jap mendim se per cilet duhet te votojme ne rang vendi, sepse nuk i njoh kandidatet, por do guxoj te jap nje mendim per Qarkun Fier dhe Shkodren. Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior.

Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim.

Deputet me eksperience te pakrahasueshme, i ndershem, qe nuk ka kerkuar dhe pranuar kurre poste ekzekutive. Dhe Xhevit Bushin e njoh qe nga koha qe ishte bankier e me tej. Eksperienca e tij si bankier, financier dhe njohes i shkelqyer i gjendjes se popullit, veshtiresite e medha per te paguar kredite dhe mikrokredite qe po i marrin frymen popullit.

Kjo eksperience i duhet Parlamentit te ri. Dikush duhet te mendoj per sektorin bankar dhe njerezit ne veshtiresi. Per keto arsye une ne Qarkun Fier do votoja Partine Socialiste. Sigurisht qe me pelqen fakti qe Rama arriti te bej nje marreshje para dhe pas zgjedhore me Bashen.

100 here me mire se bashkeqeverisja me LSI. Kurse per Qarkun Shkoder do kerkoja voten me gjithe zemer per Tom Doshin dhe Partine Social Demokrate.

Nuk kam njohur kurre ne jeten time deputet qe ben aq shume per elektoratin, qe i pergjigjet ne telefon cdokujt, qe kalon shumicen e dites me votuesit per 4 vjet te mandatit, dhe jo vetem ne fushate. Tomen une e kam me shume se mik. Politikanet e kriminalizuar jane perpjekur ta bejne pis, por nuk ja kane arritur.

Donin ti mohonin kandidimin, donin ta burgosnin pasi deshtuan ta vrisnin. Por Toma vazhdon te ece perpara. Asgje nuk i bejne nje besimtari ne Zot kaq te sinqerte sa Toma.

Per te gjitha keto arsye dhe per patriotizem shkodran nje luftetar si Toma duhet te jete ne Parlament. Pervec kesaj populli nuk do ja mbyll kur vetes nje dere te hapur per hallet e tyre.

Miqte e mi te dashur,

Si gjithmone nese ma degjoni keshillen nuk do dilni te zhgenjyer.

Zoti ju bekofte dhe mire u takofshim se shpejti.

Me falni qe nuk mund ti pergjigjem mesazheve tuaja ne fb sepse nuk e ndjek dhe nuk e administroj une ne kushtet qe kam.

Perqafime

Dritan Prifti

Tiranë: Seanca e Kuvendit ndërpritet gjatë diskutimit të ligjit për pakicat kombëtare

Në Tiranë, parlamenti nisi sot diskutimin e projekt-ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Ai u prit me kritika të shumta nga partitë opozitare.

Por debatet mes shumicës dhe opozitës përsëri u bllokuan tek e drejta e fjalës.

Deputetë të opozitës pretenduan se po u pritej fjala pa të drejtë, ndërsa socialistët pohuan se ky ishte një skenar i demokratëve për të penguar parlamentin.

Gjatë diskutimit mbi projekt-ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se miratimi i këtij ligji kuadër është i domosdoshëm, sepse nga ai do të rrjedhin të gjithë aktet e tjera nënligjore, që hapin rrugën e zbatimit në praktikë të të drejtave të pakicave.

“Projekt-ligji ka në themel parimin e mosdiskriminimit të pakicave kombëtare, prej nga burojnë gjithë të drejtat e njeriut. Ai forcon komitetin shtetëror të pakicave me njerëz dhe fonde të posaçme, si dhe shton bashkësi të panjohura ligjërisht deri sot” – tha zoti Bushati.

Por drejtuesi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule tha se projekt-ligji nuk sjell garanci konkrete për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

“Ligji është si të rrahim ujë në havan kot për dy vjet e gjysmë. Ai nuk sjell asgjë të re dhe nuk përmirëson gjendjen e pakicave, si bëjnë vende e tjera të rajonit” – tha zoti Dule.

Në diskutimin për projekt-ligjin e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare mori pjesë edhe Partia Demokratike jo aq shumë mbi përmbajtjen e tij, ku kritikoi emërtesat e pakicave, se sa për faktin që atë krijoi ministria e jashtme.

“Ky ligj nuk mund të rrjedhë si produkt i ministrisë së punëve të jashtme, se kështu del që kjo ministri duhet të hartojë edhe ligjet e tjera të të drejtave njerëzore. Por këto veprime qesharake tregojnë për rivaltetet e klaneve mafioze në qeveri” – tha zoti Berisha.

Pas këtij diskutimi, foltorja e parlamentit u mbush me deputetë të Partisë Demokratike, të cilët pretenduan se drejtuesi i seancës po u ndërpriste fjalën për diskutime dhe për procedura.

Deputeti opozitar Flamur Noka u përjashtua nga punimet e parlamentit për bllokim të foltores dhe shkelje të rregullit në sallë.

Seancën e kaluar plenare një veprim të ngjashëm dhe një dënim të ngjashëm mori edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Seanca u ndërpre për të rifilluar nesër, ku krahas projekt-ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare është edhe pika tjetër për ngritjen e një komsioni të reformës zgjedhore.

GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, MOISIU YNË – Nga Azgan HAKLAJ

 

ARBËRORËT E QUANIN KRYEZOT.


PAPËT E ROMËS E EMWRTUAN ATLET I KRISHTËRIMIT.

 

 

Studiuesit e artit ushtarak e kanë vendosur në Panteonin e strategëve gjenial përkrah Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit, Kostandinit të Madh, Napoleon Bonapartit.

Shumë kritikë e krahasojnë me Rikard Zemërluanin, me Frederiko Barbarozën.

Disa studiues e krahasojnë me Babain e Evropës, Karlin e Madh.
Ndwrsa unë, në këtë rekuem për të në prag të 550 vjetorit të vdekjes, do ta emertoj: Moisiu ynë.

Aureola e lavdisë me të cilën kryetrimi shqipetar u rrethua qysh në të gjallë të tij na shfaq një dimension të mahnitshëm të emblemës së shëndritshme të Shqipërisë dhe Evropës njëherësh.

Dimension i një Prijësi, strategu, udhërrëfyesi të pagabueshëm të popullit të vet nëpër terrin dhe shtrengatat e e historisë.

Ashtu si Moisiu rreth 3300 vjet më parë, Gjergj Kastrioti ynë në betejat e tij epike u riktheu bashkëatdhetarëve te vet Tokën e premtuar, trojet amtare, mijravjeçare të uzurpuara me zjarr e hekur, me dredhi e pabesi nga pushtuesit turq.

Kur u shfaq Gjergj Kastrioti në skenën e historisë për tu bërë protagonisti absolut i epopesë që mban më meritë emrin e tij Arbëria ishte një vend i robëruar dhe stergjyshërit tanë vuanin në skllavërinë e sulltanit ashtu si izraelitët në skllavërinë e fareonit Egjiptit.

Burrështetasi i madh e me vizion të jashtëzakonshëm, heroi ynē kombetar e njihte me refleksion historinë e mbretërive Iliro-Dardane, atë të Shtetit të Arbërit dhe të dinastive të njohura të Balshajve, Arianitëve, Muzakajve, Topiajve, Dukagjinëve, Zenebishtëve, Shpatajve. Ai nuk ja lejoi vehtes dhe princërve arbërorë të binin ne gabimet e tē shkuares së largët dhe të afërt historike.

Me Besëlidhjen e Lezhës ju dha shqipetarëve kohezionin e brendshëm politiko- ushtarak dhe moral, i cili ju kishte munguar duke u bërë faktor themelorë në betejat çlirimtare e në krijimin e shtetit të përqendruar arbëresh të trojeve shqiptare, si bazament i shtetit nacional që sot në gjuhën juridike e diplomatike emertohet shteti komb.
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu e nxori popullin e tij nga zinxhirët e skllavërisë aziatike dhe e riktheu atë në familjen e popujve të lirë të Evropës përendimore duke e projektuar keshtu të ardhmen e tij të shkëputur njëherë e përgjithmonē e jashtë demonit të perandorive turko-bizantine.
Heraldika, stema e flamuri qe na la,shqiponja dy krenare në fushë të kuqe, e kurorëzuar me stemat mbretërore dhe yllin 6 cepēsh tē Balshajve, simbol ky i yllit të Davidit të Kombit të zgjedhur Hebre na tregojnë qartë e paekuivoke simbolikën e shtetit që heroi kombetar krijoi në zjarrin e betejave.

Rendësinë që Ky Burrështetas gjenial i jepte historisë së lashtē të shqipetarëve,e bente për ti treguar botës se Atdheu i Tij, ishte një vend që duhet të respektohej, jo nga madhësia e territorit, por nga lashtësia e tij dhe kontributi që ka dhanë në historinē e njerëzimit përmes personaliteteve të shquara shqipetare.

Kur princi Orsini i akuzonte arbërorët si njerëz të pagdhendur pa kulturë e histori Gjergj Kastrioti-Skenderbeu shkruante;

Në mos me gënjevshin kronikat e vjetra ne jemi pasardhësit e Pirros që luftoi me romakët dhe u nda me nder, ne jemi pasardhës të fitimtarit Aleksandrit të Madh.

Per çfarë më flet ti për torantinët e tu, rracë nevrike që është e aftē vetëm për të peshkuar.

Orientimi politik i Shtetit Arbëror dhe aleancat e fuqishme që Gjergj Kastrioti-Skenderbeu krijoi me Mbretërinë Hungareze, atë të Napolit, me Raguzën, Venedikun e Papatin krijuan de fakto një aleancë Evropiane antiturke në krye të së cilës qëndronin Arbërit të udhëhequr nga Prijësi i tyre legjendar.

Se kush ishte dhe çfarë është akoma statura e Gjergj Kastriotit si simbol i lirisë së Shqiperisë, dhe njeherësh si strateg e Burrështeti i koalicionit botërorë ,që frenoi për 25 vjet vershimin e armatave turke drejt perendimit duke i hapur rrugë Rilindjes Evropiane, e tregon pupullariteti i jashtëzakonshëm me të cilën u prit botimi i parë i veprës së Barletit ne Romë në vitin 1510.

Brenda një dekade kjo kryevepër e historisë shqipetare u ribotua 30 herë në gjuhët kryesore të kontinentit duke i dhënë Heroit tonë Kombetar dhe Epopesë së udhëhequr prej tij një vend nderi e të pavdekshëm në historinë e kombeve.

Sot bibliografia e veprave kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut i kalon 1200 titujt, duke e berë kampionin tonē të lirisë një nga personazhet më të lançuara të historisë, figura e të cilit jo vetēm nuk është zvetënuar gjatë shekujve, por perkunder ështē kthyer në burim frymëzimi për popujt që luftojnë për liri.

Ai vjen në ditët tona me staturën e një heroi modern siç shprehet me të drejtē njē autor i njohur italian në librin e tij të titulluar;
“Skenderbeu një hero modern”.

Pertej portretit të strategut gjenial tē betejave, Heroi ynë ishte dhe një diplomat e humanist i kalibrit të lartë.

At Dhimiter Frangu biografi e bashkohësi i tij na tregon se në Shtetin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut ishte hequr denimi me vdekje, njē fakt mahnitës, të cilin Evropa e qytetruar e ka berë vetem para 2-3 dekadash.
Marrëdheniet diplomatike dhe aleancat me fuqitë e Mëdha Evropiane të kohës Mbretëritë Polake, Hungareze, Aragonase, Papatin, Republikën e Raguzës e të Venedikut tregojnē jo vetēm vizionin e jashtëzakonshëm të Prijësit Shqipetar por dhe faktin se Stergjyshërit tanë Arbërorë së bashku me hungarezët shiheshin në Evropën Perendimore si faktori determinues në rezistencën antiOsmane, dhe si forca kryesore goditëse në planet e Vatikanit e të Papa Piut të Dytë, me rastin e organizimit të një kryqëzate panEvropiane antiTurke.

Pushtimi i Kostadinopojës nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1453 i tregoi Evropës së çfarë rreziku i kanosej nga fuqie e Mehmetit Dytë i cili e kishte shpallur vehten Perandor të Dy Romave.

Sulltani turk i dergon me anë të ambasadorit të tij Prijësit Shqipetar një letër me dy fraza ku shkruhej: “Kostadinopoja ra” Sulltan Mehmeti.
Luani Shqipwtar i kthen po ashtu një pwrgjigje të shkurtër e krenare: “Kruja nuk do të bjerë kurrë” Gjergj Kastrioti.

Pritja që i banë Heroit Kombetar Shqipetar Papët e Romës, Kolegji i Kardinalëve, Paria e populli i Qytetit të perjetshëm në viziten e tij në Vatikan, janë evenimente që nuk i janë rezervuar asnjë perandori, mbreti apo burrështetasi në shekujt e mëvonshëm.

Emrimi nga Papa Piu i Dytë si Kapiten i Pergjithshem i Selisë së Shenjtë, apo thënë ndryshe Komandant i Ushtrisë Aleate të Evropës, na sjell në mendje se qysh në tē gjallë të tij Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ishte ngjitur në Apogjeun e lavdisë së përjetshme, duke u bërë personaliteti më i fuqishëm i Epokës.

Nëse Karli i Madh me të drejtë quhet Babai i Evropës, katër shekuj më vonë historia e vendosi Heroin tonë Kombetar në Piedestalin e kryembrojtësit e të kampionit të lirisë së saj.

Këtw fakt e thekson fort Albanologu me famë botërore Milan Shuflaj kur shprehet: “Produkti më Hyjnor, luftëtari më i tmerrshëm që prodhoi perplasja e Evropës me turqit është Gjergj Kastrioti.
Pas goditjes së tmerrshme që mori në Albulenë me dt 7 shtator 1457 Sulltan Mehmeti nuk guxoi të sulmonte Shqiperinë për 5 vjet.
Kanë mbetur proverbiale fjalët i tij kur mori vesh për vdekjen e Kryetrimit tone: “Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë.
Mjerë Krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.

Personalitetet më të shquara të Evropës përgjatë shekujve janē përulur para tij dhe kanë evokuar figurën vigane të Gjergjit të Madh.

Mbreti Ferdinand e quante Baba, Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë Atlet i Krishtit.

Mbretëresha Elisabetë e Parë shfarosës i turqëve.

Volteri shprehej: “Skur perandoret e Bizantit të ishin si Skwnderbej, Perandoria e Lindjes do të kishte shpetuar”.

Perandori Napoleon Bonaparti e radhiste Gjergjin e Madh me pesë gjeneralët më të medhenj të kohrave.

Simbolika e Besëlidhjes së Lezhës dhe krijimi i Shtetit Arbëror të përqendruar i dhanë fund separatizmit e tradhëtisë i cili jetësoi projekt idenë gjeniale të shtetit që perfshinte të gjitha trojet shqipetare, që sot quhet Shteti Komb.

Jo vetëm Heraldika e shtetit të tij, flamuri e stama me yllin e Balshajve por së pari gjeografia e betejave çlirimtare nga jugu nē veri, nga lindja në përendim të trojeve etnike na tregojnë se Prijësi i lirisë veshtronte pertej egocentrizmit e partikularizmit të krerëve të principatave dhe e kishte qellim të jetës së tij bashkimin e trojeve etnike Arbërore nën një shtet të vetëm e nën një flamurë.

E nëse kjo nuk u realizua plotësisht në ato kohëra heroike e të trazuara amaneti i Gjergjit të Madh për bashkim kombetar në emër të lirisë, flamuri i tij ngadhnjimtar e Kastriotizmi si filozofi nacionale janë sot premisat mbi të cilat klasa politike panshqiptare duhet të funksionojë si ansambel e të konstruktojë Shtetin Komb sipas porosisë, amanetit tē Atit e Kryezotit të Arbërit Gjergjit të Madh.

Shteti Komb ndalon projektimin e Jugosllavisë së re të maskuar me Komunuellthin Ekonomik Ballkanik, Tregun e perbashket Ballkanik, apo Ballkaniaden me Serbi tē fortë brenda për të minimizuar faktorin shqipetar, me qellim ngadalsimin e proçesit të bashkimit të Kombit Shqipetar por të pashmangshëm tashmë.

Klasa politike panshqiptare duhet ta ketë të qartë se Amanetin e bashkimit Kombetar të Gjergjit të Madh nuk e tret as dheu.

Në këtë 550 vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut mesazhi i thuprave eshtë kuptimplotë edhe per faktin se ky pervjetor perkon me 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore që shembi disa perandori por fatkeqsisht Konferenca e Paqes në Paris e vitit 1919 krijoi Mbretërinē Serbo-Kroato-Sllovene.

Gjysma e shqipetarëve u ba pjesë e saj nga loja e kungulledhës e fuqive tē mëdha për të kenaqur interesat utilitare të tyre dhe per te ruajtur gjoja ekuilibrat.

Prandaj Amaneti i Gjergjit sot i thotë jo Jugosllavisë së re.
Unioni Artistik i Kombit Shqipetar do ta kthejë vitin e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut vit peligrinazhi artistik.

Uragani i artistëve të Kombit Shqipetar do të marshojē në të gjitha kalatë, malet qytetet ku ka luftuar Gjergj Kastrioti.

Te gjitha aktivitetet, festivalet, koncertet tematike do të organizohen me moton; Gjergj Kastrioti-Skenderbeu Moisiu ynë. “Një Komb një Shtet”.

 

 

 

______________________________

Referenca:

Marlin Barleti:  – “Historia e Skenderbeut”.
Dhimitwr Frangu: – “Veprat e lavdishme tē Skenderbeut”.
Frang Bardhi  – “Përse fajsohet Skenderbeu”.
Virgjil Kule – “Gjergj Kastrioti kryqtari i fundit”
Mark Milani  – “Jeta dhe zakonet e shqipetarëve”.
Mis Edith Durham  – “Brenga e Ballkanit”.
Dr. Milan Shuflaj – “Akta Albanika”
Dr. Abaz Ermenji – “Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë”
Ak. Kristo Frashëri  – “Historia e Skenderbeut”
Rezoluta e Kongresit Amerikan për Pavarwsinë e Kosovës.

Shqipëria njeh bullgarët pakicë kombëtare, ‘shpërthen’ Xhufi: O Zot

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet kundër vendimit të Komisionit të Ligjeve për futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Në një prononcim për “Panoramën”, pas vendimit të Kuvendit për të miratuar me konsensus futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke e çuar në nëntë numrin e tyre, Xhufi sqaron se vendi ynë ka vetëm dy pakica.

Sipas historianit të njohur, ashtu si në shumë vende të botës, janë të njohura grupimet linguistike apo kulturore, por kurrsesi këto grupime nuk mund të cilësohen si pakica kombëtare.

“O Zot. O Zot. Për mua nuk ka as pakica serbe dhe as bullgare. Për mendimin tim, në Shqipëri ka vetëm dy pakica kombëtare, që janë njohur në Konferencën e Paqes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921. Këto pakica janë: pakica greke dhe pakica malazeze. Këto të tjerat unë nuk i njoh. Ka grupime linguistike, ka grupime kulturore, siç i njeh edhe bota, siç i njeh edhe Italia, por jo pakica kombëtare, siç i kanë quajtur këta”, deklaron Xhufi.

Sipas historianit, vendimi për të pasur vetëm dy pakica kombëtare në vendin tonë është marrë në vitin 1921. Xhufi deklaron se ishte pikërisht Shqipëria që në këtë vit i propozoi Lidhjes së Kombeve që në listën e pakicave kombëtare të përfshiheshin vetëm grekët dhe malazezët dhe ky fakt u pranua gjerësisht edhe nga fqinjët tanë.

“Në vitin 1921, ne kemi hyrë në Lidhjen e Kombeve me kusht që të njohim të drejtat e pakicave. Lidhja e Kombeve njohu atë që propozoi qeveria shqiptare, që në vendin tonë ka pakica greke dhe malazeze. Këtë fakt Lidhja e Kombeve e pranoi 100% dhe nuk kemi pasur probleme”, sqaron historiani Pëllumb Xhufi. Zyrtarisht, Shqipëria aktualisht numëron 8 pakica kombëtare: greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.

Me vendimin e Komisionit të Ligjeve, bullgarët bëhen grupimi i nëntë i pakicave kombëtare në vendin tonë. Debati për pakicat kombëtare në Shqipëri u hap për shkak të një ligji të sjellë në Parlament nga qeveria, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, ku u kërkua edhe mendimi i grupimeve të ndryshme, pjesë e këtyre pakicave.

FATION BINJAKU/PANORAMA

Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga këta të pafytyrë…

S’kam parë askund kaq shumë viktima të drejtësisë, sa në Shqipëri. Jam i turpëruar nga këta të pafytyrë…

Lubonja: A ka Donald Lu dokumente për lidhje të Edi Ramës me trafikantët?

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu për krimin dhe klanet në Shqipëri/ Lubonja vë në pikëpyetje qëllimet e kësaj deklarate dhe ngre dyshime mbi to. Por ai ka edhe një koment se çfarë ka dashur të thotë ambasadori.

Nga Fatos Lubonja
Deri ditët e fundit ambasadori amerikan Lu e la në suspens shpjegimin e deklaratës së tij se katër klane dhe njëzet familje kontrollojnë vendin. Kjo bëri që ajo të komentohej gjatë gjithë javës që shkoi si asnjë lajm tjetër. Më skeptikët thanë se kemi të bëjmë me një keqinterpretim apo ekzagjerim të mediave, sepse ambasadori deklaroi edhe se është i lumtur në Shqipërinë e Ramës, jo si ata 56% që duan të ikin. Disa thanë se ky ishte një reagim emocional, që e kishte nxjerrë ambasadorin jashtë kornizave të diplomatit. Edi Rama tha se kjo ishte një ndihmë që po i jepte ambasadori në luftën kundër krimit.

Por më të shumtët e interpretuan deklaratën e tij si një “bombë” të hedhur kundër qeverisë. Dhe ky interpretim, duke pasur parasysh mbështetjen që i ka dhënë Lu qeverisë Rama, u bë problemi i problemeve. Sepse pyetja që ngrihej logjikisht ishte: mirë që e kontrollojnë vendin, por si e kontrollojnë? Cili është raporti i këtyre kontrollorëve me kontrollorin e madh: shtetin dhe qeverinë?

Mos ambasadori mendon se shteti ndihet shumë i dobët përpara këtyre klaneve që janë të mirëorganizuar? Apo se ka disa segmente të shtetit që janë të lidhur me krimin? Apo ka filluar të mendojë edhe ai, si një pjesë jo e vogël, se krimi dhe shteti janë e njëjta gjë në Shqipëri siç ndodhi edhe me ambasadorin Arvizu që andej nga fundi i mandatit e mori vesh se ç’ndodhte te ne? Kategoria e këtyre komentuesve filloi të ndërtojë shpresën se Amerika e mori vesh, më në fund, se çfarë po ndodh në Shqipëri, e njohu fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe tani gjërat do të ndryshojnë, se s’mund të lejojnë ata një gjendje të tillë. Shikoni kur të nxisin popullin të ngrihet në kryengritje, (se kot nuk foli ambasadori për të drejtën e popullit për të përmbysur qeveritë), apo kur të vijnë ata të FBI-së ta pastrojnë vetë vendin nga krimi.

Mirëpo më në fund ambasadori foli prapë e dha një përgjigje që na i davariti këto hamendje të shumta. Nëpërmjet një komunikimi virtual me gazetarin Skënder Minxhozi ai iu drejtua politikanëve që të mos grinden me njëri-tjetrin, por të punojnë për të futur në burg kriminelët. Nëse deklarata e parë mund të quhej bombë, kjo e dyta na bëri t’i vëmë bombës epitetin lotsjellëse.

Po si ka mundësi të mos të të vijë për të qarë kur sheh se ambasadori ende nuk e paska marrë vesh se këta nuk mund të presin degën ku janë ulur? Po si të mos qash kur mendon se gjithë ajo ambasadë, gjithë ai personel nuk ka fare memorie institucionale, por punuakan si institucionet tona që kur ikën një shef merr me vete krejt personelin, me gjithë kompjuterët, dhe tjetri vjen e fillon nga zeroja.

Nuk e dinë këta se kjo e lidhjes me krimin është një histori në vazhdim, se struktura jonë autoritare vertikale e pushtetit nuk lejon as të imagjinohet se dikush mund të guxojë të ndërtojë një shtet që kontrollon shtetin pa bashkëpunimin me shtetin. A nuk kanë këta fare ndonjë dokument që flet për lidhjet e hershme dhe të reja të Kryeministrit (dhe jo vetëm) me trafikantët, për televizionet e ngritur me paratë e drogës, për kryebashkiakët trafikantë, për deputetët vrasës etj? Le që s’ka nevojë të kesh memorie fare, se lidhjet me krimin këtu duken sheshit. A nuk e sheh ambasadori se pasi Erjon Veliaj na tha se kemi me mijëra apartamente bosh tani kryeministri ka lançuar një plan ndërtimi kullash dhe qendrash tregtare që s’ka shqiptar që s’e di se nuk mund të ndërtohen përveçse nga paratë e krimit dhe kanabizimit?

Me një fjalë: a mund të mendohet se ambasadori nuk e di këtë gjendje që në anglisht e quajnë “state captured” (shtet i kapur). Personalisht nuk e besoj këtë. Kam një mendim tjetër që më bën të mendoj se deklarata e ambasadorit ishte një tërheqje veshi për gjeneralët se disa nga ushtarët e tyre të krimit po bëjnë ca si shumë zullume dhe po prishin imazhin që mezi e kemi ndërtuar me vetingun, prandaj duhet të futin brenda ndonjë syresh, qoftë edhe sa për sy e faqe! Dhe këtë arsyetim unë e lidh me rëndësinë që kam parë t’u japin amerikanët demokracisë dhe shtetit të së drejtës në raport me rëndësinë që u japin lidhjeve direkte me politikanët autokratë që drejtojnë vende si ky i yni.

Kur kujtoj presionin që ushtroi dyshja Arvizu – Rama për të sjellë mbetjet siriane të armëve kimike në Shqipëri, me gjithë protestat popullore, kur kujtoj se në SHBA u bë nami vetëm për dy ujgurë që deshën t’i fusnin në territorin amerikan, kurse Berisha ua pranoi të gjithë, kur kujtoj se muhaxhedinët u refuzuan nga vende shumë më të fuqishme europiane sesa i yni, kurse Rama ua hapi portat kanat, them me vete: këtyre u intereson që vendi ynë të drejtohet më mirë nga autokratë që përdorin edhe paratë e mafies për të bërë një foto me presidentin e Amerikës, sesa nga demokratë që e kanë një lloj dinjiteti dhe kërkojnë që edhe vendi i tyre të ketë dinjitet në mes të vendeve ku sundon ligji.

Prandaj ngulmoj se në vend të shpresës te bombat e ambasadorëve, që shpesh na dalin lotsjellëse, është më mirë t’i ndërtojmë shpresat mbështetur në atë thënien tonë të urtë: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”. /Panorama/

Shqipëri: kanceri i gjirit dhe frika që pengon mjekimin

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por në Shqipëri, krahas veprimtarive të ndryshme, mungojnë statistika të plota mbi përhapjen e sëmundjes.

Veprimtaret pohojnë se sëmundjen e shoqërojnë mendësitë dhe frika që pengojnë mjekimin e hershëm të saj.

Nënave shqiptare të prekura nga kanceri i gjirit u shtohen cdo vit të paktën 500 gra të reja.

Shifrat nuk janë të plota, sepse mungon një regjistër kombëtar i kësaj sëmundje dhe sepse në statistikat e Institutit të Shëndetit Publik janë vetëm ato që diagnostikohen në spitalet shtetërore dhe nuk përfshihen ato që zbulohen e mjekohen në klinika dhe spitale private.

Veprimtaret zhvillojnë herë pas here tubime dhe konferenca ndërgjegjësuese me gra e vajza në të gjithë vendin, ku japin këshilla për kujdesin ndaj kësaj sëmundje krejt të kurueshme nëse zbulohet herët.

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare ka mbi 9 vjet që ndihmon për ndërgjegjësimin e grave shqiptare për kancerin e gjirit, e mbështetur nga ambasada amerikane në Tiranë dhe nga një seri aktorësh të tjerë. “Mesazhi i sivjetëm i fushatës është “Burrat mbështesin Gratë e tyre në luftën kundër kancerit të gjirit” – thotë Donika Godaj, drejtuese e kësaj shoqate.

Administrata e shëndetësisë ka marrë masa në përballimin e kësaj sëmundjeje përmes protokolleve profesionale, por veprimtarët pohojnë se ato janë përqëndruar vetëm në Tiranë, dhe më pak në qytete të tjera.

Ato pohojnë që edhe pse kanë mbështetjen e plotë të burrave, janë vetë gratë që kanë mendësinë për të mos u kujdesur për sëmundjen, që të mos rëndojnë gjendjen e familjes.

Vetësakrifikimi i tyre shkon deri në atë pikë sa ato parapëlqejnë më lehtë të mos e zbulojnë sëmundjen se sa ta mjekojnë atë.

Shkaqet nga vjen kanceri i gjirit janë të ndryshme; stili i jetës, ndotjet e mjedisit, ushqimi, duhani apo drogat e përdorura, por përballja me të nis me një zbulim të shpejtë dhe vijon me një mjekim këmbëngulës deri në mposhtjen e tij.

Krimet e rënda dërgojnë në gjykatë grupin e marijuanës në Vlorë

Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi në gjykatë 8 shtetas nga Vlora, 6 prej të cilëve akuzohen si “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, dhe dy prej tyre për “moskallëzim krimi”.

Për katër persona të tjerë të arrestuar një vit më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Vlorës.

Nga hetimet paraprake personat e dërguar në Gjykatë ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.

Prokuroria tha se janë siguruar dhe mbledhur të dhëna, për aktivitetin kriminal të disa grupeve personash, të cilët ne mënyrë të organizuar kultivonin bimë narkotike në disa zona të rrethit të Vlorës.

Nga të dhënat, ka rezultuar se një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj, të vitit 2016 pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll dhe kullota, kanë filluar kultivimin e sasive të mëdha të bimëve të marijuanës.

Ky është rasti i parë këtë vit kur një grup me akuzen si “i strukturuar kriminal” përfundon në Gjykatë. Pak ditë më parë Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluca u deklaroi gazetarëve se gjithmonë konstatohej nga gjykata se për gjykim vijnë vetëm punëtorët të pandehur, jo organizatorët e kultivimit”.

“Në gjykatë vijnë vetëm ata që vadisin, prashisin dhe ruajnë”, – tha ai.Vlora shihet nga analistë si një nga qendra ekultivimit të marijuanës dhe e trafikimit të saj, kreysisht drejt Italisë.

Grupe kriminale organizuan gjatë 2016 mbjelljen e sasive të mëdha të bimëve narkotike duke përfshirë si bashkëpuntorë edhe punonjës të policisë, që dilnin “garant” të informimit të tyre lidhur me operacionet në terren.

Rama: Demarkacioni, kusht i pakuptimtë i BE-së për Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Rama tha se “BE në të njëjtën kohë po negocion me Serbinë, e cila as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën ‘Standard’ të Vjenës, Rama ka thënë se nuk është e drejtë nga BE-ja e cila është duke negociuar për pranimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Serbisë në BE, por jo me Shqipërinë, transmeton Telegrafi.

“Kosovarët dikur kanë jetuar në një shtet në të cilin përkatësia e tyre nacionale dhe statusi i Repubilkës nuk u janë njohur. Kosovarët tani ata kanë shtetin e tyre, por nuk janë në gjendje të lëvizin lirshëm. Ata janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta Atyre u janë vënë kushte për të fituar regjimin pa viza. BE-ja thotë: së pari duhet të ketë një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që madje nuk e ka njohur Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rama.

Më tej Rama ka thënë se pavarësisht se çfarë thotë dikush, ai gjithmonë do të interesohet për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, sepse për këtë e obligon Kushtetuta e Shqipërisë.

Rama prezanton zëvendësministrat e rinj, disa janë nga Kosova

Katër zëvendësministra janë nga Kosova, konkretisht Iliriana Bajraktari, Hajrulla Çeku, Besa Shahini dhe Valbona Shujaku

TIRANË – Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryeministri i vendit, Edi Rama, prezantoi zëvendësministrat e rinj si dhe shpalosi disa nga objektivat kryesore të qeverisë që ai drejton për mandatin katër vjeçar.

Katër zëvendësministra janë nga Kosova, konkretisht Iliriana Bajraktari, Hajrulla Çeku, Besa Shahini dhe Valbona Shujaku.

Në fjalën e tij Rama ka paraqitur objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes. “Të lançojmë aksionin kombëtarë kundër rrjeteve kriminale. Duhet të përcaktojmë ecurinë e mëtejshme për avancimin e marrëdhënieve më Kosovën dhe të gjithë rajonin. Duhet të përcaktojmë kornizën mbi të cilin do të ngrihet i gjithë procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut”, tha Rama gjatë fjalimit të tij.

Më pas Rama ka prezantuar zëvendësministrat e rinj, ku Ministria e Brendshme do të ketë 4 zv.ministra: Rovena Voda, Julian Hodaj, Romina Kuko dhe Besfort Lamallari.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka katër zv.ministra, të cilët janë: Erion Luçi, Albana Shkurta, Dajna Sorensen dhe Elton Haxhi, ndërsa edhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do të ketë 4 zv.ministra, Enis Aliko, Altin Bunati, Dorina Çinari dhe Artan Shkreli.

Klea Maliqi, Artemis Dralo, Etjen Xhafaj do të jenë tek Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes është rikonfirmuar Petro Koçi.

Ministria e Drejtësisë do të ketë dy zëvendësministra, që janë Toni Gogo dhe Teuta Vodo.

Në Ministrinë e Shëndetësisë do të jenë Mira Rakacolli, Bardhylka Kospiri, Iliriana Bajraktari dhe Ardiana Jaku.

Besa Shahini, Ervin Demo, Kostandin Shkurti dhe Shpati Kolgega do të jenë zëvendësminsitra tek Ministria e Arsimit, ndërsa Ornela Çuçi dhe Hajrulla Çeku tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Dhimo Kote, Ermira Rusi, Ilir Halilaj, Roland Kristo tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe zëvendësminstre e Kulturës është Valbona Shujaku.

Takimi në Himarë me dy ministrat shqiptarë, i pranishëm dhe përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos

Në një takim me ministrin Gjiknuri edhe ministres Kumbaro në Himarë është vënë re edhe prezenca e përfaqësuesit të “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos.

Nuk dihet ende përse ka qenë i pranishëm por nga fotot e marra ekskluzivisht për “Gazeta Shqiptare”, ai ka dashur të jetë prezent kur diskutohej takimi me banorët të cilët priten nga projekti për rikualifikimin urban, ku preken pronat e tyre.

22331050_694994790699348_728228581_n

Ambasadori Lu lëshon ‘bombën’ e radhës: Gangsterët të futen në burg. Mjaft u zutë!

Ambasadori i Amerikës në vendin tonë Donald Lu, pas deklaratave të forta të bëra pak ditë më parë, ku tha se në vendi tonë ka 4 klane dhe 20 familjet mafioze që mbështesin krimin, këtë herë ai vjen me një deklaratë po aq të fortë.

 

Më anë të një komenti në një video të postuar nga gazetari Skënder Minxhozi ka lënë një koment ku shkruan:

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, shkruan Ambasadori Donald Lu”.

java neus

Rama shpall dritaren e tij kundër portaleve dhe mediave sociale

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit sot ka theksuar se platforma e komunikimit me njerëzit nuk do jetë një gjueti shtrigash për ata që duan të bëjnë denoncime apo të marrin nëpër gojë njerëzit. Ai tha se çdo anëtar i kësaj platforme do jetë me identitet të verifikuar dhe nuk do jetë si “Facebook”

Ai u shpreh se “Një dritare tjetër është fjala ime. Gjithsecili qe ka te drejte te kontriboje lidhur me reformat, kur flitet konkretisht për një reformë.

PSH: do të behet diskutimi për mbetje.

Nuk do ia lëmë këtë diskutim portaleve dhe ‘Facebook’, por që do të diskutohet mes nesh dhe gjithë atyre që bashkë me ne janë përfshirët në këtë udhëtim 4 vjeçar. Çdokush që do të shkruaj një opinion do të marrë një përgjigje”, tha Rama.

E kishte kthyer lokalin në “dyqan” armësh e tritoli, policia prangos biznesmenin nga Pogradeci

Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit në Çërravë, shtetasin Thanor Pupa 36 vjeçar si dhe babain e tij, 72 vjeçarin me inicialet A.P. I moshuari po procedohet në gjëndje të lirë për shkak se pas një kontrolli, në panesën e tij janë sekuestruar 4 armë gjahu pa leje.

NJOFTIMI:

Policia arreston ne flagrancë një shtetas, i cili në ambjentet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, pasi në banesë, iu gjetën e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

· Th.P, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale :

– Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Gjithashtu në vijim të këtij rasti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij shtetasit :

· A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë.

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan

– Katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

NDËR PARTITË E DJATHTA, PD E SHQIPËRISË, E DYTA NË BALLKANIN PERËNDIMOR – Nga Ramiz LUSHAJ

Teorinat e përhapuna veçmas kohët e fundit: “Edhe në Europën Lindore, në vendet ish-komuniste, parti të djathta si PD janë rithemelue, ringritë të reja…” apo “PD e ka krye misionin e saj historik”, etj. janë dizinformuese,  diversioniste. Ligatë kënetore, ligësi politike, edhe kur vijnë nga e majta apo e djathta ose nga jashtë. Bartësit e tyre të mos i japin kaq hapët për shembuj, në krejt Europë Lindore, Qëndrore, Juglindore, as në krejt Ballkan, po të ndalen veç në Ballkanin Perëndimor, të cilin të majtët (pro)sllavë po don’ prej vitesh me e kthye në një “Jugosllavi të re”, në “Jugosllavinë e Katërt”.

Të gjitha partitë e djathta në Ballkanin Perëndimor, simotra të PD të Shqipërisë, të themeluara në vitet 1989-1992, të aderuara në disa nga grupimet politike europiane si EPP, CDI, IDU, viti 2017 i gjeti në pushtet politik në Kroaci e Kosovë, në Maqedoni e Bosnje-Hercegovinë, përveç Partisë Demokratike të Sllovenisë (SDS) e ish kryeministrit Janez Jansha, e 16 shkurtit 1989; Partia Demokratike Serbe (DSS) e Koshtunicës e Jovanoviçit, themelue me 26 korrik 1992; Partia “Lëvizja për Ndryshime” (PzP) në Malin e Zi, e Medojeviçit, (e vitit 2002). Në Slloveni, një parti e re (e 2 qershorit 2014), Partia Moderne e Qendrës (SMC) e kryeministrit Milo Cerar, e aderuar në grupimin e Partive Liberal-Demokrate Europiane (ALDE, LI) është në pushtet prej katër vitesh, e cila nuk është deklarue as e majtë,  as e djathtë. Pra, në mesin e vitit 2017, e majta ishte në pushtet vetëm në tre shtete: Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, vetëm në 121 mijë km2 me 10 milionë banorë, ndërsa e djathta edhe në opozitë është forcë e parë apo e dytë. Kësokohe, të djathtët në pushtet ishin në shumicë për nga numri i shteteve, sipërfaqja e popullsia e tyre.

VMRO-DPMNE e Gruevskit të Maqedonisë, simotra e PD në EPP dhe IDU, themelue më 17 qershor 1990, deri para disa muajsh ishte në pushtet në Maqedoni, kishte të sajin kryeministrin, e ka të vetin presidentin, ka shumicën në pushtetin lokal. Tani erdhi në pushtet partia tjetër: SDSM e Zaevit, e themelueme më 20 prill 1991, e cila është në Partitë Socialiste Europiane e Internacionalen Socialiste sëbashku me PS e Shqipërisë. Në të dy rastet, këto parti kanë qeverisë me shqiptarët, me partitë shqiptare, me të përhershmin Ali Ahmeti e të tjerët. Pra, kësisoj, kështu, rrotacioni politik, siç ndodhi në Maqedoni, në Kosovë e në Shqipëri, nuk do të thotë ikje nga skena politike të partive të vjetra të ’90-tës e as ’91-shit apo ’92-shit. Pra, as PD e Shqipërisë, e Sali Berishës e Lulzim Bashës.

Në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) nuk ka ndodh si në Malin e Zi, ku e majta, Parta Socialiste Demokratike (SPD) e Bulatoviçit e Gjukanoviçit, (antare e Partive Socialiste Europiane sikurse PS e Shqipërisë), prej themelimit të saj më 1991 është në pushtet, i ka të saj kryeministrin në Podgoricë e presidentin në Kotorr, në dy kryeqytetet e këtij shteti ballkano-perëndimor. Kjo nuk ka ndodh në Shqipëri, sepse PD ka 4 mandate në 14 vjet në pushtet me kryeministër të saj Meksi e Berisha dhe në 4 mandate në 20 vjet me president të saj Berisha, Topi e Nishani, si dhe ka pasë përfaqësuesit e saj politik apo teknik në pothuaj 2 vite kalendarike politike në “Qeveria e Stabilitetit të Vendit” (1991), “Qeveria Teknike” (1991-’92), “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar” (1997), Qeverinë Rama (2017).

Partia Demokratike e Shqipërisë, përveç Partisë të Tuxhmanit e të  Stipe Mesiç dhe të kryeministrit aktual kroat Plenkoviqit, Unionit Demokrat Kroat (HDZ- themelue më 17 qershor 1989), asnjë parti tjetër e djathtë nuk ka ma shumë vite në pushtet, as në Slloveni e Maqedoni, as në Bosnje-Hercegovinë e Serbi, as në Kosovë, as në Malin e Zi. Ndër partitë e djathta, PD, vjen e dyta në Ballkanin Perëndimor. Një parti e tillë, si PD, me një rekord politik të tillë, si mund ta ketë krye misionin e saj, si mund të flitet për shkrirje apo rithemelim të saj, etj.

Ndryshe nga disa parti të djathta në Ballkanin Perëndimor, PD e Shqipërisë, e  themeluar më 12 dhjetor 1990, edhe në dy humbjet elektorale të fundit (2013, 2017) i ka ruajt themelet e veta të antarësisë, bazën e votuesve të saj, nuk është braktisë nga elektorati i saj i spektrit të djathtë. Partia Demokratike Serbe (DSS – e 26 qershorit 1992) e Koshtunicës – ish president i Jugosllavisë (2000-2003) dhe ish-kryeministër i Serbisë (2004-2008), e aderuar në IDU (sikurse dhe PD) në zgjedhjet e fundit (2016) mori vetëm 5 deputetë në Parlamentin 250 vendësh të Serbisë. Kjo parti (DSS) ka mbi 100 mijë antarë (v. 2012), por mori vetëm 73 mijë vota. As sa antarësia e saj. Ndërsa PD e Shqipërisë në korrik 2017 numëronte mbi 100 mijë antarë dhe në zgjedhjet e qershorit 2017 mori rreth 400 mijë vota të saj. Doli forca e dytë politike në Shqipëri. Atëherit, si e mbyllka një parti e tillë, ma e madhja parti e të djathtës shqiptare, misionin e saj historik apo t’i kërkohet shkrirja apo rithemelimi i saj (!).

          Partia Demokratike e Shqipërisë është pasuri e trashëgimi kombëtare, që ende i duhet Kombit, ka një mision të qartë e një rrugë të gjatë, me mundësi e aftësi rigjeneruese e të sigurta të përballet edhe me luftëra bio-politike ndaj saj, e vendosur të rivijnë shpejt e fuqishëm në pushtetin politik në Shqipëri.

Deputeti i PD ‘plas bombën’: Kemi 15 spiunë në Kuvend, ja ku fshihen

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, sfidoi disa ditë më parë ligjvënësit shqiptarë, teksa publikoi përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për raportin e tij me ish-Sigurimin. Deputeti Murrizi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com thotë se, vetëm një deputet i është përgjigjur sfidës së tij, duke iu drejtuar komisionit, për të verifikuar nëse ka pasur apo jo lidhje me ish-Sigurimin. Ai është deputeti Romeo Gurakuqi.

138 deputetë të tjerë nuk i janë përgjigjur sfidës. Murrizi thekson se, sipas informacioneve të tij, 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, deputetët spiunë fshihen në grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, sidomos në Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Myslim Murrizi mendon se kjo është arsye se pse deputetët nuk i drejtohen komisionit, për ta zbardhur para shqiptarëve të kaluarën e tyre.

-Z. Murrizi, disa ditë më parë, ju publikuat përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për raportin tuaj me ish-Sigurimin e Shtetit, ndërsa ftove kolegët në Parlament të qartësonin të kaluarën e tyre. Sa deputetë i janë përgjigjur sfidës suaj?

Unë mendoj se është detyrim moral i çdo deputeti që 27 vjet pas rënies së komunizmit t’ju tregojmë shqiptarëve të kaluarën tonë. Ai ligj nuk është ligj frenues, por është moral. Të gjitha vendet ish-komuniste, përveç Hungarisë, kanë patur ligj frenues. Hungaria e ka pasur ligj moral, ku KQZ thjeshtë bënte me dije qenien apo jo pjesë e shërbimit sekret të asaj kohe. Nëse do ta votonin qytetarët personin, do të thonë se qytetarët e duan spiun deputetin dhe nuk ke çfarë i bën. Në Shqipëri, në 27 vjet pluralizëm, ne kemi një komision, i cili nuk komandohet nga një parti politike.

Ka qenë komisioni ‘Mezini’. Për këtë komision aludohej se ishte nën urdhrat e Berishës. Kur unë kam qenë deputet, nga viti 1997-2000, ka qenë komisioni i ‘Bezhani’, ku kryetari u emërua nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano. Ky që kemi tani, është një komision kolegjial, me 5 anëtarë të kaluar nga Kuvendi, ku një është përfaqësues i shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe një është drejtpërdrejt i përndjekur, Daut Gumeni dhe Simon Miraka. Unë mendoj se çdo i zgjedhur, edhe administrata, kryetarët e bashkive dhe qeveria duhet të bëjnë publike zyrtarët e lartë, ato që janë subjekte të këtij ligji, nëse kanë të kaluar me ish-Sigurimin e Shtetit apo jo.

-A i është përgjigjur deri më sot ndonjë deputet sfidës suaj?
Di që përveç meje, ka marrë përgjigje nga autoriteti edhe deputeti Romeo Gurakuqi i Qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar e pyeta nëse kishte dërguar kërkesë, ku më konfirmoi përgjigjen. Pra, di që ka marrë përgjigje edhe Romeo Gurakuqi. Këtë çështje unë e kam ngritur edhe në mbledhjen e parafundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam pohuar se është detyrim moral, të paktën i deputetëve të Partisë Demokratike, si partia e parë antikomuniste, që të shkojnë të gjithë dhe të marrin tek ky autoritet përgjigjen për të kaluarën e tyre nëse kanë apo nuk kanë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.

-Si u prit kërkesa juaj nga kolegët?

Pash që disa hezitonin. Ky është problem i tyre. Për mua, ky Kuvend ka sërish bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Unë mendoj se janë pjesë e të gjitha partive.

-Ku e bazoni këtë konstatim apo bindje?

Po cila është arsyeja që i pengon për të ndërmarrë këtë akt moral, në një farë mënyrë për ta larë veten para qytetarëve në raport me ish-Sigurimin e Shtetit?! Pse nuk e bëjnë? Nuk ka asnjë kosto financiare. Është pa humbje kohe. Mund të bëhet me një formular. Çfarë i pengon?! Për mua në këtë parlament janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit nga i gjithë spektri politik.

Në hulumtimin tim 27-vjeçar, në reagimin e politikës sa herë hapet çështje dosjeve, në qasjen e tyre etj., për mua nga PD, PS dhe LSI janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Unë aludoj për të gjithë që kanë qenë mbi 18 vjeç në vitin ’90, por absolutisht e them me bindje se janë mbi 15 deputetë. Nëse mendojnë se e kanë të vështirë këtë plotësimin e formularit, le të bëjmë një vendim të gjithë si Kuvend, t’i japim tagrin autoritetit të dosjeve që të bëjë publike të gjithë emrat tanë kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë bashkëpunëtor.

-Në ligj, nga të gjithë kategoritë e funksionarëve, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, kryetarët e bashkive etj., vetëm deputetët janë përjashtuar nga verifikimi. Ata mund të verifikohen vetëm me vullnetin e tyre…

Kjo është bërë qëllimisht sepse kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo do të thotë se nuk kanë mundur dot që të asgjësojnë dosjet e tyre. Të jesh i bindur se, nëse do të kishin zhdukur dosjet e vet, do t’i kishin hapur pa problem për të tjerët. Për mua është një ligj i cunguar, është bërë me hile, është bërë me qëllim, që të shpëtojnë veten ata që kanë menduar për të qenë në Kuvend ndoshta edhe këtë mandat apo edhe një mandat tjetër.

-Ç’po ndodh me dy nismat e Partisë Demokratike për dënimin e ekspozimit të simboleve të komunizmit dhe për dënimin e krimeve të komunizmit?

Me këtë çështje po merret një grup pune, i cili kryesohet nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Kodi Penal nuk pengon asnjë qytetar të këtij vendi që të shkojnë dhe të bëjë një padi në prokurori për ata që kanë lyer duart me gjak. Simbolikisht, dënimi i komunizmit duhet të fillojë nga shkëputje e Partisë Demokratike nga organet famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit. Që ne të kemi tagër moral në Kuvend, duhet që të gjithë deputetët e PD, nga kryetari Basha deri tek më i riu, të kenë në dorë përgjigjen zyrtare të komisionit të dosjeve.

Nëse ke qenë shërbëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe kërkon që të bësh një ligj demagogjik për të dënuar, për shembull, një të sëmur psikik që del në Pezë me fotografinë e Enver Hoxhës në dorë, kjo është farsë. Duhet të shkëputemi nga e kaluara jo me demagogji, por me vepra. Shkëputja me vepra fillon nga ndarja përfundimtare me të kaluarën, me individë që i kanë shërbyer së kaluarës komuniste. Për mua, ky ligj duhet të ishte frenues. Boll më me avazin e 27 viteve të postkomunizimit, ku del operativi dhe thotë: Nëse ke hall, hajde e më tako mua sërish.

-Disa ditë më parë kritikuat ambasadorin amerikan për disa letra falënderuese. Tani ç farë mendoni për deklaratat e fundit të ambasadorit, ku foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri?

E përgëzoj shumë sikurse u emocionova kur i çoi letër falënderuese Tinës. Vonë, por më mirë vonë se kurrë. Është një deklaratë reale për një realitet të hidhur në Shqipëri. Është ajo çfarë ka thënë opozita të paktën nga viti 2014 dhe këtej. Për mua absolutisht, parlamenti dhe qeveria duhet të tregojnë vullnet politik, që të shkëputet politika nga krimi, sepse mafie pa përkrahje politike nuk ka në asnjë vend të botës. Janë grupe ordinare që po të dojë shteti i shtyp si plesht.

Familjet mafioze që rrezikojnë kombin shqiptar absolutisht që kanë lidhje me politikën dhe herë-herë komandojnë politikën. Është në detyrën e kësaj mazhorance, e cila ka 74 mandate, që të tregojë vullnet politik për t’u shkëputur nga krimi apo jo. Opozita, përveç fjalës, nuk ka në dorë gjë tjetër. Asnjë të keqe nuk ka që shërbimet partnere dhe shërbimet ligjzbatuese vendase ta fillojnë survejimin dhe përgjimin tek 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Le të kërkojnë një deklaratë të firmosur nga ne, që të pranojmë që të jemi nën përgjim, për të parë se kush nga ne ka kontakte me krimin.

Shqiptarja.com

Kërcënim mafioz në Elbasan, kundërshtarët i çojnë arkivol në shtëpi kryebashkiakut Sejdini

Në qytetin e Elbasanit thuhet se veprojnë dy klane mafioze, e këto janë mes dy fiseve që vetë ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka përmendur nga Parlamenti, fisi Çela dhe Çapja.

Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethemet” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Sokol Sanxhaktari është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës. Ky i fundit ka qenë një ndër emrat që këtë verë Prokuroria i kërkoi policisë ta vinte në përgjim, por që nuk u realizua kurrë pasi policia tha se nuk ka kapacitete me efektivë për shkak se ishin me leje.

Kryebashkiaku është akuzuar vazhdimisht nga opozita, e madje së fundi në Parlament, lideri demokrat Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama që të bënte shkarkimin e Sejdinit nga detyra. Ashtu sikundër ambasadori amerikan Donald Lu foli për funksionim të 4 klaneve në Shqipëri, në qytetin e Elbasanit fiset mafioze kanë nisur të vënë në jetë edhe praktikat kërcënuese mes tyre.

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar me një mesazh anonim pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, se Qazim Sejdinit i kanë dërguar arkivol në shtëpi, e kjo në shenjë hakmarrjeje. Gjatë natës së sotme në Durrës u vu në pranga Enea Bekteshi, i cili dyshohet se ka qenë në makinën Audi që përplasi automjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit më shumë se dy javë më parë. E po kështu dyshohet si i përfshirë në goditjen me antitank të një prej bizneseve të fisit Çapja muaj më parë. E në shenjë hakmarrjeje për këto që kanë ndodhur, në shtëpinë e kryebashkiakut të Elbasanit, qarkullon si lajm se i kanë çuar arkivol, dhe kjo në gjuhën e mafies nënkupton që do të vritet.

“Në Elbasan klanet në thikë e në pikë! Qyteti gumëzhinë se Don Lalës klani tjetër mafioz i ka dërguar arkivol në shtëpi?!?!, – shkruan Sali Berisha në profilin e tij në Facebook duke e shoqëruar këtë informacion me pikëpyetje e pikëçuditëse të shumta për vetë peshën që ka si informacion dhe se sa e rëndë është situata nëse kjo rezulton e vërtetë.

Në mesazh thuhet se kryebashkiaku ka shtuar sigurinë duke marrë më shumë roje private.

Më poshtë mesazhi që qytetari i ka dërguar deputetit demokrat

 “Doktor mirmrama. po lexoj neper medja sikur policia ne elbasan ka arrestu autorin e ngjarjes se 18 shtatorit sikur u kap autori kjo esht nje lajm sa per te ber buj sepse autoret e vertet nuk jan kapur ato brohen nga edi rama dhe qazim sejdini kto qe jan arrestu jan thejsht ushtar,sa per qazim sejdin mikun me te ngusht te edi rames sot ne qytet po qarkulloj nje lajm sikur i kan dergu arkivol ne shpi ne shenj hakmarrje per ato qe ai ka ber nuk dihet sa i vertet esht ky lajm po sot i gjith elbasan po flet per kte ngjarje. te gjith e din ne elbasan qe qazim sejtin ka shumfishuar rojet dhe badiguardet”

/Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kercenim-n-mafioz-ne-elbasan-443201/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shtatë dëshmitarë VIP në procesin ndaj Shullazit. Nga Tahiri te Çako, ç’dinë për kërcënimin e rektorit

Në një kohë kur dëshmitarët në procesin e Emiljano Shullazit po japin dëshmi të ndryshme para trupit gjykues krahasuar me ato të dhëna në Prokurori, mbrojtja ka kërkuar që të përshpejtohet gjyqi ndaj grupit kriminal.

 

Avokati Vladimir Meçi, ka kërkuar në seancën e djeshme që të zhvillohen dy seanca në javë. Mirëpo, trupi gjykues e pa të pamundur këtë gjë, ndaj vendosi që të shtojë numrin e dëshmitarëve në seancën e ardhshme, që mbahet ditën e martë, në orën 9:00. Kjo lëvizje bën që të martën të ketë dëshmi të personave VIP.

Për atë seancë, ishin planifikuar që të dëshmonin dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, si edhe Majlinda Keta, bashkë me Klodeta Dibra.

Mirëpo, për shkak të përshpejtimit të procesit, në të njëjtën seancë u thirrën edhe dëshmitarët VIP që do të thirreshin në atë pasardhësen. Bëhet fjalë për Haki Çakon dhe Samimir Tahirin. I pari është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i dyti ka qenë ministër i Brendshëm në kohën kur akuzohej për lidhjet me Emiljano Shullazin.

TAHIRI

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dëshmuar më parë në Prokurori për rastin e Emiljano Shullazit. Ai është thirrur për të dëshmuar në lidhje me kërcënimin e rektorit të UT, Mynyr Koni. Mësohet se Koni kishte vënë në dijeni Tahirin, Çakon, ministren e Arsimit, Lindita Nikollin, dhe dy pedagogët Dibra dhe Keta, për kërcënimin që kishte marrë nga Shullazi, për të moskandiduar për rektor të UT-së.

Tahiri ka dëshmuar në Prokurori, në datën 24 mars të këtij viti. “Unë iu përgjigja pozitivisht ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të treguar edhe këtu detyrën që kam bërë. Dhe më vjen mirë, në fakt, që jam ftuar të dëshmoj për detyrën që kam bërë lidhur edhe me këtë rast, kur të dy profesorët deklaruan se u kërcënuan”, pati thënë Tahiri pasi doli nga Prokuroria. Për të njëjtën gjë do të pyetet edhe Çako, së bashku me dy pedagoget.

KULE DHE KONI

Në seancën e së martës do të dëshmojnë Dhori Kule dhe Mynyr Koni, që të dy kanë akuzuar Emiljano Shullazin se i ka kërcënuar gjatë zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

“Isha në rrugë duke shkuar për në shtëpi, një makinë më ndaloi te këmbët dhe një person më urdhëroi të hyja brenda. Aty jam kërcënuar. Ishin tre veta. Njëri prej tyre më tha “Ti do tërhiqesh deri nesër nga gara!”. I thashë të mendohem deri nesër. Personi në fjalë, me ton të lartë, më tha: Ti do të japësh dorëheqjen”, pati dëshmuar Mynyr Koni në Prokurori duke vënë gishtin mbi klanet e Emiljano Shullazit. Po ashtu, edhe Dhori Kule pati deklaruar se është kërcënuar nga Shullazi në zgjedhjet brenda Universitetit të Tiranës, në mënyrë që të tërhiqej.

ERALD DELIU/PANORAMA

Akuza e Spartak Ngjelës: Katër demokratë humbën paratë në Qipro…

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News teksa ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu ka folur edhe për politikanë të cilët kanë humbur para në Qipro.

 

Këta të fundit i përkasin partisë Demokratike, sipas Ngjelës dhe për këtë gjë janë në dijeni edhe zyrtarët amerikanë të cilët do ti publikojnë emrat e tyre së shpejti.

Duke folur për këtë çështje, Ngjela iu referua ish-ministrit të Financave, Ridvan Bodes, që sipas tij u la jashtë listës nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pikërisht sepse ekzistojnë këto të dhëna.

“Katër ke në Qipro që kanë humbur para nga të tutë (i drejtohet deputetit Ervin Salianji). Ka edhe nga këta (socialistët), por katër janë të tutë. Të lutem, mos e zgjat, do të dalin. Do t’i dëgjoni. Do të bëj një pyetje. Po kishte bashkëpunëtorë më të afërt sesa Ministri i Financave me Saliun?  Pse nuk e vendosët si kandidat? Bode, e di ti çfarë është Bode apo jo? Trezorier i Saliut. Si e la trezorierin jashtë ai? Ai bëri mirë që e la jashtë, por e la se janë këto. Tani nuk e di unë se sa janë të implikuar të tjerët”, u shpreh Ngjela.

Ngjela paralajmëroi edhe publikimin nga FBI-ja të llogarive ofshore që kanë politikanët shqiptarë.

Rama komenton për herë të parë deklaratat e Lu

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga qyteti i Fierit konsultimet publike mbi buxhetin e shtetit të vitit 2018. Nga atje një ish-ushtarak e ka pyetur se çfarë do të ndodhë me situatën e krimit të organizuar në Shqipëri.

“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re. Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për tu shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele. Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan.

Ndodhi në Elbasan një ngjarje që sherben si katalizator. Unë iu siguroj se çështja e Elbasanit është në një ndjekje të vazhdueshme. Ne jemi për të dhënë llogari për rezultatet.
Shume shpejt do të keni një zinxhir veprimesh nga ana e policisë së shtetit. Zonat ku funksionojnë të fortë janë zona ku janë të inkriminuar policia e shtetit”, tha Rama.


Send this to a friend