Më 16 Maj në Teatrin Migjeni do të shfaqet Teatri Poetik që do të sjellë perla nga veprimtaria poetike e poetëve shqiptarë.
Shfaqja titullohet Mall për vendlindjen dhe regjisore e shfaqjes është artistja e shquar Justina Aliaj.
Krijimtaria poetike do të interpretohet nga aktorët e shquar Justina Aliaj, Mjeshtër i Madh, Merita Smaja, Mjeshtër i Madh, Rajmonda Marku, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Asrtit Fani, Fritz Selmani.
Shfaqja do të shoqërohet me pjesmarrjen e Korit “Prenk Jakova” ne Drejtues Muzikor Gjon Shllaku.
Vetë Artisja e shquar Justina Aliaj bën me dije në rrjetin social datën e shfaqjes që po afron:
“Mirëdita miq e mikesha të dashtuna.
Kam kënaqësinë të ju vë në dijeni se shfaqja po afron.
Lus Zotin me na e shpërblye mundin e punën.
Jemi optimistë, vazhdojmë provat intesivisht deri të mërkurën.
Do të doja të ju kisha të gjithëve ju të dashtunit e mi të fb-ut.
Ashtu besoj edhe për ju.
Por, dëshirat na m’varen shpesh nga kushtet, nga distancat. Arsye mbi arsyet.
Kjoshi mirë.
Ju përqafoj me respekt.
E juaja”