VOAL

VOAL

Prifti: Meta më quajti moçalor, por mua më vjen deri te rripi i mesit

Prifti, sapo doli nga policia dha deklaratën e parë

Pas më shumë se dy orësh në policinë e Tiranës, i thërritur për të dëshmuar për letrën e Spartak Brahos, ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti deklaron për mediat se nuk tërhiqet nga denoncimet për Metën dhe këdo që vjedh, deri sa të ketë frymë.

“Pavarësisht se është nga Skrapari e unë nga Myzeqeja, i them se ai nga Skrapari është, por deri te rripi i mesit më vjen mua. Unë do të dëshmoj, deri në fund, pavarësisht presioneve edhe sikur të më presin mishin me copa do të denoncoj atë që di për Metën dhe gjithë ata që vjedhin vendin”- tha Prifti gjatë deklaratës për mediat pasi doli nga policia.

Prifti ka sqaruar se nuk e ka takuar kurrë gruan e Kastriot Ismailajt, ndërkohë që këtë të fundit e ka takuar 2-3 herë nga vitet 97-98 dhe pas kësaj, kurrë më.

Sa për akuzat në letrën e Brahos se ai do të destabilizojë vendin, Prifti i përgjigjet se vendi është i destabilizuar.

“U bëj thirrje atyre që kanë tru e mendojnë se të duash të rrëzosh qeverinë, apo të largosh të korruptuarit nga qeveria nuk ka të bëjë me krijimin e destabilitetit. LSI është bërë si gruaja e martuar për herë të dytë, po sa herë i shkon mendja për burrin e parë shkon edhe me të, është në koalicion me PS dhe në përrenjas e dredh me PD. Mos më akuzoj mua Braho se po bëj destabilitet politik kur Shqipëria është e destabiluar njerëzit nuk kanë bukë, janë dy parti njëra vjedh tërë ditën e tjetra dhunon e taksa e me gjoba”- tha ai.Prifti ka komentuar edhe deklaratën e Metes, se ishte ai qe e firmosi marrëveshjen me CEZ- DIA. “nese do e kisha formosur une nuk do ishte dosja me firmën time? Nuk bëhet politikë me shpifje, nuk luftohet me letra që shteti të ngrihet e të më trembë mua, më sulmon Meta, nga origjina, familja e gjithandej, sot kam marrë lajm të mirë nga prokurorët që ka nisur hetim për CEZ dhe unë e përgëzoj prokurorinë që e ka nisur, e më ka thirrur që për këtë hetim të vij të dëshmojë me ato që di”- tha ai.

Ai njoftoi se do të publikojë pasdite një tjetër material denoncimi për deputetin e LSI-se, Agron Cela, per te cilin perseriti akuzen se ka marre para nga DIA. “Drejtori ekzekutiv i DIA sqaron se firma e Celës ka marrë 16.5 mln nga DIA”- tha ai.

Dritan Prifti po merret në pyetje në Policinë e Tiranës

Pasi të ketë mbaruar marrja në pyetje, pritet edhe një deklaratë nga ish-ministri Dritan Prifti

TIRANE – Ish-ministri Dritan Prifit është paraqitur ditën e sotme në Policinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij, lidhur me letrën e dorëzuar nga deputeti Spartak Braho zyrtarëve të lartë të vendit disa ditë më parë. Në këtë letër, ku Braho ngriti shqetësimin për rrezik të destabilizimit të vendit, përmendet Tom Doshi dhe Dritan Prifti.

Deputeti Doshi dhe bashkëshortja e Kastriot Ismailajt u morën në pyetje dy ditë më parë nga uniformat blu lidhur me këtë çështje, si dhe një takim që kanë bërë të dy disa ditë më parë.

Pas marrjes në pyetje në polici, pritet edhe një deklarata nga ish-ministri Dritan Prifti.

Zbardhet lista e deputetëve të PD dhe LSI se si e votuan nismën e PD për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ-DIA!

Voal – Voal.ch i referohet listës të botuar nga gazetari Endri Xhafo se si kanë votuar dje deputetët e parlamentit të Shqipërisë për procedurën e shpejtuar të nismës të PD për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ-DIA.

Mos e lini pa parë listën si kanë votuar deputetët e PD dhe LSI nismën e PD për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ-DIA!

Voal – Voal.ch i referohet listës të botuar nga gazetari Endri Xhafo se si kanë votuar dje deputetët e parlamentit të Shqipërisë për procedurën e shpejtuar ndaj nismës së PD për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ-DIA.

Ngjan me një lojë të mirëfilltë.

Kjo duke u nisur nga deklaratat e mëparshme të deputetëve dhe nga çfarë kanë mbrojtur deri tani.

Ilir Meta ka deklaruar më herët se ka qenë pro hetimit ndërkombëtar dhe  duket e ka mbajtur fjalën.

Pro ka votuar edhe Petrit Vasili e Monika Kryemadhi.

Por krahu i djathtë i Ilir Metës Spartak Braho ka votuar  “kundër”

Ndërkohë tetë deputetë të Ilir Metës nga lista LSI-së kanë abstenuar.

Ka abstenuar edhe  Vangjel Dules.

Ra në sy ish kryeministri Sali Berisha i cili me insistim ka kërkuar hetim ndërkombëtar dhe ai nuk ka votuar fare.

Deputetët që nuk kanë votuar nga PD kanë qenë Sali Berisha, Igli Cara, Myqerem Tafaj, Genc Pollo, Fatmir Mediu, Agron Duka, por edhe deputët çam, përfshirë ish-deputeten demokrate Mesila Doda.

“Nëse deputetët demokratë do të kishin votuar të gjithë pro, me që rezultati ishte 50 vota pro dhe 54 kundër, mund të kishte kaluar”, thotë gazetari Endri Xhafo i cili ka publikuar rezultatin e votimit.

 

PS. Deputeti i PD Genc Pollo ka qenë në Berlin në delegacionin me liderin e PD Lulzim Basha. Zoti Pollo ka lajmëruar përmes Facebook dhe Twitter dje pasdite, 2 tetor 2015.

02-10-2015 08-39-42

Rama-Ruçi të alarmuar për numrat në parlament, përfitojnë Idrizi, Ndoka

Për shkak të burgosjes së dy deputetëve, përjashtimit të dy të tjerëve, divergjencave brenda Partisë Socialiste dhe mosmarrëveshjeve me aleatët, mazhoranca ka humbur shumicën prej 84 votash në Parlament që nga fundi i sesionit të kaluar. Në zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni PS-LSI morën 83 deputetë. Shumë shpejt tre deputetë të opozitës kaluan pranë LSI. Më tej edhe 4 deputetë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet u bashkuan me mazhorancën. Këtij fluksi në përfundim iu shtua dhe Nard Ndoka, duke e çuar mazhorancën në 91 vota. Megjithatë, prej disa muajsh, shumica nuk ka në Parlament votat e nevojshme për të miratuar ligjet me 84 vota. Ky shqetësim dhe realitet u rëndua më shumë gjatë kësaj jave ku Ilir Meta shkëmbeu në distancë disa mesazhe të koduara me Sali Berishën. Nga ana tjetër, kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, në çdo mbledhje u ka kërkuar deputetëve të jenë prezentë në seancë, por sërish votat nuk bëhen. Në këtë kuadër janë vënë në lëvizje vetë kryeministri Edi Rama bashkë me Gramoz Ruçin. Rama e Ruçi i kanë kthyer sytë tek aleatët e rinj dhe deputetët e lëkundur duke negociuar për poste në këmbim të votës në Parlament.
Takimet
Burime të gazetës “SOT”, pranë Partisë Socialiste, kanë thënë se sapo kryeministri Edi Rama të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të ketë takime me aleatët kryesorë të tij. Në ditët në vijim është parashikuar një takim kokë më kokë mes tij dhe kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe në fokus do të jetë zbatimi i marrëveshjes së koalicionit. Duke qenë se Rama deklaroi qartë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, burimet kanë thënë se mes Ramës dhe Idrizit do të diskutohet për t’i dhënë në administrim disa drejtori PDIU. Po ashtu mësohet se deri më tani kësaj force politike nuk i është akorduar asnjë post dhe kjo ka ndikuar dhe në një ftohje të koalicionit. Burime nga PDIU, kanë thënë se presin të marrin disa drejtori në Tiranë dhe në rrethe. Nëse arrihet një marrëveshje mes palëve, atëherë votat e PDIU në Parlament, PS do t’i ketë të sigurta. Nga ana tjetër pritet dhe një takim i përfaqësuesve të PS me Nard Ndokën. Ky i fundit i kontaktuar nga gazeta është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë zbatim të marrëveshjes, por u shpreh gjithashtu se në ditët në vijim do ketë negociata për zbatimin e saj. Nga ana tjetër, Ruçi dhe deputetë të afërt me Ramën pritet të negociojnë me disa prej deputetëve të pakënaqur në mënyrë që ata të japin votën pro në Parlament.
Partitë e vogla
Më të pakënaqurit e koalicionit të majtë duket se janë partitë e vogla që nuk kanë deputetë në Parlament. Para zgjedhjeve Rama u premtoi poste shumë prej tyre, por deri më tani edhe me ta kanë ngecur marrëveshjet. Mjaft prej krerëve të partive të vogla janë shprehur se deri më tani nuk kanë marrë asnjë post, ndryshe nga sa u kishte premtuar Rama dhe Taulant Balla, që ishte i deleguari i tij. Nga ana tjetër mësohet se Rama ka rritur afrimin me FRD, pasi pritet t’i japë disa poste nënkryetarësh në bashkitë e vendit. Mësohet se deri më tani është arritur marrëveshja për Durrësin.    Kliti Topalli

Fox Business, Edi Rama: Askush që ka arsye nuk i beson Assad-it

SHBA- Kryeministri Edi Rama i ka komentuar në një intervistë për “Fox Business” diskutimet më të rëndësishme të OKB-së në New York, ku nuk ka nguruar të japë opinionin e tij për çështje globale. Ai u shpreh i bindur se në luftën ndaj ISIS-it Shqipëria mbeshtet SHBA-të, ndërsa komentoi edhe qëndrimin qe po mban Putin e Rusia për Sirinë e Assadin. Sipas Ramës, “Askush që ka një farë arsyeje nuk i beson Assad-it”.

Kryeministri i Shqipërisë na ka nderuar me praninë e tij. Mirëserdhët zoti Kryeministër.

Faleminderit.

-Çfarë situate!
Po, nuk është e lehtë dhe do duhet kohë, por besoj fort se Presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se përveçse zgjidhjeve ushtarake kemi nevojë edhe për përpjekje të përbashkëta, duke përfshirë gjithashtu Rusinë dhe Iranin.

-Rusia është duke goditur ato që ajo thotë se janë pozicionet e ISIS. E besoni këtë?
Kjo është diçka që duhet qartësuar, por besoj se këto lloj përplasjesh në situata të tilla nuk është se përbejnë surprizë, përsa kohë nuk ka një veprim të koordinuar.

-Ju e dini se Presidenti u takua me Vladimir Putinin vetëm disa ditë përpara. Mendoni se Vladimir Putin kishte ndërmend të bënte diçka të tillë atëherë?
Nuk mund të them se çfarë i tha Putini Presidentit, por besoj fort që Presidenti ka të drejtë kur thotë se duhet një veprim i koordinuar, sepse duket që pasojat janë shumë të rënda. Flukset e refugjatëve kanë shumë për të thënë rreth faktit se një radikalizim i mëtejshëm mund të godasë kudo dhe këdo.

-Albright tha se në një farë mënyre, ne u kapëm në befasi dhe se duhet të kishim vepruar dhe të kishim marrë pozicionet tona, duhet të ishim bashkuar më herët. Dhe tani kemi këtë situatë.
Ndoshta ka të drejtë, por ajo që u bë, u bë. Tani duhet të veprohet menjëherë dhe të koordinohen përpjekjet.

-Nuk ju duket e çuditshme që është e mundur, nëse nuk ka ndodhur ende, që avionët ushtarakë amerikanë dhe ata rusë që operojnë sipër të njëjtës zonë godasin grupe të ndryshme. SHBA-të thonë se grupet që rusët po godasin nuk janë të ISIS-it, se nuk janë duke goditur ISIS-in, ata janë grupe rebelësh që ne i mirëkuptojmë dhe që duam të përmbysin TARP-in (Regjimi i Bashar Al-Assadit).
Kjo nuk mund të jetë diçka e mirë, por në të njëjtën kohë nuk është mirë as që të thellohemi në spekulime dhe parashikime që mund të mos jenë të drejta.

-I besoni Assad-it?
Askush që ka një farë arsyeje nuk i beson Assad-it.

-Por Putin e beson. Thotë që ai është një udhëheqës i ligjshëm.
Ky është problemi me Vladimir Putinin dhe Rusinë e Putinit. Por unë përsëri besoj fort se dhe kjo mund të kalohet duke bashkuar forcat. Presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se Rusia dhe Irani mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në lidhje me këtë.

-Shumë kritikë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë shumë dhe prej republikanëve që kandidojnë për të marrë postin e tij, kanë thënë se ai e ka menaxhuar tmerrësisht keq këtë situatë.
Po, sepse duan të marrin postin e tij, por unë mendoj se ai është duke bërë gjënë e duhur për të mbrojtur brezat e ardhshëm.

-Por ato gjëra që thuhen nuk ju shqetësojnë?
Jo, unë kam shumë besim se bisedimet dhe marrëveshja me Iranin kanë qenë gjeja e duhur për SHBA-të dhe për boten.

-Në Siri, para disa vitesh, ai vizatoi një vizë në rërë. Mendoni se është penduar për atë koment sot?
Duhet të pyesni atë.

-Po unë po ju pyes juve?
Nuk mund të komentoj rreth kësaj, por besoj fort se, përveç përpjekjeve ushtarake dhe gjithë betejave në fushë, të gjithë ne kemi një betejë paralele shumë të rëndësishme për të fituar, që është të fitojmë mendjet dhe zemrat e brezave të rinj në të gjithë botën. Dhe në lidhje me këtë, unë besoj se Barack Obama është një pikë shumë e rëndësishme referimi.

-Shumë faleminderit, zoti Kryeministër

Presidenti Obama reagon me vendosmëri ndaj vrasjeve në Oregon – ‘Kultura e armëve’ rutinë e mërzitshme

Për të paktën të tetën herë në presidencën e tij, Barak Obama kërkoi me vendosmëri një podium ndaj ‘kulturës’ së armëve pas të shtënave vdekjeprurëse me armë zajrri të enjten në Oregon.

Obama denoncoi kulturën amerikane duke u shprehur se në SHBA një person që dëshiron të kryejë dëm ndaj dikujt tjetër, mjafton të marrë në duart e tij një armë zjarri.

Deklarata e Obamës, përmes zërit të tij i cili tregonte prekjen emocionale, pas ngjarjes tragjike ku një i armatosur vrau më shumë se 13 persona në Kolegjin Umpqua Komunitetit në Roseburg, Oregon.

I zhgënjyer për gjendjen e krimit kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh pas vrasjeve në Oregon “Kjo është bërë një rutinë e dhimbshme për shoqërinë tonë, ndaj ne bëhemi si të mpirë nga kjo gjë”.

Obama tha se mendimet dhe lutjet e tij këto momente shkojnë të gjitha për viktimat. Por pastaj ai deklaroi:

“Mendimet dhe lutjet tona nuk janë të mjaftueshme. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo gjithsesi nuk bën asgjë për të parandaluar këto masakra”.

Skandali CEZ – Lulzim Basha: Shqiptarët meritojnë llogaridhënie se ç’u bë me paratë e tyre

DW: Zoti Basha ju vizituat papritur Berlinin më 1 Tetor: – ardhja juaj në Berlin ishte thjesht një vizitë e radhës, apo kishte ndonjë lidhje me zhvillimet e fundit të ndezura në Shqipëri?

Lulzim Basha: Vizita sot në Berlin është në kuadër të shkëmbimeve me partinë tonë simotër kristiandemokrate të kancelares Merkel dhe sigurisht gjatë vizitës janë diskutuar edhe zhvillimet shokuese në skenën politike shqiptare të dy javëve të fundit.

E cila është mbështetja që morët nga kristiandemokratët gjermanë?

Partia Demokratike po bashkëpunon ngushtësisht me kristiandemokratët gjermanë dhe me Fondacionin Konrad Adenauer për hartimin e alternativës së saj para votuesve shqiptarë, programin qeverisës të demokratëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë kuadër ne vazhdojmë të marrim mbështetje të plotë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, nga partitë simotra dhe në veçanësi nga kristiandemokratët gjermanë si përsa i përket anës përmbajtësore të programit, ofertës sonë që kanë të bëjnë me aspektet e zhvillimit ekonomik, të ringjalljes së shpresës për një Shqipëri të zhvilluar mbi bazën e parimeve të konkurrencës së lirë, luftës kundër korrupsionit e mbi bazën e meritës, por po kështu edhe përsa i përket organizimit e riorganizimit të Partisë Demokratike për të pasur një përballje të suksesshme në sfidën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme.

Aktualisht Shqipëria është tronditur nga një skandal i CEZ, ju e quani megaafera e CEZ – dhe i drejtoni akuzat si ndaj Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ashtu edhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Ju kërkoni hetim ndërkombëtar, pra doni që gjykatësit e huaj të hetojnë të dy krerët aktualë në qeverisje?

Akuzat ndaj Kryetarit të Kuvendit janë publikuar nga Rrjeti i Gazetarëve Investigativë të Ballkanit Perëndimor, BIRN, bazuar mbi dokumente zyrtare të avokatëve të qeverisë shqiptare e opozita ka bërë detyrën e saj duke mbajtur qëndrimin politik, të shpallur tashmë, kërkesën për dorëheqje të Ilir Metës dhe vënien e tij në dispozicion të një hetimi të plotë, të pavarur e të gjithanshëm. Po është bërë e qartë ana tjetër e kësaj afere, që ka të bëjë me 500 milionë euro, fatura e detyrime të njohura nga CEZ ndaj shqiptarëve, ndaj buxhetit të shtetit që u falën apo u ndanë në mënyrë misterioze përmes terminimit të papërgjegjshëm e jo transparent të arbitrazhit ndërkombëtar dhe një marrëveshje sekrete, për të cilën dëgjojmë lloj-lloj justifikimesh, por e vërteta vazhdon të mbetet e fshehur. Kush ka përfituar dhe sa ka përfituar nga kjo marrëveshje, ku kanë shkuar 500 milionë euro të shqiptarëve, këto janë pyetje legjitime, të cilat mund dhe duhet të marrin përgjigje përmes një hetimi ndërkombëtar. PD ka çuar në parlament draftligjin për këtë, në bazë të një përvojë të mëparshme, kërkesë e cila për fat të mirë, ka marrë edhe mbështetje nga brenda mazhorancës.

Por mazhoranca nuk është për një hetim ndërkombëtar, duke iu referuar institucioneve të drejtësisë shqiptare….

Përpjekjet për t’i ikur hetimit ndërkombëtar vetëm se demaskojnë përgjegjësinë e hapur të Edi Ramës si kundërshtar i vetëm deri më tani i propozimit tonë, për t’i ikur hetimit ndërkombëtar dhe për të mbuluar këtë skandal, këtë megaaferë, këtë vjedhje të shekullit. I bëj thirrje deputetëve socialistë që të ngrihen në lartësinë e ndërgjegjes dhe pritshmërisë që kanë edhe votuesit e tyre, paratë janë të shqiptarëve, nuk janë as të Edi Ramës, as të Lulzim Bashës, as të Ilir Metës, shqiptarët meritojnë llogaridhënie se ç’u bë me paratë e tyre. Është e njëjta drejtësi, të cilën Edi Rama e anatemon, e shantazhon, shan në një fjalor të papranueshëm, dhe tek e cila kthehet dhe bën avokatin, kur nuk i leverdis të zbardhet e vërteta. Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund, me çdo mjet demokratik deri në zbardhjen e së vërtetës e nxjerrjen e përgjegjësve para ligjit.

Por CEZ ka qenë aktive edhe në kohën që pushtetin e kishin demokratët, e ka shumë zëra që thonë se ka edhe demokratë që i kanë duart pis…

Sa herë që opozita dhe unë si kreu i saj drejtojmë gishtin bazuar mbi fakte, shifra e argumente ndaj Edi Ramës, ky kthehet jo me përgjigje ndaj akuzave, por me përpjekje për delegjitimim të opozitës. Ne jemi të hapur për një hetim të plotë e gjithëpërfshirës, për dy vjet me radhë qeveria e ka pasur pasur shansin ta bëjë këtë, jo vetëm nuk e ka bërë, por nuk ka ngritur asnjë akuzë. Tani që akuza të rënda rëndojnë mbi Edi Ramën për humbjen, abuzimin, vjedhjen, shpërdorimin e 500 milionë eurove të shqiptarëve, ai kujtohet të bëjë akuza kundër atyre që po i ngrenë këto çështje jo për interesin e tyre politik, por për interesin publik të shqiptarëve. Ne nuk kemi asnjë rezervim ndaj subjektit të hetimit.

Mediat kanë folur këto kohë për një takim Basha-Rama, duke nënkuptuar me këtë prapaskenat vepruese në politikë për koalicione të reja, sa të vërteta janë këto zëra?

Nuk ka asnjë takim sekret të Lulzim Bashës me asnjë nga bashkëpërgjesit e gjendjes ku është katandisur vendi, familjet, të cilat kanë marrë rrugën e eksodit si asnjëherë më parë në këto 20 vite. Por ka një përballje të fuqishme të Lulzim Bashës, Partisë Demokratike dhe opozitës me shkaktarët e kësaj gjendjeje, me Edi Ramën dhe Ilir Metën, me politikat e tyre të gabuara, me politikën e lakut në fyt, të kërbaçit për qytetarët e të korrupsionit e megaaferave për qeveritarët, me politikën e ndëshkimit të berberëve, por të lartësimit të ministrave të lidhur me narkotrafikun, siç është Ministri i Brendshëm. Në këto kushte është jo vetëm qesharake, por edhe e papranueshme, e refuzueshme, unë e refuzoj me përbuzje çdo insinuatë për pakte me ta.

Dekriminalizimi – një çështje që u ngrit dhe u ndërkombëtarizua nga opozita, por ende sot nuk është mbyllur- megjithë përpjekjet për një ligj e komision të posaçëm dekriminalizimi. Ku ngec kjo çështje?

Aktualisht po negociohet për draftin e opozitës, ne jemi të hapur për këtë, i cili kërkon konsesusin e dy palëve të tjera në parlament, ne jemi të vendosur të mos heqim dorë nga asgjë që dëmton thelbin e këtij ligji. Thelbi është ndalimi i kandidimit të personave me rekorde kriminale e largimi i menjëhershëm i këtyre personave nga zyrat publike që kanë okupuar vitet e fundit për shkak të përzgjedhjes së tyre enkas nga Edi Rama për të shërbyer si deputetë, kryetarë bashkish, duke poshtëruar popullin shqiptar, siç janë shprehur aleatët tanë, me kandidatura të padenja e kriminale që populli shqiptar nuk i meriton. Duke moskompromentuar thelbin e propozimit tonë ne jemi gati e presim bashkëpunim për kalimin e ligjit në parlament.

Po ju vetë jeni të sigurtë se njerëzit tuaj janë me kostum të papërlyer?

Sigurisht që jo, por unë jam i sigurtë në atë që kam thënë e dua ta përsëris sot se në Partinë Demokratike nuk ka vend për njerëz të tillë, se pavarësisht stadit në të cilin gjendet përpjekja jonë, ligji për dekriminalizimin, unë kam nisur iniciativën time për komisionin e përhershëm të integritetit në Partinë Demokratike të kryesuar nga Dr. Halim Kosova, detyra e të cilit do të jetë skanimi i çdo zyrtari të Partisë Demokratike në strukturat partiake, administrative apo shtetërore me qëllim shmangien e çdo personi me të shkuar kriminale dhe mosinfiltrimin e këtyre personave në strukturat e Partisë Demokratike. Partia Demokratike e ka dëshmuar jo me fjalë, por me vepra, se sa herë që janë evidentuar persona me rekorde të mundshme kriminale në gjirin e saj ka vepruar.

Drejtësia është ende thembra e Akilit në Shqipëri. Edhe kancelarja Merkel në vizitën e saj të parë e vuri theksin aty. Kërkohet një konsesus pozitë-opozitë për reformën, e cila ende nuk është arritur. Ju si demokratë çfarë do të ishit të gatshëm të ofronit që kompromisi të funksionojë – dhe reforma në drejtësi të marrë udhë?

Ne kemi ofruar 300 amendamente, nuk ka pasur asnjë forcë politike në historinë e pluralizmit që të jetë angazhuar kaq shumë për të kontribuar realisht në një reformë të drejtësisë. Ne e duam reformën në drejtësi, ne duam një drejtësi të pakorruptuar, të pastër nga korrupsioni, ku luftohet korrupsioni, ku hiqen e dërgohen para ligjit prokurorët e korruptuar, por ne nuk mund të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga politika. Përpjekja për të rikthyer në sistemin e drejtësisë hetues, prokurorë, gjyqtarë të kohës së komunizmit, përpjekja për të larguar nga vendimmarrja faktorë kushtetues siç është Presidenti i Republikës apo për të zeruar kontributin e opozitës në kundërshtim me doktrinën që ka paraqitur Komisioni i Venecias, tregojnë se dyshja Rama-Meta më shumë se reformën në drejtësi është e interesuar në kapjen e drejtësisë. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ta parandaluar këtë e në këtë beteje kemi si mbështetje edhe faktorin ndërkombëtar, pa të cilin kjo reformë nuk mund të realizohet.

Dosja CEZ – debati ndezur në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten nisjen e një hetimi ndërkombëtar për “CEZ”, një konglomerat kompanish kryesisht nga Republika Çeke që tregton më energjinë elektrike.

Çështja “CEZ” ka ditë që ka nisur dhe ka përfshirë emrat më të lartë të shtetit shqiptar. Partia Demokratike kërkon hetim ndërkombëtar për çështjen, dhe akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta, si të përfshirë në aferën e CEZ-it, por ky propozim nuk është pranuar nga shumica parlamentare.

Çështja nuk hyri në rendin e ditës, mbasi shumica në Konferencën e Kryetarëve ka pretenduar se nuk ka bazë ligjore për procedurë të përshpejtuar për këtë propozim.

Seanca e sotme është shoqëruar me akuza e kundërakuza të ashpra mes deputetëve të të dy palëve.

Dosja “CEZ”

“CEZ” është një kompani e madhe çeke, e cila në shumë vende të Ballkanit ka arritur të fitojë kontrata në fushën e energjisë dhe të privatizojë pjesë nga këto sektorë strategjikë.

Në vitin 2009, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha bëri një marrëveshje me qeverinë çeke për të shitur ndërmarrjen shtetërore të shpërndarjes së energjisë, OSSH.

Në atë kohë, Qeveria e Pragës mbante presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe kishte mundësinë e vendosjes në axhendë të BE-së për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Më 11 mars 2009, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Genc Ruli, firmosi kontratën me kompaninë CEZ për t’i shitur 76% të aksioneve shtetërore për një vlerë prej 102 milionë eurosh.

Kjo kontratë u kundërshtua fuqishëm nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste, e cila theksoi se OSSH është shitur lirë për arsye se qeveria ka vepruar në mënyrë klienteliste.

“CEZ” qëndroi në Shqipëri për 3 vjet pasi nuk bëri asnjë investim, por vetëm vazhdoi serinë e kontratave amorfe ndërsa nuk arriti të zgjidhë problemin e atyre që nuk paguajnë.

Para zgjedhjeve të vitit 2013, zoti Berisha dhe qeveria e tij nisën sulmin ndaj kompanisë “CEZ” që e kishin sjellë vetë në Shqipëri.

Qeveria detyroi Entin Rregullator të Energjisë që t’i heqë liçencën “CEZ”-Shpërndarjes në mënyrë të njëanshme.

Kompania çeke deklaroi se kjo është sjellje e padrejtë dhe ajo do ta hidhte çështjen në arbitrazh ku kërkoi një shumë marramendëse parash si dëmshpërblim.

Sali Berisha humbi zgjedhjet në qershor të vitit 2013 dhe qeveria që erdhi, duhej të ndiqte cështjen. Ministri i Energjisë në qeverinë Rama, Damian Gjiknuri, deklaroi se barrën e rëndë të “CEZ” do ta zgjidhnin me negociata, pasi një humbje në arbitrazh do të ishte katastrofike për arkën bosh të qeverisë dhe nuk mund të merrej mbështetje nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Më 24 qershor 2014, pas negociatave u arrit që CEZ të heqë dorë nga pronësia e Operatorti të Shpërndarjes së Energjisë dhe nga abritrazhi ndërkombëtar.

Si shkëmbim u ra dakord që shteti shqiptar t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milion euro. Kjo vlerë u dakordësua të paguhet me këste, duke filluar nga shtatori i vitit 2014 deri në fund të vitit 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milion euro mbi principalin e dakordësuar.

Pas një periudhe heshtjeje, publikohet një dokument, ku pretendohet se disa nga udhëheqësit e kompanisë çeke në Shqipëri janë organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve, e cila i kushtoi kompanisë miliona euro. Prapa kësaj skeme emëroheshin edhe personalitete politike.

Për hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe përfshirja e prokurorëve amerikanë, por ambasada amerikanë në Tiranë është përgjigjur se kjo çështje i takon drejtësisë shqiptare.

Çështja nuk është mbyllur ende.

Artan Hoxha: Një këngëtare e njohur është prostitutë elitë, më 2013 shantazhoi një politikan

TIRANE – Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur se në emisionin e tij “Xhungël” në “NEWS24” do të trajtojë së shpejti arrestimin e një këngëtareje të njohur, që sipas tij shërben si prostitutë për politikanët, biznesmenët dhe gjyqtarët.

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Artan Hoxha tha se në vitin 2013 është arrestuar një “prostitutë elitë”, pasi shantazhonte një politikan që kishte pasur aferë seksuale me të. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një këngëtare të njohur në vendin tonë.

Gjatë emisionit, Hoxha foli edhe për publikimin e fotove intime të ish-ministrit Dritan Prifti, duke theksuar se nuk ka qenë Prifti ai që ka vendosur kamerën në dhomë.

“Prifti ka qenë ministër në atë kohë. Nuk e ka bërë ai videon, por ia kanë bërë. Nuk është video e bërë nga ai vetë. Po ta shohësh kamera është e vendosur në tokë. Videon ia kanë bërë për shantazh. Është mbajtur për shantazh dhe është publikuar sot për shantazh. Video publikohet qëllimisht për të zhvendosur vëmendjen nga skandali i CEZ­it”,- tha Hoxha.

Zbardhet dëshmia e plotë e gruas së Kastriot Ismailajt: Pata presion nga shteti

Sektori i Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës filloi dje marrjen në pyetje të personave, emrat e të cilëve ishin përmendur në letrën që Spartak Braho u dërgoi krerëve të shtetit.

Verifikimi nisi nga bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, e cila hyri në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës rreth orës 16:30, ku u mor në pyetje për rreth një orë.

E shoqëruar nga avokati i saj, Vladimir Meçi, Vojsava Ismailaj doli nga Policia rreth orës 17:25, por nuk pranoi të japë asnjë koment rreth dëshmisë që kishte dhënë para oficerit të Antikorrupsionit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Vojsava Ismailaj është pyetur për takimin, që sipas Spartak Brahos ajo ka zhvilluar me Tom Doshin dhe Dritan Priftin.

Gjithashtu edhe për kërcënimet e pretenduara që ajo ka marrë, në mënyrë që të bindë bashkëshortin të tërhiqej. Sipas Brahos, Vojsava Ismailaj është takuar në një prej lokaleve të Tiranës me Tom Doshin dhe Dritan Priftin. Këta të fundit kanë kërkuar prej saj të bindë bashkëshortin me qëllim implikimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta në aferën e CEZ-it.

Por ky fakt i shkruar në letrën e Spartak Brahos është rrëzuar nga bashkëshortja e Kastriot Ismailajt. Burimet thanë se ajo ka mohuar të gjitha pretendimet e ngritura nga Spartak Braho, megjithëse ka pranuar se është kërcënuar nga personat të ndryshëm, por jo nga Doshi, apo Prifti.

DESHMIA
Ka zgjatur pothuajse një orë dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës, e thirrur për t’u marrë në pyetje rreth pretendimeve të ngritura nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho.Burime nga Policia konfirmuan se Vojsava Ismailaj ka mohuar pretendimet se ndaj saj po bëhen presione nga deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti, që bashkëshorti i saj të dëshmojë kundër Ilir Metës në procesin gjyqësor mes DIA-s dhe OSHEE-së.

Vojsava u pyet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga një oficer i Antikorrupsionit. Ajo pranoi se e njeh prej vitesh deputetin Tom Doshi, ndërsa ka dëshmuar se presionet ndaj saj kanë ardhur nga segmente shtetërore.

Gjatë dëshmisë së saj në Policinë e Tiranës, Vojsava Ismailaj shoqërohej nga avokati Vladimir Meçi. Ajo u fut në ambientet e Policisë rreth orës 16:30 dhe doli rreth një orë më pas. Edhe pse pati një interesim të lartë të mediave të mbledhura para Drejtorisë së Policisë, Vojsava bashkë me avokatin e saj nuk pranuan të prononcohen.

Meçi u shpreh se për aq kohë sa klientja e tij nuk pranon të flasë rreth asaj që deklaroi para oficerit të Policisë, edhe ai do të respektojë vendimin e saj.

Skenari i destabilizimit – Tom Doshi: Llalla raporton çdo fundjavë te Meta

UPDATE/ Pas letrës që kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare i dërgoi krerëve të institucioneve shqiptare me pretendimin se Tom Doshi dhe ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, janë përfshirë në një skenar për destabilizimin e vendit, deputeti i Shkodrës dëshmoi për më tëpër se një orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës duke rrëzuar akuzat e Spartak Brahos.

Pas dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë deputeti deklaroi se akuzat e Spartak Brahos janë të pavërteta.

Doshi tha se nuk është normale që kryeprokurori Adriatik Llalla, raporton tek kryetari i Kuvendit Ilir Meta e jo tek Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Të shkojë Prokurori i Përgjithshëm dhe të raportojë tek Gjiri i Lalzit, kjo nuk është normale”,-deklaroi Tom Doshi.

Deputeti i Shkodrës deklaroi para mediave se ‘nuk di për skenar mes meje dhe zonjës Ismailaj’.

Doshi vijoi më tej duke thënë se nëse prokuroria nuk vazhdon hetimet, ai do të ngrejë padi ndaj Spartak Brahos. Duke iu përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, deputeti i shkodrës i bëri thirrje atij të raportojë në prokurori.

“Një letër falso e Spartak Brahos, ndërkohë që për akuzat e mia s’bëri asnjë hetim. I bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të shkoj deri në fund. Nëse nuk do ta bëj këtë unë jam i detyruar të bëj kallzim penal ndaj Spartak Brahos. Ata janë të implikuar në shumë çështje, iu duket sikur hija ime iu del përpara. Edhe pse foli për malësinë e Skraparit, i them që mos të tregohet kaq trim para njerëzve por të shkoj te prokurori dhe të japi sqarime. Shpresoj që ajo çështje të zbardhet…”,-tha Doshi.

Deputeti u paraqit pranë ambienteve të policisë mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 19:30 minuta dhe dëshmia e tij përfundoi rreth orës 20:40. Ndërkohë, rreth një orë pas qëndrimit të tij në ambientet e policisë, një incident teknik ndodhi gjatë kohës kur deputeti po jepte dëshminë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se dëshmia e Tom Doshit është ndërprerë për shkak të një defekti në kompjuterin ku po zbardhej deklarata. Dëshmia e deputetit rifilloi pas rregullimit të kompjuterit.

Më herët, në Policinë e Tiranës dha dëshminë e saj edhe bashkëshortja e biznesmenit Kastriot Ismailaj, Vojsava.

Kjo e fundit është përmendur në letrën ‘sekrete’ që Braho i ka dërguar krerëve të shtetit nga ku pretendohet se është kërcënuar nga Doshi dhe Prifti në mënyrë që bashkëshorti i saj, të dëshmojë kundër Ilir Metës në procesin gjyqësor mes kompanisë DIA dhe OSHEE.

Skenari i destabilizimit – Ndërpritet dëshmia e Doshit, prishet kompjuteri

UPDATE/ Pas letrës që kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i dërgoi krerëve të institucioneve shqiptare me pretendimin se Tom Doshi dhe ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, janë për përfshirë një një skenar për destabilizimin e vendit, deputeti i Shkodrës ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë dëshminë e tij.

Deputeti Doshi u paraqit pranë ambienteve të policisë mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 19:30 minuta.
Ndërkohë, rreth një orë pas qëndrimit të tij në ambientet e policisë, një incident teknik duket se ka ndodhur gjatë kohës kur deputeti po jepte dëshminë.

Burime nga Policia e Tiranës thonë se dëshmia e Tom Doshit është ndërprerë për shkak të një defekti në kompjuterin ku po zbardhej deklarata. Dëshmia e deputetit pritet të rifillojë pas rregullimit të defektit teknik.
Më herët, në Policinë e Tiranës dha dëshminë e saj edhe bashkëshortja e biznesmenit Kastriot Ismailaj, Vojsava.

Kjo e fundit është përmendur në letrën ‘sekrete’ që Braho i ka dërguar krerëve të shtetit nga ku pretendohet se është kërcënuar nga Doshi dhe Prifti në mënyrë që bashkëshorti i saj, të dëshmojë kundër Ilir Metës në procesin gjyqësor mes kompanisë DIA dhe OSHEE.

Prifti: Gruaja ime ka 5 vjet që e di për fotot, do dëshmoj të gjitha ato që di në lidhje me CEZ

TIRANE – Ish­-ministri i Ekonomisë dhe i Energjetikës, Dritan Prifti ka reaguar për herë të parë për fotot e shkëputura nga një video, ku ai shihet duke bërë seks në një hotel me një ish­vartësen e ministrisë.

Prifti, në reagimin e tij, akuzon kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se ka përgjuar jetën e tij private. Ai thotë ka qenë në dijeni të videos dhe se Meta i ka bërë shantazh me të për pesë vjet.

“E kam ditur dhe denoncuar gjithmonë që Ilir Meta ndjek dhe përgjon jetën time private në çdo kohë. E kam ditur dhe faktin e ekzistencës së një videoje intime, fotot të së cilës kanë dalë sot në disa media. Më kanë bërë rreth 5 vjet shantazh për publikimin e saj. Por siç e keni parë, unë nuk jam tërhequr”, thotë ai.

Prifti shton më tej se publikimi i fotove është bërë për të tërhequr vëmendjen edhe nga afera korruptive e CEZ-it. Ai siguron se nuk do të tërhiqet nga akuzat.

Ai deklaroi se edhe bashkëshortja e tij edhe familja e vajzës kanë dijeni për videon e filmuar para pesë vjetësh. Prifti deklaron në fund se ka prova të tjera për aferën e CEZ-­it dhe se do t’i publikoj së shpejti.

 

JA REAGIMI I PLOTE:
E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe. E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj. Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter.

Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve. Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit. Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro. Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojne t’me bejne mua te terhiqem nga akuzat. Nuk do terhiqem nga asnje akuze. Sapo te hapen hetimet do deshmoj te gjitha ato qe une di ne lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro te pervetesuara ne menyre te jashteligjshme nga njerezit e Metes. Do dorezoj cdo gje qe posedoj per te zbardhur kete te vertete.

Prej 5 vjetesh familja ime eshte e njohur me kete ceshtje. Gruas time nenpunesit e Metes ja kane sjell ne shtepi keto per ti pare, qe para 5 vjetesh. Sot jemi te bashkuar dhe me te forte se kurre.
Sigurisht me vjen keq, qe per shkak te figures time publike dhe denoncimeve te mia te guximshme kunder korrupsionit, duhet te lendohet familja e cila eshte gjeja ime me e shtrenjte.

Do kishte pasur me shume interes per pergjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe pergjonin grate e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe parate e harxhuara per pergjimin tim. Keto pislliqe jane maksimumi qe ata mund te servirin kunder meje. Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend.

Rradhen e kam perseri une. Neser eshte dite e re dhe prova te reja, duke filluar me parate e marra nga DIA nga soji Gon Celes, deputetit te LSI, meqe sot ai i quajti shpifje keto akuza.

Dëshmia e gruas së Ismaliajt në polici – presionet vijnë nga segmente shtetërore

Pas saj dëshmojnë Braho, Doshi dhe Prifti

UPDATE/ Ka zgjatur pothuajse një orë dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës. Burime nga “Panorama Online” konfirmojnë se Vojsava Ismailaj ka mohuar pretendimet se ndaj saj po bëhen presione nga deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti, që bashkëshorti i saj të dëshmojë kundër Ilir Metës në procesin gjyqësor mes DIA-s dhe OSHEE-së. Vojsava u pyet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga një oficer i antikorrupsionit. Ajo pranoi se e njeh prej vitesh deputetin Tom Doshi, ndërsa ka dëshmuar se presionet ndaj saj kanë ardhur nga segmente shtetërore.

Vojsava Ismailaj bashke me avokatin pas raportimit sot ne Policine e Tiranes
Vojsava Ismailaj bashke me avokatin pas raportimit sot ne Policine e Tiranes

Vojsava Ismailaj u thirrj për të dëshmuar në lidhje me letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Brahos.

Ky i fundit ka kërkuar në letër të merret në mbrojtje familja e Ismailajt, pasi sipas tij, po ushtrohet presion mbi ta që ky i fundit të dëshmojne kundër Metës në gyqin për skandalin e CEZ-it.

Gjatë raportimit të saj në Policinë e Tiranës, Vojsava Ismailaj shoqërohej nga avokati Vladimir Meçi. Ajo u fut në ambientet e policisë rreth orës 16:20 dhe doli rreth një orë më pas. Edhe pse pati një interesim të lartë të mediave të mbledhura para Drejtorisë së Policisë, Vojsava bashkë me avokatin e saj nuk pranuan të prononcohen.

***

Pak ditë pasi u publikua ekzistenca e një letre që Spartk Braho i ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit që paralajmëron se ka një skenar për destabilizimin e vendit, Prokuroria ka urdhëruar të pyetet Spartak Braho, Tom Doshi dhe Dritan Prifti, të përmendur në letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Prokuroria e Tiranës ia ka deleguar policisë dosjen hetimore për verifikimin e letrës së Brahos.

tom-prift

Doshi dhe Prifti sipas letrës, janë dy autorët e skenarit për të goditur kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa letra e Brahos shkon edhe më tej se ndikim për realizimin e këtij skenari ka edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Brahos, Doshi dhe Prifti kanë kërcënuar bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, për të dëshmuar kundër Metës në gjyqin për skandalin e CEZ-it.

Por ish-deputeti i LSI-së Prifti dhe ish-deptueti i PS-së Doshi i kanë mohuar këto akuza. Doshi tha se e ka takuar bashkëshorten e Ismailajt pasi e njeh prej vitesh.

Edhe vetë gruaja e Ismaliajt tha se letra e Brahos është një formë presioni i shtetit sepse kur e ka takuar Doshin nuk është ndjerë e kërcënuar.

Burime nga Prokuroria pohuan për “Panorama Online” se edhe Policisë i është dhënë e drejta për të kryer hetimet e veta në lidhje me çështjen.

Tashmë pritet që policia të marrë në pyetje personat që përmenden në shkresën e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Michelle Obama fushatë për edukimin e vajzave, e nis nga Shqipëria

Fushata sensibilizuese për vajzat nga Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama, do të prekë edhe Shqipërinë. “Nëse vajzave nuk u jepet mundësia për të arritur potencialin e tyre e gjithë bota humbet prej kësaj”, ishte kjo motoja e zonjës Obama. Fushata e saj u iniciua nga Zonja e Parë gjatë Festivalit Global Citizen 2015, të mbajtur në Parkun Qendror të New York-ut .

michelleobamashq

Zonja e Parë shoqërohet në këtë fushatë nga Beyonce, Malala, Bono dhe disa personalitete të tjera të botës së artit. Fushata është mbarë botërore, por në vitin e parë do të përfshijë 11 vende si: Shqipëria , Benin, Burkina Faso, Kamboxhia, Gjeorgjia, Gana, Moldavia, Mongolia, Mozambimku, Togo dhe Uganda.

Fushata inkurajon këdo për të postuar fotot e tyre në “Instagram” dhe “Twitter” shoqëruar me mesazhin se çfarë kanë mësuar në shkollë, gjë të cilën shumë vajza në botë nuk e kanë mundësi. Fushata shoqërohet me një foto të Michelle Obama në “Twitter” me mesazhin: “Në shkollë kam mësuar të flas për veten, 62 milionë vajza nuk e kanë këtë mundësi”.

Sipas USAID-it, më shumë se 62 milionë vajza, gjysma e të cilave adoleshente, u mohohet e drejta për edukim. “Mungesa e edukimit zvogëlon mundësitë ekonomike të tyre duke i bërë ato më vunerabël ndaj HIV-AIDS-it, martesave me forcë dhe në moshë të vogël apo dhe formave të tjera të dhunës”, deklaron USAID.

Nga SHBA kryeministri Rama publikon foton me çiftin Obama

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare ku ka marrë pjesë në Samitin e vendeve të koalicionit Anti-ISIS. Gjatë kësaj vizite nuk kanë munguar takimet e kryeministrit me liderë botërorë por jo vetëm.

Ndërkohë që sot Rama ka publikuar edhe foton e ditës me çiftin presidencial Barack dhe Michele Obama.

Pas letrës së Spartak Brahos – prokuroria nis hetimet

Pas letrës që kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, i dërgoi krerëve të shtetit shqiptar me pretendimin se familjarëve të Kastriot Ismailaj po u bëhet presion në mënyrë që biznesmeni të dëshmojë kundër Ilir Metës në gjyqin mes DIA-s dhe OSHEE, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet.

Aktualisht, me verifikimin e kësaj shkrese është ngarkuar prokurorja Antoneta Sevdari. Kjo për faktin se prokurorja në fjalë është e ngarkuar edhe ndaj procesit gjyqësor të Ismailajt. Burime nga Prokuroria pohojnë se verifikimet kanë nisur për të parë nëse letra e deputetit të LSI-së përmban elementë të veprës penale.Më herët, deputeti Spartak Braho i shprehu Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH, shqetësimin për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë vendin. Sipas letrës së tij, persona të veçantë po ushtrojnë presion mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj, për të provokuar përfshirjen e sajuar të Ilir Metës në këtë skanadal. Deputeti i LSI-së akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish-ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi. Ndërkohë, për këtë çështje një ditë më parë reagoi edhe bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava. Në një intervistë televizive ajo tha se letra e Brahos është një presion i hapur i shtetit shqiptar që bashkëshorti i saj të heshtë në procesin gjyqësor.

Kujdes, një infermiere vrasëse në QSUT – Nga MENTOR KIKIA

TIRANE – Besoj e dini që qeveria ka një portal online për të denoncuar korrupsionin? Besoj e dini që ka edhe një komisariat dixhital, po për këtë punë. Po denonconi atëherë, çfarë prisni, pse ngelët duke u ankuar rrugëve? Por një paciante në spitalin Infektiv në QSUT nuk përdori as portalin as dixhitalin. Ajo denoncoi tek shefat e spitalit një krim, jo korrupsion, ndaj saj dhe pacientëve të tjerë. Doni ta dini çfarë ndodhi?

Pacientja ishte shtruar me infeskion në veshka. Pasi i përcaktojnë diagnozën, përcaktojnë edhe mjekimin dhe infermierja Dhurata Hima do ti bënte shërbimet. Në mënyrë të pacipë dhe të paturpë fare, ashtu siç i karakterizon një pjesë të bluzave të bardha tonat, ajo i kërkonte para sistematikisht për shërbimin dhe pacientja e vendosur nuk i jep. Atëherë fillon hakmarrja. Infermierja i bënte serumet dhe nuk ia fuste antibiotikun që kishte përcaktuar mjeku, derisa këtë e pikas një kolege dhe njofton pacienten që priste të shërohej nga infeksioni por që merrte vetëm glukozë. Ndërkohë që shërbimi shndërrohet në kafshëror, duke ia ngulur agen në muskul e jo në damar.

Pacientja denoncon tek mjekët dhe në spital plas bomba. Verifikohen rastet dhe ajo nuk ia kishte bërë mjekimin sipas recetës së mjekut, në të paktën 4 raste. Pastaj i kishte thënë se nuk ka antibiotik. Pastaj zbulohet se antibiotiku që ishte hequr për pacianten në dollatin e infermierisë per 8 dite, ishte zhdukur, pra ishte vjedhur, e padyshim shitur….

Mjekët ishin pataksur. Ata marrin para, por jo deri në këtë pikë…. Pas një mbledhjeje urgjente, pacientja thërritet për të dëshmuar tek shefat e spitalit dhe përfundimisht pretendimet e saj konfirmohen. Paciantes I bëhen analizat nga e para për të mësuar se cfarë dëmi kishte pësuar nga mosmjekimi. Të gjithë mendonin se pas kësaj, infermierja Hima do të shporrej nga spitali dhe uronin pacianten për nderin që i bëri spitalit dhe pacientëve. Pastaj I gjithë personeli kishte shqyer gojën duke folur për maskarallëqet e kësaj infermiereje, që kishte qenë edhe shefe. Pacientja u bë heroinë e denoncimit dhe kurajos qytetare. Mjekët e tjerë e përgënzonin dhe nxisinin të mos hiqte dorë nga denoncimi, pasi infermierja arrogante i përulej tek dera e dhomës duke iu qaravitur qe ta falte.

Po pastaj?

Hic… kaluan ditë, pacientja qëndroi edhe 4 ditë më shumë në spital që të mjekohej. “Relacioni” nga spitali infektiv shkoi dhe në drejtorinë e QSUT por sërish hic. Infermireja vazhdon të jetë në punë, tashmë edhe më “e fortë”. Pacientja lë spitalin dhe takon shefin për herë të fundit, për të mësuar cu bë me denoncimin e saj. “I kemi lënë zotin”- kishte thënë ai. Bukur shumë. Ndërsa mjekët e tjerë kishin ulur kokën. Beteja ishte humbur. Kapardisjet e invermieres vrasëse se nuk kanë ci bëjnë, kishin qenë të vërteta.

Tani një këshillë: Shpërndajeni këtë denoncim që po bëj unë. Kush ka të afërm të shtruar tek Infektivi në QSUT bëni kujdes, mos e pranoni shërbimin e infermieres Dhurata Hima. Shefi i spitalit ka thënë se i ka lënë Zotin, por derisa Zoti ta marrë vesh se c’bëjnë “bijtë” e tij në QSUT, e hëngrët.
Ndaj ruhuni!

Sali Berisha dhe ÇEZ – Nga SPARTAK NGJELA

Pse është shqetësuar për ÇEZ-in Saliu? Dhe, pse është hedhur në një sulm qesharak me hetim ndërkombëtar? Sepse po i ikën Meta. Por mbas kompanisë së Metës, sigurisht do të vijë edhe radha e “kompanive mjelëse” të Saliut.
Saliu tani, për këtë arsye, po kërkon të zgjerojë rrethin e implikimit, që të shpëtojë Metën. Në fakt brenda politikës është; por asaj mafioze, ama. Janë të dy të rrezikuar: nëse arrestohet Meta me gjithë këto skandale; merr fund edhe korrupsioni Berisha. Këtu ka ardhur politika sot. Po Rama, çfarë po bën? Ne nuk po shohim gjë, por nuk duhet të ngatërrohet. Kjo çështja Meta tani duhet të lihet të rrejdhë vetë. Po Saliu që po kërkon ta ndërpresë? Asgjë nuk bën dot, se krimi është jashtë Shqipërisë. Tani është bërë hetimi. Po shqiptarët ende nuk janë në lartësinë e duhur për të krijuar vatrat e mbrojtjes së të drejtave të tyre kundër krimit shtetëror. Ndërkombëtarët kuptohet se e duan fatin e shqiptarëve më shumë se klasa politike shqiptare. Po krerët e Partisë Demokratike? Ata nuk dihet se ku janë, sepse janë rrëzuar nga pushteti për korrupsion. Por, a mos vallë do të kemi një bashkim të korrupsionit politik kundër avenirit të Shqipërisë, që është futja strukturalisht në Perëndim; përkatësisht në BE?
Gjithë këtë tronditje të krimit shtetëror shqiptar e ka sjellë fakti i ekzistencës së opsionit aktual të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj edhe mundet që korrupsioni të bashkohet; se ata të bashkuar janë; në një kohë që, disave prej tyre, iu humbën dhjetëra miliona Euro në Qipro, pas falimentimit të bankave të Qipros. Po Rama, a do bashkohet me Korrupsionin kundër Perëndimit? Deri tani nuk po shohim që të jetë bashkuar, se sokëllima e Saliut kundër tij, me baraspeshë në skandalin e fundit Meta, e tregon që ende nuk duket se e kanë thyer. Por a do ta thyejnë Ramën këta të dy: Meta dhe Berisha? Të presim. Bashkimi i Ramës me grupin korruptiv Berisha – Meta; do të ishte përmbysje përfundimtare e korrupsionit në Shqipëri, me revoltë popullore, se ky shtet nuk ka para; dhe remitancat e emigracionit, që e kanë mbajtur deri tani, kanë rënë në mënyrë drastike.
Prisni dhe shikoni!
Gjithsesi politikën perëndimore antikorrupsion dhe kundër krimit shtetëror në Shqipëri, shqiptarët e kanë PRO. Dhe kjo nuk është pak. Nuk ka tolerancë perëndimore kundër: Berisha, Meta e kompani. Ky është sukses historik për shqiptarët. Le të shohim dhe një muaj.

A po e dorëzon Meta në SHBA dosjen “CEZ”?

Rama-Meta, beteja zhvendoset në SHBA

Nuk ka më asnjë dileme se Ilir Meta dhe Edi Rama janë sot jo me njëri-tjetrin, por përballë njëri -tjetrit. Edhe mediat më optimiste të mazhorancës nuk flasin më për “lajme gushti”. Rama ka mbërritur në SHBA.

Dhe burime për SYRI.net bëjnë me dije se një nga kompanitë më të mira lobiste në Washington po tentojnë për një takim të tij me Zv/Presidentin Biden. Sigurisht pas vizitës së Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër Ilir Meta për llogari të vetë ka siguruar futjen në SHBA pak ditë më pas nëpërmjet një tjetër kompanie lobingu, për të rrëzuar çdo alibi të kryeministrit Rama se gjermanët dhe amerikanët nuk ma pranojnë më Ilir Metën.

Beteja mes Metës dhe Ramës, nga brigjet e Jonit në Verë, u postua në Tiranë në vjeshtë. Dhe tani duket se po zhvendoset në SHBA. Kryeministri do të rrijë plot 9 ditë në USA. Nuk dihet se çfarë do bëjë. Në të njëjtën kohë pothuajse kaq gjatë do të udhëtojë edhe kryeparlamentari Meta.

Nëqoftëse kryeministri Rama nëpërmjet një kompanie lobimi po lufton fort për një takim me Biden, që më pas ta “ambalazhojë” sulmin frontal me Metën si kërkesë e Zv/presidentit Biden, kryeparlamentari Meta me një tjetër kompani lobimi e sulmuar vazhdimisht nga mediat e Ramës, kërkon ti heqë këtë argument kryeministrit Rama mundësisht të ofrohet si “pentito” për çështjen “CEZ”.

Që do të thotë se ka zëra që kryeparlamentari Meta do të marrë me vete të gjithë dosjen “CEZ”, ku kryeministri Rama nuk del i bardhë. Nënkryetari i LSI-së Manjani ka folur hapur kundër një koalicioni PS-PD, duke deklaruar se një koalicion pa LSI-në sjell të vrarë dhe të prerë.

Ja cfarë thotë numri dy i LSI-së:

“Nuk e di dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti por sjellje politike. Ka muaj që qarkullon kjo ide që shkon deri në qeverisje PS-PD. Aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Mua më shqetëson mendjelehtësia që merren këto gjëra si të vërteta. PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur.

Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë”, deklaroi Manjani në një intervistë për Shqiptarja.com.

Zbardhet përmbajtja e letrës së Spartak Brahos – kë akuzon ai për presione

E paralajmëruar që para disa orësh nga SYRI.net, është zbardhur edhe përbambajtja e letrës së Sparta Brahos që ua ka dërguar krerëve të shtetit, ku shkruhet se po synohet destabilizimi i vendit duke akuzuar Ilir Metën.

Burime për SYRI.net kanë konfirmuar faktin se kreu i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, njëkohësisht edhe deputet i LSI-së, Spartak Braho letrën ja ka drejtuar vetëm Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Në letrën e tij, deputeti Braho akuzon Tom Doshin dhe Dritan Priftin se kanë ushtruar presion ndaj familjarëve të Kastriot Ismailajt për të dhënë dëshmi kundër Ilir Metës.

Braho shkruan për një komunikim me familjarët e Kastriot Ismailajt, posaçërisht gruan e tij Vojsava Ismailaj. Sipas Brahos Doshi dhe Prifti kanë takuar në Sheraton bashkëshorten e Ismailaj, ku i kanë premtuar mbrojtje dhe dërgim jashtë shtetit në këmbim të deklaratave kundër Ilir Metes.

Në letrën e tij, deputeti Spartak Braho “kërkon që Vojsava Ismailaj të merret në mbrojtje nga policia dhe prokuroria”.

Nderkaq, të kontaktuar nga Top Channel, kanë reaguar edhe dy personazhet e përmendur në letër, Dritan Prifti dhe Tom Doshi. Në lidhje me takimin me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, Doshi tha:

“Kam 15 vite që njihem me bashkëshorten e zotit Ismailaj. Unë jam deputet dhe mund të takohem me këdo. Po, jam takuar me kërkesë të saj. Le të kontrollohen tabulatet e mia dhe të shikohet se kush e ka kërkuar takimin”.

Doshi në prononcimin e tij thotë gjithashtu se ai nuk ka asnjë dijeni për bizneset e mundshme që mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn. Por ai the se ka dy pyetje për Ilir Metën nëse ai ka vizituar zyrtar e Kastriot Imailajt tek ish Radio Tirana përpara zgjedhjeve lokale të 2011 dhe a ka shkuar në Çeki për të lobuar në marrjen e kontratës nga DIA.

Ndërsa Prifti shprehet se nuk ka njohje me bashkëshorten e Ismailajt dhe shton se e do këtë vend më shumë se Ilir Meta, dhe se nuk do të dëshironte asnjë lloj destabiliteti. Sipas Priftit, asnjë presion nuk do të bëjë që ai të tërhiqet nga e vërteta. Nëse do të hapet një hetim serioz për CEZ dhe DIA-n Prifti deklaron se do të dëshmojë të vërtetën, sidomos kur, sipas tij po kërkohet t’i zhvaten vendit 130 milionë euro.

Kërcënon Spartak Braho: Vendi drejt destabilizimit, po thuret skenar kundër Metës

Braho nuk përjashton edhe ndikimin e kryeministrit Rama në këtë skenar për të goditur kreun e Kuvendit

TIRANË – Kryetari i Komisionit Parlamentar te Sigurisë Spartak Braho nëpërmjet një letre drejtuar titullarëve të shtetit paralajmëron një skenar për destabilizimin e vendit.

Sipas deputetit të LSI-së Braho, po kërcënohen familjarët e Kastriot Ismailajt me qëllim përfshirjen e Ilir Metës në aferën e “CEZ”.

Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.

Në këtë letër, Braho aludon se po përgatitet një skenar për “kryqëzimin” e Ilir Metës, me qëllim destabilizimin e vendit.

Mediat shkruajne se Braho nuk përjashton edhe ndikimin e kryeministrit Rama në këtë skenar për të goditur kreun e Kuvendit.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, kërkon mbrojtje për familjarët e Ismailajt dhe paraqet të dhëna që sipas tij mund të devijojnë hetimin në një zhvillim të rrezikshëm politik me pasoja për vendin.

Tom Doshi akuzon rëndë Spartak Brahon: Ka vrarë një ushtar 18-vjeçar

Deputeti Tom Doshi ka lëshuar sot një tjetër akuzë të rëndë ndaj deputetit të LSI-së, Spartak Brahos: Spartak Braho ka vrarë një ushtar 18-vjeçar!

“Bomba” e radhës është lëshuar në seancën e pajtimit ndërmjet tij dhe Brahos në Gjykatën e Lartë, pas padisë që Doshi ngriti ndaj Brahos për shpifje.

Doshi refuzoi të pajtohej me krahun e djathtë të Ilir Metës dhe kreun e Komisionit të Sigurisë duke thënë se “nuki pajtohem me shpifës dhe vrasës.”

Urrejtja ndaj tyre ka zënë rrënjë në kohën kur Doshi akuzoi kreun e parlamentit, Ilir Metën, se kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Në mbështetje të Metës doli e gjithë LSI-ja në një front të përbashkët të kryesuar nga Braho.

Braho më 25 mars 2015 doli para medias duke deklaruar se ka fakte rrënqethëse ndaj Doshit. Sipas tij, ai kishte paraqitur një raport të falsifikuar në Komisionin e Mandateve të Kuvendit për të mos u paraqitur, lëshuar nga të njohur të tij. Për këtë “shpifje”, Doshi e hodhi në gjyq Brahon, séance e parë të e të cilit u zhvillua sot dhe kërkoi dëmshpërblim vetëm 1 euro!

Çrrënjosja e oligarkisë ose fundi i lojës politike të ‘tre personazheve’ me ‘dy karrige pushteti’… – Nga KASTRIOT ISLAMI

Në 1 shkurt 2014, në Mynih, Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, bëri me dije se “rreziku ukrainas” kërcënon edhe vendet e Ballkanit, pra edhe Shqipërinë, ku “interesat e oligarkisë e të korrupsionit” drejtojnë vendin duke nëpërkëmbur aspiratat e qytetarëve.

Vetëm 2 muaj më vonë, Jozef Daul, President ii Partive Popullore Europiane, do të ishte edhe më i qartë kur do të deklaronte se “në vendet e Ballkanit mbretëron oligarkia, banditizmi dhe krimi, dhe atje nëse nuk vendoset shteti ligjor do të ketë revolucion…”.

Nuk do të kalonin më shumë se 8 muaj dhe Parlamenti Europian do ti kërkonte Shqipërisë të “kryente dekriminalizimin e Parlamentit dhe të administratës publike, duke nënkuptuar se “krimi ka kapur parlamentin dhe qeverisjen”. Vetëm pas pak javësh do të vinte në Tiranë ambasadori i ri amerikan i cili do të “nxiste liderët politikë të mos vendosnin kandidatë më rekorde kriminale” duke i bërë thirrje qytetarëve të “mos votonin individët me rekorde kriminale”.

Dhe pak muaj më vonë, OSBE do të publikonte një raport ku do të stigmatizoheshin deri edhe Edi Rama për një “pasuri prej 200 milion euro, te fshehur në një llogari bankare off shore në emër të të vëllait…”diçka e dëgjuar për herë të parë në median dhe rrjetet sociale shqiptare. Ndërkohë për shkak të përgjigjes së “ashpër e vëtëdemaskuese” të qeverisë për të “tkurrur rolin e OSBE në Tiranë” ambasadori amerikan në Vjenë do ti bënte thirrje shqiptarëve të mos votonin për ata që mbështesin “influencat kriminale në qeveri” e pathënë dhe e padëgjuar asnjëherë më parë.

Partnerët strategjikë, “tolerancë zero” ndaj oligarkisë në Shqipëri…

Pra nuk ka më asnjë dyshim që vendi qeveriset nga një “regjim” që përfaqson interesat e oligarkisë e të krimit, që ka kapur fuqimisht qeverinë për të mos thënë se kjo është një qeveri e “oligarkisë, banditizmit dhe krimit”. Sinjalet parteneriale janë të qartë se ka “tolerancë zero” për vazhdimin e kësaj gjendjeje në Shqipëri, arsyet janë të shumta, por mbi të gjitha, “sindromi ukrainas” përbën një rrezik për një vend ku shteti është i kapur nga “oligarkia, banditizmi e krimi”: krijohen të gjithë hapësirat që të futen “forcat e treta” të cilat gradualisht zhvendosin partnerët strategjikë dhe vendi rrezikon të humbasë jo vetëm “orientimin demokratik” por deri edhe sovranitetin e integritetin, duke përbërë rrezik për stabilitetin e vendit e të rajonit, por duke krijuar “shqetësime të konsiderueshme” për aleancat ku vendi bën pjesë.

 “Vjeshta fortunale” paralajmëron “dimër të vështirë” për oligarkinë…

Një Shqipëri këtë vjeshtë mesazhet duken të qarta dhe kudo bisedohet për “pastrimin dhe çrrënjosjen e oligarkisë, banditizmit e krimit” fillimisht në formën më të dukshme të “dekriminalizimit” e të luftës “kundër korrupsionit e krimit të organizuar” por edhe asimetrikisht përmes angazhimit serioz për një “reformë serioze të drejtësisë”. Rasti i CEZ duket një nga mekanizmat konkretë të këtij angazhimi. Politika shqiptare ka filluar të lëvizë, herë me stilin e vjetër për t’ju shmangur “goditjeve” apo për ta “çuar goditjen tek të tjerët” dhe herë tejet e frikësuar duke u përpjekur deri edhe të luajë ‘rolin e të penduarit” vetëm e vetëm për t’ju shmangur “dëmtimit ekstrem”….

Fundi i lojës politike të “tre personazheve” me “dy karrige pushteti”…

Në këtë kontekst të gjithë lojtarët politikë shqiptarë po e shikojnë njëri tjetrin nën ndriçimin e këtij procesi që sapo ka filluar dhe siç duket do të jetë shumë i thellë dhe radikal. Lulzim Basha i shikon Ramën e Metën bashkë në këtë proces. Çudia është se Meta, i shikon Ramën dhe Bashën bashkë. Ndërkohë që edhe Rama i frikësuar i shikon herë pas here Metën me Bashën bashkë. Por mesa duket proces i dekriminalizimit, që sapo ka filluar, po e bën të pamundur lojën e pushtetit të këtyre tre “personazheve” me “dy karrige pushteti”… This Game is Over…Mbetet për tu ndjekur…

28 shtator 2015

Pazari i doktorëve: Letër tim biri për kirurgët e huaj që kanë mbushur Tiranën – Nga Dr. ADEM HARXHI

Të shkruaj nga Tirana. Siç e di, kam disa ditë që ndodhem këtu dhe çudirat janë pafund në vendin tonë të dashur. Do të të shkruaj për një çudi që ka lidhje me profesionin që unë i kushtova gjithë jetën dhe që ti sapo e ke filluar. Në Shqipëri ka diçka që nuk e gjen në asnjë vend të botës, këtu ka një “pazar” të madh doktorësh.

Jam i befasuar nga reklama e shfrenuar që u bëhet në radio, televizion, në gazeta, në internet, shumë kirurgëve të spitaleve të huaja që janë hapur në Shqipëri pa kursim. Nuk e di dhe nuk më intereson leverdia që kanë këto spitale në Shqipëri, ku popullata është e vogël dhe e varfër. Sigurisht, kjo është çështje e tyre, mua më intereson dhe më shqetëson ana mjekësore në këtë reklamë të shfrenuar. Kam parë e dëgjuar doktorë gjermanë, turq, italianë, shqiptarë që dalin e flasin se, unë bëj këtë dhe atë operacion me rezultate perfekte, për të gjitha rastet e operuara. Dëgjon e shikon reklama që thonë se filan doktor në spitalin gjerman bën këtë operacion në perfeksion, një doktor tjetër në spitalin amerikan bën një tjetër mrekulli , ndërsa, njëri në atë italianin të zbukuron dhe të ndryshon krejt lukun.

Jetoj në New York, dhe kam vizituar shumë vende të Amerikës dhe Botës, por reklamë të tillë nuk e kam parë gjëkundi. Në qoftë se këta kolegët tanë të huaj e kanë parë diku këtë “pazar” doktorësh si në Tiranë, ose në vendet nga vijnë, unë u lutem të më shkruajnë në këtë gazetë. Unë besoj se këtë reklamë që i nxjerr doktorët në pazar për t’u shitur, e bëjnë administratat e këtyre spitaleve dhe redaksitë e gazetave e televizioneve që fitojnë nga reklama në kurriz të mjekëve që i kanë nxjerrë në treg për shitje. Një mjek, veçanërisht, një kirurg i pjekur, këtë vetë reklamim nuk mund ta bëjë kurrë.

Si mjek dhe kolegu i tyre më i vjetër u them se, “perfeksioni që mundoheni të shisni, në mjekësi, është armiku i të mirës” . Pse? Sepse asgjë nga ato që bëhen në kirurgji nuk është perfekte. Çdo gjë në kirurgji është një kompromis. Shkencërisht pranohet, se po qe se arrin tetëdhjetë përqind të normales pas kirurgjisë, kjo konsiderohet e mirë. Si pacient, e them sinqerisht, se, edhe atëherë kur kam shpresuar për rezultat 100% (ashtu si shumë pacientë të tjerë) dhe prisja të restaurohesha në konditat që isha para sëmundjes, kjo në shumicën e rasteve nuk ka qenë e mundur. Një kirurg i pjekur, nuk parashikon një rezultat të caktuar për një pacient të caktuar, sepse rezultati nuk varet vetëm nga kirurgu, por edhe nga pacienti e shumë faktorë të tjerë.

Doktori duhet të jetë i çiltër, i ndershëm, i sinqertë dhe të mos vizatojë gjithnjë skenarë rozë. Që të veprojë kështu, doktori duhet të zotërojë një shkallë ndershmërie jo të zakonshme. Kjo është e jashtëzakonshme, pikërisht sepse kërkon një shfryrje të konsiderueshme të egos së doktorit, që tek këta doktorë që kanë dalë të shiten në pazar është me tepri.

Ekziston një kontrast i madh që duhet dalluar mirë, midis egos së shëndetshme dhe egos së pashëndetshme të doktorit.

Ego e shëndetshme, është e domosdoshme për të vënë thikën në mishin e një tjetri. Kjo rrit besimin në aftësitë e tua për të marrë vendime të drejta në sallën e operacionit dhe të lejon të punosh me shpejtësi për të kryer detyrën. Ego e pashëndetshme, është ajo që e imagjinon skalpelin (thika e kirurgut) si një shkop magjik, që rigjeneron në mënyrë perfekte pjesën e trupit që pritet, kështu siç pretendojnë doktorët në pazarin tonë. E di që ndershmëria, fatkeqësisht, nuk shpërblehet në shoqërinë e sotme shqiptare, ndaj pacientët dalin në “pazar” dhe kërkojnë të psonisin për doktorin.

Disa doktorë janë gati ta shesin veten sipas parimit: Shitesh më kollaj, kur e prezanton punën tënde si më të mirën. Kjo ngjan sikur shet një automobil luksi që navigon pa gabime në kthesat e forta dhe i ndërron marshet pa u vënë re. Por dora e dhimbsur e kirurgut, është një automobil i vjetër dhe vetëm kaq mund të vlejë në treg. Ajo kurrë nuk do të shitet si një Ferrari apo Lexus i ri.

Tani, natën e mirë.

Tiranë, Shtator 24, 2015. Në ditën e Bajramit.

Dr.Lori Amy: Diktatura shkatërroi besimin dhe çdo mundësi për besim

Intervistë me dr.Lori Amy mbi diktaturën, dosjet sekrete dhe tranzicionin e Shqipërisë

Dr.Lori Amy, pedagoge në Universitetin e Georgias, është duke shkruar një libër të ri mbi Shqipërinë, kujtimet traumatike dhe identitetin nën regjimin komunist dhe gjatë tranzicionit.

Për librin e saj ajo po mbledh gjithë historitë që i treguar shqiptarët mbi komunizmin dhe tranzicionin, në mënyrë, që sic thotë, bota ta kuptojë se sa shumë kanë vuajtur ata.

“Për 50 vjet në regjimin komunist, afro gjysëm shekulli izolim, dhe e shtypur brutalisht, Shqipëria pësoi vuajtje të mëdha. Shqiptarët po vuajnë ende nga pasojat e komunizmit, por gjysma e popullatës nën 30 vjeç po vuajnë përsëri gjatë tranzicionit” – thotë ajo.

Kjo është, sipas saj, një tjetër përvojë traumatike, ndonëse varfëria e thellë tani ndryshon shumë nga varfëria e regjimit komunist.

“Në atë kohë ishin të gjithë të varfër. Ndërsa tani pak njerëz kanë pasuri të përqëndruar fort në duart e tyre, ndërsa pjesa tjetër e popullit po varfërohet vazhdimisht. Diktatura shkatërroi besimin dhe çdo mundësi për besim” – thotë zonja Amy.

Një tjetër pasojë traumatike që regjimi ia përcolli tranzicionit është se tani njerëzit nuk kanë më besim që mund të arrijnë diçka me përpjekje, sepse besimi i tyre u tradhtua dhe u shkatërrua, por në 25 vjetët e fundit pak njerëz flasin për vlerat dhe shumica flasin vetëm mbi përfitimet, thotë dr. Lori Amy.

“Ekziston një boshllëk i madh midis përvojave dhe kujtimeve ndërmjet brezave të vjetër, të mesëm dhe të rinj. Kanë ndodhur shumë ngjarje të dhunshme, që nuk po përcillen si informacion nga një brez në tjetrin dhe zhvillimet e vërteta po harrohen pa u ndriçuar plotësisht”- shtoi ajo.

Sipas saj, është e kotë frik se gjoja hapja e dosjeve do të shkaktojë tension tek njerëzit që do të mësojnë kush i spiunoi, dhe ata mund të zemërohen dhe të kundërveprojnë.

Në vitin 2010 dr. Amy intervistoi shumë të burgosur politikë në Shqipëri dhe mblodhi shumë histori.

Prej tyre doli se këtu të gjithë viktimat i njohin gjyqtarët që i dënuan, prokurorët dhe dëshmitarët.

Ajo mendon se koha kur ata mund të sulmonin persekutorët e tyre ka kaluar, ndërsa nëpër dosjet e Sigurimit të Shtetit janë pa u zbuluar informatorët e niveleve të ulëta, në atë pjesë materialesh që kanë mbetur, sepse shumë prej tyre janë shkatërruar.

“Kur të nisë leximi i atyre të dhënave, unë pyes a kemi mundësi të ndalim një çast dhe të interesohemi jo se çfarë ka ndodhur, por pse dhe si ndodhi që pati aq shumë informatorë. Nëse ne do të studiojmë si ndodhi, atëherë ne do të zbulojmë strukturën e terrorit” – thotë dr. Ami.

Ajo mendon se çdokush në atë sistem ishte, në një mënyrë a në një tjetër, viktimë e dhunës së asaj strukture. Njerëz të ndryshëm e pësuan atë dhunë në mënyra të ndryshme.

Sipas saj, nëse njerëzit merren me pjesët e vogla të secilës ngjarjeje, atëherë do të humbin pamjen e plotë që duan të zbulojnë. Pastaj edhe lustrimi është çështje me rëndësi.

“Publiku e di mirë se kush ishte në zyrat e larta të regjimit komunist dhe më vonë gjatë 25 vjetëve tranzicion. Ata kishin në dorë gjithë dokumentat sekrete për veten e tyre dhe i shkatërruan ato. Ata nuk mund të linin pas dokumenta që njollosnin figurën e tyre. Kjo nuk është një çështje që zbulohet nga dosjet” – thotë ajo, duke shtuar se njerëz të regjimit komunist nuk duhet të mbajnë poste shtetërore në sistemin e ri, por kjo është një detyrë e vështirë.

Dr. Amy është gjithnjë pro që dosjet të hapen për arsye studimore, për të parë historinë e vendit, sepse qytetarët nën 30 vjeç nuk e dinë as nga vijnë. Hapja e dosjeve duhet të jetë një proces analizash kritike pse ndodhi ajo dukuri.

“Nëse mendojmë se hapja e dosjeve do të sjellë drejtësinë, – thotë studiuesja – ne mund të tradhtohemi përsëri, ne mund të zhgënjehemi përsëri. Drejtësia nuk do të vijë për shkak të hapjes së dosjeve. Drejtësia do të vijë kur secili prej nesh të përballet me të vërtetën për çfarë ka ndodhur në të kaluarën”.

Sipas saj, hapja e dosjeve është vetëm një përmasë e përballjes me të vërtetën, por hapja e dosjeve ka rrezik të keqpërdoret për konsum dhe për pushtet, si ka ndodhur për 25 vjet.

“Pyetja nuk është a duhen hapur dosjet, por si duhen hapur ato. Nuk është aq e thjeshtë; hyn aty, marr dosjen, e hap dhe e lexon çfarë ka brenda. Dokumentat duhen sistemuar, skeduar, arkivuar, dixhituar dhe ndarë në mënyra shkencore; këto procese nuk janë aspak të lehta” – tha dr. Amy.

Ajo mendon që hapja e dosjeve do të thotë analizë e tyre, çfarë, si dhe pse ndodhi. Sipas saj, kjo analizë është themelore, sepse shumë nga funksionet e atij regjimi vazhdojnë të zbatohen edhe tani.

“Kur të kuptojmë se çfarë ndodhi nën atë regjim, ne mund të përdorim analizën për të parë se si dhe pse strukturat e totalitarizmit vazhdojnë edhe sot. Përfitimi i vërtetë është se si të përfshihemi në mënyrë të frytshme në procesin e hapjeve e dosjeve” – thotë ajo.

Dr. Amy thotë se kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë gjeti një vend kaq të pasur me histori, arkeologji dhe minerale, por që kishte një popull aq të varfër.

Libri i saj shpjegon se si kaloi Shqipëria nga Lufta e Ftohtë, nga e cila Shqipëria ende ka pasoja, në kohën e re.

Studimi përpiqet të shpjegojë se si mbërritën shqiptarët deri këtu, a munden ta ndryshojmë këtë trajektore dhe si mund të jetojnë më mirë në këto rrethana.

Dr. Amy thotë se ky libër u drejtohet brezave të rinj në Shqipëri, që ata të mësojnë dhe të kuptojnë çfarë ka ndodhur në vendin e tyre, sepse vetëm kështu ata mund të përfytyrojnë të ardhmen e tyre.

Monitor: Ekonomia në sekuestro – ekonomi në ngërç

Ekonomia është përfshirë në një cikël masiv sekuestrosh, ndërsa vetëm ditët e fundit bizneseve iu la tre muaj kohë të “shpëtojnë” mallrat pa faturë. Në njërën anë, zyrat përmbarimore kanë vërshuar me kërkesat në QKR për bllokimin e aksioneve të kompanive të mëdha se kanë borxhe ndaj të tretëve. Qeveria, nga ana tjetër, ka nisur një aksion masiv sekuestrosh në kuadër të antiinformalitetit, duke e çuar ekonominë në ngërç. Si shmanget sekuestroja dhe cilat mallra nuk mund të konfiskohen. Si mund të riblihet sekuestro dhe procedurat për shpalljen e pambledhshme të tatimeve…

Përpos një mijë e një problemeve, në të cilat është zhytur ekonomia shqiptare pas krizës së vitit 2008, me rënien drastike të ritmeve të rritjes, rënies së konsumit dhe shterimit të burimeve të financimit, tani po përjeton një situatë tjetër krejt të pazakontë, që e ka vënë në vështirësi qarkullimin normal të tregtisë dhe ekzistencën e bizneseve.

Sekuestrot masive në njësitë e vogla të tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve tani në fazën e dytë të aksionit antiinformalitet duket se po mbyllin ciklin masiv të sekuestrove që kanë nisur prej katër vitesh. Ekstraktet e bizneseve, duke përfshirë edhe korporatat e mëdha, janë plot me kërkesa për sekuestro konservative nga zyrat përmbarimore, për shkak se kanë detyrime të pashlyera ndaj të tretëve. Nga kjo situatë po përfitojnë vetëm bizneset e përmbarimit, të cilat i kanë shumëfishuar fitimet tre vitet e fundit nga volumet e mëdha të ekzekutimit të detyrimeve me forcë.

Por me çfarë po ofron terreni në ditët e fundit, kostoja më e madhe po shkon për bizneset që janë në rregull me ligjin. Ato janë të regjistruara në tatime dhe paguajnë detyrimet, por janë të ekspozuara ndaj aksionit të tatimeve se kanë furnizime pa faturë ose në rastin më të keq, me çmime jo reale, të cilat mund të verifikohen lehtësisht nga tatimorët. Shumë nga këto biznese e kanë mbyllur aktivitetin ose në rastin më të mirë, rrinë me roje te dera për shkak se janë të ekspozuar ndaj sekuestrove, të cilat për shumë prej tyre do të thotë faliment.

Vetëm ditët e fundit, pasi u krijua një situatë kaotike në treg, me probleme në furnizime malli, qeveria vendosi të tolerojë. Në rishikimin e ligjit për procedurat, iu dha afat bizneseve që të deklarojnë gjithë mallin deri në 31 dhjetor 2015, ndërsa “nga 1 janari do flasim ndryshe”, paralajmëroi Ministri Cani.

Të gjithë bizneset të ekspozuar

Praktikisht, çdo mall ose shërbim që ka dalë për shitje, është i ekspozuar ndaj sekuestros. Ekonomistët që punojnë për llogari të linjave të tregtisë pohojnë se 40% e mallrave në treg janë pa faturë, ndërsa pjesa tjetër që qarkullon është me fatura joreale. Redona Sulejmani, ekonomiste në njësi të tregtimit të pjesëve të këmbimit, pohoi se biznesi të cilin ajo përfaqëson është i regjistruar dhe ka kasë. Mban bilanc të rregullt, porse faturat e blerjes dhe shitjes së mallrave nuk përfaqësojnë çmimet reale të transaksioneve. Ajo tha se, është e detyruar të funksionojë në këtë mënyrë, pasi importuesit lëshojnë fatura me vlera më të ulëta se sa malli kushton realisht. Në këtë mënyrë, edhe të duash të jesh i rregullt nuk funksionin ndryshe, pasi edhe pakica kërkon fatura me çmime joreale. Aktualisht, pohon ajo, i gjithë zinxhiri i tregtisë është me çmime joreale dhe i ekspozuar ndaj sekuestrove. Grupet e inspektorëve tatimorë, me një hetim të thjeshtë, mund të zbulojnë megaspekulimin me faturat. Por, kjo shpjegon ekonomistja, duhet të nisë nga grosistët dhe jo nga pikat fundore të pakicës, pasi spekulimi nis te grosistët.

Por faturat e pasakta nuk janë vetëm një hall për mallrat e konsumit masiv, ato janë të tilla edhe për pasuritë e paluajtshme të tilla si toka, shtëpitë, apo makinat. Për efekt të shmangies së taksave deri më tani, transaksionet e pasurive të paluajtshme deklarohen me vlera qesharake në tatime, duke u ekspozuar kështu ndaj sekuestros së pashmangshme.

Sekuestrot ekspozohen para selektivitetit

Ekziston një parim në normat e së drejtës, se kur ligji nuk zbatohet nga shumica, atëherë nuk është faji atyre që nuk e zbatojnë, por është faji i ligjit. Sekuestrot për evazion fiskal në këto momente janë rasti më tipik i këtij parimi. Teksa të gjithë e pranojnë se janë të ekspozuar ndaj konfiskimit, sigurisht që kjo nuk po aplikohet te të gjithë, por te disa. Në vëzhgimet e revistës ‘Monitor’ në terren është parë se sekuestrot kanë përfshirë më së shumti njësitë e tregtisë me pakicë dhe të shërbimeve, kryesisht biznesin e vogël. Kafene në rrugica lagjesh me pak tavolina, parukeri, berberhane dhe rrobaqepësitë kanë rënë pre e forcës së fiskut.

Hendek në treg

Muaji shtator është i begatë për biznesin, sidomos ato të konfeksioneve, pasi viti i ri shkollor nxit konsumin në mënyrë të pazakontë. Plotësimi me rroba dhe kancelari i nxënësve në muajt gusht dhe shtator për disa biznese të fushës sjell të ardhura që nuk arrihen përgjatë gjithë vitit. Por ndërsa mezi kanë pritur këto ditë janë gjendur në vështirësi për furnizime. Pikat e pakicës tek Medreseja kanë refuzuar të lëshojnë mallra pa faturë, duke krijuar kështu përveç të tjerash mungesa në treg për furnizime të bollshme për të gjithë moshat. Por sikur të mos jetë vetëm ky ngërç ka një stepje të konsumatorëve. Pronarja e një dyqani rrobash për fëmijë në Tregun Çam pohoi se këtë vit ka realizuar vetëm 20% të xhiros ditore krahasuar me vitet e mëparshme në vigjilje të vitit të ri shkollor. Tregtarja që ka mbi 20 vjet që e ushtron këtë aktivitet, me profesion ekonomiste, pohon se ka një stepje të pashpjegueshme nga ana e blerësve që janë gjithnjë e më të rrallë. Teksa ofron rroba për fëmijët e parashkollorit, pronarja e njësisë që është gjithashtu edhe shitëse të shpjegon se nuk i ka të gjitha masat e rrobave për shkak se nuk ka mundur të furnizohet. Kështu ka ndodhur edhe për mallrat e tjerë specifikë, që shpërndaheshin me furgonë.

Tregjet në stres

Në kohët e sotme, ku ekonomia zhvillohet në shekullin e teknologjisë dhe informacionit, gjendja psikologjike e biznesit dhe konsumatorit është faktori themelor për prosperitetin në ekonomi. Më të pasionuarit pas ekonomisë e dinë tashmë se kur konsumi në Kinë bie, bursat në të gjithë botën shënojnë humbje, çmimet e mallrave të fortë bien. Bankat qendrore dhe qeveritë në të gjithë botën masin indeksin e besimit në ekonomi për të projektuar në bazë të tij konsumin dhe investimet në të ardhmen. Në Shqipëri, indeksi i besimit në ekonomi matet nga Banka e Shqipërisë, ekspertët e së cilës kanë pohuar se aksioni i qeverisë ndaj informalitetit, ndonëse i domosdoshëm, mund të trondisë besimin në ekonomi. Fiskalizimi me forcë mund të çojë disa para shtesë në arkën e shtetit në periudhë afatshkurtër, por këto vlera do t’i mungojnë konsumit e për rrjedhojë, rritja ekonomike mund të cenohet edhe më tej. Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të politikës monetare ku u analizuan zhvillimet kryesore në vend, pohoi se konsumi privat në ekonomi është tkurrur këtë vit nga arkëtimet e prapambetura të energjisë që u mblodhën nëpërmjet një aksioni masiv në një kohë shumë të shpejtë.

Si shmanget sekuestro

Te gjithë personat e tatueshëm, subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar apo të tatimit mbi fitimin dhe personat e tatueshëm, tatimpagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, mallrat gjendje në çdo vend biznesi, mallrat në transport apo mallrat në përdorim për çfarëdo arsye qoftë, janë të detyruar t’i justifikojnë me dokumentin e nevojshëm tatimor.

Dokumenti i nevojshëm tatimor që provon pronësinë apo kontrollin mbi mallrat gjendje dhe në përdorim janë faturat tatimore të TVSH-së, faturat e thjeshta tatimore dhe dokumentacioni i prodhimit. Kurse si dokument i nevojshëm tatimor që provon pronësinë apo kontrollin mbi mallrat gjatë transportit është fatura tatimore e TVSH-së, fatura e thjeshtë tatimore ose fatura e shoqërimit të mallit, në rastet kur mallrat që transportohen nuk janë destinuar për shitje, por për lëvizje të brendshme.

Kur gjatë kontrolleve që ushtrohen nga strukturat e autorizuara të administratës tatimore, konstatohet se mungon dokumentacioni i kërkuar ligjor, mbahet procesverbali përkatës dhe mallrat konfiskohen.

Kur ndodh konfiskimi

Ligji për procedurat e detyron administratën tatimore të njoftojë tatimpaguesin për afatin që ai ka në dispozicion për të paguar vullnetarisht detyrimin tatimor.

Kur administrata tatimore konstaton se nga ana e tatimpaguesit nuk është paguar detyrimi brenda këtij afati, ajo, në përputhje me nenin 90 dhe 91 të ligjit të procedurës, bllokon llogaritë bankare të tatimpaguesit, nxjerr njoftimin për fillimin e procedurave të mbledhjes me forcë të detyrimit tatimor, si dhe merr masat për sigurimin e pasurisë së tij, duke vendosur mbi sendet në pronësi të tatimpaguesit barrë siguruese apo hipotekë.

Me nxjerrjen e urdhër bllokimit, sipas nenit 90 të ligjit të procedurës dhe vendimit për marrjen e masave të sigurisë në përputhje me nenin 91 të ligjit, administrata tatimore siguron në favor të saj pagimin e detyrimit nëpërmjet tërheqjes së parave nga llogaria bankare e tatimpaguesit, ose nëpërmjet vendosjes së sekuestros për pasuritë mbi të cilat është vendosur barra siguruese dhe hipoteka.

Sipas ligjit “Për procedurat tatimore”, bankat të cilave ju është dërguar urdhër bllokimi i llogarive dhe depozitave të kursimit të tatimpaguesit kalojnë shumat në favor të administratës tatimore, dhe nëse këto shuma nuk plotësojnë detyrimin tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore sekuestron dhe më pas konfiskon, në favor të saj, të gjitha sendet e luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të tatimpaguesit, ndaj të cilave ajo ka vendosur më parë barrën siguruese apo hipotekën.

Administrata tatimore është organi përgjegjës për kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për të ekzekutuar sekuestron mbi sendet, mbi të cilat janë vendosur si barrë siguruese dhe hipotekë. Për këtë qëllim administrata tatimore, e cila ka kompetencën e kryerjes së sekuestros, njofton zyrën ku ajo ka regjistruar barrën siguruese, dhe Zyrën Qendrore dhe Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rastin kur sendet janë në hipotekë.

Si realizohet

Urdhri për sekuestrim nxirret nga drejtori i drejtorisë rajonale, ose titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore. Sipas përcaktimeve në ligjin e procedurave tatimore, sekuestrimi mbi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme dhe të drejtave mbi këto pasuri të tatimpaguesit debitor ekzekutohet duke filluar pas 37 ditëve nga data e nxjerrjes së njoftimit të detyrimit tatimor të papaguar, me anë të të cilit tatimpaguesi është njoftuar për fillimin e procedurave për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore.

Procedurat për vendosjen në sekuestro mbi pasuritë e tatimpaguesit debitor nuk pezullohen dhe nuk pushojnë, deri sa nga ana e tatimpaguesit të jetë shlyer plotësisht detyrimi tatimor. Në rastin e mallrave të cilat për nga natyra e tyre mund të prishen deri në momentin e shitjes, organi tatimor bën shitjen e tyre të menjëhershme, me çmimin e tregut dhe arkëton menjëherë vlerën e tyre për efekt të shlyerjes së detyrimeve tatimore të papaguara.

Administrata tatimore, e ushtron të drejtën e saj për nxjerrjen e urdhrit për sekuestrim, vetëm nëse ajo më parë kundrejt tatimpaguesit ka nxjerrë vendimin për masat e sigurimit të pasurisë së tatimpaguesit, sipas parashikimeve të ligjit.

Njoftimi për pagimin e detyrimeve tatimore dhe për fillimin e procedurave për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore, do të konsiderohet i marrë nga tatimpaguesi ditën e 37 të nisjes së tyre me postë apo me dorëzimin dorazi kundrejt konfirmimit për marrjen e tij nga ana e tatimpaguesit.

Me kalimin e këtij afati, ditën e parë të punës pas ditës së 37, administrata tatimore i konsideron të gjitha pasuritë e tatimpaguesit të siguruara me barrë siguruese apo hipotekë, për efekt të arkëtimit të detyrimit tatimor të papaguar.

Administrata tatimore kur ka njoftime apo prova me anë të të cilave provon se pagimi i detyrimit tatimor, me gjithë marrjen e masave të sigurisë është në rrezik, nuk respekton afatet për sekuestrimin e pasurisë nëpërmjet nxjerrjes së urdhrit për sekuestrim, por bën sekuestrimin e menjëhershëm të pasurive të tatimpaguesit në favor të administratës tatimore.

Administrata tatimore aplikon sekuestro në ato raste kur ajo ka të dhëna se tatimpaguesi përpiqet të tjetërsojë pasuritë e tij, apo të ulë vlerën e tyre, si dhe kur ai kërkon të largohet nga vendi.

Urdhri i sekuestrimit është akti i vetëm me anë të të cilit administrata tatimore ka të drejtë të fillojë procedurat e shitjes për pasuritë kundrejt të cilave më parë ishte vendosur masat e sigurisë.

Urdhri i sekuestrimit bëhet me shkrim nga drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore apo titullari i Zyrës Tatimore të Njësisë Vendore. Urdhri i sekuestrimit përmban detyrimisht të dhënat e mjaftueshme për veprimin. Në urdhrin e sekuestrimit përfshihet emri i tatimpaguesit, NIPT-i, selia e regjistruar dhe adresa e vendbanimit te tyre.

Ja çfarë i shpëton konfiskimit

Administrata tatimore, për efekt të arkëtimit të detyrimeve tatimore të papaguara, ka të drejtë të sekuestrojë pasurinë e tatimpaguesit debitor dhe ta shesë atë sipas parashikimeve të ligjit. Por ajo (administrata tatimore) sipas nenit 95 të ligjit nuk mund të sekuestrojë dhe të kalojë në favor të saj për të shitur më vonë me qëllim arkëtimin e detyrimeve tatimore të papaguara pasuritë e debitorit. Administrata tatimore nuk mund të sekuestrojë pasuri të tilla:

  1. a) sendet e përdorimit personal të debitorit dhe të familjes së tij si: veshjet, shtresat, mbulesat, mobiliet për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën e tyre;
  2. b) ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij për tre muaj;
  3. c) dekoratat dhe sende kujtimi, letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë;

ç) librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore dhe artistike të debitorit dhe të familjes së tij;

  1. d) deri 3 dynymë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljet e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale;
  2. dh) ndihma që u jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjare, ose bursa e studimit përveçse kur detyrimi është për ushqim. Në këtë rast nuk mund të sekuestrohet më shumë se 1/2 e shumës së pensionit ose të bursës;
  3. e) frutat natyrore, një muaj para se ato të piqen.

Shitja e sekuestrove

Me kalimin e afatit 15-ditor nga dita e marrjes së njoftimit të sekuestrimit nga ana e tatimpaguesit, i cili ende nuk ka shlyer detyrimin tatimor, sendet e paluajtshme ose të luajtshme të sekuestruara nga administrata tatimore, prej tatimpaguesit, konfiskohen dhe i nënshtrohen procesit të shitjes së tyre, me qëllim arkëtimin e detyrimit tatimor. Në këtë rast, administrata tatimore vepron në përputhje me të gjitha rregullat e parashikuara në ligjin “Për ankandin publik”.

Në zbatim të procedurave të shitjes, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si autoritet tatimor qendror, është autoriteti shitës, i cili është përgjegjës për realizimin e ankandit publik në përputhje me ligjin ‘Për ankandin publik’.

Me përfundimin e procesit të shitjes së sendeve të konfiskuara të ardhurat e arkëtuara nga procesi do të përdoren nga ana e administratës tatimore sipas radhës së parashikuar në ligj, të cilat janë si më poshtë:

  1. a) Kostot administrative, të cilat përbëhen nga të gjitha kostot administrative të papaguara më parë për marrjen e masave të sigurisë, sekuestrimit të tyre, vlerësimit, transportit, të publikimit, si dhe ato të zhvillimit të ankandit publik;
  2. b) Gjobat e vlerësuara dhe të papaguara nga tatimpaguesi;
  3. c) Lamatëvonesat për pagimin e detyrimeve tatimore;

ç) Në ato raste kur nga shitja realizohen më shumë të ardhura se sa ka qenë detyrimi tatimor i papaguar prej tatimpaguesit, këto shuma administrata tatimore është e detyruar t’ia kthejë tatimpaguesit brenda pesë ditëve punë nga data e përfundimit të arkëtimit të parave të realizuara nga shitja në favor të administratës tatimore.

Në këtë rast, administrata tatimore njofton me shkrim tatimpaguesin, si dhe i kërkon atij të japë numrin e llogarisë bankare, në mënyrë që të bëhet kalimi i këtyre shumave në favor të tatimpaguesit. Në rast se tatimpaguesi nuk ka llogari bankare, atëherë këto shuma depozitohen në një bankë me seli në Republikën e Shqipërisë, në vendin ku tatimpaguesi ka selinë apo vendbanimin e tij, në emër dhe për llogari të këtij të fundit.

E drejta e riblerjes

Në rastin e konfiskimeve në përgjithësi dhe sidomos në rastin e konfiskimit të mallrave që prishen si ushqime, fruta-perime, produkte bujqësore dhe blegtorale etj., apo që kanë prag të afërt skadence, mund të zbatohet riblerja në vlerë e tyre nga personi i tatueshëm.

Për këtë qëllim, grupi i kontrollit i paraqet drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit ku është kryer shkelja procesverbalin përkatës brenda 12 orësh nga plotësimi i tij.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale, brenda 24 orësh, nxjerr vendimin e vlerësimit në lekë të mallit të konfiskuar.

Vlerësimi kryhet nga një komision i përhershëm i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, i përbërë nga jo më pak se 4 punonjës. Vendimi për vlerësimin e mallit të konfiskuar i jepet tatimpaguesit përkatës i cili duhet të paguajë detyrimin brenda ditës së parë të punës pas marrjes së tij. Pagesa bëhet në llogarinë e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit.

Malli i konfiskuar lirohet vetëm pasi të jetë dorëzuar mandati i pagesës së vlerës se tij. Në dokumentacionin e konfiskimit, do të depozitohet një kopje e dokumentit të pagesës së vlerës së mallit të konfiskuar. Në qoftë së tatimpaguesi përkatës nuk bën pagesën sipas procedurave dhe afatit të përcaktuar, atëherë mallrat e konfiskuar, në mënyrë të menjëhershme, do t’i kalojnë për administrim Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, e cila do të ndjekë procedurat e mëtejshme.

Ndërprerja e bllokimit

Administrata tatimore i ndërpret masat shtrënguese për sigurimin e pagimit të detyrimit tatimor në rast se, tatimpaguesi e ka paguar të gjithë detyrimin tatimor. Në përputhje me nenin 100 të ligjit të procedurës tatimore është parashkruar e drejta e administratës tatimore për fillimin e procedurave të zbatimit të masave shtrënguese, duke pasur parasysh edhe rastet e ndërprerjes së afatit të parashkrimit. Procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimit tatimor që kanë filluar përpara skadimit të afatit të parashkrimit e spostojnë këtë afat deri në përfundim. P.sh. nëse në zbatim të procedurave të mbledhjes me forcë është konfiskuar një sasi malli apo një automjet, një ditë para afatit të parashkrimit, ky afat do të shtyhet deri në datën e përfundimit të procedurës, pra të shitjes së mallit apo automjetit.

Sekuestro ndërpritet gjithashtu kur nga ana e autoriteteve të parashikuara në nenin 103 të ligjit “Për procedurat tatimore” është vendosur dhe shpallur detyrimi tatimor i pambledhshëm.

Në këtë rast, ndërprerja e procedurave fillon nga dita e nxjerrjes së aktit për deklarimin e tatimeve si të pambledhshme dhe kjo evidentohet dhe regjistrohet në dosjen e tatimpaguesit.

Sekuestro ndërpritet në të gjitha ato raste kur tatimet kanë falur me ligj nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë rast procedurat ndërpriten ditën e hyrjes në fuqi të ligjit, me anë të të cilit është vendosur falja e detyrimeve tatimore, dhe kjo gjë regjistrohet në dosjen e tatimpaguesit.

Në ato raste kur detyrimi tatimor përbëhet nga detyrime që falen dhe detyrime që nuk falen, administrata tatimore bën zbritjen e detyrimeve të falura dhe i regjistron ato në dosjen e tatimpaguesit, dhe për pjesën e mbetur të detyrimit ajo mban në fuqi masat shtrënguese për sigurimin e pagimit të detyrimit.

Kur tatimet janë të pambledhshme

Deklarimi si i pambledhshëm i detyrimeve tatimore është procesi i cili kryhet vetëm në raste ekstreme dhe vetëm në ato raste kur administrata tatimore ka zbatuar të gjitha masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore të parashikuara në ligj dhe nuk është arritur të mblidhet dhe të arkëtohet detyrimi tatimor.

Detyrimi tatimor mund të deklarohet i pambledhshëm vetëm kur, megjithëse është bërë shitja e investimeve likuide dhe aktiveve të tjera, nuk është bërë i mundur arkëtimi i detyrimit. Sipas këtij parashikimi, administrata tatimore në çdo rast duhet të ketë të evidentuara dhe të provuara që ajo ka kryer të gjitha veprimet e kërkuara nga ligji për vendosjen e masave të sigurisë mbi të gjitha pasuritë e subjektit.

Tatimpaguesi duhet gjithashtu të provojë se nuk disponon pasuri të tjera të çdo forme dhe kudo që të ndodhen, të cilat mund të përdoren për shlyerjen e detyrimeve.

Detyrimet tatimore konsiderohen të pambledhshme kur tatimpaguesi dhe administrata tatimore provojnë me evidencë të saktë se tatimpaguesi nuk disponon asnjë lloj pasurie apo të ardhure që do mund të përdorej për shlyerjen, qoftë edhe me këste, të detyrimit tatimor të papaguar, dhe se edhe veprimtaria e ardhshme e tatimpaguesit, nuk mund të gjenerojë apo të sjellë të ardhura, të cilat të jenë të vlefshme për përmbushjen e detyrimit tatimor.

Tatimet konsiderohen të paarkëtueshme edhe në rast ku administrata tatimore nga analiza e situatës financiare dhe pasurore të subjektit tatimpagues arrin në përfundimin se, edhe nëse ndaj tatimpaguesit do të fillonte një procedurë likuidimi apo falimentimi, shuma e detyrimit tatimor nuk mund të mblidhej edhe sikur ky proces të përfundonte dhe se pasuria në pronësi të tatimpaguesit, debitorit që gjendet pranë tij apo në përdorim te personat e tretë, nuk është në gjendje të përmbushe edhe pagimin e kostove administrative të këtij procesi.

Në çdo rast, tatimi deklarohet si i pambledhshëm me anë të një vendimi të nxjerrë nga titullari që e ka këtë të drejtë.

Në pjesën arsyetuese, administrata tatimore duhet të japë një vlerësim të gjendjes reale pasurore të tatimpaguesit, marrëdhënieve të tij me të tretët, për aq sa u përket detyrimeve që të tretët mund t’i kenë tatimpaguesit, apo pasurive të cilat janë në përdorim apo në zotërim nga persona të tretë, si dhe mundësive të ardhshme për mbledhjen e detyrimit tatimor.

Në arsyetimin e vendimmarrjes për deklarimin e tatimit si të pambledhshëm, duhet të parashtrohet edhe argumentimi i moseficensës për vazhdimin e procedurave të tjera për mbledhjen e detyrimit tatimor. Si arsyetim për një mos eficencë në mbledhjen e tatimit duhet të bëhet një përshkrim i përllogaritjes së shpenzimeve që administrata tatimore është e detyruar të kryejë, në krahasim me shumën që ajo do të përfitojë si pjesë e detyrimit tatimor të papaguar.

Udhëzimi përcakton se vendimi për deklarimin e detyrimit tatimor si të pambledhshëm, duhet të jetë i shoqëruar edhe me provat konkrete në të cilat administrata tatimore mbështet arsyetimin e saj.

Procedura për shpalljen e pambledhshme të tatimit

Procedura për deklarimin e tatimit si të pambledhshëm fillon gjithnjë me kërkesë me shkrim të tatimpaguesit. Në asnjë rast kjo procedurë nuk fillon me iniciativë të administratës tatimore.

Kërkesa në formë shkresore i drejtohet vetëm drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Kërkesa, si e drejtë e tatimpaguesit për të kërkuar deklarimin si të pambledhshëm të tatimit, lejohet të bëhet vetëm pasi nga ana e administratës tatimore kanë filluar dhe janë ekzekutuar masat për sigurimin e detyrimit tatimor të papaguar.

Kërkesa për deklarimin si të pambledhshëm të tatimit duhet të përmbajë: emrin tregtar të personit fizik apo juridik që e paraqet atë, ose në rastin e personit fizik kur nuk ka emër tregtar, gjeneralitetet e kërkuesit, NIPT-in, adresën e saktë të tatimpaguesit, si dhe të selisë së regjistruar të tij; aktin me anë të të cilit i është njoftuar detyrimi tatimor i papaguar dhe që ai i detyrohet për ta paguar.

Biznesi, në pamundësi për të paguar tatimet, duhet të dorëzojë në tatime të gjitha deklaratat e fitim-humbjeve dhe pasqyrat përkatëse të tyre, si dhe bilancin e tij për një periudhë kohore duke filluar nga data e nxjerrjes së aktit administrativ që i ka vendosur detyrimin tatimor. Gjithashtu duhet të dorëzojë listën e plotë të debitorëve të tij duke treguar shumat që ata i detyrohen, shkakun e lindjes së detyrimit si dhe adresat e sakta të tyre. Duhet edhe lista e plotë e kreditorëve të tij, shumat që ai u detyrohet, shkakun e lindjes së detyrimit, dhe cilat prej tyre janë të kundërshtueshme dhe nuk qëndrojnë.

Kur administrata tatimore ka të dhëna dhe zotëron prova se, tatimpaguesi, i cili ka paraqitur kërkesë për deklarimin si të pambledhshëm të detyrimit të tij tatimor, përpiqet t’u shmanget pagimit të detyrimeve të tij tatimore të papaguara, duke bërë evazion fiskal, ose ka elemente të plotë që e bëjnë administratën tatimore të dyshojë se është përpara rastit të mashtrimit të situatës financiare me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore, ajo refuzon kërkesën dhe kërkon prej tatimpaguesit pagimin e detyrimeve, si dhe merr të gjitha masat për sigurimin e pagimit të detyrimeve tatimore, duke ia kaluar rastin drejtorisë së investigimit.

Limitet e tatimeve të pambledhshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka kompetencë për të deklaruar tatimin si të pambledhshëm, për shumat nën 5.000.000 (pesë milionë) lekë. Në çdo rast, tatimi deklarohet i pambledhshëm me Vendim të shkruar të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Për shumat mbi 5.000.000 lekë, e drejta për të deklaruar detyrimin tatimor si të pambledhshëm është kompetencë e ministrit të Financave dhe bëhet me urdhër të tij.

Në çdo rast, dalja e urdhrit për deklarimin tatimor si të pambledhshëm për shumat mbi 5.000.000 lekë bëhet kur administrata tatimore i ka dërguar informacionin e kërkuar sipas udhëzimit përkatës

Udhëzimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si dhe mënyra të tjera të gjykuara si të domosdoshme nga ana e administratës tatimore, në fillim të çdo viti do të bëhet publikimi i vlerës totale të tatimeve të deklaruara sipas nenit 103 të Ligjit si të pambledhshme. Por deri më tani, ky detyrim nuk është zbatuar.

Zbardhen skemat – Miliona dollarë transferta të copëzuara nëpër botë nga kompanitë e Ismailajt

Zbardhen skemat e transferimit të parave nga kompanitë e Kastriot Ismailajt, i dyshuar për aferat me kompaninë çeke CEZ dhe i arrestuar me akuzat e mashtrimit në shuma të mëdha dhe “pastrim të parave” në bashkëpunim.

ABC News publikon skemat që Drejtoria e Pastrimit të Parave ka ndërtuar mbi bazën e transaksioneve të ndryshme bankare të kryera nga Ismailaj dhe punonjësit e tij.

Siç duket edhe në këto skema, transfertat bankare kanë nisur në vitin 2006 duke vazhduar deri në maj të këtij viti, kur Ismailaj u arrestua.

Sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 milionë euro transaksione nga llogaritë bankare drejt disa shteteve.

Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republika Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer, ShBA dhe vende të njohura si parajsa fiskale.

Ismailaj është treguar i kujdesshëm, pasi asnjë transfertë nuk kap shifrën e 1 mln eurove.

Mali i parave është dërguar në shuma të vogla për të evituar kontrollin nga drejtoria e pastrimit të parave.

Hetuesit thonë, se Ismailaj kishte informacion të sigurte për vende ku kontrollet në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave janë të kufizuara.

Sipas prokurorisë, këto transaksione kalonin nëpërmjet llogarive të kompanisë së Ismailajt, i cili mbante 3 % të vlerës dhe më pas shumën tjetër e transferonte në llogari të ndryshme të kompanive të huaja që pastronin paratë.

Ende nuk është arritur të evidentohet se ku janë dërguar paratë që kompania e Kastriot Ismailajt “DIA” ka përfituar nga kompania çeke CEZ-Shpërndarja, e që kapin shifrën e rreth 4.5 milionë eurove. Kjo shumë, sipas hetuesve është përfituar brenda 12 muajve, si detyrim për kompaninë e Ismailajt “për identifikimin e debitorëve”, si dhe si një parapagesë për “kostot operative të DIA-së për mbledhjen e borxheve të CEZ-Shpërndarjes”.

Prokuroria tashmë ka sekuestruar disa llogari bankare të Kastriot Ismailajt dhe nënës së tij, që kapin shifrën e rreth 5 milionë eurove.

Për këto para ka nisur hetim edhe Prokuroria për Krime të Rënda.

Në bazë të ligjit “Antimafia” të hënën do t’i kërkohet Gjykatës së Krimeve të Rënda konfiskimi i kësaj shume dhe kalimi i saj në Thesarin e Shtetit.

FOTO-1_1

Violeta Gecaj: Veliaj më rrahu pse kërkova të drejtën time, pastaj më tha drejtoju SHQUP-it

Violeta Gecaj dhe gratë demokrate

Lidhja demokratike e gruas, ka dalë sot në mbështetje të Violeta Gecajt, e cila deri para pak kohësh ka qenë punonjëse e Bashkisë së Tiranës, por sipas pretendimeve të saj është pushuar padrejtësisht dhe madje është dhunuar nga Erion Veliaj.

Në një prononcim për mediat, ka qenë edhe vetë zonja Gecaj që ka sqaruar ngjarjen e denoncuar publikisht prej saj, edhe pse nënvizoi se ende nuk ka bërë padi.

“Unë duke i kërkuar ndihmë, ai me një fjalor jo të mirë, duke më shtyrë, duke më goditur, më nxori nga zyra, unë kërkova të drejtën time, pse jam larguar nga puna padrejtësisht, më tha drejtoju SHQUP-it, Lulit, s’ke më punë këtu. Kam merak mallin si do bëhet, mund edhe të shfrytëzojnë rastin ede ndoshta të më ndjekin penalisht….Me 267 mijë lekë të vjetra famlija që përbëhet nga 7 familjare, kam 15 vjet me qera…Skam bërë padi akoma, do vazhdoj në ditët në vijim të zbardh ѯështjen sa më qartë”,- tha ajo.

Reilza Bozdo, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës i ka bërë thirrje Veliajt “të zbardhi dhe të qartësojë raportin e tij në këtë situatë”.

Henri Çili: ja plani Basha-Rama-Soros kundër Ilir Metës

Çili: për eliminimin e LSI dhe rikthimin e sistemit bipolar PD-PS

Nuk ka më dyshime, avuj gushti, dilema, teori konspirative dhe thashetheme pa fund. Mes Lulzim Bashës, Edi Ramës, strukturave të Soros në Tiranë dhe një rrethi klientësh ekonomikë dhe mediatikë, ka një aleancë të fshehtë, aleancë e mbarsur nga George Soros në 6 dhjetor të vitit 2014, për eliminimin politik të Ilir Metës dhe rikthimin e sistemit bipolar në Shqipëri.
Plani është zbardhur nga kumbari i vogël i kësaj aleance, Henri Çili, përfitues i madh i të gjithë pushteteve dhe njeriu misterioz, i cili ishte i pranishëm në takimin e famshëm mes Lulzim Bashës dhe George Soros, në dhjetor të vitit 2014. Pa dashje apo me programim nga lart, Henri Çili, në emisionin “Zonë e Lirë”, ka konfirmuar me gojën e tij skenarin e dyshuar për të shpëtuar Lulzim Bashën nga Sali Berisha dhe për të çliruar Edi Ramën nga Ilir Meta. Ky i fundit, sa herë Edi Rama merr revansh, i tërheq frenat, duke e rikthyer në rrugën e arsyes dhe konstruktivitetit. Goditja e Ilir Metës dhe heqja e duarve të Sali Berishës mbi Partinë Demokratike bëhet vetëm me anë të një pakti Rama-Basha, pakt i cili tashmë ka marrë bekimin e George Soros dhe po vihet në zbatim hap pas hapi, sipas një kalendari të paracaktuar. Përpos zbardhjes së planit, Henri Çili ka dekonspiruar dhe zbuluar edhe instrumentet që do të përdoren për goditjen e Ilir Metës, i cili prej 10 vitesh dikton të gjitha mazhorancat në Shqipëri dhe në çdo palë zgjedhje po u merr terren kryetarëve të dy partive të mëdha. Janë po ato instrumente që janë paralajmëruar nga gazeta SOT, në disa artikuj radhazi, që në fillim të muajit gusht e deri në javët e para të shtatorit. Henri Çili tha se Edi Rama po krijon terrenin për t’u ndarë nga Ilir Meta, me anë të hapjes, tjerrjes dhe përdorimit të çështjeve të shkuara, siç është edhe telenovela me aferën e CEZ. Jo rastësisht, prej disa javësh, Lulzim Basha i fryn tullumbaces së CEZ dhe po bën çdo përpjeke për të lidhur emrin e Ilir Metës me këtë histori. Goja e dytë e Bashës, Enno Bozo, ka deklaruar se materialet për CEZ kanë shkuar në SHQUP nga Kryeministria. Po ashtu, seritë e telenovelës banale me CEZ u hapën nga një portal, i financuar drejtpërdrejt nga Soros. Artikulli abuziv niste me emrin e Ilir Metës. Pas artikullit, sipas planit, u hodh në sulm Lulzim Basha. Ndërkaq, loja vazhdon.
Skema kundër Metës 
Henri Çili, njeriu që ka qenë në takimin Basha-Soros, ka pohuar se ky konfigurim i skenës politike do të prishet. Çili ka deklaruar mbrëmjen e së premtes se ka një plan Rama-Basha, për rikthimin e sistemit bipolar, që do të thotë dominimin e politikës nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pa polin e tretë, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Henri Çili shtoi se për të eliminuar politikisht LSI, Rama dhe Basha kanë menduar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, duke i vështirësuar kushtet e garës Ilir Metës në zgjedhjet e 2017. Manovra me Kodin Zgjedhor, në fakt, është instrumenti kryesor i planit të madh, për të rikthyer diktatin PD-PS në vend, pa LSI, e cila në këto 10 vite, ka luajtur amortizatorin e makinës së politikës shqiptare.
Adriatik Doçi

Kumbaro historianëve për pllakatin – Gjergj Kastrioti quhej edhe Skënderbé

Pas deklaratave të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare lidhur me vendosjen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalase së Lezhës, ka reaguar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Ministrja e Kulturës ka vijuar replikat në distancë me ata që e sulmuan vendosjen e kësaj pllake.
Kumbaro nënvizon se Monumentet e Kulturës nuk mund të mbajnë përgjegjësinë e gabimeve të shoqërisë ndër shekuj.
“Jemi me fat që Shqipëria është një muze i hapur monumentesh! Kjo është fantastike! Ne kemi detyre t’i mbrojme, jo t’i fshehim e as t’i kyçim! Historianet kanë detyre t’i lexojnë e t’i shpjegojnë.Nuk na e kanë fajin monumentet e kulturës për pishmanet, pamundësitë, apo gabimet e shoqërisë në shekuj!Heroi ynë kombëtar quhet edhe Gjergj Kastrioti edhe Skënderbe, dhe këtë nuk e fshehim!Uroj që reagimi në rrugë, facebook, media, forume dhe në kafene po të doni, të ngrihet fort në mbrojtje të të gjitha dëshmive të historisë dhe të kulturës sonë, pa komplekse dhe pa iu fshehur vetvetes!”, tha Kumbaro.
Për Ministren Kumbaro, Monumente kulture si kalaja e Lezhës janë të ekspozuara nga të tjera rreziqe, ndër to edhe mosdija.
“Uroj që ky reagim të ngrihet kundër ilegalitetit të ndërtimeve që për vite të tëra përdhunuan kalanë e Lezhës, të Krujës e me radhë, e të mos i kishim lejuar kur ndodhën!!Uroj që ky reagim të ngrihet kundër vjedhjes e përdhosjes së kishës së Shën Kollit dy ditë më parë, bash në Lezhë, ku s’dëgjuam njeri të indinjohej!Uroj që ky reagim të ngrihet kundër gjuhës së urrejtjes, së përçarjes e fyerjes. Uroj sidomos që reagimi dhe gjithë mobilizimi i shoqërisë të ngrihet kundër padijes – armiku ynë më i madh!”, shkruan Kumbaro.
pllakak

Meta kërcënon Ramën: Ndali pazaret me Bashën, se do përfundosh në opozitë bashkë me të

I revoltuar nga një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në shtëpinë e Bamir Topit
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka artikuluar dje një mesazh pezmatues dhe ultimativ në adresë të kryeministrit Edi Rama, i cili vijon të flirtojë në fshehtësi me Lulzim Bashën, me anë të një shpure interlekutorësh, kumbarësh  dhe klientësh. Ilir Meta ka treguar dje dorën e Edi Ramës pas sulmeve të vazhdueshme të Lulzim Bashës në adresë të tij, ndërsa i ka dhënë një mesazh mjaft të qartë aleatit të tij të pabesë.
I informuar me sa duket për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, në shtëpinë e Bamir Topit, me ndërmjetësimin e Aleksandër Frangajt, Ilir Meta ka paralajmëruar dje Edi Ramën të heqë dorë nga pazaret me Lulzim Bashën, pasi në të kundërt mund të përfundojnë të dy në opozitë. Meta tha se njerëzit nuk duhet të çuditen kur më vonë të flitet për një opozitë Basha-Rama që akuzon qeverinë Meta-Meta. Me këtë fjali, Meta i la të kuptojë Edi Ramës se është në dijeni për bashkëpunimin e tij me Lulzim Bashën dhe për takimet e fshehta. “Madje nuk keni dëgjuar gjë akoma, sepse shumë shpejt do të fillojë të ndërrojë vendet, do të akuzojë qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë të jeni të bindur që do dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë “kriminale” Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, tha Meta. Kreu i Kuvendit deklaroi se Lulzim Basha duhet të kërkojë dorëheqjen e Edi Ramës për marrëveshjen me CEZ dhe jo dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit. Por, Meta shtoi se në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, çudia e Bashës është se kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit.
“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, z. Basha nuk ka nevojë të japë edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite, i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit, siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Evropën dhe botën, kërkon vetëm dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit. Dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë: është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo thjesht ndaj demokratëve në Parlament, por sidomos edhe ndaj liderit historik z. Berisha, duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi, mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Por nuk habitem me asgjë tjetër që thotë z. Basha, i cili prej dy vitesh qeverinë Rama e etiketon si qeveria Rama-Meta”, tha Meta dje nga panairi i Çorovodës.
Inkriminimi
Kryetari i Kuvendit u ndal dje edhe tek çështja e shumëdebatuar e ditëve të fundit, inkriminimi i politikës. Ai u shpreh për mediat se Lëvizja Socialiste për Integrim po bashkëpunon ngushtë me ndërkombëtarët dhe deri më tani asnjë prej deputetëve të saj nuk ka ngjallur shqetësim tek ta. “LSI ka marrëdhënie të shkëlqyera me ndërkombëtarët. Asnjë kandidat i propozuar nga LSI në zgjedhjet vendore nuk ka pasur asnjë problem, që të krijonte edhe shqetësimin më të vogël për ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për integritetin e asnjë deputeti të LSI-së apo ministri”, tha Meta. Ai deklaroi se LSI do të vijojë të këmbëngulë për dekriminalizimin e politikës, ndërsa u shpreh se gjithçka duhet të bëhet sa më shpejt dhe me konsensus të gjerë. Një rëndësi, sipas tij, ka dhe rritja e transparencës në politikën shqiptare. Në përfundim Meta kërkoi një hetim sa më të gjerë për skandalin e CEZ.   Kliti Topalli

PS kërkon hetim edhe për Gërdecin, 21 Janarin, Durrës-Kukësin dhe shitjen e detit

Lëvizja e fundit e Lulzim Bashës, për të trembur, shantazhuar, goditur dhe deimunizuar Sali Berishën dhe shpurën e ish-ministrave të tij, me anë të ndërkombëtarizimit të aferave të CEZ, për të marrë nën kontroll PD dhe shmangur analizën e humbjes, po merr trajtën e një autogoli, me pasoja të paparashikueshme.
Mbledhja e Lulzim Bashës me juristët e besuar në SHQUP, për t’i hapur rrugë në mënyrë ligjore, hetimit të aferave të CEZ nga prokurorë të huaj, mund të rezultojë fatale për fatin e vetë Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Çfarë po ndodh? Lulzim Basha do të paraqesë ditën e hënë në Kuvend një nismë ligjore, e cila parashikon krijimin e një task-force me prokurorë të huaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për hetimin e aferave të CEZ në Shqipëri, ku të implikuar janë edhe shumë zyrtarë të lartë. Basha, me anë të disa juristëve, ndër të cilët edhe Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi, do të paraqesë një nismë ligjore dhe një amendament në Kuvend, për ndryshimin e Kushtetutës, për t’i hapur rrugë hetimit ndërkombëtar të aferës së CEZ, ku më të implikuarit janë Sali Berisha, Ridvan Bode dhe Genc Ruli. Ndërkaq, Partia Socialiste është pro hetimit ndërkombëtar të aferave të CEZ, por mazhoranca kërkon që të zgjerohet objekti i hetimit të kësaj task-force. Partia Socialiste kërkon se objekt hetimi nga prokurorë të huaj duhet të jenë edhe Gërdeci, 21 Janari, vjedhja e 230 milionë eurove me rrugën Durrës-Kukës dhe shitja e detit, të gjitha këto krime të pandëshkuara nga drejtësia. Deputeti socialist, Arben Çuko, ka njoftuar se mazhoranca do të zgjerojë objektin e hetimit, duke përfshirë edhe ngjarje të tjera. Çuko pohoi se ngjarjet duhet të hetohen në mënyrë kronologjike. “Ne kërkojmë që sipas kronologjisë, në këtë task-force të përfshihen sipas radhës çështjet si rruga Durrës- Kukës, Gërdecit, marrëveshja e detit, 21 Janari, etj”, u shpreh Çuko në një prononcim për gazetën “Sot”. Ndërkaq, duke u ndalur te çështja shumë e debatuar e CEZ, deputeti Çuko u shpreh se Lulzim Basha po luan kundër Sali Berishës, pasi CEZ ka qenë në kohë të qeverisë së kaluar. “Basha është bërë anti-Berishë, pasi CEZ ka qenë që në kohë të Saliut”, u shpreh Çuko. Deputeti socialist tha se Basha me hetimin e çështjes së CEZ, mbështet qeverinë që t’u hapë rrugë për hetim një sërë çështjeve që mazhoranca qeverisëse ka apeluar me forcë që drejtësia t’i zbardhë.
Mesazhi për Bashën
Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, në një prononcim për gazetën “Sot”, i rikujton Lulzim Bashës, se një person i akuzuar dhe i pahetuar, nuk mund të kërkojë hetim për të tjerët. Abazi u shpreh se Basha po ndjek dy standarde. Deputeti socialist i ka bërë thirrje Lulzim Bashës, që së pari të pranojë hetimin për rrugën Durrës-Kukës dhe 4 të vrarët në Bulevard. Sadri Abazi apelon në drejtim të kreut të opozitës, që t’i dorëzohet drejtësisë dhe t’i hapë rrugë hetimit për të gjitha ato çështje që akuzohet. “I vetmi njeri që nuk duhet të kërkojë hetim për të tjerët pa u hetuar vetë, është Lulzim Basha. Basha duhet t’i dorëzohet drejtësisë për ato që është akuzuar. Të fitoj pafajësinë e vërtetë nëse pretendon se është i tillë, dhe të mos marrë pafajësi me lojëra”, u shpreh deputeti socialist, Sadri Abazi. Deputeti tha se Basha nuk duhet t’i shpëtojë dhe këtë herë drejtësisë me procedurë. Adriatik Doçi

Pakti i Qeverisë me CEZ – katër nenet që nuk lejojnë hetimin e abuzimeve

Përfaqësuesit e maxhorancës janë shprehur të hapur për të lejuar hetimin e plotë të skandalit me CEZin, ndërkohë që ky hetim është i pamundur në sajë të marrëveshjes që palët kanë nënshkruar më 23 qershor 2014 mes tyre.

Në marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, përfaqësuesit e qeverisë u kanë dhënë garanci në të paktën katër pika çekëve që nuk do të lejojnë asnjë hetim ndaj tyre. Teksa e kaluan në Kuvend më 31 korrik 2014, me 85 vota, përfaqësuesit e maxhorancës nuk e kishin parashikuar publikimin e fakteve në lidhje me kompaninë “DIA” dhe përfshirjen e disa prej aktorëve politikë në aferën e CEZ, për të cilët është kërkuar edhe hetim ndërkombëtar.

 

MARRËVESHJA

Për Kryeministrin Rama dhe ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri, prishja me mirëkuptim e marrëveshjes me CEZ, pavarësisht dëmshpërblimit financiar që do të paguhet, ishte zgjidhja më e mirë. Ndërkohë që rihapja e çështjes dhe kërkesa për hetim pengohet nga nenet që vetë përfaqësuesit e maxhorancës kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

faksimilecez2

Kështu, në nenin 9, pika 5, theksohet se në bazë të marrëveshjes në rast se ndonjë nga palët shqiptare do të vihet në dijeni për ndonjë procedim ndaj kompanisë CEZ, procedimet do të ndërpriten menjëherë duke rrëzuar çdo pretendim të ngritur.

Rama në OKB: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në panelin e OKB-së në Nju Jork për harmoninë fetare dhe luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

Sipas Ramës qasja dhe vlerat e Shqipërisë ndaj fesë duhen marrë shembull për luftën ndaj ekstremizmit fetar.

“Duhet ta luftojmë terrorizmin duke patur parasysh vlerat tona”, tha Rama. Ai befasoi të pranishmit kur foli për besimin fetar në familjen e tij.

“Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks. Ndërsa djali tjetër, i sapolindur duhet të vendosë vetë për besimin e tij, edhe pse Papa Françesku e ka bekuar dy herë.

Ai është me fat se jeton në një vend ku askush nuk do t’ia imponojë një besim fetar. Ai jeton në vendin ku Papa Françesku e bekoi për tolerancën fetora”, tha Rama.

 

Zyrtarë të LSI-së me ‘Rolex-‘a 18 mijë dollarësh

Në media janë përfolur shpesh zyrtarë të lartë shtetërorë e politikanë që shpenzojnë shumë për veshje, makina luksoze dhe orë të shtrenjta.

Një ndër ta është natyrisht edhe kryeministri Rama, kravatat dhe kostumet e të cilit kushtojnë shumë.

Por edhe në nivel drejtorësh nëpër ministri ka nga ata që mbajnë aksesorë të shtrenjtë sipër. I tillë është edhe Ergys Agasi, djali i ish-deputetit të të PS-së, Bardhyl Agasi.

Ai mban në dorë një orë të shtrenjtë të markës “Rolex”, që vlerësohet me një çmim rreth 18 mijë dollarë.

Ergys Agasi është drejtor në Ministrinë e Mjedisit dhe pjesë e LSI-së./Lapsi.al/

Ceremoni e fshehtë – Rama dekoron SHISH-in

Vetëm pak ditë para se kryeministri Rama të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka bërë një gjest që para disa kohësh askush nuk do ta mendonte. Abc News ka mësuar se në një ceremoni larg syve të medias, kryeministri i ka dhënë medaljen e mirënjohjes Shërbimit Informativ të Shtetit, për rezultatet në luftën antiterror.

Ceremonia ku nderohet institucioni që ka qenë objekt i herëpashershëm i sulmeve publike të qeverisë, është kryer në prani të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, ministrit të Brendshëm Tahri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Medalja e Mirënjohjes u akordua pasi në vijimësi SHISH ka një bashkëpunim të mirë mes insitucioneve ligjzbatuese dhe ministrisë.Interesant është fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike.

Bëhet fjalë në fakt për dekorimin e një institcioni të cilin herë pas here kryeministri dhe ministri i Brendshëm e kanë kritikuar ashpër publikisht si mosbashkëpunues dhe përgjegjës për çfarë ndodhte në vend. Dekorimi i 22 shtatorit do të kishte qenë një ndjesë publike për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Por megjithatë publike apo jo, ndjesa erdhi përmes ceremonisë së heshtur vetëm pak ditë para se kryeministri Edi Rama të  nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendosja e pllakatës në hyrje të kalasë së Lezhës, historianët kundër

Pllakata e Sulltan Sulejmanit e vendosur në hyrje të Kalasë së Lezhës është konsideruar një skandal i vërtet nga Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare.

Sipas kryetarit të forumit, historianit Pal Trashaj, Sulltan Sulejmani është sjell si kriminel ndaj popullit shqiptar.

“Është një turp, një skandal, pasi është kala ilire, mijëra vjeçare, shqiptare dhe kjo pllakatë është vënë aty ku është vënë stema e Skurajve dhe e Arbrit. Me bekimin e qeveritarëve u vu dhe pllakati se na paska rikonstruktuar pushtuesi, ose një nga kriminelët më të mëdhenj Sulltan Sulejmani”- tha ai.

Për studiuesit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk ka kulturë dhe se ajo nuk është një njohëse e mirë e historisë.

Vetëm dy ditë pas vendosjes së pllakatit në hyrje të Kalasë së Lezhës ajo u njollos me bojë nga të pakënaqurit prej vendosjes së saj aty.

Me mbishkrimin në osmanisht, si kujtesë rikonstruksionin e këtij objekti historik nga Sulltan Sulejmani në vitin 1522, në Lezhë kërkohet heqja e pllakës nga hyrja e Kalasë për të kaluar në muze.


Send this to a friend