VOAL

VOAL

“Deputetë të PS-së u përpoqën të më sulmojnë” – Aktivisti: Protesta do të përshkallëzohet! Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis

Aktivisti Bledar Meti akuzoi se disa deputetë të Partisë Socialiste janë përpjekur që ta bëjnë pis për shkak të pjesëmarrjes në protestë.

 

Në një intervistë për News24, ai theksoi se është i nevojshëm përshkallëzimi për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës.

“Ai shtetar që nuk reflektohet nga protesta paqësore, e detyron protestën të përshkallëzohet. Ne i kemi dhënë afat deri sot për të dhënë dorëheqjen, përndryshe do të përshkallëzohet”, u shpreh ai.

Ai përmendi edhe dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer duke thënë se edhe Rama duhet të marrë shembull. Ai tha se Rama, pavarësisht skandaleve që e kanë prekur qeverinë e tij, del edhe thotë nuk është pis.

“Starmer e dha dorëheqjen për një akt fisnik se në zgjedhjet lokale nuk mori mandatet sa pritej. Ne këtu kemi një kryeministër, kemi skandalin e Tahirit, Ahmetajt, Veliajt, Beqajt, Ballukut dhe inceneratorët, një qeveri e mbushur me skandale dhe zotëria nuk e ndjen fare reflektimin për të thënë jam bërë pis”.

Akuza bëri edhe ndaj disa deputetëve socialistë.

“Kam marrë sulm të jashtëzakonshëm ku të gjithë deputetet e PS kanë publikuar pjesë të intervistës sonë. Janë përpjekur ta bëjnë pis emrin tim. Unë në 48 vite, 26 i kam kaluar në diasporë. Unë nuk jam pis. Nuk kam qeverisur asnjë ditë, si kam bërë asgjë atdheut.”, tha ai.

“Ramën tani mund ta konsideroj si ish kryeministër” – Biznesmeni Erlind Xhindi: Ka tentativa përçarëse! Në protestë ka patronazhistë të kamufluar si familjarë

Biznesmeni Erlind Xhindi deklaroi se protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë do ta arrijë qëllimin e saj, largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Në një intervistë për News24, ai theksoi se përsa kohë në shesh dalin mijëra njerëz kundër tij, Ramën e konsideron si ish kryeministër.

 “Unë sot mund ta quaj Ramën ish kryeministër. Që nga momenti që kryeministri në një republikë parlamentare që mban përgjegjësi për këtë vend u tregua shumë indiferent ndaj 250 mijë protestuesve shqiptarë dhe nga diaspora. Nga ky moment ai quhet një ish kryeministër”, tha biznesmeni.

Sipas tij, në protestë ka tentativa përçarëse, teksa tha se marrin pjesë patronazhistë, të cilët kamuflohen edhe si familjarë.

“Gangreni i këtyre 10 viteve ka qenë patronazhistët. Janë patronazhistë. Vijnë me grupe të vogla 4-5 persona të kamufluar, qoftë edhe si familjarë, por janë të dallueshëm, për të përçarë apo shkaktuar një incident të vogël.”, shtoi ai.

Sipas tij, rinia po tregon një shembull qytetarie në protestë.

“Rinia ka treguar maturi, qytetari, që ka akoma gjak që të mblidhen dhe të respektojnë mendimin e njëri tjetrit kur bëhet fjalë për një kauzë kaq ë madhe. Ne kemi kërkuar në mënyrë qytetarë vetëm një gjë: ikjen e kësaj klase politike.

Patjetër që do të ndodhë. Është rrugë e gjatë, e bukur por pak e gjatë. Pas protestave do të fillojmë rrugë të gjatë duke udhëtuar pa hajdutë, kriminelë apo sekte kriminale. Ne nuk jemi pjesa që duhet të demoralizohemi, por të jemi optimist. “, u shpreh biznesmeni.

Ish-deputeti i PS thumbon Ballukun: Qeveria, rastet flagrantë të korrupsionit t’i shoqërojë me masa dhe kallëzime penale! Ligj special për SPAK, t’u hiqet imuniteti për 10 vite zyrtarëve të lartë

Ish deputeti i PS, Petro Koçi ka reaguar lidhur me protestat e përnatshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke i cilësuar ato si një fenomen që duhet trajtuar me seriozitet dhe pjekuri politike.

Me anë të një postimi në Facebook, Koçi ndalet edhe te nevoja për reforma të brendshme në Partinë Socialiste. Teksa thumbon Belinda Ballukun, ai thotë se personat nën hetim penal duhet të largohen nga funksionet e deleguara.

Sipas tij, rastet flagrante të korrupsionit duhen shoqëruar edhe me kallëzime penale.

“Ndërkohë qeveria nuk mund ta lere luftën kundër korrupsionit vetëm ne duart e SPAK. Rastet  flagrante te shpërdorimit duhet te shoqërohen me masa publike administrative dhe kallëzime penale.

Vete PS ka nevoje te zëvendësojë skemën e përqendrimit te pushtetit nga duart e te deleguarve drejt te zgjedhurve te strukturave te bazës. Dhe natyrisht te liroje nga delegimi çdo individ nen ndjekje penale”, thuhet në reagimin e Koçit.

Ai kërkoi gjithashtu forcimin e mëtejshëm të SPAK-ut, heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë për një periudhë të caktuar, reformimin e sistemit zgjedhor për të garantuar përfaqësim më të drejtë, si dhe masa më të forta kundër përfshirjes së administratës publike në proceset zgjedhore.

Reagimi i plotë

Duke shprehur publikisht mbështetjen për aksionet e fundit të SPAK kundër krimit të organizuar që ka shtrirë tentakulat e pastrimit të parave në ndërtim, blerje dhe përvetësim tokash etj nuk mund të mos reagoj sërish për protestat e përnatshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Shumica e pjesëmarrësve aty janë idealistë, të pakënaqur nga administrata dhe misionarë për çështje të pastra publike. Sigurisht që benzina politike vjen kryesisht nga e djathta e menjanuar nga Sali Berisha, nga arrivistë të çdo lloji që shohin shanse për t’u promovuar në të ardhmen në Kuvend. Nuk mungojnë as krerët e partickave të rrjeteve sociale që na bëjnë si gazetarë politikë me celularë në dorë.

Parrulla e Ballit Kombëtar “Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve” e vërteton përpjekjen që protesta të përdoret për revansh të së djathtës ndaj së majtës.

Por protesta e idealistëve duhet të shfrytëzohet si energji popullore për të zhvilluar një demokraci të garantuar institucionale, forcim të luftës ndaj korrupsionit nëpërmjet fuqizimit të SPAK dhe vendosjes së standarteve për barazi dhe solidaritet social bashkëkohor.

PS-së nuk i duhet nënshtrim, por reflektim serioz që përfshin reformë kushtetuese e ligjore në këto piketa:

1-Anulim i ndryshimeve kushtetuese të 21 Prillit 2008 të propozuara nga Sali Berisha që e kthyen Republikën nga parlamentare në kryeministrore.

Kjo do të krijonte frymëmarrje dhe oksigjen për kontroll të parlamentit mbi ekzekutivin.

2-Forcim ligjor i funksionalitetit dhe efikasitetit të SPAK të shoqëruar me një ligj special që heq imunitetin e zyrtarëve të lartë të paktën për 10 vitet e ardhshme.

3-Hartimi dhe aprovimi i një sistemi zgjedhor që garanton pluralizëm dhe barazi përfaqësuese në raport me votat në nivel kombëtar.

4-Rreptësimi i mbikëqyrjes dhe penalizimit për përfshirjen e administratës shtetërore në proceset zgjedhore.

5-Ndërmarrja e një reforme praktike në funksionimin dhe rezultatet e Kadastrës ku një zgjidhje e shumëpritur do ishte kalimi i kompetencës për lëshimin e vërtetimeve të pronave të certifikuara te noterët.

Ndërkohë qeveria nuk mund ta lërë luftën kundër korrupsionit vetëm në duart e SPAK. Rastet flagrante të shpërdorimit duhet të shoqërohen me masa publike administrative dhe kallëzime penale.

Vetë PS ka nevojë të zëvendësojë skemën e përqendrimit të pushtetit nga duart e të deleguarve drejt të zgjedhurve të strukturave të bazës.

Dhe natyrisht të lirojë nga delegimi çdo individ nën ndjekje penale.

Në fund theksoj që protesta duhet trajtuar me pjekuri, as me armiqësi, por as me naivitet.

Le të shërbejë pjesa e pastër e saj si një investim për më shumë demokraci dhe jo thjesht për ndërrim të të ndenjurave të pushtetit.

Vetëm nga demokracia përfiton shumica dhe populli.

Vetëm kështu protesta do ta nxiste dhe jo frenonte integrimin europian që po troket te porta.

Lufta qoftë edhe sovraniste thjesht për pushtet në rastin e protestës do të ishte vetëm një korrupsion i ri! gsh

E kam adhuruar që në fillimin e tij Presidentin Macron dhe nuk mendoj se do të bëhet avokat i shkaktarit të kësaj anarkie e zemërimi popullor * Nga Luan Rama

 

Një mbrojtës europian kërkohet për të mbrojtur lidershipin shqiptar « fuqiplotë »**

—-

Meqë protestat vazhdojnë gjithnjë e më shumë duket se sot lidershipi shqiptar Edi Rama kërkon një mbrojtës europian që t’ju thotë shqiptarëve të revoltuar se ai është në të drejtën e tij.

Që me fillimin e protestave, kryeministri i ka denigruar ata duke vënë në shërbim të një propagande të gjerë mediatike ku një pjesë e mirë e mediave mbahen në këmbë nga oligarkë e biznesmenë që nuk duan të prishet statukuoja aktuale pasi gjithshka do të cënojë pasuritë e tyre gjithnjë e më shumë të dyshimta. Protestuesit nuk meritojnë të tallen drejtpërdrejt nga kryeministri, edhe kur dhe ata të revoltuar nuk arrijnë ta përmbajnë fjalorin e tyre.

Protestat vazhdojnë dhe toka duket se po i rrëshqet nën këmbë.

E kam parë Edi Ramën që në vitin 1997 kur erdhi urgjent i plagosur me hekura në kokë nga bandat e presidentit Berisha, duke iu referuar njëkohësisht Brehtit në kohërat e errta të Gjermanisë. Kam shkruar dhe e kam mbrojtur atë pasi ai përfaqësonte një njeri që u ngrit kundër arbitraritetit dhe dhunës ditatoriale.

E kam mbështetur gjithashtu në kohën kur si kryetar bashkie i Tiranës, shkatërroi me një kurajo jashtëzakonshme ndërtimet kaotike buzë Lanës, në një kohë kur Berisha ngriti një Komision Parlamentar për ta dënuar për veprimet e tij. Me këtë rast, në shtypin shqiptar, e konsiderova atë si baronin Hasusmann, prefektin e Parisit, i cili kishte pësuar të njëjtin reaksion nga klasa politike dhe intelektuale franceze e gjysmës së dytë të shekullit XIX, në kohën kur ai po transformonte fytyrën e Parisit dhe po krijonte një urbanistikë me të cilën Franca krenohet sot.

E kam mbështetur gjithashtu në kohën që pushteti i Berishës perëndonte dhe kërkohej një rotacion politik drejt së majtës.

E kam mbështetur pa interesa dhe këtë ai e di fare mirë. Por sa më shumë koha kalonte pas mandatit të parë, nisi të mbytej “zëri ndryshe” brenda partisë së tij, nisi të shtohej korrupsioni dhe krijimi i një oligarkie të lidhur gjithnjë e më shumë me politikën në pushtet . Edhe Berisha donte të hynte në histori përmes forcës duke mos pranuar asnjëherë ta lërë drejtimin e partisë së tij, një parti që degjeneroi dhe nuk u rinovua për fat të keq.

Edi Rama gjithashtu, dhe për habinë e shumë miqve të tij, nisi të pëlqente vetveten.

Narcisizmi nisi ta pushtonte atë brenda tij, sikur Zoti edhe atij t’i kishte dhënë të njëjtin mision mesianik për të çuar Shqipërinë në një të ardhme madhështore.

Dhe pikërisht këtu filloi rrënimi i personalitetit të tij. Pakënaqësitë u shtuan jo vetëm brenda Partisë dhe administratës shtetërore por dhe korrupsioni i ministrave të tij u kthye në çeshtje të ditës.

Duhet ta pranoj se optika e tij europianiste ishte ajo që duhej, dhe për këtë duhet ta përgëzoj, por kjo nuk mjafton për një lidership modern të një vendi që kërkon transparencë, mbrojtje të interesave kombëtare, një jetë më të mirë.

Si në planin kombëtar por edhe me fqinjët nisën “non-sens”-et e tij politike në marrëdhëniet e Kosovën por dhe përuljen ndaj Greqisë duke mos kërkuar asnjëherë reciprocitet dhe duke mohuar në planin historik çështjen çame deri aty sa të thotë se nuk ka territore shqiptare në Greqi, ndërkohë që komuniteti minoritar grek gëzon gjithë të drejtat në Republikën tonë.

Nëse dikush do të proklamonte se s’kemi figura të tjera politike veç Edi Ramës gabohet rëndë. Kjo Shqipëri ka plot personalitete që mund ta drejtonin këtë vend paqësisht, në mënyre jo arbitrare dhe autoritare dhe unë do të thoja se qenia e tij si kryeministër tashmë ka mbaruar, pasi ndryshe do të ishte një shkak destabilizimi permanent.

E ardhmja e Shqipërisë është e përcaktuar tashmë.

Europa i ka treguar Shqipërisë rrugën dhe përpjekjet që duhet të bëjë ende pa dhënë afate, pasi vetëm një Shqipëri e standarteve europiane mund të integrohet plotësisht në Europën e Bashkuar .

Rrugë tjetër për Shqipërinë nuk ka.

Një Parti Socialiste nën tutelë, gjithnjë me kundërshtarë që eliminohen brenda saj dhe anatimohen, një parti ku nuk lejohet një zë kundër, ndryshe nga ajo e kryeministrit kryetar partie, është një problem i madh pasi kështu kjo parti nuk mund të jetë një parti progresiste kur mungon fryma demokratike dhe mendimi i lirë brenda saj.

Do duhej një lidership i ri politik, një teknicien dhe administrator i shquar që nuk bën pjesë në partitë politike, i cili me mbështetjen dhe të magjorancës socialiste të drejtonte vendin deri në zgjedhjet e ardhëshme dhe ku populli të vazhdonte përzgjedhjen e tij në mënyrë të lirë e demokratike.

Emanuel Makron është sot një nga liderët më të shquar të Europës, i cili i ka mbështetur vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë.

Padyshim që këta qindra mijra protestues që dalin në rrugë do ta shqetësojnë atë. Ai do ta kuptojë zemërimin e popullit, do të kuptojë se Shqipëria nuk ka nevojë për kryeministra që diktojnë në mënyrë të vrazhdë dhe konfliktuale. E kam adhuruar që në fillimin e tij si president dhe e admiroj për atë çka ai bën në shërbim të popullit francez por dhe në mbrojtjen e lirisë së popujve dhe paqes në Europë dhe në botë me një kurajo të jashtëzakonshme.

Ai nuk mendoj se do të bëhet avokat i shkaktarit të kësaj anarkie dhe zemërimi popullor.

Jam i bindur se shqiptarët e revoltuar do ta dëgjojnë edhe fjalën e tij.

Nuk është vetëm Edi Rama që ka punuar për integrimin drejt Europës së Bashkuar por një ekip i madh negociatorësh në fusha të ndryshme për të arritur standartet e kërkuara. Pra afrimi i Shqipërisë drejt Europës së Bashkuar nuk është frut vetëm i një njeriu siç na shitet. Nuk ka pse të përvetësohen meritat e të tjerëve. “Un”-i është fillimi i krizës së çdo lidershipi.

—–

* – Titulli i redaksisë

** – Titulli i autorit

Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli thirrje SPAK: Nisni hetime të plota! Të merren masa për të parandaluar çdo përshkallëzim

Biznesmeni Behgjet Pacolli, drejtues i kompanisë “MABCO” ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi sot në Aeroportin e Vlorës, ku ka pasur përplasje, ndërsa prej kohësh janë pezulluar punimet.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Pacolli pohon se pas muajsh të tërë bllokade të paligjshme dhe uzurpimi të Terminalit të Vlorës nga grupe kriminale, sot MABCO dhe nënkontraktorët tanë kanë mundur të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Ai i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë për çështjen në fjalë, ndërsa thekson se grupe kriminale kanë shkaktuar vandalizëm vjedhje në këtë periudhë.

REAGIMI
Të dashur qytetarë,
Të dashur vlonjatë,
Ju, qytetarë të nderuar, keni të drejtën të informoheni mbi të vërtetën. Fatkeqësisht, ende nuk jeni njohur me gjendjen reale në Aeroportin e Vlorës. Për këtë arsye, i bëj thirrje urgjente SPAK-ut të nisë menjëherë hetime të plota mbi këtë skandal të rëndë, të krijuar dhe ushqyer nga individë që kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke cenuar rëndë shtetin e së drejtës dhe sistemin juridik të Republikës së Shqipërisë. Koha për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë është tani.
Pas muajsh të tërë bllokade të paligjshme dhe uzurpimi të Terminalit të Vlorës nga grupe kriminale, sot MABCO dhe nënkontraktorët tanë kanë mundur të rikthehen në vendet e tyre të punës. Në këto momente po kryhet verifikimi dhe evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vandalizmi, vjedhjet dhe shkatërrimet e ndodhura gjatë kësaj periudhe.
Dëmet e konstatuara përfshijnë si inventarin e çmuar, të projektuar, porositur, prodhuar dhe instaluar posaçërisht për funksionimin e aeroportit, ashtu edhe instrumentet, pajisjet dhe mjetet e punës që përbëjnë pronë private të kompanive nënkontraktuese.
Për më shumë se dhjetë muaj, këto grupe kriminale kanë vepruar në kundërshtim flagrant me ligjin, me metoda të papranueshme dhe çnjerëzore, duke cenuar jo vetëm pronën private, por edhe rendin juridik dhe sigurinë e investimeve. Më shqetësues është fakti se veprimtaria e tyre dyshohet se është mbështetur ose toleruar nga individë që fshihen pas petkut institucional, ndërsa në raste të caktuara kanë tentuar të ndikojnë edhe procese gjyqësore, duke sfiduar hapur sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Sot, në emër të ligjit, të drejtësisë dhe të besimit që qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të kenë tek institucionet e shtetit, i bëj thirrje publike SPAK që të nisë menjëherë një hetim të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës për të gjitha ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë kësaj periudhe, pa asnjë dallim dhe pa asnjë mbrojtje për askënd, pavarësisht pozitës, ndikimit apo lidhjeve që mund të ketë.
Është e domosdoshme të identifikohet dhe të vihet përpara përgjegjësisë i gjithë zinxhiri i personave të përfshirë në këto veprime të rënda, të cilat kanë dëmtuar interesin publik, sigurinë juridike dhe imazhin e Shqipërisë si një vend që garanton shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e investimeve.
Po aq e rëndësishme është që institucionet kompetente të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës dhe për të garantuar sigurinë e punonjësve, të kompanive kontraktuese dhe të çdo qytetari që beson tek puna, ligji dhe vlerat e një shoqërie të qytetëruar.
Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri të drejtat tona ligjore, pronën tonë dhe dinjitetin e njerëzve të punës, duke besuar se e vërteta dhe drejtësia do të mbizotërojnë.

Spiropali i përgjigjet Ramës pas fjalimit të djeshëm: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Ndërsa në Tiranë do të zhvillohet sot dita e 22-të e protestave masive radhazi që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur një reagim nga radhët e mazhorancës

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka folur për një “Marrëveshje të Re” dhe nevojën për ndryshime të thella brenda forcës së saj politike.

Spiropali ka pranuar se Shqipëria duhet të bëhet më e drejtë dhe meritokratike, por ka theksuar se kjo kërkon fillimisht një proces reflektimi dhe spastrimi brenda vetë Partisë Socialiste.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane,” shkruan Spiropali.

Më tej, deputetja socialiste ka drejtuar një mesazh të qartë dhe kritik, duke nënvizuar se pa një lartësim të vetvetes, nuk mund të pretendohet përmirësimi i vendit.

“Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe. Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin,” përfundon postimi i Spiropalit. bw

“Shoqëria shqiptare po i thotë njëzëri ik”- Aktivistja: Rama, autokrat! Ka betonizuar pushtetin e vet, nuk ka dialog me të

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se protestat kundër kryeministrit Edi Rama po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, ndërsa sot zhvillohet dita e 22-të e mobilizimit qytetar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

 

E ftuar në News24, Vatnikaj tha se protesta nisi pas ngjarjeve në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas saj, pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe mbështetja e diasporës tregojnë pakënaqësinë e madhe ndaj situatës në vend dhe mënyrës së qeverisjes.

Vatnikaj theksoi se nuk sheh hapësirë për dialog me kreun e qeverisë, të cilin e cilësoi si një lider që ka përqendruar pushtetin në duart e tij.

Ajo kritikoi gjithashtu deklaratat e Ramës ndaj protestuesve, duke i konsideruar si përpjekje për të delegjitimuar revoltën qytetare.

Sidorela Vatnikaj: Pati një reagim të menjëhershëm të njerëzve që kuptuan se shteti që ne supozojmë se ekziston ka rënë në duart të të fortëve që nëse nuk reagojmë do na dhunojnë edhe ne. Nuk e kemi pritur që protesta të ishte kaq masive.”

Nga ana tjetër na ka mbushur zemrën edhe protestat që kanë ndodhur në diasporë nga të rinj e të reja që janë larguar nga Shqipëria me kokën pas.

Rama është një autokrat që ka betonizuar pushtetin e vet dhe nuk presim reagim tjetër. Nuk ka dialog apo negociatë me të. Sepse për ne pushteti i tij si autokrat ka marrë fund.

Fakti që ai ende nuk po pranon që shoqëria shqiptare po i thotë njëzëri që është koha të ikë dhe po i kërkon drejtësisë të hetojë të gjithë politikanët, mendoj se është një frikë sepse kjo lëvizje masive qytetare nuk është pritur nga ana e tyre.

Protestë në Kakomé! Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

VLORË- Një protestë ka shpërthyer këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku banorët e zonës, pronarë tokash nga Nivica e Shën Vasili, emigrantë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar për të thyer një izolim që zgjati prej më shumë se dy dekadash.

Mësohet se, protestuesit kanë shembur rrethimin që për 22 vite me radhë mbante të bllokuar një prej pasurive natyrore më të çmuara të rivierës shqiptare.

Sipas banorëve, ky gardh metalik jo vetëm që u ka mohuar të drejtën për të shkuar në tokat e tyre të trashëguara, por ka shërbyer edhe si një barrierë që ndalonte pushuesit vendas e të huaj të vizitonin plazhin e  Kakomesë.

“Ne jemi këtu për të rrëzuar çdo pengesë që na ka ndaluar të shkojmë në tokat tona. Sot sovrani foli dhe dha verdiktin e tij”, shprehen banorët./Dosja.al

“Nuk janë të nxitur nga Irani apo algoritmet”- Ditmir Bushati “godet” Ramën: Qytetarët kuptuan aleancën mes politikës dhe krimit të organizuar

 

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit në vend, duke kundërshtuar pretendimet se qytetarët që marrin pjesë në to ndikohen nga faktorë të jashtëm apo nga algoritmet e rrjeteve sociale.

Në mesazhin e tij, Bushati shprehet se protestuesit janë qytetarë të revoltuar, të cilët, sipas tij, kanë kuptuar pasojat e lidhjeve mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”, shkruan ai në rrjetet sociale.

 

“Shqipëria e rinisë, kryeministri i qelisë!” – Emigranti i drejtohet Ramës: Ke 24 orë për të dhënë dorëheqjen, pastaj fshihu si mi halesh!

Një tjetër emigrant që i është bashkuar protestës mbarëkombëtare theksoi se kryeministri Edi Rama ka 24 orë për të dhënë dorëheqjen.

 

Në fjalën e tij, emigranti theksoi se kryeministri më pas duhet të fshihet si “mi halesh”.

“Vij nga diaspora me mbështetur protestën e rinisë. Edi Rama ka vetëm 24 orë, pastaj të fshihet si mi halesh. Shqipëria e rinisë, Rama i qelisë.”, tha ai. gsh

“SPAK t’i heqë imunitetin dhe ta ndjekë penalisht Edi Ramën” – Protestuesi: Të sekuestrohen pasuritë e të gjithë politikanëve! Duhet qeveri teknike 1 vjeçare

Një protestues i bëri thirrje SPAK që të kërkojë heqjen e imunitetit të kryeministrit Edi Rama dhe ta ndjekë penalisht atë.

 

Në fjalën e tij në protestën masive kundër qeverisë, ai bëri thirrje që të sekuestrohen edhe pasuritë e të gjithë politikanëve në vend.

Mes të tjerash ai paraqiti edhe një sërë propozimesh, nga qeveria teknike 1 vjeçare me emra jo politikë tek mbajtja e referendumit.

“SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Edi Ramës dhe të fillojë ndjekjen penale. Ndërsa gjykata kushtetuese i jam drejtuar edhe me shkrim zyrtar si Institut i Politikave të sigurisë kombëtare çuditërisht fle gjumë. Të anulojë marrëveshjet e kundraligjshme të Ramës për Sazanin dhe Zvërnecin. Siç veproi për anulimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, të anulojë edhe marrëveshjen për Sazanin dhe Zvërnecin.

Të krijohet qeveri teknike 1 vjeçare me personalitete të botës shqiptare. Me emra jo partiake por shkencëtarë. Të bëhet referendumi popullor me të gjitha pikat që janë antishqiptare, antiligjore e antikushtetuese. Përfundimet të dalin me referendum popullor. Të sekuestrohen të gjitha pasuritë e politikanëve, deputetëve dhe ministrave. Të kërkohet ndjekej penale të kryeministrin, Sali Berisha që shkatërroi fabrika e uzina.”, tha ai. gsh

“Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”- Shqiptarët ultimatum Ramës të japë dorëheqjen, atleti David Nikolli denoncon: Më hoqën nga puna sepse dola në protestë!

Atleti David Nikolli ka denoncuar se ndaj tij janë marrë masa pas pjesëmarrjes në protestat që vijojnë prej 22 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në një video postim në rrjetet sociale, atleti është shprehur se për shkak të pjesëmarrjes në protestë është larguar nga detyra, por ka bërë me dije se këtë çështje do ta ndjekë ligjërisht.

“Jam këtu të denoncoj maskarallëkun e radhës së pushtetit.

Unë si kampion që kam përfaqësuar vendin tim me krenari dhe kam dhënë gjithçka në sport, sot përballem me këtë padrejtësi.

Jam kampion i Ballkanit me 8 medalje, kam 12 rekorde kombëtare dhe vetëm pak ditë më parë fitova kampionatin kombëtar shqiptar në dy gara.

Më hiqet puna shtetërore dhe nuk më njihen titujt vetëm sepse kam dalë të protestoj me të rinjtë si qytetar i lirë.

Këto padrejtësi ndaj meje dhe ndaj të rinjve do të dënohen ligjërisht bashkë me avokatët e mi. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e mia.

Mos u shqetësoni, koha do t’i rregullojë të gjitha.

Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”, u shpreh ai.bw

Më 20 qershor 1930 u vendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Japoni

Marrëdhëniet Shqipëri-Japoni janë marrëdhënie bilaterale midis Shqipërisë dhe Japonisë. Ambasadori i Japonisë në Romë është i akredituar në Shqipëri, ndërsa një Konsullatë Nderi në Tiranë ndihmon interesat japoneze në Shqipëri. Shqipëria ka një ambasadë në Tokio.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha (majtas) dhe Kryeministri japonez Yasuo Fukuda në Rezidencën Zyrtare të Kryeministrit në Tokio më 5 shkurt 2008.

Marrëdhëniet diplomatike u vendosën në prill të vitit 1922 me njohjen e shtetit të ri të pavarur shqiptar nga Japonia. Më 20 qershor 1930 u nënshkrua Traktati i Parë Tregtar midis dy vendeve. Më 1935 Mbretëria e Shqipërisë hapi Konsullatën e Nderit në Osaka. Pas Luftës së Dytë Botërore marrëdhëniet u ngrinë dhe ato u rivendosën në mars të 1981. Në dhjetor 2005 Ambasada e Republikës së Shqipërisë u hap në Tokio dhe në mars 2016 Qeveria Japoneze miratoi vendimin për hapjen e Ambasadës në Tiranë (hapja zyrtarisht në janar 2017)

Shqipëria e konsideron Japoninë si një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë në Lindjen e Largët. Ata kanë nënshkruar shumë marrëveshje bilaterale, të cilat kryesisht konsistojnë në ndihmën e zhvillimit të ardhshëm të ekonomisë shqiptare

Tregtia e Shqipërisë me Japoninë:

  • Eksportet në Japoni nga Shqipëria: 153 milionë ¥
  • Importet nga Japonia në Shqipëri: 252 milionë ¥

Ndihma Zyrtare e Zhvillimit të Japonisë për Shqipërinë arrin në 25.278 miliardë jenë në total, ose afërsisht 179 milionë EUR (nga maji 2014)

  • Ndihma e Grantit: 4,98 miliardë jenë
    • Kredi për Yen: 18.092 miliardë jenë
    • Bashkëpunimi teknik: 2.206 miliardë jenë

Të dyja vendet kanë nënshkruar më shumë se 15 marrëveshje bilaterale dhe shumica e tyre janë përqendruar në zhvillimin e Ekonomisë së Shqipërisë. Në shtator 2007 u arrit një marrëveshje për heqjen e vizave të pasaportave diplomatike me Japoninë dhe ajo hyri në fuqi më 10.12.2007. Wikipedia

 

CNN ka përgënjeshtruar sërish publikisht deklaratat e Kryeministrit!! Nga Enxhi Ahmeti

Duke publikuar si deklaratën fillestare ashtu edhe atë të një dite më parë, gazetarja Isa Soares nxori në pah mungesën e transparencës në komunikimin zyrtar të Kryeministrit në një media ndërkombëtare.

Kjo nuk është më çështje interpretimi, por një problem që po ekspozohet hapur nga vetë mediat më të mëdha në botë.

Ndërkohë, modeli i reagimit mbetet i pandryshuar: shmangie përgjegjësie, sulme dhe bullizem ndaj gazetarëve, blogerëve dhe qytetarëve protestues, dhe një gjuhë arrogante që tenton të delegjitimojë çdo zë kritik.

E njëjta sjellje reflektohet edhe te një pjesë e madhe e deputetëve dhe ministrave — një kulturë politike e vjetruar, e ashpër dhe joprofesionale, që nuk përfaqëson standardet që kërkon shoqëria sot.

Sot diaspora mblidhet sërish në Tiranë. Autokolona nga e gjithë Europa dhe Shqipëria, dhe mijëra qytetarë që bashkohen nga çdo formë e mundshme.

Kjo nuk është më thjesht protestë. Është një kërkesë e qartë për të vërtetën, transparencën dhe përgjegjësinë. Ky sistem aktual duhet shembur sa me pare.

Sot zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet më fort se kurrë. Bashkohu me ne ne oren 19:00. Vendin tone e bejme ne!🫶🏼

Berisha: Ftoj çdo demokrat dhe qytetar të vërshojë për të mbështetur këtë protestë

Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një komunikimi online me shqiptarët i ka ftuar këta të fundit, t’i bashkohen pasivisht protestës në kryeqytet.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha tha se mbështetja ndaj protestës së sonte është një mbështetje ndaj kauzës së çdo qytetari që beson në lirinë, vlerat e saj.

‘Që beson se vota e lirë duhet të përcaktojë qeveritarët e këtij vendi. Që beson se zgjedhjet e lira janë kushti më themelor për një komb që të ketë të ardhmen që meriton’, theksoi lideri demokrat.

Bashkëbisedimi:

Arbër Mitrushaj: Përshëndetje zoti Berisha, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, dua t’ju bëj dy pyetje.

E para, pas protestave dhe tensioneve të fundit politike në vend, cili është plani konkret i opozitës për të sjellë ndryshim politik dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të besueshme?

E dyta, nëse opozita vjen në pushtet, cilat do të jenë tre vendimet e para që do të merrni për të luftuar korrupsionin dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve te institucionet?

Sali Berisha: Pyetje e drejtë. Së pari, për zgjedhjet, opozita siç mund ta dini zoti Mitrushaj, ka arritur të sanksionojë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare se zgjedhjet në Shqipëri ishin zgjedhje në kushtet e partisë-shtet.

Pra ishin farsë zgjedhore. Dhe kjo ka bërë, ose për këtë arsye qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka uruar Edi Ramën pas instalimit të tij me mandatin e katërt, kurse Parlamenti Europian në raportin që miratoi, Parlamenti Europian që miratoi para 3-4 ditësh, bën fjalë për një shkrirje të linjës ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe partisë së Edi Ramës.

Kjo është një arritje e rëndësishme. Pra, pse është shumë e rëndësishme? Sepse është faturuar që Edi Rama nuk ka legjitimitet si qeveri. Dhe natyrisht ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë betejën tonë.

Nuk kemi thirrur protestë gjatë këtyre ditëve, për arsye se nuk e gjykuam të drejtë të rivalizojmë një protestë qytetare-rinore, por e gjykuam më të drejtë që anëtarët dhe mbështetësit tanë të jenë të pranishëm me qindra dhe mijëra në këtë protestë, dhe kjo po ndodh.

Floriana Garo: Këto ishin pyetje Doktor, një përmbyllje…

Sali Berisha: Edhe një herë, dua të ftoj çdo qytetar dhe qytetare shqiptar, çdo mbështetëse dhe mbështetës, anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, sot më shumë se kurrë, të vërshojmë drejt bulevardit, shesheve dhe rrugëve të Tiranës, të mbështesim këtë protestë, kauza e së cilës është kauzë e çdo qytetari që beson në lirinë, vlerat e saj.

Që beson se vota e lirë duhet të përcaktojë qeveritarët e këtij vendi.

Që beson se zgjedhjet e lira janë kushti më themelor për një komb që të ketë të ardhmen që meriton.

“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, i cili është bërë pjesë e protestës masive qytetare që kërkon dorëheqjen e Ramës, që nga dita një, pohoi se tashmë fati i vendit është në dorë të shqiptarëve.

I ftuar në emisionin ‘News24 fundjavë’ në News24, Murataj theksoi se tashmë është kthyer në detyrë patriotike protestimi çdo ditë në shesh, deri në rrëzimin e Ramës nga pushteti.

“Jo vetëm që është detyrë qytetarë, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë, keni qenë të vetmit. Protesta ka hyrë në një fazë që kërkon jo thjesht arritje ne një objektivi, por të një qëllimi. Ka eskaluar gjëja nga shkrepja që i vuri flakën. Ajo që ndodhi në Zvërnecin është gjithçka që shqiptarët kanë parë në këto 36 vite. Zvërneci u përdor si plaçkë lufte. Kush e prodhoi AMTP-në, që përvetësoi atë pronë? E prodhoi binomi nga ligji 7501. Kush e dha certifikatën e pronësisë? E ka qeveria e Ramës. Brenda pak kohësh janë ndërruar 15 drejtorë te Kadastra e Vlorës. Dokumenti nuk mban vulë partie, por të institucionit shqiptar. Luajnë ‘topa lufte’ me përgjegjësinë dhe ligjet i kanë bashkëvotuar vetë. Të vetmit që kanë vuajtur pasojat janë populli dhe shkaktarë janë; Rama dhe Berisha.

Protesta ka thyer frikën, mosbesimin se shqiptarët mund të ngrihen për fatin e tyre. Ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë fakt, e ka çuar në PE. Më kryesorja, protesta ka arritur të faktojë shpirtin kreativ që ka rinia shqiptare, edhe përmes mediave. Ka arritur të shpërfaqë cilësitë më të mira që ka familja shqiptare. Ata nuk janë çyrykë, siç thotë Edi Rama. Ata dinë të flasin me gjuhën e arsyes dhe kulturës. I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha! Policia e Shtetit rrinte në Zvërnec, dhe shihte një grup privat të oligarkëve. Trafikun ndërkombëtar të drogës se bëjnë vetëm individët, por klasa institucionale. Mos harroni ndërhyrjet në sistemin TIMS, përfshirjen e politikanëve, të koordinatorëve të krimit. Shqiptarët kanë kuptuar se banditët e vërtetë, janë politika, por po sillen me shumë kulturë. Shqiptarët kanë duruar zgjedhën turke dhe otomane për 500 vite, por kjo nuk do të thotë se nënshtrohen. Qytetarët e kanë marrë në dorë politikisht fatin e vendit me këtë protestë! Disa prej burrave dhe grave të Strukturave Antikorrupsion, ua njoh aftësinë profesionale. SPAK ka shkruar historinë në Shqipëri. Ka çuar para drejtësisë zv.kryeministren, që ta çonte në përgjegjësi penale, por Rama e ka refuzuar. Ergys Agasi e ka marrë në qafë Ramën, se u ka dhënë shqiptarëve shumë prova kundër tij.”, tha Murataj.

Duke u ndalur te skenari i ditëve të ardhshme në protestë, ai shtoi; “parashikimi është vetëm një; nuk ka negociata! Ju thash, protesta ka arritur shumë nga misionet e saj. Qëllimi është dorëheqja e Ramës. Klasës politike i ka ardhur fundi. Thirrja për SPAK; Rama në burg, Berisha në burg. Masivizimi është i madh çdo ditë. Taksat janë rritur, gjobat abuzive janë rritur, janë rritur çmimet e shportës.

“Janë thyer rekordet!” Analisti Burimi: Protesta ka hyrë në histori! Pushteti i Ramës u minimizua! Kryeministri në SPAK, si Balluku!

Analisti Genc Burimi deklaroi se protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë, kanë thyer rekordet dhe kanë hyrë tashmë në historinë e Shqipërisë.

Teksa u bë pjesë e emisionit ‘News24 fundjavë’, Burimi tha se pushteti i Ramës ka rënë.

“Në periudhën e tranzicionit, është protesta më e madhe. Për nga pjesëmarrja dhe forma. Është protestë që duam apo nuk duam, ka hyrë në histori! Kjo protestë thyen rekordet.
Ka misionin minimal që është Zvërneci dhe maksimali, largimi i Ramës. Ka minimizuar figurën dhe pushtetin e Ramës. Ai është si Putin. Është figurë e çmonetizuar. Të rinjtë sot protestojnë, por prindërit e tyre votonin për Edi Ramën. Kur sheh sot pensionistët në protesta, tregon se sot ka një unanimitet anti-Rama. Nëse SPAK do të bënte detyrën, kjo protestë nuk duhet të kishte zgjatur kaq. Por duhet të kishte thirrur Ramën siç thirri Ballukun. Ndaj kështu mbaron filmi. Ndaj kam shumë rezerva. SPAK duhet të arrestojë Edi Ramën! SPAK duhet ta kishte marrë për një auditim.”, tha ai.

“Protesta ka vrarë frikën dhe apatinë”- Aktivisti Alimadhi: Gjithë bota po njeh moton “Shqipëria nuk shitet”! Shpërthim popullor ndaj arrogancës së regjimit

Aktivisti Gentian Alimadhi, një nga organizatorët e protestave të diasporës shqiptare në Itali, tha sot në një lidhje direkte për “News24”, se protestat kanë vrarë frikën e qytetarëve ndaj arrogancës së pushtetit politik 35-vjeçar.

 

Ai ka deklaruar se kjo protestë është luftë për rezistencë dhe ekzistencë.

Alimadhi tha se qytetarët po shfryjnë mllefin dhe zemërimin e tyre, pasi kishin vite që ishin të ndrydhur dhe në apati.

“Pjesëmarrja e diasporës në Itali është shumë e madhe, kjo është luftë për ekzistencë dhe rezistencë. Parrulla që “Shqipëria nuk shitet” është shumë domethënëse, po e bashkëndan edhe bota. Kjo është luftë për ekzistencë, mungonte kjo shkëndijë, shqiptarët ishin të ndrydhur dhe në apati, kjo vrau frikën. Po i tregojmë ndërgjegjes sonë se nuk kemi frikë”, tha ai mes të tjerash.

Sipas Alimadhit, kjo është një shfryrje ndaj regjimit dhe arrogancës, pasi sjellja e pushtetit ishte edhe shkëndija që ndezi revoltën.

“Ne na ndanë nga gjysma jonë, njerëzit me mikrofon po shfryhen, është reagim ndaj këtij regjimi dhe ndaj talljes dhe arrogancës anadollake. Kjo është drama më e madhe që bëri njerëzit të shprehin zemëratën e tyre. Jam marrë me organizime eventesh, por më të bukur se kjo nuk kam parë”, u shpreh ai.

Ndërtuesi i veprave më të mëdha energjetike të vendit- Ndahet nga jeta ish-ministri dhe inxhinier i shquar, Ismail Ahmeti

Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, inxhinier i shquar dhe ish-ministër, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e energjetikës shqiptare.

Ismail Ahmeti ishte një nga personalitetet më të spikatura të ndërtimit të hidrocentraleve të Hidrocentrali i Fierzës dhe Hidrocentrali i Komanit, vepra madhore që kontribuan në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të vendit. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e tij, ai u bë pjesë e brezit të specialistëve që ndërtuan veprat e mëdha të dritës në Shqipëri.

Qytetar i denjë i Shkodër, Ahmeti do të kujtohet jo vetëm për kontributin e tij të çmuar në inxhinieri dhe administratë publike, por edhe për integritetin, urtësinë dhe frymën frymëzuese që përcolli tek kolegët dhe brezat e rinj.

Largimi i tij nga jeta përbën një humbje për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. bw

“Rama do dorëhiqet se s’bën, guri i parë i dominosë”- Progni: Njerëzit nuk durojnë dot më, ka arritur kulmi! Partitë e mëdha kanë marrëveshje mes tyre

Eksperti i IT-së, Gent Progni, tha se kryeministri Edi Rama është guri i parë i dominosë që pasi të bjerë do të marrë edhe të tjerët me vete, të të gjithë klasës së vjetër politike.

 

Ai nënvizoi se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Edi Ramës dhe më pas shfuqizimi i ligjeve të miratuara, si ai i Kodit Zgjedhor.

“Shprehja e famshme shqiptare ‘na ka ardhur në maj të hundës’ është bërë ‘na ka ardhur në maj të ballit. Njerëzit janë të acaruar, nuk janë budallenj. Njerëzit nuk po durojnë dot më. Nuk janë të metodës së vjetër që ndryshohen politikanët për ndryshim të ri dhe pastaj bashkëpunojnë mes tyre. Ka ardhur kulmi, nuk durohet më, njerëzit janë të shqetësuar. Ka ardhur në majë të hundës me këtë pronësinë e të vërtetës që kanë partitë politike duke censuruar deri edhe mediat në marrëveshje me njëra-tjetrën. Këta kanë bërë marrëveshje siç ishte dhe me AKSHI-n dhe nuk duhet të flasë askush”, tha ai mes të tjerash për “News24”.

Ai shpjegoi se për fat të mirë të shqiptarëve ka qenë një shkëndijë ajo që ndezi protestën e cila prej 20 ditësh mbledh mijëra qytetarë në shesh, përfshi edhe Diasporën.

“Për fatin e mirë ka qenë një shkëndijë që bëri që njerëzit të dalin, ka nga të gjitha rrymat. I kuptoj shumë mirë këto mosbesimet, se ka që duan foninë apo s’duan foninë, po me faktorizojnë me tezën që Genti s’do që njerëzit me fol. Genti nuk ndalon njerëzit të flasin, ka nga të gjitha shtresat, ka numër të pafund të atyre që duan të flasin”, tha ai.

Ndërsa për kërkesat e protestuesve, Progni shpjegoi e kryesorja mbetet dorëheqja e Ramës dhe se ai do e japë patjetër.

“Unë realisht do doja që të kishte e të vinin më shumë intelektualë, është mendimi im. Të gjithë kanë dhe dinë ide, nuk dua të hyjmë në teknikalitete. Mendimi im është se nëse Rama jep dorëheqjen dhe Rama do e japi se s’bën dorëheqjen, është guri i parë i dominosë që merr edhe gurët e tjerë me vete. Dorëheqja e Ramës sjell ekzaltim dhe dëshirë më të madhe për të dalë në protestë, do rriten numrat edhe më shumë, do dalin më shumë në shesh dhe do i frymëzojë”, theksoi ai.

Eksperti shpjegoi edhe hapin tjetër pas dorëheqjes së kryeministrit:

“Pastaj do i kërkojmë parlamentit të shfuqizojë ligjet, duke nisur që nga ai i vitit 2008 i zgjedhjeve, që ka kapluar të gjithë sistemin dhe vendosin këta se si, kë do votojnë dhe ku do votojnë. Pra është Kodi Zgjedhor. Por kryesorja mbetet dorëheqja e Edi Ramës”.

Adriatik Lapaj reagon pas apelit të Ing. Gent Prognit: Personalisht, si avokat, dhe gjithë ekipi ynë i avokatëve janë në dispozicion të protestës!

 

Ing.Gent Progni bëri thirrje në rrjet për asistencë ligjore mbrojtje, pas ndërhyrjeve të policisë për të proceduar protestuesit si mjet friksimi kundër protestave.

Reagoi po në rrjet menjëherë Adriatik Lapaj si më poshtë:

“Sapo dëgjova një thirrje nga ing. Gent Progni, i cili kërkonte asistencë ligjore për protestuesit e proceduar penalisht nga policia.

Personalisht, si avokat, dhe gjithë ekipi ynë i avokatëve janë në dispozicion të protestës.

Kushdo nga protestuesit që është proceduar apo do procedohet të më kontaktojë!

Asnjë hap pas!”

PE kërkon moratorium për zonat e mbrojtura, ish-ministri Arben Malaj: Moment i artë për protestën! Mblidhni 20 mijë firma dhe impononi agjendën në Kuvend

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e ka cilësuar rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian si një mundësi të rëndësishme për protestat paqësore në Shqipëri, duke argumentuar se ato mund të shndërrohen në një forcë reale ligjvënëse përmes mekanizmave kushtetues.

 

Në një reagim publik, Malaj thekson se përmes mbledhjes së 20 mijë firmave, qytetarët mund të paraqesin nisma ligjore në Kuvend, duke e kthyer protestën nga një reagim qytetar në një instrument që ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Sipas tij, protesta mund të funksionojë si një “Parti e Popullit”, pa pasur nevojë për strukturë apo vulë politike, duke u mbështetur vetëm te qytetarët dhe ekspertët.

Malaj propozon katër nisma urgjente ligjore që, sipas tij, duhet të ndërmerren menjëherë: anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, ndalimin e pjesëmarrjes në tendera të kompanive me seli në parajsa fiskale dhe detyrimin ligjor për aplikimin e garancisë së ofertës në çdo procedurë publike.

Ish-ministri argumenton se nismat duhet të vijnë drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo përmes deputetëve, pasi kjo do të rriste besueshmërinë publike dhe do të shmangte ndikimin e forcave politike.

Reagimi i Arben Malaj: 

Rezoluta e Parlamentit evropian ëshrë nje moment i art per protestat paqesore per rritjen e kredibilitetit publike dhe pritshmerive pozitive.

Duke përdorur mekanizmin kushtetues të 20,000 firmave, protesta paqësore pushon së qeni thjesht një reagim në rrugë dhe kthehet në një institucion ligjvënës percaktues i prioriteteve dhe imponues I agjendes kuvendit.
Protesta konturohet një “Parti të Popullit” pa pasur nevojë për vulë partie.

Protesta paqësore ka një mundësi të artë: ajo mund të konturohet dhe të funksionojë si një **”Parti e Popullit”**.
Pse dhe ja si:

Në Republikën e Shqipërisë, e drejta për të propozuar ligje (nismë ligjvënëse) i njihet disa subjekteve të përcaktuara qartë në Kushtetutë.

Referenca ligjore konkrete është
Neni 81, Pika 1i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Sipas këtij neni, e drejta për të propozuar ligje u takon:

1.Këshillit të Ministrave
2.Çdo deputetitë Kuvendit
të Shqipërisë
20,000 zgjedhësve/nismat qytetare përmes nënshkrimeve
> Disa specifika të rëndësishme sipas Kushtetutës:
Nismat Financiare (Neni 82, Pika 1): Vetëm Këshilli i Ministrave ka të drejtë të propozojë ligje që rrisin shpenzimet ose pakësojnë të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Nëse një deputet dëshiron të propozojë një ligj të tillë, duhet patjetër të marrë mendimin (pëlqimin) e Këshillit të Ministrave.
Ligjet me Shumicë të Kualifikuar (Neni 81, Pika 2): Ka disa ligje të rëndësishme (si kodet, ligjet për organizimin e drejtësisë, ligjet zgjedhore, etj.) që nuk mund të miratohen me shumicë të thjeshtë, por kërkojnë votat e tri të pestave (3/5) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Katër nismat urgjente ligjore të Protestës

Pas rezolutës së Parlamentit Evropian, protesta duhet të propozojë urgjentisht, përmes mbledhjes së firmave, 4 ligje që gëzojnë edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE):

1.
Anulimin e menjëhershëm të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

2. Anulimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë.

3.Ndalimin e aksesit në projekte dhe fonde publike për të gjitha ato kompani që e mbajnë qendrën e tyre në parajsat fiskale.

4. Ndalimin me ligj të mosaplikimit të garancisë së ofertës në çdo lloj konkurrimi për projekte publike.
Të ndalohet me nen të veçantë që asnjë institucion të mos lejohet të shmangë aplikimin e garancisë së ofertave.
Ky veprim të klasifikohet specifikisht si vepër penale dhe ligji të përcaktojë sanksionet përkatëse.
Pse me 20,000 firma dhe jo nëpërmjet një deputeti?

E para: Sepse kjo rrugë verifikon dhe nxjerr zbuluar bixneset e perbashketa korruptive midis mazhorance edhe nga oligarkët qeveritarë,
të cilët përfitojnë nga korruptimi i përbashkët dhe vullnetar i mazhorancës dhe opozitës.

E dytë:
Fuqia e autoritetit të protestës buron kur ajo mbështetet drejtpërdrejt tek populli dhe
jo te mbështetësit politikë që e bëjnë pis atë.
Koha nxiton. Shqipëria po ndryshon.
Këto iniciativa ligjore duhet të fillojnë menjëherë.
Mazhoranca dhe opozita nuk duhet të kontaktohen për të mbështetur këto iniciativa.
Mbrojtja e tyre në procedurat parlamentare dhe në komisionet përkatëse duhet të bëhet ekskluzivisht nga ekspertë të mirëkualifikuar.
Protesta duhet të nxitojë të rrisë besimin dhe mbështetjen publike si fuqia e vërtetë sfiduese!
Mos kini alergji nga termi “Parti e popullit” ja perse:
Emërtimi “Parti e Popullit” ose Partia Popullore, në anglisht: People’s Party, gjermanisht: Volkspartei, spanjisht: Partido Popular
është një nga emërtimet më jetëgjata dhe më të përhapura në historinë politike globale.
Sot, ky emërtim ka një shtrirje të gjerë,
por kuptimi dhe pozicionimi i tij në spektrin politik ka pësuar ndryshime të rëndësishme.
Spektri Politik: E majtë apo e djathtë?
Sot, emërtimi “Parti Popullore” ose “Parti e Popullit” përdoret shumë më tepër në spektrin e qendrës së djathtë
sesa në të majtën.

Dominimi i Qendrës së Djathtë (Konservatore/Kristiandemokrate):
Në kontekstin modern (veçanërisht në Evropë),
ky emër lidhet me vlerat tradicionale, ekonominë e tregut të lirë dhe krishtërimin demokratik.
Grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian quhet Partia Popullore Evropiane (EPP),
e cila përfaqëson pikërisht qendrën e djathtë.
Përjashtimet e së Majtës (Historike dhe Rajonale): Historikisht, gjatë shekullit të 20-të, emërtimi “Popullore” ose “e Popullit” përdorej shpesh nga lëvizjet socialiste, agrare ose regjimet komuniste (p.sh. “Republikat Popullore”).

Populizmi i Djathtë:
Vitet e fundit, emri po përdoret gjithashtu nga parti të reja të spektrit të djathtë radikal ose populist (si në Kanada apo Zvicër), që e përdorin këtë term për të treguar se përfaqësojnë “popullin e thjeshtë” kundër elitave.

Ku janë më prezente këto parti sot?
Partitë me këtë emërtim (ose që janë pjesë e kësaj familjeje politike) janë më rrezatuese dhe më të fuqishme në Evropë,
por gjenden edhe më gjerë.

1. Evropa (Qendra e Fuqishme)
Evropa është “shtëpia” kryesore e partive popullore të qendrës së djathtë. Disa nga shembujt më kryesorë qeverisës ose me peshë të madhe janë:
Spanjë:Partido Popular (PP)* –
Një nga dy partitë kryesore në vend, rreptësisht e qendrës së djathtë.
Austri:
*Österreichische Volkspartei (ÖVP)* –
Partia Popullore Austriake, tradicionalisht një forcë udhëheqëse konservatore.
Zvicër:Schweizerische Volkspartei (SVP) – Partia Popullore Zvicerane, e cila këtu anon më shumë nga e djathta populiste dhe nacionaliste.
Greqi:Nea Demokratia (Demokracia e Re) nuk e ka fjalën “popullore” në emër, por është shtylla e Partisë Popullore Evropiane në rajon.
2. Amerika e Veriut
Kanada: Ekziston People’s Party of Canad (Partia e Popullit e Kanadasë), një parti relativisht e re që pozicionohet në të djathtën e skajshme dhe populiste.
3. Azia dhe Afrika
* Në këto kontinente, emërtimi shpesh lidhet me lëvizjet e çlirimit kombëtar ose partitë e vjetra post-koloniale (disa të majta, disa të djathta dhe shpesh të përqendruara rreth një lideri të fortë sesa një ideologjie të pastër).
Konteksti Shqiptar
Në historinë e Shqipërisë, Partia Popullore ka ekzistuar në vitet 1920 (ku bënin pjesë fillimisht figura si Fan Noli dhe Ahmet Zogu), përpara se skena politike të polarizohej dhe të shkonte drejt autoritarizmit.
Sot, në hapësirën shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë), partitë kryesore nuk e përdorin fjalën “Popullore” në emrin e tyre zyrtar (kemi Partinë Demokratike, Partisë Socialiste, Lidhjen Demokratike të Kosovës, etj.).

Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba! Orë 600 mijë euro për Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar emrat e zyrtarëve që kanë qenë në takimin e Arubas, ku persona që tashmë janë nën hetim kanë diskutuar për çështje biznesi për investime në zonën e Vlorës.

Sipas Sali Berishës, nuk është zhvilluar një takim në Aruba, por disa të tillë, ndërsa sipas tij zyrtarët që kanë qenë pjesë e asaj tyreze janë Damian Gjiknuri, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi.

“Emrat që thuhet janë Damiani, që nuk ia mbajti të bënte betimin. Olsi, Rama i gjati. Rama e kanë edhe djemtë e Bales, por nuk janë ata. I gjati është Olsi, ose vetë Rama, atë s’mund ta them, por mesa di unë është Olsi dhe i treti është Engjëll Agaçi. E fundit, nuk ka një takim, por ka më shumë se një takim në Aruba. Dhe ora 600 mijë euro që është bërë për Edi Ramën, sipas dosjes belge”, tha Berisha jashtë parlamentit për gazetarët.

Edhe gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha sfidoi Gjiknurin, duke i thënë që të dalë të betohet në bibël që nuk ka qenë në takimin e Arubës.

“Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde. Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë. Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba. Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve. Laju para shqiptarëve, bëj be. Po nuk bën dot be. Dil, provoje. Hajde, provoje. Kërkoji atij që t’i publikojë për të vërtetuar që nuk je ti. Kërkoni t’i publikojmë, nuk kërkoni dot, nuk u lejon Edi Rama”, tha Sali Berisha. gsh

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku: I kërkoj falje prej zemre Thethit!

I kërkoj falje prej zemre Thethit.

Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.

Unë nuk kjaj,

por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba.

Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë

se tash kam me ju përfaqësue si duhet.

S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.

 

 

“Në protestë të dalin i madh e i vogël”- Berisha: Dënoj kërcënimet e Ramës ndaj deputetes Marjana Koçeku! Ministri Malaj shantazhoi deputetin Shehaj, t’i hiqet mandati

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së larguar nga PS-ja ditë më parë, Marjana Koçeku, e njohur edhe si Neomalësorja.

 

Ai akuzoi kryeministrin Edi rama si autor të këtyre kërcënimeve, duke nënvizuar se kreu i mazhorancës njeh vetëm “kodin e mafias dhe jo ligjin”.

Berisha ftoi të gjithë demokratët që t’i bashkoheshin protestës qytetare si njerëz të lirë dhe jo partiakë, duke thënë se në të duhet të shkojnë “i madh dhe i vogël”, pasi kanë axhenda për Shqipërinë dhe kundër krimit dhe abuzimeve.

“Përgëzoj gjimnazistët, studentët, mësuesit, pedagogët për mbështetjen e protestës. Mund të kesh bindje partiake, mund të jesh i mërzitur, por ajo është protestë e qytetarëve, ata bëjnë detyrën si qytetarë. Ndaj thirrja ime është, të gjithë, i madh dhe i vogël, se ajo është paqësore dhe unike, të gjithë në protestë. PD nuk ëhstë organizatore e saj, PD në mënyrë absolute është në respekt të plotë të qytetarëve, kurse axhenda e tyre kundër Ramës është përpjekja jonë prej vitesh, axhenda e tyre për ligjet është absolutisht axhenda jonë, kemi paguar edhe çmimet për axhendë. Axhenda e tyre kundër korrupsionit është axhenda jonë”, tha ai.

Ndërsa për kërcënimet e Koçekut, kreu i selisë blu u shpreh:

“Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme, tregon vetëm ligjin e mafies. Ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies”.

Berisha ngriti akuza të drejtpërdrejta, teksa vijoi diskursin për metodat kriminale dhe mafioze të qeverisë dhe anëtarëve të saj, edhe ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili javën e kaluar nga Parlamenti publikoi listën e 17 kompanive të deputetit të Mundësia, Agron Shehaj.

Berisha e cilësoi si shantazh kriminal dhe kërkoi që ministrit t’i hiqej mandati, teksa bëri përgjegjëse Ballukun si dhënëse të urdhrit për këtë shantazh.

“A ju kujtohet kur ju thashë për të se është i Lubisë (për ministrin), nxori listën e kompanive të deputetit atje (Agron Shehajt), ju thashë se është i Lubisë, si agjent spiun nxori listën atje. Këta janë banditë, ky ishte shantazh, ai meriton t’i hiqet mandate dhe të shkojë atje ku ka vendin. Ka ligje këtu, këta tejkalojnë çdo lloj kufiri, Ministër Financash dhe nxjerr listën, kërcënon. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, si mund të dalë një ministër, nuk lanë gur pa lëvizur vetëm për të shantazhuar. Nëse nuk ka paguar taksat shko dhe ndëshkojë, nëse s’e ka të ligjshme, bllokoje. Por aty komandon Lubia, ju them, ka dërguar me skaf në Greqi, skafi plotë, ka bërë udhëtime, ua them unë këtë, po përgatitet edhe azili i saj. Ju siguroj se shumë shpejt do merrni vesh se ajo është instaluar në një shtet tjetër, po”, u shpreh ai.

Berisha u ndal edhe te megaoperacioni i SPAK, të cilin e falënderoi për punën, ndërsa akuzoi kryeministrin se interesi i tij është parësor dhe jo qytetarët shqiptarë.

“Salvator Alia ka disponuar 50 tonelata drogë. Imagjinoni çfarë fuqie ka pasur kundër opozitës. Të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergys Agasi dhe nga Edi Rama. Shqiptarët e kuptuan se regjimi i Ramës noton në drogë e krim. Nëse anëtarët e këtyre organizatave, janë dhjetëra e dhjetëra, deri sot në Shqipëri ata që janë arrestuar, janë më pak se gishtat e njërës dorë. Siç ka theksuar Nikolla me atë shtet nuk mund të punohet sepse japin direkt informacioneve, bandave dhe kriminelëve. Kuptohet se çfarë rreziku madhor përfaqëson regjimi i Ramës, jo vetëm për shqiptarët, por për Europën dhe botën. Në Ekuador shqiptarët vranë kandidatin rival, në Kolumbi gjithashtu, të gjithë këta e kanë të hapur zyrën e Ramës, me në krye koordinator Ergys Agasin. Këta me 50 tonelata drogë, çfarë janë?”, tha Berisha.

Braktisi PS dhe sfidoi Ramën me zgjedhje të parakohshme, ‘Neomalsorja’ bën denoncimin tronditës për kërcënime ndaj familjes: Bajrat do t’i shkatërroj nëse…

Vendimi i deputetes Marjana Koçeku ka marrë vëmendje ditët e fundit, pas largimit të saj nga grupit parlamentar i PS. Në një postim në Facebook pak ditë më parë ajo bëri me dije në një postim në rrjetet sociale se do të ishte pjesë e Parlamentit si një deputete e pavarur.

Ndërkohë ditën e djeshme ajo sfidoi kryeministrin Rama që të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Koçeku ka postuar sot një tjetër status në rrjetet sociale, ku pretendon se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo. bw

Furnizonte me kokainë grupet kriminale shqiptare- Kush është Shpëtim Aliu, i fshehur pas emrit ‘Salvadore’

TIRANË- Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi i cili qëndronte në krye të grupit të goditur nga SPAK për trafikun e 50 tonë kokaine. Aliu ishte personi që ka luajtur një rol universal në gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, duke shërbyer si hallka furnitore. Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.

Aliu dyshohet se ndodhet në Dubai dhe masa arrest me burg ndaj tij është caktuar më 19 qershor, njëjtë si për 9 shqiptarët e tjerë që janë pjesë e rrjetit të trafikut te drogës dhe pastrimit të parave. Mes masave të sigurisë është edhe Isa Aliu, një njeri i afërt i kreut të grupit kriminal, Salvador Shpetim Aliu, në emër të të cilit kishin përfunduar të paktën katër kompani, dhe prona te tjera. Salvador Shpëtim Aliu, është nga Elbasani dhe dyshohet se furnizonte me drogë disa nga grupet kriminale shqiptare, mes tyre edhe organizatën e Çopjave.

Në njoftimin zyrtar SPAK, theksoi se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë. Gjatë hetimeve janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha./Dosja.al

Shqipëri: Sekuestrohen 150 milionë euro pasuri, dyshohet se buronin nga trafikimi i 50 tonë kokainë

Jetmira Delia-Kaci

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka goditur një rrjet që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë dhe paratë e përfituara i investonte në ndërtim, hoteleri apo konsulencë. Autoritetet thanë se kanë sekuestruar pasuri në vlerë prej rreth 150 milionë eurosh.

Tri ditë më parë, Prokuroria e Posaçme goditi një tjetër rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave. Pjesë e hetimit për këtë grup janë edhe kontrata shitjeje toke në zonën e Zvërnecit, afër Vlorës.

Të dy grupet, për të cilat vijojnë hetimet, dyshohet se trafikonin drogë nga Amerika Latine drejt Evropës dhe paratë i investonin kryesisht në ndërtim, në Tiranë dhe në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Pas kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, gjykata ka caktuar masën e sigurisë me burg për dhjetë persona, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar kriminal.

Nga të gjitha fletarrestimet, vetëm një prej tyre është ekzekutuar, për dy të tjerë vazhdon kërkimi, ndërsa shtatë personat e mbetur, sipas autoriteteve, nuk ndodhen në Shqipëri. Për arrestimin e tyre, SPAK-u është duke bashkëpunuar me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve të tjera.

Sipas Prokurorisë së Posaçme gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka vepruar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se personat ndaj të cilëve është zhvilluar hetim kanë trafikuar të paktën 50 tonë kokainë. Autoritetet thanë se janë provuar pesë episode të trafikimit të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia në Belgjikë dhe Holandë.

Nga hetimet, thanë autoritetet, është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare kesh për të shmangur sistemin bankar dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës e të tjera.

“Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm”, tha SPAK-u.

Prokuroria tha se pas injektimeve të parave kesh në llogaritë e një kompanie tregtare, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt maj-qershor 2021, rezulton se kjo kompani ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit.

“Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim I.A., orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë do të ‘justifikonte’ sërish flukset e ardhshme të parave kesh dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit”, tha SPAK-u.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.

Gjykata ka vendosur nën sekuestro 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim. Bëhet fjalë për pasuri apo aksione të nëntë shoqërive tregtare. Autoritetet thanë se janë sekuestruar 266 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë. Gjithashtu janë sekuestruar 209 llogari bankare. Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 150 milionë euro, sipas SPAK-ut.

Ky aksion i SPAK-ut është kryer në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore të Ekuadorit, Francës, Kolumbisë, Holandës, dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri.

Braktisi grupin e PS pak ditë më parë, Neo Malësorja sfidë Ramës: Shpërnda parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme të matim forcat

Deputetja Marjana Koçeku, e cila ditën e diel njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, ka reaguar sërish me një mesazh në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Koçeku ka sfiduar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama që nëse është I bindur për mbështetjen politike dhe për shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, të shpërndajë Parlamentin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan ajo. bw

Policia nis hetimet për bllokimin e autostradës dhe rrugës për në Rinas, merr në pyetje disa nga organizatorët

TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit një ditë më parë. Mësohet se policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës, mes tyre edhe Gent Prognin, i cili në disa pamje del duke drejtuar marshimin.

Siç raportohet, Progni pritet të merret në hetim në gjendje të lirë për disa vepra penale, prishje e qetësisë publike, bllokim rrugësh dhe tubim i paligjshëm. Sipas burimeve pranë policisë, ka qenë Progni që ka njoftuar në fund të tubimit të gjithë protestuesit për marshim të gjatë dhe se duhej të bëheshin gati.

Edhe sipas videove, policia ka administruar pamjet filmike të të gjithë orientimit që dyshohet se Progni u ka bërë protestuesve për të vijuar marshimin deri në rrugën e Rinasit.

Poeti Sadik Bejko: PS nuk ka. PS nuk egziston – Socialistët – skllevër të autarkizmit të Njëshit ironik socialist, robër në oborrin Edramist, reaksionaro-fashist

Poeti, pedagogu dhe ish deputeti i PD, Sadik Bejko për festimet e 35 vjetorit si më poshtë:

PS, 35 -Vjetori i një imazhi totalisht të VDEKUR

PS nuk ka. PS nuk egziston.

Rama – pronari Njësh i parlamentarizmit, fantazmë-

Njësh, kokëposhtë e demokracisë.

Ed Rama – pronar i qeverisë,

titullar Njësh i pronësisë së Shqipërisë.

Enver Hoxha nuk do të guxonte kaq shumë.

Ed Rama pshurr esëll-esëll në surrat të socialdemokracisë.

Socialistët – skllevër të autarkizmit të Njëshit ironik socialist,

robër në oborrin Edramist, reaksionaro-fashist.

Dhe dhe (muzikë)

Po shkojmë në Europë opë gropë opë…opë

“Piktor, po të del boja” Zëri ndryshe i protestës, pankartat-meme që “pushtuan” mbrëmë sheshin, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Pas orës 18:00, popullit “mos i fol”

Pankartat kreative dhe mesazhet ironike ishin ndër elementët më të spikatur të protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ashtu si në 14 protestat e mëparshme, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mes thirrjeve dhe sloganëve politikë, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën pankartat në formën e memeve, të cilat ironizonin qeverisjen dhe situatën në vend.
“Piktor, po të del boja”, shkruhej në një prej tyre, në referencë ndjë tjetër pankartë që tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe të rrjeteve sociale mbante shkrimin: “Pas orës 18:00, popullit mos i fol”, duke ironizuar raportin mes qytetarëve dhe qeverisë.

Atmosfera në shesh u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, pankarta kreative dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa protesta u zhvillua pa incidente të raportuara nga autoritetet. bw

Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare

Në kulmin e protestave masive qytetare që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një tjetër goditje politike duket se vjen nga vetë radhët e Partisë Socialiste. Ndërsa mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, zëra të njohur socialistë po distancohen gjithnjë e më shumë nga drejtimi aktual i partisë.

I bujshëm është largimi i deputetes së Shkodrës, Mariana Koçeku, e cila ka njoftuar publikisht se do të vazhdojë mandatin e saj si deputete e pavarur. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se vlerat dhe bindjet që e kanë shoqëruar që nga koha e protestës studentore nuk përputhen më me kursin politik të Partisë Socialiste.

Por Koçeku nuk është e vetmja figurë që po largohet nga linja e Ramës.

Paulin Luli, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe ish-drejtor i Rezervave të Shtetit, është rreshtuar hapur në krah të protestuesve. Në deklaratat e tij publike ai ka dënuar korrupsionin, abuzimin me pushtetin dhe atë që e konsideron deformim të vullnetit qytetar, duke theksuar se asnjë pushtet nuk mund të qëndrojë mbi padrejtësinë.

Në të njëjtën linjë është shfaqur edhe Dritan Asani, kandidat për kryetar dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste në Bashkinë Pukë, i cili ka mbështetur publikisht të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe ka kërkuar që qeveria të dëgjojë shqetësimet e tyre në vend që t’i shpërfillë.

Kritikat ndaj Edi Ramës nuk kufizohen më vetëm te opozita apo protestuesit në Tiranë, por po artikulohen edhe nga figura që kanë qenë pjesë e familjes politike socialiste. Më herët, qëndrime kritike kanë mbajtur edhe emra të njohur si Ditmir Bushati dhe Arta Dade, duke sinjalizuar pakënaqësi të vazhdueshme brenda së majtës.

Ndërsa protestat vazhdojnë dhe pakënaqësia qytetare rritet, zhvillimet e fundit duken si shenja të një izolimi politik në rritje të Edi Ramës, i cili po përballet tashmë edhe me por edhe me kritika e largime nga njerëz që deri dje ishin pjesë e strukturave dhe kandidaturave të Partisë Socialiste.

Edi Ramës i largohet një deputete, Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Marjana Koçeku “Neomalsorja” nga sot do të jetë deputete e pavarur. 

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në rrjetin social Facebook.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

statusi i marjana kocekut

“Neomalsorja” u soll si risi nga Edi Rama në PS në listat e 11 majit 2025 për qarkun Shkodër, por tashme ajo ka braktisur PS duke shpjeguar se idealet e saja dhe vlerat i dëftojnë kufijtë që nuk i tejkalon dot.

Largimi i saj besohet të ketë lidhje me ngjarjet e fundit në vend të protestave masive në Tiranë kundër qeverisë Rama, nisur nga rrethimi me gjemba i Zvërnecit dhe dhuna ndaj protestuesve atje.

Qytetarët me mijëra për 15 ditë me radhë kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa kundërshti ndaj tij ka patur edhe mes socialistëve, veçanërisht atyre që dikur kanë patur role kyçe në administratat e mëparshme socialiste. gsh

Aktori i shquar Bujar Asqeriu: Qëndroni në protestë dhe mos u tutni! Tradhtarët e kanë shitur Shqipërinë!

Spiunët, patronazhistët kanë futur hundët kudo për të përçarë popullin!

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Bujar Asqeriu, ka përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të protestës që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve që marrin pjesë në të.

 

Në mesazhin e tij, Asqeriu vlerësoi qëndresën e protestuesve, duke e cilësuar protestën si paqësore, kurajoze dhe trimërore. Duke cituar Migjenin, aktori tha se të rinjtë po këndojnë “këngën e lirisë”, “këngën e qëndresës” dhe “këngën e guximit”, ndërsa i cilësoi ata si shpresën e së ardhmes së Shqipërisë.

“Jam këtu, të dashur miq, të dashur të rinj dhe të reja, në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore. Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë”, thotë ai.

Më tej, aktori u ndal te situata politike në vend, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment historik dhe se për vite me radhë është dëmtuar nga përplasjet politike dhe nga spiunët, patronazhistët, që siç tha ai, “kanë futur hundët kudo për të përçarë këtë popull, për ta armiqësuar me njëri-tjetrin. Kanë futur hasmëri nëpër familje, në shoqëri, kudo”.

Në përfundim të mesazhit të tij, aktori i mirënjohur u bëri thirrje protestuesve të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë qëndresën.

“Qëndroni dhe mos u tutni. Mos u trembni, siç keni qëndruar, sepse fitorja është me ju. Ju përqafoj me shumë dashuri të gjithëve”, përfundoi ai.

Mesazhi i plotë:

Jam këtu, të dashur miq, të dashur të rinj dhe të reja, në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore.

Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë.

Shqipëria, të dashur miq, ndodhet në momente historike. Thonjtë e politikës gati po e shqyejnë dhe po e mbysin prej kaq vitesh. Retorikat e politikanëve shkojnë dhe vijnë pa zgjidhje, pa asnjë të ardhme. Të rinjtë po na largohen. Spiunët, patronazhistët kanë futur hundët kudo për të përçarë këtë popull, për ta armiqësuar me njëri-tjetrin. Kanë futur hashëmin nëpër familje, në shoqëri, kudo.

Jo, zotëri, ne jemi shqiptarë. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të dalim siç keni dalë juve në mbrojtje të atdheut tonë. Këtë atdhe që Ismail Beu në 1912 na e la më të madh.

Por tradhtarët e Shqipërisë, që nuk kanë munguar asnjëherë, e kanë shitur, e kanë blerë dhe vazhdojnë ta shesin këtë tokë. Tokën e Arbërit. Gjakun e Skënderbeut, të trimave të Skënderbeut, të trimave shqiptarë.

Prandaj, qëndroni dhe mos u tutni. Mos u trembni, siç keni qëndruar, sepse fitorja është me ju. Ju përqafoj me shumë dashuri të gjithëve.

Edi Ramës i largohet një deputete, Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Marjana Koçeku “Neomalsorja” nga sot do të jetë deputete e pavarur. 

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në rrjetin social Facebook.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

statusi i marjana kocekut

“Neomalsorja” u soll si risi nga Edi Rama në PS në listat e 11 majit 2025 për qarkun Shkodër, por tashme ajo ka braktisur PS duke shpjeguar se idealet e saja dhe vlerat i dëftojnë kufijtë që nuk i tejkalon dot.

Largimi i saj besohet të ketë lidhje me ngjarje t efundit në vend të protestave masive në Tiranë kundër qeverisë Rama, nisur nga rrethimi me gjemba i Zvërnecit dhe dhuna ndaj protestuesve atje.

Qytetarët me mijëra për 15 ditë me radhë kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa kundërshti ndaj tij ka patur edhe mes socialistëve, veçanërisht atyre që dikur kanë patur role kyçe në administratat e mëparshme socialiste.

 

Revolta për dorëheqjen e Ramës! Europianët: E gjitha bota me sytë nga ju! S’kishim parë një popull kaq të fortë dhe të kulturuar sa shqiptarët

Në protestat e zhvilluara kundër kryeministrit Edi Rama, turistë të huaj, kanë shprehur mbështetjen e tyre, për këtë tubim që është mbajtur për 14 ditë.

Ndërsa kanë ndarë përshtypjet e tyre, ata janë shprehur se janë të surprizuar nga ky organizim dhe gjithashtu nga vendosmëria e protestuesve për të plotësuar kërkesat e tyre.

Ata theksojnë se rrallëherë kanë parë një mobilizim kaq të madh dhe në një mënyrë kaq qytetare.

“Nuk kishim parë një popull kaq të fortë. E gjithë bota i ka sy nga ju”, është shprehur një nga turistët e huaj.bw

Tubimi kundër Ramës- “Vetëm një njeri nuk dëgjon, mban peng një popull”! Studiuesi, Ilir Ikonomi: Hera e parë që ndodh një protestë si kjo, mediat botërore s’i japin do shpjegim

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestën që po zhvillohet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një fenomen të pazakontë dhe frymëzues.

Nga Uashingtoni, Ikonomi shprehet se po e ndjek protestën sikur të ishte vetë i pranishëm në shesh dhe se është i mahnitur nga kreativiteti i të rinjve shqiptarë.

Sipas tij, ndryshe nga shumë protesta në Europë që shpesh shoqërohen me përplasje, dhunë dhe tensione, protesta në Shqipëri po karakterizohet nga mesazhe inteligjente, meme, video dhe forma kreative të shprehjes qytetare.

“Ndërsa në raste të tilla sheshet e Europës shndërrohen në arena përleshjesh, tymi e zjarri, kjo e jona është një lumë i pafund memesh, videosh dhe artikulimesh inteligjente. Pa dhunë. Vetëm me dashuri për vendin, për tokën dhe për natyrën tonë të mrekullueshme”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, ai ndalet edhe te emigracioni, duke treguar se ka dëgjuar dy të rinj të shprehen se do të riktheheshin për të jetuar në Shqipëri nëse largohet, sipas tyre, kasta e korruptuar politike.

“A ka gjë më të bukur se sa të kthehet një popullatë e re që sot konsiderohet e humbur, e ikur?”, pyet ai.

Në fund të mesazhit, Ikonomi shpreh keqardhjen që, sipas tij, zëri i protestuesve nuk po dëgjohet nga drejtuesit e vendit, duke bërë një paralelizëm me raste historike kur një lider i vetëm ka mbajtur peng aspiratat e një populli dhe të një brezi të tërë. bw

SPAK çmonton trafikun e drogës nga Amerika Latine, godet grupin e Artur Shehut dhe Tur Koçekut, 20 masa arresti! Paratë pastroheshin në kulla dhe resorte luksoze (EMRAT)

SPAK goditi këtë të premte një nga organizatat me të mëdha kriminale dhe firmosi urdhër arreste për disa prej narkotrafikantëve me të njohur në vend dhe po ashtu biznesmenë që kanë fituar tendera miliona euro, ndërsa kanë ndërtuar kulla e resorte luksoze në jug të vendit. Me firmën e Altin Dumanit dhe Elida Kackinit, u firmosën në total 15 urdhra arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë në arrest shtëpie, për veprat penale të trafikut të kokainës, pastrimit të parave në vlera miliona euro, si dhe organizatës kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në mesin e të dyshuarve është Artur Shehu, personazhi kontrovers që po hetohet edhe për skemën e tjetërsimit të pronave në Zvërnec, ku do të investonte për ndërtimin e një resorti luksoz Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Shehu nuk është arrestuar, pasi jeton prej afro 3 dekadash në SHBA. Në kërkim është shpallur Artur alias Luçiano Koçeku që drejton një grup ndërkombëtarë trafiku droge bashkë me vëllezërit e tij. Koçeku prej vitesh ka bazën në Dubai. Grupi trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil drejt Europës. Paratë që fitoheshin nga shitja e kokainës në vende të ndryshme të Europës, pastroheshin në Shqipëri. Për dyshimet për pastrim parash është firmosur masë arresti për Ilir Shtufin, që ishte njeriu i Koçekëve dhe investonte në ndërtim, ndërsa u arrestua biznesmeni Orest Sota.

Një tjetër grupim drejtohej nga Renato Hamzai, lidhje e Artur Shehut, i pranishëm në takimin e shumëpërfolur të Arubës, ku bosët e krimit u bënë bashkë dhe biseduan për çështje kriminale. Shehu pastronte para përmes vëllezërve Erion e Adrian Rama, nipat e Fatmir Ramës i njohur si Miri i Xhikes, i ekzekutuar në 9 mars 2003 në kompleksin luksoz Kartodromi, si dhe Leonard Bishajtr i njohur si Coco. Orgest Bircaj, pronari i kompanisë Top Seven përfundoi në pranga. Ai e përdorte kompaninë për trafikun e drogës. Në kuadër të të njëjtin aksioni është dërguar në arrest shtëpie Edmond Jaupi. SPAK sekuestroi miliona euro pasuri të Kocekëve, vëllezërve Rama, si dhe Ilir Shtufit apo personave të bashkëlidhur me të. Anëtarët e organizatës kriminale kishin investuar në ndërtimin e resorteve luksoze në jug të vendit. Ndërsa kishin fituar leje ndërtimi për resorte të reja.

EMRAT E 20 TE AKUZUARVE:
Artur Shehu
Ilir Shtufi
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Luciano Koçeku alias Artur Koçeku
Dino alias Abedin Koçeku
Ervin Koçeku
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Birçaj
Elton Memeti
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Orest Sota
Besnik Myftari
Dritan Aga
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami


Send this to a friend