Po çfare eshte poezia qe bota nje dite t’ja dedikoje asaj?
Eshte poezia qe i detyrohet botes apo bota qe ka nje respekt te dedikuar per te?
Poezia shkurtoi fjalet dhe rriti shpirtin, bota la pas te rendomtat dhe nisi te degjonte tingullin e brendshem…
Poezia ose poezi…nis me fjalen PO…qe ka kuptim vetem ne shqip…eshte afirmimi kendej vjene edhe fjala pohim…po-ja ime…
Poezi….nje po qe zjene…diçka qe velon si shpirt muze…
Kur poezi kaloi nga shpirti te fjala …kjo e fundit ndryshoi…tingujt e zashem…u ben me muzikore…fjalia u zhvillua per te hequr zvarritjet…prozaike perseritjen e fjaleve…keshtu gjuha erdhi e u be nje lloj muzike kuptimore…
Lindin raca antropokulturore e poeteve …nje çete profetesh krejt e veçante qe e shihnin boten njeriun te pertejmen edhe pa syte e ballit…
Ata udhetonin ne gjurme qe i krijonin po vete . Poetet e ribene boten sepse i dhane asaj driten, i treguan udhen e ngriten kur ajo rrezohej…
Kur gjermanet u munden nga Napoleoni ne betejen e Jenes me 1806 Fihte i kendoi atdheut dhe kombi u rringrit.
Kur me 1850 republika dhe fryma e saj u godit nga mbreti ne France dhe kishte nje urdher per arrestimin dhe ekzekutimin pa gjygj te Victor Hugoit…ai iku por nuk i kthehu shpinen fatit te atdheut…jane te famshme vargjet e tij qe mbyllen me perbetimin …se edhe nje po te mbetet ai do te jem une.
Kur atdheu yne rrezikohej te zhdukej Naimi kendoi Bageti e Bujqesi…kur Europa donte te na trajtonte si nje hordhi bastardesh Fishta kendoi historine tone nga koha e mugetirave deri ne shekullin e XX me Lahuten e Malicise…si te ishte nje lahutar ne kullen e Oroshit…
Kur bota po mykej si paçavrat e tempujeve dhe duhesh nje pathos i ri, Migjeni krijoi Na te birte e shekullit te ri…
Kur dashuria duhej mbrojtur nga thonjt e xhelozive…dhe shpirtboshesise Lasgushi…ja nisi vajit te bukur te pershpirtjes…Dremit Liqeni…dhe krijoi kryevargun profetik…Se dashuronte dashuria.
Bota eshte e krijuar e rikrijuar me shume se njehere nga poeti…sepse poeti eshte gjithnje nje hap perpara kohes…bota ecen poeti fluturon dhe si shpend nga lartesite sheh pertej te sotmes…
Ne kete dite te shenuar shoh se si po komunikojne ne boten e frymes…Vehbi Skenderi, Fatos Arapi, Moikom Zeqo, Frederik Rreshpja…çeta e poeteve rebel qe na dhene driten e lirise edhe atehere kur ajo ishte e denuar me burgosje…
Poetet edhe sot mund ta shpetojne boten nese bota nuk nanuritet thjesht me diten e shenuar por kupton se çfare thone poetet…
Pkabo 21 mars 2022
Mos mbani shprese tek Zoti ,
vtem Jezusi e shpeton Boten nga vuatjet dhe lufta.