
TRYSNITË NDAJ LIRISË SË SHTYPIT NË RAJONIN E OSBE-së – Nga Frank Shkreli

2) Propozimi i bërë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për koalicion të partive nacionale shqiptare, gjithëpërfshirëse, të Kosovës, është lapsus i skajshëm dhe provokim i rëndë, jo vetëm për LDK-në, por edhe për popullin dhe shqiptarët e përbotshëm. Nuk mund të quhen nacionale vetëm pse flasin shqip, ndërkohë që bashkëpunojnë me Serbinë, për të rrëzuar nga pushteti partinë, e cila punon e lufton për mbrojtjen e sovranitetit tërësor të Republikës të Kosovës. Pikërisht, për këtë, aktualisht, edhe votohet më shumësi absolute, nga populli i saj dhe admirohet nga shqiptarët e kudondodhur.
Zoti shqiptar ka thënë: “Ai që është pa mëkat midis jush le ta hedhë gurin e parë drejt tij”.
Armiku yt i përjetshëm, hajduti – pedofili i neveritshëm Edvin Kristaq Rama, që e shpopullon Shqipërinë nga shqiptarët vendas për ta mbushur atë me të huaj do të jetë një figurë pozitive në ferr. Pse? Sepse ai djall i droguar dhe i mallkuar, endet përreth si një qen i zgjebosur që ulërin – duke kërkuar dikë për të përpirë.
PS: Përshëndetje, të dashur bashkatdhetarë. Gjatë ditëve të fundit, kam marrë 19 letra nga ju. Faleminderit për letrat, propozimet dhe këshillat frymëzuese. Do t’ju përgjigjem sa më shpejt të jetë e mundur. Më poshtë po postoj një pjesë të letrës sime të shkruar në vitin 2020 dhe të botuar në disa gazeta (portale) shqipe:
Varfëria si armë për boshatisjen e trojeve shqiptare
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Dëshira e zjarrtë për të sunduar është më e paturpshmja nga të gjitha emocionet. Modeli politik me sistemin shoqërues të partive, garanton që analfabetët kronik, oportunistët pa integritet politik dhe etik, marrin një lojë të lehtë dhe nuk mund ta çojnë vendin askund tjetër përveç saktësisht drejtë greminës.
Shkrimet atdhedashëse nga intelektualët e mirëfilltë kërkojnë të lexohen ngadalë. Jo sepse janë aq të vështira për t’i kuptuar, por sepse ato hapen vazhdimisht për reflektime gjatë rrugës. Përveç kësaj, ato priren të përfundojnë më shpejt sesa ju dëshironi, dhe ju nuk e dini sa kohë do të duhet të prisni për një tjetër. Atëherë është pikërisht ajo që është talenti i shkruesit – për të krijuar këtë hapësirë të veçantë që ekziston diku midis asaj krejtësisht të parëndësishmes dhe banale – dhe asaj solemne, serioze dhe ekzistenciale.
Njeriu mësohet me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.
Zgjidhja e problemit që shihni në jetë, në të dy shtetet shqiptare dhe trojet nën pushtim, është të veproni në një mënyrë që e bën problemin të zhduket. Patjetër t`i hidhni në koshat e plehrave të gjitha partitë e dështuara dhe minjtë e këtyre 30 viteve që nuk bënë asgjë të mirë për vendin, përveçse e shndërruan në shkretëtirë dhe i zbrazën ato nga rinia.
Sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të likuidojmë tiraninë e minjve të yndyrshëm që janë kapluar nga variantet e egra të etjes për pushtet. Ata i përkasin llojit të krijesave të vogla mishngrënëse dhe të gërditshme që nuk ngopen kurrë me ushqim të vjedhur nga nikoqirët e tyre.
Atdheu është i pazëvendësueshëm, shumë më i rëndësishëm se të gjitha partitë politike, apo jo?
Duhet të kemi maksimum vetëm dy parti, që ta kontrollojnë njëra tjetrën. Shqiptaria nuk është më e madhe se Amerika, apo jo?
Anija ime është e mbushur me dashuri për vendin tim, Shqipërinë.
Atje është atdheu i gjyshërve të mi. Shqipëria. Vendi më i bukur në rruzullin e Tokës. Paraardhësit tanë pellazg-ilir kanë jetuar atje për të paktën 100,000 vjet. Gurët që ata pastruan qëndrojnë në kopshte të gjata shkëmbore midis pastrimeve. Ata kanë ndërtuar shtëpia dhe objekte të ndryshme. Krejt modeste, sepse nuk ishin të pasur, por aq të bukura sa mund t`i bënin.
Është për Shqipërinë që zemra ime rreh. Jo vetëm që troket për vendin, por edhe për këdo që ndanë dashurinë time për atë tokë me bukuri të mahnitshme. E dua gjuhën shqipe, natyrën, kulturën dhe gjithçka që i bën shqiptarët shqiptarë. Trishtohem jashtëzakonisht shumë kur shoh ndryshimin demografik që do të ndodhë, sesi Shqipëria (të gjitha trojet) ngadalë por me siguri po humb identitetin e saj në favor të mysafirëve të paftuar. Me idiotësinë tonë dhe me interesin personal të politik-bërësve të korruptuar e dobiç, ne e kemi dëmtuar plotësisht veten dhe vendin tonë që do të trashëgohet nga të huaj – nëse nuk zgjohemi menjëherë nga gjumi i tepruar.
Bëhet fjalë për atë që zhduket, për gjërat që ruhen larg në një bodrum, hidhen në fund të një pellgu, lirohen në kontejnerë, vidhen. Bëhet fjalë për shkrime që nuk lexohen, histori pa dëgjues dhe ka të bëjë me njerëz që udhëtojnë në rrugën e tyre, të cilët harrohen ose harrojnë ose vdesin. Por ka të bëjë edhe me të kundërtën e natyrshme të zhdukjeve: për kujtimet që ringjallen, për takimet e papritura me diçka që është harruar dhe shkuar, përpjekjet për të rivendosur atë që ka qenë dikur. Dhe ka të bëjë me atë (kombin tonë) që nuk duhet lejuar të zhduket, pa marrë parasysh sa me ngulm forcat e errëta brenda dhe jashtë murit të arbrit përpiqen ta heqin qafe atë.
Kush janë këta burra e burrnesha, ndër më të mëdhejt e Evropës që kanë zbritur në Sheshin e Gjergj Kastriotit të Madh të shqiptarëve, Skënderbeut!? Shyqyr që nuk e mbuluan me ndonjë çarçaf monumentin e të Madhit Gjergj me këtë rast! Kjo është një gjë pozitive. Këta janë liderët e 47 shteteve evropiane deri tani – 20-anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 27-vendeve jo-anëtare të (BE), vende-kandidat siç është Shqipëria – por që të gjitha bëjnë pjesë në atë që quhet, “European Political Community (EPC)”, një krijesë tjetër organizatash politike në kontinentin evropian — sikur Evropa nuk ka mjaft të tilla — propozuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tre vjet më parë, (2022). Si një “platformë për bashkrendim politik”.
Pak histori: EPC është krijuar për të shërbyer si një forum bisedash spontane midis liderëve pjesëmarrës — si “një hapësirë e re bashkpunimi politik dhe të sigurisë”, vetëm për “liderët politikë”, kryesisht, pa pjesëmarrjen e stafeve të tyre. Është një krijesë politike shumë pak e njohur në Evropë dhe pothuaj aspak përtej Evropës. Por kjo organizatë bën zhurmë dy herë në vit me takimet e saj të “nivelit të lartë” politik, me takimet në rotacion midis vendesh anëtare: në pranverë takimi mbahet në njërin prej vendeve jo anëtare të BE, si Shqipëria dhe normalisht, në vjeshtë mbahet në njërin prej kryeqyteteve të Bashkimit Evropian. Sa për informacion, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama ishte ndër të parët, në mos i pari, që në tetor, 2022 kishte mbështetur idenë e Presidentit Macron për krjimin e entit të ri evropian, “European Political Community (EPC). Megjithse shumë vende të tjera e pritën idenë e një enti të ri në Evropë – veçanërisht kur propozimi bëhej nga Franca – si diçka tepër të dyshimtë. Por, Macroni përfitoi nga se vendi i tij ishte në atë kohë president i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ashtu ia doli të bindte shumicën se ky ent ia vlente të krijohej për të bashkuar evropianët në një organizatë të tillë, për të diskutuar mbi problemet e përbashkëta, në një atmosferë, jo të struktuar, siç ndodh normalisht, me takime të tilla ndërkombëtare të nivelit të lartë.
Pak histori se ia vlen të theksohet dhe të ndahet e vërteta e këtij takimi këtë javë (të zgjedhjeve parlamentare) në Tiranë nga mjegulla e insinuatës së propagandës zyrtare se evropianët ranë në Sheshin Skenderbe për meritat e mëdha të qeverisë shqiptare ose për pëparimin e madh që Tirana zyrtare paska bërë drejtë antarësimit të saj për në BE. Takimi i parë i këtij enti politik (EPC) është mbajtur në Pragë të Çekisë në tetor të 2022 dhe mbledhja e dytë në Bulboaca të Moldavisë. Si në parentezë, për ata që presin gjëra të mëdha për Shqipërinë nga ky takim i nivelit të lartë në Tiranë, pas fitores së Partisë Socialiste në atë vend unë sugjeroj që të shkojnë e të pyesin Moldavinë për të mirat që i solli atij vendi ky takim i lartë. Deri tani takime të këtij lloji janë mbajtur gjithashtu edhe në Spanjë dhe në Angli…sipas rotacionit, jo sipas ndonjë merite për regjimet vendase. Në të vërtetë, sipas disa eskpertëve, Presidenti Macron mund ta ketë propozuar tre vjet më parë, krijimin e një organizate të tillë, jo për të përshpejtuar antarësimin e këtyre vendeve në BE – përkundrazi, e ka propozuar dhe mbështetur me qëllim për të ngadalësuar zgjërimin e antarsimit të vendeve, deri tani jo-antare të BE. Sidoqoftë, kjo mbetet për tu parë. Por në rastin e Shqipërisë, analistë evropianë janë shprehur këto ditë se një objektiv i këtij samiti në Tiranë, sa u përket miqëve evropianë të Kryeministrit shqiptar, është mbi të gjitha, për të “kurorëzuar fitoren” e Edi Ramës dhe Partisë së tij Socialiste në zgjedhjet e fundit. Takimi evropian në kryeqytetin e shqiptarëve mund të konsiderohet nga disa si një “pikë politike” për Kryeministrin shqiptar, por nuk besoj se do të ketë ndonjë përfitim nga kjo mbledhje për jetën e përditëshme të shqiptarëve.
Sidoqoftë, ky ent i quajtur “European Political Community (EPC)”, ose Komuniteti Politik Evropian, është në një fazë eksperimentale dhe mbetet për tu parë se si do të zhvillohen punët. Në historinë e saj tre-vjeçare të EPC, nuk kemi parë ndonjë rezultat konkret që të ketë dalë nga këto takime që mbahen dy herë në vjet nga kjo organizatë– në rotacion midis vendeve anëtare dhe në përputhje me të ashtuquajturën, “balancë gjeografike” evropaine dhe jo për merita të një qeverie ose një tjetre.
Më në fund, sa i përket takimit të nivelit të lartë të EPC në Tiranë, pas shumë fjalë e deklarata bombastike, besoj se një ditë më vonë ,analistët do komentojnë se rezultati kryesor i takimit në Tiranë do jetë “kurorëzimi i fitores” nga liderët evropianë i zgjedhjeve të fundit nga kryeministri Rama, por jo vetëm. Për ndyshe ka të ngjarë që ai takim të përëfundojë, ndoshta, me ndonjë premtim jo zyrtar nga evropianët për hapjen e kapitujve të tjerë të hapjes së dyerve të antarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo në shkëmbim të ndonjë premtimi nga Zotit Rama se ai do hapë dyert e burgjeve të Shqipërisë për kriminelët evropianë, përfshir ata britanikë. N dërkohë që rinia shqiptare ua mësynë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për mërgim të përjetshëm. Por, më në fund, jam i bindur se momenti më i rëndësishëm, rezultat i takimit në Tiranë, do jetë e ashtuquajtura “fotografi familjare” e rasteve të tilla — të gjithë liderët evropianë të bashkuar duke u qeshur, duke ngrënë e duke pirë nga kuzhina shqiptare e famshme tani në radhët e diplomatëve të huaj në Shqipëri – gjë që më kujtoi poezinë e Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!”
Në një atmosferë kjo për të bindur ata që nuk besojnë se me të vërtetë Evropa është e bashkuar e në paqe (siç e donte dikur Xhorxh Bush plaku) pas shembjes së Murit të Berlinit. Sot në një periudhë kur paqeja dhe stabiliteti në Evropë, e sidomos gjendja në Ballkanin Perëndimor, përveç rajoneve të tjera të kontinentit të vjetër, nuk duket të kenë qenë aq të brishtë ndonjëherë sa vitet e fundit. Prandaj me takime të tilla të nivelit të lartë si ky në Tiranë, nuk ka se për çfarë të mburret Evropa, as arsye të festojë Shqipëria.
Gjyshi im nga babai (ish-oficer i rangut të lartë), i cili emigroi në Amerikë (në vitin 1943) në rininë e tij të hershme, thoshte: “Kur dëgjoja fjalën kulturë, përgatisja shkopin tim për t’iu përgjigjur çdo përleshjeje masive me shkopinj, jo vetëm në Shkodër, Lezhë dhe Mirditë, por në të gjitha katundet shqiptare.”
***
Kultura është të thuash të vërtetën që e ke parë me sytë e tu dhe e ke formuluar me mendimet e tua.
Thuhet se studimi i një qelize të trurit është neurologji, studimi i dy qelizave është psikologji. Ndoshta mund ta çojmë më tej këtë çështje, duke thënë se studimi i një individi është psikologji, nëse studiojmë dy, flasim për kulturën.
Specia jonë është unike në grumbullimin e njohurive, ekspertizës dhe ideve nga brezi në brez. Speciet e tjera shtazore mund të kenë tipare të tilla, por këtu specia njerëzore është në një pozicion të veçantë. Ne kemi një tru që është jashtëzakonisht plastik dhe është në gjendje të përshtatet me mjedisin përreth në një mënyrë që askush tjetër nuk mundet. Kështu e ka hapur rrugën specia njerëzore në të gjithë globin. Shuma është aftësia e jashtëzakonshme e trurit për të mësuar dhe kopjuar ide nga të tjerët. Me fjalë të tjera: idetë përhapen dhe zhvillohen me trurin e njeriut si një kundërpërgjigje (replikë)
Sidoqoftë, panorama e përgjithshme që po përpiqem të paraqes këtu është se kulturat zhvillohen si degët e një peme. Ata ndjekin rrugët e tyre, dhe secila rrugë është unike (e njëjtë). Por kjo metaforë prishet pasi e dimë që kulturat ndikojnë reciprokisht te njëra-tjetra. Kemi një bashkëveprim midis ndikimit dhe izolimit. Në përgjithësi, kjo shndërrohet në një rrëmujë relativisht komplekse, ku ende zbatohet ideja se çdo kulturë ka rrugën e vet. Kjo nënkupton se nuk pritet aspak që çdo kulturë të përfundojë me të drejtat e njeriut ose me teorinë e relativitetit, nëse u jepet vetëm kohë e mjaftueshme. Vetëm nëpërmjet ndikimit dhe tregtisë së ndërsjellë me kulturat e tjera bëhet e mundur të zhvillohet një shumëfish minimal i përbashkët i kulturës njerëzore.
Nuk duhet të harrojmë se motivi i individit për t’u bashkuar me një shoqëri është se shoqëria ekziston për individin, dhe kurrë anasjelltas. Duhet të funksionojë në një mënyrë të tillë që të jetë më mirë për mua të jem në shoqëri sesa të jem jashtë saj. Është shoqëria ajo që ofron mundësitë më të mira për një jetë të mirë. Një përbindësh shoqëror është një proces i tillë që ecën i egër dhe përfundon duke ekzistuar vetëm për veten e tij (lexo: elita). Me fjalë të tjera, supozimet e dhëna më sipër dështojnë. Një shoqëri e pjekur do të përqendrohet shumë në analizimin dhe kuptimin e proceseve të tilla, dhe sigurisht në krijimin e mekanizmave mbrojtës që parandalojnë që procesi shoqëror të ecë në mënyrë të egër. Sigurisht, kjo vlen për të gjitha nivelet e procesit shoqëror.
Pothuajse çdo zhvillim që ndodh me kalimin e kohës ka, siç u përmend, elementë kaotikë në të. Kjo vlen edhe për zhvillimin individual. Por përmban edhe elementë të fortë të programimit. Dhe kjo do të thotë që ne mund t’i transferojmë pa dashje këto karakteristika në të gjitha zhvillimet e tjera që shohim në botën përreth nesh. Edhe pse shohim shumë paralele, nuk kemi arsye të supozojmë se as evolucioni, as zhvillimi historik dhe as zhvillimi kulturor nuk kanë ndonjë element të programuar. Për ta përsëritur: Kultura që kemi sot është rezultat i asaj që ishte kultura dje plus gjithçkaje që e ka ndikuar atë ndërkohë. Dhe ajo që ishte kultura dje është rezultat i asaj që ishte kultura një ditë më parë, plus gjithçkaje që e ndikoi atë.
Në këtë mënyrë mund të vazhdojmë prapa dhe prapa. Kjo është ajo që unë e quaj zhvillim gradual, ose akumulues. Këtu kam përshkruar edhe elementët vetë-përforcues dhe kaotikë të kësaj. Zhvillimi në vetvete nuk ka qëllim apo pikë përfundimtare. Ajo që ndikon në kulturë mund të jenë si kushtet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Faktorët e jashtëm mund të ndryshojnë nga fatkeqësitë natyrore, ndryshimet në klimë ose kushte të tjera natyrore, si dhe ndikimet nga kulturat e tjera. Ndikimet e brendshme mund të kenë të bëjnë me individët, lojën shoqërore që krijon valë vetë-përforcuese të traditave, fesë, normave ose besimeve, etj.
Tani kemi arritur në një pikë ku kulturat janë në një proces globalizimi. Nuk është aspak pa probleme. Sepse globalizimi është një proces i dhimbshëm, si në lidhje me kulturat, nën-kulturat, fetë dhe klasat. Jo të gjitha kulturat janë të pajtueshme me harmoninë globale. Çfarë mund të themi tjetër përveçse të gjitha kulturat duhen parë si të barabarta. Por është problematike në atë që jo të gjitha kulturat kanë kaluar nëpër të njëjtin proces pjekurie. Bota ka përjetuar dhe ende po përjeton të ashtuquajturën Pranverë Arabe.
***
PS: Gjatë vitit 2011, pati kryengritje të mëdha popullore kundër autoriteteve në shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Këto protesta u quajtën “Pranvera Arabe”. Një kërkesë e përbashkët për shumicën e protestuesve ishte që regjimi aktual në vendet e ndryshme të jepte dorëheqjen.
***
Pritjet tona ishin që tani këta njerëz më në fund do të fitonin lirinë e tyre. Diktaturat do të shfuqizoheshin dhe demokracitë do të vendoseshin. Pothuajse pa përjashtim, kjo ka dështuar plotësisht. Dhe ajo që më ka bërë përshtypje pasi e kam vëzhguar këtë nga larg është se është naive të përfshijmë zgjidhjet ose vlerat tona demokratike në këtë çështje. Vlerat demokratike që jetojnë në shoqërinë tonë janë rritur bashkë me kulturën tonë gjatë shumë shekujve. Dhe nuk është aspak e sigurt që zhvillimi ka ndjekur këtë rrugë.
***
Jo, jo të gjitha kulturat kanë të njëjtat vlera.
Dhe kultura evropiane ka shumë turp në ndërgjegjen e saj, gjë që nga ana tjetër ka kontribuar në shkatërrimin e kulturave të tjera. Por mos harroni se kultura dhe individi nuk janë e njëjta gjë. Individi zotëron një vlerë etike të patjetërsueshme. Kulturat nuk kanë një vlerë të tillë etike. Prandaj, duhet të pranojmë se kur bëhet fjalë për krijimin e një Shoqërie të Pjekur, kulturat kanë vlera të ndryshme. Disa tipare kulturore janë të preferuara (parapëlqyera), ndërsa të tjerat duhen refuzuar. Një burrë i pjekur nuk i klasifikon verbërisht kulturat, por ato tipare kulturore që çojnë në sukses dhe ato që çojnë në dështim. Si pozitive ashtu edhe negative gjenden me shumicë në shumicën e kulturave. Dhe nuk duhet të kemi frikë të nxjerrim në pah tiparet “kulturore” të shumë shqipfolësve që nuk i duam në fshatin tonë të vogël Shqipërinë londineze, Kosovë dhe trojet nën pushtim.
Kur dielli i kulturës është i ulët, edhe xhuxhët hedhin hije të gjata.
***
Dashuria e shumë shqipfolësve për regjimin kriminal që ka kapur të gjitha institucionet shtetërore dhe bashkëpunimin e regjimit me krimin e organizuar që e ka transformuar Shqipërinë në të vetmin narko-shtet në Evropë, është e neveritshme.
Qëllimi i Ramës, misioni i tij, është të detyrojë zhvendosjen (largimin-ikjen) e shqiptarëve nga atdheu i tyre përmes varfërisë së qëllimshme dhe humbjes së shpresës, në mënyrë që tokat e boshatisura të zëvendësohen me të huaj (“refugjatë”) nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që BE-ja nuk i dëshiron në vendet e tyre.
Një person inteligjent që është krenar për inteligjencën e tij, por ia shet votën regjimit mafioz antikombëtar, është si një i burgosur që krenohet me qelinë e tij të madhe.
Shqipfolësit e pakulturuar me aftësi të kufizuara mendore që mendojnë se po ndjekin yjet kur simpatizojnë sharlatanin Edvin Kristaq Rama dhe ia shitën votën antishqiptarit, përfundojnë si bretkosa ngjyrë kafe që hidhen në ujërat e zeza për t’u pastruar. Dhe aty takohen minjtë e kanalizimeve.
Mos mendo kurrë se mund ta fshehësh gjënë e turpshme që ke bërë, sepse edhe nëse ua fsheh të tjerëve, zemra jote do ta dijë.
***
Nëse nuk e largoni menjëherë nga pushteti armikun më të rrezikshëm të brendshëm për Kombin tonë, edhe Shqipëria do të bëhet një nga vendet që u zhdukën.
Shumë nga vendet që janë zhdukur nga harta e botës kishin një histori të palavdishme.
Ka histori për 75 vende dhe mbretëri që nuk ekzistojnë më. Disa prej tyre ekzistuan vetëm për disa muaj, të tjera për dekada.
Disa prej tyre arritën të ndërtonin një sistem politik, shkolla dhe spitale, të tjera u detyruan të mbroheshin nga përpjekjet e pushtimit. Ajo që të gjitha kanë të përbashkët është se lëshuan pulla si shenjë se ishin të pavarura, se ishin një shtet që meritonte një vend në histori. Dhe se më vonë u harruan nga pothuajse të gjithë.
Perandoritë (shtetet-vende) lindin dhe zhduken. Vende të reja themelohen dhe më pas shpërbëhen pas disa vitesh. Historia e këtyre tokave dhe mbretërive të humbura merr jetë kur lexon për të.
Ka histori të frikshme (rrëqethëse) botërore, përshkrime lirike dhe detaje delikate rreth vendeve që nuk ekzistojnë më. Ato vende ndodheshin në të gjitha cepat e botës, në xhungla dhe shkretëtira, nga jeta e zhurmshme e qytetit deri te tokat e shkreta të stepave.
***
Tani një botë shqiptare kërkon ndihmë: Na duhet zemra jote, aftësia jote, mendja jote e zjarrtë! Dhe ti e more rininë tënde për ta ndarë dhe për ta zotëruar, prandaj përdore atë! Jep energjinë tënde! Për veten tënde. Për të ardhmen e pasardhësve të tu. Për vendin dhe kombin.
O shqiptar! Mos u dorëzo! Mos ik, por reago. Përdor aftësitë e tua! Për ta shpëtuar Shqipërinë nga vdekja. Do të ishte shumë qetësi në pyll nëse askush nuk do të këndonte përveç zogjve që këndojnë më mirë.
Përshëndetje: Kjo letër si plotësuese (ngjitje) e shkrimit të mësipërm.
Asgjë nuk është më e dëmshme dhe më e çmendur për një person normal sesa të lejosh një kriminel psikopat dhe regjimin e tij të fëlliqur për të shkatërruar vendin tënd për 16 vjet rresht – vetëm sepse krimineli e di mungesën e rezistencës së një populli indiferent që vetëm flet dhe fle, dhe nuk frikësohet nga ju, prandaj vazhdon me pisllëqet. Kryekrimineli e di se ju përdorni vetëm llafet por nuk përdorni mjetet e duhura (forcën) për ta rrëzuar atë dhe regjimin (të vetmen gjë që ai/ata e kuptojnë). Ata, në bashkëpunim me armiqtë siç është Serbia, Greqia, FYROM-i etj punojnë që ju të mos ekzistoni, të ikni nga Shqipëria dhe zhdukeni nga faqja e dheut. Pse? Për të bërë ndryshime demografike, për ta shndërruar Shqipërinë në një kosh plehrash të… gjithë rruzullit tokësor.
Mjaft më, zgjohu tani, menjëherë, dhe mos e humb kohën duke shikuar pisllëqet në Big Bordel TV apo shfletuar vetëm mbeturina në disa media mashtruese të padobishme, të shkarravitura nga amatorë të cilëve u intereson vetëm paraja – por përdorni metodat dhe mjetet e duhura që kryekrimineli i narko-shtetit kupton, dhe hidhe në koshin e plehrave. Shpëtoje atdheun tënd nga zhdukja, Shqipërinë. Shpëtoni kombin të cilit i përkisni jo vetëm me gjuhë por gjenetikisht.
PS: Nuk jam në rrjetet sociale: Facebook etj. Megjithatë, nuk jam atje si person privat. Kjo është arsyeja pse i dërgoj letrat e mia për publikim në disa portale që mendoj dhe besoj se janë kombëtare (në fakt janë kombëtare… me disa përjashtime), dhe afërsisht 900 bashkatdhetarëve që mendoj se janë intelektualë dhe patriotë të devotshëm. Kam mësuar shumë gjëra nga shumica prej jush, faleminderit.
Më shkruani dhe më tregoni mendimet e juaja për portalet që mendoni se nuk janë kombëtare. Popullata duhet informuar…
Aurel Dasareti
(Një frymëzim prej Prof.dr. Fatmir Terziut)
Në numrin e sotëm (09 maj 2025) të Portalit “Fjala e Lirë”, Prof.dr. Fatmir Terziu kishte botuar Esenë me titull “Sa i dobishëm libri “Rezonanca magnetike për Rusinë dhe për rusët” për këtë ditë”.
Në këtë Ese, si një intelektual i shquar, si një penë me Emër të Madh në kulturën tonë mbarëkombëtare, Profesori shkruan:
“E fundit që vjen nga diskursi i manipulimit i përket Rusisë. Vetë vendit dhe propagandës së këtij vendi edhe në Ditën e Fitores. Por Dojçe Welle shkon tek “Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini”, me analizën: Propaganda nuk mund ta ndryshojë historinë”.
Pikërisht kjo Ese më frymëzoi t’i rikthehem trajtimit të ritualit të zhvillimit të paradave “madhështore” çdo 09 maj në Sheshin e Kuq.
Siç dihet, çdo vit, më 09 maj, në Sheshin e Kuq të Moskës, organizohet parada ushtarake në përkujtim të kësaj date, kur ushtria sovjetike hyri në Berlin, çka shërbeu si përfundim i luftës kundër nazifashizmit në Evropë. Kjo paradë organizohet me solemnitet shumë të madh, përcillet me parakalimin e trupave me hap rreshtor dhe me fluturimin e aeroplanëve luftarakë mbi sheshin në fjalë. Por me organizimin e kësaj parade, klika udhëheqëse e Kremlinit, duke filluar prej paradës së parë të vitit 1945 dhe deri tani, opinionit publik sovjetikorus nuk ia ka thënë asnjëherë të vërtetën historike për arsyet e sulmit të ushtrisë gjermane kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941.
Viktor Suvorovi (1947) është shkrimtar rus, i cili u bë i njohur gjerësisht në lëmin e rishikimit të historisë, ish-bashkëpunëtor i rezidenturës legale të Drejtorisë shtetërore të zbulimit të Bashkimit Sovjetik në Gjenevë. Në vitin 1978 ai u arratis në Britaninë e Madhe. Në Bashkimin Sovjetik, sipas fjalëve të veta dhe intervistës së ish-shefit të Drejtorisë shtetërore të zbulimit, qe dënuar me vdekje në mungesë. Në librat e tij, ku përshkruhen ngjarje historiko-ushtarake, ai pati propozuar një koncept alternativ të rolit të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Koncepti i propozuar dhe metodat e argumentimit të tij, patën ngjallur shumë diskutime dhe kritika në qarqet e historianëve dhe në rrethet shoqërore. Libri i parë dhe më i njohur, kushtuar kësaj teme, mban titullin “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e dytë botërore”, botuar në Moskë në vitin 1993, në të cilin, mbi bazën e burimeve historike, argumentohet se fajtori kryesor i fillimit të luftës ishte Bashkimi Sovjetik, i cili kishte marrë vendimin për të sulmuar Gjermaninë të djelën e 06 korrikut 1941. Në libër theksohet se, me urdhër të Stalinit, të gjitha fortifikimet ushtarake në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik, qenë hedhur në erë me dinamit, me motivimin se “Bashkimi Sovjetik nuk bën kurrë luftë mbrojtëse, ai bën vetëm luftë mësymëse”. Paskëtaj, të gjitha divizionet sovjetike, të dislokuara në Lindjen e Largët, u zhvendosën në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik.
Përgatitja e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste e kishte burimin te Pakti Molotov-Ribentrop i 23 gushtit të vitit 1939, sipas të cilit, Polonia do të pushtohej nga të dyja palët nënshkruese, në mënyrë që të kishin një kufi të përbashkët. Në bazë të atij Pakti, Stalini i “siguronte” Hitlerit krahët lindorë dhe i linte dorë të lirë të vinte nën sundimin e vet vendet e Evropës Perëndimore. Hitleri, për naivitetin e tij, i verbuar nga etja për pushtet, nuk e kuptoi grackën që i pati ngritur Stalini, ndaj edhe forcat e tij të armatosura i hallakati që nga Norvegjia deri në Afrikën e Veriut, duke mos pasur parasysh fjalët e pararendësit të tij, Bismarkut (Otto von Bismarck – 1815-1898), i cili u ka lënë brezave pasardhës një porosi tepër domethënëse:
“Çdo marrëveshje, e nënshkruar me Rusinë, nuk vlen as sa letra, në të cilën është shkruar”.
Hitleri, në bazë të të dhënave të kundërzbulimit gjerman, për sulmin e ushtrisë sovjetike qe informuar që në dhjetorin e vitit 1940. Pikërisht që asokohe ai pati filluar përgatitjet për një sulm paraprak mbrojtës. Pra, kjo ishte arsyeja që ai arriti t’ia merrte iniciativën nga dora Bashkimit Sovjetik dy javë përpara. Autori ka shkruar, gjithashtu, një sërë librash artistikë, kushtuar ushtrisë sovjetike, zbulimit ushtarak dhe historisë së Bashkimit Sovjetik të periudhës para luftës. Sipas gazetës së përditshme “Novëje Izvjestija”, tirazhi i disa librave të Viktor Suvorovit pati arritur në më shumë se një milion kopje.
Në librin e sipërcituar, ai shkruan:
“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik – E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov (1907-1993) e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Citohet sipas: Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).
Vendimin e prerë për fillimin e sulmit të Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë e dëshmon edhe një fakt tjetër.
Stalini, duke qenë i bindur në “madhështinë” e Bashkimit Sovjetik dhe në “pathyeshmërinë” e forcave të tij të armatosura, as që mund ta përfytyronte, e jo më ta mendonte, se Hitleri do të kuturiste të ndërmerrte ndonjë sulm. Prandaj ai e pati vlerësuar si të rremë një informacion që i pati ardhur nga zbulimi sovjetik në Berlin. Sipas atij informacioni, në fund të muajit maj të vitit 1941, Gjermania i kishte përfunduar të gjitha përgatitjet për një sulm kundër Bashkimit Sovjetik. Për këtë informacion bëhet fjalë në një artikull të drejtorit të Shërbimit të zbulimit të jashtëm të Rusisë, Sergej Narëjshkin, i cili titullohet: “Zbulimi hyri i pari në luftë”. Artikulli është botuar në revistën “Mbrojtja Kombëtare” me rastin e afrimit të 80-vjetorit të Luftës së Madhe Patriotike dhe mban datën 21 qershor 2021. Në atë artikull autori shkruan:
“Më 17 qershor 1941, Stalini pati thirrur në Kremlin komisarin e popullit për sigurinë, Vsjevollod Merkulov (1895-1953), dhe shefin e zbulimit, Pavel Fitin. Udhëheqësi kërkonte të informohej personalisht dhe me hollësi se sa i saktë ishte burimi. Njoftimi, i cili qe dërguar nga rezidentura e Berlinit më 16 qershor, ndodhej në tryezën e tij të punës… Aty thuhej se të gjitha masat ushtarake për përgatitjen e sulmit të armatosur kundër Bashkimit Sovjetik, kishin përfunduar plotësisht dhe goditja mund të jepej në çdo kohë. Shefi i zbulimit të jashtëm, Pavel Fitin, pati marrë përsipër përgjegjësinë për ta bindur Stalinin për saktësinë absolute të informacionit. Pasi i dëgjoi me vëmendje shpjegimet e tij, udhëheqësi reagoi me ton të ashpër: “Është një informacion i rremë. Mund të largoheni””.
Kjo shpërfillje, kjo mendjemadhësi e Stalinit, e edukuar për dhjetëvjeçarë me radhë në psikologjinë e mbarë popullit rus nëpërmjet letërsisë, shtypit, kinematografisë, televizionit, teatrit, shkollës dhe mjeteve më të fundit të informimit masiv, pati sjellë pasoja shumë tragjike pas 22 qershorit të vitit 1941.
Julia Llatёjnina (1966) është gazetare, shkrimtare ruse, drejtuese emisionesh radiotelevizive. Më 09 shtator 2017 ajo pati njoftuar në efirin e radiostacionit “Jehona e Moskës” se ishte larguar nga Rusia, pasi disa të panjohur i patën djegur makinën. Ajo qe shfaqur në efir me skaip (skype) dhe pati rrëfyer se ndodhej jashtë vendit, së bashku me prindërit. Që në gushtin e vitit 2016, gazetaren e pati sulmuar një i panjohur jo larg zyrës së radiostacionit të lartpërmendur dhe i hodhi përsipër fekale. Asokohe ajo pati menduar se shkak i atij incidenti të turpshëm ishin artikujt e saj analitikë, të botuar në organin “Novaja Gazeta”: Ajo shkruan:
“Më 22 qershor (të vitit 1941 – E.Y.) populli rus u shndërrua në turma frikacake… Si ta shpjegojmë atë burracakëri të pashembullt të popullit rus, i cili, duke zotëruar një armatim që ua kalonte gjermanëve edhe për nga sasia, edhe për nga cilësia, e pati braktisur armatimin dhe qe hedhur në anën e gjermanëve?” (Сitohet sipas: Julia Llatënjina. Faqja e internetit “Novaja Gazeta”. 08 maj 2010).
Dhe me të vërtetë: fill pas sulmit të ushtrisë gjermane, Ushtria e Kuqe filloi të tërhiqej me shpejtësinë e lopëve kur u turren ujqit. Madje ajo tërheqje (kur miliona ushtarë patën rënë robër) prej kufijve perëndimorë të Bashkimit sovjetik, vazhdoi gjatë 1100 kilometrave, deri në periferi të Moskës të datës 02 dhjetor, kur në ndihmë të saj erdhi “gjenerali i shquar” me emrin “dimri rus”.
Joáhim Gáuk (Joachim Gauck – 1940), është personalitet politik gjerman, President i Republikës Federale të Gjermanisë në vitet 2012-2017. Më 06 maj 2015 ai mori pjesë në një ceremoni mortore, të organizuar në varrezën e ushtarëve sovjetikë në qytetin Shlos Holte-Shtukenbrok (Schloß Holte-Stukenbrock). Në fjalën e tij ai theksoi:
“Miliona ushtarë të Ushtrisë së Kuqe qenë çuar drejt vdekjes si robër të gjermanëve, ata vdiqën të torturuar nga sëmundjet, nga uria… Në qoftë se nga robërit ushtarakë perëndimorë në kampet gjermane patën vdekur vetëm 3%, nga 5,3 milionë robër ushtarakë sovjetikë, patën vdekur shumë më tepër se gjysma” (Citohet sipas: “Gáuk: vdekja e robërve sovjetikë – krim i nazizmit”. Faqja e internetit “DW”. 06 maj 2015).
Humbjet reale në njerëz të Bashkimit Sovjetik gjatë viteve të luftës, janë mbajtur rreptësisht sekrete nga autoritetet shtetërore sovjetike dhe ruse, madje deri në ditët tona. Për humbje të tilla ka shkruar Leonid Rëjbacki, doktor i shkencave ekonomike, profesor, drejtues i Qendrës së demografisë sociale të Institutit të studimeve politikosociale të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Në Esenë e tij me titull “Humbjet në njerëz të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike”, të botuar në faqen e internetit “Perspektivëj” të datës 07 maj 2022, ai shkruan se e vërteta për humbje të tilla u zbulua vetëm gjatë kohës kur në krye të Bashkimit Sovjetik ishte Mihail Gorbaçovi (1931-2022). Sipas tij, gjatë asaj lufte qenë vrarë 27 milionë njerëz, nga të cilët 18 milionë civilë dhe 09 milionë ushtarë dhe oficerë.
Duke pasur parasysh këto humbje jete njerëzish të përmasave katastrofike, si është e mundur që të organizohen çdo vit parada aq butaforike në Sheshin e Kuq, ndërkohë që 09 maji duhej të përkujtohej, para së gjithash, edhe si dita e një zije kombëtare, të cilën e pati shkaktuar politika shoviniste rusomadhe për pushtimin e mbarë Europës? Si është e mundur që të organizohet gjithë ajo paradë butaforike, kur numri i ushtarakëve rusë, të vrarë në Ukrainë, po i afrohet shifrës prej një milion syresh?
Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse shovinizmi, urrejtja për vendet e tjera është e rrënjosur thellë në formimin psikologjik jo vetëm të bandave në krye të vendit, por edhe të mbarë popullit rus, i cili sundimtarët e vet i vlerëson si të dërguarit e Hyjnisë. Kjo është arsyeja që njeriu në Rusi trajtohet si material ndërtimi. Prandaj shkrimtari rus Ivan Shmelov (1873-1950), autori i romanit “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në vitin 1923, shkruan:
“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit” (Citohet sipas faqes së internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).
Me paradat butaforike të 09 majit, banda e Kremlinit gjithmonë është munduar të përvetësojë tërësisht kontributin anglo-amerikan për arritjen e fitores mbi nazizmin gjerman, duke harruar ndihmën e jashtëzakonshme me armatime që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i patën dhënë Bashkimit Sovjetik gjatë luftës, duke anashkaluar zbarkimin e një milion trupave anglo-amerikane në Normandi në qershorin e vitit 1944, si edhe faktin historik që ato trupa patën hyrë të parat në Berlin më 08 maj 1945.
Është e vërtetë që Bashkimi Sovjetik përballoi barrën më të rëndë gjatë luftës, por fushatën katërvjeçare kundër ushtrisë gjermane, Ushtria e Kuqe e përfundoi në mënyrën më të turpshme.
Natalia Gesse (1914-1998), mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), në vitin 1942 hyri në Fakultetin e gazetarisë të Universitetit të Svjerdllovskut, në vitin 1943 i ndërpreu studimer dhe shkoi vullnetarisht në frontin e luftës, ku pati punuar si korrespondente ushtarake. Në kujtimet e veta, ajo shkruan: “Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një ushtri përdhunuesish” (Citohet sipas: Nikollaj Ivanov. “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm”. Faqja e internetit “FakeOff”. 23 shkurt 2015).
Leonid Rabiçev (1923-2017), njihet si poet, grafist, piktor, shkrimtar-memuarist rus, pjesëmarrës në frontet e luftës me gradën toger pas sulmit të ushtrisë hitleriane kundër Bashkimit Sovjetik më 22 qershor 1941. Në librin e vet me kujtime, me titull “Lufta i ka të gjitha”, të botuar në vitin 2009, si dëshmitar i drejtpërdrejtë, ai hedh dritë mbi krimet e ushtrisë sovjetike, e cila, në pranverën e vitit 1945, pasi hyri në territorin gjerman, deri në Berlin, përdhunoi dy milionë femra gjermane, duke filluar nga vajzat miturake të moshës 8-vjeçare, deri te plakat 80-vjeçare. Në librin e vet ai shkruan:
“Tankistët, këmbësorët, artileristët, ndërlidhësit tanë e arritën një kolonë refugjatësh dhe, duke lënë mënjanë ndjenjën e detyrës, nderin dhe nënrepartet gjermane në tërheqje e sipër pa rezistencë, u turrën me mijëra drejt grave dhe vajzave të vogla… Ato që ishin mbytur në gjak dhe kishin humbur ndjenjat, i tërhiqnin mënjanë, kurse fëmijët që suleshin drejt tyre për ndihmë, i pushkatonin në vend. Nga pas tashmë vazhdonte nënreparti tjetër. Dhe përsëri ndalesë dhe unë nuk mund t’i përmbaj dot ndërlidhësit e mi, të cilët, gjithashtu, zënë radhë të reja për përdhunime, kurse telefonistet e mia shkrihen së qeshuri… Deri në horizont, midis pirgjeve me rrecka dhe qerreve të përmbysura, të zë syri kufoma grash, pleqësh dhe fëmijësh”.
Kaliforni, 09 maj 2025
Dr. Besim Ndregjoni
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet