VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Shqipëria duhet të huazojë metodat e Aleancës Izraelite Universale për përhapjen e gjuhës shqipe Nga Aurenc Bebja

By | June 26, 2019
blank

Komentet

blank

Kjo foto e Artistes të madhe Justina Aliaj është historike … Dhe ja përse… Nga Elida Buçpapaj

Kjo foto e Artistes të madhe Justina Aliaj është shumë e rrallë

Kur është shkrepur kjo foto, Justina atëherë ishte  vetëm 17 vjeç,

por talenti i saj kishte shpërthyer shkëlqimplotë.

Dukej si një uragan që nuk e ndalte dot kush.

Sepse talentet ashtu janë të pandalshëm,

por Justinën do ta ndalte  disa vjet më vonë diktatura,

pas festivalit të 11 të këngës, kur do të interpreton këngën e Agron Xhungës “Në ekranin e televizorit” e ajo ishte vetëm 20 vjeçare!

Për Justinën në këtë moshë, në moshën më të bukur, do të fillonin vitet e frikës.

Por le t’i kthehemi fotos.

Është një foto që bën histori, jo vetëm për të gjitha ato që kam përmendur më sipër,

por kryesorja është se kjo foto është shkrepur nga i madhi Prenk Jakova!

 

blank

 

blank

INTERVISTË ME ALBANOLOGUN E NJOHUR GJERMAN PROF. DR. WILFRIED FIEDLER (1933-2019) Nga Enver S. MORINA

Në foto Prof.Dr. Wilfried Fiedler me Enver S. MORINA

 

Ndryshime por edhe pikëtakime mes gjermanëve dhe shqiptarëve

Prof. Fiedlerit në vitin 2004 i është përuruar në ASHAK libri voluminoz “Das Albanische verbalsystem in der sprache des Gjon Buzuku (1555)” dhe i është dhënë Fletëdëshmia e Anëtarit të Jashtëm të ASHAK- ut.
Me prof. dr. Wildfried Fiedler, biseduam për albanologjinë në përgjithësi, për vështirësitë e mësimit të gjuhës shqipe nga një i huaj, për Prishtinën, për prof. Çabejn, për krahasimet mes gjermanëve dhe shqiptarëve, për kthimin e Kadaresë në gjermanisht, etj.

ESM: Kanë folur personalitete të njohura për veprimtarinë dhe angazhimin Tuaj . Për një gjysmë shekulli vazhdoni me studime albanologjike dhe të kontriboni në shumë fusha, siç tha Kryetari i Akademisë “ jeni një nga figurat e rëndësishme të studimeve albanologjike të pesë dekadave të shkuara.”Ç’ju shtyri të merreni me albanologjinë?
Wilfried Fiedler: Më shtyri folklori. Kisha studiuar gjuhët sllave dhe gjuhët e tjera të Evropës Lindore. Si i ri interesimet e mia ishin për folklorin. Në institucionet e atëhershme shkencore po përgatitej një ekspeditë për në Shqipëri në mbledhjen e këngëve popullore. Dhe më thanë se po që se do ta mësosh shqipen sa të përkthesh dhe të mbledhësh tekste mund të vish së bashku me ne pas një viti. Si djalë i ri mendoja në vitin 1957 dhe pashë se për një punë të tillë nuk mund të mjaftohesh vetëm me mësimin e gjuhës për t’më shtyrë të merrem me dialektologjinë, historinë, etj. Duhet të zgjerohesh më shumë.

ESM: Vështirësitë e mësimit të gjuhës tjetër, të gjuhës shqipe, pikërisht në këtë rast, nga një gjermanë?
Wilfried Fiedler: Puna ishte se atje dhe atëherë nuk kishte mjete, nuk kishte metoda të njohura në mësimin e gjuhës shqipe. Nuk kishte fjalorë të mirë. Ekzistonin fjalorë por ishin shumë të vjetruar me karakter dialektologjik, sepse gjuha ende nuk ishte njësuar. Këtu në Kosovë shkruhej gegërisht. Në Shqipëri edhe gegërisht dhe toskërisht. Secili në të folmen e tij, më shumë variante. Kjo ishte vështirësia më e madhe, sipas mendimit tim që njeriu nuk di, se cilin variant ta përdor në përdorimin aktiv.

ESM: Veprimtaria juaj albanologjike shtrihet në shumë rrafshe: në studimin e strukturave të shqipes së sotme, në studimin e krahasuar të strukturave të shqipes me gjuhët ballkanike, në mësimdhënien e shqipes, në përkthimin gjermanisht të letërsisë shqipe, etj. Si ia arritët këtij suksesi?
Wilfried Fiedler: Ishte tamam fakti i mësimit të gjuhës. Mësimi i shqipes paraqiste kaq vështirësi që mendoja. Të them edhe diçka në ketë drejtim. Prandaj që në vitet ’60 fillova mbledhjen e materialit dhe hartimin për gramatikën dhe fjalorët. Kështu fjalori doli në fundvitet ’70 dhe gramatika në vitet 80- ta. Vet nevoja e mësimit të gjuhës shqipe më shtyri ta lehtësoi punën e të tjerëve që kishin mendim të tillë që të mësojnë dhe të merren me ketë gjuhë.

ESM: Kontributi dhe bashkëpunimi me Oda Bucholz në gramatikën shqiptare?
Wilfried Fiedler: Po me Oda Bucholz kam bashkëpunuar në librin voluminoz në gjuhën gjermane “Albanische Grammatik”.

ESM: Nuk keni qenë 20 vite këtu! Ku e shihni ndryshimin?
Wilfried Fiedler: Një ndryshim të madh sepse atëherë Prishtina ishte dygjuhësh. Kuptohet flitet shqip dhe serbokroatisht. P. Sh. Këtu në “Grand” flitej serbishtja (qeshet). Kjo është një ndërrim i madh. Pastaj edhe qyteti vet ka ndryshime. Gjënë mallra që atëherë nuk kishte. Po e njëjta gjë, apo më shumë, pësuam ne në Gjermaninë Lindore. Këtu pash shumëçka që për ne atëherë nuk ishin!

 

Profesor Çabej ishte një personalitet i jashtëzakonshëm

 

ESM: Ju sot në përurimin, në mbajtjen e ligjëratës treguat për bashkëpunimin me profesor Çabejn. Keni ruajtur edhe një korrespodencë me të, të pabotuar deri mes sot?
Wilfried Fiedler: Në vitet 50- ta i kemi shkruar njëri tjetrit. Kam vetëm letrat e Çabejt. Ndoshta edhe ndonjë që i kisha shkruar. Ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. I është kushtuar një bulevard shkrimesh e studimesh për të.
Këtu ishte një periudhë ku vinin profesor nga Shqipëria. Bashkëpunimi me prof. Çabejn filloi midis përjetimit, korrespodencës, dhe njiherit për punimin e këngëve popullore që kisha mbledhur njëherë. Të gjitha ishin në ndonjë të folme të çamërishtes, labërishtes, që nuk i kuptoja atëherë. Pastaj në mbledhjen e materialit të disertacionit tim për formimin e shumësit të shqipes. Në ketë rast kanë bërë një udhëtim në gjithë Shqipërinë. Dolën shumë pyetje për të dhënë përgjigje në këto studime. Vështirësia më e madhe ishte se në vitet 60- ta marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë Lindore u prishën. U ndërprenë. Jo edhe krejtësisht sepse morëm pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit, pastaj ne albanologët u takuam edhe në kongrese ndërkombëtare, si në Bullgari, Rumani, etj. Në Kongresin e Drejtshkrimit u njohëm edhe me prof. Rexhep Ismajlin. Për prof. Ismajlin mund të them se që në fillim hetohej se mund të punonte. Tash është një nga albanologët dhe studiuesit produktiv. Më duket se në Shqipëri nuk ka një figurë të tillë me një rëndësi shkencore.

 

Veprimtarinë albanologjike ne albanologët në mënyrë kontinuitive mund të vazhdonim vetëm në Prishtinë

 

ESM: Prishtina ishte qendra kryesore e atij bashkëpunimi të albanologëve në përgjithësi. Sot ju folët për atë pengesën nga ajo diktatura e egër në Shqipëri; “Unë e kam ndjenjën dhe përkushtohem Prishtinës, sepse kur dëgjoja albanologët e ndryshëm, të huaj, shqip ishte një moment i veçantë.” Më tej diçka?
Wilfried Fiedler: Nuk ishte rasti unik që të flasim shqip. Por edhe në njohjen, shkëmbimin e kulturave të botërave të albanologëve prej nga vinin. S’kishte vend tjetër për këto mundësi. Kjo lidhej më letërshkëmbime që deri atëherë ishin të rralla. Kjo nuk vlen jo vetëm për mua ose për Ne, për gjermanin e Gjermanisë Lindore por vlen për të gjitha vendet ku punojnë albanologët, kjo familje e madhe. Në Shqipëri atëherë nuk mund të shkohej. Psh. Amerikanët nuk kishin asnjë mundësi. Ne në ndonjë rast na ftuan, sikurse thashë më parë. Kështu, pak a shumë, edhe pse kishim një lidhje me Shqipërinë, por punën e mjaftueshme dhe në kontinuitet mund ta bënim vetëm në Prishtinë. Tek ju kosovarët.

 

ESM: Thatë më parë. Kur erdhëm në Kosovë flitej gegërishtja”. Flitet edhe sot?
Wilfried Fiedler: E çartë. Atëherë edhe zyrtarisht flitej gegërishtja. Pas një viti, 1965, kishin kaluar në gjuhën letrare që nuk ekzistonte në formën e përpunuar që kemi tani. Ishte në zhvillime.

ESM: Edhe pse u pensionuat, pas punës shumëvjeçare ju vazhdoni mësimdhënie në gjuhën shqipe në Universitetin e Jenës. Me çfarë metoda dhe çka të re në krahasim më atë përvojën e gjatë që keni?
Wilfried Fiedler: Ndryshimi më i madh është se studentet nuk janë të albanologjisë por janë sllavist dhe romanist, që gjuhën shqipe e kanë si gjuhë të dytë, apo të tretë. Isha i vetmi mësues jo vetëm mësimdhënës i gjuhës por edhe i historisë, çfarë përfshinë albanologjia në përgjithësi. Tani kam mbetur si mësimdhënës i praktikës duke pasur parasysh edhe anën shkencore. Mësimin e kemi çdo dy javë. Brenda një semestri tetë herë. Kështu dihet gjuha nuk mund të mësohet brenda një kohe të shkurtër. Mund të themi se nuk ekziston ndonjë metodë e veçantë. Disa mësojnë, edhe këtu edhe në Shqipëri, por mungon eksperienca. Shqipja është një gjuhë që pak është studiuar. Asnjëherë nuk ka pasur albanologë të shumtë siç ka gjuha angleze apo gjuhët e tjera, ku kanë një traditë të gjatë, e ku procesi i formimit dhe njësimit të gjuhës letrare ka përfunduar me qindra vjet apo të paktën para njëqind vitesh. Shqipja është pak më e vështirë për mësimdhënie në fillim. Në parim nuk është e vështirë për tu mësuar, sipas mendimit tim. Që në fillim duhet të japësh një pasqyrë të trajtave të ndërlikuara të përemrit: Emri im, emri yt, etj.

ESM: Gjendja e popullit gjerman në 50 vitet e fundit ishte siç ishte. Në një farë mënyre dhe forme edhe shqiptarët u bashkuan. Ishin momente që ju i përjetuat qoftë në Gjermani qoftë edhe në Shqipëri apo Kosovë. A mund të nxirrni një paralele, si krahasim në mes dy popujve?
Wilfried Fiedler: E para, ne jemi më të përparuar. Ne ishim ndarë prej vitit 1945. Por deri në vitin 1961 ndarja nuk ishte aq e ndjeshme. Ishim vërtetë të ndarë nga viti 1961 deri në fillimvitet 90- ta, dmth. tri decenie. Kurse ju, po të marrim vitin 1912 si fillim, deri në 90- tat janë shtatë- tetë decenie. E dyta, në gjithnjë kishim një gjuhë të përbashkët, me disa fjalë të ndryshme, një gjuhë të përpunuar letrare. Nuk kishte ndryshime të mëdha. Këtu tek ju është e kundërta. E treta, ne nuk kishim analfabetizëm as në fillim as në fund. Tek ju ishte evidente analfabetizmi deri vonë.
Një gjë e përbashkët, sipas meje mund të shihet në faktet se ne të dy rastët, një pjesë është më e madhe se pjesa tjetër, me një patriarkalizëm: Ata të Shqipërisë mendojnë se janë më të mirë se ju, sikurse tek ne: Ata të Perëndimit mendonin kështu. Apo nganjëherë dëgjonim mendime të tilla: Ne në Gjermani. Gjithashtu edhe ne jemi Gjermani. Kështu ndoshta nuk do të “guxoni” të thoni: Ne jemi Shqipëri, por do të thoni: Ne jemi shqiptarë si ju.

ESM: Pse thoni kështu?!
Wilfried Fiedler: Tek ne ata thoshin: Ne jemi Gjermani, ju nuk jeni Gjermani, por askush nuk thoshte: Ne jemi gjermanë, ju nuk jeni gjermanë. Nga ana tjetër mund të thuhet se zhvillimi i ndjenjës kombëtare tek ne ishte penguar për shkak të luftës dhe të trajtimit të pasluftës, heshtjes si një popull i tërë. Gjermania kishte dalë nga një luftë totale me gjëra të këqija. Ju një perspektivë të tillë nuk e kishit. Nga ana tjetër një shtet gjerman kemi pasur që në Mesjetë, kurse Shqipëria ishte për një kohë të caktuar, në kohën e Skënderbeut. Prej atëherë nuk kishte asnjë shtet shqiptar, nuk kishte Shqipëri. Ishte e ndarë në vilajete nën sundimin e Perandorisë Otomane dhe që kishte edhe elemente të tjera jo vetëm shqiptare. Ne Janinë kishte edhe grekë. Në Shkup kishte sllavë.

 

Kadare solli diçka të re edhe për ne

 

ESM: Të kalojmë tek përkthimet. Përkthyet në fillim Kadarenë. Pse
e gjetët ketë shkrimtarë dhe si u pritë në Gjermani?
Wilfried Fiedler: Në fillim përkthyem novelën e shkurtër “Në kafe ‘Riviera” që doli në serinë e botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm të botës. Zgjodhëm atë që kishim, sepse nuk kishim gjithë atë diapazonin e letërsisë shqipe. Tregimi kishte diçka të re. Kadare atëherë nuk kishte pozitën e sotme. Kishte sukses në Francë, që kishte një shtëpi botuese që gjithçka i përkthehej. Pse ne nuk e përkthejmë? Pastaj edhe Gjermania Perëndimore e gjeti, e zbuloi dhe e botoi. Më pas ne u tërhoqëm si gjuhëtar për t’ia lënë vendin letrarëve përkthyes. Erdhi koha e seminareve. Gjermania Lindore ishte e interesuar për albanologjinë. Ne na dërgonin, por gjithmonë me frikën se ne do të iknim. Sa i përket letërsisë për këtu nuk kishim sepse atëherë, mos harroni, për shtetin tonë Titoja ishte figurë negative, si edhe gjithë Jugosllavia. Ishte diçka e dyshimtë dhe nuk botoheshin.

 

Ta mësoni gjuhën letrare për një komunikim të natyrshëm

 

ESM: Porosia e zakonshme, në ketë rast për lexuesit e gazetës kombëtare (që thatë më parë se e kemi parë dhe lexuar , por tash jetoi në qytezë periferike ku nuk ka shqiptarë)?
Wilfried Fiedler: I drejtohem gjeneratës së re, mendoi për rininë që ka më shumë ne Kosovë, për kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi duhet që të bëjnë më shumë për mësimin e gjuhës shqipe, sepse shumë herë flasin dialekte të ndryshme, që është një gjë e mirë, që na gëzon neve si linguistë, por duhet të kenë një ndjenjë për identitetin e përbashkët të gjuhës letrare shqipe. Ka të meta të mëdha në ketë aspekt. Prandaj duhet të mësojnë dhe të jenë në gjendje ta përdorin si gjuhë të tyre të natyrshme të komunikimit.

Intervistoi: Enver S. MORINA

(Intervista me prof. Wilfried Fiedler është pjesë e librit në proces përgatitjeje “22 intervista me personalitete të shkencës, kulturës dhe artit”)

 

blank

SI NË ËNDËRR Nga Muç Xhepa

Muç Xhepa dhe Petro Zheji
Hapet dera. E drunjtë. Hoteli luksoz “Xheferson”. Kam ndaluar pranë hyrjes. Rruga nr. 16. Sinjalet e emergjencës i mbaj të ndezura. Udhëtari Shtainfel, mbi të tetëdhjetat, i jep diçka dorëtarit dhe afrohet ngadalë. Buzëqesh. Ulet në sediljen e pasme.
– S’është e lehtë të prisni këtu! Rrugë e rëndësishme kjo, – qesh.
Në anën tjetër, banesa madhështore e ambasadorit rus. Dikur ambasada e BRSS-së. Ruhet natë e ditë nga policia sekrete. “Çerdhe agjenturore”, them me vete. Pikërisht këtu, oficeri i marinës amerikane, John Anthony Walker Jr., në gjendje të çrregullt mendore, kaloi portën e zymtë prej hekuri dhe befasoi shefin e KGB-së në ambasadë, Boris Solomatin.
– Dua të fitoj para, – i tha amerikani. – Le të bëjmë marrëveshje bashkëpunimi.
Solomatin menjëherë e mori lart në zyrën e tij. Biseduan dy orë.
– Më bëni përshtypje, – i tha në fund të takimit shefi i agjenturës ruse. – Nuk jeni si të tjerët që i ndez dashuria për komunizmin. Keni ardhur thjesht për biznes.
Walker dorëzoi dokumente tepër të rëndësishme, ku vërtetonte se kishte hyrshmëri te kodet sekrete të Marinës Amerikane, ndërsa Solomatin e shpërbleu me disa mijëra dollarë.
Ndonëse nën vëzhgimin e rreptë të postës së FBI-së, e vendosur në anën tjetër të rrugës, ai mundi të dalë pa u kuptuar, fshehur në automobilin e ambasadës. Për dy dhjetëvjeçarë rresht, oficeri Walker u vu në shërbimin e armiqve të vendit tij. “Veprimtaria agjenturore i siguroi Moskës njohuri të konsiderueshme rreth luftimit në det”, do të shprehej Sekretari i Mbrojtjes, Caspar Weinberger.
– E bukur! Ja, Shtëpia e Bardhë në ballë!
Shihemi në pasqyrë.
– Nuk kemi për të vajtur atje! – qesh me zë.
– Adresë keni vënë qytezën Ferfaks, Virxhinia.
– Banon një ish-koleg. Kemi punuar bashkë në universitetin e “Xhorxhtaunit”, në Katedrën e Gjuhësisë.
– Keni ditë në hotel?
– Përse më pyesni? Ngaqë është i shtrenjtë?
Mbetem i pagojë. Ndonëse e kam detyruar veten t’u qëndroj larg pyetjeve të tilla, kureshtja orientale edhe këtë radhë e mposhti vetëpërmbajtjen oksidentale. Skuqem!
– Bëra shaka! – shihemi në pasqyrë. – Kam ngrënë një darkë në restorantin e hotelit. Prandaj… gatuhet mirë.
Ibrahim Rugova më ftoi si përfaqësues i ambasadës shqiptare në Uashington. Priste miqtë amerikanë. E kishin nderuar në zyrat më të larta të shtetit. Të ftuar nderi kishte Sekretarin e Mbrojtjes, William Perry. Në hollin e hotelit, Rrugova u afrua të shtrëngonte duart me mua. Adnani, shoqëruesi personal i sigurisë, e tërhoqi menjëherë në anë. Mbeta i shtangur. Edhe Rugova u befasua. Adnani buzëqeshi.
– Zoti kryetar, ishit poshtë një objekti që mund t’ju merrte jetën, – bëri me shenjë lart. Varej një shandan i madh prej kristali. Rugova më përqafoi. Në darkë më uli pranë vetes. Respekt vëllai.
Sekretari Perry gjatë fjalës përshëndetëse i tha:
– Do të na keni pranë!
Përse më shfaqet si në ëndërr darka? Ngaqë Dardania është pjesërisht e çliruar…? – them me vete. Festojnë! Marr frymë thellë.
– Cila gatesë ju pëlqeu më shumë? Kam dëshirë ta provoj kur të kthehem.
“Çlirimi i plotë i Dardanisë”, them me vete.
– Të më falni! Ka vite…
– Mund t’ju pyes nga jeni? Më lejoni ta gjej vetë! – vështron i përqendruar në pasqyrë. Flet nën zë. – Albania?
– Po, profesor! Më befasuat! Cila fonemë ju solli në gjetjen e saktë?
– “R” dhe “L”.
“…Për të prodhuar ‘R’ dhe ‘L’ pa u dalluar nga anglezët, kërkohet një rilidhje e elementeve të caktuara të qarkut në tru…”, na mësonte në shekullin që lamë pas Petro Zheji. Eh, gjigant, kush të kuptonte atëherë?!
– Shkenca e gjuhësisë të mahnit me zhvillimet e fundit. Tani mund të shohim edhe cila pjesë e trurit aktivizohet gjatë mësimit të gjuhës së huaj, – mbështet kokën prapa i kënaqur.
– MRI?
-Po! Magnetic resonance imaging and electrophysiology. Mësimi i gjuhës së huaj e zhvillon shumë pjesën e trurit ku ndodh procesi… edhe kujtesën.
– Doni të thoni se e forcon kujtesën?
– Jo vetëm aq, por ndikon të mos prekemi lehtë nga sëmundja Alzheimer.
– Profesor, ju falënderoj shumë! Mësova diçka të re. Shqiptarët, për arsye të ndryshme, në masë kanë mësuar pa vështirësi gjuhë të huaja.
– Ju ndihmon gjuha juaj. E vjetër.
– Ka edhe gjuhë të tjera…
– Po, por nuk janë pranë rrënjës. Vepra e gjuhëtarit shqiptar Petro Zheji, “Shqipja dhe Sanskritishtja” e shpjegon këtë. Kolegu tek i cili po shkojmë beson shumë në zbulimin e tij.
– Mos doni të thoni se ka studiuar gjuhën shqipe?
– Është marrë me të.
Petro Zheji ka lënë mesazh.
– Kur të kthehesh nga puna më merr në telefon! Është urgjente!
Shqetësohem. Zëri i Petros është i thellë. Ndryshe. E marr menjëherë.
– Dëgjomë me vëmendje! Duhet të largohem prej këndej. Zonja e shtëpisë është e alarmuar. E kanë kërcënuar. Duan të më helmojnë. Nuk po të flas më gjatë!
Si juristin Aristidh Kolën, them me vete. “…Arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së re”, tha shqiptari i madh dhe e mbaruan.
– Nisem me avionin e parë!
Piloti lajmëron: “Do të vazhdojmë të fluturojmë rrotull aeroportit. Presim që pista të pastrohet. Jemi brenda një stuhie dëbore”. Hap mbulesën e kauçuktë të dritares. Bardhësi. Vajza e re ulur pranë meje pyet stjuardesën nëse mund të ndezë celularin. Ajo e kundërshton me tundje të kokës.
Në aeroportin “Metro” të Detroitit ka dalë Petro dhe zonja e shtëpisë, ku banon me qira ai. Zonja flokartë, të dredhura, lëshuar mbi supe, sykaltër, trup elegant, veshur me sqimë, shikon përreth e shqetësuar. Dikush e ndjek.
– Më bëre merak! – Petro afrohet i gëzuar. – Kemi dy orë që të presim. Dëbora ka filluar në mesnatë. Njihu me zonjën!
Shtrëngojmë duart.
– Flasim rrugës!
Zëmë vend në sediljen prapa. Zonja nget automobilin ngadalë për tek agjencia e kamionëve me qira, “U-Haul”. Herë pas here, fordi shket mbi dëborën e ngrirë. Vetëm një linjë është e hapur. Pirgje dëbore mbulojnë anët e rrugës. Vetja të duket sikur lundron në një lumë të bardhë.
– Do të na falësh! – Petro afron kokën pranë saj. – Do të flasim në shqip.
– Bëni mirë. Dua të përqendrohem në timon.
– Është e trembur, – më drejtohet Petro. – Ndodhet në mes dy zjarreve: të më shpëtojë dhe të ndëshkohet ose të më helmojë dhe të marrë shpërblimin.
Drithërohem. Të jem në ëndërr? Në Itali e goditën me automobil. Ishte viti i parë pas shembjes së madhe. E lanë të shtrirë në rrugë. E menduan të vdekur. Që nga ajo kohë kanë kaluar dy dhjetëvjeçarë. Jemi në Amerikën antikomuniste. Kërkojnë ta helmojnë!
– I kanë dhënë ultimatum.
– Përse nuk kontakton autoritetet, policinë, FBI-në…?
– Ka frikë se e mësojnë. Më kërkon të largohem që sonte. Me natë.
– Të jetë arsye libri që po shkruan?
– Çdo gjë mund të jetë në mes!
Fordi shket përsëri. Këtë radhë parashtytësi humbet në dunën e bardhë. Jemi të vetëm në rrugë. Dëbora është shtuar. E akullt. Petro në njërën anë, unë në tjetrën, të zhytur deri në gjunjë, shtyjmë me forcë fordin. Gomat xhirojnë. Pas shumë lëvizjesh futet sërish në linjë. Tek agjencia “U-Haul” mbarojmë punë shpejt. Marrim kamion të madh, GMC, me karroceri të mbuluar. Petro ngjitet në kabinë. Ndjekim fordin. Parkoj tek oborri i shtëpisë. Menjëherë fillojmë të ngarkojmë kamionin. Orenditë e dhomës në fillim, pastaj kutitë e kartonit të mbushura me libra dhe fjalorë.
Dita thyet. Flokët e dëborës ngjyrosen në gri. Të pambukta, të dendura. Rrugica ngjason me peizazhin impresionist “Snow at Louveciennes” të piktorit anglez Alfred Sisley.
– Këtë do ta marr me vete në kabinë.
Kutia e madhe prej kartoni është mbushur me dorëshkrime. Vepra që i ka përkushtuar jetën, “Shqipja dhe Sanskritishtja”.
– Nisuni!
Zonja i hidhet në qafë. E përqafon.
– Eh, kështu më shkoi kjo jetë! – Petro i puth duart.
Muzg. Është e para herë që ngas kamion me karroceri. Agjentja na siguroi se gomat janë të reja, dimërore.
– Kini kujdes kthesave! Mos e luani timonin në të kundërt kur të shkisni. Pedaloni butë në frenim dhe ëmbël në gaz!
Ndalojmë në kryqëzimin e rrugëve “Main” dhe “Virginia”. Presim sinjalin të hapet.
– Do më zbrisni ku takohet rruga “Virginia” me shëtitoren “Forest”.
– Me kënaqësi, profesor!
– Do t’ju lutem të prisni pak. Xhoni me siguri do të gëzohet, kur të marrë vesh se jeni shqiptar. Do të kërkojë t’ju takojë.
– Me dëshirë!
Te dera e shtëpisë shfaqet një burrë i shkurtër, rreth të pesëdhjetave, me syze optike. Skeleti i trashë, kauçuku, dallon fort në fytyrën e tij të imët. Hap krahët. Përqafohet me mall me Shtainfelin. Ky i tregon me dorë nga unë. Afrohen. Dal jashtë.
– Tungjatjeta! – Xhoni, “t”-në e bën të fortë.
– Tungjatjeta!
– Ja kështu dua ta them! Nuk e mësova dot kurrë!
– E thoni shumë më mirë se çdo i huaj që kam njohur.
– Po më bëni qejfin, – buzëqesh.
– Folëm për gjuhëtarin shqiptar Petro Zhejin, – ndërhyn Shtainfeli.
– Aha, të madhin e shqipes së bukur, që nuk pata fatin ta takoj. Kishte jetuar në Uashington. E kam mësuar vonë!
– Kthehu majtas. Rruga “Eureka”, – Petro shënon me ngjyrë të verdhë, transparente, pjesën e udhës që kemi përshkuar.
– Si në ëndërr po më duket.
Xhami i përparmë zbret poshtë, shytë, dhe vetja të duket sikur je mbi ski.
– Jeta ëndërr është, – flet i përqendruar mbi hartë.
– Devijo nga “Eureka” dhe futu në autostradën I-75 S. Do bëjmë tridhjetë e gjashtë milje në të.
Kthesa është e zënë. Dy kamionë pastrojnë rrugën e gjerë. Lëvizin ngadalë. Thikat hedhin në anë dëborën që ngrihet si bregore.
– Është shtuar.
– Simbol i një fillimi të ri.
Mbushem me gëzim. Gjiganti Petro nuk është thyer edhe këtë radhë. Misioni i shenjtë e thërret. Gjuha shqipe. Në Tiranë, punët e shkruara që arrinin deri në tavan, i humbi njeriu të cilit ia kishte besuar. Dhe jo vetëm aq, por u përpoq t’i rrëmbente banesën, ku jetonte prej vitesh pa paguar një grosh. Me gjyq. Petro u dëshpërua shumë. E kishte besuar verbërisht.
“Defekti që kemi ne është njëjtësimi i tjetrit me veten”, më tha vite më vonë në Uashington.
– Ta ngroh edhe ca kabinën?
– Jo, se na merr gjumi.
Rris shpejtësinë. Në të majtë liqeni Erie.
– Kemi hyrë në “Lake-effect zone – Zona e ndikuar nga liqeni”.
– Dëbora është e thatë. Ngite me ngadalë!
Lëmë pas qytetin e Toledos.
– Petro Zheji ka jetuar në “College Park”, pranë universitetit të “Merilendit”.
– E keni njohur?
– Po.
– Jeni me fat! Kur të studiohet dhe të zërë vendin e duhur zbulimi shkencor, “Shqipja dhe Sanskritishtja”, shqiptarët do të ndjehen krenarë për gjuhën e tyre.
– Më prekët me vlerësimin e lartë.
– Kërkon njohuri të thella gjuhësore të kuptosh librin. Uroj që katedrat e gjuhësisë të përgatisin një udhëzues… – profesori heq syzet, fshin xhamat e trashë. – Ja, tani shikoj më qartë. Kështu duhet… – buzëqesh. Shtrëngojmë duart.
Largohem i brengosur. Nuk kam arritur ende ta botoj dorëshkrimin që më ka lënë. E quajtëm “Çelësi”.
I-75S bëhet I-280. Dëbora ka pushuar. Kemi tri orë që udhëtojmë të tensionuar. Ndalojmë në vendpushimin e parë. Marrim nga një kafe amerikane. Na krijohet tjetër gjendje shpirtërore. Nisim përsëri udhëtimin. Uashington. Nën dritën e hënës. E argjendtë.
– Dialogojmë mësimin e parë të “Çelësit”, studenti dhe profesori? – e pyes unë.
Punimin “Parashtrimi popullor i Algoritmit Simbolik”, Petro ma kishte dërguar me postë.
– Mirë bëjmë, do na mbajë zgjuar.
Petro nxjerr nga çanta dorëshkrimin.
S: Çfarë ka zbuluar e hartuar kryesisht mësuesi juaj?
P: Algoritmin Simbolik…
S: Që do të thotë?
P: Që do të thotë se ai ka kryer strukturimin, (artikulimin) matematiko-logjik të Mendimit Mistik.
S: Ç’është Mendimi Mistik?
P: Një tjetër lloj mendimi, krejt i ndryshëm nga mendimi i zakonshëm, nga mendimi racional, shkencor.
S: Pra ekzistojnë dy lloj mendimesh?
P: Po, dhe dy lloj logjikash…
S: Të cilat janë?
P: Logjika formale ose arsyeja njerëzore, që mbështetet dhe buron e gjitha nga Parimi i Identitetit Formal, që shkruhet A = A ose për të treguar që A mund të jetë çfarëdo (X = X). Hera-herës kjo logjikë quhet edhe aristoteliane dhe kjo për arsye se Aristoteli ishte ai që e organizoi, strukturoi formalisht duke formuluar edhe teorinë e silogjizmave. Autori i studimeve (Petro Zheji), për të cilat ne do të bisedojmë bashkë, me fjalë të tjera, mësuesi im i dikurshëm, e quan këtë logjikë: kod F. Por dikur, siç shihet qartë në shkrimet e tij të hershme, ai e mbiemëronte atë me një shprehje frëngjisht: “Justice des signes de la Forme”.
S: Dhe logjika tjetër?
P: Ai e quan atë Logjika Esenciale dhe në mbiemërimin e saj të hershëm në frëngjisht: “Logique des signes de l’Essence”. Ky është për atë kodi E, ku E = (X = – X). Meqenëse X dhe – X janë dy “quid”-e (sende) të kundërta, kjo formulë, e famshme tashmë, quhet edhe “Coincidentia oppositorur”, domethënë në shqip: “Përputhja e të kundërtave”, në anglisht “The coincidence of opposites”. Mistikisht “objekti” që përcakton kjo formulë quhet “Qendra”, në anglisht (The Center). Kështu logjika e kodit E është një logjikë qendrore, ndërsa ajo tjetra, logjika formale e kodit F, siç do të shohim më vonë, është një logjikë periferike, sipërfaqësore. Pra, një logjikë e thellë (kodi E) dhe një logjikë e cekët, në anglisht (shallow, superficial), (kodi F). Kemi kështu një dikotomi (të mendimit të marrë në tërësi), domethënë një ndarje në dysh të Mendimit Njerëzor, fjalë kjo që Autori e redukton te Shqipja si: dy (2) ka (folja kam) dam, (anglisht: divide, “Divide in two”). Në qoftë se të tërën e tregojmë, siç bën Mendimi Mistik (simbolik) me simbolin O (domethënë një rreth), dikotomia, për të cilën po flasim, do të tregohej simbolikisht me Ø. Paraqitëm kështu me këtë rast dy simbole, sepse sikundër do të shohim më tej, gjuha me të cilën Mendimi Mistik (kodi E) shprehet dhe operon nuk mund të jetë tjetër veçse një Gjuhë Simbolike. Të tjera simbole do të pasojnë dora-dorës në këtë dialog…
I zhytur në kujtime humbas kërkesën e radhës nga Uberi. Ndaloj tek i pari “Starbaks”. Ulem pranë dritares. Kafenë amerikane e marr pa qumësht, të fortë. Lumi Potomak rrjedh i përgjumur drejt oqeanit. “Jeta ëndërr është”…
(Ky tregim është pjesë e librit “Në anë tjetër, tregime Uberi” të autorit Muç Xhepa.)
blank

Më 3 shtator 1982 u vra Carlo Alberto Dalla Chiesa, gjeneral i karabinierëve, i paepur në luftën kundër terrorizmit të Brigadave të Kuqe dhe mafies

VOAL – Carlo Alberto Dalla Chiesa, gjeneral i karabinierëve, i njohur për angazhimin e tij në luftën kundër terrorizmit të Brigadave të Kuqe së pari dhe më pas kundër mafies, së cilës do të jetë viktimë, lindi në Saluzzo, në provincën e Cuneo, më 27 shtator 1920. Djali i një karabinieri, zëvendës komandant i përgjithshëm i Armës, nuk merr pjesë në akademi dhe shkon te karabinierët si një oficer plotësues në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në shtator 1943 ai po mbante rolin e komandantit në San Benedetto del Tronto, kur u bashkua me rezistencën partizane.

Pas luftës me gradën kapiten, ai martohet me Doretta Fabbo, e cila do t’i japë tre fëmijë, Nando (i cili do të bëhet politikan disa herë i zgjedhur parlamentar), Rita (prezantuese e mirënjohur i TV) dhe Simona. Pas përvojave pozitive në luftën kundër banditizmit, në 1949 ai arriti në Siçili, në Corleone, me kërkesën e tij të qartë. Në territorin mafia po organizohet dhe lëvizja separatiste është akoma e fortë. Këtu Kapiteni Dalla Chiesa e gjen veten duke hetuar 74 vrasje, përfshirë atë të Placido Rizzotto, një sindikalist socialist. Në fund të vitit 1949 Dalla Chiesa do të tregojë Luciano Liggio si përgjegjës për vrasjen. Për rezultatet e tij të shkëlqyera ai do të marrë një Medalje të Argjendtë për Trimëri Ushtarake.

Më vonë ai u transferua në Firence, pastaj në Como dhe Milano. Në vitin 1963 ai ishte në Romë me gradën nënkolonel. Pastaj ai lëviz përsëri, në Torino, një transferim që është në disa mënyra enigmatike: vite më vonë do të zbulohet se ai ishte urdhëruar nga gjenerali Giovanni De Lorenzo, i cili po organizonte “Piano Solo”, një përpjekje grusht shteti për të parandaluar formimin e të parit qeveria e qendrës së majtë.

Duke filluar nga 1966 – që përkon me largimin e De Lorenzo nga Ushtria – dhe deri në 1973 ai u kthye në Sicili me gradën kolonel, në komandën e legjionit karabinierë të Palermos. Rezultatet, siç pritej nga Dalla Chiesa, nuk mungojnë: ai sjell para drejtësisë bosë kriminelë si Gerlando Alberti dhe Frank Coppola. Gjithashtu duke filluar të hetojë marrëdhëniet e pretenduara midis mafies dhe politikës.

Në 1968 me departamentet e tij ai ndërhyri në Belice për të ndihmuar popullatat e goditura nga tërmeti: ai u dha një medalje bronzi për trimëri civile për pjesëmarrjen e tij personale “në vijën e frontit” në operacionet.

Ai heton zhdukjen misterioze të gazetarit Mauro De Mauro (1970), i cili pak më parë kishte kontaktuar regjisorin Francesco Rosi duke i premtuar atij material që linte të kuptohej për çështjen Mattei (presidenti i ENI që humbi jetën në një përplasje aeroplani: avioni u ngrit nga Sicilia, rrëzohet ndërsa afrohej në aeroportin e Linate). Hetimet kryhen në një bashkëpunim të rëndësishëm midis Karabinierëve dhe Policisë; shefi i policisë i ngarkuar është Boris Giuliano, më vonë i vrarë nga mafia.

Në 1973 Dalla Chiesa u gradua në gradën e Gjeneral Brigade. Një vit më vonë ai është komandant i rajonit ushtarak të veri-perëndimit, i cili vepron në Piemonte, Valle d’Aosta dhe Liguria. Zgjidhni një duzinë oficerësh të armës për të krijuar një strukturë anti-terrorizëm (baza e së cilës është në Torino): në shtator 1974 në Pinerolo ai kapi Renato Curcio dhe Alberto Franceschini, eksponentët kryesorë të Brigadave të Kuqe, falë edhe infiltrimit të Silvano Girotto , e quajtur ndryshe “friar mitra”.

Qeveria e vendit i besoi atij kompetenca të veçanta: ai u emërua Koordinator i Forcave të Policisë dhe Agjentëve të Informacionit për luftën kundër terrorizmit, një lloj departamenti special i Ministrisë së Brendshme, krijuar pikërisht për t’iu kundërvënë fenomenit të Brigadave të Kuqe që në ato vite tërbohet, duke iu referuar veçanërisht hulumtimit hetimor të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e Aldo Moro.

Falë Dalla Chiesa dhe përkujtuesve të tij për qeverinë e vendit, figura ligjore e të penduarve zyrtarizohet në këtë periudhë. Duke u përpjekur për pendim, pa lënë pas dore veprimet e infiltrimit dhe spiunazhit, ai arrin të identifikojë dhe arrestojë autorët materialë të vrasjeve të Aldo Moro dhe shoqërimin e tij, si dhe arrestimin e qindra mbështetësve. Falë punës së tij, karabinierët iu kthye një besim i ri popullor.

Megjithëse ishte i përfshirë në ngjarje që e trondisnin, në fund të vitit 1981 ai u bë zëvendës komandant i përgjithshëm i Armës, ashtu si babai i tij Romano në të kaluarën. Mes polemikave ai vazhdon punën e tij, duke konfirmuar dhe konsoliduar imazhin e tij publik si një oficer i drejtë.

Në fillim të Prillit 1982 Dalla Chiesa i shkruajti Kryeministrit Giovanni Spadolini këto fjalë: “rryma Demokristiane Siçiliane e drejtuar nga Andreotti do të kishte qenë” familja politike “më e ndotur nga ndotja mafioze”. Një muaj më vonë ai u dërgua papritmas në Sicili si prefekt i Palermos për të kundërshtuar fillimin e emergjencës mafioze, ndërsa vazhdimi i hetimit të terroristëve kaloi në duar të tjera.

Në Palermo ai u ankua disa herë për mungesën e mbështetjes nga shteti; emblematike dhe plot hidhërim mbetet fjalia e tij: “Ata më dërgojnë në një realitet si Palermo, me të njëjtat fuqi si prefekti i Forlì”. Ai kërkoi të takonte Giorgio Bocca, një nga gazetarët më të rëndësishëm të periudhës, për t’i dërguar shtetit një mesazh përmes mediave, një mesazh që synon të kërkojë ndihmë dhe mbështetje nga shteti. Në intervistë (7 gusht 1982) ekziston pranimi i dështimit të shtetit në betejën kundër Cosa Nostra, i bashkëpunimit dhe bashkëpunimit që i kanë lejuar Mafias të veprojë e patrazuar për vite me rradhë.

Në fakt, botimi i artikullit nga Bocca nuk zgjon reagimin e shtetit por atë të mafies e cila tashmë kishte në sytë e saj gjeneralin karabinier.

Në mbrëmjen e 3 shtatorit 1982, Carlo Alberto Dalla Chiesa është ulur pranë gruas së tij të dytë të dytë (martuar vetëm disa javë më parë) Emanuela Setti Carraro, e cila po ngiste një A112: përmes Carini në Palermo, makina shoqërohet nga një BMW që mbante në bord Antonino Madonia dhe Calogero Ganci (më vonë i penduar), të cilët hapin xhamin e përparmë me një pushkë Kalashnikov AK-47.

Në të njëjtin moment, makina me Domenico Russo në bord, shofer dhe agjent shoqërimi i prefektit Dalla Chiesa, ishte e mbështetur nga një motor i drejtuar nga Pino Greco, i cili e ftoh atë.

Dokumentet në lidhje me rrëmbimin e Aldo Moros, që Dalla Chiesa kishte sjellë me vete në Palermo, zhduken pas vdekjes së tij: nuk është konstatuar nëse ato ishin vjedhur me anë të Carini apo nëse ishin vjedhur nga zyrat e tij.

Carlo Alberto Dalla Chiesa vlerësohet me Medaljen e Artë për trimëri civile në kujtesë, me këto fjalë:

“Tashmë një luftëtar i zellshëm, si një oficer shumë i lartë i Karabinierëve, i krimit të organizuar, ai gjithashtu mori përsipër detyrën, si Prefekt i Republikës, për të refuzuar sfidën e nisur ndaj Shtetit Demokratik nga organizatat mafioze, duke përbërë një kërcënim shumë serioz për vendin. Barbarisht. therur në një pritë frikacake dhe tradhtare, e shtruar mbi të me një egërsi të egër, ai sublimoi me sakrificën e tij një jetë të përkushtuar, me një ndjenjë të shkëlqyeshme të detyrës, në shërbim të institucioneve, viktimë e urrejtjes dhe dhunës së paepur të atyre që donin të luftonin “.

Nëse është e vërtetë që institucionet nuk ishin të pranishme në kohën e tij të nevojës dhe kjo mungesë e rëndë madje ngarkohet mbi anëtarët e familjes duke filluar nga periudha e menjëhershme pas vdekjes së tij, për të kujtuar brezat për vlerën civile të kësaj figure të rëndësishme italiane që ka në të gjithë vendin simbole të panumërta mirënjohjeje siç janë monumentet, emrat e shkollave, kazermat, sheshet, rrugët dhe parqet./Elida Buçpapaj

blank

Dr. Frederik Shiroka, kirurgu me duar të arta Nga PROF. FEDHON MEKSI

Frederik Shiroka, mjek kiru rg i shquar, themelues… i Kirurgjisë moderne shqiptare, lindi më 27 shtator 1907 në Shkodër, qytet me tradita të lashta atdhedashurie dhe bujarie, në një familje atdhetare shkodrane me tradita e kulturë.

1. HAPAT E PARA

Shkollën fillore e kreu në Kolegjin Severian, që konsiderohej si një shkollë elitare në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Frederiku qysh në fëmini dallohej për zgjuarsi dhe talent të veçantë në disa drejtime. Ai luajti suksesshëm në teatrin e shkollës, zotëronte disa vegla muzikore dhe njihte disa gjuhë të huaja. Ai ishte i talentuar edhe në sport dhe ka qenë një notar mjaft i mirë. Gjatë pushimeve të verës, Frederiku adoleshent u aktivizua me ekipin e futbollit të Shkollës së Jezuitëve e më vonë me skuadrën e futbollit Juventus, që përbëhej vetëm nga të rinj të fesë katolike. Veçse, një pjesë e lojtarëve të Shoqërisë Juventus, pa marrë parasysh pasojat që do të kishin nga ana fetare, u bashkuan me shoqërinë laike Studenti – Shkodra. Këta sportistë ishin: Luigj Shala, Frederik Shiroka, Anton Mazreku etj.

2. “KIRURGJIA NUK KA ATDHE, KIRURGU KA”

Mbasi mbaroi shkollën fillore në vitin 1923, Frederiku u dërgua prej familjes së tij që të vazhdonte shkollimin në Austri. Gjimnazin e kreu në qytetin e vogël të Kremsit (afër Vjenës), ku shkolloheshin edhe shumë të rinj të tjerë nga Shkodra. Frederikut iu deshën vetëm 2-3 muaj që të mësonte gjuhën gjermane, të folur dhe të shkruar. Ai përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme (1928) dhe fitoi bursën për të vazhduar Fakultetin e Mjekësisë në Grac të Austrisë. Pasi u diplomua, vendosi të bëhej kirurg dhe u specializua për Kirurgji dhe Gjinekologji, meqenëse Shqipëria në atë kohë kishte shumë nevojë për kirurgë dhe gjinekologë. Në shkollat austriake u formua një pjesë e madhe e intelektualëve shqiptarë. Por, ajo që mësohej në Austri përveç profesionit, ishte edhe sjellja e hijshme, fjala e mençur dhe edukata qytetare, pa të cilat çdo njeri, sado i zoti që të jetë, nuk është asnjëherë i plotësuar në formimin e tij. Frederik Shiroka gjatë gjithë jetës së tij dhe në të gjitha situatat që do t’i krijoheshin tregoi se ishte shembull gjallë i një intelektuali shqiptar, që kishte kryer me sukses gjimnazin, universitetin dhe specializimin në shkollat austriake.

Edhe pse i ofruan për të punuar në Katedrën e Kirurgjisë në Grac, ai vendosi të kthehej në atdhe. Kur e pyetën pse do të kthehej në Shqipëri, ai u përgjigj i vendosur: “Kirurgjia nuk ka atdhe, kurse kirurgu ka”. Si edhe disa intelektualë të tjerë shqiptarë, sidomos mjekë, që nuk pranuan kërkesat për të punuar në katedrat e universiteteve të Europës, madje dhe të SHBA-së, dr. Frederik Shiroka erdhi për të punuar në Shqipëri. Shqipëria në ato vite kishte nevojë të madhe për intelektualë të zotë, bij e bija të saj. Këta mjekë që erdhën për të punuar në atdheun e tyre mbeten edhe sot si shembuj të gjallë të atdhedashurisë dhe humanizmit. Të tillë ishin edhe mjekët e mirënjohur J. Basho, O. Jonuzi, S. Tefiku, I. Tartari, K. Kërçiku, J. Jorgoni, Sh. Ndroqi, Dhimitër Lito e shumë të tjerë. Kësaj plejade i takon edhe dr. Frederik Shiroka, që ndihej krenar se ishte shqiptar. Mbahet mend të ketë thënë se “…unë nuk kam dojç kulturë, por kam kulturën dhe edukatën shqiptare që më dhanë nëna dhe baba im”.

3. NGA GRACI NË TIRANË

Në vitin 1935, dr. Shiroka filloi punën në Spitalin e Tiranës si mjek kirurg dhe do të punonte si asistent i mjekut hebre, prof. Lehmann, i cili vuri re talentin e kirurgut të ri qysh në operacionet e para të kryera prej tij. Dr. Shiroka i përkiste atij brezi intelektualësh, të cilët njohën Shqipërinë pas Kongresit të Lushnjës dhe me Tiranën kryeqytet, që dukej se po merrte njëfarë fizionomie si shtet. Ardhja e dr. Shirokës në Spitalin e Tiranës u mirëprit nga kolegët e tij, si dr. Sabri Tefiku, dr. Besim Zyma etj., të cilët e ndihmuan dhe e orientuan dr. Shirokën për të njohur Tiranën, spitalin dhe kolegët e tjerë. Sjellja e tij natyrale dhe elegante e dallonin nga gjithë të tjerët. Të sëmurët dhe familjarët e tyre u dashuruan me këtë mjek që u buzëqeshte atyre, i shikonte në sy dhe ua vinte dorën në sup për t’u dhënë kurajë. Në regjistrat e operacioneve që u kryen gjatë viteve ‘35-‘40 në Spitalin e Tiranës janë pasqyruar ndërhyrjet kirurgjikale me shkallë të lartë vështirësie të kryera nga dr. F. Shiroka, si p. sh., operacionet në të sëmurët që vuanin nga tuberkulozi i kockave, në të sëmurët me plagë të shumta nga dëmtime të mëdha të organeve kryesore, në trajtimin e sëmundjeve obstetrike kirurgjikale, në sëmundjet urologjike, në sëmundjen e ekinokokut të gjeneralizuar e shumë e shumë të tjera. Duke u nisur nga talenti i kirurgut të ri dhe me të ardhme të sigurt, dr. Lehmann, ish-shefi i tij në Spitalin e Tiranës, që tashmë ndodhej në Amerikë, në vitin 1940 e ftoi zyrtarisht në Institutin e Kërkimeve Shkencore të Filadelfias për të punuar së bashku, por përgjigjja e Shirokës ishte e prerë: “Unë jam më i dobishëm në Shqipëri se në Amerikë. Unë do të veproj njësoj si mjekët e tjerë shqiptarë, ashtu si Ashta, Benusi, Kërçiku, Zyma, Basha etj., që qëndruan në Shqipëri ku populli i do dhe i nderon”.

4. PUSHTIMI FASHIST DHE
TRANSFERIMI NË SHKODËR

Pushtimi fashist e gjeti dr. Frederik Shirokën në krye të punëve në Spitalin e Tiranës. Ai tashmë kishte kryer shumë operacione të suksesshme brenda një kohe fare të shkurtër (1935-1939). Në vitin 1939, pak ditë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, kur prof. Lehmann si hebre që ishte u largua nga vendi ynë, shef i Kirurgjisë mbeti ish-asistenti i tij, dr. Frederik Shiroka. Pas pushtimit të Shqipërisë, pa u vonuar, kirurgët italianë zunë vendet kryesore në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Tiranës. Koleg i dr. Shirokës tashmë do të ishte dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, të cilit dr. Shiroka, pas gafës së radhës që bëri, i tha prerazi: “Unë nuk të lejoj të operosh në këtë mënyrë e të bësh eksperimente në trupat e shqiptarëve, siç keni bërë në Abisini. Teknikat operatore që përdorni ju tashmë janë të vjetruara, kurse shqiptarët, që janë ndër kombet më të lashta të Europës, meritojnë të trajtohen ndryshe, prandaj jua theksoj edhe një herë se nuk ju lejoj të operoni me mua”.

Fjalët e dr. Shirokës u përhapën vetëtimthi te personeli mjekësor i spitalit, te të sëmurët dhe familjarët, të cilët u ndjenë krenarë për qëndrimin e vendosur të idhullit të tyre. Për të plotësuar figurën e shëmtuar të këtij mjeku do të përmend edhe një ngjarje të shëmtuar që lidhet me të. Pas çlirimit të vendit, ai u kap në Portin e Durrësit si shoqërues i kufomës së një oficeri të lartë italian, barkun e të cilit e kishte mbushur me monedha të shumta floriri. Pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar, ai qëndroi edhe disa vjet në Shqipëri, por këtë radhë në burg. Duke qenë se dr. Shiroka nuk pranoi të hynte në Partinë Fashiste, e larguan nga Tirana dhe e transferuan në Shkodër, në qytetin e lindjes, si shef i repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës. Ai qëndroi në vendlindje nga 1 dhjetori 1940, deri në 7 prill 1946. Në Shkodër ai dha një ndihmesë të madhe në mjekimin e popullit në spital e në çdo shtëpi ku e thërrisnin.

Ai ndihmoi pa u kursyer luftëtarët e lirisë të plagosur në luftën kundër fashizmit. Në ditët e para të çlirimit mjekoi pa u lodhur të gjithë partizanët që çliruan Shkodrën, të plagosur ose të sëmurë. Në periudhën e tifos së morrit, që u shfaq në vitin 1945 në gjithë vendin, dolën në pah edhe një herë zotësia dhe aftësitë e tij organizative. Dr. Shiroka iu drejtua me një thirrje popullit të Shkodrës për t’i dhuruar spitalit 400 shtretër, si edhe batanije e dyshekë. Brenda ditës Spitali i Shkodrës u pajis plotësisht, për të pritur të sëmurët e shumtë të infektuar nga tifoja.

5. PËRSËRI NË TIRANË

Në vitin 1946 u kthye në Tiranë si kirurg i parë në Spitalin Civil dhe kryekirurg i gjithë Shqipërisë. Ai ishte shumë entuziast që do t’u shërbente të sëmurëve dhe do të përgatiste mjekët e rinj, të cilët po ktheheshin në atdhe, pas plotësimit të viteve mësimore që u mungonin për shkak të luftës. Por ai fillimisht u ndesh me shumë vështirësi e pengesa, si edhe me xhelozinë e disa kolegëve. Shpesh e quanin mikroborgjez, madje në një gazetë të Tiranës (Bashkimi) ishte shkruar se “Dr. Jani Basho dhe dr. Frederik Shiroka nuk përfillin eksperiencën sovjetike”. Vetëm pak vite më vonë, do të ishin mjekët sovjetikë që do ta ftonin në Moskë dr. Shirokën.

Pas disa operacioneve demonstrative që kreu në sallat e operacioneve të spitaleve universitare moskovite, ata pohuan njëzëri se kishin përfituar mjaft nga mjeku shqiptar me duar të arta, sikurse e quajtën vetë ata. Ata ngelën të mahnitur veçanërisht nga njohuritë e thella, talentin dhe zhdërvjelltësinë e kirurgut shqiptar. Në të vërtetë, populli shqiptar kishte vite që ia kishte vënë këtë emër të merituar dr. Frederik Shirokës. Gjatë viteve 1946-1955, për herë të parë në vendin tonë ai operoi me sukses në të gjitha organet e trupit të njeriut. Dr. F. Shiroka edhe një herë tregoi formimin e tij akademik të shkëlqyer, talentin natyral dhe karizmën personale, duke dominuar për shumë vjet si figura qendrore e Kirurgjisë shqiptare.

Ai preku çdo fushë të Kirurgjisë nga pulmonet, kockat, në mëlçi, stomak, zorrë, tru, aparatin urogjenital, deri në traumatologji. Ai kreu perikardiolizën e parë në Shqipëri, operacionin në zemër që konsiston në heqjen e cipës së perikardit tashmë të trashur dhe të aderuar me zemrën, pas perikarditeve me origjinë tuberkulare, që ishin shumë të shpeshta në ato kohë. Dr. Shiroka dha një ndihmesë të shquar për trajnimin e kirurgëve të rinj, por edhe në drejtim të organizimit të sallave të operacioneve që ndodheshin në qytetet periferike të vendit dhe përparimin e kirurgjisë në gjithë Shqipërinë. Ai ishte pedagog i Institutit të Lartë të Mjekësisë, që u inaugurua në vitin 1952, por mundi të japë vetëm dy leksione për studentët e mjekësisë së vitit të tretë.

6. NJERIU DHE KIRURGU

Dr. F. Shiroka në radhë të parë ishte njeri i drejtë, gojëmbël, por edhe i papërtueshëm. Ai shëroi me fjalët e tij të ngrohta dhe me duart e tij të arta qindra e mijëra shqiptarë. Ishin të shumtë tiranasit që e shikonin birin e tyre në çdo kohë, në të ftohtë e në vapë, me biçikletën e tij të vjetër Bianki kur kalonte në kalldrëmet e Rrugës së Dibrës për të shkuar në spital. Kirurgu me duar të arta, megjithëse jetoi në tri regjime të ndryshme, mbeti shqiptar me karakter dhe dinjitet. Ambicieve të disa kolegëve partiakë në ato vite, ai iu përgjigj me punë cilësore, me kujdesin e tij të sinqertë për të sëmurët dhe me modesti. Frederik Shiroka mbeti për kolegët kirurgë dhe për të gjithë bashkatdhetarët e tij një idhull, që rrallë i vjen një kombi.

Në Spitalin e Tiranës përmendej deri vonë gjesti i dr. Shirokës, që bashkë me infermieren e tij M. Caci i dhanë gjak nga gjaku i tyre një fëmije në gjendje të rëndë dhe me anemi, para operacionit që duhej të kryej sa më parë. Çdo pjesë e trupit të njeriut e çdo organ i tij i dëmtuar u prek nga bisturia e artë e Shirokës dhe në shumicën e rasteve, ajo ishte jetëdhënëse për qindra e mijëra pacientë që operoi. Shumë ndërhyrje kirurgjikale të vështira të bëra për herë të parë në Shqipëri mbajnë vulën e dr. Shirokës. Në vitet 52-53 të shek XX në Angli, prof. Terenc Milli paraqiti një teknikë të re operatore për kurimin e adenomës së prostatës, sëmundje e shpeshtë te meshkujt mbi 60 vjeç.

Dr. Shiroka, së bashku me kolegët e tij të rinj, e zbatoi për herë të parë në vendin tonë këtë teknikë kirurgjikale, ndërkohë që në klinikat e vendeve të tjera të Ballkanit nuk njihej. Ai kryente me sukses operacionet në kokë, duke u bazuar vetëm te shenjat klinike që paraqiste i sëmuri, pa pasur arteriografi, skaner apo rezonancën manjetike që përdoren sot. Kuraja e tij u shtua edhe më tepër kur erdhën dhe filluan të specializohen për Kirurgji nga vetë ai mjekët e rinj, të cilët ai i shikonte si e ardhmja e Kirurgjisë shqiptare. Këta do të ishin plejada e madhe e kirurgëve të shkollës së Shirokës. Në vitin 1985, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së dr. Frederik Shirokës, dr. Dhimitër Lito, drejtori i Sanatoriumit të Shkodrës, i mbështetur nga të gjithë intelektualët shkodranë, organizoi një sesion shkencor, që u përsërit më pas edhe në Tiranë me iniciativën e profesor Petrit Gaçe, i cili në fjalën e tij e quajti dr. Frederik Shirokën “Themelues i Kirurgjisë Shkencore Shqiptare”. Tashmë figura e doktor Shirokës është vendosur krahas korifenjve të tjerë shqiptarë të shkencës. Të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht shkodranët kanë të drejtë të krenohen, që bashkë me Fishtën dhe Migjenin lindën edhe Poetin e kirurgjisë shqiptare, Frederik Shirokën, kirurgun e talentuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Ai ishte një mjek që i përmbushte me korrektësi e pikë për pikë detyrat e famshme të betimit të Hipokratit, duke qenë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit, pa dallim se cili ishte dhe se cilës klasë i përkiste. Nga viti 1947, ai ishte anëtar i Institutit të Shkencave të Shqipërisë (sot Akademia e Shkencave), kurse në vitin 1948 u dekorua me Urdhrin e Punës të Klasit I, me motivacionin: “I dalluar në mënyrë të veçantë për punë të palodhur e frytdhënëse, për merita të shquara në aplikimin e shkencave të mjekësisë, për cilësi të rralla teknike dhe me rezultate të mira të operacioneve, ka kontribuar në shkallë të gjerë për përforcimin e shëndetit të popullit”. Dr. Frederik Shiroka vdes papritur nga Infarkti i Miokardit në orën tre të natës, më 15 dhjetor të vitit 1955. Duke iu referuar revistave dhe gazetave të datave 16-17 dhjetor të vitit 1955 që dilnin në Tiranë, “Populli i Shkodrës dhe të tjerë të ardhur nga i gjithë vendi, me dhimbje, nderim dhe respekt të thellë e përcollën dr. Shirokën në varrezat e Rrmajit”. U shkrua shumë për dr. Shirokën, u mbajtën konferenca e simpoziume për veprën e tij dhe për gjurmët shkencore dhe humane që la pas.

7. OLIMPIA, GRUAJA AUSTRIAKE DHE LETRAT E SAJ

Olimpian nga Tiroli e kishte njohur e dashuruar gjatë kohës së studimeve në Austri. Me mbarimin e studimeve, Olimpia u bë bashkëshortja e Frederikut dhe e ndoqi atë në Shqipëri. Pas ndarjes nga jeta të doktorit, Olimpias për të siguruar mbijetesën iu desh të kërkonte që të punësohej diku. Ajo nuk kishte asnjë profesion, përveç gjuhës amtare që ishte gjuha gjermane. Pasi shërbeu në disa ambasada, më në fund kaloi në ambasadën e Gjermanisë së Lindjes, ku punoi për disa vjet. Në ato kohë ishin gjallë vëllezërit dhe e ëma e saj që jetonin në Itali, por ajo preferoi që të banonte në Tiranë, edhe pse doktori nuk i la asnjë pasuri dhe iu desh që bukën e gojës ta fitonte duke punuar vetë. Kjo vërteton plotësisht faktin se dr. Shiroka, edhe pse gjatë 20 viteve kishte operuar dhe vizituar disa mijëra të sëmurë, nuk kishte lënë asnjë pasuri.

Veçse kërkon përgjigje pyetja se pse Olimpia nuk u kthye në vendin e saj të lindjes. Ajo qëndroi në Tiranë si e shoqja e dr. F. Shirokës dhe si e tillë ajo ndihej e sigurt, e mbrojtur dhe e përkrahur nga të gjithë banorët e Tiranës. Më në fund, në mesin e viteve ’60 ajo shkoi në Itali, ku e priste kushërira e saj, e vetmja nga të afërmit që ishte gjallë. Letrat e shumta që u dërgonte Olimpia nga Tiroli i Italisë miqve të familjes së tyre në Tiranë pas ndarjes nga jeta e doktorit, plotësojnë ato që tashmë njihen për dr. Frederik Shirokën dhe familjen e tij. Në letrat e saj, gruaja e “doktorit”, siç e quante ajo të shoqin, i përmend me mburrje dhe kënaqësi të ligjshme të gjitha nderimet që iu bënë të shoqit pas vdekjes. Ajo përmend që një rrugë në Tiranë tashmë mban emrin e tij. Ajo përmend gjithashtu se për të përjetësuar kujtimin e kryekirurgut të vendit, mori emrin dhe u vendos busti i tij në hyrje të pavijonit 14 që ishte drejtuar prej dr. Shirokës.

Gjithashtu u vendosën buste të punuara nga skulptorja e njohur Kristina Hoshi, si në Sallën e Operacioneve të Spitalit Civil të Tiranës, ashtu edhe në auditorin kryesor të Institutit të Lartë të Mjekësisë. Në letrat e saj ndihej dhimbja nga humbja e Frederikut, njeriut më të shtrenjtë të saj, që ishte e pashlyeshme. Veçse respekti e dashuria që tregonin njerëzit e thjeshtë për “doktorin” dhe të shoqen e tij, qe shërimi i shpirtit të saj. Ajo shkruante: “Njerëzit qanin me dënesë gjatë funeralit të tij, që ishte shprehje spontane e popullit dhe jo një miting i organizuar. Kur po shkonim për në Shkodër për ta varrosur, rrugës na është dashur shumë herë që të ndalonim makinën dhe të hapnim arkivolin e të vdekurit, mbasi njerëzit donin të shihnin për herë të fundit Doktorin e tyre”. Në një letër tjetër që mban datën 17.2.1964, e veja e dr. Shirokës shkruan: “Pak ditë para se të vdiste, Frederikut tim të shkretë, që për popullin ishte shenjtori i të varfërve, i thashë se asnjëri nuk do ta besonte që ne ishim gjithmonë pa lekë në shtëpi. Një herë tjetër e pyeta çka do të kisha bërë në rastin e ndonjë fatkeqësie.

Atëherë ai më vështroi gjatë e më tha: ‘Në një rast të tillë, vendos vetë a do të vazhdosh të rrish këtu, apo do të ikësh në Itali te njerëzit e tu’”. Shkodra, qyteti i kulturës dhe i atdhetarizmit, ka nxjerrë njerëz të shquar të kombit shqiptar. Në mes tyre shkëlqen dr. Frederik Shiroka, themeluesi i Kirurgjisë moderne shqiptare, i cili përkujtohet me krenari nga i gjithë populli, pacientët, familjarët e tyre dhe nxënësit e tij. Në 25 dhjetor të vitit 2020 mbushen 65 vjet nga vdekja e dr. Shirokës. Me këtë rast mund të organizohet një konferencë përkujtimore në kujtim të veprës së tij.

Në këtë konferencë mund të paraqiten me referate shkencore pedagogët e Shërbimit Universitar të Kirurgjisë së Përgjithshme, që japin sot leksionet për studentët, të cilat i filloi, por pa mundur t’i vazhdonte prof. F. Shiroka, kirurgu i madh shqiptar. Gjatë aktivitetit të dendur dhe të shkëlqyer të dr. Shirokës mungojnë vetëm punimet shkencore. Por, në “kohën e Shirokës” ishte e pamundur që të gjendej koha e duhur për veprimtari shkencore, aq më tepër kur ai ishte i vetëm dhe duhet të zgjidhte problemet kirurgjikale të të sëmurëve që vinin nga gjithë Shqipëria. Dr. Shiroka, i ndërgjegjshëm për këtë mangësi, ka lënë një amanet për kolegët e tij: “Në pamundësi kohe dhe shëndeti, historinë e mjekësisë shqiptare po e shkruaj me majën e bisturisë. Të tjerët le ta shkruajnë me majën e pendës”

blank

Më 30 gusht 1918 Fanja Kaplan goditi Leninin me dy plumba në shpatull dhe në qafë

Fanja Kaplan ishte një revolucionare anarkiste ruse

blank

VOAL – Fanny Kaplan (Rusisht Фанни Ефимовна Каплан Fanni Jefimowna Kaplan, gjithashtu Fanja Kaplan, fillimisht Фейга Хаимовна Ройдман Feiga Chaimowna Roidman, e lindur më 29 janar, 29 korrik/ 10 shkurt 1890 në Moskë) ishte një revolucionare anarkiste ruse, e cila sot njihet më së miri për atentatin e saj ndaj Leninit, të cilin e ka kryer në vitin 1918.

Kaplan ishte një nga tetë fëmijët e Chaim Roitman, një mësues në një shkollë fillore hebraike. Ajo u mësua në shtëpi nga babai i saj, i cili vetë ishte besnik ndaj autoriteteve. Rreth vitit 1905 ajo u bë anarkiste dhe u rreshtua me emrin e koduar “Dora” në qarqet revolucionare. Në vitin 1906 ajo mori pjesë në atentatin ndaj një zyrtari qeveritar dhe një gjykatë në Kiev e dënoi atë me vdekje. Dënimi më vonë u shndërrua në burgim të përjetshëm. Kaplan pësoi dëme të mëdha vizuale nga shpërthimi i bombës.

Pas qëndrimit në burg, ajo u dëbua në Akatui në rajonin malor Trans-Baikal të Nerchinsk, ku puna e rëndë shkatërroi shëndetin e saj. Nën ndikimin e Maria Spiridonova, ajo u largua nga anarkizmi dhe u bë një revolucionare komuniste. Familja e saj emigroi në SHBA në 1911, ajo vetë u lirua gjatë Revolucionit të Shkurtit dhe udhëtoi për në Moskë në Prill 1917. Shokët e partisë vendosën t’i çojnë në një sanatorium në Krime për pushim. Gjatë Revolucionit të Tetorit ajo ishte në Kharkov për një operacion të syrit dhe më pas u kthye në Krime, këtë herë në Simferopol.

Më 30 gusht 1918, Lenini u godit nga dy plumba në shpatull dhe qafë ndërsa dilte nga një fabrikë në Moskë ku po mbante një fjalim. Kaplan u arrestua si vrasëse. Gjatë marrjes në pyetje nga çekistët J. W. Jurowski dhe Shefi i Shtetit Sverdlov, ajo bëri deklaratën e mëposhtme:

“Emri im është Fanja Kaplan. Sot qëlloi Leninin. Unë e bëra atë sipas gjykimit tim. Nuk do të them nga kush e kam marrë revolverin. Nuk do të jap asnjë detaj. Kisha kohë që kisha vendosur të vrisja Leninin. E konsideroj tradhtar të revolucionit. Unë u internova në Akatui për pjesëmarrjen në një atentat kundër një zyrtari carist në Kiev dhe kalova njëmbëdhjetë vjet në punë skllevërish. U lirova pas revolucionit. Unë kam qenë dhe jam mbështetës i asamblesë konstituive.”

Ajo gjithashtu deklaroi se kishte një qëndrim jashtëzakonisht negativ ndaj Revolucionit të Tetorit dhe se ajo kishte marrë vendimin për të kryer atentatin në Simferopol në shkurt 1918, pasi bolshevikët shpërndanë me dhunë Asamblenë Kushtetuese. Lenini ishte një tradhtar i revolucionit që kishte fshirë idenë socialiste të dhjetë viteve të fundit përmes vendimeve personale dhe pa asnjë vendim partie.

Pasi u bë e qartë se Kaplan nuk do të jepte asnjë informacion të mëtejshëm, Çeka e qëlloi atë në Kopshtin Aleksandër pranë Kremlinit të Moskës pa një gjyq formal. Mbetjet e saj nuk u varrosën, por u shkatërruan nga Çeka.

Ka dyshime nëse ajo e ka kryer sulmin apo është përdorur vetëm si një kokë turku, ndërsa ajo ka mbuluar një autor tjetër. Iniciatori i të shtënave ishte Yakov Sverdlov. Wikipedia/Elida Buçpapaj

blank

blank

Më 29 gusht 1632 lindi filozofi John Locke – babai i liberalizmit klasik, i empirizmit modern, një nga paraprirësit kryesorë të iluminizmit dhe kriticizmit

John Locke (shqip: Xhon Loku) (29 gusht 1632 – 28 tetor 1704) ka qenë një filozof dhe mjek britanik. Konsiderohet babai i liberalizmit klasik, i empirizmit modern dhe një nga paraprirësit më me ndikim të iluminizmit dhe kriticizmit.

Biografia

John Locke u lind më 29 gusht 1632 në Vrington, në rrethinat e Bristolit. Pasi ndoqi një formim klasik dhe filologjik në Westerminster School të Londrës.

Studioi mes të tjerash filozofinë dhe shkencat e natyrës në Oksford, pastaj mjekësinë, dhe fitoi më 1658 diplomën e Bachelor of Arts. Duke filluar nga viti 1662, dha mësim filozofinë, retorikën dhe greqishten. I nxitur shumë nga filozofia moderne e Dekartit, Loku u dha me pasion gjithashtu ndaj shkencave të reja të natyrës, me nxitjen e kimistit Robert Bojl dhe të mjekut Tomas Sidenham.

Më 1667, u vendos në Londër, në Exeter House, si mjek dhe sekretar i Entoni Eshli Kuperit, konti i ardhshëm i Shaftsbërit, familja e të cilit ishte shumë e lidhur me të. Nën ndikimin e Kuperit dhe të vetë përvojave të tij në jetën politike, Loku braktisi pozicionet e tij roajaliste dhe konservatore, për t’u bërë ithtar i një shteti kushtetues.

Ai jetoi në Francë nga viti 1675 deri më 1679, pastaj u kthye në Londër, ku qëndroi katër vjet para se të ndiqte kontin e Shaftsbërit, të rënë nga pozita, në mërgimin e tij në Holandë. Aty iu përkushtua redaktimit të veprave të tij filozofike. Loku u kthye në Angli më 1689, si pasojë e Glorius Revolution dhe hipjes në fronin anglez të Uiliamit III d’Orinxh. Menjëherë u botuan tri nga veprat e tij më të rëndësishme, duke filluar nga Epistola de tolerantia (Letër mbi tolerancen), 1689, në të cilën flet në mbrojtje të lirisë për të gjitha fetë, për aq kohë sa ato nuk kërcënojnë shtetin liberal; kjo vepër do të frymëzonte edhe Volterin e ri (1694-1778).

Loku botoi më 1690 katër vëllimet e veprës së tij kryesore mbi teorinë e njohjes, An Essay Conceming Human Understanding (Sprorvë që lidhet me kuptimin njerëzor), mbi të cilën punoi – me ndërprerje – prej më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh. Kjo vepër njohu, që në gjallje të vetë autorit, shumë botime dhe u përkthye në latinisht dhe frëngjisht. Po në vitin 1690 u botuan gjithashtu Two Treatises of Govemment (Dy traktate mbi qeverisjen civile). Më 1693, Loku botoi Some thoughts Concerning Education (Mendime mbi edukimin), që ndikuan te Zhan Zhak Rusoi.

Pas kthimit në Angli, Lokut iu propozua shumë herë nga Uiliami III një post qeveritar, që ai nuk e pranoi asnjëherë, duke nxjerrë si shkak arsyet shëndetësore. Më 1696, pranoi më në fund një detyrë të lartë në Ministrinë e Tregtisë. Loku vdiq më 28 tetor 1704 në vilën e fshatit Ëuts, pranë Londrës, ku kishte kaluar vitet e fundit të jetës.
Filozofia dhe ndikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky 10 prill 2015 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. Ju lutem ndihmoni në përmirësimin e këtij 10 prill 2015 duke shtuar burime duke e bërë artikullin të besueshëm. Materialet e pacituara mund të nominohen dhe më pas të fshihen.

Termat me të cilat Loku përcaktoi të drejtat e njeriut të lidhura me natyrën, u rimorën në shekullin XVIII, si në Kushtetutën amerikane ashtu edhe në Deklaraten e të Drejtave të Njeriut, që doli nga Revolucioni Francez. Shoqëria pionere e Perëndimit amerikan do të bëhej shembulli më i shpeshtë i një shoqërie që nuk u ishte nënshtruar ende institucioneve shtetërore dhe ku mbretëronte e drejta natyrore, që nuk ishte thjesht ajo e më të fortit. Ky konceptim u popullarizua nga perëndimorë të shumtë.

“Filozofia analitike” moderne trajton para së gjithash pyetjen e mëposhtme: në çfarë mase gjuha jonë – si ajo e përditshmja, ashtu edhe ajo e shkencës – i shërben kuptimit dhe vendosjes së bindjeve të përbashkëta për njerëzimin? Ajo njohu te Loku filozofin “e saj”. Për shembull, Jurgen Habermas (lindur më 1929), u interesua për mjetet linguistiko-konceptuale që japin ndihmesë për të bërë të mundshme një marrëveshje shkencore ose politike.

Xhon Loku (John Locke) mori pjesë aktive në jetën politike angleze që në fillim të jetës së tij. Ai u fut shumë shpejt në rrethin e Entoni Eshli Kuperit, konti i parë i ardhshëm i Shaftsbërit dhe shef i opozitës ndaj planeve absolutiste të dinastisë Stjuart. Me t’u përmbysur kjo dinasti, Loku u kthye triumfalisht nga Holanda, ku kishte kaluar disa vite mërgimi. Atëherë shpalosi një veprimtari të dendur politike dhe shkencore dhe mundi më në fund të botonte veprat e tij kryesore: Dy traktate mbi qeverisjen civile dhe Sprovë lidhnr me gjykimm njerëzor. Pozita e tij e dukshme në jetën publike ndihmoi që këto vepra të kishin ndikim të madh deri në shekullin XVIII, si në Angli, ashtu dhe në gjirin e Republikës Ndërkombëtare të Letrave. Ato u bënë tekste bazë për iluministët.

Në shkrimet e tij politike, ku më të rëndësishmet qenë Traktatet, për arsye të qëllimeve që miqtë e tij politikë synonin të arrinin, bëhej fjalë për të themeluar një monarki kushtetuese të kontrolluar nga Parlamenti, që të siguronte lirinë ekonomike dhe sigurinë e qytetarëve. Në këtë mënyrë ai u kthye te teoria e “kontratës shoqërore”, të formuluar për herë të parë nga Tomas Hobsi, por pa iu drejtuar pararendësit të tij, që e kishin hedhur poshtë si materialist dhe si të pafe. Në gjendjen e natyrës, njerëzit janë të vetëdijshëm për të drejtën e natyrshme për ruajtjen e vetes së tyre; megjithatë, për të përmirësuar mundësitë e tyre për të mbijetuar, nëpërmjet një marrëveshjeje, ua besojnë të drejtat e tyre një sovrani shtetëror; ata hyjnë në këtë mënyrë në gjendjen e shoqërisë politike. Në përcaktimin e së drejtës natyrore, Loku shkon më larg se Hobsi, që shihte te njeriu veçse një makinë për të riprodhuar vetveten: të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë dhe të lirë, dhe kanë të drejtë të mbrojnë jetën e tyre, shëndetin e tyre, lirinë e tyre dhe pasuritë e tyre; por ata nuk kanë të drejtë as t’ua heqin dhe as t’ua pakësojnë këto të drejta të tjerëve.

Për Lokun, njeriu nuk është më një qenie, nga natyra, egoiste dhe e ashpër, por një subjekt etik që, në kërkim të lumturisë së tij, ka gjithashtu parasysh lumturinë e botës së përtejme dhe që, si pasojë, sillet në mënyrë morale. Megjithatë mundet, si qenie morale, të imponojë të drejtën e tij përmes forcës. Megjithatë, në “paktin” apo “kontratën” shoqërore, individi nuk ia lë të gjitha të drejtat e tij shtetit, siç e gjejmë tek Hobsi: kur shteti nuk ndan në mënyrë të kënaqshme të drejtat e tij të natyrshme, çdo person ka të drejtë të revoltohet kundër fuqisë shtetërore, revoltë që mund të shkojë deri në përmbysjen e raporteve të forcave dhe deri në revolucion. Duke mos dashur një shtet kapitalist që “të lë bësh si të duash, të lejekalimit”, në kuptimin e liberalizmit të shekullit XIX, Loku i jep shtetit të drejtë për ndërhyrje në pronën vetjake, megjithëse kjo e fundit shihet si një e drejtë e njeriut. E drejta e pronës është e drejta më e drejtë për frytet e vetë punës tënde; por, me qëllim që të ndahen mirë produktet e punës, njerëzit shpikën monedhën, që mundëson ruajtjen e rezultateve të kësaj pune. Zotërimi i parasë nuk është, pra, i lidhur ngushtësisht me punën e një individi: ai mund të goditet nëpërmjet taksave nga shteti ose të kufizohet në ndonjë mënyrë tjetër. Në teoritë e tij mbi marrëdhëniet midis pronës, punës dhe parasë, Loku del si një pararendës i ekonomisë politike moderne, siç do të përpunohej nga Adam Smithi (1723-1790).

Në një shtet liberal, që zë një vend në lirinë individuale falë ndarjes së pushteteve midis pushtetit ligjvënës (parlamenti) dhe ekzekutiv (mbreti), toleranca fetare është thelbësore për paqen e jetës në bashkësi. Pas luftërave fetare, kjo tolerancë u bë një temë qendrore: askush nuk duhej të vinte në diskutim paqen shoqërore në emër të një besimi vetjak dhe subjektiv.

Të vetmit që përjashtoheshin nga liria e kultit të siguruar nga shteti ishin të pafetë (sepse nuk ndanin me të tjerët parimet themelore të moralit të natyrshëm), katolikët (sepse njihnin pushtetin e një sovrani të huaj: papën) dhe fanatikët (sepse nuk pranonin asnjë diskutim të arsyeshëm lidhur me bindjet e tyre). Sipas Lokut, një shoqëri ka nevojë për një platformë mirëkuptimi që bashkon tërësinë e sigurive që pjesëtarët e saj i kanë të përbashkëta. Filozofi donte gjithashtu të krijonte një platformë të këtij tipi për bashkësinë e dijetarëve: i tillë është qëllimi i Sjnovë lidhur me kuptimin njerëzor. Loku ishte lidhur me shkencëtarët më të mëdhenj të kohës së tij, pikërisht me Robert Bojlin, që hodhi bazat e kimisë moderne dhe më vonë me Isak Njutonin; dhe përthelloi racionalizmin e Rëne Dekartit, si dhe materializmin “atomist” të Gasendit dhe të Hobsit. Njeri i pajtimit, Loku kërkonte të reduktonte divergjencat e secilit në pika të përbashkëta, mbi të cilat do të vendoste një themel i shkencave të vlefshme, në mënyrë universale, përtej fushave të veçanta të specialistëve. Nga Dekarti, mori pikënisjen e subjektit të veçuar – ç’mund të dijë një “person” i vetëm? – por pa pranuar që realiteti të mund të ndërtohet mbi bazën e sigurive të vetme të unit, si në gjeometri. Duke pohuar se asnjë siguri nuk është që në fillim “e bashkëlindur”, i kundërvihet konceptit platonik të pjesëmarrjes tek “idetë” e përjetshme nëpërmjet “rikujtimit” të asaj që është mësuar në një ekzistencë të mëparshme. Mendimi ynë na lejon gjithashtu të formojmë “mënyra” paraqitjeje, që lidhen më drejtpërdrejt me lëndët, të kapura në mënyrë empirike, si për shembull “trekëndëshi” ose “njohja”, që janë koncepte abstrakte të matematikës dhe të moralit. Përveç kësaj, ne zotërojmë aftësinë e vetvetishme (“intuitive”) të dallojmë klasat e ndryshme të objekteve (të tipit të “trekëndëshave” dhe të “rrathëve”). Kjo është e vetmja mënyrë e jona për të mundur të krahasojmë midis tyre përmbajtjet e vetëdijes së lindur nga ndijimi shqisor dhe nga mendimi dhe për të bërë gjykime lidhur me to, që do të bëhen me siguri, në qoftë se njëra palë do të përputhet me të tjerat pa kundërshti. Kjo lloj sigurie natyrisht nuk ekziston në njohjen ndjesore të gjërave të jashtme, përderisa e kemi të pamundur për të njohur qenien reale të një lënde; ne vetëm mund ta plotësojmë me përvoja “thelbin nominal” të saj, koncepti abstrakt i një gjëje të shënjuar nga vula jonë – Emanuel Kanti do ta cilësonte këtë koncept “të gjësë në vetvete”, tërësisht të pakapshëm nga pikëpamja shkencore. Në shkencat fizike dhe natyrore, mbresat e ndërlikuara të shqisave nuk mund të përshkruhen saktësisht. Në të vërtetë, këto shkenca shquajnë veçoritë “e para” të gjërave, të kapshme në mënyrë matematiko-racionale – si hapësira, forma, lëvizja – dhe veçoritë e tyre “të dyta”, që janë të kapshme vetëm subjektivisht – si ngjyra ose shija. Për të mbërritur në pohime më të sigurta, ato kufizojnë gjykimet e tyre në veçoritë e para.

Duke vërtetuar hap pas hapi “zanafillën, sigurinë dhe gjerësinë e njohjes njerëzore”, duke lajmëruar atë që është e sigurt për të gjithë njerëzit, atë që mund të njihet përafërsisht dhe atë që nuk do të njihet kurrë, Loku themeloi teorinë e tij moderne, që është gjithmonë teoria e kufijve të njohjes. Duke kombinuar saktësinë shkencore dhe common sense, ai përgatit “kantierin” – siç thotë me thjeshtësi – të përcaktuar për të ngritur ndërtesën e shkencës moderne.

Kureshti nga jeta e filozofit

Xhon Loku dallonte qartësisht atë që ne mund ta dimë nga ajo për të cilën kemi vetëm një përvojë të pasigurt dhe subjektive. Duke bërë këtë, ai kërkonte të gjente një bazë konsensuale mbi të cilën të mundej të vendosej sa shkenca aq edhe shoqëria. Këtu janë themelet e teorisë moderne të njohjes, të shkencave të natyrës dhe të politikës:”Common sense”, liberalizëm dhe empirizëm.

Në teoritë e tij mbi marrëdhëniet midis pronës, punës dhe parasë, Loku del si një pararendës i ekonomisë politike moderne.

Në shumë nga shkrimet e tij, Loku ka kërkuar të vendosë themelet e tolerancës fetare, duke formuluar një bazë mirëkuptimi midis besimeve të ndryshme të krishtera, një lloj krishterimi “minimal”, tek i cili do të mund të mermin pjesë të gjithë anglezët. Toleranca fetare është thelbësore për paqen e jetës në bashkësi.

Për Lokun është e sigurt vetëm nuhatja që e sigurojmë nëpërmjet vetes sonë, duke e lënë veten të priret nga ndijimi i shqisave. Vetëdija jonë mbushet me përmbajtje, “ide”, vetëm përmes rrugësh të tërthorta. Këto qëndrime themelore e bëjnë Lokun një empirist radikal, përfaqësuesin e parë të një empirizmi “me kulturë” të mendimit modem. Por ky empirizëm ka gjithashtu një anë “racionaliste” dhe karteziane: sepse edhe sikur asnjë përmbajtje e vetëdijes të mos jetë e bashkëlindur, megjithatë zotërojmë “nga natyra” aftësinë për “të menduar” mbi idetë që ne i kapim nëpërmjet shqisave të ndijimit, domethënë duke verifikuar cilësinë. Ne mësojmë përmes të menduarit të bëjmë ndryshimin midis “ideve të lëndës”, paraqitjeve të përbërësve të pavarur dhe “ideve të marrëdhënies”, që lidhen në kontaktin midis këtyre paraqitjeve.

Përfundimisht, mund të themi se njohja intuitive është ajo që na jep siguri; njohja demonstrative na tregon ekzistencën e Zotit dhe njohja shqisore na tregon se njerëzit dhe gjërat e tjera ekzistojnë, por vetëm atëherë kur ne i perceptojmë ato. Teoria morale dhe politike e Lokut. Fjala kyçe e etikës, e mirë, është plotësisht e kuptueshme, sepse kushdo e kupton se fjala e mirë përdoret për: ‘Gjërat që janë të mira ose të këqija vetëm në lidhje me gëzimin dhe hidhërimin. Pra ne quajmë të mirë atë që është e aftë të sjellë apo të rrisë kënaqësitë, ose të largojë dhimbjen…’. Disa lloj sjelljesh na sjellin kënaqësi, ndërkohë që disa të tjera na sjellin dhimbje. Morali ka të bëjë pra me zgjedhjen e së mirës e dëshirën për të. Si përcaktim më të plotë për etikën, Loku thoshte se ‘e mira morale dhe e keqja janë vetëm pajtim ose mospajtim i veprimeve tona të vullnetshme vetëm me disa ligje’. ‘Dhe ai flet për tre lloj ligjesh, ku përfshihen: ligji i opinioneve, ligji civil dhe ligji hyjnor. Ligji i opinioneve jep gjykimin e komunitetit për llojin e sjelljeve që do të çonin drejt lumturisë: përputhja me këtë ligj është quajtur virtyt, megjithëse është vënë re se komunitete të ndryshëm kanë ide të ndryshme për domethënien e virtytit. Ligji civil është krijuar nga shteti dhe është zbatuar nga gjykata. Ligji hyjnor, të cilin njeriu mund ta njohë si nëpërmjet arsyes së tij ashtu edhe nga kërkimet, është ligji i vërtetë i sjelljes njerëzore: ‘i cili i është dhënë njeriut nga Zoti për të qeverisur veten dhe unë mendoj’, thotë Loku, ‘që asnjëri nuk është kaq mosmirënjohës, sat a mohojë këtë’. Kështu që, në perspektivë, si ligji i përshtypjeve, ashtu edhe ligji civil, duhet të bëhet në përputhje me ligjin hyjnor, ‘kriterin e vërtetë të të drejtave morale’. Arsyeja e mospërputhjes ndërmjet këtyre tre ligjeve është sepse njeriu kurdoherë tenton të zgjedhë kënaqësinë e çastit në vend që të zgjedhë atë që ka vlerë të qëndrueshme.

Shiko dhe

Liberalizmi klasik
Libertarianizmi
E drejta natyrore

(Wikipedia)

blank

Regjina Zefaj, një nënë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një profesioniste  e rrallë – Nga FRAN GJOKA

(Në 70-vjetorin e lindjes)

 

Vitet ikin shumë shpejt, duke lënë gjurmë mbi kujtesën tonë për njerëz, sende, ngjarje, rrethana të bukura apo jo. Shpejtësia e tyre na vë në provën e së panjohurës, si një nga mrekullitë më të hatashme të natyrës. Sa më të thella të jenë njohjet, aq më të thella dhe të veçanta bëhën kujtimet. Por nuk janë vitet  ato që të bëjnë të vlerësuar dhe që të japin personalitet. Janë vetëm veprat e mira, qëndrimi korrekt me njerëzit, mirëkuptimi dhe respekti. Qëndrimi pason sjelljen si një mësim shumë i fuqishëm për jetën, ngulit tek kujtimet tona personazhe, personalitete, portrete që të mbesin gjithmonë të pashlyer nga kujtesa. Sa më shumë i njohim njerëzit, veçanërisht në momente të vështira, aq më të thella janë dhe rrënjët e kujtesës. Nëse disa njerëz harrohen dhe kalojnë në jetën tonë  si re mjegulle, të tjerë mbeten të fiksuar fort në kujtesë dhe bëhen të paharrueshëm. Kjo e dyta ndodh veçanërisht me njerëzit e punës, me ata që ndeshen me vështirësitë dhe u japin zgjidhje atyre, me ata që i shërbejnë drejtpërdrejtë vlerave të jetës dhe qëllimeve të larta njerëzore.

Kështu ka ndodhur edhe me Rexhina Zefaj, me këtë grua, që i gjithë qyteti i Lezhës e respekton dhe e nderon. Në të vërtetë nderon punën e saj, karakterin e fortë, cilësitë e larta humane që ajo ka pasqyruar vazhdimisht në punë dhe në jetë. Njerëzit të mbajnë mend dhe nuk të harrojnë kur je i vlefshëm për ata, kur u shërben pa interes, kur tregohesh korrektë dhe i papërtuar, me sjellje të mirë, edukatë të lartë dhe shfaq në marrëdhënie e komunikim kulturë e mirësi.

Prandaj, në këtë 70 vjetor të lindjes së farmacistes – doktoreshës, Regjina Zefaj, ne na shfaqet përpara syve një grua zonjë, një personalitet i spikatur profesionalisht, që rrezaton cilësi të vyera humane, teksa në portretin e saj janë të pandara pamja tejet e njerëzishme, buzqeshja e sinqertë, ndriçimi i syve, pasionin dhe vullneti për t`i shërbyer gjithkujt me përkushtim të plotë, duke i qëndruar pranë si të ishte një i afërm i familjes, si një prind, si nj motër, si një nënë, një doktoresh e vërtetë.

Regjina nuk ka ndryshuar.Ajo, duke ditur të ruaj te vetja një rini të përhershme, vjen në këtë 70 vjetor plot energji, plot jetë dhe siguri, e bindur se e ka kryer me ndershmëri dhe gjer në fund detyrën e saj. Me vlerat e rralla njerëzore që ka shfaqur e që  ka përcjellë te njerëzit, ajo ka fituar qindra miq në qytetin dhe rrethinat e Lezhës. Janë të panumërt ata njerëz, të thjeshtë, intelektualë, qytetarë të shtresave të ndryshme, të rinj e të reja, të cilët e duan dhe e respektojnë shumë, i shfaqin asaj mirënjohje për përkushtimin dhe kujdesin atë që ajo ka treguar ndaj tyre apo ndaj të afërmëve të tyre.

Cilësitë dhe vlerat e doktoreshë Regjinës sigurisht që i kanë rrënjë në edukimin dhe kulturën që ajo ka fituar nga prindërit e saj, nga traditat e shkëlqyera të familjes. Aty rreth viteve ’30-të të shekullit të kaluar, babai i Regjinës, Prekë Berisha, erdhi nga fisi i Berishajve të Grudës, fis patriotësh dhe arsimdashës, si shumë shqiptarë të Hotit, Grudës e Gucisë, që shkuan dhe u arsimuan në konviktin e “Malet Tona”, Shkodër. I përkiste një fisi të njohur nga dera e të cilit patën dalë intelektualë të shquar: Profesor  Kolë Berisha,  Nol Berisha, Mark Berisha etj., e ku shquhej Kolë Berisha, si studiues i traditës kombëtare shqiptare, autor i disa botimeve mbi traditat tona popullore. Këta personalitete, patën ndikimin e tyre edhe në ndërgjegjen, edukatën dhe formimin e doktoreshë Regjinës. Ndaj ajo, që në fillim u shfaq në qytetin e Lezhës (në vitin 1973) si një farmaciste e re, korrekte, elegante, komunikuese me çdo moshë, gjithnjë me buzëqeshjen e saj  ndriçuese, që e ruan të freskët edhe sot. Menjëherë fitoi dashurinë dhe respektin e njerëzve, duke u shndërruar vazhdimisht përpara tyre në  një njeri-simbol të punës, të ndershmërisë dhe përkushtimit. Si një profesioniste e aftë, e përgatitur në shkollë të lartë, ajo gjithnjë studionte në heshtje për t`u thelluar në të rejat shkencore të profesionit të saj delikat e të vështirë, por ajo studionte edhe psikologjinë dhe problemet sociale që shoqëronin njerëzit me të cilët komunikonte dhe kërkonin ndihmë mjekësore prej saj.

Në punë ajo u njoh me kolegun e saj Zefin, i cili u bë edhe bashkëshorti i saj i ardhshëm, i mirënjohuri Doktor Zefi, gjinekologu duarartë, jo vetëm në Lezhë, por edhe në mbarë vendin, një profesionist që bën pjesë në plejadën e mjekëve që tërë jetën e ka lidhur me shërbimin dhe mbrotjen e shëndetit të nënës e fëmijës.

A pati pengesa Regjina në jetën e saj? Sigurisht, sepse njerëzit e hapur, të sinqertë dhe tolerantë, shpesh herë edhe paragjykohen. Aq më tepër që Regjina ishte edhe një veprimtare e shkëlqyer në punën me gratë, të cilave u qëndronte pranë, i ndihmonte në zgjidhjen e halleve dhe problemeve që ato kishin në jetë, por dhe i orientonte se si të çanin me durim dhe me guxim për të jetuar jetën me dinjitet dhe pa u nëpërkëmbur nga askush. Me punë dhe këmbëngulje, Regjina sfidoi prapambetjet dhe paragjykimet. Ishte puna e  përditëshme, karakteri i saj i fortë dhe i qëndrueshëm,  që e prezantonte atë te njerëzit, te qytetarët lezhjanë, por edhe më shumë te pacientët që  i drejtoteshin për hall dhe për të zgjidhur vështirësitë apo problemet e tyre shëndetësore. Kudo ku punoi e drejtoi në shëndetësi, Regjina tregoi ndërgjegje e ndershmëri, ajo kudo ishte në luftë me padrejtësitë, me formalizmin dhe mungesën e vëmendjes ndaj njerëzve, ndërkohë që nuk pajtohej asnjëherë me shfaqjet e korrupsionit, që nxirrnin kokat aty – këtu në fushën e  profesionit të saj. Regjina Zefaj, i  qëndroi kurdoherë besnike “Betimit të Hipokratit”. Asnjëherë nuk i diferencoi njerëzit sipas shoqërisë e miqësisë, por gjithmonë rrezatoi mirësjellje dhe kulturë të lartë qytetare.

blank

Në foto: Regjina Zefaj

 

Edhe pse ka vite që ka dalë në pension, ajo punon dhe u shërben me devotshmëri qytetarëve dhe pacientëve në farmacinë e saj, duke qenë edhe një këshilluese dhe orientuese për problemet mjekësore. Cilësitë e vyera, edukatën dhe kulturën e lartë Regjina i përcolli edhe te dy djemtë e saj, teksa shfaq një dobësi të veçantë për nipin Mattia Zefaj, i cili ndodhet larg, në Angli. Për Regjinën dhe të gjithë familjen, ai është ëmbëlsira e shpirtit. Me kujdesin e një nëne të arsimuar dhe të kulturuar, Regjina së bashku me bashkëshortin e saj të mrekullueshëm Zefin,  u kujdesën për rritjen, edukimin dhe shkollimin  e djemve. Ata u shkolluan në universitetet më në zë të Londrës dhe të Bolonjës. Djali i madh, Rezarti, tani është arkitekt, kurse Arbëri, ka kryer Fakultetin e Mjekësisë Dega Farmaci, duke ndjekur rrugën e prindërve. Këta dy pasardhës, shikojnë tek prindërit e tyre modelin e prindit të devotshëm, babait të tyre të mirënjohur e shembullorë në gjithçka, të nënës së tyre, që personifikon  modelin njerëzor,  figurën e  nënës së dhembshur, të dashur dhe edukatore të  përsosur, me dijeni të shumta për jetën. Një nënë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një profesioniste  e rrallë, që rrezaton kudo dhe kurdoherë humanizëm dhe mirësi, një qytetare me emancipim bashkëkohor.

Sot doktoreshë Regjina feston 70 vjetorin e saj të lindjes, në një mjedis mjaft të ngrohtë familjarë.

Edhe ne i urojmë asaj, edhe shumë e shumë vite të tjera të lumtura, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj të mrekullueshëm…

 

blank

Më 13 gusht 1926 lindi Fidel Castro, ish president i Kubës

Fidel Castro – Fidel Kastro (13 gusht 1926 – 25 nëntor 2016) ish president i Kubës.

Jeta

Fideli është djali i dytë i martesës së dytë të babait të tij me Lina Ruz Gonzalez. Babai i Fidel Kastros mbërriti nga Galicia (krahinë autonome në verilindje të Spanjës), në Kubë, në kohën e luftës spanjo-amerikane. Ai u martua dy herë. Me gruan e parë kishte dy fëmijë Pedro Emilio e Lidia, ndërsa me Lina Ruz Gonzalez, gruan e dytë dhe të ëmën e Kastros lindi Ramonin, Fidelin, Juanin Emën dhe Raulin. Familja e tij ka jetuar në Bizan, një fshat pak kilometra larg detit, që është një prej vendeve më të bukura në Kubë.

Që fëmijë ai u edukua me kulturë kristiane, gjë që në rini do të linte një shenjë të thellë. Bashkë me vëllezërit e motrat, i ati i futi të studionin në kolegjet më të mira, në “La Salle” dhe “Dolores” në Santiago dhe më pas në Balen, në shkollën katolike më të njohur të Havanës. Argumente bindëse dhe aftësi atleti. Këto ishin dy karakteristikat e Fidelit në kolegj. Ka qenë vetëm 13 vjeç kur lideri i ardhshëm i Kubës tentoi të organizonte një grevë të punëtorëve të sheqerit kundër babait të tij. Në vitin 1945, Kastro fillon universitetin në Havana, për Drejtësi. “Pyes veten pse kam zgjedhur për të studiuar Drejtësi. Nuk e di. Një pjesë ia atribuoj zakonit që kam për të marrë pjesë në diskutime dhe për të polemizuar, dhe mbase kjo është ajo që më çoi të mendoja se isha adapt për t’u bërë avokat”, ka thënë Kastro. Në universitet ai i dedikohet politikës, duke marrë pjesë në grupe të vogla studentësh kubanezë, që ngrinin në qiell heronjtë e të shkuarës, si dhe në një organizatë revolucionare. Në këto kohë Kastro fillon të marrë pjesë e të përfshihet në protestat që bëhen për dhunimin e autonomisë së universitetit dhe po atë vit, kur në Bogota po mbahej një konferencë pan-amerikane, studentët kubanë dhe argjentinas u ngritën në protesta kundër kolonializmit. Dhuna e shkaktuar nga studentët iu vu mbi supe nga gjenerali Marshall komunistëve të Kastros dhe Del Pinos. Pas rrëmujës në Bogota, Fidel Kastro vendos të martohet me Mirta Diaz Balart, motrën e Rafael Diaz Balart, një miku të universitetit. Më 1950 Kastro diplomohet. “Kur mora diplomën isha politikisht një analfabet”, ka thënë lideri kuban gjatë jetës së tij. Kontaktet e para me Manifestin Komunist, me veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, grupi i tij i mori në shkollë, e pas mbarimit të universitetit ata ishin të influencuar nga marksizmi.

Lufta

Në vitin 1950, pra në vitin e fundit të shkollës, ai organizoi studentët kundër imperializmit amerikan. Një vit më vonë ai sulmoi latifondistët, duke kërkuar drejtësi për fshatarët dhe punëtorët kubanë. Në vitin 1953 Fideli vihet në krye të një grupi ushtarak ish-studentësh dhe pas pak muajsh ai vihet në qendër të një grupi të rinjsh teksa drejton luftën kundër Batistës. Bashkë me ata ka me vete punëtorë, fshatarë dhe nëpunës. Më 26 gusht 1953 ai shpall fillimin e revolucionit, por dështon, pasi shumë nga anëtarët e tij burgosen, mes tyre dhe lideri Fidel Kastro, i cili u mbajt i izoluar në ishullin e Pinit. Në gjyq ai nuk mori avokat duke mbrojtur veten e duke shpalosur elokuencë dhe argumente të forta kundër regjimit të Batistës. 26 korriku 1953 mbahet ende sot si data e fillimit të revolucionit kubanez. Në vitin 1954 ai divorcohet nga gruaja e parë Mirta, ndërsa në 15 maj 1955 bashkë me të vëllanë Raul Castro përfitojnë nga amnistia dhe lirohen nga burgu. Vëllezërit vendosin të ikin në Meksikë, ku takon dhe mikun e tij argjentinas Ernesto Che Guevara, i cili ishte vetëm 22 vjeç dhe i sapodiplomuar në Buenos Aires për mjekësi. Kastro organizoi reparte guerile dhe sulmin kundër regjimit kubanez. Në vitin 1957 ai korr fitoret e para, ndërsa në 1958 ushtria e tij fryhet shumë. Në krah kishte gjithnjë Che Guevarën. Më 31 dhjetor 1958, Batista arratiset në Santo Domingo dhe në fillim të 1959, Fidel Katro merr frenat në dorë.

Në pushtet

Më 1960, SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Kubën, ndërsa Kastro shkatërroi të gjitha plantacionet e marihuanës. Reforma Agrare ishte nisma e parë e marrë nga Kastro. Hapi i dytë i ndërmarrë më 1961 ishte lufta kundër analfabetizmit. E sikundër në shtetet e tjera komuniste edhe në Kubë nisën të ndërmerren planet afatgjata. Në vitin 1963 Fidel Kastro bën vizitën e parë në Bashkimin Sovjetik, ndërsa po atë vit shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm për të gjithë. Në Kubë dënohet homoseksualiteti, dënohen grupet kundër regjimit, të cilat u pasqyruan dhe me emigracion të madh në drejtim të SHBA. Në tetor 1967, në Bolivi, vritet Che Guevara, miku i revolucionit kubanez. Vitet në vazhdim kanë qenë jo pak të lehta për drejtuesin më jetëgjatë në një shtet komunist. Ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrëzimin e tij, por pasi lëshoi pe në disa anë, Fidel Kastro mundi të mbijetojë.

Kalimi i pushtetit tek Raul Castro

Me 31 korrik 2006, u njoftua se Fidel Castro iu nënshtrua një operacioni në bark (abdomen). Njoftimi u lexua në televiozionin shtetëror kubanez nga sekretari personal i Fidel Castro. Meqënëse koha e riaftësimit pas operacitonit parashikohet të jetë i gjatë, pushteti në Kubë iu kalua përkohësisht vëllait më të vogël të Fidel Castro, Raul Castro.

Motra e Fidel Castro, Juanita Castro Ruz (73 vjeçe) e cila jeton në Miami, SHBA që nga viti 1964 kur ajo u largua nga Kuba në shenjë proteste nga politikës së ndjekur nga i vëllai deklaroi me 3 gusht 2006, se ajo kishte folur në telefon me një personat që kujdesen për Fidel Castron. Sipas saj Fidel ishte gjallë, por gjendja e tij shëndetsore ishte e rëndë.

Ministri i Shëndetsisë i Kubës, José Ramon Balaguer deklaroi, gjatë një vizite në Guatemala me datë 4 gusht 2006, se Fidel Castro ishte duke u përmirësuar pas operacionit dhe se shumë shpejt do të rikthehej në punë.

Atentatet kundër jetës së Fidel Castro

Sipas një artikulli në gazetën angleze “The Guardian” që bazohet në informacionin e dhënë nga Fabian Escalante, ish-shef i shërbimit të kundërzbulimit të Kubës, CIA dhe emigracioni kubanez në SHBA planifikuan 638 mënyra për të likujduar Fidel Castron. Ata tentuan të zbatojnë disa prej këtyre metodave, por pa sukses.

Një nga tentativat ishte që të paisej një nga dashnoret e Fidel Castros me një lëndë helmuese që do të hidhej në pastën e dhëmbëve që përdorte Castro. Castro e zbuloi atentatin dhe i ofroi të dashurës mundësinë që ajo ta vriste atë me një pistoletë. Ajo nuk mundi ta qëllonte.

Mënyra të tjera të planifikuara ishin: Vendosja e minave të telekomanduara në formën e guackave të detit në vendet ku Castros i pëlqente të zhytej; Lyerja e kostumit të zhytjes me lëndë helmuese ose agjentë bakteriologjike; Atentate me armë zjarri të kryera nga ‘ushtarë’ të mafies amerikano-kubaneze, etj. (Wikipedia)

blank

120 vjet më parë u nda nga jeta arbëreshi Francesco Crispi, një nga arkitektët kryesorë të bashkimit të Italisë

VOAL – Francesco Crispi  (Françesko Krispi) lindi në Ribera (Agrigento) më 4 tetor 1818. Prindërit e tij janë Tommaso Crispi, një tregtar drithi i cili gjithashtu mbajti dy herë postin e kryebashkiakut të Riberas dhe Giuseppina Genova. Françesku, në lindje, pagëzohet me ritin grek sipas traditave të Kishës së Shenjtë Lindore, sepse nga linja atërore ai rrjedh nga një familje me origjinë shqiptare (arbëreshe); gjyshi nga babai, në fakt, është prift i Kishës Katolike Italo-Greke, ndërsa xhaxhai i tij Xhuzepe është peshkop dhe rektor i një seminari greko-shqiptar.

Francesco kaloi një fëmijëri të qetë në Sicili, në Ribera, me prindërit e tij. Ai është një fëmijë gazmor, i cili shoqërohet me bashkëmoshatarët e tij me të cilët argëtohet në të gjithë fshatin. Ai ndoqi shkollën fillore të Villafranca Sicula dhe në periudhën midis 1828 dhe 1835 ai studioi në seminarin greko-shqiptar, ku xhaxhai i tij Giuseppe gjithashtu punoi për një periudhë të caktuar. Dy vjet më vonë, pa i thënë asgjë familjes së tij, ai martohet me Rosa D’Angelo me të cilën ka dy fëmijë.

Disa vjet pasi një ngjarje dramatike prek thellë familjen Crispin, në fakt, dy fëmijët dhe gruaja e tij vdesin. Pas këtij episodi tragjik, ai u regjistrua në Universitetin e Palermos, ku iu përkushtua studimit të lëndëve juridike. Menjëherë pas kësaj ai gjithashtu themeloi një gazetë të cilën ai vetë e drejton, “L’Oreteo. Revistë e re e njohurive dhe letërsisë së dobishme”. Më 1843 ai mori një diplomë në drejtësi dhe, duke qenë në gjendje të praktikonte si avokat, ai u transferua në qytetin e Napolit. Me rastin e kryengritjeve që shpërthyen në qytetin e Palermos, pesë vjet më vonë ai u kthye në Sicili dhe luftoi përkrah kryengritësve për pavarësinë. Kryengritësit i arrijnë qëllimit, duke korrur fitoren.

Në këtë rrethanë, Crispi bën pjesë në Parlamentin Sicilian dhe qeverinë e re të përkohshme. Më 15 maj 1849, megjithatë, qeveria e përkohshme u rrëzua, pasi qeveria Bourbon u rivendos. Ai nuk merr amnisti, kështu që detyrohet të largohet nga Sicilia për t’u strehuar në Piemonte, ku punon si gazetar për të siguruar jetesën. Katër vjet më vonë ai gjithashtu detyrohet të largohet nga Piemonte, pasi ai është i përfshirë në komplotin e organizuar nga Mazzini dhe njerëzit e tij në Milano. Ai gjen strehë në Maltë, ku martohet me Rosalia Montmasson dhe më vonë në Paris, nga i cili dëbohet përsëri.

Me këtë rast ai ik në Londër, ku Giuseppe Mazzini e mirëpret. Këtu ai vazhdon të luftojë për një Itali të bashkuar. Së shpejti ai kthehet në Itali, ku ai ende po lufton për ëndrrën e madhe kombëtare. Ai udhëton i fshehtë në Sicili me qëllim të përgatitjes së kryengritjes siciliane të vitit 1860. Së bashku me Garibaldin dhe njerëzit e tij, ai merr pjesë në ekspeditën e Mijëve e cila filloi më 5 maj të të njëjtit vit me zbarkimin e Marsala, në Sicili. Sicilia më në fund është e lirë dhe Garibaldi ka kontrollin e ishullit. Crispi bëhet Ministër i Brendshëm i qeverisë së përkohshme Siciliane për një kohë të shkurtër për shkak të keqkuptimeve midis njerëzve të Garibaldit dhe Cavour.

Ai shpejt u bë sekretar i Garibaldi dhe pasi kontribuoi në realizimin e ëndrrës së tij të madhe, unitetin kombëtar, më 1861 ai hyri në Parlamentin italian që po lindte. Militant brenda Partisë Republikane, duke anuar hapur me të majtën ekstreme. Tre vjet më vonë, megjithatë, ai mbështeti rrymën monarkike, duke pohuar se forma monarkike e qeverisjes bashkon Italinë, ndërsa forma republikane e ndan atë.

Më 1866 ai refuzoi propozimin që i bëri Bettino Ricasoli, që të bashkohej me qeverinë e tij dhe vitin e ardhshëm ai u përpoq të sigurohej që Garibaldianët të mos pushtonin shtetin papnor. Në ato vite ai u përpoq në çdo mënyrë të ndërhynte për të provuar të ndalonte një aleancë të mundshme midis Italisë dhe Francës, e cila në fillim të viteve 1970 ishte përfshirë në luftën kundër Prusisë. Ai është gjithashtu në favor të lëvizjes së qeverisë Lanza në qytetin e Romës. Më 1873 ai mbështeti kandidaturën e Agostino De Pretis si Kryeministër italian. Tre vjet më vonë, me ardhjen e së majtës në qeveri, ai bëhet Kryetar i Dhomës. Duke mbajtur këtë zyrë të rëndësishme politike, ai udhëton shumë midis Parisit, Londrës dhe Berlinit, ku vendos marrëdhënie të përzemërta me Bismarck, Granville, Gladstone dhe burra të tjerë të mëdhenj shteti.

Në dhjetor 1877 ai u zgjodh Kryeministër, duke marrë pjesë në një seri të tërë ngjarjesh që u zhvilluan në Itali. Në janar të vitit pasardhës, mbreti Vittorio Emanuele II vdiq dhe u pasua nga Umberto. Nën sundimin e tij, Crispi udhëhoqi qeverinë italiane në emër të një monarkie të bashkuar, sepse mbreti Umberto u shpall mbret me emrin Umberto I mbret i Italisë dhe jo me emrin Umberto IV të Savojës.

Marrëdhënia me gruan e tij Rosalia Montmasson acarohet dhe së shpejti arrin të marrë anulimin e martesës që u celebrua në Maltë. Në të njëjtin vit ai u martua me Lina Barbagallo, një grua fisnike që i përkiste dinastisë Bourbon, nga e cila gjithashtu kishte një vajzë vite më parë.

Opozita e akuzon atë për bigami, pasi ai është i martuar si në Maltë ashtu edhe në Itali. Pas shtatëdhjetë ditësh qeverisje, Crispi detyrohet të japë dorëheqjen.

Pas nëntë vjetësh ai arriti të vendoset përsëri në sferën politike, duke u emëruar Ministër i Brendshëm i qeverisë De Pretis. Më 1889 ai zëvendësoi këtë të fundit në krye të qeverisë. Politika e jashtme që zhvillohet nën qeverisjen e tij është shumë intensive. Në radhë të parë, pasi shkoi në Prusi për të marrë disa sqarime nga Biamarck mbi funksionimin e Aleancës Tripalëshe në të cilën Italia mori pjesë së bashku me Austrinë dhe Prusinë, ai forcon marrëdhëniet me gjermanët. Marrëdhëniet u forcuan më pas me Anglinë, që mbetën të mira për ca kohë pas arritjes së një traktati detar midis dy vendeve vite më parë. Nga ana tjetër, marrëdhëniet me Francën u ftohen, pasi negociatat për arritjen e një traktati tregtar midis dy vendeve janë joproduktive.

Në lidhje me politikën e brendshme italiane, qeveria Crispi miraton një sërë masash të rëndësishme, duke përfshirë reformën që synon ndryshimin e administrimit të drejtësisë italiane, hartimin e Kodit të Shëndetit dhe Kodin Tregtar. Deri në rënien e qeverisë së tij, që ndodhi më 31 janar 1891, ai arriti të drejtonte vendin me ndihmën e të Djathtës, pasi nuk mund të kishte më mbështetjen e Partisë Radikale Italiane. Pas rënies së qeverisë Crispi dhe ndërhyrjes së shkurtër të qeverisë liberale-konservatore të Di Rudinì, Italia udhëhiqet nga Giovanni Giolitti, eksponent i grupit politik krispian.

Qeveria e drejtuar nga Giolitti nuk zgjati shumë, pasi ai nuk ishte në gjendje të rivendoste rendin publik pas trazirave që filluan në Sicili dhe Lunigiana dhe sepse u vu në pyetje me rastin e skandalit Banca Romana. Opinioni publik italian dëshiron që Crispi të udhëheqë përsëri vendin. Qeveria e tij e dytë është shumë konservatore dhe autoritare, pasi urdhëron shtypjen e kryengritjeve të punëtorëve me forcë, për shpërbërjen e Partisë Socialiste të punëtorëve italianë. Ai garanton zhvillimin e sektorit industrial italian, veçanërisht duke mbështetur sektorët e çelikut dhe metalurgjisë. Më 1895 ai mori shumicën në zgjedhje. Vitin tjetër, pas disfatës së raportuar nga ushtria italiane në betejën e Aduas, Crispi dha dorëheqjen.

Përkundër kësaj, ai vazhdoi karrierën e tij politike dhe u zgjodh në kolegjin e Palermos, duke pasur mbështetje të madhe popullore. Pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore, Francesco Crispi vdiq më 12 gusht 1901, në moshën 83 vjeç./Elida Buçpapaj

blank

Bosnjë dhe Hercegovina shënon ditëlindjen e Alija Izetbegoviçit, presidentit të parë të kombit

Bosnjë dhe Hercegovina sot shënon ditëlindjen e 96-të të Alija Izetbegoviçit, presidentit të parë të vendit të pavarur, shkruan Anadolu Agency (AA).

Izetbegoviç ishte një figurë kyçe në historinë e trazuar të rajonit të Ballkanit.

Politikani, shkrimtari dhe juristi, i cili u bë i njohur gjatë luftës së hidhur të vendit në periudhën 1992-1995, kujtohet me lutje çdo vit në ditëlindjen e tij në Varrezën e Dëshmorëve Kovaçi në kryeqytetin Sarajevë.

Analisti politik palestinez Sari Orabi beson se mund të tërhiqet paralele midis luftës palestineze dhe asaj boshnjake.

Ekzistonte një projekt boshnjak lirie pas rënies së Jugosllavisë dhe refuzimit të pavarësisë së Bosnjës nga serbët. Po ashtu, palestinezët kanë një projekt të ngjashëm që po bllokohet nga disa palë arabe dhe globale.

Të dy rastet janë të ngjashme për sa i përket ekzistencës së një projekti shfarosës dhe mohimit të një pranie politike, e cila, siç tha Orabi, anashkalohet në mënyrë universale.

“Të dy vendet janë të ekspozuara ndaj luftërave të rregullta kundër rrënjëve të identitetit të tyre origjinal”, tha Orabi.

Karakteri i Alija Izetbegoviçit është një kombinim i shumë aspekteve që supozohet se gjenden në personalitetin e çdo udhëheqësi të një kombi që lufton për çlirimin nga pushtimi, tha ai.

“Mendoj se aspekti më i rëndësishëm i personalitetit të Izetbegoviçit është aspekti moral. Kjo ishte e qartë në udhëheqjen e tij të projektit të çlirimit të Bosnjës si një projekt i gjithë kombit boshnjak, e jo një projekt personal,”, shprehet Orabi.

Ai beson se udhëheqësit politikë bashkëkohorë palestinezë po përjetojnë një krizë morale që reflektohet në performancën politike. Kjo mund të shihet në retorikën e paqartë politike të udhëheqjes palestineze, e cila është ende pa një vizion të qartë.

“Alija Izetbegoviçi e dinte se çfarë donte në nivelet intelektuale dhe politike. Ai donte të ringjallte identitetin boshnjak dhe të shpëtonte popullin boshnjak brenda mundësive të disponueshme të një popullsie të vogël”, theksoi Orabi.

Shkrimtari palestinez bëri thirrje për frymëzim nga qartësia e historisë intelektuale dhe politike të Izetbegoviçit nga udhëheqja politike palestineze për të prezantuar një projekt çlirimi serioz dhe të përcaktuar mirë.

“Ka një krizë të vjetër morale në lëvizjen çlirimtare palestineze. Vuan nga përdorimi i saj për interesa personale, dhe kjo nuk gjendet në personalitetin e Izetbicoviçit”, deklaroi Orabi.

blank

Më 31 korrik 1886 u nda nga jeta Franz Liszt, kompozitor i shquar hungarez

Liszt më 1886, katër muaj para vdekjes së tij, fotografuar nga Nadar

Franz Liszt (Shqiptimi: Franc List, i njohur gjithashtu si Liszt Ferencz;[ 22 tetor 1811 – 31 korrik 1886) ishte një kompozitor hungarez i shekullit XIX, pianist virtuoz, dirigjent, mësues i muzikës, organist, filantrop, autor, nacionalist dhe një tercijar françeskan gjatë epokës Romantike.

Liszt fitoi famë në Europë gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë për aftësitë e tij virtuoze të jashtëzakonshme si pianist. Ai ishte një mik dhe një muzikant pronotor për shumë kompozitorë të kohës së tij, përfshirë Frédéric Chopin, Richard Wagner, Hector Berlioz, Robert Schumann, Camille Saint-Saëns, Edvard Grieg, Ole Bull, Joachim Raff, Mikhail Glinka dhe Aleksandër Borodin.

Si kompozitor, Liszt ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të Shkollës së Re Gjermane (Neudeutsche Schule). Ai la pas një punë të gjerë dhe të larmishme, në të cilën ndikoi te bashkëkohësit e tij dhe parashikonte shumë ide dhe tendenca të shekullit XX. Disa nga kontributet muzikore të tij më të shquara ishin shpikja e poemës simfonike, zhvillimi i konceptit të transformimit tematik si pjesë e eksperimenteve të tij në formë muzikore dhe bërja e nisjeve radikale në harmoni.

Jeta

Franc Listi ka hyrë në historinë e muzikës para së gjithash si luajtës virtuozë i pianos. Mësuesit e parë të tij ishin Karl Cerni (Carl Czerny) dhe kompozitori i tmerrshëm dhe gjoja vrasësi i Moxartit, Antonio Saliri (Antonio Salieri). Nga këta dy, Listi u pajis me elementet e nevojshme të muzikës. Mirëpo çelësi i veprimtarisë artistike për Listin ishte koncerti i luajtësit virtuozë të violinës, Nikolo Paganinit (Niccoló Paganini). Për deri sa Listi e dëgjoi më 1831 violinistin në Paris, vendosi që të bëhet Paganin i Pianos. Në vitet pasuese ai përpiloi një teknikë të tillë fulminante që futi nën hijen e saj çdo teknik luajtëse të më parëshme. Koncerte e njëpasnjëshme shkaktuan me të shpejtë përhapjen e namit të tij në tërë Evropën, ai ishte i dashuri i grave dhe kishte marrëdhënie të mira me princesha e mbretëresha. Qenia e një udhëtari virtuozë në të vërtet ishte vetëm një etapë në jetën e Listit. Më 1842, Listin e thirrën në Vajmarë për të ndikuar aty si mjeshtër i kapelës së oborrit. Këtu u krijua edhe ideja e themelimit të Teatrit muzikorë nacional dhe po këtu ai krijojë përfytyrimet për pasmin e skemës simfonike me shkrime simfonike. Me orkestrën e oborrit të Vajmarës, ai luajti simfonitë e Betovenit dhe veprat e Hektor Berliozit (Hector Berlioz) dhe Rihard Vagnerit (Richard Wagner). Pasi që u ngatërrua me qarqet artistike reaksionare ai u lagua më 1862 për në Rom dhe filloj të merret me fe. Nga këtu Listi përdori vetëm materie fetare si bie fjala Legjenda e Elizabetës së Shenjtë. Listi vdiq më 1886, gati 75 vjeçar gjatë lojnave festive të Rihar Vagnerit në Bejrojt (Bayreuth).

Listi si pianist

Janë disa, nëse ndonjë, burime te mira që japin një impresion se si Listi me të vërtet tingëlloi që nga vitet e 1820-a. Czerni thoshte se Listi ka qenë natyral i cili luante piano sipas ndjenjës, dhe rishikimet e koncerteve të tij veçanërisht tregojnë briliancën e tij, fuqinë dhe precizionin gjersa luante piano. Dhe në koncertin e fundit ai gjithashtu përmendi zotësinë e tij që absolutisht kurrë te mos ndryshoj tempon, e cila mund te ketë qene edhe nga babai i tij, i cili insistonte që Listi te praktikonte me metronom. Repertori i tij në ketë kohe konsiston se pari nga pjesëza në stil te shkollës brilante Vjeneze, nga koncertet e Humelit dhe nga veprat e mësuesit te tij te mëparshëm Czernit, nga koncertet e te cilit nganjëherë Listit i ipej mundësia te shfaqte talentin e tij nga improvizimet.

Duke përcjellur vdekjen e babait te Listit më 1827 dhe boshllëkun e jetës se tij si një turist virtuoz, është sikur loja e Listit në piano u zhvillua gradualisht dhe mori një stil personal. Njëri nga përshkrimet me te detajuara te lojës së tij në piano prej asaj kohe vjen nga dimri i viteve 1831/1832, gjate se cilës ai fitonte jetesën si mësues në Paris. Disa nga nxënësit e tij ishin edhe Valerie Boissier, nena e se cilës quhej Augusta dhe mbante me kujdes te madh ditarët e mësimeve te saj.

Listi filloi te fokusohej në karrierën e tij si pianist dhe prapë prezantimet e tij me emocione te ndezura te muzikës ishin te rralla dhe me zë te pa ndërprerë. Shprehjet e fytyrës dhe gjestet në piano do te reflektonin çka ai luante, për te cilat ai nganjëherë edhe ishte i tallur në gazetat e kohës, gjithashtu përmendej edhe privilegji që ai mund te kishte me tekstet e tij.

Berliozi na tregon neve se si Listi do te shtonte kadencën, dridhjen dhe dredhjen lur luajti veprën e Betovenit SONATA NE DRITËN E HËNËS, dhe krijoi një skenë dramatike duke ndryshuar tempon e Largo dhe Presto. Në BACCALAUREUS LETTER te Xhorxh Sandit nga fillimi i 1837, Listi pohoi që ai e kishte bere për qëllim që te kishte aplauz, dhe premtoi se do te ndjektë te dyjat : Letrën dhe Shpirtin e rezultatit tash e tutje. Ka qene e debatuar se në çfarë niveli ai e realizoi ketë premtim gjithsesi.

 

Shënim

Pasaporta Hungareze e Listit e shqiptonte emrin e tij si “Ferencz”. Një reformë ortografike e gjuhës Hungareze në vitin 1922 (e cila ishte 36 vjet pas vdekjes së Listit) e ndryshoi shkronjën “cz” në thjesht “c” në të gjithë emrat e tij, përveç mbiemrit; duke u bazuar nga kjo, emri i tij në gjuhën moderne Hungareze përdoret si “Ferenc”. Nga 1859 deri më 1867, u quajt zyrtarisht Franz Ritter von Liszt; u shtua një Ritter (kalorës) në nder të Perandori Francis Jozef I në 1859, por kurrë nuk e përdori këtë titull fisnik në publik. (Wikipedia)


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend