VOAL

VOAL

“Krim shtetëror që duhet zbardhur urgjentisht”- Tedi Blushi publikon dokumentin: Gjykata konfirmon, Ilir Meta u rrëmbye!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se edhe pse kanë kaluar 15 muaj nga arrestimi i Ilir Metës, drejtësia hesht për mënyrën si Presidenti i PL-së u vu në pranga.

 

Në një deklaratë për mediat, Blushi ka publikuar një dokument, që sipas tij gjykata konfirmon se më 21 tetor 2024 Ilir Meta u rrëmbye.

Sipas tij, ky është një krim shtetëror që duhet të zbardhur: “Asnjë hetim administrativ. Asnjë hetim gjyqësor. Asnjë përgjegjës për këtë akt shumë të rëndë kriminal, të paprecedentë në historinë e një shteti të së drejtës, por krejt “normal” në narko-shtetin mafioz të Edi Ramës ku rrëmbimet jo vetëm të liderëve të opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit, por edhe të qytetarëve, të biznesmenëve e së fundmi të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin”.

Deklarata e plote: 

Kanë kaluar 15 muaj nga krimi shumë i rëndë shtetëror i rrëmbimit terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije.

Asnjë hetim administrativ. Asnjë hetim gjyqësor. Asnjë përgjegjës për këtë akt shumë të rëndë kriminal, të paprecedentë në historinë e një shteti të së drejtës, por krejt “normal” në narko-shtetin mafioz të Edi Ramës ku rrëmbimet jo vetëm të liderëve të opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit, por edhe të qytetarëve, të biznesmenëve e së fundmi të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin.

Krimi shtetëror i rrëmbimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta edhe pas 15 muajsh vazhdon të mbetet qëllimisht i pazbardhur, sepse zbardhja e tij do të konfirmonte dhe ekspozonte të vërtetën e tmerrshme se institucionet e ngarkuara me zbatimin e ligjit, në diktatin e krimit dhe karteleve të drogës, janë shndërruar në një bandë mafioze, që ka kriminalizuar të gjithë shtetin, që vepron për llogari të Kreut të Organizatës dhe interesave të tij mafioze.

Krimi shtetëror i rrëmbimit mafioz të Z. Meta është konfirmuar edhe nga vetë gjykata e posaçme, që ka pranuar zyrtarisht se ajo çfarë ndodhi mesditën e 21 tetorit 2024, në kryqëzimin pranë “Casa Italia” në Tiranë, në orën 12:18, ishte një rrëmbim.

Vendimi i gjykatës fakton qartë se Z. Meta u njoh me ekzekutimin e masën “arrest në burg” nga oficerët e policisë gjyqësore, vetëm në ora 14:16, rreth dy orë pasi ishte rrëmbyer me dhunë në mes të rrugës.

Pra, për dy orë të plota, Presidenti i Partisë së Lirisë, thotë gjykata, ishte i rrëmbyer, i marr peng nga banditë të armatosur e të maskuar, pa asnjë bazë ligjore, pa vendim gjykate, pa u njohur vetëm me të drejtat, që i takonin sipas Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe as me bazën ligjore të ndalimit, por edhe pa avokat.

Banditë me maska. Të armatosur rëndë. Pa dokumente identifikimi. Pa uniformë policie. Pa mjet policie.

Një rrëmbim i pastër mafioz, i kryer në mes të ditës, në sy të dhjetëra qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

Banditët me maska, siç është e njohur botërisht, e tërhoqën zvarrë me dhunë Z. Meta dhe e futën në një automjet privat, që gjithashtu nuk kishte asnjë shenjë dalluese se i përkiste Policisë së Shtetit.

Krejt ndryshe edhe nga e njëjta bandë mafioze që rrëmbeu Gerond Meçen dhe Daniel Shimën, ku siç është faktuar kriminelët e Edi Ramës ishin kujdesur të maskoheshin me uniforma që mbanin logon Policia apo Byroja Kombëtare e Hetimit.

Shumë i rëndë dhe nuk duhet neglizhuar kurrsesi është konstatimi zyrtar i Avokatit të Popullit, që gjatë hetimit të kryer lidhur me mënyrën e ndalimit të Z. Meta zbuloi të vërtetën tronditëse të zhdukjes së provave.

Nuk ka asnjë dokument procedural, nuk ka asnjë provë institucionale për atë që ndodhi në 21 tetor 2024, sepse qartësisht, në ora 12:18, siç faktoi edhe vendimi i gjykatës, Ilir Meta u rrëmbye nga banditët e Edi Ramës.

Në të kundërt do të ekzistonte qoftë edhe një dokument shtetëror apo procesverbal zyrtar për ndalimin dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit.

Por prova nuk ka sepse nëse do të kishte ato do të faktonin zyrtarisht krimin e rëndë shtetëror që u krye me porosi dhe për llogari të Kreut të Organizatës.

Si të mos mjaftonte kjo, bashkë me Ilir Metën u rrëmbye dhe u mbajt peng dhe iu privua liria për më shumë se tre orë edhe drejtuesi i automjetit, Artemis Peca, ndaj të cilit nuk ekzistonte asnjë urdhër ndalimi. Një tjetër krim i rëndë shtetëror, i cili nuk është hetuar kurrë.

Fakti që SPAK-u nuk e hetoi kurrë kallëzimin e bërë në datën 6 dhjetor 2024 nga Partia e Lirisë ndaj banditëve që kryen rrëmbimin e Z. Meta; fakti që prokurori Arben Kraja e cilësoi si të rregullt dhe të ligjshëm këtë akt kriminal para gjykatës në seancën për masën e sigurisë të datës 23 tetor 2024; fakti që SPAK qëllimisht, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e shmangu veten, pra BKH nga operacioni për ndalimin e z. Meta, konfirmon bashkëfajësimin, gjithashtu dhe ndikimin politik nën urdhrat e Edi Ramës.

Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i mirëplanifikuar prej kohësh nga organizata kriminale vendas dhe mafia ndërkombëtare e George Sorosit, u krye me me urdhër të Edi Ramës dhe u ekzekutua nga “grupi i gatshëm” i banditëve të Organizatës, të specializuar për të tilla aksione të paligjshme rrëmbimi personi, që ishin gati edhe për një skenar të mundshëm gjakderdhje.

Më 21 tetor 2024, në ora 12:16, nuk ka ndodhur një arrestim, por një krim, një akt i pastër terrori shtetëror.

Në Shqipëri, Presidenti i Partisë së Lirisë u rrëmbye si në filmat e mafies.

Edhe pse këto prova i ka gjykata, SPAK dhe policia gjyqësore tregojnë qartë që për 2 orë ish-Presidenti i Republikës është rrëmbyer dhe ndërkohë Narkodrejtori i policies, Ilir Proda vazhdon të mashtrojë publikisht institucionet me pretendimin kriminal se operacioni u zhvillua në rregull.

Mjafton vetëm ky mashtrim, që ky Narkodrejtor vagabond, të arrestohej në flagrancë, pa harruar gjithë zullumet që mban mbi supe për të cilat kurrë nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të ashpër ligjor.

Përse duhet të rrëmbehej në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzonte mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës?

Është e qartë që ai u rrëmbye për të rrëmbyer zgjedhjet e 11 Majit, për të terrorizuar Partinë e Lirisë, opozitën dhe gjithë kundërshtarët e regjimit.

U rrëmbye nga tmerri që Edi Rama ka nga personaliteti i Z.Meta, nga fuqia e tij elektorale, nga të vërtetat që ai thotë, nga delegjitimi që ai i ka bërë gjithë mekanizmit të kapjes së “Drejtësisë së Re”, që e kthyer në Ramaformë shërben sot jo vetëm si patericë e Narkoregjimit por edhe si armë për të vrarë pluralizmin politik.

Standardet e rrëmbimit janë të njëjta edhe me standardet me hetimit e sidomos të paraburgimit, ku Z. Meta ndodhet në kushtet e një izolimi ekstrem, nën masa të kundraligjshme, në shkelje të Kushtetutës dhe KEDNJ, duke iu pamundësuar e drejta të takohet me drejtuesit e partisë, të komunikojë me mediat, madje edhe duke iu kufizuar ajrimi në vetëm 1 herë në ditë, kur ndërkohë gjithë të paraburgosurit dalin 2 herë në ditë në ajrim, e kjo vetëm për për gjoja “fajin” pse iu përgjigj nëpërmjet telefonit tim, pak pyetjeve të një gazetareje.

Përse u krye ky rrembim, i cili objektivisht kishte zero shkaqe sepse Z.Meta nuk po dilte nga Shqipëria, por po kthehej nga Kosova dhe po hynte në Tiranë, ku kishte njoftuar një konferencë shtypi nga selia e Partisë së Lirisë?

Kjo vërteton edhe njëherë se jemi përpara një situate krejt të paprecedent dhe shumë të rrezikshme për një shtet të së drejtës, e pakrahasueshme edhe me atë që ndodh në vende diktatoriale apo regjime autokratike.

As regjimet më autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla kriminale. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe mafioze.

Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta.

Se kush e rrëmbeu Gerond Meçen dhe Daniel Shimën të gjithë shqiptarët e dinë.

Por përpjekja për të mbuluar dhe për të kaluar në heshtje rrëmbimin mafioz të Ilir Metës, nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të amnistohet kurrë.

Zbardhja zyrtarisht e emrave të bandës kriminale që rrëmbeu Ilir Metën është një përgjegjësi që rëndon aktualisht mbi drejtësinë, që nuk mund të heshtë dhe as të mbulojë këtë akt mafioz shumë të rëndë.

Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK-ut të hetojë dhe të zbardhë menjëherë të gjithë çetën kriminale që rrëmbeu dhe mbajti peng për më shumë se dy orë Presidentin e saj, fakt i provuar edhe nga vetë Gjykata.

Çdo ditë heshtjeje është një akt akuze ndaj SPAK-ut.

Çdo ditë pa zbardhje e kthen drejtësinë në bashkëautore të këtij krimi shtetëror.

Nënvizoj se krimi shtetëror i rrëmbimit jo vetëm të liderëve të opozitës dhe kundërshtarëve të regjimit, por edhe të qytetarëve, të biznesmenëve e së fundmi të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin.

Të gjithë shqiptarët e panë se si narkopolicët, me kapuça të zinj, e rrëmbyen një të mitur 10-vjeçar në rrugë në proestën madhështore të 24 janarit. Një ngjarje shumë e rëndë për të cilën sot ende nuk ka asnjë fajtor dhe asnjë të dënuar.

Ndaj shporrja një orë e më parë e këtij regjimi të kalbur narko-mafioz është emergjencë kombëtare, që i fton të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm e patriotë të ngrihen në këmbë e të përshkallëzojnë aksionin e tyre për shembjen e kësaj klike mafioze, që jo vetëm u grabit taksat, jo vetëm rrëmben kundërshtarët por po u vjedh edhe të ardhmen shqiptarëve. Panorama

Ministri Vengu: Kam ftuar Serbinë të na bashkohet në marrëveshjen me Kosovën dhe Kroacinë

I pyetur lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

 

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se Shqipëria ka ftuar Serbinë që të marrë pjesë në marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën dhe Kroacinë në fushën e mbrojtjes. Gjatë një deklarate për mediat, Vengu u shpreh se ky është një partneritet i hapur dhe vendet e tjera janë të mirëpritura që të bashkohen.

I pyetur lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese. Mund t’iu them që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik arsimor por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë.

Me Kosovën kemi dakordësi për sa i përket mjeteve të blinduara. Dhe kjo vjen për dy arsye: E para sepse lexojmë rreziqe dhe kërcënime në rajon të njëmendje. E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të marrin leje për saj i përket kësaj pjese. E treta: mikpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten. Është partneritet i hapur. Shumëkush e quan marrëveshje të mbrojtjes. Kemi vënë re që të tre vendet kanë nevoja të ngjashme për sa i përket rritjes së kapaciteteve”, tha Vengu. dosje.al

Rruga Peshkopi-Lurë shembet pa u inauguruar. Segmenti i ri rrezik për aksidente, punime me cilësi të dobët

Rruga e Lurës, një projekt i pritur prej vitesh nga banorët dhe turistët, është shembur para se të inaugurohej zyrtarisht.

Segmenti Peshkopi-Lurë ka pësuar shembje pranë fshatit Çidhen. Edhe në disa pjesë të tjera ky aks paraqet probleme. Kujtojmë që rruga e Lurës nuk ka përfunduar e gjitha, pasi ende vijojnë punimet për asfaltimin e saj.

Shkak për dëmtimin ka qenë cilësia e dobët e punimeve të kompanisë Biba-AL sh.p.k

Skandalet me rrugët kanë ngritur shqetësime të mëdha mbi përgjegjësitë e kompanive të ndërtimit, por edhe autoriteteve që mbikëqyrin zbatimin e projektit. bw

Denoncimi i PD: Një fëmijë 10 vjeçar është arrestuar nga policia, i është bërë presion i jashtëzakonshëm, ndodhet në gjendje shoku

Bardh Spahia ka denoncuar se një fëmijë 10 vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariatin numër 1.


Në një komunikim për mediat nga jashtë ambienteve të komisariatit, Spahia u shpreh deri tani ka raportime se janë shoqëruar 23 persona.

Spahia deklaroi se fëmijës i është bërë presion i jashtëzakonshëm dhe se ai ndodhet në shok.

“Ky është një fëmijë 10 vjeç që gjendet i arrestuar në komisariatin nr 1 të Tiranës. Është arrestuar pa praninë e psikologut. Është dhunuar dhe i është bërë presion i jashtëzakonshëm, është në shok të vërtete psikologjik. Përveç atyre dhjetëra qytetarëve që janë ndaluar, është edhe ky fëmijë 10 vjeçar. Është një 10 vjecar i shoqërua nga policia në gjendje shoku psikologjik. Romeo Kore është fëmija. I njoftojmë prindërit që nëse janë të shqetësuar ta dinë që është në komisariatin numër 1”, tha Spahia. GSH

“Lironi menjëherë 25 protestuesit!” – Berisha nga selia blu: Beteja me diktaturën s’është ndeshje futbolli, por qëndresë e vazhdueshme

Kryedemokrati Sali Berisha tha nga selia blu, pas protestes se opozites, se beteja e tyre kunder qeverise do te jete e vazhdueshme.


“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel.
Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.

Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarëve shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj e as moral, të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur, të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. “, tha Berisha. gsh

Protesta e opozitës- “Sot u tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros”, Meta reagon nga qelia: Shqiptarët dhanë një mesazh të qartë force. Përballje pa kthim!

Pas protestës 3 orëshe të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu, ku ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës dhe ka akuzuar qeverinë për atë që ai e cilësoi si “regjim narko-mafioz”.

Meta u shpreh se protesta e sotme dha një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie, duke theksuar se qytetarët janë shumicë përballë një pakice që, sipas tij, u ka grabitur të ardhmen shqiptarëve. “Sot u tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros”, shkruan Meta.

Ai akuzoi gjithashtu strukturat e rendit për dhunë ndaj protestuesve paqësorë dhe gazetarëve, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.

Reagimi i Metës

Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë, që tronditën sot nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros duke rikthyer shpresën për Lirinë e shpejtë të Shqipërisë! Shqiptarët dhanë sot një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie për të mbrojtur me çdo çmim lirinë, dinjitetin dhe Atdheun tonë. Protesta madhështore tregoi në shesh se populli është shumicë absolute përballë një pakice narko-mafioze, që i vjedh dhe ju ka grabitur të ardhmen e tyre! U bëj thirrje narko-policëve, shërbëtorë të përulur të kriminelëve, që të ndalin urgjentisht rrëmbimet mafioze dhe dhunën ndaj protestuesve paqësorë, dhunë që nuk ka kursyer edhe gazetarët e mediave shqiptare. Kjo Narkopolici shumë shpejt do të japë llogari deri më një dhe një për një për terrorin kriminal ndaj protestuesve. Përballje pa kthim! Ky regjim i kalbur ka mbaruar dhe i ka ditët e numëruara! FITORE! bw

“Duhet revoltë, do jem gjithmonë me protestuesit”- Salianji: Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar në çfarë do lloj force

Salianji: Kam qenë në çdo protestë opozitare. I jam bashkuar PD dhe opozitës, kam qenë denoncues i çdo afere korruptive të qeverisë. Nga lidhjet me krimin te aferat korruptive te denoncimet për keqqeverisjen. Sot është një ditë ku të gjithë qytetarët duhet të dalin për larguar qeverinë e Edi Ramës për shkak të korrupsionit dhe të rrënimit ekonomik dhe shkretimit të Shqipërisë. Ekspozimi që i ka bërë SPAK dhe dy dosjet e fundit, të zëvendës kryeministres dhe AKSHI, ku janë ekspozuar lidhjet e krimit me pushtetin dhe përdorimi i pushtetit politik për të fuqizuar dhe pasuruar njerëzit e lidhur me qeverinë tregon se kjo qeveri nuk ka legjitimitet moral për të qeverisur. Kjo është arsyeja. Qytetarët kërkojnë të njëjtën gjë pavarësisht se shumë prej tyre nuk dalin në shesh pavarësisht nga shqetësimet e tyre të përditshme besojnë demokratët që kanë dalë në shesh.

 Axhenda ime është axhendë publike, në të mirë të shoqërisë dhe PD. Shoqëria kërkon PD që të jetë parti fituese. Padiskutim që ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve dhe shoqërisë. Do të jemi në komunikim për t’u përgjigjur të gjithë elementëve. Nëse personalisht ndërmarr një nismë për ta bërë PD fituese më nderon pavarësisht se janë mijëra demokratë në çdo sallë qytetesh ku kanë qenë plot, Kjo tregon diçka. dosja.al

FOTOLAJM- Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës.

I veshur me të bardha, ai shkruan në bluzën e tij: “Vllazën, demokracia në rrezik, ta shpëtojmë”.

Ndërkohë në pjesën e poshtme të veshjes, shkruhej “Poshtë diktatura”. bw

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, po nën hetim nga SPAK

 

 

Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim.

Balluku ka 11 hetime penale të hapura në SPAK, por ajo nuk ndalet dhe punon çdo ditë që të zaptojë sa më shumë poste, kompetencë dhe pushtet.

E përfshirë në të paktën 2 prej këtyre dosjeve korruptive nën hetim është dhe një zonjë e cila quhet Irma Droboniku, të cilën Balluku po këmbëngul që ta emërojë si drejtuese të Komisionitt të Prokurimeve Publike-KPP.

Emri i zonjës Droboniku ka shkuar së fundmi në kryeministri si kandidate për kryetare të Komisionit të Prokurimit Publik.

Zonja Droboniku njihet si lidhje e ngushtë shoqërore e Viola Haxhiademit, e emëruar së fundmi në krye të KESH.

Kur Viola Haxhiademi drejtonte sekretariatin e ministrisë së Ballukut, ajo e emëroi Irma Drobonikun si krahun e djathtë t ëish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyri.

Droboniku ishte syri dhe veshi i Viola Haxhiademit dhe Belinda Ballukut në KPP, ishte njeriu që raportonte te Balluku ccdo sjellje dhe ccdo veprim të Myzyrit dhe përcillte porositë përkatëse.

Droboniku ishte pranë Jonaid Myzyrit dhe kur ky i fundit raportonte në Kuvendin e Shqipërisë, siç kjo foto ilustron:

Jonaid Myzyri/ Irma Droboniku

Droboniku është aktualisht nën hetim nga SPAK dhe prokurori Prençi, pasi komunikimet dhe aktet e saj kanë lënë gjurmë implikimi në të paktën dy prej dosjeve korruptive që Prençi po heton.

Siç dhe kartela e saj e punës dëshmon, zonja Droboniku e ka nisur karrierën e saj si një mami në maternitetin e Fierit ndërsa ylli i saj polar u ngjit pas vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet dhe shoqja e saj e ngushtë Viola Haxhiademi nisi ta emëronte në pozicione kyçe duke ja prezantuar Ballukut si person të besuar. /Voxnews

“Në PS ka luftë mes klaneve brenda partisë për…”- Klodiana Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat! Ikën ajo, vjen një tjetër dhe nuk pengohet integrimi i vendit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte dorëhequr nga detyra dhe të përballej me drejtësinë pa mbrojtjen e qeverisë dhe mazhorancës, pasi provat e SPAK mund të dëmtohen dhe të rrezikohet hetimi.


Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në “News 24” gjatë emisionit “Kjo Javë”, duke folur për zhvillimet më të fundit të dosjes “Balluku” dhe seancën në Kushtetuese. Ajo u shpreh se seanca e djeshme e Kushtetueses nuk u ngrit në lartësinë e duhur, ku palët nuk dhanë argumente bindëse.

Por sipas Lalës, kjo është një strategji e kryeministrit Edi Rama, për të krijuar një koracë mbrojtëse ndaj drejtësisë, pasi nesër SPAK mund të shkojë edhe tek ai.

“Zonja Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ajo rrezikon prishjen e provave dhe arratisjen sipas SPAK, ndaj u vendos masa e sigurisë. Por deri tani ajo nuk ka dhënë shenja për arratisje. Seanca e djeshme nuk u ngrit në nivelin Kushtetues, përfaqësuesit e qeverisë dhe presidencës nuk u ngritën në nivelin e tyre në argumentim, por mbetën në nivelin e gjykatave normale. A duhet të mbajë përgjegjësi ministrja për rastin kur Prokuroria thotë se po prish provat. Kush mban përgjegjësi nëse prokurorit i dështon hetimi, ndërsa ajo vijon të jetë në detyrë?”, u shpreh ajo.

Kurse për strategjinë e kryeministrit, shpjegoi se:

“Kemi një zv/kryeministre për herë të parë të pezulluar, nuk ka ndodhur asnjëherë. Kemi një kryeministër që ka atakuar menjëherë pa pritur dhe ndjekur shkallët nga Apeli dhe Gjykata e Lartë, por duke e çuar në Kushtetuese. Rama duket se po krijon koracë mbrojtëse për të parandaluar atë që mund të ndodhë me të në të ardhmen”.

Në lidhje me argumentet e Qeverisë se pezullimi i ministres pengon integrimin e vendit në BE, Lala tha se kjo ishte absurde, pasi ikën Balluku dhe mund të vijë një ministre tjetër, pasi PS ka figura të tjera.

“Përdori disa argumente që janë absurde, sikurse pengimi i integrimit të Shqipërisë drejt BE. Ikën Balluku dhe vjen një emër tjetër. Pse duhet të bllokohet integrimi? Ka deputetë dhe figura të tjera në PS”, tha gazetarja.

Por referuar shpjegimit të mësipërm, Lala komentoi se brenda PS ka klane që luftojnë se kush do të jetë pasardhësi i Ramës në parti.

“Por duket se ka një luftë të ashpër mes klaneve brenda PS-së. Sepse aty të gjithë synojnë vetëm një gjë, që të pasojnë Ramën në krye të PS. Të gjithë e shohin nga jashtë, por nga brenda ka një luftë dhe kuptohet qartë, se ka luftë brenda PS-së mes klaneve”, nënvizoi ajo.

“Një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj”, Klodiana Lala zbulon detaje nga hetimi: Mënyrat për shkatërrimin e provave janë të shumta

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku zbuloi detaje nga hetimi për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Lala tha se për shkak të vendimit të Kushtetueses për ta rikthyer në detyrë, SPAK ka konstatuar se Balluku është rrezik potencial për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët dhe kjo ka ndodhur me një prej tyre.

“Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.

Ka një zyrtare në detyrë e cila ka pretenduar dhe është e pandehur se është intimiduar që të mos rrëfehet kundër saj dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Energjisë”, tha Lala.

Klodiana Lala: seanca plenare publike në Kushtetuese që kishte në thelb kërkesën e kryeministrit për ta shpallur antikushtetues vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ishte një seancë që u ndoq me mjaft interes, për mënyrën se cfarë po ndodhte brenda dhe jashtë gjykatës. Hetimi për Ballukun u ushtrua nga Dritan Prenç, por para Këshillit të Mandateve, u formua një trupë hetimor me 3 prokurorë, Dorina Bejko dhe Klodian Braho, por të enjten mbërritën vetëm Dritan Prenci dhe Dorina Bejko.

Në 36 vite kemi për herë të parë një vendim të GJKKO të pezullimit të një funksionari të lartë.

GJKKO njoftoi Kushtetuesen përmes një shkrese duke shkruar se e ka dhënë verdiktin e saj pavarësisht se Kushtetuesja e ka rikthyer në detyrë.

GJKKO shkruan se ishin gjykata të tjera që gjykonin këtë vendim nëse ishte apo jo në përputhje me ligjin dhe ndërhyrjen e kryeministrit apo dhe GJK  eshihte si ndërhyrje në punën e gjyqësorit, pra në njëfarë mënyre GJKKO e refuzoi Kushtetuesen.

Çështja ka nevojë të diskutohet dhe se mungesa në kabinetin qeveritar nuk përbën asnjë problem, ajo mund të jepte dorëheqjen. Pretendimi i kryeministrit se me pezullimin e Ballukut mund të krijojë probleme në funksionimin e punës, nuk qëndron.

Prokurorët e SPAK thanë se fakti që Kushtetuesja mori një vendim të ndërmjetëm duke e rikthyer në detyrë, ka cenuar rëndë hetimin. Sipas tyre ka të dhëna se Balluku ka tentuar të ndërhyjë dhe ta pengojë hetimin përmes intimidimit të dëshmitarëve.

“Nëse inceneratori i Tiranës ekziston dhe unë kam gënjyer, do kërkoj falje publike”, Klodiana Lala i drejtohet Ramës: Të sfidoj të më japësh një foto, ndryshe më kërko falje

Në fund të intervistës në emisionin “Kjo Javë”, gazetarja e News24, Klodiana Lala, iu rikthye replikave në distancë që kryeministri Edi Rama ka bërë me të, i cili e quajti mashtrim nga ana e gazetares statusin e saj ku pyeste për inceneratorin e Tiranës.

Lala tha se “nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike”.

“Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: E kam sfiduar dhe e sfidoj kryeministrin të më japë ose të bëjë publike një foto të inceneratorit të Tiranës.

Nëse inceneratori i Tiranës është një godinë në këmbë dhe unë kam gënjyer, do të kem kurajon morale t’i kërkoj falje publike. Në të kundërt të ketë kryeministri kurajo të kërkojë falje publike për të gjithë ato që ka deklaruar në adresën time.

Unë kam kërkuar të më japë vetëm një shpjegim sepse bëri fajtorë qytetarët për përmbytjet se kanë hedhur plehrat.

Unë bëra vetëm një pyetje, përse plehërat nuk u inceneruan tek ai inceneratori që ka gllabëruar miliona dhe nuk ekziston? Nuk ma dha përgjigjen kryeministri, për gjithë pjesën tjetër le të bëjë politikë sa të dojë, nuk më intereson.

Ministri Gunther Krichbaum takon krerët e politikës dhe drejtuesin e SPAK, Ambasada Gjermane: Shqipëria në moment vendimtar! Luftë e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasada e Gjermanisë ka zbardhur diskutimet e ministrit gjerman për Evropën Gunther Krichbaum gjatë takimeve që ai mbajti me kryeministrin Edi Rama, kreun e SPAK Klodian Braho, dhe zyrtarë të tjerë nga maxhoranca dhe opozita.

 

Krahas kryeministrit, ai u takua edhe me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv. ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi si dhe me drejtuesin e SPAK Klodian Braho.

Në fokus të bisedimeve ishte procesi i anëtarësimit të vendit në BE, fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjatë diskutimeve, ai theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, duke shtuar se është e nevojshme që të zbatohen reformat e kërkuara, sidomos ato që lidhen me krimin dhe korrupsionin.

Zyrtari kërkoi hapa të guximshëm në realizimin e reformave, si edhe bashkëpunim më konstruktiv mes palëve politike.

“Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.“, tha zyrtari gjerman.

Postimi i ambasades gjermane:

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum zhvilloi biseda politike sot në Tiranë. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, zv.Ministren e Jashtme Megi Fino, bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi si dhe me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme SPAK Klodian Braho. Në fokus të bisedave të tij ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në mbyllje të bisedave Ministri i Shtetit Krichbaum u shpreh:

“Për shkak se ne duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian jemi njëkohësisht mik, mbështetës dhe kritik në rrugën e saj drejt BE-së. Ne shohim potencialin tejet të madh dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma, por edhe sfidat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në BE. Edhe për këtë arsye ishte e rëndësishme për mua të zhvilloja biseda të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe drejtësinë.

Shqipëria gjendet aktualisht në një moment vendimtar: rruga e nisur në drejtim të BE-së duhet të çohet përpara me vendosmëri, duke zbatuar në këtë kontekst në mënyrë të vendosur reformat e radhës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë qëllim lipset vijimi i guximshëm i rrugës së reformave, si dhe përfshirja, por edhe bashkëveprimi konstruktiv i të gjithë aktorëve dhe institucioneve në kuadër të përgjegjësive të tyre kushtetuese.” Panorama

Kushtoi 260 mln euro, thellohet skandali në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, çahet traseja në lotin e dytë

Ka pësuar çarje traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, në lotin e dytë në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Sipas informacioneve, struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës.

Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.

Firma kontraktore ndodhet në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa pritet ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për problematikën e konstatuar.

Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni.

Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës. bw

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot.
Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi.
I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë.
I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera.
Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre.
Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.
Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.

Shehaj: Drejtësia do arrij te Rama! Balluku ka vjedhur 50 milionë euro dhe nuk po ndodh asgjë! Për 700 mijë euro të Metës u bë nami!

 

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj, ka deklaruar se se në Shqipëri për herë të parë po dalin para drejtësisë, ish-kryeministrat, ish-presidentë, kryetarë bashkie dhe kjo sipas tij tregon edhe rolin e rëndësishëm dhe punën e drejtësisë.

Shehaj gjithashtu nënvizoi se asnjë vjedhje apo abuzimin nuk ka si të jetë bërë pa dijeninë e Ramës, duke shtuar se kryeministri dhe mazhoranca janë të trembur jo për fatin e Ballukut, por për faktin se tashmë drejtësia mund të shkojë ‘ edhe te Rama’.

Ai theksoi se në rastin e Ilir Metës u bë nami për 700 mijë, ndërsa tani që Belinda Balluku vodhi 50 mln euro, nuk po ndodh asnjë gjë.

“Në rastin e Metës u bë nami për 700 mijë euro dhe tani u vodhën 50 mln euro dhe nuk po ndodh asnjë gjë”, tha ai në News 24.

Agron Shehaj: Është e pamohueshme që pavarësisht opinionit që kemi, apo sa të kënaqur jemi me punën që bën SPAK, ka ndryshim rrënjësor me arritjet e drejtësisë. Unë mendoj që janë faktet që flasin dhe fakt është që në këto 35 vite, ish kryeministra, kryetar bashkie në detyrë, zv/kryeministra ose janë të pandehur për korrupsion, ose janë në hetim ose janë në burg dhe ky është fakt. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë.

Nga ana tjetër është fakt që Edi Rama, mazhoranca janë trembur sepse nuk mund të ndalojnë te Balluku sepse asnjë nuk e beson që vjedhja është bërë pa dijeninë e Ramës. Të gjithë presin të shkojnë te Edi Rama dhe ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama. Ne presim të shkojnë te peshqit e mëdhenj, dhe kërkonin të shkojë te Rama., Veliaj , Balluku dhe ja ku jemi sot.

Dhe ndaj Edi Rama është trembur dhe po reagon. Në fakt kjo që ka bërë Rama për të mbrojtur Ballukun është vetëm një nga hapat e bërë për t’i bërë drejtësisë. Arritën deri aty se kanë hakeruar emailet…

Fati i Belinda Ballukut është i papërfillshëm në raport me fatin e Shqipërisë. Ajo që për mua ka rëndësi është që të flasim për drejtësinë, të jemi kritik por ne nuk mund ta mohojmë atë që po ndodh. Në rastin e Metës u bë nami për 700 mijë euro dhe tani u vodhën 50 mln euro dhe nuk po ndodh asnjë gjë.

EMRAT- Nga anëtari i Gjykatës së Lartë tek kreu i Hetimit Tatimor dhe punonjës të ATP e AKSHI, kush ishin zyrtarët që shpërndanin materialet e SPAK në grupin e WhatsApp

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar dimensione të reja që tregojnë se ky nuk ishte një sulm spontan.

Në qendër të hetimeve janë tre persona:

Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

BalkanWeb ka zbardhur emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet.

 

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

“Qëndrimi në detyrë i Ballukut, rrezik potencial” – Prokurorja e SPAK në GJK: Mund të kryejë vepra të tjera apo të ‘helmojë’ provat! Ka propozuar 50 akte…

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë përbën rrezik potencial.

“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres. Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë. Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat.”, tha ajo. gsh

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen Charles McGonigal.

Sipas publikimit në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese listohet çështja si më poshtë:

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimi i vendimit nr.78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. bw

Pezullimi i Ballukut, Prokurori Prençi: Kryeministri nuk mund të aktivizojë mekanizma që ndikojnë në procesin penal, precedent i rrezikshëm

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka deklaruar se pretendimet e paraqitura nga kryeministri Rama per çështjen e Ballukut janë të pabazuara, duke theksuar se masa e pezullimit është vendosur pa përfshirjen e Kryeministrit apo Këshillit të Ministrave dhe nuk përbën ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv.

 

Sipas SPAK, masa e pezullimit ka si qëllim garantimin e një hetimi penal të papenguar dhe ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke siguruar që ushtrimi i funksionit publik nga subjekti nën hetim të mos ndikojë në procesin penal.

“Në vlerësimin e SPKA pretendimi i kërkuesit është i pabazuar, pasi masa e pezullimit është vendosur pa përfshirë kryeministrin apo këshillin e ministrave. Nuk ekziston ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv. Masa siguron që ushtrimi i funksionit publik të mos pengojnë hetimin penal dhe shërben për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

SPAK vlerëson se Pezullimi i nga GJK i vendimit të GJKKO cënon parimin e ndarjes së pushteteve.

Kryeministri nuk mund të aktivizojë mekanizma që ndikojnë në një proces penal, pasi krijon rrezik real për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.

Ndërhyrja e këtij lloji mund të krijojë një precedent të rrezikshëm ku ekzekutivi mund të ndikojnë në vendimet gjyqësore duke cënuar balancën e pushteteve”, tha Prenci ne GJK. Panorama

“Më 24 janar të gjithë qytetarët në shesh”- Berisha: S’do e ndërpresim betejën gjer ditën e largimit të Ramës

TIRANË- Lideri demokrat u ndal edhe tek protesta e opozitës, e cila do të mbahet në datën 24 janar. Gjatë turit të Foltores me Degën 2, Tiranë, Berisha u shpreh se opozita nuk do e ndërpresi betejën deri në ditën e largimit të Ramës nga qeveria.

Kryedemokrati tha se Rama po përdor sistemin gjyqësor, në mënyrën më kriminale për të mbrojtur krimet kundra qytetarëve. Berisha tha se në 24 janar duhet që gjithë qytetarët e Shqipërisë të jenë në Tiranë.

Sali Berisha: Shikoni miq, sot është 21 Janari. Çfarë bëri Edi Rama në vitin 2011? Montoi një trillim, absolut trillim, me një regjistrim që kishte bërë Dritan Prifti. Ku një shkrese të dërguar nga një biznesmen, Ymer Tola, i cili kishte fituar një gjyq me një kompani italiane për një hidrocentral, i thoshte që zoti ministër më zbato vendimin e gjykatës, se gjatë këtyre tre muajve që nuk ke zbatuar vendimin, ndërmarrja ime ka humbur 700 mijë euro.

Meqenëse ishte përdorur fjala 700 mijë, Edi Rama me Filip Çakulin e kishin montuar këtë, shtuan fjalën ryshfet, dhe ja ku është korrupsioni. Çfarë bëri zëvendës kryeministri? Zëvendës kryeministri i cili, në qoftë se largohej nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, se ato ishin votat. Jo. Ai më erdhi, jo kur kërkoi prokurori, po me datën 14 më erdhi në zyrë, unë tha do jap dorëheqjen, do dorëzoj imunitetin, sepse nuk kam ndërmend të paraqitem tek prokurori si zëvendës kryeministër.

Kjo është e vërteta. Ky është rregulli. Pushtetet janë të ndara. Dhe ti që ke pushtet më shumë, në qoftë se atij pushtetit gjyqësor ia heq, ti pastaj bëhesh një tiran i urryer për popullin tënd. Çfarë bën ky? Ky mbron nesër Irenat e Gjykatës Kushtetuese votojnë për mbrojtjen e Olit (Olta Xhaçkës). Sepse u është bërë presioni më i madh. Pra ky po përdor sistemin gjyqësor tani në mënyrën më kriminale për të mbrojtur krimet kundra jush. Dhe unë ju them ju, ai nuk ia heq imunitetin asaj. Sepse ajo është e vërteta.

Çdo ditë, që ta dini, i thotë që unë vetëm nuk shkoj. E ja u tha dhe në mbledhje të kryesisë, e detyroi të mbledhë qeverinë me kryesinë socialiste dhe ja u tha aty të gjithëve: unë ju marr me vete. Unë ju marr me vete sepse ajo ka zbatuar, e vërteta, ajo është e inkriminuar 100 përqind, po ka zbatuar 100 përqind udhëzimet e kryebanditit, e kryehajdutit të shtetit shqiptar Edi Ramës. Pra tani miq, për ta përmbledhur. Këtu jemi ne. Ne jemi në këtë situatë. Gjithçka sot varet vetëm nga ne.

Do të pranojmë ne këto veprime? Do të pranojmë ne që Edi Rama të jetë edhe kryeministër hajdut, edhe gjykatës, edhe prokuror? Do pranojmë ne që Edi Rama të tmerrojë, të shtrojë zgjedhjet në farsë? Do pranojmë ne që të shkojmë përsëri në zgjedhje me Edi Ramën në zgjedhje? Jo. Prandaj dhe kjo është prova e fundit. Kilometri i fundit. Është misioni më i madh që kemi patur ndonjëherë që kur jemi krijuar gjer sot. Ja u them unë ju. Ne, ne kemi dy alternativa. Ose të rrëmbejmë armët dhe t’i përzëmë, por ne nuk jemi kjo parti. Jo. Ne jemi parti e parimeve demokratike. Dhe kemi qenë, jemi themeluar të tillë. Dhe kjo ka qenë mrekullia jonë.

Ja u them unë, në qoftë se kjo parti ka bërë, ka patur, ka bërë një mrekulli në ekzistencën e saj është se ajo edhe kur u përdor dhuna kundër saj, se kur u përdor dhuna kundër saj, ajo nuk përdori kurrë dhunën. Nuk jemi ne. Por ne kemi fituar çdo betejë në rrugën që besojmë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë. Vetëm njerëzit, të cilët i besojnë të vërtetës, e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur për të sakrifikojnë për të, fitojnë, s’humbasin kurrë.

Edhe ne tani të vërtetën e kemi përpara, e kemi të qartë, dimë gjithçka për të, jemi më të motivuar se kurrë ta mbrojmë atë. Ndaj dhe me 24 janar të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë në Tiranë. Të betuar që ne betejën tonë s’do e ndërpresim gjer ditën e largimit të Edi Ramës dhe ju garantoj se nuk ka forcë, nuk ka forcë në botë që atë ta mbajë në pushtet para guximit tuaj, energjisë suaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria./Dosja.al

GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun! SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat

Në Gjykatën Kushtetuese  zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Anitkorrupsion.

 

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë”, ëhstë shprehur më parë kreu i qeverisë.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Ndërkohë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe. Panorama

“Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen”- Ambasada e SHBA shpërndan deklaratën e Rubios: Trumpi riktheu sovranitetin amerikan

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se vetëm brenda një viti Presidenti Donald Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forces.

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura”, shkruhet në postim. bw

Policia i heq plastmasin Adriatik Lapajt para kryeministrisë, kreu i “Shqipëria Bëhet”: Do qajnë me lotë krokodili për 4 qytetarë që u vranë më 21 janar

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj prej më shumë se një muaj proteston para kryeministrisë, ku herë pas here përballet edhe me uniformat blu.


Lapaj ka postuar në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja e djeshme, ku policët kanë hequr plastmasin e vendosur nga personat që ndodhen përpara Kryeministrisë prej javësh në formë proteste.

“Opa e morën armën e krimit”, shprehet Lapaj, i cili ironizon duke thënë se do të qajnë me lot krokodili për 4 qytetarët që u vranë më 21 janar për të ardhur në pushtet Edi Rama.

“Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasin. Ja, urdhëro, opa! 21 janar, policat e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Opa, ja banda! Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! Op, e sekuestruan armën e krimit! Opa, shikoje, eja merr edhe këtë tjetrën. Erdhën edhe këta të tjerët. Nesër më 21 janar do të dalin dhe me lot krokodili, do të bëjnë sikur qajnë për katër njerëz që u vranë që Edi Rama të vinte në pushtet, ndërkohë nuk lejon njerëzit të protestojnë. Ky është Edi Rama, këta janë policët e Edi Ramës”, shprehet Lapaj. gsh

“I thashë këtij shokut të më gërmojë te SPAK-u”- Hakerimi i SPAK, zbardhet dosja! Agim Ismaili kërkoi informacion për Manjën: Mos ka gjë për Ulon

“Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, solli në emisionin e kësaj të marte, detaje të reja nga dosja e hakërimit të kompjuterave të SPAK, ku 3 persona janë të akuzuar, mes të cilëve dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.


Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, Ismaili tha se materialet ia ka sjellë një nga të akuzuarit, Zambak Gjoni, i cili kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar me njerëz të tjerë.

Agim Ismaili, person në hetim për këtë çështje, tha se materialet që i sillte Zambak Gjoni, ai i trajtonte me humor.

Por ai dëshmoi se nuk e besonte që Zambaku të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion.

Ndërkohë që pranoi se këto materiale ia kishte shpërndarë personave të tretë.

Por edhe pse u përpoq të justifikohej se nuk kishte lidhje me hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK, grupi hetues ngriti dyshimin e arsyeshëm se Agim Ismaili kishte një interes të veçantë për këto materiale hetimore. Gjë që u vu re edhe te kërkesa e tij për të orientuar kërkimet në emrin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Orientim të cilin ai e bën nëpërmjet Zambak Gjonit.

Ky i fundit që më pas ia kërkon këtë nder Arnold Rrokaj-t. Që nga ana e tij tashmë kishte mundur të aksesonte emailet e disa prej prokurorëve të SPAK.

Mesa mbaj mend materiali i parë kishte të bënte me sms apo biseda të gjetura apo të përgjuara, nga dosja e shtetasit Arben Ahmetaj. Në vijim ai më dërgoi dhe disa materiale të tjera hetimore, por në formatin ‘Ëord’, si urdhëra ndalimi për një shtetas të cilit nuk ja mbaj mend emrin, material hetimor për shtetasin Damian Gjiknuri, që mbaj mend ishte relacion, që i përkiste vitit 2024, një material hetimor tjetër në format ‘Ëord’ për shtetasin K. A.

Si dhe procesverbal kontrolli banese, për disa shtetas me mbiemrin Çopja, më duket se për shtetasin Franc Çopja.

Ka qenë dhe një material tjetër që ishin 2 ose 3 letëporosi drejtuar shtetit austriak ose dhe të shteteve të tjera, nuk e mbaj mend mirë.

Po kështu sipas Zambak Gjonit, Arnold Rrokaj i kaloi atij një link dhe një fjalëkalim, për të cilin i tha se mund të aksesoheshin disa përgjime të komunikimeve të platformës Sky.

Fjalëkalim të cilin Zambak Gjoni tha se e provoi por nuk kishte mundur të futej.

Ndërkohë që këto informacione Zambak Gjoni ia kishte dërguar edhe disa miqve të tij si dhe dy gazetarëve.

Por midis miqve të tij, ai me të cilin Gjoni mbante kontakt të vazhdueshëm ishte Agim Ismaili.

Personi i cili sot është në hetim bashkë me ta.

Ndaj të cilit është bërë dhe regjistrimi i emrit të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për veprat penale ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal.

I cili në dëshminë e tij pranoi njohjen me Zambak Gjonin si dhe faktin që kishte rënë në kontakt me këto materiale hetimore nëpërmjet tij. Por Agim Ismaili mohoi që të kishte dijeni fillimisht për rëndësinë e këtyre materialeve.

“Zambak Gjonin e njoh, pasi kam marrëdhënie shoqërore me të që nga viti 2019. Që nga koha kur unë fillova punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, aty ku punonte edhe ai vetë.

Me kalimin e kohës, ne kishim një vakancë në burgun e Vlorës, dhe unë e kam komanduar drejtor të këtij burgu.

Kur fillova punë pranë IKMT, ai më erdhi në zyrë, dhe më kërkoi ndihmë për ta aktivizuar në punë. Dhe kështu ai filloi punë pranë IKMT-së. Pasi unë u largova nga detyra, ne vazhduam komunikimin me ëhats app.

Një natë, përpara disa kohësh, Zambaku më solli një material të cilin unë e shpërndava pasi mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë.

Më pas e kam lexuar këtë material dhe kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar me njerëz të tjerë.

Agim Ismaili tha se materialet që i sillte Zambak Gjoni, ai i trajtonte me humor.

Por ai dëshmoi se nuk e besonte që Zambaku të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion.

Ndërkohë që pranoi se këto materiale ia kishte shpërndarë personave të tretë.

Por edhe pse u përpoq të justifikohej se nuk kishte lidhje me hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK, grupi hetues ngriti dyshimin e arsyeshëm se Agim Ismaili kishte një interes të veçantë për këto materiale hetimore. Gjë që u vu re edhe te kërkesa e tij për të orientuar kërkimet në emrin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Orientim të cilin ai e bën nëpërmjet Zambak Gjonit.

Ky i fundit që më pas ia kërkon këtë nder Arnold Rrokaj-t. Që nga ana e tij tashmë kishte mundur të aksesonte emailet e disa prej prokurorëve të SPAK.

Ndërkohë që grupi hetues mori në shqyrtim edhe shumë nga dëshmitë e personave të cilëve u ishin shpërndarë materialet hetimore, nga Zambak Gjoni dhe vetë Agim Ismaili.

Midis tyre edhe tre prej lidhjeve shoqërore të Gjonit, të cilët komunikonin midis tyre nëpërmjet një grupi të përbashkët ëhats app.

Dëshmitë

Me Zambak Gjonin, ne jemi rreth i ngushtë shoqëror, me të cilin kemi krijuar dhe një grup në ëhats app, ku në këtë grup nga ana e tij janë dërguar disa informacione, të cilat i kemi parë apo lexuar, por nuk i kemi dërguar tek persona të tretë.

Por në fakt kurioziteti i shtuar i Zambak Gjonit dhe Agim Ismailit për materiale hetimore nuk fillon me atë që është hakerimi i SPAK në muajin shkurt nga Arnold Rrokaj.

Por edhe më herët nga sa shikohet në dëshmitë e të tjerë lidhjeve shoqërore, të cilat kanë marrë herëpashere materiale të ngjashme nga personat e akuzuar.

“Duke menduar se mund të kishte procedime penale në hetim dhe për funksionarë të lartë të përfolur rregullisht nëpër media, në komunikimet e mia me shtetasin Agim Ismaili, i kam thënë dhe këto fjalë.

Nuk më kujtohet por edhe mund ta kem pyetur Arnoldin nëse kishte materiale për shtetasin Ulo (Ulsi Manja).

Materiale të cilat ia kam kaluar edhe Agim Ismailit, me të cilin ndanim në mënyrë të vazhdueshme informacione me njëri tjetrin”, thuhet në dëshminë e Zambak Gjonit.

Vetë Agim Ismali, nuk i pranoi akuzat për përgjim të paligjshëm.

Ndërsa bisedat midis tij dhe Zambak Gjonit, dhe sidomos kërkesën e tij për emrin e Ulsi Manjës, ai i cilësoi në kuadrin e shakasë midis tyre.

Ndërsa grupi hetues mendon se Agim Ismaili për shkak të shkarkimit të tij nga posti i Drejtorit të Përgithshëm të Burgjeve me firmë të ministrit të Drejtësisë, pas kontrollit të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe abuzimeve të gjetura, ka vendosur të gjejë prova inkriminuese për eprorin e tij, duke orientuar Zambak Gjonin që të kërkojë në emailet e SPAK të hakeruara nga Arnold Rrokaj, për emrin e Ulsi Manjës.

Dosja Hetimore

Në lidhje me bisedën me përmbajtje: ‘I thashë këtij shokut të më gërmojë te SPAK-u, mos ka gjë për Ulon’ dhe përgjigjen se: ‘Do ishte e hatashme’, Agim Ismaili sqaroi se: ‘…Kam menduar gjithnjë se mund të ketë qenë ndonjë gazetar që ka patur mundësi të aksesojë këto informacione. Unë e njihja dhe shtetasin Arnold Rrokaj dhe nëse do të ishte kështu, Zambaku do të më kishte thënë se i kishte marrë nga Arnoldi’.

“Irena Gjoka duhet të hetohet me shpejtësi”- Klodiana Lala tregon detajet: Prokuroria po pret zyrtarisht letër-porosinë nga Greqia para se të veprojë, por gjyqtarja…

Prokuroria e Posaçme po pret një letër-porosi në rrugë zyrtare nga ana e autoriteteve të Greqisë, sepse nuk mund të veprojë vetëm me dokumente të referuara nga persona të ndryshëm apo që e kanë denoncuar magjistraten, sikurse kreu i PD, Sali Berisha.


Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala për detajet e hetimit që po bëhet për gjyqtaren e GJKKO-së, të akuzuar se ka fshehur një dënim për falsifikim në Greqi shumë vite më parë, duke mos e deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit.

“Prokurorët janë duke pritur letër-porosinë nga autoritetet greke. Kjo provë nuk mund të merret dorazi, por vetëm në rrugë zyrtare nga autoritetet greke, edhe pse zoti Berisha i ka thënë dhe publikuar dokumentet. Prokuroria pret që të vijnë materialet nga Greqia që të veprojë, kjo është procedura”, tha Lala për “News 24”.

Teksa vuri në dukje habinë se si gjyqtarja nuk e kishte deklaruar çështjen në formular, pasi vepra ishte parashkruar dhe nuk e dëmtonte, gazetarja shpjegoi se magjistratja nuk mund të qëndrojë më në atë detyrë dhe se hetimi duhet të jetë i përshpejtuar, pasi cenohen çështjet hetimore dhe gjyqet.

“Vepra penale është parashkruar për gjyqtaren Irena Gjoka, mjafton që ajo ta kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit. Të paktën penalisht dhe jo moralisht. Nuk mund ta ketë harruar këtë detaj në deklarim, sepse e kam thënë edhe në atë kohë, edhe pse pa dokumente. Por zonja Gjoka nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj si gjyqtare e GJKKO-së, në të kundërt duhet të veprojnë autoritetet e drejtësisë. Ne kemi precedentë, kemi një gjyqtar të lartë që e humbi të drejtën përgjithmonë për funksionin në Gjykatën e lartë, për një vjedhje në market në Itali, një çështje e rëndomtë, por ai e humbi të drejtën. Ky është standardi dhe duhet zbatuar”, tha ajo.

Lala shprehu edhe habinë se si Komisioneve të Vettingut u kishte shpëtuar ky detaj me Gjokën, duke mos arritur ta verifikonin në rrugë zyrtare, edhe pse ndaj saj kishte akuza dhe dyshime të hershme. Lala shpjegoi edhe pse duhet hetimi i shpejtë i çështjes dhe dëgjesa në KLGJ, pasi magjistratja tashmë është e shantazhueshme.

“Si ka mundësi që një gjykatës e ka kaluar shkallën e Vettingut. Sepse këta gjyqtarë mund të jenë lehtësisht të shantazhueshëm më pas. Në kushtet që jemi duhet të veprohet me shpejtësi për këtë çështje, edhe në rrugë diplomatike, për të marrë një vendim të shpejtë për zonjën Gjoka. Janë dy momente, i pari hetimi që ka brenda edhe afatet dhe teknikalitetet, si dhe këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili duhet të mbajë një mbledhje të hapur për këtë çështje në fakt, sepse bëhet fjalë për një gjyqtare të lartë”, vijoi ajo.

Lala shpjegoi edhe procedurën që ndiqet, ku në pritje të hetimit dhe letër-porosisë, pas referimit nga Prokuroria e Përgjithshme, është KLGJ që nis procedurat ndaj Gjokës, nëpërmjet hetimit dhe dëgjesës.

“KLGJ do dëgjojë të gjithë relacionin e referuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe tjetra, zonja Gjoka të dëgjohet, pasi e ka këtë të drejtë. Por ajo nuk mund ta ushtrojë më funksionin e gjyqtares, kurse Prokuroria duhet të ushtrojë hetimin në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar”, tha gazetarja. gsh

“Nuk deklaroi në formular dënimin në Greqi me 3 muaj burg”- Klodiana Lala: Vendimi i Gjykatës së Janinës për Irena Gjokën, autentik! Nuk mund të ushtrojë më detyrën

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi më shumë detaje nga hetimet për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, teksa sot u zbulua se Prokuroria ka konstatuar se vendimi i Gjykatës së Janinës ndaj saj më 2005 ku e dënon me 3 muaj burg, është i vërtetë.


Gjoka nuk e ka shlyer këtë dënim. Por këtë ajo nuk e ka shkruar në formularin e dekriminalizimit, në vitin 2016.

Sipas Lalës, Gjoka nuk mund ta ushtrojë më funksionin si gjyqtare në Apelin e GJKKO-së.

Klodiana Lala: Duhet të kemi parasysh që ditën e sotme Prokuroria i drejtua KLGJ dhe e informoi në lidhje me rezultatet e hetimet të thelluar për pastërtinë e Irena Gjoka, Prokuroria nuk e bën me dije rezultatin por mësuam me burime se prokuroria bën me dije se vendimi  Gjykatës së Janinës, 21 vite më parë, është një vendim autentik. Rezulton e dënuar me 3 muaj burgim, nuk e ka kryer. Për përdorim vize të falsifikuar.

Në vitin 2016 në kuadër të procesit të rivlerësimit të kandidatë zonja Gjoka gjyqtare në Krimet e Rënda, plotësoi formulare. Zonja Gjoka dhe të gjithë zyrtarët iu nënshtroheshin disa pyetje nëse ishin të ndaluar, nëse kishin qëndruar jashtë vendit. Aktivitetet që kishin kryer. Nëse kishin patur rekord penal. Zonja Gjoka në formular deklaronte se nuk kishte patur dënim, shkëndijat e para erdhën nga Fredi Beleri, kur kandidoi për zgjedhjet e bashkisë së Himarës, kur nuk u lejua të betohej. Dhe u dënua nga dy shkallët, e humbur të drejtën, filloi të ngrinte dyshimet se zonja Gjoka ishte dënuar në shtetin grek. Ajo mohoi në daljet publike.

Për zonjë Gjoka sektori i dekriminalizimit se vendimi i dënimit të saj, është autentik, dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe nuk mund të jetë ushtrojë detyrën. gsh

Zvarritja e vendimit për Ballukun hyn në muajin e dytë, për qeverinë është “standard europian”

 

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro.

Por për ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, sjellja e Kuvendit tregon ‘një sjellje europiane’ dhe nuk cënon reformën në drejtësi.

“Që në momentin kur kryeministri i një force politike vë re që se ka një mësymje të një pushteti tjetër në kompetencat e pushtetit që ai drejton dhe i drejtohet gjykatës, nuk anatemon dhe nuk shantazhon në mënyrë vulgare personale familjare prokurorin e strukturës, por drejtohet tek arbitri shtetëror që është gjykata. Unë këtë e quaj europianizim dhe konsolidim të reformës në drejtësi, sepse do të flasin institucionet,” tha Gogu të martën në përgjigje të pyetjes së BIRN.

Gogu i bëri komentet gjatë një konferencë për mediat, ku i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka dhe ministrja e Shtetit për Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, folën për hapat që po ndjek qeveria në përafrimin e legjislacionit në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas Gogut, Kuvendi do të presë që të zgjidhet konflikti gjyqësor mes Kryeministrit dhe Gjykatës së Posaçme para se të shprehet për kërkesën e SPAK, duke iu referuar çështjes për masën tjetër ndaj Ballukut e cila shqyrtohet me 22 janar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kur institucionet respektojnë afatet e njëri-tjetrit, pavarësinë e njëri-tjetrit  dhe kur ‘ndeshjen’ proceduriale para gjykatave e bëjnë pikërisht për të bërë këtë gjë, ky është europianizim dhe institucionalizim dhe nuk e cënon fare reformën në drejtësi, përkundrazi i shton një element tjetër sigurie,” pretendoi ai më tej.

SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për zbatimin e një mase të re ndalimi ndaj Ballukut bashkë me një dosje voluminoze hetimore ndaj saj, por pas një mbledhjeje të ndërprerë në mes të Këshillit për Mandatet, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi refuzoi kërkesat e anëtarëve të opozitës për mbledhjen e këtij këshilli duke e lënë shqyrtimin e kërkesës pezull.

Balluku u mor e pandehur në tetor për Tunelin e Llogarasë, ndërsa më vonë ndaj saj u shtuan akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe për Unazën e Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme, GJKKO, vendosi masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit dhe pezullim nga detyrat ekzekutive si Zv.kryeministre dhe ministre e Transporteve dhe Energjisë, masë e cila u ankimua nga kryeministri Edi Rama në Kushtetuese si ndërhyrje e pushtetit gjyqësor në kompetencat e pushtetit ekzekutiv.

Mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve është lajmëruar në datën 28 janar. /Reporter.al/

Adriana Kalaja: Nëse nuk shkarkohet Irena Gjoka, çështja shkon në Strasburg! – ‘Drejtësia e re u përdor kundër opozitës’

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi sot se Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar zyrtarisht vërtetësinë e dokumenteve që provojnë dënimin penal dhe dëbimin nga Greqia të gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

Sipas avokates Kalaja, e cila i referohet një komunikimi zyrtar me Prokurorinë e Përgjithshme, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato greke kanë verifikuar se vendimi i dënimit penal në shtetin fqinj për gjyqtaren që ajo e cilëson si “gjyqtarja me disa mbiemra”, është autentik.

Ky konfirmim, vërteton akuzat e ngritura prej kohësh se gjyqtarja Gjoka nuk plotëson kriteret ligjore për të ushtruar funksionin e saj, pasi dyshohet se ka fshehur këtë dënim dhe dëbim duke përdorur identitete të ndryshme në formularët e dekriminalizimit dhe vetingut.

Kalaja theksoi se pavarësisht konfirmimit të dënimit, institucionet e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK po tentojnë të mbyllin çështjen ose të shmangin hetimin e thelluar.

Ajo ngriti alarmin se hetimet për figurën e gjyqtares janë mbyllur pa u vënë në dijeni ajo si kallëzuese, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të amnistuar gjyqtaren për shkak të shërbimeve politike ndaj mazhorancës, veçanërisht në proceset kundër liderëve të opozitës.

Avokatja paralajmëroi se disponon prova për dy dëbime të Irena Gjokës nga Greqia dhe se gjyqtarja ka autorizuar një avokat grek për t’i fshirë këto dënime, fakt që sipas Kalasë tregon se ajo ishte në dijeni të plotë të statusit të saj ligjor.

Kalaja bëri të ditur se ka depozituar kallëzime penale shtesë, përfshirë edhe ndaj Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për shkak të veprimeve që ajo i konsideron si shpërdorim detyre në këtë proces.

Në përfundim, avokatja u shpreh se nëse institucionet vendase si KLGJ dhe SPAK nuk do të veprojnë për shkarkimin dhe dënimin penal të gjyqtares, dosja do të dërgohet deri në Gjykatën e Strasburgut për të kërkuar drejtësi.

Deklarata për media:

“Në fakt edhe unë u surprizova që lajmin e mora vesh nga media, ndërkohë që nga dhjetori i vitit 2024 kam qenë në një komunikim të vijueshëm me Prokurorinë e Përgjithshme. Ky komunikim ka përfunduar me dokumentin e datës 3 shtator 2025, ku Prokuroria e Përgjithshme më konfirmonte se, sipas komunikimeve me Ministrinë e Drejtësisë dhe autoritetet greke, vendimi i dënimit penal në shtetin grek i gjyqtares me disa mbiemra ishte autentik, duke konfirmuar kësisoj të gjitha akuzat tona ndaj saj.

Megjithatë, sot vihem në dijeni nga media se Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet ose verifikimin e thelluar lidhur me figurën e gjyqtares Irena me disa mbiemra, pa më vënë në dijeni, ndonëse unë jam personi që kam vënë në lëvizje këtë proces bashkë me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Dua të bëj me dije publikun se janë marrë katër vendime nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me afatin e hetimeve, të cilat janë pezulluar dhe shtyrë për shkak të pritjes së dokumentacionit nga Ministria e Drejtësisë. Pavarësisht kësaj, në këndvështrimin tim, ka një shmangie për të dalë tek e vërteta lidhur me situatën e gjyqtares Irena me disa mbiemra.

Ne kemi depozituar prova autentike, të konfirmuara nga autoritetet greke, për dënimin penal dhe dëbimet nga shteti grek, të cilat nuk janë hetuar. Po ashtu, ekziston një prokurë e lëshuar nga vetë gjyqtarja, që vërteton se ajo ka qenë në dijeni të këtyre dëbimeve dhe ka autorizuar një avokat grek për heqjen e tyre.

Kjo situatë tregon se jemi përpara jo vetëm një vendimi penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka Shpata Maneku, por edhe përpara falsifikimit në deklarim dhe mosdeklarimit të të dhënave, për të cilat institucione të tjera kanë dhënë vendime shumë më të rënda për raste më të lehta.

Ne jemi në pritje të vendimmarrjes së KLGJ-së, e cila duhet të çojë drejt shkarkimit. Në të kundërt, do të ndërmarrim hapat ligjorë përkatës, pasi nëse nuk kërkohet shkarkimi, jemi përpara shpërdorimit të detyrës dhe veprave të tjera të rënda penale.

Unë kam depozituar tetë kërkesa për informacion, tre kallëzime penale, përfshirë edhe kallëzim ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Të tre kallëzimet janë bashkuar në një procedim të vetëm nga SPAK. Vendimi penal është depozituar edhe në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ku ka nisur verifikimi i figurës së kësaj gjyqtareje.

Të gjitha akuzat tona janë të mbështetura në fakte dhe prova dhe është vërtetuar se kjo gjyqtare është përdorur për të dëmtuar opozitën dhe krerët e saj. Reforma në Drejtësi nuk është përdorur për drejtësi për qytetarët, por për të goditur opozitën.

Nëse institucionet nuk veprojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës, unë do t’i ndjek këto çështje deri në fund, përfshirë edhe dërgimin e tyre në Gjykatën e Strasburgut”.

 

Ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të Emirjana Sakos”- Denoncimi i PD: Qytetarët detyrohen të paguajnë 10 mijë euro çdo muaj për firmën e familjes së kryetares së bashkisë

Partia Demokratike ka denoncuar sot abuzimet që bëhen në bashkinë e Durrësit. Në një komunikim për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli thotë se Ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të Emirjana Sakos, duke detyruar qytetarët që të paguajnë 10 mijë euro çdo muaj për firmën e familjes së kryetares së bashkisë.

 

Vangjeli thekson se skandali thellohet edhe më tej nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh.

“Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë.  Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë. Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura”, thuhet ne deklaratën e Vengjelit.

PD thekson se Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen, ndërkohë organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë.

Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj ku lëvizet me gomone dhe paddleboard.

Ky nuk është as fenomen natyror dhe as fatkeqësi, është pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës.

Prej kohësh qytetarët e Durrësit denoncojnë Bashkinë, me në krye Emirjana Sako, si dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, tashmë nën drejtimin e Olsen Kavalli, për dështimin në mirëmbajtjen e kanalizimeve.

Përmbytjet përsëriten, dëmet rriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.

Ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, UK Durrës vijon pa asnjë ndjeshmëri me tendera klientelistë dhe të dyshimtë.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., ku pronare e rëndësishme është edhe Bashkia Durrës, këtë javë ka shpallur fituese në një procedurë prokurimi kompaninë ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., një kompani e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryetares së bashkisë.

Kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.

Skandali thellohet nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh.

Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë.

Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë.

Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura.

JO! Ato përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit.

Përballë këtij skandali heshtja është bashkëfajësi.

Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen.

Njëkohësisht, organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.

Durrësi nuk mbytet nga shiu, mbytet nga korrupsioni. Panorama

Kaosi me ikjen e dritave në QSUT, reagon Adriatik Lapaj: Është fatale, miliona euro për koncesione, por nuk sigurojmë dot energjinë

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar për situatën e mungesës së energjisë elektrike në ambientet e QSUT-së në Tiranë. Me anë të postimi në Facebook, Lapaj thotë se kjo që ndodh në spital është fatale për pacientët.

 

Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se janë investuar miliona euro për koncesione, por nuk sigurojnë dot energjinë elektrike.

“Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Spitalet si ai kanë linja të dyfishta, gjenerator e me radhë. Thjesht nuk mund të fiken dritat aty! Është fatale”, shkruan Lapaj.

Reagimi i plotë

QSUT është spitali qendror i vendit. Aty kryhen ndërhyrjet mjekësore më të vështira në vend. Janë pavione të tëra që kanë reanimacion. Është thjesht shokuese se si mund të ikin dritat aty! Nuk ka fare rëndësi arsyeja përse nuk ka drita, dritat aty thjesht nuk mund të mungojnë. Spitalet si ai kanë linja të dyfishta, gjenerator e me radhë. Thjesht nuk mund të fiken dritat aty! Është fatale!

8 milion euro në vit për konçesionin e Check up-it;

100 milion euro për konçesionin e sterilizimit;

Si ka mundësi që ka miliona euro për konçesione, por nuk sigurojmë dot dritat në spitalin kryesor të vendit? Panorama

Lëvizja Bashkë protestë para Parlamentit, thirrjet maxhorancës socialiste: Dorëzoni Belindën!

Lëvizja Bashkë mbajti mbrëmë (19 janar) një protestë para Parlamentit, ku i bëri thirrje maxhorancës socialiste që kryeministrja Belinda Balluku të vihej në dispozicion të drejtësisë.


Qindra mbështetës të drejtuar nga kryetari Arlind Qori dhe deputeti Redi Muçi, u tubuan para Kuvendit, teksa kishte edhe seancë plenare, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që po heton SPAK, veçanërisht të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

“Dorëzoni Belinda Ballukun!”, “Dorëheqje” dhe parulla të tjera u hodhën nga mbështetësit, që mbanin edhe banderola dhe pankarta në duar.

Gjatë protestës folën drejtues të Lëvizjes, deputeti Muçi dhe qytetarë. Ata vunë në dukje skandalet korruptive në vend, që i kushtojnë miliona euro xhepave të qytetarëve.

Ata theksuan se Balluku është nën hetim nga SPAK për abuzime, por qeveria nuk e dorëzon dhe e mbron, duke zvarritur çështjen e heqjes së imunitetit në Kuvend. gsh

“Komisioni i Jashtëm i Kongresit miratoi një dokument”- Berisha: Aty nxihet për faqe të zezë Rama dhe Balluku! E quan “shpërthyese” AKSHI-n e Lindave, flitet si kërcënim edhe për NATO-n

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën në foltoren e radhës për demokratët në sheshin përpara kryeministrisë, këtë të hënë.


Berisha zbuloi se në Kongresin Amerikan, në Komisionin e Jashtëm është miratuar një dokument për Shqipërinë.

Sipas tij, aty nxihet për faqe të zezë Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Më tej shton se quhet si eksploziv AKSHI, kërcënim jo vetëm për Shqipërinë por edhe për NATO-n.

Berisha: Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre. Ndaj dhe këtë javë këto ditë, secili nga ne të bëjë gjithçka. Të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar. Të mos i mungojë lirisë më 24 janari. Të mos i mungojë guximi, dinjiteti më 24 janar. Mbarë bota po pret fjalën tonë, mbarë bota po pret zërin tonë. Veprimin tonë.

Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtroi fuqishëm në mbarë botën. Zëri juaj u dëgjua në të 4 anët e planetit. Këtë javë, në tempullin e demokracisë Komisioni i Jashtëm i Kongresit u miratua një dokument në të cilën pasqyrohet të gjitha ato për të cilat ju protestuat dhe do protestoni më 24 janar. Në këtë dokument nxin, për faqe të zezë Edi Rama dhe Lubi Balluku.

Që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta rruga e mbrojtje së tyre. Dokumenti historik e quan eksplozive, shpërthyese AKSHIn e Ramës dhe Lindave, dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo çka flitet për AKSHI, është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë por edhe NATO. Ky dokument denoncon me forcën më të madhe arrestimet politike, të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe Brukselit kundër kësaj situate. Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi.

Duhet të bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme që në 24 janar bota të mësojë fuqinë tonë, vendosmërinë tonë. Edi Rama është një narko-diktator, i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi në darkë. Është jetike, vendimtare të përmbysin këta kriminelë dhe ti çojmë përpara ligjit. Ta bëjmë natën ditë, këtë javë. Të trokasim në çdo derë. gsh

“Nuk mund të presim amerikanët për të rrëzuar qeverinë” – Maliqi: Duhet grevë dhe protesta në të gjithë vendin! Të shkojmë edhe në Surrel

Ish deputeti Lefter Maliqi theksoi si të nevojshme bashkimin opozitar për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës nga pushteti.


Në një intervistë për News 24, Maliqi theksoi se protestat dy orëshe janë të pamjaftueshme para Kryeministrisë, duke shtuar se duhet të ketë orë më të zgjatura.

Kërkoi gjithashtu shtrirjen e protestave edhe në qytetet e tjera të vendit, si edhe grevë urie nga deputetët. Ai tha se është i gatshëm të bashkohet edhe vetë nëse deputetët opozitarë janë të gatshëm të “vetësakrifikohen” dhe futen në grevë.

Maliqi u shpreh se duhet të rrethojnë kryeministrinë dhe madje të shkojnë edhe në Surrel. Sipas tij, nuk duhet të presin amerikanët për të “goditur” qeverinë, por duhet të jetë vetë PD, si partia më e madhe opozitare, që ta largojë atë.

“Protesta e 24 janarit do të ketë vendimmarrje decizive për vazhdimësi. Jam për skenarin që duket të ketë protestues me orë të zgjatura, dhe të përhapet në të gjitha qytetet e Shqipërisë edhe për grevë urie të deputetëve. Edhe unë jam gati të futem në grevë urie.

Nëse deputetët sakrifikojnë, atëherë motivojnë demokratët. Skenar tjetër është rrethimi i kryeministrisë, protesta në qarqe të vendit, por edhe të marshojmë drejt Surrelit të krimit se nuk e di se çfarë ka në ato bunkerë.”, u shpreh ai.

2 javë e mbyllur! Kushtoi 260 mln euro, rruga e Ballukut Qukës-Qafë Plloçë e mbuluar nga balta e inertet edhe pas rihapjes

Pas dy javë e mbyllur, është hapur këtë të diel rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cilësuar si rruga e “artë” e ministres Belinda Balluku, pasi ka kushtuar 260 mln euro.

Megjithatë, sic shihet nga pamjet me dron që ka sjellë gazetarja e News24 për BalkanWeb, Lorena Kodra, rruga sërish është e mbuluar nga balta dhe inertet edhe pas rihapjes.

Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë.

Megjithëse është  punuar për largimin e gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës, vijon puna për pastrimin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme(të hënë).

Kujtojmë që kjo rrugë herë pas here ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dhereva dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik. bw

SPAK jep detajet: Pronarët u paralajmëruan – Kush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në njoftim zyrtar për operacion e zhvilluar në Tiranë kundër disa Call Center-ëve që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj.

Call Center funksiononte në godinën Atti Tower, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Nga aty, mashtroheshin kryesisht qytetarë italianë, duke u bindur nga operatorët të investonin në platforma të rreme kriptomonedhash

SPAK bën me dije se hetimi ka nisur më 9 janar 2026, pasi gazetarë italianë të emisionit Le Iene, që transmetohet në Mediaset, dorëzuan prova të mbledhura gjatë investigimit të tyre. Hetimi u nxit edhe nga denoncimet e disa qytetarëve italianë që thanë se ishin mashtruar.

Gazetarët arritën të futeshin në Call Center duke infiltruar një shtetas italian, i cili punoi aty dhe tregoi nga brenda se si funksiononte skema.

Si vepronte skema e mashtrimit

Sipas SPAK, punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime. Në realitet, paratë shkonin në llogari virtuale të kontrolluara nga drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm.

Hetimet tregojnë se drejtuesit kishin vendosur edhe kamera dhe persona që vëzhgonin ambientet nga jashtë, për të sinjalizuar çdo rrezik.

Paralajmërimi dhe zhvendosja e pajisjeve

Ndërkohë në njoftim zyrtar të SPAK, bëhet me dije se mbrëmjen e 15 janarit 2026, pasi dyshohet se u njoftuan për një kontroll të mundshëm, drejtuesit e Call Center-it boshatisën zyrat në “Atti Tower” dhe larguan pajisjet gjatë natës.

Në orët e para të 16 janarit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kapën 6 persona në flagrancë, teksa po transportonin pajisje kompjuterike drejt një ambienti tjetër në godinën Downtown One, në Bulevardin “Bajram Curri”. Një pjesë e pajisjeve po tentoheshin të asgjësoheshin.

Më pas, SPAK ka ndaluar edhe 2 persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona, mes tyre vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj.

Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing.

Gjithashtu bëhet me dije se në pranga kanë rënë 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P. dhe O.K.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrolleve në 28 ambiente  banesa, zyra, makina dhe garazhe  janë gjetur dhe sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, serverë, telefona, laptopë, karta SIM, dokumente, kamera sigurie dhe automjete. Mes tyre është edhe një Ferrari, që dyshohet se i

Hodhën miell para kryeministrisë, Lapaj: Simbolikë për drogën që ka “pushtuar” vendin! Thumbon Shabanin: Rama mori edhe Xhixh Merimangën për të vjedhur

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj theksoi se hodhën miell para godinës së Kryeministrisë, ku protestuan mbrëmjen e së shtunës, si simbolikë ndaj drogës që ka “pushtuar” vendin.


Lapaj tha se fakti që qytetarët po i bashkohen çdo ditë edhe më shumë lëvizjes së tij, tregon se frika po vritet. Kreu i Shqipëria Bëhet u shpreh se do të vijojnë t’i qëndrojnë kërkesës së tyre duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, zëvendës së tij të pandehur Belinda Balluku dhe qeveritarë të tjerë.

Thumboi gjithashtu edhe Endrit Shabanin, ish aleat të tij dhe Avokat i ri i Popullit, të cilit iu referua si “Xhixh Merimanga”, teksa tha se mori Edi Rama për të vjedhur edhe më shumë.

“Siç e keni parë e ka blinduar kryeministrinë sot me hekur sërish, por sërish asnjë lule nuk u thye këtu dhe ajo që bëmë që parë, simbolika ishte droga që ka pushtuar këtë vend, e bardha që ka vrarë çdo qelizë të këtij kombi. Ky vend nuk e meriton të trajtohet si vendi i krimit. Dorëheqje. Frika po vritet. Ka 42 ditë që frika po vritet kështu poshtë zyrës së tij. Njerëzit po ushtojnë Edi Rama o hajdut.

Ai që përveç zakonisht, pasi vodhi zgjedhjet, mori edhe Xhixh Merimangën për të vjedhur atë që kishte vjedhur, ndaj ai do të njihet si Edi Rama të cilit populli iu thotë “Edi Rama o hajdut”. Për të gjithë ata që na ndjekin, duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu është vrasje e frikës sepse njerëzit e lirë po thonë të vërtetën. Nuk ka gjë më të rëndësishme në një betejë”, u shpreh Lapaj. GSH

FOTOT- Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, qytetarët hodhën miell drejt kryeministrisë! Tensione me policinë

Tensionet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” përpara kryeministrisë. Aktivistët kanë hedhur në një moment disa qese miell, duke simbolizuar drogën për të cilën akuzohet qeveria.


Në një moment pati tensione edhe mes qytetarëve dhe policëve që tentuan të shkonin përtej gardhit të vendosur para godinës së kryeminitrisë.

Me flamuj e pankarta, ata i janë afruar efektivave të policisë duke thirrur për dorëheqjen e Ramës.

“Edi Rama, këtu na ke, këtu na ke!”, “Edi Rama drogaxhi”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne qëndruam të hekurt pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim

Në qoftë se në vitin 2013, pas një sage të gjatë varfërie, ne ja dolëm të kemi në Shqipëri rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Gjatë këtyre viteve, ne u rrokullisëm përsëri të fundit në rajon për rroga dhe pensione. Pra, u ndala tek këto faktorë për të theksuar se sa të vështira kanë qenë për secilin prej jush, njerëzve me ndërgjegje politike, njerëz me ideale të larta njerëzore, patriotë, atdhedashës, sa të vështira kanë qenë këto 13 vite në opozitë. Por miqtë e mi, dy gjëra duhet të mbajmë parasysh.

Së pari, kush jemi ne? Kush jemi ne demokratët? Në qoftë se kthejmë kokën mbrapa, ne demokratët, për ne demokratët politika veprimtaria jonë politike është arti i të pamundurës. Ne të pamundurën e bëjmë të mundur. A mund të imagjinoni ju? vitin ’91, ’92 kur erdhëm në pushtet. Të gjitha premtimet tona ishin premtime idealiste. Asnjë nga ne nuk njihte asnjë nga praktikat që duhet që duhet të zbatonin për realizimin e tyre. Vinin të gjithë nga një sistem i tmerrshëm, ku njohuritë tona fillonin dhe mbaronin me ekonominë socialiste, me rendin socialist.

Por ne, besimtarë tek Zoti dhe tek idealet fisnike të njeriut, arritëm me shpejtësi të madhe të hedhim bazat në Shqipëri të sistemit demokratik. Shqipëria në atë periudhë, nga viti në vit dyfishonte të ardhurat. Shqipëria, vendi më i kolektivizuar, një lloj si Koreja e Veriut sot, arriti në katër vite vendi më i privatizuar, vendi i iniciativës së lirë tuaj. Shqipëria u hap ndaj botës. Por, siç dihet, patëm një moment shumë të vështirë, shumë të rëndë. Skemat piramidale, nuk dua të bëj historinë e tyre. Ne nuk i njihnim.

Por pse s’i njihnim, përgjegjësia ishte e jona. Dhe ne e morëm atë përgjegjësi, dolëm në opozitë, u përpoqën të na zhduknin. U përpoqën të na fshinin nga faqja e dheut. U përpoqën që emri ynë të harrohej. Por çfarë ndodhi? Përkundrazi, ne u ngritëm si feniksi nga hiri. Ju jeni dëshmitarë. Ku e nisëm ne në vitin ‘97? Dhe pse u ngritëm? Po u ngritëm për dy arsye. E para ne u treguam të ndershëm me qytetarët. Qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë. Asnjë qindarkë. Dhe e dyta, ne u thamë qytetarëve, ato para nuk i kthejmë ne. Pse? Se ai nuk ishte një borxh i marrë nga qeveria.

Dhe për ta kthyer atë qeveria duhet të merrte paratë tuaja që s’kishit vënë para në skema piramidale dhe t’ua jepte atyre të tjerëve. Kjo ishte pastaj betejë për karrige, e pa moral, e pandershme. Dhe ju kujtohet shumë mirë kur rivali im bënte fushatë do t’ju kthejë çdo qindarkë. Unë ju thashë qytetarëve se nuk mund të kthejë asnjë qindarkë, përveç atyre që janë në, në llogaritë e firmave. Sepse borxhi është i vjetër sa vetë njeriu. Dhe njeriu një borxh që s’e ka marrë nuk e njeh kurrë. Sado e dhimbshme ishte kjo, po ju them unë ty, në qoftë se do kishim bërë të kundërtën, s’do ishim sot në këtë sallë më.

Ne qëndruam, ne qëndruam të hekurt pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim, në një parim të drejtë dhe të ndershëm, në një moral. Nuk mund të mirrje ti paratë e tjetrit që kishte vendosur në banka për të shlyer llogaritë e atij tjetrit që ishte vendosur në skema. U përpoqën, çfarë akuzash nuk bënë. Krime kundër njerëzimit. Dilnin me një shishe Pepsi përpara thonin që ky, ky është një helm i tmerrshëm ushtarak. Po ne s’u lëkundëm. Ne vazhduam në idealet tona, në besimin tonë. dosje.al


Send this to a friend