Agron Jemini, i riu që çdo ditë del në protestë kundër kryeministrit Rama dhe valëvit flamurin shqiptar ka treguar se ka marrë edhe kërcënime dhe kanë tentuar ta largojnë nga protesta, por nuk ia kanë dalë.
I ftuar në studion e News24, Jemini thotë se “do të dalë në protestë çdo ditë, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama”.
Ai thotë se tek flamuri shqiptar ka gjetur vetëvetën, ndërsa i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës.
“Te flamuri kam gjetur vetëveten. Sa shkon ora 6 e pasdites unë fluturoj, shkoj aty te sheshi. Sot është dita e 75.
Janë marrë edhe me mua, unë ndikoj pak me flamurin. Kam shumë frymë tek sheshi, te marshimi, të podiumi. Disa herë janë përpjekur të më largojnë por nuk ja kanë dalë. Unë aty do shkoj derisa të kem fryme”, deklaroi Jemini.
I pyetur për kërcënimet qe ka marre ai tha: “Kur ishte diaspora para një orë, më erdhën dy vajza më thanë ‘leje betejën se gjyshi jonë ka vdek nga tre plumba. Kështu qe lere betejën, po lufton kot’. Janë përpjekur të gjejnë edhe disa çështje personale, por nuk ia kanë dalë. Unë nuk kam çfarë të humb, vetëm babin kam në shtëpi. Unë për veten time do të jem i qetë. Unë nuk merrem me politike, por ndikohem vetëm nga flamuri”.